16
Rasti tragjik i Elvisonit është më shumë se sa dhëmbje Nr.010/13 Fletushkë informative mujore Dhjetor, 2013 IRDK Muhamet Salihi do të drejtoj degën e IRDK-së në Gjermani VOTUESIT E KOMUNITETIT EGJIPTIAN NË KOSOVË, NUK E VLERËSOJNË THIRRJEN JETO ME KRENARI” A na ka hangër Magari Qitapin???

VOTUESIT E KOMUNITETIT EGJIPTIAN NË KOSOVË, NUK E ... -2013.pdf · pjesëtareve të komunitetit dhe partisë. Pjesa më e madhe e elektoratit që tregojnë afërsi me IRDK-në janë

  • Upload
    others

  • View
    14

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Rasti tragjik i Elvisonitështë më shumë se sa

dhëmbje

Nr.010/13

Fletushkë informative mujore

Dhjetor, 2013

IRDK

Muhamet Salihi do tëdrejtoj degën e IRDK-së

në Gjermani

VOTUESIT E KOMUNITETITEGJIPTIAN NË KOSOVË, NUK E

VLERËSOJNË THIRRJENJETO ME KRENARI”“

A na ka hangër MagariQitapin???

IRDK-info 2

Buletin informativ

Egjiptianët e Ballkanit duhet tëkenë flamurin e tyre

Nga rezultatet e zgjedhjeve tëfundit për partinë e vetmepolitike të komunitetit egjiptian

në Kosovë, konstatohet lehtë se ekziston njëdistancë e madhe emocionale në mes tëpjesëtareve të komunitetit dhe partisë. Pjesa më emadhe e elektoratit që tregojnë afërsi me IRDK-nëjanë njerëzit me lidhje të tipi 'interes' për ndonjëfavor personal. Një pjesë shumë e vogël tregojnëafërsi që mund të quhet lidhje 'emocionale', ndërsapjesa tjetër tregojnë lidhje të tipit 'zero' dhe jetojnëme iluzione se ne jemi shqiptar. Njëjtë do të ndodhedhe sikur të ekzistoj edhe një apo më shumë partitjera me një emra tjetër, por që udhëhiqen ngadikush që i përket komunitetit egjiptian.

Nëse IRDK, si parti e vetme nuk arrin tëmarrë as 1/3 ( tretën hise) e votave, atëherë pseIRDK duhet të ekzistoj? Kjo pyetje është shtruarshpesh dhe gjithashtu shpesh është thënë sepopulli është i pa vetëdijshëm prandaj pa marrëparasysh se sa populli na don ne duhet tëekzistojmë. Kjo nuk është përgjigje krejt e sinqertësepse nuk po thuhet asnjëherë arsyeja e vërtetë sepse egjiptianët në Kosovë po mbajnë parti politike,bile i kishim dy deri para disa muajve.

Të kthehemi të përgjigja e shpeshtë dhe jo esinqertë, që përfshinë një gjë shumë esenciale -vetëdija e ulët. Vërtetë këtu është esenca eproblemit, por përgjigja është jo e sinqertë përarsye se IRDK nuk kontribuoj për të përmirësuarvetëdijen. Ishte e nevojshme që të kalojnë 13 vite,prej vitit 1999 deri 2012, dhe të bëhet një investim ivogël në ''vetëdijesim'', duke përcaktuar ditën eEgjiptianëve në Kosovë. Me 24 Qershor të këtij viti,edhe pse me një organizim modest, njerëzit ekomunitetit egjiptian u treguan entuziast për tëfestuar këtë ditë, dhe entuziazmi më i madh umanifestua më së shumti në Klinë ku elektorati meIRDK-në ka lidhje te tipit 'zero'.

Nuk është diçka e re, por as e tejkaluar,fakti se simbolikat e veçanta i rrisin dhepërforcojnë lidhjet emocionale për etninë ecaktuar. Vetëdijesimi i masës se ne jemi grup iveçantë etnik duhet të instalohet te ata. Ngakush?

Nuk duhet pritur që kjo të bëhet ngashoqëria civile - OJQ dhe intelektual të pavarur.OJQ-të janë të dhënë pas projekteve që sjellinpërfitime personale, dhe deri më tani, shumica eOJQ janë treguar të pa moralshëm sa i përketidentitetit etnik. Edhe intelektualët nuk kanëharxhuar aspak kohë për të ngritur këtë çështjenë opinionin publik, bile nuk dolën as për tëvotuar. IRDK ka qenë më së shumti këmbëngulësnë promovimin dhe mbrojtjen e identitetit ngasulmet e tipit RAE.

IRDK duhet të bëhet e sinqertë nëpërgjigjen e saj se pse duhet të ekzistoj në skenënpolitike kur këtë parti shumë pak njerëz po evotojnë. Përgjigja e sinqertë është: Ne kemi njëvend të rezervuar në Parlamentin e Kosovës, dhepër të zënë këtë vend duhet të kemi një partipolitike.

Për të rritur vetëdijen tonë nacionaleduhet rritur lidhjet emocionale ndaj etnisë sonë.Për të bërë këtë të fundit duhet përdorinstrumente që përforcojnë këto lidhje. NeEgjiptianët e Ballkanit, përpos Ditës sonë - 24Qershori, duhet të kemi edhe flamurin tonë. Përkëtë arsye, gjatë vitit 2014, do të ishte mirë me 24Qershor, duhet të organizojmë Kongresin eEgjiptianëve të Ballkanit ku do të përzgjidhnimFlamurin e Egjiptianëve të Ballkanit dhe do tëarrinim konsensus se në të ardhmen a do tëquhemi Egjiptian të Ballkanit apo Ballkano-Egjiptian, sepse emërtimi Egjiptian nuk është iqëndrueshëm.

IRDK-info3

Buletin informativ

Kryesia e IRDK-së, në mbledhjen e mbajtur medatën 07.12.2013 në Pejë, ka analizuarmbarëvajtjen dhe rezultatin e zgjedhjevelokale. Anëtarët e Kryesisë janë pajtuar seIRDK ka dalë me rezultate të dobëta nga këtozgjedhje edhe pse angazhimi i strukturave tëIRDK-së nuk ka munguar. Fakti se IRDK i kahumbur përfaqësimin në Gjakovë, Istog dheFushë Kosovë, dhe numri i vogël i votave nëKlinë, Rahovec dhe Prizren tregon se është njëfaktor i përbashkët që ka ndikuar nëpër tëgjitha komunat që IRDK të marrë pak vota.Nga diskutimet e kryetarëve të degëve dheanëtarëve të Kryesisë është vlerësuar se këtozgjedhje kanë qenë më të vështirat përkomunitetin egjiptian për arsye se:

- Këto zgjedhje janë zhvilluar në një ambientku partitë më të mëdha shqiptare, nuk kanëkursyer metodat jo demokratike për marrjen evotave nga familjet skamnore të komunitetitegjiptian, duke përfshirë dhënien e të hollave,artikujve ushqimor, transportimin meautomjete për të votuar, favorizimi për të qenëpërfitues të ndihmës sociale, dhe favorizimi nërregullimin e infrastrukturës.

- Partitë më të mëdha shqiptare angazhuanmilitant ekstrem të cilët i vërsulen me të

madhe për të grabitur votën e pjesëtareve tëkomunitetit egjiptian dhe në këtë mënyrëduke shkaktuar frikë dhe pasiguri brendakomunitetit.

Kryesia e IRDK-së vlerëson se komunitetiEgjiptian ishte në siklet të madh dhe viktimë ezgjedhjeve të fundit pasi që ishte venë nëshënjestër nga të gjitha partitë për të grabiturvotat e tyre. IRDK ishte pranë komunitetitegjiptian, por edhe komuniteti nuk tregojqëndrueshmëri dhe vetëdije të mjaftueshmepër të tejkaluar këtë sfidë.

Kryesia e IRDK-së i falënderon shumë tëgjithë ata që e votuan IRDK-në dhe në veçantiaktivistët që treguan përkushtim të madh gjatëkëtij procesi të vështirë zgjedhor.

Kryesia e IRDK-së vlerëson se në ditën nëvijim do të analizohet rrjedhja e procesitzgjedhor në secilën degë dhe do të nxirrenrezultatet nga të cilat në të ardhmen do tëeliminohen mangësitë.

Gjithashtu është treguar gatishmëria për tëbërë reforma te duhura në strukturat e IRDK-së në të gjitha nivelet.

Kryesia e IRDK-së analizon rezultatin ezgjedhjeve

IRDK-info 4

Buletin informativ

Rezultatet nga zgjedhjet e 3 nëntorit për IRDK-në tregojnë për numër të vogël të votave. Sipasrezultateve të publikuara nga KQZ, IRDK nga 7 komunat ku ka garuar në zgjedhje, vetëm në Pejë ka marrënjë vend në Asamblen e kësaj komune. Rezultatat e votave për IRDK janë dhënë në vijim.

Nr i votave Përqindja

Gjakovë 461 1.11

Istog 330 1.74

Klinë 88 0.50

Fushë Kosovë 159 1.16

Rahovec 45 0.20

Pejë 734 1.89

Prizren 13 0.02

Komuna

VOTUESIT E KOMUNITETIT EGJIPTIANNË KOSOVË, NUK E VLERËSOJNË

THIRRJENJETO ME KRENARI”“

IRDK-info5

Buletin informativ

Kuvendi zgjedhor i degës së IRDK-së nëGjermani ka zgjedhur për kryetarz.Muhamet Salihu, ndërsa nënkryetar i parë

është zgjedhur z.Ramiz Zizaku dhe nënkryetar i dytëz.Afrim Kryeziu. Kuvendi për sekretar tëPërgjithshëm ka zgjedhur z.Naser Kongjeli, Sekretarorganizativ z.Rexhë Gara dhe Përgjegjës për Financaz.Demë Qorraj.Në një letër derguar Kryesisë së IRDK-së z.MuhametSalihi shkruan:I nderuar Kryetar z.Xhevdet Neziraj, të nderuar anëtare tëKryesisë së IRDK-së, baza Kosovë, më lejoni që në emrin timpersonal, në emër të Kryesisë së posa zgjedhur nga Kuvendii mbajtur 05.10.2013 në Sarland-Gjermani,t´ju përshëndesdhe ju jemi mirënjohës për shkresën përuruese qe dedikuatKryesisë sonë.Ne u tubuam ne Kuvendin e larte cekur për të bërë zgjedhjene Kuvendit te IRDK-se, për të përmbushur njëheritobligimet tona statusore për funksionim sa me efikas teIRDK-së-Gjermani por edhe atë në Kosovë e gjetiu.Ne si anëtarë që kishim petkun e IRDK-së, vite me radhëduke e analizuar punën dhe rrjedhshmërinë e punës kuperiodikisht radhiten sukseset e juaja, kishim bindje qëështë momenti qe edhe neve si Diasporë te japim atë që jemiobligator ndaj çështjes sonë madhore,dhe te jemi pjese esukseseve qe kam bindje mund te radhiten edhe më tej nëvijim.Marrë për bazë se BASHKIMI BEN FUQI që vetëm teunifikuar mund te realizojmë atë që neve i parashtrojmëpikësynim, atëherë duhet punuar dhe avansuar për vete,

mjaftë për të tjerë.E dimë fare mirë se çdo komunitet gjithnjë Diasporën ekishte forcë të denje, në përmbushjen e kërkesave dhedetyrave qe ishin immediate për atë komunitet, d.m.thbashkërisht realizonin synimet e tyre ne të gjitha fushatjetësore ato ideo-politike, shoqërore, kulturore e në veçantiatë arsimore që është elementi kryesor për integrimin e njëkomuniteti ne një shoqëri të shendosh.Kuvendi i mbajtur në Gjermani(që besojmë do ta këtë njëdegë të denje dhe unike, ku do të anëtarësohen te gjithë ata tevullnetit të lirë pa dallim vizionit te tyre të mëparshëm, dheqe kanë bindje se mund te japin diç për termin popull u ipetmundësia të radhiten dhe bashkërisht të trasojmë ku janë tëtrasuar edhe të tjerët, se fare nuk jemi larg tyre, por na duhetunitet e jo përçarje), kishte frymë demokratike, tolerancë dhemirëkuptim në shume hapësira, me një koordinim pune tëtërthore.Unë ju premtoj se bashku me koleget tanë, se do teangazhohemi me maksimumin tonë, e që unë personalisht jujam mirënjohës dhe falënderues për besimin e dhënë ndajmeje dhe kolegeve që juve t´ju prezantojmë në Diasporë-Gjermani.

Kuptohet kthimi i zt Hoti në radhët e IRDK-së, po ashtuishte shtytje pune për ne që në të ardhmen të jemi aty ku edheishim me vite te tëra.Ne si kryesi e posa zgjedhur ju dëshirojmë suksese nëzgjedhjet e 3 Nëntorit duke besuar se do te kemi profit dherezultat pozitiv për subjektin politik IRDK-së dhe tërëkomunitetin tonë Egjiptas.Përshëndetje dhe gjitha të mirat.

Muhamet Salihi do të drejtoj degën eIRDK-së në Gjermani

IRDK-info 6

Buletin informativ

Përmes kësaj letre dëshiroj që t'jupërshëndes nga zemra dhe t'ju urojpunë të mbarë në zgjedhjen e

strukturave të IRDK-së në Gjermani. Përshëndetje tëveçantë për koordinatorin e emëruar nga ana eKryesisë së IRDK-së, z.Ramiz Zizaku, i autorizuar qëtë organizoj degën e IRDK-së në Gjermani.Përshëndetje për Këshillin organizativ që bëri punëtë mirë për mbajtjen e Kuvendit të degës së IRDK-sënë Gjermani. Përshëndetje për delegatët e Kuvenditdhe pjesëmarrësit të tjerë në këtë Kuvend. Sigurishtse me kënaqësi shumë të madhe sot do t'judrejtohesha nga ajo sallë ku jeni mbledhur ju, dhe nëpamundësi që të marrë pjesë në Kuvend, përmeskësaj letre po i përcjelli disa fjalë.

Para se gjithash ju përgëzoj për punën që ekeni bërë për të organizuar degën e IRDK-së nëGjermani. Ky Kuvend që po e mbani ju në Gjermanido të nxjerr strukturat që do të drejtojnë në tëardhmen degën e IRDK-së në Gjermani. Fakti se mëshumë se gjysma e popullit tonë sot jetojnë nëmërgatë, e në veçanti në Gjermani, fakti se populli ijonë aty ku jeton, në Kosovë, në Gjermani, në Austridhe në vende tjera, ka nevojë që të mbahet ivetorganizuar për shumë arsye, fakti se shumica eintelektualëve tanë jetojnë në mërgatë, organizimi idegës së IRDK në Gjermani është një përgjigje më eqëlluar për të gjitha faktet e përmendura.

Ne duhet të krenohemi prej nga jemi, tëtregojmë se kush jemi, dhe të ndriçojmë të ardhmentonë. Nëse ne dëshirojmë që të mos mbetemi prapatjerëve, ose siç jemi mësuar të dëgjojmë nga të tjerët"të prapambetur", atëherë ne duhet të punojmë përveten tonë. Nuk mjafton që të punojmë vetëm siindivid, por punën e individëve duhet tëstrukturojmë në formë të organizuar. Kontributi nëformë të organizuar është më i vështirë se kontributiindividual, sepse aty ku ka shumë kontribute aty kaedhe shumë mendime, aty ku ka shumë mendimemund të ketë edhe mospajtime. Ne nuk duhet tëlejojmë që mospajtimet të dominojnë në kontributin epërbashkët për çështjen e avancimit të çështjes sonë.Ne duhet të tregojmë zotësi që të mësohemi semendimet dhe idetë e shumta gjithmonë janë pasuri

për aspiratat tona, dhe ne duhet të tregojmë zotësiqë të mos lejojmë që diversitetin e mendimevetona ta shndërrojnë në konfrontime. Neve duhet tëna përcjell një ideal: të jetojmë me dinjitet. Kjo do tëthotë se ne duhet të kemi idealin e unifikimit tëpopullit që ka të bëjë rreth etnicitetit tonë, prapopulli jonë duhet të ketë një identitet të unifikuare jo siç jemi sot të ndarë në Egjiptian e Ashkali. Neduhet të jetojmë në kushte që lejojnë jetë normale, ejo sikur është një pjesë e popullit tonë që jeton nëkushte aspak normale. Ne duhet të punojmë për tëardhme më të mirë se sa sot që e kemi, prandajduhet të shkollojmë fëmijët tanë.

Organizimi i degës së IRDK-së nëGjermani, pa dyshim se e bënë më të fortë IRDK-në, për shkak se IRDK-së po i shtohet dega të cilët edrejtojnë bashkëkombësit e mijë të cilët edhe psejanë fizikisht larg prej neve, ata janë afër me jetëntonë. Në degën e IRDK-së në Gjermani do tëkontribuojnë patriot që punuan dhe dhanë shumëpër çështjen e identitetit tonë edhe para se tëthemelohej IRDK. Ne asnjëherë nuk duhet harruarse për themelimin i një subjekti politik që do tëdrejtohet nga Egjiptianët e Kosovës, ishiminspiruar nga intelektualët dhe patriotët e çështjestonë që vepruan në Gjermani e Zvicërr. Ne iu jemishumë mirënjohës veprimtarëve dhe mërgatës nëpërgjithësi në Gjermani, Zvicër e vende tjera, përkontributin financiar që e dhanë për të ndihmuarIRDK-në dhe popullin tonë.

Tani kur ne veç jemi në fushatë zgjedhorepër zgjedhjet lokale që do të mbahen me 3 nëntor,organizimi i degës së IRDK-së në Gjermani e bënëshumë më të fortë dhe na bënë më të bindur nëfitore. Unë besoj shumë edhe në veprimtarët tanënë Zvicër që shumë shpejt të tubohen në njëKuvend pune dhe të organizojnë degën e IRDK-sënë Zvicër.

Në fund, ju dëshiroj punë të mbarë dhe urojtë gjithë ata që do të zgjedhën për të drejtuar degëne IRDK-së në Gjermani.

Urime dhe suksese për degën e IRDK-së nëGjermani.

Letër përshëndetëse për Kuvendine degës së IRDK-së në Gjermani

IRDK-info7

Buletin informativ

Kryesia e IRDK-së përmes një komunikateka dënuar vrasjen e të riut Elvison Delija icili me datën 16.10.2013, përfundoj

tragjikisht në mes të rrugës, si pasojë e therjes methikë. Në këtë komunikatë thuhet:Kryesia e IRDK-së shpreh shqetësimin dhedhimbjen e madhe për shkak të vrasjes së të riutElvison Delija, pjesëtar nga radhët e komunitetitEgjiptian nga Bllagaja e Pejës, i cili përfundojtragjikisht si pasojë e therjes me thikë dje, me datën16.10.2013 në Qyshk, përderisa ishte duke shkuarnë shkollë.Ky rast tragjik ka shkaktuar dhimbje të madhe nëradhët e komunitetit Egjiptian për shkak se kahumbur jetën një nxënës i shkollës së mesme, i ciliishte nisur për në shkollë, ndërsa përfundoj ivdekur në mes të rrugës. Ftojmë organetkompetente që të hetojnë rastin në mënyrëprofesionale, ndërsa bashkohemi në dhimbje mefamiljen Delija nga Bllagaja dhe i shprehimngushëllime tona." .Ndërsa në një shkrim autorial Fazli Stollajshkruan:E mora si lajm të keq, dhe m'u prish shumë disponimi,kur dëgjova nga mjetet e informimit se mbeti i vdekurnjë i ri në Qyshk të Pejës si pasojë e përleshjes së dy tëmiturve, u shtanga kur mësova kush ishte ElvisonDelija, më kaploi mllefi kur dëgjova tregime të ndryshmepër gjakftohtësinë e spektatoreve të kësaj tragjedie.Elvisonin e as familjen e tij nuk i kam njohur, dhe tani aiështë dhembja e jonë e madhe dhe simbol i tragjedisësonë, që jo rrallë na shfaqet dhe na godet shumë ashpër.

Përballë këtyre rasteve tragjike, ne si komunitet, nukkemi energji që të përballemi, dhe në shpejtësi e marrimveten dhe bëhemi të" fortë", dorëzohemi.Ngjarja tragjike e vrasjes së Elvisonit nuk kthehetmbrapa, prindërit e tij do të vuajnë për jetë, ata ehumbën më të dashurin e tyre. Edhe ne të tjerët kemidhembje, shkuan shumë njerëz në ceremoninë e varrimittë tij, dhe do të shkojnë në të pame shumë njerëz në triditët e ardhshme.Ajo që e bënë rastin më të rendë janë fjalët e shumta qëfliten në disa versione por të gjitha e kanë një tregues tëpërbashkët: ata që ishin afër ngjarjes nuk bënë asnjëpërpjekje për ta shpëtuar Elvisonin. Ky tregues, qërrjedhë nga fjalët që qarkullojnë, është tregues kritik përgjithë komunitetin por edhe për shoqërinë në të cilënjetojmë.Edhe në vitin 2000 në Gjakovë, një i ri i moshës sëElvisonit nga komuniteti egjiptian, vetëm pse kishtemarrë guximin të dalë natën, e kishin godit me shufrahekuri në kokë disa bashkëmoshatar të tij, dhe si pasojë egjeti vdekjen. Ishte shumë i trishtueshëm fakti seautopsia kishte konstatuar se vdekja e tij kishte ardhënga rrethana të panjohura për mjekët ligjor. Thonë se tëriun nga Gjakova në vitin 2000, të cilën e gjetënkalimtarët në sokakun e errët të natës, e kishin dërguarderi në spitalin e Gjakovës, dhe thonë se Elvisonin nëvitin 2013 në mesin e ditës, askush nuk bëri asnjëpërpjekje për t'ja shpëtuar jetën, edhe pse thonë se aikërkoi ndihmë.Duhet pranuar se si komunitet nuk qëndrojmë më mirëse sa në vitin 2000 kur kemi të bëjmë me përballimin erasteve të renda. Rasti tragjik i Elvisonit është më shumëse sa dhimbje.

Rasti tragjik i Elvisonit është mëshumë se sa dhëmbje

IRDK-info 8

Buletin informativ

Me datën 13.10.2013, në Pejë, ështëmbajtur tubim parazgjedhor iIRDK-së për zgjedhjet lokale që do

të mbahen me 3 nëntor të këtij viti. Masës së tubuarnë sallën e muzikës në Pejë iu ka drejtuar kryetari iIRDK-së Xhevdet Neziraj. Kryetari i IRDK-së duke iuruar anëtarët e IRDK-së për zgjedhjet e këtij vititheksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve përkomunitetin dhe për IRDK-në. Në këtë sallë, para 12viteve ishim mbledhur dhe e formuam IRDK-në sikërkesë dhe nevojë e kohës për të trasuar rrugën ekomunitetit egjiptian, theksoi kryetari Neziraj. Nëkëto ditë natyrisht se na mungon shumë themeluesi iIRDK-së Ibish Bajrami i cili me guximin dhe vizionine tij i vendosi bazat e organizimit të Egjiptianëvetheksoi Xhevdet Neziraj.

Kryetari i degës së IRDK-së Elbert Krasniqiparaqiti pikat kryesore të angazhimit të IRDK-së nëorganet komunale në katër vitet e ardhshme. Ai ndërtë tjera theksoi nevojën e urbanizimit të lagjes 7Shtatori, zgjidhjen e problemit për banorët e Kristalit,kujdesi për mos braktisjen e shkollimit nga ana efëmijëve, mirëqenien sociale të familjeve tëkomunitetit dhe çështje të tjera.

Këtë tubim e kanë përshëndetur edheBislim Hoti, Fazli Stollaj dhe mysafiri ngaMaqedonia Dr.Rubin Zemon. Bislim Hoti ndër tëtjera theksoi nevojën e vetëdijesimit të popullit përtë votuar subjektin e tyre politik, IRDK-në, përshkak se kjo është zgjidhja e vetme e duhur përkomunitetin egjiptian, ndërsa Fazli Stollaj theksoise IRDK është synonim i identitetit etnik dhekonkurrente me partitë tjera politike që sjellëalternativat e duhura.

Në fund të këtij tubimi është bërëprezantimi i kandidatëve të IRDK-së përasamblenë komunale të Pejës.

Tubim parazgjedhor i IRDK-së në Pejë

IRDK-info9

Buletin informativ

Në Gjakovë, në prani të simpatizantëve të IRDK-së, nëPallatin e Rinisë, është mbajtur tubim parazgjedhor përzgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Të pranishmëve iu kanëdrejtuar udhëheqësit e IRDK-së dhe kanë kërkuar votëne komunitetit Egjiptian të Gjakovës për IRDK-në.Kryetari i IRDK-së Xhevdet Neziraj ka theksuar seIRDK është subjekti i vetëm politik i cili do të menaxhojme votën e pjesëtareve të komunitetit Egjiptian përshkak se vetëm përfaqësuesit e zgjedhur nga IRDK nëorganet komunale do të interesohen për zgjidhjen eproblemeve të komunitetit egjiptian dhe do tëinteresohen për avancimin e pozitës së tyre nëpërgjithësi. Ai përmendi edhe faktin e ndërtimit të 140shtëpive në lagjen Koloni i cili vlerësoi se kjo çështje ishteiniciuar nga përfaqësuesit e komunitetit egjiptian dhekishte gjetur edhe mbështetjen e kryetarit aktual PalLekaj. Kryetari i IRDK-së bëri thirrje që me 03 nëntor tëunifikohet vota e komunitetit egjiptian për IRDK-nësepse ne nuk presim vota të fabrikuara siç mund tëpresin ndonjë komunitet tjetër nga jasht Kosovës dhegjithashtu bëri thirrje që të mbështetet kandidati i AAKpër kryetar komune. Edhe anëtari i Kryesisë së IRDK-sëFazli Stollaj iu drejtua të pranishmëve duke iu kujtuarse përfaqësimi institucional i egjiptianëve përmesIRDK-së është i rëndësishëm dhe ai duhet të ndodh përshkak se ne me gojën tonë duhet thënë problemet tonadhe duhet propozuar zgjidhje për ato probleme. Aitheksoi edhe se ne si komunitet i rëndësishëm në

Gjakovë, Pejë, Fushë Kosovë, Klinë e Istog nuk jemi tërëndësishëm vetëm për numra që shkojnë në llogari te tëtjerëve por i gjithë potenciali i jonë duhet të shkoi nëllogarinë tonë, dhe nuk kemi asnjë arsye që të mosvotojmë për veten tonë.

Kryetari i degës së IRDK-së në Gjakovë, dhe lideri i parëi IRDK-së z.Bislim Hoti iu ka drejtuar masës së tubuarme porosinë e qartë se IRDK-ja solli dritë mbikomunitetit Egjiptian, ajo i dha shpirt këtij komunitetidhe sakrifica e udhëheqësve të këtij subjekti politik duhetvlerësuar. Ai përmendi faktin e rregullimit të lagjesKoloni, premtoi se do të bëjë përpjekje për urbanizimin eBrekocit dhe bashkë me të zgjedhurit tjerë do të thithinfonde nga donatorët të cilat do të shkojnë nëpërmirësimin e jetës së qytetarëve të komunitetitegjiptian nga komuna e Gjakovës. Ai bëri thirrje që tëmos dëgjohen disa zëra ugurzi të cilët janë kundërinteresave tuaj por të dëgjohet zëri i arsyes dhe i sëvërtetës.Këtë takim e ka përshëndetur edhe nënkryetari ikomunës së Gjakovës i cili ka premtuar se pushteti iardhshëm i komunës së Gjakovës do të vazhdoj nëmënyrë të vazhdueshme që të mbështes kërkesat ekomunitetit Egjiptian prandaj bëri thirrje që me 3nëntor të votohet numri 113 IRDK dhe për kryetar tëkomunës të votohet Pal Leka.Në fund të tubimit parazgjedhor u shfaq një program

Tubimi parazgjedhor në Gjakovë

IRDK-info 10

Buletin informativ

kjo do të jetë garancë e përmirësimit të pozitës sonënë shoqëri. Ju keni një udhëheqës që do të kishinlakmi edhe subjektet tjera politike, i cili ka përgatitjeshkollore, ka eksperiencë të duhur në përfaqësimininstitucional dhe një njeri të sinqertë i cili nuk hezitonasgjë të ndaj nga vetja e tij për përfaqësimin e juajdinjitoz, theksoi kryetari Xhevdet Neziraj.Të pranishmit i përshëndeti edhe anëtari i Kryesisë sëIRDK-së Elbert Krasniqi i cili bëri thirrje që të votohetIRDK-ja në komunën e Istogut për shumë arsye.Tubimi i IRDK-së përfundoj në një atmosferë festivedhe ishte monitoruar edhe nga vëzhgues tëBashkimit Evropian dhe NDI. Përpos radios lokale''Radi Fontana'', këtë tubim nuk e përcjellën medietedhe pse ishin informuar me kohë.

Me datën 29.10.2013, Iniciativa e Re Demokratike eKosovës - IRDK, në degën e saj në Istog ka mbajturtubim parazgjedhor lidhur me zgjedhjet lokale të 3nëntorit. Këtë tubim e ka hapur kryetari i degës sëIRDK-së në Istog Fazli Stollaj, i cili është Këshilltar iKuvendit Komunal në tri mandatet e fundit dhe kambajtur edhe pozitën e zëvendës kryesuesit tëKuvendit Komunal. Ai ka shpalosur të arriturat dhevështirësitë e komunitetit Egjiptian në komunën eIstogut gjatë periudhës së përfaqësimit dhe kaparaqitur pikat kryesore të cilat do të angazhohen nëtë ardhmen. Ne arritëm që në disa raste tëpërmirësojmë infrastrukturën në vendbanimet kujeton komuniteti Egjiptian, në disa raste nukarritëm, ne u përballem me shifra të ulëta te tëpunësuarve në sektorin publik, dhe kishim edhevështirësi tjera të cilat në të ardhmen do tëangazhohemi që të zgjidhim ato. Ai premtoiangazhim të veçantë në fushën e Mbrojtjes së tëdrejtave të komunitetit, Fuqizimin e mekanizmavelokal të Komuniteteve, Intervenimet nëinfrastrukturën rrugore, të rrjetit të ujësjellësit,subvencionimi i bujqësisë dhe avancimi i shkollimitpër të rinjtë përmes subvencionimit me bursa.Kryetari i IRDK-së Xhevdet Neziraj, i cili është edhedeputet i Kuvendit të Kosovës, iu drejtua masës sëmbledhur në Istog. Ai bëri thirrje për votimin eIRDK-së si zgjidhje më e mirë për komunitetin sepse

IRDK takohet me pjesëtaret e komunitetitEgjiptian në Istog

IRDK-info11

Buletin informativ

Që të jemi skeptik dhe te pa shpresë tani veç jemi mësuar. Këtë po e trashëgojmë ngadisa gjenerata më radhë. Skepticizmi ynë, humbja e shpresës për të arritur diç mëtepër dhe mos dinjiteti është përmbledhur shkurt në gojën e popullit ne fjalinë: “NENA KA HANGER MAGARI QITAPIN”.Kjo fjali jo e gjatë dhe jo rastësisht e përmbledhur kështu përmban ne vete shumëkuptime te cilat duhet shkoqitur dhe trajtuar nga aspekte të ndryshme. Elementithemelorë që përmbanë kjo fjali, e që është aktuale për gjenerata te tëra është;Mungesa e identitetit kombëtarë të qëndrueshëm, që është faktor kyç përpozicionimin e individit dhe grupit në shoqëri. Kjo bëhet edhe shumë më erëndësishme, kur fjala është për hartën gjeografike te Evropës përkatësisht Ballkanit,ku baza e ndërtimit të shoqërisë dhe shtetit është nacionalizmi.Shkaqet për vetëdijen tonë kaq te ceket mbi identitetin kombëtar janë te shumta nënumër dhe të ndryshme për nga natyra. Ne vazhdim unë po përmendi vetëm disaprej tyre;Faktori Kohë - bazuar në faktet historike ardhja dhe vendosja e te pareve tanë ne

trojet e Ballkanit (Kosove, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi etj.) ka ndodhur para shumë shekujve. Nga kjo del se ne sipopullsi në trojet ballkanike jemi shumë të lashtë. Ky fakt dhe ekzistenca e jonë si grup i veçante etnik deri në kohënbashkëkohore janë tejet domethënës dhe kjo na tregon se paraardhësit tanë e kanë dashur vetveten.Faktor mjaftë i rëndësishëm është edhe Faktori Historik i zhvillimeve politike Paraardhësve tanë krahas ruajtjes sëidentitetit të tyre etnik ju ka dashur të përballen edhe më sisteme të ndryshme që kanë rregulluar jetën shoqërore brendakornizave kohore të ndryshme. Qëndrimi i paraardhësve tanë nëpër periudhat e ndryshme historike dhe sistemet e tyrekanë ndikuar qe populli jonë të zhveshët nga elemente të rëndësishme që përcaktojnë identitetin kombëtarë, në kuptimine tij klasik.Një faktor më rendësi të posaçme në këtë rrafsh është edhe Faktori Sociologjik. Në përgjithësi njeriu ka prirje që tëkomunikojë me rrethinën dhe grupin, në mënyrë që të krijoj marrëdhënie, për të plotësuar kërkesat dhe për të zhvilluarprocese. Ky sendërtim i marrëdhënieve dhe ndërtimi i proceseve ka ndodhur edhe në rrafshin kulturorë. Kjo ka ndikuarnë shkëmbimin kulturorë në shoqëritë ku popullsia jonë u shpërnda në trojet ballkanike për qëllime politiko- ekonomikenga shteti i origjinës.Si faktorë të radhës po numëroj Faktorin Ekonomiko-politik. Më kalimin e kohës paraardhësit tanë krahas humbjes sëelementeve kulturore, kanë humbur edhe lidhjet dhe përkujdesjen nga shteti i origjinës. Kjo humbje e lidhjes më shtetin eorigjinës ka pasur pasoja shumë të rënda për popullsinë tonë. Kjo ka ndodhur për shumë arsye , ndër të tjera edhezhvillimet e brendshme në vendin amë. Kjo ka ndikuar që gjeneratat e mëvonshme të paraardhësve tanë ti takojnëkryesisht klasës së ulët dhe shumë pak asaj të mesme në shoqëritë ku tanimë janë vendosur. Të ndikuar nga një gjendje etillë, ka ndodhur edhe goditja tjetër edhe më e fuqishme sesa ajo e para. Kjo është; mungesa e mundësive minimale për tëqenë politikisht të organizuar që mund të interpretohet edhe si humbje e interesit për të qenë të organizuar.Pas numërimit të disa faktorëve dhe një trajtimi tejet sipërfaqësor të tyre shtrojmë pyetjen e fillimit; “A Na Ka HangërMagari Qitapin???”Falë zotit dhe njerëzve të cilët shohin më larg sesa hunda e tyre dhe të cilët nuk i kanë lejuar vetes që ti mbyllin sytë nërealitetin e jetës së tyre ka pasur zgjim të vetëdijes kombëtare në periudha të ndryshme kohore.Në periudhën bashkëkohore aktuale, kur ideja e liberalizmit përkatësisht individualizmit në botën perëndimore kaarritur kulmin e zhvillimit dhe nga e njëjta po shkaktohen pasoja negative marramendëse e deri diku edhe të pariparueshme, një pjesë shumë e madhe e popullsisë tonë (mërgata) po jeton në mesin e kësaj shoqërie. Kjo ide, jo eshtjelluar mirë dhe pothuajse vetëm ana negative e sajë po përqafohet nga një pjesë bukur e madhe e grupit tonë etnik.Kjo ide nga njëra anë dhe përqafimi i vrullshëm i bindjeve të caktuara të fesë islame nga ana tjetër, por edhe këtë të dytënduke e kuptuar tejet sipërfaqësisht e në shumë raste dhe aspekte edhe gabimisht, po japin rezultate edhe efekte të shumtasidomos tek mërgata jonë.Këto rezultate janë para së gjithash; ndryshimi i konceptit të familjes, nga ai tradicional si dhe neglizhenca, indiferencadhe qëndrimi sa më larg për qytetari aktive si dhe ikja nga marrja dhe bartja e përgjegjësisë për grupin. Si reflektim i gjithëkësaj është se mërgata jonë është thuajse tërësisht e pa organizuar.Ne dhe veprimet tona po sillen në mesin e ideve të ndryshme për zhvillim shoqërorë pa i kuptuar mirë dhe pa i sjellë vetessonë bereqet nga këto ide dhe mënyra të organizimit të jetës shoqërore.Nevoja e kuptimit të mirëfilltë të parimeve qofshin ato ideologji apo fe, është e domosdoshme për të dalë nga situata në tëcilën ne gjendemi. Një gjë e tillë do të reflektohej më kuptimin e rëndësisë për angazhim qytetar dhe politik sikurserëndësisë se marrjes dhe bartjes se përgjegjësisë për grupin.Më qëllim të realizimit të këtyre objektivave është themeluar edhe lëvizja qytetare “Vetëm Një”. Përballë realitetitekzistues lëvizja po bënë përparim shumë të ngadalshëm.Po se, A Na Ka Hanger Magari Qitapin, mbetet një pyetje e hapur edhe më tej dhe ka nevojë për trajtime të mëtutjeshmedhe serioze.

A na ka hanger Magari Qitapin???

Veli Stollaj

IRDK-info 12

Buletin informativ

IDENTITETI - UNË - DINJITETI

aktivitetit në këtë format partiak nuk duhet tabëjnë këtë vetëm për interesa personale dhevetë-promovim, sepse vihet në këtë situatë kupër shumë nga ta marrja me parti dhe politikënuk ka më kuptim.

Komuniteti jonë ka mbijetuar shekujt në këtotroje edhe përkundër shtrëngatave të shumta,do mbijetojë edhe tani , pa marrë parasyshprofiterve të OJQ-ve, atyre nga „E“-ja, dhekëtyre mistrecëve lobues apo rrogëtarë tëtjerëve,… por është e nevojshme që hipokrizia,egoizmi dhe indiferenca jonë të mos ekarakterizojnë aktivitetin tonë për çështjenKombëtare.

E përkrahi qasjen e zt.Fazli Stollajt në shkresën„Egjiptianët e Ballkanit duhet të kenë FlamurinKombëtarë“, jo pse me krijon Eufori, po kurthash te lëm hipokrizinë, egoizmin dhediferencën, atëherë duhet të kalojmë nëveprime konkrete dhe të strukturuara përkonstituimin e IDENTITETIT tonë Kombëtarë,mund të jetë edhe vetëm një veprim në vite, porduhet të jetë konkret dhe në shërbim tëkonstituimit Identitorë, dhe besojë se do tërenditet në kokat tona ajo vijë Titullore:IDENTITETI-UNË-DINJITETI.

Shpallja e flamurit Kombëtarë e di se nuk do tëndryshojë shumë gjendjen e vetëdijesimit tonësi Komunitet, sidomos jo atyre nga „E“, po do tëjetë veprim konkret i ndërmarrë në shërbim tënjë Kauze për neve, e ajo është të jemi ata qëjemi ,…e jo Rromë…, ,…se për Shqiptarë mekeqardhje për shumë pjesëtarë të Komunitetittonë mund të vdesim vetëm me sy qelë që:kurrë nuk kemi qenë, as kurrë nuk jemi bërë.

Zgjedhjet Komunale të nëntorit të këtijviti-2013 e dëshmojnë se Komunitetijonë Egjiptianë Kosovarë në pjesën

dërmuese nuk posedon në kokë këtë vijëTitullore që kam përdorë unë për këtë shkresë.

E kuptojë gjendjen e vështirë ekonomiko-sociale të Komunitetit tonë që jetojnë nëKosovë, dhe do ta kisha kuptu pakënaqësinë etyre nëse kanë vendosur të mos votojnëPartinë e IRDK-s si Parti e vetme përfaqësuesee Komunitetit tonë, nga kjo situatë e tyre evështirë sociale, kjo është çka kuptojë dhebashkëndjejë.

Ndërsa nuk mund të kuptojë faktin se në asnjëpalë Zgjedhje të organizuara të Kosovës derimë tani, pjesëtarët e Komunitetit tonë nukkanë qenë më aktivë në fushatë parazgjedhore,duke përjashtuar Aktivistet dhe Funksionarete IRDK-s, shumica nga individët dhe profiterëttë ashtu quajturave OJQ janë parë në lobim tëfushatave të partive të mëdha të ShumicësShqiptare.Edhe për këtë gjë do ti kisha arsyetuar po tëkishte nga këto parti të tilla që trajtojnëçështjen e minoritarëve, bile disa nga këtalobues janë bërë edhe çështje e ngritur nëorganet e policisë nga kërcënimet që i kanëmarrë, dhe të gjitha këto i kanë bërë për njëkompensim i cili nuk j`au ka mbulu asshpenzimet ditore të Makiatove gjatë lobimitpër asnjërën : as për IDENTITET, as për UNË(nunin shpirtnorë) e as për DINJITET.IRDK-ja ka analizuar sigurisht këto rezultateshumë të dobëta zgjedhore, besojë se kanëidentifikuar dobësitë, të cilat sipas meje janë tëshumta, dhe mendojë që ata që i afrohen

Sami Radi

IRDK-info13

Buletin informativ

Duke u bazuar në rrezultatin përfundimtar të zgjedhjeve Komunale të 3nëntorit 2013, kjo më së miri tregon, se jemi një popull që e dëmtojmëardhmerinë tonë duke e ndertuar ardhmerinë e dikujt tjeter.Kemi vërejtur shumë komente në këtë faqe nga persona të ndryshëm të cilët nënjë mënyrë e përqafojnë mos perspektiven e komunitetit tonë duke komentuarpa koncept, pa dituri, pa një realitet, pa qenë të përfshirë në fushatën e IRDK,dhe pa qenë pjesë e këtij subjekti politik, por ata që ishin kundër IRDK, jo vetëmqë ndikuan për të keq por edhe ndihmuan popullatën që ta anashkalojnëIRDK, dhe ti votojnë partitë të tjera. Disa Komente nga Studenti, apoMërgimtari ishin mu këta persona që punuan kundër IRDK, apo dukedeklaruar gjera te pa baza gjeja se janë kërcënuar qytetaret, këta janë ata

persona të pa pjekur të cilët kanë bërë shoqata ne saje te termit RAE e duke akuzuar se asgje nuk është bërë përpopullatën dhe është e drejte se popullata nuk i ka votuar, dhe deklarohen se i kemi votuar subjektet te tjerapolitikë. Vallë ato subjekte te tjera politike a mos i takojnë komunitetit tonë. Ata persona që ja donë të merrenIRDK, do të dinin secili për komunën e vet sa kanë kontribuar përfaqësuesit e tyrePo ta marrim Komunën e Gjakovës nuk është e mjaftueshme ndërtimi i 140 shtëpive në lagjen Koloni ( kur atydonin ti ndërtoni vetëm 2 banesa kolektive por ne nuk lejuam deri sa ja arritëm qëllimit qe te ndërtohen shtëpiindividuale )Gjatë mandatit 4 vjeçar sipas buxhetit të kuvendit Komunal në përqindje, për 4 vite ne në Gjakovë kemi pasur tëdrejtën të realizojmë projekte në vlerë prej 320.000, euro, ndërsa neve kemi realizuar mbi 720.000, kemi mbajturLirinë në kontroll, kemi regjistruar dhjetëra student pa provim, kemi bërë shumë punë të tjera, ndërsa zyrakomunale për komunitete ka bërë edhe shumë të mira të tjera, në ndarjen e bursave, kontrollin në arsim,regjistrim në shkollat fillore dhe të mesme, bile edhe në zhvillimin e biznesit ( duke përfituar makineri tëndryshme për biznes ). Dhe ne e dimë se dalin të pakënaqur vetëm ata persona që kanë pasur kërkesaindividuale, atyre Studenteve qe kanë kërkuar projekte për grupin RAE.Ne e kemi parasysh gjendjen e vështirë sociale të komunitetit, dhe komuniteti është mashtruar me ndihmahumanitare gjatë fushatës nga subjektet te tjera politike, në Gjakovë kemi tri vende ku stacionohen Sharragjinjet,ata kam marr nga një mbushje telefoni, apo nga 10 euro dhe numri i tyre nuk është i vogël, familjarisht 400 vota.Ata kur na shikonin ne, thonin rrnoft, Mimoza Kusari, tjetri Pal Lekaj, se çka bonet ju, tjetri thoshte çka ke ba përmua, pse ju keni ndërtuar 140 shtëpi pontagjive apo drogirashave të Kolonisë, duke mos i konsideruar njerëz tëkombit, pra këtu kemi të bëjmë me interesa individuale.Janë tri kërkesa kryesore që populli i ynë i kërkon pa ndërprerë. 1. Punësimi, 2. Ndihmat humanitare, 3. Strehimi.Vinin personat në zyre dhe thonin, tani unë që jam i pa shkolluar, që nuk dijë të shkruaj a nuk duhet të ma gjenipunën, tjetri vinte e thoshte ma gjeni banesën se jam ndarë nga baba, gratë thonin jam ndarë nga vjehrra skam kume shku ma gjeni një banesë, disa thonin pse nuk po na sjellni ndihma humanitare, pra krejt qëllimi është tekndihmat humanitare.Tani të nderuar Egjiptian, as një Kuvend Komunal në Kosovë nuk ndërton shtëpi, as një Kuvend Komunal nukshpërndanë ndihma humanitare, dhe as një Kuvend komunal nuk punëson persona të pa arsimuar, a qenkemine fajtorë. A mos na kanë lanë baballarët tanë me mija shtëpi të zbrazëta që kur te ndahen nga vjehrrat, apo ngaprindërit kemi ku ti dërgojmë. Tani do ta shikojnë Egjiptianet tradhtar që nuk kanë ndjenja Kombëtare, se a do tipunësoj personat e pa arsimuar, Mimoza Kusari, a do te ju ndërtoj Shtëpi, apo a do të ju dërgojë ndihmahumanitare, kjo vlen për të gjitha Komunat ku kemi dal të tradhtuar nga komuniteti sepse është e njëjta situate qena solli këtu. Tani çfarë do bëhet edhe më keq, komuniteti ynë ka shumë nevojë, këto ndihma humanitare që ikanë shpërndarë gjatë fushatës elektorale subjektet e mëdha politike, kanë qenë ndihma kundër nesh, kundërintegrimit tonë sepse për 4 vite nuk do ti shohin me sy as ndihmat, as punësimin, e as ndërtimin e shtëpive, pordo të pendohen se tani ne qe nuk jemi të përfaqësuar neper komuna, kush do t'ju mbron kërkesat e tyre, dhe ajoçka është me e keqja se edhe pse u mashtruan nuk pajtohen se e humben lumturinë e vetë dhe e ndërtuanardhmërinë e të tjerëve, sepse ata subjekte politike qe fituan mandate i punësuan njerëzit e vete, ndërsa edëmtuan zërin e tonë, i humbëm 2 drejtori dhe 10 të punësuar, tani le të rrinë e le të thonë: Qit Tra të Ha. Pra ështëshumë lehtë të kritikosh njeriun tënd, të bëhesh i mençur, besa edhe trim në faqet tona të internetit, por le tëbëhen të forte edhe në teren dhe të ju rrahin tavolinën Kryetarëve të Komunave, Drejtoritë apo edhe të tjerëveqoftë edhe Hashim Thaçit siç e kemi bërë ne.

Dëshmuam se jemi komb paprespektivë

Dëshmuam se jemi komb paprespektivë

Bislim Hoti

IRDK-info 14

Buletin informativ

Është shumë pozitive kur zhvillohen debate nga personalitete të njohura të komunitetit Egjiptian përçështje shumë të rëndësishme. Vlera e debatit bëhet më e madhe kur opinionet marrin dimension rajonal. Netakohemi shumë rrallë me njeri tjetrin, bile me disa njihemi vetëm përmes rrjetave sociale. Kur takohemi rrallë,ose hiq, mund të mos kemi informacione të duhura, ose mund të kemi keqkuptime, prandaj të gjithë ne duhet tëkemi kujdes gjatë këtyre komunikimeve.Fakti se identiteti etnik - Egjiptian në Ballkan është paraqitur relativisht vonë, unë mendoj se ende nuk ështëpërmbyllur procesi i formësimit të tij. Ne kishim dhe vazhdojmë te kemi identitet si magjup, ashkali, evgjit,magjyp, majupc, kovaç , etj. dhe egjiptian vetëm në komunikimet zyrtare dhe publike. Prandaj këtu duhet tëndalemi dhe të analizojmë pengesat në këtë proces në mënyrë që procesi të mos zgjatë shumë.Ne e pagëzuam vetveten Egjiptian, për shkak se:· etnonimet e përdorura për identifikimin tonë kanë karakter nënçmues, dhe me të njëjtat, në disakrahina, janë identifikuar edhe romët.· etimologjia e këtyre etnonimeve të dërgon të Egjipti· faktet shkencore të bazuara në histori, arkeologji etj. tregojnë për prejardhjen nga Egjipti i Lashtë

Ata që u pajtuan që ne të identifikohemi si Egjiptian, sigurisht se i kanë analizuar etnonimet, karakterinpërbuzës të etnonimeve, identifikimi edhe i romëve në disa rajone me të njëjtat etnonime, etimologjinë eetnonimeve, vendin e origjinës etj.

Identifikimi si Egjiptian është i drejt për arsye se një grup etnik i cili jetonte në disa shtete, dhe brendashteteve në disa krahina, kishte disa etnonime që si emërues të përbashkët kishin Egjiptin. Por si duket,identiteti Egjiptian me vështirësi po depërton te populli. Për këtë tregojnë shifrat e regjistrimit të popullsisë nëKosovë e Shqipëri, dhe së fundit rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.

Në Kosovë, në përditshmëri, më së shpeshti identifikohemi si ''i joni'', ''tanët'', ''esnaf'', ''dorës tonë'' etj.Pjesëtarët e grupeve etnike tjera dhe përfaqësuesit institucional, kur dëshirojnë t'ju shmangen urrejtjes raciste,ata na identifikojnë si ''komuniteti i juaj'', ''njerëzit e juaj'', ''ashkali'', e në disa komuna edhe komuniteti RAE,dhe shumë rrallë na identifikojnë si Egjiptian. Ndërsa nuk paraqitet si problem i identifikimit të komunitetittonë, në jetën e përditshme, në pjesën e Rrafshit të Kosovës si ''ashkali''. Kjo sigurisht ndodh për faktin se atajanë identifikuar me këtë etnonim për një kohë të gjatë dhe e kanë krijuar identitetin ''ashkali'' sikurse pjesa eDukagjinit që e ka krijuar identitetin ''magjup''. Prandaj duhet analizuar më thellë se pse identiteti Egjiptian podepërton me vështirësi te populli. Pa bërë ndonjë hulumtim në formë të pyetësorëve apo anketave, mendjamua më shkon se te komuniteti, dhe te opinioni në përgjithësi, identiteti Egjiptian tingëllon si identitetartificial. Mendimin tim e arsyetoj me dy argumente:- Identiteti etnik - Egjiptian nuk ishte i njohur për komunitetin, e as për opinionin, para vitit 1990- Egjiptian identifikon banorët e shtetit të Egjiptit

Për argumentin e parë - komuniteti nuk është identifikuar si egjiptian as nga vetvetja e as nga të tjerët. Kemitregime nga gjyshëritë tanë se ata tregonin për prejardhjen e tyre nga Misiri, dhe në mesin e shekullit të kaluarkishte regjistrime për të migruar në Egjipt nga Sali Murati, Muharrem Nosha, Rexhep Gjuka etj.JPër argumentin e dytë - duhet të shtjellojmë pyetjen: A ka lidhje kultura dhe gjuha e jonë me kulturën dhegjuhën e banorëve të shtetit të Egjiptit?, dhe rrjedhimisht pyetja tjetër: A është Egjipti shteti amë i Egjiptianëvetë Ballkanit?Pyetja e parë për argumentin e dytë na ndërlidhë me historinë dhe argumentet shkencore të bazuara mbiprejardhjen tonë etnike, në veçanti vendoset në diskutim kultura aktuale e shtetit të Egjiptit karshi kulturës sëEgjiptit të kohës së pretenduar të shpërnguljes së Egjiptianëve të atëhershëm në trevat e Ballkanit.Pa u thelluar shumë në zhvillimet historike, dihet se ne Egjiptianët në Ballkan jemi asimiluar, ose vlerat ekulturës sonë janë përvetësuar nga popujt me të cilët kemi jetuar.

Për identifikimin tonë etnik, krahas termit''Egjiptian'' duhet përdorim edhe termin

''Ballkan'’Fazli Stollaj

IRDK-info15

Buletin informativ

Në anën tjetër, pretendimet tona janë se ne Egjiptianët erdhëm në Ballkan para shekullit V pas erës së re,ndërsa në periudha të më vonshme Egjiptianët u arabizuan. Prandaj lidhja jonë shpirtërore me Egjiptin esotëm është në nivel simpatie. As Egjiptianët e Kosovës, as të Shqipërisë, as te Maqedonisë, Serbisë etj. nuk ekanë gjuhë amtare arabishten, as nuk kanë kushëri e dajë në Egjipt.Ndërsa për pyetjen e dytë, a është Egjipti shtet amë i Egjiptianëve të Ballkanit?, unë them se ne duhet ta kemiatë ndjenjë, dhe këtë ndjenjë duhet ta ushqejmë dhe zhvillojmë sa më shumë, përmes krijimit të lidhjeve mepopullin dhe institucionet e Egjiptit. Kjo nuk duhet të bëhet vetëm sa për të pasur mbështetje të një shtet, porpër arsye se Egjipti dhe populli i Egjiptit është trashëgimtar i Egjiptit të Lashtë, nga i cili pretendojmë se jemiedhe ne.Identiteti Egjiptian, si tingëllimë artificiale rrjedhimisht shpjegohet me faktin e identiteteve të ndryshme nëmes të Egjiptianëve të Egjiptit dhe Egjiptianëve të Ballkanit. Ndërsa lidhja emocionale me Egjiptin si vend irrënjëve tona duhet zhvilluar, dhe me popullin e Egjiptit duhet krijuar lidhje të veçanta.Në këtë situatë, duhet ndërmarrë hapa konkret rreth tingëllimës artificiale, lidhur me identitetin Egjiptian,për arsye të identiteteve të ndryshme. Prandaj ne së shpejti duhet të dakordohemi të gjithë Egjiptianët nështetet e Ballkanit që të përdorim në mënyrë unike identifikimin tonë. P.sh në Kosovë në Ligjet në fuqi jemi tënjohur si Egjiptian, ndërsa në praktikë rrallë përdoret, pasi që e kanë futur në akronimin RAE. Nuk duhetpërdorur Egjiptianët e Kosovës, Egjiptianët e Shqipërisë, Egjiptianët e Maqedonisë etj. sepse nuk po bëjmëdistinction nga Egjiptianët e Egjiptit.Mendoj se Egjiptianët e Ballkanit ose Ballkano-Egjiptianët është termi adekuat. Duhet gjetur termin e drejtgjuhësor. Edhe pse nuk jam gjuhëtar po provoj se si është më përshtatshëm. Nuk është e drejt të thuhet''Egjiptianët e Ballkanit të Kosovës'', ''Egjiptianët e Ballkanit të Shqipërisë'', ''Egjiptianët e Ballkanit tëMaqedonisë'' etj. Më duket se tingëllon mirë ''Ballkano-Egjiptianët e Kosovës'', ''Ballkano-Egjiptianët eShqipërisë'', ''Ballkano-Egjiptianët e Maqedonisë'' etj. Për këtë punë nuk duhet të polemizojmë shumë, porkëtë punë duhet të diskutojmë me ekspertet gjuhësor. Por ajo që ne duhet të pajtohemi është se përidentifikimin tonë etnik, krahas termit ''Egjiptian'' duhet përdorim edhe termin ''Ballkan''.Shoqërimi i termit Ballkan krahas termit Egjiptian, për identifikimin tonë etnik, do të eliminonte në masë tëmadhe tingëllimën artificiale për Egjiptianët e Ballkanit. Kjo do të ndikonte në mënyrë pozitive në përdoriminmasiv të këtij termi në mesin e komunitetit por edhe të mediave dhe institucioneve. Shtrirja e përdorimit tëgjerë të identitetit etnik Egjiptian të shoqëruar me termin ''Ballkan'', do të përshpejtoj procesin e formësimit tëidentitetit tonë etnik. Procesi përfundon më shpejtë nëse ne nuk vonohemi shumë në përcaktimin e flamurit(simboleve) tonë si element shumë i rëndësishëm i manifestimit të identitetit etnik.

LEK nga Zvicra ndihmon skamnorët nëKosovë

Kryesia e IRDK-së njofton opinionin se me datën 17.10.2018, nga LEK në Zvicër, gjegjësisht nga kryetari i LEK-në Zvicër z.Daut Luboja, ka pranuar shumën prej 725 euro të cilat do t'ju shpërndahen familjeve skamnore merastin e festës së Kurban Bajramit. Kjo shumë është dërguar me datën 14.10.2013 pas orës 16, dhe ka qenë e pamundshme që të tërhiqen mjetet për shkak se Western Union nuk ka punuar për shkak të festës.

Në këtë rast falënderojmë shumë LEK në Zvicër për grumbullimin e mjeteve dhe të gjithë ata që kontribuanpër këtë gjest humanitar.

Janar Shkurt Mars PrillD H M M E P S D H M M E P S D H M M E P S D H M M E P S

1 2 3 4 1 1 1 2 3 4 5

5 6 7 8 9 10 11 2 3 4 5 6 7 8 2 3 4 5 6 7 8 6 7 8 9 10 11 12

12 13 14 15 16 17 18 9 10 11 12 13 14 15 9 10 11 12 13 14 15 13 14 15 16 17 18 19

19 20 21 22 23 24 25 16 17 18 19 20 21 22 16 17 18 19 20 21 22 20 21 22 23 24 25 26

26 27 28 29 30 31 23 24 25 26 27 28 23 24 25 26 27 28 29 27 28 29 30

30 31

Maj Qershor Korrik ` GushtD H M M E P S D H M M E P S D H M M E P S D H M M E P S

1 2 3 1 2 3 4 5 6 7 1 2 3 4 5 1 2

4 5 6 7 8 9 10 8 9 10 11 12 13 14 6 7 8 9 10 11 12 3 4 5 6 7 8 9

11 12 13 14 15 16 17 15 16 17 18 19 20 21 13 14 15 16 17 18 19 10 11 12 13 14 15 16

18 19 20 21 22 23 24 22 23 24 25 26 27 28 20 21 22 23 24 25 26 17 18 19 20 21 22 23

25 26 27 28 29 30 31 29 30 27 28 29 30 31 24 25 26 27 28 29 30

31

Shtator Tetor Nëntor DhjetorD H M M E P S D H M M E P S D H M M E P S D H M M E P S

1 2 3 4 5 6 1 2 3 4 1 1 2 3 4 5 6

7 8` 9` 10 11 12 13 5 6 7 8 9 10 11 2 3 4 5 6 7 8 7 8 9 10 11 12 13

14 15 16 17 18 19 20 12 13 14 15 16 17 18 9 10 11 12 13 14 15 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 19 20 21 22 23 24 25 16 17 18 19 20 21 22 21 22 23 24 25 26 27

28 29 30 26 27 28 29 30 31 23 24 25 26 27 28 29 28 29 30 31

30

Www.irdk-kosovaosova.org

Nazmi Arifi1939 -2006

2014

Design: Fazli Stollaj, ing.email: [email protected], www.irdk-kosova.org,www.facebook.com/irdk.kosove, Dhjetor 2013