32
Botim i studentëve të Universitetit Marin Barleti Nr.10, Shkurt 2012 Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtë nga Olsi Pajo Konkurs në UMB “Eseja më e mirë rreth romanit “Krim e Ndëshkim” të Fjodor Dostojevskit” Fjalimi i Martin Luther King  “I Have A Dream” (Unë Kam Një Ëndërr) Shkolla e verës në Moskë & Austri Ben Blushi në UMB Foto: Barletasit në evente të organizuara nga UMB! Pse kaq shumë makiavelizëm në shoqërinë tonë? nga Edmond Laqja z a s

Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Botim i studentëve të Universitetit

Marin Barleti Nr.10, Shkurt 2012

Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtë nga Olsi Pajo

Konkurs në UMB“Eseja më e mirë rreth romanit “Krim e Ndëshkim” të Fjodor Dostojevskit”

Fjalimi i Martin Luther King  “I Have A Dream” (Unë Kam Një Ëndërr)

Shkolla e verës në Moskë & Austri

Ben Blushi në UMB

Foto: Barletasit në evente të organizuara nga UMB!

Pse kaq shumë makiavelizëm në shoqërinë tonë?nga Edmond Laqja

zas

Page 2: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Universiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe �eksibël të hartuara për t’ju përgjigjur nevojave të individëve, grupeve profesionale dhe organizatave. Kjo pasqyrë me degët e studimeve Bachelor, 3 vjeçar sipas fakulteteve ju ndihmon më mirë të kuptoni dhe zgjidhni drejtimin që nxit më shumë interesin tuaj profesional.

*Tarifat variojnë në bazë të degës. Ju lutem kontaktoni zyrën e Pranimit pranë UMB për më shumë detaje. Për të stimuluar nxënësit me rezultate të shkëlqyera, UMB ofron një numer bursash. Gjithashtu, për të promovuar studentët me prirje të veçanta në fushën e artit, kulturës, dhe sportit, Universiteti "Marin Barleti" ka një program të veçantë bursash studimi dhe ndihmë �nanciare, program punësi-mi, si dhe një partneritet me një numër bankash dhe institucione të tjera , biznese etj., i cili lehtëson kreditimin e studimeve.

Programi i bursave universitare të studimit përfshin:

• bursa të pjesshme studimi• bursa të plota studimi për arritje• bursa për arritje në sport• bursa për arritje kulturore• ndihmë financiare• ndihmë financiare për sezonin e verës• programe punësimi të studentëve

Diplomat

FAKULTETET Ekonomi & Financë Drejtësi Shkenca Sociale Shkenca të Aplikuara

Bach

elor

Financë-Kontabilitet E Drejtë Penale Shkenca Politike Informatike e Aplikuar

Ekonomiks E Drejtë Civile Psikologji Menaxhim Biznesi

Shërbime Bankare E Drejtë Publike Sociologji Administrim Biznesi

E Drejtë Tregtare Marketing

E Drejtë Biznesi

Shitjet & Rrjetet Shpërndarëse

Min

or Finance-Kontabilitet E Drejtë Biznesi

Marrëdhënie Ndërkombëtare Teknologji Informacioni

Burime Njerëzore Komunikim-Masmedia Menaxhim

Administrim Publik Marketing

Sociologji

Psikologji

Page 3: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Degët e nivelit Bachelor F.2

Dy fjalë për Barletasit F.3

Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtë F.4

Pse kaq shumë makiavelizëm në

politikën tonë? F.6

Ben Blushi në UMB F.9

Si festohet Shën Valentini në shtete

të ndryshme të botës? F.10

Sa dashurojmë? F.13

Shkollë e Lartë verore në Austri F.15

Shkolla e verës në Universitetin

“Miqësia e Popujve” në Moskë F.17

Gjuha Turke në UMB, kurs 12 javor F.19

Mendart-Konkurs në UMB F.20

Fjalimi i Martin Luther King, Jr.  

“I Have A Dream” (Unë Kam Një Ëndërr) F.21

Arti si Percept, Afekt, Koncept! F.24

Jeta e një studenteje në Bukuresht F.27

Foto nga Barletasit F.29

Pearson, Testi Ndërkombëtar

i Gjuhës Angleze në UMB F.31

Kopertina 1: Krim dhe Ndëshkim, ilustrim i RaskolnikovKopertina 2: Posteri i faqes së re në web ZAS

ADRESA:Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 41, TiranëTel: 04 22 52 621; 04 24 30 333; 04 24 30 142 Cel: 069 20 84 436; 069 20 62 [email protected]; www.umb.edu.al

Të dashur Barletas,

Numri i radhës i “Zërave” tenton të përcjellë mendimet e rinisë Shqip-tare në tërësi, duke filluar nga një gjimnazist ambicioz që kërkon zërin e fuqisë rinore, e duke vazhduar me studentet e UMB-së, të cilët kërkoj-në të zbërthejnë realitetin politik e shoqëror në Shqipëri. E midis këtyre faqeve, gjejmë edhe një aktivist të lirisë, Martin Luther King, Jr., në kujtim të Ditës së tij, e cila festohet kombëtarisht, të Hënën e tretë të Janarit në SHBA, por mbi të gjitha për të marrë frymëzim nga fjalimi i tij historik “I have a dream – Unë kam një ëndërr!” Muaji Shkurt është gjithashtu muaji i të dashuruarve e si rrjedhojë ju ftoj të lexoni mbi pre-jardhjen e festës së Shën Valentinit dhe mënyrat e ndryshme si festohet ajo. Për ta mbyllur, ftoj të gjithë studentët e gjimnazistët, që të shfrytëzojnë këtë portal për të shprehur ndjenjat, mendimet dhe dëshirat e tyre më të thella, si një përpjekje që “zërat ri-norë” të dëgjohen edhe më fuqishëm. Lexim të këndshëm!

Elora Kokalari

Zëra Studentorë Shkurt 2012 3

Page 4: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 54 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Nga Olsi PAJO Kryeministër i Nxënësve Viti i II, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Qemal Stafa, Tiranë

Mes brishtësisë dhe plogështisë është forca, fuqia dhe fortësia. Nuk është gjetur ndonjë ditar i Njutonit në të cilin të ishte shkruar ky ligj i ri fizik, nuk është as ndonjë parrullë e tipit “Pa-tatja edhe bukë edhe gjellë”, por diçka më e thjeshtë, një përkufizim me fjalë të tjera i moshës së re.

Pra, mes brishtësisë së fëmijërisë dhe plogështisë së moshës së tretë, gjendet for-ca dhe fuqia e të rinjve. Aq e rëndësishme saç është rinia në procesin jetësor, po aq i rëndësishëm duhet të jetë zëri i të rinjve në

një shoqëri moderne, krijuese, që synon të përqafojë dhe ndërtojë të renë. Të ndihet zëri i të rinjve në një shoqëri ështe e pam-jaftueshme, ai duhet të dëgjohet, respekto-het dhe të merret në konsideratë nga klasa drejtuese e vendit. Për të qënë realist, ky është një proces kompleks, pasi varet sa nga rrethana të caktuara në periudha të ndry-shme, aq edhe nga mundësitë jo të njëjta të shteteve të ndryshme. Parësore është që të ketë një zë rinor në shoqëri, një zë të men-duar, të logjikshëm, arsyetues dhe kërkues. Pse është i nevojshëm zëri i të rinjve? Ku qëndron rëndësia e tij? Nuk mendoj se opozitën në një shtet mund ta bëjë vetëm grupi parlamentar që nuk ka shumicën në kuvend. Oponenca e men-dimit duhet të vijë nga çdonjeri që sheh se diçka nuk shkon apo se diçka tjetër duhet të përmirësohet. Pikërisht, për problemet e te rinjve, këtë oponencë nuk mund ta bëjë askush më mirë sesa zëri rinor. Për të qënë sa më i qartë me përdorimin e termave, me oponencë e kam fjalën për një opozitë ndryshe nga ajo që është mësuar opinioni shqiptar. Një opozitë krijuese, me frymë të re mendimi, të rinj që bashkëpunojnë me pjesën tjetër të shoqërisë duke konstatuar dhe zgjidhur problemet e tyre. Është e nevo-jshmë që të rinjtë të kontribuojnë për kapër-cimin e problemeve të së tashmes dhe për të ideuar të ardhmen të cilët ata vetë do e jetojnë, në dobi të tyre, në dobi të kombit shqiptar. Të rinjtë janë të aftë ta bëjnë këtë. Nuk dua të zgjatem me shëmbuj. Studentët legjendarë të Dhjetorit ’90 janë shëmbulli më i mirë për të thënë po, rinia mundet të sjellë ndryshime rrënjësore në një shoqëri. Rëndësi ka të kemi një mënyrë të dobishme të menduari. Një të menduar sa më kreativ dhe sa më efikas. Efikas për zgjidhjen e prob-lemeve të aktualitetit dhe kreativ për një të ardhme sa më të mirë. Pa dyshim për një të

4 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 5: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 54 Zëra Studentorë Shkurt 2012

ardhme më të mire të komunitetit duhet in-vestuar tek rinia. Rinia duhet të jetë një nga faktorët kryesorë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe lider në ndrysh-imin e mënyrës së të menduarit të shoqërisë sonë. Organizimi i asaj që e quajtëm një “mënyrë e dobishme të menduari” nuk është një fazë e lehtë. Kjo lidhet ngushtë edhe me cilësinë e debatit, sa të aftë janë të rinjtë për të ndërtuar një debat konstruktiv nga i cili do të dilnin mendime në shkallë të tillë saqë të ishin propozime për projektligje apo pro-jekte të ndryshme? Për të qënë i sinqertë, duhet të jemi optimist për t’i dhënë një përgjigje pozitive me plot gojë kësaj pyetje. Problemet e sotme te rinisë janë problemet e nesërme te shoqërisë sonë. Këto probleme janë pjesë e përditshmërisë tonë, por për hir të së vërtetës në një mënyrë pasive. Ato pak diskutohen nga të rinjtë. Për nga vetë mo-sha ato shpeshherë bëhen të padukshme, pasi intensiteti i aktivitetit të së rinjve, qoftë i lartë ose jo, është larg këtyre çështjeve. Diskutimi i tyre duhet të përfshijë masën, duhet të degjohet nga masa. Sa më e mad-he të jetë përfshirja e kësaj mase, aq më të prekshme do bëheshin kto probleme nga të rinjtë. Sa më të prek-shme problemet, aq më e ndërgjegjësuar rinia. Problemi qëndron tek mënyra e përcjelljes së debatit në masën e gjërë dhe tek cilë-sia e tij. Mënyrat e ko-munikimit për fat sot janë të shumta. Gjith-sesi, ato që përku-fiziohen në orët mësimore si mënyrat e komunikimit me publikun janë dy, media e shkruar dhe ajo elektronike. Çdo ditë në median median e shkruar ka artikuj që prekin në mënyrë direkte ose jo pikërisht këto probleme. Pyetja lind e thjeshtë: Sa prej të rinjve i lexojnë këto artikuj? Për të qënë realistë, shumë pak. Në median elektronike e njëjta gjë ndodh me radion, pasi për hir të së vërtetës janë shumë pak të rinj që sot e frekue-ntojne radion si mënyrë komunikimi. Si njohës i rrjeteve sociale në internet apo i forumeve virtuale, mund të them se ndosh-ta debati përfshin një pjësë më të gjërë të së

rinjve sesa me artikuj apo radio, por cilësia e këtij diskutimi është në nivele të ulta, madje në shumë raste degradon në banalitete. Kur përmënd cilësinë e debatit, e kam fjalën për seriozitetin që përmban ky debat, sa afër është ai me realitetin dhe sa përfun-dime konstruktive nxjerr. Unë mendoj se televizioneve shqiptare i mungon një emis-ion i mirëfilltë, serioz dhe formues-eduka-tiv, që ka të bëjë me problemet e të rinjve.

Kjo revistë është një mënyre mjaft e mirë ku të rinjtë mund të shprehin mendimet e tyre, idetë, opinio-net, dhe mbi të gjitha është një mënyrë e mirë ku të rinjtë mund të përshkrua-jnë realitetin ashtu siç ata e perceptojnë. Në një shoqëri prob-lemet janë të shumta,

por një nga problemet më të madha është mungesa e një zëri dinjitoz që përfaqëson këto probleme.

Zëra Studentorë Shkurt 2012 5

Page 6: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 76 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Nga Edmond Laqjastudent shkenca politike viti i parë, sistemi Part-time

Niccolò Macchiavelli është një personazh i njohur në historinë e mendimit politik. Ai njihet si themeluesi i shkencës politike moderne. Tezat dhe idetë e tij janë të njohura në mbarë botën, dhe janë cituar, pranuar dhe përqafuar nga shumë njerëz që janë marrë me politikë. Vepra e tij më e njohur është “Princi”.

Por cilat janë idetë dhe tezat e tij? Ne po përmendim për momentin vetëm disa prej tyre:

• Së pari është teza e marrë nga paraardhësit :“qëllimi e justifikon mjetin”.

• Së dyti :është teoria e tij e të ndarit të politikës nga morali. Pra e gjykon politikanin si një njeri që duhet ti shërbejë shtetit, të sigurojë mbajtjen e shtetit me cdo kusht, dhe çdo kriter tjetër të gjykimit të tij si tirania, besnikëria apo çdo normë tjetër morale nuk vlejnë.

• Së treti :përmendim idenë e tij referuar Princit, ku thuhet se për këtë të fundit “synimi për të mbajtur pushtetin qëndron mbi çdo moral”

• Së katërti :është ideja që politikani duhet të ketë egërsinë e një luani dhe dinakërinë e një dhelpre.

Le të shikojmë se ku i gjejmë këto teori (të cilat formojnë rrymën që ne quajmë makiavelizëm) në politikën shqiptare:Kohët e fundit kemi parë një organizatë civile të quajtur “Aleanca Kuq e Zi” e cila prezantohet si një lëvizje civile me ide dhe qëllime të orientuara drejt mbrojtjes së interesave kombëtare me nisma e aksione patriotike. Synimi kryesor i kësaj livizjeje, e cila më vonë mund të shndërrohet në një parti politike është bashkimi kombëtar i Shqipërisë me Kosovën.

6 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 7: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 76 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Qëllimi në vetvete është tepër fisnik dhe i ligjshëm. Shumëkush e përshëndet dhe e pranon, veçanërisht populli kosovar, ëndrra e të cilit ka qënë dhe është bashkimi me Shqipërinë.Kjo lëvizje deri më tani ka ngelur vetëm në kuadrin e fjalimeve e deklaratave. Aktivitetet e saj më së shumti janë takime me shqiptarët brënda dhe jashtë vendit, por nuk kemi parë akoma veprime konkrete. Pra me fjalë të thjeshta mund të themi që kjo lëvizje ka vetëm llafe.Aleanca Kuq e Zi përdor shumë termin patriotizëm dhe vetëquhet një grupim patriotësh të të gjitha grupmoshave. Po përse nuk kemi parë akoma një veprim konkret? Mos vallë ata ngatërrojnë patriotizmin me nacionalizmin?Por hipoteza e dytë është që kjo lëvizje mund të ketë plane konkrete dhe mjetet që ajo do të përdorë nuk i bën publike. Përse? Si pretendon ajo të bashkojë dy shtete kur në rajon mund të ketë disa forca që e kundërshtojnë? Personalisht mbështes mendimin e Hobbes-it I cili thotë që shteti duhet të informojë qytetarët mbi çdo veprim që ndërmerr. Edhe pse nuk është akoma një lëvizje e mirëfilltë politike dhe nuk është në krye të shtetit, tema që trajton është një temë politike, dhe populli duhet të jetë në dijeni të aksioneve që ndërmerren. Pra këtu kemi një mishërim të tezës që mbështet edhe Makiaveli

Qëllimi e justifikon mjetin

Largohemi nga Aleanca Kuq e Zi dhe trajtojmë teza të tjera të Makiavelit të përdorura në politikëbërësit tanë.Kryetari i LSI Ilir Meta është ndër të paktët politikanë, për të mos thënë i vetmi, që ka përdorur shpesh në politikë termin Makiavelizëm. Sipas “makiavelizmit për Princin synimi për të mbajtur pushtetin qëndron mbi çdo moral, princip, apo ligj mbi të cilat bazohet veprimtaria e një shoqërie. Me këto ide

Makiaveliste në mendje, Ilir Meta nuk u mendua dy herë pas 28 qershorit për tu bashkuar në një qeveri me Sali Berishën kryeministër, edhe pse fushata e Metës dhe e LSI-së ishte ngritur mbi premtimin se votat e elektoratit do të përdoreshin për të larguar Berishën nga pushteti. Nuk harrohen deklaratat e tij ku thuhej se do të nxirrte “doktorin” në pension politik. Sot Meta është një nga aleatët më të fortë të Berishës dhe të dy bashkuan forcat edhe në zgjedhjet vendore. Dhe pavarësisht akuzave dhe procesit gjyqësor Meta deklaron se synon te marrë përsëri një post në qeveri. Pra mund të themi me siguri që këtu kemi një politikë tipike makiaveliste të mbështetur në dy teza të Makiavelit.

1. Ndarja e politikës nga morali2. Për Princin synimi për të mbajtur

pushtetin qëndron mbi çdo moral

Po Berisha vetë në karrierën e tij politike a është mbështetur në idetë e Makiavelit?Gjatë kohës në opozitë si dhe kur erdhi në pushtet nuk kanë munguar sulmet dhe akuzat për korrupsion drejtuar Ilir Metës. Por në një moment të caktuar nuk ngurroi ta joshte dhe ta afronte për të siguruar numrin e deputetëve

në parlament dhe për të mbajtur pushtetin. Tani ai e quan LSI-në aleaten e tij më të fortë dhe e mbron kryetarin e saj nga akuzat per korrupsion qe i drejtohen pas shpalljes së videos kompromentuese dhe hetimit të prokurorisë.Pra Berisha këtu na prezantohet si një politikan i cili sipas situatave që paraqiten shfaq egërsinë e luanit ose dinakerinë e dhelprës.

Edhe kundërshtari kryesor i kryeministrit, kryetari i opozitës Edi Rama nuk ka mundur të shmanget nga politika makiaveliste. Në zgjedhjet e vitit 2009 ku e majta doli e humbur nuk munguan akuzat për vjedhje te votave. Opozita nuk e pranoi rezultatin e dalë nga këto zgjedhje dhe

Zëra Studentorë Shkurt 2012 7

Page 8: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 98 Zëra Studentorë Shkurt 2012

sulmoi ashpër qeverinë duke marrë një sërë masash si grevë urie e deputetëve, bojkot tëparlamentit dhe për gati dy vjet protesta, (më e madhja dhe e dhimbshmja ishte ajo e 21 janarit, në të cilën humbën jetën katër persona dhe u shkaktuan mjaft dëme materiale) ku kërkonte me forcë zgjedhje të parakohshme. Pra Rama synonte të rrëzonte me çdo kusht Berishën nga pushteti duke mos pranuar as sugjerimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët i bënin thirrje të fuste opozitën në parlament dhe të merrte pjesë në hartimin e disa prej ligjeve më të rëndësishme. Pra këtu kryetari i PS po shfaqte anën e tij të egër prej luani duke kërkuar me çdo kusht dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme. Por duke parë që kjo strategji e cila po i merrte shumë energji dhe

po i krijonte një imazh të keq edhe në sytë e ndërkombëtarëve, nuk po funksiononte, pasi kryeministri dhe maxhoranca nuk donin tja dinin, Rama vendos të ndryshojë kurs. Opozita futet në parlament dhe kryetari i saj shprehet se do të presë zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të rrëzuar Berishën nga pushteti. Pra mund të themi që Rama po tregohet dinak. Dhe këtu zë vend teza e Makiavelit e përdorur edhe nga Berisha

Politikani duhet të ketë egërsinë e luanit dhe dinakërinë e dhelprës

Duke u nisur nga sa thamë më lart arrijmë në konkluzionin që edhe klasa politike shqiptare megjithëse shumë e re krahasuar me atë botërore, ka vënë në jetë mësimet e Makiavelit, dhe ato praktika që sot shihen si të pamoralshme. Sepse makiavelizmi në gjuhen e përditshme nënkupton dyfytyresinë dhe

dinakërinë në sjelljet e një njeriu që synon të manipulojë të tjerët për të arritur synimet e veta politike apo ekonomike. Me pak fjalë politikanët tanë i kanë mësuar hilet e zanatit dhe i përdorin sa herë u lind nevoja për të arritur qëllimet e tyre. Sepse sipas tyre mjafton të arrihet qëllimi, pa të gjitha mjetet janë të justifikueshme.

8 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 9: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 98 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Në 26 Janar 2012, shkrimtari dhe politikani i njohur, Z. Ben Blushi vizitoi kam-pusin I të Universitetit Marin Barleti, për një diskutim të hapur me studentët mbi librin e tij të fundit: “Shqipëria” . Sipas Blushit, ky libër ishte një metafore ndaj Shqipërisë, sipas historisë së shkuar dhe asaj të sotme. Në një këndvështrim per-sonal, Blushi u tha studentëve se ky libër ishte një mundësi për te zbutur veten përmes artit, sikundër shume prej nesh mund te zgjedhin Zotin. Blushi vijoi dis-kutimin e tij duke sqaruar dy personazhet kryesore të librit, ai i Lekë Dukagjinit si një figure quasi romantike dhe idealiste, ndërsa ai i Enverit si personifikimi i degradimit dhe shkatërrimit të shoqërisë. Një pyetjeje nga studentja e vitit të I, Financë – Kontabilitet, Megi Kristuli se si e gjykonte ai marrëdhënien që kanë Shqiptarët me Shqipërinë, në ditët e sotme, ai ju përgjigj me një fjale të vetme: “Të keqe”, duke vazhduar më tej shpjegimin e tij se është pikërisht kjo marrëdhënie që ka penguar zhvillimin e Shqipërisë në një nivel me minimumi shtetet fqinje. Pyetjes nga studenti i vitit III, Shkenca-Politike, Eduart Qatja mbi marrëdhënien e figurës së Blushit si politikan dhe Blushit si shkrimtar, ai ju përgjigj se politik-bërja në Shqipëri është luks ne kuadër të kohës, duke i lejuar atij që të shkruajë si metodë që zbut shpirtin dhe sjell kënaqësi. Blushi më pas vijoji të sqarojë stu-dentët se ky libër është për Shqipërinë, por synimi kryesor nuk kish qënë shkrimi i një libri që të ndikonte në zhvillimin e vendit. Ai theksoi se ne jetojmë më mirë

se para 20 vjetësh, dhe e krahasoi Shqipërinë me një ishull në mes të detit, dhe nga ndryshimi i cilësisë së dallgës varet edhe cilësia e jetës. Diskutimi u mbyll me temën e Zotit, dhe sipas Blushit është krijese e njer-iut qe simbolizon gjysmën e mire të tij duke përcjellë një sërë parimesh dhe virtytesh, për një jetë të drejtë. Barletasit ishin të pa ndrojtur gjatë diskutimit, duke treguar se jo vetëm që kishin lexuar librin “Shq-ipëria”, por sollën edhe kundërshtimet e tyre lidhur me disa çështje të shtruara nga autori në veprat e tij. Kjo e beri diskutimin më të gjallë e të këndshëm për të dyja palët.

BEN BLUSHI NË UMB

Page 10: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 1110 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Si festohet Shën Valentini në shtete

të ndryshme të botës?

Nga Anisa Gogaj

Dita e Shën Valentinit deri në Mesjetë nuk është identifikuar me romantizëm, por me dashuri fizike – Festa e të dashuruarve sot është e popullarizuar në Kinë, Tajvan, Amerikën Jugore, Indi, Pakistan…

Dita e të Dashuruarve, 14 shkurti, festohet në shumë vende të botës si festë e të dashuruarve dhe festë e miqësisë. Atë ditë çiftet shkëmbejnë porosi dashurie, por edhe lule të kuqe si simbol i pasionit.

Fillimisht festë e kishës katolike, Shën Valentini deri në Mesjetë nuk ka qenë i lidhur

me romantizmin, por me dashurinë fizike, derisa tash festohet si ditë e dashurisë dhe të dashuruarve.

Shën Valentini një kohë të gjatë është vlerësuar si dita e të pamartuarve dhe beqarëve, e jo festë e bashkëshortëve. Atë ditë vajzat janë fshehur nëpër fshat dhe kanë pritur nga të rinjtë e fshatit për t’i gjetur ato, ndërsa qiftet e krijuara pas asaj loje duhej të martoheshin pa u mbushur një vit.

Shën Valentini u popullarizua nga mesi i viteve 80-ta në Kinë dhe Tajvan, ku ende ekziston edhe një festë tradicionale për të dashuruarit, Si Sijao Dije, që ka prejardhjen prej një legjende antike. Kjo festë festohet ditën e shtatë të muajit të shtatë të kalendarit hënor.

Ndërsa të njëjtën ditë në Japoni, gratë, sidomos ato që janë të punësuara, duhet t’i dhurojnë burrave dhe kolegëve të tyre çokollata dhe bonbone, nganjëherë edhe shumë të shtrenjta.

Në Tajvan ekziston edhe një festë tjetër, 14 marsi, e quajtur Dita e Bardhë, e cila në të vërtetë është fenomen komercial i shpikur në Japoni, ndërsa pastaj i shpërndarë në Korenë Jugore, Tajvan dhe Hong Kong.

Atë ditë burrat i dhurojnë veshje të bardha ose dhurata tjera të bardha atyre femrave prej të cilave kanë marrë çokollata, ndërsa vajzat kanë të drejtë të kërkojnë dhuratë vlera e të cilës është tri herë më e madhe se vlera e çokollatës, që ato kanë dhuruar një muaj më herët.

10 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 11: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 1110 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Shën Valentini u bë i popullarizuar edhe në Indi dhe Kinë gjë që shkaktoi pakënaqësi të madhe tek disa grupe të cilat janë kundër këtij ndikimi perëndimor.

Shën Valentini festohet edhe në Amerikën Jugore, por në Brazil njihet si Dia dos namorados (Dita e të dashuruarve) dhe nuk festohet më 14 shkurt por më 12 qershor, derisa në Kolumbi festohet të shtunën e tretë të muajit shtator dhe quhet Dia del amor y Amistad (Dita e Dashurisë dhe miqësisë).

Në mbarë botën 14 shkurti është ditë e rezervuar për të dashuruarit, pa marrë parasysh sa vite kanë ata.

Dita e Shën Valentinit, shenjtorit mbrojtës të dashurisë, për shumë njerëz paraqet një fillim të ri të lumtur, ndërsa për ata që ende jetojnë momentet romantike, për shumë arsye është një ditë e veçantë, është shans ideal që “atij” ose “asaj” t’i dhuroni diçka vërtetë të veçantë dhe t’i thoni “Të dua”.

10 dhuratat që duhet të bëni për Shën Valentinin Shën Valentini është dita më e veçantë e vitit për çiftet e të dashuruarve. Por e tillë është edhe dhurata, simboli i kësaj dite e cila për shumë të dashuruar ka një kuptim të jashtëzakonshëm dhe mbart me vete edhe një ngarkesë të tillë emocionale. Megjithatë një dhuratë nuk refuzohet kurrë, sidoqoftë ajo dhe aq më shumë kur të bëhet nga njeriu i zemrës. Por të gjithë disa ditë para 14 shkurtit nien në përsëritje dhe shpesh i bëjnë pyetjen vetes se çfarë duhet të blejnë këtë vit për të fituar apo për të shtuar edhe më shumë dashurinë e tyre. Dhuratat janë nga më të ndryshmet dhe nga më të shumëllojshmet. Por gazeta prestigjoze britanike “The Independent” ka arritur të bëjë një listë të dhjetë prej këtyre dhuratave që nuk duhet të bëni për Shën Valentinin. Vendin e parë e zë ëmbëlsia e çokollatave të cilat arrijnë të shkrijnë edhe zemrat më të ngurta. Nuk mungojnë sigurisht as buqetat e përhershme e luleve, apo unaza. Megjithatë e reja është mbajtëse e çelësave me foto dixhitale, shamia luksoze dhe qirinjtë aromatikë. Por qershia në tortën e dashurisë do të mbetet një shishe shampanje rozë dhe ju nuk do të keni nevojë për përgjigje. Të gjitha këto janë të përmbledhura në këtë speciale për dhuratat e Shën Valentinit. Çokollata Prestat

Një fitues i sigurtë i zjarrit, xhevahir i shumëllojshmërisë së çokollatës Prestat. Ajo ofron 16 çokollata me, qumësht dhe çokollatë të bardhë dhe ka diçka për të gjithë, me kusht që Shën Valentini juaj të ndahet me të tjerët.

Kaq i ndritshëm dhe Delikat nga Keats Pasi filmi Bright Star theu edhe gurët e zemrave me disa nga vargjet më të bukura të shkruara ndonjëherë, la fjalët e John Keats, në letra dashurie dhe poezie të Fanny Brawne, që mund të

tërheqë të dashurin tuaj. Mbajtëse çelësash me foto dixhitale NFor mendja teknologjike, kjo mbajtëse çelësash dhe fotosh dixhitale lejon bartësit që të mbajnë një galeri të tërë kujtimesh të të dashurve të tyre në një ekran prej 1.5 polësh. Lulet e mëshirës Kjo është vlerë e mahnitshme për atë shenjë të bukur dashurie. Me një tufë lulesh, të garantuara për të duruar të paktën pesë ditë, ju mund të gëzoni mirënjohjen e marrësit, edhe pse e dini se të gjitha fitimet shkojnë për fondin kundër AIDS në Afrikë.

Zëra Studentorë Shkurt 2012 11

Page 12: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 1312 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Çanta Lulu Gines Linja e këtij portofoli është ‘jeta është si një buqetë me trëndafila’ dhe ajo me siguri do të jetë për disa ditë, nëse ju ia jepni këtë tufë luksoze me hastar mëndafshi të purpurt një vajze që e meriton.

Shamia Luksoze Dinamike si në komunikim dhe ngjyra, është disponibël në ngjyrë të kuqe dhe të zezë, kjo shami nuk tërheq grushta dhe siguron një lulëzim të përsosur për çdo të dashur.

Maska e syve Graham&Green Nëse dy materiale ishin të caktuara për 14 shkurt, mëndafshi dhe kadifja do të kishin dashur? por ata nuk duhet të funksionojnë vetëm si lingerie femrash. Këto maska sensuale sysh e bëjnë një dhuratë më delikate.

Unaza e Dinny Hall Zemra e vogël NThis do të shërbejë si një përkujtues i vazhdueshëm i dashurisë suaj në gishtin e të dashurit tuaj. Diskret dhe femëror, funksionon në mënyrë të barabartë me unazat e tjera të së njëjtës gamë. Jo Malone Qirinjtë e fundit aromatik luksoz, era e tyre ka qenë bërë për të krijuar atmosferën më sugjestionuese dhe të përmirësojë humorin. Provoni të shijshmin ‘shegë noir’ për efekt të përsosur. Shampanja Rozë Çfarë mund të jetë më romantike se shampanja rozë? Fatmirësisht, me këtë ofertë fantastike Oddbins ofron një shampanjë rozë, dhe ju nuk keni pse të kërkoni më për një përgjigje.

12 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 13: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 1312 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Nga Ada Shehu

Gjatë muajit Shkurt duket sikur Shën Valentini është tema kryesore në biseda kryesisht midis ne të rinjve. Çfarë do të bëjm atë ditë ? Ku do të shkojmë ? Çfarë dhuratash do të bëhen? E sa të tjera si këto dhe pse pjesa më e madhe e tyre nuk e dinë arsyen pse janë duke festuar dashurinë pikërisht këtë ditë. Si është historia e saj? Pjesa më e madhe nuk e di, thjesht duan një rast, një pretekst të dalin e të festojnë. Pasi qoftë ditëlindje, qoftë festë fetare, qoftë Viti i Ri apo Shën Valentin do festohet në një party.

KA SHUMË VARIANTE MBI KËTË FESTË PO JA DISA PREJ MË TË BESUARVE: I pari: “ Festa e Shën Valentinit është një legjendë metropolitane që ka nisur të rrëfehet në fillim të viteve 1800 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së mbretëreshës Viktoria. Në fakt Shën Valentini ka ekzistuar me të vërtetë, por ai nuk ka qenë ndonjëherë shenjti i dashu-risë. Këtë tezë e mbështet shkrimtari Francesco Pacifico që ka shkruar “Të parën histori të vërtetë” të Shën Valentinit, ku tregon se çdo gjë që ne dimë nuk është e vërtetë, përveç mar-ketingut. Libri ka një ton sarkastik, por është krejtësisht i dokumentuar. “Në kohën e Valenti-nit, në shekullin e III-të, martesa konsiderohej si diçka jo shumë e mirë. Perandori Klaudi II nxori një dekret, që ndalonte të rinjtë të marto-heshin: burrat e martuar ishin ushtarë shumë të këqinj”. Pra, si mund të mendohet që pikërisht në këto viteve festohej dhe “shenjti i të dashur-uarve”, pyet veten Pacifico. “Duhet menduar se kristianët e kësaj kohe e konsideronin si një

ide pagane, madje një obsesion pagan riprod-himin dhe krijimin e një familjeje”, përfundon ai. Historia dhe legjenda e Shën Valentinit, nëse flasim për festën, sigurisht që është e dobishme për shumë njerëz. Për shembull, nëse tregu i lu-leve vlen katër miliardë dollarë në vit, gjysmën e këtyre parave, ata që kanë dyqane lulesh i fitojnë vetëm brenda një dite: në 14 shkurt. Atë ditë një në katër burra blen një diamant apo një bizhuteri. Këtë gjë e kanë filluar si të thuash an-glezët, por ata që e dekretuan ishin amerikanët e viteve 1800. Kjo festë mbërriti në Amerikë në vitet 1845 dhe nuk u quajt kurrë Shën Valentin, por thjesht Dita e Valentinit, dita e ndjenjave të mira dhe jo vetëm e dashurisë. Pati një sukses shumë të madh, gazetat e kësaj kohe flasin për “një epidemi” apo për një “mani kolektive”. Fëmijët u dërgonin “Valentinë” mësueseve, revistat u shpjegonin lëneshave (beqaret në atë kohë nuk ekzistonin) si të gjenin burrë me anë të një kartoline, burrat u blenin grave të tyre ço-kollata, të gjithë të bindur se në një fare mënyre po festonin dhe kënaqnin Zotin. Por sipas disa të tjerëve Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e prak-tikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka orga-nizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë llojë riti. Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t’ja jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekul-lin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Ne atë periudhë, 14 Shkurti festo-hej në Francë, Itali, Gjermani etj.” Një Variant tjetër: “Diku nga viti 175 para krishtit, lindi në Terni, Shën Valentino, padroni i qytetit të Dashurisë dhe mbrojtësi i të dashuruarve.Valentino ia dedikoi jetën e tij komunitetit kristian. Ai ishte i pari fetar që celebroi bashkimin mes nje pagani

Zëra Studentorë Shkurt 2012 13

Page 14: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 1514 Zëra Studentorë Shkurt 2012

dhe një të reje kristiane. Edhe kujtohet gjatë festes së premtimit në kishen qe mban emrin e Ipeshkvit. Kur perandori Aureliano urdhëroi persekutime kundër klerit kristian, Shën Val-entino u burgos dhe e torturuan me kamzhikë pergjatë rrugës Flamina, larg qytetit që të evitonin grumbullimet dhe raprezaliet e besim-tarëve, kështu u martirizua. Pak netë më vonë, dishepujt e tij, Efebo, Apollonio dhe Prokolo, u kthyen në varreza për të cvarrosur trupin. Pasi kaluan shumë pengesa, arritën ta sillnin atë në qytetin e tij, për ti bërë një varrim të denjë. Ishte 14 shkurti i vitit 273 para krishtit, kur ra martir” Varianti i tretë: “Sot kisha katolike njeh të paktën tre shenjtë të ndryshëm me emrin Valentin dhe që të tre janë martirizuar. Sipas një legjende tjetër, Valentini e dërgoi urimin e tij të parë për veten e vet. Në kohën që ishte i burgosur, mendohet që Valentini ra në dashuri me një vajzë, e cila ishte gardiane në burgun ku ai qëndronte. Përpara se të vdiste, besohet se ai shkroi një letër të firmo-sur: “Nga Valentini yt”, një shprehje e cila është ende në përdorim edhe sot. Një prej legjendave tregon se Shën Valentini, duke dëgjuar një ditë dy të rinj të dashuruar, të cilët po grindeshin teksa kalonin pranë kopshtit të tij, del i takon dhe u fal atyre një trëndafil. Pamja e qetë dhe buzëqeshja e sinqertë e plakut, si dhe ai trëndafil në duart e tij patën magjinë që t’i qetësonin shpirtrat e dy të rinjve të dashuruar. Kur ai ua dha atë lule të kuqe në duart e tyre, gjithçka ndryshoi si me magji dhe dashuria u kthye sërish në zemërn e tyre si më parë. Në kohën që ishin duke u larguar, ata kthyen kokën edhe një herë nga ai, për t’i kërkuar të ishte pagëzuesi i martesës së tyre, por ai kishte ikur, pasi kishte të tjera misione për të kryer, por për hir të tyre qëndron festa e 14 Shkurtit, pasi atë ditë ata shkuan për të kurorëzuar martesën e tyre në parajsë” Siç ndodh rëndom në festa të tilla ku përshem-bull me 28, 29 Nëntor bëhen të gjithë atdhe-

dashës, në festa fetare të gjithë besimtarë, pa pritur e pa kuptuar bëhen të gjithë të dashur-uar. Vishen me të kuqe, mbajnë trëndafila në duar dhe qëndrojnë gjithë kohës me njëri tjetrin. Nga një anë është bukur sepse përcjell lumturi si festë por nga ana tjetër a kemi nevojë për një ditë të caktuar të dashurojmë? Kemi nevojë për një festë ti dhurojmë një buqetë me lule dikujt që duam, ti blejmë diçka që i pëlqen apo fundja më minimalja të qëndrojm bashkë me të? Mos të mendojmë vetëm për shkollën dhe punën sic ndodh rëndom ditët e tjera. Sipas mendimit tim jeta po bëhet gjithnjë e më monotone dhe është vërtet dëshpëruese të shohësh që pjesa më e madhe e njerëzve kaë vërtetë nevojë për një arsye për gjithcka qoftë dhe për të shpenzuar pak kohë me njeriun që duan. Nuk më pëlqen Shën Valentini sepse mendoj që cdo çift ka një ditë të tijën të shënuar që mund të jetë dita e njohjes, e lid-hjes, fejesës, martesës e mbi të gjitha dashuria nuk njeh raste. Për një çift të dashuruashish festë është cdo ditë, prandaj dashuroni dhe lëruni tju dashurojnë. Bëni dhurata, dhuroni buzëqeshje njerëzve që doni sepse një ditë në vit nuk mjafton.

14 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 15: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 1514 Zëra Studentorë Shkurt 2012

14 korrik – 11 gusht 2012

Programi akademik

Shkolla e lartë verore ndërkombëtare gjen-det në një zonë piktoreske të Strobl-it në rajonin e Salzkammergut, i cili është një nga më tërheqësit në periudhën e verës. Fakulteti është vendosur në një kampus shumë të rehatshëm me dhoma fjetje me regjim tek apo me regjim dysh. Kampusi ndodhet pranë liqenit Wolfgang.

Programi ka një kohëzgjatje prej 4 javesh në Studime Evropiane paradite dhe kurse të gjuhes gjermane gjate pasditeve. Kurset e gjuhes gjermane ofrohen në 4 nivele per cdo lloj pergatitje të studenteve.

E vecanta e eksperiences së kësaj shkolle është ndërthurja e programeve kurrikulare me ato jokurrikulare si per shembull kurset e sportit (windsurfing dhe tenis), udhëti-met në mal apo ekskursionet në Salzburg, St. Wolfgand dhe Ebensee Concentration Camp Memorial.

Jeta në këtë kampus është e ndërtuar në atë menyrë që të inkurajojë shkëmbimin e eksperiencave mes studentëve me kultura të ndryshme në favor të tolerancës, zhvil-limit të karrieres si dhe krijmit e rritjes kësh-tu të një rrjeti alumni të suksesshëm.

Studimet Evropiane të ofruara nga kjo shkollë verore, fokusohen në përgatitjen për të hyre në një Evrope të re. Temat që do të trajtohen jane të lidhura ngushte me politiken, ekonomine, të drejten si dhe me aspekte historike apo kulturore. Do të traj-tohen cështje delikate të cilat do të perga-tisin studentet per një karriere profesionale të suksesshme në këtë fushe.

Kurset do të zhvillohen në gjuhen angleze. Kërkohet një nivel i gjuhës angleze që të

mundësojë leximin e kurseve dhe mate-rialeve voluminoze, përgatitjen e eseve apo punimeve të ndryshme në gjuhën angleze si dhe aftësine për mbajtjen e një debati ko-herent në këtë gjuhë.

Kurset që do të zhvillohen në këtë shkollë verore

1. Financat e Bashkimit Evropian

2. Legjislacioni institucional i BE-së

3. Gjurmët e historisë Evropiane

4. Minoritetet, identitetet dhe gjuhët në Evropë

5. E drejta private evropiane – tradita e të drejtes civile

6. Parimet e ekonomisë ndërkom-betare – një perspektivë evropiane

7. Sistemet politike evropiane në një perspektivë evropiane

8. E drejta e Bashkimit Evropian

9. Mbrojtja e të drejtave të njeriut në legjislacionin evropian dhe atë nderkombëtar

10. Shoqeria e së drejtës dhe informa-cionit në Evrope

11. E shkuara e Evropes: Muzika e Shek. XX

12. Siguria Evropiane pas Luftës së Ftohtë

SHKOLLË E LARTË VERORE NË AUSTRI

Zëra Studentorë Shkurt 2012 15

Page 16: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 1716 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Kreditet dhe gradat

Universiteti i Vjenës funksionon me Sistemin Evropian të Transferimit të Krediteve, ku një vit ka 60 kredite, përfshin 1500 orë dhe 1 ECTS = 25 orë mësimi.

Shkolla e verës garanton 4 ECTS për cdo lëndë nga program i Studimeve Europiane dhe 8 ECTS për gjuhën gjermane.

Kush mund të përfitojë nga ky program?

Kurset që ofrohen në programin veror ndërkombëtar janë pa dyshim interesante për stu-dentët e të gjitha fushave për arsye të karakterit të tyre ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor; por në veçanti ato janë interesante për studentët të cilët e kanë përqëndruar studimin e tyre në europë apo në këto fusha studimore: studime mbi europën, shkencat e politikës, drejtësi (e drejta ndërkombëtare, e drejta europiane), ekonomi, histori, studime kulturore, marrëdhënie ndërkombëtare, studime ndërdisiplinore apo gjermanistikë.

Afati i fundit i Aplikimit: Data 28 shkurt 2012

Kontakte:

Web: http://shs.univie.ac.at/content/site/shs/sommerhochschule/home/index.html

Znj. Nina Gruber:

Email: [email protected]

Page 17: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 1716 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Kurse 2 Javore 1 Korrik - 25 Gusht 2012

Rreth Universitetit: Universiteti “Miqësia e Popujve” në Moskë, Rusi është një universitet ndërkombëtar klasik i cili është rënditur në pesë universitetet më të mira të Federatës Ruse. Ky universitet është i njohur edhe si një qendër e rëndësishme kërkimore shkencore. 72.000 stu-dentët alumni të këtij universiteti punojnë në më shumë se 170 shtete të botës, nga këta më shumë se 5200 stundentë mbajnë titullin Ph.D. Ky universitet ka fakultetin më të mirë të mësim-

it të gjuhës ruse, madje ai ofron kurset e mësimit të gjuhës ruse pranë Qëndrës së Tjanimit të Kos-monautëve “Gagarin”.

1. Shkolla verore në fushën e ekono-misë

Qëllimi i këtij kursi: kursi do të ofrojë një tablo të plotë të çështjeve më të rëndësishme që kanë të bëjnë me sferën e të bërit biznes në Rusi apo si të negociohet me partnerë rusë në fushën e bi-znesit. Kursi përmbledh një historik të shkurtër të

Shkolla e verës në Universitetin

“Miqësia e Popujve” në Moskë

Page 18: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 1918 Zëra Studentorë Shkurt 2012

reformave ekonomike që pësoi Rusia pas viteve 1990 si dhe trajton mënyrën e funksionimit të ekonomisë moderne ruse, të marrëdhënieve të saj me OBT, BE, strategjitë federale ekonomike, zonat Ekonomike specifike në Evropë dhe botë po ashtu edhe masat e marra nga Federata Ruse kundër krizës ekonomike botërore.

Duke qënë shteti më i madh në glob, Rusia ka një klimë biznesi komplekse, e cila është specifike duke ndryshuar nga një subjekt federate në tjetrin. Kështu vlen të studiohen ekonomitë dhe specifikat e Bashkimit të shteteve të pavarura, të Komunitetit Ekonomik Euroaziatik, apo qoftë dhe bashkimi Rusi-Bjellorusi.

Drejtuesit e kursit: Alexander Zobov, Denis A. Dehterev

Studentët që mund të aplikojnë: studentët master ose lektorët e rinj

Kohëzgjatja: 7 korrik- 21 korrik 2012 (2 javë)

Kreditet e fituara: 2 ECTS

Programi: 22 orë + 2 vizita në dy korporata apo qëndra biznesi të suksesshme

Link i dobishëm: http://www.moscowsum-merschool.ru/coursesApplication.html?item.course_id=400001

2. Shkollë verore në fushën e barazisë gjinore

Qëllimi i këtij kursi: kursi na ofron një tablo të përgjithshme rreth “rendit të grave1” në Rusi për më shumë se një shekull, duke na bërë të kuptojmë më mirë llojin e ndarjes gjinore në shoqërinë Ruse. Konceptet kyçe që do të trajto-hen: femra, mobilizimi gjinor, lëvizja shoqërore dhe shoqëria civile, strukturat e oportuniteteve, identiteti kolektiv dhe subjektiviteti, memoria/ kujtesa kolektive dhe ajo individuale. Kursi do të nënvizojë rëndësinë e gruas në trans-formimin e shoqërisë ruse nga një shoqëri e pra-pambetur patriarkale në një shoqëri moderne ku garantohet barazia gjinore duke përfshirë gratë në çdo sferë të jetës.

Kursi është i ndarë dy pjesë: nga Revolucioni Bolshevik deri në kolapsin e Bashkimit Sovjetik (1917- 1991) ; periudha post-sovjetike dhe zhvil-limet moderne në fushën e barazisë gjinore në kushtet e kapitalizmit dhe globalizimit. Metodologjia e kursit: metodat më të për-dorura do të jenë analiza dhe përshkrimi i fateve të grave të ndryshme me anë të leximit të au-tobiografive, ditareve apo historive të përçuara në formë verbale. Një vëmendje e veçantë do ti kushtohet nocionit të “gjeneratës shoqërore” duke e pasqyruar në gjenealogjinë e familjes

1 Në kuptimin e mbizotërimit

tipike sovjetike. Materialet e përdorura do te jenë kryesisht nga: Prof. Paul Thompson i Uni-versitetit të Oxfordit dhe Prof. Daniel Bertaux i universitetit të Sorbonës. Drejtuesit e kursit: Dr. Marina Malysheva, Prof. Asoc. Valentina Uspenskaya, Prof. Asoc. Olga Ivanovo.

Studentët që mund të aplikojnë: studentët master, lektorët e rinjKohëzgjatja: 30 korrik – 12 gusht 2012 (2 javë)

Kreditet e fituara: 2 ECTS

Programi: 10 orë leksioni, 20 orë workshop, 4 raste analiza-diskutime, 5 ekskursione dhe test final

Link i dobishëm: http://www.moscowsummerschool.ru

Studentët që mund të vazhdojnë këtë shko-llë verore

Kurset janë të hapura për të gjithë studentët të diplomuar ose jo, edhe për profesionistët. Është minimalisht e nevojshme që studentët bachelor të kenë mbaruar vitin e parë të studimeve. Të gjitha leksionet do të mbahen në gjuhën an-gleze. Nuk është e detyrueshme prezantimi i një çertifikate për mbrojtjen e anglishtes. Mjafton një nivel i rrjedhshëm i gjuhës angleze që të mund të garantojë kuptimin e leksioneve dhe mbajtjen e disa diskutimeve sipas temave.

Shkolla e verës është e hapur për studentët që vijnë nga të gjitha shtetet e botës, duke ju sigu-ruar kështu dy kredite të cilat janë të transfer-ueshme. Çdo vit në këtë shkollë verore marrin pjesë studentë nga SHBA, Brazili, Australia, In-dia, Kina, Evropa, Koreja e Jugut, Japonia etj.

18 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 19: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 1918 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Në vazhdim të iniciativës për zhvillimin e kurseve për gjuhë të huaja, në Universitetin Marin Barleti është zhvilluar një kurs 12 javor për gjuhën turke. Studentë, pedagogë, por edhe të jashtëm kanë marrë pjesë në leksionet e dhëna nga pedagoge Jonida Begaj. Leksionet deri tani kanë qënë interesante për faktin se gjuha shqipe ka shumë huazime nga gjuha turke,

duke e bërë më të thjeshtë mësimin e fjalorit. Momente të këndshme të krijuara nga çuditë apo shakatë e çastit, kanë qënë shoqëruesit më të bukur gjatë këtij kursi.

Ky kurs do ti shërbejë barletasve në udhëtimin e rradhës qe ata kanë vendosur të bëjnë në qytetin e vjetër të Stambollit, në muajin Mars. Te gjithë të interesuarit për të mësuar sado

pak këtë gjuhë të vjetër, janë të mirëpritur.

Gjuha Turke në UMBkurs 12 javor

Zëra Studentorë Shkurt 2012 19

Page 20: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 2120 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Ke dëshirë të shkruash? Mendon se mund të fitosh? Provoje

Universiteti “Marin Barleti„ fton çdo nxënës/e të klasës së dytë dhe të tretë në të gjitha shkollat e mesme të vendit dhe studentët e UMB-së, të marrin pjesë në konkursin:

Eseja më e mirë rreth romanit “Krim e Ndëshkim „ të Fjodor Dostojevskit

Çmimi për esenë më të mirë: 30.000 lekë

Çmimi inkurajues për esenë më të mirë: 10.000 lekë

Kriteret e vlerësimit:• Origjinaliteti i esesë • Fuqia e analizës dhe imagjinata

krijuese• Gjatësia e esesë: jo më pak se

2000 fjalë dhe jo më shumë se 3000 (shkrimi Times New Roman, 12, hapësirë mes rreshtave 1.5)

• Respektimi i rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe (përfshirë përdorimi i gërmave “ë” dhe “ç”).

Disa vështrime orientuese :

• Sa ndikon shoqëria në karakterin e një njeriu?

• A luan rol në jetë dashuria dhe mirësia si pjesë e karakterit të njeriut?

• Romani “Krim dhe ndëshkim” – një model i shpëtimit dhe pastrimit të shpirtit?

• “Kriminel” - lind apo bëhesh?

Ju jeni të lirë të përzgjidhni njërën prej tyre, por edhe të mirëpritur të trajtoni një vështrim të propozuar nga ju vetë lidhur me veprën.

Pjesëmarrësit duhet ta dërgojnë esenë në adresat elektronike: [email protected] apo [email protected], deri në datën 15 mars 2012.

Kjo veprimtari do të ndiqet nga konkursi që do të zhvillohet me ekipet pjesëmarrëse të shkollave të mesme:

“ Si e njohim ne këtë vepër të Dostojevskit?“

Çmimi për ekipin më të mirë: Vepra e plotë e Faik Konicës ( I-V). Sponsor: Shtëpia Botuese Dudaj

Çmimi inkurajues për ekipin e vendit të dytë: Sponsor: Shtëpia Botuese “Dudaj”

• “Romani i një të pafati”, i autorit hungarez Imre Kertesz, fitues i çmimit Nobel në letërsi më 2002, shqipëruar nga Arlinda Hovi Dudaj

• “Shtëpia e gjelbër”- i autorit spanjoll Mario Vargas Llosa, fitues i çmimit Nobel në 2010, shqipëruar nga Nasi Lera.

Pyetjet do të jenë rreth përmbajtjes; rreth ideve që shtjellon autori lidhur me fusha si drejtësia, psikologjia apo sociologjia; rreth formës dhe mjeteve artistike të përdorura që e bëjnë atë të jetë një prej

kryeveprave të letërsisë botërore.

Rregjistrimi për pjesëmarrje në konkurs bëhet individualisht ose në grup, në adresat e mësipërme, deri në datën 31 mars 2012.

Pas kësaj date aplikantët do të marrin informacionin e plotë mbi rregulloren dhe datën e zhvillimit të konkursit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të shoqërohet me shfaqjen e filmit “Krim dhe ndëshkim“, të regjizorit Joseph Sargent, ku aktori Patrick Dempesey luan rolin kryesor, të Rodion Raskolnikovit.

KONKURS NË UNIVERSITETIN “MARIN BARLETI„

20 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 21: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 2120 Zëra Studentorë Shkurt 2012

28 Gusht 1963, në Lincoln Memorial , Washington D.C

Jam i lumtur të jem sot me ju, në atë qe do të mbetet në histori si demonstrata më e madhe për liri në historinë e kombit tonë.

Para njëqind vjetësh, një “amerikan i madh” (Abraham Lincoln), nën hijen simbolike të të cilit qëndrojmë ne sot, nënshkroi Proklamatën e Emancipimit. Ky dekret i rëndësishëm er-dhi si një fener që ndriçoi shpresën e miliona skllevërve zezak, e cila kishte qenë e dobët nën flakët përvëluese të padrejtësisë. Erdhi si një agim dite që i dha fund natës së gjatë të robërisë së tyre.

Por njëqind vjet më vonë, Zezaku ende nuk është i lirë. Njëqind vjet më vonë, jeta e Zezakut

është jetë e trishtuar, sakate nga prangat e hek-urta të ndarjes racore dhe zinxhirët  e diskrimin-imit. Njëqind vjet më vonë, Zezaku jeton në një ishull të varfërisë, i rrethuar nga oqeani i madh i mirëqenies materiale. Njëqind vjet më vonë, Zezaku dergjet në qoshet e shoqërisë ameri-kane dhe e gjen veten të huaj në vendin e vet. Andaj jemi mbledhur sot këtu për të dramati-zuar një gjendje të turpshme.

Ne në një kuptim jemi mbledhur sot në kryeqytetin e kombit tonë, për të thyer një çek. Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe Deklaratën e Pavarësisë, ata nënshkruan një premtim në të cilin çdo amerikan do të kishte hise. Ky premtim siguronte që çdo njeri, i zi apo i bardhë, do ti kishte të garantuara “Të drejtat e patjetër-sueshme” si Jeta, Lira dhe kërkimi i lumturisë. Është e qartë që sot Amerika e ka shkelur këtë premtim, përderisa qytetarët e saj me ngjyrë janë të shqetësuar. Në vend që ta nderoj këtë obligim të shenjtë, Amerika i ka dhënë popullit

zezak një çek të keq. Një çek që na është kthyer me mbishkrimin “Fonde të Pamjaftueshme”.

Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtë-sisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se nuk ka fonde të mjaftueshme në arkat e mëdha të mundësive që ka ky komb. Dhe kështu, ne kemi ardhur sot për ta thyer këtë çek, këtë çek që do na japë sipas kërkesës, pasuritë e lirisë dhe mburojën e drejtësisë.

Ne po ashtu sot kemi ardhur në këtë vend të shenjtë për t’ja kujtuar Amerikës urgjencën e

Fjalimi i Martin Luther King, Jr.  “I Have A Dream”

(Unë Kam Një Ëndërr)

Zëra Studentorë Shkurt 2012 21

Martin Luther King, Jr. (15 Janar, 1929 – 4 Prill, 1968) ishte një klerik Amerikan, aktivist dhe lider i shquar në Lëvizjen për të Drejtat Civile Afrikano-Amerikane. Ai njihet për rolin e tij në zhvillimin e të drejtave civile në SHBA dhe në botë, duke përdorur metoda të padhun-shme, nëpërmjet mësimeve nga Mahatma Gandhi. King është bërë një ikonë në historinë e liberalizmit modern Amerikan. Në vitin 1964, ai u bë personi më i ri që të marrë çmimin No-bel për Paqen, në kuadër të punës që ai bëri për ti dhënë fund ndarjes dhe diskriminimit racial nëpërmjet pabindshmërisë civile dhe mënyrave të tjera të padhunshme. Ai u vra në 4 Prill, 1968 në Memphis, Tennessee.

Page 22: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 2322 Zëra Studentorë Shkurt 2012

ashpër të së tanishmes. Kjo nuk është koha e duhur për ti dhënë vetes luksin e freskimit apo të drogohemi me drogën qetësuese të gradual-izmit. Tani është koha e realizimit të premtimeve të Demokracisë. Tani është koha që të dalim nga errësira e luginës së diskriminimit, drejtë rrugës së ndriçuar nga rrezet drejtësisë racore. Tani është koha në të cilën nga rëra e padrejtësisë ra-core, t’a ngremë kombin tonë në një shkëmb të pandashëm të vëllazërisë. Tani është koha që ta kthejmë në realitet drejtësinë, për të gjithë fëmi-jët e Perëndisë.

Do të jetë fatale për kombin, nëse urgjenca e tanishme nuk merret parasysh. Kjo verë përvëluese e pakënaqësisë së Zezakut nuk do të mbarojë deri sa të vije një vjeshtë e lirisë dhe barazisë. 1963 nuk është një fund, por është një fillim. Ata që besuan se Zezaku duhej të shfry-hej njëherë e mirë, do të përjetojnë një zgjim të fuqishëm, kur kombi ti kthehet përsëri nor-

males. Dhe nuk do të ketë as pushim as qetësi në Amerikë derisa Zezakut nuk i garantohet e drejta qytetare. Stuhia e revoltës do të vazhdojë të dredhë themelet e kombit tonë derisa të rre-zon drita e drejtësisë.

Por ka diçka që më duhet të them për njerëzit e mi, të cilët qëndrojnë në pragun e ngrohtë që çon në pallatin e drejtësisë: Në proçesin e kër-kimit të vendit tonë të merituar, ne nuk guxo-jmë ta njollosim veten me fajin e ndonjë vepre të gabuar. Mos ti shuajmë etjet tona për liri, duke pirë nga kupa e hidhërimit dhe urrejtjes. Ne gjithmonë duhet t’a realizojmë përpjekjen tonë në planin e lartë të dinjitetit dhe disipli-nës. Ne nuk duhet të lejomë që krijueshmëria jonë e të protestuarit, të degjenerohet në dhunë fizike. Vazhdimisht, ne duhet të arrijmë cakun mad-hështor duke e takuar forcën fizike me forcën shpirtërore.

Militarizmi i mrekullueshëm që ka ngulfatur sot komunitetin Zezak nuk duhet të na çojë në mosbesim ndaj të gjithë njerëzve të bardhë, për shumë nga vëllezërit tonë të bardhë, siç e dëshmon edhe prania e tyre këtu sot, është e kuptueshme se fati i tyre është i lidhur me fatin tonë. Po ashtu, ata e dinë se liria e tyre është pazgjidhshmërisht e lidhur me lirinë tonë.

Ne nuk mund të ecim vetëm.

Dhe kur të ecim, të ecim me zotimin se gjithmonë duhet ta vazhdojmë marshin tonë përpara.

Mbrapa nuk mund të kthehemi.

Ka nga ata që i pyesin të devotshmit e të drejtave civile “Kur do të jeni të kënaqur?” Ne nuk mund të jemi të kënaqur derisa Zezaku është viktimë e tmerreve të papërshkrueshme të brutalitetit policor. Ne nuk mund të jemi të kënaqur, derisa trupat tanë të lodhur nga udhëtimi nuk mund të pushojnë në motelet buzë autostradave dhe ho-telet e qyteteve. Ne nuk mund të jemi të kënaqur derisa mundësia e shpërnguljes së Zezakut është nga një geto e vogël në një geto më të madhe. Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur derisa fëmijët tanë janë të zhveshur nga individual-iteti i tyre dhe dinjiteti i tyre grabitet nga shenjat “VETËM PËR TË BARDHËT”. Nuk mund të jemi të kënaqur derisa  Zezaku nga Mississipi nuk mund ta votojë Zezakun nga New York-u duke besuar se vota e tij nuk sjellë asgjë. Jo, jo, nuk jemi të kënaqur, dhe nuk do të jemi të kënaqur derisa “drejtësia të kaloi si një lum, dhe e drejta të bu-rojë si burim i pashtershëm”(fragment nga Bibla - Amos 5:24).

Unë jam i vetëdijshëm që disa prej jush keni ar-dhur sot këtu të shtyrë nga vuajtjet dhe sprovat e mëdha. Disa nga ju keni ardhur të freskët nga qelitë e ngushta të burgjeve. Disa prej jush keni ardhur nga zona ku kërkesa juaj – kërkesa juaj për liri ju la të goditur nga stuhitë e persekutimit dhe të stivosur nga erërat e brutalitetit policor. Ju jeni veteranë të vuajtjes së larmishme. Dhe vazhdoni të punoni me besimin se vuajtja e pamerituar është e shpagueshme. Kthehuni në shtëpitë tuaja në Mississipi, kthehuni në Ala-bama, kthehuni në Karolinën e Veriut, kthehuni në Georgia, kthehuni në Louisiana, kthehuni në lagjet e varfra dhe getot e qyteteve tona veriore, duke e ditur se në njëfarë mënyre kjo situatë do të ndryshojë.

Le të mos zhytemi në luginën e dëshpërimit, po ju them sot, miqtë e mi.

Sepse edhe kështu i përballur me vështirësitë e së sotmes dhe së nesërmes, unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në Ëndrrën Amerikane.

22 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 23: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 2322 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të zgjohet, duke jetuar kuptimin e vërtetë të be-simit se: “ Ne e konsiderojmë të vetëkuptueshme të vërtetën, se çdo njeri është krijuar i barabartë”.

Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Georgia-s, bijtë e ish-skllevërve dhe bijtë e ish- pronarëve të skllevërve të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë.

Unë kam një ëndërr së një ditë edhe shteti i Mis-sissipit, një shtet i përvëluar nga vapa e padre-jtësisë, i përvëluar nga vapa e shtypjes, do të kthehet në një oaz lirie e drejtësie.

Unë kam një ëndërr se katër fëmijët e mi të veg-jël, një ditë do të jetojnë në një komb, ku nuk do të gjykohen sipas ngjyrës së lëkurës, por sipas përmbajtjes së karakterit.

Unë kam një ëndërr sot!

Unë kam një ëndërr se një ditë, poshtë në Ala-bama, me racistët e saj viciozë, dhe me guver-natorin e saj që i ka buzët e tij të mbushura me fjalët “interposition”(e drejta e shteteve ameri-kane të shpallin veprime të caktuara federale si jo-kushtetuese)  dhe “Nullification” ( e drejta e shteteve amerikane për të shpallur një ligj fed-eral si jo-kushtetues brenda kufijve shtetërorë )—një ditë pikërisht aty, në Alabama, djemtë e vegjël zezak dhe vajzat e vogla zezake t’i shtrën-gojnë duart me djem  dhe vajza të bardhë, si vëllezër dhe motra.

Unë kam një ëndërr sot!

Unë kam një ëndërr se çdo luginë do të ngri-het,  çdo mal do të ulet, çdo vend me gropa do të bëhet i rrafshët, dhe çdo vend me kthesa do të bëhet i drejtë, “dhe lavdia e Zotit do zbulohet dhe çdo mish do ta shohë atë”(fragment nga Bi-bla - Isaiah 40:4-5)

Kjo është shpresa jonë, dhe ky është besimi me të cilin unë do kthehem në Jug.

Me këtë besim, ne do të çajmë malin e dësh-përimit në dysh me një gur shprese. Me këtë besim, ne do t’i transformojmë tingujt e pakup-timtë të kombit tonë, në një simfoni të mrekul-

lueshme të vëllazërisë. Me këtë besim, ne do të mund të punojmë së bashku, të lutemi së bash-ku, të luftojmë së bashku, të shkojmë në burg së bashku, të ngrihemi për liri së bashku, duke e ditur se një ditë do të jemi të lirë.

Dhe kjo do të jetë dita, – kjo do të jetë dita kur të gjithë fëmijët e Perëndisë do të këndojnë së bashku :

Për ty o vendi im, toka e ëmbël e lirisë, për ty po këndoj,

Për ty o vendi ku etërit e mi vdiqën, vend i Kre-narisë Pelegrinore

Nga çdo anë mali, le të jehojë liria.

Dhe nëse Amerika është një komb i madh, kjo duhet të bëhet realitet.

Dhe kështu le të jehojë liria nga majat e stër-larta të New Hampshire.

Le të jehojë liria nga malet e fuqishme të New York-ut.

Le të jehojë liria nga malet Alleghenies  të Pennsylvania-s.

Le të jehojë liria nga shkëmbinjtë e me dëborë të Colorado-s.

Le të jehojë liria nga shpatet e California-s.

Por jo vetëm kaq:

Le të jehojë liria nga mali Stone i Georgia-s.

Le të jehojë liria nga mali Lookout i Tennessee.

Le të jehojë lira nga çdo kodër dhe pirg dheu në Mississippi

Nga çdo anë mali, le të jehojë liria.

Dhe kur kjo të ndodhë, kur ne lejojmë që të jehojë liria, dhe kur ne do të lejojmë që ajo të jehojë në çdo fshat, në çdo shtet dhe në çdo qytet, do të jemi në gjendje që ta jetojmë më shpejtë ditën kur, të bardhët dhe të zinjët, He-brenjët dhe jo-hebrenjët, Katolikët dhe Protes-tantët, do të mund të bashkohen për të kënduar fjalët e Spiritualit të Zezakut:

Më në fund të lirë. Më në fund të lire.

Zëra Studentorë Shkurt 2012 23

Page 24: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 2524 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Nga Anisa Kaso

Prapa çdo vepre arti fshihet një e vërtetë universale e cila mbetet veç për tu kundruar, eksploruar, gjithashtu për t’u shfaqur në momente më unikale delikate, kur nevoja sociale, thërritja e nevojës shpaloset para çdo të vërtete tjetër .Këtu bëhet fjala për art. Për atë të cilën njeriu si krijesë e vogël por me një vullnet e pasion të fortë me vendosmërinë e tij arrin të ndryshojë botën. Se për cilën botë bëhet fjalë, atë të brendshmen apo atë të jashtmen, ne mbetemi veç ta perceptojmë fillimisht si një tentativë për një revolucion të fuqishëm shpirtëror; por që së fundi mbetet një evolucion i jashtëm kundrejt percepteve , afekteve , dhe koncepteve tona. Por si arrijmë ne si artistë të zoterojmë këto elemente? Janë të lindura dhe udhëheqëse brenda nesh në rrugën e gjatë e të çuditshme të jetës sonë artistike dhe në menyrën më të çuditshme gjithashtu ne zbulojmë se kemi lindur për të bërë art, se si gradualisht ndjekim një rrugëtim drejt hapësirave të pafundme të artit, eksplorojmë, perceptojmë situata ose objekte reale e irreale, afeksionohemi me imazhet tona iluzive ose ato reale që na ofrohen,e krijojmë në ktë fazë koncepte të caktuara konçize ose të moderuara dhe krijojmë botën tonë imagjinare, botën e

artit. Tablloja pranon qindra nuanca, qindra reflekse dhe ndaj piktura mbetet një fushë e madhe e pafundme ku ti mund të shfaqesh. Truri jonë është pafundësisht i perfshirë në blloqe ndijimesh ,perceptimesh dhe imagjinate,ndaj dhe për këtë arsye artisti vepron mbi ktë rrugë të gjatë e emocionale. Ne jemi kreativ sepse përfshijmë brenda nesh imazhet e jetës kjo na jep forcë të përfshijmë botën

në artin tonë. Asnjë stimulant i fuqishëm nuk mund të zgjasë përjetësisht ndaj vetë arti mund të jetë stimulanti më i fuqishëm për të cilën ne nuk mund të bejmë dot pa të. Nëse arti do të ishte i përkohshëm ne do ishim qënie pa percepte, pa ndjenja e pa botë, qënie pa jetë, që stregojmë asgjë për përjetimet tona, si qëniet pa emër pa identitet pa asgjë jetësore e emocionale. Ne jemi lindur për të bërë që kjo botë të duket më e bukur, me më ngjyrë, por dhe me e vërtetë me çdo element që ajo zotëron në sipërfaqe nga ku hyn forca e artit që i jep kuptimin gjërave në bazë të perceptimeve shpirtërore e koncepteve, në bazë të një interpretimi personal artistik. Nëse arti do mund të quhej terapi do thoja që e zotëron plotësisht këtë funksion. Çka ruhet brenda shpirtit tonë dhurohet për të gjithë ata të cilët e ndjejnë nevojën e saj. Arti jeton me njeriun, por svdes si ne, jeton për njeriun , ka lindur për t’u përjetësuar.Si një fuqi më e madhe ajo tejkalon çdo gjë uiversale të hamendësuar se mund ta hedhë tutje këtë vepër madhështore që dhe vete fuqia e saj nuk krahasohet me asgjë tjeter. Arti në kompleks nuk është kompleks, nuk është fuqi qiellore, as krijim i vetëm por mbi gjithçka ajo është botë më vete krijimesh, perceptimesh, afektesh e konceptimesh. Ajo është reale jeton me ne dhe ne vetë e mbushim me frymë e jetë duke e ndijuar brenda çdo hapësire që ajo mbart dhe gjithashtu duke ja perceptuar kuptimet që ajo ka. Percepti që ne kemi kundrejt çdo objekti

Arti si Percept, Afekt, Koncept!

24 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 25: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 2524 Zëra Studentorë Shkurt 2012

që na shfaqet para e përfshijmë brenda botës sonë artistike afektive dhe që prej këtej ne krijojmë konceptet tona duke i vënë përballë një bote reale jetësore dhe botës së magjishme e mistike të artit. Që prej këtej ne përfshihemi në situata të paharruarra në kujtesën tonë. Në kujtesën e një artisti çdo vepër është e shenjtë e paharruar kundrejt çdo imazhi tjetër real që i del para, paçka imazhet sipërfaqësore janë ato të cilat e ndihmojnë artistin të perceptoj dhe imazhet e brendshme. Në skulpturë ne do gjykonim ftohtë por arti viziv i tejkalon vizionet në një botë komplet ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim e kuptojmë. Skulptura sështë objektive paçka te shume njerëz konsiderohet e tillë sikurse dhe pikturën do e gjykonin për të tillë por janë arte që jo kushdo i kupton. Janë ajo pjesa e pakët, pakica e shoqërisë që kapin

kuptimin e saj. Piktori fillimisht e krijon veprën e tij brenda tij, më pas e hedh me linja në tabllo, me ngjyrë ai pikturon shpirtin e veprës dhe me pas me penelin e tij ai vendos idetë e tij përfundimtare mbi veprën e tij. Por kjo sështë veç fillimi: në kujtesën e tij ai ka mbledhur çdo gjë. Kujtesa është e paevitueshme për këdo, është ajo e cila mbledh imazhet dhe i ruan në pafundësi. Me të i vëmë në zbatim veprat tona duke kërkuar brenda saj. Unë në pikturat e mia kam kërkuar magjinë që jo të gjithë e kanë ose jo të gjithë e kuptojnë. Në pikturë shoh ëndrrën që në realitet askush se thotë se shpreh se përshkruan dot. Mbetem e vetme përballë kësaj bote të ngatërruarr në problemet e saj, unë ky njeri i vogël që dua të shoh përtej hapësirave të mbytura që të ofron ky realitet sot. Unë jetoj në këtë kohe por dhe të jetoja në një kohë tjetër problematika e njëjtë do ishte. Njerëzit ndryshojnë çdo kohë, jeta evoluon, arti si art jeton i lirë sipër këtyre humbëtirave që të përfshijnë por sarrijnë të të mbysin nëse je i fortë. Arti të plotëson në tërë kompleksitetet. Por vetë ai sështë kompleks. Është gjithëpërfshirës, është gjithçka. Unë në pikturat e mia kamë vendosur në mënyrën më të natyrshme shpirtin tim çdo skaj të tijin çdo forme në të cilën prek zemrën time çdo hapësirë në të cilën kundron syri im i brendshëm. Asnjë formë në të cilin eksploron njeriu një vepër nuk të përfshin aq thellë sa piktura. Te rrugëtimet e mia prej artisti unë kam parë atë për të cilën të tjerët do e

kërkonin gjatë ta fitonin këtë shans për të përjetuar magjinë në të cilën unë vetë u përfshiva shumë thellë por në mënyrën me të drejtë u futa brenda saj e sdola më. Në jetë a në vdekje njeriu kërkon e beson, shikon e dashuron imazhe qofshin ato reale e të prekshme qofshin ireale e të perceptuara, kërkon e afeksionohet pas çdo detaji, e më pas koncepton një botë unike të vetën pa u preukupuar për pasojat. Pasojat e mjerimit të izolimit e vetmisë, të tejkalimit të çdo skaji të ndërgjegjes së tij, e së fundmi të pasqyrimit të realitetit të vërtetë. Pasqyra e një konceptimi është perceptimi e afeksioni për të krijuar një art të ndijuar në koncept e subjekt. Një njeri (unë prapa një dritareje) shoh përtej saj por spo kuptoj fillimisht çfare dua të shoh, çfarë në realitet më intereson të shoh dhe çfarë në vetvete dua të shoh. Në këtë rast dua të shoh një këpucë që si për çudi po bie dhe unë kapa pikërisht këtë detaj sepse kjo më intereson mua të vërej ndaj çdo objekti

çfarëdo rreth e përqark. Për mua ajo këpucë ka më tepër rëndësi se dikush që po kalon poshtë meje sepse është ajo e cila mbart më tepër të vërteta se asgjë tjetër. Ajo e cila mban një identitet një forcë që lëviz e vepron, që krijon e udhëheq, ajo këpucë e cila ndan mishin me dheun, ndan subjektiven me objektiven, i jep magji veprimit, elegancë personalitetit, ajo për të cilën askush sbën dot. Dritarja qëndron e hapur a mbyllur e njëjta gjë është përderisa unë nuk mundohem të kaloj jashtë saj por strukem prapa si i mahnitur e i frikësuar për atë çka po kundroj. Një bardhësi shkëmben mendimet e mia dhe madhështinë e këtij akti veprues.Këpuca po bie apo po fluturon? Pyetje që unë vetë bie në kontradiktë të përgjigjem. Ajo duhet

Zëra Studentorë Shkurt 2012 25

Page 26: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 2726 Zëra Studentorë Shkurt 2012

rëndomtë, jo si objekt i domosdoshëm por si shumë më tepër. Me të cilën ajo ngrihet në sipërfaqe e fiton monumentalitet nga një gjë e vogël. Artisti i jep jetë dhe një guri të vdekur e të harruar. Çdo tullë në pikturë nuk numërohet por çdo tullë e saj ka ngritur një mur të madh një strehë. E tillë është formuar dhe arti çdo ditë nga pak çdo ditë nga një gurë të sigurtë për një të ardhme të sigurtë e përcaktues, sepse çdo gur është një personalitet, çdo frymë është hedhur për një gjë të vetme: që bota ta kuptoj që arti është unik e i pazëvendësueshëm. Unë si artiste e besoj të drejtë e kurative të çdo dhimbjeje njerëzore. Porsi fëmija që do të lindë dhe piktura do të jetojë sa më gjatë e të mos vdesë kurrë. Fëmija rritet gradualisht dita ditës, piktura gjithashtu evoluon me njeriun e fortë derisa të mos ta mposhtë asnjë fuqi mbinatyrore ndaj dhe është mjaft sociale e krijuar për të zbutur shpirtrat tanë të trazuar e për të qetësuar ndërgjegjen tonë të vrarë nga çdo gjë negative. Unë besoj se të perceptosh një botë ndryshe me artin është si të shohësh parajsën tokësore deri në momentin që se kemi parë atë qielloren. Mbetet dhe të mendojmë a ekziston ajo qiellorja kur ne ja kemi atribuar të gjitha konceptet, ndijimet tona, një të vërtete shpirtërore tonën. Çdo skaj i shpirtit tonë si artist ruan ndijime e afeksione të mbrojtura e çdo skaj i trurit tonë

ruan në vetvete çdo kujtim të përjetuar dhe çdo perceptim e imazh që duam të krijojmë. Ne besojmë te arti. Ngjyra është ajo që e mrekullon imazhin, linja ajo që i jep forcë e karakter, e dimensioni i katërt e kompleton në veprim e qëndrueshmëri, në përjetësimin e tij. Si Miro si Pol Klee si Kandisky, si kushdo tjetër piktor me linjat e tij perfeksionoi

botën në imazhe të përsosura e karaktere artistike. Si Van Gog, Keti Kolvic, e shumë ekspresionistë të tjerë e fituan magjinë e tyre në sajë të forcës që zotëronte shpirti i tyre i dhemshur e artistik duke i venë përballë realitetesh sociale mjaft të dhimshme por ata e përfshinë veten e tyre në këto realitete dhe jetuan me artin sëbashku me ngjyrën me linjat e me D.4. Çka është më e rëndësishmja ndër këto mbetet që në botën e artit ne jemi realizues të një të vërtete të jetuar në kohë e hapësirë, të një të vërtete të përjetuar në hapësirat e kujtesës sonë artistike dhe perceptimeve të tyre për të krijuar një konceptim pak më të ri të realitetit që jetojmë. Pra duam risinë por jo të gjithë e arrijnë, duam art por jo të gjithë e bëjnë atë art që të mund të quhet art me A të madhe sepse jo kushdo mund të realizojë një vepër arti, jo kushdo mund të krijojë në baza të forta. Kjo është arti, e vërteta më sublime e dhuruar nga dikush më i fuqishëm mbi ne.

të bjerë besoj që të duket reale në këtë akt, po të fluturojë ska kuptim mund të thotë dikush që beson se këpuca është krijuar për të ecur dhe ndoshta aksidentalisht ka rënë. Arti vetë sështë aksidental nga momenti që lindi njeriu për ekzigjencën për të jetuar e më pas gjënë e parë që krijoi me perceptimet e tij fillestare por dhe të domosdoshme ishte vetë arti. Për nevojë për t’u mbrojtur për t’u siguruar e për t’u larguar nga forcat e këqia tokësore a qiellore, e krijoi artin spontanisht të perceptuar si nevojë e të pakuptuar në vetvete që ajo do jetonte për shekuj me rradhë e që ne do ishim adhuruesit e saj. Njeriu prapa xhamit nuk e di që kepuca e rënë do të bjerë a do të fluturojë, nga momenti që dhe në vepër sështë përcaktuar asgjë e tillë. Ai mund të besojë që do fluturojë, ne ngremë hipotezën që do bjerë me objektivitet por një artist e hedh fare kollaj poshtë këtë mendim duke i dhënë mendimit të lirë artistike shansin për të konceptuar një situatë tjetër: brenda kësaj loje ai mund të vendosë mjaft imazhe të tjera e të ngre mendime të reja mbi një konceptim të tijin në vepër. Njeriu në pikturë sështë i identifikueshëm është pa identitet por është dikush që është mahnitur nga magjia e veprimit. Është piktori që vendosë ta shfaqë fytyrën e tij për t’u parë a për t’u lënë enigmatik sigurisht nëe mendojmë që kjo është rruga e ndjekur përderisa vetë piktura është enigmatike. Madhështia e një muri ndarës e tejkalon fuqinë e saj duke i dhënë më monumentalitet boshtit krijues e konceptues të artistit dhe vepra luan me ne shikues të çuditur nga magjia e saj. Piktori krijon iluzione sheh përtej çdo gjëje të jashtme, krijon realitete me imazhe duke u vetëmohuar, krijon madhështinë e objekteve sa utilitare e të vogla duke u dhënë atyre një tjetër dimension . Dimensionin 4. Dimensionin e mrekullisë së vërtetë. Ky për mua është dimensioni i vetëm që personifikon të gjitha kuptimet që ne duam ti bashkangjisim çdo gjëje. Dimensioni i 4 i jep jetë jetës po ta shikonim dhe te ne një lojë të tillë. Këpuca është këpucë do thonim por për piktorin është më shumë, jo thjeshtë një këpucë e

26 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 27: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 2726 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Por si është të të pëlqejë të jetosh në Bukuresht, Moskë, Romë, Stam-boll.....? Ndoshta kjo është pyetja më normale për dikë që thotë se ka jetuar kaq apo aq vjet në atë apo këtë vend. Përgjigjet janë të shumël-lojshme, ndonjëherë plot detaje të bukura dhe interesante, ndonjëherë shumë shkurt. Mua personalisht më ka pëlqyer të jetoj në Buku-resht, të shoh çdo mëngjes bardhësinë e borës në dimër apo të shijoj aromën e luleve në pran-verë, jetën studentore të pasur dhe po aq të pa-sur më emocione sezonin e provimeve.

Historia nisi shumë mbresëlënëse një ditë fund shtatori të vitit 2003, kur avioni i linjës Tiranë - Sofje - Bukuresht u ul në aeroportin që do të më shoqëronte gjatë këtyre tetë vjetëve dhe po kaq mbresëlënës do të ishin dhe vitet që do të pasonin.

Gjithmonë më ka pëlqyer zhurma në oborr e ditës së parë të shkollës, por këtë të ditës së parë të universitetit nuk kam për ta harruar kurrë. Studentë nga të gjitha qytetet, ndoshta disa prej tyre edhe që njiheshin më njëri-tjetrin, pedagogë hijerëndë në korridore dhe midis tyre isha edhe unë që do të ndaja ëndrrën time mes Pallatit të Parlamentit, rrugës së famshme “Vik-toria” dhe konvikteve studentore.

Një ditë e zakonshme e imja, fillonte në orën

08:00 kur me një kafe në dorë prisja metronë që do të më çonte në fakultet. Ndërsa gjatë rrugës takoja ndonjë koleg dhe e ndanim rrugën bash-kë, gjithmonë pyesja veten, a ndodh kështu edhe në Tiranë me studentët? Por këtë nuk ki-sha për t’a mësuar ndonjëherë, kështu që me mendjen top zija një vend në sallë duke pritur pedagogun e lëndës.

Në fakt ditët në Bukuresht nuk i ngjanin njëra – tjetrës, çdo ditë përjetoje emocione të ndryshme, ngjarje të ndryshme, njihje njerëz të ndryshëm, mësoje gjëra të ndryshme për

kulturën rumune, kaq të kundërt por në të njëjtën kohë dhe kaq të ngjashme më tonën. Megjithatë, besoj se të gjithë binim dakord se ja vlente ta provoje të paktën jetën në Bukuresht për disa vjet.

Dhe në rrugëtimin tim një ditor, diku pas lek-sionit të parë, në orën 11:30, në pushim ndërsa

Nga Fatjona QurkuPedagoge e Fakultetit të Shkencave Sociale,vazhdim i artikullit të botimit nr.9

Zëra Studentorë Shkurt 2012 27

Page 28: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 2928 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Është një rrugë në Bukuresht që unë e kam ad-huruar dhe do t’a adhuroj gjithmonë; në rrugën “Lipskani” të shtruar me kalldrëm do të gjeje kaf-enë, dyqane, librari, rrenojat e qytetit të vjetër dhe shumë gjera të tjera. Aty mund të shijoje një kapuçino vetëm për qejfin tënd, të shfle-toje ndonjë libër apo revistë teksa prisje ndonjë shokë apo ndonjë shoqe, t’i hidhje një sy dyqa-neve për të piketuar fustanin apo pantallonat, për të cilat do të shpenzoje gjysmën e bursës të muajit të ardhshëm. Mund të bëje të gjitha këto

ose thjesht mund të vrapoje menjëherë për në bibliotekë sepse afati për të dorëzuar referatin po afronte.

Ndërsa në fund të ditës mendoja se kisha akoma për të bërë, një ditë e re më priste të nesërmen me plot aktivitete te tjera.

prisja pedagogun tjetër, duhet patjetër të ndaja përshtypjet e mia me kolegët. Aq shumë u lid-hëm me njëri-tjetrin, sa në fund të katër viteve na erdhi shumë keq që u ndamë nga kjo familje e madhe që kishim krijuar.

Gjithmonë ato tri orët e çdo leksioni, më janë dukur kaq të gjata, por njëkohësisht edhe kaq të shkurtra; kur në ato tri orë duhet t’a kisha vë-mendjen tek pedagogu, të mbaja shënime, të lexoja, por edhe të dëgjoja ndonjë batutë nga

rreshtat e fundit. Dhe kështu si me magji vinte ora dy pasdreke, ndonjëherë edhe ora pesë, kur po kaq të zhurmshëm siç hynim në auditor po kaq të zhurmshëm dilnim nga klasa dhe i drejto-heshim menjëherë kafes.

28 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 29: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 2928 Zëra Studentorë Shkurt 2012 Zëra Studentorë Shkurt 2012 29

Page 30: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 3130 Zëra Studentorë Shkurt 201230 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Page 31: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Zëra Studentorë Shkurt 2012 3130 Zëra Studentorë Shkurt 2012

Në përputhje me Udhëzimin Nr. 14, datë 28.03.2011 "Për njohjen e testimeve dhe certi�kimeve

për gjuhën angleze për programet e studimit të Ciklit të Dytë dhe të Tretë në institucionet e

Arsimit të Lartë" të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, pranë "Universitetit Marin Barleti" është

hapur dega e Qendrës Amerikane të Testimit Ndërkombëtar të Gjuhës Angleze

PEARSON TEST OF ENGLISH GENERAL (PTE).PTE General është qendra më e madhe e testimit të Gjuhës Angleze, me rreth 500 degë në të

gjithë botën. Kjo qendër ka një diapazon të gjërë që përfshin të gjitha nivelet e testimit të kësaj

gjuhe, në përputhje me Kuadrin e Përbashkët Europian të Gjuhëve (Common European

Framework of Languages) në nivelet A1, A2, B1, B2, C1 C2 dhe për të gjithë sistemin shkollor

pasuniversitar.

Testi Ndërkombëtar i Gjuhës Angleze në UMB

Page 32: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtëstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_shkurt_2012.pdfUniversiteti Marin Barleti ofron programe unike dhe ˜eksibël të hartuara

Botim i studentëve të Universitetit Marin Barleti Nr.10, Shkurt 2012