14
Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Hulumtimi i fjalëve kyçe Klasifikimi i fjalëve kyçe (pyetësorëve) Veglat për hulumtim dhe analizë të fjalëve kyçe Google Adwords Keyword Planner

Citation preview

Page 1: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Page 2: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Hulumtimi i fjalëve kyçe

Qëllimi i SEO-së dhe SEM-it? – Marrja e vizitorëve të cilët janë duke kërkuar për produktet dhe shërbimet që ne i ofrojmë.

Ne nuk do të mund të planifikojmë një fushatë qoftë ajo në SEO apo në SEM, nëse paraprakisht nuk i dimë se për cilat fjalë kyçe do të duhet të radhitemi në rezultatët e makinave kërkuese.

Përveq kësaj, nëse nuk i dimë fjalët kyçe, ne nuk do të mund të dimë se kush janë konkurentët tanë dhe sa janë ata autoritativ dhe të bësueshëm për makinat e kërkimit, rrjedhimisht nuk do të mund të dimë as koston financiare e aq më pak kthimin e investimeve (ROI – Return of Investment).

Page 3: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Klasifikimi i fjalëve kyçe (pyetësorëve)

Fjalët kyçe (pyetësorët) mund t’i klasifikojmë sipas:

• Qëllimit të vizitorëve dhe

• Gjatësisë së fjalës kyçe (pyetësorit).

Grupi i parë i klasifikimit përdoret për të caktuar se cili është qëllimi i vizitorëve. Këtë klasifikim e përdor edhe Google në algoritmin e radhitjës së rezultatëve.

Grupi i dytë i klasifikimit bazohet në gjatësinë e fjalës apo shprehjës që përdoret në kërkim.

Page 4: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Klasifikimi i fjalëve kyçe sipas qëllimit

Pyetësorët për nga qëllimi i vizitorëve ndahën në tre lloje:

1. Informativ (Informational) – Shfrytëzuesi është duke kërkuar informacione. psh: Moti në Prishtinë, adresat në hartë, lajmet, apo edhe informacione për një produkt të caktuar, por që qëllimi nuk është blerja e produktit por marrja e informatave, etj.

2. Transaksionar (Transactional) – Shfrytëzuesi është duke kërkuar të përfundoj një transaksion (jo domosdoshmërisht financiar), psh: blerja e një produkti apo shërbimi, shkarkimi i një aplikacioni, krijimi i një llogarie psh në facebook apo gmail, gjetja e restorantit më të mirë kinez në qytet, etj.

3. Lundrues (Navigational) - Shfrytëzuesi është duke kërkuar të gjej një faqe të caktuar. Zakonisht ndodhë atëherë kur shfrytëzuesi nuk e din adresën e saktë dhe përdor makinat e kërkimit për të gjëtur një faqe të caktuar. Psh. ICK Kosove, RTK Live, etj.

Page 5: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Klasifikimi i fjalëve kyçe sipas gjatësisë

Pyetësorët për nga gjatësia e tyre mund t’i ndajmë në 3 grupe të ndryshme:

1. Një fjalësh (keyword) – psh. Makina,

2. Dy fjalësh (mid-tail keywords) – psh. Blej makinë,

3. Tre ose më shumë fjalësh (long tail keywords) – psh. Blej makinë të vjetër ose Blej makinë të vjetër Mercedes.

Page 6: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Hulumtimi i fjalëve kyçe

Gjatë zgjedhjës së fjalëve kyçe, ne duhet të:

• Gjejmë ato fjalë kyçe të cilat i përdorin kërkuesit dhe jo ato fjalë kyçe të cilat tingëllojnë interesante por që askush nuk i përdor gjatë kërkimit në internet.

• Gjejmë ato fjalë kyçe për të cilat kemi shansa reale të arrijmë top rezultatët në makinat e kërkimit dhe jo ato fjalë kyçe ku konkurenca është jashtëzakonisht e madhe.

• Gjejmë ato fjalë kyçe që janë relevante më përmbajtjen e web faqës dhe jo ato fjalë që e sjellin vizitorin në faqe dhe i cili brenda 2 sekondave e mbyll faqën pasi nuk ka gjetur atë që ishte duke kërkuar.

• Gjejmë ato fjalë kyçe ku kthimi i investimeve është më i lartë.

Page 7: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Hulumtimi i fjalëve kyçe

Shembull: Nëse një përson bën një kërkim duke përdorur fjalën kyçe “Makina”, ne nuk jemi në gjendje të përcaktojmë nëse përsoni në fjalë është duke kërkuar për të:

• blerë një makinë të re,

• blerë një makinë të vjetër,

• marrë më qera,

• shitur makinën e tij,

• rregulluar makinën e tij,

• marrë këshilla të ndryshme,

• lëxuar për risitë dhe lajmet e reja nga industria e makinave, etj.

Page 8: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Hulumtimi i fjalëve kyçe

Nëse ai përson kërkon për fjalën kyçe “blej makinë”, atëherë ne jemi të vetëdijshëm së përsoni në fjalë ka interes për të blerë një makinë, por akoma nuk e dimë nëse ai është duke kërkuar të:

• blej makinë të re, apo• blej makinë të përdorur (vjetër)?

Nëse ai përson, ndonjërës nga shprehjet e mësipërme i shton edhe tipin e makinës, psh:• blej makinë të përdorur mercedes B Class 180.

atëherë ne e kemi kuptuar plotësisht qëllimin dhe nevojën e tij. Ky person e din saktësisht se çfarë i duhet dhe çka është duke kërkuar.

Në SEO shprehja “blej makinë të përdorur mercedes B Class 180” njihet si “long tail keyword” – apo në shqip si “fjala kyçe e gjatë”.

Page 9: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Hulumtimi i fjalëve kyçe

Nëse ne shesim makina të përdorura të tipit Mercedes, atëherë është e logjikshme që fillimisht të synojmë top rezulatët për shprehjet si:

• blej makinë të përdorur mercedes B Class 180,• blej makinë të përdorur mercedes B Class 190 automatik,• blej makinë të përdorur mercedes C Class 220,• blej makinë të përdorur mercedes C Class,• blej makinë të përdorur mercedes E Class , etj.

Pasi të kemi arritur rezulate të mira për shprehjet e mësipërme, fokusohemi të shprehjet si:

• blej makinë të përdorur mercedes,• blej makinë të vjetër mercedes,• blej mercedes të vjetër,• blej mercedes të përdorur, etj.

Page 10: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Hulumtimi i fjalëve kyçe

Dhe vetëm atëherë kur të kemi krijuar autoritet dhe besueshmëri tek makinat e kërkimit dhe pasi te kemi arritur majat e rezulatëve kërkuese për termat e lartë përmendur, ne mund të angazhohemi për të arritur rezultate më të mira për fjalët (shprehjet) si:

• blej makinë të përdorur,• blej makinë të vjetër,• blej mercedes,• blej makinë, etj.

Këshillë 1: Për të parë nëse kemi zgjedhur fjalët e duhura kyçe apo jo, rekomandohet një fushatë disa ditëshe-javëshe në Google Adwords!

Këshillë 2: Përdor Web Analytics për të analizuar prejardhjen e vizitorëve dhe sjelljën e tyre më web faqe.

Page 11: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Veglat për hulumtim dhe analizë të fjalëve kyçe

Ekzistojnë disa vegla jashtëzakonisht të mira, disa më pagesë e disa pa pagesë, të cilat na ndihmojnë shumë për hulumtimin dhe analizën e fjalëve kyçe, si psh:

• Google Adwords Keyword Planner – https://adwords.google.com/ko/KeywordPlanner/• WordTracker - http://www.wordtracker.com/• SEMrush – http://www.semrush.com• WordStream - http://www.wordstream.com/• SpyFu - http://www.spyfu.com/• KeywordSpy - http://www.keywordspy.com/• Keyword Eye - http://www.keywordeye.com/• Keyword Discovery - http://www.keyworddiscovery.com/ etj.

Page 12: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Google Adwords Keyword Planner

Page 13: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Analizimi i konkurencës

Çfarë është analizimi i konkurencës? Analizimi i konkurencës është treguesi më i mirë se sa vështirë do ta kemi për tu radhitur në top rezulatët e makinave të kërkimit për fjalët kyçe që kemi zgjedhur.

Specialistët e internet marketingut përmës analizës së konkurencës vijnë në përfundime se sa kohë dhe sa angazhim do të duhet nga ana e tyre për të arritur top rezultatët për fjalën kyçe apo për fjalët kyçe.

Por:• Si të gjejmë matësin e vështirësisë? • Cilët janë faktorët që duhet analizuar? • A ka ndonjë vegël që na tregon vështirësinë e radhitjës në makinat e kërkimit?

Page 14: Hulumtimi i fjalëve kyçe dhe analizimi i konkurencës

Analizimi i konkurencës

Për të gjetur vështirësinë e një fjale kyçe, duhet të marrim parasysh dhe të analizojmë më kujdes:

• Numrin e përgjithshëm të faqeve konkurente (përdoni „allintitle:“),• Numrin e lidhjeve të jashtme për faqën në veqanti dhe për domenin në tërësi për 10

rezultatët e para,• Kualitetin e lidhjeve të jashtme dhe distribuimin e Anchor Text për 10 rezultatët e para,• Autoritetin e faqës dhe Domenit (Page Authority and Domain Authority nga SEOmoz) për

10 rezultatët e para,• Vlerat e konkurencës nga Google Adwords Tool dhe SEMRush dhe shumën për klikim,• Faktorët e brendshëm (kualitetin e teksteve, navigimin, meta tagjet, foto, video, h1, h2,

relevancënm etj)• Efektin e brendit/domenit në rrjetët sociale.