198
1 Hamdi Islami I J U, B I J T Ë E N Ë N A V E (Poema për UÇK- në) II DY POEMA PËR DY MARTIRË Tetovë, 2008

Hamdi islami ju bijtë e nënave

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Hamdi Islami u lind më 1945 në fshatin Gajre të Tetovës, në një familje të varfër. Në moshën 12 vjeçare, bashkë me tre vëllezër të tjerë, mbeti pa nënë. Me vuajtje të mëdha e kreu tetëvjeçaren dhe, duke iu falënderuar vëllait më të madh, Islamit, mësues i sapo dalë, e kreu shkollën Normale në Tetovë, prej të cilit u nxit për t’u marrë edhe me shkrime letrare, duke botuar që atëherë nëpër gazeta e revista për fëmijë. Punoi dy vjet si mësues në fshatin Kamnjan dhe më pas vazhdoi studimet për muzikë në Prishtinë. Gjashtë vite më pas, po në Prishtinë, pa shkëputje nga puna, i kreu edhe studimet e larta për Letërsi e Gjuhë shqipe. Dhjetë vjetët e fundit e jep këtë lëndë në shkollën e mesme ekonomike të Tetovës. Më 1988 “Rilindja” e Prishtinës ia botoi përmbledhjen e parë me poezi për fëmijë “Shikimi kah mali” e cila u vlerësua lart nga kritika letrare. Më 2007, me financim të Ministrisë së Kulturës, iu botua libri me poema, pjesë skenike e përralla në vargje për fëmijë me titull “Gurët e Kalasë”. Ky është libri i tretë i tij, i financuar nga Këshilli Komunal i Tetovës. Në dorëshkrim ka edhe veprat “Poema për sytë e çeliktë” dhe atë me poema satirike “Hamshorët e qytetit tim”.

Citation preview

Page 1: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

1

Hamdi Islami

I

J U, B I J T Ë E N Ë N A V E (Poema për UÇK- në) II

DY POEMA PËR DY MARTIRË

Tetovë, 2008

Page 2: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

2

Botues: Arbëria Design – Tetovë Redaktor: Remzi Salihu Recensentë: Teuta Arifi Rami Kamberi Lektor: Ekrem Ajruli Realizimi kompjuterik: Dashmir Ademi Foto e ballinës: Foto “Blena” – Tetovë Shtypi: Shtypshkronja ArbëriaDesign - TETOVË – Ky libër u financua nga Këshilli i Komunës së Tetovës

Page 3: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

i

Fjala e redaktorit

MONOGRAFIA POETIKE NE VARGJE Fryma e militantizmit mbetet akoma motiv inspirimi te shumë autorë të kohës sonë. Ajo edhe më tej mëton të bëhet bartëse artistike e ngjarjeve që ndodhën viteve të fundit të demokracisë në këtë nënqiell. Te disa autorë kushtrimi i lirisë, patriotizmi dhe heronjtë e kombit, tatuazhohen në kujtesën e tyre, si taban kryesor vokabular i ndërgjegjes dhe bindjes së tyre të fiksuar, e që duhet bartur e trashëguar me kujdesin më të madh edhe për gjeneratat që vijnë pas. Isoja e veprimeve të dëshmorëve të luftës, ka për qëllim ngjeshjen e ritmit të entuziazmit revolucionar të edukimit njerëzor në frymën e sakrificës dhe të atdhedashurisë. Duke evokuar të kaluarën legjendare dhe duke iu përgjigjur kërkesave të kohës sonë, këta autorë duan që gjaku i lëvizjes kombëtare të ngjishet, përkujtohet e plotësohet edhe me heronjtë e viteve të fundit. Patosi heroik bëhet motivi kryesor i poetëve për të zbardhur dhe ndritur guximin dhe burrërinë e rinisë sonë nëpër shekuj. Poezia e kësaj fryme jep imazhe narrative, e cila me përpikëri, shpalon fatin e një heroi, karakterin dhe trimërinë e tij. Poetët shkojnë edhe mëtej në thellësitë e historisë për të zbardhur një të kaluar të hidhur me plot sakrifica jetësore. Legjendat dhe heronjtë legjendarë atyre u mbeten frymëzime të përhershme dhe nga heroizmat e këtyre prijësve në mënyrë analogjike barten deri te heronjtë e kohës sonë. Këta poetë duan që trimëritë e popullit shqiptar t’i vënë në abetaren e kujtesës së gjeneratave, për të ditur se nëpër çfarë peripecishë e sakrificash kaloi ky popull gjatë historisë. Poezia e shkruar me një ton himnizues, por e plotësuar me reflekse poetike meditative, akoma don të mbajë gjallë jetën shpirtërore të një populli. Ajo bëhet

Page 4: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

ii

aktive për fenomenet dhe etapat e ndryshme kohore, duke pasqyruar dhe përcjellë zhvillimin e shoqërisë nëpër rrjedhat e historisë. Konventat e tij tradicionale shëmbëllejnë me një fanatizëm të përkushtuar për të nxjerr në dritë të gjitha figurat e kombit që ranë dëshmorë në altarin e lirisë. Në frymën e kësaj bindje padyshim shpërthen edhe frymëzimi poetik i Hamdi Islamit. Ky poet, pak sa i çuditshëm, kërkon me këmbëngulësi të harmonizojë ekuilibrin midis formës dhe përmbajtjes në shtimungun e frymëzimit poetik të tij. Ky poet me vargjet e veta, më duket se don ta ndërgjegjësojë lexuesin. Përkushtimi i madh për të sjellë një dinamikë të shprehjes me një ritëm dhe formë të shkolluar e të kultivuar bëhet bindje e tij teorike letrare për të vazhduar traditën tonë në letërsi. Duke sjellë përvojën e tij të vargënimit nga krijuesit më të mirë të traditës sonë kombëtare, me një figuracion të guximshëm, ngjall interesim studimi nga lëmi i teorisë së letërsisë. Të duket se këto vargje me ritmin dhe muzikalitetin që kanë, mund të këndohen edhe si këngë popullore. Të gjitha vëllimet poetike të poetit Hamdi Islami kanë këtë rrjedhshmëri këngëtimi, qoftë kur shpalon motive lirike, qoftë kur sjell frymën epike nëpër poemat. Ai i përmbahet normës së vargut të matur. Ndikimeve të huaja ua ka vënë grilat e fanatizmit të vet letrar për të krijuar me çdo kusht poezi tradicionale kombëtare. Në të gjitha vibrimet poetike vërehet një përpjeke e vazhdueshme për të sjell e ndriçuar figurat heroike të popullit tonë. Me një gjuhë komunikuese e spontane sjell një ngrohtësi meditacionesh për shumë figura historike duke shpalosur para lexuesve të vet një monografi poetike në vargje. Meditimet poetike në krijimtarinë e këtij autori shpalojnë një imazh të lartë ndjenjash intime që bartin frymën epike të bjeshkëve tona legjendare. Vargjet e tij dallohen për njëfarë nënteksti, në të cilin shprehja ka një emocion dhe forcë sugjestive, që marrin përpjesëtime përgjithësuese. Duke qenë i prirur nga

367

15. ALBI ËSHTË SHUMË I GJALLË ................................... 315 16. KTHIMI ................................................................................ 316 ARDHJA E SËRISHME .................................................................. 317 1. KA DALË GJYSHI PËR TA PRITUR .............................. 317 2. SHËTITJA NË BORË ......................................................... 318 3. SHQETËSIMI ....................................................................... 320 4. BIÇIKLETA .......................................................................... 322 5. JETA NË BERLIN ................................................................ 323 6. TAKIMI ME SHOKËT ....................................................... 324 7. NË BJESHKË ........................................................................ 325 8. KTHIMI I SËRISHËM ....................................................... 326 TREGIMI PËR DO ÇANTA E LIBRA TË NJË SHKOLLE ... 327 ZËNKA NË NJË VITRINË ............................................................ 338 TREGIMI PËR DY MAÇORRËT ................................................. 351 NIPI IM ME SYTË SHKËNDI ...................................................... 364

Page 5: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

366

KALA E ULQINIT ........................................................................... 114 A U T O B I O G R A F I K E .................................................... 119 GËSHTENJA E FËMIJËRISË ................................................. 121 BURIMI ........................................................................................ 122 KROI ................................................................................................... 124 MOLLA .............................................................................................. 128 TI MË ERDHE BEFAS ................................................................... 129 POEMA PËR FËMIJË .............................................................. 131 DJEM TË SHARRIT, DJEMTË AZGANË E BËNË LUFTËN SI LUANË ....................................................... 133 BURGU ......................................................................................... 165 TRI BETEJAT ............................................................................ 177 MONOGRAFI NË VARGJE PËR MARTIRIN RAFI HALILI .................................................................................... 186 Hajde mu’j Nandor I bardhë porsi borë… ................... 209 MONOGRAFI NË VARGJE PËR MARTIRIN RROHIMN NEZIRI ........................................................................ 267 POEMË PËR NIPIN TIM ALBIJONIN .................................... 300 1. GJYSHI QË DO TA HAJË ................................................... 300 2. ARDHJA E PARË ................................................................. 301 3. HYRI GËZIMI NË SHTËPI ............................................... 302 4. NË DET ................................................................................... 303 5. NË PLAZH ............................................................................. 304 6. GOMONIA PATOK ............................................................. 305 7. ZEMËRIMI ME VALËN ..................................................... 306 8. GUASKAT .............................................................................. 307 9. AKULLORE ME KAJMAK ................................................. 308 10. NJË GOMAR VESHKLLAPUSH .................................... 309 11. ARIXHIU ME ARIUN ....................................................... 310 12. ALBIJONI KAMPION ...................................................... 312 13. KA NJË KALË ME FRER E SHALË ............................. 313 14. DHE PËRSHESHIN E KOLLOFIT ............................... 314

iii

bindja e tij subjektive për të shprehur me guxim poetik frymën burrërore të heroit epik, sjell fakte për ndodhi të shumta si një kronolog i kohës. Vepra mund të merret si një ditar në vargje, të duket se autori të gjitha ngjarjet dhe ndodhitë e individit i ka përcjellë e përjetuar hap pas hapi, duke lidhur veten më për së afërmi me fatin e jetës dhe heroin epik. Karakteristikë e poezisë së tij është brumosja dhe prirja e natyrshme për të dhënë një gërshetim spontan të heroit me vendin, tokën në të cilën jeton. Bjeshkët dhe malet janë ngacmim i fantazisë së tij për t’u ngjitur lart kodrave të gjykimit dhe dashurisë për veprat e mëdha të njeriut të kësaj ane. Të mendosh për ato drama të mëdha kombëtare, të duhet përkushtim i madh. Si duket ky vullnet te poeti Hamdi Islami nuk mungon. Ai me mjaft mjeshtëri e dashuri këtë e ka arritur te vepra “Ju, Bijtë e Nënave ”. Kryesorja e këtij autori është se poezia duhet të shkojë në frontin e bindjeve të udhëhequr nga idealet e larta patriotike dhe të vazhdojë traditën duke krijuar kulte njerëzish si mësime të përgjithshme për realitetin ku jeton e vepron. Ai don të japë fakte dhe aspekte historike përmes shprehjes metaforike, duke lidhur të kaluarën me të sotmen. Me anë të detajeve konkrete të bukurive natyrore dhe madhështive njerëzore u ikën abstraktimeve gjuhësore, duke sjellë në këngëtimin e tij një gjuhë konkrete e frymë origjinale. Gjuha e tij është një britmë e fuqishme jehonë e shpërndarë nëpër shpatet e skalitura me kala qëndresash dhe të shtigjeve të vrazhda që kaloi populli ynë nëpër histori. Frymëzimet e tij pasurojnë ndjenjat njerëzore me patriotizëm dhe dashuri për njeriun e kësaj ane, e që është e lidhur ngushtë me vet realitetin. Të duket se mënyra e këngëtimit te poezia e Hamdi Islamit është kthyer në rutinë, e cila del mjaft rrjedhshëm dhe në mënyrë spontane. Ai kërkon mjete efikase për të gdhendur figurat e tij, të cilat i lartëson dhe hiperbolizon deri në pavdekshmëri. Ai zgjedh një gjuhë efikase dhe të

Page 6: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

iv

përshtatshme për çdo hero me të gjitha karakteristikat dhe vetitë e virtytet e tyre, që kanë pasur ata gjatë jetës. Ai manovron nëpër imagjinatë refleksive për të sjellë portrete efikase, për ta tipizuar sa më mirë lapidarin e lirisë. E rëndësishme është se, heroi epik i poetit komunikon me të dhe ndanë emocionet e përgjithësuara me vet autorin. Poeti zgjedh fjalët për të krijuar nuanca semantike të pasura me një gjuhë të vrullshme duke zotëruar ndjenjën e perceptuesit që edhe i vdekuri t’i duket i gjallë. Si duket poeti me çdo kusht respekton normat skolastike të vargut të matur. Por, duke u bazuar në këto norma, në vargje ka kujdes edhe për idenë dhe mendimin, si forcë kuptimi të komunikimi artistik. Vëllimi poetik ״Ju, Bijtë e Nënave ״ të poetit Hamdi Islami si për nga forma edhe për nga përmbajtja luan një rol të rëndësishëm për kuptimin e ideve në kohë dhe hapësirë. Ky vëllim pos peshës së kohës që ka, ka edhe rëndësinë e vet për strukturën e formës dhe normës teorike letrare. Poeti në këtë vëllim krijon figuracione popullore, duke shfaqur ndjenjën e vet sipas këndvështrimit të tij të jetës. Temperamenti krijues nuk derdhet nëpër vargje thjesht me fjalë të rëndomta, siç ndodh te shumë autorë të kësaj ane, kur u përkushtojnë vjersha heronjve të kombit. Më duket se, Hamdi Islami e tejkalon këtë mënyrë të të shkruarit me gjuhën e tij figurative dhe me çdo kusht tenton t’i përmbahet atij stili. Ai mundohet poezisë së tij t’i japë sharm, ndjenjë dhe frymëzim, kurse kuptimin e idesë don ta përgjithësojë. Në orkestrën e tij poetike sjell nota të larta këngëtimi. Si me një marsh ritmik kapërcen nëpër shtigjet e mprehta të historisë dhe në analet e kohës përhap tingullin e simfonisë me tema e motive të mëdha kombëtare. Duke pasur kujdes në shprehjet metaforike dhe të komunikimit direkt të fjalës me figurën e heroit epik në njërën anë dhe, imazhin artistik në anën tjetër të kuptimit të poezisë, zgjon kërshërinë për studime e qasje më të veçanta. Gjithsesi, se kjo mënyrë e këngëtimit na futë në mundësitë e interpretimit të

365

Përmbajtja

- PJESA E PARË - ........................................................................ 3 KANTATA PËR SHARRIN ............................................................... 5 JU, BIJTË E NËNAVE .......................................................................... 9 JU ERDHËT, BIJTË E NËNAVE ..................................................... 15 TAKIMI ME DJALIN TIM USHTAR ............................................. 45 1. NË OBORRIN E XHAMISË SË XHERMËS .................... 45 2. SI ENGJUJ, TË SHENJTË. ..................................................... 46 3. NJË SHTËPI E VOGËL .......................................................... 47 4. KOMANDANT SHEMSHOVA ............................................ 48 5. USHTAR ARDITI. ................................................................... 49 6. KUAJT QË NUK FLASIN ...................................................... 51 7. USHTAR SHKUPI ................................................................... 53 8. USHTAR VISARI .................................................................... 54 9. USHTAR BETIMI ................................................................... 56 10. NË SHTËPINË E VJETËR ................................................. 57 1. KY ARGJENDI IM NJË DJALË I LLASTUAR ................. 58 2. MOSDËGJIMI ........................................................................... 59 3. DJEMTË ZËNË RRALLOHEN ............................................ 60 4. SHQETËSIMI ........................................................................... 61 5. TE GURI I KUQ ....................................................................... 63 6. PARANTEZË I ......................................................................... 64 PARANTEZA II ........................................................................... 66 RRËFIMET E MAJES SË KUBESË ............................................ 68 HOMAZH PËR MUJDIN ALIUN ................................................... 90 TI ERDHE MIDIS NESH ................................................................ 94 TI ERDHE MIDIS NESH ........................................................... 97 HOMAZH PËR SADUDIN GJURËN ........................................... 99 PO VJEN ............................................................................................ 104 HOMAZH PËR VISAR SINANIN ............................................... 105 DY TAKIME ME MIGJENIN NË SHKODËR ...................... 110 TAKIMI I PARË ........................................................................ 110 TAKIMI I DYTË ........................................................................ 111 TAKIMI ME ISË BOLETININ NË SHKODËR ........................ 112

Page 7: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

364

NIPI IM ME SYTË SHKËNDI

Ç’ më shikon ky nipi im Me ata dy sytë shkëndi Nga portreti n’komodinë Ja, aty, n’fotografi. Buzët pak si në të qeshur Ballin, faqet, ah, si i ka! Mjekrën, hundën, flokët, veshët, kur ia shoh më bëjnë t’ia ha! Dhe, vërtet, pa ia ngrënë, kur na vjen, nuk mund të rri nipi im që ndrit si hënë nipi im me sytë si yj. Kur vjen ai qesh çdogjë Qosh më qosh shtëpinë e mbush! Ah, ç’e ka pastaj një zë Atë zë s’e ka askush! Trapa trupa me ato këmbë Nëpër dhomë kur hyn e del Nuk i ka as pesë pëllëmbë Po, ama, është krejt sheqer!

v

poezisë, duke hedhur dritë në probleme teorike të formës dhe përmbajtjes së poezisë. Përdorimi me sukses i këtyre dy formave të shprehjes, si duket te poeti Hamdi Islami vjen si përgatitje paraprake nga kuptimi që ka për poezinë. Poeti përdor shumë trope e detaje konkrete për të shëmbëllyer si zë karakteristik me individualitetin e tij artistik. Gjithsesi se është mjaft i ndikuar nga poezia më e mirë e traditës sonë kombëtare, sidomos nga poema për fëmijë e Kadaresë ״Në muzeun e armëve״ që është një shkollë si duhet të shkruhet . Të duket sikur autorin pikërisht kjo vepër e ka nxit dhe motivuar për të krijuar në këtë mënyrë të këndimit, ku forma dhe përmbajtja janë të gërshetuara me mjaftë sukses. Kjo nuk do të thotë se poeti është në ndikim verbal, por këtë këngëtim e ka çuar e shkrirë edhe më tej, duke e plotësuar edhe me më shumë muzikalitet e ritëm të theksuar. Lirisht mund të themi se këto poezi mund këndohen edhe si këngë. Shpeshherë u ngjajnë rapsodive e baladave tona më të mira. Në vargun e tij ka edhe një dozë të madhe të poezisë popullore, e cila është përdorur me një shkathtësi të veçantë, që rrallë mund ta gjesh te ndonjë autor tjetër. Poeti H. Islami këtë mundësi e ka shfrytëzuar më së miri në poezinë e tij, qoftë kur shkruan për fëmijë, apo për të rritur. Ai poezinë nuk e fëmijëron, por fëmijërinë e burrëron, duke i dhënë reflekse e muskuj të fortë idesë për t’u bërë ballë rrebesheve të kohës në të cilën kalon populli i vet. Vargjeve të tij u jep shëndet dhe vrull patriotik, që edukojnë brezat për lirinë dhe atdhedashurinë. Shumë vargje u kushtohen të burgosurve politik, madje disa poema u kushtohen komandantëve dhe luftëtarëve të luftës së vitit 2001. Këto poema vijnë me një frymëzim të fuqishëm, me plot shprehje të bukura dhe emocione që tregojnë madhështinë e tyre dhe urrejtjen ndaj armikut. Me anë të thjeshtësisë së shprehjes poetike na sjell raporte të afërta midis figurave që i dedikohen ambientit jetësor ku veprojnë ato. Duke përdorur

Page 8: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

vi

animizmin figurativ, ai është gjithnjë në kërkim të prirjes së tij për të gjetur një shprehje sa më adekuate në poezi. Sinteza filozofike nëpër të cilën kalon poezia e Hamdi Islamit inkarnon në vete botëkuptimin revolucionar. Me taban realist ndërton kështjellën heroike të figurave që u dogjën për ideale të larta kombëtare. Përmbledhja poetike ״Ju, Bijtë e Nënave״ e poetit Hamdi Islami, për nga qëllimi i të shkruarit është interesant për dy arsye: njëra është se, poezitë dhe poemat u përkushtohen heronjve të vdekur dhe të gjallë të kohës më të re, kurse e dyta është përdorimi i normës së formës letrare e cila nga autori është përdorur me mjaft sukses e precizitet. Kjo është një vepër poetike realiste me plot emocione, ku poeti e njeh heroin nga brenda, ia njeh shpirtin e tij revolucionar. Në organizimin e brendshëm të poemave nuk mungon subjekti, por ka edhe elemente të poemës sintezë, e cila nënkuptohet përmes simbolit dhe konvencionit, por nga kuptimi e ruajnë tërësinë e qëllimit tematik. Duke i njohur kaq mirë karakteret e personazheve, poeti tipizon figurat e tij, duke i ngritur në piedestalin e kujtesës me biografinë e tyre të bujshme. Ato i shndëron në legjenda të gjalla të kohës, e asimilon biografinë e tyre me fakte reale të kohës me mendimet dhe idealet mbarëpopullore. Ato personazhe ndërtohen mbi fondamentin bazë të ndonjë ngjarjeje të caktuar, duke përshkruar biografinë e tyre deri në detaje të skajshme të jetës. Aty shihen edhe larmi, ku gërshetohen përmbajtja dhe forma. Ai me këto vargje lanë një borxh patriotik për sakrificën e tyre në çështjen kombëtare. Me mjaft përkushtim i bën këto figura të pavdekshëm. Konkretizimi i toponimisë poetike letrare Poeti Hamdi Islami, tashmë një kohë të gjatë është i pranishëm në letrat tona poetike, që nga botimi i parë i

363

Aty hyjnë e dalin Të rritur e fëmijë Të lexojnë romane Libra me poezi. Dhe biblioteka Në kopsht me lule ngjan Aty e vërteta Të merr në krahë, të mban...

Page 9: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

362

* * * Kishte rënë dielli Shpateve mbi male Larg një copë qielli Dukej në dritare. Libri i Agollit Të dy sytë i hapi Aty mu përballë Shikimin e zgjati. Dy maçorrët s’ishin Në raft, si më parë, Si duket, gjatë natës, Të dy kishin dalë. Vetë kishin dalë Apo i kishin nxjerr Kjo nuk ka rëndësi Askush vesh ta merr. Po rëndësi kishte Që s’ishin më aty Mes librave të bardhë Dy maçorrë të zi. Larg diku vërtiteshin Me bishtin ndër shalë Dhëmbët i skërmitnin Si bishat në përrallë. Nuk mund t’i afrohen Bibliotekës së re Ajo është e pastër Si qielli pa re.

vii

një libri për fëmijë ”Shikimi kah mali1988 ״, por edhe më herrët e deri në ditët e sotme. Me botimint e këtij vëllimi poetik ״Ju, Bijtë e Nënave‘’, na vjen në laboratorin e vlerësimeve ideo-artistike paksa më i ngjeshur dhe ky fakt konkret do të na shërbejë për të kuptuar më mirë dhe në veçanti natyrën e këngëtimit të autorit, e që nënkupton veçantinë e vetë stilit të autorit që ka akumuluar gjatë këtyre viteve. Një ndërgjegjësim artistik i këtillë, sjell një tipar të veçantë të autorit në toponiminë e konkretizimit të shprehjeve me përmasa realiste, domethënë të një ngritjeje stilistike e përmajtësore e cila lexuesin e detyron ta përcjellë deri në fund të vargëzimit. Gjithsesi, në këtë vorbull gjykimesh, lexuesin e nxit edhe natyra e veçantë e figurave dhe shprehjeve që sjellin autoktoninë dhe vizionin e poetit. Duke qenë i vetëdijshëm për këtë mision, që u dedikohet heronjve të popullit, autori mëton që me çdo kusht t’i kthej individët në legjenda, të cilët në kujtesën e popullit do të përcillen brez pas brezi. Libri poetik mjaft voluminoz ״Ju, Bijtë e Nënave״ i Hamdi Islamit, është një përmbledhje që ka ngërthyer në strukturën e vet, poezinë për të rritur dhe atë për fëmijë. Libri është i ngarkuar me një mori poezishë e poemash të cilat kërkojnë durim dhe përkushtim të gjatë, për të çvesh detaje e ide të cilat autori i ka pasur si preokupim një kohë të gjatë në sirtarin e ndjenjave. Edhe në këtë libër, sikur dhe në dy të parët, autori trajton temat e njohura të luftës çlirimtare, si në pjesën e parë për tërritur, ashtu edhe në të dytën për fëmijë. Në këtë ka edhe vargje të frymëzuara kushtuar të afërmeve të vet, të rrethit familjar. Edhe këto kanë të veçantë normën ritmike e metrike, që është përdorur me kujdesin më të madh. Ka një gërshetim natyral të bindjes së tij estetike të etikës me didaktikën, e cila në realitet paraqet tiparet karakteristike të bindjes njerëzore kundrejt shoqërisë, e cila përcillet me vëmendje nga klishetë e preferuara të jetës.

Page 10: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

viii

Hamdi Islami edhe kësaj radhe frekuenton nëpër të njëjtat brigje tematike e që është i lidhur ngushtë me jetën e individit përballë shoqërisë. Duke përdorur me një maturi të veçantë perceptimin artistik, poeti konfirmon parafrazimin e problemeve dhe ndodhive të cilat në skenë janë paraqitur si çështje të përjetuara nga vet autori. E vërteta është se, gjithë ky bagazh vjen me një spontanitet të të kënduarit epik midis figurës dhe të folmes së qartë me plot dinamizëm e dramacitet. Poeti sjell qartësi dhe precizitet, që përmbushet e përcillet me ritëm e rimë të funksionalizuar, duke përmbushur kodin semantik e të precizuar të stilit e të toponimisë së shprehjes poetike. Në poezitë dhe poemat e libri ״Ju, Bijtë e Nënave״ si për inat qarkullojnë vetëm shqiptime revolucionare bindëse në rrethin e njohur të problemeve e ideve të temave. Të duket se poeti idenë e ka të fiksuar në një pikë të caktuar, te lufta e njeriut për liri. Ai bëhet një me ndodhitë dhe dukuritë që e rrethojnë. Të gjitha këto përjetime vijnë si procode përshkruese, me detaje të veçanta të bukurive natyrore të kësaj ane. Imazhet e ngjarjeve vijnë në mënyrë brilante, duke vendosur fiksimin e ideve në një qëllim të caktuar të toponimisë stilistike letrare. Poeti e konkretizon realitetin jetësor me tema nga aktualiteti i luftës së fundit. Kërkimi i motiveve historike ngjesh idenë për lëvrimin e baladave, të cilat ngriten mbi themelet e një situate heroike. Në të shumtën e rasteve këto balada dhe poema u përkushtohen trimave që dhanë jetën për çlirimin e vendit. Por ka edhe të tilla, që u kushtohen të gjallëve, atyre që qenë të persekutuar nga regjimi i kohës, e që përjetuan të zitë e ullirit nga sistemi fashist. “Kantata e Sharrit” inkarnon në vete të gjitha zërat e mundshëm për t’i ardhur në ndihmë çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Sipas autorit, për bashkim kombëtar duhen të gjithë zërat e bindjes revolucionare. Në kullën e çlirimit duhet të riradhiten të gjithë të bashkuar, si në një orkestër filharmonik, për ”kantatën sharriane״ si

361

Ulën macet sytë Ulën poshtë kokën Aty, majë këmbësh, E shikonin tokën. Dhe thanë vetë me vete, Thanë, të menduar: S’kthehet më, jo, Koha e kaluar. Ajo kohë e shkuar Ajo kohë më parë Kur i kemi zbuar Kur i kemi vrarë. T’u biem dhe njëherë! T’u biem pa mëshirë! T’i djegim, t’i shfarosim! Të mbushen me mend mirë! S’ka rrugë tjetër! Me këta, nuk ka! Thanë që të dy Në sy duke u pa’. Dhe ndërsa u panë Përreth ra errësira Nga dita u ndanë Të dy ndytësirat. Një pas një dhe tjerët Heshtën mengadalë Gjumi i rëndoi U ra në qepallë.

Page 11: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

360

Nga ju, o barbarë! Nga ju, egërsira! Se juve xhavgarë Ju ka bërë natyra! Më s’kemi ku të shkojmë! S’kemi ku të vemi! Prandaj do luftojmë Gjer sa gjallë të jemi! - Si? si? Do luftoni? Do luftoni the? Po ne do t’ju djegim Me zjarr e rrufe! Libri i Agollit Pa folur s’ndejti dot Ndaj, që të dyve U tha me gojën plot: - S’është më ajo kohë Kur s’kishim bukë të hamë! Dhe kur njeri tjetrin Në pusi e vramë. Tani tërë bunkerë Mbi tokë e nën tokë Armë e municion Kemi për çdo kokë. Po ne s’duam luftë Luftën qejf s’e kemi! Por, po deshët ju, Gati dhe ne jemi!

ix

baritonët ashtu edhe altot, sopranot e tenorët, që liria të ketë kompozimin e vërtetë të drejt. Andaj poeti thotë simbolikisht por edhe hapur: Radhituni këtu, ju zëra madhështorë! Ju alto, soprano, baritonë, tenorë Violina, viola, çelo, basistë! Trombonë, borizanë, tuba, kornistë! E dëgjoni si vjen tutje me alarm? Bam Barababam, bam! Daulle, tampanë, bini pa pushim! Në një kreshendo me tërë atë gjëmim! Ju zëra të thellë me qefinët rreth koke, Ortiqe malesh dhe bardhësi toke! Ju qeleshe me maje, takije të rrafshëta, Xhoke, mitanë, fustanelle të lashta Kapuni mbi supet e malit gjerdanë Aty ku hap krahët dykrenëshja Nanë! Aty t’i ngulim sytë, aty, për të kënduar: “Rreth flamurit të përbashkuar…! Është një himn për çlirim e bashkim përfundimtar. Letërsia e luftës dhe e atdhedashurisë sheshon edhe më tej në kornizat e vetëdijes së shumë autorëve, por kjo vetëdije më së miri pasqyrohet te poeti Hamdi Islami. Vëllimi poetik ״Ju, Bijtë e Nënave״ është shprehja më aspiruese e idealeve, ku patosi patriotik shpalon ndjenjën shpirtërore të vegjëlisë. Autori këtë ndjenjë e asimilon me përkushtim në synimin e drejtë të idealeve të veta, si çështje madhore që duhet ta preokupojë çdokend. Poeti në këngëtimin e tij sjell një marsh revolucionar, një notë kushtruese me besimin se një ditë do të vijë koha kur populli do ta shporr nga trojet e veta armikun e urryer. Në këtë vëllim nuk ka nota pesimiste, por shfaqet karakteri i hapur luftarak, ashtu siç ishin edhe personazhet e tij me veprimtarinë e tyre në ilegalitet. Fryma revolucionare me parrullat tashmë të

Page 12: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

x

njohura ״Kushtrimi i Lirisë״ ,״ Bashkim Kombëtar״, etj., e shpreh më së miri atë frymën romantike të së ardhmes më të ndritur. Brendia e vargjeve është e qëndisur edhe me një lloj patetizmi, të cilat për nga mënyra e rrjedhshmërisë së ritmit që kanë, mund shndërrohen në këngë dhe himne, apo elegji me intonacione revolucionare. Këto poezi, herë duke sjellë shtimungun epik, e herë përmes flladit lirik nëpër vargje, japin bindjen dhe kultivimin e ndjenjës çlirimtare, për të shporrur armikun nga këto troje. Ato shprehin edhe dhembjen për dëshmorët të rënë nëpër beteja poe edhe urrejtjen për pushtuesin dhe tradhtarët. Ndaj, ky vëllim poetik vjen si tingëllimë e zëshme me përmasa të theksuara si te poetët e Rilindjes Kombëtare. Parapërgatitja për inspirim nga rrethi dhe bota konkrete, autori na e bën me dije se në imagjinatën e tij nuk ka abstraksion, vargu i tij është i kuptueshëm, me plotë përshkrime të idesë, duke lidhur traditën me të sotmen. Stilizimi i shprehjes në lajtmotivin poetik të ngjeshur në metrikë Për ta gjetur taktin e vërtetë të rregullave të gjuhës së formësuar, gjithsesi, bindja na kthen në mjeshtërinë e vargëzimit. Duke lexuar poezinë e poetit Hamdi Islami, në shijen time, para së gjithash, më imponohet një detyrim i matur në tërësinë e kësaj përmbledhje poetike. Arti i formës së matur të gjuhës së përdorur, vargut i jep fuqi ndërsa kjo bën që poezia t’i qëndrojë kohës. Për ta njohur këtë mjeshtëri këngëtimi duhet pasur kujdes e parapërgatitje njohurishë më të thella, nëse duam t’i kuptojmë drejt rreshtat [vargjet} e këtij autori, vëmendjen duhet përqendruar te metrika e përdorur, duhet pasur vëmendje, ngase në shumësinë e tekstit përballemi me shumë vargje e strofa që kanë domethënien dhe ritmin e vet. Në të gjitha kohët ka pasur poetë që kanë dashur poezinë ta çlirojnë tërësisht ״Kosova Republikë, ja me hatër ja me thikë״

359

Si t’i kishin shpuar Njëqind halë në sy I ngritën dy duart Ja dhanë përsëri: Nuk ju shohim dot! Të shporreni prej këtu! Bashkë s’mund të rrijmë! Jo, nuk rrijmë me ju! - Ç’ke? – i tha Naimi Nga faqja e parë Me një zë të butë Me një zë të larë. Nëse nuk ju rrihet Mund të dilni vetë Këtu, s’meritoni Për ju vend të ketë. Çfarë ju kemi bërë? Hajde, na e thoni! Shekuj të tërë Deshët të na zboni! E dini ku kanë qenë Ilirët, të parët tanë? Atje ku Morava Danubi e Sava janë. Dhe ku jemi sot Në një skaj, këtu. Tërë gjak e lotë Duke ikur nga ju.

Page 13: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

358

- S’jemi ne të ardhur! Ty kush të ka thënë! Këtu kemi zbardhur Me diell e me hënë! - Me diell e me hënë Këtu jemi ne! Ju shumë mirë e dini Që keni ardhur dje! Rishtas dy maçorrët Deshën të lëvizin Drejt librit t’Agollit Me grushte të nisin. Po i ndalën prapë Për veshi ato duar Ku i kishin kap’ Me të hakërruar. Zgjatën pastaj qafën, Mjekrën, hundët, sytë, Dhe gojën e hapën Njëherësh të dytë: - Mjaft, më! Dëgjove? Mjaft, më, po të themi! Shumë larg ti na çove Ne të ardhur s’jemi! - Po, po, zotërote, Është shumë e vërtetë! Më mirë se dhe ne E dini këtë vetë!

xi

nga forma e saj, por ajo nuk ka qenë e mundur tërësisht, ngase, atëherë, poezia nuk do të ishte poezi. Përkundrazi, te poeti Hamdi Islami kjo mënyrë e formës së këngëtimit është ruajtur me fanatizëm. Më duket se muzikaliteti që kanë vargjet e kësaj përmbledhje poetike״, është inkarnuar spontanisht në poezinë e tij. Duke e njohur realitetin me të gjitha bukuritë e natyrore, poeti nga kjo është ushqyer me kujdesin më të madh. Madje, duke dëgjuar cicërimën e zogjve, fëshfërimën e gjetheve nëpër male, buçitjen e armëve grykave e shpateve dhe duke vëzhguar perëndimin e diellit matanë kodrave, në veshin e tij ngjallet një ritëm i papritur dhe kjo poetit i vjen si tingëllimë, si jehonë me ngritje e zbritje tonesh e tingujsh, që shkëlqejnë si qëndisje mjeshtërore nga baza tradicionale e së kaluarës, e cila sot na shërben si kërkim i mjeshtërisë së konceptit bazë i përpikëshmërisë së formulës së njohur se ”vargjet na mbajnë në takt”, biseda në takt, që na përcjell në shtegtimin letrar duke na dhënë një infuzion për plotësimin dhe realizimin e shkencës së vargut, kryesisht, vargut shqip, që qëndron para nesh si detyrë e rendë. Çdo përpjekje që merret sistematikisht me terminologji, për të ndryshuar tërësisht atë të të kaluarës është e pamundur, ngase na çon në një shteg të madh e kompleks të diskutimeve teorike të ngarkesave, të koncepteve dhe metodave diskutabile, e që na futin në pyllin e shpeshtë të kërkimit të pafund. Karakteri i vargut shqip ka lashtësinë e vet nga këngët popullore, që vijnë qysh nga ilirishtja e lashtë. Por forma e vargut shqip është zhvilluar e plotësuar vazhdimisht edhe me metodat e ardhshme greke e latine. Nga kjo fushë janë dhënë mendime e tekste të shumta, por si shkencë dhe metodë pune shumë pak aplikohet. Qëllimi i këtij punimi nuk ka për detyrë të shpalojë metodat shkencore të teorive të ndryshme që janë marrë me këtë lëmi të shkencës së vargut. Por ra kjo dasmë e u pamë, dhe unë jam i detyruar të jap disa mendime lidhur me formën e poezisë. Në këtë rast për shqyrtim kam

Page 14: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

xii

poezinë e poetit Hamdi Islamit, e cila është mjaft tipike për studim nga ky aspekt teorik i formës së vargut dhe muzikalitetit që ngërthen në vete. Gjithsesi se zhvillimi i poezisë së sotme të rimuar bazën e saj e ka nga tradita e së kaluarës sonë të formave të odeve dhe ritmit të lirë. Për të mbërritur deri te kjo bazë gjithsesi, kujtesa na dërgon drejt traditës sonë të vargut që është përdorur, te vargjet e shkruara të Buzukut, Hasan Zyko Kamberit, Jeronim De Radës, Naimit, Çajupit, Fishtës, Qamil Guranjakut, Siliqit, Mark Krasniqit, Rexhep Hoxhës, Dritëro Agollit, Kadaresë etj., të cilët do të ishin përfshirë në një studim të veçantë për formën e përdorur në poezinë e tyre, sepse sot e kësaj dite nuk është ״ sistemuar ״ si duhet. Poezia e poetit Hamdi Islamit i përmbush të gjitha këto kërkesa të formës dhe ritmit. Ai ka përdorur me kujdes të madh, gjashtërrokëshin, tetërrokëshin, dhjetërrokëshin, dymbëdhjetërrokëshin, madje ka përdorur me mjaft kujdes theksin ritmik të cilin e hasim brenda vargjeve të tij. P.sh. te poema ״ Djem të Sharrit ... :ka përdorur tetërrokëshin ״

Dhe i ndau malet tona Siç i ndan një lumë i gjatë Ra mbi ne pastaj dëbora Ra dëbora me shtrëngatë. Kurse te poezia tjetër ״ Takimi me Isë Boletinin në Shkodër, poeti ka përdorur strofën katërvargëshe me dymbëdhjetërrokëshin dhe rimë të puthur: Ç’të kanë bërë kështu, Isë Boletini, Kush ishin ata që deshën të të zhbinin Sheshit rreth e qark si qentë kur t’u sulën Dhe çdo gjë të bukur te këmbët ta shkulën! Tek ngjiteshin leshra, me thonjtë e paprerë Ata dhanë e morën me gjithë atë poterë!

357

Që të dy lëvizën Nga vendi të dalën Dy duar nga mbrapa Për veshi i ndalën: - He, ku po shkoni! Njëherësh u thanë, - S’doni ta pranoni, Po të drejtë kanë! Jemi dëshmitarë Dhe ne për këtë! Rrini, o xhavgarë! E mos bëni zë! - Ne do t’i zhdukim! Ç’përziheni ju! Shiko ku kanë ardhë! Na kanë hyrë këtu! Si mund të rrijmë bashkë Ne në një dhomë? Le të dalin jashtë! Jashtë nga vendi jonë! - Si? si? Si na the? Qenka vendi juaj? E di kur ke ardhur? Hajde, na e thuaj! Tha libri Agollit Se s’duroi më Tek flisnin maçorrët Me tërë atë zë.

Page 15: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

356

- E di, e di, Agolli i tha. Në ballë e në sy Përsëri e pa. - Ti, Çubrilloviq, I thuaj të qetësohet Për ato që tha Pak dhe turpërohet! Dhe ti, zotërote, Sëbashku me të! Se, sa që je i zi, Dhe më zi ke bë’... Ke dashur të na zhdukësh, Ke dashur të na zhbish Siç don t’i shfarosë Të tjerët një bishë. Keni dhe fytyrë Këtu të na jeni! Jeni ndytësirë Që shokun nuk e keni. Ju bëjnë dhe respekt! Ju bëjnë edhe nder! Si s’hapet kjo tokë Dhe brenda t’ju merr! Dy maçorrët sytë Së prapthi rrotulluan Drejt atij që foli Shikimin gozhduan.

xiii

Deri në mes shalëve dhëmb e duar zgjatën! Po aty ku duhej dot nuk të kapën! Kur shqyrtojmë këto vargje nga aspekti metrik, vërejmë se ato ndryshojnë midis vetes. Rima ka luajtur një rol të rëndësishëm në harmonizimin poetik. Në strofën e parë kushtuar Djemve të Sharrit, kemi një asonancë, sepse te të dy klauzolat e vargut të parë TONA dhe të vargut të tretë DËBORA nuk janë të njëjta në bashkëtingëllore. Kurse te të dy strofat e poezisë kushtuar Isë Boletinit kemi rimë të plotë, sepse klauzolat rimuese janë të njëjta. Në strofën e parë është përdorur rima e alternuar, ab-ab, ku vargu i parë rimon me të tretin dhe i dyti me vargun e katërt. Te strofat e poezisë së dytë ka rimë të puthur, aa-bb, domethënë që varg i parë puthitet me të dytin dhe vargu i tretë me të katërtin. Të shumtë janë shembujt në poezinë e këtij autori nga aspekti teorik. Figurat stilistike e bëjnë edhe më të plotë përmbledhjen poetike ״ Ju, Bijtë e Nënave”. Për të sjellë emocione te lexuesi ai përdorë me mjaft sukses personifikimin, hiperbolën, paralelizmin, simbolin, alegorinë, krahasimin, eksklamacionin, metaforën, ironinë, etj. Besoj se lexuesve do t’u shërbej ky vëllim poetik në shumë aspekte për të kuptuar mënyrën më tipike të vargëtimit tradicional. Këtu janë të gërshetuara forma dhe përmbajtja, andaj edhe vlera e këtij vëllimi poetik është e dyfishtë. Pos idesë që ka futur autori në kuadër të tërësisë kuptimore të kësaj përmbledhjeje poetike, ai shpalon edhe ndjenjën e vet të përjetuar nga jeta, për ta plotësuar sado pak një zbrazëtirë shpirtërore që e ka preokupuar një kohë të gjatë. Ky vëllim poetik vjen si ndërmjetësues artistik midis sakrificës së heronjve dhe lexuesit që ndjen dhimbje e krenari për idealet e tyre gjithëpërfshirëse. Ky libër vlen të lexohet me vëmendje.

Remzi SALIHU

Page 16: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

xiv

Vepër epope Libri “Ju, Bijtë e Nënave”, i autorit Hamdi Islami, mund të vlerësohet si vepër-epope që flet për luftën e drejtë të shqiptarëve në Ballkan e cila, pas shumë sakrificave e flijimeve, më në fund, u kurorëzua me sukses. Pokështu flet edhe për historinë e diskriminimit dhe të asaj që u pararendi këtyre kryengritjeve. Nga vetë titulli i veprës “Ju, Bijtë e Nënave”, duket qartë pretendimi i autorit për të shkruar poezi të angazhuar që lartëson trimërinë, guximin dhe sakrificën e një gjenerate e cila mori barrën e rëndë historike për të ndryshuar statusin historiko-politik të shqiptarëve si dhe të sillte vlera të reja demokratike në shoqërinë shqiptare. Titulli i veprës në mënyrën më sinjifikative ilustron ndjenjat e flijimit jo vetëm të djemve dhe vajzave që luftuan për liri, por edhe sakrificën amnore, trimërinë e nënës shqiptare e cila dijti të çmojë, vlerësojë dhe përkrahë luftën e drejtë duke kontribuar edhe me më të dashurën që kishte – fëmijët e vet. Duke lexuar veprën e Hamdi Islamit të duket sikur shtegëton në historinë e Pellgut të Tetovës e të maleve përreth, po jo vetëm të saj, veçanërisht në kohërat e vështira të sundimit Jugosllav dhe diskriminimit kolektiv që u bëhej shqiptarëve. Në sytë e lexuesit parakalojnë figurat e ndritshme të sakrificës si Sadudin Gjura e Rafi Halili, të cilët ishin pishtarët e parë të kryengritjes kundër këtij diskriminimi dhe të luftës qoftë ajo edhe individuale. Që të dy poemat janë një lloj kombinimi i formës lirike me shpirtin epik. Ato sikur të afrojnë me kohën dhe hapësirën e vuajtjeve kolektive shqiptare e cila vazhdoi me dekada të tëra duke u bërë pjesë e qenies sonë. Ishin ato vite te shpresës por edhe të qëndresës e cila forcohej gjithnjë e më shumë me shembullin personal të personaliteteve si Sadudin Gjura

355

Ti e ke vendin Atje në bodrum Me shokët e tu, Jo këta dhe unë. Madje, ç’është më keq, Të kanë dhënë dhe çmim Ty, o i zi Të bënë dhe nderim! Unë rri mendohem: Si ndodhka dhe kjo! Në këtë botë të flliqur Këtu e kudo. -Mjaft! – tha maçorri Me aq të bërtitur Sa të gjithë përreth Veshët i kanë ngritur. Sytë përtej xhamit Gjak të kuq i kish Ashtu siç skërmitet Dhe grindet një bishë. - Mjaft! Gojëspec! I dha me gjithë zë, - Jam dhe novelist! E di ti këtë? Të gjithë e shikuan Maçorrin në sy Si ja hodhi krahun Një shokut përbri.

Page 17: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

354

- He! – i tha Andriqi Nga rafti, përballë, Prej bodrumi erdhe? Qenke ende gjallë! S’është dashur që andej Të dalësh asnjëherë! I tha ai prapë Si të villte vrerë. Tjetri ktheu sytë Dhe në sy e pa Se mos do turpërohet Për fjalët që tha. I ngjau në maçorr Tek rrinte aty Tamam si një horr Kokë e këmbë i zi. - Hë! Ç’më shikon! I tha ai prapë Me sytë si maçorr Mjekrën si një cjap. - Të shoh, o i zi, Sa “i bukur” je! Dhe atë zemrën tënde Katran që e ke! Të shoh dhe habitem Si qenke dhe shkrimtar! Si t’kanë vënë këtu Bile, ndër të parë!

xv

e Rafi Halili, të cilët dëshmuan se sakrifica personale është inspirim për sakrifica më të mëdha kolektive që mund t’i sjellë historia, siç i solli. Dhe vërtet. Ajo sakrificë individuale u shndërrua në luftë kolektive të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Pjesa kryesore e veprës i dedikohet pikërisht kësaj lufte dhe mbështetjes që pati ajo nga e gjithë popullata shqiptare. Në këtë pjesë të veprës para lexuesit defilojnë figurat e historisë më të re shqiptare, figurat e djemve të rinj të cilët lanë jetën e rehatshme dhe u radhitën në radhët e Ushtrisë Çlirimtare por edhe të ndonjë tradhëtari që historia e jonë i pati me bollëk. Ka poezi që flasin për djem të lagjeve tona, të familjeve tona, të shkollave tona, të fakulteteve tona. Djem të cilët i kemi njohur si të llastuar por që në një moment të caktuar bëjnë kthesën kryesore të jetës së tyre, duke mundësuar që ne të bëjmë kthesë në historinë tonë. Një karakteristikë tjetër e këtij cikli poetik është drejtpërdrejtshmëria e autorit në përshkrimin e situa-tave dhe ngjarjeve, figurëshmëria poetike si dhe simbolika intensive e poezisë. Në aspektin stilistik mund të konstatohet që autori ngjarjet i përshkruan nëpërmjet poemave paksa të gjata por me dell ekspresiv dhe në të njëjtën kohë janë një kombinim efikas i tregimtares me poetiken. Autori mëton të jetë tregimtar i historisë dhe poet, të flasë më gjerë e më gjatë për ngjarjet por edhe shkurtazi me simbole poetike. Këtë kombinim të stileve dhe vlerave autori e realizon në mënyrë të plotë. Mund të përfundohet se vepra e Hamdi Islamit “Ju, Bijtë e Nënave”, është një kontribut serioz në poezinë shqipe me tematikë patriotike të kohës së re dhe në të njëjtën kohë një përjetim i veçantë artistik për secilin lexues. Teuta ARIFI

Page 18: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

xvi

GJUHA E KUJTESËS

“ ...Dhe një mbrëmje xha Xhemali U nda nga kjo jetë e jonë Sytë hapur andej nga mali I mbetën përgjithmonë ...” Me këto vargje fillon poema për fëmijë “Djem të Sharrit, Djemtë azganë e bënë luftën si luanë“, poemë e cila banon brenda kopertinave të veprës me titull “Ju, Bijtë e Nënave“, që flet pë luftën në anën e Tetovës e që kurorëzohet me emëruesin e përbashkët Kujtesa e Historisë Shqiptare brenda gjeografisë së Sharrit plak, por edhe më gjerë, e poetit Hamdi Islami. Shihet qartë se autori i poemës në fjalë është treguar mjeshtër në thurrjen e vargjeve me të cilat e paraqet luftën e fundit jehona e së cilës e riktheu motin: në kërkim të lirisë dhe dinjitetit të shqiptarizmit dhe, duke u thirr në jehonën e së kaluarës me gjuhën e krismës së armëve, ngacmoi gurët, për të hapur shtigje për të ardhmen, deri te qëllimi, që ndër shekuj jemi mësuar ta emërojmë: IDEAL. Duke e krahasuar gjendjen e dhembjes shqiptare dhe fatin e personit – njeriut shqiptar të Sharrit plak, që kërkon shpëtim nga qëndresa e kullave, për të ikur nga koha e masakrës apo e robërisë, takohet dhe shoqërohet me jehonën e festës së madhe: Bashkimi i Atdheut. Përmes figurave të zgjedhura Hamdi Islami e ka përshkruar realitetin shqiptar e në veçanti atë të kohës së ikur të largët dhe të kohës së ikur të afërt, duke e nxjerrë historinë e këtyre anëve në dritë përmes personazhit xha Xhemali, realitet historik, i cili na mëson:

353

- Oh, - tha me vete, Këtu si do rri! Dhe pas disa çastesh I hapi përsëri. Pa, aty, në krah, Portretin e Naimit, Pa dhe Pashko Vasën Mbi ballinë të librit. Pa edhe Migjenin, Gjergj Fishtën, De Radën, Më tej pa Seremben, Spassen, Gavril Darën. Që të gjithë të qeshur Me një gaz në sy Me shikimin tretur Diku në gjithësi. Dhe, e ngriti dorën. Preku në krahëror Si ta kish aty Një lëmsh me dëborë. Dhe kjo borë u shkri Siç shkrihet në pranverë Dritëro Agolli Kur pa dhe një herë. Një e qeshur në buzë I erdhi, sakaq. Balli i shndërriti Zemra iu kënaq.

Page 19: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

352

Një dorë e bardhë i mori I pruri një nga një Prej atje i nxori Dhe në raft i vë. I vë në këtë raft. I vë mu në mes. Që t’i ketë më afër, T’i mbajë nën kujdes. * * * Por, ama, seç ngjau! Një dite të dielë Kur biblioteka Mbyllej si përherë. Ishte kthjellur qielli Lot përmbi male Një tufë rreze dielli Binin në dritare. Libri i Agollit Ardhur nga bodrumi, Sa i hapi sytë Dhe u zgjua nga gjumi, Pa aty, përballë, Një emër me “viç” N’kopertinë të tij Lexoi: Andriq. Dhe se si i erdhi. I mbylli të dy sytë. Një si komb, si nyje, Iu lidh në fyt.

xvii

- Pse asaj kohe shqiptari i Sharrit nuk i iku robërisë ?! Dhe, edhe sot ka mbetur i tillë, edhe në shekullin e njëzetenjë, ashtu siç i ka edhe dhëmbët koha e acarit, koha e robërisë. Gjatë leximit, disa nga poemat dhe poezitë sikur na mësojnë që të kuptojnë se: duhet të veprojmë unik, për ta shëruar kohën, që të mos mbetet i sëmurë edhe shekulli i ri, sepse atëherë do të bëhet edhe më rëndë për botën shqiptare, botë e cila edhe sot e kësaj dite, e shkëputur nga trungu, jeton me plagët e kohës së ikur dhe kohës së sotme me sytë drejtuar kah ajo që i mungon – LIRIA; që të kuptohet diç më shumë dhe të jemi vigjilent duke vënë një paralele në mes të dhëmbëve të barbarit dhe buzëqeshjes se qengjit. Kështu, poeti Hamdi Islami propozon shtigje në emër të kujtesës dhe urave lidhëse, që e detyrojnë njeriun e Sharrit t’i kuptojë dhëmbët e ujkut barbar dhe buzëqeshjen qengjit ta shndërrojë në krismë hute, si gjithmonë kur kullave u kërcënohej rreziku, pra njerëzit e këtyre anëve t’i zgjojë nga agonia e robërisë, duke e ringjallur kujtesën te brezat e rinj që vinë pas dhe që kurrë të mos i harrojnë gurët e shtjellës qëndresë. Dhe, lirshëm mund të themi se me këtë përmbledhje autori është dëshmuar si poet i kultivuar, krijues që di çka do dhe çka duhet thënë për lexuesit e moshës së re, për të kuptuar gjuhën e qëndresës dhe për të luftuar gjuhën e barbarit. Pra, poeti në fjalë mëton të krijojë Kalanë e Kujtesës për njeriun e vogël, atij të cilit u dedikohen poemat. Me përmbledhjen në fjalë Hamdi Islami dëshmon padyshim se është njeri ndër krijuesit më të talentuar të letërsisë, veçmas të asaj për fëmijë, me tematikë dhe motive kombëtare, që krijohet jo vetëm në këtë krah të Sharrit por në mbarë trojet shqiptare ku flitet e krijohet shqip. Këtë ai e arrin në sajë të angazhimit të tij të vazhdueshëm që të shkruajë vjersha me tematikë nga e kaluara e historisë sonë dhe, arrin deri te caku – poezia,

Page 20: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

xviii

që rrallë kush di të krijoi në këtë mënyrë, siç krijon dhe vepron ai. Thënë shkurt, vepra e tij letrare është angazhim i krijuesit që gjithmonë sjelli risi në shkrimet e veta, vepra që do t’i lakmonte çdo krijues në punën e vet. Sepse nuk është vetëm dhunti e natyrës, por edhe angazhim i vazhdueshëm, duke bredhur pas dëshmive dhe ngjarjeve historike. Që të shkruash në këtë mënyrë çfarë shkruan autori i përmbledhjes në shqyrtim, pos intuitës duhet të kesh edhe ndjenjën e shqiptarizmit. Pra, nuk është vetëm dhuntia krijuese, që e bën këtë krijimtari të tillë, por edhe ajo kërkuese e gjurmuese, që të gjesh tema të tilla që, në shikim të parë, duken se nuk janë tema që i takojnë kohës ngase, si tërësi, shqiptarët sikur mendojnë se kaptina e librit: LUFTË PËR LIRI E BASHKIM, është mbyllur dhe ata duhet të mbeten të heshtur dhe në pritje të lirisë, si dhe të jenë paqësorë e të mendojnë për bashkëjetesën në të cilën do të jenë, si gjithmonë shekujve, qytetarë të rendit të dytë në tokën e atdheut që ta ka falur perëndia dhe, në prizëm të këtyre shikimeve poemat dhe poezitë e kësaj natyre për disa nuk duken se janë të nevojshme për të edukuar breza edhe pse janë të nivelit poetik. Nga pena e Hamdi Islamit ato marrin edhe ngjyrime artistike dhe edukative se si duhet të duket një njeri që të këtë emër dhe mbiemër. Njohja e psikologjisë së më të rinjëve nga ana e poetit se: edhe ata i përjetojnë njësoj si të rriturit problemet që i rrethojnë, flasin edhe poemat në vazhdim të kësaj përmbledhjeje, në të cilat Hamdi Islami i ballafaqon me realitetin duke i konkretizuar me të përditshmen. Edhe ata, si të rriturit, i brengos situata, përkatësisht gjendja e krijuar në rrethin shoqëror ku jetojnë në kushte të vështira qoftë si pasojë e luftës apo edhe e krijuar nga faktorë të tjerë, përpiqen të riorganizohen për veprime duke marrë pjesë edhe shpirtërisht. Nga kjo që u tha, Hamdi Islami është i bindur se nuk ka tema që nuk mund të trajtohen në krijimtarinë për fëmijë. Të gjitha janë të kohës dhe për kohën, si për më

351

TREGIMI PËR DY MAÇORRËT

N’bibliotekë të re Aq shumë libra ka Sa kur futesh brenda Ta kënda me i pa. Që nga kohë të vjetra Gjer në ditë të sodit Këtu i kanë sjellur Pak para motmotit. Ka aty romane, Tregime, poezi, Ka dhe tituj drame Për t’rritur e për fëmijë. Nuk shkuan ca ditë Nuk shkoi aq shumë I prunë dhe ca të tjerë Të hedhur në bodrum Nga një dorë e zezë Nga një dorë mizore Që t’bëhej e mirë Në sy të eprorëve. Ishin dhe të çjerrë Të rinj e të vjetër. Kishte disa vjet Atje që ishin tretur.

Page 21: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

350

Mezi që i ndanë Duke u hyrë në mes Në heshtje pastaj ranë Tërë të bërë përshesh! Të grithur, të gërvishtur, O, mo zot më keq! Të ndrydhur e të grisur Të bërë si për dreq. - Çfarë bëni! – tha njeri Përse jeni zënë! Dhe sytë ia qepi Shokut aty, pranë. Si do rroni ju Këtu në një dhomë! Jo, nuk bën kështu Me zënka gjithmonë! Të gjithë ulën kokën S’folën asnjë fjalë. E shikonin tokën. Një s’u bë i gjallë. - Në vend të jeni shembull Se jeni të ditur, Ju na qenkeni hedhur Fytas për t’u ngjitur!

xix

të moshuarit ashtu edhe për më të rinjtë. Dallimi qëndron vetëm në mënyrën e shtruarjes se lëndës dhe të trajtimit të saj sepse krijimtaria për fëmijë duhet të jetë më e drejtpërdrejtë më e hapët dhe më e kuptueshme. Ajo nuk duron figura të errëta që vështirë kapen dhe zbërthehen qofshin ato poema apo poezi më të shkurtra. Andaj, vargjet e Hamdi Islamit kuptohen lehtë dhe pa mundime nga lexuesit. Ato kanë në qendër Historinë Kombëtare, Qëndresën Shqiptare në këto anë dhe në mbarë hapësirën shqiptare por edhe dukuritë negative të shoqërisë si, bie fjala, shërbëtorët e regjimeve, inferioriteti, korrupsioni etj. dukuri këto që i kanë disa individë e, për të cilën gjë turpërohen fëmijët e tyre, ani pse nuk kanë faj dhe nuk mund të ndikojnë asgjë tek ata. Prandaj autori i përmbledhjes mendon se: është e nevojshme që të edukohen dhe të ushqehen me natyrën e patriotizmit jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit, e në veçanti ata që thirren paqësorë. Historia e së kaluarës dhe dukuritë e tilla që trajtohen në poemat dhe poezitë e përmbledhjes janë një medalje me dy pamje: - gjuha e qëndresës si rrugë e vetme e bashkimit dhe - dukuritë, që e dëmtojnë kohën dhe shoqërinë shqiptare. Këto dukuri, ashtu siç e shkatërruan nëpër shekuj botën shqiptare edhe sot veprojnë me të njëjtin avaz dhe, më e keqja është se shumë aktorë dhe regjisorë të së sotmes ndihmohen nga disa individë të kohës, të cilët e dëmtojnë shoqërinë vetëm e vetëm që t’u sjellin, në shikim të parë, përfitime materiale edhe pse të vetëdijshëm se kjo nuk i kënaq pse veprojnë kështu. Në lagjen “Bafqari”, Një derë te një mur. Natë e ditë rri hapur. Sikur s’mbyllet kurrë.

Page 22: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

xx

Pakëz e shtrembërruar, e ndryshkur, e vjetër. Tek tuk rënë boje teneqe e hekur. Por në brendi është e drejtë fare. Do mbetet e re. Do jetë dhe krenare. Me këto vargje fillon poema me titull “ Monografi në vargje për Rafi Halilin “ në të cilën flitet për Ikonën e Kushtrimit të Lirisë në anën e Tetovës. Aty janë kapur momentet më dramatike të këtij heroi, siç e quan autori këtë martir të kësaj ane, i cili u ka mbijetuar torturave më çnjerëzore të burgjeve jugosllave për të dalë i gjallë që andej pas 18 vjetësh. Por edhe më pas, në “liri”, martiri nuk qe më mirë. Nëse s’kishte tortura fizike tani e mundonin ato ekonomike që nuk ishin më pak torturuese. I papunë, vite me radhë e kalon kohën skërkave të vendlindjes “me një dhi e me dy edha” për të mbajtur frymën gjallë, kur të tjerë, për të cilët ishte kalbur burgjeve, shëtisnin me vetura luksoze duke bërë shtatë palë qejfe. Ata nuk ia blejnë as punimet artistike të gdhendura në dru mbase pse janë me motive kombëtare të cilat Rafiu artist i preferon aq shumë. Për vuajtjet por edhe për gjendjen e tij autori ndjen dhembje të madhe. Siç u tha edhe më lartë në poemën dhe poezinë e Hamdi Islamit nuk ka objekt trajtimi që nuk është interesant dhe tërheqës për lexuesit e moshës së re. Dhe nuk ka dukuri apo ngjarje nga realiteti, për të cilën nuk duhet të shkruhet dhe t’u mësohet fëmijëve. Ata duhet të dinë edhe për të kaluarën e largët dhe atë të e afërt, edhe për dëmet që i kanë shkaktuar shoqërisë disa veprime të pamatura të disa individëve, qofshim këto me qellim apo pa qellim, me vetëdije apo pa të. Në këtë vazhdë duhet shikuar edhe poemën “ Monografi në vargje për Rrohimn Nezirin “, poemë kjo

349

- Nisni ju të parët! Ejani, ju presim! Ju i ngritët fjalët! Ju e mbushët thesin! - Jo, po, nisni ju! Se na u krekosët! Sot dhe këtu Kjo punë le të soset! U turrën të dy palët Bam bara ba bam! Në sy ndezën zjarret Xhagajdurë tamam. Ballë për ballë u ndeshën Fytafyt u kapën Me grushte u përleshën U rrahën sa u zdapën. Do mbyteshin për fare Të mos i kish dëgjuar Një fqinj në dritare Që ishte i zgjuar. Alo, telefoni Thirri me të shpejt, Sa më parë vraponi! Se u mbytën krejt! Policia gati Me bam e me bum! U ngrit gjithë pallati Që sa kish rënë në gjumë!

Page 23: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

348

Hajde, ja ku jemi! S’të friksohemi më! Mendjen top e kemi Dhe bëhemi një zë! Dhe grushtet i ngriti Para, u bë gati. Me zë të lart bërtiti Më shumë nga inati. Dhe të tjerët s’pritën Krahët i përveshën Nga vitrina zbritën Gati të përleshen. Edhe ai që foli Në atë gjuhën tjetër Nga dollapi doli Kërceu si një ketër. Shokët e një gjuhe Pas iu vunë Pak përtej, përballë, Pozitat i zunë. Me grushtet përpjetë Me sytë çakërdisur Të zes sikur retë Përleshjen për të nisur. - Hajdeni! – tha, prerë Libri klasës tetë Me krahët e nderë T’i hidhet si shigjetë!

xxi

kushtuar Rrahim Nezirit, një tjetër martir i anës së Tetovës, i cili vite të tëra i kaloi në kazamatet sllave. Edhe në këtë flitet për një të kaluar të afërt se si shqiptari i kësaj ane me qëndresën e tij para stuhive, sllavëve u tha: Ndal, se kjo tokë më takon mua, se unë këtu jam me diell e me hënë. Duke përshkruar qëndresën e njeriut shqiptar që u bëri për shumë kohë rrebesheve të shumta të barbarëve sllavë, poeti tregon plagët e shekujve në trupat e atyre që u bënë gurë shtjelle, edhe pse të shkatërruar fizikisht, më në fund arritën t’i thonë armikut se: kurrë nuk do të arrini të na e vdisni idealin. ...Po më shumë të ndalet syri atje sipër Andej ku vargmalet hapen si një libër Si libër i vjetër, libër i pafund Pa kapakë e letër. Që shtrihet gjithkund... Janë ndër vargjet e para të kësaj poeme. Hamdi Islamit i dhimbset heroi i poemës dhe gjendja në të cilën ka rënë ai por edhe popullata shqiptare – Shqipëria, kjo shtjellë, aty ku dikur ka lulëzuar kultura shqiptare, aty ku janë krijuar veprat më të shquara, aty ku kanë lindur trimat dhe bëmat e tyre për kombin si dhe penat e shenjta të letërsisë shqipe, aty ku qytetërimi lulëzoi nëpër shekuj, por tani nuk ka mbet as torishtë, po vend i shkretë nën thundrën e armikut, ku shumë herë në ditë hyjnë e masakrojnë barbarët sllavë. A nuk na mëson edhe poema kushtuar ish nxënësit të poetit Visar Sinani, i cili ra heroikisht më 7 Nëntor 2007 në Brodec të Tetovës? Si do të kuptohej ndryshe poema “ Homazh për Visar Sinanin”? Edhe në vargjet i këtij poemthi përshkruhet qëndresa shqiptare dhe gjuha barbare sllave, mjerimi i pushtetarëve me gjuhë të fabulës, ku edhe natyra e

Page 24: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

xxii

vargut ia kalon skenës së përgatitur nga regjisorët të cilët duan të demonstrojnë forcë e të mbjellin frikë mes shqiptarëve: “ Dhe erdhën ata, si gjarpërinj, si korba. Atë natë nëntori t’ju rrethojnë në male Nën thundrat e rënda rënkoi dhe toka Dhe druri dhe guri dhe lumi në zalle “ Veprimtaria letrare e Hamdi Islamit trajton tema të historisë së ikur dhe historisë së sotme, të ndryshme, ku poemat dhe pozitë marrin natyrën e së vështirës, përkatësisht qëndresës së pjesës më të madhe të popullatës shqiptare, të kohës sonë dhe të kohës së ikur, të largët e të afërt, jo vetëm kur ka jetuar vetë rrëfimtari si kryepersonazh i poemave për fëmijë, i cili kërkon që të kuptohet për kohën e motit. Hamdi Islami këtë temë e ka trajtuar me një stil të veçantë pothuaj në të gjitha poemat dhe poezitë e tij. Ai e ndien thellë gjendjen e rëndë të popullatës së varfër me plagë të hapura që lufton kundër robërisë, si dëshmitar dhe si përjetues. Në të njëjtën kohë poema dhe poezia e Hamdi Islamit flet mjaft se: poetët janë ata që e ndjejnë në shpirt gjendjen e njerëzve për të cilët shkruajnë. Shkaqet që kanë sjellë gjer te robëria dhe varfëria e shtresave të shoqërisë shqiptare janë të shumta dhe të llojllojshme dhe këto shkaqe i gjejmë në të gjitha poemat dhe poezitë e kësaj përmbledhjeje. Shpresa e poetit për një ardhmëri ndryshe nuk humbet, si në kuptimin e bashkimit po ashtu edhe në kuptim të rikthimit, edhe pse djelmoshat dhe vashat e shqiptarisë së shkolluar, i pastrojnë rrugët, dritaret, sallonet, trotuaret e Evropës, duke kërkuar bukë, të cilën ndoshta do të mund ta gjenin edhe në vendlindjen e tyre, në Shqipëri. Ndoshta do të mund ta gjenin, por kushedi se si dhe në çfarë kushtesh, kur jeta e prindërve tanë ka ndryshuar mjaft, kur mërgimi na dënon të mbetemi pa emër ngase ëndrra, të jetojmë si të tjerët në

347

- Shiko, shiko, ky! Ditka dhe t’lavdërohet! Ditka të kërcënohet! Në vend të turpërohet! Eh, more zotni! Ç’na qenke tërbuar! Ti ke qenë i zi Dhe në të kaluar. - Nuk jam unë i zi! Po jam krejt i bardhë! Mosni, se ju vij Të gjithëve me radhë, Ju jap nga një shpullë Aty, mu në ballë! E ta mbani mend Sa të jeni gjallë! Dhe e shtrini dorën E ngriti dhe e tundi Sytë iu sollën Si të një majmuni. U shukuan librat, U panë sy më sy Heshtën për një çast Dhe gojës i vunë dry. - Po hajde, të shohim! Tha i klasës tetë Duke i lëvizur Nga brenda disa fletë.

Page 25: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

346

Dhe them që të flisni Këtu, si gjithmonë, E t’ju marrim vesh Dhe ne në gjuhën tonë! - Si the? Si the? Thuaje dhe një herë! Tha libri klasës tetë Me një zë të prerë. Aq më bën mua Që ti nuk kupton! Përse s’je mundua Ta mësosh gjuhën tonë? Shih të gjithë si rrijmë Bashkë në librari? A s’duhet t’i dijmë Gjuhët ne të dy? Unë gjuhën tënde E ti gjuhën time Kështu s’do të kishim Ne aq shumë fërkime! - S’dua ta dëgjoj, Fare gjuhën tuaj! As ta zë në gojë Se më bën të vuaj! Pastaj, unë jam sipër! Ju jeni përfundi! Shikoni ku kam hipur! Ju vij e ju shkundi!

xxiii

trojet e Evropës, sikur na ka verbuar. Derisa dikush fëmijës i blen biçikletë ose lodra të ndryshme, shqiptari në vendlindje, i lodhur nga robëria, lufton për kafshatën e gojës dhe ëndërron lirinë e humbur. Megjithatë jeta duhet të jetohet e të presim ardhmërinë, kjo është kryesorja pë autorin. Dashurinë e pakufishme për nipin që e ka larg ai e shfaq në poemat dhe poezitë si cikël i veçantë kushtuar atij, “Poemë për nipin tim Albijonin”. Për herë të parë i erdhi nipi… Nga avioni e pa kur zbriti. Që nga larg i përshëndeti. Ata vinin nga kurbeti. Bir e nip në krahë iu hodhën Gjyshit lotët çurkë i rodhën. Iu mbushën sytë plot. Pse ky gjyshi ka shumë lot? dhe: Erdhi prapë kjo ditë e fundit! Sa shpejt kaluan, oh, sa shpejt! Gaz e lotë në sytë e pëllumbit Gjyshin e këpusin krejt. Duke shkruar për tema të tilla na duket se Hamdi Islami ia tejkalon dhimbjes jetike në kuptimin figurativ, ngase me trajtimin e temave në fjalë, mishërohet me njerëzit që i ka larg, por është krenar, krenar për bujarinë dhe krenarinë e tyre, që të mbetën ata që janë. Edhe pse valët e jetës i kanë sjellë e përplasur nëpër furtuna të shumta, ata nuk dorëzohen lehtë, nuk i nënshtrohen robërisë, mjerimit dhe migrimit, por, e luftojnë atë me gjithë qenien e vet pa u përkulur asnjëherë ndaj vështirësive që u dalin në rrugën e ecjes përpara.

Page 26: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

xxiv

“Ishte ditë pranvere, Një pasdite vonë, Porsi një koshere Vlonte një shkollë e jonë. “ Janë radhët e para të një poeme tjetër. Dukuritë negative luftohen me invencion të lakmueshëm në poemat dhe poezitë e vëllimit në fjalë. Autori e di si t’ua thotë lexuesve të moshës së re dhe atyre të mëdhenjve, se: pse nuk duhet të ndjekin rrugën që çon kah e mbrapshta, siç është bie fjala, migrimi dhe dukuritë e tjera që e ngulfatin shqiptarin. Këtu poeti Hamdi Islami, na mëson se duke mos e luftuar këtë dukuri e pëson edhe historia dhe kujtesa, si dhe njeriu i cili sakrifikoi jetën e tij për t’u bërë ballë shukujve nën këmbën e barbarëve. Në këtë libër ka edhe poema dhe poezi që meritojnë të veçohen, ndoshta më shumë për faktin se bëhet fjalë jo vetëm për fatin e atdheut dhe qëndresës, por, dhe për kulturën tonë, si dhe për vlerat e saja artistike, si libri, biblioteka, shkolla, pra, për fatin e mbarë botës shqiptare, që me pa durim presin liria të jehojë kudo: “Në vitrinë të xhamtë Te një librari Sapo kishin ardhur Librat për fëmijë.” Janë rreshtat e parë të poemës “Zënka në vitrinë”që e drejtojnë lexuesin drejt një bote shumë të kapshme për të e cila me fabulën e saj i kushtohet lirisë, fjalës dhe mendimit për të luftuar injorancën dhe egon intelektuale mes shqiptareve që kërkojnë bashkimin e munguar mbarë botës shqiptare, liri që u fal mes nesh nga njerëzit e qiellit - në tokën tonë – dëshmorëve, atdhetarëve dhe martirëve, siç e karakterizon tërësia e poemës “Djem të Sharrit, djemtë azganë, e bënë luftën si luanë“.

345

Që ai ta merr Fjalën përsëri. Por, s’u dëgjua. Nuk u bë i gjallë. Si duket u friksua Fjalën prapë ta marrë. Pritën edhe ca Pritën të vazhdojë Por ai prapë Farë s’hapi gojë. - E pashë unë kush ishte! Tha libri klasës tetë, Ai atje në qoshe Që ka në kokë kasketë. Të gjithë e shikuan Aty, në gjysmëterr, Sytë ia drejtuan Fjalën mos e merr. Si duket, s’kuptonte Ata çfarë i thonin Dhe mendja ia thonte Se po e qortonin. Libri klasës gjashtë I foli në gjuhë të tij Atë që tha më parë Ta thotë përsëri. - Thashë mos bërtitni Këtu dhe aq shumë! Kaloi mesnata Ju na latë pa gjumë!

Page 27: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

344

* * * Dhe një kahje tjetër Zënka tash do merr Sepse nga dollapi Një zë tjetër del: - Çfarë keni mor të shkretë! Ç’keni që bërtitni! Sikur njeri tjetrin Doni ta gëlltitni! Si tepër po krekoseni Po lavdëroheni shumë! Amani, more, mosni, Se na latë pa gjumë! Tha ai dhe heshti. S’e bëri të gjatë. Që të gjithë e panë Që ish tërë inat. Foli në gjuhë të huaj Po që e kuptuan Prandaj që të gjithë Sytë ia gozhduan. - Kush je, more, ti! Tha libri klasës gjashtë, Me një zë bori Të zvargur e të thatë. S’të dëgjuam mirë! Si the? Si the? Nxjerre pakëz kokën Të të shohim kush je! Dhe pritën që të gjithë Bërë veshë e sy

xxv

Hamdi Islamit nuk i mungojnë edhe poemat dhe poezitë që i kushtohen njeriut e në veçanti fëmijëve që hapërojn t’i mësojnë shkronjat e para të jetës. Jo rastësisht për këtë poet lirshëm mund të themi se është si fenomen në vete. Edhe në moshën e shtyrë shkruan poema dhe poezi, vepron dhe gjurmon elemente dhe të dhëna për ndriçimin e se kaluarës në lëmin e historisë, për të ndriçuar shumë aspekte të zhvillimit të këtij populli. Ndaj, do t’i mbetet besnik vargut, ashtu siç shkruan në vargjet e poemës “Djemtë të Sharrit, djemtë azgan e bënë luftën si luan“, ku fjalët e xha Xhemalit në moshë të tretë, që nga një poemë e mëparshme, rikujtojnë qëndresën – kujtesën, për të mos u harruar historia popullatës së Sharrit e më gjerë: “Isha i vogël unë atëherë Kur m’tregonte histori Iku koha si një herë Tani jam në moshë të tij. “ Së fundi do të mjaftonin vargjet e poemës në fjalë për të kuptuar një poemë apo një poezi si kjo e shkruar me ngrohtësi, e ndjerë thellë në shpirt dhe e thurur bukur, ashtu siç di të shkruaj vetëm autori i përmbledhjes “Djemtë të Sharrit, Djemtë azganë, e bënë luftën si luanë“ poeti Hamdi Islami të cilit e vetmja dëshirë pas Kalasë së Qëndresës i mbetët dëshira për ndërtimin e Kalasë së Kujtesës – të mos e harrojmë të kaluarën që edhe sot na jep jetë shqip. Rami KAMBERI

Page 28: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

343

Dhe do zgjaste zënka N’vitrinë edhe më Po mos e dëgjonin Aty poshtë një zë. Një zë pak të lartë Një zë si bori Të gjithë kthyen kokën T’shikonin aty. Sakaq, në vitrinë Heshtje e madhe ra Abetare flutur Ngriti dorën, tha: - Desha unë të them Vetëm dhe një gjë! Kështu, para meje, Të mos flisni më! Sepse fletët tuaja Do të ishin bosh Po t’mos isha unë Nën ju, këtu, poshtë.

Page 29: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

342

Jam i klasës gjashtë Unë, o kokëtul! Mos u bëj i trashë Aq shumë mos u mburr! - Je, vërtet, më i madhi Prej atyre poshtë Por, si duket, kokën E ke fare bosh! Po si mund të flasësh Kur unë jam këtu! Dhe, në do të matesh, S’më vjen gjer në gju! Ata që më mësojnë Të klasës shtatë janë! Dhe, në do ta dish, Trembëdhjetë vjet i kanë! Libri i klasës tetë Që s’kishte folur fare Hapi dy tri fletë Dhe tha si me zamare: - Mjaftni më dhe ju! Me gjithë këto lavdrime! Më duket sikur s’keni Mend as dy thërrime! Nësë duhet të mburrem Unë këtu jam! Sepse përmbi mua Asnjë tjetër s’kam!

3

- PJESA E PARË -

Page 30: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

341

Shiko gjithë këto fletë Në trup që i kam! Dhe, sa ju të tretë Unë vetëm jam! - Pa rri, dhe ti, rri! Mos u mburr aq shumë Se nga të gjithë ju Më i madh jam unë! Pastaj që të gjithë Jeni për klasë të ulëta! Jeni si ato pemë Që bëjnë shumë pak fruta! Jam i klasës pestë, Unë, ç’më pandehni! Nuk mund të më mbërrini Kaq dhëmbin ta nxjerrni! - Shiko, shiko, ky, Sa shumë po lavdërrohet! Nga rrahja e gjoksit Sikur do rrëzohet! Ule, ule zërin, O ti, mburracak! Nuk je më i madh Prej meje aspak! Më shiko ti mua Pranë që më ke E pastaj do shohësh Sa i vocërr je!

Page 31: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

340

- Ke gjë të më thuash? Ç’më shikon ashtu! Zgjatu sa të duash, S’më vjen gjer këtu! Unë jam e mbushur plot Me vjersha e tregime! Sa ti s’mund t’i shohësh As në ëndërrime! I dha aq shumë zërit Me një të bërtitur Sa të gjithë të tjerët Veshët i kanë ngritur. - Kujt i lavdërohesh, Ashtu, o i shkretë! Tha me zë të lartë Libri i klasës tretë. Si guxon të flasësh Kështu para meje Kur unë më i madh Jam një vit prej teje! S’duroi pa folur Libri i klasës katër Sepse këto mburrje I mbetën në hatër: - Je më i madh prej tij Vërtet, s’kam ç’të them, Por, mua, ama, ti Askund nuk më vjen!

5

KANTATA PËR SHARRIN

(Me rastin e Takimit për bashkim Kombëtar: Tetova 1 dhe Tetova 2, 1992) Nuk di nga të kthehem e të shikoj. Nuk di nga të kthehem e të dëgjoj. Cilit shkëmb t’i afrohem, cilit kep. Te cili shpat të ndalem, te cili thep. Këtu midis malesh, sikur midis zjarresh. Nga kjo maje, e një pllaje, pak matanë, Duket Pellgu i Tetovës tej e mbanë. Dhe Bardhari si damari mbi kraharor Rrjedh e rrjedh vjen përreth si kurorë. Andej malet rreth e qark, larg e larg Krahë për krahë si në valle kapur varg. Ngado që kthehem pak të prehem më vijnë zëra E më djeg si t’më pjek diçka përbrënda. Tek hedh bujku brenë e farë nëpër arë Lë parmendë edhe rend mbi ugar. Se nga gryka vijnë ata me krra krra! Sokëllin në qiell ai: o burra përmbi ta! Dhe i merr valë e lumit nëpër shtjellë Shallvaretë nga kanë ardhur për t’i shpjerrë. Po në gryka porsi pyka, gjarpërinj, Me shu shu nën gjuhë, kokëzinj. Seç i mbiu nga veriu e keqe pjellë Një si llavë uluritësish në një shpellë.

Page 32: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

6

Nga Derë e Vendit, si prej helmit, te Mali Thatë, Vinin troqe për ta sjellur të zezën natë. Që nga lindja, në horizont, një perde e zezë, I vesh lisat, ahet, pishat me krahnezë. Po andej, nga ajo gryka e Kaçanikut, Vijnë tamtamet si në kudhër të çelikut. Tutje grykës së Radikës, si nga fundi dheut Vijnë alarmet dhe britmat e Skënderbeut: “Qenkan mbushun bjeshkët me borë Qenkan mbushun bjeshkët me borë, Qenka mbushun shpati plot o Plot o me malësorë. Qenkan vesh e mbathun Gjith- o, gati me armë në dorë…” Dhe ky zë i thellë, ky bas madhështor Përtej se njëzet shekuj, në të madhin kor, Vjen si oshëtimë, si vringllimë e shpatës Që t’i del në pritë, përballë t’i del natës Nga Grykë e Moraçës, Kotorr e Ulqin, Kala e Tivarit dhe vend i quajtun Kufin Vijnë si valë deti Altot e Teutës Baritonë të Agronit nga honi i lahutës Tenorë të Janinës, të Prizrenit tenorë Që nga Manastiri gjer atje në Vlorë! Andej nga Presheva dhe malet e Drenicës Vijnë dhe sopranot e Shote Azem Galicës… Me cilin zë ta nisë sot këtë Kantatë? Me një furtunë, uragan a me një shtërngatë! Te cili gjëmim ta ngre dorën më shumë! Dhe t’i japë gjak, o, gjak sa një lumë! Nga ta drejtoj gishtin, te cila grykë më parë T’i tregoj galopët që vijnë me të ngarë! Ku ta çoj grushtin lart gjer në qiell E t’i hap krahët për të madhin diell!

339

Sapo erdhi mbrëmja E s’mbeti më njeri Dhe kur libërshitësi I mbylli në dry, Ja dhanë me poterë, Ja dhanë me plot zhurmë, Sa vitrinë e mjerë U hidhërua shumë. Libri i vitit dytë I pari mori fjalën Pasi me dy sytë E hëngri abetaren: - E, moj, - tha ai, Duke e prek’ me fletë, - Ç’ma ke ngritur kokën Sikur do prekësh retë! E pa Abetarja Pakëz e frikësuar Por, ama, s’i foli Fqinjit të hutuar. E shikoi në sy E shikoi në ballë Dhe tha vetë me vete: Çfarë të ketë, ky, vallë? - Ty po të them! Briti ai prapë Dhe deshi pak me fletë Për krahësh ta kapë.

Page 33: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

338

ZËNKA NË NJË VITRINË

Në vitrinë të xhamtë Te një librari Sapo kishin ardhur Librat për fëmijë. Bukur ishin vënë Ashtu rend – rend Secili prej tyre Kishte zënë një vend. Mu aty përpara Ishte Abetarja. E pastër, e bukur, Tamam si një flutur. Të tjerët pastaj Përmbi kokë të saj Të mbushur me fletë Gjer në klasë të tetë Dhe sikur shikonin Fëmijët i ftonin U bënin me sy Të ndalen pak aty. Dhe, vërtet, nuk pati Fëmijë që s’u ndal Ndonjë gishtin zgjati Me zemrën bërë mal. Por, sa mirë do ishte Të mos vinte nata Se në atë si lulishte Do të nisë shamata.

7

Ngado që ta nisë, ngado që ta ngre, Zëri do shpërthejë gjer lart në re! Tutje horizontit në sfond do të shkruhet Ajo fjalë e madhe, e madhe sa s’thuhet: B a s h k i m do të buçasin aq shumë baritonët Sa në këmbë do ngrihen që të gjithë Agronët! B a s h k i m edhe altot e princezë Teutës Si zërat që dalin nga honi i hutës. B a s h k i m do të dalë nga thellësi e dheut Porsa ta thonë basët e Skënderbeut! Tenorët e Janinës te shkallët e Kalasë, Kur ta ngrejnë zërin qielli do të plasë! Dhe ata t’Prizrenit atje në Therandë Do të vijnë prej bjeshkëve ashtu rëndë-rëndë. Po edhe sopranot n’Drenushë e Kaçanik Tutje faqe malesh do vijnë gjithë epikë! Do vijnë këta zëra, po vijnë gjithë gjëmim, Tutje rrafshnaltave si era kur fryn! Për t’u dhënë jetë, blerim t’u japin lisave, Gurrave bollëk, bardhësi plisave. Do të vijnë këta zëra, do të vijnë patjetër Sepse s’kemi pasur as s’kemi rrugë tjetër! Në sytë e vocrrakëve dhe te kjo rini Mu në ballë u shkruan e shtrenjta dëshirë: L I R I ! Në rrudhat e pleqëve, baballarëve tanë Që shekujt i mbajtën dhe amanet na i lanë.

Page 34: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

8

Rradhituni këtu, ju zëra madhështorë! Ju alto, soprano, baritonë, tenorë! Violina, viola, çelo, basistë! Trombonë, borizanë, tuba, kornistë! E dëgjoni si vjen tutje me alarm? Bam barababam, bam! Daulle, timpanë, bini pa pushim! Në një kreshendo me tërë atë gjëmim! Ju zëra të thellë me qefinët rreth koke, Ortiqe malesh dhe bardhësi toke! Ju qeleshe me maje, takije të rrafshta, Xhoke, mitanë, fustanelle të lashta! Kapuni mbi supet e malit gjerdanë Aty ku hap krahët dykrenëshja Nanë! Aty t’ i ngulim sytë, aty, për të kënduar: “Rreth flamurit të përbashkuar…!” Janar, 1992.

337

Sa më ranë e sa më shanë! Sa herë deshën të më hanë! Sa herë më plasën në bodrum, Të më venin aty në gjumë. Sa herë m’u hodhën të më djegin! Të më zhduknin me gjithe djepin! Po s’u dhashë që s’u dhashë dot As atëherë as dhe sot! Ja ku jam, unë, përsëri! Si feniksi i bërë hi! Dhe më i fortë, dhe më i zjarrtë! Me shpirtin dhe kokën lart! Ishte libri i letërsisë Që deshi të gjithë t’i nxisë Të mos ulen, të mos dorzohen Po të duhet, dhe të flijohen... Kështu zgjati shumë biseda Sa të të këputet zemra. Gjer sa erdhën e i morën Që të gjitha në shpinë i hodhën. Korrik, 1985.

Page 35: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

336

Eh, se ç’heq unë në klasë! Zemra sa herë më ka plasë! Po të nis e të tregoj Kam frikë do t’ju lëndoj. - Fol, i thanë të gjithë sytë Që shikonin si të mpitë, - Fol, duam të dëgjojmë! Për çdo gjë të mësojmë. ... – Që kur doli i pari im, Ishte një kohë plot trishtim. N’katër anët i rrinin sorrat, Korbat, gjarpinjtë, krimbat, morrat! Deshën ta shkyejnë, t’ia nxjerrin sytë Që të mos përhapte dritë Se kjo dritë i verbonte. I dyti pastaj më tej do shkonte. Eci tutje dorë më dorë Në fusha e male me dëborë. Dorë më dorë e gji më gji Eci dhe s’u ndal ai. Pastaj i dolën dhe më të zinj: Çakenj, dhelpra, ujq, arinj. Po në rrugë s’e ndalën dot. Kot e kishin, të gjithë, kot! Dhe erdha unë nga rrënjë e tij Që isha thellë diku në gji Në një kohë kur dhelparakët Kishin dhëmbët e përgjakët.

9

JU, BIJTË E NËNAVE

Dua të takohem me Ju BIJTË E NËNAVE, Dhe të bie në gju Nën gjëmimin e të shtënave. Mbi faqen e malit Të shikoj pastaj Si jeni bërë një me të Tek ecni grykave e brigjeve të tij Me zjarr në gji Drejt diellit atje në majë. Dhe të mendoj Cili cilin keni marrë mbi supe Ju malin apo mali Juve Tek ecni tutje. Sa larg jeni Po sa afër më keni Dhe vij unë pas jush Tek ngjiteni shtigjeve Tek vini buzët burimeve Me zemrën prush, Për të parë , Ç’njerëz jeni Ju Që keni dalë maleve Me barrën e rëndë të halleve Për të shkelur gërxheve e shkrepave Ndanë xhadeve Kur të tjerët shkelin gazin e veturave Dhe fluturojnë, fluturojnë, Mbi krahët e qejfeve e të qenefeve.

Page 36: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

10

Dhe tek i shikoni, Mbase thoni: Eshtë populli që duhet të jetojë Eshtë çifti që duhet të gëzojë Eshtë rini e duhet të dashurojë, Kur Ju, Keni lënë të dashurat diku larg Më larg se te një prag Me zemrën e shpirtin gjak. Unë jam pranë jush Të dashurit e mi Atje ku si qiparisa Qëndroni ndanë lisave Që mbi shkurret degët hapin Dhe mbi ferrat majat zgjasin Për t’i bërë hije Bukës që keni shtruar mbi gjethe Për të ngrënë Drekën e darkën menjëherë Se s’dihet Ku do t’ju gdhijë dita e nesërme. Atje më keni, të dashurit e mi, Se kam ardhur t’ju shoh Ç’njerëz jeni Ju Kur në një motel a vikend shtëpizë Në sallonet e mëdha, Ngrihen gotat e dollisë Dhe shikimet ngulen në sekse Si pirunjtë në thelë të kofshëve Plot erë fërgese. Dhe mbase thoni, Janë njerëz e duhet të hanë. Që kokën e tyre të hanë. Atje më keni mua Se unë zgjas dorën Për të marrë nga ajo bukë e juaj

335

Ndaj dhe mua më kanë grisur Dhe gati sa s’jam ndryshkur Pa u hapur, pa u kënduar, Në kraharorin tim të shpuar... Që të gjithë e varën kokën Duke shikuar dhimbshëm tokën. Sa ka parë kjo, sa ka parë, Sikur thonin me të qarë. Më tej libri i gjeografisë Hapi fletën dhe ia nisë: - Ka më keq, më keq se kjo, Në këtë vend e në këtë kohë. S’e dini ju si e ndjej veten Kur m’ botojnë mua të shkretën. Toponimet m’i deformojnë Gjuhën shqipe e sakatojnë! Ju këtë s’e keni parë Të të hapet brenda varrë! Të vënë emra në gjuhë tjetër Duhet të bëhesh i fortë si hekur! -Vërtet, motër, e kemi vështirë Të jetojmë në këtë mynxyrë. Kur çakenjtë nga çdo anë Më të këqinj se ujqit janë. Edhe mua më kanë cunguar Më kanë prerë e sakatuar! S’më kanë vënë asnjë shkrimtar Me veprën që ka zjarr.

Page 37: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

334

Asnjë melodi kombëtare. Sa dhe shkronjat tjetërfare. Në ballë emra me ov e ski Ç’janë ata as unë s’e di. I thonë vetes kompozitor! Po s’janë tjetër veç të gjorë. Një fashist e një shoven Askund shokun s’ua gjen. Më rëndë e ka arsimtari Kur për këngë i ndizet zjarri. Fshehtas e merr nga libër tjetër Një këngë të bukur, këngë të vjetër: “Dalëngadalë po vjen behari, Dalëngadalë, po na vjen. Nëpër fusha rritet bari, Dalëngadalë, po na vjen...” Dhe këndohet me aq dëshirë Kjo këngë e bukur, kjo këngë e mirë. Sikur të ngre lart në qiell Ta kujtosh të madhin diell... Dhe përhapet zëri i saj Nëpër shkollë, skaj më skaj. Hyn e prek në çdo zemër Nga maja e kokës gjer në themër. Unë rri si i vrarë Dhe në shpirt më vjen një zjarr Pse s’e kam atë këngë në gji Do të më donte çdo fëmijë...

11

Që është aq e shijshme E t’u vë ngapak vargjeve Të bëhen t’tyndyrshme. Dhe unë zgjas dorën Për të prekur grykën e naganteve tuaja Bombat që keni në brez Gati për t’i ndez, E t’u vë ngapak fortësi Ngapak barot, Po ju nuk më shihni, të dashurit e mi. Ju nuk më shihni As kur afroj buzët te balli i juaj Për të puthur bulëzat e djersës suaj E t’i vë si presje mes vargjesh Sikur midis plagësh Që erë e tyre t’u vijë Siç i vjen një luleje në saksi. Ju nuk më shihni As kur vë kokën pranë kokës suaj Tek shikoni yjet në të dalë Me aq mallë, Dhe ëndërroni këtu t’i zbritni, Dhe pastaj, Ah, pastaj, Me ëndje të vdisni. Dhe unë dua të dij, Ç’njerëz jeni Ju që botën morët në sy T’ia ç’kyçni derën e kyçur në 100 dry Kur ajo as që donte të dijë Për gjithë atë padrejtësi. Unë eci me ju, të dashurit e mi, Me sytë e veshët bigë Dhe me një si frikë Të shikoj, E të dëgjoj,

Page 38: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

12

Se nga cila anë do të dilni Pas cilit breg do të shtini Drejt hienave blu, Me çizmet gjer në gju, Tek shkelin me patkonj këtë tokë Për ta bërë trokë. Dhe unë i ndjej si më shtypin ata Thellë thellë me dhembje të mëdha Tërë gjëmë e tërë gjëmim, Në kraharorin tim. Dhe pres unë, të dashurit e mi, Që Çizmja t’ia mbathë Andej nga ka ardh’ E t’i lejë patkonjtë në baltë Siç i lanë të parët E tij më të egër, më të zinj, Dikur në Drini… Unë pres Me sytë e veshët gapër Të shoh ndonjë gjarpër Në mes të rrugës si do të mblidhet Bisht e kokë si do të përdridhet Për të mos u zgjatur më kurrë Të kafshojë nën gur…

333

Ishte libri i historisë. I përlyer, i bërë pis. Vende vende krejt i grisur Me të mbaruar e me të nisur! - Nuk ankohem nga Mentori! Nuk ka faj ai i gjori. Faji është te të tjerët Bile shumë e shumë më herët! Kur më shkruan nuk pyetën fare A duhet të kem diçka kombëtare Nga e kaluara ime e lashtë Që është e pastër, që është e lartë. Dhe kur më mban, e rëndoj, Shpinën sikur ia lëndoj. Le që fare nuk më hap T’më lexojë sado pak. Ka të drejtë që bën kështu. Jam një libër gjer në gju! Ata që m’shkruan nuk janë tjetër Kokë e këmbë çakenj të vjetër! Foli libri i muzikës I çliruar pak prej frikës: - Ashtu është, motër e ime. Ke të drejtë për këto ankime. Askush s’është shkelur më shumë se unë! Të dy këmbët në fyt m’i vunë. Kur më shkruan e kur më bënë Gjysmake më kanë lënë As te unë s’ka gjë për fare Asnjë temë a këngë shqiptare.

Page 39: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

332

Kështu do të zgjatnin Ankesat me radhë Sikur do të bëhej Një gjykim i madh. Vetëm katër, pesë, Fare s’u ankuan. U vinte për të qesh’ Për krejt çka dëgjuan. Tjerat gjithë sa ishin Hapën gojë e bark Kokë më kokë tek rrinin Aty rreth e qark. Dhe nuk kishin parë Që nga barku i tyre Librat kishin dalë Me britma e thirrje: - Heshtni ju, mos bëni zë! Ato që thoni nuk janë gjë! Po të keni pak durim Mund të gjeni dhe shpëtim. Janë fëmijë, e, përmirësohen! Për të gjitha do pendohen! Me të rriturit ç’të bëjmë ne! Që dorës s’i vënë fre! Kur na shkruajnë e na shtypin Sikur na e zënë fytin! S’kanë kulturë as edukatë Në tërë jetën e tyre të gjatë!

13

Atje kam dalë, të dashurit e mi, Në maje të Kubesë,1 Te ai shkëmbi ju pres, Se e di që ju do vini Dhe në mes nesh të mbini. Po unë them që, më parë, Të futeni si një zjarr, Me një rafal, N’kafenetë e mbushura plot Që asgjë s’i nxjerr dot As edhe sot. Dhe në zyrat e “arsimtarëve” Të ndihen oshëtimat e rafalëve Tek hanë petulla me marmeladë Në pushimin e stërgjatë Tek pinë çaj e thithin duhan Dhe rrahin ujë në havan Për çdo gjë në këtë jetë Si duhet të jetë. Dhe për ju kur shtrembërojnë buzët Si derri n’pleh kur i fut hundët. Atje kam dalë, të dashurit e mi, Mes dy malesh me dëborë Ku mbeti malësori vetullhollë Atje ku trim Sadudini Priti që Ju të vini, Nëpër erë, furtunë të ftohtë, Po me shpirt e zemrën e ngrohtë.

1 Maje më e lartë në veri-perëndim të Tetovës

Page 40: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

14

Atje kam dalë, të dashurit e mi, Te ai shkrepi fshehur rri, Me të mendjes sy, Dhe shikoj si bishat sllave Janë turrur si gjarpinj llave Drejt drenushave këmbëlehta Sypatrembura e mendjemprehta Tek ecin me bukë në duar Atje për t’i dërguar Në Drenushë ku derdhet gjaku Me dhëmbë e thonj ku mbrohet pragu. Por jeni Ju, të dashurit e mi Me thumbin që mbani në sy Gati për t’i bërë hi. Dhe ata e mbledhin bishtin Para se ta luajnë gishtin Strukur thellë në helmetë Si ariu i plagosur Kur pëllet. Atje kam dalë, të dashurit e mi, I tëri me shpresë në gji, Dhe pres që ju të vini Tufë-tufë, si lule blini, Malit borën t’ia shkrini, E të marrë frymë njëherë Siç marrin dhe malet e tjerë. Me dy krahët t’ju kap pastaj, Përmbi qafë t’ju vë, t’ju mbaj, E të eci, të eci në paskaj… Atje më keni Ju, Bij Nënash Sa herë dëgjoj rafal të shtënash. Atje, te maja e Kubesë, Atje kam dalë dhe ju pres… Mars, 1998.

331

Pastaj, në çdo vend, Më ngjet dhe posterë, Ashtu, rend rend. Më bën helm e vrer. Tha e Nuredinit Gati me të qarë Në kulm të hidhërimit Hundë e buzëvarë. - Jo, jo, asgjë s’janë! Këto që thoni ju, Unë një dhimbje e kam Ja, mu këtu! Eh, e mjera unë! Ç’t’ju them, ç’t’ju them! M’torturon aq shumë Sa m’bie dhe me shqelm! Nuk e duroj më! Nuk e duroj dot! S’ka ditë që s’me lë Të mos qaj me lot. Ndaj, do të ik, do t’i marr malet! Si t’më ketë armik, Këmbë e tij nuk ndalet! Tha e Hajredinit Plot me pezmatim Në pikën e vlimit Që të gjejë shpëtim.

Page 41: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

330

Sa herë kthejmë nga shkolla Dhe vijmë në shtëpi Më hedh prej te porta Dhe fare s’do t’ia dijë! - Kurrgjë s’është, kurrgjë, Ajo që ti thua Të dish ç’më ka bë’ Dashi një ditë mua! Nuk donte të më mbajë As edhe në shpinë! Nisi dhe të qajë Gjithë me psherëtimë! Tërë rrugës sa shkuam Më ka hoqur zvarrë , Eh, të dini ju, Tërë ditën kam qarë! Tha ajo e Kimit Gjithë me psherëtima Dhe nga ngashërimi Sa s’i zihej fryma. - Ka edhe më keq, Nga këto që thoni Të dini ju se ç’heq Unë nga Meritoni! Shtrembër më shikon Kur duhet të më mbajë Dhëmbët i kërcëllon Sikur don t’më hajë!

15

JU ERDHËT, BIJTË E NËNAVE

1. Ju erdhët, Bijtë e Nënave, Me gjëmimin e të shtënave. Erdhët se ne ju prisnim Që shtegtimin me Ju Dhe këndej ta nisnim. Andej, nga Qafa e Kubesë, Erdhët, Si shkreptimat e rrufesë. Erdhët, të dashurit e mi, Ju malit i kishit hyrë në gji. Kokën e kishit vënë, Për ta lënë, Për parzmë të tij. Si feniksi kur bëhet hi. 2. E kush mund ta përshkruajë Gjëmimin e armës suaj? As tamtamet e Bethovenit, As fanfaret e Vagnerit! Atë gjëmim që s’ishte parë Kurrë më parë! Kur ia dhatë përmbi kala, Qielli në dyshë atë ditë u ça! Ky qiell kurrë nuk kish dëgjuar Në kohë të shkuar,

Page 42: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

16

Kaq zë rafalesh, Kaq zë buçitjesh, Midis malesh. Ndaj dhe mbeti me sytë hapur, Me veshët zgjatur, Andej grykave, përmbi shkrepa, Si mbi hepa. 3. E kush mund ta ketë ditur Se do të vinte kaq papritur Kjo ditë e shtrenjtë. Kjo ditë e shenjtë. Erdhët Ju, të dashurit e mi, Dhe e sollët përmbi supe Si mbi gjokun jelebardhë Në malësi, Kur vjen një nuse. Ja, andej, breg më breg, E majë më majë, Mes dasmorësh, Si agmi2, Duket, Duvaku i saj. Duvaku i kuq, Ngjyrë gjak, Agimit që s’është larg. 2 para agimit

329

Me ankesa, qarje, Çfarë hiqnin në jetë Bile dhe me sharje Për t’zotët e vet. E para ia nisi Çanta e Skënderit Sa gati ja krisi Mu në kulm të vrerit: - Aspak s’jam e kënaqur Unë me të zotin tim Sa herë më ka flakur Më ka lënë pa frymë! Ai nuk më do Fare nuk më ruan Çdo herë dhe kudo Prej larg, fuu, më gjuan! Jam e hidhëruar, E fyer, pamasë! Sa herë kam menduar Më vjen të pëlcas! - Ashtu është, moj motër, Ashtu është, vërtet, Na kanë bërë si lodër Fare s’kanë respekt! Çka s’më bën dhe mua Ai Esati im Kam nis të mos e dua E shoh me trishtim.

Page 43: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

328

Kush e kush më parë Gola të shënojë Dhe u vunë në garë Cili do fitojë. E, që thoni ju, Çantat një mbi një S’ndejtën dot ashtu Pa bërë asnjë zë. Ajo e Esatit S’e duronte sipër Atë të Feratit Që i kishte hipur. Me një të lëvizur Nga supi i dha Dhe ajo, papritur, Poshtë tyre ra. Pastaj e Besartit Kur pa që u lehtësua Atë, të Esatit, Nuk iu durua, Lëvizi nga vendi Fup, krahun ngriti Dhe nga qafa e vet Përtej e vërviti. Kështu, një pas një, Çantat u çliruan Pastaj , si gjithnjë, Bisedës ja filluan.

17

4. Sa i vocërr që jam Dhe sa pak fuqi që kam, Për të thënë një fjalë për Ju, Për Ju kur erdhët atë ditë këtu. Por, Do ta them, Ashtu si mundem, Ashtu si di, Se, pa e thënë, Nuk mund të rri. Të dashurit e mi. 5. Ne u bëmë sy e veshë Tek dëgjonim Dhe shikonim, Dhe s’besonim, Se Ju ishit aq afër nesh, Se ishit këtu, Mu në shesh, Brenda nesh.

Page 44: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

18

6. Në mes të Marsit, ditë me diell. Thirrjet u ngritën gjer në qiell. Ju na e dhatë që andej përgjigjen: - Ka këtu kush ruan grigjën! Një u bënë Britmat e rafalet. Kthyen kokën, sytë, Të shikojnë, Dhe fushat, Dhe grykat, Dhe malet. - Ç’është kjo?! – thanë ato, Tek vinin vesh. Dielli nxjerrte syrin Midis reshë. - Ç’është kjo atje në mal?! Atë ditë çdo gjë u ndal. Vetëm Shkuma gurë më gurë, Nëpër ujëvarë, Ecte, Si të ishte brenda furrë, Si të kishte brenda zjarr. Ecte, e shqetësuar, Drejt Bardharit të trazuar.

327

TREGIMI PËR DO ÇANTA E LIBRA TË NJË SHKOLLE

Ishte ditë pranëvere, Një pasdite vonë, Porsi një koshere Vlonte një shkollë e jonë. Ra në fund të orës Zilja tringëlloi Ca djem dora dorës Sa shumë i gëzoi. Drejt e te lëndina Ku shkonin përherë U nisën këta trima Tërë shend e verë. Sapo që arritën Dhe të gjithë u mblodhën Aty, në një kënd, Çantat stivë i hodhën. Me katër prej tyre Portat i shënuan Të ndarë në ekipe Të gjithë u caktuan. Nisi pastaj loja Me vrap, me të rendur Që të gjithë pas topit Në portë për ta hedhur.

Page 45: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

326

8. KTHIMI I SËRISHËM Erdhi prapë kjo ditë e fundit! Sa shpejt kaluan, oh, sa shpejt! Gaz e lotë në sytë e pëllumbit Gjyshin e këpusin krejt. Një si komb në grykë i lidhet I therr zemra me sëmbim. Albijoni në qafë i hidhet: Mos qaj, të lutem, gjyshi im! Në asfalt vetura shqet. Xhaxha Argjendi e drejton. Albijoni zë e flet, Gjyshin, gjyshen, tek i shikon: Mu këtu m’lëviz diçka! Ja këtu, këtu, nana! Dhe me gisht lukthin e prek. Athua, vallë, aty ç’të ketë? I ra hollit tej e mbanë Sa arritëm n’aeroport Këmbët e tij vend nuk zënë S’ndalet që s’ndalet dot. - Mirupafshim, gjyshe, gjysh! Mirupafshim, tjetrën verë! - Mirupafshim, të na vijsh! - Të presim, si përherë! 2oo5

19

7. Dhe u nisën për tek Ju, Hienat blu, Me çizmet gjer më gju, Siç janë nisur gjithëherë Të pinë gjak, Të vjellin vrer. Dhe u ngjitën në kala, Kapardisur, Siç ngjitej dikur Një pasha. T’armatosur gjer në dhëmbë, Deshën ta shkelin me këmbë. - Kush na e prish rehatinë, Do të bëjmë mbi ta kërdinë! - Kush guxon të na shqetësojë, Do t’i japim plumb në gojë! Dhe i ngritën veshët bigë, Si lepujt që s’kanë frikë!

Page 46: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

20

8. Dhe dolët Ju, të dashurit e mi, Nga gurët, Nga guvat, Nga muret, Ku i pritnit me thumbat në sy. Armët nga dora u ranë. Dhe patë Në fund të këmbëve si qenë lagur Si ishin përmjerë Shndërruar në çakenj të mjerë. U thatë: Marsh, hiena! Zhdukuni nga keni ardhë! Nuk ju vrasim, Dhe pse ju gjithmonë na vratë! Ikni, se keni nëna. Ne e kemi zemrën e bardhë. 9. Ua mbathën Nga sytë, këmbët. Ferrave, drizave, Pa armët, Pa veshjet, Pa çizmet, Pa dhëmbët.

325

7. NË BJESHKË Një ditë babai e kishte ndarë T’i dërgojë në bjeshkë, lart. Të dy n’veturë i ka marrë Se gjyshi kishte dëshirë të zjarrtë. Sa arritën në krye të malit, Ndaluan e dolën jashtë. Aty pranë, në mes të barit, Panë një tëbanë me kashtë. Pak më tej një tufë me dele, Një bari, një qen, një kalë. Aty më poshtë, pas një ferre Dy tre qengja kullosnin bar. Në mes dëllinjash plot qershiza Dredhëza mali të kuqe gjak. Tej teposhtë drurë e lisa Sfond i qiellit ndezur flakë. Dhe aty, në rrugë, për anë, Një nga një gjyshi i mbledh E mbushë dorën anëpëranë Albijonit në gojë ja derdh. Falëmnderit, gjysh, i thotë, Falëmnderit , të dua shumë! Ai e kapë, e shtërngon fort, Si një zog, si një pëllumb.

Page 47: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

324

6. TAKIMI ME SHOKËT Por s’e ka të gjatë durimin Shokët e lagjes pa i parë. Pa e parë Veron kushëririn Prej atëherë që kur janë ndarë. Dy Arbenët dhe Artanin I ka shokë e miq të vjetër Ata shpesh në krahë e mbanin Se e duan si askend tjetër! Turret jashtë që t’i takojë E t’i puthë të gjithë me radhë Derë më derë pastaj të shkojë T’u tregojë se ka ardhë. Mbi të gjitha xha Ramadanin Ta takojë e ka për nder Aq shumë e do ai Albijanin Çamçakëza i jep përherë. Dhe për rrugën e ka marrë malli, Për oborrin, për shtëpinë. S’do t’i harrojë kurrë për së gjalli Se i falën dashurinë.

21

10. Dhe i vunë drejt jush Grykëgjatat, Të zezat, Shtërngatat. S’lanë vend pa goditur. S’lanë vend pa ronitur. I ranë e i ranë n’kraharor kalasë Miliona predha për të plasë. I ranë në kokë, në supe, në këmbë. E kafshuan kudo me dhëmbë. Po ajo s’u tund fare. Kryelartë, mbeti krenare. 11. Po ku ishit Ju, o bij nënash! Që ua kthenit mes të shtënash! Arma e Juaj atje këndonte Dhe, qëllonte. Po ku qëllonte? Kë qëllonte? Ajo qëllonte Tradhëtinë. Ajo qëllonte Poshtërsinë. Ajo qëllonte Padrejtësinë. Ajo tregonte Ardhmërinë.

Page 48: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

22

12. Vërtet, ku ishit Ju, o trima! Me grykëhollat, vetëtima! Kur ne mendonim se ju vranë, Ju qëllonit nga tjetër anë. Kur ne mendonim se ju ranë në shteg Ju dilnit në tjetrin breg. Kur ne mendonim se jeni mundur, Ju këndonit edhe më bukur. Kur ne mendonim se më e latë, Krisma e Juaj dhe më zjarrtë. 13. Krisma e Juaj. Ku përshkruhet kjo krismë me fjalë! Ai gjëmim atje në mal. Ai gjëmim nëpër shtigje, Kaloi fusha, gryka, brigje, Siç kalon një aeroplan Supersonik, Dhe qiellin me krahë e çan. Vjen pastaj mbi kryeqytet Si shqiponjë, në porte zbret. Shkup, Moskë, Sofje, Athinë, Njujork, Paris, Londër, Berlin.

323

5. JETA NË BERLIN Ulet Albi këmbëkryq Para gjyshit, si i madh. Gojë e ëmbël si mjaltë me fik Rrjedh e rrjedh, tregon me radhë, Për jetën atje në Berlin. Si ka lojna e çakla plot Si në çerdhe me shokët rrin Dhe kohën s’e kalon kot. Si me prindërit n’shëtitje del Mbrëmjeve në Luna Park, Si “veturën” vetë e merr I bie “fushës” rreth e qark. Si shkojnë n’kopshtin zoologjik Kafshët e egra për t’i parë, Si ka qejf ndonjëherë t’i ikë Babai pas për ta ngarë. Si pastaj n’dhomën e tij Shikon filma vizatimor, Ndërron disqet nji nga nji Me Plestejshën n’televizor…

Page 49: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

322

4. BIÇIKLETA Gjyshi e ka biçikletën. E merr Albin dhe e hip. Sa herë vjen ai ja ndreqën Shalën para me tel e rrip. Dhe nisin bashkë që të dy Rrugë më rrugë, nëpër qytet. I bjen borisë ty, ty, ty, Ikni , ej, Albi thërret. Më me qejf shkojnë në fushë Atje ku gjyshi ka punuar Ende shtatë vjet pa i mbush’, Kur ka korrur e ka lëvruar. Ka ujitur livadh e misër Ka mbajt’ duaj e duhan. Po dhe kalit i ka hipur Duke e rendur me revan. Sa me dëshirë Albijoni Kur flet gjyshi e dëgjon. Ashtu është , dhe ju do thoni, Se tregimi kurreshtje i zgjon.

23

14. Ngrihen veshët, hapen sytë, Fërgesat, pijet, Mbeten në fyt. Ç’është kjo, ata thonë, Ç’po ngjet mbi godinën tonë! Nga vjen gjithë kjo jehonë! Kjo krismë e ky rafal, Ku kanë ngjarë, në cilin mal! Ahë , po, atje mbi Sharr. Janë krismat e ‘878- tës. Jo , janë të ‘913 – tës! Jo, jo, janë të ‘45 – tës! Kur u ndalën Prej dhembjes e thikës pas shpine! Kur u ndalën, Nga xhambazët, Matrapazët, Që luanin poker Mbi kurriz të Shqipërisë trime. Dhe trokiste derë më derë Fati i zi i Bethovenit, Kuçedër me shtatë krerë, Siç trokiste Etja, Mëria, Përçarja, Ligësia, Dhe copë bëhej Shqipëria.

Page 50: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

24

15. Dhe u ngritët Ju, Bij të Nënave, Siç u ngrit Bethoveni, Për të kapur atë fat për fyti E ta mbytni. Përsëri thanë ata: - Mos është ndonjë shaka! Por shaka nuk mund të ish Se krismat erdhën sërish. 16. Dhe u mblodhën kokë më kokë “Trurët” me okë e okë! U kërcnuan: - Për një javë, me hekur e zjarr, Do t’u zhdukim rrënjë e farë! Thanë ata dhe kërclluan dhëmbët Si t’u kishin në pëllëmbët. Ua kthyet, flakë për flakë: Ejani, të pini gjak! Ejani, të hani mish! Të hani, siç ha një bishë! Ejani, këtu ju presim! Ne, Vendosur kemi, O do të rrojmë! O do të vdesim!

321

Dhe vërtet, këmbët e tij I dalloi tek vraponin Pastaj pa si, me furi, Në derë u turr Albijoni! Erdhi, loçka babës, erdhi! Që të dy krahët shtrijnë. Tërë dashurinë ia derdhin Njeri tjetrit në pëqafim. Dhe shtërngohen e shtërngohen Disa çaste pa u ndarë. Sytë e gjyshit me lotë njomen. Ka shumë kohë që s’e kanë parë.

Page 51: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

320

3. SHQETËSIMI Albijoni pesëvjeçar. Ja, erdhi përsëri. Kësaj radhe nuk ka dalë N’aeroport, gjyshi Hamdi. Gjyshja shkoi për ta pritur Me xhaxhain. Me veturë. Është dy vite më i rritur Tani më i bërë “burrë”! Gjyshi vetëm në shtëpi. Ka hapur dyer hapekrah! Ah, sot nipi do t’i vijë! Ka shumë kohë që s’e ka pa’! Ecën shkallëve poshtë, lart! Vendi vend nuk e zë! Pse ky gjyshi s’është rehat? Një diçka e bren atë! Del përjashta e hyn prapë Del e hyn përsëri Zemra i bën tak, tak, tak! Nuk qetësohet kurrsesi! Në rrugë ndalet një veturë. Derë e saj hapet trak! Zemra e gjyshit ka një urë Diçka brënda thyhet krak! Ndalon hapat dhe vë vesh Po përse, ju do thoni! I rreh zemra shpesh më shpesh Sot i vjen Albijoni!

25

17. Dhe i vunë prapë shtërngatat Të krakasin si laraskat. E ç’mund t’i bëjnë laraskat malit? Sa mund të bëjë Një riqër në bisht të kalit. Dhe u nisën prapë hienat Fytyrë e zemërkorb, Të ngjiten me autoblindat Me kokë në torbë. Atje, në lak të Vicës, Në Gur t’Sidollit, Hasën Në syshqiponjë të sharapollit. Dhe mbetën me dhëmbët përdhe Siç mbesin egërsirat Dhe cofëtinat Në një she. Gojët me plumba mbushur. Bishtin nën shalë futur. Prill, 2001.

Page 52: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

26

- PJESA E DYTË - 1. Dymbëdhjetë net E dymbëdhjetë ditë Vollën zjarr mbi mal hordhitë. Tymi e flaka mbi shtëpitë. Grykëgjatat Si shtërngatat Dhanë e dhanë. Prej së largu kalasë i ranë. Se nuk mund t’i vinin pranë. U thatë Ju, Bij të Nënave Me gjëmimin e të shtënave: - Këtu ejani, hordhi mizore! Dhëmb për dhëmb, Këtu, në llogore! Ejani, në ua mba, Në log të luftës, Këtu, në kala! 2. Po nuk vinin kurrsesi. I dërguan korbat e zinj, Prapa shpine, si hajdutë, Përmbi maje, në Gur të Kuq. Ukraincë, rusë e bullgarucë.

319

Një palë bata *17) i pati blerë Në qytet babai njëherë. Po i vinin shumë të mëdha. Do rritet këmba, ai i tha. Kur u rrit pak më shumë I bënë opinga dhe një gunë. Thellë në zemër seç ndjeu! Sikur për së dyti leu! E i dhanë në dorë një shkop I vunë përpara një dhi, një lopë. Një kind me gjizë, një shishe dhallë. Një cope misernike të tharë. Tërë ditën në shullë Do t’i ngopte një për një. Çka se atij si një kosh Do t’i rrinte barku bosh. Kjo ndër mend seç i ra. Eh, moj jetë, gjyshi tha. Tek shikonte nipin ngjeshur Me më të mirat tesha veshur. Ngrihet, shtrihet, ngrihet prapë. Tutje sulet e vjen me vrap. Me topa bore gjyshin gjuan Sa qejf ka me të kur luan! Djalë i mbarë Albijoni. Se është kështu dhe ju do thoni. Ai gjyshin s’e mundon Sepse shumë dhe ai e don. 17 Lloj mbathje prej llastiku

Page 53: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

318

2. SHËTITJA NË BORË Erdhi nipi përsëri. Çdo gjë gëzohet në shtëpi. Muret, strehët, të gjitha qeshin. Ballin me blerim e veshin. Nga qielli bien fluska bore. E merr gjyshi, e kapë për dore. Por Albi ashtu s’pajtohet. Nëpër borë don të argëtohet. Dhe nga dora, fap, i ikë . Gjyshit i ngjalli frikë. Mos largohet tutje shumë Se pastaj i hapë punë. - Ndalu, i thotë, ndalu bir! Të të arrij e kam vështirë! Rri të lutem, këtu pranë. E di ti sa vjet i kam? Albi bie përmbi borë. Bora i prek fytyrë e dorë. Por, fare nuk mërdhin. Është i veshur si alpin. Mendja gjyshit i shkon larg. Kur ka qenë i vogël kaq. S’kishte këpucë, asgjë s’kishte. Ndër më të varfërit, në fshat, ishte.

27

3. Ecnin djemtë nëpër natë Monopatit, Të arrijnë te Guri, lart. Të arrijnë para agimit, Të zënë pikat e vrojtimit. Po ishte vonë . Korbat kishin zbrit më parë. Nga pusia hapën zjarr. 4. Servet Selca ra i pari Te një shkurre, aty, buzëmali. Sa kish çelur një luleborë. Deshi ta kapë me dorë. Buza i mori formën e saj Dhe mbeti, Siç çelin lulet në maj. Kokën e vuri pak mënjanë Që lulen ta kishte pranë. Te rrënja e puthi gjaku i tij, E mbështolli ta merr në gji. Një rreze agimi i veshi ballin Se deshi ta përkëdhelte djalin. Mu aty, përmbi lerë, Mbeti të çelë çdo pranverë.

Page 54: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

28

5. Fadil Lisi e pa tek ra Dhe gurin ku ishte, sakaq, e la. Mori tutje drejt tij, Si luani, me furi. Po korbat trimin nuk e lanë. Me breshëri në gjoks i ranë. Hapi krahët tërë dhimbë Si ta merrte në përqafim. Pranë qershisë dhe Ai ra. Qershisë zemra copë iu ça. Uli kokën dhe dorën zgjati Djalin për supesh e kapi. - Ngadalë, bir, i tha, ngadalë Të mos lëndosh varrë… Djalit balli i digjej zjarr… - Pusho, pak, biri im, Këtu, pranë gjirit tim. Dhe krahët iu drodhën. Lotët çurkë, qershisë, i rodhën.

317

ARDHJA E SËRISHME

1. KA DALË GJYSHI PËR TA PRITUR Është dimër. Muaj janar. Albijoni katërvjeçar. Vetëm zbret nga avijoni. Ja, ky është Albijoni. Si i madh, djalë i rritur. Ka dalë gjyshi për ta pritur. Tek e sheh ashtu me mallë Lotëve dot s’u bën ballë. Ecën vetë në aeroport. Sytë e gjyshit tas me lotë, I ngre duart, kur e sheh. Prej së largu don ta njeh. E pa dhe ai që nga larg. Të dy duart i çon lart. Një çantë të vockël në shpinë e ka Pasaportën aty e mba. Ç’ka ky gjyshi, përse dridhet? Albi kur në qafë i hidhet? - Mirë se erdhe, - i thotë plot nur! Ti më qenke bërë burrë! Dhe e mbyt me të puthur. Sikur don për ta futur Të tërin në gojë, në bark. Ah, ky nipi që rri larg!

Page 55: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

316

16. KTHIMI Sa shpejtë kaluan këto ditë! E fundit erdhi kaq paprit’! Ç’ka ky gjyshi që rri pikëlluar? Ballëvrrenjtur, i zimtuar? Një diçka i është lidhur Mu në grykë, nyje e hidhur! Albijoni për qafe e kapë: - Mos qaj, gjyshi, do vij plapë! Do vij plapë , pas gjashtë muajsh. Këto lojna të m’i luajsh! Gjatë dimlit do vij unë! Mos qaj, gjyshi, të lutem shumë! E çon dorën, përshëndet. Bashkë me prindërit e vet. Aeroplani fluturoi. Albijonin lart dhe larg e çoi…

29

6. Pak më poshtë, nga tjetri shpat, Zeqir Vica ngjitej me vrap. Ngjitej lart si kapedan Që shokëve t’u shkonte pranë. Po e mori plumb i zi. Ra. U kap te një dëllinjë. Bjeshkëve ua hodhi sytë. Një buzëgaz në buzë iu ngjit. Bora kishte marrë të shkrirë. Buzëgazi i mbeti ngrirë. Të dy krahët i kishte hapur Tokën fort si për të kapur. Krahaqafë ta shtërngonte Se e pa Që së fundit e shikonte. Të tre djemtë atje nën Gur Mbetën përjetë, si tre flamurë. 7. Për Kodër të Diellit u nisën blindat. Varg, Me dhëmbët gjak. Te laku i Gajres ishin trimat. Tymi e flaka mbi asfalt Drejt qiellit u ngrit lart.

Page 56: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

30

8. Servet Isa në istikam Rrinte gati, si luan. - Binu djem!- tha komandanti, Dhe Serveti nuk e zgjati: - Binu shokë! – dhe ai briti Autoblinda kur kokën qiti. Mitralozi i këndonte Dhe qëllonte. Përmbi ledh kokën e nxori. Befas, predha në kokë e mori. Ra djaloshi në istikam, Ra, siç bie një kapedan. E pa nga lart gështenja plakë Si u mbulua trimi me gjak. Si e vuri mbi ledh kokën Dhe mori ta puthë tokën. Mbeti ashtu, i buzëqeshur Drejt diellit me sytë ngjeshur. Deshi diçka të thotë Por, s’e tha dot… Një plis dheu në dorë shtërngoi Dhe sytë i perëndoi. Ra aty, po u ngrit flamur, Ra që të mos harrohet kurrë.

315

15. ALBI ËSHTË SHUMË I GJALLË Albi është aq i gjallë! Vetëm gjumi atë e ndalë. Nga mëngjezi gjer në darkë Këmbët s’i pushojnë aspak! Vrap e vrap në korridor, Nëpër shkallë e oborr! Shtrihet, ngrihet, në mes të barit, I ka vënë në pikë të hallit! I thotë gjyshja: - Ndalu pak! Ndalu, se më bën merak! Shiko, faqet i ke holluar! Gjithë ditën duke vrapuar! Mos, me gjyshen, a nuk lodhesh? Do djersitesh dhe do ftohesh! Eja këtu, në prehërin tim! Eja, të lutem, shpirti im! Albijoni s’e zgjatë shumë. I hidhet gjyshes si pëllumb. Drejt në prehër, fup, i ulet. Gjyshes i çelin lulet.

Page 57: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

314

14. DHE PËRSHESHIN E KOLLOFIT Nipin gjyshi s’e lë të qajë, Në darkë, kur duhet të hajë. Sa bie mbrëmja i vjen gjumë. I rëndojnë qepallat shumë. E merr në prehër dhe i thotë: - Do të hash përshesh me kos? Se pastaj mbetesh i vogël Me këtë hundën sa një gogël! Do të rriten fëmijët e tjerë Ti do rrishë kështu përherë! Hajde pra, të hash pak! Se ushqimi bëhet gjak. Bëhet gjak e bëhet tul Që një ditë të bëhesh burrë. Të më rritesh, i madh, sa gjyshi! Ndryshe mbetesh sa ky gishti! Gjaku është dhe benzinë Në lëvizje trupin shtin. Punon truri, veshkët, zemra! Të gjitha organet, jashtë e brenda. Albijoni i hap sytë. Tërë përsheshin e kollofit! Llap e llup, llap e llup, Me të shpejtë në bark e fut! Dhe pastaj e zë gjumi N’prehër të gjyshit, si pëllumbi. Ngrihet gjyshi në shtrat e vë Ngadalë ngadalë, pa bërë zë…

31

9. Udhës kthehej Hajredini Pas tetë orëve në pikë vrojtimi. Te Guri Shpuar, përmbi lumë, Tërë natën i pa gjumë. Sa hije i kishin teshat në trup! Tek ecte me armën mbi sup! E shikonin lisat, degët, Gurët, drurët, kopshtet, pemët! E shoqëronin zogjtë me këngë. Hapi i tij lehtë, i rëndë. Dielli i shndriste ballin Sikur donte ta puthë djalin. Dhe arriti trimi në fshat. Deshi të pushojë pak. Po s’e lanë predhat mizore Tek pëlcisnin në oborre. E goditën ciflat në bark. Nga trupi i rodhi e i rodhi gjak. Sytë i mbylli përgjithmonë I pavdekshmi n’kujtimin tonë.

Page 58: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

32

10. N’istikamet, te kalaja, Gjuanin topa, gjuanin mortaja. Vinin predhat nga qyteti Por, S’donte të dijë, për to, Serveti. Servet Llaca, një djalë dai, Mbi armiqtë bënte kërdi. Bënte kërdi me armën e vet Sa herë qet, nga një po vret! U ngrit trimi nga istikami Të vërsulet si luani. Të vërsulet mbi zinxhirë, T’i këpusë, të jetë i lirë. Por, e prenë plumbat në këmbë. Shtërngoi nofull, shtërngoi dhëmbë. Ra aty e zë nuk qiti Me gjak kalanë e ujiti. Ra dhe ai flamur të ngrihet Në jetë të jetëve të përtrihet.

313

13. KA NJË KALË ME FRER E SHALË Bie mbrëmja, ikë dielli. Prush qyteti, prush qielli. Albijoni nuk ka gjumë. Të shëtisë don më shumë. Don të shkojë atje, në Park Që nuk është dhe shumë larg. Don të hipë përmbi kalë. Gjokun e vogël me frer e shalë! Don t’i hipë ai vet. Ia, ia, t’i bërtet! Kali i vogël të fluturojë Lart në qiell si zog ta çojë… E pastaj, ah, pastaj, Ndonjë send të blejë, të hajë. Ta merr gjyshi, ta kapë për dore, Të hyjnë në një ëmbëltore. Gjyshi qejfet ia plotëson Sepse nipin shumë e don. Aq më shumë që e ka marrë Në det, për herë të parë.

Page 59: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

312

12. ALBIJONI KAMPION Albijoni ka dhe top. E mban afër si një shok. Kur mbrëmja fillon afrohet E merr topin dhe çohet. Bashkë me babin buzë deti Nisin garën në mes vedi Kush më shumë gola shënon Do të shpallet kampion. Fillon loja në futboll. Albijoni jep një gol. Pesë të tjerë një pas një Babi mbetet veç me një. Kënaqet gjyshi tek shikon Pas topit si fluturon. - Më ngadalë, i thotë, më ngadalë! Do rrëzohesh, o shpirt, o djalë! E shpall nipin kampion Futbollistin Albijon. Shtrihet pastaj pëmbi kum Se nga lodhja i vjen gjumë.

33

- PJESA E TRETË - 1. Ju, Bij Nënash. Ju, Djem shqiponjash. Krisma e juaj si bubullima I mbushi malet plot me trima. Këto krisma borën shkrinë Sikur juga e bardhë kur fryn. Derdhen përroskat, vijat në lumë, Lumi ecën valë shumë. Mbetën “trurët” me gisht në gojë. Ata që thanë se do bëjnë plojë. 2. Te një shkrep atje mbi shpat Ju shikon dhe qan një plak. Në këmbë e ka ende një varrë Në luftë të Sremit që e ka marrë. Nga sytë e rrudhur i rrjedhin lotë Dhe s’i ndalë dot. Nga gëzimi? Nga hidhërimi? Po, Gëzim hidhërim përzier bashkë Nga kohë e re, Nga kohë e vrazhdë. Sytë e mendjes i shkojnë larg Dhe i vijnë kujtimet varg. Vijnë kujtimet nga një këngë Që është e thekur, Që është e rëndë: (Qenkan mbushun bjeshkët me borë,

Page 60: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

34

Qenkan mbushun bjeshkët me borë. Qenka mbushun shpati Plot o, plot o me malësorë. Qenkan veshë e mbathun o Gjithë o gati me armë në dorë…) 3. Viti ‘913-të. Në qiell vërtiteshin E vërtiteshin retë. Dhe rrufetë. Në arat e pyjet përmbi Gajre Një natë erdhën dy hordhi. Serbi sipër, poshtë bullgari, Dhe u ndeshën atë verë aty. Po shqiptarët? Ata i matnin Cili ishte më i zi. Dhe luftuan me javë, me muaj, Për të marrë një tokë të huaj. U vranë, u prenë gati për fare Të pushtojnë një tokë shqiptare. Malet tona, të të parëve tanë, Brez pas brezi që na i lanë. Po shqiptarët? Për të tjerë përherë u vranë.

311

Dhe fillon fotografimi. Një pas një shkrepet filmi. Zënë e mbushen aparatet Dhe dëfrimi zgjatet zgjatet. Albijoni dhe këtë e pa Tek e mba gjyshi në krah. Dhe qesh e qesh, dhe qesh e qesh! Të dy buzët vesh më vesh. Iku tutje arixhiu Bashkë me të edhe ariu. Dingi tau, dingi tau! Prau, prau, prau, prau! Turma e fëmijëve u shkon pas. Plot hare, shend e gaz.

Page 61: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

310

11. ARIXHIU ME ARIUN Dingi tau! Dingi tau! Prau! Prau! Prau! Prau! Ç’është një zë andej që vjen? Dhe çdo kush kokën kthen? Tufë tufë i shkojnë pas, Tërë qejf e tërë gaz! Arixhi, o arixhi! Ndalo pak te këta fëmij Albin gjyshi e shtërngon fort. - Është ari, ky, - i thotë. Eja t’shkojmë e ta shikojmë Çaste të bukura të kalojmë. Arixhiu ariun e mba. Me zinxhirë lidhur e ka Një kosh ja ka vënë mbi gojë Që njerëzit mos i kafshojë. Dingi tau!, dingi tau! Bie dairja prau, prau! Ngrihet ariu n’këmbët e para Fëmijët i dalin para. Kërcen, hidhet, luan valle. Dikush e qeras me pare. Rrotullohet, pëllet mbi rërë, Mblidhen njerëzit sërë sërë. Dhe fëmijët qeshin qeshin, E ngushtojnë më shumë rrethin. Sa çudi, o, sa çudi, Luan ariu si njeri!

35

4. “Mbeçë, more djalë, mbeçë, Përtej urës së Qabesë…” “…O mor shokë në sh’pi kur të shkoni, Nënës time mos i kallzoni…” 5. I merrnin djemtë dikur nizamë Nëpër botë kokën e lanë. E lanë kokën nëpër botë Kokë e tyre që shkonte kot. “…O ju korba që më hani, Sytë e mi mos m’i ngani…” 6. Ka ardh’ njëherë, një fshatar, Dymbëdhjetë vjet pa e parë… Me një shkop e torbë në krah Zbriste shpatin, rrah më rrah. Te Sheliqet3, nën një bri, I takon ca barinj. - I kujt je, mor bir?- i tha, Njerit ndër ta. - I Farizit jam, o lalë, Gjegji çuni me zërin zjarr. - Ashtu?!- ia bëri dhe seç ndjeu. Nën brinj diç e preu. U plandos, u kapë për gur Dhembje të tillë s’kish ndjerë kurrë Fjalët e djalit i ranë shigjetë. Farizi ishte ai vetë. 3 vend mbi fshatin Brodec

Page 62: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

36

Nën krah djali iu hodh: - Ç’pate, lalë, me ty ç’po ndodh? Mezi foli, me pak zë: - S’kam gjë, bir, nuk kam gjë… Ka këtu një burim? Hidhni pak kraharorit tim. Këtu brenda kam një varrë Që më djeg, përvëlon si valë… Pastaj dorën e afroi, Deshi ta ledhatojë. E shikonin sytë e tij Si dy xixa plot shkëndi. - Shko lajmëro, mor djalë, n’shtëpi, Thuaju që vjen një njeri… Kur të pyesin, kush mund të jetë? Thuaju ju tregon vetë. Kur të pyesin se nga vjen? Rrugës që çon në Prizeren. Kur të pyesin se ç’tesha ka, Thuaju siç më ke pa…

309

10. NJË GOMAR VESHKLLAPUSH Ush, ush, ush, ush! Një gomar veshkllapush. Njerëzve ai u afrohet. Sikur don të çlirohet, Nga dy koshat mbi samar Që i ka anësh var’. Ush, ush, ush, ush! Hajde fik, kumbulla, rrush! Albi shikon me habi. I thotë gjyshit: ç’është ky? Dhe afrohet, e zgjat gishtin, Ia prekë pakëz bishtin! Dhe gomari, trak, lëviz! Sikur don tutje të nisë. Bishtin, duket, s’ka dëshirë, T’ia prekin as me pahir. Albijoni e prek në vesh Dhe qesh e qesh, dhe qesh e qesh! Llapallup, i përplasë! S’e ka qejf askush t’ia ngasë! Ush, ush, ush, ush! O gomar veshkllapush! Varg fëmijët i shkojnë pas Ai iku nëpër plazh.

Page 63: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

308

9. AKULLORE ME KAJMAK - “ Akullore me kajmak, dhe me krem e çokollatë, E ka xhaxhi për merak!” - “Akulole me kajmak, dhe me klem e çokolat, E ka xhaxhi pël melak!” Tamam ky Albijoni, Shirit magnetofoni! Trak, e inçizoi Xhaxhin që kaloi Me karrocë për dore Plot me akullore Bërtiste e bërtiste Fëmijët i thërriste. - Gjysh, o gjysh, - i tha, Më jep një pala! Të blej një akulole Sa një topth dëbole! - “ Akullore me kajmak, dhe me krem e çokollatë, e ka xhaxhi për merak!!... iku, iku tutje larg.

37

7. Prej Brodeci ka qenë një djalë Nga ata djemtë e rrallë Që s’jetonin pa liri. Pa të jeta u dukej zi… Javë për javë shkonte n’qytet Të kuptojë se ç’po ngjet. Dhe një ditë mësoi djali Se kish ikur prej këtu bullgari. Me të shpejt u nis për fshat Që ta çonte gëzimin lart. Mezi priste të takojë njeri E t’i jep lajmin e ri. I tha të parit që e takoi Kur për qafe e pushtoi: - Hej, dëgjove? Ka shkuar bullgari! - Cili bullgar! U habit fshatari. - Bullgari, pra! Pika të raftë! Tha djaloshi gjithë inat. Ngriti krahët prapë fshatari: - Po pse, këtu ka qenë bullgari? Dhe eci tutje e zbriti malin E la në rrugë, të ngrirë, djalin.

Page 64: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

38

8. Erdhi pastaj një Kukec4 Me hundën e gojën spec. Qe vendosur në Veshallë Me ca qenër xhandarë Çdo gjë në fshat ishte e tij. Para s’i dilte dot njeri. Vente e vinte kudo kaluar Si një gjarpër, i mallkuar. Pushkë në krah, kobure në brez Verë dimër ishte krahnezë. Me qengja e desh nuk kish të ngirë Këmba e tij e zezë, mynxyrë. Bishë e egër. I pa prekur. Vjellte zjarr e brente hekur. Kush guxonte t’i dilte para, I humbej fara… Ecte serbi kapadai. Ishte një ari i zi. Ecte kudo rreth e qark Me helmin në bark. Iknin njerëzit si prej djallit Çehre e zezë i binte malit. Kishte ai edhe zagarë, Domosdo, ndonjë fshatar. Bjeshkë më bjeshkë e fshat më fshat Të jetë i qetë, të flejë rehat. Sharri ynë i lashtë, i vjetër, Kurrë s’ka pasur gjuhë tjetër. Shqip kanë folur lisat e parë. Shqip kanë folur kullosë e bar. Shqip lastarët, rrënjët, degët, Shqip dhe kafshët, bimët, pemët. 4 Kryexhandar serb

307

8. GUASKAT Aty te uji ku ndreq kalanë Dhe vjen vala ia përlanë Do si kupa anësh ka Ca të vogla, ca më të mëdha. Merr dy tri dhe e pyet Gjyshin që i rri te kryet: - Gjysh, o gjysh, pa më tlego, Të lutem, ç’janë këto? Gjyshi e merr në përqafim. - Janë guaska, i dashuri im! Ja kështu, këta kapakë Kanë pasur brenda nga një butak. Mish i butë, kafshë e gjallë Që, kur nisë mplaket dalangadalë, Kalbet, thahet. Kapakët hapen. Nëpër rërë pastaj përhapen. Ka të bukura, lloj lloj ngjyra. Ashtu i ka bërë natyra. Dhe përdoren për zbukurim. Më kuptove, tash, nipi im? Albi buzën e vë në gaz. Më i bukuri është në plazh. E kapë gjyshin, e përqafon. Ah, ky gjyshi sa shumë e don!

Page 65: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

306

7. ZEMËRIMI ME VALËN Buzë ujit nisë e qan Dhe gjyshi i shkon pranë. Jep e merr me duar në rërë Diçka don për të bërë. Po s’e bën që s’e bën dot! Tërë puna i shkon kot. Gjysh, o gjysh, më ndihmo! Kulsesi nuk li kjo! Eh, se ç’kishte ai ndër mend Të ndërtojë në atë vend Po ia merr vala, fap, Ikë tutje dhe kthen prapë. Albi valën don ta kapë Por nuk mund ta bëjë zap ! - Ah, moj valë, sa të të zë! Mu në vend do të lë! - Eja këtu, Albi im, Këtu, ku vala nuk mbërrin.- I thotë gjyshi butë butë Dhe dorën në rërë e futë. Në rërë dorën e futë thellë Bashkë me ujë një grusht e nxjerr. E ngre, e lë t’i bjerë nga dora. Rritet “muri” lart saora.. Albijoni vajin ndal. Dhe zemra i bëhet mal. Një buzëgaz në cep i ngjitet Menjëherë zemrimi hiqet.

39

Shqip dhe drurët, gurët, shkrepat, Bredhat, ahet, dushqet, plepat. Shqip dhe bora, shiu, era, Pranvera, vjeshta, dimri, vera. Lumenjtë, arat, grykat, brigjet, Livadhet, shkrepat, rrugët, shtigjet. Shqip kanë folur qielli, retë, Bubullimat dhe rrufetë, Shqip ka folur dhe Zoti vetë. Në mes të shqipes me hekur në dorë Erdhi ky Kukec mizor. Erdhi me gjuhën e barbarit Peshë e rëndë mbi supe të malit. Erdhi si një mish i huaj, Dhe çdo gjë prej tij të vuajë. Ishte kjo për të vajtuar. Për të qarë, për t’uluruar.

Page 66: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

40

9. Erdhi viti ’44. Kryqi i thyer qe pihatur. Si ariu me plagë të rëndë Kur kafshon më shumë me dhëmbë. - Sa më parë të mblidhen djem! E t’i çojmë atje, në Srem! Atje t’i jepet grushti i fundit! Që liria t’i vijë katundit! T’mos keni më Kukec mbi kokë! Të lirë të jeni në tuajën tokë! Shqipëri ka qenë dhe do të jetë! Kjo është shumë e vërtetë! Kështu thoshte matrapazi Me duart pas prej xhambazi Nën mëngë mbante thikën Dhe të ligën. Dhe u nisën djemtë tanë Lanë babë e nënë lanë. Lanë grua, fëmijë, motër, Lanë shtëpi, e lanë votër. Që nga Dibra e Kërçova, Gostivari, Struga, Tetova, Ohri, Shkupi, Kumanova. Nisen djemtë në brigadë Kaluan Nish e Beograd. - Dhe në front më të parët, Do të hyjnë vetëm shqiptarët! Nga të gjithë janë më trima! Ata shkelin dhe mbi mina! Do t’i plasin me trup të vet! Të gjithë sa janë, 1500 vetë!

305

6. GOMONIA PATOK Albi dhe gomone ka. Një për mes, dy për krahë. U jep duarve përmbi valë Nisë noton dalëngadalë. Kjo gomonia është “patok”. Ajo sipër ka një kokë. Sikur bën mak, mak, mak, - Ej, ju, largohuni pak! Dhe dy këmbëve u jep pas Që gomonia të merr gas Me tërë trupit, vup, përpara, Pas tij mbetet vala. Por gjyshi s’e lë vetë Albijonin të hyjë në det. Sa largohet pak ai Menjëherë vrapon pas tij. - Eja, i thotë, nipi im, Dhe e merr në përqafim. Po dhe Albi e kapë për qafe - Loçka e babës, ç’më kënaqe!

Page 67: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

304

5. NË PLAZH Dhe kështu çdo mëngjes. Gjyshi, gjyshja, prindët, pesë. Në plazh dalin ndër të parët Kur të qeta janë valët. Albijoni e ka një kovë. E ka blerë që në Tetovë. Një grabujë, tri lopata, Kamion dhe dy govata. E ka dhe një buldozher. Eh, sa rërën ai e merr! E ja nisë vap e vup, Kamionin e mbush kup. E tërhjek nëpër rërë. Gjerë e gjatë një rrugë ka bërë! Tamam si një autostradë. Ecë kamioni mbarë e prapë. Pastaj kovën e mbush, e rras. E kthen poshtë, e përplas. Pa u prishur rëra rri Dhe nuk derdhet, sa çudi! Por shumë nuk zgjat kjo. Ngrihet vetë, kërcen mbi to. Me dy këmbët i bën përshesh! Nga e para nisë e ngjesh.

41

Kështu xhambazi kishte thënë Në urdhërin e dhënë. Dhe u nisëm të gjithë tok, Drejt fashistave, mish për top! Para nesh, nga bunkerët, Villnin zjarr mitralierët. Bombarduesit avionë Gjuanin mbi kokën tonë. Brigadat sllave prapa nesh Rrinin gati si rrebesh, Të na binin me pabesi Siç kafshon gjarpri i zi. Të mos mbetej asnjë shqiptar E të kthehej n’shtëpi i gjallë. Dhe ecnim ne me armë përpara, Të gjithë malësorë, me kësula të bardha. Të rinj, të njomë, pa mustaqe, Pa lëshuar brisk në faqe. Flamurin tonë në ballë e kishim Ishim gati për të të vriteshim. Do të vriteshim gjer më një Që Kukec mos kishim më. Prej 1500 vetë As 300 nuk kishim mbet’. Të gjithë t’plagosur e të vrarë Se ishim në vijë të parë. Për kë? Vonë vesh e kemi marrë. Kishte qenë një thikë pas shpine Mbi brigadën tonë trime.

Page 68: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

42

Erdhëm ne që gjallë mbetëm Në vendin tonë ta vazhdojmë jetën. Erdhëm ne me plagë, me varrë, Të gëzuar, si çlirimtarë. Por këtu tjetër gjellë Për ne ata kishin zjerë. Mbetën dhentë pa çobanë Se çobanët na i vranë. Na i vranë ata katilë Që t’i kishin duart lirë. Duart e lira për çdo gjë Që askush mos ngrinte zë. 10. Monopolet mbushur plot. Gjer në gju gjak e lotë. Një jevgjit si kasap Vriste, priste, pinte gjak. Për të ngjallur frikë, trishtim, Mbi këtë popull mbetur jetim Se kasapi më i madhi Ishte ai, matrapazi. Fërkonte duart si korb i zi Tek shikonte me dylbi. Tek udhëtonte me tren të kaltër Si një mbret me gjak t’papastër. Mbi anije, n’aeroplan, Kapardisej si biban. Për t’mashtruar botën e tërë Me dorëzat e bardha gjer në llërë. Me këto mbulonte gjakun Pasi na kish vënë lakun.

303

4. NË DET Vera vjen shumë e nxehtë. Të durohet s’është dhe lehtë. Ndaj, më mirë, do të jetë e udhës Që të gjithë të shkojnë në Durrës. Dhe ecë e ecë autobusi... Ja ku duket deti, Durrësi! Hodhi çapat por lodhet nipi Dhe gjyshi, fup, në qafë e hipi. Para detit gjyshi ndalet: Ja dhe rëra, uji, valët! Ja anijet si lundrojnë! Anembanë botës shkojnë. Në plazh nuk rrihet pa ombrellë. Gjyshi ja ngul bishtin thellë Bashkë me nipin e vë në rërë. Plazhi mbushet sërë - sërë. Dhe këtu, për herë të parë, Albi detin e ka parë. Uji duket krejt i kaltër, Kaq i bukur, kaq i pastër.

Page 69: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

302

3. HYRI GËZIMI NË SHTËPI Erdhi nipi në shtëpi. - Me këmbë të mbarë!- tha gjyshja e tij E u hodh, në derë të hapur, Me dy krahët për ta kapur. Mbllac e mblluc duke e puth’ Në sy, në ballë, në veshë, në hundë… - I shijshmi nënës, i shijshmi nënës! I bukuri, si drita e hënës! Dhe i bëri hapat e parë. Hyri me këmbë të mbarë. Nipi i vogël me sytë si rrushi, Skaj më skaj shtëpinë e mbushi! Ecë andej e prek këndej, Lë këtë e merr përtej. I hap dyert dhomë më dhomë Dorë e tij e butë, e njomë. Gjyshi, gjyshja, i shkojnë pas. E shikojnë me buzë në gaz Trapa trupa këmbët e tij. Hyri gëzimi në shtëpi.

43

Lëkurë qengji, i maskuar, Brenda derr i tërbuar. Turinjdhelpër e zuzar I pashembullt gjakatar. Ne luftuam fashistët e zinj Kur më të zestë i kishim n’shtëpi. Ndaj, ejani t’ju puth në ballë Se shqiptarët, për veten e vet, Tani luftojnë për herë të parë. Ejani këtu, djemtë e mi, T’ju përqaf, t’ju marr në gji. 11. Ju, Bij Nënash, Ju, gjak shqiponjash. Ju që pamjen ia ndërruat malit. Ju që faqen ia zbardhët Sharrit. Dorë e juaj me diell Prek fushat, pllajat, Prek drurët, Prek gurët, Zgjatet gjer në qiell Tek majat U kap veshët. U hap sytë. Dhe zgjon dashuritë.

Page 70: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

44

Ja si ndihet Hapi i Juaj vigan Grykave, shkrepave, Kurrizeve tutje, Vargan, vargan, Siç ndihet Troku I gjokut të luftës Të Gjergj Elez Alisë Nga fundi i dheut, Siç ndihet Dhe troku I atit të Skënderbeut. Kudo që këmbët tuaja shkelin Aty lule të bukura çelin. Kudo që këmbët tuaja ngjiten Shpresat në zemra rriten e rriten. Ju, o Bijtë e shtrenjtë! Ju, o Bijtë e shenjtë! Gusht, 2001

301

2. ARDHJA E PARË Për herë të parë i erdhi nipi… Nga avioni e pa kur zbriti. Që nga larg i përshëndeti. Ata vinin nga kurbeti. Bir e nip në krahë iu hodhën Gjyshit lotët çurkë i rodhën. Iu mbushën sytë plot. Pse ky gjyshi ka shumë lot? Nipi ishte tre vjeçar Kur erdhi për herë të parë. Droje, frikë fare s’pati Kur për qafe, fup, e kapi! Eh, tha gjyshi, nipi im… Dhe e mori në përqafim… E hjek gjaku, e hjek gjaku… Tërë me lotë faqet ia lagu. Në vijë të rrudhës i ngriu loti. Qeshte tërë aeroporti. Të gjithë sytë i shikonin Njeri tjetrin si përqafonin.

Page 71: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

300

POEMË PËR NIPIN TIM ALBIJONIN

1. GJYSHI QË DO TA HAJË Gjysh Hamdiu e ka një nip I veçantë është si tip. Shumë i dashur, aq i dlirë. S’ka në botë më të mirë! Ah, ky gjyshi sa shumë kënaqet Kur ia merr në duar faqet. Kur ia vë buzët në ballë Shpirti, zemra i bëhen mal. S’ka të ngopur duke e puthur Se çdo gjë e ka të bukur Sa herë që e merr në krah, I thotë: - Ej, krejt do të ha! Do ta ha mjekrën e vogël! Edhe hundën sa një gogël! Sytë, flokët, duart, këmbët, Gjuhën, gojën me gjithë dhëmbët! Do t’i ha të dy veshët! Thotë gjyshi dhe qeshet, qeshet… E shtërngon me dashuri, S’ka në botë si nipi i tij!

45

TAKIMI ME DJALIN TIM USHTAR

(Poemë) 1. NË OBORRIN E XHAMISË SË XHERMËS Mbi supet e malit të Xhermës krenare Erdhëm ta takojmë birin tonë ushtar. Ka kohë që këtë grykë e kemi si dritare Si shpresë që na mba me drithërimë e zjarr. - Ja ku janë!- na thotë taksisti Besnik, Sapo kthen makinën në një kthesë, papritur. Zemra, për një çast, na rreh me vërtik, Kur shohim djelmoshat në këmbë të ngritur. Cilit t’i drejtohemi, ta përqafojmë më parë! Gjersa na shikojnë si shqiponja mali! Për të gjithë këtu na përvëlon një mallë Një mallë si një zjarr që djeg për së gjalli. Djalin, mes shqiponjash, nuk e dallojmë dot! Me emblemë qëndisur UÇK në ballë. Sytë na janë veshur anekënd me lotë Dhe s’na lënë ta njohim mu aty, përballë! Ai si sheleg, bën me hap përpara Dhe i hidhet nënës drejt e në gji. Gëzimi për të na mbush me të qara, Tek i rrijmë varur në supin shkëmb të tij.

Page 72: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

46

2. SI ENGJUJ, TË SHENJTË. Dhe i marr t’i puthë që të gjithë me radhë, Aty ku shqiponja krahët i ka hap’. Aty ku dhe djersët u pikojnë në ballë, Në këtë ditë të bukur, në këtë ditë me vapë. Dhe ata habiten që po bëj kështu Pse i përqafoj me tërë shpirtin tim Ata nuk e dinë se unë bie dhe në gju T’ua puthë dhe këmbët me të madh nderim. Ata nuk e dinë se kur i shikoj Më duken si engjuj, më duken të shenjtë. Ata nuk e dinë se, kudo që shkoj, Më janë aq të dashur, më janë aq të shtrenjtë. Ata nuk e dinë se sërish jam lind’ Sot këtu në mal, në gur, te ky shpat, Kur u preka supet e fortë si granit Kur i pashë me armët dhe veshjen e artë. Prapë ata habiten kur i shoh me ngulm Nga fundi i këmbëve gjer në maje të kresë Ata nuk e dinë që jam gjer në kulm I mbushur me frymë, me zjarr e me shpresë.

299

* * * E lamë lalë Rrohimnin me këmbët n’ugar. Lalë Rrohimnin tonë Historinë e gjallë. Dhe tek e shikonim, aty, para nesh, Nuk mund e të shkonim pa i thurr një vjershë: Xha Rrohimn i dashur, xha Rrohimn i mirë, Dhe pas gjithë kësaj bën një jetë t’vështirë! Ti dhe shumë të tjerë, të parat shkëndija, Që do ndiznit zjarrin për të ardhë liria. Ju me gjakun tuaj sakrificën, djersën, Për k’to trojet tona e ringjallët shpresën. Por, o lalë Rrohimni, sot, askush s’t’kujton Këtu, mes malit, me fëmijët si rron. As ata që ecin me të shtrenjta vetura As ata që vetës i kanë thënë Burra! As ata që rrojnë në vikende, vila, As ata që gënjejnë në njëmijë mënyra. As partitë tona, me prijësa, liderë, Që bëjnë jetë luksoze, s’kujtohen asnjëherë. Askush s’të kujton si e shtrydhe jetën Nëpër kazamate Për të drejtën, t’vërtetën. Por ti do të rrosh Dhe kurrë nuk do vdesësh! Në vargjet e kësaj poeme përjetë do të mbetesh. Janar, 2001.

Page 73: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

298

Ndjeva te krahu një t’kapur si darë. Prapa ma lakuan dhe m’dogji si zjarr. E më dha të shtyrë drejt daljes, në derë. Sallës ia hodha vështrimin dhe njëherë. * * * U mbyllën prapa meje grilat me rrëmbim. Dhe nisën prej atë ditë 13 vjet burgim. 13 vjet burgim. Por, i bëra nëntë. Me qëndrimin tim ishte burg i rëndë. Por, për ato vite, nuk dua të flas. Çudi si jam gjallë. Çudi si s’kam plas! * * * Ra muri Berlinit. U bë copë – copë. Një erë e re fryni kudo në Evropë. Ca thërmi të murit gjer këtu kanë ardhë. Hynë nëpër biruca si një jugë e bardhë. Dhe i shkrini ngricat e dimrit të madh. I hapën dhe grilat të gjitha me radhë. Edhe unë i gjallë erdha në shtëpi Te dera më pritën të gjithë heronjtë e mi. Ja, tani, ku jam, te kjo copë arë. Me një lopë, një viç, një qen e një kalë. Me thonj e me duar arën e punojmë. Kështu, me varfëri, mundohemi të rrojmë… Materialisht i këputur gjer në palcë jam Moralisht, çelik! Digjem flakadan! Po të jetë nevoja ndizem me benzinë Për këtë çështjen tonë, këtë të gjithë ta dinë!

47

3. NJË SHTËPI E VOGËL Dhe ulem në mes tyre tërë i galduar Me krahët e vënë si mbi supe lisash Dhe nuk kam të ngopur duke i shikuar Emblemat në krah dhe në ballë plisash. Kjo shtëpi e vogël n’oborr të xhamisë Me një bangë në mes, dërrasat përqark, E madhe do të bëhet në faqet e historisë Dhe zëri do t’i ndihet kudo, larg e larg. Zëri i saj do shkojë gjer atje, n’Berlin, N’pallatet luksoze skalitur me daltë, Në dyert e Londrës do të hyjë me gjëmim Duke marrë me vete prej fshatit ca baltë. Jam unë, do t’u thotë, me sa ka fuqi, Unë që më ndatë, më shkelët pa mëshirë. Ju që menduat të më bënit hi Ju që më latë trupin pa gjymtyrë. Dhe pas 100 vjetësh erdha t’ju tregoj Se ju atëbotë e kishit shumë gabim! N’kancelaritë tuaja s’më zutë as në gojë Po tregtinë e bëtë në kurrizin tim.

Page 74: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

48

4. KOMANDANT SHEMSHOVA Në çast, hyn një burrë. Jo dhe aq i gjatë. Mjekrrën si furçë. Në kokë një kaçketë. Të dy sytë i kishte si shkëndijë, të zjarrtë, Tek e shtrin dorën të na përshëndetë. Kokën në mes duarve ja marr dhe atij, Ashtu si të gjithëve, e ta puthë në ballë. Strehën e kaçketës ia ngre mbi sy Më lejo, të lutem, i them me ngadalë. Ai nuk ma prish por mbetet pa gojë Para kësaj dëshire që s’e kishte parë As përpara dhimbjes s’deshi të kundërshtojë Dhembje që i vinte nga një plagë e marrë. Është komandanti, na thotë një ushtar, Duke vënë duart mbi karikatorë. More, unë këtë diku e kam parë! A, po, mbrëmë në televizor! Ulet në mes nesh si një shok i vjetër Dhe nisë muhabetin ashtu shtruar shtruar, Tregon si s’ka pasur asnjë rrugë tjetër Lirinë për të fituar, jo, për pa luftuar.

297

Po, po! Për të gjitha, ai është fajtor! Neve na coptoi në pesë republika! Dhe jam shumë i bindur ta ketë bërë nga frika! Ne shqiptarët jemi të tretët me banorë Prandaj na coptoi që t’na ketë në dorë! - Ndaloe, kryetar! Mos e lerë të flasë! Ai ka vendosur që neve të na plasë! Bërtiti prokurori me sa zë që kish! Prokuror mizori. Prokurori bishë! - E ke të ndaluar, të flasësh, i pandehur! Pas tij, kryetari bërtiti si i çmendur! - Ju e vratë mësuesin! Profesorin tonë! Por ai në popull do të rrojë gjithmonë! - Merreni! – bërtiti, kryetari i tërbuar! 13 vjet burgim ti je i dënuar! - Unë s’kam asnjë faj! Unë dua lirinë! Për këtë, prandaj, formuam ne Partinë! Dhe eca kokëlartë, me prangat në duar Drejt derës në dalje, tërë i zemruar! Dhe njëherë shikova nga gjithë ato vështrime. Sytë e mi takuan të shqiponjës time. I pashë katër shokët dhe njëherë përballë. Shkëmbyem shikimet përsëri me mallë. - Këta t’i lironi! Asnjë faj nuk kanë! Kot i akuzoni! Të pafajshëm janë! Kanë dashur e duan, si çdo kush, liri, Dhe kjo patjetër një ditë do të vijë!

Page 75: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

296

* * * Sakaq, u krijua situatë e nderë. Kryetari zilen e tundi disa here: - Na thuaj, i pandehur, përse bëtë parti! Kur dhe si. Gjyqi don të dijë! - Partinë e krijuam për këtë gjendjen tonë! Shtypjes që na bëni t’i japim jehonë! - Më shumë se çdo kund të drejta keni në botë! Prandaj, për këtë punë, jeni lodhur kot! - Është e kotë a jo, atë ne e dimë! I patë demonstratat që krisën n’Prishtinë? - Zoti kryetar! Të flasë pse lejoni! 15 vjet të rëndë! Gjarprin ta dënoni! - Qetësohu, prokuror, kryetari tha Dhe ziles disa herë përsëri i ra. - Na thuaj, i pandehur, kush ju shtyri, kush! Këtë që ta bëni ju ka thënë dikush! E ngrita shikimin mbi kokën e tij Dhe i ngula sytë në fotografi. - Fol, i pandehur, fol, mos nguro! Kush ju ka nxitur! Hajde, na trego! E drejtova gishtin, atje ku kisha sytë. Dhe nisa, ngadalë, fare pa bërtit’: - Ja kush na ka nxitur! Ai që është atje! Ai është shkaktar që jemi kështu ne! Ai është vrasës! Është okupator!

49

5. USHTAR ARDITI. Nga derë e hapur duket, aty, përmbi mur Një djalë buckaman me shikimin pishë. Ashtu tek e shoh më ngjan në flamur Si shqiponjë mali shikimin e kish. E njeh? Më thotë befas nënë e Visarit Që ka ardhë me ne dy djemtë t’i takojë. Jo, i them, do jetë një nga shqipot e malit Që, me sa duket, aty po bën roje. Babain ja ke njohur, ka qenë arsimtar. Bashkë kemi punuar, një kohë, në shkollën tonë. Tani, ndjesë pastë, toka e ka marrë Por, ama, tërë jetën i ndjekur qe gjithmonë. Dal i bëj me shenjë ushtarit që të vijë E ta shoh më pranë, ta puthë mu në ballë. Ai më afrohet, s’ma bën fjalën dy. I kujt do të jetë vallë?! Beretka në kokë sa i paska hije! Emblema e kuqe rreth e rreth me ar! Shkaba dykrenare në atë ballë trimnie Vetullat shtëllungë mbi dy sytë si zjarr. Gjerdanët në supe për kraharor ngjeshur Vënë palë palë mbi karikatorë Uniformë e bukur në trup që ka veshur Me nagantin në brez dhe armën në dorë. E shikoj në sy, në ballë e në faqe Në buzë e në vetull. Mjekrrën ca të rritur. Aty nën hundë ka një vijë mustaqe Sapo të dërsitur.

Page 76: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

50

Kjo fytyrë e zeshkët, sakaq, më kujton Ismail Rasadishtën, mikun tim të vjetër. Gjithë sa ecëm bashkë gjatë rrugës sonë Ishte i pamposhtur, ishte i paepur. - Ke të marrësh hak të madh për babanë! I them unë djaloshit me fjalën e parë. Po, ma kthen ai, dhe kokën e luan, Tashmë e kam marrë!... - Të lumtë, luftëtar, i them n’përqafim Dhe dorën ia vë në supin granit. Me hapin që hedh tutje dhe ky trim Patjetër do të vijë me lirinë një ditë.

295

Kur më tha kështu, grushtin më shumë e ngrita! Aty për aty, atij ia prita: - Me këtë përshëndes unë idolin tim! Që, në jetën time, m’ka qenë udhërrëfim! Përshëndes, gjithashtu, rininë tonë shqiptare Që të mos friksohet po të jetë krenare! - Mirë, mirë, ule, këtu je në gjyq! Këtu ka rregulla, këtu ka ligj! - Unë nuk e njoh këtë gjyqin tuaj! Për mua është armik, për mua është i huaj! - Dëgjo, i pandehur! Ti mbrojtje s’ke. Dhe tani këtë do ta caktojmë ne. - Armiku armikun nuk mundet ta mbrojë! Prandaj, unë, nuk dua! Për mbrojtje s’kam nevojë! Mbrojtës jam vetë, i punës, i veprës time! Këto që thoni ju janë veç maskime! Por, nëse duhet që, patjetër të ketë, Atëherë unë e dua Fidel Kastron vetë! Një si murmurimë ndër ‘ta u krijua. Me sytë si çakenj më shikonin mua! Zërat që nga salla vinin me të qeshur. Sytë e prokurorit me të mitë u ndeshën: - Zoti kryetar! Kërkoj 15 vjet! Dënimin më të rëndë gjyqi t’ia jep! Po tallet me ne! As që don të dijë Që, nga burgjet tona, nuk do del ai! Dhe dridhej i tëri me gishtin drejtuar! I egri prokuror, një qen i tërbuar.

Page 77: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

294

Esati, Shabani, Daimi, Zaimi, Në mesin e policëve duarlidhur rrinin. Dhe se si më erdhi ashtu kur i pashë. Eh, shokë të mi… vetë me vete thashë. Dhe ata m’shikuan me sytë përplot mallë Gjashtë muaj të tërë ne nuk ishim parë. Unë sapo u ula e ngrita kokën lart Që qëndrimin tim ta kishin të qartë. Pastaj i shikova që të gjithë me radhë U dhashë të kuptojnë të dalim faqebardhë. Të mos e ulnim kokën sikur dhe t’na vrasin Me qëndrimin tonë dhe armiqtë t’i plasim! Daljen para gjyqit ta bëjmë me dinjitet Të gjithë pushtetarët gjykimi ynë t’i vret! T’i tregojmë botës se jemi shqiptarë Këtu, në mes t’Evropës, e cila na ka ndarë! Dhe qëndrimi ynë atje të bëjë jehonë T’ua vëmë në dije indinjatën tonë. * * * Na shtynë me bajoneta gati për t’u nisur. Prangat na i hoqën, duart na i lanë zgjidhur. Të parin më vunë mua. I dyti ish Zaimi. Mëpastaj Esati, Shabani, Daimi. Para gjykatores dera kur u hap Unë më nuk prita, grushtin e ngrita lart. Eca kryelartë drejt trupit gjykues Dhe pashë nga salla që kish plot shikues. - Mirë, mirë, mjaft! Ç’e ke atë grusht! Më tha kryetari i zënë ngusht.

51

6. KUAJT QË NUK FLASIN Anës udhës së fshatit, mbi shtëpinë e vogël, Katër pesë kuaj i lidh një fshatar. Me mësues Latën, tek ngjitemi në kodër, I themi: - Punambarë! Është Shefkiu ky, mësuesi Latë më thotë, Bashkëfshatari ynë që nuk ka të ndalur! Prej se ka nisur lufta, merret me transport! Ja, tani sa ka ardhur! Një fytyrë e rreshkur në diell e në hënë Kthehet na shikon me tërë dashurinë. Dorën e ka të ashpër, të fortë e të ngrënë. Sytë – gjeraqinë. Si i ke kuajt, i them, o malësor! Të dëgjojnë a jo! S’janë vetëm kuaj, thotë dhe njerit i bie me dorë. Dëgjo, këtu, dëgjo! Janë dhe kamionë, tankse, autoblinda! Janë helikopterë, xhipsa, topa e mortaja! S’të besohet? Me këta, dy javë ashtë mbajtur kalaja! Të gjitha mbi kurriz i kanë mbajtur këta! Prandaj, janë gjithëçka! I ke parë tankset shkrumb si janë djegur? I ke parë blindat në erë që janë hedhur? Ke parë helikopter si rrëzohet i tërë? Ja, të gjitha, këta i kanë bërë.

Page 78: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

52

- Ashtu është! - foli një zë, ke hak. Po shyqyr që kuajt nuk flasin. Se, po të kishin folur, Do t’i çonin në Hagë! Ishte ushtar Shkupi, një djalosh zeshkan Me armën në krah e nagantin në brez. Afrohu, i them, vëlla, afrohu më pranë, Ma jep të ta puthë atë ballin me djersë! * * * Mal më mal e breg më breg, Udhë pa udhë e shteg më shteg Kanë ecur si kamionë Me armë, bukë e municion. Nga jugu në veri Nga lindja në perëndim, Ka vite, këta kuaj, Janë në shtegtim…

293

Për pak sa s’ja nisa t’bërtas e t’këndoj. Por mundësi kisha vetëm të mendoj. Mu këtu, përbrenda, çdo gjë më gëlonte Seç më vlonte zemra, se ç’më fluturonte! Stërhelli katran bëhej më i zi Çdo ditë e më tepër shtohej britmë e tij. Këtë e provoja mbi kurrizin tim Se sa herë që vinte më sulej me tërbim. * * * Erdhi, më në fund, dita e uruar, Kur do të më çonin për të më gjykuar. Më hipën në një xhips pa asnjë dritare Nga të katër anët sterrë ishte fare. Vetëm dy hienat më rrinin për anë Si dy egërsira të zeza katran. Xhipsi ecte, ecte, kur, paprit, u ndal. U hapën katër dyert si me një rafal. Zbrit! – më tha hiena, në gjuhën e tij Duke më shpuar me bajonetë në ijë. Dritë e fortë e diellit papritur më ra Gati më verboi në ecje va pa va. Majë e bajonetës më shpoi dhe më E më shtyri tutje, pa parë asnjë gjë. Shikimi pas pak nisi të më vijë Tek zbritnim do shkallë diku për të hy’. Dhe, ç’të shoh! N’bodrum ishin shokët e mi! Ata më përpara i kishin sjellë aty.

Page 79: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

292

Mu, këtu, në zemër, një gëzim e kam! Le të më bëjnë ç’të duan! T’ më vrasin, po deshën! Po dot s’ma mbysin mua Prej sot, ata, shpresën! Unë jam fitues! Tani jam në kalë! Sikur prej këtu dhe t’mos dal i gjallë! Dëgjon, Sllavolub? Po, dëgjova thuaj! Kjo rini, më, s’duron këmbë të huaj! S’ka gjë që e ndal! S’ka gjë që e pret! Do ngrihet si vala që çohet në det! Do ngrihet i tërë deti me tallaz! Eh, se ç’ditë, të bukura do të vijnë pas! Do kërcasin armët në mal e në fushë! Me trima luftëtarë kanë për t’u mbush’! Do të gjëmojnë grykat, kodrat e brigjet! Do qeshin dhe drurët, dhe gurët, dhe shtigjet! Do hiqet nga zverku zgjedha shekullore! Se ka nisur të fryjë juga pranverore! Do ta shkrijë dëborën kudo nëpër mal! Do mbushen përroskat, askush s’do t’i ndal. Dhe ta dish ti ç’do bëhet pastaj! Do të lind i bukur dielli atje në majë. *16) Ëmbël do buzëqeshë mbi çdo gjë në botë Dhe bilbili këngës pa ndalë do t’ia thotë. Dëgjon, Sllavolub? Dëgjo, o derëzi! Ajo orë patjetër një ditë do të vijë! 16 majë mali

53

7. USHTAR SHKUPI Po ti? I them unë, nga je, nga ke ardhë? Të folmen e kishte me një theks si ndryshe. Me fytyrë të rreshkur, pak si në të bardhë Dhe, për nga dukja, aq i ri nuk ishte. Jam nga ana e Shkupit, nisë të flasë ngadalë, Ka shtatë vjet vendlindjen ende s’e kam parë… Kur deshën t’më burgosnin, ika nëpër botë. Kalova disa vende tej e tej n’Evropë. Atë ditë që lufta në Kosovë ka krisur Tok me një shok menjëherë jam nisur. I luftuam serbët gjersa ua mbathin Përtej Beogradit e kanë ndalur vrapin. Dhe tash përsëri erdha ta vazhdoj Këlyshin e tyre këtu ta luftoj Që t’jemi të lirë njëherë e përgjithmonë E të bëhemi zot ne në shtëpinë tonë. T’u trasojmë fëmijëve një rrugë më të bukur Jo sikur ne, po t’ jetojnë të lumtur. Dhe këtë ta bëjmë një ditë e më parë! Prandaj, armët i kemi marrë!

Page 80: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

54

8. USHTAR VISARI Ndërsa rri n’oborr, te ndërtesë e vogël, Me një diçka brënda që më djeg si zjarr, Hedh shikimin tej dhe shoh lart në kodër Si zbret një ushtar. Vjen ai drejt meje, m’hidhet n’përqafim: - Ku je, arsimtar! Si zë i njohur më thotë. Unë shtangem i tëri me zemrën n’galdim: Vallë, kush është ky që m’shtërngon kaq fort?! Ia heq dy krahët ta largoj më tej Që ta shoh më mirë. Kush të ishte vallë?! Ah, s’më kujtohet. Prit, more, hej! Mos je ti, Visar? - Po, po! Dora vetë! Si je arsimtar? Nuk besoj që mua të më keshë harruar! Ke të drejtë, ama, se moti s’jemi parë! Me shëndet si jeni, si ja keni çuar! - Mirë, Visar, të lumtë, sa më qenke bërë! Si një lis mali, këtu, përmbi Sharr. Si të të njoh, unë, kur vite të tërë Ne nuk jemi parë! - Ule pakëz kokën të të puthë në ballë! Ja, këtu në mes, ku më je djersitur! Unë kam fat të madh që jam ende gjallë Ta arrijë këtë ditë 40 vjet të pritur. Balli i tij i njomë nën emblemën ar, Vetullat kalesh mbi dy sytë shkëndijë Mustaqet e holla në atë shpirt të bardhë Janë portreti i tij.

291

* * * - Përse të kanë burgosur, - pas do kohë e pyeta. Fytyrën kur ia pashë, ashtu, thepa thepa. - Kam vrarë një njeri, kur desha për ta vjedhur. Foli bashkëcimeri me sytë tutje hedhur. - Po ti, bashkëcimer, përse je këtu? Ke vrarë edhe ti ashtu siç bëra unë? (. . .) - Vërtet? Nuk ke vrarë? Po si mundet, si? - Po, kështu ka ngjarë, këtë çdo kush e di. * * * Dhe në këtë qeli, një ditë diçka gjeta. Poshtë nën krevat ishin ca gazeta. Dhe ja se ç’lexova në njerën prej tyre, Një lajm aq i bukur vinte prej Prishtine: Ishte 11 Prill. Nëntëqind tetëdhjetë e një. Demonstrata të mëdha atje ishin bë’. Ishte dhe një foto me studentë e popull Rrugët mbushur plot kudo rreth e rrotull. Dhe tek e lexoja, zemra m’u ngrit peshë. Çdo pore e trupit me gëzim m’u vesh. Më pa dhe Sllavolubi që buzën vura n’gaz. S’duroi pa më pyetur për këtë më pas. - Ja, ashtu, kot, i thashë me ujdi. Po s’e dinte ai se ç’kisha unë në gji. Dhe u bëra gati, të tërin ta pushtoj! Ta kapë e ta ngre, ta puthë, ta përqafoj! E t’i them: dëgjo, shumë i lumtur jam!

Page 81: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

290

- Hë! - më tha katrani, - do pranosh a jo! Kemi dhe të tjera tortura si këto. - Më vritni! – mezi fola, - përse nuk më vritni! Unë nuk do të flas sikur të më mbytni! Nuk kam bërë gjë! Nuk kam vrarë njeri! Vetëm që kam dashur për popullin liri… - Liri? – tha stërhelli, - Ke për ta parë! Ti nuk do të të dalësh prej këtu i gjallë! Lidheni! – i tha, gardianit që priste. Vetëm sa nuk bëri përshëndetjen fashiste. Gjatë u dëgjuan hapat n’ korridor Tek eci ajo bishë, ai ujk mizor. Dera prapë u mbyll me forcë, me rrëmbim. Unë mbeta i vetmuar, me krevatin tim. Këmbët më gjakosnin në themër, në shputë. Thashë: do qëndroj! Ta fitoj këtë luftë! * * * Dhe kështu me net. Dhe kështu me ditë. Bishat vinin, shkonin. Unë u rrija pritë. Dhe një ditë më nxorën në një qeli tjetër Ku ishte një dykëmbësh dhe kish dy krevetër. Sllavolub e quanin bashkëcimerin tim. Bashkë do të rrinim. Bashkë do të flinim.

55

Supet si dy shkrepa përmbi breg të Sharrit Nën rripin e armës hedhur krahaqafë I japin një pamje të bukur Visarit Por, ama, në luftë duhet të jetë i prapë! T’ kujtohet? I vogël ishe pak çapkën, Nga banga në bangë shkoje për çdo orë. Ishe aq i dashur se nuk bëje dëm. Qenke bërë burrë, të marrësh dhe armë në dorë! - M’i shëno spiunët, kur ecim më thotë, Me ta kemi punë… - O, jo, Visar, kjo më duket e kotë, Ata janë shumë. - Pikërisht për këtë, duhet t’i pakësojmë! Ja, erdhi koha, tash njëherë e mirë Nga faqja e dheut ata t’i farojmë Që ky populli ynë të jetojë i lirë.

Page 82: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

56

9. USHTAR BETIMI Duke ecur tutje udhës nëpër fshat Ku kish gurë e pluhur, në një vend si shpat,, Befas nga një rrrugë përpara seç më del Një ushtar luan n’përqafim më merr. - Ku je xha Hamdi! Mirë se na ke ardhë! Dhe m’shtërngon e m’shtërngon me dashamirësi. - Mirë se ju gjeta, o trim, paç faqen e bardhë! Thellë në shpirt e ndjeva atë shtërngim të tij. Ou, Betimi qenke!, Nga vjen këndej ti? Nga dole? S’të pashë! - Unë që atje, nga pika ime vij, Mu përballë kalasë. Dhe ulemi n’çardak të shtëpisë së vjetër. Nisim muhabetin për luftën çlirimtare… E shikoj Betimin në atë fytyrë të pjekur Si më flet për luftën, për jetën në male… Këto nga i keni, e pyes pak më pas Duke i prekur armën, bombat në brez vënë. Më shikon Betimi dhe buzën vë në gaz: - Ee, këto i kemi nga Shqipëria Nënë…

289

Trupin ma kapluan djersë dhe trishtim. Vallë, thashë me vete, mund të jenë gjarpinj? Prita për një kohë për qafe t’më lidhen! E dija që gjarpinjtë kërkojnë të mbështillen. Por, jo, kjo nuk ndodhi. S’kishin qenë gjarpinj! Mbase dhe më keq! Ata ishin minj! Njeri më kaloi nga buzët, nga faqet. U ndal, më pickoi mjekrën, mustaqet. M’u zunë të dy veshët. M’u terruan sytë. Oh, nënë, bëlbëzova tash për herë të dytë. Këtu qenka fundi, vetë me vete thashë. Më tej më s’dëgjova. Asgjë më nuk pashë. * * * Çudi, s’kisha vdekur! Zemra s’më kish më plasur! Isha ende gjallë Në dysheme i plasur. M’kishin hudhur ujë. Duart m’i kishin zgjidhur. Shtrirë gjerë e gjatë më hipi një e dridhur. Më erdhi shikimi, por jo dhe dëgjimi. Më ushtonin veshët me zëra trishtimi. Sytë pastaj më panë një stërhell të gjatë Që më rrinte sipër i zi sikur natë. Buzën kishte ngritur dhe një skaj të ballit Si kopan i dukej dhëmbi si i kalit!

Page 83: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

288

Murxha me ciatje, kali me hingëllima, Më përcollën pas si me bubullima. Dhe eca, mezi eca teposhtë i trishtuar. Këmba në një gur seç më është penguar. Rashë në mes të rrugës gjerë e gjatë i shtrirë. Dhe erdha në vete. Isha krejt i mpirë. * * * E çeli gardiani dollapin me rrapëllimë E la aty një pjatë, dhe iku me një frymë. Ishte “drekë” e parë. Dy tri lugë një spirë. Mu në fund të pjatës, fare pa yndyrë. Po nuk mund të rrija atë pa e marrë. Ashtu, siç ishte, do të më mbante gjallë. Tre muaj të tërë me të njejtën “gjellë”. Shkopin me rërë e kisha pa ndërprerë. Po nuk hapa gojë. S’nxora asnjë fjalë. Vetëm kishte mbetur t’më hanin të gjallë. Dhe kështu me ditë. Dhe kështu me net. Në qelinë e burgut gjithmonë rrija vetë. * * * Një herë se ç’më bënë, aty në mesnatë. Këmbë dhe duar më lidhën për krevat. Me t’ikur ata, ndjeva një t’pickuar! Së pari te këmbët pastaj dhe në duar.

57

10. NË SHTËPINË E VJETËR Dhe na merr pastaj mësuesi Hajri Që është dhe rapsod me telat e sharkisë. Ecim udhës së fshatit drejt shtëpisë së tij Ku na pret familja në kulm të bujarisë. Kjo shtëpi e vjetër me hajat të gjerë Me shkallët, çardakun ndërtuar qyshkur, Në dhomën e miqve që është me shumë vlerë Ka aty në mur të vënë dy flamurë. Njeri shkabë të zezë me dy kokë në mes Tjetri me Emblemën UÇK me ar Janë si dy krahë ngjitur me gjak e me djersë Në shekuj e vite nëpër luftra larë. Dhe nisë muhabetin këmbëkryq e shtruar Mësues Hajriu, siç e ka zakon. Ai flet për luftën si është zhvilluar Si e ka kapluar gjithë këtë trevën tonë. Cucat gjeraqine e gruaja e tij fisnike Seç bëjnë në katua aty rreth e rrotull! Sakaq, pas një kohe, në sofër na vënë pite Me kosin e dhenëve që s’kemi ne të ngopur.

Page 84: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

58

PJESA E DYTË 1. KY ARGJENDI IM NJË DJALË I LLASTUAR Visari, Betimi, biri im Argjendi Sup më sup n’këtë dhomë rrijnë me armët pranë. Secili më i bukur, më i ri se tjetri Veshja UÇK sa shumë që u ngjanë. Djalin tim ushtar gati sa dy metër E shikoj në ballë e shikoj në sy Më duket se këtu është bërë krejtësisht tjetër Dhe them unë me vete: është a s’është ai! I ka mbushur faqet. Sa shumë ka ndryshuar! Athua ç’i ka bërë mirë në këto male? Ky Argjendi im një djalë i llastuar Që s’donte të dijë dhe për asgjë fare! Te rafsha mos u vrafsha ishte gjer atë ditë. S’dilte nga shtëpia pa u parë n’pasqyrë! Teshat i ndërronte dy tri herë në ditë! T’i lyejë me gell flokët kishte aq dëshirë! Krevatin ku do shtrihej e zgjedhte herë herë Gjumi nuk e zinte pa televizor! Jo s’më hahet kjo as dhe ajo gjellë Vonohej në shtëpi dhe për disa orë. Tani as dhe vetë syve s’u besoj! Tek e shoh në faqe, në sy e në gojë. Se ky djali im do bëhet luftëtarë Mendja s’ma ka marrë.

287

* * * Ishte mezi i natës. S’dëgjohej asgjë. Vetëm përtej grilave vinte një si zë. Zë i kukuvajkës tutje zgjatej zgjatej. Një vajtim i largët në mes asaj nate. Ishte janar. Një dimër i thatë. Si të kishin vënë akull në krevat. Dhe i dhashë krahë mendjes në natyrë. E kush mund ta ndalte t’shëtiste e lirë! Erdha, u afrova, te kjo si shtëpi Ku e kisha lënë gruan me fëmijë. Te dera shikova nëpër një të çarë. Nën krahë e shoqja zoçkat i kish marrë. Dhe m’u duk, në çast, tamam si shqiponjë. Do t’i rriste zogjtë me dhëmbë e me thonj. Këtu, midis pyllit, vetëm, pa askend, Ku dikush s’e merr as dot me mend. - Të më falni, bija, u thashë, në të dalë, Prej ku më kanë futur s’besoj të vij i gjallë. Më fal dhe ti grua, trimëreshë me fletë. Më fal se të lashë të ecësh vetë në jetë. Dhe dola ngadalë nga kjo si shtëpi. Te gardhi, përpara më doli Murxha i zi. Më lëpiu këmbë, krahë edhe duar. Dhe më përqafoi duke hunguruar. Sikur deshi të thotë, me dy sytë e ballit: Si do rrijmë pa ty, këtu, midis malit? Po në këto çaste hingëlliu kali. Hingëllimë e tij zemrën sa s’ma ndali. Hingëllimë e zgjatur më shpoi tej për tej. Dhe sikur më thosh: ku na lëshë, hej.

Page 85: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

286

Unë kisha vendosur gojës t’i vë dry. Asnjë fjalë prej meje të mos nxjerr ai. Me njerën këmbë të parë përsëri më ra. Njera anë e faqes gati sa s’mu ça. - Merre! – i tha policit, ta zhdëpësh në dru! Dhe nesër përsëri ta sjellësh këtu! * * * Kështu për pesë net. Kështu për pesë ditë. Pa vënë gjë në gojë. Pa i mbyllur sytë. Më në fund më prunë një diçka të ha. Ishte një si spirë, e hollë sa më s’ka. Pastaj më dërguan një natë, për në Shkup Në burgun famëkeq që e quanin Shutkë. Më futën në birucë ku kish një “krevat” “Tualet” brenda dhe do grila lart. Bram! U mbyll dera me vrrull, me rropamë. Çelësin e vërtiti nga jashtë një gardian. * * * Tani i vetmuar, ashtu siç isha, Iu hodha sipër të vetmit “ shok” që kisha. Do të më merrte në krahë, do të më merrte në gji Si miku-mikun, aty, në qeli. Dhe e vura kokën, përmbi të u shtriva. Me trup e gjymtyrë të thyera, të mpira.

59

2. MOSDËGJIMI I tha nënë e tij, gjatë sulmit të parë: - Eja të largohemi, prej këtu, o djalë! Ai ia ktheu, pa një e pa dy: - Jo, nënë e ime, nuk vij kurrsesi! - Eja t’shkojmë, me nënën, në fshatin Pirrok. Këto granatime nuk i duroj dot! Shih, ky fqiu ynë shkoi ndër të parët Iku në Turqi bashkë me të dy gomarët5! - Jo, nënë e ime, nuk vij kurrsesi! Unë këtu do të rri! - Eja t’shkojmë me nënën, ne s’kemi veturë! S’dihet si vjen puna në këtë katrahurë… I kanë bërë gati ata që i kanë, Vetëm sa t’i ndezin dhe t’ia mbanë! - Mirë, nënë, po vij, Sa të të dërgoj ty. Do t’rri veç një natë Dhe do kthehem prapë! Dhe u kthye djali, vërtet, që atë natë. U duk permbi derë me atë trup të gjatë.

5 dhëndurët

Page 86: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

60

3. DJEMTË ZËNË RRALLOHEN Ato granatime në shpatin e kalasë Sikur do t’i plasë, Djemtë e mëhallës që mblidhen e shikojnë. Dhe nisin mos durojnë… Qëllojnë pa mëshirë, tankse, blinda, topa… Nga gjëmim i tyre dridhet, gjëmon toka… Por, ama, dhe qitjet shpesh më shpesh nga mali Vijnë me zë rafali… - Tanët janë këta!- djemtë zënë e thonë, - Janë të ushtrisë sonë! Dhe nga Gajrja vijnë, ja këndej, ku qesin! Kanë vendosur trimat për liri të vdesin. - Bini, djem, dushmanit! Për hatër t’vatanit! Kështu me ditë, kështu me netë Vazhdon lufta e nuk ndërpret. Tek mblidhen djemtë, shohin për karshi Zënë e rrallohen nji e nga nji… Ata më të mirët nuk i shikon më… Dalin në mal pa bujë, e pa zë. Veç ata kanë mbetur që nuk ua mba Me sytë e veshët në krah… Herë pas herë zgërdhihen, bërtasin e qeshin, Që është për t’u hequr veshin...

285

Ata nuk lëvizën. Asnjë hap s’e bënë. Si duket, me qëllim, gotën kishin lënë. Bredhte ariu i zi duke përplasur këmbët. Me duart pas shpine dhe shtërngonte dhëmbët. Më në fund tjetrit ia luajti kokën. Ishte shenjë që ai të ma jepte gotën. - Shiko, dhe ujë të japim! Hajde, fol tani! Ja dha me të butë: - Ne s’jemi të këqinj! Për njërëz si ti ne kemi mëshirë! E sheh edhe ti që jemi të mirë! E shikova prapë ariun mu në sy. Dhe se si më erdhi sërish ta pështyj. Po shtërngova dhëmbët mos më del pështyma. Nga inati, brenda, po më zihej fryma. Dhe me mendjen time vetë me vete thashë: Po, vërtet “të mirë”, jeni, o udbashë! Po s’e keni të gjatë, të përjetshëm s’jeni! Për çdo ditë drejt fundit nga një ditë e merrni. Dhe, se ç’mu kujtua plaku Koz Dynjaja. “ Lumi i vdekur “, këneta me mushkonja. Kur ai i tha beut: Hip, bej, hip! Po mbahu mos rrëzohesh! Se, po të hipa unë, Kurrë s’kam për të zbrit’!... Sakaq, e pashë veten n’kurriz të tij hipur! Dhe s’kisha të ngopur duke i rënë nga sipër! Po s’më la të rri se prapë m’u hakërrua: - Ç’pret, më, o i zi! Të gjitha këtu i dua!

Page 87: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

284

Priti edhe pak me shikim në sy. Sytë bërë gjak, dhe pa një pa dy: Krau! Më goditi me sa pati fuqi! Me tjetrën ma priti. Dhe çdo gjë m’u nxi. Kur më hodhën ujë pashë që isha rënë. Në dysheme, poshtë, shtrirë më kishin lënë. Ariu i zi vërtitej nëpër zyrë Me hapa të mëdhenj, tamam egërsirë. Erdhi e ma vuri këmbën mu në fyt. Si kafshë e tërbuar rrotullonte sytë. - Fol! se të mbyta! Dëgjon apo jo! Për takimet tuaja fillo e trego! Po unë dhe të doja, ashtu, s’mund të flisja. M’ishte tharë goja. Më të keqen prisja. Më në fund e hoqi nga qafa e ime këmbën. Unë, për herë të parë, e përmenda nënën. Ndjeva përsëri uji të më hidhet. Trupi fund e krye nisi të më dridhet. Hapa pakëz sytë dhe i mbylla prapë. Një si darë për gryke ndjeva të më kapë. S’e kishte të vështirë t’më ngrinte përpjetë Ashtu i pangrënë isha fletë i lehtë. Më uli në karrike dhe dora u largua. Tani ishin dy që m’shikonin mua. Përmbi tavolinë kishin vënë një gotë. Me ujin kristal ishte aty plot. - Pak ujë! – mezi thashë, andej duke parë. Goja dhe fyti shkrumb më ishin tharë.

61

4. SHQETËSIMI Argjendi një ditë i kishte thënë Nënës së vet: Dëgjo, o nënë, Po nuk erdha ndonjë natë, Ta dini, unë do të jem lart! Dhe kah mali kish bërë me dorë… Nëna i hidhet në kraharor: - Mos, bir, të paça, ç’më thua?! Nuk mendon pakëz për mua? Mos ta dëgjoj më atë fjalë! Të kam xhan, të kam djalë! Dhe ta zgjaste fuqi nuk pati… Disa ditë s’u ngrit nga shtrati. Pas ca ditësh, i shqetësuar, Nënës djali i ka treguar: Nënë, atë shokun ma kanë marrë Që e kisha n’Gostivar. E kanë dërguar n’Itali, Ta largojnë, në luftë mos vijë. Nënë shkreta i hapi sytë. Nga shtrati, ngadalë, u ngrit. Por kjo nuk zgjati shumë. Prapë na erdhën fjalët plumb: - Nënë, babë, po ju tregoj, - Pas dy orësh unë do të shkoj! - Si? Si? – u drodh e ëma, Mos, bre bir, të pastë nëna! Mos, bre bir, ndër të parët! Se kështu s’janë gjithë shqiptarët! S’janë t’ bashkuar, ka tradhëtarë… Njeri tjetrit i bëjnë varr… Foli djali, pas pak, ngadalë: - Më fal, nënë, ata s’janë shqiptarë…

Page 88: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

62

- Mos, bre bir… dhe nisën lotë… - Jo, moj nënë, e ke kot. Unë sonte në Xhermë do të jem Dhe s’ka gjë që prapë më kthen! - Mos, bre bir, ndër të parët, Shih se ç’bëjnë agallarët! Me vetura ecin, shkojnë, Për luftën s’duan as të dëgjojnë! Nëse liria është për të gjithë Dhe lufta duhet të gjithë t’i lidhë! - Jo, moj nënë, s’m’intereson! Pas dy orësh yt bir shkon! …Mirupafshim në liri… Vetëm një gjë të lutem ty! Vetëm një gjë prej teje dua, Të mos bëhesh merak për mua… Për këmbe nëna iu var E plandosur mbeti në shkallë… Dhe i tha, më në fund: M’u kthefsh nënës, m’u bëfsh katund! Bir, po të them me gojën plot: Pushka t’u bëftë top!

283

Tani ku do shkoni! Ku do futni kokën! Kur të ngrihet ky popull e ta dridhë tokën! Kur pushka do kërcasë maleve një ditë! Kur qielli do të plasë se aq shumë ka prit’! E keni menduar ju këtë ndonjëherë? Ajo ditë është afër dhe do plasë ky vrer! Dhe do plasë ky helm me vite grumbulluar Njëherë për përherë dhe ne për t’u çliruar! Ja, kështu do ndodhë! Dhe do ndodhë patjetër! Sepse veç kësaj s’kemi rrugë tjetër! Doemos durimi e ka një kufi! Do kërcasin armët në luftën për liri! * * * U ngrit Sllobodani, brof, si lubi. Sa i zi që ishte dhe më shumë u nxi: - Ç’më shikon ashtu! Fol! Ç’keni bërë! Hajde, nisë i thuaj të gjitha me sërë! Dhe priti disa kohë se unë do të flasë. U vërtit në zyrë me duart përpas. Po unë s’hapa gojë. Kokën mbaja lart. Që do të më godiste e kisha të qartë. Erdhi, m’u afrua me atë trup lubi. Sa shumë që i ngjante ariut të zi! - Do flasësh apo jo! Çfarë e ke ndër mend! Hajde, më, trego, se do të të lë në vend! E shikova unë, ngultas, mu në ballë. M’u duk se ariu do të më hajë të gjallë!

Page 89: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

282

* * * E ngrita kokën udbashin ta shikoj Dhe u bëra gati ta pështyj në gojë! Në gojën e fëlliqur që m’erdhi t’ia çaj! Le të më bënin ata ç’të donin pastaj. Po s’lëvizja dot. Duart i kisha lidhur. Vetëm dy pika lotë më dolën pa pritur. Dhe për disa çaste shikimin s’ia hoqa Nofullën për nofull me inat përpoqa. Tek ia shikoja buzët si bolla, Brënda seç më vloi dhe me vete fola: …Mua mund t’më bësh çdo gjë, kështu, lidhur! Po kot, e ke, kot! Asgjë nuk ke zgjidhur! Popullit s’ke ç’i bën kur do ngrihet në këmbë Kur do marrë përpara do ju grijë me dhëmbë! Mua mund t’më rrahësh, t’më vësh në torturë Mund dhe të më vrasësh, Po t’më mposhtësh, kurrë! Unë vetëm sa e nisa juve t’ju bëj varrin Se trimat tjerë si lisa hakun do t’ma marrin! Pastaj, ku do hyni kur të ngrihet rinia! Në cilin vrimë të minit do futet parësia! *15) Ju që keni pirë gjak vite me radhë, Që s’na latë të shohim asnjë ditë të bardhë, Ju që ç’keni dashur mbi ne keni bërë, Keni shkel e shtypur një popull të tërë, 15 udhëheqësit

63

5. TE GURI I KUQ Ja, e kam përpara djalin Te kjo shtëpi e dhomë fshatare. Emblema e kuqe ia stolis ballin Dhe shikimi atje, në male. Djali im nagantin n’brez. Parzmën plot karikatorë. Balli i njomë i larë me djersë. Gati armën e mban në dorë. Atje lart, te Guri Kuq, Sogje pike natë e ditë, Tok me komandantin Puç Të vërsulen mbi armiqtë. Atje, te Guri, thellë thellë, Disa bunkerë i kanë jatak, Ngrysen gdhihen në atë shpellë Si komitë e si kaçakë. Presin korbat që t’u vijnë Me helikë e me motorë, Si rrufe në bark t’u hyjnë E t’u zbrazin karikatorë. Djali im që s’hante gjellën Që ëndërronte ditë për ditë Përqafoi si shqipe shpellën Veten, vendin s’e ka korit’.

Page 90: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

64

6. PARANTEZË I Ja i kam të tre mu këtu, përballë. I shikoj me zjarr, i shikoj me mallë. Si mësues, baba, dëshiroj t’u flas Ashtu siç u flisja dikur nëpër klasë Po tani në kohë e hapsirë tjetër Që na e prunë këta, djem të paepur Dua t’i dërgoj pak në të kaluar Që me këtë të sodit s’ka të krahasuar. Dhe këtu, më parë, do hap një parantezë E t’u flas pakëz për atë kohë të zezë. Për atë kohë të zezë që dua të tregoj Është vështirë të flitet, të thuhet me gojë. Vetëm dhe një rresht atë mund ta thotë: Ishte një zezonë mbushur gjak e lotë… Çdo gjëje në këtë botë diçka i ka hije, Që është e natyrshme, e ka një arsye. Dhe robërisë së zezë, sado që të vret, I ka diçka hije në qenien e vet. Për shembull, të jeshë rob i një fuqie Këtu dhe të shëmtuarës i ka pakëz hije. Sepse peshku i madh të voglin e ha Dhe kjo, si logjikë, domosdo që mba. Por, të jeshë rob i një të paqeni Është një turp i madh që s’e ha as qeni. Të jeshë i robëruar i një të paemër Është si të mos keshë në trup fare zemër. Të jeshë i robëruar i një lipsaraku Është njësoj n’damarë mos të të rrjedhë gjaku. Dhjetë vjet kjo robëri Qe një turp i zi.

281

- Rrahim ty të quajnë? Ahë, po, Rrahim! E, more i shkretë, nuk ke më shpëtim! Po ti s’je shqiptar! Emër turku ke! Deshe diç të thuash? A? Si the? Si the? - Jo, zoti hetues, ti e ke gabim! S’e kam emrin ashtu, po e kam Rrohimn! Dhe Rrohimn do të thotë t’rrojë himni kombëtar! Dhe, në do të dish, është emër shqiptar! Siç ngrihet ariu dhe me zë pëllet, Ashtu u ngrit udbashi nga strofulla e vet. Dhe nga shpellë e tij dolën njëmijë sharje Nga më të fëlliqurat për çdo gjë shqiptare. - Do t’u grijmë të gjithëve, me gjithë himnin tuaj! Në këtë vendin tonë ju jeni të huaj! Të huaj qetë gjithmonë se kurrë nuk na deshët! Sa t’mira u kemi bërë, por prapë të tillë mbetët! Ç’doni ju të bëni! Përse jeni mbledhur! Tani që ju zumë, kemi për t’ju tredhur! Kemi për t’ju tredhur se bëni shumë fëmijë Dhe nuk do të lejojmë të keni përmbi dy! Dëgjove ç’të them? Pse ke bërë pesë! Ne do bëjmë që numri i juaj kaq të mbesë! Do bëjmë që shqiponja kaq shumë që e doni T’ju bëhet një korb, prej saj të trishtoni! Do të bëjmë që kthetrat t’u ngulen në bark! Sa herë ta shihni të ikni sa më larg! Do bëjmë ta urreni, ta shtrini për tokë! Do bëjmë që t’ju rrijë si drapër mbi kokë!

Page 91: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

280

* * * Siç ecte me të rendur, bramb, u ndal papritur. Nuk mund të shikoja, sytë i kisha të lidhur. Ndjeva një të shpuar, mu këtu nën brinjën Pastaj një goditje që më mori frymën. Ca kohë në beton më hoqën rrëshqanë. Zbritëm në do shkallë dhe pastaj më lanë. Një vrushkull uji pas pak më përmend Dhe thashë me vete: vallë, ku do jem? - Dikse! *14) – më bërtiti, një zë egërsire, Po s’mund ta dalloja në mes asaj errësire. Më rroku për gryke e më hoqi zvarrë Më uli në karrike dhe ndenji përballë. - Fol! – më tha hiena, në gjuhën e tij. Unë e pashë përpara tërë ashtu të zi. Dhe për disa çaste u pamë që të dytë. Asnjëri nga tjetri nuk i hoqëm sytë. - Ç’më shikon ashtu! Fol, o i mjerë! Ti s’ke për të dalë i gjallë nga kjo derë! Dhe nxori nga sirtari një nagant të zi. E vuri dhe e la n’tavolinë përmbi. - Fol, ç’më shikon! E sheh se ç’të pret! Me një të lëvizur s’do jeshë më në jetë! Dhe e luajti gishtin kthyer si një lak. S’ia hoqa shikimin nga sytë e tij gjak. Hapi disa letra nga një dosje e zezë Gishtat sikur kthetra i vuri në mes. 14 çohu

65

Dhe këtë turp të zi doli që ta lajë Kjo rini e jonë me vrullin e saj. E, këtë barrë të rëndë ta merrte përmbi, Duhej një ushtri. Që të bëhej kjo s’ishte dhe aq lehtë Sepse sot çdo kush ka mendjen e vet. Por, arritën djemtë Ushtrinë ta formojnë Me radhët e veta. Luftës t’ia fillojnë. Se drurit me dru e zjarrit me zjarr! Vetëm atëherë mundesh t’i bësh ballë! Dhe ju keni nderin që mbani petkun e saj Ju ka bërë të bukur si lulet në maj. Dhe ju keni nderin që mbani ta sajin emër Djemve më të mirë u ka dhënë dhe zemër. Dhe ju keni nderin që ta veni në ballë Emblemën më të bukur që ne kemi parë. Dhe ju keni nderin të jeni t’armatosur Me armët e saj që s’paskan të sosur Që robërinë e zezë dhe ne për ta groposur.

Page 92: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

66

PARANTEZA II Do të hap këtu dhe një parantezë T’ju tregoj diçka nga koha jonë e zezë: Në rininë tonë dhe ne qemë ushtarë Por, të një ushtrie të kralit gjakatar. E kisha një shok me emrin Kamer Që s’më del nga mendja ai asnjëherë. Erdhi nga Kosova, atje, n’Slloveni. Me kësulë të bardhë, lurkë e tirq të zinj. Kur zbritën nga treni vargan vargan, Unë, me ta parë, iu afrova pranë. Dhe i thashë në vesh: tungjatjeta djalë! Duke e kapur për krahu me dashuri e mallë Se shqiptar me kësulë moti s’kisha parë. Ende e ndjej në qafë shtërngimin e tij… Kur më pa se jam shqiptar si ai. Tërë rrugës dorën s’ma hoqi nga dora Kosovari i ri shpirtbardhë si bora. Kosovari i ri nga ana e Shtimjes Kurrë s’kishte dalë nga fshati i lindjes. S’dinte asnjë fjalë nga gjuha e barbarit Po që ishte veshur si ushtar i kralit. Kosovari i ri n’oda burrash rritur Me tërë ato vyrtyte në shpirt i skalitur. Këputur nga varfëria në atë fshat me gur I shtypur, i cfilitur, pa parë dritën kurrë. Po i pastër lot. Burim i kulluar. Me atë trup të njomë, herrët burrëruar. Tek ishte në roje, një mesnatë të ftohtë, Kur shkova ta ndërroj, shih se ç’do t’më thotë: - Më fal, Hamdi, të të them dy fjalë Se jemi vetëm, këtu, në këtë mal. E di ti që në fshat kam babë e nënë? Dhe që të dy, pleq, pa bukë i kam lënë?

279

Hingëlliu kali, ftroshi gjer në qiell Sikur më për të nuk do kishte diell. Nëpër gërxhe e shkrepa mbeti hingëllimi U drodh edhe mali nga ai zë trishtimi. Ata sy të xhamtë m’përcollën me lotë. Se ç’ndjeva dhe unë tash s’e them dot. U thoja unë me sy syve që më hanin: Shkoni te fëmijët t’ua çoni lajmin! I kam lënë si zoçka te çerdhe e pambaruar Ende janë të vogla për të fluturuar. U thoni që babai nuk do kthehet më Prej trupit të tij s’do mbetet asgjë. Po zemrën këtu, tek ju e ka lënë. Kudo që të jeni. Me diell e me hënë. I thoni dhe shqiponjës të qëndrojë gur Se më për së gjalli s’do më takojë kurrë. I thoni luaneshës të qëndrojë shkëmb E t’i rritë këlyshët, asgjë mos e trëmb. I thoni gjeraqinës si lis të qëndrojë Dhe jetën më tej këtu ta vazhdojë. Lamtumirë ju male! Lamtumirë ju shkrepa! Lamtumirë livadhe! Kaq më qenka jeta! Lamtumirë shqiponjë! Lamtumirë fëmijë! Në jetë sa të rroj, do t’ju mbaj në gji. Dhe eci maqina, rrëshqiti si një gjarpër Udhës ndanë Shkumbinit me turi të zgjatur. M’u duk se dhe lumi nga unë ktheu kokën Dhe shpejtoi rrjedhën ta njoftojë botën. M’u duk se u drodh lidhur kur më pa Aty, mes hienash, tek zbritnim në va.

Page 93: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

278

* * * Dhe shkuam një ditë te Shpella, n’Hisar, Për të dhënë betimin, aty, për herë të parë. Shabani, Esati, Daimi, Zaimi, Aty, në mes tyre, edhe unë, Rrahimi. Përballë kishim vënë një fotografi. Bukuria e rrallë na shikonte në sy. Dhe e dhamë betimin me dorën n’flamur. Në themel t’lirisë të vëmë nga një gur. Fotoja nga guri tërë me buzëqeshje Me gëzim të madh zemrat na i veshte. I vumë dhe themelet e Partisë së re Atë udhërrëfyese do ta kishim ne. Gjer në OKB të drejtat t’i kërkonim Që botën ta shkundim, nga gjumi ta zgjonim. Por, na zunë hienat që na kishin ndjekur Të gjithëve me radhë na vunë nën hekur. Më zunë edhe mua rrugës nëpër mal. Tek ecja shfrenuar hipur përmbi kalë, Më dolën nga ferrat, befas, papritur, Me revolet në duar e jakën e ngritur.

67

Dhe kam ardhë këtu, në këtë vend të huaj Sllovenët unë t’i ruaj!? Dhe ja këputi, sakaq, një të sharë, Por, shumë ngadalë… - Më trego, të lutem, si i thonë kësaj?! U kapëm për qafe dhe plasëm të dy në vaj… Prej këtij çasti, vura gishtin në kokë. Dhe këtë mendim e kam edhe sot. E këtë Kamerit s’ia harroj dot. Dhe, vërtet, në jetë, s’ka gjë më të mirë Se të jeshë i lirë. S’ka gjë më të shëmtuar se t’i rrish gatitu E të shërbesh n’ushtrinë e një të ligu. Ja, kështu kemi qenë ne ushtarë dikur Që mos u ktheftë kurrë…! Ndaj, bijtë e mi, po u them dhe njëherë: Të jeshë UÇK, s’ka më të madh nder. Korrik, 2001

Page 94: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

68

RRËFIMET E MAJES SË KUBESË

(POEMË) 1. Eh, Maje e Kubesë, Maje e Kubesë, Me atë qeleshe të bardhë që prek midis reshë Me ato supe të larta e krahët viganë Të shtrira tutje mbi malet vargan. Me ato kreshta, shkëmbenj, gërxhe e gurë Që kur ma ke marrë mendjen, qëkur. Qëkur ma ke marrë mendjen të shkruaj për ty Për fytyrën tënde të bardhë në shekujt e zinj. Sa herë kam dashur atje ta vë kokën Të shikoj fushat, grykat, malet, botën! Ta dëgjoj nga afër zërin tend të lashtë Duke hyrë në stanet, në kasollet me kashtë. Të shoh që andej Pellgun, Gocëtivarin, Tetovën, Shkupin, Kumanovën, Dibrën, Strugën,Kërçovën, Prizrenin, Prishtinën, Gjakovën Dhe tërë Kosovën! T`i dëgjoj që andej zërat shekullorë Që vijnë nga grykat, nga malet me dëborë Dhe sa herë kam dashur për ty poemën ta nis E të prek në plagët e vrragët e historisë Po s`e nisa dot se do fillonte e mbaronte e zymtë Siç nisë e mbaron një pe i përhimtë. Sa herë kam dashur, sa herë, Po në grykë më lidhej një komb me vrer.

277

* * * Po s’erdhi ajo ditë as tetë vjet me radhë. Ndaj ktheva sërish si një shpend shtegtar. Erdha te kjo strehë, te ky si çardak Për ta nisur jetën, sërish pak nga pak. Babanë nuk e gjeta, as nënën, të dashurën, Të bukurën, kreshniken, fisniken, zemërplasurën. * * * Dhe nisa ta lëroj arën çdo pranverë Me duar e me thonj si një kohë, një herë. Siç ndreq dallëndyshja çerdhen rishtazi Hapa edhe unë një themel të ri. Dhe e mora nusen nga fshati përkarshi Nga e para nisëm jetën që të dy. Çelëm edhe zogj siç çel dallëndyshja Po mendjen gjithnjë te mësuesi e kisha. Vinin këndej hijenat si gjarpinj nën gur Vinin t’më kafshonin. Nuk m’u shqitën kurrë. Më ndiqnin këmba këmbës, kudo, në çdo vend, Siç e ndjekin korbat shkrepave një shpend. Unë mendjen e kisha te mësuesi im, Që tretej nën dëborë Dhe më ngjallte mallim. M’godiste pa ndarë, si çekan, mes fjalësh: …Kur të rritesh, Rrahim, hakun të ma marrësh!

Page 95: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

276

* * * Erdhën e varrosën aty ku kish mbetur Me Shqipërinë në gojë të prehet dhe i vdekur. Qau njerëzia, i madh e i vogël qau… Unë pyeta një ditë: - Mesuesin kush e vrau? E vranë profesorin! Po, ne vetë e vramë! Ne mund ta ndihmonim, po ndihmë nuk i dhamë! * * * Këto fjalë i thashë një natë, te Guri Zi. Dhe e mora rrugën nga eci Ai. Fjalët e tij si gozhdë më godisnin në gjak: - Rrahim, kur të rritesh, të më marrësh hak! * * * …Ishte natë qershori. Kishim dalë nga pylli. Iu ngjitëm bjeshkës unë dhe Abdyli. Dhe pak do t’i hidheshim Nënës mu në gji Në zemër na godiste fjala Shqipëri. - Për mësuesin tim kam ardh’ të marr hak! Dhe, ajo ditë, nuk duhet të jetë larg. U thashë unë ushtarëve, aty, në kufi. Dhe zemra në krahëror më binte me furi.

69

2. Tani mund ta nis, o Maje e Kubesë, Se më erdhi fryma, më mbushi me shpresë! Kur të shoh të bardhë, me faqe të ndritur, Me sytë drejt qiellit e diellit të shumëpritur Kur të shoh ballëlartë, të gëzuar, të qeshur, Pranverë për pranverë me gjelbërim të veshur. Dhe unë eci kryelart mbi kraharorin tend të regjur Me shikimin në trup, me mendimin kredhur Dhe një nga një në shpatulla t`i numroj plagët Ku kanë mbetur vrragët Nga më të lashtat Nga më të rejat Që ende rrijnë hapur Deri te ato që kullojnë gjak e s`gjetën shërim Dhe thellë thellë më therrin në shpirtin tim. 3. Eh, sa plagë të mëdha ke në trupin tënd. Pa plagë ti s`e ke asnjë vënd. Si hone vigane të thella pa fund Kudo që të prekësh vrragë e plagë gjithkund. 4. Më fol, Maje e Kubesë, Për të gjitha ç` ke parë e ke jetuar… Unë si një fëmijë në prehrin tënd pres Të më flasësh për kohën e shkuar… Për dhembjet e tua shekullore Nga goditjet për vdekje që i more Por dhe për kokën që e mbajte lart Siç e mba një vullkan me krater të zjarrtë.

Page 96: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

70

5. Nga t`ia nis më parë, o djali im i mirë, Me kallzimin tim që ti po e pret! Të tregoj për vuajtjet e kam shumë vështirë Se të rënda më ishin në shekujt që kanë tret`. Por, do t`i them ashtu si mundem, ashtu si di, Eshtë mirë të shkruhet kjo në histori… 6. Në fillim, kur u linda, me hënë e me diell Këtu përreth meje, horizontit të shtrirë, Qielli ish pa re, i pastër, i kthjellë, Kudo lule, bar, kudo bukur, mirë. Blegërinin dele, desh, kecër, shqerra, Gurrat gurgullonin e rridhnin bilur, Në livadhe e ara kish pak egjër e ferra Pak kish egërsira në malin me drurë. Po s` qe për gjithëherë, o djali im i mirë Se erdhën dinosaurë me dhëmbët e mprehtë Ku kanë vënë këmbën bari më s`ka mbirë T`u qëndroje përposh nuk qe dhe e lehtë. Dhe delet e deshët blegërimën ndalën Dhe kecërit e shqerrat s`kërcenin me gaz Barinjtë u munduan që ta ruanin farën Në shekujt që erdhën e do vinin pas. Dhe nisi zezona në ag e në terr Rrebeshet, stuhitë, binin pa pushim. Dhe gurët e drurët u bënë helm e vrer Dhe gurrat e shterrën ujin në burim. Kishte dhe Agronë nga Dyrrahu, Tivari, Doli dhe Teuta nga Kotorri, Ulqini, Po ishte dhe një Dhimitër Fari Ky gjarpër i fshehur nën rrënjë ulliri.

275

Ashtu dhe i mbeti ajo këngë në gojë Që jehonë e saj pastaj të vazhdojë: …Mes dy malesh me dëborë Mbeti një djalë vetullhollë… …O ju korba që më hani Sytë e mi mos m’i ngani… Kjo jehonë e këngës hyri në çdo skutë Udhëtonte e udhëtonte në natën e zezë futë. Dhe kokat u ulën n’acarin kallkan Dhe zemrat u drodhën, të bëra katran. * * * Në dimrin e gjatë Në ato netët sterrë Sikur s’do të vinte pranverë asnjëherë. Po erdhi një ditë, ashtu ftohtë – ftohtë Fryni pastaj juga si zefir i ngrohtë. Bora ishte shkrirë përmbi qafë të malit Lule kishin mbirë rreth e përreth djalit. Dukeshin nga larg radhitur si kurorë Ashtu varg e varg Çelur nën dëborë. Sa dallim që kanë k’to bishat e malit Nga bisha njeri! S’i qenë afruar djalit.

Page 97: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

274

Por mësuesi sytë i kishte me lot Dhe fjalëve të mia s’u përgjigjej dot. Të dy i kishte hedhur, lart, atje në male. Ata sikur flisnin për të tjera halle. Sytë e mësuesit andej nga perëndimi Rrinin të venitur. Si të humbur rrinin. * * * Nga i shihnin sytë një natë nisi këmbët. Mbetën prapa shtëpitë, dyert, rrugët, lëmët. Tek eci përpjetë malit me Shqipërinë në gojë Me një shkop në dorë, nisi të këndojë: Qenkan mbushun bjeshkët me borë Qenkan mbushun bjeshkët me borë Qenka mbushun shpati Plot o, plot o me malësorë! Qenkan vesh e mbathun Gjith o, gati me armë në dorë! Jehuan andej bjeshkët, grykat e malet Pushoi dhe stuhia, dëbora zë të ndalet. U ul në qafë mali pakëz të pushojë Me gëzim në zemër, me këngën në gojë. Dhe e zuri gjumi, gjumi i amshuar Poshtë gjëmonte lumi, me valë, i trazuar. Ujqit dhanë e dhanë me të uluruar Po s’e gjetën trimin. Bora e kish mbuluar.

71

7. Dhe kalonin net, vite e shekuj, Lindëte e perëndonte dielli me dhëmbë Rënkonin pllajat nën thundërr e hekur Mallkonin përroskat rrjedhën nën këmbë. Llavët e arinjëve të zes, të murmë Hynë në kopshtie, korie e ara Shkelën me putrat e rënda plumb Shkelën se s`u pritën me këmbët e para. Horizonti i gjerë erdhi e u ngushtua Siç ngushtohet një trup e tkurret në ngricë Dhe vunë shumë bishta siç më vunë dhe mua T`më bënin të vetën me emrin Kubilicë. Po s`më hëngrën dot krejt siç hëngrën të tjerë Kokën s`ma arrinin në gërxhe e gurë U qëndrova rrebesheve në furtunë e erë Siç qëndron një shkëmb e s`përkulet kurrë. 8. Dhe erdhën pastaj ciklopë të tjerë Duke tundur çallmat, fesa, jataganë, Dhe nata e gjatë e zezë erdhi sterrë Tek shtrinte krahët grykave në çdo anë. Për mes kësaj nate të errët katran Vraponin një tufë kuajsh jelebardhë Daravitnin errësirën si tufan T`ia shkrinin akullin dimrit të madh.

Page 98: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

72

9. Kësaj tufe të bardhë Gjergji ynë i printe Tek ngjiteshin grykave e brigjeve përpjetë Diellin rrezear maleve t`ua binte Bajlozin e zi ta hidhte në det. Pallën e rëndë në zverk ia vuri Gjysmëhënën drapër ta rrëzojë përdhe Dy kokët e shqiponjës më në maje i shpuri Dhe tha: në këtë vend zotër jemi ne! 10. Dhe iknin e vinin tallaze vigane Përplaseshin stërkalat në shkëmbenjtë e fortë Dhëmbët u mbeteshin në gryka e male Kur gurët nga brigjet u binin në kokë. Dhe prapë vinin dallgë, tallaze e valë Dhe gjuhët e gjakut zgjateshin gjithkund Dhe iknin përsëri me bishtin ndër shalë Duke mbetur skërkave me numër pa fund.

273

* * * Dhe kalonin ditët, muajt edhe vitet. Nga zemra e mendja mësuesi s’më shqitet. Edhe kur ngarkoja dru mbi gomar, Edhe kur mblidhja krënde, duaj, bar. Edhe kur kullosja në bjeshkë bagëtinë Edhe kur u jepja në dimër tagjinë. Edhe kur rrinja në shtëpi të zjarrit, Edhe kur i bija tejembanë malit. Pra, kudo që isha Atë në mend e kisha. * * * Erdhi, pas tetë vitesh, mësuesi n’katund. Shikimet e njerëzve e pritën gjithkund. Balli i tij i gjerë mbi sytë e groposur Me mollëza, me faqe, vinte shumë i sosur. Hapi i tij i lehtë, i rëndë përmbi gurët. E shikojnë dhe qajnë strehët, dyert, muret. - Erdhi! – thanë me zë dhe zogjtë në fluturim, Hej, ju, dëgjuat? Erdhi mësuesi ynë! Te “trupi” i katundit dhe unë kisha dalë. Më trokiste zemra tërë i mbushur mallë. Sa nuk fluturova mësuesin kur e pashë Kur e përqafova mezi që i thashë: Mësuesi im i dashur, mësuesi im i mirë, Si dole i gjallë nga ata zinxhirrë!?

Page 99: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

272

* * * Qepte nënë Sadija nën dritë të kandilit Arnonte e arnonte çorapet e të birit. Dhe dy pika lotë faqeve i ranë. Zemrën tej për tej si me thikë ma ndanë. - Ç’ke o nënë ti? Moj nënë, pse po qan? Po ajo ngashërimet kurrsesi s’i mban. - Ishte i vetmi djalë! I miri im, o bir, Dhe atë të vetmin e lidhën në zinxhirrë!... Ngashërimi i saj erdhi e u shtua Dhe lotët i rodhën, çurkë, si një krua. Dhe tek e shikoja, diçka tjetër pashë Me dy sytë e mendjes. Vetë me vete thashë: Ai vetëm një, po bie dëshmor! Po ne, gjashtë vëllezër, pa asnjë therror? Do të shkoj, moj nënë, sa të rritem pak, Për mësuesin tim unë do marr hak!

73

11. Po Gjergji ra. Eh, Gjergji ynë. Ajo kurorë lisi u shtrua për dhe. Ai krah shkëmbi ballë suferinë Ra, me shikimin tutje hedhur mbi atdhe. Ra dhe mortja me dimrin kallkan Mbi krahët e këputur, mbi supe e kraharor U shtri e zezë nata katran Në fusha, lugina, në malet me dëborë. Dhe iknin gra me fëmijë në djepe Me bohçe në krahë, me dele, me dhi. Iknin për të kaptuar brigje e dete Iknin duke marrë një grusht dhe në gji. Dhe detin lotët e mbushën më shumë Dhe detin lotët më të njelmët e bënë Lotët që rridhnin si rrëketë në lumë Tek shihnin atdheun e lënë nën këmbë. Iknin e ngjiteshin dhe maleve përpjetë Të kapen për guva, për shkëmbenj, për gurë Iknin e iknin nga ferri në jetë Iknin për të mos u kthyer më kurrë. Dhe kapeshin për dore gra, vasha e nuse Të hidheshin nga shkëmbi, të bëheshin cope e grimë Që dorë e huaj të mos i prekte në supe Që dorë e huaj mos i arrinte as në greminë. Qanin kavalle, lahuta, zamare, Qanin, vajtonin me dhembjen në gji Vaji udhëtonte mbi fusha, gryka e male Oi, oi, oi. Tek tuk ndonjë dash sapo ngrinte krye Ujqit i suleshin ta hanë pa mëshirë Rëndonte nata pa hënë e pa yje Rënkonte jetë e zezë, e ftohtë, e ngrirë.

Page 100: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

74

12. Dhe kalonin vite e shekuj kalonin Lahutat, kavallet shkreheshin në vaj Dhe zëra të rinj në tempuj të rinj gjëmonin Gjëmonin e ftonin për botën e pastaj. Dhe kambanat binin grykave në male Dhe rënia e tyre kishte po atë ngjyrë Të dyja kërkonin të ndiznin zjarre Në udhët e lugjet të lidhura n`zinxhirë. Ja udha atje tek futet në grykë Udha e gjatë Via Egnatia Udha që lidhte Romën me Selanik Udha që përbinte udhëtarë me mijëra. Udha që i ngjante një gjarpëri lubi Lakadredhur në brigje, gryka, lugina Udha që rënkonte nën patkonjtë e zinj Tek ecnin karvanet e kriste martina. 13. Kjo udhë përposh që ngjit e zbret në male Që lidh Prizrenin me Pellgun, Tetovën, Që mbante në kurriz gurë, baltë e halle Që vijonte më tej nëpër gjithë Kosovën Mbante mbi vete mushka, kuaj, gomarë Ngarkuar me drith tek shkonin e vinin Mbante mbi vete dhe të varfërit fshatarë Tek ecnin e nxinin me misër në shpinë.

271

Dhe mendja më dërgoi atje, në qeli. Ta shikoj mësuesin si rrinte n’vetmi. Si rrinte i shtrirë, mbuluar me gjak Sikur më tha prapë: - Të më marrësh hak! Të më marrësh hak se asgjë s’kam bërë Vetëm pse kam dashur Shqipërinë të tërë. Shqipërinë e ndanë, e çanë mes për mes! E vranë, e përlanë, e prenë prapë në besë! * * * Dimër ishte. Mjegull. Fërfëllizë. Krahnezë. Kishte shtrirë krahët kudo natë e zezë. Vetëm poshtë Shkumbini gulçonte me valë Dhe zëri, nga trishtimi, vinte me të qarë. Pranë zjarrit n’oxhak, rrinin babë e bir. Thurrnin duhan dhe flisnin të nxirrë. I tha Lala babës, duke e parë në sy: - Sot, në mes të fshatit, kanë ardhë ujq të zinj. Larot kanë nuhatur çdo rrugë e rrugicë S’lanë gjë pa pikasur nëpër Shipkovicë.13 E kërkojnë Xhelalin, trimin tonë me fletë Që ka dalë në mal me ca shokë të vetë. Fjala gojë më gojë, gojët vesh më vesh Thonë se n’Gabrijë ballë për ballë janë ndesh’. Po s’i kapën dot. Si t’i fshihte toka. Të gjitha përpjekjet kishin qenë të kota… 13 Fshat në perëndim të Tetovës

Page 101: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

270

Me sytë drejt qiellit, si zogjtë në fluturim Pas rrezeve të diellit morën në shtegtim. Po në rrugë u dolën do ujqër mizorë. Njëri mundi t’u ikë Po tjetrin e shtinë në dorë. Mësuesin Sadudin unë vetë e kam parë Kur erdhën hienat në fshat për ta marrë. Fare pa u tremb’ Rrugës kur u nis Eci ashtu drejt. Ishte si një lis. Në ecje, ktheu kokën prapa disa herë Për të parë fëmijët për të fundit herë. Mua sikur më thosh, tek e linte pragun: - Rrahim, kur të rritesh, të më marrësh hakun! Dhe tek e shikoja, më rridhnin e rridhnin lotë E s’i ndihmoja dot. Ai shikim i tij vëth në vesh m’u var. Sa herë e kujtoja aq herë dhe kam qarë. * * * Sadudini dergjej i vetëm në qeli. Mua më fanitej ajo ecje e tij. Baba i tha Lalës, një ditë, si i ngrirë: - Thonë se Sadudini atje nuk është mirë. Për çdo ditë e rrahin me shkopinjtë me zallë S’dihet a do kthehet në shtëpi i gjallë. Dhe babai sytë për një kohë s’mi hoqi Ai shikim i tij thellë thellë më dogji.

75

14. Dhe iku kuçedra nga dragonjtë në male Iku Bardharit me dhëmbët e rënë Nisën të këndonin ujëvarat në zalle Lahutat, kavallet të këndonin në lëmë. Iku kuçedra po bishtin e la Mbi kreshta e qafa shtrirë si litar Ky gjarpër i zi dhe mua mes për mes më ra Qëkur më përlau në mes më ka ndarë. 15. Dhe erdhi ariu i murmë përsëri Me këlyshët e zes që i vinin pas Dhe rëndë, shumë rëndë shkeli mbi supet e mi Mbi kurrizin tim e më vinte të plas. Dhe nisi nga veriu një acar i egër Acar me të ngrirë, me ftomë, me të mpirë M’i shtoi të zezat që erdhën dhe më tepër Nga ç`kisha jetuar në jetën e nxirrë. Sa e ngrinte kokën në bjeshkë ndonjë dash Arinjtë i vërviteshin në fyt për ta prerë Ofshanin pleqtë në stanet me kashtë Blegërinin delet tërë helm e vrer. Dhe krojet e përrojet rridhnin lotë e vaj Lot e vaj lahutat, kavallet, përsëri Dhe bjeshka rënkonte me grahmat e saj Kudo vetëm terr, kudo vetëm zi, Oi, oi, oi.

Page 102: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

76

16. Dhe doli një balenë tjetër nga deti Me dhëmbë kafshoi brigje e tokë Vrapuan Gjergjët majë më majë shkrepi T`i dilnin përpara, t`i binin në kokë. Po kryqat e thyer, si korba, gjarpinj, U derdhën mbi tokën e mbytur në gjak Me majet e mprehtë, të ndryshkur, të zinj U vunë të venin çdo gjë në lak. Por nisi t`u dridhej dheu nën këmbë Zjarri t`u digjte shputa e gjurmë Ushtima e maleve me krisma e këngë Derdhej siç derdheshin përrojet në lumë. ̀`Malet me blerim mbuluar Plot me bukuri, bum!...`` 17. Dhe ikën korbat, gjarpinjtë ikën Këmishat e zeza u mbetën nëpër ferra Dele e desh blegërimën nisën Nisën kërcimin dhe kecër e shqerra. Dhe bishti i kuçedrës mbeti mbi mua Siç mbetet një kamë e ngulur në shpinë Ndau përsëri mishin me thua Ndau përsëri Nënën me fëminë. Dhe dhembjet e kamës më ishin të tmerrshme Po më e tmerrshme ishte dhembja e tradhëtisë Mbeti e hapur plaga e herrshme Plaga e mbytur në qelbin e pabesisë. Përsëri nisën vajtimin kavallet Zgjatej e zgjatej pllajave rënkimi Delet e deshët blegërimën ndalën Dhe kecërit e shqerrat ndalën kërcimin. Shikonin andej qafës, matanë, Si ndriste dielli në qiellin e kaltër

269

Po dhe më i bukur është në shpirt ai Ashtu siç ka qenë tërë jetën e tij. Dhe ky trup i vogël, Kjo fytyrë e qeshur, Kjo zemër e madhe Me bardhësi e veshur, Të bëjnë që ta duash, ta shtërngosh në gji Të bëjnë mos t’i ndahesh përqafimit të tij. Vetëm ta dëgjosh ç’mendon dhe si flet Me rrëfimin e tij të ngjan në poet. Është aq i drejtë, në shpirt aq i pastër! Xha Rrahim i varfër Xha Rrahim i pasur! Xha Rrahim i mplakur Xha Rrahim i ri Me atë buzë të plasur, Ka plot shpresë në gji. Xha Rrahimi është dhe histori e gjallë. Dhe për të treguar ka talent të rrallë. Unë vetëm mora ta shkruaj në letër Atë rrëfim të tij që është tërë një vepër. * * * …Ishte pranverë…50 vjet më parë. Kur thikat pas shpine sërish hapnin varrë. Ata ishin dy. Të dy në pranverë. Ishin aq të ri. Dallonin nga të tjerë.

Page 103: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

268

Po ta vëmë veshin nga skaji në skaj Do dëgjojmë ushtimën si këngë e si vaj. Si një vaj i gjatë, si një lot vigan Që del nga kraharori I maleve vargan. Që del nga thellësia e shekujve më parë Tërë me buçimë, i dhembshur dhe krenar. Eh, sa shumë ka parë ky lumë në udhëtim Ndaj dhe zëri i tij vjen si një gjëmim. Syri pastaj ndalet te një si shtëpi Atje, në fund të pyllit, futur si në gji. Ja ku është, ku duket, pakëz si e ndarë. Le të shkojmë atje, Nga afër për ta parë. * * * Para nesh oborri, lëma, streha, shkallët, Pak më tej një gardh. Zemra të të ndalet. Dritaret, çardaku, çati e lakuar. Ja ahuri dhe pragu dhe dera pak anuar. Aty, sipër pragut, të ndalet shikimi. Me krahët që ka hapur Të pret xha Rrahimi. - Hajde, mirë se vini! - na thotë gojëmbël Sikur nga dy buzët do t’i rrjedhë tëmbël. Mbi ballin me rrudha, mbi flokët ca të bardhë Duket që ka kaluar një dimër i madh. Vetullat shtëllungë mbi sytë pak të futur Tregojnë që n’rini ka qenë djalë i bukur.

77

Si u binin fyjeve barinjtë nga çdo anë Vëllezërit si kullosnin barin e pastër. Shikonin me mallë pranverën, gjelbërimin, Lulet, burimet, fushat e malet Mallkonin këndej acarin e dimrin Dhe mblidheshin skutave për të qarë hallet. Vërshuan gjarpinjtë, ujqit e derrat Urrithët e minjté gërryenin përsëri Dolën dhe arinjtë nga guvat, nga shpellat Mbi dele e shqerra të bënin kërdi… Oi, oi, oiiiii! Dhe ikën nga dhëmbët, skërmitjet, ulurimat, Ikën Bardharit, Pellgut e Drinit, U mbushën me lotë lumenjtë e luginat Ngrinë nëpër faqe si hejet e dimrit. Po pati që s`ikën, që mbetën, s’u shkulën, Siç qëndron një lis kur bien rrebeshe As era, furtuna, nga vendi s`i tundën Si supet e malit, si kreshtat e një bjeshke.

Page 104: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

78

18. Dhe endej ariu me lëkurën e një qengji Ai që nën dorë e mbante thikën Ai që kur ecte gëlonte tërë vendi Ai që në palcë u kish futur frikën Ai që me dorëzat e bardha gjer në bërryle Me çizmet katran e në qafë dylbitë Ai që si skile na e bëri me hile Erdhi dhe e mbuluan me dhe një ditë. Eh, ç`na erdhi fryma, gëzimi në male Që iku ariu me thikën nën mëngë U kapën delet e deshët në valle Kecërit e qengjat u hodhën në këngë. Po këlyshët kishte lënë ai në strofullën e tij Derrat, urrithët, gjarpinjtë nën gurë U zvarritën ata po në ato hulli Po me ata dhëmbë, po me atë lëkurë. 19. Po erdhën shelegët, deshët e rinj, Me brirët e mprehtë, me mendjen në kokë Dhe thanë: Të bëhemi (u)nji! Të lidhemi si miq e si shokë. Kurrsesi t`pranojmë dikush të na ndajë Dhe një nga një të na përlajë Siç ndodh në përrallën ujku me tre qetë Kur, një nga një, i hëngri të tretë. E u mlodhën shelegët në sheshe Drejt ujqërve me brirët të kthyer Ranë e ranë përmbi ta rrebeshe Por s`u mbrapsën, ata nuk u thyen. Blegërimat, brohoritjet, arritën gjer në qiell Nga retë u buzëqeshte i madhi diell Ecnin përpara të bashkuar, pallëngjeshur, Dhëmb për dhëmb për t`u përleshur.

267

MONOGRAFI NË VARGJE PËR MARTIRIN RROHIMN NEZIRI

Nga kala e vjetër, si mbi një ballkon Duket si n’pëllëmbë tërë vendlindja jonë. Dhe ta merr shikimin horizonti tej Nga shtrihet vështrimi Natyrës, gjithandej. Dhe nuk ka të ngopur syri duke parë. Zemra në kraharor sikur të merr zjarr. Ja, atje, në lindje, janë Malet e Thata. Mbi kurriz të tyre Kanë rënë shumë shtërngata. Poshtë, më në jug, gjendet Gocëtivari Mes për mes për trup e përshkon Bardhari. Rreth e përreth Pellgut janë fshatra të tërë Si t’kapur në valle tutje sërë – sërë. Po më shumë të ndalet syri atje sipër Andej ku vargmalet hapen si një libër. Si libër i vjetër, libër i pa fund Pa kapakë e letër. Që shtrihet gjithkund. * * * Grykës tej Shkumbini zbret nëpër ujëvarë Herë si me t’kënduar, Herë si me të qarë. Dhe ky zë i zvargur, ky zë madhështor, Sikur ecë e flet me malet plot dëborë.

Page 105: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

266

Dhe ti do vazhdosh në këtë si shtëpi Më tej të gjallërrosh në këtë katandi. Duke qenë akuzë për gjithë pushtetarët Që nëpër parti rendin ndër të parët… * * * Mirupafshim, Rafi Halili! Do vijmë prapë një ditë prilli Të të shohim Ti si je… Në këtë botë bastarde, në këtë botë pa fre… Janar, 2000.

79

Dhe erdhi ajo ditë e bardhë, bilur, Ra kazma me goditjet mbi mur Ranë goditjet e çekanit në mur të ftohtë Dhe nisi të fryjë një erë e ngrohtë Dhe kjo erë e ngrohtë u shpërnda jehonë Copat erdhën gjer këtu në trevën tonë. Juga e bardhë si valë mori udhë Siç merr hov një tren i shpejtë në hakurudhë. Dhe u fut si zefir në akullnajë Dhe nisi ta shkrijë me ngrohtësinë e saj Dhe kjo jugë e ky zefir këtu arrinë Gjeth më gjeth e degë më degë krahnezën shkrinë Shkrinë akullin në rrëkeza dalëngadalë Dhe nisi të marrë frymë çdo gjë e gjallë. Edhe dielli lart nga qielli nisi të buzëqeshë T’i nxjerr rrezet herë pas herë midis reshë. Dhe arinjtë, ujqit, dhelprat, gjarpërinjtë, Ulërijnë, ftroshin me turinjtë Ftroshin duke hequr bishtin zvarrë Nën këmbë seç i tremb, i djeg një zjarr. Ku do hyjmë, ku do futemi, thanë ata Ç`ndodhi kështu, nga na erdhi gjithë kjo hata! Dhe vrapuan, ikën, u futën nëpër shpella Ujqër, dhelpra, arinj, gjarpinj, derra… Dhe nxjerrnin syrin herë pas herë Të shikonin si po vinte e bardha verë Në bark u mblidhej i zi një vrer. Dhe u vunë ta mbrojnë bishtin nëpër kreshta E i nxorën dhëmbët, thonjtë të gjatë si heshta Në Koshare, Qafë Morinë i drejtuan Me skërmitje dhe kafshimin e filluan Po shelegët sikur shtregët, div dragonj U vërsulën si shigjeta me dhëmb e thonj Përmbi bisht këmbën hodhën Dhe e përdrodhën Siç përdridhet kur e shtyp në qafë një gjarpër Dhe hap gojën për të të kapur…

Page 106: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

80

Ikën ujqit, arithët, dhelprat, derrat, Lanë dhëmbët, lëkurën, në shpellat. 20. Mars, 2001. Poshtë dheut vinte një zë. Zëri ngrihej, mbushte qiellin Sikur donte ta prekë diellin Nga qafa ime kishin ardhë Me armë në krahë dragonjtë e bardhë. Pikat i kishin zënë Me syrin pishë n`shënjestër vënë. Nëpër shtigje, skërka, brigje, Thirrjeve t`u jepnin përgjigje. Dragonjtë e vijës së parë Tytave u dhanë zjarr… S`kishin çka të prisnin më. Britma e rafale u bënë një… Dhe u turrën ujqit, arinjtë, Dhelprat, derrat, gjarpërinjtë. Dragonjtë u thanë: Ejani, këtu ju presim! Po na erdhët, do t`ju vdesim! Dhe nisën armët të kërcasin. Predhat, bombat të pëlcasin Arinjtë, derrat të pëllasin… Tymi e flaka në kala… Ra dhe trimi i parë, ra. Djali i Llacës, Hajredini. Nga goja i shkonte tymi. Ujqit që mbetën s`e bënë të gjatë Ua mbathën në ndajnatë.

265

Ty, Rafi Halili, që, kur t’futnin n’ bodrum Nga rrahjet e mizorëve s’bëje një sy gjumë. Ty, Rafi Halili, që, kur dilje në mal, Nuk mendoje tjetër veç për ideal. Ty, Rafi Halili, që, kur t’futnin n’qeli, S’dëshiroje tjetër vetëm pak liri. Një rrënjë e UÇK–së që ishe Ti, Rafi, Tash je katandisur, o, mo zot, më zi! Ja, tani, ku je, në këtë si shtëpi Pasurinë që ke dy edha, një dhi, Dhe ti prapë mendon ashtu si më parë Se në gjirin tënd e ke po atë zjarr. Zjarrin ideal, zjarrin për të vërtetën Që të mbajtën gjallë, të ndoqën tërë jetën. Një fije pendimi në ty vend s’ka zënë Dhe pse në këtë gjendje ata të kanë lënë. Ata që rrahin gjoks se qenkan ”patriotë ” Dhe jetës luksoze nuk i ndahen dot! Ti, Rafi Halili, i ke vënë në sprovë Që të gjithë të parët, krerët në Tetovë..

Page 107: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

264

Dhe tek e shikon Këtë një grusht njeri Që ka veç një dele, dy edha, një dhi, Që me maje dalte drurin e laton Dhe me të varfërinë mundohet ta dëbon, S’mundesh e të rrish pa u mbush me lotë E të pyesësh: vallë, Pse kështu, kjo botë? S’mund të rrish pa folur thellë në brendi, E të mos përdorës në vargjet ironi: Si Ti, Rafi Halili, kështu që je sot, Vërtet, a mund të ketë diku në këtë botë? Shih si të kanë lënë Në tërë këtë mjerim Ty, Rafi Halili, shkëndija për çlirim! Zotërinjtë me maqina ecin, fluturojnë, Për Ty, Rafi Halili, s’duan të dëgjojnë! Kur ti kalon rrugës, në dorë me një daltë Dikush të bën me pluhur, me ujë a me baltë! Bile, mund të të shkelë ndonjë “patriot” Tek kalon n’shpejtësi të të merr dhe nën rrotë! Ty, Rafi Halili, që n’trishtim i la Fëmijë edhe grua, nënë e baba. Dhe u nise rrugës deri në flijim Që këtij populli t’i sjellësh çlirim. Ty, Rafi Halili, që, plagët kur i more Jetën para teje fare s’e mendove. Ty, Rafi Halili, që mendove ndryshe. Kur grabite armët dhe hidhje afishe.

81

Pesëmbëdhjetë ditë e pesëmbëdhjetë net Ranë predhat si rrufetë Në këmbë u ngritën fëmijë e gra Nga fshati Selcë, Bukë e ujë të çojnë n`kala. Ja, andej, ato venin Në shqiponja shëmbëllenin. 21. Ishte natë. Errësirë. Gjëmimet e armëve kishin ngrirë. Nën mure dredhonte një gjarpër. Sikur donte për t`u kapur. Dhe diku një vrimë e gjeti Po gjatë aty nuk mbeti Qeskat plot me helm i zbraz. Dhe iku me bishtin pas.. Iku gjarpri i zi, Iku, pa e parë njeri… 22. Doli drita, ra dielli. Lot i kthjellët në kupë qielli. Nisën prapë rrufetë rrebeshin Vetëtimat përse heshtnin?! S`dëgjohet krisma e ëmbël e tyre E tillë ishte prej natyre. Dhe nisën të qanin retë Mbi çdo gjë të mbetur shkretë… Qanin lisat, pemët, drurët, Brigjet, arat, rrugët, gurët. Qanin strehët, muret, dritaret, Pullazet, lëmët, dyert, pragjet…

Page 108: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

82

Ata ecnin këmbëzvarrë, Krahëkëputur, zemërvrarë. Tok me fëmijët, pleqtë, gratë, Ecnin varg, në mesnatë… Ngjiteshin e ngjiteshin te Derë e vendit Të dalin në rrugën e Prizerenit. Nën Brodec, atje te ura Ku gjëmonte, qante Shkuma. Poshtë vinin blegërima, Pëllitje, ciatje, hingëllima… Bohçe, djepa përmbi supe Ecnin varg, ecnin tutje. Matanë lumit fshatrat tretën Çerdhe pa zogj mbetën. Vetëm ndonjë gjel i rrallë Tregonte se ishte gjallë. Këngë vaji, mallëngjimi Në ferk të një agimi… Shpejtuan hapat tërë natën Në mëngjez t`kalonin Qafën. Ra dielli në agim. Një diell me dhëmbë, tërë dhimbë. Fshatrat bosh, pa njeri. Pa qengja, dele, zi… Si një hon i gjerë, i thellë. Gryka varr mbushur mner. 23. 11 PRILL 2001. Poshtë lumit vjen një zë. Te laku i Vicës ngjiten maqinat. Prapa shkurreve i presin trimat. -Dorëzohuni!- qe sokëllima e parë. Por ata s`e bënë mallë. -Dorëzohuni!- britma e dytë. Ata si qeni kur skërmit.

263

* * * Dhe flet e flet ai për jetën e tij Që kur qe i vogël. Që kur qe i ri. Herë pas herë nga dalta i ngre sytë dhe dorën. Tutje hedh shikimin për ta parë dëborën. Për ta parë dëborën, si bie mbi male. Ajo, thotë Rafiu, i mbulon shumë halle. Dhe i jep rrëfimit Ngadalë e ngadalë Fijen e tregimit e përshkon një zjarr. E përshkon një zjarr ndezur me shkëndijë Se e tillë ishte gjithë jeta e tij… * * * Pa të shohim sot, si është ky Njeri. Ky, Rafi Halili, me atë zjarr në gji. Në këtë si shtëpi, me gurë e me baltë Që me dhëmb e thonj e ngriti te ky shpat, Ka Ai një dele, dy edha, një dhi. Dhe kjo është e tëra Pasuri e tij. Pakëz më përtej, në një si krevat, Ka pak gjizë e kripë, një riskë buke të thatë. Aty, më në skaj, është një stufë e vjetër. Që vazhdimisht tymon, Dhe, asgjë tjetër.

Page 109: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

262

- Na fol, o hero, ne duam të dijmë Për tërë ato vite ku trete rininë. Për të gjitha me radhë, ç’ke parë e ç’ke vuajt’ Si shpëtove gjallë nga tanët e të huajt. Kokën e ngre lart. Tej e hedh shikimin. Sikur atje në male don ta kapë rrëfimin. Në ballin e gjerë, Në rrudhat palë – palë Rri si i nderë një kujtim i vrarë. Dhe nisë të rrëfejë për jetën në burgje Siç flet një luftëtar kur kthehet prej lufte. Me kokën pak përanë, me të largëtin shikim Tamam në shqiponjë ngjan heroi ynë. * * * Te kjo si shtëpi me gurë e me baltë Rri ulur Rafiu Në dorë ka një daltë. Dhe kjo daltë e hollë rrëshqet e rrëshqet Aty nën dorë një dru arre pret. Gdhend ai në të Lule, gjethe, rrush. Një faqe tavoline të tërë e ka mbush’. Shqiponjën dykrenare e ka nxjerr në ballë. Ah, ajo shqiponjë, që i ndezi zjarr. Që i ndezi zjarr, e bëri të vuajë Se s’deshi të jetojë nën këmbë të huaj.

83

Ecjen, ngjitjen maqinat ndalën. Urdhërit prapë nuk ia varën. Hapën dyert për të dalë. U dëgjua urdhëri: - Zjaaarr! Flakë mori maqina e parë. Hienat u dogjën të gjallë. Tym e zjarr maqina e fundit. Hienat shkrumb në mes të shkrumbit. E lejuan një të dalë. I pëmjerë mori malë. Iku me bishtin zvarrë Tatëpjetës çalë çalë. 24. Një lajmës po vinte me vrap. Neve na erdhi fryma prapë. - Po vjen, po vjen!- thërriste ai, Po vjen dragoi me trimat e tij! Hapen sy, gojë, veshë. U duk dielli midis reshë. - Hej, atje, çfarë ka ngjarë! Kush po vinte vallë?! Po vjen dragoi i Kërçovës, Nga malet e fushat e Kosovës Përmbi krahë e supe mban Furtunë e tramundanë. Dhe tha: - Përpara trima! Hienat t`i futim në vrima! Jo, nuk ka prapa kthim! Veç me armë shpëtimi ynë! Ne jemi në tokën tonë. Nuk ka kush më që na zbon. Zeni pritat, istikamet! Pa të shohim tani ç`do thonë!

Page 110: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

84

25. Akulli, bora, në pllaja shkrinë. Rrëketë, përroskat parzmat frynë Lisat, pemët, degët zgjatën. Luleboret petalet hapën. Dhe ujëvarat gur më gur Ushtimën ngrenin si flamur. Po vijnë, po vijnë, thonë ato, Dhe ky zë udhëton kudo. 26. Ja, atje, në Kodër të Diellit, Flaka iu dha qiellit. Një helike nga ajri ra Mes për mes në bark u ça. Hunda thellë në tokë i shket U ngul skelet. 27. Pak më këtej, në Gur t`Sidollit, Mu te bregu i përroit, Lukuni tjera ngjiten. Me breshëri predhash priten. Tufë luanësh prapa guri Sup më sup bedenë muri. Hienat kokën aty e thyen. Rrugën me gjak të zi përlyen. Krra krra krratë në ndajnatë I përpiu Përroi i Thatë. Ngjiten pastaj gjarpinj të tjerë Me gjuhën gjak të vjellin vrer, Siç ngjiten çakenjtë e zinj Në ndihmë t`u vijnë. Po s`arritën të kafshojnë As ta njihnin shoqishoj’n. Përmbi kthesë të Shipkovicës Hasën në zjarrin e pritës.

261

- O i zoti sh’pisë! Thërrasim zemërplasur. - O, hajde, hajde! - dëgjohet zë i dashur. Hapet pastaj dera me një kërkëllimë E në atë ciatje e ka një si dhimbë. - Hajde, lalë Hamdi, hajde, mirë se vini! Paskeni mërdhirë, Hyni, brenda, hyni! Aty, në katua, Një dele, dy dhi. Me ata sytë e xhamtë sikur të përpijnë. Hapet dhe një tjetër. Të këputet zemra. Duhet ulur kokën për t’u futur brenda. Mbi koftor të zi që tymon pandalë Një çajnik i vjetër vajit ia ka marrë. Një minder prej druri, dy shkëmenj mbi dhe. Një fener te muri zemrën me ta pre. Aty, në dollap të vënë dy tre ftonj. Sipër, në dërrasë, gdhendur një shqiponjë. Është kjo orendia në tërë këtë “dhomë”. Është krejt pasuria e heroit tonë. * * * Ulet në një shkëmth, daltën merr në dorë. Përmbi kokë t’Rafiut ka rënë shumë dëborë. Mustaqet e zeza, korb, përmbi mjekër, Heroin e tregojnë pak si më të vjetër. Por ai s’i ka më shumë se pesëdhjetë. Në burgje i kaloi përmbi tetëmbëdhjetë.

Page 111: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

260

Por, ama, kodoshët ende e kishin n’dorë, Ashtu si përpara, tubimin popullor. Dhe e anuluan nga frika prej teje Se prania yte qe gjëmim rrufeje. Kur të ishe Ti ata s’mund të vinin Shikimet e urrejtjes mbi ta do të binin. Tani që të gjithë janë futur në strofull Në ballë e fytyrë i pështyn ky popull. * * * Te kjo rrugë e Selcës, nga maja e Gurit të Zi Në shpatin përtej lumit Duket një shtëpi. Shtëpi asaj i thënshin, aty, përmbi kodër Se më shumë i ngjan një kasolleje t’vogël. Dhe ajo kasolle, ajo si shtëpi, Sot brenda saj e ka këtë njeri. Ne do shkojmë atje, lexues të mi Ta shohim nga afër si rron ky Njeri. * * * Ja, erdhëm këtu, te shpati përballë, Te shtëpi e vogël strukur pak nën mal. Çatinë e lakuar bora ja rëndon Aty nën strehë një qyngje që tymon. Anësh, pakëz bar, duaj misri, kashtë. Një sëpatë, një drapër, Sikur presin jashtë. Një derë, një dritare, të vockla në mur Ndërtuar me djersë, baltë, gurë e drurë.

85

Tre maqina morën flakë Njera ia mbathi me vrap. S`dinte ku të fuste kokën Donin ta hanin tokën. Hani!- u thanë zërat rreth e rrotull, Barku i juaj nuk ka të ngopur! Hani, tani, o të nxirrë, Se gjakun na e keni pirë! 28. Dragoi shikon me dylbi: - Binu, djem, gjarpinjve të zinj! Binu, e të vënë mend, Se yni është ky vend! Binu, për gjithë ç`kanë bërë, E kanë mbushur kupën të tërë! Binu për nënat që kanë qarë Për burrat e djemtë e vrarë Për lotët që s`u janë tharë! Binu për nuset pa duvak! Për plagët që kullojnë gjak! Për puset e mbushur plot Me pleq të lidhur e me lot! Binu, djem, për të gjitha, Që në sy t`u vijë drita! 29. Autobusi në udhë të Shkupit. Ecën dhe mban në bark’’ujqit’’6 T`ua sjellë çakenjve krah Të mbërthyer të bërë rrah. - Ku shkoni! – tha dragoi Me dylbi tek i shikoi. - Kthehuni! Ndaloni vrapin! Gabim keni bërë hesapin! 6 Emërtim i policisë shtetërore

Page 112: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

86

Nuk deshën të dëgjonin. Drejt vdekjes vraponin, vraponin. - Zjarr!- urdhëroi komandanti. Minahedhësi nuk e zgjati. Prapa gurit, përmbi breg, Tek priste t`i vijnë në shteg. Gjëmoi gryka, ushtoi mali, Uturima zhurmën ndali. Tymi e flaka gjer në retë. Shkrumb e hi një skelet. Ulurimat e krra - krratë U fashitën né asfalt. 30. Dragoi shikonte me dylbi Tek përpëliteshin si minj. Nën hundë një bashkë mustaqe Dhe leshrat shtëllungë në faqe. Bëlbëzoi nëpër dhëmbë Tek rrinte me sup për shkëmb: - Ku do futeni, skile të vjetra! Ç`keni, ç`ju dridhet mjekrra! Ku do hyni, në cilën vrimë! Dhe atje do t’ju vijmë! Këtu dilni, në fushë t`mejdanit, Ku thërret zëri vatanit! Këtu dilni, ç`i keni mbush`! Ende pa ju prek askush.- Dhe i dha hapit matanë Siç niset një tufan. 31. Dylbitë në sy i vuri prapë. Shikimin e mbajti gjatë. Majë malesh, mbi Radushë. Dhe poshtë, në grykëfushë.

259

* * * Dhe erdhe një ditë Ti, o Rafi Halili! Ishte ditë e bukur. Ishte një ditë prilli. Fluturuan fëmijët në derë kur të panë! Sa i gëzove gruan, nënën e babanë! Se do vije gjallë askush s’kish besuar Që prej asaj nate, Natë e mallkuar. * * * E u mblodhën shokët, prej çdo ane erdhën N’oborr të shtëpisë si një lumë u derdhën.. Kujtimet evokonin Nga burgjet fashiste. Një epokë e re në këtë botë po niste. Gjithë ato rrëfime, nga ato kujtime, Përplot heroizma përplot dhe trishtime. * * * Mikpritësit vendosën që, nga ky oborr, Juve t’u dërgonin n’tubimin popullor. Atje, përmbi Gajre, ku mblidheshin njerëzia Njëherë në motmot nga e gjithë malësia. Atje t’ju dërgonin, Juve, për herë të parë Ty, Rafi Halili, me bashkëveprimtarë.

Page 113: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

258

* * * Dhe kalonin javët, muajt edhe vitet Kosova në ankth po i shkonte ditët. De – mo – kra – ci! De – mo – kra – ci! Rrugët e Berlinit përplot me të rinj. Dhe i ranë murit, gurët i bënë copa! I drejtoi sytë andej gjithë Evropa. Ato copa gurësh anembanë u derdhën Kaluan kufinj, Gjer dhe këtu erdhën! Si një jugë pranvere kur fillon të fryjë Skutë e më skutë ngricën zë ta shkrijë. Dhe hejet e strehëve zënë e pikojnë Kyçët nëpër dyer dhëmbin e lirojnë. * * * Po ty s’të lironin, o Rafi Halili, Për ty njëqind herë ishte i kyçur dryri! Akoma për hijenat i rrezikshëm ishe Për ty ishte çelësi Në duart e një bishe. Ndaj u mbushën rrugët e sheshet një ditë Ty të kërkonin të dalësh më në dritë. Dhe vërshoi populli si një lumë i madh Në Çarshi të Epërme, katër ditë me radhë. Katër ditë me radhë, katër ditë me diell Britmat, ovacionet, shkonin gjer në qiell.

87

Asgjë s`lëviz, nuk pipëtin, Veç Bardharit që psherëtin Presin tytat nëpër brigje, Prapa shkurreve, në gurë, në shtigje. Presin tanket, autoblindat, Kamionët, hermelinat. - Zjaaarr! - briti, komandant Mësuesi Dhe tanksin në thumb e futi. Armët plasën në katër anët Djemtë u hodhën si luanët. Rrodhi Bardhari valë valë Sikur kishte brenda zjarr. Valët rrihnin breg më breg, Ecnin, hapnin rrugë e shteg Rrugë e shteg nën urë e gurë Kësi rrjedhë s`kish pasur kurrë. Nuk kish parë sa qe jeta Në bark t`i binin kaq helmeta! Nuk kish parë kaq shumë ikje Kaq shumë ngarje, virrma, klithje! Komandanti pastaj briti: Lerini të ikin! Le të ikin kah sytë këmbët, Se shumë shpejt u ranë dhëmbët! Në fund të fshatit tanksi uli Tytën e gjatë, në dhe e nguli, Dhe mbeti përbindëshi i zi, I thyer këmbë, i thyer brinj. Rri aty e s’bën zë Lozin fëmijët tani mbi të…

Page 114: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

88

32. Mbi sy ngriti prapë dylbinë. Pa tutje, mbi Haraçinë. Ecnin korbat, fluturonin. Villnin zjarr dhe iknin, shkonin. Matejç, Sllupçan, Hotël, Likovë. Vaksincë, Tabanoc, Kumanovë. Luanët në llogore Maje thumbit i mbanin prore. Iknin me bishtin zvarrë, Duke lënë fëmijë të vrarë. 33. Kryehiena nga larg tha: - Do të bëjmë hatanë mbi ta! Do t`i shkulim, do t`i djegim! S`kam të ngopur në hell t`i pjekim! Dhe bëri një gjest në qafë: - Nuk do shkojë as gjysmë javë, Për tri ditë në fshat do hyj, Mu në mes kafenë ta pi! Dhe i nisi tytëgjatat Nga larg t`i kafshonin fshatrat. Po s`mund t`kapërdihej lehtë. Kockë e fortë në fyt u mbet. Predhat i vinin kah s`i priste. Asnjë hap më tej s`e niste. Kaluan ditët, një javë…dy… Nuk po dukej çakalli i zi. Plumbat i binin si rrufeja. - Hajde, zotni, t`u ftoh kafeja! I thanë trimat nga beteja.

257

Me gjakun tënd të njomë Me gjakun tënd të ri Ti, Rafi Halili, e para shkëndijë. Dhe ne kur shëtisnim nga deti në det Ti, Rafi Halili, N’qeli rrije vetë. Ne kur bënim qejfe në liqen e mal Ty, nëpër birucat sa s’t’hanin të gjallë. U duartrokisnim Atyre që t’burgosnin Atyre që të rrihnin, që donin të të varrosnin. Kur ne me fëmijët dilnim në natyrë Ti nëpër bodrume rrije në zinxhirë. Kur ne krahaqafë Me fëmijët tanë, Fëmijët e tu, Rafi, s’kishin bukë të hanë. Kur luanin, dëfrenin, Fëmijët e tjerë, Fëmijët e tu, sytë i mbanin në derë. Të prisnin te pragu në do kthehesh gjallë Që prej asaj nate kur të kishin marrë…

Page 115: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

256

Ai ka dashur dhe do të bëhet mbret Me këmbë duke shkelur çdo gjë në këtë jetë. Që të gjithë e panë si e kish shikimin Ndaj s’qe e vështirë t’ia blenin mendimin… - 15 vjet burg, të rëndë, i pandehur! Bërtiti prokurori në kulm si i çmendur. Ngriti gishtin trimi andej ku kishte sytë Dhe sa nuk e pështyni surratin e ndytë. Pastaj dy të zinjtë ia ulën dorën E vunë në pranga dhe tutje e morën… Eci andej djali me kokën e kthyer Lart, faqe muri, te foto e urryer. * * * Eh, Rafi Halili, Sa shumë i ke munduar! Një ordi policësh janë mobilizuar! Atje jashtë të tjerë i ke lënë pa gjumë! Sa shumë i ke munduar, O Rafi, sa shumë! Ty, një grusht njeri, me këtë trup e kokë Që s’deshe robëri të ketë përmbi tokë, Të vunë prapa hekurash si luan n’kafaz Aty t’i kaloje 15 vitet pas. Si i ke kaluar vetëm ti e di. Kaptinë e veçantë është kjo histori. Unë s’do të ndalem Të shkruaj për atë kënd Atë e ke shkruar Ti me gjakun tënd.

89

Dha e dha përsëri Por mbeti në vend aty Vetëm grindej, kërcëllonte dhëmbët. Zunë t’i dridheshin gjunjët, këmbët. Grykëhollat drejtuan shikimin Drejt Shkupit, në mes t’i hynin. Siç hynë, dikur, Bajrami, Isa, Në kala me të bardhët plisa. Gjer në bel çakenjtë u mbushën Nën tankse kokën futën. S’u mbet tjetër veç të shpëtojnë Dhe kafenë ta harrojnë. Diku tjetër e varën shpresën Dikush t’ua shpëtonte jetën. Dhe ikën me bishtin ndër shalë Rënë dhëmbë e dhëmballë… Mars, 2005.

Page 116: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

90

HOMAZH PËR MUJDIN ALIUN

(Me rastin e inaugurimit të bustit në fshatin e tij, në vitin 2000) 1. Si ta nisë këtë këngë te kjo grykë mali Kur të kam përpara me atë shtat të hedhur! Me ç’nota të të përshkruaj o Mujdin djali Këtu mes lulishtes në bronx që rri derdhur? Ta vë gurgullimën që vjen me ngadalë Dhe nga majë e bjeshkës erë lulesh sjell? Apo tërë përroin me rrëke e zall Kur çdo gjë përpara me rrëmbim e merr! Kush ka mundur të thotë se do vish një ditë Midis këtij sheshi të ngrihesh lapidar? Nga të katër anët të përhapësh dritë Si në mes të natës kur ndizet një zjarr! Balli yt i njomë petal trëndafili Me sytë që shikimin e kanë hedhur larg! Mbeti aq i bukur atë ditë prilli Kur Qafë Kosharen e ke larë me gjak. Dhe ashtu i bukur do të mbetësh përherë Sa të jetë ky përrua, sa të jetë ky mal Se me atë shikim do të çelësh çdo pranverë Kur me rënien tënde ti ke mbetur gjallë.

255

Dhe, për një çast, deshi ta ndalë hapin Sepse, midis turmës, sytë seç i kapin. Ai pa vëllanë, gruan e babanë Tek rrinin të përlotur, anësh, pranë e pranë Tek i ngritën duart për ta përshëndetur Dhe në cep të supit pakëz për ta prekur. Po s’e lanë të zinjtë, egërsisht e shtynë Pasi bënë ca hapa te derë e gjyqit hynë. Nuk priti që t’i shohë aty nëpër turmë Nënën dhe motrën që i kish në burg. - Fol! – i tha gjykatësi me sytë si maçorr Duke vënë syzet si të qe një qorr. - Fol, çfarë kërkoni me atë grupin tuaj! Hajde, që të gjitha këtu na i thuaj! Ngriti dorën trimi dhe drejtoi gishtin Përmbi tavolinë ku afishet ishin “Kushtrimi i lirisë”, revolja mbi të. Deshi të flasë po dot s’nxori zë. Që të gjithë andej kokën e drejtuan Por ç’deshi të thotë fare s’e kuptuan. I hapën edhe më sytë si maçorr Herë mbi tavolinë, herë përmbi dorë. …aty…i…keni… - bëlbëzoi Rafiu Dhe nofulla me plagë, sakaq, i ngriu. …aty… ia bëri prapë me bëlbëzim Duke mbajtur gishtin dhe sytë n’atë drejtim Dhe për disa çaste q’andej s’i largoi Grykën e revoles gjatë e shikoi… …Revole, virane, ti ç’më tradhtove Dot nuk e vrave po vetëm e plagove… Pastaj i ngriti sytë mbi gjykatësit, lart, Duke parë foton me mend foli qartë: …ai e kërkon plumbin mu në ballë Se ka qenë e është më i madhi tradhëtar.

Page 117: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

254

Ishte “doktoresha” me fytyrën liskë Që bërtiti shumë, me një zë si piskë! Babain ajo e kishte një kryehijenë. Nga i njejti fshat dikur kishin qenë. - Përse nuk e mbytni! I erdhi dhe njëherë. Dhe më nuk dëgjoi. Shikimi iu err. Dy a tri gjilpëra një pas një i dhanë. Nga goja, nga dhëmbët, Gjakun i shpërlanë. * * * Dhe u nis maqina udhës për në Shkup Brenda me hijenat mbuluar me turp. Ecte, çante udhën, në barkun e natës. Mbi kokë të Rafiut sytë e shtërngatës. E përplasën djalin lidhur për krevat. Dy hapa më tej, një stërhell i gjatë. Një tjetër te dera rri edhe shikon N’korridor të gjatë Kush vjen e kush shkon. Gjarpëron maqina rrugës për në gjyq. Në hyrje e prisnin të dashur dhe miq. Kërcëlluan rrotat përmbi trotuar Janë këthyer sytë të gjithë për ta parë. U hap pastaj dera, bramb, me rrapëllimë. Nga prapa Rafiun dy të zinj e shtynë. Pas tij Bejtullahu, Xhevati, Agimi, Naseri, Rushiti dhe Gafur trimi. Kokëlartë eci, ashtu, duarlidhur. Pët dhe qerpiku fare pa iu dridhur. Nga të dyja anët si shqiponjë shikoi. Aty, në mes tyre, dikend e dalloi.

91

2. Krismat ishin afër, vinin gjer këtu, Nga grykat, nga malet, me tërë atë gjëmim, Dhe një natë dimri andej u nisët Ju Ta sillnit pranverën veshur me blerim. E gjatë ishte udha mes shkrepash, bregoresh, Gjer atje ku dielli syrin kishte nxjerr, Dhe gjokset i vutë mbi ledhe llogoresh Siç vihet një gur kur vihet një themel. Gazmendi, Qaili, Besimët, Nebiu, Ti dhe Muharremi, në kolonë për një, U nisët nga ky fshat drejt andej veriut Atje ku u thërriste një i bukur zë. Ai zë i zjarrtë në zemër ju kish prekur. Ju nuk mund të rrinit, të flenit rehat. 100 vjet Nëna pa krahë kishte mbetur. 100 vjet trupi i ishte larë me gjak. Se bisha e egër ka dashur ta zhbijë Me thundrën e rëndë, me thonj e me dhëmbë. Ju i dolët zot se u kishte bij Që s’duruat dot ta shihnit nën këmbë. 3. - He he he heeej! – ushtonte nëpër male Bashkë me buçitjen e armës rafal. Por për një çast sokëllimën e ndale Dhe shokët u stepën. Ç’të ketë ndodhur vallë? Përse mitralozi nuk këndonte më? Përse përmbi bishat ai s’villte zjarr? Pse u ndal, papritur, mbi gur ai zë? Ai zë luani që ndihej pak më parë?

Page 118: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

92

Ti e kishe vënë kokën mbi kondak Atë faqen e njomë ende pa e dirsur. Mos ishe i lodhur e deshe të pushosh pak Apo korbin tjetër ishe duke pritur? Dhe ja, erdhi korbi, ti e vure n’thumb. N’kraharor i plagosur me gjakun rrëke. Gjersa uturinte i dhe dhe një plumb, Por, nuk pate forcë të shkosh më tutje. Aty, te një rrënjë, prapë e vure kokën, Sa të marrësh frymë, fuqi dhe një herë. Me të dy krahët përqafove tokën Të dy sytë kah dielli të mbetën çel’. 4. - Qëndro edhe pak, o Mujdin Vëllai! - Qëndro sa t’arrijmë përtej atij shpati! - Duro edhe pak se të pret babai! - Duro edhe pak se të pret fshati! - Mos më lini këtu, në të qenve duar. Më shpini gjer atje, te Nëna Shqipëri! Atje le të vdes pastaj gëzuar… Përmbi shpinë të shokëve, një çast, fole ti. Gazmendi, Nebiu, Besimët, Qaili, Të mbanin në krahë, si të mbanin një mal. Buzëgazi yt atë ditë prilli Sa shumë që i ngjante sythit në të dalë. Fole dhe një herë aty përmbi shpat Kur pe që së fundit e shikoje jetën: - Trupin të ma shpini, po mundët, në fshat. Atje, te nëna ime se më ka të vetëm.

253

* * * Dhe niset maqina rrugës për spital Që ta shohin mjekët se më nuk është gjallë. Xhipsat e furgonët ndalen me maraz, Tërë lukunia te shkallët u zbraz. E hedhin te dera si gur të rënduar Me prangat e vëna në këmbë e në duar. Dhe e hoqën zvarrë betonit të thatë. 27 Maj. Ishte pasmesnatë. Tek rrinte i shtrirë mbi betonarme Nga goja e dhëmbët Gjaku rrjedh rrëke. Prapë i erdhi fryma. Çudi, sa çudi! Hapi pakëz sytë. Ku ishte tani? I mblodhi fuqitë Si Gjergj Elez Alia. Rreth e përqark tij e tërë lukunia. Lëvizi ngadalë Dhe gishtin e lagu. Me gjakun që i rridhte shkroi te pragu: L I R I …BASHKIM ME SHQIPËRI… Po këmbë e hijenës e shkeli në dorë. Ndjeu të goditur në bark, në kraharor. Bashkë me goditjen një zë i njohur briti: - Përse e keni pru! Përse nuk e mbytni!

Page 119: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

252

Mustaqet gjer te veshët, për “nder”, “burrëri”, Por, prapa tyre, gjiriz poshtërsi! * * * Dhe e morën zvarrë, kapur nga dy këmbët. Ecën, jo nga dera, po nga anë e kundërt. Andej, nëpër fqinj, me brumb e me bramb. Trupi hequr vijë, koka në kalldrëm. Furgoni kafaz para derës priste Me luanin brenda sa më parë të niste. Luani kishte marrë në trup plagë të rënda. Herë i ndalej fryma. Herë i ndalej zëmra. Si një thes e plasën aty nën rrotë Me kokë të plagosur për kalldrëm të fortë. Çudi, sa çudi ende merrte frymë! Herë pas herë rënkime Ndonjë psherëtimë… Ndonjë psherëtimë Asnjë zë, përfare. Sikur do t’i plaste zemrat gjakatare. Thumbat e patkonjtë goditnin mbi të. Ai nuk lëvizte, se nuk ndjente më… Maqina kafaz nisi me shpejtësi Sirenat me alarm. Një alarm i zi. E rrethojnë hijenat nga të katër anët. Helmete, bajoneta, çizme dhe armë.

93

Dhe t’i mbyllën sytë shokët me ngadalë. Buza yte e njomë pakëz sikur qeshi. Amaneti yt, o Mujdin, o djalë, Me pikëllim e mburrje zemrat ua veshi. 5. Dhe të prunë ata veshur me flamur… Sa të kishte hije qëndrimi gaditu! Ai lumë njerëzish s’ishte parë kurrë Kur të dolën para Ty për të të pritur. Nëna e babai kokën mbanin lart Mu ne fund të fshatit tek rrinin në ballë. Vetëm kur të panë më e kishin të qartë Që Ti kishe vdekur por do ishe gjallë. Mu në mes të të parëve të vunë, aty, në tokë. Te gjiri i saj aq shumë që e ke dashur. Ti u bëre dhembje për miq e për shokë Kur të lanë aty me zemër të plasur. Po i pari je, i kthyer në lapidar Në këtë Pellgun tonë, përreth, anembanë. Me Ty historia po nisë me të mbarë. Kot e patën tjerët, për të tjerë që ranë. Do qëndrosh i bukur prore te ky shesh Me shikimin drejt rrugëve pa mbarim Brezat që do vijnë në ballë do t’i keshë Dhe n’ecjen e tyre t’u ngjallësh frymëzim. Maj, 2000.

Page 120: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

94

TI ERDHE MIDIS NESH

( A.B. – Puçit) 1. U nise atë natë kur prush ishte qielli Dhe ngricë anembanë mes malesh të lartë. Atje majë malit të të zinte dielli Që do të lindte i kuq, i bukur dhe i zjarrtë. Se zjarr kishe marrë dhe ti në kraharor Nga zemra që të rrihte për të pa pushim Dhe me atë zjarr shkelje mbi dëborë Tek çaje me hapa udhët në shtegtim. Lamtumirë grua, i the në të ndarë, Lamtumirë fëmijë, u the në përqafim. Këtë ditë tërë jetën në ëndërr e kam parë Dhe ja, e pruri zoti të prehet shpirti im. Krismat ishin afër, aty, matanë Sharrit, Dhe vinin gjer këtu me zërin kushtrim. Ti ndër të parët iu ngjite malit Të hidhesh me krahë në një tjetër përqafim. Ne mbetëm te dera me dhembje dhe krenarë Tek ndiqnim tutje hapin tënd vigan. Pakëz të tradhëtuam se s’ndejtëm dot pa qarë Duke parë malet vargan vargan.

251

Gjaku rrjedh e rrjedh nga kofsha, nga mjekra. Herë i ndalej fryma, Herë i ndalej zemra. Një errësirë tjetër ia kaploi sytë Kur një gulç gjaku i mbeti në fyt. Veç një psherëtimë ndjeu pak matanë Dhe një zë fëmije që i erdhi pranë. Pastaj më s’dëgjoi Asgjë. Asgjëfare. Tutje, diku, larg, dëgjoheshin rafale… Kështu, për pak çaste, fryma i erdhi prapë. Nga krahët, nga këmbët, ndjeu që u kap. E hoqën nëpër shkallë. Dërrasat kërkëllinë. Ashtu zvarrë – zvarrë, mbi kalldrëm e shtrinë. Pastaj e përplasën si një thes, rrëshqanë, Kapur për dy këmbësh dhe aty e lanë. Vazhduan t’i bien me shqelma, kundakë. Nga nofulla, nga kofsha, Pa prerë i rrjedh gjak. Heshtje. Errësirë. Shikimi pak i vjen. Sheh një egërsirë. Një laro. Një qen. Gojë automatikësh i rrinin mbi kokë. Thumba e patkonj, ngulur dhëmb në tokë. Përsëri goditje me shqelma në ijë, Pas qafe, në supe, në bark e në brij. Në çast, ngre qepallat, ngadalë, krejt i mpirë. Të mos i kishte hapur do të qe më mirë. Sepse, seç i panë! Ah, ç’i panë sytë! Pa turp e godiste njeri nga kushërinjtë!

Page 121: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

250

- Shporruni përjashta! Kriminelë! Zagarë! Ja edhe një! Gjakpirës! Zuzarë! Dhe bam! pistoleta, bam! edhe njëherë! Pas këtyre krismave U plandos në derë. Ra, aty, në derë, kokën përmbi prag Poshtë nën nofull seç i ishte lag’. Krismat me rafal nga të katër anët. Pas mureve, në qoshe, janë fshehur katranët. Rafiu, i shtrirë, preku në kraharor Se mos vazhdë gjaku do t’i ngjitej në dorë. Bëri pak të ngrihet me krahun përposh Një plumb e kishte kapur Te tuli, në kofshë. Deshi të bërtasë me zë përsëri Por, s’i hapej goja. S’kishte më fuqi. As dhe pistoletën nuk e kishte ngat. Nga dhëmbët, nga goja, Pandalë rridhte gjak. - Merre! – i tha të shoqes, duke bërë me dorë, Merre revolverin, Gjuaj mbi gjaksorë! Vetë e kishte kapur thikën, e shtërngonte. Çdo një që t’afrohej me të ta copëtonte! - Kape! – i tha prapë, gjuaj, mermë hak! Dhe preku te nofulla Ku i rridhte gjak. Por ajo nuk pati kohë që ta merr Se dorën një hienë me këmbë ia shkel.

95

2. Më shpini në Koshare, u the ti eprorëve Atje kam dëshirë armikun ta luftoj Dhe me aq gëzim udhën andej e more Sa dot nuk gjenden fjalë këtu ta tregoj. Po e dij që balli të është veshur me re Mustaqet shtëllungë me afsh i ke përdredhur. Nga guri në gur je kapur si Ante Nga lisi në lis si luan je hedhur. Ti për Mic Sokolin sa me qejf lexoje Kur grykës së topit gjoksin ia ka vënë Porsi një dragua atë e përfytyroje Që të mbronte pragun për të cilin ka rënë. Dhe ti me të tjerët kraharorët ia vutë Grykës së Erenikut që vlonte si vullkan Diellin dritëmadh në ballë ia prutë Diellin që një shekull korbat ia vranë. Atje Mic Sokoli u ngrit përsëri Me plimin e trimave që s’i mbetën pas Ai dhe ju do të mbeteni gjithmonë të rinj Në shekujt që vijnë dhe që i lëmë pas. 3. Dhe unë vij pas teje, o Albtrim Bajrami Të marr ndonjë pikë nga ai gjaku i juaj Te ajo grykë mali si Gryka e Mezhgoranit Që këngës më tej ca vargje t’ia shkruaj. Të shkruaj si s’të kapi plumbi në asnjë vend Ku si breshër binin në gjithë ato beteja As në kraharorin tënd që s’u tremb Kur hidheshe nga shkëmbi siç shkrep rrufeja.

Page 122: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

96

Të shkruaj për trimat në lule të rinisë Si i binin buzagaz tokës në përqafim Si i mbushin faqet e reja të historisë Si aty do prehen gjer në amshim. Të shkruaj si i merrje me duar komandanti Pa ua prishur gellin të vënë përmbi flokë Dhe ashtu ngadalë ti i bëje gati Për t’i vënë në shtrat, aty, thellë në tokë. Dhe nisje përsëri tutje si veri Si fëmijëve tu hakun për t’ua marrë Mbi armiqtë e egër të bëje kërdi Siç bën kërdi kur ndizet një zjarr.

249

Kur ata hamenden, marrin n’anën tjetër. Me të hapur derën një rafal e shkrepën. - Ah, m’ i vranë prindët! - foli nëpër dhëmbë Dhe bëri një përpjekje të ngrihet në këmbë. Një sëmbim të thellë në kraharor e ndjeu. Dhe me dorën tjetër thikën e rrëmbeu! Priti disa çaste ofkëllimë të dëgjojë- Ashtu, bërë gati, mbi ta të qëllojë. Errët. Qetësi. Gjëmon një rafal Në këto çaste çdo gjë është ndal. Kërkëlliti dera. Lëviz me ngadalë. Kokën një hienë e nxori përballë. Tytë e pistoletës puthur për parvaz E volli një plumb. Drejt tij u zbraz. Por, nuk goditi. Në ballë s’e qëlloi. Revolja virane gishtin e tradhëtoi. Përsëri qetësi. Asgjë s’pipëtin. Vetëm një zë fëmije aty psherëtin. Tytë e pistoletës ngjitur për parvaz. Para se të shkrep Ai do bërtasë: - Dilni nga shtëpia! Këtu ka fëmijë! Më pritni përjashta! Atje do t’u vij! Dhe fak! një, më “trimi” me këmbë i dha derës U gjet mu përballë, në grykë të pistoletës. Mbi zemrën katran plumbin, bam, e mori. Dhe, në atë moment, Një këlthitje nxori.

Page 123: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

248

Si kanë qenë, mirë? Prit, t’i puthë pakëz, oh, sa kam dëshirë! Dhe afroi hundë, buzë e mustaqe. U merr erë te veshët, U merr erë në faqe. Ku ngopej kraharori! Ku ngopej dhe zemra! Ku shuhej ai zjarr që vinte prej brenda! Por, t’u merr erë, të treve, s’arriti, Se atje, në derë, një diçka kërciti! - Otfori! *12) – bërtiti, një zë egërsire Dhe fare nuk priti Që të merr përgjigje. U dëgjuan shtyrje dhe dera që u ça! Sharje me fyerje dhe diçka që ra! Rafiu vuri dorën përmbi pistoletë Qëndro, i tha gruas, lufto, mos u tremb! Një rafal me plumba errësirës ia dha. U duk që kjo krismë u shkrep në hava! Zënë kërcasin dërrasat, shkallët bram e brum! Shkelin mbi parmakët këmbë të rënda plumb. Këmbë të rënda plumb, çizme, bajoneta Mëhallën kanë rrethuar me qindra helmeta! Pistoletë e vogël, Me plumbin në gojë, Prapa derës bëhet gati të qëllojë. 12 hape

97

4. TI ERDHE MIDIS NESH Te ajo qafë mali që puthet me qiell Atje ku qendron dhe shkëmbi shekullor Herët në mëngjez u duke si një diell Me bombat në brez, me armën në dorë. Ia vure këmbën gjarprit mu në kokë Dhe tek përpëlitej, me bishtin, i tha: 100 vjet na e ndave, o i zi, këtë tokë! 100 vjet kurrizi i maleve u tha. Dhe zbrite tatëpjetë si një copë shkëmb Me ajër kraharori nuk t’kishte të ngirë Një plumb si bombone e mbaje ndër dhëmbë Dhe për herë të parë merrje frymë i lirë. Tek ecje monopatit me tërë atë mallë Për fëmijët, gruan, rrugët dhe shtëpinë Ngjaje në Çerçiz që ktheje i gjallë Duke sjellë mbi supe me jetën dhe lirinë. Erdhe midis nesh, po, po, ke ardhë! Dhe s’kemi ne të ngopur duke të shikuar! Emblemën ke në krah, ballin e ke të bardhë, Dhe na flet, na flet, si keni luftuar… 5. Ka kohë që ishim zënë ne të dy n’mendime Prej se këto erëra ranë si rrebesh Ti more rrugën tënde, unë mbajta rrugën time Dhe nje she i madh hyri midis nesh.

Page 124: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

98

Nga një gropë të madhe hapëm në kraharor Me vite e vite për vend e atdhe Thua se aty do t’i mbjellnim me dorë Tërë ato ndjenja që i kishim ne. Po atë ditë u stepa unë përpara teje Kur ike e shkove drejt rrugës së nderit Ecja yte ishte një shkreptimë rrufeje Kur çan sipër malesh mes e përmes territ. S’kam më se ç’të them para hapit tënd Para fjalëve tua që i vure në vepër Tash krahërori yt më ngjan si një shkëmb E unë me atë gropën të futem si një lepur T’i ma mbylle gojën, më duhet ta pranoj Të të bije në gjunj sikur një i mundur Në të thënça gjë, të më thahet kjo gojë Sepse prej atë ditë luftën e kam humbur. Korrik, 1999.

247

Niset për n’shtëpi. Rrugës nga spitali E pa një hafi dhe këmbët i ndali. Ktheu anësh kokën dhe shpejtoi hapat Pastaj vuri re që s’i shkonte prapa. U hodh nga deriçka e fqinjit të parë. Një diçka përbrenda i digjte si zjarr. Tak, tak, tak, trokiti në derë të shtëpisë Për ca çaste priti dikush të lëvizë. - Hape, - i tha gruas, me zë të paktë shumë Hape, mos u tremb, hape, se jam unë! Ajo njohu zërin dhe tëk, i bëri zemra. Ngadalë zbriti shkallët. E hapi nga brenda. Që të dy u ngjitën Shkallëve përpjetë. Ai pa fëmijët si flinin të qetë. - Erdhe? – i tha, ngadalë e pa zhurmë. Më mirë mos kishe ardhë. Të kanë rënë në gjurmë! - S’besoj t’më kenë parë, mos u bëj merak! Erdha të marr lajme, do rri fare pak. Do të ikë që sonte. Agimi pa zbardhur. Po për ato armët ndonjë lajm ka ardhur? - Nuk ka asnjë lajm, s’ka asnjë haber. Je shumë i uritur? Ha pak bukë njëherë! -Do ha, pak, do ha. Ka një kokërr ve? Prit, ta shoh Shqipon, sa ëmbël që fle! Po Rina, Shqipërikuqja?

Page 125: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

246

Kapërcen një mur, kapërcen një gardh, Një jaz e një trinë, Një shteg në livadh. Në ara duhani, me speca, me misër, I lë e u vë nga një gur përsipër. Mezhdat do ta çojnë te ara, n’Falisht. Do të marrë atje pakëz frymë lirisht. Deri t’ia sjellin bukën të shtëpisë. Atje lart në male sërish do të nisë * * * Maqina e kopjimit letrat seç i merr. Me qindra afishe nga goja i nxjerr. Por, ama, vetëm, nuk shpërndahen dot Nëpër disa fshatra. Ndaj i duhen shokë. - Hajde nënë dhe ti shpërndajë ca pamflete Në rrugë të Gostivarit, në çarshi, në Teqe. Ti motër Hyreme Merri dhe këto T’i hudhësh nëpër ara, në rrugë e kudo. Në Çarshi të Epërme, nga ura, te lumi, T’i lexojnë njerëzit Kur t’ngrihen nga gjumi. * * * Kështu tërë verën, gjer në vjeshtë të vonë. N’qytetin e Strugës dimrin e kalon. * * * Ishte natë maji. Ora njëmbëdhjetë. Ndalon autobusi dhe Rafiu zbret.

99

HOMAZH PËR SADUDIN GJURËN

(Me rastn e rivarrimit dhe ngritjes së bustit më l999.) 1. Ishte ditë me diell kur erdhëm tek Ti Atje, majë malesh që vijnë si kurorë, Atje dyzet vjet ke ndenjur në vetmi Sikur në baladën e djalit vetullhollë. Dhe pamë si ke ikur nën dritën e hënës Nëpër borë e ngricë prej ujqërve të tërbuar Ashtu si fëmija kërkon ndihmën e nënës Dhe në krahët e saj don për të shpëtuar. Po s’arrite dot, i dashur Sadudin, S’arrite të hidhesh në krahët e saj Mu në këtë vend trupi yt ngrin Atë natë kur dhe hëna t’shikonte tërë vaj. Dhe e vure kokën te kjo qafë mali Që të pushosh pakëz. Ishe i lodhur shumë. Zemra yte e madhe trokitjen e ndali Sikur në qetësi, deshe të bësh gjumë. Dhe gjumi s’të doli më asnjëherë Nën jorgan të bardhë e të ftohtë të malit Deri sa një ditë të gjetën në pranverë Tek kullosnin bagëtinë ca barinj të Sharrit.

Page 126: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

100

2. Erdhën të të groposin mu aty ku re Xha Mahiri bashkë me babain tënd Kupa e qiellit u mbush plot me re Dhe ca pika lotësh ranë mbi ata vënd. Ata zbritën shpatit me dhembje të thellë Sikur përmbi supe kishin tërë malin E zymtë ishte, me kob,gjithë ajo pranverë Atje midis kodrash ku e lanë djalin. Tok me trupim tënd dhe emrin e varrosën Se askush s’guxonte të ta zë në gojë Ç’ishte ai emër që trondiste botën Dhe mendjen hienave ua bënte plojë? Ti mbështete kokën dhe trupin të shtrirë Mu në gji të tokës, aty ku të vunë, Sikur thellë në varr ndjeheshe më mirë Se të rrosh i gjallë e gjithmonë nënë dhunë. Atje midis malesh toponim i ri Lindi nga barinjtë me bagëti kur dilnin Atje do takohemi, te kodra përmbi, Te Varri Sadudinit.

245

Andej një langua hundën e ka zgjatur Dhe pret prapa gurit diçka për t’nuhatur. Prandaj dhe maqina Një çast do të hesht Se fusha ka sy Dhe mali ka veshë. Nuk do më pikasësh, ti, o qen bir qeni, Ti, çanaklëpirës, Ti, spiun legeni! * * * Bie mbrëmja, terri shpatin e përbiu Me traktet në gji Niset prapë Rafiu. Hidhet si një dren nga guri në gur Nga kodra në përrua Nga druri në drurë. I kalon ca shtigje dhe një monopat Ja edhe qyteti Është fare ngat. …Rruga e Varoshit të çon në Xhepçisht Andej, nga e djathta, N’Reçicë e Pallçisht. Do vete andej, sonte, nesër mbrëma, E t’i hedh të gjitha nëpër fshatra brënda… * * * Tek e lë një trakt Sipër i vë gur. Kapërcen një gardh, kapërcen një mur.

Page 127: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

244

* * * Trak e trak maqina, trak e trak në letër Do të bëjë që larot të flenë si një lepur. Trak e trak maqina mbi letrën afishe Do të bëjë të dridhen hijenat fashiste. Kjo maqinë e shkrimit dhe letrat në gji E mbushin me kurajo E mbushin me fuqi. Do të bëjnë të dridhen, Të mos flenë rehat, Hajde, maqinë e ime, jepi edhe pak! Jepi edhe pak për popullin e varfër T’ia hjekim lakun që ja shtërngon qafën. Jepi edhe pak, për fëmijët tanë Sepse dhe ata të kësaj bote janë. Për nënat, për motrat, vëllezërit, baballarët, Për vendin, për votrat Që na i lanë të parët! Trak e trak maqina, trak e trak pa ndalë: Të ngrihet punëtoria Të ndizet si zjarr! Të ngrihet studenti edhe bujku n’arë! Të ngrihen si deti kur buçet me valë! Trak e trak maqina Mbi bar jep e merr. Atje poshtë rrugën shikon herë pas herë!

101

3. Dhe erdhëm atë ditë të të nxjerrim nga varri Të mos rrish i vetëm dhe më përmbi mal Aty dyzet vjet të kish ruajtur Sharri Bashkë me emrin tënd që ta mbajti gjallë. Po s’mund të të gjenim pa xhaxha Mahirin Vetëm ai e dinte ku të kishin vënë Aty edhe ne tok me të do vinim Të shikonim vendin ku Ti kishe rënë. Dhe i ngulën kazmat si t’i ngulnin n’kraharor Për t’i nxjerrë eshtrat një e nga një Aty ku me vite ndejte nën dëborë Me emrin që ta thonin në heshtje, pa zë. Tek të morëm në krahë dhe zbritëm tatëpjetë Dhe kaluam varg ndanë një burimi Aty pimë ujë tre a katër vetë Se aty do të ketë pirë atë natë dhe Sadudini. Ecëm tok me Ty mes e përmes fshatit Me emrin që të përkëdhelte e u bë jehonë Të çuam e të vumë mu në fund të shpatit Pranë bashkëfshatarëve të prehesh përgjithmonë.

Page 128: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

102

4. Ishte ditë e diel, 28 Nëntor. Te shkolla fshatarë e miq të tubuar. Tutje majë malesh kishte rënë dëborë Dëborë që me shekuj na kishte rënduar. Himni UÇK – së ushtoi përmbi male Shqiponja me dy krerë krahët valëvit Sikur thotë ajo: kemi dhe shumë halle Për ta prurë këtu diellin të na ndrit. Tek e zbulon bustin tënd, Sadudin, Martiri i kësaj ane,i pamposhturi Rafi 7) Një si pranverë nëpër zemra hyn Që duket në fytyra, që duket nëpër sy. Buzëqeshjen tënde që të gjithë e panë Ballin e gjerë, flokët kaçurel Të gjithë u gëzuam që na erdhe pranë Rrugës së ndritshme, të pastër e me nder. Të gjithë të shikojnë me dhembje e admirim Në ballin e bronxtë me shikim kah mali. Aty do qëndrosh deri në amshim O trimi ynë i bukur, o Sado djali! 5. Dhe erdhëm ne te varri, i bukur e i gjerë, Aty, ndanë udhës, të të vëmë kurorë. Aty do këndojnë zogjtë çdo pranverë Sikur në baladën e djalit vetullhollë. 7 Rafi Halili, martir nga fshati Gajre

243

Shih, kanë dalë hijenat Me veshët e zgjatur Të ikim sa më parë Do na kenë nuhatur.! * * * Dhe ecën Rafiu me thesin në shpinë. Me pak bukë e gjizë. Vreshtat i përpin. Arrin i kapitur te Karma e tij Ndjeu që e shpoi një diçka në gji. Ishte natë e errët. Ishte natë pa hënë. Atje, në shtëpi, të dashurit i ka lënë. - Hajde, maqinë e ime, hajde, ngreu ti. Këtu s’mund të rrijmë dhe më ne të dy! Të ngjitemi sa më shpejt asaj të përpjetës! Të shkojmë te kasollja Përmbi rrugë të Selcës. Jepi edhe pak! Jepi, vëlla Rafi! Sikur i përgjigjej maqina në kuti. Te kasolja e dajës, te shpati, matanë, Sa më shumë që ecim, Afrohemi më pranë. Kur të bëjë acar, kur të bëjë të ftohtë Do futemi në bar, Do jemi më ngrohtë. Dil maqinë e shkrimit Hapu ti, kuti. Këtu s’na dëgjon, nuk na sheh njeri.

Page 129: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

242

Dhe ecën përsëri. Ndalon te një kthesë, I lë aty tri, më tutje nja pesë. Ja dhe te kjo derë një titist jeton Lugat kriminelin ai shumë e don! Befas një maqinë rrugën e ndriçoi Duke hedhur letrën mbase e diktoi. Fshihet pas një muri, mbështetet te një derë Një aty e vuri pastaj bëhet erë… Pranë asaj dere ndalon dhe maqina. Ndihen hapa çizmesh. Ndihen rrapëllima. Pa andej nga këndi katër vetë që zbritën! I nxorën revolet dhe jakat i ngritën. Por, më, ishte larg, larg çdo rreziku Te një kthesë tjetër u fut edhe iku. I qetë dhe ngadalë eci përsëri Dorën e mba, futur, te traktet, në gji. Pastaj e zbrazi fare gjirin nga ngarkesa Vënë nëpër dritare Nëpër rrugë e kthesa. * * * Ishte mesi i natës. Asgjë s’pipëtin. Nga deriçkë e fqinjit n’oborr të vet hyn. Kjo maqinë e shkrimit në dhomë që e pret Me atë gojë të vogël sikur don t’i flet. Mbi kapak të saj shikimin e ndal: - Hajde, motër e ime, Do dalim në mal!

103

Dhe Shkumbini grykës tek zbret ndër ujëvarë Ka në atë zë një si oshëtimë Që e sjellë nga shekujt përplot me acar E do ta përcjellë në kohërat që vijnë. Tek zbres asaj udhe me gurë e me drurë, Anësh me livadhe, gurra e lëndina, Në zemër e kraharor më djeg diç si furrë Gjer në Fushëmadhe i vetëm kur mbërrina. Dhe thashë: domosdo këta lisa e kanë parë Kur ecte Sadudini udhës për në fshat. Kur shkonte në shkollë si nxënës i parë Dhe e hapte rrugën me një afsh të zjarrtë. Po kurrë s’e kanë ditur që në ecjen e tij Do të ketë kaq dhimbje e kaq krenari Aty pranë shkollës i bronxtë do qëndrojë Njerëzve të fshatit dritë t’u rrezatojë. Qershor,1999.

Page 130: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

104

PO VJEN

(Të burgosurit shumëvjeçar dhe martirit RAFI HALILI) Po vjen! Ej, Po vjen! Kush po vjen?! Lëre tash, po vjen! Aq duhet të dish sot! Kapmë, pra, për qafe, shtërngomë gjersa të më dhemb! S’dua të më ndalen, le t’më rrjedhin lotë! Daulle, bini sot daulle, bini pa pushim! Le t’më rreh n’kraharor zemra me galdim! Po vjen, dëgjuat? Po vjen! Po , po, gjallë po vjen! “ Te ura, te ura, vraponi o burra!...” Derdhuni sot siç derdhen gurrat! Të gjitha lulet mbi supe t’ia vëmë! Hasmëritë tona t’i shkelim me këmbë! Lisa, degë, degëza, sytha! Ti kala, ju brigje, ju gryka! Qeshuni pas shtërngatës së gjatë, Ç’ më rrini ashtu, ngrenie kokën lart! Po vjen, ej, dëgjuat? Po vjen! Bashkë me flladin e pranverës që e bjen! Me puhinë e jugës që dëborën shkrin Dhe aty, në zemra, ai kudo mbin. Mars, 1992.

241

Poshtë borgjezia! Poshtë matrapazët! Poshtë tirania! Hajdutët! Xhambazët ! Populli do fitojë! Do ngrihet mbi ta! Në liri të rrojë, Tjetër rrugë s’ka! Si shqiptarë që jemi, këtu, në vendin tonë, Fashistave t’ua themi sa s’është bërë vonë: S’durojmë robëri, grabitje, shfrytëzim! Duam barazi, jetë dhe shpëtim! Jemi ne stërnipat e t’madhit Skënderbe! Nën zgjedhë të jetohet A s’është turp për ne? Të ngrihemi të tërë! Të ngrihemi me zjarr! Popull i robëruar! Punëtorë e fshatarë! * * * Rrugët e qytetit janë me drita shumë Njerëzve u bëjnë roje që janë ende në gjumë. Ecën, fshihet, ecën, Rafiu në sokak. Pret e të arrijë deri te një prag. Afishen do ta hedhë mu te ajo derë Ku rron një zagar me veshët e prerë! Fshihet, niset, ecën, deri te një qosh. Një dere të madhe duhet vënë përposh. Ndalet, ecën prapë, atje është një mur. Zotniu i asaj shtëpie nuk don të ketë flamur. Atij duhet vënë te pragu një afishe Mbase, kur ta marrë, do mendojë ndryshe.

Page 131: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

240

* * * Kjo maqinë e shkrimit poshtë në qoshe rri Sikur dhe ajo don t’lëvizë n’kuti. Kjo maqinë e shkrimit hip mbi tavolinë: - Hajde, o Rafi, S’kemi më pse rrijmë! Diçka duhet shkruar, Se na mori lumi! Duhet me e zgjuar këtë popull nga gjumi. - Po, maqinë e shkrimit, s’ka si bëhet ndryshe! Që sot, ne të dy, do shkruajmë afishe. * * * Trak e trak maqina, Trak e trak në letër. Trak e trak në mendje, Trak e trak në zemër: POPULL I ROBËRUAR, PUNËTORË E FSHATARË! KUNDËR KËTIJ REGJIMI TË NGRIHEMI ME ZJARR! Nuk durohet zgjedha! Nuk durohet dhuna! Të marrim përpara siç merr furtuna! Gjakun na e pinë, mundin na e hanë! Si shushunja rrijnë dhe të ngopur s’kanë! Atë ta përmbysim njëherë e përgjithmonë! Për t’mirën e të gjithëve! Për fëmijët tonë!

105

HOMAZH PËR VISAR SINANIN

(Ish nxënësit tim, V. S. i cili ra heroikisht me 7 Nëntor 2007 në Brodec të Tetovës) 1. Me ç’nota t’i mbruj këto vargje për ty Këtu midis malesh, trim Visar Sinani! Kur Ti si shqiponjë u kape aty Përbri atij shkëmbi tek frynte tufani. Dhe shikimin hodhe grykës tatëpjetë Me dy sytë e zinj nën vetullat ortiqe T’shikoje si do vinin larot dhe qentë Flakë për flakë me ta përleshjen ta nisje’. Dhe erdhën ata, si gjarpinj, si korba. Atë natë nëntori t’ju rrethojnë në male Nën thundrat e rënda rënkoi dhe toka Dhe druri dhe guri dhe lumi në zalle. - Ejani! – u the, me grykën e maliherit Kur drita e kuqremtë herët sa pat dalë Arma yte e vjetër oshëtiu qiellit Bashkë me zërin tënd shkoi valë – valë. - Mbahu, nënë! – i the kreshnikes n’telefon, Shkijet i kemi djegur, n’Brodec, te ky fshat, Duhet dhe të vdesim për këtë tokën tonë! Lamtumirë, nënë, mbaje kokën lart!...

Page 132: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

106

2. Dhe sa dhembje ndjemë kur të pamë të shtrirë Mu në mes të dhomës trupin Tënd vigan Gratë rreth e rreth gojë e ballë ngrirë Dhe nënën shqiponjë te koka aty pranë. Dhe të morëm ne të të ngrejmë në supe Si t’ngrenim një shkëmb n’shpatiet e Sharrit Ty që u vrave në krye të një lufte Që sapo ka nisur dritë t’i jep malit. Ecëm të të përcjellim rrugës për n’amshim Aty ku do prehesh siç prehet një dëshmor Përgjatë tërë udhës më erdhi në kujtim Jeta yte e shkurtër por e bardhë dëborë. I bardhë ishe Ti, trim Visar Sinani Që në fëmijëri, i tillë dhe ke mbetur Të shndrisësh në qiellin e këtij vatani Një yll në mes yjesh që s’kanë për t’u tretur. Një yll që petrit do t’u rrish mbi krye Korbave që të vranë, që deshën të të hanë Në fundin e ndërgjegjes do t’u bëhesh hije Gjarpinjëve që lëkurën në Brodec e lanë.

239

Ushton gjer në qiell Kënga ndizet zjarr Për të bukurin diell, të lind sa më parë. Helmete, bajoneta, me çizmet gjer në gju, Hidhen përmbi turmat si hijena blu. Tanket, autoblindat, rrugëve uturojnë. Nguten, të zënë pritat, Detin ta ndalojnë. Po s’ndalohet deti, nuk ndalohet vala. Ecin dhe thërrasin: Përpara! Përpara! - Në Trepçë punohet, Belgradi ndërtohet! Jo, kjo nuk durohet! Duhet të dërmohet! Zinxhirët si dhëmbë shkelin mbi fëmijë Atje, mbi një tank, thërret një i ri: - Përpara! O shokë! Përpara, o të rinj! T’u biem mu në ballë, fashistëve të zinj! * * * Zemër e Rafiut godet në kraharor: - Erdhi dhe kjo ditë! Erdhi dhe kjo orë! Zemër e Rafiut troket gjithë gëzim: - Tash po realizohet Ideali im. Po ky krah këndej, vallë, do të ngritet? Asaj vale deti që t’i bashkangjitet?

Page 133: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

238

* * * Dhe erdhi një natë maqina kafaz Pranë kësaj dere Djaloshin e përplasë! Maje shtyllës vunë një poç të madh neon. Përballë një kamerë me syrin të përgjon, Kush hyn e kush del te shtëpi e tij Dhe kokën kush e kthen të shikojë aty. * * * Mars, 81. Gjëmon televizori. Kosova është ngrit. Ka nis’ revolucioni. Zërat vijnë e vijnë nga të katër anët. Sikur ushtojnë grykat. Sikur ushtojnë malet: - Kosova Republikë! Ja me t’mirë, ja me thikë! Rrugët e Prishtinës lumë me studentë Prapa ecën populli valë - valë si det. Cili është i pari me atë megafon? Shiko ku ka hypur! Zëri si gjëmon! Ju lumtë, ju, o nëna, trimat që keni bërë! Për Kosovë të lirë! Për Shqipëri të tërë! - Besa – besë, besën ta kem’ dhan – e, Për Kosovë jetën du’ me dhan – e.

107

3. E kush mund të thosh, i vogël kur ishe, Se Ti, kur të rritesh, do bije dëshmor? Ti që në ballë e në sy e kishe Tërë atë njomësinë mbledhur në krahëror. Kur ecje mes bangave dhe më vije afër Siç vjen një manar e t’shikon në sy, Kur t’i kapja faqet, më ishe aq i dashur I dashur dhe kur ikje tutje përsëri. Dhe sa qejf që kishe ta këndoje këngën “Malet me blerim mbuluar, plot me bukuri!” Dhe doje ta ngreje, ta përplasje bangën Kur “shqiptarët bashkë dalin për liri!” Dhe nuk shkoi gjatë, vërtet, u mbushën malet Malet e Kosovës, të lara me gjak, Dhe mendimi yt aty nisë të ndalet Ndonëse shumë i vogël, s’rrije dot rehat. Dhe mezi që prisje të përhapej zjarri Të kalonte gryka, brigje dhe kufij, Pastaj me këtë zjarr t’kaplohej dhe Sharri Dhe ndër të parët në mal të dilje Ti.

Page 134: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

108

4. Kushtrimi dhe krismat të gjetën të zgjuar U nise drejt tyre tok me Betimin Të dy me vëllanë armët rrokët në duar Përpara flamurit për të dhënë betimin. Ishe aq i ri, pa dirsur mustaqen Kur supin e butë e ngjite pas një guri Për kundak të pushkës Ti e vure faqen Atë faqen e njomë me tipare burri. Atje, mbi Stërmollë, në pika që të dy Me syrin tutje pishë hedhur mbi kala Pritnit dhe shikonit tërë atë tradhëti Në duar t’armikut ajo si erdh e ra. Dhe e patë një gjarpër murit si u ngjit Si iku tatëpjetë me bishtin zvarrë-zvarrë - Phu!- e pështytë në mjekrën e ndytë Ai që helmin e kish lënë në zharrë. - O laro! O qen! – i thatë me një zë Tek ikte e ikte rrëshqanë zvarraniku Po pështyma juaj për të s’ishte gjë Ishte më bastard seç mund të jetë i ligu.

237

* * * Në oborr të burgut, për të parën herë, Ai ecë ngadalë në rresht me të tjerë. Ndërsa në fytyra ndalet me shikim Nga disa të njohur shenjat zënë e vijnë. Atje tej, një dorë ngrihet si e fshehur Lëviz dhe një kokë për ta përshëndetur. Ti Gafurr je? Moti s’të kam parë! Ou, Rrushit, si je! Dhe ti qenke gjallë! * * * Dhe kaluan ditët, muajt edhe vitet. Gojë më gojë të njerëzve Me dhembje pëshpëritet: - E kanë parë n’spital, të sëmurë, të shtrirë. Këmbët enjtur mal. Fare s’bën më mirë. Por, jo, do të ngrihet! Dhe kjo do t’i kalojë! Shkonte e përhapej nga goja në gojë. Dhe vërtet, një ditë, Mbi këmbët të dyja Rafiu u ngrit si Gjergj Elez Alia! Se atij i duhej të ngrihet patjetër. Të ishte pamposhtur. Të ishte i paepur.

Page 135: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

236

- Ç’nuk u pjellë mendja fashistëve të zinj! Këtu, duarlidhur, të të futin dhe minj! Kështu ai foli Me një si trishtim Gjersa mini iku dhe u fut në vrimë. * * * Dhe kaluan ditë, Kaluan edhe muaj, Hijenat i flisnin veç në gjuhë të huaj. Kur i binin gjellën (që i thënshin gjellë), Dy fasule në ujë, nisi të mos e merr. Pastaj, ditë të tëra do bëjë grevë urie T’i shpreh indinjatën kësaj tiranie. Dhe, tek rrinte shtrirë ashtu i pangrënë Përsëri hijenat të qetë s’do ta lënë. - Fol! - i tha drejtori, - bukën pse s’e ha! Duke e parë nga sipër Siç shikon një ka. - Unë nuk kam plaçkitur! As s’kam vrarë njeri! Përse jam burgosur! Këtë dua ta dijë! - Dhe më keq se kjo! Don ta vrasësh shtetin! Don në luftë ta ngresh fshatin dhe qytetin! Një blen buzëqeshje në buzë iu ngjit. T’i friksojë hijenat tashmë kishte arrit’.

109

5. Dhe të vumë aty, në gji të tokës nënë, Si një lis kur bie bregut të një mali Aty përgjithmonë kokën e ke vënë Ti, me yll në ballë, Ti, Visar Sinani! Nga një copë zemre dhe ne aty e lamë Nga një pikë loti, te trupi yt i shtrirë. Dhe erdhi ai çast kur me Ty u ndamë Ai çast i rëndë, më shumë se i ngrirë. Dhe kur të shikuam për të fundit herë Ti sikur na the, me lëvizje të kokës: Rroni dhe vdisni edhe ju me nder Kudo që të jeni zot t’i dilni tokës! Tokës tonë martire, tokës tonë të shtrenjtë Që kudo ta prekësh rrjedh e pikon gjak! Qielli ynë i vranët mbi atdheun e shenjtë Një ditë do të kthjellet, nuk do jetë shumë larg! E ftohtë është vdekja, o Visar Trimi, E ftohtë si akulli që trupin ta ngrin Por kur në male të bie kushtrimi Djemtë bashkë me ty sërish do të vijnë. Nëntor, 2007.

Page 136: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

110

DY TAKIME ME MIGJENIN NË SHKODËR

1. TAKIMI I PARË Mes lulesh, kurorash, në bronx i veshur, Migjeni n’vendlindjen e tij. Nga teatri shikimin hedhur Si një yll qëndron aty. Me veshët bigë sikur dëgjon cicërrimat E dallëndysheve që hyjnë e dalin në derë. Nga Puka e largët ende i vijnë oshëtimat E Lulave që kishte njëherë. Dhe buzën ngapak e vë në gaz Nën mustaqe sikur don të qeshë S’është ajo kohë kur i vinte të plasë Dhe malit me grusht t’ia njeshë. Mes lulesh, kurorash, qëndron Ai Mes nderimit poeti futur. Tek kalojnë studentët me vargjet e tij Dhe në bronx atë e bëjnë të lumtur.

Shkodër, Maj, 1971.

235

-Duhet t’i këpusë, t’i dërmojë ky popull! 1oo vjet robëri doemos është ngopur! Kështu, qetë-qetë, foli më në fund Me vete duke bluar, kokën duke tund’. -Do ngrihet një ditë, do ngrihet patjetër! Se mjaftë është shtypur! Se mjaftë është rrjepur! Në këtë e sipër, me shikim tek muri, I doli përpara përsëri flamuri. Kishte hapur krahët, me shqipen fluturonte. Male, gryka, brigje e fusha kapëtonte. Dhe ashtu ngadalë iu ulën qepallat Tek i kapte shtigjet Tek i kapte majat. Një blen buzëgazi në cep iu ndal Atje, tek mendonte hënën përmbi mal. Kokën mbështetur poshtë për beton. Ashtu të drobitur gjumi e pushton. Dhe, pas disa çastesh, në qelinë – vetmi Erdhi e u fut nën derë një mi. Dha e dha nga qoshet, dha përtej nga muret Erdhi iu ndal mu aty, te hundët. Kaloi nëpër qafë, eci përmbi trup Mbi këmbë e kraharor, në krahë e në sup. Kur nisi ta hajë, në duar ta kafshojë Nga gjumi i rëndë Rafiun e zgjoi. Gjithçka kishte parë Gjithçka kish dëgjuar Po kjo që pa sot në mend s’i kishte shkuar.

Page 137: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

234

* * * Maqina kafaz ecte me shpejtësi. Fushës kah Derëvendi, mbi asfalt të zi. T’armatosur brenda ishin katër vetë. Katër egërsira. Rafiu, në mes, vetë. * * * U hap derë e burgut me tërsëllimë të thatë Dhe u turr maqina brenda si shtërngatë. Lëvizën dhe grilat me bram e me brum! Aty, prapa tyre, një kthinë në bodrum. I dhanë një të shtyrë në qoshen e saj. Hijenat e mbyllën dhe ikën pastaj. * * * E kush mund të thosh se ky grusht njeri Brenda vetes kishte gjithë atë fuqi? Ai ngriti sytë dhe pa gjithë maraz Si e kishin futur si zogun në kafaz. Dhe se si i erdhi një gëzim nga brenda Sikur më me hov i trokiste zemra. I trokiste zemra aty në kraharor Nuk mund t’i mbyllej mendja Jo, nga asnjë dorë! E i dha me shfrim e i dha me flatra Atje në Prishtinë, në ditët e zjarrta. Uli pastaj sytë. Pa prangat në duar. Dhe se si i erdhi për t’i copëtuar! Pa se si u rritën në hallka të mëdha Përmbi qafë të popullit rëndonin si tra.

111

2. TAKIMI I DYTË N’mes zhavorrit , n’bërllog e plehra Si një mumje Migjeni rri. Diku dëgjohen ca të lehura Një gur bie mbi kokë të tij. Shikimi tutje i mbetur ngrirë Dhe buzëqeshja nën mustaqe Dikush gëlqeren ia ka fshirë Hedhur mbi flokë e faqe. Dhe m’u duk i mplakur shumë Më shumë se njëqind vjeçar Dhe mbi të ngriti dorë një turmë Migjenin sërish për ta vrarë.. Erdha unë nga larg me zjarr Ta takoj si njëherë, dikur. Po më mirë mos e kisha parë Migjenin ashtu, gur mbi gur…

Shkodër, maj, 1994.

Page 138: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

112

TAKIMI ME ISË BOLETININ NË SHKODËR

1. Erdha unë tek Ti, Isë Boletini, Këtu midis Shkodrës ku qëndron mbi gur Me shikimin nga veriperëndimi Dhe dorën gati mbi kobur! Nga ta shoh më parë shtatin tënd të lartë! Qeleshen e bardhë, opingat me toje, Sheshin e ballit apo sytë e zjarrtë Mustaqet dypëllëmbë aty sipër goje! Ku ta ndal vëmendjen që dot s’i vë fre! Te hapi vigan që shkon apo vjen! Apo te gajtanët e zes me nga tre Mbi shqekat e tirqëve, n’mitanin me serm. Po atë ç’e ke q’e mbulon me dorë?! Mos është ajo gjashtëshja që e fshehe n’Londër? S’është vetëm ajo që të bëri madhështor Kur gjithë diplomatët ti i vure n’lodër! Sa të paska hije shikimi kah malet! Andej nga ke ardhur sikur don të shkosh Dhe ai shikim kurrë nuk do të të ndahet Gjersa të dy brigjet më një t’i bashkosh. Këto dy fortinot prapa që i ke Të bëjnë më të madh, më të fortë se dje! Sa të nxjerrin krye tutje këmishëzinjtë Do të futen në vrima siç futen dhe minjtë.

233

Me këmbë e me duar të lëviz nga vendi. E kapi për jake dhe e hoqi zvarrë. Deri te një kthinë që ishte e ndarë. - Hajde, ç’të ka shtyrë ta bësh këtë vepër! I tha me kërcënim një hijenë tjetër. Po, hape gur gojën! Aq foli Rafiu. Një ravgë e kuqe gjaku te buza i ngriu. Ai kishte ngulur sytë lart, në mur. Ashtu i gjakosur ngjante në flamur. Pastaj pa të futen ca letra n’maqinë Dhe të shtypen tastet tërë me tërsëllimë. Rishtas ngriti kokën. Pa fotografinë. Deshi t’ia hedh n’surrat një pështymë. - Ç’e shikon! - i tha, me hundën aty pranë. E ç’mund të thosh për atë katran. Ç’mund të thosh Rafiu për atë egërsirë Që përmbi të drejtat shkelte pa mëshirë. Ç’mund të thosh Rafiu për atë matrapaz Që s’ishte gjë tjetër veç se një xhambaz! Uli sytë dhe priti një goditje tjetër Pse fotografinë e shikoi shtrembër. - Marsh!, tani, përjashta! Atje, n’Idrizovë! S’ke më për të parë Tetovë e Kosovë!

Page 139: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

232

Vallë, deri kur, kështu do të jetë? Apo duhet të presim të bëhen 5oo vjet? Ç’kuptim ka jeta t’jetohet n’errësirë? Do vijë për ne dita të jemi të lirë? Zëri vjen i zvargur, tërë me ofkëllimë. Mendja e Rafiut kalon derën, hyn. Dhe ashtu ngadalë me të zë e flet: - Mos u tremb, vëlla, se nuk je vetë. Qëndro, bëhu burrë! I fortë bëhu, shkëmb! Se me këta një ditë do vimë dhëmb për dhëmb! Liria do mund, liria do gjak! Prandaj, mos u tund, mos u jep aspak! Patjetër dhe për ne dielli do të lind Kur do t’i godasim me grushtin tonë granit! Gafur Loku je? Apo ti, Rrushit? Mbahuni, bre burra, do të fitojmë një ditë! Mbahuni, o djema, do fitojmë patjetër! Dhe do ta përmbysim këtë botë të vjetër! Këtë botë mizore që na e thith gjakun! Dhe populli atyre do t’u vejë lakun! Zëri ishte i fortë. Zëri ishte i ngritur. Kërcëlloi dera. Ajo u hap papritur. Ai pa të duket një stërhell i zi. Që ngjante në fantazmë, me trupin lubi. Pa dy këmbët e para drejt tij si u zgjatën Dhe si dy çengelë në fyt kur e kapën. Pa edhe kërbaçin si u ngrit n’hava Si me tërë fuqinë në kokë kur i ra. Dhe nuk pa më, as nuk dëgjoi, Me gjithë ato t’goditurat deri ku shkoi. Vetëm kovë e ujit atë e përmendi

113

2. Dhe shikimi im zbret për një çast Tok me ekzaltin nga qielli diku lart Si një dush i ftohtë kur të bie në trup Dhe të vjen të vjellësh zorrët nga një krupë. Ç’të kanë bërë kështu, Isë Boletini, Kush ishin ata që deshën të të zhbinin Sheshit rreth e qark si qentë kur t’u sulën Dhe çdo gjë të bukur te këmbët ta shkulën! Tek ngjiteshin me leshra, me thonjtë e paprerë Ata dhanë e morën me gjithë atë poterë! Deri në mes shalëve dhëmb e duar zgjatën Po aty ku duhej dot nuk të kapën! Le të të kapnin, Isë, ti pse s’i le! Se të gjithë së bashku s’bënin as sa një(ra) ve! Sa një guak kënete liqenit përreth Kur del nga llumi dhe ulet mbi gjeth! Si t’u dukën, Isë, kur t’u lëshuan pranë! Dhe me gjithë çka kishe deshën të të hanë! Me pllaka mermeri, me lule, me bar, Me tërë atë truall që të mbante gjallë! Domosdo që ishin këlyshët e të parëve Që iknin prej teje si larot prej luanëve Andej nga veriu ku çaje me flamur Kur jepje kushtrimin mbi gërxhe e gurë. Dhe iknin ata siç ikin gjarpërinjtë Të futen atje ku futen dhe minjtë. Kraharori Yt i gjerë, shpatullat si shkëmb Do qëndrojnë aty sa të jetë ky vënd. Maj, 1994. Shkodër.

Page 140: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

114

KALA E ULQINIT

1. Te supi yt i gurtë sot kokën e kam vënë Me shikimin hedhur tej përmbi qytet Dhe mendja e dalldisur kudo më ka shpënë Gjithandej sfondit gjer poshtë në det. Dhe e prek me dorë ballin tënd të ashpër Flokët e kreshpëruar atje sipër kresë Vetullat ortiqe mbi dy sytë e kaltër Ku të kanë goditur shkreptimat e rrufesë. Buzëgazi yt si i pikur me vesë Koka hujerëndë mbi qafë e kraharor E ngritur dhe e drejtë që prek midis reshë Ta bëjnë më të fortë vështrimin madhështor. 2. Dhe pres të më flasësh, kala e duruar, Siç pret të dëgjojë fëmija kureshtar Për të gjitha ç’ke parë dhe ç’ke dëgjuar Në jetën tënde të gjatë, të pastër e të vrarë. Ti ma vë dorën në supin tim të brishtë Dhe sytë bojë qielli m’i hedh me vërtik Aty midis ballit të ndalet si i trishtë Buzëgazi i hidhur dhe mendimi epik.

231

Po kur hodhi hapin të sulet me vrap, Maqina ndaloi dhe derë e saj u hap! Ai pa helmete e sy të çakërdisur. Pas shpine, nën brinj, ndjeu të goditur. Eci duarlidhur, prej maqine zbriti, Tutje nga xhadeja shikimi i rrëshqiti. E pa aty jazin, më tutje dhe murin Poshtë si gurgullonte e dëgjoi lumin. …Qenkam në Tetovë, tha ai me vete, Kur ndjeu nën ije një maje bajonete. Eci andej tutje nga ajo e shtyri. Tjetër gjë nuk mundi më t’i kapte syri. Dhe e futën thellë shkallëve në bodrum. Aty ku kish qenë përsëri e prunë. I dhanë një të shtyrë poshtë dyshemesë. Dera u përplas. U vërtit një çelës. * * * Ftohtë. Errësirë. Muret pa dritare. Një duhmë e rëndë. Birucë e vogël fare. Aty në një qoshe, strukur, duarlidhur, Dëgjoi një zë që vinte si i dridhur. Ai vuri vesh ta dëgjojë më mirë. Zëri ishte i çjerrë, i këputur, i ngrirë. Shqiptar do të jetë, vetë me vete tha. Ai që e rreh do jetë ndonjë shka. Deri kur kështu? - prapë me vete foli. Dhe mendja tutje jashtë nga muret i mori… …Konferencë e Londrës, Kongres i Berlinit… Nëpër trup i shkuan mornica të trishtimit.

Page 141: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

230

Ai don të dijë nga ecin, ku shkojnë, Maqina, helmetet në ç’drejtim e çojnë. Po s’duket. Errësirë. Nuk ka asnjë vrimë. Maqina kafaz ecë me ulurimë. Dhe në atë errësirë, si në mes të natës Rafiu në mendje i jep imagjinatës. Doli nga errësira kreshtave të malit Dhe ngjitej e ngjitej mbi brigje të Sharrit. Erdhi dhe zuri ndanë udhës pusi. - Ejani, - tha, - hijena, kaloni tani. Drejtoi mitralozin që e kish në dorë. Një çekan pa ndalë i rrihte në kraharor. E shikonte thumbin drejtpërdrejt, në kokë, Dhe binin ata binin shakull për tokë. E shikonte thumbin drejtpërdrejt në ballë Asnjë nga ata s’ mund t’afrohej gjallë. Po vinin të tjerë, mbinin si këpurdha Me trupat e tyre mbushej e mbushej udha. E shikoi vendin nga duhej të tërhiqej Pa që andej dikush po avitej. Tamam mu në kohë arrinte Rrushiti. Një e qeshur n’buzë, n’fytyrë, i rrëshqiti. - Nuk të lëmë vetëm! Po vjen dhe Gafurri! Ja ku është atje, prapa atij guri. Kërkëllimë e armëve fillon përsëri. - Hajdeni, hijena, kaloni tashti! Por ata ia mbathën prej andej nga vinin Dhe armët, dhe çizmet, dhe helmetet linin. -Urraaa! O djema! Me zë sokëlliu, Nga shkëmbi si shkëmb u shkëput Rafiu.

115

Shkruaj! – më the, o bir, duke më marrë pranë Se njëqind lapsa s’të dalin as njëqindmijë fletë Këtij rrëfimit tim për t’i dalë mbanë Të duhen muaj, vite, të duhet tërë një jetë. Po shkruaj, se i pari nga ato anë je Që kërkon ta vësh rrëfimin tim në letër Unë të përgëzoj për dashurinë që ke Dhe për vizitën si një mik i vjetër. 3. E bukur ishte jeta atëherë kur u linda Kur trupi m’ishte veshur me drunj, lule e bar, Me dredhëza, qershiza, mjedra e dëllinja Kur kullosnin gjëtë bukur si n’përrallë. Sa të mbanë sytë tutje përmbi brigje Ku dielli dhe hëna ndriçonin tërë shkëlqim Ecnin e ecnin nëpër rrugë e shtigje Të parët që na lanë jetën trashëgim. Barinjtë ia thonin xhurasë nga çdo anë Kësulën mbi sy dhe shikimin tej Shqiponjat mbi kreshta rrinin pranë e pranë Deti e lumenjtë këndonin gjithandej. Dhe s’kishte gjë më të bukur, s’kishte gjë më t’mirë Tek shikoje pyjet, arat e lëndinat Diellin tek ndriçonte nga qielli i dlirë Pllajat, bregoret, sukat e kodrinat. 4. Po nuk zgjati shumë kjo jetë përrallore, Kjo këngë e lumenjve, ky ndriçim i diellit Se nisën gjëmimet mbi kreshta e bregore Nisën të binin dhe rrufetë prej qiellit.

Page 142: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

116

Nisën të ngrihen nga deti tallazet Me bajlozë, ciklopë dhe divat me një sy Nofulla gjigande për shkëmbi përplaset Me dhëmbët si çatallë, të mprehtë e të zinj. Dhe hodhi Princeza përpara shikimin Siç e hedh shqiponja kur qëndron në shkrep Dhe e pa lubinë si dridhet nga tërbimi Pa dhe tallazet të ngriten përmbi det. Pa gjuhët e valëve luginave si hynë Si gjarpri Anakonda kur shtrihet n’ shullë Pa dhëmbët t’i ngulen dhe thikat në shpinë Rrëshqanas, ngadalë, tinëz e pa zë. Pa tek ecte gjarpri Dhimitër Fari Pas murit, pas gurëve, me bishtin kular. Princezës se si i erdhi, sytë ia veshi zjarri Se vendit me helmin ai i hapte varr. E pa Princeza tek ecte rrëshqanori Shikimin ia qepi në kokë me trishtim Shpatën nga brezi më rrëmbim e nxori T’ia ndajë nga qafa, ta bëjë copë e grimë. Por, ishte vonë. Dhëmbi i tij i zi Si thikë ishte futur në shpinën e kalasë Tek rrinte e kreshpëruar bedenit përmbi I vinte të pëlcasë. Dhe erdhi e u mbyll mes mureve t’Kotorrit Siç mbyllet luanesha në një kafaz të hekurt Me shikimin andej drejt rrëshqanorit Gjersa i mbylli dy sytë andej tretur.

229

Ia lidhën duart me këmbët e para. Bashkë me goditjet i thanë: Marsh! Përpara! Te derë e oborrit një maqinë blu. Brenda pesë helmeta çizmet gjer në gju. Gërrvimë e maqinës rrëshqiti tatëpjetë. Në mes pesë hienave Rafiu ishte vetë. I shtërngoi nofullat me dhëmbë e dhëmballë. Dhe tha, me vete: do të më hanë të gjallë! Rrotulloi sytë, anësh, herë pas herë, Rrugët e Prishtinës t’i sheh dhe një herë. Po nuk shihte dot në kafaz të mbyllur. Çdo gjë qe e kotë, aty, duarlidhur. Lamtumirë Prishtinë! Lamtumirë studime! Me kaq përfundon, këtu, dhe jeta ime! Se këto hijenat çdo gjë do më hanë Me dhëmbët gjak, me atë shpirt katran! Një qeshje në buzë i erdhi që nga brenda Diku në kraharor ku i rrihte zemra. Gjëmim i uturimës tek humbet e shkon Mes për mes fushës xhadenë e rëndon. * * * Udha ngjitet malit vjen e dredhëron N’shpatijet e Sharrit një furgon shpejton. Shpejton si hijenë rrugëve përpjetë Katër helmete brenda Rafiu, në mes, vetë.

Page 143: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

228

* * * - Çohuni, o djema, autobusin ta mbërrijmë! Se duhet që sot të jemi në Prishtinë! Dhe u nisën djemtë me vrap te stacioni. Pritni edhe pak, rojen mos e zgjoni! Ecën autobusi drejt Gurit të Zi Ecën e i mba të tre djemtë në gji. Ecën ai, ecën, gjëmon, uturin, Që djemtë t’i dërgojë sa më parë n’Prishtinë. Kur zuri të ngjitet malit përpjetë Sy më sy si shqipe u panë që të tretë. Këtu është kufiri, thonin me shikim. Thellë, në fund të zemrës, ndjenë një trishtim. * * * E thjeshtë është banesa. Dhomë me dy krevatë. Vetëm tri karrike. Një tavolinë e lartë. Një fotografi vënë aty në mur Poshtë saj shqiponja kapur për flamur. Radhë-radhë libra, fletore përmbi. Rafiu pak matanë i menduar rri. Befas hapet dera. Ai ktheu kokën. Po në derë nuk ishte asnjeri nga shokët. Po ishte i njohur ai që e hapi. - Gjer këtu, tha, paska ardhë satrapi! Më paska rënë në erë, ky qen, ky zagar. Dhe ia këputi ndër dhëmbë një të sharë.

117

5. Dhe kaluan ditët, muajt edhe vitet. Lubia e zezë u shtri gjerë e gjatë Me shekuj e shekuj maleve skërmitet Me fortunë, shi, stuhi e shtërngatë. Dy Batot u ngritën në këmbë pallëngjeshur E u vunë në krye kryengritjesh ilire Balli i tyre me dritë e me diell veshur Tek ecnin n’akord si telat e një lyre. Por, papritmas, njeri tel liroi Tek vuri Desidiatin në maje të shpatës Bato Breuku udhën e dredhoi Dhe shteg i hapi natës. Ranë e ranë rrebeshet, rrufetë e stuhitë Ranë dhe vetëtimat kreshtës me zjarr Gocave e nuseve u ndrinin lahuritë Tek luftonin ballas si burrat me pallë. Dhe kapeshin për dore si të hiqnin valle Kur mbeteshin pa burrat, me fëmijët në krahë Hidheshin nga shkëmbenjtë, varg, si sorkadhe Në dorë armikut gjallë mos me i ra.

Page 144: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

118

6. Dhe kaluan prapë shekuj, vite, muaj, Dimrat e gjatë të ngrirë kallkan Nëpër bashtina shkeli thundër e huaj Siç shkel një përbindësh i zi katran. Kudo natë. Mugëtirë. Errësirë e pafund. Via Egnatia një gjarpër vigan Shtrihet luginave me dhëmbët gjithkund Të ngulur në ijë të maleve vargan. Dhe erdhi nga Karpatet llavë e arinjëve Të mëdhenj, të murmë, me të zezë lëkurë Hynë në katune me gjuhën e dredhive Siç hyjnë gjarpinjtë të kafshojnë nën gur.

227

* * * Ulen të tre shokët gurit rreth e qark Qyteti plot me drita ndriçon larg e larg. Rrijnë edhe shikojnë lagjet nga çdo anë. Ja ku është gjimnazi! Ja xhamia pranë! Kushedi se ç’bën, roja si gërhet! Sigurisht që ai ende fle i qetë. Eh, roje, roje, ç’të ka gjetur ty! Rri, mos u trazo, fli dhe pakëz, fli! * * * Ora dy e natës. Gjumi më i thellë. Tani flejnë të gjithë. Dhe ariu n’shpellë. Vetëm të tre djemtë e shikojnë nga lart Gjithandej qytetin me yjet e zjarrtë. * * * Ja, tani dhe pak, agu do agojë Dielli i mëngjezit mbi mal do ndriçojë. Tamam duke pritur si po çel agimi Një gjumë aq i ëmbël përmbi sy mbërrini. Dhe i mundi djemtë me magjinë e tij Gjumi më i ëmbël, siç fle një fëmijë. Dhe kënga e zogjëve degëve që ja thonë Ata i mashtroi të flenë deri vonë.

Page 145: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

226

* * * Dhe erdhi mesnata. Roja po gërhiste. Aksioni i shokëve pas pak do të niste. Njeri lidh shuplakat, mbi të vihet këmba. Me një të kërcyer ai futet brënda. Një shufër te brava jep e merr me majë. Ja ku janë pushkët! Një minë, një mortajë! - Të gjitha do t’i marrim! Secili nga dy. Ec, tani, të dalim! Mbani qetësi! Zbritën një pas një, fare pa e zgjatur. Andej, prapa shkollës, dritarja mbeti hapur Dhe roja po bënte gjumin në kolltuk. Fli, ti roje, fli! aty ku je struk! Ecin të tre shokët me pushkët për trup. Fli, ti roje, fli, atje në kolltuk! Dhe i ngjiten malit si tre luftëtarë. Djersa sipër ballit u ndriçon si ar. Lumi poshtë në zaje ecën gurgullon Dhe nëpër ujëvarë sikur u këndon. Zëri i tij i thekshëm nga larg përshëndet Këtë përshëndetje don ta çojë në det. Ecin të tre shokët me pushkët në krahë, Gëzim më të madh, jo, për ta nuk ka! Atje, në Stërmollë, t’arrijnë sa më parë Prandaj dhe shpejtojnë si tre luftëtarë. Atje do t’i fshehin armët te një gur. Atje ka afishe, ka edhe flamurë.

119

A U T O B I O G R A F I K E

Page 146: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

120

225

Ka të tillë që ecin e nuk e shohin dot Po ka që u mbushen sytë tas me lotë. Një si frikë e kanë në shpirt e në zemër. Diçka i thëmbon nga koka në themër. Ah, se mos e zënë trimin që e vuri Se për të pastaj do qajë dhe flamuri! Po ata s’e dinin që djemtë aty ishin Aty, në mes njerëzve që pëshpërisnin. Aty shkonin, vinin nga skaji në skaj Se donin të dinin ç’do bëhej pastaj. Si do të vepronin tani pushtetarët. Ishte një provim dhe për qytetarët. Dhanë e dhanë policët në rrugë e në shesh Me trishtim e droje zgjatnin sy e veshë. Ja si u kaluan nja dy aty ngat, Pas qenit të tyre që me hundë nuhat. * * * Aty te gjimnazi është një kabinet I ka disa armë që i rrijnë me vjet. Do t’i marrim, thanë, tre shokët një ditë. Do t’i çojmë në mal, atje, te shkëmbinjtë. - Por, si t’i nxjerrim? – u hodh Gafurri, pyeti. - E kam bërë planin, Rafiu ia priti. Do ta porositim një nxënës, kur të del, Njerën nga dritaret pakëz ta lejë çel’.

Page 147: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

224

Zbritën djemtë teposhtë, por, atje, n’terrasë, Lëvizjen e tyre dikush e pikasë! Tamam në të dalë hasën në të zinjtë Me revolet në dorë sa kishin arrit’! - Ndal! - bërtiti njeri, bilbilit i fryu. Po djemtë u larguan. Terri i përpiu. Dëgjuan të shtëna pas shpinës së tyre Që e shpuan barkun e asaj errësire. Ikën djemtë nga vendi ku u bë aksioni Takohen te ara, atje, te stacioni. E u ndanë pastaj secili në rrugë të vet Për t’u parë më vonë përsëri n’qytet. * * * Ishte kohë e bukur atë ditë në maj, Diçka të veçantë kishte dritë e saj. Ecin njerëzit sheshit, ndalojnë e bredhnin. Shikimin kah pallati fshehtazi e hedhin. Kush vallë e ka vënë mu në mes t’qytetit? Po përse s’e hjekin ata të pushtetit? Shiko sa i bukur duket që nga larg! Shqiponja e zezë mbi flamurin gjak! Me ato dy kokat që i ka në mes Çdokush që e sheh zemrën ia ndez! Po kush e ka vënë? Kush do jetë, kush? Vetëm me këtë pyetje qyteti u mbush. Shikoni si dielli e praron me ar! Shih si e ndriçon te koka, në ballë!

121

GËSHTENJA E FËMIJËRISË Atje në fund të fshatit, te Gështenja Përtime, Aty poshtë udhës që bie tatëpjetë Aty rri e fshehur fëmijëria e ime Si një merimangë që ka thurr një rrjetë. Sa herë kaloj pranë, më kapë pa mëshirë Dhe më mba të lidhur në këmbë e në duar Ashtu siç kapet një send me zinxhirë Dhe s’të lë të shqepesh pa u copëtuar. Ja vijë e ujit që vinte nga lart Dhe mua më dërgonte nëna pas saj Më duket se e ka shtratin si të zjarrtë Dhe në atë zjarr një si gaz e vaj. Aty nën lapa ndihej gurgullima Që fashitej poshtë te vijat e duhanit Dhe nënës herë herë i vinin psherëtima Në buzë, në fytyrë, me ngjyrë të shafranit Po më shumë më kapë e gështenjës degë Kur i hipja sipër siç hipet mbi kalë! Me reset e saj bëja duaj e shtregë Thuprës ia lidhja si të qe e gjallë! Po tani si je, gështenjë e fëmijërisë! Ti që na dhuroje kokrra të mëdha Ne të kishim ty një fletë të lumturisë, Një shpresë, një dëshirë, një gëzim sa s’ka! Tek ti, siç e shoh, dimri paska ardhur Me tërë atë mplakjen dhe rrudhat në ballë Dhe atje në maje sikur të është zbardhur Ajo kurorë e yte që më është e tharë.

Page 148: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

122

B U R I M I Ishte verë e vonë kur erdha te ti Nga Guri Rrustemit, atje lart, në Llase. Mora monopatit nga shkoja si fëmijë Pranë rrjedhës tënde të kaloj ca çaste. Por, anës mezhdes, gjurmë udhe s’gjeta Me bar e me driza ajo qe mbuluar Ç’më mori kjo vragë dhe pas saj treta Duke rikujtuar gjithë atë kohë të shkuar. Do të shkoj patjetër, thashë me të dridhur, Atje, te burimi, pakëz ujë të pi. Këtu mu në grykë diçka më është lidhur Diç më përvëlon, më djeg mu në gji. Futem pastaj malit, e të dal matanë. Degëzat e ahishtes më prekin mbi kokë. Eh, këta lisa sa të dashur më janë Dhe gjethet e krëndet rrëzuar për tokë. Ja dhe rrënjë e ahut ku buroje ti Në lugun prej guri, me atë gurgullimë ! Por, nuk të shoh, nuk je më aty ! Vetëm një si zë më vjen me buçimë ! I hap me dy duart gjethet palë-palë Mos më je i fshehur diku në përrua. Por, nuk të gjej. Më pushton një mallë Një mallë si me zjarr që është thellë në mua… Përkulem zemërvrarë dhe buzët aty i vë, Aty ku etjen e shuaja dikur Nga gërrellë e përroit më vjen prapë ai zë Vazhdon të më djeg siç digjet një urë.

223

* * * Dhe u nisën djemtë me flamujt në gji Çdo njerin e priste vendlindja e tij. Ecte autobus mes malesh shpejtonte Një gëzim të madh në Tetovë e çonte. * * * Ishte ditë pranverë.Data Një Maj. Diçka e pa parë atë ditë do të ngjajë. Atë mbrëmje vonë, diku në mesnatë, Një diçka do ngjante shumë e veçantë. Në ballin e ndërtesës, mu atje, në mes, Do gdhihet flamuri herrët në mëngjez. Por të mos diktohen shokët kur e vënë Kur t’i hapë krahët shqipja në dy anë. Larg, në dy qoshe, dy veta do fshehen Do të bëjnë roje që të mos vërehen. * * * Sheshi i qytetit s’kishte më njeri. Tek tuk ndonjë laro, ndonjë qen i zi. Atje tej, në skaj, shkrepsa seç u ndez. Ishte ajo shenja: prit pak, kujdes! Po, ajo, pas pak, në errësirë u fik. Hajde, tash, fillo! Nuk ka më rrezik! Dhe u vu flamuri atje përmbi mur Kapur me një spango, lidhur për një gur.

Page 149: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

222

Dikur, pasmesnate, me sytë larg në male… Larot tanë në krye njësoj i bien telit Të lidhur pas qerres Lugat kriminelit. Me lule ja shtrojnë rrugën, atij, me qilim! Ai qesh, zgërdhihet dhe ecën përmbi krim! Jo, më, nuk durohet, ky Kain katran! Me dorëzat e bardha që gjithmonë i mban! Për t’mbuluar gjakun gjer n’bërryl përlyer Ndërsa para botës i lyer e i ngjyer! Duhet të përmbyset dinasti e tij! Që populli i varfër të vijë në fuqi! Përmbysje! Përmbysje! Të gjitha me i përmbys! Sërish nga fillimi çdo gjë të nis’! Dhe dorën përmbys e vuri mbi parvaz Sikur aty të ishte ajo që vinte pas. Dhe eci rrëmbimthi drejt tavolinës Një tufë letrash futi në gojë të maqinës. Trakte e afishe të shkruante më parë Nëpër rrugë, kudo, ato për t’i shpërndarë. Thirrje për greva, ftesë për demonstrata Të dridhen nga themeli pallatet e larta! * * * Një ditë në të gdhirë i erdhën shokët e vjetër, Gafurri, Rrushiti, edhe ndonjë tjetër. Dhe e dhanë betimin përpara flamurit Në emër të nderit me fjalën e burrit. Se do të përpiqen për popull e atdhe Secili aty, në vendin ku ka le. Pas trakteve, afisheve, flamurin ta vinin Pas këtij aksioni një kohë do të pritnin.

123

Dalldisem pas viteve në kohë të fëmijërisë Që shtrihen si lëndina plot lule e bar Atëherë kur uleshim e shtronim bukë e gjizë Të hanim tek lisi me kraharor të çarë. Befas, anës shtegut, më fanitet nëna, Nëna që na iku një ditë aq e re. Ishte shumë e bukur, më e bukur se hëna Kur del e nxjerr ballin atje lart në re. Dy duarte regjura drejt meje i zgjat : - Eja, djali im, ç’bën aty, - më thotë. Mbi vetull të saj një mallim i zjarrtë Gëzim a trishtim nuk e dalloj dot. - Më prit, nënë e ime, shtambën sa ta mbush, Të ta sjell në arë si dikur fëmijë ! Por, me të kthyer, te shtegu s’ish askush. Ai nur i saj ishte bërë puhi… Burim i fëmijërisë që je diku thellë Nën rrënjë të ahut e në zemrën time Gurgullimë e yte atje më merr sa herë Dhe s’largohem dot se m’lidhin kujtime… Tetor, 2002.

Page 150: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

124

K R O I

1 Ky krua flori, me atë ujë të ftohtë, Që rrjedh e rrjedh pa ndalë tërë gurgullimë Sa herë i vij pranë, më është aq i ngrohtë Tek rri dhe e dëgjoj këtu në lëndinë. Dhe më merr kjo rrjedhë në krahët e saj Siç e merr një flutur zefiri kur fryn E më çon tutje gjer atje në skaj Të takohem befas, unë me fëmijërinë ! Ç’më dërgon kaq larg, o i miri krua ! Ti me gurgullimën që s’e ndale kurrë ! Se ja, nga ky çast, çdo gjë m’u kujtua, Që kur rashë n’dy këmbët e mia dikur. Më mba mend si isha unë atëherë ? Kur për herë të parë zbrita për tek ti ? Mbase s’të kujtohet, por tërë shend e verë Erdha e t’u futa rrjedhës mu në gji ! Isha dy pëllëmbë po i bërë « i madh » Sa mundesha ta mbaja shkopin e bariut Një lopë e dy dhi i kisha në vath Dhe krejt kjo pasuri ishte e Hamdiut. Ky carrok që ecte me një torbë në krah Me një kind me gjizë, me një shishe dhallë, Një copë misërnike, po që kurrë nuk tha Pse është kaq e pakët, pse është kaq e tharë.

221

N’birrucat e ftohta, n’korridorin e zi Se ç’ka përjetuar vetëm ai e di. Është çudi si doli prej aty i gjallë Të gjitha torturave si u bëri ballë! * * * S’kishte më të drejtë t’mësojë në Tetovë, Prandaj, me të shpejt, u nis për Kosovë. Atje kreu vitin e tretë e të katërt Atje një tjetër libër do t’i hapet. Tani më Rafiu kishte njëzetë vjet. Në Prishtinë erdhi e u bë student. Po zemra e tij nuk bëhej rehat Çështja e robërisë e shponte si një daltë. - Pse, - thosh ai, - të jemi ne të ndarë! Kështu të robëruar gjithë këta shqiptarë! Dhe merrte, i lexonte librat e historisë Atje të zbulonte rrënjët e tradhëtisë. - Duhet të lëvizim, mos të biem në gjumë Kështu po të rrimë do zhdukemi pa gjurmë! Se mësohen njerëzit dhe me robërinë. Kurrsesi nuk bën, jo, kështu, të rrijmë! Punëtorët, fshatarët, me shekuj të shkelur! Me mijëra të papunë, rrugëve kanë ngelur! Toka e Kosovës është kaq e pasur! Pse të jemi ne popull më i varfër? Ata bëjnë pallate me djersën, gjakun tonë! Kështu vallë do rrijmë t’i durojmë gjithmonë? Ndërtojnë kamp shtëpiza në bjeshkë e në det Mbi kurriz të popullit e çojnë tërë një jetë! Ndaj, duhet ngritur punëtorët, fshatarët! Një ditë me i përmbysur shushunjat, bastardët! …Këto i mendonte tek rrinte në dritare,

Page 151: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

220

- Ç’është kjo? – i tha, - përse nuk ke shkruar! Zëri vinte i çjerrë, sytë e zgurdulluar. Dhe nisi të lexojë në gjuhën e tij Vetëm dy rreshta që ishin aty: Mehmetriza Gega… një burrë i vjetër, Unë e kam njohur se ai mban… mjekër! U shtrembëruan buzët, u praptuan sytë U shtërnguan grushtet me tëra fuqitë. I ra tavolinës si një i xhindosur! Dhe nisi të pëllet si bishë e plagosur: - Nuk ka më mjekëëër!!! Ia kemi rrjeeepuuur!!! Ai është gjarpër, ai është një djall! Ai nuk do del nga burgu më i gjallë! Ejani, policë, ta merrni! Ta tredhni! Atje, në bodrum, dajakun t’ia veni! Ah, nënën shqiptare! Ta zhdëpni për fare! Torturat me rend! Gjer të vijë në mend! - Marsh! Vagabond! Do të të shtrydh si mi! Natën dhe në ëndërr, do më shohësh ti! * * * Ndërsa zbriste shkallët në gjysmëerrësirë Dëgjoi lebetitje, goditje, zinxhirë. Në një gjurmë gjaku ndjeu që rrëshqiti Një si komb, si nyje, iu lidh për fyti. Dhe e futën djalin poshtë, në bodrum. Ku vinte erë gjak, qelbësirë e llum. Aty gjeti shokët që rrinin n’errësirë Me trup të dërmuar, kokë e gjymtyrë.

125

Ja, te ai guri ne e hanim « drekën » Sepse dhe të tjerët s’kishin gjë më shumë Vetëm një kushërirë kupë kish më tepër Dhe thonim për të : lum ajo e lume ! Kur ecja këtij shpatit sa herë më ke parë Me një palë opinga të vogla e të çjerra Pas lopës e pas dhive sa e sa kam ngarë Duke i kërkuar nëpër mal e ferra. Sepse doja unë të jenë më të mira Të ngopen e të ngopen, me gjinjtë gjer në tokë Të jenë më të majme, të jenë më të ngira, Bariu më i zoti të isha ndër shokë ! Isha aq i lumtur kur shkoja në shtëpi Se më dilte para nënë e ime e dashur, Dilte të më priste, t’më merrte në gji Me ata sy t’përlotur, me atë buzë të plasur. Po kjo zgjati pak, o kroi im i mirë ! Se Ajo më shkoi një ditë nga kjo botë Ti e di , pastaj, çdo gjë më është nxirrë. S’kam lënë vend këndej pa e larë me lotë. Ja ku është Ajo, aty, pak më lart Ku prehet e paqetë tash e dyzet vjet Dashuria për Të më është ende e zjarrtë Zjarr që s’do të shuhet sa të jem në jetë. Por, o kroi im, jeta do vazhdonte Me tërë atë dhembje, skamje e mjerim. Për këto të gjitha të dijë askush nuk donte Dhe as se ke mbetur i pa nënë, jetim.

Page 152: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

126

2. Tashmë isha rritur, isha « koxha burrë » Dymbëdhjetë vjet të plota më rrinin mbi supe. Sa më shumë që ecja bëhesha më gur Se më priste jeta e tillë dhe më tutje. Sa hërë ti m’ke pritur që etjen ta shuaj Këto ditë të nxehta në korrik e gusht Kallinjtë i mblidhja rrugës, e bëja dhe një duaj Tek vija me mushkën që atje në fushë. Të kujtohet ty kur e fusja kokën Nen lëfytin tënd tërë i zhuritur ? Dhe sikur e kisha në duar tërë botën Si bukën e ngrohtë kur ha nj’i uritur. Pastaj kur kaloja këndej me duhan Ngarkuar në kalë me dy kosha t’vjetër Ishte ajo jetë, oh, e zezë katran Po që duhej ecur, t’jetohej patjetër. Sënduqet me kumbulla i çoja në qytet. T’kujtohet si i shisja në Potok, dikur ? Bleja një somune dhe më dilnin fletë E vija tek ti, i zhurritur furrë. Ti s’e di, njëherë, në fund të një guri Mu si kotullaç e kam parë një gjarpër ! Eh, sa u tremba, frika që më zuri ! Vrap për tek ti gojë e kokë kam zgjatur ! Ti ma jepje dorën e më merrje pranë Sa herë që kaloja më sillje në jetë Dhe me ndihmën tënde unë i dola mbanë Fëmijërisë time, fëmijëri e shkretë.

219

Po gojës Rafiu i kish vënë dry Dha e dha ariu po s’nxori gjë prej tij. I ra sa mundi me grushta, me shqelma. Gjithë helm i zi dhe vlonte nga brenda. - Hajde, nuk kam kohë! - i tha, më në fund, Dhe një tufë letrash te hunda ia tund. - Nuk je vetëm ti, kam edhe të tjerë! Po më mirë e ke të flasësh, o i mjerë! T’i mbushësh këto letra, të japësh deklaratë Për të gjithë shokët të shkruash sa më gjatë. Si ata i njohish, kur jeni takuar, Bashkë me Mehmet Gegën ç’keni biseduar. Dhe iku katrani në një tjetër zyrë Ku e prisnin shqipo të lidhur në zinxhirë. * * * Dhe nisi Rafiu Të shkruajë deklaratë Vetëm në dy rreshta Fare pa e zgjat’: Mehmetriza Gegën, atë burrë të vjetër, Unë e kam njohur se ka e mban mjekër Me dy shokët e tjerë jemi në një klasë Dhe për ta asgjë nuk kam çka të flas. * * * Kaloi një orë, dy, tri… Në derë ia behu ariu zi. I pa ai letrat tërë, ashtu, bardhë. Vetëm në një faqe të shkruara dy radhë.

Page 153: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

218

* * * - Erdhe? – i tha ariu, me atë zë të zi, Dhe me tërë urrejtjen u panë sy më sy. Hajde, na e thuaj, ç’ju tha Mehmet Gega Te shtëpi e tij kur nisët nga mbledhja! - Për ç’mbledhje është fjala, për cilën shtëpi! S’e njoh Mehmet Gegën. Unë asgjë nuk di! Dhe pa si u hapën sytë e zgurdulluar Nën vetullat si drapër t’ariut të tërbuar. - S’të pyes në e njeh, por, ç’ju ka folur! Foli egërsira hundë e buzë i mrrolur. - Unë nuk kam ç’të them! Unë nuk di asgjë! U përgjigj Rafiu dhe, nuk foli më. Pa të ngrihet prapë egërsira ari Me atë dorë të gjatë, të gjatë, si pardi. Kjo pardi e zezë u shtri si një gjarpër Drejt qafës së tij në fyt për ta kapur. - Fol! – ia bëri, duke i rënë n’fytyrë. Do flasësh, posi, do flasësh shumë mirë! - Unë s’kam ç’të them, - mezi që tha djali. Po, ama, pëbrenda, digjej sikur zjarri. …Vallë, do kem jetë, një ditë a një orë Dhe mua ky i katran të më bjerë në dorë?… Këto i mendonte tek e shihte në sy Tek ngrihej e ulej ajo dorë lubi. - Fol! – i tha prapë, ç’më shikon ashtu! Dhe u mat ta kapë. - Do vdesësh mu këtu!

127

3. Kroi im i mirë, ti burim i jetës, Me atë ujë t’kulluar që rrjedh e rrjedh pa ndalë Ti që prore flet me zërin e të vërtetës Të gjtha këto, të kujtohen vallë ? Mbase veç një gjë në mend s’të ka shkuar Tek më shihje mua të vuajtur gjithmonë Se do vij një ditë kështu i frymzuar E të flas me ty për të kaluarën tonë. Kroi im i mirë, si atëherë, i ri Ke mbetur dhe do jeshë sa të jetë kjo jetë Unë më nuk jam, oh, nuk jam më ai Që isha dikur e rendsha si një bletë ! Një ditë s’do të jem as edhe për fare Ashtu siç nuk janë të tjerët para meje Unë vetëm desha ta lë një dritare E t’më shohin pakëz kur t’kalojnë pranë teje. Ata që do vijnë, ata që do ecin, Ata që si unë do ta jetojnë jetën Mbase do të ndalen, mbase do të presin Dhe në këto vargje do ta gjejnë vetëveten. Gusht, 1997.

Page 154: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

128

M O L L A

Ç’të shkruaj për ty, mollë e fëmijërisë, Kur të shoh kështu, përdhe, e plandosur ! Me atë trupin tënd në fund të pleqërisë Me krahët e degët të tharë e të sosur. Këtij dimrit të fundit dot s’i bëre ballë As erës e furtunës që frynë me tërbim. Ti ke qenë e fortë, me rrënjët si strall E kapur nën gur të këtij trollit tim. Me këto majoket na ke dhënë kokrra Kur zorrët e barku na bëheshin qemer Ndonëse pak i kishe të tharta, të vogla, Po për ne të mëdha, të ëmbla sheqer ! Këtu afër teje kallinjtë kur i mblidhnim Dhe bukën e gojës e futnim n’hambar Mbi kurorën tënde shikimin e hidhnim Ishe aq e shtrenjtë, më shumë se sa ar. Mollë e fëmijërisë, zemra më plagoset Kur të shoh të shtrirë e nuk ngrihesh dot ! Jeta dhe mua ngadalë po më soset E më vjen të qaj, të të laj me lotë… Mars, 2000.

217

* * * Erdhën pas tri ditësh dy veta në shkollë. Një me jakë të ngritur një me sytë si bollë. Dhe e hapën derën në orë të mësimit Porsi dy hijena i dhanë andej shikimit. Mu në fund të radhës vrojtimin e ndalin. Sytë e merimangës e pikasin djalin. Ecin e kërcasin nëpër klasë këmbët Kanë shtërnguar nofullat, kanë shtërnguar dhëmbët. Aty te Rafiu ndalon ajo ecje. Ritmet e frymëmarrjes pa pikë e pa presje. Të gjithë i kanë ulur kokat zemërngrirë. Sytë nëpër banga presin si të mpirë. Vetullat e Rafiut seç janë mbledh’ në ballë Dhe tha, vetë me vete: do të më hanë të gjallë… U ngrit, kur e kapën, brof, u çua në këmbë. Me shikimin tutje fare pa u trëmb’. - Do vij vetë atje, s’ka nevojë t’më mbani! Ç’më jeni vërsulur sikur do të më hani! Tha, dhe nisi hapat mes e për mes klasës Duke hedhur sytë atje sipër dërrasës. Te fotografia e lugatit plak. Deshi ta pështynte aty në surrat. Por e ktheu kokën mbi shokët dhe një herë. Për t’i parë ata për të fundit herë.

Page 155: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

216

Vetëm autoblinda, policë me shkopinj Vërtiteshin e vërtiteshin si çakenj të zinj. Në fund, veç ata mbetën nëpër shesh Tutje gurë e drurë bërë li e lesh. Gjithë ato bërtitje tok me grushtet lart Gjithë ajo buçitje me zërin e zjarrtë, Ngadalë u fashitën në mbrëmjen e vonë. Ra pastaj qetësia mbi qytetin tonë. Tek tuk ndonjë qen, laro e zagarë Kërkonin ndonjë koc diku për ta marrë. * * * Bam e bum e bam! Trokitjet nëpër dyer Me shqelma e kundakë policët me të thyer. - Hapini!- bërtisnin, në atë gjuhë të vet Dhe kjo britje ndihej kudo në qytet. Pas mesnate vonë dhe te kjo derë erdhën Bashkë me një langua si bishat u derdhën. Por, më kot, Rafiun s’e gjetën aty S’ish aq budalla të shkonte në shtëpi. Qe fshehur ai diku në mëhallë E dinte se do vinin ata për ta marrë. - Të vijë atje nesër! - nënës i thanë Me tri vija të kuqe një letër ia lanë. Dhe ikën ata siç ikin gjarpinjtë Si dikur kur vinin dhe iknin këmishëzinjtë.

129

TI MË ERDHE BEFAS

Ka kohë që vjeshta më ka trokitur në kokë Dhe dorën e beftë mbi mua e ka shtrirë Të më prek mbi supe, në qafë, përmbi flokë Në krahë dhe në këmbë, në ballë, në fytyrë. Brushë e saj ka rënë siç bie mbi një mal Me tërë ato ngjyra që në vete fsheh Ashtu rëndë rëndë kudo e ka ndal Si një mik të ri që don të më njeh. Më erdhi papritur, pa dashur të takohem, Fare pa e njohur, që ishte diku larg. Po tani patjetër më duhet t’i afrohem Se çdo gjë dhe mua më më është e qartë. Mirësevjen , i them, duke ia dhënë dorën, Urdhëro në dhomën time mbushur me shqetësim! Veç, të lutem, mos ma sjell dëborën Mbaje sa më larg nga udhëtimi im! Ti më erdhe befas, me hapa të lehtë Siç vjen një puhi dhe gjethet këput Dhe unë po të pres tani shumë i qetë Nuk kam ku të futem më në asnjë skutë. Po, ama, shpesh, jam si një pranverë Mu në gjirin tënd, plot me gjelbërim, Sa herë në kraharor fryn e fryn një erë Aty gjej prehje, gjej dhe ngushëllim. 1998

Page 156: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

215

Dhe i shpalos krahët shqipja dykrenare Aty tek e vënë, sipër, në dritare. - Poshtë kriminelët! Flamuri të na rrojë! Doli si dallgë deti nga qindëra e mijëra gojë. - Duam të drejtat tona, si njerëz të jetojmë! Jo të na i japin, por do t’i fitojmë! - Mjaftë ju kem’ shërbyer me shekuj e vite! Dëshirojmë dhe neve t’na ngrohë një rreze drite! - Mjaft na keni shtypur, mjaft na keni vrarë, Vetëm pse kemi qenë dhe jemi shqiptarë! - Poshtë errësira! S’durojmë robëri! Sikur e gjithë bota duam dhe ne liri! Buçiste e buçiste gjer lart në qiell Dhe ky zë thërriste për të madhin diell. Topa uji, blinda, duken përsëri Policë me helmeta sulmojnë me egërsi. - O burra, t’u biem! - kish zëra që thonin Po s’kishte mundësi as kokën ta mbronin! Në atë ngricë dhjetori vrrushkujt valë valë Binin si mbi prush, binin si mbi zjarr. Po nuk mund ta shuanin atë zjarr në gji Zjarr që ishte ndezur nga etja për liri. S’mund të shuhej dot ai prush i madh Që ishte grumbulluar njëqind vjet me radhë. Gazi, uji, tymi, në fyt e në sy, Bënë të largohen njerëzit prej aty. Dhe ngrica e dhjetorit e bëri të vetën. Dalëngadalë rrugët si të shkreta mbetën.

Page 157: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

214

Kështu, dalangadalë, tek kaloi urën I këputur nga lodhja qepallat iu ulën. Dhe e zuri gjumi. Një gjumë plot me ëndrra Nga një zjarr i madh që i digjej brënda. * * * Erdhi ditë e nesërme. Sa ngadalë që erdhi. Dielli i Dhjetorit rreze rrugëve derdhi. - Kosova Republikë! Ja me t’mirë, ja me thikë! - Kosova Republikë! Ja me t’mirë, ja me thikë! Jehonte bulevardit, buçiste përmbi shesh Polici e popull rishtas janë përlesh’. Po nuk ndalen valët e lumit të rrëmbyer. Derdhen që nga malet mbi qentë e ndërsyer. * * * Aty, te komiteti, ngjitur përmbi mur Rri si i krekosur vetëm një flamur. Pas atij flamuri, n’sallonet e mëdha, Ka disa hijena, dhe do laro ka. - Të ikim, thonë ata, të ikim në bodrum! Shiko sa shumë ka, dhe po vijnë si lumë! Futen si urithët me turinj n’qymyr Rrijnë edhe presin aty në errësirë. Shkallë që rrapëllojnë, dyer që kërcasin. Atje te dritarja një grup po bërtasin: - Këtu do ta vëmë dhe flamurin tonë! Këtë çerdhe hijenash pak ta zbukurojmë!

131

POEMA PËR FËMIJË

Page 158: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

213

* * * Vjen ai te dera me fytyrë të qeshur Se për herë të parë me ta është përleshur. - Eja, biri nënës, a më erdhe, bir? Afrohu te stufa se më paske ngrirë! Zhveshi ato tesha, shih si të janë bërë! Mos ftohesh, lum nëna, je lagur i tërë! - Jo, moj nënë e dashur, mos u bëj merak! Këtu në kraharor jam i ndezur flakë! Një zjarr të madh e kam, mu, këtu, në gji! Rri, moj nënë e ime, rri, e qetë, ti. Dhe kraharorin kapë përsëri me dorë Sikur don ta hapë të ndezur si koftor. Rri, moj nënë ti, tani nuk jam vetëm! Ka dhe plot të rinj që ma ngjallin shpresën. E di ç’kemi bërë sonte me xhandarë? Si një lumë i tërë u ndeshëm për herë të parë. Nesër përsëri atje do të dalim! Do ta dridhim dheun, do ta shkundim malin!... Dhe ra pranë koftorit Rafiu me trup. Dëgjoi t’i hidhet një mbulesë mbi sup. Dhe mendja i vajti larg atje në shesh Një polici grushtat matet t’ia ngjesh. Shikon si shqiponja krahët i ka hapur Në fushën e përgjakur me kthetra si është kapur. Me sqepin, me gjuhën, sikur do t’i hajë Ata që s’e duan për gryke t’i përlajë! Tek flut’ron në shtyllë s’ngopet duke e parë Se ashtu, e lirë, ishte për herë të parë. Po dhe brohoritjet i ushtojnë në veshë Tek ecin e marshojnë në rrugë e në shesh.

Page 159: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

212

Një djalosh i njomë u kap për atë hekur Trak e trak në maje, u ngjit si një ketër. E vuri flamurin, në krye e lidhi Mes një brohoritje që qiellin e dridhi. - Ku është ai qeni! Dyqani i tij! O burra, të vemi! Ta zëmë si një mi! Dhe u zbrazën gurët mbi xham e vitrinë Por ai nuk dukej, ishte fut’ në vrimë! - Kthehuni këndej! Të mbrohemi nga helmetet! Nga shkopinjtë e gomës, goditjet nga shqelmet! Qëndroni o burra, mos u jepni pra! Binu he…! Tjetër rrugë nuk ka! Por topat e ujit erdhën me furi Në atë ditë dhjetori u zbrazën si lubi. Dhe gazi lotësjellës u hodh përmbi koka Në të katër anët sikur dridhej toka! * * * Derdhen si pëllumbat djemtë në sokaqe Në natën e vonë lagje e më lagje. Ecën dhe Rafiu një rruge të ngushtë. Ka shtërnguar dhëmbë, ka shtërnguar grusht. Befas, në një qoshe duan që ta zënë Dy policë të zinj prangat t’ia vënë. Por s’kapet Rafiu, jo, s’kapet i gjallë. Që të dy policëve me grushta u bën ballë. Dhe ikë andej nga ura, me vrap, si rrufe Pasi i plandos që të dy përdhe.

133

DJEM TË SHARRIT, DJEMTË AZGANË E BËNË LUFTËN SI LUANË

(Poemë për luftën në anën e Tetovës) …Dhe një mbrëmje xha Xhemali U nda nga kjo jetë e jonë Sytë hapur andej kah mali I mbetën përgjithmonë… I mbetën hapur dhe mbi kala Grykës, nga rrjedh Shkumbini Pse, së gjalli, të lirë s’i pa Peng i mbeti këtij trimi. Nuk është më xha Xhemali Nga poema e kaluar Ai iku po mbeti mali Dhe rrëfimi i paharruar... Edhe kali nuk është më Herë pas herë që hingëllinte Ende i ndihet ai zë Tek ecte e shkrofëtinte... Isha i vogël unë atëherë Kur m’tregonte histori Iku koha si një erë Tani jam në moshë të tij. Po një gjë s’e harroj dot. Ta shënoja nuk kam guxuar. I dhembshëm qe ai episod I rrezikshëm për ta treguar:

Page 160: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

134

...Qemë të rinj, thosh, xha Xhemali, S’ishim as njëzetë vjeçarë Kur ushtarë, n’ushtri të kralit, Atëherë na patën marrë. Andej, diku, në Mal të Zi, Në Hot, në Grudë, na kanë dërguar. Në Krajë, në Plavë e në Guci, Vëllezërit tanë për t’i luftuar. Kundër kujt, pyeteshim ne, Do luftojmë, po kundër kujt! Qielli ishte plot me re. Dinim vetëm: do bënim luftë. Dhe një ditë, n’mëngjes herrët Krisën pushkët matanë nesh Dikse! Napred! *8) Bërtitën rreshterët. Këto dy fjalë i merrnim vesh. - Ja, andej! - bënin me dorë, Qëlloni, i vritni ata banditë! Maje malesh kishte dëborë. Në sytë tonë s’kishte dritë. - Janë kaçakë! Janë hajdutë! Ata vjedhin, vrasin, presin! Do t’i zhdukim të gjithë me luftë! Do të bëjmë të gjithë të vdesin! Erdhi fjala vesh më vesh: Atje është Bajram Curri! Zemra me gëzim na u vesh Tek shikonim drejt një guri. 8 çohu, përpara!

211

* * * Në burim më pak, po gjithnjë më shumë Përroskat nga mali derdhen për në lumë. Dhe lumi në det derdhet në tallaz Deti me furi në breg e përplas. Ashtu dhe rinia u sul me nxitim Aty, midis sheshit erdhi me një frymë! - Nxitoni, o shokë, të mblidhemi dhe ne! Që të gjithë tok të vemi atje! Në ballë ecë Rafiu me zërin kushtrim. Zemra në kraharor i rreh me rrëmbim. U derdh vargu i gjatë udhës si një lumë Drejt sheshit, në qendër, ku kish njerëz shumë. * * * - Kosova Republikë! Ja me t’mirë, ja me thikë! - Kosova Republikë! Ja me t’mirë, ja me thikë! Zëra, ovacione, britma, gjer në qiell, Njëherë për përherë të lind i madhi diell! - O djema, përpara! Merrni nga një gur! Ja, po vijnë helmetat! Të lidhemi si mur! Të rrojë flamuri ynë! Mjaftë më robëri! Poshtë diktatura! Duam dhe ne liri! Te kjo shtyllë e hekurt ta vëmë flamurin lart Shqipja me dy krerë sot t’i hapë krah’t!

Page 161: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

210

* * * Kaloi Nëntori plot me demonstrata U trand Beogradi.U dridh Federata. Po përse vonohet kjo e detit valë? Dhe këtu ushtima do të ndihet vallë? Do ndihet, do ndihet, do ndihet, patjetër!. Çdo gjë do të shkundet në këtë Evropë të vjetër!. * * * Dhe erdhi kjo ditë. 22 Dhjetor… Rrugëve të qytetit qëmtonte ngapak borë. U përhap rrufe lajmi vesh më vesh: Diçka me rëndësi kishte ngjarë në shesh. Te dyqani i vogël i rrobaqeps Ismailit Është grisur flamuri nga dora e një fitilit! Ai shoven Sreqko e ka bërë sot Nën të të kalojë s’ka duruar dot. Ky flamur ishte nga koha e Turqisë E kish ruajtur plaku që në moshë t’rinisë. - O burra, ta mbrojmë! O burra, zot t’i dalim! Të mos lëmë evgjitët ndër këmbë t’na e marrin! Pëshpërrimë e njerëzve vinte gojë më gojë Si një jugë e bardhë qytetin e përshkoi: Sot, në orën një? Jo, në njëmbëdhjetë! Takohemi te dyqani në dhjetë e tridhjetë!

135

Cili do jetë? - me vete thamë, Cili nga të gjithë ata! Asgjëkundi nuk e pamë Tek luftonin me dogra. Aty dukeshin, aty zhdukeshin Kur na binin si rrufe! Ne nuk gjenim ku të futeshim. Ata vdisnin për atdhe. Me lurkë e tirq qenë të veshur Si shqiponja, shkëmb më shkëmb! Dhe sa herë që jemi ndeshur Iknim, me brekët nëpër këmbë. Një dëshirë më vlonte n’gji, Tek qëlloja në hava : Që pushkën, kralit të zi, T’ia ktheja për tim vëlla. Por, jo, nuk qe e mundur ! E të mblidheshim një më një. Shumë ishin si të humbur E s’u bëmë dot një zë. Më ka mbetur peng në zemër Ajo kohë, ajo mynxyrë. I zi ishte ai devër Më e zezë ajo errësirë. * * * Dhe një ditë ç’na panë sytë, Kur na vunë të gjithëve n’rresht: Eprorët rrinin si të mpitë. Të piklluar kishin hesht’.

Page 162: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

136

Një rreshter fjalën e mori Me të qarë, mezi foli: Na e vranë, na e vranë! Na e vranë Esat Pashanë! Me dy plumba na i ranë! Ç’na ka gjetur e zeza gjamë! Mëngët me të zeza veshur. E kuptuam pse rrinin heshtur... Kush e vrau, i lumtë dora! Pëshpërisnim, me vete , ne. Më i lumtë, ia bëri fora! Revolveri iu bëftë rrufe! * * * Xha Xhemali pastë dritë, Bashkë me shokët s’është më. Por, ama, nuk janë korit’. Të gjallë do jenë ata gjithnjë. - Do të vini, tani, me mua? Të shkojmë lart, atje, n’kala? Ta vazhdoj rrëfimin dua Xha Xhemali ku e la... * * * - Ejani, uluni këtu pranë. Mbi këtë mur si lëndinë. Shikoni njëherë nga çdo anë, Në jug, në lindje, në perëndim. Dy Arbenët e ti Ilir, Veron, Artan e ti Drilon, Djem të lagjes, xhevahirë. Dhe ti nipi Albijon.

209

PJESA E DYTË Hajde mu’j Nandor I bardhë porsi borë…

(popullore) - Kosova Republikë! Ja me t’mirë, ja me thikë! - Kosova Republikë! Ja me t’mirë, ja me thikë! * * * - Pa dëgjo, moj nënë, ç’bërtasin në Prishtinë! Athua këta zëra dhe këtu do vijnë? Ja dhe n’Ferizaj, n’Podujevë, Gjilan, N’Gjakovë e Prizren të gjithë ngritur janë! Po bëjnë demonstrata, kërkojnë barazi. Sa është kjo e bukur, kupton, moj nënë, ti? U tha mengadalë dhe shokëve në oborr Duke vënë dorën përsëri n’kraharor: - Dëgjoni se ç’po ndodh atje në Kosovë? Do ngrihemi dhe ne, këtu, në Tetovë! Patjetër edhe ne të ngrihemi, patjetër! Sepse s’kemi pasur as s’kemi rrugë tjetër! Dhe u derdhën shokët, tutje u shpërndanë Si një tufë pëllumbash, por, asgjë s’i thanë.

Page 163: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

137

Ejani, shikoni tej! Pastaj ndonjeri të më thotë: Si këto male, gjithandej, Vallë, ka diku në botë? - Jooo, nuk ka asgjëkundi! Gjithmonë për to ne kemi mallë! - Shihni poshtë si rrjedh lumi, A s’është kjo bukuri e rrallë? Tutje fshatrat një pas një Pellgut, grykës, varg e varg. Janë shqiptare një për një, Nëpër shekuj vendosur larg. Në lindje janë Malet e Thata Në rrëzë Bardhari i përshkon. Këndej Sharri me majet e larta Matanë, nga dielli perëndon. Hëna vetull përmbi mal Si një hark i artë ndriçon Shihni, shikimin si e ka ndal Atje nga është Nëna jonë… * * * E, që thoni ju, o djema, Si ky vendi ynë nuk ka. Ta vazhdoj, ma do zemra, Xha Xhemali ku e la... ...Kish mbaruar Luftë e Dytë. Kryqi i thyer ra përdhe. Gjëma e madhe u përsërit. U rikthye mbi atdhe.

Page 164: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

138

Dhelpra kishte fshehur thikën Nën dorë, me marifet. Të gjithëve t’ua shtinte frikën, Në çdo fshat, në çdo qytet. Dhe i ndau malet tona Siç i ndan një lumë i gjatë Ra mbi ne pastaj dëbora Ra dëbora me shtërgatë. Njerën anë e ndriste dielli. S’kishte dimër, vetëm verë. N’tjetrën anë i ngrysur qielli Pa u ngrohur asnjëherë. Në këtë anë delet mbetën Pa ogiç e pa çobanë Kurse n’tjetrën vazhduan jetën Me vrull e tramundanë. Dhe aty ku nuk ngrohë dielli As fëmija s’ka shëndet Që të gjithë i kaplon vreri. Kudo zi e kudo shkret. Por jeta do jetuar Qoftë dhe nën qiell të ngrysur Qoftë edhe i robëruar. Leckaman a i vithisur. Në këtë anë kish gjarpinj, Arinj, ujq, qenë, zagarë, Kishte dhelpra, çakenj të zinj, Që na kanë prerë e na kanë vrarë.

207

Nëpër tërë Kosovën po lëviz rinia! Po këtu, n’Tetovë, do të bjerë boria? Patjetër që do bjerë kudo ndër shqiptarë! Ndryshe, s’ka çlirim nga shtypësit barbarë! Patjetër duhet nisur luftën dhe një herë Se prapë na bënë me hile, ashtu si përherë. Po vlon bota sot, po vlon nga çdo anë Lufta për liri është ndezur n’Vietnam. Po ne, ç’presim ne! Sa kohë duhet pritur! Për të shtrenjtin atdhe luftën duhet nisur!... …Këto i mendonte Rafiu, në këmbë, Ndërsa kraharorin fërkonte me pëllëmbë. Dera u hap ngadalë me një kërkëllimë Hyri nëna prapë ballin plot trishtim. - Shtriu, biri nënës, ulu në minder. Leri ato mendime, shërohu njëherë! Nuk ka ardhur koha, ende je i ri, Atë luftën e madhe s’e bën vetëm ti. - Mu këtu më dhemb, më dhemb shumë, moj nënë! Dhe nuk gjej shërim, sa herë të kam thënë. Djali vë pëllëmbën, shtyp e shtrydh kraharor. Sikur atë dhembje don ta heqë me dorë…

Page 165: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

206

* * * Dhe e futën djalin të tërin në lëkurë. Nëna i prekte ballin që i digjej furrë. - Fli, me nënën, ti, biri nënës, fli! Po gjumi, nga dhembjet, kish marrë arati. S’vinte kurrsesi! Herë pas herë qepallat i hapen me trishtim. - Qetësohu, bir i nënës, Fli, djali im!... * * * Kaluan disa ditë, dhembjet pak u tretën. Rafiu hapi sytë dhe e mori veten. Natë e ditë te veshi mba një transistor Dhe dëgjon se ç’thonë lajmet në çdo orë. Tanket sovjetike në Varshavë kanë hyrë Nëpër rrugë ngulen dhëmbë e zinxhirrë. U dogj Jan Pallahu në shenjë proteste. S’dihet çfarë do sjellë dita e nesërme. Brof, u ngrit nga shtrati, Si Gjergj Elez Alia, Shtërngoi buzë e dhëmbë: - Ç’do të bëjë Shqipëria? Ç’do bëhet me ne? Me Nënën Shqipëri? Tha vetë me vete dhe dorën vuri në gji. Në radio brohoritje. Çekosllovaki. Jo, nuk trembet Nëna! Çdo gjë e ka në sy!

139

Po ne çanim, ecnim para Si zgalemi në tallaz. Një kraharor, mushkëritë e ndara. Dhe na vinte për të plas’... * * * Ja, tek vjen, lalë Ahmeti N’UÇK, ka qenë ushtar. Ngrehuni, ta përshëndesim Siç e do një luftëtar. Do ta lusim të na tregojë N’ kala lufta si u bë Që dikush dhe ta lexojë Dua në poemë ta vë. * * * ...Don t’ fillojë ish ushtari... Sytë e tij e kanë një mallë. Disa çaste ai i ndali Andej, tek i hedh përballë... ...Fshati Llacë, eh, fshati im! Atë vit ti ç’ke parë!... Pëshpërit dhe djersët fshin Përmbi ballin si të vrarë. Sytë i mbushen tas me lotë. Një si re i ngjitet n’vetull. Don të nisë po s’e nisë dot Të tregojë për ç’kanë hequr. Dhe, më pas, gojë e tij Fillon e flet me ngadalë, Tek na rri, aty, përbri. Si shqiponjë, me sytë si zjarr.

Page 166: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

140

...Kishim zënë pozicionet… Prapa mureve, rreth e qark. Hapur i kishim dhe llogoret Pikave, varg e varg. Nga ato kishim vendosur Që një ditë të hapnim zjarr Robërinë për ta groposur. O të gjallë, o në varr! l00 vjet robëri e zezë... Sa shumë që kishte zgjatur! Dimër verë me krahnezë. Në kraharor gropë e hapur... * * * Mars. Viti Tetëdhjetë e Një. Kupa e mbushur nuk zinte më. Shpërthyem në demonstrata T’i hiqnim korbat e zes nga qafa. Na u vërsulën egërsirat. Andartët, ndytësirat. Por dhe ne nuk bënim prapë Fyt për fyti me kasapë! Dhe fëmijët na i therrën. Me tankse rrugëve i shkelën. Kudo gjak, kudo lotë, Por, ama, s’na ndalën dot! Na lidhnin këmbë, na lidhnin duar. Në bodrumet plot me gjak. Sa goditjet i kemi duruar Por s’u trembëm, jo, aspak.

205

- Po mirë, ç’kam bërë!- Nisi të flet Rafiu, Dërmuar i tërë, nga shputat e këtij ariu. - Pse më torturoni me kaq egërsi! Ç’të keqe kam bërë! Unë s’kam vrarë njeri! - Dhe më keq se kjo! - ariu uluriti, Dy thundrat e rënda mbi kokë ia ngriti. - Dhe më shumë se kjo!Ti do të vrasësh shtetin! Provo, prapë, provo!Të gjallë do të të rrjepim! - Unë të vras shtetin?! Në mend s’më ka shkuar! Unë vetëm flamurin e kam vizatuar! - Provo dhe njëherë atë ta vizatosh! Dhe dihet me gjithë të ku do përfundosh! Marsh! tani, përjashta! Qërrohu! Idiot! T’më hiqesh nga sytë se nuk të shoh dot! Do të vijsh prapë, këtu, një ditë tjetër! Emrat e gjithë shokëve t’m’i tregosh patjetër! * * * Ishte pasmesnate.Kudo errësirë. Vetëm lumi poshtë ecte si i ngrirë. Doli djali në rrugë, aty, pranë muri. Përsëri iu shfaq para syshë flamuri. Si bëri ca hapa, ashtu, me të mbajtur, Për krahu, nga prapa, ndjeu një të kapur. - Eja,- i tha zëri, -eja, biri nënës! Me dhembje nga qielli Shikonin dhe sytë e hënës…

Page 167: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

204

- Hajde,- i tha ai,- çohu, rri në këmbë! Dhe, prapë, me tërë fuqinë, i ra me pëllëmbë. Pastaj u përkul panxhat duke zgjatur Thonjtë t’ia ngulë, në fyt për ta kapur. S’kishte forcë djali në këmbë të qëndrojë. Gjaku i ishte mpiksur në gjuhë e në gojë, Fryma po i vinte gjithnjë e më rrallë Gjithë asaj goditje s’mund t’i bëhej ballë. Kur e la përfare fuqia në trup Ndjeu një të lagur në qafë e në sup. Ngadalë hapi sytë dhe lëvizi pak Te këmba e karrikes deshi për t’u kap’. Por prap u plandos me kokën mënjanë Vetëm sa bëlbëzoi dhe njëherë: oh, nënë! Pas pak ndjeu ujin t’i hidhej përsëri Duke i lagur flokë, ballë, faqe, sy. Mëpastaj për fyti ndjeu një të kapur Lart tek e ngriti tërë ashtu të lagur. Me trup të plandosur, mbështetur për karrike, Te skaji i dritares pa një rreze drite. Aty, te cepi i buzës, rrezja i ndaloi Sikur deshi ta puthë dhe ta përqafojë. Hapat që kërcisnin nëpër dysheme Për një çast pushuan një hap mëtutje: - Do ta vësh dhe më atë flamurin tënd? S’besoj të të shkojë dhe njëherë në mënd! Por, nuk foli djali. Ndërsa e shikonte, Tek po llomotiste, me vete mendonte: …Si mundet të jetë njeriu kaq i egër! Kaq i pashpirtë, kaq i pazemër! Ku e paskan gjetur këtë hardall të zi! Çdo gjë mund të jetë vetëm jo njeri.

141

Sikur të binim 100 herë, Duhej të ngriheshim përsëri. Ky atdhe vetëm atëherë I plotë do quhej Shqipëri. Kaluan net, kaluan vite, Me zjarr e tramundanë. Diku larg një rreze drite Dukej se afrohej pranë. E shikonim Nënën tonë Që na mbante shpresën gjallë Kur e dinim se ajo rron Zemra na bëhej strall. Se rrebeshit me rrebesh Duhej rënë, me armë në dorë ! Do vinte dita për t’u ndesh Do të dilnim në mal dasmorë... Dasmë e madhe do të niste Ku të vente më nuk kish Shtëpinë gërdallë ta përmbyste Nga fillimi sërish ta nisë. * * * Erdhi Marsi ’98. Qiellin kishin mbushur retë. Ditë e kuqe, ngjyrë gjak. Mbi armikun flakë për flakë! Flakë për flakë e dhëmb për dhëmb! Burra e gra, të gjithë në këmbë! Grykë e pushkës bëhet top! Kësaj toke t’i dilet zot!

Page 168: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

142

T’i dilet zot një herë e mirë. (sigurisht do ish vështirë) Të shpëtonte nga shputë e egër Se nuk kishte rrugë tjetër! * * * I plagosur ariu rëndë Ku mundi kafshoi me dhëmbë. Përmbi gra, pleq, fëmijë, Dhe më tej gjak të pijë. Por iku, me bishtin zvarrë. Kosova iu bë varr... Se u ngritën djemtë e ri Ta sjellin nusen si selvi. E pra, djema, ç’më shikoni! Sikur do të më gllabëroni... Kështu ka qenë, s’ka gjashtë vjet, Që Kosova të bëhet shtet... * * * Pas dy vjetësh, dhe tek ne, Nisi lufta si rrufe. Ja, këndej, në këto male, Erdhi Ushtria Çlirimtare. Se dhe këtu ka pasur e ka Korba që na kishin vra! Gjuhën tonë nëpër shkolla Na e hoqën me “zakon”. Këtë vetëm grykëholla Mund ta lante turpin tonë.

203

Ai pa të ngrihet krahu i madh, i zi, Dhe si do të binte mbi të si pardi.*11) Ndaj, u bë gati. I shtërngoi dhëmbët. Për dysheme, fort, i mbështeti këmbët. Një “krrau” e fuqishme, pa pritur, i plasi, Nga karrikja poshtë djalin e përplasi. Kur i hapi sytë, ngadalë ngadalë Pa veten që ishte akoma i gjallë… Tjetër gjë s’mendoi N’atë çast të rëndë. Vetëm pak ofkëlloi: -Oh, e imja, nënë! Një të ftohtë e ndjeu mu në cep të buzës. Ngadalë vuri dorën dhe mëngën e bluzës. Ishtë gjaku i kuq që rridhte nga dhëmbët Që i lagu dorën, që i lagu mëngën. Ktheu pakëz kokën dhe nga tjetra anë. Pasi mbylli sytë, ja bëri prapë: oh, nënë! Me shqelm një goditje i erdhi mu në bark. E fortë kjo tronditje.U mblodh, u bë hark. U drodh, u përdrodh. Mbledhur kokë e këmbë. Vazhdonte t’i rridhte gjaku nëpër dhëmbë. Hapi pak qepallën të shikojë në terr. Mbi kokë pa hardallin, syshqyer, si derr. 11 Dru i hollë, i gjatë

Page 169: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

202

Foto e Josipit në mur, mu përballë, Shikonte nëpër zyrë si çakall i gjallë! - Ulu, - tha udbashi,- duke i bërë me gisht Vetë qëndroi n’këmbë tamam si një bishë. Hajde, tash, na fol, përse këtu ke ardhë! Nis e na i thuaj të gjitha me radhë! - Ju më keni thirrur, unë nuk erdha vetë! Ia ktheu djaloshi ashtu qetë, qetë. - Ah, po, ashtu, ne të kemi thirr’! Për ty kam dëgjuar që je djalë i mirë! I ngriti sytë Rafiu ta shikojë në ballë Ç’qe ky zë njeriu? Ç’mund të ishte, vallë? - Hë, tash, më thuaj, ashtu siç ka ngjarë. Atë si e vure, e, pastaj me radhë… …- Po ja, me këmbë e duar, hipa zvarrë-zvarrë. Për një çast veten në maje e kam parë. Shtizën për shtylle e kapa me nje tel. Pasi zbrita poshtë e pashë dhe një herë. Kur shkova n’shtëpi ishte mbrëmje vonë. Rashë pastaj të flej. Ja, kështu ka ndodh’… - Po mirë, kush të shtyri, ty, ta bësh këtë? Hajt, na e thuaj! Na trego dhe më! - Nuk kam ç’të tregoj, këtë vetë e bëra. Askush s’më ka thënë dhe kjo është e tëra.

143

Nxënës, mësues, të gjithë shqiptarë Duhej të flisnim gjuhën e “shtetit”! Kjo të bënte të hidhesh në zjarr. Tej për tej t’i hyjsh dhe detit. Një polic, dy a tre, Tërë fshatrat kontrollonin Asnjë fjalë s’guxonim ne Para tyre shqip ta folnim! E ku kish më zi se kjo! Po të lutem, ty, ma thuaj! Jo, nuk ka, më keq, jo! Se të rrosh nën këmbë të huaj. Ndaj dhe ne e kishim sosur Ta heqim qafe përgjithmonë Nga këta ujq të përdhosur Ta çlironim tokën tonë. Toka jonë, eh, toka jonë, Ç’ ka mbajtur mbi kurriz... Dhe prapë ajo gjallë rron, Dhe prapë ajo jetën nis... * * * E që thoni, ju, o djema, Rrokëm armët, më në fund. Nuk duronte më shumë zemra Këto male duhej shkund’! Shumë kohë, para, qemë bërë gati Me veshje, armë e municion. Te shtëpia e lalë Ilazit E kishim ne deponë.

Page 170: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

144

- Nga i sollët?- tha Iliri, Bërë i tëri vesh e sy. - Dhe këtë doni ta dini? E, pra, nga Nëna Shqipëri. Shikoni andej, te ajo qafë mali. Është një udhë e lakuar. Andej vetëm mushka e kali Mund të ecnin të ngarkuar. Me javë, me muaj, tërë një vit, Kemi shkuar e kemi ardhë. Natën e bënim ditë. Që të dilnim faqebardhë. * * * 14 Mars, Dymijë e Nji. Ditë e bukur. E ngrohtë. Me diell. N’qytet njerëz mizëri. Brohoritjet gjer në qiell. UÇK -ë! UÇK-ë ! Ngrihej lart i bukuri zë ! Prej këndej do nisnin krismat Nga kalaja, nga Stërmolla, N’istikame ishin trimat Gati rrinin grykëhollat. Për një çast do bëhen një, Britmat krismat me një zë. E pra, djema, ç’më shikoni! Sikur doni të më gllabëroni! Të gjitha këto atë ditë kanë ngjarë. Me sytë e mi i kam parë.

201

* * * Tek e linte udhën, jazin ta kalonte, Nga dritarja, lart, një sy e shikonte. I errët si nata, ai priste në këmbë. Në gojë duke shtypur një diçka me dhëmbë…. …Do më shohësh ti, picirruk i vocërr, Ja, si do të të shtyp, kështu, si kjo kokërr! Këtu unë të pres, këtu të më vijsh! Pastaj nga të dalësh as vetë nuk do dish!... Thosh atje, pas xhamit, ai hardall i zi. Me zemrën katran, i madh si lubi! Unë do bëj që shpendin tuaj me dy krerë, Të mos e përmendësh më asnjëherë! Do të bëj dy kokat që i ka në mes Të të duken ty si dy dhëmbë të zes. Do të bëj që gjuha e tij si një thumb Aty, mu në fyt, të të ngulet plumb! Unë do bëj dy kthetrat që i ka si hark Sa herë ta kujtosh të të futen në bark! Unë do bëj dy fletët ai që mban hapur, Sa herë ta kujtosh të t’mbështillen si gjarpër!... * * * Futi këmbën djali n’korridorin e gjatë. Poçet bënin dritë si të ishte natë. Te një derë më tej një gisht seç lëvizte Stërhelli i zi mu aty e priste. Afër tavolinës vënë dy karrike. Një maqinë shkrimi rrinte si në pritje.

Page 171: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

200

Fol, ti, “arsimtar”, fol në gjuhën tënde, Të gjitha dëshirat neve na i shëmbe. Dhe ne s’të kuptojmë, fare s’të marrim vesh. Jemi bërë të gjithë bota për të na qesh’. Po ka dhe më keq, Oh, sa keq, sa rëndë! Në shkollat fillore kush e jep këtë lëndë! Romët çallgaxhinj! Të zes e të bardhë. Romët lodraxhinj! Mjerim më i madh! Po s’kanë faj ata, faji është tek ne. Si popull i lashtë që jemi mbi këtë dhe. Që kështu të jemi vetë kemi lejuar Lëndën më të bukur duke e nënçmuar. Po është edhe faji i robërisë së gjatë Që në kokat tona ka mbjellur vetëm natë… …Për këto mendonte Rafiu në klasë… Tek rrinte dhe vështronte Me sytë në dërrasë… Zilja e ndërpreu mendimin e tij. Kur të gjithë u ngritën të shkojnë në shtëpi. Vetëm atë e priste ftesa që kish marrë. Një ftesë që po niste dhe s’dihej ku do dalë…

145

E bukur ishte ajo ditë... Plot diell. Ditë marsi. Andej poshtë i kishim sytë Dhe rrinim gati… * * * Në qytet lëvizje plot… Po afrohej dhe mesdita. Ç’është kjo?-thoshim, o zot! Tek prisnim nëpër pika. Shkonin njerëzit sikur lumë Drejt qendrës, atje në shesh. Mblidheshin gjithnjë më shumë. Më në fund, e morëm vesh. Tek rrinim me veshët n’krahë, Britmat erdhën një pas një. UÇK-ë ! UÇK-ë ! – thërrisnin ata, Dhe ne nuk pritëm më… - Zjarr, në qiell!- tha komandanti, Jepni lart, me breshëri! E pra, se erdh sahati! Ta nisim luftën për liri! Prej këndej u dhamë përgjigjen: - Ka këtu kush ruan grigjen! Bashkë me britmat një pas një Dolën krismat, me një zë. Brohoritjet në kupë të qiellit Sikur i thërrisnin diellit Retë atje t’i davaritë Sepse erdhi dhe kjo ditë!

Page 172: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

146

* * * Ikën njerëzit, u shpërndanë. Sheshi, rrugët, në heshtje ranë. U krijua qetësi varri. Qeshte qielli, qeshte mali… Ne i mbanim veshët bigë Pa pasur fare frikë. Ç’do pasonte të gjithë e dinim Dhe gati rrinim… * * * Uturimat qetësinë e prishën. Nga kazermat maqinat nisën. Prej së largu ato i pamë. Le të vijnë, me vete thamë. Nuk dëgjohej tjetër zë. I numruam një për një. Dhe vendosëm aty t’i prisnim. Te kjo kthesë duhej të vdsnin. * * * Iu ngjitën pastaj malit Siç ngjiten riqrat në bisht të kalit. Ne i kishim në sy thumbat Gati, për t’u dhënë plumbat. Aty, te laku, kur dhanë ballë, Komandanti briti : - Zjaaarr!!! Në vend u ndal blindë e parë. Mori predhën mu në ballë.

199

Na fol për Naimin, bilbilin tonë poet Që e kishte zemrën të gjerë sa një det. E ke të ndaluar? E ke me rrezik? Na fol për këta, na shpjego pa frikë! Na fol për De Radën, për veprën e tij Poet Pashko Vasën, për Darën e Ri. Na trego për Mjedën, Çajupin, Asdrenin, Për Mosin, për Fishtën, Gramenon, Migjenin. Për Nolin e madh, Agollin, Kadarenë, Dhe të gjithë me radhë që e bënë atdhenë… Ja, për këta na fol, për jetën, për veprën, Me penën e tyre si e thanë t’vërtetën. Në do të mësojmë, në do që të flasim, Në do që dhe mendjen ta kemi në klasë… * * * Po ka dhe më keq, më zi dh më rëndë! Kur s’kemi ç’të dëgjojmë për më të bukurën lëndë! Lëndën e muzikës, këngë e melodi. Ku ka poezi, ritëm, letërsi. Po kush na e jep! Ah, ç’mjerim, ç’mjerim! Mbase i dërguar mu për këtë qëllim. E ç’mund të na mësojë një serb i Serbisë? Që vjen nga fshatrat përtej Shumadisë? Jo, për këtë nuk ka asnjë fjalë ç’të themi! Vetëm mund të thuhet sa të mjerë që jemi!

Page 173: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

198

As kur i kanë lënë kockat në Drini As kur e lakmonin tonën Shqipëri. Na fol, profesor, dhe pse nuk ke leje. Këtë duam ne të dëgjojmë prej teje. Mos prit për Mal t’ Zi ne të të mësojmë. Për serb e Serbi s’duam të dëgjojmë! * * * Orë e letërsisë. Lënda më e bukur. Por neve as kjo Nuk na bën të lumtur. Pse s’na bën të lumtur, do të thotë dikush. Sepse janë futur shkrimtarë si moskush! Dhe nisë profesori ta shkruajë në dërrasë Emrin e një Viçi që zemra të të plasë! Ç’na flet, profesor, për atë viç – Andriç! Ti mund të dërdëllisësh por ne s’dëgjojmë hiç! Si mund të dëgjojmë për një kriminel Që në bark të nënës fëmijët i ka therr’? Si mund të mësojmë për jetën e tij Kur popullin tonë ka dashur ta zhbijë? Si mund të mësojmë se ç’na paska shkruar, Kur dihet që ka qenë shoven i tërbuar? Si mund ta lexojmë veprën e tij të mjerë Kur dihet se për ne ka vjellur helm e vrer? Ndaj, ti, profesor, mos u mundo kot. Se ne për ata nuk të dëgjojmë dot. Nuk mund të dëgjojmë as për shumë të tjerë Që gjatë historisë kanë vrarë e kanë prerë.

147

Andej matanë, nga Stërmolla, Pritnin të tjera grykëholla - Bjeri, o Lekë ! Të mbramen e kapë ! Mos i lëmë të ikin prapë ! Mes dy zjarresh ata hynë. Ku të futeshin s’gjenin vrimë ! As të iknin kohë nuk kishin. Ua zuri rrota bishtin. Porsa dyert ata i hapnin, Plumbat tanë në vend i kapnin. Dhe si kunguj aty binin Nuk i lamë as të lëvrinin. Vetëm pasi armën flakte Tatëpjetës ndonjë ia mbathte Ferrave, drizave, nëpër ara, S’kishte gjë që i dilte para! Me thembrat n’shpinë, të tmerruar, Kah sytë këmbët, duke vrapuar… I lamë të iknin, të kthehen gjallë, Të tregonin se ç’kanë parë… I lamë t’i merrnin dhe ca të tjerë, Të plagosur, të përmjerë… Disa të vdekur, bërë qymyr, Tutje tëhu asfaltit shtrirë. Na! - me zjarr, - u thoshim ne, Tek u binim si rrufe ! - l00 vjet na keni vrarë ! Ku do shkoni, tash, barbarë !

Page 174: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

148

Ku do shkoni, ku do veni ! Ndal këtu, qen bir qeni! Uluni në tavolinë! Për ju është e vetmja vrimë! Por, nuk deshën menjëherë. Ishin bërë tym e vrer. Që nga larg shtërngatat vunë Ta bënin malin hi e shkrumë. Prej së largu ta godisnin. Të na bënin ne të vdisnim. Të frikësuar t’i lenim armët E të iknim nga istikamet. Por, jo, tha komandanti, Për të gjitha të jemi gati! Të pamposhtur do qëndrojmë! Kalanë tonë s’e lëshojmë! ...Ç’më shikoni, kështu, o djema! Trimat ishin me shtatë zemra! …Ish ushtari rrëfimin ndali. Hodhi sytë andej kah mali… Sikur deshi t’i shohë gropat, Bërë nga predhat që hodhën topat… Tek godisnin gjatë gjatë Pa u ndalur as ditë as natë. - Po ku ishit ju, o lalë! Si u bëtë goditjeve ballë! Tha Veroni, i rënqethur, Ballin plot me djersë veshur.

197

As për Pirro Burrin, Agronin, Teutën, Që, të gjithë armiqëve ua futnin tutën! As për kryengritjet e popullit shqiptar Që, nëpër shekuj, luftës s’i është ndarë. As për Abdyl Frashërin, Lidhjen e Prizrenit, Për gjithë ata trima që zot i dolën vendit. Për Mihal Gramenon, Bajo, Çerçiz Topullin, Në luftë çlirimtare kur e ngritën popullin. Ismail Qemalin, Heroin legjendar, Të gjitha poshtërsive që u bëri ballë. Dhe, pastaj, më vonë, në Luftën e Dytë botërore Kur ngrihen fshatarët dhe klasa punëtore. Kur u dhanë fashistave grushtin vendimtar, Kur tokat e populli mbetën prapë të ndarë! Për Mbledhjen e Bujanit Ke dëgjuar ti? Pse s’na thua, pra, Nëse diçka di! Pastaj, pse s’na flet për tëra fëlliqësitë Që neve na u bënë në Luftën e Parë, të Dytë? Kongresi Berlinit, Konferenca e Londrës, Ishin padrejtësi para syve të botës. Po për masakrat e barbarëve serb, Bërë në këto kohëra, përse nuk na flet? Ti flet, profesor, për Malin e Zi Por, jo për të zezat që bënë në Shqipëri. Por as kur ia mbathën në malet me gurë, Të mos u shkonte mendja të ktheheshin më kurrë.

Page 175: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

196

Te shtylla e fabrikës një flamur ke vënë Dhe ti ke menduar që s’ke për t’u zënë? Pse kështu, mor djalë, ç’të duhet dhe kjo! Ke jetën përpara, leri ti këto! Shko tani në klasë dhe shiko mësimet Unë them që, me kaq, kjo punë le të mbyllet. * * * Ndërsa korridorit ecte i habitur, Rafiu thosh me vete paksa i mahnitur: …More, mund të jetë ky dhe kaq i mirë?! Të dijë se ç’kam bërë dhe t’më lë të lirë? Si mund kjo të ndodhë dhe të mos më bie?! Paska dhe të mirë ndër gjithë këta shkie!... Me këto mendime erdhi, hyri n’klasë. Plot me ngashërime, sa i vjen të plasë! * * * Orë e historisë. Vjen dhe “profesori”. Pasi lë ditarin Shkumësin në dorë e mori: “Mali i Zi, në luftë për pavarësi” Titullin e mësimit e shkroi ai. …Ç’na duhet neve kjo, profesori im, Leri, më, këto. se e ke gabim! Pse ti asnjëherë, asnjë fjalë s’na thua Për historinë tonë n’ligjeratat e tua? Pse për Skënderbeun nuk na fole kurrë! Kur e dridhte dheun dikur për flamur?

149

- Të pastë lala ty, o bir. Kalasë në gji i kishim hyrë. Si një nënë ajo na mbronte Shumë e donim dhe na donte. Trupi iu bë plot me plagë. Dhe këto plagë i rridhnin gjak. Por s’u dha e s’u përkul Drejt tyre sa nuk u shkul! Kjo kala shumë ka parë Në të kaluarën, armiq barbarë. Por të gjithëve u qëndroi Siç qëndron në këmbë dragoi. I shikoni ata gurë? Mijëra vjet që janë në mur? Bashkë me ta dhe kjo kala Askujt nën këmbë s’i ra… * * * Ish ushtari ngrihet në këmbë. Ulet anësh, si në krah. Sikur bluan diçka me dhëmbë. Dhe të ndezur sytë i ka. Hedh shikimin te portë e madhe, Në një pikë, aty vështron. Pastaj tutje, mbi livadhe, Sikur diç andej kërkon… Si e ndali ai rrëfimin Mora unë të them diçka. Ta shfrytëzoj pak pushimin Aty ku ai e la:

Page 176: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

150

- Po, nga poshtë i kemi parë Të gjitha gjylet ku kanë plasë... Rreth e rreth si ndiznin zjarr Përmbi shpatullat e kalasë. Pa goditur vend s’i lanë. Në kraharor, në kokë, në këmbë. Se nuk mund t’i vinin pranë, Të luftonin dhëmb për dhëmb. Dhëmb për dhëmb e trup më trup Ashtu siç luftojnë trimat. Ata toruan e kishin humb’ Nga ju, pallëvetëtimat! I dëgjonim predhat varg Kur dilnin nga gojët e mëdha. Merrnin udhën larg larg Dhe binin mbi kala. Sikur binin në zemrën tonë, Se na dridhej, na bëhej copë. Sikur na hapnin n’kra’ror një hon, Sikur na bënin aty një gropë. Pyesnim ne: Ç’bëjnë trimat! Kushedi sa do jenë vrarë! Pallëlarëtit, vetëtimat, Barrë të madhe që kanë marrë. Kur ata bënin pushimin Për t’u ftohur grykat e mëdha, Armët tuaja oshëtinin Dhe gjëmonin prapë n’kala.

195

* * * Gdhiu ditë e nesërme. Erdhi orë e parë. Kaloi dhe e dyta. Askush, asnjë fjalë. Kaluan dhe ditët e majit, qershorit. Askush nuk u duk në derë të oborrit’ Nga ata zagarët që dilnin n’gjueti Me veshët e ngritur, me hundë e me sy. * * * Por, një ditë tetori dera prapë u hap Dora që e çeli kah ai u zgjat. - Eja, - tha me gisht, -eja, pak, përjashta. Në ecjen e tij u drodh e gjithë klasa. * * * - He, Rafi Halili, ja ku erdhe prapë! Ti s’bëhesh i urtë. Ti nuk rri rehat… I tha duke e parë, hundë e buzë, drejtori. Dhe, pas disa çastesh, rishtas fjalën mori: - Ajo biseda jonë, atëherë që e bëmë, Me sa duket, fare në mend s’të ka rënë. Ja edhe tani, ke bërë një veprim Dhe kjo s’mund të falet, Nuk është më gabim.

Page 177: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

194

Dhe se si i erdhi zemra gjer në grykë U ngrit që të kapet me ta fyt për fyt. Por, dorezë e derës i k’puti mendimin Dhe kërcëllimë e saj ja mori shikimin. - Rafi, biri nënës, pakëz bukë do? - Jo, moj nënë e dashur, nuk më hahet, jo. Këtu më është lidhur si një komb në fyt, Rri, moj nënë ti, rri, mos u mërzit. Do të ha më vonë, do të ha pastaj, Tha, kur pika lotësh pa në sytë e saj. - Ç’ke, o biri nënës, që m’je i tronditur? Shiko sytë dhe balli si të janë venitur! - Nuk kam gjë, moj nënë, mos u bëj merak! Isha te një shok, jam i lodhur pak! Mos u bëj merak, tash më jam i rritur. Po një gjë, moj nënë, këtu më është lidhur! - Fli, me nënën, pra, biri nënës, fli, Do që batanijen të ta hedh përmbi? Dhe mbylli nëna derën, iku mengadalë. - Ah, moj nënë e ime, të dish ç’më ka ngjarë! Ti do unë të flej po s’më flihet dot Të dish, moj nënë e ime, ç’më ka ndodhur sot! As ti s’do të flije po ta dije ç’kam. Rri, moj nënë e dashur, Pak i lodhur jam.

151

Dhe na vinte në zemër shpresa. Në ballë na kthehej përsëri. Armët tuaja, atje, mbi shkrepa E kishin çdo gjë në sy. Sikur thonin: Këtu jemi! Ejani, në ua mba! Vend tjetër ne nuk kemi! Rrugë tjetër për ne s’ka ! Neve na bëhej zemra mal Dhe ndjenim një kënaqësi Kur shikonim që ishit gjallë, Dhe qëllonit përsëri… * * * Vazhdo tash, ushtar Meti, I them unë dhe fjalën lë. Ai sytë diku i treti Sikur kapë andej një zë. ...Zëri vinte vesh më vesh. Barkas ecte komandanti: -Ruhuni, mos dilni n’shesh! Predhat të mos ju kapin. Ishte Baci, pallëlari, Komandanti në kala. Sytë i kishte porsi zjarri Mbi armik të bëjë hata. Eh, se ç’trim ai ishte, Me atë ballë që e kishte. Në kraharor dy gjerdanë, Kryq tërthor, kapedan.

Page 178: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

152

Çdo gjë atij i kishte hije, Sikur dielli mbi mal kur bie. Sikur hëna në mesnatë, Kur ndriçon me ballë të artë. Armë e tij në sup ngjeshur, Uniforma në trup veshur, Ato bomba vënë në brez Ajo mjekër furçë e zezë, Ajo emblemë n’beretkë të tij, Përmbi ballë, përmbi sy, Ato shkronja kuq e zi, UÇK, me dritë flori, E bënin t’bukur si një engjull Nëpër luftra tërë i regjur. Ishte regjur, ishte kalit’ Që natës t’i jepte dritë! Tek afrohej te një ushtar, Ta udhëzonte, t’i jepte zjarr, Një cifël predhe e qëlloi, Mu në kokë e lëndoi. Shtërngoi dhëmbë po s’bëri zë. - Binu, shokë, tha, unë s’kam gjë ! Vijë gjaku teposhtë i rrodhi Ra, po forcat prapë i mblodhi. U ngrit siç ngrihet një dragua Me armën andej u drejtua. U ngrit, siç ngrihet një luan Dhe merr përpara flakadan.

193

Dhe nga ata krahë, dhe nga ajo kokë Iu duk se ranë pika gjaku në tokë. Sikur iu ça edhe trup i tij Ndër këmbë kur e pa flamurin si u shtri. Dhe duart dhe këmbët dhe trupi iu këputën Tek priste pas murit policët të zhduken. Dhe eci pastaj me zemër të vrarë. Ah, or gjakpirës, ah, ju zagarë… * * * I ra larg e larg, Në udhë e sokaqe Ashtu, pa u dukur, Të arrijë në lagje. Me një plagë në zemër me një plagë në gji Ngadalë hapi derën hyri në shtëpi. Ishte i këputur, ishte i pangrënë. Dy duart pas koke, shtrirë, i ka vënë. Sytë i ka ngjitur, në tavan i mba Por ata të mendjes larg atje i ka. Te udha, te shtylla, tek ngjitet në të. Mu atje, te drita, flamurin si e vë. Si zbret dhe si fshihet te ai cep i murit Si ndalet e shikon faqen e flamurit. Si rri e si pret se çfarë do të ngjajë Kur ata të vijnë ç’do bëhet pastaj… Ja, ata erdhën si çakenj të zes Flamurit iu derdhën, e çanë mes për mes. Ja si bie poshtë copë - copë i bërë Si i janë vërsulur një hordhi e tërë.

Page 179: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

192

* * * Te një qosh shtëpie Rafiu kishte dalë Që andej flamurin E shikon me mallë. I shikon dhe njerëzit tek ecin e shpejtojnë Si, me bisht të syrit, flamurin e shikojnë. Te cepi i buzës një qeshje i përvidhet Brenda në krah’ror zemra seç i hidhet. Ai pret të vijnë shumë hijena blu Të dalin nga maqinat me çizmet gjer në gju. Dhe ja, ia behën, me zhurmë e poterë Me dhjetra e me dhjetra duke vjellur vrer. Pas cepit të murit trupin fshehu trak, Për një çast zemra sa s’i pikoi gjak. Dhanë e dhanë hijenat tutje të shpërndarë. Përpak do ta kapnin Rafiun të gjallë. Ai ishte fshehur më tej, prapa muri, Prej ku, pas një vrime, dukej dhe flamuri. Dhe dhëmbi ndër dhëmb buzën ia mori Nga kafshimi i fortë gjak sa nuk i nxori, Tek e sheh kërrabën hundën si e ngre Aty, sipër qafës, dhëmbin si e ve. Për një çast iu dukën se kokat gojën hapën Që të dyja bashkë kërrabën sa s’e kapën. Por, ah, mes për mes trupin ia çanë Njera kokë me krahun poshtë shtyllës ranë.

153

Por plaga s’e la djalin Ta kalojë, mëtej, malin. Te një rrënjë kokën vuri, Me sytë hedhur lart një guri. Ushtar Mala i erdhi pranë Ta shikojë këtë kapedan. - Merr komandën, i tha, o djalë! Tek e pa, aty, përballë. Dhe e morën, në krahë, trimin. Nga çdo anë predhat binin. Vendin e tij, të mbetur bosh, E plotësoi ky djalosh. Dhe ky Mala një yll drite Ngjante tamam si një shqipe. Tek eci aty përbri Zjarr kish marrë balli i tij. Gjerdanë e karikatorë E bënin më madhështor Dhe hidhej në llogore. I buzëqeshur vinte prore. . . * * * ...Dhe vazhdon ushtar Meti Me një shend që i vjen në sy. Atij shikimi diku i treti Te një përrua, diku përmbi . - Ejani, djema, bashkë me mua Të shkojmë andej, përreth kalasë. T’ju tregoj nga afër dua Trimat pikat ku i kanë pas’.

Page 180: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

154

Ja, këtu, pas këtij muri Krisi mitralozi i parë Mbi këtë gur gojën vuri Drejt armiqve volli zjarr. Ata i kishte si n’shuplakë Kur te laku kokën nxorën Nisi lufta flakë për flakë Plumbat mu në ballë i morën. Minahedhësi këtu ishte Këndej murit, te kjo gropë Në shënjestër blindat i kishte Luftëtari i regjur Zog. Kur u dha komanda: - Zjarr! Zogu me armën ia këputi Hermelinës mu në ballë Thellë në dhe turinjtë ia futi. Si një letër morën flakë Dhe blindë e dytë, dhe blindë e tretë S’kishin kohë t’lëvrijnë aspak Të marrin frymë, të marrin jetë. Këtu priste dhe luf’tar Nexha Një trim azgan që s’e bën nëna Si të ishte me shtatë zemra Kur nisi me të shtëna. Dhe armiqtë përpara tij Bashkë me blindat grykëgjata U bënë shkrumb, u bënë hi. I mbuloi terri, nata.

191

Tani ti më thuaj, pse s’të vënë, pse? Përse thonë e huaj duhet të jeshë për ne? Sa shumë luftëtarë për ty derdhën gjak T’fluturosh e lirë, jo të të vënë në lak! …Sonte ne në mbrëmje Do të shkojmë të dy Te udhë e fabrikës do gëdhihesh ti. * * * Ecin punëtorët, n’fabrikë hyjnë e dalin. Një shikim të vjedhur të gjithë aty e ndalin. Ulin kokën, sytë, të ikin sa më larg Kush me plagë në zemër, Kush me frikë në bark. Ca thonin me vete: More, ç’është ky? Një flamur i kuq me atë zog të zi? Të tjerë fërkonin duart dhe iknin me nxitim Në zemër e kraharor me të madh gëzim. More, ç’është kjo? - thonin dhe ata, Ne një gjë të tillë kurrë nuk kemi pa’! Ç’të jetë ai zog me dy kokë në mes? Me trup e me këmbë, me ata krahë të zes? Por njeri tjetrit, nuk ia thonin dot Sepse nëpër rrugë laro kishte plot.

Page 181: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

190

Dhe, se ç’ju kujtua! Dy tre fletë t’i merr. Me fundin e lapsit nëpër to ta nxjerr. Nuk kishte të ngopur fletën duke mbushur! Kurrë nuk kishte qenë në jetë më i lumtur! Pastaj një mendim në kokë seç i shkoi: Shqiponjën dykrenëshe ta rritë, ta smadhojë. Me fletë vizatimi ta bëjë një flamur! Dhe pasi e bëri E ngriti lart në mur. Si të qe e gjallë zë të flet me të Njëherë me ngadalë pastaj dhe me zë: - Shqiponjë e bukur ti, me dy kokë në mes, Në zemër ç’më ke hy! Shpirtin ç’ma ke ndez’! Pse je e ndaluar të fluturosh e lirë? Pse në qafë e duar të kanë vënë zinxhirrë? Ne prej trupit tënd emrin kemi marrë Kudo, në çdo vend, të quhemi shqiptarë! Shqiponjë e ime ti sa e bukur je! Pse nuk të lejojnë të jeshë e lirë, pse? Daja i plagosur shpesh më ka treguar Se me ty në ballë në Srem kanë luftuar. Atje, n’istikame, në luftë e bombardime, Ishe më e para, ti ishe më trime!

155

* * * Aty ka qenë një pikë vrojtimi Pikë e vdekjes, si i thonë, Mund të rrinte vetëm trimi Që nga plumbat s’i bëhej vonë. Tutje Pellgut të vështronte Larg, me syrin si petrit Asnjë lëvizje mos i shpëtonte As natë e as ditë. * * * Mori tutje dhe hapin zgjati Drejt një vendi, ushtar Meti. Sikur aty diçka kapi Për ca çaste sytë s’i shqepi. I hoqi drizat si me zor Ledhin që e kishin mbuluar Një si therrje ndjeu n’kraharor Tek afrohej për ta treguar. Dhe u ul skaj një kepi. Të dy këmbët iu prenë. Me sytë te gropa treti. Disa çaste aty i mbenë... *** ...Ditë e dytë, mëngjez herrët... Herë pas herë krismat vinin. Ende s’dukej, ishte errët. Tek tuk granatat binin.

Page 182: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

156

...Këtu ishte Servet Ferati. Bashkëfshatari im luan. Ndër të parët armën kapi Që shokëve t’u vinte pranë. Ai kalanë shumë e donte Siç e donte dhe shtëpinë, Ndaj dhe doli që ta mbronte Ta shporrte qafe robërinë. Mitralozin e kishte vënë Mu këtu, te ky shteg. Gjithë natën në gjumë pa rënë Me sytë tutje breg më breg. Në një çast ai është ngritur Pozicionin ta ndërrojë Plumbi në këmbë e ka goditur Vetëm një “of” ka bërë me gojë. Dhe ka ecur këtij shtegu Drejt ndihmës për ta marrë Kur vjen këtu, te ky bregu, Të pushojë, pak, është ndal’. Te ky vend e ka vënë kokën. Si të bënte pakëz gjumë Të fundit herë e ka parë tokën Që e donte aq shumë. Pas tri orësh e kanë gjetur Me pak trokitje në damarë. Aty trimi kishte mbetur. Në krahë shokët e kanë marrë. Por, çdo gjë ishte vonë. Ai më s’u zgjua kurrë. Mes për mes fshatit tonë Djemtë e mbajtën si flamur.

189

- Ke thënë dje një fjalë, Apo jo, Rafi? I tha, prapë ngadalë, në gjuhën e tij. Që të gjitha lëndët t’i keni në gjuhën tuaj Sepse nuk kuptoni në një gjuhë të huaj! - Po, shoku drejtor, pikërisht ashtu! Dhe, nëse kam thënë, ç’të keqe ka këtu? Ne jemi shqiptarë dhe nuk e kuptojmë! Në gjuhë të huaj mësimet dot s’i mësojmë. - Dëgjo këtu, ti! Iu ngërdhesh drejtori, Dhe sytë përsëri në të bardha i nxori. - Ta mbyllësh atë gojë, në do në shkollë të jesh! Marsh tani, përjashta!Dhe vëth ta vësh në vesh! Nuk është gjuhë e huaj po është gjuhë e jonë! Kështu do të mësoni ashtu si gjithmonë! Ktheu shpinën djali doli në oborr. Ishte i ngrysur mali.Binte e binte borë… * * * Një ditë se ku e gjeti Një pare, pesë lekëshe. Në njerën anë e kishte shqiponjën dykrenëshe. Dhe nisi asaj t’i flasë, si të qe e gjallë, Ashtu tek e shihte, për herë të parë: - Ti shqiponjë e vogël dy kokët që ke, Me kthetrat e krahët, sa e bukur je!

Page 183: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

188

Shokët varën kokën pak si të hutuar Ndonjë shihte tokën fare i nguruar. - Nesër do kërkojmë t’na njihet kjo e drejtë Këtë që ta mbrojmë, bashkë të jemi krejt. Dhe u derdhën çunat rrugës për n’shtëpi Siç tremben pëllumbat të mbledhur mbi çati. * * * Erdhi ditë e nesërme, erdhi orë e parë. U hap derë e klasës. U duk një zagar. E drejtoi gishtin kah banga e tij. - Eja, i tha qeni, Të th’rrasin n’drejtori! * * * - Emrin si e ke! Iu ngërdhesh drejtori Dhe sytë në të bardha si një ka i nxori. - Rafi, më quajnë mua, ia ktheu djali Dhe nga kjo përgjigje sikur doli zjarri. - Ahë, ahë, po! - ngadalë ai bëri. Po, ama, përbrenda, ziente i tëri. - Rafi Halili je, ti, në mos gaboj. E tha, me ngadalë, Dhe gishtin vuri në gojë. - Po! Ia priti djaloshi si plumb Dhe zërin e ngriti fare pa e humb’.

157

Ja ku e ka tani varrin Bashkë me dëshmorë të tjerë. Ndanë rruge dhe lapidarin Të bëjë roje aty përherë... ... dhe i fshin dy pika lotë Ish ushtarit që i janë ndalë. Sikur don dhe diç të thotë Me sytë hedhur tej, mbi mal... - Ç’më shikoni, - thotë pastaj, Me ata sy si me vaj, E me ta sikur më thoni Të vazhdoj, e të dëgjoni. Eni, pra, andej të shkojmë, Ka diçka që ta shikojmë. Duhet të jetë aty, ende. I mbuluar me drurë e dhe. Ja, pra, ky është bunkeri Që na mbronte nga helikopteri. Kur granatat nga sipër binin Luftëtarët këtu hynin. Këtë vetë e kemi bërë Me drunj, me dhe, thasë me rërë. Ejani të hyjmë brenda. Hë, ju dridhet pakëz zemra? Ja, këtu ne kemi ndenjur Nga predhat kur jemi fshehur. Dhe pastaj prapë kemi dalë Me armët të hapnim zjarr.

Page 184: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

158

Kemi ecur në këto kanale. Pupas, pa frikë fare. 12 ditë e 12 net. Këtu pandalë kanë rënë rrufetë... * * * Tani, ejani të shkojmë më tej, Kam dhe më që t’ju rrëfej. T’ju bëj pak dhe për të qeshur Se krejt me dhembje jeni veshur... Mu, këtu, te këta strallët, Rrinte njeri nga ushtarët. Bënte roje me sytë katër Të mos hynte ndonjë gjarpër. Fare s’dukej, terr i zi. Gishtin me ta shti në sy. Në një çast ai dëgjoi Një diçka që po afrohej. Vuri veshin mirë e mirë Të dëgjojë në errësirë. Ajo “diçka” andej lëvizi. U ndal dhe prapë nisi... Për të parë, nuk shihte gjë... S’kishte çka të priste më... Ia dha me një rafal Drejt zhurmës, aty, në mal. Ushtuan brigjet, ushtoi gryka. U ngritën veshët nëpër pika. Pastaj prapë qetësia ra. Ishte natë e gjë s’u pa.

187

E nisa kështu Si rrëfim në vargje, T’i mbetet kujtim, i shkruar, dhe kësaj lagje: * * * Në fillim s’qe dera. As shtylla, as muri, Kur heroin tonë jeta këtu e pruri. Kur zbriti nga fshati qe ende fëmijë. Ishte opingëçjerrë, kishte dhe uri. Tek ecte asaj udhe, teposhtë, plot me gurë, Ngjante që atëherë në një copë flamur. Ngjante në shqiponjë me dy sytë shkëndijë. Kishte nis’ t’i ndizej zjarri për liri. Dhe u fut këtu, në këtë si shtëpi Pa ditur që një ditë do hynin n’histori… * * * Ai nuk u rrit siç rritet çdo kush. Në sy kishte dritë, në zemër kishte prush. Dhe kjo dritë në sy, Dhe ky prush në zemër, Befas do shpërthejnë Një ditë pa u trembur: - Pse të gjitha lëndët s’i kemi në gjuhën tonë? Tha, përpara shokëve, një ore të vonë. Ne jemi shqiptarë!Duhet t’mësojmë shqip! Është e drejtë e parë! Pse të kemi frikë?

Page 185: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

186

MONOGRAFI NË VARGJE PËR MARTIRIN RAFI HALILI

Në lagjen “Bafqari”, Një derë te një mur. Natë e ditë rri hapur. Sikur s’mbyllet kurrë. Pakëz e shtrembërruar, e ndryshkur, e vjetër. Tek tuk rënë boje teneqe e hekur. Por në brendi është e drejtë fare. Do mbetet e re. Do jetë dhe krenare. Jo shumë larg prej saj është dhe një shtëpi. Që të dyja bashkë kanë një histori. Histori e dhimbshme. Histori e gjatë. Kur në anën tonë frynte shumë shtërngatë. Ajo do nisë atë natë, Kur hijenat blu E përplasën djaloshin, t’gjakosur, mu këtu. Do nisë historia E heroit tonë. Në kujtesë të njerëzve të jetojë gjithmonë. Unë mora ta shkruaj ashtu siç ka ngjarë Asgjë pa i shtuar, një borxh për të larë…

159

U çuditën gjithë ushtarët Kur dëgjuan, n’atë kohë, rafalet. Mezi pritën për të parë Se ç’kishte ngjarë... Kur doli drita, në mëngjes, Fjala shkoi vesh më vesh. Me breshëri na ishte vrarë Një gomar!!! Për të qeshur pak ju bëra. Se ndodhin dhe të tilla gjëra. Tani ecni, nëse doni, Të shkojmë te ai muri, e shikoni? Dhe me dorë tutje bëri E u dha andej i tëri Ish ushtari këmbëgjatë, Shpatullngushtë po gjuhën shpatë. * * * Pas pak, erdhëm pranë një muri I ndërtuar i tërë prej guri. Në fund të tij kish një derë. Aty u futëm menjëherë. Brenda ishte si dhomë e mirë, E gjatë, e lartë, me gurë të shtrirë. Në tavan ca stalagmite. Pikla pikla uji rridhte. Lalë Ahmeti zë e flet: - Ky mur ka qindra vjet Mbi kala që është ndërtuar Dhe thua fare s’është vjetruar.

Page 186: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

160

Ushtarët e Pashës këtu kanë fjetur. Nuk janë më, të gjithë kanë vdekur. Mbase dhe për tjetër gjë Mund të ketë qenë, po s’dimë gjë. Ne e dimë që ushtarët tanë, Prej atë ditë që zunë kalanë, Strehimore këtë e kishin Që predhat mos i godisnin. Sigurisht, pashai turk Mund ta kishte edhe burg. E shikoni aty, mbi derë, Si rri varur nje çengel? * * * Ish ushtarit i shkojmë pas, Dhe ecim për mes kalasë. Hipim, ngjitemi përmbi mur. Nëpër një lerë, nëpër do gurë... Na ka hyrë ai në mes. Majë buzës ngapak qesh: Hë, u lodhët? Ju mërzita? Jo, nuk janë këto të gjitha! Të tregoj akoma kam, Për të gjitha këtu që ngjanë Që kjo luftë të mos harrohet Nëpër breza të kujtohet. * * * Në këtë çast sytë e burrit Panë një gjarpër në fund të murit Si mundohej, me të ngjitur, Drejt nesh për të hipur...

185

Mbase merr dhe ndonjë tjetër T’ua thotë edhe më mirë, E ta shkruajë kështu, në letër, Do ta uroj me gjithë dëshirë. Sepse mjaft s’është asnjëherë Të tregohet për luftën tonë Për të gjithë do jetë një nder Një fjalë për të kudo që thonë. Korrik, 2006.

Page 187: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

184

Komandanti u doli para: - Dorëzohuni!- i paralajmëroi. Por ata, me të shara, Atë bërtitje e zunë lojë. Hoxhë dragoi më nuk priti. I dha flakë armës së tij. Bashkë me të dhe njëherë briti Blinda e “ujq” u bënë hi. Trimat tjerë prej përmbrapa I goditën, i lanë të vdekur. Një që mbeti e zuri data. Ua mbathi, si një lepur… * * * Ja, këtu, të dashur fëmijë, Po e ndërpres dhe unë rrëfimin. Sa arrita, nuk e di, T’ua ngjall interesimin. Mbase paksa dhe i zgjatur, Vende vende, me të tëra. Për të qenë më i kapur Desha dhe kështu bëra. Ka dhe shumë për të treguar Detaje të tjera të luftës sonë. Dhe kështu, në formë të shkruar, N’kujtesë të mbetet përgjithmonë.

161

Tek e shihte, me sytë zjarr, Një si re iu ngjit mbi ballë. Njëherë u zverdh, njëherë u nxi. Mori një gur aty, përbri. Gurin gjatë e mba në dorë. Diçka i vlon në kraharor! Ish ushtari çfarë do ketë? Pse në dorë guri i mbet’? - Ja, kështu, - nisi të flasë, U ngjit te muret e kalasë, Një si gjarpër këtu erdhi Dhe helmin diku e derdhi. U mat, dhe me gur qiti Drejt gjarprit, po s’e goditi. Ai iku dredha, dredha. U fsheh tutje, në gurë e ferra. Pas kësaj urdhri ra: Të mos mbetet askush n’kala! Të tërhiqemi sa më parë! Të njohtohet çdo ushtar! Ç’ka ndodhur? Pyetëm ne, Pas lajmit që ra rrufe! Mos pyet, po ecë përpara! Të mallkuarit, iu humbtë fara! Tradhëti! Me vete thamë, Duke e lënë pas kalanë. Dhe u nisëm, zemërvrarë, Të ikim sa më parë.

Page 188: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

162

...Mbeti bosh çdo shtëpi. Pa njerëz, pa bagëti. Dhe gurët dhe muret qanin. Rrugët, dyert, sikur të hanin. ...Dhe dy sytë e ish ushtarit U ngjitën, rishtas, sipër malit. Rrëfimin s’e vazhdoi dot. Në vend të fjalëve i dolën lotë. * * * - Pastaj ç’ndodhi? – tha Iliri, Kur pa që gojën ai e mbylli. Na trego, o lalë, dhe më! Më tutje, çka u bë? Ish ushtari fshiu sytë Ngadalë nisë e pëshpëritë: - Të më falni që pak qava Për fshatin, kur u ndava. - Po pastaj? – tha Veroni, Ç’ndodhi? Lalë, do na tregoni? Ish ushtari ndez cigare. E thith tymin, e sosë për fare. E vë dorën në kraharor. Sikur dhembjen e shtrydh me dorë. - Ç’ndodhi pastaj, doni të dini? Është i hidhur pak rrëfimi. Është i hidhur po dhe krenar Për të tre djemtë e vrarë.

183

Atje do shkojmë një ditë tjetër. Me traktor a me maqinë. Është larg me kilometër. Në këmbë vështirë arrijmë. * * * …Ja ku erdhëm këtu ne. Brezare vendit i thonë. Këtë e pamë prej atje, Rreth e qark që na rrethon. Këtë mezhde e shikoni Ndanë udhe si shkon tej? Eh, tani më lejoni T’ua përshkruaj dhe këtë betejë. Prapa saj qenë vendosur Trimat, me thumbat në sy. Atë ditë e kishin sosur T’u binin mu aty. Që kur ata ishin nisur Me dylbi i panë nga larg, Tek ecnin të kapardisur Drejt vdekjes vinin varg. Pasi dolën prapa kthese, I lanë të ecin edhe pak. E t’i futnin mu në rreze *10) Që t’i kishin sa më ngat. 10 Rrezja e goditjes me armë

Page 189: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

182

Blindë e parë hëngri dhe. Shqiti prapa dhe ra në mal. Minahedhësi me rrufe Dhe të dytën këtu e ndal. Dhe e treta flakë mori Uli tytën gjer te këmbët. Nga rruga, poshtë, pastaj doli. Te ai lis i nguli dhëmbët. E ata që brenda ishin S’patën kohë të marrin frymë. Sikur minjtë përpëliteshin. Kërkonin të gjenin vrimë. Por nuk gjetën asgjëkundi. Nga tytë e armëve s’iknin dot. Toga e jonë këtu i mundi. Luftë e tyre ishte kot. U dëgjohej piskëllima Aty, poshtë, në asfalt. Djemtë tanë si vetëtima I goditnin me rafal. Dhe e lamë ndonjë të ikë, T’ia mbathte, pa e vrarë. I tmerruar, tërë frikë, Të tregonte se ç’ka parë… * * * E shikoni atë vend atje, Përtej lumit, te ato stane? I gërryer një si dhe, Në rrugë të Vicës, asaj ane?

163

- Po, ne duam ta dëgjojmë Për çdo gjë të mësojmë... Lalë Ahmeti, si ngjau kjo? Të lutemi, na trego! - Eh, ju paça, more djema! Kur m’kujtohet, më dhemb zemra. Dhe më vjen të qajë me lot Atë ngjarje s’e harroj dot. ...Një ditë para, te Guri Kuq, Kishin ardhë bullgarucë. Kishin zbritur me helikopterë. Buzëmbrëmjes, pa u err. Kishte qenë plan i tyre Të na dilnin prapa shpine. Kishin zënë atje pusitë. Për këtë askush s’ka dijt’. Një grup shokësh shkojnë atë natë Të zënë pikat te Guri, lart. N’mëngjes herrët, te Rrafshinat, Nga pusitë goditen trimat. Nisin luftën si luanë. Ca hijena n’fillim i vranë. Por, u soset municioni. S’kishin me çka të luftonin. I pari ra Servet Shabani, Sa ka dalë poshtë një stani. Fadil Liseci e ka parë Dhe vrapon në shpinë ta marrë.

Page 190: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

164

Po dhe ai aty bie, Pak më tej një qershie. Breshër plumbash e godasin Pranë shokut dhe atë e vrasin. Sikur deshën të afrohen Së fundi herë të përqafohen. Se ashtu i gjetën, me krahë të shtrirë Në barin që sa kish mbirë. N’Livadh t’Begit, andej, matanë, Vrapon një tjetër luan. Zeqir Vica, t’u vijë krah. Por, në ecje, dhe ai ra. Te një dëllinjë kokën vuri Dhe gjumi aty e zuri. E zuri gjumi i amshuar Andej nga mali sytë gozhduar. Aty e ka lapidarin Që e përjetëson djalin. Mu aty ku derdhi gjakun Për të mbrojtur shtëpinë, pragun. Ju qepën malit që të tre Si tri medalje mbi atdhe. Ranë ata, atë ditë, dëshmorë. Me yll në ballë. Me armë në dorë.

181

- Hani!- u thoshim ne, Hani, o të pangirë! Dhe u binim si rrufe. Ndaj armikut s’ka mëshirë. Llogore ka dhe këtu. Bashkëfshatarët që i kanë hapur. Dhe bunkerë mbuluar me dru. Ejani, t’i shohim afër. Asnjë prej tanëve këtu s’u vra Toka Nënë i kishte në gji Dhe më bukur se kjo s’ka, Kur nuk vritet një djalë i ri. * * * Radhituni, më eni pas! Në Gur t’Sidollit do shkojmë, tej. Kam ende që t’ju flas Edhe për një betejë... …Ja, këtu, qe pika e zjarrit. Te kjo pjesë, te këta gurë. Mu këtu, në mes të malit, Ndodhi ajo katrahurë. Prapa gurëve luftëtarët tanë, Me syrin pishë në shënjestër. Dhe pritnin ata të vinin pranë. Do kalonin, këtu, patjetër. Dhe posa andej dhanë ballë Me poterë e uturimë, Briti komandanti: - zjaaarr!!! Çdo gjë u bë flakë e tym.

Page 191: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

180

Për të dy këta dëshmorë Është ngritur ky lapidar. Në çdo kohë e në çdo orë, T’i kujtojmë sa t’jemi gjallë. * * * Ejani, tani, të shkojmë atje, Përmbi fshat, te kthesa tjetër. T’ju tregoj unë kam ende. Që ta dini ju patjetër. Ja, këndej, erdhën ata. Të zes, të murmë, me të ngara. Porsi korrba me krra, krra! Të digjnin çdo gjë përpara. Po këtu, te ky lak, U ndalën e s’ecën dot. Sikur minjtë ranë në çark. U përpëlitën, por, më kot. I morën plumbat mu në ballë Nga ushtarët tanë azganë. Kur u dolën ballë për ballë Me armët, si tramundanë. Sapo doli blindë e parë Mu këtu i shkoi tymi. Minahedhësi hapi zjarr. Aty sipër ishte trimi. Ata s’dinin nga të iknin. Ku të futnin bishtin, kokën. Sikur kunguj tutje binin, Shpupuriteshin, hanin tokën.

165

PJESA E DYTË BURGU Ish ushtarit diçka iu lidh. Me thonj tokën e grith, e grith. Dhe nuk don më tej të flasë, Aty, mbi murin e kalasë. E ndez cigaren përsëri. Ngrihet, ulet, kraharor i tij. Edhe sytë i marrin zjarr Tek i hedh atje mbi mal... - Po pastaj? – thotë Arbeni, Duam dhe më të na rrëfeni! E thithë tymin gjer në fund. Në shenjë mohimi kokën tund. Dhe i duket një inat Që e therr, i hap vurratë. Pas pak dhe Artani foli: - Duam ende të na tregoni! - Eh, ju paça, more djem. Kam dhe diçka po dot s’e them. Të flasë për vete e kam vështirë. A bën ta lëmë, këtë, më mirë? - Jo, o lalë, na fol, na fol! Britën të gjithë si në kor.

Page 192: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

166

- Epo, mirë, pasi po doni Gjer në fund të më dëgjoni, Tani, ky, rrëfimi im, Flet për burgimin tim... ...Kishim vendosur disa vetë Fshatin mos e linim shkretë. Ishim fshehur te ai shpat E shihni atë gur, atje lart? Kur, befas, prej përmbrapa, Na dolën disa zdapa. *9) Gati armët, për të na vrarë. Ata ne s’i kishim parë. T’i ngrejmë duart lart, na thanë. Dhe përpak sa nuk na vranë. Na lidhën, na vunë përpara. Na futën në dy të ndara. Për fat, armë ne nuk kishim Se, të gjallë sot s’do ishim. Zunë t’na rrahin me tërbim. Thamë se mbaruam shqim. - Armët ku i keni fshehur! Flisni, sa s’ju kemi therrur! Tregoni, të mbeteni gjallë! Se dritën s’keni për ta parë! Por ne asnjeri s’folëm. Ashtu, në pranga, pastaj na morën. Maqina eci gjatë-gjatë. Me sytë e lidhur, si mesnatë.

9 Zdap, dru i pagdhendur, hu. Këtu, policia.

179

Aty ra e s’u ngrit trimi. Kah dielli i mbetën sytë. Servet Isë Hajredini. Meteori përplot dritë. * * * Binin predhat pa pushim Në kopshtie e në fshat. Luftëtarët donin ushqim, Se s’luftohet me barkun thatë. Dhe u nis Mahir Kamberi Të sjellë bukën sa më parë Fare syrin s’ia trembi Rruga që ishte nën zjarr. Një granatë prej kalasë Erdhi e ra copë copë, Pranë Mahirit, aty, plasë, Duke bërë thellë një gropë. Dhe e kapi cifël e saj Për vdekje e goditi. Dhe gurët e panë me vaj Kur ra dhe kokën më s’e ngriti. Ishte mësuesi ynë trim Që s’duronte robëri Ra në luftën për çlirim Ra të ngrihet përsëri. Përmendoren e keni parë Ndanë rruge, atje, tej? Do ndriçojë si llambadar Tërë Pellgun gjithandej.

Page 193: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

178

Erdhi e diela, 25 Mars. Gati ne i mbanim armët Batarenë për ta zbraz Mbi çakenjtë, mbi barbarët. Komandanti i pari shtini Përmbi ta, i mbushur vrer. Blindës parë i shkoi tymi Dhe të dytës, përnjëherë. Ta merrnin veten nuk i lamë As të zenin pozicion. Të hanë dhe, më mirë, thamë, Se ta shkelnin tokën tonë. U shtrinë me kokët tej tëhu Gjithandej, nëpër asfalt. Duhej të vdisnin ata këtu Nën goditjen tonë të zjarrtë. Por një plumb se nga mbrini Mu në kokë të shokut tonë. Aty sipër, te ai blini. Ja mori jetën përgjithmonë. Derisa godiste djali U ngrit e briti: - Binu, djema! Sikur u drodh i tërë mali Kur pa që i pushoi zemra. Mu këtu e vuri kokën, Te ky dhe, te ky plis. Të fundit herë e kapi tokën Siç e kap me rrënjë një lis.

167

Gjatë rrugës asgjë nuk pamë. Do na çojnë t’na vrasin, thamë. Lamtumirë fëmijë, nënë! Lumtumirë diell e hënë! * * * Më në fund, u ndal maqina. U fashit dhe uturima. Si dy darë dy vetë më kapin Dhe më thanë ta nisja hapin. Duarlidhur, sytë e mbyllur, Nuk e di ku kam zbritur. Di vetëm që më shtynë përpara, Me të goditura, me të shara. Ecëm teposhtë, nëpër do shkallë. Thashë, tani kanë për të më vrarë. Pas pak u hap një si derë Vring, vring! Me poterë. Më hodhën tutje si një thes. Thashë prapë: tani do vdes! Shkrap, shkrap! Diçka lëviz. Prita arma të krisë. Por, jo, po vononte! Të ma zgjaste jetën, donte!? Kur ndjeva, papritur, Nën brinj, një të goditur. Pastaj më ka rënë të fikur. Ç’më kanë bërë më, s’kam ditur. Sa më kanë rënë, sa më kanë sharë, S’ kam dëgjuar as s’kam parë.

Page 194: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

168

Dikur sytë i kam hapur. Kam ardhë në vete, tërë i lagur. S’kisha vdekur, po isha gjallë! Hapa sytë për të parë. Tërë kohën i pata të lidhur. Tani m’i kishin zgjidhur. Ashtu, i shtrirë, siç isha, Pashë, sipër, më rrinte bisha. Kishte hapur gojë e dhëmbë. Egërsira rrinte në këmbë. Eci pastaj, dy tre hapa Me duart lidhur mbrapa. E u kthye përsëri. Më ra me shqelm në ijë. Mori armën dhe, shkrap, shkrap! Shulin lëvizi prap. Për fyti pastaj ma ngjiti Dhe, më ngriti. Zgurdulloi sytë, shtërngoi dhëmbët. Mua mezi më mbanin këmbët. - Hajde, fol! – tha egërsira. Fol! Se të griva! Në karrike pastaj më vuri, Një tjetër që e pruri. Nga karrikja poshtë rashë. Pastaj prapë asgjë nuk pashë. Si më ranë e ku më ranë. Për çka e sa më shanë.

177

PJESA E TRETË TRI BETEJAT

… Dhe erdhëm ne te kjo kthesë. Fshati Gajre është përmbi. Arat shtrihen shtresë shtresë. Një zog këndon te një bli. - Ejani, na thotë ish ushtari, Ngjituni pak këtij shtegut. Ja, këtu, skaj këtij mali, Ishim ne, sipër bregut. Këto janë istikamet, Llogoret, që ishin hapur. Sa më mirë t’i kishim pamjet Armikun për ta kapur. Aty janë dy bunkerët Që shërbenin për strehim Kur të vinin helikopterët Do të futeshim me nxitim. Ishin bërë që më parë Nga fshatarët, me shumë punë. Fshehtas , natën, pa u parë. Se fshati ka pasur dhe spiunë. Lisa këtu patëm nderë. Hienat të shkonin mos i lëmë. Me ta rrugën ua kishim prerë. Një për një n’shënjestër vënë.

Page 195: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

169

Erdha në vete përsëri. Në krevat isha shtri. Në damarë një gjilpënë Ma kishin vënë. Te koka një bluzë e bardhë Më kishte ardhë. I buzëqesha kur e pashë. Dhe prapë në komë rashë. Pas dy ditësh qëndrova në këmbë. Trupin e kisha plumb të rëndë. Më dhanë të ha të hollë një supë. S’kishte më shumë se dy lugë. - Fol, sa veta jeni! Trego çfarë armësh keni! Më tha një tjetër inspektor Dhe armën mbante në dorë. - Nja tetëqind! - fola unë, Mbase dhe më shumë! Nuk e di, tamam, s’e di. Mund të jenë dhe mbi njëmijë! Inspektori sytë i uli. Te arma një çast i nguli. Pashë që, n’fytyrë, u nxi. Dhe goja sikur iu mpi. Pastaj u ngrit, shkoi te muri. Një tabelë aty e vuri. Lloj lloj armësh n’fotografi. Poshtë tyre dhe dy dylbi.

Page 196: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

170

- Hajt, tani, më trego! Cilat i keni nga këto! Dhe filloi nga pistoleta. E para, e dyta, e treta... Një pas një, pohoja me kokë, Secilën që prekte me shkop. Te e mbrëma kur mbërrini Bëra prapë shenjë pohimi. Pashë që sytë i zgurdulloi. Përpak sa nuk i prapëtoi. - Dhe këtë!?- tha, i habitur. - Po, thashë, dhe unë papritur. Unë e dija që ajo armë Brenda kishte vetëm zjarrm. Tytë e saj djeg çdo gjë. Më të përsosur nuk ka më. Pashë që dhe balli i tij Njëherë u zverdh, pastaj u nxi. Uli kokën dhe sytë i nguli Tani, tek shuli... Thashë me vete: tani po vdes... Po në vdeksha, le të vdes! Çka do bëhet përtej saj! Hë, de, e çka pastaj? Se si më erdhi një fuqi, E më vlonte diku në gji. Vërtet, çka pas vdekjes? I vjen fundi, një ditë, jetës!

175

Edhe atje, në gur t’Sidollit, Ju një ditë duhet të shkoni, Dhe keni për të parë Se çfarë ka ngjarë… Tjetër kush do t’ju tregojë. Nga ish ushtarët me përvojë. Mirupafshim, të dashurit e mi! Mirupafshim përsëri!

Page 197: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

174

* * * Ja, kjo ishte, të dashurit e mi, Ajo që desha t’ju tregoj. Në ju lodha pak, tani, Do më falni, apo jo? - Na ke prekur, lalë Ahmeti Me të tëra këto sot… Të faleminderit! - tha Arbeni Duke e parë me sytë plot… - E shihni atë vend atje? Nën atë fshatin që quhet Gajre? Aty ku bën xhadeja kthesë, E të çon lart në bjeshkë? - Pooo…! Po atje, lart, përmbi fshat, E shihni ku ngrihet një si shpat? Atje ku duket një shtëpi Dhe kthen rruga përsëri? -Pooo…! Tani atje do të shkoni Për të tjera të mësoni. Tri betejat që u bënë Dhe dëshmorët ku kanë rënë.

171

Bëri sikur u qetësua. Ngadalë ngadalë, m’u afrua. - Ti gënjen! – tha, me zë të lartë, Kjo nuk mund të jetë e saktë! - Nuk gënjej! Ti e di! I kam parë me sytë e mi. Për një kohë sytë s’mi hoqi Rreth e rreth si derr më ndoqi. Dhe sikur do të më hante, Ashtu hapur tek i mbante. Hapi derën, pastaj, doli. E dëgjova jashtë si foli. Dhe u kthye përsëri. Më i zverdhur, më i zi. - Ku e morët, tani më thuaj! Gjithë këtë armatim tuaj! Para hundës me hundë m’u qas Dhe priti unë të flas. - Për këtë, nuk di gjë! Thashë i qetë, me pak zë. Është sekret, apo jo? Nga çdo kush nuk dihet kjo. - Nga Shqipëria? NgaKosova? Nga Prizreni? Nga Gjakova? Nga kanë hy, të pyes me fjalë! Fol, në do të mbetesh gjallë!

Page 198: Hamdi islami   ju bijtë e nënave

172

- Nuk di gjë! – i rrudha krahët. Ndjeva të më dhembin plagët. - E di ti, e di shumë mirë! Dhe u ngrit si egërsirë. - Jo, nuk di!- thashë prapë. U bë gati të më kapë. Të më hajë ashtu të gjallë, Siç ha një bishë e rrallë. Po, ama, nuk bëri gjë. Si duket, donte të dijë dhe më. Për të gjitha donte të dijë Ky hardall, katran i zi. Pastaj iku, doli jashtë. Do të më vrasë, me vete thashë. U ngrita, eca drejt vitrinës Që e kisha prapa shpinës. Pashë veten në pasqyrë. Nuk njihesha në fytyrë. Në qafë kisha ende gjak. Qëndro, i thashë vetes prapë. U ula i dërmuar. Vura mjekrën përmbi duar. E u krodha në mendime… Mu kujtua nëna ime… …Mirë, thashë, që s’di gjë. Ku jam e si jam bë’. Do të bëhej shumë merak. Do t’i pikte zemra gjak.

173

Kushedi ata ku janë… Rrugës hallet si i kanë. Maje bjeshkës do kenë mbërri, Mbase kanë kaluar kufi. Kushedi… Sytë e mendjes m’u kthyen prapë. Erdhën, ecën nëpër fshat. Rrugë më rrugë e derë më derë, Mbetur hapur si zgafellë… Tek ecja kisha mallë Të shikoj ndonjë gjë të gjallë. Por, çdo gjë ishte shkretë. Zemrën, shpirtin që ta vret. N’atë çast dera u hap. Sigurisht, u tremba pak. Se si më erdhi, të ngrihem në këmbë, Hardallin ta shkyej me dhëmbë. Por, duart i kisha lidhur. E shikova me sytë e mbyllur. S’mund të bëja gjë tjetër. Po të mundesha, e kisha rrjepur. Hynë pastaj, pesë a gjashtë. Do më hanë tani, thashë. Por, jo, s’më bënë gjë. S’kishin çka t’më bënin më… Si duket, kishin dhe ata Mbi kokë diçka e nuk i la. Më nxorën pastaj në një mal Dhe me lanë, të lirë, të dal…