30
Pyetje dhe pergjigjje ne BKT 1.Komunikim ((lat. Com –me, munire - lidh, ndërtoj ) do të thotë shkëmbim mendimesh me dikë, bisedim, marrëveshje me dikë, kumtim, njoftim, lajmërim. 2.Komunikimi: veprimtari nëpërmjet të cilës barten lajmet, informatat, fotografit të dhënat tekstuale etj. 1.Cka eshte komunikacioni 3.Komunikacioni (lat. communicare "komunikoj") është sistemi i rrugëve dhe i llojeve të ndryshme të ndërlidhjes tokësore, detare dhe ajrore në një vend ose ndërmjet disa vendeve, tërësia e mjeteve që sigurojnë lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve, bisedimet e marrëveshjet e njerëzve në largësi 4.Komunikacioni ndahet në këto degë: o Tokësor o Ujor o Ajror o Postal Komunikacioni tokësor ndahet në: o Komunikacion rrugor o Komunikacion hekurudhor

Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

  • Upload
    arbenng

  • View
    473

  • Download
    16

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

Pyetje dhe pergjigjje ne BKT

1.Komunikim ((lat. Com –me, munire - lidh, ndërtoj ) do të thotë shkëmbim mendimesh me dikë, bisedim, marrëveshje me dikë, kumtim, njoftim, lajmërim.

2.Komunikimi: veprimtari nëpërmjet të cilës barten lajmet, informatat, fotografit të dhënat tekstuale etj.

1.Cka eshte komunikacioni

3.Komunikacioni (lat. communicare "komunikoj") është sistemi i rrugëve dhe i llojeve të ndryshme të ndërlidhjes tokësore, detare dhe ajrore në një vend ose ndërmjet disa vendeve, tërësia e mjeteve që sigurojnë lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve, bisedimet e marrëveshjet e njerëzve në largësi

4.Komunikacioni ndahet në këto degë:

o Tokësor

o Ujor

o Ajror

o Postal

Komunikacioni tokësor ndahet në:

o Komunikacion rrugor

o Komunikacion hekurudhor

Komunikacioni ujor ndahet në:

-Komunikacion ne detna

-Komunikacion në lumenj

Page 2: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

Komunikacioni ajror ndahet në:

-Komunikacion civil

-Komunikacion ushtarak

-Komunikacion orbitë

5. TRAFIKU

Trafiku (në kuptimin me të gjerë logjik nga transporti dhe komunikacioni) mund të definohet: trafiku si lëvizje e njerëzve dhe e mjeteve të ndryshme në rrugë tokësore, detare e ajrore.

Trafikun e përbejnë këto elemente: shfrytëzuesit e rrugës, rruga, mjetet, pajisjet kontrolluese te trafikut dhe kushtet e përgjithshme.

6.Qarkullimi: është lëvizja, ndalimi dhe qëndrimi i këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve në rrugë.

7.Ne librat Amerikane dhe literaturën angleze shfrytëzohen shprehjet „transportation engineering“ dhe „traffic engineering”,

2.Cka studion traffic engineering-u

8.Traffic engineering”-u studion planifikimin, dizajnin gjeometrik dhe rregullimin e trafikut ne auto udhë dhe rrugë, rrjetat adekuate te trafikut, terminalet, me hapësirën qe kufizohet me to si dhe raportet me format (modet ) e tjera te transportit.

9.“Transpotation engineering“ i zbaton principet teknologjike dhe shkencore për planifikim, projektim funksional, punë dhe udhëheqje me objekte te trafikut për cilëndo formë te transportit, ashtu qe mundësohet lëvizja e sigurt, e shpejt, komode, e përshtatshme, ekonomike dhe ekologjike e pranueshme për njerëz dhe mallra

10.Transporti paraqet procesin kompleks të zhvendosjes, bartjes se objekteve nga një vend në një vend tjetër

Page 3: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

11.Me teknologji të transportit nënkuptohet mënyra e transportit të objekteve

Qëllimi i kësaj teknologjie të transportit është ndryshimi i vendit te objektit të transportuar, përmes ndryshimit te vendit te bartësit te këtij objekti - mjetit transportues duke lëviz nëpër rrjetën rrugore.

12.Fjala teknologji rrjedh prej fjalës greke (teknika+logos) dhe do të thotë shkenca për mënyrën e përpunimit të lendes se par ne prodhim te gatshëm. Ne përkthim do te thotë: te përfshihen te gjitha proceset te cilat paraqiten gjatë ndryshimit te vendit te mallit ose udhëtarit nga burimi(origjina) deri te caku.

3.Esencen e teknologjise se transportit si aktivitet e perbejne?

13.Esencën e teknologjisë se transportit si aktivitet e përbejnë proceset e manipulimit te mallit dhe lëvizja e tyre me përdorimin e mjeteve transportuese, mirëpo edhe pyetjet e tjera te shumta ose aktivitetet (për shembull deponimi, paletimi, e te tjera) nuk janë jashtë interesit te teknologjisë. Mjetet teknike (transportuese dhe manipuluese) gjithashtu janë elemente te teknologjisë se transportit.

4.Cilat jane arsyerat e optimalizimit te teknologjise se transportit

14.Optimalizimi i teknologjisë se transportit, posaçërisht sot, është aktualë për shumë arsyera, e para se gjithash për shkak te:

-kërkesave gjithnjë e me te mëdha për transport,

-ikjes nga izolimi i sistemit transportues,

-jo veprueshmerisë dhe dezintegrimit,

-mungesës se koordinimit te formave te veçanta te transportit,

-investimeve te mëdha ne sistemin transportues,

-ndikimit te madh te transportit ne ekonomi dhe riprodhimin e tij,

-selektimit te programit te investimeve ne elementet e veçanta te

Page 4: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

infrastrukturës,

- selektimit te investimeve ne mjete si elemente te sistemit te ---teknologjisë se transportit,

- mbrojtjes se mjedisit te njeriut,

- humanizmit të punës se personelit punues,

- te gjitha mundësive teknike e para se gjithash informacioneve.

15.Karakteristikat themelore te çdo sistemi, prandaj edhe te sistemit transportues janë:

o Qëllimi dhe funksioni i qëllimit te sistemit,

o struktura e sistemit,

o funksioni,

o udhëheqja, dhe

o të tjera.

5.Cka kuptojm me veti sinergjike?

o vetia sinergjike, e cila thotë se efektet ne nivel te sistemit janë me te mëdha se mbledhja e thjesht algjebrike e efekteve te nënsistemeve te tyre.

o Vetia e integrimit e cila nënkupton se çdo pjesë e nënsistemit duhet qe te integrohet ne tersin e sistemit, qe do te thotë se qëllimet e nënsistemeve duhet te jen te pajtueshme me qëllimet e tërësisë se sistemit.

o Vetia e dinamicitetit, e cila nënkupton qe sistemi dhe pjesët e tij duhet te jen ashtu te projektuar qe te mundësojnë ndryshime.

o Vetia e hapjes ndaj rrethinës e gjithashtu edhe brenda sistemit.

Cka kuptojme me mjet?

Page 5: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

16.“mjet” nënkupton çdo mjet transporti i destinuar për të lëvizur nëpër rrugë, përveç karrocave lëvizëse pa motor për persona me aftësi të kufizuara dhe të mjeteve transportuese të fëmijëve;

17)“mjet me veprim motorik” nënkupton çdo mjet që lëviz me fuqinë e motorit të vet, përveç mjeteve që lëvizin nëpër binarë dhe mjeteve për lëvizjen e të hendikepuarve;

18)“mjet motorik (automjet)” nënkupton mjetin me veprim motorik, destinim themelor i të cilit është bartja e personave dhe e sendeve rrugës ose tërheqja e mjeteve bashkangjitëse (tërheqësit), të destinuara për bartjen e personave dhe sendeve, përveç çiklomotorëve, traktorëve, motokultivatorëve dhe mjeteve të punës;

19.Sipas masës se përgjithshme (te kategorizuara sipas Unionit Evropian):

- automjetet për dërgesa - furnizuese (pick up),

- transportuese deri 2.8 t,

- transportuese deri 3.5 t,

- kamionët e lehtë deri në 7.5 t,

- kamionët e klasës se mesme 12 t,

- kamionët deri 18t,

- kamionët e rëndë 18-40 t dhe

- kiperat e rëndë.

20Sipas formës se arkës për ngarkesë:

- automjetet transportuese standarde me dedikim universal me arkë dhe mbajtës ceradash dhe

- automjetet transportuese speciale me hapësirë ngarkuese të përshtatur për transportimin e një apo disa llojeve të mallit (cisternat, kiperat, fringot,tjera).

Page 6: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

21Sipas tipit te karrocerisë:

- automjetet me karroceri njëshe, dhe

- automjetet me karroceri dyshe.

Cka jane rruget

22.Rrugët janë pjesë të sipërfaqeve nëpër të cilat lëvizin objektet (entitetet) e transportuara( udhëtaret, mallrat) respektivisht mjetet. Rrugët mund të jen: rrugë, auto udhë, hekurudha, rrugë ujore dhe korridore ajrore.

23) “rrugë” nënkupton çdo rrugë publike dhe rrugë e pa kategorizuar në të cilën zhvillohet komunikacioni;

24)“rruga publike” nënkupton një sipërfaqe me rëndësi të përgjithshme për komunikacion, në të cilën mund të lëvizë çdo kush me kushte të caktuara me ligj dhe të cilën organi kompetent e ka shpall rrugë publike;

25)“autostradë” nënkupton rrugën publike e ndërtuar posaçërisht dhe e destinuar vetëm për lëvizjen e mjeteve motorike, e cila si autostradë është e shënuar me shenjë të posaçme komunikacioni që ka dy shirita rrugorë të ndarë fizikisht, (brezin e gjelbër, rrethojën mbrojtëse etj.) për lëvizje nga drejtime të kundërta me gjerësi së paku 3,5 metra, varësisht nga konfiguracioni i terrenit - nga një shirit për ndalje emergjente me gjerësi së paku 2,5 metra, pa u kryqëzuar me rrugët tërthore më vijat hekurudhore ose tramvajit në nivel, në të cilën mundë të dilet vetëm me rrugët lidhëse publike përkatëse dhe të ndërtuar posaçërisht në shiritin përkatës të sipërfaqes rrugore të autostradës, dhe mundësohet rryma e sigurt e komunikacionit me shpejtësi prej së paku 80 km/h, dhe si e tillë është e shënuar me shenj të komunikacionit;

26)”Rrugë e shpejtë” nënkupton rrugën publike e destinuar për komunikacion të mjeteve motorike, me një ose me dy shirita rrugor të ndara, të gjitha kryqëzimet i ka mbi dy ose më tepër nivel me rrugët tërthore dhe binaret e trenit ose të tramvajit, me rregull nuk ka shirit të ndaljes emergjente dhe si e tillë është e shënuar me shenjë të komunikacionit;

Page 7: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

27)“rruga e rezervuar për komunikacion të mjeteve motorike” nënkupton rrugën publike me së paku dy shirita komunikacioni të një gjerësie prej së paku 3,25 metra, ku mundësohet rryma e sigurt e komunikacionit të mjeteve me shpejtësi prej së paku 60 km/h nëpër të cilin mund të lëvizin vetëm mjetet motorike të cilat mund të zhvillojnë shpejtësi më të madhe se 60 km/h dhe si e tillë është e shënuar me shenjën e paraparë të komunikacionit;

28)“rrugë ndërkombëtare” nënkupton rrugën publike që, me akt ndërkombëtar, është klasifikuar në rrjetin e rrugëve ndërkombëtare;

29) “rrugë magjistrale” nënkupton rrugën publike zyrtarisht të kategorizuar si një rrugë magjistrale, që lidh dy e më tepër qytete të mëdha dhe të cilat mund të shërbejnë si lidhje me vendet jashtë Kosovës;

30)“rruga regjionale” nënkupton rrugën publike zyrtarisht të kategorizuar si një rrugë regjionale, që lidhë dy e më tepër qytete të mëdha;

31)“rrugë lokale” nënkupton rrugën publike zyrtarisht të kategorizuar si një rrugë lokale, që lidh hapësirat e banueshme brenda vendbanimeve të një komune;

32)“rrugë e paklasifikuar” nënkupton çdo rrugë që nuk është rrugë publike, pronari i së cilës është një qytetar apo grup banorësh, dhe nuk është nën përgjegjësin e Ministrisë, por e cila jo zyrtarisht e shfrytëzuar nga këmbësorët, automjetet dhe mjeteve tjera lëvizëse që lëvizin anash në hapësirën e pashënuar;

33)“rrugë e pa shtruar ” nënkupton rrugën pa sipërfaqe të ndërtuar rrugore dhe pa shtresë rruge madje edhe në pikën e lidhjes me rrugën publike ka sipërfaqe të ndërtuar rruge;

34)“Rrugë automobilistike (qarkulluese)” nënkupton pjesën e sipërfaqes rrugore, e destinuar në rend të parë për lëvizjen e mjeteve rrugore;

35) “Shiriti rrugor” nënkupton pjesën gjatësore të rrugës automobilistike, e destinuar për lëvizjen e mjeteve rrugore në një kahe, me një apo me më shumë shirita komunikacioni;

Page 8: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

36).“Shirit i komunikacion” nënkupton pjesën gjatësore të shënuar apo e pashënuar e rrugës automobilistike, gjerësia e së cilës është e mjaftueshme për zhvillimin e komunikacionit normal të një rend mjetesh rrugore;

Cka jane autobazat?

37.Autobazat janë lloj special i terminalit në të cilët plotësohen kërkesat transportuese teknologjike të automjeteve të cilat gjenden në kuadër të auto parkingjeve të ndërmarrjeve të cilat merren me transportin e udhëtarëve apo të mallit.

Sherbimi i transportit sipas definicionit paraqet?

38.Nga definicion, shërbimi i transportit është rezultat qe ka rrjedh nga një varg i aktiviteteve të transportuesve (operatoreve) duke filluar nga realizimi i të gjitha kushteve për kryerjen e veprimtarisë transportuese (blerja e automjeteve, sigurimi i mjeteve financiare, resurseve adekuate njerëzore e te tjera), përmes planifikimit të proceseve transportuese, përgatitjes se automjeteve dhe të personelit e deri te zhvendosja e mallrave ose e udhëtareve, ne pajtim me kërkesat e tyre si nga aspekti i vëllimit; sasisë, distancës dhe kualitetit: shpejtësisë, komforit, shërbimit e tjera.

Cilat jane ndikimet negative ne transport ne shoqeri dhe ambient?

39.Njeri prej produkteve të padëshiruara të transportit janë lëndimet dhe humbjet e jetrave të njerëzve, humbjet materiale dhe demet në automjetet transportuese dhe në ambient, si pasoj e aksidenteve në komunikacion të cilat me rritjen e vëllimit të transportit çdo dit janë më te mëdha.

Ndikimi i dytë negativ i transportit në ambientin rrethues është ndotja e ambientit përmes gazrave dalëse, zhurmës dhe materieve te hedhëshme si produkte te padëshiruara të teknologjisë se transportit.

Ndikimi i tret i rëndësishëm shikohet ne atë se struktura dhe vetit e sistemit transportues ( shpejtësia, kapaciteti dhe çmimi, shpërndarja e formave të transportit dhe të tjera) ndikojnë dukshëm në shfrytëzimin racional të sipërfaqes si një prej resurseve bazë natyrale, posaçërisht në qytete.

Page 9: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

Si emerohet treguesi i pergjithshem i levizshmerise se objekteve te transportit ne sistemin transportues dhe te jepet shenja e tij

40.Treguesit e përgjithshëm të lëvizshmërisë se objekteve të transportit ne sistemin transportues emërtohet si mobilitet (M) dhe shprehet përmes raportit të numrit të realizuar të lëvizjeve - udhëtimeve (U) ose punës transportuese (PT) dhe numrit të banoreve (Nba) të një zone të caktuar në një periodë të caktuar kohore respektivisht:

41.Tipat e itinerareve

Ekzistojnë shumë tipa të itinerareve të automjeteve ne mesin e tyre më të rëndësishëm janë:

o Itineraret e përsëritur,

o Itineraret unazor të automjeteve,

o Itineraret radial të automjeteve

42Realizimi i procesit transportues i përfshin operacionet:

• Përgatitjen operative për realizimin e proceseve,

• Arritjen e automjeteve në vendin e shkarkimit dhe ngarkimit të automjetit,

• Bartja e mallrave prej porositësit - vendi i ngarkimit deri të pranuesi -vendi i shkarkimit të mallit.

43Dokumentet themelore gjatë kryerjes se procesit transportues janë:

Dokumentet transportuese:

• Fletudhëtim (urdhëresa e udhëtimit),

• Lista kontrolluese të transporti i udhëtareve

• Fletë ngarkesa (lista ngarkuese) gjatë transportit të mallrave.

Page 10: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

44Në organizimin e funksionimit të kontrollit, është e nevojshme që të jepen përgjigjet në pyetjet:

• Çka duhet kontrolluar,

• Kur duhet të bëhet kontrolli,

• Sa shpesh duhet ber kontrolli,

• Kush duhet ta bej atë.

45.Efektiviteti i proceseve transportuese është prodhim ndërmjet efikasitetit dhe disponueshmerisë se automjetit. Ai varet nga intensiteti i shfrytëzimit të kapacitetit të ofruar (vëllimi punues), kualiteti i shfrytëzimit të tij (shfrytëzimi i bartjes, rrugës dhe kohës) dhe disponueshmeria e automjeteve. Dy elementet e para të efektivitetit varen nga kualiteti i prodhimit, ndërsa e treta varet nga kualiteti i eksploatimit teknik te automjetit ne sistemin transportues.

Cka paraqet vellimi i punes ne sistemin transportues dhe te jepet shprehja

46Vëllimi i punës në transport sikurse kemi par më herët varet nga kapacitet e ofruara dhe rruga e kaluar, ndërsa prodhimtaria nga kualiteti i shfrytëzimit të tyre në hapësirë dhe kohë. Sipas kësaj, rezultatet e punës së grupit të automjeteve ose të parkut të përgjithshëm të automjeteve, mund ti mbledhim dhe vlerësojmë përmes disa grupeve të:

• Treguesve integral të vëllimit punues,

• Treguesit e vëllimit punues në hapësirë,

• Treguesit të punës në kohë, dhe

• Treguesit të shpejtësisë.

Cilat jane nenproceset baze per realizimin e transportit te mallrave?

Nënproceset bazë për realizimin e transportit të mallrave janë:

Marketingu,

Page 11: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

Planifikimi dhe projektimi i proceseve të transportit,

Procesi i transportit,

Kontrolli i kualitetit nga ana e transportuesit,

Mbledhja, memorimi dhe përpunimi i informatave,

Shërbimet e transportit- llogaritja e rezultateve të punës dhe efikasitetit.

47Treguesit bazë integral të vëllimit punues në transportin e mallit – dërgesa janë;

• Sasia e transportuar e mallit,

• Kapaciteti i ofruar - instaluar (numri i toneve) - C,

• Neto puna e realizuar transportuese - NPT, dhe

• Bruto puna e ofruar transportuese – BPT.

48Sipas llojeve të transportit janë këto lloje të teknologjive transportuese të supstratit të ngurtë:

- Teknologjia e transportit tokësor,

- Teknologjia e transportit ujor dhe

- Teknologjia e transportit ajror.

49Substrati i ngurtë i cili bartet në transportin tokësor mund të përdorë:

- teknologjinë e transportit rrugor

- teknologjinë e transportit hekurudhorë.

50Substrati i ngurtë në procesin teknologjik transportues tokësore kalon nëpër disa procese (fig. 6.2) si:

- procesi teknologjik i paketimit,

Page 12: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

- procesi teknologjik

- i deponimit dhe palimit,

- procesi teknologjik i ngarkim-shkarkimit, dhe

- procesi teknologjik i transportit të tij.

51Ky lloj substrati mund të transportohet me këto lloje të transportit:

-tokësor:

? transporti rrugor

? transporti hekurudhor

? transporti me anë të gypave

-ujor:

? me anije naftë mbajtëse

? me anije me kontajnier cisternë

-ajror.

? Aeroplan naftë mbajtëse

? Aeroplan që transporton substratin e lëngët me anë të paletave.

52Këto lloje të transportit përmbajnë këto teknologji:

? teknologjinë e ngarkimit-shkarkimit (fig. 6.6.)

? e deponimit -ruajtjes dhe

? transportit (fig. 6.7.).

53Teknologjitë të cilat përdorën gjatë transportit tokësor te substatit të lëngët janë:

Page 13: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

- procesi i amballazhimit,

- procesi i paketimit,

- procesi i deponimit,

- procesi i ngarkim – shkarkimit, dhe

- procesi i transportit

54Sipas ADR substratet në formë të gazet ndahen në:

• Gazra asfiksues - gazra jo të djegshëm, jo zjarr marrës dhe jo toksikë por që pakësojnë apo zëvendësojnë oksigjenin e atmosferës si p.sh, azoti,

• Gazra zjarr marrës – marrin zjarr p.sh. propani;

• Gazra oksidues – lëshojnë oksigjen, p.sh. oksigjeni,

• Gazra toksikë (helmues) – kanë veti helmuese, p.sh. klorina.

Veçori e përbashkët e të gjithë gazrave është se ato janë të komprimuara në hapësirë dhe kanë tendencë të dalin jashtë (p.sh. bombolat, tankerët, etj.) Gazrat transportohen në mënyra të ndryshme më qellim që transporti i tyre të jetë ekonomik - për shembull:

• Ajër i shtypur p.sh. për frymëmarrje.

• I lëngët p.sh. LPG - Butan ose Propan (zjarr marrës)

• Të tretur p.sh. acetilen (toksik, zjarr marrës) shkrihet në për t’u ç’aktivizuar.

• Të ftohura dhe të lëngëzuara p.sh. azoti.

Ajër i shtypur p.sh. për frymëmarrje. Gazi është i shtypur në një bombol apo rezervuar dhe gazra permanentë si p.sh. oksigjeni dhe nitrogjeni qëndrojnë si gazra nën presion

Page 14: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

• I lëngët si p.sh. LPG - Butani ose Propani (zjarr marrës). Gazi kthehet në lëng duke u presuar gjë që e zvogëlon për disa herë, vëllimin.

• Të tretur si p.sh. acetileni (zjarr marrës) shkrihet apo tretet në aceton për të humbur ndjeshmërinë Gazi tretet në një lëng për të mbrojtur gazin nga goditjet dhe për të parandaluar dekompozimin (fig. 6.12).

55.Paketimi transportues ka funksionin dhe detyrën e vet specifike. Ajo, përveç tjerash, duhet qe:

a. ti plotësoj kushtet e bartjes dhe transportit sipas ngarkesës, madhësisë dhe formës,

b. të siguroj përshtatshmëri për manipulim dhe identifikim,

c. të siguroj se edhe gjatë transportit e kryen funksionin propagandistik,

d. të siguroj përshtatje me pajisje transportuese sipas formës dhe madhësisë,

e. të siguroj hapje dhe mbyllje të shpejt.

56. Paleta është bazë e punuar prej dërrasave me dimensione të caktuara dhe të normuara, në të cilat ngarkohet malli

Paleta është mjetë universal i transportit të brendshëm dhe të transportit të prodhimit nga vendi i prodhimit deri të vendi i konsumit.

Paleta është mjetë ndihmës transportues.

Paleta nënkupton platformë rrjete prej drurit (madhësive të ndryshme) në të cilën vendoset barra me peshë deri në 1 ton.

Paletat ndërtohen në forma, mënyra dhe madhësi të ndryshme, të gjitha paletat hyjnë në dy kategori:

- paletat me tra mbështetës dhe

- bllok paletat.

Page 15: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

57.Në Evropë, Europaleta ( si paletë standarde EUR ) , ose ndryshe quhet si CEN Paleta, e cila përdoret në shumë industri.

Përmasat e këtyre paletave janë:

800x1200x 120

Dimenzionet (mm) Dimenzionet (inches) Shfrytëzimi hapësirës

ISO Konteiner Regjion

1219 x 1016 48.00 x 40.00 3.7% Amerika Veriore

1200 x 1000 47.24 x 39.37 6.7% Evropa, Azia;

48x40".

1140 x 1140 44.88 x 44.88 8.1% Australia

1067 x 1067 42.00 x 42.00 11.5%Amerika Veriore, Evropa, Azia

1100 x 1100 43.30 x 43.30 14% Azia

1200 x 800 47.24 x 31.50 15.2%Evropa

Ndarja e automjeteve ne transport hekurudhor?

1.Të paraqiten grafikisht tipet e itinerarve të automjeteve?

Fig. 4.6. Tipat bazë te itinerareve: a) përsëritës, b) unazor dhe c) radial.

2.Cilat operacione i përfshinë realizimi i procesit të transportit?

Realizimi i procesit transportues i përfshin operacionet:

Page 16: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

Përgatitjen operative për realizimin e proceseve,

Arritjen e automjeteve në vendin e shkarkimit dhe ngarkimit të automjetit,

Bartja e mallrave prej porositësit - vendi i ngarkimit deri të pranuesi -vendi i shkarkimit të mallit.

3.Cilat janë dokumentet themelore gjatë kryerjes së procesit transportues?

Dokumentet themelore gjatë kryerjes se procesit transportues janë:

Dokumentet transportuese:

Fletudhëtim (urdhëresa e udhëtimit),

Lista kontrolluese të transporti i udhëtareve

Fletë ngarkesa (lista ngarkuese) gjatë transportit të mallrave.

4.Në organizimin e funksionimit të kontrollit është e nëvojshme në pytjet përkatse?

Në organizimin e funksionimit të kontrollit, është e nevojshme që të jepen përgjigjet në pyetjet:

Çka duhet kontrolluar,

Kur duhet të bëhet kontrolli,

Sa shpesh duhet ber kontrolli,

Kush duhet ta bej atë.

5.Treguesit bazë integral të vëllimit punues në transportin e mallit-dergesës janë?

Treguesit bazë integral të vëllimit punues në transportin e mallit – dërgesa janë;

Page 17: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

Sasia e transportuar e mallit,

Kapaciteti i ofruar - instaluar (numri i toneve) - C,

Neto puna e realizuar transportuese - NPT, dhe

Bruto puna e ofruar transportuese – BPT.

6.Të jepet shprehja e shfrytëzimit të rrugës së kaluar (ß)?

b1. Shfrytëzimi i rrugës se kaluar ( )

Ky tregues paraqet raportin ndërmjet rrugës së kaluar me ngarkesë (Kt) dhe rrugës se plot të kaluar (K), në periodën e vëzhguar kohore, respektivisht:

7.Treguesit bazë të punps së automjetit në kohë janë?

Treguesit bazë të punës se automjetit në kohë janë:

Fondi inventar i orëve (Hi),

Orët kur automjeti ka qen në gjendje të rregullt (Hrr),

Orët kur automjeti nuk ka qen në gjendje të rregullt (Hjrr),

Orët e punës se automjetit (Hp),

Orët e kaluara në udhëtim (Hw),

Orët e kaluara në pritje në ngarkim shkarkim të ngarkesës (H shk-ng),

Orët e kaluara në rezervë (Hrz),

Orët e punës të humbjeve të tjera kohore gjatë ditës (Hhk),

Orët kur automjeti nuk ka punua (Hnp),

Page 18: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

Orët kur automjeti nuk ka punua sepse nuk kanë pas punë (Hm), dhe

Orët kur automjeti nuk ka punua për shkaqe organizative (Hor).

8.Të jepet shprehja e shfrytëzimit të parkut të automjeteve (a)?

b. 4. Shfrytëzimi i parkut të automjeteve -

Ky tregues paraqet efektivitetin e përgjithshëm të shërbimit teknik të automjeteve (nënsistemeve të eksploatimit teknik) dhe organizimit të proceseve transportuese (nënsistemi i prodhimtarisë - eksploatimit teknik të parkut të automjeteve) dhe paraqet prodhimin në mes të disponueshmërisë së automjeteve (Ames) dhe intensitetit të shfrytëzimit te disponueshmëris se automjeteve ( ) në periodë respektivisht:

9.Të jepet shprehja për shpejtësi transportuse?

Shpejtësia transportuese paraqet shpejtësinë e realizuar gjatë procesit transportues dhe paraqet raportin ndërmjet rrugës së kaluar dhe kohës se kaluar në transport, respektivisht:

10.Të paraqitet grafikisht efikasiteti i sistemit transportues?

Efikasiteti i sistemit transportues

11.Të paraqitet tabelja e structures teknologjike të sistemit transportues?

Niveli i I - rë SISTEMI TRANSPORTUES

Page 19: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

Niveli i II - të

VEPRIMTARIA ·1 transporti i udhëtareve

·2 transporti i mallrave

·3 mirëmbajtja e automjeteve

·4 te tjera

Niveli i III - të

TËRËSIA TEKNOLOGJIKE Transporti (ndërkombëtar, ndërurban, urbano - periferik) i udhëtareve, transporti (ndërkombëtar, i brendshëm, lokal ) i mallrave, mirëmbajtja, riparimet, e të tjera.

Niveli i IV - të

NJËSIA PLANIFIKUESE-LLOGARITARE ·1 linjat e transporti publik te udhët.

·2 Karakteristikat teknologjike eks-ploatuese të grupit të automjet.

·3 punëtorit

Niveli i V - të

AUTOMJETET ME NGASËS ·1 autobus

Page 20: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

·2 kamion

·3 grupi i punëtoreve me zeje të njëjtë

12.Në literature substratet e ngurta në kushtet normale të ambientit janë të ndara në grupe?

Në literaturë substratet e ngurta në kushtet normale të ambientit janë të ndara në këto grupe:

1. Substratet e ngurta jo të rrezikshme,

2. Substratet e ngurta që paraqesin një shkallë të rrezikshmërisë,

3. Substratet kompakte, dhe

4. Substratet në formë të shkapërderdhur.

13.Teknologjitë të cilat përdoren gjatë transportit tokësor të substratit të lëngët janë?

Ky lloj substrati mund të transportohet me këto lloje të transportit:

-tokësor:

§ transporti rrugor

§ transporti hekurudhor

§ transporti me anë të gypave

-ujor:

§ me anije naftë mbajtëse

§ me anije me kontajnier cisternë

-ajror.

§ Aeroplan naftë mbajtëse

Page 21: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

§ Aeroplan që transporton substratin e lëngët me anë të paletave.

14.Procesi teknologjike i bartjes së mallit?

15.Funksionet e shumëfishta të amballazhës janë?

Funksionet e shumëfishta të ambalazhës janë:

- mbrojtja e prodhimeve të paketuara,

- lehtësimi i manipulimit gjatë transportit,

- magazinimi dhe shitja e mallrave,

- garantimi i prejardhjes së mallrave,

- dhënia e cilësive estetike dhe dimensioneve të përshtatshme për plotësimin e suksesshëm të hapësirës ngarkuese dhe

- afarizmi i suksesshëm ekonomik.

16.Të jepen disa definicione për paketim?

paketimi është shkencë, art dhe përgatitje e prodhimit për manipulim, deponim, transport, dhe distribuim e deri të ajo e cila thekson se: paketimi është pjesë integrale e procesit teknologjik të prodhimtarisë ( e më këtë edhe transportit) i cili në vete përmban teknikën, teknologjinë , formën dhe duhet ti përgjigjet jo vetëm kërkesave të tregut por edhe higjienës, deponimit dhe kërkesave të transportit.

17. Të jepen disa definicione për paleta?

Paleta është bazë e punuar prej dërrasave me dimensione të caktuara dhe të normuara, në të cilat ngarkohet malli.

Paleta është llojë pajimi ndihmës e cila mundëson formimin e paketës kompakte dhe të fortë të përbërë nga llojet e ndryshme të mallit copë.

Page 22: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

Paleta është baza në të cilën palohet materiali ose malli copë më qëllim të një manipulimi më transport të mekanizuar.

Paleta është mjetë universal i transportit të brendshëm dhe të transportit të prodhimit nga vendi i prodhimit deri të vendi i konsumit.

Paleta është mjetë ndihmës transportues.

Paleta nënkupton platformë rrjete prej drurit (madhësive të ndryshme) në të cilën vendoset barra me peshë deri në 1 ton.

Paleta si formë themelore e transportit të sotëm - bashkëkohorë më paraqitjen e kontejnerëve nuk e ka humbur rëndësin.

Paleta është bazament mbajtës; paleta është mbajtëse në të cilën palohen njësit më të vogëla për të realizuar njësi më të mëdha për pajime të lehta, deponim dhe manipulim duke shfrytëzuar mjetet mekanike

18.Paletat ndërtohen në forma,mënyra dhev madhësi të ndryshme,të të gjitha paletat hyjnë në dy grupe e ato janë?

Paletat ndërtohen në forma, mënyra dhe madhësi të ndryshme, të gjitha paletat hyjnë në dy kategori:

- paletat me tra mbështetës dhe

- bllok paletat.

19.Të jepen dimensioned e Europaletave?

800*1200*120

20.Transporti perms kontejnerëve kërkon?

Transporti përmes kontejnerëve kërkon :

sasi të madhe të kontejnerëve të të gjitha dimensioneve,

mjete speciale transportuese si : anije, vagonë, kamionë etj,

Page 23: Pyetje dhe pergjigjje ne bkt

mjete speciale për ringarkim (anije – portë dhe anasjelltas),

mjete speciale për ngarkim shkarkim (vagon – terminal dhe anasjelltas) dhe deponim (vinça të ndryshëm, manipulator etj),

mjete të ndryshme speciale si: piruna , transportera, autovinça etj,

vende për ngarkim shkarkim,

terminalet e kontejnerët në porte, stacione, terminale hekurudhore etj.