7/30/2019 Format Me Te Perhapura Te Mashtrimeve Me TVSH
1/7
www.al-tax.org
Format m t prhapura t
mashtrimeve me TVSH
Sipas ligjit Pr TVSH-n, nje tatimpagues mund te mbarte TVSH-ne e
blerjeve qe nuk e ka perdorur nga njera periudhe tatimore ne tjetren.
Nese shuma e TVSH-se se pagueshme sipas faturave te shitjes eshte e
vogel, shuma e TVSH-se se blerjes mbetet e pashfrytezuar dhe do te
krijoje fryrje te gjendjes se TVSH-se te tatimpaguesit apo ndryshe
krijim te TVSH-se kreditore.
Ne fund te nje periudhe disamujorie, tatimpaguesi do te kete nje TVSH
kreditore te fryre, e cila lidhet me blerjet me TVSH, qe kane qene te
medha ne raport me shitjet me TVSH, qe ka kryer tatimpaguesi.
Ai duhet te plotesoje formularin tip per te deklaruar kete stok te TVSH-
se (krediti) duke e justifikuar perpara organeve tatimore me detaje
historikun e krijimit te ketij stoku.
Me poshte jane prezantuar disa raste te perpjekjeve te tatimpaguesve
per te mashtruar me situaten debitore-kreditore te TVSH-se.
Mashtrimi me xhiron
Ky mashtrim ndodh per gjithe ata tatimpagues qe fshehin qarkullimin e
tyre mujor te aktivitetit duke mos deklaruar xhiron reale. Ky mashtrim
ndodh ne mase te tatimpaguesit qe kryejne transaksione me leke ne
dore. Nje perhapje te ketij tip mashtrimi ka dhe me ato shoqeri qe jane
te regjistruara ne TVSH, por kryejne transaksione me leke ne dore me
kategorine e biznesit te vogel, duke fshehur ne kete menyre vleren e
transaksioni nga te dy krahet.
7/30/2019 Format Me Te Perhapura Te Mashtrimeve Me TVSH
2/7
www.al-tax.org
Fryrja e TVSH-s kreditore
Kjo eshte nje forme ne te cilen tatimpaguesi kerkon te gjeje sa me
shume fatura blerje me TVSH duke perdorur fatura fallso qe pasqyrojne
blerje inegzistente te plotesuara vetem si vlera faturimi. Ne rastin kur
tatimpaguesi kerkon ti rimbursohet shuma e TVSH-se kreditore me
plotesimin e periudhes 3-mujore kjo menyre fallsifikimi e TVSH-se
mund te gjendet duke bere kryqezimin e faturave qe dyshohen se jane
te fallsifikuara.
Eksport i TVSH-s apo eksporti i mashtrimit
Tatimpaguesi aplikon tarifen 0 perqind per eksporte inegzistente dhe
kerkon TVSH-ne per blerjet me TVSH te kryera per keto eksporte,
nderkohe qe keto te mira qe ai ka kryer furnizime i perdor per qellime
private dhe jo ne favor te aktivitetit. Mallrat e konsumit dhe ato te
luksit jane pjesa me e madhe qe perfshihet ne skemen mashtruese. Ky
mashtrim zbulohet vetem nepermjet inspektimeve per verifikim te
dokumenteve nga ka lindur kerkesa per rimbursim.
Mashtrimi i quajtur karuzel(me poshte mashtrimi karuzel)
Vecanerisht, ky mashtrim perfshin abuzimin ne lidhje me perjashtimet
nga skema e TVSH-se. Per vitin e kaluar jane zbuluar mbi 90 raste te
ketij tip mashtrimi duke sjelle nje humbje te ardhurash prej 200 milion
leke. Nese kontrolli ndaj ketij fenomeni nuk rritet, atehere tendenca
per rritjen e permasave te ketij mashtrimi, sidomos per rastet e
tatimpaguesve te vegjel do te rritet. Mashtrimi
7/30/2019 Format Me Te Perhapura Te Mashtrimeve Me TVSH
3/7
www.al-tax.org
Karuzel ka te beje me kryerjen e transaksioneve te blerje-shitjeve te
perseritura midis tatimpaguesve qe ndryshojne statusin e tyre ne
periudha te shkurtra kohore. Ky shkembim transaksionesh do te thote
qe TVSH-ja nuk paguhet nga shitesi (i cili zhduket), nderkohe qe bleresi
e dekalron si TVSH kreditore per blerjen e kryer. Zakonisht,nje zinxhir i
gjere dhe kompleks transaksionesh ne rrethe te ndryshme perdoret
per te mbuluar kete fenomen qe ndodh. Mashtrimi karuzel perdoret
shpesh nga organizata te krimit ekonomik dhe eshte nje humbje e
njeshme per buxhetin.
Mashtrimi karuzel perfshin levizjen e vazhdueshme te te mirave midis
tatimpaguesve te regjistruar te rretheve te ndryshme te vendit, duke i
sjelle buxhetit te shtetit humbje te ardhurash tatimore te shumfishta.
Mashtruesit e zbatojne kete skeme duke futur shoqeri te ndryshme ne
zinxhirin e furnizimeve per ta bere te evshtire evidentimin e tyre dke
shfrytezuar natyrisht dhe dobesi te administrimit tatimor. Mallrat qe
jane kontigjent i kesaj skeme mashtrimi jane mallrat me vlere te larte
dhe kosto transporti te ulet (mallra informatike, komunikacioni). Keto
mallra mund te rrine ne nje vend, por transaksionet japin idene e
blerje-shitjeve te vazhdueshme.
Nje pervoje per kete skeme mashtrimi e gjejme nga praktika e tregut
europian.
Mashtrimi do te kryhet ne nje nga vendet europiane. Midis vendeve te
BE-se nuk zbatohet TVSH dhe telefonat celulare jane ideale per
trafikimi, pasi ka kerkese te larte per ta dhe jane lehtesisht te
transportueshem.
Mashtruesit perdorin nje shoqeri qe importon telefona (pa TVSH) dhe
pastaj i shesin ato ne tregun e brendshem me TVSH dhe me pas
zhduken duke perfituar ne kete menyre TVSH-ne, e cila eshte humbje
per te ardhurat. Keto transaksione ndodh qe te jene zinxhir duke
perfituar ne kete menyre dhe TVSH-ne kreditore, ne disa prej hallkave
te zinxhirit te qarkullimit.
7/30/2019 Format Me Te Perhapura Te Mashtrimeve Me TVSH
4/7
www.al-tax.org
Ky ishte nje shembull qe tregon per sofistikim te mashtrimit me TVSH-
ne, por mashtrimet karuzel mund te ndodhin me cdo lloj malli. Ne kete
zinxhir transaksionesh ka tatimpaguese qe zhduken ashke me parate e
TVSH-se. Pastaj ata kthehen, per tu futur perseri ne radhen e zinxhirit
te qarkullimit me nje tatimpagues tjeter qe do te zhduket pas ca
kohesh. Ne mjaft raste, malli nuk leviz fare nga magazina ku eshte
gjendje. Tatimpaguese te tille quhen godites, pasi ata e godasin
TVSH-ne.
Lidhje me vendin tone. Shqiperia nuk perballet me kete tip mashtrimi
aktualisht, pasi ajo zbaton parimin e TVSH-se per mallrat e blera nga
BE-ja apo cdo vend tjeter i botes. Ne rastin e importit, mallrat
ngarkohen me TVSH ne momentin e hyrjes ne piken e kalimit kufitar,
ku ka sherbim doganor dhe ne rastin e eksportit, mallrat ngarkohen me
0 perqind TVSH sipas ligjit ne fuqi.
Mosdeklarimet apo ndrprerja e deklarimeve
Ne rastin e zhdukjes se tatimpaguesit apo mashtrimit te pervetesimit,
tatimpaguesi regjistrohet si tatimpagues i TVSH-se duke aplikuar
TVSH-ne ne shitjet e tij, por zhduket duke mos derguar asnje deklarate
apo e nderpret dekalrimin duke mos paguar asnje lek TVSH per
buxhetin. Keta mashtruese shfrytezojne dobesite administrative.
Kjo skeme mashtrimi eshte nje levizje sistematike e krimit tatimor ne
sistemin e TVSH-se, e cila eshte konstatuar ne disa rrethe te vendit. Ne
thelb, mashtruesit perfitojne TVSH nga mallrat e blera, duke rritur
sasine dhe vlerat e fatures mbi normat e rregullta te nevojave te
biznesit duke u perpjekur qe ne kontrollin e mundshem te korruptojne
dhe thyejne integritetin e kontrollorit per te mos e prezantuar kete si
mahstrim te tatimpaguesit. Perfituesit e TVSH-se e shesin mallin apo
sherbimin e tyre me nje cmim tregu dhe me tej zhduken pa paguar
TVSH-ne duke mos deklaruar asnje periudhe. Ky lloj mashtrimi
7/30/2019 Format Me Te Perhapura Te Mashtrimeve Me TVSH
5/7
www.al-tax.org
zbatohet per periudha 3-6 mujore mashtrimi duke u mbyllur me
zhdukjen e mashtruesve.
Mashtrimi klonues
Ky mashtrim kryhet duke perdorur NIPT-in e tatimpaguesve te njohur.
Personi qe kryen nje mashtrim te tille, pa qene i regjistruar vete perdor
NIPT-in e dikujt tjeter, qe eshte i regjistruar ne organet tatimore.
Personi zhduket pa deklaruar asnjehere, pasi eshte e natyrshme qe ai
ska se ku te deklaroje sa kohe eshte i paregjistruar dhe vjedh NIPT-in
e tatimpguesit. Bleresi i pafajshem i mallit apo sherbimit e dekalron si
TVSH kreditore vleren qe i perket blerjes se bere te mashtruesi, e cila
eshte objekt i zbulimit si mashtrim ne te ardhmen kur kjo kontrollohet
nga inspektoret. Nderkohe dhe tatimpaguesit qe i eshte vjedhur NIPT-i
dhe jane leshuar fatura tatimore perballet me mungesen e
deklarimeve te tyre ne administraten tatimore dhe behet objekt i
detyrimeve dhe denimeve per te paguar sipas ligjit te TVSH-se.
Sistemi i informacionit te TVSH-se duhet te kete nje mekanizem te
pershtatur pikerisht per te monitoruar regjistrimet e reja, vecanerisht
ato qe permenden me poshte:
- Nga pervoja ne pune, punonjesit e degeve te tatimeve duhet ta
dine problemin sipaszonave dhe mallrave te caktuara qe behen
pjese e kesaj skeme.
- Personat mashtruese qe do te marrin vesh se keto mallra dhe
zona po monitorohen nga administrata dhe do te heqin dore nga
zbatimi i skemes ne zonat dhe mallrat e zbuluara, qe tashme
jane aktivitete me risk dhe do te bejne perpjekje ne zona te tjera.
Sistemi i informacionit te TVSH-se duhet te jape alarmin kur
dekalrimet e aktiviteteve te periudhes se kaluar jane te
ndryshme nga deklarimet e ketyre aktiviteteve per regjistrimet e
7/30/2019 Format Me Te Perhapura Te Mashtrimeve Me TVSH
6/7
www.al-tax.org
reja.( ketu duhen futur zonat e meparshme te ketij mashtrimi
dhe aktivitetet tip).
- Sistemi duhet te kryqezoje aktivitete, ne te cilat TVSH-ja e blerjes
eshte dekalruar me e madhe se TVSH-ja e shitjes per disa
periudha me radhe.
- Programi informatik duhet te beje kryqezimin e TVSH se paguar
me TVSH-ne e blerjeve per aktivitetet e monitoruara.
- Sistemi duhet te kete nje mekanizem alarmi te pershtatur per te
evidentuar nderprejren e deklarimeve, deklarimet e regjistrimeve
te reja qe jane jonormale (shitje te medha ne muajt e pare te
aktivitetit)
-Nga eksperienca, punonjesit duhet te dine qe nje mashtrim i
caktuar eshte zakonisht i kufizuar ne nje zone te vecuar apo ne
nje aktivitet apo mall a sherbim te vecante. Akonisht, funksinimi i
ske4mes se mashtrimit zbatohet ne zonen ngjutur apo ne zona
te tjera nese ky mashtrim ka funksionuar. Keshtu qe,
anormalitetet ne cdo proces te funksioneve te administrates
(regjistrim, pagese e deklarim) duhet te shikohen me syrin e
identifkimit te parregullsive apo devijimeve nga normaliteti.
Zyra e Tatimeve duhet te kete kujdes ne regjistrimin e nje
tatimpaguesi ne TVSH, duke verifikuar dhe kerkuar per gjithe te dhenat
e disponueshme (historike dhe aktuale) pasi ky eshte momenti me
thelbesor i maredhenieve administrate tatimpagues. Tatimpaguesi
duhet te jete shume mire i njohur nga administrata per pasojat qe ka
ne rast mashtrimi apo devijimi nga statusi i tij natyral.
7/30/2019 Format Me Te Perhapura Te Mashtrimeve Me TVSH
7/7
www.al-tax.org