12
Më 9 nëntor Komisioni Evropian miratoi pakon e Zgjerimit 2010. Kjo pako përmban Dokumentin Strategjik, Opinionet mbi aplikacionet e anëtarësimit nga Mali i Zi dhe Shqipëria dhe shtatë Raporte të Progresit, përfshirë edhe atë të ish Repubikës Jugosllave të Maqedonisë. Dokumenti Strategjik thekson progresin e Ballkanit Perëndimor, Islandës dhe Turqisë drejt integrimit evropian në vitin e fundit dhe përcakton sfidat kryesore me të cilat përballen këto shtete gjatë muajve dhe viteve të ardhshme. Në Raportin e Progresit mbi vendin, Komisioni përtëriu rekomandimin e vet të vitit 2009, lidhur me fillimin e negoci- atave me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 2/2010 RAPORTI I PROGRESIT U PREZANTUA PARA PALËVE TË INVOLVUARA Qytetarët e BE-së favorizojnë qeverisjen më të fuqishme ekonomike Anketa e fundit tregoi për- krahje të fuqishme publike për veprimet e sinkronizuara të të gjitha shteteve anëtare në trajtimin e problemeve ekono- mike… Ndërtimi i shtegut të drejtësisë për fëmijët Me ndihmën e Bashkimit Ev- ropian dhe UNICEF-it, projekti Drejtësia për Fëmijët do t’i ndi- hmojë Qeverisë në përpjekjet e saj për të themeluar sistem më të favorshëm të drejtësisë për fëmijët… vazhdon në faqe 5 vazhdon në faqe 3 vazhdon në faqe 10 shtator – nëntor ‘10 zëri i unionit europian

zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

shtator – nëntor 2010zëri i ue-së

Më 9 nëntor Komisioni Evropian miratoi pakon e Zgjerimit 2010. Kjo pako përmban Dokumentin Strategjik, Opinionet mbi aplikacionet e anëtarësimit nga Mali i Zi dhe Shqipëria dhe shtatë Raporte të Progresit, përfshirë edhe atë të ish Repubikës Jugosllave të Maqedonisë. Dokumenti Strategjik thekson progresin e Ballkanit Perëndimor, Islandës dhe Turqisë drejt integrimit evropian në vitin e fundit dhe përcakton sfidat kryesore me të cilat përballen këto shtete gjatë muajve dhe viteve të ardhshme. Në Raportin e Progresit mbi vendin, Komisioni përtëriu rekomandimin e vet të vitit 2009, lidhur me fillimin e negoci-atave me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 2/2010

RAPORTI I PROGRESIT U PREZANTUA PARA PALËVE TË INVOLVUARA

Qytetarët e BE-së favorizojnë qeverisjen më të fuqishme ekonomike

Anketa e fundit tregoi për-krahje të fuqishme publike për veprimet e sinkronizuara të të gjitha shteteve anëtare në trajtimin e problemeve ekono-mike…

Ndërtimi i shtegut të drejtësisë për fëmijët

Me ndihmën e Bashkimit Ev-ropian dhe UNICEF-it, projekti Drejtësia për Fëmijët do t’i ndi-hmojë Qeverisë në përpjekjet e saj për të themeluar sistem më të favorshëm të drejtësisë për fëmijët…

vazhdon në faqe 5

vazhdon në faqe 3

vazhdon në faqe 10

shtator – nëntor ‘10

zëri iunionit europian

Page 2: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

zëri i ue-sëpërmbajtja

përmbajtja

Faqe 3•Raporti i progresit u prezantua para palëve të involvuara

Faqe 4•Konferenca e eurostatit për shpalljen e regjistrimit•Takimi i 7-të i nënkomisionit për drejtësi, liri dhe siguri•Presidenca Belge

NDIHMA E UE-së . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . faqe 5 deri në 8

•Ndërtimi i një shtegu: drejtësia për fëmijët•Përkrahja e rindërtimit të dhjetë stacioneve policore•U hap programi i ri tam•Sektori i bujqësisë përgatitet për anëtarësim•Tatimet në dobi të qytetarëve•Përforcimi i kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave

LAJME NGA BRUKSELI . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . faqe 9

•Fushata e BE-së për të ushqyerit e shëndetshëm•BE-ja për herë të parë lanson javën e shkathtësive elektronike

POLITIKA E UE-së . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . faqe 10 deri në 11

•Qytetarët e BE-së favorizojnë qeverisjen më të fuqishme ekonomike

QENDRA INFORMATIVE E UE-së . . . . . . . . . faqe e fundit

Informata të mëtejshme:

Ju lutemi vizitoni ueb faqet e mëposhtme për informata të mëtejshme lidhur me Unionin Europian.

www.europa.eu.int e parë e Unionit Europian

www.europa.eu.int/comm/external_relations/index.htm Marrëdhëniet e Jashtme të Unionit Europian

http://ec.europa.eu/dgs/enlargement/index_en.htm Zgjerimi

www.eu2010.es Presidenca spanjolle e Këshillit të Unionit Europian

www.delmkd.ec.europa.eu Delegacioni i Unionit Europian, Shkup

Për informata mbi artikujt në këtë Buletin, ju lutemi kontaktoni Qendrën Informative të Unionit Europian në Shkup.

Ose…z. Konstantin Jovanovski, Nëpunës për shtyp dhe informata

E-mail: [email protected] Tel: +389 (0) 3248527Botues : Delegacioni i Unionit Europian Adresa: M.H.Jasmin 52-V, 1000 Shkup.Tel.: (02) 3248 500. Faks: 3248 501 Email: [email protected]ëndrimet e pasqyruara në këtë botim nuk janë detyrimisht qëndrime të Komisionit Europian

Detajet për kontakt: Pikat Informative të UE-së

www.euic.mk Qendra Informative e UE-së

Pika Informative e UE-së, Kumanovë Komuna e Kumanovës "11 Tetori" bb 1300 Kumanovë Tel/Faks : (031) 437 310 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Veles Komuna e Velesit rr. "Panko Brashnar" nr 1 1400 Veles tel.(043) 231- 241 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Tetovë Komuna e Tetovës rr."JNA" bb 1200 Tetovë Tel. (044) 337-910 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Kavadarci Komuna e Kavadarcit "Marshal Tito" bb 1430 Kavadarci Tel. (043) 400 022 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Manastir Komuna e Manastirit bul "1 Maji" bb 7000 Manastir Tel. (047) 232 800 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Koçani Komuna e Koçanit "Rade Kratovce" 1 2300 Koçani Tel. (033) 274-045 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Gostivar Komuna e Gostivarit Bul. "Vëllezërit Gjinovski" nr.61 Tel. (042) 218-617 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Bilbliotekës universitare Kombëtare “Shën Kliment Ohridski” Bul.Goce Delçev, nr.6, 1000 Shkup Tel/Faks. (02) 3226-846 e-mail: [email protected]

UEi - Shkup Fakulteti Ekonomik Universiteti Shën Kirili dhe Metodi Krste Misirkov bb, 1000 Shkup Tel. (02) 3286-835 Faks. (02) 3118-701 E-mail: [email protected]

UEi - Tetovë Universiteti i Europës Juglindore Ilindenska bb, 1200 Tetovë Tel. (044) 356-205 Faks. (044) 356-001 E-mail: [email protected]

UEi - Manastir Fakulteti i Administrimit dhe Biznesit të sistemeve informative – Manastir Partizanska bb, 7000 Manastir Tel. (047) 259-923 Faks. (047) 259-917 E-mail: [email protected]

Page 3: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

shtator – nëntor 2010zëri i ue-së

3

vazhdim nga ballina

“Sot, pakoja e zgjerimit siguron një pasqyrë mbi progresin e arri-tur të nëntë vendeve. Nëntë vende që ndajnë jo vetëm vlerat tona, por të cilat duan në mënyrë aktive t’i promovojnë ato, duke u anëtarësu-ar në Bashkimin Evropian. Duhet të krenohemi me këtë,” deklaroi Shtefan Fyle, Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore në Bruksel. “Është në favorin tonë që t’u sigurojmë këtyre vendeve korniza që të mbështesin përp-jekjet e tyre transformuese, për arritjen e standardeve tona politike dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është politika më e mirë për pro-jektimin e vlerave tona në këtë ra-jon”, shtoi Fyle.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup prezantoi pakon e zgjerimit para palëve të ndryshme pjesëmar-rëse në vend. Shefi i Delegacionit dhe Përfaqësues Special i BE-së, Ambasadori Ervan Fuere ia dorë-zoi Raportin e Progresit dhe Strat-

egjinë e Zgjerimit, Kryeministrit Nikolla Gruevski, më 9 nëntor. Po të njëjtën ditë, Fuere ia prezantoi Raportin edhe Presidentit të vendit, Gjorgji Ivanov.

Më 10 nëntor, Delegacioni i Bashkimit Evropian organizoi kon-ferencë për shtyp, ku Ambasadori Fuere foli mbi Raportin e Progresit dhe sfidat kryesore me të cilat bal-lafaqohet vendi.

Ky raport është një vlerësim objek-tiv i zhvillimeve që përfshijnë një periudhë 12 muajshe, nga Raporti i fundit. Progresi matet në bazë të vendimeve të marrura, legjislativës së miratuar dhe masave të imple-mentuara, tha Fuere. Ai citoi doku-mentin e strategjisë për zgjerim, i cili, siç nënvizoi ai, thekson qas-jen dhe politikën e Komisionit për procesin e zgjerimit në periudhën që vjen. “Dokumenti vë theksin mbi hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, i cili do të sigurojë se

BE-ja mund të ndjekë agjendën e zgjerimit, duke ruajtur njëkohë-sisht vrullin e integrimit evropian,” deklaroi ai. Raporti i Progresit u prezantua edhe para deputetëve, në seancën e për-bashkët të Komisioneve për Çështje të BE-së dhe Politikë të Jashtme, Komisionit të Përbashkët Parla-mentar dhe para Këshillit Nacional për Integrim Evropian për herë të parë këtë vit, para Presidentit të Gjykatës Supreme, Gjykatësit Jovo Vangellovski.

Përfaqësuesit e komunitetit ekono-mik dhe social morën pjesë në prezantimin special të Raportit të Progresit, më 12 nëntor, në Qen-drën Informative të BE-së. Pas kësaj seance, Ambasadori Fuere elaboroi kapitujt më me rëndësi për përfaqësuesit e shoqërisë civile. Të dyja grupet shfrytëzuan mundësinë të shprehin qëndrimet dhe pyetjet e tyre mbi konkluzat në Raportin e Progresit.

Page 4: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

zëri i ue-së

4

Më 8 korrik, në Qendrën Informative të BE-së, Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ervan Fuere dhe Ambasa-dori i Belgjikës në Sofje dhe i akre-dituar për Shkup, Mark Mishelsen, prezantuan prioritetet e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm dhe sido-mos prioritetet e presidencës belge, në pajtim me marrëveshjet e fundit të Traktatit të Lisbonës.

Në eveniment morën pjesë edhe Ambasadorët e Spanjës dhe Hun-garisë, ai i Spanjës Hoze Manuel Paz Agueras dhe Ambasadori i Hungarisë Ferenc Kekes, vendet e të cilëve janë pjesë e presidencës treshe të BE-së, së bashku me Belgjikën.

Nënkomisioni për Drejtësi, Liri dhe Siguri, midis BE-së dhe vendit, u takua për herë të shtatë, më 27 shtator në Bruksel. Ishte një forum për këmbimin e zhvillimeve të fundit dhe sfidave që paraqiten nga refor-

mat e vazhdueshme në disa sektorë të rëndësishëm siç janë gjyqësia, policia, anti-korrupcioni, të drejtat fundamentale, politika e vizave, azili dhe migracioni, bashkëpunimi në çështjet penale dhe lufta kundër

krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe parandalimi i drogës. Ky takim shënoi fillimin e ciklit të ri të mbled-hjeve të të gjitha organeve të etab-luara në suaza të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim.

Regjistrimi i popullatës dhe vend-banimeve është planifikuar të re-alizohet në prill 2011. Bashkimi Evropian, përmes EUROSTAT-it, do të mundësojë vlerësim të barab-artë, me anë të ekipit të pavarur të ekspertëve të nivelit të lartë, gjatë përgatitjeve dhe realizimit të regjistrimit. Konferenca për shtyp u mbajt më 27 tetor. Zëvendës Kry-eministri Ademi, Ministresha e Pu-nëve të Brendshme Jankullovska, Drejtori i EUROSTAT-it Everaers dhe Drejtori i Entit Shtetëror Statistikor prezantuan konceptin e regjistrim-it, i cili duhet të përputhet me stan-dardet ndërkombëtare.

PRESIDENCA BELGE

TAKIMI I 7-TË I NËNKOMISIONIT PËR DREJTËSI,LIRI DHE SIGURI

KONFERENCA E EUROSTATIT PËR SHPALLJEN E REGJISTRIMIT

Page 5: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

zëri i ue-së

Me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), projekti Drejtësia për Fëmijët, do t’i ndi-hmojë Qeverisë në përpjekjet e saj për të themeluar një sistem të favor-shëm të drejtësisë për fëmijët – sis-tem që vë theksin në parandalimin dhe rehabilitimin përkundër dënimit; sistem që ka për qëllim interesat më të mira të fëmijëve si konsid-eratë prioritare; sistem i cili merr parasysh rrethanat individuale të një kundërvajtësi, për të garantuar që reagimet janë proporcionale; sistem që prezanton procedura speciale që mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe që përdor paraburgimin si rrugëdalje të fundit. Pavarësisht nga legjislativa e fortë dhe nga sistemi gjyqësor që kryesisht inkurajon të drejtën restor-ative në vend të dënimit, administra-ta e sistemit të drejtësisë për fëmijë në vend, vazhdon të vështirësohet. Sfidat e mbetura me rëndësi përfshi-jnë faktin se profesionistëve shpesh u mungojnë mjetet dhe resurset për implementimin e plotë të Ligjit mbi

të Drejtën e të Miturve dhe mungesa e programit nacional të parandalimit. Projekti ka tre shtylla: 1) përmirësi-mi i standardit udhëheqës ose rreg-ullave, në pajtim me standardet ndërkombëtare, 2) ndërtimi i ka-paciteteve dhe 3) parandalimi. Në kohëzgjatjen 24 muajshe, projekti planifikon arritjen e këtyre rezultat-eve: • Standardi i përforcuar i udhëzimit ose rregullave të harmonizuara me standardet relevante ndërkombëtare dhe evropiane dhe themelimi i siste-mit monitorues për të ndjekur imple-mentimin e këtyre rregullave. • Themelimi dhe funksionimi i me-kanizmit koordinues dhe referues.• Profesionistët (gjykatësit, proku-rorët, avokatët, personeli i punës so-ciale, ndërmjetësuesit dhe nëpunësit e ndëshkimit) e pajisur me njohuri, shkathtësi dhe kompetenca për zba-timin efektiv të Ligjit për të Drejtat e të Miturve. • Modelet e parandalimit të kundër-vajtjeve nga të miturit dhe shërbi-met e themeluara.

• Grumbullimi i të dhënave dhe siste-mit monitorues mbi implementimin e Ligjit mbi Drejtësinë e të Miturve, i zbatuar dhe funksional. Partnerët kryesorë në implemen-timin e projektit janë: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Nacional për Parandalim të Kundërvajtjeve nga të Miturit, Agjencinë për Zbatimin e Sanksioneve, Qendrën për Punë Sociale në Shkup, Akademinë për Trajnimin e Gjykatësve dhe Proku-rorëve, Qendrën për Trajnim Policor, Institutin për Aktivitete Sociale, Sho-qatën e Avokatëve, Odat e Ndërm-jetësuesve, Ekspertët Nacionalë, 10 komuna. Duke dhënë kontribut për reformën më të gjerë të sistemit mbi të drejtën penale, projekti për të drejtën e të miturve financohet nga Bashkimi Evropian me 700,000 euro, si dhe kofinancohet me 100,000 euro nga UNICEF-i, i cili njëkohësisht edhe e implementon atë.

shtator – nëntor 2010

5

NDËRTIMI I NJË SHTEGU: DREJTËSIA PËR FËMIJËT

GARANCAT MINIMALE TË NJË FËMIJE NË KONFLIKT ME LIGJIN

• të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajshmëria sipas ligjit. • të jetë i informuar me kohë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë për akuzat kundër tij ose saj, nëse është e për-shtatshme, përmes prindëve apo kujdestarëve të tij ose saj, dhe të fitojë ndihmë të përshtatshme juridike gjatë përgatitjes dhe prezantimit të mbrojtjes së tij ose të saj. • çështja të përcaktohet pa vonesa nga ndonjë autoritet ose organ juridik kompetent, i pavarur dhe neutral, në gjykim të drejtë sipas ligjit, në prezencën e ndihmës ligjore ose ndonjë ndihme tjetër të përshtatshme, dhe nëse konsiderohet se nuk është në interes më të mirë të fëmijës, sidomos, të merret parasysh situata e tij ose e saj, situ-ata e prindëve ose kujdestarëve të tij apo të saj. • Të mos detyrohet në dhënien e dëshmisë ose pranimit të fajit ; të ekzaminojë dëshmitarët kundërshtarë dhe të fitojë pjesëmarrjen dhe ekzaminimin e dëshmitarëve që janë në favor të tij ose të saj, në kushte të barabarta.• Të ketë ndihmën pa pagesë të përkthyesit nëse fëmija nuk mund ta kuptojë ose flasë gjuhën e përdorur.• Të respektohet privatësia e tij ose e saj plotësisht, në të gjitha fazat e gjykimit. (Konventa e KB-së mbi të Drejtat e Fëmijës, Neni 40b – Garancitë e zgjedhura)

zëri i ue-sëN

dihma e U

E-së

Ndihma e UE-së

Page 6: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

zëri i ue-sëeu newsletter

6

“Së bashku me partnerët tanë të Delegacionit të BE-së, ne identifi-kuam stacionet policore që kishin nevojë urgjente për rindërtim dhe filluam punën kah fundi i vitit të kaluar. Shpresojmë që kontributi ynë në përmirësimin e kushteve të punës do të shpiejë drejt efika-sitetit të përmirësuar në shërbimet për qytetarët dhe implementimin praktik të rregullores së Mar-rëveshjes Kornizë”, tha znj. Gor-dana Jankullovaska, Ministresha e Punëve të Brendshme, gjatë hapjes së stacionit të rindërtuar policor në Tetovë, më 22 qershor 2009.

Me mbi se 1,300,000 euro, Bashki-mi Evropian mbështet rindërtimin e dhjetë stacioneve policore në vend. Qëllimi është të arrihet një nivel harmonizimi me standardet evro-piane në fushën e punës policore,

lidhur me trajtimin e të ftuarve në gjyq, të arrestuarve dhe personave të paraburgosur, si dhe me krijimin e kushteve të përshtatshme për të punësuarit në stacionet policore. Kushtet normale të punës tanimë i gëzojnë të punësuarit e stacionit policor në Kisella Voda, të cilët tani kanë godinë të re. BE-ja ndau rreth 500,000 euro nga Programi CARDS 2006, për rindërtimin e plotë të sta-cionit. Që nga muaji qershor 2010, kushtet e punës janë përmirësuar edhe për të punësuarit në Stacion-in policor të Tetovës, rindërtimi i të cilit kushtoi rreth 400,000 euro, përmes Programit IPA 2007. Zyrat e modernizuara do të ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit policor nga një stacion i cili u shërben 190 mijë qytetarëve në rajonin e Tetovës, i cili nuk ka pasur pothuajse asnjë investim sanitar e as përmirësim të

kushteve të punës për mbi se 30 vjet. Mirëpo, projekti nuk përfundon këtu. Rindërtimi i tetë stacioneve të tjera policore është në vazhdim. Në Shkup këto janë stacioni policor Qendër, Gazi Babë, Karposh dhe Bit Pazar, pastaj stacionet policore në Prilep, Gostivar, Gjevgjeli dhe Shtip. Mbi se 400,000 euro janë siguruar për rindërtimin e këtyre stacioneve, në suaza të Programit IPA 2007.

Rezultatet e parapara janë funk-sionimi më i mirë, më efikas dhe më efektiv i shërbimeve policore; numri më i vogël i ankesave nga qytetarët, organizatat joqeveritare dhe komuniteti ndërkombëtar lid-hur me godinat policore; nivel më i lartë i standardeve ndërkombëtare të kapaciteteve policore në të gjitha aspektet dhe motivimi i shtuar i per-sonelit policor.

PËRKRAHJA E RINDËRTIMIT TË DHJETË STACIONEVE POLICORE

U HAP PROGRAMI I RI TAM

Më 27 tetor, në Odën Ekonomike, zyrtarisht u shënua fillimi i imple-mentimit të Programit për Menaxhim të Anasjelltë (TurnAround Manage-ment - TAM). Objektiva kryesore e Programit të ri të financuar nga BE-ja, është të kontribuojë në zhvillimin dhe konkurrencën e vazhdueshme në vend, me anë të përkrahjes së ndërmarrjeve të zgjedhura, nga

sektorët dinamikë që kanë poten-cial zhvillimor, në përpjekje për të ristrukturuar, përtërirë dhe për të shtuar zhvillimin. Programi i ri TAM, i cili financohet nga Bashkimi Evro-pian dhe implementohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvil-lim, do të implementojë projekte TAM me 20 ndërmarrje për një peri-udhë 27 mujore.

zëri i ue-sëNdihma e UE-së

Ndihm

a e UE-së

Page 7: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

zëri i ue-së shtator – nëntor 2010

Si vend kandidat që nga viti 2005, ish Republika Jugosllave e Maqedo-nisë, në vitin 2006 fitoi të drejtën për ndihmën para-anëtarësuese të BE-së, përmes Instrumentit për Ndihmë Para-Anëtarësuese (IPA). Për sektorin bujqësor, kjo ofron mundësinë e qasjes së fondeve përmes Instrumentit Para-Anëtarë-sues për Zhvillim Rural (IPARD), Komponenti i V-të i IPA-s. Për të pa-sur qasje në këto fonde, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, si institucioni përgjegjës, duhet të kenë kornizë dhe kapac-itete institucionale dhe operative, të cilat janë në pajtim me kërkesat e BE-së. Njëlloj, duhet të themelo-het kapacitet i ngjashëm për të menaxhuar në mënyrë efektive ndi-hmën gjithëpërfshirëse financiare, mbështetjen pas anëtarësimit për

sektorin që do të jetë në dispozicion përmes Politikës së Përbashkët Bu-jqësore. Më 12 tetor, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe Shef i Del-egacionit, Ervan Fuere dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, z. Ljupço Dimovski shpallën fillimin oficial të dy projekteve bu-jqësore që përkrahin harmonizimin e rregullativës nacionale të tregut bu-jqësor dhe marrëveshjet përkrahëse me ato të Bashkimit Evropian.

Projekti “Miratimi dhe implemen-timi i acqui-së, vis-à-vis Poli-tikës së Përbashkët Bujqësore, sidomos themelimi i Organiza-tës së Përbashkët të Tregut”, ka për qëllim harmonizimin e mar-rëveshjeve ekzistuese nacionale të pagesave ndihmëse dhe stabilizimin

e tregut, me marrëveshjet që tani më funksionojnë në Bashkimin Ev-ropian. Ky projekt filloi në korrik 2010 dhe do të zgjasë 15 muaj (kor-rik 2010 – shtator 2011). Buxheti i përgjithshëm që ka ndarë Bashkimi Evropian arrin vlerën prej 638,000 euro.

Objektiva e projektit “Disejni i Administratës së Integruar në mënyrë funksionale dhe Sistemi i Kontrollit (IACS) dhe kapaciteti i bashkuar institucional” duhet të themelojë sistemet nacionale të har-monizuara me sistemet e BE-së për regjistrimin e fermave dhe kontrol-limin e aplikimeve për ndihmë finan-ciare. Projekti filloi në shtator 2010 dhe do të zgjasë 15 muaj (shtator 2010 – nëntor 2011), me buxhet të përgjithshëm prej 538,000 euro.

7

SEKTORI I BUJQËSISË PËRGATITET PËR ANËTARËSIM

zëri i ue-sëN

dihma e U

E-së

Ndihma e UE-së

Page 8: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

zëri i ue-së

Më 20 tetor, Qendra Informative e BE-së ishte nikoqire e shpalljes zyrtare të projektit të financuar nga BE-ja: Përkrahja e Reformës Tatimore. Refor-ma e Drejtorisë për të Ardhura Publike, si pjesë e reformave strukturore, është proces vendimtar dhe parakusht për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në vend. Kjo reformë ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve të zgjedhin problemet e tyre në mënyrë më efi-kase, të rrisin nivelin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe palëve pjesëmar-rëse në menaxhimin e çështjeve fis-kale, për transparencë dhe përgjegjësi më të madhe. Krahas arritjeve dhe progresit të arri-

tur, kapaciteti i administratës tatimore kërkon përforcim të vazhdueshëm, si në strukturat administrative ashtu edhe në resurset teknike. Përmirësi-mi i kapaciteteve administrative për rritjen e grumbullimit të ardhurave vjetore dhe përmirësimin e shërbime-ve ndaj taksapaguesve, është prioritet i Ministrisë së Financave. Objektiva e përgjithshme e këtij pro-jekti të financuar nga BE-ja, me bux-het prej 1.3 milion euro, është për-mirësimi i performancës së Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe Ministrisë së Financave në fushën e grumbullimit të të ardhurave, shërbimeve të tak-sapaguesve, përforcimit të kapacitetit institucional në grumbullimin e tati-meve dhe luftimin e korrupcionit me harmonizimin e vazhdueshëm të ko-rnizës ligjore me standardet e BE-së, rregullativat relevante, masat dhe di-rektivat. Projekti 18 muajsh përbëhet nga dy komponente:

Komponenti i I-rë: Harmonizimi i vazhdueshëm i legjislacionit

Qëllimi i këtij komponenti është har-monizimi i vazhdueshëm i legjislacion-

it tatimor me përqëndrim të veçantë në tatimin e drejtpërdrejtë (Ligji mbi Tatimin e të Ardhurave Personale dhe Tatimi Profitabil i Ndërmarrjeve). Propozim ligjet e reja tatimore do të harmonizohen me acquis communau-taire.

Komponenti i II-të: Përforcimi i Kapacitetit të Administratës Tati-more të Zyrës për të Ardhura Pub-like

Qëllimi kryesor i këtij komponenti është përforcimi dhe përmirësimi i performanës së Zyrës për të Ardhura Publike. Projekti fokusohet në këto fu-sha: përforcimi i mëtejshëm i imple-mentimit të funksioneve të revizionit të brendshëm, zhvillimi i standardeve profesionale për të punësuarit, për-forcimi i kapaciteteve për luftimin efi-kas të mashtrimit në pagesën e tati-meve, përmirësimi i metodologjisë së zbatimit dhe grumbullimit të borxheve tatimore, rritja e efikasitetit në komu-nikimin e brendshëm dhe të jashtëm, sigurimi i ndihmës për zyrat rajonale të Zyrës për të Ardhura Publike në Tetovë dhe në Shtip.

zëri i ue-së

8

TATIMET NË DOBI TË QYTETARËVE

Më tepër informata mbi projektet e financuara nga BE-ja në vend, mund të gjeni në ueb faqen e Delegacionit të Bashkimit Evropian: www.delmkd.ec.europa.eu

PËRFORCIMI I KAPACITETEVE PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE

Më 6 tetor, oficialisht u shpall fillimi i projektit të financuar nga BE-ja: “Përforcimi i kapaciteteve adminis-trative të nivelit qendror dhe lokal, për implementimin dhe vënien në fuqi të legjislacionit për menaxhimin e mbeturinave”. Projektin e lansuan Përfaqësuesi Special i Bashkimit Ev-ropian dhe Shef i Delegacionit, Ervan Fuere, Ministri i Mjedisit dhe Planifi-kimit Hapsinor, dr. Nexhati Jakupi dhe Udhëheqësi i projektit, z. Frank Sh-vajzer. Projekti ka për qëllim të kon-tribuojë në zhvillimin e vazhdueshëm të vendit duke i përforcuar kapac-itetet administrative në nivel nacio-

nal, rajonal dhe lokal dhe duke vënë në fuqi legjislacionin për mjedisin, në sferën e menaxhimit të mbeturinave. Përfituesit kryesorë të këtij projekti, me buxhet prej pothuajse 1.3 milion euro dhe me kohëzgjatje 20 mua-jshe, janë: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, 17 komunat në rajonin Verilindor dhe Lindor, duke përfshirë edhe organet e tyre për menaxhimin e mbeturinave. Projekti parasheh implementimin e këtyre aktiviteteve kryesore: I. Zhvillimin e implementimit të legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, të harmonizuar me

aquis-në për mjedis;II. Përforcimi i kapacitetit administra-tiv të përfituesve për të implemen-tuar legjislacionin e menaxhimit të mbeturinave;III. Përforcimi i kapacitetit admin-istrativ të përfituesve për vënien në fuqi të legjislacionit për menaxhimin e mbeturinave;IV. Përmirësimi i koordinimit midis in-stitucioneve përgjegjëse në sektorin e menaxhimit të mbeturinave;V. Involvimi i palëve pjesëmarrëse në implementimin e projektit dhe informimi i publikut mbi rezultatet e projektit.

Ndihm

a e UE-së

Ndihma e UE-së

Page 9: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

shtator – nëntor 2010zëri i ue-së

9

FUSHATA E BE-së PËR TË USHQYERIT E SHËNDETSHËM

BE-ja PËR HERË TË PARË LANSON JAVËN E SHKATHTËSIVE ELEKTRONIKE

Këtë vjeshtë, në shtatë vende të BE-së, u realizuan tre shfaqje rrugore lidhur me dobitë nga ushqimi i shën-detëshëm, duke lavdëruar vetitë e pemëve, perimeve dhe prodhimeve të qumshtit, para rreth 17000 njerëzve. Ajo që është më me rëndësi, mosha mesatare e pothuajse të gjithë au-diencës ishte prej 8 deri në 12 vjeç. Fëmijët me mbipeshë janë problem gjithnjë e më i madh në Evropë.

Vlerësimet e BE-së janë se 22 milionë fëmijë janë me mbipeshë. Pesë mil-ionë nga këta, janë obesiv, numër ky që rritet për 400 000 në vjet. “Nëse shohim rreth e përqark num-rin e fëmijëve me mbipeshë, është e qartë se duhet të veprojmë men-jëherë”, tha komisioneri për ferma, Marian Fisher Boel, gjatë fillimit të shfaqjeve në shtator. Mbi tetë javë, shfaqja “Simiti i shijshëm” udhëtoi

në Belgjikë, Francë, Britani të Madhe, Irlandë, Estoni, Lituani dhe Poloni, duke u ndalur në gjithsej 173 shkolla. Me prezantimin e lojërave dhe kuizeve, shfaqjet ishin pjesë e fush-atës së BE-së për promovimin e shprehive të të ushqyerit të shëndet-shëm, në mesin e fëmijëve. Fushata plotëson skemat shkollore për pemët dhe qumshtin, të cilat gjithashtu u dedikohen fëmijëve. Përfshihet ueb faqja me informata për të ushqyerit e shëndetshëm, ku fëmijët bënin gara në zbulimin e the-sarit dhe fitonin çmime. Ueb faqja gjithashtu ofron materiale mësimore dhe këshilla për prindët, si për shem-bull se çka duhet të bëjnë me fëmijët që asnjëherë nuk duan të provojnë ushqime të reja. Këshillë: mundohuni të inkuadroni fëmijët në planifikimin dhe përgatitjen e ushqimeve.

Teknologjia digjitale është vitale për Evropën, nëse ajo dëshiron të mbetet konkurruese. Edhe për ju është me rëndësi të madhe, sepse shkathtësitë e mira në këtë sferë mund të stimu-lojnë një vend të mirë pune në mje-disin e sotëm dinamik.Interneti dhe teknologjitë e ngjashme kanë shkak-tuar kthesë rrënjësore në mënyrën e jetesës sonë. Mirëpo, anketa e fundit tregon se në vitin 2005, mbi se një e treta e popullatës në Evropë nuk kanë njohuri themelore për përdorimin e kompjuterëve.Edhepse një pjesë e madhe e kësaj përqindjeje ishin njerëz më të moshuar, mbi se 10% të grupmoshës 16-24 vjeç pranuan se janë plotësisht të paditur në këtë sferë. Le të mos zëmë në gojë se gjith-

një e më pak të rinj zgjedhin të stu-diojnë Teknologjitë e Informimit, gjë që shkakton mungesë të personelit të kualifikuar në sektor. Teknologjitë e informimit janë pjesë e aktiviteteve të përditshme ekonomike. Ato ndih-mojnë në performancat e ndërmar-rjes dhe janë burim i inovacioneve dhe dobive të produktivitetit. BE-ja ka nevojë për profesionistë të kualifi-kuar në këtë fushë, nëse don të ruajë pozitën e vet në tregjet botërore dhe të tërheqë investime në trojet e veta.Për këtë arsye, në vitin 2007, Komis-ioni Evropian miratoi programin afat-gjatë për inkurajimin e shkathtësive kompjuterike. Këtu përfshihej edhe fushata për ngritjen e vetëdijes në radhët e studentëve, profesionistëve

të rinj dhe ndërmarrjve të vogla, lid-hur me mundësitë e shumta që i ofron teknologjia. Kjo fushatë do të arrijë kulminacionin këtë javë, në Javën Ev-ropiane të Shkathtësive Elektronike (1-5 mars). Gjatë javës, në mbarë Evropën, pritet që evenimentet e veçanta, do të tërheqin vëmendjen e rreth 300 000 njerëzve. Komisioni gjithashtu do të shfrytëzojë rastin të prezantojë publikisht rezultatet e programit të vet Shkathtësitë elek-tronike. Teknologjitë e reja gjithashtu do të jenë në thelbin e strategjisë së re ekonomike të BE-së për Evropën – “Evropa 2020” – e cila do të insistojë në zhvillimin e vazhdueshëm, në bazë të njohurisë dhe inovacionit.

http://ec.europa.eu/news/science/100226_en.htm

(http://ec.europa.eu/news/agriculture/091208_en.htm

Lajme nga Brukseli

Lajme nga Brukseli

Page 10: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

zëri i ue-së

Sipas Eurobarometrit pranveror 2010, sondazh i organizuar dy herë në vjet nga BE-ja në shtetet anëtare dhe vendet kandidate, pothuajse 75% evropianë janë të mendimit se koordinimi më i fuqishëm i poli-tikave sociale dhe ekonomike midis shteteve anëtare të BE-së, do të ishte i efektshëm në luftimin e krizës ekonomike. Sondazhi u realizua në muajin maj – në kulminacionin e krizës evropiane të borxheve – dhe u publikua në fund të gushtit.

Sferat kryesore për të cilat brengosen evropianët gjatë krizës, mbeten pa-punësia (48%), gjendja aktuale eko-nomike (40%) dhe rritja e çmimeve (20%). Kriza kishte ndikim edhe mbi perceptimin e BE-së nga ana e qytetarëve: numri i evropianëve që asocojnë Bashkimin Evropian me eu-ron u shtua nga 37% në vjeshtë të vitit 2009 deri në 40%, në krahasim me përqindjen e atyre që Bashki-min Evropian e asocojnë me lirinë e udhëtimit, mësimit dhe punës kudo në BE (numër i cili u zvogëlua nga 46% në 45%), dhe qytetarët që e asocojnë BE-në me paqen (numër i zvogëluar nga 28% në 24%). Rezultatet theksojnë pritjet gjithnjë e më të mëdha që qytetarët i kanë

nga BE-ja: numër në rritje (26% nga 22%) besojnë se as SHBA-të e as G20, por BE-ja është në pozitën më të lartë për ndërmarrjen e aktiv-iteteve efektive kundër krizës.Të pyetur lidhur me dobitë nga anëtarësimi në BE, 49% evropianë, në maj thanë se anëtarësimi i vendit të tyre në BE është “gjë e mirë” (në vjeshtë kjo përqindje ishte 53%). Perceptimi i qytetarëve duket të jetë ndikuar nga rrethanat në peri-udhën kur është realizuar sondazhi: pakoja e masave të stabilizimit nuk ishte ende plotësisht operative (kjo e fundit ndodhi në qershor) dhe Greqia u godit nga probleme të rënda buxhetore gjatë muajve të parë të këtij viti, dhe ekzistonte një rrezik nga shpërndarja e këtyre problemeve edhe në vendet tjera anëtare. Mirëpo, përkrahja publike për anëtarësim në BE ishte akoma më e lartë se në vitin 2001, kur ar-rinte në 48%.Sondazhi gjithashtu konstatoi se në maj 2010, besimi në institucionet e BE-së mbeti i lartë, në krahasim me qeveritë apo parlamentet na-cionale (42% në krahasim me 29% respektivisht 31%), edhepse besimi ndaj BE-së u zvogëlua gjatë kulmi-nacionit të krizës (42% nga 48% në

vjeshtën e vitit 2009). Besimi ishte më i theksuar në Estoni (68%), Sllo-vaki (65%), Bullgari dhe Danimarkë (61%), kurse më i ulët në Britaninë e Madhe (20%).

10

QYTETARËT E BE-së FAVORIZOJNË QEVERISJEN MË TË FUQISHME EKONOMIKE

Ngjashëm me trendin e shteteve anëtare të BE-së, Eurobarometri Pran-veror 2010 tregoi një zbritje të përkrahjes pub-like në ish Republikën Ju-gosllave të Maqedonisë për anëtarësim në BE (nga 66% në vjeshtën e vitit 2009 në 60% në muajin maj 2010). Rreth 11% besojnë se anëtarësimi do të jetë një “gjë e keqe”, kurse 27% mendojnë se “nuk do të jetë as mirë as keq”. Numri prej 73% i qytetarëve mendojnë se vendi do të përfitojë nga anëtarësimi në BE (3% më pak, në krahasim me Eu-robarometrin paraprak).

Më 9 maj, ministrat e financave dhe ekonomisë së BE-së, miratuan pakon e masave për ruajtjen e stabilitetit financiar në Evropë, me një sumë prej 500 miliardë euro. Masat gjithashtu përfshinin pakon mbështetëse për Greqinë. Rreth 110 miliardë euro u mundësuan për të ndihmuar Greqinë në plotësimin e kërkesave financiare, me gatishmërinë e shteteve anëtare të zonës së euros, për të ndihmuar me rreth 80 miliardë – prej të cilave 30 miliardë gjatë vitit të parë. Qëllimi ishte fi-nancimi i plotë i kërkesave financiare për vitin 2010 dhe 2011 dhe të lejohet kthimi progresiv në treg, nga viti 2012 e tutje. Ministrat përkrahën fuqishëm angazhimin e Portugalisë dhe Spanjës për masat e rëndësishme plotësuese të konsolidimit në vitin 2010 dhe 2011. Oli Ren, Komisioneri për Çështje Ekonomike dhe Monetare, tha se pakoja e masave “nuk është vetëm për Greqinë, por gjithashtu edhe për stabilitetin financiar të mbarë BE-së dhe zonës së euros në tërësi”.

Anketa e fundit tregoi përkrahje të fuqishme publike për aktivitetet e sinkronizuara të të gjitha shteteve anëtare në trajtimin e problemeve ekonomike, mirpo gjithashtu edhe perceptim më negativ lidhur me përfitimet nga anëtarësia, si rezultat i krizës

Politikat e UE-së

Politikat e UE-së

Page 11: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

Eurobarometri Pranveror 2010

Disa analistë thonë se ndikimi i krizës ekonomike në tregun e punës, tani më ka arritur kulminacionin dhe gjendja do të fillojë të përmirësohet gradualisht. Përkundrazi, të tjerët thonë se më e keqja akoma nuk ka ardhur. Cili nga këto dy formulime është më i përafërt me mendimin tuaj?

BE27 Rrethi i jashtëm MK Rrethi i brendshëm

Ndikimi i krizës në vendet e punës tani më ka arritur kulminacionin Më e keqja akoma nuk ka ardhur

Nuk e di

BE27 MK

Evolucioni pranverë 2010/vjeshtë 2009

Brengat kryesore me të cilat përballet vendiCilat janë dy problemet kryesore me të cilat përballet (VENDI YNË) momentalisht?

Brengat kryesore personaleMe cilat dy probleme më të rëndësishme jeni duke u përballur ju personalisht?

Papunësia

Gjendja ekonomike

Rritja e çmimeve/inflacioni

Kriminaliteti

Sistemi shëndetësor

Pensionet

Tatimet

Emigrimi

Sistemi arsimor

Banimi

Terrorizmi

Mjedisi

Energjia

Mbrojtja/Punët e Jashtme

Rritja e çmimeve/inflacioni

Gjendja ekonomike

Papunësia

Sistemi shëndetësor

Pensionet

Tatimet

Sistemi arsimor

Kriminaliteti

Banimi

Energjia

Mjedisi

Emigrimi

Mbrojtja/Punët e jashtme

TerrorizmiBE27MK

BE27MK

Të gjitha tabelat mund t’i gjeni në: http://ec.europa.eu/public_opinion/archives/eb/eb73/eb73_fact_mk_en.pdf

pranverë 2010 në krahasim me vjeshtë 2009 pranverë 2010 në krahasim me

vjeshtë 2009

Page 12: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · POLITIKA E UE-s ë ... dhe ekonomike. Vërtet, zgjerimi është

zëri i ue-sëzëri i ue-së

Qendra Inform

ative e UE-së

Qendra Informative e UE-së

Me rastin e Ditës pa vetura (22 shtator), rreth 400 biçiklistë nga Shkupi morën pjesë në paradën e

bicikletave, aktivitet ky i organizuar si pjesë e Javës Evropiane të Mobilitetit. Ambasadori Ervan Fuere. Min-istri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Nexhati Jakupi dhe Sekretari i Qytetit të Shkupit Gordana Ivanoviq përshëndetën pjesëmarrësit në “cakun përfundimtar” para Qendrës Informative të BE-së. Pesë pjesëmar-rës ishin fituesit fatlumë të bicikletave të donuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.

Kjo ishte një ditë e mrrekullueshme për Shkupin dhe qytetarët, pasi që qyteti u bashkua me 2000 qytete të tjera në mbarë botën, të cilët gjithashtu e shënuan këtë ditë, theksoi Ambasadori Fuere. Ai falënderoi Min-istrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe qytetin e Shkupit, të cilët e organizuan paradën e biçiklistëve, në partneritet me Qendrën Informative të BE-së.

Java Evropiane e Mobilitetit – Udhëto më mençur, Jeto më mirë

Tijana Dodov nga Shkupi fitoi çmimin për vizatim më të mirë në temën Barazia Gjinore, të organizuar nga Komisioni Evropian

“Nuk më besohej kur mamaja më tregoi se kisha fit-uar çmimin e parë. U gëzova shumë”, tha vashëza e emocionuar Tijana Dodov gjatë ceremonisë së hapjes të ekspozitës së 14 vizatimeve më të mira në konkur-rencën ndërkombëtare mbi Barazinë Gjinore, në Qen-d r ë n Informative të BE-së. Dhjetë

vjeçarja nga shkolla fillore Jan Amos Komenski nga

Shkupi, fitoi çmimin për vizatimin më të mirë në kategorinë e Vendeve Fqinje

Europiane. Konkursi u shpall nga Komisioni në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, më 8 mars 2010. Përfaqësuesi Special dhe Shef i Delegacionit, Amba-sadori Ervan FUERE uroi Tijanën për suksesin e ar-ritur dhe i dorëzoi certifikatën, duke i thënë se ajo është krenaria e prindërve të saj, e mësimdhënësve, shokëve të shkollës dhe e tërë vendit të saj.

14 vizatimet fituese do të jenë të ekspozuara tre javë në Qendrën Informative të BE-së. Nga 9 nëntori, vi-zatimet fituese do të ekspozohen në Muzeun e Fëmi-jëve në Bruksel.

Informative të BE-së. Dhjetë vjeçarja nga shkolla fillore

Jan Amos Komenski nga Shkupi, fitoi çmimin

Qendra Informative e Unionit EuropianM.H. Jasmin 52v, 1000 ShkupTel./Fax. ++389 (0)2 329 63 63Orari i punës E hënë-e premte 09-18; E shtunë 10-13

Informatat mbi evenimentet e ardhshme në Qendrën Informative të UE-së, gjenden në faqen tonë www.euic.mk

e vizituan mbi

Gjatë

vizitorë2200

verës dhe vjeshtës ‘10

Qendrën Informative të BE-së