20
FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS FEMRAT Prishtinë, 2013

T NË FORCËN E SIGURISË S - rks-gov.net · ka mbrojtur temën “Menaxhimi i burimeve njerëzore në FSK”. Për nënkolonel Morinën ... ku detyra e saj për të ruajtur shëndetin

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

FORCËN E SIGURISË

SË KOSOVËS

FEMRATNË

Prishtinë, 2013

Statistikat e përfaqësimit të femrave në FSK

Vitet Femra Përqindja

2009

2010

2011

2012

2013

58

100

159

187

184

3,22%

4,69%

7,01%

8,2%

8,1%

Pozita e femrave në shoqërinë e Kosovës sot është përmirësuar mjaft në krahasim me të kaluarën. Legjislacioni në Republikën e Kosovës është modern, në pajtim me BE-në dhe garanton mundësi të barabarta në të gjitha fushat e shoqërisë. Femrat e Kosovës sot janë më të pranishme në të gjitha segmentet e shoqërisë dhe japin kontribute të çmueshme në institucione arsimore, shëndetësore, kulturore, të sigurisë dhe në ato gjyqësore. Femrat e suksesshme ndërmarrëse më nuk janë raste të izoluara dhe përqindja e bizneseve që janë në pronësi të femrave po rritet. Femrat e Kosovës bien në sy më tepër në procesin politik ku 30% e ulëseve në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara për femrat.

Barazia gjinore është vlerë themelore për zhvillimin demokratik të Kosovës. Kjo politikë mundëson pjesëmarrjen e barabartë të femrave dhe meshkujve në të gjitha mundësitë politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Zbatimi i suksesshëm i barazisë gjinore në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është parakusht për ndërtimin e një force e�kase, profesionale dhe të besueshme të sigurisë.

FSK-ja është themeluar më 21 janar 2009 për të kryer funksione të sigurisë që nuk janë të përshtatshme për policinë apo organizatat tjera të zbatimi të ligjit. FSK-ja është forcë profesionale, shumetnike, lehtë e armatosur dhe e uniformuar e sigurisë me katër misione themelore: kryerja e operacioneve të reagimit në kriza në Kosovë dhe jashtë saj, trajtimi i materieve të rrezikshme, zjarr�kja dhe eliminimi i mjeteve shpërthyese.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, vendet e punës në ushtri dhe në siguri zakonisht konsiderohen profesione të meshkujve. Përqindja e femrave që shërbejnë në sektorin e sigurisë është mjaft e ulët; megjithatë, ky trend po rritet. Momentalisht, përqindja e femrave në uniformë në Forcat e Armatosura të Sllovenisë është 13,7%, në Forcat e Armatosura të Shqipërisë 11,2%, në Ushtrinë e Ish-republikës Jugosllave të Maqedo-nisë 8,6%, dhe në Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës është 5%. Serbia është prapa vendeve të saj fqinje me më pak se 3%.

Në FSK, prej 2.274 pjesëtarëve aktivë, 184 prej tyre janë femra, që përbëjnë 8,1%.

Kur krahasohet me NATO-n, përqindja e FSK-së është në përputhje me shumicën e vendeve, si: Belgjika me 7,7% (2011), Kanadaja me 15% (2012), Danimarka me 6,3% (2012), Estonia me 11,7% (2011), Gjermania me 8,8% (2011), Italia me 3,9% (2011), Polonia me 2,1% (2011), Rumania me 4,6% (2011), Sllovakia me 8,7% (2012), Britania e Madhe me 9,7% (2012) dhe SHBA-të me 14% (2011).

Fushatat e rekrutimit të FSK-së i inkurajojnë pjesëtarët e komuniteteve etnike dhe femrat që të bëhen pjesë e FSK-së. Këto përpjekje kanë rezultuar në rritjen e numrit të femrave që konkurrojnë në FSK. Për shembull, në vitin 2009, 13 prej 404 rekrutëve kanë qenë femra; në vitin 2010, 45 prej 302 rekrutëve kanë qenë femra; ndërsa në vitin 2011, 92 prej 243 rekrutëve kanë qenë femra.

Mosha mesatare e femrave që shërbejnë në FSK është 27 vjet.

FEMRAT NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS

Femrat në uniformë shërbejnë në të gjitha njësitë e FSK-së: në Komandën e Forcave Tokësore, Brigadën e Mbështetjes Operative, Brigadën e Reagimit të Shpejtë dhe në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe në Ministrinë e integruar të Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK).

Në mesin e femrave që shërbejnë në FSK, një femër e ka gradën kolonelit, dy e kanë gradën e nënkolonelit, katër atë të majorit, tri të kapitenit, gjashtë të togerit dhe pesë e kanë gradën e nëntogerit.

Në MFSK dhe në FSK, barazia gjinore përfshihet në zbatimin e politikave dhe planeve në çdo nivel, dhe të dy institucionet janë të përkushtuara që t’i zbatojnë parimet dhe politikat: Proces të hapur, transparent dhe inkurajues të rekrutimit, Kushte të barabarta të punës, Paga të barabarta për meshkuj dhe femra për pozitë dhe gradë të njëjtë, Ambient të sigurt dhe pa ngacmime, Vetëdijesim të sta�t për çështje gjinore, Promovimi në pozitë apo gradë i bazuar në merita, Mundësi të barabarta në aplikim për pozita të ndryshme, Procedura të hapura, transparente dhe inkurajuese gjatë procesit të

promovimit, Pjesëmarrje të barabartë në proceset vendimmarrëse dhe drejtuese.

Njësia për të Drejta të Njeriut në MFSK funksionon që nga nëntori i vitit 2009 dhe vepron si mekanizëm këshillues, monitorues dhe rekomandues në MFSK dhe në FSK. “Politika e të Drejtave të Njeriut dhe Barazisë Gjinore në MFSK dhe FSK” e miratuar në MFSK është e bazuar në legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar që ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore dhe ka për qëllim që të sigurojë që edhe ministria, edhe FSK-ja, të jenë shumetnike dhe të ofrojnë një ambient të favorshëm të punës si për meshkuj, ashtu edhe për femra.

Në MFSK dhe në FSK është krijuar një rrjet bashkëpunimi që merret me të drejtat e njeriut, çështjet gjinore dhe çështjet e komuniteteve etnike. Rrjeti i mbulon të gjitha njësitë e FSK-së dhe përbëhet prej pjesëtarëve të FSK-së, të cilët krahas detyrave të tyre të përditshme, janë gjithashtu përgjegjës për promovimin e vetëdijesimit dhe barazisë gjinore nëpër njësitë e tyre. Që nga themelimi i saj, FSK-ja ka siguruar diversitet dhe përfshirje gjinore. Ndonëse është arritur një përparim i konsiderueshëm, FSK-ja është e përkush-tuar që ta rrisë përfaqësimin e femrave duke vazhduar t’i inkurajojë qytetaret që të aplikojnë për punë në FSK, duke siguruar mundësi të barabarta në karrierë dhe ambient adekuat të punës.

MBËSHTETJA e familjes më ndihmon që të kem

SUKSES në KARRIERËN

time profesionale

Nënkolonel Remzije Morina punon si o�cere për plane, programe dhe buxhet në Departamentin e Financave në MFSK. Ajo është njëra prej o�cereve që është shpërblyer me mirënjohjen për “Shërbim të Merituar”. “Kjo mirënjohje për performancë të shkëlqyeshme është obligim për të vazhduar punën me të njëjtin përkushtim dhe për të arritur më shumë,” thotë Remzije Morina. Përveç faktit se është o�cere e aftë në FSK, Remzije Morina gjithashtu ka treguar sukses edhe në zhvillimin e saj akademik, me magjistraturën e saj në ekonomi. Ajo i ka kryer studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Ekonomik, ku e ka mbrojtur temën “Menaxhimi i burimeve njerëzore në FSK”. Për nënkolonel Morinën, jeta civile dhe profesionale dallojnë në mënyrë të konsiderueshme. Mbështetja e vazhdueshme e familjes së saj, që është shtylla kryesore në jetën e saj, si dhe mbështetja e miqve, i ndihmojnë që të ballafaqohet me të gjitha s�dat profesionale. Mesazhi i nënkolonel Remzije Morinës për ata që janë pjesë e FSK-së dhe për ata që dëshirojnë të jenë pjesë e FSK-së është: “Ata duhet të jenë të përkushtuar që t’i zgjerojnë njohuritë e tyre. Guximi dhe trimëria luajnë rol shumë të rëndësishëm, varësisht prej asaj se çfarë drejtimi zgjedhin për arsimimin e tyre të mëtejshëm. Le të bëhen model i karakteristikave më të mira për gjeneratat e ardhshme, sepse arsimimi i mirë krijon o�cerë të mirë. Në fund të fundit, arsimimi është masa më e mirë për një të ardhme më të mirë”, thotë nënkolonel Remzije Morina.

Nënkolonel Remzije Morina

“Fëmijët ose e duan, ose e urrejnë mantelin e bardhë; unë e kam dashur që nga fëmijëria, prandaj e kam zgjedhur karrierën e infermieres”, thotë kapterr Rifadije Ramadani, e cila shërben në Kompaninë e Mjekësisë në Prishtinë. Ajo e konsideron veten fatlume që shërben në FSK, ku detyra e saj për të ruajtur shëndetin e forcës është gjithmonë s�duese. “Detyrën që më është besuar e kryej me kënaqësi dhe përgjegjësi. Sta� mjekësor i FSK-së i ofron kujdes mjekësor jo vetëm pjesëtarëve të FSK-së, por gjithashtu mbështet edhe projekte tjera. Me kërkesë të Ministrisë së Diasporës, para pak kohësh, ekipet mjekësore e kanë mbështetur kampin e fëmijëve; një ekip mjekësor i FSK-së rregullisht i ofron ndihmë mjekësore komunitetit serb që jeton në disa fshatra të Kosovës”, sqaron ajo. Rifadije Ramadani ka qenë infermiere gjatë kon�iktit të armatosur të vitit 1998-1999 dhe është dashur të ballafaqohet me dhembjen dhe vuajtjen e shumë njerëzve. Vështirësitë e së kaluarës ndihmojnë që të çmohet edhe më shumë privilegji i të jetuarit në paqe dhe liri. Rifadija mëson vazhdimisht dhe i ka kryer disa kurse profesionale dhe specialistike, siç janë trajnimi për ndihmë të parë, kursi për TI, kursi i gjuhës angleze, etj. Tani ajo po i vijon studimet në shkencat politike dhe në administratë publike në Fakultetin Filozo�k të Universitetit të Prishtinës.

Jam FATLUME që jam pjesë e FSK-së

Kapterr Rifadije Ramadani

Kapterr Snezhana Maloku, që është maqedonase etnike, është pjesëtare e FSK-së që nga themelimi i saj dhe është zëvendës komandante e Togut të Dytë të Kompanisë së Parë të Batalionit të Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë. Kolegët e saj e karakterizojnë atë si një ndër udhëheqësit më të dalluar, përgjegjëse, e angazhuar dhe e disiplinuar. Snezhana Maloku ka kryer shkollën e mesme dhe trajnime tjera, të cilat i kanë ndihmuar asaj që t’i zgjerojë njohuritë e saj të përgjithshme dhe profesionale. Në pyetjen për bashkëpunimin në mes të komuniteteve, Snezhana thotë: “Raportet në mes të gjithë pjesëtarëve të FSK-së janë të shkëlqyeshme; këtu nuk ka kurrfarë dallimi, të gjithë jemi të barabartë”. Ajo është paraqitur vullnetare për të marrë pjesë në rekrutimin e pjesëtarëve të rinj të FSK-së, në mënyrë që personalisht të mund të punojë me të rinjtë nga radhët e komuniteteve për t’i inkurajuar ata që të konkurrojnë. “Kushtet e punës këtu janë shumë të mira dhe të gjithë i kryejnë detyrat e veta me përgjegjësi të madhe. Të gjithë pjesëtarët e FSK-së njihen për kryerje shembullore të detyrave të tyre”, thekson Snezhana Maloku.

Kapterr Snezhana Maloku

Raportet në mes të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve janë të SHKËLQYESHME

Major Remzije Zeqiraj është o�cere për marrëdhënie me publikut në Departamentin për Marrëdhënie me Publikun në MFSK. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ku e ka mbrojtur edhe temën e magjistraturës në fushën e gazetarisë. Duke iu falënderuar profesionalizmit të saj, major Remzije Zeqiraj e ka �tuar besimin në mesin e kolegëve të saj. “Për të kontribuuar për të mirën e të gjithëve, për të qenë të dobishëm dhe produktivë në punë, secili individ duhet të jetë i orientuar kah fusha që e ka zgjedhur. Për të arritur cakun e dëshiruar, duhet të kesh vullnetin, profesionalizmin dhe vendosmërinë, pavarësisht nga s�dat që mund t’i hasësh. Përkundrazi, vështirësitë janë faktorët shtytës kur e synojmë suksesin”, thekson major Zeqiraj. Së voni ajo e ka kryer me sukses edhe një trajnim të nivelit të lartë për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë, ku e ka �tuar të drejtën që të bëhet instruktore. “Kjo ka qenë një përvojë shumë pozitive dhe do t’ia përcjell njohuritë e mia gjeneratave të reja në FSK”.

Major Remzije Zeqiraj

Vështirësitë janë faktorët shtytës kur e synojmë SUKSESIN

Për nëntogeren Mimoza Budeci, realizimi i ëndrrave është gjithmonë e mundur kur beson në ëndrrën tënde. “Unë gjithmonë kam besuar në ëndrra dhe në realizimin e tyre. Eleanor Roosevelt ka thënë se e ardhmja u takon atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre, prandaj unë gjithmonë kam besuar në bukurinë e ëndrrës sime”, thotë nëntogere Budeci. Ajo e ka zgjedhur Qendrën e Studimeve Universitare si mënyrën më të mirë për t’i realizuar ëndrrat e saj. Ajo

po ashtu i ka kryer studimet edhe në Universitetin Amerikan në Kosovë dhe ka diplomuar në Menaxhim dhe Politika

Publike. “Profesioni që kam zgjedhur është përplot me s�da dhe vështirësi, por është

profesion që më plotëson si person, prandaj nuk do ta ndërroja”. Pas

përfundimit të studimeve në Qendrën e Studimeve

Universitare, Mimoza Budeci e �toi bursën për të

vazhduar arsimimin e saj në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë. Atje Mimoza e �toi çmimin Brunei për performancën më të mirë në Studime të Luftës. Ajo po ashtu është zgjedhur si kadetja më e mirë në shkollën e gjuhëve në Britaninë e Madhe në fazën B dhe ka �tuar medalje në marshim dhe në garat e zgjidhjes së problemeve. Për të, përfaqësimi i FSK-së në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë ishte

privilegj. “E kisha një ndjenjë krenarie dhe

përgjegjësie për ta përfaqësuar Kosovën në

mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë ajo. Pas

përfundimit të Akademisë, ajo shërben në Brigadën e

Reagimit të Shpejtë si komandante togu.

Nëntogere Mimoza Budeci

Ta përfaqësosh KOSOVËN është krenari dhe përgjegjësi

Nëntogere Manushaqe Nura po ashtu ka zgjedhur të studiojë në Qendrën e Studimeve Universitare (QSU), pastaj është bërë o�cere e FSK-së. Përveç studimeve të saj në QSU, ajo po ashtu ka diplomuar në programin e TI-së, Komunikimit Mediatik dhe Gra�kës dhe në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Kosovë. Për Manushaqen, jeta si kadete e FSK-së ka qenë shumë dinamike, që ka kërkuar disiplinë maksimale dhe përkushtim të plotë. “Edhe pse është profesion që kërkon shumë, ka momente të veçanta që vetëm kadetët mund t’i përjetojnë, që e bëjnë jetën shumë interesante për kadetët në FSK”. Edhe pse është profesion shumë serioz, ajo do t’ua rekomandonte të gjitha femrave. Njëjtë si Mimoza Budeci, edhe Manushaqe Nura e ka vazhduar arsimimin e saj në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë ku është dalluar në mesin e studentëve të tjerë. Ajo e ka �tuar medaljen e artë në Ligën e Ushtrisë në Vrapim në Natyrë dhe medaljen e argjendtë në Atletikë në Natyrë, e mbajtur në Sandhurst, ku e �toi çmimin e të gjitha ngjyrave të Akademisë. “Si përfaqësuese e Kosovës në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë, kam pasur kënaqësinë e madhe që t’u tregoj të gjithë kadetëve që vetëm 14 vjet pas luftës, Kosova ia ka arritur që të shkollojë o�cerë që janë të aftë të garojnë me o�cerët e shteteve tjera evropiane”. Pas diplomimit në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë, Manushaqja është komandante e togut në Brigadën e Reagimit të Shpejtë.

Nëntogere Manushaqe Nura

Profesioni që kam zgjedhur MË PËRMBUSH

Ushtare Jehona Malokaj shërben në FSK që nga vera e vitit 2011. Ajo ishte studente në universitet kur mësoi nga kolegia e saj për mundësinë për të aplikuar për të shërbyer në FSK. Jehona e dorëzoi aplikacionin pa pritur se do të pranohej pasi që kriteret ishin shumë të larta. Pastaj pasoi kursi i trajnimit themelor dhe me secilën të arritur Jehona e kuptonte se do të bëhej pjesë e FSK-së. Babai i Jehonës qëndronte gjithmonë pranë saj, i gatshëm për t’ia dhënë mbështetjen dhe inkuraji-

min e duhur. Tani Jehona Malokaj punon si paramedik në Regjimentin e Mbrojtjes

Civile të Brigadës së Mbështetjes Operacionale. “Dëshiroj t’i përkushto-

hem profesionit tim 100%. Nëse e bën punën që e do, atëherë asgjë

nuk mund të jetë e vështirë dhe të gjitha pengesat mund të tejkalo-hen”, beson Jehona. Ëndrra e saj është të bëhet o�cere, prandaj Jehona shpreson të vazhdojë shkollimin e saj në ndonjë akademi ushtarake jashtë vendit. “Dëshiroj që të gjithë kolegët e mi aktualë dhe të ardhshëm të ushtrojnë shumë,

të mësojnë dhe të avancohen sa më shumë që të jetë e mundur”.

Ushtare Jehona Malokaj

Jam e privilegjuar të bëj atë që e DUA

Më pëlqen gjithçka që ka të bëjë me FSK-në

Kapterr Besa Nimani është instruktore në Qendrën e Zhvillimit Profesional të Udhëheqësisë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. “Detyrat e mia të përditshme janë që t’u ligjëroj nëno�cerëve, o�cerëve dhe kadetëve për tema të ndryshme, siç janë: komunikimi, udhëheqësia, shkrimi i raporteve, rregullore rreshtore e të tjera. E dua punën time dhe dëshiroj ta vazhdoj karrierën time profesionale si instruktore sepse thjesht i përshtatet trajnimit tim profesional dhe personalitetit tim”. Besa Nimani ka diplomuar nga fakulteti dhe ka punuar si arsimtare, por vullneti dhe dëshira e saj për t’i ndihmuar popullit të saj pavarësisht prej përkatësisë së tyre etnike apo gjinore ishte arsyeja pse ka vendosur ta ndërrojë profesionin dhe të bëhet pjesë e FSK-së. Besa Nimani i ka dy djem të moshës parashkollore dhe e kalon tërë kohën e lirë me ta. “Në fundjavë jam amvise e përsosur dhe nënë e përsosur; më pëlqen shumë të gatuaj për familjen time dhe fëmijët e mi; kënaqem kur e kaloj kohën duke luajtur me ta”, thotë ajo duke qeshur.

Kapterr Besa Nimani

Ushtare Nita Vula është infermiere dhe punon çdo ditë me çminuesit e Togut të 1-rë. Infermiere Vula ka më se tri vjet përvojë pune si çminuese në FSK dhe e di shumë mirë rëndësinë e punës së saj dhe rrezikun nga minat. “Ndjehem si personi më i lumtur; ia kam arritur që të punoj për qytetarët e mi dhe e kam mundësuar lëvizjen e tyre të lirë kudo nëpër Kosovë. Ne e dimë se mbi 115 persona të grupmoshave të ndryshme e kanë humbur jetën për shkak të minave në Kosovë”, thotë ajo. Kjo është detyrë që kërkon kujdes, fokus, përgjegjësi dhe profesional-izëm, përndryshe mund të ketë pasoja të rënda. “Punën time e bëj me kënaqësi që askush tjetër të mos lëndohet më nga minat dhe mjetet e pashpërthyera”, thekson Nita Vula. Pas luftës janë identi�kuar 4.520 zona të rrezikshme; në vitin 2013 kanë mbetur akoma edhe 54 fusha të rrezikshme dhe 44 fusha që dyshohet të jenë të rrezikshme. Që nga viti 1999 janë pastruar 102.772.788 metra katror të fushave dhe fushëbetejave, që kanë çuar në shkatërrimin e 84.010 minave dhe mjeteve të pashpërthyera. FSK-ja ka �lluar operacionet e deminimit në vitin 2010 dhe ka pastruar 738.111 metra katror, duke rezultuar me shkatërrimin e 1.241 minave dhe mjeteve të pashpërthyera. Që nga përfundimi i luftës kanë vdekur 115 persona dhe 454 qytetarë janë lënduar. Edhe përkundër këtij operacioni shumë të madh, FSK-ja nuk ka pasur asnjë lëndim apo vdekje.

Ushtare Nita Vula

Punën time e bëj me

KËNAQËSI

Kolonele Irfete Spahiu e ka marrë detyrën e zëvendëskomandantes së Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në maj të vitit 2012. Kur �asim për Irfete Spahiun, duhet të theksohen dy fakte: ajo është femra me gradën më të lartë dhe mban pozitën më të lartë prej të gjitha femrave që shërbejnë në FSK. Para se ta merrte detyrën e saj aktuale, ajo ka qenë shefe e Departamentit të Personelit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë karrierës së saj të suksesshme profesionale, ajo e ka �tuar shkallën e magjistraturës në juridik dhe ekonomik dhe ka diplomuar nga universiteti me nderime. “Vlerat në të cilat e bazoj jetën time janë nderi, zelli dhe sinqeriteti. Gjithmonë e kam respektuar ligjin dhe rendin dhe detyra ime primare është të mbaj standarde të larta të etikës së punës”, thotë ajo. Irfete Spahiu është e orientuar kah rezultatet, prandaj �et me entuziazëm të madh për punën e saj në KDS: “Këtu në KDS mund të shoh rezultate, gjë që më jep kënaqësi. Unë jam përgjegjëse për hartimin e planeve dhe programeve dhe detyra ime është të siguroj që ato të arrihen në mënyrën më e�kase të mundshme.” Kolonele Spahiu thotë se ajo kërkon shumë si nga vetja e saj, ashtu edhe nga kolegët sepse qëllimi i saj është të zhvillojë një sistem profesional të trajnimit për nëno�cerë dhe o�cerë. Në kohën e saj të lirë, Irfete Spahiu lexon, pikturon dhe shkruan poezi. Asaj po ashtu i pëlqen edhe kopshtaria dhe kujdesi për lulet e saj. “Më pëlqen të pi kafenë në kopsht ndërsa e shijoj aromën e luleve të mia”, pohon ajo.

Kolonele Irfete Spahiu

PËRGJEGJËSIA ime më e madhe është ta BËJ PUNËN TIME siç DUHET

Kapitene Florie Osmani është në FSK prej themelimit të saj dhe është zëvendësshefe e personelit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS). Florie Osmani thotë se i pëlqejnë detyrat rutinore dhe se misioni i saj është t’i ndihmojë të tjerët. “Duke punuar në sektorin e personelit mund të jem më afër kolegëve të mi të KDS-së dhe të mësoj për problemet e tyre. Jam shumë e lumtur kur ia arrij t’u ndihmoj dhe t’i zgjidh problemet e tyre”. Ajo thekson se në KDS, femrat i kryejnë detyrat e njëjta si kolegët e tyre meshkuj. Secili ka të drejtë në mundësi të barabarta dhe secili mund të kontribuojë në mënyrë të njëjtë. Florie Osmani mendon se secili person duhet të ketë një qëllim dhe ta arrijë atë, pa marrë parasysh se sa i vështirë apo s�dues të jetë ai. “Me vullnet dhe guxim mund të arrihet çdo gjë”, thotë ajo. Florie Osmani është nënë e dy fëmijëve dhe momental-isht edhe vajza e saj ëndërron që t’i ndjekë hapat e nënës së saj. “Do të shohim”, thotë Floria me buzëqeshje.

Kapitene Florie Osmani

Jemi të BARABARTA me KOLEGËT tanë meshkuj

Ushtare Mimoza Morina po ashtu punon si instruktore në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS). Ajo ka magjistraturë në shkencat sportive dhe para se të bëhej pjesë e FSK-së ishte arsimtare e edukatës �zike në disa shkolla. Nga një fushatë rekrutimi ajo mësoi se FSK-ja po kërkonte rekrutë të rinj dhe vendosi të aplikonte. Detyra e saj e parë ishte në Brigadën e Reagimit të Shpejtë, por u transferua me kërkesë të KDS-së. Udhëheqësia e KDS-së e kishte vërejtur performancën e shkëlqye-shme të ushtare Morinës gjatë trajnimit bazik dhe donte ta punësonte atë si instruktore të �tnesit �zik. Mimoza Morinës i pëlqen skijimi, noti dhe të gjitha llojet e sporteve ekstreme; ajo po ashtu e ka edhe brezin e zi në karate. “Do të doja që të gjithë të merreshin me aktivitete �zike dhe të jenë në formë, pasi që ky është çelësi i të jetuarit në mënyrë të shëndet-shme”, thotë ajo.

Ushtare Mimoza Morina

Tetare Bukuria Namani

DASHURIA për UNIFORMËN ishte VENDIMTARE për t’u bërë PJESË e FSK-së

Nëse vendos të bëj diçka,

E BËJ ATË shumë SERIOZISHT

Tetare Bukuria Namani është pjesëtare e FSK-së që nga viti 2009 dhe momentalisht shërben në Batalionin 3 të Brigadës së Reagimit të Shpejtë si udhëheqëse e ekipit të komunikimit. Bukuria i ka dy diploma baçelor: një në shkenca politike dhe administratë publike, e tjetrën në histori. Kohëve të fundit Bukuria ka magjistruar në integrime evropiane. Shkollimi civil ia mundëson asaj që t’i shohë ngjarjet nga një këndvështrim më gjithëpërfshirës, që krijon të kuptuar më të mirë të proceseve politike dhe sociale. “Unë jam shumë e vendosur dhe gjithmonë bëj përpjekje maksimale për t’i arritur qëllimet që ia caktoj vetes”. Bukuria Namani pohon se mëson vazhdimisht dhe se është gjithnjë në mesin e studentëve më të mirë; ajo është zgjedhur studente e dalluar në kursin e trajnimit bazik dhe në kursin për lidership ku ka qenë e vetmja femër. “Unë e shoh të ardhmen time në FSK dhe dëshiroj që pjesëtarët e FSK-së të për�tojnë nga njohuritë dhe aftësitë e mia”.

Kapterr Xhevrie Krasniqi

Kapterr Xhevrie Krasniqi punon në Batalionin e Logjistikës, i cili e mbështet Komandën e Forcave Tokësore. Ajo është përgjegjëse për kuzhinën, magazinat, mirëmbajtjen e ambientit përreth dhe çështje të tjera logjistike. Xhevrie Krasniqi është shumë krenare për detyrat e saj në kuzhinën e Komandës së Forcave Tokësore. “Unë e mbikëqyri menynë dhe cilësinë e ushqimit; është përgjegjësi e imja që të siguroj që ushqimi të jetë i shëndetshëm, i ushqyeshëm dhe i llojllojshëm. Nëse kolegët e mi hanë mirë dhe e lavdërojnë ushqimin e tyre, atëherë ata janë të lumtur dhe kanë marrë energji për të vazhduar me punët dhe detyrat e tyre”, thotë ajo me buzëqeshje. Xhevries i pëlqen të gatuajë edhe vetë dhe specialiteti i saj është �ija, që është ushqim tipik kosovar. (Flija është lloj pite, e shtresuar me petulla dhe e pjekur me prush; brumi vendoset në tepsi dhe pastaj mbulohet me saç, mbi të cilin vendoset prushi për ta pjekur brumin). Kon�ikti i vitit 1998-1999 ishte tragjik për Xhevrien sepse ia mori jetën burrit të saj, ndërsa para disa vitesh familja e saj u godit edhe me një humbje tjetër. Përkundër këtyre ngjarjeve tragjike, Xhevria rrezaton me një optimizëm dhe fuqi të veçantë. “Xhevria është njëra ndër pjesëtaret më të dalluara të FSK-së dhe të gjithë e respektojnë shumë”, thotë një prej kolegëve të saj.

Më vjen mirë kur i shoh kolegët të LUMTUR

Ushtare Jasmina Shabanoviq

Ushtare Jasmina Shabanoviq shërben në Batalionin e 2-të të Brigadës së Reagimit të Shpejtë. Njëra ndër arsyet kryesore që ajo është bërë pjesë e FSK-së ishte ta testonte veten dhe të dëshmonte se femrat në uniformë mund të jenë po aq të suksesshme sa edhe meshkujt. “Miqtë e mi që shërbenin në FSK më kanë treguar se trajnimi bazik mund të jetë mjaft s�dues. Prandaj, pasi mësova se jam zgjedhur, �llova të përgatitem seriozisht për këtë si �zikisht, ashtu edhe në mënyrë psikike. Përpjekjet e mia ia vlejtën sepse trajnimi bazik nuk m’u duk fare i vështirë”, sqaron ajo. Jasmina Shabanoviq është boshnjake dhe kur u bë pjesë e FSK-së, nuk e �iste shqipen edhe aq mirë. Por me ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të kolegëve të saj shqiptarë, ajo e zotëroi gjuhën për vetëm gjashtë muaj. Jasmina thotë se shërbimi në FSK i ka ndihmuar asaj që ta zbulojë veten, fuqinë e saj dhe burimet e brendshme. “Unë jam në gjendje ta kryej çdo punë dhe detyrë që më jepet. Unë po ashtu e kam kuptuar që ne femrat jemi edhe më të forta mendërisht sesa kolegët tanë meshkuj”, thotë ajo. Këtë vit, Jasmina Shabanoviq, së bashku me kolegët e saj të FSK-së, ka marrë pjesë në marshin tradicional në Nijmegen në Holandë, duke marshuar 160 km për katër ditë. Ekipi i FSK-së përbëhej prej 30 pjesëtarëve, 4 prej të cilëve ishin femra.

E kam zbuluar veten në FSK

Në gusht të vitit 2013, 30 rekrutë nga radhët e komuniteteve etnike e kanë kryer trajnimin bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së. Ushtare Donjeta Mehmeti, e cila është gjysmë turke, gjysmë shqiptare, ishte njëra prej tyre. Emocionet që Donjeta i ka përjetuar në ditën e diplomimit janë akoma shumë të freskëta. “Ajo ishte ditë shumë e veçantë, të gjithë sytë ishin të drejtuar kah ne dhe secili i diplomuar dukej krenar dhe i lumtur. Ne ishim ekip i shkëlqye-shëm, shumë të motivuar dhe të vendosur”. Në vendlindjen e saj në Gjilan, Donjeta Mehmeti i shihte çdo ditë pjesëtarët e FSK-së nga Batalioni i 1-rë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë. “Njëri ndër xhaxhallarët e mi shërben në Gjilan dhe një tjetër në Prishtinë. Unë jam mësuar në ambient me disiplinë dhe hierarki, prandaj vendimi për t’u bërë pjesë e FSK-së ishte logjik”, sqaron ajo. Tani Donjeta punon në Togun e Furnizimit në Batalionin e Xhenios në Prishtinë, ku është ambientuar menjëherë dhe ndjehet si në shtëpi.

Tetare Merita Ahmeti

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), tetare Merita Ahmeti është specialiste e administratës. Ajo ka diplomuar në histori dhe momentalisht po vijon studimet e saj të magjistraturës në drejtimin e njëjtë. Si kolegia e saj Mimoza Morina, edhe ajo ka mësuar për mundësinë e anëtarësimit në FSK nga një fushatë rekrutimi. Ajo e kishte ndarë dëshirën e saj për të bartur uniformën me familjen e saj dhe e kishte marrë mbështetjen e plotë të tyre. “Jam e lumtur që punoj me dokumente dhe që i arkivoj ato”. Kur udhëton për në KDS apo kthehet në shtëpi, ajo shpesh takohet me fëmijë dhe të moshuar, të cilët entuziazmohen kur e shohin në uniformë. “Pleqtë më përshëndesin dhe më përqafojnë, por fëmijët ma prekin kapelën dhe kërkojnë që t’ua jap që ta provojnë nëse u bie tamam. Mënyra

se si reagojnë njerëzit kur takohen me mua më bën të ndjehem vërtet mirë”, thotë Merita.

E kam nderin që të jem pjesë e FSK-së

Vendimi për t’u bërë pjesë e FSK-së ishte

LOGJIK

Në gusht të vitit 2013, 30 rekrutë nga radhët e komuniteteve etnike e kanë kryer trajnimin bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së. Ushtare Donjeta Mehmeti, e cila është gjysmë turke, gjysmë shqiptare, ishte njëra prej tyre. Emocionet që Donjeta i ka përjetuar në ditën e diplomimit janë akoma shumë të freskëta. “Ajo ishte ditë shumë e veçantë, të gjithë sytë ishin të drejtuar kah ne dhe secili i diplomuar dukej krenar dhe i lumtur. Ne ishim ekip i shkëlqye-shëm, shumë të motivuar dhe të vendosur”. Në vendlindjen e saj në Gjilan, Donjeta Mehmeti i shihte çdo ditë pjesëtarët e FSK-së nga Batalioni i 1-rë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë. “Njëri ndër xhaxhallarët e mi shërben në Gjilan dhe një tjetër në Prishtinë. Unë jam mësuar në ambient me disiplinë dhe hierarki, prandaj vendimi për t’u bërë pjesë e FSK-së ishte logjik”, sqaron ajo. Tani Donjeta punon në Togun e Furnizimit në Batalionin e Xhenios në Prishtinë, ku është ambientuar menjëherë dhe ndjehet si në shtëpi.

Ushtare Donjeta Mehmeti

Togere Nalan Bajrami është udhëheqëse e një togu administrativ që e mbështet Batalionin e Xhenios dhe është përgjegjëse për të gjitha çështjet administrative të batalionit. Ajo e konsideron Batalionin e Xhenios si njërën prej njësive më të rëndësishme të FSK-së dhe është e lumtur që shërben aty. “Puna të cilën e kryejnë inxhinierët tanë nuk mund të mbivlerësohet; ne i mbështesim dhe u ndihmojmë qytetarëve tanë në nevojat e tyre dhe i përmirësojmë kushtet e tyre të jetesës. Ky është misioni ynë dhe unë jam e lumtur të jem pjesë e saj”. Nalani i përket një familjeje shumetnike – nënën e ka serbe, babanë turk, ndërsa burrin shqiptar. “Në familjen time i mbajmë edhe traditat e krishtera, edhe ato myslimane; i festojmë festat e të dy religjioneve. E shënojmë fundin e Ramazanit me festën e Bajramit dhe e shijojmë kohën e mrekullueshme të Krishtlindjes”, thotë Nalani. Çdo mëngjes, Nalan Bajrami zgjohet në ora katër të mëngjesit për të përgatitur mëngjesin për familjen e saj katëranëtarëshe, pastaj del në një shëtitje të gjatë me burrin e saj. Të gjithë befasohen me energjinë e saj të pafund, optimizmin dhe atë se sa e lumtur duket gjithmonë. “Unë kurrë nuk i sjell problemet e shtëpisë në punë dhe anasjelltas, edhe pse mendoj se arsyeja e vërtetë është dëshira ime e madhe që t’i shërbej vendit tim”, sqaron Nalan Bajrami.

I përkushtohem punës sime

Togere Nalan Bajrami

Ushtare Nita Vula është infermiere dhe punon çdo ditë me çminuesit e Togut të 1-rë. Infermiere Vula ka më se tri vjet përvojë pune si çminuese në FSK dhe e di shumë mirë rëndësinë e punës së saj dhe rrezikun nga minat. “Ndjehem si personi më i lumtur; ia kam arritur që të punoj për qytetarët e mi dhe e kam mundësuar lëvizjen e tyre të lirë kudo nëpër Kosovë. Ne e dimë se mbi 115 persona të grupmoshave të ndryshme e kanë humbur jetën për shkak të minave në Kosovë”, thotë ajo. Kjo është detyrë që kërkon kujdes, fokus, përgjegjësi dhe profesional-izëm, përndryshe mund të ketë pasoja të rënda. “Punën time e bëj me kënaqësi që askush tjetër të mos lëndohet më nga minat dhe mjetet e pashpërthyera”, thekson Nita Vula. Pas luftës janë identi�kuar 4.520 zona të rrezikshme; në vitin 2013 kanë mbetur akoma edhe 54 fusha të rrezikshme dhe 44 fusha që dyshohet të jenë të rrezikshme. Që nga viti 1999 janë pastruar 102.772.788 metra katror të fushave dhe fushëbete-jave, që kanë çuar në shkatërrimin e 84.010 minave dhe mjeteve të pashpërthyera. FSK-ja ka �lluar operacionet e deminimit në vitin 2010 dhe ka pastruar 738.111 metra katror,

duke rezultuar me shkatër-rimin e 1.241 minave dhe mjeteve të pashpërthyera. Që nga përfundimi i luftës kanë vdekur 115 persona dhe 454 qytetarë janë lënduar. Edhe përkundër këtij operacioni shumë të madh, FSK-ja nuk ka pasur asnjë lëndim apo vdekje.

Kaltrina Krasniqi

Duke luajtur në ORKESTRËN E FSK-SË, unë e përfaqësoj vendin tim

FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS

Përgatitur nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, 2013