9
FAKULTETI STUDIMEVE PROFESIONALE KURSI: MJETET E TRANSPORTIT D.H.A DETYRE KURSI Tema : AEROPLANI DHE AERONAUTIKA Punuar nga : #MesueseAurela Pranoi :

AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

Embed Size (px)

DESCRIPTION

C’eshte aeroplani? C’eshte aeronautika? Fazat e zhvillimit te ndertimit te avioneve. E shkuara, e tashmja e ardhmja. Pjeset kryesore te avionit. Disa modele avionesh. Ilustrime me figura. #MesueseAurela

Citation preview

Page 1: AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

FAKULTETI STUDIMEVE PROFESIONALE

KURSI: MJETET E TRANSPORTIT D.H.A

DETYRE KURSI

Tema : AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

Punuar nga : #MesueseAurela

Pranoi :

Page 2: AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

Permbajtja

C’eshte aeroplani?

C’eshte aeronautika?

Fazat e zhvillimit te ndertimit te avioneve. E shkuara, e tashmja e ardhmja.

Pjeset kryesore te avionit.

Disa modele avionesh.

Ilustrime me figura.

Aeroplani është një mjet transportues ajror. Aeroplani ose avioni është një makinë më e rëndë se ajri ku lëvizja e krahëve në krahasim me makinën nuk përdoret për të krijuar ngritje.

Të gjithë aeroplanët përveç gliders marrin fuqinë prej motorit. Aeroplanët përfshijnë një numër të madh të makinave prej trajnerëve të vegjël dhe aeroplanëve argëtues e deri te

transportues e udhëtarëve dhe aeroplanët ushtarak të mallrave. Dy domosdoshmëri për të gjithë aeroplanët janë qarkullimi i ajrit mbi krahë për ngritjen e aeroplanit, dhe një zonë për ulje. Shumica e aeroplanëve iu duhet një aeroport me infrastrukturën e nevojshme për të bërë

mirëmbajtjen, mbushjen me karburant dhe për ngarkimin dhe shkarkimin e ekuipazhit, mallrave, dhe/ose pasagjerëve. Shumica e avionëve ulet dhe ngritën në tokë, disa e bëjnë këtë në borë apo ujëra të qetë.Aeroplani është metoda më e shpejtë e transportit. Avionët reaktiv

komercial mund të arrijnë shpejtësi prej 875 km/h. Ata ushtarak arrijnë shpejtësi supersonike.

Page 3: AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

Pjeset e avionit

Krahu i ngjitet trupit të aeroplanit. Zakonisht aeroplanët kanë një strukturë krahu që ndahet në atë të djathtë dhe të majte. Ka edhe raste kur aeroplanët kanë krahë të dyfishtë apo

trefishtë.

Rezervuari i karburantit ndodhet në krahë ose në vetë trupin e aeroplanit. Motori apo motorët e aeroplanit shërbejnë për ta shtyre aeroplanin në tokë apo në ajër.

Llojet e motorëve janë turbinë, piston dhe radiale. Motorët ndodhen nën krahë, mbi krahë, në trup, apo në bisht ngjitur në stabilizatorin horizontal.

Ailerons janë sipërfaqe të lëvizshme në fund të krahit. Këto dy pjesë veprojnë në

mënyre të kundërt për ta ndërruar drejtimin e aeroplanit. Elevator ndodhet në bisht si zgjatim i stabilizuesit horizontal dhe përdoret për ta

kontrolluar kthimin përgjatë bushtit lateral.

Rudder ndodhet në stabilizuesit vertikal dhe kontrollon lëvizjen rreth boshtit vertikal. Ingrazhi i uljes mundëson që aeroplani të ulet dhe ngritet. Kjo pjesë zakonisht tërhiqet

gjatë fluturimit për të ndihmuar aerodinamiken; aeroplanët e vegjël mund ta kenë këtë pjesë të palëvizshme apo kanë ski që mundësojnë ulje në ujë apo borë.

Flaps janë shtojca të krahut që përdoren për ta mbajtur aeroplanin në ajër në shpejtësi

të vogla.

Mekanizmi i fluturimit

Aeroplani fluturon falë reaksioneve aerodinamike që ndodhin kur ajri kalon mbi krahë. Pjesa

e sipërme e krahut është e lakuar, ndërsa pjesa e poshtme e krahut është më pakë e lakuar ose e drejte. Kjo formë krijon ngritje kur krahu udhëton në ajër.

Ngritja krijohet kur një rrymë ajri kalon përbri diçkafit që e dërgon atë teposhtë. Forca e

krijuar nga ky refuzim i ajrit krijon një forcë të njëjtë me drejtim të kundër tenda në krahë sipas Ligjit të Tretë të Njutonit.Pothuajse çdo formë e krahut mund të krijoj ngritje përderisa është e lakuar apo në kënd në respekt me rrymën e ajrit.

Mirëpo, qëllimi kryesor është të gjendet forma e krahut që prodhon më së shumti forcë ngritëse pa e rritur shumë pengesën.

Tipet e aeroplaneve

Aeroplanët e vjetër dhe të vegjël përdorin motorë me djegie të brendshme që sill një helikë

për të krijuar shtyrje.

Këta janë të qetë, por fluturojnë ngadalë dhe nuk kanë kapacitet bartës në krahasim me reaktiv aeroplanët e të njëjtës madhësi. Mirëpo, ata janë shumë më të lirë dhe më ekonomik se aeroplanët reaktiv dhe opsioni më i mirë për njerëz që dëshirojnë të transportojnë pasagjerë

dhe/ose sasi të vogël malli.

Page 4: AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

Këta po ashtu janë në pronësi private të pilotëve.Avionët turboprop janë një kryqëzim në mes helikës dhe reaktivit: ata përdorin një turbinë ngjashëm me një reaktiv për të sjellë helikat.

Këta avionë janë të popullarizuar në avionë të vegjël udhëtarësh që fluturojnë në udhëtime të shkurta.Aeroplanët reaktiv përdorin turbina për të krijuar shtytje. Këta motorra janë shumë

më të fuqishëm se motorët me djegie të brendshme.

Si rezultat, ata kanë kapacitet bartës më të madh dhe fluturojnë më shpejtë se aeroplanët me helikë. Një mangësi e këtyre është se krijojnë zhurmë.Avioni reaktiv u zhvillua në Angli dhe Gjermani më 1931. Avioni i parë i këtij lloji ishte Heinkel He 178, i cili u testua në Gjermani

më 1939. Më 1943 Messerschmitt Me 262, avioni reaktiv i parë ushtarak hyri në shërbim në forcën ajrore gjermane Luftwaffe. Më 1950, aeroplani britanik De Havilland Comet hyri

shkurt në shërbim por u tërhoq pas disa aksidenteve me kabinën.Aeroplan trup-gjerë si Airbus A340 dhe Boeing 777, mund të bartin qindra udhëtar dhe disa ton mallra, dhe mund të udhëtojnë në distanca deri në 13 mijë kilometra.

Avionët reaktiv posedojnë shpejtësi fluturuese të madhe (700 to 900 km/h) dhe shpejtësi të lartë të uljes dhe ngritjes (150 to 250 km/h). Për shkak të shpejtësisë së madhe që nevojitet për ulje dhe ngritje, reaktivi përdor zgjatime të krahut për të kontrolluar liftin dhe shpejtësinë,

dhe ka shtytje të kthyeshme (thrust reverser) që gjuan ajrin përpara për të ngadalësuar aeroplanin, si dhe frena të rrotave.

Aeroplanët supersonik tani përdorën për qëllime ushtarake. Concorde, një avion civil

supersonik ka ndërprerë shërbimin më 26 nëntor 2003. Problemet e veçanta te këta avionë si thyerja e murit të zërit dhe sasia e madhe e karburantit që djegin i bëjnë ata joekonomike.

Disa lloje aeroplanesh

Boeing 747 – modeli me i suksesshem i

kompanise se ndertimit te avioneve

Boeing.

Grumman F-14 Tomcat – avion ushtarak

amerikan

Page 5: AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

MiG-21 – avion ushtarak rus

Aeronautika është shkenca qe merret me studimin, projektimin, ndërtimin dhe/apo

përdorimin e mjeteve ose makinave të afta për të fluturuar. Emri(lundërtar i qiellit) i është

vënë duke qenë se fillimisht kjo shkencë merrej vetëm me përdorimin dhe manovrimin e

avionit. Më vonë, me zhvillimin e jashtëzakonshëm që pati kjo fushë, Aeronautika u

shndërrua në një shkencë që merret me të gjitha fenomenet e lidhura me proceset industriale

dhe aplikative të nevojshme. Një nga degët e saj më të rëndësishme është Aerodinamika, e

cila studjon lëvizjen dhe bashkëveprimin e ajrit me objekte të ngurta të "zhytura" në të.

Historia

E shkuara

Dëshira për të fluturuar lindi natyrshëm bashkë me njeriun, ndoshta që herën e parë që njeriu pa një zog që fluturonte. Mposhtja e kufijve që natyra i ka vendosur ka qenë historikisht

shtysa që ka çuar njerëzimin gjithmonë e më përpara, deri në ditët e sotme. Sot mjetet fluturuese që prodhohen dhe përdoren në botë tejkalojnë dukshëm qëllimin fillestar të tyre. Në të vërtetë aeroplanët modernë jo vetëm janë të aftë të veprojnë në kushte të pamundura

për zogjtë, por janë bërë pjesë e domosdoshme e jetës sonë. Le të hyjmë pak në historinë që qendron pas arritjeve që na kanë dhuruar këto mjete të jashtëzakonshme. Në të vërtetë

përpjekjet më të hershme së paku për të kuptuar mekanizmin fizik që qëndron pas aftësisë së zogjve për të fluturuar gjejnë vend në histori shumë më parë nga çmund të mendohet. Shumë më parë edhe krahasuar me legjendën greke një pikturë e së cilës paraqitet djathtas.

Arkeologë të ndryshëm kanë zbuluar se egjiptianët e lashtë kanë kryer studime të hollësishme në këtë aspekt, duke arritur të kuptojnë në thelb fluturimin e zogjve. Disa arkeologë

eksperimentues kanë hedhur hipotezën që ndoshta rezultatet e atyre studimeve u kanë dhënë mundësinë egjiptianëve të përdornin forcën e erës me një sistem të ndërlikuar balonash dhe rrotullash për lëvizjen e objekteve të mëdha të përdorura për ndërtimin e veprave të tyre

kolosale si piramidat e Egjiptit. Dihet gjithashtu se në lindjen e largët kinezët kanë qenë të aftë të ndërtojnë balona që fluturonin mijëra vjet p.E.S., ndoshta më parë se Faraonët e

Egjiptit. Mbështetës të arkeologjisë fantastike ose pseudoarkeologjisë, për sa mund të konsiderohen të vërteta apo spekullime pohimet e tyre,mbështesin mundësinë që qytetërime të lashta kanë arritur më tej në këtë fushë, ndoshta më tej se ne, por këto konsiderime

mbështeten kryesisht mbi të dhëna të diskutueshme, ose vizatime që së largu mund të konsiderohen se kanë të bëjnë me këtë fushë. Ndonëse mesjeta është me siguri periudha më e

errët në histori për zhvillimin e shkencës në përgjithësi, aty u hodhën hapat e parë që i paraprinë aeronautikës moderne si e njohim sot. Në mesjetën e hershme në lindjen e afërt u kryen studime të rëndësishme mbi fluturimin e zogjve,që i paraprinë shkencëtarit Ibn Firnas,

një nga europianët e parë modernë që krahas studimeve të kryera, zhvilloi dhe një sërë eksperimentesh të lidhura me rezultatet që arriti. Më vonë mund të përmenden Leonardo da

Page 6: AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

Vinci ose vëllezërit Montgolfier, i pari që projektoi një lloj ornitopteri, një mjet fluturues i ngjashëm me një zog, të dytët që projektuan, zbatuan dhe treguan në publik nje balonë me

ajër të ngrohtë që fluturoi por pa pilot, prej tyre marin emrin balonat me ajër të ngrohtë moderne. Puna e këtyre pionierëve të fluturimit, edhe pse nuk arritën të ndërtonin mjete të

afta të transportonin njerëz, i hapën rrugën zbulimeve që do vinin më pas.

Ornithoper i Da Vinci

Revolucioni industrial

Përpjekje të vazhdueshme zgjatën gjatë Rilindjes. Megjithatë nderin e shkrimit të historisë do

ta fitonin Vëllezërit Wright në SHBA. Pas shumë provash të susksesshme me mjete

fluturuese pa motorr, më 17 dhjetor 1903 me modelin e radhës Wright Flyer të treguar në

figurë, ata bënë të mundur fluturimin e parë të pilotuar me motorr në histori, duke hapur një

faqe të re të zhvillimit industrial botëror. Edhe pse garën e fluturimit të parë e fituan vëllezërit

Wright, përpjekjet e shkencëtarëve që ndërkohë ishin munduar t'i kalonin bënë të mundur një

zhvillim të jashtëzakonshëm të aeronautikës. Në vitet që pasuan u zhvilluan si aeroplanë,

ashtu dhe zeppelin (balona të

ngurta gjigande të treguara në

figurë më poshtë) në kohë rekord

Fluturimi i pare i Wright Flyer

Page 7: AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

Lufta e Parë

Botërore &

Lufta e Dytë

Botërore

Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, edhe pse në

rrethana të gabuara, bëri të kuptohej

rëndësia e aeronautikës. Avantazhi ushtarak që ofronte bëri superfuqitë të investonin pa kursim në studimin dhe ndërtimin e mjeteve fluturuese. U ndërtuan me mijëra biplanë(aeroplanë me dy palë krahë), u zhvilluan triplanë(me tre palë krahë) dhe zeppelin-ë.

U investua gjithashtu edhe në studimet aeronautike, aq sa profilet e krahëve të përdorura edhe sot u studjuan qysh atëherë. Gjatë luftës në një farë mënyre filloi formimi dhe karakterizimi i aeronautikës si disiplinë më vete. Gjithashtu u formua dhe një figurë e re profesionale, ajo e

pilotit, që më parë ishte një detyrë që mbulohej përgjithësisht nga të njëjtit persona që projektonin mjetet. Njëkohësisht lindën dhe legjendat e para të aviacionit, si Baroni i Kuq ose

avionë si Sopwith Camel i treguar në figurë. Lufta e Dytë Botërore shënoi fundin e ndërtimin masiv të zeppelin-ëve. Kjo sepse ndërkohë ishin zhvilluar aeroplanë me krahë tek, me një palë krahë, me strukturë dhe veshje metalike, me motorrë më të fuqishëm. Këta modele të rinj

jo vetëm tejkalonin zeppelin-ët në ato situata ku këta të fundit kishin qenë historikisht më të aftë, po njëkohësisht shndërronin zeppelin-ët në objektiva të lehtë për t'u goditur. Kjo vuri në

hije zhvillimin dhe ndërtimin e zeppelin-ëve edhe për qëllime civile. Por sakaq aviacioni në përgjithësi gjeti një rilindje të re, një zhvillim të tejskajshëm, aq sa zhvillimi i mjeteve që përdorni motorrë xhet filloi qysh nga mesi i luftës, për të nxjerrë në dritë modelet e para

funksionuese ndërsa lufta ende nuk kishte përfunduar. Ky zhvillim zhduku komplet nevojën e zeppelin-ëve duke qene se aeroplanët mund të përdoreshin tashmë edhe për fluturime

ndërkontinentale, gjë që më parë vetëm zeppelin-ët mund të bënin. Por ndërsa zeppelin-ët vdisnin, lindte një specie e re mjetesh, helikopterët. Edhe pse studimi i tyre kishte filluar decada më parë, ishte gjatë luftës që modelet e para funksionale filluan të ndërtoheshin dhe

përdoreshin efektivisht. Në ndërtimin e aeroplanëve gjetën vend koncepte të reja ndërtuese, si ai i krahut fluturues, që më pas do të sillnin zhvillimin e aeroplanëve si B-2 Spirit, i ilustruar

në fillim të këtij artikulli.

Avion i luftes se pare Boterore

Page 8: AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

Lufta e Ftohtë

Lufta e ftohtë filloi me dy premisa të rëndësishme për aeronautikën: motorrët xhet dhe

turboxhet për aeroplanët nga njëra anë dhe motorrët turbinë për helikopterët nga tjetra.

Kështu aeroplanët filluan të bëheshin gjithmonë e më të shpejtë, gjithmonë e më të mëdhenj,

përtej kufijve të vendosur më parë nga paaftësia teknike e helikave, helikopterët filluan të

prodhoheshin në masë falë motorrëve të rinj të përdorur për herë të parë më 1951, që

pakësonin në mënyrë të konsiderueshme peshën e mjeteve. Studimet e mëtejshme mbi

strukturat metalike dhe qarqet elektronike për kontrollin e qëndrueshmërisë në ajër lejuan

thyerjen e Shpejtësisë së Zërit, kufi më parë i menduar i pakalueshëm. Aviacioni hyri në

prioritetet e planeve si ekonomike dhe ushtarake të mbarë botës. Ndërsa në pikëpamjen civile

transporti ajror i pasagjerëve fitoi shpejt rëndësinë që ka sot, dhe aeroplanët morën shpejt

formën strukturale dhe funksionale aktuale, në aspektin ushtarak u arritën rekorde që kalonin

Macch 3(3 herë shpejtësia e zërit, ose mbi 3600 km/h), si aeroplani spiun Blackbird

amerikan. Në të vërtetë shpejtësia e zërit u kalua edhe nga modele civilë, si Concorde, por

kostot e larta të këtij të fundit bënë që ky aspekt i aviacionit civil të mos zhvillohej më tej.

Gara midis superfuqive për armatim dhe teknologji vuri edhe një herë në dispozicion të

aeronautikës botërore fonde të pakufizuara. Është në këtë periudhë që u studiuan për herë të

parë modele Stealth si B-2 Spirit, në figurë, apo F-117 Night Hawk. Ndërkohë aviacioni civil

njohu një profilizim të lartë të modeleve në bazë të karakteristikave të kërkuara nga tregu,

duke filluar nga modelet fare të vogla, të përshtatshme për privatë, te xhetët e lluxit, për të

kaluar te aeroplanët e linjave të klasifikuar në të vegjël, për linja të shkurtra, të mesëm për

linja mesatare, dhe të mëdhenjtë interkontinental si Boeing 747, pa harruar helikopterët që u

bënë mjet i domosdoshëm për mjeksinë, zjarrfikësit, mediat, policinë, VIP-at etj. Gara drejt

teknologjisë në luftën e ftohtë shpejt u shndërrua edhe në një garë drejt hapësirës, me projekte

të përshtatshme si për hapësirën dhe për atmosferën si Shuttle-i amerikan. Kjo periudhë

historike, një nga më të artat në historinë e aeronautikës, i dha një ide mbarë njerëzimit për

perspektivat e zhvillimit të kësaj fushe dhe rëndësisë së saj.

Aeronautika moderne

E tashmja

Me përfundimin e luftës së ftohtë investimet në fushën e aeronautikës u ulën ndjeshëm, kjo

për fat të mirë nuk ndikoi ndjeshëm në nivelet e kërkimit duke patur parasysh se strukturat

industriale dhe akademike të lidhura tashmë ishin zhvilluar dhe profilizuar në atë pikë sa

mund të mbijetonin edhe falë vetëm fondeve nga ndërmarrjet e interesuara dhe të ardhurave

të tregut. Krahas përmirësimeve të modeleve të transportit civil për të përmirësuar sigurinë në

fluturim dhe komoditetin e pasagjerëve, vëmendja e kërkuesve tashmë është zhvendosur mbi

probleme që për herë të parë në histori po vlerësohen seriozisht për pasojat që sjellin, si

ndotja e mjedisit. Në fushën ushtarake modelet e gjuajtësve-bombardues shumërolësh të rinj,

që sapo kanë hyrë në shërbim ose do të hyjnë së shpejti, ndër këta F-22 Raptor ose F-35

Lightning II, gëzojnë të gjithë aftësi Stealth. Sakaq po vlerësohen koncepte të reja

aerodinamike dhe teknologjike, mund të përmenden UAV-ët(ang.=Unmanned Air Vehicle-

Page 9: AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

Mjet Fluturues pa Pilot) dhe në veçanti UCAV-ët(ang.=Unmanned Combat Air Vehicle- në

figurë) që përveç përdorimit të qartë ushtarak për të evituar humbje pilotësh ofrojnë premisa

për përdorime të transportit civil të mallrave; mund të përmenden eksperimente të bërë mbi

fluturimet hiper-sonike (shumë më lartë shpejtësisë së zërit) si rasti i X-45A i lëshuara nga

NASA(National Air and Space Administration) Amerikane, që arriti shpejtësi rekord me

motorrin e tij ram-xhet duke iu afruar Mach 10 në vitin 2004. Këto eksperimente, të kryera

kryesisht vitet e fundit, po vërtetojnë se fantashkenca e të kaluarës po bëhet realitet me ritme

të papritura.

UCAV

Objektiva për të ardhmen

E ardhmja

Në fushën ushtarake tashmë është e qartë që e ardhmja përmban vetëm mjete fluturuese pa

pilot. Modelet ekzistuese të këtyre mjeteve kanë vënë në dukje përparësitë që gëzojnë në

krahasim me homologët e pilotuar: një mjet fluturues pa pilot nuk vë në rrezik jetë njerëzish,

të paktën të palës që e përdor; një mjet fluturues pa pilot nuk nevojit persona shumë të

kualifikuar qoftë dhe për komandimin në distanzë (nuk është nevoja për një stërvitje të

mirëfilltë fluturimi, ashtu sikundër se nuk është nevoja per standarte rezistence dhe

përqëndrimi nga ana e pilotit). Me gjithë keqardhjen e të apasionuarve të fushës, të pilotëve

dhe të kujtimit të heronjve të ajrit, figura e pilotit ushtarak, e ajkës së të gjithë forcave të

armatosura të cfarëdolloj shteti në botë, në të ardhmen do të zbehet duke u trasformuar thjesht

në një aftësi ekstra të cfarë do pjesëtari të forcave ushtarake, duke u zhdukur përfundimisht

nga skena si figurë profesionale e tejet-stërvitur dhe përgatitur për punën që kryen. Për sa i

përket aviacionit civil, do mbete ashtu siç e njohim sot vetëm për linjat e shkurtëra dhe të

mesme, me mjete që gjithmonë e më tepër do të projektohen për të patur një efiçencë sa më të

lartë me pasoja sa më të papërfillshme për ambjentin. Për sa i përket fluturimeve të gjata

interkontinentale, dhe avionëve të famshëm si Boeing 747, shumë shejt do të zëvendësohen

me mjete të afta për fluturim suborbitale, që do të ofrojnë udhëtime më të shpejta me kosto

më të ulët. Kjo falë rikthimit të interesit botëror, dhe investimeve botërore, mbi astronautikën

dhe pasojave që ajo do t'i sjellë së shpejti shoqërisë dhe mënyrës sonë të jetesës.