Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al
E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2015 Mars 2015 Viti i botimit 2015, Nr 86
Fjala e Redaktorit
Të nderuar lexues!
Bashkia me synimin për të
qenë gjithmonë e më shumë
transparente me të gjithë
qytetarët e duke patur prior-
itet pjesëmarrjen Tuaj në
vendimmarrje përpiqet të
shtojë dhe përmirësojë mjetet
e komunikimit me Ju.
Tashmë, Ju të gjithë e dini, se
në dispozicionin Tuaj është
dhe faqja e internetit e bash-
kisë Elbasan, me adresën
www.elbasani.gov.al . Ne Ju
ftojmë të navigoni në të sepse
do të gjeni informacione të
rëndësishme në lidhje me
veprimtarinë e Bashkisë, pro-
jektet që po implementohen
aktualisht, informacion mbi
proçedurat e prokurimeve,
ndihmës ekonomike, tatimeve
dhe taksave etj. Ju ftojmë
gjithashtu të na ndihmoni me
sugjerimet Tuaja dhe pyetje
të ndryshme.
Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më
të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në
shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e
problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në
www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)
Patrioti i shquar Ali
Agjahu nderohet me
titullin
“Qytetar Nderi” faqe 5
Vendimi i Qeverisë
për kalimin e
pronësisë së pasurive
të paluajtshme të
ndërtuara deri në
1991
faqe 4
Kryeministri inspekton impiantin e mbetjeve urbane
Vijon në faqen 2
Festa madhështore e
“Ditës së Verës”
faqe 2
faqe 2
Rama: Për Elbasanin nis një epokë e re mjedisore
Kryeministri i vendit Edi Rama
inspektoi punimet e Impiantit të
Trajtimit të Mbetjeve Urbane në qytetin
e Elbasanit, një investim prej rreth 22
milionë lekë, me investitor Albtek
Energy sh.p.k. Pasi është njohur me
projektin Kryeministri Rama ka
deklaruar: “Jam shumë krenar sepse ky
tumor i madh që prej 20 vitesh
stërmundon organizmin e të gjithë
zonës së Elbasanit do të marrë fund.
Kjo shqetësim i banorëve dhe i
pushtetit vendor u kthye në një problem
jetik për shkak të një ndotje katastrofike
të gjeneruar nga fusha e tmerrshme e
plehrave. Elbasani është sot në fazën e
një operacioni rrënjësor shërues, me një
teknologji që futet për herë të parë në
Shqipëri. Sot Elbasani nga zona më
problematike, më e ndotur dhe e
kërcënuar në shëndet kthehet në
platformën e vendosjes së një modeli të
ri të mbledhjes dhe trajtimit të
mbeturinave që ne do ta shtrijmë më
pas në të gjithë Shqipërinë. Ky impiant
që do të prodhojë edhe energji do të
ketë edhe një mbështetje të
drejtëpërdrejtë për bujqësinë. Kjo
vendosje përbën edhe themelin për të
transformuar rrënjësisht të gjitha
marrëdhëniet me mjedisin. Plehrat prej
më shumë se 20 vitesh përmbytën
Shqipërinë dhe dolën jashtë çdo
kontrolli dhe ne kemi vendosur që t’i
kthejmë nga një burim ndotje dhe
kanceri në një burim energjie. Ky është
zotimi ynë i cili po realizohet.
Ndërkohë që impianti do të hyjë në
funksion të plotë vitin e ardhshëm,
fusha për mbledhjen e mbeturinave do
të hyjnë në punë prej verës së këtij viti.
Për Elbasanin nis një epokë e re, një
rilindje e vërtetë mjedisore”. ...
Takim informues
mbi Reformën e
Shërbimeve të
Kujdesit Social
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit
ka marrë pjësë në takimin e
organizuar nga UNICEF,
Ambasada e Zvicrës dhe
Ministria e Mirëqenies Sociale
për Reformën e Shërbimeve të
Kujdesit Social. Reforma e
Shërbimeve të Kujdesit Social
synon të përmirësojë efikasitetin
e sistemit të mbrojtjes sociale dhe
të ofrojë shërbime sociale
cilësore për grupet në nevojë,
përfshirë fëmijët. Në këtë takim
kanë marrë pjesë përfaqësues të
qeverisjes qendrore dhe vendore,
OJF si dhe përfaqësues të
komunitetit në Elbasan për të
diskutuar progresin e reformës
shqiptare të Shërbimeve të
Kujdesit Social nga pikëpamja
vendore dhe qendrore, zbatuar
nga qeveria e Shqipërisë dhe e
mbështetur nga UNICEF dhe
Agjencia Zvicerane për Zhvillim
dhe Bashkëpunim. Kryetari i
Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim
Sejdini informoi të pranishmit
për problematikat me të cilat
përballen sot qytetarët e Elbasanit
dhe veçanërisht komuniteti rom.
Sipas Z. Sejdini, Bashkia e
Elbasanit është ndihmuar në
punën e saj edhe nga donatorë të
ndryshëm të cilët kanë kontribuar
konkretisht në mirëqenien e
këtyre familjeve dhe zvogëlimin
e problematikave të tyre sociale.
Mars 2015 Faqja 2
Vijon nga faqe 1
Elbasani e festoi në mënyrë madhështore “Ditën
e Verës”. Ashtu si çdo vit qytetin ynë u bë
mikpritësi i mijëra vizitorëve nga të gjitha qytetet
e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi.
Ashtu si çdo vit, festimet e “Ditës së Verës” nisin
me çeljen e panairit të biznesit në të cilin këtë vit
morën pjesë rreth 55 biznese, një numër ky më i
madh se vitet e tjera. Ky panair është cilësuar si
një mundësi mjaft e mirë e bizneseve për t’u
përballur me tregun dhe për të vendosur
marrëdhënie mes tyre. Mijëra qytetarë vizituan
këtë panair gjatë tre ditëve që ai qëndroi i hapur.
Por siç ndodh çdo vit kulmi i festimeve është
nata e 13 Marsit. Një koncert i madh i
organizuar nga Bashkia Elbasan mbajti të
mbërthyer në sheshin “Gensher”, mijëra qytetarë
deri në orët e para të mëngjesit.
Këngëtarët më në zë të muzikës popullore,
por edhe të lehtë të Shqipërisë janë ngjitur në
skenë për t’i dhuruar publikut gjallëri dhe
entuziazëm deri në mëngjes. Por skenës nuk i
kanë munguar as aktorët e humorit, apo trupa
e cirkut që e ndezën edhe më shumë
atmosferën. Nuk mund të kalonte pa
emocione dhe duartrokitje prania e emrave të
mirënjohur si: Valbona Halili, Valbona
Mema, Irma Libohova, Xhavid Dedej,
Hajredin Gjeta, Sinan Hoxha, Silva
Gunbardhi, Dafi, Bes Kallaku, Erjoni, Xhensila
Myrtezai, Grupi i Valleve si dhe, ata që nuk
mund të mungojnë në asnjë rast, Vëllezërit Zena
të cilët që në orët e para të mëngjesit kanë zgjuar
gjithë qytetin me këngët e tyre. Rreth orës 22.00
në skenë u ngjit kryetari i Bashkisë, Z. Sejdini.
Pa u marrë më shumë se 2 minuta kohë
festimeve, Sejdini uroi qytetarët për lumturi dhe
begati në familjet e tyre. Këtë vit edhe hedhja e
fishëkzjarreve ishte parashikuar shumë herë më e
bukur se vitet e tjera. Qielli “u ndez” për disa
minuta dhe sigurisht më të lumturit që e shijuan
ishin fëmijët.
Por qyteti i Elbasanit është zgjuar i zbukuruar
nga lulet mëngjesin e 14 Marsit. Bashkia e El-
basanit kishte përgatitur aktivitete të larmishme
të cilat mbajtën në shesh me orë të tëra mijëra
qytetarë. Festimet e 14 Marsit nisën me parakali-
min e karnavaleve, përgatitur nga shkollat 9
vjeçare të qytetit ku fëmijët përcollën mesazhe
sensibilizuese kryesisht mbi të drejtat e tyre. Më
pas koncerti i Ditës së Verës mbajti të mbërthyer
qytetarët deri në mesditë, ku më pas të gjithë ju
drejtuan vatrave familjare për drekën tradicionale
të "Ditës së Verës" të cilës nuk mund t‟i mungojë
gjeli i detit dhe ballakumja.
Por më të lumturit e çdo festë, fëmijët, janë ata
që i kanë dhënë gjallëri me shumë "Ditës së
Luleve". Ata kanë zbukuruar qytetin ndërkohë që
të gjithë i gëzohen stinës së ngrohtë. Elbasani ka
mirëpritur edhe kryeministrin Rama i cili çdo vit
i uron qytetarët për “Ditën e Verës” nga Elbasa-
ni. I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Rama
vizitoi panairin e “Ditës së Verës” dhe më pas
shëtiti nëpër të gjithë qytetin për të parë nga afër
investimet e kryera gjatë vitit të kaluar dhe
shndërrimin e Elbasanit në një kohë kaq të
shkurtër.
Festa madhështore e “Ditës së Verës”
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ka marrë pjësë në
takimin e organizuar nga UNICEF,
Ambasada e Zvicrës dhe Ministria e
Mirëqenies Sociale për Reformën e
Shërbimeve të Kujdesit Social.
Reforma e Shërbimeve të Kujdesit
Social synon të përmirësojë efi-
kasitetin e sistemit të mbrojtjes so-
ciale dhe të ofrojë shërbime sociale
cilësore për grupet në nevojë, përf-
shirë fëmijët.
Në këtë takim kanë marrë pjesë
përfaqësues të qeverisjes qendrore
dhe vendore, OJF si dhe përfaqësues
të komunitetit në Elbasan për të diskutuar pro-
gresin e reformës shqiptare të Shërbimeve të Kuj-
desit Social nga pikëpamja vendore dhe qendrore,
zbatuar nga qeveria e Shqipërisë dhe e
mbështetur nga UNICEF dhe Agjencia Zvicerane
për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini
informoi të pranishmit për problematikat me të
cilat përballen sot qytetarët e Elbasanit dhe veça-
nërisht komuniteti rom. Sipas Z. Sejdini, Bashkia
e Elbasanit është ndihmuar në punën e saj edhe
nga donatorë të ndryshëm të cilët kanë kontribuar
konkretisht në mirëqenien e këtyre familjeve dhe
zvogëlimin e problematikave të tyre sociale. Ky
komunitet, sipas Z. Sejdini ka nevojë për projekte
të veçanta punësimi, për projekte shkollimi të
veçanta dhe mbeshtetje financiare. Më tej Krye-
tari i Bashkisë theksoi se Elbasanit ka një qendër
komunitare model dhe shoqata me të cilat ka
bashkëpunim të shkëlqyer.
Bashkia e Elbasanit është e vetmja bashki që në
Këshill Bashkiak ka dy përfaqësues të
Komunitetit rom dhe një egjiptian të cilët, sipas
Sejdinit, pavarësisht përkatësive politike i shërbe-
jnë këtij komuniteti.
Në diskutimin e tij, Sejdini preku edhe çështjen e
trajtimit të familjeve me ndihmë ekonomike duke
e cilësuar të dështuar skemën që po pilotohet në
tre qarqe të vendit. Sipas Sejdinit, mënyra e
pikëzimit, ende e panjohur, po shkakton prob-
lematika të mëdha sociale. Sejdini tha se është
absurde që një familje që përfiton ndihmën
ekonomike në Janar, me të njëjtat të ardhura nuk
e përfiton atë në muajin Shkurt.
Kryetari i Bashkisë sqaroi edhe një herë qytetarët
se Ndihma Ekonomike është një funksion i
deleguar për pushtetin vendor. Nuk është Bashkia
kompetente për përzgjedhjen e familjeve që
përfitojnë Ndihmën Ekonomike. Por, tha më tej
Sejdini, ne do të mbrojmë deri në fund interesat e
qytetarëve dhe do të vazhdojmë të kërkojmë
zgjidhjen e këtij problemi.
I pranishëm në këtë takim, Ambasadori i Zvicrës
Christoph Graf theksoi rëndësinë që ka ndihma
ndaj njerëzve jo që ta mposhtin varfërinë, por të
largohen prej saj sa më shumë të jetë e mundur.
Kryeminsitri shoqërohej nga kreu i bashkisë së
Elbasanit Qazim Sejdini i cili ka qenë një nga
zërat më të fortë lobues për zgjidhjen e këtij
problemi. Trajtimi i Mbetjeve Urbane do të bëjë
të mundur emetimin e gazrave sipas standardeve
të BE-së, me një fuqi energjie të prodhuar 2.85
kë. Do të jetë një Impiant i Trajtimit të
Mbeturinave për çdo lloj mbetjesh urbane dhe
industriale përveç atyre raedioaktive. Pritet që
landfilli të vihet në funksion në muajin korrik të
këtij viti dhe parashikohet që të ketë një hapësirë
të gjelbër prej rreth 5 mijë metra katror.
Takim informues mbi Reformën e Shërbimeve të Kujdesit Social
Kryeministri inspekton impiantin e mbetjeve urbane
Mars 2015 Faqe 3
Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të
mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në
shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve
të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në
www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)
Denonco veprimet korruptive në Bashkinë e
Elbasanit dhe institucionet në varësi të saj
I njohur dikur me emrin Skampis, qyteti në
“kërthizë” të Shqipërisë, që sot njihet me emrin
Elbasan, është ndër zonat më të hershme që vër-
tetojnë trashëgiminë dhe kulturën e lashtë të
vendit tonë. I shtrirë në krahun e djathtë të lumit
Shkumbin, në lartësinë 120 m mbi nivelin e detit,
Elbasani njihet si “kryeqendra e ditës së verës”,
një festë pagane që më mirë se kudo tjetër fes-
tohet në këtë qytet të Shqipërisë së mesme.
Njihet dhe si “qyteti i luleve”, ndërsa dikush në
ditët e sotme e ka quajtur edhe “kryeqyteti i
poezisë shqipe”. Në kohën e komunizmit Elbasa-
nit i shkonte për shtat emri “qyteti i meta-
lurgëve”. Elbasani në lashtësi Elbasani, sipas
studiuesve, është një vendbanim i lashtë, i ngritur
në një pozicion të përshtashëm gjeografik. Si
stacion i rrugës “Egnatia” përmendet në she-
kullin e II të erës sonë me emrin Skampis dhe
fakti që vërtetoi plotësisht vendndodhjen e
qytetit, është guri i varrit të legjionarit Mark Sab-
iti, i cili ruhet në ditët tona në Muzeun
Etnografik. Specialistët vlerësojnë se guri në
fjalë është i vetmi monument epigrafik që
përmend emrin e lashtë të Elbasanit. Nga doku-
mentet studimore rezulton se qyteti filloi rënien
në shekullin e V të erës sonë, me dyndjen e
fiseve barbare. Ndarja e perandorisë romake ndi-
koi në rënien e Skampisit si qendër tregtare, e
cila e la qytetin në periferi të Perandorisë Bizan-
tine, duke humbur në të njëjtën kohë dhe
rëndësinë e rrugës “Egnatia”.
Në fillim të shekullit të VI, si pasojë e pushtimit
të Italisë nga perandori Justinian, lëvizjet në rru-
gën „Egnatia‟ rigjallërohen dhe kësisoj kalaja e
Skampisit kaloi në një proces rindërtimi, ndërsa
vetë qyteti nisi të merrte jetë. Sipas dëshmive
historike, në atë kohë qyteti u evidentua si një
qendër tregtare, peshkopate e ushtarake, me kat-
edrale, kisha e bazilika të shtruara me mozaikë.
Nga një dokument i botur në vitin 2001, mësohet
se në shekullin e IX, Elbasani u pushtua dhe u
grabit nga dyndjet e bullgarëve. Po sipas këtij
dokumenti, pas këtij pushtimi, jeta ekonomike e
qytetit, në kushtet e një ekonomie natyrore bren-
da marrëdhënieve feudale nisi të merrte një
zhvillim. Spikatën këtu zonat përreth qytetit si në
Bradashesh, në manastirin e Shën Gjonit në Shi-
jon, ku organizoheshin edhe panaire të ndrysh-
me.
Emri i një qyteti
Më 1466 Sulltan Mehmeti II ndërtoi kalanë si
pikë mbështetje për trupat osmane, kala e tipit
fushor ndër më të mëdhatë në Ballkan, e cila si-
pas studiuesve, u emërtua Elbasan. I pari që
deshifroi mbishkrimet në këtë kala dhe më pas
emrin e saj ishte orientalisti Babinger, i cili bëri
të njohur dhe prejardhjen e këtij emri. Shpjegi-
min më të plotë dhe më të saktë të këtij emri e ka
sjellë shkencërisht orientalisti shqiptar Vehxhi
Buharaja. Sipas tij, emri Elbasan është me
prejardhje turke dhe kjo vërtetohet nga një
mbishkrim i gjetur tek muri i portës së kalasë, ku
shkruhet “IJL – basan”, e cila ka një kuptim të
caktuar në turqisht. Nga pikëpamja fjalëformuese
dhe morfologjike, fjala IJL do të thotë ( vend,
krahinë) dhe “basan”, është një emër foljor ve-
prues, sipas gramatikës së gjuhëve neolatine, që
do të thotë shtypës. Ijl– basan, në turqisht do të
thotë “vura dorë” ose shtypa. Ky emër me kali-
min e shekujve pësoi ndryshime fonetike në
përdorim nga shqipfolësit deri sa arriti në El-
basan. Me pushtimin turk, në qytet filloi të
përhapej myslimanizmi, ndërkohë që në qytet u
zhvillua ndjeshëm zejtaria dhe tregtia. Në mesin
e shekullit të XVII, në qytet numëroheshin 2000
shtëpi dhe 900 dyqane zeje, kryesisht të
përpunimit të lëkurës, leshit, mëndafshit, met-
aleve dhe sidomos argjendit.
Ndikimi i zejeve të Elbasanit shtrihej në të gjithë
Shqipërinë e Mesme dhe deri në Ohër të
Maqedonisë. Në qytet u ruajt tradita me ndërtime
të tipit “elbasanas”. Një ndër to është dhe Kulla e
Sahatit, e cila u ngrit në vitin 1899 me një lartësi
prej 30 metra. Lëvizja arsimore e kulturore mori
një zhvillim të gjithanshëm dhe u mbështet nga
shtresa të ndryshme të popullsisë. Pas Luftës së
Parë Botërore, në vitet 1920 – 1924, Elbasani u
shndërrua një nga qendrat e lëvizjes përparimta-
re. Gjatë sistemit monarkist zejet morën një
zhvillim të vrullshëm, ndërsa në atë kohë u
ndërtuan dhe mjaft objekte si prefektura, bash-
kia, ujësjellësi i ri i qytetit, banka shtretërore,
centrali elektrik etj. Gjatë asaj periudhe u vu re
një përkujdesje ndaj gjelbërimit, kultivimit të
agrumeve dhe bimëve frutore, ullishteve që
rrethojnë aktualisht qytetin. Ndaj dhe jo rrallë,
Elbasani cilësohej nga udhëtarët e huaj, si qyteti i
luleve. Shkolla Normale dhe intelektualët që e
drejtonin atë, të arsimuar në perëndim, ndikuan
në zhvillimin e jetës arsimore dhe kulturore të
qytetit. Në vitin 1942, në Elbasan u krijua
bërthama e rinisë Antifashiste Nacional Çlirimta-
re, ndërsa pas çlirimit qyteti njohu ndryshime të
tjera politike, ekonomike, sociale etj.
Bashkia e Elbasanit, Shoqata
Alpinizëm, Ski dhe Turizëm Malor
dhe Fakulteti Ekonomik kanë
nënshkruar një marrëveshje
partneriteti dhe bashkëpunimi mes
tyre. Qëllimi i kësaj marrëveshje
është të përcaktojë angazhimin e
ndërsjelltë të Bashkisë Elbasan,
Fakultetit Ekonomik Elbasan dhe
shoqatës AST Elbasan për të
promovuar tek grupmoshat e
ndryshme sportin, turizmin dhe
vlerat kulturore të trevës së
Elbasanit si dhe të ndërgjegjësojnë
komunitetin rreth këtyre vlerave.
Marrëveshja synon të forcojë
marrëdhëniet dhe partneritetin midis Bashkisë
Elbasan, Fakultetit Ekonomik Elbasan dhe AST
Elbasan. Kjo marrëveshje do të rregullojë
mënyrën e bashkëpunimit dhe realizimit të
veprimtarive që do të organizohen me synim
arritjen e qëllimeve të përbashkëta me cilësi dhe
në kohën e duhur. Aktivitetet do të kenë karakter
fizik, edukues, ndërgjegjësim për vlerat kulturore
dhe për mjedisin.
Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i
Bashkisë, Z. Qazim Sejdini tha se kjo është një
marrëveshje shumë e rëndësishme e cila nuk ka
në fokus të saj vetëm sportin e alpinizmit, por ka
të bëjë me shëndetin dhe kulturën e çdo qytetari
për të njohur vendin e tij.
Bashkia e Elbasanit, Shoqata Alpinizëm, Ski dhe Turizëm Malor dhe Fakulteti
Ekonomik, marrëveshje për promovimin e turizmit.
Historia e qytetit tonë të lashtë
Mars 2015 Faqe 4
Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 608, datë
5.9.2012 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit
të pronësisë së pasurive të paluajtshme, të ndërtu-
ara deri më 10.8.1991, e të truallit funksional të
tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie, si
dhe për regjistrimin e tyre” Në mbështetje të nenit
100 të Kushtetutës, të shkronjës "ç" të nenit 25 të
ligjit nr. 33/2012 "Për regjistrimin e pasurive të
paluajtshme" dhe të nenit 74 të ligjit nr. 8652,
datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksion-
imin e qeverisjes vendore", të ndryshuar, me
propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i
Ministrave vendosi:
1. Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i in-
stitucionit të autorizuar dhe i procedurës së ka-
limit në pronësi të pasurive të paluajtshme, të
ndërtuara deri më 10.8.1991, e të truallit
funksional të tyre, në rastet kur nuk posedohen
akte të fitimit të pronësisë, në kuptim të nenit 193
të Kodit Civil, me qëllim regjistrimin fillestar apo
regjistrimin e tyre në regjistrin publik të pasurive
të paluajtshme me titull të qartë të pronësisë.
2. Institucionet e përfshira në procesin e kalimit
të pronësisë së pasurive të paluajtshme, sipas këtij
vendimi, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre,
udhëhiqen nga:
a) parimi i ligjshmërisë;
b) parimi i sigurisë juridike;
c) parimi i transparencës;
ç) parimi i barazisë para ligjit;
d) parimi i subsidiaritetit dhe bashkëpunimit
ndërmjet pushtetit vendor dhe atij qendror për
zgjidhjen e problemeve të përbashkëta;
dh) respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të
njeriut, në përgjithësi, dhe i së drejtës së pronës,
në veçanti.
3. Institucioni i autorizuar nga Këshilli i Min-
istrave për kalimin në pronësi të pasurive të palu-
ajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991, dhe të
truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte
fitimi pronësie, është bashkia ose komuna, ku
gjendet pasuria e paluajtshme. Institucioni i au-
torizuar vepron gjatë procedurave të regjistrimit
fillestar me kërkesë të regjistruesit apo të një per-
soni ose të çdo grupi të ngarkuar nga kry-
eregjistruesi apo me kërkesë të individit
(kërkuesi), sipas nenit 25 të ligjit nr. 33/2012 "Për
regjistrimin e pasurive të paluajtshme".
4. Institucioni i autorizuar ngarkohet të kryejë
procedurën paraprake për kalimin në pronësi të
ndërtimeve, të pasurive të paluajtshme e të truallit
funksional të tyre, subjekteve që plotësojnë
kushtet e përcaktuara, si më poshtë vijon:
a) Objektit të ndërtuar t'i ketë përfunduar
karabinaja dhe mbulesa deri më 10.8.1991;
b) Trualli funksional duhet të rezultojë fizikisht i
lirë dhe i pazënë nga ndërtime pa leje, të cilat janë
objekt i ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legaliz-
imin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa
leje", të ndryshuar. Madhësia e sipërfaqes së tru-
allit funksional në posedim të përfituesit të jetë
ajo që është miratuar sipas dispozitave ligjore
ekzistuese deri në daljen e ligjit nr. 7693, datë
6.4.1993 "Për urbanistikën".
c) Në rastet kur madhësia e sipërfaqes së truallit
funksional në posedim të përfituesit është më e
madhe se ajo që është miratuar sipas dispozitave
ligjore ekzistuese deri në daljen e ligjit nr. 7693,
datë 6.4.1993 "Për urbanistikën", ajo sipërfaqe
kalon në pronësi nga shteti tek individit sipas pro-
cedurave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi;
ç) Objekti, trualli nën të dhe trualli funksional, të
mos jenë të regjistruar në regjistrin publik të
pasurive të paluajtshme apo edhe kur janë të
regjistruar, mungon akti i fitimit të pronësisë;
d) Objekti i ndërtuar dhe trualli funksional janë të
patrajtuar nga legjislacioni përkatës për njohjen,
kthimin e kompensimin e pronës apo për legaliz-
imin dhe urbanizmin e ndërtimeve pa leje.
5. Regjistrimi fillestar bëhet në mënyrë siste-
matike nga regjistruesi, një person ose grup per-
sonash të ngarkuar nga kryeregjistruesi apo me
kërkesë të individit. Nëse bëhet me kërkesë të
individit, në zonat ku ka përfunduar regjistrimi
fillestar, ajo depozitohet tek institucioni i autori-
zuar, e shoqëruar me dokumentet e mëposhtme:
a) Dokumentin e lëshuar nga Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP),
që vërteton se pasuria nuk është e regjistruar në
regjistrin publik apo është regjistruar dhe i mun-
gon akti i fitimit të pronësisë;
b) Planin e rilevimit të pasurisë, të përgatitur nga
një subjekt i licencuar për punime topografike;
c) Vërtetimin e lëshuar nga ZVRPP-ja se për këtë
pasuri të paluajtshme nuk ka pasur kërkesë për
regjistrim nga ndonjë subjekt tjetër;
ç) Dokumentin zyrtar, të lëshuar nga organet e
pushtetit vendor brenda kompetencave të tyre, që
provon se ndërtimi është bërë para vitit 1991.
6. Shqyrtimi i kërkesës dhe i dokumentacionit
nga institucioni i autorizuar kryhet sipas kësaj
procedure:
a) Institucioni i autorizuar, brenda 30 (tridhjetë)
ditëve nga data e regjistrimit të kërkesës dhe të
dokumenteve provuese, kryen verifikimin nëse
përmbushen kushtet e përcaktuara në pikën 4 të
këtij vendimi.
b) Verifikimi i kushteve bëhet nëpërmjet in-
spektimit në terren nga punonjësit e tij, si dhe nga
marrja e informacionit zyrtar nga institucionet
shtetërore. Në çdo rast, institucioni i autorizuar
kërkon detyrimisht informacion zyrtar pranë
Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme, Agjencisë Kombëtare të Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave, ALUIZNI-t, Zyrës
së Gjendjes Civile dhe çdo organi shtetëror që
administron të dhëna për pasurinë e paluajtshme
dhe për vërtetimin e gjendjes familjare të
poseduesit të pasurisë së paluajtshme përpara
datës 10.8.1991. Korrespondenca bëhet pjesë e
dosjes. Çdo institucion shtetëror është i detyruar
të kthejë përgjigje me shkrim brenda 10 (dhjetë)
ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Në rast të
moskthimit të përgjigjes brenda këtij afati,
drejtuesi i institucionit të autorizuar njofton me
shkrim Ministrin e Drejtësisë, Ministrin e
Brendshëm dhe kabinetin e Kryeministrit.
c) Institucioni i autorizuar ka detyrë të kryejë sak-
tësimin e kufijve të sipërfaqes që kërkohet të
tjetërsohet, duke kryer matje në terren, kur re-
zulton se dokumentacioni tekniko-ligjor i para-
qitur nga kërkuesi nuk përmban kufij ose doku-
mentacioni teknik nuk është i plotë. Shpenzimet e
verifikimit dhe të matjes në terren paguhen nga
përfituesi dhe janë pjesë e tarifës së shërbimit.
ç) Institucioni i autorizuar përgatit relacionin
teknik, i cili përmban përshkrimin e hollësishëm
për verifikimin e kryer dhe përgjigjen e specif-
ikuar për secilin nga kushtet përkatëse, të përcak-
tuara në pikën 4 të këtij vendimi. Relacioni përm-
ban të dhënat e sakta për sipërfaqen që kërkohet
të tjetërsohet, me planvendosjen e saj për sipërfa-
qen në metra katrorë. Relacioni teknik mbyllet
me përfundimet e paraqitura për përmbushjen ose
jo të kushteve të pasurisë së paluajtshme,
nëpërmjet arsyetimit të veçantë të secilit prej tyre,
duke u shprehur edhe për përbërjen familjare të
përfituesit dhe vendbanimit të tij deri në datën
10.8.1991.
d) Institucioni i autorizuar, në përfundim të
shqyrtimit, sipas afatit të përcaktuar në shkronjën
"a", afishon menjëherë në institucionin e autori-
zuar dhe në zyrën vendore të regjistrimit të
pasurive të paluajtshme, të dhënat për kërkesën e
paraqitur brenda një afati prej 45 (dyzet e pesë)
ditësh. Nëse gjatë periudhës së afishimit paraqitet
ankesë apo pretendim për pronën, i shoqëruar me
dokumente ligjore për pasurinë e paluajtshme të
afishuar, i cili gjendet i bazuar nga institucioni i
autorizuar, atëherë ai merr vendim për mosprani-
min e kërkesës, pas shqyrtimit të akteve të para-
qitura nga ankuesi. Nëse brenda periudhës së
afishimit nuk paraqitet ndonjë ankesë apo pre-
tendim për pasurinë e paluajtshme, institucioni i
autorizuar merr vendim për pranimin e kërkesës.
Vendimi bëhet sipas aneksit nr. 1 të këtij vendi-
mi. Institucioni i autorizuar i përcjell këshillit re-
spektiv të qarkut vendimin, dosjen e plotë së
bashku me relacionin teknik, të shoqëruar me in-
ventarin e dokumenteve, si dhe njofton kërkuesin,
sipas rastit, për përmbushjen e kritereve të
përcaktuara, duke dhënë një përshkrim të hol-
lësishëm të sipërfaqes, së bashku me planimetrinë
ose mospërmbushjen e kritereve të përcaktuara në
pikën 4 të këtij vendimi, të përshkruara në
mënyrë të hollësishme.
Vendimi i Qeverisë për kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri në 1991
Vijon ne faqe 5
Mars 2015 Faqe 5
Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni
për ta bërë më të mirë, më cilësore dhe më të
përgjegjshme punën tonë në shërbimin tuaj.
Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e
problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në
www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)
7. Këshilli i qarkut shprehet me vendim brenda
30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së
dosjes së plotë së bashku me relacionin teknik.
Nëse këshilli i qarkut nuk shprehet brenda 30
(tridhjetë) ditëve, kalimi i pronësisë quhet i
miratuar. Kur këshilli i qarkut refuzon vendimin
e institucionit të autorizuar, ai arsyeton në
mënyrë të hollësishme shkaqet e refuzimit.
8. Institucioni i autorizuar, brenda 30 (tridhjetë)
ditëve nga miratimi i këshillit të qarkut, bën
kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme e
të truallit funksional të tyre në emër të personave,
sipas përbërjes familjare që figuron në
certifikatën familjare deri më 10.8.1991, dhe e
dërgon vendimin për regjistrim në ZVRPP-në
kërkuese. Vendimit i bashkëlidhet kopja e njësuar
e dosjes me dokumentacionin e plotë.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme, pasi verifikon vetëm elementet
formale të vendimit të paraqitur për regjistrim
nga institucioni i autorizuar, procedon brenda 10
(dhjetë) ditëve nga data e marrjes së vendimit.
Kur regjistrimi fillestar nuk po kryhet nga vetë
ZRPP-ja, kjo e fundit brenda 5 (pesë) ditëve, vë
aktet në dispozicion të subjekteve të kontraktuara
për të kryer procedurat e regjistrimit fillestar,
sipas parashikimeve të ligjit nr. 33/2012 "Për
regjistrimin e pasurive të paluajtshme", dhe
akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim
të tij.
10. Përfituesi i pasurisë së paluajtshme, në kohën
e marrjes së certifikatës së pronësisë, paguan në
numrin e llogarisë së caktuar nga institucioni i
autorizuar tarifën e shërbimit. Masa e tarifës së
shërbimit caktohet me udhëzim të përbashkët të
Ministrit të Financave dhe të Ministrit të
Brendshëm.
11. Nëse Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive
të Paluajtshme, gjatë verifikimit formal konstaton
praktika abuzive apo korruptive të institucionit të
autorizuar, p araqet menjëherë kallëzim në
prokurorinë kompetente.
12. Institucioni i autorizuar, këshilli i qarkut dhe
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme, për qëllime transparence,
publikojnë në faqet zyrtare të internetit, si dhe në
mjediset e njoftimeve publike çdo vendim të
marrë përgjatë kësaj procedure.
13. Çdo mosmarrëveshje që lind gjatë zbatimit të
këtij vendimi, ankimohet në gjykatë sipas ligjit.
14. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme (ZQRPP) brenda 10 (dhjetë) ditëve
nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, në
bashkëpunim me mjetet e informimit të gjerë
publik në nivel kombëtar, kryen fushatën
kombëtare të informimit dhe të sensibilizimit të
qytetarëve. ZQRPP-ja merr masat për ngritjen e
bazës së të dhënave për informatizimin e të
dhënave të administruara gjatë këtij procesi, si
dhe publikimin e informacioneve lidhur me këtë
proces në faqen e saj zyrtare në internet.
15. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e
Brendshme, ALUIZNI, zyrat vendore të
regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Agjencia
Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave dhe njësitë e qeverisjes vendore për
zbatimin e këtij vendimi.
Mbledhja e muajit Mars e Këshillit Bashkiak të Elbasanit kishte këtë rend
dite:
1.Dhënia e ndihmës ekonomike për muajin Mars 2015.
2.Dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë
dhe fondi i kushtëzuar.
3.Dhënia e pagesës për aftësinë e kufizuar.
4.Rinovim kontrate “Dhënie në përdorim ambienti ish konvikti i
shkollës “Onufri“.
5.Rinovim i kontratës së qirasë e lidhur ndërmjet Bashkisë Elbasan
dhe tre familjeve përfituese të BSQ Elbasan.
6.Dhënie titulli “Qytetar Nderi“.
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar rino-
vimin e kontratës së qirasë mes Bashkisë Elbasan
dhe familjeve përfituese të Banesave Sociale me
Qira. Sektori i Strehimit pranë Bashkisë Elbasan
u ka dërguar njoftim të gjitha familjeve përfituese
për të paraqitur dokumentacionin e duhur për ri-
novimin e kontratës së qirasë. Dokumentacionet
janë duke u shqyrtuar nga sektori përkatës,
ndërkohë që familjet të cilat nuk i kanë paraqitur
ende dokumentat duhet ta bëjnë sa më parë një
gjë të tillë. Në qytetin e Elbasanit janë ndërtuar 4
pallate, në kuadër të programit, “Ndërtimi i bane-
save me qëllim social”. Nga ky proces kanë përfi-
tuar deri tani 96 familje. Mos plotësimi i doku-
mentacionit të parashikuar në ligj bën që kontrata
mes përfituesve dhe Bashkisë Elbasan të prishet
dhe një tjetër aplikues i rregullt të përfitojë nga
ky shërbim. Nisur nga kjo, Sektori i Strehimit
pranë Bashkisë së Elbasanit kërkon mirëkuptimin
e qytetarëve, korrektësinë e tyre në zbatimin e
marrëveshjes së përbashkët.
Në tabelën në vijim po paraqesim listën e per-
sonave për të cilët Këshilli Bashkiak ka vendosur
“Rinovimin e Kontratës së qirasë”.
Me vendim të Këshillit Bashkiak të Elbasanit iu
dha titulli “Qytetar Nderi”, pas vdekjes patriotit
të shquar, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së
Elbasanit më 25 Nëntor 1912, Ali Agjahut. Ali
Agjahu u nderua për kontributin e tij të
papërsëritshëm për qytetin e Elbasanit. Shkolla e
cila sot mban emrin e tij është ndërtuar nga vetë
ai.
Gjatë dhënies së titullit, Kryetari i Bashkisë së
Elbasanit Z. Qazim Sejdini i cilësoi me fat të
gjithë ata breza që kanë mësuar në këtë shkollë.
Z. Sejdini tha se ndër vite kjo shkollë ka treguar
vlera të mëdha të cilat do t’i mbeten përjetësisht
qytetit. Ka qenë kjo shkollë që ka nxjerrë emra të
shquar për të cilët sot qyteti krenohet. Sipas
Kryetarit të Bashkisë, është kjo histori e
lavdishme që na bën krenarë për qytetin tonë dhe
na nxit të lobojmë më fort për ta bërë atë një qytet
metropol, ashtu siç e meriton.
Rëndësia e respektimit të marrëveshjes për përfitimin e BSQ
Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Mars 2015
Patrioti i shquar Ali Agjahu nderohet me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tij për qytetin e Elbasanit
Vijon nga faqja 4
Vendimi i Qeverisë për kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri në 1991
Për informacione , sugjerime dhe letrat tuaja drejtohuni në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.
Bashkia Elbasan : E-mail :[email protected], [email protected]
March 2015 Page 6
Prime Minister Inspects Waste Plant
Rama: For Elbasan this is the Begging of a New Environmental Era
Prime Minister Rama inspected the work for the
waste treatment plant in Elbasan, an investment
of about twenty two million made by Albtek En-
ergy sh.pk. Once familiar with the project Prime
Minister Rama said: "I am very
proud because this large tumor
for twenty years that caused
troubles for the Elbasan area will
end.
The current landfill became a
problem for local residents due
to the large amount of pollution
coming from landfill. Elbasan is
now in the healing phase, with
the introduction of new technolo-
gy that will be used for the first
time in Albania.
Today Elbasan is one of the most
problematic areas. The area is
more polluted and threatens the
health of those that live in the
area. A new model is being established for the
collection and treatment of waste that we will
later be used across the country. This plant will
also produce energy and will support agriculture.
This represents a radical transformation of the
foundation for relationships with the environ-
ment. Fertilizers that were used for twenty years
were over used in Albania and went out of con-
trol. Elbasan decided to turn a source of pollu-
tion and cancer into an energy source.
This is our promise being implemented. While
the plant will go into full operation next year,
areas for waste collection will
be put into operation by the
summer of this year. Elbasan
launches a new era, a true envi-
ronmental renaissance.
The Prime Minister was accom-
panied by the head of the munic-
ipality of Elbasan Qazim Sejdini
which has been one of the
strongest supporters lobbying
for a solution to this problem.
Waste treatment will enable gas
emissions under the European
Union standards, and will pro-
duce 2.85 of energy. The new
landfill will be able to treat ur-
ban and industrial waste, ex-
cluding raedioactive waste. The
landfill is expected to be operational in July of
this year and is projected to have a green space
of about five thousand square meters.
Elbasan celebrated in grand fashion Summer
Day holiday. Like every year our city became
host to thousands of visitors from all the cities of
Albania, Kosovo, Macedonia and Montenegro.
Like every year, the celebrations of Summer
Day begin with the opening of the trade fair
which had in attendence about fifty five busi-
nesses, which was larger than previous years.
This fair is considered as an excellent opportuni-
ty for businesses to cope with the market and
establish relationships between other businesses.
Thousands visited the fair during the three days
that it remained open.
Like every year, the culmination of the celebra-
tions is the night of 13 of March. A huge concert
organized by the Municipality of Elbasan kept
on the "Genscher" kept thousands of citi-
zens up into the early hours of the morn-
ing.
Some of the most prominent singers of
popular music of Albania climbed on
stage so the public could give zest and en-
thusiasm until the morning. But the scene
did not miss the humor nor the actors or
circus that enhanced the atmosphere of
excitment.
There could not pass without emotion and
applause the known presence of the names
such as: Valbona Halili, Valbona Mema, Irma
LIBOHOVA, Xhavid Dedej, Hajredin Gjeta,
Sinan Hoxha, Silva Gunbardhi, Dafi, Bes
Kallaku, Erjoni, Xhensila Myrtezai, Group
Dance and those that can not be missing in any
case, Vëllezërit Zena
Around ten o clock PM Mayor Sejdini climbed
on stage. He congratulated the citizens for happi-
ness and wished prosperity for their families.
This year the lighting of fireworks was more
beautiful than previous years. The sky lit up for
a few minutes and the children were certainly
happy. The city of Elbasan was decorated with
flowers on the morning the next day.
The Elbasan Municipality had prepared various
activities which were held in the square which
was filled with thousands of citizens for hours.
Celebrations began with the carnical parade that
was prepared by the 9-year schools, where chil-
dren displayed awareness messages on their
rights.
Afterwards the Summer Day concert entertained
the citizens until noon, whereupon the entire
families ate lunch and on this day the turkey
cannot be missed on the tables of the cittiziens
But the children were the happiest during the
celebration were they had the most zest for the
"Day of the Flowers". They decorated the city
while everyone enjoyed the warm season.
Elbasan welcomed Prime Minister Rama, who
annually congratulates the citizens for the Sum-
mer Day. Accompanied by the mayor Prime
Minister Rama visited the fair taking placd dur-
ing Summer Day and then toured around the
town to geta closed look at investments that
were made over the past year and changed to
Elbasan in a short time.
Magnificent Summer Day Holiday