23
Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj Plani i Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkanli, dhe Egjiptas në Komunën e Ferizajt 2014 - 2016 Shkurtesat BKK Buxheti i Konsoliduar i Kosovës DKA Drejtoria Komunale e Arsimit DKSHMS Departamentet Komunale për Shërbime dhe Mbrojtje Sociale DMS / MPMS Drejtoria e Mirëqenies Sociale/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale DPP/MPMS Departamenti i Punës dhe Punësimit DRC Komisioni Danez për Refugjatë MAPL Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural MD Ministria e Drejtësisë MEF Ministria e Ekonomisë dhe Financave MKK Ministria për Komunitete dhe Kthim MKRS Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve MPB Ministria e Punëve të Brendshme MPMS Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale MSHP Ministria e Shërbimeve Publike MTI Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Plani i Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkanli, dhe Egjiptas në Komunën e Ferizajt

2014 - 2016

Shkurtesat

BKK Buxheti i Konsoliduar i Kosovës

DKA Drejtoria Komunale e ArsimitDKSHMS Departamentet Komunale për Shërbime dhe Mbrojtje SocialeDMS / MPMS Drejtoria e Mirëqenies Sociale/Ministria e Punës dhe Mirëqenies SocialeDPP/MPMS Departamenti i Punës dhe PunësimitDRC Komisioni Danez për Refugjatë

MAPL Ministria e Administrimit të Pushtetit LokalMASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe TeknologjisëMBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit RuralMD Ministria e DrejtësisëMEF Ministria e Ekonomisë dhe FinancaveMKK Ministria për Komunitete dhe KthimMKRS Ministria e Kulturës, Rinisë dhe SporteveMPB Ministria e Punëve të BrendshmeMPMS Ministra e Punës dhe Mirëqenies SocialeMSHP Ministria e Shërbimeve PublikeMTI Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Page 2: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

MTPT Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

OJQ Organizata JoqeveritarePK Policia e KosovësQPS Qendra e Punëve SocialeUP Universiteti i PrishtinësUNHCR Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për RefugjatëZKM Zyra e Kryeministrit të Republikës së KosovësZQK Zyra për Çështje të Komuniteteve

Hyrje

Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar Strategjinë e Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkanli,Egjiptas, 2008-2015 si dhe Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e KomuniteteveRom, Ashkanli, Egjiptas, 2009-2015. Strategjia dhe Plani i Veprimit mëtojnë integrimin e me këtë edhe përmirësimin e mirëqenies sëKomuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas. Për të bërë këto dokumente më të prekshme dhe të zbatueshme në praktikë për këtokomunitete në Komunën e Ferizajt, Zyrae Komunale në bashkëpunim me drejtorit komunale dhe shoqrin civilet të Komunës sëFerizajt kanë hartuar këtë Plan Veprimi.

Strategjia dhe Plani i Veprimit të Qeverisë janë hartuar në vija të përgjithshme për tërë Kosovën. Për të përfituar nga kjo Strategji dhePlan Veprimi secila Komunë e Kosovës duhet të hartoj Planin e Veprimit në harmoni me politikat e Qeverisë. Si rezultat, Ferizaj kanjë Plan Veprimi që ka për synim bërjen e hapave konkret për integrim të Komuniteteve.

Plani i Veprimit përmban këto fusha:

1. Edukimi, 2. Punësimi dhe fuqizimi ekonomik, 3. Shëndetësia dhe çështje sociale, 4. Strehimi dhe vendbanimet infomale,

Page 3: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

5. Kthim dhe ri-integrim, 6. Regjistrimi, 7. Kultura, media dhe informimi, 8. Pjesëmarrje dhe përfaqësim si dhe9. Siguria, shërbimi policor dhe drejtësia.

Pra, ky Plan ruan strukturën organizative të Planit të Veprimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës por veprimet e identifikuara janëbërë për Komunën e Ferizajt në veçanti. Rrjedhimisht, Plani i Veprimit është formuluar nga lart (Strategjia dhe Plani i Veprimit tëQeverisë) dhe nga poshtë, pra, nga të dhënat e mbledhura nga Zyra për Komunitete dhe Kthim në bashkpunim me drejtoritkomunale dhe shoqrin civile Kjo ka mundësuar identifikimin dhe rikujtimin e nevojave të Komuniteteve dhe inkorporimin e tyre nëkëtë Plan Veprimi.

Në komunën e Ferizajt jetojnë 683familje me 3971anëtarë të komunitetit Ashkanli, 47 familje me 292anëtarë të Komunitetit Rom dhe9 familje me 52 anëtarë të komunitetit Egjiptas. Komuniteti Ashkanli jeton në fshatin Dubravë ndërsa nga dy familje rome jetojnë nëZaskok,, Nerodime dhe 3 familje në fshatin Dardani. Këto tri komunitete jetojnë edhe në Lagjen “Halit Ibish”, “Sallahane” K.Xoxedhe në pjesë të shpërndara të qytetit.

Metodologjia

Pikënisje e hartimit të këtij Plani ka qenë qasja e legjislacionit dhe Qeverisë së Repulikës së Kosovës ndaj komuniteteve Rom,Ashkanli dhe Egjiptas. Përveç ligjeve, kjo qasje është e shprehur edhe me Strategjinë dhe Planin e Veprimit të hartuar nga Qeveria.Synimi kryesor i këtyre dokumenteve është integrimi i komuniteteve Rom, Ashkanli, Egjiptas në shoqërinë kosovare duke umundësuar punësim, arsimim, vendbanime më të mira, dhe kyçje në institucionet shtetërore duke fuqizuar rolin e tyre në vendimmarrje.

Sa i përket metodës, teknikave të hartimit të Planit, janë përdorur disa mënyra. Përveç të dhënave të ofruara nga Strategjia dhe Plani iVeprimit të Qeverisë së Kosovës, janë përdorur edhe të dhënat nga Zyra Komunale për Komunitete si dhe janë aplikuar fokus grupedhe pyetësor. Fokus grupet kanë pasur për qëllim nxjerrjen e nevojave më imediate nga komunitetet duke i ballafaquar mendimet etyre. Kjo ka ndihmuar në përcaktimin e prioriteteve nga përfaqësues të ndryshëm qeveritar e jo-qeveritar. Ndërkaq, pyetësorët kanëqenë të drejtuar ndaj institucioneve përkatësisht drejtorive lidhur me planet dhe projektet që prekin komunitetet. Kjo ka ndihmuar në

Page 4: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

harmonizimin e veprimeve dhe ikjes së dyfishimit të punës. Po ashtu, pyetësorë janë realizuar edhe me banorët e vendbanimeve Rom,Ashkanli dhe Egjiptas me qëllim të identifikimit të problemeve me të cilat ballafaqohen. Të gjitha njohuritë e marra nga terreni janëharmonizuar dhe janë listuar në aktivitete ose hapa konkret.

Arsimi

Gjendja e arsimimit të komunitetit Rom, Ashkanli, dhe Egjiptas në komunën e Ferizajt nuk është në nivelin e duhur. Këtu përfshihendisa probleme që ndikojnë në mos-arsimim por edhe në cilësi të dobët edukimi. Braktisja e mësimit, sidomos nga gjinia femërore,vazhdon të jetë një problem i theksuar. Nga anketa me 200 respodentë të gjithë kanë përmendur gjendjen e vështirë socio-ekonomikesi faktor kryesor të braktisjes. Për arsye të ndryshme, siç janë gjendja socio-ekonomike mjaft e vështirë, niveli i ulët i vetëdijesimit përrëndësinë e arsimimit, martesat e hershme tek femrat, mungesa e teksteve shkollore, mungesa e bursave, mos përmbushja e kriterevepër pranim në shkolla të mesme ndikojnë në përfshirje të vogël të komuniteteve në arsimim. Shumë nxënës ndërprejnë shkollimin etyre formal, qoftë në shkollë fillore, ose nuk vazhdojnë në shkollë të mesme e më tutje në arsimin e lartë si rezultat i arsyeve tëlartpërmendura. Numri i nxënësve të cilët marrin pjesë në arsimin e mesëm dhe atë të lartë është shumë i ulët në krahasim me numrine nxënësve që kryejnë shkollën fillore nga radhët e komuniteteve të tjera që jetojnë në Ferizaj. Në një anketë të realizuar me 200respodentë vetëm 21 prej tyre kanë kryer shkollën e mesme ndërsa asnjë studimet themelore. Analfabetizmi, vazhdon të jetë prezenttek një numër i caktuar i pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas, sidomos tek femrat edhe përkundër programevedhe gjendjes së përmirësuar viteve të fundit. Në komunën e Ferizajt janë të evidentuar si analfabetë 204 Ashkanli, 10 Rom dhe 6Egjiptas megjithëse numri i atyre që nuk janë deklaruar duket të jetë më i lartë. Ndërkaq, kualiteti i mësimdhënies dhe përkushtiminë mësim-nxënie i nxënësve të komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas, është në nivel shumë të ulët, si rrjedhojë shumica nganxënësit Rom, Ashkanli dhe Egjiptas dështojnë të arrijnë pikët e nevojshme të testit kombëtar për regjistrim në shkollat e mesme tëFerizajt. Po ashtu, nataliteti i madh, me arsyen për të marr ndihmë sociale si burimin e vetëm të të ardhurave të shumë familjeve tëkëtyre komuniteteve, vazhdon të jetë një shqetësim, ngase fëmijët e lindur nuk gëzojnë kujdesin e nevojshëm si në aspektinshëndetësor ashtu edhe atë edukativo-arsimor. Në të njëjtën kohë infrastruktura shkollore po ashtu nuk plotëson kushtet enevojshme për edukim cilësor, shkollat nuk kanë rrethoja, parqe dhe fusha sportive, klasat janë të stër-vjetërurara dhe të tejmbushurame nxënës, gjë që ndikon edhe në mësim-nxënie me kualitet të ulët. Numri simbolik i edukatorëve dhe mësimdhënësve nga radhët ekomuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas është një indikator tjetër i gjendjes së vështirë në arsimim dhe edukim të komuniteteve

Page 5: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Rom, Ashkanli dhe Egjiptas. Në sistemin arsimor të Ferizajt janë të përfshirë edukatorë nga komunitetet, nji prej të cilëve ështëmësuese të ciklit të ulët. Mirëpo, nuk ka të dhëna për persona të tjerëtë kualifikuar e që mund të jenë edukatorë. Në arsimin para-fillorjanë të përfshirë 89 nxënës Ashkanli dhe 6 nxënës Rom si dhe 1 nxënës Egjiptas. Në sistemin fillor janë të përfshirë 877nxënësAshkanli,818 nxënës Rom 58 nxënës Egjiptas.1 nxënës Në shkollimin e mesëm janë 84 nxënës Ashkanli, 5 nxënës Rom dhe 2nxënës nga Komuniteti Egjiptas. Në sistemin universitar janë të përfshirë 13 studentë Ashkanli 1 studentë nga Komuniteti Rom dheasnji nga komuniteti Egjiptas. Nevojat për arsimin parashkollor dhe para-fillor janë hulumtuar dhe ka rezultuar se ka mungesë tëinventarit për nivelin më të ulët, pra, parashkollorët. Për të ndryshuar këtë gjendje, organizata të ndryshme jo-qeveritare nga vetëradhët e komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas dhe organizata ndërkombëtare e po ashtu edhe Zyra Komunale për Komunitetetdhe Kthim në kuadër të Komunës së Ferizajt, kanë bërë një punë shumë të mirë në edukimin joformal si dhe ofrimin e bursave përnxënës dhe studentë nga radhët e komuniteteve, gjë që, në një masë të madhe e ka zbutur apo përmirësuar gjendjen e rëndë tëarsimimit të komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas. Për fëmijët e kthyer nga diaspora DKA ka mbajtur ligjërata një ditore meqëllim të integrimit në sistemin shkollor. Po ashtu, në përgjithësi janë organizuar fushata vetëdijesimi të popullatës për rëndësinë eshkollimit. Sa i përket fëmijëve me aftësi të kufizuara deri më tani dy raste janë përfshirë në sistemin shkollor. Ndërkaq, në bazë tërregulloreve të shkollave ndalohet segregacioni në shkolla. Sidoqoftë aktivitete të tilla duhet të vazhdojnë edhe më tutje dhe kujdes iveçantë duhet kushtuar pjesëmarrjes në arsimin formal.

Për këtë duhet ndërmarrë disa veprime me qëllim të përmirësimit dhe integrimit të këtyre komuniteteve në shoqërinë Ferizajase.Fushata vetëdijesimi për rëndësinë e edukimit duhet të jetë në agjendën komunale në vazhdimësi. Ky ndërgjegjësim duhet të bëhetedhe me prindërit që të kontribuojnë në arsimimin e fëmijëve të tyre. Bursat, tekstet shkollore për shkollat e mesme, ri-integrimi ifëmijëve që kanë braktisur mësimin, janë disa elemente që ndihmojnë në përmirësimin e kësaj gjendje. Dka-ja të caktoj një kuot për

Bursa për student univerzitarë për komunitetet RAE ,Dka-ja të siguroj mjete didaktike ( Çanta,fletore,lapsa,ngjyra etj)

Për fëmijet e komuniteteve RAE, dhe fëmijët e komuniteteve RAE të integrohen nëpër paralele (klasa) të përziera (jo segregacion)

Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Page 6: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Sa i përket shëndetësisë komunitetet Rom, Ashkanli dhe Egjiptas ballafaqohen me probleme të shumta. Fushata vetëdijesimiveçanërisht me nënat për higjienën personale, kujdesin ndaj fëmijëve të porsalindur janë imediate. Vizitat mjekësore Halit Ibish ngaana e mjekëve duhet të jenë çdo dy javë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të komuniteteve ndërsa në Dubravë ky problem ështërregulluar me funksionalizimin e Qendrës Sociale dhe Edukative sikurse edhe Ambulanta në Lagjen “Sallahane”. sistemin shëndetësorjanë të përfshirë 1 doktoreshë dhe 3 teknik medicional. Kjo paraqet nevojën që të punohet me studentët qe janë në fakultetin dheshkollën e mjekësisë për mundësi të zhvillimit të praktikës e pastaj të punësimit në vendbanimet e komuniteteve. Uji i pijshëmkontrollohet në mënyrë permanente nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në bashkëpunim me DSHMS, kjo si rezultat i njëmarrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, qoftë në kontrolle rutinore të ujit të pijshëm apo edhe si pasojë eindikacioneve në terren. DSHMS në këtë rast e ka rolin e mbikëqyrësit dhe shfrytëzimit të mekanizmave identifikues në interes tëmbrojtjes së shëndetit publik. Nga anketa me banorët 127 kanë parë të nevojshme vizitat mujore nga mjekët. 90 të tjerë kanë listuarbarnat falas si prioritet. Mbi 170 persona vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike, e të cilët kanë nevojë për një përkujdesje më tëmadhe dhe të vazhdueshme si dhe të mundësohen barna pa pagesë.

Asistencën Sociale e gëzojnë 245 familje të Komunitetit Ashkanli,18familje të Komunitetit Rom ndërsa të Komunitetit Egjiptas 2familje.

Të drejtën e pensionit e gëzojnë nga Komuniteti Ashkanli 101 persona ndërsa nga Komuniteti Rom 12 persona. Komuniteti Egjiptian2 persona

1. Organizimi i kampanjave të vaksionimit

2. Organizimi i kampanjave për parandalimin e martesave të hershme

3. Të përkrahen me ndihma financiare të kritereve me ndihma sociale

Kulturë, Rini, dhe Sport

Page 7: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Zhvillimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive është i kufizuar si rezultat i mungesës së infrastrukturës dhe mjeteve financiare. Për tëmënjanuar sadopak këto kufizime është e nevojshme vazhdimi i mbështetjes financiare për klubet kulturore dhe sportive. Tëmundësohet realizimi i ushtrimeve të klubeve sportive në Palestrën e Sportit. Po ashtu klubet sportive të cilat jan pjesmarrëse tëlirohen nga tatimi i objektit në të cilin zhvillohen trajnimet Të ketë emisione në radio dhe TV që ju kushtohen komuniteteve dheveprimtarisë kulturore e sportive.

Në këtë kontekst në Ferizaj ekzistojnë klubi i karates Fituesi si dhe Klubet Futbollistike d“Gëzimi 1” dhe “Gëzimi 2”, KlubiBasketbollistik “Gëzimi” dhe SHKA “Ardhmëria” grupe këto që funksionojnë në Sallahane. Në lagjen “Halit Ibish” funksionon Klubii Basketit “Gëzimi”. Në Dubravë funksionojnë Klubi Futbollistik “Dubrava” dhe SHKA “Ashkanët”.

Përkrahja e aktiviteteve rinore po ashtu është e një rëndësie të veçantë. Në këtë kontekst DKRS duhet të punoj në bashkëpunim meOJQ-të lokale edhe në organizmin e programeve kulturo-artistike me pjesëmarrje të madhe të të rinjve për Ditët Festive të parapara meLigjin mbi Festat Zyrtare të Kosovës përkatësisht në festimin e 8 Prillit – Ditës së Romëve dhe 15 Shkurtit – Ditës së Ashkanlive.

Punësimi dhe zhvillimi ekonomik

Mungesa e punësimit të banorëve të Komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas është ndër problemet kryesore që janë paraqitur ngatë gjithë të anketuarit në Ferizaj. Prandaj mungesa e punësimit nga 200 të anketuar është paraqitur si arsyeja kryesore pse 108 nga tado të preferonin të emigronin nga Kosova për të shkuar në një shtet tjetër ku do të mund të kishin një jetesë më të mirë në aspektinsocio-ekonomik.

Në komunën e Ferizajt në sektorin publik janë të punësuar 94 qytetarë nga Komuniteti Ashkanli, 6 nga Komuniteti Rom ndërsa nësektorin privat janë të punësuar 83 pjesëtarë të Komuniteti Ashkanli, nga Komuniteti Rom 18ndërsa nga Komuniteti Egjiptas 3pjesëtarë.

Në Entin e Punësimit që presin punësim janë të regjistruar 150 pjesëtarë të Komunitetit Ashkanli që kanë përfunduar shkollën emesme si dhe 120 qytetarë me kurse të ndryshme dhe zanate. Nga Komuniteti Rom presin për punë 18 pjesëtarë që kanë përfunduarshkollën e mesme dhe 8 me zanate dhe kurse të ndryshme.

Page 8: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Nga Komuniteti Ashkanli në aspekt të përgjithshëm të aftë për punë nga mosha 18-45 vjeçar janë 1329 persona ndërsa KomunitetiRom janë 18 pjesëtarë përderisa nga Komuniteti Egjiptas janë afër 10 banorë.

Të ket një numër i konsuliduar për pranim të puntorëve nga komunitetet Rom , Ashkanlij dhe Egjiptas dhe të ket njoftimeZKKK-ja në lidhëje me konkurset e shpullura për pranimin e punëtorëve

Strehimi dhe vendbanimet infomale,

Në komunën e Ferizajt presin zgjidhje për problemin e strehimit afër 30 familje përderisa 5 familje kanë parashtruar në komunëkërkesë për sigurim të lokacionit për ndërtim individual të shtëpive, familje këto që kanë shprehur dëshirë për tu kthyer në Ferizaj ngaIsh-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndërsa fondet për ndërtimin e këtyre shtëpive janë të siguruara nga DRC dhe UNHCR.

Vendbanime jo-formale të regjistruara janë disa lagje në Dubravë dhe disa lagje të qytetit si “Sallahane”, “Halit Ibish” dhe“K. Xoxe”,ndërsa Zyra Komunale për Komunitete do të kërkoj lehtësim të procesit të legalizimit të këtyre vendbanimeve.

PLANI I ZBATIMIT

Page 9: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Arsimi

Qëllimi: Ndërtimi i sistemit arsimor cilësor dhe gjithëpërfshirës, të bazuar në drejtësi, barazi dhe respekt për diversitetin, që i kontribuon integrimit të plotë të komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas në shoqëri.

Objektivi 1: Përmirësim i dukshëm i pjesëmarrjes në arsim dhe i cilësisë së arsimit për pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas.

Aktiviteti 1: Përfshirja e edukatoreve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas dhe asistentëve të tyre në nivelin para-fillor dhe parashkollor

Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 1.1. Hulumtimi i nevojave për arsimin parashkollor dhe parafillor

IV.2016 DKA, ZKK BK dhe donatorë të tjerë potencial

2.Veprimi 1.2. Identifikohen edukatorët e kualifikuar dhe asistentët nga radhët e komuniteteve Rom, Ashkanli, Egjiptas

IV. 20156 DKA, ZKK BK

3. Veprimi 1.3. Kyçja në sistemin arsimor të personelit të identifikuar IV. 2014– I. 2016 DKA, ZKK BK4. Veprimi 1.4. Publikim i Raportit Hulumtues 2014 DKA, ZKK BK

Page 10: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Aktiviteti 2: Ofrimi i programeve ri-integruese për fëmijët e kthyer nga diaspora Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti1. Veprimi 2.1. Identifikohen familjet e kthyera nga jashtë vazhdimisht ZKK, DKA BK2. Veprimi 2.2. Ofrohen kurse gjashtë mujore për gjuhën e vendit vazhdimisht DKA, ZKK BK

3.Veprimi 2.3. Ofrohen tekste dhe materiale shkollore falas për fëmijët

vazhdimisht DKA, ZKK BK

4. Veprimi 2.4. Nostrifikohen dokumentacionet shkollore vazhdimisht DKA, ZKK BK

5.Veprimi 2.5. Publikimi i të dhënave mbi fëmijët e ri-integruar në shkolla, kurset e mbajtura, tekstet shkollore të shpërndara.

IV.2014IV.2016 DKA, ZKK BK

Aktiviteti 3: Motivimi për pjesëmarrje të shtuar në arsim

Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 3.1. Organizimi i fushatës së ndërgjegjësimit për prindër për regjistrimin me kohë të fëmijëve në shkollë

III. 2014II.2015II.2016

ZKK, DKA BK

2.Veprimi 3.2. Identifikohen nevojat e nxënësve që nuk vijojnë mësimin me rregull

Vazhdimisht DKA, ZKK BK

3.Veprimi 3.3. Ofrohet shërbimi i transportit falas për fëmijët që udhëtojnë më se 2 km në ditë

Vazhdimisht DKA, ZKK BK

4.Veprimi 3.4. Ofrohet ushqim ditor falas për këtë kategori të fëmijëve

Vazhdimisht DKA, ZKK BK

5. Veprimi 3.5. Ofrohen tekste dhe materiale shkollore falas Vazhdimisht DKA, ZKK BK

6. Veprimi 3.6. Ofrohen orë plotësuese në shkollë Vazhdimisht DKA BK

7.Veprimi 3.7. Caktohen mësimdhënësit që punojnë me nxënësit me vështirësi në të nxënë, përkatësisht në orë plotësues.

IV.2016 DKA BK

Page 11: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Aktiviteti 4: Krijimi i kushteve për vazhdimin e arsimimit pas shkollimit të obligueshëm Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti1. Veprimi 4.1. Themelimi i fondit për bursa IV.2014 DKA , BK

2.Veprimi 4.2. Themelimi i Komisionit të përbashkët të përbërë prej komunitetit, institucioneve dhe organizatave për ndarjen e bursave

IV.2014DKA, ZKK, OJQ

BK

3.Veprimi 4.3. Organizohen fushata ndërgjegjësimi për vazhdimin e shkollimit

II.2014II.2015II. 2016

DKA, ZKK, OJQ

BK

4.Veprimi 4.4. Ofrohen kurse përgatitore gjatë vitit shkollor për regjistrim në shkollën e lartë për nxënësit me rezultate të dobëta

II.2014II.2015II.2016

DKA, ZKK BK

Aktiviteti 5: Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara ne sistemin e rregullt arsimor Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1. Veprimi 5.1. Identifikohen fëmijët me nevoja të veçantaIII. 2014 dhevazhdimisht

ZKK, DKA BK

2.Veprimi 5.2. Raportim dhe koordinim i punës me MASHT për veprimet e mëtejshme

vazhdimisht DKA BK

Aktiviteti 1: Parandalimi i segregacionit dhe diskriminimit Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 1.1. Raportim i shkollave për rastet e raportuara të segregacionit ose Anashkalimit

Vazhdimisht DKA BK

2. Veprimi 1.2. Adresim dhe zgjidhje e rasteve të raportuara Vazhdimisht DKA BK

3.Veprimi 1.3. Në bashkëpunim me MASHT ofrohen trajnime për mësimdhënës për mënjanimin e paragjykimeve

Vazhdimisht DKA, MASHT BK

Page 12: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Objektivi 2: Bashkëpunim cilësor dhe efikas në mes të institucioneve dhe organizatave relevante në funksion të arsimimit të pjesëtareve të komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas.

Aktiviteti 1: Aktivitete të përbashkëta me EPBMR

Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 1.1. Formohet këshilli i sigurisë në nivel komunal. Përbehët prej DKA, EPBMR, përfaqësuesi i shkollës, i Këshillit tëShkollës, përfaqësuesi i komunitetit/OJQ

IV.2014 DKA, BK

2.Veprimi 1.2. Këshilli i sigurisë identifikon rastet që kanë të bëjnë me cenimin e sigurisë së nxënësve ne shkolla

vazhdimisht DKA BK

Page 13: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Aktiviteti 3: Ofrohen programe ekzistuese për zvogëlimin e shkallës së analfabetizmir – përkrahje institucionale Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 3.1. Identifikohen partnerët që ofrojnë programe të licencuara kundër analfabetizmit

III.2013 DKA, ZKK -

2. Veprimi 3.2. Identifikohen individët që nuk kanë vijuar shkollën I.2014 DKA, ZKK -

3.Veprimi3.3. Organizohen takime me grupet e identifikuara me qellim të informimit për mundësitë lidhur me zhdukjen e analfabetizmit

II.2014 DKA, ZKK -

4.Veprimi 3.4. Në kuadër të qendrave të komunitetit organizohen kurse profesionale

II.2014 DKA, ZKK -

Aktiviteti 4: Krijimi i qendrës burimore në nivel komunal Koha/Çereku Përgjegjës

1. Veprimi 4.1. Koordinim i punës me organizatën Caritas dhe hapja e Qendrës Burimore në kuadër të Qendrës së Komuniteteve në

III.2014 DKA, ZKK -

Aktiviteti 2: Masat për mosrespektimin të ligjit mbi shkollimin e obliguar Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 2.1. Identifikohen nxënësit që kanë braktisur shkollën dhe që nuk vijojnë shkollën rregullisht

vazhdimisht DKA, ZKK BK

2.Veprimi 2.2. Organizohen takime informative me komunitetet në lidhje me detyrimet ligjore mbi arsimin e obliguar

IV. 2013I. 2014I.2015

DKA, ZKK BK

3.Veprimi 2.3. Ndërmerren masa ligjore ndaj stafit të shkollës që nukraporton me kohë rastet e braktisjes dhe mosvijueshmërisë

vazhdimisht DKA BK

Page 14: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Dubravë.2. Veprimi 4.2. Ofrohen orë plotësuese për nxënësit e shkollës fillore Vazhdimisht DKA, ZKK -

3.Veprimi 4.3. Kurse të ndryshme për pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas

Vazhdimisht DKA, ZKK -

4. Veprimi 4.4. Ofrojnë programe për zhdukjen e analfabetizmit Vazhdimisht DKA, ZKK -5. Veprimi 4.5. Përfshirja e prindërve në aktivitetet e qendrës Vazhdimisht DKA, ZKK -

6.Veprimi 4.6. Krijimi i këshillit të prindërve të nxënësve nga radhët e komuniteteve rom, anshkali dhe Egjiptas

Vazhdimisht DKA, ZKK

7.Veprimi 4.7. ZKK lehtëson koordinimin e punëve të KPNKRAE1 me KPA2 Vazhdimisht

DKA, ZKK, KPA

1 Këshilli i Prindërve të Nxënësve të Komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas2 Këshilli i Prindërve dhe Arsimtarëve

Aktiviteti 5: Organizohen aktivitete kulturore sportive Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 5.1. Formohet grupi kulturor i shkollës në përbërje të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve

IV.2014DKA, Shkolla,ZKK

Nuk kërkohen

2.Veprimi 5.2. Formohen grupet sportive në shkollë në formë të klubeve sportive

IV. 2014DKA, Shkolla,ZKK

Nuk kërkohen

3.Verpimi 5.3. Hartohet plani shkollor për aktivitetet kulturore dhe sportive me karakter multi-etnik

IV.2014DKA, Shkolla,Grupet e Formuara

Nuk kërkohen

4.Veprimi 5.4. Caktohen përgjegjësit për realizimin e aktiviteteve sipas planit të hartuar

IV. 2014DKA, Shkolla,Grupet e Formuara

Nuk kërkohen

5.Veprimi 5.5. Caktohet buxheti për aktivitetet e parapara në planin ehartuar

IV. 2014DKA, Shkolla,Grupet e Formuara

Nuk kërkohen

6.Veprimi 5.6. Organizohen aktivitete kulturore në përputhje me interesat e komunitetit

Vazhdimisht - në bazë të planit të hartuar

DKA, Shkollat, Grupet e Formuara,

DKRS, DKA

Page 15: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

SHËNDETËSIA DHE ÇËSHTJET SOCIALE

Qëllimi: Përmirësimi i statusit shëndetësor dhe social, dhe cilësisë të shërbimit dhe qasjes ndaj sistemit shëndetësor dhe socialtë Kosovës, , të tri komuniteteve rom, Ashkanli dhe Egjiptas

Objektivi 1: Krijimi i kushteve cilësore dhe të qëndrueshme higjeno-sanitare dhe mjedis i përshtatshëm dhe i shëndetshëm në vendbanimet e komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas

Punësimi dhe Fuqizimi Ekonomik

Qëllimi: Punësim dhe përmirësim i situatës ekonomike për të gjithë anëtarët e komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas.

Objektivi: Rritje e nivelit të punësimit të individëve nga komunitetet Rom, Ashkanli dhe Egjiptas përmes ndërmjetësimit, aftësimit profesional dhe punësimit në sektorin publik dhe privat

Aktiviteti 1: Hartimi dhe zbatimi i programeve të reja dhe ekzistuese për aktivizimin mundësimin të punës nga të tri komunitetet

Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 1.1. Punësimi i anëtarëve të tri komuniteteve në Sektorin publik

vazhdimishtKomuna, ZKK, MPMS

_

2.Veprimi 1.2. Punësim për komunitetet rom, Ashkanli dhe Egjiptas, për përmirësim të kushteve ekonomike, të pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas.

vazhdimishtKomuna, ZKK

_

Page 16: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Aktiviteti 1: Ndërmarrja e aktiviteteve për përmirësimin kushteve higjieno-sanitare, të mjedisit dhe praktikave dhe sjelljeve relevantë

Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 1.1. Sigurimi i ujit të pijshëm, kanalizimeve dhe vendeve të caktuara për hedhjen e mbeturinave dhe të rrjetit elektrik në lagjet e reja.

vazhdimishtKomuna, ZKK, MPMS

-

Objektivi 2: Mundësimi marrjes së shërbimeve sociale përmes ndarjes së informacionit, përfshirjes në skemat e ndihmës dhe ofrimittë shërbimeve në formë të barabartë dhe në përputhje me nevojat

Aktiviteti 1: Ofrimi i shërbimeve sociale përmes ndërgjegjësimit, informimit dhe përfshirjes në skemat ekzistuese

Koha/Çereku Përgjegjës

1.Veprimi 1.1. Informimi i komuniteteve për mundësitë e marrjes dhe llojeve të shërbimeve sociale

IV. 2014II.2015III. 2016

ZKK, QPS -

2.Veprimi 1.2. Ofrimi i ndihmave momentale në raste të nevojave emergjente te komunitetet Rom, Ashkanli dhe Egjiptas

vazhdimisht MPMS BK

Kulturë, Rini, dhe Sport

Page 17: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Qëllimi: Komunitetet Rom, Ashkanli dhe Egjiptas mund të zhvillojnë dhe promovojnë identitetin e tyre kulturor dhe zhvillimin e aktiviteteve rinore e sportive

Objektivi: Përmirësim i infrastrukturës dhe mundësive financiare

Aktiviteti 1: Komunat ofrojnë hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive

Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 1.1. Komunitetet Rom, Ashkanli dhe Egjiptas tju jepethapsir e mjuftueshëm aktivitete kulturore-rinore.

vazhdimisht DKRS, ZKK Nuk kërkohet

2.Veprimi 1.2. Identifikohen klubet sportive që kanë nevojë përhapësirë në Palestër Sportive

IV. 2014 DKRS, ZKK Nuk kërkohet

3. Veprimi 1.3. tju jepet hapsira në Palestr për klubet e komuniteteve IV. 2014 DKRS, ZKK Nuk kerkohet

4.Veprimi 1.4. Shikohet mundësiaei përkrahjes financiare tëiniciativave kulturore dhe sportive që vijnë nga komunitetet

Vazhdimisht DKRS, ZKK -

Regjistrimi

Qëllimi: Regjistrimi civil u mundësohet të tri komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas me qëllim ushtrimin plotë të së drejtës së shtetësisë

Objektivi: Përmirësim i kuadrit ligjor, institucional dhe menaxhues për të mundësuar një proces regjistrimi të shpejtë dhe që përmbush nevojat e të tri komuniteteveAktiviteti 1: Komunat inkurajojnë dhe ofrojnë shërbimin e regjistrimit dhe ofrojnë informacion të plotë ndaj aplikuesve për

Page 18: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

regjistrim në rastet e mospërmbushjes së kushteve për regjistrim Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 1.1. Organizohen fushata ndërgjegjësimi të komunitetevepër regjistrim

IV. 2014 ZKK

Kërkohet mbështetje financiare nga Komuna

2.Veprimi 1.2. Hartohen dhe shpërndahen materiale informuese sifletushka, spote televizive, postës, lajmërime në gazeta, në qendrapranë komuniteteve për përfitimet e regjistrimit

IV. 2014 ZKK

Kërkohet mbështetje financiare nga Komuna

3.Veprimi 1.3. Çdo komune shpall njëherë në vit muajin eregjistrimit falas për të paregjistruarit, fëmijë të lindur jashtësistemit shëndetësor

2014-2016Administrata Komunale, ZRC, ZKK

Nuk kerkohet

4.Veprimi 1.4. Komunat dhe pushteti qendror bashkëpunon meorganizata jo-qeveritare për të të organizuar dhe zbatuar fushatën e ndërgjegjësimit “Shtëpi me Shtëpi”

IV. 2014ZKK, Komuna

Fondi nga BKK

5.Veprimi 1.5. Komunat në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qendrat Spitalore ofrojnë informacion dhe këshillim mbi regjistrimin e menjëhershëm të foshnjave të lindura

2014-2016 QS, DSH Nuk kërkohet

6.Veprimi 1.6. Zyrtarët për Barazi Gjinore në komuna në bashkëpunim me organizatat jo-qeveritare organizojnë takime kampanja për ndërgjegjsimin e vaksinimit

2014-2016ZBGJ, ZKK, DSH

Nuk kërkohet

7.Veprimi 1.7. Ri-aktivizim i Bordit Shqyrtues me qëllim të mundësimit të individëve pa dokumente identifikimi/regjistrim

III.2016 Komuna Nuk ka

8.Veprimi 1.8. Komunat informojnë me shkrim aplikuesit në rastet kur nuk plotësojnë kushtet e regjistrimit dhe hapat që duhet të ndërmarrin

vazhdimisht ZRC Nuk kërkohen

9.Veprimi 1.8 Hartohet një forme e njësuar përgjigjeje për aplikuesit që nuk plotësojnë kushtet e regjistrimit

III.2014 ZRC Nuk kërkohen

10.Veprimi 1.9 Komunat dhe organizatat joqeveritare, lokale dhe ndërkombëtare formojnë grupe pune për monitorimin e veprimeve të mësipërme duke përfunduar me publikimin e raportit

IV. 2014IV. 2015IV. 2016

ZKK, Komuna, OJQ

Nuk kërkohen

Page 19: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Objektivi 2: Qeveria e Kosovës siguron shërbimeve efektive, gjithë përfshirëse dhe në plotësim të nevojave të individëve të riatdhesuar nga komunitetet Rom, Ashkanli dhe Egjiptas, përmes hartimit dhe zbatimit të politikave publike relevantë dhe forcimit të koordinimit institucionalAktiviteti 2: Rritja e efektivitetit të sistemit institucional dhe shërbimeve tëofruara për kthim dhe integrim të qëndrueshëm të të kthyerve nga komunitetet Rom, Ashkanli, dhe Egjiptas Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 2.1. Komunat sigurojnë që të kthyerit punësohen duke respektuar raportet etnike të popullatës në aktivitete dhe projekte tëzhvilluara nga komunat

vazhdimisht Komuna Nuk kërkohen

2.Veprimi 2.2. Komunat dhe MMPH sigurojnë që veprimet e ndërmarra në çështjet e pronësisë përputhen me kërkesat e prioritetit 31 të PVPE-se

vazhdimisht DGJKU Nuk kërkohen

Pjesëmarrje dhe Përfaqësimi

Qëllimi: Rritja e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komuniteteve Rom, Ashkanli, dhe Egjiptas në jetën publike të Kosovës

Objektivi 1: Pjesëmarrje efektive e komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas në jetën publike dhe institucionet vendim-marrëse tëFerizajt përmes ofrimit dhe sigurimit të mundësive dhe qasjes së barabartë për tri komunitetet ndaj të gjitha formave të përfaqësimit

Aktiviteti 1: Monitorimi i zbatimit të Ligjit nr.03/L-40 mbi Vetëqeverisjen Lokale ne Republikën e Kosovës

Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 1.1. Pjesëmarrje e komuniteteve në baza periodike dhe përcjellje e aktiviteteve të Komitetit të Komuniteteve

vazhdimisht ZKK Nuk kërkohen

2.Veprimi 1.2. Përgatitje e raporteve periodike mbi cilësinë e aktiviteteve, përfaqësimin dhe efektivitetin e funksionimit të Komitetit në përputhje me mandatin që kanë

vazhdimisht ZKK Nuk kërkohen

Page 20: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

3. Veprimi 1.3. Nxitje e respektimit dhe ruajtjes së raporteve gjinore vazhdimisht ZKK Nuk kërkohen

4.Veprimi 1.4. Nxitja e pjesëmarrjes së banorëve të komuniteteve në takimet publike që organizon komuna, me qëllim të kontributit për vendemëmarrje

Vazhdimisht ZKK Nuk kërkohen

STREHIMI dhe VENDBANIMET JOFORMALE

Qëllimi: Krijimi i kushteve për strehim për familje të Komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas si dhe lehtësimi i procesit të legalizimit të vendbanimeve joformale

Objektivi 1: Ndërtimi i shtëpive për familjet pa strehim dhe rastet sociale dhe lehtësimi i procesit të legalizimit të vendbanimeve jo-formale përkujdesja e institucioneve të banimit

Aktiviteti 1: Identifikimi i familjeve që nuk kanë strehim dhe adresimi i problemeve të këtyre familjeve

Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti1. Veprimi 1.1. Identifikimi i familjeve që nuk kanë strehim përmes

vizitave në zonat ku banojnë komunitetet Rom, Ashkanli dhe vazhdimisht ZKK,

DMQSH, Nuk kërkohen

Page 21: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Egjiptas OJQ-të

2.Veprimi 1.2. Adresimi i problemit të strehimit të këtyre familjeve në instancat e tjera komunale e qeveritare dhe identifikimi i donatorëve potencial

vazhdimisht ZKK, OJQ-të Nuk kërkohen

Objektivi 2: Lehtësimi i procesit të legalizimit të vendbanimeve informale

Aktiviteti i 1: Identifikimi i saktë i vendbanimeve jo-formale në zonat ku jetojnë këto komunitete

Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti1. Veprimi 1.1 Identifikimi i vendbanimeve jo-formale Vazhdimisht ZKK -

2.Veprimi 1.2. Lehtësimi i procesit të legalizimit përmes lehtësimit tëkritereve për legalizim dhe asistencës në përgatitje të dokumentacionit

Vazhdimisht ZKK -

-

3Veprimi 1.4. Formimi i grupit punues për lehtësimin e kritereve përprocesin e legalizimeve të pronave

vazhdimisht ZKK -

4Veprimi 1.5. Hartimi dhe publikimi i raporteve 6-mujore të progresit të arritur në këtë fushë

vazhdimisht ZKK -

Page 22: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Kthimi dhe Ri-integrimi

Qëllimi: Sigurimi i kushteve të përshtatshme për jetesë për familjet e kthyera nga rajoni

Objektivi 1: Sigurimi i lokacionit dhe lehtësimi i procesit të ndërtimit të shtëpive për familjet pa strehim

Aktiviteti 1: Identifikimi i familjeve të kthyera ose që shprehin dëshirë për tu kthyer dhe shqyrtimi i problemeve dhe kërkesave të tyre.

Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.Veprimi 1.1. Takime me familje dhe individë që dëshirojnë të kthehen në Ferizaj

vazhdimishtZKK, DMQSH, OJQ-të

Nuk kërkohen

2.Veprimi 1.2. Caktimi i lokacionit për 5 familje që kanë shprehur dëshirë të kthehen në Ferizaj në vendimin e kryeministrit

III - 2014ZKK, DUKGJA

Nuk kërkohen

3.Veprimi 1.3. Vizita zyrtare mujore në bashkëpunim me udhëheqësit komunal dhe institucione ndërkombëtare te familjet që dëshirojnë të kthehen

vazhdimisht

ZKK, donatorë dhe institucione ndërkombëtare

Nuk kërkohen

Page 23: Zyra Komunale Per Komunitete dhe Kthim Ferizaj

Media dhe Informimi

Qëllimi: Qasja e barabartë e Komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas në media dhe informacion

Objektivi 1: Krijimi i mundësive për përkrahëje të qytetarëve nga radhët e Komuniteteve në radiot dhe televizionet lokale

Aktiviteti 1: Krijimi i mundësive financiare për zhvillimin e programeve radio dhe televizive që i dedikohen problematikave me të cilat përballen Komunitetet Rom, Ashkanli dhe Egjiptas Koha/Çereku Përgjegjës Buxheti

1.

Veprimi 1.1. Identifikimi i donatorëve potencial që mund të financojnë një emision televiziv dy-javor që do të trajtoj çështjet dhe problemet me të cilat përballen Komunitetet Ashkanli dhe Egjiptas (një emision që i dedikohet Komunitetit Rom ekziston)

IV - 2014 ZKK, OJQ-tëDonatorë potencial

2.Veprimi 1.2. Komunikimi me radio lokale për realizimin e një emisioni për të rinj që i dedikohet të rinjve nga Komunitetet Rom, Ashkanli dhe Egjiptas

III - 2014 ZKK, DKRS Nuk kërkohen

3.

Veprimi 1.3. Shpërndarja e informacioneve të rëndësishme, veçanërisht për takimet publike të planifikimit buxhetor dhe vendosjes së prioriteteve për investime kapitale në Qendrat ku më së shumti frekuentojnë banorët e këtyre komuniteteve (Dubravë, Sallahane, Halit Ibish)

vazhdimisht ZKK, ZKI Nuk kërkohen

4.

Promovimi i Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare në zonat ku banojnë Komunitetet Rom, Ashkanli dhe Egjiptas me qëllim të njoftimit për të drejtat e qasjes në informacionin dhe dokumentacionin zyrtar

IV – 2014 ZKK, ZKI