UNIVERSITETI “FEHMI AGANI” GJAKOVË
FAKULTETI I MJEKËSISË
PROGRAMI: MAMI
PUNIM DIPLOME
ABORTET SPONTANE DHE KUJDESI INFERMIEROR
Kandidate: Mentor:
Teuta Hasanaj Prof.Ass.Dr. Faton Hoxha
Lendita Meshi
Gjakovë, tetor 2020.
2
PUNIMI ËSHTË REALIZUAR NË PËRPUTHJE ME RREGULLOREN E
UNIVERSITETIT
MENTORI I PUNIMIT:
Prof.Ass.Dr. Faton Hoxha, profesor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Punimi përmban:
42 faqe
5 figura
2 tabela
2 fotografi
3
DEKLARATA E KANDIDATEVE
Deklarojmë se në këtë punim:
Puna jonë finale është kryesisht rezultat i punës hulumtuese;
Puna është korigjuar në pajtim me komentet e mentorit dhe anëtarëve të komisionit;
Jemi kujdesur që publikimet dhe mendimet e autorëve të tjerë, të cilat janë të cituara
dhe deklaruara në këtë temë të janë cituar në pajtim me rregulloren për punimin e
diplomës të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë;
4
Mirënjohje
Një falënderim special i dedikohet mentorit të punimit, Prof.Ass.Dr. Faton Hoxha për ndihmën
dhe mbështetjen e çmuar që më ofroi përgjatë këtyre viteve dhe për kontributin e tij në
finalizimin e punimit të diplomës, produkt i shumë orëve konsultimi, këshillimi dhe mbështetje
nga ana e tij. Faleminderit profesor!
Njëherit i jemi thellësisht mirënjohëse edhe personelit akademik të Universitetit të Gjakovës
“Fehmi Agani”, konkretisht profesorëve të Programit -Mami- të cilët kanë kontribuar në
përfundimin me sukses të studimeve themelore.
Mirënjohje dhe falenderime edhe për panelistët e punimit të diplomës të cilët me përkushtim
kanë dhënë kontributin e tyre në punim.
5
PËRMBAJTJA:
DEKLARATA E KANDIDATEVE..................................................................................................... 3
Mirënjohje ........................................................................................................................................... 4
Abstrakti ................................................................................................................................................. 7
Hyrje ....................................................................................................................................................... 8
Qëllimi i punimit ................................................................................................................................. 9
Metodologjia ..................................................................................................................................... 10
Shtjellimi i temës ............................................................................................................................... 10
KAPITULLI –I- .................................................................................................................................... 11
1. Aborti dhe epidemiologjia e aborteve ............................................................................................. 11
1.1. Etiologjia dhe llojet e abortit .................................................................................................. 12
1.2. Aksesi në abort të sigurt ......................................................................................................... 13
KAPITULLI-II- .................................................................................................................................... 14
2. Aborti spontan dhe periudha embrionale ........................................................................................ 14
2.1. Çfarë është aborti spontan? ..................................................................................................... 15
2.2. Etiologjia e abortit spontan ..................................................................................................... 16
2.3. Shkaqet e abortit .................................................................................................................... 18
2.4. Pse ndodhin abortet spontane? ................................................................................................ 20
2.5. Cilat janë shanset për të pasur një abort spontan? .................................................................... 22
2.6. Parandalimi i abortit spontan .................................................................................................. 23
2.7. Klasifikimi i aborteve spontane .................................................................................................. 24
2.7. Diagnostifikimi dhe trajtimet pas abortit ................................................................................. 24
2.8.1. Trajtimi ................................................................................................................................ 25
2.8.2. Terapia klinike ..................................................................................................................... 25
2.8.3. Pasojat dhe komplikimet .......................................................................................................... 26
2.8.4. Përjetimet pas abortit spontan dhe planifikimi tjetër familjar .................................................... 28
KAPITULLI-III- .................................................................................................................................. 29
3. Kujdesi infermieror i bazuar në spital ............................................................................................. 29
3.1. Kujdesi infermieror i përjetuar në situata aborti ...................................................................... 29
3.2. Roli i procesit infermieror tek pacientet që kanë pësuar abort spontan ..................................... 30
3.3. Edukimi për Promovimin e Shëndetit ................................................................................. 30
3.4. Nevoja për mbështetje në situatat e abortit .......................................................................... 32
6
3.5. Detyrat infermierore ........................................................................................................... 32
a) Ndihma e parë tek abortet ....................................................................................................... 33
b) Vlerësimi infermieror ............................................................................................................. 33
c) Ndërhyrja infermierore ........................................................................................................... 33
d) Vlerësimi i rezultateve............................................................................................................ 33
4. Diskutimi ....................................................................................................................................... 34
5. Përfundime .................................................................................................................................... 35
6. Rezyme ......................................................................................................................................... 36
Summary ........................................................................................................................................... 37
7. Literatura ....................................................................................................................................... 39
CV e shkurtër e kandidateve .............................................................................................................. 41
7
Abstrakti
Të gjithë ne kemi opinionin tonë pro apo kundër abortit qoftë kjo një shtatzani e dëshiruar e
njohur si abort spontan që përfshin humbjen e një fëmije para javës së 20-të të shtatzënisë, apo e
padëshiruar e njohur si abort i induktuar.
Aborti në terminologjinë mjekësore konsiderohet si një ndërprerje e shtatzënisë me daljen e
fetusit dhe materialeve placentare jashtë mitrës. Një abort mund të ndodhë spontanisht, dhe si i
tillë është quajtur një dështim.
Rreth 20% e shtatzënive ndërpriten për shkak të abortit spontan. Me nje abort spontan do të
kuptojmë një abort që ndodh për shkaqe natyrore. Egzistojnë raste të ndryshme që kur kalohet
periudha më e vështirë e shtatzënisë, mund të flitet dhe për lindje të parakohshme. Aborti
spontan që zakonisht ndodh në tremujorin e parë të shtatzënisë përjetohet rëndë dhe shumë
shpesh shoqërohet me anomali të ndryshme gjenetike të fetusit ose mos pozicionimin e vezës së
fekonduar në mitër.
Roli i infermieres në raport me pacienten e cila mund të ketë përjetuar abort spontan ose rrezikon
të ketë abort spontan, është shumë i rëndësishëm në diagnostifikimin, trajtimin gjatë
gjakderdhjeve të mundshme, administrimin medikamentoz dhe mbikqyrjen e vazhdueshme të
pacientes.
8
Hyrje
Aborti përkufizohet si termini i parakohshëm i lindjes, përpara se fetusi të jetë i aftë të mbijetojë
në mënyrë indipendente para javës së 20-të të shtatzëanisë dhe kur pesha e tij është nga 300g –
1000g. 1
Organizata Botërore e Shëndetësisë, abortin spontan e konsideron si një element i cili i referohet
humbjes së produktit të konceptuar para javës 20 -të të shtatzënisë, kur kjo gravidancë nuk është
provokuar nga faktorë ekstern dhe abort i induktuar kur provokohet nga faktorë ekstern. 2
Aborti është karakterizuar si një problem i shëndetit publik, për shkak të morbiditetit dhe
mortalitetit të lartë, si dhe natyra e paligjshme sidomos vendet të cilat nuk e kanë të lejueshëm
abortin.3
Sipas po të njejtës organizatë është e rëndësishme që të bëhet pasqyrimi klinik i abortit dhe
ndarja mes abortit të hershëm dhe abortit të vonshëm. Aborti i hershëm përfshin vdekje fetale
deri në 12 javë të shtatzënisë ndërkaq aborti i vonshëm deri në 22 javë të shtatzënisë.4
Studimet e bëra nga OBSH vlerësojnë se të paktën 33% e të gjitha grave që kërkojnë kujdes
spitalor për komplikimet e lidhura me abortet janë më pak se 20 vjeç.5
Punimin me titull “Aborti spontan dhe kujdesi infermieror” e kemi realizur në tre kapituj duke u
përpjekur që në secilin prej tyre të paraqesim nëntituj të cilët i korespodojnë temës së trajtuar.
1Sharon Mantik Leëis, RN, PhD, Idolia Cox Collier, DNSc, RNCS; Medical Surgical Nursing
(Assessment and Management of Clinical Problems) Third Edition; 1424-1427. 2 Bartlett LA et al. Risk factors for legal induced abortion related mortality in the United States.
Obstetrics and Gynecology, 2004, 103:729–737. 3 Ëorld Health Organization (WHO), Unsafe Abortion: Global and Regional Estimates of the
Incidence of Unsafe Abortion and Associated Mortality in 2008, sixth ed., Geneva: ËHO, 2011 4 Plouffe L Jr, Ëhite EË, Tho St, i sur. Etiology factors of recurent abortion and subsequent
reproductive performance of couples. Am J Obstet Gynecol 1992; 5 Christiansen OB. A fresh look at the cause es and treatmans of reccurent miscarriage,
especially its immunological aspect. Human Reproduction Update 1996.
9
Kapitulli parë pasqyron në mënyrë të përgjithshme abortin, etiologjinë dhe llojet e abortit në
përgjithësi.
Kapitulli i dytë në mënyrë të detajuar prezanton thelbin e temës duke ndaluar në secilin element
që ka të bëjë me abortin spontan, pasojat, diagnozen, trajtimin e të tjera.
Kapitulli i tretë elaboron kujdesin infermieror që duhet marrë pacientet të cilat kanë pasur abort
spontan.
Qëllimi i punimit
Punimi “Abortet spontane dhe kujdesi infermieror” synon të prezantoj një kronologji të të
dhënave lidhur me abortet spontane, shkaktarët, ndërlikimet, trajtimet dhe mundësinë për fillimin
e një shtatzënie të re pa rrezikuar abort tjetër.
Gjithashtu synojmë të paraqesim edhe një vlerësim konkret mes lidhjes së abortit dhe statusit
psikologjik tek gratë në raport me faktorë të tjerë.
Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij punimi është rishikimi i literaturës. Për punimin e
temës është shfrytëzuar literaturë nga biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë, si dhe
literaturë nga libra të ndryshme me referenca kombëtare dhe ndërkombëtare shoqëruar edhe me
faqe zyrtare nga interneti.
Objektivat:
Studentët të njohin shkaqet, pasojat dhe si trajtohen abortet spontane
Cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e kujdesit infermieror si dhe roli i profesionistëve të
gjinekologjisë dhe obstetrikës në raport me pacientët.
10
Metodologjia
Punimi me titull “Abortet spontane dhe kujdesi infermieror”, është realizuar sipas planifikimeve
metodologjike të cilat e kanë plotësuar punimin. Fillimisht kemi përdorur metodën shkencore
kërkimore të shoqëruar me analizë dhe sintezë.
Ky punim është përmbledhje e të dhënave teorike ku pjesa më e madhe e tij është e shkruar në
bazë të literaturës profesionale nga dega e gjinekologjisë dhe akusherisë, ështe përdorur edhe
literaturë elektronike nga biblioteka elektronike.
Shtjellimi i temës
Të dhënat nga literatura tregojnë se me rritjen e moshës rritet edhe prevalenca e aborteve
spontane. Aborti spontan është ndalimi i papritur i zhvillimit të embrionit, që kur pasohet me
daljen e tij jashtë mitrës quhet komplet. Abortet spontane para javës së 12 janë më të shpeshta se
ato pas kësaj jave. Është komplikacioni më i shpeshtë i tremujorit të parë të shtatzënisë dhe
ndodh në 15-20% të shtatzënive. Këtu nuk përfshihen rastet e aborteve në shtatzënitë ende të
padiagnostikuara. Rastet e aborteve shumë të hershme janë edhe më të shpeshta. Ndodh që gratë
me cikle të rregullta menstruale, në raste të rralla kanë vonesë të menstruacioneve nga disa ditë
deri në 1 javë. Që të parandalosh një pasojë, duhet të parandalosh ose të trajtosh shkakun e saj.
Por është fakt se në disa raste shkaku i abortit spontan mbetet i panjohur. Në shumicën e rasteve
shkak janë anomalitë kromozomike të embrionit që çojnë në ndërprerjen e zhvillimit të tij dhe
përfundimi është i pashmangshëm, pavarësisht nga masat që merren. Edhe defiçiti i progesteronit
që mund të bëhet shkak për abort të hershëm, nuk është e provuar shkencërisht se mund të
parandalohet nga terapia, me këtë hormon gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Kjo mund ta
vonojë në kohë abortin deri në disa ditë, por me shumë mundësi nuk e shmang dot atë.
Fjalët kyçe: Aborti, aborti spontan, kujdesi, mosha gestative, mosha maternale
11
KAPITULLI –I-
1. Aborti dhe epidemiologjia e aborteve
Emërtimi abort (abortus) vjen nga fjala latine abortion- hedhje, dështim, qitje ose ndarja e vezës
së mbarësuar nga java e 28 të jetës intrauterine si abort- ndërprerje e shtatzënisë dhe dalje e
fetusit dhe materialeve placentale jashtë mitrës.
Llojet të abortit:-abort spontan (abortus spontaneous), abort habitual (abortus habitualis), abort
artificial (abortus artificialis) dhe abort i vonshëm i cili mund të ndodh nga muaji i tretë i
shtatzënisë deri në të shtatin.6
Aborti është konsideruar si i ligjshëm dhe i lirë për herë të parë në historinë e revulucionit
komunist në 1917. Nga 210 milion shtatëzëni që ndodhin në botë ç‘do vit, rreth 79 milion
vlerësohen të jenë të padëshiruara, nga këto më shumë se 50% përfundojnë në abort.7
Dallojmë: abort të hershëm i cili ndodh deri në muajin e tretë të shtatzënisë dhe abort të vonshëm
prej muajit të tretë deri të shtatin. Aborti mund të jetë spontan nëse ka ndodhur pas
instrumentimit të dhunshëm ose metoda tjera. 8
Sipas klasifikimit të abortit dhe sipas shteteve në Evropë, Kosova zë nga 20 -30% të numrit të
aborteve. Në vendin tonë në mbështetje të netit 65 në Kushtetutën e Kosovës, aborti u legalizua
në vitin 2008, ligji nr.03L-110, me 25 nene i ndarë në 3 pjesë ku neni 4,5,6,7 lejohet ndërprerja
e shtatëzënisë në bazë të disa kritereve:
Ky ligj siguron respektimin e çdo qënije njerëzore që në fillim të jetës, parim i cili nuk shkelet,
përveç rasteve kur është e domosdoshme dhe në kushtet e përcaktuara në ligj. Asnjë mjek nuk
është i detyruar të kryej abort kundër vullnetit të tij (Ligji NR03-l110 për ndërprerjen e
shtatëzanisë)
Sipas këtij ligji aborti lejohet deri në javën e 10-të të shtatzënisë dhe pas kësaj periudhe, në
varësi të shëndetit të nënës dhe fetusit, nevojitet leje e veçantë që jepet nga një komision
mjekësor i specializuar.9
6 Besek and Novak, Gjinekologjia; kap.18, fq, 601 7 ISHP 2012, Abortion Surveillance System in Albania Study12-Albania-Report-July2013-
FINAL.pdf 8 Dragomir Mladenović; Zorica Mladenović-Bogdanović; Aleksandra Mladenović-Mihailović
Ginekologija i Akušerstvo –, Beograd 2008,
12
Ndërkaq sipas këtij ligji çdo ndërprerje e shtatzënisë pas javës së dhjetë (10) është në
kundërshtim me Ligjin e Shëndetësisë dhe duhet të bëhet me komision shëndetësor profesional.
Në ligj përcaktohet qartë se personeli shëndetësor duhet të njoftojë gruan që kërkon të ndërpresë
shtatzaninë mbi rreziqet shëndetësore që mund të sjellë aborti, dhe po ashtu të informojë gruan
dhe çiftin mbi të drejtat ligjore që rrjedhin nga ligji për ndërprerjen e shtatëzënisë. Gruaja duhet
të informohet edhe për institucionet që ofrojnë mbështetje financiare dhe psiko-sociale për gratë,
si dhe për klinikat dhe spitalet që kryejnë ndërprerje shtatzanie sipas standardeve të miratuara.
Në rast se gruaja përsërit kërkesën për të ndërprerë shtatzëninë, mjeku kërkon dhënien e
konfirmimit me shkrim nga gruaja në kohëzgjëtje prej 7 ditëve nga kërkesa e parë.
1.1. Etiologjia dhe llojet e abortit
Diagnozat e abortit sipas klasifikimit të ICD-9 qëndrojnë të ndara në disa grupe
Aborti spontan
Mola hidatiforme (barra molare)
Barrë ektopike (GEU)- Fetus i vdekur in utero
Dështimi njohur si (abort) i provokuar
NVB (ndërprerje vullnetare e barrës me pagesë)
Profesionistët shëndetësor në punime të ndryshme shkencore lidhur me abortet kanë treguar se është
mjaft e vështirë të dihet saktësisht shkaktari i saktë pse aborti ka ndodhur tek një paciente.
Megjithatë egzistojnë disa faktorë të listuar të cilët mund të dërgojnë pacienten deri në një abort siç
janë:
Ndryshime ne karyotipin
Infenksione të ndryshme,
Treponema pallidum,
Clamidia (clamydia)
Herpez,
Virusi i thjeshtë ,
9LIGJI NR.03/L-110 PËR NDËRPRERJEN E SHTATZËNËSISË
13
Sëmundje të ndryshme si diabeti, çrregullimet kardiovaskulare, renale, defekte të uterusit,
çrregullime imunologjike, traumat e ndryshme etj.
Ndërkaq sa i përket simptomave ato mund të jenë nga më të ndryshmet megjithatë studimet
tregojnë se kryesisht pacientja mund të ketë gjakderdhje në mënyrë progresive, rritje të
dhembjeve abdominale, dhembje të shpinës, plogështi të vazhdueshme si dhe në disa raste edhe
rritje të temperaturës së trupit.
1.2. Aksesi në abort të sigurt
Tre në dhjetë nga të gjitha shtatëzënësitë përfundojnë në abort të induktuar. Pothuajse gjysma e
të gjitha aborteve janë të pasigurta, dhe pothuajse të gjitha këto aborte të pasigurta ndodhin në
vendet në zhvillim.
Abortet janë të sigurta kur ato kryhen me një metodë të rekomanduar nga OBSH dhe që është e
përshtatshme për kohëzgjatjen e shtatzënisë dhe kur personi që kryen abortin ka aftësitë e
nevojshme. Aborte të tilla mund të bëhen duke përdorur tableta (abort mjekësor) ose një
procedurë të thjeshtë ambulatore.
Kur gratë me shtatzëni të padëshiruar nuk kanë akses në abort të sigurt, ato shpesh përdorin abort
të pasigurt. Një abort është i pasigurt kur kryhet nga një person që nuk ka aftësitë e nevojshme
ose në një mjedis që nuk përputhet me standardet minimale mjekësore. Karakteristikat e një
aborti të pasigurt prekin rrethanat e papërshtatshme para, gjatë ose pas një aborti.
Aborti i pasigurt mund të dërgoj pacienten në rrezik të menjëhershëm shëndetësor me
komplikime të ndryshme duke rrezikuar edhe jetën.
14
KAPITULLI-II-
2. Aborti spontan dhe periudha embrionale
Aborti spontan llogaritet atëherë kur kemi humbjen e një fëmije para javës së 20-të të
shtatzënisë.
Ky përcaktim arbitrar i moshës është bërë më pak i dobishëm ngase koha preembrionale është
konceptim në 5 javët e para nga dita e parë e menstruacioneve të fundit. Periudha embrionale
llogaritet të jetë nga java e 6-të deri në javën e 9- të të shtatzënisë, dhe periudha fetale nga java e
10-të deri në lindje.
Deri në 50% të të gjitha shtatëzënive përfundojnë në abort, më shpesh para se një grua të
humbasë një periudhë menstruale apo edhe ta dijë se është shtatzënë. Rreth 15% -25% e
shtatzënive të njohura do të përfundojnë në një abort spontan. Më shumë se 80% e aborteve
spontane ndodhin brenda 3 muajve të parë të shtatzënisë. Abortimet kanë më pak të ngjarë të
ndodhin pas 20 javësh dhe kur ndodh diqka e tillë mjekët i quajnë abortime të vonshme. Shumica
e aborteve ndodhin kur foshnja e palindur ka probleme fatale gjenetike dhe në të shumtën e
rasteve këto probleme nuk kanë të bëjnë me nënën.10
10 Suanne-M-Klausen, Abortion, Under Apartheid; Oxford Scholarship Online: November 2015,
fq.156-198.
15
Probleme të tjera që mund të rrisin rrezikun e abortit spontan përfshijnë:
Figura 1. Probleme që rrisin rrezikun e abortit spontan
2.1. Çfarë është aborti spontan?
Në literaturën mjekësore aborti spontan llogaritet një ndër komplikacionet më të shpeshta të
shtatzënisë duke u përkufizuar si një ngjarje që ndodh para javës së 20-të të shtatzënisë. Një
situatë e tillë nënkupton daljen e pjesshme ose të plotë të embrionit apo fetusit (fetusi duhet të
peshojë nën 500 gr). Megjithëse, incidenca e vërtetë e abortit spontan është e panjohur, afërsisht
15% të shtatzënive klinike dhe 20% e atyre të evidentuara përfundojnë në abort spontan.
Rreth 80% e aborteve spontane hasen para javës së 12-të të shtatzënisë dhe për të qenë më të
saktë, nga studimet e fundit, para javës së 9-të të shtatzënisë. Incidenca e abortit ndikohet nga
mosha e nënës dhe nga një numër faktorësh që ndikojnë në shtatzëni, duke përfshirë dështimet
paraprake, lindje para kohe, lindjet e më parshme me keqformime kongjenitale ose defekte
gjenitale.11
11Glimore DH, Mc Nay. Spontaneus fetal loss rate in early pregnancy. Lancet 1985,
16
Aborti spontan zakonisht i referohet humbjes së produktit të konceptuar para javës 20-të të
shtatzanisë, kur kjo gravidancë nuk është provokuar nga faktorë ekstern. 12
Aborti spontan takohet nga 13 % deri në 20% të gjitha shtatzënive të diagnostikuara. Rreth 20 %
e grave shtatzëna nëse kanë pak hemoragji para javës së 20 të gravidancës, afërsisht gjysma e
këtyre shtatzënive do të përfundojnë në abort.13
Por edhe pse aborti është i zakonshëm, ai mund të jetë i vështirë emocionalisht. Ndjenjat e
pikëllimit dhe humbjes janë normale pas humbjes së një shtatzënie.
Foto 1. Embrioni vdes para javës së 20-të.
2.2. Etiologjia e abortit spontan
Arsyeja më e zakonshme e abortit shtrihet në anën e vezës së fekonduar, çdo abort tjetër ndodh
për shkak të pamundësisë së embrionit të zhvillohet siç duhet. Disa autorë deklarojnë se deri në
70% të të gjitha aborteve janë rezultat i anomalive embrionale. Anomalitë e embrioneve ndodhin
si pasojë e anomalive kromozomale ose si pasojë e ndikimeve të dëmshme ekzogjene (të
jashtme) siç janë efektet e dëmshme të rrezeve X ose efektet e tretësve organikë dhe dehjes
(dehja nga merkuri).
12 Finer, Lawrence B.; Frohwirth, Lori F.; Dauphinee, Lindsay A.; Singh, Susheela; Moore, Ann
M. (2005). ―Reasons U.S.Ëomen Have Abortions: Quantitative and Qualitative Prespectives‖
(PDF): 110–118. 13 S. Berek Janathan. Gjinekologjia e Berek dhe Navak. Tabernakul 2014
17
Etiologjia e aborteve spontane kryesisht është e specifikuar në katër faktorë themelorë të cilët
janë si më poshtë:14
Faktorët embrionalë – Shumë defekte intrinsike ireversibile në frytin në zhvillim mund
të shkaktojnë dështime të ndryshme sporadike. Këto kryesisht mund të sjellin anomali
kromozomike, qeliza anormale të embrionit, inplantim defektoz, defekte në zhvillimin e
placentes, dëmtime aksidentale të fetusit dhe ndoshta dhe për shkaqe të tjera ende të
panjohura.
Anomalitë morfologjike dhe gjenetike – Përgjegjëse për një përqindje të lartë të
aborteve spontane të hershme janë edhe Aneuploidet (numër jonormal kromozomesh) të
cilat shpesh numërojnë rreth 50% të aborteve. Gjithashtu duhet theksuar se edhe trizomitë
autozomale janë të parat për çdo kromozom, më përjashtim të kromozomit 1.
Faktorët prindër, sëmundjet sistemike amtare- Infeksionet amëtare: organizma të tillë
si treponema pallidium, chlamydia trachomatis, neiseria gonorrhoea, streptocosus, virusi
herpes simplex, mykoplazma, kuroplazma dhe listeria monocytogene përbëjnë shkas për
abortet spontane. Sëmundjet të tjera: çrregullimet endokrine të tilla si: hipertiroidizmi ose
diabeti mellitus i pa kontrolluar, çrregullimet kardiovaskulare si: hipertensioni, sëmundjet
renale, sëmundjet sistemike të indit lidhor, si LES (Lupusi Eritematoz Sistemik) mund të
shoqërojnë abortin spontan.
Faktorët toksik dhe traumat – agjentë të tillë si radiacioni, medikamentet, antitumorale,
gazet anestetike, alkooli dhe nikotina, kanë treguar që janë embriotoksike. Të tjerët agjent
si: oksidi i etilenit dhe formaldehider mund të jenë toksikë. Trauma e drejtëpërdrejtë, të
tilla si dëmtimet të uterusit nga armët e zjarrit, ose traumat e tërthorta siç janë ato
kirurgjikale ose aksidentet, mund të rezultojnë në aborte spontane.15
14 Gabbe, Niebyl, Simpson, Obstetrika; Humbja e shtatëzënisë, Tiranë, 2017, fq. 628-64
15 Simpson JL, Carson SA. Causes of fetal loss. Oxford University Press 1993,
18
Klasifikimi i nëngrupeve të abortit spontan sipas klinikës 16
Rrezik aborti Hemoragji vaginale në prani të një shtatzanie funksionale
nuk ka ndryshime në cerviks.
Aborti iminent ( i
pashmangshëm)
Ndodh kur cerviksi është i dilatuar dhe membranat janë
rupturuar, produktet e konceptimit mbeten në uterus
Missed abort Karakterizohet nga vdekja intrauterine e fetusit dhe mbajtjen
e produkteve të konceptimit (mungesa e aktivitetit kardiak
embrional) në ekzaminimin ekografik pas 7-javëve
gravidancë
Abort inkomplet (jo i plotë) Kemi daljen në ambjentin ekstra uterin të një pjese
embrionale dhe membranave por kemi evidente hemoragji
progresive.
Aborti komplet I referohet daljes spontane të gjitha produkteve të
konceptimit. Aborti habitual
Tabela 1. Klasifikimi i nëngrupeve të abortit spontan
2.3. Shkaqet e abortit
Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas furnizon hormone dhe lëndë ushqyese për fetusin në zhvillim
duke ndihmuar që fetusi të rritet. Shumica e aborteve në tremujorin e parë ndodhin sepse fetusi
nuk zhvillohet normalisht.
Rreth 50 për qind e aborteve spontane lidhen me kromozome shtesë ose që mungojnë.
16 Davidson, Maternal Newborn Nursing, Spontaneous Abortion (Miscarriage); fq.451
19
Më shpesh, problemet e kromozomeve vijnë nga gabime që ndodhin rastësisht kur embrioni
ndahet dhe rritet dhe jo nga problemet e trashëguara nga prindërit.
Foto 2. Ndarja e emrionit
Anomalitë kromozomale mund të çojnë në:
Figura 2. Anomalitë kromozonale
20
2.4. Pse ndodhin abortet spontane?
Shenjat më të zakonshme klinike të abortit janë gjakderdhja vaginale ose dhimbja e legenit, dhe
ndonjëherë aborti shihet në ultratinguj si një zbulim aksidental në gratë asimptomatike. Çdo
gjakderdhje nga një grua shtatzënë ose dhimbje legeni kërkon trajtim të mëtejshëm.
Gjakderdhja nga vagjina, pra gjakderdhja e shoqëruar me abort, varion nga gjakderdhja e pakët
në kafe në gjakderdhje shumë të mëdha dhe të forta vaginale. Aborti spontan nuk mund të
parashikohet nga sasia ose pamja e gjakderdhjes.
Gjegjësisht, gjakderdhja vaginale është e zakonshme në tremujorin e parë, që ndodh në 20% deri
40% të grave shtatzëna. Edhe gjakderdhja e madhe dhe e zgjatur nuk ka pse të shkaktojë një
rezultat të keq të shtatzënisë.
Shkaqe të tjera përfshijnë ilaçe teratogjene, implantimi i gabuar si shkak i anomalive të traktit të
riprodhimit femëror, qafa e mitrës e dobësuar, anomalitë e placentës, dhe infeksionet e nënave.17
Gratë që përdorin vaska të nxehta ose xhakuzi kanë dy herë më shumë gjasa të kenë abortet
spontane. 18 Ethet gjithashtu mund të rrisin rrezikun e abortit megjithëse rezultatet e hulumtimit
në lidhje me këtë hipotezë janë kontradiktore.
Keqformimet kryesore të shoqëruara zakonisht me sëmundje febrile tek gratë janë defekte të
tubit nervor.19
17Calleja-Agius, 2008; Cunninghamet al., 2010) 18Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve [CDC], 2005). 19Akademia Amerikane e Pediatrisë [AAP] & Kolegji Amerikan të obstetërve dhe gjinekologëve
[ACOG], 2007a).
21
FAKTORËT E RREZIKUT PËR ABORTIN SPONTAN PËRQINDJA
Anomalitë kromozomale fetale me 14%
Çrregullimet e sistemit imunitar, si lupus eritematoz, sëmundjet autoimune 10%
Mosha dhe obeziteti. (për gratë nën 20 vjeç)
(për gratë në moshën 40 vjeç)
12%
25%
Dështimet e mëparshme Femrat të cilat kanë pasur 2 apo me shume dështime të
njëpasnjëshme kanë risk më të lartë për të qenë pjesë e një
dështimi spontan në shtatëzaninë pasuese.
Sëmundjet kronike Sëmundje të ndryshme kronike, të veshkave apo mëlqisë apo
edhe diabetit janë rrisk për aborte spontane.
Probleme të mitrës dhe
qafës së mitrës
Në këtë grup bëjnë pjesë anomalitë e lindura të mitrës,
fibromioma, qafa e mitrës e keqformuar apo e dëmtuar nga
abortet e mëparshme.
Testet prenatale invasive Këtu përfshihen marrja e vileve koriale apo amniocenteza.
Pesha e gruas Ato gra të cilat mund të jenë anoreksike apo të qëndrojnë nën
peshën në raport me gjatësinë, por edhe gratë të cilat janë mbi
peshë janë tëpredisponuara të kenë aborte spontane.
Dukuritë si duhani, alkoolo
dhe drogat e ndryshme
Nëse gruaja shtëtëzën përdor në sasi të pakontrolluar dhe të
vazhdueshme drogën, alkoolin apo drogën mund të zvogëlojë
cilësinë e qelizave mbartese të materialit gjenetik si dhe dëmton
ambientin ku do bëhet konceptimi dhe me pas zhvillimi i
embrionit.
Tabela 2. Përqindja e faktorëve të rrezikut për abort spontan
Gjatë tremujorit të parë, shkaku më i zakonshëm i abortit është anomalia kromozomale e cila
shpjegohet si një dukuri që diçka nuk është e saktë me kromozomet e foshnjës. Shumica e
anomalive kromozomale janë shkaku i një veze të dëmtuar ose qelize spermatozoide të cilat janë
22
për shkak të një problemi në kohën kur zigota ka kaluar procesin e ndarjes. Arsyet e abortit janë
të ndryshme, dhe shumë shpesh nuk mund të identifikohen.
2.5. Cilat janë shanset për të pasur një abort spontan?
Faktorët infektivë dhe mjedisorë mund të shihen gjithashtu në tremujorin e parë e konsideruar si
humbje e shtatzënisë. Në abortin spontan të vonë, shkaku është zakonisht një faktor i nënës, për
shembull, pamjaftueshmëria e qafës së mitrës ose sëmundja e nënës, dhe vdekja e fetusit nuk
mund të paraprijë fillimi i abortit.20
Aborti spontan mund të jetë jashtëzakonisht shqetësues për çift që dëshiron një fëmijë. Shanset
për të kryer shtatzëninë e ardhshme për të përfunduar pas një aborti spontan janë po aq të mirë sa
ato janë për popullatën e përgjithshme. Pas kësaj, megjithatë, shanset e shtatzënisë së
suksesshme zvogëlohen me suksesin e secilit abort. Pas dy ose tre humbjeve radhazi, një grua
dhe partneri i saj duhet të vlerësohen dhe janë kandidate për këshillim gjenetik
20Valley, Jackson-Williams, & Fly, 2006, fq.125.
23
Figura 3. Cilat gra mund të kenë abort spontan
2.6. Parandalimi i abortit spontan
Parandalimi i abortit spontan është shumë i rëndësishëm, dhe përbëhet prej kontrolleve të
rregullta gjinekologjike para mbetjes shtatzënë dhe gjatë shtatzënisë, shmangia e faktorëve të
jashtëm të rrezikut dhe streset emocionale. Vajzat e reja të paktën një herë në vit duhet ta
vizitojnë gjinekologun dhe sipas nevojës nëse ekziston sekret vagjinal ose dyshim për sëmundje
të organit, ose nëse e dinë që në familje ekziston ndonjë çrregullim gjenetik. Të rinjtë
këshillohen që gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorin mbrojtje nga sëmundjet e
transmetueshme infektive, herpes dhe papiloma virus, klamidia, mikoplazma dhe ureaplazma, të
cilat më vonë në jetë mund të paraqesin problem serioz gjatë shtatzënisë.
24
2.7. Klasifikimi i aborteve spontane
Abortet spontane ndahen në kategoritë e mëposhtme në mënyrë që ato të diferencohen klinikisht.
Supozohet se frekuenca e aborteve është më e lartë në shtatzënitë e panjohura klinikisht dhe
është rreth 13 - 16% e të gjitha shtatëzënësive.
Aborti spontan shpesh është një proces që mund të klasifikohet edhe si:
Abort i kërcënuar i cili mund të llogaritet atëherë kur egziston një shkallë e hershme e
shtatzënisë, gjakderdhje të mitrës shoqëruar me ngërç ose dhimbje të shpinës. Qafa e mitrës
mbetet e mbyllur. Kjo gjakderdhje shpesh është rezultat i implantimit.
Abort i pashmangshëm ose jo i plotë i shoqëruar me dhimbje barku ose shpine, me gjakderdhje
në qafë të mitrës së hapur. Aborti është i pashmangshëm kur ka një zgjerim ose rrjedhje të qafës
së mitrës apo kur ka një këputje të membranave. Gjakderdhja dhe ngërçet mund të vazhdojnë
nëse aborti nuk ka përfunduar.
Abort i plotë ndodh atëherë kur embrioni ose produktet e ngjizjes janë zbrazur nga mitra.
Gjakderdhja duhet të qetësohet shpejt, ashtu si çdo dhimbje ose ngërç. Një abort i përfunduar
mund të konfirmohet nga një ultratingull ose duke kryer një kiretazhë kirurgjik (D&C).
Abort i humbur ndodh në rastet kur gratë mund të përjetojnë një abort spontan pa e ditur atë.
Një abort i gabuar është kur vdekja embrionale ka ndodhur, por nuk ka ndonjë dëbim të
embrionit.
Nuk dihet pse ndodh kjo. Shenjat e kësaj do të ishin humbja e simptomave të shtatzënisë dhe
mungesa e toneve të zemrës fetale që gjenden në ultratinguj.
Abort i përsëritur (RM) konsiderohet atëherë kur përcaktohet si 3 ose më shumë aborte
spontane në tremujorin e parë radhazi. Kjo mund të prekë 1% të çifteve që përpiqen të krijojnë
barrë
2.7. Diagnostifikimi dhe trajtimet pas abortit
Rreziku i abortit përcaktohet në rastet kur pacientja ka hemoragji vaginale në një shtatzëni të
konfirmuar të cilës menjëherë duhet ti vlerësohet një anamnezë e plotë dhe ekzamini fizik. Në
një situatë të tillë menjëherë kërkohen analizat laboratorike (gjak, faktori Rh, dhe matja serike e
25
nivelit β-hCG) si dhe shumë shpesh rekomandohet aplikimi i antibiogramës për Gonorrea dhe
Klamidia shoqëruar edhe me Ultrasonografia transvaginale. [21]
Diagnostikimi me ultratinguj përdoret më shpesh për të konfirmuar dyshimin për një abort
spontan. Shfaqja e parregullt e fshikëzës gestacionale dhe madhësia që nuk është në proporcion
me madhësinë e embrionit shoqërohen me rrezikun e abortit. Po kështu, një qeskë e verdhë veze
e çrregullt mund të jetë e madhe për moshën e shtatzënisë, e parregullt, noton lirshëm në
fshikëzën e shtatzënisë dhe e kalcifikuar. Të gjitha më lart shoqërohen gjithashtu me shfaqjen e
abortit.
Nëse qesja gestacionale është më e madhe se 25 mm dhe nuk përmban qeskë të verdhë veze ose
embrion, ajo gjithashtu mund të konsiderohet një abort.
Në disa raste me të dhëna të paqarta menstruale, pasqyrë jo specifike klinike dhe prania e
faktorëve të tjerë që mund të ndërhyjnë në diagnozë, është e nevojshme që pacientes ti përsërisin
ekzaminimin për rreth një javë. Nëse një embrion më i madh se 7 mm është qartë i dukshëm dhe
nuk shihet asnjë aktivitet kardiak, konsiderohet një shtatzëni e vdekur.
2.8.1. Trajtimi
Trajtimi konsiderohet një tjetër element shumë specifik në rastet e aborteve spontane. Dilatacioni
dhe kyretazhi, aspirimi me vakum manual, evakuimi kirurgjikal i uterusit rekomandohet për
shkak të rrezikut për infeksion. Menaxhimi për pritje është i suksesshëm, pa ndërhyrje
kirurgjikale në 82-96 % të pacienteve. Në rastet e rrezikut për abort, rekomandohet regjim
shtrati, kufizim të aktiviteteve, dhe abstenim nga marrëdhëniet seksuale deri sa shenjat të jenë
zhdukur. Parandalimi i abortit spontan është i bazuar kryesisht në shmangien ose zbutjen e
ndonjërit nga faktorët e rrezikut të saj. Identifikimi i shkakut të abortit mund të ndihmojë për ta
parandaluar ndodhjenin e abortit spontan në të ardhmen.21
2.8.2. Terapia klinike
Një nga treguesit më të besueshëm të abortit spontan është prania e ngërçeve të legenit dhe
dhimbjes së shpinës. Këto simptoma zakonisht mungojnë në gjakderdhje të shkaktuara nga
polipet, çarjet e enëve të gjakut të qafës së mitrës ose erozioni i qafës së mitrës.
21 Molgaard-Nielsen, D., Svanström, H., Melbye, M., Hviid, A. i Pasternak, B.
(2016). Association between use of oral fluconazole during pregnancy and risk of spontaneous
abortion and stillbirth. Jama, 315(1), 58-67.
26
Gjakderdhja vaginale ndodh në 20% deri 25% të tremujorit të parë të shtatzënisë. Prej tyre,
afërsisht gjysma do të rezultojë në abort spontan. Disa ditë diktimi ose gjakderdhja e lehtë e
shoqëruar me dhimbje gjithashtu mund të rritet mundësia e abortit.
Vlerësimet për të ndihmuar në përcaktimin e shkakut të gjakderdhjes vaginale përfshijnë
ekzaminimi fizik për të përcaktuar praninë e polipit në qafën e mitrës ose erozioni i qafës së
mitrës, skanimi me ultratinguj për praninë e aktivitetit kardiak dhe një qese gestacionale.
Prania e një rrahje zemre të fetusit në ultratinguj siguron një gjasë të lartë që shtatzënia të
vazhdojë. Përcaktimi laboratorik i nivelit të hCG mund të konfirmojë shtatzëninë, por për shkak
se niveli i hCG bie ngadalë pas vdekjes të fetusit, nuk mund të konfirmojë një embrion / fetus të
gjallë. Nivelet e Hemoglobinws dhe hematokritit merren për të vlerësuar humbjen e gjakut.
Megjithëse nuk ka asnjë provë që mbështet vlerën e kufizimit të aktivitetit fizik, terapia e
përshkruar për gruan shtatzënë me gjakderdhje shpesh përfshin pushim në shtrat, abstenim nga
koitus dhe pushim. Nëse gjakderdhja vazhdon dhe aborti është i afërt ose i paplotë, gruaja mund
të shtrohet në spital, IV terapia ose transfuzionet e gjakut mund të fillojnë për të zëvendësuar
lënget, dhe kryhet dilatimi dhe kuretazhi (D&C) ose evakuimi përmes thithjes për të hequr
pjesën e mbetur të produkteve të konceptimit.
2.8.3. Pasojat dhe komplikimet
Profesionistët shëndetsor në studimet e tyre shkencore konsiderojnë se egzistojnë rreziqe dhe
komplikime të ndryshme tek pacientja si rezultat i abortit spontan. Sipas tyre ato mund të jenë
gjakderdhje të mëdha, inflamacione të vezoreve, sterilitet sekondar, kronik apo parametris.
Megjithatë mund të ketë edhe komplikime të tjera si pasojë e aportit spontan siç janë infeksione
të ndryshme si rezultat i përdorimit të instrumenteve të cilat mund të mos kenë qenë sterile.
Pjesët e mbetura, mbetjet e pjesëve të frutit dhe placentës shkaktojnë gjakderdhje të mëdha,
nxjerje të koagullimit dhe dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit. Në situate të tilla mund të
ketë raste edhe kur pacientes i jepen medikamente të cilat mund të shkaktojnë kontrakcione të
muskujve të mitrës dhe nxjerin pjesët e mbetura prej frutit.22
Egzistojnë pasoja të hershme dhe të vonshme.
Të hershmet janë: gjakderdhje të mëdha, inflamacion akut të vezorëve.
22 Henry Galan, Laura Goetzl, Mark Landon, Eric R. M. Jauniau Obstetrika-shtatzanite normale
dhe shtatzanite patologjike.
27
Pasojat e vonshme: sterilitet sekondar, adnexitis kronik dhe parametritis (të cilat japin
dhimbje të mëdha dhe zvogëlojnë lindjen e gruas), shtatëzani jashtë mitrës, kolpitis,
cervitis etj.
Komplikacionet tjera të cilat paraqiten pas abortit janë:
Infekcionet – dhe pas përdorimit të instrumenteve sterile e domosdoshme është përdorimi
i antibiotikëve, infeksioni paraqet komplikacion të shpeshtë te gruaja, edhe nëse nuk
shërohet mund të sjellë sëmundje serioze sterilitet, sepsë dhe vdekje.
Pjesët e mbetura, mbetje e pjesëve të frutit dhe placentës shkaktojnë gjakderdhje të
mëdha, nxjerje të koagulumit dhe dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit.
Ndonjëherë jepen barna të cilat shkaktojnë kontrakcione të muskujve të mitrës dhe
nxjerin pjesët e mbetura prej frutit.
Sindromi postabortal deri tek këto komplikacione vjen kur mitra nuk kontraktohet dhe
vjen deri te ndalja e gjakut në të e cila shkakton kontraktim dhe dhimbje në fundin e
abdomenit.
Përforimi paraqet depërtim të murit të mitrës me ndihmën e instrumentit me të cilin
kryhet aborti, nëse dëmtohet ndonjë enë e gjakut ose organ është i domosdoshëm
operacioni, prandaj aborti kryhet në klinik ku egzistojnë salla e operimit.
Ruptura e qafës së mitrës në abortet që kryhen në pjesën e dytë të shtatzanisë kanë gjasa
më të mëdha që të ndodhë kjo rupturë.
Embolia paraqet mbyllje e enëve të gjakut me embolus i cili mund të jetë ajr ose tromb,
klinikisht manifestohet me dhimbje në gjoks, cianozë dhe kollitje.
Komplikimet nga anestezioni, vjellje, marëmendje, reakcion alergjik etj.
Abort jo i suksesshem (vazhdimi i shtatzënisë) shumë rallë ndodh që abortusi të jetë jo i
suksesshëm, përderisa gruaja vazhdon me shtatzëninë.
28
Figura 4. Komplikacionet e abortit spontan
Sindromi postabortal deri tek këto komplikacione vjen kur mitra nuk kontraktohet dhe vjen deri
tek ndalja e gjakut tek e cila shkaktohet kontraktim dhe dhimbje në fundin e abdomenit.
2.8.4. Përjetimet pas abortit spontan dhe planifikimi tjetër familjar
Për gratë që kanë përjetuar një abort spontan kërkohet një kohë relativisht e gjatë për të
menaxhuar pikëllimin. Përderisa një pjesë e tyre mundohet ta marrin vetën brenda një kohe të
shkurtër, ka të atilla të cilave ju nevoiten muaj të tërë për të përmirësuar gjendjen e tyre
emocionale. Gjetjet tona tregojnë se nuk ekziston ndonjë mënyrë unike sipas së cilës gratë që
përjetojnë abortin mund të kalojnë shpejt këtë sfidë emocionale prandaj edhe ndjenjat e tyre të
luhatshme në këtë periudhë janë të natyrshme. 23
Gratë që kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar një mjek të kualifikuar ose për të bërë
ndonjë seancë këshilluese mund të ndihen më të forta në situata të tilla.
Ndërkaq gratë me gjendje të vështirë ekonomike e kanë më vështirë të përballojnë situatën e tyre
vetëm, pa u këshilluar me profesionistë për të tejkaluar më lehtë gjendjen në të cilën mund të
ndodhen paraprakisht. Shumë persona që kryejnë aborte kanë si qëllim kryesor shpejtësinë dhe
sigurinë e tyre. 24
Ato shpesh nuk përdorin anestezi sepse periudha e rimëkëmbjes nga anestezia është e gjatë dhe
kërkojnë që ta nxjerrin gruan nga kabineti sa më shpejt të jetë mundur.
23 Sylejmani Selami, Shëndeti riprodhues dhe etika, 2005. 24 G. Gabbe Steven. Obstetrika. Tabernakul 2013,
29
KAPITULLI-III-
3. Kujdesi infermieror i bazuar në spital
Infermieri ushtron një profesion në shërbim të shëndetit dhe të jetës i cili detyrë primare ka
sigurimin e asistencës infermierike të kualifikuar, dhe në të njejtën kohë të paraqes përgjigje
profesionale të reja, për të favorizuar një bashkëpunim të ndërsjelltë me mjekun dhe pacientin
gjithsesi.
Kujdesi infermieror rëndësi të veçantë duhet ti kushtoj dimensionit të kodit etik të stafit
infermieror i cili vazhdimisht duhet të punoj mbi bazën e këtyre parimeve:
Dimensionin njerëzor apo human;
Dimensionin e marrëdhënieve sociale;
Dimensionin teknik dhe operativ.
Pas çdo trajtimi, pacienti duhet të ketë një kujdes shumë të veçantë për shëndetin pasi sërish
është i rrezikuar për të shfaqur probleme të së njejtës natyrë.
3.1. Kujdesi infermieror i përjetuar në situata aborti
Ruajtja dhe rivendosja e pavarësisë së pacientit në përmbushjen e nevojave themelore njerëzore
përmes kujdesit infermieror llogaritet të jetë elementi kyç për të funksionuar si duhet lidhja
infermier-pacient.25
Qëllimi i secilit proces infermieror duhet të jetë i bazuar në krijimin e një baze të dhënash të cilat
do të mjaftonin për ecurinë e gjendjes së pacientes, identifikimin e nevojave të pacientes sipas
prioriteteve shëndetësorë si dhe hartimin e një plani të kujdesit infermieror për pacienten e cila
ka pasuar abort spontan.
25 Peka E., Necaj L., Rustami E., Bego D. , Imami - Lelcaj A., Cela M., Dervishi A., Zanaj V.,
Mane V.: Infermieristika në Specialitete
30
3.2. Roli i procesit infermieror tek pacientet që kanë pësuar abort spontan
Procesi i infermierisë sjellë një kuptim të ri të rolit të një infermiereje në kujdesin praktik
shëndetësor, duke kërkuar prej saj jo vetëm trajnim të mirë teknik, por edhe aftësi për të qenë
krijues në kujdesin ndaj pacientit, aftësinë për të punuar me pacientin si një person, dhe jo si një
objekt jo parimor.26
Rëndësia e prezantimit të procesit të infermierisë është si më poshtë:
ofrohet një qasje sistematike dhe individuale ndaj kujdesit infermieror;
bëhet e nevojshme përfshirja aktive e pacientit dhe familjes së tij në planifikimin dhe
sigurimin e kujdesit;
krijohet mundësia e përdorimit të gjerë të standardeve profesionale;
përdorim efikas të kohës dhe burimeve;
demonstron nivelin e kompetencës profesionale, përgjegjësisë dhe besueshmërisë së
shërbimit mjekësor;
sigurohet siguria e kujdesit mjekësor;
3.3. Edukimi për Promovimin e Shëndetit
Nëse gruaja ka një D&C, dikush duhet të mbetet me të për 12 deri në 24 orët e para. Gruaja
udhëzohet të raportojë të gjitha episodet e gjakderdhjes së rëndë, ethe, të dridhura, shkarkime
vaginale me erë të keqe, ose ndjeshmëria e barkut për ofruesin e saj të kujdesit shëndetësor.
Gruaja që përjeton një humbje të shtatzënisë kërkon informacion në lidhje me shkaqet e
mundshme të humbjes dhe shanset e përsëritjes me një shtatzëni të ardhshme. Ajo gjithashtu
mund të kërkojë informacion në lidhje me procesin e pikëllimit kështu që ajo është e përgatitur
kur të kthehet në shtëpi.
Përveç kësaj, ajo duhet të marrë informacion në lidhje me burimet në dispozicion, përfshirë
grupet mbështetëse për të ndihmuar të përballet me ndjenjat e saj në lidhje me humbjen e
shtatzënisë.
26 Gudha A. “Manual teknik, infermierja në shërbimin spitalor”, Tiranë, 2005, fq. 22.
31
Duhet të përfshihet partneri i gruas ose një anëtar i familjes në procesin arsimor kur është e
mundur për ta ndihmuar atë nga pikëllimi personal si dhe për të siguruar mjete për të ndihmuar
mbështetjen e saj të humbjes së fëmijës.
Prania dhe kontakti i vazhdueshëm me pacientin e bën infermierin lidhjen kryesore midis
pacientit dhe botës së jashtme. Pacienti fiton më së shumti në këtë proces. Rezultati i sëmundjes
shpesh varet nga lloji i marrëdhënies së vendosur midis infermierit dhe pacientit, nga
mirëkuptimi i tyre reciprok.27
Figura 5. Egzaminimi dhe diagnostifikimi vendosin rezultate
27 Xhangolli Dervishi O. “Komunikimi infermier-pacient, thelbësor për një shërbim efektiv”,
Tiranë, 2015.
32
3.4. Nevoja për mbështetje në situatat e abortit
Dëshira për të pasur një fëmijë, fakti i provokimit të një aborti apo jo, gjendja ekonomike e
familjes dhe mosha e shtatzënisë nuk ndërhyjnë duke zbutur ose intensifikuar dhimbjen e kësaj
humbjeje.
Krijimi i një ambienti që përfiton nga dëgjimi mund t'i ndihmojë këto gra të shtjellojnë ndjenjat e
tyre, duke i lejuar profesionistët të sillen në një mënyrë më afër realitetit të tyre, në mënyrë që të
zvogëlojnë parashikimet e ndjenjave dhe konflikteve të tyre. 28
Humanizimi i shërbimit infermieror nënkupton organizimin e shërbimeve, ambienti i të cilave
është mikpritës dhe i rehatshëm, por kryesisht duke ofruar profesionistë të kualifikuar, të cilët
janë të përkushtuar në cilësinë e kujdesit.
Ligjërimi i këtyre grave dëshmon një qëndrim më të humanizuar, në të cilin profesionistët mund
të jenë me këto gra dhe t'i ndihmojnë ato, kur përmendin rëndësinë e bisedës dhe mbështetjes në
këtë moment. Vazhdimisht nevojiten marrëdhënie të reja midis pacientes dhe personit që merr
përsipër kujdesin ndaj gruas (sidomos bashkëshortit), duke përfshirë një angazhim për
artikulimin e strategjive të reja në ditët pasuese.29
3.5. Detyrat infermierore
Puna dhe kujdesi infermieror vazhdimisht konsiderohet si shumë humane dhe njerëzore. E tillë
edhe duhet të mbetet me qëllim të krijimit të marrëdhënieve sa më të mira në raport me pacienten
për të arritur qëllimin e dëshiruar. Egzistojnë disa faza mbi të cilat mund të ndërtohet një klimë
pozitive me pacienten dhe gjendjen e saj shëndetësore.30
28 Xhangolli Dervishi O. “Komunikimi infermier-pacient, thelbësor për një shërbim efektiv”,
Tiranë, 2015. 29 Jan Reed, Charlotte Clarke and Ann Macfarlane “Nursing Older Adults”, fq.164, New York,
2012 30 Kujdesi per nenen dhe femijen. M.Sc Rezarta Lalo, Rudina Qerqizaj, Tiranë, 2011.
33
a) Ndihma e parë tek abortet
Fillimisht gruaja shtatëzënë vendoset në një pozitë të shtrirë, përderisa thirret gjinekologu. Asaj i
vendoset vija intravenoze dhe lëshohet infuzioni me tretje fiziologjike, vendoset gazë sterile në
vaginë, kontrollohen shenjat vitale dhe konstatohet prezenca ose mungesa e hipovolemisë. Pastaj
merren mostrat e gjakut për analiza laboratorike, vazhdimisht përcillen rrahjet e zemrës së
fetusit, fillon të bëhet kateterizimi i fshikzës urinare, të merret urina për analiza dhe regjistrohet
diureza duke arritur të përfundojmë fazën e parë të trajtimit të gjakderdhjeve gjatë shtatëzanisë.
31
b) Vlerësimi infermieror
Vlerësimi infermieror me pacienten e cila rrezikon një abort spontan bëhet në bazë të mbikqyrjes
së vazhdueshme nga infermierët dhe analizimit të të dhënave, faktorëve rrezikues për
gjakderdhjet në shtatëzëni.
c) Ndërhyrja infermierore
Në këtë fazë kërkohet administrimi i terapisë medikamentoze e cila paraprakisht është
rekomanduar nga mjeku që ka kontrolluar pacienten.
d) Vlerësimi i rezultateve
Rezultatet e pritshme të kujdesit infermieror përfshijnë sa vijon:
Gruaja është në gjendje të shpjegojë abortin spontan,masat e trajtimit të përdorura në
kujdesin e saj, dhe pasojat afatgjatapër shtatzënitë e ardhshme;
Gruaja nuk ka komplikime;
Gruaja dhe partneri i saj janë në gjendje të fillojnë verbalizimin, pikëllimin e tyre dhe për
të njohur që procesi i pikëllimit zakonisht zgjat disa muaj.
31 Bajraktari Hajderi D., “Abortet spontane”, Konferenca 12 Mediko-Kirurgjikale (2004), fq.12.
34
4. Diskutimi
Aborti nuk është vetëm një procedurë e thjeshtë mjeksore. Për shumë gra, kjo është një ndryshim
jete e cila ndryshon ngjarjen më të rëndësishmr fizike, emocionale dhe pasojat shpirtërore.
Shumica e grave të cilat kanë luftuar me abortet e fundit, thonë se ata shpresojnë se janë të
kontrolluara mirë dhe janë dhënë gjitha faktet rreth abortit si dhe rreziqet e saj. Aborti është
ndërprerje e shtatzënisë me daljen e fetusit dhe materialeve placentare jashtë mitrës. Një abort
mund të ndodh spontanisht, dhe në këtë rast shpesh është quajtur një dështim, ose ajo mund të
jetë bërë me qëllim.
Kërkimet gjenetike kanë sjellë në përfundim se varacionet kromozomike janë shkaktarë të
rëndësishëm për pasojë të abortit spontan. Faktori tjetër është përgaditja e pamjuftueshme e
endometriumit për ngjizjen e qelizes ve dhe zhvillimin e ovuleve.
Aborti mund të ndodh edhe nga anomalitë e lindura të mitrës dhe tumoret në të. Poashtu faktor të
rëndësishëm janë edhe hormonet dhe çregullimi i tyre për zhvillim të qelizes ve, sidomos
mungesa e progesteronit dhe gonadostimulimit.
35
5. Përfundime
Humbja e shtatzënisë mund të ndodhë në çdo periudhë të saj, madje edhe përpara vendosjes së
vezës së fekonduar në mitër. Jo rastësisht humbja e shtatzënisë është më e shpeshtë në raste me
embrione me anomali morfologjike, sesa në rastet me embrione morfologjikisht normale.
Përcaktimi i shtatzënive paraklinike mund të bëhet 10-14 ditë pas vendosjes së vezës së
fekonduar në mitër, përmes testit për beta-gonodotropinën korionike të njeriut (ß-GCH).
Abortet janë spontane dhe artificiale. Aborti spontan kryhet pa asnjë ndërhyrje nga ana e gruas.
Në qoftëse abortet spontane përsëriten disa herë (më tepër se dy herë) tek gratë atëherë flitet për
abort habitual.
Ndërkaq aborti artificial konsiderohet atëherë kur shtatzënia ndërpritet me vullnetin e gruas.
Shkaqet e aborteve spontane janë të ndryshme. Atë shpeshherë e shkaktojnë sëmundjet e
ndryshme infektive, pneumonitë, pleuritet, apendiciti, dhe sëmundjet e tjera që shoqërohen me
temperaturë të lartë dhe intoksikacion të organizmit.
36
6. Rezyme
Hyrje
Aborti në terminologjinë mjekësore konsiderohet si një ndërprerje e shtatzanisë me daljen e
fetusit dhe materialeve placentare jashtë mitrës. Një abort mund të ndodhë spontanisht, dhe si i
tillë është quajtur një dështim. Shumë shtatzëni përfundojnë në tremujorin e parë si rezultat i
abortit spontan. Humbja e shtatzënisë gjatë javëve të para të shtatzënisë, kur shtatzënia ende nuk
mund të njihet, si një periudhë e rëndë menstruale. Një nga treguesit më të besueshëm të abortit
spontan është prania e ngërçeve të legenit dhe dhimbjes së shpinës. Këto simptoma zakonisht
mungojnë në gjakderdhje të shkaktuara nga polipet, çarjet e enëve të gjakut të qafës së mitrës ose
erozioni i qafës së mitrës. Gjakderdhja vaginale ndodh në 20% deri 25% të tremujorit të parë të
shtatzënisë.
Qëllimi i punimit
Punimi “Abortet spontane dhe kujdesi infermieror” synon të prezantoj një kronologji të të
dhënave lidhur me abortet spontane, shkaktarët, ndërlikimet, trajtimet dhe mundësinë për fillimin
e një shtatëzanie të re pa rrezikuar abort tjetër.
Gjithashtu synojmë të paraqesim edhe një vlerësim konkret mes lidhjes së abortit dhe statusit
psikologjik tek gratë në raport me faktorë të tjerë.
Metodologjia e punës
Fillimisht kemi përdorur metodën shkencore kërkimore të shoqëruar me analizë dhe sintezë.
Ky punim është përmbledhje e të dhënave teorike ku pjesa më e madhe e tij është e shkruar në
bazë të literaturës profesionale nga dega e gjinekologjisë dhe akusherisë, ështe përdorur edhe
literaturë elektronike nga portalet e internetit dhe bibliotekës elektronike.
Përfundim
Shkaqet e aborteve spontane janë të ndryshme. Atë shpeshherë e shkaktojnë sëmundjet e
ndryshme infektive, pneumonitë, pleuritet, apendiciti, dhe sëmundjet e tjera që shoqërohen me
temperaturë të lartë dhe intoksikacion të organizmit.
Patofiziologjia e abortit spontan ndryshon dhe defektet kromozomale përgjithësisht shihen si
aborte spontane gjatë javëve 4 deri 8. Të pamjaftueshme ose të tepruara nivelet hormonale
37
zakonisht do të rezultojnë në humbje për 10 javë shtatzëni. Faktorët infektivë dhe mjedisorë
mund të shihen gjithashtunë tremujorin e parë në humbjen e shtatzënisë. Në abortin spontan të
vonë, shkaku është zakonisht një faktor i nënës, për shembull, pamjaftueshmëria e qafës së
mitrës ose sëmundja e nënës, dhe vdekja e fetusit mund të paraprijë fillimit të abortit.
Summary
Entry
Abortion in medical terminology is a considered a termination of pregnancy with the exit of the
fetus and placental materials outside the uterus. An abortion can occur spontaneously, and as
such is called a failure. Many pregnancies end in the first trimester a result of miscarriage. Loss
of pregnancy during the first weeks of pregnancy, when pregnancy not yet berecognized, as a
heavy menstrual period. One of the most reliable indicators of spontaneous abortion potential is
the presence of pelvic cramps and back pain. These symptoms are usually absent in bleeding
caused by polyps, rupture of cervical blood vessels or erosion of the cervix. Vaginal bleeding
occurs in 20% to 25% of the first trimester of pregnancy.
Purpose of the paper
The paper "Spontaneous abortions and nursing care" aims to present a chronology of data related
to miscarriages, causes, complications, treatments and the possibility of starting a new pregnancy
without risking another abortion.
We also aim to present a concrete assessment of the link between abortion and psychological
status in women in relation to other factors
Working methodology
Initially we used the scientific research method accompanied by analysis and synthesis. This
paper is a collection of theoretical data where most of it is written, based on professional
literature from the branch of gynecology and obstetrics, electronic literature from web portals
and electronic library has also been used.
Conclusion
The causes of miscarriages are different.
It is often caused by various infectious, diseases, pneumonia, pleurisy, appendicitis, and other
diseases associated with high fever and intoxication of the body.The pathophysiology of
38
miscarriage changes and chromosomal defects are generally seen as miscarriages during weeks 4
to 8. Insufficient or excessive. Hormone levels will usually result in loss for 10 weeks of
pregnancy. Infectious and environmental factors can also be seen in the first trimester in
pregnancy loss.
In late miscarriage, the cause is usually a maternal factor, for example, cervical insufficiency or
maternal disease, and fetal death may precede the onset of abortion.
39
7. Literatura
1. Lewis ShM. Idolia Cox Collier IC. Medical Surgical Nursing (Assessment and
Management of Clinical Problems) Third Edition.
2. Bartlett LA et al. Risk factors for legal induced abortion related mortality in the United
States. Obstetrics and Gynecology, 2004, 103:729–737.
3. World Health Organization (WHO), Unsafe Abortion: Global and Regional Estimates of
the Incidence of Unsafe Abortion and Associated Mortality in 2008, sixth ed., Geneva:
WHO, 2011
4. Plouffe L Jr, White EW, Tho St, i sur. Etiology factors of recurent abortion and
subsequent reproductive performance of couples. Am J Obstet Gynecol,1992.
5. Christiansen OB. A fresh look at the cause es and treatmans of reccurent miscarriage,
especially its immunological aspect. Human Reproduction Update 1996.
6. Besek and Novak, Gjinekologjia; kap.18, 2001.
7. ISHP 2012, Abortion Surveillance System in Albania Study12-Albania-Report-July2013-
FINAL.pdf
8. Mladenović D.; Mladenović-Bogdanović Z.; Mladenović-Mihailović A. Ginekologija i
Akušerstvo –, Beograd 2008.
9. LIGJI NR.03/L-110 PËR NDËRPRERJEN E SHTATZËNËSISË-Republika e Kosovës
10. Suanne-M-Klausen, Abortion Under, Apartheid; Oxford Scholarship Online: November
2015.
11. Glimore DH, Mc Nay. Spontaneus fetal loss rate in early pregnancy. Lancet 1985,
12. Finer, Laërence B.; Frohëirth, Lori F.; Dauphinee, Lindsay A.; Singh, Susheela; Moore,
Ann M. (2005). ―Reasons U.S.Women Have Abortions: Quantitative and Qualitative
Prespectives‖ (PDF).
13. S. Berek Janathan. Gjinekologjia e Berek dhe Navak. Tabernakul 2014.
14. Gabbe, Niebyl, Simpson, Obstetrika; Humbja e shtatëzënisë, Tiranë, 2017.
15. Simpson JL, Carson SA. Causes of fetal loss. Oxford University Press 1993.
16. Davidson, Maternal Newborn Nursing, Spontaneous Abortion (Miscarriage).
17. Calleja-Agius, 2008; Cunninghamet al., 2010)
18. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve[CDC], 2005).
19. Akademia Amerikane e Pediatrisë [AAP] & Kolegji Amerikan të obstetërve dhe
gjinekologëve [ACOG], 2007a).
20. Valley, Jackson-Williams, & Fly, 2006.
21. Mølgaard-Nielsen, D., Svanström, H., Melbye, M., Hviid, A. i Pasternak, B.
(2016). Association between use of oral fluconazole during pregnancy and risk of
spontaneous abortion and stillbirth. Jama, 315(1).
40
22. Galan H, Goetzl L., Landon M., Jauniau E. R. M. Obstetrika-shtatzanite normale dhe
shtatzanite patologjike.
23. Sylejmani S., Shëndeti riprodhues dhe etika, Prishtinë, 2001.
24. Steven GG. Obstetrika. Tabernakul 2013.
25. https://www.ourbodiesourselves.org/cms/assets/uploads/2006/08/albania45.pdf
26. Peka E., Necaj L., Rustami E., Bego D., A. Imami - Lelcaj, M. Cela, A. Dervishi, V.
Zanaj, V. Mane: Infermieristika në Specialitete
27. Gudha A. “Manual teknik, infermierja në shërbimin spitalor”, Tiranë, 2002.
28. Xhangolli Dervishi O. “Komunikimi infermier-pacient, thelbësor për një shërbim
efektiv”, Tiranë, 2015.
29. Reed J., Clarke Ch. , Macfarlane A. “Nursing Older Adults”, New York, 2012
30. Lalo R., Qeqizaj R., Kujdesi per nenen dhe femijen, 2011, Tiranë.
31. Bajraktari Hajderi D, “Abortet spontane”, Konferenca 12 Mediko-Kirurgjikale (2004).
41
CV e shkurtër e kandidateve
Të dhënat e kandidates
Emri TEUTA
Mbiemri HASANAJ
Nacionaliteti SHQIPTARE
Shtetësia KOSOVARE
Ditëlindja 07.04.1997
Gjinia FEMËR
Numri personal 1232937676
Të dhënat kontaktuese
Telefoni 049450058
Adresa Gjakovë
Email [email protected]
Të dhënat e kualifikimit
Sh. fillore MUSTAFË IBISHI
SHMU dhe SHML SHMLM. HYSNI ZAJMI-GJAKOVË
Universiteti FEHMI AGANI
Fakulteti I MJEKËSISË
Programi MAMI
Statusi BEÇARE
Nr. ID 160305057
42
Të dhënat e kandidates
Emri LENDITA
Mbiemri MESHI
Nacionaliteti SHQIPTARE
Shtetësia KOSOVARE
Ditëlindja 18.12.1998
Gjinia FEMËR
Numri personal 1244657091
Të dhënat kontaktuese
Telefoni -----
Adresa Pejë
Email -----
Të dhënat e kualifikimit
Sh. fillore HYSNI ZAJMI-VRELLË
SHMU dhe SHML SHKOLLA MESME E MJEKËSISË-PEJË
Universiteti FEHMI AGANI
Fakulteti I MJEKËSISË
Programi MAMI
Statusi BEÇARE
Nr. ID 160305037