9
Tema:Mjedisi Punoi: Argida shabani

Tema:Mjedisi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Tema:Mjedisi

Tema:Mjedisi

Punoi: Argida shabani

Page 2: Tema:Mjedisi

1.Ç’është mjedisi?– Mjedisi është burimi kryesor i jetës në Tokë dhe për këtë arsye duhet ruajtur dhe

përdorur me kujdes. Mjedisi sot përdoret në mënyrë të pabarabartë në vende të ndryshme të botës dhe kërcënohet nga faktorë të shumtë. Mbrojtja e tij është një domosdoshmëri jo vetëm për brezat e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm. Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose shume organizmave, kombinimin I kushteve atmosferike me jeten e gjallesave, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Mjedisi mund te perkufizohet edhe si teresia e elementeve biotike dhe abiotike ne Toke.

Page 3: Tema:Mjedisi

2.Lidhja e njeriut me natyrën Lidhjet e njeriut me natyrën janë mijravjecare, dhe së fundi roli i mjedisit në jetën e individit është më tepër i karakerit ekonomiko-social, se sa i karakterit fizik që ka qenë shekuj me parë. Mjedisi dhe burimet natyrore janë aspekte shumë të rëndësishme për paqen, pasi kur burimet natyrore bëhen të pamjaftueshme atëhere ne luftojmë për to.Dhe kjo lloj lufte për të kompensuar pamjaftueshmërinë ekonomiko-sociale të mjedisit ka dy rrugë: grabitjen me force të pasurive natyrore të të tjereve dhe shtimin ne menyre te natyrshme te tyre, ne ato raste kur eshte e mundur nje gje e tille. Shtimi i gjelberimit nepermjet mbjelljeve te reja dhe ruajtja e gjendjes natyrore te vendeve turistike jane nje aspekt i shtimit ne menyre te natyrshme te pasurive natyrore dhe permiresimit te klimes mjedisore ne pergjithesi. Por, edhe lufta per te grabitur pasurite e te tjereve mund te konsiderohet nje veprim jo dhe aq cnjerezor sa shkaterrimi dhe shperfillja brutale e avantazheve mjedisore qe te ka falur natyra. Por ne kohet e sotshme njerzit nuk dine ta mirembajne mjedisin.Njeriu duhet te jetoje ne mjedis te paster e jo te ndotur nga mbeturinat.Ne mjedis ajri eshte kryesor dhe nese ai eshte i ndotur nuk e kemi shendetin e mire.

Page 4: Tema:Mjedisi

3.Veprimtaria e njeriut dhe ndikimi i tij tek mjedisi Ne pjesen me te madhe te globit tokesor, ekosistemet natyrore jane shnderuar ne toka bujqesore te projektuara per prodhimin e ushqimit. Toka bujqesore shpesh here mbillet me monokulture dhe si rezultat ka nje diversitet te ulet llojor. Nje pjese e siperfaqes tokesore perdoret per siperfaqe banimi duke formuar fshatrat, qytetet, zonat industriale, infrastruktura mbeshtetese qe perfshin rruget, hekurudhat, portet dhe aeroportet. Shfrytezimi i burimeve natyrore si: nxjerrja e mineraleve ka krijuar shqetesime mjedisore. Kerkesat per energji kane cuar ne shfrytezimin e drurit si lende djegese, e qymyrit nga minierat dhe nxjerrjes te naftes e gazit natyror nga burimet e tyre. Pasojat e veprimtarise njerezore dhe ndikimi i tyre ne ekosistemet natyrore po ndjehen cdo dite ne mjedis. Parandalimi dhe mbajtja nen kontroll e ndotjes qe shkaktohet nga disa kategori veprimtarish industriale ne vend, ka detyruar Keshillin e Ministrave te hartoje nje projektligj per lejet e mjedisit. Te gjitha subjektet private, qe kryejne aktivitet industrial dhe shkaktojne ndotje te mjedisit, duhet te kryejne instalimin e njesise teknike te palevizshme qe lidhet drejtperdrejte apo ka lidhje teknike me veprimtarite ndotese te ketij subjekti. Ky instalim do te kryeje procesin e filtrimit te gazrave te ndryshme, ne menyre qe shkarkimet e tyre ne ajer te hapur te jene sa me pak te demshme. Me ane te ketij projektligji, synohet te arrihet nje nivel me i larte i mbrojtjes se mjedisit ne teresi, shendetit te njeriut dhe rritjes se cilesise se jetes. Me ane te ketij projektligji, qeveria synon te krijoje bazen e nevojshme ligjore per mbrojtjen mjedisit, nepermjet vendosjes se nje sistemi lejesh mjedisi, qe do te jene te ndara ne tri kategori (A, B dhe C). Kjo ndarje eshte konceptuar ne varesi te kapacitetit kufi te prodhimit te tyre, konsumit te sasise se shkarkimeve ne mjedis, qe parashikohet te shkaktohet nga funksionimi i veprimtarise si dhe rrezikshmerise se ndotesve te mjedisit. Gjithashtu jane parashikuar dhe masat per parandalimin e shkarkimeve te tyre te gazta, te lengeta e te ngurta ne ajer, uje e toke.

Page 5: Tema:Mjedisi

4.Mbrojtja e mjedisitMbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe të qenieve njerëzore. Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme. Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues(ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës. Ndotja dëmton mjedisin në Tokë dhe banorët në shumë mënyra. Tri llojet kryesore të ndotjes janë:

• Ndotja e tokës

Ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore. Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes menaxhimit të mbeturinave në mënyrë te organizuar, shfrytëzimit të tokës në mënyrë te organizuar dhe praktikave adekuate bujqësore.

• Ndotja e ajrit.

Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat substanca rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera. Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ajrit është të ecim këmbë ose të ngasim biçikletën dhe të ngasim makinat më pak. Kjo do të parandalojë ndotjen e ajrit nga lëndët djegëse fosile.

• Ndotja e ujit.

• Ndotja e ujit paraqet hedhjen e materieve kimike, biologjike dhe fizike nëpër sasi të mëdha të ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë. Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ujit është që të mos hedhim mbeturina dhe materie të tjera kimike të dëmshme në burimet tona të furnizimit me ujë Burimet e ndotjes jane: Industria Transporti Bujqësia Aktivitetet e njeriut Mbeturinat

Page 6: Tema:Mjedisi

5.Ndotja e mjedisit

Ndotja vjen nga: Industria Transporti Amvisëritë Ujërat e zeza Mbeturinat Bujqësia Pesticidet Aktivitetet

vullkanike

Mjedisi mund të mbrohet dhe të përmirësohet Reduktimi i lirimit të gazrave

Shfrytëzimi i burimeve natyrore.

Kursimi i energjisë

Efiçenca e energjisë

Shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë

Zvogëlimi i sasisë së mbeturinave dhe riciklimi i tyre

Zvogëlimi i përdorimit të pesticideve

Kursimi i ujit

Pyllëzimi

Reduktimi i zhurmës

Page 7: Tema:Mjedisi

6.Si të ndalojmë ndotjen e mjedisit:Lëndët djegëse fosile

ThëngjilliNafta

Gazi natyrorLëndët djegëse nuklear

Lirimi i gazërave sereNdryshimet kimike

Ulja e nivelit të CO2Ulja e nivelit të gazrave sereUlja e nivelit të mbeturinave

dhe riciklimi

Burimet e ripërtëritshmeTë diellit

Uji Era

Burimet gjeotermikeBiomasat

Mbrojtja e mjedisitZvogëlimi i përdorimit të lëndëve djegëse

fosileZvogëlimi i lirimit të gazrave sere

Rritja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë

Kursimi I energjisëEfiçenca e energjisë

Page 8: Tema:Mjedisi

7.Gjendja në Shqipëri:Ndotja e ajrit është një nga problemet kryestore mjedisore në qytetet e mëdha shqiptare, sidomos në Tiranë. Ndotja ka ardhur per pasojë e shtimit të makinave dhe pakësimit të gjelbërimit urban. Përqendrimi i grimcave PM10 dhe NO2 më Tiranë, kalon standardet kombëtare dhe ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mbledhja e mbeturinave në Shqipëri dhe riciklimi i tyre bëhet në nivele primitive. Mbeturinat pothuajse nuk mblidhen fare nëpër fshatra. Prerjet e pyjeve dhe zjarret janë shkaqet kryesore për shpyllëzimin dhe zhdukjen e pyjeve në Shqipëri. Ndryshimet klimatike kanë prekur në mënyrë të konsiderueshme dhe Shqipërinë. Rritja e nivelit të detit ka çuar në zhdukjen e disa metrave tokë në bregdet në vit.Gjithashtu, zjarret janë bërë më të shumta në numër për shkak të temperaturave të larta në verë.Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz. Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore. Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është vështirë të mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër.Krahas kësaj, mbrojtja e ujit nga ndotja mund të bëhet edhe duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose zvogëlimin e ndotësve në ujë, duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj. Zvogëlimi i sasisë së lirimit të materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës kundër ndotjes. Kjo nënkupton vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në vendet ku lirohen ujërat e ndotura. Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e burimeve, planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të ndërtohen sa më larg ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave kimike në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni. Me konventa ndërkombëtare ndotja e ujërave është e sanksionuar, por, vështirë është të binden njerëzit që të mos e ndotin atë. Prandaj, është me rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i popullatës për shfrytëzim racional të resurseve ujore.

Page 9: Tema:Mjedisi

Faleminderit!