UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: Vlerësimi i brendshëm
MENTORI: KANDIDATJA:
Prof. Dr.Ilir Kelmendi Albiana Binakaj-Nuraj
Gjakovë, 2018
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: Vlerësimi i brendshëm
MENTORI: KANDIDATJA:
Prof. Dr.Ilir Kelmendi Albiana Binakaj-Nuraj
Gjakovë, 2018
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: Vlerësimi i brendshëm
MENTORI: KANDIDATJA:
Prof. Dr.Ilir Kelmendi Albiana Binakaj-Nuraj
Gjakovë, 2018
2
Falënderimet
Realizimi i këtij punimi të diplomës si dhe përmbushja e studimeve të mia do të ishte i
pamundur pa përkrahjen dhe mbështetjen e disa personave.
Një falënderim i veçantë shkon për mentorin e temës Prof.Dr. Ilir Kelmendi për ndihmën dhe
mbështetjen e çmuar që më ofroi përgjatë gjithë punës sime dhe për kontributin e tij në
finalizimin e këtij punimi, produkt kyi shumë orëve konsultim, këshillim dhe mbështetje nga ana
e tij. Faleminderit profesor!
Shpreh mirënjohje për familjen time e cila më mbështeti gjatë gjithëkohës së studimeve,
moralisht dhe financiarisht. Falënderim për durimin dhe mirëkuptimin që treguat si gjatë këtyre 4
viteve,poashtu edhe gjatë kohës së hartimit të këtij puimi.
Përgjithmonë mirënjohëse!
3
Përmbajtja
Abstrakt ………...………………………………………………………………………..………4Hyrje ……………………………………………………………………………………..……….5Kapitulli I
1. Vështim i përgjithshëm rreth procesit të vlerësimit ……………..…………..….…….61.1. Parimet themelore të vlerësimit ……………………………………………………...71.2.Vlerësimi në përmirësimin e mësimdhënies dhe nxënies …………………………….91.3. Fazat praktike të procesit të vlerësimit…………………………………………...…..91.4. Funksionet e vlerësimit ……………………………………………….………….....101.5. Llojet e vlerësimit në shkollë …………………………………………….…………111.6.Metodat e vlerësimit ………………………………………………………….…….12
Kapitulli II
2. Vlerësimi i brendshëm …………………………………………..……………..………162.1. Qëllimi i vlerësimit të brendshëm …………………………………………….…….172.2. Planifikimi i vlerësimit të brendshëm ………………………………………………182.3. Si realizohet vlerësimi i brendshëm ………………………………...………………192.4. Përparësitë e vlerësimit të brendshëm ………………………………………...…….202.5. Parimet e vlerësimit të brendshëm ………………………………………...………..20
Kapitulli III
3. Llojet e vlerësimit të brendshëm ……………………………………………………...233.1. Roli i mësuesit si vlerësues ………………………………………………..….…….253.2.Etapat e sistemit të vlerësimit të brendshëm ……………………………….………..253.3. Zhvillimi i punës në klasë …………………………………………………………..263.4. Teknikat dhe instrumentet e matjes. Testet ………………………………………....263.5. Llojet e testeve ……………………………………………………...……………....27
3.5.1. Testi i bazuar në normë (i rangimit)……………………………….…….283.5.2. Testi i bazuar në kriter (i zotërimit)……………………….……………..283.5.3. Testi i bazuar në objektiva (diagnostifikuese)……………….…………..293.5.4. Testi përmbledhës (i arritshmërisë, i kombinuar)…………….………….293.5.5. Testi i pastandartizuar ……………………………………….…………..293.5.6. Testi i standardizuar ………………………………………….………….303.5.7. Testi objektiv ……………………………………………………………303.5.8. Testi subjektiv ……………………………………………...…………...303.5.9. Testi i bazuar në fjalë …………………………………………...………313.5.10. Testi i bazuar në sjellje ………………………………………………….31
3.6. Vlerësimi i nxënësve në tabelë …………………………………….……………….313.7.Vlerësimi i arritjeve sipas rezultateve të pritura …………………..………………...323.8. Vlerësimi me notë ………………………………………………….…………….…34
Përfundimi…………………………………………………………………………...………….36Literatura ……………………………………………………………………………………….37Jetëshkrimi ……………………………………………………………………………………..38
4
Abstrakt
Vlerësimi ka shumë pamje e kuptime dhe shpesh njerëzit nënkuptojnë gjëra të ndryshme
kur përdorin fjalën vlerësim. Disa e përceptojnë si gjykim të cilësisë, të tjerët si një mënyrë
sistematike të shikimit të çështjeve të rëndësishme apo edhe si një veprimtari të përditshme që ne
e kryejmë sa herë marrim vendime. Në arsim ai shpesh lidhet me testim dhe ngushtohet duke u
kufizuar në arritjet e nxënësit.
Qëllimi kryesor i këtij punimi është të paraqesë rëndësinë e vlerësimit në shkollë me
theks të veçantë në vlerësimin e brendshëm, shoqëruar me ndikimet që ka ky proces në
motivimin e nxënësve dhe rezultet e tyre në mësimnxënie.
Vlerësimi i brendshëm është gjykimi, për cilësinë ku përmes tij sigurojmë informacione
për vendimarrje.
Vlerëimi duhet të jetë një proces zinxhiror, i vazhdueshëm, i cili zhvillohet në nivele e
periudha të ndryshme, sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të ofrojë të dhëna konstante, të cilat
nga ana tjetër do të ndihmojnë në drejtimin e procesit të mësimdhënies. Të vlerësuarit e nxënësve
nga ana e mësuesit duhet kryer me rregullsi, paralelisht me mësimdhënie, në çdo orë mësimi,
ndonëse në mënyrëinformale. Mësimdhënësi duhet të planifikojë vlerësimin e brendshëm në
përputhje me rezultatet e pritshme të kurrikulës dhe me planin zhvillimor të shkollës. Ai duhet të
jetë i vëmendshëm ta planifikojë atë si pjesë përbërëse të mësimdhënies. Kujdes gjatë etapës së
planifikimit duhet t’i kushtojë edhe ndërlidhjes në mes të vlerësimit të rezultateve mësimore të
kurrikulës në të gjitha format e planifikimit.
Fjalët kyçe: Vlerësimi, nxënësi, mësuesi, procesi i të nxënit, shkolla.
5
Hyrje
Shkolla është institucioni më i rëndësishëm i një shoqërie nga e cila edukohet rinia e një vendi.
Shkolla si institucion edukimi ka marrë një rol shumë të rëndësishëm dhe në kohën e sotme
konsiderohet edhe një nga institucionet më të rëndësishme, jo vetëm për edukimin e individëve,
por edhe për ndryshimin e shoqërisë, për krijimin e një shoqërie e cila do t’iu përshtatet
ndryshimeve dhe sfidave të kohës.
Punimi im i diplomës ka për objet studimi vlerësimin e brendshëm në shkollë. Në këtë punimi
jam përpjekur që të shfrytëzoj literaturë të autorëve të ndryshëm, në mënyrë që të bëj
përmbledhje sa më të saktë të kësaj çështjeje e cilaështë shumë e rëndësishme në procesin e
mësimdhënies. Punimi synon të japë një vështrim dhe një trajtim praktik të gjerë mbi aplikimin e
vlerësimit dhe testimit nga mësuesit, nxënësit dhe mësuesit e ardhshëm. Punimin e kam ndarë në
tre kapituj, ku secili prej tyre ka edhe nëntemat e veta dhe të njëjtat të janënëlidhshmëri mes vete
dhe me kapitullin paraprak.
Në kapitullin e parë kam paraqitur një vështrim të përgjithshëm rreth procesit të
vlerësimit në përgjithësi, ndikimin që ka vlerësimi në përmirësimin e mësimdhënies dhe
mësimnxënies, funksionet e vlerësimit si dhe llojet dhe metodat që përdoren gjatë procesit të
vlerësimit.
Në kapitullin e dytë theksi është vënë në temën rreth vlerësimit të brendshëm duke elaboruar
qëllimin dhe planifikimin e këtij vlerësimi, përparësitë, parimet dhe se si realizohet vlerësimi i
brendshëm.
Ndërsa në kapitullin e fundit jemi fokusuar në llojet e vlerësimit të brendshëm, etapat e
vlerësimit, tekinkat dhe instrumentet e matjes, vlerësimin e nxënësve në tabelë, vlerësimin me
notë në kuadër të vlerësimit të brendshëm.
Vlerësimi është proces që mat progresin e nxënësit gjatë plotësimit të objektivave specifike të të
nxënit dhe është një proces që kërkon kohë, përpjekje dhe angazhim profesional dhe që duhet t’i
kushtohet një rëndësi e veçantë.
6
KAPITULLI I
1. Vështrim i përgjithshëm rreth procesit të vlerësimit
Vlerësimi është një proces sistematik i meritave, vlerave dhe rëndësisë dukepërdorur
kritere të udhëhequra nga një grup standardesh. Vlerësimi i shërben një organizate, programi apo
projekti për të vlerësuar një qëllim, një koncept të realizueshëm apo njëalternative e cila
ndihmon në vendimmarrje, në identifikimin e arritjeve dhe vlerave të lidhura drejtpërdrejt më
qëllim, objektivat dhe rezultatete këtij procesi.
Vlerësimi është proces që mat progresin e nxënësit gjatë plotësimit të objektivave specifike të të
nxënit.
Vlerësimi është gjykimi për cilësinë. Vlerësimi është një mënyrë sistematike e shikimit të
çështjeve të rëndësishme. Vlerësimi është sigurimi i informacionit për vendimmarrje. Në arsim
vlerësimi shpesh lidhet me testimin dhe ngushtohet duke u kufizuar në arritjet e nxënësit.
Vlerësimi është një mjet konstruktiv për përmirësim dhe risi. Vlerësimi është proces i mbledhjes
sistematike, analizimit dhe interpretimit të informative me qëllim të determinizimit se në çfarë
shaklle nxënësi i ka zotëruar objektivat udhëzues.1
Vlerësimi përmban përshkrimin sasior dhe cilësor, gjykon vlerat dhe meritat, bazohet në
matjen objektive, të saktë, të vlefshme, të besueshme. Vlerësimi, siç e shpreh edhe emri, do të
thotë t’i japësh një vlerë diçkaje. Mësuesit bëjnë vlerësim kur gjykojnë për diçka apo pjesë të saj,
në bazë të disa kritereve. Sigurisht që kur komunikojmë me të tjerët, ne të gjithë duhet të biem në
një mendje për kriteret që përdorim, si dhe për mënyrën se si përputhet informacioni me kriteret
apo si përshkruhet ai prej tyre.
Kriteret janë të drejtpërdrejta dhe madje të klasifikueshme nga ana sasiore. Aftësia kyçe
për vlerësim është përdorimi me efikasitet i kritereve. Kriteret janë kategori ose parime
racionale, që përdoren për të gjykuar vlerën apo logjikën e një ideje. Grupi i kritereve që përdor
1 Bardhyl Musai, “Metodologji e mësimdhënjes”, Shtëpia Botuese “Pegi”, Tiranë, 2003, fq.244
7
një mësues për të bërë vlerësime, janë kategori racionale “me emërues të përbashkët” që duhet të
kuptohen dhe me të cilat duhet të pajtohen edhe të tjerët, në një mjedis bashkëpunues.
Vlerësimi bëhet në mënyrë:2
Që të dimë se në çfarë stadi, niveli, pozicioni të njohurive jemi;
Që të dimë seku dëshirojmë të arrijmë;
Që të nxjerrim se cilat janë dobësitë, pengesat, të metat që në të ardhmen t’i
evitojmë në punën tonë;
Për të bërë bilancin e njohurive dhe aftësivë të arritura gjatë gjysëmvjetorit-vitit
shkollor;
Për të ndihmuar nxënësin të përparojë në formimin e tij;
Për të siguruar një përdorim të drejtë të vlerësimit të nxënësve;
Për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimit me bazë shkollore.
Të gjitha ato që u thanë deri më tani janë përpjekje sistematike në funksion të definimit formal të
statusit të nxënësit duke respektuar aftësitë e ndryshme mendore dhe shpirtërore të tij.
Në këtë proces fundamental qëllimi kryesor i vlerësimit është:3
Përcaktimi i statusit të nxënësit;
Vlerësimi i mësimdhënësit;
Vlerësimi i kurrikulit;
Vlerësimi i punës së shkollës;
Vlerësimi i sistemit të arsimit.
1.1. Parimet themelore të vlerësimit
Vlerësimi duhet shikuar si një proces të përcaktimit të plotë të natyrës dheshkallës së
mësimnxënies në procesin e zhvillimit të duhur të nxënësit. Ky proces do të jetë më i efektshëm
nëse i përfillim këto parime:4
1. Përcaktimi i qëllimit dhe i prioriteteve në procesin e vlerësimit:
2 Po aty, fq.2453Isuf Zeneli, “Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim”, Shtëpia botuese “Libri shkollor”, Prishtinë, fq.384Po aty, fq. 25
8
Përshkrimi i kujdesshëm i qëllimit të matjes;
Rezultatet e parashikuara të të nxënit;
Zgjedhja e matjeve të mundshme.
2. Zgjedhja e teknikave adekuate të vlerësimit në përputhje me karakteristikat që duhen të
maten:
Objektive;
Të sakta;
Të përshtatshme.
3. Zbatimi i teknikave të ndryshme të vlerësimit:
Testet objektive: për matjen e njohurive, të të kuptuarit dhe zbatimin e rezultateve të të
nxënit;
Testet ese:për matjen e aftësisë për organizimin dhe shprehjen e ideve;
Vrojtimi: që të vlerësojë shkathtësitë e manifestimit dhe sjelljet e ndryshme të nxënësit;
Vetraportimi: vlerësimin e interesimit dhe qëndrimit;
Portfolio: vetëvlerësimi.
4. Dobësitë e teknikave të vlerësimit:
Gabimi gjatëproves, problem i rëndomtë në matjet arsimore dhe psikologjike;
Gabimi i pikëzimit të testit (sipas rastit);
Interpretimi jo i saktë i rezultateve të matjes.
5. Vlerësimi është një rrugë drejt një fundi, por jo fund në vetvete:
Eliminimi i gabimeve të matjes;
Marrja e vendimit për cilësinë e dhënë nuk shënon fundin;
Procesi i vlerësimit zhvillohet në mënyrë të përsëritshme.
9
1.2. Vlerësimi në përmirësimin e mësimdhënies dhe nxënies
Rol të rëndësishëm në përmirësimin e mësimdhënies dhe nxënies luan vlerësimi, andaj faktorët
që ndikojnë në përmirësim janë:
Dhënia e informacioneve kthyese, efektive, të sakta dhe me kohë, nxënësve;
Përshtatja aktive e nxënësave në nxënie;
Përshtatja e mësimdhënies bazuar në rezultatet mësimore dhe e rezultateve të vlerësimit;
Interesi dhe nevoja që nxënësit të jenë në gjendje ta vlerësojnë vetveten dhe të kuptojnë
se mund të përmirësohen;
Planifikimi i punës së mësimdhënësit (rezultatet e nxënies, kompetencat të cilat duhet
zhvilluar, indikatorët e njësive mësimore në të cilat nxënësi duhet treguar: njohje, të
kuptuarit, zbatim, zgjidhjetë problemeve, analizë, sintezë dhe vlerësim, përdorimi i
metodave të ndryshme për mesimdhënie, etj.).5
1.3. Fazat praktike të procesit të vlerësimit
Fjala standard përdoret shumë shpesh në jetën e përdithshme dhe në fusha të ndryshme të jetës.
Ndërsa me standarde në arsim kuptojmë kritere, apo një sërë kërkesash për të vlerësuar cilësinë,
cilësinë e asaj se çka nxënësit dinë, kuptojnë dhe çka janë në gjendje të bëjnë; cilësinë e
programeve arsimore; cilësinë e mësimdhënies; cilësinë e ndihmës që sistemi i arsimit u ofron
mësuesve, cilësinë e programeve mësimore dhe cilësinë e praktikave të vlerësimit. Standardet
sigurojnë kritere për vlerësimin e përparimit të vizionit kombëtar në raport me mësimdhënien
dhe mësimnxënien.6
Standardet përfaqësojnë tërësinë e kërkesave apo të cilësive që përcaktohen si të detyrueshme
për një veprimtari të caktuar në arsim.7
5http://www.masht.rks-gov.net (pdf. Metodat e vlerësimit)6 Isuf Zeneli, “Bazat e sdandartizimit dhe vlerësimit në arsim”, Shtëpia botuese “Libri shkollor” Prishtinë, fq.97 Po aty, fq. 10
10
Ne i zhvillojmë standardet që ta formojmë njësistem të integruar të arsimit, në të cilin elementet
kryesore si: rregullativa ligjore, burimet materiale, kurrikula, udhëzimet, standardet, vlerësimi
dhe përgjegjësia të funksionojnë si një sistem i tërë.
Zhvillimi i standardeve bazohet në disa parime themelore të cilat sigurojnë që standardet
të jenë:8
Akademike
Specifike
Sfiduese
Të balancuara
Zhvillimore
Të sakta
Të arritshme
Të vlerësueshme
Duke u përdorur në një spektër të gjërë në fushën e arsimit, standardet klasifikohen në disa lloje
si:9
Standardi i përmbajtjes
Standardi i arritshmërisë
Standardi i vlerësimit
Standardi i sistemit të arsimit etj.
1.4. Funksionet e vlerësimit
Mësimi dallon varësisht nga nevojat e nxënësve. Vlerësimi i mundëson nxënësittë
përparojë, ndërsa mësuesit të përshtatë më mirë mësimdhënien. Funksioni kryesor i vlerësimit
ëshë të ndihmojë për të kuptuar sa më mirë natyrën dhe cilësinë e çështjes që vlerësohet. Në
veçanti funksionet e vlerësimit janë:
funksioni përmbledhës –shërben për njohje të përgjegjësisë, për bilancin e njohurive dhe
aftësive të arritura gjatë vitit shkollor, për llogaridhënie, për përzgjedhje, për certifikim,
akreditim;
8 Po aty, fq. 109Isuf Zeneli, “Bazat e sdandartizimit dhe vlerësimit në arsim”, Shtëpia botuese “Libri shkollor” Prishtinë, fq.11
11
funksioni proaktiv – i shërben procesittë vendimmarrjes;
funksioni retroaktiv – i shërben procesit të llogaridhënies;
funksioni psikologjik e social – shërben për të motivuar sjellje të dëshiruara, për të
zhvilluar marrëdhënie dhe mbështetje publike;
funksioni administrativ – shërben për të ushtruar autoritetin.
Puna dhe aktiviteti i nxënësve vlerësohet duke u mbështetur në planin dhe programin mësimor,
një vlerësim i vetëm mund të përdoret për më tepër se një funksion, sikurse edhe funksione të
ndryshme mund të shfrytëzohen e përdoren me më tepër se sa një mënyrë ose metodë vlerësimi.
1.5. Llojet e vlerësimit në shkollë
Në praktikën shkollore aplikohen lloje të ndryshme të vlerësimit. Llojet e vlerësimit më të
përdorshme që aplikohen në shkollë janë si më poshtë:10
Vlerësimi diagnostifikues – përmes këtij vlerësimi identifikohen vështirësitë e të nxënit ose
problemet qe kanë të bëjnë me të nxënit. Po ashtu, përmes vlerësimit diagnostifikues
identifikohen anët e dobëta dhe të forta të mësimdhënies, përcaktohen shkaqet e ndryshme të
problemeve në mësimnxënie etj., në mënyrë që të merren masat për përmirësimin dhe avancimin
e saj dhe për formulimin e planit për veprim në ndihmë nxënësve.
Vlerësimi formues – përmes këtij vlerësimi synojmë të identifikojmë gabimet, të metat dhe
vështirësitë në punën më nxënës, me qëllim që t’u japim ndihmë. Vlerësimi formues mbikqyrë
ecurinë, procesin, përparimin e nxënësve, mësimdhënësve, siguron informatë kthyese për të
sjellë përmirësime. Kontrollon përparimin e nxënies së nxënësve gjatë procesit mësimor, pra
kontrollon shkallën e zotërimit të objektivave udhëzuese.
Vlerësimi përmbledhës – përcakton arritjet në përfundim të vitit mësimor, në përfundim të
programit mësimor. Shërben për të marrë vendime për nxënësit, mësimdhënësit, programet etj.
Ka për qëllim notimin dhe certifikimin e nxënësve, gjithashtu siguron informata për të gjykuar
përvetësimin e objektivave të lëndës dhe efektshmërisë së programit mësimor.
10 Besim Dyla & Bardhyl Musai, “Didaktika e vlerësimit të përparimit të nxënësve”, Botues Universiteti“A.Xhuvani dhe SH.L.P. “Bajram Curri”, Gjakovë, 1997, fq.106
12
Vlerësimi i kontestit – ka për qëllim të përcaktojë kontekstin e shkollës, të klasës, të përshkruajë
kushtet dhe rrethanat e punës së shkollës, të identifikojë dhe të vlerësojë nevojat dhe mundësitë
në kontekstin e dhënë, ndikimin e tyre në arritjet e nxënësve dhe të shkollës.
Vlerësimi i brendshëm – kryhet brenda shkollës, mund të kryhet nga një apo nga disa
mesimdhënës, nga drejtues të shkollës. Vlerësimi i brendshëm është më i përshtatshëm për
përmbushjen e qëllimeve të vlerësimit formues.
Vlerësimi i jashtëm – quhet vlerësim i jashtëm sepse kryhet nga institucione të veçanta të
ngarkuara për vlerësim në shkollë apo për vlerësimin e jashtëm në fund të shkallës së shkollimit,
siç është testi i arritshmërisë, provimet e maturës. Vlerësimin e jashtëm mund ta kryejë MASHT,
ZRA, DKA, apo vlerësues të pavarur. Vlerësimi i jashtëm zakonisht përdoret për të përmbushur
qëllimet e vlerësimit përmbledhës – sumativ.
Vetëvlerësimi –është proces gjatë të cilit institucioni, shkolla, mësimdhënësi, nxënësi mbledhin
informacion për vetën e tyre dhe bëjnë gjykimin e vlerave të tyre. Këtë vlerësim nxënësi e
realizon duke krahasuar rezultatet e veta me rezultatet e nxënësve të tjerë, apo duke zgjedhur
teknika të ndryshme të vlerësimit.
Nëpërmjet vetëvlerësimit nxënësit kanë mundësi që në lidhje me qëllimet e caktuara të mësimit
të vlerësojnë veten, arritshmërinë e tyre. Vetëvlerësimi i bazuar në kritere të drejta, krijon bazë
për të motivuar, përmirësuar dhe çmuar më tej arritjet në të nxënit e nxënësve.
1.6. Metodat e vlerësimit
Vlerësimi në klasë lejon një shumëllojshmëri të metodave të vlerësimit që për bazë ka
përmbajtjet e kulturës zyrtare duke zgjedhur metoda të përshtatshme me rezultatet mësimore.
Metodat e vlerësimit duhet të sigurojnë tregues të arritshmërisë së nxënësit të qëndrueshëm dhe
të kuptueshëm.
Çka duhet marrë parasysh gjatë zgjedhjes së metodave të vlerësimit:
Tëjenë kompaktibile dhe të përshtatshme me qëllimin dhe në kontekstin e shkathtësive
dhe sjelljeve të cilat duhet mësuar.
Të tilla të cilat nxjerrin konkluzionet për njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlerave që për
secilin nxënës të jenë të vlefshme në mënyrë që të identifikohet progresi i nxënësve.
Të jenë të lidhura me rezultatet mësimore dhe të jenë kompaktibile me qasjen e
mësimdhënies të cilat zbatohen.
13
Të jenë të përshtatshme me nivelin e përgatitjes së nxënësve.11
Metodat e vlerësimit nuk duhet të ndikohen nga njëanshmëria e shkaktuar nga faktorë që nuk
janë relevantë me qëllimin e vlerësimit. Për lëndë të ndryshme dhe për njësi dhe tema të
ndryshme nevojiten të zgjidhen edhe metoda të cilat promovojnë zhvillimin e rezultateve të
dëshiruara, që përfshijnë kompetencat e dëshiruara.
Në literaturë të ndryshme dhe në praktika shkollore janë të njohura këto metoda të vlerësimit:12
1. Detyrat individuale
Për të thelluar të kuptuarit të (njësisë) temës mësimore, zbatimin e njohurive, zgjedhjes së
problemeve, arsyetimet,përfundimet, ndërlidhja me jetën reale dhe zhvillimi i shkathtësive të
mësimdhënies dhe nxënies realizohet përmes detyrave individuale. Karakteristikë e kësaj metode
është analizimi i kërkesave shtesë në librin e nxënësit, dokumentarë të ndryshëm dhe në krijimin
e hartës së koncepteve.
2. Projektet individuale
Me këtë metodë të vlerësimit përfshihetzgjedhja dhe përdorimi i provave (dëshmive) për të
identifikuar, përshkruar, analizuar dhe për të nxjerrë konkluzione në lidhje me çështjenapo
problemin e veçantë. Duhet të përfshihen shumë shpesh nxënësit në një sërë aktivitetesh për një
kohë të konsiderueshme në mënyrë që të punojnë në mënyrë individuale. Nga mësimdhënësi
kërkohet që të planifikojë strategjinë e mbështetjes me përqëndrim në shkathtësi të mësimit. Për
karakteristikë ka shfrytëzimin e burimeve sekondare, detyrat e planifikuara nga mësimdhënësi
dhe burimet primare, që përfshijnë grumbullimin e të dhënave nga provat, eksperimenti apo edhe
nga terreni.
3. Projektet grupore
Me metodën e projekteve grupore zhvillohet përgjegjësia individuale, ndërvarshmëria sociale
dhe zhvillimi i shkathtësive personale. Karakteristikë ka formën e zhvillimit të aktiviteteve dhe
identifikimin e roleve të anëtatëve të grupit, produkti duhet për tu shkruar.
4. Anketat
Me anë të anketave verifikohet përvetësimi i një njësie apo disa njësive mësimore, bëhet
intervistë, ose dokumentet janë rishkruar. Për të mbledhur informacione përdoren pyetësorë ose
11http://www.masht.rks-gov.net(pdf. Metodat e vlerësimit)12 Po aty
14
tabelat e të dhënave, konkludimet nxirren në bazë të të dhënave, përgatiten edhe raportet. Për
karakteristikë ka se aktivitetet janë të planifikuara.
5. Aktivitetet e vëzhgimit
Me këtë metodë bëhet grumbullimi i shënimeve në mënyrë sistematike dhe duke evidentuar
saktë ngjarjen në kohën e duhur dhe në momentin e duhur, momentet shënohen për secilin
nxënës. Realizohet përmes intervistës me secilin nxënës apo me grup nxënësish, ndërsa lista e
kontrollit bazohet në komentet e mbledhura. Për karakteristikë ka shënimin dhe regjistrimin e
komenteve në një faqe të veçantë për secilin nxënës.
6. Shfaqja dhe ekspozita
Për shpërndarjen e informatava më së miri është që të organizohet dhe të bëhet transmetimi ityre.
Informacioni kthyes apo vërejtjet duhet të dërgojnë nëreflektim. Për këtë përgatiten pyetësorët
për informata kthyese. Për karakteristikë ka produktet për shfaqje.
7. Vizitat në terren
Përmes kësaj metode realizohet vlerësimi si: skicimi i projektit në terren, vrojtohet, bëhet harta
orientuese, përgatitet harta e koncepteve, përdoret dhe studiohet literatura, bëhet diskutimi pas
vizitës dhe përgatitet raporti i vizitës. Si karakteristikë ka planifikimin e mirë të aktiviteteve.
8. Prezantimet me gojë
Është një nga metodat mjaft motivuese për vlerësim e në veçanti ata të cilët nuk preferojnë të
shkruarit. Është tregues i fuqishëm i shkathtësisë së komunikimit, nxënësit prezantojnë raporte
me gojë para audiencës si psh. drama që ka një forum të mirë dhe ka mundësi të mëdha për
debate dhe diskutime. Ka për karakteristikë dikutimin dhe bashkëveprimin e nxënësve brenda
grupit.
9. Të dëgjuarit
Duhet që me kujdes të përgatiten pyetjet (kërkesat), kjo zhvillon një spektër të gjerë shkathtësish
(komunikimi, qëndrimet dhe vlerat dhe shkathtësia e koncentrimit dhe të dëgjuarit)
bashkëpunimi në grup, përmbledhje të shkurtëra. Karakterizohet me kohëzgjatjen e përkushtimit
të vëmendjes, përshtatshmërisë dhe saktësisë së informatës.
10. Libri i hapur
Planifikohet me shumë kujdes dhe përdoret për të gjetur njësinë apo temën, jo për përgjigjen e
pyetjeve në libër. Ka për karakteristikë përdorimin e referencave të ndryshme.
15
11. Punimet praktike
Jepen udhëzime dhe vërejtje të nevojshme në mënyrë që të zhvillohen kompetencat e caktuara.
Niveli i njohjes së paisjeve dhe konkludimet e nxjerrura nga matjet. Për karakteristikë ka
procedurat që duhet përvetësuar.
12. Aktivitetet kreative
Duhet të bëhen një numër i ushtrimeve për matjen e të kuptuarit të koncepeve, shfaqet niveli i
kompetencave, bëhet punë individuale dhe grupore. Për karakteristikë ka simulimin, intervistat,
debatet.
13. Testet dhe eset
Janë shumë motivuese për disa nxënës të cilët në veçanti e kanëdëshirë shkrimin, në mënyrë të
shpejtë dhe të besueshme bëhet vlerësimi i arritjeve të nxënësve, janë të lehta për të organizuar
dhe tëvështira për korrigjime. Mundësi e madhe në përfshirjen e nxënësve në riorganizimin e
argumenteve fakteve dhe ideve për të përmirsuar efektivitetin e nxënies. Përdorimi i referencave
të ndryshme. Karakteristikë e së cilës është se bëhen teste individuale dhe grupore, me kohzgjatje
të kufizuar, poashtu edhe esetë vlerësojnë një numër të shkathtësive të nxënësve, por janë me
kohë të kufizuardhe ese të cilat janë të bazuara në burime.13
13 http://ëëë.masht.rks-gov.net(pdf. Metodat e vlerësimit)
16
KAPITULLI II
2. Vlerësimi i brendshëm
Vlerësimi i brendshëm është një proces profesional nëpërmjet të cilit vetë shkolla ushtron
përgjegjësinë e saj për ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë. Vlerësimi i brendshëm i institucionit
arsimor është proces aktiv, gjithpërfshirës. Vlerësimi i brendshëm kryhet brenda shkollës por
mund të kryhet nga një apo nga disa mësimdhënes ose nga drejtues të shkollës.
Vlerësimi i brendshëm është mëi përshtatshëm për përmbushjen e qëllimeve të vlerësimit
formues. Vendimet e mësuesit si dhe ajo çka do të vlerësojë varen nga qëllimet që ka mësuesi në
mendje për mënyrën e vlerësimit.14
Vlerësimi i brendshëm është vlerësim që e kryen institucioni, programi, projekti për
sektorë të caktuar, për aspekte të caktuara të programit, ose për tërë veprimtarinë duke aktivizuar
si vlerësues punëtorë të institucionit ose pjesëmarrës të programit që nuk kanë përgjegjësi të
drejtpërdrejtë në institucion ose program.
Pjesë e problemeve që hasin mësuesit, në një përdorim sa më të suksesshëm të vlerësimit është
nevoja për të harmonizuar qëllime dhe lloje të ndryshme të vlerësimit.
Si rezultat i diversitetit e larmisë së tipeve të vlerësimit, të përdorura në praktikën shkollore të
vendeve të përparuara edhe përcaktimet tona mund të jenë të shumta. Mësuesi është ai i cili ka
rolin vendimtar për zgjedhjen e njërit prej vlerësimeve.15
Nëse do të ndaleshim tek vlerësimi i brendshëm, atëherë do të themi se veprimtaritë e këtij tipi të
vlerësimit formulohen, zhvillohen dhe vlerësohen nga mësuesi, prandaj ky vlerësim themi se
bënë pjesë në planin mësimor të mësuesve.16
Procesi i vlerësimit të brendshëm të shkollës kërkon përdorimin e një metodologjie shkencore, të
qartë, të besueshme dhe bashkëkohore, e cila siguron të dhëna reale dhe mundësi për të
pasqyruar pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë që shkolla ka për të. Vlerësimi i brendshëm
është mëi përshtatshëm për përmbushjen e qëllimeve të vlerësimit formues duke ofruar një
shërbim arsimor cilësor, dhe në mënyrë të veçantë, nevojat për përmirësimin e saj në të ardhmen.
14 Bardhyl Musa, “Metodologjia e mësimdhënies”, Shtëpia botuese “Pegi”, Tiranë 2003, fq.24515 Po aty, fq.24516 Po aty, fq.245
17
Vlerësimi i brendshëm është një proces i mbledhjes sistematike, analizimit dhe interpretimit të
informative duke përdor procedurat dhe teknikat e ndryshme të vlerësimit në klasë nga
mësimdhënësit dhe nxënësit, të cilët vlerësojnë punën dhe arritjen e rezultateve të tyre
nëzotërimin e objektivave udhëzuese në klasë. Vlerësimi i brendshëm është një proces i cili në
përbërjen e tij ka strukturat e vlerësimit dhe strukturat drejtuese të shkollës.17
Në strukturat e vlerësimit bëjnë pjesë mësimdhënësit, nxënësit, aktivet profesionale dhe aktivet e
klasëve, ndërkaq në strukturat drejtuese të shkollës bëjnë pjesë drejtori dhe grupi i tij profesional.
Këto dy struktura i kanë detyrat dhe përgjegjësitë e veta të cilat në kontinuitet pastaj lidhen me
njëra-tjetrën, duke u përpjekur që të bëjnë një vlerësim të brendshëm samë të organizuar dhe më
të drejtë. Vlerësimi i brendshëm si një proces i cili varion nga një vështim ose ndjekje e punës së
nxënësit kalon nëpër disa faza për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të tij në kohë të
caktuar.
Fazat nëpër të cilat kalon vlerësimi i brendshëm janë:18
a) Përcaktohen qëllimet e vlerësimit;
b) Përzgjedhen llojet dhe modelet e vlerësimit;
c) Bëhet planifikimi dhe realizimi i veprimtarisë vlerësuese;
d) Mbahen shënime dhe analizohen ato;
e) Përgatitet raporti;
f) Prezantohen rezultatet e vlerësimit.
2.1. Qëllimi i vlerësimit të brendshëm
Si çdo vlerësim tjetër që aplikon në procesin e mësimdhënjes, edhe vlerësimi i brendshëm
ka synimet dhe qëllimet e tij. Që vlerësimi i brendshëm të arrijë shkallën e duhur e cila duhet të
jetë në raport me kërkesat dhe parimet e këtij vlerësimi, atëherë duhet tu përmbahemi edhe
qëllimeve që paraprakisht janë dhënë.
Ngritja e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, shkalla e arritshmërisë së nxënësit, shkalla e
ndërtimit shpirtëror të nxënësit, përcaktimi i shkathtësive të domosdoshme dhe shkalla e
zotërimit të objektivave janë qëllimet prioritare të vlerësimit të brendshëm.19
17http://www.masht-gov.net (Udhëzues për vlerësimin e brendshëm të shkollës)18 Po aty
18
Qëllimi i vlerësimit të brendshëm është: Ngritja e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Mirëpo, egzistojnë edhe disa qëllime të tjera të cilat janë pjesë e punës së vlerësimit të
brendshëm. Ndër to duhet veçuar përcaktimi i përparimit të nxënësve në mësimnxënie,
përmirësimi i mësimnxënies, përcaktimi i shkaqeve të vështirësive, notimin e
nxënësve.Vlerësimii brendshëm kërkon: objektiva të qarta mësimore, njohjen e përvojës dhe të
aftësive të nxënësve, kërkesa të qarta ndaj nxënësve, përdorimin e metodave dhe teknikave
mësimore efikase si dhe motivimin e nxënësve.20
Vlerësimi mbështetet në parime që e bëjnë atë të jetë një aktivitet i planifikuar, i vazhdueshëm
dhe pjesë integrale e praktikave më të mira të procesit të mësimdhënies dhe të nxënies.
Vlerësimi i brendshëm është proces gjatë të cilit përcktohen vlerat mbi bazën e informacionit.
Procesi i vlerësimit ndodh pra, gjatë dhe pas procesit mësimor. Para fillimit të procesit mësimor
mësuesit e kryejnë vlerësimin për dy arsye:
a) të njohin karakteristikat, nevojat dhe aftësitë e nxënësve;
b) të planifikojë mësimin.
2.2. Planifikimi i vlerësimit të brendshëm
Planifikimi i vlerësimit të brendshëm është zbërthimi i çështjes që vlerësohet, caktimi i
detyrave të vlerësuesve, përzgjedhja e instrumenteve matëse dhe për vrojtim, përcaktimi i
kampionit,përzgjedhja e procedurave të analizës së të dhënave, caktimi i një orari veprimesh.
Detyrë kryesore e mësuesit është të ndërtojë veprimtari mësimore, të cilat do të përmbushin
arritjen e rezultateve të të nxënit që parashikohen në objektiva.21
Mësimdhënësi duhet të planifikojë vlerësimin e brendshëm në përputhje me rezultatet e
pritshme të kurrikulës dhe me planin zhvillimor të shkollës. Ai duhet të jetë i vëmendshëm ta
planifikojë atë si pjesë përbërëse të mësimdhënies. Kujdes gjatë etapës së planifikimit duhet t’i
kushtojë edhe ndërlidhjes në mes tëvlerësimit të rezultateve mësimore të kurrikulës në të gjitha
format e planifikimit.
Në mënyrë që të sigurohet se të nxënit e nxënësve dhe arritjet e tyre vlerësohen në mënyrë të
drejtë dhe të përshtatshme dhe rezultatet e atij vlerësimi përdoren me qëllim të përmirësimit tëtë
19Grup autorësh, Inspektimi dhe vlerësimi ibrendshëm i shkollës, Diturija, Tiranë 2011, fq.5520Po aty, fq.6521 Bardhyl Musai, Metodoligji e mësimdhënies, Shtëpia botuese “Pegi”, Tiranë 2003, fq.80
19
nxënit, vlerësimi duhet të jetë pjesë përbërëse e procesit të planifikimit në nivel të shkollës,
këshillave profesionale dhe mësimdhënësve individualë.
Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i planifikimit është nevoja për të qenë fleksibil në lidhje
me zbatimin dhe përmbushjen e objektivave.
2.3. Si realizohet vlerësimi i brendshëm
Vlerësimi përmban përshkrimin sasior dhe cilësor, gjykon vlerat dhe meritat, bazohet
në matjen objektive, të saktë, të vlefshme, të besuashme. Veprimtaria e vlerësimit duhet të
mbështetet në punën e bërë nga nxënësi. Ajo duhet të arrihet me rezultatet e parashikuara në
programin mësimor të lëndës.22
Për të realizuar me përpikëri vlerësimin e brendshëm, krahas objektivave dhe qëllimeve
duhet edhe t’i përmbahemi disa rregulla
ve të cilat janë të rëndësishme në këtë proces. Pra vlerësimi i brendshëm duhet të jetë: i
përditshëm dhe i vazhdueshëm. Mësuesi duhet t’i përshtatet kërkesave që bëhen në klasë, por
gjithsesi edhe duke ju referuar detyrave të shtëpisë. Puna në grupe si dhe testet e kuizet e
ndryshme gjatë procesit të vlerësimit janë një tjetër detyrë që mësimdhënësi duhet t’i përmbahet
që të arrijë një vlerësim sa më korrekt i cili rezulton me pasqyrën e notave.23
2.4. Përparësitë e vlerësimit të brendshëm
Hulumtimet rreth vlerësimit të brendshëm kanë treguar se ky vlerësim është mjaft efektiv
nëse arrihet që në mënyrë të drejtë dhe korrekte të përfaqësohen të gjitha vlerat e këtij vlerësimi.
Sipas të dhënave rreth vlerësimit të brendshëmcitohet se ky vlerësim ka mjaft vlera të cilat e
bëjnë të jetë shumë i domosdoshëm në procesin mësimor.
Vlerë themelore e vlerësimit të brendshëm është që ai të jetë i drejtë, i paanshëm, i besuashëm
dhe mbi të gjitha i barabartë nëse dëshirojmë të kryhet në kohën e duhur.
Gjithnjë duke ju referuar burimeve rreth vlerësimeve mësojmë se të gjitha instrumentet e
vlerësimit duhet të jenë të njëjta që mundësojnë procese të drejta.
Element tjetër për një vlerësim të brendshëm dhe të drejtëështë edhe mos favorizimi i grupeve
apo individëve, por secili duhet të jetë i njëjtë me tjetrin dhe të plotësojë të njëjtin standard.
22Beism Dyla & Bardhyl Musai, Didaktika e vlerësimit të përparimit të nxënësve, Botues “Universiteti A.Xhuvani”dhe SH.L.P. “Bajram Curri”, Gjakovë 1997, fq.1423 Po aty, fq.15
20
2.5. Parimet e vlerësimit të brendshëm
Vlerësimi ka për qëllim të nxënit dhe të arriturat e nxënësit. Vlerësimi shërben përtë
nxitur nxënësit të mësojnë dhe të përmirësojnë të arriturat në mësim dhe jashtë tij. Secili
mësimdhënës duhet të përcaktojë parimet themelore gjatë realizimit të procesit të vlerësimit të
brendshëm. Parimi kryesor është përcaktimi i qëllimeve të vlerësimit dhe përparësitë e tij,
prezantimin me kujdes të procesit të matjes si dhe rezultatet e parashikuara të të nxënit.
Zgjedhja e teknikave dhe zbatimi i tyre gjatë procesit të vlerësimit luajnë një rol shumë të
rëndësishëm të cilat me shumë kujdes dhe mjeshtri duhet t’i zgjedhë vet mësimdhënësi në raport
me objekivat dhe qëllimet e vlerësimit që ato të jenë të sakta dhe të përshtatshme.24
Secili vlerësim ka edhe qëllimet e tij.
Vlerësimi për të cilin po flasim është vlerësimi i brendshëm i cili gjithsesi ka qëllimet e tij që
duhet patjetër të jenë në funksion dhe favor të nxënësit. Prandaj, nëse i referohemi kurrikulës së
re të mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë mund të themi se vlerësimi i nxënësve bëhet
më qëllim të diagnostifikimit të pikave të dobëta dhe të forta të nxënësit të cilat pastaj janë mjet
shtyes për të përcaktuar ecurinë e të mësuarit në të ardhmen, motivimin e nxënësve si element
shtesë për të përcaktuar kuotën e nivelit që mund të arrijë si dhe tu mundësojë nxënësve
pasqyrimin e rezultateveqë do tu shërbejnë atyre si bazë për shkollimin e mëtutjeshëm.
Vlerësimi i brendshëm në shkollë krijon një mundësi më shumë edhe për prindërit.
Përmes këtij vlerësimi ata do të kenë mundësi të sigurojnë më shumë informacione se cila është
gjendja aktuale e njohurive të fëmijëve të tyre në raport me fëmijët e tjerë në nivel të klasës dhe
të shkollës gjithsesi. Nëse prindërit arrijnë t’i mbështesin fuqishëm rezultatet e vlerësimit të
brendshëm, ata janë të lirë t’i përfillin fëmijët me tendencë të përmirësimit të tyre në
vazhdimësi.25
Përpos që ndihmon përmirësimin e raporteve prindër, nxënës dhe mësimdhënës, vlerësimi i
brendshëm është i mirë edhe për vet mësimdhënësit. Përmes këtij vlerësimi ata mund të nxjerrin
në pah mangësitë dhe ndonjë problem eventual për të krijuar planifikime tëtjera të cilat do
tëpërmirësojnë cilësinë e mësimdhënies në përgjithësi. Përmes këtij vlerësimi mësimdhënësi
krijon një pasqyrë reale se ku ka arritur me nivelin e tij të mësimdhënies.
24http://www .masht-gov.net/advCms/documents/Vlerësimi _i _brendshem.pdf
25 Grup autorësh, Inspektimi dhe vlerësimi i brendshëm i shkollës, Diturija, Tiranë 2011, fq.34
21
ARRITJE
Gjatë realizimit të vlerësimit të brendshëm duhet pasur kujdes që mos të lejohet humbja e ndonjë
objektive të parashtruar në fillim të procesit të vlerësimit. Instrumentet dhe treguesit e vlerësimit
të cilët i kemi parashtruar duhet të na shërbejnë deri në fund të procesit.
Të kujdesshëm duhet të jemi edhe në marrëdhënien e krijuar në fillim mes nxënësit dhe
mësimdhënësit në mënyrë që ajo të ngelet ashtu deri në përfundim. Ngarkesa e nxënësve nga ana
e mësimdhënësit me riprodhim gojor të materialit, me rregulla dhe formula të panevojshme do të
ndikonin negativisht në realizimin e procesit dhe të njëjtat do të jepnin një pasqyrë jo reale të
vlerësimit.
Secili vlerësim pasqyrohet edhe me arritjet të cilat duhet të jenë të afërta me rezultatet e pritura.
Në vlerësimin e brendshëm nxënësit arrijnë rezultatet e tyre sipas tri niveleve. Secili nivel është
në përputhje me mundësitë e tyre intelektuale, psikike dhe emocionale. Këto nivele pasqyrohen
me:
Gjatë procesit mësimor mësuesit e përdorin vlerësimin për të marrë vendime që lidhen me
zbatimin e programit mësimor, me të nxënët, me drejtimin e klasës dhe për të vlerësuar
përparimin e nxënësve.26
Në realizimin e procesit të vlerësimit të brendshëm janë katër lloje të vlerësimeve të cilat
përdoren më shumë:27
a) Vlerësimi me qëllim klasifikimi, vendosje, i cili ndihmon në kategorizimin e nxënësve
para fillimit të procesit mësimor.
26http://www.masht-gov.net/advCms/documents/Vlerësimi _i _brendshem.pdf27 Po aty
Minimale (40-60%)
Realizohet nga kërkesat në klasë
Mesatare (60-80%)
Synohet të përmirësohet lënda
E lartë(mbi 80%)
Arritja e objektivave me saktësi
22
b) Vlerësimi diagnostifikues, që synon të zbulojë shkaqet e njohëse, fizike, emocionale,
shhoqërore të problemeve që kanë nxënësit në mënyrë që të përcaktohen teknikat
korrigjuese.
c) Vlerësimi formues, i cili mbikëqyr përparimin gjatë procesit të të nxënit, siguron një
feedback për të lehtësuar të nxënët dhe për të korrigjuar gabimet e mësimdhënies.
d) Vlerësimi përmbledhës, që përcakton arritjet në përfundim të kapitullit, të kursit për të
vendosur notat dhe certifikimin.
Vlerësimi i brendshëm bazohet në një evidencë i cili ka si burim: pikët e testeve (test
për mësimin e ditës, test kapitulli, test semestri, test vjetor) projektet, detyrat e shtëpisë, punën në
klasë, punën në laborator, punën praktike, provimin. Ndërkaq, arritjet e nxënësve shihen në dy
këndvështrime:
a) sa nxënës e kalojnë klasën dhe
b) sa mirë i kanë përvetësuar nxënësit objektivat e të nxënit përkundrejt programit mësimor.
Në përgjithësi mund të themi së vlerësimi në klasëështë procesi që kryejnë mësuesit kur
mbledhin, sinjalizojnë dhe interpretojnë informacionin që u shërben atyre për të marrë vendime.
23
KAPITULLI III
3. Llojet e vlerësimit të brendshëm
Egzistojnë dy arsye themelore të vlerësimit të brendshëm të cilat e bëjnë shumë të dobishëm
këtë vlerësim. Fjala është se duke zbatuar këtë vlerësim ne kemi ndihmuar nxënësit si dhe
përmes tij kuptojmë nëse ka ndodhur të nxënit dhe me çfarë efekti është realizuar të nxënit.28
Ky vlerësim krijon mbledhjen e të dhënave, gjykimin në lidhje me të dhënat si dhe
shfrytëzimin e informatave për qëllime të caktuara. Në vlerësimin e brendshëm, apo vlerësimin e
nxënësve në bazë klase dallojmë dy forma më të përdorshme të vlerësimit në klasë:29
- Vlerësimi për nxënie – vlerësimi formativ i cili mbikëqyr përparimin gjatë procesit
të të nxënit, siguron informata kthyese për ta lehtësuar të nxënit dhe për ta përmirësuar
mësimdhënien.
- Vlerësimi i të nxënit – vlerësimi sumativ përcakton arritjet në përfundim të njëdetyre të
caktuar, kapitullit, gjysëmvjetori apo viti shkollor, për t’i vendosur notat dhe certifikimin e
nxënësit për mësimin tërë jetësor. Përdoret edhe për të gjykuar efektivitetin e mësimdhënies
apo kurrikulës. Në vlerësimin për nxënie apo vlerësim formativ, mësimdhënësit bashkë me
nxënësit vlersojnë punën e bërë dhe i diskutojnë rezultatet me qëllim të përmirësimit të
punës. Ky vlerësim mund të bëhët në secilën fazë të orës mësimore, duke mos përjashtuar
fillimingjatë orës apo edhe më fund tëorës.
Vlerësimi për nxënie
Vendosja e qëllimeve të të
nxënit. (Çka duhet të arrijë?)
Ndihmon nxënësit që tëPërcaktimet ku janë
arrijë qëllimet e të nxënësit në raport me
nxënit qëllimet
28 Basic Education Program, Standardet e Vlerësimit (udhëzues), fq. 2229 Basic Education Program, Vlerësimi Formativ, fq. 16
24
Ndërkaq në vlerësimin formativ apo të njohur si vlerësimi i të nxënit, mësimdhënësit u referohen
vlerësimeve të grumbullara, që ndodhin zakonisht në fund të një njësie apo teme të caktuar, të
cilat kanë për qëllim të masin se çfarëkanë mësuar nxënësit si dhe deri në çfarë cilësie kanë
mësuar.30
Vlerësimi i të nxënit
Mësimdhënësit
në mënyrë periodike
evidentojnë arritjet
Ky vlerësim mund të vijë nga Gjykon performancën duke u
grumbullimi i fakteve bazuar në standard
FORMATIV -vPn- (proces) PËRMBLEDHËS -sumativ
ViN (produkt)
Ka për qëllim të merr Ka për qëllim të arrijë deri të
komente, informata kthyese formimi i notës, informim se
për të përmirësuar të sa është mësuar. Vlerësimi
nxënit dhe për të shkuar përfundimtar me notë nxirret
përpara. nga mesatarja e performancës
Vlerësimi bëhet përmes së nxënësit gjatë gjithë vitit
shkallës së vlerësimit shkollor dhe evidentohet me
Numri që përfshin notat nota përshkruese nga mesatarja
1 – 5. (Nota – A, B, C, D).
30 Po aty, fq.18
25
3.1. Roli i mësuesit si vlerësues
Me qëllim që takryejë sa më mirë punën si vlerësues, në një lëndë apo fushë të caktuar, është e
rëndësishme të merren parasysh një sërë çështjesh:31
a) Marrëdhëniet me kolegun duhet të bazohen në respektin dhe besimin reciprok,
b) Duhet të jetë shumë i kujdesshëm në komunikimin e informacionit,
c) Duhet të ndjehet bashkëpunëtor gjatë gjithë kohës.
Mësuesit gjithashtu duhet të jenë të vëmendshëm që gjatë vlerësimit të regjistrojnë të gjitha
veprimtaritë e bëra në klasë dhe të gjitha burimet qëu raportohen nxënësve të jenë të sakta dhe të
qarta.32
Gjatë kohës së vlerësimit mësuesit mund të ndjehen edhe të nervozuar, depresivë apo të
emocionuar. Kjo situatë e tillë quhet “stresi i mësuesit”. Mirëpo, trajtimi me sukses i stresit
përmes veprimit të drejtpërdrejtë dhe strategjive qetësuese do të ndikonte pozitivisht në
tejkalimin e kësaj situate jo të favorshme gjatë fazës së vlerësimit.33
3.2. Etapat e sistemit të vlerësimit të brendshëm
Nëse dëshirojmë që vlerësimi i brendshëm të jetë i suksesshëm, atëherë ai duhet
të kalojë nëpër disa etapa të cilat janë pjesë e këtij sistemi.
Ky sistem duhet të mbështetet në një sasi të konsiderueshme të dhënash si: vlerësimi me notë,
vlerësimi i aktivizimit në vend, vlerësimi i aktivizimit të punës në grupe, vlerësimi me teste
afatshkurtëra si dhe vlerësimi në fund të kategorisë programore.
I rëndësishëm në këtë proces është edhe vlerësimi në gjysmëvjetor dhe vlerësimi në fund të vitit
mësimor.
3.3. Zhvillimi i punës në klasë
Në shkolla përdoren veprimtari vlerësimi gjatë gjithë kohës duke filluar që nga pyetjet
31 Beism Dyla & Bardhyl Musai, Didaktika e vlerësimit të përparimit të nxënësve, Botues “Universiteti A.Xhuvani”dhe SH.L.P. “Bajram Curri”, Gjakovë 1997, fq.13032 Po aty, fq.13133 Po aty, fq.132
26
drejtuar nxënësve në orët e mësimit, deri në kryerjen e testimeve zyrtare. Detyrë themelore e
mësuesit në procesin e vlerësimit të brendshëm është që me përpikëri të planifikojë dhe të vë në
zbatim praktikat më të parshtatshme për vlerësim.34
Korrigjimi i punës së nxënësve bëhet gjatë dhe pas mësimit. Aspekti formues i vlerësimit ka
rëndësi themelore ndaj mësimdhënies dhe të nxënit të sukseshëm. Kontrollimi tek nxënësit nxit
motivimin dhe vetëbesimin. Një udhëzim konstruktiv dhe i dobishëm është i nevojshëm pasi
stimulon përparimin e mëtejshëm.35
Për të mos pasur ndikim tek nxënësit, është e domosdoshme që mësuesi të mbajë shënime të
hollësishme në një fletore të veçantë. Pra, mësuesi duhet të jetë i dobishëm dhe inkurajues, që
nxënësi të arrijë rezultate sa më të larta dhe se informacionet për arritjet e nxënësve herë pas here
duhet tu jepen edhe prindërve.36
Pra, vlerësimi në klasëështë gjykimi i vlerës ose dobisë së materialeve a metodave për qëllime të
caktuara. Si i tillë, vlerësimi kërkon marrjen e vendimeve për tema të debatueshme, duke i
mbështetur këto vendime me arsye të forta dhe gjykime të bazuara. Gjatë fazës së vlerësimit
nxënësit gjithmonë duhet ta kërkojnë atë më racionale.37
3.4. Teknikat dhe instrumentet e matjes. Testet
Në procesin e matjes dhe të vlerësimit ekzistojnë shumë teknika, instrumentedhe procedura.
Nëse nxënësit me anë të një testi i bëjnë kërkesa serike në shkencë, nga përgjigjet e tij të sakta i
fitojmë pikët e caktuara që me llogaritjen e tyre vlerësojmë se nxënësi është duke bërë përparime
të mira në procesin e nxënies apo është duke ngecë d.m.th., në në këtë proces jemi ballafaquar
me tri koncepte: matja, testi dhe vlerësimi, që janë të ndërlidhura ndërmjet veti dhe sigurojnë një
proces si tërësi.38
34 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Shtëpia botuese “Pegi”, Tiranë 2003, fq.24935 Beism Dyla & Bardhyl Musai, Didaktika e vlerësimit të përparimit të nxënësve, Botues “Universiteti A.Xhuvani”dhe SH.L.P. “Bajram Curri”, Gjakovë 1997, fq.11636 Po aty, fq.11637 Shemsi Morina, Metodologji e përgjithshme e mësimdhënies, fq.3838Isuf Zeneli, “Bazat e sdandartizimit dhe vlerësimit në arsim”, Shtëpia botuese “Libri shkollor” Prishtinë, fq.42
27
Fjala test rrjedh nga fjala latine testare që do të thotë dëshmoj, argumentoj, kurse fjala
latine testumdo të thotë enë në të cilën kryhet dëshmia, prova apo testi. Në gjuhën angleze fjala
test merr kuptimin e përgjithshëm të fjalës provë, gjurmim në kushte të caktuara.39
Për fjalën test autorët e ndryshëm japin definicione të ndryshme si:40
Në kuptimin e përgjithshëm testi është një instrument për matjen e shkallës së
arritshmërisë së njohurive dhe aftësive të individit ose grupit.
Testi është një sistem kërkesash, çështjesh, detyrash në ndërlidhje logjike që kanë të
bëjnë më një fushë të caktuar dhe që duhen zgjedhur.
Testi është një instrument ose një procedurë sistematike për matjen e arritshmërisë në
fusha të caktuara të zhvillimit të aftësive.
3.5. Llojet e testeve
Ne i përdorim testet për të fituar informacione për qëllime të cilat na interesojnë. Në këtë
pikëpamje ne do të bëjmë dallimin e një numri të ndryshëm të qëllimeve me të cilat
preokupohemi.
Dhe pikërisht në bazë të kësaj bëhet edhe sistematizimi i testeve në lloje të ndryshme. Kjo është
e kuptueshme ngase qëllimi i ndryshëm i matjes e determinon përdorimin e instrumenteve
(testeve) me veti të ndryshme matëse. Nga kjo rrjedh se ekzistojnë lloje të ndryshme të
instrumenteve të matjes apo teste, si:41
1. Testi i bazuar në normë (i rangimit);
2. Testi i bazuar në kriter (i zotërimit);
3. Testi i bazuar në objektiva (diagnostifikuese);
4. Testi përmbledhës (i arritshmërisë, i kombinuar);
5. Testi i pastandartizuar;
6. Testi i standardizuar;
7. Testi objektiv;
8. Testi subjektiv;
39 Po aty, fq.4340 Po aty, fq.4341 Po aty, fq.44
28
9. Testi i bazuar në fjalë;
10. Testi i bazuar në sjellje.
3.5.1. Testi i bazuar në normë
Masim aftësitë e nxënësit në kuptimin kur pikët e fituara i krahasojmë me mesatarene pikëve të
fituara nga të testuarit tjerë në grupin e caktuar. Norma është mesatarja e rezultatit të një grupi
ose rezultati më i mirë në një grup i cili shërben për të krahasuar rezultatin e një individi (p.sh.
Drini ka arritur numrin më të madh të pikëve në klasë ose 90% nga numri maksimal i pikëve).
Në bazë të kësaj ne mund të vlerësojmë se ai renditet mbi apo nën mesataren e grupit.
Testet e bazuara në normë përdoren kur duam të vlerësojmë njohuri të përgjithshme në një fushë
të caktuar p.sh. kur masim aftësitë në mesin e shumë kandidatëve me rastin e regjistimit etj.42
3.5.2. Testi i bazuar në kriter (testi i zotërimit)
Masim aftësitë e nxënësit në kuptimin kur pikët e fituara i krahasojmë me një standard ose vlerë
të caktuar që shërben si kriter për arritshmëri. Me këtë lloj testi masim zotërimin e objektivave
specifike në një fushë të caktuar. Testi i bazuar në kritere fokusohet në përqindjen e përgjigjeve
të sakta të kërkesave (përqindja e pikëzimit të saktë).
Përdoret zakonisht për të kontrolluar përparimin e nxënësit në zotërimine objektivave udhëzuese
gjatë procesit mësimor.43
3.5.3. Testi i bazuar në objektiva
Masim manifestimin e nxënësit në kuptimin e interpretimit të objektivave specifike
udhëzuese. Ky lloj i testit nuk bazohet fare në fushën e vlerësimit por drejtëpërdrejt, bën
matjen e objektivave të përzgjedhura. Kështu, në lëndën e fizikës zgjidhen 7 objekiva, që për
secilën objektivë i përpilojmë nga 3 kërkesa ose 7 x 3 = 21 kërkesa.
42Isuf Zeneli, “Bazat e sdandartizimit dhe vlerësimit në arsim”, Shtëpia botuese “Libri shkollor” Prishtinë, fq.4443 Po aty, fq. 45
29
Përdoret për egzaminimin e dobësive dhe sforcimeve të nxënësit në zotërimin e objektivave
specifike gjatë procesit mësimor. Shih vlerësimin diagnostifikues.44
3.5.4. Testi përmbledhës (i kombinuar)
Trendet e reja janë duke shkuar në kombinimin e tri llojeve të testeve: testi i bazuar në normë,
testi i bazuar në kriter, testi i bazuar në objektiv ashtu që me llojin e parë të bëjmë krahasimin e
arritjeve në nivel të përgjithshëm, ndërsa me llojin e dytë dhe të tretë të konstatojmë se cilat
objektiva janë zotëruar dhe në cilat objektiva ka vështirësi të caktuara në procesin e zotërimit.
Përdoret për të vlerësuar shkallën e arritshmërisë së nxënësve në fund të procesit mësimor për
regjistrim, notim, certifikim, shqyrtim të programit mësimor etj.45
3.5.5. Testi i pastandardizuar
Është i përpiluar pa ndonjë procedurë standard nga mësimdhënësi i klasës dhe përdoret për
egzaminime të ndryshme në klasë.
Ky lloj testi zakonisht përdoret për:46
a) Matjen dhe vlerësimin e përparimit të nxënësve në zotërimin e objektivave specifike;
b) Motivimin e nxënësve në nxënien e çështjeve të përgjithshme dhe të veçanta;
c) Konstatimin e anëve të forta dhe të dobëta të individit dhe të grupit sipas kapitujve të
veçantë;
d) Sigurimin e informatave të nevojshme për interpretimin e shkallës së arritshmërisë;
e) Sigurimin e një evidence të dobishme mbi bazën e të cilës do të mund të bëhen
përmirësime në programin dhe procedurën mësimore.
3.5.6. Testi i standardizuar
Zhvillohet sipas procedurave të parapara në kushte plotësisht të standardizuara duke përfshirë
planifikimin e testit, përpilimin e kërkesave, format ekuivalente, administrimin, pikëzimin dhe
44Isuf Zeneli, “Bazat e sdandartizimit dhe vlerësimit në arsim”, Shtëpia botuese “Libri shkollor” Prishtinë, fq.4645 Po aty, fq. 4646 Po aty, fq. 47
30
interpretimin e rezultateve. Përmbajtja e tij përzgjidhet mbi bazën e karakteristikave të njëjta të
detyrueshme për të gjithë me çka krijohen kushte për vlerësim të shkallës së lartë të
objektivitetit.
Testi i standardizuar siguron informata sipas modelit të sjelljes nën procedura të njëjta d.m.th.
paketë e njëjtë kërkesash, administrim sipas udhëzimeve të njëjta dhe procedura të njëjta të
vlerësimit.
Janë të bazuara në normë, rezultati më i mirë i një nxënësi nga grupi shërben si bazë për
krahasimin e rezultateve të individit.
Testojnë aftësi të përgjithshme, zakonisht të kombinuara, cilësia dhe besueshmëria e të cilave
janëtë standardizuara.47
3.5.7. Testi objektiv
Test në të cilin pikët e fituara të nxënësit do të jenë të barabarta (të njëjta) me pikëzimin paraprak
të një testi (testi me përgjigje alternative të shumta). Apo, kur vlerësues të ndryshëm që i masin
të njëjtat objektiva në mënyrë të pavarur arrijnë rezultate të njëjta të shkallës së arritshmërisë.48
3.5.8. Testi subjektiv
Atëherë kur pikëzimi është i imponuar nga mendimi ose gjykimi i personit i cili e bën pikëzimin
(testet ese). Kur vlerësohet në bazë të kritereve dhe gjykimit të vlerësuesit.49
3.5.9. Testi i bazuar në fjalë (verbal)
Kur nxënësi përgjigjet vetëm me fjalë. Përdoret për matjen e aftësive të nxënësit në të lexuar,
shkruar dhe në të folur. Janë teste objektive që përgjithësisht janë të lidhura për terminologjinë
apo fjalorin që duhet zotëruar në një lëndë të caktuar.50
47Isuf Zeneli, “Bazat e sdandartizimit dhe vlerësimit në arsim”, Shtëpia botuese “Libri shkollor” Prishtinë, fq.4848 Po aty, fq.4849 Po aty, fq.4950Isuf Zeneli, “Bazat e sdandartizimit dhe vlerësimit në arsim”, Shtëpia botuese “Libri shkollor” Prishtinë, fq.49
31
3.5.10. Testi i bazuar në sjellje (joverbal)
Kërkon nga i testuari disa lloje të përgjigjeve të bazuara në sjellje (lëvizje) ose të bazuara në
punë (p.sh. të shtypurit e një materiali, zgjidhja e një problemi a labirinthi etj.). Këtu nuk priten
përgjigje me gojë ose me shkrim, nuk maten aftësitë e leximit, shkrimit dhe të folurit, por
zgjedhja e shembujve numerikë dhe vizatimorë.
Këto teste zakinisht përdoren për matjen e aftësive të përgjithshme mendore, njerëzve me të meta
në të folur, njerëz që kanë origjinë të ndryshme etnike, për analfabetët, për fëmijët e moshës
parashkollore dhe të ngjashme.
Testet e bazuara në sjellje dallohen prej testeve të bazuara në fjalë me atë se:
Udhëzimet – ipen me gojë ose me lëvizjen e duarve dhe mimikës.
Kërkesat – kërkohet që të testuarit të ndërtojnë diçka me duart e tyre, ose të vizatojnë.
Përgjigjet – ipen me lëvizjen e lapsit apo dorës etj.51
3.6. Vlerësimi i nxënësve në tabelë
Duhet pasur parasysh disa kërkesa, si:52
1. Çështja që do të pyetet duhet të jetë e ndryshme nga ajo që nxënësit janë duke punuar në
klasë;
2. Kërkohet që të mos hargjohet shumë (8-10minuta);
3. Të paraqesë interes në klasë, dëgjimi i përgjegies;
4. Të ketë kontrolla të ndryshme, elemente të materialit të ri, në trajtë të punës krijuese;
5. Vlerësimi bëhet duke u përgjigjur gojarisht, nga tabela, duke shkruar në tabelë, apo
vazhduar punën edhe në vend;
6. Vlerësimi bëhet në të gjykuarit e vet mësimdhënësit mbështetur në rezultatet e
pritura(objektivat e përgjithshme dhe specifike).
51 Po aty, fq.5052 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Shtëpia botuese “Pegi”, Tiranë 2003, fq.265
32
3.7. Vlerësimi i arritjeve sipas rezultateve të pritura
Nxënësit demonstrojnë arritjet e tyre në të mësuarit e lëndës, në përputhje me njësërë
faktorësh – pra në përputhje me mundësitë psikike dhe emocionale të tyre. Rezultatet e pritura
zakonisht paraqiten për tre nivele:53
I. Arritja minimale – kufiri i poshtëm i lejueshëm, realizohet me anë të kërkesave
standarde në klasë (deri 40%);
II. Arritje mesatare – karakterizohen rezultatet drejt të cilave synohet që të përvetësohet
baza e lëndës së zhvilluar (deri 80%);
III. Arritja e lartë – karakterizohet me kreativitet siguri dhe saktësinë e zotërimit të
objektivave udhëzuese (mbi 80%);
Shembull: Tre nivelet e arritjeve për arsyetim matematik, zgjidhje problemore dhe komunikim.
Niveli I.
Zgjidh probleme:
- me ndihmën e mësimdhënësit;
- me një kufizim metodhash;
- me gabime apo me mangësi;
Përdor arsyetim matematik:
- me ndihmën e mësimdhënësit;
- me metoda që janë më të thjeshta;
- me gabime apo me mangësi;
Komunikon njohuritë
- me ndihmën e mësimdhënësit;
- paqartë dhe pasaktë;
- duke përdorur rrallë terminologji të përshtatshme;
Niveli II
53Po aty, fq.266
33
Zgjidh probleme:
- me ndihmën e kufizuar nga mësimdhënësi;
- me një numër jo të madh strategjish bazë;
- me gabime apo me mangësi të pjesshme;
Përdor arsyetim matematik:
- me ndihmën e kufizuar nga mësimdhënësi;
- me metoda të përshtatshme për zgjidhje;
- me gabime apo me mangësi të vogla;
Komunikon njohuritë
- pa ndihmën e mësimdhënësit;
- me njëfarë qetësie të saktë;
- përdor herë pas here terminologji të përshtatshme;
Niveli III
Zgjidh probleme:
- në mënyrë të pavarur;
- me një numër jo të madh strategjish dhe duke krijuar të reja;
- zakonisht me saktësi;
Përdor arsyetim matematik:
- në mënyrë të pavarur;
- të përshtatshme për zgjidhje, krijon zgjidhje edhe vet;
- pa gabime apo me mangësi;
Komunikon njohuritë
- në mënyrë të pavarur;
- qartë dhe saktë;
34
- duke përdorur rrallë terminologji dhe simbolikëtë përshtatshme;
3.8. Vlerësimi me notë
Vlerësimi me notë kërkon mbledhjen e të dhënave për arritjet e tij, ashtu edhe krahasimin
e këtyre me nivelin që kërkojnë objektivat e programit. Problem kryesor ka qenë dhe në një të
ardhme të afërt do të jetë vendosja e notes, sepse është një gjykim mbi statusin dhe përparimin e
nxënësit në intervale të ndryshme kohore. Formimi i notës për nivelin e të arriturave të nxënësit
në një lëndë të caktuar dhe për një periudhë të caktuar duhet të nxirret përmes procedurave që
mundësojnë që nota të jetë shprehje reale e të arriturave dhe në pajtim me qëllimet programore të
periudhës së vlerësimit.54
Formimi i notës nënkupton rezymenë e rezultateve nga një ose më shumë vlerësime, si
dhe formim dhe shprehje të gjykimit vlerësues për nivelin e të arriturave. Nota duhet të formohet
në bazë të të dhënave të mbledhura nga ekzemplarë të mjaftueshëm të përmbajtjeve dhe
aktiviteteve të realizuara në periudhën për të cilën bëhet vlerësimi, ndërsa formimi dhe kuptimi i
saj duhet të jenë të qarta.
Sipas parimeve të metodologjisë së arsimit, nota e nxënësit konsiderohet të jetë një
paraqitje e rezultateve të arritjeve dhe përparimeve studimore të nxënësit. Si e tillë nota ka për
qëllim të pasqyrojë dëshiminë e arritjeve të nxënësit, informimin e prindërve mbi të arriturat e
fëmijës së tyre. Mësimdhënësit në këtë vlerësim duhet të jenë shumë të kujdesëshëm që notën ta
vendosin si rezultat i të arriturave e jo rezultat i sjelljeve disiplinore.
Procesi aktual mësimor i mundëson mësimdhënësit që krahas notave për veprimtaritë e bëra në
klasë të nxjerrë edhe një notë përfundimtare për lëndën e caktuar e cila duhet të jetë e bazuar në
bazë të vlerësimeve me gojë, me teste, vlerësimi i punës më klasë si dhe vlerësimi i detyrave të
shtëpisë.55
Mësimdhënësi duhet të jetë i drejtë me të gjithë nxënësit gjatë procesit të vlerësimit dhe duhet t’i
inkurajojë ata dhe jo t’i favorizojë, injorojë apo fyej dikë në baza nacionale, gjinore, fetare,
sociale, etj.
54 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Shtëpia botuese “Pegi”, Tiranë 2003, fq.27555 Po aty, fq 276
35
Mësimdhënësi duhet t’i zbatojë të njëjtat kritere gjatë procesit të vlerësimit të arritjeve, të njëjtat
nga njëri nxënës tek tjetri dhe nga një situatë tek tjetra. Nota duhet të bazohet vetëm në
performancën aktuale të nxënësve dhe nuk duhet të merren parasysh njohuri apo përvoja të
mëparshme të nxënësit.
36
Përfundimi
Vlerësimi i nxënësve nga ana e mësimdhënësve është njëfaktor shumëi rëndësishëm në
formcimin cilësor të njohurive, diturive, shprehive dhe shkathtësive të nxënësit. Përmes
kontrollit e vlerësimit, mësimdhënësi vëren te nxënësi përvetësimin e diturive, njohurive e
shprehive të punës. Njëkohësisht, përmes vlerësimit e kontrollit, mësimdhënësi vëren edhe të
metat, zbrazësitë e vështirësitë me të cilat ka hasur nxënësi gjatë procesit mësimor. Mbi këtë
bazë, mësimdhënësi nxjerrë në pah anën metodologjike se si t’i ndohmojë nxënësit në tejkalimin
e këtyre rrethanave, në mënyrë që ai më lehtë të zotërojë lëndën.
Roli mëi rëndësishëm i vlerësimit është përdorimi i tij në vetë procesin mësimor. Ai i jep
mësuesit informacionin për të cilin ka nevojë, në mënyrë që të gjykojë se ç’kanë mësuar nxënësit
dhe se ç’duhet të bërë më tej. Ai është një mjet i rëndësishëm i motivimit të nxënësve sepse u jep
nxënësve informacionin e nevojshëm me qëllim që ata të orientohen dhe përfitojnë nga sukseset
dhe dështimet. Vlerësimi është një element thelbësor kur bëhet diagnostifikimi sepse ndihmon
mësuesit që të kuptojnë nxënësit, zotësitë dhe nevojat e tyre.
Përfundimisht mund të konkludojmë se kontrolli dhe vlerësimi duhet të shkojnë
paralelisht, sepse kontrolli ka të bëjë me konstatimin e një gjendje të caktuar, ndërsa vlerësimi ka
të bëjë me konkludimin rreth asaj gjendje dhe se qëllimi i vlerësimit të brendshëm është: ngritja e
cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
37
Literatura
1. Besim Dyla & Bardhyl Musai, Didaktika e vlerësimit të përparimit të nxënësve”, Botues
Universiteti “A.Xhuvani dhe SH.L.P. “Bajram Curri”, Gjakovë
2. Isuf Zeneli, “Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim”, Shtëpia botuese “Libri
shkollor”, Prishtinë
3. Bardhyl Musai, “Metodologjia e mësimdhënies”, Shtëpia botuese “Pegi”, Tiranë 2003
4. Grup autorësh, Inspektimi dhe vlerësimi i brendshëm i shkollës, Diturija, Tiranë 2011
5. Basic Education Program, Standardet e Vlerësimit (udhëzues)
6. Basic Education Program, Vlerësimi Formativ
7. Shemsi Morina, Metodologji e përgjithshme e mësimdhënies,
8. Bardhyl Musai, Mjeshtëritë themelore të mësimdhënies, Tiranë 1997
Linqet:
http://www.masht.rks-gov.net
http://www.masht-gov.net/advCms/documents/Vlerësimi _i _brendshem.pdf
38
Jetëshkrim
Jam Albiana Nuraj e lindur me 23.05.1987 në Deçan. Shkollën fillore e përfundova në shkollën
“Sylë Alaj” në Drenoc, kurse të mesmen në shkollën e mesme teknike “Tafil Kasumaj” në
Deçan.
Pastaj vazhdova studimet në Universitetin e Prishtinës “Fakulteti i Biznesit” nëPejë, në Drejtimin
Administim Biznesi, të cilat i përfundova me sukses në vitin 2012.
Në vitin 2013 konkurrova dhe u pranova në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit -
Dega në Gjakovë, Programi Fillor, të cilin e kam në përfundim e sipër.