8
2016 – ta, viti i investimeve të mëdha në shkolla Organ i Bashkisë së Elbasanit ALMANAK FALAS E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 120 / SHTATOR 2016 GAZETË E SË HËNËS Prioritete të Bashkisë Faqe 4-5 Ministria e Zhvillimit Urban ka bërë që disa nga familjet rome të cilat kishin aplikuar për banesa sociale të jenë përfitues të tyre. Ky program social strehimi është aplikuar për herë të parë në qytetin e Elbasanit dhe aktualisht përfitues janë 6 familje. Falë ketij programi familjet në nevojë do mund të përfitojnë banesat bonus sapo të përfundojnë edhe detajet e fundit të kontratave. Fituesit e këtyre bonuseve më parë kanë bërë aplikimin për banesë duke paraqitur të gjithë dokumentacionin që kërkohej. Bonusi që këto familje përfitojnë është së qeraja e banesave ku ata do të strehohen, e cila do të mbulohet Banesa sociale për familjet rome nga Ministria e Zhvillimit Urban. Anëtarët e Lëvizjes Rome dhe Egjyptianë, falë kujdesit të kësaj ministrie, kanë mundur të realizonin këtë program. Ndërkohë vetë individët të cilët janë përfitues të këtyre banesave shprehen falenderues për këtë mundësi si dhe presin që të zgjidhet sa më shpejt çështja e kontratave për tu zhvendosur në banesa. Gjithësej numri i aplikimeve për të përfituar bonuset për banesat sociale ka qenë 30, nga të cilët përfitues u përzgjodhën 6 familje pasi aplikantët e tjerë nuk plotësonin kriteret që kërkohen për të përfituar nga ky shërbim. Investimet e Bashkisë për infrastrukturën Objekti i radhës ku do të investohen 190.995.623,46 leke është rruga “28 Nëntori”. Në këtë rrugë ka filluar puna për asfaltimin dhe sistemimin e saj. Sipërfaqja që asfaltohet është 17577 metër katror. Përgjatë sipërfaqes së trotuarit do të mbillen 131 pemë dhe do të vendosen 74 objekte për ndriçimin rrugor. Duke qenë se ky aks është një ndër kryesorët e qytetit, ndërhyrja në të do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, si rrugor edhe atë këmbësor. Punimet mbi këtë aks pritet të mbarojnë brenda harkut kohor të 8 muajve. Ndërkohë edhe në disa rrugë të tjera të qytetit janë duke vijuar punimet për rikonstruksionin e tyre, dhe pritet të mbarojnë së shpejti. Gjithashtu një tjetër aks i rëndësishëm për të cilin është duke u punuar, është ai që lidh zonën turistike të Byshekut me rrugën Elbasan-Gjinar, ç’ka pritet që të sjellë ndikim mjaftë pozitive në frekuentimin e kësaj zone turistike nga qytetarët e Elbasanit, por jo vetëm. Rruga " Egnatia " , vepra gjigande e antikitetit Faqe 7 Ministria e Zhvillimit Urban

Elbasan - E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 120 ... 120.pdfngritja në mësim janë ankthet e para që përjeton fëmija, por, që sipas psikologëve me mbështetjen maksimale të prindërve,

  • Upload
    others

  • View
    18

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

2016 – ta, viti i investimeve

të mëdha në shkolla

Organ i Bashkisë së Elbasanit

ALMANAKFALAS E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 120 / SHTATOR 2016 GAZETË E SË HËNËS

Prioritete të Bashkisë

Faqe 4-5

Ministria e Zhvillimit Urban ka bërë që disa nga familjet rome të cilat kishin aplikuar për banesa sociale të jenë përfitues të tyre. Ky program social strehimi është aplikuar për herë të parë në qytetin e Elbasanit dhe aktualisht përfitues janë 6 familje. Falë ketij programi familjet në nevojë do mund të përfitojnë banesat bonus sapo të përfundojnë edhe detajet e fundit të kontratave. Fituesit e këtyre bonuseve më parë kanë bërë aplikimin për banesë duke paraqitur të gjithë dokumentacionin që kërkohej. Bonusi që këto familje përfitojnë është së qeraja e banesave ku ata do të strehohen, e cila do të mbulohet

Banesa sociale për familjet rome

nga Ministria e Zhvillimit Urban. Anëtarët e Lëvizjes Rome dhe Egjyptianë, falë kujdesit të kësaj ministrie, kanë mundur të realizonin këtë program.Ndërkohë vetë individët të cilët janë përfitues të këtyre banesave shprehen falenderues për këtë mundësi si dhe presin që të zgjidhet sa më shpejt çështja e kontratave për tu zhvendosur në banesa.Gjithësej numri i aplikimeve për të përfituar bonuset për banesat sociale ka qenë 30, nga të cilët përfitues u përzgjodhën 6 familje pasi aplikantët e tjerë nuk plotësonin kriteret që kërkohen për të përfituar nga ky shërbim.

Investimet e Bashkisë për infrastrukturën

Objekti i radhës ku do të investohen 190.995.623,46 leke është rruga “28 Nëntori”. Në këtë rrugë ka filluar puna për asfaltimin dhe sistemimin e saj. Sipërfaqja që asfaltohet është 17577 metër katror.Përgjatë sipërfaqes së trotuarit do të mbillen 131 pemë dhe do të vendosen 74 objekte për ndriçimin rrugor. Duke qenë se ky aks është një ndër kryesorët e qytetit, ndërhyrja në të do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, si rrugor edhe atë këmbësor. Punimet mbi këtë aks pritet të mbarojnë brenda harkut kohor të 8 muajve. Ndërkohë edhe në disa rrugë të tjera të qytetit janë duke vijuar punimet për rikonstruksionin e tyre, dhe pritet të mbarojnë së shpejti. Gjithashtu një tjetër aks i rëndësishëm për të cilin është duke u punuar, është ai që lidh zonën turistike të Byshekut me rrugën Elbasan-Gjinar, ç’ka pritet që të sjellë ndikim mjaftë pozitive në frekuentimin e kësaj zone turistike nga qytetarët e Elbasanit, por jo vetëm.

Rruga " Egnatia " ,

vepra gjigande

e antikitetitFaqe 7

Ministria e Zhvillimit Urban

2 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 19 shtator 2016

Në vijim të vizitave dhe urimeve për nisjen e vitit të ri shkollor, kreu i Bashkisë Qazim Sejdini nuk mund të linte pa vizituar dhe uruar edhe edukatorët dhe vogëlushët e kopshteve në qytet. Ai është ndalur tek kopshti Nr 9 ku edhe është pritur me ngrohtësi nga edukatorët e këtij kopështi dhe fëmijët.I ulur bashkë me ta, kreu i Bashkisë ka zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë me ta, ku mes përqafimeve iu ka premtuar fëmijëve atë që ata dëshirojnë, më shumë lodra dhe kushte komode për të kaluar ditë të bukura dhe argëtuese në kopësht. “ Edhe në vitet në vijim ne do të investojmë për më shumë kushte komode për ju fëmijë, për më shumë lodra, si edhe ambjente me qëllim që kopështi të kthehet si një nga ambjentet më të dëshiruara për ju”, tha kreu i Bashkisë. Pasi ka vizituar ambientet e këtij kopështi i cili nga viti në vit ka njohur investime, kreu i Bashkisë vlerësoi edhe punën e stafit.

Aktualitet

2016 – ta, viti i investimeve të mëdha në shkolla

Ja shkollat në rikonstruksion:

14 shkolla të cilat konsistojnë në lyerjen e fasadave si edhe investime në infrastrukturë.14 kopshte dhe çerdhe, si dhe disa shkolla në 10- Njësitë Administrative të qytetit të Elbasanit

Kryetari i Bashkisë uron për Vitin e Ri shkollor

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini ka uruar të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, për një vit të mbarë shkollor. Nga shkolla 9 – vjeçare “ Sulejman Harri”, kreu i Bashkisë Qazim Sejdini ka uruar nxënësit në veçanti ata të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës për një vit të mbarë shkollor.

- “ Uroj të gjithë nxënësit që të kenë rezultate sa më të larta në këtë vit të ri shkollor,të jetë një vit i mbarë, shpresoj të nxini sa më shumë dije. Ndërsa një urim shkon për mësuesit dhe prindërit. -”Ju mësues edhe prindër të jeni sa më shumë pranë nxënësve dhe të shpërndani sa më shumë dije për ta”.Në vijim kreu i Bashkisë ka vizituar klasat duke u ndalur tek fëmijët të cilët janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës. Pasi i ka cilësuar ata si e ardhmja e vendit, kreu i Bashkisë Qazim Sejdini ju drejtua fëmijëve me fjalët “ ju jeni armata jonë e ardhme, ndaj dhe duhet të mësoni sa më shumë për të nderuar prindërit dhe mësuesit tuaj”.

... dhe një urim për vogëlushët e kopshteve !

Duke u cilësuar si viti i investimeve të mëdha në shkolla, në këtë vit të ri shkollor, kreu i Bashkisë Qazim Sejdini ka inspektuar nga afër punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9–vjeçare “Qamil Guranjanaku”, i cilësuar si një nga investimet më të mëdha të

Bashkisë për këtë vit. Që nga muaji janar i këtij viti, Bashkia ka nisur investimet në rikonstruksionin total të infrastrukturës në shumë shkolla në qytet, por edhe në Njësitë Administrative, me një vlerë investimi prej 2 milion euro. Gjatë inspektimit të punimeve

Gazetë e së hënës 19 shtator 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 3Aktualitet

2016-ta, viti i investimeve në arsim dhe kulturë

në këtë shkollë, kreu i Bashkisë Qazim Sejdini e cilësoi vitin 2016 si vitin e investimeve në shkolla, ndërsa premtoi se këto investime do të vijojnë me qëllim që nxënësit dhe mësuesit të kenë kushte sa më komode”. - “Ky vit i ri shkollor ka nisur me investime të cilat vijojnë si edhe disa janë të përfunduara tashmë. Janë rreth 1 milion euro investime në të gjithë Bashkinë e Elbasanit, ku aktualisht janë 9 - shkolla në rikonstruksion, 8 – të prej të cilave në Njësitë Administrative të qytetit të Elbasanit. Aktualisht në shkollën “Qamil Guranaku” vijonë intensivisht punimet me qëllim që brenda muajit shtator shkolla të jetë e përfunduar totalisht si nga fasada e jashtme e saj ashtu edhe në ambientet e brendshme.

Njëkohësisht kanë përfunduar investimet në infrastrukturë në shumë kopshte dhe shkolla, që konsistojnë në lyerje të fasadave si edhe ambienteve të brendshme të cilat janë gati në këtë fillim të vitit të ri shkollor. Investimet e Bashkisë për arsimin nuk do të mungojnë, ato do të jenë intensive, do të karakterizohen nga një sistemim total jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në sistemin e ngrohjes së shkollave, me qëllim që fëmijët dhe mësuesit ta kenë sa më të lehtë dhe komod të nxënit në shkolla”, tha kreu i Bashkisë Qazim Sejdini.

Ja disa këshilla për rikthimin e fëmijës në shkollë !

Rikthimi në shkollë pas një periudhe të gjatë pushimesh verore, shkakton disa pasoja tek fëmijët që sipas psikologëve janë kalimtare. Ankthi dhe stresi janë dy nga fenomenet me të cilat përballet fëmija në ditët e para të nisjes së vitit të ri shkollor. Zgjimi në mëngjes, rikthimi i bërjes së detyrave dhe ngritja në mësim janë ankthet e para që përjeton fëmija, por, që sipas psikologëve me mbështetjen maksimale të prindërve, mund të kalohet lehtë. Sipas psigologëve ekziston një zgjidhje, pasi sipas tyre, ankthi dhe stresi janë fenomene që ekzistojnë vetëm në ditët e para të shkollës tek fëmija, më pas trupi dhe mendja mësohen përsëri me ritmet e zakonshme. Specialistë shtojnë se strategjia më e mirë në këto raste është që fëmija duhet ta kapë ritmin e shkollës në mënyrë graduale. Këshillohet që prindërit, jo të gjitha aktivitetet normale t’ia nisin fëmijëve në të njëjtën kohë. Për të kaluar këtë fazë kritike, prindërit duhet të jenë më shumë të disponueshëm se zakonisht, ato duhet t’i japin fëmijës të gjithë mbështetjen e nevojshme deri në rehabilitimin e tyre në bërjen sistematikisht të detyrave shkollore. Këshilla më e mirë është që prindërit të fillojnë përgatitjen e mendjes dhe trupit për rifillimin e rutinës së përditshme të paktën një javë para nisjes së shkollës. Duhet që fëmijët të flenë më herët se në periudhën e pushimeve, një mënyrë kjo për tu zgjuar në kohë për fillimin e aktiviteteve shkollore. Fëmija duhet të ushqehet shëndetshëm dhe në mënyrë të rregullt. Për tu mos u harruar është fakti së fëmija duhet të bëjë ushtrime dhe tekste shkollore që para se të nisë ajo, në mënyrë që të mos harrojnë ato që ka mësuar dhe për të mbajtur mendjen të trajnuar. Më kryesorja, sipas tyre është që fëmija duhet të trajnohet psikologjikisht dhe kjo është një nga detyrat më të vështira të prindërve në këtë periudhë kohe.

4 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 19 shtator 2016 Forum

Bashkia: Prioritet i

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini, zv.ministrja e Integrimit Eralda Çani dhe prefekti Arben Kamami morën pjesë në takimin e zhvilluar në Elbasan nga Rrjeti i Informimit të Bashkimit Europian.Takimi me temë “Përfitimet e Integrimit të Shqipërisë në BE” kishte për qëllim përfshirjen e qytetarëve dhe të të gjithë aktorëve të shoqërisë në procesin e integrimit.Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë vlerësoi zhvillimin e të tilla

Forumi Qytetar: Pëfitimet e Shqipërisë nga Integrimi në BE

aktiviteteve të cilat, sipas tij, luajnë një rol të rëndësishëm në realizimin e ëndrrës së të gjithë shqiptarëve për integrimin europian. - “Në fakt, vijoi më tej Sejdini, Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë e pandashme e vendeve dhe popujve të kontinentit europian, natyrshëm dhe jo vetëm gjeografikisht. Integrimi Europian do të garantojë integritetin dhe prosperitetin e vendit tonë, e sigurisht këto do të mbështeten në asistencën

financiare, asistencë e projekte zhvillimi për të cilat kemi shumë nevojë edhe në nivel lokal.”Përsa u përket investimeve, sidomos në nivel lokal, Sejdini kërkoi që këto forume dhe inisiativa të jenë të vazhdueshme, jo vetëm të informojnë mbi përfitimet e vendit tonë nga integrimi në BE, por sidomos edhe në kriteret apo detyrimet që ka çdo institucion shqiptar për realizimin e kësaj ëndrre, e për të shkuar për më

tej tek çdo qytetar. Kryetari Bashkisë theksoi se në Bashkinë e Elbasanit janë bërë përpjekje të vazhdueshme për respektimin e atyre kritereve që lidhen me pushtetin vendor, si në Administratë, të Drejtat e Njeriut, të drejtat e komunitetit Rom dhe mosdiskriminimin e komunitetit LGBT. Sejdini u shpreh besimplotë se duke bërë secili institucion, por edhe çdo qytetar me përgjegjësi pjesën e tij, ne do të jemi shpejt pjesë

Gazetë e së hënës 19 shtator 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 5Forum

prioriteteve, Integrimi e Bashkimit Europian, dhe Shqipëria, por edhe BE–ja do të kenë përfitime të ndërsjellta. Zv/ ministria Eralda Cani në këtë diskutim është ndalur tek zbatimi i reformave si faktor kyç për anëtarësimin e vendit tonë në BE. “Çështjet e integrimit nuk janë vetëm çështje të reformave madhore, por janë çështje që prekin drejtëpërdrejtë jetën tonë të përditshme. Proçesi i integrimit në vetvete është

gjithpërfshirës, kemi tashmë që në fillim të vitit 90 që kemi kërkuar të bëhemi pjesë e BE – së dhe ende jemi në pritje e sipër, pasi mesa duket proçesi nuk ka qenë aq i lehtë. Mund të mendohet dhe ndoshta mund të perceptohet më shumë se çështja e integrimit është çështje e miratimit të rregullave, BE ka një sërë traktatesh, direktivash, rezolutash, me të cilat ne do të duhet t’i përqasim me rregullat shqiptare. Një dimension tjetër i komunikimit dhe detyrim që ne kemi kundrejt proçesit të integrimit është organizimi administrativ, përpos rregullit duhet të kesh një strukturë të caktuar. Një nga aspektet e tjera që ne në mënyrë të vazhdueshme na është kërkuar që të kujdesemi është organizimi i administratës në vendin tonë. Dimensioni i organizimit administrativ është një nga kriteret e lidhura ngushtë me kriterin e Kopenhagenit, dhe Madridit të

cilat vijnë për shkak të proçesit të integrimit. Edhe pse mund të mendohet se organizimi administrativ është një çështje e brendshme e pushtetit, ne kemi për detyrë që të krijojmë të gjitha strukturat e domosdoshme të cilat kërkohen nga BE. Përpos kësaj duhet të forcojmë edhe strukturat e inspektimit në vendin tonë”, tha zv/ ministrja. Edhe Prefekti Arben Kamami i pranishëm

në këtë diskutim vlerësoi nismën e ndërrmarë nga Ministria e Integrimit duke pohuar se “ nisma të tilla duhet të promovohen dhe njëkohësisht të jenë sa më të shpeshta duke përfshirë grupe më të zgjeruara”. Në vijim Prefekti Arben Kamami tha se

“u bënë pak më shumë se dy vite që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe qeveria është angazhuar në përmbushjen e detyrimeve për të hapur sa më parë negociatat për anëtarsim. Proçesi i integrimit në Bashkimin Europian është i gjatë dhe gjithëpërfshirës, por që do të ndihmojë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe do të përmirësojë jetën

e qytetarëve shqiptarë. Reforma në drejtësi është një gur i rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit, e cila do tu ofrojë qytetarëve një drejtësi shpesh herë të munguar. Integrimi nuk nënkupton vetëm angazhim të qeverisë, por është i të gjithë

shoqërisë. Administrata në respekt të parimeve të mirë administrimit duhet të garantojë respektimin e të drejtave dhe interesave legjitime të qytetarëve, -tha Kamami.Më tej, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të pushtetit lokal, qytetarë dhe media diskutuan mbi përfitimet e vendit nga zbatimi i reformave prioritare në fushat e drejtësisë, administratës publike, të drejtat e

njeriut, luftës kundër korrupsionit dhe trafiqeve. Sipas ekspertëve, të cilët morën pjesë në këtë takim, zbatimi i reformave në fushën e ekonomisë, drejtësisë dhe të drejtave te njeriut janë kusht themelor për integrimin e vendit.

6 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 19 shtator 2016 Sport

Finalizohet marrëveshja mes Bashkisë

dhe Shoqërisë Level Up S.A, qëdo të administrojë F . K “ Elbasani ”

Dy firma për futbollin

Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini ka firmosur marrëveshjen me përfaqësuesit e Kompanisë Angleze të cilët tashmë do të administrojnë Klubin e Futbollit të Elbasanit.Finalizimi i kësaj marrëveshje do të hapë edhe dritën jeshile për ringritjen e këtij klubi, si edhe do t’i japë fund një maratone të gjatë diskutimesh dhe shqetësimesh.Shoqëria “F.K Elbasani” përbëhej nga dy ortakë, Arben Laze me 46% dhe Bashkia me 54% të aksioneve. Kreu i Bashkisë Qazim Sejdini para firmosjes së marrëveshjes me shoqërinë Level Up S.A, ra dakord që emri i KF Elbasani të jetë i pandryshueshëm, si edhe detyrimi financiar ndaj Drejtorisë së Tatimeve që janë 30 milionë lekë, detyrimet ndaj të tretëve që janë 20 milion lekë dhe çdo detyrim tjetër të mbetur të shoqërisë të përballohen nga shoqëria Level Up S.A. Këto detyrime të cilat arrijnë vlerën e 1 milion eurove me marrëveshje do t’i kalojë kompanisë me qendër në Zvicër.

Nga ana e saj shoqëria Level Up S.A është zotuar se pas marrëveshjes do të financojë në ngritjen e nivelit të lojtarëve të këtij klubi dhe

në ndërtimin e disa këndeve dhe ambienteve sportive në qytetin e Elbasanit, të nevojshme për stërvitjen e lojtarëve dhe organizimin e

aktiviteteve sportive”.LEVEL UP SA kryen aktivitetin e saj ndër të tjera edhe në fushën e promovimit, zhvillimit dhe mbështetjes së aktiviteteve sportive dhe klubeve sportive, veçanërisht në atë të futbollit. Aktiviteti i kësaj kompanie zhvillohet kryesisht në Angli, por gjithashtu edhe në Europë dhe në Amerikën e Veriut.Në kërkesën e saj drejtuar Bashkisë së Elbasanit, drejtuesit e kësaj kompanie shprehen se qëllimi i tyre është ngritja e nivelit të futbollit në qytetin e Elbasanit, qytet që njihet për vlerat e tij sportdashëse. Kjo shoqëri prej disa kohësh janë interesuar për të administruar, drejtuar dhe financuar Klubin e Futbollit të Elbsanit, i cili aktualisht është i organizuar si Shoqëri Sportive.

Gazetë e së hënës 19 shtator 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 7 Histori

Rruga " Egnatia " , vepra gjigande e antikitetit

Ndonëse qyteti i Elbasanit u njoh në histori në periudhën e Ilirisë, mendohet se në kohën e pushtimit romak në vitet 229 - 168 p.e.s. ky qytet u shkatërrua prej tyre, për të rilindur më vonë. Nuk ka dokumenta të shkruara dhe shenja të qarta arkeologjike që dëshmojnë për ekzistencën e qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme antike, ndërsa popullimi i zonave rreth tij nga ilirët vendas, vërtetohet më së miri nga gjurmimet arkeologjike, si Tumat (kodërvarret) në fushën e Pazhokut, në fshatin Shalës afër Cerrikut apo objektet prej terrakote (baltë e pjekur), që i përkasin periudhës helenistike të zbuluara në fundin e liqenit të Seferanit në Belësh, të cilat banorët vendas paganë ia blatonin perëndeshës Afërditë.

- Rruga Egnatia –

“ Rruga Egnatia” mori emrin e realizuesit të kësaj vepre gjigande të antikitetit, i cili ishte gjykatësi romak në Selanik, i quajtur Cnaeus Egnatius, i biri i Caius prokonsull në Selanik. Pra, u ndërtua nga romakët për qëllime ushtarake dhe tregtare gjatë mësymjeve të tyre në Hiri, Maqedoni dhe Greq.Kjo rrugë, në një gjatësi 535 milje , gjerë 30 këmbë, e ndërtuar me gurë , shërbente edhe për transport udhëtarësh dhe mallrash. Përgjatë saj kishte sheshe dhe vendpushime të ngjashme me stacionet e sotme. Burimi më i besuar deri me sot mbi këtë rruge është itinerari i Bordosë, i shkruar nga një murg i panjohur në vitin 333 e.s gjatë kthimit të tij nga Jeruzalemi.“Ai ka shënuar stacionet dhe distancat nga njëri stacion te tjetri. Distancat janë matur me udhëtime gjysmëdite. Stacionet ku ai ka fjetur i ka shënuar si “mansio” dhe ato ku ka ndërruar kuajt si “mutatje”. Mendohet se stacionet ishin 30-40 milje larg njeri-tjetrit dhe shërbenin

për shlodhje, ushqim etj. Rruga Egnatia, e cila kalon edhe në Elbasan, zë fill në Durrës me dy degëzime, njëra të shpie në Apoloni dhe tjetra vijon nga Ura e Dajlanit-Shkëmbi i Kavajës-Kavajë, kalon lumin e Darit mbi një urë-Rani i Gores-Bishti i Zhurit-Peqin. Nuk ka shenja për stacione të mundëshme nga Durrësi deri në Peqin. Nga Peqini deri në Elbasan ka vetëm nje stacion i quajtur Add Quintum i cili ndodhet në fshatin Bradashesh. Më pas kjo rrugë shtrihet në Elbasan- Mengël-Labinot-Fushë, Mirakë (stacioni Genesis), kalon në anën tjetër të Shkumbinit dhe njëkohësisht i shmanget bregut të lumit duke u ngjitur nëpër male - Babje (stacioni Ad Dianam- Tempulli i Dianës), Spathare- Dardhë- Gurrat e Zeza- Qukës - kalon sërish lumin Shkumbin- Fusha e Domosdovës-Qafë- Thanë e më tej në Strugë- Ohër- ¬Manastir (sot Bitola, Maqedoni)- Selanik (Greqi) dhe vijon deri në Stamboll e përtej. Degëzimi i Apolonisë, bashkohet me pjesën kryesore pikërisht në qytetin e Peqinit. Një arterie tjetër e kësaj rruge pasi përshkonte Korgën dhe Beratin, futej në zonën e Dumresë (Belësh-Shalës¬-Cerrik) dhe

bashkohej me magjistralin kryesor pikërisht në lumin Shkumbin, ku ka qenë ndërtuar edhe një urë, bazamentet e së cilës, ndonëse të rrënuara, ruhen ende në shtratin e këtij lumi dhe pikërisht në fshatin Topçias ose ku bashkohet derdhja e përroit të Zaranikës me lumin e Shkumbinit. Nëndegëzime apo rrugë sekondare kjo rrugë ka pasur edhe në zona të tjera të Elbasanit. Për herë të pare, këtë rrugë e përmend Polibi në vitin 120 p.e.s. dhe më pas Straboni. Ky i fundit thotë se rruga kishte dy degëzime, njëra nga Durrësi dhe tjetra nga Apolonia. Po nga Straboni mësojmë se një pjesë e rrugës quhej rruga e Kandavisë ( Kandavia quhej atëherë një mal me

emër ilir në malësinë e Polisit në Elbasan). Kjo rrugë, e ndërtuar nga romakët, është vazhdim i rrugës Apia dhe niste me itinerarin: Romë-Beneventum-Brindizi (Itali) - deti Adriatik - Uria, Maqedonia, Greqia e dilte në Azinë e Vogël e deri në Persi. Udhëtimi në këtë rrugë, në atë periudhë bëhej me karvane me kafshë. Rruga e famshme romake,”Via Egnatia”, nga Durrësi në Bizant, lidhte Romën me Konstandinopolin, duke kaluar nëpër Ohër e Selanik. Skama ishte stacioni i parë i rëndësishëm i saj pas Durrësit, me një kështjellë, e cila, në shekullin IV, kishte 28 turra dhe 3 hyrje.

8 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 19 shtator 2016

Për informacion: E-mail: [email protected] Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Rama Graf ”, Elbasan. E-mail: [email protected]

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit, Strategjisë dhe

Ekonomisë.

(Zyra e Shtypit dhe Redaksisë së Botimeve)

Art & dizajn: Nevila Boci

Përgatiti:

2016 the year of the great investments in schools

Being called the year of the great investments in schools, the mayor Qazim Sejdini monitored the work done for the total reconstruction in “Qamil Guranjanaku” middle school as one of the greatest investment of the municipality for this year. Since the month of January of this year the municipality started the investments for the total infrastructure reconstruction in many schools in the city as well as in the administrative units with a value of 2 million euro. During the monitoring of the work in this school, the mayor Qazim Sejdini called 2016 as the year of the investments in schools, meanwhile he promised that these investments will continue in order that the students as well the teachers may have more comfortable environments. - “This academic year started with investments, some of which are finished and some are continuing. There are 2 million euro investment done all over the new municipality of Elbasan, where actually nine schools are under reconstruction, eight of which are in the administrative units of the city of Elbasan.Intensive works are being done in “Qamil Guranaku” middle school in order that everything may be finished within the month of

Topicality

September about the outside façade and the inside environment. Also, many investments are finished in the infrastructure of many other schools and kinder gardens. These works consisted in in painting the outside facades as well as inside environments that are ready in the beginning of this academic year.

Investments of the municipality ion education will be intensive and will be done in total not only in the infrastructure, but also in the heating systems of the schools. This will be done in order for teachers and students to have more facilities and commodities in the teaching process in the schools”, said the mayor

Qazim Sejdini.Investments are done in fourteen schools, which consist in painting the facades and in the infrastructure, fourteen kinder gardens and nursing homes as well as forty eight other schools in the administrative units of Elbasan city

Mayor wishes the beginning of the academic year

Mayor Qazim Sejdini wished all the students, teachers and parents for a great academic year in the first day of school. The mayor Qazim Sejdini made his wish from “Sulejman Harri” middle school and especially he wished the students that sit for the first time in the school desks. “I wish to all of the students to have great results in

this academic year. It may be a very prosperous year in receiving lots of knowledge. Another wish goes to the teachers and the parents. To you teachers and parents to be near your students and share the most knowledge possible”. Following the mayor visited all the classes of this school, stopping at the first grade children. He called the future of the nation by his words “You are our future army, so you must learn even more, in order to honor your teachers and your parents”.