24
Cyan magenta yellow black Editorial Analiza nga Carlo Bollino nga Ilir Yzeiri ‘Plas bomba, as s’mund ta imagjinoni ç’ka ndodhur’ Po, ata dhe ato gazetare janë bijtë dhe bijat e Edi Ramës vijon në faqen 7 vijon në faqen 6 M ediat shqiptare janë kthyer në qendër të debatit publik pasi kryeministri i ka cilësuar si “idiote” pyetjet që po i bëheshin nga disa gazetarë. Gjykimi që Edi Rama ka për mediat është i njohur që kur filloi t’i përkufizojë si “kazan” dhe në të vërtetë ky nuk ndryshon shumë nga gjykimi i shprehur pub- likisht nga liderë të tjerë politikë kundër gazetarëve, duke filluar nga Donald Trump, i cili kundër medias ka thënë gjëra edhe më të këqia. E di Rama zgjodhi formatin e Ar- ian Çanit për t’u shfaqur para shqiptarëve cinik, autoironik dhe tallës. Pranoi që Çani ta thërriste si shok burgu « Rame » dhe nuk emocionohej fare kur Ariani e tra- jtonte si « lac » dhe si në ekstazë i thoshte që « je i madh » dhe se monologu me gazetarët, kur ai sillej me ta si të ishin fëmijë kop- shti apo si të ishte në një takim me prindërit, i kishte pëlqyer. Media & Kazan ÇMIMI 30 LEKË VITI VII - NR. 256 E DIEL, 29-10-2017 www.shqiptarja.com VENDIMET Pensionet, sa janë rritur nga 2015, të moshuarit që marrin më shumë Procedura e përfitimit për pensionin e pleqërisë dhe të reduktuar. Sa ndryshon masa e përfitimit. Minimali nga 14 në 15 mijë lekë. Driçim Çaka FAQE 8-9 MISHI ME PARAFINË AKADEMIA POLITIKE SHKELJE ADMINISTRATIVE Mish i qenve iu shit shqiptarëve në ’85 për të kaluar krizën e urisë Rama-të rinjve: Shfrytëzoni PS për një vend më të mirë Shkarkohen 8 drejtorë të burgjeve, MD: Rrezikuan sigurinë FAQE 14 FAQE 4 FAQE 11 IMAMI NGA CERRIKU U ARRESTUA PER TERRORIZEM NE MALAJZI, LIROHET KLODIAN ZAIMAJ FAQE 12 ZBARDHEN DEBATET DEPUTETI: ÇFARE TE BEJ ME DHURATAT E SHEIKEVE? Kodi i Sjelljes, ligjvënësit dilema për dhuratat e shtrenjta nga Arabia. Vasilika Hysi: Deputetët i marrin dhuratat në shtëpi Adriatik Doçi FAQE 2-3 “RILINDASI” FAQE 15-22 SIMON RROTA, 130 VJET NGA LINDJA E ARTISTIT, DITARI QE ZBULON FEMIJERINE nga Pjetër Logoreci nga Dr. Dorian Koçi nga Mark Brunga Violeta Burgia, si u kërcënua me internim se zbukuronte nuset në prill ‘85 J.P Fallmerayer, vepra e historianit gjerman dhe disa çështje të mesjetës shqiptare Kastriot Dervishi

VENDIMET Pensionet, sa janë rritur nga 2015, të moshuarit që … · 2019. 7. 18. · an aenta yellow la Editorial. Analiza. nga . Carlo Bollino nga . Ilir Yzeiri ‘Plas bomba,

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Cyan magenta yellow black

    Editorial

    Analiza

    nga Carlo Bollino

    nga Ilir Yzeiri

    ‘Plas bomba, as s’mund ta imagjinoni

    ç’ka ndodhur’

    Po, ata dhe ato gazetare janë bijtë dhe bijat e Edi Ramës

    vijon në faqen 7

    vijon në faqen 6

    Mediat shqiptare janë kthyer në qendër të debatit publik pasi kryeministri i ka cilësuar si “idiote” pyetjet që po i bëheshin nga disa gazetarë. Gjykimi që Edi Rama ka për mediat është i njohur që kur filloi t’i përkufizojë si “kazan” dhe në të vërtetë ky nuk ndryshon shumë nga gjykimi i shprehur pub-likisht nga liderë të tjerë politikë kundër gazetarëve, duke filluar nga Donald Trump, i cili kundër medias ka thënë gjëra edhe më të këqia.

    Edi Rama zgjodhi formatin e Ar-ian Çanit për t’u shfaqur para shqiptarëve cinik, autoironik dhe tallës. Pranoi që Çani ta thërriste si shok burgu « Rame » dhe nuk emocionohej fare kur Ariani e tra-jtonte si « lac » dhe si në ekstazë i thoshte që « je i madh » dhe se monologu me gazetarët, kur ai sillej me ta si të ishin fëmijë kop-shti apo si të ishte në një takim me prindërit, i kishte pëlqyer.

    Media & KazanÇMIMI 30 LEKË VITI VII - NR. 256 E DIEL, 29-10-2017 www.shqiptarja.com

    VENDIMET

    Pensionet, sa janë rritur nga 2015, të moshuarit që marrin më shumëProcedura e përfitimit për pensionin e pleqërisë dhe të reduktuar. Sa ndryshon masa e përfitimit. Minimali nga 14 në 15 mijë lekë.Driçim Çaka ► FAQE 8-9

    MISHI ME PARAFINË AKADEMIA POLITIKE SHKELJE ADMINISTRATIVE

    Mish i qenve iu shit shqiptarëve në ’85 për të kaluar krizën e urisë

    Rama-të rinjve: Shfrytëzoni PS për një vend më të mirë

    Shkarkohen 8 drejtorë të burgjeve, MD: Rrezikuan sigurinë

    ► FAQE 14 ► FAQE 4 ► FAQE 11

    IMAMI NGA CERRIKU

    U ARRESTUA PER TERRORIZEM NE MALAJZI, LIROHET KLODIAN ZAIMAJ

    ► FAQE 12

    ZBARDHEN DEBATET

    DEPUTETI: ÇFARE TE BEJ ME DHURATAT E SHEIKEVE?Kodi i Sjelljes, ligjvënësit dilema për dhuratat e shtrenjta nga Arabia. Vasilika Hysi: Deputetët i marrin dhuratat në shtëpi Adriatik Doçi

    ► FAQE 2-3

    “RILINDASI” ► FAQE 15-22

    SIMON RROTA, 130 VJET NGA LINDJA E ARTISTIT, DITARI QE ZBULON FEMIJERINEnga Pjetër Logoreci

    nga Dr. Dorian Koçi nga Mark Brunga

    Violeta Burgia, si u kërcënua me internim se zbukuronte nuset në prill ‘85

    J.P Fallmerayer, vepra e historianit gjerman dhe disa çështje të mesjetës shqiptare

    Kastriot Dervishi

  • 2 E DIEL, 29 TETOR 2017www.shqiptarja.comKODI I SJELLJES

    Kodi i Sjelljes së de-putetëve shqiptarë, i cili pritet të miratohet brenda këtij sesioni par-lamentar, falë presionit

    të fortë të ndërkombëtarëve, ka trazuar Parlamentin. Deputetët, sidomos përfaqësuesit e Partisë Demokratike, nuk e kanë mirëpritur një ndër parashikimet e Kodit të ri Etik, i cili ndalon ligjvënësin që të pranojë dhurata ose trajtime pref-erenciale, për shkak të pozicionit të tij. Shqiptarja.com zbardh debatet mes deputetëve të dy kampeve politike në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të datës 17 tetor, për çështjen e ndalimit të marrjes së dhuratave. Deputeti demokrat, Myslim Murrizi e konsideron arbitrar nenin për kufizimin dhe ndalimin e dhuratave që bëhen në bazë të pozicionit si ligjvënës. Deputeti shton pyetjen se çfarë duhet bërë me dhuratat që mund t’u ofrohen deputetëve nga sheikët nga Dubai apo nga Kuvajti. “Më jep një sheik nga Kuvajti, çfarë do të themi, se bëhemi hipokritë... Si mund ta ndash ti njohjen për shkak të punës? Ne të gjithë për shkak të punës i njohim ata, se jashtë punës

    Deputeti: Çfarë të bëj me dhuratat e shtrenjta?Zbardhen debatet, ligjvënësit dilema për dhuratat e sheikëve

    arabë. Vasilika Hysi: Deputetët i marrin dhuratat në shtëpi Adriatik Doçi

    TIRANE

    njohim vetëm ata që ftojmë nëpër dasma, çfarë na ka bërë fisi, nëna e baba. Të mos bëhemi hipokritë! Të gjithë të tjerët i njohim, se jemi

    marrë me një aktivitet publik, poli-tik në administratë, në fakultet, në ushtri, se nga i njohim ata?! Tani unë kam një njohje me një djalë që rri në Angli dhe më thotë: “Unë kam qejf të të jap 1 milion euro”, çfarë të bëj t’i marr apo jo, se unë e njoh atë jashtë politikës? Keni edhe një tjetër atje, nga OSBE-ja, se këta na dinë se jemi në shekullin I, ku thuhet: “Pranohet peshqesh sipas traktatit që ka shteti”. Kjo do të thotë, po m’i dhanë ata të Dubait, unë mund t’i marr 20-30 milionë euro, po m’i dhanë këta të Bosnjës,

    është deri në 2 mijë euro! Si i bie?”, shprehet Murrizi.

    DEPUTETËT MARRIN DHURATAT NË SHPI

    Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, ka pohuar se depu-tetët operojnë me dy standarde në raport me dhuratat. Zonja Hysi thotë se deputetët bëjnë dhurata me paratë e Kuvendit, ndërsa kur marrin dhurata, ato i çojnë në shtëpi. Deputetja Hysi thotë se duhet të ketë një regjistër dhe procedurë për çësht-jen e dhuratave. “Ne jemi deputetë që lëvizim, presim dhe përcjellim delegacione, marrim edhe pjesë në to. Lidhur me dhuratat ka rregulla sesa lejohet dhurata, por mënyrë

    Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, ka pohuar se deputetët operojnë me dy standarde në raport me dhuratat. Zonja Hysi thotë se deputetët bëjnë dhurata me paratë e Kuvendit, ndërsa kur marrin dhurata, ato i çojnë në shtëpi

    Vasilika Hysi

    Dhuratat Kodi i ri i Sjelljes ka

    shkaktuar debate mes deputetëve. Deputeti

    demokrat, Myslim Murrizi shton pyetjen se çfarë duhet bërë me dhuratat që mund t’u ofrohen ligjvënësve nga

    sheikët nga Dubai apo nga Kuvajti.

    -Gramoz Ruçi: Atëherë, hapim mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Rendi i ditës është “Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e Kodit të Sjelljes së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”. Siç jeni në dijeni, projekt-kodi që kemi përpara është depozituar nga një grup deputetësh dhe është menduar që të jetë aneks i Rregullores. Sipas nenit 13 të Rregullores, organ përgjegjës për shqyrtimin e tij është ky këshill. Sigurisht që, përsëri sipas nenit 117 të Rregullores, edhe për raste të tilla, siç janë vendimet apo ndryshimet në Rregullore, ndiqet e njëjta procedurë e parashikuar për paraqitjen dhe shqyrtimin e projektligjeve. Është në programin e Kuvendit për shqyrtim, kështu që, thirra këtë mbledhje të këshillit për të diskutuar rreth kësaj nisme dhe këtij projektvendimi, me qëllimin që edhe Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet të kryej funksionet e tij në funksion të përgatitjes për diskutime dhe miratim në seancën plenare. Dua të sjell në vëmendjen e kolegëve deputetë që kjo ka kohë që është depozituar me asistencë të OSBE-së, të Këshillit të Evropës. Në të gjitha kontaktet që unë kam pasur me ndërkombëtarët, kjo ka qenë një nga pikat e listuara si detyrim i pakryer i Kuvendit të Shqipërisë.

    -Mimoza Pano: Sikurse u paraqit, kjo nismë është hartuar dhe paraqitur nga administrata e Kuvendit në vitin 2014. Në kuadër të projektit të bashkëpunimit me OSBE-në, na janë rekomanduar eksperiencat e vendeve të tjera, dhe ne, duke bërë përshtatjen e eksperiencave të vendeve të tjera me legjislacionin e vendit

    sesi administrohen dhuratat nuk ka këtu. A e quani të gabuar që të ketë një regjistër nga administrata e Kuvendit, të ketë një procedurë sesi administrohen dhuratat? Ne kur ikim jashtë, i marrim dhuratat me paratë e Kuvendit të Shqipërisë, por kur ikin deputetët, dhuratat që vijnë në emër të... I marrin me vete në shtëpi dhe i boshatisin zyrat. Pra, ka një rregull. Duhet të ketë një rregull lidhur me dhuratat”, është shprehur Hysi.

    Debatet në Këshillit për Rregulloren për Kodin Etiktonë, jemi përpjekur dhe kemi arritur në përfundimin për të paraqitur këtë nismë, e cila nuk është në kundërshtim me legjislacionin që ka statusi i deputetit lidhur me rregullat e sjelljes dhe papajtueshmërinë e ushtrimit të funksionit të tij. Qëllimi bazë i tij është që këto rregulla të jenë në një dokument të vetëm edhe për arsye, sepse kjo ka qenë një kërkesë që Kuvendi i Shqipërisë të ketë një Kod Sjelljeje. Çdo gjë është e shkruar aty. Kuptohet që nuk mund të përsërisnim legjislacionin në fuqi, i cili është i detyrueshëm dhe që ju e zbatoni.

    -Eduard Halimi: Miratimi i Kodit të Sjelljes do të mirëpritej, absolutisht, nëse në radhë të parë do të adresonte qartë dukuritë e mësipërme që përfshin parlamenti shqiptar, do të paraqiste një tërësi normash të reja ligjore, që parlamenti, para së gjithash, të pastrohej, duke kaluar në karantinën e verifikimit dhe eliminimit të plotë të fenomeneve të mësipërme, të parandalonte përsëritjen e këtyre dukurive në të ardhmen, (dukurive që citova më sipër) me qëllim që deputetët të mos jenë suportues apo të suportuar nga krimi dhe nga bandat kriminale, që deputetët të mos marrin tenderë apo koncesione vetë personalisht, por edhe nëpërmjet familjarëve të tyre, si dhe të garantonte funksionimin normal si një parlament perëndimor. Është e vërtetë që miratimi i Kodit të Sjelljes është tendencë në pothuajse shumicën e parlamenteve të Evropës, ku numërohen rreth 25 vende anëtare të OECD-së që e kanë miratuar një kod të tillë. Por ama, unë nuk gjej në ato 25 vende anëtare dhe 25 parlamente dukuri të ngjashme me ato që përshkruhet

    parlamenti shqiptar. Ndaj, para se të merremi me çështje stilistike të Rregullores së parlamentit apo stilit të veshjeve dhe sjelljeve, duhet të merremi me zhveshjen e parlamentit nga fenomenet e rënda të lidhjes të tij me krimin e organizuar. Cilat do të ishin zgjidhjet? Këto ishin një sërë kritikash në aspektin teknik dhe legjislativ, të cilat donin zgjidhje. Zgjidhjet për ne do të ishin parashikimet e qarta, të strukturuara me koncepte të qëndrueshme, bazuar në standarde kushtetuese dhe në mekanizma efektive që do të bënin të mundur pastrimin e plotë të parlamentit aktual nga:

    1. Deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale, siç thotë OSBE-ja në faqen 11 dhe 13;

    2. Deputetë, që janë suportuar në fushatën elektorale nga bota e errët e krimit, persona me të shkuar kriminale.

    3. Deputetë, që kanë përdorur fonde, para të krimit të organizuar;

    4. Deputetët, që kanë lidhje familjare me krimin e organizuar.

    Vasilika Hysi: Në fakt unë nuk arrij ta kuptoj qëndrimin e opozitës lidhur me projektvendimin “Për miratimin e kodit të sjelljes së deputetëve” nëse duhet apo jo. Nga njëra anë thuhet që ka një që ka një tërësi ligjesh, që rregullojnë statusin e deputetit, deklarimin e pasurisë, konfliktin e interesave, kemi edhe Rregulloren e Kuvendit nga ana tjetër. Ne jemi deputetë që lëvizim, presim dhe përcjellim delegacione, marrim edhe pjesë në to. Lidhur me dhuratat ka rregulla sesa lejohet dhurata, por mënyrë sesi administrohen dhuratat nuk ka këtu. A e quani të gabuar që të ketë një regjistër nga administrata e Kuvendit,

    të ketë një procedurë sesi administrohen dhuratat? Ne kur ikim jashtë, i marrim dhuratat me paratë e Kuvendit të Shqipërisë, por kur ikin deputetët, dhuratat që vijnë në emër të... I marrin me vete në shtëpi dhe i boshatisin zyrat. Pra, ka një rregull. Duhet të ketë një rregull lidhur me dhuratat. E treta, ne flasim këtu për konfliktin e interesit. Zonja Çupi, sa herë kemi diskutuar ne këtu që deputetët votojnë hapur në konflikt interesi dhe nuk kanë deklaruar konfliktin e interesit? Çfarë themi në kod? Ne kemi thënë që administrata, sekretari i Përgjithshëm, Kryetari i Kuvendit përgatitin një formular... Autorizon organet përkatëse, siç është, për shembull, Drejtoria e Trajtimit të Deputetëve, për një formular, ku secili deputet deklaron konfliktin e interesit. Nëse vjen një ligj dhe nga ai përfiton fëmija, vëllai, babai, burri duhet të themi se me këtë ligj përfitojnë familjarët e mi dhe kjo duhet thënë dhe ne e kemi në Kodin e Sjelljes. Kjo është. Gjithashtu, është kërkuar që Kuvendi të jetë transparent për të gjitha shpenzimet që bën. A ka ndonjë gjë të keqe që Kryetari i Kuvendit të autorizojë që në faqen e Kuvendit të publikohen shpenzimet që bëhen për deputetët? Nuk ka.

    -Nasip Naço: Sigurisht, edhe nga diskutimi i Vasilikës unë jam i bindur se duhet të kemi një kod sjelljeje. Po të lexohet relacioni e kupton më së miri, por kur e shikon pastaj sipas neneve nuk kupton asgjë, sepse kemi përsëritje. Pra, ne kemi Rregulloren e Kuvendit ku ka disa nene që përsëriten; lexon relacionin, thotë se do të luftojë korrupsionin. Tani, nuk shikoj ndonjë pikë te Kodi i Etikës që do të luftojë korrupsionin. Ky është mekanizmi më i mirë.

  • 3www.shqiptarja.com

    E DIEL, 29 TETOR 2017KODI I SJELLJES

    Pra, kemi disa faqe relacion, por nuk janë të përputhura në këtë Kod të Etikës. Kemi përsëritje të legjislacionit, të Rregullores së Kuvendit, si dhe kemi terma të ndryshëm që duhen riparë. Pra, unë jam i mendimit se ky kod duhet parë edhe një herë, duhet plotësuar, pasi ka mangësi të theksuara për mua. Nga qëllimi që është nisur janë marrë shabllon disa nene të ligjeve të ndryshme apo të Rregullores së Kuvendit dhe janë vënë këtu. Nëse duam të themi se e kemi bërë kodin, hajdeni ta miratojmë sot. U themi edhe atyre në Romë që ne e bëmë Kodin e Etikës. Por besoj se ky kod ka nevojë të plotësohet edhe më shumë, të plotësohet më mirë, të merret një ekspertizë më e kualifikuar në këtë drejtim.

    -Gent Strazimiri: Në këtë sallë kemi qenë kur kemi debatuar fort për Koço Kokëdhimën, konflikt interesi ishte, atëherë nuk ishte, por sot kam përshtypjen se është. Kjo Byro është investuar nga kjo anë për të mbrojtur çdo gjë, që pastaj gjykata e ka hedhur poshtë, që në kohën e Beqjes, të Koço Kokëdhimës e të tjerë me radhë. I keni gjërat dhe nuk po ndodhin. Në qoftë se më thua sot se me Kodin e Sjelljes së parlamentit, shërbimet e Kuvendit do të shikojnë konfliktet e interesit mes deputetëve, ke ligje të tëra, institucione të tëra që i paguan për këtë punë dhe i mban si pashallarë atje dhe nuk ke asnjë rezultat. Në qoftë se kjo duhet bërë për konferencën e Romës, në qoftë se kjo duhet bërë thjesht që t’i bëjmë qejfin OSBE-së, pasi ka tre vjet që e sjell nëpër duar këtë dhe ka bërë 15 nene të ndarë në katër krerë, të cilin e quan Kod, Vasilika, kjo as nga pikëpamja e teknikës legjislative nuk shkon, sepse ne jemi juristë dhe nuk mund ta kalojmë në këtë mënyrë. A na duhet një gjë që të përcaktojë

    standardet? Po, na duhet. A do të quhet Kodi i Sjelljeve apo Kodi i Standardeve? Cili do ta supervizionojë dhe sa seriozisht do ta marrim këtë gjë? Të mos fshihet makina, që u është shitur trafikantëve dhe është përdorur nga trafikantët dhe mosdeklarimi i 10 mijë eurove që janë pak, pas Vasilikës, as pas tjetrit. Pra, hajdeni o burra ta bisedojmë! Kjo nuk e bën këtë punë. Ne kemi sot dhe gjithë ditën në çdo seancë problem, por ky që e quani Kod Sjellje, nuk e zgjidh as problemin e veshjes, sepse të vjen Kryeministri i veshur siç ka dalë nga rruga dhe nuk i ka bërë përshtypje askujt. Për 6 orë seancë, Kryeministri nuk tha asnjë fjalë, kurse në mëngjes, akoma me sy të fryrë sa është zgjuar nga krevati, çohet dhe sapo merr fjalën në parlament shan dhe fyen opozitën, por Kryetari i Kuvendit nuk i dëgjon këto.

    -Vasilika Hysi: Çfarë të keqe ka që Kuvendi, shërbimet e Financës dhe të Buxhetit të marrin informacion për dhuratat që ne marrim, sepse ligji i konfliktit të interesit ngarkon institucioni përkatës. Neni i ka të përcaktuar se cilat janë institucionet dhe me cilin institucion e kemi lidhjen. Çfarë të keqe ka që Kryetari i Kuvendit, kur një deputet kryen veprimtari parlamentare, të njoftohet për të? Për shembull, në qoftë se unë jap mësim në universitet, e quaj më se normale që ta vë në dijeni Kryetarin e Kuvendit, që në një ditë dhe në një orë të caktuar unë do të jap mësim. A ka ndonjë gjë të keqe? Deri tani kjo metodë nuk është zbatuar, por është kërkesë e Kodit të Sjelljes dhe duhet ta zbatojmë. A ka ndonjë të keqe që të ketë një regjistër për dhuratat? Ligji thotë: “Organi epror përcakton rregullat e administrimit të dhuratave, vlerën e tyre dhe dhuratat e lejueshme dhe të palejueshme

    dhe këto rregullohen në mënyrë të detajuar”. Prandaj, nëse flasim, në radhë të parë, të mos etiketojmë njëri-tjetrin, sepse pastërtinë e integritetit të secilit prej nesh e dimë ne dhe ata që na kontrollojnë.

    -Myslim Murrizi: Së pari, kush e ka hartuar këtë, se shoh që propozuesit janë 5 deputetë? Është e zorshme për t’u thënë përsëri që ta dëgjoj unë?

    -Vasilika Hysi: Stafi i Kuvendit me asistencën e OSBE-së.

    -Myslim Murrizi: Pra, OSBE-ja. Te neni 2, pika 2, ju thoni se të gjitha ca thuhen këtu janë te ligjet e tjera të Shqipërisë. Neni 3, pika 1, është formula e betimit të deputetit. Ditën e parë e ka lexuar zoti Ruçi dhe ne kemi thënë: “Betohemi që do të jemi besnikë ndaj atdheut! Nuk do ta tradhtojmë elektoratin, do t’i shërbejmë kombit”. Neni 1, pika 3, është te ligji “Për konfliktin e interesit”. Neni 4, pika 2, është përsëri te ligji “Për konfliktin e interesit”. Neni 6, ligji “Për deklarimin e pasurive”, ka ardhur i shkurtuar te ky Kod. Te neni 7, pika B (nuk e kuptoj, Vasilika) thuhet: “Nuk lejohet deputeti të ketë...” Çfarë? Neni 8, pika 4, ma tërhoqi shumë vëmendjen dhe për këtë e kisha më shumë pyetjen. Kush quhet personi i njohur personal që të jep dhurata? Ata që nuk u njohkan të dhënkan dhurata pse jemi deputetë dhe ne duhet t’i deklarojmë ose t’i refuzojmë! Kush është ai që nuk e njohim që na jep?! Se ndryshe me jep edhe Bill Gate, por nuk më njeh ai mua; më jep një Sheik nga Kuvajti, çfarë do të themi, se bëhemi hipokritë... Si mund ta ndash ti njohjen për shkak të punës? Ne të gjithë për shkak të punës i njohim ata, se jashtë punës njohim vetëm ata që ftojmë nëpër dasma, çfarë na ka bërë fisi, nëna e baba. Të mos bëhemi hipokritë! Të gjithë të tjerët i njohim, se jemi marrë me një aktivitet

    publik, politik në administratë, në fakultet, në ushtri, se nga i njohim ata?! Tani unë kam një njohje me një djalë që rri në Angli dhe më thotë: “Unë kam qejf të të jap 1 milion euro”, çfarë të bëj t’i marr apo jo, se unë e njoh atë jashtë politikës?! Keni edhe një tjetër atje, nga OSBE-ja, se këta na dinë se jemi në shekullin I, ku thuhet: “Pranohet peshqesh sipas traktatit që ka shteti”. Kjo do të thotë, po m’i dhanë ata të Dubait, unë mund t’i marr 20-30 milionë euro, po m’i dhanë këta të Bosnjës, është deri në 2 mijë euro! Si i bie? Pra, thuhet “sipas traktatit financiar që kanë shtetet”. Po ma dha Putini, se është i pasur ai... Luan Ramën do ta pyesim sa i dha... Edhe ai e ka të njohur, e ka shok jashtë politikës. Nuk ndikon Putini te Luani. Kështu që, në qoftë se duam ta bëjmë Kodin për t’i thënë botës që ne bëjmë si papagalli... Çfarë thoni ju?! Duhet ta bëjmë me këmbë në tokë. Unë i shoh si shumë abstrakte këto nene. Çfarë t’u bëjmë, t’i votojmë kështu?! Detajojini para se të vini këtu, se edhe Gramozi e harxhoi kohën kot, edhe ne po ashtu. Kështu që ndajini këto, Vasilika, se kush është i njohur... Se më tha: “E kam hartuar unë”. Po të jetë ndonjë nga ata të huajt... A ka ndonjë “kinez” këtu nga OSBE-ja? Kaq kisha.

    -Eduard Halimi: Në përfundim të diskutimit që bënë deputetët e opozitës dhe të maxhorancës, qëndrimi ynë është se ka nevojë për një kuadër rregullash, sepse ka një boshllëk në Rregullore, që duhet të zgjidhet. Kjo tërësi rregullash, normash nuk përputhet në parim me shqetësimin që kanë disa deputetë të maxhorancës, parafolësja apo edhe të tjerët, pra mënyra se si vishet njëri apo tjetri. Gramozi vishet me kollare, Rama vishet me bluzë, për ne të vishen si të duan. Sot për ne rëndësi ka të zhvishen nga kontrata me krimin dhe nga financimi i krimit. Ky është shqetësimi ynë.

    “Unë ju thashë që me rastin e zgjedhjes sime Kryetar takoj dhjetëra ambasadorë dhe një nga problemet që shtrojnë ata është pikërisht kjo. Ky ishte njëri, nuk thashë se ishte kryesori”.

    “OSBE-ja mendonte se problemi që kishim ne në parlament ishte fakti që kishim deputetë që nuk dinin të thoshin: “Mirëmëngjesi”, “Mirëmbrëma”, “Faleminderit”, “Ju lutem” apo nuk prisnin thonjtë dhe nuk mbanin shami me vete”.

    Gramoz Ruçi

    Strazimiri

    Prapaskenat, BE presion për

    disiplinimin e deputetëve

    Ulsi Manja: Jemi kthyer në roje parkingu, në motoristë dhe gomistë. Strazimiri:

    OSBE shqetësohet se nuk presim thonjtë

    Adriatik Doçi TIRANE

    Vendet e Bashkimit Evropian, përmes ambasadorëve në Tiranë, ka ush-truar presion mbi

    Parlamentin Shqiptar, për të miratuar Kodin Etik që rreg-ullon dhe disiplinon sjelljen e deputetëve shqiptar. Përfshirja e Kodit të Sjelljes së Deputetëve në axhendën e Kuvendit, pas tre vitesh bllokadë, është dik-tuar nga presioni i ndërkom-bëtarëve. “Unë ju thashë që me rastin e zgjedhjes sime Kryetar takoj dhjetëra ambasadorë dhe një nga problemet që shtrojnë ata është pikërisht kjo. Ky ishte njëri, nuk thashë se ishte kryesori. Ka qenë reforma në drejtësi, reforma elektorale, ligji “Për pakicat kombëtare” dhe të tjera, por përmendet edhe kjo që “keni dy-tri vjet që e keni aty”. Unë nga kjo u detyrova ta riaktivizoja”, ka deklaruar krye-tari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Ndërkaq, deputeti Ulsi Manja, ka propozuar që deputetit duhet t’i kthehet dinjiteti. Sipas tij, deputeti është sot shofer, mekanik, sekretar, roje parkingu etj. “Unë jam që deputetin duhet ta veshim në radhë të parë, sepse e kemi zhveshur komplet. Për çështjet e dekriminalizimit, të pastrimit të parlamentit, të inkriminimit e të gjitha, falë vullnetit politik dhe këtij parlamenti, sot kemi një kuadër ligjor, një kuadër kushtetues dhe ligjor, kemi plot institucione që i kemi ngarkuar për t’u marrë me këto punë. Deputetit duhet t’i kthehet

    dinjiteti, sepse deputeti sot është shofer, deputeti sot është mekanik, deputeti sot është motorist, gomist, thotë Myslimi, çfarë të doni e keni deputetin, sekretar e keni. Meqenëse jemi te ky Kod dhe parimisht jemi dakord që të kemi një kod

    sjelljeje, bashkërisht këtu do t’i trajtojmë problemet në të gjithë dinamikën që ka. Absolutisht, edhe puna e veshjes duhet të adresohet në Kod, por, në radhë të parë, duhet të kemi ne respekt për vetveten, pastaj të na respektojnë ata që na kanë

    dhënë votën dhe kështu me radhë. Sot deputeti është edhe roje parkingu, po të doni”, thotë Manja.

    STRAZIMIRI IRONIZON OSBE Deputeti i Partisë Demokra-

    tike, Gent Strazimiri, ka ironi-zuar misionin e OSBE, teksa ka pohuar se OSBE-ja mendon-te se problemi i parlamentit ishte se deputetët nuk prisnin thonjtë. “OSBE-ja mendon-te se problemi që kishim ne në parlament ishte fakti që kishim deputetë që nuk dinin të thoshin: “Mirëmëngjesi”, “Mirëmbrëma”, “Faleminderit”, “Ju lutem” apo nuk prisnin thonjtë dhe nuk mbanin shami me vete, por nuk ishte ky prob-lemi, problemi ishte se kishim njerëz që s`kishin lënë burg pa shkelur në vendet e Evropës”, ka pohuar deputeti i PD.

  • 4 E DIEL, 29 TETOR 2017www.shqiptarja.comAKADEMIA POLITIKE

    Çmimi me të cilin fillon shitja në ankand është është 67.200 (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) EURO

    AD. BUL.“B. CURRI“, PALL. 21,SHK. 3, TIRANË,WEB- WWW.STUDIO-JUSTITIA.COM, TEL. +355 4 2270890

    STUDIO PERMBARIMORE “JUSTITIA”

    Zhvillon Ankandin e dytë në datën 24.11.2017 në përfundim të orarit zyrtar, ora 16:30 në zyrën e përmbaruesit gjyqësor për pasurinë sipas çertifikatës provizore për regjistrimin karabina “Kati i dytë, klinika të ndryshme, me sip. 300 m2, e ndodhur në zonën kadastrale 8130, regjistruar në ZVRPP Tiranë me nr. 394, date 11.09.2006

    Rama-të rinjve: Shfrytëzoni PS për një vend më të mirë

    Kryeministri Edi Rama: Hapim dyert pa asnjë dallim. Rama leksione politike të rinjve socialistë, i nxit për të ardhmen

    Kristi Gongo TIRANE

    Reagimi Ish-ministri:

    Shkolla e dreqit, ja

    ç’do ofrojë!

    Ish-ministri i Drejtë-sisë, Ylli Manjani, ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj kryemi-nistrit Edi Rama, pas fjalës që ky i fundit mbajti dje në Akadem-inë Politike të Partisë Socialiste. Manjani shkruan në ‘Facebook’ se Rama shpalli themelim-in e Shkollës së Partisë, duke e cilësuar këtë si ‘shkolla e drejqit, shkollë leshi, shkollë krimi’. Ish-ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, rendit kurset që do të ofrojë kjo shkollë, që si-pas tij janë: Gënjeshtra publike pa tu dridhur qerpiku, drogimi i ven-dit si alternativë për të harruar varfërinë, burgosja e cilindo, por jo të deputetëve të Rilindjes, shitjen e Shqipërisë pjesë-pjesë kompanive off shore, bërjen e parave nga trafiqet ndërkombëtare dhe pastrimin e parave kriminale nëpërmjet koncesioneve në infra-strukturë e me gjerë. Ndër të tjera, Manjani shtoi se kursi do të fillojë me ciklin e leksioneve me temë ‘fajin e ka gjithë dynjaja’, i ndjekur nga cikli i leksioneve mbi ‘mediat në kazan dhe qeverinë tepsi’.

    Kryeministri Edi Rama riktheu edhe njëherë vëmendjen tek platforma bash-këqeverisëse, për të cilën foli dhe dy ditë më parë, duke iu bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen kësaj platforme. Sipas Ramës, platforma iu krijon atyre mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me majën e pushtetit ekzekutiv vetëm me shkarkimin e aplikacionit, i cili është i disponueshëm. Rama shpjegoi se kjo platformë iu jep mundësinë të gjithë qytetarëve që të kenë mik më të afërt qeverinë dhe të bëjnë ank-esat e tyre përmes telefonit të tyre. “Duam

    PLATFORMA BASHKËQEVERISËSE

    Rama: Ja si mund të komunikoni direkt me mua

    Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të rinjve, të cilët janë të përfshirë në strukturat e Par-

    tisë Socialiste, që të shfrytëzo-jnë këtë forcë politike për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Këtë mesazh Rama e artikuloi gjatë fjalës së tij në hapjen e Akademisë Politike të PS. “Ne do shkëmbejmë me veti energji pozitive dhe dije e pasion për Shqipërinë që duam, duke krijuar kushtet që jo të gjithë, por disa ta kthejnë këtë eksperiencë në aktivitet dhe disa të ecin më tutje në ambicien, dëshirën, për të bërë më shumë duke shfry-tëzuar PS. Është momenti të realizojmë qëllimet tona, që kanë të bëjnë me idealet, me ‘pse ne jemi në këtë parti’”, tha Rama. Kryeministri Rama shpjegoi se Akademia Politike u hap dyert të gjithëve pa asnjë dallim. “Sot ata që drejtojnë Forumin Rinor të PS kanë kaluar nga kjo eksperiencë, që i hap dyert vajzave dhe djemve si ju pa asnjë filtër që lidhet me çfarëdo elementi të sta-tusit social apo vendndodhjes gjeografike ka nevojë të çohet më tej. Edhe në zhvillim të eksperiencës së mëparshme, përfshirjen e studentëve në strukturat e forumet e PS, ne do bëjmë të njëjtën gjë, duke synuar që në këtë proces të ketë teori, por edhe praktikë të gjatë, lidhje sa më konkrete me atë që është jeta e përditshme e forumeve, e deputeteve dhe drejtuesve të PS.

    LEKSIONET POLITIKE Kryeministri Rama, para-

    diten e djeshme, në formë bisede, mbajti disa leksione politike për të rinjtë socialistë.

    Në përurimin e rikonstruksionit të Shkollës së Mesme në qytetin e Rrëshenit morën pjesë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe kryetari i Bashkisë së Rrëshenit, Ndrec Deda. Nikolla, pasi ka falënderuar

    pushtetin vendor për kryerjen e investimit, deklaroi se qever-ia dhe MASR në veçanti do të ndërmarrin një sërë masash për të rritur cilësinë e shkollës, por edhe transparencën e procesit mësimor. “Unë do t’ju përkrah dhe do jem krah jush për çdo kërkesë dhe nevojë tuajën: si biblioteka, mjete didaktike etj. Ne duam ta kthejmë shkollën në një pikë rëndese të komunitetit.

    Qeveria ka shpallur si prioritet mësuesit, e unë jam shumë e lumtur për këtë angazhim të Kryeministrit”, tha ministrja Nikolla. Duke e zbërthyer me detaje reformën e re në strukturën e Arsimit Parauniver-sitar, ministrja Nikolla u bëri thirrje prindërve që të denoncojnë problematika të caktuara. “Reforma në arsim është mision, nuk ka reformë në arsim nëse ka mësues që dhunojnë apo që shkelin etikën. Nuk mund të pretendojmë se ofrojmë standard evropian të cilësisë në arsim, nëse nuk kemi mësues të atyre standardeve. Brenda nëntorit ne do të ofrojmë një instrument në duart e prindërve për të denoncuar dhe për tu paraprirë problematikave që shfaqen në ambjentet e shkollave tona. Ne nuk mund të lejojmë që shfaqje banale të një apo dy mësuesve, të jenë fytyra e arsimit”, tha Nikolla.

    Nikolla: Ristrukturim zyrave arsimore, prindërit

    të denoncojnë

    Thirrje

    Rama e sheh politikën si të vetmin instrument për t’u bashkuar me të tjerët. Nga Akademia Politike e Partisë Socialiste, Rama tha se politi-ka ka lindur për t’i dhënë nje-riut forcë, që duke u bashkuar me tjerët, të bëjë të mundura gjërat që nuk i bën dot i vetëm.

    “Politika është instrumenti i vetëm për t’u bashkuar me tjerët. Njerëzit shpeshherë nuk e konsiderojnë që është fakti se kush thotë që ‘as erën nuk dua t’ia dëgjoj politikës’ gënjejnë veten, sepse politika merret me to. Sa më shumë njerëz të merren me politikë, jo për

    t’u bërë deputetë, por për të ndikuar që gjërat të shko-jnë më mirë, aq më shumë vendimet e politikës do kenë fytyrën, mendjen dhe zemrën e njerëzve”, shpjegoi Rama.

    NXITJA POLITIKE Kreu i qeverisë theksoi se

    Akademia Politike Kombëtare do vijojë Akademitë në të gji-tha rajonet dhe ata që do dal-lohen në këtë program, do të aktivizohen më tej. “Akademia politike kombëtare këtë herë do të vijojë me akademitë në të gjitha rajonet dhe rezultati i parë që duam të marrim është se ata që do dallohen në këtë program do të aktivizohen më tej. Politika bën shumë keq, kur përdoret për punë të këqija, por ka lindur për t’i dhënë forcë njeriut që së bashku me tjerët të bëjë të mundura gjërat që s’i bën dot vetëm. Duke filluar nga një klasë, për të vazhduar me një auditor, një konvikt, e më tej, për të parë që gjërat të shkojnë sa më mirë”, deklaroi kryeministri.

    ta mbyll me temën e bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, që sot është një mundësi reale, dhe jo thjesht një fjalë e bukur. Kjo na jep mundësi të re që politikën, qeverisjen ta zgjerojmë si një proces ku përfshihen njerëzit e zakon-shëm. Platforma “Shqipëria që duam” është një platformë, që tashmë është në dispozicion, mjafton që të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj. Gjithkush mund të bëhet anëtar për të komunikuar drejtpërdrejt me mua dhe çdo anëtar tjetër të PS. Ankesat merren menjëherë në

    konsideratë nga qeveria, anëtarët e saj kanë për detyrë të marrin në shqyrtim ankesat e qytetarëve. Më tej kryeministri Rama sig-uroi qytetarët që zëri i tyre do të dëgjohet, pasi pas ekraneve të telefonave qëndrojnë 25 njerëz të përkushtuar. “Nuk ka asnjë mundësi që fjalët e shkruara t’i marrë era apo të mos dëgjohen, sepse pas ekranit të telefonit tuaj qëndrojnë 25 persona, vajza, djem, gra e burra, që punojnë në mënyrë të dedikuar, pa orar, për t’iu përgjigjur dhe bërë të mundur që këto ankesa të shkojnë në tryezën e qeverisë”, deklaroi Rama.

    Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë konferencës të Kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perën-dimor theksoi se është i domosdoshëm bashkëpunimi intensiv për çështjet e mbro-jtjes dhe sigurisë, si brenda vendeve anëtare, në kuadrin NATO-BE, por edhe me ato të Ballkanit Perëndimor. Ruçi ka theksuar se për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet. “Diversiteti i kulturave dhe besimeve duhet të vijojë të qëndrojë në themel të sho-qërive të hapura demokratike. Është i domosdoshëm bashkëpunimi intensiv për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, si brenda vendeve anëtare, në kuadrin NA-TO-BE, por edhe me ato të Ballkanit Perëndimor. Për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet”, përfundoi ai.

    Integrimi në BE për Ballkanin nuk duhet të frenohet

    Konferenca, Ruçi:

  • 5www.shqiptarja.com

    E DIEL, 29 TETOR 2017PARALAJMËRIMI

    Basha: Do ketë të reja për lidhjet e Ramës me krimin

    Kreu i Partisë Demokratike: Provat e tjera janë kundër Ramës, ja pse është në panik. Bota na mbështet në luftën ndaj krimit

    Kristi Gongo TIRANE

    Kryetari i Partisë D e m o k r a t i k e , Lulzim Basha ka p a r a l a j m ë r u a r dëshmi të reja në

    ditët në vazhdim, të cilat sipas tij nxjerrin zbuluar qeverinë. Basha pretendon se provat e tjera do tregojnë lidhjen e kryeministrit Edi Rama me krimin dhe trafikantët. Në një konferencë për shtyp, Basha tha se deri dje Rama dhe Tahi-ri ndjeheshin të pamposhtur, ndërsa sot janë në panik e dëshpërim, sepse po ndesh-en me të vërtetën dhe kanë humbur kontrollin. “Rama e Tahiri ndjeheshin të pam-poshtur deri dje, sot ata janë në panik e dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe kanë humbur kontrollin ndaj saj. Ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera, që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve dhe Ramës në mbështetje të krimit e trafikantëve. T’i presim këto të reja, sesa t’i paragjykojmë. PD në kon-takt me qytetarët, oficerët e ndershëm dhe partnerët. Po shqyrtojmë çdo material që fakton lidhjet e trafikantët me politikanët. Ditët e ardhshme do të tregohen të dhënat që disponohen dhe opozita do të jetë në ballë të transparencës”, tha Basha.

    ‘RAMA MBROJTJE KRIMIT’ Basha deklaroi se kryem-

    inistri duhet të kishte vënë para drejtësisë punonjësit që arrestuan Dritan Zaganin, i cili sipas Bashës, kishte të drejtë në gjithçka. “Përgjimet e an-ti-mafias italiane tregojnë se Dritan Zagani kishte të drejtë

    THIRRJE RAMËS/ ‘QEVERIA FAVORIZIM OLIGARKËVE’

    Kryemadhi: Dorëzo ‘Lolo’-n, do të të demaskojmë

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e djeshme policët e rënë në krye të detyrës. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se ata janë njerëzit që kanë bërë më shumë për këtë vend, ndërsa pretendon se sot ata ndjehen të tradhtuar, pasi vendin e ka pushtuar krimi. “Askush nuk ka bërë me shumë se ata për rendin e drejtësinë në këtë vend. Mënyra më e mirë për ti kujtuar e për të vlerësuar veprën e tyre është beteja pa kompromis ndaj krimit, bandave e drogës. Vetëm kështu shpirti i tyre do prehej në paqe. Për fat të keq, ata sot janë të tradhtuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi që ata luftuan, ndan pushtetin me qeverinë. Krimi që ata luftuan sot është në formën e kupolës mafioze ku janë bashkë qeveria e bandat”, shkruan Basha.

    Basha: Policët e rënë në detyrë, sot të tradhtuar

    Kujtimi

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar dëshmi të të reja në ditët në vazhdim, të cilat sipas tij nxjerrin zbuluar qeverinë. Basha pretendon se provat e tjera do tregojnë lidhjen e kryeministrit Edi Rama me krimin dhe trafikantët.

    PARALAJMËRIMI

    “Përgjimet e anti-mafias italiane tregojnë se Dritan Zagani kishte të drejtë me gjithçka. Rama dhe Tahiri kërkuan ta bëjnë shembull Zaganin për t’i treguar çdokujt në Policinë e Shtetit se çfarë e pret nëse flet. Punonjësit që arrestuan Zaganin duhet të hetohen në mbështetje të krimit”.

    BASHA

    me gjithçka. Rama dhe Tahiri kërkuan ta bëjnë shembull Zaganin për t’i treguar çdokujt në Policinë e Shtetit se çfarë e

    pret nëse flet. Me gjithë pre-sionin e madh që Rama dhe Tahiri ushtruan në çdo hallkë të gjyqësorit dhe prokuror-

    isë, punonjësit që arrestuan Zaganin duhet të hetohen në mbështetje të krimit. Këtë duhet të bënte Rama, të çonte këta punonjësit që arrestuan Zaganin në Prokurori. Por Rama nuk është më kryemi-nistër, është avokati mbrojtës i Tahirit dhe Habilajve. Ai merret vetëm me mbrojtjen e krimit, bredh kudo duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit, sepse kështu mbron veten e tij”, shtoi më tej kreu i PD.

    MBËSHTETJA Në përfundim të fjalës së

    tij, kryeopozitari përshën-deti mbështetjen e Europës. Sipas Bashës, qëndrimi i botës është i qartë në luftën

    ndaj krimit. “Edhe bota tashmë e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës. Dua të përshëndes me këtë rast deklaratën e djeshme të Grupit të Partisë Popullore Europiane, më të madhit dhe më të rëndësishmit në Eu-ropë ku drejtojnë shumicën

    e qeverive të kontinentit. Tashmë qëndrimi amerikan dhe europian është i qartë: mbështetje për prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë lidhjet e politikës me krimin, dënim të sulmeve dhe ndiki-meve politike ndaj drejtësisë, barazi para ligjit të çdokujt, përfshi edhe politikanët më të lartë”, tha Basha.

    Kryetarja e Lëvizjes Social-iste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, teksa i ka kërkuar të dorëzojë ish-min-istrin Saimir Tahirin dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. Nga qyteti i Shkodrës, gjatë një takimi me strukturat e LSI-së, Kryemadhi deklaroi se Rama është kthyer në një lolo televizionesh, ndërsa gjendja e varfërisë dhe papunësisë në vend

    janë alarmante. Sipas saj, LSI është e vendosur të demasko-jë këtë kryeministër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal. “Rama është kthyer në një lolo televizionesh. Rama të dorëzojë Lolon dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. LSI e vendosur të demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithë zinxhirin krim-inal. Rama një kryeministër në ikje i frikësuar. Nga frika Rama censuroi në televizione aktivitetin

    madhështor për Azem Hajdarin”, tha Kryemadhi. Më tej, Kryema-dhi deklaroi se qeveria mendon më shumë për oligarkët se sa për qytetarët dhe të rinjtë e papunë, duke shtuar se ajo iu zhvati 70 milionë euro qytetarëve për t’ia dhënë oligarkëve. “Gjendja e varfërisë dhe e papunësisë në Shqipëri është alarmante. Qindra mijëra familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Qeveria mendon më shumë për

    oligarkët, se për qytetarët dhe të rinjtë e papunë. Qeveria u zhvati 70 milionë euro qytetarëve, për t’ia u dhënë oligarkëve. Me këto para do të ishin financuar 70 mijë vende të reja pune”, u shpreh Kryemadhi, e cila shtoi se situata ekonomike në Shqipëri është alarmante, pasi qindra mijëra familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë, ndërsa mijëra të rinj kanë humbur shpresat për tu punësuar në Shqipëri.

    TAKIMI NË RROGOZHINË PYETJA PËR VLAHUTINDeputetët e PD: Protestoni kundër landfill-it Doris Pack: Pse nuk reagon për situatën në Shqipëri?

    Një përfaqësi e Partisë Demokra-tike e kryesuar nga deputetët Edmond Spaho, Albana Vokshi, dhe Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi morën pjesë në takimin me banorët dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e Landfill-it të mbetjeve në Lekaj-Gosë në Bash-kinë Rrogozhinë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se Bashkia

    Rrogozhinë nuk ka respektuar asnjë kriter ligjor për ndërtimin e land-fillit dhe se kryetari i saj refuzon të bëjë transparencën e këtij vendimi korruptiv. Deputetja Albana Vokshi deklaroi se pas këtij krimi mjedisor qëndron Kryeministri, si përfaqësues i mafies në qeveri. Vokshi iu bëri thir-rje grave dhe vajzave të mos lejojnë ndërtimin e landfillit që rrezikon t’u sjellë mbetjet e rrezikshme toksike në dyert e shtëpive.

    Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, ka kritikuar ashpër ambasa-doren e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vla-hutin. Në një postim në ‘Twitter’, pres-identja e Forumit të Grave të PPE pyet ambasadoren Vlahutin pse nuk reagon

    në lidhje me situatën në Shqipëri, edhe pse nuk për-mend raste konkrete, siç është ngjarja e bujshme e

    ditëve të fundit, q ë k a

    trazuar politikën dhe opin-ionin publik, çështja e ‘Ta-hirit’. Ndërkaq, Pack shkru-an se besueshmëria e BE kërkon një drejtësi më të mirë “Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon? Shqipëria është vend kandi-dat. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi më të mirë nëse gabime të dukshme nuk vi-hen në dukje”, shkruan Pack.

  • 6 E DIEL, 29 TETOR 2017www.shqiptarja.comANALIZA

    Po, ata dhe ato gazetare janë bijtë dhe bijat e Edi Ramës

    nga Ilir Yzeiri

    vijon nga faqja 1

    Në një moment sinqeriteti tha se ata ishin si fëmijët e tij, të cilët nuk mund ta shnatazhonin. Pranoi edhe inskenimin e prokurorit e shumë gjëra të tjera që atij formati i shkojnë sepse ashtu e ka konceptuar Çani, si një parakalim të « trash »-it shqiptar. Dhe, ashtu, në formatin « trash » Rama vërtet shkëlqen. Por mua më mbeti mendja të fëmijët-gazetarë me të cilët ai u soll ashtu siç sillen prindërit në takimin me mësuesit, pra ashtu siç prindërit marrin rolin e moralizuesit dhe të yllit polar dhe i nxijnë fëmijët kur mësuesi u tregon rezultatet e dobëta dhe sjelljen e gabuar. E vetmja pyetje që mund të bëhet në këtë rast është kjo : ai nivel i atyre gazetarëve të kronikës është i tillë në raport me çfarë ? Pra cili është në këtë rast kriteri matës, ai që vlerëson dhe çmon nëse ata gazetarë janë vetëm tela bakri që përcjellin « broçkullat » e pavërteta të shefave ? Nëse do të pranojmë që kriteri për të vlerësuar aftësitë e atyre gazetarëve qënka Edi Rama atëhere duhet të py-esim nëse e ka shpallur veten kriter të së vërtetës si Kryministër i këtij vendi, si publicist apo si intelektual ? Në fakt, në të gjitha rastet ai ka të drejtë. Është fakt që gazetaria shqiptare, letërsia, kultura, media në tërësi ka formën

    dhe sëmundjet e Edi Ramës. Ajo është agresive siç është Rama me gjithë ata që nuk e përfillin atë si intelektualisht normal, është e stërmadhe ashtu si portreti i Ramës, është laramane, pa ngjyrë, pa shije ashtu si veshja e Ramës, është pa asnjë kuptim dhe ekstravagante, megallomane dhe mediokre ashtu si ligjërimi i Ramës. Pra, në të gjitha rastet, ata gazetarë, më shumë se askush tjetër paraqesin modelin që Rama si kryeministër i ka imponuar shoqërisë shqiptare në fushën e mediave.

    * * *Media në Shqipëri është bërë një

    biznes i jashtëzakonshëm për disa të ashtuquajtur show-menë që e kanë mbushur televizionin me banalite-tet më të shënmtuara të të gjitha kohërave dhe një mjerim për shumë të tjerë që nuk arrijnë të sigurojnë pagat për punonjësit e tyre. Në të gjithë botën media publike shërben si model për të krijuar standardet e një shoqërie normale që median e sheh si një institucion të rëndë-sishmë të informimit dhe të edukimit gjithashtu. Sot, gjithnjë e më shumë, në shkencat e komunikimit pranohet se media formon dhe krijon publikun, e orienton atë me shijet e duhura dhe i tregon gjithnjë modelin. Vini re rrotull nesh se çfarë peshe ka media publike dhe do të bindeni se krimi që ka bërë Sali Berisha, Nano dhe tani në fund Edi Rama me Radiotelevizionin publik shqiptar është me përmasa të tilla që dëshmon se ky vend nuk është drejtuar nga burra shteti por nga klounë që të vetmen ego kanë paraqitjen e tyre gjithë ditën në ekran dhe nuk duan, nuk dinë dhe nuk kanë as dëshirën minimale për të mësuar se shkatërrimi i medies publike është shkatërrim i modelit të jetës në një vend. Shqiptarët bombardohen nga mëngjesi në darkë me lajme nga Ku-vendi, nga Policia, nga gjykatat dhe nga prokuroria. Në mbrëmje nisin gjyqet politike nëpër tolk-show që janë kthyer në seanca të llahtarshme me insinuata krimesh e detektivësh,

    ku të gjithë shfaqen gjyqtarë, proku-rorë e Sherlok Holmsa. Vjen e diela dhe për t’u zbavitur shqiptarët duhet të shohin se si këndon fjalët me zë të hollë Ardit Gjebrea dhe tani në fund duhet të shohin edhe se si ushqehet mbi barkun e balerinave Arditi i gjorë. Ndërsa « Portokallia » apo « Ballkan Pazar » e Agron Llakajt janë shumë pak për të pastruar llumin e zi që ndërton media gjatë gjithë javës. Në gjithë këtë sfidë, RTSH-ja është jashtë loje dhe megjithëse merr një miliard e më shumë lekë lekë nga buxheti i shtetit, ajo vijon të gjëllijë si një gërmadhë duke të sjellë zorrët në grykë me lajmërimet për kanale pa fund që po hap në HD, por që kanë vetëm këngëtarë, filma të komuniz-mit dhe dokumentarë të realizmit socialist që përsëriten në çdo orë. Biznesmenët e mëdhenj të këtij vendi nxisin jetën tallava dhe shpëlarjen e trurit të shqiptarëve dhe nuk mund të financojnë për kulturën. Ministria e Kulturës qyshse në krye të saj ka ardhur një grua që e nisi karrierën

    duke vendosur pllakën e Sulltan Sulejmanit në Kalanë e Lëzhës dhe po e vazhdon duke ndërtuar restorante me paidhaqe në Butrint, është bërë më keq se RTSH-ja, një gërmadhë që tani në fund merr ca inisiativa që të kujtojnë ato veprimtaritë e shtëpive të pionierit të kohës së komunizmit si bie fjala « të duam librin », « të vishemi bukur », « të pastrojmë vendin e punës », « të mbajmë pastër veglat e punës » , etj. Kam shumë argumente për të vertetuar këto që sapo shkruajta, por do të doja të përmendja vetëm këtë. Në çdo vend të botës ligjërimi publik përbehet nga leximi i së shkuarës, vështrimi në të tashmen dhe projektimi në të ardhmen. Mediet janë bërë mjeti i fuqishëm dhe të pakonkurueshme për të shpërfaqur këtë ligjërim. E shkuara zakonisht lexohet përmes filmave apo dokumentarëve që ndërtohen me atë temë, por edhe bisedave. Ne kemi kaluar periudha të tëra të vështira, por edhe me shumë kolorit historik që askush nuk i tregon më. E kemi

    fshirë socializmin apo diktaturën që kaluam dhe askush nuk di të na tregojë se çfarë ishte ai sistem, çfarë bëmë mirë dhe çfarë bëmë keq. Janë periudha të tëra që janë treguar keq prej historiografisë së ideologjizuar, por askush nuk kujtohet të bëjë tema të debatit, të serialeve filmike këto ngjarje. Më në fund dua të përmend një shembull. Para disa kohësh u ribotuan “Statutet e Shkodrës” nga Lucia Nadin, një dokument brilant që tregon se si qeverisej Shkodra në shekullin XIV dhe çfarë shkëlqimi europian kishte ai qytet. I vetmi stacion që nuk u mor me këtë ngjarje të madhe ishte RTSH-ja. Në të gjithë botën, media publike e ka detyrim të bëjë trajnime, specializme, të ushqejë me dije gazetarët dhe të jetë në këtë pikë një model për përgatitjen pro-fesionale të tyre. Mirëpo, ajo është pjellë e Edi Ramës që ashtu si Sali Berisha e Faos Nano zgjodhën që ato miliarda lekë e ato miliona euro që do të përdoren për dixhitalizmin e saj të jenë në duar të besuara miqsh e shokësh. RTSH-ja, me qenëse po flasim për gazetarët që Edi Rama thotë se i ka si bijtë e bijat e tij, i duhet atij që të vijojë si një gërmadhë ku njerëzit e dehur nga mediat private dhe nga hashashi informativ që mar-rin si ushqim të gjejnë ndonjë rrëzë dhe të lirohen nga ujërat e tepërta. Sali Berisha do të mbahet mend se nuk lejoi deri në fund privatizmin e mediave televizive, Nano për aq pak kohë sa u mor me RTSH-në do të mbahet mend se vuri në krye të saj një personazh që la gjurmë si klient i prokurorisë, ndërsa Rama do të kujto-het si njeriu që i dha shkelmin e fundit këtij institucioni duke promovuar aty mërzitjen, mediokritetin dhe tenderin e madh të dixhitalizmit. Pas kësaj ai ka të drejtë të sillet me gazetarët ashtu, sepse një gjë është e sigurtë, që ai do të mbahet mend në këtë pikë si kryeministri që shkatërroi të gjithë medien në mënyrë që të plotësonte subkoshiencën e ndrydhur të gazetarit gjysmak, të artistit gjysmak dhe të pronarit gjysmak.

    JO-ja greke u përkujtua dje me një sërë aktivitetesh ku fillimisht u iniciua në Manastirin e Këlcyrës aty ku prehen eshtrat e mbi 700 ush-tarëve grek të rënë në luftën Italo-Greke në fillim të viteve ‘40. Në meshën e mbajtur me këtë rast nga kleri ortodoks grek në Gjirokastër në këtë manastir, të pranishëm kanë qenë ambasadorja greke në Shqipëri Elenis Uraniu, krye-tari i PBDNJ Vangjel Dule, si dhe konsulli grek në Gjiro-kastër. Ceremonia në Këlcyrë ka filluar me vonesë për shkak

    të pritjes së tre autobusëve të mbushur me familjarë të ish ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke në territorin e Qarkut të Gjirokastrës.

    Më pas, kolona me grekët, ka udhëtuar më në jug, duke u stacionuar në fshatin Bularat në Dropull, aty ku ndodhet një tjetër varrezë me ushtarë grekë. Në Bularat, miqtë nga Greqia, janë shtuar akoma me prezencën e gati 200 të tjerëve. Ajo që ka rënë në sy, ishte pjesmarrja e mjaft përfaqësuesve nga spektri politik patriotik grek, apo dhe

    parti politike, Kostas Macias, kryetar i Shoqatës Panhele-nike Botërore, si dhe Jorgos Surrlas, ish nënkryetar i Par-lamentit Grek, ish sekretar i Ministrisë së Drejtësisë greke dhe prej vitesh, kryetar i Sho-qatës së Familjarëve të Ush-tarëve Grekë të rënë në luftën italo-greke. Surrlas duke iu referuar çështjes së mbetur pe-zull për gjetjen, grumbullimin dhe rivarrosjen e të rënëve në luftën Italo-Greke në Shqipëri. Ndërsa ambasadorja greke në Shqipëri Elenis Uraniu, përshkroi sakrificën e popul-

    lit grek për liri dhe glorifikoi potencialin e popullit të saj siç e quajti që lirinë e ka në ADN e vet ku buron nga Leonidha, për të vazhduar tek perandori i fundit bizantin Kostandin Paleologu dhe përfunduar me JO-në greke të vitit 1940-1941.

    Për çështjen e eshtrave të ushtarëve grekë, ambasadorja greke u shpreh: “Bashkëpuni-mi me Shqipërinë ka për qëllim mes të tjerash edhe gjetjen e es-htrave të ushtarëve tanë të vrarë në Luftën Italo-Greke. Eshtrat e tyre duhet të vendosen në varreza. Do presim aq sa ç’duhet

    FESTA E GREQISË

    JO-ja greke përkujtohet me një sërë aktivitetesh në Këlcyrë

    nga qeveria shqiptare që çdo ushtar grek i humbur, mos të ngelet pa varr ndaj dhe ky është një premtim dhe detyrimi ynë ndaj tyre.”, tha ambasadorja greke Elenis Uraniu.

    Prej disa vitesh kjo cere-moni kryhet në këto varreza ditën kur në Greqi shënohet ngjarja historike kur vendi

    i tha jo pushtimit nga Italia fashiste. Në 28 tetor të 1941, që njihet si dita kur kryeministri i asaj kohe Joanis Metaksas, i tha “JO”, ultimatumit të Italisë së Musolinit, për të hyrë pa hasur rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar, gjë që u bë shkak për fillimin e luftës.

  • 7www.shqiptarja.com

    E DIEL, 29 TETOR 2017EDITORIAL

    Kompania mediatike Shqiptarja.con kërkon të punësoje agjent marketingu që plotëson kriteret e mëposhtme :

    TË KETË ARSIM

    TË LARTË

    VLERËSOHET TË KETË NJOHURI TË GJUHËVE TË HUAJA

    DHE TË KETË PËRVOJË PUNE TË JETË I

    GATSHËM PËR TË PUNUAR NË TEREN

    PERSONAT E INTERESUAR TË DËRGOJNË CV E TYRE NË KËTË ADRESË:

    [email protected]

    OFERTË PUNËSIMI

    nga Carlo Bollino

    vijon nga faqja 1

    Media & Kazan

    ‘Plas bomba, as s’mund ta imagjinoni

    ç’ka ndodhur’Nëse politika nuk i do mediat, kjo është

    një shenjë e mirë, pasi, në mos gjë tjetër, do të thotë se mediat e bezdisin pushtetin dhe reagimi arrogant i saj është prova më evidente se jo të gjitha mediat janë në shërbim të saj. Natyrisht, nëse pushteti sulmon mediat ose nuk tregon respekt për funksionin e tyre publik, mediat kanë të drejtën të mbrohen me të njejtën monedhë dhe të kritikojnë pushtetin.

    Deri këtu kemi të bëjmë me lojën nor-male të palëve. Por çështja qendron diku tjetër. Çfarë mendon opinion publik për mediat shqiptare? Dhe, përkufizimi i shpifur “kazan mediatik” është vetëm një shpikje e kryeministrit, apo një opinion që e kanë të tjerë edhe jashtë pallatit?

    Po të lexosh komentet e qytetarëve të zakonshëm për mediat sociale, për fat të keq, nuk duket se mediat tona gëzojnë besueshmëri dhe një imazh të mirë. Me përjashtime të pakta, pjesa më e madhe e mediave, gazetarë dhe botues shihen si “kazan” edhe nga lexues dhe telespektatorë. Por, në këtë rast, i kujt është faji?

    Me thënë të drejtën, ne gazetarët jo gjithnjë sillemi në një mënyrë të tillë, sa të meritojmë një respekt më të madh. Gjetja e fundit vetëvrasëse e mediave janë “titujt karrem”, me të cilat janë mbushur faqet në internet. Në qoftë se rregulli i gazetar-isë në gjithë botën është që lajmi duhet të përmbahet në titull, në Shqipëri edhe ky rregull (si shumë rregulla të tjera të gaze-tarisë profesioniste) është transformuar në krejtësisht të kundërtën e kësaj: Mos guxo të vesh lajmin në titull, se askush nuk e lexon përmbajtjen.

    Nuk ka deklaratë politike që të mos sho-qërohet me foljen “plas” apo “shpërthen” (si alternativë, ekziston vetëm “rrëfen” ose “thumbon”): tashmë nuk ndodh më të arrish të kuptosh se çfarë ka thënë politi-kani i radhës duke lexuar vetëm titullin, pasi gjithshka vijon me ”deklarata e fortë”, “e pabesueshme”, “e paimagjinueshme”, “për herë të parë”, “s’mund ta imagjinoni”, “e habitshme”, “ja çfarë tha”, ‘’bombe’’ pa shpjeguar asgjë dhe zakonisht duke e mbyl-lur fjalinë me tri pika, që duhet të lenë të imagjinohen shumë gjëra të tjera akoma.

    Në 90 për qind të rasteve, pasi lexuesi i shkretë është detyruar të lexojë të gjithë lajmin deri ne fund për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, ajo çka gjen është një rutinë e pastër e nga “e paimagjinueshmja” nuk ka asgjë. Të zhgënjesh në mënyrë të vazh-dueshme lexuesit është mënyra më e mirë për të humbur respektin e tyre dhe bes-ueshmërinë tonë.

    Mund të imagjinoni të lexoni një titull në New York Times të tipit “Shpërthen Trump, nuk mund ta imagjinoni se ç’ka thënë”, siç lexohet rëndom në mediat tona? Natyrisht, jo. Kjo teknikë ‘’e tërheqjes’’ së lexuesit, e cila në Evropë përdorej në vitet ’70 vetëm nëpër gazetat skandalistike në përpjekje për të shitur ca kopje më shumë, për fat të keq është kthyer në rregull në gati të gjitha medi-at shqiptare, edhe në ato që kundërshtojnë, të skandalizuara, të cilësohen si “kazan”.

    Problemi është që kjo kategori titujsh karrem i është shtuar asaj të titujve “bom-bastikë” që për fat të keq ekziston prej vitesh (“Skandal”, “Turp”, “Tmerr”, etj, etj) dhe kjo shpjegon se pse, pasi ka kaluar një orë

    duke kërkuar të gjesh ndonjë lajm, imazhi i gazetarit në sytë e lexuesit del prej këtej i shkatërruar.

    Bota e informacionit është, më tej, e kërcënuar gjithandej nga sëmundja e lajmit të sajuar. Por, ndërkohë në vendet e tjera perëndimore antidoti kundër “fake news” janë vetë gazetarët që bëjnë barrierë kundër përhapjes së lajmeve false të shpërndara në mediat sociale, në Shqipëri shpërndarësit më të mëdhenj të “fake news”-eve në të kundërt janë vetë gazetarët, pasi pjesa më e madhe e tyre (jo të gjithë, për fat të mirë) nuk kanë kohë, dëshirë apo aftësi për të verifikuar lajmet, që në shumicën e rasteve i kopjojnë nga të tjerët dhe i ripublikojnë pa asnjë kontroll.

    Një fenomen tjetër, jo më pak shkatër-rues, është vënë re kohët e fundit: gazetari që kthehet vetë në lajm. Kjo ndodh sidomos në televizion. Gazetari del në një studio televizive dhe tregon atë çfarë i vjen ndër-mend sikur të ishte ulur në një kafene, pa treguar asnjë video, asnjë dokument, asnjë fotografi apo ndonjë provë që të tregojë se denoncimet e tij janë të bazuara.

    Scoop-i në këtë rast është ai vetë, ashtu siç do të kishte bërë një prokuror që tregon direkt të fshehtat e hetimit të tij, apo një politikan që pohon veprimet e tij. Dalli-mi shumë i madh është se prokurori apo politikani tregojnë të fshehta, për të cilat progatonistë janë ata vetë, rrjedhimisht janë edhe përgjegjës për to, ndërkohë që gazetari tregon sekretet e të tjerëve dhe për atë, nëse ajo që thotë është e vërtetë apo e sajuar, duket se nuk i bëhet vonë askujt: në këtë kuptim, shtypi po kopjon aspektin më të keq të politikës, duke shpikur një lloj “gazetari dixhital”.

    Etika profesionale (e cila në të vërtetë është logjika normale e gjërave) kërkon që një gazetar të nxjerrë gjithnjë një provë, pasi puna investiguese bazohet mbi një mbledhje të lodhshme provash dhe jo mbi mbledhjen, më komode, të thashethemeve, me të cilat zakonisht shoqërohet kafeja.

    Por ajo që ka vlerë për gazetarët në të gjithë botën, nuk vlen këtu, në Shqipëri. Me një mani protagonizmi tipike për katundet, disa gazetarë tanimë kanë braktisur veshjen normale të një ndërmjetësi në informacion dhe kanë vendosur kurorën e Profetit të së Vërtetës: çfarëdo ideje apo fantazie t’u lindë në kokë, qoftë ky edhe vetëm një dyshim, ata e paraqesin në publik si një zbulim ekskluziv.

    Scoop-e të rreme të këtij lloji po dëgjo-jmë ditë pas dite, në çdo emision televiziv. Debatet në orët “prime time” janë mbushur me këta “gazetarë investigativë pa prova”, të cilët, në pjesën më të madhe të rasteve, nuk kanë investiguar asgjë fare dhe tregojnë llafe kafenesh sikur të ishin histori të vërteta.

    I rëndë është fakti që këto llafe kopjohen menjëherë dhe riprodhohen nëpër portalet web, gjithnjë e më të uritura për lajme sen-sacionale (por që nuk kërkojnë punë) dhe, në një qark të shkurtër informativ, ditë pas dite gazetaria shqiptare po vdes. Në disa raste, ‘’gazetari investigativ’’ përdoret nga dikush për të tjera qëllime, në disa raste është vetë gazetari që e përdor rolin e tij për qëllime të tjera. Problemi është që, në këtë shpërthim të vazhdueshëm shashkash, për fat të keq, zhduket zëri i atyre të paktën që thonë të vërtetën.

    Kjo mënyrë e deformuar dhe e pan-dershme e të bërit informacion po e shkatërron profesionin tonë, duke njollosur edhe imazhin e atyre kolegëve që çdo ditë përpiqen me djersën e ballit në terren ta bëjnë në mënyrë korrekte punën e tyre.

    Pasoja e kësaj situate është që kredibiliteti ynë në Shqipëri shkon drejt zeros dhe kësh-tu, kur kryeministri guxon t’i përkufizojë si “idiote” pyetjet e gazetarëve dhe mediat si “kazan”, ka rrezik që njerëzit, në vend që të ndërhyjnë për të na mbrojtur, të ngrihen në këmbë, ta duartrokasin dhe t’i thonë bravo. Dhe pikërisht është kjo që duhet të na shqetësojë me të vërtetë. Se, kur mediat cilësohen si ‘’kazan’’ edhe nga qytetarët, kjo është dhurata më e mire që mund t’u bëjmë politikanëve dhe qeveritarëve.

  • 8 E DIEL, 29 TETOR 2017www.shqiptarja.comFONDET E PENSIONEVE

    Sa janë rritur pensionet nga 2015, të moshuarit që përfitojnë më shumë

    Pensioni minimal nga 14 në 15 mijë lekë. Procedura e përfitimit për pensionin e pleqërisë dhe të

    reduktuar. Sa ndryshon masa e përfitimitDriçim Çaka

    TIRANE SI KANË NDRYSHUAR PENSIONET

    ■ Vitet 2014 2017

    ■ Pensionet minimale 14.000 lekë 15.000 lekë

    ■ Pensionet mesatare 16.500 lekë 18.500 lekë

    ■ Pensionet maksimale 26.000 lekë Pa limit

    Vi t e t e f u n d i t pensionet kanë pësuar ndrys-hime të herëpa-shershme, për

    sa i përket masës së përfit-imit. Që prej 1 janarit 2015 pensionet janë rritur disa herë. Duke filluar nga in-deksimi deri tek pensioni social që më parë nuk ka ekzistuar. Sot të moshuarit marrin pension social në vlerën 6800 lekë të reja, pavarisht nëse kanë paguar sigurime ose jo. Skema e re vendosi si pension minimal pleqërie, për të moshuarit që plotësojnë vitet e kon-tributeve, masën prej 14 500 lek të reja. Ndërkohë në vitin 2016 qeveria bëri edhe indeksimin e pensioneve në masën 2%. Rritja më e mad-he e përfitimeve është bërë në mars të këtij viti me 3%. Pensioni miniaml sot për të moshuarit është në masën 15 mijë lekë. Ndërkohë rritje ka pësuar edhe pensionet mesatare dhe maksimale. Pensioni mesatar sot është në masën e 19 mijë lekëve, ndërkohë që ka edhe pen-sione më të larta se 30 mijë lekë.

    PENSIONI I PLEQËRISËGazeta sjell sot të plotë

    vendimin e ISSH për të gjitha llojet e përfitimeve të pensioneve. Duke filluar nga pensioni i pleqëirsë, deri tek pensioni i redku-tuar, kjo është procedura e plotë e masës së pensionit dhe dokumentat që duhen për ta përfituar. Pensioni i pleqërisë: E përfitojnë:

    a ) P e r s o n a t q ë k a n ë moshën dhe periudhat e sigurimit, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë sipas tabelës së mëposhtme:

    b)Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi.

    MASA E PENSIONIT TË PLEQËRISË:

    Pensioni mujor i ple-qërisë përbëhet nga një

    shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë lloga-ritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pen-sion pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin so-

    cial. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontrib-uteve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

    PENSIONI I REDUKTUAR I PLEQËRISË

    Përfituesit: Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension. Nuk krye-

    jnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar. Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë: Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i re-duktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension

    llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i num-rit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koe-ficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktu-ar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt

    pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar).

    PENSIONI I PLOTË I PLEQËRISË SI NËNË ME SHUMË FËMIJË

    a)Përfituesit: Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të plotë të ple-qërisë kur:

    b)Plotësojnë moshën 55 vjeç.

    c) Kanë 30 vjet periudhë sigurimi.

    d) Janë tërhequr nga ve-primtaria ekonomike.

    e) Kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur mbi 8 vjeç.

    Masa e pensionit të ple-qërisë si nënë me shumë fëmijë: Pensioni mujor i

    pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë lloga-ritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, 30 vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontrib-uteve, gjatë gjithë historisë kontributive. Shuma e përg-jithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

    DOKUMENTAT PËR TË GJITHA LLOJET E PENSIONEVE:

    -Fotokopje e kartës së identitetit.

    -Certifikatë e gjëndjes familjare.

    -Ç e r t i f i k a t ë m a r t e s e (vetëm për aplikueset fem-ra).

    -Vërtetim nga Komuna/Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit.

    -Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneral-itetin.

    -Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në çertifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe çer-tifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijet që nuk figurojnë në çertifikatën e gjëndjes familjare.

    - Dy copë fotografi.a) Dokumentat që vërte-

    tojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:

    - Libreza e punës.- Vërtetim për vjetërsinë

    në punë dhe llojin e saj.- Vendimi i emërimit në

    punë, si kuadër në ish-ko-operativat bujqësore.

    - Vendim gjykate për n johje të v jetërs isë në punë (në se shikohet e ar-syeshme).

    - Vërtetim i Degës Ush-tarake për periudhën e kry-erjes së shërbimit të de-tyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj).

    - Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët.

    - Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).

    b) Për personat që përfi-tojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” du-hen edhe:

    - Vërtet im i g jendjes gjyqësore.

    - Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lësh-uar nga Ministria e Rendit Publik.

    - Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë.

    - Çdo dokument tjetër justif ikues, që vërteton qënien në punë.

    c) Dokumentat që vërteto-jnë të ardhurat e realizuara:

    - Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për peri-udhat pas datës 01.01.1994).

    - Çdo dokument tjetër justif ikues, që vërteton pagën ose derdhjen e peri-udhave kontributive.

    Sot të moshuarit marrin pension social 6800 lekë të reja, pavarësisht nëse kanë paguar sigurime. Skema e re vendosi si pension minimal, për të moshuarit që plotësojnë vitet e kontributeve, masën prej 14 500 lek të reja

    PENSIONET MINIMALE

    Rritje ka pësuar edhe pensionet mesatare dhe maksimale. Pensioni mesatar sot është në masën e 19 mijë lekëve, ndërkohë që ka edhe pensione më të larta se 30 mijë lekë.

    TË MESME E TË LARTA

  • 9www.shqiptarja.com

    E DIEL, 29 TETOR 2017FONDET E PENSIONEVE

    INSTAT: Numri i pensionistëve u rrit 12.6 për qind në gjashtë vjet

    Sigurimet Shoqërore paguan 680 milionë euro pensione në vitin 2016

    Numri i pension-i s t ë v e ë s h t ë duke u rritur me një ritëm shumë të përshpejtuar

    vitet e fundit, duke bërë të qartë se pse ndërkombëtarët, duke përfshirë Bankën Botërore dhe Fondin Mon-etar, kanë këmbëngulur aq shumë vite më parë që në Shqipëri të ndërmerret sa më shpejt që të jetë e mun-dur një reformë në fushën e pensioneve. Madje, duke e cilësuar problematikën e këtij sektori si një risk me përmasa të konsiderueshme, në rast se qeveria shqiptare nuk do të merrte në kohën e duhur masat e përshtatshme për t’i dalë përpara.

    BUXHETIPërmasat e problema-

    tikës së pensioneve bëhen të qarta po të shohësh prog-nozën e shpenzimeve për qëllime të sigurimeve sho-qërore vitin e ardshëm. Sipas projektbuxhetit 2018, që ka mbërritur tashmë në Kuvend, ku pritet të fillojnë diskutimet në komi-sione, gjatë vitit të ardshëm për sigurime shoqërore do të përdoren nga buxheti i shtetit 126.1 miliardë lekë. Kjo është një shifër, që kërkon angazhimin e fond-eve, që zenë 25.4 për qind të gjithë buxhetit. Natyrisht, jo e gjithë kjo shumë shkon për pensione, pasi shpenzimet për qëllime shoqërore përf-shijnë edhe fusha të tjera të karakterit social.

    të pensionistëve u përsh-pejtuan fuqishëm pas vitit 2012. Më 2010-2011 ata u shtuan me pak më shumë se 5.000 vetë, por gjatë 2013-ës në skemë janë shtuar mbi 16.000 pensionistë të tjerë dhe po ashtu mbi 15 mijë pensionistë hynë në skemë më 2015.

    Sipas një materiali stu-dimor të Institutit të Siguri-meve Shoqërore, shkak për këto ritme është përmirësimi i jetesës dhe shëndetit, që ka çuar në një pritshmëri më të lartë të jetëgjatësisë. Por, nga ana tjetër, kemi të bëjmë edhe me arritjen në moshe të pension të një kategorie të caktuar të qytet-arëve shqiptarë, që ka lindur në periudhën e pas-Luftës së Dytë Botërore, ku lindjet kanë qenë me të vërtetë mbi mesa-taren e viteve të mëparshme e të mëvonshme.

    Në të kundërtën ka vepru-ar një masë e marrë në kuadër të reformës së pensioneve, që ka të bëjë me zgjatjen e periudhës së kontributeve për gratë, të cilat tanimë dalin në pension gjashtë muaj më vonë se më parë dhe vitet në vijim kjo periudhë do të rritet edhe më tej. Në përputhje me këtë, ritmet e rritjes së numrit të pensionistëve janë ulur dy vitet e fundit.

    Megjithatë, pritet që rritja e numrit të pensionistëve të vazhdojë edhe në periud-hë afatmesme, duke rritur përqindjen e popullsisë në moshë pensioni krahasuar me totalin e popullsisë.

    Por, sa për të cituar shifrat më të fundit statistikore zyr-tare, që i përkasin vitit 2016, atë vit shteti ka shpenzuar 90.5 miliardë lekë për pen-sione. Pra, janë 680 milionë euro në vit, ose 57 milionë euro çdo muaj, që shteti

    ka derdhur nga Thesari në adresë të pensionistëve të qytetit e fshatit.

    Shpenzimet buxhetore për pensionistët rezultojnë me një ritëm rritjeje të dukshme. Ndërkohë që në vitin 2010, sipas të dhënave të Institutit

    të Statistikave, shpenzimet për pagesat e pensioneve ishin 63.7 miliardë lekë, në fund të vitit 2016, ato u rritën në masën 42%. Ndërkohë, në vitin 2016 pagesat e pension-eve ishin 5.6 për qind më të larta se në vitin 2015.

    PENSIONISTËTPra, shpenzimet ndaj

    përfituesve të pensioneve në vitin 2016 u rritën me 4.5 miliardë lekë, ose rreth 32 milionë euro. Por, ndërkohë edhe numri i tyre është rritur gjithashtu. Kështu, në rast se në vitin 2010 në Shqipëri kishte 543.053 pensionistë, gjashtë vjet më vonë ky numër arriti në 611.544. Madje, gjatë këtij viti kjo shifër është rritur edhe më tej, por ende nuk kanë dalë shifra zyrtare, të cilat mund të konsultohen vetëm pasi të mbarojë viti kalendarik. Pra, në gjashtë vjet kemi një rritje në masën 12.6 për qind, me 68.491 vetë. Të dhënat tregojnë edhe se, për vitin 2016, numri i per-sonave që marrin pension ishte 12.600 më i lartë se në 2015-ën.

    Në fillim të vitit 2017, pop-ullsia rezidente e vendit, sipas INSTAT-it, zyrtarisht lloga-ritej në 2.876.591 vetë. Ndër-kohë, numri i pensionistëve shënonte një shifër sa 24% të popullsisë së vendit.

    Ritmet e rritjes së numrit

    PopullsiaNë fillim të vitit 2017, popullsia rezidente e vendit, sipas INSTAT-it, zyrtarisht llogaritej në 2.876.591 vetë. Ndërkohë, numri i pensionistëve shënonte një shifër sa 24% të popullsisë së vendit

    ShpenzimetSipas shifrave

    statistikore zyrtare, më

    2016 shteti ka shpenzuar 90.5

    miliardë lekë për pensione.

    Janë 680 milionë euro në

    vit, që shteti ka derdhur

    nga Thesari në adresë të

    pensionistëve të qytetit e fshatit

    Strukturat e zbatimit Task-Forcë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, gjatë kontrolleve të këtyre ditëve, ka konstatuar problematika të përsëritura që lidhen me moslëshim të kuponit tatimor, paisje fiskale jo në gjëndje pune, paisje jofiskale, punonjës të padeklaruar apo subjekte të pa rregjistruara. Administrata tatimore sjell dhe njëherë në vëmendje të tatimpaguesve sa më poshtë: Moslëshim kuponi hera e parë shoqërohet me gjobë në masën 50.000 lekë; përveç gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit. Moslëshim kuponi hera e dytë shoqërohet me gjobë 50.000 lekë dhe merret masa e bllokimit për 30 ditë. Moslëshim kuponi hera e tretë shoqërohet me gjobë 50.000 lekë dhe subjekti kallzohet penalisht.

    PENALIZIMET

    Tatimet: Mos harroni kuponin dhe kasat fiskale, ja gjobat

    40 kompani të interesuara për ndërtimin e By-Pass-eve Fier dhe Vlorë

    INFRASTRUKTURA

    Kualifikimi i tyre nga Komisioni do të njoftohet më 30 nëntor

    Të paktën 40 kompani kanë shfaqur interes për ndërtimin e By-passit të Vlorës dhe Fierit. Kompanitë kanë dorezuar si-pas afateve dokumentacionin për fazën e parakualifikimit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije edhe detajet. Në përputhje me standardet e përcaktu-ara nga BERZH, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kryer njoftimin e procedurës së parakualifikimit të tenderit të ndërtimit të segmenteve rrugore “Bypass Fier dhe Bypass Vlorë”.

    Afati përfundimtar i pa-raqitjes së ofertave nga fir-mat që paraqitën interes për të tërhequr dokumentet skadoi më 25 Tetor 2017. Nga të dhënat paraprake, rezulton se tërhoqën doku-mentat 84 kompani ndërsa dorëzuan ofertat brenda afatit ligjor të përcaktuar mbi 40 kompani. Brenda

    datës 30 Nëntor 2017, Au-toriteti Rrugor Shqiptar duhet të bëjë përmbylljen e fazës së parakualifikimit. Me marrjen e konfirmimit për këtë procedurë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të bëhet shpallja e kompanive të cilat vazhdojnë fazën e dytë të tenderit.

    Bypass-i i Vlorës lidh au-tostradën Levan – Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrotulli-mi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Pavarësisht parashikimeve në kontratën fillestare, ndërtimi nuk shkoi siç duhet për shkak të prob-lemeve me kontraktorët çka detyroi ARRSH të ndërpriste kontratën në mënyrë të njëanshme. Pas 24 muajsh jetëgjatësi të projektit u ar-rit të mbyllej vetëm 12% e veprës.

    Bypass-i i Fierit i refero-het ndërtimit të një Bypass-i rrugor të tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit (Bypass-i i Fierit) me gjatësi afërsisht 22 km. Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila në Lumin Seman, në kanalin e Hoxhares dhe atë

    të Pojanit. Janë parashi-kuar gjithashtu 4 kryqëzime në disnivel si dhe 2 gjysëm kryqëzime. Projekti u nis nga një kontraktor i cili nuk arriti të mbante ritmin e duhur të punimeve çka solli prishjen e njëanshme të kontratës nga ARRSH. Aktualisht, punimet për këtë vepër kanë mbetur në nivelin e 55%.

  • 10 E DIEL, 29 TETOR 2017www.shqiptarja.comNIPAT E ISH-DEPUTETIT

    Gjykata, mbyll nëqeli nipin e Ndokës tjetrin e kap polica

    Policia arreston nipin tjetër të ish deputetit Samuel Ndokën.

    Ju kap një pistoletë me 7 fishekë

    Elton QynoTIRANE

    Artan Dekovi,nipi i drejtorit të SHKB në policinë e Shkodrës është lënë në masën e arrestit në burg, nga Gjykata e Apelit Shkodër. Dekovi është i dënuar me 8 vite burg për tentativë vrasjeje. Në kuadër të aksionit për kapjen e personave në kërkim, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një operacioni të mirëorganizuar, policia ka arrestuar shtetasin Dekovi, 45 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur masë sigurimi “arrest në burg”, me vendim nr. 51-2016-3890 datë 14.09.2016 me 8 vite burg, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

    Pas kapjes së 6 kilogramëve heroinë ditën e djeshme në Igumenicë ditën e djeshme në një automjet, ku u arrestuan një 53-vjeçar, dhe një 50-vjeçare, poli-cia sjell të tjera detaje. Sipas policisë droga u kap në një automjet me targa AA 301 GR me drejtues, 53 vjeçarin Th.T, lindur në Korçë, i cili dispononte doku-mente greke, në pjesën e pasme të sedileve poshtë portobagazhit në një vend të fshehtë të bërë enkas, u gjet nga polica greke rreth 6 kg lëndë heroinë. Nga shkëmbi-mi i informacionit me palën greke, rezulton se lënda narkotike është ngarkuar në Shkup, Maqedoni dhe automjeti me lëndën narkotike nuk ka hyrë në territorin shqiptar por ka hyrë në Greqi. Destinacioni i lëndës narkotike, sipas të dhënave hetimore ishte Bari, Itali.

    Nipi i shefit të SHKB nëShkodër, mbyllet në qeli

    Gjetja e 6 kg heroinëpolicia: U ngarkua në Shkup

    I dënuar me 8 vjet burg

    Ngjarja në Igumenicë

    Danjan Ndoka, nipi i ish-deputetit të Partisë Social-iste në Qarkun e Lezhës Arben

    Ndoka është lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Apelit Shkodër. I riu është paraqitur dje në ambjentet e gjykatës së këtij qyteti, duke u për-ballur me akuzën e “Vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Florian Dushkun, ky i fundit simpa-tizant i subjketit politik LSI. Ka qënë prokurori i çështjes Elvin Gogaj që ka kërkuan caktimin e masës së arrestit në burg, për nip-in e ish-deputetit Ndoka. Në sallën e gjyqit i arrestuari Danjan Ndoka nuk ka pohuar asnjë fjalë, lidhur me akuzat që ka ngri-tur prokuroria me Lezhës. Ndërkohë teksa dje gjykata e Apelit Shkodër ka caktuar masën e “ a r r e s t i t n ë burg” për Danjan Ndokën, nipi tjetër i Arben Ndokës Samuel Ndoka, është arrestuar dje nga policia. Samuel Ndoka u kap me një pistoletë me 7 fishekë, ndërsa u prangosën edhe dy bashkëpunëtorë të tij, Paolo (Francesk) Marinaj dhe Altin Mikaj. Danjan Ndoka dhe Samuel Ndoka akuzohen se ditën e zgjedhjeve në 25 qershor dhunuan Florian Du-

    aktivistit i LSI-së Florian Du-shku, në Shëngjin të Lezhës, ndërsa mbi të rëndojnë edhe akuza të tjera “ Arrest me

    burg” për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tenta-tive”,”Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmba-jtje pa leje”. Në momentin e ndal-imit nga forcat policore, Danjan Ndoka, ju gjet dhe sekuestrua

    në cilësinë e provës materiale një pistoletë e markës “Smith Ëesson” me 6 fishekë. Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”,policia bëri të ditur se u sekuestrua pasuri me një vlerë prej 872 mijë euro, që dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminaletë, ndërsa

    po procedohen penalisht edhe 30 persona.

    ARRESTIMI ISAMUEL NDOKËS

    Drejtori për Krimet në Po-licinë e Shtetit Josif Shtëmbari njoftoi se pas arrestimit të Danjan Ndokës pak ditë më parë është arrestuar edhe Samuel Ndoka. Danjan Ndoka dhe Samuel Ndoka janë të dy nipër të ish-deputetit Arben Ndoka. Samuel Ndoka u kap me një pistoletë me 7 fishekë, ndërsa u prangosën edhe dy bashkëpunëtorë të tij, Paolo (Francesk) Marinaj dhe Altin Mikaj. Danjan Ndoka dhe Samuel Ndoka akuzohen se ditën e zgjedhjeve në 25 qer-shor dhunuan Florian Dush-kun, i cili është aktivist i LSI. Danjan Ndoka u arrestua pak ditë më parë, ndërsa apeloi vendimin duke kërkuar lirimin nga burgu.

    shkun, i cili është aktivist i LSI.

    RENEA KAPIDANJAN NDOKËN

    Danjan Ndoka, nipi i Ar-ben Ndokës është arrestuar tre ditë më parë nga policia e Lezhës. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i policisë Lezhë, Bledar Çeliku në një

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë zonën e Monte-cassiano, në sheshin përballë disko “Liolà”, ku një grua shqiptare është vrarë nga ish-bashkëshorti. Një burrë 55 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Besnik Habiraj, për arsye që ende janë në shqyrtim nga policia, e ka goditur së pari me makinën e tij ish-bashkëshorten, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, dhe më pas e ka qëlluar me çekiç disa herë në kokë. Thuhet se e gruaja po me origjinë shqiptare, është në gjendje të rëndë në spitalin e Maceratës. Sipas medieve italiane ish-burri e kishte pritur viktimën të dilte nga disko, ku ajo kishte shkuar

    së bashku me disa miq të saj. Nga 1 shtatori, gjyqtari e kishte ndaluar 55 vjeçarin ti afrohej ish-bashkëshortes, por pavarësisht kësaj ai e kishte ndjekur atë. Sipas dëshmitarëve viktima i kishte thënë miqve të saj se ndjehej e frikësuar se ish-burri mund ta sulmonte, apo ti prishte makinën dhe për këtë i ka kërkuar njërit prej tyre që ta shoqëronte. Në atë moment, 55-vjeçari e ka goditur gruan fillimisht me makinën e tij. Para se ndihma të mbërrinte, ai mori një çekiç dhe një çelës nga bagazhi i makinës dhe u hodh mbi ish-bashkëshorten, duke e goditur disa herë në kokë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar 55-vjeçarin shqiptar.

    NGJARJA NË ITALI

    Shqiptari masakron meçekiç ish-bashkëshorten

    konferenë për mediat. Policia ka publikuar edhe videon e ar-restimit të Ndokës nga Forcat

    RENEA. Danjan Ndoka rezul-tonte i shpallur në kërkim për plagosjen ditën e zgjedhjeve të

    Samuel Ndoka

  • 11www.shqiptarja.com

    E DIEL, 29 TETOR 2017FURTUNE TE BURGJET

    Abuzim me detyrënshkarkohen tetë

    drejtorë burgjeshMinistrja Etilda Gjonaj njoftoi largimin ezyrtarëve dhe hapi konkurs për 23 vende

    Ministrja e Dre-jtësisë, Etil-d a G j o n a j , ka shkarkuar nga detyra

    drejtorët e burgjeve në disa qytete, duke i dërguar ata për ndjekje penale. Min-istrja deklaroi se drejtorët e shkarkuar akuzohen për shkelje të rënda, që rrezikonin sigurinë në burgje. Në një dalje për media, ministrja Gjonaj njoftoi largimin nga detyra të drejtorëve të Burgjeve në Lezhë, Rrogozhinë, Lushnjë, Peqin, Tepelenë, Sarandë, (i dënuar më parë), Berat, Durrës.

    88 VEPRA PENALE“Kontrollet e kryera kanë

    evidentuar shkelje të rënda, shkelje që rrezikojnë sigurinë e burgjeve. Janë evidentuar raste të futjes së lëndëve narkotike në burgje. Minis-tria e Drejtë-sisë e vendosur për zbatimin e ligjit, nuk do lejojmë asn-jë shkelje. 88 vepra penale i referohen bur-gut të Peqinit, ndërkohë 36 vepra të tjera i r e f e r o h e n burgut të Rro-gozhinës. Pa-varësisht alarmit të vënë nga prokuroria nuk është vepruar më parë nga ana e kësaj min-istrie. Arsyet e mosveprimit mbeten të panjohura. Janë verifikuar të paktën 6 raste të lejimit të futjes së lëndëve narkotike në burgje. Në bur-gun e Durrësit jo më larg se muaji gusht janë arrestuar specialisti i edukimit dhe shitësi i njësisë tregtare për shpërndarje lëndësh narko-

    për personelin, që kryejnë aktet e ushtrimit të dhunës së të dënuarve. Mjafton të kujtojmë rastin e Peqinit, ku u shkarkuan Është evidentu-ar mosmarrja e masave për parandalimin e korrupsionit në institucionet ku drejto-jnë”-tha Gjonaj.

    HAPET KONKURSIPËR 23 DREJTORË

    Pas shkarkimit të 8 dre-jtorëve Ministria e Drejtësisë njoftoi se pas shkarkimit të 8 drejtorëve, ka hapur garën për 23 drejtorë burgjesh në të gjithë vendin. Por përpos drejtorëve, konkursi është hapur edhe për zv/ dre-jtorët, drejtorët e policisë. Ministrja u shpreh se nuk do të ketë më emërime për qoka politike, por bazuar te aftësitë profesionale. “Hapim garën për 23 drejtues burgjesh, pozicionet për zv/drejtor, drejtor të policisë së burgjeve dhe drejtorin e burgut të ri në Shkodër. Nuk do të ketë më emërime për qoka politike, por bazuar te vlerat njerëzore. Deri në emërimet e reja në krye të burgjeve janë komanduar punonjësit profesionistë” deklaroi ministrja Gjonaj.Dje u njofrtua se janë shkarkuar Drejtori i Burgut Lushnje, Peqin, Rrogozhinë, Sarandë, Durrës, Berat, Lezhë dhe

    DREJTORËT E SHKARKUAR DHE PËR ÇFARË AKUZOHEN

    ■ Drejtori i IVP-së Lezhë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre

    ■ Drejtori i IVP-së Rrogozhinë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre

    ■ Drejtori i IVP-së Lushnjë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre

    ■ Drejtori i IVP-së Peqin për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre

    ■ Drejtori i IVP-së Tepelenë për shkelje administrative ■ Drejtori i IVP-së Sarandë për shkelje administrative dhe figuron person i dënuar më parë Hajri Goxhaj

    ■ Drejtori i IVP-së Berat për shkelje administrative dhe person me precedent penal

    ■ Drejtori i IVP-së Durrës për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre Petrit Suci.

    Arjan Hoxha, ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve, ka komentuar shkarkimet e tetë drejtorëve të burgjeve. I ftuar në studion e “Repor Tv” ai u shpreh se shkarkimi i tyre është kompetencë e Ministres së Drejtësisë, por koha dhe mënyra sipas tij është jo e përcaktuar me ligjin

    dhe rregulloren sipas tij. “Ata nuk janë njoftuar zyrtarisht, por janë njoftuar duke qenë në ushtrim të detyrave të tyre. Duke cënuar edhe sigurinë burgjeve sepse mund të kishim edhe probleme në këto burgje. Me mënyrën e zgjedhur, për ta bërë më shumë një shoë mediatik, se sa një punë efektive”-tha Hoxha. Sipas tij përgjegjësi për abuzimet mbanë shefi i policisë dhe jo drejtori i burgut, pasi ai ka më shumë detyra administrative organizative. “Përgjegjësia nuk është dre-jtpërdrejtë e drejtorëve, ai ka më shumë detyra administrative organizative. Ai

    bën pjesë te pjesa civile e punonjësve. Drejtori mbanë përgjegjësi ndaj abuzimeve me detyr�