32
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: REFLEKTIMI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË FORMIMIN GJUHËSOR TE FËMIJËT PARASHKOLLOR” Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr.Ragip Gjoshi Teutë Rudi Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

  • Upload
    others

  • View
    19

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:

“REFLEKTIMI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË FORMIMIN GJUHËSOR TE

FËMIJËT PARASHKOLLOR”

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr.Ragip Gjoshi Teutë Rudi

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

2

Ky punim diplome u mbajt me datë ________________ para Komisionit Vlerësues në përbërje:

1. ________________________ Kryetar

2. ________________________ Anëtar

3. ________________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notën ( ) ________

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

3

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT ................................................................................................................................... 4

Deklaratë studentore .................................................................................................................... 5

Falenderime ................................................................................................................................. 5

HYRJE ............................................................................................................................................ 6

KAPITULLI-I- ................................................................................................................................. 8

1.1 Edukimi parashkollor ............................................................................................................ 8

1.2. Edukimi në fëmijërinë e hershme......................................................................................... 9

1.3. Rëndësia e lojës në edukim ................................................................................................ 10

1.4. Loja dhe parashkollorët ...................................................................................................... 10

1.5. Përparësitë e lojës në edukimin parashkollor ..................................................................... 12

KAPITULLI-II- ............................................................................................................................. 14

2.1. Të nxënit përmes lojës........................................................................................................ 14

2.2. Funksionet dhe klasifikimi i lojërave ................................................................................. 15

2.3. Teoritë mbi lojën ................................................................................................................ 18

2.4. Lojërat në edukimin intelektual, estetik dhe fizik te parashkollorët .................................. 18

KAPITULLI –III- .......................................................................................................................... 20

3.1. Puna hulumtuese ................................................................................................................ 20

3.2. Analizimi i rezultateve ....................................................................................................... 21

PËRFUNDIM ............................................................................................................................... 26

REKOMANDIMET:..................................................................................................................... 27

LITERATURA ............................................................................................................................. 28

SHTOJCË ..................................................................................................................................... 29

Shtojca nr.1- Edukatoret ............................................................................................................ 29

Shtojca nr.2- Prindërit apo kujdestarët ...................................................................................... 30

Shtojca nr.3- Parashkollorët ...................................................................................................... 32

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

4

ABSTRAKT

Edukimi i fëmijëve parashkollor paraqet nivelin e parë të edukimit, gjatë të cilit fëmijët edukohen

në institucione parashkollore duke përfshirë moshën nga 5 deri në 6 vjeç.

Niveli i edukimit parashkollor ende nuk e ka zënë vendin që e meriton në kuadër të sistemit të

arsimit dhe shoqërisë sonë në tërësi. Ky nivel konsiderohet të jetë një proces i bazuar në qëllime

dhe objektiva të veçanta ku bashkarishtë me kujdestarët e fëmijëve arrijnë të promovojnë kushtet

e zhvillimit dhe të mësuarit për fëmijët. Edukimi parashkollor ndihmon dhe mbështet zhvillimin

fizik, psikologjik dhe social të çdo fëmije, si dhe zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tij në vitet

e para të jetës. Edukimi i fëmijëve përmes lojës konsiderohet të jetë si një veprimtari e rëndësishme

në jetën e tyre, duke e vlerësuar atë si një mjet që ndikon në eksplorimin e botës magjike të secilit

fëmijë.

Loja e fëmijës ka rëndësi të shumëfishtë në zhvillimin e tij të plotë. Ajo kontribon në zhvillimin e

të gjitha funksioneve psiko-fizike të fëmijës, të aftësive dhe njohurive të tij. Loja krijon kushte për

formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në

aspektin shoqëror dhe emocional, loja është një lloj përgatitjeje për jetën e fëmijës në shoqëri dhe

me të tjerët.

Fjalët kyçe: edukim, aftësi, lojë, angazhim, bashkëpunues

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

5

Deklaratë studentore

Quhem Teutë Rudi studente e rregullt pranë Universitetit “Fehmi Agani”, përkatësisht Fakulteti i

Edukimit, programi parashkollor. Me një përgjegjësi të madhe deklaroj se punimin me titull:

“Reflektimi i lojërave gjuhësore në formimin gjuhësor te fëmijët parashkollor” e kam realizuar në

mënyrë të pavarur dhe se ai është tërësisht punimi im autorial duke respektuar rregullat etike të

punës sipas parimeve të Universitetit në fjalë. Gjithashtu deklaroj se punimi nuk është i publikuar

e as i përdorur për qëllime të kryerjes së obligimeve mësimore në këte apo ndonjë institucion tjetër

të shkollimit.

Me tutje dua të potencoj se në shkrimin e punimit kam respektuar përdorimin e literaturës së

autorëve vendas duke cituar përmes fusnotave secilin material të përdorur.

Gjakovë, korrik, 2019.

Falenderime

E gjendur para një paneli vlerësues, ndihem me fat që isha studente e Fakultetit të Edukimit në

Gjakovë ku përgjatë studimeve mësova shumë gjëra të cilat natyrshëm do ti kontribojnë profesionit

tim si edukatore të cilin sot po e kurorëzoj përmes diplomimit zyrtar.

Duke ju falenderuar për mundësinë dhe kohën tuaj me kënaqësi shprehi mirënjohjen time për të

gjithë pedagogët dhe profesorët e Fakultetit të Edukimit të cilët nuk kursyen asnjë çast sygjerimet,

përkushtimin, idetë dhe njohuritë për të gjitha ato që unë ndihesha e pasigurtë por që vazhdimisht

kërkoja nga vetja profesionalizëm.

Fillimisht falenderoj dhe i jam shumë mirënjohëse Prof.Ass.Dr.Ragip Gjoshi njiherit mentorin e

punimit ku fal angazhimit dhe konkluzave të vazhdueshme sot e kemi të gatshëm punimin me

synimin që ky material tu shërbej gjeneratave të reja. Krahas mentorit falenderoj edhe anëtarët e

komisionit vlerësues të cilët pas studimit të hollësishëm të punimit i’a dhanë dritën jeshile punimit

tim.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

6

HYRJE

Edukimi në fëmijërinë e hershme dallon dukshëm prej edukimit formal në ciklet tjera shkollore

dhe kjo duhet të jetë evidente edhe në institucionet shkollore të cilat veprojnë kudo në Kosovë.

Dizajnimi i një Kurrikule të re Bërthamë për klasat përgatitore parashkollore i bazuar në një plan

strategjik dhe praktik ndikon relativisht mirë në rritjen e cilësisë në këtë fazë të mësimit. Krijimi i

një planprogrami të integruar me një filozofi ku fëmijët mësojnë duke luajtur është zgjidhja e

vetme dhe ndoshta më ideale për moshën e tyre duke arritur të investohet drejtpërsëdrejti në

zhvillimin e tyre përmes metodologjive të integruara në lojë.

Në përfundim të studimeve themelore së bashku me Prof.Ass.Dr. Ragip Gjoshi jemi dakorduar që

për temë diplome të trajtojmë punimin me titull: “Reflektimi i lojërave gjuhësore në formimin

gjuhësor te fëmijët parashkollor” të cilin e kemi ndarë në tre kapituj. Për realizimin e këtij punimi

jemi përpjekur të përdorim metodën teorike dhe hulumtuese duke u mbështetur në autorë të cilët

kanë trajtuar shumë qështje të cilat i përgjigjen temës sonë.

Në kapitullin e parë kemi trajtuar një vështrim teorik rreth asaj se si duhet të funksionojë sistemi

i edukimit parashkollor në Kosovë, faktorët që ndikojnë në edukimin e mirë të moshës

parashkollore si dhe sa është duke u punuar për përmirësimin e cilësisë në qendrat e edukimit për

fëmijërinë e hershme.

Në kapitullin e dytë jemi përpjekur të trajtojmë rolin e lojërave në edukimin parashkollor më

konkretisht rëndësinë e tyre në klasat parashkollore dhe tendencen për të inkorporuar sa më shumë

metodologji të reja të cilat në fokus kanë të mësuarit përmes lojërave.

Ndërkaq në kapitullin e tretë kemi prezantuar hulumtimin tonë të bërë në tri klasa parashkollore

të cilat veprojnë sipas planprogrameve të MAShT. Përmes një pyetësori online të realizuar me 30

respodentë (prindër, nxënës dhe edukatore) si dhe përmes vëzhgimit të drejtpërdrejtë në

kohëzgjatje një javore në tri grupe parashkollore me gjithsej 38 respodentë. Puna jonë hulumtuese

ka qenë e orientuar në Institucionin Parashkollor privat “Dielli”, në një klasë parashkollore në

SHF.Gjergj Fishta në Bishtazhin si dhe një paralele tjetër parashkollore në Institucionin

Parashkollor “Ganimete Terbeshi|” në Gjakovë.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

7

Objektivat e punimit:

Të ofrojë njohuri të përgjithshme mbi zhvillimin e personalitetit të edukatorit dhe të

fëmijës.

Të prezantojë rëndësinë e bashkëpunimit të studentit dhe fëmijëve, si dhe për zbatimin e

këtyre në praktikë.

Të krijojë mundësi për zhvillimin sa më të mire të procesit “mëso përmes lojës”.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

8

KAPITULLI-I-

1.1 Edukimi parashkollor

Edukimi parashkollor është faza më e rëndësishme e edukimit. Në moshën pesë-gjashtë vjeç,

zhvillimi trupor i fëmijës është më i fuqishëm, vazhdon procesi i zhvillimit të trurit, vazhdon

zhvillimi i sistemit të muskulaturës dhe të eshtrave, zhvillimi i perceptimeve, i kujtesës, i

imagjinatës, të menduarit kalon nga ai veprues, në të menduar konkret figurativ.1 Fëmijët, në këtë

moshë, janë më kureshtarë, kanë fjalor më të pasur, zhvillohet edhe më shumë bota emocionale e

tyre, thellohen ndjenjat estetike, morale, etj. Edukimi në institucionet parashkollore, duhet të

realizojë motivimin e fëmijëve për të mësuar dhe të nxisë kuriozitetin për dije. Institucionet

parashkollore-parafillore, duhet të realizojnë një nivel të caktuar kërkesash që t’i përgjigjen rritjes

së aftësive të fëmijës dhe përmbushjes së nevojave dhe interesave të fëmijëve.2

Figura 1. Paraqet disa nga elementet kryesore në të cilat duhet të jetë i orientuar edukimi

parashkollor

1 Lleshi Xhevahir (2003). “Shenteria e tij-fëmija”, Shtëpia Botuese “Eugen”, Tiranë, fq.107. 2 Po aty, fq.108.

Zhvillim i gjithëanshëm i personalitetit

Autonomi Reformim me kërkesat e kohës

Profesionalizëm dhe përgjegjësi

Mundësi të barabarta E drejta për të qenë ndryshe

Gjithëpërfshirje

Barazi Demokraci

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

9

Gjithëpërfshirje

1.2. Edukimi në fëmijërinë e hershme

Kosova ka zhvilluar një qasje të integruar ndaj edukimit në fëmijërinë e hershme, në të cilën

kombinohen shumë natyrshëm procesi i edukimit, i kujdesit shëndetësor, i arsimimit, lojës së

fëmijëve dhe kujdesit profesional ndaj zhvillimit të tyre. Studimet më të përparuara psikologjike e

pedagogjike vërtetojnë se gjashtë vitet e para të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në krijimin

e personalitetit të njeriut. Qëllimi i përgjithshëm i edukimit të fëmijëve parashkollor është zhvillimi

i gjithanshëm i personalitetit të njeriut. 3 Qëllimi i edukatës kërkon që fëmijët të zhvillohen si qenie

njerëzore përkatësisht që arsimi dhe edukimi në entin parashkollor të afirmojnë edukatën si veti

gjenerike të njeriut.4 Zhvillimi i fëmijërisë së hershme është një koncept shumëdimensional që

mbulon periudhën e hershme të fëmijërisë prej lindjes deri në gjashtë vjeç dhe përfshinë një sërë

shërbimesh të koordinuara për fëmijët e vegjël dhe familjet.5

Në këtë kohë fëmijët mësojnë të kujdesen më shumë për veten e tyre, fillojnë të zhvillojnë më tej

konceptin për veten, për identitetin gjinor dhe për shumë qështje tjera që kanë të bëjnë me botën e

tyre.6 Qasja ndaj të mësuarit është një fushë e veçantë e zhvillimit të fëmijës sepse përfshinë në

vetvete aftësitë specifike që tashmë janë mësuar në fushat e tjera të zhvillimit. Integrimi dhe

vëmendja e fëmijëve ndaj të mësuarit i referohet natyrës së fëmijëve, gatishmërisë dhe stileve,

tipave të të mësuarit, i referohet asaj se si fëmijët janë të orientuar dhe si e drejtojnë ata veten në

procesin e të mësuarit, por gjithashtu i referohet edhe motivimit, sjelljeve dhe modeleve njohëse

që shprehin fëmijët kur mësojnë diçka të re dhe çdoherë në një situatë të re apo të ndryshme.7

Sipas Montesorit, edukimi është vetëedukim. Lidhur me këtë ajo shkruante: “Çdo ndihmë e

padobishme është pengesë për zhvillim. Fëmija duhet të jetë autonom në aktivitete dhe të gjejë

interes në punën e vet të pandërprerë... mësuesja ka për detyrë vetëm të krijojë kushte të

përshtatshme për zhvillimin e lirë të fëmijës, t’i vëzhgojë fëmijët dhe t’i këshillojë ata”.

3 Brada Riza (2013), Pedagogjia Parashkollore, Universiteti AAB, Prishtinë, fq.52. 4 Po aty, fq.53. 5 MASHT, Standardet e Zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjet, tetor 2011, fq. 46. 6 Po aty, fq.47. 7 Lleshi Xhevahir (2003). “Shenteria e tij-fëmija”, Shtëpia Botuese “Eugen”, Tiranë, fq.124

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

10

1.3. Rëndësia e lojës në edukim

Historikisht, loja shfaqet me paraqitjen e punës njerëzore dhe të formave më primitive të artit. Loja

e fëmijës paraqitet njëkohësisht me paraqitjen e nevojës për edukatë të posaçme të fëmijës. Pra

loja dhe edukata që në fillimin e tyre paraqiten bashkarisht dhe paralelisht me njëra tjetren. 8

Loja në përgjithësi si koncept mësohet se është një aktivitet natyror i njeriut i bazuar në një

marrëveshje e cila synon të përcjellë idetë, ndjenjat dhe dëshirat e që qëllim kryesor ka argëtimin

dhe kënaqësinë. Studimet tregojnë se loja në përgjithësi konsiderohet si konteksti edukativ më i

rëndësishëm ngase fëmija përmes lojës mëson, zhvillohet, zbulon vetën dhe botën që e rrethon

duke u përpjekur që të eksprimentojë vazhdimisht në materiale të ndryshme për të afirmuar

aktivitetin vetanak.9

Loja e fëmijëve përgjatë gjithë rritjes së tyre konsiderohet si një mjet efikas dhe shumë i dobishëm

për realizimin e detyrave morale si dhe për kultivimin dhe zhvillimin e ndjenjave morale. Fëmijët

që luajnë gjatë gjithë kohës mësojnë të dallojnë humanizmin, të vërtetën kundër gënjeshtrës,

aprovimin e të mirës dhe gjykimin e të keqes, të qenunit i drejtë në lojë dhe të qenit i hapur kundër

fshehjeve apo marrjes së objekteve që si përkasin pa pyetur si dhe për zhvillimin e shprehive e të

sjelljeve të mira. Një lojë e organizuar mirë dhe e orientuar për të realizuar detyrat e edukimit

moral kontribon dukshëm për zhvillimin e ndjenjave morale

1.4. Loja dhe parashkollorët

Lojërat të cilat organizohen nga ana e edukatorëve në klasat e grupeve të fëmijëve parashkollor

konsiderohen si pjesë shumë favorizuese për këtë grupmoshë ngase përmes tyre fëmija mëson,

ushtrohet dhe ndërton të tjera realitete në mendje e cila njëkohësisht i mundëson edhe favorizime

të tjera me lidhjet shoqërore duke krijuar një raport të mirë me të tjerët dhe shkëmbim të ideve me

bashkëmoshatarët.

8 Veseli Abdylaziz (2005), Pedagogjia Parashkollore, Gjilan, fq.182 9 Murtezani Lulzim (2006), “Psikologjia e Zhvillimit”-Një vështrim përmbledhës”, Shtëpia Botuese “Çabej”, Tiranë,

fq.95.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

11

Bazuar në definicionet të cilat janë për lojën mësohemi se egzistojnë këto karakteristika; 10

motivimi i brendshëm,

liria dhe rregullat e jashtme.

angazhimi aktiv

afekti pozitiv,

Motivimi i brendshëm- Studimet tregojnë se faktorë të ndryshëm mund ta motivojnë fëmijën për

të luajtur, për të fituar një perspektivë të re familjare, për të fituar zotërim ndaj objekteve të reja,

nevoja për të punuar me ndjenjat, për të fituar dikë të ri për një përvojë të njohur, duke arritur

zotërim me objekte të njohura, që kanë nevojë për të punuar me ndjenjat. Edhe pse motivimi vjen

nga fëmijët, të rriturit duhet të krijojnë një mjedis të sigurt, të mbështesin dhe ndihmojnë fëmijën

gjatë lojës.11

Liria dhe rregullat e jashtme- Kjo karekteristikë definohet kur fëmijët gjatë lojës vendosin

rregulla, udhëheqin role, vendosin rregullat e kyqjes në lojë dhe të sjelljeve të pranueshme sociale.

Lojtarët pajtohen dhe hyjnë në lojë në bazë të rregullave të cilat kuptohen në mënyrë të

përbashkët.12

Angazhimi aktiv- Kënaqësia e fëmijës gjatë lojës ndërlidhet edhe me angazhimin aktiv të tij,

involvimin e thellë të fëmijëve në lojë dhe përqendrimin e plotë. Edhe pse kjo karakteristikë është

mjaft e dukshme prapë se prapë është një atribut i rëndësishëm sepse loja në mënyrë të plotë

tërheqë interesimin e fëmijëve.13

Afekti pozitiv- i referohet kënaqësisë dhe gëzimit të fëmijëve gjatë lojës i cili shprehet përmes

qeshjes, të kënduarit dhe shprehjes së gëzimit gjatë lojës. Sikurse të rriturit, edhe fëmijët kërkojnë

vazhdimisht të përjetojnë përvoja pozitive dhe punojnë për t’i përjetuar ato.

Para se fëmija të fillojë klasën e parë, ai kalon nëpër një fazë mjaft të rëndësishme të zhvillimit

dhe të rritjes, e cila njihet si mosha parashkollore. Bazuar në studimet të cilat janë bërë në fushën

e edukimit të moshës parashkollore mësohemi se egzistojnë dy kategori të gjëra lojërash të kësaj

10 Po aty, fq.97. 11 Murtezani Lulzim (2006), “Psikologjia e Zhvillimit”-Një vështrim përmbledhës”, Shtëpia Botuese “Çabej”,

Tiranë, fq.98. 12 Po aty, fq.98. 13 Po aty, fq.99.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

12

moshe të ashtëquajtura si loja imagjinare dhe loja praktike të cilat bashkarisht karakteristikë

kryesore kanë aktivitetin fizik.14

Loja imagjinare dhe loja sociale zakonisht mund të përzihen me njëra tjetrën si më poshtë;

1.5. Përparësitë e lojës në edukimin parashkollor

Nxënësit parashkollorë zakonisht hargjojnë kohë më tepër në lojë sesa moshatarët e tyre sepse

gjatë lojës, fëmijët eksplorojnë mjedisin rreth tyre, mësojnë duke punuar dhe krijojnë lidhje me të.

Ata mund të shprehin ndjenjat dhe emocionet e tyre më lehtë sesa me fjalë.15 Nëpërmjet lojës

fëmijët mund të jenë dikush, në çdo vend dhe në çdo kohë.

14 Po aty, fq.100. 15 Nikoliq Stanisha (2005), ‘Bota e Psikës Fëmijërore, Bazat e Psikologjisë mjekësore, fëmijërore, Shtëpia Boturese

“Furkan ISM”, Shkup, fq.69.

Kur fëmija vrapon

dhe bën zhurmë

konsiderohet lojë

PRAKTIKE

Kur fëmija bën

sikur aeroplani apo

makina

konsiderohet lojë

IMAGJINARE

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

13

Mendimet dhe idetë e para për lojën:16

16 Po aty, fq.70.

LOJA ËSHTË E RËNDËSISHME

SEPSE:

I ndihmon fëmijët të

rriten shëndetshëm

I njeh fëmijët me botën që i

rrethon

Socializohen me

bashkëmosha-tarët e tyre

Mësojnë të drejtën dhe të gabuarën

Përcjellë tek fëmijët vlerat

humane

I ndihmon fëmijët të ndihen më

mirë

PLATONI

për zhvillimin e lojës rol të

rëndësishëm ka lëvizja

ARISTOTELI

Lojës i dha vetëm karakter klasor që

sipas tij loja u takonte vetëm njerëzve të lirë

KUNTILIANI

theksonte se të mësuarit e fëmijës

duhet të ketë karakter argëtues dhe se ata do të

duhet të përdorin lodra të llojllojshme

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

14

KAPITULLI-II-

2.1. Të nxënit përmes lojës

Edukimi i fëmijëve gjatë moshës parashkollore dhe faktorët socialë kanë një peshë shumë të madhe

në përgatitjen e tyre për klasë të parë. Sipas teorisë së Eriksonit, prindërit, mësuesit dhe fëmijët e

tjerë përreth do të mundësojnë një zhvillim të pasur mendor, social e emocional nëse vërtetë

veprojnë sipas kërkesave të kësaj teorie.17 Ata do të përgatisin fëmijën që shkollën fillore ta fillojnë

pa ndjenjën e frikës, fajit e inferioritetit nëse përkrahin fëmijët që të jenë të pavarur në vendimet

dhe veprimet e tyre, të nxisin iniciativën dhe të forcojnë vetëbesimin. Vetëm kështu fëmija do të

shkojë në klasën e parë pa e vërejtur shkëputjen zingjirore të edukimit të mëtutjeshëm dhe do të

jetë në gjendje të ndjejë kënaqësitë nga puna, suksesi dhe bashkëveprimi me të tjerët.18

Loja është vendimtare në zhvillimin e çdo fëmije, loja e matur, e organizuar dhe nxitëse është

gjithnjë interesante për fëmijët. Prandaj vëmendja e fëmijës dhe aktiviteti i tij mund të zgjatin më

tepër kur ai angazhohet në lojë. Fëmija në lojë përqëndrohet dhe në mënyrë të veçantë e përjeton

të vërtetën dhe vetëveten. Në raste të tilla mund të paraqitet edhe rreziku që fëmija i painteresuar

sa duhet, të jepet pas lojës aq shumë sa që ngelë edhe i vetmuar duke luajtur. Rastet e këtilla

paraqiten sidomos tek fillestarët në entin parashkollor. Çdo edukatore e shkathtë përnjëherë do t’i

hetojë fëmijët e tillë dhe duke i shoqëruar ata me fëmijët e tjerë.19

Fëmijët parashkollor nxënë më mirë nëpërmjet përvojave personale dhe metodave multisensoriale

të mësimdhënies që nxisin ndjesorët e tyre natyralë të kuriozitetit. Loja, në të gjitha format e saj,

paraqet mundësi të pafundme për ndërveprimin e fëmijëve me njerëzit dhe objektet, në situata

reale dhe imagjinare dhe duhet të jetë e definuar në qender për planifikimin e ndryshimeve të

Kurrikulës bazë e cila planifikohet të ndryshohet gjatë vitit të ardhshëm shkollor.

Një mjedis ideal për fëmijërinë e hershme është një ambient mësimor që ka rrjedhshmëri, cilësi të

lartë, i strukturuar dhe dizajnuar me kujdes, i orientuar drejt lojës, brenda dhe jashtë.

17Osmani Qufli (2003), “Psikologjia Zhvillimore-Periudha Zhvillimore: ontogjenetik, dispencë, Tetovë, fq.74. 18 Po aty, fq.75. 19 Veseli Abdylaziz (2005), Pedagogjia Parashkollore, Gjilan, fq.169.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

15

Të mësuarit përmes lojës kontribon në:

Zhvillimin njohës të fëmijës

Zhvillimin fizik

Zhvillimin social

Zhvillimin emocional

Zhvillimin e gjuhës

Përmes lojës fëmijët fitojnë mjeshtëri për mënyrën se si funksionon trupi i tyre në raport me

kërkesat e aktiviteteve dhe mjediseve, për të fituar njohuri për botën që i rrethon.

Jo vetëm që ata të mësojnë atë që ata janë në gjendje të bëjnë, ata mësojnë se si të bëhen gjërat dhe

se si funksionojnë gjërat. Kompetenca e zhvilluar përmes lojës u mundëson fëmijëve që të ndjehen

të sigurt në lidhje me atë që ata mund dhe nuk mund të bëjnë, të sigurt për të përfituar nga

mundësitë e ngjashme në të ardhmen.

Përmes lojës, fëmijët mësojnë në lidhje me rolet profesionale dhe sjelljet, dhe si të ndërveprojnë

në mënyrë të sigurtë dhe në mënyrë të përshtatshme në mjedisin e tyre. Për shembull, fëmijët

angazhohen në interaktiv e pretendojnë të luajnë me bashkëmoshatarët, duke imituar role të

ndryshme brenda skenarëve të njohur, të tilla si duke pretenduar për të gatuar, ushqyer një kukull,

ose duke luajtur zjarrfikës dhe policinë. Këto planifikime të bazuara në skenare lejojnë që ata të

eksplorojnë sjelljet rolet, duke ndihmuar për të definuar kuptimin e botës së tyre dhe në të njejtën

kohë të mësojnë të zgjidhin problemin. Loja ndikon në zhvillimin e kompetencave sociale dhe

marrëdhëniet me të rriturit dhe bashkëmoshatarët.

2.2. Funksionet dhe klasifikimi i lojërave

Loja mund të definohet si vullnetare ose në rastet e shumta aktivitet spontane, që është në

shërbimin e zhvillimit jo vetëm fizik por edhe psikik të fëmijës duke u përpjekur të përcjellë

mesazhin se nuk është qëllimi vetëm përmbushja e nevojave ekzistenciale por është edhe

rekreacioni, mësimi dhe çlirimi nga energjia e tepërme.20

20 Karaj Theodhori (2005), Psikologjia e Zhvillimit të Fëmijës, Tiranë, fq.47.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

16

Gjatë viteve parashkollore fëmijët fitojnë sensin e pavarësisë dhe kapacitetet për bashkëpunim.

Ata arrijnë të përdorin gjuhën më mirë, të jenë të vetëdijshëm për veten e tyre, të shikojnë nga

perspektiva e të tjerëve dhe të tregojnë aftësi për të ndërvepruar me të tjerët.

Gjatë kësaj moshe fëmijët kalojnë nga loja paralele (kur fëmijët luajnë afër njëri tjetrit por nuk

ndërveprojnë në mes veti) në lojën me nivele më të larta të ashtëquajturën lojë bashkëpunuese.

Loja lidhet zakonisht me të qeshurën dhe zbavitjen dhe konsiderohet si një aktivitet që jep

kënaqësi. Fëmijët mund të thithen totalisht nga një aktivitet i cili u intereson me të vërtetë. Kjo

teori mbështetet mbi faktin që loja e fëmijëve parashkollor është një gjendje e mendjes dhe buron

nga thithja prej një aktiviteti të pëlqyeshëm.

Si funksione më kryesore të lojës së parashkollorëve janë: 21

Loja ndikon në zhvillimin e aftësive fizike dhe psikike të fëmijës

Loja shërben për njohjen e fëmijës

Loja shërben për qëllime terapeutike

Në literaturën pedagogjike dhe psikologjike hasen klasifikime të ndryshme mbi lojërat e fëmijëve

parashkollorë. Psikologu Shterni lojërat e fëmijëve parashkollorë i klasifikon në dy grupe të

mëdha:22

a. Grupi i lojërave të fëmijës në vetmi

b. Grupi i lojërave shoqërore

Lojërat në grup: konsiderohen si mundësi ideale dhe shumë praktike për fëmijët parashkollorë

sepse zhvillojnë aftësitë e tyre sociale. Në të shumtën e rasteve lojërat në fjalë nga ana e

edukatorëve zhvillohen në bazë të disa rregullave të cilat parashkollorët duhet tu përmbahen duke

krijuar respektim të njëri-tjetrit, ndarje të pervojave individuale dhe elemente të tjera shtesë.

Njiherit këto lojëra duhet ti kenë edhe kufizimet ku fëmijve nuk ju lejohet fyerje të

bashkëmoshatarëve, goditje apo diqka të ngjajshme.

Lojërat sociodramatike: janë lojërat kur fëmijët parashkollorë angazhohen në një situatë

dramatike dhe imagjinare “bëje sikur” duke arritur të demostrojnë situata të ndryshme sociale të

21 Brada Riza (2013), Pedagogjia Parashkollore, Universiteti AAB, Prishtinë, fq.197. 22 Brada Riza (2013), Pedagogjia Parashkollore, Universiteti AAB, Prishtinë, fq.199.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

17

cilat kërkojnë edhe paraqitjen e sjelljeve të caktuara sociale nga ana e tyre. Në të njejtën kohë ata

arrijnë të bashkëpunojnë dhe ndërveprojnë në mes vete për të zgjidhur situata dhe konflike të

ndryshme.

Lojërat sociale janë një tip loje të cilat përfshijnë ndërveprimin e dy ose më shumë fëmijëve. Si

loja praktike ashtu edhe ajo imagjinare mund të jenë sociale nëse në to përfshihen më shumë se

një fëmijë.23

Lojërat e nxënësve në edukimin parashkollor klasifikohen kryesisht sipas kësaj rënditje:

Loja e pa angazhuar-fëmija nuk është i angazhuar në lojë, por qëndron i ulur në një vend,

sheh përreth klasës ose kryen lëvizje rastësore që duket se nuk kanë ndonjë qëllim.

Loja vetëm-fëmija loz i vetëm dhe në mënyrë të pavarur nga ajo që ndodh përreth. Duket

mirë me atë që bën dhe nuk shqetësohet fare.

Spektatori pasiv- fëmija vëzhgon fëmijët e tjerë që lozin. Mund të flasë më ta ose t’i pyes,

t’u jap këshilla, por nuk merr pjesë në lojë.

Loja paralele- fëmija në këtë loj luan sipas dëshirës së vet, por me lodra që janë të

ngjajshme me ato të fëmijëve të tjerë në një mënyrë të tillë që imiton lojën e shokëve të tij

por nuk ndërvepron dhe nuk përdorë ndonjë rregull që e kanë pranuar bashkarisht.

Loja associative- fëmijët përfshihen në aktivitete loje të ngjajshme me ato të fëmijëve tjerë.

Megjithatë ata duken se janë më të interesuar të jenë të shoqëruar me njëri tjetrin, sesa në

detyrat e lojës në të cilën janë të përfshirë. Marrja borgj e lojërave dhe materialeve tjera,

ose ndjekja dhe pasimi i njëri tjetrit në radhë janë shembujt e kësaj loje.

Loja bashkëpunuese- Kjo është forma më e avancuar e lojës sociale sepse këtu ka një

ndërveprim social. Ka një identitet për grupin dhe aktivitetin i cili është i organizuar.

Fëmijët e përfshirë në lojën bashkëpunuese ndihmojnë njëri tjetrin në aktivitete që synojnë

gjëra të përbashkëta dhe ndoshta edhe ndarje rolesh.24

23 Karaj Theodhori (2005), Psikologjia e Zhvillimit të Fëmijës, Tiranë, fq.254. 24 Karaj Theodhori (2005), Psikologjia e Zhvillimit të Fëmijës, Tiranë, fq.266.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

18

2.3. Teoritë mbi lojën

Loja e ka rolin e pazëvendësueshëm për zhvillimin e fëmijës e cila vazhdimisht ndikon në

përmirësimin dhe zhvillimin e shumë aftësive tek fëmiu.

Teoria e mësimit

Nëpërmjet lojës zotërohet lënda e mësimit dhe përvetësohen operacione të llojllojshme shkollore.

Në këtë periudhë është zhvilluar truri i madh tek fëmija që i mundëson mësimin, zotërimin,

përvetësimin dhe aftësitë e përshtatjes, dhe kjo periudhë pothuajse do të zgjasë gjatë shkollimit

ose mësimit. Mësimi zhvillohet në dy binare paralel: në situatën reale dhe atë të stimulimit. Me

fjalë të tjera situata reale është për t’i kënaqur nevojat biologjike ndërsa tek situata e stimulimit,

motivimi është i vogël.25

Teoria e lojës që shpjegon qëllimin

Përmes lojës fëmija arrin të çlirohet nga energjia e tepërme apo e akumulluar si një energji e cila

akumullohet në organizmin e njeriut. Vet fakti tregon se nuk luajnë vetëm të shëndoshurit, por

edhe të sëmuarit, të shterurit, të uriturit dhe në raste të shumta loja e ka edhe qëllimin terapeutik

shërues.26

Teoria psikoanalitike

Kjo teori shpjegon që përmes lojës zgjidhen konfliktet e llojllojshme. Në këtë rast është simbolika

përmes së cilës luhet loja dhe zgjedhja simbolike e lehtëson situatën në të cilën luhet ajo.

2.4. Lojërat në edukimin intelektual, estetik dhe fizik tek parashkollorët

Fëmijët parashkollorë mësojnë me shpejtësi gjatë lojës. Në lojën e tyre zë një vend të rëndësishëm

edhe arsyetimi sepse nëpërmjet lojës ata mësojnë të numërojnë, të flasin, të shijojnë, të prekin dhe

të shohin. Me edukimin intelektual nënkuptohet fitimi i një sasie diturish dhe në saje të tyre

formimi i botëkuptimit shkencor mbi botën, zhvillimin e aftësive mendore (formimi dhe pasurimi

i fjalorit, të gjykuarit e pavarur logjik, konkludimi, zgjerimi i horizontit, dhe njohja e së vertetes

25 Selmani Lefteri, Zizi Aurela (2006), Konceptimi dhe organizimi i veprimtarisë mësimore-edukative në arsimin

parashkollor, Tiranë, fq.185. 26 Selmani Lefteri, Zizi Aurela (2006), Konceptimi dhe organizimi I veprimtarisë mësimore-edukative në arsimin

parashkollor, Tiranë, fq.256

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

19

objektive), edukimi i kërshërisë dhe formimi i kulturës së punës.27 Për edukimin intelektual të

fëmijëve parashkollor rol të rëndësishëm në procesin e tyre të nxënies luajnë:

Lojërat dhe rregullat

Kashelashet

Lojërat imituese

Lojërat për njohjen e ambientit

Në rrethin ku jeton fëmiu parashkollor vazhdimit bie në kontakt me sende, gjëra dhe objekte nga

më të ndryshmet. Përmes tyre ai krijon natyrshëm ndarje, manipulime, krijime, tërësi duke arritur

të sintetizoj në objekte të ndryshme. Përmes këtyre objekteve në klasat parashkollore krijohen

kuptime mbi të bukuren, të keqen, lumturinë dhe shumçka tjetër në botën që i rrethon duke krijuar

artin e së bukures në aspektin estetik.28 Një organizim i mirë i aktiviteteve në institucionet

parashkollore siç janë lojërat e shkathtësive, lojërat e qëndrueshmërisë e të tjera natyrshëm

ndikojnë edhe në zhvillimin fizik të fëmijëve sepse secila lojë ua angazhon atyre fuqitë fizike duke

ndikuar në zhvillimin trupor të tyre.29 Kreativiteti i fëmijës parashkollor është i mundur të nxitet

me anën e lojërave të llojllojshme, e sidomos nëpërmjet këtyre lojërave:

Loja me role

Loja e të kënduarit

Loja me instrumente të ndryshme

Loja me vjersha

Lojërat vallëzuese

Lojërat me leximin e ilustrimeve dhe

të librave për fëmijë

Vallet popullore

Teatri i kukullave.

Ndonjëherë loja duket se është më e rëndësishme se të ngrënit dhe gjumi, ndonjëherë është e lehtë

dhe zbavitëse, ndonjëherë është përpjekje e madhe për të fituar. Loja është “punë” dhe detyrim”

për fëmijët. Gjatë lojës ata kryejnë punë, eksplorojnë mjedisin rreth tyre, mësojnë duke punuar dhe

krijojnë lidhje me të.30

27 Veseli Abdylaziz (2005), Pedagogjia Parashkollore, Gjilan, fq.187. 28 Gashi, M. A. (2011). Përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor në Kosovë. In N. Çoçaj, Kërkime pedagogjike

2: Përmbledhje punimesh (Vol. 2, pp. 274-293). Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës. 29 Veseli Abdylaziz (2005), Pedagogjia Parashkollore, Gjilan, fq.188. 30 Deva Zuna, A. (2003). Edukimi i Parashkollorit në Familje. Prishtinë: DinOr & M.G, fq.74.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

20

KAPITULLI –III-

3.1. Puna hulumtuese

Me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të punimit me titull “Reflektimi i lojërave gjuhësore

në formimin gjuhësor tek fëmijët parashkollor”, kemi realizuar edhe një punë hulumtuese e cila

gjithsesi ka plotësuar anën teorike të punimit. Gjatë punës sonë në teren jemi përpjekur që të

sigurojmë sa më shumë informacione si nga nxënësit ashtu edhe nga mësimdhënësit të cilët i

takojnë fushës që ne kemi shtjelluar. Bashkëpunëtorë potencial në këtë punim kanë qenë edhe

prindërit të cilët nuk kanë nguruar të shprehin brengën e tyre lidhur me përfshirjen e drejtë të

fëmijëve të tyre në lojëra gjatë procesit mësimorë. Përmes disa pyetësorëve online dhe fizik ne

kemi arritur të sigurojmë disa informata se sa janë të zbatueshme planprogramet në klasat

parashkollore, sa realizohen aktivitete me temen e të nxënit përmes lojës dhe sa janë të kënaqur

prindërit me angazhimin e fëmijëve të tyre nga ana e edukatorëve. Në tërësi duket se gjendja nuk

është krejtësisht në nivelin e duhur sepse akoma ka edukatore të cilat nuk janë të gatshme të

krijojnë gjithëpërfshirje në klasat e tyre parashkollore. Nga ana tjetër ka edhe karaktere të caktuara

të fëmijëve të cilët ngurojnë të angazhohen në lojërat e përbashkëta gjatë procesit të të nxënit

Vëzhgim gjatë periudhës 17-21.06.2019

Institucioni

parashkollor

“Ganimete Terbeshi”

Klasa

Parashkollore

“Gjergj Fishta”-

Bishtazhin

Institucioni

Parashkollor

Privat

“Dielli”

Pyetësorë Online

Prindër-10

Edukatore-6

Fëmijë-10

Gjyshe-kujdestare -4

2 edukatore

16 nxënës

1 edukatore

8 nxënës

1 edukatore

10 nxënës

Gjithsej: 30 pjesëmarrës

Gjithsej: 38 pjesëmarrës

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

21

3.2. Analizimi i rezultateve

Grafiku 1: Rezultatet e të anketuarëve dëshmojnë se vajzat në ciklin parashkollor janë më të

kënaqura me aktivitetet e lojërave, ndërkaq djemtë kërkojnë akoma më shumë.

0

5

10

15

20

25

30

pak shumë nganjëherë

Sa luajnë fëmijët në klasat parashkollore

vajzat djemtë prinërit

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

22

Grafiku 2. Sipas këtij grafiku del se edukatoret vazhdimisht bëjnë përpjekje për gjithëpërfshirje

në aktivitete, janë prindërit ata të cilët nga bisedat e fëmijëve edhe mund të kenë dyshime në një

gjithëpërfshirje të saktë.

Grafikoni 3: Përkundër faktit që parashkollorët moshën mund ta kenë të njejtë, dëshirat për lojë

edhe mund ti kenë të ndryshme, varësisht nga gjinia që i takojnë

0

5

10

15

20

25

30

po jo me raste vendos edukatorja

A ka gjithëpërfshirje në lojërat e parashkollorëve

parashkollorët edukatoret prindërit

39%

61%

Lojërat i duan më shumë vajzat apo djemtë

vajzat djemtë

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

23

Grafikoni 4: Edukatoret dhe prindërit përpiqen të jenë të saktë në mendimin e tyre, janë fëmijët

ata të cilët shpesh edhe mund të kenë mendime të vërteta, siç ndodh në rezultatet tona ku vajzat

shpesh gjatë lojës ndihen të ngacmuara nga bashkëmoshatarët e tyre.

Grafikoni 5: Bazuar në studimet tona, lojërat në grupe dalin të jenë lojërat më të pëlqyera nga ana

e parashkollorëve, sepse aty e gjejnë vetën më mirë dhe të njejtat ndikojnë shumë në zhvillimin e

shumë aftësive intelektuale.

53%

27%

15%5%

A ju ngacmojnë gjatë lojës

vajzat djemtë edukatorët prindërit

0 2 4 6 8 10 12 14

parashkollorët

edukatoret

prindërit

Cilat lojëra i preferojnë më shumë fëmijët?

lojërat sociodramatike lojërar në grupe lojëra imagjinare

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

24

Grafikoni 6: Sipas gjetjeve tona del që djemtë e moshës 5 vjeçare ndihen më të ndrojtur në

shprehjen e mendimeve në raport me vajzat e të njejtës moshë.

29%

32%

35%

4%

A e keni të drejtën e fjalës gjatë lojës

vajzat 5 vjeç djemtë 5 vjeç vajzat 6 vjeç djemtë 6 vjeç

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

25

Grafikoni 7. Edukatoret shprehen se vazhdimisht tentojnë të bëjnë punën e tyre sa më mirë që të

jetë e mundur, janë studentet praktikante të cilat ndeshen me realitetin dhe shpesh vërejnë gjëra që

nuk përkojnë me metodologji bashkëkohore.

24%

41%

31%

4%

Sa realizohen aktivitete që synojnë të nxënit përmes lojës

prindërit edukatorët nxënësit studentet-praktikante

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

26

PËRFUNDIM

Edukimi parashkollor konsiderohet si një proces shumë i rëndësishëm që funksionon sipas

objektivave të orientuara në planprogram. Roli i fëmijeve në mësimdhënien parashkollore forcohet

gjithnjë duke vlerësuar ndërveprimin, përvojat e gjithanshme të të nxënit dhe duke inkurajuar

përmirësimin e vazhdueshëm të tyre. Loja dhe përdorimi i imagjinatës kanë një rol të rëndësishëm

në zhvillimin pozitiv të fëmijëve dhe mësimin e njohurive dhe aftësive të reja. Loja si e tillë është

një mënyrë me anë të së cilës fëmija krijon lidhje me botën e jashtme. Ajo promovon mirëqenien

e fëmijëve dhe kontribon në zhvillimin e gjithëmbarshëm të tyre.

Përmes lojërave në edukimin parashkollor fëmijët zhvillojnë aftësi nga më të ndryshmet të bazuara

në pervojat elementare mbi botën e cila i rrethon. Gjatë lojës fëmijët rrisin vetbesimin dhe forcojnë

motivet për pjesëmarrje të mëtutjeshme në lojë.

Të nxënit përmes lojës konsiderohet një metodologji e avansuar e mësimdhënies sepse si e tillë

kontribon në edukimin moral e kombëtar, edukimin estetitk, fizik, punues dhe intelektual të

fëmijës në moshën parashkollore. Lodrat janë mënyra dhe rruga që thyejnë akullin, shërbejnë si

një mjet për të parë nga brenda mendimet dhe ndjenjat e fëmijës.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

27

REKOMANDIMET:

Duke ditur që loja është veprimtari më e rëndësishme në jetën e fëmijve , ndonjëherë loja duket se

është më e rëndësishme se të ngrënit dhe gjumi, madje ndonjëherë është e lehtë, zbavitëse dhe një

përpjekje për të fituar atëherë mund të konkludojmë se edukatoret duhet të kenë vëmendje më të

shtuar në të nxënit përmes lojës sidomos të:

Të promovojnë të nxënit përmes lojës.

Të krijojnë ura bashkëpunimi të qëndrueshme me prindërit, lidhur me punën që zhvillohet

në institucion përmes aktiviteteve të drejtpërdrejta me ta.

Edukatoret duhet të forcojnë aftësitë e fëmijëve për tu shoqëruar me bashkëmoshatarët

Të rrisin vetëvlerësimin e shëndoshë përmes lojës dhe pervojave pozitive

Të krijojnë sa më shumë gjithëpërfshirje gjatë implementimit të lojërave

Zgjerim të mundësive të reja për lojën imagjinare

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

28

LITERATURA

Brada Riza (2013), Pedagogjia Parashkollore, Universiteti AAB, Prishtinë.

Deva Zuna, A. (2003). Edukimi i Parashkollorit në Familje. Prishtinë: DinOr & M.G.

Dragoti Edmond (2004), “Psikologjia sociale”, Republika e Shqipërisë.

Gashi, M. A. (2011). Përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor në Kosovë. In N.

Çoçaj, Kërkime pedagogjike 2: Përmbledhje punimesh (Vol. 2, pp. 274-293). Prishtinë:

Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Jubani Aljula, Hoti Irida, Gjokutaj Mimoza, Mësimdhënia e gjuhës shqipe përmes

veprimtarive krijuese dhe ndërvepruese.

Karaj Theodhori (2005), Psikologjia e Zhvillimit të Fëmijës, Tiranë.

Lleshi Xhevahir (2003). “Shenteria e tij-fëmija”, Shtëpia Botuese “Eugen”, Tiranë.

Murtezani Lulzim (2006), “Psikologjia e Zhvillimit”-Një vështrim përmbledhës”, Shtëpia

Botuese “Çabej”, Tiranë.

Musai Bardhyl, (1999), “Psikologji Edukimi-zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia”, Shtëpia

Botuese “Pegi”, Tiranë.

Nikoliq Stanisha (2005), ‘Bota e Psikës Fëmijërore, Bazat e Psikologjisë mjekësore,

fëmijërore, Shtëpia Boturese “Furkan ISM”, Shkup.

Osmani Qufli (2003), “Psikologjia Zhvillimore-Periudha Zhvillimore: ontogjenetik,

dispencë, Tetovë.

Selmani Lefteri, Zizi Aurela (2006), Konceptimi dhe organizimi I veprimtarisë mësimore-

edukative në arsimin parashkollor, Tiranë.

Veseli Abdylaziz (2005), Pedagogjia Parashkollore, Gjilan.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

29

SHTOJCË

Përmes këtij pyetësori do të kemi mundësi të nxjerrim rezultate faktike në institucionet

parashkollore rreth organizimit dhe rëndësisë së lojërave të cilat synojnë të nxënit përmes lojës.

Të gjitha të dhënat e respodentëve do të mbesin tek autori i punimit dhe të njejtave do t’ju ruhet

konfidencialiteti gjatë gjithë kohës.

Shtojca nr.1- Edukatoret

1. Sa shpesh organizoni aktivitete me fëmijët në klasën tuaj

Asnjëherë

Çdo ditë

Shpesh

2. A ju lexoni tregime fëmijëve?

3 herë në javë

2 herë në javë

1 herë në javë

1 herë në 2 javë

1 herë në muaj

1 herë gjatë vitit

3. A realizoni aktivitete të orientuara në natyrë (hedhje, rrotullime, ekuilibër)?

Shpesh

Ndonjëherë

Asnjëherë

4. Si e mendoni të nxënit përmes lojës, me cilat aktivitete?

Lojëra me blloqe

Lojëra dramatike

Aktivitete që promovojnë diversitetin

Punime me materiale ricikluese

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

30

Të gjitha

5. Shkruani cilat lojëra i pëlqejnë më shumë fëmijët?

Lojëra manipulative apo

Lojëra matematikore

Lojëra imagjinare

6.Sa punoni për gjithëpërfshirje të nxënësve?

____________________________________________________________

Nëse keni ndonjë koment shtesë: (shënoni)____________________________________

Shtojca nr.2- prindërit apo kujdestarët

Në këto të dhëna anonimiteti juaj është i garantuar.

1. Prindi që po plotëson pyetësorin është:

a) Nëna b) Babai c) Kujdestar –i/ja

2. Vendbanimi (rrethoni opsionin që ju përgjigjet)

a) Qytet b) Fshat

3. Institucioni, ku fëmija juaj bën pjesë është

a) Institucion parashkollor publik

b) Institucion parashkollor privat

c) Qendër me Bazë në Komunitet

d) Klasë Parashkollore në kuadër të shkollës fillore

e) Klasë parashkollore në kuadër të institucionit parashkollor

3. Fëmija juaj qëndron në klasë me:

a) Qëndrim tërë ditor

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

31

b) Qëndrim gjysmë ditor

c) Qëndrim me orar 2 orësh

d) Tjetër (shëno) __________

4. Ju si prindër, a keni marrë pjesë në hartimin e programit të punës në shkollë?

1) Po 2) Jo

Shënoni:___________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

2. A ju është ofruar mundësia që në fillim të vitit shkollor të bëni përzgjedhjen e programit të punës

për fëmijën tuaj?

1) Po 2) Jo

Shënoni:___________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

3. A jeni të informuar, që ju si prindër keni mundësinë e përzgjedhjes së programit të punës në

institucion për fëmijën tuaj?

1) Po 2) Jo

Shënoni:___________________________________________________________________

________________________________________________________________________

4. A punojnë edukatoret njejtë me të gjithë fëmijët, cili është mendimi juaj?

5. Ju si prindër, a keni vërejtur ndonjë ndryshim pozitiv tek fëmija, pasi ai ka filluar të shkojë në

parashkollore?

_____________________________________________________________________________

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,

32

6. Ju si prindër, a keni vërejtur ndonjë ndryshim negativ tek fëmija, pasi ai ka filluar të shkojë në

parashkollore?

__________________________________________________________________________

Shtojca 3- parashkollorët

Ky pyetësor është plotësuar nga ana ime sipas përgjigjeve të fëmijëve gjatë kohës kur ata po

prisnin prindërit për ti marrë

1. A e doni edukatoren tuaj?

a) Po

b) Jo

c) Pak

2. A keni mundësi të shpreheni njejtë të gjithë gjatë kohës kur luani së bashku?

a) Po

b) Jo

c) Nganjëherë

3. A inkuadroheni të gjithë njësoj në lojë?

a) Po

b) Jo

c) Nganjëherë

4. A ju ngacmojnë shokët në aktivitete?

a) Po

b) Jo

c) Nganjëherë

5. A i duan lojërat më shumë vajzat apo djemtë?

a) Vajzat

b) Djemtë

c) Njëlloj

Ju faleminderit që pranuat të jepni kontributin tuaj në këtë studim!