29
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Gjakovë Fakulteti i Filologjisë Dega: Gjuhë shqipe PUNIM DIPLOME Tema: VEPRIMTARIA LETRARE E FAIK KONICËS Mentor: Kandidatja: Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi Edita Lulaj Gjakovë, 2018

Tema VEPRIMTARIA LETRARE E FAIK ONICËS Lulaj_Punim Diplome.pdf · organe të shtypit dhe të periodikut shqiptar, por edhe në ato të vendeve të ndryshme në gjuhët e huaja. Të

  • Upload
    others

  • View
    18

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Gjakovë Fakulteti i Filologjisë

Dega: Gjuhë shqipe

PUNIM DIPLOME

Tema: VEPRIMTARIA LETRARE E FAIK KONICËS

Mentor: Kandidatja:

Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi Edita Lulaj

Gjakovë, 2018

2

DEKLARATA E KANDIDATIT

Unë, Edita Lulaj, deklaroj se kjo temë e Diplomës e titulluar: “Veprimtaria

letrare e Faik Konicës”, e llojit të studimit: Rishikim i literaturës, është punim

origjinal i imi dhe është përgatitur nga unë.

E gjithë literatura dhe burimet tjera që janë shfrytëzuar gjatë këtij punimit

janë të renditura në referenca dhe plotësisht të cituara, në bazë të autorit dhe të

punimit të caktuar.

I tërë punimi është përgatitur duke respektuar rregulloren dhe duke u

mbështetur në këshillat për përgatitjen e temës së diplomës të përcaktuara nga ana

e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

3

PËRMBAJTJA

Falënderim------------------------------------------------------------------------------------------ 4

Metodologjia---------------------------------------------------------------------------------------- 5

HYRJE----------------------------------------------------------------------------------------- 6

1. Kreu I ------------------------------------------------------------------------------------- 8

2. Kreu II------------------------------------------------------------------------------------- 11

3. Kreu III------------------------------------------------------------------------------------- 14

4. Kreu IV-------------------------------------------------------------------------------------- 17

5. Kreu V------------------------------------------------------------------------------------- 20

6. Kreu VI------------------------------------------------------------------------------------- 26

7. Përfundimi--------------------------------------------------------------------------------- 28

Literatura---------------------------------------------------------------------------------------- 29

4

FALËNDERIM

Me këtë rast dua të falënderoj profesorin tim Kamber Kamberi i cili është

edhe mentori i këtij punimi, si dhe anëtarët e komisionit për mbrojtjen e kësaj teme

për të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e dhëna gjatë punës dhe mundit tim për

përfundimin e këtij punimi diplome.

Falënderoj edhe të gjithë personelin e Fakultetit të Filologjisë, dega-Gjuhë

Shqipe, të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë të cilët kontribuan në ngritjen

time profesionale.

Ndërkaq, dua të falënderoj edhe familjen time e cila nuk kurseu asgjë për të

më dalë në përkrahje gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Gjithashtu, falënderoj edhe kolegët e mi të studimeve për gjithë përkrahjen

morale gjatë tërë kësaj kohe.

5

METODOLOGJIA

Burimi kryesor i të dhënave për realizimin e këtij punimi ka qenë kërkimi në

literatura. Metoda e grumbullimit të të dhënave është e tipit rishqyrtim literature

dhe analizës me metoda kryesisht deduktive dhe induktive. Është shfrytëzuar

literaturë e mjaftueshme nga biblioteka e universitetit dhe burime të ndryshme

shkencore nga interneti. Literatura është përzgjedhur në bazë të problematikës që

shtjellohet në punim.

Literatura është përzgjedhur në bazë të këtyre kritereve:

- Titullit të temës e cila është marrë,

- Fjalëve kyçe që janë përdorur për kërkime në internet,

- Librave leksikorë,

- Të dhënat e marra dhe

- Propozime të marra nga ana e Mentorit tim.

6

HYRJE

Autori i përzgjedhur për këtë studim është Faik Konica. Përzgjedhja është e

motivueshme, ngase, hulumtimi i fenomeneve që e karakterizon këtë zhanër, nisi me autorët që

njëherësh janë dhe të parët që kanë sprovuar këtë tipologji shkrimi. Duhet të theksohet se ky

autorë vlerësohen për kontributin e tij letrar, për shkak se në korpusin e letërsisë shqipe ka lënë

vepra me vlerë. Tashmë ai është pjesë e ndritur e traditës letrare moderne dhe njihet edhe si

individualitete letrare që kanë sjellë veçanti në pikëpamje të formës dhe përmbajtjes në prozën

letrare. Forma e parrahur letrare deri atëherë, proza poetike, është njëra ndër prurjet që të parët,

ia sollën kësaj letërsie.

Faik Konica është shembulli i shkrimtarit modern, që krijon në një kulture tradicionale.

Modeli i shkrimtarit të tij kritik do të bëhet më vonë model dominant në kulturën e në letërsinë

shqipe.

Studimi i prozës satirike, përbrenda së cilës mund të vërehet një ndërkomunikim i

shtresave lirike dhe epike të tekstit – një dhënie-marrje e elementeve dhe tipareve të veçanta, që

nuk e shpien këtë zhanër as kah format lirike, as epike të pastra, përtej vlerësimit dhe

interpretimit që pritet të arrihet, kërkon, veç tjerash, edhe të plotësojë prirjet për një studim më

sistematik dhe më insistues të këtij zhanri, i cili, nga ana tjetër, tashmë ka krijuar një traditë të

pasur në letërsinë shqipe. Zgjedhja për t’u marrë me këtë fushë të studimit, vjen pas shqyrtimit

paraprak të vështirësive, sfidave, kufizimeve, por edhe vlerësimit që do të kishte një studim, i cili

do të merrej me prozën poetike në letërsinë shqipe.

Që të kuptohet si del në pah proza satirike nga format burimore letrare – lirika, epika dhe

dramatika, jemi marrë me studimet teorike mbi historikun dhe transformimin e zhanreve e tipeve

letrare, duke paralajmëruar, nëpërmjet një seleksionimi të mendimit për ato, lidhjen dhe

kontinuitetin e transformimit të zhanreve, deri në nxjerrjen në pah të prozës poetike. Këtë e kemi

parë si të nevojshëm për të shqyrtuar dhe kuptuar thellësisht se si ka ardhur deri te ky model

ndërtekstor, që e lëviz letërsinë më tej në trajta të avancuara shprehëse të gjuhës. Ndërsa në

pjesën e dytë do të merremi me analizën tekstuale të veprave që janë objekt i kërkimit tonë, duke

i parë ato si diskurse fiksionale të një trajte të veçantë.

7

Tema dhe diskutimet për ndarjen e letërsisë nga joletërsia, skematizimin e letërsisë në

zhanre, nënzhanre, forma dhe mënyra të të shprehurit, kanë historinë e vet me fillim që në

antikitet. Kështu, pikëshikimi diakronik i teorisë së zhanreve letrare, është trajtuar deri në nivel

të paraqitjes së kontradiktave të mendimit për to, duke cituar teorikë dhe studiues të ndryshëm.

Autorët do të merren në shqyrtim veç e veç, ndërsa zgjedhja jonë për të shqyrtuar në këtë mënyrë

tekstet, ka qenë e motivuar ngase kemi hetuar dallime të theksueshme mes strukturimit,

kompozicionit dhe ideve te prozat e tyre satirike, dhe në mënyrë që edhe leximi, edhe shkrimi të

jetë më i argumentuar, kur flitet për probleme të caktuara, të cilat mund të hasen ndoshta veç te

ndonjëri prej tyre. Brenda veprave të këtyre autorëve do të përzgjedhim tekstet - model, mbi

parimin përfaqësues të formës dhe të ideve, ndërsa tutje edhe do t’i interpretojmë, për të shquar

më bindshëm vlerat estetike të kësaj forme letrare në veprat, të cilat janë marrë në shqyrtim.

Në kryeveprën “Dr. Gjilpëra” shpërfaqen rrënjët e dramës së Mamurrasit (1924)

paraqiten idetë për shoqërinë shqiptare duke krijuar një personazh autobiografik, sepse

përmbledh ide që janë të autorit. Ngjarja e paraqitur ka të bëjë me vitet e njëzeta.

Në veprën e Konicës, “Dr. Gjilpëra” është një mendimtar që i pëlqen “qytetarët e botës”,

Sokratin e Gëten, dhe dëshiron t’u ngjajë atyre. “Këta të dytë ndejtën e vepruan në vendet e

tyre”.

Kjo mënyrë e të menduarit, ashtu si dhe ëndrra për Shqipërinë, e bëjnë që të vendos për

t’u kthyer. Dr. Gjilpëra veprimin e vet e karakterizon si ëndërr të shkëputej nga rrethi i qyetëruar

dhe të vente në një vend ku dija dukej shumë larg njerëzimit dhe të ballafaqohej me një

mentalitet krejt ndryshe dhe kundër mendimit të tij.

Dr Gjilpëra është heroi i parë intelektual në prozën artistike shqipe. Karakterin e

shkrimtarit kritik Konica e shfaq sidomos në kritikën letrare te “Albania”, ai është themelues i

kritikës shqipe dhe shkrimtar që mbron tezen se kritika është subjektive. Faik Konica, mëton ta

paraqesë kulturën shqiptare në botën perëndimore.1

1Arshi Pipa, Fletore për Konicën (Faik Konica 1876 - 1942) Revista “Jeta e Re”, nr. 3, Prishtinë Maj-Qershor, 1995,

f. 4/kol.3/2.

8

KREU I

FAIK KONICA, JETA DHE VEPRA

Jetëshkrimi dhe rrethanat e jetës së Faik Konicës

Shkrimtari Faik Konica është personalitet i shquar i letërsisë

dhe i kulturës shqiptare dhe evropiane Ai është figura qendrore e që

nga epoka e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e kulturës, e letërsisë dhe

e publicistikës së gjysmës së parë të shekullit XX. Jetëshkrimi shumë interesant, botimet,

studimet dhe bibliografia aq e pasur e Konicës, me kalimin e kohës, plotësohen me të dhëna dhe

me kontribute të reja shkencore. Për njeriun dhe krijuesin e njohur mirë edhe nga personalitetet

më të shquara të artit letrar dhe të kulturës evropiane të shekullit XX, pas kalimit të kohës së

përjashtimit të Faik Konicës nga historia e letërsisë shqipe, veçanërisht pas rikthimit të tij në

veprimtaritë kulturore dhe shkencore, janë shtuar botimet dhe studimet, në të cilat ndriçohen

aspekte të ndryshme të jetës dhe të krijimtarisë së tij. Është me interes të posaçëm të botohet

edhe një vepër gjithëpërfshirëse studimore komparative, e cila do të zgjonte edhe më tepër

kërshërinë e lexuesve dhe të studiuesve të shumtë shqiptarë dhe të mbarë botës.

Faik Konica lindi në Konicë. Në Autobiografinë e këtij shkrimtari, pastaj në tekstin

“Kronikë e shkurtër e jetës dhe e veprës së Faik Konicës”, të shkruar nga Nasho Jorgaqi, si datë e

lindjes shënohet prilli i vitit 1875, ndërsa në monografinë e Jup Kastartit shënohet 15 marsi i vitit

1876. Në shkrimet biografike kushtuar Konicës gjerësisht janë paraqitur shtigjet e jetës, të

shkollimit, të krijimtarisë letrare dhe të veprimtarisë së gjithanshme shumëvjeçare. Që nga viti

1881-1884 në vendlindje Konica kryen shkollimin fillor, në Kolegjin Saverian të Shkodrës

vazhdon mësimet e mesme 1884-1885, gjatë viteve 1885-1886 është nxënës i shkollës greke të

Konicës, në Liceun Perandorak të Gallata Sarait në Stamboll qëndron gjatë viteve 1886-1887.

Studimet universitare i vazhdon në Francë në College de Lisieux (Normandi) dhe në

Carcassonne (1888-1893) në degën klasike për letërsi dhe filozofi, gjatë vitit 1894 studion

gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Montpellierit, më 1895 në Universitetin e Dizhonit

(Dijon) fiton diplomën për studime të letërsisë dhe të filozofisë “Bachalin est lettres-philosophie”

dhe Fletë nderi nga Ministria e Arsimit. Më 1896 studion në Paris në College de France, studion

gjuhët sanskrite e hindishte. Po ashtu, me albanologun francez, L. Benloew studion hebraishten.

Më 1912 në Universitetin e Harvardit studion artet dhe fiton diplomën “Master of Arts”. Faik

9

Konica zhvillon veprimtari të gjerë kulturore, letrare, publicistike dhe shkencore. Ai shquhet

edhe me veprimtarinë e dendur diplomatike. Në fushën e publicistikës që nga viti 1896

angazhohet me tërë qenien e vet për botimin e organeve të ndryshme publicistike.

Kontributi i tij si poet, prozator, kritik letrar, pamfletist dhe si përkthyes është shumë i

madh. Njëzet poezitë dhe prozat e tij poetike, sajojnë një vëllim poetik, në të cilin trajton motive

dhe tema të larmishme. Portretet letrare dhe prozat e shkurtra, të shpërndara në shtypin dhe në

periodikun e kohës, si edhe poezia, bëjnë një vepër të veçantë letrare. Në kuadër të krijimtarisë

së këtij krijuesi të famshëm shquhet sidomos proza e gjatë dhe eseistike, ku bëjnë pjesë: “Katër

përralla nga Zullulandi”, “Shqipëria si m`u duk”, “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së

Mumurrasit”, “Shqipëria-kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore dhe shkrime të tjera”, “Çmimi i

Revistës “The Jugde” etj.

Në shkrimet për gjuhën dhe për letërsinë shtron për diskutim çështje të rëndësishme të

shkencave gjuhësore dhe letrare. Në qendër të vëmendjes së këtij dijetari, i cili me të drejtë është

quajtur “princi i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare”, është zhvillimi dhe standardizimi i gjuhës

shqipe, historia e alfabetit të shqipes, themelimi i gjuhës letrare (të veçojmë punimet ”Abetari

shqip”, “Për gjuhën”, “Dialektet e Shqipërisë dhe nevoja e shkrirjes së tyre”, “Përparimi i

shqipes”, “Për themelimin e një gjuhe letrare”, “Ese për gjuhët natyrore dhe artificiale” (botuar

në Bruksel, më 1904 në gjuhën frënge (147 faqe), ksomblën e kësaj vepre e zbuloi Luan Starova

në bibliotekën shtëpiake të Gijom Apolinerit, në kuartin latin të Parisit), pastaj krijimtaria

popullore, çështjet e krijimtarisë letrare dhe posaçërisht zhvillimi i letërsisë shqiptare. Konica si

kritik letrar i vë bazat e kritikës letrare dhe e afirmon atë në planin kulturor dhe shkencor. Ai

librin e ka vlerësuar si një “monument” të rëndësishëm. I tillë është edhe opusi krijues i këtij

autori të famshëm të shekullit XX.

Konica shquhet si hulumtues dhe autor i zellshëm i shkrimeve për historinë e Shqipërisë.

Duke gjurmuar në arkiva, në muze, në biblioteka të ndryshme, gjen material për ngjarje dhe për

figura të ndryshme historike. Artikujt me tema të historisë janë të shumtë dhe janë botuar në

organe të shtypit dhe të periodikut shqiptar, por edhe në ato të vendeve të ndryshme në gjuhët e

huaja. Të kujtojmë me këtë rast shkrimet për flamurin shqiptar (Konica zbuloi Flamurin

Kombëtar dhe më 15 shkurt 1909 botoi punimin “Shqipëria ka një flamur authentik”), për jetën,

portretin autentik dhe për armët e Skënderbeut, portretet për shqiptarë të shquar, artikullin për

10

Patrikun shqiptar, shkrimet për arbëreshët e Italisë dhe për arbëneshët e Zarës, për ngulimet e

tjera shqiptare, për humanistët shqiptarë dhe për mesjetën shqiptare në përgjithësi, për Rilindjen

Kombëtare dhe për çështje të veçanta të historisë dhe të qytetërimit shqiptar.

Dokumentet e panjohura për Shqipërinë, që i publikon Konica, kanë vlerë të madhe për

studimin e historisë së popullit shqiptar. Vlerë të madhe për historinë, për kulturën dhe për

shkencën shqiptare kanë veprat “Parashtresë mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, “Gjermania

dhe Shqipëria”, “Shqipëria si m`u duk”, “Shqipëria: kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” etj.

11

KREU II

VEPRIMTARIA E FAIK KONICËS

Roli i Konicës duhet parë edhe si pasurues i kulturës kombëtare, si publicist, si gjuhëtar e

letrar, si historian, etnograf etj. Si historian, ai do të sillte ndihmesa të reja në pasurimin e tezave

të autoktonisë së shqiptarëve, të trashëgimisë ilire të popullit tonë, të traditës së tij shtetformuese,

të rolit të epopesë skënderbejane etj. Si "princi i gjuhës shqipe", ai do të jepte ndihmesë të madhe

edhe në formimin e gjuhës letrare shqipe. Por është pikërisht problemi kombëtar që ndikoi në

parashtrimin prej tij të alternativave të veçanta për ecurinë dhe rrugët e zhvillimeve demokratike

në Shqipëri në këto vite. Duke qenë shtet i gjymtuar përsa i përket tërësisë territoriale, Konica

besonte se, shqiptarët nuk e kishin atë liri që të provonin, që të bënin ndryshime për shkak të

rrezikut të madh të jashtëm.2

Në vitet 1925-1939, ai do t'i kushtonte përsëri vëmendje çështjes së feve dhe klerit në

Shqipëri, raporteve të tyre me shtetin dhe rolin e tyre si fe dhe jo si "axhensi politike". Me vlerë

të posaçme është vlerësimi që i bën ai rolit të shqiptarëve katolikë në lëvizjen kombëtare

shqiptare. Në lëmin e krijimtarisë së mirëfilltë letrare, i përkasin disa proza poetike, të cilat

karakterizohen nga kulti i formës së kulluar artistike.

Faik Konica ishte gjithashtu një nga nismëtarët e kritikës letrare. Ai vuri në dukje

përparimin e poezisë shqiptare në veprën e Naimit dhe të De Radës, çmoi Asdrenin, Çajupin etj.

Faik Konica, la edhe përkthime mes të cilave disa përralla nga "Njëmijë e një netë", që u botuan

në librin "Nën hijen e hurmave". Faik Konica lindi më 15 mars 1876 në Konicë; vdiq në

Uashington në 14 dhjetor 1942. Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në

vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Stamboll, Francë dhe SHBA.

Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë

Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në

liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi

studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e

2 Faik Konica, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi dhe Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”,

Tiranë, 1983, f. 263.

12

Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si "biblioteka

lëvizëse". Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të

zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare.

Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku

nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm

e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një

enciklopedi e vërtetë, ajo propagandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes

kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 Konica, si u mbyll revista

"Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën "Dielli" edhe më

pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet

sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të

lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes

kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u

mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar.

Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të

atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i

Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej

në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës".

Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u

emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit mbretëror në SHBA

(përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial. Ai

mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund

vetëm të quhet nxënës i tij. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe

letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me

veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar

shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica

ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si

shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.3

3 Faik Konica, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë,

1993, f. 263.

13

Faik Konica ka njohur shumë krijues të shquar dhe ka komunikuar me personalitete të

shumta të kohës kur ka jetuar dhe vepruar. Letërkëmbimi i tij është shumë i pasur. Ai u ka

dërguar letra dhe materiale të ndryshme bashkëkombësve të vet, diplomatëve, shkrimtarëve,

artistëve, albanologëve të njohur, publicistëve, shkencëtarëve, burrave të shtetit, diplomatëve dhe

sidomos figurave të njohura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në letrat e shumta ka shtruar edhe

probleme të ndryshme të jetës dhe të krijimtarisë së vet letrare. Shquhet edhe në përkthimet si,

nga shqipja në frëngjisht veprën e Naim Frashërit “Fletore e bektashinjet”, poemën “Mili e

Hajdhia” të Zef Skirroit, rapsoditë e Jeronim de Radës dhe tekste të tjera.4 Në veprën “Shqipëria

- kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” të Konica përfshihet vështrimi me titullin “Gjuha dhe

letërsia”. Aty jep edhe një pasqyrë të zhvillimit të letërsisë shqipe që nga fillimi shkrimit të

veprave të para letrare dhe deri te opusi letrar dhe i përkthimeve të Fan S. Nolit. Shkruan edhe

për letërsinë e shekullit nëntëmbëdhjetë, “kur u bë rilindja e gjuhës 6 kombëtare”, dhe për

romantizmin shqiptar, por nuk jep asnjë informacion shkencor për krijimtarinë e Jeronim De

Radës dhe as për atë të Naim Frashërit, të këtyre dy autorëve “të letërsisë individuale apo të

shkruar”, për të cilët ka shkruar shkurt në vështrimin “Letërsia shqiptare”, të botuar në numrin e

parë të revistës “Albania” më 1897.5

Në disa portretet letrare kushtuar shkrimtarëve dhe figurave të shquara kombëtare, Faik

Konica shpalon kujtimet dhe shpreh dashurinë, nderimin dhe krenarinë: “Edhe ne i falemi me

mall e me nder këtij atdhetari të pavdekur” - Naim Frashërit, “Këtij shqiptari të vërtetë, le t`i

falemi, O Shqiptarë! - Jeronim de Radës, “Humbja për Shqipërinë është e madhe” - Bajram

Currit, “Emri i këtij njeriu do të vijë duke u rritur...” - Shtjefen Gjeçovit. Duke përfunduar këtë

shkrim për Faik Konicën, të rikujtojmë fjalën e Nolit më 20 dhjetor 1942: “...Faik Konitza

meriton këtë nderim që po i bëhet. Pa fjalë më tepër se cilitdo tjatër, Faik Konitza meriton të

gjenjë prehjen në tokën e atdheut, të cilit i ka shërbyer tërë jetën me aqë besnikëri, me aqë

trimëri, dhe me aqë zotësi”. Prandaj me nderim dhe krenari përkujtojmë jetën dhe veprën e Faik

Konicës, të shkrimtarit eminent të letërsisë moderne shqiptare, të personalitetit të shquar të

kulturës shqiptare dhe evropiane.6

4 Nonda, Bulka Faik Konica kundër Naimit. Në F. Konica, Vepra 5 , Tiranë, 2001, f.31-38. 5 Faik Konica: Vepra, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993 6 Pipa, Arshi. Naim dhe Sami Frashëri për Konicën. Në : F. Konica, Vepra 5 , Tiranë, 2001, f.72- 79.

14

KREU III

PROZA E GJATË SATIRIKE “DOKTOR GJILPËRA”

Roli i Konicës duhet parë edhe si pasurues i kulturës kombëtare, si publicist, si gjuhëtar e

letrar, si historian, etnograf etj. Si historian, ai do të sillte ndihmesa të reja në pasurimin e tezave

të autoktonisë së shqiptarëve, të trashëgimisë ilire të popullit tonë, të traditës së tij shtetformuese,

të rolit të epopesë skënderbejane etj. Si "princi i gjuhës shqipe", ai do të jepte ndihmesë të madhe

edhe në formimin e gjuhës letrare shqipe. Por është pikërisht problemi kombëtar që ndikoi në

parashtrimin prej tij të alternativave të veçanta për ecurinë dhe rrugët e zhvillimeve demokratike

në Shqipëri në këto vite. Duke qenë shtet i gjymtuar përsa i përket tërësisë territoriale, Konica

besonte se, shqiptarët nuk e kishin atë liri që të provonin, që të bënin ndryshime për shkak të

rrezikut të madh të jashtëm.7

Në vitet 1925-1939, ai do t'i kushtonte përsëri vëmendje çështjes së feve dhe klerit në

Shqipëri, raporteve të tyre me shtetin dhe rolin e tyre si fe dhe jo si "axhensi politike". Me vlerë

të posaçme është vlerësimi që i bën ai rolit të shqiptarëve katolikë në lëvizjen kombëtare

shqiptare. Bashkëkohësit e Konicës, miq dhe kundërshtarë, do ta vlerësonin lart personalitetin

për potencialin dhe rrezatimin e tij në kulturën shqiptare. Në lëmin e krijmtarisë së mirëfilltë

letrare, penës së Faik Konicës i përkasin disa proza poetike, të cilat karakterizohen nga kulti i

formës së kulluar artistike. Por vepra letrare artistike më e rëndësishme është novela, “Doktor

Gjilpëra që zbulon rrënjet e dramës së Mamurrasit”, botuar si nënfletë në gazetën "Dielli". Në të

kritikoi prapambetjen e jetës shoqërore dhe shpirtërore të vendit. Faik Konica ishte gjithashtu një

nga nismëtarët e kritikës letrare. Ai vuri në dukje përparimin e poezisë shqiptare në veprën e

Naimit dhe të De Radës, çmoi Asdrenin, Çajupin etj. Faik Konica, la edhe përkthime mes të

cilave disa përralla nga "Njëmijë e një netë", që u botuan në librin "Nën hijen e hurmave".

Personazhi kryesor “Doktor Gjilpëra”

Shumë nga veprat e tij Faik Konica nuk i ka mbaruar. Nuk dihet me saktësi pse-ja e këtij

fakti. Nga njëra anë, duket e qëllimtë, ndërsa nga ana tjetër duket sikur i ka munguar koha t’u

7 Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”,në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi dhe Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”,

Tiranë, 1983, f. 263.

15

shkojë deri në fund, edhe pse në letërsi nuk mund të ketë vepra të pambaruara në kuptimin

figurativ te fjalës. Veprat e Konicës janë herë të lëna përgjysmë e herë të përfunduara, por edhe

atëherë, fatkeqësisht Konica nguron të na tregojë fundin e mirëfilltë të tyre.8

Them “fatkeqësisht” sepse në një vepër si Doktor Gjilpëra, të cilën vetë Konica e quan

Përrallë pasi e tillë duhej të tingëllonte në veshët e atyre që nuk njihnin Shqipërinë, përdorimi i

zgjuarsis së ironikes dhe zgjuarsis ironike koniciane na rrefejne dicka shumë të rëndësishme dhe

të kobshme mbi shqipëtarët dhe në vecanti mbi udhëheqësit e tyre, dicka që profeti Konica donte

me çdo kusht të na përcillte.

Me anë të kësaj vepre dhe disa të tjerave të pambaruara (Konica bën pjesë tek shkrimtarët

e stilit non finitar), qellimisht të lena ashtu, duket sikur do të na thotë se shumë nga veset dhe

jovlerat qe korruptojne shpirtin e njeriut sic jane vullneti për pushtet (i keq), padituria e

qellimshme, të keq-edukuarit apo të mos-edukuarit, varfëria e qëllimshme, dhe shumë të liga të

tjera, pjesa me madhe e e te cilave jane rrjedhoje e prapambetjes arsimore, shoqerore dhe

ekonomike, e gjithashtu e te t’kapurit fort pas traditave dhe rregullave konservatore, nuk do ti

shqiteshin fort kollaj shqiptarit.

Kush lexon “Doktor Gjilpërën” dhe ndalet ne marrëdhëniet shoqërore dhe politike

aktuale që qeverisin realitetin shqiptar kupton se gjërat nuk kanë ndryshuar aspak që nga

periudha e pasluftës. Kupton gjithashtu se ai realitet i atëhershëm në të cilin pati hasur Konica

nuk do ndryshonte aq lehtë dhe që ai qëllimisht i le veprat e tij të pambaruara për te na bere te

ditur se si do rridhte historia e shqiptarëve.

Rruga drejt përparimit kulturor dhe zhvillimit shoqëror në tërësi për Konicën është e

vështirë dhe e mundimshme, është e mbushur plot me pengesa, ndaj ai popull që i futet kësaj

rruge arrin në fund, nëse arrin, ka për të qenë tepër i lodhur dhe i rraskapitur. Këtë të vërtetë

historike Konica e dinte shume mirë. Shqiptarët nuk i ishin futur kurrë asaj rruge të vështire dhe

të lodhshme dhe dukej sikur nuk kishin ndërmend t’i futeshin për shumë kohë. Shqiptarët kishin

8 Hamiti, Sabri, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 243.

16

zgjedhur lehtësinë dhe sigurinë e të jetuarit në errësirë kundrejt vështirësisë dhe mundimit të së

kërkuarit të dijes, emancipimit njerëzor dhe shkaqeve reale të fenomeneve.9

Dok. Gjilpëra flet, flet pa pushim, kërkon të përcjellë dijet e tij, dëshiron t’u shërbejë të

tjerëve, popullit te tij. Ai flet me policet, me Zylfikar agën, me Dok. Emrullahun dhe me Dok.

Protegoras Dhalla edhe pse përcjellja e mendimit tek ata është e pamundur. Këta personazhe janë

mishërimi i nivelit të kulturës dhe dijes së shqiptarëve të viteve njëzet. Dialogjet mes tyre

lexohen dhe vetëm mund të imagjinohen nëpër përralla.

Vjen një çast që Konica lodhet duke shkruar të vërtetat mbi atë që shikon dhe dëgjon,

mërzitet sepse kupton realitetin ku vepron dhe kështu dorëzohet e lë çdo gjë. Konica do kish

dashur te mos lodhej kurrë duke u përpjekur, duke përcjellë dijen e tij, ashtu sikurse Doktor

Gjilpëra te mos lodhej kurrë me veprën e tij humaniste dhe iluministe. Por nëse dija e ka një kufi,

injoranca nuk e ka një të tillë….

Një shembull i dhimbshëm i vazhdimësisë së profecisë së tij mbi Shqipërinë dhe

shqiptaret gjendet në këtë pjesë të shkëputur nga Doktor Gjilpëra.10

Veprat e gjinisë letrare epike, të gjinisë dramatike dhe të llojit epiko-lirik (poema, balada,

romani në vargje) përpos temës, idesë, kompozicionit, kanë edhe subjekt. Gjinia letrare lirike

nuk ka subjekt. Subjekti është tërësia e ngjarjeve, e veprimeve, e konflikteve nëpërmjet të të

cilave dalin në pah karakteret e tiparet dalluese të personazheve dhe zbulohet përmbajtja e një

vepre letrare. Subjekti ndahet në disa pjesë përbërëse, që u përgjigjen etapave të zhvillimit të

konfliktit themelor të veprës. Këto pjesë janë: paraqitja e veprimit, zhvilli - mi i veprimit, kulmi,

peripecia (shthurja), zgjidhja.

Nga këto fragmente kuptohet se sa të ngjashme janë Shqipëria e pasluftes me Shqipërine

e shekullit të XXI-të. Kuptohet se si ajo Përralle që Konica nuk mbaroi se treguari vazhdon të

tregohet dhe sot nëpër rrugët e qytetit, nëpër administratën publike dhe nëpër zyrat e çdo

ministrie…11

9 Nasho Jorgaqi, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1996, f. 13. 10Ernest Koliqi, Fletore për Konicën, Maj-Qershor 1995 (Faik Konica 1876-1942), f. 3, kol.1. 11Sabri Hamiti, Vepra letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 246.

17

KREU IV

RAPORTET E “DOKTOR GJILPËRËS” ME SHTRESAT

SHOQËRORE TË SHOQËRISË

Faik Konica për fat të keq shkroi pak letërsi të mirëfilltë, por si stilist, kritik, publicist dhe

figurë politike, pati një ndikim të fuqishëm në shkrimet dhe kulturën shqiptare të atyre viteve.

Me shkrimet e shumta të Albania, e botuar frëngjisht dhe shqip nën pseudonimin Thrank

Spirobeg, jo vetëm bëri që kultura dhe çështja shqiptare të njihen në Evropë, por edhe hapi

rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të prozës letrare në dialektin toskë. Nga një pjesë e mirë e

opinionit ajo trajtohet si periodiku më i rëndësishëm shqiptar para Luftës së Dytë Botërore. Nga

faqet e këtij organi, botimit të të cilit Faik Konica nuk iu nda për dymbëdhjetë vjet, u bënë të

njohur për herë të parë për publikun e gjerë shkrimtarë si Thimi Mitko (1820-1890), Kostandin

Kristoforidhi (1830-1895), Andon Zako Çajupi (1866-1930) dhe Gjergj Fishta (1871-1940).

Albania (96), e financuar deri diku nga autoritetet austro-hungareze nën kujdesin e

Kultusprotektorat-it dhe duke marrë shpeshherë anën austriake, përmbante artikuj dhe

informacione për një gamë të gjerë fushash: histori, gjuhë, letërsi, folklor, arkeologji, politikë,

ekonomi, fe dhe art, dhe si e tillë ajo përbën një enciklopedi të vogël të kulturës shqiptare të

kohës. Konica e çmonte këmbimin e lirë të ideve dhe shtyllat e Albania-s i vuri edhe në

dispozicion të rivalëve të vet, të cilëve u kundërvihej duke i thumbuar me zgjuarsi. Në fushën e

letërsisë ai kritikonte shpërthimet nacionaliste shpesh vulgare për virtytet e larta të shqiptarëve

dhe bënte thirrje për një qëndrim më realist e më kritik ndaj vendit të vet me të gjitha të metat e

tij.

I mbrujtur me kulturë perëndimore, ai e ndiente të vështirë të çmonte poetët e hershëm

romantikë kombëtarë si Naim Frashëri, idealet dhe shijet e të cilëve kishin mbetur prapa nga

koha, dhe për më tepër poezia e tyre, sipas mendimit të tij, ishte e papërpunuar. Me shprehjen e

zjarrit patriotik, si mund të krahasoheshin ata me nivelin e lartë letrar e artistik që kishte ndeshur

në Francë, me shkrimtarë si Verleni, Bodleri dhe Apolineri? Sarkazma therëse me të cilën ai

shprehte intransigjenten e vet kundrejt naivitetit të bashkatdhetarëve e kundrejt shumë tabuve të

kulturës dhe historisë shqiptare lëshoi një fllad të freskët në kopshtin e letrave shqiptare. Konica

u përpoq për një kulturë më të përpunuar perëndimore në Shqipëri, por ai vlerësonte edhe traditat

18

e vendit. Ai, për shembull, ishte një nga të parët që propagandoi idenë e botimit të teksteve të

letërsisë së vjetër shqipe. Në një artikull me titullin Për themelimin e një gjuhës letrarishte shqip,

të botuar në numrin e parë të Albania-s, Konica gjithashtu theksonte nevojën e krijimit të një

gjuhe letrare të njësuar. Ai sugjeronte zgjidhjen më të kuptueshme, që të dy dialektet kryesore,

toskë e gegë, të të shkriheshin e të njësoheshin shkallë-shkallë. Stili i tij i rrjedhshëm, bashkë me

atë të Fan Nolit, ndikoi mjaft në përsosjen e prozës në toskërishte, e cila dekada më vonë do të

përbënte bazën e gjuhës së sotme letrare. Lidhjet e Konicës me regjimin e Zogut në vitet e

mëvonshme do të sillnin një farë ftohjeje e largimi ndër shumë intelektualë shqiptarë, dhe qe

pikërisht kjo rrethanë më fort se gjithçka tjetër që e bëri ndikimin e tij mbi letërsinë dhe kulturën

shqiptare të nënçmohet e të mos përfillet nga kritikët e pasluftës në Tiranë. Komentet dhe

polemikat e tij sarkastike në Albania e gjetiu, dhe karakteri zemërak e arrogant i tij shpesh e

penguan të bëhej i dashur për këdo (97), por spontaniteti dhe përsosmëria e prozës së tij

pranohen e adhurohen nga të gjithë.12

Megjithatë, duhet thënë se krijimtaria letrare e paktë dhe karakteri i saj fragmentar ishin

ato që i bënë shumë bashkatdhetarë të qaheshin e të ankoheshin për të sa ishte gjallë. Përveç një

numri të madh artikujsh e të tjerë për çështje të politikës, gjuhës, letërsisë dhe historisë, shumica

e të cilëve dolën në Albania e vogël, shtojcë e përdyjavshme e Albania-s, që u botua me radhë në

dialektet toskërisht e gegërisht nga 1899 deri më 1903, Konica ka shkruar edhe një vepër tjetër,

që mund të quhet roman, ndonëse nuk arriti ta përfundojë. Është vepra satirike “Dr. Gjilpëra

zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, ku ai bën disa vrojtime të këndshme therëse për

prapambetjen dhe nivelin e ulët të higjienës së bashkatdhetarëve të tij. Prejardhjen Dr. Gjilpëra e

ka nga një ngjarje historike. Më 1924 dy turistë amerikanë u vranë pranë fshatit Mamurras,

thuhet se nga njerëz të Ahmet Zogut. Përballë një proteste të qeverisë amerikane, qeveria

shqiptare, tani nën kryesinë e Fan Nolit, i nxori të pandehurit në gjyq dhe i dënoi me vdekje më

18 dhjetor 1924. Për qeverinë e Nolit, ndërkaq, Konica kishte mendimin se ishte treguar tepër e

butë me vetë Zogun. Ai nisi të botojë “Dr. Gjilpëra” në disa numra njëri pas tjetrit në gazetën

Dielli të Bostonit më 1924. Kur vitin tjetër Konica u pajtua me përfaqësuesit e Zogut, botimi u

ndërpre.

12 Vepra e cituar , Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”.

19

I vetmi libër i Konicës i botuar në gjuhën shqipe është një përkthim përrallash arabe nga

'Një mijë e një netët', me titullin “Nën hien e hurmave”, Boston 1924. Në Dielli nga viti 1929 e

këndej botoi edhe përshkrimet e tij të udhëtimit nëpër Shqipëri, një seri shkrimesh nën titullin

Shqipëria si m'u-duk, në të cilat ai nuk druhet e nuk kursehet të fshikullojë lloj-lloj tipash e

karakteresh që kishte ndeshur atje: burokratë, karrieristë, aristokratë të rënë nga vakti etj. Pjesë të

zgjedhura nga vepra e tij iu botuan pas vdekjes në anglishte nga Qerim M. Panariti në vëllimin

175-faqesh Albania, the rock garden of south-eastern Europe and other essays, Boston 1957

(Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës juglindore dhe shkrime të tjera).13

13 Vepra e cituar, Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”.

20

KREU V

SHFAQJA E REALITETIT SHQIPTAR PËRMES SATIRËS TE “DOKTOR

GJILPËRËS”

Kjo vepër satirike nisi në një seri shkrimesh në "Dielli" më 1924, por u ndërpre pasi

Konica u rendit me Zogun (nënviz. ynë)".

Në këtë vlerësim, sipas të gjitha gjasave, i ka rrënjët pohimi, i cili vijon i pandërprerë e i

përforcuar për gjysmë shekulli deri më sot, se "Dr. Gjëlpëra" është një vepër e papërfunduar. Ajo

është cilësuar jo vetëm gjithmonë e papërfunduar, por në disa raste e saponisur, pasi merr

përsipër të na zbulojë rrënjët e dramës së Mamurrasit, ndërkohë që në fragmentin që njohim kjo

dramë s‘ka filluar ende të përmendet.

E ndërprerë "për shkak të kthesës politike të Konicës krah Zogut" "Dr. Gjilpëra" është

vlerësuar si një ndër provat më bindëse "të oportunizmit" e "të moskoherencës" së tij.

Ndërprerja e "Dr. Gjilpërës", të cilën të gjithë e vlerësojnë si kryeveprën letrare të Konicës, ka

rënduar më së shumti në gjykimin pothuaj unanim se Konica "nuk na ka lënë qoftë dhe një vepër

të përfunduar", rrjedhojë kjo e "pavullnetit të tij" dhe "e padëshirës për t‘u shkuar punëve deri në

fund".

Mospërfundimi i veprës ka peshën e vet në mospajtimet lidhur me përkatësinë e saj

zhanrore: është cilësuar prozë satirike, prozë e gjatë, roman i papërfunduar, roman i saponisur,

novelë, novelë satirike, novelë e llojit etologjik, diçka midis romanit dhe pamfletit.

Për shkak të këtij mospajtimi të madh "Dr. Gjilpëra" nuk është përfillur asnjëherë si e sa

duhet në shqyrtimet sintetizuese mbi procesin e evoluimit të gjinive e llojeve në letërsinë

shqipe.14

Krahas pohimeve për vlera të padyshimta "Dr. Gjilpërës" i janë nënvizuar një varg

mangësish, ndër të cilat "mospërfundimi" vetë dhe ato që burojnë prej tij janë kryesoret. Është

thënë se vepra më fort se e papërfunduar mund të cilësohet strukturisht e ndarë, se motivimi

psikologjik i veprimeve dhe i evoluimit të personazhit në pjesën e dytë është i dobët, e në disa

14Alfred Uçi, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 20.

21

raste mungon krejt, se një varg fragmentesh mund të lexohen si trajtesa eseistike për çështje të

ndryshme që më fort kanë lidhje me frymëzimin enciklopedik të autorit se sa me strukturën e

veprës, se lidhjet midis episodeve nuk janë fort logjike, por të sajuara nga autori, për t‘i dhënë

rrugë zhvillimit të subjektit, se veprës i mungon një unitet i plotë artistik, se pjesa e dytë ka

karakter fragmentar dhe anekdotik, disproporcione si dhe përsëritje të shpeshta të shprehjeve të

veçanta te ndonjë nga personazhet, se duke e stërzgjatur e shkapërderdhur rrëfimin e tij, Konica

arrin në një pikë, që vazhdimi i mëvonshëm aq fort ndërlikohet e ngatërrohet, saqë harron

premtimin për të arritur në qëllimin e titullit të tij, në zbulimin e rrënjëve të "dramës" së

Mamurrasit etj.

Rëndësia mbiproporcionalisht e madhe që bart në këtë rast një fakt, përndryshe i

rëndomtë, siç është mospërfundimi i një vepre, si dhe jehona paralajmëruese e një vërejtjeje të

Lasgush Poradecit, sipas të cilit, në lëmë të botimeve të shqipes jo rrallë "gabohen përsëri

gabimet e gabuara e shtohen të tjera gabime", na shtynë të ndërmarrim një ekskursion hulumtues

në rrënjët e "Dr. Gjëlpërës". Kemi arritur në disa përfundime:

1. Botimi i veprës "Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit" nuk është

ndërprerë më 24 dhjetor 1924, siç është thënë gjithmonë, as më 20, madje asfare në dhjetor, por

as në fund të nëntorit. Ne mund ta mbajmë hovin të qetë në numrin e datës 1 nëntor 1924.

Është e vërtetë se në mbyllje të fragmentit të kësaj date do të gjejmë shënimin "vijon në

një numër të arthmë", por tani ne jemi të paktën krejt të sigurt se ndërprerja e "Dr. Gjëlpërës"

nuk ndodhi kur Konica "u kthye" me Zogun.

2. Krijimi dhe botimi i "Dr. Gjëlpërës" janë po aq sa reaksion ndaj Zogut, klikës,

politikës dhe mentalitetit të tij, edhe reaksion ndaj situatës së pas 20 qershorit 1924, madje

shumë më tepër se kaq, reaksion ndaj gjendjes së përgjithshme të botës shqiptare, dhe jo vetëm të

atëhershme: "Nëpër gjithë ngjarjet e kohëve të fundit, ku elementet konservative u çdukën dhe

erdhi në fuqi e dashura Guverna jonë borgjeze, kemi përgjuar me kujdes të math për një shenjë

mendimesh të përgjithshme, për një kuptim makar të vogël të problemeve të Rilindjes së këtij

populli. Po përgjuam më kot;15 "Në Shqipëri u bë vetëm një ndryshim kabineti, veç se u bë me

armë: është më tepër një pronunciamento se sa një revolucje. [...] Jemi shumë lark nga një

15 Dielli", 29 korrik 1924, f. 5

22

revolucje e vërtetë. ("Dielli", 2 gusht 1924, f. 5) ; "Po. S‘ka dyshim se politikanët - turma e erët e

njerësve që e përdorin politikën jo si një udhë po si një qëllim - kanë zënë t‘i vënë kazmën

Shqipërisë";16 "Që Shqipëtarët, në çdo çap të jetës politike dhe sociale, tërhiqen nga hollësirat

dhe kurrë nga mendime të përgjithëshme; dhe nga ana tjatër, që Shqipëtarët kujtojnë se çdo

ndryshim është përparim: - ato janë dy fakte që duhet t‘i kenë vënë re gjithë vëzhgonjësit e

shvillimeve në të katër vjetët e fundit". ("Dielli", 11 nëntor 1924, f. 5)

3. Botimin e "Dr. Gjëlpërës" mund ta quajmë të ndërprerë, por veprën s‘kemi të drejtë ta

konsiderojmë të papërfunduar.

Në "Diellin" e 29 korrikut botohet ky shënim i redaksisë: "Doktor Gjilpëra zbulon rënjët

e dramës së Mamurrasit". Me titullin e mësipërm Faik Konica, tre muaj më parë shkruajti një

prallë të cilën pastaj nuk e pa të nevojshme ta botojë. Disa vatranë që e panë i këshilluan përsëri

e përsëri ta japë në shtyp. Zoti Konica vendosi t‘u bëjë qejfin atyre vatranëve dhe do ta nisë ta

botojë përrallën në numër të afërm të Diellit".17 Sipas këtij shënimi del që vepra të ketë qenë e

përfunduar rreth fundit të prillit 1924. Ngjarja e Mamurrasit, vrasja e turistëve amerikanë Robert

Lewis dhe George B. De Long ka ndodhur më 6 prill 1924. Shënimin e parë "Dielli" e jep më 8

prill, ndërkohë që Konica boton shkrimin e tij të parë në serinë e gjatë të shkrimeve mbi dramën

e Mamurrasit më 16 prill (Drama e Mamurrasit dhe Qeveria shqiptare). Del pra që "Dr. Gjilpëra"

të jetë konceptuar e shkruar në një hark kohor prej dy-tri javësh.

4. Konica - ky përfundim është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e të mësipërmit - nuk i ka botuar

fragmentet e "Dr. Gjilpërës", "nën trysninë e rrotativës së një organi periodik", siç është thënë.

Përkundrazi, vepra ka nisur të botohet duke qenë e përfunduar.

E përfunduar mirë, por në ç‘përmasa? Pasi Konica në 70-90 faqet që njohim "nuk ka hyrë

akoma në temë", nuk e ka zënë në gojë qoftë edhe një herë "dramën e Mamurrasit".

Kemi në këto kushte, dy mundës zgjedhjeje: ose të supozojmë që në gjithë-gjithë 15-20

ditë Konica të ketë shkruar të themi 150 a 200 faqe, më e pakta, ose të pranojmë se diçka me

dramën e Mamurrasit nuk shkon.

16 Dielli", 11 nëntor 1924, f. 5 17 Dielli", 29 korrik 1924, f. 8

23

Mundësia e parë, parashikon një rekord shpejtësie të shkrimit, të paimagjinueshëm në

rastin e Konicës: "[...] përkujdesja që Faik bej Konica i kushtonte hartimit të artikujve të vet dhe

ngadalësia e tij karakteristike bëheshin shkak që revista e tij të dilte gjithmonë me shumë vonesë.

Më 1904, nuk dolën veçse numrat e 1902-shit, dhe, më 1907, dilnin rregullisht numrat e 1904-

ës". - na kujton, ndër të tjerë, Apolineri.

Mbetet atëherë të pranojmë mundësinë e dytë: se diçka me dramën e Mamurrasit nuk

shkon. Në të vërtetë me dramën e Mamurrasit nuk shkon shumëçka. Dhe këtu vijmë në

përfundimin e pestë të hulumtimit: "Dr. gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit" nuk ka

të bëjë fare me dramën e Mamurrasit. Po radhisim një varg argumentesh në mbështetje të kësaj

hipoteze:

Argumenti i parë: Pohimi i lartformuluar duket absurd, pasi titulli a nuk premton veç

ndriçim të dramës së Mamurrasit? Natyrisht që jo. Titulli premton ndriçimin e rrënjëve të

dramës. Dhe rrënjët, në kuptimin e parmë e në kuptimet e bartura të fjalës, vijnë në kohë

gjithmonë para trungut, degëve, aq më fort fryteve, qofshin këto të ëmbla a të tharta - komedi,

qofshin të helmëta - tragjedi, qofshin të hidhura - drama. Jemi pra në kohën e rrënjëve; në të

zhvillohen ngjarjet, me to premton të merret e merret Konica.

Argumenti i dytë: Një veçori e organizimit narratologjik të veprës nuk ka tërhequr

vëmendjen e studiuesve: Te "Dr. Gjilpëra" fillimi i subjektit është fundi i fabulës. Vepra nis pra

me një anticipim, me vizatimin e tablosë pothuaj idilike të shtëpisë së përfunduar të dr. Gjëlpërës

dhe të marrëdhënieve të tij pothuaj të shkëlqyera me vendasit. Përfundimi që do të hiqej? Ndonjë

hallkë e fabulës mund të mungojë, por stratagjema narratologjike na siguron se asnjë tragjedi apo

dramë nuk mund të ketë ndodhur.

Argumenti i tretë: Konica përtall ata që merren, të rritur e ushqyer në mesin e mentalitetit

mitik zotërues në Shqipërinë e kohës së vet, me simptomën, me pasojën, me shenjën. Dhe bën

thirrje se shërimi vjen përkundër duke trajtuar përmes arsyes dhe mjeteve që ka prodhuar ajo,

sëmundjen, shkakun, realen. Si mund të bënte Konica lajthimin kapital (të merrej me një

simptomë, si "e famshmja" dramë e Mamurrasit) pikërisht në veprën që i kushtohet satirizmit të

atij lajthimi?

24

Argumenti i katërt: Mënyra se si përfundon vepra është në pajtim të plotë me matricën

strukturore të saj, që mund të formulohej si ndeshje e dy botëve: e botës së diferencimit

funksional të shoqërisë evropiane të pas Iluminizmit, me botën shqiptare, një sintezë kjo e botës

së diferencimit segmentar që ka zotëruar në shoqëritë arkaike me botën e diferencimit shtresëzor

(social), tipik ky për epokën e Mesjetës evropiane. Vepra përfundon me skenën shumë të gjatë të

vizitës që i bëjnë Dr. Emrullahu dhe Dr. Protagoras Dhalla Dr. Gjilpërës. Jo vetëm kjo skenë, në

vështrim të parë, nuk përfundon, por nuk përfundon as sekuenca e fundit e saj, madje as

mikrosekuenca e fundit e sekuencës së fundit. Vepra mbyllet me një pyetje të shqiptuar nga Dr.

Gjilpëra: "Po kush mund të thotë se ai djalë i popullit nuk ishte frymëzuar nga një zë i fshehtë i

natyrës?"

Kemi të bëjmë pra, të paktën në pikëpamje formale, me një mospërfundim të trefishtë: të

skenës, të sekuencës, të mikrosekuencës. Por ky është një kinse mospërfundim, siç është një

kinse pyetje, fjalia e fundit.

Vepra mbyllet me një pyetje retorike të Dr. Gjilpërës, të mbetur pa përgjigje, shenjë e

vogël, por simbolike kjo e triumfit të tij ndaj përfaqësuesve të botës kundërshtare. Si mund të

mbyllej ndryshe dhe më mirë një vepër që tematizon ndeshjen dramatike të dy botëve kaq

rrënjësisht të ndryshme nga njëra-tjetra? Padyshim kështu, me "një përparim të ngadaltë por të

sigurtë" - sintagmë e Konicës kjo - të botës së re mbi botën e vjetër.

Argumenti i pestë: Rrethimi hipertekstual publicistik i veprës, pothuaj në kuptimin

modern të këtij termi - dhjetëra artikujt të Konicës kushtuar pikërisht dramës së Mamurrasit,

botuar po në "Dielli" dhe pothuaj në të njëjtën kohë me "Dr. Gjilpërën" - ia "pamundësojnë"

veprës letrare, për shkak të specifikës së saj si dhe të nevojës së domosdoshme për vetidentifikim

në sfondin e hipertekstit, të trajtojë të njëjtën gjë e në të njëjtën mënyrë me të. Pohimet e tipit

"Dr. Gjëlpëra është një vepër letrare e shkruar me synimin për të zbuluar se kush i vrau dy

turistët amerikanë në Mamurras", dëshmojnë për një moskuptim dramatik të natyrës së veprës së

artit. Drama e Mamurrasit është një ngjarje reale, jo një ngjarje fiksionale. Që kur funksioni i

fiksionit qenkërka të ndriçojë si ka ndodhur realisht realja?

Argumenti i gjashtë: Ideja se Konica nuk shqetësohet aq dhe në radhë të parë për vrasjen

e Mamurrasit se sa kryesisht e mbi të gjitha për "mekanizmin" që e ka prodhuar atë shprehet në

mënyrë të përsëritur në shkrimet e tij. Prej këtyre shkrimeve del gati e formuluar shprehimisht

25

pamundësia që ai të mund t‘i përqendronte energjitë e veta krijuese mbi dramën a "pusinë e

Mamurrasit" në vetvete: "Po t‘ish se, që më 1913, kur Shqipëria u-bë më vete, po t‘ish se të

paktën që në Kongres të Lushnjës e tëhu, të gjitha elementet të vetëthëna "të përparuara" të

kishin bërë një propagandë të nxehtë dhe të papushuar për të zgjuar ndërgjegjen e popullit, për të

përhapur në mes të popullit ndjenjën e respektit për jetën e njeriut dhe kuptimin e poshtërsisë së

gjakderdhjes, ahere ose pusia e Mamurrasit ndoshta nuk ngrihej, ose kriminalëve do t‘u kish

dredhur dorën zëri i ndërgjegjes së re. Një propagand‘ e atillë jo vetëm nuk është bërë, po nga

tërë shvillimi i historisë në të dhjetë vjetët e fundit ka rrjedhur një mësim i çuditshëm për

popullin: që vrasja është trimëri, dhe që trimëria sjell nder, fitim, dhe lartësim. "Patriotëve" t‘anë

u pëlqen të shohin një Shqipëri të përparuar; po mendimi i tyre duket të jetë se përparimi nuk

munt të bëhet pa "qëruar" me kobure njerësit e liq, të cilët natyrisht janë njerësit që mendojnë

ndryshe. Nga kjo pikëpamje, truri i vrasësve të Mamurrasit dhe truri i "patriotëve" janë më një

shkallë: për njërin tru si për tjatërin, vrasja është një mjet i ndershëm. Sa kohë të mbetet e

pandruar kjo mëndësi e erët, Shqipëria do të mbetet një nisi afrikane në mes t‘Evropës".18

Argumenti i shtatë dhe i fundit lidhet me raportin kohë e ngjarjes - kohë e rrëfimit. Në më

shumë se tri të katërtat e tekstit përshkruhen ngjarje të ndodhura në një segment kohor që nuk

kap më tepër se disa javë të vitit 1920. Me këtë raport mes kohës së ngjarjes e kohës së rrëfimit

dhe me këtë ritëm sa do t‘i duhej rrëfimtarit të "Dr. Gjëlpërës" për të arritur në prillin e 1924-s?

18 Hersh, Zhan, Habia filozofike, “Dituria”, Tiranë, 1995, f. 315.

26

KREU VI

GJUHA DHE STILI I VEPRËS SË FAIK KONICËS

Konica me prozat poetike tregoi aftësi vrojtuese, imagjinatë, zhdërvjelltësi përpunuese

dhe asimiluese të lëndës poetike, duke e shndërruar atë në një formë në shtratin e të cilës flenë

idetë nacionale e universale të figuruara. Kryesisht, në prozat e tij poetike, shfaqen fillimisht

pamjet e befta të natyrës, që marrin trajtën e impresioneve të pafundme nga një ndjesi e

brendshme e botës së autorit. Prozat karakterizohen nga stili tejet elegant, gjuha e pastër,

elokuente, plot ndjenja dhe muzikalitet. Pavarësisht prej temës, në prozat poetike të tij

mbizotëron lirizmi. Edhe në prozat poetike, Konica arrin të krijojë distancën e gjykimit kritik.

Ky gjykim del nga të folurit ironik, në të cilën ndjehet edhe prania e frymës satirike dhe

stigmatizuese. Në prozat e tij poetike jo rrallë ndjehet shpërthimi i ndjenjave të thella, sidomos

kur figurimi lidhet me përmbajtjet që flasin për ciklet jetësore. Konica është mjeshtër i

përsiatjeve të shtjelluara për brendinë shpirtërore të individit. Përshkrimet dhe metaforat japin

një kënaqësi të fshehtë dhe të thellë të kuptimeve. Ai, gjithashtu, i kushtoi rëndësi të madhe

gjuhës, pasurimit dhe përpunimit të saj, duke mbajtur denjësisht epitetin e stilistit të përkryer.

Në krijimtarinë letrare, Konica provoi dhe lëvroi pothuaj të gjitha gjinitë dhe llojet

letrare: esenë, prozën epike e poezinë, prozën poetike etj. Figura e tij letrare kryesisht

identifikohet e njihet me veprat: “Një ambasadë e Zulluve në Paris” (1922), “Dr. Gjilpëra”

(1924), “Shqipëria si m’u duk” (1928) dhe esetë për Shqipërinë. Konica konsiderohet edhe si

themeluesi i kritikës sonë letrare. Ai shkroi një varg artikujsh teorikë letrarë, si: "Arti i të

shkruarit", "Ca këshilla për artin e shkrimit", "Kohëtore letrare shqipe" etj., të cilat vlerësohen si

një ndihmë e çmueshme dhënë fushës së kritikës, ashtu siç janë të vlefshëm edhe artikujt e

recensionet e tij për autorë e vepra të letërsisë sonë, duke u bërë një artikulim dhe kontribut i

veçantë në konstituimin e mendimit të kritikës letrare. Ai, gjatë gjithë jetës së tij, ndihmoi me

tërë qenien në ndërkombëtarizimin dhe prezantimin sa më të denjë të shtetit shqiptar, përkushtim

ky që i kushtoi me një jetë larg vendit të vet, duke qenë i anatemuar dhe i harruar më pas nga

regjimi totalitar në Shqipëri.

27

I cilësuar si prijës i brezit të shkrimtarëve të 1900-shit dhe njëkohësisht edhe si prijës i

modernitetit shqiptar, Faik Konica, përveçse bëri kthime të mëdha në mënyrën e konceptimit, të

studimit e të artikulimit kritik të të kuptuarit të letërsisë, provoi edhe vetë, praktikisht një mënyrë

të re të të shkruarit. Kjo argumentohet përveç me shkrimet e tij kritike, për të cilat studiuesit

japin vlerësimet më të larta, edhe me krijimet e tij në formë të prozës poetike, të cilat janë

njëkohësisht edhe fillimet e një forme krijuese të paprovuar më parë në letërsinë shqipe. Dihet se

letërsia shqipe deri në atë kohë frymonte përmes poezisë, e cila kishte disa shekuj që ishte forma

më e preferuar e të shprehurit artistik. Ndaj, në mënyrë të patjetërsueshme çmohet tendenca e tij

e të shkruarit në një formë tjetër letrare, tashmë të konsoliduar te letërsitë e shteteve të mëdha,

posaçërisht në Francë, vendin ku studioi e mori formim intelektual. Forma e ndërmjetme letrare,

proza poetike, konsiderohet si një prej novacioneve që Konica i dhuroi letërsisë shqipe. “I kapur

më zjarrminë e vet krijuese me një motivacion të shkallës së lartë mbi fjalët dhe shqiptimin e tyre

letrar ai edhe mundi të krijojë forma fjalësh të reja, lidhje të reja dhe kuptime të reja. Këtu hyjnë

edhe format origjinale letrare, si proza poetike, madje edhe vetë proza që shpesh me ritmin e vet

të rregullt i afrohet poezisë”19, thotë studiuesi S. Hamiti.

Duke ditur afinitetin shpirtëror e formimin e tij intelektual, njohjen e letërsisë së huaj,

përkushtimin dhe rëndësinë që për të patën përkthimet e penave të mëdha botërore, me të drejtë

mund të thuhet se Konica përvetësoi modele poetike, jo duke imituar tema, procedime e stile, por

duke asimiluar njohjen dhe përvojën e këtyre leximeve të shumta dhe të ndryshme me gjendjen

emotive e mendimin që buron nga dhuntia e tij krijuese, të artikuluar në prozën e tij fiksionale.

Ai tregoi aftësi specifike vrojtuese, që, duke u bërë një me imagjinatën e invencionin krijuese,

arriti t’i japë letërsisë shqipe vepra të veçanta për nga zhanri dhe format e shprehjes dhe e

mendimit. Prozat e tij poetike, që janë të parat e kësaj tipologjie shkrimi në letërsinë shqipe,

shquhen për raportin e veçantë me natyrën. Fillimisht te ato shfaqen pamjet mbresëlënëse e

panoramike të natyrës, duke artikuluar më tej impresionet në kuptimin e projeksioneve

shpirtërore, që marrin forma të shprehjes në figurë. Prozat poetike të Konicës, përveç fuqisë

shprehëse, shquhen edhe për stilin dhe pasurinë leksikore, si një formim filologjik klasik e

modern i tij që depërton në qenësinë e shprehjes, duke dhënë ndjenjën e hollë lirike, e detajizuese

nëpërmjet nuancave kuptimore të zgjedhura.

19 Sabri Hamiti, Studime letrare, ASHAK, Prishtinë 2003, f. 332

28

PËRFUNDIMI

Edhe mbledhja e këngëve të kreshnikëve nga Konica do t’i qartësonte pikëpamjet e tij për

Eposin e Kreshnikëve, por nuk është dëshmuar se ai ka qenë mbledhës i tyre, ndonëse dihet se ka

qenë mbledhës i këngëve tona popullore, madje edhe në Dalmaci, Kroaci. Konica nuk u bën

vend këngëve të kreshnikëve as në revistën «Albania». Gjatë dymbëdhjetë vjetëve të daljes së

saj, aty u botuan gjashtëdhjetë e katër këngë nga krahinat e ndryshme shqiptare, por asnjëra nuk

është e Ciklit të Mujit e të Halilit.20 Saktësisht, në rev. «Albania», sipas Jup Kastratit, u botuan

64 këngë të ndryshme me 1 444 vargje, 70 proverba e 16 gojëdhëna për Skënderbeun. Këngët

janë epike historike dhe lirike.21

Faik Konica është mjeshtri i fjalës shqipe nismëtari i moderninitetit shqiptar, që kërkoi

zbatoi një model të ri të kulturës shqiptare. Shumë kritikë e kane cilësuar si krijuesin e prozës

shqiptare, ndërsa Noli e pranon si mësuesin e tij ne stil e ne gjuhë. Dr Gjilpëra është kryevepra

ne prozë e Faik Konicës. Vepra shtron problemin e intelektualit shqiptar, të shkolluar ne

Perendim, i cili në kohën e pjekurisë së tij krijuese, kthehet ne Shqipëri duke u përpjekur të bëhet

apostull i qytetarisë për vendin e tij të prapambetur. Ai është i bindur se i madh mund te bëhet

dhe në atdheun e tij. Mirëpo që në takimin e parë me atdheun, ai ndeshet me mjerimin e njerëzve

dhe egërsinë e pushtetit. Dr. Gjilpëra zbret nga bota e përrallës evropiane, në realitetin e ashpër

shqiptar nga bota e kërkimit, në botën e veprimit. Dr. Gjilpëra, pa dyshim qëndron ne idetë e

mëdha ndriçuese, që janë thirrje për ta çuar Shqipërinë e shqiptaret drejt modernitetit. Po vlera e

vërtet letrare e kësaj vepre është se, megjithëse në nismë të prozës moderne shqiptare Konica

thur një tekst të bukur në shqip, duke përdorur disa nga teknikat e prozës moderne. Me këtë

vepër Faik Konica shpreh realitetin shqiptare përmes shtresave të shoqërisë shqiptare. Të

dijshmit e qytetit janë shtresa më mashtruese e shoqërisë shpallen si prijësa te dijës, e në të vërtet

janë injorantë, madje predikues të jetës së të huajve në Shqipëri.

Nëpërmjet protagonitit autobiografik të Dr. Gjilpërës, Faik Konica shpreh idetë e tij për

shoqërinë shqiptare të kohës, për njohjen e saj dhe për mundësitë e ndryshimit të saj. Në secilën

faqe të veprës së Konicës shfaqet ideja se Shqipëria duhet të pasurohet nga mbishtresimet

lindore, t'i kthehet thelbit karakteristik vendës dhe të drejtohet nga shoqëritë perëndimore.

20 Jup Kastrati, «Faik Konica (1876-1942)», pun. i cit., f. 23. 21 Jup Kastrati, vepra e cituar, f. 23.

29

LITERATURA

1. Bulka, Nonda. Faik Konica kundër Naimit. Në F. Konica, Vepra 5 , Tiranë, 2001, f.31-

38.

2. Dielli", 11 nëntor 1924, f. 5

3. Dielli", 29 korrik 1924, f. 5

4. Dielli", 29 korrik 1924, f. 5

5. Dielli", 29 korrik 1924, f. 8

6. Hamiti, Sabri, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 243.

7. Hamiti, Sabri, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 246.

8. Hersh, Zhan, Habia filozofike, “Dituria”, Tiranë, 1995, f. 315.

9. Jorgaqi, Nasho, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1996, f. 13.

10. Jup Kastrati, «Faik Konica (1876-1942)», pun. i cit., f. 23.

11. Koliqi, Ernest, Fletore për Konicën, Maj-Qershor 1995 (Faik Konica 1876-1942), f. 3,

kol.1.

12. Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi,

“Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 263. 13. Konica, Faik, Prozë “Katër përralla nga Zullulandi...”, në Vepra, Përgatitur nga N.

Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.

14. Konica, Faik: Vepra, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993

15. Pipa, Arshi, Fletore për Konicën (Faik Konica 1876 - 1942) Revista “Jeta e Re”, nr. 3,

Prishtinë Maj-Qershor, 1995, f. 4/kol.3/2.

16. Pipa, Arshi. Naim dhe Sami Frashëri për Konicën. Në : F. Konica, Vepra 5 , Tiranë,

2001, f.72- 79.

17. Sabri Hamiti, Studime letrare, ASHAK, Prishtinë 2003, f. 332

18. Salihu, Astrit, Revista “Thema”, nr. 11, Organ i Shoqatës së Filozofëve, Kosovë, 1993, f.

115.

19. Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 9.