25
VEREJTJE Ju lutem gjatë pjesëmarrjes mesimin online të veproni të gjithë në këtë mënyrë: 1. Ndaleni kameren tuaj gjatë pjesëmarrjes ne mesimin online që mos të shkaktojmë pengesë gjatë lidhjes dhe komunikimit 2. Ndaleni mikrofonin tuaj, mos krijojmë interfoni të zerit gjatë mesimit 3. Nese keni dicka per te thene atehere shfrytezoni pjesen e chatit per te shenuar

VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

VEREJTJE

Ju lutem që gjatë pjesëmarrjes në

mesimin online të veproni të gjithë në

këtë mënyrë:

1. Ndaleni kameren tuaj gjatë pjesëmarrjes

ne mesimin online që mos të shkaktojmë

pengesë gjatë lidhjes dhe komunikimit

2. Ndaleni mikrofonin tuaj, që të mos

krijojmë interfoni të zerit gjatë mesimit

3. Nese keni dicka per te thene atehere

shfrytezoni pjesen e chatit per te shenuar

Page 2: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Lenda : Kontabilitet

Drejtimi: Administrim Biznesi dhe Kontabilitet

Profesoreshe: Atifete Misiri

[email protected]

Pejë, Maj 2020

Page 3: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Sistemi Kontabel dhe rregullimi i llogarive

Kontabiliteti rrjedhës dhe mënyrat e realizimit të tij

Rregullimi i llogarive

Regjistrimet rregulluese kryesore

◦ Regjistrimet kryesore të shtyerjeve

Të ardhurat e papërfituara dhe regjistrimet rregulluese

Shpenzimet e kryera të njohura ose të paguara

◦ Regjistrimet kryesore të rritjeve

Të ardhurat rritëse ose të paregjistruara

Shpenzimet e paregjistruara ose të rrjedhura

Rëndësia e regjistrimeve rregulluese

Bilanci vertetues pas veprimeve rregulluese

Page 4: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Kontabiliteti rrjedhës dhe mënyrat e

realizimit të tij

Për zbatimin e parimit të kompetencës (të

krahasimit) kontabilistët kanë përpiluar një teresi

teknikash e rregullash kontabël që njihet me emrin

kontabilitet rrjedhës.

Kontabiliteti rrjedhes synon të regjistroj efektet

financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike

që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në

të cilat ato kryhen, në vend që t’I regjistrojë ato

vetem në periudhat kur këto veprime shkaktojnë

hyrje apo dalje parash në njësinë e biznesit.

Page 5: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Kontabiliteti rrjedhës dhe mënyrat e

realizimit të tij

Ai mund të realizohet në dy mënyra:

1. Duke njohur shpenzimet kur kryhen dhe të ardhurat kur

përfitohen

2. Duke përdorur rregullimin e llogarive

Page 6: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Kontabiliteti rrjedhës dhe mënyrat e

realizimit të tij

Duke njohur shpenzimet kur kryhen dhe tëardhurat kur përfitohen. P.sh.:

DEBI: Llogaria e arkëtueshme 10.000€

KREDI: Të ardhurat nga sherbimet 10.000€

Pra ky regjistrim bëhet në momentin e kryerjes sëshërbimit. Në këtë menyrë të ardhurat nga shitja me kredijanë njohur si të tilla, para momentit të marrjes osearkëtimit të parave nga klienti.

Pra të ardhurat në këtë rast njihen dhe regjistrohen nëmomentin e përfitimit ekonomik të tyre pavarësisht separatë në lidhje me to do të merren me vonë

Page 7: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Kontabiliteti rrjedhës dhe mënyrat e

realizimit të tij

Duke përdorur rregullimin e llogarive:

◦ Sic është theksuar edhe më pare, për nevojat e

drejtimit, veprimtaria e biznesit ndahet në periudha

kontabël.

◦ Gjithashtu është e domosdoshme, që në diten e

përfundimit të përiudhës kontabël, bilanci dhe

pasqyrat e tjera financiare të pasqyrojnë gjendjen

reale të aktiveve, të detyrimeve, të kapitalit të

pronarit, të shpenzimeve dhe të ardhurave që i

përkasin vëtëm kësaj periudhe.

Page 8: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Rregullimi i llogarive

Theksohet se për të pasqyruar informacionin e

saktë në pasqyrat financiare, nuk mjafton vetëm që

në to të pasqyrohen të gjitha llogaritë.

Për regjistrimin e veprimeve që japin efekt në disa

periudha kontabël, sic u permend edhe më parë,

zbatohet kontabiliteti rrjedhes i cili konsiston në

përdorimin e teknikave që synojnë regjistrimin jo si

shpenzim apo si të ardhur të shumave të parave

apo të të drejtave e detyrimeve qe i përkasin disa

periudhave në momentin e shfaqjes dhe kryerjen e

veprimeve rregulluese të këtyre llogarive.

Page 9: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Rregullimi i llogarive

Regjistrimet rregulluese janë regjistrime ditari dhe

nuk përfshijnë asnjherë llogaritë e mjeteve

monetare.

Në lidhje me to duhen trajtuar me kujdes dy

koncepte:

◦ Shtyrja

◦ Rritja (rrjedhja)

Page 10: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Rregullimi i llogarive

Shtyrja përfaqeson spostimin e njohjes të një të

ardhure tashmë të marrë ose të një shpenzimi tashmë

të paguar.

Shpesh këto quhen shpenzime të periudhave të

ardhshme, ose të parapaguara si dhe të ardhura të

periudhave të ardhshme ose të marra në avance

Rastet kryesore të shtyrjeve janë dy:

◦ Kur shfaqen të ardhura të marra e të regjistruara gjatë një

periudhe por, qe i takojnë jo vetëm asaj por edhe periudhave të

tjera pas.

◦ Kur shfaqen kosto ose shpenzime të kryera e të regjistruara në

një periudhë, por qe i përkasin edhe periudhave të mëvonshme,

sepse ndikojnë në prodhimin e fitimit të ketyre periudhave

Page 11: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Rregullimi i llogarive

Rritja (rrjedha) përfaqeson njohjen e një të ardhure

ose shpenzimi qe ka lindur si i tillë por qe nuk është

regjistruar ende në kontabilitet.

Ajo mund të paraqitet si kuota të hyrjeve ose daljeve

të parashikuara, por qe njohja e tyre (arketimi,

pagimi), do të ndodhin në periudhat e mëvonshme

Ajo paraqitet në dy raste:

◦ Kur paraqiten të ardhura të përfituara gjatë një periudhe

kontabël por të paregjistruara ende dhe qe do të arkëtohen në

periudhat e ardhshme.

◦ Kur paraqiten shpenzime qe i takojnë një periudhe kontabël të

caktuar, por qe nuk janë regjistruar akoma.

Page 12: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Regjistrimet rregulluese kryesore

Mënyra më e mirë për kuptimin e regjistrimeve

rregulluese të llogarive është të shihen disa shembuj

kryesor të veprimeve rregulluese.

Regjistrimet kryesore të shtyrjeve:

◦ Te ardhurat e papërfituara dhe regjistrimet rregulluese të tyre

◦ Shpeznimet e kryera të njohura ose të paguara në një

periudhë, por qe i takojnë dy ose më shumë periudhave

kontabël. (shtyrja)

Page 13: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Regjistrimet rregulluese kryesore

Të ardhurat e papërfituara dhe regjistrimet rregulluese të

tyre.

Sic është përmendur dhe më lartë, këto të ardhura që janë

të maturuara nga ana financiare (të arkëtuara ose të

drejta) dhe qe nuk janë maturuara ekonomikisht sepse nuk

është kryer sherbimi ose nuk është shitur malli.

Në këtë rast biznesi ka një detyrim ndaj të treteve në

dhënie allrash apo kryerje sherbimi ndaj tyre. Regjistrimi

rregullues që bëhet në këtë rast ka për qëllim heqjen

(shtyrjen e njohjes) nga të ardhurat e periudhës

ushtrimore, e atyre të ardhurave qe do ti takojnë periudhës

ose periudhave të mëvonshme.

Page 14: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Regjistrimet rregulluese kryesore

Shpenzimet e kryera të njohura ose të paguara në një

periudhë, por që i takojnë dy ose më shumë periudhave

kontabël:

Shpesh shoqëri të ndryshme kryejnë shpenzime të cilat

ndikojnë në sigurimin të ardhurave të më shumë se një

periudhe kontabël. Si të tilla, në kontabilitet në momentin e

kryerjes së pagesave apo të lindjës së detyrimit për to,

këto shpenzime evidentohen në një llogari aktivi dhe

pasqyrohen në aktivin e bilancit.

Në këto shpenzime mund të dallohen dy grupe kryesore

qe janë:

◦ Shpeznimet e parapaguara

◦ Shpeznimet e sigurimit të makinerive dhe pajisjeve

Page 15: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Shpezimet e parapaguara

Si shpenzime të parapaguara do të quhen ato shpenzime që

paguhen në avancë dhe qe u takojnë me shumë se dy

periudhave kontabël.

Këto janë shpenzime qe blerja e mallrave ose realizimi i

shërbimeve prej kryerjes së tyre, do të ndodhin në periudhat

e ardhshme kontabël. Prandaj shpesh quhen shpenzime të

periudhave të ardhshme ose të parapaguara.

Karakteristikë kryesore e këtyre shpenzimeve është se ato

janë zakonisht homogjene dhe që përcaktohen që në kohen e

kryerjes, të tilla si: shpenzimet për qiranë e parapaguar,

sigurimi i parapaguar, shpenzimet për materiale zyre etj.

Page 16: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Shpezimet e parapaguara

Për ilustrimin e këtyre regjistrimeve do të përdorën disa

shembuj të thjeshtë:

Shoqeria tregtare ka paguar në avancë qiranë 6 mujore në

vlerë prej 1200 euro për një ndërtesë të marrë me qira.

◦ DEBI: Qiraja e parapaguar 1200 €

◦ KREDI: Paraja e gatshme 1200 €

Kostoja e periudhës me kalimin e afatit kthehet në shpenzime

të periudhes (supozojme për dy muajt e ardhshëm):

◦ DEBI: Shpenzimet e qirasë 400 €

◦ KREDI: Qiraja e parapaguar 400 €

Page 17: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Shpenzimet e sigurimit të makinerive

dhe pajisjeve

Për zhvillimin e aktivitetit të saj, njësia ekonomike ka nevojë

dhe për disa lloje të aktiveve të tilla si ndërtesa, makineri,

autovetura, impiante etj. Zakonisht këto aktive quhen mjete

kryesore ose aktive të qëndrueshme apo afatgjatë.

Nga pikëpamja e njohjes së shpenzimeve në kontabilitet,

vetëm pjesë të caktuara të vlerës së tyre do të përfshihen në

koston e periudhës. Në këtë kuptim blerja e këtyre mjeteve

konsiderohet si shtyrje shpenzimi.

Bazë për llogaritjen e kësaj pjese do të jetë zvogëlimi i

aftësisë prodhuese të tyre për cdo periudhë. Zvogëlimi i

aftësisë prodhuese shprehet duke u bazuar në sasinë e

produkteve, të afatit të shërbimit etj. që sigurohen në një

periudhë

Page 18: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Shpenzimet e sigurimit të makinerive

dhe pajisjeve

Zvogëlimi i aftësisë prodhuese të aktiveve të qëndrueshme si

efekt i përdorimit të tyre nga ndryshimet teknike, nga agjentet

atmosferike etj, quhet zhvlerësim.

Shuma në vlerë e zhvleresimit të aktiveve të qëndrueshme që

përfshihet në koston e periudhës kontabël do të quhet

shpenzim zhvleresimi.

Në lidhje me përcaktimin e zhvleresimit, pra të shumës së

shpenzimit qe duhet të ngarkohet cdo periudhë ushtrimore

kontabël, aktualisht njihen disa metoda, si p.sh. metoda e

zhvlersimit regresiv, metoda e zhvleresimit proporcional

linear, metoda e prodhimit etj.

Page 19: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Shpenzimet e sigurimit të makinerive

dhe pajisjeve

Më poshtë do të përdoret metoda e thjeshtëzuar e

zhvleresimit linear.

Kjo metodë shpërndan koston e aktivit të qëndrueshem në

koston e cdo periudhe kontabël në menyrë të barabartë.

Shuma e zhvlerësimit për cdo periudhë kontabël sipas kësaj

metode do të llogaritet sipas formulës së mëposhtme:

𝑆ℎ𝑢𝑚𝑎 𝑒 𝑧ℎ𝑣𝑙𝑒𝑟𝑠𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑣𝑗𝑒𝑡𝑜𝑟 =𝑉𝑙𝑒𝑟𝑎 𝑓𝑖𝑙𝑙𝑒𝑠𝑡𝑎𝑟𝑒 −𝑣𝑙𝑒𝑟𝑎 𝑟𝑖𝑧𝑖𝑑𝑢𝑎𝑙𝑒

𝑁𝑢𝑚𝑟𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑖𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒 𝑝𝑒𝑟𝑑𝑜𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡

Kurse shuma e zhvleresimit mujor do të llogaritej:

𝑆ℎ𝑢𝑚𝑎 𝑒 𝑧ℎ𝑣𝑙𝑒𝑟𝑒𝑠𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑣𝑗𝑒𝑡𝑜𝑟

12 𝑚𝑢𝑎𝑗

Page 20: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Regjistrimet rregulluese kryesore

Regjistrimet kryesore të rritjeve:

◦ Te ardhurat rritese ose të paregjistruara

◦ Shpenzimet e paregjistruara ose të rrjedhura

Të ardhurat rritese ose të paregjistruara: Këto të

ardhura për të cilat shërbimi është kryer ose malli është

dhënë, por që në kontabilitet nuk është bërë asnjë

regjistrim për pasqyrimin e tyre si të ardhura të

periudhës kontabël qe mbyllet.

Pra ato janë të ardhura që ekonomikisht janë përfituar

por që do të arkëtohën në përiudhat e mëvonshme.

Shpesh ato gjenden me emrin Të ardhura të

periudhave të ardhshme.

Page 21: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Regjistrimet rregulluese kryesore

Cdo e ardhur që është përfituar ekonomikisht gjatë një

periudhe kontabël, por që nuk është regjistruar në këtë

periudhë, kërkon një regjistrim rregullues që debiton një

llogari aktivi dhe krediton një llogari të ardhurash.

Shpenzimet e paregjistruara ose të rrjedhura: Në fund

të periudhës kontabël ka dhe shpenizme që janë kryer dita

ditës gjatë kësaj periudhe por qe nuk janë regjistruar në

llogaritë e shpenzimeve.

Këto shpenzime me kalimin e kohës kryhen dhe

rriten(rrjedhin) duke paraqitur një shpenzim qe i takon

periudhës kur janë kryer, pavarësisht nga data e pagimit të

tyre.

Page 22: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Rëndësia e regjistrimeve rregulluese

Arsyeja kryesore e bërjes se rregullimeve është sepse ato

ndihmojnë kontabilistet në dhënien e një informacioni sa më

të saktë drejtuesve që marrin vendime ekonomike.

Ato janë të nevojshme për llogaritjen e saktë e të të

ardhurave, shpenzimeve dhe gjendjes financiare të biznesit

për një periudhë kontabël të caktuar duke siguruar

shpërndarjen e shpenzimeve e të ardhurave në kohen kur ato

janë kryer apo realizuar pavarësisht nëse janë paguar apo

janë arkëtuar paratë në lidhje me to.

Në këtë menyrë regjistrimet rregulluese i bëjnë të

krahasueshme pasqyrat financiare të periudhave të

njëpasnjëshme duke ndihmuar keshtu në zbatimin e drejtë e

të saktë të parimit të krahasimit.

Page 23: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Bilanci vërtetues pas veprimeve

rregulluese

Vëprimet rregulluese të regjistruara në ditar në fund të

periudhës, ashtu si dhe të gjitha regjistrimet e tjera të ditarit,

barten në llogaritë e librit të madh.

Për të qenë të sigurt në saktësinë e të dhënave të llogarive

që shërbejnë si bazë për ndërtimin e pasqyrave financiare

kontabilistët duhet të sigurohen edhe për saktësinë dhe

realizimin pa gabime të procesit të bartjes të veprimeve

rregulluese.

Për të vertëtuar saktësinë e procesit të bartjes së veprimeve

rregulluese është e nevojshme të përgaditet një bilanc i tretë

vertetues, i cili do paraqesë te gjitha llogaritë dhe tepricat e

tyre pas bartjes së veprimeve rregulluese në llogarinë e librit

të madh.

Page 24: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Detyre shtepie

1. Cili është qëllimi i kontabilitetit rritës?

2. Cilat janë dy mënyrat kryesore të realizimit të kontabilitetitrritës?

3. C’ është shtyrja dhe rritja ne kontabilitet?

4. Cilat janë dy rastet kryesore të shfaqjes së shtyrjes dhe rritjesne kontabilitet?

5. Pse lind nevoja e bërjes se regjistrimeve rregulluese nekontabilitet

6. A ndryshojnë shpenzimet e parapaguara nga shpenzimet errjedhura (të paregjistruara) dhe nga shpenzimet e periudhës?

7. Ku qëndron ndryshimi midis të ardhurave të papërfituara, tëardhurave rritëse (të paregjistruara) dhe të ardhurave tëperiudhës?

***Informacion: Po ashtu, pyetjet i gjeni në faqe 151.

Page 25: VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · 2020. 5. 20. · financiare të veprimeve dhe ngjarjeve ekonomike që ndodhin në njësinë e biznesit, në periudhat në të cilat ato kryhen,

Pyetje