Upload
others
View
15
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Hyrje
3
Faqe 4
Faqe 6
Faqe 9
Faqe 11
Faqe 13
3
Faqe 15
Përmbajtja
��
��
��
Origjina e NATO-s
Sigurim Nëpëmjet Partneritetit
Zgjerimi i NATO-s
Drejt të Ardhmes
Si Funksionon NATO
Ristrukturimi i Aleancës
NATO gjatë pjesës më të madhe të dekadës së fundit ka punuar
me një numër të madh të vendeve të reja Partnere në
Evropë dhe në Azinë Qendrore, për zhvillimin e marrëdhënieve
të sigurisë si mes saj dhe këtyre vendeve ashtu dhe të këtyre
vendeve njëri me tjetrin. Sot, Aleanca është dinamoja e qendrës së
marrëdhënieve krejtësisht të reja të sigurisë në mbarë zonën. Dyzet
e gjashtë vende – anëtarët e NATO-s, ish vendet e Traktatit të
Varshavës, bile edhe vende neutrale – tani ushtrohen sëbashku,
diskutojnë çështjet e sigurisë sëbashku dhe ndërmarrin, gjithashtu,
operacione paqeruajtëse sëbashku.
Vlera e kësaj strukture inkluzive është a qartë. Të gjitha vendet kanë
një strukturë nëpërmjet të cilës mund të rrisin interesat e sigurisë së
tyre. Nuk është nevoja për aleanca rajonale të ngurta dhe të vogla.
Nuk kërkohen zgjidhje të njëanshme. Nëpërmjet Partneritetit për
Paqe dhe të Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik, marrëdhëniet e reja
të sigurisë janë strukturuar drejt inkluzionit dhe bashkëpunimit.
Vetëm kjo, sipas mendimit tim, është një ndyshim thelbësor nga e
kaluara, dhe një kontribut i madh ndaj sigurisë së brezave të
ardhshëm.
Lord Robertson
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
Brochure_OTAN_Albanian 30/04/02 16:40 Page 2
i pasojë e Luftës së Dytë Botërore, Evropa
Lindore dhe ajo Perëndimore u gjendën të
ndara nga divergjencat ideologjike dhe politike të
Luftës së Ftohtë. Evropa Lindore ra nën ndikimin
e Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1949, 12 vende nga
të dyja anët e Atlantikut, krijuan Organizatën e
Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për t’i bërë
ballë rrezikut që Bashkimi Sovjetik mund të
shtrinte kontrollin, që kishte në Evropën Lindore,
edhe në pjesët e tjera të kontinentit.
Gjatë viteve 1947 dhe 1952, Plani Marshall
mundësoi stabilizimin e ekonomive të vendeve të
Evropës Perëndimore. Roli i NATO-s si një
aleancë politike dhe ushtarake ishte sigurimi i
mbrojtjes kolektive kundër çdo lloj agresioni dhe
ruajtja e një mjedisi të sigurt për zhvillimin e
demokracisë dhe të ekonomisë. Sipas Presidentit
të atëhershëm të SHBA-së Harry S Truman, Plani
Marshall dhe NATO ishin “dy pjesët e një
bërthame”.
Anëtarët themelues të NATO-s – Belgjika,
Danimarka, Franca, Holanda, Islanda, Italia,
Kanadaja, Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar,
Norvegjia, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës – u përkushtuan për t’i ardhur në
mbrojtje njëri-tjetrit në rast agresioni ushtarak
kundër ndonjërit prej tyre. Në fillim të viteve 50,
S
4
Selia e parë e NATO-snë Londër.
Në vitet 1950 dhe1960 qendra eNATO-s ndodhejnë Paris.
Selia aktuale eNATO-s në Bruksel.
�
�
�
Origjina eNATO-s
ngjarjet ndërkombëtare, që arritën kulmin me
fillimin e luftës në Kore, konfirmuan dyshimet e
Perëndimit ndaj ambicieve të drejtpërdrejta dhe të
tërthorta të Bashkimit Sovjetik për një ekspansion
të mëtejshëm. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare
të NATO-s rritën përpjekjet e tyre për zhvillimin e
strukturave ushtarake të nevojshme për
përmbushjen e zotimit të mbrojtjes së përbashkët.
Megjithatë, NATO vazhdoi të mbetej një
organizatë politike që mbronte interesat e të gjithë
anëtarëve të saj, ndryshe nga Traktati i Varshavës,
i formuar në vitin 1955, që ishte kryesisht një vegël
e sundimit politik dhe ushtarak Sovjetik në
Evropën Lindore.
Duke lidhur Amerikën e Veriut me mbrojtjen e
Evropës Perëndimore, Aleanca do tregonte se çdo
përpjekje për një ndërhyrje politike dhe ushtarake
kundër Evropës Perëndimore do të dështonte. Në
të njëjtën kohë, kjo krijoi një rrjet sigurie për
parandalimin e ringjalljes së nacionalizmit
militantist në Evropë.
Në të gjitha këto aspekte, Aleanca i shërbeu më së
miri qëllimeve të saja. Prania e forcave të Amerikës
së Veriut në truallin evropian, me kërkesën e
qeverive evropiane, ndihmoi në shkurajimin e
Bashkimit Sovjetik përsa i përket mendimit se
agresioni mund të kishte sukses. Për më tepër, me
kalimin e kohës, disa vende ish-kundërshtarë u
bënë aleatë. Në vitin 1952 Greqia dhe Turqia u
bashkuan me Aleancën, të ndjekura tre vjet më pas
nga Republika Federale Gjermane dhe, në 1982,
nga Spanja.
Nëpërmjet Aleancës, Evropa Perëndimore dhe
Amerika e Veriut jo vetëm që mbrojtën së bashku
pavarësinë, por edhe arritën një nivel stabiliteti të
paparë deri atëherë. Në të vërtetë, siguria që solli
NATO u përshkrua si “oksigjeni i prosperitetit”, që
shtroi bazat për bashkëpunimin dhe integrimin
ekonomik evropian. Kjo siguri, gjithashtu, përgatiti
kushtet për dhënien fund të Luftës së Ftohtë dhe
ndarjes së Evropës në fillim të viteve 90.
5
Për rreth 30 vjet, Muri i Berlinit ishte simboli i ndarjes së Evropës.�
Brochure_OTAN_Albanian 30/04/02 16:40 Page 4
Bashkëpunimit të Atlantikut Verior, që u riemërua
si Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik dhe, më
vonë, me Partneritetin për Paqe. Hapa të
mëtejshëm u bënë përpara me pranimin e tre
anëtarëve të rinj të NATO-s – Republikës Çeke,
Hungarisë dhe Polonisë – dhe me zhvillimin e
bashkëpunimit me Rusinë dhe Ukrainën.
NATO ndërmori gjithashtu një proces ndryshimi të
brendshëm rrënjësor për t’iu përgjigjur situatës së
re të sigurisë së Evropës. Në veçanti, ajo filloi të
ndryshonte strukturat dhe forcat ushtarake për t’i
bërë të afta të marrin përsipër administrimin e
krizave, detyrat e ruajtjes dhe mbështetjes së
paqes në bashkëpunim me vendet e reja partnere.
Shumë kohë para se ky proces të përfundonte,
Aleanca, në fakt, kishte ndërmarrë tashmë
operacione ushtarake për të ndjekur nga afër dhe
për të zbatuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara
në lidhje me ish-Jugosllavinë. Me nënshkrimin e
Marrëveshjes së Deitonit që përfundoi luftën në
Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995, NATO më
pas luajti një rol të rëndësishëm në krijimin e
Forcës së Zbatimit (IFOR) dhe më vonë Forcën e
Stabilitetit (SFOR), për të siguruar zbatimin e
marrëveshjes dhe për përgatitjen e bazave të
paqes në të ardhmen. Disa vite më pas, në 1999,
Aleanca ndërhyri në Kosovë duke ndërmarrë një
fushatë bombardimi ajror kundër Republikës
Federative të Jugosllavisë, me qëllim që të
6
Aleatët dhe Partnerët e NATO-s janë angazhuar në shumë forma të bashkëpunimit, duke përfshirë misionet e ruajtjes së paqes në Ballkan.
jatë Luftës së Ftohtë, roli dhe qëllimi i
NATO-s u përcaktuan qartë nga ekzistenca
e kërcënimit nga Bashkimi Sovjetik. Në fillim të
viteve 90, Traktati i Varshavës u shpërbë me
ngulmimin e vendeve të Evropës Lindore që fituan
lirinë, për më tepër Bashkimi Sovjetik kishte rënë.
Me zhdukjen e kundërshtarëve tradicional disa
analistë besuan se nuk ishte më nevoja e
ekzistencës së NATO-s dhe se shpenzimet dhe
investimet në fushën e mbrojtjes në të ardhmen
për forcat e armatosura duhej të pakësoheshin në
mënyrë drastike.
Me gjithë shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik,
shpresat për paqe ishin të parakohshme. Shumë
shpejt u bë e qartë se megjithëqë fundi i Luftës së
Ftohtë mund të kishte mënjanuar kërcënimet
ushtarake të drejtpërdrejta, paqëndrueshmëria në
disa pjesë të Evropës ishte rritur. Një sërë
konfliktesh rajonale, shpesh të nxitura nga
tensionet etnike dhe të besimit fetar, u shfaqen në
ish-Jugosllavi dhe në vendet e ish-Bashkimit
Sovjetik dhe paraqitën rrezikun e përhapjes.
Vendet e NATO-s arritën në konkluzionin se
përkushtimi i tyre në mbrojtjen kolektive si dhe
bashkëpunimi i arritur nga NATO vazhdonte të
siguronte garancinë më të mirë për sigurinë e tyre.
Për më tepër, megjithëse mundësitë e një sulmi
ushtarak ishin të pakta, forma të reja të
bashkëpunimit politik dhe ushtarak ishin të
nevojshme për t’i bërë ballë sfidave të reja siç janë
konfliktet etnike si dhe për të rritur sigurinë e
stabilitetin në mbarë Evropën.
Duke pasur këtë qëllim, NATO, gjatë dekadës së
kaluar, evoluoi nga një aleancë e lidhur ngushtë
vetëm ndërmjet anëtarëve të saj dhe me ndjenjë
përgjegjësie për mbrojtjen kolektive, në një qendër
partneriteti për kombet e ndryshme me
bashkëpunim në një fushë më të gjerë të sigurisë.
Që nga viti 1990 e më pas, u vendosën kontakte
të rregullta me ish-vendet e Traktatit të Varshavës
dhe republikat e reja të pavarura të ish-Bashkimit
Sovjetik, së pari me krijimin e Këshillit të
G
Ristrukturimii Aleancës
Me mbarimin e Luftës së Ftohtë ndodhi diçka epaimagjinuar përpara. Ish Sekretari i Përgjithshëm iNATO-s Manfred Woerner vizitoi Moskën në vitin 1990në fillim të marrëdhënieve të reja midis Lindjes dhePerëndimit.�
7
�
� � �
Brochure_OTAN_Albanian 30/04/02 16:40 Page 6
jë nga çelësat e suksesit të NATO-s është
procesi i saj i marrjes së vendimeve, që
bazohet në konsensus. Nuk ka sistem votimi dhe
të gjitha vendimet duhet të merren unanimisht.
Shpesh kërkohen konsultime dhe diskutime të
gjera para se të merret një vendim i
rëndësishëm. Megjithëse ky sistem mund të
duket i ngadaltë dhe jo praktik për një vëzhgues
të jashtëm, ai ka dy avantazhe të mëdha; së pari,
respektohet sovraniteti dhe pavarësia e çdo
vendi dhe, së dyti, kur merret një vendim, ai
mbështetet plotësisht nga të gjithë vendet
anëtare, të cilat i përkushtohen realizimit të tij.
Organi më i rëndësishëm i marrjes së vendimeve
për NATO-n është Këshilli i Atlantikut Verior, ku
çdo vend anëtar përfaqësohet nga një
përfaqësues i përhershëm në nivelin e
ambasadorit, që mbështetet nga një delegacion
kombëtar i përbërë nga personel diplomatik dhe
nga këshilltarë. Këshilli takohet në nivel
ambasadorësh të paktën një herë në javë.
Takime të rregullta të Këshillit bëhen, gjithashtu,
në nivelin e Ministrave të Jashtëm, Ministrave të
Mbrojtjes, dhe herë pas here, të krerëve të
shteteve dhe të qeverive.
Këshilli i Atlantikut Verior ka krijuar shumë
komitete dhe grupe të planifikimit për të
mbështetur punën e tij. Këto organe mblidhen
gjithashtu në nivele të ndryshme, tek selia
N
9
Si funksiononNATO
Ristrukturimi i Aleancës� � �
ndaloheshin shkeljet masive të të drejtave të
njeriut ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të
parandalohej përhapja e konfliktit në rajon.
NATO, gjithashtu, ka ndërmarrë një sërë nismash
të tjera për t’i bërë ballë sfidave të sigurisë në të
ardhmen. Ndër më të rëndësishmet janë Nisma e
Aftësive Mbrojtëse (DCI); Zhvillimi i Identitetit të
Mbrojtjes e të Sigurimit Evropian brenda Aleancës
(ESDI); dhe krijimi i Qendrës së Armëve të
Dëmtimit në Masë, e cila ka për qëllim të rrisë
aftësitë e Aleancës për t’ju përgjigjur kërcënimeve
nga këto armë dhe për të parandaluar përhapjen e
tyre.
Nisma e Aftësive Mbrojtëse synon të sigurojë që
të gjithë aleatët, jo vetëm të mbeten të
ndërveprueshëm, por edhe të përmirësojnë dhe
modernizojnë aftësitë e tyre për të përballuar
sfidat e reja të sigurisë. Nëpërmjet DCI-së aleatët
janë përqendruar në fusha të tilla si lëvizshmëria e
forcave; mbështetja logjistike; komandimi dhe
drejtimi i tyre, fusha të cilat janë tepër të
rëndësishme për operacionet e tashme dhe ato të
ardhshme.
Qëllimi i përforcimit të anës evropiane të Aleancës
nëpërmjet ESDI-së është aftësimi i aleatëve
evropianë për të marrë përsipër përgjegjësi më të
mëdha në fushat e sigurisë dhe të mbrojtjes. Duke
përfituar nga aftësitë e NATO-s, aleatët evropianë
do të jenë në gjendje të ndërmarrin operacione në
të cilat Aleanca, si një e tërë, nuk është angazhuar
ushtarakisht. Operacione të tilla mund të
drejtohen, për shembull, nën udhëheqjen e
Bashkimit Evropian. Po bëhen marrëveshje kohët
e fundit midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian për
ta bërë këtë të mundur. Përforcimi i rolit të
vendeve evropiane do të ndikojë në ndarjen më të
barabartë të peshës dhe përgjegjësive të sigurisë
ndërmjet dy anëve të Atlantikut, duke krijuar një
marrëdhënie ndëratlantike më të drejtpeshuar dhe
që i përshtatet nevojave të shekullit XXI.
8
�
Pas Luftës së Ftohtë filluan konsultimet ndërmjetvendeve ish kundërshtare. Sot, anëtarët edhe Partnerëte NATO-s diskutojnë rregullisht çështjet e sigurisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Lord Robertson drejtonnjë takim të Këshillit të Atlantikut Verior�
� � �
politike e NATO-s në Bruksel ose në vende të
ndryshme anëtare.
Brochure_OTAN_Albanian 30/04/02 16:41 Page 8
jë qëllim i rëndësishëm i shndërrimit të
NATO-s ka qenë përforcimi i sigurisë dhe i
stabilitetit duke krijuar mirëbesim dhe mirëkuptim
me ish-kundërshtarët e saj nëpërmjet dialogut
dhe bashkëpunimit. Një nga hapat e parë që u bë
në këtë drejtim ishte krijimi i Këshillit të
N
1110
SigurimnëpërmjetPartneritetit
� � �
NATO drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, i
cili emërohet përafërsisht për katër vjet. Ai duhet
të jetë një burrë shteti që merret me
marrëdhëniet ndërkombëtare të njërit prej
vendeve anëtare. Sekretari i Përgjithshëm
kryeson takimet me kryetarët e Këshillit të
Atlantikut Verior dhe të organeve të tjera të
rëndësishme të NATO-s dhe ndihmon në arritjen
e konsensusit ndërmjet vendeve anëtare. Ai
ndihmohet nga një shtab ndërkombëtar në
administrimin e aktiviteteve të përditshme të
Aleancës.
Si funksionon NATO� � �
NATO nuk ka forca të armatosura të pavarura të
saja. Shumica e forcave në dispozicion të NATO-
s janë nën komandën dhe kontrollin e plotë
kombëtar derisa të caktohen nga vendet anëtare
të ndërmarrin detyra të ndryshme, që nga
mbrojtja kolektive deri tek misionet e reja, siç
është ruajtja dhe mbështetja e paqes. Roli i
strukturave politike dhe ushtarake të NATO-s
është sigurimi i autoritetit politik dhe i planëzimit
të përbashkët ushtarak që kërkohet për të
aftësuar forcat kombëtare të përmbushin këto
detyra, si dhe marrëveshjet administrative të
nevojshme për komandimin, drejtimin,
përgatitjen dhe stërvitjet e tyre të përbashkëta. Bashkëpunimit të Atlantikut Verior në vitin 1991.
Qysh prej riemërtimit si Këshilli i Partneritetit
Euro-Atlantik, ky është bërë forumi kryesor për
konsultim dhe bashkëpunim ndëmjet NATO-s
dhe vendeve jo-anëtare. Solidariteti praktik
ndërmjet të gjitha vendeve të Këshillit të
Partneritetit Euro-Atlantik është shprehur
gjithashtu në faktin e qëndrimit të bashkuar
kundër terrorizmit. Duke dënuar sulmet terroriste
kundër Shteteve të Bashkuara të 11 Shtatorit
2001, anëtarët e EAPC-s u zotuan të ndërmarrin
të gjitha përpjekjet për të luftuar murtajën e
terrorizmit dhe konfirmuan besimin e tyre se të
gjitha idealet e partneritetit dhe bashkëpunimit
do të triumfojnë.
Në vitin 1994 NATO krijoi Partneritetin për Paqe.
Ky është një program themelor i paracaktuar për
të ndihmuar vendet pjesëmarrëse në
ristrukturimin e forcave të tyre të armatosura për
t’i bërë ato të afta të luajnë rolin e tyre në një
shoqëri demokratike. Duke iu përshtatur
nevojave individuale të çdo vendi, ky program
�
Forcat Multinacionale punojnë në restaurimin e një urenë Bosjnje
Duke trajtuar sëbashku sfidat e reja të sigurisë: ushtrimin e zbarkimit nga uji duke përfshirë ushtarët Portugez, Francez dhe Rumun.�
� Një ushtar Ukrainas merr pjesë në njëushtrim në terren.
Brochure_OTAN_Albanian 30/04/02 16:41 Page 10
13
Sigurim nëpërmjet Partneritetit� � �
ofron mundësinë për një bashkëpunim praktik në
shumë fusha të ndryshme, duke i lejuar
pjesëmarrësit të zgjedhin aq sa kanë nevojë nga
programi, në përputhje me kërkesat e tyre për
sigurimin. Aktivitetet radhiten që nga stërvitjet
ushtarake dhe uorkshopet deri tek seminaret dhe
kurset e përgatitjes. Vëmendje e veçantë i është
kushtuar transparencës së forcave ushtarake
dhe përgjegjësisë se tyre ndaj elektoratit.
Përvoja e fituar nëpërmjet Partneritetit për Paqe
ka kontribuar fuqimisht në bashkëpunimin
ndërmjet vendeve që marrin pjesë në forcat
paqeruajtëse, siç është Forca e Stabilitetit
(SFOR) në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Forca e
Kosovës (KFOR).
Në vitin 1997, NATO dhe Rusia si dhe NATO dhe
Ukraina vendosën gjithashtu bashkëpunimin e tyre
dypalësh mbi baza më zyrtare. Këshilli i
Përhershëm i Përbashkët NATO-Rusi dhe
Komisioni NATO-Ukrainë u krijuan si mjete
12
për lehtësimin e konsultimeve të rregullta
dhe diskutimeve rreth çështjeve të sigurisë.
U diskutuan shumë tema në këto takime, që nga
ruajtja e paqes në Ballkan, administrimi i krizave
dhe mospërhapja e armëve të dëmtimit në masë,
deri tek transformimi i mbrojtjes, mbrojtja e mjedisit
dhe planëzimi i masave për popullsinë civile në
rast gjendjeje të jashtëzakonshme. Të dy vendet,
bashkë me vende të tjera partnere, kanë marrë
pjesë në përpjekjet e NATO-s për ruajtjen e paqes
në Bosnje dhe Hercegovinë. Në vitin 1999, si
pasojë e mosmarrëveshjeve të thella në lidhje me
vendimin e NATO-s për të vepruar ushtarakisht me
qëllim që të parandalonte një katastrofë njerëzore
në Kosovë, Federata Ruse pezulloi pjesëmarrjen
në Këshillin e Përhershëm të Përbashkët NATO-
Rusi. Megjithatë, pas përfundimit të krizës, Rusia
pranoi të ndihmonte me forca në KFOR. Forcat
ukrainase kanë dhënë gjithashtu ndihmesën e tyre
në KFOR. Bashkëpunimi dhe konsultimi ndërmjet
NATO-s dhe Rusisë në kuadrin e Këshillit të
Përhershëm të Përbashkët rifilloi në vitin 2000.
ga fillimi i viteve 90, një sërë vendesh të
Evropës Lindore arritën në përfundimin se
interesat e sigurisë së tyre në të ardhmen mund
të përmbushen duke u bashkuar me Aleancën e
Atlantikut Verior dhe shprehën dëshirën për të
kërkuar anëtarësinë. Tre ish-vende anëtare të
Partneritetit për Paqe – Republika Çeke,
Hungaria dhe Polonia – u ftuan të fillonin
bisedimet për pranim dhe në mars të vitit 1999 u
bënë anëtarë, duke ngritur numrin e vendeve
anëtare në nëntëmbëdhjetë. Zgjerimi i NATO-s
është paracaktuar për ta bërë Evropën në tërësi
më të sigurt dhe të qëndrueshme dhe nuk
paraqet ndonjë kërcënim për asnjë vend. Kjo
është bërë e qartë nëpërmjet zotimit të Aleancës
për të mos vendosur trupa ushtarake ose armë
bërthamore në territoret e anëtarëve të rinj.
Në mbledhjen e Uashingtonit të prillit 1999,
udhëheqësit e NATO-s theksuan se tre anëtarët
e rinj nuk do të jenë të fundit. Vendime për ftesa
anëtarësie të mëtejshme priten në mbledhjen e
Këshillit të Atlantikut Verior në 2002.
N
Zgjerimi iNATO-s
�
Në 1999, tri demokraci të Evropës Qendrore ubashkuan me NATO-n.
� � �
Qeveritë e NATO-s kanë bërë të qartë se zgjerimi
i Aleancës nuk është një qëllim në vetvete, por
një mjet për të rritur sigurinë edhe më shumë.
Kështu, anëtarët e rinj jo vetëm që do të gëzojnë
privilegjet e anëtarësisë por ata duhet të jenë në
gjendje të japin ndihmesë në sigurinë e
përgjithshme të të gjithë vendeve anëtare.
Në vitin 1999, NATO ndërmori një Plan Veprimi
për Anëtarësim për të ndihmuar vendet partnere
të interesuara në përgatitjen e tyre për
anëtarësim. Plani u bazua në përvojën e
përgatitjes për bashkim me Aleancën të tre
anëtarëve të rinj. Ai i ofron vendeve aspiruese
këshilla praktike dhe mbështetje nëpërmjet
programeve të tyre individuale të Partneritetit për
�
Specialistët Francez të minave mësojnëUshtarët Gjeorgjian dhe Amerikan. �
Një spital ambulant Rus gjatë një ushtrimi në Islandë.
Brochure_OTAN_Albanian 30/04/02 16:41 Page 12
Shndërrimi i NATO-s nuk ka përfunduar.
Ai është një proces në vazhdimësi
përshtatjeje dhe reformimi, që ka për
qëllim të aftësojë NATO-n t’i bëjë ballë në
mënyrë të efektshme sfidave të reja të
sigurisë në zonën e Euro-Atlantikut.
Megjithë këto ndryshime të
vazhdueshme, parimet themelore të
NATO-s do të mbesin të njëjta; parimi se
kombet mund ta ruajnë sigurinë e tyre
vetëm duke punuar së bashku dhe, mbi të
gjitha, parimi se Evropa dhe Amerika
Veriore janë një komunitet unik me vlera
dhe interesa të përbashkëta. E bazuar në
këto parime kryesore, NATO do të
vazhdojë të luajë një rol kyç si një
administruese efektive e krizave dhe si
një sistem i qëndrueshëm për
bashkëpunimin në problemet e sigurimit
të zonës Euro-Atlantike.
Drejt tëArdhmes
14
Zgjerimi i NATO-s� � �
Paqe dhe përqendrohet në çështjet që lidhen me
anëtarësinë. Nga ana tjetër, pritet që vendet
aspiruese të arrijnë disa qëllime politike, duke
përfshirë zgjidhjen paqësore të çështjeve
territoriale, respektimin e procedurave demokratike
dhe mbizotërimin e ligjit si dhe kontrollin demokratik
�
të forcave të tyre të armatosura. Plani nuk ofron
asnjë garanci për antarësim në të ardhmen, por ai
ndihmon vendet në përshtatjen e forcave të tyre të
armatosura dhe në përgatitjen ndaj detyrave dhe
përgjegjësive që do të sillte një anëtarësim në
Aleancë.
Vendet partnere
19 anëtarët e NATO-s
Vendet mesdhetare të dialogut
Brochure_OTAN_Albanian 30/04/02 16:41 Page 14
NATO Office of Information and Press /Bureau de l’information et de la presse de l’OTAN
1110 Brussels / BruxellesBelgium / Belgique
Website: www.nato.intSite web: www.otan.nato.int
E-mail: [email protected]
Kjo broshurë është përpiluar për të prezantuar NATO-n dhe politikën e saj tek lexuesit e vendeve partnere. Për këtë qëllim ajo ështëvënë në dispozicion në një numër të madh gjuhësh të vendeve partnere. U
ND
NA
TO
ALB
0601
Brochure_OTAN_Albanian 30/04/02 16:41 Page 16