57
UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES FAKULTETI : Shkencave Politike dhe Juridike PROGRAMI : Master Shkencor në Administrim Publik TEMA : KUNDËRVAJTJA ADMINISTRATIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË KANDIDATI: Arjola Kasa UDHËHEQËSI SHKENCOR: Msc. Hysni Ahmetaj VITI I MBROJTJES : 2013 FIRMA E STUDENTIT: FIRMA E UDHËHEQËSIT:

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

  • Upload
    others

  • View
    14

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES

FAKULTETI : Shkencave Politike dhe Juridike

PROGRAMI : Master Shkencor në Administrim Publik

TEMA : KUNDËRVAJTJA ADMINISTRATIVE NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

KANDIDATI: Arjola Kasa

UDHËHEQËSI SHKENCOR: Msc. Hysni Ahmetaj

VITI I MBROJTJES : 2013

FIRMA E STUDENTIT: FIRMA E UDHËHEQËSIT:

kopje

Page 2: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

2

ABSTRAKTI

Kundërvajtja administrative si pjesa më komplekse e së Drejtës Administative , është një ndër cështiet me

interesin më të lartë nga të gjithë shtetasit,punonjësit e administrates publike po ashtu edhe funksionarët e

lartë të shtetit sepse ajo I prek të gjithë në mënyrë të barabartë.

Pikërisht mos respektimi I të drejtave dhe detyrimeve administrative që I ngarkon ligji cdo individi dhe

indiferentizmi ndaj ligjeve në fuqi dhe organeve administrative ,përbën atë që e quajmë kundërvajtje

administrative.

Ky punim shkencor është realizuar me anë të një bibleografie mjaftë të pasur e cila bëri të mundur që të

nxirren në pah themelet e së drejtës administrative që kur ajo nuk konceptohej e pandarë nga ajo penale, e

cila I ka fillesat që me daljen në skenë të pronës private mbi mjetet dhe veglat e prodhimit, me të drejtën

zakonore, që me krijimin e administratës ,me krijimin e legjislacionit kombëtar modern e duke vijuar në

ditët e sotme me krijimin e hapësirës Administrative Evropiane.

Pikërisht duke trajtimi I cdo detaji të këtij rrugëtimi të së drejtës administrative bashkangjitur me

kundërvajtjen administrative na mundësonë të kuptojmë qart se ky institut është pjesë e jetës publike të cdo

individi që e konsideron veten pjesë të një territori të shpallur shtet.

Vec trajtimit në mënyrë të detajuar të krijimit të Kundërvajtjes administrative, vihet theksi mbi cështiet e

trajtuara në aspektin kritik,propozues dhe nxitës jo vetëm për të kaluaren,për të tashmen por edhe për atë

cka duhet të pretendojmë dhe duhet të bëjmë për të realizuar kontrollin maksimal për parandalimin e

kundravajtjeve administrative në shtetin Shqipëtar.

ABSTRACT

Administrative contravention as the most complex part of Administrative Laë is one of the issues

ëith the highest interest by all citizens, public administration employees and high officials of the state

because it affects everyone equally.

Precisely the ignore of administrative rights and obligations that laë imposes to every individual

and the indifference to the laës in force and administrative bodies, constitutes ëhat is called administrative

contravention.

This scientific ëork is realized using a very rich bibliography, ëhich enables to highlight the

foundations of administrative laë since ëhen it ëas conceived inseparable from the penal laë, ëhich has its

beginnings ëith the emergence of private property of the means and instruments of production, ëith the

customary laë, the creation of administration, the creation of modern national legislation and continuing

today ëith the creation of the European Administrative space.

Precisely discussing every detail of this journey of the administrative laë attached to

administrative contravention, ëe clearly understand that this institute is part of the public life of every

individual ëho considers himself part of a territory declared a state.

Except the discussion in a detailed manner of the creation of administrative contravention,

emphasis is put on the issues discussed in critical, proposing and incentive aspect, not only for the past, for

the present but also for ëhat ëe should pretend and should do to achieve the maximum control to prevent

administrative contraventions in the Albanian state.

kopje

Page 3: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

3

FJALËT KYCE

Transparenca –siç përdoret në shkencat shoqërore dhe në kontekstin shoqëror

përgjithësisht nënkupton të qenët I hapur, komunikimin dhe dhënien e përgjegjësisë.

Së këtejmi procedurat transparente nënkuptojnë mbledhjet e hapura,publikimin e gjendjes

financiare, legjislacionit për lirinë e informimit, rishikimet buxhetore, auditimet etj. Administrata publike- është përgjegjëse për zbatimin e politikave qeveritare si dhe një

disiplinë akademike e cila studion këtë zbatim dhe që përgatit shërbyesit civil për këtë lloj pune.

Disa prej përkufizimeve më të thje shtadhe më shpesh të ofruara për terminadministratë publike

janë: “drejtimi i programeve publike” si dhe “përkthimi I politikave në realitetin që qytetarët e

shohin çdo ditë”.

Kundërvajtje administrative - është shkelja me faj e dispozitave ligjore ose

nënligjore, të kryera me veprim ose mosveprim dhe për të cilat ligji parashikon dënim

administrativ.

Dispozita procedurale - nenkuptohen rregullat me te cilat percaktohet menyra e

procedimit (veprimit) si dhe ndermarrja e veprimeve nga ana e organeve shteterore me

rastin e zbatimit te drpdr te dispozitave juridike-materiale ne raste konkrete, dmth gjate

vendosjes se ceshtjes konkrete administrative.

Ligjshmëria - është parim themelor i shtetit, që presupozon nga njëra anë

ekzistencën e një legjislacioni sa më të plotë, nga ana tjetër, njohjen kuptimin e njëjtë,

respektimin dhe zbatimin e përpiktë dhe të detyrueshëm të ligjeve në fuqi.

Organet e administratës publike - Këto organe dhe autoritete publike kanë të

drejtë dhe detyrë jo vetëm të nxjerrin akte administrative të ligjshme ,por edhe të

organizojnë zbatimin në praktikë të tyre si dhe njëkohësisht të kontrollojnë edhe

ligjshmërinë e akteve që nxierrin organet e tyre vartëse.

Ankimi – e drejta e çdo palë të interesuar për të kundërshtuar paligjshmërinë ose

parregullsinë e një akti administrativ, si dhe refuzimin e paligjshëm të organit

administrativ për nxjerrjen e aktit.

Etika –është një sistem i parimeve morale apo një kod i sjelljes së grupeve

shoqërore, fetare apo civile i cili qartëson të mirën nga e keqja dhe zgjedhjen e individit

për të bërë atë që është e mirë.

MIRËNJOHJE

Në realizimin e këtij punimi më duhet të falenderoj dhe ti jemë mirnjohese të

gjithë ata që më ndihmuan ta kem më të lehtë këtë studim.

Duke filluar me “ Bibleotekën e Qytetit Durrës” , me “Bibleotekën Kombëtrae”

dh me Shkollën e Magjistraturës Tiranë dhe me ndihmën e profesoreshës së mirënjohur

Mariana Tutulani – Semini.

Gjithashtu më duhet ti shpreh mirënjohjen pedagogëve dhe stafit të UAMD dhe në

vecanti udhëheqësit tim shkencor ,plektorit Msc. H. Ahmetaj.

Së fundi dhe jo me më pak rëndësi falenderime I takojnë familjes dhe kolegeve të mi në

këtë përkrahje të përbashkët.

kopje

Page 4: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

4

TABELA E PËRMBAJTJES faqa Abstrakti …………....………………......……..............…………….. 2

Fjalët kyce ……...................………..........……………………………. 3

Mirënjohje ..................................................................................................... 3

Tabela e përmbajtjes .................................……………………………….. 4

Hyrje …………………………...….………………………………… 6

Qëllimi …………………….…...………………..……………………….... 7

Objektivat…………………………...…………………………………….... 7

Hipotezat ……………………………………………………………………. 8

Metodologjia ……………………………………………………………….. 8

KREU I

EVOLUCIONI I KUNDËRVAJTJES ADMINISTRATIVE 1.1 Evolucjoni I kundërvajtjes Administrative…………………….…….. 9

1.2 Historiku I shkurtër I Kundërvajtjes. Admin. në Shqipëri ……….… 9

Kanuni I Lek Dukagjinit …………………………………………. 10

1.3 Legjislacioni turk mbi kundërvajtjet Admin. në Shqipëri ………..... 11

Organizimi I Esnafeve ……………………………………....…. 11

Legjislacioni I esnafeve ……………………………. …...……. 12

1.4 Kundërvajtjet sipas legjislacionit esnafor ……………………….... 12

KREU II

KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE 1912-1944 2.1 Aktet e Qeverisë së Vlorës Deri në Kongresin e Lushnjës …........…...... 13

2.2 Zhvillimi I legjislacionit pas Kongresit të lushnjës …………………… 13

2.3 Zhvillimi I Legjislacionit gjat qeverisjes së A.Zogut ……….…………. 14

KREU III

KUNDËRVAJTJET ADMIN. NGA CLIRIMI I VËNDIT DERI NË

NXJERRIEN E LIGJIT TË PARË “MBI KUNDËRVAJTJET” 3.1 Kundërvajtjet Admin. nga clirimi I vëndit deri në nxjerrjen

e Ligjit “Mbi Kundërvajtjet” ……………………………………………….. 15

KREU IV

KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE 1948 - 1979

4.1. Ligji “Për kundërvajtjet ” nr. 600 , datë 15.5.1948 …………………..… 17

4.2 Dekreti nr. 1669 , datë 1669 , datë .30.5.1953 “Mbi kundërvajtjet”…...… 18

4.3 Dekreti për kundërvajtjet nr. 4379 , datë 13.4.1968 ……………………… 18

4.4 Ligji nr. . 6070 datë 25.12.1979 “Për kundërvajtjet administrative” .….… 19

4.5 Kundërvajtjet Administrative 1990-2010 …………………………..…… 20

KREU V

KUPTIMI I ADMINISTRATËS PUBLIKE

5.1 Kuptimi I Administratës Publike ……………………………………….. . 21

5.2 Kundërvajtja Administrativei…………………...………………..……… 22

5.3 Cjanë Kundërvajtjet Admin. dhe Elementët……………...….……...….... 22

5.4 Kundërvajtja Admin. dhe dallimi nga vepra Pen.…….....………....…... 23

5.5 Organet që nxierin dispozita që përcaktojnë Kundërvajtjet Admin. …..................... 25

5.6 Risitë e ligjit të ri për Kundërvajtjet Admin.…………...............………… 25

5.7 Krahasimi grafik……………………………………………………………. 28

kopje

Page 5: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

5

Shpërndarja e të ardhurave …………………………………….………. 28

Përdorimi I të ardhurave …………………………………………..…….29

KREU VI

GARANCITË PËR SIGURIMIN E ZBATIMIT TË LIGJSHMËRISË

6.1 Garancitë për sigurimin e zbatimit të ligjshmërisë…………………………. 30

6.2 Dënimet dhe masat Admin. që meren ndaj kundërvajtësve …………..…….. 32

6.3 Kontrolli për zbatimin e ligjit në Admin. Pub …………………………….....33

6.4 Parimet e organizimit dhe funksionimit të Admin. Pub. ……………….…… 33

6.5 Konstatimi,shqyrtimi dhe ekzekutimi I kundër. Admin ………………..…. 34

KREU VII

ANKIMI ADMINISTRATIV

7.1 Ankimi Administrativ ……………………………….……..……………… 36

7.2 Ankimi, mjeti për ushtrimin e kontrollit admin. ………………………….. 37

7.3 Format e realizimit të ankimit. Admin. …………………………………… 39

KREU VIII

PROCEDIMI ADMINISTRATIV

8.1 Procedimi Administrativ ………………………………….............………… 40

8.2 Shqyrtimi I Ankimit Administrativ ………………………....................…… 40

8.3 Fillimi I Procedimit Administrativ ………………………..............……........ 41

8.4 Veprimet që kryhen gjatë procedimit Administrativ ……………..............… 41

8.5 Përfundimi I Procedimit Administrativ ……………………............……...... 42

KREU IX

PARIMET QË SHMANGIN KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

9.1 Parimet që shmangin kundërvajtjet administrative …………………….…….. 43

9.2 Parimet që duhet të respektohen gjatë proc. Admin. ……………………..….. 45

9.3 Parimet e së Drejtës Administrative në vëndet e BE ……………………...….. 46

KREU X

VËSHTRIM KRITIK !

PREZENCA E PARIMEVE TË PËRBASHKËTA ADMINISTRATIVE NË

ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE BE

10.1 Korrupsioni ………………………………………...........…...........………. 47

10.2 Etika dhe morali …………………………………………….........………… 48

10.3 Reforma Administrative …………………………………………...........….. 49

10.4 Gjykata Administrative ………………………………………….………….... 50

10.5 Avokati I Popullit …………………………………………………………… 51

10.6 Checks and balances …………………………………………………….….... 51

10.7 Modernizimi I Administratës Publike ……………………………………….. 52

10.8 Hapësira administrative Evropiane …………………………….………….. 52

KREU XI

REFORMAT NË ADMINISTRATËN PUBLIKE 2013-2020

11 Reformat në Administratën Publike ……………………….…………………… 54

KONKLUZIONE …………………………………….......………..55

BIBLEOGRAFIA……………………………………...……… 56

kopje

Page 6: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

6

HYRJE

Me të Drejtë Administrative I referohemi një tërësie normash juridike me një

objekt të caktuar , me vecori specifike dhe cilësi të saj dhe jo disiplinën që studion këto

norma, si shkencë. Në një tjetër këndvështrim e Drejta Administrative është një shfaqe e

shtetit të së drejtës në një segment të caktuar të veprimtarisë shtetërore. Me terma të

tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

funksioni egzekutiv, administrativ I shtetit.

Nga sa përmenda mësipër është lehtësisht e kuptueshme se e drejta administrative

shfaqet si nje institut kompleks që në momentin e përkufizimit të tij teorik , kështu që

praktika shfaqet akoma dhe më shumë komplekse . Kjo është arsyeja e nevojshmërisë së

ekzistencës së ligjeve për të rregulluar kaosin e shumllojshmërisë së mardhënieve

shoqërore e administrative,.

Për ta bër sa më të kuptueshme këtë problematike kam analizuar së pari evoluimin

e së Drejtës Adminisrative dhe të kundërvajtjes që në Romën e vjetër duke u afruar

gradualisht me aktualitetin shqipëtar. Për të mbërritur deri këtu në kapitujt njëri pas

tjetrit kam trajtuar:

Kundërvajtjen Administrative sipas të drejtës zakonore,

duke u pasuar me legjislacionin Turk

me pavarësine kombëtare e deri në clirimin e vëndit (1912-1944)

nxjerria e ligjit të parë

periudha 1948 -1979

duke e finalizuar me vitet 1990-2010

Ky kthim pas në histori na mundëson që të bëjmë diferencën ndërmjet të kaluarës

dhe asaj cka jemi sotë, prandaj në kreun e pestë kam trajtuar gjerësisht kuptimin e

Administratës Publike,pa shpjegimin e së cilës nuk mund të kalojmë në trajtimin e

Kundërvajtjes Administrative dhe risitë që solli ligji nr.10279,datë 20.5.2010“Për

Kundërvajtjet Administrative.

Paraqitja grafike në e ndryshimeve që pësoi shpërndarja e të ardhurave me ligjin e ri

tregon ndryshimet rrënjësore që u bënë.

Kapitujt në vazhdim vec parandalimeve,garancive dhe konstatimeve kondënimeve

të kundravajtjeve administrative paraqesin dhe Ankimin Administrativ ndaj veprimtarisë

dhe akteve të organeve të administratës publike si një mjet juridik I rëndësishëm për

realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të individëve dhe subjekteve të tjera të

së drejtës.ankimi administrative është një mjet juridik I subjektit,nëpërmjet të cilit

kërkohet shfuqizimi ose ndryshimi I aktit administrative.Ai përbën një instrument të

rëndësishëm kontrolli të veprimtarisë administrative. Duke kaluar në kreun e tetë me

Procedimin Administrativ.

Dy kapitujt nëntë dhe dhjetë jo më kot janë vendosur të fundit sepse pas një rruge

të gjatë që nga hapat e parë të shfaqes së të drejtës administrative e më pas të

kundërvajtjeve administrative, e duke vijuar me ligje gjithnjë e më të specifikuara eshtë e

rëndësishme trajtimi moral I kësaj teme.Jan pikërisht këto dy kapituj që do tju

mundësojnë një reflektim të plotë mbi atë cka keni lexuar gjatë këtij punimi duke kuptuar

parimet e përbashkëta administrative,rëndësinë e reformave, të krijimit të organeve të reja

sic është gjykata administrative,vlerësimin e organeve ekzistuese sic është Avokati I

Popullit dhe prespektivat për një të ardhme evropiane.

kopje

Page 7: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

7

QËLLIMI

Ligji duke u shfaqur si tëresi normash dhe rregullash te detyrueshme sjellje te

vendosura nga organi kompetent,i detyrueshem per tu zbatuar nga organet

shteterore,shoqerore si dhe nga shtetasit. Në kohët bashkëkohore, sundimi i së drejtës dhe

shtetit ligjor, nuk mund të paramendohet pa respektimin dhe realizimin e institucionit të

drejtësisë, ku kjo ka të bëjë me barazinë e të gjithë individëve, në pacenueshmërinë e

lirive dhe të drejtave të njeriut, pluralizmin politik dhe ekonomik, përgjegjësia politike,

procedura demokratike e marrjes së vendimeve, zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta,

kultura dhe toleranca politike etj. Pikerisht cenimi I te gjitha rregullave të parashikuara në

ligjet administrative sjell atë që quhet kundravajtje administrative .

Qëllimi im në këtë punim është që ti bëj të qartë lexuesit se ne jemi koshient për

fenomenet abuzive që ndodhin rreth nesh por duhet të kemi njohurit për të përdorur

mjetet që organet kontrolluese na kan vënë në dispozicion. Jam përpjekur që duke

pasqyruar parimet e mbarëvajtjes së administratës publike secili prej nesh të kuptoj se kur

ndaj tij po ndodhin abuzime,gjithashtu ata që janë pjesë e administratës publike të

reflektojnë në zbatimin e parimeve themelore.Nuk duhet ta shohim me sy aq kritik

realitetin që na rrethon,ne jemi një shoqëri në zhvillim me një administrat publike e cila

paraqet gjithnji nevojën për reforma për tiu bashkuar sa më shumë relitetit të nevojave të

qytetarëve por edhe realitetit ndërkombëtar.Shkëputja nga një regjim komunist

shumëvjeçar ka lënë pas edhe detyra për vetë drejtuesit e vëndit por gjithashtu edhe për

vet ne qytetarët që të ndihmojmë organet drejtuese me anë të ankimeve në rastet

abuzive,që punonjësit e administratës publike të ndërgjegjësohen kundrejt shtetit të së

drejtës dhe detyrës publike që u është besuar.

OBJEKTIVAT

Objektiva e këtij punimi:

- Njohja e lexuesit me zhvillimin e të Drejtës Administrative

- Njohja e lexuesit me zhvillimin e kundërvajtjes administrative

- Shpjegimi në mënyrë sa me graduale për të paraqitur një panoramë konkrete të

këtyre dy institutive në ditët e sotme .

- Ti behet sa më e qartë lexuesit në mënyrë krahasimore zhvillimi që pati

kundërvajtja administrative përkrahë të Drejtës Administrative në mënyrë

krahasimore.

- Secili prej nesh të ketë qartësisht të kuptueshme faktorët që cojnë në një zhvillim

të më tejshëm të së drejtës administrative,dhe të parandalimit apo zvogëlimit të

kundërvajtjeve administrative në Shqipëri

- Njohja me parimet ndërkombëtare , për tu bërë sa më lehtë pjesë e kësaj arene.

kopje

Page 8: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

8

HIPOTEZAT

Në këtë punim hidhet dritë mbi aprovimin apo hedhien poshtë të disa hipotezave :

A eshtë E Drejta Administrative një e drejtë e krijuar pa u varur nga ndonjë e

drejtë tjetër ?

E Drejta Administrative e ka themelin nga kultura administrative shqipëtare ,apo

është një përzierie e huazuar dhe nga vende të tjera?

Kundërvajtja Administrative u krijua thjesht si ide apo u konkretizua në parime

dhe sanksione?

Zhvillimi i kundërvajtjeve Administrative u pasua me ligje të posacme apo ishte

praktika ajo që krijoi cdo parim administrativ?

A është administrata Publike e lidhur me atë Private , ose a ka ndonjë raport

varësie ndërmjet tyre?

Kundërvajtja Administrative në ditët e sotme, a qëndron më e lidhur me veprën

penale ?

Ligji i Ri për kundërvajtjet Administrative solli risi, apo ishte një kopie e ligjit të

vjetër ?

A siguron ankimi kontrollin administrativ ?

A janë parimet administrative shqipëtare një ndihmës për bashkëpunim evropian?

METODOLOGJIA

Metodologjia e ndjekur në këtë punim shkencor ka synuar më tepër në materialet

bibleografike , grafikore dhe historike. Të gjithë këto elementë kan bërë të mundur që ky

punim vec të tjerash të paraqesi një tablo krahasimore duke filluar që nga krijimi i së

Drejtës Administrative dhe zhvillimi i sajë sot, gjatë kësaj periudhe vërejmë një evoluim

të jashtëzakonshëm ku nga rregullat e jetës primitive kalojmë në huazimin e rregullave

Romake, Greke, Turke në krijimin e Të Drejtës Zakonore e deri në krijimin e ligjeve të

posacme.

Vendosja e ligjit të vjetër përballë atij të riut nxjerr në pah akoma dhe më mirë

zhvillimin e të Drejtës Administrative në përgjithësi dhe të Kundërvajtjes Administrative

në vecanti.

Një raport krahasimor trajtohet dhe në qasjen e parimeve Evropiane përkundrejt

atyre shqipëtare ku lehtësisht dallohen ato cka i duhen vëndit tonë për të qënë sa më

pranë zhvillimit të shumëdëshiruar Evropian.

Klundërvajtja Administrative si shkelja me faj e dispozitave ligjore ose

nënligjore, të kryera me veprim ose mosveprim dhe për të cilat ligji parashikon dënim

administrative , është pikërisht sasia e këtij faji që sjell dënimet administrative

,procedimin administrative . Për të gjitha këto duhen trajtuar dhe parimet që bëjnë të

mundur parandalimin e këtyre veprimeve të kundërligjshme, me sa kuptohet ky studim ka

ndjekur një rend kronollogjik të ngjarieve.

kopje

Page 9: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

9

KREU I

1.1. EVOLUCIONI I KUNËDRAVAJTJES ADMINISTRATIVE

Evolucioni I kundërvajtjes administratuive është I pandarë nga ai I veprës penale .Vepra

penale është kategori historike ajo ka lindur vetëm atëherë kur u duk prona private mbi

mjetet dhe veglat e prodhimit.Si në periudhën e skllavopronarisë , ashtu edhe në atë të

feudalizmit të hershëm , 9ire9 personin e monarkut ose të mbretit bashkoheshin të trija

funksionet : legjislativ,gjyqësor dhe ekzekutiv, të gjitha veprimet dhe mosveprimet që

drejtoheshin kundër rendeve në fuqi , kualifikoheshin si vepra penale (delikte) prandaj

nuk mund të bëhej dot dallimi në vepra penale, kundravajtje penale ose administrative,

ashtu sic I klasifikojmë ne sot.

Termi deliktum në Romën e vjetër kishte domethënie të gjerë . Ai tregonte cdo

veprim të kundraligjshëm që sanksionohej me ndonjë dënim apo me disa pasoja të tjera

negative, që I kërcënoheshin atij që kryente veprimin e kundraligjshëm apo delinkuentit.

Sipas sanksionit të parashikuar kundër delikuentëve , (kundravajtësve) dihet se deliktet

ndaheshin në delicta private dhe delicta publica. Si delicta publica zakonisht

trajtoheshin ato veprime të kundërligjshme të cilat, sipas pasojave dhe me intensitetin e

tyre, paraqitnin rrezik të madh shoqëror . Përkundrazi , delikte private ishin të gjitha

veprimet e kundërligjshme që sanksionoheshin: ose me shpagimin e dëmit të bërë , ose

me shpagimin e shumfishtë të dëmit ose me poena private apo në gjobë në të holla , të

cilat delikuenti detyrohej t’ia paguante të dëmtuarit.

Delicta private nuk kan ekzistuar përherë si burime detyrimesh. Në kohën të lashtë

cënimi I mardhënieve të caktuara me zakone I jepte të drejtë të dëmtuarit t’I hakmerrej

ose delikuentit , ose antarëve të familjes së tij. Atëherë vlente parimi I talionit: sy për sy,

dhëmb për dhëmbë. Prandaj deliktet e bëra në këtë periudhë - periudhë e hakmarries ,

nuk I jepnin të drejtë të dëmtuarit të kërkonte zhdëmtimin apo poena private,ato nuk

ishin burim detyrimesh, deliktet e bëra lindnin vetëm të drejtën e hakmarrjes.1

1.2 HISTORIKU I SHKURTËR I EVOLUCIONIT TË KUNDËVAJTJEVE

ADMINISTRATIVE NË SHQIPËRI

Lindja dhe zhvillimi I së drejtës administratve dhe I kundëvajtjeve administrative

në Shqipëri janë të lidhura ngushtë me epokat dhe rendet politike shoqërore që kanë

kaluar edhe shtetet e tjera europiane fqinje me ne , duke filluar nga Greqia dhe Roma e

lashtë e duke ardhur në kohët modern . Por “tërësia e normave të së drejtës zakonore

shqipatare që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore në fushën civile, familjare , të

pronësisë ,të detyrimeve , të organizimit shoqëror, penale , procedural etj ., tregon se nga

shkalla e zhvillimit të saj, e drejta zakonore shqiptare nuk qëndron aspak prapa nga e

drejta zakonore e vëndeve të tjera”2

Dokumentat tregojnë se, në vendin tonë , qysh në shekujt e 7-të – 5-të para

krishtit shoqëria ilire kishte hyrë në etapat e fundit të bashkësisë primitive , kishte shfaqje

të elementëve të para të shoqërisë me klasa, gjë që krijoi premisat për lindjen e

formacioneve shtetërore , pra të institucioneve politike e juridike të kohës .Shteti ilir

formohej nga njësi të vecanta territorial , në qëndër të të cilave ndodhej shpesh një

qëndër e banuar apo qytet , ku kishin selinë e tyre organet drejtuese të krahinës . Me

kalimin e kohës , funksionet e prijësve ushtarakë që realizonin pushtetin ushtarak e

administativ filluan të ndryshojnë e të zgjerohen. Kjo coi në krijimin e organeve të

1 "E Drejta administrative 3,Kundravajtja Administrative në Shqipëri",Ermir Dobjani.SHBLU,Tiranë 2002 . fq 9-15

2 I.Elezi , e drejta zakonore penale e shqiptarëve, Tiranë 1983 , f.7.

kopje

Page 10: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

10

posacme financiare e administrative që merreshin me ushtrimin e funksioneve të

caktuara.

Në sistemin e së drejtës ilire vendin kryesor e zinin e drejta penale dhe ajo civile.3Me

dyndjen e romakëve dhe pushtimin e Ilirisë prej tyre, pushtuesit 10ire1010 u përpoqën të

vendosnin institucionet dhe ligjet e tyre .

Më vonë, pas shtetit të Arbrit (shek. I 12të – 13të) në vendin 10ire, sikurse edhe

në vendet e tjera të zonës së Ballkanit që ecin në zhvillimin e tyre ekonomiko-

shoqërore e kulturuar me ritme të njëllojta 4 , e drejta zakonore shfaqet në formën e

kanuneve të pashkruara.Duke iu përshtatur kushteve locale të jetës së këtyre dhe

rrethanave të posacme të zhvillimit ekonomik e shoqëror, e drejta jonë zakonore u

diferencua në disa variante kryesore , që hera-herës kishin edhe ndikimin e ndarjeve

administrative të Perandorisë Osmane.

1. Kanuni I Lek Dukagjinit - në përmbledhjen “Kanuni I Lek Dukagjinit ” ,

Shtjefën Gjecovi ka përfshirë norma të qëndrueshme, që u zbatuan në një territory pak a

shumë të gjerë të Malësisë së Veriut. Sic vën në dukie studjuesit ,normat e këtij kanuni ,

Gjecovi ka lën në heshtje rolin e administrates turke. Prandaj është e vështirë për të

evidencuar normat me karakter administrative ,megjithëse studiesi kosovar, Syrja

Pupovci, ka shkruar se :“ KLD përmban norma të shumëndueshme

civile,familjare,statutore,administrative, penale e proceduriale”5

Duke qënë se normat e këtij kanuni nuk ishin norma të mirëfillta juridike dhe zbatimi I

tyre nuk sigurohej me forcën shtrënguese të shtetit , është e qartë se asnjë nga këto norma

nuk mund të ket karakter të mirfilltë administrative. Në të vërtetë rregullojnë problem

me karakter administrative. Këto marrëdhënie visheshin me një petk publik dhe

sanksionoheshin nga organizmat massive drejtues,si kuvendet, duke iu shmangur

atribuimit të njerëzve të vecantë. Kush I shkelte ato dënohej exofficie me një gjobë, që

ishte një 10ire përllogaritje e penalizuar e dëmshpërblimit. Ai mund të dënohej, madje

edhe me dënimin capital ose me dënime të tjera , si djegia e sodumja që zbatoheshin nga

të gjithë , por rrallë, vetëm kur mendohej se fajtori nuk mund të rehabilitohej.6

Cështjet më të rëndësishme zgjidheshin në kuvend. Ky organ kishte funksione

pushteti, administrative dhe gjyqësore” 7

Kanuni I Lek Dukagjinit ka njohur këto lloje dënimesh (pa I specifikuar ato

penale apo administrative) :

1) Dënime me vdekje 2)Hakmarrjen dhe gjakmarrjen 3)Dëbimin (të nxierrurit rob e

robi) 4)Djegien e shtëpisë 5)Rrënimin e pasurisë 6) Gjobën me gja të gjallë ose me të

holla 7) Lëcitjen,që do të thotë me da, me 10ire mbas dore e me shkrepë në ship,tuj iu

hekun cdo tagër, hir a nderë, si kah katundi si kah flamuri (këtu përfshihet edhe të

lanunin e tokës djerrë e të premt e pemëve).

Kanuja e hershme ,si edhe e kohëve të vona ,në shumë raste nuk ka pas no një cmim të

hollash e se detyrat laheshin ne gja. Po ra kushë në gjobë të katundit e të flamurit gjoba

lahet me bagëti, jo me cmim të hollash.8

3 K.Krisafi, Shteti dhe e drejta në Iliri, “Drejtësia popullore”, v.1979 , nr.1, f.85-100

4 A.buda Gjergj Kastrioti dhe epoka e tij, Konferenca e Studimeve Albanologjike, Tiranë , 1969, f.29.

5 S.Pupovci, arathënia e Kanunit te Lek dukagjinit, Prishtinë, 1972, f.28.

6 E drejta zakonore shqiptare , fq.36

7 S.Pupovci , vepër e cituar f. 75

8 Sipas Shtjefën Gjecovi

kopje

Page 11: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

11

Gjoba ,sipas kanuneve, nuk njëhsohej me zhdëmtimin e 11ire11 të shkaktuar.

Këto janë dy institute të vecanta: I pari është institute juridik penal (edhe admnistrativ),

ndërsa I dyti institute juridiko – civil. Gjoba , sipas Kanunit të Lek Dukagjinit , jepej për

shumë krime, për vrasje , vjedhje etj. Dhe parashikohej rregullisht nga 100 groshe ose

100 deshë e një ka etj. Sic shihet ,ka ndryshim në kohë e në zona të vecanta malore

lidhur me masën e gjobës,gjë që pasqyrohet në kanunet locale …. Në të vërtetë gjobën e

ndanin midis tyre krerët, bajraktari, gjobëtari (ata që mblidhnin gjobat).9

1.3 LEGJISLACIONI TURK MBI KUNDËRVAJTJET

ADMINISTRATIVE NË SHQIPËRI Fakti që gjatë tërë periudhës së sundimit të tyre në Shqipëri turqit nuk arritën të

vendosnin administratën e rregullt në disa vise të shqipërisë së Veriut, në Himarë etj.

Nuk duhet të na bëjë që të mohojmë krejt ekzistencën e legjislacionit të shtetit turk I cili “

. . . ndryshe nga shtetet feudale të Perëndimit, e kishte përqëndruar veprimtarinë

shoqërore deri diku edhe atë ekonomike ,në nJë dorë të vetme dhe kishte krijuar mjaft

11ire ligje të posacme dhe kanune name që rregullonin si administratën ,ashtu edhe

shoqërinë civile të kohës ” 10

.

Si rrjedhojë ,në të gjith azonat e ulëta dhe qytetet e Shqipërisë ,vec zonave të

mësipërme që kishin autonomi për të zbatuar normat zakonore, vepronte legjislacioni I

shkruar I pushtetit turk.

Pushtuesit e huaj kan qënë të detyruar që atje ku nuk e pranuan në formë privilegjesh e

fenomenesh zbatimin ekskluziv të normave zakonore të vendit ,të hartonin rregulla

ligjore ku ndërthureshin zhguni dhe coha, duke nënkuptuar me këto fjalë normat

zakonore të fshatarësisë dhe legjislacionin e shkruar te qytetit. 11

Krahas rrënimeve dhe thyerjes së qëndresës shumë vjecare ,turqit vendosën

sundimin dhe administratën e tyre në dy etapa kryesore . Në periudhën e 11ire , fundi I

shekullit XVI deri në vitet 60-70 të shekullit XV , ata vendosën administratën feudale të

mbështetur në regjistrimin klasik ushtarak të timarëve.

Riorganizimi administrative , ushtarako-shoqëror në shqipëri (Tanzimati), I

mbështetur në parimet e reja centraliste të shpallura nga sulltani me dekretet e viteve

1839-1856 I dëmtoi rënd interest e esnafeve ,pasi I zhveshi nga funksionet kryesore të

cilat kaluan në dorë të organeve dhe të institucioneve shtetërore. Me riorganizimin e

aparatit shtetëror , në prefekturat e nënprefekturat , u ngritën kudo gjykatat shtetërore ,

gjykatat dhe dhomat e tregëtisë , dhomat industrial etj. Për rregullimin dhe funksionimin

e këtyre institucioneve dolën njëkohësisht ligje e dispozita të reja, pjesa më e madhe e të

cilave shfuqizuan ato të vjetrat.

A. Organizimi I esnafeve në Shqipëri gjatë sundimit turk

Historia e korporatave apo e esnafeve ka tradita shumë të vjetra në vendin Ilirë . Ajo

fillon nga shek. XII kur në qytetet tona ,si pasojë e rritjes së forcave të prodhimit , po

zhvillohej më tejë prodhimi I vogël imallrave . me vendosjen e sundimit osman në shek

XV , sistemi I korporatave , bashkë me jetën e lulëzuar qytetare , u prish dhe u

shkatërrua, derisa, duke ju përshtatur gjëndies së re të pushtimit, u rilind një shekull më

vonë dhe u zhvillua në ndikimin e fuqishëm të legjislacionit turk dhe të sistemit

korporativ turko-arab, të njohur me emrin esnaf.

9 I.Elezi , e drejta zakonore penale e shqiptarëve, Tiranë 1983 , f131-135

10 Z.Shkodra , Esnafet shqiptareb (shej. 15-20 ) , Tiranë , 1973 , f. 178 .

11 E drejta zakonore shqiptare , Tiranë , 1989 , f.26.

kopje

Page 12: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

12

Në kushtet e reja të sundimit otoman,esnafet në fazën embrionale I ndeshim për here

të pare në Elbasan, aty nga gjysma e shek. XVI, si forma mbizotëruese të organizimit

dhe të kontrollit të jetës shoqërore dhe ekonomike të zejtarëve e tregtarëve në vendin

12ire.

Esnafet e vazhduan jetën deri në gjysmën e dytë të shek . XIX dhe në disa qëndra të

brëndëshme të vendit si mbeturina deri në dhjetëvjecarin e dytë të shek. XX .

Qysh në shek e XVI esnafet shqiptare kishin ligjet dhe rregullat e shkruara ,

ndërsa, duke filluar nga shek. XVII ata kanë edhe statuset apo rregulloret në kuptimin e

plotë të fjalës . Legjislacioni I hershëm esnafor tregon për një shkallë të jetës qytetare ,

me një ekonomi të ngritur dhe komplekse , ku organizimi korporativ mbështetet në norma

juridike të shkruara dhe të përcaktuara mire. 12

Në krye të esnafit qëndronte këshilli administrative gjyqësor, I quajtur llonxha,

turqisht I përbërë nga dy deri në pesë antarë pleqsh , të zotë dhe me përvojë drejtuese të

funksioneve ekonomike , administrative, juridike, ushtarake dhe fetare.

B. Legjislacioni I esnafeve

Krahas rregullave të përfshira në traditën zakonore apo në legjislacionin shtetëror nga

shek XVI esnafet patën ligjet, rregulloret dhe , më vonë statutet e tyre të shkruara , për

arsye se në këtë kohë ekonomia në Shqipëri po rimëkëmbej dhe ndihej nevoja për një

legjislacion ekonomiko-shoqëror. Gjate viteve 1520-1566 u hodhën bazat e

legjislacionit të shoqërisë otomane . ligjet e kësajë kohe qenë një mbështetje e fortë edhe

për sistemin administrative, I cili u riorganizua. Krahinat e Shqipërisë u përfshinë me 7

sanxhakë. Në këto kushte të riorganizimit administrative pothuajse në cdo krahinë u

përpunuan rregullore të vecanta , që u quajtën kanuname.

Të mbështetura dhe në ligjin e shenjtë të sherihatit , kanunamet shtetërore

pasqyronin kushtet sociale-ekonomike si dhe traditat zakonore të cdo sanxhaku apo

krahine . Në to ndër të tjera bëhej fjalë, për cështje të shkëmbimit të produkteve

bujqësore , taksave, të cmimeve , peshave, masave flitej per pazaret,per tregtine e

jashteme , doganat etj. Kundravajtësit e dispozitave në fuqi kapeshin nga myhtesibët, I

dorëzoheshin kadiut dhe dënoheshin sipas fajita.

Lidhur me cështjet e tregut në këtë periudhë kadilerët dhe myhtesibët kryenin, pra ,

funksionet e organeve që konstatonin kundravajtjet dhe që I gjykonin ato.

1.4 KUNDËRVAJTJE SIPAS LEGJISLACIONIT ESNAFOR

Veprime, si kontrabanda apo shitja e produkteve me cmime të larta , ishin krejtësisht të

ndaluara. Për të ruajtur cilësinë , esnafet ishin të rrepta dhe kurdoherë të gatëshme për

masa kundër shkelësve të normave e të standarteve në fuqi. Masat më të njohura

ndëshkuese lidhur me këtë ishin mbyllja e dyqanit dhe varja e mallit më të dobët para

punishtes .

Në kodin e kujuxhinjve të elbasanit (viti 1665-1670) për asortimente të ndryshëm

caktohej edhe gramatura e materialit të cmueshëm,lidhur kjo me cmimin , mënyrën e

punimit, firot ,shpërblimin e punës etj. Si dhe flitej edhe për dënimet dhe gjobat ndaj

shkelësve të këtyre normave.Në kuadrin e politikës ekonomike , vend të rëndësishëm

zinte lufta kunder konkurrencës së lire .

Ishin caktuar dhe vënde të ndryshme të pazareve . Jashtë vëndeve të caktuara cdo

shitblerje ishte kategorikisht e ndaluar dhe dënohej me gjobë dhe me rrahje.

12

Z. shkodra vepër e cituar , f. 8-12 .

kopje

Page 13: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

13

Ka mjaft vendime kufizuese të konkurrencës në mes të sektorëve të ndryshëm , brënda

ose jashtë një dege të caktuar prodhimi, ose profesioni.

Esnafet interesoheshin edhe për cmimet , të cilat përpiqeshin t’I administronin

duke synuar gjithmonë ta marrin të paprekur fitimin tregtar përkatës. Në periudhën e

hershme , kur esnafi nuk e kishte marrë në dorë si duhet cështien e cmimeve , shteti

ishte organi kryesor I interesuar për rregullimin e këtij problem . Shteti me anën e

kadilerëve dhe të myhtesibëve merrte pjesë drejt për drejtë në caktimin dhe kontrollin e

cmimeve. Nga shek. XVII problem I cmimeve filloi të kalonte gradualisht në dorë të

esnafit

KREU II

2. KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVENGA PAVARËSIA KOMBËTARE

DERI NË CLIRIMIN E VËNDIT (1912-1944)

2.1. AKTET E QEVERISË SË VLORËS DERI NË KONGRESIN E LUSHNJËS

Shpallja e pavarësisë së shqipërisë , më 28 Nëntor 1912 , pati ndikimin e saj edhe në

legjislacionin e shtetit të 13ere të pavarur shqiptar në kohët modern. Aktet e para

legjislative shqiptare kanë si karakteristikë se sanksionojnë në një farë mënyre parimin e

së drejtës sonë zakonore në disa raste.

Po kështu , zhvillimi I legjislacionit për kundravajtjet është I pandarë nga legjislacioni

penal, material dhe procedural. Këtë e shohim edhenë një nga aktet e para legjislative të

shtetit Shqiptar pas Shpalljes së Pavarësisë , në Kanunin e Zhurisë ose të Pleqësisë , të

datës 13.05.1913.

Në këtë Kanun duke iu përmbajtur sistemit perëndimor të treparticionit ,veprat penale

quheshin faje dhe ndaheshin në dëme ose kundërvajtje ,faje të vështira (delikte) dhe në faje të shëmtuara (krime) duke pasur për bazë shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të tyre . Në bazë të vendimit të Konferencës së ambasadorëve (29 Korrik 1913) nga një komision

ndërkombëtar më 10 Prill 1914, në Vlorë u hartua ligji I parë kushtetues I shtetit shqiptar

ose Statuti.

Vec të tjerash Statuti parashikonte edhe krijimin e gjykatave të posacme për konfliktet

administrative. Për këtë do të ngrihej një gjykatë e shkallës së parë në qëndrën e cdo

sanxhaku ,ndërsa një gjykatë apeli në kryeqytet.13

Dihet se ky status nuk u zbatua në të gjithë vendin për shkak se filloi Lufta e Parë

Botërore dhe se vëndi ynë u shndërrua në një shesh betejash për ushtritë ndërkombëtare .

Sheriati dhe legjislacioni otoman mbetën në fuqi tek ne edhe pas Shpalljes së

Pavarësisë , sepse, në vendin e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës , të datës 6 dhjetor

1912, thuhej se : “mbeten në fuqi deri sat ë bëhen të tjera kanune të drejtësisë ”. Fjala

është për ligjet administrative , financiare , kodin Tregtar Detar, Kodin Penal dhe kodet e

procedures penale,që kanë qenë marrë prej turqve nga legjislacioni francez. 14

2.2. ZHVILLIMI I LEGJISLACIONIT PAS KONGRESIT TË LUSHNJËS

Kongresi I lushnjës u mbajt nga 28-31 janari 1920 me përfaqësues të të gjtha krahinave

të vendit. Kongresi I Lushnjës , jo vetëm afirmoi pavarësinë e vëndit , por mori masa të

menjëherëshme edhe për organizimin e shtetit shqiptar. Dokumenti I miratuar nga

Kongresi , I titulluar “Bazat e kanunores së Këshillit të lartë” kishte plotësisht karakterin

e Kushtetutës ose të statutit, prej nga doli edhe emir “Statuti I Lushnjes”.

13

Historia e shtetit dhe e së drejtës në shqipëri , pjesa 3, maket, Tiranë , 1987, f.21. 14

K.Nova , zhvillimi I organizimit gjyqësor në Shqipëri , f 61-66.

kopje

Page 14: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

14

Me cështjen e legjislacionit u lidh edhe ajo e organizimit të drejtësisë në frymën e

parimit të pavarësisë së gjykatave . Sistemi I ri gjyqësor parashikonte që, krahas

gjykatës së shkallës së prë dhe asaj të apelit të krijohej edhe gjykata e diktimit.

Përgjithësisht ,ky sisem gjyqësor I ruajtur edhe me ndryshimet e bëra në organizimin

gjyqësor në vitet e mëvonëshme.

Sipas nyjes 2 të ligjit ndëshkimor (Kodi Penal turk I vitit 1858), që vazhdonte të

ishte në fuqi : “Fajet që meritojnë dënim mbas ligjës ndahen në tri lloje : 1) krim, 2)

delikt dhe 3) kundravajtje ose gabim”. Kurse në nyjen 5 sqarohet se : “Kundërvajtje

janë ato veprime që shkaktojnë një denim qortues , të cilat janë burgime që prej 24

orëve gjer me një javë e një gjobitje me të holla gjer në 100 (mjëqind) groshë”.

Në këtë periudhë me interes është sidomos “Ligji Administratës civile të Shtetit

Shqiptar” I datës. 5.3.1922 15

. Sipas nenit 1 të këtij , Shqipëria ishte ndarë në prefektura,

prefekturat në nënprefektura dhe kët në krahina . disa katunde përbënin një krahinë . në

krye të këtyre ishin përkatësisht prefekti,nënprefekti dhe krahinari.

Nga përmbajtja e këtij ligji del se organet e administrates në fshat,krahinë ,

nënprefekture në formë kolegjiale , si pleqësi, këshill krahinor e këshill administrative,

kishin të drejtë të shqyrtonin shkelje të ligjit që I caktonin ato ose organe më të larta , që

ne mund ti cilësojmë si kundravajtje administrative, dhe të caktonin për to dënime që

shkonin deri 100 franga ari gjobë ose 48 orë burgijm, dënim që ishte I forms së prerë.

Në këtë periudhë kundravajtje administrative cakton edhe ligji I datës 8.5.1922

“Mbi letërnjoftimet, pasaporta etj ., të shtetasve shqiptarë ”16

, të cilit I ishte bërë një

shtojcë me datën 11.7.1922 . sipas këtij ligji , letërnjoftimet jepeshin mbi bazëne

letërdëshmisë së dhënë prej pleqësisë së cdo katundi , e cila tregonte identitetin e

cilësitë e tjera të personit . Pleqësia që , me qëllim interesi ,për të fshëhur identitetin e

moshën e prsonit dënohej me gjobë jo më pak se 100 franga ari e , në raste përsëritjeje,

kjo gjobë dyfishohej.

2.3. ZHVILLIMI I LEGJISACIONIT ADMINISTRATIVË

GJATË QEVERISJES SË AHMET ZOGUT Idja e ndërtimit të një legjislacioni kombëtar modern , për të shfuqizuar ligjet e Turqisë

që vazhdonin të kishin fuqi, nuk ishte aspak product I regjimit zogist. Zbatimi I

përkohshëm I legjislacionit ottoman dhe detyra e zëvendësimit të tij , ishte shtruar qartë

që në kohën e Qeverisë së Përkohëshme të vlorës, por rrjedha e ngjarjeve politike

determinoi që vetëm në periudhën e viteve 1925 – 1932 të bëhej e mundur që të

vendoseshin themelet e një sistmi të ri të legjislacionit shqiptar , duke u nxierrë krahas

dy kushtetutave , Kodi Penal, Kodi Civil, ligji “Për kodin tregtar”, ligji “Për organizimin

dhe funksionet e administratws civile”, ligji “Për organizimin e drejtësisë” dhe ligje të

tjera kryesore , që frymëzoheshin të gjitha nga parimet e së drejtës evropiane e sidomos

të legjislacionit Italian e francez 17

. Legjislacioni administrative I shtetit zogist nuk

ka qenë I përmbledhur në një kod të posacëm , por përbëhej nga një numët I madh

aktesh normative të karakterit administrative , që ishin frymëzuar ose marë kryesisht

nga legjislacioni Italian . Duke qenë se në këtë periudhë ende nuk bëhet I qartë

dallimi midis kundravajtjeve administrative nga ato penale si dhe I organeve që I

15

Gazeta “Dit e re”, nr.9 , dt.24.5.1922 16

Gazeta “Dit e re ” , nr.12 , date 17.6.1922 17

Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri , v.3 , f. 158-159

kopje

Page 15: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

15

gjykojnë ato, në këtë libër përfshihet edhe Kodi Penal I vitit 1928 dhe organizimi

gjyqësor I asaj periudhe.

Ndër aktet më të rëndësishme të periudhës së republikës zogiste është miratimi , më

3 qershor 1927, I Kodit Penal, I cili hyri në fuqi më 1 janar 192818

dhe la pa fuqi

Kodin Penal turk të 1878. Ky kod ka 561 nene, të ndara në 3 pjesë (libra) që

titullohen :

1. Fajet dhe ndëshiket, përgjithsisht (nenet 1-110) ku përfshiheshin normat e

pjesës së përgjithshme mbi dëmet dhe ekzekutimet e tyre ,mbi

bashkëpunimin, bashkimin e veprave penale e të dënimeve, parashkrimin etj.

2. Deliktet (nenet 111-371)

3. Kontravencionet ose kundravajtjet (nenet 482 – 560 ose 78 nene)

Në këtë libër përfshihen ato vepra që sot ne I klasifikojmë në kundërvajtje penale dhe

kundërvajtje administrative

Ndër karakteristikat kryesore të legjislacionit për kundravajtjet administrative në

kohën e regjimit të Zogut janë:

1. Përpjekja për të rregulluar fushat kryesore të veprimtarisë shtetërore me akte ligjore,

ku përcaktoheshin edhe shkeljet që përbëjnë kundërvajtjen.

2. Nuk ka një dallim të qartë midis kundërvajtjeve (kontravencioneve) të parashikuara

në kodin Penal të vitit 1928 të kundërvajtjeve të parashikuara në ligje të vëcanta.

3. Organi që gjykon kundërvajtjet (gjykata e paqit ) shpesh herë është dhe organi që

gjykon kundërvajtjet administrative

4. Vec gjykatës së paqit , kundravajtje administrative gjykojnë dhe organizma të tjerë ,

si këshilli doganor , këshilli I bashkisë (komunës ) etj

5. Llojet kryesore të dënimit janë burgimi nga 24 orë deri në 1 javë dhe gjobat.

KREU III

3. KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE NGA CLIRIMI I VENDIT DERI NË

NXJERRJEN E LIGJIT TË PARË “MBI KUNDËRVAJTJET”

Prej autoriteteve ushtarake dhe mbi vleftën e dispozitave ligjore që që ishin në fuqi para

datë 7 prill 193919

, u përcaktua se : “Ligjet , dekretligjet, dekretet dhe rregulloret që ishin

në fuqi në shqipëri para 15ate15 7 prill 1939, mbeten të vlefshme edhe për kohën e

ardhshme kur nuk jan në kundërshtim me frymën e re demokratike dhe me deklaratat,

vendimet dhe ligjet e promulguara prej KANCL të Shqipërisë dhe urdhëresat e dhëna prej

Qeverisë Demokratike ”

Kjo zgjidhje u bë për arsye se plotësimi I menjëhershëm I legjislacionit tonë të ri me kode

e ligje të reja ishte I paarritshëm në kushtet e atëhershme të zhvillimit të shtetit tonë .

Prandaj, sic thamë me ligjin nr. 61 , datë17.5.1945 , u shfuqizuan krejt dispozitat ligjore

të shpallura gjatë pushtimit, kurse ato para 7 prillit 1939 mund të shërbenin si bazë për

organet e drejtësisë , për aq sa nuk u kundërviheshin frymës së kohës si dhe dispozitave

të reja . Ky pikësynim I ligjit të mësipërm u saktësua edhe më mirë me interpretimin

autentik të bërë me dekretin nr.392 , datë 25.1.194720

që e quante në parim të shfuqizuar

të drejtën e shtetit të vjetër ,duke lënë vetëm mundësinë e përdorimit të normave të

vecanta deri sat ë dilnin dispozitat përkatëse . Në këtë mënyrë ,Kodi Penal I vitit 1928 si

18

Fletorja Zyrtate , nr.1 , date 1.1.1928 19

Gazeta zyrtare , nr. 12 , datë 22.5.1945 20

Gazeta zyrtare , nr 9 , datë 6.2.1947

kopje

Page 16: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

16

dhe dispozita të tjera që përcaktonin kundërvajtje administrative vazhdonin të ruanin

fuqinë krahas akteve të reja.

Ndër të parat dispozita që përcaktoi kundërvajtje administrative , llojin e dënimit dhe

organin e shqyrtimit të saj , është ligji nr.47 , 16ate 19.3.1945 “Mbi krijimin e një

takes mbi cfaqet publike21

”.

Në këtë periudhë nxirren edhe urdhëresat nga Ministria e financave që caktojnë

veprime që përbëjnë kundërvajtje admnisitrative, dënimet ndaj tyre dhe organet që I

zbatojnë ato22

.

Me dekret ligjinnr.227 , 16ate 6.4.1946 , u ashpërsua politika e dënimit , sepse u

përcaktua që fajet që rridhnin nga shkelja e urdhëresave të nxjerra prej Ministrisë së

Ekonomisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe të Pyjeve në bazë të ligjeve nr. 144 ,

datë 6.11.1945 dhe nr. 204, date 4.2.1946 , formoi fajin e sabotimit të pushtetit dhe

si të tillë dënoheshin me dënimet e caktuara në ligjin mbi sabotatorët, nr.21 , datë

15.12. 1944, dhe gjykoheshin prej gjykatave ushtarake kompetente.23

Statuti (Kushtetuta) I Republikës Popullore të Shqipërisë , miratuar , më 14 mars

1946. Në nenin 19 dhe I pestë përcaktohej se “Organet e administratës së shtetit ,

brënda kufijve të caktuar të ligjës , mund të japin dënime me burgosje për faje të

vogla të së drejtës komune ”24

Sipas nenit 1 të këtij ligji , dënimet me gjobë të rëndë dhe gjobë të lehtë si dhe cdo

dënim tjetër në të holla që caktonin kodet, ligjet dhe dekretet para dates 7 prill 1939,

dhjetëfishohen në minimum dhe njëzetëfishohen në maksimum për të gjitha efektet.

dekretligji nr.336 , datë 12.9.1946 “Mbi taksat e pullës”25

. Sipas këtij dekretligji,

nënpunësit e administrates financiare dhe agjentët e sigurimit publik ngarkoheshin

posacërisht me zbatimin e përpiktë të saj dhe me vërtetimin e kundërvajtjeve .

Gjithë nënpunësit e tjerë të shtetit duhet t’u njoftonin zyrave financiare shkeljen e

ligjit , që konstatohej në shkresat që u paraqiteshin , duke u dërguar zyrave

financiare edhe aktet që ishin në kundërvajtje. Këto dy dispozita për shpërblimin e

nënpunësve dhe për parashkrimin ishin të reja në legjislacionin e asj kohe për

kundërvajtjet administrative.

I rëndësishëm për atë periudhë është edhe ligji nr.373 , datë . 12.12.1946 “Mbi

ndjekjen e tregëtisë së ndaluar,të spekullimit dhe të sabotimit ekonomik”26

I cili

përmban dispozita me karakter penal dhe administrative.spekulime quhej cdo

veprimtari ekonomike që kishte për qëllim realizimin e një fitimi jashtë mase me

anë të grumbullimit ose të rishitjes së sendeve të nevojës së pate ose të sendeve të

konsumit të gjerë . Fajet e tregëtisë së ndakluar gjykoheshin prej gjykatave të

nënprefekturave , kurse fajet e spekulimit të ndaluar dhe të sabotimit ekonomik prej

gjykatave ushtarake.Kurse në nenin 14 të këtij ligji parashikohej që ,për luftimin

e tregëtisë së ndaluar dhe të spekulimit ,këshillat popullorë lokalë mund të

formonin komisjone për zbulimin e rasteve të tregtisë së ndaluar dhe të

spekulimit dhe për ndjekjen e fajtorëve sipas ligjit.

21

Gazeta zyrtare , nr 5 , datë 22.3.1945 22

Gazeta zyrtare , nr 10 , datë 15.5.1947 23

Gazeta zyrtare , nr 46 , datë 20.9.1945 24

Gazeta zyrtare , nr 19 , datë 19.3.1946 25

Gazeta zyrtare , nr,98 , datë 23.10.1946 26

Gazeta zyrtare nr. 118 , datë . 28.12.1946

kopje

Page 17: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

17

Ndër ligjet e rëndësishme të kësaj periudhe është edhe ai nr. 371 , datë 90.12.1946

“Mbi policinë popullore ”27

. Sipas këtij ligji ,policia përbëhej nga tri pjesë : policia e

përgjithshme , që përmblidhte policinë e komunikacionit dhe atë zjarrfikëse ; policia

e ruajtjes së stabilimenteve e objekteve industrial dhe policia ndihmëse e fshatit.

Me dekretin nr. 500 , datë 6.11.1947 , u suprimuan prefekturat , nënprefekturat e

komunat dhe në vend u krijua ndarja administrative tokësore në rrethe , qytete rajone

qytetesh dhe lokalitetet e fshatra 28

, e cila vazhdoi deri në vitin 1967.

Një akt I rëndësishëm I I qeverisë , si organ kolektiv , është edhe urdhëresa e saj nr.2

, date 1.2.1948, “Mbi detyrimin e regjistrimit të të papunëve në zyrat e

ndërmjetësimit”.

Legjislacioni I paraqitur më lart, në përgjithësi , në përgjithësi, ka përcaktuar

kundërvajtjet administrative deri në daljen e ligjit nr.600 , 17ate 15.5.1948 “Mbi

kundërvajtjet”.

KREU IV

4. KUNDËRVAJTJETADMINISTRATIVE NGA VITI 1948 DERI NË VITIN 1979

Karakteri dhe organizimi I aparatit shtetëror, nevojat e organeve të pushtetit dhe të

administratës shtetërore për të rregulluar problemet e shumta që qëndronin para tyre nuk

mund të zgjidheshin pa përcaktuar edhe kundërvajtjet administrative dhe rregullat e

gjykimit të tyre . Në mbledhjen e muajit maj, 1948, Kuvendi Popullor I RP të Shqipërisë,

ndërmjet të tjerave , miratoi dy ligje të rëndësishme për atë kohë , Kodin Penal dhe

ligjin “Për kundërvajtjet”29

nr.600 , datë 15.5.1948

4.1 Ligji “Për kundërvajtjet ” nr. 600 , datë 15.5.1948

Ky ligj me 151 nene, përbëhet nga tri pjesë: Pjesa e parë , me 48 nene , përmban

dispozitat juridike material ; pjesa e dytë , me 92 nene , përcakton rregullat e procedimit

administrative dhe penal njëkohësisht , sepse deri në atë kohë nuk kishte Kod të

Procedurës Penale dhe pjesa e tretë , me 11 nene , përmban dispozitat për zbatimin e

dënimeve administrative.

Për here të parë në legjislacionin tonë për kundërvajtjet, qysh në nënin 1 të ligjit të

mësipërm, kundravajtjet përkufizohen , si “shkelje të rendit juridik të vendosur me

dispozita juridike të organeve shtetërore , për të cilat, nga shkaku që kanë një

rrezikshmëri shoqërore të vogël, caktohen dënime administrative”. Kurse në nenin 2 për

të mos I lën më vend praktikës së ndjekur deri në atë kohë, u sanksionua që kundërvajtjet

të mund të parashikohen dhe dënimet të përcaktohen vetëm me ligj , me urdhëresë dhe

me dispozita të tjera juridike të organeve shtetërore të autorizuara nga ligji për

kundërvajtjet. Përvec Kuvebndit Popullor , organet që mund të parashikojnë kundërvajtje

dhe të caktojnë dënime janë qeveria me urdhëresat e saja, antarët e qeverisë dhe keshillat

popullore.

Sipas nenit 6 të ligjit dënimet ishin: 1) vërejtje, 2) qortimi , 3) gjoba, 4) marrja e sendeve

me të cilat ishte kryer kundërvajtja 5) dëbimi , 6) puna korrektuese deri në tre muaj, 7)

Privimi I lirisë gjer në tre muaj. Me ligj dhe me urdhëresë të qeverisë mund të

caktoheshin edhe masa të tjera shtrënguese administrative.

27

Gazeta zyrtare , nr.3 , datë 15.1.1947 28

I.Elezi , Aoparati administrative shtetëror në RSH , T. 1987, f.106. 29

Gazeta zyrtare nr.63 , datë 4.6.1948 .

kopje

Page 18: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

18

4.2 Dekreti nr. 1669 , datë .30.5.1953 “Mbi kundërvajtjet”

Ligji “Mbi kundërvajtjet” nr. 600 , datë 15.5.1948 , hyri në fuqi më 1 shtator 1948 u

zbatua deri në 30 maj 1953 , kur u shfuqizua nga dekreti për kundërvajtjet30

nr. 1669 ,

datë 30.5.1953. Ky dekret rregullonte vetëm kundërvajtjet administrative, është pothuajse

një kopje e ligjës korresponduese jugosllave. Pjesët e ndryshme të kësaj ligje , sidomos

ato që lihen me kompetencën , janë tepër të ngatarruara dhe ajo mbi zhvillimin e

procedimit administrative është tepër formaliste. Për këtë arsye dispozitat e kësaj ligje

kanë mbetur pothuajse të pazbatueshme.

Dekreti për kundërvajtjet , sic vihet në dukje në literaturën juridike , “Është një

kod I vogël I procedurës administrative për gjykimin e kundërvajtjeve dhe ekzekutimin

e dënimeve administrative në përgjithësi .”

Dekreti për kundërvajtjet në krahasim me ligjin që shfuqizoi ishte më I thjeshtë , kishte

gjithsej 27 nene.

Në nenin 1 të tij , ashtu si edhe në nenin 1 të ligjit “Mbi kundërvajtjet”, që e kemi cituar ,

jepet përkufizimi “Kundërvajtjet jan shkelje të dispozitave të vëna nga organet

shtetërore dhe për të cilat , për shkak të rrezikshmërisë së tyre të vogël, janë caktuar

dënime administrative”.

Në të gjitha dekretet dhe ligjet e mëvonshme , deri në vitin 1993 nuk ka më dispozita që

të përkufizojnë se cfar janë kundërvajtjet administrative.

. . . Në legjislacionin tonë ka munguar thellimi I duhur për të vecuar protestën e

prokurorisë nga ankesa e shtetasve dhe për ta trajtuar atë si një nga mjetet më të

rëndësishme të prokurorisë për të luftuar veprimet e paligjshme të organeve të

administratës shtetërore . . . ” 31

Por ndër këto mangësi nuk përmendet një ndër më të rëndësishmet, mospërcaktimi në

dekretin përkatës I moshës për përgjegjësinë administrative në raste të kryerjes së

kundërvajtjeve administrative nga personi fizikë.

Vërejtjet e propozimet e mësipërme në pjesën më të madhe të tyre u paten parasysh në

hartimin e dekretit të ri për kundërvajtjet.

4.3 Dekreti për kundërvajtjet nr. 4379 , 18ere 13.4.1968

Në kushtet e mungesës së pluralizmit dhe t një pushteti monist, ku vendimet partiake I

imponoheshin ose determinonin nxjerrjen e akteve ligjore, Letra e Hapur e Komitetit

Qëndror të PPSH-së dhe më pas Kongresi I 5-të I saj , në vitin 1966, ndikuan për

rishikimin e institucioneve tona juridike dhe të legjislacionit.

Kështu u pregatit dhe u miratua dekreti I ri nr.4379 , datë . 13.4.1968 “Mbi

kundërvajtjet”32

.Ky dekret përbëhej nga 17 nene , në vend të 27 neneve që kishte dekreti

që shfuqizonte, I cili ishte ndryshuar edhe dy here në 11 nene. Në dekretin e ri nuk u dha

përcaktimi se cfarë ishte kundërvajtja administrative. Sipas nenit 1 të dekretit, u

përcaktua se : Këshilli I Ministrave, ministritë dhe institucionet qëndrore të administratës

shtetërore, këshillat popullorë të rretheve dhe, në raste të ngutshme, komitetet ekzekutive

të tyre, kanë të drejtë të nxjerrin dispozita, shkelja e të cilave formon kundërvajtje.

Dekreti I mësipërm ka pasur mjaft përmirësim në raport me dekretin që shfuqizoi.Kështu

komitetet ekzekutive u kufizuan në të drejtën për të nxjerrë dispozita që përcaktonin

kundërvajtje vetëm në raste të ngutshme , u hoq puna korrektuese, si lloj dënimi

30

Gazeta zyrtare nr.10 . datë , viti 1953 31

T.Papapavli , Drejtësia popullore, nr.1 , v. 1967 , f.54-61. 32

Gazeta zyrtare, nr.4 , v.1968

kopje

Page 19: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

19

administrative, masa e dënimit në vlerë lekësh u ul mbi 50% , u caktua kufiri I moshës 15

vjec për dhënien e dënimit administrative, nuk u caktua afat për prokurorin për ushtrimin

e protestës prej tij etj.

Për here të parë në pëtrbërjen e komisionit të shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative

futet ndihmësgjyqtari,madje si kryesues I tij,dhe ligjërohet dhe pjesëmarrja e prokurorit

popullor. Po kështu, ushtarakët janë barazuar me të gjithë shtetasit e tjerë.

Por ky rregullim I organit të shqyrtimit të kundërvajtjeve nuk pati “jetë” të gjatë , rreth 4

muaj, se u miratua dekreti nr.4426 , datë 23.9.1968 “Mbi gjykatat e fshatrave , të qyteteve

dhe të lagjeve të qyteteve” , që I përcaktoi këto gjykata si hallka të sistemit gjyqësor.

Vec disa cështjeve penale dhe civile këtyre gjykatave , sipas nenit 10 të dekretit të

mësipërm , iu la në competence edhe shqyrtimi I kundërvajtjeve administrative, përvec

atyre që . me ligj, I ishin lënë për gjykim një organi tjetër . Në këtë mënyrë , komisionet e

shqyrtimit të kundërvajtjeve pranë këshillave popullorë , të organizuar sipas nenit nr.

4397 , datë 13.4.1968 , u zëvëndësuan nga gjykatat e fshatrave , të qyteteve dhe të lagjeve

të qyteteve, të cilat vazhduan të ishin kompetente për gjykimin e kundërvajtjeve

administrative për rreth 22 vjet , deri në 1 nëntor 1990.

4.4 Ligji nr. . 6070 datë 25.12.1979 “Për kundërvajtjet administrative”

Dekreti nr. 4379 , date 13.4.1968 “Mbi kundërvajtjet” luajti rol në luftën për

parandalimin dhe ndalimin e kundërvajtjeve administrative. Por, duke pasut parasysh

disa ndryshime që u bënë në legjislacionin tonë pas nxjerrjes së atij dekreti dhe gjatë

viteve ‘80 e që kishin lidhje me kundërvajtjet, sic ishte gjykimi I tyre nga gjykatat e

fshatrave , të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve , miratimi I Kodit Penal të vitit 1977,

ku , vec krimeve , u parashikuan edhe kundërvajtjet penale, një pjesë e të cilave kanë

lidhje me ato administrative etj, si dhe përgjithësimi I praktikës diktuan nevojën që të pregatitej e miratohej ligji I ri nr. 6070 datë 25.12.1979 “Mbi kundërvajtjet administrative”

Në nenet e këtij ligji trajtohej:

Këshilli I Ministrave, ministritë dhe institucionet e tjera qëndrore të administratë

shtetërore , këshillat popullorë të rretheve po ashtu edhe Kuvendi Popullor e

Presidiumi I tij kishin të drejtë t nxirrnin dispozita , shkelja e të cilave formonte

kundërvajtje administrative.

Dënimet e parashikuara për kundërvajtjet administrative : qortimi shoqëror dhe

gjobat. Gjithashtu , u sanksionua që, me dispozitë të vecantë , të mund të

parashikoheshin edhe masa të tjera administrative, si heqja e patentës , e librezës

së shëndetësisë, marrja e sendit që ka shërbyer për kryerjen e kundërvajtjes etj.

Për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative ishte kompetent organi I

administratës shtetërore , në territorin e të cilit ishte kryer kundërvajtja

Kur gjatë shqyrtimit të kundërvajtjes administrative dilte se kundërvajtësi

pranonte fajin e tij, tregonte pendim të sinqertë, duke bërë autokritikë dhe cmohej

se ishte plotësuar qëllimi edukativ I gjykimit, organi administrative shtetëror

kishte të drejtë të pushonte cështjen dhe të vendoste për shpërblimin e dëmit

Kundër vendimit , mund të bëhej ankim në organin më të lartë të administratës

shtetërore brënda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose e njoftimit , kur

kundërvajtësi nuk kishte qenë I pranishëm gjatë gjykimit ose kur bëhej protest

nga prokurori.

Me kalimin e dy vjetëve nga data e dhënies së vendimit të dënimit për

kundërvajtje administrative, kundërvajtësi quhej I padënuar.

kopje

Page 20: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

20

Ligji nr.6070 , datë 25.12.1979 “Për kundërvajtjet administrative”u shfuqizua dhe u

zvendësua nga ligji nr. 7697 , date 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”.33

4.5 KUNDRAVAJTJA ADMINISTRATIVE VITET 90-2010

Kundravajtjet administrative janë vepra me rrezikshmëri shoqërore dhe si tilla

parandalimi,zbulimi dhe dënimi I autoreve të tyre janë detyra me rendësi për të gjitha

organet e administratës shtetërore .Në kushtet e sotme të shoqërisë shqiptare,kur procesi

I demokratizimit të vendit është I pashkëputur nga ai I forcimit të shtetit

juridik,problemet që kanë të bëjnë me administratën shtetërore dhe kundravajtjet

administrative marrin përparësi sidomos në kuadrin e reformave ligjore. Në ketë

këndvështrim legjislacioni që rregullon kundravajtjen administrative ka pësuar

ndryshime,në përshtatje me zhvillimet e realizuar ne vend.34

Pas viteve 90 kundravajtjet administrative u rregulluan me ligjin “Për kundravajtjet

administrative35

” të miratuar në vitin 1993, I cili I është nënshtruar herë pas here

ndryshimeve.Ky ligj me gjithë ndryshimet, të cilat duhet thënë se kanë qenë

sipërfaqësore, nuk ka pasur mundësi të parashikojë tendencën dhe evoluimin që kanë

pasur marrëdhëniet juridike në këtë fushë. Kështu,janë krijuar shumë organe, siç janë:

Policia Ndërtimore, Policia Bashkiake, organet tatimore dhe doganore, shumë

inspektorate të tjera dhe hallka të reja administrative si në fushën e konstatimit, por edhe

të shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative, që me kompetencat që I ka pajisur ligji, si

edhe me objektin e veprimtarisë që janë ngarkuar të kryejnë, nuk e gjejnë veten të

përfshirë në rregullimet ligjore që jep ligji I vitit 1993.Së dyti ,vetë ligji “Për

kundërvajtjet administrative”, I vitit 1993 I përket një periudhe shumë të hershme. Baza

kushtetuese dhe ligjore të miratimit të këtij akti nuk janë ato të sotmet. Të mos harrojmë

se baza kushtetuese e ligjit bazë të vitit 1993 ka qenë ligji “Për Dispozitat Kryesore

Kushtetuese”, ndërkohë që me miratimin e Kushtetutës së vitit 1998, ku janë sanksionuar

parime të reja, lindi nevoja e hartimit të një projektligji të ri për kundërvajtjet

administrative36

.

Në këto kushte lindi nevoja për miratimin e ligji të ri qe të parashikojë tendencën e

evoluimit të marrëdhënieve administrative në këtë fushë. Në vitin 2010 u miratua ligji nr.

10 279, datë 20.5.2010 “Për Kundërvajtjet Administrative”. Ky ligj që erdhi si nismë e

Këshillit të Ministrave bëri një rregullim të plotë të të gjithë dinamikës së marrëdhënieve

në fushën administrative në momentin e kryerjes së një kundërvajtjeje administrative.

Gjithashtu, ai rregullon një sërë çështjesh të pazgjidhura apo të paunifikuara me pjesën

tjetër të legjislacionit në fuqi37

. Pikërisht risitë dhe ndryshimet që solli ky ligj në

krahasim me ligjin e mëparshëm do të jetë edhe objekti këtij punimi. Në punim do

përpiqem të evidentoj dhe të analizoj disa nga ndryshimet kryesore që ka sjell ky ligj.

Ndryshimet janë analizuar edhe nga një këndvështrim kritik.

33

"E Drejta administrative 3,Kundravajtja Administrative në Shqipëri",Ermir Dobjani.SHBLU,Tiranë 2002 . fq 100-109 34

Dobjani,E.(1998).E drejta administrative 3-Kundravajtjet administrative në Shqipëri. Tiranë. Fq 9 35

Botuar në Fletoren Zyrtare Nr 5,date 18/05/1993 36

Procesverbali i datës 11.05.2010 të mbledhjes së Komisionit parlamentar për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut. http://www.parlament.al/ Marrë më datë 03/06/2013 37

Ibid.

kopje

Page 21: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

21

KREU V

5.1 KUPTIMI I ADMINISTRATËS PUBLIKE

Persa i perket administrates publike, duhet te saktesojme qe ne fillim se ajo dallohet

ne radhe te pare nga administrata private pikerisht nga karakteri i saj publik sepse vihet

ne sherbim te interesit te pergjithshem te shoqerise ose te nje bashkesie njerezish pa limit.

“Sovraniteti buron nga populli dhe i takon atij”Në shtetet e sotme moderne, është pranuar

se kur bëhet fjalë për pranimin ose jo të parimeve demokratike të qeverisjes, nënkuptohet

pjesmarrja e drejtpërdrejtë e popullit në përmbushjen e funksioneve shtetërore.Eshtë

gjetur zgjidhja e detyruar që gjithë veprimtaria e administrimit të punëve të shtetit, t’i

besohet vetëm një grupi individësh të zgjedhur në mënyrë e formë të tillë, që të

konsiderohen si përfaqësues të të gjithë kolektivit popullor.38

Administrata publike ka si

objekt realizimin e vlerave qe shprehin interesat e shtetit ose te nje bashkesie te vecante,

te njohur si e tille nga shteti, vlera keto qe jane shprehur ne akte te nxjerra nga pushteti

legjislativ, p.sh. te drejtat dhe lirite themelore te njeriut. Nga objekti i saj organizimi i

ekzekutimit dhe zbatimi i ligjit administrate publike eshte e lidhur ngushte me pushtetin

legjislativ dhe me pushtetin gjyqesor, vendimet e te cilit ekzekutohen ne kuadrin e

administrates publike.Administrata publike eshte e lidhur ngushte me pushtetin ekzekutiv

dhe nuk gabojme nese themi me shume me pushtetin ekzekutiv, por ajo nuk identifikohet

vetem me pushtetin ekzekutiv, sepse ka nje sfere me te gjere perfshirjeje.Veprimtaria e

administrates publike ka karakter nenligjor dhe njekohesisht karakter organizuese.

Karakteri nenligjor vihet re ne faktin se ajo varet nga ligji dhe ushtrohet gjithmone ne

baze dhe per zbatim te ligjit, duke zbatuar parimin e ligjshmerise, por pa i mohuar te

drejten e veteveprimit te pavarur, ne rastet e parashikuara nga ligji. Administrata publike

është përgjegjëse për zbatimin e politikave qeveritare si dhe një disiplinë akademike e

cila studion këtë zbatim dhe që përgatit shërbyesit civil për këtë lloj pune. Disa prej

përkufizimeve më të thjeshta dhe më shpesh të ofruara për termin administratë publike

janë: “drejtimi i programeve publike” si dhe “përkthimi I politikave në realitetin që

qytetarët e shohin çdo ditë”.39

E drejta e veteveprimit te pavarur te organeve te administrates publike eshte

perkufizuar si nje lloj i posaçem mundesie e lirie qe u lihet ketyre organeve nga ligji, per

te vleresuar dhe zgjedhur vete, sipas situates konkrete, ne baze dhe brenda kufijvete ligjit,

mjetet, kohen dhe vendin me te pershtatshem per te nderhyre dhe per te siguruar kryerjen

sa me te mire te detyrave te tyre.Nga njëherë kjo hapësirë e lejuar sjellë dhe veprimet e

kundraligjshme nga ana e këtyre organeve.Rrezikshmëria shoqërore në një shkelje

administrative është tipari material,ndërsa kundërligjshmëria është forma me të cilën gjen

shprehje kjo rrezikshmëri.40

Organe te administrates shteterore dhe publike jane ato

organe ekzekutive vendimmarrese te shtetit qe veprojne ne baze dhe zbatim te

Kushtetutes e te ligjit, me qellim qe te udheheqin dhe te organizojne jeten politike

ekonomike shoqerore e publike ne vendin tone sipas parimeve te shtetit te se drejtes

Kushtetuta ne fuqi e miratuar me 28 nentor 1998 nuk ka percaktuar se cilat jane organet e

administrates publike e asaj shteterore, por ne disa nene flitet per to. Keshtu ne nenet 60 e

63 apo ne piken 2 te nenit 107 te saj flitet per administraten publike duke percaktuar se

“Nepunesit ne administraten publike caktohen me konkurs…”. Kurse ne piken 1 te nenit

38

"Institutet Legjislative të Demokracisë Direkte",Enkeled Alibeaj,8 Qershor 2011 39

Doracak - etika dhe transparencanë administratën publikePrishtinë, 2010,AutorHabit Hajredinidhe Trëndelinë Dreshaj 40

"E Drejta administrative 3,Kundravajtja Administrative në Shqipëri",Ermir Dobjani.SHBLU,Tiranë 2002

kopje

Page 22: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

22

107 flitet per nenpunesit publik. Ndersa ligji nr.8485 date 12.5.1999 “Kodi i Procedurave

Administrative te Republikes se Shqiperise” ka bere nje hap perpara, sepse ne nenin 3 ka

percaktuar se ne kuptimin e ketij Kodi, organe teadministrates publike jane;

1. Organet e pushtetit qendror te cilat kryejne funksione administrative si kryeministri,

ministri etj.

2. Organet e enteve publike ne masen qe ato kryejne funksione administrative.

3. Organet e pushtetit vendor.

4. Organet e forcave te armatosura.

Karakteristika qe ben organin e administrates shteterore te cilesohet si organ shteteror

eshte paisja nga ligji me tagra pushteti.Karakteristike tjeter eshte kompetencat e tyre te

percaktura nga ligji, qe perfshin zotesine juridike qe iu njihet nga ligji per te arritur me

veprimtarine e tyre pasoje tecaktuara juridike. Organet e administrates publike shteterore,

karakterizohen nga struktura organizative e tyre e cila percaktohet hollesisht ne ligj apo

akt neneligjor me te cilin eshte krijuar organi administrativ.Veprimtaria e organeve

administrative eshte teresia e akteve dhe veprimeve nepermjet te cilave formohet dhe

manifestohet vullneti i administrates publike, si dhe ekzekutimi i ketij vullneti.41

5.2 KUNDËRVAJTJA ADMINISTRATIVE

Kundërvajtja administrative quhet shkelja me faj e dispozitave ligjore ose nënligjore të

nxjerra nga organet shtetërore kompetente e kryer me veprim ose mosveprim dhe për të

cilën parashikohet një dënim administrativ. Subjekte te Kundervatjes administrative do

person qe ka mbushur moshen 14 vjec ka përgjegjësi për kundravajtjet administrative.42

Me vepra kunder veprimtarise shtetrore te kryera nga punonjesit shtetror ose ne

sherbimin publik kuptohen ato veprime ose mosveprime qe kryhen nga punonjes te

ngarkuar me detyra ne aparatin shtetror ne saje ose per shkak te detyres me dashje ose

pakujdesia dhe qe kane sjelle pasoja per interesat e ligjshme te shtetit ose shtetasve.

Llojet e ketyre veprave:

Shperdorimi I detyres; kryerja e veprimeve qe synojne te pengojne zbatimin e ligjit nga

personi I ngarkuar me nje funksion shtetror, kur nga veprime te tilla u jane shkaktuar

pasoja te renda interesave te shtetasve ose shtetrore, denohet me gjobe ose me burgim

deri ne 6 vjet.

Objekti: jane ato marrdhenie juridike te vendosura me ligj ose akte nenligjore per te

siguruar veprimtarine e rregullt te autoritetit shtetror, zbatimin e ligjeve dhe mbrojtjen e

interesave te ligjshme te shtetit dhe shtetasve.

Ana objektive: kryhet me veprime ose mosveprime qe synojne te pengojne zbatimin e

ligjit.

Subjekti; mund te jete cdo punonjes I ngarkuar me nje funksion shtetror.

Ana subjektive: eshte kryerja me dashje ndaj veprimeve dhe pakujdesia ndaj pasojave.43

5.3 C'JANË KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE ELEMENTËT PËRBËRËS

Ligji eshte teresi normash dhe rregullash te detyrueshme sjellje te vendosura nga organi

kompetent,i detyrueshem per tu zbatuar nga organet shteterore,shoqerore si dhe nga

shtetasit. Në kohët bashkëkohore, sundimi i së drejtës dhe shtetit ligjor, nuk mund të

paramendohet pa respektimin dhe realizimin e institucionit të drejtësisë, ku kjo ka të bëjë

41

sites.google.com 42

sites.google.com 43

" Vepra penale kunder veprimtarise shteterore te kryera nga zyrtaret, shperdorimi I detyres, etj." ,Ermir Dobjani, 2 Shtator 2011

kopje

Page 23: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

23

me barazinë e të gjithë individëve, në pacenueshmërinë e lirive dhe të drejtave të njeriut,

pluralizmin politik dhe ekonomik, përgjegjësia politike, procedura demokratike e marrjes

së vendimeve, zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta, kultura dhe toleranca politike etj.44

Me kundravajtje administrative do te kuptojme: "Shkeljen me faj te dispozitave ligjore

ose nenligjore te nxjerra nga organet shteterore kompetente,e kryer me veprim ose

mosveprim,per te cilen parashikohet nje denim administrativ". Cdo shkelje qe

parashikohet me ligj përbën kundravajtje administrative, megjithate kane te drejte te

nxjerrin akte qe parashikojne kundervajtje administrative edhe keshillat e bashkive dhe te

komunave, per shkelje qe kane lidhje me fushat, ku sipas ligjit ushtrojne funksionet e

veta e te perbashketa ne njesite territoriale perkatese dhe qe nuk jane parashikuar si te

tilla ne ligje te veçanta.45

Subjekt i kundravajtjes administrative jane: -te gjithe shtetasit e

pergjegjeshem qe kane mbushur moshen 14-vjec,pa dallim shtetesie dhe kombesie,civil

apo ushtarak,me apo pa funksion.Elementet perberes se kundravajtjes jane:

1- Ekzistenca e shkeljes konkrete. Shtetasi me veprimet ose mosveprimet e tij te kete

shkelur mardhenie te caktuara shoqerore qe jane marre ne mbrojtje nga nje norme

ligjore.Kjo duhet te jete e dukshme,konkrete dhe jo imagjinare ose e paragjykuar

2- Te jete e parashikuar ne nje dispozite ligjore.

3- Ekzistenca e fajit.

4- Kundravajtja kryet me veprim ose me mosveprim

5- Parashikohet denim administrativ per shkeljen e kryer 5.4 KUPTIMI I KUNDËRVAJTJES ADMINISTRATIVE DHE DALLIMI

NGA VEPRA PENALE

Për kundravajtjen janë dhëne përkufizime të shumta në legjislacionin tonë,por edhe në

literaturën tone.Për herë të parë në legjislacion tonë përkufizimi i kundravajtjes

administrative është bërë me ligjin nr.600 datë 15/05/1948 “Mbi kundravajtjet46

”.Në

nenin 1 të këtij ligji parashikohej se “kundravajtjet janë shkeljet e rendit juridik të

vendosur në dispozitat juridike të organeve shtetërore ,për të cilat nga shkaku që kanë

rrezikshmëri shoqërore të vogël ,caktohen dënime administrative”. Edhe në literaturën

tonë janë bërë përpjekje për të përkufizuar se çfarë janë kundravajtjet administrative

nga docent të ndryshëm si Vangjel Meksi apo Sinan Baboçi47

Ligji aktual48

për kundravajtjet administrative i përkufizon kundravajtjet administrative si

shkelje me faj e dispozitave ligjore ose nënligjore, të kryera me veprim ose mosveprim

dhe për të cilat ligji parashikon dënim administrativ.Ky përkufizim është pothuajse i

njëjte me përkufizimin që ligji “Për kundrvajtjet administrative” i vitit 1993 bënë në

nenin 1. Ky ligj e përkufizon kundravjatjen administrative si shkelje me faj e dispozitave

ligjore ose nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore kompetente e kryera me veprim

ose mosveprim dhe për të cilat ligji parashikon dënim administrativ. Siç vëmë re i vetmi

ndryshim është se janë hequr fjalët “të nxjerra nga organet shtetërore kompetente”. Këto

fjale u hoqën sepse përderisa shkeljet që përbëjnë kundërvajtje administrative

parashikohen me ligj dhe me akte të këshillit bashkiak apo të këshillit të komunës, janë

44

"Shteti Ligjor dhe Proceset Integruese në Kohën e Globalizimit", Samir Ramadani, 01Dhjetor 2011 45

sites.google.com 46

Gazeta Zyrtare nr 63,datë 04/06/1948 47

Dobjani,E.(1998).E drejta administrative 3-Kundravajtjet administrative në Shqipëri. Tiranë. Fq109 48

Neni 4 i ligjit nr.10279,datë 20.5.2010“Për Kundërvajtjet Administrative”.Botuar në fletoren zyrtare Nr.73

kopje

Page 24: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

24

të qartë organet kompetente që nxjerrin aktet ligjore dhe nënligjore .Kështu u gjykua e

panevojshme që të ishte ky përcaktim.

Nga përcaktimi që ka bërë ligji aktual për kundravajtjen administrative del se

elementet e domosdoshëm të kundravajtjes janë :

a) Ekzistenca e shkeljes konkrete.Shtetasi me veprimet ose mosveprimet e tij të ketë

shkelur marrëdhënie të caktuara shoqërore që janë marrë në mbrojtje nga një norme

ligjore. Kjo duhet të jetë e dukshme,konkrete dhe jo imagjinare ose e paragjykuar49

.

b) Të jetë e parashikuar në dispozite ligjore ose nënligjore.c) Ekzistenca e

fajit.d)Kundravajtja kryet me veprim ose me mosveprim.e)Parashikohet dënim

administrativ për shkeljen e kryer.50

Kundravajtja administrative ka shumë ngjashmëri me veprën penale.Gjithsesi

kundravajtja administrative dallon nga vepra penale:

i. Nga rrezikshmëria shoqërore që paraqesin.

Rrezikshmëria shoqërore përcaktohet nga objektet të cilat u shkaktohet dëmi.Kuptohet

se veprimet ose mosveprimet me rrezikshmëri të lartë parashikohen si vepra penal

ii. Pasoja kriminale që sjellin.

Pasojat nga veprat penale janë të rënda dhe për ketë fakt parashikohen si te tilla.

iii. Karakteri e normës që preket.Vepra penale prek dispozitat e parashikuara në Kodin

Penal. Ndërsa në rastin e kundërvajtjes administrative preken dispozitat ligjore, prandaj

është parashikuar një dënim administrativ.

iv. Sanksionet janë më të mëdha për veprat penale sesa për kundravajtjet administrative.

Në qoftë se marrëdhënia juridike ose objekti që cenohet është shumë i rëndësishme për

shoqërinë, shkelja të çon te vepra penale, dhe sa më pak të jetë, të çon te kundërvajtjet

administrative, pra dihet si logjikë që kjo është logjikë sanksionatore. Masa bën ndarjen

në vepra penale dhe në kundërvajtje administrative, pra në fund të fundit, është

sanksionatore51

.

Kundravajtje administrative quhet shkelja me faj e dispozitave ligjore ose

nenligjore te nxierra nga organet kompetente,e kryer me veprim ose mosveprim dhe

për palën parashikohet një dënim administrativ.

Duke qënë se kundravajtja administrative dallohet nga vepra penale vetëm nga shkalla

më e vogël e rrezikshmërisë shoqërore të sajb duhet patur parasysh kuptimi I veprës

penale,pra elementët përbërës të saj që janë rrezikshmëria shoqërore e

veprës,kundraligjshmëria e saj,kryerja e veprës me faj,parashikimi me ligj I dënimit të

saj.Rrezikshmëria shoqërore në një shkelje administrative është tipari material,ndërsa

kundraligjshmeria eshte forma me të cilën gjen shprehjen kjo rrezikshmëri.

Kundraligjshmëria është tipar I dytë dallues,pasi ajo është shprehje juridike e

rrezikshmërisë shoqërore.Të kundraligjshme mund të jenë vetëm veprat shoqërore të

rrezikshme, pavarësisht nga shkalla e kësaj rrezikshmërie.Një vepër e caktuar është

shoqërisht e rrezikshme vetëm kur ajo është kryer në kundërshtim me ligjet penale ose

me dispozitat e tjera me karakter administrativ. Kundravajtjen administrative mund ta

përkufizojmë si një “shkelje e dispozitave të nxierra nga organet shtetërore kompetente,e

49

http://www.freeëebs.com/albdata/kundervajtjetadministra.htm. Marrë më datë 03/06/2013 50

Procesverbali i datës 11.05.2010 të mbledhjes së Komisionit parlamentar për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut. http://wwww.parlament.al/ Marrë më datë 03/06/2013 51

Ibid.

kopje

Page 25: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

25

kryer me faj dhe nga persona të përgjegjshëm,për të cilën për shkak të rrezikshmërisë

shoqërore të vogël është caktuar dënim administrativ”.

Në dallim me veprën penale ,kundravajtja admnistrative ,duke qënë vepër me

rrezikshmëri shoqërore të vogë,mund të parashikohet jo vetëm në ligje e dekrete ,por

edhe me dispozita të organeve të tjera shtetërore.vec këtij,kemi dhe dallimin që

dispozitat që përcaktojnë kundravajtje administrative dhe që nxirren nga organet lokale të

pushtetit,këshillat bashkiakë e të komunave,kanë fuqi vetëm në territorin ku shtrihet ai

ogan.dhe rregullat e parashikimit të kundravajtjes dhe procedimit administrativ

ndryshojnë nga ato të veprës penale. Kundravajtja administrative parashikohet, nqs

kalojnë 15 ditë nga dita e konstatimit ose dy muaj nga data e kryerjes ,ndërsa gjithë

veprimtaria në lidhje me ekzekutimin e denimit administrativ duhet të përfundojë

brënda një viti nga data që vendimi ka marrë formë të prerë.

Që shkelja administrative te quhet kundravajtje administrative duhet të kryhet me

faj (me dashje ose nga pakujdesia).52

5.5 ORGANET QË NXIERRIN DISPOZITA QË PËRCAKTOJNË

KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVE :

Sipas ligjit për kundravajtjet administrative: Këshilli I Ministrave,Ministritë,Institucionet

e tjera qëndrore të administratës shtetërore,këshillat bashkiakë dhe të komunave (për

shkelje që kanë lidhje me drejtimin e punëve publike në njësitë territoriale përkatëse dhe

që s'janë parashikuar si të tilla në ligje të caktuara) të rretheve kanë të drejtë të nxierrin

dispozita, shkelja e të cilave formon kundravajtjen administrative.

Organet e administratës shtetërore dhe organizatat shoqërore kanë të drejtë të

vendosin rregulla sjelljeje të detyrueshme për punonjësit ose anëtarët e tyre në lidhje me

disiplinën në punë e rendin e tyre të brëndshëm. Organet lokale të pushtetit që kanë

kompetencën të nxierrin dispozita që përcaktojnë kundravajtjet administrative s'mund të

ushtrojnë këtë të drejtë për cdo cështje dhe pa ndonjë kufizim juridik, por vetëm për

cështje të kompetencës së tyre dhe që s'janë rregulluar në ligje të vëcanta.53

5.6 RISITË E LIGJIT TË RI PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

Për kundravajtjen janë dhëne përkufizime të shumta në legjislacionin tonë,por

edhe në literaturën tone.Për herë të parë në legjislacion tonë përkufizimi i kundravajtjes

administrative është bërë me ligjin nr.600 datë 15/05/1948 “Mbi kundravajtjet54

”.Në

nenin 1 të këtij ligji parashikohej se “kundravajtjet janë shkeljet e rendit juridik të

vendosur në dispozitat juridike të organeve shtetërore ,për të cilat nga shkaku që kanë

rrezikshmëri shoqërore të vogël ,caktohen dënime administrative”. Edhe në literaturën

tonë janë bërë përpjekje për të përkufizuar se çfarë janë kundravajtjet administrative

nga docent të ndryshëm si Vangjel Meksi apo Sinan Baboçi.55

Ligji aktual56

për kundravajtjet administrative i përkufizon kundravajtjet

administrative si shkelje me faj e dispozitave ligjore ose nënligjore, të kryera me veprim

ose mosveprim dhe për të cilat ligji parashikon dënim administrativ.Ky përkufizim është

pothuajse i njëjte me përkufizimin që ligji “Për kundrvajtjet administrative” i vitit 1993

52

”Përmbledhje të pyetjeve të formimit ,fakulteti I Drejtesise” Universiteti Justiniani I 53

”Përmbledhje të pyetjeve të formimit ,fakulteti I Drejtesise” Universiteti Justiniani I 54

] Gazeta Zyrtare nr 63,datë 04/06/1948 55 Dobjani,E.(1998).E drejta administrative 3-Kundravajtjet administrative në Shqipëri. Tiranë. Fq109 56 Neni 4 i ligjit nr.10279,datë 20.5.2010“Për Kundërvajtjet Administrative”.Botuar në fletoren zyrtare Nr.73

kopje

Page 26: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

26

bënë në nenin 1. Ky ligj e përkufizon kundravjatjen administrative si shkelje me faj e

dispozitave ligjore ose nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore kompetente e kryera

me veprim ose mosveprim dhe për të cilat ligji parashikon dënim administrativ. Siç vëmë

re i vetmi ndryshim është se janë hequr fjalët “të nxjerra nga organet shtetërore

kompetente”. Këto fjale u hoqën sepse përderisa shkeljet që përbëjnë kundërvajtje

administrative parashikohen me ligj dhe me akte të këshillit bashkiak apo të këshillit të

komunës, janë të qartë organet kompetente që nxjerrin aktet ligjore dhe nënligjore

.Kështu u gjykua e panevojshme që të ishte ky përcaktim.

Për sa i përket organeve shtetërore që kanë të drejtën të nxjerrin dispozita që

përcaktojnë kundërvajtjet administrative ligji aktual bënë të njëjtin formulim si ligji i

vitit 1993 dhe kështu në ketë pjese nuk sjell asnjë risi. Në ligjin e ri për kundravajtjet

administrative parashikohet se shkeljet që përbëjnë kundërvajtje administrative

parashikohen me dy akte. Së pari, me ligj të miratuar nga Kuvendi.Së dyti, me vendim të

Këshillit Bashkiak apo komunal57

. E drejta e Këshillit Bashkiak apo komunal për të

nxjerr dispozita që përcaktojnë kundërvajtjet administrative është e mbështetur te neni

118 i Kushtetutës58

, ku me ligj mund të autorizohet nxjerrja e akteve nënligjore. Vendimi

i këshillit bashkiak apo i komunës është një akt nënligjor dhe nxjerrja e tij parashikohet te

ligji i kundërvajtjeve.

Dënimet administrative - Në ligjin e ri çështja e dënimeve administrative rregullohet

gjerësisht, pasi këtu paraqitet një koncept kodifikues për llojet e dënimeve administrative.

Në ligjin “Për kundërvajtjet administrative” të vitit 1993, nuk ka një kuptim të qartë për

llojet e dënimeve administrative, të cilat aplikohen në rastet e kundërvajtjeve

administrative. Sipas këtij ligji , dy janë llojet e dënimeve administrative që aplikohen në

rastet e kundërvajtjeve administrative: gjoba dhe heqja e lirisë deri në një muaj. Ndërkohë

në legjislacionin ekzistues, i cili rregullon fusha të ndryshme, dënimet administrative janë

më shumë se dy. Masat administrative ndëshkimore të tipit të pezullimit të veprimtarisë,

heqjen e së drejtës së profesionit, sekuestrimin, konfiskimin, heqjen e licencave, mbylljen

e aktivitetit etj., i gjen rëndom në legjislacionin specifik administrativ, por ato nuk

parashikoheshin nga ligji i 1993 që rregullonte parimet e përgjithshme. Ligji i ri nuk ka

sjelle ndryshime thelbësore për llojet e dënimeve duke e krahasuar atë me ligjin “Për

kundravajtjen administrative” të vitit 1993.

Neni 25 rregullon ankimin në rrugë gjyqësore të kundravajtjes administrative.-

Kundër vendimit për kundërvajtjen administrative, që parashikon dënim me gjobë, të

nxjerrë nga organi i administratës, mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditëve nga

data e njoftimit të vendimit.Në rastin e shqyrtimit në rrugë gjyqësore të vendimit për

kundërvajtjen administrative, që ka parashikuar dënim me gjobë, gjykata shqyrton

ligjshmërinë e aktit dhe, kur gjykon se organi administrativ ka keqinterpretuar ligjin, ka

tejkaluar apo ka shpërdoruar kompetencat, vendos edhe në lidhje me dënimin.Barra e

provës në kundërvajtjen administrative bie mbi organin e administratës publike që ka

nxjerrë vendimin për kundërvajtjen administrative.Vëmë re se afat i ankimit në gjykatë

nga 5 dite që ishte me ligjin e mëparshëm ka shkuar në 30 dite. Kjo zgjatje afat i

referohet afatit të përgjithshëm të Kodit të Procedurave Administrative.

57

Neni 6 i ligjit nr. 10 279,datë 20.5.2010 “Për Kundërvajtjet Administrative”.Botuar në fletoren zyrtare Nr.73 58

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Ligj, Nr.8417, Date: 21.10.1998, Dt.Miratimit: 21.10.1998, ndryshuar me ligjin nr. 9675, datë 13.01.2007 dhe ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008).

kopje

Page 27: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

27

Ekzekutimi i vendimit te dënimeve administrative - Procedura për ekzekutimin e

vendimeve të dënimit me gjobë mbetet faza e fundit dhe ndër më të rëndësishmet.Duhet

thëne se ekzekutimi i vendimit te dënimeve administrative ka qënë një pjese shumë

problematike e ligjit të mëparshëm .Një pjesë e madhe te dënimeve administrative

mbeteshin të paekzekutuara59

. Mungesa e përcaktimit të organit kompetent që do të

shqyrtojë kundërvajtjen, mospërcaktimi i llojit të shkeljes, mungesa në disa raste e së

drejtës së ankimit dhe mospërcaktimi i organit që duhet të merret me vjeljen e gjobave

kanë pasur ndikimin e tyre negativ në këtë drejtim. Në ligjin e mëparshëm ishin

vendosur vetëm parimet baze te ekzekutimit të dënimeve administrative ,por mungonte

përcaktimi i qarte i organit shtetërore që do realizoje ekzekutimin këtyre vendimeve si

dhe duhet te shtoheshin normat detajuese për procedurën që ndiqej në ekzekutimin me

synim unifikimin e një praktike të përgjithshme që do të ndiqej për ekzekutimin e

gjobave60

. Per shkak të kësaj problematike dhe për rendësinë që kanë gjobat si të ardhura

ne buxhetin e shtetit ekzekutimi i dënimeve administrative zëne rreth 33% të ligjit të ri

për kundravajtjet administrative.Ligji i përcaktoj qartë përgjegjësinë e organit

administrativ në konstatim dhe marrjen e vendimit të kundërvajtjes administrative.Sipas

këtij ligji vendimi për kundërvajtjen administrative, sipas këtij ligji, bëhet i

ekzekutueshëm nga organi administrativ që e ka nxjerrë atë. Kur organi administrativ që

ka nxjerrë vendimin e kundërvajtjes administrative, i cili është bërë i ekzekutueshëm, nuk

ka në përbërjen e tij struktura të ekzekutimit me forcë të detyrimeve, për ekzekutimin e

vendimit të kundërvajtjes administrative ngarkohet shërbimi përmbarimor. Ky ligj jo

vetëm përcaktoj përgjegjësinë e organit administrativ në konstatim dhe marrjen e

vendimit të kundërvajtjes administrative, por edhe procedura të plota të vënies në

ekzekutim të dënimit administrative.

Në ligj u përcaktuan me hollësi e rregullat e sekuestros dhe konfiskimit duke filluar që

nga inicimi i kësaj procedure e deri në realizimin e të drejtës së ankimit nga shtetasi, që

nuk është dakord me këtë masë.

Në ketë ligj u përcaktua gjithashtu përgjegjësia e punonjësit të organit administrative në

ekzekutimin e dënimit administrative. Në nenin 44 u parashikua se në rast se gjobat dhe

detyrimet e tjera, të vendosura nga vendimi për kundërvajtjen administrative, nuk

paguhen për mosveprim të punonjësit të organit administrativ, i cili ka miratuar vendimin

përkatës dhe detyrimin që të kërkojë arkëtimin e shumave, apo për shkak se punonjësi

nuk nis procedurat e vënies në ekzekutim të aktit administrativ, atëherë ndaj tij fillojnë

procedurat e largimit nga detyra.

Shpërndarja e të ardhurave të mbledhura nga gjobat - Ligji i ri solli një ndryshim

edhe në mënyrën e përdorimit të të ardhurave të mbledhura nga gjobat.

Parashkrimi dhe shuarja e dënimit administrative - Ligji i ri ne nenin 46 parashikon

se me përjashtim të rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe, dënimi administrativ,

i nxjerrë nga organi i administratës publike, i cili nuk ekzekutohet me kalimin e dy viteve

nga data e nxjerrjes së vendimit për kundërvajtjen administrative, parashkruhet. Në

dallim me ligjin e mëparshëm ,ligji aktuale kërkon qe organi administrativ, që ka nxjerrë

vendimin për kundërvajtjen administrative, me vendim konstaton parashkrimin. Ai në

vendimin, ku konstatohet parashkrimi i dënimit administrativ, listohen edhe arsyet që

59

Dobajni.E(2012) E drejta Administrative 1.Tirane.Fq 375 60

Procesverbali i datës 11.05.2010 të mbledhjes së Komisionit parlamentar për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut. http://www.parlament.al/ Marrë më datë 03/06/2013

kopje

Page 28: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

28

kanë çuar në këtë përfundim. Detyrimi i organit administrativ, që ka nxjerrë vendimin

për kundërvajtjen administrative,të dale me një vendim të posaçëm ku konstaton

parashkrimin dhe detyrimi i tij për të arsyetuar pse nuk ishte e mundur ekzekutimi i

dënimit mendoj se do ta bëjë më të përgjegjshme edhe vetë administratën shtetërore në

ekzekutimin e dënimeve administrative.

Ndërsa Neni 47 I ligjit te ri rregullon shuarjen e dënimit administrative.Ai përmban ketë

parashikim “Kundërvajtësi, i cili, pas kalimit të dy viteve nga data e dhënies së dënimit,

nuk ka kryer kundërvajtje tjetër administrative dhe ka shlyer detyrimet e lidhura me

kundërvajtjen, quhet i padënuar administrativisht”.

Një risi tjetër e ligjit te ri në krahasim me ligjin e mëparshëm është se afat i

parashkrimit të dënimit,ashtu edhe ai shuarjes se dënimit është rritur në dy vjet. Në ligjin

e mëparshëm ky afat ishte vetëm një vit.

5.7 KRAHASIM GRAFIK

Shpërndarja dhe përdorimi i të ardhurave të mbledhura nga gjobat 5.7.1 SHPËRNDARJA E TË ARDHURAVE - Rëndësi të madhe merr sidomos

ekzekutimi i vendimeve të kundërvajtjeve administrative që parashikojnë dënimin me

gjobë, sa kohë që gjobat janë të ardhura, që shkojnë kryesisht në Buxhetin e Shtetit, pra

që përbëjnë një të ardhur shtetërore61

Shpërndarja e të ardhurave të mbledhura nga gjobat

ka ndryshuar me ligjin e ri. Sipas ligjit te ri të ardhurat nga gjobat dhe të ardhurat e

tjera, të mbledhura në zbatim të dispozitave të këtij ligji, kalojnë në Buxhetin e Shtetit,

me përjashtim: a) të ardhurave nga kundërvajtjet, të miratuara nga organet kolegjiale të

njësive të qeverisjes vendore, të cilat kalojnë 100 për qind në favor të buxhetit të pavarur

të bashkisë ose të komunës;b) të rasteve kur ligji i posaçëm ka vendosur ndryshe. Në

ligjin e mëparshëm parashikoheshin rregullime te tjera kur kundërvajtjet ishin

konstatuara nga organet e shërbimit të policisë rrugore dhe nga organet e Policisë

Pyjore62

. Kështu nëse kundërvajtjet ishin konstatuara nga organet e shërbimit të policisë

rrugore, 70 për qind kalonin ë në favor të Ministrisë së Rendit Publik për nevoja të

shërbimit rrugor dhe 30 për qind në favor të buxhetit të shtetit dhe kur kundërvajtjet ishin

konstatuara nga organet e Policisë Pyjore, 30 për qind kalonin në favor të Drejtorisë së

Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave për nevoja të shërbimit pyjor dhe 70 për qind në

favor të Buxhetit të Shtetit

61 Procesverbali i datës 11.05.2010 të mbledhjes së Komisionit parlamentar për çështjet ligjore,

administratën publike dhe të drejtat e njeriut. http://www.parlament.al/ Marrë më datë

03/06/2013

62 Neni 20 i ligjit Nr.7697, datë 7.4.1993”Per Kundervajtjet Administrative”.

kopje

Page 29: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

29

LIGJI I RI

LIGJI I VJETЁR

5.7.2 PËRDORIMI I TË ARDHURAVE - Ligji i ri solli një ndryshim edhe në

mënyrën e përdorimit të të ardhurave të mbledhura nga gjobat. Në ndryshim me ligjin e

mëparshëm që parashikonte se shumat që i kalojnë bashkisë ose komunës, të përdoren:

30 % për shpërblimin e punonjësve që realizojnë nxjerrjen e gjobës ose detyrimit dhe 70

për qind sipas kritereve që përcakton këshilli ,ligji aktual ja lë mënyrën e përdorimit të të

ardhurave të mbledhura nga gjobat në dore plotësisht këshillit të njësisë së qeverisjes

vendor

0% 0%

100%

• Destinacioni I te ardhurave nga gjobat dhe të ardhurat e tjera sipas ligjit të ri

Organet e Shërbimit të Policisë Rrugore Organet e Policisë Pyjore Buxheti I shtetit

70% 0%

30%

• Destinacioni I te ardhurave nga gjobat dhe të ardhurat e tjera

sipas ligjit të vjetër nëse kundërvajtjet të konstatuara nga organet e shërbimit të policisë rrugore

Ministrisë së Rendit Publik Organet e Policisë Pyjore Buxheti I shtetit

0%

30%

70%

• Destinacioni I te ardhurave nga gjobat dhe të ardhurat e tjera sipas ligjit të vjetër kur kundërvajtjet të konstatuara nga organet e Policisë

Pyjore

Organet e Shërbimit të Policisë Rrugore

Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave

Buxheti I shtetit

kopje

Page 30: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

30

LIGJI I VJETЁR

LIGJI I RI

KREU VI

6.1 GARANCITË PËR SIGURIMIN E ZBATIMIT TË LIGJSHMËRISË

Ligjshmëria është parim themelor i shtetit, që presupozon nga njëra anë ekzistencën e një

legjislacioni sa më të plotë, nga ana tjetër, njohjen kuptimin e njëjtë, respektimin dhe

zbatimin e përpiktë dhe të detyrueshëm të ligjeve në fuqi. Zbatimi i ligjshmërisë kërkon

edhe njohjen e llojeve të ndryshme të garancive, të cilat ekzistojnë në vetë sistemin e

administratës publike, por që edhe janë ndërtuar posaçërisht për sigurimin e zbatimit të

ligjit.

Në shtetin tonë demokratik kemi këto garanci për sigurimin e zbatimit të ligjshmërisë :

1. Sistemi politik demokratik,I bazuar në pluralizmin,ekonominëe e tregut të lirë dhe

parimet e shtetit të së drejtës - Liria e themelimit të partive, e parasëgjithash veprimi i

lirë i opozitës dhe mendimi i lirë publik i dalur nga burimet e ndryshme informative

kanë për detyrë kontrollimin e pushtetit dhe mundësimin e pjesëmarrjes në jetën

shoqërore. Kontrolli dhe impulset shoqërore nuk do të ishin të mundura në rast se

pushteti do të ishte i koncentruar në një dorë të vetme. Kontrolli efektiv dhe ndikimi i

pushtetit janë të realizueshme vetëm me ndihmën e shtetit. ndarja e pushtetit në

instanca të ndryshme, të pavarura njëra prej tjetrës, është e përcaktuar në kushtetutën e

shkruar. Në të janë të fiksuara kompetencat e organeve të shtetit veç e veç. Një ndarje e

tillë kushtetuese e kompetencave të shtetit nuk synon vetëm kontrollin e ndërsjellë të

organeve, por edhe qartësimin e veprimtarisë së aparatit shtetëror. Klasifikimi i

70%

30%

Përdotimi I shumave që I kalojnë bashikisë ose komunës

sipas kritereve që parashikon këshilli Shpërblimi I punonjësve që realizojnë nxjerrjen e gjobës

100%

0%

Përdotimi I shumave që I kalojnë bashikisë ose komunës

këshilli i njësisë së qeverisjes vendor

Shpërblimi I punonjësve që realizojnë nxjerrjen e gjobës kopje

Page 31: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

31

pushtetit e mbronë qytetarin nga arbitrarizmi shtetëror dhe i lehtëson atij njëkohësisht të

kuptuarit e procesit të qeverisë. Montesquieu, themeluesi i mësimit mbi ndarjen e

pushtetit shkruan në këtë kontekst: "Çdo gjë do të ishte e humbur në rast se personi i

njejtë apo bashkimi i njejtë i të mëdhenjëve, aristokratëve apo edhe i popullit do t`i

ushtronte të trija këto pushtete: pushtetin e lëshimit të ligjeve, zbatimin e vendimeve

publike dhe gjykimin e krimeve apo të konflikteve."63

2. Ndërtimi I shtetit mbi bazën e ndarjes së pushteteve legjislativ,ekzekutiv e gjyqësore.

Përcaktimi themelor i çdo sistemi parlamentar të qeverisjes, sipas së cilit qeveria

mund të formohet dhe shpërndahet nga parlamenti, nuk është në pajtim me kërkesën

për ndarjen strikte të pushtetit. Sepse çdokund ku parlamenti formon qeverinë, ai i

zgjedhë njerëzit e afërt nga radhët e tij. Edhe pse kjo nuk është e përcaktuar në

kushtetutë në mënyrë të veçantë, është e qartë, se parlamenti e siguron ndikimin e tij

mbi qeverinë më së miri duke e formuar qeverinë nga radhët e tij.64

3. Ngritja dhe funksionimi I një sërë organesh dhe institucioneve dhe hallkave të

ndryshme shtetërore me detyrë që të ushtrojnë kontroll për zbatimin e

ligjshmërisë,pavarësisht nëse këtë e kanë funksion të tyre kryesor apo e ushtrojnë

krahas detyrave të tjera.

Zbatimi I ligjit të transparencës në të gjithë veprimtarinë e administratës publike.65

- siç

përdoret në shkencat shoqërore dhe në kontekstin shoqëror përgjithësisht nënkupton të

qenët I hapur, komunikimin dhe dhënien e përgjegjësisë. Së këtejmi procedurat

transparente nënkuptojnë mbledhjet e hapura,publikimin e gjendjes financiare,

legjislacionit për lirinë e informimit, rishikimetbuxhetore, auditimet etj.66

4. Organet që ushtrojnë kontroll për zbatimin e ligjshmërisë mund të klasifikohen sipas:

1. Sipas funksioneve që kryejnë:

a) Organe që krahas funksioneve të tjera, kryejnë edhe funksionin e kontrollit.

Psh, kontrolli i kryeministrit ndaj ministrave.

b) Organe të posaçme, që merren kryesisht vetëm me këtë detyrë. Psh, Kontrolli i

Lartë i Shtetit, Inspektoriatet e ndryshme.

2. Sipas gjërësisë së kompetencave të kontrollit:

a) Organe që kontrollojnë vetëm ligjshmërinë e akteve administrative. Psh,

organet e gjykatës, Komisioni i Shërbimit civil

b) Organe që krahas ligjshmërisë, kontrollojnë edhe rregullsinë e të gjithë

veprimtarisë administrative. Psh Kontrolli i ministrave ndaj drejtorive

3. Sipas ndërtimit të organeve të kontrollit:

a) Organe të kontrollit të brëndshëm. Psh, Drejtoria e auditit të brëndshëm në

ministrinë e Financave

b) Organe të kontrollit të jashtëm. Psh, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektoriati i

Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Organet që kontrollojnë financat publike trajtohen më vehte në rastin e Financave

Publike.67

63

http://www.dadalos.org/alb/democracia/Grundkurs3/Gewaltenteilung/geëaltenteilung.htm#GimDemStaat 64

http://www.dadalos.org/alb/democracia/Grundkurs3/Geëaltenteilung/geëaltenteilung.htm#GimDemStaat 65

"E drejta administrative 1" ,Prof.as.dr.Ermir Dobjani,Tiranë :SHBLU ,2004,fq 193 66

Doracak - etika dhe transparencanë administratën publikePrishtinë, 2010,AutorHabit Hajredinidhe Trëndelinë Dreshaj 67

http://shtetiweb.org/?p=7278

kopje

Page 32: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

32

6.2 DËNIMET DHE MASAT ADMINISTRATIVE QË MERREN NDAJ

KUNDËRVAJTËSVE

Procedura për dhënien e dënimeve administrative është tërësia e veprimeve që

kryejnë organet përkatëse shtetërore dhe palët gjatë gjykimit të kundravajtjeve ,

për të zbuluar të vërtetën objektive në një shkelje të pretenduar dhe sipas rastit të

japin dënime të përshtatshme administrative ose të deklarojnë të pafajshëm

personat e akuzuar për shkelje.

Dallojmë këto elementë në procedurën e dhënieve të dënimeve administrative:

a) Fillimi I gjykimit të kundravajtjes bëhet mbi bazën e procesverbalit. Duhet të jetë

mbajtur nga personat e autorizuar nga ligji,të ketë shënuar identitetin e kundravajtësit,

llojin e kundravajtjes administrative, të jetë e nënshkruar nga përpiluesi dhe

dëshmitarët e pranishëm, (ky procesverbal kryen funksion të dyfishtë: ai kryen një

funksion konstatues me fuqi provuese të vecantë kur është mbajtur nga persona të

caktuar me ligj dhe së dyti, procesverbali për konstatimin e kyndravajtjes kryen edhe

funksion akuzues,pasi shërben si bazë që organet e caktuara shtetërore t'I kërkojnë

organit të administratës ose gjykatës fillimin e gjykimit të kundravajtjes

administrative) .

b) Gjatë gjykimit të kundravajtjes administrative,paraqiten provat e nevojshme për

zbulimin e së vërtetës objektive në një shkelje të pretenduar.

c) Në gjykimin e kundravajtjes marrin pjesë palët që nëpërmjetë debatit të gjatë

gjykimit dhe në përfundim të tij ndikojnë në zbulimin e së vërtetës.

d) Në përfundim të gjykimit kur vërtetohet faji,vendoset dënimi I kundravajtjes

administrative ose pafajësia e tij kur akuza që I bëhet, s'vërtetohet dhe pushimi I

cështjes ,kur kundravajtësi pranon fajin,tregon pendim të sinqertë , ka bërë autokritikë

dhe cmohet se është plotësuar qëllimi edukativ I gjykimit.68

Ne ligjin per kundravajtjet administrative ne nenin 4,percaktohen shprehimisht

denimet dhe masat qe merren ndaj kundravajtesve te cilat jane: a- Gjobe.b- heqje lirie

deri 30 dite

Ne disa raste keto masa shoqerohen edhe me konfiskim te mjeteve qe kane

sherbyer per kryerjen e kundravajtjes si marrjen e te hollave dhe cdo perfitimi tjeter

pasuror te vene ne dore nepermjet kundravajtjes administrative,kur nje gje e tille

parashikohet ne ligjin e posacem. Këto dënime administrative, në vartësi nga lloji i

kundërvajtjes, shoqërohen edhe me masa administrative parandaluese të parashikuara në

ligj. Dënimi me heqje lirie jepet vetëm kur ligji ngarkon gjykatën si organ për shqyrtimin

e kundërvajtjes. Gjykata, në raste të veçanta, me kërkesën e kundërvajtësit, mund të bëjë

zëvendësimin e dënimit me heqje lirie në dënim me gjobë, duke llogaritur një ditë heqje

lirie me pagën e të dënuarit për dy ditë pune. Nga kjo e drejtë nuk përfitojnë

përsëritësit.69

Sipas ligjit këto dy lloj dënimesh administrative në varësi nga lloji I kundravajtjes ,

shoqërohen edhe me masa administrative parandaluese të parashikuara në ligj. Vec

organeve të policisë , e drejta e gjobës në vend u është dhënë edhe punonjësve të

organeve të kontrollit të qarkullimit rrugor , Ministrisë së Mbrojtjes ,personelit të

shërbimit të tregut fshatar, etj.

68

”Përmbledhje të pyetjeve të formimit ,fakulteti I Drejtesise” Universiteti Justiniani I 69

sites.google.com

kopje

Page 33: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

33

Dispozitat kanë minimum ose maksimum të caktuar, ose janë me një shumë fikse

. Për kundravajtjet administrative të parashikuara në akte të pushtetit lokal, dënimi me

gjobë smund të jetë mbi 10 000 lekë. Ndër masat e tjera administrative përfshihen:

a) Heqja e lejes së patentës ose e librezës shëndetësore (jo më tepër se një vit)

b) Marrja e sendit që ka shërbyer ose ishte caktuar si mjet për kryerjen e kundravajtjes

administrative në thelb është konfiskuar, marrje me detyrim dhe pa shpërblim e sendit

nga personi që ka kryer kundravajtjen për t'ja kaluar pa shpërblim shtetit, etj.70

6.3 KONTROLLI PËR ZBATIMIN E LIGJIT NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Në shtetin e së drejtës, ushtrimi i të gjitha funksioneve shtetërore bazohet në parimin e

ligjshmërisë. Pushteti që i është dhënë organeve administrative duhet të ushtrohet vetëm

në mënyrën e parashikuar me ligj dhe aktet e tjera nënligjore.Me nënshtrimin e

administratës nga ligji sigurohet sundimi i ligjit dhe përjashtohet arbitrariteti. Që të

realizohet ligjshmëria në punën e administratës shtetërore ajo duhet t’i nënshtrohet

kontrollit.Kontrolli mbi administratën paraqitet në forma të ndryshme, si politik,

parlamentar, administrativ ose gjyqësor. Secili prej këtyre kontrolleve ka specifikën e tij

që kryhet nga organe të ndryshme71

. Kontrolli administrativ është një ndër format

kryesore të realizimit të kontrollit, që realizohet në dy forma: forma e para organi

hierarkik më i lartë me anë të nismës së vetë ushtron kontroll ndaj veprimtarisë së

organit më të ulët. Forma tjetër është nëpërmjet ushtrimit të të drejtës së ankimit

administrativ.Ankimi administrativ është një mjet juridik i subjektit, nëpërmjet të cilit

kërkohet shfuqizimi ose ndryshimi i aktit administrativ72

.Ai përbën një instrument të

rëndësishëm kontrolli të veprimtarisë administrative.

Zbatimi I kontrollit ka qenë dhe mbetet një nga problemet kryesore në çështjet e

ndërtimit,forcimit dhe zhvillimit të shtetit të së drejtës.

Një rol të veçantë për zbatimin,ruajtjen dhe forcimin e ligjshmërisë,krahas subjekteve të

tjera ,luajnë edhe organet e administratës publike të shtetit tonë.Këto organe dhe

autoritete publike kanë të drejtë dhe detyrë jo vetëm të nxjerrin akte administrative të

ligjshme ,por edhe të organizojnë zbatimin në praktikë të tyre si dhe njëkohësisht të

kontrollojnë edhe ligjshmërinë e akteve që nxierrin organet e tyre vartëse.Por zbatimi I

ligjshmërisë,sidomos nga ana e organeve të administratës publike kërkon edhe njohjen e

llojeve të ndryshme të garancive që ekzistojnë objektivisht në vetë sistemin e këtyre

organeve ose që janë ndërtuar posaçërisht për sigurimin e zbatimit të ligjit.73

6.4 PARIMET E ORGANIZIMIT DHE FUNKSIONIMIT TË

ADMINISTRATËS PUBLIKE

Organizimi dhe funksionimi i administratës publike rregullohet me ligjin “Për

organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Në Shqipëri një ligj i tillë

miratua në tetor 2012, megjithatë objekt i këtij ligji është vetëm një pjesë e administratës

publike, kryesisht asaj qëndrore.

70

”Përmbledhje të pyetjeve të formimit ,fakulteti I Drejtesise” Universiteti Justiniani I, Faqe 51-54 . Marrë nga : 1. Luan Omari ”Parime dhe institucionet e të drejtës publike” Tiranë 2006 2.Aurela Anastasi ”E drejta kushtetuese” 3. Ermir Dobjani ”E drejta administrative 3 , Kundravajtjet Administrative në Shqipëri” 1998 4. Sokol Sadushi ”E drejta administrative 2 Teoria e Aktit administrativë” 2005 71

http://shtetiweb.org/?p=7119. Marrë më datë 27/05/2013 72

Ibid 73

"E drejta administrative 1" ,Prof.as.dr.Ermir Dobjani,Tiranë :SHBLU ,2004,fq 193

kopje

Page 34: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

34

Në përputhje me këtë ligj administrata publike, është aparati organizativ dhe profesional,

që i shërben interesit publik me paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, kryer

shërbimet publike dhe hartuar e zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore. organizimin

dhe funksionimin e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit te Ministrave.

Administrata shtetërore ka personalitet juridik publik dhe përbëhet nga struktura të

organizuara në mënyrë hierarkike.

Administrata publike organizohet dhe funksionon sipas parimeve të unitetit dhe

hierarkisë, llogaridhënies, dekoncentrimit, qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e

përgjegjësisë, ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit, si dhe bashkëpunimit ndërmjet

institucioneve të administratës publike.

1. Sipas parimit të unitetit dhe hierarkisë, administrata publike organizohet në mënyrë të

atillë që çdo organ, institucion apo njësi administrative, është në varësinë dhe i raporton

një organi, institucioni apo njësie administrative eprore.

2. Sipas parimit të llogaridhënies, çdo organ, institucion apo njësi administrative, i

nënshtrohet drejtimit dhe mbikqyrjes nga organi epror përkatës, si për veprimtarinë e vetë

ashtu edhe për atë të organeve, institucioneve apo njësive administrative vartëse.

3. Sipas parimit të dekoncentrimit, kryerja e funksioneve administrative, që kanë të bëjnë

drejtpërdrejtë me personat privatë, organizohet të kryhet sa më afër tyre, me qëllim

lehtësimin e aksesit të tyre në informacion, në shërbimet publike, si dhe një pjesëmarrjeje

të përshtatshme në proçedimin administrativ sipas ligji.

4. Sipas parimit të qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e përgjegjësive, ndarja dhe

caktimi i funksioneve dhe detyrave administrative, ndërmjet organeve, institucioneve dhe

njësive administrative, duhet të jetë specifike, të shmangë mbivendosjen, transparente

dhe të bëhet publik në mënyrë të përshtatshme.

5. Sipas parimit të ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit, caktimi dhe shpërndarja e

përgjegjësive si dhe organizimi i administratës publike, duhet të sigurojë efektivitetin në

kryerjen e funksioneve dhe detyrave, efiçencën në arritjen e objektivave të politikave te

miratuara si dhe ekonominë në përdorimin e të mirave dhe fondeve publike.

6. Sipas parimit të bashkëpunimit organet, institucionet dhe njësitë administrative si dhe

nëpunësit publikë në të gjitha nivelet e administratës, bashkëpunojnë ndërmjet tyre si dhe

me organet e institucionet e pavarura, për arritjen e objektivave ligjore që u janë besuar,

në përputhje me ligjin.74

6.5 KONSTATIMI , SHQYRTIMI DHE EKZEKUTIMI I KUNDËRVAJTJES

ADMINISTRATIVE

Konstatimi i kundravajtjes administrative:

Zbatimi I ligjit ka qënë dhe mbetet një nga problemet kryesore në çështjet e

ndërtimit,forcimit dhe zhvillimit të shtetit të së drejtës.Ligjshmëria është një parim

themelor I shtetit që presupozon nga njëra anë ekzistencën e një legjislacioni sa më të

plotë,të hartuar mbi bazën e njohjes së nevojave të shoqërisë e në përputhje me to dhe

nga ana tjetër,njohjen,kuptimin e njëjtë,respektimin dhe zbatimin e përpiktë dhe të

detyrueshëm të kushtetutës,të ligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore nga të gjitha

organet shtetërore dhe autoritetet publike,organizatat joqeveritaqre,nënpunësit dhe

shtetasit.75

74

http://shtetiweb.org/?p=2924 75

"E drejta administrative 1" ,Prof.as.dr.Ermir Dobjani,Tiranë :SHBLU ,2004

kopje

Page 35: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

35

Policia mbikqyr rregullat e vendosura nga shoqeria dhe merr masa vetem per ato qe e

ngarkon me detyra ligji. Keshtu sipas ketij ligji policia perpilon flete - gjobe dhe

procesverbal per konstatimin e kundravajtjeve administrative. Gjoba jepet ne vend dhe

paguhet brenda 5 diteve. Ne rast se nuk shlyhet brenda ketij afati, shtohet vlera e saj ne

perqindje.Mbas perpilimit,procesverbali administrativ dorezohet koodrejt firmes sipas

sektoreve perkates brenda pese diteve nga dita e perpilimit.

Konstatimi i kundërvajtjes administrative, përveç rasteve kur parashikohet marrja e

gjobës në vend, behet perms mbajtjes se nje proçesverbal nga personat e ngarkuar me

ligj ose me akte të organeve të pushtetit lokal. Procesverbali duhet te mbahet në vendin e

kryerjes së kundërvajtjes dhe në kohën e konstatimit të saj, si rregull në prani të

kundërvajtësit dhe të dëshmitarëve të pranishëm.

Ai duhet te pembaje:1.identiteti i kundërvajtësit 2. lloji i kundërvajtjes 3. nenehskrimin e

përpiluesit, kundërvajtësi dhe dëshmitarët e pranishëm, në rast se ka.

Proçesverbali i dërgohet menjëherë organit që është kompetent për shqyrtimin e

kundërvajtjeve.76

Shqyrtimi dhe Gjykimi i kundravajtjes administrative: Behet nga ai person apo komisjon i administrates ose nga gjykata sipas percaktimit qe i ben

ligji. Shqyrtimi apo Gjykimi duhet te behet brenda 15 diteve nga dita e procedimit,por jo me

vone se 2 muaj nga data e kryerjes se kundravajtjes, pasi me pas kundravajtja

parashkruhet.Shqyrtimi apo Gjykimi duhet te behet ne prezence te kundravajtesit ne vendin

ku ka kryer kundravajtjen. Por mund te ndodhe qe nje rreth tja dergoje per shqyrtim apo

gjykim nje rrethi tjeter. Konflikt kompetencash nuk lejohet,kjo do te thote qe pritesi nuk

mund ta ketheje materialin prapa.Vendimi administrativ plotesohet ne dy kopje .Ne zgjedhjen

e llojit dhe te mases sedenimit organi shqyrton kundravajtjen duke marre parasysh: -

Rrethanat ne te cilen u krye koodravajtja;

- Rendesine e shkeljes;- Sjelljen e koodravajtesit;- Kushtet familjare te tij,etj.

Ne vendim permendet: ldentiteti i kundravajtesit,shkelja e kryer,denimi i dhene, masa

administrative,sendet e mara,detyrimi per shperblim etj.

Kundërvajtjet administrative shqyrtohen sipas rastit:1. nga organi përkatës i administratës

shtetërore2. nga gjykata në territorin e të cilëve është kryer kundërvajtja. Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative bëhet në prani të kundërvajtësit. Kur vërtetohet se ai

ka marrë dijeni dhe nuk ka shkaqe justifikuese për mosparaqitje, shqyrtimi mund të bëhet

edhe në mungesë. Së bashku me kundërvajtjen administrative, kur është rasti shqyrtohet edhe

shpërblimi i dëmit të shkaktuar nga kundërvajtësi. Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative

bëhet brenda 15 ditëve nga data e konstatimit të saj, por jo më vonë se 2 muaj pas kryerjes.

Organi që shqyrton kundërvajtjen administrative, në raste tëveçanta, kur vëren se personi që e

ka kryer atë, mban qëndrim të mirë, tregohet i penduar dhe çmon se dhënia e dënimit admin-

strativ nuk është e nevojshme, ka të drejtë ta pushojë çështjen dhe, kur është rasti, të vendosë

vetëm për shpërblimin e dëmit.77

Ankimi:Kunder vendimit administrativ te dhene nga nje organ administrativ,mund te behet

ankim ne gjykate brenda 5 diteve nga shpallja e tij ose e njoftimit te mases se denimit.

Vendimi i gjykates eshte i formes se prere.Kur gjykimi dhe vendimi jepet nga gjykata e

shkalles se pare,ankimi mund te behet ne gjykaten e apelit.Vendimi i se ciles eshte i formes

se prere.78

76

sites.google.com 77

sites.google.com 78

www.freewebs.com

kopje

Page 36: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

36

KREU VII

7.1 ANKIMI ADMINISTRATIV

Nëpërmjet ankimit, çdo palë e interesuar kundërshton paligjshmërinë ose parregullsinë e

një akti administrativ, si dhe refuzimin e paligjshëm të organit administrativ për nxjerrjen

e aktit. E drejta e ankimit është një parim I rëndësishëm kushtetues. Në të vërtetë,

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk parashikon shprehimisht të drejtën e individit

për të ushtruar ankimin administrativ. Kjo nuk përbën ndonjë ometim kushtetues, për

arsye se gjenden disa dispozita të tjera, nga interpretimi I të cilave konkludohet mbi

ekzistencën e kësaj të drejte. Dispozitat më të afërta me këtë parim janë nenet 42 dhe 44

të Kushtetutës, në të cilat gjejnë pasqyrim dy parime të rëndësishme që kanë të bëjnë me

të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës dhe të drejtën për rehabilitim a zhdëmtim nga

veprimet ose mosveprimet e paligjshme të organeve shtetërore79

.

Qytetaret kane te drejte te ankohen kunder nje akti administrativ ose kunder refuzimit per

nxjerrjen e tij. E drejta e ankimit mund te ushtrohet me anë të një kerkese joformale e cila

zakonisht merr formen e nje shkrese

Po kështu, edhe KEDNJ në nenin 13 parashikon shprehimisht të drejtën e kujtdo për të

bërë një ankim efektiv ndaj shkeljeve të kryera nga persona që veprojnë në përmbushje të

funksioneve zyrtare.

E drejta e ankimit ka lidhje edhe me vetë parimin e shtetit të së drejtës. Parimi I shtetit të

së drejtës, mes të tjerave, kërkon që të garantohet mbrojtja e plotë e individit dhe

personave juridikë kundrejt cënimit sferës së të drejtave të tyre nga ndërhyrjet e pushtetit

publik 80

.Kjo mbrojtje përfshin edhe parashikimin e qartë nga ligji të rregullave të sjelljes

së administratës publike dhe individëve, të së drejtës (por edhe detyrimit) së këtyre të

fundit për të kërkuar realizimin e të drejtave dhe interesave të ligjshme, si dhe për t’u

ankuar me mjete efektive nëse këto të drejta u cënohen apo u kufizohen pa respektuar

ligjin dhe në mënyrë të paarsyeshme81

.

Ankimi ndaj veprimtarisë dhe akteve të organeve të administratës publike është një mjet

juridik I rëndësishëm për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të individëve

dhe subjekteve të tjera të së drejtës.ankimi administrative është një mjet juridik I

subjektit,nëpërmjet të cilit kërkohet shfuqizimi ose ndryshimi I aktit administrative.Ai

përbën një instrument të rëndësishëm kontrolli të veprimtarisë administrative.Nëpërmjet

ankimit,çdo palë e interesuar kundërshton paligjshmërinë ose parregullsinë e një akti

administrative,si dhe refuzimin e paligjshëm të organit administrative për nxjerrjen e

aktit.

E drejta e ankimit është një parim I rëndësishëm kushtetues.Në të vërtetë Kushtetuta e

Republikës së Shqipërisë nuk parashikon shprehimisht të drejtën e individit për të

ushtruar ankimin administrative.Kjo nuk përbën ndonjë problem ,pasi gjënden dispozita

të tjera prej interpretimit të së cilave konkludohet mbi ekzistencën e këtyre të

drejtave.Dispozitat më të afërta në këtë parim jane nenet 42 dhe 44 të Kushtetutës,në të

cilat gjejnë pasqyrim dy parime të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me të drejtën për

t’uiu drejtuar gjykatës dhe të drejtën për rehabilitimin e zhdëmtim nga veprimet ose

mosveprimet e paligjshme të organeve shtetërore.

79

Sokol,S.(2013).“Ankimi administrativ dhe ankimi gjyqësor në këndvështrimin e ligjit dhe të jurisprudencës gjyqësore”.Leksion.UET. 80

Vendimi unifikues nr.1 datë 26.11.2010 i Kolegjit të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. 81

Ibid

kopje

Page 37: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

37

Sidoqoftë është Konventa Europiane e të Drejtave Të Njeriut,e cila konsiderohet pjesë e

të drejtave të brëndëshme,që e ka parashikuar në mënyrë më të qartë këtë parim.Sipas së

cilës: “çdokush të cilit I janë shkelur të drejtat dhe liritë e njohura në këtë Konventë ,ka

të drejtë të bëjë një ankim efektiv tek organi I vendit të tij,edhe kur shkelja është kryer

nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare. “82

E drejta për një ankim efektiv gjendet e pasqyruar edhe në dispozita të tjera ligjore.Në

Kodin e Procedurave Administrative parashikohet se mbrojtja e të drejtave kushtetuese

dhe ligjore të personave privatë realizohet,duke ia nënshtruar veprimtarinë administrative

e kontrollit të brëndshëm administrative në përputhje me dispozitat e këtij kodi mbi

ankimin administrative83

.Në një seksion të posaçëm të këtij Kodi jepen parimet e

përgjithshme të ankimit administrative,efektet e tij ligjore ,procedurat e shqyrtimit,si dhe

afatet kohore të paraqitjes dhe të shqyrtimit.Gjithashtu,në shumicën e ligjeve,që

rregullojnë në mënyrë të veçantë marrëdhëniet konkrete në fushën

administrative,gjënden dispozita ligjore që parashikojnë të drejtën e ankimit

administrativ,afatet e paraqitjes,organin që e shqyrton,si dhe procedurat që ndiqen.84

7.2 ANKIMI, MJETI PËR USHTRIMIN E KONTROLLIT ADMINISTRATIV

Parimet nga të cilat udhëhiqet legjislacioni në fuqi që rregullon veprimtarinë e

administratës publike parashikon se organet administrative dhe veprimtaria e tyre I

nënshtrohen jo vetëm kontrollit administrativ ,por edhe atij gjyqësor. Ky kontroll I

shërben ecurisë normale të veprimtarisë administrative dhe mbi të gjitha përbën një

garanci për moscënimin e të drejtave të individëve dhe subjekteve juridike.Kushtetuta u

ka ngarkuar edhe gjykatave misionin e mbrojtjes, garantimit dhe respektimit të këtyre

parimeve themeltare kushtetuese dhe lirive e të drejtave themelore të njeriut. Ky mision I

gjykatave mund të realizohet vetëm atëherë kur zbatimi I ligjit nga hallkat e pushtetit

ekzekutiv, nëse ato ndërhyjnë në sferën e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, është

I kontrollueshëm nga gjykatat85

.

. E drejta e ankimit mund te ushtrohet me ane të një kerkese joformale e cila zakonisht

merr formën e një shkrese që përmban të dhënat e mëposhtme:

Organin administrativ të cilit I drejtohet;

Gjeneralitetet, gjëndjen civile, profesionin, vendbanimin e aplikantit;

Shpjegime në lidhje me faktet rreth të cilave bëhet kerkesa;

Si dhe kur është e mundur, bazën ligjore per këtë kërkese;

Shpjegime te qarta lidhur me pretendimet; daten dhe firmen e aplikantit apo te ndonje

personi tjeter ligjerisht te autorizuar prej tij.

Kjo kerkese nuk ka asnje efekt per pezullimin e fuqise se aktit administrative dhe te

veprimit te afateve te tij. Qytetari nuk eshte I detyruar te prese ndonje afat per paraqitjen

e nje kerkese joformale. Ai ka te drejte qe brënda nje muaji te marrë një pergjigje te

arsyetuar lidhur me kerkesen joformale.

E drejta e ankimit gjithashtu mund te ushtrohet me anë të një ankimi administrativ

(formal). Qytetaret kane te drejte te kerkojne revokimin, shfuqizimin, ose modifikimin e

aktit administrativ, brënda nje muaji nga dita kur ankuesi ka marre njoftim per nxjerrjen

ose mosnxjerrjen e aktit.

82

Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut,Neni13 83

Kodi I Procedurave Administrative I Republikës së Shqipërisë,Neni 18 84

"E drejta administrative 2",Dr.Sokol Sadushi,Grandprind,Tiranë shtator 2008,Fq 206,207 85

Ibid

kopje

Page 38: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

38

Paraqitja e ankimit administrativ e pezullon zbatimin e aktit administrativ me perjashtim

te rasteve kur ai ka nje rendesi te vecante sepse eshte I lidhur me veprimtari themelore

shteterore sic jane: mbledhja e taksave e tatimeve dhe te ardhurave te tjera buxhetore;

masa policore; urdherimi me ligj I ndalimit te pezullimit; interesa te rendit publik;

shendetit publik apo interesa te tjera publike. Per secilin prej ketyre rasteve qytetari ka te

drejte te informohet per shkaqet e mospezullimit.

Ankimi administrative duhet te permbaje: emrin dhe adresen e ankimuesit; aktin

administrative të nxjerre apo te refuzuar; shkaqet e ankimit; cdo dokument tjetër tjeter qe

vleresohet si I rendesishem nga ankuesi.

Organi kompetent per te shqyrtuar ankimin administrativ eshte:

Organi qe ka nxjerre aktin administrativ te ankimuar ose qe ka refuzuar t’a nxjerre ate;

Ose organi epror I ketij te fundit. Organi epror e transferon dosjen perkatese tek

organi qe ka nxjerre/refuzuar te nxjerre aktin se bashku me udhezimet perkatese per

zgjidhjen e ceshtjes.

Organi I ngarkuar per shqyrtimin e aktit administrativ mund te pranoje kerkesen e

ankimit dhe sipas rastit te vendose:

Lenien ne fuqi te aktit administrative dhe rrezimin e ankimit;

Shfuqizimin ose revokimin e administrativ dhe pranimin e ankimit;

Ndryshimin e aktit administrativ duke pranuar pjeserisht ankimin;

Detyrimin e organit administrative per te nxjerre aktin administrativ kur eshte

refuzuar nxjerrja e tij.

Gjithashtu organi competent mund të vendosë për mospranimin e kerkeses ne rastet kur

behet fjale per akte te cilat per nga natyra jane te paankimueshme; kur afatet kohore per

ankimin kane perfunduar; kur organi gjykon qe ne pamje te pare akti atministrativ eshte I

vlefshem. Cdo qytetar I trete, interesat e te cilit cenohen ne menyre te drejtperdrejte nga

shfuqizimi, revokimi ose modifikim I aktit administrative qe ankimohet, ka te drejte te

njoftohet per procedimin administrativ dhe te marre pjese ne te duke parashtruar

pretendimet e tij.86

Organet administrative,si dhe veprimtaria që ato kryejnë ,kontrollohen.Realizimi I

kontrollit mbi administratën I shërben mbarëvajtjes së punës së saj,si dhe përbën edhe një

garanci për moscënimin arbitrar të të drejtave të të shtetasve.

Kontrolli mbi administratën paraqitet në forma të ndryshme ,si

politik,parlamentar,administrative ose gjyqësor.Secili prej këtyre kontrolleve ka

specifikën e tij që kryhet nga organe të ndryshme.87

Dy janë format e ushtrimit të kontrollit administrativ:

a) Kontroll I brëndshëm- Ndikimi që ushtron organi administrative epror mbi organet

vartëse,lidhur me kryerjen e suksesshme të detyrave të tyre zyrtare

b) Kontroll I jashtëm- Ndikimi I organit të specializuar administrative mbi organet e

tjera administrative dhe m,bi zbatuesit e tjerë,me qëllim të zbatimit të rregullt nga

ana e tyre të ligjeve dhe akteve nënligjore të organeve më të larta.88

Ky kontroll vihet në lëvizje nga organi më I lartë dhe nga shtetasitKontrolli hierarkik

është njëra nga format që organi më I lartë administrative me anë të nismës ushtron ndaj

veprimtarisë së organit më të ulët.forma tjetër është nëpërmjetë ushtrimit të të drejtës së

86

kodi i procedurave administrative – nenet 135, 136, 137, 138, 139, 140, 141, 142, 143, 144, 145 dhe 146 87

"E drejta administrative 2",Dr.Sokol Sadushi,Grandprind,Tiranë shtator 2008,Fq 204 88

"Hyrje në shkencat administrative-Nocione dhe parime",Esat Stavileci,Prishtinë 2002,Fq 213

kopje

Page 39: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

39

ankimit administrative.Nëpërmjet këtyre dy formave ushtrohet kontrolli I brëndshëm

administrative,që në thelb është kontrolli I organeve eprore ndaj organeve vartëse.

Ndjekja e rrugës administrative për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara

se subjekti t’I drejtohet gjykatës, është e detyrueshme nëse ligji që rregullon

marrëdhëniet juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse, parashikon

shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ si dhe

tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas

hierarkisë, duhet të drejtohet apelimi administrativ. Kjo ndodh për shkak se nuk I takon

pales të gjejë organin administrativ më të lartë, por është detyrë e ligjit të orientojë në

mënyrë konkrete palën.

Gjithashtu gjykata, kur shqyrton një çështje me objekt një akt administrativ nuk mund të

mjaftohet vetëm me verifikimin e faktit të mosshqyrtimit të ankimit nga instancat

kompetente administrative, për ta nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor. Ajo,është

e detyruar të verifikojë paraprakisht nëse ankimi administrativ është paraqitur në

përputhje me kriteret ligjore. Gjykata bë nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor

vetëm kur rezulton se ankimi administrativ tek organi kompetent është paraqitur ne

kundërshtim me ligjin .

Kontrolli gjyqësor dhe, anasjelltas, e drejta e individëve dhe personave juridikë për t’iu

drejtuar gjykatës, lidhet jo vetëm me ekzistencën e parimeve të përgjithshme, por edhe

me përcaktimin e qartë e konkret, të treguar shprehimisht në ligjet e posaçme, të

rrethanave, kushteve e procedurave konkrete për investimin e mundshëm a të

detyrueshëm të juridiksionit administrativ dhe, në çdo rast, të juridiksionit gjyqësor, për

pranimin, marrjen në shqyrtim dhe dhënien e vendimit përkatës mbi një mosmarrëveshje,

mbi një kërkesë apo ankesë të të interesuarve që ka për subjekt realizimin a mbrojtjen e të

drejtave dhe interesave të ligjshme të tyre89

Por për shkak të rasteve të formulimit të

paqartë të dispozitës ligjore, në praktikën gjyqësore konstatohen qëndrime konfuze dhe

kundërshti rreth çështjes nëse ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ)

për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’I drejtohet gjykatës,

është një e drejte e tij apo është një detyrim. Për ketë arsye Kolegjet e Bashkuara të

Gjykatës së Lartë në baze të nenit 141/2 I Kushtetutës kane ndërhyre disa here duke u

munduar të qartësojnë ketë kusht dhe të shmangin qëndrime konfuze të gjykatave të

juridiksionit te zakonshëm.

7.3 FORMAT E REALIZIMIT TË ANKIMIT ADMINISTRATIV

Ligji njeh dy forma kryesore për realizimin e të drejtës së ankimit.njëra formë lidhet me

apelimin administrative në organin që ka nxjerrë aktin ose në organin më të lartë ,sipas të

gjitha rregullave procedural e substanciale.Forma tjetër ushtrohet nëpërmjet paraqitjes së

një kërkese joformale,e cila nuk kërkon rrespektimin e rreptë të rregullave të të 39ares.90

Forma më e përdorshme e cila ka efekte të rëndësishme është apelimi drejtuar organit që

ka nxjerrë aktin e ankimuar ose organit epror.

Forma tjetër është ajo që realizohet nëpërmjet një kërkese joformale drejtuar punonjësit

ose organit përgjegjës për aktin.Kërkesa joformale ngjason me peticionin ose me

kërkesën e thjeshtë91

.Le të bëjmë dallimin midis kësaj kërkese joformale ,pra pedicionit

dhe apelimit administrative.Pedicioni I shërben organit administrative për të marrë

89

Ibid 90

Neni 135 I Kodit të Procedurave Administrative 91

"E drejta administrative 2",Dr.Sokol Sadushi,Grandprind,Tiranë shtator 2008,Fq 208,209

kopje

Page 40: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

40

paraprakisht edhe reagimin e subjekteve që mund të jenë prekur nga akti a veprime

administrative,por është e kuoptueshme që jo çdo llojë kërkese joformale mund të sjellë

atë që kërkonë të realizojë subjekti konkret.Prandaj vetë Kodi në këto dispozita ka

parashikuar se,pavarësisht nga bërja e një kërkese joformale ,akti administrative nuk I

pezullon efektet e tij,pra ai vazhdon të zbatohet,si dhe njëkohësisht nuk preken as afatet

kohore që mund të jenë parashikuar për të ushtruar të drejtat subjekti konkret.92

KREU VIII

8.1 PROCEDIMI ADMINISTRATIV

Me procedure administrative do te kuptojme kujdesin per zbatimin konseguent te ligjit,

duke garantuar zbatimin e rregullt te dispozitave materiale juridike me te cilat rregullohen

ceshjtet e vecanta administrative. Prandaj rregullat e procedures jane jo vetem garanci per

zbatimin e rregullt te dispozitave materiale juridike, por edhe bazë për parimin e

demokratizimin ne procedure dhe barrierë ndaj arbitraritetit. Palet pjesemarrese ne nje

procedure administrative jane autoriteti kompetent nga njera ane dhe pala e interesuar nga

ana tjeter.

Cdokush qe ka interes të ligjshem ka te drejte te marre pjese ne procedimin administrativ

personalisht ose/dhe I perfaqesuar.

Pra ne nje procedim administrativ pjesemarresit jane palë aktive, e cila nepermjet fillimit

te procesit kerkon realizmin e nje te drejte, palë pasive kunder se ciles zhvillohet procesi,

si dhe pale e trete ose rastit e cila mbron te drejtat dhe interest e gjere te publikut. Pala ne

cdo process administrativ kerkohet te provojë interesin e saj te ligjshem ne ceshjten

object shqyrtimi.

Pala duhet te vertetoje keto kushte:

• te kete aftesi per te qene pale – aftesia per te qene pale lidhet me aftesine e

pjesemarresit ne nje procedim administrativ, per te qene mbajtes se te drejtave dhe

detyrimesh. Aftesia e personave juridik dhe fizik lidhet me personalitetin e tyre juridik.

• te kete aftesine e kryerjes se veprimeve te caktuar - Legjislacioni Kombëtar aftesia

proceduriale ka te beje me mundesine e pales, per te kryer te gjitha veprimet e nevojshme

qe kerkohen ne nje procedim administrativ. Neni 44 I K.Pr.A pika 2 parashikon “Zotesia

per te marre pjese ne procedim administrativ rregullohet sipas dispozitave te se drejtes

civile mbi zotesine juridike per te vepruar”

• te vertetojne ne veprimet - lidhjen e domosdoshme midis interesit te pales dhe

ceshjtes konkrete (legjitimiteti pales). Legjitimiteti I pales ne nje procedim administrative

nenkutpon interesin legjitim dhe te vertete qe duhej te ekzistoje ndermjet pales dhe

ceshjtes ne shqyrtim. Ky perfshin si legjitimetin pasiv ashtu edhe ate aktiv.93

8.2 SHQYRTIMI I ANKIMIT ADMINISTRATIV

Përgjegjësia e administratës publike, është një parim që rrjedh drejtpërsëdrejti nga neni

44 I Kushtetutës aktuale, ku sanksionohet: “kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të

zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi

ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore”. Nëse nisemi të bëjmë një krahasim

teorik mes këtyre dy përkufizimeve kushtetuese, për sa I përket përgjegjësisë së

Administratës Publike dhe nëpunësve të saj, vëmë re në pamje të parë se, ato kanë

92

"Komentar Kodi I Procedurave Administrative",Botimet Toena,Tiranë 2004,Ribotimi I plotësuar,Fq322 93 https://sites.google.com/site/juridikal/leksione/legjislacioni-kombeetar/moduli-iv/procedurat-administrative-dhe-

kundeervajtja-administrative

kopje

Page 41: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

41

ngjashmëri jo të vogël, duke qënë se e gëzojnë të gjithë individët (shtetasit), dhe kusht

për të kërkuar vendosjen para përgjegjësisë, janë dëmet e ardhura nga veprimet e

paligjshme të Administratës Publike.Por në një interpretim më të zgjeruar do vëmë re se

Kushtetuta e 1998, I jep këtij parimi kushtetues, një fushë më të gjerë veprimi, duke

parashikuar që vënia para përgjegjësisë e administratës publike ose nëpunësve të saj, nuk

vjen vetëm për veprimet, por edhe për mosveprimet e paligjshme. Gjithashtu individi nuk

kufizohet vetëm në kërkesën për zhdëmtim të dëmit të shkaktuar, por ka të drejtë, sipas

rastit dhe mënyrës së parashikuar në ligj, që të rehabilitohet.94

Organi kompetent për të shqyrtuar ankimin administrative është:

Organi qe ka nxjerre aktin administrativ te ankimuar ose qe ka refuzuar t’a nxjerre

ate;

Ose organi epror I ketij te fundit.Organi epror e transferon dosjen perkatese tek

organi qe ka nxjerreçrefuzuar te nxjerre aktin se bashku me udhezimet perkatese per

zgjidhjen e ceshtjes.

Organi I ngarkuar per shqyrtimin e aktit administrativ mund te pranoje kerkesen e

ankimit dhe sipas rastit te vendose:

Lenien ne fuqi te aktit administrativ dhe rrezimin e ankimit;

Shfuqizimin ose revokimin e aktit administrativ dhe pranimin e ankimit;

Ndryshimin e aktit administrativ duke pranuar pjeserisht ankimin;

Detyrimin e organit administrative kompetent per te nxjerre aktin administrativ

kur eshte refuzuar nxjerrja e tij.

Gjithashtu organi administrativ mund te vendose per mospranimin e kerkeses ne rastet

kur behet fjale per akte te cilat per nga natyra jane te paankimueshme; kur afatet kohore

per ankimin kane perfunduar; kur organi gjykon qe ne pamje te pare akti administrativ

eshte I vlefshem.

Cdo qytetar I trete,interesate te cilit cenohen ne menyre te drejtperdrejte nga shfuqizimi,

revokimi ose modifikim I aktit administrativ qe ankimohet, ka te drejte te njoftohet per

procedimin administrativ dhe te marre pjese ne te duke parashtruar pretendimet e tij.95

8.3 FILLIMI I PROCEDIMIT ADMINISTRATIV

Procedimi administrativ fillohet per realizimin e nje qellimi te caktuar. Ajo konkludon

me nxjerrjen e nje produkti konkret, akti administrativ. Ky akt juridik qe nxirret ne fund

te ketij procesi I jep zgjidhje ceshjtes. Per te zhvilluar nje process administrativ duhet qe

ne radhe te pare te iniciohet nga dikush. Ne baze te nenin 46 te K.Pr.A te drejten per

filluar nje procedim administrativ e kane:

I.pala permes nje kerkese – Të drejtë per te iniciuar nje procedim administrativ kuptohen

qe e kane subjektet private, si e nje e drejte qe ia njeh edhe Kushtetuta ne nenin 48 te saj.

Forma qe perdoren gjeresisht nga keto subjekte per fillimin e e procedimit jane kerkesat

dhe peticioni. Te dyja keto mjete inicimi te procedimit kerkojne formalizimin me shkrim.

Kerkesa duhet te permbaje ; emrin e organit administrativ qe I drejtohet, emrin e plote te

aplikantit, gjendjen civile, profesionin, vendbanimin, shpjegimet ne lidhje me faktet rreth

te cilave behet kerkesa, si dhe kur eshte e mundur baza ligjore, shpjegimet mbi

pretendimet, data dhe neneshkrimi I aplikantit (neni 66 I K.Pr.A) te njejta elemente vlejne

94

Insituti i Studimeve Publike & Ligjore, “Komentar i Kodit te Procedurave Administrative”, Botimet “Toena”, Tirane, 2004 95

www.pad.gov.al

kopje

Page 42: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

42

edhe per peticionin. Kjo e drjejte e paleve te interesuara per te filluara nje procedim

administrativ eshte e lidhur me detyrimin e organit per tu shprehur brënda afateve te

percaktuar ne ligj. Procedimi administrativ perfundon brënda nje periudhe kohore prej 3

muajsh me perjashtim te rastit kur parashikohet ndryshe ne ligj.

II. ose përmes nismes se administrates (sou moto) – procedura administrative afron

shume me ate gjyqesore, megjithate edhe ndryshon shume pasi karakteristike e

procedimit admiistrativ eshte hetimi inkuizitorial. Kur organi administrativ e fillon

procedimin me nismen e vet ka detyrimin qe te vere ne dijeni palet e interesuara. Sipas

nenit 47 te K.Pr.A “fillimi I procedimit me nismen e administrates duhet ti behet I ditur

atyre personave, te drejtat dhe interesat e ligjshme te te cileve mund te preken si rezultat I

veprimeve te ndermarra gjate procedimit, kur keta perosna mund te identifikohen”.

Perjashtim vetem per ator aste kur ceshjta eshte sekrete dhe konfidenciale.

8.4 VEPRIMET QË KRYHEN GJATË PROCEDIMIT ADMINISTRATIV

Me filimin e procedimit administrativ organi kompetent u kerkon subjekteve perkatese

kryerjen te gjitha veprimeve te domosdshme qe nevojiten per zhvillimin normal te

procesit. Organi qe zhvillon procedurën hetimore, I kerkon paleve te interesuar paraqtijen

e informacioneve, te dokumentave ose te objekteve te cilat I neneshtrohen hetimit. Ne

procedurat administrative vepron I njejte rregull qe zbatohet edhe ne procedure

gjyqesore. Pala qe pretendon nje te drejte, ka njekohesisht detyrimin qe ne perputhje me

ligjin te provoje faktet mbi te cilen e bazon kerkimin e saj.

8.5 PËRFUNDIMI I PROCEDIMIT ADMINISTRATIV Cdo organ gjate nje procesi administrativ duhet te respektoje te gjithe kushtet ligjore per

ta filluar dhe per ta mbaruar. Marrja e nje vendimi perfundimtar, si dhe prania e disa

fakteve, te cilat parashikohen me ligj mund te sherbejne si shkak per perfundimin e

procedimit administrativ. Nxjerrja e vendimit perben shkakun kryesor qe organi

administrativ te konsideroje te perfunduar procesin. Sipas K.Pr.A ka edhe disa momente

te tjera qe sjellin perfundimin e procedimit:

1. vendimi perfundmitar, eshte konkretizimi I respektimit te te gjithave veprimeve

proceduriale te domosdoshme per tu kryer nga organi kompetent ne perputhje me

dipsozitat ligjore “ne vendimin perfundimtar, organi administrative kompetent vendos ne

lidhje me te gjitha ceshtjet e ngritura gjate zhvillimit te procedimit dhe qe nuk kane marre

zgjidhje gjate tij”(neni 100 I K.PrA.)

2. terheqja e pretendimeve ose heqja dore prej tyre. Ashtu sikurse si ne procedure

gjyqesore dhe ne procedimin administrativ respektohet e drejta e pales se interesuar per te

dipsonuar mbi kerkesen e paraqitur. Keshtu terheqja e pretendimeve ose heqja dore prej

tyre I jep fund hetimit administrativ dhe organi kompetent eshte I detyruara ta perfundoje

procesin. Nje veprim I tille procedurial duhet te realizohet perms formës shkresore.

Megjithate kjo e drejte mund te kufizohet kur e parashikon ligji ne menyre te shprehur.

3. braktisja e procesit. Ky eshte nje shkak I perfundimit te procedures hetimore I

lidhur me vullnetin e shfaqur nga pala e interesuar. Pala iniciuese e nje procedure

hetimore duhet te jete aktiv ne kete proces dhe te jap ndihmese me qellim arritjen e nje

vendimamrrje sa me te drejte. Mund te ndodhe qe pala të pasqyroje mungese vullneti ne

procesin vendimmarres, si ne drejtim te mos paraqitjes ose te mos venies ne dispozicion

te procesit te te dhenave te nevojshme. Arsyet e braktisjes mund te jene te ndryshme, por

duhet te ekzistoje domosdoshmerisht elementi faj per palen e interesuar qe te perfundoje

procedimin administrativ. Ne nenin 102 te K.Pr.A eshte parashikur afati prej 3 muajsh si

kopje

Page 43: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

43

një afat optimal dhe te arsyeshem qe mund ti nevojitet organit konpetent per te

konkluduar per ekzistencen e braktisjes se procedurave hetimore per faj te pales se

interesuar. Braktisja nuk ia mohon te drejten individit qe te kerkoje me pas te drejten e tij.

4. pamundesia per ta vazhduar me Procedimin administrativ mund te perfundoje ose

te nderpritet nese ka filluar, kur per shkak te rrethanave te ndryshme behet e pamundur

objektivisht marrja e nje vendimi perfundimtar. Mund te ndodhe qe gjate nje procedure

administrative, objekti material per te cilin duhet te vendose organi, zhduket, demtohet

ose prishet.Ose kur pala e interesuar suprimohet. Gjithashtu edhe humbja e qellimit te

nxjerrjes se vendimit perben nje tjeter shkak per te qene perpara pamundesise. Keshtu,

p.sh qellimi i nxjerrjes se nje akti mund ta kete humbur aktualitetin, per arsye te

ndryshimit te rrethanave, kushteve apo edhe ligjit. Ne keto raste fillimi apo vazhdimi I

metejshem i procedura eshte pa kuptim, per shkak te mungese se qellimit te nxjerrjes se

aktit.Më pas vjen vendimi , ku në vendimin e dënimit përmendet:

1. identiteti i kundërvajtësit,2. shkelja e kryer,3. dënimi i dhënë,4. masat administrative,

5. sendet e marra dhe, kur është rasti,6. detyrimi për shpërblimin e dëmit.96

KREU IX

9.1. PARIMET QË SHMANGIN KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

1. Besueshmëria dhe parashikueshmëria ( siguria juridike ) Parimet e besueshmërisë

dhe parashikueshmëris në veprimet dhe vendimet e administratës publike, të cilat

gjithashtu quhen edhe parimet e sigurisë juridike, perkatësisht përmbajnë një varg

parimesh dhe mekanizmash të cilët kanë për qëllim ta eliminojnë arbitralitetin në kryerjen

e punëve publike.

2. Mes tyre gjithashtu është koncepti i sundimit të së drejtës (rule of laë,rechtsstaat,etat de

droit), i cili supozon parimin e ligjshmërisë ( principe delegalite). Sundimi i së drejtës si

formë i së drejtës kupton se asnjë pushtet nuk mund të realizohet në mënyrë tjetër përpos

në pajtim me procedurën, parimet dhe kufizimet e caktuara me ligj, dhe çdo kryetar mund

të shfrytëzojë mjete juridike, mekanizëm për përmirësimin e çdo akti ose veprimi që

paraqet thyerje, pa marrë parasysh fuqinë që ai posedon, si dhe kundër bartësve të vetë

pushtetit shtetëror.

3. Sundimi i së drejtës i cili si koncept bazohet në idenë e ndarjes së pushtetit , siguron

kufizimin e pushtetit dhe nënshtrimin e pushtetit ndaj ligjit nëvend të pushtetit të

individëve.Pikë së pari administrata publike vendimet i sjell duke zbatuar rregullat e

përgjithshme juridike paanësisht dhe pavarësisht në raport me çdo individ për tëcilin

vlejnë ato rregulla.

4. Në bazë të parimit të mosdiskriminimit dhe parimit të trajtimit të njëjtë duke pasur

llogari për mbajtjen e vendimeve të jetë në pajtim dhe në suaza të ligjit.që të jetë në

gjendje të veprojë dhe të sjell vendime të caktuara, administrata publike duhet të jetë e

autorizuar me ligj.Organet administrative, autorizimet e veta i marrin nga burimet

juridike dhe ikanë vetëm ato autorizime që i janë dhënë me ligj.

5. Parimi i proporcionalitetit, i cili e përmban besueshmërinë dhe parashikueshmërinë-

intuitën e administratës publike, thelbësisht kupton se veprimet administrative duhet të

jenë proporcionale me qëllimin që duhet tëarrihet në pajtim me ligjin. Parimi i

proporcionalitetit që është i lidhur me"arsyeshmërinë"

96 https://sites.google.com/site/juridikal/leksione/legjislacioni-kombeetar/moduli-iv/procedurat-administrative-dhe kundeervajtja-

administrative

kopje

Page 44: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

44

6. Parimi i procedurës fer përmba parimin e ligjshmërisë. Kjo do të thotë ekzistim i

procedurave të cilat e mbrojnë zbatimin e drejtë dhe të pranueshëm tëligjit dhe sigurojnë

respektim të vlerave sociale, siç është respektimi i qytetarëvedhe mbrojtja e krenarisë së

tyre.

7. Parimi i dëgjimit të palëve dhe njoftimit të tyre me faktet dhe respektimi i qytetarëve

dhe mbrojtja e krenarisë së tyre. Parimi I dëgjimit të palëve dhe njoftimi i tyre me faktet

dhe çështjet, si dhe informimi ipalëve të interesuara do të thotë zbatim të drejtpërdrejtë të

procedurës fer.Marrja e veprimeve në kohë dhe sjellja e vendimeve në administratën

publike,gjithashtu i përmban parimet e besueshmërisë dhe parashikueshmërisë-intuitës.97

8. Mosmarrja e veprimeve dhe mossjellja e vendimeve në afate ligjore të caktuara,shpesh

krijojnë pasoja të dëmshme për interesin publik dhe privat.Integriteti profesional i

administratës bazohet të idenë e paanshmërisë dhe pavarësisë profesionale, respektivisht

punë dhe vendimarrje të administratës ecila nuk është e ngatëruar nga anshmëria për

krijimin e rezultateve të caktuaraose vlerësim i gabuar, joreal, i paarsyeshëm, i situatës së

caktuar nga arsyet siçjanë : konflikti i interesave, paragjykimi, korupcioni, frika ose

kërcënimi dheambicja për përparim në karierë.

9. Parimi i publicitetit dhe transparencës supozojnë se administrata është e kapshme për

hulumtim "nga jashtë" dhe se çdo kush ka të drejtë t'i dijë arsyet që kanë sjell deri te një

vendim i caktuar ose veprim i administratës, nëse është I dëmtuar nga ato. Publciteti dhe

transparenca të cilat përmbajnë realizimin e parimeve të sundimit të së drejtës,

përgjegjësisë dhe barabarsisë para ligjit,duhet të jenë praktike dhe rregullat e

administratës, përveç në rastet ekskluzive për mbrojtjen e sigurisë nacionale, mbrojtejen e

të dhënave personale, etj.Parimet e publicitetit dhe transparencës kanë dy qëllime

kryesore tëmbrojnë interesin publik, duke zvogëluar mundësitë për keqpërdorim

dhekorupcion, dhe mundësojnë mbrojtje efikase të të drejtave individuale, dukesiguruar

arsyetim për vendimet e marra të administratës.

10. Përgjegjësia nënkupton se çdo organ administrativ jep llogari dhe e arsyeton punën e

vet para organit tjetër kompetent administrativ, ekzekutiv,ligjvënës ose

gjyqësor.Përgjegjësia në administratën publike sigurohet nëpërmjet të shumë procedurave

formale nëpërmjet të së cilave sigurohet respektimi i parimeve të sundimit të së drejtës,

publicitetit, transparencës, barabarsisë, efikasitetit,efektivitetit, parashikushmërisë-

intuitës dhe besueshmërisë së administrates publike.Me çështjen e përgjegjësisë së

administratës, ngush është e lidhur çështja e mbykqyrjes që ka qëllim të sigurojë punë

ligjore të administratës.

11. Efikasiteti do të thotë mbajtja e bashkëraporteve në mes të resurseve të angazhuara

dhe të rezultateve të arritura. Efikasiteti është parim relativisht i ri I administratës

publike, i cili depërtimin e vet e realizoi me paraqitjen e menaxhimit të vlerave nga

sektori privat në atë publik. Në kushte të kufizimeve fiskale, në shumë shtete, dhënia

efikase e shërbimeve publike nga ana e shtetit shumë e më tepër fiton vlerë. Administrata

publike përbën një sektor të rëndësishëm të çdo shoqërie dhe efikasiteti dhe

përgjegjshmëria e saj i ndihmon përmirësimit të gjendjes dhe funksionalitetit të jetës

shoqërore.98

12. Efektiviteti në raport me administratën publike don të thotë me punë të saj

mundësohet krijim të suksesshëm të qëllimeve ose zgjedhjeve problemeve të cilat janë

97

Dictionary of Political Thought, Roger Scruton, Pan Books &The Macmillans Press,1983,fq.415. 98

www.antikorupcija.org.mk

kopje

Page 45: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

45

caktuar me ligj. Efektiviteti është lidhur më vlerësim të politikave që zbatohen dhe me

suksesin e zbatimit të tyre nga ana e administratës. Parimet ( ekonomizim, efikasitet dhe

efektivitet) janë në vend të rëndësishëm në punën dhe vendimet e administratës publike,

transparencës dhe përgjegjësisë.

13. " E drejta e komunitetit Europiane gjithashtu kërkon administrate efikase,

veçanërisht në pikëpamje të zbatimit të direktivave dhe rregullave tëbashkësisë. Kjo ka

detyruar që disa vende anëtare të modifikojnë disa nga strukturat organizative dhe

administrative vendore dhe aranzhmane për sjelljen e vendimeve me qëllim që të kenë

mundësi që në mënyrë më efikase dhe efektiveta zbatojnë Legjislacionin Europian dhe në

mënyrë gjenerale të sigurojnë bashkëpunim efektiv me institucionet e bashkësisë.

9.2 PARIMET QË DUHET TË RESPEKTOHEN GJATË PROCEDIMIT

ADMINISTRATIV

Te gjitha parimet qe kane gjetur pasqyrimin e tyre ne Kushtetute dhe ne vecanti ne

dispozitat e K. Pr.A duhet te merren parasysh nga organi kompetent gjate procedimit.

1. Parimi i ligjshmerise kerkon qe organi i administrates publike te zhvilloje

veprimtarine e tij ne pepruthje me Kushtetutene e R.SH, me marreveshjet nderkombetare

ne te cilat ka aderuar Shqiperia, me ligjet, brenda kufijeve te kompetencave qe u jane

dhene atyre konform qellimit per te cialt jane dhene keto kompetenca. Ky parim lejon qe

ne ceshjtet administrative cdo organ kompetent te kete diskrecion, per te vendosur sipas

cmuarjes se tij te lire, qofte edhe pa autorizimin e shprehur te ligjit, me kush qe te mos

jete e ndaluar.

2. Parimi i barazise kerkon qe ne marredheniet me personat privat administrate publike

te mos privilegjoje ose te mos diskriminoje palet ne proces per shkak te gjinise, races,

fese, etnise, gjuhes, bindjeve poltike, fetare, a filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore,

sociale ose perkatesise prinderore.

3. Parimi i mbrotjes se interesit publik dhe te te drejtave te personave private. Gjate

zhvillimit te procedimit administrativ, organet e administrates publike, kane detyre qe

paleve t’ua bejne te mundur qe sa me lehte ti mbrojne dhe ti realizojne te dretjat e tyre,

duke patur parasysh qe realizimi i ketyre te drejtave te mos demtoje dhe te mos jete ne

kundershtim me interesat publik. Keto te drejta mund te kufizohen vetem per arsye te

zbatimit te parimit te proporcionalitetit.

4. Parimi i drejtesise (parimi i se drejtes materiale). Qe nje organ te nxjerre nje vendim

te drejte dhe te bazuar ne ligj duhe te respektoje parimin e drejtesise. Ky parim e detyron

organin vendimarres qe te vertetoje vetem gjendjen reale faktike. Ne procedim

administrativ kerkohet te vertetohet gjendja e drejte e ceshjtes dhe per kete qellim duhet

te vertetohet te gjitha faktet qe kane rendesi per nxjerrjen e vendimit te ligjshem dhe te

drejte.

5. Parimi i degjimit te paleve. E drejta per tu degjuar eshte nje nga parimet kryesore qe

karakterizon rregullshmerine e nje procesi ligjor. Ky eshte nje parim kushtetues qe

shtrihet ne te gjitha procedurat ligjore, qofshin keto te aspektit penal, civile ose

administrativ. E drejta per tu degjuar lidhet ngushte me te drejten per tu mbrojtur dhe me

te drejten per te zhvilluar nje proces kontradiktor gjykimi, me qellim qe secila pale te kete

mundesi te paraqese perpara organi kompetent te gjithe argumente e nevojshme ose

mjetet juridike qe i vlejne ne zgjidhjen sa me te drejte te ceshtjes. E drejat per tu degjuar

dhe per tu mbrojtur nuk mund te realizohen nese nuk u jepet mundesia paleve per te

kopje

Page 46: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

46

shqyrtuar dokumentacionin, aq sa eshte e nevojshme per mbrotjene e interesave te

paleve.99

9.3 PARIMET E SË DREJTËS ADMINISTRATIVE NË VËNDET E BE

Megjithëse konceptet e së drejtës administrative ndryshojnë nga një sistem kombëtar tek

një tjetër, mund të bihet dakort mbi një përkufizim të përbashkët të së drejtës

administrative, si një tërësi parimesh dhe rregullash që veprojnë mbi organizimin dhe

menaxhimin e administrates publike dhe mbi marrëdhënet ndërmjet administratës dhe

qytetarëve. Parimet bazë të së drejtës administrative të njëjta për vendet e Europës

perëndimore, mund të klasifikohen si më poshtë:

- Besueshmëria dhe Parashikueshmëria: Këto lidhen me sigurinë ligjore dhe sigurimin

juridik, që synojnë të zhdukin njëanshmërinë në sjelljen e çështjeve publike. Parimi i

shtetit të së drejtës është një mekanizëm i shumanshëm për besueshmërinë dhe

parashikueshmërinë. Ai nënkupton parimin e “administrim nëpërmjet ligjit”.

Administrata publike duhet të vendosë sipas rregullit në fuqi dhe sipas kritereve

interpretuese të përcaktuara nga gjykata, pa pasur asnjë konsideratë tjetër. Shteti i së

drejtës kundërshton pushtetin arbitrar, favorizimin e miqve dhe devijime të tjera. Një

tjetër parim është ai kompetencës ligjore. Autoritetet publike mund të vendosin vetëm

mbi çështje për të cilat ata kanë autoritet ligjor.

Në favor të besueshmërisë dhe parashikueshmërisë veprojnë edhe parime të tjera, si

parimi ligjor i proporcionalitetit, parimi i ndershmërisë procedurale, i respektimit të

kohës, etj. Vonesa e marrjes së vendimeve dhe kryerjes së veprimeve nga administrata

publike mund të shkaktojë pakënaqësi, padrejtësi ose dëm të rëndë si për interesin publik

ashtu dhe për interesa privatë

- Administratë e Hapur dhe Transparente: Një administratë publike e hapur dhe

transparente lejon, nga njëra anë, që çdo njeri i ndikuar nga një veprim administrativ të

njohë bazën e këtij vendimi, dhe nga ana tjetër lehtëson hetimet e jashtëme të veprimeve

administrative nga institucionet mbikqyrëse. Të qënit i hapur dhe transparent janë

gjithashtu instrumenta të nevojshëm për shtetin e së drejtës, barazinë para ligjit, dhe

përgjegjshmërinë.

Si rregull i përgjithshëm, sjellja e administratës publike duhet të jetë transparente dhe e

hapur. Çështjet duhet të mbahen sekret ose konfidenciale vetëm në raste të veçanta, si në

rastet kur ndikohet me të vërtetë siguria kombëtare ose çështje të ngjashme. Po kështu, të

dhënat personale nuk duhet t’i lejohen palëve të treta. Parimi i të qënit i hapur dhe

transparenca në administratën publike i shërbejnë dy qëllimeve specifike. Nga njëra anë,

ato mbrojnë interesin publik sepse pakësojnë mundësinë e keqadministrimit dhe

korrupsionit. Nga ana tjetër, ato janë thelbësore për mbrojtjen e të drejtave individuale

sepse japin arësyet për vendimin administrativ dhe rrjedhimisht ndihmojnë palën e

interesuar të ushtrojë të drejtën e dëmshpërblimit nëpërmjet apelit.

- Përgjegjshmëria . Çdo njësi administrative duhet të përgjigjet për veprimet e tsaj tek

autoritete të tjerë administrativë, legjislativë ose juridikë. Përgjegjshmëri do të thotë

gjithashtu që asnjë autoritet nuk duhet të përjashtohet nga hetimi, duke përfshirë hetim

nga gjykatat, apel tek një trup administrativ më i lartë, investigim nga avokati i popullit,

inspektim nga një bord ose komision special, dhe hetim nga një komision parlamentar.

Përgjegjshmëria është një instrument që tregon nësë respektohen parimet e ligjshmërisë,

të qënit i hapur, transparencës, paanësisë dhe barazisë para ligjit. Përgjegjshmëria është

99

sites.google.com

kopje

Page 47: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

47

esenciale për të siguruar vlera si efiçenca, efektiviteti, besueshmëria dhe

parashikueshmëria e administratës publike.

- Efiçenca dhe Efektiviteti . Një dimension specifik i përgjegjshmërisë lidhet me

efiçencën në performancën e administratës publike. Njohja e efiçencës si një vlerë e

rëndësishme për administratën publike dhe shërbimin civil është relativisht e re. Nocioni i

produktivitetit ka hyrë në administratëm publike që kur shteti është bërë prodhuesi i

shërbimeve publike. Efiçenca është një vlerë menaxheriale që në thelb ka të bëjë me

mbajtjen e një raporti të mirë midis burimeve dhe rezultateve të arritura.

Një vlerë e përafërt është efektiviteti, që ka të bëjë me sigurimin që performanca e

administratës publike të jetë e suksesshme në arritjen e qëllimeve dhe zgjidhjen e

problemeve publike të vendosura nga ligji dhe qeveria. Efektiviteti kërkon të analizohen

dhe vlerësohen politikat publike në fuqi, dhe të vlerësohet sa mirë zbatohen ato nga

administrata publike dhe nëpunësit civilë. Në kushtetutat e reja Europiano-Perëndimore,

si ajo Spanjolle (1978), efiçenca dhe efektiviteti i administratës publike janë ruajtur si

parime kushtetuese bashkë më parimet më klasike si shteti i së drejtës, transparenca dhe

paanësia.100

KREU X

10. VËSHTRIM KRITIK !

Elizabeth Dodsëell thotë se “çështjet kryesore me të cilat sot ballafaqohet njerëzimi janë

ato të moralit dhe të etikës”. Si asnjëherë më parë, njerëzimi po përballet me sfida të

shumta, me probleme të shkaktuara nga “çnjerëzimi I njeriut”, me dilema etike tepër

kritike që kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Politikëbërësit, juristët, eticienët dhe bashkësitë

fetare, por edhe çdo individ që jeton në këtë kohë të krizologjisë globale, të skajshmërive

(Hobsbaëm), të krizës dhe brengës së njeriut modern (Guenon, S.H. Nasr) duhet të japin

kontributin e tyre për një botë më shpresëdhënëse, më mirëse ajo e shekullit XX.

10. PREZENCA E PARIMEVE TË PËRBASHKËTA ADMINISTRATIVE NË

ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE BE

10.1 KORRUPSIONI

Korrupsioni ka të bëjë me ndershmërinë financiare,por është gjithashtu më shumë se

aq.Ai lidhet me standarte të përshtatshme të sjelljes,në lidhje me mënyrën se si kryhen

role të veçanta. Në kuptimin e gjerë është ke qpërdorimi I zyrës publike për përfitim

personal. Në praktikë të gjitha llojet e qeverisë janë të ndjeshme ndaj korrupsionit politik.

Shkalla e korrupsionit dallon shumë, nga përdorimet e pakta të ndikimit dhe pozitës për

të dhënë apo pr anuar ndere, e deri te mitë dhënia e institucionalizuar e më shumë. Pika

përfundimtare e korrupsionit politik është kleptokracia, që në kuptimin e plotë të fjalës do

të thotë sundimi nga vjedhësit , kur hiqet dorë edhe nga shtirja publike e të qenit të

ndershëm. Korrupsioni lind në zyrat politike ashtu edhe në ato të shërbyesve civil dhe

mund të ketë shkallë të ulët apo të lartë, të jetë I organizuar apo I paorganizuar.101

Në esenë e tij “Në ndjekje të idealit “,Isaiah Berlin sugjeron se përpjekja për të

imponuar idealet në vetvete është gabim.Idealet nuk mund të imponohen,por ato

ekzistojnë në një “ekuilibër jo të lehtë”,I cili është vazhdimisht I kërcënuar dhe ka nevojë

të vazhdueshme për tu riparuar .102

Etika në kufijt e reflektimit të standarteve morale me

100

http://shtetiweb.org/?p=2924 101

Doracak - etika dhe transparencanë administratën publikePrishtinë, 2010,AutorHabit Hajredinidhe Trëndelinë Dreshaj 102

Berlin,1998,fq 16

kopje

Page 48: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

48

anë të cilave njerëzit janë të lidhur me njëri-tjetrin,është gjithashtu në një process të

vazhdueshëm zhvillimi,një zhvillim I cili ndryshon në përputhje me stimujt e mjedisit të

jashtëm.103

Për shumë vëzhgues korrupsioni shpjegon pse disa vende në tranzicion ia dalin mbanë

dhe të tjerë mbeten prapa, pse reformat rrezikohen dhe demokracia është në rrezik, pse

njerëzit janë të pakënaqur dhe mafia është e plotfuqishme. Rose, Mishler dhe Haerpfer

argumentojnë se “korrupsioni ka zëvendësuar shtypjen si kërcënimin kryesor të shtetit

ligjor”.104

Analiza e tyre e regresionit të shumëfishtë thotë se niveli I korrupsionit është

një përcaktues më I rëndësishëm I qëndrimeve ndaj “alternativave jodemokratike” sesa

tradita demokratike e një vendi, niveli I lirisë apo performanca ekonomike e tij.

Korrupsioni vjedh rritjen ekonomike, rrënon demokracinë, degradon shoqërinë dhe

shkatërron shanset e vendosjes së shtetit ligjor në shoqëritë e Evropës

Lindore.Korrupsioni është miti I zi I tranzicionit. Është shpjegimi përfundimtar për të

gjitha dështimet dhe zhgënjimet e decades së parë post-komuniste.105

Nga kjo analizë kuptojmë se edhe vëndi ynë është pre e këtij fenomeni por politikat

antikorruptive duhet të konkretizuar për të zvogëluar gjithnjë e më shumë korrupsionin.

10.2 ETIKA DHE MORALI

Etika është studim I të mirës ose të drejtës për qeniet njerëzore. Ajo I përgjigjet pyetjes se

çfarë qëllimesh duhet të kenë njerëzit dhe se çfarë veprimesh duhet të kryejnë ata për të

realizuar këto qëllime. Thelbi I etikës varet prej zgjedhjes, respektit, vullnetit të mirë por

edhe nga të pasurit considerate për të tjerët.

Etika administrative është e rëndësishme për një sere arsyesh (Chapman,1993;

Hondeghen,1998),por shumë prej problematikave të etikës së shërbimit publik burojnë

nga çështja themelore e diskrecionit burokratik.Edhe në sistemet administrative dhe

ligjore të përcaktuara shumë qartë ,administrator ka liri veprimi në marrjen e vendimeve

(Leëis dhe Birkinshaë,1993:Hoff 1993).Në pjesën më të madhe të rasteve ,ky diskrecion

nuk krijon problem të vërteta për publikun.Administratori ndjek ligjin dhe/ose ka një

sens të arsyeshëm etik,kështu që qytetari trajtohet me drejtësi.106

Ka disa mënyra që

sistemet politike t’ia dalin me sukses problemit të pushtetit administrative (shiko

Hood,1998a).Disa sisteme janë përpjekur për të zhvilluarnjë organ administrative,me

nivel të lartë profesionalizmi,I cili të funksionojë si një system I mbyllur karriere,duke

nënkuptuar se të sjellurit korrekt do të sigurohet nga vlerat profesionale.Një strategji

tjetër është të punësohen kryesisht jurist dhe të shfrytëzohet pregatitja e tyre ligjore ,si

mjet për të ngulitur tek nënpunësit civilë normat e dëshiruara.Tradita të tjera

administrative përdorin një sërë skemash të kontrollit te brëndshëm,që diktojnë

përgjegjshmërinë dhe përpiqen të ndalojnë ushtrimin e një autonomie të gjerë nga

nënpunësit civil,madje dhe nga ata që gjenden në majë të piramidave

administrative.107

Etika Administrative synon shmangien e dukurive negative si mitosja,

103

REVISTA "E DREJTA PARLAMENTARE DHE POLITIKA LIGJORE" ,Botim I Qëndrës së Studimeve Parlamentare,Mars

2008,"Parlamenti dhe sjellja etike" Michael Hunt,Fq.4 104

Rose, Mishler, Haerpfer, 1997 105

" Korrupsioni, ndjenjat antikorrupsion dhe shteti ligjor",Ivan Krastev,Dhjetor 2011 106

"A është demokracia një zëvëndësuese për etikën?Reforma administrative dhe përgjegjshmëria",B.Guy Peters ,Fq21 107

"A është demokracia një zëvëndësuese për etikën?Reforma administrative dhe përgjegjshmëria",B.Guy Peters ,Fq22

kopje

Page 49: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

49

vjedhja dhe nepotizmi, antivlera këto që kalbin këtë sektor. Në këtë drejtim merret edhe

me gjendjen faktike të administratës publike, me problemet etike në administratën

publike.108

Morali, funksionon si sistem rregullash që duhen respektuar nga individi 109

që do të thotë

tërësi traditash, sidomos traditash të mira, të cilat mundësojnë ekzistimin dhe zhvillimin e

volitshëm dhe harmonik të individit dhe shoqërisë.110

. Dallimi kryesor ndërmjet etikës

dhe moralit, koncepte këto shumë të përafërta, qëndron në të qenët e etikës disiplinë që

në përgjithësi merret me çështjen e moralit.111

10.3 REFORMA ADMINISTRATIVE

Në këtë pjesë jam përpjekur të demonstroje se përveç virtyteve të shumta të dala nga

reformat administrative dhe veçanërisht nga ato reforma që kanë një karakter pjesëmarrës

,ka gjithashtu disa pasoja negative.Problemi kryesor I identifikua këtu është ai I humbjes

së mundshme të përgjegjësisë ose kalimi I vëmëndjes qëndrore të përgjegjëshmërisë nga

një interes public më I gjërë ,në një grup interesash personale ose grupi më të

ngushta.Reformat disi paradoksale që synojnë të paktën t’a bëjnë admiistratën publike të

hapur ndaj publikut,mund që,në përfundim,të zvogëlojnë nivelin e përgjegjshmërisë

demokratike.

Sigurisht,arsyeja kryesore sepse janë ndërmarrë pikërisht këto reforma,janë

dështimet e vërejtura të burokracisë në karrierë,për të shfaqur gjithmonë atë lloj

përgjegjësie që shumë qytetarë do të donin ta shihnin.Etika dhe normat profesionale

mund të lëvdohen më shumë në teori,por mund të mos jenë kaq të lëvdueshme në

praktikë.Prandaj ajo çka mund të kërkohet,është një përzierje e normave të sjelljes

profesionale me mekanizmat politikë,që ushtrojnë një farë presioni në zbatimin e këtyre

normave .Gjetja e mesit të artë është zakonisht një mënyrë e zgjidhjes së

problemeve,veçanërisht problemet që dalin nga zgjedhjet midis dy pjesëve të

ndryshme.112

Suksesi në sferën e reformave në administratën publike në masë të madhe

varet prej vetën nëpunësve publikë dhe gatishmërisë së tyre për të bërë ndryshime

fundamentale në mënyrën se si punojnë. Në këtë drejtim shteti duhet ta përforcojë dhe

modernizojë shërbimin publik, të realizojë sistem të punësimit që më tepër do t’I

pasqyrojë meritat në shërbim. Dihet se nëpunësit e pakënaqur e fuqizojnë imazhin

negativ që publiku ka për administratën dhe minon përpjekjet e qeverisë për të ndërtuar

një imazh pozitiv për shtetin dhe administratën si profesionale, objektive dhe e orientuar

nga shërbimet (service-oriented). Në këtë drejtim me rëndësi është edhe implementimi I

etikës nëpër planprogramet mësimore që nga çerdhet e deri në arsimin sipëror-

universitar.113

Reforma e Administratës Publike kan shprehur gjithnjë e më shumë vullnetin politik për

të përmbushur kriteret e kërkuara nga institucionet ndërkombëtare në lidhje me

demokracinë, qeverisjen e mirë, shtetin ligjor, transparencën, llogaridhënien dhe të drejtat

108

"Etika dhe administrata publike",Doc. Dr. Ali Pajaziti,Dhjetor 2008 109

Milika Dhamo & Anila Sulstarova, Etika në këshillim, Logoreci, Tiranë, 2006, f. 16. 110

Milan Vujaklija, Rečnik stranih reči i izraza, Beograd, 1980, f. 585. 111

Encyclopedia Britannica, 1993/XI: 414-417. Ethics, Lexico Publishing Group. Retrieved on 2008-03-27 112

"A është demokracia një zëvëndësuese për etikën?Reforma administrative dhe përgjegjshmëria",B.Guy Peters ,Fq34 113

Ali Pajaziti, Murtezan Ismaili, Mentor Hamiti, "Implementimi i etikës në arsimin e lartë", kumtesë e prezantuar në Takimin e tretë të Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, 1-3 shtator 2008

kopje

Page 50: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

50

e njeriut. Parimet kryesore të Shërbimit Civil janë pa varësia, integriteti dhe qëndrimi

asnjanës ndaj ndikimit partiak. Janë pikërisht et ika dhe transparenca dy parimet bazë për

një qeverisje të mirë të cilat pasojnë me një shte t ligjor me integritet si dhe me

demokraci të konsoliduar.114

10.4 GJYKATA ADMINISTRATIVE

Ndarja e juridiksjoneve administrative është e në rëndësie të veçantë .Meqënëse u

kërkohet të zgjidhin mosmarrëveshje ,ku përfshihen organe publike,gjyqtarët e çështjeve

administrative janë të ekspozuar përballë një rreziku të lartë të të qënit të ndikuar apo që

konsiderohen sikur janë të ndikuar nga pushteti ekzekutiv.Kështu,juridiksionet e veçanta

pritet që të japin të njëjtat garanci të paanësisë dhe të pavarësisë,si dhe gjykatat e

zakonshme.115

Krijimi I gjykatave administrative teorikisht synon të jape më shumë

siguripër ushtrimin në mënyrë korrekte dhe në mbështetje të ligjit të pushtetitn

administrative,duke mbrojtur në këtë mënyrë liritë dhe të drejtat themelore të

individëve116

.Por nga ana praktike dhe nga rrethanat në të cilat ndodhet vendi ynë kam

mendimin se krijimi I gjykatave administrative është I parakohshëm për vendin tonë.117

1. Krijimi I gjykatave administrative autonome do të kishte një efekt të vogël dobësues

për gjykatat e zakonshme në nivelin e gjykatës së rrethit ,ndërsa kjo do të kishte një

ndikim shumë të madh në nivelin e gjykatave të apelit.Nëse numri I çështjeve

administrative do të rritej me anë të një përkufizimi më të gjerë të objektit të

juridiksionit administrative,ndikimi dobësues mbi gjykatat e zakonshme do të rritej

përkatësisht.Në këto kushte,vlen të theksohet se një gjykatë administrative autonome

do të ishte një institucion I tepërt dhe pa motiv në Shqipëri,pa sjellë ndonjë efekt

dobiprurës në funksionimin e sistemit gjyqësor në vend.

2. Numri I çështjve administrative nuk mund të mbështesë më shumë se një gjykatë

administrative të shkallës së parë ;ai nuk është I mjaftueshëm për të krijuar ndonjë

gjykatë administrative autonome në shkallët më të larta.

3. E drejta për t’ju drejtuar gjykatës nuk mund të respektohet,duke patur një gjykatë të

vetme administrative për shkallën e parë.Për pasojë,nuk mud të ishte shumë e

përshtatshme as krijimi I një sistemi të gjykatave administrative autonome dhe as

krijimi I gjykatave administrative autonome në një ose dy shkallë.Kushtet

gjeografike dhe infrastrukturore nuk e favorizojnë ngritjen e një gjykate të tillë.118

114

Doracak - etika dhe transparencanë administratën publikePrishtinë, 2010,AutorHabit Hajredinidhe Trëndelinë Dreshaj 115

Revista "E drejta parlamentare dhe politikat ligjore" Nr 46 qershor 2008 "A duhet të kemi një gjykatë të specializuar administrative në Shqipëri ? " Rovena Pregja,fq 39 116

Revista "E drejta parlamentare dhe politikat ligjore" Nr 46 qershor 2008,"Reformimi I sistemit të drejtësisë,administrative në republikën e Shqipërisë" Av. Blendi Dibra,Fq 47 117

Një përfundim të tillë ka arritur edhe misioni EURALIUS,I cili vlerëson se organizimi I tashëm I shqyrtimit administrative të akteveadministrative në Shqipëri përputhet me Standardet Europiane.-"Rekomandim për organizimin e juridiksionit administrative në Shqipëri"datë 23 qershor 2006 118

Revista "E drejta parlamentare dhe politikat ligjore" Nr 46 qershor 2008 "A duhet të kemi një gjykatë të specializuar administrative në Shqipëri ? " Rovena Pregja,fq 63

kopje

Page 51: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

51

10.5 AVOKATI I POPULLIT

Çdo person fizik ose juridik që gjykon se të drejtat dhe liritë e tij janë shkelur nga një akt,

veprim ose mosveprim I organeve të administratës qëndrore e vendore apo të ndonjë

organi tjetër të veshur me autoritet publik, mund të paraqesë një ankesë, kërkesë apo

njoftim tek Avokati I Popullit.

Avokati I Popullit ka të drejtë të kërkojë nga organet e Administratës publike çdo

informacion apo dokument që lidhet me çështjen që ndjek. Ai ka të drejtë të kërkojë edhe

informacione apo dokumente të klasifikuara si sekret shtetëror. Në këto raste Avokati

është I detyruar të respektojë kërkesat për ruajtjen e sekretit shtetëror. Si rregull, ankesa

duhet t’I paraqitet Avokatit të Popullit me shkrim. Në raste urgjente, ankesa mund të

bëhet me telefon, por shumë shpejt ajo duhet të paraqitet edhe me shkrim ose e-mail, pasi

në të kundërt, procedura për shqyrtimin e çështjes ndërpritet.

Avokati I Popullit nuk pranon ankesa apo kërkesa anonime. Kujtoni gjithashtu, se çdo

shërbim që bëhet nga Avokati I Popullit, lidhur me ankesat, kërkesat dhe njoftimet, është

pa pagesë. Në bazë të nenit 25 të ligjit “Për Avokatin e Popullit”, janë jashtë juridiksionit

të Avokatit të Popullit urdhërat me karakter ushtarak të Forcave të Armatosura. Te

përjashtuar nga juridiksioni i Avokatit te Popullit janë gjithashtu Presidenti i Republikës

dhe Kryeministri. Pra, nuk mund të ankoheni tek Avokati i Popullit kundër Presidentit të

Republikës dhe Kryeministrit.

Tek Avokati i Popullit nuk mund të ankoheni, gjithashtu, edhe kundër vendimeve të

Gjykatës, qofshin ato vendime të ndërmjetme, qofshin përfundimtare. Me një fjalë, nuk

mund të ankoheni tek Avokati i Popullit, kur çështja juaj është objekt i shqyrtimit

gjyqësor.Ndërkohë, pa cënuar pavarësinë e Gjykatës, Avokati i Popullit pranon ankesa,

kërkesa apo njoftime për shkelje të të drejtave të njeriut, që rrjedhin nga administrata e

pushtetit gjyqësor dhe procedurat gjyqësore. Hetimi dhe kërkesa e Avokatit të Popullit

nuk prek pavarësinë e Gjykatës në marrjen e vendimit.Sikurse thamë, disa nga ankesat e

paraqitura mund të mos jenë në juridiksionin e Avokatit të Popullit, ose mund të mos

përmbushin kushtet për t’u trajtuar nga zyra e tij. Në raste të tilla, ankuesi do të marrë

përgjigjen sa më shpejt që të jetë e mundur, duke e këshilluar atë se çfarë duhet të bëjë,

cilat janë mundësitë që i kanë mbetur akoma, ose cilat janë mjetet ligjore që duhen

përdorur, përpara se ankesa të trajtohet nga Avokati i Popullit.119

Por instituti i avokatit të popullit gjithnji ka mbetur në planin dyshues,pasi ai shihet si

përkrahes i pushtetit publik .Duke parë numrin evogël të subjekteve që i drejtohen dhe

rezultateve të arritura.

10.6 CHECKS AND BALANCES Nëse parlamenti dhe qeveria janë të angazhuara në të njejtin funksion, atëherë ata edhe

kontrollohen nga njëri-tjetri. Ndarje e përgjegjësisë do të thotë ndarje e pushtetit. Aktorët,

përmes sistemit të “checks and balances”, paraqesin një sistem të kundërpeshave dhe të

balancës, të lidhura njëra-me tjetrën. Qeveria dhe parlamenti janë të varur nga njëri-tjetri

dhe u duhet një koncensus për formulimin e vendimeve bazë politike. Një procedurë e

tillë qëndron në konsekuencën e mendimit të Montesquieu-t, I cili në kategoritë e kohës

së tij, ligjvënien, në mënyrë primare e radhit në fushën e vendimeve bazë politike dhe e

konsideron pjesëmarrëse në të dy dhoma – në dhomën e aristokratëve dhe në atë të

qytetarëve -, duke bërë edhe këtu ndarjen e pushtetit. Në këtë mënyrë, dy organet

shtetërore dhe grupet shoqërore që qëndrojnë prapa tyre janë të detyruara të ndikojnë

119

Marre nga Revista Juridike “Jeta Juridike” 2008

kopje

Page 52: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

52

bashkarisht gjatë akteve të caktuara të shtetit. Detyrimi për bashkëpunim mbanë në vete

elementin e kontrollit.120

10.7 MODERNIZIMI I ADMINISTRATËS PUBLIKE

Modernizimi administratës publike është një proces I vazhduar dhe I rëndësishëm, sepse

sjell modernizimin e vet Shtetit. Për qytetarët, administrata është faqja e dukshme dhe e

prekshme e vet Shtetit. Veçanërisht vitet e fundit qeveritë e vendeve demokratike I japin

një rëndësi gjithmonë e më të madhe modernizimit të administratës publike. Në mjaft

vende në përbërje të qeverisë përfshihet edhe një dikaster I veçantë, që mbulon fushën e

drejtimit dhe modernizimit të administratës publike. Në Shqipëri ende nuk ka një

institucion të tillë të miratuar me ligj. Departamenti I administratës publikë është një

strukturë e krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave, që e ka të kufizuar misionin e tij

kryesisht në fushën e Shërbimit civil. Ky Departament ka hartuar një Strategji

ndërsektoriale të reformës në administratën publike (2009-2013), që është e kufizuar në

shërbimin civil, prandaj nuk mund të shërbejë si platformë për reformimin e

administratës publike në vend. Kjo bëhet më e domosdoshme në kuadër të marjes së

statusit të vendit kandidat për në BE.

Në këtë kontekst, objektivat kryesore strategjike të modernizimit të administratës publike,

mund të grupohen në tre drejtime:

1. Përmirësimi I organizimit dhe funksionimit të administratës me synim rritjen e

efikasitetit të veprimit administrativ dhe të cilësisë e menaxhimit publik. Këtu është fjala

për përmirësimin e performancës së administratës publike dhe njëkohësisht,

ekonomizimin e shpenzimeve publike, që lidhen sidomos me inefikasitetin e ngadalësinë

e ingranazheve administrative. Në këtë kuadër përfshihet dhe vlerësimi I liberalizimit të

shërbimeve, që mund të ofrohen në kushtet e konkurrencës dhe garantimin e standardeve

të shërbimeve për shtetasit.

2. Përmirësimi I marrëdhënieve midis administratës dhe qytetarëve me synim

përmirësimin e shërbimeve që u jepen atyre. Këtu është fjala se si administrate të vihet

më mirӕ në shërbim të qytetarëve, duke filluar nga mënyrat e kontaktimit me ta, nga

thjeshtimi I formaliteteve dhe procedurave administrative .

3. Përmirësimi I legjislacionit dhe konsolidimi I praktikave të mira administrative për t’iu

përshtatur standarteve të “hapësirës administrative evropiane“. Këtu është fjala për

detyrimet që kanë vendet që aplikojnë për anëtarësi në Bashkimin Europian për të

reformuar administratat e tyre publike për të arritur kriteret e pranimit të Kopenhagenit

dhe të Madridit.

Modernizimi I administratës publikë është I lidhur edhe me kryerjen e një sërë reformash

në fusha të ndryshme për të zgjidhur mjaft nga problemet konkrete me të cilat ndeshet

administrata publike në Shqipëri. Kështu, mund të përmënden problemet që lidhen me

zbatimin e vendimeve të marra nga gjykatat në favor të qytetarëve, apo ato që lidhen me

zgjidhjen e problemeve me karakter emergjent.121

10.8 HAPËSIRA ADMINISTRATIVE EVROPIANE

Vendet që aplikojnë për anëtarësi në Bashkimin Europian duhet të reformojnë

administratat e tyre publike për të arritur kriteret e pranimit të Kopenhagenit dhe të

Madridit. Shumica e fushave të shtetit mbulohen ose ndikohen nga acquis

120

Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer freiheitlichen Staatsordnung, Bonn 1990 121

http://shtetiweb.org/?p=2924

kopje

Page 53: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

53

communautaire (I gjithë trupi I legjislacionit të Komunitetit Europian). Vendet kandidate

duhet të përshtasin legjislacionin e Komunitetit Europian për hapësirën e tyre ligjore dhe

pastaj ta vënë atë në zbatim. Vështirësitë dhe vonesat lidhen së shumti me procesin dhe

ritmin e zbatimit për shkak të mungesës së kapaciteteve. Asgjë nga acquis

communautaire nuk egziston për të vendosur standarte të sistemeve horizontale të

qeverisjes apo të administratës publike kombëtare. Qëllimet dhe orientimet për reformën

në administratën publike në perspektivën e pranimit në BE janë më pak të dallueshme.

Megjithatë ndërmjet shteteve demokratike është arritur një konsensus I përgjithshëm mbi

përbërësit e qeverisjes së mirë, që përfshijnë parimet e ligjshmërisë, të besueshmërisë,

parashikueshmërisë, përgjegjshmërisë dhe transparencës, si dhe kompetencat teknike dhe

drejtuese, kapacitetet organizative dhe pjesëmarrjen qytetare. Parimet e administratës

publike që pranohen nga Shtetet Anëtare të BE përbëjnë kushtet për një “Hapësirë

Administrative Europiane” (HAE).

HAE përfshin një grup standartesh të përbashkëta të një tërësi ligjesh administrative, si

akte procedurash apo procesesh administrative, akte të së drejtës për informim dhe ligje

të shërbimit civil, të cilat zbatohen në praktikë nëpërmjet procedurave dhe mekanizmave

të përgjegjshmërisë. Vendet që aplikojnë për anëtarësi në BE duhet të marrin parasysh

këto standarte kur zhvillojnë administratat e tyre publike. Kërkesa për zhvillimin dhe

zbatimin e acquis communautaire në standarte të besueshme në gjithë BE, ngritja e një

sistemi mbarë Europian të drejtësisë administrative dhe vlera themelore të përbashkëta të

administratës publike kanë krijuar një konvergjencë midis administratës publike

kombëtare për atë që përshkruhet si “Hapësira Administrative Europiane”

Formimi I një Hapësire Administrative Europiane ka të bëjë kryesisht me marrëveshjet

themelore institucionale, proceset, standartet e përbashkëta administrative dhe vlerat e

shërbimit civil. Kjo listë nuk është e kompletuar dhe ka ndryshime domethënëse në cilësi

ndërmjet Anëtarëve. Problemet që dalin nga këto ndryshime ndërmjet Shteteve Anëtare

janë një nga arësyet kryesore pse ndërtimit të institucioneve I është dhënë prioritet kaq I

lartë në procesin e zgjerimit drejt Europës Qëndrore dhe Lindore. Vendet kandidate kanë

nevojë të zhvillojnë administratat e tyrë për të arritur nivelin e besueshmërisë së

Hapësirës Administrative Europiane dhe një prag të pranueshëm të parimeve të

përbashkëta, procedurave dhe marrëveshjeve strukturore administrative. Vendet

kandidate duhet të arrijnë një standart minimal cilësie dhe besueshmërie të administratën

publike.

Një hapësirë e përbashkët administrative është e mundur kur një grup parimesh

administrative, rregullash dhe rregulloresh zbatohen në mënyrë uniforme në një territori

të caktuar që mbulohet nga kushtetuta kombëtare. Tradicionalisht, territori ku e drejta

administrative është e zbatueshme ka qënë I shteteve të pavarura. Çështja e ligjit të

përbashkët administrativ për të gjitha shtetet e pavarura të integruara në Bashkimin

Europian është debatuar, me intensivitet jo të njëtrajtshëm, që nga fillimet e Komunitetit

Europian. Një marrëveshje e përbashkët nuk ekziston ende.

Deri tani vetëm disa elementë të një ligji Europian administrativ eventual janë paraqitur

në Traktatet themelore të Bashkimit Europian dhe në legjislacionin dytësor të miratuar

nga Komisioni. Mungesa e një trupi juridik formal që rregullon administratën publike,

rregullat e saj procedurale, dhe marrëveshjet e saj institucionale, nuk do të thotë që e

drejta administrative mbikombëtare Europiane është e pakuptimtë osë e panjohur për

Shtetet Anëtare të BE. Egziston një acquis e përbashkët e përbërë nga parime të së drejtës

kopje

Page 54: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

54

administrative, që mund të quhet edhe “acquis communautaire e pa formalizuar” në

sensin që nuk ka një konventë formale. Megjithatë, ajo mund të përfaqësojë një ligj

administrativtë përgjithshëm të përbashkët Europian.

KREU XI

11. REFORMAT NË ADMINISTRATËN PUBLIKE 2013-2020

Reforma në administratën publike ka qën një vijimësi sepse Administrata Publike

Shqiptare është një nga sektorët kryesorë të sfidave politike dhe historike të vendit, që

lidhen me antarësimin e Shqipërisë në BE.Reforma është një parakushr për integrimin për

integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Integrimi në BE I konsideron kapacitetet

e mjaftueshme administrative dhe aftësinë për të miratuar dhe zbatuar legjislacionin e

BE, një kërkesë kryesore.

Detyrimi për të krijuar një administratë publike me nënpunës që zbatojnë ligjin dhe janë

në shërbim të popullit , që caktohen si parim me konkurs dhe që gëzojnë garanci të

qëndrimit në detyrë , është detyrim Kushtetues 122

.

Në shtator 2009 është miratuar Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën

Publike 2009-2013123

, e cila synon m rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të përgjithshme

administrative në shqipëri,përmes modernizimit të administratës publike shqiptare dhe

forcimit të institucioneve kyce. Të njëjtat prioritete janë të përfshira edhe në dokumentet

e Partneritetit Evropian124

në strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-

2013 125

Suksesi izbatimit të Strategjisë kërkon mirëmenaxhimin e ndryshimeve dhe një mendësi

të re të punës nga të gjitha institucionet.Operacionalizimi konkret I Strategjisë do të

kryhet nëpërmjet një qasjeje me faza. Dy plane të vecanta të veprimit do të zhvillohen

në faza të njëpasnjëshme :

Plani I veprimit I parë 2013-2015 (objektivat afatmesme) do të përqëndrohen në zbatimin

e legjislacionit të shërbimit civil, reformën strukturore institutcionale dhe përmirësimin

dhe përafrimin e sistemit të shërbimit civil me standartet europiane.

Një Plan Veprim I dytë 2016-2020 (objektivat afatgjata) do të pregatitet në gjysmën e

dytë të vitit 2015. Avancimi I procesit të zhvillimit të vëndit drejt integrimit europian

kërkon standarte gjithnjë e më të larta të administratës publike për të plotësuar kriteret e

Hapësirës Administrative Evropiane dhe zbatuar legjislacionin evropian.Plani I Veprimit

të dytë bazohet në një vlerësim të zbatimit të objektivave të periudhës së mëparshme

dhe rivlerësim të prioriteteve dhe përfshin aktivitete të reja në fushat kryesore të

reformës administrative , përfshirë përmirësime në fusha ku progresi nuk ka qenë I

mjaftueshëm.126

122

Neni 107 I Kushtetutës së Republikës së shqipërisë 123

Vendimi I Këshillit të Ministerave nr.1017 , datë 18.9.2009 ,“Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të reformës në administratën publike”. 124

2008/210/EC:Council Decision of 18 February 2008 on the principles, [priorities and conditions contained in European Partnership ëith Albania and repealing Decision 2006/54/EC, Fletore zyrtare L080 , 19/03/2008 Fq 0001- 0017 . shih në : http://eur-lex.europa.eu/lxUriSery.do?uri=OJ:L:2008:080:0001:01:EN:HTML 125

www.mie.gov.al 126

“ Strategjia Ndërkombëtare e Reformës në Administratën Publike” (Fokus në shërbimin civil, reformën e pagave, trajnimin e administratës publike) 2013-2020 ,fq 3-7

kopje

Page 55: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

55

KONKLUZIONE

Ky punim u paraqit si një risi tek lexuesi,pasi në ndryshim nga studimet e tjera të

kësaj natyre Kundërvajtja Administrative u shfaq si një lidhje e fortë me të Drejtën

Administrative.Prandaj ky punim përvec fillesave dhe mbarëvajtjes së kundëravajtjes

Administrative ka trajtuar dhe të Drejtën Administrative si domosdoshmëri për

ekzistencën e kundërvajtjeve.

E rëndësishme është për tu përmendur tërësia e hallkave të vendosies në vënd të

kundërvajtjes së shkaktuar ku si mjet sigurimi është parashikuar ankimi administrative,

për ta bërë akoma dhe më të prekshme këtë cështie për lexuesin është trajtuar dhe

mënyra e procedimit administrative.Konkluzionet e nxiera prej këtij studimi shkencor do

të jenë mjaftë të vlefshme ku përvec teorisë janë trajtuar dhe ligje të posacëm në lidhje

me kundërvajtjet , gjë e cila sjell një analizë shumë të pasur krahasimore, duke e bërë

akoma dhe më konkrete tabllonë e zhvillimit të kundërvajtjeve administrative, dhe risive

që ato sollen periudhë pas periudhe ku n ë ditët e sotme vlen për tu përmendur:

Dënimet Administrative

Ankimin në rrugë gjyqësore

Ekzekutimin e vendimeve

Shpërndarjen e të ardhurave të mbledhura nga gjobat

Parashkrimin dhe shuarjen e dënimit administrative

Ligji tenton të bëje një rregullim sa me të plotë të të gjithë dinamikës së

marrëdhënieve në fushën administrative në momentin e kryerjes së një kundërvajtjeje

administrative. Gjithashtu, ai rregullon një sërë çështjesh të pazgjidhura apo të

paunifikuara me pjesën tjetër të legjislacionit në fuqi.Ligji solli një serë risish .Ai solli

unifikimin e një praktike të përgjithshme që do të ndiqet për ekzekutimin e gjobave në

mënyrë të detyrueshme, duke synuar procedura të shpejta dhe efektive, dhe përqendrimin

e tyre mundësisht në një organ të vetëm shtetëror ose në ato organe që sigurojnë

efektivitet në ekzekutimin e tyre, përkatësisht, tek organet që kanë në përbërjen e tyre

struktura për mbledhjen me forcë të detyrimeve.

Mendoj se përgjithësisht problematikat që nxori ne pah ligji i mëparshëm janë

mbajtur parasysh gjatë hartimit të ligjit të ri “Për kundërvajtjet administrative” dhe ligji

solli një përmirësimi dhe harmonizimi të mëtejshëm..Shpresojmë që këto përmirësime

do ta bëjë më të përgjegjshme edhe vetë administratën shtetërore në evidentimin e

rasteve të kundërvajtjes dhe në zbatimin të vendimeve ndëshkuese të lidhura me to. Ndër

eksperiencat më të vecanta është për tu përmendur edhe trajtimi I parimeve Evropiane,

adoptimi I të cilave jo vetëm do të shpejtojë zhvillimin e së Drejtës Administrative në

Shqipëri , por do shërbejë si një rregullator parandalues I kundërvajtjeve. Qëllimi për të njohur publikun me përdorimin e mjeteve që organet kontrolluese na

kan vënë në dispozicion për parandalimin e kundërvajtjeve administrative është realizuar

plotësisht prandaj le të përpiqemi të gjithë si qytetarë të një shteti në zhvillim,për respektimin

e këtyre ligjeve me frymë parimore dhe në mirëpritjen e parimeve dhe rregullave të

parashikuara nga organet ndërkombëtare. Vetëm kështu mund ti garantojme vendit,vetes dhe

brezave të ardhshëmSiguri dhe Drejtësi të bazuar në mbarëvajtjen ligjore.

kopje

Page 56: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

56

BIBLEOGRAFIA

LITERATURË

A.Buda Gjergj Kastrioti dhe epoka e tij, Konferenca e Studimeve Albanologjike, Tiranë , 1969,

Aurela Anastasi ”E drejta kushtetuese”

Ali Pajaziti, Murtezan Ismaili, Mentor Hamiti, "Implementimi i etikës në arsimin e lartë", kumtesë e

prezantuar në Takimin e tretë të Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, 1-3 shtator 2008

Doc. Dr. Ali Pajaziti,"Etika dhe administrata publike", Dhjetor 2008

Av. Blendi Dibra,Revista "E drejta parlamentare dhe politikat ligjore" Nr 46 qershor 2008,"Reformimi

I sistemit të drejtësisë,administrative në republikën e Shqipërisë"

B.Guy Peters ,"A është demokracia një zëvëndësuese për etikën?Reforma administrative dhe

përgjegjshmëria", Fq22

Dictionary of Political Thought, Roger Scruton, Pan Books &The Macmillans Press,1983

Enkeled Alibeaj "Institutet Legjislative të Demokracisë Direkte", ,8 Qershor 2011

Ermir Dobjani "E Drejta administrative 3,Kundravajtja Administrative në Shqipëri",.SHBLU,Tiranë

2002

Ermir Dobjani, " Vepra penale kunder veprimtarise shteterore te kryera nga zyrtaret, shperdorimi I

detyres, etj." , 2 Shtator 2011

E. Dobajni (2012) E drejta Administrative 1.Tirane

Prof.as.dr. Ermir Dobjani,"E drejta administrative 1" , Tiranë :SHBLU ,2004,

Esat Stavileci,"Hyrje në shkencat administrative-Nocione dhe parime", Prishtinë 2002

Gazeta “Dit e re”, nr.9 , dt.24.5.1922

Gazeta “Dit e re ” , nr.12 , date 17.6.1922

Gazeta zyrtare , nr. 12 , datë 22.5.1945

Gazeta zyrtare , nr 9 , datë 6.2.1947

Gazeta zyrtare , nr 5 , datë 22.3.1945

Gazeta zyrtare , nr 10 , datë 15.5.1947

Gazeta zyrtare , nr 46 , datë 20.9.1945

Gazeta zyrtare , nr 19 , datë 19.3.1946

Gazeta zyrtare , nr,98 , datë 23.10.1946

Gazeta zyrtare nr. 118 , datë . 28.12.1946

Gazeta zyrtare , nr.3 , datë 15.1.1947

Gazeta zyrtare nr.63 , datë 4.6.1948 .

Habit Hajredinidhe Trëndelinë Dreshaj ,Doracak - etika dhe transparencanë administratën

publikePrishtinë, 2010,

Historia e shtetit dhe e së drejtës në shqipëri , pjesa 3, maket, Tiranë , 1987

I.Elezi , e drejta zakonore penale e shqiptarëve, Tiranë 1983

I.Elezi , Aparati administrative shtetëror në RSH , T. 1987, f.106.

Ivan Krastev," Korrupsioni, ndjenjat antikorrupsion dhe shteti ligjor", Dhjetor 2011

K.Krisafi, Shteti dhe e drejta në Iliri, “Drejtësia popullore”, v.1979 , nr.1

K.Nova , zhvillimi I organizimit gjyqësor në Shqipëri ,

Luan Omari ”Parime dhe institucionet e të drejtës publike” Tiranë 2006

Michael Hunt ,REVISTA "E DREJTA PARLAMENTARE DHE POLITIKA LIGJORE" ,Botim I

Qëndrës së Studimeve Parlamentare,Mars 2008,"Parlamenti dhe sjellja etike"

Milika Dhamo & Anila Sulstarova, Etika në këshillim, Logoreci, Tiranë, 2006, f. 16.

Milan Vujaklija, Rečnik stranih reči i izraza, Beograd, 1980, f. 585.

Rovena Pregja,Revista "E drejta parlamentare dhe politikat ligjore" Nr 46 qershor 2008 "A duhet të

kemi një gjykatë të specializuar administrative në Shqipëri ? "

T.Papapavli , Drejtësia popullore, nr.1 , v. 1967

Samir Ramadani, "Shteti Ligjor dhe Proceset Integruese në Kohën e Globalizimit", 01Dhjetor 2011

kopje

Page 57: UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES‹-REPUBLIKËN-E-SHQIPËRISË.pdf · tjerë E Drejta Administrative është ajo pjesë e së drejtës në bazë të së cilës zhvillohet

57

S.Pupovci, parathënia e Kanunit te Lek dukagjinit, Prishtinë, 1972, f1

S.Pupovci , vepër e cituar f. 75

Sokol Sadushi ”E drejta administrative 2 Teoria e Aktit administrativë” 2005

Sokol,S.(2013).“Ankimi administrativ dhe ankimi gjyqësor në këndvështrimin e ligjit dhe të

jurisprudencës gjyqësore”.Leksion.UET.

Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer

freiheitlichen Staatsordnung, Bonn 1990

Z.Shkodra , Esnafet shqiptareb (shej. 15-20 ) , Tiranë , 1973 ,

Fletorja Zyrtate , nr.1 , date 1.1.1928

Procesverbali i datës 11.05.2010 të mbledhjes së Komisionit parlamentar për çështjet ligjore,

administratën publike dhe të drejtat e njeriut

Neni 4 i ligjit nr.10279,datë 20.5.2010“Për Kundërvajtjet Administrative”.Botuar në fletoren zyrtare

Nr.73

Përmbledhje të pyetjeve të formimit ,fakulteti I Drejtesise” Universiteti Justiniani I

Neni 6 i ligjit nr. 10 279,datë 20.5.2010 “Për Kundërvajtjet Administrative”.Botuar në fletoren zyrtare

Nr.73

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Ligj, Nr.8417, Date: 21.10.1998, Dt.Miratimit: 21.10.1998,

ndryshuar me ligjin nr. 9675, datë 13.01.2007 dhe ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008).

Ligji Nr.7697, datë 7.4.1993”Per Kundervajtjet Administrative”.

Vendimi unifikues nr.1 datë 26.11.2010 i Kolegjit të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut,

Kodi I Procedurave Administrative I Republikës së Shqipërisë

"Komentar Kodi I Procedurave Administrative",Botimet Toena,Tiranë 2004,Ribotimi I plotësuar

Insituti i Studimeve Publike & Ligjore, “Komentar i Kodit te Procedurave Administrative”, Botimet

“Toena”, Tirane, 2004

Encyclopedia Britannica, 1993/XI: 414-417. Ethics, Lexico Publishing Group. Retrieved on 2008-03-

27

.-"Rekomandim për organizimin e juridiksionit administrative në Shqipëri"datë 23 qershor 2006

Revista Juridike “Jeta Juridike” 2008

Vendimi I Këshillit të Ministerave nr.1017 , datë 18.9.2009 ,“Për miratimin e strategjisë

ndërsektoriale të reformës në administratën publike”.

2008/210/EC:Council Decision of 18 February 2008 on the principles, [priorities and conditions

contained in European Partnership ëith Albania and repealing Decision 2006/54/EC, Fletore zyrtare

L080 , 19/03/2008 Fq 0001- 0017 .

“ Strategjia Ndërkombëtare e Reformës në Administratën Publike” (Fokus në shërbimin civil,

reformën e pagave, trajnimin e administratës publike) 2013-2020

MATERIALE NGA INTERNETI.

http://www.parlament.al/ Marrë më datë 03/06/2013

Ibid.

http://www.freeëebs.com/albdata/kundervajtjetadministra.htm. Marrë më datë 03/06/2013

http://www.parlament.al/ Marrë më datë 03/06/2013

http://www.dadalos.org/alb/democracia/Grundkurs3/Geëaltenteilung/geëaltenteilung.htm#GimDemStaat

http://shtetiweb.org/?p=7278. Marrë më datë 27/05/2013

https://sites.google.com/site/juridikal/leksione/legjislacioni-kombeetar/moduli-iv/procedurat-

administrative-dhe-kundeervajtja-administrative

www.pad.gov.al

www.antikorupcija.org.mk

http://eur-lex.europa.eu/lxUriSery.do?uri=OJ:L:2008:080:0001:01:EN:HTML

www.mie.gov.al

kopje