16
Menaxhimi Strategjik ANALIZA E MJEDISIT TË BRENDSHËM Punoi: Ramë Hajraj Arlinda Morina Mentor: Ass.Veton Zeqiraj

Analiza e faktorëve të brendshëm

Embed Size (px)

Citation preview

Menaxhimi StrategjikANALIZA E MJEDISIT TË BRENDSHËM

Punoi:Ramë HajrajArlinda Morina

Mentor:Ass.Veton Zeqiraj

Analiza e mjedisit të brendshëm

• Përmbajtja e pjesës së parë:• Struktura e organizatës • Kultura e organizatës• Burimet e organizatës

Analiza e mjedisit të brendshëm të organizatëska për qëllim studimin e të gjithë faktorëve që veprojnë Brenda një organizate me qëllim përcaktimin e dobësive dhe fuqive të saj :

Analiza e mjedisit të brendshëm

• Formulimi I një strategjie efektive bazohet në një përcaktim të qartë të misionit të kompanisë, një vlerësim të kujdesshëm të mjedisit të jashtëm,dhe një analizë të plotë të mjedisit të brendshëm të firmës.Të paktën tre elementë janë kritikë në suksesin e një strategjie:

• Së pari, strategjia duhet të ndërtohet në përputhje me kushtet e mjedisit konkurues.Veqanërisht ajo duhet të shfrytëzojë shanset dhe të minimizojë kërcënimet.

• Së dyti, strategjia duhet të mbështetet në analizat realiste të mjedisit të brendshëm të firmës.Me fjalë të tjera për shfrytëzimin e shansave të mjedisit të jashtëm duhet të mbështetemi patjetër në fuqit e brendshme të firmë.

• Se fundi strategjia duhet të zbatohet me kujdes.• Në këtë kapitull do të studijojmë elementin e dytë,analizën e

kapaciteteve të brendshme të firmës.

Analiza e mjedisit të brendshëm

• Eksperienca si e firmave të mëdha,ashtu edhe atyre të vogla,tregon që vlerësimi I plotë I mjedisit të brendshëm të firmës,ka rëndësi të madhe në hartimin me sukses të një strategjie. Eksperienca e kompanisë “Apple Computer “ ilustron rëndësin e analizës së mjedisit të brenshëm në krijimin e strategjive të së ardhmës

• Strategjistët duhet të njohin fuqit dhe dobësitë e mjedisit të brenshëm për t’ju përgjigjur në mënyrë optimale shansave dhe kërcnimeve të mjedisit të jashtëm.

Struktura përcakton mardhënjet formale dhe informale midis anëtarëve të organizatës. Struktura mund të jetë “e fuqishme “,me role dhe përgjegjësi të specifikuara mire, ose “e dobët”, me njësi autonome.Struktura mund të ketë një efekt mjaft të madh në zgjedhjet strategjike.

Struktura e organizatësDimenzionet e struckturës së organizatës

Struktura organizacionale duhet pare në tri dimensione :

PërqëndrimiSpecializimiFleksibiliteti

Strategji – Strukturë apo Strukturë - strategji

Ciklet e jetës së organizatës• Në diskutimin që bëmë rreth struktures së organizatës

në paragrafin e mësipërm, ne e konsideruam strukturën si statike. Por Struktura e organizatës duhet analizuar edhe në këndvështrimin dinamik. Struktura e organizatës varën në një masë të madhe edhe nga ciklët e jetës së organizatës. Me kalimin e kohës,për shkak të ndryshimit të relacioneve midis organizatës dhe mjedisit,struktura ka tendencë të ndryshojë. Në përpjekjet e saj për t’ju adaptuar ndryshimit të mjedisit dhe për të mbijetuar dhe patur sukses, organizata tenton të ndryshojë strukturën, filozofinë dhe stilin e menaxhimit. Duke identifikua stadin e zhvillimit të organizatës (stadin me të cilin ajo ndodhet në kurbën e ciklit të jetës), ne do të jemi në gjendje të identifikojmë edhe një factor të rëndësishëm të mjedisit të brendshëm të organizatës.

Ciklet e jetës së organizatës

• Cikli I jetës së organizatës përbëhet nga katër stade :Stadi I : Organizata të vogla-drejton një person (lindja)

Stadi II : Organizata funksionale (rritja)

Stadi III : Organizata e diversifikuar (pjekja)

Stadi IV : Organizata në rënje (plakja)

Kultura e organizatës

Kultura është një koleksion besimesh, shpresash dhe vlerash të mishëruara në anëtarët e organizatës dhe që transmetohen brez pas brezi. Kjo krijon normat që përcaktojnë sjelljen e punonjësve të firmës, që nga drejtimi I lartë deri të punonjësi me I thjeshtë. Kultura e organizatës në përgjithësi reflekton misionin e saj. Kultura përfshin orientimin kryesor të kompanisë. Disa Kompani orientohen drejt tregut.Kompani të tjera mund të jenë të orientuara drejt produktit (P.sh.firma të çelikut,naftës,spitalet,bankat etj.). Disa kompani janë të orientuara drejt teknologjisë (P.sh.firma Kodak është orientuar drejt teknologjisë kimike).

Kultura e organizatësMegjithse është e lehtë të flasësh rreth kulturës së organizatës në terma të përgjithshëm, problemi nderlikohet kur flasim për kulturën në tema të specifikuara.Për këtë arsye, kulturën do ta analizojmë si të përbërë nga tri element e kryesore : Vlera mund të jetë e lehtë të identifikohen në një organizatë dhe shpesh janë të shkruara në formën e deklarimeve,misionit,objektivave apo strategjive të organizatës. Megjithatë ka edhe vlera të cilat janë të “errata”, të tilla si “shërbim ndaj komunitetit”, punësim të barabartë për të gjithë etj.Besimet janë me specifike por megjithatë ato janë probleme që njerëzit në organizatë mund t’I dallojnë dhe bisedojnë rreth tyre : përshembull, një besim që kompania nuk do të bëjë tregëti me Afrikën e Jugut, ose që stafi professional I organizatës nuk do të kontrollohet nga manaxherët.Supozimet (shpresat)janë “esenca”e kulturës se organizatës.Ato janë aspekte të jetës në organizatë të cilat anëtaret e organizatës I kanë përfituar nga mjedisi dhe I trashigojnë nga një brez punonjësish në tjetrin. Këto përfitime nga mjedisi është e vështirë të dallohen apo të individualizohen. Pershembull, kompania Delta Airlines ka krijuar një frymë familjare midis punonjësve. Punonjësit e zëvendësojnë njëri tjetrin me kënaqësi, me qëllim që puna të vazhdojë normalisht.

Kultura e organizatës• Për tu njohur më mirë me kulturën e organizatës duhet të njohim

elementet që përbëjnë rrjetën kulturore të saj.

SimboletHistoritë

RitualetRutinat

Sistemet ekontrollit

Strukturat e

fuqisë

Kultura

Rrjeta kulturore e një organizate

Kultura e organizatësFigura na prezanton me një numër pyetjesh që mund të përdoren si guide në analizën e cultures së organizatës.

1. Historisë - Cfarë besime bazë reflektojnë historitë ? - Sa bindëse janë këto bësime ? - Historit i referohen suksesve , dështimeve , fuqive apo dobësive ? - Cilët janë “ heronjtë dhe frikacakët “e organizatës ? - Cilat norma janë shkelur nga të pa bindurit ?2. Rutinat dhe ritualet ? - Cilave rutinë u vihet theksi ? - Cfarë do të ndodhë nëse ndryshojnë këto rutina ? - Cfarë sjellje inkurajojnë rutinat ? - Cilat janë ritualet kyëe ? - Cfarë beismesh bazë reflektojnë ato ? - Ku e venë theksin programet e trajnimit ? - Sa e lehtë është të ndryshohen rutinat / ritualet /?

3. Simbolet - Cfarë gjuhe dhe zhargoni përdoret ? - Sa I pranueshëm është ai ? - Cilat aspekte të strategjisë janë pasqyruar në publicitet ? - A ekzistojnë simbole të veqanta që përfaqësojnë organizatën ? 4. Sistemet e kontrollit - Cili aktivitet kontrollohet më shumë ? - Vihet theksi në shpërblimin apo dënimin ? - Janë kontrollet e lidhura me historinë apo strategjinë ? - A ushtrohen shpesh kontrollet ?

5. Strukturat e fuqisë - Cilat janë besimet bazë të lidershipit ? - Sa të fuqishme dhe sa respektohen këto besime ? - Si shpërndahet fuqia Brenda organizatës ? - Ku janë pengasat me të mëdha për ndryshime ? 6. Konkluzion - Cila është kultura dominuese / - Sa lehtë mund të ndryshojë ajo ?

Pra rrjeta kulturore, me anën e analizës së elementeve të saj, shërbrn si mjet për studimin e kulturës së organizatës.Megjithatë, rëndësi ka që në të përcaktojmë një kulturë dominuese të organizatës si një e terë.

Kultura organizative

Në rast se nuk ka përputhje, menaxhimi duhet të vendosë nëse :1.Do të injorojë kulturën dhe do të shfrytëzojë shansin.2.Do të respektojë kulturën duke ndryshuar planin e zbatimit.3.Do të përpiqet të ndryshojë kulturën duke ja përshtatur atë strategjisë. Pra,në rast se ndërmarrim zbatimin e një strategjie pa u angazhuar në ndryshimin e kulturës, kjo do të ishte e rrezikshme. Nga ana tjetër , kufizimi I organizatës vetëm në ato strategji që përputhen me kulturë mund të lerë jashtë diskutimit alternative mjaft fitimpruerëse. Për një përpjekje për ndryshimin e kulturës së organizatës me qëllim që të zbatohet një strategji e re, I ndodhi Procter & Gamble

Burimet e organizatës

Newman një autoritet në drejtimin strategjik,thekson se një rrugë praktike për të hartuar strategjinë e organizatës është zbulimi I pikave kyqe të konkurrencës dhe burimeve të kompanisë. Si burime të organizatës konsiderohen burimet financiare, fizike,njerëzore si dhe aftësitë teknologjike dhe organizative të saj. Formuluesit e strategjisë në nivel corporate nu duhet të nënveftësojnë kontributin që japin në rezultatin e korporatës drejtuesit e depertamenteve funksionale. Burimet funksionale përfshijnë jo vetëm njerëzit që punojnë në këto departamente por edhe konceptet analitike dhe teknikat procedural që përdorën atje.Përshembull,segmentimi I tregut,cikli I jetës së produktit,financimi I kapitalit, kompetenca teknologjike,analiza e kurbës së experiences,sistemet e mbështetjes së vendimeve,etj. Neqoftëse këto koncepte përdorën siç duhet,atom und të përmirësojnë drejtimin strategjik të korporatës.

Studimi i burimeve

Studimi I burimeve mund të realizohet në katër faza :1.Burimet fizike2.Burimet njerëzore3.Burimet financiare4.Burimet e paprekëshme

Metodat e analizës së mjedisit të brendshëm të organizatës

• Disa autorë sugjerojnë që metodat trdicionale të analizës strategjike kanë mbivlerësuar mjedisin e jashtëm të organizatës.Ata argumentojnë që në shumë rrethana strategjitë e bazuara në burimet do të siguronin një orientim më të mirë të formulimit të strategjisë. Kjo kërkon një njohje të plotë të koncepteve të organizatës.