39
UNIVERSITET FAK DR TEMA: ROLI I PUNIM DIPLOME Mentori : Prof.Dr.RAGIP GJOSHIAR 1 TI I GJAKOVËS ,,FEHMI AG KULTETI I EDUKIMIT REJTIMI PARAFILLOR LOJËRAVE GJUHËSORE KLAS PARASHKOLLORE Kandidatja : RITA BERISHA Gjakovë, 2019 GANI” SËN

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

  • Upload
    others

  • View
    29

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI”FAKULTETI I EDUKIMITDREJTIMI PARAFILLOR

TEMA: ROLI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË KLASËNPARASHKOLLORE

PUNIM DIPLOME

Mentori : Kandidatja :Prof.Dr.RAGIP GJOSHIARITA BERISHA

Gjakovë, 2019

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI”FAKULTETI I EDUKIMITDREJTIMI PARAFILLOR

TEMA: ROLI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË KLASËNPARASHKOLLORE

PUNIM DIPLOME

Mentori : Kandidatja :Prof.Dr.RAGIP GJOSHIARITA BERISHA

Gjakovë, 2019

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI”FAKULTETI I EDUKIMITDREJTIMI PARAFILLOR

TEMA: ROLI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË KLASËNPARASHKOLLORE

PUNIM DIPLOME

Mentori : Kandidatja :Prof.Dr.RAGIP GJOSHIARITA BERISHA

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

2

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT………………………………………………………………………5

FALËNDERIME……………………………………………………….…………7

HYRJE……………………………………………………………………………8

1.2 KËSHILLA PËR LOJËN ME FËMIJË.............................................................12

1.3. LOJËRAT PËR MOSHËN PARASHKOLLORE

1.4 Lojërat krijuese-fëmijët vetë i mendojnë...........................................................13

1.5 Lojërat me rregulla..........................................................................................14

1.6 ROLI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË KLASËN PARASHKOLLORE……15

1.7 Zhvillimi gjuhësor nëpërmjet lojërave gjuhësore të parashkollorët…………..17

KAPITULLI II

2. SHEMBUJ LOJËRASH GJUHËSORE PËR FËMIJË......................................21

2.1 LOJËRAT PËR ZHVILLIMIN E KUJDESIT DËGJIMOR ( ZHVILLIMI I

TË FOLURIT )……………………………………………………………………23

KAPITULLI III

3.LOJËRAT GJUHËSORE TË ZHVILLUARA NË KOPSHT…………………26

3.1 PENGESAT GJATË LOJËS………………………………………………….31

3.2 LOJËRAT GJUHËSORE NË PËRGJITHËSI………………………………..32

3.3. Lojërat gjuhësore në shërbim të nxitjes së të folurit të drejtë………………...35

3.4Lojërat gjuhësore skenike për parashkollorët…………………………………36

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

3

4. P Ë R F U N D I M I………………………………………………………39

5. L I T E R A T U R A……………………………………………………….40

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

4

ABSTRAKT

Ky punim diplome flet për lojën si pjesë e pashmangshme në rritën e fëmijës. Loja bëhet

përditshmëri e fëmijëve që nga mosha e fillimit të fëmijërisë.Nisur nga loja funksionale e cila

lajmërohet në reflekse,gjeste lëvizjesh në muajt e parë,më pas me shenja konkrete rreth vitit të

jetës,deri të loja me rregulla, në të cilatfëmija mëson respektimin e rregullave dhe të

bashkëpunojë me bashkëlojtarin. Ky studim synon të japë një informacion shpjegues,i bazuar në

fakte, të cilat janë nxjerrë nga autorëtë ndryshëm që i kanë studiuar lojërat,llojin dhe rëndësinë e

tyre, në zhvillimin e fëmijëve. Rëndësia e lojërave dhe lodrave ndikon në zhvillimin shëndetësor,

në procesin e edukimit dhe arsimimit,kujdesit personal si dhe socializimit dhe bashkëpunimit

mes fëmijëve.

Përmes lojës fëmija mëson, zbulon vetën dhe botën rrugës së përpjekjes dhe

gabimeve,me eksperimentimin e materialeve të ndryshme, fjalëve, zërave, mjeteve, hulumtimit

dhe mënyrave tjera,me lojën e roleve etj.1Fëmija parashkollor shumicën e kohës e kalon në lojë.

Zhvillimi,mësimi dhe puna do të jenë më të suksesshëm nëse realizohen përmes lojës ose

përmbajnë elemente të lojës.Loja do të duhej të jetë argëtuese për fëmijët, që të zgjojë

kurreshtjen dhe të ruhet kujdesi i tyre, që të jenë sa më aktiv dhe të interesuar për lojë.Edhe pse

shumica e lojërave,pak a shumë, kanë të theksuar komponentenedukative.2

Ky punim i kushton rëndësi aplikimit të lojërave gjuhësore socio-dramatike në

promovimin e aftësive për të shkruar dhe lexuar,ku edukatorët mbështesin lojën e fëmijëve,duke

iu ndihmuar atyre të krijojnë situata imagjinare,duke iu ofruar materiale skenike dhe duke

mundësuar zgjatjen e procesit të zhvillimittë lojës.

Fëmijët me përkrahjen e edukatores hartojnë skenarët e lojës në të shkruar, ku përfshijnë temën,

rolet si dhe rregullat mbi të cilat bazohet loja. Fëmija zhvillohet si tërësi, në të gjitha fushat

zhvillimore.

Mbivlerësimi, apo nënvlerësimi i cilësdo fushë është gabim sepse fëmija nuk zhvillohet njëherë

në aspektin fizik pastaj në atë emocional apo në aspektin intelektual.

1 B. Starc, A. Pleša, B.Profaca,” Koncizan pregled razvoja djece predškolske dobi od 0-6 g.” 2010, Zagreb.B. Starc, A. Pleša, B.Profaca,” Pasqyrimi konciz i zhvillimit të fëmijëve të moshës parashkollore 0-6 v.” Zagreb, 2010

2 Po aty,

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

5

Secila lojë, secili aktivitet përfshin lëvizje të cilat zhvillojnë aftësitë fizike të fëmijës, ndikon në

zhvillimin e aftësive psikosociale të tij dhe e përfshin atë në zhvillimin e kapacitetit intelektual.3

Të gjitha këto hulumtime mbështesin idenë se lojërat dhe lodrat kanë rëndësi të madhe në zhvi-

llimin fizik, social dhe atë intelektual–kognitiv të fëmijës.

Fjalët kyçe:Fëmija,loja,gjuha,të folurit,kreativiteti

3 M. Č. Obradović, Jezične igre predškolske djece,Knjiga ‘Stvarnost djece u igri” ,2009,SarajevoM. Č. Obradović, Lojërat gjuhësore të fëmijëve parashkollorë,Libri ‘Krijimi i fëmijëve në lojë” ,Sarajevë, 2009

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

6

FALËNDERIME

Përgjatë studimeve është e natyrshme që ne si vijues të studimeve,tëarrijmë edhe miqësi

të reja të moshëssonë studentore dhe njohje e përafrime studimore profesionale me pedagogët

tanë. Andaj, me jipet rasti që përmes këtij punimi të falënderoj koleget studente, krahas

pedagogëve që më ofruan përkrahje, ndihmë dhe mbështetje morale e profesionale në realizimin

e punimit të temës së diplomës ,,Roli i lojërave gjuhësore në klasën parashkollore”.

Falënderim i veçantë i përketë edhe prof.dr.Ragip Gjoshi,që më këshilloi,më ofroi dhe më

mbështeti me konsulta profesionale në finalizimin e punimit tim të diplomës.

E falënderoj edhe personelin edukativo– arsimor, të shkollës fillore ,,Dardania”, në Pejë si dhe

kopshtin e fëmijëve ,,Dielli”,që me mundësuan një pjesë hulumtimi me fëmijët parashkollorë të

kësaj shkolle.

E veçanta e falënderimit artikulohet për familjen time,që me konsideratëmirëkuptimi, në çdo

aspekt të punës sime,më ndihmuan gjatë studimeve,deri në finalizimin e tyre.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

7

HYRJE

Loja është e pashmangshme në jetën e secilit individ. Për fëmijët loja është aktivitet

themelor por edhe nevojë. Përmes lojës fëmija, përveç argëtimit, përfiton edhe shumë

njohuri,zhvillon emocionet e veta,aftësitë njohëse dhe motorike dhe përmirëson shoqërizimin

(socializimin), e vet me rrethin.

Loja është aktivitet natyror i njeriut.Loja me gjuhë,që është njëra nga mënyrat themelore

të marrëveshjes, më pas edhe në përcjelljen e ideve, ndjenjave dhe dëshirave, jo vetëm

informacioneve, poashtu, është aktivitet natyror njerëzor. Që në fillim kemi çasjen e rëndësisë së

kuptimit të lojës dhe gjuhës për fëmijët parashkollorë.

Për lojën vazhdimisht mendohet si aktivitet i cili,duke shikuar nga perspektiva e atij që

luan,qëllimikryesisht është argëtimi dhe kënaqësia. Fëmijët përvojat e para të tyre,shkathtësitë,

aftësitë dhe dijet i arrijnë në lojën spontane: mësojnë të ecin, të flasin, arrijnë njohuritë e para

për botën rreth vetës.

Në lojëra të tilla për fëmijët parashkollorë mësimiështë i pavetëdijshëm,ani që përherë

është i pranishëm.Qoftë nëse ka të bëjë me aktivitetet me të cilët fëmija zhvillon imagjinatën,

ndjeshmërinë dhe ndijeshmërinë apo kuptueshmërin e marrëdhënieve ndërnjerëzore ose atyrë në

të cilat përvetësohen kuptime të reja.

Për këtë edhe në lojërat të aplikuara me të cilat shërbehemi në procesin edukativo –

arsimor, që dalin nga lojërat spontane të fëmijëve, duhet shmangur deri diku pedagogjizimin dhe

didaktizimin e tepruar.

Dhe në lojëra të tilla, të cilat ju ofrojmë në këtë punim diplome, përpjekja ështëtë ruhet

rëndësia themelore e lojës, kjo është liria,pa të cilën loja ndalon të jetë lojë. Të lojërat gjuhësore

niset nga fakti se të shprehurit me gjuhë, është njëra nga shenjat themelore të njeriut dhe së loja

është njëra nga aktivitetet më natyroretë fëmijës. Lojërat gjuhësore janë të gjitha ato lojëra të

cilave mjeti shprehës u është gjuha në të gjitha paraqitjet e saj.4

4 M. Č. Obradović, Jezične igre predškolske djece,Knjiga ‘Stvarnost djece u igri” ,2009,SarajevoM. Č. Obradović, Lojërat gjuhësore të fëmijëve parashkollorë,Libri ‘Krijimi i fëmijëve në lojë” ,Sarajevë, 2009

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

8

Andaj, në këtë punim diplome paraqiten shebuj të ndryshëm të lojërave gjuhësore, me

shumë mënyra dedikuar fëmijëve parashkollorë. Loja si veprimtari natyrore përmes gjuhës që

është mjet marrëveshje në botë, fëmijëve u mundëson mësim pa ngarkesë si dhe përvetësimin e

roleve shoqërore dhe gjuhësore.Natyrisht,duke shfrytëzuar përvojën në formimin e

individualitetit që nga fëmijëria. Lojërat janë ndarë në dy grupe të përcaktuara me format e

përvetësimit të gjuhës. Në grupin e parë të lojës janë lojërat e dëgjimit dhe të folurit, në grupin e

dytë lojërat e leximit dhe shkrimit.5

Shembujt që janë paraqitur në këtë punim diplome, janë nga aktiviteti i fëmijëve në

lojërat gjuhësore të zhvilluara në kopshtin ,,Dielli”, pranë shkollës fillore ,,Dardania”, në

Pejë.Këto lojërai përcolla me vëmendje dhe nganjëherë duke marrë pjesë në lojë, ku më duhen si

përvojë e fillimit të punës sime në të ardhmen si edukatore.

5 M. Č. Obradović, Jezične igre predškolske djece,Knjiga ‘Stvarnost djece u igri” ,2009,SarajevoM. Č. Obradović, Lojërat gjuhësore të fëmijëve parashkollorë,Libri ‘Krijimi i fëmijëve në lojë” ,Sarajevë, 2009

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

9

KAPITULLI I

1. LOJA DHE RËNDËSIA E SAJ NË ZHVILLIMIN E GJITHMBARSHËM TË FËMIJËS

Fëmija nëpërmjet lojës mëson, zhvillohet, zbulon vetën dhe botën.Nëpërmjet suksesit dhe

dështimeve,duke eksperimentuar me materiale të ndryshme, zëra, mjete, në kërkim dhe mënyra

tjera, duke luajtur role. Fëmija, nëpërmjet lojës afirmohet,me aktivitetin vetanak arrinë njohuri

të reja për vetën dhe njërëzit në përgjithësi, përmes përpunimit dhe të menduarit rrugës së

veprimit të vet.Në përshtatje me zhvillimin e fëmijës edhe lojërat e tij bëhen më të

ndërlikuara.Fëmija fillon të luaj, si nis të lirohet nga reflekset e foshnjërisë.6

Në përgjithësi, loja paraqet një komponentë thelbësore të procesit të të mësuarit dhe të

kuptuarit e rolit të lojës. Gjatë këtij procesi është e domosdoshme nga ana e prindërve dhe

edukatorëve,që të bëhen pjesë e rëndësishme e zhvillimit të lojës në rritën e fëmijëve.7

Përjetimi i kënaqësisë së lojës të fëmijët varet nga trimërimi i vazhdueshëm i të

moshuarëve si dhe me shfrytëzimin e lodrave të përshtatshme dhe paisjeve tjera për lojë. Loja

mund të ndahet në aktive (hulumtuese, imituese, me bindjen konstruktive të lojës me rregulla;

fitore,humbje).

Llojet e ndryshme të lojës zhvillohen në fazën më të hershme, ku fëmija mëson si t`i përdorë

ndjesitë e para dhe aktivitetet e veta motorike që t`i përparojë më vonë aftësitë përmes

komunikimit dhe kreativitetit.8

Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi dhe

puna do të jenë më të suksesshëm, nëse zhvillohen përmes lojës ose që përmbajnë elemente të

lojës.Fëmija e zhvillon ndjenjën e sigurisë, pavarëshmerisë,vetkontrollin,kompetencën dhe

zhvillon shkathtësitë në të gjitha fushat (motorike,emocionale,kognitive,shkathtësitë sociale dhe

të folurit) dhe forcon vetëbesimin.

6 Kraja, Musa: Pedagogjia, Tiranë, 19987 Karaj, Theodhori, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë, 20058 Po aty

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

10

Nuk është e mjaftueshme që fëmija vetëm të vështrojë dhe të dëgjojëpor që vetë të

zbulojë dhe hulumtojë, prek,bashkon,ndanë,shijon dhe provon. Sëme këtë kënaq kurreshtjen e

vet.Por edhe me përjetimin nxitë të menduarit dhe konkludime që janë themel i zhvillimit

intelektual.

Loja duhet të jetë argëtuese për fëmijët,që t`u mbahet vëmendja që të merren me të por, shumica

e lojërave kanë pak a shumë,komponenten edukative.

Çdo kohë e lirë është kohë në të cilën do të duhej kushtuar zhvillimit të aftësive vetanake

përmes lojës,të argëtohen duke mësuar dhe duke ushtruar mendjen dhe trupin.Lojërat në tavolinë

janë mjete të veçanta për të mësuar dhe zhvilluar lojën e duhur.Tërë kohës,derisa fëmijët luajnë

dhe mësojnë,qoftë me numra,forma,grupime,ngjyra,shkronja,fjalëformime,paranjohje,janë më të

lehta pranë tavolinës.9

Lojërat në tavolinë përfshijnë ushtrimin e durimit,empatinë dhe tolerancën ndaj

frustrimit.Loja i ndihmon fëmijës të mësojë dallimin midis shkathtësisë dhe fatit dhe ndërlidhjen

e tyre me fitoren apo humbjen.Fitoret dhe humbjet janë pjesë përbëresë të jetës,ku lojërat mund

të jenë ndihmesë e madhe në njohjen e këtij fakti.10

Përmes lojës rrjedhë koordinimi dora–syri,që ndihmon midis tjerash dhe më vonë në

shkollë.Mund të mësojmë fëmijën se si të sillet në situatë garash,.Të modelohet sjellja e qetë,të

qetësohet lavdërimi i tepërt kur fitohet dhe të tregohet maturi në shfryrjen e pikëllimit të

pashembullt e të panevojshëm kur humb në lojë.

Në lojë shprehen kurreshtja,ndjeshmëria,aktiviteti fizik dhe nevojapër bashkëpunim dhe

bashkëveprim me pjesëmarrësit e lojës.11

9 Karaj, Theodhori, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë, 2005, f. 5710 Po aty, fq. 5911 Po aty

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

11

1.2 KËSHILLA PËR LOJËN ME FËMIJË

1. Të përkrahet loja spontane e fëmijës me lëvdata (‘Sa mirë që për këtë je kujtuar!”)

2. Të veçohen sukseset e fëmijës në lojë,shkathtësitë dhe virtytet e tij.

3. Të bëhesh partnerë i fëmijës në lojë, ejo prijësi.

4. Me fjalë të përcillet fëmija në lojë, të përshkruhet ajo që bën ti apo fëmija.

5. Mos të ndërpritet ashpër loja e fëmijës.

6. Mos të kritikohet fëmija psh: ,,Çfarë fjalësh janë ato?”

7. Përsëriteni më fëmijën një pjesë të lojës gjuhësore nëse ai dëshiron.Fëmijët kanë dëshirë t`i

përsëritin gjërat,fjalët në të cilat janë të dalluar dhe u vijnë si nxitje.

8. Shfrytëzoni veçmas ato fjalë që mbahen mend lehtë nga fëmijët gjatë lojës gjuhësore. Kështu

më lehtë e zhvillojnë përqëndrimin dhe kurreshtjen për bashkëpunim.

9. Pranoni fjalët dhe idetë e fëmijëve në lojë,sado që ato të jenë në dukje të çuditshme ose të

pamundura.12

Duhet bërë përpjekje që të zbatohen këto këshilla në lojën e fëmijëve,cilado lojë qoftë

nëpërgjithësi,e sidomos gjatë lojërave gjuhësore në veçanti.Fëmijët ndjehen ndryshe kur këshillat

eduhura gjejnë zbatim të duhur dhe të mirëfilltë.Dihet se koha e lojës është e veçantë,andaj

qasjen duhet patur të veçantë,të koordinuar me konceptin e lojës që përqëndrohet të shumtën në

kënaqësi dhe argëtim.

Cilado mënyrë apo lloj i lojës,mund të ofrojë mundësi të shumta shkathtësish të

shprehura përmes gjuhës apo trupit. Edukatori,mësuesi apo mësuesja,duhet të jenë miku më i

dashur i fëmijëve në lojën e tyre.13

12Popov,Darije „Enciklopedia e lojërave zhvillimore për fëmijët 4-6 vjeçe“, Zagreb, 2010

13 Po aty

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

12

1.3 LOJËRAT PËR MOSHËN PARASHKOLLORE

1.4 Lojërat krijuese-fëmijët vetë i mendojnë

Lojërat e roleve (lojërat e imitimeve dhe dramatizimeve), i përkasin lojërave gjuhësore ku në

fazën e hershme kanë të bëjnë me imitimin e zërave e gjësendeve të ndryshme ( auto, zëra

kafshësh...),më vonë,me zhvillimin e fëmijës vijnë lojërat gjuhësore të dramatizimit që zhvillojnë

shprehjen e të folurit.Me vite skenari i fëmijëve bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar.

Mënyra e tillë e lojës është e dobishme për zhvillimin e të menduarit simbolik ( që është bazë

edhe për shkathtësitë e mëvonshme,si për të lexuar),të folurit (në këtë lloj të lojës flitet më shumë

se sa në lojën konstruktive), për zhvillim social-emotiv.Se fëmijët mësojnë për perspektivën e

tjerëve, kanë mundësinë të shprehen emocione të ndryshme,si dhe për zhvillim të kreativitetit

dhe imagjinatës.14

Loja kreative gjuhësore në të folur dhe më pas në të shkruar janë veprimtari bazë për fëmijët

parashkollorë,sidomos të moshës 5-6 vjeçare.Aktivitetet e lojës gjuhësore vetëkrijuese nga ana e

fëmijëve, kërkojnë angazhim të shtuar për fëmijët.Por edhe i ndihmojnë në zgjerimin e

mundësive të tyre në shumë kahe, sidomos në atë gjuhësor. Arrihet më lehtë të shprehurit kreativ

dhe marrëdhëniet sociale në punën e përbashkët me të tjerët.15

Zhvillimi i shkathtësive vetëkrijuese dhe gjeturia në mesin e moshatarëve janë të rëndësisë së

madhe në zhvillimin e fëmijës parashkollor. Përmes aktiviteteve të ndryshme gjuhësore,që

kryesisht zhvillohen përmes lojës gjuhësore,zhvillohet aftësia vetëkrijuese dhe

zhdërvjelltësia.Pjesëmarrja e barabartë në lojë i lehtëson fëmijës gjetjen e vetës në vendin e

caktuar në mesin e moshatarëve16

14Peti-Stantić i Velički ,”Jezične igre za velike i male“, Zagreb, 200815 Po aty16 Po aty

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

13

1.5 Lojërat me rregulla

Lojërat shoqërore të cilat gjatë zbatimit të rregullave nxisin zhvillimin e

bashkësisë,zhvillojnë frymën garuese dhe nevojën për kontroll të sjelljes (hidhërimi,pikëllimi...),

„Mos u hidhëro njeri“, lojë e cila u shkonë për shtati moshës së parashkollorëve, pikërisht duke e

zhvilluar përmes skenarit të lojës gjuhësore. Sajimi i fjalive që ngërthejnë fjalë fajësie,qortimi

apo vërejtje, e vënë fëmijën para aktit reagues.Me këtë edhe kuptohet aftësia e tij bashkëpunuese

në lojë gjuhësore,ku mund të kuptojë rëndësinë e lojës.Këto çaste përmbajtjesh të tilla

fjalësh,duhet të përcillen edhe me humor për të zbutur fajësinë apo gabimin e bërë të individit.17

Lojërat lëvizëse – lojëra elementare shpesh përcillen me fjalor gjuhësor të zgjedhur për

moshën e fëmijëve ose edhe me këngë, ku përmbajnë detyrë të caktuar, që për qëllim kanë

zakonisht zhvillimin e aftësive shprehëse gjuhësore.Të gjitha këto lojëra kanë dhe kërkojnë

rregulla,të zbatohen, që fëmijët të kuptojnë se jeta ka rregull dhe disiplinë.18

Kështuqë,me zhvillimin e fëmijës rritet intensiteti i lojërave krijuese me rregulla të caktuara.

Ilustrimet me tekste të shkurtra dhe vargje,kasetat me tregime e përralla për fëmijë janë pjesë e

lojës,ku vjenë dhe shprehet kryesisht si mjet i lojës - gjuha.

Me rëndësi është të zgjedhen libra për fëmijë, që kanë cilësi dhe porosi lojërash pozitive,ku

fëmijët më lehtë e zhvillojnë shprehinë e të folurit,bëhen më të shkathtë përmes gjuhës së

folur.Me këtë fëmijët edhe marrin kurajo bashkëpunimi më lehtë me të tjerët e sidomos me të

rriturit.Meqë leximi është përgatitje e shkëlqyer për parashkollorët që të vijojnë tutje,me rëndësi

është angazhimin aktiv i fëmijës ( që fëmija të shfaqet në mendimin e vet,duhet të flasim dhe

komentojmë me fëmijën përmes lojës gjuhësore, leximin e ushtruar).19

17 Vidovic, V. V., Zhvillimi normal dhe lojërat e zakonshme të fëmijëve, Shoqata për Ndihmë Psikosociale, Tiranë, 2001

18 Po aty,19 Po aty,

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

14

1.6ROLI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË KLASËN PARASHKOLLORE

Me lojën gjuhësore si burim kryesor për të mësuar gjuhën, me kurreshtjen e tij të veçantë

fëmija e zbulon gjuhën, nëpërmjet lojës dhe eksperimentimit me gjësendet e mjedisit që e

rrethon. Sa më të shumta që të jenë mundësitë për të zbuluar botën përreth dhe sa më të

llojllojshme që të jenë stimulimet gjuhësore , aq më pozitiv do të jetë ndikimi i tyre mbi procesin

gjuhësor, intelektual, social dhe fizik të fëmijës.20

Pra, fëmija i moshës më të re ka nevojë për rrethana stimuluese gjuhësore, të cilat i

ofrojnë mundësi për aktivitete dhe për përkrahje adekuate gjatë zhvillimit të tij. Krahas kësaj,

fëmija i përforcon fjalët e mësuara dhe njëkohësisht në vazhdimësi zhvillon dituritë e tij. Fëmija i

moshës më të re më lehtë mund t’i mësojë fjalët nëpërmjet aktiviteteve gjuhësore dhe duke i

aktivizuar të gjitha shqisat e tij. Fëmija, aktivitetin e lojës aktuale gjuhësore, e shoqëron me

dialogje dhe monologë dhe njëkohësisht i përforcon fjalët që i dëgjon nga të rriturit. 21

Në grup fëmija këndon, vallëzon, luan lojëra lëvizëse dhe gjuhësore. Kështu, mund të

shtohet interesimi i fëmijës për të mësuar gjëra të reja dhe ai e begaton fondin e fjalëve. Aftësitë

që i përfiton fëmija në grupin e lojës, e përgatitin atë për të kaluar pa vështirësi gjuhësore dhe

sociale në entet parashkollore.

-Lojëra komunikuese : jo verbale, gojore, të shkruara

Të gjithë fëmijët janë social. Ata reagojnë ndaj zërit të njeriut, fytyrës se njeriut,

veprimeve dhe gjesteve njerëzore.Por,ata janë njëkohësisht agjent aktiv ndërsa provokojnëtë

rriturin me anë të britmave, mimikave ose lojërave. Ata janë ,,qenie komunikuese”.

Lojëra komunikuese jo verbale:,, Qysh në muajt e parë të jetës lojërat i lejojnë fëmijës të

zbulojë dhe të kuptojë botën, të ushtrojë kompetencat e tij. Të vendos lidhje me mjedisin që e

rrethon pa folur për kënaqësinë që provokojnë lojërat.22

20 Peti-Stantić i Velički ,”Lojërat gjuhësore për të rritur dhe të vegjël“, Zagreb, 200821 Po aty22 Po atyt

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

15

- Me zërin;

- Të tërheq vëmendjen me anë të britmave, të qarat, të qeshurat. - Të imitojë miaullimën e maces,

të lehuri, hingëllimën, të imitojë zhurmën e lokomotivës,të avionit, të makinës se rrojës.

- Të ndryshojë intonacionet:urdhër, kërkesë, zemërim, padurim..

- Me trupin dhe mimikat:

Duke komunikuar me të tjerët fëmija zbulon trupin e tij. Trupi dhe mimikat i shërbejnë fëmijës

për të shprehur ndjenjat e tij: ankthi, frika, zemërimi, p.sh. imiton Luanin duke ecur

këmbadorazi.Mjete të tjera shprehëse janë: të luajë me trupin e tij përpara pasqyrës, të krijojë

ritme.

-Komunikimi gojor (oral) dhe i shkruar:

Gjuha e folur dhe e shkruar është një instrument komunikimi. Fëmija mund t`i mësojë ato vetëmduke i përdorur.

Në këto lojëra kërkohet të jenë të paktën dy vetë:

-Dialog midis dy marionetave (kukullave)

-Të luash në telefon me një korrespondent

-Të luash postijerin

-Të dramatizosh një histori

- Loja e telefonit të prishur. Kombinim i lojës lëvizëse (senzoro motorike) dhe simbolike,të

fantazisë.Në fund duhet thënë se disa nga lojërat e fantazisë, të zhvillimit senzoro-motorik dhe

lojës merregulla etj.Mund të luhen edhe në Kompjuter.23

23Florin, Laboratori i psikologjisë ,Universiteti Nantes, (Internet), 2010

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

16

1.7Zhvillimi gjuhësor nëpërmjet lojërave gjuhësore të parashkollorët

Është e ditur së fëmijët parashkollorë e duan lojën.Për këtë dhe në procesin e zhvillimit të

tyre gjuhësor duhet shfrytëzuar lojëra të veçanta të përpunuara logopedike,që ndihmojnë në

zhvillimin e dëgjimit të kujdesshëm,përmirësimin e shqiptimit,stabilizimin e zërit,zgjerimin e

vokabularit –fjalorit. Mësojnë t`i lidhin fjalët e thëna, me lëndën apo fotografinë.Mësojnë drejt të

formulojnëfjalinë,të përgjigjen në pyetje dhe të flasin kuptueshëm.

Lojërat gjuhësore mund t`iu përshtaten thuaja fëmijëve të të gjitha moshave në kopshte, në klasat

parashkollore.

. Zgjërimi i fjalorit

Individi mesatar i moshës së rritur në komunikimin e përditshëm përdorë afër 3 mijë

fjalë.Por,fjalori ,,vokabulari”, i tij në të vërtetëështë shumë mëi madh dhe përfshinë rreth 20 mijë

fjalë.Fëmija parashkollor që njeh shumë fjalë,më shpejt e zotëron leximin dhe shkrimin,kështuqë

nëpërgjithësi shumë më lehtë përvetëson njohuritë të reja në mësim dhe në jetë.Mosha

parashkollore është më e rëndësishmja në nxënien e fjalëve dhe begatimin e fjalorit.Se,në këtë

kohë rritet më intenzivisht.Fjalori i fjalëve në përdorim, të zhvillimi i rregullt i të folurit gjuhësor

të fëmija pesëvjeçar përmbanë më tepër se 3 mijë fjalë.Deri në fund të moshës gjashtëvjeçare

fjalori dyfishohet ku janë të përfaqësuara të gjitha llojet e fjalëve.24

Të fëmija parashkollor fondi i fjalëve në fjalor rritet gjithnjë e më shumë nëse fëmija

është aktiv në lojërat gjuhësore, ku gjen fjalë dhe emërtime sendesh,frymorësh dhe fjalë që

tregojnë veprime të përditshme,përshkrime,dukuri etj.Nëpërmjet lojës gjuhësore të këta fëmijë

zhvillohet edhe ndjenja për gjuhën, e cila i ndihmon fëmijës të kësaj moshe parashkollore,të

zgjedh fjalën e duhur.Të përdor formën e duhur gramatikore,të gjejë mënyrën e drejtë të

përshtatjes së fjalës.25

24 Roller – Halačev, M. Lojërat e fëmijëve parashkollorë, Zagreb: Školska knjiga, 198525 Po aty

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

17

…Nga fjalia deri të tregimi – shqiptimi i kuptueshëm në të folur

Që të jetë i aftë fëmija të flas për ndonjë temë, fëmija duhet të jetë në gjendje të mendojë

për atë temë. T`i përzgjedhë faktet t`i dallojë detajet,të mbajë mend ngjarjet dhe të vë ndërlidhjen

e marrëdhëniesshkas-pasojë.Këtu rol të rëndësishëm luajnë mjetet gjuhësore,intonacioni,

shqiptimi logjik, fjalë të zgjedhura që i përkasin kontekstit,formulimi konstruktiv i fjalive të

ndryshme. P.sh.nëpërmjet lojës gjuhësore, ku zhvillohet dialogu,thuhen fjalë të caktuara dhe fjali

të shkurtra,bëhet një replikë e shkurtër me bashkëbiseduesin.Fëmijët në lojën gjuhësore të

dialogut,më lehtë e zotërojnë këtë lojë, se sado kanë përvojën e dialogjeve familjare, shoqërore

dhe parashkollore.26

Fig. 1. Pamje nga loja e zhvilluar

Ndërkaq të loja me monologje, fëmijët shprehen pak më vështirë në përpjekje, që të

arrijnë logjikën e lidhjes së fjalëve në fjali. Këtu shprehen prapë si lojë por e flasin nëpërmjet

monologut kur përshkruajnë,flasin për ndonjë temë ose ndonjë ngjarje.Fëmijët e përvetësojnë më

vështirë këtë formë komunikimi gjuhësor,se monologje rrallë ju bie të dëgjojnë.

26V.Ognjenović, V.D. Balić, Luajmë,shoqërohemi,punojmë …; Svjetlost - Novi Sad

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

18

Shkathtësitë e përshkrimit, rrëfimit, duhet kujdesur t`i mësojnë fëmijët

parashkollorë,duke luajtur me ta lojëra gjuhësore dhe duke ju lexuar libra. Kjo është rrugë e gjatë

për fëmijën dhe zhvillimin e tij nga fjalia në tregim.

…Dëgjojmë dhe njohim tingujt – zhvillimi i komponentës fonologjike të të folurit

Aftësia në të koncentruar, përqëndrimi në zë, kujdesidëgjimor,është aftësi shumë e rëndësishme

e domosdoshme për të dëgjuar dhe kuptuar të folurit.

Pak fëmijë parashkollorë zhvillojnë aftësinë e dallimit të fonemave,sidomos të atyre qëngjashëm

tingëllojnë.

Pra,nëpërmejt dëgjimit, dallojnë fjalën si ,,Hëna” dhe ,,Nëna”,dhe nuk është i vetëdijshëm për

atë se fjala përbëhet nga tingujt.

Këtu, qëllimi themelor i lojës gjuhësore me fëmijët është që të mësohet fëmija të dëgjojë dhe të

kuptojë.

Me këto lojëra vazhdohet në begatimin e fjalorit, formulimin gramatikor të fjalive dhe gjithnjë

në zhvillimin e të folurit kuptueshëm.27

Ativitetete argëtuese - lojëra gjuhësore për zhvillimin e të folurit

Perimet e kuzhinierit

Qëllimi: Zgjerimi i fjalorit

Loja: Loja nisë të zhvillohet atëherë kur fëmija ka kuptuar emërtimin e përimeve dhe di si do

të duken përimet.I propozohet fëmijës që vetën të mendojë si ndonjë përime,por nuk guxon t`u

thotë cila,derisa nuk ia qëllojnë nëpërmjet përshkrimit të tij.Për këtë fëmija duhet sa më saktë të

përshkruajë ,,vetën” dhe në fund tëpërshkrimit të thotë ,,Kuzhinier,qëlloja kush jam!” 28

Për shembull: Unë jam e madhe,rrumbullake,portokalle,e fortë,e ëmbël,e shijshme e

pjekur.Kuzhinier,qëlloja çka jam! (Kungulli)

27A.Profaca, B. Letica, M. Osobine i psihološki uvjeti razvoja djeteta predškolske dobi. Zagreb, 200428 Piaget ,Jean .”Llojet e lojërave për fëmijë ”(JKT) Tiranë,2005

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

19

Për shembull:

- A je ngjyrëverdhë?- Jo.- A je ngjyrëgjelbër?- Po.- Rritesh në tokë ?- Jo.- A je i fortë?- Po.- Të vënë në sallatë?- Po.- A je trangulli?- Po!

Fëmijët në këtë lojë gjuhësore, nuk marrin thjesht një komunikim tregimi të rrëfyer me

humor nga edukatorja apo vetë fëmijët.Por, ata mbushen me më shumë emocione, sepse elementi

me humor i bën më të disponuar,të hareshëm dhe argëtues.Ka përqëndrim vëmendje të kjo lojë.

Fëmijët kanë një mënyrë të veçantë reagimi, janë më të drejtpërdrejtë. 29

Kënaqësinë nuk mund ta shprehin dotë vetëm me fjalë, por edhe me lëvizje humoristike.

Kënaqësia e lojës shijohet përmes mënyrës së shqiptimit të fjalës.E qartë është se një lojë do të

jetë në atë masë e realizueshme, aq sa ne nuk kursejmë vetën në të shprehur, përjetimesh,

ndjenjash, kreativitet dhe mbi të gjitha;qartësi dhe saktësi.30

29 Zylfiu, Njazi: Didaktika, Prishtinë, 200430 Po aty

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

20

KAPITULLI II

2. SHEMBUJ LOJËRSH GJUHËSORE PËR FËMIJË

2.1Me kë u takove dje?

Lojtari që do të pyetet e zgjedh materien,kafshën ose personin që ka takuar një ditë më parë

dhe thotë p.sh: ,,Dje kam parë një kafshë”. Loja gjuhësore shkon tutje dhe lojtari i shtron pyetjen

e radhës bashkëlojtarit që të përgjigjet se çka ka parë bashkëlojtari.Ai mund të përgjigjet vetëm

,,Po” ose ,,Jo”. Kur lojtari ia qëllon se çfarë ka parë kundërshtari i tij,e zë vendin e tij.31

2.2Poezitë,gjëegjëzat,kuizi...

Në lojën gjuhësore aplikimi i poezisë humoristike,i teksteve që i bëjnë fëmijët të qeshin dhe

argëtohen,është mjaft e dobishme dhe me rëndësi për fëmijët parashkollorë P.sh:

Lepurushi në një fushë

Gjuetarit pushkën ia mbush.

Se gjuetari bënte gjumë

Lepurushi shëtit si pëllumb.

Fëmijët e duan lepurin por e dinë për frikacak dhe ata shprehin habi se, si ai ka guxim të

prek pushkën e gjuetarit.Ndërsa edukatorja ju shpjegon faktin se,gjumi është shkaktari pse humb

pushkën gjuetari.Këtu vjen porosia e jetës,se gjithmonë duhet të jemi syçelë në rrethana të

ndryshme.Apo vargjet tjera me humor me qëllim që fëmijët të diktojnë sensin e prirjes së tyre,se

a kanë vesh ta dëgjojnë si argëtim apo si lexim i thjeshtë i një vargu vjershe,teksti etj.P.sh:

E pyetën pulënKu e ke gjelinMa hangër dhelpra- teveqelin.

31Roller – Halačev, M. Lojërat e fëmijëve parashkollorë,Zagreb: Školska knjiga (1985).

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

21

Në lojën gjuhësore janë favorizuese për fëmijët gjëegjëzat,përmes të cilave fëmijët kuptojnëenigma,fshehtësi dhe bëjnë lojë në bashkëpunim me edukatoren.P.sh;

Kur i lidh ikin, kur i zgjidh rrinë.

(Lidhëset e këpucave)Ideja e lojës A-be-ce-de…mund të zhvillohet kur fëmija tregon interesim për

shkronjat.Mund të luhet loja me letra ku fëmijët në secilën lëtër vetë shkruajnë tri-katër

shkronja.Pastaj në lojë njëri fëmijë duhet të gjej në dy letra të fshehura dy shkronja të

njëjta,kurse dy tjerai gjen fëmija tjetër.Kur bëhën bashkë katër letrat,me katër

shkronja,sajohet njëfjalë që jep kuptim,të cilën e shqiptojnë të gjithë njëzëri.

Kreativitetit të fëmijës duhet dhënë hapësirë dhe të lejohet vetëkënaqësia e tij.E përshtatshme

kur vijnë ,themi,në fazën e sajimit të tregimeve vetanake ,të mbahet notes shënimesh në të cilin

edukatorja, thuaja kujdestaron vështrueshëm fëmijët, që endë nuk kanë përvetësuar ndonjë

shkronjë .Kështuqë ju ndihmon fëmijëve të mbarojnë ndonjë tregim të shkurtër.32

Kjo lojë merr kuptimin e lojës ,,dora e shkrimtarit”,ku përmes shkronjave dhe fjalëve,sado që ai

fond fjalësh të jetë i kufizuar,fëmijën e bënë të kënaqet dhe të ndjehet loja gjuhësore.Madje edhe

konsideron veten ,,shkrimtar”.

32Roller – Halačev, M. Lojërat e fëmijëve parashkollorë,Zagreb: Školska knjiga 1985

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

22

2.1LOJËRAT PËR ZHVILLIMIN E KUJDESIT DËGJIMOR(ZHVILLIMI I TË FOLURIT)

- Ku cingëroi ?

Qëllimi: Të përcaktohet drejtimi i zërit.Të zhvillohet orientimi në hapësirë.

Materiali për lojë : Zilja

Përshkrimi i lojës:Një zile shkollore apo zile e orës së akorduar, vihet në fund të korridorit. Pasi

të dëgjohet cingërima e saj, fëmijët duhet të tregojnë saktë prej nga erdhi zëri i dëgjuar i ziles,

qoftë shkollore apo i orës së akorduar.Me këtë ata tregojnë aftësinë e orientimit në hapësirë.33

- Thuaj çka po dëgjon ?

Qëllimi:Përcaktimi i burimit të zërit, të dallohen disa zëra të pafolur nga shushurima e

përgjithshme.

- Qëlloje zërin

Qëllimi: të njohësh personin tjetër sipas zërit.

Përshkrimi i lojës: Luhet vetëm në grup së paku me pesë fëmijë.

Zhvillimi i lojës: Edukatorja e vë një fëmijë në dollapin që gjendet në klasë,kurse një

tjetër në fund të klasës. Njëri prej tyre lëshon një zë fjalësh sipas dëshirës.Ndërsa fëmijët që

duhet të qëllojnë nga vjen dhe i kujt është zëri, duhet t`i kenë sytë mbyllur.Nëse ia qëllojnë

atëherë i ndërrojnë rolet disa prej tyre.

Rrumbullak strumbullak, kur e prek të bën me gjak. 34

(Iriqi)

Lojë gjuhësore e popullarizuar si të parashkollorët ashtu dhe të fëmijët tjerë më të rritur,

është loja e fjalëve përmes kuizit. Zakonisht në këtë lojë kuizi, pyetjet për fëmijët parashkollorë

33 Piaget ,Jean .”Llojet e lojërave për fëmijë ”(JKT) Tiranë,200534 Po aty

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

23

bëhen më të kuptueshme,më të lehta që të motivohen në pjesëmarrje për përgjigjet e duhura.

Fëmijët e moshës 5-6 vjeç dijnë dhe vetë të gjejnë argëtimin dhe kënaqësinë por shpesh ata

kërkojnë bashkëlojtarë,në veprimet e përbashkëta të lojës.35

- Kush është i kujdesshëm

Qëllimi: kërkimi i tingullit fillestar të përbashkët në fjalë, aktivizimi i fjalorit.

Materiali: ilustrimet në zërin e caktuar

Përshkrimi i lojës: Edukatorja i thotë fëmijës : Tani t`i tregoj ilustrimet dhe do t`i emërtoj.Mëdëgjo më kujdes dhe qëlloja,cili tingull është i përbashkët në të gjitha ato fjalë.”

Pastaj edukatorja i tregondhe emërton ilustrimet,të cilët fillojnë,për shembulll me R:radio,radha,rendi,rika.36

Kur fëmija jep përgjigje të saktë,edukatorja vazhdon:E saktë,të gjitha këto fjalë në fillim kanëtingullin R.Tani përpiqu vet t`i emërtosh ilustrimet.

Pastaj i propozohet fëmijës qëvet të mendojë fjalë të cilat poashtu fillojnë me tingullin R.

- Mbaje mend fjalën

Qëllimi : begatimi i fjalorit, zhvillimi i mbamendjes ( memories) në të dëgjuar dhe të folurit.

Fig, Lojë gjuhësore në grupe fëmijësh parashkollorë

- Loja me rimë

35 Piaget ,Jean .”Llojet e lojërave për fëmijë ”(JKT) Tiranë,2005, fq. 3836 Roller – Halačev, M. Lojërat e fëmijëve parashkollorë,Zagreb: Školska knjiga, 1985

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

24

Fjalë të sajuara,të imagjinuara të cilat rimohen si p.sh. Plak- lak,gisht-bisht, dorë-borë, etj.

- Ktheje fjalën

Qëllimi: aktivizimi i fjalorit, analizë e fjalës rimuese. Përshkrimi i lojës: Edukatorja e thotë fjalën

mbrapsht.p.sh. ,,Akok” ( koka ), ,,Atog” (gota),“Atap” ( pata ), “ Irys” ( syri), “Arod” (dora)

etj.Fëmija duhet ta kthejë fjalën nga mbrapsht duke e thënë drejt që fjala të jap kuptim të duhur.

Loja mund të vazhdojë me disa fëmijë tjerë duke ndërruar rolet në mes vete.

Loja në grup, fëmijë parashkollor- Sajimi i tregimit sipas renditjes

Fëmijët morën dy lloje fotosh.Një foto është me përmbajtje nga lindja deri në rritjen e

fëmijës,ndërsa fotot tjera ishin nga përralla ,,Borëbardha dhe 7 xhuxhët”.Fëmijët në fillim duhej

t`i radhisnin fotot sipas rendit,ashtu siç mendojnë se duhet të shkonin dhe të komentojnë përse

ashtu i kanë radhitur.Pasi që bëjnë radhitjen me renditje të saktë, e rrëfejnë tregimin (përrallën)

sipas fotografive.37

- Flasim tregimin-Fëmijës i tregohet fotopamje të panjohura, që të vështrojë afërsisht

gjysmë minute. Pastaj fotoja mbulohet, dhe fëmija duhet të tregojë me sa më shumë detaje, çfarë

ka parënë foto.

KAPITULLI III

37Shimllesha, Pero: Roli i Pedagogjisë të loja e fëmijës parashkollor, Prishtinë, 1988

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

25

3. LOJËRAT GJUHËSORE TË ZHVILLUARA NË KOPSHT

Në vazhdim të këtij punimi diplome do të shpjegohen disa lojëra gjuhësore.Qëllimi

lojëtarëve gjuhësor është zhvillimi i shkathtësive komunikuese të fëmijët, zhvillimin e shqiptimit

më të mirë të fjalëve dhe zgjërimin e tyre në fjalorin e përdorur.Poashtu fëmijët mësojnë të lidhin

fjalën e folur me materien ose fotografinë dhe drejt të formojnëfjalinë.38

Me qëllim të të shkruarit të punimit të diplomës, në kopshtin e fëmijëve ,,Dielli”në Pejë,

kam përcjellur aktivitetin e zhvilluar në realizimin e lojërave gjuhësore.Aktiviteti i lojës

gjuhësore është zhvilluar dhe përcjellur në tri grupe fëmijësh parashkollorë,moshash të përziera,

në shkollën fillore ,,Dardania”, në Pejë.

Aktiviteti është zhvilluar në secilin grup veçmas dhe ndaras. Në grupin ,,Ylberi”,”Iriqi”

dhe ,,Fluturat”, me fëmijët që në secilin grup ishin të moshës 5-6 vjeç.Mësuesja, edukatorja ju

sqaroi fëmijëve të gjitha lojërat gjuhësore që do t`i zhvillojnë dhe ka filluar me lojën.Fëmijët e

këtyre grupeve janë të një klase parashkollore dhe vijojnë pesë ditëtë javës në orar shkollor të

caktuar ditor,prej tri orësh. Në kuadër të aktivitetit janë zhvilluar pesë lojëra gjuhësore: ,,Zëre

fjalën”,“Thuaje të kundërtën”,

,,Kërkojmë qifte”, “Loja me zë”, Fluturon,noton,kërcen,ec”39

Para zbatimit të secilës lojë,fëmijëve u janë shpjeguar rregullat,më pas ka rrjedhur dhe vetë loja.

-Zëre fjalën

38Ladika, Z. Čečuk, S. Dević, Đ. ,,Lojërat skenike për fëmijë” , Zagreb, 1983, fq. 3739 Po aty

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

26

Loja e parë e zhvilluar ishte ,,Zëre fjalën”.Luhej ashtu që personi i rritur thotë varg

fjalësh, derisa fëmija duhet të duartrokas kur dëgjon fjalën e cila dallon nga të tjerat.Shembujt u

ishin përshtatur disa prej grupeve sipas moshës së fëmijëve 5-6 dhe 6-7 vjeçe.Fëmijët më të rritur

rregullat e lojës i kanë përvetësuar para fëmijëve më të vegjël.Fëmijët pesëvjeçar në fillim të

lojës gjithnjë kanë brohoritur,e në çastin kur dëgjonin fjalën ndryshe, zëshëm edhe e

shqiptonin.40

Loja ,,Zëre fjalën”,luhej me qëllim që të shqiptoheshin fjalë të njëjta në radhitje dhe

njëra fjalë hiqet (mungon) dhe futet fjala e cila është e ngjashme me të shqiptuarat më

parë. Fëmijët duhet të dëgjojnë fjalën e cila nuk përputhet në rrjedhën erenditjes.

Fjalët që janë përdorur për lojën;

Bota,Bota,Gota,Bota Dimër,Dimër,Vjeshtë,DimërSupa,Supa,Kupa,Supa

Pas,Pas,Tas,PasRika,Rika,Pika,RikaHam,Ham,Kam,Ham

Vis,Vis,Fis,VisRrush,Rrush,Tush,Rrush Notoi,Notoi,Lotoi,Notoi…etj.

Pastaj,me njëduartrokitje e shqiptonin fjalën që dallonte nga tjerat,ndërsa fëmijët më të

rritur vetëm duartrokitnin,ashtu siç ishte përcaktuar edhe në rregullat e lojës.Qëllimi i lojës ishte,

zhvillimi i shqises së fëmijëve në dallimin e fonemave, duke dalluar tingujte të folurit.Konsideroj

së qëllimi është arritur sepse siç ka rrjedhur ritmi i lojës,fëmijëve rregullate lojës u janë bërë më

të qarta.Ku dhe gjithnjë, kush mëparë, diktuan fjalën e cila dallonte ngatjerat.41

-Thuaje të kundërtën- ishte loja e dytë.

40 Ladika, Z. Čečuk, S. Dević, Đ. ,,Lojërat skenike për fëmijë” , Zagreb, 1983, fq. 3941

Shimllesha, Pero: Roli i Pedagogjisë të loja e fëmijës parashkollor, Prishtinë, 1988, fq. 65

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

27

Udhëheqësi e thotë fjalën, ndërsa lojtari duhet të thotë kundërshtinë e asaj fjale(,,të kundërtën”

ose fjalën e kuptimit të kundërtë”).Nëse fëmija nuk përgjigjet, udhëheqësi i ndihmon të gjejë

përgjigjen.Pasi që fëmija arrin tek përgjigjëja, udhëheqësi i jep fjalën fëmijës tjetër.42

Disa nga fjalët të ofruara për lojën ,,Thuaje të kundërtën”, i theksojmë në vijim.Fëmijët 4-5

vjeçar: Vëllai-Motra,Nëna–Babai,Fillimi-Fundi,Vogëlushi-Vogëlushja,Thellë-Cekët,

Lart-Posht, Gëzimi-Hidhërimi,Qyteti-Fshati,Guximi-Frika,Hyrje-Dalje,Ndërtim-Rrënim,

Fig. Fëmijë në grupin e lojës ,,Thuaje të kundërtën”

Fëmijët 5-6 vjeçar: Shpesh-Rrallë, Mëngjesi-Mbrëmja, I pari- I fundit, Lindje-Perëndim, Mirë-

Keq, Njëjtë- Ndryshe,

Djalë- Vajzë, I uritur – I ngopur, Rinia-Pleqëria, Para-Pas.

Fillimisht iu dhanë rregullat e lojës fëmijëve.Fëmijët që në fillim të lojës vështirë arrinin deri të

zgjidhja, dhe që të arrinin deri të përgjigjja e saktë,u përdor rruga e asociacioneve.43

42 Ladika, Z. Čečuk, S. Dević, Đ. ,,Lojërat skenike për fëmijë” , Zagreb, 1983, fq. 4943

Shimllesha, Pero: Roli i Pedagogjisë të loja e fëmijës parashkollor, Prishtinë, 1988, fq. 53

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

28

Po ashtu, fëmijët ndihmuan njëri-tjetrin, të vinë deri të zgjidhja. Fjala ,,kundërshtuese”

më e vështirë ishte: E vërteta-gënjeshtra.Me këtë lojë u synua të arrihet ky qëllim që fëmijët të

zgjerojnë vokabularin e tyre.

- Loja me tinguj

Loja e tretë e zhvilluar në grup me fëmijët e kopshtit ,,Dielli”, ishte ,,Loja me tinguj”.

Fëmijëve udhëheqësi u jep udhëzime, dhe ata duhet fortë mirë të dëgjojnë dhe të mendojnë në të

shqiptuar, që të dinë se: a kanë të bëjnë për ta, udhëzimet.44

Udhëheqësi për shembull thotë: Të gjithë, të cilët kanë kapelën, zëshëm lë të shqiptojnë

tingullinK.

Të gjithë ata që kanë syze, lë të cicërojnë si zoguciu, ciu, ciu, sa më fort që mundin në

një frymë. Të gjithë që kanë sy të kaltër,lë të thonë aq më zëshëm që mundin, pesë herë fjalën

qielli! Të gjithë që dëshirojnë të qeshin sa më zëshëm lë të shqiptojnë hi, hi, hi, deri atëherë kur

unë them – Stop.

Të gjithë që kanë fanellën të gjelbër, lë të thonë tingullin Gj.

Të gjitha vajzat qetë, lë të thonë fjalën zogu.

Të gjithë ata që e duan ngjyrën e verdhë,lë të shqiptojnë tingullin V derisa unë them Stop.Të

gjithë djemtë tri here,lë të shqiptojnë tingullin R.

Si në secilën lojë, fillimisht janë sqaruar rregullat e vet lojës, pastaj ka rrjedhur loja.

Rregullat fëmijët i kuptuan shpejt, kështu që me lehtësi luajtën këtë lojë. Kjo lojë të fëmijët ka

zgjuar më së shumti interesim.Në këtë lojë morën pjesë me kënaqësi edhe fëmijët të cilët nuk

ishin sa duhet të interesuar për lojëra tjera gjuhësore. 45 Qëllimi gjuhësor i kësaj loje është

shqiptimi i tingujve, si dhe synimi edukativ.Poashtu,përvetësim njohurish me qëllim ushtrimi të

44Shimllesha, Pero: Roli i Pedagogjisë të loja e fëmijës parashkollor, Prishtinë, 1988, fq. 55

45 Po aty, fq 57

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

29

konkludimit logjik dhe ushtrim koncentrimi (përqëndrimi). Në lojë morën pjesë fëmijët e moshës

5-6 vjeçar.46

- Fluturon, kërcen, noton, ec!

Loja e radhës dhe e fundit që e zhvilluan fëmijët e këtij kopshti, ishte loja: ,,Fluturon,

kërcen,noton,ec!”.Qëllimi i lojës është zhvillimi i kujdesit verbal-dëgjimor.Të kuptohet të folurit

dhe begatimi ifjalorit,përvetësimi i emrave dhe foljeve.,

Kjo lojë zhvillohet në grupe ku edukatorja cakton me radhë secilin fëmijë në grup t`i prijë

lojës,me qëllim që të njihen me emra frymorësh apo sendesh, të cilët i përdorin gjatë

lojës.Poashtu njihen me veprime të këtyre emrave që nënkupton njohjen e foljeve në kategorinë

gramatikore.

Mbi të gjitha, qëllimi është tek përqëndrimi i fëmijës në zënien e fjalëve.Pra, vëmendje e

duhur në të dëgjuar dhe më pas në të folur.47Nga shembujt e zhvilluar në lojë, disa fëmijë kanë

dështuar në përgjigjen e saktë. Pikërisht sejanë treguar të nxituar dhe janë shprehur

gabimisht.Udhëheqësi i lojës në fillim kërkon nga fëmijët kujdes të duhur.Kur udhëheqësi e thotë

të vërtetën,diçka që është e mundshme në jetën reale, fëmija duhet të duartrokas.48

Kur udhëheqësi e thotë të pakuptimtën,fëmijët asgjë s`duhet të bëjnë.

U vërejt se fëmijët kanë njohuri elementare lidhur me këtë lojë, meqë kanë zhvilluar më

parë një lojë të tillë.Sidomos të kuptimi dhe veprimi i fjalës ,,fluturon”,gati secili prej tyre e

kishte të qartë se ka të bëjë me fluturimin e zogut,fluturës,aeroplanit etj.

Kështu që thuaja fare pak gabonin.

46Shimllesha, Pero: Roli i Pedagogjisë të loja e fëmijës parashkollor, Prishtinë, 1988, fq. 55

47 Po aty48 Piaget ,Jean .”Llojet e lojërave për fëmijë ”(JKT) Tiranë,2005, fq. 38

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

30

Fjalë të përdorura gjatë lojës:

Peshku noton. Njeriu ec. Qeni fluturon. Shtëpia kërcen. Tavolina noton.

Zogu fluturon. Jastëku ec. Fëmija noton. Macja kërcen. Flutura kërcen.

Aeroplani fluturon. Kali fluturon. Shtrati ec. Gjarpri kërcen.

Rregullat e lojës fëmijëve u ishin shumë të qarta dhe loja ju dukej interesante.Fëmijët

duartrokisnin kur dëgjonin ndonjë thënie të pakuptimtë dhe jo rrallë gjatë duatrokitjës shqiptonin

edhe “JO!”,për të dëshmuar se si fakti është i pavërtetë.

Rrjedha e lojës është ndërprerë shkurt kur një fëmijë me të dëgjuar ,,Macja kërcen”, tha

se si macja atë e ka gërvishtur.Pas tij dhe fëmijë tjerë kanë rrëfyer disa përjetime të veta.Loja

prapë vazhdoi,por disa fëmijë për vazhdimin e aktivitetit e humbën interesimin.

Fig. Pamje nga loja ‘Fluturon…” e zhvilluar me fëmijët parashkollorënë shkollën fillore ,,Dardania”, Pejë

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

31

3.1 PENGESAT GJATË LOJËS

Të grupi ,,Ylberi”, kishte problem të loja gjuhësore – telefoni i prishur.Një fëmijë në grup

ka problem me shqiptimin. Nga mosha tre vjeçare vijon ushtrime gjuhësoretë një logoped.

Gabimisht shqipton tingujt “L” dhe “S”

Fëmijët më vështirë e kuptojnë këtë lojë.Gjatë lojës u kuptua, se fëmija i cili gabim e shqiptonte

fjalën, ai gabimisht dhe dëgjonte.Andaj,jo drejt e shqiptonte fjalën.

Kështuqë, në lojë gjithnjë mbetej telefoni i prishur.Por problemin e zgjodhën bashkërisht

mësuesja me fëmijët tjerë,ashtu që fëmija radhitet në fund të grupit dhe shqipton fjalën zëshëm.

Fjalën e cila kishte tingujt “L” dhe “S” . Në vend të thoshte ,,Alo”,e shqiptonte ,,Allo” dhe fjalën

,,smundem”, e thoshtë “shmundem”49

Poashtu një vogëlushe, mjaft e zgjuar, qëllimisht ka shqiptuar fjalë të gabuara që të del

telefoni iprishur.Por, meqë fëmijët më zëshëm shqiptonin fjalët e lojës,u diktua se ajo qëllimisht

ka thënëfjalët gabim dhe është larguar nga loja.

Një rreth loje nuk ka marrë pjesë në lojë dhe nuk kishte problem.Më pas vogëlushja kërkon falje,

duke thënë se kujdesshëm do të dëgjojë.Duke u përpjekur të dërgojë fjalë të sakta,u kthye në

lojë.Por, u ul pranë edukatores.50

Te grupi i lojës gjuhësore “Iriqi”, një vogëlush ka probleme me motorikën.Një tjetër ka

problem me shqisen e dëgjimit.Nuk dëgjon kur i pëshpëritej në vesh.

Poashtu,kuptuam se problem paraqet edhe hapësira e duhur,e cila mungon për këta parashkollorë

në të cilën zhvillohen aktivitetete edukative parashkollore.

Në grupe ishin nga 11 fëmijë dhe tërë hapësira ishte e zënë me tavolina dhe karriga.Pak

vend për lojë.Shumicën e lojërava gjuhësore u duhet zhvilluar pranë tavolinës, se nuk kanë sa

duhet vend të ulen në tepih,njëri pranë tjetrit dhe të zhvillojnë si duhet lojën.

Fëmijëve i sjellin kënaqësi dhe sukses vetëm ato aktivitete, që ata i pëlqejnë dhe që bëhen

nëmënyrë bashkëpunuese.51

49 Piaget ,Jean .”Llojet e lojërave për fëmijë ”(JKT) Tiranë,2005, fq. 4750 Po aty51V.Ognjenović, V., D. Balić, Luajmë, shoqërohemi, punojmë …; Svjetlost - Novi Sad?

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

32

Fig. Pamje ilustrimi nga puna me fëmijët parashkollorë

Nga studimi që u krye, u vu re se motivimi i lojës gjuhësore është pjesë dhe faktor i

rëndësishëm në jetën e fëmijës parashkollor.Edukatori-ja,ka për detyrë të inkurajojë e të ruajë

individualitetine fëmijës.Përshtatja më e mirë e fëmijës në shkollë, dhe mundësia është më e

madhe për dije dhe angazhim aktivitetesh parashkollore.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

33

3.2 LOJËRAT GJUHËSORE NË PËRGJITHËSI

Si definicioni i lojërave gjuhësore mund të thuhet se është faktor i rëndësishëm në jetën e

fëmijës parashkollor. Përdorimi i gjuhës në grup lojërash,ku secila lojë ka rregullat e veta dhe

kontekstin e fjalëve të duhura të lojës,është pjesë e rritës së fëmijëve parashkollorë.

Gjuha është botë në vete,secili reagim gjuhësor – një lojë gjuhësore, do të thotë funksioni i

ndonjë rëndësie që kanë fjalët në përdorimin e vet .52

Lojërat gjuhësore janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e të folurit të fëmijët parashkollorë.

Këto lojëra duhet përfillur dhe zbatuar qysh në moshën e hershme tëfëmijërisë.

Përmes lojës gjuhësore fëmijës i ofrohet fjala dhe sqarimi i kuptimit të saj,përmes

veprimit,që ai të zhvillojë të kuptuarit dhe mundësinë e të menduarit.Kuptimi të parashkollorët

është një ecuri fillestare që vjen nga të menduarit e tij, që ka të bëjë me një send lëndor apo të

imagjinuar.Loja gjuhësore u mundëson fëmijëve një marrëdhënie të re mes përkatësive,deri me

tani të panjohura dhe krijon një lidhje midis fëmijës dhe paraqitjeve,parafytyrimeve etj. 53

Nga loja gjuhësore zhvillohet edhe mendimi krijues të fëmijët.Nis vetëdijesimi i hershëm

i tij dhe mundësia të jep mendim, i cili krijon,ndryshon,vë në lëvizje kurreshtjen dhe qëllimin e

tij.Në lojërat gjuhësore me fëmijët parashkollorë duhet patur kujdes në rëndësinë e fjalës së

shqiptuar, si tërësi absolute e komunikimit me ta, bashkëpunimit në lojë. Kënaqësia e lojës

shijohet përmes mënyrës së shqiptimit të fjalës.E qartë është se një lojë do të jetë në atë masë e

realizueshme, aq sa ne nuk kursejmë vetën në të shprehur,përjetimesh, ndjenjash,kreativitet dhe

mbi të gjitha;qartësi dhe saktësi.54

3.3. Lojërat gjuhësore në shërbim të nxitjes së të folurit të drejtë

52 Roller – Halačev, M. ,,Lojërat e fëmijëve parashkollorë”,Zagreb: Školska knjiga, 1985, fq. 4853 Roller – Halačev, M. ,,Lojërat e fëmijëve parashkollorë”,Zagreb: Školska knjiga, 1985, fq. 5154 Po aty, fq.52

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

34

Lojërat gjuhësore janë të gjitha ato lojëra të cilave mjet shprehës u është gjuha, në të gjitha

mënyrat e paraqitjes se saj.

Loja është aktivitet në të cilën kënaqen fëmijët.Gjuha ngusht është e lidhur me aftësitë

njerëzore.Lojërat gjuhësore për të talentuarit paraqesin lojën spontane. Mund të jenë lojëra me

fjalë, tinguj, forma morfologjike,fjali.

Loja gjuhësore përcaktohet edhe në hapësirë në të cilën të rriturit dhe fëmijët,lirohen në gjuhën

e vet.Në të cilën vërtet kënaqen duke përvetësuar rregullat dhe duke përvetësuar aftësitë e

veprimit, në harmoni me rregullat e shtruara ose të njëjtat dhe mund të mos përfillen.

Bashkëngjitja e lojës si veprimtari e natyrshme e fëmijës dhe gjuhës është njëri nga mjetet

themelore e marrëveshjes në botë.Fëmijës i mundëson mësim të pa ngarkuar,zotërimin e

roleve shoqërore dhe gjuhësore, shfrytëzimin e përvojës së trashëguar,individualitetin dhe

kreativitetin.55

Lojërat gjuhësore dhe aktivitetet duhet të jenë në forma të thjeshta, që janë efikase dhe të

përshtatshme.Secila lojë është e formuar ashtu që t`i ndihmojë zhvillimit të fëmijës dhe ka

qëllimin e vet që mund të arrihet.

Poashtu, fëmijës duhet ofruar mundësitë në të cilat lirisht mund të shprehet.E kjo

kryesisht mund të realizohet nepërmjet lojërave gjuhësore, kur të rriturit fëmijëve ju

lexojnë,këndo-rrëfejnë apo tregojnë ngjarje,ndodhi etj.Poashtu,me pjesëmarrje në dialogje me të

rriturit dhe me shprehje vetanake në monologje.Nga përshkrimi i secilës lojë lehtë diktohet

qëllimi i secilit ktivitet.Kështuqë edhe ky fakt mund të jetë vendimtar gjatë përzgjedhjes së lojës

gjuhësore.56

3.4 Lojërat gjuhësore skenike për parashkollorët

55 Mato, Erlehta, “Disa veçori gjuhësore dhe sociale të parashkollorit’, Tiranë,1995, fq. 3656 Po aty, fq.37

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

35

Lojërat skenike natyrisht që zhvillohen si lojë gjuhësore, lojëra këto të organizuar kreative.Mjetet

e këtyre lojërave janë:fjala,lëvizja dhe zëri.Punohet në tri synime:të mendojë,të

përjetoë,tëshprehet.

Lojërat gjuhësore skenike të fëmijët parashkollorë zhvillojnë imagjinatën,të shprehurit e

drejtë,begatimin e fjalorit ,shkathtësinë,pjekurinë…Në programin parashkollor i kushtohet një

rëndësi e veçantë aplikimit të lojërave gjuhësore skenike, në promovimin e aftësive për të

shkruar dhe lexuar, duke u mbështetur në parimet e teorisë së Vigotskit dhe punës së nxënësit të

tij Elkonit.57 Duke iu ofruar materiale skenike dhe duke mundësuar zgjatjen e procesit të luajtjes

së lojës.

Nënat duke përcjellur një lojë gjuhësore skenike të fëmijëve të tyre parashkollorë

Edukatorët mbështesin lojën e fëmijëve duke iu ndihmuar atyre të krijojnë situata imagjinare.

Fëmijët me përkrahjen e edukatores hartojnë skenarët e lojës në të shkruar, ku përfshijnë temën,

rolet si dhe rregullat mbi të cilat bazohet loja.

P.sh. edukatorja e ndihmon pasurimin e fjalorit me fjalë të reja tek fëmijët, atëherë kur ajo

prezanton materialet. Disa nga përparsitë e edukimit skenik vërehen si vijon:

57 Kagan, Moore & Bredekapm. Edukimi skenik i fëmijëve parashkollorë , Childhood Education, Finding theBalance, 1995, fq. 50

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

36

- Luajtja e rolit ndikon në zgjidhjen e shqetësimeve të brendshme, konfliktit, frikës.

- Ndihmon zhvillimin e të folurit, modulimin, shqiptimin, cilësinë e të shprehurit.

- Roli i ofron fëmijës mundësinë të bëhet dikush tjetër dhe kështu tregon gjendjen e vet

emocionale, qoftë emocione negative apo pozitive.

- Zhvillon vetëkontrollin, tolerancën, durimin, dëgjimin, respektin etj.58

Pra, edukimi skenik ndikon në formimin shoqëror dhe estetik, fizik dhe moral, si dhe në vetë

filozofinë e fëmijës për botën në përgjithësi.Për këtë arsye duhet zhvilluar lojëra gjuhësore

nëpërmjet skenës.Të mësohet fëmija të luaj rolin e dhënë, duke u kënaqur me të dhe duke njohur

vetën dhe botën përreth.

Fig. Pamje nga një lojë skenike kukullash, me fëmijët parashkollorë

4. P Ë R F U N D I M I

58Kagan, Moore & Bredekapm. Edukimi skenik i fëmijëve parashkollorë, Childhood Education, Finding the Balance, 1995

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

37

Roli i edukatorit është i rëndësishëm në zhvillimin e shkathtësive paralexuese dhe

zhvillimit të të folurit të fëmijët. Ata kalojnë më së shumti kohë me fëmijët kështuqë dhe mund

t`i orientojnë fëmijët, në cilën mënyrë më së miri të zhvillojnë aftësitë e veta paralexuese dhe

lexuese.

Mund të thuhet se për zhvillimin e shkathtësive paralexuese,më e rëndësishmja është

rrethi cilësor.Prindërit krijojnë themelin e zhvillimit të ardhshëm të shkathtësive paralexuese.

Fëmijët me vështirësi duhet orientuar në problem dhe në zgjidhjen e tij.Në punë me fëmijët

shumë është e rëndësishme rrethi qe ndikon në zhvillimin e tyre.Në rrethin mund të numërojmë

prindërit, kopshte dhe shkolla.

Të fëmijët është shumë e rëndësishme që të luajnë lojërat gjuhësore dhe kështu zhvillojnë

të folurit e tyre dhe shkathtësitë paralexuese.Ka mjaft lojëra gjuhësore me të cilat mund të

zhvillohet të folurit dhe aftësitë e të folurit.

Në punën me fëmijët është diktuar se fëmijët parashkollorë i duan lojërat gjuhësore dhe me ta

duhet zhvilluarr sa më shumë lojëra gjuhësore.

Fëmijët e përvetësojnë mësimin përmes lojës.Mësimi përmes lojës më mirë ndikon në

zhvillimin e fëmijës dhe më mirë rrjedhë mësimi.Në vitet e para të jetës,fëmijërinë e

hershme,realizohet zhvillimi më intenziv në fushën e zhvillimit fizik,kognitiv,

psikik,social,emocional dhe zhvillimit moral. Kështuqë,intervenimet e të rriturve nga rrethi i

fëmijës,të paqëllim dhe me qëllim, përcaktojnë zhvillimin e gjithmbarshëm të fëmijës.

Nëse në këtë moshë lëshohet kjo mundësi veprimi në fushën e zhvillimit të gjithmbarshëm të

fëmijës, kjo vështirë plotësohet më vonë në jetë.59

Në moshën parashkollore zhvillohet shkrimi i hershëm, shkathtësitë folëse gjuhësore dhe

paralexuese të cilat fëmija duhet zhvilluar deri të shkojë në shkollë.Derisa lexojnë ilustrime,

fëmijët mësojnë të dallojnë tekstin nga fotografia.Poashtu diktojnë që tekstin e përcjellim majtas

- djathtas,lart - posht.Fillojnë të zhvillojnë të gjitha nivelet e vetëdijes fonologjike.Procesi i

leximit lëviz nga tërësia tek pjesët e tekstit.Loja gjuhësore, paralexuese është pjesa më e

rëndësishme në fëmijëri, se nëpërmjets saj mësohet,zhvillohet,kënaqet dhe përgatitet për jetën e

ardhëshme

Nga shembuj konkret të lojës gjuhësore që u paraqiten në këtë punim diplome ,,Roli i

lojërave gjuhësore në klasën parashkollore”, u vërtetua hipoteza e shumë pedagogëve,

59 Fëmija dhe arti skenik, Zagreb: Školska knjiga Maleš, D. Stričević, J, 1991, fq.60

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

38

psikologëve, edukatorëve dhe njërëzve tjerë kompetent, së fëmija rritet dhe zhvillohet më

lehtë,më kthjelltë dhe më disponueshëm, pikërisht nëpërmjet lojërave gjuhësore. Aktivitetet

duhet të jenë në forma të thjeshta, që janë edhe efikase edhe të përshtatshme.Secila lojëështë e

formuar, ashtu që t`i ndihmojë zhvillimit të fëmijës dhe ka qëllimin e vet që mund të arrihet.60

5. L I T E R A T U R A

60 Fëmija dhe arti skenik, Zagreb: Školska knjiga Maleš, D. Stričević, J, 1991, 62

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Berisha.pdfkomunikimit dhe kreativitetit.8 Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi

39

- Roller – Halačev, M. (1985). Igre predškolske djece 1. Zagreb: Školska knjiga

- Karaj, Theodhori., (2005), Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë.

- Krasniqi, Islam., (1997), Mësimi i leximit dhe i shkrimit fillestar, Prishtinë.

- MASHT, (2006), Kurriikula e Edukimit Parashkollor në Kosovë, Prishtinë.

- Mato, Erlehta, Kamani, Pranvera, Sina, Edlira., (2010), Një botë për t’u zbuluar, Save theChildren, Tiranë.

- Mato, Erlehta., (1995), Disa veçori psikologjike dhe sociale të parashkollorit, Tiranë.

- Vidovic, V. V., Zhvillimi normal dhe programet e zakonshme të fëmijëve, Shoqata përNdihmë Psikosociale, Tiranë, 2001.

- Vadahi, Fatmir., Pedagogjia Parashkollore, Camak-Pipa, Shkodër, 2002.

- American Psychological Association, (2004). Violent Video Games: Psychologist Help ProtectChildren from Harmful Effects.

- Dragoti Edmond (2004). “Psikologjia Sociale”, Shtypur në Republikën e Shqipërisë.

- Musai Bardhyl (1999). “Psikologji Edukimi – zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia”, ShtëpiaBotuese “PEGI”, Tiranë.

- Shimllesha, Pero: Pedagogjia II, Prishtinë, 1988

- Kraja, Musa: Pedagogjia, Tiranë, 1998

- Zylfiu, Njazi: Didaktika, Prishtine, 2004

- Colić, V., Ognjenović, V., D. Balić, Igramo se družimo, radimo…; Svjetlost - Novi Sad

- Ladika, Z., Čečuk, S. , Dević, Đ., (1983.) Dramske igre za djecu : Zagreb

- Piaget ,Jean .”Mbi pedagogjine”(JKT) Tiranë,2005

-Dijete i scenska umjetnost. Zagreb: Školska knjiga Maleš, D., Stričević, J. (1991.)