70
Universiteti i Prishtinës ,,Hasan PrishtinaFAKULTETI I MJEKËSISË INFERMIERI KUJDESI INFERMIEROR TEK I SEMURI ME SINDROM LUMBAL CERVIKAL DHE TORAKAL (Punim diplome) Mentor Prof. Asoc.Dr.Sylejman Rexhepi

Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakal

Embed Size (px)

Citation preview

Universiteti i Prishtinës ,,Hasan Prishtina”

FAKULTETI I MJEKËSISË

INFERMIERI

KUJDESI INFERMIEROR TEK I SEMURI ME SINDROM

LUMBAL CERVIKAL DHE TORAKAL

(Punim diplome)

Mentor

Prof. Asoc.Dr.Sylejman Rexhepi

Kandidati: Marigona Toverlani

Prishtinë 2014

Lista e permbajtjes

1.Definicioni i sindromes vertebrale -cervikale ,torakale, lumbale

2.Anatomia dhe fiziologjia e vertebrave

2.1 Muskujt dhe ligamentet

2.2 Miniartikulacionet facet

2.3 Disqet intervertebrale

2.4 Anulus fibrosus

2.5 Nucleus pulposus

2. Anatomia e vertebrave

3.Sindroma cervikale etiologjia

Kuadri klinik ekzaminimet ndihmese

4.3 Diagnoza diferenciale

4.4 Mjekimi

4.5 Prognoza ,aftesia per pune dhe profilaksa

5.Sindroma torakale

5.1 Kuadri klinik

5.2 Ekzaminiiment radiologjike

5.3 Diagnoza diferenciale

6.Sindroma lumbale

6.1 Etiopatogjeneza

6.2 Kuadri klinik

6.3 Diagnoza

6.4 Mjekimi

6.5 Kahu dhe prognoza

6.6 Aftesia per pune

7. Kujdesi infermieror

7.1 Vlerësimi fillestar

Diagnostifikimi infermieror

7.3 Planifikimi infermieror

7.4 Zbatimi dhe kujdesi infermieror

7.5 Vlerësimi përfundimtar i rastit

7.6 Edukimi i pacientëve

8. Qëllimi i punimit

9.Metodologjia

10. Rezultatet

11. Diskutimi

12. Perfundimi

Rekomandimet

14. Rezyme

Referencat

Definicioni i sindromes vertebrale cervikale, torakale dhe lumbale

Sindroma vertebrale jane dhembjet qe shkaktohen nga ndryshimet degjeneruese te shtylles

kurriziore por edhe ndryshimet e lindura apo te fituara , si dhe nga nje numer I madhe I

semundjeve te tjera te ngjashme.Nese ndryshimet degjneruese klinikisht manifestohen,

shkakteret e provokimit te dhembjeve jane ose lokale te kufizuara ne segmente te caktuara te

levizjes ose mund te jene te sulmuara elemntet neural apo vazale te sistemit te levizjes, ku si

rezultat I kombinimit te forcave mekanike ndaje unazave , ligamnteve dhe nyjeve facetore plus

nje komponente inflamator per shkake te kemikaleve prej diskut degjnereus I cili e ngacmon

unazen e prapme dhe rrenjet e nervave te shpines shfaqete dhembja e vertebrave te cilate mund te

jene dhembjet epizodike te shpines por mund te jene dhe dhembjet kronike te shpines

Sindromi cervikale-Perkufizohet si dhembje ne qafé ,qe shpesh perhapet ne krah ose ne pjesen

okcipitale, duke shkaktuar kokedhembje.Ndryshimet degjnerative te nyjeve intervertebrale dhe te

diskuseve eshte nje factor me I shpeshte I iritacionit dhe kompresionit te radikseve te nervave te

pjeses cervikale te vazave te gjakut dhe simpatikusit, me pasoja te crregullimit sensitive te rralle

motorik, vascular dhe vegjetativ.

Syndromi torakale-do te thote dhembje e pjeses se poshtme te shtylles torakale e shoqeruare me

ankesa per dhembje ne kraheror , dhembjet ne sup edhe qafe jane te rralla ne kuader te saje

paraqitet iritacioni me dhembje te pjeses se vertebrave lumbale.

Syndroma lumbale kuptojme paraqitjen e dhembjes ne regjionin lumbal ose lumbosakral te

kolones vertebrale, te shoqeruar me demtim te funksionit spazmen e muskujve dhe

lumboishialgjine, me ose pa demtim neurologjike.Dhembja gjithemone eshte e pranishme ,

kurese shenjat e tjera varen nga shkalla e kompresionit dhe strukturave nervore ne radhe te pare

te radiskesve te nervave spinale.Sindroma lumbale eshte nje nder manifestimet me te shpeshta te

shembjes ne patologji.Supozohet se rreth 75 % te personave I kane keto pemgesa ne njerien

periudhe te jetes.

Anatomia dhe fiziologjia

Shtylla kurrizore është një bosht skeleti rezistent dhe i përkulshëm i përbërë nga një bashkësi vertebrash (rruazash), përgjithësisht 32 ose 34, dhe shtrihet nga baza e kafkës deri tek bishti. Ajo shërben si strukturë mbajtëse e organizmit, si vend për kapjen e muskujve dhe si mbrojtëse e palcës kurrizore,fijeve nervore dhe cauda equine,ka funksionin bartes te kokes dhe te shiritit te krahrorit me ekstremitete dhe gjokes.Përmes ekstremitetve te poshtme barten edhe shume ngarkesa ne shtyllen kurrizore qe jane ne funksion te neutralizimit apo atraumatizimit te ngarkeses.Perpos kesaj, palca e kockes, apo si quhet palca e kuqe ,luan edhe rolin e formimit te gjakut.

Shtylla kurrizore formohet nga 5 segmente:

Nje segment levizjeje perbeht nga hapesira ne mes te dy unazave , do te thote pjeses kercore nderunazore, nucleus pulpolus, si dhe nga pllakat hyaline mbuluese, ligamentin e perparem dhe te pasem ndermjet

unazave,ligamneti flava si dhe nyjes intervertebrale ( nyjat e vogla vertebrale) dhe te gjitha pjeset e tjera te aparatit lidhes , muskulaturen qe I takon se bashku me fijet nervore apo enet e gjakut.

Shtylla kurrizore paraqet disa harkime, të quajtura harkime fiziologjike: lordoza cervikale, kifoza dorsale dhe lordoza lumbare. Gjendje të ndryshme patologjike mund ti deformojnë këto harkimeShtylla kurrizore shfaq 4 përkulje që kanë funksion të rrisin elasticitetin e shtyllës kurrizore.

Flitet për:

Lordozë qafore

Kifozë gungë kurrizore;

Lordozë e mesi

Kifozë gungë e kërbishtit

Palca e kurrizore dhe nervat: Këto "kabllot elektrike" udhëtojnë përmes kanalit kurrizore dhe mbartin mesazhe nëpërmjet trurit në muskujt. Nervat dalin nga palca e kurrizit përmes hapjeve përkatëse në rruazat.

Muskujt dhe ligamentet:Këto ofrojnë mbështetje dhe stabilitet për shpinën tuaj dhe pjesën e sipërme të trupit. Ligamentet e forta lidhin rruazat për të ndihmuar mbajtjen e shtyllës kurrizore në pozitë.

Miniartikulacionet facet : Midis rruaza janë nyje të vogla që ndihmojnë lëvizjen e shpinës

Disqet intervertebrale:Shtylla kurrizore është e lëvizshme dhe resistente fal disqeve ndërvertebror që ndajnë një rruazë nga tjetra. Disqet ndërvertebror funksionojnë si amortizator të vërtetë duke lejuar kështu spostimin e qindra kileve dhe zvogëlojnë përplasjet gjatë aktiviteteve ditore. Disqet ndërvertebror shërbejnë për më tepër për të shpërndarë më mire fuqinë dhe lehtësojnë lëvizjen. Disqet intervertebral janë të sheshtë dhe të rrumbullakët, dhe rreth një cm të trasha. Ata janë të përbërë nga dy komponente.

Annulus fibrosus: Kjo është strukture e e jashtme e diskut është si unazë fleksibile e forte dhe e ashpër, ajo i ndihmon lidhjen e vertebrave

Nucleus pulposus: Kjo është e butë si-pelte, dhe është qendra e annulus.fibrosus Ajo i jep diskut aftësitë e amortizimit të peshës (shock-absorbing capabilities).

2. Anatomia e vertebrave

Vertebrate cervikale-(v.cervikales)jane shtate ,nga te cilate e para dhe e dyta dhe e shtata dallohen nga

te tjerte , sepse sipas madhesise jane te ndryshme.Me perjashtim te vertebres se pare ato kane trup te

vogel , I cili vjen duke u rritur ne drejtim te vertebres se peste , te gjashte dhe te shtate te qafes.Zgjatimet

gjeresore ne vertebrat e qafes quhen zgjatime brinjogjeresore te vertebrave te qafes dhe jane te formuara

nga dy rrenje.Rrenjet e zgjatimeve brinjegjeresore se bashku me rrenjet apo kembezat e harkut rruazor

formojne mbizgjatimet gjeresore, brimen gjeresore qe paraqet vecorin me te rendesishme dalluese nga

rruazat e pjeseve te tjera te shtylles kurrizore.

Vertebrate torakale (v.thoracales)jane dymbedhjete. Trupi I tyre ka forme e trekendshit dhe eshte me I

madhe se trupi i vertebrave te qafes. Ne pjesen anesore te turpit gjenden gropeza brinjore,qe jane edhe

karakterisitike kryesore te vertebrave te kraheorit, kundrejt vertebrave te tjera te shtylles kurrizore, nje

brinje nyjetohet me dy vertebra , perjashtim nga ky rregull ben vertebra e pare , e dhjeta , e njembedhjeta

dhe e dymbedhjeta.Vertebra e pare e krahrorit mundeson kalimin prej pjese qafore ne ate

kraheorevertebra e dymbedhjete mundeson kalimin prej pjeses kraherore ne ate te belit.

Vertebrate lumbale ( v.lumbales) jane pese. Dallohen nga vertebrat e tjera sepse kane trup kater here me

te madhe se vertebrate qafore e dy here me te madhe se trupi I vertebrave te kraheorit.Kjo shpjegohet nga

fakti se keto vertebra mbajne peshen me te madhe te turpit te njeriu. Vertebra e peste e belit paraqet

kufirin ne mes te vertebrave te verteta dhe vertebrave te rreme.Dallohet se ka nje turp ne form pyke ku

faqja e poshtme e trupit eshte e pjerret nga perpara siper dhe poshte.Vertebra e peste e belit se bashku me

vertebren e apre kerbishtore formon nje kend prej 130 shkallesh , te dale nga perpara, e te njohur me

emrin kep, promontorium.

Vertebrat sakrale(v.sacrales) jane pese dhe te bashkuara ne mes tyre , paraqesin nje kocke te vacante te

quajtur ashti kerbishtor os sacrum.Ashti kerbishtor eshte I vendosur ne pjesen e poshtme te shtylles

kurrizore si nje pyke ne mes te eshtrave te kombikut , duke marre pjese ne formimin e pjese dermuse te

murit te perapme te zgavres se pelvikut.Madhesia e rruzave kerbishtore vjen duke u zvogeluar nga pjesa e

siperme ne te poshtme , dhe per kete ashti kerbishtor ka formen e piramides katerfaqesore, e perparme e

prapme, themelin dhe dy faqe anesore.

Vertebrate bishtore (v.coccygeae)-ashti bishtore tek njeriu eshte pjesa fundore e shtylles

kurrizore .Formohet nga bashkimi I tre-kater –pese vertebrave bishtore , qe perbejne nje asht te vetem ne

forme pyke.Vertebrat kerbishtore jane shkrire dhe kane formur shtin kerbishtor , maja e tije bashkohet me

ashtin bishtor ,ai eshte pjesa perfundimtare e shtylles vertebrale.

Sindromi cervikale

Etiologjia e sindromes cervikale mund te jene :

a) Artroza cervikale

b) Sindroma acute radikulare

c) Hernit e diskuseve

d) Tumoret spinal ekstramedulare

e) Sindroma vertebrobazilare

f) Sindroma Barre-Lieou

Artroza-shkaktari me i shpeshte eshte artroza semundje kronike progreduese ne radhe te pare e

nyjeve te ngarkuara .Gjate zhvillimit te artrozes, osteofitet prej nyjeve UV ose dhe nyjeve APF e

ngushtojne diametrin anteroposterior te hapsires IV, kurse ligamntet dhe kapsulate e nyjeve

trashen dhe e humbin elasticitetin .Kerci I diskuseve zhduket kurse ne skaje te trupave vertebral

formohen osteofitet.Te personate me keso ndryshimesh mund te shfaqen dhembje ne qafe dhe

simptoma te tjera te shkaktuara nga iritacioni ose kompresioni I radikseve te nervave ,

simpatikusi dhe kompresioni I a.vertebralis.Edhe pse rrethe 80% te personave me te vjeter se 60

vjet kane artroze-C shumica e tyre kane pengesa te shprehura.

Sindroma acute radikulare-shkaktari me I shpeshte I shfaqjes se syndromes acute radikulare

cervikobrahiale eshte mikrosubluksacioni I distozional I segmentiti motorik diskovertebral I

ndryshuar nga ndryshimet degjnerative me shpesh ne C5-C6 , pastaj ne C6-C7, me crast me

shpesh shfaqen se bashku artroza UV dhe diskartroza.Perseritja e e mikro traumave e ndihmon

zhvillimin e artrozave kurse te disa persona me artrozen –C edhe traumat e vogla dhe levizjet e

papritura te kokes apo te qafes mund ta provokojne akutizmin e pengesave.

Hernia e diskuseve-hernia e diskuseve te vertebrave C jane relativisht te rralla dhe zakonishte

jane pasoje e traumave te renda.

Tumoret spinal ekstramendulare-(neurinomet , meningeomet) jane shkaktare shume me te rralla

te dhembjese ne qafe nga metastazat e malinjomeve.Ato e japin kuadrin e syndromes radikulare

cervikobrahiale.

Sindroma vertebrobazilare-shfaqet per shkake te konpresionit te a. vertebralis)es_ nga osteofitet

ne nyjate UV dhe APF gjate rotacionit dhe ekstenzionit te qafes.Shfaqete te peronate e vjeter,me

ateromatoze te ketyre artereve. Manifestohet me marramendje,errsim para syve ,zhurem ne

veshe,me ndjesi te dobesiminit te kembve, ndonj here edhe rrexim pa humbje te vetedijes.Vrejtje

personave te eksponuar rrezikut muratoret, montert,moleret, posaqerisht vozitesit ne trafik.

Sindroma Barre-Lieou-shfaqet sipasoje e ngacmimit te simpatikusit te pasem

qafore :manifestohet me marramndje kokedhembje ushtima ne veshe, dhembje fasciale,pengesa

ne hundë dhe fyte, mundim opresioni prekordiale I palpitacioneve kardiale.

Infeksionet-dhembje te qafes ne tere gjatesine e saj jap edhe herpes zoster, viroza ARBO e

shume rralle pahimeninghiti luetik.Te rheumatoid artriti mund te shfaqet subluksacioni

atlantoaksial ( nuk shfaqet tek artroza ) si dhe subluksacionet ne nivele me te ulta per shkak te

disciteve.

Spondiliatroza Cervikale Ky tip i dytë i spondiliatrozës shfaq dhimbje në qafë, përveç se ka dëmtim të

vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, mpirje të krahut,

shtrëngime të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje ndërmjet shpatullave.

Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë

në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në

rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe

qafës.

Kuadri klinik

Anamneza.Dhembja shfaqet ne qafe ,nen qafe dhe mund te perhapet ne shpine, ne supe ,ne krah disa here edhe nen sqetulla, ne ose nen klavikul, ose ne regjinon occipital, kah maja e kokes dhe orbitea.Mpirja e shuplakes dhe e kraheve shfaqet zakonisht naten ne pozite te shtrire.Mund te shfaqet edhe ndjenja e dizestesionit me shpesh hipoestesionit, por edhe njefare dobesie muskulare.Drejtimet e perhapjes se dhembjes prej qafes tek iritimet ose kompresioni I radikseve nervore:C5- maja e supeve ana e perparme e jashtme e krahut: C6 kahe supet, ana e jashtme e dores , kahe gishti I madhe : C7 kryesishte, ana e pasme e krahut kahe gishti I mesem dhe ai tregus : C8- ana e brendshme e krahut kahe gishti i 5 dhe 4.Kokedhembja ne okcipitum, zakonisht e njeanshme , eshte e shpesht (cefalea cerviale, migrena cervikale).Kokedhembja

mund te shfaqet edhe afeksioni I radikseve nervore C1-C3, te cilet japin kryesishte , nerva sensitive-n.auricularise magnus, occipitalis minor dhe major.Dhembja ndihet edhe ne tepen e kokes.Perhapet nga okcipitumi ne regjionin teporookcipital.

Ekzaminimet ndihmese

Radiografia.Duhet te behet grafia ne profil dhe AP, profili ve ne dukje pamjen e diskuseve , skajte e trupave vertebrale , nyjat apofizare, gjersine kanalit vertebrale,statiken, kurse AP, sidomos , pamjen e nyjave UV, dhe poziten e zgjatimeve spinale (zhvendosja anash e tregon subluksacionin e verteberes).Grafite terthore: qartas shihen hapsirat IV (mund te jene te ngushtuara me osteofitet te nyjave UV dhe APF).Profili ne fleksion :te dyshimi subluksacionin.Artroza shkakton ngushtimine hapesires artikulare, zvoglinine e lartesise se diskusit, sklerozen subkondrale, osteofitozene,Reoencefalografia:pervlersimine kalushmeris se gjakut ne arteret vertebrale.EMG-ti difirencojne lezionet miogjene prej atyre neurogjene. Elektronistagmografia :mund ti diferencoj demtimet qendrore prej atyre periferike te aparatit vestibular.Radikulomoielografia-sipas porpozimit te neurokirurgut .Tomografia e kompjuterizuar scintgrafia ne raste me indikacjon te veqant.

Mjekimi

Ne syndrome acute kompresive radikulare nevojitet shtrirje e qete derisa te qetsohen pengesat e medha :

jaken schantz duhet bartet pa nderprer 6-8 jave.Jasteku ne forme te shulit, me lartesi perkatese,

elastike.Antireumatiket josteroid : alfa simpatikolotiket- alkaloidet e hidruar te sekalese: Redergin,

Hydergin,-3 deri 4.5 mg ne dite , 6-8 jave.Glikokortikoidet duhet dhene ne rruge intramuskulare, ne doza

pak me te madhe gjate disa diteve, qe mund te kete efekte dramatic te sindroma radikulare kompresive

pereakute.Sipas nevojes psikosedative dhe hipnotike.Aplikimi local paravertebral I glikokortikoideve (ne

entet e specializuara).Repozicioni manual I subluksacioneve , te mjeket te cilet me kete posaqerish

merren.Ekstenzione ne poziten e shtrire ( ne stacinar) ose ulur.Pas qetesimit te dhembjeve, ushtrime te

kujdeshsme per forcimin e muskujve te qafes.Pengest e shkaktuara nga artroza C , nen ndikimin e

mjekimit, fillojne te zbuten pas dy javesh( por edhe me pare ) qe ka rendesi ne diagnozen

diferenciale.Intervenimi kirurgjik tek artroza – eshte I nevojshem rralle.

Prognoza , aftesia per pune dhe profilaksia

Prognoza , kryeshisht , eshte e mire , ndersa aftesia per pune, zakonisht, nuk eshte dukshem e ndryshueshme.Statika e keqe e kurrizit, mbajtja e keqe ose e detyrushme e qafes gjate punes, sforcimet jot e zakonshme dhe tendosja psikike, mund ti kontribuojne keqesimit te pengesave te te semureve me artroza C manifeste.Rendsi ka qe te njoftohet I semuri me natyren (relativisht) beninje te semundjes, me mundesite e recidivave dhe me nevojen e shmangies se faktoreve favorizuese dhe provoke

Sindroma torakale

Etilologjia e syndromes torakale mundte te jete

a) Kifoza torakale

b) Spondylosis hyperostotica

c) Spondiliti ankilozant

d) Skolioza

Kifoza torakale

Eshte nje lakim I vertebrave torakale I shkaktur nga ligamntet e pamjaftueshme ne kapacitet dhe

muskujve qe ne kushte te caktuara nuk munden te mbajn shpinen ne poziten e duhur.Fitohet gjate

zhvillimit trupor dukete si nje zgjatje e gjokesit ose kraherorit ka pamjen e shpines se perkulur.

Spondylosis hyperostotica

Semundja mund te shkaktoje sindroma vertebrale.Me se shpeshti eshte e sulmur pjesa e poshtme e

shtylles torakale, por edhe ankesat per dhembje kraharor- supe dhe ne qafe jane te rralla e ne kuader te saj

paraqitet dhe sindromi iritacionit ose lumboishialgia.Nje artroze e nyjes se gjurit dhe nyjes se

kerdhokulles nuk eshte e rralle.Shpeshtesia dhe paraqitja e spondylosis hyperosteotica eshte si variant

sasior I spondylosis deformans.Nje shpeshtesi e semundshmeris se gjinise mashkullore eshte

dukshum.Me se shpeshti jante te sulmur njerzit ne decenine e 6 apo te 7 te jetes, Por mund te vrehen edhe

rastet te moshes 50 vjecare.Jo rralle diagnoza vihet rastesisht, ku here pas here kemi nje pasqyre te

ankesave.

Spondiliti ankilozant

Kjo është një lloj i artritit kronik që zakonisht ndikon eshtra dhe nyje në bazë të shpinës, ku lidhet me

legen..Këto nyje të bëhet i përflakur dhe i fryrë. Me kalimin e kohës, rruaza prekur janë ndërfutur. Nyje

midis brinjë dhe kafaz i kraharorit, në mënyrë që ju nuk mund të zgjerohet plotësisht gjoksin

tuaj.Sëmundja fillon me dhimbje të ulët mbrapa që vjen dhe shkon. Dhimbje mesi i tillë është i pranishëm

në shumicën e kohës, si sëmundja përparon. Dhimbje dhe ngurtësi janë më keq gjatë natës, në mëngjes

ose kur jo aktiv. Ënjtje dhe dhimbje në nyje e supet, gjunjë dhe të këmbëve.

Skolioza

Eshtë një situatë patologjike që përfshin një deviacion lateral dhe rrotullues të shtyllës kurrizore.

Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të kraharorit dhe të organeve që përmbahen

në të (zemra, mushkëritë dhe diafragma). Skoliozat mund të klasifikohen në varësi të etiologjisë së

tyre:80% e tyre janë me origjinë idiopatike (pa një shkak specifik),skolioza të bashkëlindura, që e marrin

origjinën nga defekte të organogjenezës gjatë periudhës embrionale,skolioza neuromuskulare (nga

poliomieliti, osteodistrofia etj.).

Kuadri klinik

Anamneza-pacientet e prekur nga ky sindroma ballafaqohen me shtangim te unazave torakale ,

mosfunksion si duhet te organve te kraherorit si problem me pune e zemres dhe mushkrive duke reduktur

volumin e frymmarjes duke pasur levizje te kufizuara te shtylles kurrizore

Ekzaminimet radilogjike

Diagnoza percaktohet rengenologjikisht, me ndryshmiet me te theksuara ne pjesen e poshtme torakale te shtylles kurrizore. Shihet hiperostozat ventrale si dhe ne anen e djathte te theksuara, me perfshirje te pjese periferike te diskusit , te hapesires peridiskale, si dhe te pjese se perparme e te pasme te shtylles kurrizore.Mund te jene te sulmura si harku I shtylles si dhe nyjet e brinjeve te shtylles kurrizore.Gjate shtangimit te pjese kaudale te unazave torakale , unzate lumbale dhe cervikale mbesin te ruajtura te levizshme.

Te dhenate laboratorike :mungojne shenjate laboratorike ten je procesi infalmator por eshte per tu vrejtur nje varshmeri e perbashket me diabetes mellitus latent ose manifest me hiperlipidemite ,hyperuricemite –gihit, arteroskleroza si dhe hipertonite , te cilate shoqerohen se bashku me spondylosis hypereosteotica.

Syndroma lumbale

Etiologjia e sindromes lumbale mund te jete :

a) Anomalit kongjenitale (kifoza, juvenile, epifiziti vertebral ,hemivertebral,displazioni spondilo-epifizeal, spondilolisteza, stenoza e lindur e kanali spinal, lubalizimi jo I plote SI ose sakralizimi I vertebres L5 dhe te tjera),tramumat dhe semundjet e indeve te buta , jane shkaktaret te rralle.

b) Te shpeshta jane semundjet e kolones vertebrale (sakroiliti reumatizmal ose infeksioz , spondilitis ose spondilodiscitis, mieloma multiplex, osteoporoza me fracture kompresive te vertebrave, arahnoiditis dhe athesionet redikulare : tumoret malinje dhe beninje – primare dhe sekondare) , kurse prej te gjitha ketyre shume me te shpeshta , jane semundjet degjenerative te diskuseve intervertebrale dhe te nyjeve IV.

Ndryshimet degjnerative te diskuseve intervertebrale

Ju eksponohen mikrotraumave te perhershme, fillojne qysh ne dekaden e trete te jetes, kurse perbehen prej ndryshimeve biokimike te strukturave te nucleus pulposus ( depolimerizimi I proteoglikaneve , pakesimi I ujit) dhe kolagjenit te annulus fibrosus , qe shpie te dehidrimi dhe I fragmentimi I nukleusit dhe te shfaqja e fisurave radiale ne unazen fibrotike.Ne njeren prej ketyre carjeve futet nje pjese e nukleusit dhe deperton gradualisht ne drejtim te periferise se unazes fibrotike qe e tendso, gje qe e shkakton kompresionin e indit peridiskal dhe ligamentit longitudinal (protruzioni I nukleusit).Te shtimi I shtypjes intradiskale ( ngritja e peshes etj) anulusi pelcet dhe nukleusi futete ne annulus.Ky prolaps I nukleusit (dskus hernia) menjehere ose ne fazen e dyte mund ta caje edhe ligamentin longitudinal.Prolapsi I nukleusit shfaqet me shpesh ne anen dorzolaterale (rralle ne ate dorzomediale) ku unaza fibrozike dhe ligament longitudinal jane me te dobet. Kompresioni I radikseve te nervave spinal , te cilet kalojne neper kanalin intervertebral , perpos pjese dorzolaterale te diskusit ose kompresionit te medulla spinalis , perkatesisht kauda ekvines (prolapsi dorzomedial) shkakton dhembje dhe crregullime te tjera.Me vone shkaktohet fibroza e diskusit intervertebral dhe pakesimi I vellimit te tij verikal, qe shkakton rreshqitjen e vertebres se siperme prapa (per shkak te pozites se nyjes intervertebrale), subluksacionin e nyjave intervertebral dhe retroilistezen e lehte te trupit te vertebres se siperme.Deformiteteti I shfaqur dhe ngushtimi I kanalit intetrvertebral dhe osteofitet ne nyjet intervertebrale dhe ne turpin vertebral munde ta komprimojne nerving spinal.

Simptomat dhe shenjat e sindromit lumbal shkaktohen nga :

a) Protruzioni I nukleusit , perkatesisht iritmimi ose kopresioni I fijeve nervore terminale ne pjesen periferike te anulusit, ne indin peridiskal ose ne pjesen periferike te annulusit , ne indin peridiskal dhe ne ligamentin longitudinal (dhembja vertbrale , lumbalgjia).

b) Kopresioni I nervit spinal ose I radikseve te tij nga discus hernia, osteofitet ne kanlin intervertebral ose subluksacioni I nyjeve intervertbrale.

c) Edemi reaktiv ( per shkak te iritacionit mekanik) I indit periradikula d) Kompresioni I mendules spinalis.

Kuadri klinik

Diskures hernia shfaqet me shpesh ndermjet moshes 30 dhe 50, me me shume se 95% te rasteve

te L4-L5 ose L5- S1.Kompresioni, zakonisht, prek nje radiks.I rralle eshte kompresioni

biradikula, I njeanshem ose bilateral( herniet e medha ! ). Pengesat e para , zakonisht jane

dhembjet e kohe paskohshme ne regjinin lumbal, me intensitet te ndryshume te shkaktuara nga

protrusion I nukleusit pak a shume te madh.Gjate ngarkese fizike ( ngritja e peshes) ose levizjes

se papritur , jo te zakonshme ( disa here dhe pa kurrefare shkaku ) shfaqet dhembja e papritur

mjafte e forte ne kryqe qe e prêt te semurin dhe e imobilizon soe e detyron qe menjehere te

shtrihet . Menjehere ose me vone dhembja perhapet ne kembe dhe shpeshehere , shoqerohet me

paraestesion , pastaj me hipoestesione.Te diskus hernia L4-L5, e cila ben shtypje ne radiksin L5 ,

dhembja ,paraestesioni dhe crregullimi I sensibilitetit perhapen ne dermatomine L5 , ana e

pasme e mbigjurit ,ana e jashtme e nengjurit , dorzumi dhe gishti I madhe I kambes. Te hernia e

diskusit L5-S1, e cila ben shtypjen ne radiksin S1, dhembja dhe crregullimi I sensibilitetiti

perhapen ne dermatomine S1 ana e pasme e kembes , thembra, ana e jashtme e kembes, gishti I

katert dhe I peste.

Te dhenat laboratorike nuk kane rendsi ne diagnozen e diskus hernis..SE I shpejtuar kerkon

ekzaminim plotesuese , qe te perjashtohen shkaktarte e tjere te mundshme ( infeksioni ,

myeloma multiplex , malinjiteti).Nga analiza radiografike duhet te beht grafia native e pjeses

lumboskarale e kurrizit , ne dy drejtime , sipas mundesise , ne kembe.Mund te konstatohet vetem

skolioza e pjeses lumbale e bushtit kurrizor ( te te semuret qe me perpara nuk kane pasur

dhembje te regjionit lumbal).Zakonisht verehet ngushtimi I hapesires ndermjet dy vertebrave

(L4-L5 ose L5-S1) , pa e shenja te shprehura te diskartrozes ( te diskartroza e shprehur nuk

ekzistojne kushte te prolapsin e diskusit , sepse ai eshte I fibrotizuar dhe I ngjitur me pjesen e

mbetur te diskusit).Diskus hernia mund te shoqerohet me artrozen e diskusit fqinj.Radiografite

jane te nevojshme qe te perjashtohen shkaktaret e tjere te syndromes lumbale.Te rastet e paqarta ,

ne diagnoze diferenciale ose para intervenimeve kirurgjikale , duhet te behet mielografia me

contrast te tretshuem ne uje.Diskus hernia tregon defect ne trupine e kontrastit dhe asimetri ne

mbushjen e mbeshtjellesit dural te radiskit spinal.

Elektromiolografia mudn te tregoje se cili radiks eshte I demtuar , tregon shkallen e demtimit te neuronit motorik periferik dhe shkallen e progresit ose shkallen e sherimit te ketij demtimi.

Tomografia e kompjuterizur eshte metode joinvazuve e diskus hernise dhe ka vlere te ngjashme diagnostike si mielografia. .

Diagnoza

Diagnoza e diskuse hernise vihet ne baze te anamnezes ( dhembja lumbale paraprake, menyra e fillimit te semundjes, karakteri I dhembjes – shtohet gjate kolles, qeshjes shterzimit , propagimit te dhembjes ) , kuadri objektiv ( skolioza antalgjike, spaszmi I muskujve , shenja lazareviq positive, kufizimi I levizjeve te kurrizit , crregullimi I sensibilitetit , I demtimeve motorike, crregullimi I refleksit.Mielografia mund te jete e domosdoshme ne caktimin e diagnose

Mjekimi

Mjekimi I diskus hernise eshte conservative.Pushimi eshte I domosdoshem , me qetesi rigoroze

( e panevojshme dhe e demshme eshte qe I semuri te dergohet ne ekzaminime radiografike dhe

kontrollime konsultative). I semuri duhet te rrije I shtrire ne shpine , me pjesen e siperme te

trupit pak te ngritur , me koksofemuralet dhe gjunjet e flektuar (rrethe 45%) , ne shtart te

rrafshet dhe te forte.Pushimi duhet te zgjase te pakten tre jave.Perdorimi I analgjetikeve nuk sjell

qetesim te mjaftueshem te dhembjes.Dozat e medha te glikokortikoideve ne injeksione , gjate 5-

10 dite , mund te jene te mjafte efikase (e pakesojne edemin inflamator)Te semuret qe gjenden

ne mjekim ambulantor (shtepiak) duhet tu jepet ndonje depo-preprat (Metilprednisolon ose

Kenalog 40-80 mg, ne 5 dite ,2-3 injeksione).Kinezioterapia nuk duhet te perdorim.Ne kushte ne

spital mund te beht traksioni ne shtrat. Preferohen ushtrime active per te gjiteh muskujt e

ekstremiteteve te dozura deri te shfaqja e dhembjes. Termoterapia mund ta keqesoj dhembjen.Ne

stadet subkute, kur dhembja dhe skolioza antalogjike jane pakesur , lejohet ngritaja nga shtarti

me kujdes ,aplikohet kineziterapi dhe procedurate etjera fizikale.Mjekimi kirurgjike idikohet

apsolutish tek shtypja masve dorzomediale me syndrome e Kauda e Kuines ( operacioni duhet te

behet Brenda 12 oreve).Interenimi kirurgjike eshte I domosdoshem edhe te demtimet massive

motorike ne regjionin e kembes (operacioni duhet te behet Brenda disa diteve).Intervenimi

kirurgjike eshte I nevojshem edhe kur ekzistoj dhembje te forta, te vazhdushme,te cilate nuk

qetesohe me mjekimin konzervative rigoroze, te zabtuar ne afte prej 1 deri 2 muaj.Ne preventive

e recidivave dueh te shmangur ngarikimet fizike.Te semurin duhet edukuar per levizje mbrojtese

dhe qendrimet (keshillime ergonomie).

Kahu dhe prognoza

Simptomat dhe shemnja e sindromit lumbal acute , te shkatur nga diskuse hernia, zgjasin ne kone te pa percaktur , prej disa javesh deri disa muaje,varesishet nga madhesia e hernise dhe nga shkalla e shtypjes retikulare , zakonisht arrihet sherim I plote me restirusion te fuksionin, pro simptiomat me dhembje dhe skolioza natalogjike mudn te zgjasin 6-12 muaje.Demtimet e pakta neurologjike, zakonisht , ngadal dhe ne menyr sponaten permisohen :demtimet e medha mund te len pasoja sensitive dhe motorike (pareza ose paraliza e tipit reticular).Te shpeshta jane recidivate (tek ekstruzioni jo I plote I diskusit) ose shfaqaj e hernise ne diskusin fqinje.Sindroma lumbale me kohe zgjatje te shkurt, dhe acute shfaqet tek protruzioni I nucleus pulposusit , I cili sponatanisht reponohet ose shpesh , pershkake te subluksacionit te nyjes intervertebrale (fascet sindrom).Sindroma lumbale kronike, zakonisht, me lumboischialgjine recidivuse shfaqe pas hernis diskale acute te shkaktuar nga afesinoet periradikulare. Qysh ne fillim mer rrjedhje kronike dhe zakonisht e shkakton artroza intervertebrale.

Aftesia per pune

Aftesia per pune varte nga shkalla dhe zgjatja e shtypjes retikulare, perkatesisht nga nga pasha e dhembjes , nga shkalla e zgjatjes se skoliozes antalgjike dhe prej madhesise , zgjtjes dhe shkalles se permisimit te demtimeve

Terapia fizikale

Qellimi I terapis fizikale eshte pakesimi I pengesave subjective dhe , mundesisht, kthimi maksimal I

funksionit, shumica e syndromeve te dhembjes shpinore mund te klasifikohen ne tri lloje kryesore:

Sindrmomi postural-pozita e qendrushme e varfur shkakton deformim mekanik te indit te bute

Sindrmmi I mosfunksionit-dhembja shkaktohet me tendosje te ligamenteve dhe kapsulave nyjore

Sindrmomi I crregullimit-pengim te brendshum apo zhvendosje te diskut nenvertebral.

Standartet per caktimin e dhembjes kurrizore

Perfshin historin qe pershkruna fillimin e simptomave , faktoret e rendesimiti apo lehtesimit duke perfshir

pozitata dhe aktivitetet, epizodat e meparshme dhe shendetin ne pergjithesi.Pozita vrojtohet ne ulje dhe

ngritje dhe ne cfardo deformimi I kurrizit vreht , siq eshte shpina e rrafshet apo deformimi I fleksionit ,

skolioza ose ndrrimet ansore

Tretmani

Perqendrmi I tretmani eshte ne edukimin per zvoglimin e dhembjes dhe parandalim te perseritjes dhe vete

tretmanit nga pacienti duke perdor ushtrime specifike te bazuara ne zbulimet e vlersmimit.Edukimi per

faktoret shkaktar dhe metodat korrigjuese,korrigjimi I pozites ulese dhe shtrirese,ndryshimi I pozites nese

profesioni I pacintit kerkon posit te zgjatur statike,rekomandohen ushtrimet aeropike,ushtrime per

levizshmerin e kurrizit per te permisuar rradhen e levizjes dhe fleksebilitetit,ushtrime per forcimine

egrupeve te dobeta te muskujve .Teknikat duruese perdoret per forcat vete gjeneruese zvoglojne lezionet

dhe rezultojne ne centralizim te dhembjes.Teknikate e terapeutit perdoren per te perforcuar nese teknikat

vete gjneruese nuk jane efektive.Nese ekziston nje ndrrim anesor se pari duhet te korigjohet me levizje ne

pozite te korrigjuara

 Shpjegimi sistematike per ushtrime fizikale

Ushtrimet fizikale duhet të bëhen çdo ditë për të mirëmbajtur forcën e muskujve të shtyllës kurrizore.

Terapia fizikale e ordinuar (caktuar) nga ana e Fiziatrit dhe e aplikuar nga ana e Fizioterapeutit shërben që ta mësojë pacientin t’i bëjë ushtrimet në mënyrë korrekte. Pacienti, pastaj duhet t’i bëjë ushtrimet fizikale çdo ditë që të prevenojë (parandalojë) rekurencën (përsëritjen) e kthimit te dhimbjes.

Simptomat duhet te vrehen ne te gjitha levizjet.Ushtrimet korrigjuese gjithmone duhet te jene ne zvogelimin e simptomave dhe centralizim e dhembjes.Nje rritje ne intenzitet apo zgjatje te dhembjes periferike indikon se ushtrimi eshte I sakte dhe do te rendesoje gjendjen.

Kujdesi infermieror

Vlerësimi fillestar

Dhembje e cila perhapet ne gjithe regjionin e shpines Dhembja perhapet ne duar dhe perkeqesohet kur pacienti punon pa pushuar lehetesohet

pas nje pushimi Dhembja shfaqet diten dhe naten por ne aktivitet fizike intensifikohet dukshume ,e

shoqruar me lodhje dhe plogshti

Diagnoza infermieror

o Qellimi I kujdesit infermieore te pacintet me dhembje shpine perfshin:menxhimine e dhmbjes ne bashkepunim me mjekun reumatolog ne administrimine e medikamenteve per lehtesim te dhembjeve dhe fizioterapeutin per ushtrime adekuate me qellime te forcimit te muskujve ne regjionet e dhmbjes

o Në bazë të këtyre qëllimeve janë vendosur edhe diagnozat infermierore:

Dhembje shpine per shkake te degjenerimit te unazave

Dhembje te duarve per shkake te shtypjes kompresive ne rrenjete e

unazave cervikale

Dhembje gjokesi per shkake te shtangimit te unazave torakale

Kufizim te levizjeve per shkake te dhembjes dhe lodhjes

Djeresitje per shkake te dhimbjeve te forta

Deficit ne vete kujdes si pasoj e dhmbesj dhe imobilitetit

Djeresitje per shkake te temperatures

Planifikimi infermieror

1. Vlerësimi dhe menaxhimi i dhimbjes së shpines

Te vleresohet dhembja kur pacenti qendron i shtrire dhe kur ka aktivitet fizike si levizje

ecje ose ushtrime fizioterapeutike

Qellimi i zvogelimit te dhembjes

Planifikimi i administrimit te tarapise per lehetesim te dhembjes

2. Te planifikohen orari per ushtrime fizoterapeutike

3. Planifikohen pozitate ne shtrate per lehetesi te dhembjes dhe rahati te pacienite

4. Matje te shenjave vitale rregullisht dy here ne dite

5. Dergimi per ekzaminime plotesuese

Zbatimi dhe kujdesi infermieror

Pacienti raporton per dhembje te forta pas aktivitetve fizike te ngarkuara dhe qetsohet me

pushim

Dhembja trajtohet sipas udhezimeve te mjekute me administrim te medikamnteve

I shpjegojm pacintit ermin e barit rrugen e administrimit dozen dhe afektet anesore

Per infermieret eshte me rendesi qe pacienti ne pozite me te rehatshme dhe shtrate te

pershtatshem dhe pozite adekuate

Ushtrimet fizioterapeutike ti tregohet arsye e berjes se tyre per qellim te zvogelimit te

dhembjes dhe forecim te muskujve

Shenjate vitale : Tensioni raportohet per 110/80 mmHg

Frymarrja e veshtersur me fishkellim 14 min

Pulesi 68 ne min

Temperatura 38.9 e shoqeur me djeresitje

Vlerësimi përfundimtar i rastit

o Në fund të javës së parë të hospitalizimit të pacientëve e vlerësojmë shkallën e dhimbjes të shtylles kurrizore ka zvogelim të dhimbjes.

o Në ditën e tretë pas hospitalizimit, dhembjet fillojnë të normalizohen dhe pacenti nuk ka

levizje te kufizuara

o Ne diten e katert shenjate vitale normalizohen dhe dukumentohen keto vlera

Temperaturë 37.50C;

Frymëmarrja 17 rrahje/min ;

Pulsi 68 rrahje/min dhe

Shtypja e gjakut 110/70 mmHg

.

o Djersitja zvogëloet, pacientët marrin lëngje të mjaftueshme nga goja dhe

me infusion intravenoz

o Ushtrimet fizoterapeutike behn me orare te rregulle dhe ekeftet e tyre jane vrejtur ne diten e 9 te hospitalizimit suksest jane te pritura

o Pacentit qendja filloj ti normalizohet dhe ishte I afte te ngritej nga shtrati dhe te kujdesj per veteveten

Edukimi i pacientëve

Perqendrimi I tretmanit eshte ne edukimin per zvogelimin e dhembjes dhe parandalim te perseritjes dhe vete tretmanin nga pacenti duke perdorur terrapin adekuate ne raste te shafqjese se dhembjes dhe ushtrime specifike te bazuara ne zbulimn e vlersimit

Ne raste se pacentit I shfaqen dhembjet e forta ne shpine kshillohet ne perderimin medikamnteve analgjetik te rekomanduara nga reumatologu

Nese dhembja shfaqet gjate qendrimit ne nje pozite per nje kohe te gjate te korrigjohet ajo

Korrigjimi I pozites shtrirese : pozites se shtratite Ushtrime per levizeshmerin e kurrizore per te permiresur rradhen e levizjes dhe

fleksibilitetit Ushtrime per forecim te muskujve te dobet ashtu si kerkohen nga fizioterapeuti Shmangja e perkuljeve dhe pozitave qe rrisin simptomat Pushimi I zgjatur dhe aktivitet e ngarkura jane te demshme dhe mbajtja e nje jete te

shndetshme dhe aktivitete te jetes do te zvogelojn shnset per perseritje Kontrolli I peshes .Mbajtja e peshens se pranueshme trupore do te ndihmoj ne prandalim

e ngarkese ne vertebrat Ndryshimi i stilit të jetës: ndërprerja e alkoolit, dhe duhanit.

Qellimi I punimit

Sindroma vertebrale jane dhembje qe shkaktohen nga ndryshimet degjeneruese te shtylles kurrizore por

dhe ndryshimet e lindura apo te fituara ,si dhe nga nje numer I madh I semundjeve te tjera te ngjashme ,

ku si sindroma me te shpeshta klasifikohen sindroma cervikale torakale dhe lumbale.Pacientet me

semundje te syndromes vertebrale kerkojne nga infermiert informata rreth perdorimit te barnave ,keshilla

te ndryshme rrethe fiziterapise keshilla per humbje peshe ,ndryshimit te stilit te jetes..Të shumta mund të

jenë qëllimet infermierore për hulumtimin e sëmundjes te sindromes vertebrale por objektivi kryesor i

këtij punimi ishte identifikimi i moshës dhe gjinisë rrezikut te prekur me se shumti nga sindroma

vertebrale në Kliniken e Reumatologjise në Prishtinë.

Metodologjia

Dizajni i punimit: hulumtim, deskriptiv, kuantitativ.

Të dhënat për këtë punim janë grumbulluar në Qendërn Klinike Universitare në Prishtinë. Nga

protokolli ambulantor i Klinikës së reumatologjisë, jane mbledhur të dhënat për 34 pacientë të

semurë me sindrom vertebral ne periudh kohore prill-gusht 2014.Në librin e protokollit

ekzistojnë vetëm të dhënat demografike të pacientëve si mosha, gjinia, vendbanimi, diagnoza

dhe terapia. Pas analizimit të dhenave në Microsoft Office Exel 2007.

Rezultatet janë shprehur në diagrame ne përqindje.

III. Rezultatet

Nga libri i protokollit të pacientëve në ambulancen specialistike të Klinikes së reumatologjisë janë

mbledhur të dhënat për 34 pacientë me sindrom vertebral per muajt prill dhe gushte 2014.

Mosha mesatre e pacientëve ishte 51.32 vjet,

Prej 34 pacientëve 22 pacient, (64.70%) ishin femra, kurse 12 pacient, (35.30) ishin meshkuj.

Figura1.Përqindja e gjinisë te pacientët/e me sëmundjen e sindromit vertebral (N=34)

Femra 65%

Meshkuj35%

Chart Title

Figura 2. Përqindja e pacientëve me sindrom vertebral sipas vendbanimeve (N=34)

17.60% 17.60%

8.80% 8.80% 8.80% 8.80%

5.80% 5.80% 5.80% 5.80% 5.80%

2.90% 2.90%

Rezultatet e pacientëve me sëmundjen e sindromit vertbral sipas vendbanimve

ishte:Prishtine,Rahovec jane me 17.60%,Podujeve, Fushe Kosove, Milosheve,Mitrovice jane me

8.80%, Gjilan, Drenas,Dragash.Kline,Shtime janë me 5.80 %, në Viti dhe Prizeren janë me

2.90%, .

Diskutimi

Rezultati I moshes mesatare prej 51.32 vjet eshte nje rezultat I fituar gjate hulumtimit dhe kjo

tregon se moshat e vjetra jane me te rrezikuara nga sindroma vertebrale por pa I perjashtuar dhe

moshat e reja.Studimet e kryera nga departamenti I shteteve te bashkuara te shendetsise dhe

sherbimeve njerzore si dhe grupa keshilluese e standarteve klinike (CSAG) ne Britani te madhe

ne vitin 1994 arrin ne keto perfundime se per shkake te mbizotrimit te problemeve te shpines

duke prekur 80 % te njerzve ne disa raste gjate jetes se tyre me kosto te madhe te humbjes te

diteve te punes dhe shpenzimet e kujdesit shendetsor eshte pare shume e arsyeshme te behet nje

menaxhim I dhembjes ne baze te udhezuesve, qe te dyja udhzimet rekomandojne nje ndrrrim ne

perqendrim prej tretmaneve pasive ne vend te tyre ne ndihmen e pacintve qe te permirsojn

tolerimin e aktiviteteve.Faktori I moshes dhe profesioni ka rendsi te madhe edhe ne cilesin e jetes

te pacintve me dhembje te shpines

Hulumtimet e bera ne kliniken e Rematologjis ne Prishtine ne prille-gusht 2014 pacintite vijne

nga 13 vendbanime te praqitura ne figuren.2, dy vendbanimet e para (Prishtina dhe Rahoveci) me

17.60 % kanë përqindje me te madhe te pacientëve me sindrom vertebral, pastaj radhiten

(Podujeva,Fushe Kosova,Millosheva.Mitrovica) me 8.80% ,Gjilani,Dragashi,Drenasi,Kline dhe

Shtime me 5.80 % me numer me te vogel te rasteve prej 2.90 % jane qyteti i Vitise dhe i

Prizerenit.

Perfundimi

Shfrytëzimi i vetëm të dhënave demografike në këtë punim i kanë ngushtuar edhe

objektivat e këtij punimi, vetëm në rendësinë e ndikimit të moshës, gjinisë vendbanimit

dhe profesionit.

Perfundimet e këtij punimi përmblidhen si vijon:

Mosha mesatare e pacientëve me sindrom vertebralnë Kliniken e Radiologjisë në Prishtinë ishte 51.32 vjet.

Sa i përket grup moshave nga sëmundja e sindromit vertebral ishin më të prekur të

moshuarit nga mosha 51 vjeq , por pa i përjashtur edhe të rinjët të prekur nga kjo

sëmundje.

Rezultatet e këtij punimi tregojnë se femrat per ishin me te prekura nga dhembjet e

shpines më shumë se meshkujt. Prej 34 pacientëve 22 pacienta, (64.70%) ishin femra,

kurse 12 pacientë (35.30%) ishin meshkuj.

Pacientët me sëmundjen e syndromes vertbrale ne Kliniken e Radiologjisë në Prishtinë

vijnë nga 13 vendbanime, por me përqindjen më të larët janë dy vendbanimet Prishtina

dhe Rahoveci me 17.60 % pacientëve me sindrom vertebral,

Rekomandimet

Sindroma vertebrale eshte dhembje me forme akute dhe kronike ku i sëmuri duhet të adaptohen

dhe t'i ofrohet një kujdes maksimal për përballimin e dhembjeve te shpines .

Edukimi i pacintite është më së i nevojshëm, si dhe gjithë popollates,pacinti duhet te mare

edukim bazor per kurrizin , shkaqet e dhembjes se shpines dhe si ti parandaloje perseritjen:

Pushim. Zakonisht 1-2 ditë pushim apo regjim shtrati do të qetësojë dhimbjet e forta të mesit.

Bëni pushime të herëpashershme gjatë gjithë ditës, por shmangni uljen për periudha të gjata

kohore apo qëndrimin në shtrat për një kohë të gjatë.

Bëni të gjitha lëvizjet ngadalë dhe me kontroll dhe rrisni gradualisht aktivitetin fizik sipas

shkallës që tolerohet

Dëgjoni shpinën tuaj :Ndrysho aktivitetet tuaja të përditshme në mënyrë që ju të shmangni

lëvizjet që mund të shkaktojnë dhimbje të mëtejshme, veçanërisht përkuja përpara dhe ngritja e

peshave pera rekomandohet evitimi i sforcimeve, mbajtjes dhe ngritjes së peshave, apo dhe

qëndrimi i gjatë në këmbë. Për disa ditë duhet të shmangen aktivitete të ndryshme sportive,

përveç notit, i cili në mjaft raste ndihmon në trajtimin e problemit. Permirsimi I cilesise se jetes

Terapia fizikale : ushtrime per forcim te muskujve

Diete e mire duke mbajtur nje peshe normale te trupit

Dyshek I rehatshume per gjume

Terapia medikamentoze per zvoglim te dhembjes të marrin analgjetikun e përshkruar nga

mjeku dhe kur dhimbja perseritet të lajmërohet te mjeku.

Terapia kirurgjike ne raste se dhembjet jane te pa durueshme me intenzitet shume te fort.

Në rast të paraqitjes së dhimbjes në shtyllen kurrizore, pacientët duhet të marrin

analgjetikun e përshkruar nga mjeku dhe kur dhimbja perseritet të lajmërohet te mjeku.

Nje vetëdijesim i tillë për të semurët me dhembje shpine , duhet të behët në kujdesin parësor nga

personeli mjekësor, si me keshilla, me postera etj.

RezymeShtylla kurrizore si bosht skeleti sherben si strukture mbajtese e organizmit si vend per kapjen e

muskujve dhe si mbrojtse e palces kurrizore ,fijeve nervore ,ka funksion bartese te kokes dhe te

shirtiti te kraherorit me ekstremitete dhe gjokes.Ndryshimet qe e atakojne mund te jene te lindura

ose te fituara gjate jetes si dhe nje numer I madhe I semundjeve te tjera. Ka shumë situata

patologjike që mund ta shkaktojnë këtë sindromë duke perfshir ndryshimet degjneruese te

vertebrave artroza cervikale,sindroma acute radikulare,hernit e diskuseve,tumoret spinal

ekstramedulare, sindroma vertebrobazilare,sindroma Barre-Lieou,kifoza torakale, spondylosis

hyperostotica,spondiliti ankilozant,skolioza,anomalit kongjenitale.Simptomat jane te ndryshme

varesisht ne cilen pjese te vertebrave ndodhin ndryshimet degjneruese,nese kemi ndryshime ne

vertebrate cervikale kemi keto simptoma dhembje ne qafe ,nen qafe dhe mund te perhapet ne

shpine, ne supe ,ne krah disa here edhe nen sqetulla, ne ose nen klavikul, ose ne regjinon

occipital, kah maja e kokes dhe orbitea.Mpirja e shuplakes dhe e kraheve shfaqet zakonisht naten

ne pozite te shtrire.Mund te shfaqet edhe ndjenja e dizestesionit me shpesh hipoestesionit, por

edhe njefare dobesie muskulare.Tek ndryshimet ne vertebrate torakale shfaqen keto siptoma shtangim te unazave torakale , mosfunksion si duhet te organve te kraherorit si problem me pune e zemres

dhe mushkrive duke reduktur volumin e frymmarjes duke pasur levizje te kufizuara te shtylles

kurrizore.Ndryshimet e vertbrave lumbale kemi dhembjet e kohe paskohshme ne regjinin lumbal,

gjate ngarkese fizike shfaqet dhembja,dhembja perhapet ne kembe dhe shpeshehere , shoqerohet

me paraestesion , pastaj me hipoestesione. Trajtimi i rëndomtë fokusohet në pushim dhe largimin

e dhimbjes me barëra analgjetike,antireumatike josterodie,glukokortikoide, sipas nevojes

psikosedative,hipnotik,kinezioterapi per forcim te muskujve, termoterapi dhe trajtimi kirurgjike

kur pacienti ka dhembje te forta dhe te vazhdueshme te cilate nuk qetesohen me mjekimin

konservativ rigoroz te zabtura ne afte prej 1-2 muajesh.

Testet diagnostike janë: Ekzaminimi RTG/rrezex,reoencefalografia,EMG.elektronistagmografia

Radikulomielografia ,tomografia e kompjuterizuar,mielografia,analiza laboratorike SE.

Qëllimi i punimit është identifikimi i moshës, gjinisë, vendbanimit si faktorët e rrezikut të

pacientët më sindrom vertebrale në Kliniken e Reumatologjisë në Prishtinë. Rezultatet janë

paraqitur në formë të frekuencës dhe përqindjes, përfundimet e rezultateve të këtij punimi janë:

mosha mesatare e pacientëve me sindrom vertebral në Kliniken e Radiologjisë në Prishtinë ishte

51,32 vjet. Prej 34 pacientëve, 22 (64.70%) ishin femra, kurse 12 pacientë (35.30%) ishin

meshkuj.Pacientët me sëmundjen e sindromit vertebral në Klinikën e Reumatologjisë në

Prishtinë, ishin nga 13 vendbanime por me përqindje më të madhe në tri vendet e para janë:

Prishtina, Rahoveci, Podujeva.

Sëmundja e sindromit vertebral është një sëmundje akute dhe kronike ku të sëmurët duhet të

adaptohen dhe t'i ofrohet një kujdes maksimal për përballimin e kësaj sëmundje. Edukimi i

pacientëve është më së i nevojshëm, si dhe gjithë popullatës nga personeli mjekësor e

veçanërisht nga infermierët si p.sh: rreth stilit të jetës, marrja me aktivitete fizike, ecja, sportet,

ndërprerja e duhanit, alkoolit,mbajtjen e nje peshe normale.

Resume

Referencat

1. Sylejman Rexhepi ,Reumatologjia,Universiteti I Prishtines. Prishtine 2006:158-163

2. Alush Gashi,Agim Vela,Osteologjia.Fakulteti I Mjekesise.Prishtine 1985:5-15

3. Eshref Saraqini ,Hariet Zherka, Anatomia dhe fiziologjia e njeriut.Kline 2001

4. Milkoviqi A, Maksimoviqi.B, Arsiqi.B. Mihajloviqi.D, Vukotiqi.D, Lukaceviqi.Gj,

Stojanoviqi.I, Nikoliqi.J, Bjeliqi.L, Koturoviqi.L, Budimiri.M, Ristiqi.M, Izairi.R,

Kostiqi.S, Mladenoviqi.V, Nedelkoviqi.V, Instituti I Reumatologjik-Klinika

Intrne,Komisioni Profesional Republika per Reumatizem Beograd,1985, Komisioni

Profesional Krahinor per Reutatizem Prishtine,1989.

5. Jandric`s.Osnovi fizikalne medicine I rehabilitocije.Banjaluka,Grafomark 2005: 111-16

6. McKenzie R.Kurrizi krycezor: Diagnoza Mekanike dhe Terapia. Publikimet kurrizore

Ltd.1981,McKenzie R.Trajtoni Shpinen tuaj.Publikimet Ltd.PO Box 93,Waikanae, New

Zeland ,1985.