44
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government MINISTRIA E FINANCAVE MINISTARSTVO ZA FINANSIJE / MINISTRY OF FINANCES RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR PROJEKT LIGJIN PËR INSTITUCIONET MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONET FINANCIARE JO BANKARE 1

konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

MINISTRIA E FINANCAVEMINISTARSTVO ZA FINANSIJE / MINISTRY OF FINANCES

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR PROJEKT LIGJIN PËR INSTITUCIONET MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONET FINANCIARE JO BANKARE

Prill 2018

1

Page 2: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

Hyrja

Hartimi këtij Projektligji ka për qëllim përmbushjen e objektivave të MF-së dhe BQK-së në ngritjen, zhvillimin dhe implementimin e infrastrukturës së cilësisë, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të industrisë mikrofinanciare dhe jo-bankare si dhe duke marre parasysh Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 14 mars 2013 mbi shpalljen e pavlefshme të neneve 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116 të Ligjit nr. 04/L-093 për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Insitucionet Financiare Jobankare, është paraqitur nevoja për hartimin e këtij projektligji, me anë të të cilit njëkohësisht shfuqizohet Kreu II i Ligjit nr. 04/L-093 për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe insitucionet financiare jobankare. Rrjedhimisht, si tillë ky i ligj i ri përveç të tjerave do të rregullon fushat e institucioneve mikrofinaciare të cilat binin ndesh me të drejtën e lirisë së asocimi.

Ecuria e procesit të konsultimit

Në mbështetje të dispozitave të Rregullores Nr. 11/2009 së Punës së Qeverisë, Rregullores Nr. 05/2016 për Standardet Minimale për Procesin  Konsultimit Publik dhe të Rregullores Nr. 03/2013 për Shërbim Ligjor Qeveritar, Projekt ligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare është publikuar për konsultim me publikun në platformën elektronike për konsultimet me datë 23 nëntor 2017 duke respektuar afatet ligjore për diskutim publik. Sipas Rregullores për standardet minimale të konsultimit publik, Projektligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare është publikuar në tërësi dhe ka paraqitur informatat e përmbledhura qëllimet, objektivat, opsionet dhe hapësirën për konsultim, informatat për hapat pas përfundimit të procesit të konsultimit etj.

Në përgatitjen e Projekt ligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare kanë punuar grupi punues i themeluar nga Ministria e Financave.

Duhet pasur parasysh që Projektligji për institucionet mikrofinaciare dhe institucionet financiare jobankare, prek institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare, trupat qeverisës të tyre si dhe shfrytëzuesit e shërbimeve të këtyre institucioneve, andaj, përdorimi platformës së konsultimeve publike bën të mundur pranimin e komenteve dhe kontributeve nga secila palë e interesit. Gjithashtu, rëndësi do të ketë edhe ofrimi i kontributit nga ana e ekspertëve të fushës financiare, si dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

2

Page 3: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit

Sipas Rregullores për standardet minimale të konsultimit publik Projekt ligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare është publikuar së bashku me Dokumentin e Konsultimit për projekt ligjin i cili në formë të shkurtër ka paraqitur informatat e përmbledhura për Projekt ligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare, qëllimet, objektivat, opsionet dhe hapësirën për konsultim, informatat për hapat pas përfundimit të procesit të konsultimit etj.

Metodat e Konsultimit Datat/kohëzgjatja Numri i pjesëmarrësve/kontribuuesve

1. Konsultimet me shkrim / në mënyrë elektronike;

15 ditë pune 10 Kontribues

2. Publikimi në ueb faqe/Platforma elektronike

15 ditë pune 1 Kontribues

3. Takimet publike

Çështje tjera

Me qëllim të finalizimit të Projekt ligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare dhe shqyrtimit të komenteve të pranuara janë mbajtur takime të grupit punues. Të gjitha kontributet e pranuara janë shqyrtuar veç e veç ndërsa raporti i detajuar për komentet e pranuara, kontribuesit dhe statusin e kontributeve janë paraqitur në formë të plotë ne shtojcën nr. 1 të këtij raporti.

Hapat e ardhshëm

Projekt ligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare i finalizuar është proceduar për miratim në Qeveri.

3

Page 4: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

Shtojca – tabela e detajuar me informatat për kontribuuesit gjatë takimeve për diskutim publik, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të refuzuara.

SHTOJCA - KOMENTET

Komentuesi Komenti Vlerësimi i komentit ArsyetimiMinistria e Drejtësisë Neni 26 nën paragrafi 1.5. dhe

1.6. i projektligjit të bashkangjitur nuk është në harmoni me nenin 29 të Ligjit për Kundërvajtje sepse tejkalon maksimumin e lejuar për shqiptimin e gjobës për arsye se gjoba kundërvajtëse e paraparë në këto dispozita e tejkalon maksimumin e lejuar për shqiptimin e gjobës të përcaktuar në dispozitat e Ligjit për Kundërvajtje.

Komenti është pranuar pjesërisht.

Me qëllim të sqarimit të kësaj çështje te neni 27 është shtuar paragrafi 2 me përmbajtje si në vijim:“Shkeljet, dënimet dhe masat e përmirësimit të paraparë në këtë nen nuk janë subjekt i rregullimit të Ligjit për Kundërvajtje”

Shkeljet e dispozitave të këtij Projektligji nuk mund të trajtohen me dispozitat e Ligjit për Kundërvajtje meqë janë jashtëzakonisht të ulëta dhe nuk janë fare proporcionale për sektorin financiar. Andaj, qëndrimi i Ministrisë së Financave si organ propozues është që ky Projektligj dhe ligjet tjera në fuqi në fushëveprimin e sektorit financiar duhet të jenë të përjashtuara nga fushëveprimi i Ligjit për Kundërvajtje.

4

Page 5: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

IMF ‘START; Vehbi Zeqiri

IFJB ‘TIMI Invest’ Vedat Salihu

1. Neni 3 – Përkufizimet

Tek shprehjet e përdorura të futet edhe shprehja:

IMF dhe IFJB Islame – çdo IMF dhe IFJB e cila veprimtarinë e vet financiare dhe shërbyese e ushtron sipas parimeve të jurisprudencës Islame (Sheriatit).

Komenti nuk është pranuar. Është vlerësuar se nuk është e nevojshme që të përmendet në Projektligj kjo çështje, meqë nuk kemi dallime në trajtim të IMF-ve dhe IFJB-ve. Nëse është e nevojshme, një klasifikim i tillë për qëllime operative mund të përcaktohet dhe rregullohet përmes akteve nënligjore sipas neneve 10 dhe 11 të Ligjit).

2. Tek Neni 10 – Aktivitetet e lejuara të IMF-ve

Të futet dispozita:

Financimin ose veprimtarinë bankare islame, me pëlqim të BQK-së, sipas këtyre kushteve dhe në pajtueshmëri me rregulloret që mund të përcaktohen nga BQK-ja.

Komenti nuk është pranuar. Për të njëjtën arsye sikurse te arsyetimi paraprak.

3. Te Neni 23 – Raportet kontabël dhe pasqyrat financiare

Përveç sistemit ndërkombëtar të raportimit financiar (SNRF) të shtohet edhe

Komenti pranohet pjesërisht.Tek neni 24 dhe neni 25 është shtuar që IMF-të dhe IFJB-të mund të përgatisin, respektivisht auditojnë pasqyrat financiare edhe me standardet e tjera të pranueshme nga BQK-ja, e që

5

Page 6: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

mundësia e përdorimit të standardeve të raportimit në bazë të ‘AAOIFI’ (Audit & Accounting Organization for Islamic Financial Institutions) për Institucionet Financiare Islame. (Mund të jepen shprehimisht sqarimet për AAOIFI, nëse kërkohet)

adreson kërkesën e bërë.

Raiffeisen Leasing KosovëGjon Gjonlleshaj Drejtor Ekzekutiv

Neni 3 - Përkufizimet, Nën paragrafi 1.25, Mendojmë që të shtohet si zyrtarë i lartë edhe personat që menaxhojnë sektorin - departamentin e shitjes, pasi që ndërlidhen direkt në politikë- bërjen e IFJB dhe IMF.

Komenti nuk është pranuar. Është vlerësuar se nuk është e nevojshme të përfshihen në Projektligj më shumë persona/bartës të funksioneve se sa që janë dhënë në përkufizimin aktual të termit menaxher i lartë.

Neni 3 nën paragrafi 1.30.

IFJB që merret me Këshillime për financim licencohet nga BQK-ja dhe shërben si ndërmjetësuese në mes të klientit dhe institucioneve bankare, IMF-ve, dhe/ose IFJB-ve në Kosovë. Shërbimet këshilluese i shtrinë sipas kushteve dhe marrëveshjes të lidhur paraprakisht me Bankën, IMF-të dhe/ose IFJB-të.

Komenti nuk është pranuar.Është e përcaktuar në rregulloren aktuale për regjistrimin, mbikëqyrjen dhe aktivitetin e IFJB-ve dhe e njëjta do të përcaktohet edhe pas rishikimit të kësaj rregullore.

6

Page 7: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

IFJB që merret me Këshillim për financim nuk merret me aprovim të kredive/lizing dhe financimeve për klientët potencial dhe nuk posedon risk në ekspozim.

Neni 3 nën paragrafi 1.31. IFJB për blerjen e kredive jo performuese rregullohet me këtë ligj dhe licencohet nga BQK-ja. Ky IFJB në marrëveshje me Bankat, IFJB, dhe/ose IMF blen kredit jo performuese nga këto institucione dhe të njëjtat sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës kanë të drejtë që ti kërkojnë nga klientët sipas kontratës të kredive.

Komenti nuk është pranuar. Kjo mund të përcaktohet dhe rregullohet përmes akteve nënligjore, siç përcaktohet edhe në nenin 11 të këtij Ligji.

Neni 11

Aktivitetet e lejuara të IFJB-veNë këtë Nen kemi shtuar këto 2 veprimtari që ndërlidhen me Nenin 3, respektivisht pikën 1.30 dhe pikën 1.31 që janë

Komenti nuk pranohet. Për të njëjtën arsye sikurse te arsyetimi paraprak.

7

Page 8: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

gjithashtu të shtuara në këtë Nen nga ne:

1. 9.Këshilltar për financim,

1.10. Blerjen e Kredive jo performuese nga instutucionet financiare (Banka, IFJB, dhe IMF) dhe mbledhjen e tyre nga klientët. Neni 21 Kufizimet e ekspozimeve

Në këtë Nen kemi shtuar….”nuk mund të tejkalojë njëzetepesë përqind (25%) të portfolios ekzistuese dhe/ose linjave kreditore në total që përdoren për kredidhënie/lizing”. IFJB-ja nuk është Bankë, prandaj nuk ka risk publik ndaj Depozitorëve. Mendojmë fuqishëm që nëse 25% i kufizimit të ekspozimit të instrumentit financiar (Kredi apo Lizing) është kundrejt kapitalit, atëherë limiton shumë veprimtarinë e IFJB-së dhe këto institucione nuk do të kenë mundësinë të rriten, sidomos ndaj klientëve/

Komenti është pranuar pjesërisht.

Është vlerësuar që kufizimi nga ky nen të jetë “50% e kapitalit”. Nuk është pranuar propozimi që kufizimi të jetë 25% e portfolios së kredive/lizingut.

8

Page 9: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

kompanive të mesme. Sugjerojmë që kufizimi në ekspozime për një klient apo grup klientësh në 25% të totalit të portfolios ekzistuese kur lëshohet kredia respektivisht lizingu.Neni 24 Auditimi Në këtë nen duhet shtuar këtë fjali:

IMF-të dhe IFJB-të mund të përdorin Auditorët e brendshëm të Grupit, nëse IMF-të dhe/ose IFJB-të janë pjesë e Grupit Financiar.

Komenti nuk është pranuar.

Anëtarët e grupit kanë subjektivitete të veçanta nga njëra tjetra, megjithatë, një auditor i brendshëm i kontraktuar (outsource) mund të lejohet të angazhohet si auditor i brendshëm për anëtarët e grupit.

Nenit 21

Vini re, ky Nen në pjesën e ligjit në gjuhën shqipe është shkruar dy herë gabimisht me të njëjtin numër…dy Nene kanë numrin 21!). Nëse ky Nen nuk ndryshon, gjykojmë sipas mendimit tonë profesional që do të cungohet zhvillimi i IFJB-ve në Kosovë, sidomos veprimtarisë së lizingut. Shpresojmë fuqishëm që propozimet tona do të merren në konsideratë, sidomos për Nenin 21.

Komenti është pranuar.Ka qenë gabim teknik dhe gabimi është përmirësuar.

9

Page 10: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

Krenar MUSTAFA, ACCA Chief Executive Officer, Moneta SH.P.K.

Në nenin 11 (Aktivitetet e lejuara të IFJB-ve) paragrafi 1, të këtij projektligji të përmendet decidivisht edhe shërbimi i transferit të parave si aktivitet i lejuar i IFJB-ve për të cilin mund të merret licenca nga BQK-ja.

Komenti është pranuar. Është përfshirë në Projektligj aktiviteti i propozuar.

SHOQATA E BANKAVE TË KOSOVËS

Neni 3 par. 1.26 Interesi i Konsiderueshëm

Interesi i Konsiderueshëm, Ligji përcakton këtë interes në rast se një person fizik apo juridik përfaqëson 5% apo më tepër të aksioneve me të drejtë vote, kjo pjesëmarrje konsiderojmë se duhet të jetë së paku 20% të aksioneve, 5% duhet të jetë interesi i kualifikuar ndërsa së paku 50% të pjesëmarrjes së aksioneve do të nënkupton interes (pjesëmarrje) kontrolluese.

Komenti nuk është pranuar.Ky përkufizim i termit interes i konsiderueshëm është përcaktuar edhe në Ligjin për banka dhe Ligjin për sigurimet.

Tek neni 3 Përkufizimet

Ligji konsiderojmë se duhet që të plotësohet edhe me përkufizimin e Holdingut, në

Komenti nuk është pranuar. Nuk ka nevojë të përkufizohet një term i cili nuk është përmendur askund në tekstin e

10

Page 11: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

rast kur aksioner i njenë një IMF ose IFJB është një kompanie holdingu, pasi që ka plot raste në tregun financiar kur pronarët janë kompani holdingu, jo drejtpërdrejtë institucionet financiare.

ligjit.

Neni 12 paragrafi 1.7 për shpërndarjen e dividendës.

Ky paragraf konsiderojmë se duhet të riformulohet meqenëse ndalesa strikte e pagesës së dividendës pa aprovim paraprak të BQK-së është kontraproduktive për një industri stabile financiare, Ligji për Investime të Huaja garanton mbrojtjen e investimeve të huaja dhe përfitimi nga këto investime i cili nuk do të kufizohet apo cenohet. Miratimi i BQK-së ligjërisht mund të kufizohet vetëm në raste kur IMF-ja ose IFJB-ja nuk i përmbahet rregullave për likuiditetin e saj, apo që për shkak të shpërndarjes së dividendës do të shkelen rregulla të likuditetit të tyre, në rast se IMF-ja ose IFJB-ja nuk ka mënjanuar shkeljet të

Komenti nuk është pranuar.Është standard i përdorur që institucionet financiare të marrin aprovimin paraprak nga Rregullatori para se të shpërndajnë dividendën.

Ky kufizim është i përcaktuar edhe te bankat, sigurimet dhe ndërmjetësuesit e sigurimeve.

11

Page 12: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

evidentuara nga BQK-ja apo nuk ka vepruar sipas udhëzimeve të BQK-së ose në rast kur BQK-ja ka urdhëruar atë me ndonjë masë përmirësuese apo ndaluese. Që çështja të jetë edhe më e komplikuar paragrafi 2 i këtij neni nuk zbatohet sa i përket rasteve të IMF-ve që kanë statusin e organizatës jo qeveritare, me çka IMF-të që nuk e kanë këtë status disfovarizohet. Neni 15 Bordi i Drejtorëve i IMF-ve dhe IFJB-ve lidhur me nenin 3.

Konsiderojmë se duhet bërë përkufizim ligjor i anëtarit joekzekutiv të Bordit si në vijim "Anëtar joekzekutiv - nënkupton anëtarët e bordit të drejtorëve, të cilët nuk janë punonjës të IMF-së dhe IFJB-së dhe nuk janë të përfshirë në menaxhimin operacional të tyre.

Komenti është pranuar. Ndryshimi është reflektuar në Projektligj.

Neni 15.4 Bordi i Drejtorëve i IMF-ve dhe IFJB-ve.

Komenti është pranuar. Ndryshimi është reflektuar në Projektligj.

12

Page 13: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

Kryeshefi ekzekutiv nuk mund të jetë anëtar i Bordit të Drejtorëve me të drejtë vote, pasi që është zyrtar me përgjegjësi ekzekutive dhe sipas këtij përkufizimi i bjen që si anëtar i Bordit të Drejtorëve me të drejtë vote ta kontrollon dhe të vendos për punët dhe përgjegjësitë e tija si Kryeshef ekzekutiv i një IMF-je dhe/apo IFJB-je. D.m.th Kryeshefi ekzekutiv shërben në bord sipas detyrës zyrtare dhe pa të drejtë vote, për aq kohë sa ai ose ajo e mban atë post.Neni 15 Bordi i Drejtorëve i IMF-ve dhe IFJB-ve.

Ky nen nuk përcakton kohëzgjatjen e mandatit për anëtarët e Bordit të Drejtorëve, p.sh anëtarët e Bordit të Drejtorëve, përveç kryeshefit ekzekutiv, zgjedhen për mandate prej jo më shumë se katër vite dhe mund të rizgjedhen për mandat vijues, kurse Kryeshefi Ekzekutiv shërben në bord për aq sa ai apo ajo shërben në atë post.

Komenti nuk është pranuar.

Është vlerësuar që të lihet në diskrecion të subjekteve juridike që me statut të përcaktohet kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të bordit të drejtorëve.Në mungesë të përcaktimit të kohëzgjatjes së mandatit me këtë ligj, aplikohen dispozitat e Ligjit në fuqi për shoqëritë tregtare.

13

Page 14: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

Neni 16 paragrafi 1.2 Komitetet e IMF-ve dhe IFJB-ve.

Komiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve joekzekutiv, respektivisht ky komitet duhet të jetë i përbërë vetëm nga anëtarët joekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të IMF-së ose IFJB-së, të cilët kanë përvojë në çështje dhe praktika të menaxhimit të rrezikut.

Komenti është pranuar.Ndryshimi është reflektuar në Projektligj.

BANKA EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Neni 10, Paragrafi 5

Sipas legjislacionit aktual mbi sigurimin e depozitave, të gjitha institucionet financiare që marrin depozita duhet të kenë sigurim të depozitave. A do ti nënshtrohen IMF-të që marrin depozita” edhe sigurimit të depozitave?

Komenti është pranuar.Ndryshimi është reflektuar në Projektligj.

Neni 14, Paragrafi 1

Paragrafi kërkon që çdo IMF dhe IFJB e regjistruar si Shoqatë tregtare dhe që mban statusin e personit juridik që të mbajnë një mbledhje të

Komenti nuk është pranuar.

Kjo çështje duhet të trajtohet sipas dispozitave të Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Jo Qeveritare.

14

Page 15: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

aksionarëve të paktën një herë në vit. Neni nuk flet për IMF-të e OJQ-ve, të cilat nuk kanë aksionarë, por vetëm themeluesNeni 40

Duke pasur parasysh shtrirjen e fushëveprimit të shërbimeve të IMF-ve dhe IFJB-ve me këtë Projektligj, në veçanti marrjen e depozitave dhe si rrjedhojë ndikimin e saj potencial në rrezikshmërinë në sektorin financiar si tërësi, përveç anëtarësimit në skemën e mbrojtjes së depozitave të IMF-ve përkatëse a ekzistojnë akte nënligjore / rregullore të kujdesshme për IMF-të dhe IFJB-të?

Komenti nuk është pranuar.

Ekzistojnë akte nënligjore për rregullimin dhe mbikëqyrjen e IMF-ve dhe IFJVB-ve dhe për më shumë me hyrjen në fuqi të këtij ligji do të nxirren edhe rregullore të tjera të nevojshme lidhur me rregullimin e këtyre institucioneve.

ASTRIT DOBRAJKRYESHEF EKZEKUTIV

BICREDIT SH.A.

Neni 10 nënparagrafi 5.1

5.1. mbledhja e depozitave deri në pesëdhjetë përqind (50%) të kapitalit.

Kërkesa e BiCredit Sha që ka licencë si IFJB-ja ka kërkesë që neni 5.1. të jetë i vlefshëm edhe për ne si IFJB.Bazuar në kostot momentale të interesit për depozita dhe

Komenti nuk është pranuar.

Duke marrë parasysh llojet e shumta të aktiviteteve të lejuara për IFJB-të si dhe mos pasjen e praktikave të vendeve të tjerave që këto institucione të angazhohen në aktivitetin e mbledhjes së depozitave nuk është përcaktuar një aktivitet i tillë për këto institucione.

15

Page 16: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

interesit të kredive që ne jemi të obliguar të marrim nga IF (bankat), si IFJB po jemi të dëmtuar, pasi që interesat e depozitave janë më të ulëta sesa interesat e kredive.Pasiqë kostot janë më të larta në krahasim me IMF-të atëherë automatikisht fitimi jonë si IFJB po zvogëlohet. Prandaj, ju lutem e shqyrtoni edhe njëherë nenin 5.1. të projektligjit të ri, që të vlejë edhe për IFJB.Apo të paktën e caktoni një kohë të eksperiencës së IFJB-ve në mënyrë që të hyj në fuqi neni 5.1. edhe për IFJB. 

Neni 11Aktivitetet e lejuara të IFJB-ve

2.2. përfitimin e fondeve me anë të granteve apo me huazime me qëllim të huadhënies apo për përdorimin e tyre;

Ju lutem na sqaroni se në

Komenti është pranuar.Është qartësuar kjo pjesë. Kjo dispozitë tani ka përmbajtjen si në vijim: Përfitimin e fondeve me anë të granteve, apo/dhe huazimeve nga institucionet financiare që ofrojnë huadhënie financiare, me qëllim të huadhënies apo për përdorimin e tyre;

16

Page 17: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

marrëveshje me klientët individual a mund të përdorim depozitat e tyre që i kanë të deponuara në banka si formë huazimi për lejimin e kredive për klientët që kërkojnë kredi (njëjt si me institucionet financiare).

Sqarimi është dhënë. IFJB-të nuk mund të marrin hua nga publiku i gjerë. Përfitimi i fondeve mund të bëhet vetëm përmes granteve ose huazimi i tyre nga institucione kredi dhënëse.

Sqarim shtesë për 2 pika: 1.Kapitali që nevojitet për licencë të IFJB – Bicredit Sha në vlerë prej 400,000€, a është obligative të afatizohet në BKT dhe nuk guxon të përdoret si kapital punues për të lejuar kredi, apo mund të përdoret edhe kjo shumë për lejim të kredive te klientët e BiCredit.  2. Sa është vlera maksimale që një IFJB mund të merr kredi nga IF (bankat) krahasuar me kapitalin e saj (kapitali themelues dhe kapitali punues).Nëse kapitali i “Bicredit sha” është 2,000,000 € (kapitali themelues dhe fillestar) sa është vlera maksimale që ne si

Sqarimi është dhënë.

Sqarimi është dhënë.

Bazuar në rregullativën e BQK-së, kapitali i paguar, respektivisht i mirëmbajtur nuk është obligativ të afatizohet në bankat komerciale

BQK-ja nuk ka përcaktuar kufizime të tilla.

17

Page 18: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

IFJB mund të marrim kredi.FINCA Neni 3 paragrafi 1.1.

1.1. Institucion mikrofinanciar (IMF) - person juridik i regjistruar sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës dhe i licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (këtu e tutje BQK), aktiviteti kryesor i të cilit është dhënia e kredive, që nuk tejkalon limitin kreditor dhe ofrimi i shërbimeve financiare të përcaktuar me këtë Ligj; ky definicion vlen edhe për IMF-të e regjistruara si OJQ.

Komenti nuk është pranuar.Dispozita është e qartë, sepse edhe OJQ-të kanë statusin e personit juridik sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 12Transaksionet e IMF-ve dhe

IFJB-ve që kërkojnë aprovimin paraprak nga

BQK

Të shtohet si pika 1.4.1. tek Neni 12, (shitja apo transferimi i biznesit të tij një entiteti tjetër).

Në rast se një IMF OJQ-të Kjo çështje është adresuar në

18

Page 19: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

ndryshon statutin dhe mision e saj dhe kyçet në aktivitete tjera, ajo mund të shes apo transferojë biznesin e saj me vlerë të tregut dhe proces transparent tek një entitet tjetër dhe me kapitalin e saj të vazhdojë së shërbyeri misionin e ri apo t’i investojë në të njëjtin apo ndonjë entitet tjetër.

Komenti nuk është pranuar.draft ligj. Sipas draft ligjit kjo çështje varet nga ligji për OJQ (shih paragrafin 2 të nenit 12 të draft ligjit).

ODA EKONOMIKE AMERIKANE

Propozimi

Neni 3:Paragrafi 1.6. Kapitali - vlera neto e fondeve të IMF-ve ose IFJB-së që përfaqësojnë diferencën midis pasurive dhe detyrimeve në përputhje me bilancin duke reflektuar standardet ndërkombëtare të kontabilitetit;

Neni 3:Paragrafi 1.8. Depozita - shuma e parave të paguara nga personi një institucioni financiar, i cili pranohet nga ai institucion me kusht që të paguhet plotësisht, me ose pa

Komenti është pranuar.

Është bërë përmirësimi (lëshim teknik në gjuhën

angleze).

19

Page 20: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

interes, sipas marrëveshjes

Neni 3:Paragrafi 1.8.1 – Paratë e paguara nga personi në IMF, të cilat IMF-ja bie dakord t'i paguajë personit, nuk mund të konsiderohet kuazi- kapital, kuazi-ekuitet, ekuitet ose kapital, duke mos i përfshirë si aksione të preferuara

Neni 3:Paragrafi 1.20. Fondet e paguara nga kapitali të pranuara nga IMF ose IFJB nga aksionerët në këmbim të interesit të ekuitetit të tyre, nga fondet e marra nga themeluesit ose nga donacionet e pakthyeshme;

Komenti është pranuar pjesërisht.

Komenti është pranuar.

Termi depozitë është larguar nga teksti i Projektligjit.

Është bërë përmirësimi (lëshim teknik në gjuhën angleze).

Neni 10:Paragrafi 5.1. IMF-ve nuk u lejohet të inkasojnë depozita;

Neni 10:Paragrafi 5.3. pranimi ose pagesa në para elektronike tashmë ekzistuese, por jo emetimin e parave të reja elektronike.

Komenti është pranuar.

Komenti është pranuar pjesërisht.

Është larguar nga Projektligji mundësia për Institucionet Mikrofinanciare të marrin depozita.

Lëshimi i parasë elektronike është lejuar, megjithatë, BQK-ja mund ta ndalojë ose kufizojë çdo IMF nga angazhimi në ndonjë nga

20

Page 21: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

aktivitetet e lejuara të përcaktuara në këtë nen. Në këtë rast, BQK-ja do të japë me shkrim arsyen për vendimin e saj.

Neni 11:Paragrafi 1.1.1. për veprimtaritë e huadhënies dhe leasing-ut, institucionet e IFJB-së do të marrin rezerva vetëm sipas kërkesave të SNRF-ve dhe nuk do të jenë subjekt i kërkesave shtesë të rezervës;

Neni 11:Paragrafi 1.8. pranimi ose pagesa në para elektronike tashmë ekzistuese, por jo emetimin e parave të reja elektronike.

Neni 11:Paragrafi 2.4. ofrimi i shërbimeve teknike, profesionale dhe të trajnimit për klientët e tyre në lidhje me shërbimet financiare, duke përfshirë këshilla konsultuese për marrjen e qasjes në

Komenti nuk është pranuar.

Komenti është pranuar pjesërisht.

Komenti nuk është pranuar.

Çështjet që kanë të bëjnë me rezerva rregullohen me akte nënligjore nga ana e BQK-së.

Lëshimi i parasë elektronike është lejuar, megjithatë, BQK-ja mund ta ndalojë ose kufizojë çdo IFJB nga angazhimi në ndonjë nga aktivitetet e lejuara të përcaktuara në këtë nen. Në këtë rast, BQK-ja do të japë me shkrim arsyen për vendimin e saj.

Dispozita në draft ligj është e qartë dhe nuk është vlerësuar e nevojshme të plotësohet apo ndryshohet.

21

Page 22: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

financa dhe pranimin e pagesave nga klientët dhe institucionet për këto shërbime këshilluese

Neni 16:Paragrafi 3. IFJBI-të si person juridik duhet të kenë të paktën një komision që kryen këto funksione, me përjashtim të IFJB-ve me aktivitet kredidhënës që duhet të posedojnë dy komisionet nga paragrafi 1 i këtij neni, me përjashtim të asaj që IFJB-të me më pak se 25 punonjës duhet të kenë së paku një komision për të kryer këto funksione.

Komenti nuk është pranuar.Duke marrë për bazë rrezikun që bart në vete aktiviteti i kredidhënies është vlerësuar se IFJB-të me këtë aktivitet duhet ti kenë së paku dy komitete që e ndihmojnë bordin e drejtorëve, sipas paragrafit 1 të këtij neni.

Në këtë rast, nuk ka ndikim numri i punëtorëve të IFJB-së.

Neni 23:Paragrafi 4. BQK-ja mbledh, analizon dhe publikon të dhëna dhe statistika për IMF-të dhe IFJB-të. BQK-ja do të mbledhë, analizojë dhe publikojë këto të dhëna veçmas për IMF-të dhe IFJB-të.

Komenti nuk është pranuar. Dispozita e këtij paragrafi është e qartë pasi që obligon BQK-në që të mbledh, analizon dhe publikon të dhënat dhe statistikat për IMF-të dhe IFJB-të.

KCSF - Në Nenin 3, paragrafi 1.10, fjala “themeluesit” - të trajtohet veçantia e IMF OJQ-ve në kuptim që në rastin e OJQ-ve, dhe atë Komenti është pranuar.

Është intervenuar në këtë dispozitë. Tani dispozita ka

22

Page 23: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

vetëm kur OJQ-të janë të themeluar dhe regjistruar si fondacione, themeluesit e OJQ-së gëzojnë të drejtën e emërimit të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve vetëm me rastin e regjistrimit të OJQ-së, e jo edhe më tej përgjatë veprimtarisë së organizatës. Pas themelimit, kjo e drejtë i kalon vet Bordit të Drejtorëve, organ ky i cili është i obliguar ta “mirëmbajë” veten duke emëruar anëtarët e rinj, sipas nevojës. Në rastin e OJQ-ve të regjistruara si shoqata, organi më i lartë është Kuvendi i Anëtarëve, i cili përbëhet nga të gjithë anëtarët e shoqatës;

- Në Nenin 3, paragrafi 1.18.1, fjala “themelues” - të trajtohet veçantia e IMF OJQ-ve në kuptim që në rastin e OJQ-ve themeluesit jo patjetër mund të jenë të ndërlidhur. Përderisa themeluesit nuk mund të ndryshohen përgjatë veprimtarisë së organizatës,

Komenti është pranuar.

këtë përmbajtje “Drejtor - çdo person i emëruar nga aksionarët, themeluesit apo organi tjetër përkatës, për të shërbyer si anëtar i Bordit të Drejtorëve të IMF-ve ose IFJB-ve;

Është intervenuar në këtë dispozitë. Tani dispozita ka këtë përmbajtje: “çdo menaxher i lartë ose drejtor i IMF-së apo IFJB-së dhe çdo aksionar kryesor dhe/apo themelues i IMF-së apo IFJB-së. Në rastin e IMF-së që ka statusin e organizatës jo qeveritare, themeluesi ose anëtari i shoqatës përderisa është pjesë e

23

Page 24: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

përfshirja e tyre në punën e OJQ-së mund të ndërpritet në çdo moment, duke e ndërprerë kështu edhe ndikimin e tyre në punën e OJQ-së;

vendimmarrjes.

Në Nenin 4, paragrafi 2 – edhe pse mund të nënkuptohet që mund të jetë pjesë e regjistrit qendror, rekomandohet që në rastin e IMF OJQ-ve, në listën e dokumenteve të regjistrit qendror të BQK-së mund të përfshihet edhe Statuti i OJQ-së;

-

Komenti nuk është pranuar.

Dispozita është e qartë, sepse është e nënkuptueshme që statuti i një subjekti juridik që ushtron aktivitet financiar duhet të mbahet në BQK (regjistrin qendror).

Në Nenin 6, paragrafi 3 – të trajtohet obligimi i OJQ-ve të huaja dhe ndërkombëtare për ta regjistruar degën e tyre në Republikën e Kosovës si një nga kriteret e licencimit dhe rregullimit për degët e IMF OJQ-ve të huaja dhe ndërkombëtare;

-

Komenti nuk është pranuar.

Sikurse përcaktohet edhe me paragrafin në fjalë, BQK-ja me akte nënligjore do të përcaktoj kriteret e licencimit dhe rregullimit për degët e IMF-ve dhe IFJB-ve të huaja, përfshirë edhe ato që kanë statusin e OJQ-ve.

Në Nenin 7, paragrafi 1.5 dhe Nenin 8, paragrafi 2.4 dhe paragrafi 2.7 – të trajtohet veçantia e IMF OJQ-

Komenti është pranuar.

Janë bërë intervenimet e duhura në dispozitë. Tani dispozita e nenit 7 paragrafi 1.5, ka këtë

24

Page 25: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

ve në kuptim që OJQ-të nuk mund të kenë aksionarë, por mund të kenë anëtarë (nëse janë të regjistruara si shoqata) ose Bord të Drejtorëve (nëse janë të regjistruara si fondacione);

-

përmbajtje: “listën e aksionarëve të IMF-së apo IFJB-së dhe pronarëve përfitues të këtyre aksioneve, duke cekur emrat e tyre, adresën dhe posedimin përkatës të aksioneve. Në rastin e IMF-së që ka statusin e organizatës jo qeveritare, lista e themeluesve dhe anëtarëve”;

Kurse, dispozita e nenit 8 paragrafi 2.4 ka këtë përmbajtje:“aksionarët kryesorë të IMF-së apo IFJB-së janë të aftë dhe të përshtatshëm siç përcaktohet me këtë Ligj dhe aktet nënligjore. Në rastin IMF-së që ka statusin e organizatës jo qeveritare, themeluesi dhe anëtarët e shoqatës përderisa janë pjesë e vendimmarrjes;

Në Nenin 8, paragrafi 2.5 - të trajtohet veçantia e IMF OJQ-ve në kuptim që OJQ-të nuk mund të kenë pronarë, por mund të kenë anëtarë (nëse janë të regjistruara si shoqata) ose Bord të Drejtorëve (nëse

Komenti është pranuar. Janë bërë intervenimet e duhura në dispozitë. Tani kjo dispozitë ka përmbajtjen:“struktura e pronësisë apo themeluesve së IMF-së apo IFJB-së nuk do të pengojë

25

Page 26: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

janë të regjistruara si fondacione);

-

mbikëqyrjen efektive”.

Në Nenin 14, paragrafi 1 - të trajtohet veçantia e IMF OJQ-ve në kuptim që OJQ-të nuk mund të kenë aksionarë (shih komentin më sipër), dhe si të tillë nuk mund të mbajnë mbledhje të aksionarëve;

Komenti nuk është pranuar. Dispozita në fjalë qartësisht u referohet IMF-ve dhe IFJB-ve të regjistruara si shoqëri tregtare dhe me status të personit juridik.Për çështje të tilla, IMF-të me status të OJQ-ve i nënshtrohen ligjit në fuqi për lirinë e asociimit në Organizatat joqeveritare.

Në Nenin 14, paragrafi 3 – të trajtohet veçantia e IMF OJQ-ve në kuptim që për rastin e IMF OJQ-ve, të zëvendësohet fjala “biznes” me fjalën “veprimtari ekonomike”;

Komenti është pranuar. Fjala “biznes” është zëvendësuar me termin “ veprimtari ekonomike”.

Në Nenin 15, paragrafi 1 - të trajtohet veçantia e IMF OJQ-ve në kuptim që për IMF OJQ-të të përfshihet edhe “organi më i lartë drejtues i OJQ-së”, në përputhje me komentet e mësipërme mbi emërimin e Bordit të Drejtorëve dhe përbërjen e Kuvendit të Anëtarëve;

Komenti nuk është pranuar. Është vlerësuar se dispozita aktuale është e qartë dhe se termi “themeluesi” nënkupton edhe anëtarët e OJQ-se.

26

Page 27: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40263-FinalAl.docx · Web viewKomiteti për menaxhimin e riskut duhet të jetë i përbërë në tërësi prej anëtarëve

27