6
Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2015 Mars 2015 Viti i botimit 2015, Nr 86 Fjala e Redaktorit Të nderuar lexues! Bashkia me synimin për të qenë gjithmonë e më shumë transparente me gjithë qytetarët e duke patur prior- itet pjesëmarrjen Tuaj vendimmarrje përpiqet shtojë dhe përmirësojë mjetet e komunikimit me Ju. Tashmë, Ju të gjithë e dini, se në dispozicionin Tuaj është dhe faqja e internetit e bash- kisë Elbasan, me adresën www.elbasani.gov.al . Ne Ju ftojmë të navigoni në të sepse do të gjeni informacione të rëndësishme lidhje me veprimtarinë e Bashkisë, pro- jektet që po implementohen aktualisht, informacion mbi proçedurat e prokurimeve, ndihmës ekonomike, tatimeve dhe taksave etj. Ju ftojmë gjithashtu të na ndihmoni me sugjerimet Tuaja dhe pyetje të ndryshme. Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje) Patrioti i shquar Ali Agjahu nderohet me titullin “Qytetar Nderi” faqe 5 Vendimi i Qeverisë për kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri në 1991 faqe 4 Kryeministri inspekton impiantin e mbetjeve urbane Vijon në faqen 2 Festa madhështore e “Ditës së Verës” faqe 2 faqe 2 Rama: Për Elbasanin nis një epokë e re mjedisore Kryeministri i vendit Edi Rama inspektoi punimet e Impiantit Trajtimit të Mbetjeve Urbane në qytetin e Elbasanit, një investim prej rreth 22 milionë lekë, me investitor Albtek Energy sh.p.k. Pasi është njohur me projektin Kryeministri Rama ka deklaruar: “Jam shumë krenar sepse ky tumor i madh prej 20 vitesh stërmundon organizmin e të gjithë zonës së Elbasanit do të marrë fund. Kjo shqetësim i banorëve dhe i pushtetit vendor u kthye në një problem jetik për shkak të një ndotje katastrofike të gjeneruar nga fusha e tmerrshme e plehrave. Elbasani është sot në fazën e një operacioni rrënjësor shërues, me një teknologji që futet për herë të parë në Shqipëri. Sot Elbasani nga zona më problematike, e ndotur dhe e kërcënuar shëndet kthehet platformën e vendosjes së një modeli të ri mbledhjes dhe trajtimit mbeturinave që ne do ta shtrijmë më pas në të gjithë Shqipërinë. Ky impiant që do të prodhojë edhe energji do të ketë edhe një mbështetje drejtëpërdrejtë për bujqësinë. Kjo vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht gjitha marrëdhëniet me mjedisin. Plehrat prej më shumë se 20 vitesh përmbytën Shqipërinë dhe dolën jashtë çdo kontrolli dhe ne kemi vendosur që t’i kthejmë nga një burim ndotje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë i cili po realizohet. Ndërkohë që impianti do të hyjë në funksion të plotë vitin e ardhshëm, fusha për mbledhjen e mbeturinave do të hyjnë në punë prej verës së këtij viti. Për Elbasanin nis një epokë e re, një rilindje e vërtetë mjedisore”. ... Takim informues mbi Reformën e Shërbimeve të Kujdesit Social Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ka marrë pjësë në takimin e organizuar nga UNICEF, Ambasada e Zvicrës dhe Ministria e Mirëqenies Sociale për Reformën e Shërbimeve të Kujdesit Social. Reforma e Shërbimeve të Kujdesit Social synon të përmirësojë efikasitetin e sistemit të mbrojtjes sociale dhe ofrojë shërbime sociale cilësore për grupet në nevojë, përfshirë fëmijët. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe vendore, OJF si dhe përfaqësues komunitetit në Elbasan për të diskutuar progresin e reformës shqiptare Shërbimeve Kujdesit Social nga pikëpamja vendore dhe qendrore, zbatuar nga qeveria e Shqipërisë dhe e mbështetur nga UNICEF dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini informoi të pranishmit për problematikat me të cilat përballen sot qytetarët e Elbasanit dhe veçanërisht komuniteti rom. Sipas Z. Sejdini, Bashkia e Elbasanit është ndihmuar punën e saj edhe nga donatorë të ndryshëm të cilët kanë kontribuar konkretisht mirëqenien e këtyre familjeve dhe zvogëlimin e problematikave të tyre sociale.

Rama: Për Elbasanin nis një epokë e re mjedisoreelbasani.gov.al/Documents/gazeta_mars_2015_.pdf · marrëdhëniet me mjedisin. Plehrat prej më shumë se 20 vitesh përmbytën

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Rama: Për Elbasanin nis një epokë e re mjedisoreelbasani.gov.al/Documents/gazeta_mars_2015_.pdf · marrëdhëniet me mjedisin. Plehrat prej më shumë se 20 vitesh përmbytën

Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al

E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2015 Mars 2015 Viti i botimit 2015, Nr 86

Fjala e Redaktorit

Të nderuar lexues!

Bashkia me synimin për të

qenë gjithmonë e më shumë

transparente me të gjithë

qytetarët e duke patur prior-

itet pjesëmarrjen Tuaj në

vendimmarrje përpiqet të

shtojë dhe përmirësojë mjetet

e komunikimit me Ju.

Tashmë, Ju të gjithë e dini, se

në dispozicionin Tuaj është

dhe faqja e internetit e bash-

kisë Elbasan, me adresën

www.elbasani.gov.al . Ne Ju

ftojmë të navigoni në të sepse

do të gjeni informacione të

rëndësishme në lidhje me

veprimtarinë e Bashkisë, pro-

jektet që po implementohen

aktualisht, informacion mbi

proçedurat e prokurimeve,

ndihmës ekonomike, tatimeve

dhe taksave etj. Ju ftojmë

gjithashtu të na ndihmoni me

sugjerimet Tuaja dhe pyetje

të ndryshme.

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më

të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Patrioti i shquar Ali

Agjahu nderohet me

titullin

“Qytetar Nderi” faqe 5

Vendimi i Qeverisë

për kalimin e

pronësisë së pasurive

të paluajtshme të

ndërtuara deri në

1991

faqe 4

Kryeministri inspekton impiantin e mbetjeve urbane

Vijon në faqen 2

Festa madhështore e

“Ditës së Verës”

faqe 2

faqe 2

Rama: Për Elbasanin nis një epokë e re mjedisore

Kryeministri i vendit Edi Rama

inspektoi punimet e Impiantit të

Trajtimit të Mbetjeve Urbane në qytetin

e Elbasanit, një investim prej rreth 22

milionë lekë, me investitor Albtek

Energy sh.p.k. Pasi është njohur me

projektin Kryeministri Rama ka

deklaruar: “Jam shumë krenar sepse ky

tumor i madh që prej 20 vitesh

stërmundon organizmin e të gjithë

zonës së Elbasanit do të marrë fund.

Kjo shqetësim i banorëve dhe i

pushtetit vendor u kthye në një problem

jetik për shkak të një ndotje katastrofike

të gjeneruar nga fusha e tmerrshme e

plehrave. Elbasani është sot në fazën e

një operacioni rrënjësor shërues, me një

teknologji që futet për herë të parë në

Shqipëri. Sot Elbasani nga zona më

problematike, më e ndotur dhe e

kërcënuar në shëndet kthehet në

platformën e vendosjes së një modeli të

ri të mbledhjes dhe trajtimit të

mbeturinave që ne do ta shtrijmë më

pas në të gjithë Shqipërinë. Ky impiant

që do të prodhojë edhe energji do të

ketë edhe një mbështetje të

drejtëpërdrejtë për bujqësinë. Kjo

vendosje përbën edhe themelin për të

transformuar rrënjësisht të gjitha

marrëdhëniet me mjedisin. Plehrat prej

më shumë se 20 vitesh përmbytën

Shqipërinë dhe dolën jashtë çdo

kontrolli dhe ne kemi vendosur që t’i

kthejmë nga një burim ndotje dhe

kanceri në një burim energjie. Ky është

zotimi ynë i cili po realizohet.

Ndërkohë që impianti do të hyjë në

funksion të plotë vitin e ardhshëm,

fusha për mbledhjen e mbeturinave do

të hyjnë në punë prej verës së këtij viti.

Për Elbasanin nis një epokë e re, një

rilindje e vërtetë mjedisore”. ...

Takim informues

mbi Reformën e

Shërbimeve të

Kujdesit Social

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit

ka marrë pjësë në takimin e

organizuar nga UNICEF,

Ambasada e Zvicrës dhe

Ministria e Mirëqenies Sociale

për Reformën e Shërbimeve të

Kujdesit Social. Reforma e

Shërbimeve të Kujdesit Social

synon të përmirësojë efikasitetin

e sistemit të mbrojtjes sociale dhe

të ofrojë shërbime sociale

cilësore për grupet në nevojë,

përfshirë fëmijët. Në këtë takim

kanë marrë pjesë përfaqësues të

qeverisjes qendrore dhe vendore,

OJF si dhe përfaqësues të

komunitetit në Elbasan për të

diskutuar progresin e reformës

shqiptare të Shërbimeve të

Kujdesit Social nga pikëpamja

vendore dhe qendrore, zbatuar

nga qeveria e Shqipërisë dhe e

mbështetur nga UNICEF dhe

Agjencia Zvicerane për Zhvillim

dhe Bashkëpunim. Kryetari i

Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim

Sejdini informoi të pranishmit

për problematikat me të cilat

përballen sot qytetarët e Elbasanit

dhe veçanërisht komuniteti rom.

Sipas Z. Sejdini, Bashkia e

Elbasanit është ndihmuar në

punën e saj edhe nga donatorë të

ndryshëm të cilët kanë kontribuar

konkretisht në mirëqenien e

këtyre familjeve dhe zvogëlimin

e problematikave të tyre sociale.

Page 2: Rama: Për Elbasanin nis një epokë e re mjedisoreelbasani.gov.al/Documents/gazeta_mars_2015_.pdf · marrëdhëniet me mjedisin. Plehrat prej më shumë se 20 vitesh përmbytën

Mars 2015 Faqja 2

Vijon nga faqe 1

Elbasani e festoi në mënyrë madhështore “Ditën

e Verës”. Ashtu si çdo vit qytetin ynë u bë

mikpritësi i mijëra vizitorëve nga të gjitha qytetet

e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi.

Ashtu si çdo vit, festimet e “Ditës së Verës” nisin

me çeljen e panairit të biznesit në të cilin këtë vit

morën pjesë rreth 55 biznese, një numër ky më i

madh se vitet e tjera. Ky panair është cilësuar si

një mundësi mjaft e mirë e bizneseve për t’u

përballur me tregun dhe për të vendosur

marrëdhënie mes tyre. Mijëra qytetarë vizituan

këtë panair gjatë tre ditëve që ai qëndroi i hapur.

Por siç ndodh çdo vit kulmi i festimeve është

nata e 13 Marsit. Një koncert i madh i

organizuar nga Bashkia Elbasan mbajti të

mbërthyer në sheshin “Gensher”, mijëra qytetarë

deri në orët e para të mëngjesit.

Këngëtarët më në zë të muzikës popullore,

por edhe të lehtë të Shqipërisë janë ngjitur në

skenë për t’i dhuruar publikut gjallëri dhe

entuziazëm deri në mëngjes. Por skenës nuk i

kanë munguar as aktorët e humorit, apo trupa

e cirkut që e ndezën edhe më shumë

atmosferën. Nuk mund të kalonte pa

emocione dhe duartrokitje prania e emrave të

mirënjohur si: Valbona Halili, Valbona

Mema, Irma Libohova, Xhavid Dedej,

Hajredin Gjeta, Sinan Hoxha, Silva

Gunbardhi, Dafi, Bes Kallaku, Erjoni, Xhensila

Myrtezai, Grupi i Valleve si dhe, ata që nuk

mund të mungojnë në asnjë rast, Vëllezërit Zena

të cilët që në orët e para të mëngjesit kanë zgjuar

gjithë qytetin me këngët e tyre. Rreth orës 22.00

në skenë u ngjit kryetari i Bashkisë, Z. Sejdini.

Pa u marrë më shumë se 2 minuta kohë

festimeve, Sejdini uroi qytetarët për lumturi dhe

begati në familjet e tyre. Këtë vit edhe hedhja e

fishëkzjarreve ishte parashikuar shumë herë më e

bukur se vitet e tjera. Qielli “u ndez” për disa

minuta dhe sigurisht më të lumturit që e shijuan

ishin fëmijët.

Por qyteti i Elbasanit është zgjuar i zbukuruar

nga lulet mëngjesin e 14 Marsit. Bashkia e El-

basanit kishte përgatitur aktivitete të larmishme

të cilat mbajtën në shesh me orë të tëra mijëra

qytetarë. Festimet e 14 Marsit nisën me parakali-

min e karnavaleve, përgatitur nga shkollat 9

vjeçare të qytetit ku fëmijët përcollën mesazhe

sensibilizuese kryesisht mbi të drejtat e tyre. Më

pas koncerti i Ditës së Verës mbajti të mbërthyer

qytetarët deri në mesditë, ku më pas të gjithë ju

drejtuan vatrave familjare për drekën tradicionale

të "Ditës së Verës" të cilës nuk mund t‟i mungojë

gjeli i detit dhe ballakumja.

Por më të lumturit e çdo festë, fëmijët, janë ata

që i kanë dhënë gjallëri me shumë "Ditës së

Luleve". Ata kanë zbukuruar qytetin ndërkohë që

të gjithë i gëzohen stinës së ngrohtë. Elbasani ka

mirëpritur edhe kryeministrin Rama i cili çdo vit

i uron qytetarët për “Ditën e Verës” nga Elbasa-

ni. I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Rama

vizitoi panairin e “Ditës së Verës” dhe më pas

shëtiti nëpër të gjithë qytetin për të parë nga afër

investimet e kryera gjatë vitit të kaluar dhe

shndërrimin e Elbasanit në një kohë kaq të

shkurtër.

Festa madhështore e “Ditës së Verës”

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ka marrë pjësë në

takimin e organizuar nga UNICEF,

Ambasada e Zvicrës dhe Ministria e

Mirëqenies Sociale për Reformën e

Shërbimeve të Kujdesit Social.

Reforma e Shërbimeve të Kujdesit

Social synon të përmirësojë efi-

kasitetin e sistemit të mbrojtjes so-

ciale dhe të ofrojë shërbime sociale

cilësore për grupet në nevojë, përf-

shirë fëmijët.

Në këtë takim kanë marrë pjesë

përfaqësues të qeverisjes qendrore

dhe vendore, OJF si dhe përfaqësues

të komunitetit në Elbasan për të diskutuar pro-

gresin e reformës shqiptare të Shërbimeve të Kuj-

desit Social nga pikëpamja vendore dhe qendrore,

zbatuar nga qeveria e Shqipërisë dhe e

mbështetur nga UNICEF dhe Agjencia Zvicerane

për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini

informoi të pranishmit për problematikat me të

cilat përballen sot qytetarët e Elbasanit dhe veça-

nërisht komuniteti rom. Sipas Z. Sejdini, Bashkia

e Elbasanit është ndihmuar në punën e saj edhe

nga donatorë të ndryshëm të cilët kanë kontribuar

konkretisht në mirëqenien e këtyre familjeve dhe

zvogëlimin e problematikave të tyre sociale. Ky

komunitet, sipas Z. Sejdini ka nevojë për projekte

të veçanta punësimi, për projekte shkollimi të

veçanta dhe mbeshtetje financiare. Më tej Krye-

tari i Bashkisë theksoi se Elbasanit ka një qendër

komunitare model dhe shoqata me të cilat ka

bashkëpunim të shkëlqyer.

Bashkia e Elbasanit është e vetmja bashki që në

Këshill Bashkiak ka dy përfaqësues të

Komunitetit rom dhe një egjiptian të cilët, sipas

Sejdinit, pavarësisht përkatësive politike i shërbe-

jnë këtij komuniteti.

Në diskutimin e tij, Sejdini preku edhe çështjen e

trajtimit të familjeve me ndihmë ekonomike duke

e cilësuar të dështuar skemën që po pilotohet në

tre qarqe të vendit. Sipas Sejdinit, mënyra e

pikëzimit, ende e panjohur, po shkakton prob-

lematika të mëdha sociale. Sejdini tha se është

absurde që një familje që përfiton ndihmën

ekonomike në Janar, me të njëjtat të ardhura nuk

e përfiton atë në muajin Shkurt.

Kryetari i Bashkisë sqaroi edhe një herë qytetarët

se Ndihma Ekonomike është një funksion i

deleguar për pushtetin vendor. Nuk është Bashkia

kompetente për përzgjedhjen e familjeve që

përfitojnë Ndihmën Ekonomike. Por, tha më tej

Sejdini, ne do të mbrojmë deri në fund interesat e

qytetarëve dhe do të vazhdojmë të kërkojmë

zgjidhjen e këtij problemi.

I pranishëm në këtë takim, Ambasadori i Zvicrës

Christoph Graf theksoi rëndësinë që ka ndihma

ndaj njerëzve jo që ta mposhtin varfërinë, por të

largohen prej saj sa më shumë të jetë e mundur.

Kryeminsitri shoqërohej nga kreu i bashkisë së

Elbasanit Qazim Sejdini i cili ka qenë një nga

zërat më të fortë lobues për zgjidhjen e këtij

problemi. Trajtimi i Mbetjeve Urbane do të bëjë

të mundur emetimin e gazrave sipas standardeve

të BE-së, me një fuqi energjie të prodhuar 2.85

kë. Do të jetë një Impiant i Trajtimit të

Mbeturinave për çdo lloj mbetjesh urbane dhe

industriale përveç atyre raedioaktive. Pritet që

landfilli të vihet në funksion në muajin korrik të

këtij viti dhe parashikohet që të ketë një hapësirë

të gjelbër prej rreth 5 mijë metra katror.

Takim informues mbi Reformën e Shërbimeve të Kujdesit Social

Kryeministri inspekton impiantin e mbetjeve urbane

Page 3: Rama: Për Elbasanin nis një epokë e re mjedisoreelbasani.gov.al/Documents/gazeta_mars_2015_.pdf · marrëdhëniet me mjedisin. Plehrat prej më shumë se 20 vitesh përmbytën

Mars 2015 Faqe 3

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të

mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve

të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Denonco veprimet korruptive në Bashkinë e

Elbasanit dhe institucionet në varësi të saj

I njohur dikur me emrin Skampis, qyteti në

“kërthizë” të Shqipërisë, që sot njihet me emrin

Elbasan, është ndër zonat më të hershme që vër-

tetojnë trashëgiminë dhe kulturën e lashtë të

vendit tonë. I shtrirë në krahun e djathtë të lumit

Shkumbin, në lartësinë 120 m mbi nivelin e detit,

Elbasani njihet si “kryeqendra e ditës së verës”,

një festë pagane që më mirë se kudo tjetër fes-

tohet në këtë qytet të Shqipërisë së mesme.

Njihet dhe si “qyteti i luleve”, ndërsa dikush në

ditët e sotme e ka quajtur edhe “kryeqyteti i

poezisë shqipe”. Në kohën e komunizmit Elbasa-

nit i shkonte për shtat emri “qyteti i meta-

lurgëve”. Elbasani në lashtësi Elbasani, sipas

studiuesve, është një vendbanim i lashtë, i ngritur

në një pozicion të përshtashëm gjeografik. Si

stacion i rrugës “Egnatia” përmendet në she-

kullin e II të erës sonë me emrin Skampis dhe

fakti që vërtetoi plotësisht vendndodhjen e

qytetit, është guri i varrit të legjionarit Mark Sab-

iti, i cili ruhet në ditët tona në Muzeun

Etnografik. Specialistët vlerësojnë se guri në

fjalë është i vetmi monument epigrafik që

përmend emrin e lashtë të Elbasanit. Nga doku-

mentet studimore rezulton se qyteti filloi rënien

në shekullin e V të erës sonë, me dyndjen e

fiseve barbare. Ndarja e perandorisë romake ndi-

koi në rënien e Skampisit si qendër tregtare, e

cila e la qytetin në periferi të Perandorisë Bizan-

tine, duke humbur në të njëjtën kohë dhe

rëndësinë e rrugës “Egnatia”.

Në fillim të shekullit të VI, si pasojë e pushtimit

të Italisë nga perandori Justinian, lëvizjet në rru-

gën „Egnatia‟ rigjallërohen dhe kësisoj kalaja e

Skampisit kaloi në një proces rindërtimi, ndërsa

vetë qyteti nisi të merrte jetë. Sipas dëshmive

historike, në atë kohë qyteti u evidentua si një

qendër tregtare, peshkopate e ushtarake, me kat-

edrale, kisha e bazilika të shtruara me mozaikë.

Nga një dokument i botur në vitin 2001, mësohet

se në shekullin e IX, Elbasani u pushtua dhe u

grabit nga dyndjet e bullgarëve. Po sipas këtij

dokumenti, pas këtij pushtimi, jeta ekonomike e

qytetit, në kushtet e një ekonomie natyrore bren-

da marrëdhënieve feudale nisi të merrte një

zhvillim. Spikatën këtu zonat përreth qytetit si në

Bradashesh, në manastirin e Shën Gjonit në Shi-

jon, ku organizoheshin edhe panaire të ndrysh-

me.

Emri i një qyteti

Më 1466 Sulltan Mehmeti II ndërtoi kalanë si

pikë mbështetje për trupat osmane, kala e tipit

fushor ndër më të mëdhatë në Ballkan, e cila si-

pas studiuesve, u emërtua Elbasan. I pari që

deshifroi mbishkrimet në këtë kala dhe më pas

emrin e saj ishte orientalisti Babinger, i cili bëri

të njohur dhe prejardhjen e këtij emri. Shpjegi-

min më të plotë dhe më të saktë të këtij emri e ka

sjellë shkencërisht orientalisti shqiptar Vehxhi

Buharaja. Sipas tij, emri Elbasan është me

prejardhje turke dhe kjo vërtetohet nga një

mbishkrim i gjetur tek muri i portës së kalasë, ku

shkruhet “IJL – basan”, e cila ka një kuptim të

caktuar në turqisht. Nga pikëpamja fjalëformuese

dhe morfologjike, fjala IJL do të thotë ( vend,

krahinë) dhe “basan”, është një emër foljor ve-

prues, sipas gramatikës së gjuhëve neolatine, që

do të thotë shtypës. Ijl– basan, në turqisht do të

thotë “vura dorë” ose shtypa. Ky emër me kali-

min e shekujve pësoi ndryshime fonetike në

përdorim nga shqipfolësit deri sa arriti në El-

basan. Me pushtimin turk, në qytet filloi të

përhapej myslimanizmi, ndërkohë që në qytet u

zhvillua ndjeshëm zejtaria dhe tregtia. Në mesin

e shekullit të XVII, në qytet numëroheshin 2000

shtëpi dhe 900 dyqane zeje, kryesisht të

përpunimit të lëkurës, leshit, mëndafshit, met-

aleve dhe sidomos argjendit.

Ndikimi i zejeve të Elbasanit shtrihej në të gjithë

Shqipërinë e Mesme dhe deri në Ohër të

Maqedonisë. Në qytet u ruajt tradita me ndërtime

të tipit “elbasanas”. Një ndër to është dhe Kulla e

Sahatit, e cila u ngrit në vitin 1899 me një lartësi

prej 30 metra. Lëvizja arsimore e kulturore mori

një zhvillim të gjithanshëm dhe u mbështet nga

shtresa të ndryshme të popullsisë. Pas Luftës së

Parë Botërore, në vitet 1920 – 1924, Elbasani u

shndërrua një nga qendrat e lëvizjes përparimta-

re. Gjatë sistemit monarkist zejet morën një

zhvillim të vrullshëm, ndërsa në atë kohë u

ndërtuan dhe mjaft objekte si prefektura, bash-

kia, ujësjellësi i ri i qytetit, banka shtretërore,

centrali elektrik etj. Gjatë asaj periudhe u vu re

një përkujdesje ndaj gjelbërimit, kultivimit të

agrumeve dhe bimëve frutore, ullishteve që

rrethojnë aktualisht qytetin. Ndaj dhe jo rrallë,

Elbasani cilësohej nga udhëtarët e huaj, si qyteti i

luleve. Shkolla Normale dhe intelektualët që e

drejtonin atë, të arsimuar në perëndim, ndikuan

në zhvillimin e jetës arsimore dhe kulturore të

qytetit. Në vitin 1942, në Elbasan u krijua

bërthama e rinisë Antifashiste Nacional Çlirimta-

re, ndërsa pas çlirimit qyteti njohu ndryshime të

tjera politike, ekonomike, sociale etj.

Bashkia e Elbasanit, Shoqata

Alpinizëm, Ski dhe Turizëm Malor

dhe Fakulteti Ekonomik kanë

nënshkruar një marrëveshje

partneriteti dhe bashkëpunimi mes

tyre. Qëllimi i kësaj marrëveshje

është të përcaktojë angazhimin e

ndërsjelltë të Bashkisë Elbasan,

Fakultetit Ekonomik Elbasan dhe

shoqatës AST Elbasan për të

promovuar tek grupmoshat e

ndryshme sportin, turizmin dhe

vlerat kulturore të trevës së

Elbasanit si dhe të ndërgjegjësojnë

komunitetin rreth këtyre vlerave.

Marrëveshja synon të forcojë

marrëdhëniet dhe partneritetin midis Bashkisë

Elbasan, Fakultetit Ekonomik Elbasan dhe AST

Elbasan. Kjo marrëveshje do të rregullojë

mënyrën e bashkëpunimit dhe realizimit të

veprimtarive që do të organizohen me synim

arritjen e qëllimeve të përbashkëta me cilësi dhe

në kohën e duhur. Aktivitetet do të kenë karakter

fizik, edukues, ndërgjegjësim për vlerat kulturore

dhe për mjedisin.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i

Bashkisë, Z. Qazim Sejdini tha se kjo është një

marrëveshje shumë e rëndësishme e cila nuk ka

në fokus të saj vetëm sportin e alpinizmit, por ka

të bëjë me shëndetin dhe kulturën e çdo qytetari

për të njohur vendin e tij.

Bashkia e Elbasanit, Shoqata Alpinizëm, Ski dhe Turizëm Malor dhe Fakulteti

Ekonomik, marrëveshje për promovimin e turizmit.

Historia e qytetit tonë të lashtë

Page 4: Rama: Për Elbasanin nis një epokë e re mjedisoreelbasani.gov.al/Documents/gazeta_mars_2015_.pdf · marrëdhëniet me mjedisin. Plehrat prej më shumë se 20 vitesh përmbytën

Mars 2015 Faqe 4

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 608, datë

5.9.2012 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit

të pronësisë së pasurive të paluajtshme, të ndërtu-

ara deri më 10.8.1991, e të truallit funksional të

tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie, si

dhe për regjistrimin e tyre” Në mbështetje të nenit

100 të Kushtetutës, të shkronjës "ç" të nenit 25 të

ligjit nr. 33/2012 "Për regjistrimin e pasurive të

paluajtshme" dhe të nenit 74 të ligjit nr. 8652,

datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksion-

imin e qeverisjes vendore", të ndryshuar, me

propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i

Ministrave vendosi:

1. Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i in-

stitucionit të autorizuar dhe i procedurës së ka-

limit në pronësi të pasurive të paluajtshme, të

ndërtuara deri më 10.8.1991, e të truallit

funksional të tyre, në rastet kur nuk posedohen

akte të fitimit të pronësisë, në kuptim të nenit 193

të Kodit Civil, me qëllim regjistrimin fillestar apo

regjistrimin e tyre në regjistrin publik të pasurive

të paluajtshme me titull të qartë të pronësisë.

2. Institucionet e përfshira në procesin e kalimit

të pronësisë së pasurive të paluajtshme, sipas këtij

vendimi, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre,

udhëhiqen nga:

a) parimi i ligjshmërisë;

b) parimi i sigurisë juridike;

c) parimi i transparencës;

ç) parimi i barazisë para ligjit;

d) parimi i subsidiaritetit dhe bashkëpunimit

ndërmjet pushtetit vendor dhe atij qendror për

zgjidhjen e problemeve të përbashkëta;

dh) respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të

njeriut, në përgjithësi, dhe i së drejtës së pronës,

në veçanti.

3. Institucioni i autorizuar nga Këshilli i Min-

istrave për kalimin në pronësi të pasurive të palu-

ajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991, dhe të

truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte

fitimi pronësie, është bashkia ose komuna, ku

gjendet pasuria e paluajtshme. Institucioni i au-

torizuar vepron gjatë procedurave të regjistrimit

fillestar me kërkesë të regjistruesit apo të një per-

soni ose të çdo grupi të ngarkuar nga kry-

eregjistruesi apo me kërkesë të individit

(kërkuesi), sipas nenit 25 të ligjit nr. 33/2012 "Për

regjistrimin e pasurive të paluajtshme".

4. Institucioni i autorizuar ngarkohet të kryejë

procedurën paraprake për kalimin në pronësi të

ndërtimeve, të pasurive të paluajtshme e të truallit

funksional të tyre, subjekteve që plotësojnë

kushtet e përcaktuara, si më poshtë vijon:

a) Objektit të ndërtuar t'i ketë përfunduar

karabinaja dhe mbulesa deri më 10.8.1991;

b) Trualli funksional duhet të rezultojë fizikisht i

lirë dhe i pazënë nga ndërtime pa leje, të cilat janë

objekt i ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legaliz-

imin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa

leje", të ndryshuar. Madhësia e sipërfaqes së tru-

allit funksional në posedim të përfituesit të jetë

ajo që është miratuar sipas dispozitave ligjore

ekzistuese deri në daljen e ligjit nr. 7693, datë

6.4.1993 "Për urbanistikën".

c) Në rastet kur madhësia e sipërfaqes së truallit

funksional në posedim të përfituesit është më e

madhe se ajo që është miratuar sipas dispozitave

ligjore ekzistuese deri në daljen e ligjit nr. 7693,

datë 6.4.1993 "Për urbanistikën", ajo sipërfaqe

kalon në pronësi nga shteti tek individit sipas pro-

cedurave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi;

ç) Objekti, trualli nën të dhe trualli funksional, të

mos jenë të regjistruar në regjistrin publik të

pasurive të paluajtshme apo edhe kur janë të

regjistruar, mungon akti i fitimit të pronësisë;

d) Objekti i ndërtuar dhe trualli funksional janë të

patrajtuar nga legjislacioni përkatës për njohjen,

kthimin e kompensimin e pronës apo për legaliz-

imin dhe urbanizmin e ndërtimeve pa leje.

5. Regjistrimi fillestar bëhet në mënyrë siste-

matike nga regjistruesi, një person ose grup per-

sonash të ngarkuar nga kryeregjistruesi apo me

kërkesë të individit. Nëse bëhet me kërkesë të

individit, në zonat ku ka përfunduar regjistrimi

fillestar, ajo depozitohet tek institucioni i autori-

zuar, e shoqëruar me dokumentet e mëposhtme:

a) Dokumentin e lëshuar nga Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP),

që vërteton se pasuria nuk është e regjistruar në

regjistrin publik apo është regjistruar dhe i mun-

gon akti i fitimit të pronësisë;

b) Planin e rilevimit të pasurisë, të përgatitur nga

një subjekt i licencuar për punime topografike;

c) Vërtetimin e lëshuar nga ZVRPP-ja se për këtë

pasuri të paluajtshme nuk ka pasur kërkesë për

regjistrim nga ndonjë subjekt tjetër;

ç) Dokumentin zyrtar, të lëshuar nga organet e

pushtetit vendor brenda kompetencave të tyre, që

provon se ndërtimi është bërë para vitit 1991.

6. Shqyrtimi i kërkesës dhe i dokumentacionit

nga institucioni i autorizuar kryhet sipas kësaj

procedure:

a) Institucioni i autorizuar, brenda 30 (tridhjetë)

ditëve nga data e regjistrimit të kërkesës dhe të

dokumenteve provuese, kryen verifikimin nëse

përmbushen kushtet e përcaktuara në pikën 4 të

këtij vendimi.

b) Verifikimi i kushteve bëhet nëpërmjet in-

spektimit në terren nga punonjësit e tij, si dhe nga

marrja e informacionit zyrtar nga institucionet

shtetërore. Në çdo rast, institucioni i autorizuar

kërkon detyrimisht informacion zyrtar pranë

Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme, Agjencisë Kombëtare të Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave, ALUIZNI-t, Zyrës

së Gjendjes Civile dhe çdo organi shtetëror që

administron të dhëna për pasurinë e paluajtshme

dhe për vërtetimin e gjendjes familjare të

poseduesit të pasurisë së paluajtshme përpara

datës 10.8.1991. Korrespondenca bëhet pjesë e

dosjes. Çdo institucion shtetëror është i detyruar

të kthejë përgjigje me shkrim brenda 10 (dhjetë)

ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Në rast të

moskthimit të përgjigjes brenda këtij afati,

drejtuesi i institucionit të autorizuar njofton me

shkrim Ministrin e Drejtësisë, Ministrin e

Brendshëm dhe kabinetin e Kryeministrit.

c) Institucioni i autorizuar ka detyrë të kryejë sak-

tësimin e kufijve të sipërfaqes që kërkohet të

tjetërsohet, duke kryer matje në terren, kur re-

zulton se dokumentacioni tekniko-ligjor i para-

qitur nga kërkuesi nuk përmban kufij ose doku-

mentacioni teknik nuk është i plotë. Shpenzimet e

verifikimit dhe të matjes në terren paguhen nga

përfituesi dhe janë pjesë e tarifës së shërbimit.

ç) Institucioni i autorizuar përgatit relacionin

teknik, i cili përmban përshkrimin e hollësishëm

për verifikimin e kryer dhe përgjigjen e specif-

ikuar për secilin nga kushtet përkatëse, të përcak-

tuara në pikën 4 të këtij vendimi. Relacioni përm-

ban të dhënat e sakta për sipërfaqen që kërkohet

të tjetërsohet, me planvendosjen e saj për sipërfa-

qen në metra katrorë. Relacioni teknik mbyllet

me përfundimet e paraqitura për përmbushjen ose

jo të kushteve të pasurisë së paluajtshme,

nëpërmjet arsyetimit të veçantë të secilit prej tyre,

duke u shprehur edhe për përbërjen familjare të

përfituesit dhe vendbanimit të tij deri në datën

10.8.1991.

d) Institucioni i autorizuar, në përfundim të

shqyrtimit, sipas afatit të përcaktuar në shkronjën

"a", afishon menjëherë në institucionin e autori-

zuar dhe në zyrën vendore të regjistrimit të

pasurive të paluajtshme, të dhënat për kërkesën e

paraqitur brenda një afati prej 45 (dyzet e pesë)

ditësh. Nëse gjatë periudhës së afishimit paraqitet

ankesë apo pretendim për pronën, i shoqëruar me

dokumente ligjore për pasurinë e paluajtshme të

afishuar, i cili gjendet i bazuar nga institucioni i

autorizuar, atëherë ai merr vendim për mosprani-

min e kërkesës, pas shqyrtimit të akteve të para-

qitura nga ankuesi. Nëse brenda periudhës së

afishimit nuk paraqitet ndonjë ankesë apo pre-

tendim për pasurinë e paluajtshme, institucioni i

autorizuar merr vendim për pranimin e kërkesës.

Vendimi bëhet sipas aneksit nr. 1 të këtij vendi-

mi. Institucioni i autorizuar i përcjell këshillit re-

spektiv të qarkut vendimin, dosjen e plotë së

bashku me relacionin teknik, të shoqëruar me in-

ventarin e dokumenteve, si dhe njofton kërkuesin,

sipas rastit, për përmbushjen e kritereve të

përcaktuara, duke dhënë një përshkrim të hol-

lësishëm të sipërfaqes, së bashku me planimetrinë

ose mospërmbushjen e kritereve të përcaktuara në

pikën 4 të këtij vendimi, të përshkruara në

mënyrë të hollësishme.

Vendimi i Qeverisë për kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri në 1991

Vijon ne faqe 5

Page 5: Rama: Për Elbasanin nis një epokë e re mjedisoreelbasani.gov.al/Documents/gazeta_mars_2015_.pdf · marrëdhëniet me mjedisin. Plehrat prej më shumë se 20 vitesh përmbytën

Mars 2015 Faqe 5

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni

për ta bërë më të mirë, më cilësore dhe më të

përgjegjshme punën tonë në shërbimin tuaj.

Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

7. Këshilli i qarkut shprehet me vendim brenda

30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së

dosjes së plotë së bashku me relacionin teknik.

Nëse këshilli i qarkut nuk shprehet brenda 30

(tridhjetë) ditëve, kalimi i pronësisë quhet i

miratuar. Kur këshilli i qarkut refuzon vendimin

e institucionit të autorizuar, ai arsyeton në

mënyrë të hollësishme shkaqet e refuzimit.

8. Institucioni i autorizuar, brenda 30 (tridhjetë)

ditëve nga miratimi i këshillit të qarkut, bën

kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme e

të truallit funksional të tyre në emër të personave,

sipas përbërjes familjare që figuron në

certifikatën familjare deri më 10.8.1991, dhe e

dërgon vendimin për regjistrim në ZVRPP-në

kërkuese. Vendimit i bashkëlidhet kopja e njësuar

e dosjes me dokumentacionin e plotë.

9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme, pasi verifikon vetëm elementet

formale të vendimit të paraqitur për regjistrim

nga institucioni i autorizuar, procedon brenda 10

(dhjetë) ditëve nga data e marrjes së vendimit.

Kur regjistrimi fillestar nuk po kryhet nga vetë

ZRPP-ja, kjo e fundit brenda 5 (pesë) ditëve, vë

aktet në dispozicion të subjekteve të kontraktuara

për të kryer procedurat e regjistrimit fillestar,

sipas parashikimeve të ligjit nr. 33/2012 "Për

regjistrimin e pasurive të paluajtshme", dhe

akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim

të tij.

10. Përfituesi i pasurisë së paluajtshme, në kohën

e marrjes së certifikatës së pronësisë, paguan në

numrin e llogarisë së caktuar nga institucioni i

autorizuar tarifën e shërbimit. Masa e tarifës së

shërbimit caktohet me udhëzim të përbashkët të

Ministrit të Financave dhe të Ministrit të

Brendshëm.

11. Nëse Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive

të Paluajtshme, gjatë verifikimit formal konstaton

praktika abuzive apo korruptive të institucionit të

autorizuar, p araqet menjëherë kallëzim në

prokurorinë kompetente.

12. Institucioni i autorizuar, këshilli i qarkut dhe

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme, për qëllime transparence,

publikojnë në faqet zyrtare të internetit, si dhe në

mjediset e njoftimeve publike çdo vendim të

marrë përgjatë kësaj procedure.

13. Çdo mosmarrëveshje që lind gjatë zbatimit të

këtij vendimi, ankimohet në gjykatë sipas ligjit.

14. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme (ZQRPP) brenda 10 (dhjetë) ditëve

nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, në

bashkëpunim me mjetet e informimit të gjerë

publik në nivel kombëtar, kryen fushatën

kombëtare të informimit dhe të sensibilizimit të

qytetarëve. ZQRPP-ja merr masat për ngritjen e

bazës së të dhënave për informatizimin e të

dhënave të administruara gjatë këtij procesi, si

dhe publikimin e informacioneve lidhur me këtë

proces në faqen e saj zyrtare në internet.

15. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e

Brendshme, ALUIZNI, zyrat vendore të

regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Agjencia

Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave dhe njësitë e qeverisjes vendore për

zbatimin e këtij vendimi.

Mbledhja e muajit Mars e Këshillit Bashkiak të Elbasanit kishte këtë rend

dite:

1.Dhënia e ndihmës ekonomike për muajin Mars 2015.

2.Dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë

dhe fondi i kushtëzuar.

3.Dhënia e pagesës për aftësinë e kufizuar.

4.Rinovim kontrate “Dhënie në përdorim ambienti ish konvikti i

shkollës “Onufri“.

5.Rinovim i kontratës së qirasë e lidhur ndërmjet Bashkisë Elbasan

dhe tre familjeve përfituese të BSQ Elbasan.

6.Dhënie titulli “Qytetar Nderi“.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar rino-

vimin e kontratës së qirasë mes Bashkisë Elbasan

dhe familjeve përfituese të Banesave Sociale me

Qira. Sektori i Strehimit pranë Bashkisë Elbasan

u ka dërguar njoftim të gjitha familjeve përfituese

për të paraqitur dokumentacionin e duhur për ri-

novimin e kontratës së qirasë. Dokumentacionet

janë duke u shqyrtuar nga sektori përkatës,

ndërkohë që familjet të cilat nuk i kanë paraqitur

ende dokumentat duhet ta bëjnë sa më parë një

gjë të tillë. Në qytetin e Elbasanit janë ndërtuar 4

pallate, në kuadër të programit, “Ndërtimi i bane-

save me qëllim social”. Nga ky proces kanë përfi-

tuar deri tani 96 familje. Mos plotësimi i doku-

mentacionit të parashikuar në ligj bën që kontrata

mes përfituesve dhe Bashkisë Elbasan të prishet

dhe një tjetër aplikues i rregullt të përfitojë nga

ky shërbim. Nisur nga kjo, Sektori i Strehimit

pranë Bashkisë së Elbasanit kërkon mirëkuptimin

e qytetarëve, korrektësinë e tyre në zbatimin e

marrëveshjes së përbashkët.

Në tabelën në vijim po paraqesim listën e per-

sonave për të cilët Këshilli Bashkiak ka vendosur

“Rinovimin e Kontratës së qirasë”.

Me vendim të Këshillit Bashkiak të Elbasanit iu

dha titulli “Qytetar Nderi”, pas vdekjes patriotit

të shquar, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së

Elbasanit më 25 Nëntor 1912, Ali Agjahut. Ali

Agjahu u nderua për kontributin e tij të

papërsëritshëm për qytetin e Elbasanit. Shkolla e

cila sot mban emrin e tij është ndërtuar nga vetë

ai.

Gjatë dhënies së titullit, Kryetari i Bashkisë së

Elbasanit Z. Qazim Sejdini i cilësoi me fat të

gjithë ata breza që kanë mësuar në këtë shkollë.

Z. Sejdini tha se ndër vite kjo shkollë ka treguar

vlera të mëdha të cilat do t’i mbeten përjetësisht

qytetit. Ka qenë kjo shkollë që ka nxjerrë emra të

shquar për të cilët sot qyteti krenohet. Sipas

Kryetarit të Bashkisë, është kjo histori e

lavdishme që na bën krenarë për qytetin tonë dhe

na nxit të lobojmë më fort për ta bërë atë një qytet

metropol, ashtu siç e meriton.

Rëndësia e respektimit të marrëveshjes për përfitimin e BSQ

Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Mars 2015

Patrioti i shquar Ali Agjahu nderohet me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tij për qytetin e Elbasanit

Vijon nga faqja 4

Vendimi i Qeverisë për kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri në 1991

Page 6: Rama: Për Elbasanin nis një epokë e re mjedisoreelbasani.gov.al/Documents/gazeta_mars_2015_.pdf · marrëdhëniet me mjedisin. Plehrat prej më shumë se 20 vitesh përmbytën

Për informacione , sugjerime dhe letrat tuaja drejtohuni në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.

Bashkia Elbasan : E-mail :[email protected], [email protected]

March 2015 Page 6

Prime Minister Inspects Waste Plant

Rama: For Elbasan this is the Begging of a New Environmental Era

Prime Minister Rama inspected the work for the

waste treatment plant in Elbasan, an investment

of about twenty two million made by Albtek En-

ergy sh.pk. Once familiar with the project Prime

Minister Rama said: "I am very

proud because this large tumor

for twenty years that caused

troubles for the Elbasan area will

end.

The current landfill became a

problem for local residents due

to the large amount of pollution

coming from landfill. Elbasan is

now in the healing phase, with

the introduction of new technolo-

gy that will be used for the first

time in Albania.

Today Elbasan is one of the most

problematic areas. The area is

more polluted and threatens the

health of those that live in the

area. A new model is being established for the

collection and treatment of waste that we will

later be used across the country. This plant will

also produce energy and will support agriculture.

This represents a radical transformation of the

foundation for relationships with the environ-

ment. Fertilizers that were used for twenty years

were over used in Albania and went out of con-

trol. Elbasan decided to turn a source of pollu-

tion and cancer into an energy source.

This is our promise being implemented. While

the plant will go into full operation next year,

areas for waste collection will

be put into operation by the

summer of this year. Elbasan

launches a new era, a true envi-

ronmental renaissance.

The Prime Minister was accom-

panied by the head of the munic-

ipality of Elbasan Qazim Sejdini

which has been one of the

strongest supporters lobbying

for a solution to this problem.

Waste treatment will enable gas

emissions under the European

Union standards, and will pro-

duce 2.85 of energy. The new

landfill will be able to treat ur-

ban and industrial waste, ex-

cluding raedioactive waste. The

landfill is expected to be operational in July of

this year and is projected to have a green space

of about five thousand square meters.

Elbasan celebrated in grand fashion Summer

Day holiday. Like every year our city became

host to thousands of visitors from all the cities of

Albania, Kosovo, Macedonia and Montenegro.

Like every year, the celebrations of Summer

Day begin with the opening of the trade fair

which had in attendence about fifty five busi-

nesses, which was larger than previous years.

This fair is considered as an excellent opportuni-

ty for businesses to cope with the market and

establish relationships between other businesses.

Thousands visited the fair during the three days

that it remained open.

Like every year, the culmination of the celebra-

tions is the night of 13 of March. A huge concert

organized by the Municipality of Elbasan kept

on the "Genscher" kept thousands of citi-

zens up into the early hours of the morn-

ing.

Some of the most prominent singers of

popular music of Albania climbed on

stage so the public could give zest and en-

thusiasm until the morning. But the scene

did not miss the humor nor the actors or

circus that enhanced the atmosphere of

excitment.

There could not pass without emotion and

applause the known presence of the names

such as: Valbona Halili, Valbona Mema, Irma

LIBOHOVA, Xhavid Dedej, Hajredin Gjeta,

Sinan Hoxha, Silva Gunbardhi, Dafi, Bes

Kallaku, Erjoni, Xhensila Myrtezai, Group

Dance and those that can not be missing in any

case, Vëllezërit Zena

Around ten o clock PM Mayor Sejdini climbed

on stage. He congratulated the citizens for happi-

ness and wished prosperity for their families.

This year the lighting of fireworks was more

beautiful than previous years. The sky lit up for

a few minutes and the children were certainly

happy. The city of Elbasan was decorated with

flowers on the morning the next day.

The Elbasan Municipality had prepared various

activities which were held in the square which

was filled with thousands of citizens for hours.

Celebrations began with the carnical parade that

was prepared by the 9-year schools, where chil-

dren displayed awareness messages on their

rights.

Afterwards the Summer Day concert entertained

the citizens until noon, whereupon the entire

families ate lunch and on this day the turkey

cannot be missed on the tables of the cittiziens

But the children were the happiest during the

celebration were they had the most zest for the

"Day of the Flowers". They decorated the city

while everyone enjoyed the warm season.

Elbasan welcomed Prime Minister Rama, who

annually congratulates the citizens for the Sum-

mer Day. Accompanied by the mayor Prime

Minister Rama visited the fair taking placd dur-

ing Summer Day and then toured around the

town to geta closed look at investments that

were made over the past year and changed to

Elbasan in a short time.

Magnificent Summer Day Holiday