48
My iKub Symbian Qt & Symbian C++

€¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

My iKub Symbian Qt & Symbian C++

Page 2: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Pamje e Pergjithshme

Në dokumentimin e mëposhtëm do të pershkruhen hap pas hapi këto seksione:

Do të përshkruhet hap pas hapi shkarkimi dhe instalimi i aplikacionit My iKub për Symbian.

Do të përshkruhet konfigurimi i aplikacionit. Do të përshkruhet menaxhimi i abonimeve qofshin Kategori apo Etiketa dhe notifikimet e

tyre. Të gjitha hapat shoqërohen me pamje të mara drejtpërdrejt nga një Nokia E71.

Tabela e Përmbajtjes

1. Hyrje1.1 Përshkrimi………………………...………………………….………...……..…….1.2 Shkarkimi dhe instalimi…..…………………………….…………………………..1.3 Fillimi i aplikacionit për herë të parë…………………………………………….....1.4 Login

2. Abonimet2.1 Kategoritë………...………...………....…………………………………………..

Krijimi Ndryshimi Fshirja

2.2 Etiketat…………….……………………....………………………………………. Krijimi Ndryshimi Fshirja

2.3 Favoritet……………………………………………………………………………. Krijimi Ndryshimi Fshirja Menaxhimi i artikujve

2.4 Riabonimi..............................................................................................................

3. Artikujt1.1 Leximi...………………………………………………………………………….…1.2 Ruajtja ne Favorite….………………………………………………………………

4. Shtesa Fshehja e aplikacionit……………………………………………………………… Ndihmë…………………………………………………………………………….. Rifreskimi………………………………………………………………………….. Pastrimi……………………………………………………………………………..

Page 3: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

1. Hyrje

1.1 Përshkrimi

My iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt në celularin tuaj Nokia.

1.3 Shkarkimi dhe instalimi

Per te instaluar My iKub ekzistojnë dy mundësi.

1. Instalimi i versionit ne gjuhen shqipe drejtpërdrejt nga faqja http://ikub.al

Kjo metodë kërkon si fillim të bëjmë një konfigurim në telefon për të lejuar instalimin e programeve Symbian Self-Signed. Për këtë shkojmë tek Menu->Tools->Settings->Applications->App Manager dhe ndërrojmë alternativat Software Installation në All (nga Signed only) dhe Online certificate check në off si në figurën e mëposhtëme

Për të vazhduar instalimin kemi dy rrugë. Njëra është instalimi i programit Ovi Suite te cilin e shkarkojmë nga faqja zyrtare e Nokias http://ovi.nokia.com. Pasi kemi instaluar dhe lidhur celularin me kompjuterin, shkojmë tek [linku i aplikacionit ne ikub] dhe e shkarkojmë. Klikojmë skedarin e shkarkuar dhe ndjekim procedurën e instalimit.

Rruga e dytë është më praktike. Përdorim browser-in e celularit Nokia dhe shkojmë tek [linku i aplikacionit ne ikub]. E shkarkojmë dhe na del dritarja që na pyet nëse duam ta

Page 4: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

instalojmë. Këshillohet të përdorim një lidhje Wireless dhe jo internetin e një operatori telefonik pasi aplikacioni shkarkon shumë librari gjatë instalimit.

Ndjekim procedurën e instalimit si në figurat e mëposhtme.

Page 5: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Aplikacioni është Self-Signed dhe për këtë arsye del një dritare paralajmëruese, po NUK ka asgjë për tu shqetësuar, është normale. Klikojmë Continue për të vazhduar.

Page 6: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Tani do të shkarkohen dhe instalohen libraritë e nevojshme nga interneti.

Pasi janë instaluar libraritë rifillon instalimi i aplikacionit përsëri.

Page 7: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt
Page 8: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Më sipër janë funksionalitet që kërkon aplikacioni. Më i rëndësishmi është përdorimi i rrjetit. Klikojmë Continue.

Instalimi përfundoi dhe cdo gjë është gati. Nëse duam ta hapim aplikacionin menjëherë klikojmë Yes, përndryshe No. Aplikacioni ndodhet në Menu->Installations.

Shënim: Nëse gjatë procedurës së instalimit ka ndonjë gabim atëherë për ta rifilluar atë atje ku është lënë shkojmë tek Menu->Installations dhe zgjedhim Smart Installer

Page 9: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

2. Instalimi i versionit ne gjuhen angleze nga Ovi Store.

Plotësohet më vonë pas miratimit të aplikacionit.

1.4 Fillimi i aplikacionit për herë të parë.

Pasi aplikacioni është instaluar në varësi të celularit tuaj Nokia dhe gjuhës së tij, ai aksesohet duke shkuar në

Butoni Home -> Installations -> My iKub

1. Butoni Home

Page 10: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Pasi është ndezur aplikacioni do t’ju kërkohet të zgjidhni një lidhje me internetin (Akses Point WI-FI ose nëpërmjet shërbimit të telefonive celulare).

Zgjidhni llojin e lidhjes me internetin

Pasi është kryer lidhja mbas disa çastesh shfaqet dritarja e mëposhtme e cila tregon se lidhja e internetit është kryer me sukses.

Page 11: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Lidhja u krye me sukses

SHËNIM: Nëse dritarja e mësipërme nxjer mesazh gabimi atëherë ka pasur probleme me kryerjen e lidhjes. Për ta rregulluar këtë tentojmë përsëri duke shkuar në Options->Rilidhu dhe na shfaqet pësëri dritarja e zgjedhjes së lidhjes së internetit si më poshtë

Nëse ende nuk funksionon lidhja atëherë provoni të fikni dhe rindizni celularin.

1.5 Login.

Kur hapet aplikacioni për herë të parë dhe pasi është kryer lidhja na shfaqet dritarja e mëposhtme që shërben për të kryer login ose krijimin e një llogarie n.q.s nuk kemi një të tillë në faqen e ikub.al.

Page 12: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Kredencialet e mësipërme janë shembuj dhe të pavlefshme. Nëse keni krijuar llogari me parë në portalin e ikub.al atëherë vazhdoni futini ato në fushat përkatëse dhe pastaj shkoni tek Menu->Login për tu loguar.

Nëse logimi është i suksesshëm atëherë mbyllet kjo dritare dhe shkojmë në dritaren kryesore. Përndryshe shfaqet një dritare gabimi.

Page 13: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Nëse nuk keni llogari ekzistuese atëherë shkoni tek Menu->Krijo Llogari dhe do të hapet browser-i telefonit me linkun ku mund të bëhet krijimi i një llogari të re në ikub.al.

Nëse doni të kontrolloni kreditet e mbetura në llogarinë tuaj atëherë shkoni tek Menu->Kredite dhe pas disa sekondash shfaqet dritarja e mëposhtme.

Për ta aksesuar përsëri dritaren e mësipërme të Loginit kur jemi në dritaren kryesore të aplikacionit shkojmë tek Options->Preferenca

Page 14: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Me kryerjen e veprimeve të mësipërme jemi gati të fillojmë me krijimin e abonimeve të para.

2. Abonimet

Kur instalohet aplikacioni për herë të parë, dy abonimet e para janë falas për një muaj. Më pas për çdo abonim tjetër duhet një numër i caktuar kreditesh që hiqen nga llogaria juaj në momentin që bëhet ruajtja e një abonimi të ri.

2.1 Kategoritë

Kur flasim për kategori, kemi të bëjmë me kategoritë e ndryshme të informacionit që ofron faqja e iKub.al. Këto kategori mund të kenë edhe nënkategori. Aplikacioni ofron mundësinë e abonimit në një nga këto kategori, në mënyrë që të marim artikujt më të fundit që I përkasin një kategorie të dhënë.

2.1.1 Krijimi i kategorive

Në momentin që kemi ndezur aplikacionin për herë të parë dhe kemi krijuar lidhjen me internetin sin ë pikën 1.4 na shfaqet dritarja kryesore e aplikacionit ku ndodhen të gjitha abonimet tona (për momentin është bosh për shkak se ende nuk kemi krijuar asnjë abonim). Shkojmë tek Options->Abonime->Kategorite si më poshtë:

Options->Abonime->Kategorite

Dritarja e re që na shfaqet është dritarja e menaxhimit të kategorive tona. Për momentin është bosh ndaj duhet të abonohemi në një kategori. Shkojmë tek Menu->Abonohu për të krijuar një abonim të ri:

Page 15: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Menu->Abonohu

Dritarja që na shfaqet është e mbushur me të gjitha kategoritë e informacionit të ofruara nga faqja e iKub.al.

Kategori të ndryshme informacioni

Nëse duam kategori informacioni akoma më të detajuara për një kategori të dhënë atëherë shkojmë në Menu->Zgjidh

Menu->Zgjidh

Page 16: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

dhe na shfaqen të gjitha nënkategoritë e informacionit që zgjodhemi nga dritarja e mëparshme. Në momentin që kemi gjetur kategorinë që na intereson atëherë shkojmë në Menu->Abonohu për të kryer abonimin.

Na shfaqet dritarja e mëposhtme:

Në këtë dritare kemi disa elemente: Emri: emri me të cilin duam të ruajmë kategorinë Përshkrimi: një përshkrimi i shkurtër I kategorisë Refresh: Intervali kohor në orë I refreshit të abonimit. Kjo do të thotë se një herë

në sa orë duhet aplikacioni të kontrollojë nëse ka artikuj të rinj për këtë abonim. Notifikimet: Këtu janë mënyrat e notifikimit të aplikacionit në momentin që vinë

artikuj të ri nga faqja e ikub.al.o Audio: do të bjerë një tingull I shkurtër në momentin që vjen një artikull i

ri nga siti. Kini parasysh që kjo nuk varet nga mënyra e celularit. Nëse Profili është vendosur Silent por notifikimi është vendosur Audio, tingulli përsëri do të bjerë.

Page 17: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

o Vibra: në momentin që vjen një artikull i ri celulari do të dridhet (vibrojë). Kjo alternativë është e varur nga Profili i celularit. Nëse është përcaktuar No-Vibration në Profil atëhërë edhe nëse zgjidhet notifikimi vibra, celulari përsëri nuk do të dridhet.

Muaj: numri i muajve që zgjat aplikacioni.

Mund të zgjedhim të gjitha mënyrat e notifikimit nëse na pëlqen. Shtypim Ruaj. Nëse logimi që bëmë në pikën 1.5 më sipër është i saktë atëherë na shfaqet dritarja e mëposhtme në të cilën shohim se është shtuar një abonim I ri për kategorinë Lajme.

Përndryshe shfaqet një dritare që na paralajmëron të logohemi më përpara.

Nëse shtypim Kthehu dhe shkojmë në dritaren kryesore, aplikacionit na shfaqet si më poshtë:

Page 18: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Shohim se abonimi ka emrin që I vendosëm në momentin e ruajtjes. Dy numrat 0/0 tregojnë përkatësisht numri I artikujve të palexuar dhe numrin e artikujve gjithsej për këtë kategori. Konkretisht kemi 0 artikuj të palexuar nga 0 gjithsej, nëse do të ishte 15/20 tregon se kemi 15 artikuj të palexuar nga 20 gjithsej.

2.1.2 Ndryshimi I një kategorie

Për të ndryshuar një kategori shkojmë të dritarja e menaxhimit të kategorive Options->Kategori. Zgjidhim kategorinë që duam dhe më pas shkojmë në Menu->Ndrysho

Na shfaqet një dritare e ngjashme me atë të krijimit të një kategorie të re, I vetmi ndryshim është se na shfaqen të gjitha alternativat që kemi zgjedhur për atë kategori. Bëjmë ndryshimet që nevojiten dhe shkojmë përsëri në Menu->Ruaj nëse duam ti ruajmë ndryshimet ose Kthehu nëse nuk duam.

Page 19: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

2.1.3 Fshirja e një kategori

Për të fshirë një kategori shkojmë tek dritarja e menaxhimit të kategorive (nqs nuk jemi aty Options->Kategorite), zgjedhim kategorinë që duam të fshijmë dhe shkojmë në Menu->Fshi.

Na shfaqet një dritare që na pyet nëse jemi të sigurtë që duam ta fshijmë. Shtypim Ok nëse duam ose Cancel përndryshe.

Page 20: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Në momentin që fshihet nja abonim fshihen edhe të gjithë artikujt që I përkisnin atij abonimi.

2.2 Etiketat

Etiketat nuk janë gjë tjetër veçse fjalë kyçe të vendosura nëpër artikuj që shërbejnë për të identifikuar kuptimin e artikullin. Kur themi abonohu për një etiketë kuptojmë që abonohemi për të marë të gjithë artikujt që e përmbajnë atë etiketë si fjalë kyçe.

2.2.1 Krijimi i një abonimi për një etiketë

Për tu abonuar për një etiketë të caktuar nëse jemi në dritaren kryesore të aplikacionit shkojmë në Options->Etiketa.

Kjo është dritarja e menaxhimit të etiketave. Përsëri nëse kjo është hera e parë që vimë këtu atëherë ajo është bosh, pasi ende nuk kemi shtuar një abonim të ri për etiketë. Le të shtojmë një abonim të ri: Shkojmë tek Menu->Abonohu

Page 21: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Na shfaqet dritarja e mëposhtme që është shumë e ngjashme me dritaren e krijimit të një kategorie të re (shih seksionin 2.1.1).

Notifikimet kanë të njëjtat veti si tek kategoritë, po ashtu edhe intervali I refreshit. Emri është një emër tjetër që vendosim ti vëmë etiketës nëse duam.

SHËNIM: Ky emër shërben më tepër si përshkrim sesa si emër. Etiketa e vërtetë është ajo tek combobox-I në fillim. Artikujt në iKub do të kërkohen sipas emrit në këtë Combobox prandaj është mirë që emri të meret automatikisht nga iKub dhe mos të ndërrohet dosido.

Shkrujamë gërmat e fjalës që duam ta abonojmë për etiketë. Nëse më pas shkojmë në Menu->Kërko

Page 22: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

aplikacioni mer një listë me të gjitha etiketat që fillojnë me ato gërma nga serveri i iKub. E dallojmë që proçesi nga mbaruar nga fakti se Combobox plotësohet automatikisht.

Nëse klikojmë tek Combobox hapet një popup me të gjithë listën e etiketave të mara. Mund të zgjedhim fjalën që kishim menduar në fillim.

Page 23: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

SHËNIM: Për të zgjedhur fjalën që duam dhe për të dalë nga popup-i duhet të shtypim butonin Enter në tastierën e Nokia-s (nëse celulari juaj suporton tastierë qëerty). Butoni I rrethuar me të kuqe në imazhin e mëposhtëm

Butoni Enter

Pasi kemi kemi plotësuar fushat që duam atëherë shkojmë tek Menu->Ruaj nëse duam të ruajmë abonimin ose Kthehu përndryshe

Nëse e ruajtëm abonimin dhe nuk na del ndonjw dritare gabimi, kur të kthehemi në dritaren e menaxhimit të abonimeve na shfaqet një dritare e ngjashme me figurën e mëposhtme:

Page 24: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Përsëri si tek kategoritë, në varësi të notifikimeve do të dëgjojmë një tingull ose dridhje të celularit, që tregon se artikujt më të fundit që përmbajnë etiketën për të cilën u abonuam janë marë nga faqja e iKub. Nëse shkojmë te dritarja kryesore e aplikacionit shohim një pamje si më poshtë ku kemi të gjitha kategoritë dhe etiketat për të cilat jemi abonuar.

2.2.2 Ndryshimi I një etikete

Edhe për të modifikuar një abonim për një etiketë është e njëjta proçedurë që ndiqet për modifikimin e një kategorie. Shkojmë tek Options->Etiketa nëse nuk jemi në dritaren e menaxhimit të etiketave. Më pas zgjedhim etiketën që duam të ndryshojmë dhe shkojmë në Menu->Ndrysho.

Page 25: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Na shfaqet një dritare e ngjashme me shtimin e një etikete. Bëjmë ndryshimet që kemi nevojë dhe shkojmë tek Menu->Ruaj për t’I ruajtur ose Kthehu për të mos ndryshuar asgjë.

Page 26: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

2.2.3 Fshirja e një abonimi për etiketë

Për të fshirë një abonim për etiketë shkojmë tek dritarja e menaxhimit të etiketave (nëse nuk jemi aty) Options->Etiketa. Zgjedhim abonimin që duam të fshimë dhe shkojmë tek Menu->Fshi

Përsëri na del një dritare që na pyet nëse jemi të sigurtë për fshirjen. Shtypim Ok nëse duam ta realizojmë ose Cancel përndryshe.

SHËNIM: Si tek kategoritë, edhe tek etiketat nëse fshimë një abonim për etiketë fshihen edhe të gjithë artikujt në lidhje me të ruajtura në cellular.

2.3 Favoritet

Favoritet janë dosje speciale të krijuara nga përdoruesit në të cilat ruhen artikuj të ndryshëm me interes për përdoruesin. Këto dosje shërbejnë për aksesim të shpejtë të artikujve. Ideja e favoriteve është që të shërbejnë pak a shumë si Bookmark-et në Ëeb Broëser-at.

2.3.1 Krijimi

Page 27: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Për të krijuar një dosje të re favorite, shkojmë në dritaren e menaxhimit të favoriteve Menu->Favorite.

Nëse është hera e parë që vimë në këtë dritare atëherë ajo nuk përmban asnjë dosje të re. Për të krijuar nja dosje të re për favorite shkojmë në Menu->Krijo

Page 28: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Na shfaqet dritarja e mëposhtme vetëm me një fushë për të plotësuar. Emri i dosjes për të ruajtur favoritet. Plotësojmë emrin dhe shkojmë tek Menu->Ruaj për ta ruajtur.

Kaq ishte. Tani kemi krijuar një dosje në të cilën mund të fillojmë të fusim artikuj.

2.3.2 Modifikimi i Favoriteve

Për të modifikuar një Favorite (modifikohet vetëm emri) shkojmë në dritaren e menaxhimit të Favoriteve nëse nuk jemi ende aty (Options->Favorite). Më pas zgjedhim Favoriten që duam të modifikojmë dhe shkojmë në Menu->Ndrysho.

Bëjmë modifikimet që duam dhe më pas shkojmë në Menu->Ruaj nëse duam t’I ruajmë ndryshimet ose Kthehu përndryshe.

Page 29: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

2.3.3 Fshirja e Favoriteve

Për të fshirë një dosje Favorite shkojmë tek dritarja e menaxhimit të favoriteve (nëse nuk jemi aty) Options->Favorite. Zgjedhim favoriten që duam të fshimë dhe shkojmë tek Menu->Fshi

Përsëri na del një dritare që na pyet nëse jemi të sigurtë për fshirjen. Shtypim Ok nëse duam ta realizojmë ose Cancel përndryshe.

Page 30: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

SHËNIM: Fshirja e një favoriteje nuk I fshin artikujt nga abonimi, vetëm nga favoritja.

2.3.4 Menaxhimi I artikujve

Për të menaxhuar artikujt e një dosjeje Favorite shkojmë tek dritarja e menaxhimit të favoriteve (nëse nuk jemi aty) Options->Favorite. Zgjedhim favoriten artikujt e së cilës duam të menaxhojmë dhe shkojmë tek Menu->Artikujt.

Na del dritarja e mëposhtme që afishon një listë me të gjithë artikujt e ruajtur për këtë Favorite.

Page 31: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Për të parë sesi bëhet ruajtja e artikujve në Favorite shiko seksionin 3.2 më poshtë. Zgjedhim artikullin që duam të lexojmë dhe na shfaqet dritarja e mëposhtme:

Që këtu mund të kryejmë disa veprime. Nëse duam të lexojmë artikullin shkojmë te Menu->Lexo. Nëse duam të fshimë artikullin nga Favorite shkojmë tek

Page 32: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Nëse e zgjedhim alternativën Fshi artikulli fshihet menjëherë, nuk del ndonjë tabelë konfirmimi kështuqë duhet pak kujdes. Nëse më pas shkojmë tek menaxhimi I Favoriteve dhe shkojmë tek Menu->Artikujt, nëse nuk ka asnjë artikull për atë Favorite na shfaqet tabela që s’ka asnjë artikull.

2.4 Riabonimi

Në momentin që krijojmë një abonim të ri përcaktojmë edhe periudhën kohore në muaj sesa e duam këtë abonim. Kur kjo periudhë kohore mbaron duhet ribërë abonimi përsëri. Për të kuptuar nëse një abonim ka mbaruar ka dy mënyra. Ose aplikacioni na paralajmëron gjatë Rifreskimit me një dritare:

Ose nëse shkojmë te dritarja e menaxhimit të Abonimeve (Options->Abonime->Kategori ose Etiketa) abonimet e mbaruara na shfaqen me 2 yje (**) nga mbrapa si në figurë.

Page 33: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Për të ribërë abonimin mjafton të shkojmë tek Menu->Ndrysho dhe na shfaqet një dritare si më poshtë e ngjashme me atë të krijimit të abonimit

Nëse shkojmë tek Menu shohim se tashi kemi alternativën Riabonohu për të ribërë abonimin përsëri.

Page 34: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Pas ribërjes së abonimit 2 yjet nuk janë më mbas emrit të abonimit.

3. Artikujt

3.1 Leximi I artikujve

Me krijimin Abonimeve për kategori dhe etiketa dritarja kryesore e aplikacionit i shfaq ato automatikisht. Për të marë artikujt më të fundit duhet më parë të bëjmë Rifreskim të abonimeve (përveç rifreskimit automatik ka edhe rifreskim manual).

Nëse gjithçka shkon siç duhet të kemi një pamje si më poshtë.

Page 35: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Gabime të mundshme janë:

Kjo do të thotë se periudha kohore prej 24 orësh që zgjat aplikacioni kga mbaruar, ndaj dhe duhet ribërë logimi.

Page 36: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Ky gabim del në rastin kur koha e një abonim ka mbaruar dhe duhet ribërë abonimi përsëri. Këto gabime dalin vetëm në rifreskimin manual. Rifreskimi automatik nuk i shfaq dritaret, megjithatë nuk mer asnjë artikull.

Zgjedhim një abonim që na intereson dhe shtypim butonin e përzgjedhjes për të shkuar në dritaren e artikujve.

Këtu shohim një listë të artikujve për abonimin të renditura sipas datës së publikimit. Ikona në të majtë në fomë zarfi të mbyllur tregon se artikulli është I palexuar. Nëse e klikojmë atë shkojmë në dritaren si më poshtë:

Nëse tashi kthehemi mbrapa do të shohim një dritare si më poshtë

Page 37: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Tani zarfi I hapur tregon se artikulli është lexuar. Kthehemi edhe njëherë në dritaren e artikullit. Nëse duam të lexojmë artikullin e plotë shkojmë tek Menu->Lexo. Kjo do të thërrasë Ëeb Broëser-in default të telefonit dhe do t’ju dërgojë në faqen e internetit të iKub.al ku ndodhet artikulli përkatës.

3.2 Ruajtja e artikujve në Favorite

Nëse duam të ruajmë artikujt në Favoritet që kemi krijuar gjatë seksionit 2.3.1, kur jemi në dritaren e shfaqjes së detajeve të artikullit (figura e mësipërme), shkojmë në Menu->Bookmark

Page 38: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Na shfaqet dritarja e mëposhtme:

Shohim që është shtuar një element i ri në fund të dritares. Ky combobox shërben për të zgjedhur dosjen Favorite se ku duam ta ruajmë artikullin. Nëse klikojmë te Combobox na shfaqet një dritare simë poshtë:

Page 39: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Zgjedhim dosjen që duam dhe shtypim Ok. Dhe më pas zgjedhim Ruaj nëse duam ta ruajmë ose Kthehu nëse duam të mos e ruajmë artikullin në Favorite.

Nëse kthehemi në dritaren kryesore të aplikacionit shohim se numri I artikujve të palexuar është ulur me një. Kjo për faktin se kemi lexuar artikullin e mësipërm.

SHËNIM: Që një artikull të quhet I lexuar mjafton të hapet dritarja e detajeve të artikullit. Nuk është e nevojshme të ruhet artikulli në Favorite apo të shkohet në faqen e iKub.al.

4. Shtesa

4.1 Fshehja e aplikacionit

Për realizimin e rifreskimeve automatike, si edhe për të mos u rënë për shumë kohë në sy aplikacioni My iKub përdor multitasking. Kjo do të thotë se ju mund ta hapni My iKub kur të doni, të krijoni abonimet tuaja dhe më pas duke shtypur Fsheh në dritaren kryesore

mund ta çoni aplikacionin në background që të vazhdojë të punojë dhe ju mund të bëni çfarë të doni në telefonin tuaj. Në momentin që arrihet intervali kohor I ndonjërit prej abonimeve atëherë

Page 40: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

My iKub shkon automatikisht online dhe kërkon për artikuj të rinj. Nëse gjen, në varësi të notifikimeve të abonimit lajmëron përdoruesin.

Rrethi ne ikonën e aplikacionit tregon se My iKub është duke punuar prapa skenave.

4.2 Ndihmë

Për më shumë ndihmë mbi aplikacionin në dritaren kryesore shkojmë në Options->Ndihme.

Kjo do të hapë Web Browser-in e telefonit dhe do t’ju dërgojë në faqen online të ndihmës në iKub.al.

4.3 Rifreskimi

Nëse duam të rifreskojmë manualisht një abonim atëherë mjafton të shkojmë në dritaren kryesore të aplikacionit, zgjedhim abonimin që duam të rifreskojmë dhe shkojmë tek Options->Rifresko dhe na del shiriti I rifreskimit që na kërkon të jemi të duruar derisa puna të mbarojë.

Page 41: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

4.4 Pastrimi

Aplikacioni lejon që të pastrojmë një abonim të caktuar nga artikujt e tepërt. Kjo do të thotë që në momentin që shohim se një abonim ka arritur një numër të konsiderueshëm artikujsh, atëherë mund të fshijmë artikujt më të vjetër. Për këtë shkojmë në dritaren kryesore, zgjedhim abonimin që duam të pastrojmë dhe klikojmë Options->Pastro

Dritarja e re që na shfaqet është dritarja e pastrimit që na kërkon sa artikuj duam të fshijmë nga totali i artikujve të ruajtur. Vetiu është vendosur të fshihen të gjithë artikujt.

Page 42: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Për të vazhduar me fshirjen klikojmë Fshi ose nëse nuk duam klikojmë Kthehu.

Na del dritarja e sigurisë që pyet për herë të fundit nëse duhen fshirë artikujt apo jo.

Page 43: €¦ · Web viewMy iKub është një aplikacion i cili ju lejon të merni lajmet më të fundit, njoftime të rëndësishme, dhe të gjitha të rejat që ju interesojnë drejtpërdrejt

Rezultati pas pastrimit

Telefonat e suportuar

Symbian^3: N8-00, E7-00, C7-00, C6-01, C7 Astound, and E6-00, X7-00, and Oro S60 5th Edition: X6-00, C6-00, C5-03, N97, N97 mini, 5800 XpressMusic, 5530 XpressMusic, 5250,

5235, 5233, 5230, and 5228 Nokia N9 smartphone Nokia N900, with PR1.3 and later S60 3rd Edition: E72, E71, E66, E63, and E52