4
1 Programi Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit për Policimin në KomunitetUdhëzues i Skemës së Granteve tё Vogla Historiku i programit Programi “Mbështetja suedeze për MB/PSH për policimin në komunitet” funksionon në kuadrin e mbështetjes së vazhdueshme që Suedia i ka ofruar Shqipërisë, e cila është zgjeruar kohët e fundit në fushën e policimit. Në përputhje me këtë fushë të fundit të angazhimit, Strategjia suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim me Shqipërinë rekomandon mbështetje "Për të siguruar që shoqëria civile shqiptare të ketë akses më të madh në një sistem policor që është ligjërisht i sigurt dhe efikas dhe që i nënshtrohet kontrollit dhe monitorimit civil". Filozofia e policimit në komunitet stimulon ngritjen dhe funksionimin e partneriteteve ndërmjet policisë dhe komunitetit, për të mundësuar analizë të përbashkët të problemeve, për të përcaktuar rrënjët e shkaqeve të këtyre problemeve, për të identifikuar zgjidhjet e mundshme, duke u bazuar në nocionin e ndarjes së përgjegjësisë për të mbajtur komunitetin të sigurt. Programi SACP Qёllimi i programit ёshtё pёrmirёsimi i aftёsive te PSH-sё pёr tё ofruar siguri dhe rend nё pёrputhje me parimin e ofrimit tё shёrbimit dhe tё rrisё besimin dhe gatishmёrinё e individёve dhe komuniteteve pёr tё bashkёpunuar aktivisht me PSH-nё nё uljen e nivelit tё krimeve. Skema e Granteve tё Vogla (SGV) Njё aktivitet specifik qё aplikohet pёr tё ndihmuar nё mundёsimin dhe shtimin e marrёdhёnieve dhe bashkёpunimit midis policisё dhe tё rinjve është realizimi i SGV disa qarqe tё Shqipёrisё. SGV parashikon dhënien e grante tё vogla (maksimumi 5,000 Euro pёr grant) pёr tё mbёshtetur projekte tё identifikuara në nivel lokal, vendosin ura bashkëpunimi midis të rinjve dhe policisë. Çdo grant pёr projektet e pёrzgjedhura do tё administrohet dhe manaxhohet nga Ekipi i Manaxhimit tё Programit (EMP) nё bashkёpunim me PSH-nё dhe partnerё vendorë. Projektet qё do tё pёrfitojnё ndihmёn e SGV do tё pёrzgjidhen nga njё Komisioni i Veçantё Pёrzgjedhjeje (KVP), i cili do tё krijohet secilin qark me pёrfaqёsues nga PSH-ja, qeverisja vendore, shoqёria civile dhe partnerё tё tjerё. Komisioni i Veçantё i Pёrzgjedhjes (KVP) KVP kryesohet nga përfaqësues të Drejtorive të qarqeve të PSH dhe EMP-së. EMP-ja mbështet PSH-në procesin e përzgjedhjes dhe merr pjesë në procesin e shqyrtimit të propozimeve me vlerësimin e tij të barasvlefshëm me një votë.

Udhëzues i Skemës së Granteve t...1 Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet” Udhëzues i Skemës së Granteve

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Udhëzues i Skemës së Granteve t...1 Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet” Udhëzues i Skemës së Granteve

1

Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet”

Udhëzues i Skemës së Granteve tё Vogla

Historiku i programit

Programi “Mbështetja suedeze për MB/PSH për policimin në komunitet” funksionon në kuadrin e

mbështetjes së vazhdueshme që Suedia i ka ofruar Shqipërisë, e cila është zgjeruar kohët e fundit në

fushën e policimit. Në përputhje me këtë fushë të fundit të angazhimit, Strategjia suedeze për

bashkëpunim dhe zhvillim me Shqipërinë rekomandon mbështetje "Për të siguruar që shoqëria civile

shqiptare të ketë akses më të madh në një sistem policor që është ligjërisht i sigurt dhe efikas dhe që i

nënshtrohet kontrollit dhe monitorimit civil".

Filozofia e policimit në komunitet stimulon ngritjen dhe funksionimin e partneriteteve ndërmjet policisë

dhe komunitetit, për të mundësuar analizë të përbashkët të problemeve, për të përcaktuar rrënjët e

shkaqeve të këtyre problemeve, për të identifikuar zgjidhjet e mundshme, duke u bazuar në nocionin e

ndarjes së përgjegjësisë për të mbajtur komunitetin të sigurt.

Programi SACP

Qёllimi i programit ёshtё pёrmirёsimi i aftёsive te PSH-sё pёr tё ofruar siguri dhe rend nё pёrputhje me

parimin e ofrimit tё shёrbimit dhe tё rrisё besimin dhe gatishmёrinё e individёve dhe komuniteteve pёr

tё bashkёpunuar aktivisht me PSH-nё nё uljen e nivelit tё krimeve.

Skema e Granteve tё Vogla (SGV)

Njё aktivitet specifik qё aplikohet pёr tё ndihmuar nё mundёsimin dhe shtimin e marrёdhёnieve dhe

bashkёpunimit midis policisё dhe tё rinjve është realizimi i SGV nё disa qarqe tё Shqipёrisё. SGV

parashikon dhënien e grante tё vogla (maksimumi 5,000 Euro pёr grant) pёr tё mbёshtetur projekte tё

identifikuara në nivel lokal, që vendosin ura bashkëpunimi midis të rinjve dhe policisë.

Çdo grant pёr projektet e pёrzgjedhura do tё administrohet dhe manaxhohet nga Ekipi i Manaxhimit tё

Programit (EMP) nё bashkёpunim me PSH-nё dhe partnerё vendorë. Projektet qё do tё pёrfitojnё

ndihmёn e SGV do tё pёrzgjidhen nga njё Komisioni i Veçantё Pёrzgjedhjeje (KVP), i cili do tё krijohet nё

secilin qark me pёrfaqёsues nga PSH-ja, qeverisja vendore, shoqёria civile dhe partnerё tё tjerё.

Komisioni i Veçantё i Pёrzgjedhjes (KVP)

KVP kryesohet nga përfaqësues të Drejtorive të qarqeve të PSH dhe EMP-së. EMP-ja mbështet PSH-në

në procesin e përzgjedhjes dhe merr pjesë në procesin e shqyrtimit të propozimeve me vlerësimin e tij

të barasvlefshëm me një votë.

Page 2: Udhëzues i Skemës së Granteve t...1 Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet” Udhëzues i Skemës së Granteve

2

Qarqet për implementimin e SGV përzgjidhen përpara çdo raundi bazuar në marrëveshjen paraprake

ndërmjet PSH dhe EMP.

Komisionet përzgjedhëse mblidhen sa herë është e nevojshme për marrjen në shqyrtim të aplikimeve,

pas zhvillimit të fushatës promovuese. Projekt propozimet e SGV u dërgohen për shqyrtim anëtareve të

KVP një javë para zhvillimit të mbledhjes vlerësuese.

Çdo komision përzgjedhës përbëhet nga përfaqësues të PSH, pushtetit qëndror dhe vendor, përfaqësues

lokal të komuniteteve të margjinalizuara, përfaqësues të shoqërise civile, të komunitetit lokal të biznesit

etj.

Kriteret e Pёrzgjedhjes sё Projekteve

Pёr t’u konsideruar pёr pёrzgjedhje çdo kandidat duhet tё plotёsojё kushtet e mёposhtme:

Përmirësimi i

partneritetit me

Policinë e Shtetit

Projekti pritet të ketë ndikim të rëndësishëm dhe të dukshëm në një a më

shumë prej tre treguesve të mëposhtëm:

Nivel i konsiderueshëm kënaqësie i rinisë dhe policisë nga puna e

zhvilluar në bashkëpunim.

Takime të shumta dhe të shpeshta dhe shkëmbim informacioni midis

Policisë së Shtetit, rinisë dhe aktorëve të tjerë.

Rritje e nivelit të besimit tek rinia për Policinë e Shtetit.

Hartimi dhe

planifikimi

Plani përfshin detaje të sakta mbi zbatimin.

Plani merr në konsideratë projekte të ngjashme në proces në të njëjtën

fushë.

Propozimi përfshin një plan për të monitoruar rezultatet që do vijojnë

zbatimin dhe të lidhur me tre treguesit e rradhitur më lart.

Pajisja me një ekip

me kapacitetet e

duhura

Ekipi ka ekspertizën dhe kapacitetet e nevojshme për zbatimin e

projektit.

Ekipi ka identifikuar parteritetet e nevojshme për të zbatuar projektin

Vëmendja ndaj

grupeve të

marxhinalizuara

Projekt propozimi ka adresuar problematikën e komuniteteve në

nevojë dhe grupeve të marxhinalizuara

Procedura e pёrzgjedhjes

Komisioni pёrzgjedhёs do tё vlerёsojё çdo projekt kandidat pёrkundёr njё sёrё treguesish specifikё.

Treguesit janë përzgjedhur pёr t’i korresponduar kritereve tё paraqitura më sipёr. Secilit kriter i eshte

caktuar njё peshë specifike sipas rёndёsisё. Numri total i pikёve tё mundshme do tё jetё njёqind.

Anëtarët e KVP që janë njëkohësisht dhe aplikantë/bashkëaplikantë të SGV, do të përjashtohen nga

procesi i votimit. EMP gëzon të drejtën të skualifikojë aplikimin qoftë edhe fitues në rast se konstatohet

e kundërta.

Page 3: Udhëzues i Skemës së Granteve t...1 Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet” Udhëzues i Skemës së Granteve

3

Në përfundim të procesit të votimit KVP-ja nxjerr projekt propozimet më të mira për çdo qark. Projekt

propozimet e përzgjedhura do të kalojnë një fazë të dytë aplikimi, gjatë së cilës në bashkëpunim me

EMP projekt idetë do të formësohen dhe përmirësohen më tej në lidhje me çështje të tilla si plani i

aktiviteteve, buxheti, etj.

EMP-ja rezervon të drejtën të përzgjedhë një projekt propozim shtesë, kur konsideron se projekti i

shërben objektivave madhore të Programit.

Buxheti

Shuma mё e lartё e mundshme prej 5,000 Euro pёr secilin projekt duhet tё shpenzohet nё aktivitete

konkrete tё cilat do tё pёrmirёsojnё marrёdhёniet ndёrmjet rinisё dhe policisё. Kriteret bazë të

manaxhimit të buxhetit janë:

Nuk lejohet që aplikuesit të faturojnë qera për ambjentet e tyre ekzistuese të punës.

Kandidatët mund të kalojnë një zë në buxhet deri në 10% të vlerës, duke e kompensuar nga një

zë tjetër. Në rastet kur lëvizja është më e madhe se 10%, ata duhet të marrin miratimin paraprak

të EMP dhe të paraqesin një buxhet të rishikuar.

Vetëm fatura të pranuara nga autoritetet tatimore shqiptare do të pranohen për rimbursim.

EMP fton kandidatët të tregojnë nëse do të marrin përsipër ndonjë kontribut financiar për

bashkëfinancimin e projektit.

Vizibiliteti

Përfituesit dhe aktorët e tjerë të përfshirë në skemën e granteve rekomandohen të organizojnë

aktivitete me qëllim publicizimin e aktiviteteve të zhvilluara. Të gjitha këto aktivitete duhet të mbajnë në

konsideratë filozofinë e Programit për qasje të barabartë të të dy gjinive. Ata janë të ftuar ti

përvetësojnë këto parime dhe ti përfshijnë në projekt për sa është e mundur.

Shprehja e interesit dhe kriteret e pranimit

KVP do tё shqyrtojё procesin e ndёrmarrё nga secili aplikant gjatё rishikimit tё propozimeve. KVP-ja

gjithashtu do tё marrё nё konsideratё specifikat vendore gjatё prioritizimit tё aplikimeve qё do tё

kalojnё nё fazёn e para-seleksionimit. Në këto zona aplikantët duhet të adresojnë çështje të

identifikuara si problematike në studime dhe të synojnë përmirësimin e situatës në bashkëpunim me

policinë lokale. Propozimet duhet të marrin në konsideratë:

1. Të dhënat statistikore që kanë lidhje me aplikimin brenda kontekstit të problematikave lokale/të

rrethit;

2. Konsultimin paraprak me aktorët lokalë.

EMP-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e

mëposhtëme:

Ndërtimi i partneriteteve midis policisë dhe shkollave, duke synuar nxitjen dhe përfshirjen e të

rinjve në veprimtari për edukimin/kultivimin e ndjenjës komunitare;

Page 4: Udhëzues i Skemës së Granteve t...1 Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet” Udhëzues i Skemës së Granteve

4

Ndërtimi i partneriteteve me grupe vulnerabile dhe rritjen e besimit të tyre tek organizata e

policisë;

Gjetjes së alternativave për zgjjidhjen paqësore të konflikteve dhe edukimit qytetar të të rinjve;

Iniciativa që synojnë rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të të rinjve për çështje të tilla si

përdorimi i lendeve narkotike, dhuna në familje, trafiku i qenieve njerëzore, çështje të

diversitetit, probleme të trafikut rrugor, varësia ndaj lojrave të fatit, bulizmi (dhuna nga

bashkëmoshatarët) në shkolla, etj.

Aplikuesi për grant mund të jetë një OJF, një organizatë shtetërore (psh. PSH ose struktura të saj).

Aplikues mund të jenë edhe dy, apo më shumë subjekte të cilat plotësojnë njëra-tjetrën në

implementimin e idesë dhe aktiviteteve të propozuara. Në këtë rast kontrata nënshkruhet me entitetin

e përcaktuar si aplikuesi i parë. Individë nga struktura të PSH inkurajohen që në bashkepunim me OJF

lokale të aplikojnë me ide inovative në fushat e sipërpërmendura.

Aplikimi pёr grante

Procedura e aplikimit për përfitimin e grantit do të ndjekë dy faza:

Faza e përzgjedhjes: Në fazën e përzgjedhjes, propozimet e paraqitura pranë EMP-së do tu përcillen KVP

për vlerësim. Përzgjedhja e ideve më të mira do të bëhet në bazë të kritereve dhe treguesve

korrespondues të përmendur në paragrafin ‘Kriteret e Pёrzgjedhjes sё Projekteve’.

Faza e kontraktimit: Aplikuesit, propozimet e të cilëve janë përzgjedhur, do të ftohen të sjellin projekt-

propozimet e tyre të plota. Pas vlerësimit të projekt-propozimeve dhe një periudhe konsultimi dhe

dakordësimi me EMP-në në lidhje me planin e aktiviteteve dhe buxhetin, do të shpallen fituesit dhe do

të nisë lidhja e kontratave.

Hapat e procesit

Aplikimi për grant duhet tё ndjekë hapat e mёposhtme:

Në fazën e parë shkarkohet njё kopje tё formularit të aplikimit nga faqja zyrtare e programit

www.cp-project.al.

Aplikantёt potencialё tё cilёt kanё pyetje apo paqartësi lidhur me pranimin e idesё sё propozuar pёr

njё projekt mund t’a diskutojnё kёtё çёshtje mё parё me PSH ose EMP.

Në fazën e dytë, vetëm aplikuesit fitues duhet të shoqërojnë Projekt - Propozimin e plotë (formulari

i të cilit do tu dërgohet nga EMP-ja) me dokumentet e mëposhtëme:

o Formulari i plotësuar i aplikimit;

o Vendimi i Gjykatës dhe Statuti;

o NIPT-i

o CV të Organizatës