12
Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 1/2010 janar - mars ‘10 zëri i unionit europian Marrëveshja financiare 2007 – 2010 mbështet investimet në sferën e prodhimit, për- punimit dhe marketingut bujqësisë dhe përkrah shum-llojshmërinë dhe zh- villimin e ekonomisë rurale, me një vlerë prej gjithsej 42 milionë Euro. vazhdon në faqe 5 Komisioneri Fule, vizitoi Shkupin më 19 shkurt, pothuajse një javë pas marrjes së mandatit, me qëllim që të inkurajojë autoritetet e vendit të mirëmbajnë dhe të intensifikojnë më tej përpjekjet për reformën e UE-së dhe të vazhdojnë në mënyrë aktive bisedat mbi çështjen e emrit me Greqinë, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Vizita u realizua në kontekst të rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit në UE, rekoman- dim që fitoi mbështetjen e gjerë të Parlamentit Europian. Mesazhet e z. Fule u transmetuan përmes përfshirjes së plotë të mediave. Komisionari i ri për zgjerim dhe politikë fqinjësore realizoi takime me Kryeministrin Gruevski (me të cilin mbajti konferencë të përbashkët për shtyp), Presidentin Ivanov, Kryetarin e Parlamentit Veljanov, me liderin e partisë opozitare LSDM (z Cërvenkovski) dhe me liderin e partisë në koalicion BDI-së (z.Ahmeti). KOMISIONARI FULE VIZITOI SHKUPIN NË GJATË JAVËS SË PARË TË MANDATIT TË TIJ vazhdon në faqe 3 Filloi punën Komisioni i ri Europian Më 9 shkurt, deputetët e Par- lamentit Europian miratuan 26 kandidatët e Komisionit Europian, duke mundësuar që ekipi i z. Baroso të fillojë me punë. U nënshkrua marrëveshja e financimit të komponentit të IPA-s për zhvllimin rural Shiko kush është kush në Komisionin Europian 2010-2014 në faqe 6

zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

zëri i ue-së janar-mars 2010

Delegacioni i Unionit Europian, Shkup o 1/2010

janar - mars ‘10

zëri iunionit europian

Marrëveshja financiare 2007 – 2010 mbështet investimet në sferën e prodhimit, për-punimit dhe marketingut të bujqësisë dhe përkrah shum-llojshmërinë dhe zh-villimin e ekonomisë rurale, me një vlerë prej gjithsej 42 milionë Euro.

vazhdon në faqe 5

Komisioneri Fule, vizitoi Shkupin më 19 shkurt, pothuajse një javë pas marrjes së mandatit, me qëllim që të inkurajojë autoritetet e vendit të mirëmbajnë dhe të intensifikojnë më tej përpjekjet për reformën e UE-së dhe të vazhdojnë në mënyrë aktive bisedat mbi çështjen e emrit me Greqinë, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Vizita u realizua në kontekst të rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit në UE, rekoman-dim që fitoi mbështetjen e gjerë të Parlamentit Europian. Mesazhet e z. Fule u transmetuan përmes përfshirjes së plotë të mediave. Komisionari i ri për zgjerim dhe politikë fqinjësore realizoi takime me Kryeministrin Gruevski (me të cilin mbajti konferencë të përbashkët për shtyp), Presidentin Ivanov, Kryetarin e Parlamentit Veljanov, me liderin e partisë opozitare LSDM (z Cërvenkovski) dhe me liderin e partisë në koalicion BDI-së (z.Ahmeti).

KOMISIONARI FULE VIZITOI SHKUPIN NË GJATË JAVËS SË PARË TË MANDATIT TË TIJ

vazhdon në faqe 3

Filloi punën Komisioni i ri Europian

Më 9 shkurt, deputetët e Par-lamentit Europian miratuan 26 kandidatët e Komisionit Europian, duke mundësuar që ekipi i z. Baroso të fillojë me punë.

U nënshkrua marrëveshja e financimit të komponentit të IPA-s për zhvllimin rural

Shiko kush është kush në Komisionin Europian 2010-2014 në faqe 6

Page 2: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

zëri i ue-sëpërmbajtja

2

përmbajtja Faqe 3

Ndihma e UE-së . . . . . . . . . . . . faqe 5, 8 deri në 10

Politika e UE-së . . . .. . . . . . . . . . faqe 6, 7

Lajme nga Brukseli . . . . . . . . . . . faqe 11

Qendra Informative e UE-së . . . faqe e fundit

Informata të mëtejshme:

Ju lutemi vizitoni ueb faqet e mëposhtme për informata të mëtejshme lidhur me Unionin Europian.

www.europa.eu.int e parë e Unionit Europian

www.europa.eu.int/comm/external_relations/index.htm Marrëdhëniet e Jashtme të Unionit Europian

http://ec.europa.eu/dgs/enlargement/index_en.htm Zgjerimi

www.eu2010.es Presidenca spanjolle e Këshillit të Unionit Europian

www.delmkd.ec.europa.eu Delegacioni i Unionit Europian, Shkup

Për informata mbi artikujt në këtë Buletin, ju lutemi kontaktoni Qendrën Informative të Unionit Europian në Shkup.

Ose…z. Konstantin Jovanovski, Nëpunës për shtyp dhe informata

E-mail: [email protected] Tel: +389 (0) 3248527Botues : Delegacioni i Unionit Europian Adresa: M.H.Jasmin 52-V, 1000 Shkup.Tel.: (02) 3248 500. Faks: 3248 501 Email: [email protected]ëndrimet e pasqyruara në këtë botim nuk janë detyrimisht qëndrime të Komisionit Europian

Detajet për kontakt: Pikat Informative të UE-së

www.euic.mk Qendra Informative e UE-së

Pika Informative e UE-së, Kumanovë Komuna e Kumanovës "11 Tetori" bb 1300 Kumanovë Tel/Faks : (031) 437 310 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Veles Komuna e Velesit rr. "Panko Brashnar" nr 1 1400 Veles tel.(043) 231- 241 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Tetovë Komuna e Tetovës rr."JNA" bb 1200 Tetovë Tel. (044) 337-910 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Kavadarci Komuna e Kavadarcit "Marshal Tito" bb 1430 Kavadarci Tel. (043) 400 022 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Manastir Komuna e Manastirit bul "1 Maji" bb 7000 Manastir Tel. (047) 232 800 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Koçani Komuna e Koçanit "Rade Kratovce" 1 2300 Koçani Tel. (033) 274-045 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Gostivar Komuna e Gostivarit Bul. "Vëllezërit Gjinovski" nr.61 Tel. (042) 218-617 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Bilbliotekës universitare Kombëtare “Shën Kliment Ohridski” Bul.Goce Delçev, nr.6, 1000 Shkup Tel/Faks. (02) 3226-846 e-mail: [email protected]

UEi - Shkup Fakulteti Ekonomik Universiteti Shën Kirili dhe Metodi Krste Misirkov bb, 1000 Shkup Tel. (02) 3286-835 Faks. (02) 3118-701 E-mail: [email protected]

UEi - Tetovë Universiteti i Europës Juglindore Ilindenska bb, 1200 Tetovë Tel. (044) 356-205 Faks. (044) 356-001 E-mail: [email protected]

UEi - Manastir Fakulteti i Administrimit dhe Biznesit të sistemeve informative – Manastir Partizanska bb, 7000 Manastir Tel. (047) 259-923 Faks. (047) 259-917 E-mail: [email protected]

- Takimi i 7-të i Komisionit të Përbashkët Parlamentar dhe vizita e parë e AFET në vend

- Vizita e Kryeministrit Gruevski në Institucionet Europiane

- U nënshkrua marrëveshja e financimit të komponentit të IPA-s për zhvllimin rural

- Themelimi i sistemit nacional radio-digjital për policinë

- Ndihma e UE-së në punën e Entit Shtetëror Statistikor

- Ndihma e UE-së për Administratë të modernizuar dhe efektive doganore, në pajtim me standardet dhe përvojat më të mira të UE-së

- Mbështetje për funksionimin më të efektshëm dhe modern të gjykatës administrative

- UE-ja përkrah rregullativën më të mirë në sektorin e energjetikës

- Përforcimi i kapacitetit të Sekretariatit Gjeneral për reformë të administratës publike dhe bashkëpunim të OJQ-ve

- Komisioni Europian inkurajon përfshirjen sociale të romëve- Mishel Platini : puna e përbashkët e autoriteteve lokale dhe

futbollit do të shënojë fitore në përfshirjen sociale- Stimuli i përtërirë për sigurinë e ushqimit: UE-ja trajton

urinë në vendet në zhvillim

- Filloi punën kolegjiumi i ri i Komisionit Europian

Page 3: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

zëri i ue-së janar-mars 2010

Gjatë konferencës për shtyp, Komis-ionari i bëri thirrje vendit që të shfrytëzojë ‘dritaren unike të mundë-sive’ gjatë disa muajve të ardhshëm. Ai tha se UE-ja nuk ka plan rezervë, nëse zgjidhja e emrit nuk gjindet deri në muajin qershor, siç u reko-

mandua paraprakisht nga Këshilli i Ministrave të UE-së. ‘Dritarja e mundësive është e hapur për planin A. Jam i bindur se të dy qeveritë do të bëjnë gjithçka që është në dorë të tyre për të shfrytëzuar këtë dri-tare, duke eliminuar mundësitë për

plan B’, theksoi komisionari. Z. Fule theksoi se megjithse çështja e em-rit është bilaterale, ajo ka ndërlikime rajonale. Prandaj, ai shpreson se liderët e këtyre vendeve do të gjejnë një zgjidhje.Z. Fule gjithashtu iu drejtua edhe Komisionit të Përbashkët Parlamentar të vendit dhe UE-së (i cili kishte ta-kim në Shkup më 18 dhe 19 shkurt), duke theksuar se është plotësisht i përkushtuar për ardhmërinë europi-ane të vendit dhe se rezultatet e arri-tura në vend do të ‘shpiejnë’ Shkupin drejt Brukselit. Sipas mendimit të tij, rekomandimi i Komisionit Euro-pian për caktimin e datës së hapjes së negociatave duhet të perceptohet si stimul i fuqishëm për zgjidhje për-fundimtare të çështjes së emrit. Ai lëvdoivullnetin e jashtëzakonshëm politik të deputetëve të Parlamentit Europian për vazhdimin e projektit historik të zgjerimit të UE-së.Përsa u përket reformave, z. Fule theksoi se ‘fjalët duhet të shndër-rohen në vepra’. Ai nënvizoi nevojën për përpjekje të mëtutjeshme në sferat e administratës publike, gjy-qësisë, luftës kundër korrupcionit dhe implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

3

vazhdon nga faqja e parë

TAKIMI I 7-të I KOMISIONIT TË PËRBASHKËT PARLAMENTAR DHE VIZITA E PARË E AFET-it NË VEND

Takimi i 7-të i Komisionit të Përbash-kët Parlamentar u mbajt në Shkup, nën udhëheqësinë e re të euro-par-lamentarit Jorgos Shatsimarkakis dhe deputetit Spasenovski. Gjatë ta-kimit mbizotëroi një atmosferë tejet konstruktive. Parlamentarët europia-në dhe deputetët e vendit këmbyen qëndrime mbi tema të ndryshme siç ishin reforma e gjyqësisë, politika anti-korruptive, reforma e adminis-tratës publike, marrëdhëniet ndër-etnike, zhvillimi ekonomik, mjedisi dhe infrastruktura, si dhe menax-himi i fondeve IPA. Komisioni i Për-bashkët Parlamentar shqyrtoi këto çështje:- marrëdhëniet midis Unionit Euro-pian dhe Republikës së Maqedonisë;- situata në gjyqësi dhe funksionimi i administratës publike;- marrëdhëniet midis komuniteteve;- ekonomia dhe reformat e realizuara lidhur me obligimet e anëtarësisë në UE

Komisionari Fule u takua me Presidentin Ivanov

Komisionari Fule, deputeti Aleksandar Spasenovski dhe europarlamentari Jorgos Shatsimarkakis gjatë seancës së komisionit të përbashkët parlamentar

Page 4: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

zëri i ue-së

4

Më 24 mars, në Bruksel, Kryemin-istri Nikolla Gruevski realizoi takime të veçanta me Presidentin e Këshillit Europian – Herman van Rompuj, me Presidentin e Parlamentit Europian Jerzi Buzek dhe me Komisionarin për Zgjerim – Stefan Fule. Z. Van Rompuj inkurajoi Kryeminis-trin Gruevski itë vazhdojë me pro-cesin e integrimit në UE dhe shpre-hu besimin se çështja e emrit do të zgjidhet së shpejti.

Mesazhe të ngjashme u transmetuan edhe gjatë takimeve të Kryeministrit Gruevski me Presidentin Buzek dhe Komisionarin Fule.

- E kam inkurajuar Kryeministrin Nikolla Gruevski të angazhohet për gjetjen e zgjidhjes së emrit e cila do të ishte reciprokisht e pranueshme, tha z. Buzek pas takimit. Ai gjithash-tu uroi z. Gruevski për vazhdimin e reformave në rrugën e vendit drejt integrimit në UE. -Z. Gruevski tha se i prezantoi pro-jektet strategjike të vendit, aktiv-itetet në sferën ekonomike, luftën kundër korrupcionit dhe veprave penale, në sferën e arsimit, marrëd-hënieve ndëretnike dhe implemen-timin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Ne jemi duke bërë dhe do të vazh-dojmë të bëjmë çmos për zgjidhjen e çështjes së emrit, pasiqë duam të normalizojmë marrëdhëniet me Athinën, të anëtarësohemi në NATO dhe të fillojmë negociatat e hyrjes në UE”, tha Gruevski.Gjatë takimit me z. Gruevski, Komi-sionari Fule uroi përpjekjet e vendit në vazhdimin e reformave, sido-mos në sferën e gjyqësisë dhe ad-ministratës publike. Komisionari Fulegjithashtu përgëzoi përpjekjet e vendit për të luftuar kundër krizës ekonomike. Kryeministri Gruevski përsëri shprehu mirënjohjen e tij ndaj UE-së, për vendimin e heqjes së regjimit të vizave për vendin.

- Politikat e mjedisit dhe infrastruk-tura e transportit, përfshirë këtu edhe aspektet e bashkëpunimit ndër-kufitar;- Menaxhimi i fondeve të UE-së, me vështrim të veçantë në Instrumentin e Ndihmës Para-anëtarësuese (IPA).Gjatë seancës së hapjes së Komi-sionit të Përbashkët Parlamentar, së bashku me Zëvendës Kryeministrin për Integrim në UE dhe me Minis-trin e Punëve të Jashtme, Amba-sadori Fuere dhe Drejtoresha e DG për Zgjerim, znj. Kas Granje, morën pjesë në këmbimin e qëndrimeve mbi marrëdhëniet e vendit dhe UE-së dhe mbi plotësimin e kritereve politike.

Delegacioni i udhëhhequr nga euro-parlamentari A. Peterle (President i Parlamentit Europian dhe ish Kryem-inistër i Sllovenisë) përfshinte edhe deputetin Zoran Taler, raportues i Parlamentit Europian për vendin. Prezenca e tyre dhe komunikimi me autoritetet nacionale bënë jehonë në opinionin publik. Delegacioni u takua me udhëheqësinë e vendit; liderin e BDI-së (parti etnike shqiptare e koalicionit); me liderin e LSDM-së (partia kryesore opozitare); me de-putetë të Komisionit për Punë të Jashtme; me Këshillin Nacional për Integrim Europian; me deputetë të komuniteteve më të vogla; me për-faqësues të OJQ-ve dhe me autorite-tet anti-korruptuese. Ata gjithashtu vizituan Akademinë

për trajnimin e Gjykatësve dhe Prou-rorëve, organ i mbështetur nga pro-jekte të njëpasnjëshme të financuara nga UE-ja. Në fjalimin e vet të mbajtur para Komisionit të Përbashkët Parlamen-tar (në të cilin morën pjesë antëarë të delegacionit AFET dhe deputetë të Komisioneve për Çështje Europi-ane dhe Politikë të Jashtme, si dhe të gjithë anëtarët e këshillit Nacional për Integrim në UE), Komisionari Fule rikujtoi vëmendjen e veçantë që Unioni Europian ia ka kushtuar vendit. Rezoluta e progresit të ven-dit, e miratuar nga Parlamenti Euro-pian më 10 shkurt, u përsërit gjatë takimeve të delegacioneve të Komi-sionit të Përbashkët Parlamentar dhe AFET-it me autoritetet nacionale.

VIZITA E KRYEMINISTRIT GRUEVSKI NË INSTITUCIONET EUROPIANE

Vizita e parë e komisionit për punë të jashtme (AFET)

Kryeministri Gruevski dhe Presidenti i Këshillit Evropian, van Rompuj

Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzi Buzek

Komisionari për Zgjerim, Fule

Page 5: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

zëri i ue-së janar-mars 2010

5

Ndihm

a e UE-së

Ndihma e UE-së

Më 2 mars 2010, Përfaqësuesi Spe-cial i UE-së dhe Shef i Delegacionit të Unionit Europian – Ervan Fuere dhe Zëvendës Kryeministri për Çështje Europiane – Vasko Naumovski, nën-shkruan marrëveshjen financiare 2007 – 2010, për zhvillimin rural (komponenti V) i programit të UE-së për ndihmë para-anëtarësuese (IPARD). Kjo do të mundësojë im-plementimin e operacioneve që mbështesin investimet në sferën e prodhimeve bujqësore, përpunimeve dhe marketingut, si dhe shumëllojsh-mërinë dhe zhvillimin e ekonomisë rurale, me një vlerë të përgjithshme prej 42 milionë euro. Implementimi i komponentit të IPA-s për Zhvillim Ru-ral, gjithashtu do të shërbejë si pro-ces “mëso-duke-praktikuar”, i cili do t’i lejojë vendit të përfitojë plotësisht fondet gjithpërfshirëse për sektorin rural, përmes Politikës së Përbashkët Bujqësore pas anëtarësimit.

Në shkurt 2008, Komisioni Europian miratoi Planin Nacional për Bujqësi dhe për Zhvillim Rural (Programi

Operativ IPARD 2007 – 2009). Ob-jektiva e tij e përgjithshme është të mbështesë implementimin e politi-kave që promovojnë bujqësi konkur-ruese dhe të qëndrueshme; të zhvil-lojë komunitete të fuqishme dhe të qëndrueshme rurale dhe mjedis të shumëllojshëm dhe stabil. Veç kësaj, Komponenti i IPA-s për Zhvillim Ru-ral, përkrah përgatitjen për imple-mentimin e Politikës së Përbashkët të UE-së për Bujqësi (CAP), përfshirë edhe menaxhimin e Fondit Europian Bujqësor për Zhvillim Rural (EAFRD). Sa i përket Fondit Europian Bujqësor për Zhvillim Rural, menaxhimi i pro-grameve IPARD është përgjegjësi e autoriteteve nacionale. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, së bashku me Ministrinë e Financave, duhet të sigurojnë ekzist-encën e menaxhimit të shëndoshë financiar dhe sistemit kontrollues të parave të taksapaguesve të UE-së. Për këtë qëllim, gjatë dy viteve të kaluara, ata kanë ndërmarrë aktiv-itete të ndryshme, duke themeluar Agjencinë për Ndihmë Financiare në

Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AFSARD), për të siguruar strukturat, rregul-lat dhe procedurat e nevojshme. U realizuan edhe misione këshilldhë-nëse nga shërbimet e Komisionit Europian, me qëllim të sigurimit të ndihmës për autoritetet, në ndër-timin e këtyre kapaciteteve të domo-sdoshme kontrolluese, institucionale dhe menaxhuese.

Në shtator 2009, qeveria dorëzoi kërkesën për transferimin e menax-himit të Programit IPARD. Komisioni Europian rishqyrtoi pakon akreditu-ese dhe menjëherë realizoi revizionin verifikues. Qëllimi ishte që të fitohet garancia e pjesëmarrësve të ndry-shëm për marrjen e përgjegjësive të tyre. Revizioni verifikues konfirmoi progresin e arritur. Në dhjetor 2009, Komisioni Euro-pian miratoi vendimin mbi transfer-imin e fuqisë menaxhuese për Pro-gramin Operativ IPARD, në duart e autoriteteve nacionale të ish Repub-likës Jugosllave të Maqedonisë.

U nënshkrua marrëveshja e financimit të komponentit të IPA-s për zhvllimin rural

Page 6: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

zëri i ue-sëzëri i ue-së

6

Politikat e UE-së

Politikat e UE-së FILLOI PUNËN KOLEGJIUMI I RI I KOMISIONIT EUROPIAN

Më 9 shkurt, Parlamenti Europian miratoi zgjedhjen e 26 kandidatëve për Komisionin Europian, dhe kështu mundësoi që ekipi i ri i Presidentit Ba-roso të fillojë punën.

Kandidatët u zgjodhën me shumicë bindëse të votave: 488 ishin pro, 137 kundër (me 72 të përmbajtur).Komisioni i ri filloi punën më 10 shkurt. Votimi përmbylli procesin që filloi në shtator 2009, kur presidenti fitoi përkrahjen parlamentare për manda-tin e vet të dytë.

Komisioni i ri duhej të fillojë punën në muajin nëntor 2009, mirëpo emërimi u vonua kryesisht për shkak të rati-fikimit të vonuar të Traktatit të Lis-bonës. Me z. Baroso, formacioni i ri përbëhet prej 27 anëtarësh, nga një prej çdo shteti anëtar të UE-së. Katërmbëd-hjetë nga ata, së bashku me Presi-dentin, ishin pjesë e ekzekutivit para-

prak. Mandati i tyre zgjat pesë vjet.‘Kjo është kohë guximi. Tani është koha që t’u tregojmë qytetarëve tanë se ne kujdesemi për ata dhe se hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës do të mundësojë që ne t’u shërbejmë inte-resave të tyre. Unë mendoj që situata jonë ekonomike dhe sociale ka nevojë për t’u zhvendosur nga statuskuoja. Dhe Traktati i ri e mundëson këtë. Detyra jonë është të përdorim me-kanikët e ri për të sjellur dinamikë të re’. Theksoi z. Baroso në fjalimin e tij para deputetëve të Parlamentit Europian. Lista e tij e prioriteteve përfshin: daljen e suksesshme nga kriza; kryesimin në aktivitetet lidhur me klimën dhe efikasitetin e energ-jisë; përkrahjen e burimeve të reja të zhvillimit dhe kohezionit social për përtëritjen e ekonomisë sociale të tregut; përkrahjen e një Europe të lirë dhe të sigurtë për njerëzit; dhe hapjen e ‘një epoke të re për një Eu-ropë globale’.

Kjo është struktura e parë e Komi-

sionit që do të punojë sipas rregullave të Traktatit të Lisbonës, strukturë në të cilën bën pjesë edhe Shefja e Poli-tikës së Jashtme të UE-së – Kethrin Eshton (ish komisionare për tregti), e cila gjithashtu mban pozitën e Zëv-endës Kryetares së Komisionit për marrëdhënie të jashtme. Portofolet e Komisionit janë rimod-eluar, duke marrë parasysh disa pri-oritete të reja. Tani kemi portofolin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me klimën, të cilin e mbikqyr Koni Hede-gard nga Danimarka, ndërsa ndihma humanitare është ndarë nga ndihma për zhvillim. Çështjet që kanë të bëj-në me konsumatorët janë bashkuar në portofolin e shëndetësisë, duke pezulluar ndryshimin e bërë në vitin 2007.

Kur bëhet fjalë për të porsaardhurit në Komision, Dacian Ciolos nga Ru-mania është përgjegjës për bujqësi dhe zhvillim rural, kurse Maria Da-manaki nga Greqia mbikqyr politikën detare dhe atë të peshkimit, Mishel Barnier nga Franca – komisionar për politikë rajonale në periudhën 1999-2004, merr përgjegjësinë e portofolit të shërbimeve dhe tregut të mbrend-shëm, kurse Gynter Otinger nga Gjer-mania, do të merret me energjinë. Algirdas Shemeta nga Lituania, do të udhëheqë tatimet, unionin doganor, revizionin dhe anti-falsifikimet. Januz Levndovski nga Polonia, do të përg-jigjet për buxhetin dhe programimin financiar. Xhon Dali nga Malta do të jetë përgjegjës për portofolin e poli-tikës shëndetësore dhe të konsuma-torëve, kurse Sesilia Malmstrom nga Suedia do të mbikqyrë punët e mbrendshme. Shtefan Fule, komi-sionari çek, është i ngarkuar me poli-tikën e zgjerimit dhe të fqinjësisë.Disa komisionarë të spikatur, që kanë shërbyer një periudhë të gjatë, janë larguar nga Komisioni. Midis atyre është Gynter Verhogen, komisionari për ndërmarrje dhe industri, dhe në periudhën 1999-2004, komisionar për zgjerim; Çarli Mekrivi, komisionar për shërbime dhe treg të mbrend-shëm; dhe Marian Fisher Boel, komi-sionari për kulturë dhe zhvillim.

Para marrjes së detyrave si komisionar, Shtefan Fule ka mbajtur postin e Ministrit për Çështje Europiane të republikës Çeke (2009) dhe Zëvendës Ministër i Parë i Mbrojtjes (200 – 2002). Ai ka qënë gjithashtu edhe ambasador i vendit të vet në NATO, në Britaninë e Madhe dhe në Lituani. Ka studiuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit Çarls në Pragë dhe në Institutin Shtetëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë.

Komisionari i ri për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore – Shtefan Fule

Komisioni i ri

European Commission 2010–14

VZëvendës kryetarV

Zhoze ManuelBarroso

portugezKryetar

High Unio

R

Še

TUnion,

L

MishelBarnie

francez

Joakin Almunia

spanjoll

Konkurrencë

Zëvendës kryetar

MaroshShefçoviq

sllovakZëvendës kryetar

XhonDali

maltez

Politika e shëndetësisë dhe

konsumatorëve

bullgareBashkëpunim ndërkom-

bëtar, Ndihmë Humanitare dhe Reagim

gjatë Krizave

estonez

Transport

çekZgjerim dhe Politika e

Fqinjësisë Europiane

ShtefanFule

slloven

Mjedis

Tregu dhe shërbimet e

mbrendshme

Marrëdhënie dhe Administratë

Ndërinstitucionale

JanezPotoçnik

qiprioteArsim, Kulturë,

Multilingualizëm dhe Rini

AndrullaVasiliu

Hulumtim dhe Inovacion

gjerman

Energji

hungarezPunësim,

Çështje Sociale dhe Përfshirje

LasloAndor

SimKallas

Zëvendës kryetarehollandeze

Agjendë Digjitale

NiliKrus

finlandez

Çështjet Ekonomike dhe Monetare

OliRen

lituanezUnioni i Tatimeve dhe

Doganës, Revizion dhe Anti-falsifikim

AlgirdasShemeta

polakProgramim Financiar

dhe Buxhet

JanushLevandovski

austriak

Politikë Rajonale

JohanesHan

suedeze

Punë të Mbrendshme

SesiliaMalmstrom

Zëvendës kryetaritalian

Индустрија и претприемништво

AntonioTajani

lletonez

Zhvillim

AndrisPibalgs

belg

Tregti

Karelde Guht

greke

Peshkimi dhe Çështjet Detare

MariaDamanaki

daneze

Aksion për Klimën

KoniHedegard

rumun

Bujqësi dhe Zhvillim Rural

DacianSiolos

Zëvendës kryetarebritaneze

Përfaqësuese e lartë e Unionit për Punë të

Jashtme dhe Politikës së Sigurisë

KethrinEshton

Zëvendës kryetareluksemburgase

Zëvendës kryetareDrejtësi, të Drejta

Fundamentale dhe Shtetësi

VivianReding

MaireGoegan-Kuin

GynterUtinger

irlandeze

KristalinaGeorgieva

Page 7: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

zëri i ue-së janar-mars 2010European Commission 2010–14

VZëvendës kryetarV

Zhoze ManuelBarroso

portugezKryetar

High Unio

R

Še

TUnion,

L

MishelBarnie

francez

Joakin Almunia

spanjoll

Konkurrencë

Zëvendës kryetar

MaroshShefçoviq

sllovakZëvendës kryetar

XhonDali

maltez

Politika e shëndetësisë dhe

konsumatorëve

bullgareBashkëpunim ndërkom-

bëtar, Ndihmë Humanitare dhe Reagim

gjatë Krizave

estonez

Transport

çekZgjerim dhe Politika e

Fqinjësisë Europiane

ShtefanFule

slloven

Mjedis

Tregu dhe shërbimet e

mbrendshme

Marrëdhënie dhe Administratë

Ndërinstitucionale

JanezPotoçnik

qiprioteArsim, Kulturë,

Multilingualizëm dhe Rini

AndrullaVasiliu

Hulumtim dhe Inovacion

gjerman

Energji

hungarezPunësim,

Çështje Sociale dhe Përfshirje

LasloAndor

SimKallas

Zëvendës kryetarehollandeze

Agjendë Digjitale

NiliKrus

finlandez

Çështjet Ekonomike dhe Monetare

OliRen

lituanezUnioni i Tatimeve dhe

Doganës, Revizion dhe Anti-falsifikim

AlgirdasShemeta

polakProgramim Financiar

dhe Buxhet

JanushLevandovski

austriak

Politikë Rajonale

JohanesHan

suedeze

Punë të Mbrendshme

SesiliaMalmstrom

Zëvendës kryetaritalian

Индустрија и претприемништво

AntonioTajani

lletonez

Zhvillim

AndrisPibalgs

belg

Tregti

Karelde Guht

greke

Peshkimi dhe Çështjet Detare

MariaDamanaki

daneze

Aksion për Klimën

KoniHedegard

rumun

Bujqësi dhe Zhvillim Rural

DacianSiolos

Zëvendës kryetarebritaneze

Përfaqësuese e lartë e Unionit për Punë të

Jashtme dhe Politikës së Sigurisë

KethrinEshton

Zëvendës kryetareluksemburgase

Zëvendës kryetareDrejtësi, të Drejta

Fundamentale dhe Shtetësi

VivianReding

MaireGoegan-Kuin

GynterUtinger

irlandeze

KristalinaGeorgieva

Page 8: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

eu newsletter

8

zëri i ue-sëNdihma e UE-së

Ndihm

a e UE-së

Ndihma e UE-së për Administratë të modernizuar dhe efektive doganore, në pajtim me standardet dhe përvojat

më të mira të UE-së

Tre projekte u lansuan në një periudhë 18 muajshe dhe buxhet me vlerë prej 2.4 milionë Euro: 1) Projekti për for-cimin e kontrollit kufitar; 2) Projekti për harmonizim të Legjislacionit me Acqui-në, në fushën e doganës; 3) Projekti për përmirësimin e sistemit të Teknologjive të Informimit në Doganë, kanë për qëllim të modernizojnë dhe të përmirësojnë efektshmërinë e Ad-ministratës Doganore, në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira të UE-së. Më 30 mars 2010, Përfaqësuesi

Special i UE-së dhe Shef i Delegacion-it të Unionit Europian, Ervan Fuere, Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Financave – Zoran Stavreski, Drejtori Gjeneral i Administratës Doganore – Vanço Kargov, Shefi i Departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar të Administratës doganore – Ilija Janoski dhe Udhëheqësi i projektit për Ndihmë teknike për përmirësimin e sistemeve të Teknologjive të Informimit – Kevin Hendli, prezantuan dhe diskutuan rëndësinë e këtyre tre projekteve.

Objektiva kryesore e projekteve për reformën e Doganave, të implemen-tuara nga Konsorciumi Hjuman Da-jnemiks (Human Dynamics) dhe Kon-sultantët Menaxhues Lambard, është përkrahja e Administratës Doganore në themelimin dhe qëndrueshmërinë e pozitës kyç të doganës si partner modern i tregtisë, që mbron interesat fiskale dhe të sigurisë, bashkëpunon me agjencitë e tjera qeveritare dhe është e pajisur për këmbimin elek-tronik, të shpejtë dhe global të infor-matave. Administrata e ish Repub-likës Jugosllave të Maqedonisë është e vendosur t’iu përmbahet ‘Planeve doganore’ të hartuara nga Drejtoria Gjenerale e Unionit të Tatimeve dhe Doganave dhe nga të gjitha Shtetet Anëtare. Këto plane janë udhëzues praktikë, të cilët përcaktojnë kriteret e bazuara në përvojat më të mira të Unionit Europian, dhe me të cilat ad-ministrate doganore mund të masë kapacitetin e vet operativ.Administrata doganore ka përfituar që nga viti 1992, me anë të shumë programeve të Unionit Europian, siç është Zyra për Ndihmë Doganore dhe Fiskale (CAFAO) në periudhën 2003-2007. Fokusi i programit të ndihmës është përqëndruar në ndërtimin e kapaciteteve, sistemet e përpunimit të të dhënave, blerjen e pajisjeve, rindërtimin e kalimeve kufitare, pro-jekte për modernizimin dhe zhvillimin e shërbimeve doganore.

Themelimi i sistemit nacional radio-digjital për policinëMë 3 shkurt 2010, në Qendrën për Tra-jnim Policor në Idrizovë, Përfaqësuesi Special i UE-së dhe Shef i Delega-cionit – Ervan Fuere dhe Ministresha e Punëve të Mbrendshme – Gordana Jankullovska, shënuan përfundimi e fazës së parë të projektit të financuar nga UE-ja ‘Furnizimi i sistemit digjital policor për radio-komunikim’.Projekti i financuar nga UE-ja ‘Furni-zimi i sistemit digjital policor për ra-dio-komunikim’ ka për qëllim ngritjen e dukshme të standardeve të sistemit radio-digjital nacional të policisë, në mënyrë që të shtojë këmbimin e in-formatave dhe të dhënave midis de-gëve operative policore dhe në këtë mënyrë, të ofrojë përkrahje në opera-cionet e përditshme të shërbimeve të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, duke optimizuar përfshirjen e popul-latës dhe territorit, autostradat krye-sore, linjat e gjelbërta kufitare dhe pikat ndërkombëtare kufitare.Për këtë qëllim, Unioni Europian ka investuar 9 milionë Euro, në suaza të programit CARDS, për të përkrahur themelimin e sistemit digjital të radio-komunikimit për policinë.

Faza e dytë e projektit TETRA me vlerë prej 5 milionë Euro, është duke filluar në suaza të programit IPA 2008, dhe

do të implementohet gjatë një peri-udhe 2-3 vjeçare.

Mинистерката Јанкуловска и амбасадорот Фуере ја разгледуваат новата дигитална опрема за полицијата

Page 9: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

zëri i ue-së janar-mars 2010

9

Ndihm

a e UE-së

Ndihma e UE-së

Mbështetje për funksionimin më të efektshëm dhe modern të gjykatës administrative

Projekti IPA 2007 - ‘Përkrahja për funksionim më të efektshëm, efikas dhe modern të Gjykatës Administra-tive’ filloi aktivitetet e veta në janar 2010. Projekti ka një buxhet me vlerë rreth 1.1 million Euro dhe do të zg-jasë dy vjet.

Aktivitetet e projektit janë klasifikuar në 4 komponente:1. Përmirësimi i implementimit të leg-jislacionit në raste të konflikteve ad-ministrative dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Administrative.2. Përforcimi i kapacitetit organizativ të Gjykatës Administrative, me focus në menaxhimin e gjykatës, rasteve dhe burimeve njerëzore. 3. Përforcimi i shkathtësive profesion-ale të personelit të Gjykatës Adminis-trative (me theks në shkathtësitë dhe kapacitetin e gjykatësve, bashkëpu-nëtorëve juridikë dhe personelit ndi-hmës). 4. Përmirësimi i sistemit kompjuterik të rasteve, duke përmirësuar lidhjen reciproke midis Gjykatës Administra-tive dhe organeve të tjera shtetërore.

Projekti, i implementuar nga Fon-dacioni Ndërkombëtar ‘Y Para Iber-oamerica de Administracion Y Po-liticas Publicas’, mundëson përkrahje të drejtpërdrejtë këshilldhënëse për Gjykatën Administrative, për të vlerësuar dhe përshpejtuar imple-mentimin e kornizës së reformuar ligjore. Me anë të sigurimit të ndih-mës këshilldhënëse, ndihmës teknike dhe trajnimit, reformat e filluara or-ganizative dhe operative të proce-durës së konflikteve administrative do të përforcohen më shumë. Veça-nërisht, përkrahja synon konsolidimin e kornizës ligjore administrative, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e gjykatës dhe rasteve dhe transparencën e aktiviteteve të Gjykatës Administrative.

UE-ja përkrah rregullativën më të mirë në sektorin e energjetikësMë 25 mars 2010, punëtoria e pro-jektit Tuining të financuar nga UE-ja me titull ‘Përforcimi institucional i Komisionit Rregullativ të Energjisë’ (ERC), shënoi zyrtarisht fillimin e këtij projekti me kohëzgjatje 16 muajshe. Me buxhet prej gjithsej 600,000, ky tuining pritet të realizojë rezultatet në vijim:• Futja në përdorim e sistemit mbikqyrës efektiv për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes; transmetimi i energjisë elektrike dhe gazit natyror; distribuimi i energjisë elektrike, ngrohjes dhe gazit naty-ror; furnizimi, tregtia dhe përhapja e energjisë elektrike jashtë kufijve të vendit (import, eksport, tranzit), dhe trajnimi adekuat për përdorimin e sis-temit mbikqyrës;• Krijimi i mekanizmave të mbikqyrjes

së tregut, të cilat sigurojnë jodiskri-minimin, konkurrencën efektive dhe funksionimin efikas të tregut;• Shqyrtimi dhe implementimi i pro-cedurave të menaxhimit të kualitetit, duke trajtuar, midis të tjerash, proce-durat e mbrendshme të komunikimit, procedurat e arkivimit dhe menax-himit të dokumenteve, dhe rregullat e mbrendshme për zvogëlimin e rrezi-kut nga qëndrimi i korruptuar; dhe• Bashkëpunimi me aksionerët rel-evant, rritja e rrjetit të aksionerëve dhe përmirësimi i bashkëpunimit midis ERC-së dhe trupave të rëndë-sishëm në nivel nacional, rajonal dhe europian.Ky tuining projekt u implementua nga agjencia regulatore për energji E-Control nga Austria.

Ndihma e UE-së në punën e Entit Shtetëror StatistikorNga shkurti i vitit 2010 deri në shkurt të vitit 2012, ekspertë të projekteve të Konzorciumit të udhëhequr nga Instituti ASA, Enti Statistikor i Gjer-manisë (DESTATIS) dhe Enti Statis-tikor i Republikës Çeke – do të ofrojë përkrahje dhe udhëzime për Entin Shtetëror Statistikor dhe partnerët e vet në sistemin nacional statistikor, siç janë Ministria e Financave dhe Banka Qendrore, në mënyrë që të përmirësojë diapazonin dhe kualite-

tin e statistikës zyrtare dhe të har-monizojë ato me Acqui-në e UE-së dhe standardet e UE-së. Objektivat e projektit ‘Ndihma Teknike për Zyrën Shtetërore Statis-tikore’ trajtojnë prioritetet e Part-neritetit të anëtarësimit, dhe kanë për qëllim të përforcojnë edhe më shumë kapacitetin e Entit Shtetëror Statistikor duke implementuar me kohë regjistrimin e popullatës dhe duke mundësuar zhvillimin e vazh-

dueshëm të dhënat nacionale dhe statistikën e tyre themelore. Për më tepër, ky projekt me vlerë prej 1.8 milionë Euro, ka për qëllim të shqyr-tojë zbrazëtirat e mbetura në grum-bullimin dhe përpunimin e statistikës bujqësore dhe asaj afariste, në pa-jtim me standardet dhe metodologji-në e UE-së, si dhe të shtojë rapor-timin e të dhënave statistikore në Eurostat.

Page 10: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

zëri i ue-së

10

Ndihma e UE-së

Ndihm

a e UE-së

Përforcimi i kapacitetit të Sekretariatit Gjeneral për reformë të administratës publike dhe bashkëpunim të OJQ-ve

Projekti “Përforcimi i kapacitetit të Sekretariatit Gjeneral – Sektori për Analizë të Politikave dhe Koordinimit – Njësia për Reformë Administrative dhe Njësia për Bashkëpunim të OJQ-ve”, filloi më 24 shkurt 2010. Objek-tiva e përgjithshme e projektit është të sigurojë kontinuitetin e procesit të Reformës së Administratës Publike (PAR), duke përshtatur dhe zhvil-luar sistemin administrativ. Projekti mbështet përpjekjet e vendit për të plotësuar kriteret e Kopenhagës, sipas të cilave kërkohet adminsitratë

publike kompetente dhe e organizuar mirë, e cila është e aftë të participojë në punën e institucioneve të UE-së dhe maksimalisht të shfrytëzojë fon-det e UE-së. Gjatë kohëzgjatjes 18 muajshe, projekti do t’i ofrojë ndihmë Sekretariatit Gjeneral për të zhvilluar Strategjinë e re për Reformë të Ad-ministratës Publike (PAR), si dhe për të shqyrtuar dhe azhurnuar Strategji-në për bashkëpunim të qeverisë me sektorin civil. Për më tepër, Veç kësaj, projekti do të përforcojë kapacitetin e përfituesve për të koordinuar im-

plementimin e dy strategjive, dhe do të shtojë kapacitetin e Komisionit të Lartë për Reformë të Administratës Shtetërore në zbatimin e detyrave të veta për drejtimin e procesit të re-formës së administratës publike.Projekti filloi zyrtarisht në nëntor 2009, me buxhet prej 1 milion Euro dhe do të zgjasë 18 muaj. Ky projekt implementohet nga Hulla & Co. Hu-man Dynamics KG nga Austria, në bashkëpunim me Institutin IPS të Sllovenisë, nga një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë dhe lokalë.

Ndihma tenike për organizatat e shoqërisë civile (TASCO)

Unioni Europian konsideron shumë me rëndësi pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në procesin e vendim-

marrjes. Prandaj, marrja parasysh e problemeve të shoqërisë civile në agjendën për integrim europian dhe

rritja e dialogut të tyre me autorite-tet, janë rrjedha të përgjithshme në programet e ndihmës. Në suaza të kornizës së programit IPA për Shumë-përfitues: Ndihma për Shoqërinë Civile (CSF), projekti për Ndihmë Teknike të organizatave të Shoqërisë Civile – TASCO u financua me qëllim të përforcimit të shoqërisë civile në kuadër të demokracisë, si dhe për të stimuluar një mjedis dhe kulturë miqësore për shoqërinë civ-ile, për të përforcuar kapacitetet dhe përgjegjësinë e Organizatave të Sho-qërisë Civile dhe për të garantuar kualitetin e shërbimeve të Organi-zatave të Shoqërisë Civile dhe rolin e tyre të qëndrueshëm në proceset demokratike. Kohëzgjatja e projektit do të jetë dy vjet, dhe i njëjti do të implemento-het në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, me buxhet të përgjith-shëm prej 6,7 milionë Euro, nga kom-pania këshilluese suedeze SIPU dhe partnerët e saj të konzorciumit, nga Bosnjë e Hercegovina, Turqia, Polonia dhe Rumania.

Lajmet e fundit... Thirrje për propozime: Ndihma IPA për Shoqërinë Civile – Ndihmë për Aktivitetet e Partneritetit për Pakicat/ organizatat e grupeve të Cenueshme EuropeAid/129897/C/ACT/MULTI: https://we-bgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm ... Botim lokal për Thirrje të propozimeve: In-strumenti Europian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR), Skema Ndihmëse me Seli në Vend (CBSS) 2009 – EuropeAid/129-926/L/ACT/MK: http://www.delmkd.ec.europa.eu/en/Tender-sAndVacancies/tenders.htm... Filloi zyrtarisht projekti rajonal “Rrjeti për shëndet dhe siguri në punë” me themelimin e partne-ritetit rajonal midis organizatave të shoqërisë civile dhe unioneve tregtare, si mjet për zhvillimin e koordinuar të politikave kundër bandave keqbërëse, ky projekt rajonal “Rrjeti për shëndet dhe siguri në punë” ka për qëllim të mbështesë zhvillimin e tregut të punës me përgjegjësi sociale në Europën Juglindore, duke punuar në parandalimin dhe zvogëlimin e keqbërjes....

Page 11: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

Komisioni Europian miratoi kornizat e reja të politikës së UE-së për të ndi-hmuar vendet në zhvillim që të tra-jtojnë çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit, në raste urgjente dhe në situata afatgjata. Qëlimi është të sigurohet progres drejt arritjes së Qëllimit të Mileniumit për Zhvillim, që ka të bëjë me zhdukjen e skamjes dhe urisë (MDG 1), dhe të maksimizojë efikasitetin e ndihmës humanitare në kohë të krizës, kur siguria e ushqimit kërcënon shumë jetë. Siguria e ush-qimit nënkupton ushqimin në dispozi-cion, qasjen në ushqim dhe kualitetin

e ushqimit. Komisioni përkrah vizionin për një model të vazhdueshëm bu-jqësor dhe miqësor për mjedisin, të adaptuar për realitetin e vendeve dhe tregjeve në zhvillim dhe të gat-shëm për ushqim të qasshëm dhe me kualitet të duhur ushqyes. Prandaj, përqëndrohet në rritjen e prodhim-tarisë të bujqëve të vegjël dhe fleksi-bilitetit të komuniteteve rurale, duke përkrahur përmirësimet e sigurisë së ushqimit dhe duke përforcuar me-kanizmat ndihmëse për grupet e pop-ullatës së cenueshme.

zëri i ue-së janar-mars 2010

11

Lajme nga Brukseli

Lajme nga Brukseli

Futbolli përmban vlerat europiane të integrimit, solidaritetit dhe përf-shirjes sociale, dhe mund të luajë rol të rëndësishëm që t’i ndihmojë UE-së të promovojë këto vlera, sidomos në nivel lokal, ku klubet janë pjesë e ko-muniteteve lokale. Ky ishte mesazhi i Mishel Platinit, Presidentit të UEFA-s, në Seancën Plenare të Komitetit të Ra-joneve, e cila u mbajt në Bruksel më 14 prill. “Në botën e futbollit, të jesh i zgjed-hur për ekipin nacional ose të luash në ndonjë turne europian, konsiderohet si kulm, por më në fund njeriu luan në në ekipin lokal, në të cilin është rritur”,

tha Platini, duke nënvizuar rëndësinë e nivelit lokal për ‘lojë të bukur’. “Mod-eli europian i zbavitjes...mbështetet në përkrahjen e komuniteteve lokale të çdo niveli, sidomos në nivelin ama-tor. 2010 është viti Europian i Luftës kundër Skamjes dhe Përjashtimit Social, dhe Platini theksoi rolin e fut-bollit në trajtimin e këtyre çështjeve. “Futbolli nënkupton integrim, përf-shirje, ndihmë dhe mirëseardhje,” tha ai duke dhënë shembullin e fëmijëve emigrantë, të cilët shpesh gjejnë in-teres të përbashkët me vendin e tyre nikoqir se sa në shkollë. “Në shumicën e rasteve, futbolli është drejtues më

efektiv i integrimmit se sa shkollat ose shërbimet sociale. Futbolli u jep të rinjve identitetin e tyre. Këtij qëndrimi mbi sportin, si fuqi për ndryshime, iu bashkua edhe Ramon Luis Valkarsel Siso (ES/EPP), President i Komunitetit Autonom ‘Murcia First’ dhe Zëvendës President i Komitetit të Rajoneve, i cili kryesoi seancën plena-re. “Sporti përmban shumë nga vler-at e Europës; ain a mundëson që të trajtojmë një varg çështjesh siç janë shëndeti, shtetësia, integrimi dhe dia-logu ndërkulturor. UE-ja ka kuptuar se sporti mund të luajë edhe në krijimin e identitetit të vërtetë Europian.”

KOMISIONI EUROPIAN INKURAJON PËRFSHIRJEN SOCIALE TË ROMËVE

MISHEL PLATINI: PUNA E PËRBASHKËT E AUTORITETEVE LOKALE DHE FUTBOLLIT DO TË SHËNOJË

FITORE NË PËRFSHIRJEN SOCIALE

Komunitetet rome, pakica më e mad-he etnike e Unionit Europian, vazhdo-jnë të përballen me diskriminim dhe izolim. Komisioni Europian, në rapor-tin e botuar në mars të vitit 2010, stimuloi Shtetet Anëtare të shfrytë-zojnë fondet e UE-së për integrimin social dhe ekonomik të romëve. Në raport thuhet se këto komunitete e kanë jashtëzakonisht të rëndësishme

të kenë qasje në vende pune dhe ar-simim të përbashkët, në strehim dhe shërbimet e shëndetësisë. Integrimi i një numri prej rreth 10 deri në 12 mil-ionë romë – numër i banorëve sa Bel-gjika ose Greqia – është përgjegjësi e përbshkët e Shteteve Anëtare dhe in-stitucioneve të UE-së. Një raport tjetër vlerësoi suksesin e arritur në integrim, gjatë dy viteve të kaluara. Pjesëmar-rësit e Samitit të dytë të romëve, në Kordoba të Spanjës, i cili u mbajt më 8-9 prill, shqyrtuan këto raporte.“Duke qënë Union i themeluar në vlera të fuqishme, duhet të sigurojmë res-pektimin e të drejtave fundamentale të romëve. Diskriminimi i kësaj pakice etnike është i palejueshëm”, tha zëv-endës Presidentja e Komisionit – Viv-ian Reding, Komisionare për Drejtësi, të Drejta Fundamentale dhe Shtetësi. “Trajtimi i problemeve të tyre i sjell dobi shoqërive dhe ekonomive tona.

Vetëm përmes aktiviteteve të vazh-dueshme dhe të koordinuara mund të bëjmë ndryshime për romët në tërë Europën.”Laslo Andor, Komisionari i UE-së për Punësim, Punë Sociale dhe Përfshirje theksoi: “Përpjekjet për të integruar romët duhet të përfshijnë një cikël të tërë jetësor, duke filluar nga etapat më të hershme prej kopshtit të fëmijëve deri në edukimin e fëmijëve, punësimin e të rriturve dhe kujdesin për më të vjetrit. Komunitetet rome janë pjesë e luftës tonë kundër var-fërisë dhe papunësisë. Ai shtoi: “Pop-ullatës rome nuk i duhet treg i veçantë pune, nuk i duhen shkolla që zgjasin izolimin e femijëve romë dhe nuk duan geto të renovuara rome. Qël-limi ynë është që romët të pranohen në kushte të barabarta, që të integro-hen në shoqëri. Fondi Europian Social është levë e fuqishme në përkrahjen e kësaj qasjeje të tërthortë.”

STIMULI I PËRTËRIRË PËR SIGURINË E USHQIMIT: UE-JA TRAJTON URINË NË VENDET NË ZHVILLIM

http://europa.eu/rapid/

http://europa.eu/rapid/

(Reference=IP/10/407)

(Reference=IP/10/404)

Page 12: zëri i unionit europian - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic... · ishin reforma e gjyqësisë, politika ... së dhe mbi plotësimin e

eu newsletter

Qendra Informative e Unionit EuropianM.H. Jasmin 52v, 1000 ShkupTel./Fax. ++389 (0)2 329 63 63Orari i punës E hënë-e premte 09-18; E shtunë 10-13

Informatat mbi evenimentet e ardhshme në Qendrën Informative të UE-së, gjenden në faqen tonë www.euic.mk

Qendra Inform

ative e UE-së

Qendra Informative e UE-së

Ditët e Shoqërisë Informative në Qendrën Informative të UE-së

Duke filluar nga 9 deri më 26 shkurt, Qendra Informa-tive e Delegacionit të Unionit Europian organizoi një

varg evenimente me moton ‘Ditët e Shoqërisë Inform-ative’, që kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes mbi poli-tikat dhe aktivitetet e UE-së në këtë fushë. Evenimentet kishin të bëjnë me përdorimin më të sigurtë të Internetit, iniciativat për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore, themelimin e bibliotekave digji-tale, si dhe promovimin e hulumtimit të Teknologjive të Informimit dhe Komunikimit (TIK), me përkrahjen e Unionit Europian. Dita e internetit më të Sigurtë (9 shkurti) u shënua me ligjëratën e dedikuar për nxë-nësit e shkollave fillore. Një numër ngjarjesh u organizuan në Qendrën Inform-ative të UE-së: debati i hapur mbi bibliotekat digjitale të UE-së – iniciativa dhe perspektivat lokale për zh-villimin e kopjeve digjitale të trashëgimisë kulturore, prezantimi i shembujve të suksesshëm dhe debati mbi rolin e UE-së në promovimin e hulumtimit (TIK) dhe mundësitë për hulumtimin lokal të (TIK) në suaza të Programit të Shtatë Kornizë të UE-së.Ekspozita e titul-luar Europa dhe europianët në Epokën Digjitale u ek-spozua në Qendrën Informative të UE-së në periudhën 9-26 shkurt.

Dita e Internetit më të Sigurtë – ligjëratë për nxënësit e shkollave fillore

Më 10 mars, Delegacioni i Unionit Europian në Shkup kremtoi përvjetorin e vet të dhjetë në Qendrën In-formative të UE-së, në praninë e Kryeministrit Gruevski, përfaqësuesve të qeverisë, parlamentit, komunitetit afarist, shoqërisë civile dhe organizat-ave ndërkombëtare në vend.

Në mars 2000, Komisionari për Marrëdhënie të Jashtme, Kris Paten dhe Presidenti i ndjerë Trajko-vski hapën Delegacionin.

Gjatë 10 viteve të kaluara, numri i personelit të Del-egacionit u shtua prej në 10 në 80 të punësuar. Të gjithë këta punojnë me angazhimin e njëjtë për t’i ndihmuar vendit të anëtarësohet në UE.Aktivitetet e komunikimit të Delegacionit i ndih-mon Qendra Informative e UE-së, e cila funksionon përbrenda zyrave të Delegacionit, por edhe rrejti i gjerë i pikave informative të UE-së, të vendosura në mbarë vendin.

Delegacioni i Unionit Europian krem-ton ditëlindjen e vet të 10-të

Rreth 60 nxënës të 6 shkollave fillore nga Shkupi, morën pjesë në ligjëratën mbi përdorimin më të sig-urtë të Internetit, e cila u mbajt më 9 shkurt në Qendrën informative të UE-së. Evenimenti u organi-zua për të shënuar Ditën e Internetit më të Sigurtë, me moton e sivjetshme ‘Mendo para se të postosh’ Ligjërata është gjithashtu edhe pjesë e Ditëve të Shoqërisë Informative, që do të mbahen në Qendrën Informative të UE-së më 9-26 shkurt.Elena STOJANOVSKA, Këshilltare për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Marrëdhënie publike në Drejtori-në për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Filip STOJANOVSKI, Koordinator i programit në Fonda-cionin Metamorfozis, CRISP – Projekti për të Drejtat e Fëmijëve në Internet, të Sigurtë dhe të Mbrojtur, u shpjeguan nxënësve se duhet të mendojnë mirë mbi pasojat e mundshme të veprave të tyre, para se të postojnë informatat e tyre personale ose ato të miqve të tyre. Qëllimi i ngjarjes ishte ngritja e vetëdijes së të rinjve për faktin se fotografitë dhe të dhënat e tjera per-s o n a l e mbeten gjithmonë onlajn p a s i që të jenë postuar një

herë.

Qendra Informative e UE-së

janar - mars ‘10 Në periudhën

pranoi 2071 vizitorë