33
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME TEMA: “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E PARËKandidatja: Udhëheqësi shkencor: Ylberina Camaj Prof. Asoc. Dr. Behxhet GAXHIQI Gjakovë, nëntor 2020

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

  • Upload
    others

  • View
    103

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

STUDIME BACHELOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR

NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

PARË”

Kandidatja: Udhëheqësi shkencor:

Ylberina Camaj Prof. Asoc. Dr. Behxhet GAXHIQI

Gjakovë, nëntor 2020

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

“NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË

PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

PARË”

Tema e prezantuar nga Ylberina CAMAJ , pranë Departamentit të Edukimit, për të

fituar titullin Bachelor i Programit Fillor

Mbrohet me dt. ___/___/ 2020 para jurisë:

Titulli, Emri, Mbiemri, Nënshkrimi

1. ____________________________________________ Kryetar

2. ____________________________________________ Anëtar

3. ____________________________________________ Mentor

Komisioni e vlerësoi këtë punim me notën:________________________

Gjakovë, nëntor 2020

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

Lektorim

Unë, Mjellma Zhara, me profesion “Profesoreshë e gjuhës shqipe” nën përgjegjësi morale dhe

materiale, me datën 03.11.2020 jap këtë:

D E K L A R A T Ë

Me të cilën deklaroj se kam lekturuar temën e diplomës në Bachelor, me titullin: “NDIKIMI I

NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

PARË”, të kandidates Ylberina Camaj.

Pejë: 03.11.2020 LEKTORE:

Mjellma Zhara

NËNSHKRIMI

_____________

Nr.telefonit: 049147308 e-mail addres: [email protected]

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

FALËNDERIME

Fillimisht dua të falënderoj Zotin për shëndetin dhe ndihmën në sfidat e mia gjatë këtyre katër

viteve studime në fakultetin e edukimit.

Falënderoj prindërit, motrën, vëllezërit dhe të dashurin për vullnetin dhe motivin që më ofruan

për të arritur në stacionin përfundimtar të këtij rrugëtimi, shpresoj që t’i bëj krenarë gjyshen dhe

gjyshin i cili tashmë i ndjerë, të cilët më inspiruan që nga fillimi për përzgjedhjen e profesionit,

sepse që të dy kanë qenë mësimdhënës të shkëlqyer. Me këshillat dhe kritikat e më të dashurve të

mi kam arritur këtu ku jam sot.

Gjithashtu dua të falënderoj gjithë stafin profesional të profesorëve në Departamentin e

Programit fillor të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për

kontributin dhe angazhimin e palodhshëm gjatë këtyre katër viteve të studimit.

Një falënderim shumë i veçantë i dedikohet udhëheqësit shkencor Prof. Asoc. Dr. Behxhet

GAXHIQI, për këshillat e panumërta e të çmueshme që më ka dhënë gjatë realizimit të këtij

punimi dhe jo vetëm, prandaj të falënderohem për mbështetjen akademike dhe profesionale, do

të të jem gjithmonë mirënjohëse.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

Përmbajtja:

Abstrakt ......................................................................................................................................................... 1

1. HYRJE .................................................................................................................................................. 3

2. Zhvillimi në fëmijërinë e hershme ........................................................................................................ 4

2.1. Shëndeti fizik dhe zhvillimi lëvizor .................................................................................................. 4

2.2. Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit .................................................................................................. 5

2.3. Zhvillimi emocional dhe social ......................................................................................................... 5

2.4. Zhvillimi njohës dhe njohuritë e përgjithshme ................................................................................. 6

2.5. Zhvillimi i qasjes ndaj të mësuarit .................................................................................................... 6

3. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT ................................................................................................. 7

3.1. Objekti i hulumtimit .......................................................................................................................... 7

3.2. Qëllimi i hulumtimit ......................................................................................................................... 7

3.3. Detyrat e hulumtimit ......................................................................................................................... 7

3.4. Instrumentet e hulumtimit ................................................................................................................. 8

3.5. Metoda e hulumtimit shkencor ......................................................................................................... 8

3.6. Popullacioni dhe mostra .................................................................................................................... 8

3.7. Kriteret për përzgjedhjen e mostrës .................................................................................................. 8

4. REZULTATET E PËRGJITHSHME TË HULUMTIMIT ME MËSIMDHËNËS .............................. 9

4.1. Analiza dhe interpretimi i rezultateve të hulumtimit ........................................................................ 9

4.2. Pyetësori për mësimdhënës ............................................................................................................... 9

4.3. Rezultatet e përgjithshme të hulumtimit me mësimdhënës ............................................................... 9

PËRFUNDIMI ............................................................................................................................................ 20

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ............................................................................................... 21

LITERATURA ........................................................................................................................................... 22

SHTOJCA ................................................................................................................................................... 23

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

LISTA E TABELAVE

Tabela 1

Sa nxënës në klasën tuaj kanë qenë në parashkollor (trego gjininë)?

Tabela 2

Sa nxënës në klasën tuaj nuk kanë qenë në parashkollor (trego gjininë)?

Tabela 3

Si e vlerësoni performancën në të folur të fëmijës që e ka vijuar nivelin parashkollor?

Tabela.4

Si e vlerësoni performancën në të folur të fëmijës që nuk e ka vijuar nivelin parashkollor?

Tabela 5

Si e vlerësoni pjesën njohëse të objekteve të ndryshme te fëmija që e ka vijuar nivelin

parashkollor?

Tabela 6

Si e vlerësoni pjesën njohëse të objekteve të ndryshme te fëmija që nuk e ka vijuar nivelin

parashkollor?

Tabela 7

Sa është i përqendruar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme fëmija që e ka vijuar nivelin

parashkollor?

Tabela 8

Sa është i përqendruar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme fëmija që nuk e ka vijuar

nivelin parashkollor?

Tabela 9

Sa është i kujdeshëm ndaj higjienës fëmija që e ka vijuar nivelin parashkollor?

Tabela 10

Sa është i kujdeshëm ndaj higjienës fëmija që nuk e ka vijuar nivelin parashkollor?

Tabela 11

Sa ndihet i lirë t’i shprehë mendimet e tij/të saja fëmija që e ka vijuar nivelin parashkollor?

Tabela 12

Sa ndihet i lirë t’i shprehë mendimet e tij/të saja fëmija që nuk e ka vijuar nivelin parashkollor?

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

Tabela 13

Sa jeni të kënaqur me zhvillimin kongitiv dhe motorik të fëmijës që e ka vijuar nivelin

parashkollor?

Tabela 14

Sa jeni të kënaqur me zhvillimin kongitiv dhe motorik të fëmijës që nuk e ka vijuar nivelin

parashkollor?

LISTA E GRAFIKËVE

Grafiku 1.

Sa nxënës në klasën tuaj kanë qenë në parashkollor (trego gjininë)?

Grafiku 2.

Sa nxënës në klasën tuaj nuk kanë qenë në parashkollor (trego gjininë)?

Grafiku 3.

Si e vlerësoni performancën në të folur të fëmijës që e ka vijuar nivelin parashkollor?

Grafiku 4.

Si e vlerësoni performancën në të folur të fëmijës që nuk e ka vijuar nivelin parashkollor?

Grafiku 5.

Si e vlerësoni pjesën njohëse të objekteve të ndryshme te fëmija që e ka vijuar nivelin

parashkollor?

Grafiku 6.

Si e vlerësoni pjesën njohëse të objekteve të ndryshme te fëmija që nuk e ka vijuar nivelin

parashkollor?

Grafiku 7.

Sa është i përqendruar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme fëmija që e ka vijuar nivelin

parashkollor?

Grafiku 8.

Sa është i përqendruar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme fëmija që nuk e ka vijuar

nivelin parashkollor?

Grafiku 9.

Sa është i kujdeshëm ndaj higjienës fëmija që e ka vijuar nivelin parashkollor?

Grafiku 10.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

Sa është i kujdeshëm ndaj higjienës fëmija që nuk e ka vijuar nivelin parashkollor?

Grafiku 11.

Sa ndihet i lirë t’i shprehë mendimet e tij/të saja fëmija që e ka vijuar nivelin parashkollor?

Grafiku 12.

Sa ndihet i lirë t’i shprehë mendimet e tij/të saja fëmija që nuk e ka vijuar nivelin parashkollor?

Greafiku 13.

Sa jeni të kënaqur me zhvillimin kongitiv dhe motorik të fëmijës që e ka vijuar nivelin

parashkollor?

Grafiku 14.

Sa jeni të kënaqur me zhvillimin kongitiv dhe motorik të fëmijës që nuk e ka vijuar nivelin

parashkollor?

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

1

Abstrakt

Ky studim merret me ndikimin e nivelit parashkollor në klasën e parë. Studimi është i ndërlidhur

me faktorët të cilët ndikojnë në përgatitjen e fëmijës në aspektin emocional, social, kognitiv,

motorik, gjuhësor dhe matematikor. Këta faktorë do jenë të lidhur edhe me gjininë e fëmijës.

Edukimi parashkollor paraqet nivelin e parë të edukimit, gjatë të cilit fëmijët edukohen në

familjet e tyre ose në institucione parashkollore (mosha 0-3 dhe mosha 3-6) dhe në shkolla fillore

apo klasa parafillore (mosha 5-6). Niveli i edukimit parashkollor ende nuk e ka zënë vendin që e

meriton në kuadër të sistemit të arsimit dhe shoqërisë sonë në tërësi. Për këtë hulumtim si

instrument matës do të përdoret pyetësori me ç’rast do t’i nënshtrohen pesë mësimdhënës. Është

e domosdoshme që fëmijët gjatë kësaj moshe t’u ekspozohen përvojave sa më të larmishme

jetësore, ku përmes lojës tek ata do të nxitet zhvillimi dhe pjekuria emocionale, sociale dhe

intelektuale. Kjo ndihmon që fëmija me rastin e fillimit të klasës së parë të mos niset në rrugën e

shkollimit me ndjenjën e frikës, moshë në të cilën edhe vendosen themelet e edukimit dhe arsimit

të mëtejmë të fëmijëve.

Fjalët kyçe: Niveli parashkollor, parapërgatitje, zhvillime, niveli fillor.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

2

Abstract

This study deals with the impact of preschool level on first grade. The study is related to the

factors that affect the preparation of the child in emotional, social, cognitive, motor, linguistic

and mathematical terms. These factors will also be related to the gender of the child. Preschool

education is the first level of education, during which children are educated in their families or in

preschool institutions (ages 0-3 and ages 3-6) and in primary schools or pre-primary classes

(ages 5-6). The level of pre-school education has not yet taken the place it deserves within the

education system and our society as a whole. The questionnaire will be used as an instrument for

this research. The sample number will be five teachers. It is necessary for children at this age to

be exposed to the most diverse life experiences, where through play they will be encouraged

development and emotional, social and intellectual maturity. This helps the child at the

beginning of the first grade not to go on the road to school with a sense of fear, at this age the

foundations of education and further education of children are laid.

Keywords: Preschool level, preparation, developments, primary level.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

3

HYRJE

Sa i përket përfshirjes së përgjithshme të fëmijëve në edukim parashkollor, kjo përfshirje nuk

është e kënaqshme. Në vitin shkollor 2010/11 janë gjithsej 42 institucione parashkollore me 5154

fëmijë, ku prej tyre 2471 ose 47.9 % janë femra, ndërsa 2683 ose 52.1 % janë meshkuj, ndërkaq

sipas të dhënave statistikore të MASHT-it, numri i fëmijëve të përfshirë në institucione

parashkollore (kopshte) gjatë këtij viti është 9393 (M. 4.924 & F. 4.469) në 44 (37 amë & 7

paralele të ndara ) institucione publike. Ndërsa 7.219 (M. 3.778 & F. 3.441) nxënës në arsimin

privat (MASHT, 2019). Meqë numri i fëmijëve që vijojnë institucionet parashkollore vazhdon të

jetë shumë i vogël në Kosovë bën që përkujdesja për edukimin e hershëm të fëmijëve të jetë

ekskluzivisht në dorën e familjeve, pavarësisht nivelit arsimor të tyre. Institucionet parashkollore

publike, që janë vetëm 44 dhe jo të gjitha në funksion, gjenden më shumë në qytete sesa në

fshatra, gjithashtu edhe institucionet parashkollore private, kryesisht gjenden në qendrat e

mëdha urbane dhe janë një nga alternativat e pakta të edukimit parashkollor. Kjo gjendje e

edukimit parashkollor në sitemin arsimor të Kosovës, e vë në pikëpyetje nivelin e gatishmërisë

së fëmijëve për shkollim formal. Se sa janë të gatshëm fëmijët kosovarë në aspektin e zhvillimit

socio-emocional, kognitiv e motorik, gjuhësor apo matematikor, nuk mund të gjejmë

informacion! Nëse çdo fëmijë do të fillojë klasën e parë i gatshëm për të nxënë, suksesi i tyre në

shkollë do të jetë më i sigurt, fëmijët do të kenë qasje më pozitive ndaj të nxënit, ata do t’i

kënaqen suksesit të tyre, do të jenë aktivë në shoqëri, do të shprehin mendimet e tyre si dhe do të

kenë mirëqenie dhe shëndet fizik të mirë. Studimet më të përparuara psikologjike e pedagogjike

vërtetojnë se gjashtë vitet e para të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në formësimin e

personalitetit të njeriut. Në këtë moshë vendosen edhe themelet e edukimit dhe arsimit të

mëtejmë të fëmijëve. Megjithatë mungon një studim i cili tregon efektet e përgjithshme të

edukimit parashkollor sa i përket gatishmërisë socio-emocionale, kognitive, motorike, gjuhësore

dhe matematikore të fëmijëve për të filluar shkollën dhe për të treguar rezultate pozitive që

përcillen më pas (Gjelaj, M, 2014). Në vendin tonë, me rastin e regjistrimit të fëmijëve në klasën

e parë, në shumicën e shkollave nuk ka ndonjë procedurë të mirëfilltë të vlerësimit të fëmijëve,

nëse, gjatë moshës parashkollore kanë arritur të përgatiten qoftë në aspektin social, emocional,

kognitiv apo motorik. Ekziston vetëm kriteri kronologjik i moshës, ku ligjërisht secili fëmijë

kosovar që ka mbushur 6 vjeç deri në fillim të shtatorit, mund të regjistrohet e të fillojë klasën e

parë. Në vendin tonë, numri i hulumtimeve në lidhje me gatishmërinë e fëmijëve për shkollë

është mjaft i limituar.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

4

1. Zhvillimi në fëmijërinë e hershme

Fëmija zhvillohet si tërësi, pra në të gjitha fushat zhvillimore. Mbivlerësimi apo nënvlerësimi i

cilësdo fushë është gabim sepse fëmija nuk zhvillohet njëherë në aspektin fizik, pastaj atë

emocional, intelektual etj. Prandaj, edhe ndarja në mes të fushave është kryesisht formale. Ashtu

siç zhvillimi i fëmijës është tërësor edhe fushat e veçanta të zhvillimit duhet të shikohen si pjesë

të një tërësie, efikasiteti i të cilave kryesisht varet nga niveli i integrimit në mes tyre. Standardet

e zhvillimit dhe të mësuarit në këtë dokument bazë, trajtojnë këto fusha zhvillimi:

Shëndeti fizik dhe zhvillimi lëvizor

Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit

Zhvillimi emocional dhe social

Zhvillimi njohës dhe njohuritë e përgjithshme

Zhvillimi i qasjes ndaj të mësuarit

1.1. Shëndeti fizik dhe zhvillimi lëvizor

Zhvillimi fizik dhe lëvizor është një faktor mjaft i rëndësishëm në periudhën e hershme të

zhvillimit të fëmijës. Rritja dhe zhvillim i fëmijës janë të vrullshëm sidomos në periudhën e parë

të fëmijërisë së hershme, ndërkohë që kjo rritje pëson një rënie gjatë viteve të moshës

parashkollore. Megjithëse përdoren shpesh si terma të njëjtë, rritja dhe zhvillimi nuk kanë të

njëjtin kuptim. Rritja e fëmijës i referohet ndryshimeve specifike në strukturën trupore,

ndryshime që kanë të bëjnë kryesisht me rritjen e peshës apo gjatësisë së fëmijës, rritjen e duarve

apo këmbëve etj. Ndërkohë zhvillimi i referohet ndryshimeve në nivelin funksional dhe nivelin e

kompleksitetit të këtyre ndryshimeve, kompleksitet që ndjek rregullin nga më i thjeshti te më i

ndërlikuari. Zhvillimi fizik i referohet ndryshimeve në nivelin funksional të strukturave trupore

me kalimin e kohës, ndërkohë që, maturimi (pjekuria) është e programuar në pikëpamjen

gjenetike dhe ndodh natyrshëm me kalimin e kohës, mbi të mjedisi ka një ndikim shumë të

vogël. Maturimi është i lidhur ngushtë me rritjen. Zhvillimi fizik dhe lëvizor është mjaft i

vrullshëm në tre vjetët e parë të jetës së fëmijës, gjatë të cilave kockat dhe muskujt e fëmijës

zhvillohen shumë. Gjithashtu edhe aftësitë e tyre koordinuese, të forcës apo ekuilibrit zhvillohen

po kaq vrullshëm, duke bërë që ata të zhvillojnë me energji aktivitetet e tyre ditore. Ndërkohë në

moshën 3-6 vjeç për shkak të forcimit dhe maturimit të sistemit skeletor, trupi i fëmijëve

parashkollorë merr një formë më të rregullt, me një pamje atletike, karakteristike për këta fëmijë.

Aftësitë lëvizore të tyre bëhen më të rafinuara, lëvizjet janë më të koordinuara dhe aftësitë e

ekuilibrit zhvillohen dukshëm.

Zhvillimi i aftësive lëvizore bazike: në të cilën fëmijët fitojnë aftësi për të kontrolluar lëvizjet e

trupit të tyre, aftësi të ekuilibrit, të koordinimit të lëvizjeve të tyre [të ecurit, të vrapuarit, të

kërcyerit, të hedhurit, ngjitja apo zbritja e shkallëve etj.].

Zhvillimi i aftësive lëvizore fine: në të cilën fëmijët fitojnë aftësi të kontrollit të duarve dhe

gishtave, aftësi të koordinimit sy-dorë, dhe aftësi të manipulimit të objekteve të ndryshme të

përdorimit ditor [të kapurit, mbërthimi apo zbërthimi i kopsave, lidhëseve të këpucëve,

zinxhirëve të veshjeve, të vizatuarit, të shkruarit, krijimi i formave të ndryshme me plastelinë,

brumë etj.].

Zhvillimi i aftësive senso-lëvizore: në të cilën fëmijët fitojnë aftësi për të rregulluar dhe

perfeksionuar lëvizjet e tyre përmes zhvillimit dhe përdorimit të shqisave.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

5

Shëndeti fizik dhe kujdesi për veten: në të cilën fëmijët tregojnë shkathtësi në plotësimin e

rutinës ditore gjatë veshjes dhe ushqyerjes, aftësi në plotësimin e higjienës personale dhe

shmangien e aktiviteteve dhe situatave të rrezikshme apo që mund t’i lëndojnë (MASHT, 2015).

1.2. Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit

Përvetësimi i gjuhës dhe përdorimi i drejtë i saj është me rëndësi të jashtëzakonshme për

komunikim të suksesshëm, përgjithësisht të çdo individi, e në veçanti për fëmijën e porsalindur,

përkatësisht për fëmijën e moshës 0 - 6 vjeç. Ky proces fillon me ardhjen në jetë të fëmijës, i cili

menjëherë është i gatshëm të komunikojë në forma të ndryshme si me nxjerrje të zërit, me

gjestikulacione e më vonë me të folur gojor si parakushte për përvetësimin e formave të tjera më

të përparuara siç është leximi dhe shkrimi.

Në zhvillimin e komunikimit dhe gjuhës ndikon edhe komunikimi në shtëpi dhe në shoqëri që në

të shumtën e rasteve është jo i barabartë nga aspekti gjinor (mashkull/femër). Fëmijët imitojnë

dhe i bartin këto modele të komunikimit në ambiente të ndryshme prandaj realizimi i këtij

standardi duhet t’i kushtojë rëndësi trajtimit dhe inkuadrimit të barabartë të të dy gjinive së

fëmijës (djalë dhe vajzë).

Rëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në

këtë rast, pos që është fushë më vete është edhe gjuhë e fushave të tjera. Realizimi i suksesshëm i

individit, të moshës 0-6 dhe jo vetëm të tij/saj, në këtë fushë varet prej mënyrave të zbatimit në

praktikë të këtyre aktiviteteve, përkatësisht nënfushave komunikuese: të dëgjuarit, të folurit

gojor, të folurit me anë të mimikës, të lexuarit dhe të shkruarit (MASHT, 2015).

1.3. Zhvillimi emocional dhe social

Zhvillimi social dhe emocional i fëmijës është një fushë e veçantë e zhvillimit dhe të mësuarit në

fëmijërinë e hershme e cila së bashku me fushat e tjera të zhvillimit luan rol të rëndësishëm në

procesin e formimit të personalitetit të fëmijës dhe të përgatitjes së tij/saj për procesin e

shkollimit. Zhvillimi social dhe emocional i fëmijës zhvillon vetëdijen për identitetin personal

dhe rrit përgjegjësinë për veten dhe të tjerët. Zhvillimi social ka të bëjë me aspektin si fëmija

ndërvepron me personat e tjerë (prindërit, kujdestarët parësorë, edukatorët, familjarët, moshatarët

dhe të rriturit e tjerë) dhe si ndërveprimet me personat e tjerë ndikojnë në zhvillimin e tij/saj.

Zhvillimi social i ndihmon fëmijës ta njohë mjedisin social që e rrethon, mjedisin kulturor dhe

traditën, si dhe të zhvillojë kuptimin për komunitetin. Sjellja e hershme sociale ndikohet në

mënyrë të konsiderueshme nga praktikat e prindërve për rritjen e fëmijëve, duke përfshirë

mënyrën se si prindërit realizojnë zbatimin e rregullave, si japin ndihmën dhe nxitjen fëmijës së

tyre. Zhvillimi emocional ka të bëjë me aspektin si ndjehet fëmija për vetveten dhe për botën që

e rrethon, si i shpreh ndjenjat, emocionet ndaj vetes dhe të tjerëve. Po ashtu përmes zhvillimit

emocional të fëmijës bëhet rritja dhe edukimi i ndjenjës së besimit, miqësisë dhe bashkëpunimit.

Zhvillimi i emocioneve ndikohet nga mjedisi shoqëror dhe mënyra se si njerëzit u përgjigjen

atyre (MASHT, 2015).

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

6

1.4. Zhvillimi njohës dhe njohuritë e përgjithshme

Të gjithë fëmijët pa dallim gjinie, kulture, etniciteti, race, lindin për të mësuar dhe janë të

gatshëm që në lindjen e tyre të përjetojnë botën përreth. Që nga fëmijëria e hershme fëmijët

duhet stimuluar të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në procesin e njohjes dhe njohurive të

përgjithshme. Kur për ta ofrohet stimulim, ushqim dhe një ambient i sigurt, ata përdorin të gjitha

shqisat e tyre për të eksploruar atë që i rrethon. Fëmijët që në vitin e parë të lindjes, prekin dhe

shijojnë çdo gjë që ata munden dhe në këtë mënyrë fillojnë të mësojnë rreth formave, madhësisë,

përbërjes dhe funksionimit të objekteve. Ata shohin dhe dëgjojnë objektet përreth tyre dhe në

mënyrë të veçantë janë të tërhequr nga fytyra dhe zërat. Pikat kryesore të cilat priten nga fëmija

0-6 vjeç në aspektin e zhvillimit njohës janë: aftësia e fëmijës për të menduar, mbledhur dhe

përdorur informacionin, aftësia për të zgjidhur probleme në raport me nivelin e zhvillimit të

fëmijës, aftësia për të menduar në mënyrë kritike, zhvillimi i kreativitetit dhe iniciativës

(MASHT, 2015).

1.5. Zhvillimi i qasjes ndaj të mësuarit

Periudha e fëmijërisë së hershme është koha kur të gjithë fëmijët pa dallim gjinie, përkatësie

etnike, kulture, race, mësojnë se si të mësojnë. Qasja ndaj të mësuarit është një fushë e veçantë e

zhvillimit të fëmijës sepse përfshin në vetvete aftësitë specifike që tashmë janë mësuar në fushat

e tjera të zhvillimit. Secila fushë tjetër e zhvillimit reflekton përmbajtjen e njohurive apo aftësive

specifike, dhe ka të bëjë me mënyrën se si këto njohuri apo aftësi janë fituar në këto fusha. Qasja

e fëmijëve ndaj të mësuarit i referohet natyrës së fëmijëve, gatishmërisë dhe stileve/tipave të të

mësuarit, i referohet asaj se si fëmijët janë të orientuar dhe si e drejtojnë ata veten në procesin e

të mësuarit, por gjithashtu i referohet edhe motivimit, sjelljeve dhe modeleve njohëse që

shprehin fëmijët kur mësojnë diçka të re dhe çdoherë në një situatë të re apo të ndryshme. Fusha

e qasjes ndaj të mësuarit përfshin të gjitha modelet e sjelljeve që fëmijët shfaqin kur përfshihen

në detyra, punë, aktivitete të të mësuarit në të gjitha fushat e zhvillimit dhe reflektojnë se si

fëmijët mësojnë. Dhe fëmijët mësojnë më mirë kur kurioziteti dhe interesi, iniciativa dhe

këmbëngulja, kreativiteti dhe imagjinata janë të inkurajuara, të mbështetura dhe të ndërlidhura

me të gjitha fushat e zhvillimit (MASHT, 2015).

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

7

2. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Përzgjedhja e metodologjisë së përshtatshme për këtë hulumtim pati per qëllim kryesor

përcaktimin e efekteve të edukimit parashkollor në gatishmërine e fëmijëve për të filluar klasën e

parë. Kjo është pasqyruar në këtë kapitull duke filluar nga objekti i hulumtimit, instrumenti

matës, dizajni i hulumtimit, organizimi e deri te rezultatet.

2.1.Qëllimi i hulumtimit:

Qëllimi i këtij hulumtimi është përcaktimi i efekteve të edukimit gjatë moshës parashkollore në

nivelin e gatishmërisë për klasë të parë (studim krahasimi). Për të studiuar këtë problem shkenca

ka interes, shoqëria dobi të shumëfishtë, sepse ky problem shkencor nuk është hulumtuar sa

duhet në aspektet teorike dhe as në aspektet praktike deri më sot në vendin tonë. Studimi i rolit të

efeketeve te edukimit gjatë moshës parashkollore në nivelin e klasës së parë në këtë punim

modest ka për qëllim të jap një pasqyrë shkencore të deritashme në fushën e zhvillimit social,

emocional, kognitiv apo motorik të fëmijëve.

2.2. Objekti i hulumtimit:

1. Është të bëjmë krahasimin dhe të identifikohet se sa ndikon vijimi i nivelit parashkollor

në suksesin e fëmijëve në klasën e parë.

2. Të jap një pasqyrë shkencore të deritashme në fushën e zhvillimit të rolit të efeketeve të

edukimit gjatë moshës parashkollore në nivelin e klasës së parë, në fushën e zhvillimit

social, emocional, kognitiv apo motorik të fëmijëve.

2.3. Detyrat e hulumtimit:

Për të kryer me sukses hulumtimin dhe të për të arritur qëllimin që e kam parashtruar në këtë

studim, së pari do të kryej disa detyra.

Më posht do t’i paraqes disa nga detyrat që i kam parashtruar gjatë këtij studimi:

Fillimisht është dashur të trajtoj aspektin teorik të këtij problemi.

Kam përpiluar instrumentin me disa pika dhe kam bërë një hulumtim sondazh.

Kam bërë analizimin e rezultateve të pyetësorit.

Kam krahasuar ato rezultate mes vete.

Kam bërë sistematizimin e rezultateve të mbledhura.

Kam bërë paraqitjen tabelare.

Në fund kam bërë interpretimin e rezultateve dhe kam bërë përfundimin e punimit.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

8

2.4. Instrumentet e hulumtimit

Që ta hulumtoj problemin, kam përgatitur instrumentin që i përmban të gjitha pikat që deshiroj

t’i kem. Instrumenti me të cilin kam vendosur të punoj është pyetësori i cili përmban

dymbëdhjetë pyetje me anë të së cilave jam munduar që ta përmbledh sa më mire temën.

Hipotezat

Hip:1. Mendoj se nxënësit që kanë vijuar nivelin parashkollor kanë performancë më të mirë në të

folur se ata që nuk e kanë vijuar nivelin parashkollor.

Hip:2. Gjishashtu, sa i përket higjienës mendoj se nxënësit që e kanë vijuar nivelin parashkollor

janë më të kujdesshëm se ata që nuk e kanë vijuar.

Hip:3. Mendoj se nxënësit që e kanë vijuar nivelin parashkollor janë më të lirë t’i shprehin

mendimet e tyre se ata që nuk e kanë vijuar nivelin parashkollor.

2.5. Metoda e hulumtimit shkencor

Për ta hulumtuar këtë problem në mënyrë sa më të gjithanshme është dashur të përdor disa

metoda hulumtuese. Më poshtë do t’i paraqes disa metoda hulumtuese të cilat i kam përdorur

gjatë hulumtimit:

1. Metoda e analizës teorike

2. Metoda e krahasimit

3. Metoda e bashkëbisedimit

4. Metoda sasiore

Rezultatet e fituara i kam vendosur në tabelë.

2.6. Popullacioni dhe mostra

Për të hulumtuar mostrën shtresore të zgjedhur me qëllim nga popullacioni vetë. Popullata e këtij

hulumtimi përfshin të gjithë mësimdhënësit e klasës së parë të shkollës “8 Marsi” në Pejë, në

vitin shkollor 2019/20. Kjo popullatë është numerikisht e caktuar, ku sipas të dhënave në këtë

vit shkollor janë pesë mësimdhënës. Mostra përbëhet nga pesë mësimdhënës.

2.7.Kriteret për përzgjedhjen e mostrës

Që hulumtimi të jetë sa më objektiv dhe mostra të jetë sa më reprezentative paraprakisht i kemi

caktuar disa kritere, të cilave kritere jemi munduar t’u përmbahemi me përpikëri.

- Mostra duhet të ketë 5 mësimdhënës.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

9

3. REZULTATET E PËRGJITHSHME TË HULUMTIMIT ME MËSIMDHËNËS

3.1. Analiza dhe interpretimi i rezultateve të hulumtimit

Në këtë kapitull do të bëhet analiza dhe interpretimi i të dhënave. Do të shqyrtoj për secilën

variable statistikat, dhe do të vërtetoj apo rrëzoj hipotezat e hulumtimit.

Të shohim për secilën një nga një!

3.2. Pyetësori për mësimdhënës

Ecuria e procesit të plotësimit të pyetësorit është mundësuar nga interneti përmes Google Form,

të cilëve u është kërkuar leje paraprake dhe u është shpjeguar çdo detaj, rezulatet do mbledhen në

tërësi dhe të dhënat do të jenë konfidencile. Pyetësori është plotësuar nga pesë mësimdhënës, i

cili përmban dymbëshjetë pyetje me kërkesa alternative. Ky pyetësor synon të masë ndikimin e

nivelit parashkollor në klasën e parë, në aspekte të ndryshme kognitive, motorike, sociale,

gjuhësore.

3.3. Rezultatet e përgjithshme të hulumtimit me mësimdhënës

SHMFU “ 8 Marsi” , Pejë

Tabela nr.1 Sa nxënës në klasën tuaj kanë qenë në parashkollor (trego gjininë)?

Klasa Numri i nx. që kanë qenë në nivelin

parashkollor

I-1 25 nxënës

I-2 26 nxënës

I-3 32 nxënës

I-4 32 nxënës

I-5 8 vajza e 12 meshkuj

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

10

Nga numri i përgjithshëm i nxënësve që është 146 prej pesë paraleleve shohim që 135 fëmijë

kanë vijuar nivelin parashkollor. Është një shifër mjaft e kënaqshme.

Tabela nr.2 Sa nxënës në klasën tuaj nuk kanë qenë në parashkollor (trego gjininë)?

Pra, nga 146 fëmijë gjithsej që kanë filluar vitin shkollor 2019/20 vetëm 11 fëmijë nuk e kanë

vijuar nivelin parashkollor.

Tabela nr.3 Si e vlerësoni performancën në të folur të fëmijës që e ka vijuar nivelin

parashkollor?

Klasa Numri i nx. që kanë qenë në nivelin

parashkollor

I-1 Asnjë nxënës

I-2 1 nxënës

I-3 5 nxënës

I-4 5 nxënës

I-5 Asnjë nxënës

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 0%

Mesatarisht 20%

Shumë 80%

Jashtëzakonisht shumë 0%

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

11

Hulmutimi tregon se 80% e mësimdhënësve janë shumë të kënaqur më përformancën në të folur

të nxënësit që e ka vijuar nivelin parashkollor, ndërsa 20% janë mesatarisht të kënaqur.

Alternativat tjera janë me 0% çka nënkupton se asnjë mësmdhënës nuk i ka përzgjedhur.

Tabela nr.4 Si e vlerësoni performancën në të folur të fëmijës që nuk e ka vijuar nivelin

parashkollor?

Sipas rezultateve të marra nga pyetësori shohim se mësimdhënësit vlerësojnë më pak

përformancën në të folur të nxënësit që nuk e ka vijuar nivelin parashkollor, ku 50% e

mësimdhënësve janë përgjigjur “Pak” dhe 50% janë përgjigjur “Mesatarisht”.

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 50%

Mesatarisht 50%

Shumë 0%

Jashtëzakonisht shumë 0%

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

12

Në bazë të të dhënave vërehet se Hip:1 rezulton të jetë e saktë, që nxënësit që kanë vijuar nivelin

parashkollor kanë performancë më të mirë në të folur se sa nxënësit që nuk e kanë vijuar nivelin

parashkollor.

Tabela nr.5 Si e vlerësoni pjesën njohëse të objekteve të ndryshme te fëmija që e ka vijuar

nivelin parashkollor ?

Vlerësimi i mësimdhënësve sa i përket pjesës njohëse të objekteve të ndryshme te fëmija që e ka

vijuar nivelin parashkollor është si vijon: 60% prej tyre janë përgjigjur “Shumë”, 20% me

“ Jashtëzakonisht shumë” dhe 20% “Mesatarisht”.

Tabela nr.6 Si e vlerësoni pjesën njohëse të objekteve të ndryshme te fëmija që nuk e ka vijuar

nivelin parashkollor ?

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 0%

Mesatarisht 20%

Shumë 60%

Jashtëzakonisht shumë 20%

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 0%

Mesatarisht 100%

Shumë 0%

Jashtëzakonisht shumë 0%

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

13

Pra, të gjithë mësmdhënësit janë “Mesatarisht” të kënaqur me pjesën njohëse të objekteve të

ndryshme te fëmija që nuk e ka vijuar nivelin parashkollor. Duke parë këto rezultate dhe duke i

krahasuar me rezultatet e mëparshme shohim që nxënësit të cilët kanë vijuar nivelin parashkollor

kanë aftësi më të mëdha për njohjen e objekteve të ndryshme.

Tabela nr.7 Sa është i përqendruar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme fëmija që e ka

vijuar nivelin parashkollor ?

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 0%

Mesatarisht 0%

Shumë 40%

Jashtëzakonisht shumë 60%

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

14

Përqendrimi është një ndër pikat kryesore gjatë procesit mësimor gjithashtu edhe gjatë

aktiviteteve të ndryshme ku edhe vërejmë që fëmijët të cilët kanë vijaur nivelin parashkollor e

kanë mjaft mirë të zhvilluar këtë pjesë. 60% të mësimdhënësve janë përgjigjur “Jashtëzakonisht

shumë” dhe 40% janë përgjigjur me “Shumë”.

Tabela nr.8 Sa është i përqendruar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme fëmija që nuk e

ka vijuar nivelin parashkollor ?

Sipas tabelës shohim që fëmijët të cilët nuk e kanë vijuar nivelin parashkollor nuk e kanë mjaft

mirë të zhvilluar pjesën e përqendrimit, ku 50% e përgjigjeve kanë qenë 40% “Mesatarisht” dhe

50% “Shumë”.

Tabela nr.9 Sa është i kujdeshëm ndaj higjienës fëmija që e ka vijuar nivelin parashkollor ?

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 0%

Mesatarisht 50%

Shumë 50%

Jashtëzakonisht shumë 0%

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 0%

Mesatarisht 40%

Shumë 60%

Jashtëzakonisht shumë 0%

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

15

Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se fëmijët të cilët e kanë vijuar nivelin parashkollor

kujdesen “ Shumë” për higjienë” më saktësisht 60% e tyre, kurse 40% prej tyre kujdesen

“Mesatarisht”.

Tabela nr.10 Sa është i kujdeshëm ndaj higjienës fëmija që nuk e ka vijuar nivelin parashkollor

?

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 0%

Mesatarisht 25%

Shumë 75%

Jashtëzakonisht shumë 0%

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

16

Pra 75% e fëmijëve të cilët nuk e kanë vijuar nivelin parashkollor kujdesen “Shumë” për higjienë

dhe 25% kujdesen “Mesatarisht”.

Në bazë të të dhënave vërehet se Hip: 2 bie poshtë . Sa i përket higjienës mendojmë se nxënësit

që e kanë vijuar nivelin parashkollor janë më të kujdesshëm se ata që nuk e kanë vijuar. E kjo

mendoj se ka ndodhur për arsye që fëmijët në ambiente familjare i mësojnë këto rregulla më

shumë.

Tabela nr.11 Sa ndihet i lirë t’i shprehë mendimet e tij/të saja fëmija që e ka vijuar nivelin

parashkollor ?

Qëllimi i vijimit të nivelit parashkollor është t’i ndihmojë fëmijët të ambientohen me situata të

ndryshme në klasë, gjithashtu t’i shprehin mendimet e tyre pa frikë, edhe mësimdhënësit këtë

pjesë e kanë vlerësuar që 60% prej tyre ndjehen “Jashtëzakonisht të lirë” t’i shprehin mendimet,

20% prej tyre ndjehen “Shumë të lirë” në shprehjen e tyre dhe 20% prej tyre “Mesatarisht”.

Tabela nr.12 Sa ndihet i lirë t’i shprehë mendimet e tij/të saja fëmija që nuk e ka vijuar nivelin

parashkollor ?

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 0%

Mesatarisht 20%

Shumë 20%

Jashtëzakonisht shumë 60%

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 25%

Mesatarisht 50%

Shumë 25%

Jashtëzakonisht shumë 0%

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

17

Vlerësimi i mësimdhënësve për fëmijët që nuk e kanë vijuar nivelin parashkollor është që 50% e

tyre ndjehen ”Mesatarisht të lirë” t’i shprehin mendimet e tyre, 25% e tyre ndjehen “Shumë të

lirë” t’i shprehin mendimet e tyre dhe 25% e tyre ndjehen “Pak të lirë” në shprehjen e

mendimeve.

Në bazë të të dhënave tregohet se Hip: 3 rezulton të jetë e saktë. Mendojmë se nxënësit që e

kanë vijuar nivelin parashkollor janë më të lirë t’i shprehin mendimet e tyre se ata që nuk e kanë

vijuar nivelin parashkollor. Pasi hipoteza është vërtetuar atëherë kjo vërteton faktin që niveli

parashkollor i përgatit nxënësit të ambientohen në situata të ndyshme në klasë dhe t’i shprehin

mendimet e tyre pa frikë.

Tabela nr,13 Sa jeni të kënaqur me zhvillimin kongitiv dhe motorik të fëmijës që e ka vijuar

nivelin parashkollor ?

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 0%

Mesatarisht 20%

Shumë 80%

Jashtëzakonisht shumë 0%

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

18

Zhvillimi kognitiv dhe motorik është një pjesë mjaft e rëndësishme, nëse do të kishte kritere të

tjera pos moshës për të filluar klasën e parë besoj se kjo do të ishte pika kryesore. Dhe shohim që

80% e fëmijëve të cilët e kanë vijuar nivelin parashkollor e kanë “Shumë” të zhvilluar pjesën

kognitive dhe motorike dhe 20% prej tyre i kanë “Mesatarisht” të zhvilluara.

Tabela nr,14 Sa jeni të kënaqur me zhvillimin kongitiv dhe motorik të fëmijës që nuk e ka

vijuar nivelin parashkollor ?

Opsionet Përqindjet

Jashtëzakonisht pak 0%

Pak 25%

Mesatarisht 75%

Shumë 0%

Jashtëzakonisht shumë 0%

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

19

Fëmijët të cilët janë rritur në ambiente familjare 75% e tyre i kanë të zhvilluara “Mesatarisht”

aftësitë kognitive dhe motorike dhe 25% prej tyre i kanë të zhvilluara “Pak” këto aftësi.

Duke bërë krahasimin në mes të fëmijëve që janë rritur në ambiente familjare dhe atyre që kanë

vijuar nivelin parashkollor shohim që fëmijët që kanë vijuar nivelin parashkollor janë shumë më

të përgatitur në aspektin kognitiv dhe motorik.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

20

PËRFUNDIMI

Fokusi kryesor i këtij hulumtimi ishte të shohim se si ndikon vijimi i nivelit parashkollor në

klasën e parë. Nxënësit të cilët kanë vijuar nivelin parashkollor janë më të përgatitur në shumë

aspekte për ta filluar klasën e parë. Në bazë të pyetësorit të zhvilluar enkas për mësimdhënësit e

klasëve të para kam vërejtur se mësimdhënësit vlerësojnë më shumë fëmijët që kanë vijuar

nivelin parashkollor. Niveli parashkollor ndikon në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve, ata njihen

me alfabet, numra, shkronjat dinë t’i shkruajnë ato dhe t’i lidhin për të krijuar fjalë të thjeshta.

Këta fëmijë gjithashtu janë më të aftë edhe në njohjen e objekteve të ndryshme duke përfshirë

këtu njohjen e formave, objekteve gjeometrike dhe përdorimin e tyre. Siç e dimë moshat 6-7 vjeç

nuk kanë aftësi për t’u përqëndruar për një kohë të gjatë qoftë në mësim apo në aktivitete të

ndryshme, por kur bëhet krahasimi në mes të fëmijëve që e kanë vijuar nivelin parashkollor dhe

atyre që nuk e kanë vijuar shohim se niveli parashkollor i aftëson ata që të përqendrohen më

shumë. Synimi tjetër i nivelit parashkollor është që t’i bëjë fëmijët t’i shprehin mendimet e tyre

pa frikë se do të gjykohen apo qortohen dhe sipas hulumtimit ka rezultuar se nxënësit të cilët e

kanë vijuar nivelin parashkollor nuk ndjejnë frikë për t’i thënë mendimet e tyre. Zhvillimi

kognitiv ose njohës ka të bëjë me fushën e dijes që lidhet me ndryshimet në sferën e të

menduarit, të kujtesës, perceptimit, gjuhës etj. E ata fëmijë që kanë qenë në parashkollor janë më

të aftë në këtë sferë. Zhvillimi motorik ose fizik ka të bëjë zhvillimin e lëvizjeve trupore duke

filluar nga lëvizjet fine e deri në përvetësimin e lëvizjeve më të ndërlikuara, e fëmijët të cilët e

kanë vijuar nivelin parashkollor ushtrohen më shumë duke filluar nga aftësitë fine si kapja e

lapsit, ngjyrave etj., e deri te ecja në mënyrë adekuate, vrapimi, kërcimi etj. Edhe pse të dhënat e

mia janë të pakta që të vërtetojnë plotësisht hipoteza të tilla, unë mendoj se niveli parashkollor

ndikon pozitivisht te nxënësit në aspektet e përmendura më lart.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

21

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Duke parë rezultatet e hulumtimit se si ndikon niveli parashkollor në klasën e parë të gjitha kanë

qenë shumë të kënaqshme dhe se niveli parashkollor i përgatit fëmijët në fusha të ndryshme si ne

fushën e dijes, emocionale, sociale, fizike, kognitive dhe motorike. Por, sipas hulumtimit

nxënësit që janë rritur në ambiente familjare janë më të kujdesshëm ndaj higjienës dhe si

rekomandim drejtuar instituconeve parashkollore do të ishte që te kujdesen më shumë për këtë

pjesë, të mbajnë aktivitete të ndryshme jo vetëm teorike, por edhe praktike. Rekomandim tjetër

do të ishte që të bëhen instrumente te përshtatshme për vlerësimin e gatishmërisë për shkollë me

qëllim të standardizimit dhe unifikimit te nje instrumenti në nivel kombëtar që mund të përdoret

në fillim të klasës së parë. Nxënësit t’i plotësojnë edhe disa kritere të tjera si: të jenë të përgatitur

në menyrë emocionale, psikike, fizike, e të mos shikohet vetëm mosha e tyre, për t’u regjistruar

ne klasën e parë. Tjetër do ishte që përmes masmedias të informohet opinoini për rëndësinë e

nivelit parashkollor. Të hapen më shumë institucione private ose publike jo vetem në qendra të

qyteteve, por edhe në fshatra. Rekomandime për studime të tjera: të perfshijnë efektet e

programeve me qasje të ndryshme edukative (tradicionale ose bashkëkohore) në nivelin e

gatishmërisë për klasë të parë.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

22

LITERATURA

Dervodeli, J. (2011). Dallimet në suksesin e nxënësve të shkollës fillore të regjistruar para kohe, me kohë

dhe pas kohe. Tiranë.

Kamani,P. (2004). Pamje të teorive për zhvillimin e fëmijës. Edukimi parashkollor. Tiranë.

Karaj, Th. (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë.

Musai,B. (1999). Psikologjia e edukimit. Tiranë.

Burime nga interneti

Gjelaj, M. (2014).

https://www.academia.edu/31404337/EFEKTET_E_EDUKIMIT_PARASHKOLLOR_N%C3%8B

_P%C3%8BRGATITJEN_E_F%C3%8BMIJ%C3%8BVE_P%C3%8BR_KLAS%C3%8B_T%C3

%8B_PAR%C3%8B?fbclid=IëAR3mHotËT4Q1BgF6YP6E8y3XTMkvkmËHCRTrR0ixenRsM2UY

OFI6Jë-Cl28. Tiranë: Academia.eu.

MASHT. (2015). https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/elds-report-alb-for-ëeb_1.pdf. Retrieved

from https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/elds-report-alb-for-ëeb_1.pdf

MASHT. (2019). https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/02/shenime-statistikore-2019-2020-arsimi-

parauniversitar-2.pdf. Retrieved from https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/02/shenime-

statistikore-2019-2020-arsimi-parauniversitar-2.pdf

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

23

SHTOJCA

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

24

Pyetësori i përdorur

VLERËSIMI PËR FËMIJË

Shpjegim

Më poshtë do të gjeni 14 pyetje në lidhje me mënyrën se si e vlerësoni ju vijimin e nivelit

parashkollor në aspektin njohës, social, emocional, kognitiv apo motorik të fëmijës që

përkujdeseni. Për çdo pyetje ka pesë përgjigje të mundshme:

1. "Jashtëzakonisht pak"

2. "Pak"

3. "Mesatarisht "

4. "Shumë "

5. “Jashtëzakonisht shumë ”

Për çdo pyetje, rrethoni përgjigjen që është më e zbatueshme për ju. Mos shpenzoni shumë kohë

duke menduar për përgjigjen tuaj. Përshtypja juaj e parë është zakonisht më e mira. Nuk ka

përgjigje të sakta ose të gabuara. Nëse mendoni se keni bërë një gabim, kalojeni përgjigjen e

përzgjedhur dhe zgjidhni përgjigjen e duhur. Asnjë e dhënë nuk do të publikohet. Rezultatet do

të mbledhen në tërësi.

1. Sa nxënës në klasën tuaj kanë qenë në parashkollor (trego gjininë)?

2. Sa nxënës në klasën tuaj nuk kanë qenë në parashkollor (trego

gjininë)?

3. Si e vlerësoni performancën në të folur të fëmijës që e ka vijuar

nivelin parashkollor?

1 2 3 4 5

4. Si e vlerësoni performancën në të folur të fëmijës që nuk e ka vijuar

nivelin parashkollor?

1 2 3 4 5

5. Si e vlerësoni pjesën njohëse të objekteve të ndryshme te fëmija që e 1 2 3 4 5

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · 2021. 1. 8. · FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR “NDIKIMI I NIVELIT PARASHKOLLOR NË PËRGATITJEN E FËMIJËVE PËR KLASËN E

25

ka vijuar nivelin parashkollor ?

6. Si e vlerësoni pjesën njohëse të objekteve të ndryshme te fëmija që

nuk e ka vijuar nivelin parashkollor ?

1 2 3 4 5

7. Sa është i përqendruar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme

fëmija që e ka vijuar nivelin parashkollor ?

1 2 3 4 5

8. Sa është i përqendruar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme

fëmija që nuk e ka vijuar nivelin parashkollor ?

1 2 3 4 5

9. Sa është i kujdeshëm ndaj higjienës fëmija që e ka vijuar nivelin

parashkollor ?

1 2 3 4 5

10. Sa është i kujdesshëm ndaj higjienës fëmija që nuk e ka vijuar

nivelin parashkollor ?

1 2 3 4 5

11. Sa ndihet i lirë t’i shprehë mendimet e tij/të saja fëmija që e ka

vijuar nivelin parashkollor ?

1 2 3 4 5

12. Sa ndihet i lirë t’i shprehë mendimet e tij/të saja fëmija që nuk e ka

vijuar nivelin parashkollor ?

1 2 3 4 5

13. Sa jeni të kënaqur me zhvillimin kongitiv dhe motorik të fëmijës që

e ka vijuar nivelin parashkollor ?

1 2 3 4 5

14. Sa jeni të kënaqur me zhvillimin kongitiv dhe motorik të fëmijës që

nuk e ka vijuar nivelin parashkollor ?

1 2 3 4 5

KY ISHTE PYETËSORI QË KAM PËRGATITUR PËR JU. JU FALËNDEROJ SHUMË

PËR KOHËN TUAJ DHE SINQERITETIN TUAJ GJATË PLOTËSIMIT TË KËTIJ

PYETËSORI!