15
Ndotja e mjedisit nga shkaterrimi I shtreses se ozonit

Ozoni

  • Upload
    koralda

  • View
    2.555

  • Download
    7

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ozoni

Ndotja e mjedisit nga shkaterrimi I shtreses se ozonit

Page 2: Ozoni
Page 3: Ozoni

Ozoni mbështjell atmosferën e planetit tonë dhe parandalon rrezet ultravjollcë të dritës së Diellit të depërtojnë në sipërfaqen e Tokës. Jeta në Tokë do të ishte pothuajse e pamundur nga efekti shkatërrues i këtyre rrezeve. Dëmtimi i shtresës së Ozonit ndikon në jetën në Tokë duke krijuar efektin serë dhe ngrohjen globale. Atomi i oksigjenit në natyrë shfaqet në dy forma të ndryshme ,njëra është oksigjeni i zakonshëm "O2" dhe molekula tjetër "O3" prej tre atomeve të oksigjenit e cila quhet Ozon. Ozoni është gaz helmues më ngjyre të kaltër të çeltë, me erë karakteristikë e cila hetohet edhe në përqëndrim më të vogël së 0,01 ppm. Ai paraqitet zakonisht pas shirave të mëdha atëherë ajri ka erë të këndshme të ozonit. Në shtresat e ulta të atmosferës gjendet në sasi të vogla. Në një milion molekula të oksigjenit njëra është molekulë e ozonit. Pra, ozoni ndodhet në sasi të vogla në të gjitha shtresat e atmosferës. E rëndësisë së veçante është se shtresa më e përqendruar e ozonit shtrihet 20 - 40 km mbi sipërfaqen e Tokës. Kjo shtresë nën ndikimin e rrezeve të Diellit mund të bashkëveprojë me ndotësit e tjerë të ajrit duke formuar mjegullën (smogun) i cili ndikon në shëndetin e njeriut, në organet e frymëmarrjes, shkakton kancerin, kataraktet e syrit, etj.

ozoni

Page 4: Ozoni
Page 5: Ozoni

Vëllimi i atmosferës në të cilin është zvogëluar dukshëm përqëndrimi i ozonit, quhet vrimë e ozonit. Formimi i vrimave të ozonit shpjegohet me veprimin negativ të klasës së komponimeve organike, që janë të njohura si klorflourkarbone , që ndryshe quhen "freone". Në botë bëhen përpjekje të mëdha për të zvogëluar prodhimi e freonëve. Smogu është një përzierje tymi dhe bloze me ngjyre kafe që mbulon në formë mjegulle shumë qytete ku qarkullojnë automjete Në vitin 2065 pothuajse dy të tretat e sasisë së përgjithshme të Ozonit do të zhduken, jo vetëm në pole por kudo. Rrezet ultravioletë apo radioaktive do të bien në gjerësi të mesme gjeografike dhe do shkaktojnë pasoja në qytete te ndryshem. Këto rreze do jenë mjaft të forta për të shkaktuar djegie nga Dielli për vetëm 5 minuta. Ozoni është mbrojtësi natyral i Tokës nga rrezet, absorbon dhe bllokon pjesën më të madhe të rrezatimeve të dëmshme që vinë nga Dielli. Ozoni është krijuar në mënyrë natyrale, ku në atmosferë një molekulë e Oksigjenit O2 bashkohet me një atom të tij O, duke formuar Ozonin O3.

Page 6: Ozoni

VRIMAT E SHRESES SE OZONIT Vrima më e madhe e Ozonit është regjistruar në Antartik në

vitin 2006. Freonet dhe Halonet janë subsancat të cilat ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së Oksigjenit në Atmosferë.

Shkencëtarët kanë dalluar katër lloje gazrash të rinj, që ndikojnë në zgjerimin e vrimës së shtresës së Ozonit në atmosferën e Tokës. Këto gazra janë rrjedhojë e dorës së njeriut. Siç thuhet, dy prej tyre, që janë edhe më të rrezikshmit, po grumbullohen në një normë mjaft shqetësuese.

Një prej gazrave është pasojë e përdorimit të insekticideve në bujqësi. Dy të tjerë rrjedhin nga përdorimi i gjerë i lëndëve për freskimin. Ndërsa i fundit, mendohet se del nga prodhimi i tretësve që përdoren për të pastruar komponentët elektrikë.

E shtrirë në atmosferë, në lartësinë 15 deri 30 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, shtresa e Ozonit luan një rol kyç në bllokimin e rrezeve të dëmshme ultra-vjollcë. Këto rreze shkaktojnë kancer te njerëzit dhe sjellin probleme në riprodhimin e kafshëve. Çarja e shtresës së Ozonit u zbulua në Antarktidë në vitin 1985.

Page 7: Ozoni
Page 8: Ozoni

RREZIQETMe hollimin e shtreses se ozonit ne siperfaqen e Tokes do te mberrijne me shume rreze ultravjollce. Ekspozimi i gjate ndaj rrezeve ultravjollce eshte i lidhur ngushte me shume problem shendetesore te njeriut, si katarakta(tek syte), kanceri i lekures, dhe dobesimi i sistemit imunitar. Lentja e syrit te njeriut permban protein transparente te cilat zevendesohen me nje ritem shume te ngadalte. Ekspozimi ndaj radiacionit ultraviollce (UV) i demton keto protein dhe me kalimin e kohes demi zmadhohet; formohet katarakta dhe lentja behet e mjegullt.Katarakta mund te trajtohet ne menyre kirurgjikale, por shume njerez ne vendet ne zhvillim nuk mund ta perballojne operacionin, keshtu qe mbeten pjeserisht ose teresisht pa shikim.

Page 9: Ozoni
Page 10: Ozoni

16 shtator 1987, është caktuar nga OKB Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit. Treguesit e hollimit të shtresës së Ozonit në Evropë kanë ardhur duke u rritur me një mesatare nga 3% në 10 vjet (1968-1992) deri në 10% në 10 vjet.

Page 11: Ozoni

PASOJAT E VRIMES SE OZONIT NE ANTARKTIDE

Vrima e ozonit ka ndryshuar qarkullimin e erërave dhe ujërave oqeanike në hemisferën e jugut, duke shkaktuar pasoja të mëdha në klimë. Ky është rezultati i dy studimeve të publikuara në revistën “Science”. Studimi i parë argumenton se si hollimi i shtresës së ozonit mbi Antarktidë është bërë shkaku kryesor për spostimin drejt jugut të erërave perëndimore që janë verifikuar dhjetëvjeçarët e fundit në hemisferën jugore. Studimi i dytë thotë se si ndryshimi i drejtimit të erërave ka modifikuar qarkullimin e ujërave në oqeanet e hemisferës jugore.

Page 12: Ozoni
Page 13: Ozoni
Page 14: Ozoni
Page 15: Ozoni

PJESEMARRESIT NE PROJEKT

Koralda bashaAleksander elezi

Lavdie lici Rifka kamberi Demir liciXhuljo terbishta

Koralda basha

Aleksander elezi

Grupi : Punuan: