8
MEGALI IDEA DHE NACARTANIA PROJEKT PLANET E GREQISE DHE SERBISE PER CLIRIMIN DHE BASHKIMIN E TROJEVE TE TYRE SI DHE MARRJEN E TERRITOREVE SHQIPTARE

MEGALI IDEA DHE NACERTANIA

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: MEGALI IDEA DHE NACERTANIA

MEGALI IDEA DHE NACARTANIA

PROJEKT PLANET E GREQISE DHE SERBISE

PER CLIRIMIN DHE BASHKIMIN E TROJEVE TE TYRE SI DHE MARRJEN E

TERRITOREVE SHQIPTARE

Page 2: MEGALI IDEA DHE NACERTANIA

FILLIMI I KRYENGRITJEVE KUNDER PERANDORISE OSMANE NE VENDE SI SERBIA DHE GREQIA

• Kryengritjet për autonomi të viteve 30-40, si pjesë përbërëse dhe element aktiv i lëvizjes çlirimtare në Ballkan, e dobësuan sundimin e Portës së Lartë dhe krijuan kushte objektive për bashkëpunimin ushtarak të popujve të shtypur të gadishullit dhe për shpejtimin e çlirimit të tyre nga zgjedha osmane. Por ky bashkëpunim u minua nga politika ekspansioniste e Greqisë dhe e Serbisë.

Page 3: MEGALI IDEA DHE NACERTANIA

SERBIA DHE GREQIA PROJEKTOJNE PLANE PER CLIRIMIN DHE BASHKIMIN E TROJEVE TE TYRE

• Në vitet 40 shteti serb dhe ai grek nuk e kishin përfunduar ende bashkimin e tyre kombëtar. Një pjesë e territoreve me popullsi serbe e greke ndodhej ende nën sundimin osman. Për këtë arsye, një nga drejtimet e politikës së këtyre vendeve ishte ai i çlirimit të territoreve dhe i bashkimit të tyre me shtetet kombëtare përkatëse. Por, krahas këtij synimi të drejtë, te qeveritë greke e serbe që drejtonin këto shtete ishin shfaqur prirje të frymëzuara nga ide shoviniste, të cilat u zhvilluan e u shndërruan në një vijë themelore të politikës së tyre

Page 4: MEGALI IDEA DHE NACERTANIA

Çfarë është Megali Idea?• Megali idea (Ideja e madhe) është platformë politike e qarqeve shoviniste greke që

synonte, duke filluar prej fundit të shek. XVIII, krijimin e një shteti të madh grek në kufijtë e Perandorisë Bizantine ku do të përfshiheshin edhe troje të banuara nga popullsi të tjera ballkanike (shqiptarë, maqedonas, bullgarë etj). Si platformë politike shtetërore Megali Idea u ngrit në Asamblenë Kombëtare të Greqisë (1844), kur kryeministri J. Koleti e shpalli atë themel të ekzistencës politike të Greqisë. Gjatë shek. XIX dhe në fillim të shek. XX nga Megali Idea u frymëzuan qarqet drejtuese të Athinës në marrëdhëniet ndërkombëtare duke mbajtur qëndrim agresiv ndaj popujve fqinjë të Ballkanit. Në fillim të shek. XX shovinistët grekë u orvatën ta realizonin Megali Idenë në Shqipëri nëpërmjet të ashtuquajturit Vorio-Epir, përkatësisht aneksimit të krahinave të Korçës dhe të Gjirokastrës. Sipas këtij programi, Greqia si trashëgimtare e Bizantit duhej të shndërrohej në një shtet të madh me kryeqytet Stambollin (Konstandinopojën), ku do të bënin pjesë jo vetëm tokat greke, por edhe të gjitha territoret me popullsi ortodokse jogreke të Ballkanit, që kishin qenë nën Perandorinë Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit.

Page 5: MEGALI IDEA DHE NACERTANIA

MEGALI IDEA KUNDER TROJEVE SHQIPTARE

• Projektplani I grekeve “Megali Idea “perfshinte gjithashtu marrjen e territoreve jugore te Shqiperise. Për realizimin e ketij plani qeveria greke parashikonte të hidhte në Shqipërinë e Jugut çeta të armatosura, të cilat do të provokonin kryengritje dhe do të përgatisnin truallin për aneksimin e këtyre territoreve nga Greqia. Ajo u orvat të shfrytëzonte për qëllimet e saj edhe kryengritjet shqiptare, sidomos ato të Shqipërisë së Jugut, siç ishte ajo e vitit 1847, kur kryeministri grek J. Koletis hyri në bisedime me Zenel Gjolekën, të cilat, për shkak të synimeve ekspansioniste të Athinës, dështuan. “Megali Idea” greke gjeti një mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit. Me formimin e shtetit grek, Patrikana e humbi dora-dorës karakterin ekumenik që kishte më parë dhe u kthye në një kishë greke, në një aleate e Greqisë. Kështu që kisha ortodokse dhe shkollat në gjuhën greke u kthyen në vatra për të helenizuar besnikët e nxënësit që i frekuentonin ato.

Page 6: MEGALI IDEA DHE NACERTANIA

NACERTANIA

• Më 1844, ministri i Serbisë I. Garashanin shpalli programin që do të vihej në themel të politikës serbe e që është i njohur në histori me emrin “Naçertanie” (“Projekt”). Edhe qarqet politike drejtuese të Serbisë, ashtu si ato të Greqisë, me pretekstin e çlirimit të tokave të sllavëve të jugut nga zgjedha osmane, synonin të krijonin një shtet të madh, që do të përtërinte perandorinë mesjetare të Stefan Dushanit. Në kufijtë e kësaj perandorie të re, sipas “Naçertanies”, do të hynin edhe viset e Shqipërisë së Veriut së bashku me Kosovën, që ministri serb e pagëzoi me emrin “Serbi e Vjetër”.

Page 7: MEGALI IDEA DHE NACERTANIA

SYNIMET E MEGALI IDEA DHE NACERTANIA KUNDREJT

TERRITOREVE SHQIPTARE• Të dyja programet kishin karakter shovinist dhe shprehnin aspiratat

ekspansioniste të borgjezisë greke e serbe. Ato nuk e njihnin ekzistencën e kombit e të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe si pasojë kundërshtonin idenë e krijimit të shtetit shqiptar. Sipas këtyre programeve, tokat shqiptare ishin të destinuara të ndaheshin midis Greqisë dhe Serbisë.

• Këto synime të shteteve fqinje, që ishin shfaqur edhe më parë, u shndërruan prej viteve 40 të shek. XIX në një politikë të përhershme zyrtare, pasojat e së cilës u ndien shumë shpejt në Shqipëri.

Page 8: MEGALI IDEA DHE NACERTANIA

LENDA: HISTORI

PUNOI:1. ERVISA BACE