46
GAZETARI HULUMTUESE/ LIGJËRATA Prof. asoc. Milazim Krasniqi PhD Ligjërata I DEFINIMET DHE BURIMET E GAZETARISË HULUMTUESE Një definicion unik për gazetarinë hulumtuese është vështirë ta nxjerrësh, sepse nuk ka një formulë unike se çka ajo është, pasi është kameleonike, e ndryshueshme nga rasti në rast. Natyrisht, ka edhe gazetari hulumtuese që mund të realizohet me rrugë standarde e legale, pra thjesht me mbledhje të informatave nga burime publike e legale, që janë në dispozicion. Por, ka edhe gazetari hulumtuese që bëhet duke u infiltruar gazetarët hulumtues në organizata terroriste e rrjete të ndryshme të krimit të organizuar, në përpjekje për të gjetur informacionet e nevojshme për të zbuluar veprimtaritë terroriste e kriminale, pra aktiviteteve që dalin jashtë konvencioneve ligjore, sociale e morale. Pra, praktikat dhe rrugët me të cilat realizohet gazetaria hulumtuese janë nga më të ndryshmet, prandaj nuk ka një definicion të veçantë, që do ta përmblidhhe natyren dhe veçmas format e realizimit të gazetarisë hulumtuese. Bile, duhet të mbahet gjithmonë në vëmendje, se vetë hulumtimi gazetaresk, me njërën këmbë është metodë kërkimore shkencore, prandaj ka edhe elemente të kërkimit shkencor në disa raste. Realisht, vetë hulumtimi përtej burimeve konvencionale, e bën gazetarinë hulumtuese që të jetë disi më ndryshe. Ka që e quajnë edhe si gazetari elitare, pra, që i përket një spektri më të lartë të gazetarisë. Mund të ketë raste kur duket e tillë, por edhe raste të shumta kur nuk duket të jetë e atillë, pasi kjo lloj gazetarie mund të jetë goxha e pistë në mënyrat se si realizohet.

milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

GAZETARI HULUMTUESE/ LIGJËRATA

Prof. asoc. Milazim Krasniqi PhD Ligjërata I

DEFINIMET DHE BURIMET E GAZETARISË HULUMTUESE

Një definicion unik për gazetarinë hulumtuese është vështirë ta nxjerrësh, sepse nuk ka një formulë unike se çka ajo është, pasi është kameleonike, e ndryshueshme nga rasti në rast. Natyrisht, ka edhe gazetari hulumtuese që mund të realizohet me rrugë standarde e legale, pra thjesht me mbledhje të informatave nga burime publike e legale, që janë në dispozicion. Por, ka edhe gazetari hulumtuese që bëhet duke u infiltruar gazetarët hulumtues në organizata terroriste e rrjete të ndryshme të krimit të organizuar, në përpjekje për të gjetur informacionet e nevojshme për të zbuluar veprimtaritë terroriste e kriminale, pra aktiviteteve që dalin jashtë konvencioneve ligjore, sociale e morale. Pra, praktikat dhe rrugët me të cilat realizohet gazetaria hulumtuese janë nga më të ndryshmet, prandaj nuk ka një definicion të veçantë, që do ta përmblidhhe natyren dhe veçmas format e realizimit të gazetarisë hulumtuese.

Bile, duhet të mbahet gjithmonë në vëmendje, se vetë hulumtimi gazetaresk, me njërën këmbë është metodë kërkimore shkencore, prandaj ka edhe elemente të kërkimit shkencor në disa raste. Realisht, vetë hulumtimi përtej burimeve konvencionale, e bën gazetarinë hulumtuese që të jetë disi më ndryshe. Ka që e quajnë edhe si gazetari elitare, pra, që i përket një spektri më të lartë të gazetarisë. Mund të ketë raste kur duket e tillë, por edhe raste të shumta kur nuk duket të jetë e atillë, pasi kjo lloj gazetarie mund të jetë goxha e pistë në mënyrat se si realizohet.

Burimet kryesore të gazetarisë hulumtuese

Tre janë burimet kryesore të gazetarisë hulumtuese: 1) dokumentet, 2) njerëzit dhe 3) vëzhgimi që bën vetë gazetari.

Studimi i dokumentacionit është pjesë standarde e punës së çdo gazetari, pra edhe e gazetarisë standarde, tradicionale. Mirëpo, dallimet janë sigurisht në mënyren se si përdoren dokumentet. Gazetarët e zakonshëm i përdorin kryesisht dokumentet që janë legale, për të cilat ka një ligj përmes të cilave ato sigurohen. Edhe në vendin tonë ekziston Ligji për qasje në dokumentet zyrtare, të cilit i referohen gazetarët, kur duan të kenë qasje në dokumente të ndryshme. Por, në vendet si Kosova, ka shumë probleme dhe vështirësi të gazetarëve për sigurimin e dokumenteve zyrtare, për shkak të neglizhencës së institucioneve. Ndërsa, dokumentet të cilat shfrytëzohen prej gazetarisë hulumtuese, përveç atyre që mirren me rrugë legale, janë shumë herë edhe dokumente që bien në duart e gazetarëve me rrugë jo legale. Nga pikëpamja profesionale më të shumtën është legjitime çdo përpjekje e gazetarit për të siguruar një dokument, përveç me anën e korruptimit, presionit ose shantazhit. Kur dokumentet

Page 2: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

sigurohen me rrugë ilegale, shtohet rreziku që në duart e gazetarit të gjenden edhe dokumente të rrejshme. Kjo paraqet rrezik për prestigjin e gazetarit dhe të medies, sepse mund ta komprometojë punën e gazetarit dhe të medies, që pa dashje publikon dokumente të rreme. Prandaj, gazetarët investigativë gjithmonë duhet ta kenë parasysh se dokumentet që u vijnë me këso rrugësh, mund të jenë nganjëherë edhe të rreme apo të falsifikuara. Nëse dokumentet përdoren pa kujdesin e nevojshëm, mund të ketë edhe probleme ligjore gazetari e edhe media, sepse mund të akuzohen për shpifje e falsifikim, gjë që në shtete ligjore mund të marrë epilogun edhe me dënime që kanë kosto të rëndë financiare. Sidoqoftë, gjithmonë duhet të kihet parasysh që dokumentet mbeten njëri nga burimet kryesore të gazetarisë hulumtuese. Çfarëdo që të jenë dokumentet e vërteta, të ardhura në rrugë legale ose edhe alternative, ato janë të rëndësishme për ta ndriçuar ndonjë problem. Ja një shembull: kohët të fundit në Mal të Zi, për shembull, u zbulua rasti i falsifikimit të dokumenteve të njërit nga pjesëtarët e grupit terrorist, që kishte planifikuar vrasjen e ish kryeministrit Millo Gjykanoviq. Personi ishte arrestuar me një emër tjetër në pasaportën e falsifikuar dhe si i tillë ishte emërtuar edhe nga mediet, deri sa prokuroria zbuloi se ai kishte tjetër identitet dhe se ishte pjesëtar i shërbimit rus. Pra, në aktivitetet kriminale ka lojëra edhe me dokumentet, prandaj duhet të përdoren me kujdes të madh.

Burimi i dytë i rëndësishem në gazetarinë investigative janë vetë njerëzit. Kush janë njerëzit që shërbejnë si burim për këtë lloj gazetarie? Ja një shembull nga ngjarjet aktuale në një shtet tjetër fqinj: në Serbi është duke u zhvilluar një përpjekje për ta çuar në përgjegjësi ligjore kryetarin e bashkisë së Beogradit, Sinisha Malin. Ai e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi i madh i godinave “Beogradi në ujë” i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.) Lagjja është rrënuar nga njerëz me maska, me terror ndaj banorëve, por askush nuk kishte mundur t’i gjente faktet që kryetari i qytetit kishte dhënë urdhërin për atë veprim joligjor. As opozita e as mediet që kishin hulumtuar, nuk kishin arritur të zbuloin të vërtetën, derisa kishte dalë në medie një deklaratë publike nga ish gruaja e kryetarit të bashkisë së Beogradit. Ajo kishte deklaruar se ish bashkëshorti i saj e ka dhënë urdhërin për rrënimin e lagjes “Savamala”, sigurisht e motivuar na prirja hakmarrëse për ish bashkëshortin. Pra, zbulimi i urdhërdhënësit të rrënimit të paligjshëm të asaj lagjeje, është bërë nga një person që kishte lidhje familjare dhe në të njëjtën kohë edhe motive hakmarrëse kundrejt krebashkiakut të kryeqytetit serb. Pra, në raste të tilla, di të shfaqet papandehur një person që di të vërtetën dhe që mund të hedhë dritë mbi një ngjarje që fshehet nga publiku. Gazetaria hulumtuese i ka objekt të rëndësishëm njerëzit e tillë. Pra, nëse bëheni gazetarë hulumtues dhe hulumtoni për një politikan, për një biznesmen, etj., pista të rëndësishme të hulumtimit janë njerëzit rreth tij, gruaja, ish gruaja, ish dashnorja, kundërshtarët, ish miqtë, kryesisht njerëzit që mund të kenë rivalitete me të, ose prirje për hakmarrje. Gazetaria hulumtuese piketon njerëz të rëndësishëm e me ndikim, të cilët zakonisht kanë edhe jo pak kundërshtarë. Personat e ndryshëm mbërrijnë në poste pushteti ose akumulojnë pasuri të madhe, duke kaluar nëpër rrugë të vështira të konkurencës e të qerimit të hesapeve me kundërshtarët e rivalët. Secili person, kur mbërrin në majat e pushtetit ose akumulon pasuri të madhe, gjatë rrugës ka bërë jo pak kundërshtarë. (Evokojeni filmin “Spiuni që shkatërron lidhjet e veta”, si version ekstrem të konkurencës e hakmarrjes mes njerëzish e shërbimesh. Ideja është që njerëz që punojnë bashkë, shumë herë komplotojnë për

Page 3: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

vdekje kundër njëri tjetrit.) Gazetarët e mirë, po edhe gazetarët e zakonshëm, për të qenë të suksesshëm në karrierë profesionale, së pari duhet ta studiojnë këtë natyrë njerëzore, e dyta edhe këtë natyrë të punës, sepse njerëzit që mirren me punë publike e me biznese, ku ka shumë frymë gare, gjithmonë janë atakues dhe të atakuar. Pra, njerëzit janë miniera e gazetarisë hulumtuese. Ideja e hakmarrjes dhe e pasionit të njeriut duhet të mbahen në krye të të dhënave. Ideja e hakmarrjes dhe e pasionit nuk janë të sotme, po janë, siç rrëfejnë librat e shenjtë, prej bashkësisë së parë njerëzore. Në literaturën botërore, e pakta prej Iliades së Homerit, përshkruhet hakmarrja dhe pasioni. Gazetarët e mirë, dhe veçmas gazetarët hulumtues e dinë këtë gjë, i studiojnë modelet qysh reagojnë personat në situata të ndryshme. Anthony Gidensi na sjellë në vëmendje faktin që njerëzit zakonisht i fshehin motivet e veprimeve të veta, gjë që paraqet vështirësi edhe për gazetarin hulumtues, nëse nuk është ngulmues dhe studioz.

Burimi i tretë është vëzhgimi i vetë gazetarit. Pra, gazetari i shfrytëzon dokumentet, i shfrytëzon burimet njerëzore, po përtej kësaj, vëzhgon objektin të cilin e ka pistë të hulumtimit. Shumë teoricienë thonë që nganjëherë më shumë se fjalët e dëshimtarëve ose kundërshtarëve, më shumë se dokumentet, flet mimika e njeriut, shikimi, grimasat, reagimet emocionale. Mund të ndodhë që personi që hulumtohet me anën e intervistimit, fillon të bëhet nervoz, të sikletohet, pi ujë më shpesh se zakonisht, ose ndezë cigaren duke iu dridhur duart, etj. Këtë spekëtr të reagimeve gazetari investigativ i vëren dhe e studion, sepse i japin një lloj indikacioni se cila është arsyeja pse ndryshon bashkëbiseduesi sjelljet e deri edhe intonacionin.

Emanuel Sheglofi ka bërë një studim shumë interesant për sjelljet njerëzore dhe ka ardhë te një konkluzion sipas të cilit njerëzit aktrojnë edhe në jetën reale. Ka disa modele pothuajse standarde të reagimit të njerëzve në situata të ndryshme. Nga ana tjetër është konstatuar tashmë se pavarësisht kulturave e statuseve sociale e intelektuale, grimasat dhe gjestet e njerëzve në situata konkrete janë të ngjashme. Kjo gjë mund ta ndihmojë shumë gazetarin në punën e vet hulumtuese. Pra, ajo çfarë duhet është që gazetari hulumtues duhet të ketë njohuri solide edhe për këtë aspekt të sjelljes së njeriut.

Lidhur me vëzhgimin, teoria themelore ka qenë e Aristotelit, sipas të cilit vëzhgimi është pararoja e procesit të mendimit dhe procesit shkencor. Aristoteli pohonte se njeriu vëzhgon një objekt a një dukuri dhe në bazë të vëzhgimit, fillon të mendojë zgjidhjen e problemeve. Por, në mendimet e mëvonshme filozofike, kjo qasje konsiderohet e deplasuar, sepse mendoeht që vëzhgimi është pasojë e ekzistimit të problemit. Fjala vjen, Karl Poperi pohon se për të vëzhguar diçka, (objekt a dukuri) ai/ajo duhet të paraqesë problem. Faktikisht, gjërat që nuk paraqesin problem, ne nuk i vëzhgojmë, pohon Poperi. Anthony Gidensi nga ana e tij, kur e përshkruan shikimin e kalimtarëve të panjohur, e cila nuk paraqet as problem e as kurreshtje, e emërton si “pavëmendje qytetare.” Pra, njerëzit që shohim duke ecur ne i shikojmë pa vëmendje, nuk mendojmë as për moshën e tij, as për dukjen e tij, as për gjininë, as për prejardhjen a për statusin social, sepse nuk paraqesin porblem. Por nëse një njeri që kalon afër nesh fillon të bëhet kërcenues ose fillon ta bëjë një veprim që del jashtë konvencionit, ne ndalemi dhe e vëzhgojmë, e pastaj edhe mund të reagojmë. Pra, nëse ekziston problemi, shfaqet vëzhgimi, shfaqet deskripsioni, shfaqet analiza, shfaqet reagimi.

Page 4: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Edhe në rastin e gazetarisë hulumtuese, pra, duhet të ekzistojë një problem.Pastaj modelohen mënyrat si mund të gjendet faktet me anën e dokumenteve, njerëzve e gjithsesi edhe vëzhgimit.

Gazetaria hulumtuese - e rrezikshme dhe e kushtueshme

Me koncentrim në gjetjen e burimeve, në gjetjen e njerëzve dhe në vëzhgim, që mund të marrin shumë kohë, rezulton se gazetaria hulumtuese është gazetari shumë e kushtueshme. Prandaj, gazetari hulumtuese bëjnë kryesisht mediat e fuqishme, mediat që kanë bazë të fortë ekonomike, më së shumti mediet globale.

Gazetaria hulumtuese mund të jetë e dobishme për publikun, sepse duke zbuluar veprimtari të dëmshme, mundëson që të ndalohet një veprimtari e dëmshme dhe të korrigjohet një defekt. Mirëpo, mediumi jo domosdoshmërisht rritë tirazhin, jo domosdosshmërisht rritë shikueshmërinë. Prandaj, këtë loj gazetarie e përballojnë vetëm mediet e fuqishme.

Një problem i madh që ka të bëjë me gazetarinë hulumtuese është se në vendet jodemokratike, ajo funsksionon me vështirësi të mëdha, sepse represioni i qeverisë (shtetit), mund të jetë i madh. Fjala vjen, kemi rastin tragjik të gazetares Anna Politikovskaya, të cilën për shkak të hulumtimeve lidhur me krimet ruse në Çeçeni, e kanë vrarë. Ka raste të dy gazetareve amerikane të arrestuar në Korenë e Veriut , për të cilat ish presidenti Bill Clinton është detyruar të shkojë në Pjongjang për të negociuar lirimin e tyre. Pra, gazetaria hulumtuese përveç që është e shtrenjtë, është edhe e rrezikshme, veçmas në vendet që ka regjime jo demokratike.

Publiku si aleat i gazetarit hulumtues

Gazetarët hulumtues të vetmen përkrahje të plotë e kanë publikun. Nëse në një vend gazetarët hulumtues bëhen të fuqishëm, ata pastaj i mbron publiku. Në vendet ku nuk ndodhë kështu, qysh është përafërsisht vendi ynë dhe Shqipëria, gazetarët hulumtues janë të kërcënuar e ndonjëherë edhe në rrezik. Shikojeni për shembull rastin e Leonard Kërqukit. Gazetar vërtet hulumtues, por detyrohet ta ruajë ruajë policia. Ky është lajm i keq për gazetarinë hulumtuese në vendin tonë. Pra, gazetaria investigative në vendet ku nuk ka vetëdijësim qytetarë e ku nuk ka pushtet të fortë gjyqësor, është e zorshme. Prandaj, pak gazetarë ndër ne mirren me gazetari hulumtuese, sepse është punë me rrisk. Dobia e saj qytetare është e lartë, por problemi është se edhe rreziku është më i madh.

Nuk është vetëm politika problemi i gazetarisë hulumtuese

Sa herë të flasim për këtë lloj gazetarie, gjithmonë mendohet vetëm për politikën, por gazetaria hulumtuese i përfshinë edhe fushat e tjera. Për shembull zbulimet më të mëdha të aferave e të keqpërdorimeve viteve të fundit janë bërë në fushën e sportit, për ç’arsye sportistët rusë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike në Rio. Hulumtimi gazetaresk përfshinë edhe shëndetësinë, sepse ka raste kriminale që nga trajtimi me barëra e deri te transplantimet e paligjshme. Secila fushë mund të jetë objekt i hulumtimt gazetaresk, me kusht që të ekzistojë problemi dhe pastaj gazetarët të hulumtojnë sipas stadardeve të gazetarisë profesionale dhe hulumtuese.

Page 5: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Një përkujtesë e fillimit të gazetarisë hulumtuese

Lidhur me historikun e kësaj gazetarie, elementet e para të qarta i gjejmë tek gazetat e Josef Pulicerit ( The Ëorld) dhe Ulliam Herstit (Examiner) në shekullin XIX në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Elizabeth Kokrin me pseudonimin Nelly Blaj, është gazetarja e parë e gazetës The Vorld, që u mor me gazetari hulumtuese, nëpër spitalet psikiatrike të Nju Jorkut. Edhe Eni Llori tek gazeta “Examiner” e Herstit u mor me hulumtime po të kësaj sfere. Pra, ka filluar si një lloj gazetarie në shekullin XIX , për të pasur më tutje një zhvillim të vështirë. Në periudhën e Luftës së Parë Botërore, gazetaria në Evropë edhe në Amerikë, po veçmas në Evropë, ka pësuar një katastrofë morale dhe profesionale, sepse jo vetëm që nuk ka qenë hulumtuese, por ka qenë keqas në shërbim të luftës, në shërbim të regjimeve. Në librin e Gjovani Gocinit, “Historia e gazetarisë”, në kapitullin “Gazetaria dhe lufta” është përshkruar me detaje kjo katastrofë e gazetarisë dhe e medies evropiane. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore ka filluar të rikthehet, të rehabilitohet gazetaria e pavarur profesionale dhe është forcuar edhe gazetaria hulumtuese, e cila konsolidimin e saj e arrin në vitet e 70-ta të shek XX, veçmas me trajtimin e aferës Uotergejt.

Prishtinë, 22 shkurt 2017

Page 6: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Ligjërata II

PIKAT KULMINANTE TË GAZETARISË HULUMTUESE NË GAZETARINË GLOBALE

(“Examineri” si parahistori, Uotergejti, Uikiliksi, Eduard Snoudeni dhe Letrat e Panamasë)

Disa teoricienë mendojnë se gazetaria vetëvetiu është hulumtuese, për një arsye të thjeshtë, sepse edhe nëpërmes deklaratave që mirren nëpër rrugët më rutinore dhe informatave më të zakonshme që vilen, diçka hulumtohet. Pastaj kur gazetari e konstrukton një ngjarje, krijohen disa aspekte të saj, të përftuara edhe si rezultat i një hulumtimi sado hulumtim minimal që të jetë. Mirëpo, në praktikën e gjatë të gazetarisë si kulminacion të gazetarisë hulumtuese konsiderohen disa ngjarje ose disa episode në të cilat gazetaria hulumtuese është injektuar si një version që ka ushtruar ndikim të fuqishëm mbi shoqërinë dhe mbi publikun. E vërteta është që, fjala vjen, në shekullin XIX, tek gazetaria e gazetës “Examiner” të Ulliam Herstit, ka elemente të gazetarisë hulumtuese. Bile, ajo që quhet “Lufta e Herstit”, përkatësisht Lufta Amerikano-Kubaneze, ka brenda vetes edhe ndikimin e kësaj lloj gazetarie në një luftë të vërtetë ndërmjet dy shtetesh, SHBA-ve dhe Spanjës. Sikundër është e njohur, gazeta “Examiner” e Herstit, përmes hulumtimit po edhe përmes inskenimeve të ndryshme, kishte pasur sukses të provokojëë një konflikt të armatosur ndërmjete dy shteteve, i cili realisht ishte nxitur nga raportimet dhe konstruktimet e gazetës, për ç’gjë raporton gjeresihst Gjovani Gocini në librin “Historia e gazetarisë.” Por, zhvillimi i gazetarisë hulumtuese nuk ka ecur në mënyrë lineare, pasi ka pasur kthime prapa dhe degradime drastike të gazetarisë në periudha të ndryshme. Degradimin më të rëndë gazetaria e pati gjatë Luftës së parë Botërore. Gjatë Luftës së Parë Botërore shtypi ka përjetuar një rënie etike dhe një rënie profesionale shumë të tmerrshme, sepse gjatë asaj kohe gazetarisë iu imponua një afërsi e dhunshme me politikat zyrtarve tq qeverve të involvuara në luftë. Futja e medieve nën diktatin e vullnetit politik të qeverive ndodhi në Britani të Madhe, në Francë, në Gjermani, në Rusi po edhe në ShBA. Secila prej qeverive kishte ngritur byro të veçanta për kontrollin e mediave dhe për propagandë të mediave, ashtu që gjatë Luftës së Parë Botërore një karakteristikë e shumicës së mediave ishte se po u shërbenin qëllimeve të luftës të qeverive të veta. (Edhe përshkrimin e këtyre raporteve e gjejmë të detajuar në “Historinë e gazetarisë” të Gjovani Gocinit.)

Pas kësaj përvoje të hidhur, në vitin 1922, Valter Lipmani, njëri prej teoricientëve kryesorë të mediave të shek. XXI, botoi veprën monumentale “Opinioni Publik”, në të cilin sublimon edhe ato përvoja të së kaluarës dhe propozon disa ide origjinale për mënyrat se si duhet të përpunohet opinioni publik. Vepra e Lipanit u dha shtysë studimeve në këtë fushë, gjë që po vazhdon edhe në ditët tona me intensitet të lartë. Shumë nga këto hulumtime sot mirren me aspektin e ndikimit të mediave mbi publikun, raportin e mediave me pushtetin, por edhe me rrugët eventuale përmes të cilave gazetaria mund të dalë nga darat e pushtetit.

Page 7: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Rikthimi i gazetarisë hulumtuese pas Luftës së Dytë Botërore

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila ka qenë edhe më e përgjakshme se e para, gazetaria megjithatë arrinë në pjesën më të madhe të saj që të ruajë një lloj distance në raport me politikat e qeverive, pra arrinë një shkallë emnacipimi të vetes. Kjo kryesisht është vërejtur në ShBA e në Britaninë e Madhe, më pak në shtetet fashiste të tipit të Gjermanisë Hitleriane ose të Italisë së Musolinit. Por, në përgjithesi krijohet një kontekst i ri i gazetarisë, ku ajo arrinë ta mbrojë deri dikund një pjesë të etikës së saj.

Pas Luftës së Dytë Botërore krijohen realitete të reja me demokracitë liberale, veçmas në këtë që ne e quajmë “Bota Perëndimore”, Evropa dhe ShBA-të, me ç’rast gazetaria, siç thotë teoricieni Xhejms Karan, mediet kalojnë nga të qenët agjent i shtetit dhe servis i partive politike në agjens të pavarur, përmes komercializimit. Pra, mediet hyjnë në garë si entitete komerciale, përmes reklamave dhe raporteve të reja që krijohen me reklamuesin dhe në një mënyrë shkëputen prej ndikimit të shtetit edhe ndikimit të partive politike.

Afera Uotergejt dhe triumfi final i gazetarisë hulumtuese

Si rezultat i këtij evoluimi dhe ndryshimi të raportit të medies më pushtetitn e me qeevritë, fillon e zhvillohet më shumë gazetaria hulumtuese. Kulminacioni i saj arrihet në fillimin e viteve të 70-ta, me aferën Uoatergejt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Uoterget është një hotel në Uashington, tash është një atraksion turistik tash, jo pse është diçka i jashtëzakonshëm, por historia që ka ndodhur aty është e tillë që e ka bërë atraksion turistik. Aty është mbajt një kohë një konventë e Partisë Demokratike, ndërsa ish presidenti amerikan Riçard Nikson, ka urdhëruar përgjimet ndaj kundërshtarëve politikë.) Afera e përgjimeve është zbuluar prej mediave, konkretisht prej gazetës “The Uashington Post”. Dy gazetarët, Bob Vodvardi dhe Karl Bernshtajni, kanë qenë gazetarët që e kanë ndjekur këtë aferë, me një seri të shkrimeve lidhur me mënyrën se si ka ndërhyrë qeveria, se çfarë problemesh janë krijuar, se si janë bërë arrestimet e disa personave, e kështu me radhë. Në këtë mënyrë është krijuar një opinion publik kundër presidentit dhe kundër qeverisë, që ka rezultuar me kërkesa për dorëheqjen e tij. Si rezultat i prognozave që Presidenti mund të shkarkohej me anën e impiçmentit, ai kishte dhënë dorëheqjen. Pra, dorëheqja e ish presidentit Nikosn ka ardhur edhe si rezultat i presionit të gazetarisë hulumtuese. Gjithsesi, kjo është përralla e bukur e ndikimit të gazetarisë hulumtuese mbi ngjarje aq të rëndësishme, siç është edhe rrëzimi i një presidenti të shtetit më të fuqishëm të botës. Dhe një presidenti si Niksoni, i cili ka qenë shumë i fuqishëm, sepse ka shërbyer dy herë si zëvendëspresident, dy herë është zgjedhur president, pra ishte një figurë shumë e fuqishme, e mishëruar me konflikte të ashpra dhe fitimtare me kundërshtarët.

Studiuesve të gazetarisë dhe të medieve duhet t’u interesojë se a ishte rrëzimi i Niksonit produkt i pastër i gazetarisë hulumtuese, apo kishte edhee implikime të tjera në atë aferë? Kjo ndhmon që të kuptohet mirë mënyra se si funksionin gazetaria hulumtuese në raport me agjens të tjerë të pushtetit, edhe kur ajo targeton personalitetet më të larta të ndonjë pushteti. Pra, a është gazetaria hulumtuese, si një roman kalorsiak, që pati frymëzuar Don Kishotin, për

Page 8: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

aventurat e tij kalorsiake të dala mode, apo edhe gazetaria hulumtuese më të shumtën është pjesë e lojës së pushtetit? Fjala vjen, lidhur me aferën Uotergejt, zbulimet e fundit kanë nxjerrë në dritë edhe anën e errët të kësaj lloj gazetarie. Një person që e ka pasur pseudonimin “Fyti i thellë”, zyrtar i CIA-së, pak para se të vdiste ka treguar ngjarjen në versionin e vërtetë. Zyrtari i CIA-s ua ka dhënë gazetarëve të dhënat për veprimtaritë ilegale të qeverisë, pra, ata kanë bashkëpunuar me një zyrtar të laartë të intelegjencës, duke marrë informacionet me rrugë ilegale. Kjo mënyrë e sigurimit të informacioneve, që potencialisht ka elemente të tradhtisë ndaj shtetit, nga pikëpamja etike po edhe ligjore mund të jetë problem. Në rastin e Uotergejtit ka triumfuar kjo mënyrë e sigurimti të informacioneve, por mund të ketë raste ku gazetarët mund ta pësojnë në këso punësh të rrezikshme. Pra, këtu dilet te problemi permanent, që ka të bëjë me kufinjtë ndërmjet rrugëve legale nëpërmjet të cilave mirren informatat dhe rrugëve ilegale, që shumë herë nuk janë të qarta. Faktikisht, përzierja e gazetarisë me spiunazhin është një fenomen prej kësaj periudhe e këndej, që po vjen duke u intensifikuar dhe duke u komplikuar. Në kohën tonë implikimi me spiunazhin është bërë edhe më problematik, sepse tash ka përzierje edhe më të madhe të involvimit të gazetarisë në rrjetët kriminale në strukturat e ndryshme. Kështu që, gjithmonë nga pikëpamja etike mbetet një dilemë e madhe, lidhur me etikën e gazetarisë investigative. Ku janë kufinjtë etikë të saj? A janë të lejuara përgjimet e fshehta? A janë të lejuara fotografimet e fshehta të jetës private të individëve? A janë të lejueshme format e ndryshme të shantazhit, sepse ka pasur dhe ka forma të ndryshme të shantazhit edhe nga ana e gazetarëve. Dhe këto janë bërë pjesë të instrumentëve jo etikë që përdoren në gazetarinë hulumtuese në jo pak raste. Sidoqoftë, Uotergejti mbetet një pikë kulmore e gazetarisë hulumtuese, në të cilën ka ndodhur një rezultat spektakulor përmes të cilit është rrëzuar një president shteti.

Përvoja postUotergejt në SHBA: Xhulian Asanzhi dhe Eduard Snoudeni

Çfarë ka ndodhur dyzet e pesë vite më vonë në SHBA, ku Niksoni dha dorëheqjen nën trysninë e gazetariseë hulumtuese? Në zgjedhjet e fundit presidenciale në ShBA (2016) ka pasur involvime të shërbimeve sekrete ruse, të cilat poashtu kanë pasur njëlloj ndikimi direkt në zgjedhjet, përkatësisht në humbjet e kandidates Hillari Klinton. Kjo do të thotë që sado që publiku është emancipuar, është vetëdijësuar për paligjsmërinë e ndërhyrjeve në proceset elektorale, prapë se prapë ato ndodhin. Pra, ndodhkan edhe në Amerikë, që është njëra ndër demokracitë më të zhvilluara. Ne duhet të përpiqemi intelektualisht të kuptojmë që nëse ndodhin këto ndërhyrje të dhunshme në konventa elektorale dhe në zgjedhje në Amerikë, atëherë çka mund të ndodhë në vendet e vogla e të brishta? Çfarë ndërhyrjesh tinëzare, po edhe brutale, përmes klientelizmit e shnatazheve ndodhin? Vetë fakti që është rikthyer fushata e pistë e fundit elektorale edhe në Shtetet e Bashkuara, tregon që shoqëritë dhe demokracitë nuk janë imune ndaj formave të tilla të ndërhyrjeve, të spiunazhit, të përgjimeve, të shtantazhit, të klientelizmit, etj., ku gazetaria luan një rol të rëndësishëm. Për studiuesit mbetet gjithmonë me ineres studimi i këtyre formave të ndërhyrjeve e modifikimeve, sepse pak a shumë siç modifikohen viruset, përmes mutacionesh, modifikohen edhe format e veprimtarive antiligjore, antidemokratike dhe gazetaria është pjesë e këtyre modifikimeve. Rasti me Xhulian Asanzhin dhe me eduard Snoudenin, është shembull tipik i një modifikimi të tillë të medies.

Page 9: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Pra, një baticë të re të gazetarisë hulumtuese dhe implikimeve të saj ka sjellë Xhulian Asanzhi me portalin e tij “Uikiliks” në vitet e fundit. Asanzhi është një figurë interesante: haker kompjuterash, njeri që është marrë me thyerje programesh, sajime programesh dhe që në një situatë ka mbërritur të sigurojë ilegalisht një numër të jashtëzakonshëm të dokumenteve dhe informatave të administratës amerikane. Asanzhi ka filluar t’i publikojë materialet, gjë q ë ishte një lloj tërmeti politik. Pra, nëpërmjet “Uikiliksit” ka ardhur një moment i ri i gazetarisë hulumtuese, që arrinë të ndërhyjë edhe në thellësi të sekreteve shtetërore të administrates amerikane. (Xhulian Asanzhi është i strehuar në Ambasaden e Urugajit në Londër, sepse është i kërkuar për gjykim për një aferë seksuale – të vërterë ap të konstruktuar- nga Suedia. Ka kërkesë për ekstradimin e tij edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.) Por, edhe çmimi që paguan vetë Asanzhi për punën e vet, është shumë i madh. Sot konsiderohet që kjo mënyrë e publikimit që ai ka bërë, ka hedhur një dritë të re mbi mënyrën se si hartohen politikat, si bëhet politika, si bëhet diplomacia, sepse duke mos pasur më herët qasje, pamje në mënyrën se si funksionon komunikimi politik, diplomatik edhe ushtarak, është mendua që është ndryshe. Sidoqoftë rezultati i kësaj gazetarie ka ndikim edhe në karrierat politike, publike të njerëzve të fuqishëm anekënd të botës.

Storia e “Uikiliksit”, nuk është mbyllur ende, pasi ai ka me miliona dokumente të papublikuara, që herë pas herësh publikohen. Publikimi selektiv gjithashtu paraqet një problem për analizë, sepse përzgjidhen dokumenet për të atakuar individë e isntitucione qëllimisht, e jo domosdoshmërisht për të informuar publikun.

Një person i veçantë në tregimin mbi gazetarinë hulumtuese dhe të implikimeve që ajo ka, është edhe Eduard Snoudeni. Një person interesant, person që ka punuar në Agjencinë Amerikane të Intelegjencës (CIA.) Snoudeni ka denoncuar NSA se bën përgjimin e paautorizuar të të gjithë njerëzve. Nga pikëpamja amerikane, dëmi që ka shkaktuar Snoudeni është i madh, sepse e ka paraqitur administratën si shkelëse të të drejtave të qytetarëve të vet dhe të të gjithë botës. Mirëpo, ka që dijearë si Noam Çomski, që pohojnë se zbulimi i Snoudenit e ka ndërgjegjësuar botën për një problem të madh, përgjiimet e paautorizuara dhe shkatërrimin e privatësisë së individit. Çomski, ndër të tjera shkruan lidhur me këtë rast” ”Këta zbulime na ftojnë të reflektojmë mbi faktorët që përcaktojnë vendimet e qeverisë. Ideja e pranuar përgjithësisht është se qëllimi parësor i politikës është që të garantojë sigurinë e vendit dhe ta mbrojë nga armiqtë. Kjo ngre dy pikëpyetje: sigurinë e kujt, dhe mbrojtjen nga cilët armiq? Përgjigjet për këto pyetje dalin dramatikisht prej zbulimeve të Snoudenit. Politika garanton sigurinë e autoritetit të shtetit dhe të grupeve të pushtetit në nivel shteti, duke i mbrojtur nga një armik i brendshëm i tmerrshëm: qytetarët, që nëse nuk kontrollohen mund të shndërrohen në një armik të madh. Për t’u mbrojtur nga ky rrezik, pushteti ekonomik dhe politik duhet të qëndrojë i fshehur, ndërkohë që armiku duhet të ekspozohet tërësisht para

Page 10: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

kontrollit të shtetit.” Çomski po edhe Umberto Eko e dijetarë të tjerë, besojnë se shteti nuk do të arijë të ruajë sekretet dhe a s individi që ka një telefon, nuk do të ketë privatësi. Eko shkruan: “Si do të ruhen në të ardhmen raportet private dhe konfidenciale? E di se për momentin parashikimi im i ngjanë fantastiko-shkencores, pra është romantik, por jam i detyruar të imagjinoj agjentë të qeverisë duke lëvizur fshehtazi me karroca me kuaj, e nëpër itinerare të pakontrollueshme, duke u bërë bartës të mesazheve të mësuara përmendësh, ose pak a shumë, duke i fshehur informacionet e rralla të shkruara në takën e këpucëve. Informacionet do të ruhen në një kopje të vetme, në sirtarët e mbyllur me çelësç ngase, në të vërtetë, edhe tentativa e spiunimit të Ëatergateit ka pasur më pak sukses sesa ËikiLeaks.” Zbulimet me Vikiliksin e Snoudenin janë dramatike: në njërën anë nga rreziku që po vika prej kontrollit absolut të shtetit ndaj qytetarëve, po në anën tjetër edhe rreziku që grupet e ndryshme i mbledhin dhe i keqpërdorin të dnënat. Si reaksion ndaj kësaj gjendjeje është një tekst i Umberto Ecos që parashikon se në të ardhmen ata që duan ta ruajnë fshehtësinë, do të detyrohen të bartin letrat me karoca, si në Mesjetë. (Eduard Snoudeni momentalisht është i srehuar në Rusi. Ka kërkuar azil në vende të ndryshme, po askush nuk i ka dhënë.

Loja e gazetarisë hulumtuese me “Letrat e Panamasë”

Më e fundit në këtë kronologji të ngjarjeve, që kanë të bëjnë me gazetarinë hulumtuese dhe imlikimet e saj është e ashtuquajtura “Letrat e Panamasë”, e cila ndodhi në vitin 2016. “Letrat e Panamasë” është e lidhur me një koorporatë në Panama, në të cilen regjistrohen biznese të of shore, cilat u ikin prej taksave ose tatimeve të larta. “Panama Papers” është zbuluar nga gazeta “Süddeutsche Zeitung” dhe një grup tjetër të gazetave të cilat kanë bashkëpunuar me gazetën liberale (!) gjermane në këtë hulumtimin. Gazetat i kanë mbledhur dokumentet e Fondacionit Fonseka, me ç’rast kanë zbuluar që aty ka numër të madh të politikanëve, të biznesmenëve, sportistëve, që i dërgojnë paratë atje për t’i fshehur ose për të mos paguar taksa të larta. Por, edhe “Letrat e Panamasë” kanë në anë hileqare: janë publikime të selektuara. Për shembull, dëmin më të madh ia kanë shkaktuar kryeministrit britanik, Dejvid Kamerunit, në kohën kur ishte fushata për largimin ose mbetjen e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian. Meqë nga afera u zbulua se babai i Kamerunit kishte fonde të fshehura në Panama, publiku u kthye kundër tij, gjë që dobësoi pozicionin e tij si lideri që udhëhiqte bllokun që angazhohej për mbetjen e Brtanisë së Madhe në Bashkimin Evropian. Pasoi dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Brexit.) Përndryshe “Panama Papers” nuk ka pasë asnjë ndikim në Rusi llihur me Putinin, i cili kishte fonde te fshehura në Panama. Putini ka vazhduar të ssundojë i patrazuar nga kjo aferë dhe të sillet me arrograncë e brutalitet jo vetëm në Rusi po edhe në botë.

Këto janë disa nga ngjarjet ose episodet kulminante që lidhen me gazetarinë moderne dhe gazetarinë hulumtuese dhe ndikimin e saj në përmasa globale. Normalisht që ka edhe veç artikuj të veçantë dhe ngjarje të veçanta, për shembull shkrimet e gazetares ruse Ana Politikovskaja për luftën në Çeçeni. Ajo u ekzekutua për shkak të gazetarisë hulumtuese që kultivonte. Sigursht q ëgjuithandje botës ka edhe shumë raste të veçanta të gazetarsië hulumtuese, por këto që u përmenden këtu, “Uoatergate”, “Uikiliks”, “Snouden” dhe

Page 11: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

”Panama Papers” janë raste kulminante në të cilat gazetaria hulumtuese (e përfshirë edhe me spiunazhin, e përzier edhe me metoda jo bash legale) ushtron një ndikim të fuqishëm mbi opnionin publik po edhe mbi politikat e shteteve të ndryshme. (Prishtinë, 1 mars 2017)

Ligjërata III

METODAT, TEMAT DHE PROCEDURAT NË GAZETARINË HULUMTUESE

Lidhur me metodat që përdoren përgjithësisht në hulumtime sociologjike, por edhe gazetareske, është rasti të evokohet që tre prej metodave janë të domosdoshme edhe në gazetarinë hulumtuese: puna në terren, studimi i dokumentacionit edhe intervistimet. Çfarë i karaketerizon këto metoda në gazetarinë hulumtuese? Puna në terren, për dallim prej gazetarisë standarde, tradicionale, në gazetarinë hulumtuese shumë herë bëhet në mënyrë konfidenciale, në mënyrë të fshehtë. Brenda kësaj pune në terren kryesori është vëzhgimi, ndonëse edhe format e ndryshme të hetimit të cilat janë të domosdoshme, duke përfshirë akteret e ndryshëm, terrenin, konfiguracionin, objektet e ndryshme, etj. Pra, në këtë kuptim puna në terren si metodë, por e zgjeruar, si praktikë është e domosdoshme dhe e pashmangshme.

Burimet e dokumentacionet janë nga më të rëndësishmet, ndërsa intervistimet në rastin e gazetarisë hulumtuese janë zakonisht ato që quhen intervistime të thella, pra jo intervistë dosido, për të marrë opnionet e zakonshme, por për të bërë përpjekje për të depërtuar më thellë në motivet e veprimeve ose të fshehjes së të dhënave e bëmave të personazheve që intervistohen.

Cilat tema hulumtohen më shumë?

Sa i përket temave që preferohen dhe që i nënshtrohen kësaj mënyre të hulumtimit, e para është ajo e parasë, të cilën disa teoricienë e emërtojnë si “ndjekja e dollarit”. Pra, temat më atraktive të hulumtimit janë temat lidhur me financat, me paranë. Kah shkojnë paratë? Qoftë paratë e buxhetit, paratë e kompanive që shpenzohen në mënyrë jolegale etj. Pra, njëra nga temat më të preferuara të gazetarisë hulumtuese është dhe mbetet gjithmonë përpjekja për ta ndjekur rrugën e parasë se nga shkon, si bëhen transferet e ndryshme bankare, a janë ato legale a nuk janë. Për shembull, pse i jipet dikujt tenderi e pse dikujt jo? Sepse mund të jetë që dikush e ka fituar me kushte jo më të mira prandaj në atë rast gazetari investigativ duhet të hulumtojë se cila është arsyeja? Rruga e fshehtë e parasë, është autostrada e gazetarisë hulumtuese.

Page 12: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Një temë që është e lidhur poashtu me objektin e parasë është korrupsioni, apo ryshfeti. Fatkeqësisht relacionet korruptive janë evidente në gjithë botën, sepse shumë njerëz,e kanë prirjen t’i thjeshtojnë procedurat për të kryer një punë dhe mënyra e shkurtimit të procedurave është zakonisht nëpërmjet korruptimit të zyrtarëve. Gazetaria hulumtuese këtë sektor e ka shumë në qejf, për shkak se me pak hulumtim mund të gjenden fijet e korrupsionit. Pse kryhet një punë ashtu si kryhet? Aq më tepër në një shoqëri në tranzicion, shoqëri si e jona. ku njerëzit flasin shumë, në të cilën korrupsioni është gati legal dhe në të cilen gjyqësia është e brishtë. Gazetarët e kanë shumë më lehtë t’i trajtojnë temat e korrupsionit, sepse as metodat e korrupsionit nuk janë shumë të sofistikuara, as goja e akterëve nuk është shumë e mbyllur. Kështu që, me pak vullnet, me pak dije, gazetarët hulumutues mund të bëjnë shumë tema interesante lidhur me korrupsionin.

Krimi i organizuar është njëra nga temat jashtëzakonisht preferuese të gazetarisë hulumtuese. Në botën në të cilen po jetojmë, shume herë disa intelektualë me cinizëm e thonë që strukturat e tjera të shoqërisë nuk janë mjaftueshëm të organizuara, ashtu si është i organizuar krimi i organizuar. Quhet i tillë, sepse janë struktura që futen brenda një zinxhiri të organizimit, komandimit e strukturimit ilegal dhe që veprimtarinë e zhvillojnë në fshehtësi, në ilegalitet, ku për shkak se ka shumë para dhe rrezik, disiplina është e hekurt. Keni parasysh që në krim të organizuar bie trafikimi me qenie njerëzore, trafikimi me drogë, trafikimi me armë, trafikimi me barna poashtu sot është njëri nga sektorët e tmerrshëm të krimit të organizuar. Madje edhe në vendin tonë, sigurisht keni parë barna pa banderolë, pra edhe ky sektor është pjesë e krimit të organizuar. Normalisht tema të njohura për hulumtim janë edhe abuzimet, shpërdorimet e ndryshme që bëhen në sport, duke përfshirë dopingun e portistëve dhe trukimin e rezultaveve.

Ka abuzime edhe në arsim jashtëzakonisht shumë. Fjala vjen, tek ne ka qenë një abuzim në Universitetin e Prishtinës dhe në ministri me libra, të cilat gjoja se janë blerë prej Maqedonisë ndërsa librat janë dërguar në bodrum të Bibliotekës Kombëtare dhe i ka marrë uji shumicën pre tyre, pa u përdorur kurrë.

Në disa vende në Perëndim njëri nga problemet e tmerrshme në rrjetet shkollore është abuzimi seksual me fëmijë të mitur, pedofilia, që është një sektor që e trajtion gazetaria shpesh hulumtuese. Hulumtohen edhe aferat e ndryshme të dashurisë ose të kësaj natyre të politikanëve të profilit të lartë, të personaliteteve publike, etj. Për shembull, njëra nga aferat e mëdha që ka ekzistuar si e tillë, ishte afera e ish presidentit Clinton me Monika Luinskin, që ka qenë temë shumë atraktive e mediave amerikane dhe e mediave botërore. Me një fjalë, temat janë nga sektorë të ndryshëm gjithandej ku ka shpërdorime, ku ka sjellje socio- patologjike, të cilat bijnë në kundërshtim me ligjin. Fjala vjen, aktualisht në Kroaci po zhvillohet një aferë interesante lidhur me abuzimet e mëdha me mëditjet e qeveritarëve. Kroacia është shtet demokratik, antëtare e Bashkimit Evropian, por prirjet për abuzime, prirjet kriminale, prirjet e mrapshta, prirjet e shumë njerëzve që kanë lakmi pushtetin e paranë, janë gjithmonë evidente dhe gazetarët janë gjithmonë, atë që janë “qen roje” të demokracisë dhe ligjt, sikundër i quan Stephan Rus-Moli.

Rëndësia e burimeve të shkruara, rreziku nga falsifikimet

Page 13: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Lidhur me trajtimin e burimeve, pra se si i trajton gazetari hulumtuese burimet, çdoherë do të keni parasysh që dokumentet e shkruara janë shumë të rëndësishme, sepse dokumentet pë dallim prej njerëzve, janë më të besueshme, kur janë të vërteta, origjinale. Nëse një dokument është i shkruar, i vulosur dhe i arkivuar, ai mbetet i atillë. Prandaj përdorimi i dokumenteve është i rëndësishëm, i vlefshëm dhe ka siguri të madhe, por me kusht që dokumenti të jetë i vërtetë. Gazetari hulumtues duhet të ketë shumë kujdes, sepse shumë herë mund t’i vijnë në duar dokumente të pa verifikuara, të falsifikuara. prandaj nëse operon me to pa i verifikuar, rrezikon ta kompromentojë autoritetin e vet dhe të mediumit ku punon. Madje rrezikon të ballafaqohet me procese ligjore. Pra, dokumentet në përgjithësi i nënshtrohen një lloj ekspertize, një lloj analize, edhe sa i përket ligjshmërisë së përdorimit të tyre. Redaksitë serioze gjithkund kanë avokat, pra krahas redaktorëve, që mirren me vlerësimin ligjor të çdo artikulli që botohet. Pra, avokati mund të tregojë konsekuencat ligjore nëse një citat nuk është i saktë, nëse një dokument nuk është përdorur mirë. Kështu që, kjo i ndihmon gjithmonë gazetarit të mos bëjë gabime. Avokatet zakonisht kur i kanë në duar këto dokumente, e dijnë se cili është raporti i tyre me ligjin. Fatkeqësisht asnjë nga redaksitë tona nuk kanë avokat, nuk kanë zyrtarë ligjor dhe kjo faktikisht e ngarkon më shumë barrën e gazetarit edhe të redaktoreve, per të qenë maksimalisht të kujdesshëm, për shkak se nuk kanë një barrierë mbrojtëse përmes ekspertizës ligjore, në këtë rast të avokatit.

Intervistimet në gazetarinë hulumtuese

Lidhur me intervistimet dhe mënyrën se si trajtohen të intervistuarit dhe burimet e informimit, zakonisht gjithmonë diskutohet pak në mënyrë romantike. Thuhet që gazetari duhet t’i mbrojë burimet e informimit. Vërtet, gazetari gjithmonë duhet t’i mbrojë burimet e informimit. Madje ka teoricienë, siç Shery Rikiardi dhe i gjithë Missouri Grupi, që thonë që më e ndershme është që gazetari të shkojë në burg, se sa t’i denoncojë burimet, sepse nëse i dënoncon burimet, e komprominton etikën e vet dhe mediumin. Tash ku është kufiri i njerës dhe tjetrës? Kjo është një tjetër çështje. Mirëpo, gazetari në përgjithësi dhe veçmas gazetari hulumtues duhet t’i mbrojë burimet dhe duhet të mos e hap gojën si denoncues i burimeve të veta. Zakonisht nëse burimet i ka të shënuara në telefon ose në notes, preferohet t’i shkruajë me iniciale. Pra, jo ta shkruajë emrin dhe mbiemrin e vërtetë, sepse nëse humb telefoni, ose nëse e konfiskon policia, atëher zbulohen burimet. Pra, si rregull gazetari duhet të ketë etikë, të ketë kurajo dhe ta rrezikojë veten që të mos i denoncojë burimet, sepse nëse i denoncon burimet, ai e dënon veten që të mos i besojë më askush. Dhe realisht karriera e tij përfundon në momentin që denoncon burimet. Ka qenë një rast shumë interesant gjatëë presidencës së presidentit Xhorx V. Bush. Një gazetare e “Uashington Postit” është arrestuar për shkrimin e saj lidhur me një spiune të CIAs në Afrikë, e cia ishte ashkëshortja e një senatori që kudnërshtonte politikat e residnetit në Irak. Gazetarja nuk ka pranuar të tregojë burimin e informimit, duke qëndruar në burg rreth 90 ditë, derisa vetë burimi, ish shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, e ka pranuar fajësinë. Pra, ka raste deri në nivelet më të larta të politikës, që ky raport me burimet e informimit është problematik, por duhet të ruhet. Nëse nuk ruhet, shkatërrohet besueshmëria.

Hulumtimi duhet të jetë i strukturuar, e jo spontan

Page 14: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Një problem tjetër që është i rëndësishëm në këtë rast është se procesi i hulumtimit që bën një gazetar duhet të jetë i strukturuar, e jo spontan. Çka do të thotë i strukturuar, e jo spontan? Do të thotë që gazetari prej momentit që kap një indikacion të vogël për një temë që duhet ta trajtojë, duhet ta evidentojë atë dhe pastaj t’i ndërtojë hipotezat. E ndërton një hipotezë ose disa të tilla, e ndërton një kalendar të punës se kur do ta bëjë intervistime, kur do të shkojë në terren, me kend do të takohet, si do t’i përdorë burimet e deri kohën kur planifikon ta shkruajë tekstin. Pra, duhet ta ketë një kalendar të punës, sepse nëse ia lë spontanitetit, ajo nuk mund të kryhet kurrë, dhe nëse nuk e di saktësisht se çfarë ka për të punuar nesër, pasnesër dhe në ditët në vijim, nga të dhënat e shumta nganjeherë krijohet konfuzion dhe nuk ka aftësi të shkojë më tutje, por mbetet brenda rrjetit të të dhënave. Pra, kjo është një nga mënyrat dhe ky struktutim i hulumtimit bëhet zakonisht nepërmjet metodave realisht shkencore. Dy prej metodave kryesore janë:- metodat induktive, që niset prej një rasti të veçantë që shkon drejt përgjithësimit të një çështjeje dhe- metoda deduktive, që niset nga një përgjithësimi dhe pastaj shkon drejt zbërthimit të një rasti të vetëm.

Se si përdoren këto varen prej diturisë së vet gazetarit, talentit, kreativitetit, varet prej rastit të cilin e hulumtin, sepse rastet nuk janë krejt të njëjta. Nuk është njësoj sikur të hulumtosh një trafikant të armëve dhe të drogës, sikur kur hulumton një aferë korrupsioni. Sepse rrezikshmëria në të parën është shumë më e madhe, prandaj edhe mënyra se si i qaseni duhet të jetë më e kujdesshme dhe më e sofistikuar.

Gazetari sikur edhe shkenctari nuk duhet të mbetet peng i hipotezës. Nëse ai është nisur me hipotezën se X-zyrtari është i korruptuar dhe gjatë hulumtimit dokumentet nuk e vërtetojnë atë gjë, ai duhet të ketë kurajon të heqë dorë prej përpjekjes. Pra, kjo qasje kërkon etikë të lartë profesionale, por mbi të gjitha edhe pasonin të cilin çdo gazetar duhet ta ketë. Pasionin për të zbuluar dhe për ta thënë të vërtetën. Nuk është ndonjë telashe nëse na digjet ndonjë storie, sepse shumë më e rëndë është t’ia shkatërrosh karrierën ose familjen dikujt me një storie të pavërtetë. Kështu që, gazetarët e mirë, edhe mbi të gjitha që janë njerëz të mirë, këtë punë e dijnë dhe e bëjnë ashtu.

Proceduat e hulumtimit sipas Paul Uilliamsit

Sipas një teoricienit Paul Uilliams, gazetari hulumtues duhet të ndjekë këto procedura:- cakton konceptin e hulumtimit, ku përfshinë edhe temën që trajton edhe hipotezën që e ka lidhur me temënç- identifikon burimet e mundshme që do t’i duhen për realizimin e hulumtimit, ku bijnë dokumentet primare, dokumentet sekondare dhe burimet e njerëzve. Pra, gazetari duhet të dijë t’i dalloj dokumentet ë rëndësishme, që janë ato primare prej dokumenteve që janë sekondare, aq më tepër prej atyre që janë të falsifikuaraç- gazetari zgjedh tekniken e hulumtimit. Pra, zgjedh një teknikë të hulumitimit të cilën do ta realizoj storien ç- vlerëson mundësinë e realizmit, sepse ne nuk mund të zgjedhim teknika të cilat mund të mos jenë të realizueshme. Për shembull mund të ketë edhe metoda që nuk janë të realizueshme apo

Page 15: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

edhe ndokush nuk don të intervistohetç- përpunimi i planit të hulumtimitç- gazetari ngrehë bazën e të dhënaveç- zbaton hulumtimin përmes metodave të ndryshme, aktiviteteve të ndryshme dhe kur e zbaton hulumtimin gazetari duhet të bëjë evaluimin e të dhënave të mbledhura.

Pra, ato që i ka mbledhur duhet t’i shoh cilat janë të vërteta, cilat janë të pavërteta, cilat janë të rëndësishme e cilat më pak të rëndësishme. Dhe përmes këtij seleksionimi vjen të ato që janë relevante dhe me të cilat mund të operojë më tutje. Si operon më tutje? Prej seleksionimit mund t’i vërej zbraztësitë që ka në punë, ka harruar diçka, diçka nuk është përfshirë, një dhënë që është seleksionu ndoshta nuk është ë vërtetë apo edhe e pa rëndësishme. Atëherë, duhet të rikthehet dhe të gjejë të dhëna tjera. Pas kësaj finalizohen rezultatet në tekst apo ne montazh. Pra, finalizohet dhe vjen deri të publikimi i hulumtimit. Nganjëherë gazetari vazhdon ta ndjekë temën e njëjtë edhe pas publikimit të rezultateve. Kjo ndodhë zakonisht kur ka reagime, kur ka procese gjyqësore, me ç’rast mund të kërkohen edhe të dhëna shtesë, verifikime të reja, dëshmi të reja.

Më një fjalë, gazetaria hulumtuese niset nga një indikacion fillestar në fillim, pasatj lëvizë nëpër një rrugë që është plotë zigzage, shumë herë edhe me rreziqe, për të ardhur deri të finalizimi prej të cilit gazetari ka një satisfaksion profesional. Nëse arrinë të ndërtojë me sukses storie të tilla, i rritet pretigji profesional, por edhe mediumi ka levërdinë e vet, sepse prej storieve të tilla rritet tirazhi, rritet besueshmëria ose audienca e televizioneve. Mbi të gjitha përfiton publiku, sepse prej punës së gazetarisë hulumtuese, mediumeve që e kultivojnë, publiku mund t’i kuptojë disa ngjarje për të cilat nuk ka ditur më herët. Kur gazetaria hulumtuese ndikon për ndërprerjen e r abuzime financiare po edhe çfarëdo veprimtarie devijante në shoqëri, shoqëria përfiton, ngase ajo e paguna gjithmonë dëmin e abuzimeve.

Raporti i gazetarit hulumtues me medien e vet

Përfundimisht, çka na qenka gazetaria hulumtuese? Një gazetar amerikan thotë se “çdo gazetari është gazetari hulumtuese, çdo gazetari mund të jetë gazetari hulumtuese, çdo gazetari do të duhej të ishte hulumtuese”. Pra, çdo raportim i ka elementet e gazetarisë hulumtuese, por ajo mund të bëhet e tillë dhe është e tille vetëm nëse gazetari punon me një etikë të lartë profesionale, nëse punon me guxim, nëse ka ndërgjegje profesionale, që i shërben mediumit dhe komunitetit dhe nëse mediumet në të cilat ata punojnë janë korrekte në mënyrën se si i trajtojnë gazetarët e tillë. Ka mediume siç ka qenë “Uashington Posti”, me aferën Uatergate, që ka duruar krejt presionet e administratës së shtetit, e cila ka kërkuar ndërprerjen e botimeve dhe dënimin e gazetarëve, por mediumi nuk ka pranuar. I ka mbrojtur gazetarët e vet dhe politikën e vet editoriale. Prandaj edhe e ka fituar atë prestigj të lartë që e ka ajo gazetë. Mirëpo, ka edhe redaktor dhe mediume që frikësohen prej presionit, ose i kërkojnë gazetarit ta ndalin storien, ose distancohen prej tij. Në atë rast gazetari mbetet i vetmuar. Por, këto nuk janë beteja individuale, gazetaria hulumtuese nuk është qërim hesapesh më njerëz, sepse zakonisht gazetarët investigativë shkruajnë edhe për njerëz që nuk i njohin. Pra, ideja është që i shërbehet komunitetit, shtetit, lirisë, vlerave humane. Vetë fakti që

Page 16: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

çdo gazetari është/mund të jetë/duhet të jetë hulumtuese, i bie që kjo që e mësojmë teorikisht në shkollë, mund të bëhet në praktikë hulumtuese, vetëm nëse e aplikojmë profesionalizmin dhe etikën si duhet. Prishtinë, 8 mars 2017

LIGJËRATA IV

Teknologjia dhe përdorimi i saj në gazetarinë hulumtuese

Revolucionin e vërtetë në gazetari po edhe në gazetarinë hulumtuese padyshim që e ka bërë

kompjuteri. Tashmë shumë teoricienë (psh. Misuri Grup) mendojnë që kompjuteri është

burimi kryesor i informacionit, sepse duke qenë normalisht i kyçur në internet, kompjuter

mundëson të kemi qasje shumëplanshe në një numër jashtëzakonisht të madh të burimeve të

informimit. Prandaj, kompjuteri konsiderohet burim shumë relevant me ato specifika që i ka.

E para, mundësia e kërkimit në makinat e kërkimit duke e përfshirë Google, por edhe në

fushat tjera siç janë Vikipedia, Youtube etj., është jashtëzakonisht e madhe dhe kjo gazetarëve

hulumtues u jep mundësi që t’i gjejnë të dhënat që mund të mos i gjejnë me anën e hulumtimit

të formave tjera, siç janë burimet njerëzore. Kjo shumësi e burimeve që ekziston në

kompjuter, normalisht që seleksionohet varësisht prej asaj se çfarë kërkojmë. Shumë herë të

dhëna për personalitete, për ngjarje, fotografi mund të gjinden fjala vjen në Google më shumë

se në të tjerat. Prandaj, është mirë që secili gazetar të krijojë shprehi të futjes në makinë të

kërkimit për shumë gjëra, qoftë duke kërkuar kuptime të termave të ndryshëm, të dhëna për

personalitete, të dhëna për institucione e dukuri të ndryshme, sepse duke krijuar këtë lloj

shprehie, akumulohet sa më shumë informacion dhe kjo në gazetari është parësore, sepse

gazetarët e mirë janë zakonisht ata që kanë shumë informata. Ata që nuk e dijnë kush është

Bob Dillani ose Marash Krasniqi, fjala vjen, kanë problem me dinamiken e punës, nës

ehulumtojnë për ta. Në anën tjetër kompjuteri përmes lidhjeve në internet mundëson edhe

vjeljen e një numri të madh të fotografive dhe të dokumentëve, p.sh. nëse hulumtojmë për një

person në kohën e tashme dhe bëjmë përpjekje për t’i gjetur edhe lidhjet e tij në të kaluarën,

shumë herë përmes kërkimeve mund të gjejmë fotografi në të cilat ka qenë në shoqëri me

persona të tjerë ose në evinimente të ndryshme, të cilat pastaj shumë herë përpiqen t’i fshehin,

por ato mbesin të arkivuara. Pra, kjo mundësi për t’i gjetur dokumentët e të dhënat në të

Page 17: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

kaluarën për persona të ndryshëm, për institucione dhe ngjarje i jep poashtu një dimension

shumë më të madh edhe një vlerë më të madhe kompjuterit edhe mundësive që janë si burim i

informimit. E pamë edhe rastin e fundit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend

Ahmetit, p.sh. gjithë ajo bujë që u bë për shkak të një fotografie. Pra, një fotografi që plasohet

në rrjete sociale, e pastaj gjithandej mund të bëhet arsye për t’u hapur debate dramatike lidhur

me karrieren politike, profilin ose lidhjet e kështu me radhë. Pra, nuk ka as fotografi, as

dokumente, që janë të pa rëndësishme, por problem është momentumi kur mund i ka ato në

dispozicion, ose kur i duhen gazetarit. Ka raste kur ato dokumente ose ato dëshmi mund të

mos janë me vlerë për të prodhuar ndonjë senzacion dhe në situaten tjetër mund ta prodhojnë

senzacionin. Gazetarët kërkues, intelegjent, që njohin rrjedhat e zhvillimit do të thotë e kanë

këtë lloj sensi, këtë lloj ndjeshmërie, i përcjellin dhe në të vërtetë pastaj prodhojnë storie

interesante. Jo vetëm gazetarët hulumtues të karrierës, por edhe gazetarët e thjeshtë, bile edhe

studentët e gazetarisë, po të kenë këtë lloj sensi për kërkim, qoftë edhe vetëm në kompjuter,

pa shkuar në terren mund të sajojnë, të konstruktojnë storie interesante.

Kompjuteri po ashtu mundëson shfrytëzimin e arkivave dhe dokumentëve të ndryshme,

zakonisht këto të medieve, të cilat në fakt nga kjo pikëmpamje paraqesin kujtesen më të

rëndësishme. Për shembull, po të shikoni gazetarinë e viteve të 90-ta në Kosovë, ka qenë një

informator i Qendrës për Informimin e Kosovës, i cili është botuar në disa edicione brenda

ditës. Sot secili mund të hyjë në arkiv përmes kompjuterit, mund të gjejë koleksionin e

informatorit, në të cilin ditë mbase dite dhe ditë për ditë janë botuar kronika të ndryshme për

aktivitetet politike për respresionin në Kosovë, për çështje të ndryshme që kanë pasur të bëjnë

me shoqërinë e Kosovës në gjendjen e okupimit duke përfshirë edhe luftën, edhe të vrarët,

edhe të plagosurit e represionin që ka ndodhur. Pra, mundësia është që edhe për ngjarjet që

realisht nuk kemi qenë dëshmitarë, po edhe për ngjarjet që nuk kemi njohuri, mund të marrim

informacione përmes kësaj forme të shfrytëzimit të komunikimit. Gazetaria e viteve të 90-ta

në shumë aspekte është ndryshe, nga gazetaria e sotme edhe për shkak të problematikave të

ndryshme, por edhe për shkak të shkallës tjetër të zhvillimit që ka pasur shoqëria dhe

gazetaria në Kosovë. Deri vonë, deri në fund të viteve 90, në Kosovë nuk pasur fare studime

për gazetari. Dhe gazetarët janë formuar prej fushave të tjera, kështu që edhe formimi

profesional në fushat e tjera e ka pasur sigurisht një lloj ndikimi në shkallën profesionale të

gazetarisë të asaj kohe. Studiuesit e gazetarisë dhe gazetarët hulumtues mund të marrin dhe të

ndërtojnë storie edhe në këto aspekte. Për shembull, po ta shihni informatorin, mund të gjeni

njerëz që k kanë qenë të keqtrajtuar e të rrahur prej policisë, ose kanë pasur ndonjë problem të

Page 18: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

varfërisë. Sot po ta shikoni gjendjen e tyre, mund të shihni se mund të jenë bërë pushtetarë a

pasanikë, pra përmes një hulumtimi të kësaj natyre, mund të hidhet dritë edhe për fatet që

kanë njeëëzit ndër vite. Nëse kanë qenë të varfër në fund të viteve 90, shumë lehtë mund të

ndiqen rrugët ose arsyet pse janë bërë të pasur pas 10-15 viteve. Dhe gazetaria e mundëson

këtë përmes shikimit në dokumente, arkiva e kështu me radhë. Ajo çka poashtu e lidhë

kompjuterin me gazetarinë hulumtuese është se kompjuteri mundëson shpejtësinë e plasimit të

informatave dhe të fotografive. Më herët, kur unë kam punuar në Rilindje, mjeti më i shpejtë

me të cilin kemi punuar ne në fillim ka qenë telegrafi. Lajmet e korrespodentëve dhe nga

terreni zakonisht kanë ardhur përmes telegrafit, që është një formë e komunikimit e shifruar,

që kërkon një sërë procedurash derisa teksti të shkojë të redaktori, derisa të lekturohet dhe

derisa të përfundon në faqen e gazetës. Ndërsa, nëpërmjet kompjuterit tash faqet e gazetës,

faqet e revistës e portalëve dizajnohen në kohë reale dhe koha me të cilen punohet kursehet

shumë, ashtu që edhe në këtë aspekt kompjuteri ekonomizon kohën, rritë shpejtësinë më të

cilen mblidhen informatat dhe shpejtësinë me të cilën plasohen informatat.

Një gjë vlerë shumë e rëndësishme është se hulumtimet në kompjuter mund të bëhen jo vetëm

për probleme lokale që i kemi, për shembull problemet që kanë të bëjnë me Kosovën,

politiken ose sportin, por përmes kompjuterit dhe lidhjes në internet secili gazetar mund të

bëjë hulumtime në përmasa globale. Pra, koha në të cilen ne jetojmë është e tillë që një

gazetar që jeton në Kosovë, mund të hulumtojë për një problem fjala vjen në Kolumbi, ose në

Palestinë, ose në Gabon, pra, gjithandej botës. Mjafton të ketë aftësinë për të hyrë në adresat e

duhura, të njohë gjuhët e huaja si dhe të njohë teknikat e kërkimit. Në këtë kontekst ekziston

një strukturë e njerëzve që iu shërbejnë gazetarëve hulumtues, që quhen “Broker”. Broker ka

edhe në fusha të tjera, por në gazetarinë hulumtuese përdoren Brokerët si gazetarë që nuk janë

gazetarë tipikë, por janë persona që kanë aftësi për të mbledhur të dhëna. Për shembull,

gazetari hulumtues mund ta angazhojë një broker për të mbledhur të dhëna për një person ose

për një institucion, ata i mbedhin të dhënat nëpërmjet rrugëve jo gazetareske, thjesht

nëpërmjet rrugëve që ata i konsiderojnë të përshtatshme dhe pastaj ato të dhëna i shet. Pra,

shiten si shërbim të gazetari hulumtues dhe ai pastaj i integron në fushën e vet. Edhe ky lloj

komunikimi edhe me burimet e tjera të informimit, sigurojmë më lehtë nëpërmjet kompjuterit.

Gazetarët hulumtues, gazetarët e rinj që duan të afirmohen, që duan të mbledhin informata,

mund të shfrytëzojnë edhe forma të tilla të komunikimit si rrjetët sociale, të cilat në situata të

ndryshme mund të ju hyjnë në punë.

Page 19: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Format e hulumtimit në internet janë të ndryshme, por në përgjithësi mënyra e kërkimit bëhet

përmes emrit dhe mbiemrit. Fjala vjen, si ta shkruani emrin dhe mbiemrin në makinë

kërkuese, menjëherë u dalin shënimet. Një formë tjetër e hulumtimit është edhe përmes

temave që hulumtohen, për shembull nëse hulumtohet diçka rreth Kosovës, shkruhet Kosova

dhe dalin të dhënat. Nganjëherë kërkimi bëhet edhe përmes fjalëve çelës, pra janë disa fjalë që

portalet shumë herë i përdorin në fund të tekstit. Për shembull, portali Lajmi.net edhe

GazetaExpress i kanë fjalët çelës që i shkruajnë në fund të tekstit, dhe nëse shkruhet ajo fjalë

menjëherë bëhet lidhja me tekstin. Pra, ka forma e mënyra të ndryshme përmes të cilave

gazetari, e po ashtu edhe gazetari hulumtues mund të hyjë e të gjej përmbajtje të cilat mund t’i

hyjnë në punë për punën e vet. Pra, nuk është puna vetëm të intervistimi i njerëzve. Nuk është

puna vetëm te intervistimi i njerëzve, te mbledhja e dokumentëve zyrtare, por kjo lloj

teknologjie tash ka mundësuar edhe kërkime alternative, që nganjëherë mund të jenë të

pasakta, të pavërteta, por shumëherë mund të jenë efikase dhe interesante e ndoshta më shumë

se ato që janë zyrtare. Problem te ne është se portalet tona e mediat tona, shumica prej tyre,

nuk i kanë arkivat. Mediat globale ruajnë arkivat me vite dhe kjo pastaj ua lehtëson shumë

punën gazetarëve. Normalisht që ruajtja e arkivave kërkon hapësirë më të madhe, kërkon

shpenzime më të mëdha të mediumeve. Meqë një pjesë e mediumeve janë me buxhete të

vogla, me kapacitete të vogla nuk e kanë këtë mundësi, prandaj për hulumtime mediat tona

shumë herë paraqesin vështirësi dhe kjo sigurisht është njëra nga anët e këqija të tyre.

Problem tjetër që lidhet me mënyrën e përdorimit të kompjuterit janë edhe dy gjëra: është

problemi i besueshmërisë dhe teprica e informacioneve.

Problemi i besueshmërisë është që shumë prej gjërave që ne mund t’i gjejmë përmes

kompjuterit në internet, mund të jenë të pavërteta, mund të jenë që kanë qenë për një moment

dhe më nuk janë, pra mund të jenë informata të vjetra, mund të jenë informata të pasakta dhe

kjo krijon vështirësi serioze për t’i përdorur në një gazetari hulumtuese, e cila synon të jetë e

saktë e të jetë e vërtetë. Prandaj, si gazetarë të zakonshëm po edhe si gazetarë hulumtues,

gjithmonë duhet të kihet parasysh se duhet të ruheni nga rreziku për të mos përdorur

dokumente që nuk kanë besuëshmëri, sepse ato shumë herë nxirren edhe me qëllim për të

krijuar dezinformacion ose hutim ashtu që çdo gazetar duhet ta ketë një minimum të aftësisve

për të dalluar dokumentet ose informatat e pavërteta, sepse dëmi që mund të bëhet nga

informatat e pavërteta është i madh, sëpari për prestigjin e gazetarit, por edhe më i madh për

mediumin. Në atë rast mediumi që prodhon dezinformacion, e humb besimin e publikut dhe

pasatj reklamuesit, e nëse i humb reklamuesit, faktikisht e humb burimin e të ardhurave.

Page 20: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Problemi i tepricës së informacionit është problem që secili prej nesh ndeshet çdo ditë. Çdo

ditë që të intereson një problem dhe e klikon emrin, mund të dalin më dhjetra gjëra që janë në

atë fushë. Pastaj, të lexohen krejt, të marrin shumë kohë, të lexohet vetëm njëra, mund të

ndodhë që ajo nuk është relevante apo nuk është ajo që të duhet e që është më e sakta.

Prandaj, teprica e informatave në kompjuter nganjëherë paraqet problem qoftë për mënyren se

si duhet seleksionuar qoftë për kohën që na e merr për të bërë hulumtim. Kështu që duhet

aktivizuar një lloj intuicioni, se çka duhet zgjidhur dhe çka duhet të besohet e çka jo. Fjala

vjen, tekstet që botohen te Vikipedia, zakonisht nuk konsiderohen akademike, nuk

konsiderohen me besueshmëri të lartë edhe pse aty nganjëherë ka tekste të shkëlqyeshme, por

mekanizma filtrues për verifikim nuk ka. Pra, secili ka mundësi të plasojë informata. Ka

shumë herë botime përmes Google, ka botime enciklopedike. Krejt varet se në cilen gjuhë

operoni, por në shumicën prej gjuhëve nëse gjeni të dhëna që janë të Vebsterit ato mirren

sigurisht të plota, ose për shembull të Akademisë Britanike ato janë të filtruara përmes

mekanizmave dhe besueshmëria e tyre është më e madhe e që mund të përdoren si referencë.

Për shembull edhe në Youtube secili mund të publikojë një storie, apo fotografi, po ajo

nganjëherë mund të jetë edhe fotomontazh dhe gjithmonë kijeni parasysh që kjo çështja e

besueshmërisë mund të jetë problematike dhe teprica e informacioneve mund të jetë problem.

Sot përveç kompjuterit si teknologji më e avancuar që mundëson këtë punë hulumtuese të

gazetarëve dy burimet klasike që përmes teknologjisë mundësojnë mbledhjen e të dhënave

sigurisht janë arkivat dhe bibliotekat. Ato mbeten gjithmonë institucione dhe burime valide të

informacionit. Secili gazetar kur dëshiron të hulumtojë diçka për ndonjë problem që ka të bëjë

me të kaluaren ose me probleme që lidhen me dokumentacione ose të dhëna duhet t’i

drejtohen arkivit ose bibliotekës, sepse megjithatë shumë prej gjërave nuk ekzistojnë në

kompjuter. Çdo gazetar duhet të dijë mënyren se si duhet të komunikojë me zyrtarët e

arkivave dhe bibliotekave, qoftë përmes antarësimeve, qoftë përmes njohurive që duhet të

kemi për ligjet ekzistuese, sepse ekzistojnë ligjet për bibliotekat, ekzistojnë ligjet për arkivat,

ekzistojnë ligjet për qasje në dokumentët zyrtare. Çdo gazetar duhet t’i ketë njohuritë

minimale për mënyrën se si mund t’i shfrytëzojnë burimet në këto institucione. Nëse nuk i

kemi këto, atëherë mund të kemi një shkallë më të ulët të efikasitetit në mbledhjen e të

dhënave. Dhe kjo pastaj reflektohet edhe në imazhin e punës së gazetarëve.

Lidhur me një miksturë ndërmjet kompjuterit, arkivave dhe bibliotekave tashmë janë edhe

faqet zyrtare të institucioneve. Besoj që secili prej jush keni qenë në një rast për të kërkuar në

vebfaqe te Kuvendit të Kosovës, në të cilin janë të gjitha ligjet e miratuara, të gjitha

Page 21: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

ndryshimet që bëhen në ligje duke i përfshirë prej Kushtetutës e deri te ligjet e fundit, secili

njeri që ka qasje në kompjuter dhe internet mund të ketë qasje. Këto janë shumë të

rëndësishme, sepse gazetarit i ndihmojnë të kuptojë se cili është kuadri ligjor për një çështje

për të cilen hulumton, sepse nëse nuk e din ligjin konkret se si e ka zgjidhur një problem,

gazetari mund të hulumtojë një person ose një ngjarje me idenë që është shkencë-ligjore.

Mirëpo, mund të ndodhë që ai vepron brenda ligjit dhe gazetari nuk e di cila është rregullativa

ligjore. Përveç ligjeve, çdo gazetar, po veçmas gazetarët hulumtues, mund të bëjnë storie të

mira përmes hulumtimit të tenderëve, të cilët poashtu publikohen ne faqet zyrtare të

institucioneve përkatëse. Gjithmonë ekziston mundësia, madje edhe në rastet kur nuk ka

qëllim të bëjë shkelje ligjore, që të bëhen shkelje të ndryshme në procedura që ekzistojnë për

dhënië tenderësh, sepse janë procedura që fillojnë me një shpallje të vullnetit, pastaj me

konkurencë e seleksionim e në faza të ndryshme. Gazetari që është kurreshtar e intelegjent

mund t’i shoh devijimet në proceset e ndryshme të tenderëve. Mbetem shumë i çuditur se sa

pak hulumtohen nga mediet tona auditimet që janë njëra njëra nga minierat më të mëdha që

gazetarët mund të gjejnë storie të shkëlqyera. Në raporte të auditimit evidencohen shkelje të

panumërta pothuajse në çdo institucion. Shumë herë janë të pa qëllimshme, shumë herë janë

të qëllimshme e shumë herë për shkak të jo profesoinalizmit. Kjo është punë që gazetari

hulumtues e ka për të detyrë të gjejë thelbin se ku është problemi. Por mediet shqope të

Kosoëvs, duke i përfshirë edhe portalet, gati kurrë nuk mirren me rezultatet e auditimit në

Kosovë. Ky hulumtim kërkon njohuri, sepse kërkon të njihen programet e ndryshme

kompjuterike, të kuptohet leximi i tabelave, të njihet përdorimi i terminologjisë ekonomike,

etj. E vërteta është që shumë prej storieve më interesante që mund të bëjnë mediet janë ato që

mund të bëhet prej hulumtimit të raporteve të auditimit. Në ato raporte zakonisht ka gjëra

jashtëzakonisht interesante, kontradiktore. Gazetarëve që iu intereson ky lloj hulumtimi mund

të gjejnë storie shumë të mira.

Teknologjia mundëson poashtu një hulumtim shumë interesant dhe atraktiv të komunikimit në

rrjetët sociale. Rrjetët sociale tashmë janë bërë media, ku aty mund të hetohen storiet

personale, privatesia, se sa është kjo lloj privatësie në nivel të promovimit të vetes dhe

vlerave, por nganjëherë është edhe në funksion të denoncimit të vetvetes. Kjo pasi mënyra se

si përdoren fotografitë e fëmijëve, mënyra se si i transmeton disa prej mesazheve janë

probleme për gazetarinë hulumtuese.

Page 22: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

LIGJËRATA V

Mediat e veçanta dhe gazetaria hulumtuese – gazetat ditore dhe revistat

Gazetaria hulumtuese shtrihet ose kultivohet në të gjitha llojet e mediave, por normalisht që

secila prej tyre ofron përparësitë, por i ka edhe kufizimet e veta. Kështu që, prej rastit në rast,

mund të shihen cilat janë përparësitë e një mediumi për ta kultivuar gazetarinë hulumtuese,

por shihen edhe kufizimet të cilat janë edhe vetë në natyrën e medies. Për këtë arsye shumë

prej teoricientëve të medies pajtohen që gazetaria hulumtuese, së paku deri tash, hapësirat më

të mëdha për realizimin e storieve i ka pasur në gazetat ditore dhe revistat politike. Kjo

ndodhë për disa arsye, të cilat do të diskutohen më poshtë. Pra, prej kësaj tradite që ka

gazetaria hulumtuese, kryesisht rezultatet më të mëdha të saj janë rritur kryesisht në gazetat

ditore dhe revistat politike. Kjo për arsye praktike edhe konceptuale. Praktike për arsye se

gazeta jep hapësirë, që një hulumtim, një tregim të jetë shumë i gjatë. Pastaj, gazeta mund ta

botojë një storie hulumtuese edhe në vazhdime dhe në këtë mënyrë gazetari nuk ka ndonjë

kufizim sa i përket vëllimit të punimit ose të stories së vet. Kështu që gazetat në këtë aspekt

paraqesin mediumin që gazetarët e duan më shumë, veçmas gazetarët hulumtues, sepse gazeta

u jep mundësi më të mëdha për t’u shprehur. Fjala vjen, për dallim prej gazetës, televizioni në

edicionin e lajmeve nuk e ka mundësinë për të shtrirë një storie hulumtuese, për shkak të

kufizimit kohor që është i pashmangshëm në edicionet e lajmeve. Normalisht që televizionet

pastaj kultivojnë emisione të veçanta, që u kushtohen hulumtimeve. Ka medie televizive që e

Page 23: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

kultivojnë këtë lloj gazetarie po ka edhe medie që nuk e kultivojnë, por mundësitë janë vetëm

më emisone të veçanta, me emisione speciale, por jo me ato të zakonshme informative.

Kështu që gazetat në këtë aspekt mbesin medium, i cili krijon shumë mundësi. Çështja e dytë

është që gazetat ditore po edhe revistat, duke qenë të shkruara, ato e fiksojnë në kohë çdo lloj

teksti që botohet. Për arsyeje që e fiksojnë tekstin, pra, teksti mbetet i pandryshueshëm dhe

mbetet në dispozicion për një kohë të gjatë ndaj gjithe atyrë që janë të interesuar për të,

gazetarët zakonisht parapëlqejnë që storiet e rëndësishmë të tyre t’i botojnë në gazeta, sepse

aty jetëgjatësia e tyre është shumë më e madhe. Fjala vjen, ne ende mund të hulumtojmë në

gazetat e Jeronim De Radës “Flamuri i Arbërit” ose të Faik Konicës “Albania”, pasi produkti

është në arkiva, në biblioteka dhe mund të shfrytëzohet. Kështu që kjo i jep jetëgjatësi

dokumentit të shkruar e tekstit gazetaresk dhe kjo i krijon një mundësi të ndikimit edhe

afatgjatë. Për shembull edhe sot, tekstet e Karl Bernshtajnit edhe Bob Vudvordit për Aferën

Vatergate mund të lexohen në edicionet e gazetës “The Ëashington Post”, njësoj sikur në

kohën kur janë publikuar dhe kjo e ka atë përparësinë e vet. Vërtet, njerëzit që janë objekt i

rrëfimeve hulumtuese thuhet që ua kanë frikën shumë më tepër gazetave për shkak të kësaj,

sepse storiet që transmetohen në televizion edhe pse kane shikueshmëri më të madhe,

zakonisht harrohen më shpejt. Kjo ndodhë sepse ato më nuk janë në dispozicion të publikut,

tjetër punë është tash që me anën e internetit e me plasimin e emisioneve televizive në

YouTube krijohet mundësia që ato të shihen, por në të kaluarën, pas një emisioni apo edicioni

të lajmeve, atë keni mundur ta gjeni vetëm në arkiv të televizionit, por nuk ka qenë që të jetë

në dispozicion për analiza e hulumtime. Kështu që dallimet që ka ndërmjet mediumeve dhe

që krijojnë përparësitë e njëres apo kufizimet e tjetrës janë evidente.

Një çështje tjetër që lidhet pastaj me vet anën konceptuale të punës është ajo që ka të bëjë me

vet punën e gazetarëve hulumtues. Gazetarët hulumtues në gazeta ditore edhe në revista,

zakonisht punojnë vetëm ose maksimumi dy, siç ka qenë rasti i Vudvordid dhe Bernshtajnit

por shumica e tyre punojnë vetëm dhe kjo i krijon përparësi një gazetari hulumtues, sepse ai e

cakton agjendën se si do të hulumtojë, në çfarë drejtimi do të shkojë, se kur do të mirret me

një çështje e kur me një tjetër. Pra, konceptin që e ndërton në mendjen e vet dhe në shënimet e

ditarit të vet të punës ai mund ta ndjek më lirshëm nëse është gazetar i gazetës ose revistës

dhe shumë më vështirë nëse është gazetar i televizionit. Pse? Për arsye sepse në televizion

asnjë gazetar nuk mund të punojë vetëm. Gazetari televiziv punon me kameraman, punon me

montazher, punon me ndriçues, me regjisor, punon me një spektër ekipësh të cilat janë të

domosdoshme për ta realizuar storien. Shumë herë dinamika e agjenda varet edhe prej të

Page 24: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

tjerëve dhe jo vetëm prej pasionit, intuitës dhe vullnetit të vet gazetarit. Janë të panumërta

storiet e dështuara të gazetarëve për shkak se dështon kameramani ose dështon ndonjëri prej

hallkave të zinxhirit realizues dhe kjo e vështirëson. Ndërsa, gazetari i gazetës krejt çka mund

të ketë është një diktafon ose vetëm lapsin me një bllok shënimësh dhe mund të realizojë

storiet. Edhe po të shikoni arritjet më të mëdha që ka gazetaria hulumtuese, në këtë histori që

ne e njohim prej Ulliam Herstit e tutje, prej gazetës Ekzaminer që mirret si një gazetë që fillon

ky lloj hulumtimi i përzier edhe me senzacionalizëm medial e deri tek letrat e Panamasë,

rezulton që gazetat kanë qenë lidere të gazetarisë hulumtuese. Madje edhe në kohën tonë,

materialet kompromentuese të siguruara nga Uikiliksi, kryesisht janë botuar nga gazeta dhe

revista (“Gardiani”, “Der Spiegel”, “El Pais” etj.) E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Letrat e

Panamasë me këtë aferën e fundit, sepse edhe këtë e ka zbuluar edhe e ka zbërthyer gazeta

gjermane “Süddeutsche Zeitung”, me një numër gazetash e revistash të cilat e kanë hulumtuar

storien. Pra, me çka shohim deri tash, ndonëse jemi në fazën kur gazetaria po ndryshon arritjet

kulminante gazetaria hulumtuese i ka bërë nëpërmjet gazetave ditore po edhe revistave. Po

megjithkëtë gazetat mbesin mediumi kryesor përmes të cilit ka pasur realizime të mëdha. Nga

mënyra se si gazetari e kryen punën gazetat ditore dhe revistat e kanë edhe një përparësi tjetër

në mënyren se si i realizojnë storiet hulumtuese. Gazetat ditore e kanë lirinë të iu referohen të

ashtuquajturave burime të paidentifikuara. Për shembull mund të bisedoni me një person,

gazetari e ka identitetin, por nuk e referon në medium, por thotë sipas një burimi që nuk

dëshiron të identifikohet dhe kjo krijon hapësirë për shumë njerëz që të japin deklarata, japin

shënime për gjërat që i dijnë duke qenë të bindur se nuk do të zbulohet identiteti i tyre. Ashtu

që gazetat këtë lloj përparësie e kanë, sepse duke e ofruar këtë lloj të sigurisë për njerëzit, ato

arrijnë të marrin numër sa më të madh të informacioneve. Në televizion nuk është kështu,

sepse në televizon nuk mund t’i referoheni lehtë burimeve, të cilat nuk janë të ekspozuara

vizuelisht. Kështu që kjo i jep një mundësi shumë më të madhe gazetave dhe revistave për të

arritur në pika në të cilat televizioni e ka të vështirë, sepse nëpërmjet televizionit ato burime

janë të identifikueshme. Shumë herë e keni parë që përdoret në televizion ndërrimi i timbrit të

zërit, por ne si shikues mund të mos e dijmë se kush është ai person, mirëo ekspertët e

ndryshëm mund ta identifikojnë shumë lehtë. Edhe kur nuk jipet fotografia, por jipet një lloj

hijezimi, ne si publik i zakonshëm mund të mos e vërejmë, por grupet e specializuara shumë

lehtë mund ta zbulojnë personin. Në këtë aspekt gazetari hulumtues i ka edhe këto gjëra

parasysh, pra maskimi i figurës, i zërit, i tekstit, shumë herë është problematik, sepse qarqet e

interesuara mund të gjejnë forma për ta identifikuar dëshmitarin dhe në raste të tilla ata edhe

mund të rrezikohen.

Page 25: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

Poashtu, njëra nga përparësitë e gazetave dhe revistave është përshkrimi në detajet e shumta i

storieve hulumtuese. Gazeta e ka mundësinë që gazetari t’i përshkruan njerëzit, gjestet,

veprimet, ambientet, lëvizjet prej hapësirës në hapësirë dhe kjo e kompenson në një lloj

mënyre atë fotografinë e televizionit, por e kompenson me një përparësi më të madhe, sepse

gazetari i jep mundësi që të shpreh kreativitetin, talentin, diturinë e vet, pra i jep një liri shumë

më të madhe të shprehjes, e cila në storiet televizive nuk është e mundur. Për shembull kur

storia e një gazetari përcillet me kamerë, nuk ka asnjë kuptim të përshkruhet ambienti të cilin

kamera e paraqet, sepse ajo do të ishtë një lloj tautologjie, të thuhen gjëra që jane apo edhe

shihen. Ndërsa, në gazeta e në revista kjo gjë është shumë e preferueshme dhe përdoret

gjerësisht. Normalisht, gjithmonë edhe gjithkund, si në gazeta, si në radio, si në televizion, si

në portale, kjo varet krejt prej talentit të gazetarit, prej njohurive, informatave dhe guximit që

ia ka. Përndryshe mund të jetë hapësira e mjaftueshme që ai e ka në gazetë, por nëse nuk ka

informata, nëse nuk ka njohuri dhe kreativitet ai do të bëjë storie të varfëra, të cilat nuk do ta

impresionojnë askënd dhe e kundërta mund të jetë ndonjë gazetar që bën storie të tilla për

televizion, ku ka goxha kufizime, por falë kreativitetit, talentit, informatave që ka, mund ta

komponojë storien në atë mënyrë që ajo të jetë mbresëlënëse. Pra, kjo varet shumë prej vet

gazetarit, gjitmonë varet edhe suksesi i storieve të tilla edhe prej vet raportit që ka gazetari me

redaktorët edhe me shefat e vet. Ka histori nga më të çuditshmet kur për shembull gazetarët e

mirë kanë realizuar storie shumë të mira, por ato jane plasuar shumë keq, shumë dobët dhe ka

raste kur janë storie mesatare, por mënyra qysh mediumi e forcon e plason, ajo duket më e

rëndësishme sesa është realisht. Kjo është çështje që varet nga redaksia në redaksi, e nga rasti

në rast. Ka shumë herë, së paku përshkruhen shumë shembuj që për shembull redaktorët, që

për arsye që vetëm ata i dijnë, një storie që do të ishte shumë e rëndësishme, e fusin në faqet e

brendshme të gazetës dhe ajo nuk arrinë të ngjitet lart në agjendë dhe gazetarët e tillë pastaj

gjithmonë kanë arsye për të qenë të mërzitur, për shkak se puna ju shkon në dëm.

Tek storiet hulumtuese shumë rëndësi kanë edhe fotografitë që e shoqërojnë, sepse shumë

herë në gazeta dhe në revista fotografitë mund të mos jenë më të mirat, për arsye se nëse

shkruhet nëse raportohet për grupe kriminale, gazetari nuk e ka lluksin që të ndalet e të bëjë

qejf duke nxjerrë poza të njerëzve të dhunshëm, por ka një arsenal më të varfër të fotografive.

Në kohën tonë të digjitalizimit dhe të sofistikimit të aparatëve dhe të telefonave, mundësia për

fotografime është shumë më e madhe se më herët. Gjithmonë duhet të keni parasysh mënyra

se si fotografohet se si inqizohet, nëse inqizohet ilegalisht, duhet të jetë shumë e kujdeshme,

sepse mund të shfaqen probleme të paparshikueshme me njerëzit që mund t’i fotografoni, që

Page 26: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

mund t’i inqizoni, që mund të acarohen prej veprimeve të tilla. Në përgjithësi këto janë disa

prej elementëve që e karakterizojnë këtë tip të gazetarisë në gazetat ditore dhe revistat. Po të

kthehemi tash te këto standarde, te këto koncepte, te këto përparësi dhe kufizime që i shohim

në gazetat dhe revistat shqipe, do të mbeteni shumë të zhgënjyer për shkak se jo shpesh

ndodhë që gazetat e revistat tona të mos kenë gazetari të mirëfilltë hulumtuese.

Senzacioni nuk është hulumtim. Fjala vjen, nëse ju e merrni një person dhe ia gjeni një

dokument, ia gjeni një incident dhe atë e përdorni sikur ta ngrisni një flamur për të treguar që

këtë e kemi gjetur, kjo nuk është gazetari hulumtuese, është manipulim ose senzacionalizëm

medial. Gazetat tona e kultivojnë pak gazetarinë hulumtuese, po edhe kur ta kultivojnë e

kultivojnë në mënyrë selektive. Për shembull një medium që ka konkurencë, i kap disa

kundërshtarë të biznesit të vet, ose të bizenist të reklamuesve të vet dhe pastaj i atakon.

Mirëpo, edhe kriteri me të cilin bëhet ky lloj tematizimi medial është klientelist, pra, ose për

të dëmtuar kundërshtarët ose konkurentët e reklamuesve. Për arsye etike, nuk do t’i

përmendim gazetat tona me emër, po nëse i lexoni, shumë lehtë mund t’i hetoni. Tekstet që

gjoja janë hulumtuese i bëjnë me këtë kriter, pra nuk është qëllimi i hulumtimit të vëretës në

bazë të disa standardeve dhe në bazë të interesit publik dhe interesit shtetëor, por në bazë të

interesit të vet pronarit ose të klientëve të pronarit. Kjo është diçka që është dominante në këtë

fazë të gazetarisë. Studiuesit e medieve duhet ta vrojtojnë e të shohin këtë tendencë. Me

tregun e varfër të reklamve që ekziston në Kosovë, me zgjidhjet ligjore të këqija që ka në

Kosovë, zgjidhje të cilat e lejojnë monopolin në pronësi të mediave, me mosrespektimin e

rregullave të Komisionit të Pavarur të Medieve për hapësirat reklamuese, me moszbatimin

korrekt të Ligjit kundër piraterisë, është krijuar hapësira që gazetaria te ne të jetë klienteliste

dhe senzacionaliste dhe jo hulumtuese, madje në shumë raste as minimalisht profesionale. Po

këto janë probleme që mund të hulumtohen nga rasti në rast, në mënyrë që pastaj të ketë një

përmirësim në të ardhmen e afërt të kësaj gjendjeje. A ka hapësirë? A ka nevojë në tregun

tonë medial për gazetari hulumtuese, të gazetave, të radiove, të televizioneve e të portaleve?

Besoj që vetë fakti që ne jemi një shoqëri në tranzicion, pra, jemi një shoqëri e pastabilizuar, e

pastrukturuar, është dëshmi që në shoqëri të tilla ndodhin shumë veprime antiligjore, ndodhin

shumë veprime antimorale dhe ndodhin shumë veprime të cilat janë të dëmshme për

mirëqenien e shoqërisë. Shoqëritë në tranzicion as nuk i kanë ligjet e mira, sepse shumë herë

janë ligje ad-hoc. Shoqëritë në tranzicion nuk i kanë korrekte as shpërndarjet e buxhetit

shtetëror. Shoqëritë në tranzicion nuk e kanë as garën politike korrekte, sepse në shumicen e

rasteve proceset zgjedhore manipulohen, vidhen vota, blihen vota e madje krijohen koalicione

Page 27: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi

të panatyrshme. Pra, shoqëritë në tranzicion në përgjithësi janë miniera të vërteta për

gazetarinë hulumtuese.

Gazetaria hulumtuese e ka definicionin që ajo e ndjek paranë, ajo e ndjek dollarin.

Amerikanët thonë që gazetaria hulumtuese shkon pas dollarit, dmth rruga që e bënë paraja

është rruga më e sigurtë për një gazetar hulumtues të gjejë storie, sepse aty ka manipulime me

tendera, aty ka manipulime me mënyren se si distribuohen se si harxhohen paratë. Pra,

mundohuni ta krijoni këtë lloj sensi që në shoqërinë ku jeni, mundësia për të ndjekur e për të

krijuar storie të gazetarisë hulumtuese, qoftë në gazeta, qoftë në radio, qoftë në televizion,

portale e rrjete sociale është shumë e madhe. Në shoqëritë që janë me shtet ligjor, ku

funksionojnë gjykatat në mënyrë shumë efikase dhe ku ka rregulla të garave politike strikte,

ku ka transparencë financiare, normalisht që gazetaria hulumtuese i ka hapësirat më të vogla.

Mirëpo, vendi ynë është minierë e tyre. Por çfarë ndodhë? Ka një shpërpjestim shumë të madh

ndërmjet asaj që kultivohet si gazetari hulumtuese dhe asaj që realisht është miniera e saj. Pse

ndodhë kjo? Kjo ndodhë për shumë arsye. E para, për shkak se vetë mediet tek ne nuk duan të

kultivojnë si pjesë të projektit të vetë gazetarinë hulumtuese, sepse ajo kushton shtrenjtë. E

dyta, kërkon nivel më të lartë të profesionalizmit. Mediet duhet t’i specializojnë gazetarët, t’i

dërgojnë në trajnime të ndryshme. Si problem i tretë është që mediat te ne kultivojnë nje lloj

autocenzure te gazetarët, ua ndalojnë shumë herë gazetarëve të mos shkruajnë për kompani

ose persona me të cilët pronari ka marrëdhënie klienteliste. Pra, ka edhe këtë aspekt të

autocenzurës që gazetarët e kultivojnë, sespse e dijnë e dikur e mësojnë. Dhe e fundit, por jo

më pak e rëndësishme, është që ambienti në të cilin zhvillohet tek ne gazetaria është

kërcënues, sepse ka grupe që janë të dhunshme e kriminale e nuk përtojnë t’i sulmojnë e

kërcënojnë gazetarët. Viteve të fundit tek ne nuk ka raste të tilla, por problemi është që ka

kërcënime dhe kjo e krijon një psikologji të frikës. Si gazetarë të rinj dhe si studiues të

mediave, duhet ta keni parasysh këtë ambient, duheni që së pari të aftësoheni se si do ta bëni

atë lloj gazetarie.

E fundit në këtë tregim është padyshim që pa gazetari të mirëfilltë hulumtuese, gazetaria është

e çalë, sepse kjo gazetaria rutinë-ditore, e furnizon publikun me informata për ngjarjet që

ndodhin dhe me burime që i mbledh në rrugë rutinore, por prapa këtyre ngjarjeve, para këtyre

zhvillimeve për të cilat media raporton në mënyrë sistematike, gjithmonë ka veprime të

fshehta, të cilat kanë nevojë për hulumtim dhe aty pastaj hapet kapitulli për gazetari

hulumtuese, e cila pastaj mund ta plotësojë njohurinë e publikut e të qytetarëve lidhur me

ngjarjet që ndodhin gjithmonë edhe duke pasur ndikim në jetën e tyre.

Page 28: milazimkrasniqi.files.wordpress.com  · Web viewAi e ka rrënuar një lagje të njerëzve të varfër atje (të quajtur Savamalla, në vendin e së cilës pritet të ngrihet kompleksi