26
Sistemi e-Filing Udhezuesi i Perdoruesit per Modulin e Listepagesave Tatimpaguesi Versioni 5.0

Udhezuesi i Perdoruesit per Modulin e Listepagesave ... per listepagesat.pdf · Hyrje Moduli i Listepagesave ne sistemin e-Filing ju lejon te plotesoni nga kompjuteri juaj listepagesat

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Sistemi e-Filing

Udhezuesi i Perdoruesit per Modulin e Listepagesave

Tatimpaguesi

Versioni 5.0

Permbajtja

HYRJE ............................................................................................................................................. 3

SI TE HYNI (LOGIN) ............................................................................................................................... 3

PER TATIMPAGUESIT ................................................................................................................... 4

DIREKTORIA TAKSAT E MIA ................................................................................................................. 4 Si te plotesoni Listepagesen E-SIG 025 .......................................................................................... 6 Si te plotesoni Pasqyren E-SIG 027 .............................................................................................. 18 Si te plotesoni deklaraten per SIG (Sigurimet Shoqerore dhe Shendetesore) ............................... 25 Si te plotesoni deklaraten per TAP (Tatimi mbi te Ardhurat nga Punesimi) ................................ 26

Hyrje Moduli i Listepagesave ne sistemin e-Filing ju lejon te plotesoni nga kompjuteri juaj

listepagesat me ane te formularit E-SIG 025 si edhe te shtoni ose largoni punonjesit me ane

te formularit E-SIG 027. Per te mundesuar hyrjen tuaj ne sistem eshte e nevojshme pajisja

me kredencialet perkatese, username dhe password, prane zyrave te sherbimit ndaj

tatimpaguesve, ku duhet te dorezoni dokumentacionin perkates dhe te merrni instruksionet e

para te perdorimit.

Si te hyni (Login)

Pasi keni siguruar me sukses kredencialet, ju mund te hyni ne sistem dhe te filloni nga puna.

Per te hyre ne sistem veproni si me poshte:

1. Hapni faqen kryesore te sistemit e-Filing (www.tatime.gov.al) dhe klikoni butonin Sign

In.

Shfaqet faqja Log In (shikoni Figuren 1).

2. Shkruani NIPT-in tuaj ne kutine NIPT.

3. Shkruani fjalekalimin ne kutine Password.

4. Klikoni butonin Log In.

Figura 1 - Faqja hyrese

Per Tatimpaguesit

Direktoria Tatimet e Mia

Faqja Tatimet e Mia eshte vendi juaj i punes ne portalin e-Filing, te Drejtorise se

Pergjithshme te Tatimeve (DPT). Ketu mund te realizoni te gjitha deklarimet e tatimeve ne

menyre elektronike duke zgjedhur nyjen perkatese.

Vendi i punes perfshin direktorite e meposhtme, me nendirektorite perkatese:

Deklarimi i TVSH-se, ku ju mund te deklaroni Tvsh-ne dhe Librat

Deklarimi i TAP, SIG dhe Listepagesave, ku ju mund te deklaroni Listepagesen,

marrjen dhe largimin nga puna te punemarresve si edhe deklaratat per SIG dhe TAP

Deklarimi Vjetor i Tatim Fitimit

Tatim Vjetor Biznes i Vogel

Libri i llogaritjeve tatimore

Sherbimi ndaj Taksapaguesit; ne kete nyje ju mund te postoni pyetje qe do te

shkojne elektronikisht ne zyrat e sherbimit ndaj tatimpaguesve dhe mund te lexoni

pergjigjet qe do te vijne prej andej

Profili im; ne kete nyje ju mund te shikoni detajet e llogarise suaj ne sistemin e-Filing

per t’u siguruar qe te dhenat i keni te sakta dhe te rinovuara

Logini im (NIPT), shfaq NIPT-in tuaj

Ndrysho Fjalekalimin; ketu mund te ndryshoni fjalkalimin per te hyre ne sistemin

e-Flining.

Eshte e keshillueshme qe fjalekalimin ta keni kompleks, me shkronja (kapitale

dhe jo-kapitale) dhe numra si edhe ta ndryshoni periodikisht per arsye sigurie.

Vendi i punes eshte i ndare ne dy panele. Ana e majte shfaq nyjet dhe sherben per navigim.

Per te hapur nje direktori/nendirektori, klikoni titullin korrespondues prane ikones. Ana e

djathte shfaq permbajtjen e direktorise/nendirektorise qe ju keni zgjedhur ne te majte. Titulli i

nendirektorise se zgjedhur ndricohet. Zgjerimi dhe mbyllja e nje direktorie realizohet duke

klikuar mbi shenjat plus (+) dhe minus (-).

Figura2– Taksat e mia

Nendirektoria e perzgjedhur (e ndricuar)

Si te plotesoni Listepagesen E-SIG 025

a. Hyni ne sistem (Login).

b. Shkoni ne vendin e punes duke klikuar mbi Tatimet e Mia ne panelin e majte, poshte

Sherbimeve elektronike.

Shfaqet faqja Taksat e mia (shikoniFigura2).

c. Ne te majte, klikoni shenjen + tek Deklarimi i TAP, SIG dhe Listepagesave, per te hapur

nendirektorite perkatese.

d. Per plotesimin e Listepageses klikoni mbi Listepagesat dhe fokusohuni ne panelin e djathte.

e. Per te shtuar nje Listepagese te re, ne toolbar te panelit te djathte, klikoni butonin

Listepagese e re.

Shfaqet dritarja me te dhenat qe duhen per te plotesuar listepagesen e re.

f. Plotesoni formularin me te gjithe informacionin e duhur.

Shenim:ne nderfaqet e punes, fushat, etiketat e te cilave jane te kuqe, duhen plotesuar

patjeter. Plotesimi do te ndjeke nje rrjedhe, ku faqet do te dalin njera pas tjetres. Kalimi ne

hapin pasardhes behet duke klikuar mbi butonin Tjeter, ne fund te seciles faqe. Klikimi mbi

butonin Perditesim, regjistron informacionin e plotesuar deri ne ate cast. Duke klikuar mbi

Mbyll, nderpritet procesi.

1. Ne faqen e pare te formularit jane fushat (Figura 3):

DRT – Del automatikisht Drejtoria Rajonale Tatimore ku eshte rregjistruar

subjekti.

NIPT – Del automatikisht NIPT-i juaj.

Rrethi – Zgjidhni Rrethin, per te cilin po plotesoni Listepagesen. (Nje

Tatimpagues mund te kete aktivitet ne me shume se nje Rreth, keshtu qe

do t’i duhet te deklaroje disa Listepagesa).

Muaji –Zgjidhni muajin per te cilin po beni deklarimin.

Viti – Zgjidhni vitin per te cilin do te behet deklarimi.

Zgjedhja e muajit dhe vitit percakton periudhen tatimore per te cilen po

deklarohet Listepagesa. Si periudhe tatimore e pare do te konsiderohet

Janar 2012.

Figura 3 – Zgjedhja e periudhes tatimore te Listepageses

2. Ne hapin pasardhes sistemi i shfaq tatimpaguesit te dhenat qe ka te regjistruara per

te, si edhe i jep mundesine te regjistroje fushen Veprimtaria e Deges / Njesise, ne

rast se ka nje dege (Figura 4).

Figura 4 – Konfirmimi i te dhenave te Tatimpaguesit

3. Ne hapin pasardhes do te jeni ne nderfaqen e punemarresve. Ne rast te deklarimit

per here te pare, kjo nderfaqe eshte bosh, ne te kundert do te kete listen e

punemarresve te periudhes se meparshme tatimore plus shtesat, minus largesat

(Figura 5).

Figura 5 – Nderfaqja e punemarresve

Per te shtuar punonjesit, klikoni mbi butonin Shto Punonjes. Do te hapet dritarja

si me poshte (Figura 6).

Figura 6 – Kapja e Numrit Personal

Kjo nderfaqe do te perdoret ne rastin e plotesimit te formularit E-SIG 025, kur

plotesohet per here te pare si edhe ne rastin e shtimit te punemarresve me ane te

formularit E-SIG 027.

Sistemi ju lejon te zgjidhni fillimisht shtetesine e punemarresit. Ne rastin e

punemarresve te huaj, sistemi do t’ju krijoje mundesine e kapjes se disa te dhenave

per punemarresin ne menyre manuale, sic paraqitet ne Figuren 7.

Figura 7 – Gjeneralitetet e punemarresit te huaj

Ne te dy rastet, pra si per punemarresin shqiptar ashtu edhe per ate te huaj, Numri

Personal tek Figura 6 duhet te plotesohet dhe me tej klikoni butonin Tjeter.

Ne rastin e punemarresve shqiptare, sistemi do te lidhet automatikisht me Regjistrin

Kombetar te Shtetasve dhe do te terheqe prej andej gjeneralitetet e punemarresit ne

fjale (Figura 8). Kjo nderfaqe sherben edhe si verifikim per identitetin e punemarresit.

Pas kesaj klikoni mbi butonin Tjeter.

Figura 8 – Gjeneralitetet e punemarresit (shqiptar)

Shenim: Nese nuk e keni Numrin Personal te punemarresit ose nga Regjistri

Kombetar i Shtetasve merrni mesazhin qe numri i dhene nuk gjendet, atehere sistemi

nuk do t’ju lejoje te vazhdoni me tej me kete punemarres. Eshte e domosdoshme qe

punemarresi te kete nje Numer Personal te verifikueshem nga Regjistri.

Figura 9 – Nderfaqja per te dhenat e punemarresit

Ne Figuren 9 paraqitet nderfaqja per plotesimin e te dhenave te punemarresit, sipas

seksioneve dhe fushave perkatese, ku perfshihen:

8) Numri Personal – Vjen automatikisht nga hapat e meparshem

9) Emri e Mbiemri – Vjen automatikisht nga hapat e meparshem

10) Detyra, funksioni, Profesioni apo Puna – Sistemi ju ofron zgjedhjen e

profesionit te punemarresit nepermjet nje hierarkie me 5 nivele. Profesioni do

te zgjidhet bazuar tek Regjitri Kombetar i Profesioneve, sipas Vendimit te

Keshillit te Ministrave (VKM) Nr. 627 date 11.06.2009.

11) Numri i kategorise se te punesuarit per kontributet– Zgjidhni nje nga 10

kategorite, te ciles i perket punemarresi

12) Dite kalendarike pa punuar gjate muajit– Me “data-entry” vendosni numrin

e diteve gjate te cilave punemarresi nuk ka punuar. Nese ky numer eshte

zero, tehere vendosni zero dhe mos e lini fushen bosh. Nese e lini fushen

bosh sistemi do t’ju gjeneroje nje mesazh gabimi, kur te kaloni ne hapin

pasardhes duke klikuar mbi butonin Tjeter.

13) Dite kalendarike te punuara te subjekti gjate muajit – Me “data-entry”

vendosni numrin e diteve gjate te cilave punemarresi ka punuar.

Paga bruto ne leke

14) Gjithsej – Me “data-entry” vendosni pagen bruto.

15) Mbi te cilen llogariten kontributet – Me “data-entry” vendosni pagen mbi te

cilen llogariten kontributet.

Kontribute per sigurimet shoqerore ne leke

16) Punedhenesi – Me “data-entry” vendosni kontributin e Punedhenesit.

17) Punemarresi– Me “data-entry” vendosni kontrubutin e Punemarresit.

18) Kontribut shtese (sigurime shoqerore suplementare)– Me “data-entry”

vendosni shumen e derdhur si kontribut shtese, nese ka.

19) Gjithsej (16+17+18)– E llogarit sistemi automatikisht.

20) Kontribute per sigurimet shendetesore gjithsej ne leke– Me “data-entry”

vendosni kontributin per sigurimet shendetesore.

21) Kontribute gjithsej (19+20)– E llogarit sistemi automatikisht.

22) Paga bruto mbi te cilen llogaritet Tatimi mbi te ardhurat nga punesimi -

Me “data-entry” vendosni pagen bruto per llogari te TAP-it. Nese paga bruto

eshte deri ne 30,000 leke, shifra e vendosur ne kete rubrike duhet te jete e

barabarte me pagen bruto minus 10,000 leke. Perndryshe, nese paga bruto

eshte me e madhe se 30,000 leke, shifra e kesaj rubrike duhet te jete e

barabarte me pagen bruto te deklaruar.

23) Tatimi mbi te ardhurat nga punesimi ne leke – Me “data-entry” vendosni

TAP.

24) Shenime – Shtoni shenime per punemarresin nese ka, ne te kundert mund

te lini bosh. Mund te perdoret ne rastet e sqarimeve qe jepen per

punemarresit, fjala vjen kur jane te dypunesuar.

Klikoni mbi butonin Tjeter per te perfunduar me punemarresin ne fjale dhe veproni ne

te njejten menyre per te perfunduar me te gjithe punemarresit.

Klikoni mbi butonin Tjeter te nderfaqes se punemarresve (Figura 5).

Shenim: Ne fushat 14, 15, 16, 17, 18, 20, 22 dhe 23 sistemi nuk lejon vlera me

presje dhjetore.

4. Workflow do te vazhdoje me hapin e radhes, ku do t’ju paraqese totalet e

listepageses per te gjithe punemarresit (Figura 10). Pasi te jeni bindur se totalet jane

ne rregull klikoni mbi butonin Tjeter.

Figura 10 – Permbledhja e Listepageses

5. Ne hapin pasardhes, listepagesa mund te ruhet per rishikim, duke klikuar mbi Ruaj

per Rishikim ose mund te konfirmohet perfundimisht duke klikuar mbi Perfunduar-

Dergo (Figura 11).

Figura 11 – Konfirmimi i Listepageses

Nese klikoni mbi Perfunduar-Dergo, shfaqet faqja si me poshte (Figura 12), ku mund

te eksportoni ne PDF Listepagesen dhe ta printoni nese deshironi te keni nje kopje ne

leter ose mund ta ruani ne kompjuter.

Figura 12 – Printimi i Listepageses

Listepagesa e eksportuar ne PDF duket si ne Figuren 13.

Figura 13–Listepagesa ne format .PDF

Pas klikimit mbi butonin Tjeter (tek Figura 12), workflow perfundon dhe

listepagesa zhvendoset tek nendirektoria Te konfirmuara.

Nese klikoni tek Ruaj per Rishikim, listepagesa do te ngelet tek nendirektoria

Listepagesat.

6. Nyja Te konfirmuara do te permbaje te gjitha listepagesat e konfirmuara te Tatimpaguesit

(Figura 14).

Tatimpaguesi pas deklarimit dhe konfirmimit te listepageses vazhdon punen me dy deklaratat

SIG dhe TAP, permbajtja e te cilave plotesohet automatikisht me te dhenat qe vijne direkt nga

listepagesa e konfirmuar e se njejtes periudhe tatimore. Me tej tatimpaguesi gjeneron

urdherat e pageses per SIG dhe TAP dhe realizon pagesen ne banke.

Jane inspektoret e perpunimit neper DRT ata qe vleresojne pagesat e mbrritura ne sistemin

e-Filing dhe bejne perputhjen me Listepagesat. Nese ata e gjejne nje listepagese te deklaruar

te perputhur me pagesat e mbrritura, atehere e markojne ate si te perputhur duke i hapur

rrugen per transferrim tek te tretet: ISSH dhe ISKSH.

Kur nje listepagese markohet si e perputhur nga inspektori, fusha Konfirmuar nga

Inspektori?merr vleren Po.

Per sa kohe inspektoret jane ne pritje te mberritjes se pagesave ose pagesat e kryera nuk e

shlyejne plotesisht nje listepagese, atehere fusha e mesiperme do te kete vleren Jo.

Inspektoret mund ta kthejne per korrigjim nje listepagese te konfirmuar nga tatimpaguesi per

shume arsye dhe nese e bejne dicka te tille, atehere sistemi do te krijoje nje version te ri te

listepageses se markuar per korrigjim dhe do t’ja shfaqe kete tatimpaguesit tek nyja

Listepagesat. Pasi tatimpaguesi ta korrigjoje dhe konfirmoje serish, atehere tek nyja Te

konfirmuara do te jene dy listepagesa te periudhes tatimore ne fjale, por qe dallojne nga

versioni (numri te fusha Versioni). Sistemi u lejon inspektoreve te markojne si te perputhur

per nje periudhe tatimore listepagesen me versionin me te larte.

Figura 14–Listepagesat e konfirmuara

Si te plotesoni Pasqyren E-SIG 027 1. Per te shtuar ose hequr punemarresit klikoni mbi nyjen Ndryshimi i punonjesve.

2. Klikoni mbi butonin Shto E-SIG 027,i cili ndodhet mbi panelin e djathte.

Shenim: E-SIG 027 eshte nje pasqyre e cila merr nje numer rendor. Sistemi do te numeroje

te gjitha pasqyrat E-SIG 027 te deklaruara prej nje tatimpaguesi. Ky numer rendor eshte rrites

dhe nis qe nga casti qe tatimpaguesi deklaron pasqyren e pare. Tatimpaguesi mund te

deklaroje disa pasqyra E-SIG 027 brenda te njejtes periudhe tatimore.

3. Pas klikimit mbi butonin Shto E-SIG 027, shfaqet nderfaqa per zgjedhjen e periudhes

tatimore si ne Figuren 15, te cilen plotesojeni me te dhenat perkatese:

a. Rrethi – per te cilin po deklarohet kjo pasqyre (ka tatimpagues qe kryejne aktivitet

ne disa rrethe dhe ky eshte vendi per te zgjedhur rrethin perkates)

b. Muaji dhe

c. Viti

Muaji dhe Viti percaktojne periudhen tatimore

Figura 15–Zgjedhja e periudhes tatimore te pasqyres E-SIG 027

Klikoni mbi butonin Tjeter per te vazhduar ne hapin pasardhes (Figura 16).

Figura 16–E-SIG 027,Shtimi dhe Largimi i punemarresve

4. Klikoni mbi butonin Shtoni nje punemarres per te shtuar nje punonjes. Plotesoni te dhenat

per punemarresin duke nisur me numrin personal, njesoj si ne piken 3 (Figurat 5 dhe 6) te

plotesimit te Listepageses E-SIG 025.Vendosni kategorine e te punesuarit per kontributet si

edhe daten e fillimit te punes. Beni kujdes me plotesimin e Profesionit.

Figura 17–Shtimi i punonjesit te ri

Perfundojeni shtimin duke klikuar tek butoni Tjeter.

5. Klikoni mbi butonin Largoni nje punonjes per te larguar nje punonjes. Sistemi do t’ju lejoje te

zgjidhni per largim nje nga punemarresit ekzistues ne subjektin tuaj duke klikuar mbi butonin

e lupes ne te djathte te fushes Punemarresi (Figura 18). Automatikisht shfaqet lista me

punonjesit ekzistues (Figura 19).

Beni kujdes te vendosni daten e largimit te punonjesit nga puna.

Figura 18–Largimi i punonjesit

Figura 19–Lista e punonjesve ekzistues

Klikoni mbi butonin Tjeter te Figures 18 per te perfunduar me largimin e nje punemarresi.

Me poshte paraqitet nje pasqyre E-SIG 027 e plotesuar.

Figura 20–Pasqyra E-SIG 027 e plotesuar

Klikoni mbi butonin Tjeter per te kaluar ne hapin e radhes.

6. Pasqyra mund te ruhet per rishikim, duke klikuar mbi Ruaj per Rishikim ose mund te konfirmohet perfundimisht duke klikuar mbi Perfunduar-

Dergo(Figura 21).

Figura 21 – Konfimimi i Pasqyres

Nese klikoni mbi Perfunduar-Dergo, shfaqet faqja si me poshte (Figura 22), ku mund te

eksportoni ne PDF Pasqyren dhe ta printoni nese deshironi te keni nje kopje ne leter ose ta

ruani ne kopmjuter.

Figura 22 – Printimi i Pasqyres

Pasqyra e eksportuar ne PDF duket si ne Figuren 23.

Figura 23–Pasqyra ne format .PDF

Pas klikimit mbi butonin Tjeter (tek Figura 22), workflow perfundon dhe pasqyra zhvendoset tek nendirektoria Te konfirmuara.

Nese klikoni tek Ruaj per Rishikim, pasqyra do te ngelet tek nendirektoria Ndryshimi i punonjesve.

Si te plotesoni deklaraten per SIG (Sigurimet Shoqerore dhe Shendetesore)

Pasi eshte konfirmuar (Perfunduar-Dergo)

1listepagesa/listepagesat si me lart, fushat per deklarimin e SIG

plotesohen automatikisht, pasi behet deklarimi i tij per periudhen tatimore respektive. Gjithsesi, ju keni te

drejte t’i ndryshoni manualisht keto fusha, pavaresisht vlerave automatike qe ato kane marre, bazuar ne

te dhenat e listepageses. Per te bere ndryshime ne keto fusha, mjafton te klikoni mbi to dhe te shkruani

vlerat e reja.

a. Ne panelin majtas, klikoni shenjen + tek Deklarimi i TAP, SIG dhe Listepagesave, per te hapur

nendirektorite perkatese.

b. Per plotesimin e deklarimit te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, klikoni mbi Sigurimet

Shoqerore dhe Shendetesore.

c. Per te shtuar nje deklarim te ri te SIG, ne“toolbar” te panelit te djathte, klikoni mbi butonin

Deklarim i ri (Figura 24).Shfaqet dritarja me te dhenat qe duhen per deklaraten e re.

d. Kontrolloni ose rishikonite dhenat e deklarates se plotesuar automatikisht.

e. Figura 24 – Nyja e Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore

e. Konfirmimi ose ruajtja per rishikim e deklarates behen njesoj sic e keni realizuar deri me sot.

1 Gjithmone behet fjale per listepagese te konfirmuar per ate periudhe tatimore dhe jo per listepagese qe eshte ende

ne procesim (Ruaj per Rishikim)

Si te plotesoni deklaraten per TAP (Tatimi mbi te Ardhurat nga Punesimi)

Pasi eshte konfirmuar (Perfunduar-Dergo)

2listepagesa/listepagesat si me lart, fushat per deklarimin e

TAP plotesohen automatikisht, pasi behet deklarimi i tij per periudhen tatimore respektive. Gjithsesi, ju

keni te drejte t’i ndryshoni manualisht keto fusha, pavaresisht vlerave automatike qe ato kane marre,

bazuar ne te dhenat e listepageses. Per te bere ndryshime ne keto fusha, mjafton te klikoni mbi to dhe te

shkruani vlerat e reja.

a. Ne panelin majtas, klikoni shenjen + tek Deklarimi i TAP, SIG dhe Listepagesave, per te hapur

nendirektorite perkatese.

b. Per plotesimin e deklarimit te Tatimit mbi te Ardhurat nga Punesimi, klikoni mbi Tatimi mbi te

Ardhurat nga Punesimi.

c. Per te shtuar nje deklarim te ri te TAP, ne“toolbar” te panelit te djathte, klikoni mbi butonin

Deklarim i ri (Figura 29).Shfaqet dritarja me te dhenat qe duhen per deklaraten e re.

d. Kontrolloni ose rishikonite dhenat e deklarates se plotesuar automatikisht.

Figura 29 – Nyja Tatimi mbi te Ardhurat nga Punesimi

e. Konfirmimi ose ruajtja per rishikim e deklarates behen njesoj sic e keni realizuar deri me sot.

2 Gjithmone behet fjale per listepagese te konfirmuar per ate periudhe tatimore dhe jo per listepagese qe eshte ende

ne procesim (Ruaj per Rishikim)