9
37 © LCPJ Publishing Volume 7/2, 2014 Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in Translation To be downloaded from www.lcpj.pro Article 45 in LCPJ Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in Translation Abstract This paper attempts to highlight some features on the transmission of the modal semantics of the admirative mood in translations from Albanian into Russian and vice-versa. The discord of the expressive means of semantics in admirative mood in these languages makes the work of the translator harder. Based on the translations of fiction, it brings to the fore the difficulties that accompany the process of translation and the ways to overcome them. Key words: subjective modality, admirative modality, translation, semantics, admirative mood, modal word. Fjalë kyç: modalitet subjektiv, modaliteti i habisë, përkthim, fushë (zonë) semantike, mënyrë habitore, fjalë modale. Hyrje Modaliteti përbën një ndër kategoritë bazë të gjuhës. Kategoria gjuhësore e modalitetit është e pranishme në çdo fjali. Në të realizohet kundërvënia përmbajtja faktike dhe vlerësimi vetiak i folësit për faktin e kumtuar. Duke qënë një nga komponetët e domosdoshëm të fjalisë, modaliteti përbën një moment kyç si për teorinë, ashtu edhe për praktikën e përkthimit. Një përkthim, në të cilin nuk është ruajtur modaliteti i tekstit burimor (origjinalit), ai nuk mund të quhet i barasvlershëm. Lënia jashtë vëmendjes e semantikave modale do ta bënte të pakuptimtë vetë thelbin e procesit të përkthimit dhe të transformimeve përkthimore, ndërsa analizës ballafaquese të origjinalit me përkthimin do t’i hiqej një kriter shumë i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë së tekstit të përkthyer. Modaliteti është kategori semantike universale. Universaliteti i saj buron nga ligjësitë e përgjithshme të pasqyrimit të realitetit në vetëdijën e

Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative .... LCPJ 7.2_A.45.pdfMendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme në përkthim është i përligjur

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative .... LCPJ 7.2_A.45.pdfMendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme në përkthim është i përligjur

37 © LCPJ PublishingVolume 7/2, 2014

Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in TranslationTo be downloaded from www.lcpj.pro

Article 45 in LCPJ

Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in Translation

Abstract

This paper attempts to highlight some features on the transmission of the modal semantics of the admirative mood in translations from Albanian into Russian and vice-versa. The discord of the expressive means of semantics in admirative mood in these languages makes the work of the translator harder. Based on the translations of fiction, it brings to the fore the difficulties that accompany the process of translation and the ways to overcome them.

Key words: subjective modality, admirative modality, translation, semantics, admirative mood, modal word.

Fjalë kyç: modalitet subjektiv, modaliteti i habisë, përkthim, fushë (zonë) semantike, mënyrë habitore, fjalë modale.

Hyrje

Modaliteti përbën një ndër kategoritë bazë të gjuhës. Kategoria gjuhësore e modalitetit është e pranishme në çdo fjali. Në të realizohet kundërvënia përmbajtja faktike dhe vlerësimi vetiak i folësit për faktin e kumtuar. Duke qënë një nga komponetët e domosdoshëm të fjalisë, modaliteti përbën një moment kyç si për teorinë, ashtu edhe për praktikën e përkthimit. Një përkthim, në të cilin nuk është ruajtur modaliteti i tekstit burimor (origjinalit), ai nuk mund të quhet i barasvlershëm. Lënia jashtë vëmendjes e semantikave modale do ta bënte të pakuptimtë vetë thelbin e procesit të përkthimit dhe të transformimeve përkthimore, ndërsa analizës ballafaquese të origjinalit me përkthimin do t’i hiqej një kriter shumë i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë së tekstit të përkthyer.

Modaliteti është kategori semantike universale. Universaliteti i saj buron nga ligjësitë e përgjithshme të pasqyrimit të realitetit në vetëdijën e

Page 2: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative .... LCPJ 7.2_A.45.pdfMendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme në përkthim është i përligjur

38© LCPJ Publishing Volume 7/2, 2014

njerëzve gjatë veprimtarisë së tyre. Në nivelin konceptual gjuhët mund të mos kenë dallime sa i takon kategorive dhe tipareve semantike, ndërkohë që shprehja gjuhësore e tyre në formën e funksioneve semantike shpërfaq dallime të shumta. Kjo ndodh ngaqë gjuhë të ndryshme pasqyrojnë të njëjtin realitet a segment të tij ose realitete të ngjashme jashtëgjuhësore në mënyra të ndryshme. Ndryshimet që ka gjuha shqipe dhe gjuha ruse në strukturimin e zonës semantike të modalitetit pasqyrojnë dallimet në mjetet gjuhësore, veçoritë kulturore, mendësinë e bartësve të tyre etj.

Kategoria semantike e modalitetit, ashtu si edhe kategoria morfologjike e mënyrës, ka planin e përmbajtjes dhe planin e shprehjes. Për nga përmbajtja kategoria semantike e modalitetit është analoge me kategorinë morfologjike të mënyrës, sepse të dyja ato i bashkon e njëjta zonë semantike. Ato dallojnë vetëm në rrafshin e shprehjes. Nëse kategoria morfologjike shprehet vetëm me mjete morfologjike, kategoria semantike përfshin edhe mjete të tjera: leksikore, sintaksore, leksiko-gramatikore, kontekstuale etj.

Kuptohet që mospërkimet në mjetet gjuhësore kanë në themel dallimet në përceptimin kulturor të emocionit të habisë, i cili është komponent universal i kulturës shpirtërore të bartësve të gjuhës. Por në gjuhë të ndryshme semantika e habisë, si element i vetëdijës etnike të bartësve, shprehet në mënyra të ndryshme. Pikërisht subjektivizmi në përthyerjen e realitetit që na rrethon kushtëzon edhe mënyrat specifike të shprehjes së tij.

Shprehja e modalitetit të habisë dhe transmetimi i tij në përkthim

Për shprehjen e semantikës së habisë shqipja dhe rusishtja përdorin një varg mjetesh gjuhësore të niveleve të ndryshme: leksikore, leksiko-gramatikore, morfologjike e sintaksore. Por ndryshe nga rusishtja, madje edhe nga të gjitha gjuhët e tjera indoeuropiane, kuptimi modal i habisë në gjuhën shqipe është gramatikalizuar, pra ka gjetur shprehje morfologjike (Demiraj, 1986: 906). Shqipja ka në përdorim mënyrën habitore me katër forma, një në të tashmen dhe tri në të shkuarën, konkretisht: marrkam (e tashme), marrkësha (e pakryer), paskam marrë (e kryer), paskësha marrë (më se e kryer). Krahas shprehjes së habisë për diçka të papritur, mënyra habitore mund të shprehë edhe mospajtim, kundërshtim ose ironi. Kjo asimetri në mjetet e shprehjes dhe ndërtimi specifik i semantikës së habisë në gjuhën shqipe e vë përkthyesin përpara vështirësive jo të vogla.

Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in TranslationTo be downloaded from www.lcpj.pro

Page 3: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative .... LCPJ 7.2_A.45.pdfMendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme në përkthim është i përligjur

39 © LCPJ PublishingVolume 7/2, 2014

Ndryshe nga shqipja, rusishtja nuk ka mjete të posaçme morfologjike për të shprehur kuptimin modal të habisë, ashtu siç nuk janë gramatikalizuar në këtë gjuhë edhe kuptimet modale të dëshirës (optativit) dhe mundësisë (konjuktivit). Këto kuptime modale në rusishte shprehen me mjete të tjera gjuhësore. Po të përjashtojmë intonacionin si mjet universal të shprehjes së kuptimeve modale (në ligjërimin gojor), zonën semantike të habisë në gjuhën ruse e përbëjnë kryesisht mjetet leksikore, të cilat nga pikëpamja funksionale shërbejnë si “tregues” të kuptimit modal të habisë.

Ndër mjetet leksikore të transmetimit të ndjenjës së habisë, të shprehur me anë të formave të habitores së shqipes, në përkthimet në gjuhën ruse bien në sy fjalët me kuptim modal, të cilat shprehin qëndrimin emocional të folësit. Kjo është e kuptueshme po të kemi parasysh se fjalët modale kanë si tipar dallues të tyre abstraktimin, i cili krijon hapësirë për shprehjen e qëndrimeve subjektive dhe vlerësuese të folësit. Po sjellim disa shembuj nga përkthimet në rusishte:

1) Atë telefonin e paske marrë shumë zët, tha një rekrut duke dashur

të përtërinte bisedën

(I.Kadare, Dimri i madh, 453)

Видно, здорово допек тебя этот телефон, еcли ты так ненавидел,

- сказал сидевший

рядом с крестьянином новобранец, чтобы поддержать беседу.

2) Këtu qenka si fillimi i botës – tha Iliri (I.Kadare, Dimri i madh, 397)

“Так, наверное, начиналось сотворение мира”, - подумал Илир.

3) - Mos u nxeh, - u përgjigj vajza... Si thua ti të mos flasim fare?

- Unë dashkam që ju të mos flisni fare, kështu?

Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in TranslationTo be downloaded from www.lcpj.pro

Page 4: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative .... LCPJ 7.2_A.45.pdfMendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme në përkthim është i përligjur

40© LCPJ Publishing Volume 7/2, 2014

- Mama, ti sonte je nervoze. Më mirë qetësohu njëherë... (K.Blushi, 145)

- Не кипятись!- сказала девушка... Или ты хочешь, чтобы мы

вообще молчали?!

- Так я, оказывается, хочу, чтобы вы молчали?!

- Мама, ну что ты так разнервничалась? Успокойся, наконец!

Nëpërmjet formave të habitores (paske marrë, qenka, dashkam) folësi shpreh habinë e tij për veprime a gjendje të papritura. Në mungesë të formave analoge në gjuhën ruse, përkthyesit për të përcjellë situatat e mësipërme kanë përdorur fjalët modale të ndërkallura në tekst si видно (situata 1), наверное (situata 2) dhe оказывается (situata 3). Megjithëse në një formë më të zbehtë, nëpërmjet këtyre fjalëve modale dhe vetë përmbajtjes së thënies është bërë e mundur që të transmetohet gjendja emocionale e bashkëbiseduesve. Në të kundërt, mosprania e tyre do t’i paraqiste situatat e mësipërme emocionalisht neutrale. Sa për ilustrim po krahasojmë përkthimin e situatës së mëposhtme:

Njëri ia mbushi përsëri gotën.

- Si të duket? – tha shoferi me mustaqe.

- Qenka e hidhur – tha djali... (N.Lera, Bora e fundit, 62)

Кто-то налил ему пива.

- Ну как, нравится тебе? – спросил усатый.

- Оно горькое, - ответил мальчик...

Në origjinalin shqip djali, që për herë të parë po provonte birrën, nuk e priste që ajo të ishte e hidhur, prandaj habinë e tij për këtë konstatim e shpreh nëpërmjet formës së habitores qenka (e hidhur) në kohën e tashme. Kjo situatë në përkthim është zhveshur nga ndjenja e habisë. Neutraliteti emocional i replikës (Оно горькое) do të shmangej, nëse përkthyesi do të kishte shtuar fjalën оказывается. Krahaso:

- Оно, оказывается, горьким, - ответил мальчик...

Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in TranslationTo be downloaded from www.lcpj.pro

Page 5: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative .... LCPJ 7.2_A.45.pdfMendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme në përkthim është i përligjur

41 © LCPJ PublishingVolume 7/2, 2014

Për të transmetuar habinë e folësit përkthyesit herë-herë kanë përdorur leksikun e mirëfilltë modal, por edhe emërtimin e veprimit a gjendjes, të përceptuara si habi. P.sh.:

- Kam një shishe fare të vogël me raki. Do?

- Ëhë, - tha Beni. – Ku e paske gjetur? (I.Kadare, Dimri i madh, 460)

- ... есть немного ракии. Хочешь? - О-го, - удивился Бэн. Где такое

дают?

Në këtë mikrodialog habia e bashkëbiseduesit shprehet nëpërmjet formës së habitores paske gjetur. Që lexuesi i përkthimit të përceptojë ngarkesën emocionale të kësaj situate, përkthyesi është detyruar të zëvendësojnë replikën Ëhë, - tha Beni (Да, - сказал Бен), me variantin О-го, - удивился Бэн, pra, të nominojnë gjendjen emocionale nëpërmjet foljes удивился. Pasthirrma o-го aktualizon kuptimin modal të habisë. Edhe në dy situatat e mëposhtme gjejmë të nominuar gjendjen emocionale të folësit:

1) Shefi i fotolaboratorit ngriti kokën sikur të bënte një zbulim.

-Të paska shkuar mirë ndër mend, - tha. Po kjo është gjëja më e lehtë

për t’u bërë.

(I.Kadare, Dimri i madh, 34) /

- Точно! – обрадовался заведующий лабораторией. –

Как это самому не пришло в голову? Нет ничего проще.

2) Te porta ishte një makinë bojë hiri.

- Paska ardhur babai, - tha Zana. (I.Kadare, Dimri i madh, 89)

Папа приехал! – обрадовалась Зана, увидев у подъезда серый

автомобиль.

Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in TranslationTo be downloaded from www.lcpj.pro

Page 6: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative .... LCPJ 7.2_A.45.pdfMendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme në përkthim është i përligjur

42© LCPJ Publishing Volume 7/2, 2014

Mendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme në përkthim është i përligjur. Foljet обрадовался dhe обрадовалась janë përdorur për të përcjellë emocionin e veçantë të personazheve (gëzim).

Duhet vënë në dukje se situata e tipit Paska ardhur babai/ Папа приехал! shpreh një veprim të papritur që shkakton habi tek folësi, vërtetësia e të cilit nuk vihet në dyshim. Ky do të ishte edhe përdorimi i mirfilltë i habitores dhe më pak problematiku në përkthimet nga shqipja në rusisht ose anasjelltas. Ky përdorim vihet re kryesisht në fjalitë e pavarura ose kryesore. P.sh.: Doktori qenkësh larguar! / Врач заминал! (A врач, оказывается, заминал!)

Në përkthimet nga rusishtja në shqip kemi vënë re edhe ndonjë shmangie, që vjen nga interprtimi i pasaktë i origjinalit. Po krahasojmë përkthimin e dy situatve të ngjashme:

1) - Да разве братец ихний приехали? Владимир Иваныч? –

спрашивает Очумелов ...(Чехов)

Paska ardhur vëllai i gjeneralit, Vladimir Ivaniçi?

2) - Губернатор приехал!

- Верно?

- Сам видел, приехал. (M. Горький)

- Ka ardhur vetë guvernatori.

- Vërtet?

- E pashë me sytë e mi!

Në origjinal në të dy rastet ardhja e papritur e gjeneralit (1) dhe е guvernatorit (2) ka shkaktuar habi te folësi. Në situatën e parë ndjenja e habisë nga ardhja e papritur e gjeneralit është dhënë saktë në gjuhën shqipe duke përdorur formën foljore të së kryerës së mënyrës habitore. Përkundrazi, në rastin e dytë në vend të habitores është përdorur pa vend forma e së kryerës e mënyrës dëftore ka ardhur. Përkthimi i saktë i kësaj strukture në gjuhën shqipe do të ishte: - Paska ardhur vetë guvernatori!

Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in TranslationTo be downloaded from www.lcpj.pro

Page 7: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative .... LCPJ 7.2_A.45.pdfMendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme në përkthim është i përligjur

43 © LCPJ PublishingVolume 7/2, 2014

Po sjellim edhe një situatë tjetër të ngjashme ku shqipëruesi nga rusishtja zhvesh emocionalisht tekstin burimor. Në tregimin e Gorkit “Makar Çudra” gjejmë një pasazh të tillë:

Рада говорит: Ты, Лойко, хорошо играешь на скрипке! Кто тебе

сделал ee такую чуткую и звонкую?

Rada tha: Ti Llojko i bie mirë violinës. Kush ta ka bërë këtë violinë

që bie kaq bukur e ëmbël?

Duke i qëndruar besnik strukturës së rusishtes, përkthyesi ka zbehur gjendjen emocionale të bashkëbiseduesve. Ai vetëm sa e paraqit si të vërtetë veprimin, por nuk përcjell emocionin e habisë. Prania e pikëçuditjes në fund të fjalisë në origjinal është tregues i shprehjes së emocionit të habisë, por ky mjet sintaksor nuk ka tërhequr vëmendjen përkthyesit. Ky emocion do të transmetohej, nëse forma e së tashmes në rusishte играешь do të zëvendësohej me habitoren e shqipes. Krahaso:

Rada tha: Sa bukur i rënke violinës ti Llojko! Po kush ta ka bërë këtë

violinë që tingëlloka kaq bukur e ëmbël?

Në përkthimet nga shqipja kanë gjetur përdorim edhe format e infnitivit të rusishtes. P.sh.:

Kush ju lejon të flisni kështu për vendin tonë? Si u fitoka ose u humbka Shqipëria si një lojë bixhozi? (I.Kadare, Dimri i madh, 153)

- Кто дал вам право в таком тоне говорить о нашей стране?... Проиграть Албанию, выиграть Албанию... точно в карточной игре.

Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in TranslationTo be downloaded from www.lcpj.pro

Page 8: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative .... LCPJ 7.2_A.45.pdfMendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme në përkthim është i përligjur

44© LCPJ Publishing Volume 7/2, 2014

Nëpërmjet formave të infinitivit проиграть, выиграть përkthyesit kanë pasqyruar mospajtimin dhe dinamikën e veprimeve të shprehura nga format foljore të habitores në kohën e tashme të diatezës pësore u fitoka, u humbka. Madje për të theksuar më mirë ekspresionin mosmiratues në kontekstin e mësipërm do të sugjeronim përdorimin e infinitivit me pjesëzën давай: Krahaso:

- Кто дал вам право в таком тоне говорить о нашей стране?

Давай проиграть, выиграть Албанию... точно в карточной игре.

Përfundime

Modaliteti është jo vetëm kategori semantike, por edhe bashkim i dyanshëm i semantikës modale me sistemin e mjeteve shprehëse.

Nga sa u parashtrua del se “hierarkia” e mjeteve për shprehjen e kuptimit modal të habisë në gjuhën shqipe dhe ruse nuk përkon.

Për shprehjen e semantikës modale të habisë gjuha ruse përdor kryesisht mjete leksikore, ndërsa shqipja, krahas tyre, përdor edhe mënyrën habitore të foljes si mjet të posaçëm mofrologjik me shkallë më të lartë abstraktimi. Kjo do tё thotё se folja nё gjuhёn shqipe jo vetёm emёrton njё veprim ose gjendje, por ka aftёsi t›i karakterizojё ato gramatikisht edhe nga pikёpamja e semantikës modale të habisë.

Asimetria gjuhësore në mjetet e shprehjes nuk duhet të çojë në shtrembërime a pasaktësi përkthimore. Për praktikën përkthimore nuk është shumë e rëndësishme, nëse një kuptim modal shprehet me mjete morfologjike, sintaksore a leksikore. E rëndësishme është që ato të përkojnë për nga funksioni i tyre.

Rastet e sjella më sipër nuk shterojnë të gjitha mjetet e shprehjes së kuptimit modal të habisë. Ato janë vetëm një pjesë e tyre.

Bibliografi

Беляева, Е. И. 1985: Функционально-семантические поля модальности в английском и русском языках. Воронеж.

Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in TranslationTo be downloaded from www.lcpj.pro

Page 9: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative .... LCPJ 7.2_A.45.pdfMendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme në përkthim është i përligjur

45 © LCPJ PublishingVolume 7/2, 2014

Demiraj, Sh. 1986: Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 906.

Demiraj, Sh. 1971/3: Habitorja dhe mosha e saj. Studime Filologjike. Tiranë.

Рецкер, Я. И. 2007: Теория перевода и переводческая практика. Очерки лингвистической теории перевода. Москва. Р. Валент.

The total number of words is 2135© LCPJ Publishing 2014 by Avni Xhelili

Prof. Dr. Avni Xhelili has been graduated from the Faculty of Philology, University of Tirana, Albania, for Russian and Albanian languages. He is the Head of the Department for Slavic and Balkan Languages at this University, at the Faculty of Foreign Languages. His main scientific interests include linguistics and translation.

Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in TranslationTo be downloaded from www.lcpj.pro