46
UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME FJOLLA PECI Mitrovicë, 2018

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

FJOLLA PECI

Mitrovicë, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

LIDHMËRIA NDËRMJET STATUSIT SOCIO-EKONOMIK DHE

STILEVE TË PRINDËRIMIT ME ARRITJEN AKADEMIKE TË

NXËNËSVE NË MITROVICË

Mentore: Kandidate:

Prof.Ass.Dr. Merita Shala Fjolla Peci

Mitrovicë, 2018

Page 3: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Titulli i punimit: Lidhmëria ndërmjet statusit socio - ekonomik dhe stileve të

prindërimit me arritjen akademike të nxënësve në Mitrovicë

Emri dhe mbiemri:Fjolla Peci

Statusi i studentit: I rregullt

Numri i amzës (ID Regjistri): 1406011013

Niveli i studimeve: Bachelor

Programi i studimit:Fillor

Mentorjae punimit:Prof. Ass. Dr. Merita Shala

Aprovuar prej komisionit:

1. Prof. Ass. Dr. Mimoza Shahini - Kryetare

2. Ass. Fatbardha Hoxha - Anëtare

3. Prof. Ass. Dr. Merita Shala – Mentore

Data e aprovimit:___________________________

Page 4: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

DEKLARATË E AUTORËSISË

Deklaroj se punimi është shkruar në mënyrë të pavarur dhe është punim tërësisht

original autorial. Gjithashtu deklaroj se ky punim në tërësinë e tij nuk është i publikuar

dhe nuk është i kopjuar nga asnjë punim tjetër apo ndonjë burim tjetër përveç atyre

burimeve të cituara në mënyrë të rregullt, apo për të cilat është vënë shpjegim në tekst.

Page 5: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

FALËNDERIM

• Falënderoj në mënyrë të veëantë mentoren e temës Prof. Ass. Dr. Merita Shala,

për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë katër viteve të studimeve,

dhe tash gjatë punimit të kësaj teme, nga fillimi e deri në mbarim, për këshillat

profesionale që kam marrë, të cilat do të më nevojiten gjithmonë përgjatë

rrugëtimit tim profesional. U jam mirënjohëse gjithmonë!

• Një falenderim i përzemërt për familjen time, prindërit dhe dy vëllezërit e mi që

më përkrahën vazhdimisht gjatë kohës së studimeve dhe në punim të kësaj teme.

Falënderim deri në pafundësi për Babain tim, i cili gjithmonë është shtytësi dhe

përkrahësi më i madh i arritjeve të mia.

• Falenderim për të gjithë drejtorët dhe mësimdhënëset që lejuan pjesëmarrjen në

shkolla për të realizuar pyetësorët, të gjithë nxënësit dhe prindërit e të cilëve

plotësuan pyetësorët.

Page 6: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

PËRMBAJTJA

1. HYRJE ............................................................................................................................... 1

1.1 Gjendja financiare e familjes ........................................................................................... 2

1.2 Arsimimi i prindërve ........................................................................................................ 4

1.3 Struktura familjare ........................................................................................................... 5

1.4 Stilet e prindërimit ........................................................................................................... 8

1.5 Korniza teorike............................................................................................................... 10

1.5.1 Teoria e modelit ekologjik e Brofenbrennerit ......................................................... 10

1.5.2 Teoria psikosociale e Erik Eriksonit ....................................................................... 11

1.5.3 Teoria e sistemit familjar e Bowen-it ...................................................................... 12

2. METODOLOGJIA .......................................................................................................... 13

2.1 Pjesëmarrësit ................................................................................................................. 14

2.3 Mënyra e mbledhjes së të dhënave ................................................................................. 17

2.4 Analizat .......................................................................................................................... 17

2.6 Aspekti etik ..................................................................................................................... 18

3. REZULTATET ................................................................................................................ 19

4. DISKUTIME.................................................................................................................... 23

5. KONKLUDIME DHE REKOMANDIME ...................................................................... 25

REFERENCAT ........................................................................................................................ 26

SHTOJCA ................................................................................................................................ 31

Shtojca A - Mostra ............................................................................................................... 31

Shojca B – Instrumenti për stilet e prindërit bashkangjitur edhe fletëkonfirmimi dhe

pyetësori për të dhënat demografike .................................................................................... 32

Shtojca C – Instrumenti për stilet e prindërimit ...................... Error! Bookmark not defined.

Page 7: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

LISTA E TABELAVE

Tabela 1: Numri dhe Përqindja e Pjesëmarrësve në Hulumtim sipas Vendbanimit,

Gjinisë, Nivelit të të Ardhurave dhe Llojit të Familjes................................................14

Tabela 2: Numri dhe Përqindja e Pjesëmarrësve në Hulumtim sipas Nivelit të

Punësimit dhe Llojit të Familjes...................................................................................15

Tabela 3: Mesatarja dhe Devijimi Standard për Stilet e Prindërimit sipas Gjinisë.....18

Tabela 4: Mesatarja dhe Devijimi Standard për Stilet e Prindërimit sipas Llojit të

Familjes dhe Vendbanimit............................................................................................18

Tabela 5: Mesatarja dhe Devijimi Standard për Stilet e Prindërimit sipas Nivelit të të

Ardhurave në Familje...................................................................................................19

Tabela 6: Ndërlidhja e notës mesatare me Stilet e Prindërimit...................................19

Tabela 7: Vlerat në notën mesatare sipas Vendbanimit..............................................20

Tabela 8: Vlerat në notën mesatare sipas Llojit të Familjes.......................................20

Tabela 9: Vlerat në notën mesatare sipas Nivelit të të Ardhurave në Familje............20

Tabela 10: Ndikimi i Stileve të Prindërimit në Suksesin e Nxënësve ........................21

Page 8: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

LISTA E FIGURAVE

Figura 1: Niveli i Arsimimit të Nënës në Numër dhe në Përqindje............................15

Figura 2: Niveli i Arsimimit të Babait në Numër dhe në Përqindje...........................16

Page 9: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

LISTA E SHKURTESAVE

BE Bashkimi Evropian

DKA Drejtoria Komunale e Arsimit

MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

PISA Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve

SSE Statusi socio-ekonomik

SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale

UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

UNICEF Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara

Page 10: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

ABSTRAKTI

Qëllimi i këtij hulumtimi ishte të zbulojë lidhmërinë ndërmjet statusit socio-ekonomik

dhe stileve të prindërimit me arritjen akademike të nxënësve në arsimin fillor në

komunë e Mitrovicës. Hulumtimi është kuantitativ dhe ka qasje korrelative. Ne

hipotetizuam që niveli i ulët i të ardhurave financiare në familjen e nxënësve lidhet me

suksesin e dobët në shkollë; që fëmijët e prindërveme nivel më të ulët të shkollimit,

kanë arritje më të ulët akademike; qënxënësitqë jetojnënë familje të ngushtë kanë notë

mesatare më të lartë se sa ata që janë pjesë e familjeve të zgjeruara; dhe që stili

autoritativ i prindërimit ka ndikim në suksesin e nxënësve në shkollë në krahasim me

stilin autoritar dhe tolerant.

Pjesëmarrës në hulumtim ishin 272 prindër të nxënësve të klasës së tretë, katërt

dhe të pestë në shkollat e qytetit të Mitrovicës. Instrumenti i përdorur për mbledhjen e

të dhënave nga prindërit ishte ‘Parenting Style Questionnaire’ së bashku me 8 pyetjet

demografike. Për analizën e të dhënave është përdorur Analiza Deskriptive,

Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një drejtimëshe dhe Analiza Regresive.

Sipas rezultateve niveli i të ardhurave nuk ka treguar të ketë ndikim në suksesin

e nxënësve (p=.229), dhe poashtu niveli i arsimimit të nënës dhe babait nuk ka treguar

të ketë ndikim, (p=.253) për arsimimin e nënës dhe (p=.542) për arsimimin e babit.

Lloji i familjes ka ndikim në suksesin e nxënësve (p=.021). Poashtu stili i prindërimit

ka ndikim në suksesin e nxënësve. Stili autoritativ është treguar të jetë me ndikim të

rëndësisë në arritshmërinë akademike të nxënësve (p=.012).

Rezultatet e tilla tregojnë se jo çdo herë dhe nëëdo vend ekzistojnë lidhmëri të

njëjta mes faktorëve socio-ekonomik dhe stileve të prindërimit me arritjen akademike

të nxënësve. Rezultatet e këtij hulumtimi mund të i’u shërbejnë të gjithë

mësimdhënësve dhe gjithë shoqërisë për të mos paragjykuar lidhur me faktorët që

ndikojnë në suksesin apo mos suksesin e nxënësve në shkollë.

Fjalët kyçe: status socio-ekonomik, arritshmëri, stil, nxënës, prind, fëmijë etj.

Page 11: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

ABSTRACT

The purpose of this study is to describe the link between socio-economic status and

parenting styles with the academic achievement of students in primary education in the

municipality of Mitrovica. This Research is quantitative and has a correlative approach.

We hypothesized that: the loë level of financial income in the students family is related

to loë academic achievement; students whose parents had lower levels of education

have lower academic achievement; students living in nuclear (small) families have a

higher GPA (Grade point average or average grade) than those who are part of large

families; and that the authoritative parenting style has an impact on students' success as

opposed to authoritarian and tolerant style.

The Participants in this research were 272 parents of third, fourth and fifth grade

students in Mitrovica city schools. The instrument used for collecting data from parents

was 'Parenting Style Questionnaire' along with 8 demographic questions. For the

analysis of the data, Descriptive Analysis, Pearson's Correlation, T-Test, the one-way

Anova and Regression Analysis were used.

According to the results, the level of income did not show any impact on student

success (p=.229), and also the level of mother and father education did not result to

have any impact (p=.253) for mom’s education and (p=.542) for dad's education. The

type of family has an impact on student success (p=.021). Moreover, the parenting style

has an impact on student success. The authoritative style has shown to be of significant

importance to the students’ academic achievement (p=.012).

Such results show that not always and everywhere are similar links between

socio-economic factors and parenting styles with academic achievement of students.

The results of this research can serve all teachers and the whole society not to prejudge

the factors that affect the student’s success or failure in school.

Key words: socio-economic status, achievement, style, student, parent, children.

Page 12: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

1

1. HYRJE

Arritja akademike përfaqëson rezultatet e performancës që tregojnë shkallën në të cilën

një person ka arritur qëllimet specifike në mjediset shkollore, kolegj apo universitet

(Steinmayr, MeiBner, Weidinger, & Wirthwein, 2017). Ajo nuk është vetëm një tregues

për efektivitetine shkollës, por një përcaktues i madh i së ardhmes së të rinjve në veçanti

dhe kombitnë përgjithësi. Performanca e mirë në shkollë është qëllimi më i madh për

të gjithë nxënësit të cilët janë të përfshirë në arsimin fillor, por për ta arritur atë

nevojiten kushte të favorshme socio-ekonomike, kërkohet punë dhe përkushtim (Hayes,

Primary Education, 2006).

Statusi socio-ekonomik ka qenë gjithmonë një nga parashikuesit më të fortë të

arritjeve mësimore të nxënësve. Treguesit për statusin socio-ekonomik më të

zakonshëm janë: të ardhurat e familjes, arsimimi i nënës dhe i babait dhe struktura

familjare (Sirin, 2005). Enteisle dhe Astone (1994) argumentuan për rolin e të

ardhurave familjare, edukimin prindëror dhe strukturën e familjes në arritjen akademike

të fëmijës (Bornstein, 2002). Studimet mbi lidhjen mes arritjeve akademike dhe SSE

kanë treguar vazhdimisht se nxënësit me prejardhje të lartë socio-ekonomike kanë

arritje më të larta akademike sesa bashkëmoshatarët e tyre me prejardhje të ulët socio-

ekonomike (Bofah & Hannula, 2017). E gjithashtu SSE i ulët është i lidhur me arritje

të ulëta akademike (Ruiz, McMahon, & Jason, 2018).

SSE ndikon shumë në mbështetjen sociale që prindërit, mësimdhënësit dhe

shokët e shoqet i dhënë nxënësit. Kjo mbështetje do të jetë më e madhe për nxënësit që

janë pjesë e familjeve me SSE të lartë dhe më e vogël për nxënësit që i takojnë familjeve

me status të ulët socio-ekonomik (Maleck & Demara, 2006).

Në Kosovë, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA),

tregon se, nxënësit me gjendje socio-ekonomike më të favorshme tregojnë nivele të

arritshmërisë më të përafërta krahasuar me nxënësit me gjendje ekonomike më të

pafavorshme, pra 5% e dallimit në arritshmërinë e nxënësve mund të shpjegohet me

dallimet në gjendjen socio-ekonomike të nxënësve (MASHT, 2016).

Page 13: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

2

1.1 Gjendja financiare e familjes

Si faktor shumë i rëndësishëm në formësimin e trajektores akademike të nxënësveështë

gjendja financiare e familjes. Të ardhurat familjare lidhen shumë me mundësinë e

sigurimit apo jo të burimeve shtëpiake për fëmijët si librat, kompjuterët, dhomën për

studim etj. Familjet me SSE të lartë kanë më shumë para për të investuar në fëmijët e

tyre nëpërmjet blerjes së materialeve mësimore, duke kaluar kështu më shumë kohë

duke u lexuar atyre në shtëpi etj (Gottfried & Ream, 2014).

Në Kosovë numri i të varfërve është rritur shumë pas viteve të 90-ta, si rezultat

i së cilës janë: largimi i njerëzve nga puna, ekonomia publike e rrënuar dhe sektori i

pazhvilluar i biznesit privat, që detyruan shumë familjar të shohin të ardhmen nëpërmjet

largimit nga Kosova dhe atë përmes rrugëve ilegale (Sylhasi, 2008).Sipas rezultateve,

dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në kuadër të popullsisë

në moshë pune, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 37.8%, shkalla e

papunësisë është 26.2%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 30.3 %, krahasuar

me meshkujt, që është 25.0%. Paga mesatare neto në Kosovë është 457 - eurondërsa

paga minimale është e kategorizuar në 130 Euro për të punësuarit deri në moshën 35 -

vjeçare dhe 170 Euro për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare (Agjencia e Statistikave

të Kosovës, 2016).

Deri në moshën 5 vjeç, gjysma e të gjithë fëmijëve që jetojnë në varfëri nuk janë

të gatshëm akademikisht dhe socialisht për të filluar shkollën. Jo vetëm që këta fëmijë

fillojnë shkollën me një disavantazh, por shumë prej tyre nuk arrijnë të mësojnë

asnjëherë në shkollë (Save the Children, 2018). Si rezultat i streseve të ndryshme në

jetën familjare që shkaktohen nga gjendja financiare, rriten konfliktet në mes prindërve,

dhe kjo bën që ata të mos i përgjigjen nevojave të fëmijëve të tyre. Nga pamundësia për

t’i plotësuar nevojat e fëmijëve të tyre mosmarrëveshjet brenda çiftit vijnë duke u shtuar

dhe duke ndikuar në atmosferën e përgjithshme familjare. Disa studime tregojnë se

goditjet e ndryshme në nivelin e ekonomisë familjare pengojnë më tej suksesin arsimor

të fëmijëve, bëjnë që fëmijët të braktisin shkollën, ose të rriten tek ata shanset për të

qenë në depresion dhe të kenë probleme shëndetësore (Mangiavacchi, 2016).

Studimet e fundit tregojnë qartë se fëmijët janë në rrezik dukshëm më të lartë të

varfërisë në Kosovë në krahasim me popullsinë në përgjithësi. Anketa e Buxhetit të

Ekonomive Familjare në 2006/7, tregon se 46.2% e popullsisë së Kosovës jeton në

varfëri, dhe 48.6% e fëmijëve të moshës 0-19 vjeçare jetojnë në varfëri. Me rrezikun

më të lartë të varfërisë përballen nxënësit që jetojnë në ekonomitë familjare me tre ose

Page 14: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

3

më shumë fëmijë, fëmijët e moshës 0-14 vjeçare, fëmijët e prindërve të papunë, fëmijët

në ekonomitë familjare që marrin ndihmë sociale, dhe fëmijët në ekonomitë familjare

me nivel të ulët të arsimit. BE njeh se varfëria dhe përjashtimi i fëmijëve kanë kosto të

larta individuale dhe sociale, ku fëmijët e rritur në varfëri janë në rrezik serioz për

shëndetin, arsimim të ulët, pamundësinë për të gjetur punë më vonë gjatë jetës, dhe në

përgjithësi humbjen e zgjedhjeve (UNICEF, 2010). Statusi i ulët socio-ekonomik i

familjeve rezulton në aftësi të dobëta njohëse, duke penguar më tej arritjet akademike

të nxënësve në shkollë. Për këtë qëllim, studimet kërkimore në përgjithësi zbulojnë se

prindërit investojnë në zhvillimin e aftësive njohëse të fëmijëve duke blerë materiale të

tilla si libra dhe lodra edukative dhe me këtë gjithashtu nxisin aktivitete të ndryshme si

lojën, leximin etj (Shala & Grajcevci, 2018).

Në Komunën e Mitrovicës, në vitin 2015, papunësia mbetet një ndër problemet

kryesore, rreth 40% (UNDP, 2015). Me gjithsej 72,597 banorë, në Komunën e

Mitrovicës janë të punësuar 10,456 persona. Burimet kryesore të jetesës në këtë

komunë janë: Puna (përfshirë punën në pronë, biznesin e tij apo të familjes), mbështetja

nga persona të tjerë, nga ndihma sociale, nga pensioni, remitanca (të ardhura nga

familjarët në shtete tjera) dhe nga burime tjera. Familjet dhe anëtarët e familjeve që

kanë përfituar nga ndihma sociale në Komunën e Mitrovicës në vitin 2015 janë: 1.881

persona (Agjensia e Statistikave të Kosovës, 2015).

Ndërsa numri i fëmijëve të regjistruar në arsimin fillor në këtë komunë është

11,195 fëmijë (SMIA, 2017). Prej tyre nxënës që kanë braktisur shkollën në

gjysmëvjetorin e parë 2016/17 janë 8. Raportet statistikore të përgatitura nga zyrtaret e

DKA-së për suksesin e nxënësve në dy-tre vitet e fundit, pasqyrojnë rezultate që

dallojnë shumë ndërmjet gjysmëvjetorit të parë dhe të dytë. Numri i nxënësve që e

përsërisin klasën është minimal, kundrejt numrit të nxënësve që kanë më shumë se tri

nota të dobëta në fund të gjysmëvjetorit të parë. Suksesi i nxënësve në fund të

gjysmëvjetorit të parë 2016/2017, është si në vijim: 72.50% me sukses pozitiv, 26.66%

me sukses negativ, prej tyre me tri e më shumë nota të dobëta 2480 nxënës ose 16.23%,

ndërsa kanë mbetur pa u notuar 129 nxënës ose 0.84% (Kuvendi i Komunës së

Mitrovicës, 2018). Përkundër faktit që prindërit dhe mësimdhënësit duan cdo herë të

mirën për fëmijët dhe nxënësit e tyre, duke i nxitur vazhdimisht që të arrijnë majat e

suksesit, jo gjithmonë fëmijët apo nxënësit janë në gjendje të arrijnë akademikisht. Kjo

edhe është duke ndodhur në Kosovë veçanërisht, me rezultatet nga testi PISA, të cilat

tregojnë për nivelin e ulët arsimor të nxënësve në të gjitha komunat e Kosovës e poashtu

Page 15: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

4

edhe në Mitrovicë ku nxënësit në përgjithësi nuk shquhen për arritje të larta akademike.

Padyshim që bëhet fjalë për faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në këtë gjendje

të suksesit akademik të nxënësve.

Pjesa dërrmuese e familjeve në Kosovë nuk kanë kushte të banimit dhe kushte të

tjera që t’u sigurojnë fëmijëve të tyre vend të posaçëm për mësim. Shumë nxënës

jetojnë, punojnë e mësojnë në të njejtin ambient ku priten mysafirët, ku përcillen

programet e televizionit dhe ku flitet, duke bërë kështu që nxënësit t’a kenë të vështirë

të përgaditen për mësim. Disa detyra shkollore, nxënësit nuk mundt’i kryejnë pa

ndihmën e prindërve. Pastaj disa të tjerë të cilët punojnë shumë larg vendbanimit të tyre

apo jashtë vendit nuk kanë mundësi të punojnë me fëmijët e tyre rreth detyrave

mësimore (Bekteshi, 2009).

Në Pensilvani nxënësit e familjeve ekonomikisht të pafavorizuara përbëjnë një

pjesë të madhe të popullsisë. Këta studentë janë prapa në lexim dhe matematikë me

mesatarisht 20 deri 26% në krahasim me studentët që nuk janë ekonomikisht të

pafavorizuar. Familjet me SSE të lartë u sigurojnë fëmijëve të tyre një sërë shërbimesh

e veprimesh prindërore dhe sociale që potencialisht shpërblejnë në dobi të fëmijëve

duke i larguar kështu nga rreziku për të pasur probleme zhvillimore dhe akademike

(Bradley & Corwyn, 2002). Përveç gjendjes financiare që ndikon shumë në suksesin e

nxnësve, ekzistojnë edhe dy faktorë të tjerë të SSE që pengojnë zhvillimin akademik të

nxënësve.

1.2 Arsimimi i prindërve

Si tjetër faktor i rëndësishëm që ndikon në arritjen akademike të nxënësve. Niveli i

shkollimit që prindërit marrin ndikon në mënyrën se si ata e strukturojnë mjedisin

shtëpiak, dhe se si ata ndërveprojnë me fëmijët e tyre në promovimin e arritjeve

akademike. Edukimi i prindërve mund të ndihmojë që të jenë më efikas në shtëpi sepse

ata kanë më shumë gjasa për të ditur diçka për atë që fëmijët mësojnë dhe në këtë

mënyrë janë në gjendje të ndihmojnë me detyrat e shtëpisë dhe t’u ofrojnë ndihmë

fëmijëve kur nuk janë në shkollë (Kean & Kean, 2005).

Prindërit me arsim të lartë janë më të aftë për të siguruar burime dhe mundësi

për fëmijët e tyre për të zhvilluar aftësitë njohëse dhe akademike në klasën

parashkollore dhe fillore (Reardon, 2011). Prindërit me arsim të ulët ose fare të

paarsimuar, nuk përpiqen dhe nuk dinë t’u ndihmojnë fëmijëve të tyre. Niveli arsimor

i nënave ka lidhje të fortë pozitive me sjelljen dhe qëndrimet që mbajnë ato kundrejt

Page 16: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

5

edukimit të fëmijëve. Hulumtimet e ndryshme gjetën se nënat me arsim të lartë kishin

pritshmëri më të larta për arritjet akademike të fëmijëve të tyre. Nënat që kanë vazhduar

shkollimin përtej arsimit të detyruar, janë më të prirura t’u lexojnë fëmijëve të tyre libra

dhe të jenë më të kujdesshme për të krijuar kushte për edukim të vazhdueshëm për ta.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë dhe Japoni nënat me nivele më të larta të

arsimimit bënin që fëmijët e tyre të përjetonin emocione dhe tëishin në gjendje të

mendonin më mirë (Feinstein & Sabates, 2006).

Prindërit me shkallë të ulët arsimimi, me vetëdijë të ulët, të mbyllur në

fantazmin vetjak, përdorin gjuhën e dhunës si mjet komunikimi me anëtarët e familjes,

pra fëmijët, dhe kështu ndikojnë në keq edukimin e tyre (Zuna, 2008). Boshllëqet e

aftësisë së nxënësve janë po aq të mëdha kur krahasohen nxënësit, prindërit e të cilëve

kanë një shkallë kolegji kundrejt atyre prindërve të cilët kanë më pak se një shkollë të

mesme të përfunduar (Karoly, 2015). Duke krahasuar studentët me nivele të ngjashme

të arritjeve, nxënësit në klasën e tretë, që kishin prindërit me arsimim universitar ishin

pothuajse 2 vite përpara me arritje akademike në krahasim me nxënësit me prindër me

arsimim më të ulët, deri në klasën e 9. Këta të fundit nuk ishin në gjendje të mbanin

ritmin me shokët e tyre duke përformuar kështu më dobët në shkollë. Organizata për

bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim gjithashtu ka gjetur se nxënësit që ndjekin

shkollën me nxënës me përparësi rreth statusit socio - ekonomik kanë tendencë të

performojnë më mirë në testin PISA pavarësisht SSE-it të tyre (Chesters & Daly, 2017).

Considine dhe Zappala (2002), zbuluan se nxënësit me prindër të arsimuar që

kishin të përfunduar universitetin kishin 4,5 herë më shumë gjasa për të arritur rezultate

të jashtëzakonshme akademike se sa shokët e tyre me prindër që nuk kishin të

përfunduar një të tillë. Prindërit me SSE të lartë janë në gjendje të lehtësojnë zhvillimin

e aftësive njohëse të fëmijëve të tyre. Për më tepër, ata janë në gjendje të ofrojnë një

mjedis të përshtatshëm për zhvillimin intelektual dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së

fëmijëve të tyre në aktivitetet e përshtatshme jashtë mësimore (Lareau, 2011).

1.3 Struktura familjare

Është parashikuesi më i fortë i arritjeve akademike, ajo mund të ndikojë në sasinë dhe

cilësinë e kohës që prindërit mund të shpenzojnë me fëmijët e tyre (Jeynes, 2002). Ajo

i referohet numrit të anëtarëve të familjes dhe të pozicioneve siç janë; nëna, babai,

fëmijët, gjyshërit, xhaxhallarët, tezet, kushërinjtë dhe të afërmit e tjerë.

Page 17: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

6

Studimet tregojnë se familja shqiptare dominohet kryesisht nga tri tipologji:

familja nukleare, familja e zgjeruar dhe familja me një prind (Kashahu, 2013). Familja

nukleare është familja e formuar nga dy gjenerata, prindërit dhe fëmijët. Përveç familjes

nukleare, një tip tjetër është edhe familja e zgjeruar që përbëhet nga tri gjenerata:

gjyshërit nga të dyja anët e prindërve, nëna, babai dhe fëmijët e tyre, xhaxhallarët, dajtë,

hallat, tezet, nipërit, mbesat, kushërinjtë dhe të afërm të tjerë si nga ana e nënës ashtu

edhe e babait. Në strukturën familjare përfshihet edhe familja me një prind e cila ka

tipar kryesor mohimin e jetës bashkëshortore dhe pranimin e rolit të prindit (Kashahu,

2013).

Divorci, tendenca e grave për të qenë të pavarura por edhe rritja e numrit të

nënave të pa martuara kanë kontribuar në rritjen e numrit të fëmijëveme një prind. Ai

lidhet me ndryshimet në financat familjare, në praktikat e destabilizuara të prindërimit,

në konfliktet prindërore të rritura dhe në përkeqësimin e marrëdhënieve prind-fëmijë,

zvogëlohet mirëqenia psiko - sociale e nxënësve dhe kjo pastaj lidhet me arritje më të

ulëta akademike të nxënësve (Potter, 2010).

Në Kosovë numri i nxënësve të arsimit fillor me vetëm njërin prind është 3907

ndërsa pa asnjërin prind është 154 (Agjensia e Statistikave të Kosovës, 2015). Nxënësit

me vetëm njërin prind përballen me probleme të ndryshme të natyrës ekonomike sociale

dhe edukative. Mjedisi familjar dhe konteksti i fëmijës ndikojnë në reagimin e tij ndaj

situatave të jetës dhe në nivelin e performancës së tij, ai është ndikimi më i fuqishëm

në përcaktimin e arritjeve shkollore të nxënësve (Haryana, 2016).

Nxënësit në familjet me një prind kanë performancë më të ulët akademike, janë

më të ndjeshëm ndaj presionit të bashkëmoshatarëve për t'u angazhuar në sjellje

devijante, kanë shkallë më të lartë të braktisjes së shkollës dhe kanë probleme më të

mëdha shoqërore dhe psikologjike (Kevin, 2018). Ndërsa ata të cilët jetojnë me njerkun

apo njerkën kanë probleme me sjelljen, dhe rezultate më të dobëta në shkollë në

krahasim me ata nga familjet me dy prindër biologjikë të cilët shënuanrezultate më të

mira në testet e matematikës dhe leximit. Kjo diferencë është e shpjegueshme pasi

familjet me një prind sigurojnë të ardhura të pakta, shkak për të cilin rritet më shumë

stresi dhe konflikti brenda familjes. Për më tepër, në familjet me një prind, prindi ndjen

mungesën e kohës, pasi i duhet të përballojë i vetëm shumë punë. Njëherazi kjo është

edhe arsyeja pse ata kanë më pak mundësi të inkurajojnë fëmijët, dhe të përfshihen më

shumë në edukimin e tyre (Aughinbaugh, Pierret, & Rothstein, 2005).

Page 18: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

7

McLanahan dhe Sandefur (1994), gjetën se nxënësit të cilët janë rritur me njërin

prind të ndarë kanë arritje më të ulëta akademike se sa ata të cilët janë rritur me të dy

prindërit biologjik. Po ashtu ata të cilët jetojnë vetëm me nënën kanë një status më të

lartë profesional dhe arsimor se sa ata që jetojnë vetëm me babain (Ginther & Pollak,

2004). Fëmijët që rriten ndaras nga baballarët e tyre biologjikshënojnë rezultate më të

ulëta nëteste të standardizuara, marrin nota më të dobëta. Ka shumë gjasa që të braktisin

shkollën,kanëmë pak gjasa për të ndjekur kolegjin, dhe më pak gjasa për të diplomuar

nga kolegji (McLanahan & Percheski, 2008).

Karakteristikë sipas literaturës është edhe të jetuarit vetëm me nënën apo vetëm

me babin, kështu nxënësit të cilët jetojnë vetëm me nënën janë më të mirë në shkollë se

sa ata qëjetojnë vetëm me babain, pa nënën. Kur të dy prindërit janë prezent në shtëpi,

me fëmijën, ata ndjejnë përgjegjësi për monitorimin e aktiviteteve të fëmijëve dhe

inkurajojnë disiplinën për të cilën ata kanë nevojë (Carlson & Corcoran, 2001).

Një veçori tjetër është jetesa në familje me shumë fëmijë (mbi 3 fëmijë),

vëllezër apo motra. Këta nxënës janë të klasifikuar në nivelet më të ulëta të statusit

pasuror, i përkasin kryesisht familjeve të zgjeruara dhe konsiderohen të rrezikuar si në

aspektin e edukimit, ashtu edhe në atë të shkollimit (Kashahu, 2013). Studiuesit kanë

kohë që janë të interesuar në ndikimin e madhësisë së familjes në rezultatet e arsimit të

nxënësve. Teoritë kanë sugjeruar se burimet janë të holluara brenda familjeve që kanë

më shumë fëmijë se sa tek ato familje që kanë më pak fëmijë. Në vendet e zhvilluara

në përgjithësi madhësia e familjes është negativisht e lidhur me arritjet akademike të

fëmijëve (Marteleto & Souza, 2012).

Perceptimi i anëtarëve të familjes dhe vlerësimi i statusit të tyre socio-ekonomik

janë të kushtëzuar me mirëqenien subjektive ekonomike. Ajo ndikon në funksionimin

e familjes dhe shpeshëherë mund të prishet nga stresi financiar i prindërve, privimi

financiar dhe ankthi financiar (Shvedovskaya & Tanja, 2016).

Nxënësit të cilët janë pjesë e familjeve më të zgjeruara pra nëse kanë disa

vëllezër apo disa motra, tek këta zvogëlohet niveli i performancës arsimore për shkak

se burimet ekonomike dhe kulturore të prindërve janë më të vogëla në familjet me më

shumë fëmijë apo anëtar, kështu ofrimi i kushteve për nxënësin është më i pamundur.

Rritja e numrit të vëllezërve dhe motrave është e lidhur me një nivel në rënie të

performancës në shkollë. Në familjet me më shumë anëtar, anëtarët përkatësisht

vëllezërit dhe motrat konkurojnë me njëri-tjetrin për burimet prindërore, duke përfshirë

kohën, energjinë, paratë dhe burimet e tjera (Tanskanen, Erola, & Kallio, 2016)

Page 19: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

8

1.4 Stilet e prindërimit

Stili i prindërimit konsiderohet si një karakteristikë e qëndrueshme e prindërimit që

përbën kontekstin mjedisor dhe emocional për rritjen e fëmijëve dhe socializimin e tyre.

Ai ka ndikim të madh në formësimin e aktiviteteve të përditshme, sjelljen e të ngrënit,

funksionimin emocional etj (Baumrind, 1971). Praktikat e prindërimit janë përcaktuar

si sjellje të veçanta që përdorin prindërit për t'i shoqëruar fëmijët e tyre. Për shembull

duke i motivuar ata për të pasur sukses në shkollë, t’i ndihmojnë me detyrat e shtëpisë,

t’u lexojnë atyre në shtëpi të jenë të kujdesshëm rreth procesit të shkollimit të tyre etj.

Përfshirja e prindërve në jetën e fëmijëve të tyre ndihmon në arritjen e tyre akademike.

Hulumtimet e ndryshme kanë treguar se sa më i lartë të jetë ndërveprimi prind - fëmijë,

aq më shumë rezultate të larta do të arrijnë nxënësit në shkollë (Spera, 2005).

Sipas Baumrind (1971), kemi tri stile më të njohura të prindërimit si: autoritativ,

autoritar dhe tolerant. Prindërit autoritar kërkojnë nga fëmijët e tyre që të ndjekin

rregulla strikte të përcaktuara nga vetë ata. Dështimi për të ndjekur rregullat e tilla

zakonisht rezulton me dënim. Prindi autoritar nuk shpjegon arsyet për këto rregulla.

Nëse kërkohet për të shpjeguar, prindi mund të pergjigjet thjesht, "sepse unë kam thënë

kështu." Këta prindër kanë kërkesa të larta, por nuk janë të përgjegjshëm për fëmijët e

tyre. Ashtu si prindërit autoritarë, prindërit me një stil autoritativ vendosin rregulla dhe

udhëzime në mënyrë që fëmijët e tyre ti ndjekin ato. Megjithatë, ky stil prindërimi është

shumë më demokratik. Prindërit autoritativë janë të përgjegjshëm për fëmijët e tyre dhe

të gatshëm për të dëgjuar pyetjet e tyre. Kur fëmijët nuk i përmbushin pritjet e tyre, këta

prindër janë më të edukuar dhe falin në vend se ti ndëshkojnë ata. Këta prindër nuk janë

ndërhyrës dhe kufizues. Metodat e tyre disiplinore janë përkrahëse, në vend se

ndëshkuese. Ata duan që fëmijët e tyre të jenë të sigurtë, si dhe të kenë përgjegjësi

shoqërore (Baumrind, 1971)

Sipas literaturës ekziston një lidhje mes të tri stileve me arritjen akademike të

nxënësit. Kështu stili autoritativ i prindërimit shpesh ështëi lidhur me përmirësimin e

rezultateve të nxënësve, siç janë arritjet më të larta akademike, rritje e aftësisë vetë-

rregulluese të nxënësit, ndikim në mos shfaqjen e simptomave depresive te nxënësi etj.

Në të kundërt, prindërit autoritarë janë të pandjeshëm ndaj nevojave zhvillimore të

fëmijës, duke siguruar mbështetje minimale emocionale dhe konsiderohen si prindër të

rreptë. Ky lloj i prindërimit është i shoqëruar me rezultate më të dobëta në shkollë tek

nxënësit në mbarë botën (Maccoby&Martin, 1983).

Page 20: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

9

Prindërit tolerant karakterizohen nga pritjet e ulëta për vetëkontroll dhe disiplinë

në vendosjen e ndjeshmërisë dhe ngrohtësisë së lartë. Fëmijët nga këto familje mund të

jenë më të sigurt, por shpesh tregojnë nivele më të ulëta të vetëkontrollit. Stili tolerant

shoqërohet zakonisht me rezultate të pafavorshme të fëmijëve, siç janë shkalla e lartë e

depresionit, pirja e duhanit dhe suksesi i dobët në shkollë (Lumeng & Kaciroti, 2006).

Fëmijët e prindërve tolerant kanë veti të jenë të papjekur, të parespektueshëm,

impulsivë dhe jashtë kontrollit. Ai nuk i jep asnjë drejtim të caktuar dhe as nuk e

kontrollon fëmijën, pra nuk ka autoritet mbi të. Një prind liberal rrallë herë i jep fëmijës

pritshmëri për sjelljen e tij si dhe udhëzime për sjelljen, ai nuk udhëheq e nuk e drejton,

duke e lejuar fëmijën të vendos më të shumtën e dhe kështu nuk shqetësohet shumë as

për suksesin e tij në shkollë (Laboviti, 2015).

Hulumtimet mbi prindërit dhe socializimin e fëmijëve kanë gjetur vazhdimisht

se prindërit autoritativë ndikojnë shumë në suksesin e nxënësve në shkollë, autonominë,

sjelljen prosociale dhe internalizimin e vlerave të tyre. Në familjet afrikano - amerikane,

stili autoritativ është më i zakonshëm sesa në familjet evropiano - amerikane. Në Afrikë

dhe Amerikë nxënësit prireshin të performonin më mirë në aspektin akademik nëse ata

e perceptonin nënën e tyre si shumë autoritative. Ndryshe nënat autoritare rritshin

fëmijë me aftësi të dobëta akademike. Në anën tjetër, stili autoritar i prindërve zakonisht

po praktikohet sidomos në mesin e prindërve kinezë (Abar, Carter, & Winsler, 2009).

Statusi socio - ekonomik është parashikues i rëndësishëm për arritjet akademike

dhe stilin autoritar, ndërsa për modelin autoritativ, vetë - koncepti akademik është

parashikuesi më i rëndësishëm për arritje akademike. Stili autoritativ i prindërimit

praktikohet nga shumica e prindërve në Kosovë. Ai mund të rezultojë në ndikime

pozitive në fushat e kompetencës sociale, performancës akademike dhe zhvillimin

psikik (Ishak, Low, & Lau, 2012)

Sipas shqyrtimit të literaturës, shohim se faktor shumë i rëndësishëm për arritjen

akademike në shumë vende është gjendja ekonomike e sociale e familjes në të cilën

bëjnë pjesë nxënësit e së bashku me këtë një rol shumë të rëndësishëm luan edhe stili

i prindërve të nxënësve. Si tërsi, në Kosovë është trajtuar kjo temë mirëpo jo edhe aq,

më shumë është diskutuar pas rezultateve të testit PISA, ndërsa ndërlidhja e SSE dhe

stilet e prindërimit me faktorë të tjerë janë studiuar më shumë. Në Komunën e

Mitrovicës nuk janë bërë hulumtime pothuajse asnjë për këtë temë, kështu që unë kam

vendosur ta trajtojë këtë temë jo vetëm si detyrë për të diplomuar në Fakultet por edhe

si një nevojë e domosdoshme për të parë nëse vërtëtë egziston një lidhmëri në mes të

Page 21: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

10

statusit socio - ekonomik (SSE), stileve të prindërimit me arritjen akademike dhe të

shoh se cili nga treguesit e SSE dhe llojit të prindërve është më dominues për suksesin

e nxënësve në shkollë.

1.5 Korniza teorike

Në këtë pjesë do të shtjellohen tri teori lidhur me rolin që ka familja, rrethi socio -

ekonomik në zhvillimin kognitiv dhe akademik të fëmijës. Ndër to do të përmendim

teorinë e modelit ekologjik të Bronfenbrenner-it e cila është edhe teori udhëheqëse,

teorinë psikosociale të Eriksonit dhe teorinë e sistemit familjar të Boëen-it.

1.5.1 Teoria e modelit ekologjik e Brofenbrennerit

Bronfenbrenner theksoi rëndësinë e studimit të një fëmije në kontekstin e mjediseve të

shumta, të njohura edhe si sisteme ekologjike në përpjekje për të kuptuar zhvillimin e

tij. Një fëmijë zakonisht e gjen veten njëkohësisht të përfshirë në ekosisteme të

ndryshme, nga sistemi më intim, në shtëpi dhe sistemi më i shtrirë që është shoqëria

dhe kultura. Secili prej këtyre sistemeve në mënyrë të pashmangshme ndërvepron dhe

ndikon njëri-tjetrin në çdo aspekt të jetës së fëmijës (McDermott, 2005).

Teoria e modelit ekologjik të Urie Bronfenbrenerit, është zgjedhur si teoria

udhëheqëse e këtij studimi, për arsye se kjo teori thekson se veprimet dhe përvojat e

njerëzve nuk udhëheqen vetëm nga karakteristikat vetjake, por ndikim të fuqishëm mbi

individin ka familja, komuniteti, shkolla, statusi social dhe ekonomik, kultura, etj.

Bronfenbreneri kishte argumentuar qysh në shkrimet e para që e kanë rrënjët në vitin

1979, që jeta e fëmijës zhvillohet në kontekste të ndryshme, ku secili ka potencial që

në mënyrë aktive dhe të pavarur, të ndikojë në stadet përmes të cilave kalon zhvillimi i

tij. Shtëpia, fqinjët dhe shkolla janë disa nga kontekstet më të rëndësishme në jetën e

një fëmije (Elizabeth & Lawrence, 2006).

Modeli ekologjik përfshin katër sisteme që ndërveprojnë dhe ndikojnë në

zhvillimin e fëmijës: mikrosistemi, mesosistemi, ekosistemi, dhe makrosistemi.Teoria

e Bronffenbrenerit, mikrosistemin e përcakton si një model të aktiviteteve, roleve

sociale dhe marrëdhënieve ndërpersonale të përjetuara nga një individ në një mjedis të

drejtëpërdrejtë (p.sh. në shtëpi, në shkollë etj.). Studimet e ndryshme kanë hulumtuar

faktorë të mikrosistemit në nivel të rrezikut, që ndikojnë në ndërveprimet e individëve

në shtëpi, si keqtrajtimi i fëmijëve, dhuna në familje dhe stilet prindërore.

Page 22: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

11

• Mezosistemi përshkruhet si një ndërlidhje ndërmjet dy ose më shumë mjediseve

ku individi merr pjesë aktivisht. Një shembull i mezosistemit është pjesëmarrje

e fëmijës në ndonjëinstitucion qoftë ai parashkollor apo shkollor.

• Ekosistemi përcakton ndërveprimet që nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në

individin por që ndikojnë në mikrosistem, pra një ose më shumë mjedise që nuk

e përfshijnë fëmijën si një pjesëmarrës aktiv, por ku ngjarjet që zhvillohen

përreth tij ndikojnë mbi të. Shembull nëse një nënë është e stresuar për shkak të

problemeve me të ardhurat financiare, këto probleme mund të sjellin ndikim në

jetën e fëmijës së saj e në këtë rast edhe në suksesin e nxënësit në shkollë, kjo

do të thotë edhe fëmija mund ta përjetoj negativisht stresin e nënës së tij në këtë

rast.

• Makrosistemi konsiderohet si rrjet me ndikim më të gjërë social për nxënësin.

Makrosistemi përfshin burimet materiale,strukturën e jetesës, zakonet, besimet,

njohuritë e përbashkëta dhe besimet kulturore. Shembull nëse të ardhurat

familjare janë të ulëta kjo do të ndikon në ushqimet e fëmijës, veshmbathjet,

shëtitjet, aktivitetet, arritjen akademike etj., (Lerner, 2006).

Efektet e varfërisë ndikojnë në mirëqenien socio-emocionale të fëmijëve. McLoyd

(2002), përshkruan ndikimin e vështërsive ekonomike në proceset e familjes si një

funksion të karakteristikave personale të antarëve të veçantë të familjes, duke përfshirë

prindin dhe fëmijën. Modeli parashtron shqetësimet psikologjike si një ndërmjetësues i

rëndësishëm midis vështërsive ekonomike dhe të qenurit prind. Prindërit me të ardhura

të ulëta, përjetojnë më shumë stres ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të tyre

dhe kështu kjo bën që kapaciteti i tyre të zvogëlohet për të qenë prindër të ndjeshëm

dhe mbështetës të fëmijëve të tyre (Mistry, Vandewater, Huston, & McLoyd, 2002).

1.5.2 Teoria psikosociale e Erik Eriksonit

Eriksoni ishte veçanërisht i interesuar në lidhjen midis kulturës së mjedisit në të cilin

rritet një fëmijë dhe çfarë lloj tiparesh ka ai pas disa vitesh.Te shtresat e varfëra dhe

grupet me nivel të ulët arsimor është e pranishme edhe dhuna brenda familjes,e cila

ndikon thellë te fëmijët pavarësisht nëse ata e pësojnë dhunën fizike apo jo, por që mund

të shfaqin probleme të sjelljes emocionale (Baban, 2004).

Eriksoni e sheh zhvillimin si një kalim nëpër disa faza, secila me qëllime,

interesa, realizime dhe rreziqe të veçanta. Ai parasheh tetë faza të zhvillimit të cilat ai i

Page 23: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

12

quan “tetë moshat e njeriut”. Në fazën e parë apo foshnjërinë,fazë të cilën e përshkon

besimi dhe mosbesimi si konflikti bazë i kësaj faze, prindërit dhe kujdesi i tyre luajnë

rol të rëndësishëm. Faza tjetër që ka të bëj me autonominë dhe ndjenjën e turpit e

dyshimit,shënon fillimin e vetëkontrollit dhe vetëbesimit. Fëmijët janë të aftë të

veprojnë gjithnjë e më shumë vetë. Ata përpiqen të shkojnë drejt autonomisë. Gjatë

kësaj periudhe, prindërit duhet të ndjekin një rrugë të drejtë me fëmijët e tyre, duhet të

jenë mbrojtës të tyre por jo ta teprojnë duke i mbajtur në kontroll vazhdimisht.

Në qoftëse prindërit nuk mbajnë qëndrim sigurues e të besueshëm dhe nuk

përforcojnë përpjekjet e fëmijës për të zotëruar aftësitë bazë motore dhe kognitive,

fëmijët mund të fillojnë të ndjejnë turp, mësojnë të dyshojnë në aftësitë e tyre për të

drejtuar botën sipas kuptimeve të tyre, krijojnë ndjenjën e mosbesimit ndaj vetëvetes.

Sipas Eriksonit fëmija tani duhet të përballojë konfliktin e inciativës ndaj fajit. Me

inciativë realizimi i disa veprimeve është i ndaluar. Ndonjëherë fëmijët mund të ndjejnë

veten të ndarë midis asaj që ata duan të bëjnë dhe asaj që duhet bëre. Në qoftëse fëmijët

nuk lejohen të bëjnë gjëra vetë, mund të zhvillohet tek ata një ndjenjë faji, ata mund të

arrijnë të besojnë se çfarëdo që duan të bëjnë është gjithmonë “e gabuar”. Nëse fëmija

ndëshkohet për shprehjen e planeve, dëshirave të tij dhe për përpjekjet që bën për

realizmin e tyre, atëherë fëmija zhvillon një sens faji. Kjo shpie në frikë dhe në mungesë

asertiviteti (mos shprehja dhe mos bërja e asaj që dëshiron të thuash dhe të bësh). Teoria

psikosociale na tregon se duke filluar nga rrethi familjar e deri në shkollë dhe

komunnitet, fëmijët do të jenë të ndikuar nga ata dhe do të varen nga po ky ndikim

(McLeod, 2013).

1.5.3 Teoria e sistemit familjar e Bowen-it

Teoria e sistemit familjar të Bowen-it është një teori e sjelljes njerëzore që familjen e

konsideron si njësi emocionale ku antarët e saj janë të lidhur emocionalisht. Shpesh

njerëzit ndjehen sikur nuk janë pjesë e familjessë tyre, por kjo është më shumë një

ndjenjë se sa një fakt. Anëtarët e familjes shpesh ndikojnë njëri tjetrin në mendime,

ndjenja dhe veprime duke bërë kështu sikur ata jetojnë nën “lëkurën e njëri- tjetrit”.

Njerëzit kërkojnë vëmendje nga njëri-tjetri, miratim, dhe mbështetje si dhe

reagojnë në nevojat e njëri tjetrit, pritjet dhe në shqetësimet e tyre. Teoria e Bowen - it

ka të bëjë me ndërveprimin reciprok. Sipas tij anëtarët e familjes janë bashkëpunues në

mbrojtje, strehim, dhe ushqim të njërit-tjetrit, mirëpo kjo mund të çojë edhe në

Page 24: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

13

probleme të ndryshme të cilat mund të rrisin tensionin ndaj njëri tjetrit dhe të shfaqet

ankthi në familje.

Edhe pse shumica e prindërve përpiqen të rrisin me kujdes fëmijët, ndonjëherë

ata mund të ndihen të mbingarkuar ose nuk dinë si të gjejnë rrugën më të mirë përballë

sfidave të mëdha me fëmijët e tyre kështu ndonjëherë mund të ndikojnë negativisht

suksesin e tyre në shoqëri, shkollë etj., (Brown, 2000).

2. METODOLOGJIA

Hulumtimi është kuantitativ dhe ka qasje korrelative sepse përshkruan lidhjen mes

statusit socio - ekonomik dhe stileve të prindërimit me arritjen akademike të nxënësve.

Qëllimi i hulumtimit është të përshkruaj lidhmërinë ndërmjet statusit socio - ekonomik

dhe stileve të prindërimit me arritjen akademike të nxënësve në arsimin fillor.

Duke u bazuar në shumë hulumtime të bëra në rajon e më gjerë, hipotezat e ngritura për

këtë temë janë:

H.1. Niveli i ulët i të ardhurave financiare në familjen e nxënësit/es, lidhet me

suksesin e tij të dobët në shkollë.

Page 25: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

14

H.2. Niveli i ulët i shkollimit të prindërve ka lidhje me arritjen e ulët akademike

të nxënësve.

H.3. Nxënësit që jetojnë në familje të ngushtë kanë notë mesatare më të lartë se

sa ata që janë pjesë e familjeve të zgjeruara.

H.4. Stili autoritativ i prindërimit është më me ndikim në suksesin e nxënësve

në shkollë në krahasim me stilin autoritar dhe tolerant.

2.1 Pjesëmarrësit

Popullatë e hulumtimit ishin të gjithë nxënësit e klasës së tretë, katërt dhe të pestë në

qytetin e Mitrovicës. Mostra e përdorur në këtë hulumtim ishte mostra sistematike.

Numri total i nxënësve për të tri nivelet ishte 2939 nxënës, për hulumtim është

përzgjedhur 10% nga ky numër. Si në këtë formë:

295 ÷ 3(pasi kemi tri nivele të klasëve nga III-V)

Kl. III 98 pyetësor Kl. IV 98 pyetësor Kl. V 98 pyetësor

÷ ÷ ÷

42 paralele = 2 pyetësor 41 paralele = 3 pyetësor 44 paralele = 2

pyetësor

Pra nga 2 pyetësor për secilën paralele të klasës së tretë, nga 3 pyetësor për secilën

paralele të klasës së katërt dhe nga 2 pyetësor për secilën paralele të klasës së pestë.

Për përzgjedhjen e nxënësve nëpër secilën paralele, është përdorur mostra e

rastësishme, zgjedhja në bazë të numrit të ditarit. Janë përzgjedhur numrat tek dhe

numrat çift, p.sh., nr.1, 3, 5... apo 2, 4, 6,... duke vepruar kështu për secilën klasë. Për

të gjithë nxënësit të cilët ishin pjesë e mostrës, është marr nota mesatare për tëdy

gjysmëvjetorët, për secilën lëndë dhe i është dhënë pyetësori në shtëpi, duke kërkuar

ashtu që atë pyetësor ta plotësoj prindi i tij/saj, qoftë nëna apo babai. Pyetësori për

mbledhjen e të dhënave është plotësuar nga prindërit e nxënësve të cilët ishin pjesë e

mostrës. Nga numri i përgjithsëm i pyetësorëve që duhej të realizoheshin, prej tyre u

Page 26: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

15

realizuan 272 pyetësor për shkak të mos përfshirjes së dy shkollave në hulumtim për

arsye se nuk ështëdhënë leja nga DKA-ja.

Nota mesatare e nxënësve për të tri nivelet është 4.56 (DS=.64). Mosha mesatare

e prindërve që ofruan të dhënat në hulumtim është 39.4vjeç (DS=7.64).

Në Tabelën 1 dhe 2 jepen të dhënat për numrin dhe përqindjen e pjesëmarrësve sipas të

dhënave të tyre demografike.

Tabela 1

Numri dhe Përqindja e Pjesëmarrësve në Hulumtim, sipas Vendbanimit, Gjinisë,

Nivelit të të Ardhurave dhe Llojit të Familjes

N %

Numri i prindërve Femra 133 48.9

Meshkuj 139 51.1

Vendbanimi Fshat 56 20.6

Qytet 216 79.4

Niveli i të ardhurave në familje deri ne 170 euro

80 29.4

171-457 euro

106 39.0

Mbi 458 euro

82 30.1

Mungojnë të dhënat

4 1.5

Lloji i familjes Familje e ngushtë

208 76.5

Familje e zgjeruar

59 21.7

Mungojnë të dhënat

5 1.8

Të dhënat nga tabela tregojnë se shumica e nxënësve pjesëmarrës në hulumtim jetojnë

në familje nukleare, me ta ardhura mesatare dhe në qytet.

Tabela 2

Numri dhe Përqindja e Pjesëmarrësve në Hulumtim sipas Nivelit të Punësimit dhe

Llojit të Familjes

Nr. %

Familje me 1 prind Nëna 2 50.0

Babai 2 50.0

Punësimi i prindërve I/e punësuar 137 50.4

I/e papunë 84 30.9

Page 27: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

16

I/e punësuar herë pas here 45 16.5

Në pension 6 2.2

Pothuasje gjysma e prindërve të nxënësve të përfshirë në hulumtim, janë të punësuar

ndërkohë që gjysma tjetër ose janë të papunësuar ose punojnë herë pas here.

Në grafikun në vazhdim, paraqitet niveli i arsimimit të nënës.

Figura 1. Niveli i arsimimit të nënës në numër dhe përqindje.

Figura 2. Niveli i arsimimit tëbabait në numër dhe përqindje.

17

175

56

2136.3

64.3

20.67.7 1.1

0

20

40

60

80

100

120

140

160

180

200

Shkollefillore shkolle e

mesme

Arsim i larte Me shume Pa pergjigje

Niveli i arsimimit të nënës

Numri %

17

175

56

2136.3

64.3

20.67.7 1.1

0

20

40

60

80

100

120

140

160

180

200

Shkollefillore shkolle e

mesme

Arsim i larte Me shume Pa pergjigje

Niveli i arsimimit të babait

Numri %

Page 28: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

17

2.2 Instrumenti

Për mbledhjen e të dhënave është përdorur instrumenti ‘Parenting Style Questionnaire’.

Autorë të këtij instrumenti janë: Robinson, Mandleco, Olsen, & Hart (1995). Leja për

përdorimin e këtij pyetësori është marrë në organizatën ‘Development of a Neë

Measure’ nga profesoresha mentore e temës. Pas sigurimit të pyetësorit është bërë

përshtatja e tij duke e përkthyer nga tre persona dhe duke e bërë pastaj përshtatjen finale

të tij.

Për të përcaktuar vlefshmërinë e pyetësorit (Cronbach Alpha) pyetësori është

pilotuar me prindër. Pas përcaktimit të vlefshmërisë, katër pyetje (pohime) janë larguar

sepse krijonin paqartësi për të anketuarit. Kështu formati i fundit i pyetësorit përmban

gjithsej 26 pyetje.

Instrumenti është i ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë përfshin 13 pohime për stilin

autoritativ të prindërimit me gjashtë shkallë matëse: asnjëherë, pothuajse asnjëherë,

ndonjëherë, shpesh, shumë shpesh, gjithmonë, pjesa e dytë përmban pohime për stilin

autoritar të prindërimit gjithsej 13 prej tyre dhe pjesa e tretë 4 pohime për stilin tolerant.

Meqenëse është nevojitur për të përshkruar edhe lidhmërin e statusit socio-ekonomik

me arritjen akademike të nxënësve, në këtë pyetësor janë vendosur edhe 8 pyetje

demografike që ndërlidhen me statusin socio-ekonomik. Pyetje për gjininë e të

anketuarve, moshën, vendbanimin, statusin e punësimit, nivelin e të ardhurave

financiare, llojin e familjes, numrin e fëmijëve në familje dhe pyetje për nivelin e

arsimimit të nënës dhe babait të nxënësit/es.

2.3 Mënyra e mbledhjes së të dhënave

Procesi i mbledhjes së të dhënave ka ndodhur për gjatë dy javëve të muajit Maj.

Pyetësorët janë dërguar në shkollë, i janë dhënë nxënësve të cilët ishin pjesë e mostrës

dhe ata pastaj e kanë dërguar te prindërit e tyre për ta plotësuar. Dhe është kërkuar nga

ata që ta sjellin pyetësorin ditën e nesërme. Ditën tjetër janë mbledhur pyetsorët nëpër

të gjitha shkollat.

2.4 Analizat

Për analizimin e të dhënave është përdorur programi SPSS, versioni 21.0. Analizat e

përdorura janë Analiza Deskriptive, Korrelative, Korrelacioni i Pearson - it, Analiza

Regresive, T - testi dhe Anova.

Page 29: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

18

Për të përshkruar numrin dhe përqindjën e pjesëmarrësve në hulumtim sipas

vendbanimit, gjinisë, nivelit të të ardhurave, llojit të familjes, nivelit të arsimimit dhe

punësimit është përdorur analiza deskriptive. Analiza e lidhmërisë mes variablave

demografike dhe notës mesatare është bërë përmes Analizës Korrelative dhe

Korrelacionit Pearson. Për të vlerësuar diferencat në mes dy mesatareve aritmetike mes

dy grupeve është përdorur T - testi.

Përcaktimi i dallimeve mes grupeve të pavarura në këtë rast notës mesatare me

nivelin e lartë apo të ulët të të ardhurave në familje është bërë përmes ANOVA një

drejtimëshe. Analiza Regresive është përdorur për të përcaktuar ndikimin e variablave

me interes në studim.

2.5 Limitet e hulumtimit

Për shkak se krijohej një mostër shumë e madhe për nivelin Bachelor të studimeve, nuk

janë përfshirë në hulumtim të gjitha shkollat e Komunës së Mitrovicës por vetëm

shkollat e qytetit.

Gjithashtu në këtë hulumtim nuk kanë marr pjesë nxënësit e klasës së parë dhe të dytë

sepse i takonin Shkallës së Parë të Kurrikulës dhe zakonisht vlerësimi për ta nuk bëhej

me notë, ndërsa në hulumtim patjetër nevojitej nota mesatare e nxënësit në mënyrë që

të gjenim lidhmëri të saj me Statusin socio - ekonomik dhe Stilet e Prindërimit.

2.6 Aspekti etik

Për mbledhjen e të dhënave është këkruar leje nga Drejtoria e Arsimit pastaj nga

drejtorët e shkollave në qytetin e Mitrovicës dhe nga mësimdhënësit. Qysh në pjesën e

parë të pyetësorit është kërkuar nga prindërit një konfirmim me emrin dhe mbiemrin e

tij/saj, nëse ata dëshirojnë të japin të dhëna në kushte anonimiteti apo konfidencialiteti.

Duke i siguruar kështu gjithmonë se të dhënat e fituara prej tyre do të përdoren vetëm

për realizimin e qëllimit të këtij hulumtimi.

Page 30: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

19

3. REZULTATET

Të dhënat e marrura përmes pyetësorit u analizuan me programin SPSS dhe u gjetën

këto rezultate për temën.

Prezantimi i rezultateve të Mesatares dhe Devijimit Standard për Stilet e Prindërimit.

Dallimi i të tri stileve sipas gjinisë, llojit të familjes, vendbanimit dhe nivelit të të

ardhurave familjare.

Tabela 3

Mesatarja dhe Devijimi Standard për Stilet e Prindërimit sipas Gjinisë

Gjinia

Nëna Babai Total

MA (DS) MA (DS) MA (DS)

Stili Autoritar 3.15 (.76) 3.19 (.84) 3.17 (08)

Stili Autoritativ 5.10 ( .58) 5.11 (.66) 5.11 (.62)

Stili Liberal 2.61 (.84) 2.71 (.885) 2.66 (.86)

Page 31: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

20

Për të parë a ka dallime ndërmjet nënave dhe baballarëve në stilet e tyre të prindërimit,

u zhvillua t-testi. Vlerat e fituara nuk treguan dallime të nivelit statistikor për asnjë prej

stileve të prindërimit.

Tabela 4

Mesatarja dhe Devijimi Standard për Stilet e Prindërimit sipas Llojit të familjes dhe

Vendbanimit

Lloji i Familjes Vendbanim

E ngushtë E gjerë Fshat Qytet

MA (DS) MA (DS) MA (DS) MA (DS)

Stili Autoritar 3.14 (.80) 3.28 (.81) 3.48 (.69) 3.09 (.81)

Stili Autoritativ 5.15 (.60) 4.93 (.68) 5.20 (.48) 5.08 (.65)

Stili Liberal 2.67 (.86) 2.64 (.86) 2.54 (.82) 2.69 (.87)

Analiza e t-testit, për dallimet në stilet e prindërimit sipas vendbanimit, treguan dallime

të vlefshme statistikore vetëm në stilin autoritar t(270) = 3.26, p=.003. Prindërit që

jetojnë në fshat (MA=3.48, DS=.69) kanë treguar vlera më të larta se prindërit që jetojnë

në qytet (MA=3.09, DS=.81). Për stilet e tjera, rezultatet nuk treguan dallime të

rëndësisë statistikore.

Në varësi të llojit të familjes, stili autoritativ tregoi vlera më të larta në familjen e

ngushte (MA=5.15, DS=.60) se sa në familjen e gjerë (MA=4.93, DS=.68). Këto dallime

janë me vlerë të rëndësisë statistikore t(265) =2.49, p=.014. Për stilet e tjera, rezultatet

nuk treguan dallime të rëndësisë statistikore.

Tabela 5

Mesatarja dhe Devijimi Standard për Stilet e Prindërimit sipas nivelit të të ardhurave

në familje

Autoritar Autoritativ Tolerant

Deri 170 euro MA

3.33 5.03 2.88

DS

.77 .69 .94

171 – 457 euro MA

3.18 5.21 2.54

DS .76 .61 .77

Page 32: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

21

Mbi 458 euro MA

3.03 5.08 2.64

DS

.85 .49 .86

Pa të dhëna MA

2.53 4.38 2.19

DS .44 1.32 .89

Tabela 6

Ndërlidhja e notës mesatare me Stilete Prindërimit

Autoritar Autoritativ Tolerant

Nota mesatare

e nxënësve

Pearson

Correlacioni

-.026 .146* -.110

Sig. (2-tailed) .673 .016 .071

N 272 272 271

* Korrelacioni është signifikant në nivelin .05.

Stili autoritativ ka treguar një lidhje të dobët pozitive me notën mesatare të nxënësve.

Tabela 7

Vlerat në notën mesatare sipas Vendbanimit

Vendbanimi N MA DS

Nota mesatare e

nxënësit

Fshat 56 4.709 .5035

Qytet 216 4.527 .6647

T - testi tregoi dallime të vlefshme statistikore, në favor të nxënësve të fshatit

të cilët treguan vlera më të larta të notës mesatare t(270) = 4.29, p=.027

Tabela 8

Vlerat në notën mesatare sipas Llojit të Familjes

Lloji i familjes N MA DS

Nota mesatare e

nxënësit

Familje e ngushte 208 4.61 .569

Familje

e zgjeruar

59 4.40 .787

Page 33: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

22

T-testi tregoi dallime të vlefshme statistikore, në favor të nxënësve nga familjet e

ngushta të cilët treguan vlera më të larta të notës mesatare t(270) = 3.22, p=..021.

Tabela 9

Vlerat në notën mesatare si pas nivelit të të ardhurave në familje

N MA DS

Deri në 170 euro 80 4.318 .8114

171-457 euro 106 4.671 .4836

Mbi 458 euro 82 4.687 .5256

Mungojnë 4 4.175 1.0905

Total 272 4.564 .6383

ANOVA një drejtimëshe tregoi dallime të vlefshme statistikore (p=.00). Bonferoni

zbuloi dallimet ndërmjet të tre kategorive të të ardhurave në familje në vlerë të

propabilitetit p=.001

Stili i prindërimit ka ndikim në suksesin e nxënësve. Stili autoritativ është treguar të

jetë me ndikim signifikant në suksesin e nxënësve (p=.012).

Tabela 10

Ndikimi i sitileve të prindërimit në suksesin e nxënësve

Model 1 Koeficientëte

Pastandardizuar

Koeficientët

Standardizuar

Sig.

B Std. Error Beta

(Konstant) 3.978 .351 11.318 .000

Autoritar -.016 .052 -.020 -.299 .765

Autoritaritativ .161 .064 .156 2.540 .012

Tolerant -.072 .048 -.097 -1.508 .133

a. Variabla e varur: Nota mesatare e nxënësit

Në Tabelën më lart shihet se stili autoritativ ka ndikim në suksesin e nxënësve (p=.012).

Po ashtu edhe mosha e prindërve ka treguar ndikim të rëndësishëm (p=.009).

Ndërsa niveli i të ardhurave nuk ka treguar të ketë ndikim në suksesin e

nxënësve (p=.229), po ashtu as numri i fëmijëve në familje nuk ka treguar ndikim

(p=.513), dhe niveli i arsimimit të nënës dhe babait nuk ka ndikim në suksesin e

Page 34: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

23

nxënësve. Signifikanca për arsimimin e nxënës është (p=.253) dhe (p=.542) për

arsimimin e babait.

4. DISKUTIME

Pas analizës së të dhënave dhe nxjerrjes së rezultateve shohim se përkundër faktit që në

Kosovë, veçanërisht në qytetin e Mitrovicës niveli i papunësisë është shumë i lartë, dhe

shumë familje nuk gëzojnë as pagën minimale duke mos i’u siguruar fëmijëve të tyre

paisjet për shkollim si libra, fletore, dhomën personale për mësim, laptopë, kompjuterë

etj., në bazë të rezultateve vërejmë se nuk egziston një lidhmëri ndërmjet nivelit të të

ardhurave financiare në familje dhe arritjes akademike të nxënësve (p=.229). Kjo nuk

e vërteton hipotezën e ngritur, H1. Arsyet e këtij rezultati mund të jenë se nxënësit

shpeshherë ndihmojnë njëri - tjetrin me dhënien e librave, ftojnë njërin-tjetrin në shtëpi

për të punuar e mësuar së bashku. Në të shumtën e rasteve edhe mësimdhënësit në

bashkëpunim me prindërit të cilët kanë të ardhura financiare më të larta japin të holla

për nxënësit që kanë nevojë. Reyultatet e hulumtimit të kryer nga Bradley & Corwyn

(2002), treguan se nxënësit që janë pjesë e familjeve ekonomikisht të pafavorizuara

janë prapa në lexim dhe matematikë 20 deri në 26% në krahasim me nxënësit e tjerë.

Page 35: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

24

Sa i përket hipotezës 2 se nxënësit, prindërit e të cilëve kanë nivel më të ulët të

shkollimit kanë arritje më të ulëta akademike, nuk vërtetohet. Rezultate të kundërta gjeti

Lareau (2011), i cili konstatoi një ndikim signifikant të arsimimit të prindërve në

arritshmërinë akademike dhe se nxënësit që kishin prind me universitet kishin 4.5 herë

më shumë gjasa për të arritur rezultate të jashtëzakonshme akademike në krahasim me

shokët dhe shoqet e tyre që kishin prindër që nuk e kishin përfunduar një të tillë. Arsyet

e këtij rezultati mund të jenë se ne vendin tonë tek ne nuk kemi dallime të theksuara të

arsimimit të prindërve.

Nga rezultatet e gjetura vërehet një ndikim i moshës së prindërve në suksesin

akademik nxënësve. Arsyet e këtij rezultati mund të jenë se prindërit në moshë më të

re ndihen më energjik dhe më të gatshëm për t’iu ndihmuar fëmijëve të tyre e për t’i

nxitur vazhdimisht drejt suksesit. Hulumtime në lidhje me ndikimin e moshës së

prindërve në suksesin e nxënësve nuk janë gjetur.

Një rezultat tjetër shumë i rëndësishëm i këtij hulumtimi është lidhmëria

ndërmjet dy llojeve të familjes me suksesin e nxënësve në shkollë. Nxënësit të cilët

jetojnë vetëm me prindërit, motrat dhe vëllezërit e tyre kanë nota më të larta në shkollë,

gjë që e vërteton hipotezën e ngritur H3. Ky rezultat mund të jetë si pasojë e asaj se në

familjet e zgjeruara prindërit mund të kenë obligime edhe ndaj anëtarëve të tjerë të

familjes përveç obligimeve ndaj fëmijëve të tyre. Në anën tjetër tek familjet e ngushta

i tërë fokusi i prindërve është në kujdesin ndaj fëmijëve të tyre. Rezultate të kundërta

treguan rezultatet e hulumtimit të realizuar nga Tanskanen, Erola, & Kallio (2016), se

në familjet e zgjeruara me më shumë anëtarë, anëtarët konkurojnë njëri me tjetrin për

kohën, energjinë, paratë dhe burimet e tjera të familjes.

Rezultatet e këtij hulumtimi nuk tregojnë të ketë ndikim numri i madh i

vëllezërve apo motrave të nxënësit në suksesin e tij. Përkundër që në hulumtimin e

bërë nga Marteleto & Souza (2012), vërehen dallime tek nxënësit që kanë dy - tre motra

a po vëllezër dhe madhësia e familjes është negativisht e lidhur me arritjet akademike

të fëmijëve.

Sa i përket lidhmërisë së stileve të prindërimit me suksesin në shkollë, lidhje

më të fortë shihet të ketë stili autoritativ i prindërimit i cili edhe është më dominuesi në

rezultatet e fituara. Kjo e vërteton hipotezën e katërt H4. Të gjeturat e Abar, Carter, &

Winsler (2009), treguan se prindërit që kishin stilin autoritativ ndaj fëmijëve të tyre,

bënin që ata të performojnë më mirë në shkollë. Gjitashtu rezultatet e Anuola & Stattin

Page 36: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

25

(2000), treguan se nxënësit me prindër autoritativ aplikonin sjellje më të mira adaptive,

kishin nivele të ulëta të dështimit në shkollë.

Shkaqet e këtij rezultati që treguan dominim të stilit autoritativ mund të jenë se

prindërit të cilët janë të përgjegjshëm për nevojat e fëmijëve të tyre, janë të gatshëm për

të dëgjuar mendimet dhe idetë e tyre, qoftë lidhur me mësimet qoftë për gjëra të tjera,

dhe ndikojnë në formimin e një personaliteti të qëndrueshëm për kundër vështirësive

që ata mund të kenë. Kështu edhe në qoftë se nxënësi pëson në mësime nuk do të

dorëzohet sepse ka mbështetje prindërore, di të kontrolloj veten e tij, nuk ndjehet në

dyshim për t’i treguar prindërve se ka marrë notë të dobët në shkollë sepse e di se ata

do t’i ndihmojnë atij apo asaj.

Rezultatet e fituara tregojnë se stili autoritativ është më dominant tek nxënësit

me banim në vende rurale kundrejt atyre me banim ne vende urbane. Po ashtu është

gjetur se stili autoritativ është më karakteristik në familjet e ngushta se sa në familjet e

gjera. Hulumtime të këtij lloji sa i përket dallimeve te stileve të prindërimit sipas

vendbanimit dhe llojit të familjes nuk janë gjetur.

5. KONKLUDIME DHE REKOMANDIME

Qëllimi i hulumtimit është të përshkruaj lidhmërinë ndërmjet statusit socio - ekonomik

dhe stileve të prindërimit me arritjen akademike të nxënësve në arsimin fillor. Ky qëllim

është realizuar përmes grumbullimit të të dhënave të cilat janë përpunuar statistikisht

me anë të programit SPSS.

Përkundër hulumtimeve të shumta që janë bërë për të parë lidhmërinë e statusit socio-

ekonomik dhe stileve të prindërimit me arritjen akademike, ka dallime të ndryshme në

vende të ndryshme sa i përket lidhjes apo mos lidhjes mes këtyre variablave. Ngjajshëm

ndodhë edhe në vendin ku është bërë ky hulumtim në qytetin e Mitrovicës.

Rezultatet tregojnë se nota mesatare e nxënësve sipas tri niveleve është 4.5,

relativisht e lartë dhe se në këtë ndikon lloji i familjes, mosha e prindërve lloji i

prindërimit por jo edhe niveli i të ardhurave financiare, numri i fëmijëve në familje dhe

as arsimimi i prindërve qoftë arsimimi i nënës apo i babait. Me këtë hulumtim arrijmë

Page 37: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

26

në përfundim se jo cdo herë dhe në çdo vend ekzistojnë lidhmëri të njejta mes faktorëve

socio - ekonomik dhe stileve të prindërimit me arritjen akademike të nxënësve. Nuk

lidhet arsimimi i prindërve dhe as gjendja ekonomike e familjes me suksesin në shkollë,

si dy çështje të ngritura për studim dhe që shumë herë perceptohet se egziston një lidhje

e fortë mes këtyre.

Për arsye të mostrës jo gjithëpërfshirëse në tërë Komunën e Mitrovicës

rekomandohet që në të ardhmen të bëhen hulumtime me mostër edhe me të madhe, të

hulumtohet jo vetëm ndikimi i statusit socio – ekonomik dhe stileve të prindërimit por

edhe ndikimi i mësimdhënësve në suksesin e nxënësve në shkollë.

Po ashtu rekomandohet që në të ardhen të hulumtohet lidhmëria e SSE dhe

stileve të prindërmit me arritjen akademike për fusha të ndara kurrikulare, p.sh. me

matëmatikën, shkencat, gjuhët etj.

REFERENCAT

Abar, B., Carter, K. L., & Winsler, A. (2009). The effects of maternal parenting style

and religious commitment on self-regulation, academic achievement and risk behavior

among African-American parochial and college students. Journal of Adolescence , 259-

273.

Agjencia e Statistikave të Kosovës. (2016). Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore.

Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Agjensia e Statistikave të Kosovës. (2015). Anketa e Fuqisë Punëtore. Prishtinë: ASK.

Anuola, K., & Stattin, H. (2000). Parenting styles and adolescents' achievement

strategies. Journal of Adolescence , 205-222.

ASK. (2016). Statistikat e përgjithshme të Kosovës. Prishtinë: Agjencia e Statistikave

të Kosovës.

Aughinbaugh, A., Pierret, C. R., & Rothstein, D. S. (2005). The impact of family

structure transitions on youth achievement: Evidence from the children of the NlSY79.

Demography , 447–468.

Page 38: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

27

Baban, S. (2004). Attaining a Balance Betëeen Environmental Protection and

Sustainnable Development in the Caribbean. West Indian Journal , 22-34.

Baumrind, D. (1971). Current patterns of parental authority. Dev Psychol Monogr. ,

101– 103.

Bekteshi, B. S. (2009). Mbingarkimi i nxënësve me mësim në shkollë. Prishtinë:

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës.

Bofah, E., & Hannula, M. S. (2017). Home resources as a measure of socio-economic

status in Ghana. Large-scale Assess Education , 2-4.

Bornstein, M. H. (2002). Handbook of Parenting. London: Lawrence erlbaum

associates.

Bradley, R. H., & Corwyn, R. F. (2002). Socioeconomic Status and Child Development.

Annual Reviews , 372- 375.

Brown, J. (2000). Bowen Family Systems Theory and Practice: Illustration and

Critique. Fundamentals of theory and practice , 94-103.

Carlson, M. J., & Corcoran, M. E. (2001). Family Structure and Children’s Behavioral

and Cognitive Outcomes. Marriage and Family , 779–792.

Carreteiro, R. M., Justo, J. M., & Figueira, A. P. (2016). Reading Processes and

Parenting Styles. Psycholinguistic Research , 901–914.

Chesters, J., & Daly, A. (2017). Do peer effects mediate the association betëeen family

socio‐economic status and educational achievement. Australian Journal of Social

Issues , 2-5.

Elizabeth, T. G., & Laërence, J. A. (2006). Neighborhoods and Schools: Contexts and

Consequences for the Mental Health and Risk Behaviors of Children and Youth.

American Psychological Association , 611-645.

Feinstein, L., & Sabates, R. (2006). Does education have an impact on mothers’

educational attitudes and behaviours. Centre for Research on the Ëider Benefits of

Learning , Institute of Education, 20 Bedford Ëay.

Ginther, D. K., & Pollak, R. A. (2004). Family Structure and Children’s Educational

Outcomes: Blended Families,Stylized Facts,and Descriptive Regressions. Semantic

scholar , 3-5.

Gottfried, M., & Ream, R. (2014). Socio-economic Status and Education. 687-690.

Haryana, M. (2016). Factors Affecting the Academic Achievement: A Study of

Elementary School Students of NCR Delhi, India. Journal of Education and Practice ,

2222-1735.

Page 39: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

28

Hayes, D. (2006). Primary Education. London and Neë York: Routledge Taylor and

Francis Group.

Ishak, Z., Low, S. F., & Lau, P. L. (2012). Parenting Style as a Moderator for Students’

Academic. J Sci Education Technology , 21:487–493.

Jeynes, Ë. H. (2002). Examining the effects of parental absence on the academic

achievment of adolescents: the challenge of controlling for family income. Journal of

Family and Economy Issues , 23.

Karoly, L. A. (2015). The Economic Impact of Gaps in Student Performance in

Pennsylvania. California: RAND Corporation.

Kashahu, L. (2013). Ndikimi i funksionimit familjar dhe bashkëpunimit familje-shkollë

në përparimin e adoleshentëve. Tiranë: Universiteti i Tiranës.

Kean, P. E., & Kean, D. (2005). The Influence of Parent Education and Family Income

on Child. Family Psychology , 294-304.

Kevin, M. (2018, April 11). Encyclopedia. Retrieved April 14, 2018, from

Encyclopedias almanacs transcripts and maps:

https://www.encyclopedia.com/reference/encyclopedias-almanacs-transcripts-and-

maps/academic-achievement

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës. (2018). Plani zhvillimor i arsimit i Komunës së

Mitrovicës. Mitrovicë: Komuna e Mitrovicës.

Laboviti, B. (2015). Marredhënia mes stileve te prindërimit dhe statuseve te identitetit

ne adoleshence. Tiranë: Universiteti i Tiranës.

Lerner, R. M. (2006). Theoretical Models of Human Development. Canada: John Ëily

and Sons.

Lumeng, J. C., & Kaciroti, N. (2006). Parenting Styles and Overëeight Status in First

Grade. American Academy of Pediatrics , 117.

Maccoby, E., & Martin, J. (1983). Socialization in the context of the family: parent-

child interaction. Handbook of Child Psychology: Socialization, Personality and Social

Development , 1–101.

Maleck, C. K., & Demara, M. K. (2006). Social Support aas a Buffer in the Realtionship

betëeen Socioeconomic Status and Academic Performance. School Psychology

Quarterly , 375-395.

Mangiavacchi, L. (2016). Family structure and children’s educational attainment in

transition economies. IZA Ëorld of Labor , 303.

Page 40: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

29

Marteleto, L. J., & Souza, L. R. (2012). The Changing Impact of Family Size on

Adolescents’ Schooling: Assessing the Exogenous Variation in Fertility Using Tëins in

Brazil. Demography , 1453–1477.

MASHT. (2016). Raport për arritjet e nxënësve të Kosovës në PISA 2015. Prishtinë:

Divizioni për vlerësim, standarde dhe monitorim.

McDermott, D. (2005). Developing caring realtionships among parents, children,

schools and communities. SAGE Publications , 73-277.

McLanahan, S., & Percheski, C. (2008). Family Structure and the Reproduction of

Inequalities. Annual Revieë of Sociology , 34:257–76.

McLaughlin, K. A., & Sheridan, M. A. (2016). Beyond Cumulative Risk: A

Dimensional Approach to Childhood Adversity. Current Directions in Psychological

Science , 239-245.

McLeod, S. (2013). Erik Erikson. Simply Psychology , 1-5.

Mistry, R. S., Vandeëater, E. A., Huston, A. C., & McLoyd, V. C. (2002). Economic

Ëell-Being and Children’s Social Adjustment: The Role of Family Process in an

Ethnically Diverse Loë-Income Sample. Child Development , 935–951.

Osmani, J. (2003). Vendbanimet e Kosovës 8. Prishtinë: Shkrola.

Potter, D. (2010). Psychosocial Ëell‐Being and the Relationship Betëeen Divorce and

Children's Academic Achievement. Journal of Marriage and Family , 933-946.

Reardon, S. F. (2011). The Ëidening Academic Achievement Gap Betëeen the Rich and

the Poor: Neë Evidence and Possible Explanations. Rising Inequality, Schools, and

Children’s Life Chances , 4-50.

Ruiz, L. D., McMahon, S. D., & Jason, L. A. (2018). The Role of Neighborhood

Context and School Climate in School‐Level Academic Achievement. Ëiley Online

Library , 1-2.

Save the Children. (2018). Early Childhood Development. Fairfield: Save the children.

Shala, A., & Grajcevci, A. (2018). Kosovo’s Loë Performance in PISA 2015: An

Explanation From a Socioeconomic Perspective. Educational Process International

Journal , 48-59.

Shvedovskaya, A., & Tanja, S. (2016). Family Representations of Preschool Age

Children Living in Families of Different Socio-Economic Status . Psychological

Science and Education , 83–101.

Sirin, S. R. (2005). Socioeconomic Status and Academic Achievement. Fall , 418- 420.

Page 41: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

30

SMIA. (2017). Statistikat e arsimit në Kosovë. Prishtinë: Agjencia e Statistikave të

Kosovës.

Spera, C. (2005). A Revieë of the Relationship Among Parenting Practices, Parenting

Styles, and Adolescent School Achievement. Educational Psychology Revieë , 2-17.

Steinmayr, R., MeiBner, A., Ëeidinger, A. F., & Ëirthëein, L. (2017). Academic

Achievement. Oxford Bibliographies Online , 1.

Sylhasi, V. (2008). Edukimi për të Drejtat e Fëmijës. Prishtinë: Shoqata Kosovare për

të Drejtat e Njeriut dhe Fëmijës.

Tanskanen, A. O., Erola, J., & Kallio, J. (2016). Parental Resources, Sibship Size, and

Educational Performance in 20 Countries. Sage Journals , 3-4.

UNDP. (2015). Mozaiku i Kosovës. Prishtinë.

UNICEF. (2010). VARFËRIA E FËMIJËVE NË KOSOVË . Zagreb: Instituti Ekonomik.

W.H, J. (2002). Examining the effects of parental absence on the academic achievement

of adolescents: the challenge of controlling for far. Journal of Family and Economy

Issues , 23.

Zuna, A. dhe Bashkëpunëtorë. (2009). Partneriteti shkollë-familje-komunitet. Prishtinë:

Libri shkollor.

Zuna, A. (2008). Dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike. Prishtinë: Libri shkollor.

Page 42: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

31

SHTOJCAT

Shtojca A - Mostra

SHKOLLAT E QYTETIT

Klasa III

Klasa IV

Klasa V

Gjithsej

1.Abdullah Shabani 4 paralele=8p 3paralele=9p 4paralele=8p 25pyetësor

2.Anton Zako Çajupi 2 paralele=4p 3 paralele=9p 3paralele=6p 19pyetësor

3.Aziz Sylejmani 3 paralele=6p 3 paralele=9p 2paralele=4p 19pyetësor

4.Bedri Gjinaj 3 paralele=6p 3 paralele=9p 3paralele=6p 21pyetësor

5.Elena Gjika 1 paralele=2p 1 paralele=3p 2 paralele=4p 9pyetësor

6.Fazli Greiçevci 4 paralele=8p 4 paralele=12p 5paralele=10p 30pyetësor

7.Gjergj Kastrioti

Skenderbeu

5paralele=10p 4 paralele=12p 4 paralele=8p 30pyetësor

8.Ismail Qemaili 3 paralele=6p 3 paralele=9p 3 paralele=6p 21pyetësor

9.Musa Hoti 4paralele=8p 4 paralele=12p 4 paralele=8p 28pyetësor

10.Migjeni 5paralele=10p 5 paralele=15p 5paralele=10p 35pyetësor

11.Eqrem Çabej 3 paralele=6p 3 paralele=9p 4 paralele=8p 23pyetësor

12.Nonda Bulka 1 paralele=2p 1 paralele=3p 1 paralele=2p 7pyetësor

13.Shemsi Ahmeti 2 paralele=4p 2 paralele=6p 2 paralele=4p 14pyetësor

14.Shaban Idrizi 2 paralele=4p 2 paralele=6p 2 paralele=4p 14pyetësor

Page 43: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

32

Shojca B – Instrumenti për stilet e prindërit bashkangjitur edhe

fletëkonfirmimi dhe pyetësori për të dhënat demografike

UNIVERSITETI I MITROVICËS

‘ISA BOLETINI’

Rr.Parku Industrial, p.n. 40000 Mitrovicë

Republika e Kosovës

FAKULTETI I EDUKIMIT

F O R M U LA R P A J T I M I

I/E nderuar,

Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Mitrovicës, në organizimin e studimeve ka të

paraparë zhvillimin e punimit të Diplomës. Në këtë kuadër, unë kam zgjedhur të

zhvilloj këtë hulumtim: Lidhmëria ndërmjet statusit socio-ekonomik dhe stileve të

prindërimit me arritjen akademike të nxënësve në arsimin fillor në qytetin e Mitrovicës.

Këtë pyetësor kërkohet ta plotësoni ju, si prind i nxënësit/es. Formulari ju ofrohet për

tu pajtuar që të jeni pjesë e hulumtimit. Ne ju sigurojmë që të dhënat e mbledhura në

këtë studim, do të përdoren vetëm për realizimin e qëllimit të këtij studimi. Ju mund të

zgjidhni të jeni pjesëmarrës në kushte anonimiteti ose konfidencialiteti. Ne respektojmë

zgjedhjen Tuaj.

Duke besuar dhe respektuar në bashkëpunimin me Ju, Ju falënderojmë!

Ju lutem nënshkruani konfirmimin tuaj. Ofruesi i

formularit

---------------------------------------- ---

----------------------------

[Nëse keni ndonjë pyetje apo paqartësi në vazhdimësi, ju lutem kontaktoni

profesoreshën mentore të punimit, Merita Shala, në [email protected]]

Page 44: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

33

1. Gjinia juaj: a. Mashkull b. Femër

2. Mosha juaj në vite__________

3. Vendbanimi:[rretho] a. Fshat b. Qytet

4. Cili është statusi i punësimit tuaj?

a. i/e punësuar

b. i/e pa punë

c. i/e punësuar herë pas here

d. në pension

5. Cili është niveli i të ardhurave mesatare në familjen tuaj:

a. Deri në 170 euro

b. 171 – 457 euro

c. Mbi 458 euro

6. Lloji familjes tuaj:

a. familje e ngushtë[nëna, babai dhe fëmijët]

b. familje e zgjeruar [gjysh, axhë, hallë etj.]

c. familje me njërin prind [rretho] -Nëna -Babai

7. Numri i fëmijëve në familjen tuaj ________

8. Niveli i arsimimit tuaj [rretho]:

Arsimimi i nënës së fëmijës: Arsimimi i babait të

fëmijës:

a. pa shkollë a. pa shkollë

b. shkollë fillore b. shkollë fillore

c. shkollë e mesme c. shkollë e mesme

d. arsim i lartë d. arsim i lartë

e. më shumë e. më shumë

Page 45: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

34

Në pyetjet në vijim, ju lutem vlerësoni sa shpesh jeni angazhuar në praktikat e ndryshme

me fëmijën tuaj. Përgjigjet shkojnë me një shkallë prej 6 nivelesh nga "Asnjëherë" deri

në "Gjithmonë". Ju lutem zgjedheni vetëm njërën kategori (katror) për ta plotësuar!

Asnjëherë Pothuajse Ndonjëherë

Shpesh Shumë Gjithmonë

asnjëherë

shpesh

1.Unë jam i përgjegjshëm ndaj ndjenjave dhe nevojave të

fëmijës tim:

2.Unë i marr parasysh dëshirat e fëmijës tim para se t'i

kërkoj atij/asaj të bëjë diçka:

3.Unë i shpjegoj fëmijës tim se si ndihem për sjelljen e tij të

mirë /të keqe:

4.Unë e nxis fëmijën tim të flasë për ndjenjat dhe problemet

e tij/saj:

5.Unë e nxis fëmijën tim që lirisht të shpreh mendimet e

tij/saj, edhe nëse ai/ajo nuk pajtohet me mua:

6.Unë i jap ngushëllim dhe mirëkuptim fëmijës tim kur është

i/e mërzitur:

7.Unë e lavdëroj fëmijën tim:

8.Unë e marr parasysh dëshirën e fëmijës tim kur bëj plane

për familjen (p.sh., fundjavat dhe festat):

9.Unë e respektoj mendimin e fëmijës tim dhe e inkurajoj që

ta shprehë atë:

10.Unë e trajtoj fëmijën tim si një anëtar i barabartë i

familjes:

11.Unë jam i afërt me fëmijën tim:

12.Kur fëmija im më pyet se pse ai/ajo duhet të bëjë diçka

unë i them atij/asaj sepse unë thashë kështu, unë jam prindi

yt, ose kjo është ajo që dua unë:

13.Unë e dënoj fëmijën tim duke e larguar prej (p.sh.,TV-së,

lojërave, takimit me shokët/shoqet):

14.Unë bërtas kur nuk e përkrah sjelljen e fëmijës tim:

15.Unë e rrah fëmijën tim kur nuk më pëlqen ajo që ai /ajo

bën ose thotë:

16.Unë përdori kritika për ta bërë fëmijën tim të përmirësojë

sjelljen e tij/saj:

17.Unë përdori kërcënimet ndaj fëmijës tim edhe nëse kam

apo nuk kam arsye:

Page 46: UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” … · Shtojca A - Mostra ... SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale UNDP ... Korrelacioni i Pearson-it, T-testi, Anova një

35

18.Unë e kritikoj hapur fëmijën tim kur sjellja e tij/saj nuk i

plotëson pritjet e mia:

19.Përpiqem të ndryshoj atë se si fëmija im mendon ose

ndjen për gjëra të ndryshme:

20.Ndiej nevojën për të nxjerrë në pah problemet e sjelljes

së fundit të fëmijës tim për t’u siguruar që ai/ajo nuk do t'i

bëjë ato përsëri:

21.Unë i’a rikujtoj fëmijës tim se unë jam prind i tij/saj:

22.Unë i rikujtoj fëmijës tim të gjitha gjërat që po bëj dhe

kam bërë për të:

23.E kam të vështirë të disiplinoj fëmijën tim:

24.Unë i ndihmoj fëmijës tim kur ai/ajo shkakton rrëmujë

për diçka:

25.Unë e lazdroj fëmijën tim:

26.Unë e injoroj sjelljen e keqe të fëmijës tim: