16
Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al Në këtë numër... Avancimi i Decentralizimit dhe Forcimi i Kapaciteteve të NJQV-ve 1 Të Reja nga Reforma e Decentralizimit 4 Ligji i Ri “Për Vetëqeverisjen Vendore” Mundëson Reforma të Rëndësishme 5 Procesi i Strategjive Territoriale Nis me një Aktivitet të Përbashkët 6 Qytetarët Ofrojnë Mendime të Vlefshme për Planin e Përgjithshëm Vendor të Territorit 7 Planet e Tranzicionit për UK Përmirësojnë Shërbimet për Qytetarët 8 Takime Rajonale për Reformat në Sektorin e Ujit 8 S humë shpejt, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisje Vendore do të përfundojë vitin e pestë të punës në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara decentralizimin dhe për të forcuar qeveris- jen në nivel vendor. Teksa hyjmë në vitin e fundit të pro- jektit, është koha të ndalemi paksa për të parë progresin e deritanishëm, për të përshkruajë nismat e planifikuara për vitin e ardhshëm dhe për të vlerësuar disa ndryshi- meve që kanë ndodhur në drejtimin e projektit. Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në SHBA, ku do të vazhdojë angazhimin e tij me projektin si konsulent dhe këshilltar. Gjatë javëve të tij të fundit në Shqipëri, Peter mori shumë vlerësime dhe çmime nga bashkitë partnere në shenjë mirënjohjeje për drejtimin e projektit dhe ndi- AVANCIMI I DECENTRALIZIMIT DHE FORCIMI I KAPACITETEVE TË NJQV-VE Editorial kimin e tij në nivel vendor dhe kombëtar. Gjatë qëndrimit pesëvjeçar të projektit nga Peter si drejtor, Projekti ka punuar në partneritet të ngushtë me qeverinë shqiptare për të çuar përpara dhe zbatuar një strategji decentra- lizimi, legjislacionin, politikat dhe reformat, si dhe me pu- nonjës e qytetarë nga një sërë njësish të qeverisjes ven- dore (NJQV) për të vjelë shpërblimet e decentralizimit përmes përforcimit të kapaciteteve për qeverisje të mirë dhe të menaxhimit efektiv vendor. Nën drejtimin e Peter-it, ekspertiza dhe puna e madhe e ekipit PLGP ka mundësuar ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës në komunitetet në të gjithë vendin. Tani, Kevin McLaughlin, i cili shërbente si këshilltar i lartë teknik i Trajnime me Këshilltarë Vendorë 9 Nxitja e Transparencës në Financat Vendore 9 Zyra me një Ndalesë në Korçë me Shërbime për Qytetarët 10 Përdorimi i GIS për Mbledhjen e Taksës Së Pasurisë 11 Përmirësimi i Aksesit në Informacion, Përmirësim i Qeverisjes Vendore 12 Të Shkruash për të Fituar 12 Vlerësimi i Komunitetit Forcon Angazhimin Qytetar 14 Zyrtarë të Qeverisë Amerikane Vizitojnë Bashkitë Partnere 15 Në fokus 16 P R O J E K T I I P L A N I F I K I M I T DHE Q E V E R I S J E S V E N D O R E Vëll. 3 Nr. 7 Shtator 2016 Vijon në faqen 2.

vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

1Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

Në këtë numër...Avancimi i Decentralizimit dhe Forcimi i Kapaciteteve të NJQV-ve 1

Të Reja nga Reforma e Decentralizimit 4

Ligji i Ri “Për Vetëqeverisjen Vendore” Mundëson Reforma të Rëndësishme 5

Procesi i Strategjive Territoriale Nis me një Aktivitet të Përbashkët 6

Qytetarët Ofrojnë Mendime të Vlefshme për Planin e Përgjithshëm Vendor të Territorit 7

Planet e Tranzicionit për UK Përmirësojnë Shërbimet për Qytetarët 8

Takime Rajonale për Reformat në Sektorin e Ujit 8

Shumë shpejt, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisje Vendore do të përfundojë vitin e pestë të

punës në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara decentralizimin dhe për të forcuar qeveris-jen në nivel vendor. Teksa hyjmë në vitin e fundit të pro-jektit, është koha të ndalemi paksa për të parë progresin e deritanishëm, për të përshkruajë nismat e planifikuara për vitin e ardhshëm dhe për të vlerësuar disa ndryshi-meve që kanë ndodhur në drejtimin e projektit.

Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në SHBA, ku do të vazhdojë angazhimin e tij me projektin si konsulent dhe këshilltar. Gjatë javëve të tij të fundit në Shqipëri, Peter mori shumë vlerësime dhe çmime nga bashkitë partnere në shenjë mirënjohjeje për drejtimin e projektit dhe ndi-

AVANCIMI I DECENTRALIZIMIT DHE FORCIMI I KAPACITETEVE TË NJQV-VE

Editorial

kimin e tij në nivel vendor dhe kombëtar. Gjatë qëndrimit pesëvjeçar të projektit nga Peter si drejtor, Projekti ka punuar në partneritet të ngushtë me qeverinë shqiptare për të çuar përpara dhe zbatuar një strategji decentra-lizimi, legjislacionin, politikat dhe reformat, si dhe me pu-nonjës e qytetarë nga një sërë njësish të qeverisjes ven-dore (NJQV) për të vjelë shpërblimet e decentralizimit përmes përforcimit të kapaciteteve për qeverisje të mirë dhe të menaxhimit efektiv vendor.

Nën drejtimin e Peter-it, ekspertiza dhe puna e madhe e ekipit PLGP ka mundësuar ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës në komunitetet në të gjithë vendin. Tani, Kevin McLaughlin, i cili shërbente si këshilltar i lartë teknik i

Trajnime me Këshilltarë Vendorë 9

Nxitja e Transparencës në Financat Vendore 9

Zyra me një Ndalesë në Korçë me Shërbime për Qytetarët 10

Përdorimi i GIS për Mbledhjen e Taksës Së Pasurisë 11

Përmirësimi i Aksesit në Informacion, Përmirësim iQeverisjes Vendore 12

Të Shkruash për të Fituar 12

Vlerësimi i Komunitetit Forcon Angazhimin Qytetar 14

Zyrtarë të Qeverisë Amerikane Vizitojnë Bashkitë Partnere 15

Në fokus 16

p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e vëll. 3 • nr. 7 • shtator 2016

Vijon në faqen 2.

Page 2: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

2

USAID ka punuar ngushtësisht me qeverinë shqip-tare për të mundë-suar ndryshime të rëndësishme në

kuadrin ligjor dhe filozofik për decen-

tralizimin dhe qeverisjen vendore

në Shqipëri.

AvAncimi i DecentrAlizimit Dhe Forcimi i KApAciteteve të nJQv-veVijon nga faqja 1.

Editorial

Projektit për tri vitet e fundit, ka marrë rolin drejtorit të Projektit. Kevin vjen në Projekt me më shumë se tetë vjet përvojë në Shqipëri, fillimisht si ekspert dhe më pas si Drejtor i Projektit të USAID-it për Infrastrukturën Ven-dore (në fillim të viteve 2000). Më parë Kevin ka qenë vullnetar i Korpusit të Paqes në Lezhë nga 1994 në 1996.

Projekti i USAID-it ka punuar ngushtësisht me qeverinë shqiptare për të mundësuar ndryshime të rëndësishme në kuadrin ligjor dhe filozofik për de-centralizimin dhe qeverisjen vendore në Shqipëri. Ne kemi punuar ngushtë me bashkitë partnere për të përmirë-suar ofrimin e shërbimeve, për të ndërtuar praktika të mira menaxhimi dhe për të mbështetur qeverisjen e mirë. Gjatë këtyre pesë viteve, është bërë progres i rëndësishëm, një pjesë në nivel kombëtar (ku përfitoj-në të gjitha bashkitë) dhe një pjesë tjetër në nivel vendor (ku përfitojnë partnerët e projektit në mënyrë të veçantë). Arritje të rëndësishme të Projektit janë:

• MembështetjengaUSAID,qeveriamiratoi Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeveris-jen Vendore që do të shërbejë si udhërrëfyes për përpjekjet e de-centralizimit në 5 vitet e ardhshme.

• NëmbështetjetëStrategjisëNdër-sektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Ven-dore, Projekti punoi në partneritet me qeverinë për të hartuar dhe çuar drejt miratimit Ligjin Organik, që hyri në fuqi në janar 2016, Ligjin “Për Vetë-Qeverisjen Ven-dore” ku përcaktohen rolet dhe përgjegjësitë e njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri.

• Përtësiguruarshpërndarjetëdrejtëdhetëbarabartëtë fondeve të qeverisë, USAID bëri një analizë të gjerë të formulës së grantit të pakushtëzuara dhe i paraqiti qeverisë ndryshimet e rekomanduara.

• Nëmbështetjetërritjessëkapacitetevetëfinancavedhe tatimore të bashkive, Projekti ka ofruar zgjidhje shumë-funksionale të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për të mundësuar zbatimin e prak-tikave të mira të menaxhimit. Në mënyrë të veçantë, në bashkitë partnere janë instaluar dhe janë trajnuar për përdorimin e Sistemit të Informacionit të Admin-istrimit Tatimor (TAIS) dhe Sistemin e Informacionit të

Administrimit Financiar (FAIS), si dhe një platformë të sistemit të informacionit gjeografik (GIS). Pjesa më e madhe e bashkive partnere kanë edhe një portal eSer-vice ku qytetarët mund të mësojnë në lidhje me aktiv-itetet e bashkisë, të komunikojnë me zyrtarët publikë dhe të marrë shërbime të caktuara.

• Duke punuar me Bashkinë Korçë, Projekti prezan-toi zyrën me një ndalesë, që i bën të mundur bash-

kisë të ofrojë shërbime adminis-trative shumë më efikase dhe të përgjegjshme ndaj qytetarëve si në qytet ashtu edhe në njësitë e largëta administrative. Në vitin e ardhshëm, Projekti do të përhapë modelin e zyrave me një ndalesë në tre bashki të tjera për të integruar shërbimit ad-ministrative në një zyrë të vetme.

• USAIDkambështetur5bashkitëmodel në përgatitjen e tyre Planeve të Përgjithshme Vendore të territorit (PPV). Dhe, në pritje të përpjekjes mbarëkombëtare të Planifikimit të Përgjithshëm Vendor të Territorit, Projekti i USAID-it ndihmoi (e vazh-don të ndihmojë) Ministrinë Zhvillimit Urban për ngritjen e kapaciteteve planifikuese territoriale të qeverive vendore në të gjithë Shqipërinë. P.sh., janë organizuar një sërë pro-gramesh edukative për planifikimin e territorit dhe kemi shpërndarë një

manual teknik për planifikimin dhe zhvillimin e territo-rit tek dhjetëra njësi të qeverisjes vendore.

• Në një përpjekje për të mbështetur pjesëmarrjendhe përfshirjen qytetare në vendimmarrje, Projekti i USAID-it ndihmuar çdo bashki partnere në krijimin e një Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor. Me kalimin e kohës, këto komisione kanë fituar besueshmëri dhe tani konsultohen rregullisht me zyrtarët vendorë për çështje të tilla si taksat, buxhetet vjetore dhe zhvillimin e qytetit. Gjatë vitit të kaluar, në bashkëpunim me UN Women ka nisur vlerësimi i komunitetit për qeveris-jen, i cili është një mjet për të mbështetur qeveris-jen e mirë dhe llogaridhënien në nivel vendor përmes pjesëmarrjes dhe përfshirjes së interesave të të gjithë komunitetit dhe komunikimin me zyrtarët vendorë.

• Nëpërgjigjetëreformavetëfunditnësektorineujit,Projekti i USAID-it ka punuar me disa bashki part-

Vijon në faqen 3.

Page 3: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

3

Nëse sfidat e shpalosjes së potencialit të plotë të qeverisjes së decentrali-zuar dhe demokratike vendore trajtohen në

mënyrë efektive, cilësia e jetës së shqiptarëve do të përmirësohet, shërbimet vendore do të jenë më të mira, ekonomia vendore

do të jetë e fortë...

AvAncimi i DecentrAlizimit Dhe Forcimi i KApAciteteve të nJQv-veVijon nga faqja 2.

Editorial

nere për planet e tranzicionit të ndërmarrjeve të tyre ujësjellës-kanalizime. Deri tani, kemi përfunduar plan-et për bashkitë Elbasan, Lushnje dhe Fier dhe ne jemi duke vazhduar me planet e NJQV-ve të tjera.

• Projektikaorganizuartrajnimepërpunonjësiteshër-bimeve të ujësjellës-kanalizime në shumë bashki part-nere dhe jo-partnere në lidhje me standardet mjedisore dhe kuadrin ligjor që do t’i ndihmojë ata t’i shërbejnë më mirë qytetarëve të tyre.

• Ekspertët e taksave dhe finan-cave kanë dhënë asistencë të vazhdueshme teknike në bash-kitë partnere, për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira për përmirësimin e mble-dhjes dhe administrimit të tak-sës së pasurisë dhe të biznesit, buxhetin vendor, përgatitjen e paketës fiskale dhe menaxhimin financiar.

• Projektiikaofruarkëshilltarëvevendorë në të gjitha bashkitë partnere trajnime për funksion-et, rolet dhe përgjegjësitë e tyre dhe kuadrin aktual ligjor për qe-verisjen vendore.

• Përveç trajnimeve të zhvillu-ara për zyrtarët e bashkive partnere, këshilltarët vendorë, dhe qytetarë, janë organizuar shumë konferenca kombëtare, për të mbledhur e për të ndarë praktikat më të mira si dhe për të mundësuar bashkëpunimin mes tyre.

Teksa fillojmë vitin e fundit të këtij projekti, ne do të vazh-dojmë përpjekjet tona për të aktualizuar decentralizimin, për të promovuar praktikat më të mira në qeverisjen ven-dore dhe, si rezultat, për të përmirësuar cilësinë e jetës në komunitetet në të gjithë vendin. Ne do të vazhdojmë për të orientuar punën tonë në të dyja nivelet kombëtare dhe vendore duke u fokusuar në fushat e mëposhtme:

• Përtëpërmbushurpremtiminereformësterritoriale,nevojiten reforma të tjera decentralizimi, veçanërisht në fushën e decentralizimit fiskal. Aktualisht, NJQV-të nuk kanë burime të mjaftueshme financiare për të përmbushur mandatin e tyre në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Në vazhdën e miratimit të

formulës së rishikuar të grantit të pakushtëzuar, US-AID po punon intensivisht me Ministrinë e Financave për të përfunduar hartimin e ligjit të parë në Shqipëri për Financat e Qeverisjes Vendore , që synon: 1) zgji-dhjen e paparashikueshmërisë historike në transfertat nga qeveria qendrore tek ato vendore dhe 2) trajtimin e mungesës së vazhdueshme të fondeve të bashkive.

• Dotëvijohetmepunënnëmbështetjetë5bashkivemodel për përgatitjen dhe mirati-min e planeve të përgjithshme ven-dore të territorit dhe për të dhënë orientime për partnerë të tjerë kur ata të nisin punën për planet e tyre.

• Duke hedhur themelet për për-mirësimin e mbledhjes së taksës së pasurisë, do të punohet me bash-kitë partnere për të krijuar bazat e të dhënave territoriale dhe për të zbatuar planet e tyre të veprimit për taksën e pasurisë.

• Po punohet me ndërmarrjet eujësjellësit në disa bashki partne-re për hartimin e planeve të tran-zicionit pas reformës territoriale. Me përfundimin e tyre, puna do të vazhdojë me hartimin e planeve 5-vjeçare të përmirësimit të per-formancës së këtyre ndërmarrjeve.

Që nga viti 2012, Projekti i USAID-it, duke punuar në bashkëpunim me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, ka ndihmuar Shqipërinë të ecë për-para në procesin e decentralizimit.

Pjesa më e madhe e gurëve të themelit për forcimin e qe-verisjes vendore janë vendosur tashmë. Një përjashtim i dukshëm është Ligji për Financat e Qeverisë Vendore. Shpresohet që ligji të miratohet deri në fund të 2016.

Në vitin e fundit të projektit, puna do të fokusohet në zbatimin e këtyre reformave të decentralizimit dhe për të vazhduar përpjekjet për të rritur kapacitetin e NJQV-ve. Kjo punë nuk ka nisur këtu as nuk do të përfundojë me Projektin e USAID-it. Sfidat e shpalosjes së potencialit të plotë të qeverisjes së decentralizuar dhe demokratike vendore do të mbetet për vitet që vijnë. Nëse këto sfida trajtohen në mënyrë efektive, cilësia e jetës së shqip-tarëve do të përmirësohet. Shërbimet vendore do të jenë më të mira, ekonomia vendore do të jetë e fortë dhe de-mokracia vendore do të lulëzojë.

Page 4: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

4

të reJA ngA reFormA e DecentrAlizimit: USAiD mbëShtet përpJeKJet DreJt DecentrAlizimit FiSKAl

Qeverisja Vendore dhe Decentralizimi Fiskal

Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë progres të konsi-derueshëm në hartimin e kuadrit ligjor dhe politik të

nevojshëm për të çuar përpara decentralizimin. Reforma Administrative-Territoriale e vitit 2015 konsiderohet si një nga reformat me mjaft ndikim dhe të një profili të lartë të miratuar nga qeveria shqiptare.

Kjo reformë, e shoqëruar edhe me reforma të tjera të decentralizimit të ndërmarra kohët e fundit, premton të përmirësojë qeverisjen, veçanërisht ofrim të shërbimeve më efikase dhe efektive të administratës publike dhe një zhvillim më të balancuar territorial dhe social-ekonomik.

Gjithsesi, për të realizuar këto përmirësime nevojitet reforma e decentralizimit fiskal. Njësitë e qeverisjes vendore duhet të kenë fonde të mjaftueshme dhe au-toritetin e nevojshëm nëse duam që ato të përmbushin përgjegjësitë e deleguara nga qeveria qendrore dhe prit-shmëritë e qytetarëve. Aktualisht nuk po ndodh kështu: përpjekjet e NJQV-ve në Shqipëri vazhdojnë të pengo-het nga transferta ta paparashikueshme dhe të pamjaf-tueshme të fondeve nga qeveria qendrore dhe nga ku-fizimet e vendosura për mundësitë e tyre në krijimin e të ardhurave të tjera në nivel vendor.

Me zbatimin e reformave të decentralizimit, sfida më e rëndësishme me të cilat përballen të dy nivelet e qe-verisjes është nevoja për një reformë të plotë fiskale në formën e një Ligji të mirëfilltë për Financat e Qeverisjes Vendore. Ky ligj:

• Dotëtrajtontekeqfinanciminhistoriktënjësivetëqe-verisjes vendore dhe do t’i jepte bashkive burimet dhe kompetencat për të ofruar shërbime dhe për të përm-bushur përgjegjësitë të cilat iu janë besuar atyre.

• Do të trajtontepaparashikueshmërinëe financave tëqeverisë vendore (transfertat, burimet e veta dhe hua-marrjen), e cila sjell si pasojë planifikim të pasaktë dhe joproduktiv si dhe rrezikon mundësinë e bashkive për të zbatuar planet e tyre dhe për të ofruar shërbime.

• Dotësigurontepërshtatshmëri,paanshmëridhetrans-parencë në ndarjen e transfertave ndërqeveritare duke marrë në konsideratë edhe ndryshime në kapacitetin fiskal mes NJQV-ve.

• Dot’ibëntetëmundurNJQV-vetëpërdorinnëmaksi-mum kompetencat e tyre fiskale si dhe do të siguronte politika të mençura dhe të qëndrueshme fiskale.

• Dotëndihmontebashkitënërespektiminenjëdisiplinefiskale në nivel vendore dhe do të bënte të mundur që

Asistencë për hartimin e Ligjit të parë të Financave Vendore në Shqipëri

bashkitë të jenë në gjendje të ndajnë dhe administroj-në burimet e tyre me efektivitet dhe efikasitet.

• Do të bënte tëmundur rritjen e transparencës, për-gjegjshmërisë dhe angazhimit qytetar në vendimma-rrjen në lidhje me taksat dhe tarifat vendore dhe si do të shpenzohen paratë e taksapaguesve.

• Do të siguronte dialog të hapur dhe konsultime tërregullta mes dy niveleve të qeverisjes.

Duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballen NJQV-të, Ministria e Financave kërkoi mbështetje nga USAID në përafrimin e sistemit të financave ndërqeveritare me strukturën e re të qeverisjes vendore. Ministria kërkoi në mënyrë të veçantë asistencë në hartimin e ligjit të parë të plotë për financat e qeverisjes vendore në Shqipëri.

Duke u mbështetur në dispozitat e Strategjisë së De-centralizimit, Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike, Ligjit të ri për VetëQeverisjen Vendore dhe Pro-gramin Kombëtar të Reformës Ekonomike 2015-2017, USAID ka hartuar një dokument politikash me rekoma-ndime të rëndësishme për Ligjin e Financave Vendore. Ky dokument synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të bëjë të mundur që të kuptohen mirë problemet kryesore të menaxhimit financiar dhe fiskal dhe të mundësojë trajti-min e tyre përmes këtij ligji. Me përfundimin e hartimit të këtij dokumenti, hapi tjetër niste me punën për hartimin e një drafti për diskutim të ligjit, i cili mund të debatohet, rishikohet dhe finalizohet nga një grup konsultativ pune i kryesuar nga Ministria e Financave.

USAID beson se që të arrihet decentralizimi efektiv në Shqipëri, reforma e decentralizimit fiskal duhet të arrijë një nivel të barasvlershëm ndërgjegjësimi dhe ndikimi dhe mbetet me shpresë se qeveria shqiptare do të vlerë-sojë nevojën emergjente të miratimit të këtij ligji. NJQV-të në vitin e tyre të parë pas reformës territoriale janë në një situatë delikate financiare: kërkesat për shërbime vendore janë tepër të mëdha dhe nuk mund të mbulohen me burimet financiare që NJQV-të kanë në dispozicion. Nëse duam që reforma administrative-territoriale të jetë e suksesshme, duhet të trajtohet ky boshllëk menjëherë.

Reformat e decentralizimit premtojnë të përmirësojnë efektivitetin dhe efikasitetin jo vetëm të qeverisjes ven-dore por edhe të vetë shtetit shqiptar si një i tërë. Mun-gesa e një veprimi të përcaktuar në fushën e decentra-lizimit fiskal do të përkthehet në humbje mundësie për qytetarët shqiptarë që duan dhe meritojnë shërbime të përmirësuara dhe qeverisje të mirë dhe efikase.

Page 5: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

5

ligJi i ri “për vetëQeveriSJen venDore”mUnDëSon reFormA të rënDëSiShme

Qeverisja Vendore dhe Decentralizimi

Ligji i ri “Për Vetëqeverisjen Ven-dore”, miratuar në janar 2016,

është arritje e madhe politike e li-gjore. Ligji transferon përgjegjësitë për shërbimet më jetike për jetën e qytetarëve nga qeveria qendrore tek NJQV-të dhe kështu e orienton vendin në një drejtim më demokratik. Përveç kësaj, shërbimet vendore duhet të përmbushin standardet minimale të përmbushjes dhe për herë të parë bashkitë janë të detyruara të përfshij-në qytetarët në vendimet publike.

Si u arritën këto reforma të rëndë-sishme? Pjesërisht, përmes punës së USAID-it, e cila ka një histori gati 25-vjeçare në promovimin e qe-verisjes së mirë, decentralizimit dhe rritjes së përgjegjshmërisë në vend. Në këtë rast, USAID asistoi në harti-min e legjislacionit të rëndësishëm në bashkëpunim me qeverinë e shqiptare mes përpjekjeve të saj për anëtarësim

në BE, i cili ka norma specifike për vetëqeverisjen ven-dore. Më tej, reforma e re territoriale e bëri rihartimin e ligjit pothuajse të detyrueshëm.

USAID dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare miratuan filli-misht një plan të përbashkët veprimi për hartimin e

Miratimi i tij është një arritje e madhe për NJQV-të

kuadrit për decentralizimin. Më pas, u organizuan takime të rregullta mu-jore mes ekspertëve vendas dhe të huaj të grupit të punës, përfshirë këtu edhe zyrtarë të zgjedhur vendorë të opozitës, për muaj me radhë për të vlerësuar çështjet e decentralizimit, nevojat dhe problemet e sistemit dhe për të propozuar rekomandime. US-AID ndihmoi në ngritjen e drejtimin e grupit të punës, por dha edhe analiza paraprake të nevojshme për të nxitur punë e grupit. Këto përpjekje u finali-zuan me strategjinë ndërsektoriale të decentralizimit dhe qeverisjes ven-dore që përfundoi në miratimin në dhjetor 2015 të legjislacionit të rëndë-sishëm për decentralizimin politik dhe reformën e qeverisjes vendore.

Si rezultat i këtyre përpjekjeve inten-sive dhe të përbashkëta, Shqipëria ka bërë progres në rrugën e saj drejt decentralizimit. “E vlerësojmë shumë mbështetjen e dhënë nga USAID,” tha

Ministri i Shtetit për Çësht-jet Vendore, Bledi Çuçi. “Strategjia e decentralizimit dhe bashkë me të ligji i ri mishërojnë qëllimin e qe-verisë “për ta bërë Shqi-përinë model që nxit paqe dhe zhvillim në Ballkan.”

Tashmë me Strategjinë dhe Ligjin e ri për vetëqeverisjen vendore në fuqi, 61 bashkitë hasin ende sfidat e zbatimit të roleve dhe përgjegjësive të tyre të reja. Decentrali-zimi e sjell qeverisjen më pranë atyre që iu shërbehet, ndonëse shumë bashki kanë mungesë fondesh, kapaci-

tetesh dhe/ose pjesëmarrjen e qytetarëve që nevojiten për të përmbushur premtimin e ligjit. USAID vazhdon të punojë me qeverinë me shpresën e trajtimit të pengesave të mëdha që hasen në zbatimin e plotë të strategjisë së decentralizimit.

Ministri i Shtetit për Çëshjet Vendore, Bledi

Çuçi: “E vlerësojmë shumë mbështetjen e dhënë

nga USAID. Strategjia e decentralizimit dhe bashkë me të ligji i ri mishërojnë qëllimin e qeverisë për ta bërë Shqipërinë model që nxit paqe dhe zhvillim në

rajonin e Ballkanit.”

Fletorja Zyrtare me Ligjin “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Page 6: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

6

proceSi i StrAtegJive territoriAle niS me nJë AKtivitet të përbAShKët

Planifikimi i Territorit

Çdo bashki në Shqipëri duhet të hartojë një plan të përgjithshëm vendor të territorit për sipërfaqen e re

të saj si rezultat i Reformës Administrative-Territoriale. Aktualisht 31 bashki janë në procesin e hartimit të këtyre planeve; pesë po punojnë me mbështetje nga Projekti i USAID-it dhe 26 të tjera me firma vendase dhe të huaja të planifikimit urban të financuara nga qeveria shqiptare. Të 30 bashkitë e tjera nuk e kanë nisur ende procesin, por pritet të fillojnë atë në të ardhmen e afërt.

Hartimi i PPV-së është një sipërmarrje e madhe që kërkon vëmendje jo vetëm për zonat e ndryshme të terri-torit por edhe për shumë aspekte të menaxhimit të për-dorimit të tokës, duke trajtuar çështje të ndryshme gjeo-grafike, financiare dhe ligjore. Në vitin e fundit, USAID dhe ekspertët e tij në planifikimin urban dhe hapësinor kanë mbështetur të 61 bashkitë e vendit në procesin e hartimit të PPV-ve duke ofruar materiale dhe informa-cione të nevojshme teknike për punonjësit që përgjigjen për hartimin e planeve. Këtu përfshihen seminare dhe konferenca, një manual i plotë dhe i hollësishëm për pla-nifikimin dhe, më së fundmi, praktikat më të mira nga përvoja e pesë bashkive partnere të USAID-it.

Në fillim të prillit 2016, USAID në bashkëpunim me Mini-strinë e Zhvillimi Urban organizoi një seminar ku morën pjesë 150 vetë, përfshirë kryetarë dhe nënkryetarë bash-kish, drejtorë të planifikimit urban, të cilët u informuan për përvojat e kolegëve të tyre në hartimin e strategjive të territorit, që është edhe komponenti i parë i PPV-së.

Pesë bashkitë, Berat, Elbasan, Fier, Kuçovë, dhe Lush-nje—të gjitha NJQV partnere të Projektit të USAID-it, ndanë njohuritë e përftuara deri tani me bashkitë e tjera që nuk e kanë nisur ende këtë proces të rëndësishëm.

Drejtori i atëhershëm i Projektit të USAID-it, Peter Clavelle, hapi konferencën duke u uruar mirëseardhjen të pranishmëve, kryetarëve të bashkisë, zyrtarëve të qe-verisë vendore dhe qendrore, përfaqësues të shoqërisë civile dhe profesionistë që punojnë bashkitë e tjera, do-natorë të huaj, dhe aktorë të tjerë. Ai i kushtoi vëmendje të veçantë vullnetarëve të Korpusit të Paqes, shumë prej të cilëve kanë arsim apo kanë punuar me planifikimin ur-ban, si një burim mjaft i vlefshëm për bashkitë në proce-sin e hartimit të planeve.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni tha: “Ministria ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë bash-këpunimi me USAID-in që nga koha e krijimit të saj dhe se Ministria dhe Agjencia e Kombëtare e Planifikimit të Territorit kanë përfituar shumë nga puna e USAID-it me partnerët e tij, duke përhapur këtë përvojë në 26 bashkitë me të cilat po punon aktualisht qeveria.”

Në emër të kolegëve të tij nga pesë bashkitë partnere, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i shprehu mirënjohjen USAID-it dhe inkurajoi të pranishmit të nisin sa më shpejt me procesin e planifikimit të territorit.

Në këtë konferencë bashkitë partnere të USAID-it fes-tuan një arritje të rëndësishme: hartimin dhe miratimin e strategjive të territorit ndërkohë që u bënë të mundur njësive dhe aktorëve të tjerë të interesuar të përfitonin nga sukseset dhe sfidat e tyre. Tashmë, me miratimin e strategjive të territorit, këto bashki janë gati të vazhdojnë më tej me zbatimin e projekteve të rëndësishme infra-strukturore në zonat e tyre gjeografike.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni: “Marrëdhënie shumë e vlefshme bashkëpunimi me USAID-in”

Fotot nga e majta lart: Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjer-meni në fjalën e saj përshëndetëse; një pjesëmarrës duke i drejtuar një pyetje panelit të ekspertëve; botime të strategjive të zhvillimit të territorit të bashkive partnere të Projektit të USAID-it;

Page 7: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

7

QytetArët oFroJnë menDime të vleFShme për plAnin e përgJithShëm venDor të territorit

Planifikimi i Territorit

Pas Reformës Administrative-Territoriale, secila nga 61 bashkitë e Shqipërisë duhet të hartojnë një plan

të përgjithshëm vendor të territorit (PPV) ku të trajto-hen çështjet mjedisore, sociale, ekonomike, demografike dhe infrastrukturore me të cilat ato do të përballen në vitet e ardhshme. USAID është vënë në drejtim të këtij procesi të hartimit të planeve për bashkitë partnere Be-rat, Elbasan, Fier, Kuçovë dhe Lushnje, duke përdorur ekipe nga shumë fusha që sjellin së bashku ekspertizën teknike, social-ekonomike dhe mjedisore për të trajtuar komponentët e kërkuara.

Pesë bashkitë do të finalizojnë projekt planet e tyre deri në shtator, duke i dhënë kohë të mjaftueshme USAID të ndihmojë bashkitë në ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në proces: marrjen e miratimit, përmirësimin e bazës së të dhënave GIS dhe zbatimin e procedurave vendore të lejeve. Deri tani, bashkitë kanë ecur mirë sipas afateve. Ato kanë përfunduar analizat e detajuara të përcaktuara me ligj, përfshirë këtu shqyrtimin e territorit, studimin hapësinor të tipologjive dhe një analizë të brigjeve ujore. Janë duke u përgatitur dhe diskutuar tërësisht me krye-tarët e bashkive projekt hartat e përdorimit të tokës dhe propozimet e infrastrukturës. Përveç kësaj, bashkitë, me ndihmën e USAID-it dhe të Agjencisë Kombëtare të Pla-nifikimit Territorial, po koordinojnë me bashkitë fqinje punën e tyre të planifikimit në lidhje me vendimet kyçe

në të cilat përfshihen më shumë se një bashki.

Një aspekt kryesor i procesit të PPV-së, siç përcaktohet edhe me ligj, është pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve dhe konsultimi publik. USAID me anë të komisioneve këshil-limore qytetare vendore (KKQV) si mbështetje e këtyre përpjekjeve po drejton këtë proces dhe ka kryer deri tani katër raunde dëgjesash publike në të pesë bashkitë. Në KKQV marrin pjesë qytetarë aktivë të aftë për të ofruar mendime dhe ide në lidhje me drejtimet e ardhshme të komuniteteve të tyre dhe janë në gjendje të tërheqin edhe qytetarë e të interesuar të tjerë në këto veprimtari.

Të pranishmit në këto takime ishin qytetarë të thjeshtë, pronarë tokash, biznesesh dhe përfaqësues të insti-tucioneve të tjera me interesa të caktuara. Po ashtu, çdo bashki angazhohet në forma të tjera të konsultimit qytetar: vlerësimet strategjike mjedisore, diskutime me këshilltarët vendorë dhe fokus grupe me qytetarët, pro-narë tokash e biznesesh në zonat rurale.

Me ndihmën e Projektit të USAID-it, bashkitë e Beratit, Elbasanit, Fierit, Kuçovës dhe Lushnjës janë duke bërë përparim të qëndrueshëm drejt përfundimit të këtyre planeve duke demonstruar praktikat më të mira në plani-fikimin e territorit. Pasi të kenë përfunduar, PPV-të do të jenë më të pasura dhe me objektiva më të qarta falë edhe mendimit të vlefshëm të banorëve të këtyre komu-niteteve.

Pesë bashki përfundojnë së shpejti planet e territorit

Pamje nga dëgjesat publike të organizuara në bashkitë Elbasan dhe Berat për të marrë mendimin e qytetarëve për këto plane

Page 8: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

8

plAnet e trAnzicionit për UJëSJellëS-KAnAlizime në përmirëSim të Shërbimit për QytetArët

tAKime rAJonAle për reFormAt në SeKtorin e UJit

Shërbimet Vendore

Projekti i USAID-it ofron asistencë intensive për bash-kitë partnere të Lushnjes dhe Fierit në hartimin e

planeve tranzitore për ndërmarrjet ujësjellës-kanalizime, plane që kërkohen sipas vendimit të reformës së sekto-rit të ujit të ndërmarrë nga qeveria shqiptare. Planet e tranzicionit trajtojnë sfidat ligjore, administrative, proce-durale dhe operacionale me të cilat haset çdo bashki në shërbimet që ofron për qytetarët në territoret e tyre pas reformës territoriale. Planet përbëjnë edhe hapin e parë për secilën bashki në përgatitjen e planeve 5-vjeçare të biznesit/përmirësimit të performancës, ku jepen udhëzu-es strategjikë për përmirësimin e administrimit të ndër-marrjes dhe nivelit të mbledhjes së tarifave të ujit dhe pakësimit të lidhjeve të paligjshme. USAID ka asistuar

Shërbimi i ndërmarrjeve ujësjellës-kanalizime është një nga më të rëndësishmit që ofrohen nga bashkitë

në Shqipëri, por edhe sfidat për të ofruar shërbim të plotë në territoret e reja teksa përmbushin edhe masat e reformës së sektorit janë po aq të mëdha. Përveç krijimit të planit të tranzicionit, çdo bashki duhet të hartojë një plan biznesi 5-vjeçar që trajton realitetet teknike, opera-cionale dhe të personelit në administrimin e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve brenda kontekstit të perfor-mancës së përditshme të suksesshme financiare.

edhe Bashkinë e Elbasanit në këtë drejtim.

USAID mbështeti kohët e fundit Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, ministria përgjegjëse për shërbimet ujësjellës-kanalizime në Shqipëri, në organizimin e disa

Mbështetje për zyrtarët vendorë në vijim të Reformës Administrative-Territoriale

Pamje nga takimi rajonal për reformën në sektorin e ujit, organizuar nga USAID në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës në Bashkinë e Lezhës.

Ekspertja e Ujit pranë Projektit të USAID-it, Enkelejda Gjinali, (në këm-bë) gjatë prezantimit të Planit të Tranzicionit në Bashkinë Fier

takimeve rajonale për VKM e fundit të Reformës në Sek-torin e Ujit. Sipas VKM-së ndërmarrjet ujësjellës-kana-lizime duhet të riorganizohen në përgjigje të Reformës Administrative-Territoriale të 2015 dhe synon të për-mirësojnë shërbimin ujësjellës-kanalizime në të gjithë Shqipërinë.

Ministria dhe USAID organizuan katër takime rajonale në pjesë të ndryshme të vendit: Lezhë, Pogradec, Tiranë dhe Vlorë. Mes pjesëmarrësve ishin kryetarë bashkish, drejtorë drejtorie në bashki dhe drejtorë të ndërmarrje-ve ujësjellës-kanalizime. Rreth 200 pjesëmarrës në të katër takimet mësuan për rolet dhe përgjegjësitë e tyre në lidhje me ofrimin e shërbimit ujësjellës-kanalizime në zonat urbane e rurale të bashkive të tyre. Në programin e trajnimit kishte edhe një komponent për diskutime ku pjesëmarrësit mund të bënin me dije fushat ku kishin nevojë për mbështetje në zbatimin e reformës në sek-torin e ujit. Pjesëmarrësit evidentuan nevoja në fushat e mëposhtme:

• Asistencë teknike në përgatitjen dhe zbatimin e plane-ve të tranzicionit

• Rritje kapacitetesh për mbikëqyrje të performancës së ndërmarrjes

• Sigurimi se ndërmarrjet po ecin drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian

• Arritja e qëllimit përfundimtar të vetë-qëndruesh-mërisë financiare.

Page 9: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

9

Sipas Ligjit të ri “Për Vetëqeveri-sjen Vendore këshillat vendorë

kanë autoritetin dhe përgjegjësinë të përfaqësojnë qytetarët e njësive të tyre vendore. Detyra e tyre është të formë-sojnë të ardhmen e komuniteteve të tyre duke hartuar politika vendore dhe duke mbikëqyrur dhe monitoruar punën e bashkisë. Si të tillë, ka shumë rëndësi që këta përfaqësues vendorë të kenë njohuritë e duhura dhe të mjaftueshme për nevojat e komunitetit dhe të kup-tojnë parimet e qeverisjes efikase dhe efektive.

Këto 12 muajt e fundit kanë sjellë shumë ndryshime në nivelin e qeverisjes vendore: reforma administrative-te-rritoriale, Strategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Ligji për Vetëqeverisje Vendore. Për shkak të këtyre ndryshimeve, u bë e rëndësishme që këshilltarët e rinj dhe me përvojë të kuptojnë kuadrin e qeverisjes brenda të cilit do të veprojnë ata. Në përgjigje të kësaj, ekspertët e USAID hartuan dhe zbatuan një program shumëplanësh për të ndihmuar ngritjen e kapaci-teteve të këshilltarëve. Si fillim, ekipi i Projektit të USAID-it har-toi një manual gjithëpërfshirës për qeverisjen vendore ku traj-tohen rolet dhe përgjegjësitë e

këshilltarëve si dhe kuadri ligjor për qe-verisjen vendore në fusha si planifikimi urban, taksat, ujësjellës-kanalizime, dhe angazhimi qytetar.

Ekipi i ekspertëve të Projektit nisi një seri trajnimesh dy-ditore me anëtarë të këshillave bashkiakë. Deri tani kanë përfituar nga trajnimet e Projektit kë-shilltarët nga bashkitë Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnje, Patos, Tiranë, Vlorë, dhe Vorë. Do të trajnohen këshilltarë edhe nga bashki të tjera. Përveç diskutimit të zhvillimeve në qeverisjen vendore, trajnimet shërbyen

edhe si forum për të ndarë informacione, për të mësuar nga njëri tjetri, për të thelluar njohuritë e për të trajtuar çështje të rëndësishme. USAID ka marrë vlerësime pozi-tive për këtë seri trajnimesh nga këshilltarët vendorë si dhe kërkesa për trajnime për çështje të tjera që lidhen me qeverisjen vendore. Një pjesëmarrëse në trajnim,

Mirela Bogdani, këshilltare ven-dore e Tiranës dhe sekretare e Aleancës Gjinore në Këshillin Bashkiak, tha: “Ky trajnim ishte mjaft informues për sa i përket Ligjit për Vetëqeverisjen Ven-dore. Ekspertët e USAID-it na dhanë një nga traj-nimet më të dobishme që ka marrë Bashkia e Tiranës.”

trAJnime me KëShilltArë venDorë

Qeverisja Vendore

Në këto trajnime këshilltarët përditësohen me zhvillimet e fundit në qeverisjen vendore

Projekti i USAID-it ka krijuar një platformë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që u

jep mundësinë profesionistëve të financave vendore dhe qytetarëve të monitorojnë shpenzimet e bashkisë më lehtësisht se më parë. Stafi i financave mund të aksesojë tashmë të dhëna të rëndësishme financiare me më shumë efikasitet duke kursyer kështu kohë dhe mund. Platforma është e hapur edhe për publikun, duke i mundësuar atij të kuptojë situatën financiare të bashkisë.

Aplikacionet e reja, “Modeli i Shpenzimit të Parave” dhe “Monitorimi i Thesarit të Bashkisë”, të krijuara me besimin se “qeverisja e hapur është qeverisje e mirë”, synojnë të nxisin përgjegjshmërinë dhe të ndihmojnë qytetarët të rrisin njohuritë dhe pjesëmarrjen e tyre në buxhetimin vendor. Në maj dhe qershor 2016, punonjës të bashkive, këshilltarë vendorë dhe qytetarë të intere-

nxitJA e trAnSpArencëS në FinAncAt venDoreUSAID ofron aplikacione TIK të reja dhe të thjeshta për t’u përdorur

suar nga 6 bashki (Berat, Elbasan, Fier, Korçë, Kuçovë dhe Lushnje) morën pjesë në trajnimet për përdorimin e aplikacioneve në lidhje me shpenzimet vendore. Miranda Shkëmbi, anëtare e Këshillit Bashkiak të Kuçovës me njohuri të mira nga financat u shpreh: “Këto aplikacione janë të lehta për t’u përdorur edhe nga ata që nuk janë ekspertë të fushës.”

Të dy aplikacionet janë të lidhura me baza të dhënash të mirë strukturuara si dhe kanë informacione për bu-xhetin aktual, përshirë edhe shpenzimet, për periudhën 2014-2016. Platforma ofron edhe një sërë artikujsh që analizojnë dhe paraqesin buxhetet reale të bashkive për secilin prej këtyre viteve. Në muajt në vazhdim, USAID do të organizojë trajnime të tjera me bashkitë model për të aftësuar edhe më shumë stafin e tyre të financave në përdorimin e këtyre instrumenteve TIK

Anëtarja e Këshillit Bashkiak

Mirela Bogdani: “ Ky trajnim

ishte mjaft informues për sa i

përket Ligjit për Vetëqeverisjen

Vendore. Ekspertët e USAID-

it na dhanë një nga trajnimet

më të dobishme që ka marrë

Bashkia e Tiranës.”

Page 10: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

10

zyrA me nJë nDAleSë në Korçë i bën Shërbimet të orientUArA DreJt QytetArit

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit

Projekti Pilot i Korçës do të shërbejë si model edhe për bashitë e tjera

Në Korçë, procedurat e shumta ad-ministrative, që bënin që qytetarët

të endeshin nga një zyrë në tjetrën, tashmë bëhen nga Zyra me Një Ndalesë për shërbimet e qytetarit e ngritur në Bashkinë Korçë. Kjo zyrë, e hapur në mars 2016 me mbështetje të Projektit të USAID-it, u bën të mundur qytetarëve të marrin një sërë shërbimesh në ni-velin më të lartë të gatishmërisë dhe cilësisë. Pavarësisht emrit “zyrë me një ndalesë” Korça ka tashmë 13 zyra të tilla: 6 prej tyre janë brenda territo-rit të qytetit dhe, më e rëndësishmja, një zyrë e tillë ndodhet në secilën nga shtatë njësi administrative që ndodhen në zonat rurale.

Zyrat me një ndalesë përdorin pro-cedura të thjeshtuara për të ofruar shërbime të orientuara drejt qytetarit duke mundësuar kështu që qytetarët të mos enden nga një zyrë në tjetrën dhe të ndeshen me procese të lodhshme dhe stresuese. Banorët e Korçës janë të kënaqur me këtë formë shër-bimi më efikas të përmbushjes së nevojave të tyre. “Sot isha tek zyra me një ndalesë për të bërë një kërkesë,” thotë Albana Çule, banore e Korçës, “dhe pashë që mje-disi ishte mjaft i këndshëm. Procedurat ishin të thjeshta dhe të lehta. Mbeta shumë e kënaqur.”

Zyra me Një Ndalesë ofron 73 shërbime nga 11 drejtori të ndryshme, përfshirë ato të financës, taksave dhe tari-fave vendore, asistenca sociale, juridike, planifikimi dhe zhvillimi i territorit, kontratat, dhe burimet njerëzore. Qytetarët mund të marrin leje ndërtimi, licenca për biz-neset dhe vërtetime të ndryshme nga këto zyra, të cilat

mund të pranojnë edhe kërkesa për shërbime, ankesa të qytetarëve, denon-cime për ndërtime të paligjshme dhe lloje të tjera kërkesash e komentesh të qytetarëve. Së fundi, qytetarët kanë mundësi të shohin gjendjet e kërkesave të tyre dhe të aksesojnë disa lloje shër-bimesh fare lehtë nëpërmjet një faqeje interneti.

Zyra me Një Ndalesë në Korçë u re-alizua nga bashkëpunimi mes USAID-it dhe bashkisë ku u ndërthur teknologjia kompjuterike me proceset administra-tive njerëzore për të krijuar një përqa-sje të re, më të përgjegjshme dhe më të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve të qeverisë vendore. USAID krijoi apli-kacionin TIK të zyrës, trajnoi stafin për procesin e punës dhe shërbimin ndaj klientit dhe hartoi një manual përdorue-si me udhëzime të hollësishme për pu-nonjësit e zyrës dhe me afate kohore

për çdo shërbim që ofrohet nga kjo zyrë.

“Zyra me Një Ndalesë i jep fuqi njerëzve por edhe bash-kisë,” thotë Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. “Kjo zyrë u mundëson qytetarëve të trajtojnë të gjitha kërkesat, ankimet, dhe aplikimet për shërbime në një vend të vetëm. Nga ana tjetër, kjo zyrë i jep bashkisë një instrument të rëndësishëm për monitorimin e punës për sa i përket kohës, sasisë dhe cilësisë.”

USAID shpreson që kjo zyrë me shërbime të përshtatshme, të përgjegjshme, trans-parente dhe me kosto efektive të jetë model për bashkitë e tjera. USAID po punon ak-tualisht me zyrtarët në Fier dhe Berat për t’i sjellë këto zyra pranë qytetarëve të tyre.

Majtas: Një banore e Korçës në zyrën me një ndalesë të

ngritur me mbështetjen e USAID-it; Djathtas: Pamje e broshurës realizuar për

inaugurimin e zyrës.

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo: “Zyra me

një ndalesë i jep fuqi nje-rëzve dhe bashkisë. Ajo u mundëson qytetarëve të

trajtojnë kërkesat, ankimet, dhe aplikimet për shërbime në një vend të vetëm. Kjo

zyrë i jep bashkisë një instrument të rëndësishëm për monitorimin e punës,

për sa i përket kohës, sasisë dhe cilësisë së shërbimit.”

Page 11: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

11

përDorimi i giS për të mbëShtetUr mbleDhJen e tAKSëS Së pASUriSë

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit

Në ndihmë të njësive vendore për mbledhjen e taksës së pasurisë

Taksa e pasurisë është një burim i rëndësishëm për të ardhurat e bashkive në Shqipëri, por sistemi ak-

tual për mbledhjen dhe administrimin e kësaj takse është mjaft i dobët dhe bashkitë nuk janë në gjendje të mble-dhin të gjithë taksën për burimet e veta. Instrumentet GIS mund t’i ndihmojnë bashkitë të ndërmarrin hapin e rëndësishëm drejt rritjes së të ardhurave nga taksa e pa-surisë. Përdorimi i këtyre instrumenteve u bën të mundur bashkive të krijojnë regjistra funksionalë të nevojshëm për të lëshuar faturat e bazës tatimore. Duke qenë se taksa e pasurisë krijohet në bazë të tipareve gjeografike, si ndërtesa, truall, tokë bujqësore, mund të përdoren ins-trumente GIS për të mbledhur e fotografuar informacione që ndihmojnë në mbledhjen e kësaj takse. Bashkitë mund

të mbledhin të dhëna që ekzistojnë në terren, t’i admin-istrojnë ato në baza të dhënash GIS dhe më pas të për-dorin këtë informacion për analiza, raporte dhe vendim-marrje transparente. Për të krijuar një regjistër të plotë e të përditësuar taksash/pronash, bashkia duhet së pari të ketë një sistem efikas adresash për të identifikuar pro-nat dhe rrjedhimisht vendndodhjen e taksapaguesve. Kjo mundëson krijimin e një baze të dhënash të pronave që mbështet zbatimin e procesit të mbledhjes së taksave. Si në Korçë ashtu edhe në Fier, administratorët e taksave kanë përdorur instrumentet GIS për të krijuar inventarët e pronave, të cilat aktualisht po i përditësojnë dhe zgje-rojnë për të mbuluar territoret administrative të shtuara pas reformës. Përvojat e këtyre bashkive ofrojnë mësime të vlefshme dhe praktikat më të mira për bashkitë e tjera partnere të cilët duan të përmirësojnë sistemet e tyre të taksës së pronës.

Aktualisht, baza zyrtare e të dhënave për pronat në Shqipëri mbahet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme (ZRPP), por bashkitë e kanë vështirësi ta marrin dhe përdorin këtë bazë të dhënash. Për më tepër, ndërkohë që baza e të dhënave ZRPP mund të lehtësojë regjistrimin e pronës dhe transaksionet me të, kjo bazë të dhënash nuk mbështet procesin e tatimit të pronës dhe as nuk jep informacione për ndërtimet pa leje. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Infor-male (ALUIZNI) ka një regjistër të objekteve informale, por informacioni nuk është mjaftueshëm i saktë sa të përdoret për tatimin e pronës.

Teksa presin që institucionet qendrore të caktojnë stan-dardet, të bashkërendojnë bazat e tyre të të dhënave në një regjistër të vetëm dhe ta vënë në dispozicion për përdorim publik, bashkitë po vazhdojnë me krijimin e

regjistrave të tyre të pronave duke përdorur të dhënat më të mira të mundshme në këtë kohë. Po ashtu, në mungesë të aksesit tek baza kombëtare e të dhënave, bashkitë po ecin drejt krijimit dhe përditësimit të informacionit për ndërtesat, rrugët dhe sistemin e adresave. Me krijimin e një sistemi funksional adresash, inspektorët e bash-kisë mund të kryejnë një inventar të pronave, të mbledhin informacione për prona të caktuara, të matin madhësinë e pronës dhe të regjistroj-në informacione për pronësinë e saj. Të dhënat specifike që duhet të mblidhen do të përcaktohen sipas territorit dhe nevojave të regjistrit tatimor. Qëllimi është që të merren të dhënat e nevojshme për llogaritjen e taksës së pasurisë.

Krijimi i një Regjistri TatimorPërdorimi i instrumenteve GIS për krijimin e një regjistri tatimor kërkon disa hapa. Së pari, duhet të krijohen shtresat e përgjithshme të informacionit, psh., rrugë e ndërtesa, duke përdorur imazhet sateli-tore, fotografitë ajrore dhe/ose harta të tjera kadas-trale dhe vektoriale. Më pas, të dhënat për rrugët dhe ndërtesat mund të përdoren për të krijuar një sistem adresash për të gjithë territorin e bashkisë, ku çdo ndërtese/prone i caktohet një numër unik adrese.

Gjatë krijimit të regjistrit tatimor, në grupin e punës, i përbërë nga stafi i bashkisë, duhet të bëjnë pjesë urbanistë, inxhinierë, juristë, dhe punonjës të tati-meve. Pasi të jetë hartuar regjistri tatimor, bashkia është në gjendje të fillojë ciklin tatimor të faturimit dhe mbledhjes së taksave, duke sjellë si rezultat rritjen e të ardhurave të veta.

Shembull se si duket në GIS të dhënat e pronës në një lagje në Lushnje

Page 12: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

12

përmirëSimi i AKSeSit në inFormAcion, përmirëSim i QeveriSJeS venDore

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit

të ShKrUASh për të FitUAr

Ngritje Kapacitetesh

Aplikacionet TIK krijojnë mundësi për njohuri, transparencë dhe pjesëmarrje

Trajnim për hartim projektesh në ndihmë të bashkive për të siguruar financime nga donatorët

Çdo herë që një njeri blen shtëpi, hap rubinetin e ujit, paguan taksat, lind fëmijë, pëson aksident rrugor apo

rinovon një licencë, informacioni regjistrohet që të mund të analizohet nga bashkitë për të përmirësuar qeverisjen vendore. Genc Radovicka, Eksperti i Teknologjisë së In-formacionit pranë Projektit të USAID-it thotë: “Informa-cioni është burimi që kanë nevojë NJQV-të për të ofruar shërbime sa më të mira, për të përmirësuar punën e tyre dhe për të qeverisur me sa më shumë efikasitet.”

Iniciativa e USAID-it për E-Qeverisjen Vendore, e ni-sur që në vitin 2012, mbështet NJQV-të në përdorimin e zgjidhjeve të teknologjisë së informacionit dhe komu-nikimit (TIK) për të përmirësuar shërbimet, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë. Kjo asistencë teknike dhe mate-riale është e personalizuar sipas nevojave të çdo NJQV dhe në të përfshihet krijimi i sistemit për administrimin dhe mbledhjen e taksave, administrimin financiar (p.sh., kontabilitet, buxhetim dhe administrim të pronave ven-dore); faturimin dhe kontabilitetin e ujit, administrimin e dokumentacioneve dhe sistemin e informacionit gjeo-grafik (GIS). Për më tepër, zgjidhet e-Shërbime ndihmoj-në qytetarët nëpërmjet portaleve që ofrojnë informacion për komunitetin, monitorim të veprimtarisë së qeverisë, forume publike, raportim problemesh nëpërmjet inter-

Identifikimi i problemi është pjesa më e lehtë. Shkrimi i një projekt propozimi për të bindur donatorët për të

ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi është shumë më e vështirë. Kohët e fundit, USAID ka bashkëpunuar me qeverinë sllovene për të ndihmuar bashkitë shqiptare të përmirësojnë mundësitë e tyre për sukses kur kërkoj-në financime. Plot 25 drejtorë drejtorie dhe specialistët vendorë nga i gjithë vendi kanë marrë pjesë në trajnimin me dy cikle, “Menaxhimi i Ciklit të Projekti në praktikë: Nga ideja në fitimin e projekt-propozimit”, që kishte për qëllim të ofronte praktikat më të mira të krijuara gjatë 12 viteve të anëtarësimit të Sllovenisë në BE.

Në pjesën e parë të trajnimit 10-ditor pjesëmarrësit më-suan si të shkruajnë dhe të paraqesin projekt-propozime të suksesshme për grante, ndërsa pjesa e dytë u përqen-drua në administrimin e kujdesshëm të fondeve të dhë-

netit, informacion turistik dhe shërbime të tjera.).

USAID ka investuar fonde për të ofruar asistencë të gji-thanshme TIK për 12 bashkitë e saj partnere, që mbuloj-në rreth 80% të popullsisë në Shqipëri. Kjo asistencë teknike dhe materiale vjen në tre forma:

• Zhvillimi i kapaciteteve vendore për të ofruar dhe mirëmbajtur infrastrukturën TIK me efikasitet;

• Ndërtimi i kapaciteteve për të krijuar dhe funksionuar aplikacionet bazë dhe informacionin e nevojshëm për to në nivel vendor dhe vazhdimisht

• Përmirësimi i aftësive të stafit dhe qytetarëve për t’i përdorur këto aplikacione ashtu siç duhet.

Ky investim në infrastrukturën e e-qeverisjes vendore përforcon përpjekjet e tjera të USAID-it për të mbështe-tur decentralizimin e qëndrueshëm në Shqipëri me anë të përmirësimit të administrimit publik, ofrimit të shërbime-ve dhe angazhimit civil. TIK është pjesë jetike e kuadrit të qeverisjes vendore: është mjeti me anë të të cilit bash-kitë mund të aksesojnë informacionin që u duhet për të përmirësuar shërbimet për qytetarët. TIK shkon përtej teknologjisë për të krijuar mundësi për njohuri, pjesë-marrje, transparencë dhe bashkëpunim.

Përfaqësuesi i USAID-it Dennis Wesner (majtas), Ambasadorja e Sllovenisë, Lea Stancic (mes), dhe Drejtori i Projektit USAID/PLGP, Kevin McLaughlin, duke përshëndetur pjesëmarrësit në trajnim.

na. “Ajo që kemi mësuar ishte me të vërtetë shumë e dobishme për bashkinë tonë,” tha Albana Zeqaj e Zyrës

Page 13: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

13

të ShKrUASh për të FitUAr

Botime më të fundit

së Projekteve në Bashkinë e Fierit. “Trajnimi ishte sa specifik aq edhe praktik.” Në pritje të anëtarësimit në BE, Shqipëria është përballur me nevojën e zhvillimit të in-frastrukturës dhe ngritjes së kapaciteteve teksa synon t’u ofrojë qytetarëve të saj shërbime më të mira publike. Sigurimi i fondeve të granteve ka shumë rëndësi për përmbushjen e këtyre kërkesave, por paratë nuk vijnë au-tomatikisht. Financimi nga BE, donatorë ndërkombëtarë ose nga agjencitë rajonale të zhvillimit në Shqipëri mund të arrihet vetëm nëpërmjet një procesi konkurrues të ap-likimeve për grante. Kur jepen këto fonde, është e rëndë-sishme që ato të administrohen me mençuri në mënyrë që projektet të mund të përfundojnë në kohë dhe brenda buxhetit të parashikuar.

Dokument politikash: Rekomandime kryeso-re për Hartimin dhe Diskuti-met për Ligjin e Financave të Qeverisjes Vendore

Ky dokumen prezanton një draft paraprak me gjetje dhe rekomandime për çështjet kryesore me të cilat hasen politikë-bërësit në vend në kuadër të hartimit të Ligjit të parë të plotë “Për Financat e Qeverisjes Vendore.”

Dokument politikash: In-strumentet Financiare për Zhvillimin e Tokës

Ky dokument ofron alterna-tiva politikash për zbatimin e gjashtë instrumenteve fi-nanciare (d.m.th., për rritje të ardhurash) për zhvillimin e tokës, që mund të jenë të për-shtatshme për Shqipërinë. Ai mund të përdoret nga NJQV për administrimin e rritjes urbane dhe rajonale.

Manual për Zyrtarët Vendorë

Manuali u hartua sipas përvo-jave më të mira vendore dhe ndërkombëtare në lidhje me performancën e këshillave të njësive vendore, u rifreskua me bazën ligjore të kohëve të fundit, me ekspertizë bash-këkohore, duke inkuadruar praktikat me të mira dhe duke përfshire në këtë proces vetë njësitë vendore.

Udhëzues Praktik për Mbledhjen e Detyrimeve Tatimore Vendore

Ky botim është një udhëzues praktik që ka për qëllim t’u vijë në ndihmë administra-tave tatimore vendore në ushtrimin e autoritetit të tyre ligjor për mbledhjen dhe mi-radministrimin e detyrimeve tatimore vendore të papa-guara, me synim rritjen e të ardhurave publike.

Përveç përmirësimit të aftësive të nëpunësve publikë, trajnimi i vuri theksin edhe rëndësisë strategjike të bashkëpunimeve rajonale. Duke qenë se shumë çështje i tejkalojnë kufijtë gjeografikë, projekt-propozimet ndër-vendore dhe ndërshtetërore shpesh rrisin gjasat e suk-sesit të financimit. Bashkëpunimi mes niveleve të ndry-shme të qeverisjes është një faktor kyç suksesi, ndaj edhe në trajnim u diskutua për partneritetin mes min-istrive dhe bashkive. Propozimet e miratuara nga të dy nivelet e qeverisjes dhe partneritetet e forta për zbatimin e projekteve janë vendimtare në sigurimin e BE-së dhe burimeve ndërkombëtare të financimit.

Duke reflektuar mbi përvojën e saj gjatë seminarit, Bur-buqe Meçaj, Shefe e Zhvillimit dhe Projekteve për Bash-

kinë e Kuçovës, tha: “Seminari ka ofruar instru-mente të dobishme për stafin tonë. Ne mësuam shumë teknika efektive për hartimin e projekt-propozimeve dhe tani e kuptojnë më mirë se si të përafrojmë nevojat tona vendore me strategjitë e donatorëve për financimin e projekteve.”

Ky program ishte bashkëpunimi i dytë i tillë në mes USAID-it dhe qeverisë sllovene. Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësues të njësive vendore partnere të Projektit, përfaqësues të qeverisë qendrore si dhe të OJQ-ve vendore.

Foto e pjesëmarrësve të ciklit të dytë të trajnimit për fondet IPA

Page 14: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

14

vlerëSimi i KomUnitetit për QeveriSJen Forcon AngAzhimin QytetAr

Angazhimi Qytetar

Në këto vlerësime qytetarët shprehin mendimet dhe nevojat e tyre

Në bashkëpunim me UN Women, Projekti i USAID-it i dha mundësi qytetarëve në katër bashki të shprehnin

mendimin e tyre për qeverisjen vendore gjatë zgjedh-jeve të vitit 2015. Projekti i vlerësimit të komunitetit siguron mendimin e qytetarëve dhe autoriteteve vendore duke u mundësuar atyre të raportojnë për situatën reale në komunitet.

Reforma territoriale zgjeroi kufijtë fizikë të pjesës më të madhe të bash-kive duke përfshirë edhe zonat ru-rale. Ndikimi i reformës është i madh, jo vetëm në aspektin e përgjegjësive dhe funksionimit të njësive të qe-verisjes vendore, por edhe në lidhje me pjesëmarrjen qytetare. Duke qenë se NJQV-të po përballen me rritjen e numrit të popullsisë, një pjesë e madhe e qytetarëve të këtyre njësive tashmë jetojnë në zonat e largëta ru-rale dhe kanë nevoja dhe shqetësime të ndryshme nga qytetarët e zonave urbane. Bashkitë në vend tani për-ballen me sfida edhe më të mëdha se më parë për të arritur përfshirjen dhe përfaqësimin e vërtetë qytetar.

Në pritje të reformës dhe zgjedhjeve vendore të vitit të kaluar, u realizuan një sërë vlerësimesh në katër bashki: Berat, Elbasan, Kamëz dhe Vlorë. Vlerësimi i Komunitetit është një mjet monitorimi që raporton për gjendjen e katër aspekteve kryesore të qeverisjes vendore: shërbi-met publike, qeverisja e mirë dhe demokracia lokale, zh-villimi ekonomik dhe mirëqenia sociale. Rezultatet për-doren pastaj në nivel vendor për të kërkuar llogari dhe përgjegjshmëri nga autoritetet vendore.

Në këtë procesi ku morën pjesë edhe bashkitë u organi-zuan fokus grupe me qytetarë dhe u realizuan intervista të strukturuara me administratorë të njësive administra-tive që shumë shpejt do të inkuadroheshin në bashkitë përkatëse. Diskutimet dhe intervistat trajtuan një sërë temash në katër fushat kryesore të qeverisjes, për-shirë këtu ujësjellës-kanalizime, mirëmbajtja e rrugëve, transparenca dhe përgjegjshmëria e qeverisë vendore, punësimi, nxitja e bizneseve, shërbimet sociale dhe të drejtat e njeriut.

Pas një muaji pune në terren Projekti prezantoi rezul-tatet e vlerësimit tek secili nga kandidatët për kryetarë

bashkie pak javë para zgjedhjeve të ardhshme vendore. Qëllimi? Të sigurohej që kandidatët të dëgjonin mendi-met dhe rekomandimet e qytetarëve.

Në të katër bashkitë u organizuan gjithsej shtatë forume publike. I pari nga këto forume i mbajtur në Be-rat ishte unik në llojin e vet, pasi të dy kandidatët ishin të pranishëm në këtë forum, në një format debati të pazakontë për vendin tonë. Forumi ishte i vlefshëm edhe për karakterin e tij konstruktiv. Kandidatët shprehën mendime dhe u angazhuan në dialog me qytetarët e Beratit dhe u fokusuan tek njerëzit dhe hallet e tyre dhe jo në debate të politikës. Forume të tjera u organizuan në Elbasan, Kamëz dhe Vlorë. Në të gjithë këto forume morën pjesë anëtarë të komisioneve këshi-llimore qytetare vendore (KKQV) dhe njerëz të tjerë të interesuar.

Kjo nismë ka forcuar zërin e qytetarëve në këto bashki duke mundësuar dialo-gun produktiv dhe duke nxitur pjesë-marrjen e tyre në vendimmarrjen ven-

dore. Në veçanti, nisma të tilla nxisin pjesëmarrjen e gjerë të grupeve të nënpërfaqësuara dhe krijuar mundësi reale për partitë politike dhe kandidatët e tyre për të përf-shirë prioritetet e qytetarëve në platformat e tyre elekto-rale. Ato kanë ndihmuar autoritetet vendore dhe partitë politike të kuptojnë më mirë nevojat dhe prioritetet e ko-muniteteve dhe të kanalizojnë më mirë burimet që kanë në dispozicion.

Lori Memo, Eksperte e Angazhimit Civil pranë Projektit të USAID-it dhe një nga drejtuesit e kësaj nisme, thotë: “Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë funk-sionimin e qeverive vendore dhe angazhimi civil është një komponentët kryesorë të punës sonë.” Fitore Sulej-mani, anëtare e KKQV-së në Berat thotë: “Duke qenë se vlerësimi qytetar pasqyron perceptimet dhe nevojat reale të tyre, ai ndihmon bashkitë të përmbushin vizionin e qytetarëve. Kjo është demokracia në veprim.”

Duke u mbështetur në suksesin e punës së vitit të kaluar, Projekti i USAID-it dhe UN Women po e zgjerojnë këtë program në 6 bashki të tjera, Fier, Korçë, Kuçovë, Lush-nje, Shkodër dhe Gjirokastër, për të mbështetur qytetarët në forcimin e zërit të tyre.

Page 15: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

15

zyrtArë të QeveriSë AmeriKAne vizitoJnë bAShKitë pArtnereKëtë periudhë, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore ka pasur nderin e vizitave të zyrtarëve të

Ambasadës dhe Qeverisë së SHBA-ve në disa bashki partnere të Projektit.

Në muajin maj, Ndihmës Administratori i USAID-it për Evropën dhe Euro-Azinë, Thomas Melia, vizitoi Shqi-përinë në mbështetje të punës së USAID-it për nxitjen e decentralizimit. Gjatë vizitës së tij, Z. Melia u takua me Ministrin e Financave, Z. Arben Ahmetaj, për të diskutuar përpjekjet e USAID-it për hartimin e Ligjit për Financat e Qeverisjes Vendore si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Z. Qazim Sejdini për të diskutuar punën e US-AID-it me këtë bashki. Elbasani, bashki model e Projektit të USAID-it, ka marrë asistencë teknike nga programe të ndryshme të USAID-it që nga viti 2011.

Gjatë këtyre viteve, USAID ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e Elbasanit për të ndërtuar in-frastrukturën TIK të bashkisë, që i bën të mundur kësaj të fundit të administrojë më mirë financat vendore, të rrisë të ardhurave e veta dhe të përmirësojë mbledhjen dhe administrimin e taksave vendore. Z. Melia falënderoi Bashkinë e Elbasanit, duke thënë: “USAID ka punuar në partneritet me Shqipërinë për 25 vjet dhe bashkëpunimi ynë me Elbasanin kanë qenë i frytshëm. Inkurajoj bash-kitë e tjera të përdorin zgjidhjet TIK, si ka bërë Elbasani, për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.”

Në fund të vizitës, Z. Melia dhe Ambasadori Lu, organi-zuan një darkë pune me kryetarët e bashkive Berat, Fier, Korçë dhe Vlorë, bashki partnere të Projektit të USAID-it, të cilët kohët e fundit kishin marrë pjesë në një vizitë stu-dimore në disa bashki në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Programit të Vizitorëve Ndërkombëtarë për Udhëheqje për Qeverisjen Vendore. Gjatë darkës, të pranishmit dis-kutuan për qeverisjen vendore në Shqipëri, sfidat dhe mundësitë e Reformës Territoriale të vitit 2015 dhe prak-tikat më të mira që ata mësuan gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara.

Në muajin maj, Ambasadori Lu dhe Drejtori i Misionit të USAID/Shqipëri Marcus Johnson bënë një vizitë në bashkitë Fier dhe Vlorë, të dy njësi vendore partnere të Projektit të USAID-it. Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, në fjalën e tij të mirësear-dhjes shprehu mendi-met e tij në lidhje me mbështetjen e Projektit të USAID-it

deri më sot, ku përfshihen asistencë për Planin e Përgjith-shëm Vendor të territorit (PPV) dhe një sërë ndërhyrjesh të teknologjisë së informacionit. Në lidhje me Sistemin e Informacionit të Administrimit të Taksave (TAIS) të insta-luar nga USAID, Z. Subashi tha: “Mbështetja e Projektit të USAID-it për drejtorinë tonë të taksave na ndihmon të sigurojmë të ardhmen: në katër muajt e parë të vitit 2016, kemi mbledhur dy herë më shumë në taksa sa kemi mbledhur në të njëjtën periudhë të vitit 2015.”

Në Vlorë, Ambasadori Lu dhe Drejtori Johnson u takuan me Kryetarin e Bashkisë, Z. Dritan Leli, i cili shprehu an-gazhimin e tij për partneritetin me projektin e USAID-it dhe rikonfirmoi komentet e Z. Subashi për sistemin TAIS duke thënë: “Kur mora detyrën si kryetar bashkie, vetëm 3% e taksës së pasurisë mblidhej; në tre muajt e parë të viti 2016 kemi mbledhur aq sa ç’është mbledhur në 10 vitet e fundit në qytetin tonë.”

Në gusht, David Muniz, i Ngarkuari me Punë i Ambasa-dës së ShBA-ve, vizitoi dy bashki të tjera model të Pro-jektit të USAID-it, bashkitë Berat dhe Korçë. Në Korçë, Z. Muniz bëri një vizitë në zyrën me një ndalesë të kësaj bashkie, një formë novatore dhe e orientuar nga qytetari për të ofruar shërbime administrative, sistem që u pro-jektua dhe instalua nga USAID në partneritet me bashki-në. Në Berat, Z. Muniz u takua me Komisionin Këshillimor Qytetar për të diskutuar pjesëmarrjen qytetare, marrë-dhëniet me zyrtarët vendorë, prioritetet e qytetarëve dhe ndikimi i projektit të vlerësimit nga komuniteti, financuar nga Projekti i USAID-it dhe UN Women.

Ambasadori amerikan Donald Lu, shkëmben pikëpamje për zhvi-llimin vendor me Kryetarin dhe zyrtarë të Bashkisë Fier.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve, David Muniz (maj-tas) takohet me Kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.

Zv. Administratori i USAID-it për Evropën dhe Euro-Azinë, Thomas Melia, (majtas) takohet me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini

Page 16: vëll. 3 nr. 7 shtator 2016 p r o j e k t i i p l a n i f i k i …...Në prill të këtij viti, Peter Clavelle, Drejtor i Projektit që nga fillimi i tij në vitin 2012, u kthye në

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

USAID në Facebook

SQARIMPikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

USAID/Shqipëri ka tashmë një faqe në Facebook. Pëlqejeni këtë faqe për të qenë në kontakt me punën e kryer nga projekti në bashkitë e tij partnere si

dhe për të marrë informacione nga projekte të tjera të USAID-it që punojnë në vendin tonë.

www.facebook.com/Albania.USAID

Faqja e internetit e Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjes VendoreKjo gazetë periodike do të vazhdojë të botohet rregullisht. Gjithsesi, lexuesit mund të marrin informacion të përditësuar për punën e projektit të USAID-it dhe bashkive të tij partnere në adresën: http://www.plgp.al. Në këtë adresë do të gjeni të reja nga veprimtaritë në vazhdim dhe të ardhshme të projektit. Aty ofrohen edhe informacione e botime që mbështesin dhe drejtojnë zhvillimin vendor dhe të komunitetit. Në të viz-itorët mund të gjejnë raporte e studime të ndryshme. Informacione të tjera që mund të gjenden në këtë ad-resë janë të rejat, histori suksesi, raporte dhe adresat në internet të partnerëve vendas e të huaj të projektit.

Në fokus