26
UNIVERSITETI I GJAKOVËS Fakulteti Filologjik Programi:Letersi Shqipe PUNIM DIPLOME Veprimtaria letrare e Pjeter Budi-t Mentor: Studentja: Prof.Ass.Dr. Kamber Kamberi Mirlinda Gjini Gjakovë,2018 DEKLARATA E AUTORËSISË Deklaroj se punimin e kam dorëzuar për vlerësim tek mentori, e kam shkruar në

UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

Fakulteti Filologjik

Programi:Letersi Shqipe

PUNIM DIPLOME

Veprimtaria letrare e

Pjeter Budi-t

Mentor: Studentja:

Prof.Ass.Dr. Kamber Kamberi Mirlinda Gjini

Gjakovë,2018

DEKLARATA E AUTORËSISË

Deklaroj se punimin e kam dorëzuar për vlerësim tek mentori, e kam shkruar në

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

mënyrë të pavarur dhe se ky punim është terësisht punimi im autorial.

Më tutje deklaroj se në shkrimin e punimit kam respektuar rregullat etike të punës

shkencore dhe akademike te Universitetit të Gjakovës.

Abstrakti

Qëllimi im që të merrem apo të shkruaj mbi veprimtarin letrare të këtij autori është

sepse ai ishte një ndër autorët/shkrimtarët më të mirë të gjitha kohërave. Ja vlen të

ceki se ai ishte autori i parë i prozës të gjuhës Shqipe.Nga kërkimet që kam bërë në

faqe të ndryshme të interneti nuk kam hasur në një punim të këtij lloji sa i perket

gjithë veprimtarisë letrare te këtij poeti.

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

Këtë punim unë e kam shkruar që të vlerësohem për punën, pasi që kjo s’është

hulumtim, por një komentim më shumë për jetën, dhe mbi te gjitha për veprën e tij.

Llojet e metodave që kam përdorur në këtë punim janë:

1.Metodën krahasuese,

2.Metodën e analizës (e cila është e theksuar më së shumti),

3.Metoden e hulumtimit,

4.Metodën e analizës dhe përmbajtjeve.

PËRMBAJTJA

1.Hyrja................................................................................................................6

KAPITULLI-1-

2. Jeta e Pjetër Budit............................................................................................7

KAPITULLI-2-

3.Veprimtaria e Pjetër Budit..................................................................................8

3.2. Poezia e Pjetër Budit...............................................................................10

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

3.2.1. Letrarja dhe joletrarja....................................................................11

3.2.2. Motivi biblik dhe motivi atdhetar...................................................12

3.2.3. Gjuha poetike...............................................................................14

3.3. Proza e Pjetër Budit................................................................................14

KAPITULLI-3-

4. Veprat e Pjetër Budit......................................................................................15

4.1. Doktrina e Kërshtenë............................................................................15

4.2. Rituali Roman......................................................................................16

4.3. Pasqyra e t’rrëfyemit............................................................................19

4.4. Kush thotë meshë këto kafshë i duhet me i shërbyem.............................19

KAPITULLI-4-

5.Vlerësimi i Selman Rizës për Pjetër Budin……………………………………20

6.Metrika………………………………………………………………………....21

6.1. Komentet e Pipës për metrikën…………………………………………..23

KAPITULLI-5-

7.Studime për gjuhen e Budit……………………………………………………..24

7.1. Vlerësimi për gjuhën e Budit nga S.Riza……………………………….24

7.2. Vlerësimi i Eqrem Çabejt………………………………………………....26

7.3 Vlerësimi i Gunnar Svane…………………………………………………26

8.Përfundimi ……………………………………………………………………..27

9.Literatura……………………………………………………………………….28

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

1.Hyrja

Në këtë punim do të flas në pika të shkurtëra për jetën dhe veprimtarin letrare të

Pjetër Budi-t.

Ku lindi Pjetër Budi?

Cilat janë veprat qe shkroi P.B?

Si e vlersuan disa autorë të tjerë P.B?

Pjetër Budi është figura më e madhe e Letërsisë së vjetër shqiptare; ai vlerësohet si

poeti i parë shqiptar dhe shkrimtari i parë martir që luftoi deri në fund të jetës për

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

idetë e tij atdhetare.

Ndryshe nga autorët e hershëm shqiptarë, për Budin kanë mbetur shënime aq sa

mund të ndërtohet saktësisht biografia e tij; e shërbyesit fetar, e atdhetarit dhe e

shkrimtarit të parë origjinal të letërsisë shqipe. Kurse nga vetë shkrimet mund të

njihet personaliteti i tij i jashtëzakonshem si njeri dhe si krijues.

KAPITULLI-1-

2.Jeta e Pjetër Budi-t

Pjetër Budi lindi në fshatin Gur i Bardhë të zonës jugore të Matit (1566),që kufizon

me Malësitë e Tiranës dhe të Elbasanit.Ai ishte prej familjes së moçme të Budëve.

Shkollimin e parë e bëri në vend si autodidakt. Mësimet e larta i kreu në Kolegjin

Ilirian të Loretos (Itali). Në moshën 21 vjeqare, më 1587, u dorëzua prift dhe shërbeu

si meshtar në Kosovë e në Maqedoni. Më 1599 u emërua vikar i përgjithshëm i

Serbisë, ku qëndroi 17 vjet. Më 1616 shkoi në Romë ku ndjeni deri më 1621. Atje,

pos shtypjes së librave, kreu veprimtari të tjera rreth kryengritjes ballkanike kundër

Turqisë dhe ishte pelegrin në Galici. Nga fundi i qëndrimit në Romë, Budi u emërua

ipeshkv i Zadrimës (10 korrik 1621). Në këtë detyrë punoi deri në dhjetor të viti

1622, kur e mbytën duke kaluar lumin Drin. (letërsia e vjetër shqipe, për klasën e 10-të, Dr.Sabri

Hamiti).

Pjetër Budi digjej nga dëshira e zjarrtë për të parë popullin e vet të lirë nga zgjedhja

turke dhe, punoi pa pushim për arritjen e këtij qëllimi. Me 1616 P.B vajti në Romë

ku qëndroi deri në vitin 1618 për të mbikqyrur botimin e veprave të veta. Nga Marsi

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

1618 e deri aty nga shtatori 1619 ai vajti për një pelegrinazh tetëmbëdhjetë mujor në

Santiago de Kompostela në Spanjë.(Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës, seksionii

gjuhësisë dhe letërsisë,Libri 31).

KAPITULLI-2-

3.Veprimtaria letrare e Pjetër Budi-t

Veprimtaria letrare e P.B është e gjerë. Përktheu dhe botoi disa vepra fetare.

Autori i parë i njohur deri më tani i prozës në gjuhën shqipe.

Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por,

qëllimi i botimit të tyre është, në rrallë të parë qëllim kombëtar. Ato do t’u shërbenin

klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por, më

tepër do ti shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e perparimit të

arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, qe ky të mos mbetej më prapa se popujt e

tjerë.

Pjetër Budi botoi katër vepra, të gjitha në Romë gjatë kohës që qëndroi atje,

Doktrina e Kërshtenë(1618), Rituali roman(1621), Kush thotë meshë këto

kafshë i duhet me i shërbyem(1621), dhe Pasëqyra e t’rrëfyemit(1621). Këto

vepra të Budit janë përkthime e përshtatje, por,shpeshëherë përshtatje kaq të

zgjeruara e të shtjelluara me ndërvënie të teksteve të tij, saqë në aspektin jodoktrinor,

por, tekstor dalin vepra të reja, të dyta.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

Rëndësia e Pjetër Budit si shkrimtar origjinal i letërsisë shqiptare bazohet në rreth

100 faqe prozë origjinale që del në trajtë të parathënieve të veprave të tij dhe rreth

3200 vargje kryesisht tetërrokëshe që janë botuar në tri vepra të tij, më së shumti tek

Doktrina e Kërshtenë.

Tri veprat e përkthyera nga Budi ‘Doktrina e Krishterë’, ‘Pasqyrës e të rrëfyemi’ dhe

‘Rituali Roman’, 23 poezi me rreth 3200 vargje dhe 5 parathëniet dhe pasthëniet që

i shoqërojnë këto botime, nuk do të mund të ishin në atë rrafsh dhe të asaj cilësie

sikur autori i saj të mos ishte mbështetur në një traditë paraprake. Këtë gjë e përligj

para së gjithash pasuria e gjuhës, mënyra e sigurt e të shprehurit, shtjellimi i tekstit,

format e ndryshme frazeologjike, fjalë të urta, urime e mallkime etj,..

Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që me 1618 të botonte në Romë

veprën e parë ‘Doktrina e Krishterë’ dhe me 1621 dy veprat tjera ‘Rituali Roman’

dhe ‘Pasqyra e të rrëfyemit’.

Veprat e Budi-t, qofshin përkthime, qofshin krijime letrare origjinale

(poezitë,parathënjet dhe pasthënjet) zgjuan intersimin e vijueshëm të një varg

studiuesish të shquar, të tanë e të huaj.

Veprat e P.Budi-t janë kryesisht të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak

janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë

të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për të pasuruar gjuhën shqipe,dhe me

krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën që shfaqet në artin e fjalës shqipe.

Vepra e tij e cila ka shumë rëndësi si letraro-artistike dhe gjuhësore u bë e njohur

relativisht vonë. Për herë të parë ajo u botua në Prishtinë në vitin 1986.

Ndërsa në Shqipëri, poezia e P.B u bë e njohur nga botimi i studiuesit Behar Gjoka

në vitin 2002. P.B është një nga figurat më të shquar të botës shqiptare për kohën

kur jetoj.

Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare.

Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha

osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur

identitetin etnik e kulturor të popullit tonë.

Gjuha e përdorur në veprat e tij është ndriçuar si pasuri leksikore, si shtjellim

gjuhësor sintaksor, si gjuhë e aftë që përligj forma të shumta shprehëse e

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

komunikuese. (Akademia e shkencave dhe arteve e Kosovës, seksioni i gjuhësisë dhe i letërsisë,libri

31). (Studim,Pjetër Budi poet dhe prozator).(Letërsia e vjetër shqiptare, për klasën e 10-të, Dr.Sabri

Hamiti).

3.2.Poezia e Pjetër Budi-t

Poezia e P.B. është dëshmi e besimit në Hyjin e në Birin e tij, Krishtin, po edhe

dëshmi poetike e qenësisë së fjalës Zotit,Biblës,e frymës së saj që e përshkon atë

thellësisht.Ajo është thelb i jetës së krishterë, i jetës së besimtarëve dhe i liturgjisë

që zhvillohet në Kishë. Ky kohëzion (unitet) moral dhe ideologjik vërehet sidomos

në shoqërinë e mesjetës dhe të kohës ku jetoi e veproi Budi.

Pozia Budi-t është e ndërtuar në formën e mozaikut ,të gjitha pjesët njehësohen dhe

marrin vlerë të mirëfilltë brenda terësis,shprehen si përsiatje dhe dëshmi e dashurisë

për hyjin ose si shqiptim i ligjeve të tij,i rëndësisë së besimit për njeriun vdektar, i

nevojës së dashurisë midis njerzëve dhe i shmangies së mëkateve.Pjesa më e madhe

e poezisë së P.B. është perfituar mbi bazën e ballafaqimit e të kundërvënies-

kontrastit.(studim,Pjetër Budi poet dhe prozator).

Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas

dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi dhe udhërrëfyesi i P.B.

Krijimtaria poetike e Budit gjendet në tre libra, përkatësisht te libri i parë ‘Doktrina

e Krishterë’-nëntëmbëdhjetë poezi, pra pjesa kryesore e trashëgimisë poetike, tek

‘Paqyra e të rrëfyemit’- tre poezi, dhe një poezi te libri ‘Rituali Roman’,e cila sjellë

një pasurim të pentagramit poetik, sepse për herë të parë ndeshim vjershërimin me

16-rrokësh,ose 8-rrokësh të dyzuar, simbas një pjese studiuesish.Poezitë e librave të

Budi-t, në vjershërim dhe konceptualitet, në frymë dhe shprehësi, kanë të ndërfutur

vulën e Budi-t, si rishkrim dhe shpallim letrar. Pavarësisht vonesave,qendrimeve

kundërshtuese, të leximeve antifetare apo vetëm fetare/filobiblike , tashmë pranohet

se poezia e kultivuar , me libra të përveqëm , zë fill me veprën poetike te Pjetër Budi-

t. (www.darsiani.com/krahina-e-matit/behar-gjoka/epoka-jeta-dhe-vepra-letrare-e-Pjetër-Budit/).

3.2.1.Letrarja dhe joletrarja:

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

Duke pasur parasysh syzhetë, autorin dhe qëllimin e vjershave, poezitë e Budit mund

të ndahën në:

• Poezi të rrëfimit biblik

• Poezi personale

• Poezi okazionale(të rastit).

Poezitë filobiblike të Budit kanë këtë rend: deri në të nëntën ritregojnë kaptina

dhe ngjarje nyje nga Dhjata e vjetër, nga e nënta te e gjashtëmbëdhjeta tregojnë

ngjarje që lidhen me Krishtin, me figurën dhe simbolikën e tij.Në dy vjersha të

gjata, që mund të quhen poezitë e tij personale, Budi shkruan për vdekjen dhe

ditën e gjyqit, ku theksohen ide për jetën njerëzore dhe ndeshjen e saj me

përjetësinë, si dhe shprehet dhimbja për kalueshmërinë e kohes.

Kurse të tjerat në vijim janë poezi personale e okzionale, ku theksohet fuqishëm

jo vetëm lexuesi të cilit i drejtohet por edhe autori që shkruan.

Prania e ndjeshmërisë së shkruesit e bënë Budin autor në shkrimin e tij. Kjo

ndjeshmëri jo njëherë është shprehur si qëndrim ndaj ngjarjes apo si dhimbje

krijuese, që merr trajtat:

Kish të djeg’ me ligjëruom

Se jam gjithë ndë të zi

Apo

Natë e ditë tue shkruom

Zemëra më gjet të lirë

(Letërsia e vjetër shqiptare, për klasën e 10-të, Dr,Sabri Hamiti).

3.2.2.Motivi biblik dhe motivi atdhetar:

Autori si tejshkrues në temat biblike, do të shfaqet edhe i ndjeshëm sidomos në

shkrimet që prekin temat shqiptare dhe ato të mundimit personal. Në këtë shkallë të

shkrimit nuk ka tregim biblik, as rrëfim alegorik, apo predikim poetik; aty del në

shesh këndimi poetik në kuptimin modern të termit. Në poezinë XVl Budi thekson

vargjet:

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

Tashti të lus, ndritmë mua,

Zoti im me një rreze

....................................

Sqip të mundënj me rrëfyem

Ndonjë kangë të re

.......................................

Të mos gjindem i harruom

Këtë jetë tue shkuom

Në këta tre distikë del një program poetik i Budit:

- frymëzimi hyjnor si ndriçim,

- këndimi shqip si parim atdhetar e kulturor autentik,

- krijim individual i këngës së re.

Kjo vetëdije e qartë e Budit shfaq portretin e krijuesit autentik të letërsisë shqiptare.

Gjithashtu, teoria krijuese e Budit si dhe gjendja kulturore e mjedisit, të cilit i

drejtohet vepra, jepet në tri kartenat e mëposhtme:

Këtë letërë e përzini

Qi juve kam dërguom,

Gja kafshë, n co të xini

Këtë jetë tue shkuom

N’dorë e merrni, e këndoni,

Iu që dini me kënduom

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

Vini veshët e ndëgjoni

Iu që dini me ndëgjuom

Këto fjalë i ligjëroni

Si kankë tue kënduom

E me za ti vjershëroni

Fort t’ambël e të ngushëlluom.

Në këto vargje del hapur vetëdija e Budit për misionin e tij si krijues dhe si atdhetar

që i drejtohet lexuesit shqiptar. (Letërsia e vjetër shqiptare, për klasën e 10-të, Dr,Sabri Hamiti).

3.2.3.Gjuha poetike:

Budi shkruan gjithnjë në tetërrokësh, në katrena me rimë të alternuar. Kjo për të

është bërë një rregull krijimi, normë, model i shkrimit sistematik. Po ky varg nuk

është gjithnjë trokaik, sipas modelit popullor. Vjershën e tij e karakterizon rima e

altrenuar, e përsëritur dhe e krijuar me folje apo me emra me theksim të fundmë.

Meqë është poezi që rrëfen, është e mbushur me proliksitet; ka përsëritje që kanë

edhe karakterin e teksteve të cilat shkruhen për t’u mbajtur në mend. Kjo tregon për

një gjendje kulturore që nuk njihej shkrimi.

Të gjitha këto karakteristika didaskalike e poetike të shkrimit të Budit kurorëzohen

në vjershën antologjike të tij Laudans invocabo dominum. (Hamiti,Sabri,Letërsia e vjetër

shqiptare, për klasën e 10-të).

3.3.Proza e Pjetër Budi-t

Në krijimet e veta origjinale në prozë në formë të predikimeve Budi u bënë të ditur

barinjëve shpirtëror dhe besimtarëve arbneshë se Hyjin e kanë brenda tyre, siç

thoshte Shën Augustini: “Por ti më ishe më i brendshëm se vetë brendësia ime,si dhe

shumë më i lartë se lartësia e vetës sime”.

Në prozën e Budi-t, siç ndodh edhe në poezinë e tij, më shumë shkëlqen Zotëria sesa

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

shërbëtori. “Zoti do ta lavdërojë atë që e ndjenë mungesen e tij, sepse kush e kërkon

ka për ta gjetur, dhe kush e gjen do t’i bëjë lavdërime”.

Materia që trashëgohet nga proza e autorit, ka vlera te posaçme, së paku për dy arsye:

Janë të vetmet dëshmi jetëshkrimore, të pakuntestueshme në thelbin e tyre, që japin

dorë për të ndërtuar jetëshkrimin real, biografinë tërësore të shkrimtarit.

Në këto tekste në prozë, sidomos të lëvrimit të epistolarit dhe të polemikës, shfaqen

shenjat e para të rrezatimeve letrare, që e kapërcejnë ndjeshëm gjuhën e relacioneve,

aq të përhapur në atë kohë.

Botimi i prozës së Budi-t, në kuadrin e 450 vjetorit të lindjes, do të ishte një ngjarje

e madhe për autorin dhe në mënyrë të veqantë për periudhën e parë të letrave shqipe,

për të hyrë përfundimisht në marrëdhënie me të, në të dyja përmasat, si poet dhe

prozator, për të lexuar më në fund prozëshkrimin, si dhe për të lënë anash hipotekën

e leximit të leximeve jashtëtekstore, tashmë duke e verifikuar dhe shqyrtuar në

tipologjinë e vetë shkrimore.(studim , Pjetër Budi poet dhe prozator),

(www.darsiani.com/krahina-e-matit/behar-gjoka/epoka-jeta-dhe-vepra-letrare-e-Pjetër-Budit/).

Në të vërtetë e gjithë vepra letrare e Budit në prozë e në vargje, spontane dhe e gjerë,

si mbindërtim biblik apo si shprehje personale, zë vend qëndror në hartën e vlerave

letrare të periudhës së letërsisë së vjetër shqiptare. ( studim,Pjetër Budi poet dhe

prozator),(www.darsiani.com/krahina-e-matit/behar-gjoka/epoka-jeta-dhe-vepra-letrare-e-Pjetër-Budit/),

( Hamiti,Sabri,Letërsia e vjetër shqiptare, për klasën e 10-të).

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

KAPITULLI-3-

4.Veprat e Pjetër Budit

Pjetër Budi ka shkruar katër vepra,si pasuria e tij letrare, e ato janë:

4.1.Dottrina Christiana ose Doktrina e Kërshtenë: U botua në Romë me 1618

dhe një ndër kopjet origjinale ruhet në Bibliotekën e Vatikanit.

Vepra “Doktrina e Krishterë”, e hartuar për nder të kujtimit dritëplotë të Papa

Klementit Vlll nga Shën Robert Belarmini, prift i shoqërisë se Jezusit, tani

Kardinal i Kishës së Shenjtë të Shën Mërisë in Via. Teksti është shtypyr me

germa latine dhe tri të shtuara, me karaktere romane ose italike.Vepra është e

ndërtuar si dialog midis priftit dhe gjakonit.Kjo vepër u ribotua më 1636.

Vepra Doktrina Kristiane, një vepër që kundërreforma Kishtare e

rekomandonte posaçërisht për përdorim misionar, kishte qenë botuar së pari

më 1597 dhe më pas qe përkthyer në një numër gjuhësh, përfshirë gjuhën

angleze, arabe, greke,etj,..

Doktrina Kristiane në gjuhën shqipe u rishtyp nga Kongregacioni i

Propaganda Fides në Romë. Për këtë duhet të ketë pasur një numër relativisht

të madh kopjesh nga botimet e viteve 1636, 1664 dhe 1868.

Dihet se më 1759 në depot e Propaganda Fides kishte ende gjithsej 960 kopje

të librit(19). Përkthimi shqip i D.K.përbëhet nga 169 faqe.

Me interes të madh letrar e fetar,si katekizëm, përmbajtje e Doktrinës së

Krishterë, vepra ka edhe pesëdhjetë e tri faqe me vjersha fetare apo shpirtërore

në shqip, rreth 3000 vargje, shtojcë për Doktrinën e Kërshtenë. Këto Vargje

përbëjnë poezinë më të hershme në dialektin gegë.

Në parathënjen e tij për këtë vepër Budi thotë: “Më parë hodha(kopjova) në

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

gjuhën tonë dy kapituj të ditës së Gjyqit të fundit, shkruar nga shumë i

pandershmi e i devotshmi prifti Pal Hasi. (sq.radiovaticana.va/neës/2016/01/29).

4.2.Rituale Romanum ose Rituali Roman:

Një përmbledhje prej 319 faqe lutjesh dhe kungatash me komente në gjuhën

shqipe. Edhe kjo vepër sikurse Paqyra e t’rrëfyemit ka një shtojcë në vargje në

gjuhën shqipe.

Budi u lutet dhe i përbën priftërinjtë dhe besimtarët e krishterë arbëresh që ti përfillin

fjalët e tij qe janë fjalë të mbështetura në urdherimet dhe në hirin e Hyjit. Këtë

kërkesë ai e bënë duke pasur parasysh gjendjen e Kishës në trojet arbërore.Ai po

ashtu përmend detyrat që duhej ti përmbushnin pa humbur kohë, meqenëse bota e

arbënit kishte hyrë në qindvjetëshin e dytë të sundimit të ashpër otoman dhe gjendja

e Kishës katolike ishte për keqardhje si askund tjetër në botë.

Për ta konkretizuar këtë gjendje skajshmërisht të rëndë, Budi shkruan: “Ndër ta

(arbneshët) kishëtë e jitlerëtë e tyne ma të shumënë i sheh, ke janë gjithë rrëzuom, e

ta, qish janë pa rrëzuom, jesënë ashtu shumptuom e mbë hije të keqe, sa ka të

dhimtunë n’jeri me jpam”.

Përmes dy pasthënieve Budi u bënë të ditur arbneshëve që t’i shmangin përtacinë

dhe prapësitë dhe t’i kthehen mirëfilli vetvetes dhe ligjit të Hyjit.

Budi vë në dukje se për hartimin e këtyre pasthënjeve, siç ndodhi dhe me krijesat e

tjera origjinale të tij, ishte mbështetur në “Ligjnë Plakë dhe të Ligjnë re”pra në

Dhjatën e vjetër dhe në Dhjatën e re dhe në veprat liturgjike që përdoreshin në

meshë.

Ai ishte i vetëdijshëm se në trajtesat e veta drejtuar para së gjithash ipeshkvinjeve,

priftërinjeve dhe besimtarëve të krishterë Katolike thoshte vetëm një pjesë të asaj që

mund të thuhet për mirësinë dhe hirin e Hyjit dhe për mrekullitë dhe të mirat e Birit

të tij,Krishtit, për arsye se ato nuk mund të tregohen as me të gjitha gjuhët e botës as

me të gjitha shkrimet e mundshme.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

Në dy pasthënjet, siç veproi edhe në poezitë origjinale, Budi theksoi kujdesin që

barinjtë duhej të tregonin për grigjën që drejtonin dhe flijimin që duhej të bënin.

Budi u bënë të ditur barinjve shpirtëror dhe besimtarëve arbneshë se askush, pos

Birit të Hyjit, Krishtit, nuk di kur do të vijë dita e gjyqit, po ajo është e

pashmangshme për secilën krijesë.

Në këto dy ligjërata për shumëqka të rëndësishme, Budi përdor shpesh mendimet e

Krishtit (“goja e shenjtë e tij”), të ungjilltarëve, të apostujve ose dijetarëve të Kishës

për t’i konkretizuar e forcuar mendimet e veta për rëndesinë e besimit në Hyjin. Ai

thekson se arbneshët që i përmbahen fesë së shenjtë dhe bëjnë vepra të mira,

dëshmojnë se janë të Zotit dhe e meritojnë mëshiren dhe ndihmën e tij. Kush nuk

ndjek këtë rrugë, I hap udhën veprimit të djallit dhe të këqijave dhe shpirti I tij do të

shkojë në ferr. Budi thekson se njeriu duhet t’u kushtojë kujdesin e madh dhe të

vijueshëm të mirave të shpirtit që vijnë nga Trinia e shenjtë dhe të mos u nënshtrohet

veprimeve të djallit.

Budin e brengos fakti se shumë vetë parapëlqejnë këngët, përrallat e thashethemet

sesa hirin e Hyjit dhe përkushtimin ndaj Tij me uratë dhe duke shkuar në Kishë.

Në këto dy tekste, siç ndodh edhe në poezitë e tij, Budi u kushton kujdes të madh

sakramenteve të shenjta, që janë dëshmi e lidhjes së besimtarit me Urdhërimet e

Krishtit, të përcaktuara në Ugjijtë e tij.

Individët që do ta nderojnë “krezmin e shintenë fe të Krishti” dhe do të jetojnë sipas

ligjit Hyjnor , do të bëhen të denjë për dashurinë dhe mëshirën e Tij; do të

shpërblehen dhe shpirti i tyre do të shkojë në parajsën qiellore.Duke përmbushur

vullnesën e Zotit, ata do të dëshmojnë dashurinë ndaj të afërmit për t’u gjetur pastaj

së bashku në parajsë.

Po ashtu, Budi kërkon nga barinjtë shpirtërorë dhe nga besimtarët arbëneshë t’i

përmbahen, siç e quan ai, pëndesës së shenjtë, të pëndohen për mëkatet dhe të ligat

që kanë bërë, veprim që lidhet pandërmjetsisht me vetë egzistimin e besimit në

Hyjin.

Mbështetja në hirin e Hyjit atë, në Birin e tij, Krishtin, dhe në Kishën, mundëson

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

shmangien e mëkateve dhe veseve, për ballimin e vështirësive të gjallimit dhe

sigurimin e jetës në kopshtin e Hyjit. Në të kundërtën, do t’u hapët rruga pësimeve

dhe vuajtjeve të mëdha në ferr

Në mënyrë të veçantë Budi u kujton arbëneshëve rëndësinë e lutjes si njësim me

dashurinë e Hyjit në çdo rrethanë jete e veprimi.Sipas Budit, lutja ndihmon edhe

dashurinë midis njerzëve. Së këndejmi, arbëneshët duhet të luten edhe për njëri-

tjetrin, siç vepronte edhe Budi që lutej për barinjët shpirtërorë dhe për besimtarët e

vet, po kërkonte që edhe ata të luteshin për të në mënyrë që shpirti i tij të shkojë në

parajsën qiellore. Po ashtu Budi kërkon nga barinjët shpirtërorë dhe nga besimtarët

arbëneshë t’i përmbahen, siç e quan ai, pëndesës së shenjtë, të pendohen përpara

Hyjit për mëkatet dhe të ligat që kanë bërë, veprim që lidhet pandërmjetësisht me

vetë egzistimin e besimit të Hyjit. ( studim, Pjetër Budi poet dhe prozator).

4.3. PASËQYRA E T’RRËFYEMIT: Një përkthim 401 faqesh ose, më saktë , një

përshtatje e Specchio di Confessione të Emerio de Bonis, i cilësuar nga Budi si “një

lloj bashkëbisedimi shpirtëror fetar shumë i dobishëm për ata që nuk kuptojnë gjuhë

tjetër përveç gjuhës amtare shqipe”.Kjo vepër ka një shtojcë në vargje në gjuhën

shqipe.Gjuha e përdorur nga Budi është një formë arkaike e gegërishtes që ruan disa

tipare fonetike interesante.

Struktura kryesore për Rrëfimin në veprën shqip të Budit është krejtësisht e

ndryshme… Nuk ka barazvler të kapitujve lidhur me klerin në Specchio të de Bonis.

Ato duhet të jenë tekste të vetë Budit…

Budi ishte marrë me përkthimin e hartimin e veprave fetare për nevoja të besimtarëve

dhe ‘për ndimët të patries e të gjuhës sanë’. Ato nuk janë ruajtur.

(sq.radiovaticana.va/neës/2016/01/29).

4.4.Kush thotë meshë këto kafshë i duhet me i shërbyem: Është një vepër me

numërim të veqantë 1-16faqesh me shpjegime meshash,pa frontespic, dhe pa datë

botimi. Kjo vepër nuk ka emër botuesi as aprovim e imprimatur të veçantë. Vjen pas

tryezës së lëndes së Ritualit,prandaj, kishte të drejtë Roques që e çmonte vepër të

veçantë. (sq.radiovaticana.va/neës/2016/01/29).

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

KAPITULLI-4-

5.Vlerësimi i Selman Rizës për Pjetër Budin

Në vlerësimin e krijimtarisë poetike të Budit Riza nisej nga fakti se ai ato kishte

qenë i shtrënguar t’i paraqiste në kuadër të veprave të tjera të përkthyera.Vëmendje

të veçantë Riza u kushtoi teksteve që ai i quante ligjërata origjinale, Parathënjes së

Doktrinës prej 3-4 faqesh dhe Parathënjes së Pasqyrës prej 10 faqesh, ashtu si

Mbasëthënjes së Pasqyrës prej 69 faqesh, dhe Mbasëthënjes së Ritualit prej 26

faqesh.

Sipas Rizës, Pasëqyra e t’rrëfyemit e përkthyer nga italishtja, prej pikëpamjes letrare

artistike... qëndron pa krahasim më lartë se Doktrina e kërshtëne, ndërsa Rituali

roman, i përkthyer nga latinishtja, nuk e ka rëndesinë e Pasëqyres.

Fakti se vjershat e Budit kanë karakter fetar mbase ka ndikuar në evitimin e

vlerësimit të tyre në studimet e asaj kohe. Vlerësimet që në to shohin proliksitetin,

që karakterizon edhe prozën e tij, janë gjithësesi të sakta.

Vlerë më vete vjershat e Budit i bënë fakti se shkruante shqip vjersha me tematikë

universale, që intektuali i kohës mund ti lexonte në gjuhë të tjera. Për origjinalitetin

e tij, rëndësi të veqantë ka pikërisht qëndrimi i tij ndaj çështjes, stili ku manifestohet

vetja e tij, mbi të gjitha gjuha e rrjedhshme dhe autentike, e thjeshtë dhe mjaft e

begatshme.(akademia e shkencave dhe arteve e Kosoves seksioni i gjuhësisë dhe letërsisë ,libri 31)mi

6.Metrika

Metrika e Budit ka një veçori që është diskutuar sidomos për rëndësinë që ka gjatë

leximit: zanoret e gjata edhe në trup të fjalës, mund ta kenë vlerën e dyrrokëshit, Kjo

flet edhe më shumë për rëndësin që i kushton Budi rregullsisë së tetërrokëshit.

Mjeshtria e rimës së Budit na del mjaft modeste. Vjershat janë shkruar me varg

tetërrokësh në strofa katërshe me rimë të alternuar, përveq vjershës Laudans

invocabo dominum, që duket gjashtëmbëdhjetë rrokëshe monokolonë.

Rima në vjershat e Budit nuk është shumë e pasur, në radhë të parë për shkak të

kufizimeve në leksik: sipas llogarisë së Kolë Ashtës, i gjithë leksiku i tij përfshinë

jo më shumë se 2453 fjalë. Megjithatë, një shpërndarje pak më e zgjedhur dhe më e

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

hulumtuar mund ti siguronte rima më pak monotone. Një numër i madh rimash të

Budi krijohet me folje dhe shumë shpesh në trajtat që përfundojnë me rrokje të hapur.

Ndonjëherë është menduar se disa vargje të Budit nuk janë tetërrokësha, ose se nuk

janë të rregullt. Kjo ngjante për shkak se Budi zanoret e gjata edhe në trup të fjalës i

njihte dy rrokje; ai ato edhe i shkruante me dy zanore:

Drita n qiellshit u shuo

Ditënë u ba t’ errë,

Gjithë dheu u trishtuo

Shugulloi mjet ndë ferrë

Vërejtjet e Rizës kanë vlerë, sepse metrika e rregullt e Budit kap masën, ritmin dhe

rimën. Lidhur me masën ai vërente se zanoret e gjata i barazonte shpesh edhe brenda

vargjeve me nga dy rrokje.

Prandaj mjaft nga tetërrokëshat e tij sot shpesh duken shtatërrokësh apo

gjashtërrokësh, si tek:

Si të mund, i pafati/ Qi në na ki bam/ Gjithë vram me rrufë, etj

“Nga dy theksat ritmikë të çdo vargu; vetëm i pari luhatet, sepse bie herë mbi rrokjen

e dytë, herë mbi të tretën, herë mbi të katërtën”, p.sh.

Qi deshe me i duruom Si të shkruomitë thotë

Sikundërse meritoinë Aio gjindë e pafë, etj.

qish bashi ndë mo të para,etj Ndonjë të keq s’ua dhë

Të mos janë dënuom Mosni ashtu gjithëmonë

E Sodimitëvet u thë, etj.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

Pas tij, do thënë se Budi kishte marrë liri me masën dhe ritmin.

Vështirësitë e rimës Budi shpesh i kapërcente përmes lirive, që janë numri

relativisht i madh i asonancave ( i nalti; i pafati; dave, ngjalle; darkë; ngratë; etj).

Denduria e trajtave foljore në rima, pas tij, është shpërdoruese: në poemë nga 428

fjalët që rimojnë, jo më pak se 240 janë folje. Në 33 prej 107 strofave të vjershës

“Sa të mëdha janë të miratë e Tinëzot,qi në fajëtoret na ka bam, e sa e madhe ashtë

madhështia, e të paditujnitë tanë” fjalët rimuese janë trajta foljore. (akademia e

shkencave dhe arteve e Kosoves seksioni i gjuhësisë dhe letërsisë ,libri 31)mi

6.1. Komentet e Pipës për metrikën: Mendimi i Arshi Pipës për metrikën e Budit

mund të sjellë dhe ndonjë risi. Sipas Pipës, Budi qëndronte në mes të rrugës midis

poezisë gojore dhe poezisë së mësuar, bënte poezitë ashtuquajtur popolaregiante. Por

ajo ka disa veçori me interes, ndër to rimën. Rima lindi nga himnet religjioze, në

poezinë latine u zhvillua në shek. 11-12 nga rima e tiradës. Poezia popullore shqipe

ka predileksion për rimë tirade.

Pas Pipës, edhe grekët rimën e morën nga venecianët, ndërsa Dalmacia i ishte

eksponuar ndikimit të Renesansës. Tek ne rima hyri pak para pushtimit turk nga

veriu e nga jugu, në veri, ku kishte shumë benediktinë e dominikanë, rima mund të

ketë hyrë përmes himneve fetare të importuara nga misionarët italianë. Vargjet e

rimuara të Budit duket të jenë një rezultat i traditës së tillë himnologjike, e cila kishte

mbetur e kufizuar në mjedise kishtare, pa hyrë në popull.

Pas gjithë analizës se Pipës, atij i doli se në skemën e rimës në këtë rast, te Budi, do

të ketë ndikim nga modeli Italian.

Në vijim Pipa analizonte një tjetër sistem vargënimi jovendës, por të përshtatur në

metrikën popullore, që është sistemi i bejteve, i përdorur në poezitë me subjekt

erotik-mistik dhe epik-didaktik tek muslimanët e Shqipërisë së mesme dhe jugore,

ku e kishte ruajtur karakterin e tij të mësuar, ndërsa në veri u bë shpesh popullor dhe

u përdorë sidomos në vargjet satirike.

Analizat metrike të vargut të poezisë së bejtexhinjvetë shek, XVIII të Pipës

dëshmojnë se metrika e tyre i ishte shtruar një procesi natyralizmi.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

Sido që të jetë, ushtrimi i metrit popullor, konkretisht i tetërrokëshit, në nje gjerësi

kaq të madhe qysh nga Budi në shek. XVII, është fakt me rëndësi për zhvillimin e

mëtutjeshëm të vargut shqip. Ky tetërrokësh, shumë i përhapur në letërsinë gojore,

do të jetë ndër metrat dominantë në letërsinë e Rilindjes. (Akademia e shkencave dhe arteve

e Kosoves seksioni i gjuhësisë dhe letërsisë ,libri 31)mi

KAPITULLI -5-

7. Studime për gjuhën e Budit

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

Gjuha e Budit dhe ajo e Buzukut janë pak a shumë të një periudhe. Nga aspekti i

strukturës nuk largohen shumë nga njëra tjetra, ndërsa nga aspekti grafiko-ortografik

Budi është parë vijues i Buzukut, prandaj janë shënuar vetëm ndryshime në raport

me të.

7.1. Vlerësimi për gjuhën e Budit nga S.Riza: Nga aspekti i grafisë S.Riza

shënonte 12 ndryshime kryesore vijuese të Budit në raport e Buzuku:

z për c sc(i) për sh

g e gi për gj u për u

y për j 8 për y

c para a, o, u, e, k për k z për x,

gn(i) për nj

ch(i) për q

Riza kishte shtuar se nga aspekti i homogjonitetit të sistemit grafik, ndryshimet që

solli Budi në mënyrën e shkrimit të Buzukut “karakterizohen nga prirja pozitive drejt

reduktimit në minimum si të shkronjave sllave ashtu të shenjave shkronjorë tepër të

posaçëm”. Në këtë aspekt pastrimi i grafisë nga Budi vlerësohet pozitiv, kur është

fjala për homogjinitetin, ndërsa negativ, kur është fjala për mosshfrytëzimin racional

të risive.

Në aspektin ortografik Riza vinte në dukje të metat e mëdha të Budit në shkrimin e

fjalëve bashkë si dhe italinizmin e tepruar në dyfishimin e shkronjave. Në

përgjithësi, sipas Rizës, Budi si lavërues letrar i gegërishtes jugore përdorte një

shqipe “jo vetëm struktualisht më undialektale, por njëherazi edhe idiomatikisht

më të papërzier me elemente të huaj se shqipja e Buzukut”. ( “jo vetëm struktualisht

më undialektale, por njëherazi edhe idiomatikisht më të papërzier me elemente të

huaj se shqipja e Buzukut”).

7.2. Vlerësimi i Eqrem Çabejt: Vlerësimin për gjuhën e Budit Çabej e fillonte me

këtë konstatim: “Gjuha e Budit është gegërishtja e një faze më të lashtë, në të cilën

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

ky dialekt sidomos në sistemin fonetik të tij nuk u kish larguar sa sot nga toskërishtja

e njëkohësisht dhe nga tipi i përbashkët i gjuhës. Këtë vlerësim Çabej e mbështeste

me argumente fonetikë e morfologjikë, si dhe pjesërisht në leksik. Ndër të tjera

përmendte ruajtjen e ë-së së patheksuar para e pastheksore, ruajtjen e diftongjeve

dhe të grupeve vokalike ie, ye, ou, je, ui, ae, oe, të gjatësisë së zanoreve, të hundores

qiellzore nj dhe të grupit n-j, të h-së, të grupeve bashkëtingëllore mb, nd, ngj, fsh,

shq, për përfundimin e grupeve kl, gl, në q, gj.

Tiparet arkaike Çabej shihte në mungesën “kryekrejet e një nyje të tillë pas një emri

të shquar në gjindore a dhanore në rasa të tilla si e gjenisë tyne, Mjeshtri pëllasit”.

Çabej nxirrte në shesh një tjetër veçori me rëndësi të gjuhës së Budit: praninë e disa

elementeve të gegërishtes verilindore, që duhet të jetë pasojë e qëndrimit të tij të

gjatë në Kosovë. P.sh. Imperfektet me – ke(lypke,kthyeke), lidhoret me trajtë të

dëftores: të del, të mer, etj. Këto tipare të gjuhës së Budit, si dhe elementet e tjera

që përmendte Çabej, dalin të sakta.

Karakterin e përgjithshëm të gjuhës së Budit Çabej e shihte në shumë aspekte. Gjuha

e tij dilte më pak arkaike nga gjuha e Buzukut, mbase më fort për arsye të gjeografisë

gjuhësore, sepse Buzuku ishte nga një zonë periferike veriore, ndërsa Budi nga një

zonë qendrore, prej nga supozonte të kenë dalë shumë prej inovacioneve në

periudhën turke.

Çabej megjithatë nuk e vlerësonte gjuhën e Budit e as të autorëve të tjerë të autorëve

të tjerë të Veriut thjeshtë si dialektore: “Dialekti regjional prej të cilit rrjedhin përbën

bazën, nga ku ata u ngritën në një gjuhë shkrimi mbidialektore”.

Edhe, Çabej, si shumë autorë të tjerë, e ka shënuar karakterin proliks, me periudha

të gjata, me dubleta sinonimesh, që duket është veçori e kohës. Mbi këto dhe

supozime të tjera lidhur me gjuhën e autorëve të tjerë, Çabej mbështeste gjithashtu

edhe tezën se gjuha e Budit mund të ishte e tillë vetëm në vijim të një tradite më të

gjatë të shkrimit të shqipes. Lidhur me Budin, për të, rendësi ka edhe ortografia e

stabilizuar.

7.3. Vlerësimi i Gunnar Svane: Dy veçoritë kryesore të gjuhës së Budit për Svane-

n janë dubletat sinonimike dhe proliksiteti i fjalisë, të vëna në pah nga Riza e Çabej,

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

të cilat megjithatë nuk e prishin karakterin logjik dhe qartësinë e fjalisë së Budit. “...

stilistikisht Budi do parë si autor që është në pajtim të plotë me standartin e

përgjithshëm europian. Proza e tij, pa dyshim, ishte mbi rrafshin e shqiptarit mesatar.

Por Budi nuk shkroi për shqiptarin mesatar. Ai u drejtohej kolegëve të tij klerikalë,

elitës kulturore. Svane thoshte si një lloj kontrakdikte: “Gjuha e Budit nuk është

vetëm idoma e mësuar e klasës së lartë.Përkundrazi, ajo është e ngulitur thellë në të

folurit popullor, në vernakularin e fshatarit të zakonshëm”. Me këtë Svane e pranonte

dhe e theksonte ekzistencën e një tradite shkrimi dhe karakterin popullor të gjuhës

së Budit. Letrarishtja e tij shkrinte në vete nevojat e shtresave të gjera e të varfra

popullore për komunikim të këtij lloji me ato të elitës intelektuale. Svane ndër të

tjera thoshte: “Gjuha e Budit është ilustrim i shkëlqyeshëm i normës së përbashkët

gege që rrafshon dhe eviton dallimet lokale të të folurit”. Punë të gjerë dhe shumë të

dobishme beri Gunnar Svane me botimin e veprës së plotë të Pjetër Budit me

tejshkrim në alfabetin e sotëm. (Akademia e shkencave dhe arteve e Kosoves seksioni i gjuhësisë

dhe letërsisë ,libri 31)

8.Përfundimi :

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Diplome... · Vargjet e para në gjuhën Shqipe, si shkrim autorial i kultivuar, gjithnjë sipas dëshmive të vetë Budi-t, i ka shkruar Pal Hasi, mësuesi

Pas këti hulumtimi shihet se krijimtarija e Pjetër Budi-t ka qenë mjaft e pasuruar me

frymën artistike dhe mjeshtërin e autorit .

Shihet që me pak vepra letrare krijimtarija e tij është ndër krijimtarit me të

rëndësishme dhe me të zhurmshme të asaj kohe. Pra, Pjeter Budi ka qenë dhe hynë

në listën e autorëve më të rëndesishem të të gjitha kohërave.

Po ashtu pamë dhe vlersimet që S.Riza ,E.Qabej si dhe Svane i kanë bërë për

veprimtarine e Pjeter Budi-t ,ata e vlersuan lartë ,si një shkrimtar tejet cilesorë me

shkrimet e tij ,ku nder komentet ,vlenë të theksohet se Riza e krahasoj atë me autorin

e parë që solli në jetë librin e parë të shkruar shqip ,Buzukun.

Edhe une mbetem e mendimit të njejtë me autorët e lart cekur ,vetem se e veqantë e

kësaj ,duket fakti se ai kishte ndryshuar disa nga fjalët që Buzuku kishte përdorur

pra, i kishte bërë më të kuptushme për lexuesit e veprave të tij.

Gjatë tërë kohës sa kam hulumtuar dhe lexuar per Pjeter Budin ,kam vërejtur se ai

nuk ishte i ndikuar nga akush dhe asgje ,por, gjithmonë ka ndenjur mbrapa asaj që

ka shkruar ,dhe inspirimi i tij për të shkruar ka ardhur nga pushtuesit Otoman dhe

nga ajo që ka ndodhur gjatë kohës sa ai ka jetuar .

9.Literatura:

1.Hamiti,Sabri .Letërsia e vjetër shqiptare.Për klasën e 10-të, libri i tretë.Botime

shkollore Arbas,2014.