30
YLLI BUFI TEMPULLI I DEMOKRACISË OMBRA GVG SHTËPIA E LIBRIT OMBRA GVG - TIRANË - 2010

TEMPULLI I DEMOKRACISË - shtetiweb.orgshtetiweb.org/botime/tempulli.pdf · shme, se si këto vlera të vihen në praktikë në mjedisin konkret historik, social dhe politik të vendit,

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

YLLI BUFI

TEMPULLII DEMOKRACISË

OMBRA GVG

SHTËPIA E LIBRIT OMBRA GVG - TIRANË - 2010

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM3

- 7 -

- Kap. I. -politika, e drejta dhe demokracia -

PERMBAJTJA

HYRJE

PJESA E PARË: KOLONAT E PARLAMENTARIZMIT

Kap. I POLITIKA, E DREJTA DHE DEMOKRACIA

1. POLITIKA1.1 Çfarë është politika?1.2 Studimi i politikës: shkenca politike1.3 Sistemi politik

2. E DREJTA2.1 Kuptimi i së drejtës2.2 E drejta kushtetuese dhe ajo parlamentare2.3 Shteti i së drejtës

3. DEMOKRACIA3.1 Kuptimi i demokracisë3.2 Atributet themelore dhe format e shtetit demokratik3.3 Demokracia parlamentare

Kap.II SISTEMET PARLAMENTARE DHE ROLI I PARTIVE POLITIKE

1. SISTEMET PARLAMENTARE1.1 Historia e parlamentarizmit1.2 Karakteristikat dhe kriteret e tipizimit të sistemeve parlamentare1.3 Format kryesore të sistemeve parlamentare

2. PARTITË POLITIKE DHE ROLI I TYRENË SISTEMET PARLAMENTARE.2.1 Ç’janë partitë2.2 Sistemet partiake2.3 Sistemi partiak në Shqipëri

3. HISTORIA E PARLAMENTARIZMIT NË SHQIPËRI3.1 Krijimi i organeve përfaqësuese të shtetit (1912 – 1919).3.2 Fillimi i demokracisë parlamentare (1920 – 1924)3.3 Parlamenti fiktiv (1925-1939)3.4 Zhdukja e parlamentarizmit (1939 – 1991)3.5 Rilindja e parlamentarizmit (1991 deri sot)

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM7

- 8 -

- tempulli i demokracisë -

Kap. III SISTEMET ELEKTORALE DHE MËNYRAT E VOTIMIT1. SISTEMET E VOTIMIT MAZHORITAR

1.1 Votimet mazhoritare njëemerore1.2 Votimet mazhoritare shumëemërore1.3 Votimi alternativ1.4 Influenca e sistemeve të votimit mazhoritar në sistemet politike

2. SISTEMET E VOTIMIT PROPORCIONAL2.1 Sistemet para-proporcionale2.2 Sistemet proporcionale2.3 Sistemet proporcionale me kompensim2.4 Votimi preferencial2.5 Klasifikimi sipas shkallës së proporcionalitetit2.6 Influenca e sistemeve të votimit propocional në sistemin politik

3. SISTEMET E PËRZIERA TË VOTIMIT3.1 Sistemet gjeografikisht të përzjera3.2 Sistemet gjeografikisht homogjene3.4 Sistemet e përzjera me prirje mazhoritar

4. SISTEM MAZHORITAR APO PROPORCIONAL

5. SISTEMET ZGJEDHORE NË SHQIPËRI

KAP. IV MANDATI PARLAMENTAR

1. MANDATI PARLAMENTAR1.1 Çfarë është mandati parlamentar1.2 Kohëzgjatja e mandatit parlamentar1.3 Statusi i deputetit

2. IMUNITETI PARLAMENTAR2.1 Papërgjegjësia penale2.2 Paprekëshmëria penale2.3 Vështrim krahasues2.4 Diskutimi për kufizimin e imunitetit parlamentar

3. PAPAJTUESHMËRIA3.1 Papajtueshmëritë me funksionet publike.3.2 Papajtueshmëria me veprimtaritë e tjera profesionale.3.3 Kontrolli dhe sanksionet ndaj papajtueshmërisë

4. SHPËRBLIMI DHE DEKLARIMI I PASURIVE4.1 Shpërblimi i deputetëve4.2 Deklarimi i pasurive

- përmbajtja -

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM8

- 9 -

- Kap. I. -politika, e drejta dhe demokracia -

PJESA E DYTË: FUNKSIONET, STRUKTURAT DHE PROCEDURAT

Kap. V FUNKSIONET DHE STRUKTURA E PARLAMENTIT

1. KUADRI INSTITUCIONAL DHE FUNKSIONET E PARLAMENTIT

2. STRUKTURA E PARLAMENTIT2.1 Parlamenti me një dhomë apo dy dhoma2.2 Deputetët2.3 Grupet parlamentare2.4 Komisionet parlamentare2.5 Strukturat jo legjislative

3. ORGANET DREJTUESE3.1 Modelet e autoritetit drejtues3.2 Kryetari i parlamentit3.3 Organet kolegjiale të drejtimit

4. SHERBIMET E PARLAMENTIT

Kap. VI FUNKSIONIMI I PARLAMENTIT

1. SESIONET PARLAMENTARE

2. PROGRAMI I PUNËS SË PARLAMENTIT

3. SEANCA PLENAREa) Drejtimi i seancësb) E drejta e fjalësc) Përdorimi i rregullores nga Kryetarid) Procesi i votimite) Mbajtja e rregullit në seancë

4. AKTET PARLAMENTARE a) Pushtet legjislativ apo pushtet deliberativb) Përkufizimi i fushës së ligjitc) Kategoritë e ndryshme të ligjeved) Aktet jo legjislative

Kap. VII PROCESI LIGJVËNËS

1. FAZAT E PROCESIT LIGJVËNËS

2. E DREJTA E NISMAVE a) Nisma e ligjeve

- përmbajtja -

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM9

- 10 -

- tempulli i demokracisë -

b) Nisma e amendamenteve c) Depozitimi i nismës d) Papranueshmëria e nismës

3. SHQYRTIMI NË KOMISIONE

4. SHQYRTIMI NË SEANCË PLENARE4.1 Diskutimi i përgjithshëm4.2 Diskutimi i detajuar (nen për nen)4.3 Shqyrtimi i dytë dhe votimi në tërësi4.4 Mënyra të veçanta të miratimit4.5 Rasti i shqyrtimit në parlamentet me dy dhoma

5. SHPALLJA DHE RISHQYRTIMI

6. PROCEDURAT E VECANTA LIGJVËNËSE6.1 Rishikimi i Kushtetutës6.2 Shqyrtimi i ligjeve të financës6.3 Shqyrtimi i traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare

Kap VIII PROCEDURAT E KONTROLLIT

1. USHTRIMI I FUNKSIONIT TË KONTROLLIT NË KOMISIONETPARLAMENTARE.

1.1 Raportimi i qeverisë;1.2 Kontrolli i zbatimit të buxhetit;1.3 Seancat dëgjimore;1.4 Raportet e komisioneve.

2. USHTRIMI I FUNKSIONIT TË KONTROLLIT PREJ KOMISIONEVE HETIMORE

3. USHTRIMI I FUNKSIONIT TË KONTROLLIT NË SEANCË PUBLIKE.3.1 Pyetjet;3.2 Interpelancat;3.3 Debatet;3.4 Mocionet e besimit dhe të mosbesimit.

4. USHTRIMI I FUNKSIONIT TË SHKARKIMIT.

Kap. IX PARLAMENTI, TEMPULL I DEMOKRACISË

1. FORCIMI I PARLAMENTIT NË RAPORTET LEGJISLATIV - EKZEKUTIV

2. PARLAMENTI, TEMPULL I DEMOKRACISË2.1 Një parlament përfaqësues

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM10

- 11 -

- Kap. I. -politika, e drejta dhe demokracia -

2.2 Një parlament i hapur dhe transparent2.3 Një parlament i afërt dhe pjesmarrës për qytetarët2.4 Një parlament që jep llogari2.5 Një parlament efikas

3. SFIDAT E SË ARDHMES

Në vënd të mbylljes

SHTOJCAT

Lista e bokseve, figurave dhe tabellave

Literatura

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM11

- 13 -

- Kap. I. -politika, e drejta dhe demokracia -

NË VEND TË HYRJES

Tempulli i demokracisë është një nga figurat kuptimplote qëpërdoret shpesh për të karakterizuar parlamentin. Por cilin parla-ment, parlamentin “si është” apo parlamentin “si duhet të jetë”?Krahasimi ka lidhje me realitetin apo përfaqëson një objektiv qësynohet të arrihet? Demokracia është njëherësh një ideal dhe njëtërësi institucionesh, prandaj “tempulli” i referohet institucionittë parlamentit, si institucioni qëndror i çdo sistemi demokratik.Përtej realitetit konkret, krahasimi të shtyn për një reflektim mëtë thellë mbi marrëdhëniet e ndërsjellta midis parlamentit dhedemokracisë, mbi vlerat që duhet të mishërojë parlamenti demo-kratik. Sot është më e lehtë t’i përgjigjesh pyetjes se “Ç’kuptohetme parlament demokratik”. Vështirësia është se si parlamentimund të realizojë në praktikë vlerat demokratike.

Besoj se sfida e parlamentarëve të sotëm, është pikërisht, tëpërcaktojnë cilat janë këto vlera dhe, ajo që është më e rëndësi-shme, se si këto vlera të vihen në praktikë në mjedisin konkrethistorik, social dhe politik të vendit, duke përballuar sfidat e kohësdhe sidomos të së ardhmes. Kjo përbën dhe qëllimin kryesor tëlibrit që unë po i paraqes lexuesve.

Të njëjtin qëllim kam synuar gjatë veprimtarisë time politikenë të gjitha funksionet e larta shtetërore dhe qeveritare që kamkryer për më shumë se 20 vjet. Përvoja me parlamentin është mëe veçanta, më e çmuara. Besoj se ndaj të njëjtën ndjesi me tëgjithë ata që kanë një përvojë të gjatë dhe të pasur në politikë. Paasnjë hezitim do të thoja se jeta e gjallë parlamentare të bënpolitikan. Politika është e lidhur ngushtë me parlamentin. Nukmund të jesh politikan “i kompletuar” nëse nuk ke bërë “shko-llën” e parlamentit. Kjo përvojë është zanafilla e hartimit të këtijlibri. Do të dëshiroja shumë që ky botim të shërbente për këtëqëllim, në radhë të parë për deputetët, të rinj dhe me përvojë, përpersonelin e shërbimeve parlamentare dhe për ata që kanëmarrëdhënie me parlamentin. Besoj se dhe kolegët kosovarë dotë gjejnë në këtë libër një vepër të dobishme në ushtrimin emandatit të tyre. Mendoj se libri, do të ishte i vlefshëm edhe për

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM13

- 14 -

- tempulli i demokracisë -

pedagogët dhe studentët e shkencave politike, si dhe të gjithë ataqë besojnë tek roli i institucionit të parlamentit dhe duan të dijnëmënyrën e funksionimit të tij në një sistem demokratik.

Shqipëria është vend me përvojë relativisht të kufizuar tëparlamentarizmit. Pas vonesës historike të krijimit të shtetitshqiptar dhe kalimit të një periudhe të gjatë në sisteme politikeautoritare (monarkia dhe komunizmi), parlamentarizmi rilindinë vitin 1991 me vendosjen e një sistemi demokratik shumëpartiak.Ndikimi i këtyre rrethanave nuk është pa efekt kur analizojmënivelin e procedurave të funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë,sidomos kur ballafaqohet funksionimi dhe veprimtaria e tij meato të parlamenteve të vendeve të tjera demokratike. Kuvendi iShqipërisë duhet të jetë më i prirur për të konsideruar procedurate përparuara të parlamenteve të tjera.

Si deputet kam patur rastin të njihem me përvojat e rreth 30parlamenteve të ndryshëm. Kjo më ka ndihmuar të përdor njëqasje krahasuese gjatë paraqitjes dhe analizës së institucionit tëparlamentit duke vendosur përvojën dhe problematikën eveprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë pranë modeleve dherealiteteve të konsoliduara parlamentare. Një mënyrë e tillë do tëndihmojë për të vënë në dukje si arritjet ashtu dhe nevojshmërinëe Kuvendit për të vazhduar rrugëtimin e tij të reformimit drejtstandarteve të një parlamenti demokratik dhe rritjes së efekt-shmërisë së procedurave të tij të funksionimit.

Libri është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë “Kolonat eparlamentarizmit”, trajtohen themelet mbi të cilat ngrihet dhefunksionon institucioni (tempulli) i parlamentit. Politika, e drejta,shteti ligjor, sistemet parlamentare dhe ato partiake, mandatiparlamentar dhe mënyrat e votimit janë kategoritë themelorepërcaktuese të mënyrës së si parlamenti dhe deputetët ushtrojnëfunksionet e tyre institucionale. “Funksionet, strukturat dheprocedurat”, që traj-tohen në kapitujt e pjesës së dytë, mbështetendhe janë të varura tërësisht nga mënyra se si kuptohen këtokategori në kushtet e një parlamenti demokratik. Në mënyrë tëveçantë në kapitullin e fundit “Parlamenti, tempulli i demokracisë”jam përpjekur të konkretizojë përqasjen sipas së cilës Kuvendi iShqipërisë duhet të reflektojë ndaj vlerave të një parlamentidemokratik.

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM14

- 15 -

- Kap. I. -politika, e drejta dhe demokracia -

Në përfundim të kësaj pune voluminoze, dua të falenderoj tëgjithë miqtë e mi dhe pjestarë të familjes, të cilët më kanëndihmuar dhe mbështetur në konceptimin e librit, si dhe nëtrajtimin në mënyrën e duhur të mjaft çështjeve. Veçanërisht duatë falenderoj bashkëshorten, Zanën, e cila, si një kërkuese eafirmuar në fushën e dokumentacionit parlamentar, më dha filline nevojshëm për t’u orientuar në labirintin e gjërë të literaturësparlamentare, përfshirë dhe mjaft të dhëna të çmuara mbihistorinë e parlamentarizmit dhe veprimtarinë e Kuvendit tëShqipërisë.

Një mirënjohje e veçantë shkon në drejtim të Shtëpisë BotueseOMBRA GVG, që në mënyrë profesionale dhe estetike i dha formëlibrit që kemi në duar.

Ylli BufiShtator 2010

- në vend të hyrjes -

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM15

- 17 -

- Kap. I. -politika, e drejta dhe demokracia -

PJESA E PARë

KOLONAT E PARLAMENTARIZMIT

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM17

Kapitulli i Irë

POLITIKA, E DREJTA DHE DEMOKRACIA

1. POLITIKA1.1 Çfarë është politika?1.2 Studimi i politikës: shkenca politike1.3 Sistemi politik

2. E DREJTA2.1 Kuptimi i së drejtës2.2 E drejta kushtetuese dhe ajo parlamentare2.3 Shteti i së drejtës

3. DEMOKRACIA3.1 Kuptimi i demokracisë3.2 Atributet themelore dhe format e shtetit demokratik3.3 Demokracia Parlametare

Në fushën e shkencave politike dhe sociale është i dukshëmfakti se mjaft terma të koncepteve të rëndësishëm kanë kuptimetë shumta. Kjo dukuri manifestohet në numrin e madh tëpërkufizimeve të gjetura në librat që trajtojnë shkencat politikeapo dhe ato me natyrë enciklopedike. Kjo është arsyeja psepërpara trajtimit të subjektit të zgjedhur, prezantohen dhesqarohen termat dhe konceptet e përdorur. Shumëllojshmëria epërkufizimeve apo kuptimet e ndryshme mbi një koncept,shpjegohen me disa faktorë. Së pari, autorë të ndryshëm nukarrijnë të njësojne përkufizimin e termave, pasi bindjet apo teoritëe tyre janë të ndryshme. Së dyti, shpesh përkufimet e termavelidhen me aspekte të veçanta të çështjes apo fenomenit të trajtuar,

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM19

- 20 -

- tempulli i demokracisë -

pra, japin kuptimin e “ngushtë” të tyre, Këto lloj përkufizimeshjanë lehtësisht të kontestueshme dhe krijojnë jo rrallë paqartësi.Rrjedhimisht shpesh preferohet të jepen përkufizime më “tëgjëra”. Së fundmi, është përqasja apo këndvështrimi i autorit qëkushtëzon përkufizimin e termit në fjalë. Për të njëjtin koncept,këndvështrime të ndryshme prodhojnë përkufizime divergjente.

Kështu ndodh edhe në rastin e sqarimit të koncepteve të“politikës”, të “së drejtës” dhe të “demokracisë”, të lidhura këtome sistemin politik, shtetin e së drejtës dhe demokracinëparlamentare, të cilat, nga ana e tyre, përbëjnë themelin endërtimit dhe të funksionimit të institucionit të parlamentit. Nëkëtë kapitull vetëm sa paraqitet pikërisht kuptimi i këtyrenocioneve të rëndësishme, për aq sa gjykohet se është i nevojshëmpër trajtimin e parlamentit si institucion i një sistemi demokratik.

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM20

- 21 -

- Kap. I. -politika, e drejta dhe demokracia -

1. POLITIKA

1.1 ÇFARË ËSHTË POLITIKA?

Politika është arti i qeverisjes së shoqërisë. Përkufizimi i parë i përketAristotelit1 dhe është i lidhur me termin “polis” (qytet); sipas këtij filozofipolitika nënkupton administrimin e qytetit për të mirën e qytetarëve,përcaktimin e një hapësirë publike në të cilën të gjithë qytetarët marrinpjesë. Përkufizime të tjera bazohen mbi aspekte të veçanta të politikës: përMax Weber2 politika nuk është gjë tjetër veçse synimi për pushtet dhemonopoli legjitim i përdorimit të forcës; për David Easton3, ajo ështëshpërndarja autoritare e vlerave në gjirin e një komuniteti; për Sartorin4,politika është sfera e vendimeve kolektive sovrane.

Në kuptimin e saj më të gjerë, politika është “veprimtaria nëpërmjet sëcilës njerëzit bëjnë, ruajnë dhe përmirësojnë rregullat e përgjithshme me tëcilat jetojnë së bashku”5. Politika ekziston dhe realizohet nëpërmjet njerëzvepër rregullimin e marrëdhënieve të tyre. Njerëzit në shoqëri të caktuarakanë mendime të kundërta, dëshira dhe interesa të ndryshme, dhe nevojakonkuruese, të cilat natyrshëm çojnë “në mosmarrëveshje për rregullat sipastë cilave njerëzit duhet të jetojnë”. Nga ana tjetër, që të ndikojnë mbi këtorregulla ose që të sigurohen që këto rregulla zbatohen, njerëzit duhet tëbashkëpunojnë me njëri tjetrin, ata duhet të “veprojnë në marrëveshje”midis tyre. Pra, domosdoshmëria e politikës lind nga karakteri kolektiv ijetës njerëzore. Pikërisht për këto arësye, “prania e pashmangshme e diver-sitetit (ne nuk jemi të gjithë njëlloj) dhe e pamjaftueshmërisë (asnjëherë nukka mjaftueshëm për të gjithë) garanton se politika përbën një tipar tëpashmangshëm të jetës njerëzore”6.

____________________

1 πολιτικα(Politika), është libër i filozofit grek, në të cilin trajtohen marrëdhëniet njërzore qëzhvillohen në hapësirën e Polis)

2 Sociolog e filozof i shquar gjerman (1864-1920), një nga themeluesit e studimit modern të sociologjisë.3 Politolog i shquar amerikano-kanadez (1917), i famshëm për teorinë e sistemeve në shkencat politike.4 Një nga politologët më të mëdhenj italian (1924), i famshëm sidomos për botimet në teorinë e

demokracisë dhe sistemet partiake.5 Andrew Heywood: Politika, ISPL, Dudaj, f.246 Po aty, f. 24

kapitulli 1 1-91.pmd 8/28/2010, 5:44 PM21

Kapitulli i IItë

SISTEMET PARLAMENTARE

DHE ROLI I PARTIVE POLITIKE

1. SISTEMET PARLAMENTARE

1.1 Historia e parlamentarizmit1.2 Karakteristikat dhe kriteret e tipizimit të sistemeve

parlamentare1.3 Format kryesore të sistemeve parlamentare

2. PARTITË POLITIKE DHE ROLI I TYRE

NË SISTEMET PARLAMENTARE.

2.1 Ç'janë partitë2.2 Sistemet partiake2.3 Sistemi partiak në Shqipëri

3. HISTORIA E PARLAMENTARIZMIT

NË SHQIPËRI

3.1 Krijimi i organeve përfaqësuese të shtetit (1912 - 1919).3.2 Fillimi i demokracisë parlamentare (1920 - 1924)3.3 Parlamenti fiktiv (1925-1939)3.4 Zhdukja e parlamentarizmit (1939 - 1991)3.5 Rilindja e parlamentarizmit (1991 deri sot)

Historia e parlamentarizmit është rezultat i një lufte të gjatëtë forcave demokratike për kufizimin e çdo pushteti absolut dheautoritar përmes vendosjes së sovranitetit të popullit dhe krijimine instituci-oneve politike përfaqësuese. Sistemi parlamentar ështëpararendësi i rregjimeve demokratike dhe sot është sistemi politikmë i përhapur. Në teorinë bashkëkohore politike nuk ekzistojnë

kapitulli 2 93-180.pmd 8/28/2010, 5:45 PM93

- 94 -

- tempulli i demokracisë -

rregulla unike të funksionimit të sistemeve parlamentare, sepseparlamentarizmi nuk përfaqëson një model të vetëm. Ai sotparaqitet në forma dhe variante të ndryshme, në varësi ngaparimet dhe veçoritë e organizimit politik të shteteve të ndryshme.

Në demokracitë moderne parlamentare partitë politike kanë njërol shumë të rëndësishëm. Ekzistenca e partive politike ështëjetësore për funksionimin e demokracisë. Partitë politike qëndrojnënë themel të sistemeve të qeverisjes, pa praninë dhe funksionimine tyre është e pamundur të flitet për sistem dhe institucionedemokratike. Qeverisje në një sistem demokratik do të thotëqeverisje me dhe nëpërmjet partive politike.

Historia e shtetit modern shqiptar është pasqyrë e historisë së parla-mentarizmit dhe veprimtarisë së partive politike. Analiza e rolittë partive politike në raport me pushtetet kushtetuese në vendtregon se shoqëria shqiptare po ballafaqohet me sfidën epërcaktimit të pushtetit të partive politike. Sfidat integrimiteuroatlantik të Shqipërisë duhen parë me pakësimin e imponimittë pushtetit të partive politike dhe forcimin e pushtetit të organevekushtetuese.

kapitulli 2 93-180.pmd 8/28/2010, 5:45 PM94

Kapitulli i III tëSISTEMET ZGJEDHORE

1. SISTEMET E VOTIMIT MAZHORITAR

1.1 Votimet mazhoritare njëemerore1.2 Votimet mazhoritare shumëemërore1.3 Votimi alternativ1.4 Influenca e sistemeve të votimit mazhoritar në

sistemet politike

2. SISTEMET E VOTIMIT PROPORCIONAL

2.1 Sistemet para-proporcionale2.2 Sistemet proporcionale2.3 Sistemet proporcionale me kompensim2.4 Votimi preferencial2.5 Klasifikimi sipas shkallës së proporcionalitetit2.6 Influenca e sistemeve të votimit propocional në

sistemin politik

3. SISTEMET E PËRZIERA TË VOTIMIT

3.1 Sistemet gjeografikisht të përzjera3.2 Sistemet gjeografikisht homogjene3.4 Sistemet e përzjera me prirje mazhoritar

4. SISTEM MAZHORITAR APO PROPORCIONAL

5. SISTEMET ZGJEDHORE NË SHQIPËRI

Ngjedhjet konsiderohen si zemra e sistemit politik sepsenëpërmjet tyre qytetarët zgjedhin dhe kontrollojnë qeverinë e tyre.Zgjedhjet shihen pothuaj si demokracia në praktikë sepsematerializojnë parimin e përfaqësimit. Zgjedhjet në vetvehte mund

- 182 -

- tempulli i demokracisë -

të mos jenë një kusht i mjaftueshëm për përfaqësimin politik, pornuk ka dyshim se ato janë një kusht i domosdoshëm.Dallohen përgjithësisht tre grupe të mëdha të sistemeve të votimit:1. Mënyrat e votimit mazhoritar, të cilat zhvillohen sipas llogjikës"winner take all" (i pari fiton të gjitha). E thënë ndryshe, kandidatiose lista e kandidatëve që rezultojnë të parë, quhen fitues.2. Mënyrat e votimit proporcional, sipas të cilave të gjitha forcatpolitike në garë bëhen përfaqësuese në mvartësi të rezultateve tëtyre respektive.3. Mënyrat e votimeve të përziera, ku përfshihen ato sisteme, qëkombinojnë efektet e mekanizmave maxhoritarë dheproporcionale. Në këtë rast rezultati i zgjedhjeve përcaktonfituesin, si edhe ata me statusin e përfaqësuesit.Një sistem zgjedhor është i përbërë nga dy elementë kryesorë:sistemi i votimit dhe formulat zgjedhore. Formulat zgjedhorepërbëjnë mekanizmin që transformon votat e dhëna nga trupielektoral në vende të parlamentit. Formulat zgjedhore, ashtu sisistemi i votimit, bazohen në dy parime të ndryshme: në atëmazhoritar dhe në atë proporcional, ose në kombinimin e të dyparimeve, në sistemin e përzjerë.Sistemet e votimit janë të shumta dhe të ndryshme, megjithatë dotë shohim që disa mënyra votimi që i përkasin dy grupeve tëndryshme mund të japin të njëjta rezultate në përfaqësim, kurato funksionojnë në mënyra të ndryshme. Për këtë arësye në gjirine tre grupeve dallohen shumë "kategori" të sistemeve. Për tëkrahasuar sistemet e ndryshme të votimit, këtu do të jepen shëmbujtë ndryshëm , të cilat do të bazohen në të njëjtat rezultate elektoralefiktive, që jepen në tabelën tab.III.1:

Partia APartia BPartia CPartia DGJITHSEJ

Vota49 00038 00022 0009 000118 000

%41,5 %32,2 %18,6 %07,6 %100 %

Kapitulli i IVt

MANDATI PARLAMENTAR

DHE STATUSI I DEPUTETIT

1. MANDATI PARLAMENTAR

1.1 Çfarë është mandati parlamentar1.2 Kohëzgjatja e mandatit parlamentar1.3 Statusi i deputetit

2. IMUNITETI PARLAMENTAR

2.1 Papërgjegjësia penale2.2 Paprekëshmëria penale2.3 Vështrim krahasues2.4 Diskutimi për kufizimin e imunitetit parlamentar

3. PAPAJTUESHMËRIA

3.1 Papajtueshmëritë me funksionet publike.3.2 Papajtueshmëria me veprimtaritë e tjera

profesionale.3.3 Kontrolli dhe sanksionet ndaj papajtueshmërisë

4. SHPËRBLIMI DHE DEKLARIMI I PASURIVE

4.1 Shpërblimi i deputetëve4.2 Deklarimi i pasurive

Karakteri i mandatit parlamentar shpreh në thelb raportinndërmjet deputetit dhe zgjedhësve. Debati i hershëm rrethkarakterit të mandatit parlamentar qëndron nëkundërshtimin tradicional midis sovranitetit kombëtar dhesovranitetit popullor, si dhe në idetë e ndryshme midis teorisësë mandatit përfaqësues dhe teorisë së mandatit detyrues.

kapitulli 4 243-325.pmd 8/28/2010, 5:50 PM243

Cyan Magenta

- 244 -

- tempulli i demokracisë -

Lidhjet e ngushta që ekzistojnë ndërmjet deputetit dhe zgjedhësitnuk përbëjnë arsye për t'u rikthyer tek ideja e mandatit detyrues.Mandati parlamentar nuk është një "mandat" në kuptimin eKodit Civil. Ai nuk bazohet mbi një kontratë dhe nuk përmbanasnjë raport subjektiv ndërmjet zgjedhësit dhe të zgjedhurit,midis të cilëve nuk ka asnjë lidhje vartësie dhe as marrëveshjeme vullnet të lirë.

Mbrojtja e mandatit parlamentar bëhet përgjithësisht nëpërmjetdispozitave kushtetuese si dhe ligjit të statusit të deputetit.Rregullat dhe përcaktimet tradicionale të statusit të anëtarëve tëparlamentit kanë si qëllim sigurimin e pavarësisë së tyre dheruajtjen e lirisë së votës së zgjedhësve.

Statuti i deputetit përfshin: imunitetin parlamentar (i përbërënga: papërgjegjshmëria dhe paprekshmëria penale),papajtueshmërinë e funksioneve me veprimtari të tjera (publikedhe private), shpërblimin e deputetëve, dhe deklarimin epasurive.

Imuniteti është një situatë juridike subjektive e privilegjuar, ecila u njihet dhe u garantohet disa subjekteve vetëm duke pasurparasysh pozicionet dhe funksionet e tyre institucionale. Quhetimunitet parlamentar tërësia e dispozitave të cilat u sigurojnëanëtarëve të parlamentit një regjim juridik të ndryshëm me tëdrejtën e zakonshme për sa i përket marrëdhënieve me drejtësinë.Vitet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet rrethproblemit të kufizimit të imunitetit parlamentar. Barrierat evendosura në legjislacion për mbrojtjen e parlamentarëve ngandjekja penale meritojnë të rishikohen.

kapitulli 4 243-325.pmd 8/28/2010, 5:50 PM244

Black

PJESA E dytë

FUNKSIONET, STRUKTURAT

DHE PROCEDURAT

kapitulli 5 327-392.pmd 8/28/2010, 5:51 PM327

Black

- 329 -

- Kap. IV - mandati paralamentar dhe statusi i deputetit -

Kapitulli i Vtë

FUNKSIONET DHE STRUKTURA

E PARLAMENTIT

1. KUADRI INSTITUCIONAL DHE FUNKSIONET

E PARLAMENTIT

2. STRUKTURA E PARLAMENTIT

2.1 Parlamenti me një dhomë apo dy dhoma2.2 Deputetët2.3 Grupet parlamentare2.4 Komisionet parlamentare2.5 Strukturat jo legjislative

3. ORGANET DREJTUESE

3.1 Modelet e autoritetit drejtues3.2 Kryetari i parlamentit3.3 Organet kolegjiale të drejtimit

4. SHERBIMET PARLAMENTARE

Struktura dhe funksionet bazë të parlamentit rrjedhinprej kushtetutës. Kuadri institucional dhe juridik iparlamentit cakton në një masë të ndjeshme në rolin einstitucionit jo vetëm në procesin legjislativ, por dhe tëqeverisjes demokratike në përgjithësi. Parlamentet kudo nëbotë plotësojnë tre funksione kryesore: atë të përfaqësimit,atë legjislativ dhe të kontrollit.Kur flitet për mënyrën e organizimit të parlamenteve mbahenparasysh katër elementë kryesorë:

kapitulli 5 327-392.pmd 8/28/2010, 5:51 PM329

Cyan Magenta Black

- 330 -

- tempulli i demokracisë -

Së pari, Formati i jashtëm i parlamentit, domethënë, zgjedhja midisnjë ndarje “klasike” të parlamenteve me dy apo me një dhomë tëvetme.Së dyti, Mënyra e strukturimit të brëndshëm, domethënë zgjedhja

midis zbatimit “të centralizuar” të funksioneve parlamentare, qëmbështetet në funksionimin e tij kryesisht në seancë plenare, osetë transferimit të disa funksioneve institucionale në strukturat ebrëndëshme, sikurse janë komisionet parlamentare, të cilat gëzojnëkompetenca specifike vendimmarrëse.Së treti, Mënyrat e strukturimit të drejtimit institucional të

parlamenteve, duke patur parasysh modelin e zgjedhur (kryetar,me apo pa organin kolegjial të drejtimit), si edhe atributet tyrepërkundrejt vetë asamblesë.Së katërti, Mënyrat e organizimit të subjekteve politike në brëndësi

të parlamentit. për t’ju përgjegjur nevojës së përfaqësimit të partivedhe thjeshtimit të kompleksitetit të përfaqësimeve të ndryshme.Ndërsa grupet politike dhe komisionet parlamentare, si strukturatbazë të çdo parlamenti, janë përgjithësisht të ngjashme, modeli ipërdorur për drejtimin e parlamentit është i ndryshëm, në mvarësitë traditave historike, politike dhe social ekonomike të vendevepërkatëse. Zakonisht tre janë modelet e përdorura:- Modeli i Westminsterit, ku kryetari i parlamentit vepron si njëautoritet jo partiak, që drejton dhe kontrollon debatin; ai quhetSpeaker.- Modeli i Kongresit Amerikan, ku kryetari jo vetëm drejtondebatin, por është dhe udhëheqësi i partisë së shumicës.- Modeli i Byrosë franceze, ku kryetari në kryerjen e funksionevetë tij ndihmohet nga një Byro të përbërë nga deputetë.Çdo parlament, që të funksionojë ka nevojë për një logjistikë, qësigurohet nëpërmjet shërbimeve. Shërbimet parlamentare veprojnëme një mision të dyfishtë: u japin ndihmë teknike parlamentarëvenë ushtrimin e mandatit të tyre dhe sigurojnë drejtimin strictosensu të vetë institucionit. Parlamenti është i pavarur në vendosjene mënyrës së organizmit të strukturave të brëndëshmeparlamentare.

kapitulli 5 327-392.pmd 8/28/2010, 5:51 PM330

Black

- 393 -

- Kap. VI - FUNKSIONIMI I PARLAMENTIT -

Kapitulli i VItë

FUNKSIONIMI I PARLAMENTIT

1. SESIONET PARLAMENTARE

2. PROGRAMI I PUNËS SË PARLAMENTIT

3. SEANCA PLENAREa) Drejtimi i seancësb) E drejta e fjalësc) Përdorimi i rregullores nga Kryetarid) Procesi i votimite) Mbajtja e rregullit në seancë

4. AKTET PARLAMENTAREa) Pushtet legjislativ apo pushtet deliberativb) Përkufizimi i fushës së ligjitc) Kategoritë e ndryshme të ligjeved) Aktet jo legjislative

Vetë pozita dhe roli i parlamentit në sistemin einstitucioneve të shtetit përcaktojnë rëndësinë e mënyrës sëfunksionimit të tij të brëndshëm, që duhet të ngrihet mbirregulla të qarta proceduriale. Çështja e një procedure samë të mirë parlamentare është çështje e përhershme e çdoparamenti dhe objekt i reformave të vazhdueshme qëndërmerren prej tij.

Procedurat parlamentare janë më karakter të përgjithshëm,kur ato kanë të bëjnë me funksionimin në përgjithësi të

kapitulli 6 393-432.pmd 8/28/2010, 5:51 PM393

Cyan Magenta Black

- 394 -

- tempulli i demokracisë -

parlamentit, dhe janë me karakter specifik kur kanë të bëjnë mefunksionimin e parlamentit në ushtrimin e funksioneve të veçantatë tij dhe kur kanë të bëjnë me funksionimin e strukturavepërbërëse të parlamentit. Sidoqoftë, procedurat me karakterspecifik në përgjithësi respektojnë të parat. Tek këto do të ndalemiedhe ne në këtë kapitull.

Procedurat parlamentare me karakter të përgjithshëm,përmbajnë pesë parime elementare, të cilat duhet të respektohen:Së pari, parlamenti vendos vetë procedurat e tij.

Së dyti, çdo debat duhet të artikulohet rreth një mocioni dhe tëjetë i orjentuar në mënyrë që parlamenti të mund të marrë njëvendim.

Së treti, Parlamenti asnjëherë nuk duhet të vihet në situatëtëpapritur, të befasisë, njoftimet normalisht duhet të bëhen 48orë më parë.

Së katërti, një shumicë e votave është e nevojshme për të miratuarnjë mocion dhe jo një shumicë e deputetëve të zgjedhur.Së fundi, çdo sesion, jo një seancë, përbën njësinë bazë të kohësnë fushën e procedurave.

Funksionimi i parlamentit para së gjithash lidhet me dimensionine kohës. Duke vlerësuar se koha është masa e çdo gjëje, matja ekohës së parlamentit bëhet sipas një shkallëzimi të trefishtë:legjislatura, sesioni dhe seanca. Prej legjislaturës kalohet tekseanca nëpërmjet sesioneve. Gjatë këtij zinxhiri, shqyrtimet bëhensipas rendit të ditës dhe përfundojnë përmes vendimeve, qëmerren nëpërmjet votimeve. Kjo përbën thelbin e procesitdeliberativ të parlamentit. Shpesh jemi të detyruar të përdorimfjalën " deliberativ " sepse ajo në vetvehte përfshin procesin eshqyrtimit, të diskutimit dhe të vendimit nëpërmjet votimit

kapitulli 6 393-432.pmd 8/28/2010, 5:51 PM394

Black

- 433 -

- Kap. VII - PROCESI LIGJVËNËS -

Kapitulli i VIItë

PROCESI LIGJVËNËS

1. FAZAT E PROCESIT LIGJVËNËS

2. E DREJTA E NISMAVEa) Nisma e ligjeve b) Nisma e amendamentevec) Depozitimi i nismësd) Papranueshmëria e nismës

3. SHQYRTIMI NË KOMISION

4. SHQYRTIMI NË SEANCË PLENARE4.1 Shqyrtimi i përgjithshëm4.2 Shqyrtimi i detajuar (nen për nen)4.3 Shqyrtimi i dytë dhe votimi në tërësi4.4 Mënyra të veçanta të miratimit4.5 Rasti i shqyrtimit në parlamentet me dy dhoma

5. SHPALLJA DHE RISHQYRTIMI

6. PROCEDURAT E VECANTA LIGJVËNËSE6.1 Rishikimi i Kushtetutës6.2 Shqyrtimi i ligjeve të financës6.3 Shqyrtimi i traktateve dhe marrëveshjeve

ndërkombëtare

Ligjet janë rezultat i një procesi kompleks ndërveprimidhe bashkëpunimi të institucioneve të ndryshme që marrinpjesë në procesin legjislativ. Organizimi i këtij procesi bazohetnë dispozitat kushtetuese, të cilat caktojnë kompetencat dhetë drejtat e subjekteve që marrin pjesë në një proces ligjvënës,si dhe fazat kryesore të tij. Në shumë vende, dispozita të

kapitulli 7 433-492.pmd 8/28/2010, 5:52 PM433

Cyan Magenta Black

- 434 -

- tempulli i demokracisë -

tilla kushtetutese janë plotësuar në mënyrë më të detajuar ngaaktet e gjykatave kushtetuese. Natyrisht, në kuadrin e vijëzuarnga normat kushtetuese, rregulloret parlamentare kanë njëautonomi rregullimi, por normat që rrjedhin nga një hapësirë etillë duhet, në përmbajtje, të jenë integruese, plotësuese dhezhvilluese të dispozitave kushtetuese, por jo në kundërshtim meto. Sipas eksperiencave të vendeve të ndryshme demokratikedallohen raste të kushtetutave ku kjo hapësirë është e gjerë, përshembull, rasti i Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe raste ku kjohapësirë është e kufizuar: është rasti i kushtetutave të quajtura«rigide», strikte, për shembull kushtetuta franceze.

Normat kushtetuese dhe rregullatore të procesit ligjvënës,megjithëse karakterizohen si norma proceduriale dheorganizative, në fakt përmbajnë një kuptim më të gjërë, që lidhetme sistemin politik të qeverisjes së vendit, në veçanti të raportevemidis qeverisë dhe parlamentit, por gjithashtu ato ndikohen ngamarrëveshjet politike, raportet e forcave midis grupeve tëndryshme politike dhe nga vetë mënyra dhe korrektësia ezbatimit të këtyre normave. Pavarësisht specifikave dhe dallimevemidis aktorëve të përfshirë në këtë proces, në të sistemetdemokratike parlamenti përbën institucionin më të rëndësishëmnë procesin legjislativ. Në fund të fundit, parlamenti përbëndegën legjislative të sistemit të qeverisjes.

kapitulli 7 433-492.pmd 8/28/2010, 5:52 PM434

Black

- 493 -

- Kap. VIII - PROCEDURAT E KONTROLLIT PARLAMENTAR -

Kapitulli i VIIItë

PROCEDURAT E KONTROLLIT PARLAMENTAR

1. USHTRIMI I FUNKSIONIT TË KONTROLLITNË KOMISIONET PARLAMENTARE.1.1 Raportimi i qeverisë;1.2 Kontrolli i zbatimit të buxhetit;1.3 Seancat dëgjimore;1.4 Raportet e komisioneve.

2. USHTRIMI I FUNKSIONIT TË KONTROLLIT PREJKOMISIONEVE HETIMORE

3. USHTRIMI I FUNKSIONIT TË KONTROLLIT NË SEANCËPUBLIKE.3.1 Pyetjet;3.2 Interpelancat;3.3 Debatet;3.4 Mocionet e besimit dhe të mosbesimit.

4. USHTRIMI I FUNKSIONIT TË SHKARKIMIT.

Mbas funksionit legjislativ, funksioni i kontrollitparlamentar përbën një drejtim themelor të veprimtarisë sëParlamentit. Funksioni i kontrollit përcakton veprimtarinëpolitike të Parlamentit dhe përfshin një numër të madhinstrumentesh, nga ato që vënë në pikëpyetje përgjegjësinëe qeverisë deri në ato të veprimtarisë me karakter thjeshtinformativ. Në mjaft raste, në vend të termit “të kontrollit”përdoret termi “ i mbikëqyrjes”, që ndoshta shpreh më mirëprocesin e ndjekjes në vijëmësi të veprimtarisë së ekzekutivit.

kapitulli 8 493-542.pmd 8/28/2010, 5:53 PM493

Cyan Magenta Black

- 494 -

- tempulli i demokracisë -

Parlamenti duhet të garantojë mbajtjen nën mbikëqyrje tëekzekutivit për të mos lejuar që ai të shpërdorojë kompetencate veta.

Funksioni i kontrollit parlamentar nënkupton të drejtën epushtetit legjislativ për t’u informuar dhe për të realizuarmbikëqyrjen për zbatimin e ligjeve dhe të politikave publikenga organet e pushtetit publik. Objektivi dhe natyra eveprimtarisë së kontrollit parlamentar ka të bëjë me analizën,ndjekjen dhe kontrollin e veprimtarisë së qeverisë dheorganizmave të tjerë publikë, me synim verifikimin e zbatimittë legjislacionit dhe marrjen e masave të domosdoshme përparandalimin e shkeljeve të ligjshmërisë, si dhe nxjerrjen epërgjegjësive sipas rasteve konkrete.

Funksionet kryesore të kontrollit parlamentar mund tëpërshkruhen si më poshtë1: Të zbulojë dhe të parandalojë abuzimet, sjelljet arbitrare

ose jo ligjore dhe antikushtetuese të qeverisë dhe të organizmavepublikë. Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të qytetarëve është nëqendër të këtij funksioni. T’i kërkojë qeverisë që të japë llogari për mënyrën sesi ajo

përdor fondet publike, me qëllim që të përmirësohet menaxhimidhe efikasiteti i shpenzimeve publike e të mos lejohen abuzimetfinanciare në veprimtarinë e administratës. Të mbikëqyrë zbatimin me efektivitet të politikave të pro-

gramuara nga qeveria dhe të miratuara nga Parlamenti. Kyfunksion përfshin ndjekjen e realizimit të objektivave nëpërputhje me legjislacionin dhe programet e qeverisë.· Të bëjë transparencën e veprimtarisë së qeverisë dhe të forcojëbesimin e qytetarëve kundrejt shtetit ligjor

_____________________________________

1 Les outils du controle parlementaire, Publie par l'UIP, 2007, f. 9

kapitulli 8 493-542.pmd 8/28/2010, 5:53 PM494

Black

- 543 -

- Kap. IX - PARLAMENTI, TEMPULLI I DEMOKRACISË -

Kapitulli i IXtë

PARLAMENTI, TEMPULLI I DEMOKRACISË

1. FORCIMI I PARLAMENTIT NË RAPORTETLEGJISLATIV - EKZEKUTIV

2. PARLAMENTI, TEMPULL I DEMOKRACISË2.1 Një parlament përfaqësues2.2 Një parlament i hapur dhe transparent2.3 Një parlament i afërt dhe pjesmarrës për qytetarët2.4 Një parlament që jep llogari2.5 Një parlament efikas

3. SFIDAT E SË ARDHMES.

Demokracitë e sotme parlamentare karakterizohen ngamënyra se si vendimmarrja politike ndahet midis parlamentitdhe qeverisë. Ndonëse funksionet tradicionale të këtyre dydegëve të qeverisjes janë të strukturuara formalisht nëkushtetutën e një vendi, realiteti është më shumë njëndërveprim midis tyre.

Baraspesha relative e pushtetit legjislativ-ekzekutiv në njëvënd të caktuar është një dinamikë në evoluim të vazhduar.Kjo baraspeshë mund të ulet apo të ngrihet me ndryshimine zhvillimeve politike. Megjithatë, balanca e dëshiruar midisparlamentit dhe ekzekutivit përmbledh gjykimin normativmbi nevojën për përfaqësim dhe për dhënie llogarie, nganjëra anë, dhe për udhëheqje dhe qeverisje të fortë, nga anatjetër.

kapitulli 9.pmd 8/28/2010, 5:54 PM543

Cyan Magenta Black

- 544 -

- tempulli i demokracisë -

Që një parlament të jetë tempulli i demokracisë, ai duhet tëplotësojë disa karakteristika të rëndësishme. Ai duhet të jetë: Përfaqësues. Transparent. I arritshëm. Të japi llogar. Efikas.

Përvojat e parlamenteve në shumë vende të botës flasin përseriozitetin e angazhimit të tyre në një proces të përhershëmreformash, me synim, për t’i bërë më të përgjegjshme dhe mëtë adaptueshme. Demokratizimi nuk është një rast, apo njërrethanë e caktuar, por një proces i vazhduar si në demokracitëe reja, ashtu dhe në demokracitë e quajtura të konsoliduara.Në një botë që ndryshon shpejt, shpirti i dialogut në institucioninlegjislativ është shumë i rëndësishëm: është fjala të ballafaqohete kaluara dhe e ardhmja e një shoqërie, të gjënden mënyrat endërtimit të së ardhmes, pa prishur të gjitha traditat qëformësojnë veçoritë e një vendi, të merret e kaluara si një burimi ndryshimit dhe jo si një pengesë e progresit.

Kur përcaktohen programet e reformave të nevojshme duhetgjithmonë të mendohet e ardhmja. Për parlamentet shprehja“të përballohet e ardhmja” do të thotë ti përgjigjesh kërkesavetë një shoqërie dhe të një sistemi global në ndryshim të shpejt,në mënyrë që të ruajë origjinalitetin e traditës kombëtare. Kjodo të thotë gjithashtu, të jesh i hapur ndaj reformimit tëvazhdueshëm të metodave të tyre të punës, në mënyrë që atotë lejojnë përballimin e sfidave të kohës dhe ushtrimin prejparlamentit të rolit të gardianit të demokracisë. Kjo nënkuptonqë forcat politike nuk duhet të mendojnë statusin e tyre tëmomentit, por atë kur të kenë humbur pushtetin, ose të mosjenë më në opozitë.

kapitulli 9.pmd 8/28/2010, 5:54 PM544

Black