52

Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet
Page 2: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

Tiranë, Mars 2010

MDG

MDG MDG ACHIEVEMENT FUND

United NationsALBANIA

United NationsUnited Nations

Transformimi i Muzeut Historik Kombëtar në ShqipëriRekomandimet dhe Hapat e mëtejshëm të Propozuar

nga Bordi Këshillimor

Page 3: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

Autorizuar nga Bordi Këshillimor për Muzeun Historik Kombëtar Drejtori i botimit: Engelbert Ruoss Bordi Redaktues: Lauren Bohatka, Zhulieta Harasani, Wally Merotto, Siniša Šešum Kontribuesja kryesore: Katerina Nikolaidou Kontribuesit e tjerë: Carlo Benedetti, Lauren Bohatka, Dasara Dizdari, Damir Dijakovic, Stephan Doempke, Zhulieta Harasani, Entela Lako, Wally Merotto, Iris Pojani, Engelbert Ruoss, Siniša Šešum, Norimasa Shimomura Përkthimi në gjuhën shqipe nga: Enida Bezhani Ky dokument mund të gjendet gjithashtu në faqen e internetit: http://cultureandheritagealbania.org Ky dokument u formulua nga Zyra e UNESCO në Venecia brenda kuadrit të programit të përbashkët “Kultura dhe Trashëgimia për Zhvillim Social dhe Ekonomik”, i cili zbatohet bashkërisht nga UNESCO dhe PNUD dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Koordinatores Rezidente të OKB, Gülden Türköz-Cosslett, programi i përbashkët financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Spanjës, e përfaqësuar nga SHeT. Manuel Montobbio, nëpërmjet Fondit të Arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM). Autorët janë përgjegjës për zgjedhjen dhe paraqitjen e fakteve të përfshira në këtë botim dhe për mendimet e shprehura aty, të cilat nuk janë domosdoshmërisht mendimet e UNESCO dhe nuk e angazhojnë Organizatën. Emërtimet e përdorura dhe paraqitja e materialit në të gjithë këtë botim nuk nënkuptojnë shprehjen e asnjë opinioni nga ana e Sekretariatit të UNESCO në lidhje me statusin ligjor të ndonjë shteti, territori, qytetit apo zone të autoritet të tyre ose në lidhje me përcaktimin e skajeve ose kufijve të tyre. Kërkesat për leje për të riprodhuar të gjithë ose pjesë të këtij dokumenti duhet të drejtohen me shkrim tek: Zyra e UNESCO në Venecia Njësia e Menaxhimit të Informacionit dhe Njohurive (MINJ) Palazzo Zorzi Castello 4.930 Venecia, Itali 30.122 Botuar në Tiranë, Shqipëri © 2010

SPO/IT/2010/ME/PI/5

Page 4: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

Transformimi i Muzeut Historik Kombëtar në ShqipëriRekomandimet dhe Hapat e mëtejshëm të Propozuar

nga Bordi Këshillimor

Page 5: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

Tabela e PërmbajtjesInformacioni Historik................................................................................................................................7

Krijimi i Bordit Këshillimor Shkencor Ndërkombëtar (BK) për MHK ...................................8

Rekomandimet e Bordit Këshillimor ....................................................................................................12

Lista e Rekomandimeve ...............................................................................................................12

Diskutime të mëtejshme mbi rinovimin e sallës së hyrjes ......................................................15

Diskutime të mëtejshme mbi menaxhimin e koleksioneve Rinovimi i ekspozitës .............17

Ristrukturimi i menaxhimit dhe forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore....................18

Fillimi i një plani komunikimi dhe plani për mbledhjen e fondeve ..................................... 21

Zhvillimi i politikave të MHK ........................................................................................................ 22

Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor .......23

Procesverbali i sesionit 1 të Bordit Këshillimor, 03 Korrik 2009............................................. 24

Shënime përmbledhëse nga kryetari i takimit të parë të Bordit Këshillimor,

03 Korrik 2009 ................................................................................................................................32

Procesverbali i sesionit 2 të Bordit Këshillimor, 07-08 Shtator 2009 ..................................... 35

Konkluzionet dhe Rekomandimet e sesionit 2 të Bordit Këshillimor, 07-08 Shtator 2009 42

Procesverbali i sesionit 3 të Bordit Këshillimor, 24-25 Nëntor 2009...................................... 44

Konkluzionet dhe Rekomandimet ad-hoc bazuar mbi Vlerësimin për Asbestin dhe

Vlerësimin Sizmik/Strukturor, Shkurt 2010 ............................................................................. 52

Page 6: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

7I n f o r m a c i o n i H i s t o r i k

Informacioni historik

Shqipëria është përshkruar si e fshehta e fundit e Evropës. Gati e panjohur ndërkombëtarisht,

trashëgimia e saj e pasur dhe e larmishme kulturore është nënvlerësuar brenda vendit, pjesa më e madhe e saj është ndrydhur ose është lënë pas dore gjatë viteve të gjata të izolimit. Realiteti i sotëm është shumë i ndryshëm: dy vendndodhje aktuale dhe tri vendndodhje të mundshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO plotësohen nga trashëgimia jashtëzakonisht e vlefshme kulturore jomateriale, e cila dëshmon për takimin e popujve dhe civilizimeve të ndryshme dhe për një histori të bashkëjetesës harmonike për gati tre mijëvjeçarë. Kjo bashkëjetesë paqësore shumëkulturore i ofron Shqipërisë një mundësi unike: të shfrytëzojë kulturën e saj si një instrument për formëzimin e identitetit të saj të ri kombëtar, ndërsa qeveria, ekonomia dhe populli shqiptar lënë pas izolimin dhe janë më të pranishëm në skenën botërore. Ky identitet është baza për rinovimin dhe rritjen sociale dhe ekonomike, si në vend dhe jashtë tij. Ndërsa imazhi i Shqipërisë kthehet në një imazh më të qëndrueshëm dhe pozitiv, trashëgimia e larmishme në Shqipëri mund të shfrytëzohet jo vetëm për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, por edhe për zhvillimin njerëzor. Megjithatë, duhet të ndodhin ende ndryshime themelore në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe shoqërisë në mënyrë që identiteti i ri kombëtar i Shqipërisë të njihet si i ndërlidhur me kulturën. Çfarë është më e rëndësishme është se mungon vetëdija se si kultura mund të përdoret si një mjet për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe anasjelltas, se si një zhvillim i tillë mund të përdoret si një katalizator për kulturën.

Programi i Përbashkët “Kultura dhe Trashëgimia për Zhvillim Social dhe Ekonomik” (CHSED) është hartuar kryesisht për të arritur rezultatet që rrjedhin nga përparësitë kombëtare të Shqipërisë, të cilat janë në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit dhe programin “Një OKB” të miratuar nga Qeveria Shqiptare në Tetor të vitit 2007. Përparësitë sektoriale për kulturën dhe çështjet që lidhen me kulturën në Shqipëri përqendrohen kryesisht në rehabilitimin e monumenteve kulturore duke i dhënë përparësi dytësore përdorimit të kulturës së Shqipërisë si një tërheqje turistik. Rezultatet e programit të përbashkët u projektuan për të zgjeruar këto dy çështje për të përmbushur objektiva më të gjera zhvillimi. Si agjencia kryesore përgjegjëse për kulturën në Shqipëri, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është partneri kryesor për zbatimin e këtij programi të përbashkët të aktiviteteve ndërmjet PNUD dhe UNESCO. Organe të tjera kombëtare qeveritare, të tillë si Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Arsimit, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Organizata Kombëtare e Turizmit janë të përfshirë si partnerë zbatues. Aktorë të tjerë të tillë si organizatat e shoqërisë civile, universitetet, komunat dhe sektori privat kontribuojnë gjithashtu drejt arritjes së këtyre rezultateve të programit të përbashkët. Programi i Përbashkët do të mbështet mbi pesë rezultate të arritshme dhe bazohet mbi përparësitë kombëtare, nën-kombëtare dhe sektoriale për kulturën dhe zhvillimin:

1. Arritja e një qeverie transparente dhe të përgjegjshme, e cila zhvillon dhe zbaton politika kombëtare efektive për kulturën dhe çështjet e lidhura me kulturën;

2. Krijimi i një mjedisi që siguron askesin e njerëzve te trashëgimia kulturore dhe pjesëmarrjen e tyre në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar;

3. Rritja e kapaciteteve për menaxhimin, ruajtjen dhe paraqitjen e trashëgimisë kulturore dhe industrive kulturore në një mënyrë efikase, transparente, të përgjegjshme dhe të barabartë;

4. Sigurimi i një roli të rritur të trashëgimisë kulturore në mundësitë shoqërore dhe ekonomike dhe në përfshirjen e komunitetit në strategjitë rajonale dhe vendore të zhvillimit;

5. Nxitja e një shkalle të rritur ndërgjegjësimi mbi trashëgiminë kulturore të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare si një mjet për të nxitur mirëkuptimin kulturor dhe tolerancën fetare.

Page 7: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

8

Aktiviteti kryesor i Programit të Përbashkët CHSED dotë jetë transformimi i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë në një institucion modern kulturor. Një aktivitet kyç për këtë është: “Ngritja e një strukture menaxhimi dhe drejtimi për një Muze Historik Kombëtar të një “klasi botëror” (Aktiviteti 2.1.1).

Në mënyrë që të përshpejtojë progresin për këto dy aktivitete, Programi i Përbashkët ka krijuar një Bord Këshillimor Ndërkombëtar për të drejtuar vizionin dhe proceset e planifikimit për Muzeun Historik Kombëtar me

mbështetjen e një eksperteje ndërkombëtare muzesh, e cila do të ofrojë dokumentacionin dhe do të përgatisë raporte mbi çështjet madhore që lidhen me MHK, në mënyrë që të çohen më tej diskutimet dhe vendimet e Bordit Këshillimor. Ekipi i Menaxhimit të Programit të Përbashkët ka dhënë gjithashtu kontributin e tij në këto procese jetike. Ky raport përfundimtar, i përgatitur nga ekspertja e muzeve, do të përmbledhë dhe paraqesë më tej gjetjet kryesore dhe rekomandimet e Bordit Këshillimor për përdorim si një mjet final për marrjen e vendimeve nga Qeveria e Shqipërisë dhe Agjencitë e OKB, të cilat janë në thelb dhe financiarisht përgjegjëse për zbatimin e aktiviteteve të Programit të Përbashkët CHSED.

Krijimi i Bordit Këshillimor Shkencor Ndërkombëtar për MHK

Brenda kuadrit të Programit të Përbashkët të OKB “Kultura dhe Trashëgimia për Zhvillim Social dhe

Ekonomik” që po zbatohet nga UNESCO dhe PNUD nën autoritetin e UNESCO, u krijua një Bord Këshillimor Shkencor Ndërkombëtar për Muzeun Historik

Kombëtar të Tiranës (MHK) për një periudhë fillestare prej 18 muajsh, duke filluar nga data e takimit të tij të parë (3 Korrik 2009). Të drejtat dhe përgjegjësitë e çdo organi ose komisioni tjetër të krijuar respektivisht sipas ligjit shqiptar kanë mbetur të pandryshuara.

Detyrat e Bordit Këshillimor Shkencor janë:

1. Të zhvillojë një koncept të ri për Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës, duke marrë në konsideratë sistemin më të gjerë të muzeve në Tiranë dhe Shqipëri;

2. Të propozojë një sistem gjithëpërfshirës të qeverisjes, menaxhimit dhe financimit për MHK;

3. Të propozojë një plan të detajuar pavionesh për godinën e muzeut, atriumin dhe zonën përreth;

4. Të propozojë ndryshime në arkitekturën e brendshme dhe projektimin/dizenjimin e MHK;

5. Të propozojë blerjen e pajisjeve që do të përdoren për ruajtjen, prezantimin, menaxhimin, sigurinë dhe sigurimin e objekteve dhe ekspozitave të MHK;

6. Të propozojë lehtësira, shërbime, programe, pajisje dhe teknologji në shërbim të vizitorëve të MHK;

7. Të bëjë të gjitha rekomandimet e tjera ose të ofrojë këshilla në lidhje me zhvillimin afat-gjatë të MHK.

Bordi Këshillimor duke vepruar në mënyrë të pavarur ka kryer detyrat e tij në konsultim me Këshillin

Shkencor të MHK dhe Komisionin Kombëtar Shqiptar të Muzeve. Në kapacitetin e tij Bordi Këshillimor do të:

• Vendosë një plan kohor dhe plan pune për përfundimin e detyrave të tij;• Përcaktojë kriteret për çdo projektim që do të kryhet;• Aprovojë specifikimet për organizimin e tenderave;• Bordit Këshillimor mund t’i kërkohet të marrë pjesë në vlerësimin e propozimeve dhe ofertave të

paraqitura; • Ndihmojë në monitorimin e punëve; • Miratojë punimet e përfunduara gjatë mandatit të tij.

Page 8: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

9I n f o r m a c i o n i H i s t o r i k

Bordi përbëhet nga 7 anëtarë që shërbejnë në cilësinë e tyre personale, pesë prej tyre janë ekspertë ndërkombëtarë dhe dy prej tyre janë ekspertë shqiptarë, një përfaqësues i Zyrës së UNESCO në Venecia si rrjedhojë e detyrës që ka dhe një përfaqësues i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si rrjedhojë e detyrës që ka. Anëtarët e Bordit janë të emëruar bashkërisht nga Koordinatorja Rezidente e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Drejtori i Zyrës së UNESCO në Venecia pas konsultimit me autoritetet kombëtare.

Mandati i anëtarëve është 18 muaj dhe mund të zgjerohet apo të rinovohet. Anëtarët e Bordit janë të zgjedhur për kompetencën e tyre në fushat e muzeologjisë, menaxhimit të muzeve, historisë, arkeologjisë, etnografisë, arkitekturës së muzeve, inxhinierisë, didaktikës së muzeve apo menaxhimit të ruajtjes së trashëgimisë. Kryetari i Bordit ose pjesa më e madhe e anëtarëve të tij mund të ftojnë vëzhgues për të marrë pjesë në një sesion të Bordit, kur ai/ata e mendojnë të nevojshme.

Anëtarët e Bordit Këshillimor janë: • Z. Julien Anfruns, Drejtor i Përgjithshëm i ICOM, Paris, Francë • Z. Fiorenzo Galli, Drejtor i Përgjithshëm, Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë, Milan,

Itali • Znj. Ulrike Kretzschmar, Drejtoreshë e Departamentit të Ekspozitave, Muzeu Historik Gjerman

(GHM), Berlin, Gjermani• Z. Ilber Ortayli, President i Muzeut të Pallatit të Topkapisë, Stamboll, Turqi • Z. Josef Ramoneda, Drejtor i Qendrës së Kulturës Bashkëkohore, Barcelonë, Spanjë • Z. Luan Malltezi, Historian në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Tiranë, Shqipëri 1 • Z. Ilirian Gjipali, Shef i ICOM, Tiranë, Shqipëri • Z. Engelbert Ruoss, përfaqësues i UNESCO (si rrjedhojë e detyrës që ka) • Z. Ols Lafe, përfaqësues i MTKRS (si rrjedhojë e detyrës që ka)

1 Duke qenë se z. Luan Malltezi u emërua si Drejtori i ri i MHK në Nëntor të vitit 2009, znj. Valentina Duka, historiane, e ka zëvendësuar atë në kapacitetin e tij në Bordin Këshillimor.

Sugjerimet dhe rekomandimet e Bordit për përgatitjen e aktiviteteve kërkojnë shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Vendimi dhe miratimi përfundimtar do të kërkojnë shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Bordit. Kuorumi i nevojshëm për mbajtjen e një sesioni është 4 anëtarë votues. Bordi do të mblidhet në sesion të zakonshëm çdo katër muaj. Sesione të jashtëzakonshme do të organizohen në qoftë se një gjë e tillë kërkohet nga kryetari ose një shumicë e anëtarëve të Bordit. Kërkesa për një seancë të jashtëzakonshme duhet të bëhet në Sekretariat, e cili do të ndjekë më tej kërkesën. Sekretariati do të caktojë datat e seancës në konsultim me anëtarët e Bordit. Ftesat për sesionet duhet të dërgohen nga Sekretariati me shkrim (e-mail ose postë të rregullt) jo më pak se gjashtë javë përpara ditës së parë të seancës. Bordi Këshillimor gjithashtu mund të mblidhet dhe të marrë vendime përmes konferencave telefonike dhe/ose video konferencave. Rregulloret në lidhje me datat dhe ftesat janë të njëjta si për takimet fizike. Sekretariati i Bordit është garantuar nga Zyra e UNESCO në Venecia, në bashkëpunim me

Koordinatorin e Programit të Përbashkët të OKB.

Bordi miraton Rregullat e Procedurës me shumicën e votave të së paku pesë anëtarëve dhe çdo ndryshim ose modifikim i këtyre rregullave duhet të miratohet me të njëjtat kushte. Gjuha e punës së Bordit Këshillimor është anglishtja. Pas marrjes së detyrës dhe gjatë kohëzgjatjes së mandatit të tyre, anëtarët e Bordit Këshillimor nuk mund të përfshihen personalisht në vlerësime ekspertësh ose në tendera apo paraqitje kërkesash që kanë të bëjnë me projektet për rikonfigurimin e Muzeut Historik Kombëtar. Ata nuk mund të lëshojnë ndonjë deklaratë apo njoftim për shtyp, pa autorizimin paraprak të Kryetarit të Bordit, dhe do të jenë objekt i detyrimeve të zëvendësuesit rezervë për arsye të funksioneve të tyre. Midis sesioneve të Bordit Këshillimor mund të ngrihen grupe ad-hoc dhe të kryhen misione individuale të anëtarëve të Bordit Këshillimor me kërkesën e Kryetarit në mënyrë që Bordi t’u përgjigjet nevojave urgjente apo specifike të projektit. Këto grupe dhe anëtarë të misionit duhet të paraqesin raporte me shkrim për UNESCO, dhe një kopje t’i dërgohet Kryetarit të Bordit

Page 9: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

10

jo më vonë se dy javë përpara seancës së rregullt. Gjatë mandatit të tyre të detyrës, anëtarët e Bordit Këshillimor nuk do të marrin ndonjë pagesë apo përfitime të tjera financiare nga Programi. Gjatë seancave të zakonshme dhe të jashtëzakonshme të Bordit, ose gjatë misioneve ad-hoc të anëtarëve

individualë, vetëm për ata anëtarë që vijnë nga jashtë Tiranës, UNESCO do të mbulojë koston e pagesës për jetesën e përditshme (DSA) dhe do të parapaguaj biletë avioni vajtje-ardhje sipas rregullave të UNESCO dhe rregulloreve për udhëtimet zyrtare gjatë misionit.

Dokumentimi dhe Raportimi

Nga qershori deri në Dhjetor të vitit 2009, Zyra e UNESCO në Venecia autorizoi disa raporte

mbi riorganizimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, Shqipëri në kuadrin e F-OZHM të Programit të Përbashkët të OKB “Kultura dhe Trashëgimia për Zhvillim Social dhe Ekonomik”. Këto raporte trajtojnë aktivitetin kryesor të Programit të Përbashkët në Shqipëri për të transformuar Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë në një institucion modern kulturor.

Puna e ndërmarrë deri më tani për të arritur qëllimin e sipërpërmendur ka qenë e lidhur me marrjen e një tabloje të plotë të gjendjes ekzistuese, duke identifikuar nevojat më të rëndësishme dhe boshllëqet, dhe me ofrimin e sugjerimeve konkrete për përmirësim. I gjithë ky informacion iu prezantua në vijim Bordit Këshillimor për këtë aktivitet, për të çuar më tej diskutimet dhe rekomandimet e tyre për Qeverinë Shqiptare.

Nga kjo ndërmarrje kanë rezultuar 5 raporte:

1. Studimi mbi Gjendjen Aktuale të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, Shqipëri

2. Vlerësimi i Nevojave të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, Shqipëri

3. Sugjerime për një Strukturë të Re Drejtimi dhe Menaxhimi për Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Shqipëri

4. Sugjerim për një Kuadër Koncepti për Riorganizimin e MHK

5. Transformimi i Muzeut Historik Kombëtar në Shqipëri: Rekomandimet dhe Hapat e Mëtejshëm të propozuara nga Bordi Këshillimor (ky raport)

Studimi mbi Gjendjen Aktuale të Muzeut Historik Kombëtar është përgatitur nga një konsulente kombëtare e UNESCO-s. Ky studim paraqiti statusin ligjor dhe operativ të muzeut dhe krijoi mundësinë për identifikimin dhe vlerësimin e nevojave për përmirësim. Vlerësimi i nevojave pati si qëllim identifikimin e fushave të veçanta në të cilat aktiviteti i MHK duhet të ripërcaktohet apo zgjerohet, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të muzeve. U vlerësua se këto fusha aktiviteti përfshinin menaxhimin e muzeut (menaxhimin financiar dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke përfshirë një ripërcaktim të misionit muzeut), menaxhimin e koleksioneve në një kuptim të gjerë të fjalës (duke përfshirë sigurinë, ruajtjen, dokumentimin), aktivitetet e muzeut të orientuara ndaj publikut të tilla si (ekspozitat, edukimi, ngjarjet), shërbimet e

vizitorëve (kafeneja, dyqani). U përcaktuan disa përparësi për ristrukturimin dhe objektivat afat-shkurtër, afat-mesëm dhe afat-gjatë, duke marrë në konsideratë jo vetëm urgjencën, por edhe fizibilitetin. Në lidhje me mungesën e sondazheve të vizitorëve të identifikuar në Vlerësimin e Nevojave, nga personeli i UNESCO u përgatit një pyetësor dhe iu shpërnda vizitorëve të MHK. Qëllimi i studimit ishte që të kontribuojë në identifikimin e grupeve të synuar në mesin e vizitorëve, në marrjen e opinioneve për ekspozitën e përhershme të MHK, në identifikimin e imazhit institucional dhe aktiviteteve. Deri tani të dhënat nuk janë përpunuar dhe interpretuar statistikisht, por është vlerësuar se ky do të jetë një mjet i vlefshëm për zhvillimin e audiencës dhe për ristrukturimin e konceptit të përgjithshëm për Muzeun.

Page 10: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

11I n f o r m a c i o n i H i s t o r i k

Për të ardhmen u paraqit një listë me përparësitë e fushave të veprimit të identifikuara nga Vlerësimi i Nevojave, përkatësisht ruajtja, siguria dhe ekspozita dhe përshkrimet e tre planeve operacionale përkatëse për zhvillimin e planeve të plotë operacionale. Raporti mbi Drejtimin dhe Menaxhimin u përqendrua mbi sugjerimet për ndryshimin e Statutit të Muzeut Historik Kombëtar, gjë që do të bënte të mundur që Muzeu të zgjerojë vizionin e tij, në mënyrë që publiku të angazhohet më tej në veprimtarinë e tij, të rritet përgjegjshmëria e tij publike dhe të gjendet një mënyrë më funksionale dhe efektive e menaxhimit të burimeve ekzistuese dhe potencialit të tij njerëzor dhe financiar.

Përveç rekomandimeve të tij mbi Drejtimin dhe Menaxhimin e MHK, Bordi Këshillimor i Muzeut Historik Kombëtar dërgoi rekomandime në MTKRS për rregullimin e dispozitave ligjore në mënyra të tilla të cilat do të bënin të mundur që sugjerimet për qeverisjen dhe menaxhimin të zbatoheshin.

U paraqitën gjithashtu sugjerime përsa i përket konceptit të përgjithshëm të Muzeut. Riorganizimi i konceptit institucional të MHK mbulon shumë funksione dhe fusha të veprimtarisë që lidhen me deklaratën e ripërcaktuar të misionit të MHK: krijimin e rrjeteve, kategorizimin e koleksioneve, edukimin, argëtimin, përvojën e vizitorëve, komunikimin, rinovimin e ekspozitës së përhershme dhe mbledhjen e fondeve.

Në paralel me rikonceptualizimin e muzeut, u punësuan kompani të specializuara për të shqyrtuar përshtatshmërinë e strukturës dhe infrastrukturës së MHK, përsa i përket vlerësimit dhe menaxhimit të gjetjeve rreth asbestit dhe vlerësimit të statikës së godinës dhe potencialit antisizmik. Përfaqësuesit e kompanisë së kontraktuar nga PNUD për të shqyrtuar gjendjen e asbestit kanë konfirmuar praninë e asbestit në godinën e MHK, ashtu siç ndodh në shumicën e godinave nëpër botë. Një nga gjetjet më të rëndësishme është se në strukturën parësore të godinës nuk ka asbest, por ka në strukturat e saj të mesme. Kjo përfshin, por nuk është e kufizuar vetëm në, një nga depot, pjesë të ndryshme të vitrinave, tubacionet në bodrum dhe izoluesit mbi pllakat e ngrohësit të ujit dhe pajisjet laboratorike. Kompania ka rekomanduar që materiali të hiqet në mënyrë profesionale ose të bllokohet në mënyrë që të mbetet i “pashqetësuar” dhe i paarritshëm. Është konfirmuar që nuk ka prani asbesti në sallën e hyrjes apo në

auditorin e Muzeut. Menaxhimi i asbestit duhet të strukturohet në një mënyrë trajtimi me faza dhe të planifikuar për të shkuar deri aty ku është e arsyeshme dhe praktike. Rinovimi i godinës mund të vazhdojë siç kërkohet, por raporti duhet të përdoret si pikë referimi sipas nevojës. Çdo “shqetësim” i materialeve të identifikuara që përmbajnë asbest duhet të shmanget. Lidhur me kontrollet sizmike dhe strukturore, kontraktuesi i punësuar nga PNUD ka vendosur paraprakisht se gjatë projektimit fillestar të godinës duket se nuk është ndërmarrë një vlerësim i forcave sizmike. U identifikua se nga pikëpamja strukturore Muzeu është ndërtuar si katër blloqe të veçanta dhe se hapësira midis blloqeve ekzistuese është e pamjaftueshme për të kompensuar efektet sizmike (kjo duhet të jetë rreth 40cm dhe jo 5cm siç është aktualisht). Kontraktori doli në konkluzionin se sistemi ekzistues strukturor i Muzeut është shumë i dobët në të dyja drejtimet ortogonale dhe nuk ka aftësinë për të kontrolluar forcën e mundshme të tërmetit; sistemi strukturor është shumë i ndjeshëm dhe në rastin e një tërmeti të moderuar priten dëme të mëdha në gjithë elementët jo-strukturorë, fasadat dhe disa elementë strukturorë. Në rastin e një tërmeti të fortë me një intensitet më të madh se 5.5 ballë mund të ndodhë shembja e pjesshme ose e plotë e elementëve strukturorë, fragmenteve apo njësive të tëra strukturore. Prandaj rekomandohet fuqimisht se përmirësimet strukturore në përputhje me Eurocode 8 do të krijojnë kushtet për një godinë më të sigurtë nga ana sizmike për shërbimet që ai do të ofrojë në të ardhmen. Më tej, bazuar në studimet nga zyra dhe inspektimet vizuale është e dukshme se në godinë ekzistojnë një numër dëmesh të vogla, por megjithatë këto janë konsideruar si dëme me natyrë jo-strukturore dhe mund të riparohen nëpërmjet ndërhyrjeve relativisht të vogla të mirëmbajtjes. Vlerësimi ka nxjerrë gjithashtu në pah se struktura kryesore e vetë godinës duket të jetë në një gjendje të mirë dhe nuk parashikon ndonjë ndërhyrje të madhe, përveç masave të nevojshme përforcuese për përputhje me Eurocode 8. Megjithatë, disa nga elementët strukturorë për shërbimet bazë të godinës nuk janë funksionalë (p.sh. nuk ka alarm zjarri ose sistem për fikjen e zjarrit), ndërsa elementët e tjerë janë funksionalë në shkallë të ndryshme, por konsiderohen si të papërshtatshëm për qëllimin. Rezultatet e këtyre dy studimeve na lejojë të supozojmë se kushtet e godinës nuk do të vonojnë apo pengojnë në masë të madhe zbatimin e rikonceptualizimit dhe rinovimit të Muzeut, nëse puna

Page 11: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

12

zhvillohet me faza dhe me planifikimin e duhur afat-gjatë. Planifikimi i mirë i projektit të Muzeut është veçanërisht i rëndësishëm për të siguruar që nuk ka mbivendosje përpjekjesh dhe nuk ndodh harxhimi i pajustifikuar i burimeve. Duhet të merret gjithashtu parasysh se nëse puna do të zbatohet në faza, faza e parë për çdo shërbim të godinës duhet të përfshijë domosdoshmërisht impiantin qendror dhe pajisjet e

nevojshme, edhe në qoftë se kanalet e shërbimit apo tubacionet janë rinovuar në përputhje me programin e punës për përmirësime strukturore. Por pavarësisht nga programi i zbatimit me faza, u rekomandua me forcë që t’u jepet përparësi masave thelbësore të sigurisë që lidhen me ofrimin e pajisjeve për zbulimin e zjarrit, pajisjeve/lehtësirave të daljes dhe mbrojtjes, të cilat aktualisht nuk ekzistojnë në Muze.

Rekomandimet e Bordit Këshillimor

Bazuar mbi rezultatet e studimeve të mësipërme, informacionet e dhëna në katër raportet e

konsulentëve si dhe vëzhgimet e tij gjatë takimeve, Bordi Këshillimor ka rekomanduar një seri hapash veprimi të ardhshme për Muzeun Historik Kombëtar në mënyrë që ta transformojë atë në një institucion kulturor që funksionon sipas standardeve ndërkombëtare të

muzeve. Lista e mëposhtme e rekomandimeve të Bordit Këshillimor është një version i përmbledhur i të gjitha rekomandimeve nga mbledhjet e tij, të cilat mund të gjenden në formatin e tyre origjinal në aneksin e këtij raporti. Disa nga rekomandimet më të rëndësishme janë diskutuar hollësisht në seksionet në vijim të kësaj liste.

1. Duhet të përpunohet një kuadër, strategji dhe vizion i ri afat-gjatë për Muzeun. Kjo strategji duhet të përfshijë një plan veprimi shumë-vjeçar për transformimin e Muzeut, i cili të paraqesë si veprimet “e vështira” ashtu dhe veprimet “e thjeshta” që do të ndërmerren. Rikonceptualizimi i Muzeut duhet të përqendrohet tek vizitorët më tepër se tek shkencëtarët dhe arkitektët duhet të përpunojnë një koncepti të ri, modern dhe elastik të godinës së Muzeut duke marrë parasysh rrjedhën e vizitorëve. Në këtë strategji dhe plan veprimi duhet të merren parasysh rezultatet e hetimeve të rasteve emergjente (hetimet mbi asbestin, gjendjen sizmike, strukturën). Planifikimi i menaxhimit dhe qeverisjes si edhe masat infrastrukturore duhet të zhvillohen njëkohësisht si rezultat i ndërvarësisë së tyre me njëra tjetrën.

2. Duhet të përpunohet zyrtarisht një deklaratë Misioni për Muzeun dhe kjo duhet të përfshihet në një strategji afat-gjatë, e cila përqendrohet mbi një kuptim të gjerë të historisë, një theks mbi argëtimin, edukimin dhe rolet komunikuese të muzeut, shprehjet në vetën e parë “ne” si dhe pasqyron marrëdhëniet e MHK me muzetë dhe parqet e tjera arkeologjike në Shqipëri. Miratimi i një deklarate të re misioni, si më poshtë, do të ulë ndikimet politike dhe personale mbi Muzeun. Sugjerimi i miratuar nga Bordi Këshillimor për këtë deklaratë misioni është:

“Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun me dhe midis qytetarëve mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ne marrim nw disponim, ruajmë dhe studiojmë provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikojmë dhe i paraqesim në një mjedis që nxit edukimin dhe argëtimin. Ne organizojmë dhe lehtësojmë gjithashtu aktivitetete të cilat përkrahin vizionin dhe misionin tonë.”

3. Rolet dhe përgjegjësitë e organeve drejtuese duhet të ripërcaktohen. Organet drejtuese duhet të marrin një rol më aktiv dhe të rregullt në udhëheqjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e Muzeut dhe anëtarët e tyre duhet të jenë individë me ekspertizë menaxhimi dhe përvojë ndërkombëtare. Bordi Këshillimor Shkencor duhet të jetë i ngarkuar vetëm me detyra që janë të lidhura me politikat dhe planifikimin strategjik dhe Bordi Ekzekutiv duhet të jetë i ngarkuar me mbështetjen e zbatimit të Strategjisë nëpërmjet planeve të punës. Anëtarët ndërkombëtarë duhet të ftohen për t’iu bashkuar takimeve të Bordeve si anëtarë të jashtëm dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre ndërkombëtare dhe përkrahjen për MHK; ky është një faktor vendimtar. Ministria mund të marrë në konsideratë kombinimin e dy strukturave në një të vetme.

Page 12: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

13Rekomandimet e Bordit Këshillimor

4. Duhet të përpunohet një strukturë e re organizative për muzeun e cila të jetë e orientuar drejt objektivave dhe të përshkruajë kompetencat kyçe të personelit (të tilla si muzeolog, koordinator shkencor, zëvendësdrejtor, IT, pedagogji muzesh, etj). Më pas duhet të përpunohet një strategji e burimeve njerëzore, e cila është koherente me mandatin dhe qëllimet/objektivat e Muzeut, është e plotësuar me planifikimin e personelit dhe përshkrimin e punës dhe korrespondon me strategjinë e një muzeu modern, pa qenë e kufizuar nga situatat ligjore ose financiare të momentit. Duhet t’i jepet më shumë vend edukimit dhe argëtimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar duke shtuar kompetencat plotësuese. Këshillohet gjithashtu të nënkontraktohen aktivitetet që nuk janë strategjike dhe të bashkohen sigurimi dhe mirëmbajtja e objekteve në një pozicion. Propozimi përfundimtar i strukturës së re të menaxhimit mund të gjendet në dokumentin “Sugjerime për një Strukturë të Re Menaxhimi dhe Drejtimi për Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë”.

5. Krijimi i një plani pune për transformimin e tabelës organizative ekzistuese në tabelën e re. Duhet të bëhen përpjekje për të ndihmuar në përmirësimin e kapaciteteve të personelit në mënyrë që ata të përshtaten më mirë me strukturën e re organizative të sugjeruar për MHK. Nevojat e përmendura në këtë kontekst janë aftësitë e gjuhës angleze, mbledhja e fondeve dhe përgatitja/shkrimi i një propozimi projekti. Këto aktivitete mund të mbështeten mbi një plan komunikimi dhe plan të ngritjes së kapaciteteve. Personeli i Muzeut mund të dërgohet për vizita studimore për të parë shembuj të praktikave më të mira.

6. Personeli menaxhues dhe personeli tjetër i Muzeut duhet të zhvillojnë e të ndjekin një proces të marrëdhënieve publike në mënyrë që të krijojnë një imazh të përbashkët dhe koherent për Muzeun. Duhet të të përdoren shtysa për të rritur numrin dhe cilësinë e nismave të ndërmarra nga Muzeu (p.sh. mekanizmat e financimit). Për këtë qëllim duhet të krijohen apo përmirësohen partneritetet në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare.

7. Ligjet dhe rregulloret përkatëse duhet të rishikohen në pajtim me strategjinë e re të miratuar për Muzeun. Kjo përfshin rregullimin e kuadrit ligjor në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe ligjet e reja të miratuara nga Shqipëria (Kapitulli I-IV), rritjen e fleksibilitetit të financimit për Muzetë publikë (Neni 19) dhe delegimin e autoritetit të ripërdorimit të të ardhurave të Muzeut (Neni 20) në mënyrë që ky i fundit të krijojë stimuj/mjete për të hyjë në aktivitete bashkëfinancimi për muzetë publikë. Vendimi Nr. 775 duhet të përshtatet me filozofinë e re të muzeve ndërsa në Komitetin Shkencor të Muzeve duhen përfshirë ekspertë të fushës së muzeologjisë.

8. Personeli i muzeut duhet të përfshihet në mënyrë të përhershme në të gjitha aktivitetet e MHK të zbatuara në kuadrin e projektit OZHM-F dhe të jetë i përfshirë dhe i nxitur për të kontribuar në zhvillimin e koncepteve dhe zbatimin e tyre të mëvonshëm.

9. Rekomandohet që korniza e konceptit të përcaktohet përpara se të merren vendime mbi ndonjë masë dhe

në bazë të informacionit të katër raporteve të përgatitura nga konsulentët e UNESCO dhe të dy studimeve të kontraktuara nga UNDP. Mund t’i jepet gjithashtu përparësi oborrit të konceptuar me restorantin dhe dyqanin. Arkitektet dhe teknikët projektues të muzeut duhet të ftohen, nëse është e mundur, gjatë diskutimeve për përcaktimin e pavioneve. Duhet të përpunohen plane pune që kanë të bëjnë me fushat kryesore të identifikuara në kuadrin e konceptit. Çështjet e mëposhtme do të përfshihen në konceptin për MHK:

• Kuadri i muzeve kombëtarë/rrjeti i muzeve në Shqipëri

• Kategorizimi i koleksioneve• Temat e ekspozimit që do të

prezantohen• Kërkimet në histori, etnografi

dhe zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë

• Edukimi• Argëtimi• Komunikimi• Bashkëpunimi ndërkombëtar me

marrëdhëniet me publikun dhe bashkëpunimi institucional

• Eksperienca e vizitorëve• Konceptet financiare dhe konceptet e

mgritjes së fondeve

Page 13: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

14

10. Koleksionet që ndodhen aktualisht në bodrum duhet të zhvendosen në katet e sipërme dhe objektet duhet të pastrohen dhe të bëhen gati për prezantim. MHK duhet të përkthejë listat e koleksioneve dhe objekteve sipas kategorive në mënyrë që të ndërmerren hapa për të ndihmuar në inventarizimin dhe dixhitalizimin e duhur të koleksioneve. Koncepti i koleksioneve duhet të përcaktohet në bazë të periudhave historike dhe materialeve të ndara sipas kategorive: para-historia, mesjeta, etnografia dhe kohët moderne.

11. Stacioni transformator i energjisë elektrike që ndodhet në godinë duhet të zhvendoset menjëherë. Një stacion i tillë nuk duhet të vendoset në një godinë që është e hapur për publikun.

12. Sistemi i ajrit të kondicionuar nuk funksionon dhe duhet të bazohet mbi konceptin e ri për Muzeun. Sistemi nuk duhet të instalohet deri sa të jenë planifikuar dhe miratuar vendndodhjet e koleksioneve, dhomave të shërbimit të ekspozitave, laboratorit, etj. Për më tepër, shpenzimet për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemit duhet të jenë organizuar dhe garantuar përpara instalimit.

13. Ashensori nuk funksionon dhe ka nevojë të riinstalohet. Mundësimi i aksesit për personat me aftësi të kufizuara duhet të jetë pjesë e konceptit të ri të Muzeut. Sipas Koordinatorit Rezidencial të Kombeve të Bashkuara mund të ketë fonde të tjera në dispozicion për këtë qëllim, si p.sh. fonde nga programi i përfshirjes sociale të PNUD.

14. Salla e hyrjes duhet të jetë miqësore për vizitorët dhe të tërheqë vizitorë të rinj. Ajo duhet të lidhet me pjesë të tjera të Muzeut si dyqani i dhuratave, një restorant dhe ekspozitat. Ajo është konsideruar si një pjesë e rëndësishme e Muzeut dhe për këtë arsye merr përparësi të lartë. Një dyqan i përmirësuar i dhuratave mund të ofrojë më shumë tërheqje dhe mund të kontribuojë në buxhetin e Muzeut. Salla e hyrjes kombinon përmbajtjen, arkitekturën dhe komunikimin dhe do t’i japë një shikueshmëri të lartë si Muzeut ashtu edhe PP.

15. Në Muze nuk ekziston sistemi i sigurisë. Prania e një numri të lartë të personelit në ekspozitat me një nivel të dobët vizitueshmërie, është e kushtueshme dhe joefikase. Instalimi i një sistemi të mbikëqyrjes do të ulë numrin e nevojshëm të personelit të sigurisë dhe do të krijojë mundësi për përdorimin e personelit për përforcimin e aktiviteteve të tjera. Si rrjedhim, kjo masë do të ketë një ndikim të lartë në performancën e Muzeut. Aktiviteti është shumë i varur nga koncepti i ekspozitave të planifikuara. Një hap i parë mund të jetë instalimi i një sistemi të mbikëqyrjes dhe si një hap i dytë mund të shërbejë instalimi i sistemit të alarmit për vitrinat kryesore. Ky aktivitet duhet të jetë i kombinuar me një trajnim të personelit përgjegjës për procedurat dhe standardet e sigurisë.

16. Duhet të përpunohet një koncept i ri ndriçimi në përputhje me konceptin e ri të ekspozitave.

17. Një plan emergjence për vetë godinën duhet të përqëndrohet më parë mbi çështjet që lidhen me menaxhimin e koleksioneve. Ky rekomandim vjen pjesërisht si rezultat i faktit se koleksionet nuk mund të lëvizen në çfarëdo lloj vendi për ruajtje gjatë kohës së rinovimit. Plani emergjent duhet të marrë gjithashtu parasysh daljet emergjente dhe estetikën e godinës.

18. Ndërhyrjet që lidhen me çështjet e asbestit, çështjet sizmike dhe statikën duhet të planifikohen menjëherë përpara se të vazhdohet me veprat e dukshme. Bazuar në rekomandimet e vlerësimit të statikës, mund të jetë e nevojshme që të hiqen objektet e rënda në katin e dytë. Duhet të identifikohen hapat e nevojshme për heqjen apo kufizimin e asbestit, duke pasur parasysh buxhetin e kufizuar të këtij aktiviteti të projektit; kjo mund të bëhet në faza dhe punimet fizike në godinë mund të fillojnë në zonat ku asbesti nuk është i pranishëm ose do të mbetet i patrazuar. Masat e gjera për forcimin strukturor, të cilat janë të nevojshme për të siguruar kapacitetin e godinës për të përballuar efektet e veprimit sizmik dhe gjithashtu për të plotësuar normat dhe standardet ndërkombëtare, mund të përfshihen në një program në faza për të kompensuar kostot e investimeve gjatë një periudhe kohore. Versionet përfundimtare të raporteve nga dy kompanitë duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe.

Page 14: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

15Rekomandimet e Bordit Këshillimor

19. Nevojat përparësore janë rinovimi i sallës së hyrjes së Muzeut si dhe masa të tjera emergjente, të tilla si furnizimi me ujë, siguria dhe sistemet e emergjencës kundër zjarrit. Këto do të përmirësojnë përvojën e vizitorëve si dhe do të bëjnë të mundur krijimin e mundësive të reja për gjenerimin e të ardhurave, do të lejojnë një përdorim elastik dhe dinamik të hapësirës gjatë përpjekjeve për rindërtim dhe do të angazhojnë publikun e gjerë në mënyrë më të efektshme. Më pas do të punohet drejt fushave të tjera të muzeut. Puna në sallën e hyrjes mund të fillojë menjëherë duke qenë se nuk ndikohet drejtpërdrejt nga ndërhyrjet e nevojshme për asbestin, sizmikën dhe statikën (të cilat janë shumë të kushtueshme dhe kanë nevojë për mbledhje të mëtejshme fondesh). Duhet t’i jepet gjithashtu përparësi masave thelbësore të sigurisë që kanë të bëjnë me sigurimin e mjeteve për zbulimin e zjarrit, daljen dhe mbrojtjen, të cilat aktualisht nuk ekzistojnë në muze. Përparësitë për sigurinë duhet të jenë një aktivitet kostot e të cilit duhet të përballohen bashkarisht me Qeverinë Shqiptare.

20. Duhet të zhvillohet një plan i brendshëm komunikimi për trajnimin e personelit dhe ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që puna e BK t’i komunikohet publikut, Qeverisë, mediave, etj.

21. Pyetja nëse MHK duhet të mbetet një Muze Historik apo të kthehet në një Muze Kombëtar (duke përfshirë aspekte si etnografia) kërkon një vendim strategjik nga Qeveria e Shqipërisë.

22. Në fillim të vitit 2010, duhet të organizohen një seri simpoziumesh mbi historinë shqiptare me pjesëmarrjen e historianëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

23. Duke pasur parasysh se vendimi përfundimtar se si do të ecet më tej i takon Qeverisë Shqiptare, është rekomanduar që proceset e vendimeve të çohen përpara shpejt në mënyrë që të mos humbasë asnjë financim që aktualisht është në dispozicion në kuadrin e Programit të Përbashkët të OZHM-F. Kërkohet një angazhim i qartë nga ana e Qeverisë në mënyrë që të ndodhin këto ndryshime.

Diskutime të mëtejshme mbi rinovimin e sallës së hyrjes

Rinovimi i sallës së hyrjes është rekomanduar nga Bordi Këshillimor si një përparësi afat-shkurtër

duke qenë se është një aktivitet i dukshëm i cili shumë shpejtë do të ketë një ndikim të qartë mbi imazhin dhe funksionalitetin e muzeut. Ai është vlerësuar si një hap i parë themelor për përmirësimin e imazhit institucional të Muzeut në lidhje me misionin e tij të ripërcaktuar i cili është më shumë i orientuar drejt publikut. Shërbimet e ofruara për vizitorët në këtë hapësirë do të përfshijnë një kafene dhe një dyqan, si dhe shitjen e biletave, udhëzuesit/guidat me audio dhe shërbimet e garderobës. Edhe pse nevoja për udhëzuesit/guidat me audio është më tepër një nevojë afat-gjatë që ka lidhje me një ekspozitë të ardhme të përhershme të rinovuar, do të ishte e preferueshme që ky shërbim të përfshihej që tani në projektimin e sallës. Në fakt do të ishte e mundshme që të merren pajisjet e duhura të nevojshme në të njëjtën kohë me pajisjet e tjera të

nevojshme dhe përmbajtja e udhërrëfyesit/guidat me audio mund të zhvillohet në një fazë më të mëvonshme. Pasi të kryhet rinovimi i hapësirës, mund të nënkontraktohen menaxhimi i kafenesë dhe i dyqanit. Është shumë e rekomandueshme që të shmanget menaxhimi i këtyre dy shërbimeve të vizitorëve me anë të burimeve të brendshme të personelit si fillim dhe më pas nënkontraktimi i tyre në një fazë të mëvonshme, në mënyrë që të parandalohet konfuzioni në strukturën e drejtimit të Muzeut në këtë moment të ristrukturimit dhe rikonceptualizimit të përgjithshëm. Përsa i përket personelit të angazhuar në shërbimet për vizitorët që menaxhohen drejtpërdrejt nga Muzeu, domethënë blerja e biletave, garderoba dhe më pas dhënia me qira e udhëzuesve/guidat me audio, duhet të zhvillohen disa trajnime si një fazë përfundimtare e kësaj pakete pune, në mënyrë që të rriten aftësitë e tyre për të mirëpritur dhe për t’u shërbyer vizitorëve.

Page 15: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

16

Diskutime të mëtejshme mbi menaxhimin e koleksioneve

Menaxhimi i koleksioneve përfshin riorganizimin e kategorizimit të koleksioneve të MHK, inventarin

e tyre të plotë (duke përfshirë numërimin e artikujve), dokumentimin, ruajtjen, mbrojtjen (parandaluese dhe kur është e nevojshme korrektuese) dhe sigurinë.

Nevoja për ristrukturimin e menaxhimit të koleksioneve të MHK është identifikuar në vlerësimin e nevojave. Janë paraqitur sugjerime në lidhje me kategorizimin e koleksionit në raportin e konceptit të MHK, dhe janë paraqitur rekomandimet përkatëse të Bordit Këshillimor. Për më tepër përvijimi i planeve operacionale për ruajtjen dhe sigurinë e MHK ka ofruar sugjerime konkrete lidhur me veprimet dhe pajisjet që do të jenë të nevojshme për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve të Muzeut. Për më tepër dokumenti mbi drejtimin dhe menaxhimin e MHK përmban sugjerime për punonjësit e nevojshëm për menaxhimin e koleksioneve dhe përgjegjësitë e tyre përkatëse.

Një studim për rindarjen e përgjithshme të hapësirës në Muze mund të shihet si pjesë e kësaj pakete pune. Sipas këtij studimi, do të ofrohen sugjerime në përcaktimin e hapësirës së nevojshme për funksionet e reja të Muzeut: një kabinë e sigurisë, një zonë magazinimi, një sallë për programet arsimore, një sallë për ekspozitat e përkohshme, dhe hapësira për t’u dhënë me qira për aktivitete të ndryshme. Natyrisht, riorganizimi i hapësirës nuk është vetëm i lidhur me menaxhimin e koleksioneve, por me shumicën e fushave të veprimtarisë së Muzeut. Megjithatë, ky studim mund të bëhet në fillim të vitit, si pjesë e punës së ndërmarrë për rinovimin e menaxhimit të koleksioneve, me kusht që ketë një konsensus të përgjithshëm që të mos kemi një zgjerim të mëtejshëm të hapësirës së ekspozitës së përhershme (sipas asaj që është përmendur në Vlerësimin e Nevojave dhe sipas sugjerimeve në raportin e Konceptit). Nëse, nga ana tjetër, konsiderohet si më e preferueshme që të zgjerohet hapësira që mbulon ekspozita e përhershme, studimi mbi rishpërndarjen e hapësirës duhet të bëhet në një fazë të mëvonshme, në lidhje me zhvillimin e rinovimit të ekspozitës së përhershme,

me gjithë vonesat që kjo shtyrje mund të paraqesë në rinovimin e menaxhimit të koleksioneve.

Në mënyrë që të vazhdojë me zbatimin e aktiviteteve lidhur me menaxhimin e koleksionit, duhet të zhvillohen planet operacionale të sigurisë dhe të ruajtjes/magazinimit, duke përfshirë Termat e Referencës për punën rinovuese e cila do të jetë e nevojshme dhe pajisjet përkatëse që duhet të blihen. Në veçanti, Termat e Referencës për ruajtjen mund të përfshihen në planin operacional për ruajtjen (dokumenti përkatës përmend pajisjet e nevojshme për ruajtjen parandaluese të objekteve në magazinim). Paralelisht, duhet të rezervohen hapësira të përshtatshme për qëllimet e ruajtjes dhe të sigurisë në ndërtesë (hapësira magazinimi, kabina e sigurisë), duke marrë parasysh disa kufizime të cilat tashmë janë përmendur (përshtatshmëria e mjedisit dhe e kushteve të sigurisë në mjediset e magazinimit, vendndodhja e kabinës së sigurisë në afërsi të ekspozitës).

Pasi Bordi Këshillimor të ketë paraqitur rekomandimet e tij përkatëse të Ministria, dhe duke supozuar se Ministria ka marrë vendimet dhe veprimet administrative të përshtatshme për pranimin e rekomandimeve, blerja e pajisjeve të nevojshme për sigurinë, ruajtjen parandaluese dhe magazinimin mund të tenderohen.

Pas blerjes së pajisjeve përkatëse, do të jetë e nevojshme të ndërmerren disa veprime për rinovimin e hapësirave të caktuara për sigurinë dhe magazinimin.

E fundit nga radha, por jo nga rëndësia, personeli i angazhuar në sektorin e sigurisë dhe ruajtjen parandaluese duhet të trajnohet se si do të përdorë pajisjet e reja. Trajnime të mëtejshme në lidhje me planet e integruara të sigurisë dhe të ruajtjes janë përmendur në kapitullin mbi trajnimin e punonjësve dhe ngritjen e kapaciteteve. Përveç kësaj, personeli i angazhuar në inventarizimin dhe dokumentacionin e koleksionit duhet gjithashtu të jetë i trajnuar - edhe kjo temë është trajtuar më në detaj në kapitullin mbi trajnimin e punonjësve.

Page 16: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

17Rekomandimet e Bordit Këshillimor

Diskutime të mëtejshme mbi organizimin e ekspozitës së përhershme

Raporti mbi sugjerimin e kuadrit të Konceptit për riorganizimin e Muzeut Historik Kombëtar

përfshin sugjerime mbi një koncept të ri tematik për ekspozitën e përhershme, me një potencial të zgjeruar komunikues, dhe mbi një kornizë të përgjithshme për temat që do të ekspozohen.

Nga fundi i Tetorit të vitit 2009 u mblodh një grup pune nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve me një grup historianësh shqiptarë për çështjet që kanë të bëjnë me MHK. Siç dhe u soll në vëmendjen e BK nga Drejtori i MHK, të gjithë historianët/ekspertët kërkimorë shkencorë të pranishëm në takim dukej se ishin dakord me idenë bazë të sugjerimeve të ofruara mbi rinovimin e ekspozitës të shprehura në raportin e Konceptit të Përgjithshëm të MHK. Vëmendja e MHK duhet të përqendrohet mbi historinë.

Kjo ide u diskutua më tej gjatë takimit të 9 dhjetorit 2009 me Drejtorin e MHK. U diskutua që nuk është e nevojshme që ekspozitat historike të jenë të orientuara ndaj objekteve pasi në fakt gjetjet arkeologjike të shfaqura mund të nxjerrin në pah kontekstin e tyre historik, duke pasur parasysh që të bëhet një përzgjedhje mes objekteve që duhet të përfshihen në ekspozitë dhe atyre që do të mbahen në magazinë. U sugjerua gjithashtu që njohja e palëve të përfshira me shembuj të ekspozitave të tilla do të ishte i dobishëm.

Në përputhje me përfundimet e takimit të historianëve shqiptarë dhe rekomandimeve të Bordit Këshillimor nga Programi i Përbashkët do të organizohet një debat ndërkombëtar, i cili do të zhvillohet rreth muajit Maj 2010, lidhur me rolin e MHK dhe se si duhet të paraqitet historia e Shqipërisë. Kjo do të jetë faza e parë e një serie konsultimesh publike gjatë të cilave historia e Shqipërisë do të diskutohet dhe debatohet në publik në mënyrë që të arrihet një konsensus se si duhet të jetë koncepti i përgjithshëm zyrtar i MHK. Këto debate mund të zhvillohen në të njëjtën kohë gjatë zbatimit të punimeve fizike në zonën ku nuk ka ekspozime, të tilla si salla e hyrjes dhe oborri.

Paralelisht, duhet të formohet një grup ndërdisiplinor, për të punuar mbi zhvillimin e ekspozitës dhe në

mënyrë ideale duhet të përfshijë si punonjësit e MHK dhe ekspertët e jashtëm. Bordi Këshillimor mund t’i ofrojë MTKRS rekomandime mbi disiplinat kryesore që duhet të përfshihen në grup. Grupi duhet të ketë një strukturë të qartë se kush është përgjegjës për çfarë, për të lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet disiplinave të ndryshme dhe gjithashtu duhet të ketë një drejtues grupi.

Duke pasur parasysh eksperiencat praktike mbi zhvillimin e ekspozitave historike, është përllogaritur se hulumtimi mbi materialin ikonografik dhe informacioni që duhet të përfshihet në ekspozitën e rinovuar mund të kërkojë shumë kohë: përveç zgjedhjes dhe përgatitjes të artefakteve origjinale që do të përfshihen në stenda, fazat fillestare të këtij procesi përgatitor përfshijnë hulumtime për identifikimin e materialeve shoqërues vizual dhe informativ (për t’u përfshirë në panele muri, aplikime audiovizuale etj.), përzgjedhjen e materialit përfundimtar që duhet të përfshihet, kërkesa për të drejtat e riprodhimit kur është e zbatueshme dhe dixhitalizimi – pa përmendur hapat për zhvillimin ekspozitës që pasojnë këtë fazë fillestare. Prandaj edhe në qoftë se diskutimi dhe debati publik mbi përmbajtjen e ekspozitës mund të vazhdojë, grupi ndërdisiplinor mund të fillojë të punojë mbi këto faza fillestare, ndoshta mbi temat bazë për të cilat është vendosur që do të përfshihen.

Kur informacioni i marrë të jetë i përshtatshëm dhe faza e reflektimit të jetë më e qartë, duhet të zhvillohet një plan operacional për ekspozitën, duke përfshirë një koncept të detajuar plotësisht dhe dizenjimin arkitekturor të ekspozitës së parashikuar. Duhet të theksohet se në mënyrë ideale, ky plan operacional duhet të zhvillohet në një fazë kur puna zhvilluese dhe kërkimore e grupit ndërdisiplinor ka përparuar mjaftueshëm për të dhënë informacionin e nevojshëm dhe të detaje të dobishme, por jo në një fazë shumë të largët (patjetër para se të hyjnë në fazën e marrjes së të drejtave të riprodhimit, në mënyrë që “të mos shpenzohen në drejtimin e gabuar” koha, përpjekjet dhe paratë).

Plani operacional mbi ekspozitën e përhershme duhet të jetë mjaft i detajuar për të siguruar ose mundësisht

Page 17: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

18

edhe të përfshijë Termat e Referencës për të gjithë hapat e ardhshëm lidhur me zbatimin e tij: kështu që do të ishte e mundshme që të fillohej menjëherë, pas miratimit të tij nga BK dhe aprovimit nga MTKRS, me procedurat e prokurimit publik (p.sh. kompania arkitekturale, blerja e vitrinave, zhvillimi i programeve audiovizuale, blerja e pajisjeve audiovizuale etj). Plani operacional për ekspozitat duhet të bazohet mbi sugjerimin e kuadrit të konceptit për rioganizimin e MHK. Si rezultat, plani operacional do të sjellë një konsensus mbi pikat e tij kryesore dhe do të detajojë më tej aktivitetet konkrete, afatet kohore dhe koston e ndërhyrjeve.

Vlerësohet se përfundimi i konceptit për MHK mund të zgjasë disa muaj dhe diskutimi publik dhe arritja e konsensusit mund të kërkojë shumë kohë, e mund të përfundojë më vonë nga sa dëshirohet dhe jo më herët se tremujori i tretë apo i katërt i vitit 2010. Kjo do të thotë se PP CHSED mund të mos jetë në gjendje të

përfitojë plotësisht nga rezultatet e këtij diskutimi duke qenë se kohëzgjatja e tij është deri në Shkurt të vitit 2011. Kjo mund të shfaqë një rrezik të humbjes së një mundësie për të përdorur burimet e disponueshme. Një mënyrë për të ecur përpara është që MTKRS, PP dhe grupe të tjera të interesuara të krijojnë një ekip ndërdisiplinor që do të ketë detyrën institucionale për të çuar përpara çështjet paraprake dhe të punojë mbi aspektet e MHK që nuk lidhen me diskutimet e vazhdueshme mbi përmbajtjen e ekspozitës. Kjo do të sigurojë një përdorim optimal të kohës dhe do të krijojë momentum për aktivitetet e mëtejshme në MHK.

Zbatimi i zhvillimit të ekspozitës mund të fillojë më pas në fund të vitit 2010 dhe ekspozita e re mund të jetë gati për inagurim vetëm në vitin 2011. Megjithatë, plani i propozuar për këtë seri punimesh përfshin të gjitha vendimet e rëndësishme (duke përfshirë edhe procedurat e prokurimit) në vitin 2010.

Diskutime të mëtejshme mbi ristrukturimin e menxhimit dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore

Bazuar në konkluzionet e takimit të 9 Dhjetorit të vitit 2009 midis Drejtorit të MHK dhe

punonjësve dhe konsulentëve të UNESCO-s, hapat e ardhshëm lidhur me ristrukturimin e menaxhimit të Muzeut duhet të përfshijnë një zbatim gradual të strukturës organizative deri në atë masë që ajo të jetë administrativisht e mundshme në atë moment. Një fazë tranzicioni mundësisht mund të përfshijë një strukturë organizative “tranzitore”, në të cilën asnjë shërbim nuk do të nën-kontraktohet, përcaktimin e pozicioneve për punonjësit ekzistues, sipas kualifikimeve të tyre, dhe angazhimin e stafit shtesë për specializimet që mungojnë (të tilla si edukimi përmes muzeut).

Pengesat administrative që lidhen me zbatimin e sugjerimeve të shprehura tek menaxhimi, përfshijnë faktin se disa nga funksionet e sugjeruara në strukturë (të tilla si specialistet e edukimit) nuk ekzistojnë në specializimet e parashikuara në shërbimin civil shqiptar. Janë diskutuar gjithashtu çështjet se si kjo strukturë mund të ndikojë në strukturat e menaxhimit të muzeve të tjera publike në Shqipëri.

Edhe pse ristrukturimi i menaxhimit të MHK mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për përditësimin dhe “modernizimin” e dispozitave përkatëse ligjore për të gjitha muzetë, mund të hulumtohen mënyra të ndryshme alternative për të kapërcyer pengesat administrative për zbatimin e strukturës në mënyrë individuale për MHK: alternativa të tilla mund të jenë që fillimisht të përfshihen punonjës me kontratë për funksionet e reja për të cilat nuk ekzistojnë dispozita administrative, ose për t’i punësuar ata si specialistë, pozicion ky që parashikohet me ligj (për shembull të punësohen si arkeologë, por të punojnë me programet edukative, të punësohen si roje, por të punojnë në shërbimet e vizitorëve).

Paralelisht me identifikimin e pengesave administrative dhe, ndoshta, me mënyrat për t’i kapërcyer ato, duke përfshirë krijimin e një strukture të përkohshme, konkluzionet e takimit sugjeruan që Drejtori i MHK të identifikojë një grup në mesin e punonjësve ekzistues me të cilët do të bashkëpunojë më ngushtë për rinovimin e Muzeut. Në të njëjtën kohë, Drejtori i MHK, me mbështetjen e MTKRS dhe UNESCO, të identifikojnë problemet kryesore në specializimet që mungojnë.

Page 18: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

19Rekomandimet e Bordit Këshillimor

Mund të vijohet më pas me zbatimin e strukturës së përkohshme, mbi bazën e të cilës do të përcaktohen pozicionet dhe rolet punonjësve ekzistues dhe atyre të rinj.

Trajnimi i stafit të MHK është identifikuar te raportet dhe është pranuar nga Bordi Këshillimor si një pjesë e brendshme e përpjekjeve të vazhdueshme të Programit CHSED për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve.

Akoma nuk është e qartë se sa dhe cilët nga punonjësit ekzistues do të jenë pjesë e strukturës së parashikuar të përmirësuar për menaxhimin e muzeut; gjithashtu nuk është e qartë as se si dhe kur do të bëhen ndryshimet në personel, sipas sugjerimeve të bëra, apo se cilat nga ato sugjerime mund të zbatohen realisht në nivel afat shkurtër. Hapi i parë mund të jetë trajnimi i personelit ekzistues, dhe përfshirja e personelit në disa funksione të reja, dhe në një fazë të mëvonshme struktura mund të zbatohet plotësisht.

“Grupi” i zgjedhur nga Drejtori midis punonjësve ekzistues, për të punuar më ngushtë në lidhje me zbatimin e një koncepti të ri të përgjithshëm për Muzeun, mund të zhvillojnë së bashku me Drejtorin vizita në muze të tjerë të Evropës, në mënyrë që ata të njihen me praktikat e ndryshme për menaxhimin e muzeut dhe të përditësohen mbi praktikat më të mira dhe standardet përkatëse ndërkombëtare.

Gjithashtu duhet të përmendet se përfundimet e takimit me punonjësit e MHK tregojnë se ata e mirëpresin me dëshirë mundësinë për t’u trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe për t’u prezantuar me praktikat e aplikuara në muzetë e tjerë, duke sugjeruar gjithashtu idenë e “binjakëzimit të muzeut” si një mundësi trajnimi. Ata kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u bërë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të muzeve dhe dëshirën e tyre për të rritur aftësitë e tyre dhe për të mësuar nga përvoja e muzeve të tjerë. Me iniciativën e tyre ata theksuan mund të jetë e nevojshme që të punësohen punonjës të tjerë të specializuar dhe u shprehën që statutet e MHK duhet të përditësohen. Ata ishin vërtetë shumë të interesuar për një përkufizim dhe rishikim të programeve edukative për muzetë.

Duket se punonjësit e MHK dhe Drejtori do të mirëpresnin, si fillim për trajnimin e punonjësve, mundësinë për të marrë pjesë në kurse trajnimi të ndërmarra nga punonjësit e UNESCO, duke përdorur materialet e trajnimit të ICOM për muzetë.

Nuk është trajtuar ende se si punonjësit do të vetë përcaktojnë përparësitë e nevojave të tyre për trajnim. Përcaktimi i përparësive të mëposhtme është bërë në bazë të nevojave më urgjente për muzeun, dhe jo në bazë të fushave ku do të preferonte të trajnohej personeli. Ky model është marrë nga një pyetësor i ICOM, nga anketat e kryera nga UNESCO.

Përparësitë janë paraqitur në një shkallë nga 1 deri në 12 (1 = më e nevojshme):

Muzeologjia (12)

Menaxhimi i Muzeut (6)

Menaxhimi i Koleksioneve (3)

Mbrojtja Parandaluese (1)

Edukimi/Interpretimi (5)

Komunikimi, duke përfshirë marrëdhëniet me publikun dhe marketingun (8)

Dokumentimi/Inventaret (4)

Ekspozitat (7)

Siguria e Muzeut dhe Planifikimi i Emergjencës (2)

Studimet mbi Vizitorët (10)

Turizmi Kulturor (11)

Mbledhja e fondeve (9)

Mund të identifikohen nevoja të tjera për trajnime të tilla si trajnime më të thelluara mbi menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare, komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun. Duhet gjithashtu të përmendet se, sipas sugjerimeve të shprehura mbi

menaxhimin, aftësi të tjera do të ishin shumë të preferueshme, të tilla si njohja e gjuhëve të huaja, dhe aftësitë e IT, dhe akoma nuk dihet se cilët punonjës kanë një nivel të caktuar kompetence në këto fusha.

Page 19: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

20

Janë shprehur disa konsiderata dhe sugjerime në lidhje me trajnimin e punonjësve:

• Duhet të identifikohet se cilët do të trajnohen mbi çfarë: do të marrin pjesë të gjithë punonjësit në të gjitha kurset, apo duhet të formohen grupe të veçanta për trajnim për çdo temë? Drejtori, ndoshta me ndihmen e punonjësve dhe konsulentëve të UNESCO, dhe pasi të ketë parë CV-të e personelit, duhet t’u “caktojë” llojin e zpecializimit secilit prej punonjësve ekzistues si dhe të identifikojë mangësitë (specializimet që mungojnë tërësisht). Kjo do të ndihmojë në identifikimin e personave që do të trajnohen dhe fushën e trajnimit. Megjithatë, duke pasur parasysh dëshirën e tyre për t’u trajnuar, dhe interesin e madh të shprehur mbi programet edukative, ndoshta disa ose edhe të gjitha kurset mund të jenë të hapura për cilindo punonjës që dëshiron të marrë pjesë, për informacion të përgjithshëm për të gjithë.

• Vlerësimi i nevojave për trajnim dhe i aftësive mund të bëhet para dhe pas trajnimit, duke përfshirë dhe vetë-vlerësimin.

• Pas vlerësimit, dhe ndoshta edhe në mënyrë paralele me trajnimin, mund të formulohet dhe provohet një aplikim “pilot” i strukturës së re të organizatës, duke pasur parasysh çdo ndryshim që mund t’i bëhet për arsye praktike ose të tjera. Kjo mund të bëhet në mënyrë jozyrtare, para se të bëhet ndonjë ndryshim tek Statutet. Qëllimi i sugjerimit është që të aplikohen specializimet dhe të formohen “grupe” të vogla të punonjësve ekzistues sipas funksioneve kryesore të shprehura në strukturën e sugjeruar ose në cilëndo strukturë për të cilën është vendosur. Disa nga mangësitë kryesore të identifikuara (p.sh. mbi edukimin) ndoshta mund të plotësohen, në këtë fazë pilote, nga punonjës të kontraktuar.

• Duhet të formulohet një plan për “vizita studimore” apo edhe për “trajnime mbi muzeun” siç është sugjeruar. Do të ishte e këshillueshme që rastet studimore mbi muzetë – të përzgjidhen bazuar në rëndësinë që ka tema për prezantimin e historisë, edhe/ose mbi konceptet e ekspozitës të cilat nxjerrin në pah prezantimin e artefakteve në një kontekst historik, edhe/ose metodat e menaxhimit të aplikuara të cilat mund të shërbejnë si një shembull i një praktike të mirë. Në veçanti mundësia për “trajnime për muzeun” mund të eksplorohet më tej në lidhje me mundësitë në dispozicion për trajnime mbi prezantimet, vizitat, formimin e kolegëve apo specializime afatshkurtra.

• Përveç kësaj, mund të shikohet mundësia për të marrë pjesë në seminare të tjera trajnimi të akredituara mbi muzetë të tilla si për shembull, edhe pse mund të mos jetë më i miri, Shkolla Ndërkombëtare e Muzeologjisë Baltike; ky kurs funksionon nën patronazhin e ICOM-Europe dhe çdo vit organizon një program një javor formimi në anglisht, duke u përqendruar mbi një nga aspektet e punës në muze.

• Sipas asaj që është diskutuar në takim, do të ishte e këshillueshme për të gjetur mënyra përmes së cilave punonjësit të mund të inkurajohen që të kërkojnë mundësi për vetë-trajnim përmes internetit. Sugjerimi im për ata do të ishte të shikonin faqet e internetit të ICOM, UNESCO dhe të muzeve të ndryshme për të pasur një formë më të strukturuar - ndoshta jo aq të strukturuar sa për të krijuar “web-seminare” [seminare në internet], por për të dhënë disa drejtime më konkrete se ku të kërkojnë për diçka, sipas një mënyre të caktuar. Sigurisht për të realizuar diçka të tillë do të duhen si para-kushte që të ketë lidhje me internet dhe punonjësit të dinë të lexojnë anglisht ose frëngjisht.

• Në lidhje me blerjen e pajisjeve të nevojshme për mbrojtjen parandaluese dhe sigurinë, duhet të zhvillohen trajnime të veçanta mbi përdorimin e pajisjeve për procedurat rutinë dhe emergjente.

• Disa trajnime më specifike ndoshta mund të ndihmojnë punonjësit për të riorganizuar inventarin dhe dokumentimin e artefakteve. Pas trajnimit të përgjithshëm të UNESCO për këtë temë, ndoshta do të kishte kuptim të përqendrohej puna në atë se si mund të riorganizoheshin në këtë muze të veçantë inventarizimi dhe dokumentimi..

Do të ishte e preferueshme që të gjitha mundësitë për trajnim që janë identifikuar si të bëshme, të strukturoheshin në një sekuencë të tillë që të ketë kuptim lidhur me qëllimet e të mësuarit dhe jo të jenë. Kjo do të thotë se duhet mbështetur një sekuencë

e caktuar për trajnimin, ndoshta duke filluar me një hyrje teorike (kursi i UNESCO), më pas të mësuarit vetë dhe eksperimentimi (të mësuarit vetë përmes internetit), e ndjekur nga studime më të thella (seminare për çështje të caktuara , vizita në muze

Page 20: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

21Rekomandimet e Bordit Këshillimor

të tjerë dhe trajnime në muze) dhe duke e mbyllur me eksperimentime dhe praktikë (zbatimi pilot i strukturës në muze).

Në fund duhet të theksohet se Drejtori i MHK dhe personeli dëshirojnë që eventualisht të ngrihet një qendër trajnimi mbi muzeologjinë brenda Muzeut, për trajnimin e punonjësve të muzeve të tjerë në Shqipëri. Prandaj është sugjeruar që MHK, si struktura drejtuese e një rrjeti të ardhshëm për muzetë kombëtarë, të mund të trajnojë punonjësit e muzeve të tjerë të rrjetit, kur ata të jenë gati ta bëjnë këtë gjë,

ndoshta duke përdorur materialet e trajnimit të ICOM dhe strukturën e kursit të përdorur nga UNESCO në trajnimet e muzeve. Për trajnimin e punonjësve të muzeve në të gjithë botën, UNESCO ka zbatuar edhe në të kaluarën këtë metodë të trajnimit (punonjësit e trajnuar të një muzeu trajnojnë të tjerët). Kjo nuk ka qenë gjithmonë e suksesshme, duke qenë se “muzeu i trajnuar” ngurronte ndonjëherë të trajnonte të tjerët; por në rastin e MHK, duket të ketë potencial të mirë për sukses për shkak të Drejtorit dhe predispozitës së shprehur të personelit për përhapjen e njohurive të fituara.

Diskutime të mëtejshme se si të fillohet plani i komunikimit dhe plani i mbledhjes së fondeve

Në mënyrë që të zhvillohet një plan për komunikim dhe mbledhjen e fondeve për vitin 2010,

duhet të merret parasysh se gjatë atij viti “imazhi i ri i institucionit” do të jenë ende në zhvillim e sipër: Muzeu nuk do të jetë ende në gjendje të promovojë një ekspozitë të rinovuar të përhershme dhe realizimin e Misionit përmes një sërë veprimtarish të orientuara ndaj publikut, por do të promovojë vetë deklaratën e misionit të ri dhe vendosmërinë për të riorganizuar ekspozitën e tij dhe të gjitha aspektet e jetës së tij institucionale. Me fjalë të tjera, MHK nuk do të jetë në gjendje të “shesë një produkt “ në vitin 2010, por mund të bëjë “njoftimin e një produkti të ardhshëm të ri”. Sigurisht, nga fundi i vitit shpresohet të ketë disa rezultate të para të prekshme të misionit të ri të muzeut të orientuara ndaj publikut, të tilla si një sallë hyrje të rinovuar duke përfshirë shërbimet e rinovuar për vizitorët dhe ndoshta disa nga programet e para edukative dhe/ose aktivitete lidhur me zhvillimin e audiencës.

Përmes një deklarate simbolike për imazhin e tij të ri institucional, MHK mund të krijojë një logo të re në fillim të vitit, për të shoqëruar të gjitha aktivitetet komunikuese dhe për mbledhjen e fondeve të cilat do të njoftojnë rinovimin e Muzeut.

Muzeu ka organizuar tashmë disa studime fillestare mbi vizitorët e parë, por interpretimi i të dhënave në mënyrë që të arrihen konkluzione të dobishme mbi zhvillimin e audiencës dhe ekspozitave të rinovuara, pritet të bëhet në fillim të vitit 2010. Gjatë gjithë vitit, studimi ndoshta mund të përsëritet - me të

njëjtin pyetësor ose me një tjetër, sipas vlerësimit fillestar të studimit dhe nëse ekspozita ekzistuese e përhershme është ende në dispozicion të vizitorëve kur të përsëritet studimi.

Bazuar në informacionin e mbledhur nga studimi fillestar i vizitorëve, Bordi Këshillimor mund të japë rekomandime në lidhje me zhvillimin e komunikimit dhe audiencës. Ai gjithashtu mund të ofrojë rekomandime për të asistuar në rrjetëzimin e Muzeut në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Rekomandimet e tilla mbi rrjetëzimin, pas pranimit nga drejtuesit e MHK, mund të zbatohen si pjesë e hapit të parë të planit të komunikimit të Muzeut.

Një tjetër hap fillestar për komunikimin mund të jetë krijimi i një faqe interneti për Muzeun, në të cilën informacioni duhet të sigurohet së paku në dy gjuhë (shqip dhe anglisht), dhe mundësisht në më tepër gjuhë (italisht për shembull). Faqja e internetit, e cila duhet të jetë lehtësisht e përdorshme dhe të jetë tërheqëse, duhet të përfshijë sa më shumë informacion që të jetë e mundur, mbi tema të tilla si deklarata e re e misionit dhe logoja e tij, elementët më të rëndësishëm të koleksionit, procedurat e ndërmarra për rinovimin e ekspozitës, një program mbi ekspozitat e përkohshme të planifikuara dhe aktivitetet, si edhe informacion praktik për vizitorët. Përmendja e faktit se MHK është i përfshirë në aktivitetet e Programit CHSED do të përbënte një faktor pozitiv për imazhin institucional të Muzeut në nivel ndërkombëtar. Informacioni i publikuar në faqen e internetit duhet të përditësohet rregullisht.

Page 21: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

22

Kur të jetë vendosur se cilët punonjës të MHK do të merren me komunikimin dhe mbledhjen e fondeve, një prej detyrave të para të rëndësishme për këta punonjës do të jetë ajo e krijimit të një dokumenti mbi kontaktet ekzistuese dhe potenciale për komunikim dhe mbledhje fondesh. Kjo listë mund të përbëhet nga persona në fushën e medias, politikanë, figura të shquara të jetës publike, kompani që mund të jenë të interesuar për donacione të korporatave ose bashkëpunime të tjera, ekspertë, muze të tjerë, operatorë turistikë dhe shumë të tjerë. Në një fazë të ardhme, kur të jetë momenti i duhur, do të ishte mirë që të krijoheshin dy dokumente të veçanta për komunikim dhe mbledhje fondesh (për shembull, kontaktet në fushën e medias janë thjesht për qëllime komunikimi, ndërsa donatorët e mundshëm përbëjnë një kategori të veçantë të marrëdhënieve me publikun). Megjithatë, në këtë fazë fillestare gjatë së cilës muzeu vetëm njofton misionin e tij të ri, vizionin

dhe planet, lista e kontakteve mund të jetë e përbashkët. Është e kuptueshme që lista e kontakteve duhet të përditësohet rregullisht, dhe të pasurohet sa më shumë të jetë e mundur me kontakte të reja.

Në këtë fazë të parë, kontaktet mund të përdoren për të dërguar një buletin mujor mbi zhvillimet dhe aktivitetet e MHK, duke i ftuar ata që gjithashtu të vizitojnë edhe faqen e internetit të Muzeut. Ndërkohë që puna e rinovimit ecën përpara, lista e kontakteve gjithashtu mund të përdoret për veprime më konkrete. Një mundësi e tillë mund të përdoret gjatë muajve të fundit të vitit 2010 ku mund të organizohen “prapa perdeve” aktivitete ekskluzive për një numër të kufizuar personash të cilët kanë interesa dhe kapacitete profesionale të përbashkëta (p.sh. aktivitete të veçanta për operatorët turistikë, median etj), kur salla e hyrjes të jetë rinovuar dhe riorganizimi dhe rinovimi i ekspozitës së përhershme të jetë në proces..

Diskutime të mëtejshme mbi zhvillimin e politikave të MHK

Siç është përmendur në Vlerësimin e Nevojave dhe siç është sugjeruar në mënyrë të qartë në

raportin mbi Drejtimin dhe Menaxhimin e MHK, do të ishte e dobishme për muzeun të zhvillonte disa politika institucionale në disa fusha të caktuara të veprimtarisë. Disa nga fushat përparësore të aktiviteteve për zhvillimin e politikave institucionale, siç përcaktohet në raportin e lartpërmendur, kanë të bëjnë me blerjen dhe shitjen e artefakteve, marrjen ose dhënien me hua të artefakteve për periudha afatshkurtra.

Sipas fushës së veprimtarisë së Muzeut të cilat trajtojnë disa nga këto dokumente të politikave institucionale do të jenë më të përqendruara në çështjet etike, siç mund të jetë ai mbi blerjen dhe shitjen, dhe disa të tjera do të ishin të përqendruar mbi çështjet praktike të tilla si ai mbi huatë (i cili mund të përmbajë një model raporti mbi gjendjen dhe udhëzime për procedurat e ndërmarra për objektet që merren dhe jepen).

Sigurisht që do të mirëpritej që kuadri ligjor, në bazë të të cilit funksionon muzeu, të ndryshohej në mënyrë të tillë që politika të tilla të ishin ligjërisht të detyrueshme për të gjithë muzetë publike në Shqipëri; dhe MTKRS me sa duket është e gatshme të zhvillojë dokumente ligjorë të detyrueshëm në këto fusha të veprimtarisë dhe më gjerë. Megjithatë, kjo do të ishte më e dobishme nëse MHK do të zhvillonte politika

detyruese institucionale etike siç kanë prirjen të bëjnë shumë muze.

Mund të kërkohet konsulencë nga Bordi Këshillimor për të dhënë rekomandime për MTKRS mbi fushat përparësore të aktivitetit gjatë të cilave duhet të përgatiten dokumentet e politikave për MHK si dhe mbi përmbajtjen e tyre, në përputhje me etikën profesionale të pranuar ndërkombëtarisht për muzetë dhe praktikave profesionale ndërkombëtare.

Në përfundim anëtarët e Bordit Këshillimor mendojnë se ky projekt është një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë dhe MHK për të çuar më përpara Muzeun si institucioni kryesor kulturor në vend. Ata njohin punën e vështirë dhe përkushtimin e të gjithë anëtarëve të Bordit Këshillimor, Muzeut, organeve të drejtimit, ekipit të Programit të Përbashkët CHSED dhe konsulentëve për ta çuar këtë aktivitet të projektit drejt suksesit. Megjithatë duhet të theksohet rëndësia e angazhimit edhe me tej të historianëve dhe profesionistëve të muzeve në Shqipëri për kontributin e tyre në këtë ndërmarrje të rëndësishme. Anëtarët e Bordit Këshillimor mbeten në dispozicion për konsultim dhe këshillim për MHK, Qeverinë së Shqipërisë dhe Programit të Përbashkët CHSED gjatë gjithë kohëzgjatjes së mandatit të tyre që aktualisht është planifikuar për deri në Janar 2011.

Page 22: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

23Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

Aneks: Procesverbalet dhe Rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

• Procesverbali i seancës 1 të Bordit Këshillimor, 03 korrik 2009 • Shënime përmbledhëse nga kryetari i takimit të parë të Bordit Këshillimor, 03 korrik 2009• Procesverbali i seancës 2 të Bordit Këshillimor, 07-08 shtator 2009• Konkluzione dhe Rekomandime të sesionit 2 të Bordit Këshillimor, 07-08 shtator 2009• Procesverbali i seancës 3 të Bordit Këshillimor, 24-25 nëntor 2009• Konkluzione dhe Rekomandime ad-hoc bazuar në Vlerësimin mbi Asbeston dhe Vlerësimin Sizmik/

Strukturor, shkurt 2010

Page 23: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

24

Procesverbali i seancës 1 të Bordit Këshillimor, 03 Korrik 2009

Procesverbali i seancës 1 të Bordit Këshillimor, 03 Korrik 2009

“KULTURA DHE TRASHËGIMIA PËR ZHVILLIM SOCIAL DHE EKONOMIK” MUZEU HISTORIK KOMBËTAR

Mbledhja e Bordit Këshillimor Vendndodhja: Zyra e PNUD

Rruga: Papa Gjon Pali Qendra e Biznesit ABA, Kati 6

Tiranë, më 03 Korrik 2009

Z. Taher Ghalia Anëtar i këshillit ekzekutiv, Drejtor i ICOM, Muzeu Kombëtar i Tunizisë (Muzeu Bardo) Z. Ilirian Gjipali Arkeolog, Instituti Arkeologjik, Qendra e Albanologjisë, Tiranë, Shqipëri Znj. Ulrike Kretzschmar Drejtoreshë e Departamentit të Ekspozitave, Muzeu Historik Gjerman, Berlin, Gjermani Z. Luan Malltezi Historian, Instituti i Historisë, Qendra Albanologjike, Tiranë, Shqipëri Z. Ilber Ortayli President i Muzeut të Pallatit të Topkapisë, Stamboll, Turqi (nëpërmjet telekonferencës) Anëtarët si rrjedhojë e detyrës që kanë: 1. Z. Ols Lafe Drejtor Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, MTKRS, Shqipëri 2. Z. Engelbert Ruoss Drejtor, Zyra e UNESCO në Venecia, Itali Konsulentët e MHK: 1. Znj. Katerina Nikolaidou Konsulente Ndërkombëtare e UNESCO për MHK 2. Znj. Iris Pojani Konsulente Kombëtare e UNESCO për MHK Sekretariati/Njësia e Zbatimit të Programit CHSED: 1. Z. Stephan Doempke Koordinator Ndërkombëtar i Programit të Përbashkët 2. Znj. Zhulieta Harasani Menaxhere e Projektit të UNESCO 3. Znj. Dasara Dizdari Menaxhere e Projektit të PNUD 4. Znj. Valbona Kaso Asistente e Projektit të PNUD Pjesëmarrësit/të ftuarit: 1. Znj. Gülden Türköz-Cosslett, Koordinatore Rezidenciale e OKB 2. Z. Ardian Turku, Ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve 3. SheT. Manuel Montobbio, Ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri 4. Zj. Suela Kusi, Personi i Kontaktit e CHSED në MTKRS 5. Znj. Elida Petoshati, Sekretare e Përgjithshme (të cilës po i mbaron mandati) e Komisionit Kombëtar të UNESCO, Personi i Kontaktit e CHSED në Ministrinë e Punëve të Jashtme 6. Z. Kasem Bicoku, Drejtor, Muzeu Historik Kombëtar 7. Znj. Entela Lako, Analiste Programi, PNUD

Page 24: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

25Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

TAKIMI I BORDIT KËSHILLIMOR

Znj. Gülden Türköz-Cosslett, Koordinatore e Përhershme e OKB, përshëndeti anëtarët e Bordit Këshillimor dhe shprehu kënaqësinë e saj për praninë e Ministrit dhe Ambasadorit të Spanjës në këtë takim shumë të rëndësishëm. Ajo solli në kujtesë qëllimet dhe objektivat e përgjithshme të Programit CHSED si unike në botë dhe që duhet të vlerësohen si të tilla dhe përshkroi punën që do të bëhet në Muzeun Historik Kombëtar dhe rëndësinë e veçantë të vizionit të ekspertëve. Z. Ardian Turku, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, falenderoi për ftesën për këtë takim dhe përmendi rëndësinë e tij në ecjen drejt rikonceptualizimit të muzeut si institucioni kryesor kulturor në vend, jo vetëm për atë çfarë ai përfaqëson, por edhe për rëndësinë e tij të madhe për brezat e ardhshëm shqiptar. Rikonceptualizimi i këtij Muzeu përputhet me qëllimet dhe objektivat e Qeverisë Shqiptare, një qëllim që nuk është arritur ende si pasojë e mungesës së mbështetjes financiare dhe ekspertizës teknike. Për këtë arsye Ministri vlerësoi mbështetjen e Spanjës dhe të OKB dhe mbi të gjitha ai e quajti këtë takim si fillimin e punës së parë të vërtetë për Muzeun, duke iu uruar të gjithëve dhe në veçanti Bordit Këshillimor mbarësi. SHeT. Manuel Montobbio, Ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, pohoi se Muzeu është komponenti kryesor i Programit CHSED dhe institucioni kryesor kulturor i vendit - një lloj shpirti i popullit shqiptar. Si rrjedhojë e kësaj, projekti duhet të shihet si një projekt kombëtar i cili gjithashtu ka një ndikim mbi imazhin e Shqipërisë jashtë vendit. Ai shpjegoi shkurtimisht gjendjen e Muzeut në sistemet komuniste dhe demokratike dhe theksoi se është mirë për Shqipërinë të promovojë vetveten nëpërmjet kulturës, historisë dhe këtij Muzeu. Së fundi duhet të vinte një moment kur një brez i ri shqiptar të mund të kishte një pikëpamje të paanshme të së kaluarës së tyre dhe prandaj përmbajtja e Muzeut është një sfidë e madhe. Në mënyrë që të jetë i përligjur nga pikëpamja e opinionit publik shqiptar, ky duhet të jetë një proces elastik në të cilin do të dëgjohen aspekte të ndryshme ose ndoshta plotësuese. Ambasadori theksoi natyrën këshillimore të Bordit, duke i inkurajuar anëtarët që të punojnë në frymën e

përfshirjes së të gjithë zërave të ndryshëm, pasi ata vijnë nga vende të ndryshme dhe secili prej tyre do të sjellë përvojën e tij. Rikonstruksioni i këtij Muzeu nuk është vetëm një çështje modernizimi, pasi ai është simboli i një vendi dhe rikonceptualizimi i tij është një mundësi historike për t’u pajtuar me të kaluarën. Në vijim Znj. Gülden Türköz-Cosslett i kërkoi Z. Engelbert Ruoss, Drejtor i Zyrës së UNESCO në Venecia, Itali, që të drejtojë takimin. Z. Engelbert Ruoss kërkoi falje për njoftimin brenda një afati të shkurtër dyjavorë për organizimin e takimit dhe shpjegoi që puna e bërë deri më tani kishte të bënte me përgatitjen e një statuti si një instrument zyrtar, por shumë elastik dhe i orientuar drejt qëllimeve, në mënyrë që të arrihen rezultate të prekshme. Z. Ruoss vuri në dukje se ideja e programit nuk ishte vetëm për të rindërtuar Muzeun, por edhe për të lidhur atë në muze të tjerë në botë, në këtë mënyrë edhe me marketingun e muzeve të tjerë. Ai mendonte se ishte e rëndësishme që MHK të zhvillohej brenda kontekstit të një trajtimi rajonal dhe se ICOM (Këshilli Ndërkombëtar për Muzetë) mund të ndihmojë në zhvillimin e strategjive rajonale për muzetë, p.sh. strategji për Mesdheun. Ai informoi pjesëmarrësit se Zyra e tij, së bashku me Zyrën Qendrore të UNESCO në Paris, do të shërbejë si një ndërlidhëse ndërmjet programit, Muzeut dhe ICOM, në mënyrë që burimet e tyre të vihen në dispozicion. Secili anëtar i Bordit Këshillimor bëri një prezantim të shkurtër të vetes dhe të punës së tij/saj dhe pjesëmarrësit e tjerë gjithashtu prezantuan veten shkurtimisht. Anëtarëve të tjerë të Bordit Këshillimor që nuk ishin të pranishëm në këtë takim të parë iu dha një përmbledhje. Z. Ilber Ortayli, Drejtor i Muzeut të Pallatit të Topkapisë në Stamboll, Turqi, i cili foli me anë të një lidhje telefonike, shprehu urimet e tij dhe nderin për të qenë i ftuar të shërbejë në Bordin Këshillimor. Ai theksoi historinë e gjatë të përbashkët të popujve shqiptar dhe turk dhe tha se ky projekt ishte një mundësi e madhe për ta ngritur shkrimin e historisë në një nivel

Page 25: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

26

të ri midis dy kombeve. Për më tepër, ai e ftoi Bordin Këshillimor që të zhvillojë një nga mbledhjet e tij në Stamboll. Znj. Ulrike Kretzschmar, Drejtoreshë e Departamentit të Ekspozitave të Muzeut Historik Gjerman në Berlin, Gjermani, tha se ajo e kishte filluar punën me muzeun e saj me zhvillimin e një koncepti për Muzeun Historik të Gjermanisë Perëndimore në vitin 1987, më pas iu desh të bashkojë këtë koncept me Muzeun ekzistues të Gjermanisë Lindore, pastaj të marrë përsipër dhe të rinovojë një ndërtesë historike dhe të krijojë një ekspozitë të përhershme atje si dhe gjithashtu të mbikëqyrë ndërtimin e ndërtesës shtesë për ndryshimin e ekspozitave (nga arkitekt Im Pei). Me gjithë këtë përvojë, ajo ndihej e sigurt për punën në Bordin Këshillimor. Ajo organizon 7-8 ekspozita në vit. Z. Ilirian Gjipali, Arkeolog në Institutin Arkeologjik, Qendra Albanologjike, Tiranë, vuri në dukje se problemet që kanë të bëjnë me MHK janë më pak politike sesa shkencore. Ai gjithashtu konfirmoi se MHK përmbush kushtet paraprake për ta paraqitur Shqipërinë brenda një konteksti rajonal. Z. Luan Malltezi, Historian në Institutin e Historisë, Qendra Albanologjike, Tiranë, theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së kësaj nisme, ndërsa shoqëria shqiptare është tanimë e gatshme për këtë. Ai solli në vëmendje ndërtimin e muzeut të Krujës dhe Tiranës në fillimet e tyre në vitin 1981. Për fat të keq ky Muze paraqet probleme të mëdha. Ai zhvillohej në përputhje me vijën politike dominuese e cila tani nuk ekziston më. Kjo nuk është vetëm një detyrë politike (gjatë sistemit ndodhën ndryshime), por është një detyrë e shoqërisë shqiptare që të rishikojë historinë e saj me dëshirë të mirë. Ky do të jetë një institucion ku ndërgjegjja shqiptare do të jetojë në paqe pasi të ndërtohet. Z. Malltezi shprehu mirënjohjen e tij që specialistët shqiptarë janë anëtarë të këtij Bordi Këshillimor si një pjesë thelbësore dhe e rëndësishme dhe ata do të kontribuojë me të gjitha forcat e tyre për të promovuar kulturën dhe historinë shqiptare jashtë vendit. Pastaj Z. Engelbert Ruoss e kaloi diskutimin drejt MHK duke shpjeguar kontributin që të dy agjencitë e OKB, UNESCO dhe PNUD, do të japin në këtë projekt, ku (simbolikisht) UNESCO do të jetë përgjegjëse për software (konceptet dhe përmbajtjen) dhe PNUD do të jetë përgjegjëse për hardware (përmirësimet

fizike). Ai tha se së pari ishte e nevojshme të dëgjonin se çfarë nevojitej dhe të ofronin ndihmë dhe këshilla për zhvillimin e objektivave afat-shkurtër dhe afat-gjatë, si propozime për ndryshime, masa për ruajtjen, blerjen, edukimin, lehtësirat për vizitorët, etj. Ai vuri gjithashtu në dukje se Bordi Këshillimor nuk ka asnjë funksion vendim-marrës dhe duhet të ecë në përputhje me OKB dhe veçanërisht me rregullat dhe rregulloret e UNESCO. Duke thënë se strategjia e Muzeut duhet të zhvillohet si nga ana konceptuale ashtu dhe nga ana e ndërtimit, ai theksoi rëndësinë e përcaktimit të përparësive dhe shprehu dëshirën e tij për të identifikuar deri në fund të takimit disa ndërhyrje urgjente dhe të menjëhershme. Znj. Gülden Türköz-Cosslett falenderoi anëtarët e Bordit Këshillimor, duke i konsideruar ata një pasuri të madhe në punën e përbashkët. Duke theksuar natyrën këshillimore të punës së tyre, ajo ishte e bindur se Bordi nuk do të ketë dallime dhe duke qenë se nuk kishte asnjë detyrim ligjor për të marrë vendime me bazë shumice, rekomandimet e tyre duhet të bazohen në dialog dhe konsensus. Znj. Iris Pojani, Konsulente Kombëtare e UNESKO për MHK, bëri një prezantim mbi historinë e Muzeut dhe nevojat e tij (shih shtojcën). Z. Ilber Ortayli (nëpërmjet telekonferencës) përmendi se muzetë në Turqi përballen me të njëjtat probleme dhe shumë prej muzeve nuk janë funksionalë. Për këtë arsye ai i përgëzoi të gjithë për punën e tyre dhe tha se ai ishte shumë i impresionuar nga prezantimi. Z. Kasem Bicoku, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, shprehu bindjen e tij se ristrukturimi i Muzeut, i cili nuk është modernizuar në thelb që nga krijimi i tij në vitin 1981, do të jetë një ndihmë e madhe. Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me ndryshimet e vazhdueshme në ekspozitën e përhershme, ai shpjegoi se seksioni i komunizmit ishte hequr pas rënies së sistemit në vitin 1990. Që atëherë Muzeu ka bërë disa ndërhyrje të improvizuara, por të gjitha ato kanë pasur rezultate të pakënaqshme. Z. Bicoku është drejtor i MHK që prej një viti dhe pas një seri konsultimesh me ekspertë në fusha të ndryshme prej tij, MTKRS pranoi dhe miratoi një projekt për rikonceptualizimin e Muzeut. Aktualisht pavioni i sapothemeluar etnografik, i cili do të zërë 25% të hapësirës së Muzeut, është në fazat finale të krijimit me fondet e qeverisë shqiptare dhe shpresohet që me fondet e CHSED ky seksion të mund të përfundojë.

Page 26: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

27Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

Një nga pasuritë më të mëdha të Muzeut është koleksioni i ikonave. Muzeu ka 700 ikona që janë të ndryshme nga ikonat e vendeve të tjera të Ballkanit, sepse ato tregojnë një ndikim të rilindjes italiane. Në Muze janë ekspozuar vetëm 50 ikona në vendndodhjen më të keqe të mundshme në Muze, kur ky pavion u vendos aty në vitin 1999 me vendimin e detyruar të Ministrit të Kulturës të asaj kohe. Dhoma ku mbahen ikonat e tjera paraqet kushte të këqija. Objektet e tjera që nuk janë të ekspozuara ruhen në katin 2 në kushte të papërshtatshme. Qëllimi i dytë i Muzeut është që të mbledhë fonde në mënyrë që të hiqet nënstacioni elektrik, i cili është vendosur në bodrumin e muzeut dhe është konsideruar si një rrezik i madh. Z. Bicoku përmendi mungesën e një laboratori për ikonat dhe tekstilet, i cili do të ishte shumë i rëndësishëm për Muzeun. Një tjetër shqetësim ishte mundësia e ndërtimit të një kulle në atriumin e ndërtesës që do të kishte efekt shkatërrues për MHK, por që ishte miratuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Drejtori ka protestuar kundër këtij plani tek Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministri. Ai preferon që ta kthejë këtë oborr në një pjesë tërheqëse të Muzeut për ekspozimin e veprave të mëdha të artit etnografik dhe ndërtimin e një bar/kafeje për vizitorët siç kanë të gjithë muzetë ndërkombëtarë. Z. Engelbert Ruoss donte të diskutonte mbi mospërputhjet që perceptohen në menaxhimin e Muzeut, dhe pyeti se cila ishte lidhja që ekzistonte ndërmjet Këshillit Shkencor për MHK dhe Komitetit Kombëtar për Muzetë duke qenë se të dyja kryesohen nga Ministri. Z. Ols Lafe, Drejtor i Departamentit të Kulturës dhe Trashëgimisë në MTKRS, shpjegoi kompetencat dhe punën e bërë nga Komiteti Kombëtar dhe Këshilli Shkencor. Komiteti Kombëtar për Muzetë kryesohet nga Ministri, ndërsa Këshilli Shkencor për MHK kryesohet nga drejtori i Muzeut. Ndërsa Komiteti Kombëtar miraton ndryshimet strategjike sipas këshillave nga Këshilli Shkencor, ai nuk futet kurrë në detaje të punës së përditshme dhe të përmuajshme. Në kontrast, Këshilli Shkencor punon mbi çdo detaj të çështjeve që kanë të bëjnë me MHK. Në lidhje me personelin, z. Lafe përmendi se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë që të ketë personel shtesë për MHK të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe sugjeroi që të punohej mbi bazën e numrit të pranishëm të 39 punonjësve dhe të ristrukturohej organika në vend që të zgjerohej.

Z. Stephan Doempke, Koordinator Ndërkombëtar i Programit të Përbashkët, bëri një koment në lidhje me numrin e vizitorëve të MHK të dhënë në prezantim, duke shpjeguar se numri më i madh i vizitorëve të huaj janë shqiptarë etnikë nga Kosova për të cilët ky Muze është një pikë e referencës kombëtare dhe që do të vazhdojë të jetë një grup i rëndësishëm vizitorësh me pritshmëritë e tyre. Znj. Katerina Nikolaidou, Konsulente Ndërkombëtare e UNESCO për MHK, bëri një prezantim të gjetjeve dhe rekomandimeve të saj paraprake (shih shtojcën). Ambasadori Montobbio vlerësoi punën e konsulentëve, duke parë në prezantimin e parë një raport mbi situatën ekzistuese dhe në prezantimin e dytë rekomandimet se çfarë duhet bërë. Ambasadori vuri në dukje se ai ka përjetuar ndryshime të vazhdueshme që nga vizita e tij e parë në Muze të tilla si çmontimi i ekspozitave të përhershme osmane dhe asaj të periudhës së pasluftës. Megjithatë, anëtarët e Bordit Këshillimor duhet të kenë një mundësi për të parë Muzeun në gjendjen e tij të mëparshme në mënyrë që të propozojnë ndryshimet përkatëse. Në një pasqyrim më të përgjithshëm, ambasadori vuri në dukje se qëllimi i Programit të CHSED nuk është që të plotësojë buxhetin shqiptar, por që të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve. Rikonceptualizimi do të duhet të përfshijë një dialog me institucionet shqiptare dhe një ushtrim të të menduarit të lirë. Si shembull Ambasadori vuri në dukje se ekspozita historike e pranishme në Muze kishte të bënte vetëm me luftërat, por ngrihet pyetja nëse shqiptarët do të duan të mësojnë vetëm për luftërat dhe i takonte Bordit Këshillimor të vendoste duke përdorur përvojat e ndryshme nga vendet e ndryshme. Z. Kasem Bicoku falenderoi Ambasadorin për komentet e tij, duke thënë se ato ishin shumë në përputhje me të menduarin e tyre pasi ata kishin hequr shumë nga ekspozitat që kishin të bënin me luftën dhe i kishin zëvendësuar ato me kulturën. Z. Engelbert Ruoss e përfundoi takimin duke thënë se në takimin e ardhshëm ne duhet të kemi një koncept (konceptin e parë) për Muzeun, kështu që Bordi Këshillimor duhet të përqendrohet në: - Çështjet Institucionale - Çështjet menaxhuese.

Page 27: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

28

TAKIMI ME KËSHILLIN SHKENCOR PËR MHK DHE KOMITETIN KOMBËTAR PËR MUZETË

Z. Engelbert Ruoss hapi takimin, duke shpjeguar se Bordi Këshillimor kishte kërkuar një takim me qëllim që të dëgjonte se si punojnë të dy strukturat dhe sa shpesh takohen ato. Anëtarët e ndryshëm të të da strukturave u prezantuan. Z. Kasem Bicoku shpjegoi se Komiteti Kombëtar mblidhet vetëm mbi bazë kërkese, dhe për të hapur muze të rinj, për të miratuar pjesë të reja apo për të dhënë një licencë. Më pas fjala iu dha Z. Neritan Ceka, anëtar i Komitetit Kombëtar dhe Zëvendës Kryetar i Parlamentit, të cilit po i mbaron mandati, për një prezantim. Ai u prezantua si kryetar i ekipit të arkeologëve që rikonceptuan ekspozitën e përhershme arkeologjike të MHK, e cila tha ai do të realizohet pasi të jetë finalizuar ekspozita etnografike. Z. Ceka raportoi se kishte pasur një diskutim shumë të gjerë rreth MHK, dhe se përmirësimet nuk do të ndjekin një mënyrë socialiste trajtimi, por bazuar në një vendim të MTKRS ato do të përqendrohen mbi aspekte të caktuara kulturore: arkeologjinë, etnografinë, ikonat e pikturat. Z. Ceka tha se rikonceptimi i MHK filloi me idenë e fondeve spanjolle, por që tanimë fondet kanë ardhur nga qeveria shqiptare. Ekspertët shqiptarë kanë mjetet e tyre dhe dinë se çfarë të bëjnë, por ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Ai vazhdoi duke thënë se ideja e tij ishte se nëse fondet ekzistojnë, çdo gjë mund të bëhet nga ekspertët shqiptarë. Duke dëgjuar të njëjtën gjë për 20 vjet, i vetmi investim i bërë ishte nga Shqipëria. Muzetë në Durrës dhe në Butrint u modernizuan gjithashtu nga ekspertët vendas me financim të huaj, dhe ai vetë kishte punuar pa ndonjë financim. Çfarëdo fondesh që do të jenë në dispozicion, ai do të donte që ato të shkonin për diçka të prekshme (në vend të këshillës së huaj). Z. Engelbert Ruoss vuri në dukje se ishte bërë shumë punë dhe planifikim dhe pyeti nëse vizitorët dhe të rinjtë kanë qenë të përfshirë në këto aktivitete, kush i përfaqëson ata në procesin e planifikimit, nëse pritshmëritë e tyre janë studiuar dhe mbi çfarë baze janë marrë vendimet në lidhje me Muzeun.

Z. Kasem Bicoku u përgjigj se Muzeu ishte një institucion i hapur dhe ishte në kontakt me vizitorët e tij. Ai kishte qenë vetë cicëron dhe e dinte se vizitorët do të donin të kishin informacion më të detajuar. Muzeu përpiqet ta pasqyrojë këtë. Kohët e fundit ishte organizuar një grup kopshti dhe studentët e artit kishin qenë gjithmonë vizitorë. Ai po luan rolin e Muzeut të qytetit. Pyetjes nga Znj. Ulrike Kretzschmar se çfarë këshillash të ekspertëve të huaj kishin mbledhur ata, një anëtar i Këshillit Shkencor iu përgjigj se Shqipëria ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë dhe se MHK kishte qenë një viktimë e gjërave që nuk bëhen si duhet. Ishte shumë e rëndësishme që ajo çfarë ata janë duke bërë tani të bazohej në trajnime, duke i vënë vizitorët në qendër të përpjekjeve. Statistikat kanë luajtur një rol në rritje në këtë aspekt. Ata kishin organizuar takime për të dëgjuar pritshmëritë e qytetarëve me aftësi të kufizuara. Ideja e Këshillit Shkencor ishte për ta zhvilluar Muzeun si një pikë takimi. Kur Z. Engelbert Ruoss pyeti nëse Këshilli Shkencor është i kënaqur me integrimin e tij në procesin e vendim-marrjes. Znj. Suela Kusi, personi i kontaktit në MTKRS për Programin e Përbashkët të OKB, shpjegoi se Këshilli Shkencor kishte një rol këshillimor dhe përfshin perspektivat e vizitorëve në rekomandimet e tij. Në vitin 2008 ai paraqiti një projekt të madh në Këshillin e Ministrave për rikonceptualizimin e MHK. 15 vjet më parë Muzeu kishte vetëm armë dhe municion, në përputhje me thënien: “Shqiptarët e kanë çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë.” Pas pesë vjetësh do të ketë shumë ndryshime të dukshme. Z. Engelbert Ruoss pyeti nëse Ministria kishte përfshirë pikëpamjet e Këshillit Shkencor në vendimet e saj. Z. Kasem Bicoku u përgjigj se propozimet e Këshillit Shkencor ishin miratuar gjithmonë nga Ministria, duke shtuar se konceptet e sektoriale ishin zhvilluar nga ekspertë në fushat e tyre dhe se do të ketë gjithashtu dhe një seksion të veçantë numizmatik. Një anëtar i Këshillit Shkencor risolli në kujtesë projektet italiane dhe amerikane të cilat u morën me Muzeun dhe tha se ai do ta vlerësonte nëse këtë herë do të kishte rezultate.

Page 28: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

29Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

Më pas Z. Engelbert Ruoss pyeti anëtarët se çfarë do të bënin ata në qoftë se do të kishin 100.000 dollarë për të shpenzuar për infrastrukturën e Muzeut. Ai u përgjigj se ashensorët dhe sistemi i ajrit të kondicionuar paraqisnin probleme të mëdha. Znj. Spreta Gjongecaj, Drejtoreshë e Institutit Arkeologjik, i Qendra Albanologjike, Tiranë, u pajtua me këto përparësi dhe shtoi se Muzeu po humbet objekte të cilat janë mbledhur me përpjekje të mëdha, sidomos monedhat, por edhe qeramika. Hasen kaq shumë probleme sa ngrihet pyetja se sa arritje ka pasur. Seksioni arkeologjik nuk është rinovuar që nga viti 1985 dhe as muzeu i Durrësit nuk ka përfunduar. Megjithatë, ka pasur shumë objekte të reja dhe ndërkohë po zhvillohen rreth 20 ekspedita të cilat do t’i shtojnë më shumë vlerat. Znj. Gjongecaj falenderoi Bordin Këshillimor për interesin e tyre dhe shprehu mbështetjen e saj të plotë. Znj. Katerina Nikolaidou, Konsulente ndërkombëtare për PP, pyeti nëse planet e përmendura ekzistojnë në letër. Z. Kasem Bicoku u përgjigj se ekzistonte një projekt i shkruar, i miratuar nga Këshilli Shkencor, i cili ishte dërguar për financim në Ministri. Seksioni etnografik, edhe pse pothuajse i përfunduar, nuk mund të përfundojë me fondet e siguruara deri tani. Z. Kasem Bicoku shprehu dëshirën e tij për të pasur mbështetje financiare për përfundimin e seksionit etnografik. Sistemi i ajrit të kondicionuar (Mbretëria e Bashkuar 1981) ishte funksional, por shpenzimet për mirëmbajtjen nuk mund të mbulohen nga buxheti. Në nevojat e tjera përfshihen sistemet mikroklimë për vitrinat, në veçanti në seksionet e numizmatike, etnografike (tekstile) dhe të ikonave. Këto shpenzime nuk ishin përfshirë në plane, sepse nuk do të ishte realiste t’i kërkoheshin këto shuma qeverisë, p.sh.

kostoja vjetore për kondicionerin është 300,000 USD. Z. Taher Ghalia, Drejtor i Muzeut Bardo në Tunizi, pyeti nëse ka ndonjë projekt për të rinovuar sistemin e ndriçimit, dhe Z. Bicoku iu përgjigj se sistemi i ndriçimit bënte pjesë në planin e çdo seksioni dhe financohej nëpërmjet tij. Pyetjes së Z. Ghalia nëse ekzistonte një katalog shkencor i objekteve, Z. Bicoku iu përgjigj duke shpjeguar se i gjithë koleksioni ishte i kataloguar dhe secili prej objekteve kishte pasaportë. Znj. Ulrike Kretzschmar pyeti drejtorin se për cilën fushë pune shpenzonte pjesën më të madhe të kohës personeli i Muzeut. Z. Bicoku u përgjigj se pjesa më e madhe e kohës shpenzohej për të ruajtur Muzeun. Në një situatë ku nuk ka fonde, vëmendja përqendrohet më shumë në përmbajtjen e ekspozitave dhe nevojat e vizitorëve. Për shembull, kohët e fundit është ekspozuar një seksion i vogël mbi mbretin Zog. Një anëtar i ri i Këshillit Shkencor raportoi se ata shpesh kishin diskutuar problemet e Muzeut dhe kishin menduar për një plan veprimi. Por duke qenë se ka kaq shumë probleme, mund të merren vetëm masa praktike ad-hoc. Një plan veprimi duhet të përfshijë masat emergjente, afat-shkurtra dhe afat-gjata. Masat më emergjente duhet të ndërmerren në lidhje me sistemin e ajrit të kondicionuar në mënyrë që të ndalohet degradimi i objekteve. Përparësia e dytë ishte mbrojtja e objekteve të veçanta individuale, dhe së treti, trajnimi i specialistëve. Më pas është e nevojshme të pasurohet koleksioni i MHK. Të gjithë ranë dakord se sistemi i ajrit të kondicionuar ishte problemi më emergjent në Muze. Pyetjeve të Z. Engelbert Ruoss, nëse ka diçka që anëtarët mund ta ndryshojnë pa fonde dhe se çfarë mund të jetë ajo, nuk iu dha përgjigje përfundimtare.

TAKIMI PËRMBLEDHËS

Z. Engelbert Ruoss e hapi takimin me një diskutim reagimesh/komentesh dhe bëri pyetje në lidhje me përshtypjet dhe mendimet e Bordit Këshillimor pas takimit në Ministri dhe vizitës në Muze. Ai i kërkoi veçanërisht Bordit Këshillimor të identifikonte masat e menjëhershme dhe të dhënat që mungojnë dhe kërkoi komente mbi studimin e Iris Pojanit.

Z. Taher Ghalia tha se ishte shumë e rëndësishme që të ketë partneritete me muze të tjerë, të tilla si partneriteti i Muzeut të Bardo me Muzeun e Luvrit, me mbështetjen e ICOM, sepse ka shumë probleme që kanë të bëjnë me ruajtjen. Ai gjithashtu vuri në dukje se MHK nuk ka një arkitekt në personelin e tij dhe është e dukshme se ka probleme me ndriçimin. Pasja e një arkitekti

Page 29: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

30

në Bordin Këshillimor ishte shumë e nevojshme për punën mbi hapësirat e brendshme të Muzeut. Znj. Iris Pojani shpjegoi se MHK përdor një ndriçim minimal në mënyrë që të mbrojë objektet. Znj. Ulrike Kretzschmar vuri në dukje se Muzeu kishte salla të mëdha dhe shumë hapësirë, e cila megjithatë përdoret vetëm për disa objekte dhe se kishte shumë hapësira të mëdha boshe midis ekspozitave të ndryshme. Ajo bëri sugjerimet e mëposhtme për veprim të menjëhershëm:

- Ruani objektet në bodrum (sendet personale të Enver Hoxhës);- Pastroni Muzeun dhe hiqni gjërat që janë të vjetra apo që nuk duhen më;- Bëjeni sallën kryesore të hyrjes më tërheqëse dhe ndaloni praktikën e organizimit të ekspozitave të përkohshme atje.

Znj. Kretzschmar bëri gjithashtu pyetje për numrin dhe llojin e objekteve që ka në të vërtetë Muzeu. Do të ishte shumë e dobishme në qoftë se do të kishim në dispozicion një katalog të të gjitha objekteve. Znj. Iris Pojani shpjegoi se edhe pse Muzeu kishte në listat e inventarit të tij rreth 5.200 objekte, vetëm rreth 1.159 prej tyre ishin objekte kulturore, ndërsa pjesa tjetër ishin pajisje teknike, vitrina, mobilje, etj. pa vlera kulturore. Qendra Kombëtare për Inventarin është e detyruar të ketë pasaporta për të gjitha objektet në Muze (dhe objektet në fakt kanë pasaporta) duke përfshirë edhe gjendjen e ruajtjes së tyre. Ajo e siguroi takimin se do të ofroheshin të gjitha të dhënat dhe informacionet e tjera. Ajo më tej shpjegoi se dy piktorë dhe dy kuratorë janë duke punuar në një laborator të specializuar në muze sipas standardeve ndërkombëtare. Z. Ols Lafe shprehu idenë që të fillohej të mendohej për përmirësimin e këtij laboratori si dhe për të zhvilluar disa propozime. Z. Ilirian Gjipali përmendi se misioni i Bordit Këshillimor ishte që ta vinte Muzeun në rrugë të mbarë. Duke qenë se Muzeu ka qenë nën ndikimin politik, në ditët e sotme ndeshemi me të kundërtën e asaj që duhet të ishte. Ai sugjeroi që së pari duhet të krijohet një koncept i ri i përgjithshëm. Një ekip arkitektësh duhet të bëjnë projektin për hapësirat e brendshme dhe grupet e veçanta të punës duhet të zhvillojnë seksionet e ndryshme. E gjitha kjo duhet të përkthehet në terma ekonomikë, kështu që në fund do të mund të kemi një pasqyrë të

plotë të asaj që duam të ndryshojmë. Duke qenë se fondet nuk janë të mjaftueshme për të përfunduar të gjitha punët në Muze, ai sugjeroi që të fillohet puna pjesërisht dhe hap pas hapi, duke zbatuar [projektin] në faza. Z. Gjipali përmendi modernizimin e muzeut në Beograd, i cili kushtoi 17 milionë USD, dhe sugjeroi se një shumë e ngjashme mund të jetë e nevojshme dhe për MHK. Z. Gjipali tha se kur Këshilli Shkencor e përcaktoi sistemin e ajrit të kondicionuar si përparësinë kryesore, Këshilli diskutoi mbi këtë pa i ditur nevojat specifike dhe pa pyetur specialistët. Muzeu i Arkeologjisë ishte një shembull i mirë ku puna ishte bërë në faza dhe ndonjëherë me kosto më të ulët. Z. Luan Malltezi tha se situata e muzeut ishte shumë e rëndë dhe kjo situatë u krijua veçanërisht pas viteve 1990. Kur ai kishte marrë pjesë në krijimin e Muzeut në vitin 1981, ai kishte punuar me specialistët më të mirë shqiptarë dhe me angazhimin e qeverisë shqiptare në atë periudhë. Muzeu u politizua nën sistemin socialist, me pavionin socialist që dominonte mbi të gjitha periudhat e tjera historike. Pas viteve 1990 nevoja për të ndërhyrë u rrit dhe është e vështirë të mësohemi me atë që ne shohim tani, një materializim të ndryshimeve në Shqipëri. Z. Malltezi tha se ekspozitat e përkohshme që organizohen sot në sallën e hyrjes nuk ishin parashikuar në konceptin origjinal të Muzeut, por ishin një zgjidhje në rrethanat aktuale, ashtu si dhe kërkesat e shprehura nga personeli i uzeut janë një përgjigje ndaj problemeve në punën e tyre të përditshme. Edhe pse jemi dëshmitarë të nervozizmit të disa individëve (duke iu referuar Z. Ceka), Z. Malltezi ripohoi se kishte nevojë për ekspertizë të huaj. Ky zotëri kërkon një përkrahje afat-shkurtër, por mendon se do të jetë pa vlerë të bëhen investime pa një vizion dhe një projekt gjithëpërfshirës dhe të plotë. Z. Malltezi sugjeroi se Bordi Këshillimor duhet të përgatisë një projekt të tillë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me qëllim që ta sjellin Muzeun në një nivel bashkëkohor. Shoqëria shqiptare do të ketë nevojë për një muze kombëtar me standarde evropiane. Kjo do të jetë një ngarkesë e madhe pune për Bordin Këshillimor dhe do të kërkojë mirëkuptimin e MTKRS, por është rruga më e sigurt për të shpresuar për mbështetje ndërkombëtare. Si fillim, duhet të krijohen grupe të veçanta pune. Tashmë situata politike e lejon bërjen

Page 30: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

31Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

e këtij projekti pa ndërhyrje politike dhe shqiptarët e kanë kuptuar se MHK është për të gjithë shqiptarët.

Z. Engelbert Ruoss e përmblodhi situatën si vijon: Ndërsa Muzeu ekziston dhe godina nuk ka nevojë për asnjë ndryshim, software mungon plotësisht dhe numri i personelit është i lartë. Nuk ekziston asnjë strategji për Muzeun dhe ekspertët krijojnë ekspozitat e tyre individuale. Nuk ekziston menaxhimi i burimeve njerëzore, nuk ka planifikim vjetor dhe drejtimi është e pakënaqshëm. Këshilli duhet të takohet më shpesh. Organika nuk është logjike dhe puna është organizuar mbi bazën e njerëzve dhe jo mbi bazën e përshkrimit të punës. Orientimi i vizitorëve nuk ekziston. Muzeu është një muze nga ekspertët për ekspertët dhe nuk ka asnjë kuadër legjislativ. Përsa i përket hardware, Z. Ruoss vuri në dukje se ndërsa u shpreh nevoja për t’i bërë funksionale sistemet e ajrit të kondicionuar dhe ashensorët, nuk janë përmendur përparësitë që mund të realizohen pa fonde. Megjithatë Bordi Këshillimor mund ta bëjë këtë brenda 2-3 muajve. Problemet e hardware përfshinin: 1) nënstacionin elektrik, 2) mungesën e një arkitekti për projektim të brendshëm, projektim të sallës së hyrjes dhe të hapësirës së koleksioneve. Laboratori nuk ishte i nevojshëm duke qenë se një laborator restaurimi i nivelit shumë të lartë ekziston në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Personeli i sigurisë është i madh në numër, ndërsa siguria mund të garantohet nëpërmjet një sistemi kamerash. PP mund ta bëjë funksional sistemin e ajrit të kondicionuar, por vetëm në qoftë se shpenzimet e funksionimit në vazhdimësi janë të garantuara. Në sallën e hyrjes mund të vendosen një dyqan dhe një restorant. Si hapa të tjerë, Z. Ruoss njoftoi se do të përgatitet një dokument strategjik, do të rifreskohet analiza e MHK dhe në shtator do të përgatitet një strategji për drejtimin. Në mes të shtatorit do të fillojë puna për përgatitjen e një koncepti për ekspoziten, i cili megjithatë mund të përshtatet me kërkesat e godinës në vend të sekuencave të periudhave historike. Znj. Gülden Türköz-Cosslett shprehu idenë e lëvizjes në një mënyrë gjithëpërfshirëse, duke shqyrtuar me kujdes stacionin elektrik në bodrumin e Muzeut. Duke qenë se ky projekt është unik në botë, duhet të ketë një bashkëpunim të mirë mes dy agjencive të OKB dhe Qeverisë (ministrive). Ambasadori Montobbio tha se ishte shumë interesante të dëgjonte komentet e anëtarëve shqiptarë të Bordit Këshillimor. Duke pasur parasysh buxhetin

e kufizuar të projektit, ai u kërkoi atyre që të pyesin veten se çfarë mund të sillet nga bota me ndihmën e këtij projekti, ato çfarë përndryshe nuk mund të arrihen. Ai nënvizoi faktin se nuk është qëllimi i projektit që të shpenzojë fonde për sistemin e ajrit të kondicionuar, duke qenë se Shqipëria nuk ka nevojë për ndihmën e huaj për ta bërë këtë. Shqiptarët kanë një mundësi për të krijuar diçka me të gjithë mbështetjen ndërkombëtare, si në Spanjë ku librat e parë të Luftës Civile spanjolle u shkruan nga të huajt. Ambasadori Montobbio u kërkoi anëtarëve të Bordit Këshillimor që të propozonin lirshëm idetë e tyre dhe të jepnin përvojën e tyre në këtë sipërmarrje. Është e rëndësishme që të zhvillohen koncepte dhe strategji. Z. Engelbert Ruoss kërkoi nga Bordi Këshillimor që të dalin me propozime në lidhje me analizën e Muzeut dhe konceptin për drejtimin dhe menaxhimin deri në takimin e ardhshëm. Si bazë për diskutim, Katerina Nikolaidou do t’u dërgojë vlerësimet e saj të gjithë anëtarëve, duke përfshirë projekt konceptet për orientimin e vizitorëve, strukturën e drejtimit, informacionin dhe përvojën, duke përdorur materialet e zgjeruara që janë në dispozicion për këtë në bibliotekën e ICOM në Paris. Për më tepër, ai i kërkoi MTKRS që të vërë në dispozicion dokumentet në lidhje me ekspozitat e reja të përhershme. Z. Ols Lafe tha se është e rëndësishme që deri në takimin e ardhshëm të dilet me sugjerime thelbësore, duke qenë se ministria është parë si faza e parë në të gjithë proces. Aktualisht në Ministri nuk ekziston asnjë plan se si të ndryshohet ndonjë pjesë e Muzeut dhe nuk ndërmerren veprime nga Ministria pa zhvilluar procesin e duhur. Të gjitha dokumentet e përgatitura ose që janë duke u përgatitur duhet t’i jepen Bordit Këshillimor për të dhënë sugjerimet dhe opinionet e tyre. Për sa kohë që Bordi Këshillimor do të punojnë nuk do të bëhen investime në ekspozita, por ndoshta në infrastrukturë. Z. Ols Lafe i kërkoi Bordit Këshillimor të paraqesë një koncept se si do të duket MHK në mjediset e brendshme nga hyrja deri në dalje. Ky koncept duhet të jetë i ndarë në projekte të ndryshme, duke përshkruar të gjitha veprimet e nevojshme dhe duke mos e kufizuar veten nga konsideratat buxhetore. Z. Engelbert Ruoss e përfundoi takimin duke shpresuar se brenda dy muajsh mund të shihen disa rezultate konkrete dhe të prekshme. Tiranë, 18 Korrik 2009Stephan Doempke, Valbona Kaso

Page 31: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

32

Shënime përmbledhëse nga kryetari i takimit të parë të Bordit Këshillimor, 03 Korrik 2009

SHËNIME PËRMBLEDHËSE NGA KRyETARI I TAKIMIT TË PARË TË BORDIT KËSHILLIMOR PËR MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR NË TIRANË, SHQIPËRI

Hartuar nga Engelbert Ruoss

Drejtor, Zyra e UNESCO në Venecia 13 Korrik 2009, të rishikuara më 30 Korrik 2009

1. Diskutimi përfundimtar i Bordit Këshillimor

Në takimin e tij të parë zyrtar Bordi Këshillimor diskutoi disa pika kryesore që duhet të merren parasysh në

kontekstin e rikonceptualizimit të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë: Menaxhimi dhe Drejtimi:

1. Duhet të hartohen kuadri afat-gjatë, strategjia dhe vizioni për Muzeun; 2. Është i nevojshëm një përshkrim i kompetencave të personelit të Muzeut;3. Rolet dhe përgjegjësitë e organeve të drejtimit dhe menaxhimit duhet të përcaktohen (ToR për

anëtarët e Këshillit Shkencor dhe për pozicionet e Drejtorit dhe Zëvendësdrejtorit të Muzeut). Organet drejtuese duhet të marrin një rol më aktiv dhe të rregullt në drejtimin, mbikëqyrjen dhe promovimin e Muzeut dhe këto organe duhet të përbëhen nga individë me ekspertizë në menaxhim dhe përvojë ndërkombëtare;

4. Duhet të përpunohet një strategji e burimeve njerëzore e cila është koherente me mandatin dhe qëllimet/objektivat e Muzeut e plotësuar me planifikimin e personelit dhe përshkrimet e punës;

5. Struktura organizative duhet të jetë e orientuar drejt objektivave dhe duhet të përfshijë kompetencat kryesore të personelit (të tilla si muzeolog, koordinator shkencor, zëvendësdrejtor, IT, pedagogji e muzeve, etj.);

6. Rikonceptualizimi i Muzeut duhet të përqendrohet tek vizitorët (më tepër se tek shkencëtarët);

7. Strukturat menaxhuese dhe personeli i Muzeut duhet të përfshihen në një komunikim koherent dhe të vazhdueshëm dhe proces të marrëdhënieve publike, në mënyrë që të krijojnë një imazh të përbashkët dhe koherent për Muzeun;

8. Ligjet dhe rregulloret përkatëse duhet të rishikohen në pajtim me strategjinë e re të miratuar; 9. Duhet të vihen në dispozicion [të përdoren] shtysa për të rritur numrin dhe cilësinë e nismave të

ndërmarra nga Muzeu (p.sh. mekanizmat e financimit);10. Duhet të krijohen apo përmirësohen partneritetet në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare; 11. Koleksionet që ndodhen aktualisht në bodrum duhet të zhvendosen në katet e sipërme dhe objektet

duhet të pastrohen dhe të bëhen gati për prezantim. Masat Infrastrukturore:

12. Stacioni transformator i energjisë elektrike që ndodhet në godinë duhet të zhvendoset menjëherë. Ky stacion nuk duhet të jetë i vendosur në një ndërtesë që është e hapur për publikun (urgjent).

13. Duhet të përpunohet një koncept i ri, elastik dhe modern për godinën e Muzeut nga arkitektë duke marrë parasysh ardhjen e vizitorëve (përparësia e parë)

14. Sipas Këshillit Shkencor shqiptar, sistemi i ajrit të kondicionuar nuk funksionon dhe duhet të

Page 32: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

33Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

konsiderohet si një përparësi e parë për investime. Sistemi i ajrit të kondicionuar duhet të bazohet mbi konceptin e ri për Muzeun. Sistemi nuk duhet të instalohet deri sa të jenë planifikuar dhe miratuar vendndodhjet e koleksioneve, dhomave të shërbimit të ekspozitave, laboratorit, etj. Për më tepër, shpenzimet për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemit duhet të jenë organizuar dhe garantuar përpara instalimit (përparësia e dytë).

15. Ashensori nuk funksionon dhe ka nevojë të riinstalohet. Mundësimi i aksesit për personat me aftësi të kufizuara duhet të jetë pjesë e konceptit të ri të Muzeut (përparësia e dytë). Sipas UNRC mund të ketë fonde të tjera në dispozicion për këtë qëllim, si p.sh. fonde nga programi i përfshirjes sociale të PNUD.

16. Salla e hyrjes duhet të jetë miqësore për vizitorët dhe të tërheqë vizitorë të rinj. Ajo duhet të lidhet me pjesë të tjera të Muzeut si dyqani i dhuratave, një restorant dhe ekspozitat. Ajo është konsideruar si një pjesë e rëndësishme e Muzeut dhe për këtë arsye merr përparësi të lartë. Një dyqan i përmirësuar i dhuratave mund të ofrojë më shumë tërheqje dhe mund të kontribuojë në buxhetin e Muzeut. Salla e hyrjes kombinon përmbajtjen, arkitekturën dhe komunikimin dhe do t’i japë një shikueshmëri të lartë si Muzeut ashtu edhe PP (përparësia më e lartë).

17. Në Muze nuk ekziston një sistem sigurie. Prania e një numri të lartë të personelit në ekspozitat që nuk kanë vizitueshmë të lartë është e kushtueshme dhe joefikase. Instalimi i një sistemi të mbikëqyrjes do të ulë numrin e nevojshëm të personelit të sigurisë dhe do të krijojë mundësi për përdorimin e personelit për përforcimin e aktiviteteve të tjera. Si rrjedhim kjo masë do të ketë një ndikim të lartë në performancën e Muzeut. Aktiviteti është shumë i varur nga koncepti i ekspozitave të planifikuara. Një hap i parë mund të jetë instalimi i një sistemi të mbikëqyrjes dhe si një hap i dytë mund të shërbejë instalimi i sistemit të alarmit për vitrinat kryesore. Ky aktivitet duhet të jetë i kombinuar me një trajnim të personelit përgjegjës për procedurat dhe standardet e sigurisë (përparësia e parë).

18. Duhet të përpunohet një koncept i ri ndriçimi në përputhje me konceptin e ri të ekspozitave (përparësia e parë).

Është i nevojshëm një angazhim i qartë nga Ministria për të ndryshuar faktorët e mësipërm kyç që lidhen me menaxhimin dhe drejtimin. Me procedurat e harmonizuara, veprimtaria mund të fillojë menjëherë. Planifikimi i “Menaxhimit dhe Drejtimit” si dhe “Masat Infrastrukturore” do të duhet të zhvillohen në mënyrë paralele si rrjedhojë e ndërvarësisë së tyre. Personeli i Muzeut duhet të përfshihet në mënyrë të përhershme në të gjitha aktivitetet e MHK të zbatuara nga projekti i OZHM-F dhe duhet të aktivizohet dhe inkurajohet për të kontribuar në zhvillimin e koncepteve dhe zbatimin e tyre të mëvonshëm. Konsulentëve u është kërkuar që të përqendrohen në konceptualizimin e tyre në pikat kryesore të përmendura më lart. Strategjia e përqendruar në menaxhimin dhe drejtimin dhe konceptin e muzeut si aktivitete të UNESCO dhe sistemin e sigurisë dhe sallën e hyrjes si aktivitete të PNUD mund të fillojë menjëherë.

Page 33: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

34

2. Plani i Veprimit

Korrik/Gusht

Çfarë Kur Kush

1. Reagime/opinione mbi “Studimin Historik” të Muzeut Historik Kombëtar për Iris Pojanin 20 Korrik BK

2. Rishikimi i “Studimit Historik” dhe studimi i “Vlerësimit të Nevojave” të MHK 24 Korrik KN

3. Komente mbi studimin “Vlerësimi i Nevojave” për Katerina Nikolaidoun 31 Korrik BK

4. Hartimi i strategjisë për “Menaxhimin dhe Qeverisjen” bazuar mbi materialet ekzistuese në ICOM dhe UNESCO për konsultim me anëtarët e BK 14 Gusht KN

5. Kontribut në strategjinë për “Menaxhimin dhe Drejtimin” 28 Gusht BK

6. Përgatitja e planeve ekzistuese dhe të miratuara për ekspozitat 28 Gusht MTKRS

7. Përgatitja e takimit të dytë të BK 21 Gusht Zyra e projektit

8. Projekt-kuadri dhe tabela e përmbajtjes për konceptin e ri të muzeut 4 Shtator KN

9. Takimi i dytë këshillimor (data për t’u konfirmuar) Java e 7-14 Shtator

Zyra e projektit

Page 34: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

35Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

Procesverbali i seancës 2 të Bordit Këshillimor për MHK, 07-08 Shtator 2009

Procesverbali i seancës 2 të Bordit Këshillimor për MHK Hotel Rogner, Tiranë, Shqipëri

07-08 Shtator 2009

Pjesëmarrësit: Anëtarët e BK:

Z. Ilber Ortayli Z. Fiorenzo Galli (iu bashkua seancës së dytë nëpërmjet videokonferencës) Z. Ilir Gjipali Znj. Ulrike Kretzschmar (iu bashkua seancës 2) Z. Luan Malltezi Z. Engelbert Ruoss (si rrjedhojë e detyrës që ka dhe anëtar i Sekretariatit) Z. Ols Lafe (si rrjedhojë e detyrës që ka)

Specialistët e ftuar: Z. Christian Axt Arkitekt Muzeu, Berlin Znj. Maria Xanthoudaki Drejtoreshë e Edukimit, Muzeu Da Vinçi, Milan - iu bashkua seancës 2 nëpërmjet videokonferencës Z. Kasem Biçoku Drejtor i MHK Znj. Katerina Nikolaidou Konsulente Ndërkombëtare e PP CHSED

Të ftuarit e veçantë: Znj. Gülden Türköz-Cosslett Koordinatore e Përhershme e OKB SHeT. Z. Manuel Montobbio Ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri Z. Norimasa Shimomura Drejtor i Përgjithshëm i PNUD

Të tjerë:

Z. Stephan Doempke Koordinator i PP Znj. Entela Lako Menaxhere e Grupit e PNUD Znj. Lauren Bohatka Asistente Projektesh e OZHM-F UNESCO Venecia Znj. Zhulieta Harasani Menaxhere e projektit, UNESCO, Tirane

1. Studimi Historik dhe Vlerësimi i Nevojave

Me një korrigjim në lidhje me numrin e personelit, Studimi Historik i MHK u rekomandua për miratim. Ishte ritheksuar dhe ishte rënë gjithashtu dakord nga BK që nuk do të rekomandohej rritja e numrit të personelit të Muzeut (i cili është rregulluar me ligj), por që përkundrazi, do të rekomandonin për riorganizimin ose ripërdorimin e personelit ekzistues të disponueshëm.

Studimi i Vlerësimit të Nevojave u miratua gjithashtu nga BK. Puna e konsulentes u vlerësua për detajet e e plota për ta sjellë MHK në Tiranë në standardet ndërkombëtare të muzeve dhe krahasimi me praktikat më të mira.

Page 35: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

36

2. Studimi i Menaxhimit dhe Qeverisjes

2.1. Deklarata e Misionit

U propozua një projekt deklaratë e re misioni:

“Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun me dhe midis qytetarëve mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetete të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij.” Konkluzionet e mëposhtme janë marrë nga diskutimi mbi deklaratën e misionit:

• Ndihej se ekspozimi dhe shpjegimi i kontributit shqiptar në qytetërimin botëror duhet të jetë gjithashtu pjesë e misionit të tij.

• Termi “ai” duhet të zëvendësohet me termin “ne” për të treguar se kjo deklaratë misioni vjen nga vetë Muzeu.

• U ra dakord që edukimi duhet të theksohet në deklaratën e misionit si një funksion i nevojshëm i muzeut. Muzetë nuk janë më sisteme ruajtjeje, por sisteme komunikimi dhe edukimi është komponenti më i rëndësishëm për vendet për të shkëmbyer përvojën e tyre dhe për ndërkombëtarizimin e muzeut.

• Përqendrimi mbi argëtimin është po aq i rëndësishëm sa historia për muzeun modern, në mënyrë që të ngjallë interes te ky i fundit. Edhe kjo duhet të theksohet në deklaratën e misionit.

• Deklarata e misionit duhet të pasqyrojë marrëdhëniet me muzetë dhe parqet e tjera arkeologjike në vend.

• Nuk ka nevojë të përmenden më tej minoritetet [pakicat] pasi deklarata është shkruar në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Megjithatë, romët dhe pakicat e tjera duhet të përmenden shprehimisht në dokumentet në lidhje me zhvillimin e përmbajtjes së muzeut.

U rekomandua se sugjerimet mbi rolin e Shqipërisë në historinë e qytetërimeve dhe përdorimi i termit “ne” së bashku me lidhjet me muzetë dhe parqet e tjera arkeologjike të pasqyrohen në deklaratën e misionit në mënyrë që kjo e fundit të japë një tablo të mirë të asaj çfarë duhet të jetë MHK. Zj. Nikolaidou iu kërkua të riformulojë deklaratën e misionit, duke marrë në konsideratë rekomandimet e BK. Deklarata e rishikuar e misionit do të jetë e disponueshme në studimin e ardhshëm të rishikuar të konsulentes mbi Menaxhimin dhe Drejtimin.

2.2 Struktura e qeverisjes dhe tabela organizative Struktura e Lartë e Menaxhimit U sugjerua dhe u diskutua një strukturë e re drejtimi, e cila parashikon një Bord të të Besuarve (Trstees) me pushtet strategjik për vendim-marrje dhe një drejtor me autoritet ekzekutiv dhe fuqi operacionale vendim-marrjeje. Një Këshill Shkencor (Bordi Këshillimor në varësi të drejtorit) duhet të japë këshilla për çështje ekspertësh. U sugjeruan dy zëvendësdrejtorë - një për çështje që kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe një për çështje që kanë të bëjnë me administratën. Numri i përgjithshëm i personelit nuk duhet të rritet, por parashikohet një riorganizim i gjerë. Z. Lafe u shpreh se tradicionalisht përgjegjësitë drejtuese ndahen midis drejtorit dhe zëvendës drejtorit dhe mund të jetë e vështirë që parlamenti të bjerë dakord për dy zëvendësdrejtorë. Ai gjithashtu sugjeroi uljen e numrit të departamenteve në vetëm 6-7. Ai paraqiti një sugjerim për të pasur vetëm një dhe jo dy asistentë për drejtorin dhe zëvendësdrejtorin (ët) dhe që shefi i lehtësirave të vizitorëve të mund të jetë përgjegjës dhe për financat.

Departamentet Duhet të krijohen tre departamente kryesore nën varësinë e Zëvendësdrejtorit të Programeve: departamentet e koleksioneve, ekspozitës dhe edukimit.

Page 36: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

37Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

Siguria dhe mirëmbajtja duhet të kombinohen në termat e referencës së një personi duke shtuar “sigurinë” në përgjegjësitë e sigurimit.Duhet të krijohet dhe një departament shtesë për Komunikimin dhe Zhvillimin me funksion si të brendshëm dhe të jashtëm dhe nën varësinë e drejtpërdrejtë të drejtorit. Ndërmjet njësive të këtij departamenti duhet të ketë: a) Një njësi brenda muzeut e cila do të organizojë ngjarjet, koncertet, etj, me një organizator/programator dhe 2-3 teknikë që do të ndihmojnë në përgatitjen e skenës, pajisjeve të zërit dhe dritës. Ky personel teknik duhet të jetë personel shtesë, sepse ata do të duhen të punojnë më së shumti në mbrëmje; b) Një njësi që është përgjegjëse për bashkëpunimin dhe shkëmbimin ndërkombëtar, mbledhjen e fondeve dhe partneritetet. Kapitali njerëzor brenda Muzeut duhet të përforcohet nëpërmjet pozitës së një nëpunësi të Burimeve Njerëzore për zhvillimin e kapaciteteve dhe promovimin e karrierës. Ky pozicion mund të kombinohet ose të përputhet me atë të Zëvendësdrejtorit të Administratës. Kuratorët Z. Ortayli, i mbështetur nga Znj. Kretzschmar, sugjeroi se kuratorët nuk duhet të jenë përgjegjës për koleksionet e organizuara sipas periudhave kohore, por duhet të jenë të lidhur me materialet (ekspertë të qeramikës, drurit, etj). Z. Biçoku u shpreh se organizimi i kuratorëve duhet të reflektojë atë çfarë ekziston në Muze, si p.sh. koleksioni i gjerë i ikonave të drurit të shekullit 16-19. U sugjerua që të shihej lista e inventarit të Muzeut. Drejtorit iu kërkua që t’ia paraqesë atë konsulentes ndërkombëtare. Në përgjithësi, u ra dakord që kuratorët duhet të organizohen sipas substancave/materiale dhe jo sipas periudhave kohore dhe të pasqyrojnë atë çfarë ekziston aktualisht në koleksionet e Muzeut. NënkontraktimiPati një konsensus të përgjithshëm se për arsye të qenësishme dyqani i dhuratave dhe kafeneja/ restoranti duhet të nënkontraktohen nga jashtë. Konkluzionet Z. Ruoss përforcoi se ne duhet të përqendrohemi në ato ndryshime që janë të nevojshme, të jemi më strategjikë se operacionalë. Ne duhet të kemi një pamje më të gjerë dhe të identifikojmë ndryshimet në ligj që do të ndikojnë në të gjithë strukturën dhe do të bëjnë të mundur që të krijohet struktura që rekomandohet nga BK.

3. Ligji Shqiptar mbi Muzetë

Z. Gjipali sqaroi se Ligji Shqiptar për Muzetë nuk mbulon shumë nga sugjerimet e raportit, duke qenë se ai nuk rregullon funksionimin e muzeve. Këshilli Kombëtar për Muzetë përbëhet nga njerëz të cilët nuk janë domosdoshmërisht ekspertë muzesh. Kjo çështje i është sjellë në vëmendje Parlamentit, por nuk është futur në rendin e ditës. Z. Lafe i kërkoi znj. Nikolaidou që të bashkëpunojë ngushtë me avokatët e MTKRS për formulimin e statuteve të reja të rekomanduara të Muzeut. Ai kërkoi gjithashtu rekomandime nga BK se si të ndryshohet ligji mbi muzetë në mënyrë që rekomandimet e tyre të tjera mbi drejtimin, menaxhimin, etj. të mund të miratohen nga Këshilli Kombëtar për Muzetë dhe MTKRS pa vonesë. Organika e re e propozuar për Muzeun mund të përballet me vështirësi në zbatimin e saj, në qoftë se edhe ligji mbi muzetë nuk ndryshohet në përputhje me rrethanat. 4. Godina e Muzeut dhe Ekspozitat

4.1. Përparësitë dhe Planet e MHK

Z. Kasem Biçoku shpjegoi se MHK ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme në infrastrukturën teknike (termo-izolimin, sistemin e ajrit të kondicionuar, sigurinë dhe sigurimin, furnizimin me energji elektrike). Në bodrum gjenden tre nënstacionet elektrike të cilat lëshojnë rrezatim elektro-magnetik. Asbesti është përdorur për termo-izolimin e pajisjeve të ajrit të kondicionuar, sipërfaqes dhe tavaneve të sallave dhe ndoshta dhe në shtyllat nga toka deri në katin e 3. Salla e hyrjes, mjediset e ekspozimit dhe atriumi kanë nevojë për ndërhyrje urgjente me qëllim që të bëhen më funksionale. U ra dakord që duhet më shumë informacion konkret mbi situatën e asbestit në MHK. Z. Biçoku shpjegoi se ai ka ndaluar punimet e mëtejshme në pavionin etnografik, të cilin ai nuk e ka favorizuar kurrë, pas këshillës së Z. Axt. Pavioni i ri i arkeologjisë është në fazën e projektit dhe puna nuk do të fillojë pa rekomandimin e BK. MHK i ka paraqitur projekte qeverisë vetëm për të provuar se më shumë fonde janë të nevojshme për pasqyrimin e duhur të historisë së Shqipërisë, p.sh rreth 100.000

Page 37: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

38

gjetje arkeologjike qëndrojnë të mbyllura aktualisht në Institutin Arkeologjik. Z. Doempke shtoi gjithashtu se Instituti i Antropologjisë dhe Artit ka edhe 33.000 objekte të paekspozuara. Ai sugjeroi që në mbledhjen e tij të ardhshëm BK për MHK ta shikojë këtë koleksion si dhe Arkivat Kombëtare për të pasur një ide të asaj se çfarë mund të jetë ky muze. Z. Lafe premtoi një inventar të MHK në anglisht të ndarë në kategori. Ai rekomandoi që shumë shpejt të fillohet me caktimin e pavioneve si dhe planifikimin, në mënyrë që aktivitetet të cilat nuk mund të mbulohen nga PP të planifikohen siç duhet nga buxheti i shtetit. U ra dakord se duke qenë se koleksionet nuk mund të lëvizen kudo, BK duhet të përqendrohet në fillim në zhvillimin e një plani emergjence për godinën përpara se të fillohet me çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e koleksioneve.

4.2. Përmbledhje e vëzhgimeve nga Christian Axt, Arkitekt Muzeu Mbrojtja nga TërmetiMHK përbëhet nga katër ndërtesa të veçantë - ndoshta për ta mbrojtur atë nga tërmetet: dy krahët anësorë, pjesa e përparme dhe “ura” në pjesën veriore. Z. Biçoku njoftoi se lëkundjet (5 ballë në shkallën Rihter) e tërmetit të fundit në fakt nuk u ndien dhe se MHK është i mbrojtur kundër problemeve sizmike. Shkallët/Siguria Ekzistojnë vetëm një palë shkallë që ngjiten nga toka deri në katin 3 dhe këto janë për përdorim vetëm nga administrata. Distanca midis shkallëve të ndryshme është shumë e madhe në rast zjarri dhe në fund ka një sallë pa dalje që është 45 m e gjatë. Të gjitha shkallët dalin në sallat e ekspozitës, por ato duhet të jenë të ndarë prej sallave në raste emergjencash ose të kenë mundësi të izolojnë flakët në rast zjarri. Çdo shkallë ka dritaren e saj për të nxjerrë tymin jashtë. Ndoshta mund të ndërtohen një ose më shumë shkallë të reja jashtë mureve të pranishme në atrium. I njëjti problem në Muzeun Historik Gjerman në Berlin u zgjidh me një buxhet të vogël. Z. Biçoku shtoi se ka edhe një shkallë në krahun lindor që lidh katin 1 me katin 3, e cila është aktualisht e mbyllur. Dyshemetë/Objektet e Rënda Dyshemetë janë në gjendje të mirë të përgjithshme.Në krahun perëndimor të katit 1 ku ndodhet tashmë pavioni arkeologjik, dyshemeja nuk është e fiksuar

por nuk është e ngritur dhe poshtë saj gjenden sistemi i ajrit të kondicionuar dhe transformatorët. Dyshemeja nuk është shumë e qëndrueshme, sepse është ndërtuar mbi tavanin e dhomave të bodrumit. Në katin 1, ku shihet një çarje, gjenden 4 objekte shumë të rëndë dhe në katin përdhes rreth 6-7 objekte. Gjithashtu objekte më të rënda mund të sillen nga Muzeu Arkeologjik në të ardhmen. Ngarkesa mesatare e pranueshme mbi dysheme është 400-500kg/m2 dhe në formë të përqendruar 1.500 kg/m2. U ra dakord se do të ishte e mjaftueshme nëse objektet e rënda vendoseshin në piedestale më të gjera në mënyrë që të shpërndahet ngarkesa dhe se MHK mund ta arrijnë këtë me ekspertizë vendore. U tha gjithashtu se çarjet mund të mos ishin krijuar si shkak i mbingarkesës, por si rezultat i fundosjes së tokës.

Lëvizshmëria për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara Kati 1 dhe kati 2 kanë shumë shkallë kështu që vizitorët duhet të shkojnë lart e poshtë disa herë, gjë që kufizon aksesin për personat me aftësi të kufizuara. Vetëm kati 2 është në një nivel. Nuk ka shpjegim të gatshëm për këtë. Ashensorët Ka tre ashensorë nga kati 1 në katin 3, njëri prej shkon dhe në bodrum. Sipas Z. Axt duhet të jetë e lehtë për t‘i riparuar apo zëvendësuar ata. Caktimi i Pavioneve Zonat e ekspozimit janë të vendosura në krahun perëndimor të katit 1 dhe në tre krahë në katet e tjera. Në të gjitha katet e krahut verior është vendosur administrata. Duke qenë se tubacionet e ujit dhe tubacionet e ujërave të zeza gjenden vetëm në krahun perëndimor - i vetmi krah që ka një bodrum nën vete – mundësia e preferueshme për një kafene/restorant do të jetë në krahun perëndimor dhe në atë kënd të oborrit, i cili mund të ndahet mes ekspozitës dhe veprimtarive argëtuese. Z. Biçoku ndau idenë e tij për t’i zhvendosur objektet e rëndë në oborr, i cili duhet të mbulohet pjesërisht me një çati transparente ose çati qelqi për mbrojtjen e tyre dhe të krijojë mikroklimën e nevojshme për të ekspozuar objekte guri. Kombinuar me mozaikun dhe portën në oborr, ato mund të krijojnë një mini park arkeologjik. Sigurimi Muzeu ka shumë hyrje dhe 1-2 hyrje të drejtpërdrejta në pavionet ku janë të vendosura objektet. Disa

Page 38: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

39Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

dyer janë të hapura ditë e natë. Sistemi i mbrojtjes nga zjarri dhe sistemi i alarmit janë të instaluar, por nuk punojnë. Ekzistojnë kamera dhe detektorë, por ndoshta nuk funksionojnë, pra duhet të rinovohen.

Pajisjet teknike Tubat brenda shtyllave që kullojnë ujin nga çatia duhet të zëvendësohen. Është e paqartë se ku shkojnë tubacionet e mëdha vertikale në godinë. Ndoshta ato shtrihen horizontalisht nën dysheme, duke e ngritur atë dhe duke krijuar arsye për shkallët.

Asbesti Z. Axt mendonte se asbesti është përdorur vetëm në bodrum, duke qenë se shtyllat janë shumë të holla për t‘u mbuluar me asbest. Megjithatë, gjatë takimit drejtori i MHK mori informacion të mëtejshëm që asbesti gjendej në të gjithë godinën. Mbyllja e Muzeut përkohësisht ose ekspozitë në udhëtimU diskutua nëse MHK duhet të mbyllet pjesërisht apo i tëri gjatë punimeve të modernizimit. Ndërsa

një mbyllje e përgjithshme do të lejojë punime të shpejta dhe mbrojtje më të mirë të objekteve, ajo do ta linte Tiranën pa një muze. Në mënyrë që të korrigjohet kjo situatë u sugjerua që të krijohej një ekspozitë e përkohshme me pjesët më të rëndësishme të Muzeut. Një tjetër sugjerim ishte që të dërgohet një ekspozitë e tillë në një turne nëpër qytetet e mëdha në Evropë dhe Amerikë me qëllim që të përmirësojë imazhin e Shqipërisë jashtë vendit dhe gjithashtu të fitojnë fonde për Muzeun.

Shikueshmëri e Shpejtë Ndërkohë që u theksua dëshira për fillimin e disa aktiviteteve që do të japin shikueshmëri në këtë projekt, situata e MHK konsiderohej si tepër komplekse për të ndërmarrë aktivitete të menjëhershme dhe duhej të zhvillohej një koncept gjithëpërfshirës për muzeun përpara fillimit të punimeve për një shikueshmëri dhe shpërndarje më të shpejtë. Përmbledhja dhe Rekomandimet Z. Axt propozoi:

1. Të rinovohen ashensorët.

2. Të ndërtohet një dyqan i vogël në sallën e hyrjes dhe kafeneja në oborr.

3. Salla e hyrjes të përdoret si një zonë për të ofruar orientim për muzeun.

4. Të zëvendësohen të gjitha dyert dhe dritaret, duke përfshirë dhe kornizat në katin e parë, sepse ato janë prej xhami, i cili është i pamjaftueshëm për sa i përket termo-izolimit dhe sigurisë.

5.

Të ruhet plani i ekspozitave siç është aktualisht. Në katin 2 dhe 3 të zvogëlohet hapësira e ekspozitës me një segment prej 2 m midis fasadës dhe kolonave dhe kjo të përdoret si një zonë punimesh për përshtatjen ndaj klimës. Fasada do te duket e njëjtë nga jashtë dhe nga brenda do të organizohet ndryshe me të gjitha dritaret e mbyllura.

6. Ndërtimi i një shkalle tjetër për të përmbushur standardet e daljes së emergjencës.

7. Të instalohet një sistem sigurie.

8. Lartësia e kateve (rreth 6.30 m) mund të përdoret për të përshtatur sisteme të reja ndriçimi dhe ajrimi. Kjo do ta ulët tavanin vetëm 80-100 cm.

9. Çatia u riparua 5 vjet më parë dhe ka nevojë të kontrollohet nëse ka mjaftueshëm izolimin, sepse në rast të kundërt ajo do të lejojë të nxehtin të hyjë në katin 3. Vënia e paneleve diellore të energjisë do ta bëjë MHK të pavarur nga kriza energjetike.

Më pas Z. Ruoss bëri një përmbledhje të hapave të ardhshëm përparësorë:

1. Kryerja e analizave për asbestin dhe rreziqet e tij potenciale;

2. Përpunimi i një plani emergjence, duke marrë parasysh daljet e emergjencës dhe estetikën e godinës;

3. Përpunimi i një koncepti pavioni në bazë të këtyre raporteve;

4. Marrja e masave konkrete apo vendimeve në përputhje me rrethanat.

Page 39: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

40

Z. Ruoss përfundoi sesionin me rekomandimin e fundit që të përgatitet një plan pune të cilit t’i jenë bashkangjitur vlerësimet e kostos, duke marrë parasysh gjetjet e reja në MHK. Ekipi i projektit duhet të zhvillojë më tej planin vjetor të punës të BK për MHK me data të caktuara takimesh në mënyrë që anëtarët të mund t’i rezervojnë këto data dhe të planifikojnë paraprakisht.

5. Koncepti i Ri mbi Muzeun dhe Ekspozitat

5.1. Trajtimi i Përgjithshëm

Znj. Nikolaidou shpjegoi se qëllimi i konceptit të saj për ekspozitat e MHK është të përmirësojë imazhin e MHK si muze historik, gjithsesi i ndryshëm nga muzeu arkeologjik. Nuk do të ketë klasifikimin akademik të gjetjeve arkeologjike, por objektet dhe ekspozimet e tjera duhet të jenë të vetmet mjete për të ilustruar historinë. Materiali i informacionit në dispozicion do të jetë i optimizuar për prezantim për vizitorët nëpërmjet hartave, ilustrimeve, etj. Parimi kryesor nuk është që të ndajë historinë nga arkeologjia, por ta përdorë këtë të fundit për të paraqitur historinë.

Shtrirja kohore e MHK duhet të përfshijë kohët moderne dhe epokën post-komuniste. Për këtë qellim duhen bërë hulumtime të burimeve të tjera të tilla si materialet audiovizuale dhe arkivat ndërkombëtare dhe kërkohet bashkëpunim ndërdisiplinor ndërmjet arkitektëve, muzeologëve dhe ekspertëve (arkeologë, historianë, etj.).

Në përgjigje të një argumenti se një koncept për ekspozitat duhet të bazohet mbi një inventar të plotë të objekteve në dispozicion, znj. Nikolaidou shtoi se aty ku historia nuk është e përfaqësuar plotësisht nëpërmjet objekteve, është e mundshme të dokumentohen periudhat që mungojnë përmes materialeve audiovizuale dhe se MHK ka të bëjë me paraqitjen e historisë dhe jo të objekteve.

5.2. MHK dhe Muzetë e Tjerë

Edhe pse ishte marrë një vendim në lidhje me fushëveprimin e ardhshëm të MHK, u tha se çështja nëse MHK duhet të mbetet një muze historik apo të ndryshojë në muze kombëtar (duke përfshirë aspekte si etnografia) duhet të jetë tema e një debati të gjerë dhe të institucionalizuar publik.

U diskutua gjithashtu dhe nëse duhet të ketë një muze shumë të madh ku janë përqendruar të gjitha objektet e rëndësishme të vendit, në kurriz të muzeve të tjerë të cilët nuk do të jenë mjaftueshëm interesantë për vizitorët, ose të ketë tre muze me rëndësi kombëtare në Tiranë. U theksua se kjo pyetje është e lidhur me zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe në Tiranë, në veçanti, dhe kërkon një vendim strategjik nga ana e Qeverisë.

Duke pasur parasysh materialet e pasura që ruhen në Muze, Arkiv Kombëtar dhe në Institutin Arkeologjik dhe në një kohë kur numri i turistëve është rritur, është e qartë se ka vend për disa muze. U tha gjithashtu se p.sh. mund të ketë muze të tjerë arkeologjikë, përveç pavionit në MHK, por një tjetër mendim ishte se nuk është realiste të supozojmë se mund të ndërtohen muze të tjerë përveç MHK. 5.3. Nevojat për Trajnim

U sugjerua se paralelisht me modernizimin e godinës së MHK, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme të personelit duhet të përmirësohen për t’iu përshtatur më mirë strukturës së re të MHK. Nevojat e përmendura në këtë kontekst janë aftësitë e gjuhës angleze, mbledhja e fondeve dhe përgatitja/shkrimi i një propozimi projekti. Këto aktivitete mund të mbështeten mbi një plan komunikimi dhe plan të ngritjes së kapaciteteve. Personeli i Muzeut mund të dërgohet për vizita studimore për të parë shembuj të praktikave më të mira.

6. Përfundimet

6.1. Menaxhimi dhe Drejtimi Elementet që u rekomanduan për t’u pasqyruar në Deklaratën e Misionit:

1.Roli i historisë shqiptare në kontekstin ndërkombëtar;

2. Dimensioni edukues dhe argëtues;

3.Ndryshimi i termit “ai” në termin “ne” për të pasqyruar kontributin e personelit të muzeut.

Tabela organizative do të rimarrë në konsideratë:

Page 40: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

41Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

1. Numrin e njësive nën varësinë e drejtpërdrejtë të drejtorit (7) pa asnjë zëvendësdrejtorë;

2. Specializimin e kuratorëve;

3. Nënkontraktimin e shërbimeve të sigurimit, kafenesë dhe dyqanit të dhuratave;

4. Ruajtjen e numrit të përgjithshëm të personelit në 39, ndërsa ripërcaktohen detyrat e tyre;

5. Ripërcaktimin e nivelit të personelit të ulët dhe të lartë;

6.

Krijimin e një Departamenti Komunikimi dhe Zhvillimi nën varësinë e drejtpërdrejtë të Drejtorit, duke përfshirë dhe njësi për ngjarjet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

6.2. Koncepti Koncepti duhet të trajtojë:Ekspozitat - Cilën pjesë të historisë së Shqipërisë duam të prezantojmë dhe si? Kerkimin - Cilat janë periudhat historike të dokumentu-ara në mënyrë të pamjaftueshme në Shqipëri, ku duhet të nxisim kërkime me institutet ekzistuese? Edukimin dhe Argëtimin - Si duhet ta organizojmë Muzeun për ta bërë atë ndërveprues, mikpritës ndaj studiuesve dhe vizitorëve, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë historinë shqiptare? Komunikimin dhe Zhvillimin - Si do t’i komunikojmë çfarë dhe kujt, organizojmë ngjarje, zhvillojmë konceptin e MHK për vizitorët, zhvillojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, financimin dhe krijimin e fondeve, etj? Ngritjen e Kapaciteteve - Si do ta menaxhojmë ndryshimin në MHK dhe do të trajnojmë personelin në mënyrë që të jenë në gjendje të përballojnë detyrat e ardhshme?Shërbimet e Vizitorëve - Si i drejtojmë vizitorët nëpër muze, kujdesemi për nevojat e tyre, dhe ofrojmë mallra/sende për të blerë? 6.3. Godina e Muzeut Pati një marrëveshje të përbashkët që ka nevojë për një hetim të plotë teknik të a) problemit të asbestit, b) godinës (duke përfshirë edhe gjendjen e materialeve të saj të ndërtimit, statikën dhe stabilitetin sizmik) dhe c) të gjithë infrastrukturës teknike (duke përfshirë sistemin e ajrit të kondicionuar, furnizimin me energji elektrike, tubacionet e ujit, sigurinë e objekteve dhe vizitorëve), secila e shoqëruar me një vlerësim të kostos. Vetëm mbi këtë bazë mund të përcaktohet qëllimi i ndërhyrjeve të nevojshme dhe më pas mund të zhvillohet një plan arkitektural dhe teknik, i cili do të përfshijë në të njëjtën kohë

ndërhyrjen teknike, caktimin e mjediseve dhe projektimin e ekspozitës se re të përhershme. PNUD informoi se dokumentacioni teknik i godinës mund të merret në Ministrinë e Ndërtimit dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe siguroi se ata do të përgatisnin menjëherë tenderat e nevojshëm. UNESCO ofroi mbështetje në hartimin ToR për detyrat a) dhe b). u ra dakord që takimi i ardhshëm i BK duhet të shtyhet deri në mesin e nëntorit, kur të paktën rezultatet e këtyre studimeve paraprake do të jetë të disponueshme, në mënyrë që të mund të merren vendime për hapat e ardhshëm dhe për afatet kohore. Z. Doempke shtoi se Bordi duhet të marrë në konsideratë ruajtjen më të përshtatshme të përkohshme të objekteve, ndërsa bëhen përmirësimet. Ai sugjeroi se UNESCO mund të sigurojë ndihmë teknike për të trajnuar njerëzit se si ta bëjnë këtë dhe të sjellë ekspertizë.

7. Hapat më tej

Duke trajtuar sërish çështjen e planit të komunikimit të BK për MHK, Z. Ruoss tha se Bordi ka nevojë të bëjë një planifikim mbi komunikimin me publikun: takime me ministritë në të ardhmen e afërt dhe t’i paraqesë publikut aktivitetet dhe rezultatet e PP. Ai propozoi që:

1. Takimi i ardhshëm i BK të mbahet më 16-17 nëntor.

2.

Një takim tjetër mund të planifikohet për në dhjetor për të shqyrtuar strukturën dhe raportet në mënyrë që deri në fund të vitit të mund të fillojmë punën.

3.

Në pranverë ne mund të planifikojmë një vizitë në Milano apo Stamboll (shkurt-mars 2010). Përveç anëtarëve të BK duhet të marrin pjesë disa persona kyç nga Shqipëria, të cilët që do të mbështesin zhvillimin e Muzeut.

4. Ekziston nevoja për të filluar paraprakisht planifikimin e aktiviteteve tona të BK për të gjithë vitin.

Ishte parashikuar që anëtarët e BK të vizitonin muze të tjerë (Krujë, Durrës) gjatë misionit të tyre të ardhshëm. Znj Gülden Türköz-Cosslett kërkoi që struktura menaxhuese e Muzeut dhe propozimet për nënkontraktimin e disa sherbimeve duhet të paraqiten së bashku në një propozim që do t’i paraqitet Ministrit. Stephan Doempke, Tiranë, 27 Tetor 2009

Page 41: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

42

Përfundimet dhe rekomandimet e seancës 2 të Bordit Këshillimor, 07-08 Shtator 2009

Përfundimet dhe Rekomandimet

Sesion pune i Bordit Këshillimor 7-8 Shtator 2009

Hotel Rogner

Në këtë sesion pune Bordi Këshillimor për Muzeun Historik Kombëtar ka:

• Njohur ndryshimet dhe informacionin shtesë si rezultat i propozimeve të bëra nga anëtarët e BK, të cilat janë përfshirë në raportet e diskutuara gjatë takimit të parë të BK (vlerësimi i nevojave, studimi historik);

• Autorizuar të dy raportet dhe ka njohur punën e shkëlqyer të kryer nga konsulentet kombëtare dhe ndërkombëtare, Iris Pojani dhe Katerina Nikolaidou;

• Diskutuar raportin “Sugjerime për Drejtimin dhe Menaxhimin” dhe është përqendruar në pikat kryesore të deklaratës së misionit dhe tabelën organizative:

• Konsideruar si një bazë e shkëlqyer për diskutime të mëtejshme (sesion 2) Raportin e përgatitur nga Znj. Nikolaidou ;

• Mbështetur theksimin e fortë mbi një kuptim të gjerë të historisë, në kuadër të deklaratës së misionit dhe ndryshimet gjuhësore të bëra nga anëtarët e tj;

• Ka autorizuar ndryshimet e kërkuara në tabelën e propozuar nga znj. Nikolaidou dhe ka rënë dakord:

• t’i japë më shumë vend edukimit, argëtimit dhe bashkëpunimit ndërk ombëtar duke rritur kompetencat plotësuese;

• të nënkontraktojë aktivitete që nuk janë strategjike dhe të sjellë së bashku sigurimin dhe mirëmbajtjen e objekteve;

• të rikonsiderojë strukturën e drejtimit dhe të rishikojë statusin ligjor të organeve të saj;

• Rekomanduar që të përfshijë propozime të cilat janë ideale por dhe realiste dhe të përqendrohet në një strukturë me funksione të cilat korrespondojnë me një muze modern (si muzeolog) pa u kufizuar nga situata ligjore aktuale:

• Marrë parasysh se përfaqësuesi i Ministrisë i është përgjigjur pozitivisht rekomandimeve të BK për menaxhimin dhe drejtimin dhe pranon detyrën për të bërë sugjerime në kuadër të ligjeve ekzistuese dhe statuteve duke u bazuar në rezultatet e arritura gjatë diskutimeve të BK;

• Njohur materialin e paraqitur nga MHK (sesioni 3):

• Ekspozitën Arkeologjike, • Ekspozitën Etnografike, dhe• Planet e Muzeut.

• Kërkuar nga MHK që të përkthejë listën e koleksioneve dhe objekteve sipas kategorive;

• Njohur gjendjen e ndërtesës (asbestin, stacionin e transformatorit, etj)

• Njohur gjendjen e ndërtesës dhe ekspozitës siç është paraqitur nga eksperti i ftuar, Z. Christian Axt;

• Konsideruar kërkimet në lidhje me materialet (asbestin, amianin) dhe rreziqet (stacionin e transformatorit) si përparësi;

• Rënë dakord se duhet ndërmarrë menjëherë një hetim urgjent për vlerësimin sizmik dhe vlerësimin e zhurmës përpara se të ecet më tej me vepra të dukshme;

• Rekomanduar se duhet të jetë krijuar dhe koncepti i pavioneve përpara se të merren vendime për të gjitha masat;

Page 42: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

43Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

• Bie dakord se duhet të përcaktohet një plan veprimi në bazë të rezultateve të hetimeve të jashtëzakonshme dhe konceptit të pavioneve;

• Konsideron se mund t’i jepet përparësi oborrit me konceptualizimin e restorantit dhe dyqanit;

• Rekomandon heqjen e objekteve të rënda në katin 2, bazuar në matjen e statikës;

• Kërkon nga ekipi i projektit të OZHM-F të përpunojë një plan pune për 3-4 muajt e ardhshëm bazuar mbi këto rekomandime;

• Bie dakord të përcaktojë planin e punës dhe sesionet për takimet e ardhshme të BK për vitin 2009 dhe 2010;

• Bie dakord që në lidhje me konceptualizimin të ftojë personat e përfshirë për një informacion historik (të tillë si arkitektët, teknikët e përfshirë) në mbledhjen e ardhshme;

• Konsideron që çështjet e mëposhtme të përfshihen në konceptin për MHK:

• Koncepti i kuadrit të muzeve kombëtarë dhe rrjeti i muzeve në Shqipëri

• Kategorizimi i koleksioneve• Temat e ekspozitave të prezantohen• Kërkime në historinë, etnografinë,

zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë

• Arsimi• Argëtimi• Komunikimi• Bashkëpunimi ndërkombëtar,

marrëdhëniet me publikun dhe bashkëpunimi institucional

• Përvoja e vizitorëve• Konceptet financiare dhe konceptet

e mbledhjes së fondeve

• Bie dakord të zhvillojë një plan të brendshëm komunikimi për trajnimin e personelit dhe ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që puna e BK t’i komunikohet publikut, Qeverisë, mediave, etj;

• Bie dakord që të mbajë seancën e ardhshme të punimeve rreth 16-17 nëntor 2009.

Page 43: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

44

Procesverbali i seancës 3 të Bordit Këshillimor, 24-25 nëntor 2009

“KULTURA DHE TRASHËGIMIA PËR ZHVILLIM SOCIAL DHE EKONOMIK”

TAKIMI I BORDIT KËSHILLIMOR PËR MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR Hotel Rogner Europapark, 24-25 Nëntor 2009

Anëtarët e BK për MHK:

1. Znj. Ulrike KRETZSCHMAR Drejtoreshë e Departamentit të Ekspozitave, Muzeu Historik Gjerman (GHM), Berlin, Gjermani;2. Z. Ilir Gjipali Shef i ICOM, Tiranë, Shqipëri;3. Znj. Maria Xanthoudaki E deleguar nga Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë, Milano, Itali;4. Znj. Clio Karageorghis E deleguar ndërkombëtare nga ICOM, Paris, Francë;5. Znj. Vanessa Kredler Sektori i Kulturës së UNESCO, Paris, Francë;6. Znj. Valentina Duka Zëvendësdekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Anëtarët si rrjedhojë e detyrës që kanë:

7. Z. Engelbert Ruoss, Drejtor, Zyra e UNESCO ne Venecia Partnerët e OKB dhe donatorët zbatues:

8. Znj. Gülden Türköz - Cosslett Koordinatore Rezidenciale e OKB9. SHeT. Z. Manuel Montobbio Ambasador i Mbretërisë së Spanjës10. Z. Norimasa Shimomura Drejtor i Përgjithshëm i PNUD

Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve:

11. Z. Ferdinand Xhaferri Ministër12. Znj. Suzana Turku Zëvendësministre13. Znj. Suela Kusi Pika e kontaktit e CHSED14. Znj. Arlinda Kondi Toçi Drejtoreshë e Muzeve, Departamenti i Trashëgimisë Kombëtare15. Z. Luan Malltezi Drejtor i MHK

Konsulente kombëtare e UNESCO për MHK:

16. Znj. Iris Pojani

Ekipi i OKB i PP OZHM-F:

17. Z. Stephan Doempke Koordinator i PP18. Znj. Entela Lako Analiste Programi e PNUD19. Znj. Zhulieta Harasani Menaxhere e Projektit të UNESCO20. Znj. Dasara Dizdari Menaxhere e Projektit të PNUD21. Znj. Valbona Kaso Asistente e Projektit të PNUD

Page 44: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

45Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

I. FJALA E MIRËSEARDHJES

Znj. Gülden Türköz - Cosslett, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara e hapi takimin e tretë të Bordi Këshillimor për MHK duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti anëtarët e rinj të Bordit Këshillimor për MHK. Ajo theksoi rëndësinë e dhënies së disa rekomandimeve shumë konkrete në fund të takimit të tretë të BK për MHK të cilat do t’i dorëzohen Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve për vendime përfundimtare. Ajo e uroi z. Malltezi për detyrën e tij të re si Drejtor i MHK. Znj. Suzana Turku, Zëvendësministre e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, falenderoi Qeverinë Spanjolle dhe Agjencitë zbatuese të OKB për mbështetjen e madhe që kanë dhënë për kulturën shqiptare në përgjithësi dhe për Muzeun Historik Kombëtar në veçanti. Ajo shprehu mirënjohjen dhe besimin e fortë se ekspertët ndërkombëtarë dhe kombëtarë të Bordit Këshillimor për MHK do të ofrojnë këshillat më të mira për ndërhyrjet që duhet të ndërmerren në MHK në mënyrë që ky i fundit të kthehet në një institucion modern. SHeT. Z. Manuel Montobbio, Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, falenderoi anëtarët e BK për MHK dhe pjesëmarrësit e tjerë për kohën e kushtuar duke ofruar ekspertizën e tyre në praktikat më të mira në muzeologji. Ai përsëriti natyrën këshillimore të rekomandimeve të Bordit për MHK kundrejt Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, e cila do të thotë fjalën e fundit përsa i përket vendimeve përfundimtare mbi aktivitetet që do të zbatohen në MHK. Rekomandimet paraprake duhet të marrin miratimin e Komitetit Kombëtar Drejtues. Duke pasur parasysh rezultatet e papritura të studimeve strukturore, sizmike dhe të asbestit në MHK, ai theksoi nevojën që Qeveria e Shqipërisë të përcaktojë fonde nga buxheti i shtetit për zbatimin e aktiviteteve të MHK. Z. Engelbert Ruoss, Drejtor i Zyrës së UNESCO në Venecia, falenderoi anëtarët e nderuar të BK për MHK dhe pjesëmarrësit dhe prezantoi anëtaren e re të BK për MHK, znj. Valentina Duka, e cila u rekomandua nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve për të zëvendësuar z. Malltezi, drejtori i ri i MHK. Ai prezantoi delegatët e anëtarëve të BK për MHK: znj. Maria Xanthoudaki, Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë, Milano, Itali; znj. Clio Krageorgis, Muzeu i Luvrit - Delegate Ndërkombëtare

e ICOM, Paris, Francë; znj. Vanesa Kredler, Sektori i Kulturës së UNESCO, Paris, Francë, dhe shpjegoi rolin dhe funksionet e BK për MHK si këshilltar për MTKRS, prandaj dhe është e nevojshme që të gjithë të jenë koncizë dhe konkretë në rekomandime. Ai gjithashtu vuri në dukje punën e shkëlqyer që është bërë nga ana e dy konsulenteve të Muzeut, znj. Katerina Nikolaidou dhe znj. Iris Pojani, për punën që ato kanë bërë me katër dokumentat e paraqitura në Bordin Këshillimor në vitin 2009. Anëtarët e tjerë të bordit mbështetën këtë mendim gjatë gjithë takimit.

II. PËRMBLEDHJA E SESIONIT TË PUNËS TË BK PËR MHK (7-8 shtator 2009)

Z. Ruoss informoi anëtarët mbi takimin e fundit të BK për MHK në 7-8 Shtator 2009 duke përmendur rezultatet paraprake, diskutimet dhe rekomandimet e përfshira tashmë dhe që janë pasqyruar në procesverbale: Drejtimi i MHK dhe Studimi mbi Menaxhimin e Strukturës - Deklaratat e Misionit; Struktura drejtuese dhe skema organizative; Koncepti i ri i Muzeut dhe Ekspozitës; nevoja për të zhvilluar analizën e strukturës së MHK, sizmike dhe asbestit; Përpunimi i një plani emergjence të MHK dhe i një koncepti pavioni në bazë të këtyre raporteve.

Z. Ruoss dha një informacion mbi studimet lidhur me asbestin, strukturën sizmike dhe të MHK e cila ishte kontraktuar nga UNPD dhe mbi bashkëpunimin mes MTKRS dhe konsulentëve të UNESCO mbi ndryshimet ligjore të mundshme.

III. ÇËSHTJET KRITIKE MBI KORNIZËN LIGJORE TË MHK

Znj. Arlinda Kondi, Drejtoreshë e Muzeve, Departamenti i Trashëgimisë Kombëtare pranë MTKRS u bëri me dije anëtarëve të takimit BK për MHK Ligjin mbi Muzetë, i miratuar nga Parlamenti më 2005 dhe nevojën për ta përmirësuar atë:

1. Për të reflektuar më mirë detyrimet që rrjedhin nga Konventa e Trafikut Ilegal të Pronave Kulturore (të përcaktojë kategoritë e objekteve të tregtueshëm, licencimi; për të vendosur sanksione të forta penale, administrative apo civile; të rregullojnë regjimin e

Page 45: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

46

gërmimit, mbajtjen, regjistrimin, ruajtjen dhe shfaqjen e objekteve të reja arkeologjike etj.)

2. Të shprehë qartë:a. Qëllimin dhe aktivitetin e muzeve (ruajtjen,

restaurimin, promovimin, publikimet, punën edukative, ekspozitat e përkohshme dhe të përhershme, punën shkencore, çështjet e sigurisë, etj)

b. Procedurën e emërimit të drejtorëve, menaxherëve dhe kuratorëve të muzeve.

c. Rritjen e aksesit të publikut dhe studiuesve në këto muze.

d. Përdorimin e të ardhurave të MHK.e. Rolin e Komisionit të Shtetit të Muzeve

(monitorimi dhe udhëzimi i përgjithshëm mbi standardet e tyre të punës) dhe rolin e Këshillave Shkencorë të secilit muze kombëtar (përcaktimi i standardeve dhe metodat e punës për secilin muze)

f. Prezantimi i stimujve financiarë (ulja e taksës për të inkurajuar donacionet)

Z. Ruoss dhe Z. Gjipali dhanë sqarime mbi ndryshimin në lidhje me linjën e raportimit të MHK dhe Muzeve në përgjithësi pas miratimit të ligjit të ri për Akademinë e Shkencave dhe reformës në sistemin e shkencës. Disa muze, si ai arkeologjik, janë aktualisht nën varësi të Institutit Albanologjik i cili i raporton ne Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Disa folës theksuan karakterin fleksibël dhe të hapur të Ligjit për Muzetë dhe nevojën për të futur disa nga praktikat më të mira të kohëve të fundit si kontraktimi i disa veprimtarive të caktuara; delegimin e autoriteteve të caktuara te komisionet dhe drejtori i MHK; përbërjen e Komisionit Shtetëror për Muzetë duke i dhënë përparësi anëtarëve të cilët janë ekspertë në këtë fushë.

Rekomandim:

Duke pasur parasysh se Ligji për Muzetë është mjaftueshmërisht i hapur dhe elastik për të lejuar shumicën e ndërhyrjeve dhe që procedurat ligjore të bëjnë disa ndryshime të caktuara, BK për MHK në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të përpunojnë një statut të ri për MHK dhe do të sigurojnë inpute në lidhje me ndryshimet e Ligjit për Muzetë.

IV. STRUKTURA E DREJTIMIT DHE MENAXHIMIT TË MHK

Znj. Iris Pojani, konsulentja kombëtare e UNESCO për MHK, bëri një prezantim mbi studimin e Strukturës së Drejtimit dhe Menaxhimit, e përgatitur nga konsulentja ndërkombëtare e UNESCO për MHK, Znj. Katerina Nikolaidou, duke u përqendruar në rekomandimet e BK për MHK gjatë seancës të punës në shtator 2009. Ato kryesisht përqëndroheshin në përmirësimin e:

• Rolit edukativ dhe argëtues të Muzeut• Misionit të tij lidhur me prezantimin e

historisë së Shqipërisë për pjesën tjetër të botës dhe në kontributin në formimin e së ardhmes së vendit.

• Përfshirjen e punonjësve të Muzeut në përmbushjen e misionit

• Lidhjen e Muzeut me institucione të tjera, në kontekstin e formimit të një rrjeti.

Sugjerimet e BK për MHK, të reflektuara në Strukturën Drejtuese të MHK kanë lidhje me:

• Rolin e Drejtorit në vendim-marrje• Linja e raportimit të Drejtorit dhe si të

sigurohemi për përgjegjësinë e tij/saj• Organet që kanë një rol në politikë-

bërjen: Bordi Shkencor i MHK dhe Bordi Ekzekutiv Këshillimor.

• Roli i aktorëve të brendshëm (personeli, Ministria) në hartimin e politikave.

• Roli i palëve të jashtme të interesuara (p.sh. autoritetet vendore, donatorët etj) në strukturat drejtuese.

Sugjerimet e BK për MHK, të reflektuara në strukturën Menaxheriale të MHK janë të lidhura me:

• Nënkontraktimin e shërbimeve si siguria, kafeneja dhe dyqani, pastrimi/kopshtaria.

• Një sistem monitorimi i forcuar për prokurimet publike, i mbikëqyrur drejtpërdrejt nga Nën-Drejtori (përgjegjës për BNJ dhe administratën).

• Një numër i zvogëluar i personelit (28 punonjës) për të kompensuar koston e nën-kontraktimit për disa shërbime.

• Rritja e rolit të Departamentit të Edukimit, i ristrukturuar sipas njësive mbi Koleksionet, Ekspozitat, Edukimi.

• Komunikimi i menaxhuar nga Drejtori.

Page 46: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

47Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

Diskutimet e disa anëtarëve të BK për MHK u përqendruan kryesisht mbi Bordin e MHK:

Përbërja e tij në lidhje me ekspertizën e - anëtarëve të tij.Kombëtar apo ndërkombëtar; dhe- Organograma e MHK-

Pati një konsensus të përgjithshëm që duhet të jetë një Bord Këshillimor Kombëtar me ekspertë VETEM nga fushat përparësore për MHK. MHK do të ftojë anëtarë ndërkombëtarë për të marrë pjesë në takimet e BK për MHK si anëtarë të jashtëm dhe të ofrojnë ekspertizën dhe përkrahjen e tyre ndërkombëtare për MHK. Kjo u konsiderua si jetike për MHK. Organigrama duhet të punohet më tej grafikisht për të treguar më qartë linjën e raportimit të funksioneve të ndryshme p.sh. Departamentet e ekspozitave, arsimit dhe koleksioneve që varen direkt nga drejtori për të mbështetur më mirë vendimet mbi përmbajtjen e MHK. Gjithashtu duhen përfshirë punonjës mbështetës. Nën-kontraktimi konsiderohej si tendenca bashkëkohore ndërkombëtare me muzetë: Të gjitha ato veprimtari që nuk përbëjnë diçka thelbësore për muzeun, duhen nën-kontraktuar. Është e rëndësishme që kjo të shihet në perspektivën afat-gjatë. Edhe nëse situata aktuale financiare nuk është favorizuese, “nën-kontraktimi” gjithsesi duhet të jetë pjesë e dokumentit për t’u marrë në konsideratë në një të ardhme të afërt.

Rekomandim:

Duke marrë parasysh ndryshimet në organigramë, struktura drejtuese dhe menaxheriale u miratua nga BK për MHK, ku Deklarata e re e Misionit të MHK është: Në Muzeun Historik Kombëtar, ne kemi për qëllim të nxisim mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë në mënyrë diakronike, dhe rolin e Shqipërisë në historinë botërore për publikun venda, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne inkurajojmë dialogun me dhe midis të gjithë qytetarëve shqiptarë mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Për këtë qëllim, ne sigurojmë, ruajmë dhe hulumtojmë dëshmi materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, që ne i komunikojnë dhe ekspozojmë duke stimuluar arsimim dhe zbavitje. Ne marrim pjesë aktive në rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare kulturore dhe organizojmë aktivitete të cilat promovojnë vizionin dhe misionin tonë”.

V. PËRDITËSIMI MBI VLERËSIMIN STRUKTUROR/TEKNIK TË MHK

Z. Norimasa Shimomura, informoi mbi punën e filluar nga PNUD në përputhje me rekomandimet e BK për MHK gjatë seancës të tij të punës në shtator 2009, pra vlerësimi i asbestit dhe vlerësimi sizmik/strukturor i ndërtesës së MHK. Këto dy vlerësime janë aktualisht në proces; megjithatë, disa gjetje paraprake mund të jenë në dispozicion të BK si vijon.

Vlerësimi i Asbestit:Përfaqësuesit e “Arundelle”, një kompani britanike e kontraktuar nga PNUD për gjendjen asbestit, konfirmoi praninë e asbestit në godinën e MHK, si në shumicën e ndërtesave në botë. Shkalla e problemit nuk është e qartë ende. Sondazhi / Analiza e mostrave është duke u ndërmarrë aktualisht. Ata siguruan se nuk ka asgjë për panik , nëse menaxhohet ashtu siç duhet. Një nga gjetjet më të rëndësishme deri më tani është se nuk ka asbest në strukturën parësore të ndërtesës, por ka në strukturën e saj dytësore. Gjithashtu mund të vendoset, në varësi të rezultateve përfundimtare, që materiali duhet të qëndrojë në ndërtesë në qoftë se ai nuk do të ngacmohet, ose në qoftë se është i paarritshëm. Gjithsesi informacioni aktual nuk është ai përfundimtari. Gjendet asbest në instalimet në katin e dytë: instalimet mekanike, elektrike, e zjarrit dhe akustike. Në zonën e magazinës gjendet një sasi asbesti e prurë atje, e cila tashmë përbën një zonë të kontaminuar. Përfaqësuesit e “Arundelle” bënë të qartë se problemi nuk ka të bëjë me praninë e asbestit në MHK; problemi ka të bëjë me sensibilizimin e njerëzve që punojnë atje. Menaxhimi i asbestit duhet të strukturohet në një qasje me faza dhe të planifikohet aq sa gjykohet praktikisht e arsyeshmeShkurt, Arundelle do t’i paraqesë PNUD një studim të hollësishëm i cili identifikon prezencën e asbestit në ndërtesën e MHK, një sërë zgjidhjesh të mundshme për heqjen/bllokimin e materialeve që përmbajnë asbest, kostot e tyre përkatëse, dhe një sërë rekomandimesh përparësore për menaxhimin e përgjithshëm të asbestit në MHK.

Vlerësimi sizmik: DIWI Consult International, kompania e kontraktuar nga PNUD për vlerësimin sizmik të ndërtesës së MHK, po kryen detyrat e mëposhtme:

• Vlerësimin e kapacitetit strukturor të Muzeut ekzistues për të mbajtur ngarkesat në përputhje me normat dhe standardet aktuale;

Page 47: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

48

• Vlerësimin e kapacitetit strukturor të Muzeut ekzistues për t’i bërë ballë ngarkesave sizmike;

• Hartimin e masave të nevojshme përforcuese për të përmbushur kërkesat e vlerësimeve dhe rekomandimeve të mëparshme për përmirësime, paralelisht me Preventivat e detajuar.

Hetimet paraprake tregojnë se:• Nuk është bërë një vlerësim i forcave

sizmike në projektin origjinal.• Për të qenë në pajtueshmëri me kërkesat

e kodit Euro, ka shumë mundësi të jetë e nevojshme të bëhen përmirësime strukturore në themel.

• Hapësira ndërmjet blloqeve ekzistuese është e pamjaftueshme për efektet sizmike (duhet të jetë ≈ 40 cm dhe jo 5 cm siç është ndërtuar).

• Kodi Euro 8 nuk lejon përdorimin e çelikut të thjeshtë për të përforcuar shufrat, e cila është e vetmja mënyrë që ishte në dispozicion në kohën e ndërtimit.

• Të gjitha çarjet nuk duket se janë strukturore.

DIWI do t’i japë shumë shpejt PNUD rekomandime për përmirësime për shërbimet ekzistuese të ndërtesës.

Rezultatet e këtyre vlerësimeve do t’i lejojnë PNUD të ecë përpara në zhvillimin e një koncepti të projektimit. Kjo qasje krijon kushtet e nevojshme për një vlerësim të plotë të kostove i cili do të marrë në konsideratë vlerësimet mbi asbestin/vlerësimet sizmike/vlerësimet strukturore dhe kosto të tjera të lidhura me to.

VI. PËRMBLEDHJE MBI TAKIMIN E HISTORIANËVE SHQIPTARË

Z. Malltezi informoi anëtarët e Bordit Këshillimor MHK mbi takimin e organizuar nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve me një grup historianësh shqiptarë.

Koncepti i të gjithë historianëve / studiuesve ishte se MHK ishte konceptuar fillimisht për të qenë një muze historik kombëtar dhe se duhet të mbetet i tillë. Kjo ishte hera e parë që mendimi i ekspertëve të historisë është duke u marrë parasysh. Të gjithë ekspertët duhet të japin mendimet e tyre mbi të ardhmen e Muzeut dhe se si ne duam të ekspozojmë historinë

tonë. Historia është një çështje shumë e ndjeshme për shqiptarët, ndryshe nga shumë vende të tjera. Trajtimi i historisë nga historianët dhe mbajtja larg e politikanëve prej historisë, përbën një shërbim të madh që i bëhet historisë shqiptare. Forum i hapur i historianëve do të jetë gjithashtu një bazë e mirë për konceptin e ekspozitës së MHK.

Duke qenë se ka një numër ndërhyrjesh që tashmë janë ndërmarrë në MHK, pati një konsensus të përgjithshëm mbi tre pavionet e MHK: etnografik, arkeologjik, ikonat dhe historia.

Shefi i etnografisë pretendon se pavijoni etnografik nuk është ndërtuar brenda standardeve të kërkuara, ndërkohë që për këtë pavjon është shpenzuar tashmë një buxhet i madh. Ka një nevojë të madhe për ekspertizë në fushën e prezantimit.

Ai konfirmoi mbështetjen e MTKRS dhe të komunitetit të historianëve për MHK dhe të personelit të tij dhe përfundoi duke thënë se rekomandimet e BK për MHK do të jenë baza e punës së MHK në të ardhmen.

Rekomandim:

Në fillim të vitit 2010, duhet të organizohet një (seri) forum / simpozium mbi historinë shqiptare me pjesëmarrjen e historianëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

DITA II

VII. REKOMANDIME MBI KONCEPTIN E PËRGJITHSHËM TË RISHIKUAR PËR MHK

Konsulentja lokale e UNESCO bëri një prezantim të konceptit të përgjithshëm të rishikuar për MHK përgatitur nga konsulentja ndërkombëtare e UNESCO, Znj. Katerina Nikolaidou në bazë të rekomandimeve të BK për MHK të propozuara gjatë seancës të tij të punës në Shtator 2009. Rekomandimet ishin si vijon:

• Krijimi i rrjeteve të muzeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar (vendore, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare; lidhje administrative vertikale dhe horizontale).

• Kategorizimi i koleksioneve (sipas datës dhe/ose materialit).

• Eksperienca e vizitorit edukative dhe argëtuese: duke synuar të rriturit dhe

Page 48: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

49Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

vizitorët e rinj duke iu ofruar atyre hapësira argëtuese në muze (kafene, dyqane) dhe programe edukative dhe seminare, materiale edukative/”paketën e muzeut” duke vajtur nga një shkollë te tjera etj.

• Komunikimi me publikun: nëpërmjet përpjekjeve të Muzeut për përmirësimin e tij institucional për qasjen publike duke aplikuar metoda të tilla si marrëdhëniet me publikun dhe marketingun dhe nëpërmjet ekspozitave të Muzeut, ku përcillen mesazhe, nëpërmjet sistemeve të veçanta të shenjave që përmban, prej krijuesve të ekspozitës drejt vizitorëve.

• Një koncept të ri tematik për ekspozitën, potencialin e saj komunikues dhe hapat e ardhshëm të nevojshëm: Interpretimi i historisë dhe arkeologjisë nuk duhet të ndahen; të balancohet hapësira që i atribuohet interpretimit të çdo periudhe historike, duke shmangur që të mbi-theksohet arkeologjia/periudha e lashtë; gjetjet arkeologjike ekzistuese të koleksionit të MHK janë të mjaftueshme për ristrukturimin e ekspozitës së përhershme; Planet për rinovimin duhet të përfshijnë të gjithë ekspozitën e përhershme; Përdorimi i teknologjive të reja mund të rrisë në masë të gjerë potencialin interpretues, arsimor dhe çlodhës të ekspozitës; Bashkëpunim ndërdisiplinor (kuratorët, historianët, specialistët e konceptimit/projektimit të ekspozitës) në krijimin e konceptit të ekspozitës së përhershme dhe zhvillimin e planeve përfundimtare; informacione nga publiku se çfarë do të shohë publiku në ekspozitën e rinovuar.

• Sugjerime mbi temat e ekspozitës që do të prezantohen: a. Hyrja (afati kohor, gjeografia, historia e ndërtesës, plani ekspozitës); b. Historia para historisë (para-historia: Epokat e Gurit, Bronzit, Hekurit); c. Mbretëritë Ilire dhe qytetet në periudhat Klasike, Helenistike dhe Romake; d. Shqipëria në Mesjetë (luftërat për pushtet fetar me rëndësi historike / ndikimi mbi qytetet kështjellë/principatat shqiptare); e. Shqipëri Otomane; f. Lindja e një shteti kombëtar në kohë lufte (Lidhja e Prizrenit - Lufta e Dytë Botërore); g.

Terrori dhe izolimi (aspektet e qeverisjes dhe udhëheqjes komuniste, propaganda komuniste, ndikimi negativ i izolimit ndërkombëtar mbi jetën ekonomike dhe sociale); I. Shqipëria sot (reforma demokratike, integrimi ndërkombëtar etj).

• Konceptet financiare dhe mbi mbledhjen e fondeve: Zhvillimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i rregullt i një baze të dhënash të kontakteve për donatorët aktualë dhe ata të mundshëm; Identifikimi i mundësive për sponsorizim; Përgatitja e “dosjeve të sponsorit”; ndjekja e aktiviteteve; Organizimi i aktiviteteve për mbledhjen e fondeve; Nxitja dhe lehtësimi për organizimin e aktiviteteve të korporatave dhe institucioneve të tjera në ambiente të caktuara për t’u dhënë me qira etj.

Z. Ruoss nxori në pah çështje të tilla të rëndësishme si dimensioni edukativ i MHK, komunikimi me publikun; forumin e përbashkët që do të organizohet vitin e ardhshëm për të diskutuar mbi përmbajtjen dhe rekomandoi që vlerësimi i cilësisë duhet të integrohet në konceptin e ri të MHK. Me ftesë të Z. Ruoss, anëtarët e BK për MHK ndanë mendimet e tyre mbi çështje të ndryshme të MHK që u ngritën dhe u diskutuan. Të gjithë anëtarët e BK për MHK shprehën nevojën për të lëvizur me shpejtësi për të ndjekur ritmin e zhvillimeve në vend. Duke filluar me riorganizimin e sallës së hyrjes ku mund të vendosen disa pajisje për vizitorët – mbi këtë pikë të gjithë anëtarët ranë dakord. Duke ndërtuar së bashku një plan të plotë të aktiviteteve të përgjithshme dhe të kostove (të ndara sipas fazave të ndryshme të zbatimit) u konsiderua si urgjente dhe e rëndësishme. Identifikimi i ekspertizës në fusha të ndryshme specifike është gjithashtu një domosdoshmëri për fazën e zbatimit.

Disa prej përfaqësuesve të palëve të interesuara ngritën shqetësimin se krijimi i strukturave të reja të propozuara për Drejtimin dhe Menaxhimin e MHK duhet të shkojë paralelisht me punimet mbi infrastrukturën dhe përmbajtjen e MHK. Për këtë qëllim, identifikimi i nevojave të veçanta për personelin e brendshëm për organizimin e punëve të përditshme në MHK dhe qasjet/mjetet e detajuara për të ndërtuar dhe përmirësuar aftësitë dhe kapacitetet e nevojshme, duhet të integrohen në një Plan Zhvillimi të Kapaciteteve. Plani duhet të marrë në konsideratë se punonjësit e MHK duhet të kenë mundësi që të

Page 49: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

50

kenë eksperienca në lidhje me praktikat më të mira në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të Muzeut. Një plan komunikimi me publikun dhe vizitorët shikohet si diçka thelbësore. Në vijim të propozimeve të konsulentit ndërkombëtar të MHK, duhet të përgatitet një plan interpretimi per objektet (plani i ekspozitës). Anëtarët e BK për MHK vizituan ambientet/pavionet e MHK dhe vunë re se ka disa objekte shumë interesante në MHK, por ka një mungesë të rrëfimit të historisë. Mund të zhvillohen projekte arsimore shumë interesante me fondin ekzistues në MHK. Z. Ruoss lexoi rekomandimet e mëposhtme të hartuara në fund të takimit të tretë të BK për MHK. Ai gjithashtu përsëriti vlerësimin dhe përgëzimin e anëtarëve të BK për konsulentët për të gjithë punën e tyre të mirë mbi disa dokumente që ata kanë përgatitur dhe paraqitur përpara bordit.

Bordi Këshillimor në seancën e tij të 24-25 nëntorit 2009 rekomandon:

1. Përshtatjen e kuadrit ligjor me konventat ndërkombëtare dhe ligjet e reja të miratuara nga Shqipëria (Kapitulli I-IV)

2. Rritjen e fleksibilitetit të financimit të Muzeve Publike (Neni 19) dhe delegimi i autoritetit për ripërdorimin e të ardhurave të muzeve (Neni 20), në mënyrë që Muzeu të ketë mundësi të krijojë stimuj / mjete për të hyrë në bashkë-financimin e aktiviteteve për muzetë publike. BK për MHK do të përpunojë një listë propozimesh të hollësishme në bashkëpunim me MTKRS.

3. Përshtatë vendimin Nr. 775 me filozofinë e re të muzeve dhe të përfshijë ekspertë në fushën e muzeut për të qenë pjesë e Komitetit Shkencor të Muzeve.

4. Përpunimin e një statuti të ri për MHK bazuar në raportin e Drejtimit dhe Menaxhimit.

5. Të miratohet një strategji e re për Muzeun Historik Kombëtar, e cila të përqendrohet në interesin e vizitorëve dhe në promovimin e historisë duke rritur kompetencat e personelit në fushën e Komunikimit dhe Zhvillimit, Koleksioneve, Ekspozitave dhe Edukimit, si dhe krijimin e një administrate moderne (Burimet Njerëzore, Financa, dhe Mirëmbajtja)

dhe pajisjeve të vizitorëve, siç tregohet në Raportin e Qeverisjes dhe Menaxhimit.

6. Miratimin e Deklaratës së Misionit të nënshkruar nga BK (reduktojnë ndikimet politike dhe personale në Strategjinë e Muzeut).

7. Ripërcaktimin e rolit të Drejtorit dhe t’i delegojë atij autoritetin lidhur me planifikimin strategjik, vendosjen e objektivave dhe përcaktimin e aktiviteteve për të përmbushur misionin e muzeve, menaxhimin dhe monitorimin e zbatimit të aktiviteteve.

8. Krijimin e pozicionit të ri për Zëvendës Drejtor, Shefin e Koleksioneve, Shefin e Ekspozitave, dhe Shefin e Edukimit të cilët mbështesin përmbushjen e misionit.

9. Miratimin e një strukture organizative siç është përpunuar në raportin mbi Drejtimin dhe Menaxhimin pare nga një perspektivë afatmesme.

10. Krijimi i një plani për transformimin e strukturës ekzistuese organizative me një strukturë të re, siç përshkruhet në raportin e Drejtimit & Menaxhimit. BK do të mbështesë procesin e ndryshimit (menaxhimit). Hartimi i një koncepti për Ngritjen e kapaciteteve për të trajnuar personelin ne baz në të detyrave të ardhshme. BK dhe Ekipi PP do të rishikojnë planet e punës.

11. Krijimi i bordeve këshillimore për të mbështetur Drejtorin në kryerjen e detyrave të tij. Bordi Këshillimor Shkencor lidhur me detyrat që ka në të bëjnë politikat dhe planifikimin strategjik, dhe Bordi Ekzekutiv në mbështetje të zbatimit të Strategjisë nëpërmjet planeve të punës. ToR për bordin janë përpunuar në Raportin e Drejtimit & Menaxhimit. Ministria mund të marrë në konsideratë edhe kombinimin e të dy strukturave në një të vetme.

12. Të përqendrojë strukturën e personelit mbi funksionet thelbësore dhe të identifikojë shërbimet që duhen nënkontraktuar (siguria, kafeneja, dyqani i suvenireve, pastrimi, kopshtaria).

13. Përpunojë një plan për të rregulluar infrastrukturën, bazuar në vlerësimin e rrezikut të përpunuar nga ana e

Page 50: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

51Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

ekspertëve të ftuar nga PNUD (furnizimi me ujë, siguria ndaj zjarrit etj).

14. Përpunimi i një plan veprimi me qëllim që të menaxhojë më mirë asbestin e pranishëm në ndërtesën e MHK.

15. Përpunojë një plan për të rregulluar infrastrukturën, bazuar në vlerësimin e rrezikut të përpunuar nga ana e ekspertëve të ftuar nga PNUD, duke marrë në konsideratë nevojat përparësore për të rinovuar sallën e hyrjes të Muzeut si dhe masa të tjera urgjente të tilla si furnizimi me ujë dhe sistemet e sigurisë nga zjarri.

16. Përpunimi i një plan veprimi me qëllim që të menaxhojë më mirë asbestin e pranishëm në ndërtesën e MHK.

17. Të përpunojë më tej plane pune lidhur me fushat kryesore të identifikuara në kuadrin e konceptit të tilla si rrjetet e muzeve, Koleksionet, Edukimi, koncepti i ekspozitës, financimi dhe mbledhja e fondeve (për t’u përfshirë në planet e punës).

18. Krijimi i rrjeteve vendore dhe rajonale për bashkëpunim, promovim publik, si dhe shkëmbim të ekspertizës dhe ekspozitave.

19. Përcaktimi i një koncepti të koleksionit të bazuar në datimin (periudha historike) dhe materiali, të ndara sipas kategorive: Parahistoria, Mesjeta, Etnografia dhe Moderne.

20. Përpunimi i një koncepti për edukim dhe argëtim për të ofruar një eksperiencë me cilësi të lartë për vizitorët.

21. Përpunimi i një koncepti komunikimi brenda Muzeut si dhe një strategji për marrëdhëniet me publikun. Krijimi i një plani vjetor të komunikimit.

22. Ngritja e një koncepti financiar dhe mbledhje fondesh duke përfshirë edhe aktivitete sponsorizimi për muzeun (donacionet, kontributet etj).

23. Krijimi i planit të vlerësimit të cilësisë në konceptin e MHK.

VIII. FJALA MByLLËSE

Shkëlqesia eTij Ferdinand Xhaferri, Ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, falënderoi anëtarët BK për MHK dhe pjesëmarrësit e tjerë për kontributin e dhënë gjatë dy ditëve të takimit. Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj Mbretërisë së Spanjës dhe Agjencive të Implementimit të Kombeve të Bashkuara: UNESCO dhe PNUD për zbatimin e aktiviteteve në mënyrë profesionale dhe për bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet kombëtare. Duke qenë i vetëdijshëm për ndërhyrjet e shumta të nevojshme në MHK për ta sjellë atë deri në standardet ndërkombëtare dhe për kufizimet financiare dhe kohore të PP të OKB mbi OZHM-F, ai përsëriti angazhimin e Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve gjatë proceseve të zbatimit. Ai i siguroi anëtarët e BK për MHK dhe palët e tjera të interesuara që komuniteti i historianëve dhe profesionistëve do të mobilizohen për të dhënë kontributin e tyre në këtë sipërmarrje kaq të rëndësishme.

SH.T. Manuel Montobbio, Ambasador i Mbretërisë së Spanjës, e vlerësoi zbatimin e projektit deri më tani, duke e konsideruar atë si një pikë të mirë fillimi. Ai i rekomandoi palët e interesuara që të jenë të kujdesshëm për hapat e mëtejshëm. Ai kërkoi gjithashtu që qeveria të akordojë fondet e nevojshme nga buxheti i shtetit për të mundësuar vazhdimin e aktiviteteve në MHK përtej PP të OKB mbi OZHM-F.

Znj. Gulden Turkoz-Cosslett, UNRC, shprehu vlerësimin e saj për kontributin e frytshëm të dhënë nga anëtarët e nderuar të BK për MHK, Ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sporteve, për mbështetjen dhe angazhimin e tij institucional dhe të gjitha palët e interesuara për MHK për përpjekjet serioze mbi transformimin e MHK në një muze të klasit botëror. Ajo i kërkoi Grupit të PP të OKB mbi OZHM-F për të mbajtur rekomandimet dhe shënimet dhe për t’i qarkulluar ato mes palëve të interesuara.

Takimi i ardhshëm i BK për MHK u planifikua paraprakisht të organizohej në fund të janarit fillim të shkurtit 2010.

Page 51: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

52

Konkluzionet dhe Rekomandimet Ad-hoc bazuar mbi Asbeston dhe Vlerësimet Sizmike/Strukturore, shkurt 2010

Konkluzionet dhe Rekomandimet Ad-hoc bazuar mbi Asbeston dhe Vlerësimet Sizmike/Strukturore

Nëpërmjet emailit, shkurt 2010

Pas shqyrtimit të informacionit të paraqitur nga vlerësimi i Asbestit dhe ai Sizmologjik/Strukturor, Bordi Këshillimor i Muzeut Historik Kombëtar ka:

• Mbajtur shënim nga protokolli i takimit të mëparshëm dhe çështjet për veprim në lidhje me vendimin për përshpejtimin e procesit;

• Vënë në dukje se në seancën e tretë të tij të punës më 24-25 nëntor 2009, Bordi Këshillimor ka diskutuar studimin e bërë nga Zyra për asbestin në Muze nga firma konsulente “Arundelle” dhe u përqendrua në çështjet kryesore se si të marrë një pamje të qartë të gjendjes së shtrirjes së asbestit dhe hapat e nevojshëm për ta hequr atë, duke pasur parasysh buxhetin e kufizuar të këtij aktiviteti të projektit;

• Mbajtur shënim nga rekomandimet dhe komentet e bëra nga kompania profesionale Arundelle mbi situatën e asbestit në MHK;

• Vënë në dukje se kompania Arundelle ka rekomanduar nëntë zona për ndërhyrje për të hequr asbestin në MHK, nga të cilat gjashtë nga këto zona janë vërejtur si përparësore për t’u siguruar që personeli dhe vizitorët nuk preken nw rast tw ndonjw ngacmimi të mundshëm të këtyre zonave;

• Gjithashtu ka vënë në dukje se kompania Arundelle ka arritur në përfundimin se ndërhyrjet në këto nëntë zona mund të bëhen me faza;

• Vënë më tej në dukje se kompania Arundelle ka rekomanduar se për sa kohë qe zonat e identifikuara me asbest mbeten të patrazuara, punimet fizike mund të fillojnë në këto fushat e tjera;

• Mbajtur shënim rekomandimet dhe komentet e bëra nga kompania

profesionale DIWI Consult International Albania sh.p.k mbi situatën strukturore dhe sizmike në MHK;

• Vënë në dukje se kompania DIWI Consult International Albania sh.p.k ka arritur në përfundimin se janë të nevojshme të ndërmerren masa të mëdha për forcimin strukturor për t’u siguruar që kapaciteteti i ndërtimit të përballojë efektet e veprimit sizmik, dhe gjithashtu se ndërtesa aktuale e MHK kërkon investime të konsiderueshme dhe punime rehabilituese për të plotësuar normat dhe standardet ndërkombëtare;

• Vënë dukje se kompania DIWI Consult International Albania sh.p.k ka arritur në përfundimin se ndërhyrjet e nevojshme mund bëhen gjatë një programi me faza për të shtrirë kostot e investimeve gjatë një periudhe kohore;

• Vënë më tej në dukje se kompania DIWI Consult International Albania sh.p.k ka rekomanduar fuqishëm që t’i jepet përparësi masave thelbësore të sigurisë që lidhen me sigurimin e zbulimit të zjarrit dhe strukturave të largimit dhe mbrojtjes, të cilat aktualisht nuk funksionojnë në Muze;

• Rekomanduar që versionet përfundimtare të këtyre raporteve të përkthehen në gjuhën shqipe për të pasur transparencë të plotë dhe të ndahen me Qeverinë Shqiptare dhe palë të tjera të interesuara;

• Rekomanduar që duke pasur parasysh konkluzionet dhe rekomandimet e dy kompanive të përmendura më

Page 52: Transformimi i muzeut historik kombëtar në shqipëri: rekomandimet

53Aneks: Procesverbalet dhe rekomandimet e miratuara të takimeve të Bordit Këshillimor

sipër, Qeveria Shqiptare duhet t’i japë përparësinë më të madhe heqjes së asbestit në të gjashtë zonat më përparësore dhe strukturave të largimit dhe të mbrojtjes në Muze;

• Rekomanduar që ndërsa Programi i Përbashkët i CHSED është krijuar për të përmirësuar përvojën e vizitorëve, disa financime duhet të përdoren për të ndihmuar Qeverinë Shqiptare lidhur me përparësitë e përmendura më sipër;

• Theksuar rëndësinë e përparësive të mësipërme që të jetë një aktivitet me fonde të përbashkëta me Qeverinë Shqiptare;

• Rekomanduar se duke qenë se shumica e aktiviteteve të rekomanduara nga të dy kompanitë mund të kryhen në faza të ndryshme, Programi i Përbashkët CHSED do të bashkëpunojë me Qeverinë Shqiptare për të zhvilluar një plan pune që reflekton këtë;

• Vënë në dukje se në mbledhjen e tij më 24-25 nëntor 2009, ai kishte rekomanduar që salla e hyrjes të jetë përparësi për punimet fizike për të përmirësuar përvojën e vizitorëve;

• Rekomanduar se meqenëse ajo mbetet e paprekur nga asbesti, situatat strukturore ose sizmike, Salla e Hyrjes mbetet ende një përparësi e Programit të Përbashkët CHSED përsa i përket punimeve fizike;

• Pranuar se vendimi përfundimtar se si të vazhdohet me punimet fizike nën këtë program, i takon Qeverisë Shqiptare;

• Kërkuar që Programi i Përbashkët CHSED të zhvillojë një plan pune duke përfshire të gjitha punimet dhe aktivitetet që ata synojnë të kryejnë në Muze dhe ta paraqesin prane Bordit Këshillimor për miratim;

• Rekomanduar që ky plan pune të ndahet me anëtarët e Bordit Këshillimor jo më vonë se 31 mars 2010;

• Njohur punën e vështirë dhe përkushtimin nga të gjithë anëtarët e Bordit Këshillimor, Muzeut, organet e qeverisjes, ekipit dhe konsulentëve të projektit OZHM-F për ta çuar këtë aktivitet të projektit drejt suksesit;

• Mbetet në dispozicion për konsultime mbi të gjitha çështjet që lidhen me MHK deri në fund të periudhës së tij 18-mujore (duke përfunduar në janar 2011), siç është përcaktuar në statutin e tij.