1
U POLIS //////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// ////////// Nëntor 2016 Aktivitete gjatë Fundvitit Akademik 2015-2016 - Vijon nisma “Walking the City” - Shkolla Verore e Komunitetit të Energjisë - Çertifikim ISO 9001: 2008 dhe ISO 9001: 2015 për U_POLIS - Proçe- dura e re e pranimit në Institucionet e Arsimin e Lartë dhe në POLIS - Botime të reja - TAW 2016: Bienalia - Javët e Arkitekturës në Tiranë - Leksione të Hapura - Cine_POLIS - Expo_POLIS - Workshope - Mbyllja e TAW 2016 UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universite Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Polikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kua Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitepolis.edu.al NR.27 Procedura e re e pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe në POLIS Për vitin akademik 2016-2017, Ministria e Arsimit dhe Sporteve komunikoi një mënyrë të re aplikimi dhe regjistrimi për t’u zbatuar nga universitetet publike dhe private, e cila përbëhej nga dy faza të monitoruara nga Ministria. Kjo procedurë që vihej në zbatim për herë të parë, kërkoi më shumë përpjekje nga stafi dhe falë përkushtimit të tyre të plotë, POLIS e tejkaloi objektivin e tij për të akomoduar rreth 300 studentë të rinj në të gjitha nivelet e studimit duke regjistruar kështu rreth 350 studentë në të katërta nivelet e studimit: profesional, bachelor, master dhe doktoraturë. Cilësia e studentëve që u pranuan këtë vit është rritur ndjeshëm. Është e rëndësishme të theksojmë se POLIS ka qenë një ndër të paktat universitete që ka aplikuar test pranimi, përveç kushteve dhe procedurave të vendosura nga ligji dhe autoritetet. Vijon tradita “Walking the City” Komuniteti i POLIS po e ruan me fanatizëm traditën e “Walking the City”, një aktivitet që bashkon studentët dhe stafin në një tur prej 2-3 orë ecje në qytet. Ky tur synon të sjellë një “tablo” historike dhe profesionale të kryeqytetit ku stafi dhe studentët kanë mundësi të njihen me pjesë të panjohura të qytetit dhe të krijojnë idetë e tyre rreth zhvillimit të qytetit në të shkuarën dhe në të tashmen. Shkolla Verore e Komunitetit të Energjisë Në ambientet e Universitetit POLIS nga data 3 deri në 10 shtator zhvilloi punimet Shkolla Verore e Komunitetit të Energjisë, një iniciativë e për- bashkët e Komunitetit të Energjisë ne Vienë-Austri dhe Universitetit POLIS, me përkrahjen e GIZ dhe Visegrad Fund. Rreth 40 studentë pjesëmarrës janë zgjedhur nga 27 vende të rajonit dhe Evropës. Përgjatë nje jave patën mundësi ndërvepruese të merrnin leksione nga disa nga lektorët më në zë të fushës së burimeve energjitike në nivel europian dhe botëror, ndërsa vizituan dhe disa nga pikat më të njohura kulturore dhe historike të vendit tonë dhe kryeqytetit. Shkolla do të levizë çdo vit në një nga vendet europiane. Certifikim ISO 9001: 2008 dhe ISO 9001: 2015 për U_POLIS Universiteti POLIS realizoi certifikimin në nivel ndërkombëtar për cilësinë e menaxhimit institucional sipas stardarteve ISO 9001: 2008 dhe ISO 9001: 2015. Certifikimi u realizua pas një proçesi monitorimi dhe vlerësimi nga Istituto di Certificazione di Qualita CDQ Italia s.r.l. Ky është një tjetër tregues i angazhimit ndaj cilësisë dhe ndërkombëtarizimit të universitetit. TAW 2016: Bienalia - Javët e Arkitekturës në Tiranë Në vijim të traditës së bienales së TAW, edhe këtë vit POLIS organizoi edicionin e radhës të TAW (Tirana Architecture Week) me temën “Arkitektura që ka rëndësi”, e kuruar nga Dr. Antonino Di Raimo, dekan i fakultetit të arkitekturës dhe dizajnit. Aktiviteti u mbështet bujarisht nga fondacioni “Future Architecture” dhe “Instituti Italian i Kulturës”. Data 26 shtator 2016 shënoi hapjen e këtij edicioni, që vazhdoi aktivitetet deri në datën 28 tetor 2016. Ekipi organizator dhe vullnetarët që ishte një risi e sivjetshme, organizuan një menu të pasur me shumë evente siç ishin leksionet, workshopet, ekspozitat etj., të cilat përshkruhen shkurtimisht si më poshtë. Ajo që ka rëndësi është se TAW 2016 sivjet ofroi shpirtin dhe tendencat e reja të arkitekturës, arkitekturën alternative dhe jo tendencat e deritanishme dhe të konsumuara të ‘stararchi- tects’. Kjo solli freski dhe një fryme të re edhe në POLIS e më gjerë në rrethet profesionale të fushës. Botime të reja Vijojnë të materializohen me sukses publikimet e njësisë POLIS_Press: 1. Botimi - “Tirana, qyteti i munguar” - I bashkëautorëve Sotir Dhamo, Gjergj Thomai dhe Besnik Aliaj, është një përpjekje për të lexuar Tiranën e sotme përmes asaj pjese të së shkuarës së saj që erdhi në dritë pjesërisht, ose nuk mundi të vijë në dritë asnjëherë. “Tirana e munguar” është një thesar i fshehur i vizioneve dhe projekteve për Tiranën ndër vite, i energjive mendore, intelektuale dhe monetare ende të palexuara dhe të pakuptuara siç duhet, që u lexua falë punës kërkimore që u mundësua nga POLIS në bashkëpunim me AQTN, Arkivën Qendrore Teknike të Ndërtimit. Botimi është i pajisur me recencë gjuhësore e shkencore dhe është një referencë e mirë për studentët, stafin dhe profesionistët. 2. Botimi - “Albanian Riviera, an alternative model for Progress and Development for the Next Generation Albania” – një botim i POLIS_PRESS dhe Programit Ndërkom- bëtar të Doktoraturës midis Universitetit POLIS dhe Universitetit Ferrara Itali, në kuadër të punës së njësisë së kërkimit të aplikuar “Observatori i Basenit Mesdhetar” (OBM). Ky botim i drejtuar nga Prof. Dr. B.Aliaj dhe Dr. L.Rossi, përmban artikuj, kërkime dhe projekte konceptuale rreth zhvillimit territorial dhe turistik te Rajonit të Rivierës nga Vlora në Sarandë. Projekti kërkimor dhe botimi në fjale janë një kontribut i mëtejshëm drejt parashikimit të së ardhmes së zhvillimit te vendit, e struktu- ruar fillimisht nga botimi “Albania 2030” dhe “Durana”. Aktivitete gjatë Fundvitit Akademik 2015-2016 Tani që kemi nisur një vit të ri akademik, mund të kthejmë kokën pas dhe të vlerësojmë arritjet e universitetit gjatë vitit të mëparshëm. Viti që lamë pas mund të konsiderohet padyshim i suksesshëm në shumë aspekte. Viti që sapo nisëm ka sfida të tjera për të arritur, ja përse POLIS rritet çdo vit duke krijuar një reputacion të mirë dhe duke qenë largpamës. Disa nga ngjarjet që u organizuan vitin e mëparshëm janë: Filmi “JALAN” - një film dokumentar që u shfaq më 24 Maj 2016, mbi shkathtësinë dhe kreativitetin e njerëzve të thjeshtë në rrugët e Xhakartës, Indonezi, sjellë nga artistja holandeze Su Tomesen, një e ftuar speciale e POLIS. Premiera e filmit dokumentar “Ftesë në Atelie” në datën 25 Maj 2016, kushtuar artistit, skulptorit të mirënjohur, dhe profesorit të Universitetit POLIS: Thoma Thomai. Dokumentari tregon punën e skulptorit, duke u fokusuar sidomos mbi punët e tij monumentale. Filmi është një punë e shkëlqyer me emocion e kineastit dhe regjisorit Pirro Milkani dhe Eno Milkanit. Ekspozita e piktorit të mirënjohur Hasan Nallbani me temë “Gra në Kohë”, pranë MAD Gallery në POLIS. Ekspozita përmbante piktura të periudhës 2015-2016. Ceremonia e hapjes u organizua në datën 03 Qershor 2016 nën kurimin e Prof. Asc. Gëzim Qendro. Hapja e ekspozitës “Proçese modelimi” me punime qeramike origjinale nga studentët e degës Art & Dizajn në POLIS, frymëzuar nga lënda “Modelimi dhe Teknika Artistike”, udhëhequr nga prof. Thoma Thomai dhe ark. Joana Dhiamandi. Hapja u bë në datën 29 qershor 2016. Workshope Si një institucion që po punon rreth idesë së transformimit në nivele të arkitekturës, peizazhit dhe atij urban, qëllimi kryesor i këtyre eventeve ishte krijimi i kushteve për diskutime të hapura rreth “Arkitekturës dhe dizajnit” duke u fokusuar te rëndësia e tyre specifike. Në funksion të këtij qëllimi u zhvilluan dhe workshop-et e mëposhtme: WSH 1: “Riviera_LAB” Arti, Arkitektura dhe Peizazhi si mjete për nxitjen e përmirësimit të jetës dhe rritjes sociale dhe ekonomike, zhvilluar nga 18- 25 Shtator 2016 në Qeparo. Workshopi përdori një përqasje multidisiplinore si pjesë e një procesi bashkëpunimi midis pjesëmarrësve shqiptarë dhe italianë (kërkues në doktoraturë) me banorët vendas për shkëmbim kulturor dhe për hartimin e një strategjie për zhvillimin territorial. WSH 2: “BIOplarch” Ky aktivitet trajtoi temën e promovimit të materialeve ekologjike, dhe u zhvillua në POLIS nga 02-09 Tetor 2016. Qëllimi ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe interesit të pjesëmarrësve në krijimin e materialeve plastike biologjike në procesin e dizajnit. Pas leksioneve të prezantuara nga pedagogia dhe arkitektia turke Esen Gökçe Özdamar, pjesëmarrësit vendas arritën të krijojnë materiale plastike biologjike konkrete. WSH 3: “Beyond FORM” Aktiviteti i zhvilluar gjatë 02-09 tetor 2016, eksploroi zbatimin e koncepteve themelore të arkitekturës, fakteve dhe informacioneve të fituara nëpërmjet mësimit formal në një situatë konkrete të qytetit që ka nevojë për ndërhyrje. Leksionet që sho- qëruan këtë workshop nga arkitektët portugezë Sara Neves dhe Filipe Estrela e pasuruan me tej këtë përvojë. WSH 4: “CAMPing in Tirana” Ky workshop u fokusua tek arkitektura për refugjatët dhe u zhvillua nga data 02-09 tetor 2016. Ky aktivitet e ktheu fokusin e shoqërisë dhe arkitektures në aspekte të krizës së refugjatëve. Të ftuar ishin palët e interesuara – refugjatë, arkitektë, aktivistë, politikanë – për të diskutuar aspektet e krijuara mjedisore të krizës dhe për të bashkëprojektuar zgjidhje dhe strategji të mundshme që funksionojnë. Bençe Komlosi, arkitekt nga Hungaria, zhvilloi leksione pikërisht për këtë temë. WSH 5: “CompleX_City” Eventi në fjalë u drejtua nga pedagogët Sotir Dhamo dhe Ledian Bregasi/Ermal Hoxha nga data 02-12 tetor 2016, dhe trajtoi konceptet ‘Tirana Kuant dhe Fraktale’ për eksplorimin e metodologjive të reja për analiza dhe vëzhgime urbane. Eventi u zhvillua në kuadrin e kërkimeve shkencore të POLIS me temë transformimin e morfologjisë urbane të Tiranës si një rast studimor për të nënvizuar modele të reja për analiza urbane dhe hipoteza të dizajnit urban. Mbyllja e TAW 2016! Data 28 Tetor 2016 shënoi mbylljen e 5 javëve intensive të TAW Tirana Architecture Weeks 2016, ku shumë të ftuar, staf dhe studentë dhanë kontributin e tyre me leksione, workshope dhe evente të ndryshme. Për të festuar suksesin si edhe punën e shkëlqyer të organizatorëve të këtij eventi u organizua një “Final Party” me 28 Tetor 2016 pranë “Tulla Center”. Për POLIS ka gjithmonë rëndësi riaktivizimi i jetës sociale dhe festimi i sukseseve. Më 06 tetor 2016, Shoqata Studentore e POLIS organizoi edhe një mbremje sociale me titull “Ice Breaking Party” për të mirëpritur studentët e viteve të para në komunitetin e POLIS. Gjithçka ishte organizuar dhe administruar nga komuniteti studentor dhe pedagogia mentore Ark. Dea Buza. Cine_POLIS · 29 shtator 2016 - “Land in Sight” nga Judith Keil & Ante Krystal, në bashkëpunim me Marubi Multimedia Film Academy, një partner afatgjatë i TDW dhe POLIS. · 1 1 tetor 2016 - “Guximi i kohës, Njerëz dhe Vlera të Lëvizjes Moderne”, performancë nga Paola Albini dhe një shfaqje mbi lindjen e arkitek- turës moderne ne Itali! Kurioziteti, eksperimentimi, lufta për lirinë e mendimit, etika e profesionit të figurave të tilla si ajo e Edoardo Persico, Giuseppe Pagano dhe lëvizjes racionaliste; lindja e Trienales së Milanos dhe Panairit të Milanos; e revistave si “Casabella” dhe ekspozitave të para; figura e Franco Albini-t dhe vlera shoqërore e arkitekturës: e gjithë kjo treguar në një shfaqje të përbërë nga fjalë, muzikë live dhe imazhe. Qyteti protagonist është Milano, ku ka lindur racionalizmi artistik italian. Aktiviteti u mundësua nga Instituti i Kulturës Italiane. Expo_POLIS · 30 shtator 2016 – Ekspozita “Young Balkan Designers” pranë Galerisë MAD në POLIS, mbështetur nga “Future Architecture”. Ështe viti i dytë që kjo ekspozitë vjen në POLIS si një platformë rajonale për talente te reja me qëllim identifikimin, promovimin dhe zhvillimin e potencialit krijues të rajonit të Ballkanit në fushën e projektimit të produktit. · 10 tetor 2016 - Ekspozita “The Swiss touch in landscape architecture”, e cila u hap me leksionin e autorit Micheal Jakob rreth idesë së natyrës dhe arkitekturës së peizazhit zvicerian. · 18 tetor 2016 – Ekspozita “Transformations that matter” në Klubin studentor “Destil” për mbylljen e konkursit ndërkombëtar të ideve të arkitekturës dhe dizajnit urban me të njëjtin emër ku u shpallën tre fituesit: Çmimi i parë: E-Canvas - Hermann KAMTE [Cameroon]; Çmimi i dytë “Performative Clouds - Lazar BELIC, Anastasija PROTIC [Serbia]; Çmimi i tretë Opposite Inspiration - Denis MUCA, Hysmet ADEMI [Albania]. Leksione të Hapura Leksionet e hapura ishin prezantime nga të ftuar të ndryshëm dhe të njohur të fushës së arkitekturës dhe dizajnit, ku secili prej tyre foli rreth punës e përvojës personale, të cilët zgjuan interesin e pjesë- marrësve, pjesë e të cilëve ishin edhe stafi dhe studentët brenda dhe jashtë POLIS. Disa prej këtyre lektoreve ishin: Antonino Saggio, arkitekt dhe profesor i njohur italian në “La Sapienza”, i cili tregoi mbi përvojën e eksperimentit profesional “Sicily Lab” (26 Shtator 2016). Leopold Lambert, arkitekt francez që foli për “Arkitekturën e Armatosur” për të ilustruar dhunën e arkitekturës, dhe për të propozuar një manifest për arkitektët që të angazhohen politikisht (27 shtator 2016). Gjon Radovani, arkitekt dhe zv-minister i zhvillimit urban, i cili në datën 3 tetor 2016 bëri një prezantim rreth temës së transmetimit të memories si element i rëndësishëm në zhvillimin territorial. Jack Self, arkitekt dhe shkrimtar nga Londra, shkrimet e të cilit publikohen në “Architectural Design, The Guardian, New Philosopher, 032c dhe Dezeen, si dhe në platforma të tjera. Kurator i pavionit britanik në Venecia (04 tetor 2016). Tobia Scarpa, arkitekt dhe dizajner italian, i cili në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, foli rreth punës dhe përvojës së tij si dizajner (13 tetor 2016). Linda Krage, pedagoge e Universitetit Teknik të Rigës në Latvi, e cila foli rreth përvojës së tyre të çmuar për restaurimin e trashëgimisë së paluajtshme kulturore në Letoni (17 tetor 2016). Jacob Buur, pedagog në “User-Centred Design” në Universitetin e Danimarkës Jugore, dhe drejtor kërkimor në Qendrën “SDU Design Research Centre”, i cili foli për projektimin e vetë mjeteve të bashkëprojektimit (25 tetor 2016). Daniele Belleri, përfaqësues i Studios së Carlo Ratti, një arkitekt i mirënjohur italo-amerikan, prezantoi një leksion rreth planifikimit dhe rinovimit urban në zonat bregdetare dhe industriale (27 tetor 2016). EcoLogic Studio, një studio arkitekture dhe dizajni urban e bashkëthemeluar në Londër nga Claudia Pasquero dhe Marco Poletto. Gjatë viteve të fundit, kjo studio ka krijuar një reputacion ndërkombëtar për punën e saj inovative mbi dizajnin “sistemik” (28 tetor 2016). GAZETË INFORMATIVE

U POLISGAZETË INFORMATIVE 27.pdfekologjike, dhe u zhvillua në POLIS nga 02-09 Tetor 2016. Qëllimi ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe interesit të pjesëmarrësve në krijimin

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

U POLIS

//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// /////////////Nëntor 2016

Aktivitete gjatë Fundvitit Akademik 2015-2016 - Vijon nisma “Walking the City” - Shkolla Verore e Komunitetit të Energjisë - Çertifikim ISO 9001: 2008 dhe ISO 9001: 2015 për U_POLIS - Proçe-dura e re e pranimit në Institucionet e Arsimin e Lartë dhe në POLIS - Botime të reja - TAW 2016: Bienalia - Javët e Arkitekturës në Tiranë - Leksione të Hapura - Cine_POLIS - Expo_POLIS - Workshope - Mbyllja e TAW 2016

UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universiteti Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitetipolis.edu.al

NR.27

Procedura e re e pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe në POLISPër vitin akademik 2016-2017, Ministria e Arsimit dhe Sporteve komunikoi një mënyrë të re aplikimi dhe regjistrimi për t’u zbatuar nga universitetet publike dhe private, e cila përbëhej nga dy faza të monitoruara nga Ministria. Kjo procedurë që vihej në zbatim për herë të parë, kërkoi më shumë përpjekje nga stafi dhe falë përkushtimit të tyre të plotë, POLIS e tejkaloi objektivin e tij për të akomoduar rreth 300 studentë të rinj në të gjitha nivelet e studimit duke regjistruar kështu rreth 350 studentë në të katërta nivelet e studimit: profesional, bachelor, master dhe doktoraturë. Cilësia e studentëve që u pranuan këtë vit është rritur ndjeshëm. Është e rëndësishme të theksojmë se POLIS ka qenë një ndër të paktat universitete që ka aplikuar test pranimi, përveç kushteve dhe procedurave të vendosura nga ligji dhe autoritetet.

Vijon tradita “Walking the City”Komuniteti i POLIS po e ruan me fanatizëm traditën e “Walking the City”, një aktivitet që bashkon studentët dhe stafin në një tur prej 2-3 orë ecje në qytet. Ky tur synon të sjellë një “tablo” historike dhe profesionale të kryeqytetit ku stafi dhe studentët kanë mundësi të njihen me pjesë të panjohura të qytetit dhe të krijojnë idetë e tyre rreth zhvillimit të qytetit në të shkuarën dhe në të tashmen.

Shkolla Verore e Komunitetit të EnergjisëNë ambientet e Universitetit POLIS nga data 3 deri në 10 shtator zhvilloi punimet Shkolla Verore e Komunitetit të Energjisë, një iniciativë e për-bashkët e Komunitetit të Energjisë ne Vienë-Austri dhe Universitetit POLIS, me përkrahjen e GIZ dhe Visegrad Fund. Rreth 40 studentë pjesëmarrës janë zgjedhur nga 27 vende të rajonit dhe Evropës. Përgjatë nje jave patën mundësi ndërvepruese të merrnin leksione nga disa nga lektorët më në zë të fushës së burimeve energjitike në nivel europian dhe botëror, ndërsa vizituan dhe disa nga pikat më të njohura kulturore dhe historike të vendit tonë dhe kryeqytetit. Shkolla do të levizë çdo vit në një nga vendet europiane.

Certifikim ISO 9001: 2008 dhe ISO 9001: 2015 për U_POLISUniversiteti POLIS realizoi certifikimin në nivel ndërkombëtar për cilësinë e menaxhimit institucional sipas stardarteve ISO 9001: 2008 dhe ISO 9001: 2015. Certifikimi u realizua pas një proçesi monitorimi dhe vlerësimi nga Istituto di Certificazione di Qualita CDQ Italia s.r.l. Ky është një tjetër tregues i angazhimit ndaj cilësisë dhe ndërkombëtarizimit të universitetit.

TAW 2016: Bienalia - Javët e Arkitekturës në TiranëNë vijim të traditës së bienales së TAW, edhe këtë vit POLIS organizoi edicionin e radhës të TAW (Tirana Architecture Week) me temën “Arkitektura që ka rëndësi”, e kuruar nga Dr. Antonino Di Raimo, dekan i fakultetit të arkitekturës dhe dizajnit. Aktiviteti u mbështet bujarisht nga fondacioni “Future Architecture” dhe “Instituti Italian i Kulturës”. Data 26 shtator 2016 shënoi hapjen e këtij edicioni, që vazhdoi aktivitetet deri në datën 28 tetor 2016. Ekipi organizator dhe vullnetarët që ishte një risi e sivjetshme, organizuan një menu të pasur me shumë evente siç ishin leksionet, workshopet, ekspozitat etj., të cilat përshkruhen shkurtimisht si më poshtë. Ajo që ka rëndësi është se TAW 2016 sivjet ofroi shpirtin dhe tendencat e reja të arkitekturës, arkitekturën alternative dhe jo tendencat e deritanishme dhe të konsumuara të ‘stararchi-tects’. Kjo solli freski dhe një fryme të re edhe në POLIS e më gjerë në rrethet profesionale të fushës.

Botime të rejaVijojnë të materializohen me sukses publikimet e njësisë POLIS_Press:

1. Botimi - “Tirana, qyteti i munguar” - I bashkëautorëve Sotir Dhamo, Gjergj Thomai dhe Besnik Aliaj, është një përpjekje për të lexuar Tiranën e sotme përmes asaj pjese të së shkuarës së saj që erdhi në dritë pjesërisht, ose nuk mundi të vijë në dritë asnjëherë. “Tirana e munguar” është një thesar i fshehur i vizioneve dhe projekteve për Tiranën ndër vite, i energjive mendore, intelektuale dhe monetare ende të palexuara dhe të pakuptuara siç duhet, që u lexua falë punës kërkimore që u mundësua nga POLIS në bashkëpunim me AQTN, Arkivën Qendrore Teknike të Ndërtimit. Botimi është i pajisur me recencë gjuhësore e shkencore dhe është një referencë e mirë për studentët, stafin dhe profesionistët.

2. Botimi - “Albanian Riviera, an alternative model for Progress and Development for the Next Generation Albania” – një botim i POLIS_PRESS dhe Programit Ndërkom-bëtar të Doktoraturës midis Universitetit POLIS dhe Universitetit Ferrara Itali, në kuadër të punës së njësisë së kërkimit të aplikuar “Observatori i Basenit Mesdhetar” (OBM). Ky botim i drejtuar nga Prof. Dr. B.Aliaj dhe Dr. L.Rossi, përmban artikuj, kërkime dhe projekte konceptuale rreth zhvillimit territorial dhe turistik te Rajonit të Rivierës nga Vlora në Sarandë. Projekti kërkimor dhe botimi në fjale janë një kontribut i mëtejshëm drejt parashikimit të së ardhmes së zhvillimit te vendit, e struktu-ruar fillimisht nga botimi “Albania 2030” dhe “Durana”.

Aktivitete gjatë Fundvitit Akademik 2015-2016Tani që kemi nisur një vit të ri akademik, mund të kthejmë kokën pas dhe të vlerësojmë arritjet e universitetit gjatë vitit të mëparshëm. Viti që lamë pas mund të konsiderohet padyshim i suksesshëm në shumë aspekte. Viti që sapo nisëm ka sfida të tjera për të arritur, ja përse POLIS rritet çdo vit duke krijuar një reputacion të mirë dhe duke qenë largpamës. Disa nga ngjarjet që u organizuan vitin e mëparshëm janë:

• Filmi “JALAN” - një film dokumentar që u shfaq më 24 Maj 2016, mbi shkathtësinë dhe kreativitetin e njerëzve të thjeshtë në rrugët e Xhakartës, Indonezi, sjellë nga artistja holandeze Su Tomesen, një e ftuar speciale e POLIS.

• Premiera e filmit dokumentar “Ftesë në Atelie” në datën 25 Maj 2016, kushtuar artistit, skulptorit të mirënjohur, dhe profesorit të Universitetit POLIS: Thoma Thomai. Dokumentari tregon punën e skulptorit, duke u fokusuar sidomos mbi punët e tij monumentale. Filmi është një punë e shkëlqyer me emocion e kineastit dhe regjisorit Pirro Milkani dhe Eno Milkanit.

• Ekspozita e piktorit të mirënjohur Hasan Nallbani me temë “Gra në Kohë”, pranë MAD Gallery në POLIS. Ekspozita përmbante piktura të periudhës 2015-2016. Ceremonia e hapjes u organizua në datën 03 Qershor 2016 nën kurimin e Prof. Asc. Gëzim Qendro.

• Hapja e ekspozitës “Proçese modelimi” me punime qeramike origjinale nga studentët e degës Art & Dizajn në POLIS, frymëzuar nga lënda “Modelimi dhe Teknika Artistike”, udhëhequr nga prof. Thoma Thomai dhe ark. Joana Dhiamandi. Hapja u bë në datën 29 qershor 2016.

WorkshopeSi një institucion që po punon rreth idesë së transformimit në nivele të arkitekturës, peizazhit dhe atij urban, qëllimi kryesor i këtyre eventeve ishte krijimi i kushteve për diskutime të hapura rreth “Arkitekturës dhe dizajnit” duke u fokusuar te rëndësia e tyre specifike. Në funksion të këtij qëllimi u zhvilluan dhe workshop-et e mëposhtme: WSH 1: “Riviera_LAB” Arti, Arkitektura dhe Peizazhi si mjete për nxitjen e përmirësimit të jetës dhe rritjes sociale dhe ekonomike, zhvilluar nga 18- 25 Shtator 2016 në Qeparo. Workshopi përdori një përqasje multidisiplinore si pjesë e një procesi bashkëpunimi midis pjesëmarrësve shqiptarë dhe italianë (kërkues në doktoraturë) me banorët vendas për shkëmbim kulturor dhe për hartimin e një strategjie për zhvillimin territorial. WSH 2: “BIOplarch” Ky aktivitet trajtoi temën e promovimit të materialeve ekologjike, dhe u zhvillua në POLIS nga 02-09 Tetor 2016. Qëllimi ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe interesit të pjesëmarrësve në krijimin e materialeve plastike biologjike në procesin e dizajnit. Pas leksioneve të prezantuara nga pedagogia dhe arkitektia turke Esen Gökçe Özdamar, pjesëmarrësit vendas arritën të krijojnë materiale plastike biologjike konkrete. WSH 3: “Beyond FORM” Aktiviteti i zhvilluar gjatë 02-09 tetor 2016, eksploroi zbatimin e koncepteve themelore të arkitekturës, fakteve dhe informacioneve të fituara nëpërmjet mësimit formal në një situatë konkrete të qytetit që ka nevojë për ndërhyrje. Leksionet që sho-qëruan këtë workshop nga arkitektët portugezë Sara Neves dhe Filipe Estrela e pasuruan me tej këtë përvojë. WSH 4: “CAMPing in Tirana” Ky workshop u fokusua tek arkitektura për refugjatët dhe u zhvillua nga data 02-09 tetor 2016. Ky aktivitet e ktheu fokusin e shoqërisë dhe arkitektures në aspekte të krizës së refugjatëve. Të ftuar ishin palët e interesuara – refugjatë, arkitektë, aktivistë, politikanë – për të diskutuar aspektet e krijuara mjedisore të krizës dhe për të bashkëprojektuar zgjidhje dhe strategji të mundshme që funksionojnë. Bençe Komlosi, arkitekt nga Hungaria, zhvilloi leksione pikërisht për këtë temë. WSH 5: “CompleX_City” Eventi në fjalë u drejtua nga pedagogët Sotir Dhamo dhe Ledian Bregasi/Ermal Hoxha nga data 02-12 tetor 2016, dhe trajtoi konceptet ‘Tirana Kuant dhe Fraktale’ për eksplorimin e metodologjive të reja për analiza dhe vëzhgime urbane. Eventi u zhvillua në kuadrin e kërkimeve shkencore të POLIS me temë transformimin e morfologjisë urbane të Tiranës si një rast studimor për të nënvizuar modele të reja për analiza urbane dhe hipoteza të dizajnit urban.

Mbyllja e TAW 2016!Data 28 Tetor 2016 shënoi mbylljen e 5 javëve intensive të TAW Tirana Architecture Weeks 2016, ku shumë të ftuar, staf dhe studentë dhanë kontributin e tyre me leksione, workshope dhe evente të ndryshme. Për të festuar suksesin si edhe punën e shkëlqyer të organizatorëve të këtij eventi u organizua një “Final Party” me 28 Tetor 2016 pranë “Tulla Center”. Për POLIS ka gjithmonë rëndësi riaktivizimi i jetës sociale dhe festimi i sukseseve.Më 06 tetor 2016, Shoqata Studentore e POLIS organizoi edhe një mbremje sociale me titull “Ice Breaking Party” për të mirëpritur studentët e viteve të para në komunitetin e POLIS. Gjithçka ishte organizuar dhe administruar nga komuniteti studentor dhe pedagogia mentore Ark. Dea Buza.

Cine_POLIS· 29 shtator 2016 - “Land in Sight” nga Judith Keil & Ante Krystal, në bashkëpunim me Marubi Multimedia Film Academy, një partner afatgjatë i TDW dhe POLIS.· 11 tetor 2016 - “Guximi i kohës, Njerëz dhe Vlera të Lëvizjes Moderne”, performancë nga Paola Albini dhe një shfaqje mbi lindjen e arkitek-turës moderne ne Itali! Kurioziteti, eksperimentimi, lufta për lirinë e mendimit, etika e profesionit të figurave të tilla si ajo e Edoardo Persico, Giuseppe Pagano dhe lëvizjes racionaliste; lindja e Trienales së Milanos dhe Panairit të Milanos; e revistave si “Casabella” dhe ekspozitave të para; figura e Franco Albini-t dhe vlera shoqërore e arkitekturës: e gjithë kjo treguar në një shfaqje të përbërë nga fjalë, muzikë live dhe imazhe. Qyteti protagonist është Milano, ku ka lindur racionalizmi artistik italian. Aktiviteti u mundësua nga Instituti i Kulturës Italiane.

Expo_POLIS· 30 shtator 2016 – Ekspozita “Young Balkan Designers” pranë Galerisë MAD në POLIS, mbështetur nga “Future Architecture”. Ështe viti i dytë që kjo ekspozitë vjen në POLIS si një platformë rajonale për talente te reja me qëllim identifikimin, promovimin dhe zhvillimin e potencialit krijues të rajonit të Ballkanit në fushën e projektimit të produktit.· 10 tetor 2016 - Ekspozita “The Swiss touch in landscape architecture”, e cila u hap me leksionin e autorit Micheal Jakob rreth idesë së natyrës dhe arkitekturës së peizazhit zvicerian.· 18 tetor 2016 – Ekspozita “Transformations that matter” në Klubin studentor “Destil” për mbylljen e konkursit ndërkombëtar të ideve të arkitekturës dhe dizajnit urban me të njëjtin emër ku u shpallën tre fituesit: Çmimi i parë: E-Canvas - Hermann KAMTE [Cameroon]; Çmimi i dytë “Performative Clouds - Lazar BELIC, Anastasija PROTIC [Serbia]; Çmimi i tretë Opposite Inspiration - Denis MUCA, Hysmet ADEMI [Albania].

Leksione të HapuraLeksionet e hapura ishin prezantime nga të ftuar të ndryshëm dhe të njohur të fushës së arkitekturës dhe dizajnit, ku secili prej tyre foli rreth punës e përvojës personale, të cilët zgjuan interesin e pjesë-

marrësve, pjesë e të cilëve ishin edhe stafi dhe studentët brenda dhe jashtë POLIS. Disa prej këtyre lektoreve ishin: Antonino Saggio, arkitekt dhe profesor i njohur italian në “La Sapienza”, i cili tregoi mbi

përvojën e eksperimentit profesional “Sicily Lab” (26 Shtator 2016). Leopold Lambert, arkitekt francez që foli për “Arkitekturën e Armatosur” për të ilustruar dhunën e arkitekturës, dhe për të propozuar një

manifest për arkitektët që të angazhohen politikisht (27 shtator 2016). Gjon Radovani, arkitekt dhe zv-minister i zhvillimit urban, i cili në datën 3 tetor 2016 bëri një prezantim rreth temës së transmetimit të

memories si element i rëndësishëm në zhvillimin territorial. Jack Self, arkitekt dhe shkrimtar nga Londra, shkrimet e të cilit publikohen në “Architectural Design, The Guardian, New Philosopher, 032c dhe

Dezeen, si dhe në platforma të tjera. Kurator i pavionit britanik në Venecia (04 tetor 2016). Tobia Scarpa, arkitekt dhe dizajner italian, i cili në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, foli rreth punës

dhe përvojës së tij si dizajner (13 tetor 2016). Linda Krage, pedagoge e Universitetit Teknik të Rigës në Latvi, e cila foli rreth përvojës së tyre të çmuar për restaurimin e trashëgimisë së paluajtshme kulturore

në Letoni (17 tetor 2016). Jacob Buur, pedagog në “User-Centred Design” në Universitetin e Danimarkës Jugore, dhe drejtor kërkimor në Qendrën “SDU Design Research Centre”, i cili foli për projektimin e

vetë mjeteve të bashkëprojektimit (25 tetor 2016). Daniele Belleri, përfaqësues i Studios së Carlo Ratti, një arkitekt i mirënjohur italo-amerikan, prezantoi një leksion rreth planifikimit dhe rinovimit urban në

zonat bregdetare dhe industriale (27 tetor 2016). EcoLogic Studio, një studio arkitekture dhe dizajni urban e bashkëthemeluar në Londër nga Claudia Pasquero dhe Marco Poletto. Gjatë viteve të fundit, kjo studio ka krijuar një reputacion ndërkombëtar për punën e saj inovative mbi dizajnin “sistemik” (28 tetor 2016).

GAZETË INFORMATIVEGAZETË INFORMATIVE