24
Dëshmia e gruas dhe dyshimet për autorin STANDARDET DOGANORE Financon BE, Bode: Monitorim procedurave 24 orë »5 KORÇË, PROTESTOJNË ORTODOKSËT Anulohet shfaqja e Namik Dokles, konsiderohet blasfemi »10 E ENJTE 24 JANAR 2013 VITI IX, NR. 2879 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com PENSIONISTëT Kush përfiton dhe kush përjashtohet nga skema e re »4-5 NDRYSHON SISTEMI Arsimi fillor, që nga viti 2013 do të jetë deri në klasën e 6-të Reduktohen tekstet për klasat e 4-ta. Do të shtohet si lëndë dhe informatika. Nxënësit e klasës së 6-të do të mësojnë me pesë tekste DYSHOHET PëR VRASJE ME PAGESë. AUTORI JO Më SHUMë SE 27 VJEç FQINJëT: E SHIHNIM RRALLë VIKTIMëN, SHIKONTE PUNëN E TIJ SHOQëROHEN Në POLICI 120 PERSONA, SHUMë PREJ TYRE Të NJOHUR Të TIJ »7 »6 DEBATET NË KOMISIONIN E LIGJEVE Mandatet si në vitin 2009, miratohet me shumicë votash propozimi i PD-së SOT HOMAZHET Musa Skura shpallet “Dëshmor i Atdheut”, homazhe nga personalitete të vendit »2 »9 Seanca dëgjimore u shoqërua me një lumë pyetje dhe akuza ndaj nënkryetarit socialist në KQZ Denar Biba Dalja në pension për të gjitha kategoritë do të jetë statike dhe e përcaktuar, nuk do i nënshtrohet ndryshimit të moshës VRASJA E SAKOS Në veprën “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re”, Enver Hoxha, shkruan për Vehip Runen në faqet 86-94 DOSSIER/ RUNAJT I NIVICëS »18-19 Spathar, fshati ku toka po përpin shtëpi e varreza Ben Blushi lë Korçën, do të udhëheqë fushatën në Elbasan Zgjedhjet e 2013 »3 »10 Nga NEBIL ÇIKA Inati i Ramës me Policinë e Shtetit Nga HALIL RAMA Qasje politike me kriminelë dhe viktima të krimit Opinion »11 »11 Shpati i malit ka shkëputur nga vetja një pjesë të tij dhe ka vënë përpara shkurre e lisa duke vënë në rrezik jo vetëm lagjen në alë...

Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

Citation preview

Page 1: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

Dëshmia e gruas dhe dyshimet për autorin

Standardet doganore

Financon BE, Bode: Monitorim procedurave 24 orë»5

Korçë, proteStojnë ortodoKSët

Anulohet shfaqja e Namik Dokles, konsiderohet blasfemi»10

E EnjtE24 janar 2013Viti iX, Nr. 2879TEl: 04 2 233 991FAx: 04 2 233 998ÇMiMi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

PensionistëtKush përfiton dhe kush

përjashtohet nga skema e re

»4-5

NDryshoN sisTEMiArsimi fillor, që nga viti 2013

do të jetë deri në klasën e 6-tëReduktohen tekstet për klasat e 4-ta. Do të shtohet si lëndë dhe informatika. Nxënësit e klasës së 6-të do të mësojnë me pesë tekste

Dyshohet Për vrasje

me Pagesë. autori jo

më shumë se 27 vjeç

Fqinjët: e shihnim

rrallë viKtimën,

shiKonte Punën e tij

shoqërohen në Polici

120 Persona, shumë Prej

tyre të njohur të tij

»7

»6

debatet në KomiSionin e Ligjeve

Mandatet si në vitin 2009, miratohet me shumicë votash propozimi i PD-së

Sot homazhet

Musa skura shpallet “Dëshmor i Atdheut”, homazhe nga personalitete të vendit

»2

»9

Seanca dëgjimore u shoqërua me një lumë pyetje dhe akuza ndaj nënkryetarit socialist në KQZ Denar Biba

Dalja në pension për të gjitha kategoritë do të jetë statike dhe e përcaktuar, nuk do i nënshtrohet ndryshimit të moshës

vrasja e saKos

Në veprën “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re”, Enver Hoxha, shkruan për Vehip Runen në faqet 86-94

Kalvari i vuajtjeve, njohja e Vehip Runës me Bahri Omarin dhe Enver Hoxhën

DossiEr/ ruNAjT i Nivicës

»18-19

spathar, fshati ku toka po përpin shtëpi e varreza Ben Blushi lë Korçën,

do të udhëheqë fushatën në Elbasan

Zgjedhjet e 2013

»3

»10

nga nebiL çiKa

Inati i Ramës me Policinë e Shtetit

nga haLiL rama

Qasje politike me kriminelë dhe viktima të krimit

opinion

»11

»11

Shpati i malit ka shkëputur nga vetja një pjesë të tij dhe ka vënë përpara shkurre e lisa duke vënë

në rrezik jo vetëm lagjen në fjalë...

Page 2: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

02 E enjte 24 janar 2013 •

« politikë

Presioni që iu bë nënk-ryetarit të KQZ-së gjatë seancës së djeshme dëgjimore arriti kulmin kur deputetit i Partisë Demokratike Fatos Hoxha i drejtoi pyetjen Bibës mbi të drejtën që mund të ketë Kuvendi për ta shkarkuar atë, pasi sipas mazhorancës ai ka bërë shkelje të ligjit duke mos votuar projektak-tin e mandateve. Demokrati e mbështeti kërkesën e tij në Kodin Zgjedhor, ku thuhet se anëtarët e KQZ-së janë të detyruar të votojnë çdo vendim, pro ose kundër.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli, theksoi dje gjatë seancës dëgjimore me përfaqësuesit e KQZ-së se nënkryetari kishte shkelur betimin e bërë në Kuvend duke mbaj-tur qëndrime politike lidhur me çështjen e përcaktimit të skemës së mandateve. Sipas Rusmajlit, nënkryetari Biba nuk e kishte votuar projet-kaktin pas akuzave të bëra nga përfaqësuesi politik i PS-së në KQZ, i cili kishte treguar një dokument ku thuhej se ishin bërë abuzime me numrin e popullsisë në qarkun e Kukësit.

Mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vijoi pa asnjë debat mes anëtarëve. Kjo erdhi si rrjedhojë e shkundjes që iu bë nënk-ryetarit dhe kryetares së KQZ-së gjatë seancës dëgjimore te Komisioni i Ligjeve. Dy drejtuesit e KQZ-së ishin disi të përgjumur, gjë kjo që u konstatua edhe nga për-faqësuesi politik i PD-së, i cili shprehu pakënaqësinë e vëmendjes së paktë që po i kushtonin mbledhjes Biba dhe Lleshi.

Kërkesa e Berishës: Të unifikohen patentat

Nismë për lehtësimin e emigrantëve me patentë të huaj

Komisioni i Jashtëm, situata në Preshevë delikate

Anëtarët kërkojnë qetësim, shqiptarët të mos tundohen

“Rama si kryepersonazhi i Buxatit: 36 vjet duke pritur”

Berisha sulmoi Ramën për deklaratat fiskale

Kryeministri Berisha kërkoi dje të merren masa që të unifikohen lejet e drejtimit që merren në vendet ku ka më shumë emigrantë sh-qiptarë me patentat vendase. Gjatë mbledhjes së përjavs-hme të qeverisë Berisha kërkoi që lejet e drejtimit të automjeteve në vende si Greqia apo Itali të njiheshin edhe në Shqipëri. Kjo pro-cedurë, sipas Kryeministrit, merr një rëndësi të veçantë, duke lehtësuar së tepërmi lëvizjen e qytetarëve me leje drejtimi të huaja brenda vendit, duke shmangur kështu shumë procedura burokratike. Gjithashtu Kryeministri kërkoi gjetjen e formave sa më të përshtatshme dhe lehtësuese për qytetarët në pagesën e

Komisioni për Politikën e Jashtme i Kuvendit të Sh-qipërisë zhvilloi dje një takim me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme lidhur me zhvillimet e fundit shqetësuese në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bu-janovc. Në një deklaratë për shtyp Komisioni theksoi se po ndjek me shqetësim përkeqësimin në vijueshmëri të situatës atje dhe i bën thirrje popullsisë shqiptare të atjeshme të tregojë maturi kundrejt situatës së krijuar dhe të mos bjerë pre e provokimeve të palës serbe. “Komisioni i Jashtëm i bën thirrje palës serbe të zgjidhë nën frymën e dialogut me autoritetet shqiptare të atjeshme problemet që kanë dalë së fundi. Megjithatë, Komisioni shton se vëren me shqetësim shtimin e frymës

Shefi i kabinetit qeverisës, Sali Berisha, sulmoi dje ser-ish rivalin e tij Edi Rama mbi çështjen e taksës progresive. Berisha e cilësoi politikën fiskale të Ramës si zhvatëse ndaj bizneseve. Ajo çka fakton ky studim është se një taksë e tillë është e rrezikshme, kjo është taksa “Koleka” apo taksa progresive. Jo, thotë ai, përkundrazi, nëpërmjet saj t’i vetëm sa përpiqesh të arrish në një barazi, e thellon më shumë pabarazinë. Prandaj ky parim thotë se duhet harruar. Ky në një anë thotë “nuk e kam dajë”. E dinë gjithë his-torinë e dajave të tij. Për mua më mirë ta kishte baba dhe ta mohonte për taksën se të mbante anën e taksës Koleka. Përbën kjo taksë një kërcënim

taksës për makinën dhe në kontrollin e makinës. “Emi-grantët që vijnë nga Greqia, por dhe nga vende të tjera, kërkojnë që leja e drejtimit të jetë e barasvlershme me tonën, pra të mos nxjerrin leje tjetër, dhe unë mendoj se ata kanë një kërkesë shumë të drejtë”, - deklaroi Kryemin-istri Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë.

millosheviçiane në qarqe të caktuara serbe, deklaratat dhe veprimet e së cilës kanë nxitur reagimin e palës shqiptare. Një-kohësisht Komisioni i Jashtëm nënvizon se situata në rajon nuk është produkt vetëm i qëndrimit të ndryshëm lidhur me çështjen e monumenteve, por ajo duhet parë nën këndvështrimin e prob-lemeve më të hershme”, -thuhet në komunikatë.

serioz dhe të madh. Uroj që është një xhaketë e vjetër si dordolecët, që varet në një arë gruri në një dru që të mos e hanë zogjtë, por të shërbejë për t’i trembur. Se absolutisht për sa i përket pushtetit, ia thashë edhe në takimin tjetër, ai është si kryepersonazhi i Buxatit, që mbeti 36 vjet në pritje”, - u shpreh Berisha në mbledhjen e qeverise.

SocialiSTëT KëRKoJnë SKemë Të Re, voToJmë në KQZ

Mandatet si më 2009, “ligjet” miratojnë

propozimin e pD-së

ervin Koçi

komisioni i Ligjeve la në fuqi dje skemën e man-dateve të zgjedhjeve të

vitit 2009. Vendimi u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi deputetët e opozitës vijuan të mbështetnin idenë e tyre se këtë detyrë duhet ta bëjë Komi-sioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas shumë orë pyetje-përgjigjesh me kryetaren dhe nënkryetarin e KQZ-së dhe akuzash reciproke mes deputetëve për manipulim zgjedhjesh, mazhoranca në Komisionin e Ligjeve vendosi të mbajë në fuqi, pa asnjë ndry-shim, skemën e shpërndarjes së mandateve të vitit 2009. Para miratimit të aktit një ndër hartuesit e Kodit Zgjedhor, de-puteti i PS-së Damian Gjiknuri, theksoi se me këtë vendim mazhoranca u vuri një njollë të zezë zgjedhjeve ende pa fil-luar dhe se ato do të cilësohen si të pa vlefshme, pasi është bërë shkelje e ligjit. “Me këtë vendimmarrje që po bëni, me këtë njëanshmëri po u vini që në fillim njollën këtyre zgjed-hjeve. Këto zgjedhje janë au-tomatikisht të pavlefshme. Këto janë të paligjshme, sepse mandatet kanë një parim, man-datet përfaqësojnë numër të barabartë zgjedhësish. Kuven-di po luan si kasap politik për interesa të njërës palë”, - tha Gjiknuri. Krahas kësaj relatori i vendimit, deputeti i PD-së Edi Paloka, theksoi se Komisioni i Ligjeve e gëzon këtë të drejtë, pasi është e përcaktuar në Ko-din Zgjedhor se Kuvendi për-cakton skemën e mandateve. Mbledhja e Komisionit vazhdoi për më shumë se tri orë, duke marrë në pyetje kryetaren dhe nënkryetarin e KQZ-së për të shpjeguar arsyet se pse pro-cesi i shpërndarjes së mandat-

eve ngeci në KQZ. Kjo seancë dëgjimore u shoqërua me një lumë pyetjesh e akuzash ndaj nënkryetarit Biba, i cili sipas deputetëve të mazhorancës në Komision është shkaktari kryesor i bllokimit. Kulmi arriti kur Biba deklaroi se kishte për-gatitur një procesverbal që të mblidhte KQZ-në për të marrë sërish në shqyrtim çështjen e mandateve. Kryetari i Ligjeve, Ilir

Rusmajli, deklaroi se me këtë vendim Biba po dilte mbi kom-petencat e Kuvendit. “Kuvendi i Shqipërisë, organi sovran, po merret me këtë çështje. Juve nuk u bëhet vonë fare, do ta bëni ju këtë punë? Sot do ta depozitoni kërkesën?” - tha Rusmajli. Ndër-kohë Biba theksoi se, nëse do të mund ta votonte përsëri këtë vendim, ai do ta miratonte, pasi zotëron informacionin.

mbledhja e KQZ-së pa debate

Zgjedhjet parlamentare, kQZ miraton formën e kandidimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje procedurat dhe dokumentacionin që duhet të dorëzojnë partitë politike apo kandi-datët për deputetë të pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas propozimit të administratës së KQZ-së, mbështetur në ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, partitë politike që duhet të garojnë të vetme në zgjedhje duhet të plotësojnë një sërë kriteresh shtesë, që kanë të bëjnë me mbledhjen e 5 mijë firmave në shkallë kombëtare. Partia politike përjashtohet nga mbledhja e firmave vetëm në rast se gëzon një mandat në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe partitë politike që do të garojnë në koalicion, nëse nuk gëzojnë asnjë mandat nga zgjedhjet e fundit parlamentare, duhet të mbledhin në shkallë kombëtare 7 mijë firma nga zgjedhësit. Kandidatët e pavarur në zgjedhje duhet të mbledhin firmat e një për qind të popullsisë së zo-nës ku do të kandidojnë ose jo më pak se 3 mijë nënshkrime. Përveç dokumentacionit kandidatët e pavarur duhet të krijojnë një komitet nismëtar prej 9 vetash. Këto vendime u miratuan me vota unanime.

Page 3: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

03• E enjte 24 janar 2013

»politikë

Preshëve

Ministri panariti takon ambasadorët

Nisur nga zhvillimet më të fundit në Pre-shevë, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, zhvilloi dje takime të veçanta me am-basadorët e SHBA-së, të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës si dhe kreun e Delegacionit të BE-së në Tiranë Etore Sekui. Ministri Panariti informoi ambasadorët lidhur mbi zhvillimet në Luginën e Preshevës si dhe argumentoi reagimet përkatëse të autoriteteve shqiptare në lidhje me këto zhvillime. Sipas tij, qeveria shqiptare ka inkurajuar gjithmonë zgjidhjen e problemeve reale që lidhen me të drejtat e popullsisë shqiptare në Jugun e Serbisë përmes dialogut. Kjo e komunikuar si në drejtim të autoriteteve lokale shqiptare, ashtu dhe në drejtim të qeverisjes qendrore në Serbi. Ministri Panariti i vlerësoi të papranueshme cilësimet nga autorite-tet më të larta serbe të popullsisë shqiptare si el-ementë terroristë, të cilat dëmtojnë drejtpërdrejtë dialogun, mirëkuptimin dhe integrimin e plotë të pakicës shqiptare në jetën politike, ekonomike dhe sociale në Serbi. Njëkohë-sisht ministri Panariti ka theksuar se qeveria shqiptare vazhdon të ruajë konstanten e qëndrimit të saj konstruktiv në rajon e në këtë kontekst mbetet e angazhuar për të zhvil-luar marrëdhëniet me Republikën e Serbisë në interes të dy popujve, sikurse ka pritshmërinë legjitime që kjo frymë të gjejë mbështetje nga qeveria serbe.

SituAtAZgJedhJeT e 23 QeRShoRiT, anëTaRi i KRyeSiSë ndRyShon QaRKun

Blushi lë korçën, vjen në ElbasanNdryshime të zonave dhe të shumë anëtarëve të tjerë të kryesisë

ZgJedhJeT e 23 QeRShoRiT dhe ngJaRJeT në PReShevë, TRoJKa në PS “Respektimi i kodit Zgjedhor rëndësi maksimale”

Rama: Këto zgjedhje të mbyllin kapitullin e farsave elektoralë

oli Xhilaga

Do të zhvendoset nga Ko-rça në Elbasan në garë për të qenë një nga për-

faqësuesit e këtij qarku në leg-jislativin shqiptar. Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi jo vetëm që i bindet urdhrit të lidershipit socialist për punu-ar me strukturat e kësaj partie në Elbasan, por e gjen veten krejt afër me anëtarësinë dhe elektoratin, duke konfir-muar se do të garojë për këtë qark në zgjedhjet parlamen-tare të 23 qershorit.

DeklarataAnëtari i kryesisë së PS-së

Ben Blushi, njëherësh deputet i saj, konfirmoi dje se do të ud-hëheqë fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit dhe se do të kandidojë për këtë qark në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Një lajm i tillë u bë publik nga vetë deputeti so-cialist gjatë një bashkëbisedimi që zhvilloi dje me gazetarët në qytetin e Elbasanit. I deleguari i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit nxitoi të sqarojë se “PS-ja do të respektojë afatet ligjore në shpalljen e listave për deputetë”. Në këtë kon-tekst, Blushi zbardhi dhe një tjetër moment të strategjisë së Partisë Socialiste. “PS-ja do të jetë mjaft korrekte në këtë drejtim dhe në përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për deputetë do të kujdeset që të përfaqësohet me figura që gë-zojnë popullaritet e integritet në komunitet”, - vuri në dukje Blushi gjatë fjalës së tij. Pas takimeve paraprake në shkallë prefekture, koordinatori i PS-së për Elbasanin është duke ndër-tuar strategjinë e fushatës. Në bindjen e tij PS-ja i ka të garan-tuar 7 deputetë në qarkun e Elbasanit, por në këto zgjedhje do të marrë më shumë. Blushi prej ditësh ka intensifikuar

Zgjedhjet parlamentare të 23 qer-shorit dhe ecuria e përgatitjeve të tyre me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor sipas standardeve ishte dje kryeçështja e takimit mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe trojkës së ambasadorëve. Mëngjesin e së mërkurës në selinë e Par-tisë Socialiste ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui, dhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart. Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura zgjati rreth 1 orë. Në përfun-dim të takimit ambasadori Volfart, duke folur në emër të dy kolegëve të tij, apeloi në adresë të partive politike që të vijojnë dialogun dhe të merren seriozisht me procesin e përgatitjeve të zgjedhjeve të

ardhshme, në mënyrë që ato të zhvillohen sipas standardeve. “Përgatitja e zgjed-hjeve sipas legjislacionit në fuqi është me rëndësi maksimale. Të gjitha partitë, jo vetëm Partia Socialiste, duhet të jenë të interesuara për këtë. Përgatitjet po vijojnë. Ato përfshijnë edhe elementet elektronike, që lidhen me numërimin dhe kartat e identitetit. Këto përgatitje, si dhe zgjedhjet, duhet të zhvillohen në mënyrë konstruktive sa u takon çështje-ve që çojnë në një të ardhme më të paqtë për Shqipërinë, mes tyre: shteti i së drejtës, zhvillimi i mirë i çështjeve so-ciale dhe i ekonomisë”, - deklaroi ambas-adori i OSBE-së. Gjithashtu kreu i PS-së, Rama, preferoi të jepte deklaratën e tij lidhur me temat e diskutimit me diplo-

matët e lartë të akredituar në vendin tonë. “Ndamë shqetësimet dhe opinio-net për çka ndodhi në Preshevë dhe për qasjen tonë, si dhe për çka po ndodh me procesin përgatitor për zgjedhjet e ar-dhshme. Ajo çka mund të them është se ne jemi në sintoni të plotë me interesin kombëtar dhe me partnerët ndërkom-bëtarë, qoftë sa i përket së sotmes dhe së nesërmes së Shqipërisë dhe të sh-qiptarëve në rajon, qoftë për sa i përket domosdoshmërisë që zgjedhjet e ardh-shme të jenë zgjedhjet e mbylljes së një kapitulli të stërzgjatur farsash elektorale dhe i hapjes së një kapitulli ku është pop-ulli që vendos se nga kush do të qeveriset dhe jo qeveria, që nuk lejon popullin të zgjedhë”, - vuri në dukje Rama.

takimet me strukturat drej-tuese të PS-së në këtë qark.

ShpërndarjaSkema e shpërndarjes së të

deleguarve të kryesisë në qar-qe u respektua në minimumin e saj të mundshëm. Të paktë janë emrat që kanë zbatuar skemën e miratuar nga krye-sia socialiste që në fillim vitin që lamë pas. Për këtë arsye lidershipi socialist pak muaj më parë zgjodhi që ta rithek-sojë dhe një herë, se do të jetë pikërisht ajo skemë që do të vazhdojë të respektohet deri në përfundim të zgjedhjeve

parlamentare të 23 qershorit. Kjo pasi që në fillim të vitit të deleguarit e kryesisë e patën përmbysur të gjithë skemën e shpërndarjes së anëtarëve në qarqe, duke vepruar sipas preferencave. Por nga ana tjetër të deleguarit e kryesisë socialiste në bazë kanë krijuar mjaft pakënaqësi mes radhëve të partisë. Ajo që shoqëron deri tani frymën e procesit parapërgatitor për zgjedhjet parlamentare të 2013-s është mosbesimi për arritjen e rezul-tateve maksimale. Sipas kësaj skeme, të deleguarit e krye-sisë në qarkun e Tiranës janë

Arta Dade, Sajmir Tahiri, Ndre Legisi; në Elbasan janë Ben Blushi e Damian Gjiknuri; në Korçë - Erion Braçe e Ilir Beqja; në Fier -Armando Subashi e Bashkim Fino; Durrës - Eglan-tina Gjermeni e Vangjush Dako; në Vlorë - Valentina Leskaj e Fatmir Xhafaj; në Gjirokastër - Arben Ahmetaj e Arben Isaraj; në Shkodër - Ditmir Bushati e Mimi Kodheli; në Berat - Namik Dokle; në Dibër - Pandeli Ma-jko e Shkëlqim Cani; në Kukës - Arben Malaj e Besnik Bare; në Lezhë - Lindita Nikolla. Por ndërkohë burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se kjo skemë

do të jetë prioritet në hartimin e listave të kandidatëve për deputetë. Mënyra se si do të zbatohet në terren strategjia elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 2013-s do të survejohet nga një grup pune i drejtuar nga kreu i ligjvënësve social-istë Gramoz Ruçi. Ndërkohë të gjithë të deleguarit e kryesisë në bazë, që janë përgjegjës jo vetëm për pro-cesin parapërgatitor, por dhe gjatë fushatës elektorale, duhet të respektojnë ndarjen e bërë që në fillim të këtij viti nga ana e kryesisë së PS-së.

Berisha: taksa mbi kapitalin është një taksë e padrejtë

“Shqipëria ka qenë dhe mbetet vend i taksës së sheshtë”, - ky ishte konstatimi i bërë dje nga Kryeministri Sali Berisha, i cili ishte pjesë e konferencës së investi-torëve të huaj, ku vlerësoi kontributin e tyre në zhvil-limin ekonomik të vendit. Në fjalën e tij në këtë konferencë kreu i qeverisë nuk harroi të ironizonte propozimin e kundërshtarit politik mbi sis-temin fiskal. “Ekonomia shqiptare ka pasur rritje të sigurt. Do të mbështetim dhe do të lehtësojmë veprimtarinë tuaj. Sot ka një debat të madh për taksat. Kapitali nuk duhet të taksuar, pasi taksa ndaj kapitalit është një taksë e padrejtë. Unë jam i lumtur që vij para jush, pasi përmes dialogut arritëm që të hiqnim taksën e kapitalit”, - vuri në dukje Berisha, duke ri-kujtuar këtu heqjen e takës ndaj makinerive. Njëkohësisht kreu i ekzekutivit evidentoi faktin se “qeveria i përmbahet besimit se Shqipëria do të qëndrojë jashtë kësaj krize vetëm duke ndihmuar investitorët”. Sipas tij, janë pikërisht investimet ato që bënë të mundur që ekonomia shqiptare të qëndrojë jashtë recesionit. Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij u bëri thirrje biznesmenëve të japin kontributin e tyre në fondin e biznesit social, i cili synon të punësojë dhe t’u japë mundësi njerëzve më të varfër të hapin biznesin e tyre, të krijojnë të ardhurat e tyre.

koNfERENcA E iNvEStitoRëvE të huAj

tRyEZAKreu i PS-së, Edi Rama, do të thërrasë sot në një tryezë aleatët e saj. Pas një kohe relativisht të gjatë, Opozita e Bashkuar do të ulet në tryezën e bisedimeve, ku do të diskutojë rreth zgjedhjeve par-lamentare të 23 qershorit. Aleancat dhe modalitetet mbi të cilat do të organizohet koalicioni i majtë do të jenë pjesë e diskutimit. Pritet që të zgjerohen radhët e Opozitës së Bashkuar, ndërkohë që PBDNJ-ja konfirmoi dje rreshtimin e saj në krah të PS.

Page 4: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

04 E enjte 24 janar 2013 •

«EkoNoMi

aK merr masa

hetim shërbimit të transportit

Komisioni i Konkur-rencës ka vendosur hapjen e një hetimi të thelluar për të shqyrtuar nëse ka ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës në tregun e transportit qytetas në Tiranë. Ndërhyrja e Autoritetit të Konkurrencës në këtë treg ka filluar pas ankesave të disa opera-torëve për shpërndarjen dhe tregtimin e biletave mujore (aboneve). Hetimi i thelluar do të përqendrohet në tregun e tregtimit të biletave të pajtimit mujor (aboneve) të përgjithshme dhe studentit në shërbimin e transportit qytetas të udhëtarëve në qytetin e Tiranës. Gjatë hetimit paraprak të zhvilluar në treg nga ana Autoritetit të Konkurrencës, janë vënë re shenja të kufizimit të konkurrencës pasi Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas (SHKTQ) ka refu-zuar të shpërndajë karto-nat shoqërues të aboneve sipas sasisë së përcaktuar nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu ndërmarrjet anëtare të kësaj shoqate kanë refuzuar njohjen e aboneve pa këtë karton. Nga hetimi i AK-së ka rezul-tuar se ka shenja kufizimi të konkurrencës edhe për sa i përket tregtimit të aboneve për studentët. Në këtë treg ndërmarrjet anë-tare të shoqates (SHKTQ), kanë tregtuar një numër më të vogël të aboneve të studentit se sa numri i aboneve të studentit të caktuara nga Bashkia e Tiranës për çdo ndërmarrje. Kjo sjellje mund të përbëjë kufizim apo shtrembërim të konkurrencës në treg. Për këto arsye Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e tregtimit të biletave të pajtimit mujor (aboneve) të përgjithshme dhe studentit në shërbimin e transportit rrugor qytetas të udhëtarëve në qytetin e Tiranës, ndaj ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtarinë në këtë treg. Autoriteti i Konkurrencës gjithashtu ka vendosur marrjen e masës së përkohshme për tregtimin e të gjithë aboneve të studentit nga operatorët që veprojnë në tregun e transportit qytetas sipas sasive të caktuara nga Bashkia e Tiranës. Kjo pasi kufizimi i numrit të aboneve të studentit i shkaktohet një dëm konsumatorëve të këtij shërbimi, (studentëve dhe nxënësve), të cilët janë të detyruar të blejnë bileta apo abone të përgjithshme me çmime më të larta. Kjo masë e përkohshme do të zbatohet deri në përfundim të hetimit të thelluar të Au-toritetit të Konkurrencës.

kRyEQytEtiSSh finaliZon RefoRmën në SiSTemin e PenSioneve PëR KaTegoRinë e TReTë

pensionet, shtyrja e moshës deri më 2014-ënKëtë vit i shtohen skemës shtetërore 6 mijë pensionistë të rinj

Brikena dervishaj

Reforma e shtyrjes së moshës së pensioneve do të vijojë deri në 2014,

kohë kur mosha e daljes në pension për burrat do të jetë fikse prej 65 vjeç dhe për gratë 60 vjeç. Kjo është skema, e cila ka nisur prej 1 korrikut të vitit 2002. Dalja në pension për të gjitha kategoritë nuk do t’i nënshtrohet ndryshimeve të moshës apo viteve të punës sipas personave, por do të jetë statike dhe e mirëpërcaktuar për të gjitha kategoritë. Sipas burime zyrtare në Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vënia në jetë e këtij sistemi referimi pritet ta bëjë edhe me fleksible sistemin tonë aktual.

ReformaTashmë reforma e rritjes

graduale të moshës së daljes në pension është në përfun-dim. Për kategorinë e tretë specialistët e konsiderojnë të përfunduar, pra çdo grua që është 60 vjeç dhe çdo burrë në moshën 65 vjeç që ka bërë punë të kësaj kategorie del në pension pleqërie nuk i shty-het më data e daljes në pen-sion. Ndërsa vazhdon deri në 2014 për punë të kategorisë së dytë. “Për shembull një grua që ka mbushur 59 vite e 6 muaj mund të dalë në pen-sion për kushtet e kategorisë së dytë si mësuese apo ushta-rake, nëse ka 26 vjet e 3 muaj punë të siguruar dhe një burrë që ka moshën 64 vjet e 6 muaj nëse ka 35 vite punë gjithsej, nga këto ¾ ose 26 vjet e tre muaj të kategorisë së dytë. Ndërsa në vitin 2014 edhe këto kategori barazohen pra do të dalin në moshën 60 vjeç për gratë dhe 65 për burrat e kësaj kategorie. Kjo reformë do të vazhdojë deri në vitin 2023, por kjo për kategorinë e parë, si punimet e nëntokës, degë e industrisë ushtarake apo sek-torë të reparteve që kanë qenë nën veprimin e rrezeve apo lëndëve radioactive”, bëjnë të ditur burimet zyrtare të ISSH-së. Parashikohet që gjatë këtij viti si rezultat i përfundimit të reformës për punë të katego-risë së tretë mund të përfito-jnë rreth 6 mijë vetë shtesë në raport me vitet e tjera. “Themi e përfunduar në 2014 sepse punët e kategorisë së dytë dhe të tretë, që janë më të zakonshme janë më masive në raport me punët e vështira, sepse edhe sektorët e punëve ku kanë punuar këta persona si punonjësit e nëntokës, tashmë janë mbyllur”. Burimet e finan-cimit janë të programuara në buxhetin e 2013 për ISSH-në.

Rritja e paralajmëruar Ka qenë vetë Kryeministri

Sali Berisha, i cili ka hedhur për diskutim dy vite më parë idenë për rritjen e moshës së daljes në pension. Një prej arsyeve është fakti se tashmë është

rritur jetëgjatësia e njerëzve, por gjithashtu kjo është edhe një kërkesë e institucioneve të huaja financiare. Në atë kohë diskutohej se mosha do të rri-tej me 5 vjet si për burrat dhe për gratë. Ndërkaq, mendohet se kjo moshë është ulur deri

në tre vjet për burrat dhe për gratë. Në këto kushte, nëse prej viti 2014 një grua do të dalë në pension në moshën 60 vjeçe ajo me ndryshimet e mundshme do të dalë në pension në moshën 63 vjeçe, ndërsa burri nga 65 që mund të dalë në vitin 2014,

do të mund të përfitojë pen-sion pleqërie vetëm pasi të ketë mbushur 67 vjeç. Ka disa lloje pensionesh që përfitohen në këto raste, por për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë, si gratë, ashtu edhe burrat duhet të kenë të paktën 35

vjet sigurime. Rritja e moshës së daljes në pension pritet që të rritë edhe numrin e viteve të detyrueshme me sigurime për të marrë pension, gjë që do të sanksionohet më vonë, nëse do të ketë një realizim konkret të kësaj ideje.

programi i pensioneve publike sa rreth 5.4% e pBBnumRi i PenSioniSTëve në fund Të viTiT 2013 PaRaShiKoheT 556.7 miJë

Në buxhetin e këtij viti është parashikuar një rritje e fondeve për të përballuar edhe rritjen e numrit të pensionistëve të rinj. Sigurimi sho-qëror i detyrueshëm është programi kryesor si për nga rëndësia, volumi i shpenzimeve, ashtu edhe nga sh-tresat sociale që ai trajton. Vetëm nga programi i pensioneve publike transfertat në buxhetet familjare llogariten në rreth 77.5 miliardë lekë

ose rreth 5.4 % të PBB. Ky program konsiderohet si një ndër elementet e rëndësishëm të reduktimit të varfërisë, sidomos në fshatra. Numri i personave që trajtohen me pensione në fund të vitit 2013 parashikohet të arrijë në 556.7 mijë nga rreth 550.3 mijë që ishte në fund të 6-mujorit të parë 2012, si dhe 32 mijë persona që do të trajtohen me përfitime suplementare. Administrimi i Sistemit të Sigurimeve

Shoqërore në përgjithësi, i politikave të pensioneve në veçanti dhe për pasojë buxheti për mbulimin e tyre me fonde i akordohet dhe i ngarkohet për zbatim Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Marrëdhëniet në fushën e sigurimeve shoqërore të detyrueshme që zënë 80% të buxhetit të ISSH, rregullohen me Ligjin Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Re-publikën e Shqipërisë”.

Të njëjtat objektiva të rritjes së pensioneve parashikohen të zbato-hen edhe për vitet 2014-2015. Për të realizuar programimin e treguesve të buxhetit të vitit 2013, si bazë kanë shërbyer ecuria e treguesve të sistemit të sigurimeve shoqërore në periudhën 2010-2011, parashikimi i pritshëm i të adhurave dhe shpenzimeve të vitit 2012, objektivat e sistemit, politi-kat e pensioneve dhe përparësitë e vendosura nga qeveria në programin buxhetor afatmesëm 2013-2015.

ISSH administron skemën e pensioneve të posaçme, skemën e pensioneve suplementare të punonjësve që kryejnë funksione kushtetuese dhe punonjësve të tjerë të shtetit, skemën e sigurimeve suplementare të ushtarakëve, pi-lotëve, ushtarakëve të nëndetëseve me mbi 22 mijë përfitues, skemën e trajtimeve financiare të veçanta për minatorët e punonjësit e industrisë ushtarake me rreth 5 000 përfitues, skemën për familjet e dëshmorëve dhe rimbursimin e funeraleve.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore administron aktualisht në skemat e tij shtetërore mbi 554 000 pensione të të gjitha llojeve dhe kategorive, kompen-simet për mbi 80 000 persona të varur ekonomikisht nga pensionisti, të cilët trajtohen me kompensime për rritjen e çmimeve. Gjithashtu administron dhe realizon pagesat për rreth 11 000 veteranë dhe invalidë të luftës, rreth 500 invalidë të punës, si dhe përfitimet që u lindin personave për sëmundje, apo për barrëlindje.

Page 5: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

05• E enjte 24 janar 2013

»EkoNoMi

Komisioni i ekonomis

Ndryshimet, siguri për statistikat

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Finan-cave ka miratuar ndry-shimet në ligjin për IN-STAT-in. Për vlerësimin e funksionimit të proceseve të prodhimit të statis-tikave zyrtare në vend, ekspertët janë bazuar kryesisht në vlerësimin global për sistemin kom-bëtar statistikor, i cili u krye në fund të vitit 2010 nga ekspertë të Euro-statit. Në këtë projektligj, drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja, ka deklaruar para anëtarëve të Komi-sionit të Ekonomisë se një “vëmendje e veçantë i është kushtuar kornizës ligjore dhe normave të tjera kombëtare në të cilat mbështetet veprimtaria e prodhimit të statis-tikave”. Ndryshime të tjera, theksoi Nurja, kanë të bëjnë me kufizimin e mandatit të Drejtores së INSTAT-it. “Ky projektligj ndryshe nga ligji eksiz-tues që nuk përcakton afat kohor për drejtoren e INSTAT-it, vendos një limit kohor 5-vjeçar për kreun e INSTAT-it”, deklaroi Nurja. Por përkundër deklarimeve të bëra nga vetë kreu i INSTAT-it, kanë reaguar deputetë të Partisë Socialiste, të cilët kanë vënë në dukje se INSTAT-i po manipulon me statistikat. Në përgjigje të hamendësive të tilla ka reaguar vetë kreu Nurja, duke vënë në dukje faktin se statistikat shqiptare jo vetëm duhen marrë si të besueshme, por nuk ka pasur ansjëherë arsye se pse ato të dalin me vonesë. “Çdo vonesë për të cilën ju aludoni, ka ardhur vetëm se nga përf-shirja e këtij institucioni në programin e censusit dhe statistikat janë të besueshme, pasi janë asistuar edhe nga BE”,- ka vlerësuar më tej Nurja. Në debatin mbi programin kalendarik të INSTAT-it, Nurja theksoi gjithashtu se varësia e këtij institu-cioni nuk ka asnjë lidhje me Kryeministrin.

DEBAtE

Vënia në dispozicion e godinës së re për menaxhimin e akcizës për biznesin do të ketë dhe ajo shërbimin e saj, për të cilin

është kujdesur qeveria. Shmangia nga verifikimi ose pagimi i akcizës së produkteve energjetike, ku futet karburanti, vajrat, llambat do t’i shkaktojë subjektit një gjobë sa 5-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar për këto produkte të akcizës, por për çdo rast jo më pak se 1 milion

lekë. Përveç gjobës, subjektit i sekuestrohet edhe maki-neria, pajisja apo mjeti ndihmës i prodhimit. Në rast se në

momentin e konstatimit gjenden vetëm pajisje ose pjesë të tyre të padeklaruara dhe të paverifikuara pa praninë e lëndëve të para, shkelësi do të sanksionohet me gjobë në shumën 200,000 lekë.

Ndryshimet sipas drejtuesve të doganave janë tërësisht në shërbim të biznesit prodhues shqiptar dhe synojnë të ulin

hapësirat e evazionit fiskal. Kjo procedurë parashikon një platformë të re, që do të thotë që të gjithë operatorët në treg, të pajisur me magazina fiskale, do të kenë një modul elektronik, në të cilin do të mund të pasqyrojnë të gjitha lëvizjet për mallrat e akcizës. Ky modul të llogarisë

detyrimet dhe do të pasqyrojë edhe vjeljen e detyrimeve eventuale. Hyrja në fuqi e këtij ligji të ri që nga tetori, rriti

menjëherë akcizën e kafes. Në bazë të ligjit të vjetër akciza që paguhej për kafen ishte e diferencuar, më saktësisht 30 lekë për kilogram për kafen e papërpunuar dhe 140 lekë për atë që importohej e gatshme.

Be do Të financoJë 8 milionë euRo PëR PëRafRimin e STandaRdeve

Bode: procedurat do të monitorohen 24 orë Ministri i Financave: Janë vendosur 327 kamera në 20 degë e pika doganore

PRifTi: ZBuloheT nJë SKemë evaZioni fiSKal në ndëRTim tatimet zbulojnë skemën e evazionitMashtrimi i radhës me faturat fiktive të TVSH-së

Drejtoria e Tatimeve njoftoi dje zbulimin e një rasti mashtrimi tatimor dhe evazioni fiskal. Përmes struk-turave të hetimit tatimor, u zbulua se shtetasi Ismet Syla, administrator i një shoqërie të regjistruar në Kukës në fushën e ndërtimit, ka lëshuar fatura fiktive në vlerën e 845 mil-ionë lekëve, të cilat nuk janë deklaruar asnjëherë pranë strukturave tatimore. Faturat fiktive janë shpërndarë në një numër të konsiderueshëm subjektesh në rrethe të ndryshme të vendit dhe që ushtronin aktivitet në fushën e ndërtimit dhe transportit.

Tatimpaguesit e përfshirë janë identifikuar dhe strukturat përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të skemës. Ky shtetas, sipas Drejtorit të Shëbimeve Tatimore, Erion Prifti, nëpërmjet përdorimit të dokumentacionit tatimor ka realizuar furnizim mall-rash e shërbimesh fiktive me vlerë totale rreth 845

milionë lekë, të cilën nuk i ka deklaruar asnjëherë pranë organeve tatimore duke shkaktuar një dëm prej 170 milionë lekësh, vetëm në TVSH. Këto furnizime, ky tat-impagues i ka shpërndarë në një numër të konsiderueshëm tatimpagues të tjerë, të regjistruar në Drejtori Rajonale Tatimore, të cilët ushtronin ak-

tivitet në fushën e ndërtimit, transportit. “Këta tatimpagues janë identifikuar nga struk-turat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të skemës evazioniste”, - deklaroi Prifti. Administrata Tatimore mbetet e vendosur, të përmirësojë më tepër punën në shërbim të tatimpaguesve.

Brikena dervishaj

Bashkimi Evropian investon për përafrimin e standardeve doganore shqiptare. Investimi prej 1.3 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian bëhet në bashkëpunim me qeverinë dhe pritet të rrisë më tej sig-urinë në shërbimet doganore të vendit. Një nismë e tillë do të përfshijë 20 degë krye-sore doganore. Shefi i Op-eracioneve në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Brusa, deklaroi dje se në kuadër të programit IPA do të investohen vitet që vinë edhe 8 milionë euro për përafrimin e standardeve doganore shqip-tare me ato të BE-së.

Investimi Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave ka inauguruar dje sallën më të re, të monitorimit të sistemit mbikëqyrës financ-uar nga projekti “Implementimi i Sistemit të Mbikëqyrjes me Video-Kamera të Shërbimit Doganor dhe Policisë Kufitare në Shqipëri”. Gjatë kësaj cer-emonie ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi se ky investim prej 1.3 milionë eu-rosh nga BE dhe qeveria sh-qiptare, do të rrisë sigurinë e shërbimit doganore në rreth 20 degë kryesore doganore në të gjithë vendin. “Janë ven-dosur 327 kamera në 20 degë e pika doganore, të cilat do të monitorojnë 24 orë proce-

durat doganore. Ky investim do t’i shërbëjë komunitetit të biznesit, si dhe do të rrisë ndjeshëm mundësitë për të luftuar trafiqet e paligjshme”, deklaroi Bode. Sa i takon godi-nës së re për menaxhimin e akcizës, Bode tha se kalimi i adminsitrimit të kësaj takse tek administrata doganore ka bërë që në një periudhë ko-hore të shkurtër të rritet me 3 herë niveli i arkëtimit të të adhurave të akcizës së mall-

rave në tregun e brendshëm. Deri tani Delegacioni Evropian përmes programit IPA ka inves-tuar vetëm në përmirësimin e shërbimit në sistemin doganor 2 milionë euro.

Mbledhja e akcizës trefishohet

Ndërtimi i godinës më të re, e cila është vënë tërësisht në dispozicion të menaxhimit të akcizës nuk ka lënë jashtë vëmendjes së tij edhe kreun

e Financave shqiptare, Rid-van Bode. Sipas tij, kalimi i administrimit të kësaj takse tek administrata doganore ka ndikuar pozitivisht në ritmin e rritjes së të ardhurave. Në këtë drejtim, sipas ministrit Bode, brenda një periudhe fare të shkurtër, Ministria e Financave vë re një rritje me tre herë më shumë të nivelit të të ardhurave të arkëtuara gjatë kësaj periudhe vetëm nga ad-ministrata doganore.

Nga data 1 tetor 2012, deklarimi i mallrave të akcizës bëhet vetëm nga administrata doganore nëpërmjet sistemit të kompjuteri-zuar që do të vihet në dispozicion të opera-torëve që do t’i nën-shtrohen këtij regjimi. Të gjithë bizneset që prodhojnë, përpunojnë, stokojnë dhe importo-jnë mallra akcize kanë filluar që ta bëjnë në një magazinë fiskale që do të jetë e miratuar nga administrata doganore dhe që do të ketë automatikisht statusin e depozitu-esit të miratuar. Është siguruar një prezencë e shërbimit doganor 24 orë edhe pranë ambi-enteve të biznesit.

Page 6: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

06 E enjte 24 janar 2013 •

« AktuAlitEt

mariglen mulla

“Kurrë nuk ia kishim parë fytyrën atij djalit që qëlloi mbi tim shoq. Edhe Admirimi u habit kur e pa, por ishte në timon dhe s’mund të lëvizte”. Këto janë pjesë të dëshmisë që Entela Sako, bashkëshortja e 37-vjeçarit të ekzekutuar parmbrëmë, dha për Sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, ndërsa hetimet për zbardhjen e vrasjes, tashmë janë përqëndruar vetëm në dy pista: Një konflikt prone në Kashar, ku bëhet fjalë për mijëra metra tokë si dhe një hakmarrje e vjetër e bosëve të heroinës që kishin ekzekutuar në 2008-ën bashkë me të ëmën, Elton Deliun, kuna-tin e Admirimit. Meqë pronat e të ndjerit Deliu, që vlenin 5 milionë euro (toka, lokale, shtëpi, maki-na), administroheshin nga Sako, deri në bllokimin nga Prokuroria, grupi i ekspertëve që po heton vrasjen, dyshon se porositësit e ekzekutimit me pagesë kanë dashur të japin mesazh edhe për drejtësinë shqiptare që “ato pro-na nuk preken”. Ndërkaq, duke u nisur nga rrethanat mafioze të këtij krimi të rëndë, specialistët kanë marrë në mbrojtje admin-istratoren tjetër të pronave të Deliut, shtetasen A.Musaraj, teksa Prokuroria e Tiranës që po koordinon veprimet hetimore ka vendosur në përgjim 7 numra celulari, që i përkasin rrethit sho-qëror të viktimës. Admirim Sako, viktima 37-vjeçar ka qenë më parë i dënuar nga drejtësia sh-qiptare, për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, si edhe për armëmbajtje pa leje. Sipas të dhënave policore, Sako ishte në listën e policisë, si person me precedentë penalë për t’u mbajtur nën vëzhgim. Ndërkaq, burimet policore thanë se pas 2008-ës, kur u ekzekutua Deliu bashkë me të ëmën, Admirim Sako, nuk ishte përfolur apo implikuar në trafiqe. Ndonëse, numri i të shoqëruarve në po-licinë e Tiranës e kaloi shifrën 125 persona, deri në orët e vona të mbrëmjes, ende nuk është mundur të identifikohet personi që kreu vrasjen. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes u administruan tre gëzhojat e një pistolete 9 milimetra. Nga përshkrimet e bashkëshortes së Sakos, si dhe të dëshmi-tarëve oklularë, grupi hetimor ka përcaktuar të dhënat krye-sore, ku mosha e autorit është fiksuar në jo më shumë se 27 vjeç, me flokë të zinj, trup me-satar, rreth 1 70 i gjatë. Ai ka vepruar dhe reaguar qetësisht në momentin kur vrau Sakon, ndaj policia dyshon se është vrasës profesionist, me pag-esë. Pasi e qëlloi viktimën 3 herë në bark, gjoks e kokë, në sy të së shoqes, ai nga rruga “Nikolla Jorgo”, pranë “Ekspoz-itës”, mund të jetë drejtuar për te rruga “Myslym Shyri”, ku më pas ka humbur gjurmët. Sako, pasi kishte darkuar te

në tri aksione

kapen hajdutët, grabitën dyqane, lokal e kalimtarin

Policia e Tiranës arrestoi dje disa hajdutë. Komisari-ati nr.3 filloi procedimin penal, pardje në orën 19.30’ është vjedhur me dhunë nën kërcënimin e thikës, shitësja e dyqanit te kompanise së telefon-isë celulare Vodafone në rrugën “Lord Baron”, Laprakë. Si autorë policia arrestoi shtetasit Renato Korçari 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Altin Pilinçi, 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga komisariati nr.2 Tiranë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Shkëlzen Madani, 27 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Kamëzë, i dënuar më parë për vjedhje, Albert Bushi, 24 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Kamëzë dhe Bledjan Deda, 25 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Kamzë, i dënuar më parë për falsifikim të vlerave monetare. Arrestimi i tyre u krye pasi dyshohet se kanë hyrë në lokalin e shtetasit F. Grami, në “Rrugën e Durrësit”, ku kanë kërkuar 1.000 lekë këtij shtetasi duke e godi-tur me sende të forta, dhe vjedhur një sasi pijesh alkoolike. U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Valter Manoli, 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe filloi procedimi penal dhe punohet për shtetasin Olsjan Osmani. Procedimi penal filloi sepse rreth orës 13:00, në vendin e quajtur stacioni i autobusit pranë shkollës “Harri Fultz” i ka vjedhur portofolin me rreth 30.000 lekë, një shtetasi.

vrasja e 4 policëve

Shtyhet gjyqi ndaj Dajtit

Edhe dje është shtyrë seanca e radhës ndaj të pandehurit Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës dhe kjo ishte seanca e 138 në Gjykatën e Krimeve të Rënda në vazhdën e seancave gjyqësore ndaj Dajtit. Avokatët që munguan dje ishin caktuar nga shteti. Trupi gjykues vendosi që të caktojë avokatë të tjerë për Dajtin, ndërsa kërkoi procedim penal për avokatët që nuk paraqiten në gjyq për të mbrojtur klientin e tyre. Mungesa e avokatëve është bërë shkak për shtyrje të sean-cave gjyqësore në gjykata duke tejzgjatur proceset gjyqësore.

tiRANëdëShmon e ShoQJa, dyShim PëR vRaSJe Të PaguaR. auToRi 27 vJeç, ShoQëRohen 120 PeRSona

vrasja për hakmarrje droge ose për tokat në kashar, përgjohen 7 numra

lokali i tij “Luxur”, kishte nda-luar makinën BMW me targa AA 975 në hyrjen e njërit prej garazheve dhe priti derisa e shoqja të zbriste nga makina. Vrasësi u shfaq në tunelin e bllokut të pallateve dhe u përball fillimisht me Entelën, bashkëshorten e Sakos. I qartë për shënjestrën e tij, autori ka shtyrë me forcë të shoqen dhe qëlloi tri herë në drejtim të Sa-kos, i cili në atë moment ndod-hej në timon. Teksa, policia dhe Prokuroria janë duke gjurmuar vrasësin, trupi i të ndjerit Sako u përcoll dje në orën 14.00 për në banesën e fundit, në Tufinë. Ngjarja e rëndë erdhi disa javë pasi Admirim Sakos i janë sek-uestruar disa pasuri, të cilat dyshoheshin se ishin vënë nga paratë e drogës, të fituara nga Elton Deliu. Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka sekuestruar mbi 20 llogari bankare, lokale, apartamente dhe troje me vlerë 3 milionë euro. Mes pasurive të shumta janë disa apartamente, një vilë në plazhin e Durrësit, një fur-gon i blinduar, disa sipërfaqe toke në Tiranë dhe Durrës, si dhe disa lokale në rrugën “Mys-lym Shyri”, në Rrugën e Dibrës dhe në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

2piStAt

Policia po heton në dy pista. Një konflikt prone në Kashar, ku bëhet fjalë për mijëra metra tokë, si dhe një hakmarrje e vjetër e bosëve të hero-inës që kishin ekzeku-tuar në 2008-ën Elton Deliun e të ëmën.

7NuMRAt

Prokuroria e Tiranës që po koordinon veprimet hetimore ka vendosur në përgjim 7 numra celulari, që i përkasin rrethit shoqëror të viktimës. Identiteti i tyre, si dhe të dhënat që lidhen me ta, mbahen sekret.

3viktiMAt

Në vitin 2008, te “Komuna e Parisit”, u gjetën të ekzekutuar me silenciator Elton Deliu dhe nëna e tij, Flutura. Trafiku i heroinës ishte shkak i vrasjes pa autor. Admirimi, kunati e shoferi i Eltonit, është viktima e tretë.

dëshmia e bashkëshortes për policinë

“vrasësi më shtyu dhe qëlloi timshoq, nuk e kishim parë kurrë”

Ndonëse e tmerruar nga ekzekutimi mafioz, 30-vjeçarja Entela Sako ka dhënë dëshminë e saj në polici. Burime pranë grupit hetimor thanë për gazetën “Metropol” se asnjëri prej tyre nuk e kishte njohur vrasësin.

Bashkëshortja e Sakos ka rrëfyer se “Unë isha në këmbë, Admirimi në timonin e makinës. Ai djali erdhi direkt dhe ne u shtangëm. Nuk e njihnim. Më shtyu mua dhe qëlloi 3 herë tim shoq”. Nga ajo ç’ka kishte parë Entela,

vrasësi ishte nga 25 deri në 30 vjeç, ndërsa i shoqi nuk i kishte folur më parë për ndonjë kërcënim nga ky per-son apo të tjerë. Më tej, ajo ka treguar itinerarin e ndjekur prej tyre para vrasjes, darkën te restoranti dhe mbërritjen në vendngjarje. Ndërkaq, mësohet se ekspertët i kanë paraqitur asaj një listë me emra të për-folur në trafiqe, por përgjigjet e Entelës mbeten “top sekret”.

flasin fqinjët. në banesën e viktimës

“Admirimin e shihnim rrallë, pori njihnim si familje e respektuar”

Krejt e tronditur nga vrasja në sy të saj, dukej dje 30-vjeçarja Entela Sako, bashkëshortja e Admirimit, të vrarë pardje në Ti-ranë. Në banesën e tyre, në katin e 3-të të një pallati, në afërsi të

“Medresesë”, ishte hapur morti. Familjarë, miq dhe të njohur të viktimës kryen ceremonitë mortore. Asnjëri prej familjarëve nuk pranoi të fliste me gazetarët. Në orën 14.00, trupi i të ndjerit u

dërgua për në banesën e fundit në Tufinë. Ndërkaq, fqinjët e familjes Sako thanë se e njihin shumë pak Admirimin, pasi shumicën e kohës ai nuk rrinte në shtëpi. “Kur e shikonim na fliste, i njohim si familje e respektuar”,-tha një zonjë për gazetën “Metropol”. Bashkëshortja e tij, Entela, 30 vjeçe, punonte bashkë me të shoqin në administrimin e pronave të Deliut, ndërsa kishin një djalë 8 vjeç A.Sako

njoftimi zyrtar i policisë së Tiranës

“hetimet për administrimin e pronave të sekuestruara e konflikte”

Në deklaratën e djeshme të policisë së kryeqytetit thuhet se “Mbrëmë, rreth orës 21.45, në rrugën “Nikolla Jorgo” në Tiranë, në automjetin në pronësi të tij është plagosur shtetasi Admirim Nuro Sako, 37 vjeç, lindur në

Përmet dhe banues në Tiranë, i cili gjatë orëve të vona të mbrëmshme ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur forca të komisariatit të policisë nr.2, si dhe oficerë të policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda të policisë

së kryeqytetit. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë sek-uestruar me cilësinë e provës materiale 3 copë gëzhoja me kapsolle të plasur, të kalibrit 9 mm. Hetimet janë përqëndruar në konflikte të mëparshme të viktimës apo me administrimin e disa pronave të sekuestruara nga strukturat e aseteve kriminale të policisë, lid-hje shoqërore të mëparshme të viktimës”.

Admirim Sako Flutura Deliu Elton Deliu

Page 7: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

07• E enjte 24 janar 2013

»SociAlE

Nis ndërtimi i rrugës “llazar Shapatini”

Me një investim prej 52 milionë lekësh ka nisur ndërtimi i rrugës “Llazar Shapatini”. Kjo rrugë fillon te shinat e trenit, vazh-don me rrugën “Reshit Maloku” dhe shtrihet në një zonë informale në njësinë bashkiake nr. 9. Projekti i ndërtimit të kësaj rruge, e cila pritet të përfundojë brenda 10 muajsh, parashikon edhe vendosjen e 25 shtyllave të ndriçimit, mbjelljen e 190 pemëve dhe zëvendësimin e mureve rrethuese me kangjella. Kryebashkiaku Basha tha se vendosja e një standardi europian në të gjithë Tiranën është prioriteti i Bashkisë. “Kjo rrugë, me gjatësi 600 metra linear, e pashtruar dhe e paprekur asnjëherë, do t’i nënshtrohet një ndërtimi të plotë, duke filluar nga kanalizimet e ujërave të zeza, ujërave të shiut, ujësjellësit, ndërtimi i trotuareve, gjelbërim e ndriçim, ndërkohë që do të merren masa edhe për rehabilitimin e mureve rrethuese të shtëpive, atje ku është e mundur me modelin e kangjellave dhe atje ku nuk është e mundur nëpërmjet mureve mbajtëse. Kjo rrugë u shërben 4000 qytetarëve të Tiranës, që unë i falënderoj që kanë zgjedhur tashmë projektin e së ardhmes”, - tha gjatë inspektimit të punimeve kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ai sqaroi banorët e zonës se të gjitha shinat e trenit që shtrihen përgjatë kësaj zone do t’i nënshtrohen çmontimit të plotë. Ato do të zhvendosen drejt stacionit të ri, që do të jetë në Kashar. Gjatë inspektimit të punimeve e pranishme ka qenë edhe deputetja e zonës Majlinda Bregu, e cila tha se, pasi u kishte prem-tuar banorëve të zonës që për çdo shqetësim t’i drejtoheshin Bashkisë së Tiranës, ajo arriti të sillte punimet e Bashkisë tek ata për t’iu përmbushur premtimet që u ka bërë. Për sa i përket rehabiliti-mit të lumit të Tiranës, që kalon në këtë zonë, Ba-sha u premtoi banorëve se sapo është kthyer nga Abu Dhabi me një projekt për këtë çështje.

BAShkiAndRyShimi i SiSTemiT PëR lehTëSimin e ngaRKeSëS Që Kanë nXënëSiT

Ndryshon sistemi, arsimi fillor me 6 klasë Reduktohen tekstet për klasat e katërta, shtohet informatika

erta Bode

Sistemi arsimor i fillores në Shqipëri do të shtohet me një vit më tepër duke

filluar nga viti shkollor 2013-2014. Të mësuar me filloren pesëvjeçare, nxënësit duke fil-luar që nga ky vit do të vazh-dojnë ciklin fillor deri në klasën e 6-të . Ky ndryshim vjen si pasojë e rishikimit të kurrikulës dhe përshtatjes së saj me kurri-kaluat e përparuara europiane. Pas miratimit nga Këshilli i Min-istrave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ngritur grupet e punës që do të merren me këto ndryshime. Ekspertët e grupe-ve të punës kanë bërë të ditur se ndryshimet në kurrikul do të sjellin ndryshim në program e si rrjedhojë edhe ndryshime në tekstet shkollore. Nxënësve do t’u reduktohet numri i tek-steve që mësojnë në shkollë. Të gjitha tekstet shkollore të shkencave shoqërore do të përmblidhen në një tekst të vetëm. Po ashtu edhe tekstet e shkencave natyrore do të përmblidhen në një tekst të vetëm. Do të mbeten të pan-dryshuara teksti i matematikës, i gjuhës shqipe dhe teksti i gjuhës së huaj. Gjithashtu e reja për të gjithë nxënësit që këtë vit akademik do të jenë në klasën e parë është lënda e informatikës, që do t’u shtohet këtë vit. “Arsyet e këtij ndryshimi lidhen fillimisht

me faktin se në 2/3 e vendeve të OECD arsimi bazë funksionon sipas strukturës 6+3”, - tha Tid-ita Abdurrahmani, drejtoreshë e Institutit të Zhvillimit të Arsimit. Ajo theksoi gjithashtu se studi-uesit dallojnë 2 faza të zhvillimit mendor të fëmijëve në bazë të moshës së tyre. Gjatë periud-hës 6-12-vjeçare mbizotëron kryesisht dhe përgjithësisht të menduarit konkret, kurse më pas ai i zhvillimit abstrakt. “Me strukturën aktuale, ku arsimi fil-

lor zgjat 5 vjet, nis më herët zh-villimi mendor abstrakt në bazë të lëndëve që nxënësit mësojnë. Për këtë arsye në klasat e fillores do të shtohet klasa e gjashtë, që ngarkesa e mësimeve të reduk-tohet dhe nxënësit të jenë të aftë të përvetësojnë sa më mirë njohuritë bazë”, - sqaroi Abdurrahmani. Kështu, nëse deri tani një nxënës i klasës së gjashtë ka mësuar me rreth 10 tekste me të paktën 7 mësues. Këtë vit ata do të kenë vetëm

pesë tekste, që do të zhvillohen në procesin mësimor nga një mësues i vetëm. Abdurrahmani sqaron se ky ndryshim në kur-rikul synon ta thjeshtëzojë ar-simin e ngarkuar që ndjekin nxë-nësit tanë si dhe ta bëjë arsimin më të dobishëm dhe argëtues, duke iu larguar nxënësve stresin që shkaktojnë lëndët volumi-noze. Ajo shprehet optimiste se ndryshimi i sistemit do të rrisë rendimentin në rezultatet e nxënësve të fillores. Abdur-

Janë ngritur grupet e punës për ndryshimin në sistemin arsimor bazë. Cikli i fillores do të shtohet me një vit. Duke filluar nga viti shkollor 2013-2014, nxënësit do të bëjnë 6 klasë fillore. Ky ndryshim i kurrikulës do të sjellë ndryshim në procesin mësimor, si rrjedhojë edhe në tekste. Do të ketë reduktim të teksteve nga 10 lëndë përafër-sisht në 5 lëndë. Do të përmblidhen në një tekst të vetëm të gjitha lëndët e shkencave shoqërore, por e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për lëndët e shkencave të natyrës.

Min

istr

ia e

Ars

imit

“Me strukturën aktuale, ku arsimi fillor zgjat 5 vjet, nis më herët zhvil-limi mendor abstrakt në bazë të lëndëve që nxënësit mësojnë. Për këtë arsye në klasën fillore do të shtohet klasa e gjashtë, që ngarkesa e mësimeve të reduktohet dhe nxënësit të jenë të aftë të përvetësojnë sa më mirë njohuritë bazë. Ar-syet e këtij ndryshimi lidhen edhe me faktin se në 2/3 e vendeve të OECD arsimi bazë funk-sionon sipas strukturës 6+3. Kjo është një rrugë e hapur për unifikimin e teksteve mësimore mes Shqipërisë dhe Kosovës.”

tidi

ta A

bdur

rahm

ani

Në përkujtimin e 110-vje-torit të lindjes së dr. Spiro Treska, duke e vlerësuar përp-jekjet, mundin dhe përkushtimin me dashuri në punën e tij, po mundësojmë bibliografinë e tij akademike dhe profesionale. Dr. Treska është themeluesi i kirurgjisë për rrethin e Durrësit. I palodhur dhe i pamposhtur nga peripecitë e regjimit të vjetër, si dhe nga kushtet aspak të fa-vorshme gjatë ushtrimit të pro-fesionit të tij. Dr. Spiro Treska ka lindur më 24 janar 1903 në fshatin Treskë të Korçës. Në moshën 12-vjeçare ai u shpërn-gul familjarisht në qytetin e Ko-rçës, ku filloi të ndiqte shkollën. Më pas vazhdoi gjimnazin në Athinë deri në vitin 1922, që e përsëriti sërish deri në vitin 1924 në Shtutgard të Gjerman-isë, pasi nuk iu njoh diploma e

rahmani shton se ky ndryshim sistemi do të jetë një rrugë e hapur drejt unifikimit të tek-steve të gjuhës shqipe dhe të historisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Zyrtarisht sqarohet se arsimi bazë do të pësojë ndryshime vitin e ardhshëm shkollor (2013-2014). Konkre-tisht bëhet fjalë për ciklin fillor, i cili do të zgjatet në kohë për një periudhë 6-vjeçare, ndër-kohë që tri klasat e tjera do të përmbyllin ciklin e arsimit bazë.

Në përkujtim të 110, vjetorit të lindjes së dr. Spiro Treskës (1903-1966)

arsimit të mesëm të Athinës për të ndjekur Universitetin në Gjermani. Për 6 vjetët e ardh-shëm ai studio në Universite-tin e Mynihut, ku u diplomua si mjek. Në vitet 1931-1932 ka punuar mjek në qytetin e Korçës dhe nga viti 1932 deri në vitin 1935 ka punuar mjek kirurg në spitalin civil të Tiranës, si opera-tor gjinekolog. Gjatë kësaj peri-udhe ka pasur rastin e mirë të specializohej jashtë shtetit. Në vitin 1937m për shkak se numri i vdekshmërisë gjatë lindjes ishte tepër i madh, sepse lindja kryhej në mjedisin shtëpiak, dr. Sabri Tefiku bashkë me ndih-mën e 3 mamive sponsorizuan rregullimin e dhomës së lindjes së fëmijëve. Në vendet e lavan-derisë së vjetër dhe morgut të QSUT-së u ngrit për herë të parë

pavijoni i lindjes brenda QSUT-së. Pikërisht në vitin 1937 dr. Treska u emërua shef i këtij pavi-joni të ri. Nga viti 1940 deri në vitin 1943 u pushua nga puna nga italianët dhe ka punuar si mjek privat në Tiranë, pasi nuk pranoi të punonte nën urdhrat e mjekëve italianë që ishin pu-nësuar në Shqipëri në atë kohë. Nga viti 1943 deri në vitin 1944 punoi pranë maternitetit të Tiranës si gjinekolog, pasi ky specialitet filloi për herë të parë në Shqipëri. Pas luftës, në vitin 1944 deri në vitin 1945 u trans-ferua në Elbasan, ku punoi si mjek operator-gjinekolog pranë sp italit të Elbasanit. Në vitin 1945 transferohet në Durrës si mjek operator-gjinekolog. Në vitin 1947 arrestohet si shumë intelektualë të tjerë me kulturë

perëndimore dhe dënohet me pesë vjet burgim politik. Gjatë kësaj kohe punoi mjek në kampin famëkeq të Maliqit, ku u shërbeu bashkëvuajtësve me ato pak mjete që kishte. Pas kësaj punoi përsëri në spitalin e Durrësit si mjek operator-gjinekolog i bur-gosur deri në vitin 1949, kur u lirua me amnisti. Pasi lirohet nga burgu, vazhdoi punën përsëri në Durrës, duke pasur ngarkesë të madhe si mjek operator-gjinekolog i vetëm për gjithë rrethin e Durrësit dhe ka arritur të bëjë deri 20 operacione në ditë, duke punuar me dy tavo-lina. Dr. Treska është themeluesi i kirurgjisë për rrethin e Durrësit, duke punuar me një çantë in-strumentesh personale, të cilat i kishte blerë gjatë kohës kur ishte student. Pavarësisht nga

puna intensive dhe e palodhur e dr. Treskës,duke i shërbyer popullit të Durrësit e duke shpë-tuar me mijëra jetë njerëzish, përsëri arrestohet në vitin 1954 dhe dënohet edhe një herë me 15 vjet heqje lirie për politikë (si sabotator). Gjatë kësaj pe-riudhe punoi mjek në kampin e Radostinës (Fier), në aero-portin e Rinasit, në minierën e Bulqizës dhe në qytetin e Peshkopisë, ku bënte punën e kirurgut dhe të gjinekologut. Në vitin 1957 lirohet me am-nisti dhe emërohet mjek gjine-kolog në spitalin e Kukësit, ku punoi për pak kohë, afërsisht dy vjet, pasi u sëmur nga ten-sioni arterial dhe nga zemra, sepse e gjithë kjo punë inten-sive dhe trajtimi i keq e kishin lodhur jashtë mase. Në vitin 1959 transferohet në Shkodër, ku u sëmur dhe doli në pension invaliditeti dhe u kthye përsëri në qytetin e Durrësit, ku punoi përsëri me orë të reduktuara për të plotësuar pensionin, sepse pensioni që iu dha ishte minimal: 290 lekë të reja në muaj, pasi nuk iu njoh vjetërsia e punës para Luftës, sepse kishte punuar edhe si mjek ushtarak. Në mars të vitit 1966 dr. Treska vdiq i dëshpëruar në moshën 63-vjeçare nga një infarkt i zemrës në punë e sipër në polik-linikën e Durrësit.

Me vlerësim të lartë përgatitur nga

prof. flamur tartari.

Page 8: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

08 E enjte 24 janar 2013 •

« AktuAlitEt

“Burg përjetë” për vrasësit e policëve

Rastet e bujshme të oficerëve të rënë e propozimi për dënimin

Një ndër propozimet e Kryeministrit Sali Berisha, para pak javësh ishte ndryshimi i Kodit Penal për të ndëshkuar me dënim maksimal, burgim të përjetshëm të gjithë ata që tentojnë apo vrasin efektivët e policisë. Kryeministri iu referua vrasjes në detyrë të Adem Tahi-rajt, ish-kryekomisariat të Shikajut. Ndërkaq, lista e policëve të vrarë po shkon në qindra efektivë të rënë në krye të detyrës nga vitet 90 deri më sot. Si raste më të bujshme për-menden ato të vrasjes së 4 policëve në Durrës më 2009-ën nga Dritan Dajti apo vrasja e dy policëve në Burrel në vitin 2008. Eleminimi i ish-kryekomisarit Gani Malushi në vitin 2004 në Durrës, apo vrasja e ish-drejtorit të policisë Arben Zylyftari në vitin 2001 janë disa prej vrasjeve të tjera të bujshme. Shifrat më të frikshme paraqiten në vitin 1997, ku qindra policë humbën jetën në aksione të ndryshme. Ndërkaq, Ministria e Brendshme ka dhënë medaljen “Dësh-mor i Atdheut” për dhjetëra efektivë, ndërsa qeveria ka miratuar ligjin që i trajton me pensione, bursa apo lehtësira të tjera familjarët e këtyre policëve të rënë.

nga krijimi deri në ditët e sotme

përkujtohen muajt kur policiae Shtetit u formua si strukturë

Vendimi i qeverisë së përkohshme të Ismail Qemalit, më 13 janar 1913, për “krijimin e forcave të rendit”, hyri në fuqi më 14 shkurt 1913. Që në ditët e para të shtetit shqiptar, Kryeministri Ismail Qemali porosiste: “Të përpiqeni të siguroni sa më mirë qetësinë e vendit dhe rendin publik, përpiquni për organizimin e fuqive të qetësisë dhe aktivi-zimin e tyre për kapjen e kriminelëve të rrezikshëm”. Si strukturë e parë e rendit dhe sigurisë njihet Xhandarmëria, pjesë e së cilës ishte dhe policia. Gjatë këtyre 100 viteve, uniformat blu kanë kaluar në faza të rëndësishme të zhvil-limit të tyre në drejtim të përshtatjes me teknikat apo pajisjet bashkëkohore. Në vitin 1991 kemi shndërrimin e Ministrisë së Brendshme në atë të Rendit Publik. Rivendoset sistemi i gradave ushtarake dhe Shqipëria pranohet për herë të parë në Interpol, agjencia e bashkëpunimit midis vendeve të Bashkimit Evropian për gjetjen dhe ekstradimin e personave në kërkim. Në vitin 1997 u krijuan për herë të parë Drejtoritë e Policisë në qarqet Shkodër, Durrës, Elba-san, Fier, Vlorë, Korçë dhe Berat. Më pas edhe në qarkun e Kukësit, Lezhës, Dibrës dhe Gjirokastrës. Ndërsa në dhjetor 1997 numëroheshin 12 drejtori policie mbi bazë ndar-jeje administrative të prefekturave. Sot Policia e Shtetit ndodhet shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi me EUROPOL, si i vetmi vend jashtë Bashkimit Evropian që ka fituar besimin e policive evropiane.

QeveRia: 5 milionë leKë ndihmë. SoT homaZheT Te ShTëPia e uShTRiSë

Muska Skura shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Noka shpreh ngushëllimetmariglen mulla

Ministri i Brendshëm, Fla-mur Noka, ka vizituar familjen e komisarit të Matit të rënë në krye të detyrës, Musa Sku-ra. Duke premtuar ndihmë e mbështetje për familjen, Noka nënvizoi se Skura është shpal-lur Dëshmor i Atdheut. Noka u ka thënë familjarëve se “Ju shpreh ngushëllimet e Kry-eministrit Berisha. Shteti do të ndihmojë familjen dhe fëmi-jët. Musa Skura është shpal-lur Dëshmor i Atdheut, ndërsa homazhet për të do zhvillo-hen sot te Shtëpia Qendrore e Ushtrisë në Tiranë”. Pritet që trupi i Skurës të mbërrijë sot nga Italia dhe pas ceremonisë në Shtëpinë Qendrore të Ush-trisë në Tiranë do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve. Ndërkaq, qeveria ka vendosur dje të miratojë ndihmën finan-ciare prej 5.000.000 lekësh për familjen e Musa Skurës, ish- punonjës i Policisë së Shtetit, vrarë në krye të detyrës. Sipas vendimt të qeverisë, “Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit”. Qeveria gjithashtu ngarkon Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi që hyn në fuqi menjëherë pas miratimit. Musa Skura u plagos më 13 janar, ndërsa ndërroi jetë dy ditë më parë në Itali. Komisioni Qen-dror për statusin “Dëshmor i Atdheut”, me vendimin nr.637, datë 23.01.2013, shpalli Dëshmor të Atdheut, Komisar, Musa Bajram Skura, i cili humbi jetën për shkak të detyrës, nga plagët e marra, gjatë një oper-acioni për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë sho-qërore. Me datë 13.01.2013, rreth orës 18.35, në fshatin Suç, gjatë një operacioni të organizuar nga komisari-ati i policisë Mat Komisar Musa Skura mbeti i plagosur rëndë. Me datë 15 janar, duke parë gjendjen e rëndë shënde-tësore, Komisar Musa Skura u dërgua për kurim jashtë ven-dit, përkatësisht pranë Spitalit Padre Pio, në Foggia, Itali, ku dhe ndërroi jetë mbrëmjen e datës 21 janar 2013. Si të akuzuar për ngjarjen ndodhen Fitim Alla, Vilson Milkurti, Edi-son Lleshi dhe 15-vjeçari me inciale A.LL, të cilët u lanë në “arrest me burg” nga Krimet e Rënda.

Cili ishte Komisar Musa Skura

Komisar Musa Bajram Sku-ra, lindur më 17 korrik 1963, në qytetin e Burrelit, ishte i mar-tuar dhe kishte 3 fëmijë, djem. Kishte mbaruar arsimin e lartë policor. Ka një karrierë të gjatë në strukturat e policisë, në radhët e së cilës ka punuar prej 28 vitesh. Që në vitin 1985, vit në të cilin ka filluar punë në strukutrat e Policisë së Shtetit dhe në vijim, ka përmbushur

me sukses një sërë detyrash në strukturat e rendit, si dhe të hetimit e parandalimit përkatë-sisht në komisariatin e policisë Mat dhe në Drejtorinë e Poli-cisë së Qarkut Dibër. Është shquar për përkushtim, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe pro-fesionalizëm në përmbushjen

e detyrave, duke gëzuar dhe respektin e kolegëve dhe të komunitetit në zonën ku ka jet-uar dhe punuar. Në vitin 2010 është emëruar Shef i Seksionit për Hetimin e Parandalimin e Krimit në komisariatin e poli-cisë Mat (hetimin e krimeve të hapura).

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar

në informacionin e

saktë të një gazete. Për

t’u bindur abonohuni në

Për informacione:Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Page 9: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

09• E enjte 24 janar 2013

»SpEciAlE

nga SPaThaRa Sulo goZhina

SkRApAR - Të vendosur poshtë shpatit të malit të “Lagshtës” nga të parët e tyre 17 familjet e lagjes “Kushovë”, të fshatit Spathar të Sk-raparit këto ditë po kalojnë ditët më të këqija dhe tragjike në jetën e tyre. Shpati i malit ka shkëputur nga vetja një pjesë të tij dhe ka vënë përpara masivin me dhe, shkurre e lisa duke vënë në rrezik jo vetëm lagjen në fjalë, por dhe më shumë se gjysmën e fshatit e mbi 200 varret në varrezat e vetme të fshatit. Sipas banorëve të këtij fshati janë më shumë se tre ha tokë pllajë që gjatë natës të 6 ditëve më parë pas shiut të rënë pa ndaluar filluan të rrëshqasin komplet pllaja deri në afërsi të shtëpive duke vënë në rrezik 17 familjet e këtij fshati të fisit Kushova. Atë natë banorët kanë dëgjuar krisjet e para të shtëpive kryesisht të mureve e çative ndonëse kanë qëndruar zgjuar thuajse për të gjithë natën banorët nuk kanë kup-tuar se ç’po ndodhte, të nesërmen në agim, banorët e alarmuar kur kanë parë se drejt shtëpive të tyre u është drejtuar për gjithë natën ashtu qetë-qetë masivi me dhe, shkurre pyje e shkëmbinj. Teksa janë drejtuar drejt një oshtime që dëgjohej nga lëvizja e masivit me dhe për më shumë se 50 ha tokë, kanë mbërritur deri tek var-rezat e fshatit që i kanë në krye të lagjes. Varrezat kishin pësuar dëm-time më të madha, thuajse të gjitha varret ishin çarë dhe dëmtuar, ndërsa lëvizja e dheut kishte shkulur nga themelet qivuret dhe brenda tyre rrid-hte ujë. Në këto kushte për të gjithë ditën banorët kanë qëndruar në an-kth. Në mbrëmje shumë prej banorëve së bashku me fëmijët janë larguar në pjesën tjetër të fshatit duke lënë gjithçka të shtrenjtë që kishin në shtëpi, si zjarret, blegtorinë etj. Ditën e dytë tregon 80-vjeçari Tefik Kushova ka ndodhur një tjetër shkarje një minikodër që ndodhet në shpatin e malit për më shumë se 150 metra e gjatë, e cila është ndarë në dysh, me një hapësirë me rreth 30 metra e gjerë dhe mbi 10 metra e thellë ku ka marrë brenda saj qindra lisa shkurre e pemë të tjera, po brenda saj vijon 80-vjeçari, kodra e çarë në dysh ka kri-juar dhe një tip liqeni të vogël. Duket qartë se toka po na lëvizte nën këm-bë, por nuk dimë se çfarë të bëjmë ku të vemi nuk kemi mundësi financimi jemi të varfër, madje nuk kemi as tokë se ku të ngremë edhe një çadër për të strehuar kokën. Safete Serdari 80 vjeç tha për gazetën se: “Kjo është hera e dytë që rrëshqet toka në fsha-tin tonë, por këtë radhë është ndry-she, pasi së bashku me tokën arë po rrëshqet edhe pylli me lisa e shkurret kjo duket se toka po lëviz më thellë dhe uji i dalë me shumicë tregon se kjo shkarje nuk do të ndalojë. Sipas kryeplakut të fshatit, Lutfi Arapi, mësohet se ka pësuar shkarje e gjithë kodra dhe sasia është afruar shumë pranë banesave duke vënë në rrezik jetën e banorëve, ndërsa për bane-sat as që bëhet fjalë për t’i shpëtuar, pasi rrëshqitja e masivit të dheut ka mbërritur shumë afër shtëpive, si dhe ka shkatërruar totalisht varrezat e fshatit. Kemi lajmëruar pushtetin ven-dor, por edhe komuna nuk ka mundësi të strehimit të 17 familjeve, 4 prej të cilave janë më emergjentet për t’u lar-guar nga banesat e rrënuara. Ndërsa vet banorët nuk kanë mundësi ndërti-mi të shtëpive jo vetëm për mungesë të truallit, por edhe për mungesë të fondeve për investimeve. Ekspertët e komunës që kanë shkuar në vendin ku

naSiP naço: QeveRiTaRëT Të moS flaSin nga TiRana, PoR Të viJnë në ndihmë Të KëTyRe BanoRëve

Spathar, fshati ku toka po përpin banesat dhe varrezat

ka rrëshqitur masivi i pllajës të tokës kanë parë nga afër këtë fenomen të tokës që bëhet rrezik për banorët e pambrojtur.

Apeli Kryetari i komunës Vëndresh, Sule-

jman Dervishi, në një prononcim për gazetën tha se i bëj apel shtetit për të ndihmuar në financimin e banorëve të këtij fshati për largimin dhe më pas strehimin e tyre. Komuna Vëndresh nuk ka mundësi financimi për një lagje prej 17 shtëpive, 4 prej të cilave kanë kërkesë urgjente për t’u larguar nga shtëpitë, pasi në banesat e tyre shenjat e shembjes janë të dukshme si në spostimin e çative, por edhe të mureve dhe kolonave mbajtëse. Ne nga fondi i emergjencave nuk kemi mundësi investimi ndaj në këtë rast duam ndihmën e shtetit, jo vetëm për strehimin e këtyre familjeve, por dhe për një zgjidhje definitive të këtyre banorëve që nga dita në ditë pritet të mbeten në qiellin e hapur për mungesë të investimeve.

Nasip Naço Në fshatin ku vazhdon të

rrëshqasë masivi i dheut ka mbërritur edhe nënkryetari i Kuvendit të Sh-qipëris Nasip Naço, i cili ka parë nga afër gjendjen e krijuar dhe nevojat që kanë familjet që po u kanoset jeta. Më pas nënkryetari i Kuvendit Naço në linjë telefonike, por edhe nëpërmjet medias të shkruar dhe asaj vizive u ka kërkuar dikastereve përkatëse madje qeverisë dhe ministrave përkatëse që në këtë fshat të vijnë ekspertët e gje-ologjisë për të parë nga afër gjendjen, si dhe të japin orientimet se si do të veprohet me banorët e këtij fshati. 48 orë më pas Naço ka kërkuar ndihmën e pushtetit vendor dhe atij qendror që të marrin masa të menjëhershme pasi ende gjendja vazhdon të përkeqësohet dhe nëse rrëshqitjete do të vijojnë me këto ritme më pas do të mbërrijë katastrofa. Në radhë të parë duhet menduar strehimi i banorëve dhe më pas duhet menduar strehimi i tyre definitivë.

Banorët bëjnë roje për t’i shpëtuar katastrofës

“Vazhdojmë të bëjmë roje apo të rrimë zgjuar natën duke ruajtur lëvizjen e masivit të pllajës, pasi nga dita në ditë ajo vazhdon të lëvizë në drejtim të shtëpive, pohon për gazetën Diafet Kushova një nga banorët e kësaj lagje, kemi disa ditë që ende bëjmë roje me radhë unë me banorët e tjerë dhe kësh-tu ndërrohemi me radhë. Gjatë ditës vendosim shenja nëse toka ka lëvizur dhe themi me vete o zot të mos ketë lëvizur gjatë natës. Fëmijët i kemi dër-guar tek të afërmit dhe tek komshinjtë në lagjen fqinjë, por nga shtëpitë nuk lëvizin pleqtë, ata janë nga 80 vjeç, dhe thonë se këtu do vdesim nuk kemi ku të shkojmë, u dhimbsen të shkretëve shtëpitë dhe gjithçka që kanë vënë me djersë në atë fukarallëk gjatë gjithë jetës dhe tani pllaja që po rrëshqet pak e nga pak nën këmbët e tyre po ua merr atë pak pasuri pa pasur pikë mëshire. 82-vjeçarja Mirsie Serdari tha për gazetën se shkarja e tokës ka filluar 6 ditë më parë dhe tani që dimri edhe në mesin e tij kjo nuk do të ndalojë pasi ka vënë para një kodër të tërë së bashku me pyllin me lisa. Po ndihmohet dhe nga reshjet e dendura që nuk kanë të sosur në këtë mes janari.

Diafet Kushova 85 vjeç tregon për gazetën se mali i Lagshtës që në pjesën tonë është i thepisur dhe në anën tjetër është më i shtruar dhe me një pllajë gati fushore në majën e tij e ka marrë këtë emër pasi është mal me shumë ujë. Shumë shekuj më parë që të parët tanë e kanë sjellë në ditët tona në formën e legjendës më kanë treguar se në majën e malit kanë jetuar Sofija e Domi nënë e bir ku dhe kanë pasur dhe një ekonomi të madhe. Sipas gojëdhënës, plaka kishte vënë shumë pasuri dhe vetëm bagëti kishte mbi 1000 krerë të imta dhen e dhi. 30 barinjtë e saj ose çoban ruanin kopetë e saj që nuk kishin të mbaruar, thonë se këmborët e zilet e kopeve të saj dëgjoheshin deri në Tomor. Shumë herët në muajt e nxehtë mali nuk kishte ujë dhe bagëtitë zbrisnin deri në lumin Osum rreth 5 km rrugë dhe ktheheshin sërish në mal. Mirëpo Sofija shkonte deri tek bregu i kishës që ishte 2 orë larg nga fshati jonë në perëndim të tij dhe aty falej e i lutej përditë duke i kërkuar ujë perëndisë dhe një ditë ndodhi mrekullia për plakën. Në majën e malit që e ka të sheshtë dhe me një fushë të bukur dhe të madhe disa hektarësh doli një pus që nuk kishte të sosur për ujë. Ditë nga ditët pusi filloj të nxjerrë shumë ujë mbi sipërfaqe dhe të oshtinte sa të dëgjohej në disa fshatra për rreth malit. Dhe një ditë ndodhi hataja për plakën e gjorë. Domi që ishte në të 30-tat i ishte afruar pusit dhe në një moment pusi e ka tërhequr brenda tij. E gjendur në këtë tragjedi plaka mallkoi dhe urdhëroi hyzmeqarët që të mbyllnin pusinë duke hedhur brenda tij gurë. Punuan mbi 50 argat për më shumë se 5 muaj dhe nuk mundën ta mbyllnin pusin. Në këto kushte plaka urd-hëroi që brenda tij të hidhnin 800 bashka me lesh të përpunuar me

baltë dhe argjilë që e merrnin nga lumi me mushka dhe brenda vitit të gjithë argatët arritën të mbyllin pusin që plakës i mori gjënë më të shtrenjtë që kishte Domin, birin e saj. Edhe sot e asaj dite në majën e malit i thonë çobanët tek stanet e plakës, apo tek pusi i Domit. Që nga ajo kohë plaka u largua duke e mallkuar vendin dhe krejt fshatin. Por ujë si për inat të saj nuk iku, por u shtua edhe më shumë kështu shpatet e malit kanë me dhjetëra burime dhe në këtë anë të shpatit të malit që jemi ne ka pasur shkarje edhe në korrik. Ja shkarje para një viti ka pasur tek korija e Danes, por dhe jo shumë e madhe, ndërsa këtë vite reshjet duket se kanë shtuar ujin e burimeve dhe toka e tej ngopur solli dhe tragjedinë e radhës që na ranë për pjesë”, pohon i menduar tregimin e tij plaku i lodhur jo vetëm nga puna, por dhe nga halli që e ka zënë në këtë moshë. Nuk këto kemi gjënë më të shtrenjtë, shtëpitë këtë pak tokë dhe këto pesë bagëti edhe këto po na i mirë toka me vete, çe do jetën me shton plaku. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe një grup ekspertësh inxhiniero-teknik nga Këshilli i Qarkut të Beratit i përbërë nga drejtori i Planifikimit dhe rregullimit të Territorit Artenis Hoxha, Inxhinieri i vjetër i këtij qarku Vladimir Mudini dhe specialisti i Emergjencave Civile Xhovan Tapia. Kryetari i Këshillit të Qarkut të Beratit, Petrit Sina, tha për gazetën se sipas grupit të ekspertëve gjendja është shumë e rëndë dhe e pariparushme dhe për zgjidhjen e saj grupi i ekspertëve do të përpilojë dhe një relacion që ne si Këshill Qarku do t’ja relatojmë qeverisë për marrjen e vendimeve të mëtejshme në ndihmë të banorëve të këtij fshati. Nga ana e tij, grupi i mbërritur në vendin ku toka po përpin brenda saj shumë shtëpi dhe varrezat e fshatit.

SpAthARA MES lEgjENDëS DhE hiStoRiSë

Page 10: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

10 E enjte 24 janar 2013 •

« AktuAlitEt

u arrestua një 25-vjeçar për krimin

vrasja e studentit 21-vjeçar, policianë kërkim të bashkëpunëtorit

fiER- Një i dyshuar është arritur të prangoset nga policia e Fierit mbrëmë lidhur me vrasjen e Andi Priftit, djalit të biznesmenit fierak, ndërsa policia thotë se krimi është kryer nga më shumë se një person. Një 25-vjeçar nga Fieri si autor i dyshuar i vrasjes së Andi Priftit. Genti Shahini 25 vjeç banues në të njëjtën lagje me viktimën dyshohet se e ka vrarë 21-vjeçarin Prifti për t’i marrë paratë qe kishte fituar në një lotari sportive. Andi Prifti u gjet i vrarë mbrëmjen e së dielës në fshatin Seman 15 km larg qytetit të Fierit. Viktima kishte në trup dhe në fyt goditje me thikë, ndërsa ishte hedhur në anë të rrugës. Policia shoqëroi dhe mori në pyetje dhjetëra persona. Nga deponimet e tyre re-zultoi se 21- vjeçari kishte fituar një shumë prej 500 mijë lekësh në lotari sportive. Burime nga Prokuroria e Fierit thanë se vrasja e 21-vjeçarit është kryer nga më shumë se një person dhe se hetimet po vazhdojnë.

Rrëshqitjet e tokës

Shembet një banesë në porto Romano, në rrezik 60 të tjera

Një banesë është shembur, ndërsa dhjetë të tjera janë dëmtuar dhe 60 të tjera janë në rrezik si pasojë e rrëshqitjes së tokës në Porto-Romano të Durrësit. Pjesa perëndimore e kodrës në këtë zonë ka pësuar rrëshqitje në një sipërfaqe prej 6 hektarësh, fenomen i theksuar gjatë ditëve të fundit me reshje. Banorët e zonës ndjekin me shqetësim situatën, ndërkohë që janë të pafuqishëm për të parandaluar shkatërrimin e shtëpive të tyre. Në kodër ka pasur edhe më parë rrëshqitje të tokës. Zyrtarë të Prefekturës së Durrësit bënë të ditur se së shpejti specialistë të shtabit të emergjencës do të shkojnë në vendngjarje për të parë nga afër situatën dhe për të llogaritur shkallën e rrezikut për banesat dhe gjithë zonën e prekur nga fenomeni natyror.

abuzim me lejet e ndërtimit

prokuroria çon për gjykim 4 ish-punonjës të Bashkisë Sarandë

SARANDE - Prokuroria e Sarandës ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj 4 ish-punonjësve të Bashkisë së Sarandës, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në rastin e dhënies së disa lejeve të ndërtimit. Mësohet se Prokuroria ka dërguar për procedim penal shtetasit: P. Gunari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, vepër e kryer tre herë, i cili gjatë periudhës 2006- 2011 ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urban-istikës në Bashkinë e Sarandës (për 3 leje ndërtimi dhe dy shtesa kati). M. Nikollo, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit të dokumenteve”, e cila ka ushtruar gjatë periudhës 2009-2011, detyrën e specialistes së Sekretarisë Teknike në Drejtorinë e Urbanistikës Bashkia Sarandë. Z. Pasha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit të doku-menteve”, i cili në këtë periudhë ka ushtruar detyrën e përgjegjësit të Kadastrës Urbane në Drejtorinë e Urbanistikës së Bashkisë Sarandë dhe Gj. Dauti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal.

ShfaQJa “Shën maRia e BeRaTiT” në KoRçë u KonSideRua Si BlaSfemi dhe fyeRJe

Anulohet shfaqja e Namik Dokles, protesta nga ortodoksët Komunikata: Kujdes! Patriarkana Ekumenike institucioni më i lartë i Kishës Ortodokse

koRÇE- Anulohet në Korçë shfaqja e dramës “Shën Maria e Beratit”. Anulimi i shfaqjes ka ndodhur për shkak të pro-testës së komunitetit orto-doks, i cili e ka quajtur fyerje të hapur shfaqjen në fjalë. Dje Ko-muniteti Ortodoks, e ka cilësu-ar dramën blasfemuese ndaj ndjenjave të këtij komuniteti dhe institucionit të Kishës Or-todokse. Në deklaratë thuhet se “kjo dramë u luajt me patur-pësinë më të madhe në nivele artistike mediokre, përpara qytetarëve të Korçës. Me një skenar bazuar tërësisht mbi

gënjeshtra historike, të tipit PPSH”. Drama e shkruar nga deputeti i PS-së, Namik Dokle është vënë në skenë nga reg-jisori Dhimitër Orgocka dhe skenografi të Roland Karanx-hës. “Dokle dhe një takem si ai nuk me shqetësojnë, sepse nuk kemi si te themi kur flasim

për komuniste të lindur dhe që pa dyshim do të vdesin të tillë. Dua t’i kujtoj z. Dokle që të mos fyejë dhe provokojë ortodokset e këtij vendi me mashtrime di-abolike. Patriarkana Ekumeni-ke është institucioni më i lartë i Kishës Ortodokse dhe nuk mundet të përgojohet nga një

lloj Dokle, ndërsa sa për Shën Kozmain është një nga figurat më të larta dhe të nderuara në këto treva dhe për ne ortho-dokset, por jo vetëm”,- thuhet në deklaratën e Komunitetit Ortodoks. Subjekti i veprës evokon, ngjarje nga Mesjeta, përcjell idenë se ç’do gjë e mirë,

popullit i vjen me sakrifica dhe drama të përgjakshme, si histo-ria e piktorit të “Shën Marisë”, që guximin për të thyer tabutë, e pagoi me jetë përballë ob-skurantizmit të kohës. Drama përcjell mesazhin se me fundin tragjik, njerëzit duhet të sjellin ndryshimin që ëndërrojnë.

ledia lleShi

ElBASAN- Laboratori i sig-urisë ushqimore në varësi të Autoritetit të Kontrollit të Ush-qimit nuk funksionon prej më shumë se 4 muajsh. Deklarata është bërë nga Inspektorati veterinar pranë Bashkisë Elba-san, i cili deklaron se analizat e ushqimeve bëhen në kushte rrethanore dhe nuk kontrollohen siç duhet për shkak se ky institu-cion nuk ka energji elektrike.

Kontrollet Ramazan Çeka, përgjegjës

i këtij inspektorati, thotë se në zonën e administruar nga bashkia funksionojnë shumë ndërmarrje prodhuese dhe kërkohet një kontroll më i im-tësishëm duke iu nënshtruar analizave të cilësisë, por i vetmi institucion që zotëron një laborator nuk po e bën këtë gjë. “Mesa kemi dijeni anali-zat nuk bëhen prej 4 muaj e gjysmë dhe kjo për shkak se ky institucion nuk furnizohet me energji elektrike. Analizat re-alizohen në kushte rrethanore duke mos dhënë garanci për këto prodhime”. Ndërkohë Ins-pektorati i bashkisë ka deklaru-ar se përballjet me Autoritetin

mungeSa e eneRgJiSë eleKTRiKe, laBoRaToRi JaShTë funKSioniT

inspektorati i Bashkisë: Aku s’i kontrollon produktet prej 4 muajsh

e Kontrollit të Ushqimit nuk duhet të ishin në distancë duke u bazuar të një marrëveshje të nënshkruar mes ministrit dhe kreut të Bashkisë së Elbasanit 8 muaj më parë. “Bashkëpuni-mi jonë në fushën e sigurisë ushqimore ka ngecur në har-timin e një kontrate që duhet të realizohej dhe u la në de-tyrë që zbatimi të jetë në har-

timin e një plani të përbashkët pune dhe të funksionojë në punën e përditshme. Kemi sjellë dy herë planin tonë dhe ja kemi paraqitur AKU-së, por ende nuk është arritur një kontratë e përbashkët që të bashkëveprojmë në këtë fushë”. Pak ditë më parë Au-toriteti i Kontrollit të Ushqim-it deklaroi se kushtet në tre-

gun e bulmetit janë jo të mira dhe bashkia duhet të ndë-rhyjë në përmirësimin e tyre. Një ditë më parë përgjegjësi i tregjeve deklaroi se është ndërhyrë dhe situata higjieni-ke në tregun e bulmetit është përmirësuar. Dy institucionet kryejnë kontrolle të pavarura për të garantuar sigurinë e ushqi-meve në Bashkinë Elbasan.

motivi: më dënoi rëndë për vjedhje

Sulmoi gjyqtaren e vlorës, arrestohet autori

vloRE- Policia e Vlorës ka identifikuar dhe ndaluar au-torin që sulmoi me acid në fytyrë gjyqtaren Mirela Mishg-joni. Burime zyrtare nga uniformat blu të këtij qyteti thanë se Nertil Janaq Zotaj 24 vjeç nga Vlora, u vu në prangat e policisë, pasi rezulton të jetë autori që më 16 janar rreth orës 08:20 të mëngjesit në lagjen “29 Nëntori” pranë shkollës “Ali Demi”, ka sulmuar Mirela Mishgjonin me detyrë gjyqtare pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë, duke i hedhur në pjesën e fytyrës acid të lëngshëm sanitar. Mësohet se shkak për këtë ka qenë arrestimi i parë i 24-vjeçarit për “Vjedhje”, bashkë me vëllain Pauli Zotaj, i cili është gjykuar nga gjyqtar-ja Mishgjoni, duke u dënuar me 11 muaj burg dhe 150 mijë lekë të reja gjobë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këtë veprim Zotaj e ka kryer me pretendimin se është dënuar me një masë dënimi më të rëndë nga ajo që i takon dhe se nuk është liruar në kohë pas vuajtjes së dënimit. Arrestimi i tij u krye falë një pune hetimore intensive, nga policia e Vlorës pas vëzhgimit ndaj gjithë personave dhe grupeve kriminale të dyshuar, që ishin dënuar nga kjo gjyqtare vitet e fundit.

në kërkim prej disa vjetësh

Elbasan, prangosen dy të dënuar për drogë

ElBASAN- Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e poli-cisë si persona në kërkim të dënuar për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Ymer Starja 19 vjeç me banim në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan ishte shpallur në kërkim pasi kishte marrë dënimin 3 vjet heqie lirie. Gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan, në bazë të vendimit të dhënë e ka dënuar këtë shtetas në mungesë. Në listën e personave në kërkim, i riu është arrestuar në banesën e tij nga patrulla e policisë. Po kështu gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe një tjetër person po me të njëjtin dënim. Romarjo Xhelili i lindur në vitin 1992 me banim në lagjen “Skëndërbej” të qytetit të Elbasanit është arrestuar pasi gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan në bazë të vendimit të dhënë e ka dënuar këtë shtetas me 3 (vite) burg për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Dy të rinjtë e arrestuar janë dërguar në qeli për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata. Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan ka organizuar një plan masash për kapjen e personave në kërkim. Gjatë analizës vjetore është vlerësuar pozitivisht rezultati për kapjen e personave në kërkim në qarkun e Elbasanit. l. ll

Page 11: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

11• E enjte 24 janar 2013

»opinion

nuk ke si ta konsiderosh ndryshe përveçse për-pjekje për të dekurajuar Policinë e Shtetit di-versionin më të fundit të kreut të PS-së, për të cilin “Policia është e tradhtuar nga krerët e saj”. Deklarata e zotit Rama erdhi në një ditë zie për Policinë e Shtetit, pikërisht ditën kur ndërroi jetë një nga drejtuesit e saj si pasojë e plagëve në përballje me krimin. Nuk është hera e parë

që kreu i opozitës sulmon e denigron organizma shtetërore të sigurisë kombëtare e shoqërore, por momenti që ai gjeti për të sulmuar e dekurajuar Policinë ditën e rënies në krye të detyrës së njërit prej tyre është sa jopolitik aq edhe jonjerëzor.

Me gjithë indinjatën që çdo njeri normal i këtij vendi ndien nga një deklarim i tillë, pasi për shumë arsye ky qëndrim i zo-tit Rama ishte i pritshëm, po të kemi parasysh qëndrimin e tij ndaj precedentëve të ngjashëm të mëparshëm. Nekropolitika nuk është një risi për opozitën e zotit Rama, saqë vështirë të gjendet një vdekje tragjike si kjo e shefit të krimeve të Burrelit pa u komentuar e përdorur politikisht nga PS-ja dhe lidershipi i saj, madje edhe në rastet kur këta vetë kanë qenë shkaktarë apo përgjegjës të këtyre vdekjeve. Mendoj se përgjigjja që ministri i Brendshëm, zoti Noka, i dha publikisht zotit Rama pas diversion-it të tij është i mjaftueshëm për të sqaruar opinionin publik për rastin në fjalë, por unë dua të qëndrojmë pak më gjatë në rapor-tin, qasjen dhe sjelljen e politikës shqiptare me Policinë, një nga institucionet më të rëndësishme të garantimit të rendit publik, shtetit ligjor dhe funksionimit të demokracisë. Në shumicën e periudhës së ekzistencës së shtetit shqiptar Policia ka qenë një institucion politik në duart e sunduesve gjithashtu politikë. Për afro një gjysmë shekulli diktaturë Policia u transformua në një nga institucionet më gjakatare të dhunës politike, gjë që çoi në një degjenerim apo më mirë të themi asgjësim të rolit politik, ligjor e moral të saj. Si e tillë, në fillimet e ndryshimit të sistemit në vitin 1992 ajo ishte institucioni më problematik, por edhe më i vështiri për t’u reformuar e përshtatur me normat e demokra-cisë e të shtetit ligjor. Gjatë katër vjetve të parë në pushtet në vitit 1992-1996 PD-ja realizoi reforma të jashtëzakonshme në institucionin e Policisë së Shtetit, si: depolitizimin dhe dekrimi-nalizmin, ndryshimin e kuadrit ligjor e të funksionimit të saj,

modernizimin, kualifikimin etj., një arritje që shumë pak do ta besonin për një institucion kaq të politizuar e të kriminalizuar sa ç’kishte qenë Policia dhe krejt Ministria e Brendshme gjatë diktaturës së Hoxhës. Sigurisht që ishte e vështirë dhe nuk mund të thuhet se këta katër vjet e reformuan tërësisht Policinë, por mund të thuhet se Policia e 1995-s nuk kishte asnjë lidhje me atë institucionin kriminal që e kishte katandisur komunizmi këtë institucion. Por nuk kaloi shumë dhe Policia e Shtetit, si shumica e institucioneve të shtetit shqiptar, bëri hapa mbrapa, në situata të ngjashme me ato para vitit 1992. Kryengritja e armatosur e vitit 1997, që solli në pushtet socialistët, pati si forcën më ak-tive paraushtarake të saj ish-oficerë sigurimi, policie e ushtrie të përjashtuar nga këto institucione për shkak të politizimit dhe implikimit në krimet e diktaturës. Dua të kujtoj se sulmet e ashpra të armatosura të revolucionit socialist të vitit 1997 ishin kundër komisariateve të policisë, që u dogjën plotësisht në shumicën e territorit të vendit, dhe efektivave të saj, një pjesë e konsider-ueshme e të cilëve u vranë, u plagosën e u torturuan nga bandat kriminale të revolucionit në Sarandë, Vlorë, Cërrik e në shumë qytete të tjera. Por jo vetëm kaq. Pas ardhjes në pushtet të PS-së këta paraushtarakë zëvendësuan efektivat e policisë, që u përzunë nga komisariatet me lista politike, duke shkelur çdo ligj e rregullore, gjë që e ktheu Policinë sërish në repartin militant e kriminal të qeverisë, pa ndonjë ndryshim të madh me policinë politike të diktaturës komuniste. Ka shumë krime të asaj kohe, ku zyrtarë të Policisë ishin autorë të tyre, por unë dua të theksoj njërin prej tyre, atë më të egrin, më të përgjakshmin: vrasjen në selinë e opozitës, 100 metra larg Ministrisë së Brendshme, me pjesëmarrjen e një komisariati të tërë policie, të kryetarit të parë të PD-së, udhëheqësit të lëvizjes antikomuniste të studentëve, deputetin Aazem Hajdari. Po t’i shtosh këtyre edhe arrestimin e paligjshëm të Sali Berishës, grabitjen e votave në disa procese e zona elektorale, kuptohet fare mirë se çfarë ishte ajo që quhej “polici” në kohen e qeverisjes socialiste. I solla këta shembuj për të treguar politikat, qëndrimet, qasjet, por dhe projektet diame-tralisht të kundërta që kanë demonstruar e demonstrojnë partia e zotit Rama dhe ajo e kundërshtarit të e tij politik Berisha ndaj Policisë dhe rolit të saj. Pas riardhjes në pushtet në vitin 2005, qeverisja e PD-së gjeti në Polici një situatë shumë të ngjashme

me atë të vitit 1992. Megjithëse, sikur përmenda më lartë, ajo kishte të gjithë të drejtën të hakmerrej për atë çka Policia i kishte bërë për tetë vjet për llogari të PS-së, nuk e bëri as këtu e as në institucione të tjera. “Na takon ne si PD që premtuam e sollëm demokracinë të vendosim e të zbatojmë standarde demokratike e të mos largojmë profesionistët nga administrata, në mënyrë të veçantë nga Policia, sa herë ndërrohen qeveritë”, - kjo ishte përgjigjja që më dha ish-ministri i Brendshëm Sokol Olldashi kur e pyeta se si kishte mundësi të ishte ende në Polici një person që kishte bërë namin kundër PD-së, madje edhe në zonën e Oll-dashit në zgjedhjet e 2005-s. Megjithëse nuk jam dakord me këtë tolerancë të tepruar të PD-së në politikat e saj të rekrutimit të administratës, sot, kur dëgjoj Ramën, i jap të drejtë Sokolit, që atëherë këmbënguli: “E po dikush do ta bëjë këtë.”

Por qasja nekrofilike, për të mos thënë kriminale, e PS-së dhe lidershipit të saj nuk është vetëm e kaluara para dhe pas 1997-s, por edhe e tashmja. Për të kuptuar këtë mjafton të ku-jtojmë sulmin që guerilet e tij ndërmorën me hunj, gurë, hekura e bomba molotov ndaj policëve të paarmatosur, që në krye të detyrës së tyre kushtetuese ruanin rendin publik dhe institucio-net shtetërore më 21 janar 2011 para Kryeministrisë. Me gjithë plagët e marra, Zoti i ka ruajtur jetët e tyre, pasi sulmi i njerëzve të Ramës dukej qartësisht se nuk e llogariste fare një gjë të tillë.

Sigurisht që ky qëndrim e kjo qasje e zotit Rama ndaj Policisë, e materializuar me sulmin ndaj policëve më 21 janar, i shkon në mendje çdo njeriu normal sa herë që zoti Rama përmend apo më mirë të themi sulmon e denigron Policinë e Shtetit. Shqiptarët, por dhe ndërkombëtarët, janë të ndërgjegjshëm për rolin e Poli-cisë, standardet dhe rezultatet e saj. Mjafton të përmendim faktin se ishte Policia ajo që me arritjet e saj kundër krimit të organizuar e trafiqeve realizoi një prej kushteve kryesore të BE-së për lib-eralizimin e vizave, një hap i madh i Shqipërisë drejt integrimit euroatlantik, pikërisht atë që Rama u mundua ta sabotojë me të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë edhe dhunën ndaj policisë. Nga këto që thamë më lartë, duket se thelbi i inatit të Ramës me Policinë e Shtetit ka të bëjë me faktin se është kjo Polici që me standardet e arritura duke zbatuar ligjin edhe me sakrifica sub-lime, si vrasja në detyrë e shefit të krimeve të Matit punon në të kundërtën e projektit politik e personal të tij.

në harkun kohor të katër muajve dy ish-funksion-arë të Policisë së Shtetit - shefi i komisariatit të Shijakut dhe shefi i krimeve të Burrelit - mbetën viktima të krimit të organizuar. Ish-shefi i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, mbeti i varë para katër muajsh në krye të detyrës gjatë një operacioni zyrtar për arrestimin e një të shumëkërkuari. Shefi i krimeve të Burrelit, Musa

Skura, i cili u plagos me dy plumba më 13 janar të 2013-s, gjatë një aksioni policor për kapjen e një grupi trafikantësh armësh, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës.

Janë vërtet tragjike këto dy vrasje të dy ish-funksionarëve të Policisë së Shtetit, të shquar për përkushtim, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe profesionalizëm në përmbushjen e detyrave, duke gëzuar dhe respektin e kolegëve dhe të komunitetit në zonat ku kanë jetuar dhe punuar, ndaj kushdo ndien dhimbje dhe njëherësh apelon për forcimin e luftës kundër krimit të organi-zuar. Veçanërisht pas lajmit të kobshëm për ndarjen nga jeta para dy ditësh të Musa Skurës, pothuajse e gjithë politika shqiptare dhe shoqëria civile u bashkua në mbështetje të strukturave poli-core, që përballen me krimin dhe kriminelët.

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, përveçse kanë ngushëlluar familjen Skura dhe kanë përshpejtuar procedurën për shpalljen e komisar Musa Skurës “Dëshmor i Atdheut” kanë shprehur vendosmërinë për të rritur forcën goditëse ndaj falangave të krimit të organizuar, që s’ngurrojnë të qëllojnë deri edhe mbrojtësit e rendit e të sig-urisë. Këto veprime energjike të ministrit Noka dhe të kreut të Policisë Burgaj janë mbështetur gjerësisht nga opinioni publik në rang kombëtar. I vetmi që edhe në këtë rast tragjik bëri të kundërtën, duke dhunuar deri dhe kodin e mortjes, ishte kryetari i PS-së Edi Rama. Sërish ai tentoi të bombardojë opinionin pub-

lik me qasje politike rreth krimit të organizuar, duke deklaruar pikërisht ditën e vdekjes së komisar Skurajt se kriminelët do të marrin dënimin e duhur vetëm kur ai të bëhet (nëse do të arrijë një ditë!) kryeministër. Kemi përballë njeriun që për pushtetin e tij të pamerituar (për të zënë kolltukun kryeministror me sulm të organizuar ndaj Kryeministrisë) para dy vjetësh çoi drejt vdekjes katër viktima të pafajshme, që edhe sot e kësaj dite po i përdor politikisht në funksion të qëllimit të tij të mbrapshtë. Nëse para dy vjetësh një i afërm i Aleks Nikës e qëlloi liderin socialist me shaminë e turpit, pardje shqiptarët panë sërish të njëjtën fytyrë, që çmendurinë e tij po e shfrytëzon për të mbajtur përjetë të lidhur pas filozofisë së tij viktimat e krimit.

Në kushtet kur drejtpërdrejt apo indirekt shefi i opozitës rreshtohet kundër luftëtarëve të vërtetë të krimit të organizuar, besimi dhe siguria janë gjendje tepërt të vështira për t’u ndër-tuar, pra edhe shumë delikate për të rezistuar. Shembujt për ta konkretizuar këtë nuk mungojnë edhe në rrethe të tjera. Në qyte-tin e Peshkopisë 22-vjeçari Xhulio Merdini kërcënohet me jetë nga njerëz të lidhur me krimin e organizuar vetëm e vetëm se ai kërkon të trashëgojë pronën e babait në fshatin Sohodoll, fare pranë qendrës së prefekturës së Dibrës. Ai s’e shmang dot dys-himin që jeton brenda tij dhe ndjenjën e pronësisë, si dhe fobinë se mos e vrasin kriminelët, që i kërkojnë të heqë dorë nga prona e babait. Dhe të mendosh se falangat e krimit guxojnë të qëllojnë deri dhe funksionarë të lartë të Policisë, kuptohet se sa e pasig-urt është jeta për qytetarin e thjeshtë. E pasigurt jeta, e pasig-urt edhe prona, që nga shumëkush konsiderohet e shenjtë. Ka dhe raste të tjera, si ai i Xhulio Merdinit, që vihen në shënjestrën e kriminelëve edhe në shenjë hakmarrjeje për veprimtarinë e etërve të tyre në funksione shtetërore. Babai i Xhulios, Ulvi Mer-dini, ka shërbyer për vite të tëra në strukturat e Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake në Dibër, ndërsa i biri sulmohet nga kriminelë

të damkosur, që s’duan t’ia dinë për ligjin. Konflikte për shkak prone a konkurrence ndesh pothuajse në

çdo fshat, bashki a komunë. Dje një dyqan në qytetin e Krujës u hodh në erë. Dyqani, pronë e ish-nënkryetarit të këshillit Muhar-rem Hocja, njëkohësisht dhe biznesmen i prodhimit të këpucëve, sulmohet për të katërtën herë në harkun kohor të 3 vjetve. Akti i fundit është pjesë e një serie sulmesh ndaj Muharrem Hocajt, të nisura në gusht të vitit 2010, kohë kur ushtronte detyrën si nënkryetar i këshillit bashkiak. Në atë periudhë i dogjën krejtë-sisht banesën dykatëshe në Krujë. Një vit më pas u qëllua me gurë në banesë në kohën kur ndodhej së bashku me familjen.

Më 2 janar 2013 një tjetër sulm ndaj biznesmenit Hocja. Një zjarr i fuqishëm ra në fabrikën e këpucëve, në të cilën ishte bashkëpronar me një shtetas italian. Megjithatë, për të gjitha këto ngjarje nuk ka asnjë person të arrestuar. Edhe në këto raste është e qartë se vepron dora vrastare e krimit të organizuar.

Suport i këtyre falangave të krimit jo rrallëherë është politika opozitare, që qëllim të vetëm ka pushtetin me çdo formë e mjet. Lidershipi opozitar këta shembuj të hidhur përpiqet t’i përdorë në funksion të politikës së tij, duke u përpjekur të manipulojë mendjet e çoroditura dhe fytyrat e terrorizuara nga ngjarje të tilla kriminale. Kësisoj, në vend që të shuajë zjarrin, dëmton edhe atë çka është për rreth. Është vërtet tronditës ky qëndrim i lidershipit opozitar në një kohë që krimi i organizuar vlerësohet si një rrezik real për sigurinë e jetës së qytetarit.

Qëndrimet apo qasjet politike të lidershipit socialist mbi kriminalitetin dhe luftën ndaj tij janë sot në vëmendjen e shu-micës së shqiptarëve, që duan konsolidimin e shtetit ligjor në këtë vend, që kërkojnë efikasitetin e strukturave policore në luftën kundër krimit të organizuar. Ndërkohë lufta me zero tol-erancë ndaj tij ka përbërë në vazhdimësi dhe përbën edhe sot një ndër prioritetet kryesore të mazhorancës aktuale.

Inati i Ramës me Policinë e Shtetit

Qasje politike me kriminelë dhe viktima të krimit

Nga NebIL ÇIKa

Nga HaLIL RaMa

Page 12: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

12 E enjte 24 janar 2013 •

« gossip

adele nxjerr emrin e djalit përmes varëses

Adele e cila ka qënë tepër sekrete për emrin e djalit, mun-det ta ketë nxjerrë atë përmes një varëse teksa mbante në qafë, kur ishte parë duke bërë shopping në butikun e fëmi-jëve Bel Bambini. Tek varësja ishte shkruar emri Angelo. Ende nuk dihet domethënia e këtij emri, por spekulohet se ky mund të jetë emri i djalit të Adele, e cila është përpjekur të mos e bëjë të njohur edhe pse ai do të dalë herët apo vonë. Adele i dha jetë fëmijës së saj të parë me Simon Ko-necki, në 2012. Dhe duket që ky fëmijë e ka mbushur me gëzim Adele, të cilën e transmetoi në Golden Globe Awards, ku u vlerësua me çmimin kolona zanore më e mirë ‘Skyfall’.

taylor swift shkon në londër për t’u takuar me Harry style

Kur vjen puna te meshkujt, Swift merr vendime të çudit-shme. Ajo nuk e ka menduar dy herë por është nisur drejt Londrës, me avionin e saj privat, për ta detyruar Harry të flasë me të. Ajo gjithashtu ka pronotuar në një hotel afër shtëpisë së tij. E sipas një burimi të brëndshëm, Tay-lor nuk ka asnjë angazhim për momentin në Londër, po ashtu edhe Harry, i cili është kthyer nga një tur i vogël nga Japonia me bandën e tij, dhe ka katër ditë pushim. Kohë e mjaftueshme për t`u sqaruar bashkë. Ndoshta kjo mund të jetë edhe këshillë e mikes së saj Selena Gomez, e cila e ka këshilluar për t`i dhënë një tjetrë mundësi Harry. Gjithsesi kjo mund të jetë një bisedë bashkimi ose për t`iu vënë kapak gjërave njëherë e mirë. Nëse ata rikthehen bashkë do të jetë një gjë që do e marrim vesh shpejt.

les miserables filmi më përfitues në Britani

Filmi “Les Miserables” ka vazhduar që të arkëtojë shuma të jashtëzakonshme të të hollave edhe pas javës së dytë të lansimit. Filmi që shesh Hugh Jackman dhe Anne Hath-away në rolin e një prej filmave të nominuar për Oscar, ka arritur që të mposht rivalët tjerë pikërisht për Oscar në apsektin e përfitimeve më të mëdha. Les Miserables ka fituar plot 7 milionë funte vetëm gjatë kësaj fundjave, duke lënë larg prapa filma të jashtëzakonshëm si Django Unchained, që fitoi vetëm 4.4 milionë funte.

rihanna le 200$ bakshish kamarierit

Ajo është një nga pop superstaret më të mëdhaja në botë, dhe nuk është ndonjë çudi e madhe që la një bakshish ekstra për kamarierin në një nga klabet e LA. Me siguri ajo ka qënë një humor shumë të mirë teksa ka lënë 200$ kamarierit, pasi kaloi mbrëmjen në Laugh Factory Comedy Club, në LA. Sipas TMZ, Rihanna ishte duke shijuar fund-javën me një grup miqsh, duke qeshur me shakatë komike, në këtë klab të mirënjohur për komedi. Rihanna ka pyetur kamarierin se cili ishte bakshishi ë i madh që ai kishte marrë ndonjëherë, dhe përgjigjet se shuma më e madhe kishte qënë 100$. Atëherë ajo i dha 200 $ në dorë, duke i thënë : ‘Tani jam unë shpërblini yt më i madh’. Rihanna ka treguar se e ka të vështirë t`i ruajë paratë që ajo fiton, të cilat i shpenzon pa limit në klabet e natës.

Shëtitja largon trishtimin e dimrit

një dietë e balancuar mund të rritë sistemin tuaj imun dhe të parandalojë virozat e stinës, por nëse ju kap gripi, apo jeni me të ftohur, një dietë e shëndetshme është

esenciale për të rrimarë veten. Ja cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni kur jeni të sëmurë:

Lëngje. Duhet të pini lëngje sa më shumë, sigurisht që të jenë natyralë. Gjithashtu edhe çajrat janë zgjedhja më e mirë. Lëngjet natyrale prej xhenxhefili, rrushi, apo molle do ju ndihmojnë për t`iu sjellë oreksin. Edhe lëngjet e ngrohta si çaj me limon, apo çaji jeshil ndihmojnë sistemin imun. Çajit mund t`i shtoni edhe

mjalt nëse keni fytin të acaruar.Proteina.Të konsumoni

mjaftueshëm proteina është e rëndë-sishme kur jeni sëmurë me grip, sepse proteinat i`u japin fuqi trupit tuaj. Nëse nuk jeni mirë me oreksin, ose nuk keni fuqi për të gatuar ushqime në masë, atëhere mund të përgatisni një vezë të zierë ose pulë.

Fruta dhe agrume. Tek disa fruta dhe agrume gjendet një lloj nutrienti që quhet Flavonoid , i cili rrit aktivitetin e sis-temit imun. Portokalli, rrushi, limoni përm-bajnë flavonoid, kështu që rekomandohen të konsumohen gjatë kësaj periudhe të dimrit, ku virozat janë të përhapura.

uShqime të PaSura me gLu-tathione. Glutathioni është një antiok-sidant i fuqishëm, që ka treguar se lufton

infeksionin. Ai gjendet tek shalqijnt, zarzavatet si lakër, brokol, sallata jeshile.

SuPë. Supërat e ndryshme, ju hi-dratojnë dhe janë të lehta për t`u tretur nëse nuk keni oreks. Supërat do i japin organizmit tuaj vitamina dhe nutrientë të rëndësishëm për të luftuar virozat. Rekomandohet që të konsumohen të ngrohta, për të ndihmuar në lirimin e sinu-seve, si dhe për të ngrohur trupin.

uShqime të PaSura me B6 dhe B12. Konsumoni sa më shumë peshk, qumësht, patate, spinaq, të cilat janë të pasura me këto vitamina.

Yougurt. Sipas një studimi në Gjermani, përbërsit që gjenden tek yougurti, largojnë të ftohtin dhe gripin pothuajse vetëm për dy ditë. Gjithashtu kosi grek është i pasur me proteina.

Të shkosh të shohësh një film, të bësh një shëtitje, të dalësh herët në mëngjes kur lind djelli, të kalosh kohën me persona të tjerë, të hash ushqime të mira dhe të jesh i durueshëm. Janë këto këshillat që jepen nga specialistët e National Insti-tutes of Health, në Shtetet e Bashkuara, për të luftuar “Ëinter Blues”, siç njihet ndryshe trishtimi i stinës së dimrit. Sipas ekspertëve, të cilët kanë studiuar për rreth 30 vjet këtë formë mërzije që mbajmë mbi shpatulla sepse errësohet shpejt, në këtë mënyrë shqetësimi do të largohet gradualisht.

Ushqimet që mposhtingripin dhe të ftohurin

Page 13: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

13• E enjte 24 janar 2013

»gossip

shakira ka sjellë në jetë djalin e saj milanFëmija i parë i këngëtares kolumbiane dhe futbollistit spanjoll Gerard Pique, ka lindur në 22 Janar në 9:36, në Barcelonë. Tani zyrtarisht Shakira është bërë nënë. Emri i djalit të saj është Milan që do të thotë i dashur i përkujdesur dhe shpirtmirë. Sipas burimit të dy, nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë. Shakira bëri të ditur shtatzaninë në Shtator të 2012, teksa edhe njoftoi për një shkëputje nga muzika. Ajo i`u ka kërkuar dhe fansave të saj të luten për të që çdo gjë të shkojë mirë në këtë ditë të veçantë.

Cooper gati për të luajtur rolin e lace armstrongBradley Cooper ka shprehur dëshirën vullnetraisht për të luajtur rolin e Lace Arm-strong, i cili i duket shumë interesant, dhe se është një karakter magjepës. Filmi është bazuar në novelën “Cycle of Lies: The Fall of Lance Armstrong,” by Juliet Macur. Cooper aktualisht është i nominuar për Acad-emy Award për rolin e tij në “linings playbook Silver”. Aktori u propozua edhe për një çmim në Golden Globe për performancën e tij, por humbi ndaj Hugh Jackman, i cili kap çmimin për rolin në “Les Miserables”.

100-vjetori i aston martin, spektakël në dubai

Aston Martin feston 100-vjetorin e lindjes duke dhuruar një spektakël të vërtetë në Dubai. Një helikopter ka transportuar të preferuarën e James Bond për në pistën e uljes së helikopterëve në Burj Al Arab, hote-lin superluksoz, që është edhe godina e tretë më e lartë në botë. Aston Martin u themelua 100 vjet më parë nga Lionel Martin dhe Robert Bam-ford. Marka britanike e ndërroi emrin më vonë, pas suksesit të kompa-nisë në Aston Clinton Hillclimb, ku u testuan me sukses makinat e tyre.

Rita Ora kritikohet për veshjen e saj

Rita Ora është kritikuar nega-tivisht për veshjen e saj me të cilën u paraqit në sfilatën e markës Chanel në Paris. Kosovarja ka qenë e ftuar në sfilatën glamuroze të kolek-sionit Pranverë/Verë 2013 të shtëpisë së famshme të modës, që u zhvilluar në kryeqytetin francez, në Grand Palais, ku ajo u paraqit me një veshje inte-resante, për të cilën mediat e cilësuan mjaft negativisht. Me një fustan të gjatë të bardhë, me një xhaketë lëkure ngjyrë të kuqe dhe me një palë këpucë të zeza, Rita u komentua tej mase për këtë kombinim, i cili rezultoi të ishte i çuditshëm dhe i gabuar për këtë ditë. Por prapë, ajo tërhoqi vëmendjen e mjaftuar me bukurinë e saj. E ulur në radhë të parë, përkrah aktores Anna Mouglalis dhe re-perit Theophilus, Rita shkëlqeu edhe këtë herë. Përveç sfilatës, ylli botëror shfrytëzoi rastin të takonte edhe mikeshën e saj më të ngushtë tashmë, modelen Cara Delevinge, e cila sfidoi për “Chanel”.

haYek Jeta në FRancë,

e mRekUllUeShme!

u shpërngul nga Hollivudi për të jetuar në Francë pasi u martua me miliarderin Fran-çois-Henri Pinault disa vite më parë dhe duket se Salma Hayek nuk është penduar aspak për këtë vendim. Aktorja këmbëngul se jeta në Europë është shumë e bukur. Ajo tha për revistën ‘People’: “Kjo është

një pjesë e bukur e jetës sime. Parisi është një qytet i mrekul-lueshëm. Është një eks-periencë e re për mua të jetuarit larg Hollivudit.” Hayek është nënë e një vajze 5-vjeçare me emrin Valentina dhe njerka e tre fëmijëve të miliarderit francez Pinault, fëmijë që i ka nga dy marrëdhëniet e tij të mëparshme. “Familja është bekimi më i madh që një njeri mund të ketë. Më pëlqen të gatuaj dhe të bëj pazar”, shtoi aktorja meksikane.

Page 14: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

14 E enjte 24 janar 2013 •

« Bota

pas shumë shtyrjesh, Kryeministri britanik David Cameron mbajti

fjalimin e shumëpritur për Evropën. Thelbi i tij ishte: për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në BE do të vendoset në një referendum popul-lor. Ishte një fjalim parimor i Kryeministrit britanik konservator David Cameron, për raportin e vendit të tij me BE-në. Në fillim Kryemi-nistri bëri të qartë, se pa një reformim të Bashkimit Evro-pian, e shihte vendin e tij të detyruar të dilte nga unioni. Cameron deklaroi se pas një rizgjedhjeje të mundshme në legjislaturën e ardhshme, ai do të organizojë një referen-dum popullor për qendrimin e vendit në BE ose daljen prej tij. Referendumi do të mbahet jo shumë vonë pas konsti-tuimit të Parlamentit të ri, pra më e vonëta në fund të 2017.

“Programi i ardhshëm ele-ktoral i konservatorëve 2015, do t’i kërkojë popullit britanik një mandat për qeverinë kon-servatore, për të negociuar me partnerët tanë evropianë një marrëveshje të re. Cameron tha se negociatat për marrëd-hënien e Britanisë së Madhe me BE-në do t’i paraprijnë referendumit. Britanikët do të jenë përpara një “zgjedhje shumë të lehtë”: ose ta prano-jnë rezultatin e negociatave ose të largohen plotësisht nga BE, tha Kryeministri Cameron.

Ai shtoi se do të jetë një vendim për “të ardhmen” e Britanisë së Madhe dhe nëse raporti i ri me BE-në, që do të rezultojë pas negociatave do të jetë i kënaqshëm, ai do të mbrojë “me shpirt dhe zemër” qendrimin e Britanisë në BE. “Është koha që populli britanik të thotë fjalën e tij”, tha Cameron. “Është koha të zgjidhim këtë çështje evropi-ane në politikën britanike. Unë i them britanikëve: ky do të jetë vendimi juaj”.

Pas fjalimit, pati reagime nga të dy partitë kryesore në Britani. Konservatorët nga par-tia e Cameron, të cilët kërkojnë një marrëdhënie më pak të ngushtë me BE-në, e përshën-detën njoftimin për rinegociim me BE-në dhe mbajten e referendumit. Ndërsa labur-istët e kritikuan Cameronin si “Kryeministër të dobët që drejtohet nga partia e tij”.

Jashtë vendit politika e Cameronit ndaj Evropës has prej kohësh në moskuptim. Por në politikën e brendshme ai ndodhet para një dileme: Cameroni duhet te përpiqet të qetësojë euroskeptikët brenda partisë së tij, influenca e të cilëve është në rritje në radhët e konservatorëve. Prej kohësh qeveria në Londër kërkon të rinegociojë disa marrëveshje të BE-së, si për shembull në

Cameron shtoi se do të jetë një vendim për “të

ardhmen” e Britanisë së Madhe dhe nëse raporti

i ri me BE-në, që do të rezultojë pas negociatave do të jetë i kënaqshëm, ai do të mbrojë “me shpirt dhe zemër” qendrimin e Britanisë në BE. “Është

koha që populli britanik të thotë fjalën e tij”, tha Cameron. “Është koha

të zgjidhim këtë çështje evropiane në politikën britanike. Unë i them

britanikëve: ky do të jetë vendimi juaj”.

Mundësia e referendumit pritet t’i acarojë më tej

shqetësimet e komunitetit të biznesit, ndërkohë që ka krijuar nervozizëm të ri brenda Bashkimit Evropian. Shqetësime

janë shprehur nga fuqi të ndryshme botërore, që theksojnë rëndësinë

e pranisë së Britanisë në bllokun evropian dhe par-

alajmërojnë se largimi i saj do ta dëmtonte ekono-mikisht BE-në. Vetë zoti

Cameron tha se vendimi i takon popullit britanik

qendrimicameron: e vendosin

britanikët me votë

fushën e drejtësisë.Por për Britaninë e Madhe

të zhytur në borxhe, largimi nga BE mund të rezultojë në një katastrofë ekonomike. 50 për qind e eksporteve britanike shkojnë në vendet e BE-së. Shumë koncerne ndërkombëtare e përdorin Londrën si një urë për në BE. Edhe vetë Cameron-i në fjalën e tij tërhoqi vëmendjen ndaj rreziqeve të një daljeje eventuale nga BE. Megjithëse

shprehu bindjen se vendi i tij, në rast nevoje, mund t’ia dalë mbanë edhe jashtë BE-së, Kryeministri britanik tha se Britania duhet të “reflektojë me shumë kujdes” për pasojat që mund të ketë dalja nga BE-ja në mirëqenien ekono-mike dhe rolin e saj në skenën ndërkombëtare. “Nëse dalim nga Bashkimi Evropian, do të jetë një biletë vetëm për një drejtim, dhe nuk do të ketë kthim prapa”, u shpreh Kryemi-

nistri britanik David Cameron.Kryeministri britanik i bëri

komentet të mërkurën në një fjalim të shumë-pritur, ku paralajmëroi se zhgënjimi publik nga Bashkimi Evropian ka arritur pikën më të lartë. Ai tha se britanikëve do t’u ofrohej një zgjedhje e thjeshtë për të shprehur nëse duan të qëndrojnë apo të shkëputen nga BE-ja: “Do të hartohet projektligji përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe nëse fiton

një qeveri konservatore, ne do ta paraqesim projektligjin menjëherë dhe ta miratojmë në vitin që pason. Ne do t’i përfundojmë negociatat dhe do të zhvillojmë referendumin brenda gjysmës së parë të Parlamentit të ardhshëm. Ka ardhur koha që populli britanik të thotë fjalën e tij. Ka ardhur koha të zgjidhim çështjen e Britanisë dhe Evropës”.

Mundësia e referendu-mit pritet t’i acarojë më tej

shqetësimet e komunitetit të biznesit, ndërkohë që ka krijuar nervozizëm të ri brenda Bashkimit Evropian. Shqetësime janë shprehur nga fuqi të ndryshme botërore, që theksojnë rëndësinë e pranisë së Britanisë në bllokun evropian dhe paralajmërojnë se largimi i saj do ta dëmtonte ekonomikisht BE-në. Vetë zoti Cameron tha se vendimi i takon popullit britanik:

“E kuptoj pse është tërheqëse alternativa e daljes më vete, e zgjedhjes së kursit vetjak. Por ky vendim duhet marrë me maturi. Përkrahësit e secilës alternativë duhet të shmangin ekzagjerimet dhe pretendimet e tyre. Pa dyshim që Britania mund t’ia dalë më vete në botë, nëse vendos të shkëputet nga Bashkimi Evro-pian. Po ashtu edhe çdo shtet tjetër. Por pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është: a është kjo zgjidhja më e mirë për të ardh-men e vendit”?

Megjithatë, Kryeministri britanik theksoi se përparë-sia e tij është të negociojë traktatin e Bashkimit Evro-pian dhe jo të shkëputet nga blloku. Kritikët e tij e kanë akuzuar se ai po përpiqet të gjejë një zgjidhje ku çdo vend të specifikojë kushte individuale të anëtarësisë me Bashkimin. “Nuk mund të kemi kushte individuale për antarësimin në Evropë. Do të përdor një metaforë që miqtë tanë britanikë e kuptojnë shumë mirë. Mendo sikur të antarësohesh në një klub evropian futbolli. Pra, bëhesh anëtar, por pasi merr statusin e anëtarit u thua të tjerëve: Do të luajmë ragbi”.

Kritikë të tjerë thonë se kjo manovër mund t’i japë fund karrierës politike të Da-vid Cameronit. Vetë Kryemi-nistri britanik është shprehur se nuk dëshiron që Britania të largohet nga Bashkimi Evropian, por kërkon nego-cimin e një traktati të ri mbi anëtarësimin, pasi anëtarësi-mi i bazuar në një formulë të vetme, të njëjtë për të gjithë është gabim. Zgjedhjet e ardhshme në Britani pritet të zhvillohen në vitin 2015.

Page 15: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

15• E enjte 24 janar 2013

»Bota

në vitin 2009 ekono-misti japonez Kenichi Ohmae shkruante se

vlera e euros buronte nga disiplina e rreptë fiskale. Me këtë ai kishte parasysh Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes, të negociuar para futjes së euros, i cili duhej të pengonte krijimin e borxheve dhe të garan-tonte buxhete të shëndosha. Ajo çfarë i kishte shpëtuar vëmendjes së japonezit ishte që Pakti nuk ishte marrë kurrë seriozisht nga anëtarët e un-ionit monetar. “Me Belgjikën, Greqinë dhe Italinë u lejuan edhe vende, të cilat kishin një nivel borxhi mbi kufirin e lejuar prej 60 për qind”, shkruan Nicolaus Heinen, analist pranë Deutsche Bank, në librin e tij të fundit “Misioni besim”. Goditja vdekjeprurëse për paktin erdhi në vitin 2003 kur Gjermania dhe Franca ia dolën mbanë t’u shmangeshin sanksioneve për shkak të deficiteve shumë të larta bux-hetore. Në total Pakti është shkelur më shumë se 100 herë, por sanksione nuk janë vënë asnjëherë.

A u mungon evropianëve disiplina? Kur ka qenë fjala për t’i detyruar qeveritë të trego-hen të moderuara me borxhet, çdo përpjekje për respektimin e rregullave ka dështuar. Kjo ka të bëjë edhe me kulturat e ndryshme në Evropë, thotë ekonomisti i Deutsche Bank. Si pasojë “rregullave, të cilat kanë karakter relativisht evropiano-verior me objek-tiva fikse që duhen respek-tuar, u janë përmbajtur vetëm evropiano-veriorët, ndërkohë që në jug të Evropës ato shi-heshin vetëm si rekomandime, ngjashëm si drita e kuqe e semaforit”, thotë Heinen.

Me fjalë të tjera: ndërkohë që gjermanët ngulin këmbë tek parimet, francezët para-pëlqejnë të vendosin rast për rast. Kur kriza e borxheve të Greqisë kërcënoi të përhapej në gjithë Evropën, triumfoi modeli francez: në maj 2010 shtetet e eurozonës e brak-tisën klauzolën “no-bailout” dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse i ofrojnë ndihmë financiare njërit vend pas tjetrit.

Pa rregulla...Por respektimi i rregul-

lave ka rëndësi themelore për vazhdimin e ekzistencës së unionit monetar, mendon Wim Kösters, në bordin drejtues të Institutit për Studime Ekonomike të Rinit-Vestfalisë (RWI): “Pa respektim eficient të rregullave unioni monetar është i destinuar të dështojë. Edhe euro dikur nuk do të mund të ekzistojë më”, thotë Kösters. Vendet e eurozonës do të kishin një shans për të

euroZonaRregullat, një histori “shkeljesh”

A u mungon evropianëve disiplina? Kur ka qenë fjala për t’i detyruar qeveritë të tregohen të moderuara me borxhet, çdo për-pjekje për respektimin e rregullave ka dështuar. Kjo ka të bëjë edhe me kulturat e ndryshme në Evropë, thotë ekonomisti i Deutsche Bank. Si pasojë “rregullave, të cilat kanë karakter relativisht evropianoverior me objektiva fikse që duhen respek-tuar, u janë përmbajtur vetëm evropiano-veriorët, ndërkohë që në jug të Evropës ato shiheshin vetëm si rekomandime

rifituar besimin, vetëm nëse tani në shpëtimin e euros do t’i përmbaheshin rregullave që kanë vendosur vetë, mendon Wim Kösters. Por as kjo nuk po ndodh. Kufijtë e vendosur nga vetë këto vende mbeten në fuqi vetëm pak muaj ose javë e nganjëherë vetëm pak ditë.

Heinen e kritikon në përgjithësi përgjigjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive ndaj krizës së euros si të varfër në ide: “U bënë përpjekje që rregullat që nuk kishin funksionuar, si pa-kti i stabilitetit dhe rritjes, të zëvendësoheshin me rregulla të reja, të cilat megjithatë janë të natyrës autoritare dhe diktojnë se çfarë duhet bërë e çfarë jo”.

Pakti fiskal që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti i përket sipas Heinen kësaj kategorie dhe është për këtë arsye vetëm një tigër prej letre. Edhe më e gabuar është për ekonomistin ideja e euro-obligacioneve, pra ndarjes së përgjegjësisë për borxhet mbi supet e gjithë anëtarëve të eurozonës, pasi kjo u heq vendeve në krizë çdo stimul për reforma.

Pozitivisht vlerëson Nico-laus Heinen Paktin Euro-plus, për të cilin ranë dakord në pranverë 2011, 23 vende të BE-së. Ai vendos objektiva të përgjithshme për reduktimin e borxheve dhe reforma struk-turore, të cilat shtetet mund t’i ndjekin. Sipas ekonomistit të Deutsche Bank, këto janë

rregulla të një natyre të re, jo objektiva të ngurtë, por objektiva të përgjithshëm, që tregojnë procesin për përm-bushjen e tyre.

Pikërisht për këto lloje rregullash ka nevojë Evropa për t’i futur shtetet në rrugën e konkurrencës, thotë Heinen. Por pjesë e një konkurrence të ndershme është edhe shpërblimi i atyre që janë të suksesshëm, në formën e nor-mave më të ulëta të interesit për borxhet. Parakusht për këtë është që

tregjet financiare edhe më tej të shërbejnë si tregues të poli-tikave të mira dhe të këqija. Në këtë kontekst studiuesi Heinen sheh me shqetësim rolin e ri të Bankës Qendrore Evropiane: “Duhet pasur vërtet frikë se vendet anëtare mund të lënë pas dore përpjekjet e tyre për reforma dhe kursime sepse e dinë se BQE do t’i ndihmonte në rast nevoje”.

Letonezët, “kundër” EurosZyr- tarët e qeverisë

leton-eze

janë duke bërë përpjekjet e fundit në mënyrë që të plotësojnë të gjitha kriterët e Mastrihtit për t’u bërë pjesë e Eurozonës. Shteti Baltik do të bëjë një kërkesë zyrtare pranë Bashkimit Evropian këtë muaj për të marrë dritën jeshile për adoptimin e Euros. Por politi-kanët letoneze nuk gëzojnë mbështetjen e qyteterëve të tyre, të cilët duan të mbajnë paranë kombëtare. “Më duket sikur më hiqet e drejta për paratë e mia. Unë jetoj këtu në Letoni dhe vendi im ka disa simbole të tijat si himnin kombëtar, flamurin letonez, gjuhën dhe latit. Nëse kjo e fundit nuk do të ekzistojë më, atëherë më duket sikur do të shkatërrohet gjithçka”, – thotë dramaturgia 60-vjeçare Lelde Stumbre.

Çështja nuk qëndron vetëm tek paratë thotë Stumbre, ndërkohë që në dorë mban disa lata dhe santime. Ka të bëjë me një histori dhe atë që e dallon Letoninë nga vendet e tjera. Ajo ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj nën regjimin sovjetik dhe ka paguar me rubla. Për pesë dekada Letonisë i’u imponua rubla. Letonezët janë duke përdorur paranë e tyre, Latsa, që prej vitit 1993. Kjo është arsyeja pse ajo kërkon që vendi i saj të ruajë monedhat dhe paratë kombëtare. “Kur ne rifituam pavarësinë, kur rifitu-am identitetin tonë kombëtar, ishte shumë e rëndësishme për të pasur edhe paranë

tonë. Tani ne e kemi një gjë të tillë dhe nëse na duhet të dorëzojmë më duket sikur do të pushtohemi sërish”, – thotë Stumbre.

Stumbre thotë se ajo është rritur me dëshirën për të ideuar kartëmonedhat e vendit të saj. Imazhet në kartëmonedhat letoneze janë të ndryshme, duke nisur që nga druri i lisit deri tek lumi Daugava. Në monedha mund të shihet një milingonë, një iriq, një salmon dhe madje një kërpudhë. Por në të gjitha kartëmonedhat dhe moned-hat është edhe një imazh i përbashkët: portreti i një vajze me veshje popullore. Për herë të parë ajo u gdhend në një monedhë argjendi në vitin 1920 si simbol i pavarësisë së Letonisë dhe madje i rezistoi edhe pushtimit sovjetik. “Kjo monedhë gjatë kohës së pushtimit Sovjetik mbante të freskët kutjimin e shpalljes së pavarësisë dhe natyrisht që kur e rifituam sërish në fillim të viteve 90’ ishte e qartë se monedha do të hidhej sërish në treg”, – thotë Kaspars Kravinskis, i cili është gidë në Muzeun e Parave të Bankës së Letonisë.

MosbesimQeveria ka ndërmarrë

prej disa kohësh një fushatë për prezantimin e Euros dhe raportimet në mediet lokale kanë pasqyruar opinione pro dhe kundra. Analistët sugjerojnë se ky skepticizëm i ka bazat tek mosbesimi i qytetarëve tek politikanët. Sondazhet tregojnë se vetëm 10% e letonezëve kanë besim tek politikanët, qeveria dhe Parlamenti. Ky tregues luan një rol të rëndësishëm në këtë situatë thotë Ilze Birzniece, nga Universiteti i Rigës. “Zërat kundër Euros janë të shumtë dhe kjo lidhet me faktin se si letonezët ndihen në vendin e tyre. Sa më shumë njerëz i besojnë qeverisë, akoma më shumë i mbështesin vendimet e saj. Por pjesa më e madhe e letonezëve nuk kanë besim tek politikanët dhe për pasojë ata janë mjaft kritikë sa i përket planve për përfshirjen në zonën Euro”, – thotë Birzniece. Ndërkohë që qeveria është duke vazhduar fushatën e saj për prezantimin e Euros, dramaturgia Stumbre nuk do të ndalojë së luftuari për paranë kombëtare. Ajo dhe miqtë e saj janë duke u përgatitur të nisin një fushatë në Internet në mbrojtje të latit dhe santims-ave. Ajo i trembet rritjes së çmimeve në kohën që e anëtarësimit në Eurozonë dhe vendi i saj do të detyrohet të ndihmojë vende të tjera të dalin nga kriza ku ndodhen.

Page 16: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

16 E enjte 24 janar 2013 •

« studim

Nga aMaRILda XHaFeRRI

aktiviteti ekonomik i internetit është zgje-ruar në mënyrë të konsiderueshme. Sipas një studimi të fundit, ai duhej të kishte

arritur 4.2 trilionë dollarë në vitin 2011 në kra-hasim me 2.3 trilionë dollarë që ishte një vit më parë. Në qoftë se uebi do të krahasohej me PBB-në e një shteti, do të ishte ekonomia e pestë më e madhe në botë. Kjo sqaron rëndësinë e aspekteve ekonomike e ligjore dhe, si rrjed-hojë, nevojën e shteteve për të kontrolluar një aktivitet që pjesërisht u shpëton kontrolleve klasike. Në të vërtetë, aktivitetet ekonomike në internet karakterizohen nga një formë demate-rializimi të kanaleve të shitjeve dhe vështirësia shpesh haset në identifikimin e strukturës lig-jore që operon në emër të internetit. Zbulimi i mashtrimit të TVSH-së në internet do të thotë jo vetëm njohje e mirë e aspekteve teknike, që është shumë e rëndësishme për të drejtuar he-timet përkatëse, por dhe përdorimi i teknikave të specializuara duket se është një mënyrë për të reduktuar detyrat materiale e sidomos për të marrë një pasqyrë koncize për të gjitha të dhënat, të cilat janë shumëfishuar në krahasim me hetimin tradicional. Megjithatë, përqasja teknike nuk duhet të jetë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemit. Risku që të shkëputet vëmendja nga evazioni fiskal është real, pasi fusha e hetimit është shumë e gjerë. Çmimi i im-plementimit të mjeteve njerëzore dhe materiale njëkohësisht do të ishte shumë i lartë.

Roli i aktorëve të internetitStruktura e përgjithshme e internetit për-

bëhet nga aktorë të ndryshëm. Kuptimi i saktë i mënyrës sipas së cilës ata punojnë përcakton se si duhet mbledhur informacioni i duhur.

- Pritësit- Ofruesit e shërbimit të internetit- Kompanitë logjistike- Kompanitë që marrin pjesë në financimin e

aktivitetit ekonomik dhe janë të shpalosura në internet.

a) pritësit1) Aktiviteti i tyreKëto aktivitete janë një mbështetje natyrale

e internetit. Ato bëjnë të mundur ruajtjen e in-formacionit të ofruar nga përdoruesit, si dhe lidhjen e kërkuar për transmetimin e të dhënave përmes internetit.

Ato mund të shpërndajnë informacione të ndryshme, si:

• Kontrata e sigluar nga pronari i faqes ueb.• Çmimi i shpërndarjes së shërbimit.• Mjetet e pagesës. Adresat IP të ekspertëve të internetitVolumi i të dhënave të marra dhe të trans-

metuara.Hipoteza e një pritësi që ndodhet jashtë ven-

dit është vështirësia më e madhe për shërbimet e hetimit, pasi rregullat e territorit nuk lejojnë një hetim të thjeshtë të kompanisë.

2) Si të përdoret informacioni i mbledhurKush drejton ose administron një faqe ueb, veça-

nërisht kur të dhënat “Whois” janë anonime, është i dobishëm për të zbuluar. Sidoqoftë, informacioni mbi volumin nuk lejon të nxjerrësh konkluzione mbi aktivitetin ekonomik real e gjithashtu mbi koston e shërbimit jo gjithmonë të dobishëm.

B) ofruesit e shërbimit të internetit (osHi)

1) Aktiviteti i tyreMisioni i OSHI-t është të lidhë një aparat ose

rrjetin me internetin për të transmetuar ose për të marrë të dhëna elektronike. Ai mund të shpërndajë informacione të ndryshme, si:

Kontrata e mbyllur nga pronari i faqes ueb.Kostoja e shërbimit.Mjetet e pagesës. Adresat IP të aparatit të lidhur (ose rrjetit).Volumi i informacioneve të marra ose të dhëna. Çfarë të përdoret nga informacioni i mbled-

DISa StRategJI PëR të nDalUaR maShtRImIn e tVSh-së në

internet

hur? Këto informacione janë shumë të dobishme edhe për të zbuluar se kush e administron faqen ueb, sidomos kur të dhënat “Whois” janë anon-ime. Ato janë veçanërisht interesante edhe për të provuar vendndodhjen në tokën kombëtare: meqenëse kompjuteri është i lidhur me një rrjetë fizike, është një evidencë shumë e fortë kur raportohet që të jetë në vendin ku mendo-het të taksohet.

C) shoqëritë logjistike Siç është përmendur më sipër, flukset ekono-

mike të lidhura me internetin janë rritur në mënyrë të konsiderueshme. Edhe flukset fizike të lidhura me shitjet e internetit janë rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ne vëmë re zhvil-limin e firmave të specializuara për shpërndar-jen e parcelave të shitura në internet. Ndërkohë është e mundur të marrësh informacion mbi numrin e parcelave dhe peshën e tyre. Ky është një tregues i mirë i aktivitetit dhe mund të për-doret si një provë për hetimin.

d) mënyra të ndryshme për të financuar aktivitetin ekonomik të vendosur në internet

Dy karakteristikat janë: a) reklamat; b) mjetet e pagesës. Ato përbëjnë mënyrën më të mirë të zbulimit të mashtrimit tatimor.

ReklamatHistorikisht interneti është i lirë, ndryshe nga

disa modele kombëtare, si për shembull, “Mini-tel” në Francë. Reklamat po shfaqen si mënyra më e mirë për financimin e faqeve ueb. Dy mod-ele bashkëkzistojnë:

Modeli tradicional: mesazhet e reklamave janë të futura në faqet ueb dhe çmimi i tyre është i relacionuar me pjesëmarrjen ose numrin e klikimeve në monitor.

Modeli i ri: ekrani i reklamave është i lidhur drejtpërdrejtë me kërkimet e përdoruesit dhe pi-kat e tij të interesit.

Veprimi i biznesit është i njëjti në të dyja modelet: klienti (reklamuesi) kërkon një special-ist (ose një agjenci mediatike, ose një agjenci re-klamash) për të afishuar një reklamë në një vend që i përket një pale së tretë.

Angazhimi i një buxheti për reklamat nga një reklamues është një evidencë që sugjeron pritjen e një hyrjeje ekonomike. Informacioni i mbledhur nga autoritetet tatimore mbi këtë subjekt mund të kontrollohet në mënyrë të kryqëzuar me informacionin nga pasqyra e të ardhurave, por gjithashtu ofron një çelës të mirë për shitje potencialisht të dobëta.

Pala e tretë mund të ketë gjithashtu një in-teres tatimor për shumën e parave që ajo merr për hapësirën e reklamave. Në Francë aktorët e mod-elit tradicional janë kryesisht kompanitë franceze dhe është e thjeshtë të marrësh informacione nga ato. Për sa i përket modelit të ri, ai është i vendosur kryesisht ose i performuar nga një kom-pani e vendosur jashtë. Nuk është e mundur të ushtrosh të drejtën e komunikimit sipas rregul-lave të territorialitetit. Asistenca administrative ndërkombëtare nuk është efikase. Ka ende një mënyrë për të shmangur pengesën: agjencitë mediatike. Në të vërtetë, ato janë përgjegjëse për implementimin e fushatave reklamuese në emër të reklamuesit nëpërmjet vendosjes të një strat-egjie të komunikimit, prandaj ato mbizotërojnë informacionin duke lejuar kontrollet e kryqëzuara.

C) mjetet e pagesësKarta e kreditit ngelet një nga mjetet e pag-

esave më të përhapura në internet. Megjithatë, vlerësimet mbi sigurinë të lidhura me aspektet praktike kanë çuar në krijimin e mjeteve që u janë dedikuar pagesave për blerjet në internet. Kryesisht janë dy:

• Mikropagesat• Portofoli elektronika) MikropagesatPjesa më e madhe e transaksioneve në in-

ternet është e përbërë nga shuma të vogla. Kjo është e vërtetë sidomos për komunikimin e një kodi për të zhbllokuar një faqe ueb ose një video. Disa kompani janë të specializuara në ndërmjetësimin midis faqeve ueb që ofrojnë një shërbim dhe përdoruesit e internetit që duan ta blejnë atë: kur përdoruesi vendos të blejë, ai pa-

Zbulimi i mashtrimit të TVSH-së në internet do të thotë jo vetëm njohje e mirë e aspekteve teknike, që është shumë e rëndësishme për të drejtuar hetimet përkatëse, por dhe përdorimi i teknikave të specializuara duket se është një

mënyrë për të reduktuar detyrat materiale e sidomos për të marrë një pasqyrë koncize për të gjitha të dhënat, të cilat janë shumëfishuar në krahasim me hetimin tradicional

Page 17: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

17• E enjte 24 janar 2013

»studim

guan shumën e kërkuar duke përdorur metodat e pagesës në dispozicion të tij, si p.sh., kartën e kreditit, SMS, linjën telefonike pa pagesë. Ndërmjetësi në këtë rast paguan shumat peri-odike të mbledhura për përfituesin, minus komi-sionin e tij. Vëzhgimi i sektorit tregon se këto kompani janë kryesisht kombëtare.

b) Portofoli elektronikKëto mjete pagese janë shumë të afërta

me një llogari bankare klasike që u është des-tinuar blerjeve në internet. Përdoruesi duhet të krijojë një llogari dhe duhet ta lidhë atë me një llogari bankare (ose kartë krediti), në mënyrë që të kryejë veprime krediti dhe debie. Pas një transaksioni në internet, shuma e marrë apo e paguar nga përdoruesi transferohet përmes sistemit bankar dhe transaksioni homolog nga ana tjetër është kryer. Një nga vështirësitë më të mëdha është që kompania kryesore që prodhon këtë lloj pune është e vendosur jashtë vendit. Në këtë mënyrë është e vështirë të mar-rësh informacion. Megjithatë, ky problem është shmangur. Pas disa hetimeve të thella, ne kemi zbuluar një ndërmjetës bankar të vendosur në territorin kombëtar, i ngarkuar të kryejë veprime me bankën qendrore. Në këtë mënyrë është e mundur për autoritetin tatimor që të marrë dhe të zhvillojë një analizë të flukseve financiare. Të gjitha këto elemente të çojnë në një strategji të re për zbulimin e mashtrimit në internet.

Strategjia e re për monitorimin dhe zbulimin në internet

Gama e gjerë e internetit kërkon të përcak-tosh një strategji për të përqendruar veprimet

administrative mbi aspektet më të rëndësishme për të identifikuar mashtrimin tatimor. Infor-macioni i mbledhur nga disa lojtarë në internet mund të jetë shumë i rëndësishëm për qëllimet tatimore dhe përdorimi i tyre mund të jetë i për-shtatshëm për operacionet masive. Shfrytëzimi i bazave të të dhënave tatimore është gjithashtu një mënyrë për të zbuluar mashtrimin tatimor. Kjo përqasje duhet të lërë mënjanë kërkimin për disa hetime të veçanta, origjina e të cilave është thjesht e lidhur me një ngjarje.

A) Zbulim i mashtrimit mund të kryejë një qasje gjithëpërfshirëse.

1) Një mbledhje gjithëpërfshirëse e informa-cionit nga operatorët e internetit

Tashmë ne e kemi parë rolin e luajtur nga ak-torët të përfshirë në fushën e pagesave dhe re-klamimeve. Është gjithashtu një mënyrë e mirë për të kuptuar globalisht internetin.

Mjetet e pagesës: mikropagesat. Opera-torët janë shpesh kombëtarë. Ky është një ele-

ment besimi për përdoruesit. Autoritetet tatimore mund të kryejnë të “drejta të rregullta të komuni-kimit” (vjetore) për të përcaktuar pagesat që u janë bërë strukturave ligjore/përfituesve individualë, duke synuar çështjet më të rëndësishme. Përvoja ka theksuar tri çështje tatimore të rëndësishme:

• Aktivitete të panjohura• Shitje të fshehura• Rivendosje të biznesit jashtë kufijve kom-

bëtarë. Kjo përqasje na bën të mundur të kemi një

kuptim më të plotë të bizneseve që rriten me shpejtësi në faqet e internetit dhe kontribuon që të rrisë njohurinë e shërbimit.

Portofoli elektronik: operatori më i madh është amerikan. Ai nuk merr në konsideratë, për momentin, që të kthehet në një seli të përhershme në tokën kombëtare, dhe prandaj nuk i përgjigjet të drejtave të komunikimit, veç përmes një platformë elektronike që u dediko-het shërbimeve të qeverisë, por kërkon trans-

metimin e një ankese në emër të një entiteti të huaj, i vështirë për t’u implementuar për shkak të rregullave territoriale. Megjithatë, hetimet e thella të kryera nga shërbimi kanë lejuar që të shmanget ky problem. Në këtë mënyrë, të drejtat e komunikimit janë vendosur me bankën ndërmjetëse midis pronarit të firmës të portofo-lit elektronik dhe bankave kombëtare, llogaritë e të cilave janë të lidhura më të. Është mbled-hur një sasi e madhe informacioni, e cila ka bërë të mundur zbulimin e çështjeve tatimore në mënyrë shumë të ngjashme me atë që është përmendur më parë për mikropagesat. Të tjera të drejta të komunikimit do t’i dërgohen atij ndërmjetësi për të siguruar një mbikëqyrje të përgjithshme të industrisë së internetit.

b) Reklamat. Tregu për reklamimet në in-ternet është kryesisht i zotëruar nga një kom-pani amerikane. Është pothuajse e pamundur të marrësh informacion përmes të drejtave të komunikimit. Çështja kryesore është se si mund të merret informacion në lidhje me fushatat e reklamave të ndërmarra nga kompanitë kom-bëtare. Problemi është shmangur në saje të njohurive të shërbimit mbi rolin e agjencive mediatike. Në të vërtetë, ato kryejnë veprime ndërmjetëse midis kompanive të reklamave (si “Google”, “Facebook”, “Yahoo”) dhe klientit që ka bërë urdhrin për fushatën e reklamave. Si të tillë, ata mbajnë të gjitha faturat e lëshuara nga shoqëritë e reklamave. Prandaj ne mund të kemi një ide për detyrimet e paguara nga një kompani për fushatën reklamuese dhe mund të krahasojmë të dhënat e futura në pasqyrën e të ardhurave, në mënyrë që të vlerësohet koher-enca ekonomike. Në të tjera raste informacioni i mbledhur nga agjencitë mediatike ka bërë të mundur demonstrimin e një marrëveshjeje të përhershme të kompanive të vendosura në fushën e reklamave, duke vënë në dukje paqën-drueshmërinë ndërmjet vendosjes reale të një kompanie dhe atë ligjore, shpesh të ndryshme. Megjithatë, vetëm kompanitë e mëdha janë duke përdorur agjenci mediatike. Informacioni mbi kompanitë e vogla nuk është i thjeshtë për t’u marrë. Reklamuesi i vendosur në territorin kombëtar. Është kryer një sondazh mbi kompan-itë më të mëdha të reklamave dhe të drejtat e komunikimit janë përcjellë ose janë dërguar për të gjetur pagesat që ato kanë bërë me faqet ueb që kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për futjen e hapësirës reklamuese. Ky veprim duhet të kryhet rregullisht. Të gjitha informacionet e mbledhura janë të vlerësuara me risk. Në këtë mënyrë analiza e tyre është e përpunuar përmes eksperiencës së shërbimit në këtë fushë: duke përdorur softueret e posaçme, faqet ueb të referencës. Në këtë mënyrë janë theksuar njo-huritë teknike e mekanizmave të internetit.

2. Mbledhja globale e informacionit nga interneti

Kryesisht këtu bëhet fjalë për identifikimin e faqeve ueb më të vizituara përmes një hit pa-rade. Ky veprim është një mënyrë e mirë për të pasur një monitorim të përgjithshëm të internet-it. Kjo arrihet me anë të 100 siteve më të mira të nxjerra nga “Google” dhe nga “Alexa” dhe në site të tjera të vizituar nga përdoruesit francezë të internetit. Shërbimi gjithashtu mbledh informa-cion përmes shtypit ose gjatë aktiviteteve që i dedikohen internetit.

1) Shtypi i specializuar dhe i përgjith-shëm. Gazeta të ndryshme mbi subjektin mund të përmbajnë informacion në lidhje me veprimin e fushatave të internetit, të dobishme për kryer-jen e hetimeve. Në këtë mënyrë, kompania e huaj që ushtron aktivitetin në Francë mund të hetohet më tej në mënyrë të dobishme nga shërbimi.

2) Aktivitetet që i dedikohen internetit. I njëjti qëllim ndiqet edhe këtu. Kjo është një mundësi unike për të provuar ndryshime në sek-tor dhe lojtarë të rinj. Zbulimi i mashtrimit tati-mor në internet presupozon një njohuri shumë të mirë të lojtarëve kyç. Kjo është një metodë themelore për të vendosur linjat e hetimit. Ele-mentet teknike janë gjithashtu shumë të rëndë-sishme, por duhet të jenë qendrore për ndjekjen e mashtrimit në internet. Këto elemente duhet të adresojnë autoritetet tatimore për përcak-timin e strategjisë të monitorimit dhe të kon-trollit të aktiviteteve në internet, duke marrë parasysh të gjithë elementet e zhvilluara më sipër. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve anë-tare të IOTA-s është natyrisht akoma shumë i rëndësishëm. Kombinimi i këtyre komponenteve duhet të bëjë të mundur një luftë efektive kundër mashtrimit tatimor në internet.

Page 18: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

18 E enjte 24 janar 2013 •

« dossier

kalvari i vuajtjeve, njohja e Vehip runës

me Bahri omarin dhe enver hoxhën

Nga albert Kotini

kur u hap një ekspozitë shqiptare në Dam-ask, Vehip Runa e vizitoi. Në ato ditë të emigrimit politik në vitin 1956, ai ishte një

ndër 217 të arratisurit politikë që nuk i kishin pranuar të ktheheshin në Shqipëri. Tashmë, i plakur dhe me mallin e largimit që nga 28 nën-tori 1944, me një bastun në dorë, me kapele republike, tamam, si një zyrtar i kohës, në fund të vizitës, në ketë ekspozite iu drejtua ciceronit shqiptar: “More djalë, terë ato gjera janë bërë në Shqipëri?”. Ciceroni çuditet nga të folurit e tij shqip dhe i thotë: ‘Po, po juve kush jeni?’ – ‘Unë jam Vehip Runa nga Shqipëria’. - “Po ju pse nuk ktheheni në Shqipëri?” – “Unë nuk mund të kthe-hem, sepse qeveria komuniste më ka dënuar, por gëzohem që këto të mira mund t’i gëzojnë edhe fëmijët tuaj’. Dhe i ranë lotët…”.

Në vitin1958, mbas një sëmundje të rendë, Vehipi, ndërroi jetë në Damask. Të gjitha nder-imet i janë bërë nga shteti sirian.

Patrioti Vehip RunaNë veprën “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë

së re”, Enver Hoxha, shkruan për Vehip Runen në faqet 86-94, se: “Fakt është, se familja e Vehipit ishte e njohur në Kurvelesh, si një familje e pasur dhe me influencë, por edhe Vehipit e të vëllait të tij, u kishte dalë nami si trima të pushkës... Ishte një burrë i gjatë, as i trashë e as i hollë, me një sy të zgjuar, me një fytyrë karakteristike të gjatë, të verdhë dhe me lëkurë plot rrudha...

“ - Duhet të punojmë nga brenda, që të rrezo-jmë në mënyrë paqësore fashizmin, pra, ta mar-rim kalanë nga brenda, e të vendosim demokraci-në”. Kjo, ishte teza që Vehipi në qetësi, me zë të ulët, ma zhvilloi mua, “zotit Enver”, “djalit të mikut tim, Halilit”, siç shprehej, se të tjerët, ishin në një mendje me të. Kjo bisedë, zhvillohej gjatë një dreke tek Bahri Omari, ku ishte i ftuar Vehip Runa, e ku ishim, edhe unë e Skënder Pojani”. E, në libër, vijohet një analizë, siç bënte Enver Hox-ha, për çdo reaksionar, ku insinuatat e tij ishin, sa të çuditshme, aq e të pabesueshme. Ndërsa, në faqen 94, Hoxha e mbyll, se: “Fol, more Bahri”, - ju drejtua Bahri Omarit, i cili nuk ishte përzier në bisedë. “Unë, - u përgjigj Bahriu, kam biseduar vazhdimisht me Enverin, por nuk merremi vesh me të”. Enveri iu kthye Vehipit se: “Të mos shko-jmë larg, por vetë vëllai yt, zoti Vehip, është me ne, dhe jo me ty, është në luftë me okupatorët”.

Ne ketë kontekst, Vehip Runa dhe i vëllai Riza Runa, që deri më 7 prill 1939, ishin patriotë të sh-quar, nacionalistë dhe me kontribut në çdo luftë, si ndaj turkut dhe grekut, i kishin rrugët të ndara, njeri i shërbeu enverizmit dhe tjetri nacionalizmit, në dy llogore, por pa u vrarë me pushkë.

Për Vehip Runën, faktet historike të aktiv-itetit të tij, janë të shumta, por disa shkrime të kohës, përcaktojnë episodin. Kështu, në revistën “Leka” të vitit 1937, botohet shkrimi me titull “Veprime për liri, rreth Gjirokastre”, qe përm-bante një panoramë te veprimeve luftarake, si vijon: “Këto ditë, na u dërguan mbas mbledhjes në Manastirin e Çepos, disa aktivitete të zo-tit Vehip Runa. Është, edhe një fotografi që ka mbishkrimin e çetës së Kurveleshit, ku Vehip Runa është me shokë. Kundër otomanëve janë plot 15 veta, që i komandon Vehipi; se bashku me Namik Delvinën, ata kishin formuar në Kor-fuz (Qerfos) një qendër për veprime patriotike. Më 1911, në marrëveshje me Han Xhiken, Beso Gegën nga Gjirokastra, Namik Delvinen, Alush Taken, e Muharrem Rushitin nga Çamëria, mblod-hën 600 burra dhe benë kryengritje, kundër Tur-qisë; pushtuan sarajin e Kurveleshit dhe morën rob kajekanin (Rasim Reso) nga Gjirokastra dhe të gjithë nëpunësit turq. Më pas u bashkuan ne manastirin e Çepos, ku u nënshkrua promemo-ria, e cila, iu dërgua qeverisë turke, nëpërmjet Alush Takës e Pandeli Calit, dhe përfaqësuesve të shteteve të mëdha... Mbas kësaj, Vehipi shkoi në Përmet dhe luftoi se bashku me Mehmet Pa-varin, ku mbeti i vrarë Nazif Hadëri nga Delvina kundër ushtarëve turq. Çeta e Vehipit u ndesh edhe në Cakran dhe Berat, kundër ushtrisë turke, ku si oficer i ushtrisë turke, ishte ko-losi Ismail Libohova, i cili më vonë u be patriot i flaktë. Mbas këtij veprimi, ka pasur aktivitet, edhe me çetat e Çamërisë. Ushtria turke, ka qenë rreth 8000 veta në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet e Kurvelesh. Megjithatë, edhe në luf-

time të tjera, kundër ushtrisë turke, ka zënë rob mbi 20 ushtarë, si p.sh në Kardhiq. Edhe në kryengritjen e vitit 1911, veproi mbi 2 muaj e gjysmë kundër turqve. Në vitin 1912, se bashku me Dervish Himën, që erdhi nga Stambolli, Vehip Runa, organizoi një fuqi prej 4 vetash, për të ri-filluar kryengritjen, por u shpall lufta ballkanike, që e ndërpreu ketë program. Po ne këtë kohë të luftës ballkanike, ka luftuar kundër Spiro Milos nga Himara, që ishte me andartët grekë...”.

Disa prej figurave të kombëtare janë lenë pa emër, pa episodin e tyre kombëtar, madje janë ironizuar edhe nga fati, duke u përdorur nga aventurieri Enver Hoxha në librat e tij të histor-isë. Vehip Xhemali Runa është quajtur për të gjithë aktivitetin e tij, deri në fitimin e pavarë-sisë, si kapedan i Labërisë. Ka lindur në vitin 1883, në Nivicë të Kurveleshit. Në vitet 1900-1914, bashkëpunon me patriotë, shokë e miq të tij, si me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, Avni Rustemin etj. Ka marrë pjesë në kongresin e Manastirit, si i dërguari i krahinës së Labërisë dhe ka ndihmuar në përhapjen e shk-ronjave dhe diturisë shqiptare. Në vitet 1908-1911, drejton çetën e Kurveleshit, si kapedan i saj, e cila u quajt “flamurtare e lirisë” dhe deri në ngritjen e flamurit në Vlorë, del përsëri në luftë, përkrah trimit Selam Musai në vitin 1920 në luftën e Vlorës. Po në vitin 1920, si i dërguar i Kurveleshit, përshëndet Kongresin e Lushnjës. Ka marrë pjesë, si i deleguar në kuvendet “Shpa-ta e Labërisë”, “Palla e Kurveleshit”, dhe në kuv-ende të tjera. Vehip Runa, ka qenë kundërshtar i rreptë i sistemit komunist dhe në 28 nëntor të vitit 1944, ka emigruar nga Shkodra në Itali dhe pastaj në Siri bashkë me patriotet e tjerë. Esh-trat e këtij patrioti, prehen sot, në një nga teqetë e Damaskut. I është ngritur kënga: “A e shihni Vehip Runën/ kapedan, Nivicë, o burrë/ krah i hapur i Kurveleshit,/ dhe si vdes emri kurrë”.

Janë me dhjetëra këngë të tilla në ketë kra-hinë ndaj Vehip Runës dhe vëllait të tij Rizait.

Halim Begeja, ish-eksponent kryesor i Ballit Kombëtar, më 23 janar 1958, që nga Nju Jorku i dërgon Limoz Runes ketë konsideratë: “Qysh, kur ishte në jetë, Vehip Runën, e kam çmue, respektue dhe dashtë, si një babë i kombit tonë fatkeq, për të cilin Vehipi u shkri dhe dha jetën për të, duke mos marre aspak në konsideratë ndasitë tona politike. Vehipi, po të kishte vdekur në Shqipëri, arkivolin e tij, do ta përcillte i mbarë populli shqiptar...”

Emri i Vehip Runës është i përmendur në do-kumentet gjermane të Vermahtit. Një dokument i tillë gjerman, me nr. 5770/44 sekret, i dërguar për në komandën e Përgjithshme, shefi Shtabit të Përgjithshëm Ritmaister pohon se: “Në datën 11.5.1944, gjenerali komandues, në praninë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, i akordoi au-diencën e kërkuar prefektit të sapo emëruar të Gjirokastrës të quajtur Vehip Runa. Prefekti deklaroi, që ai ndodhej në rrugën nga Tirana në Gjirokastër dhe kur kalonte nga Korça kishte nda-luar në Janinë për tu takuar me gjeneralin koman-dues, në mënyrë që t’i përshkruante gjendjen e prefekturës e ti paraqiste disa kërkesa...”

Materiali prej 3 faqesh jepte jo vetëm nivelin e njohjes së gjendjes për prefekturën e Gjirokas-trës, por kërkonte që Vehipi të ishte i pavarur në administrimin civil dhe ushtarak të forcave sh-qiptare, ku asgjë, të mos bëhej pa dijeni të tij. Gjithashtu, synohej që lufta ndaj bandave komu-niste dhe ndikimi i agjitacionit komunist të ishte sa më larg njerëzve të ndershëm të Gjirokastrës.

Janë, mjaft dokumente në Arkivin e Shtetit, si dhe dosja personale e tij në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, që argumentojnë punën e tij për të shpëtuar e ndihmuar të gjithë shqiptarët, të cilët ishin futur nëpër burgje dhe mund të pushkato-heshin. Asnjë provë, nuk faktohet që Vehip Runa të ketë dhenë urdhër, ose të ketë gisht në pushkatimin

e ndonjë shqiptari, qoftë ky edhe partizan. Edhe në vrasjen e Persefoni Kokëdhimës e Bule Naipit nga gjermanët, ekziston në Arkivin e Shtetit, fakti i an-kesës në qeveri, duke shprehur se: “Unë heq dorë nga detyrat e mija, në qoftë se, do të bashkepuno-het me gjermanët që vrasin fëmijët shqiptarë”.

Kjo vrasje qe mbahet mend, ka qenë e Idriz Jazos, një krimineli me damkë në Gjirokaster. Po kështu ka edhe raste që tregojnë moslyerjen e duarve me gjak, siç është fakti, kur në Vlorë, Ve-hipi ishte prefekt, dhe u dënuan 11 djem e vajza. Vehipi i shpëtoi, 7 prej tyre, ndërsa 4 të tjerë i vranë, sepse kaq e kishte fuqinë. Në Vlorë nji-het fakti, që kur kanë ardhur forcat e Halil Alisë dhe Lelo Koçit, me Qazim Koculin, ata u vranë. Prandaj, Vehipi në atë situatë të rendë, kur të gjithë italianët se bashku me Halil Alinë do të bënin raprezalje në Vlorë, është futur midis for-cave të tyre dhe ju ka kërkuar, që të largoheshin, duke shmangur kështu vëllavrasjen.

Edhe në ketë ngjarje, ekziston letra arkivore, që i dërgohet qeverisë, se në qoftë se nuk largo-hen forcat Halil Alisë nga Vlora, atëherë të gjithë forcat e qytetit me partizanë e ballistë, Vehipi do t’i mësymje kundër tyre. Me këto fakte, çrrënjoset përfytyrimi i krijuar ndaj figurës patriotike të Ru-nës nga sistemi Hoxha, që e kishte trajtuar atë si kriminel dhe antishqiptar. Në dosjen personale që ndodhet në arkivin e ministrisë së Brendshme, dt. 13.12.1957, paraqitet vendimi, ku punëtori op-erativ i seksionit të tretë të degës II në drejtorinë e zbulimit politik, toger Orhan Blaceri shkruan, se: “Gjeta, që i përmenduri në kohën e regjimit zogol-lian, ka qenë nëpunës i këtij regjimi... Gjatë okupa-cionit italo-gjerman, ka qenë prefekt, si në Vlorë, Gjirokastër, Peshkopi etj, dhe ka qëndruar, si i tillë kundër Luftës Nacionalçlirimtare. Në pragun e çlirimit për ti shpetuar drejtësisë, arratiset jashtë shtetit. Për këto arsye, vendosa: ti hapë dosjen e kërkimit për përpunimin e mëtejshëm të tij, për të parë aktivitetin aktual, që mundet të tregojë sot, kundër vendit tonë”. Në dt. 24.1.1958, arkivohet ky informacion: “Nga të dhënat e të riatdhesuarit, Enver Boxheku, prej Sirie, rezulton se Vehip Runa ka vdekur në fund të vitit 1957, në Siri. Punëtori operativ, kapiten II, Idai Shehu”. Me vdekjen e Ve-hipit në mënyrë natyrale u mbyll edhe përndjekja e sigurimit shqiptar për eliminimin e tij, si ndaj të gjithë emigranteve të tjerë politikë, të cilët, jashtë vendit vepronin kundër regjimit. Por, më e rëndësishme se psikoza e një populli fatkeq, që shënonte në letrat e diktaturës, gjendjen e vet të renduar dhe vuante përndjekin e vërtetë të Perëndimit, ishte lenia në harresë për shumë vite, të figurave dhe episodeve të historisë, me vlerë si ndaj librave të edukimit qytetar, ashtu edhe për konsolidimin e demokracisë në vend.

Violeta Runa, e bija e Vehip Runës dëshmon se: Babai, më ka lenë në moshën 7 vjeçare, në gusht të vitit 1944, kur kisha nevojë me tepër se kurrë për të. Nuk mund ta konceptoja në atë kohë, se cili ishte babai im, apo çfarë ai përfaqë-sonte për të tjerët. Mbas gushtit të vitit 1944, nuk u pamë më me babain, sepse u transferua në Kukës, me detyrën e prefektit. Nga Kukësi, kaloi në Shkodër dhe pak ditë para 28 nëntorit të vitit 1944, mërgoi për në Itali. Limozi dhe Ruhi Runa, vëllezërit e tij, e kanë shoqëruar babain që te largohet nga Shqipëria. Peripecitë e këtij largimi i kam mësuar me detaje deri ne ditët e sotme, nga vëllezërit e mi që janë gjallë. Ruhiu, kishte mbaruar shkollën tregtare në Vlorë, pastaj u be kryetar komune në Mifol dhe gjatë luftës, ka qenë me njësitet guerile, të Ballit Kombëtar të Vlorës.

Limozi ka qenë në cilësinë e kryetarit të çetës së Nivicës me Ballin Kombëtar. Kështu, u larguan me këmbë nga Shkodra, se bashku me gjermanet, pastaj për në Trieste. Vetëm babai im pati mundësi të largohej me anije së bashku me Mithat Frashërin, ndërsa vëllezërit në këmbë nga ana e Jugosllavisë.

Në kampin italian u takuan të tre si familje. Kur u vendos diktatura, komunistët i benë një thirrje Ve-hipit që të kthehet, se gjoja, kishin nevojë për të. Ishin miqtë e tij: Ali Këlcyra, Koço Muka, Kadri Cak-rani etj, të cilët nuk pranuan të ktheheshin, sepse e dinin çfarë mund ti priste. Në Itali, babai ka dhenë një intervistë, me titull “Çfarë është Italia dhe greku për Sipërinë”. Përgjigjja e tij ishte: “Italia është oku-pator, na okupoi dhe iku. Greqia, ka qenë armikja jonë shekullore”.

Në vitin 1948, komunistët italianë, po fitonin zgjedhjet dhe ekzistonte frika e kthimit të tij Shqipëri. Për t’iu larguar kësaj mundësie, babai u lidh me Ahmet Zogun, sepse kishte lidhje të mira me kryeministrin e Sirisë, i cili mendohej të ishte me origjinë shqiptare. Si rezultat u trans-ferua në Damask të Sirisë. Ruhiu dhe Limozi u larguan nga Italia për në SHBA. Babai, mbeti me të moshuarit dhe ka jetuar në teqenë e sulltan Selimit (muze në Damask).

Deri në vitin 1956, babai, ka qenë shumë mirë me shëndet, por malli për atdhe e ka brejtur atë dhe neve, për terë jetën. Ajo, që na ndahu me luftën komuniste e ka shkakun tek vëllavrasjet e komunistëve me nacionalistet. Nuk po flas, për tri atentatet që iu benë babait tim, kur ishte në detyrën e prefektit, në Vlorë, Gjirokastër dhe Peshkopi. Secila krijonte një ngjarje më vete dhe të dokumentuar, siç ka ndodhur realisht. Kulmi, ka qenë, vrasja e vëllait tim Duk Runa. Ka qenë vëllai i mesëm, i datëlindjes 924, student në bujqësor-en e Kavajës, që kishte mbaruar vitin e tretë dhe i papërzier në asnjë organizatë të asaj kohe.

E kapen në Sevaster, në shtatorin e vitit 1943 dhe ia dorëzojnë çetës, “Hakmarrja” në Tragjas, me komandant Luftar Bolena (Mehmet Jaho- emri i vërtetë) dhe komisar Sali Ormeni. E mbajtën 4-5 ditë në Tragjas, dhe kur u nis çeta për në Tërbaç, e pushkatuan në vendin e quajtur Lajthizë të Du-katit, pa gjyq dhe pa një motiv. Atë e vranë, duke e lenë sipër tokës që ta hanin bishat. Për 50 vjet dergjej në tokën e Dukatit trupi i tij dhe, mbas kësaj periudhe, falë një pune të jashtëzakonshme për zbulimin e tij, se bashku e banorët e Dukatit e mësuam të vërtetën. Më 10 mars 1994 kemi bërë rivarrimin e tij në Tiranë. Është bërë dëshmor pas viteve ‘90. Kjo vrasje, ka ndodhur menjëherë pas vrasjes së Azis Sharës, duke nisur në ketë mënyrë serialin e vrasjeve në krahinën jug-perëndimore të Labërisë. Odiseja e gjetjes së trupit të Dukës pas vitit ’91, në malet e Dukatit, u be i mundur nga zbu-limi i ish-ekzekutoreve partizanë, që kishin mbetur edhe vetë gjallë, duke na treguar të vërtetën.

Limoz Vehip Runa, i datindjes 1918, po kry-ente Shkollën e Mesme të Harri Fulcit në Tiranë, por nuk e mbaroi atë të plotë, sepse e futën ne burgun e Gjirokastrës. Kjo, thjeshtë sepse ai beri një vrasje në sallën e gjyqit, kundër një përdhunuesi, që u dënua pak për çnderimin që i kishte bërë një vajze 13-vjeçare, që ne e kishim marrë në shtëpinë tonë nga Dukagjini si shër-byese dhe e trajtonim si të familjes.

Deri në vitin 1943, ka qenë komandant i çetës së Ballit të Nivicës dhe mendonte, që të luftonte kundër italianëve, por me vrasjen e Dukës (i vël-lai), ai u bë një nga armiqtë më të betuar të ko-munistëve. Limozi, që nga koha që ka qenë me Ballin, e deri në vitin 1954, në Kanada, ka pasur një veprimtari të madhe për ketë organizatë. Ka qenë njeri i besuar i Mithat Frashërit deri në var-rimin e tij, ku ka mbajtur fjalim, për të cilin Halim

Page 19: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

19• E enjte 24 janar 2013

»dossier

Begeja e falënderoi. Mbas vdekjes së Mithatit, ai hoqi dorë, se edhe në Shqipëri, sipas tij kishte marrë fund çdo përpjekje tjetër, ndërsa Balli jashtë shtetit u shpërbë.

Abaz Ermenji nderkohë kishte krijuar Ballin Agrar. Për ketë Limozi ka pasur mjaft pikëpyetje. U vendos në SHBA, në Ankesat të Nju-Xhersit. Ruan njohje, edhe me familjen Klinton nëpërm-jet gruasë së tij amerikane. Kur erdhi Limozi në vitin 1994, ai shkoi në Nivicë shumë i përmalluar, po kur e pa Shqipërinë, tha: “Mbas 20 vjetësh mund të bëhet Shqipëria, sepse komunistët nuk e shkatërruan vendin, por shkatërruan njeriun”. Jam shumë i zemëruar me Ballin, sepse e di mirë historinë dhe komunistët e fituan luftën, duke përdorur gënjeshtrat, lugët e floririt, teleferikët, qumështin me rubineta e shumë pallavra të tjera, që neve, nuk i përdorem, sepse ishim për Sh-qipërinë. Për ne kanë pasur faj edhe krerët krye-sorë të Ballit Kombëtar, se ata, e dinin që mbled-hja e Jaltës e kishte caktuar Shqipërinë në zonën komuniste. Ne ketë mënyrë, vramë njëri-tjetrin, ndërsa alametet nuk e kishin problem të vriteshin shqiptarët, por vetëm të shfarosnin gjermanët.

Edhe në SHBA, ku ka emigruar për një kohë të gjatë, ai dhe Ruhi Runa, kanë mbetur gjithmonë, si armiqtë më të betuar të regjimit komunist. Ko-munistët e kanë akuzuar se ka bërë krime, por ai është përgjigjur, se “kam luftuar kundër partiza-nëve në kushtet e mbrojtjes së nevojshme dhe nuk kam vrarë asnjë të pafajshëm”. Ana e kundërt e familjes Runa, deri në ardhjen e Italisë Fashiste, ka qenë xhaxhai im Riza Runa, i cili u bë me luftën nacional-çlirimtare. Deri në ketë kohë, Kurveleshi i njihte, si një vatër patriotike, dhe nacionaliste. Rizai, nuk ka qenë me ideale komuniste, por duke e parë gjendjen shumë të keqe, nga operacioni gjerman është marrë vesh me Hysni Kapon dhe Tuk Jakovën, që të vendosej në Tiranë, duke marrë me vete edhe fëmijët e Vehipit. Si kompen-sim Rizai dha nja djalë partizan, i cili e vra në ish Jugosllavi në moshën 17-vjeçare. Për ketë qëllim Rizai është quajtur si shtëpia e parë e strehës së komunistëve në Nivicë, por asnjëherë nuk ia fali komunistëve, vrasjen e nipit të tij, Dukës.

Kalvari i persekutimit politik të RunajveVioleta tregon për llojet e persekutimeve dhe

pasojat ndaj të gjithë familjes së runajve, se: “ Gjatë luftës për çlirimin e Tiranës, ishim vendo-sur te pallatet muskate dhe e mbaj mend mirë luftën, se përballë ndodhej komanda gjermane. Aty u zhvilluan e u bene dëme më të mëdha. Nuk më harrohet fakti, që mjaft njerëz në atë pallat, kur erdhën partizanët, dolën duke i pu-thur e përqafuar, e nënës time, i thotë një grua labe nga Lekdushi: “Haxho, akallogre, ne armi-kun e paskemi pasur brenda në shtëpi. Kjo punë është të therësh me bisht të maçit, se me thikë vdes kollaj. Ne paskemi qenë në gojë të ujkut”.

Nuk kaloi shumë kohë, dhe ne na hoqën nga shtëpia, sepse ndenjëm disa muaj duke mendu-ar, se kur të vinin vëllezërit dhe babai do ti kapte sigurimi, por kur kjo nuk ndodhi, na çuan në një shtëpi, te kazermat e Ali Rizait, në një dhomë të vetme. Vëllai i nënës, Banush Duka, oficer me akademi dhe kapiten artilerie, kishte ndërruar një shtëpi në lagjen “Ali Demi”.

Në vitin 1943 bëri dorëheqjen nga detyra, me pretekstin, se nuk mund të luftoj kundër vëllezërve e motrave shqiptare, në këto kushte

që ka ardhur puna. Ai na mori në shtëpinë e tij. Mirëpo, në vitin 1946, komunistët e kërkuan Banushin që të hynte përsëri në ushtrinë kom-bëtare. Ketë ndërhyrje e beri Shefqet Peçi, i cili, kishte qenë në anët tona dhe kishte punuar, si kapter te Banushi. Banushi, nuk e pranoi, duke thënë se e kam lenë atë detyrë njëherë e përgjithmonë. Duke qenë, se ishte i martuar me të bijën e Ahmet bej Borshit dhe njëkohësisht nuk pranoi të shërbente në ushtrinë komu-niste, e ngatërruan, si bashkëpunëtor me grupin armiqësor të minoritarëve, duke e burgosur në kanalin e Gjirokastrës. Kur të tjerët i pushkatuan, Banushin e shpëtoi prokuror Mustafa Beqo nga Nivica, sepse ishte nga njerëzit tanë.

Por fundi i Banushit mbas burgut të Gjirokas-trës ishte Maliqi. Atje, u tmerrua, kur ka parë njerëz të mbytur në kënetë, apo që vdisnin te larë me gjak. Nga Maliqi, e çuan nëpër kanalet e Fierit apo Kavajës, pastaj në burgun e ndër-timi të Rinasit, në vitin 1956, derisa vdiq më 19 gusht 1984. Më vonë në vitin 1947, na strehuan në shtëpinë e Xhevdet Çelës, dhe në qershor të vitit 1951, kur ishim në Fier, na nxorën në mes të rrugës, sepse doli një farë urbanizimi, d-m-th, internimi bashkë me 50 familje të tjera.

Na i nxorën plaçkat në mes të rrugës, para sheshit të Degës së Punëve të Brendshme dhe kur nuk kërkuam për t’u strehuar diku, nena shkoi në Kavajë, ku kishte një mbesën tonë dhe nuk gjeti shtëpi; po kështu edhe në Elbasan dhe në Durrës. Por, vetëm në Shijak, na strehoi Ramadan Duka, një kushëri i saj. Kjo, sepse Vehip Runa i kishte dhenë shkollë dhe punë Ramadanit. Shi-jakasit, kanë qenë antikomunistë dhe njerëz të deklasuar, dhe kanë bërë çmos për ti ndihmuar. Këtë e treguan edhe me ne. Megjithatë, hallet nuk patën të sosur, sepse në vitin 1954, kur dolën në gazetë njerëzit tanë, edhe pse na përkrahnin shi-jakasit, punët tona, ishin nga më të rëndomtat.

Unë hyra në punë në moshën 15 vjeçare, thjesht marangozë në ndërmarrjen Karro-Qere të Shijakut. Luani, im vëlla, u bë punëtor ngarkim-shkarkimi me makina që ngarkonin trupa. Edhe Kujtimi, ishte 15 vjeç, pati fatin tim dhe hyri në Karro-Qere. Para kësaj pune, së bashku me evgjitët, kemi përgatitur qerpiç dhe ketë punë, e kemi bërë të gjithë si familje. Në vitin 1960, u martova me Fadil Alvorën, nga Shijaku, i cili ka pësuar një persekutim të tmerrshëm për shkakun tim. Përmenda punën e qerpiçit, sepse me ne, ka qenë edhe kushëri i parë i Jusuf Vrionit dhe bax-hanaku i Vedat Kokonës, i nderuari Azis Vrioni, i cili kishte bërë 17 vjet burg; ishte i martuar me një grua Toptanase dhe ishte i internuar me ne në Shijak. Na ka ndihmuar shumë, por dua të për-mend faktin, që ai ka bërë përkthime të shkëlqy-era dhe të tjerët i përfituan paratë dhe famën.

Pak më lart unë fola për Riza Runën, që kishte ndihmuar luftën italo-shqiptare, por si u shpërblye ai?! I biri, Daut Riza Runa, kishte bërë 15 vjet burg në Burrel dhe benë çmos ta rekru-tonin, në veçanti, Kapllan Shehu, i Degës së Pu-nëve të Brendshme në Durrës. Mirëpo përgjigjja e tij ishte, që nuk pranoi të bëhej spiun, duke bërë edhe 12 vjet të tjera për ketë arsye në bur-gun e Vlorës dhe të Ballshit. Si pasojë, vdiq në mes të rrugës. Thonë, se nga një ngatërrim zor-rësh pa e çuar në spitalin e Fierit.

Lidhur me çështjen e Dautit, ngatërruan edhe Luan Runën, tim vëlla me të njëjtat metoda për ta rekrutuar dhe bërë bashkëpunëtor të sigurim-it. Kështu, pas 24 orë torturash psikologjike, Lu-ani, i thotë punëtorëve të Sigurimit se: “Mund të bëni çfarë të doni, unë spiuni i juaj nuk bëhem, sepse babai, ka qenë një politikan dhe nuk ka qenë, imoral, hajdut e as spiun. Mbas refuzimit, çfarë nuk i kanë kurdisur Luanit dhe çfarë nuk i kanë bërë. Duhen net dimri për të treguar. Më e keqja, erdhi, kur ne shprehëm pakënaqësi për in-ternimin tonë në Shijak. Më 1 tetor 1971, në ora 4 të mëngjesit policia na kishte rrethuar shtëpi-në që nga “Katër rrugët e Shijakut”. Kur e panë, që asnjë pjesëtar i familjes nuk ishte larguar, na sjellin makinën në orën 6 të mëngjesit, na i hodhën plaçkat mbi makinë dhe na nisën rreth 7 vetave për në fshatin Nivicë. Mirëpo, Nivica, në fillim ishte e trembur dhe ne na strehuan në një baxho bulmeti në majë të një bregu, por më vonë na trajtuan si farefis të tretë që ishim.

Ruaj respektin, që Nivica nuk u thye para ma-nipulimeve që bënte operativi i zonës për të nxi-tur urrejtjen. Edhe këtu nuk na lanë rehat, sepse donin të rekrutonin Kujtimin, vëllai tjetër. Duke e joshur me propozime e privilegje për një punë të mirë, ata kërkonin të na largonin të gjithë nga fshati. Ka edhe një histori më vete, se si e

mori Dega e Punëve të Brendshme Kujtimin. E morën për në Tepelene, gjoja për të lyer Degën e Brendshme, për ditët e zborit që kishte, por e fshehurazi e izoluan në turizmin e Gjirokastrës, ku dy punonjës operativë i benë të njëjtat tortu-ra që i kishin bërë vëllait tjetër. E kanë mbajtur kështu për 3-4 ditë por nuk e thyen dot.

Një persekutim, demaskim dhe torturë të jashtëzakonshme kemi pasur unë dhe tim shoq, Fadil Alvora, kur punonim bashkë në Tiranë, tek ish-ndërmarrja “Misto Mame”, si marangozë; saqë edhe sot e kësaj dite më rrëqethen mishtë. Na nxirrnin para kolektivit, sepse kërkonin të sajonin dëshmitarë për të na bërë gjyqin e popullit, apo fletërrufetë me shpifje të ndryshme. Nuk har-ruan, të bënin rezil, as djalin tim, Ardianin, atëherë 17-vjeçar, i cili duke biseduar me shokët për tu ar-ratisur, kishte thënë në 1987, se: “Unë i kam dajat në SHBA”. Fjala kishte shkuar në vesh të sigurimit... Vjen policia, vetë i shtatë tek dera e shtëpisë dhe kur Ardiani e hap derën, pa u menduar se kush ishte, ata hyjnë e kontrollojnë shtëpinë, e marrin djalin dhe e nxjerrin, para ndërmarrjes. Mbledhin 400 punëtorë të fabrikës dhe e arrestojnë në “emër të popullit”. Ka bërë burgun në Qafë të Barit në Fushë-Arrëz. Ketë fat e kanë pësuar edhe fëmi-jët e tjerë, duke i lenë pa shkollë, futur në punët më të vështira dhe mbajtur në survejim të plotë”.

Të dhëna biografike për familjen- Hulusi Runa, i biri i Riza Runës. Është

diplomuar për mësuesi në vitin 1947. Ka qenë pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalç-lirimtare, në Brigadën I dhe XVI S. Ka qenë edhe pjesëmarrës në demonstratat e para antifash-iste në Tiranë dhe Gjirokastër për vitet 1941-1942. Ka qenë mësues vullnetar në vitin 1945, në shkollat kosovare të Ferizajt, Trepçes, Mitro-vicës, e deri në gjimnazet e ulëta të Prizrenit e Pejës. Mbas prishjes së marrëdhënieve ndër-shtetërore më Jugosllavinë, vijoi punën në arsim në Tepelenë dhe doli në pension në vitin 1978. Është titulluar “Mësues i Merituar”.

- Riza Xhemali Runa ka lindur në Nivicë në vitin 1881. Ka marre pjesë në lëvizjen antiturke në vitin 1908, me Bajo e Çerçiz Topullin, Namik Delvinën e Nazif Hadërin (1910); në kryengritjen antiturke të Kurveleshit më 1911 (Dervish Himën, Alush Takën, Rakip Dukën, Demo Eminin etj). Ka përfaqësuar fshatin dhe Kurveleshin në Kuv-endin e Çepos (1911), Lisat e Kadhe (viti 1911), Kongresi i Labërisë (1924). Ka marrë pjesë në shpalljen e pavarësisë në 1912 në Vlorë dhe në kohen e Princ Vidit; u vesh në gardën mbretërore me gradën toger dhe u largua, për në Gjermani në 1914. Ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Vlorës më 1920, si komandat çete. Pas luftës së Vlorës, ka qenë nënprefekt i Kurveleshit dhe Mesaplikut, ndërsa në 1925, për krahinat e Poliçanit e Libo-hovës; kryetar i Bashkisë së Kurveleshit në vitet 1927-1932. Është autor i një ditari, prej 400 faqesh mbi veprimtarinë patriotike në Kurvelesh dhe mban urdhrin “Për veprimtari patriotike të klasit II”. Ka vdekur në Tiranë në vitin 1946.

Familja e Riza Runës, mbas vitit 1940, mbajti linjën e Luftës Antifashiste, por nuk u vlerësua për të gjithë aktivitetin e vet, sepse hija e Ve-hip Runës, i hodhi përsipër urrejtjen enveriane të luftës së klasave. Për ketë aktualisht Hulusi Runa tregon: “Riza Runa, kishte 5 djem:

1. Dautin, oficer xhandarmërie, që mbas çlirimit beri burg, nga viti 1946, në Vlorë e Burrel me mo-tivin, se ishte oficer i Zogut. Nuk pranoi të rekruto-hej nga sigurimi dhe për pasojë i kurdisen akuzën tentativë arratisje, duke e dënuar përsëri. Ka bërë 18 vjet burg dhe vdiq në burgun e Ballshit.

2. Perlat Runa. Kur ishte ushtar në Kërrabë e akuzuan për agjitacion e propagandë dhe e dënuan me 5 vjet burg. Përfundoi thjesht si mu-rator në Nivicë, ku jeton dhe sot, ndërsa fëmijët i mbetën pa shkollimin e lartë.

3. Hulusi Runa. Edhe pse ka qenë me aktivitet në Kosovë, e më parë partizan, ka punuar mësues në Tepelenë, në vitin 1951-1956. E pushuan nga puna, me motivin “I padëshiruar”. Po kështu me ven-dim të Këshillit të Ministrave, paijset me karton të verdhë, që nënkuptonte mosmarrjen në punë, pa ketë vendim. Kjo damke, nuk iu nda deri sa në vitin 1957, kur ka punuar si bujk në fshatin e Nivicës.

4. Mustafa Runa, i dtl 1928, partizan i Br. VIII S, ra dëshmor në Vishegrad, në shkurt të vitit1945.

5. Esat Runa u caktua ushtar në një nga repartet e punës, pastaj e vendos në Tiranë. E futen në listë për ta dëbuar nga Tirana. (eviden-tohet nga dokumenti i dëbimit). Atëherë, i shkoi kryetarit të Komisionit të Internim-Dëbimit, në atë kohë Manush Myftiu, duke i thenë: “Unë do

të iki, por kam ato eshtrat e vëllait dëshmor, e do t’i marr në trastë.” Atëherë e anuluan vendimin.

Hulusiu tregon, se: “Edhe, pse jemi cilësuar si familje dëshmori, kudo na ndiqte kjo përbërje klasore. Në Nivicë, çdo 3-4 muaj, vinte operativi, për të na joshur me transferimin në kryeqytet, por që ti shërbenim punës së tij. Nuk më har-rohet, kur në një vdekje të ndodhur në një fshat të Vlorës, kishin shkuar për ngushëllim, shumë bashkëfshatarë, gra edhe bura; sipas zakoneve labe, gratë qajnë me ligje. Një nenë, filloi va-jtimin me këto vargje:

“E zeza, o djemtë tanëballistë e partizanëfrengjë a paçi belanëna betë sho-shoqin t’i hamëvrau vëllai vellanë...”.Në atë çast, u përmend edhe ngjarja e aten-

tateve ndaj Vehip Runes. Hito Çako, që ka qenë në njësitin gueril të drejtuar nga ish- gjeneral Rahman Parllaku në Vlorë, nuk ka pranuar se ka dashur të vriste Vehip Runën. Hito, më shpjegoi: “Unë nuk kisha për detyrë për ta vrarë, por mbro-jtjen e krahëve të shokëve të celulës. Por, edhe po të ma jepnin një detyrë të tillë, unë ketë kur-veleshasin nuk do ta vrisja, sepse jam vetë kur-veleshas”. Po të ndodhte kjo, mund të futeshin në luftë, Nivica me Progonatin. Një ditë, kam takuar në një lokal të Tiranës, një person nga Labova e Zhapës, Jani Miha, i cili kur mori vesh se nga isha me origjinë më tha: “Një burrë ka pasur Nivica, që s’lind më”. Ai është Vehip Runa. E py-eta: nëse ishte ndeshur ndonjëherë gjatë jetës me të: Ai më tha: Jo!

Por, motra ime partizane, u kap nga gjermanët dhe u burgos në Gjirokastër. Kur e pyeti prefekti Vehip Runa, se i kujt ishte dhe nga ishte, dhe pasi e mori vesh që ishte vajza e të njohurit, mikut të tij, urdhëroi menjëherë lirimin e saj.

Në mbarim të jetës…Të dy vëllezërit, Vehipi dhe Rizai, edhe pse

kishin rrugën e përbashkët patriotike e të nderu-ar në terë Labërinë, viti 1940, i ndau si pasojë e luftës italo-greke. Pse? Vehipi, formoi një batal-ion nga fshatrat e Kurveleshit me 120 veta dhe ndihmoi italianët kundër grekëve. Riza Runa, nuk ishte dakord me ketë mision të Vehipit dhe për ketë debatuan në prezencën e Hulusiut:

Vehipi - Mbeç me shëndet Riza. Rizai - Udha e mbarë dhe të daltë për hajër,

por dije se na dhjeve jetëshkrimin… Vehipi - Grekërit i kemi pasur hasëm dem

baba dem.Rizai - Është e vërtetë, por sot, lufton Italia

dhe nuk luftojmë ne me të.Kështu, ka qenë ndarja e fundit midis tyre,

sipas pikëpamjeve të kundërta. Një debat të tillë, e ka bërë Vehipi edhe më

datën 2.9.1942, me Enver Hoxhën në shtëpinë e Bahri Omarit.

Megjithëse familja e Runajve luftoi në kohë të turkut, duket se njerëzit e mbajnë mend më mirë nga batutat e kohës së Enverit. Dhe, një dukuri e caktuar lind për shumë episode his-torike, ndërsa epoka e diktaturës i “shtetëzoi” ato. Por historia është ashtu, siç është edhe vetë kombi. Ndërsa ngjarjet, kanë sjellë patriotizmin e Runajve në periudha të ndryshme sociale dhe politike, diktatura dhe kalvari i persekutimit nuk mund të jetë, veçse një pasojë historike e asaj që kanë kryer në fakt ata.

Personaliteti i Vehipit, apo Runajve, del nga marrëdhëniet që ata kanë pasur me njerëzit e tyre, dhe nuk mund të përcaktohet si një holokaust his-torik dhe diktatorial. Pasi, më shumë se vuajtja e një populli, në krye qëndron dinjiteti i tij kombëtar, fshati, zakonet popullore dhe dashuria për atdheun. Këto, po, që janë vlerat e njeriut dhe dëshirat e tij politike. Shqipëria, ka qenë në të gjitha krahinat e saj nën shenjtërimin e luftërave për kryengritje dhe pavarësi kombëtare nga pushtuesit. Në ketë aspekt, Runajt, zënë një patos të caktuar në krahi-nën labe të Kurveleshit. Që nga përfaqësimi politik në parlament dhe në qeveri, e deri në mbrojtjen e të drejtave autoktone të shqiptarëve. Pavarësisht se shumë nga ngjarjet i përkasin një sjellje të së kaluarës feudale, mendimi politik shqiptar ka qenë mjaft i përparuar për arsye të vetë njerëzve të tij.

Gjithashtu, rëndësia historike nuk mund të merret për bazë në sintezën e organizimit të veprës së tyre, pasi shteti shqiptar, pësonte cen-imin konstant dhe infrastrukturor të integritetit të tij territorial. Ajo që mbetet sot e kësaj dite, nga ato kohë heroike, është shpirti i atij populli, i atyre njerëzve, të cilët duruan edhe diktaturën për hir të së vërtetës historike.

Page 20: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

20 E enjte 24 janar 2013 •

« KulturëLetërsia bashkëkohore shqipe larg botës

Letërsia shqipe ka mbetur jashtë zhvillimeve evropiane e botërore dhe sfidat me të cilat përballen krijuesit letrarë në Kosovë janë të shumta, është njëri nga konstatimet që u bënë në tryezën e parë letrare të organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve të Kosovës, i themeluar rishtas. Tryeza me titull “Sfidat e letërsisë dhe krijuesit sot në Kosovë”, bëri bashkë në hapësirën “Art Center” të Fakultetit të Arteve në Prishtinë, shkrimtarë e studiues të letërsisë shqipe. Ata që i hapën udhë debatit me kumtesat e tyre, ishin shkrimtarët Gëzim Aliu dhe Ragip Sylaj. Ardian Haxhaj, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës, ishte i pari që mori fjalën, për të zbërthy-er idenë e themelimit të klubit. “Duke e parë se letërsia bashkëko-hore shqiptare ka vlera të njëmendta artistike e kulturore dhe meri-ton vëmendjen e studiuesve tanë e të huaj, me bindjen se rrethanat kulturore e kanë margjinalizuar letërsinë ne e kemi themeluar këtë asocioacion”, ka shpjeguar Haxhaj, derisa ka arsyetuar edhe titullin e tryezës. “Letërsia dhe krijimi i saj në shoqërinë tonë po përballet me sfida dhe prandaj takimi i parë i dedikohet kësaj teme”, ka thënë ai.

Gëzim Aliu, studiues e shkrimtar, në kumtesë ka pasqyruar tri sfida kryesore, me të cilat, sipas tij, përballet letërsia shqiptare. “Ato janë gjendja e rëndë teorike his-torike, shkrimtari dhe ai që men-don se është i tillë dhe mungesa e mbështetjes nga institucionet shtetërore”, ka thënë Aliu, i cili ka prekur edhe një tjetër sfidë me të cilën ballafaqohet letërsia bashkë-kohore shqiptare. “Shtëpia botuese është një tjetër zinxhir, i cili s’ka adresë, s’ka infrastrukturë për t’u botuar një vepër letrare. Edhe në gazeta botohen fare pak shkrime letrare”, ka thënë ai. Të gjitha këto sfida, sipas Aliut, letërsinë shqipe të ditëve të sotme, e kanë lënë jashtë zhvillimeve botërore. “Gjendjet e rënda nëpër botë janë tokë pjellore për letërsinë, por te ne ndodh e kundërta. Letërsia shqipe mbetet jashtë zhvillimeve evropiane e botërore”, ka thënë ai. Studi-uesi Ragip Sylaj, në kumtesën me titull “Poezia e letërsisë dhe e krijuesit të saj në Kosovë”, ka thënë se pozita e letërsisë përbëhet nga trekëndëshi shkrimtar, botues e lexues. “Përveç trekëndëshit a trekëmbëshit të përmendur, varet edhe nga vetëdija shoqërore për kulturën dhe letërsinë, nga furnizimi i bibliotekave, mësimi i saj në shkolla dhe një varg çështjesh jashtëletrare, siç janë media e inter-neti dhe format e tjera të komunikimit masiv”, ka thënë Sylaj. Sipas tij, në kuadër të diskutimit të çështjes së sfidave të letërsisë dhe të krijuesit në Kosovë do të mund të përmendej edhe përkthimi i letërsisë. “Por kjo ka ngecur, veçanërisht me letërsinë që krijohet në Kosovë”, ka thënë Sylaj, derisa ka shpalosur brengën e tij më të madhe. “Ajo që më duket më brengosëse është fakti që, me sa di unë, sfidat e letërsisë dhe të krijuesit në Kosovë janë më të mëdha dhe më të vështira se në çdo vend të tjetër të kontinentit tonë”, ka thënë ai. Pasqyrimi i kumtesave të panelistëve i la vend debatit, në të cilin u inkuadruan shkrimtarët pjesëmarrës. Kujtim Rrahmani, studiues i letërsisë, ka thënë se sfida kryesore e letërsisë sh-qipe lidhet me natyrën e vetmisë që kërkon vepra letrare. “Duket abstrakte, por është esenciale sepse tregon se letërsia duhet të kthehet nga vetvetja”, ka thënë Rrahmani.

Adhuruesit shqiptarë të muzikës klasike kanë arsye të klikojnë në ueb - faqen e revistës britan-ike “BBC Music Magazine”. Kjo e fundit ka lancuar

thirrjen “Votoni për incizimet më të mira të muzikës klasike të vitit 2012”.

Në mesin e 21 nominimeve, është edhe DVD-ja e shfaqjes operistike “Il Trittico”, në të cilin sopranoja sh-qiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka portretizuar personazhin e Angelicas në pjesën “Sour Angelica”. Përveç kësaj kategorie, në garën e “BBC Music Magazine” përfshihen edhe nominimet për vokal, intrumen-tal, orkestrim, vepër korale e kamer-tale. “BBC...” është revistë mujore, e cila botohet në Britaninë e Madhe dhe i dedikohet në radhë të parë muzikës klasike, por edhe asaj jazz. Votimet për të zgjedhur incizimet më të mira të vi-tit, do të pranohen deri më 23 shkurt. Nominimet janë propozuar nga një juri e kritikëve të revistës, të cilët kanë shqyrtuar 250 incizime të realizuara gjatë vitit 2012. Linkun me thirrjen për të votuar në profilin e saj në rrje-tin social “Facebook” e ka shpërndarë edhe Jaho. Votimi mund të bëhet në www.classical-music.com. “Një prej triumfeve të shumta të Pappanos si regjisor i muzikës në “Covent Garden”. Shumë rrallë e shohim gjithë triptikun e Puçinit: këtu janë të trija operat të produksion të Richard Jones. Sour An-gelica, roli më sfidues, është realizuar në mënyrë gjeniale nga Ermonela

“ll TriTTico” me Ermonela Jahon nominohet nga

“BBc Music MagazinE”

Jaho”, është përshkrimi që juria i ka bërë DVD-së “Il Trittico”, e që është publikuar në ueb faqen e “BBC Music Magazine”. Pjesë e kastës janë edhe baritoni Lucio Gallo, tenori Aleksandrs Antonenko, sopranoja Eva-Maria West-broek, tenori Alan Oke, mezosopranoja Irina Mishura. Shfaqja operistike është inskenuar në “Royal Opera House” të Antonio Pappanos, nën udhëheqjen e dirigijentit Richard Jones.

Sopranoja Ermonela Jaho gjatë kar-rierës së saj është ngjitur në teatro prestigjiozë, duke përfshirë “Metro-politan Opera” në New York, “Opera de Marseille” në Paris e shumë të tjera. Gjatë viteve të karrierës së saj ajo është mishëruar me role të shumta. Ka veshur “petkun” e Anna Bolenas, Violettas, Maria Stuardas e shumë personazheve të tjera.

Sopranoja Ermonela Jaho gjatë karrierës së saj është ngjitur në teatro prestigjiozë, duke përfshirë “Metropolitan Opera” në New York, “Opera de Marseille” në Paris e shumë të tjera. Gjatë viteve të karrierës së saj ajo është mishëruar me role të shum-ta. Ka veshur “petkun” e Anna Bolenas, Violettas, Maria Stuardas e shumë personazheve të tjera.

“Duke e parë se letërsia bashkë-kohore shqiptare ka vlera të një-mendta artistike e kulturore dhe meriton vëmend-jen e studiuesve tanë e të huaj, me bindjen se rre-thanat kulturore e kanë margjinali-zuar letërsinë ne e kemi themeluar këtë asocioacion”

Page 21: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

21• E enjte 24 janar 2013

»KulturëNjë shtëpi

NË ERËNë natën e tretë të

Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, u paraqit Teatri Profesionist i Tetovës me shfaqjen “Shtëpi në erë”, sipas tekstit të Stefan Ça-palikut dhe regji të Kushtrim Bekteshit, e cila nga kritikët e teatrit u vlerësua si meta-forë për shembjen e vlerave të shoqërisë sonë.

Në shfaqjen “Shtëpi në erë”, luajtën aktorët Teuta Ajdini, Arsim Kaleci, Mu-zafer Etemi, Petrit Neziri dhe Blerim Ismani, loja e të cilëve u vlerësua nga kritikët bashkë me skenografinë e Betim Zeqirit, e cila, siç u tha, iu përshtat shumë mirë regjisë. Ngjarja zhvillohet në shtëpinë e një ish-të dënuari dhe shkatërrimin e saj, që në fakt paraqet shoqërinë tonë, prishjen e vlerave të saj.

Jahi Jahiu, kritik i dramës, i cili e udhëhoqi panelin e kri-tikëve të teatrit, tha se shfaqja paraqet temën e korrupsionit, e cila është përhapur në sho-qërinë tonë, por në shtresa më të ulëta të shoqërisë, e cila në shfaqje u dha përmes familjes dyanëtarëshe.

Kritikët thanë se përfundi-mi i shfaqjes që kulmoi më shembjen e shtëpisë, simboli-zon shembjen, përkatësisht shkatërrimin e vlerave të shoqërisë sonë.

Dramaturgu Shefqet Gjocaj tha se shfaqja na preokupoi e provokoi skajshmërisht dhe nxiti emocione e shqetësime. “Në këtë shfaqje kishte vlera dhe bartje të shqetësimit të asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me shoqërinë tonë”, tha Gjocaj, kurse, Arian Kras-niqi, dramaturg, tha se lus-trimi i shtëpisë është gjetje shumë e mirë, që paraqet atë që po ndodh në sho-qërinë tonë. Sipas tij, edhe përshkallëzimi konfliktit në shfaqje ka ecur shumë mirë, sikur që skenografia shumë bukur është vendosur në shërbim të idesë së dramës.

Kurse, regjisori i shfaqjes, Kushtrim Bekteshi, i cili mori lëvdata nga kritikët, tha se përmes kësaj shfaqje ka synuar të nxjerrë në pah shqetësimin për shkatërrimin e vlerave të shoqërisë sonë, e cila jepet përmes kësaj familje dhe ndodhive të saj. Sipas tij, konflikt zhvillohet mes materialistëve dhe ideal-istëve të shoqërisë.

Për dramaturgun Agron Gërguri, shfaqja në dimen-sionin teatror ishte realizim i mirë, por jo edhe në atë ideor, kurse, Nebi Islami shfaqjen e vlerësoi të re-alizuar mirë sikur edhe lojën e aktorëve, derisa aktori Muzafer Hetemi theksoi se teatri ka gjuhën e vet sado e dhimbshme që mund të jetë ajo. Regjisori Fatmir Hyseni tha se shqetësimi i regjisorit për shembje të vlerave tona është përcjellë shumë bukur nga aktorët tek publiku, pasi ajo ka hapur problemet e shoqërisë sonë.

pjesët e mbetura nga afresku i onufrit dëmtuar dy javë më parë në kishën e Shën e premtes

në valsh të Elbasanit po i nënshtrohen analizës nga specialistë të monumenteve të kulturës. Ekspertët e artit pranë institutit të Monumenteve, janë duke përgatitur projektin për rik-thimin e pjesëve të mbetura, megjithëse pranojnë se dëmtimi është masiv. Dhjetë figura shenjtorësh janë zh-dukur dhe 5 janë të dëmtu-ara rëndë. Ndërsa e vetmja figurë shenjtori e shpëtuar sipas specialistëve mund të rikthehet në “formë”. për sa i përket vlerës së afreskut, e pikturuar nga dora e onu-frit në vitin 1554, ka qenë gjithmonë një ekzemplar studimesh, analizash kimike, kërkimesh dhe temash të ndryshme diskutimesh shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore.

afReSKu i dëmTuaR i onufRiT në laBoRaToR

Ekspertët e artit po punojnë për rikthimin e pjesëve të mbetura

Dëmtimi i mozaikut “Shqipëria”, autori Filipi: Mund të shpëtohetMozaiku i Muzeut Kombëtar mund të shpëtohet. Kjo është bindja e

autorëve që e krijuan atë 31 vite më parë. Ndryshe nga mendimi i spe-cialistëve të Institutit të Monumenteve që thonë se është pamundur të zgjatet jeta e kësaj vepre madhore, artisti dhe profesori, Aleksandër Filipi, shprehet se me vullnet të mirë, ky mozaik është në kohë të restaurohet dhe të mos lihet drejt shkatërrimit. Arsyetimin se mozaiku nuk mund të jetojë gjatë pasi është ndërtuar me shpejtësi, Filipi e hedh poshtë duke thënë se të pestë artistët e ndërtuan atë brenda standardeve më të mira të kohës dhe se restaurime të herëpashershme do ta ndihmonin të mos degradojë. Autor i shumë veprave të tilla, Aleksandër Filipi, pranon se mozaiku “Shqipëria” është shoqëruar vazhdimisht me keqinterpretim, pasi është ndërtuar në regjimin e komunist, por sipas tij, kjo vepër arti i kushtohet gjithë historisë së Shqipërisë dhe jo periudhës së diktaturës.

100 aRTifaKTe në eKSPoZiTë

Të dhëna nga arkivat shqiptare, kosovare dhe malazeze

100-vjetori i pushtimit serbo-malazez të vilajetit të Kosovës vjen i do-kumentuar përmes fakteve historike. Historiani dhe muzeologu kosovar Mehmet Gjoshaj ka mbledhur mbi 100 artifakte në rrjetin e arkivave Sh-qipëri, Kosovë dhe Mal i Zi. Gjoshaj veçon një kënd fotografish ku paraqiten grupet etnike që i paraprin ushtrisë pushtuese serbe në tetor të vitit 1912. Përmes fotografive pasqyrohen civilë shqiptarë te zënë rob nga forcat ser-be, civilë të vrarë dhe dekorata me të cilat u dekoruan ushtarët serbë dhe malazezë që morën pjesë në pushtimin e trojeve shqiptare. Në këtë ekspoz-itë tematike pasqyrohet përpjekja e popullit shqiptar për liri ndër shekuj.

Page 22: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

22 E enjte 24 janar 2013 •

«speCiale

sot u mbushën 97 vjet nga rënia legjendare e atdhetarit të shquar, strategut popullor dhe organizatorit të ud-hëheqës së lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar Isa

Boletini. Vepra e Boletinit është nderuar në çdo kohë, emrin e tij e mbajnë sot shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit. Isa Boletini lindi në vitin 1864 në fshatin Boletin të Mitrovicës. Ai ishte i pashkolluar, por me një nam të madh për guximin dhe arritjet, që bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës, Hero i Popullit.

Mbiemri origjinal i familjes Boletini është “Maksutaj” nga fisi Shalë, i vendosur në Isniq pranë Deçanit dhe me vonë migruan drejt fshatit Boletin në Kosovën Veriore, prej nga morën dhe mbiemrin. Bëmat e tij u bënë legjenda dhe ar-ratisjet e tij nga turqit e serbët përralla.

Kurse vrasësit e njeriut më të fortë në krah të Ismail Qe-malit, njeriut që shpalli Shqipërinë të pavarur, ishin xhandarët malazezë të urdhëruar nga qeveria e këtij vendi, kurse ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë. Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Ma-lin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë.

Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyru-ara në librin e Skënder Luarasit “Isa Boletini”, botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendi-meve të fuqive më të mëdha të Europës në takimin e Lon-drës më 1913. Në vitin 1915 malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, u thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në ambasadën franceze në Ce-tinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral. Pikërisht këtu nis plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh.

Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do t’u vinte në mendje më pas. Gjithsesi, Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i para-qitur si urdhër i ministrit të jashtëm francez për t’i nxjerrë në një vend neutral. Ndërkohë anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve ai preferon “mikun që i hapi derën i pari”. Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujti ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrje.

Thyerja e frontit malazez nga austriakët në të njëjtën

periudhë kohe dënon me vdekje përfundimisht Isa Boletinin. Ushtarët malazezë e shoqërojnë atë bashkë me njerëzit më të afërt në Danilograd dhe më pas në Podgoricë.

Më 23 janar 1916, ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, duket se urdhri për vras-jen e Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej. Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet deri në dorëzimin e tij trupave austriake. Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit: “Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa). Patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, na ndali. Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin: “Kush asht Isa Boletini?!” Por oficeri ndërhyn duke u thënë: “Mos shtini! Nuk është asnjë nga këta!”. Por që tre vëllezërit nuk kanë mundësi të lajmërojnë Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi me përdhunë, nën kërcënimin e armëve mbyllen në një shtëpi dhe mbahen të bllokuar. Në këtë kohë Isa Boletini, vetë i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës, pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje. [...] Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: “Jo besa! S’ia kam dorëzue as Krajlit, as mbretit!” - dhe nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi. Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë. Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetër mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë të strehuar në prefek-turën e qytetit”, - rrëfen i mbijetuari. Trupat e Isa Boletinit dhe të njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë dhe identifikimi. Varrimi u bë në Pod-goricë dy ditë më pas, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi, askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë. Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij “gjatë një përpjekjeje me malazezët”. Eshtrat e tij u transportuan në Boletin më 25 shtator 2004.

“Kosovapress”

Profil 97 vjet nga vrasja e mitit të bjeshkëve të kosovës,

isa Boletini

Page 23: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

23• E enjte 24 janar 2013

»SpoRt

s t a f f

kryeredaktorBrahim Shima

zv/kryeredaktor: armand maho

mariglen mulla

politika: oli Xhilaga ekonomia: Brikena derviShaj sociale: ervin koçi rrethet: Blerina Spaho kronika: mariglen mulla kultura: Blerina goce design&layout: daniel prifti, gëzim duzha

marketing: eligerta dyrmiShi

cel: 067 20 62 200

adreSa: rr. dull keta, nr. 5. (rr. e diBrëS), tiranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë midis Romës dhe In-terit, ka përfunduar me fitoren e verd-hekuqve. Skuadra

e drejtuar nga Zeman, ndryshe nga sfida e kampionatit është treguar më agresive, sidomos në 45 minutat e para dhe ka mundur të fitojë me rezultatin 2 : 1. Një rezultat i mirë, por aspak favorizues, sepse në ndeshjen e kthimit Interit do t’i mjaftonte edhe një fitore në shifrat 1 : 0 për të siguruar një vend në finale. Gjithsesi, Roma ka zhvil-luar një lojë më të mirë në kra-hasim me Interin dhe mund të thuhet se fitorja ka qenë e merituar. Zeman ka hedhur në sulm nga minuta e parë treshen Toti-Destro-Lamela, ndërsa Stramaçioni i ka besuar vetëm Palasios, i cili ka pasur mbështetjen e Guarin. Ndry-she nga ndeshja e kampion-atit në fundjavë, kjo sfidë ka nisur me një ritëm shumë të lartë. Vendasit janë shfaqur rrezikshëm që në minutat e para derisa kanë gjetur go-lin e avantazhit. Në minutën e 13-të Piris ka krosuar në zonë dhe Florenci me kokë e ka dërguar topin në rrjetë. Zikaltrit janë përgjigjur men-jëherë me Guarin, por gjuajtja e tij është ndalur nga shtylla. Në minutën e 20-të Toti ka humbur mundësinë më të mirë për të shënuar golin e dytë në këtë sfidë. Kapiteni ka dribluar edhe portierin, por më pas është vonuar në gjuajtje. Gjith-sesi, Roma ka qenë superiore në fushë dhe në minutën e 33-të ka mundur të gjejë edhe golin e dytë me anë të Destros, i cili ka shënuar me kokë. Men-jëherë pas golit, Desto ka qenë i pafat, pasi një gjuajtje e tij është ndalur nga shtylla. Zikaltrit janë

Situata tek Reali i Madridit nuk ishte ajo që shpresohej në fillim të sezonit, ku ekipi i Murinjos thuajse e ka humbur luftën për titullin kampion. Për më tepër, ndaj tij ka pasur edhe shumë akuza të cilat lidhen me performancën e dobët të skuadrës. Për më tepër, pavarësisht se Reali u kualifikua për më tej në Ligën e Kampioneve, ajo nuk e mbylli grupin e para siç pritej, por në vend të dytë mbas Borusias së Dordmundit. Zhoze Murinjo, trajneri i Real Madrid, ka analizuar situ-atën që po kalon skuadra e tij, duke bërë të qartë se pavarësisht gjërave që ndo-dhin në fushën e lojës, gjithçka është kthyer në një sulm personal kundër tij. “E gjithë bota kërkon të krijojë polemika çdo ditë kundër meje, edhe për gjëra që nuk ekzistojnë. Unë bëj punën time dhe

pres me qetësi fundin e sezonit”, janë fjalët e Murinjos të publikuara nga rrjeti televiziv francez RMC, në një intervistë që do të shfaqet e plotë vetëm sonte në darkë. Ai ka folur në këtë intervistë edhe për zërat e shumtë të merkatos, që e shohin atë të lëvizë në fund të këtij sezoni drejt Francës, për të marrë drejtimin e PSG-së. “PSG-ja ka një tra-jner të madh dhe një drejtor teknik që garantojnë suksese. Ndaj nuk kanë nevo-jë për një trajner tjetër”,- ishte komenti i Murinjos, i cili në këtë mënyrë i ka mbyl-lur dyert një transferimi të mundshëm në Francë, të paktën për momentin. Ndër-kohë, ai ka sqaruar se për të, në këtë sezon nuk ekzistonte me kampionati, pasi ishte utopi të mendonte për fitoren e titullit. “Ky kampionat është e pamundur të fito-

het. Ka shumë diferencë me kryesuesit dhe tani duhet që të përqendrohemi në objektivat e tjerë, pa u fiksuar pas tyre. Nëse fiksohesh shumë pas një gjëje, ajo të shërben vetëm për të komplikuar më shumë gjërat”, u shpreh trajneri por-tugez në intervistën e tij. E thënë ndry-she, Murinjo vazhdon të ecë në linjë të kundërt me presidencën e klubit që vazhdimisht është shprehur se kampi-onati nuk ka përfunduar. Për Murinjon gjërat janë të qarta, fitimi i Ligës së Kampioneve, por edhe Kupa e Mbretit që gjithsesi është një kompeticion i rëndë-sishëm brenda Spanjës. Në rast se Reali i fiton të dyja këto trofe, atëherë Murinjo ka mundësi të vazhdojë të qëndrojë. Por në të kundërt, largimi i tij është mëse i sigurt në fund të sezonit.

MuRiNjo: të gjithë jANë kuNDëR MEjE

roma hedh hapin e parëVerdhekuqtë kanë arritur të fitojnë gjysmëfinalen e parë me Interit në shifrat 2 : 1, por gjithsesi kualifikimi për në finale

mbetet i hapur për në raundin e dytë të Kupës së Italisë

zgjuar pas minutës së 35-të dhe atëherë kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të mbyllur me rezultatin 2 : 0 për Romën, zikal-trit kanë gjetur golin e parë. Gua-rin ka krosuar nga një goditje dënimi, Palasio ka përfituar nga pakujdesia e Burdisos për ta dërguar topin në rrjet. Pjesa

e dytë e takimit ka nisur me një ritëm më të ulët dhe pothu-ajse kështu ka vazhduar deri në fund. Të dyja skuadrat kanë krijuar raste, por në momen-tin e fundit askush nuk është treguar i saktë në finalizim. Në dhjetë minutat e fundit zikal-trit janë hedhur në sulm për

të gjeture gjetur barazimin, dhe pavarësisht rasteve të krijuar me Palasion, nuk kanë mundur të barazojnë. Nga ana tjetër Roma ka preferuar më shumë të administroj lojën dhe të mbrohet, se sa të sulmues, pasi pa pasur frik nga ndonjë kundërsulm të zikaltërve.

lisandro lopez-juventus, mungon vetëm firma

Nuk konsiderohet një “top player” nga tifozët, por në realitet ai është një sulmues dhe madje me shumë eksperiencë. Bëhet fjalë për Lisandro Lopez, të cilin e ndan vetëm firma nga Juventusi. Ndonëse presidenti i Lionit pak kohë më parë ka refuzuar një ofertë të Juventusit, tashmë është ai që po kërkon me ngulm që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt. Duke iu referuar mediave franceze mes Juventusit dhe Lionit është arritur një marrëveshje. Bëhet e ditur se Lisandro Lopes do të transferohet në Itali në formën e huazimit me kusht blerje për 9 milionë euro. Për momentin Juventusi do t’i paguajë Lionit 500 mijë euro, ndërsa pjesën e mbetur, 9 milionë euro, do t’ia paguajë në fund të sezonit.

fenerbahçe interesohet për Robinjon

Tek Milani pritet të bëhen edhe shumë ndryshime deri në ditën e fundit të merkatos së janarit. Një ndër objektivat e kuqezinjve është të shesë Robinjon. Pasi ka dështuar çështja “Santos dhe Flamengo” një tjetër skuadër është shfaqur në horizont. Pas destinacionit Brazil, tashmë është Turqia. Mediat italiane bëjnë të ditur se Fenerbahçe i ka bërë atij një ofertë mjaft serioze. Skuadra turk është gati të paguajë 8-10 milion euro për të blerë nga Milani, ndërsa i ka propozuar atij një kontratë trevjeçare me kushte shumë të mira ekonomike. Sipas mediave italiane, braziliani ka kërkuar disa ditë kohë për t’u menduar se çfarë do të bëjë. Me paratë që mund të vijnë nga shitja e Robin-jos, Milani i është kthyer idesë së përforcimit, që në këtë rast është sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba. Ky i fundit ka kërkuar ndërprerjen e kontratës me Shangai Shenhua, një kërkesë e cila ka përfunduar edhe në zyrat e FIFA-s dhe ku si arsye kryesore citohet mosrregullësia e rrogës. Milani është gati t’i paguajë lojtarit afrikan 10 milion euro për një kontratë 18 mujore, ndërsa shpreson që me mbërritjen e tij të zgjidhë përkohësisht problemet në repartin e sulmit.

guardiola bënë gati 40 milionë për Suarez

Per Guardiola do të bëjë një revolucion tek Bajerni i Mynihut, pasi paratë për të sjellë emra të mëdhenj në skuadër nuk i mungojnë. Duke iu referuar gazetës spanjolle “Sport”, Guardiola po përgatit një goditje të madhe në merkaton e verës. Bëhet fjalë për sulmuesin 25-vjeçar të Liverpulit, Luis Suarez, për të cilin është gati një ofertë e majme prej 40 milionë sterlinash. Trajneri spanjoll, është i bindur se sulmuesi urugua-jan është zgjedhja e duhur për sulmin e skuadrës, duke parë që sezonin e shkuar Suarez shënoi 20 gola në 30 ndeshje me Liverpulin. Me 278 milion euro të vëna në dispozicion të ish-trajnerit Barcelonës, pritet që Bajerni të bëhet një superfuqi. Suarez ndonëse ka shënuar shumë gola në kampionatin anglez, ai ka pasur probleme nga më të ndryshmet. Ajo që e shqetëson më shumë është çështja e racizmit, por edhe problemet brenda skuadrës. Në stadiumet gjermane këto probleme nuk ekzistojnë. Bajerni ka një projekt të madh për të ardhmen dhe në të njëjtën kohë Guardiola ka një kohë të mjaftueshme në dispozicion për të bërë gati goditjet e merkatos së verës. Kjo është edhe arsyeja që drejtuesit e Bajernit e kanë zyrtarizuar afrimin e Guardiolës që në janar, në mënyrë që ai të punojë me qetësi për përforcimet që do të bëjë gjatë merkatos së verës. Por, në të njëjtën kohë nga skuadra gjermane pritet të largohen edhe shumë lojtarë, të cilët nga Guardiola nuk konsiderohen të denjë për të luajtur për Bajernin.

Abramoviç snobon Murinjon për Spaletin

Drejtuesit e Çelsit po mendojnë që në këto momente për zëvendësuesin e Rafael Benitez. Trajneri spanjoll ka një kontratë 1-vjeçare dhe shpreson te rinovimin, por për ta arritur një gjë të tillë duhet të bëjë ndonjë mrekulli, të fitojë kampionatin. Mediat angleze bëjnë të ditur se presidenti Roman Abramoviç po mendon për një trajner të ri. Ndër emrat që atij i pëlqejnë më shumë është Jurgen Klop i Dortmundit, por ky i fundit nuk dëshiron të lar-gohet nga Gjermania, sepse ëndërron që një ditë të drejtojë kombëtaren. Zhoze Mourinjo po kërkon një rikthim tek Çelsi duke ruajtur kontaktet telefonike me presidentin, por një gjë e tillë nuk dot jetë e mundur. Duke iu referuar mediave angleze bosi rus nuk ka ndërmend t’i besojë skuadrën e tij sërish portugezit, sepse më shumë nga ai, Abramoviç simpatizon trajnerin italian Luçiano Spaleti. Trajneri italian, aktualisht drejton skuadrën e Zenitit. Spaleti është një objektiv i vjetër i Abramoviç, pasi ky i fundit ka treguar interes edhe në kohën kur italiani drejtonte skuadrën e Romës. Në Rusi, Spaleti ka fituar dy kampionate dhe tashmë ndoshta ka ardhur koha të ndërrojë ambient.

Page 24: Vrasja Skura, pensionet, runa i nivices

24 E enjte 24 janar 2013 •

« reklamë