42
MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË ME MATERIALE NDIHMËSE PËR MËSUES DHE NXËNËS

Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK

NË SHKOLLË

ME

MAT

ERIA

LE N

DIHM

ËSE

PËR

MËS

UES

DHE

NXË

NËS

Page 2: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

1

Ky publikim u realizua në kuadër të projektit „Fake News dhe Liria e Shprehjes në Kërcënim“ nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), mbështetur Fondi Kanadez për Iniciativat Vendore (Canadian Fund for Local Initiatives/CFLI). Manuali u përgatit nga Dr. Jonila Godole, drejtore e IDMC dhe pedagoge e gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Autorja falenderon Erblin Vukaj (gazetar) dhe Marjena Sallaku (studente) për ndihmën me shembuj të lajmeve të rreme nga terreni. Përmbajtja e këtij dokumenti, opinionet dhe sugjerimet e paraqitura në këtë botim janë përgjegjësi e autores dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërishtet këndvështrimet e CFLI.

Botues: Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

Adresa: Rruga “Bardhok Biba”, Hyrja A, Kati 11, Tiranë Tel: +355 44521899 E-Mail: [email protected] www.idmc.al

© IDMC 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara për IDMC, Tiranë/Shqipëri

Page 3: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

PËRMBAJTJA

Hyrje • Si është ndërtuar Manuali • Qasja metodologjike dhe didaktike Aftësimi mediatik në epokën digjitale • 5 Pyetjet kryesore Koncepte dhe terminologji • Përkufizime të Fake News • Si ta dallojmë Fake News • Manipulimi i fotografive • Forma të tjera të dezinformimit • Ekstremizmi në rrjetet sociale Model për orë mësimore (1): Si mund të integrohen rrjetet sociale në orën e mësimit • Ushtrimi 1: Integrimi i rrjeteve sociale në orën e mësimit • Fletë pune 1: Çfarë të rejash sjell interneti? • Fletë pune 2: Për çfarë i përdor rrjetet sociale?

Model për orë mësimore (2): Fake News dhe specifikat e tij • Ushtrimi 2: Seleksionimi i burimeve të informacionit • Fletë pune 3: Fake News

Model për orë mësimore (3): Manipulimi në mediat audiovizuale • Ushtrimi 3: Analiza e tekstit dhe e fotografisë në internet • Fletë pune 4: Si të analizojmë tekstet dhe fotografitë në Web?

Model për orë mësimore (4): Fake News në rast katastrofash natyrore • Ushtrimi 4: Abuzime në foto dhe përmbajtje në rast katastrofash natyrore

Model për orë mësimore (5): Ekstremizmi dhe gjuha e urrejtjes në internet • Ushtrimi 5: Përhapja e ekstremizmave online

Model për orë mësimore (6): Edukimi qytetar - Ndikimi i rrjeteve sociale në Komunikimin Politik • Ushtrimi 6: Komunikimi Politik dhe rrjetet sociale • Fletë pune 5: Avantazhet dhe disavantazhet e mediave të reja Shtojcë: Materiale shtesë për temën 4 (Fake News në rast katastrofash natyrore) Literatura • Linqe dhe informacione të vlefshme • Burime të tjera Rreth autores

Page 4: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

2

HYRJE

Lajmi i rremë është histori e vjetër, edhe pse termi “Fake News”1 filloi të përdorej nga të gjithë sidomos pas zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016. Por lajmet e rreme ekzistojnë që me lindjen e njerëzimit, ka vetëm diçka të re sot, që bën dallimin e madh me dikur: Përhapja e lajmeve të reja mund të kryhet sot, parimisht, nga kushdo. Nga ana tjetër, nuk kanë ndryshuar vetëm rrugët dhe shpejtësia e përhapjes, por edhe mundësitë për të prodhuar materiale dhe produkte. Shumë njerëz mund të jenë sot “producentë” të lajmeve, që nënkupton se ata janë njëkohësisht prodhues dhe përdorues të informacioneve dhe përmbajtjeve mediatike. Vështirësia rritet sidomos kur pas një lajmi ose komenti nuk fshihen detyrimisht persona realë. Shumë tekste dhe përmbajtje të caktuara sot përpilohen dhe shpërndahen përmes programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar.

Përhapja masive e lajmeve të rreme dhe rreziqet potenciale për demokracinë përmes ndikimit të mundshëm mbi sjelljen e votuesve kanë shkaktuar alarm. Ato inkurajojnë qytetarët që të kenë më pak besim te mediat, te partitë dhe te politikanët. Por besimi është një element thelbësor i demokracisë së përfaqësuar. Nga ana tjetër lajmet e rreme krijojnë një perceptim të gabuar, përmes informacioneve të manipuluara, mbi jetën në komunitet dhe në shoqëri. Shqetësimet për këtë fenomen janë globale, por në vendet si Shqipëria ku strukturat demokratike janë të dobëta dhe media vuan nga mungesa e lirisë editoriale, censurës dhe vetëcensurës, shqetësimet shtohen nga të gjitha anët.

Problematikat me median digjitale dhe kontrollin e informacioneve janë sfiduese edhe për gazetarët dhe ekspertët me përvojë të medias2, por në mënyrë të veçantë ato mbeten të tilla për të rinjtë që nuk kanë njohuri mbi mënyrën si funksionon media dhe informacioni. Në kohën, kur kushdo futet në internet dhe përballet me vërshimin e informacioneve nga burime të shumëllojta, lipset një aftësim më efikas prej secilit nga ne në lidhje me mediat. Ky aftësim në epokën digjitale nënkupton para së gjithash aparatin tonë kritik për të seleksionuar materiale, për të diferencuar përmbajtje, kuptuar kontekste dhe për të dalluar dezinformimin dhe lajmet e rreme kur përballemi me të. Ende nuk kemi në Shqipëri studime dhe statistika që të na tregojnë nëse fëmijët dhe të rinjtë janë në gjendje të identifikojnë lajmet e rreme. Por nga trajnimet që u kryen në kuadër të projektit “Liria e shprehjes nën kërcënim” në tetë institucione arsimore rezultoi se ata janë në përgjithësi të pambrojtur

1 Në këtë Manual termat “Lajm i rremë/Lajme të rreme” dhe “Fake News” do të përdoren si sinonime. Meqënëse termi anglisht ka gjetur mjaft përhapje në gjuhën e përditshme shqipe, ai do të përdoret herë pas here për arsye të përforcimit të informacionit te të rinjtë dhe përdoruesit e tjerë të Manualit. 2 Bishop, E. (2014). Critical Literacy: Bringing Theory to Praxis. Journal of Curriculum Theorizing 30(1), 51-63. https://journal.jctonline.org/index.php/jct/article/view/457/pdf

Page 5: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

3

ndaj rreziqeve të informacionit online. Trajnimet evidentuan që pjesa më e madhe e të rinjve jo gjithmonë mundet t’i identifikojë lajmet e rreme dhe informacionet e pasakta. Gjë që rrit rrezikun e tyre ndaj ekpozimit online kundrejt agjendave të ndryshme manipulative që qarkullojnë në internet. Trajnime më të thellësishme dhe ndërhyrje në kurrikulën mësimore në lidhje me aftësimin për median dhe informacionin janë mëse të domosdoshme dhe mund të themi, të vonuara. Të rinjtë dëshmuan në diskutimet në grup se kanë humbur besimin te media dhe gazetaria për shkak të shumë lajmeve të rreme që qarkullojnë. Dhe ne duhet ta rikthejmë këtë besim, sepse humbja e besimit te informimi i paanshëm në një demokraci liberale sjell pasoja direkte për angazhimin e tyre aktiv në kauzat shoqërore. Gjithashtu ne duhet të ndihmojmë në rritjen e kapaciteteve të tyre kreative përveçse kritike, që ata të jenë krijues, kuratorë dhe komunikues të mirë të lajmeve dhe informacioneve online – dhe jo thjesht konsumatorë të tyre.

Përse ne mendojmë që tema e dezinformimit duhet të jetë e përfshirë në kurrikulën mësimore në gjimnazet shqiptare? Sepse Shqipëria ka një përvojë të gjatë dhe të dhimbshme me dezinformimin, ku për 45 vjet ka funksionuar propaganda në vend të medias objektive dhe të pavarur. Kush ishte informacioni i saktë, real dhe ai që transmetohej? Çdo informacion kalonte përmes filtrave të zyrës së censurës ku lajmi transformohej, vendosej në një kontekst të caktuar, manipuloheshin në dhënat, përpunoheshin fotografitë etj. Të gjitha këto janë elemente që sot i hasim në debatin për lajmet e rreme dhe impaktin që ato kanë në demokraci. Problematik është fakti që lajmet e rreme sot mund të përhapen më shpejt përmes rrjeteve sociale dhe internetit. Dhe prandaj ekziston rreziku për kontrollimin e proceseve të informacionit nga mbledhja deri te përpunimi i tij.

• SI ËSHTË NDËRTUAR MANUALI?

Në Shqipëri ende nuk ka pasur materiale ndihmëse në lidhje me lajmet e rreme dhe rrezikun e tyre për demokracinë dhe lirinë e shprehjes, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve dhe mësuesve në orën e mësimit. Ka pasur disa përpjekje të Institutit Shqiptar të Medias (ISHM) në fushën e Media Literacy, aftësimit mediatik, të cilat janë konsultuar edhe gjatë përgatitjes së këtij manuali3.

Në Manual mësuesit dhe nxënësit do të gjejnë një sërë përkufizimesh mbi lajmet e rreme, sepse format në të cilat ato paraqiten janë të shumta dhe sa më të aftë të jemi për t’i dalluar ato, aq më efikas do të jemi edhe në luftën ndaj tyre. Përzgjedhja e materialeve në këtë Manual synon të ndihmojë nxënës dhe mësues për të trajtuar temën e dezinformimit dhe

3 Godole, J., Musai, B., Abdurrahimi, T., (2011). Media Literacy. Doracak për mësues dhe nxënës, Klasa 1-9 [Handbook for Teachers and Students, Classes 1-9], ISHM: Tirana Manual për trajnerët. Edukimi për median dhe informacionin, botuar nga ISHM, akses online: http://www.institutemedia.org/Documents/PDF/TotManual.pdf

Page 6: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

4

lajmeve të rreme në mësim. Disa nga materialet u testuan gjatë trajnimeve me nxënës dhe studentë në kuadër të projektit “Liria e medias në kërcënim” projektuar nga IDMC dhe financuar nga Fondi Kanadez për iniciativat vendore (Canadian Fund for Local Initiatives).

Në kapitullin përkufizime dhe terminologji nxënësit do të njihen me termat më të përdorshëm nga aftësimi mediatik deri te lajmet e rreme dhe masat mbrojtëse ndaj tyre. Materialet mësimore në ndihmë në mësuesve janë ndarë sipas gjashtë kategorive: 1) Si mund të integrohen rrjetet sociale në orën e mësimit; 2) Fake News dhe specifikat e tij; 3) Manipulimi në mediat audiovizuale; 4) Fake News në rast katastrofash natyrore; 5) Ekstremizmi dhe gjuha e urrejtjes në internet; 6) Ndikimi i rrjeteve sociale në Komunikimin Politik. Çdo rekomandim për orën mësimore është ndërtuar në mënyrë të tillë që përmban një hyrje metodologjike, ushtrime dhe fletë vlerësimi në fund të orës së mësimit, si dhe linqe dhe informacione që mund të jenë të nevojshme.

Përmes informacioneve mbi konceptin e aftësimit mediatik (media literacy)4 në shkollë, nxënësit do të mësojnë se çfarë është mesazhi mediatik, cilat janë synimet e autorëve që e shkruajnë dhe e përhapin atë. Nxënësit do të aftësohen për të analizuar në mënyrë të pavarur lajmet, si seleksionohen informacionet dhe fotografitë në internet. Përmes kërkimit të tyre të pavarur do të zhvillojnë një listë kontrolluese për të gjykuar çdo informacion dhe material fotografik në internet dhe për të testuar përdorimin e tyre praktik.

Një vend të veçantë zënë materialet mbi manipulimin përmes mediave audiovizuale, ku nxënësit do të analizojnë burimet që përdorin për informimin e tyre të përditshem, si të jenë kritikë në të ardhmen, dhe përmes shembujve të paraqitur të kuptojnë si fabrikohen mesazhet në tekst dhe figurë. Kësisoj synojmë që të rritet kompetenca dhe vetëreflektimi i tyre për burimet nga ku marrin informacionet.

Manuali ofron informacione dhe ushtrime mbi ndikimin e mediave të reja në komunikimin politik. Mediat janë konsideruar gjithmonë si pushtet i katërt, ku ndër të tjera kryejnë disa funksione politike: mbledhin dhe seleksionojnë informacion mbi ngjarjet politike dhe kontekstin e tyre; edukojnë publikun përmes mënyrës si ia servirin informacionin dhe e ndihmojnë atë të formojë bindje dhe opinione në lidhje me çështje të caktuara. Por ato duhet gjithashtu që të ushtrojnë kontroll mbi aktorët politikë dhe të bëjnë transparente vendimet politike në interes të publikut. Përhapja e mediave të reja e ka ndryshuar shumë marrëdhënien mes aktorëve të komunikimit politik (politika, media, publiku), pasi politikanët dhe partitë kanë akses direkt te publiku dhe nuk kanë më nevojë për ndërmjetësimin e gazetarëve.

Është mëse e dukshme që rrjetet sociale po ndikojnë shumë proceset e krijimit të opinionit dhe vendimmarrjes: politikanët reagojnë shumë më shpejt kundrejt postimeve, komenteve të përdoruesve që sot quhen Prod-user (prodhues dhe përdorues njëkohësisht). Nga ana tjetër mediat tradicionale kanë humbur funksionin e tyre si „Gate-keeper“, sidomos te rinia.

4 Hague, C., & Payton, S. (2010). Digital literacy across the curriculum. Bristol, England: Futurelab. https://www.nfer.ac.uk/publications/FUTL06/FUTL06.pdf

Page 7: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

5

Anonimiteti në rrjetet sociale ka rritur komunikimin e njëanshëm, dhe ka nxitur fenomene problematike si „hate speech“. Informacionet hidhen në rrjetet sociale dhe përmes algoritmeve të padukshme shpërndahen në mënyrë selektive përmes „Filter-bubble“, por edhe përmes „social bots“. Në shoqëritë demokratike rrahja e mendimeve dhe e debateve me argumente e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe vendimeve frytdhënëse ka qenë ndër elementet kyçe të zhvillimit. Ndërkohë që komunikimi në rrjet është më shumë i individualizuar, i personalizuar dhe i fragmentuar sa që e vështirëson diskutimin publik dhe shkëmbimin e argumenteve të ndryshme. Ky fenomen njihet ndryshe si „Echo chamber“.5

Në pjesën e materialeve për ekstremizmin dhe gjuhën e urrejtjes në internet, nxënësit do të analizojnë tekste dhe përmbajtje në grupe më të vogla që bazohen te lajmet e rreme me gjuhë urrejtjeje dhe racizëm. Këtu do të trajtojnë formën, gjuhën dhe përmbajtjen e lajmeve, do të shqyrtojnë nga afër rolin e „Social Bots“ në kuadër të ndikimit (edhe emocional) që aktorë të ndryshëm duan mbi opinionin publik. Në klasë pastaj do të mund të ofrojnë zgjidhje konkrete për të vepruar kundër ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes në internet.

• Qasja metodologjike dhe didaktike

Manuali përmban materiale pedagogjike për mësues dhe nxënës dhe ka për qëllim njohjen nga afër të elementëve të Aftësimit Mediatik në zbulimin e lajmeve të rreme dhe vënien e tyre në praktikë përmes shembujve konkretë që ato të mos mbeten një nocion abstrakt. Në mënyrë që materialet të jenë të përdorshme në orën e mësimit ato janë shoqëruar me një aparat pedagogjik ku nxënësit dhe mësuesit kanë mundësi të shpjegojnë, debatojnë, shprehin opinione dhe të mbajnë qëndrime në mënyrë kritike.

Çdo kapitull përmban këshilla mbi mënyrën e përdorimit të manualit, si dhe informacione mbi termat dhe linqet për shfletim të mëtejshëm. Përmes kapitullit „Koncepte dhe terminologji“ nxënësit do të mund të njihen edhe teorikisht me përkufizimet e fenomeneve që gjenerojnë lajmet e rreme për të tre kategoritë që do të prezantohen në orët e mësimit. Teknikat dhe metodat e mësimdhënies janë të shumta. Teknikat përdoren për të krijuar situatën e të nxënit, kurse metodat synojnë t’i fusin nxënësit në veprimtari. Si teknika në Manual janë rekomanduar brainstorming, insert, tabela e koncepteve, etj. Kurse si metodë interaktive, mësuesi është menduar të udhëheqë dhe nxënësi të veprojë përmes: punës në grup, lojës së roleve, debatit etj. Përmes Manualit jemi përpjekur të ofrojmë sa metodat tradicionale të mësimdhënies, aq edhe ato interaktive. Ushtrimet në formën e fletëve të punës synojnë testimin e shpejtë të njohurive të nxënësve pas çdo ore mësimi. Ato mund të plotësohen në shtëpi ose në klasë.

5 https://en.wikipedia.org/wiki/Echo_chamber_(media)

Page 8: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

6

Pasuri tjetër e këtij Manuali janë shembujt praktikë që sillen për ilustruar konceptet e ndryshme të dezinformimit. Ato jo vetëm e lehtësojnë procesin e të nxënit (teorik), por ndihmojnë nxënësit që të jenë më të pavarur në kërkim të informacionit. Përmes shembujve nxënësit mësojnë forma të ndryshme të kontrollit të informacionit online dhe aftësohen që të mos jenë thjesht konsumatorë të përmbajtjeve mediatike, por krijues dhe analizues të mediave.

Përdorues të drejtpërdrejt të këtij Manuali janë mësuesit, nxënësit, studentët dhe të gjithë ata që kanë interes në Aftësimin Mediatik të të rinjve në epokën digjitale. Materialet informative ofrohen për të ndihmuar mësuesit që ata të jenë më të informuarmbi tematikën, por edhe shërbejnë si pika orientimi dhe thellimi për nxënësit në zgjidhjen me sukses të ushtrimeve dhe detyrave të propozuara dhe të tjera jashtë këtij manuali.

Manuali u vjen në ndihmë institucioneve arsimore dhe institucioneve të tjera që punojnë për përgatitjen e të rinjve dhe stafeve të mësuesve për forcimin e aftësive të tyre në edukimin mbi median dhe pjesëmarrjen aktive në procesin e prodhimit dhe shpërndarjen e informacioneve në epokën digjitale.

Falenderojmë CFLI për mbështetjen e këtij botimi. Një falenderim të veçantë për mësuesit dhe specialistët që me sugjerimet e tyre kontribuan në përgatitjen e këtij udhëzuesi, si dhe për të gjithë nxënësit dhe studentët që u trajnuan në kuadër të projektit.

Page 9: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

7

AFTËSIMI MEDIATIK NË EPOKËN DIGJITALE

Për nxënësit përdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale si burim i përditshëm informacioni është i vetëkuptueshëm. Për ta përdorur internetin në mënyrë sa më efikas, nevojiten gjithsesi disa aftësi dhe mekanizma reflektues kritikë, të cilat përfshihen kryesisht te „Aftësimi mediatik“ (Media Literacy) për t‘i përdorur burimet e mediave (online) në mënyrë kritike.

Studiuesit mendojnë se ekzistojnë lidhje të ngushta midis aftësive individuale të leximit të leximit të përmbajtjeve mediatike dhe aftësisë për t'u përfshirë në proceset e demokracisë si një qytetar aktiv dhe i informuar. Duke pasur parasysh ndryshimet në peizazhin e mediave dixhitale që kanë bërë të mundur përhapjen në masë të lajmeve të rreme, disa ndryshime në konceptin tonë të aftësimit mediatik janë mëse të nevojshme: Tani kërkohet më shumë aftësi dhe kujdes në mënyrën e të lexuarit kritik të përmbajtjeve në internet. Në politikat e shkollimit kjo do të ishte themeli për t'u dhënë mundësi të rinjve të ndjehen më të sigurt përballë burimeve të ndryshme dhe të larmishme të lajmeve online, të mësojnë perspektiva të reja dhe t'i përdorin këto aftësi në shkollë, ose në bisedat me moshatarët e tyre, me mësuesit dhe familjen.

Përfshirja e praktikave kritike të aftësimit mediatik gjatë leximit të teksteve do t'i lejonte nxënësit të sfidojnë materialin që lexojnë, mbështetur në aftësitë e tyre ekzistuese të të kuptuarit. Roli i aftësimit mediatik në mënyrë kritike duhet të shihet si një qasje gjithë-shkollore, ndërkurrikulare që inkurajon nxënësit të sfidojnë atë që lexojnë duke bërë pyetje kritike ose duke paraqitur këndvështrime të ndryshme.

Në një kontekst më afër ekspozimit ndaj mediave sociale, aftësimi mediatik nënkupton të pajisurit me mjetet dhe teknikat e duhura të brezit të ri për të dalluar të vërtetën ndaj manipulimet retorike si dhe njohuri për t’i ndihmuar të kenë gjykime bazuar mbi informacion dhe norma etike.

Nuk kemi një analizë apo studim për gjendjen e kurrikulës në Shqipëri, nëse ajo i adreson apo jo teknikat për një aftësim cilësor mediatik. Por nga trajnimet me nxënës në disa shkolla të vendit u vu re që jo të gjithë munden të mendojnë në mënyrë kritike mbi zhvillimet teknologjike, mbi lajmet e rreme, mbi mënyrën si informohen dhe argumentojnë. Do të ishte me vlerë nëse mund të kishim në të ardhmen fokus grupe me mësues për të parë nga afër si e mendojnë ata zhvillimin e aftësimit mediatik të nxënësve në epokën digjitale. Cilat aftësi dalin sot më shumë në pah dhe si mund të zhvillohen ato më tej në orën e mësimit. Por sikurse do të shihet edhe te materialet mësimore që rekomandohen në këtë Manual, një vend të rëndësishëm mund ta zinte diskutimi në klasë, si një element thelbësor për të zhvilluar aftësitë

Page 10: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

8

e të folurit, retorikës, të pyeturit kritik, ushtrimin e argumenteve në lidhje me temën, analizën e përmbajtjes në mënyrë sa më racionale etj. Nga ana tjetër, aftësimi për të dalluar informacionet e vlefshme në internet, për të përfshirë në mënyrë kritike mediat e reja në procesin e të nxënit mbetet gjithashtu prioritar. Por pa mësuesit i gjithë ky proces do të jetë I vështirë. Janë ata të parët që duhet të zotërojnë teknikat dhe mjetet e aftësimit mediatik përpara se t’ua mësojnë nxënësve.

Përmbledhtazi mund të themi se me „Aftësim Mediatik“, do të quajmë kompetencën për të aksesuar, analizuar, krijuar përmbajtje mediatike. Por edhe aftësia për të lexuar dhe shkruar në shumëllojshmërinë e formave digjitale. Konceptet kryesore të aftësimit mediatik mund t’i përmbledhim në pesë kategori kryesore6:

Konceptet kryesore Pyetjet kryesore

Autorësia

Të gjitha mesazhet janë të konstruktuara

Kush e ka krijuar këtë mesazh? A është fakt apo opinion? A është i besueshëm?

Formati

Mesazhet në media janë konstruktuar duke përdorur një gjuhë kreative dhe ndjekin rregulla të caktuara

Cilat teknika kreative janë përdorur për të tërhequr vëmendjen e audiencës?

Audienca

Njerëz të ndryshëm i kuptojnë mesazhet në mënyrë të ndryshme

Si mund ta kuptojnë këtë mesazh njerëz të ndryshëm nga unë?

Përmbajtja

Media ndjek vlera dhe këndvështrime të ndryshme

Cilat vlera, stile jetese dhe të menduari janë përfaqësuar në këtë mesazh?

Qëllimi

Shumica e mediave janë të organizuara në mënyrë që të akumulojnë përfitim ose pushtet

Përse është dërguar ky mesazh? Kush paguan për të? Kush dëmtohet prej tij?

6 Për më tepër informacione shikoni më tej: http://www.medialit.org/sites/default/files/14B_CCKQPoster+5essays.pdf

Page 11: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

9

5 PYETJET KRYESORE

1. Çfarë është AFTËSIMI MEDIATIK dhe pse ka rëndësi?

Aftësimi mediatik është kompetencë për të menduar në mënyrë kritike rreth informacioneve që konsumoni dhe krijoni. Këtu përmblidhet aftësia për të dalluar faktin nga opinion, dhe për të kuptuar se media mund të përdoret me raste edhe për të manipuluar njerëzit. Aftësimi mediatik është i rëndësishëm si elementi thelbësor për të qenë qytetar i informuar dhe kritik në një botë ku përmes teknologjisë përballemi me një lumë informacioni. Ai shërben gjithashtu si një imunizim ndaj informacioneve të rreme dhe dezinformimit.

2. Çfarë janë lajmet e rreme dhe pse krijohen ato?

Si lajm të rremë do të konsiderojmë çdo lloj informacioni që lehtësisht dallohet se është tërësisht ose pjesërisht i pasaktë ose i pavërtetë. Arsyet se përse krijohen lajmet e rreme janë të ndryshme, ndër to përmendim: përfitimin financiar – përmes joshjes së njerëzve që të klikojnë faqet e internetit, ose përmbajtje të caktuara, reklama etj; bindjen dhe motivimin e njerëzve për të ndërmarrë një veprim, për të blerë një produkt, ose për të mbështetur një person, një kauzë apo parti (ideologji) politike. Ka edhe njerëz që I përdorin lajmet e rreme për të denigruar persona të tjerë ose për t’I kërcënuar ata. Nga ana tjetër, disa gabime gjatë raportimit mund ndodhin pa qëllim manipulues, dhe ato nuk konsiderohen si lajme të rreme. Por kushdo që ka botuar ose ka thënë diçka që më vonë rezulton e pavërtetë, ka detyrimin dhe përgjegjësinë ta korrektojë atë.

3. Si ta shpjegojmë dallimin mes fakteve dhe opinioneve?

Si faktet ashtu edhe opinionet na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë botën që na rrethon. Por, ndërsa faktet janë raportime të sakta të asaj që ka ndodhur ose që ekziston, opinionet janë interpretim i çështjes, zakonisht nga këndvështrimi individual. Është mëse e ligjshme që një opinion të ndikohet nga këndvështrimi personal, por edhe kur shprehim një opinion duhet ta mbështesim atë mbi fakte në vend të informacioneve të pasakta.

4. Si të dallojmë lajmin e rremë?

Shqyrtojmë burimin dhe informacionet e tjera që vijnë nga ai burim. A na duken të vërteta? A është URL e faqes e ligjshme? A duket “lajmi” i njëanshëm apo që mban dukshëm një pozicion të caktuar? Nëse konsiderojmë autorin, a provojmë dot që ai është një person i vërtetë? Mund të kërkojmë për burime të tjera dhe të shohim se çfarë ka publikuar tjetër dhe çfarë komentesh i bëhen në faqe. Kur kemi dyshime, mund të kopjojmë një rreth të tekstit dhe ta përdorim një motor kërkimi. Aty do të shohim se shpesh do gjejmë faqe që e kundërshtojnë ose konfirmojnë lajmin, por mund të na rezultojë edhe si informacion i rremë. Në Shqipëri nuk ka ende faqe të specializuara për të kontrolluar lajmet e rreme si për shembull portali i njohur FactCheck.org ku mund të merren këshilla të mëtejshme për zbulimin e lajmeve të rreme.

5. Çfarë të bëjmë kur dallojmë një lajm të rremë?

Publikimi i lajmeve të rreme është i patolerueshëm, por komentimi i linqeve me lajme të rreme përmes korrigjimit që mund t’i bëjmë është mëse i vlefshëm!

Page 12: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

10

KONCEPTE DHE TERMINOLOGJI

• Përkufizime të Fake News

Fake News, informacione dhe lajme të rreme nuk janë një fenomen i ri. Lajme të rreme janë përdorur gjithmonë, në të gjitha kohërat, si propagandë në luftëra apo në regjime totalitare. Por ajo që ka ndryshuar sot, është fakti që lajmet e rreme përmes internetit dhe rrjeteve sociale mund të përhapen shumë më lehtë dhe kësisoj të arrijnë sa më shumë njerëz.

Lajmet e rreme mund të marrin forma të ndryshme dhe dallohen nga njëra-tjetra për nga pasojat dhe ndikimet që kanë. E rëndësishme është të fiksojmë që ato hidhen në mënyrë të qëllimshme në qarkullim. Autorët ndjekin një qëllim të caktuar, financiar ose politik. Disa lajme të rreme synojnë të tërheqin më shumë vëmendje, domethënë më shumë klikime. Kurse lajme të tjera synojnë të orientojnë popullsinë drejt një botëkuptimi të caktuar, t’i bindin ata të pranojnë këtë apo atë ideologji, etj. Prandaj është shumë e rëndësishme që të jemi në gjendje t’i njohim dhe identifikojmë lajmet e rreme, informacionet e gabuara si të tilla.

Evidentimi i lajmeve të rreme bëhet i vështirë sepse nga njëra anë, kemi lajme satirike, ku gjuha humoristike që përdoret na lë të kuptojmë menjëherë që kemi të bëjmë me parodi. Nga ana tjetër, kemi lajme të fabrikuara që janë të maskuara si lajme të besueshme. Krijuesit e lajmeve të rreme duan që lexuesit të mendojnë sikur kanë të bëjnë me një raportim të saktë.

Më tej, kemi lajme të shkruara keq apo gabim, ku faktet dhe dëshmitë nuk janë të plota ose nuk janë verifikuar. Nuk janë kontrolluar 2-3 herë para se të botohen. Faji për këtë mund të kërkohet në disa burime, por dy prej tyre janë thelbësore:

• urgjenca, me të cilën media mbledh, seleksionon dhe shpërndan lajmet; • presioni për të shpërndarë lajmet dhe informacionet në kohë reale dhe me

ekskluzivitet si “të parët”, duke mos verifikuar saktë burimet. • Përmes këtij manuali ne synojmë t’i ndërgjegjësojmë nxënësit se përse dhe në

ç’rrethana njerëzit bien pre e lajmeve të rreme? Si dhe mbi efektin potencial kundrejt audiencave që në një farë mënyre kultivojnë një qëndrim të caktuar ndaj medias dhe lajmeve si pasojë e mungesës së besimit te gazetaria.

Lajmet e rreme janë më së shumti të motivuara politikisht. Autorët e tyre kërkojnë të ndikojnë perceptimin e audiencës në lidhje me tema ose figura të ndryshme të rëndësishme në opinionin publik. Manipulimi i informacioneve lehtësohet përmes kanaleve të rrjeteve sociale: përdoruesve aty u shfaqen kryesisht informacionet që reflektojnë mendimin dhe opinionin e tyre. Por edhe komentet e njëanshme si dhe shpërndarja e përmbajtjeve të manipuluara, në

Page 13: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

11

tekst apo figurë, përforcon perceptimin mbi çështje të caktuara. Të dyja këto aspekte mund të gjenerohen teknikisht përmes të ashtuquajturave “social bots” që përmes programeve kompjuterike mbushin komentet ose pëlqejnë apo shpërndajnë linqe të caktuara.

• Si ta dallojmë një informacion të rremë ose të pasaktë? Hapat konkretë për kontrollin e lajmeve

a. Cilësia e burimeve • A shoqërohet materiali me emrin e autorit? Kush janë synimet e tij? Kush është

sfondi i tij profesional apo shoqëror? • Kush është botuesi i tekstit? Në cilën faqe apo platformë në internet është

publikuar? Është faqe private e një personi apo e një kompanie, është një media, një institucion etj? Ka tejet rëndësi ta kontrollojmë këtë pikë, qëllimi ynë është të qartësojmë se cilat synime mund të ndiqen përmes publikimit, si e kanë seleksionuar informacionin dhe sa të sigurta janë burimet e tij.

• A ka një adresë të personit të kontaktit faqja, një adresë vendndodhjeje ku mund të drejtoheni për më shumë informacione apo gjithçka është anonime? Identifikimi përmes adresës dhe mundësisë së kontaktit me faqen, flet përgjithësisht për një faqe serioze dhe të besueshme, edhe pse mund të ketë përjashtime.

• Si financohet faqja, ka reklama, ka biznese të tjera? Nëse po, të kujt lloji, dhe a ndahet qartë përmbajtja nga reklama? Financimi i një faqeje interneti na ndihmon të kuptojmë sa e besueshme është faqja dhe informacionet që ajo shpërndan, si dhe të identifikojmë përkatësitë politike të tyre.

b. Cilësia e formatit

• Cili format është zgjedhur në internet (blog, portal lajmesh, ëikipedia, tëeet, koment, etj)? Formati na lejon të njohim synimet e autorëve dhe të gjykojmë seriozitetin e lajmit që ofrojmë.

• Sa profesionalisht është shkruar teksti? A ka një stil neutral dhe profesional, apo është agresiv, emocional etj? Sa aktuale është tematika që trajtohet në tekst? Linqet që janë bashkangjitur a janë të aksesueshme? Duke shqyrtuar profesionalitetin e faqes mund të tregojmë seriozitetin me të cilin është punuar teksti nga pikëpamja gazetareske.

c. Cilësia dhe vërtetësia e fakteve

Page 14: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

12

• A janë cituar faktet dhe supozimet në tekstin e faqes X edhe në faqe të tjera, a janë dhënë të njëjtat burime? A kanë shkruar gazeta apo institucione për të njëjtat ngjarje?

• A rekomandohen faqe të tjera përmes linqeve? Sa serioze duken ato? A ju duket i besueshëm informacioni në to?

• A citohen burime për të mbështetur supozimet? A ekzistojnë burimet që paraqiten aty? A janë ato të sakta? Kur propozohen ekspertë si burime, çfarë sfondi professional, ekonomik dhe politik kanë ata dhe sa të besueshëm janë?

• Manipulimi i fotografive

Në krahasim me të kaluarën, sot është mjaft e lehtë të manipulosh fotografitë. Prandaj, dhe e kanë humbur shumë statusin e provave materiale të pakontestueshme. Përmes programeve edituese, fotografitë mund të përpunohen në mënyrë të tillë që mesazhi i tyre të ndryshojë. Në çfarë forme manipulohen fotografitë?

• Montazhi: Persona ose objekte shtohen ose hiqen nga foto.

• Prerja: Fotografia pritet në mënyrë të tillë që disa pjesë lihen jashtë saj. kësisoj kemi një fotografi të re që transmeton një mesazh të ndryshëm nga fotografia origjinale.

• Ndriçimi: Përmes manipulimit të dritës dhe ndriçimit mund të simulojmë një kohë të tjerë të ditës.

• Fokusi: Në qendër të fotografisë mund të vendoset një person ose objekt tjetër, ndryshe nga origjinali. Kësisoj mund të ndryshojë konteksti si dhe mesazhi i fotografisë.

• Kombinim i disa fotove (Kolazh): Pjesë fotosh të ndryshme mund të bashkohen duke ofruar një fotografi të re. Mund të shtohen persona apo objekte në një situatë dhe kontekst të ndryshëm.

• Kontekst i gabuar ose mungesë konteksti: Shpesh fotografitë publikohen jaashtë kontekstit. Pra i bashkangjiten një artikulli ose përmbajtjeje tjetër duke marrë kështu një kuptim të ri.

• Si e zbulojmë manipulimin e fotografive?

Duke kontrolluar fotografitë me ndihmën e platformave të caktuara: doënloadojmë foton ose linkun që duam të testojmë (shiko këshilla, faqe---). Aty shfaqen faqet e internetit që kanë përdorur fotografinë më përpara, ka raste që mund të identifikojmë aty edhe 1) nëse është

Page 15: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

13

nxjerrë jashtë kontekstit; 2) nëse është përpunuar; 3) nëse përdoret edhe nga faqe të tjera që kanë raportuar mbi të njëjtën temë.

Përmes një analize të Metadatës mund të marrim informacione mbi vërtetësinë e fotografisë. Metadatat janë të dhëna që prodhohen automatikisht gjatë krijimit të një dokumenti dhe që janë të lidhura me të. Në rastin e një fotografie, për shembull, metadatat regjistrojnë informacione në lidhje me vendin e ngjarjes, me kohën si dhe të dhëna të tjera teknike. Përmes Metadatave mund të identifikojmë fotografi të vjetra, që përdoren në një ngjarje aktuale. Mund të testojmë këto dije si për fotot, ashtu edhe për linqet, në shërbimin online www.exifdata.com

• Kujdes! Kontrolli i metadatave mund të na ndihmojë për të analizuar diçka, megjithatë, edhe metadatat mund të falsifikohen.

• Forma të tjera të dezinformimit

Satira/Parodia është një formë artistike që bazohet te ekzagjerimi. Kritika dhe shpotia jepen me një përmbajtje me stil shumë të ekzagjeruar tallës, qesëndisës. Satira ka në fokus personalitete politike dhe ngjarje si dhe çështje me rëndësi shoqërore.

Njoftimet politike që shpërndahen si lajme të rreme, postohen zakonisht në rrjetet sociale dhe përhapen përmes mesazheve. Kështu ato arrijnë një numër më të madh njerëzish meqënëse mund të ndahen shumë shpejt. Njoftimet politike shërbejnë sidomos për të rritur mbështetjen pro ose kundër një drejtimi të caktuar politik. Ky lloj i lajmeve të rreme mund të bazohet mbi informacione pjesërisht të vërteta. Pra, disa fakte janë të vërtetueshme, por konteksti dhe lidhja mes fakteve është e pasaktë. Ka edhe raste kur faktet janë tërësisht të trilluara. Këto lloj lajmesh synojnë të ndikojnë përdoruesit e rrjeteve sociale.

Termi „Phishing“ vjen nga anglishtja dhe nënkupton një përpjekje mashtruese për të vjedhur informacione të ndjeshme, siç janë emrat e përdoruesve, fjalëkalime apo të dhënat e kartës së kreditit duke maskuar veten si një entitet i besueshëm (si banka etj.) në një komunikim elektronik. Lajmet-Phishing dërgohen me e-Mail ose SMS dhe kërkojnë që të klikojmë në një link të caktuar, i cili të shpie në një faqe interneti të manipuluar me synimin për të përvetësuar fjalëkalimin dhe emrin e përdoruesit.

Termi “Social Bot” është krijuar nga bashkimi i fjalëve „social“ dhe „robot“. Bots janë programe kompjuterike që zgjidhin në mënyrë automatike detyra të ndryshme që u përcaktohen në kodin programues. „Social Bots“ përdoren në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook. Detyra e tyre është të gjenerojnë përgjigje automatike kundrejt postimeve të caktuara. Vështirësia e evidentimit të tyre rritet meqënëse është një entitet i përbërë nga

Page 16: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

14

shumë elemente që duhen analizuar njëkohësisht: imazhi (foto), ndjekësit (followers) dhe postimi. „Social Bots“ janë të programuar në mënyrë të tillë që të reagojnë kundrejt fjalëve kyçe dhe #Hashtagëve. Pra, ato gjenerojnë postime që janë të programuara paraprakisht. Rreziku qëndron sidomos kur përdoren si mjete propagande për të ndryshuar opinionin dhe perceptimin e zgjedhësve (kjo është diskutuar fort sidomos në rastin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 2016).

Termi Flluckë e filtruar7 (eng.Filter bubble) u përdor fillimisht nga aktivisti i njohur i internetit Eli Pariser në librin e tij The Filter Bubble: What the Internet Is Hiding from You. Sipas tij, efekti i flluckës ekziston kur faqet e internetit kërkojnë të përllogarisin përmes algoritmeve se cilat janë informacionet që dëshiron një përdorues. Parashikimet e këtilla bëhen të mundura përmes informacioneve që janë mbledhur ndërkohë nga përdoruesi. Këtu hyjnë: klikimet, ecuria e kërkimit online, vendndodhja, pëlqimet për postime të ndryshme etj. Por në filtrin parashikues të algoritmeve fshihen edhe përmbajtje (video, foto, informacione) që nuk përputhen me shijet apo bindjet e përdoruesit. Kësisoj, botëkuptimet dhe qëndrimet e ndryshme nuk bëhen të dukshme dhe ngecin pra, në filtër.

Gjatë vitit 2016 termi „Epoka pas të vërtetës“ (Post Truth Era) u shpall si fjala e vitit. Ai nënkupton gjendjen shoqërore ku faktet kanë humbur kuptimin. Debatet publike dhe përballjet politike të shoqërisë drejtohen përherë e më tepër nga emocionaliteti. Shkaku është që disa grupime shoqërore nuk i besojnë më fakteve që shpërndan media. Ata janë të bindur që këto nuk përputhen më me situatën aktuale shoqërore, politike dhe ekonomike. Dhe në këtë kontekst gazetarët jo rrallë etiketohet si gënjeshtare.

• Ekstremizmi në rrjetet sociale

Termi “ekstrem” lidhet zakonisht me diçka të jashtme. Për shembull dikush ka tatuazhe nga koka te këmbët. Ose ka lyer flokët me ngjyrë të ndezur. Kemi edhe sporte ekstreme dhe sportistë ekstremë që shtyjnë kufijtë e tyre të performancës për të thyer rekorde.

Por ndryshe nga këto tipe ekstremesh, Ekstremizmi është mëse i dëmshëm në aspektin politik ose fetar.Ekstremistët politikë refuzojnë rendin kushtetues të një shteti, ekstremistët fetarë nuk tolerojnë asnjë fe tjetër, përveç fesë së tyre. Të gjithë ekstremistët kanë të përbashkët gatishmërinë për të përdorur dhunën dhe urrejtjen radikale të drejtuar ndaj njerëzve me një bindje, fe ose kombësi tjetër. Për ta bota është bardhezi, ka vetëm mik apo armik. Për të eleminuar kundërshtarët, ekstremistët nuk lënë mjet pa përdorur - nga teoritë e komplotit dhe gënjeshtrat deri te dhuna dhe terrori.

7 Burimi: Faqja “Filter Bubble” në Wikipedia: https://en.wikipedia.org/wiki/Filter_bubble

Page 17: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

15

Ekstremistët e djathtë i gjykojnë njerëzit bazuar në përkatësinë e tyre kombëtare, fetare ose „racore“. Sipas tyre jo të gjithë njerëzit vlejnë njësoj. Vetëm kombi dhe feja e tyre janë superiore. Këto janë ideologji ksenofobike. Ky lloj racizmi zbatohet në mënyrë radikale - me lajme të rreme të qëllimshme dhe teori konspirative, diskriminim, por edhe me dhunë dhe luftë. Demokracia liberale nuk është forma e duhur qeverisëse për ekstremistët e djathtë: Ata duan një "bashkësi homogjene" në një sistem shtetëror autoritar (për shembull si Rajhu i Tretë /Partia Nacionalsocialiste në Gjermani).

Ekstremistët e majtë duan të shfuqizojnë kapitalizmin dhe të vendosin një rend shoqëror socialist. E majta ekstreme është gjithashtu e gatshme të përdorë dhunën për të arritur qëllimet e saj si në vitet 1970 në Europën Perëndimore.

DALLO LAJMET E RREME! KONTROLLO BURIMIN Investigo faqen ku është botuar informacioni, kontrollo kush është misioni dhe të dhënat e faqes.

LEXO PAS TEKSTIT TË DUKSHËM Titujt mund të jenë abuzues që të tërheqin sa më shumë klikime. Për çfarë flet realisht lajmi?

KONTROLLO PËR AUTORIN Bëj një kërkim të shpejtë për autorin e lajmit. A është i besueshëm? A ekziston realisht?

A KA BURIME SHTESË? Klikoji të gjitha linqet që ofrohen. Vendos nëse informacioni i dhënë e mbështet lajmin.

KONTROLLO DATËN Ripostimi i lajmeve të vjetra nuk sjell detyrimisht një kuptim më të mirë të aktualietetit.

A ËSHTË SHAKA? Ka raste kur lajmet mund të paketohen edhe në formën e shakave. Kur nuk je i sigurtë kërko te faqja e autorit të mbledhësh më shumë informacione.

KONTROLLO BINDJET E TUA Mendo në mënyrë kritike nëse bindjet e tua mund të ndikojnë gjykimin ndaj çështjes apo lajmit.

PYET EKSPERTËT Konsultohu me persona që mendon se kanë më shumë informacione në lidhje me temën, ose me faqe të specializuara online.

KONTROLLONI MIRË PËRPARA SE TA SHPËRNDANI NJË LAJM!

Lajmet e rreme janë efikase sepse u shpërndahen pa kriter një numri shumë të madh personash.

Page 18: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

16

MODEL PËR ORË MËSIMORE8 (1)

• Si mund të integrohen rrjetet sociale në orën e mësimit?

Synimi: Nxënësit do të mësojnë funksionet e rrjeteve sociale në internet përmes punës individuale dhe shpjegimit të mësuesit. Ata i përdorin këto rrjete zakonisht për t’u informuar mbi ngjarjet aktuale. Por përmes materialeve dhe ushtrimeve në këtë orë do të reflektojnë për mënyrën se si mund t’i përdorin këto media edhe për mësimin dhe detyrat e shkollës.

Aftësitë e përftuara: Aftësia e nxënësve për të përdorur media të ndryshme sociale dhe për të prodhuar edhe vetë diçka në internet (si për shembull një tekst të shkurtër në Ëiki). Ata do të dinë se cili medium social mund të përdoret më mirë për qëllime të caktuara. Dhe do të zbulojnë se cilat forma të komunikimit në rrjetet sociale mund të përdoren në orën e mësimit. Nga ana tjetër, ofrohen edhe kompetenca sociale, meqënëse nxënësit do t’i përdorin rrjetet sociale për t’u lidhur me njëri-tjetrin, për të bashkëpunuar në detyrat e përbashkëta, do të reflektojnë për rreziqet në web dhe përparësitë e informacionit online etj.

Ushtrimi 1: Integrimi i rrjeteve sociale në orën e mësimit Kohëzgjatja 90 minuta (2 orë mësimore 45 min secila) Metodologjia Punë në grup dhe individuale e integruar me veprimtari në klasë

dhe në shtëpi Kushtet paraprake & materialet e nevojshme

Videoprojektor; fletore për të mbajtur shënim; moderim i bisedës

Ecuria Mësuesi bën një hyrje për integrimin e mediave sociale në mësim. Mund të përdoret si hyrje edhe një video e shkurtër në anglisht „Fact Checking”, prodhuar nga Metro TV. https://www.youtube.com/watch?v=Ryjpu-NWYm8 Pas një diskutimi mbi videon, fillon puna individuale ose në grup. Nxënësit reflektojnë mbi të rejat në median dhe rrjetet sociale, duke bërë analogji mes veprimeve që bëheshin dikur dhe sot (Fletë pune 1). Cilat janë përparësitë e njërit dhe tjetrit model?

Nxënësit reflektojnë për rrjetet sociale dhe platformat online që ndjekin dhe shpjegojnë funksionet e këtyre mediave (Fletë pune 2).

Prezantimi i rezultateve përmes videoprojektorit, ose përmes paraqitjes së nxënësve në punë individuale.

Rezultatet e mundshme të të nxënit

Nxënësit identifikojnë ndryshimet në zhvillimin e mediave sociale dikur dhe sot dhe reflektojnë mbi mediat dhe rrjetet sociale që përdorin vetë, dhe arsyet përse i përdorin ato.

8 Oramesimoremundtëkryhetnëdisalendesi“Qytetaria”,“Gjuha”,“Historia”osenëportofolineveprimtariveekstrakurrikulare.Mësuesitjanëtëlirëtapërfshijnëatëkueshohintëarsyeshmedhemëfrytdhënëse.

Page 19: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

17

Emri i nxënëses/nxënësit________________________ Klasa_________________

FLETË PUNE 1: ÇFARË TË REJASH SJELL INTERNETI? Plotësoni tabelën e mëposhtme: „DIKUR“ „SOT“ në internet dhe

median online

Jep nga një shembull:

Shembuj për përgjigjen

Ti shkoje të takoje shokët që t’u tregoje fotografitë që kishe bërë gjatë pushimeve.

Sot ti i hedh të gjitha fotot në Facebook për t’ua treguar shokëve.

Ti kishe një problem me kompjuterin dhe shkoje te një specialist/teknik ta rregullonte.

Problemin sot e kontrollon fillimisht në një forum online që ofron ndihmë për problemet me kompjuterin.

Ti takoje dikë në një festë dhe shkëmbenit e-mailet.

Ti takon dikë në një festë, dhe e bën friend në Facebook ose Instagram, pastaj i dërgon një mesazh privat.

Page 20: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

18

Emri i nxënëses/nxënësit________________________ Klasa_________________

FLETË PUNE 2: PËR ÇFARË I PËRDOR RRJETET SOCIALE? Plotësoni tabelën e mëposhtme: Rrjetet sociale që unë përdor Përse i përdor (shembuj) Facebook Për të komunikuar me miqtë, …

Instagram Për t’u informuar mbi aktivitetet e një artisti ose shoku. Për t’i lënë të tjerët të shohin aktivitetet e mia...

Twitter

Youtube

Shembuj të tjerë që të kujtohen …

Jep arsyet përse i përdor ato.

Page 21: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

MANUAL PËR AFTËSIMIN MEDIATIK NË SHKOLLË

19

MODEL PËR ORË MËSIMORE (2)

• Fake News dhe specifikat e tij

Synimi: Nxënësit përballen vazhdimisht me lajme të rreme. Ata e njohin këtë term, por jo gjithmonë munden të dallojnë lajmet e rreme nga të vërtetat, dhe mbi të gjitha nuk dallojnë dot qëllimin që fshihet pas tyre. Përmes një shembulli autentik, nxënësit do të mësojnë se sa profesionale mund të jenë lajmet e rreme dhe sa të vështira për t’u identifikuar. Në këtë orë mësimi nxënësit reflektojnë idetë e tyre për burimet në internet dhe zgjerojnë kompetencat e tyre kritike. Nxënësit diskutojnë se si krijohen lajmet e rreme dhe se si mund të dallohen dhe luftohen ato.

Aftësitë e përftuara: Aftësi për të argumentuar, kuptuar dhe kontrolluar informacionet. Kuptimi dhe përdorimi i mediave, aftësia për të përdorur tekste dhe media; aftësia për të analizuar gjuhën e teksteve dhe konktekstin ku ato janë shkruar.

Ushtrimi 2: Seleksionimi i burimeve të informacionit Kohëzgjatja 45 minuta Metodologjia Punë në grup Kushtet paraprake & materialet e nevojshme

Tabelë; magneta ose shkumës ose markues me ngjyrë; fletore për të mbajtur shënim; moderim i bisedës

Ecuria Jepuni nxënësve paraprikisht si detyrë shtëpie që të lexojnë materialet shpjeguese te kapitulli i Terminologjisë në lidhje me lajmet e rreme. Në klasë kërkojuni të tregojnë burimet që përdorin për t’u informuar në internet. Këto burime ata i shënojnë në fletore në kollonë.

Në përfundim burimet i klasifikojmë në tre grupe sipas besimit që kemi te serioziteti i tyre:

• Shumë besim • Disi besim • Pak besim

Nxënësit sqarojnë pozicionet e tyre. Pyetja qëndrore ishte: Sa besim keni në këto burime? Të gjitha burimet e mbledhura citohen njëra pas tjetrës.

Rezultatet e mundshme të të nxënit

Nxënësit sqarojnë me ndihmën e mësuesve termin „Fake News“, synimet që fshihen pas lajmeve të rreme dhe kufirin mes të vërtetës dhe gënjeshtrës në nformacionet që shpërndahen online. Ata mësojnë gjithashtu burimet e informacionit në internet dhe mësojnë klasifikimin në kategori përmes shembujve dhe reflektimeve që sjell secili në klasë. Përmes fletëve të punës mund të kontrollohet procesi i të nxënit.

Page 22: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

20

Emri i nxënëses/nxënësit________________________ Klasa_________________

FLETË PUNE 3: FAKE NEWS

1. Shpjegoni termin „Fake News“ (bazuar edhe te përkufizimet e dhëna).

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

2. Përshkruani në fjalë kyçe, sa lloje lajmesh të rreme kemi.

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

3. Shpjegoni si mund të dallohen lajmet e rreme.

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

Page 23: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

21

MODEL PËR ORË MËSIMORE (3)

• Manipulimi në mediat audiovizuale

Synimi: Qëllimi i materialit të dytë është të tregojë se si përmbajtjet dhe fotografitë mund të manipulohen në internet. Në këtë orë, mësimi nxënësit reflektojnë idetë e tyre për burimet në internet dhe zgjerojnë kompetencat e tyre kritike. Nxënësit diskutojnë se si krijohen lajmet e rreme dhe se si mund të dallohen dhe luftohen ato.

Aftësitë e përftuara: Aftësi për të argumentuar, kuptuar dhe kontrolluar informacionet. Kuptimi dhe përdorimi i mediave, aftësia për të përdorur tekste dhe media; aftësia për të analizuar gjuhën e teksteve dhe kontekstin ku ato janë shkruar. Konkretisht nxënësit do të jenë në gjendje pas këtyre orëve të përdorin burimet e internetit dhe të shkruajnë mbi to në mënyrë kritike; të lexojnë saktë mesazhet e medias, të analizojnë gjuhën dhe përdorimin e saj në internet etj.

Ushtrimi 3: Analiza e tekstit dhe fotografisë në internet Kohëzgjatja 45 minuta Metoda Punë në grup Kushtet paraprake dhe materialet e nevojshme

„Fletë Pune 2 – Si të analizoj përmbajtjen e teksteve dhe fotografive në internet?” Kompjuter me akses në internet ose smartphone; shembuj konkretë të lajmeve të rreme në tekst dhe fotografi

Ecuria Nxënësit ndahen në grupe me nga 4-5 persona. Dy grupe kanë gjithmonë të njëjtën fotografi për të studiuar

Grupet punojnë me Fletën e Punës 2 dhe mund të kërkojnë në mënyrë të pavarur në internet.

Këshillë! Për çdo paqartësi të nxënësve mund të konsultohen përkufizimet te rubrika: Çfarë duhet të dimë?

Rezultate të mundshme Rezultatet e punës prezantohen sipas grupeve. Për të moderuar prezantimin e grupeve mund të kihet parasysh nga

mësuesit: • Cilat aspekte ishin më të lehta për nxënësit gjatë kërkimit

online? • Cilat aspekte ishin më të vështira? • Ku duhet të kenë më shumë kujdes? • Cilat informacione mundën të zbulonin si lajme të rreme?

Pyetini nxënësit në përfundim të ushtrimit të shkruajnë disa rregulla se si duhet të kontrollojnë origjinalitetin e faqes, të lajmit apo fotografisë që gjejnë në internet dhe rrjetet sociale. Mbase mund të bëni një listë me sygjerimet e tyre dhe t’i vendosni si poster në mur.

Page 24: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

22

Emri i nxënëses/nxënësit________________________ Klasa_________________

FLETË PUNE 4: SI TË ANALIZOJMË TEKSTET DHE FOTOGRAFITË NË WEB? A është ky lajm Fake News? Analizo lajmin që ke zgjedhur duke u bazuar te lista e mëposhtme? Dokumento kërkimin online që ke kryer dhe rrugën e arsyetimit, që të argumentosh rezultatet në fund?

1. Kush fshihet pas lajmit/informacionit? o A është serioz autori dhe a mund t’i besoj? o A është i besueshëm botuesi? o Ka një përmbledhje për të dhënat e faqes, të redaksisë etj? o Në ç’mënyrë financohet faqja?

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

2. Në ç’mënyrë janë shkruar dhe publikuar informacionet? o Cili është formati i faqes në internet? o A është i shkruar në mënyrë profesionale lajmi? o Bëhet fjalë për një faqe informative serioze?

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

3. A janë të sakta faktet? o Ka burime në tekst apo vetëm hamendësime?

Page 25: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

23

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

4. A janë manipuluar fotografitë? o A janë nxjerrë ato janë kontekstit? o A janë përdorur ifotografi nga lajme të tjera? o A janë përpunuar fotografitë?

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

Këshillë! Në rastin e fotografive mund të ndihmojë një analizë e përkundërt, prej nga mësojmë në cilat faqe është publikuar fotografia më parë. Kjo mund të bëhet në faqen: Images.google.com

1. Kontrollo nëse lajmi është zbuluar në motorët e kërkimit si lajm i rremë?

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________ Burimet për të analizuar lajmet e rreme ose të pasakta Në gjuhën shqipe: www.faktoje.al

Page 26: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

24

MODEL PËR ORË MËSIMORE (4)

• Fake News në rast katastrofash natyrore

Synimi: Në situata kritike apo katastrofa natyrore si tërmetet përveç informimit ka edhe dezinformim. Lajmet e rreme dhe ekzagjërimet e shoqërojnë procesin e raportimit. Për më tepër që burimi i informacionit nuk janë vetëm gazetarët, por edhe qytetarët e zakonshëm („gazetaria qytetare”) përmes publikimit të informacioneve në rrjetet sociale. Përballë një gjendjeje të vështirë emocionale dhe psikologjike, lajmet, fotografitë dhe videot nga terreni ku ka ndodhur një katastrofë natyrore kanë një impakt më të madh. Gjatë tërmeteve në Shqipëri në muajt shtator dhe sidomos më 26 nëntor 2019, portale të ndryshme online nuk e lanë pa shfrytëzuar në maksimum si rast. Ata përdorën kryesisht fotografinë me në qendër kafshët dhe fëmijët, sepse siç pranojnë studiuesit9, këto e rrisin shumë shkallen emocionale në të tilla raste dhe kanë impakt të madh te audiencat. Në këtë orë mësimi nxënësit do të mësojnë si të identifikojnë fotot dhe tekstet e pasakta në raste katastrofash natyrore.

Aftësitë e përftuara: Aftësi për të argumentuar, kuptuar dhe kontrolluar informacionet që shpërndahen në portalet online. Aftësia për të analizuar fotografitë dhe linqet e pasakta.

Ushtrimi 4: Abuzime në foto dhe përmbajtje në rast katastrofash natyrore Kohëzgjatja 45 minuta Metoda Analizë fotografish dhe tekstesh; Diskutim në klasë Kushtet paraprake dhe materialet e nevojshme

Fotografi; artikuj që i gjeni bashkangjitur te materialet përkatëse

Ecuria Shkruani titullin në tabelë dhe nëse keni projektor në klasë shfaqni në video linqet e mëposhtme duke filluar me foton e qenit për të cilin flitet në linkun 1. Bëhet fjalë për një lajm pjesërisht të rremë në lidhje me tërmetin e datës 26 nëntor 2019 (6,4 ballë), në të cilin humbën jetën mbi 50 njerëz dhe u plagosën mijëra të tjerë. Nxënësit ndahen në tre grupe: Grupi i pare reflekton për lajmet dhe fotot me përmbajtje pjesërisht të saktë si ky: https://www.rtsh.al/lajme/termeti-i-fuqishem-ushtria-e-kosoves-drejt-shqiperise/ https://sot.com.al/aktualitet/fotoja-qe-po-i-perlot-te-gjithe-qeni-nuk-largohet-nga-trupi-i-pronarit-qe-ndodhet-nen Grupi i dytë mbi lajmet totalisht të pasakta, si për shembull: https://www.instagram.com/p/B5cgA1mBaM8/?igshid=1dhpkësuq7t7l

9 https://en.unesco.org/sites/default/files/journalism_fake_news_disinformation_print_friendly_0.pdf

Page 27: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

25

Dhe, grupi i tretë merret me lajmet që nuk përmbushin standardet etike si në videon e mëposhtme: https://youtu.be/rnt3mllOxËk

Pyetini nxënësit të diskutojnë nëse ky është një lajm i vërtetë. Nëse e jepni detyrë shtëpie, tregojini të futen në internet dhe të kontrollojnë përmes fotos që gjejnë te linku i mediave shqiptare nëse foto është botuar edhe më parë apo jo. Pyetjet që mund të shërbejnë për fillimin e diskutimit në klasë:

• Përse prodhohen më shumë lajme të rreme dhe të pasakta gjatë katastrofave natyrore?

• Si gjenerohen këto lajme? • Si t’i denoncojmë lajmet dhe fotot e rreme?

Nxënësit gjykojnë nëse një fotografi është apo jo e manipuluar. Kontroll online nëse foto është botuar më herët diku tjetër.

Rezultate të mundshme Rezultatet e punës prezantohen sipas grupeve

Page 28: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

26

MODEL PËR ORË MËSIMORE (5)

• Ekstremizmi dhe gjuha e urrejtjes në internet

Synimi: Moduli i pestë trajton përmbajtjet ekstremiste (të djathta ose të majta) dhe gjuhën e urrejtjes në internet dhe rrjetet sociale. Përmes një shembulli konkret nxënësit do të shohin në mënyrë praktike se si formulohen përmbajtjet me qëllim shkaktim zemërimi apo dhune dhe përse shumë njerëz bien pre e tyre. Përmes fenomenit së „Flluckës së Filtruar“ këto përmbajtje ekstreme mund të përforcohen në internet. Media e re si Interneti, WhatsApp, rrjetet sociale janë platforma ideale për ekstremistët. Ata mund të vozitin online në mënyrë anonime, të përhapin video, foto dhe fake news përmes një klikimi të vetëm. Platformat online janë shesh loje për teoritë e tyre të komplotit dhe në rrjetet sociale ata mbjellin urrejtje mes njerëzve në komente për të gjetur ndjekës të rinj. Synim mbetet edhe rekrutimi i të rinjve, dhe për këtë ata kanë zhvilluar metoda të ndryshme.

Aftësitë e përftuara: Aftësi për të gjeneruar strategji për zgjidhjen e konflikteve, për të zgjeruar kompetencat e të kuptuarit sipas koncepteve të media literacy. Punë me tekst dhe me figurë, me elemente të ndryshme mediale dhe rritje të aftësimit analizues, gjykues dhe veprues.

Ushtrimi 5: Përhapja e ekstremizmave online Kohëzgjatja 2 orë mësimore, secila 45 minuta Metoda Punë në grup, analizë teksti online, diskutim. Kushtet paraprake dhe materialet e nevojshme

Fillimisht do të bëhet sqarimi i termit “ekstremizëm“ dhe formave të tij në rrjetet sociale dhe mediat online (shiko përkufizimet fq. ):

Si përhapen ekstremizmat online?

• Përmes Instagramit

Natyrisht, postimet raciste dhe ekstremiste raportohen shpejt dhe zhduken nga rrjetet sociale. Por ekstremistët kanë gjetur një zgjidhje tjetër: Ata e paketojnë propagandën e tyre në videoklipe dhe hyjnë në botën e adoleshentëve. Djemtë dhe vajzat të veshur me modën e fundit pozojnë para kamerës, përdorin me shkathtësi të gjitha mënyrat për një karrierë të suksesshme, për shembull përmes Instagramit, dhe kështu bëhen ndikues ekstremistë. Mesazhet e tyre janë të fshehta dhe të përzgjedhura përmes një strategjie të kujdesshme që të gjejnë mbështetës të rinj.

Page 29: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

27

• Përmes klipeve muzikore

Ekstremistët gjithashtu arrijnë te të rinjtë përmes muzikës: mesazhet ekstreme përcillen në video të këndshme. Klipi, teksti dhe imazhi që përdoren është vështirë të dallohen nga videot e zakonshme. Grupet ekstremiste e përdorin atë për të gjeneruar klikime dhe ndonjëherë arrijnë qindra mijëra në platformat online.

• Përmes „bamirësive“

Ndonjëherë ekstremistët maskohen në internet si bamirës, ata bëjnë thirrje për dhurime, promovojnë bashkësi bamirësie. Sidoqoftë, duhet kontrolluar gjithmonë faqja e tyre dhe zakonisht kuptohet qëndrimi i vërtetë.

Ecuria Nxënësit do të punojnë fillimisht në mënyrë të pavarur me Fletët e Punës #5 dhe #6. Pastaj do të diskutojnë në klasë mbi temën dhe mësimet që nxorën. duhet t’i seleksionojnë ato dhe t’i rendisin sipas avantazheve dhe disavantazheve të mediave të reja në lidhje me komunikimin politik.

Pyetjet që mund të shërbejnë për fillimin e diskutimit: • Si i zbulojmë postimet esktremiste? • Kush i ka shkruar dhe përse? • Si ndikojnë fenomenet e „Flluckës së filtruar“, „Echo-

chamber“ për të përhapur urrejtje dhe racizëm? • Si t’i raportojmë këto raste dhe ku?

Rezultate të mundshme Rezultatet e punës prezantohen në fund në një diskutim në klasë. Nxënësit do të jenë në gjendje të dallojnë përmbajtjet ekstremiste duke vëzhguar hashtaget, duke kontrolluar emrat e autorëve dhe historikun e faqes.

Page 30: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

28

Emri i nxënëses/nxënësit________________________ Klasa_________________

FLETË PUNE 5: EKSTREMIZMI DHE GJUHA E URREJTJES NË INTERNET

1. Lexoni me kujdes terminologjinë në lidhje me fenomenin e „ekstremizmit“. Kërko në mënyrë të pavarur se çfarë nënkuptojnë termat „urrejtje“, „populizëm“, „racizëm“ dhe sqaroji me fjalët e tua. Përse këto terma kanë rëndësi kur flasim për Fake News?

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

2. Analizo shembullin e lajmit në lidhje me stilin e gjuhës së përdorur. Cilat formulime të

bien më shumë në sy? Analizo se çfarë impakti kanë këto formulime dhe përse janë përdorur ato?

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

3. Përse mendon se njerëzit kanë interes për informacione me përmbajtje ekstremiste?

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

Page 31: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

29

Liria e shprehjes kundrejt ligjit dhe moralit në internet Edhe në internet mbizotërojnë rregullat ligjore dhe morale. Liria e shprehjes është e garantuar në Kushtetutë,10kjo liri është themelore për shoqëritë demokratike dhe mbrohet në legjislacionin ndërkombëtar nga disa konventa ndërkombëtare.11 Sigurisht keqpërdorimi i lirisë së shprehjes mund të cënojë liritë dhe të drejtat e njerëzve. Në Shqipëri këto raste rregullohen përmes Kodit Civil dhe Kodit Penal. Në Kodin Civil thuhet se për rastet ku vërtetohet publikim të dhënash të pasakta, jo të plota ose shpifje, gjykata me kërkesën e personave të dëmtuar, detyron publikuesin që ta përgënjeshtrojë atë.12 Po kështu, Kodi Civil parashikon edhe dëmshpërblim për cënim nderi, reputacioni, të jetës private, shëndetit13. Kodi Penal e dënon shpifjen14, ndërhyrjen e padrejtë në jetën private15 dhe përndjekjen16 me gjoba, deri dhe burgim. Nga ana tjetër, përmes adresës së IP mund të zbulohet se kush ka publikuar çfarë në internet. Adresa IP është si një “shenjë gishti” digjitale. Prandaj kur navigojmë në internet duhet të mbajmë parasysh si aspektin ligjor, ashtu edhe atë moral dhe etik.

10 Kushtetuta e Shqipërisë; Neni 22; https://www.parlament.al/Files/sKuvendi/kushtetuta.pdf

1. Liria e shprehjes është e garantuar. 2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. 3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet

11 Vukaj, Erblin (2019). Liria e shprehjes nën kërcënim. IDMC/CFLI, Tiranë https://www.idmc.al/studimi-liria-e-shtypit-nen-kercenim.html 12 Kodi Civil i Republikës së Shqipërise, i ndryshuar 121/2013; Neni 617; http://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/Kodi_Civill-2014_i_azhornuar-1.pdf 13 Po aty, Neni 625 14 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Neni 120, Shpifja; https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/Kodi_Penal-1.pdf

“Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.”

15 Po aty; Neni 121, Nndërhyrje të padrejta në jetën private; “Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja për publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”

16 Po aty; Neni 121/a; Përndjekja: “Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë. Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazotë për t’u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga një person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e armëve, dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë.”

Page 32: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

30

Emri i nxënëses/nxënësit________________________ Klasa_________________

FLETË PUNE 6: SOCIAL BOTS, ECHO-CHAMBER, FLLUCKË E FILTRUAR

Konsulto fillimisht termat në kapitullin “Koncepte dhe Terminologji” 1. Përshkruaj se si mund të ndikojnë këto fenomene në perceptimin e çdo njeriu. Ilustroje

me nga një shembull.

Social Bots Echo-chamber Flluckë e filtruar

2. Analizo se si grupimet ekstremiste mund t’i shfrytëzojnë këto fenomene në interes të

tyre. Përgjigjet e tua jepi përmes përdorimit të termave kyçe.

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

Page 33: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

31

MODEL PËR ORË MËSIMORE (6)

• Edukimi qytetar: Ndikimi i rrjeteve sociale në Komunikimin Politik

Synimi: Mediat e reja apo rrjetet sociale nuk janë automatikisht më shumë apo më pak demokratike, kjo varet nga aktorët që e përdorin atë dhe mënyra dhe synimet e tyre. Prandaj rritja e aftësimit mediatik të qytetarëve, në mënyrë të veçantë e të rinjve, për t’i kuptuar këto media jo thjesht në aspektin teknik, është mëse e nevojshme. Përmes aftësive të reja për të naviguar të sigurt në internet, nxënësit do të jenë në gjendje të kontollojnë në mënyrë kritike informacionet politike që shpërndahen online. Këta ata e bëjnë përmes kritereve të cilësisë që dallojnë lajmet e vërteta nga ato të rreme, nga propaganda etj. Aftësitë e përftuara: Në këtë modul, nxënësit do të mësojnë ndikimin që mediat e reja kanë në komunikimin politik dhe do të reflektojnë mbi rolin e tyre. Fillimisht ata do sqarojnë termat: Komunikim politik, media dhe rrjete sociale. Pastaj do të diskutojnë për avantazhet dhe disavantazhet që kanë mediat e reja. Ushtrimi 6: Komunikimi Politik dhe rrjetet sociale Kohëzgjatja 2 orë mësimore, secila 45 minuta Metoda Punë në grup, diskutim Kushtet paraprake dhe materialet e nevojshme

Fillimisht do të bëhet sqarimi i termave: „Komunikim Politik“, „Mediat e reja“, „Rrjete sociale“:

Me Komunikim politik do të nënkuptojmë të gjitha format e komunikimit mes aktorëve politikë si dhe komunikimin që u drejtohet aktorëve politikë. Termi media nënkuptonte deri para pak dekadash gazetat dhe revistat, radion dhe televizionin. Sot si Media të reja do të quajmë gazetat informative që shpërndahen via e-mail (newsletter), Weblogs, DVD ose CD-Rom, përgjithësisht ato media që shpërndahen përmes internetit. Ndonjëherë fjala internet përdoret si sinonim i “mediave të reja”, edhe pse vetë interneti është një nga format e mediave të reja. Rrjete sociale (“social media”) janë mediat digjitale (si facebook, Instagram, Snapchat, Twitter etj.) të cilat ua lehtësojnë përdoruesve rrjetëzimin në internet, pra që të lidhen me njëri-tjetrin dhe të shkëmbejnë informacione, të jenë pjesë e grupimeve sociale ose të krijojnë grupe të ndryshme për interesat e tyre.

Ecuria Në Fletë Pune 7 janë shënuar 10 situata nga e përditshmja. Nxënësit duhet t’i seleksionojnë ato dhe t’i rendisin sipas avantazheve dhe disavantazheve të mediave të reja në lidhje me komunikimin politik.

Pyetjet që mund të shërbejnë për fillimin e diskutimit:

Page 34: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

32

• Cilat janë pasojat (pozitive dhe negative) që mediat e reja kanë në komunikimin politik?

• Në ç’mënyra të ndryshme transmetohen përmbajtjet politike përmes mediave?

• Çfarë problemesh mund të krijohen përmes fenomeneve të „Flluckës së filtruar“, „Echo-chamber“ dhe iluzionit të shumicës?

• Si mund të mënjanohen këto fenomene? Nxënësit do të dallojnë që një avantazh dhe disavantazh lidhen

gjithmonë me një aspekt të caktuar të mediave të reja. Cili është ai? Rezultate të mundshme Rezultatet e punës prezantohen në fund në një diskutim në klasë.

Page 35: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

33

Emri i nxënëses/nxënësit________________________ Klasa_________________

FLETË PUNE 7: AVANTAZHE DHE DISAVANTAZHE TË MEDIAVE TË REJA

• Në tabelën e mëposhtme gjeni disa thënie dhe situata. Lexojini me kujdes dhe rendisni avantazhet dhe disavantazhet e mediave të reja për Komunikimin Politik.

• Renditini avantazhet dhe disavantazhet nga 1 (veçanërisht e rëndësishme) deri te 5 (krejt e parëndësishme). Argumentoni mendimin tuaj.

• Krahaso rezultatet e tua me shokun e bankës dhe vini re ngjashmëritë dhe dallimet dhe diskutojini këto në një debat në klasë.

AVANTAZHE DISAVANTAZHE Shpejtësia

Informacionet mund të transmetohen në kohë reale, publiku është i lidhur direkt me ngjarjen pavarësisht vendndodhjes së tij.

Presioni i kohës

Disavantazh i shpejtësisë është që hulumtimi bëhet më i vështirë. Kjo ndodh si me raportime për ngjarje komplekse, ashtu edhe me ngjarje më të thjeshta.

Artani interesohet për zhvillimet politike në vend dhe ndjek live përmes Facebook-ut për shembull marshimin e studentëve që protestojnë në Tiranë. Përveç kësaj ai mund të ndjekë gjithë lajmet që publikohen në lidhje me këtë ngjarje përmes hashtagut në Tëitter.

Mira punon si gazetare dhe është përgjegjëse për freskimin e faqes së internetit në një gazetë online. Meqënëse duhet të postojë me shpejtësi, ndodh që bën edhe gabime. Nuk ka kohë të thellohet për lajmin që poston.

Aktualiteti

Transmetimet direkte në TV dhe Radio jo vetëm që mund të plotësohen nga ora në orë, por edhe të zëvendësohe. Me ndihmën e mediave të reja ky tipar i aktualitetit theksohet edhe më shumë.

Ritmi i shpejtë

Një tjetër disavantazh i kësaj shpejtësie është ritmi i shpejtë: informacionet krijohen vetëm për momentin dhe koha e tyre e skandencës, dmth. e kohëzgjatjes deri te lajmi tjetër, sa vjen dhe zvogëlohet.

Kevin nuk blen më gazetë te kioska, por e lexon online dhe është përherë e informuar. Përveç artikujve ai mund të ndjekë edhe transmetimet direkte etj.

Marjena i lexon lajmet e rëndësishme online. Por kjo nuk është gjithmonë e lehtë, sepse titujt e djeshëm janë zëvendësuar me të rinj, disa lajme nuk gjenden më fare.

Dendësia e informacionit

Media e re krijon një dendësi informacioni deri më tani të panjohur. Dokumentet mund të arrihen në çdo kohë dhe kudo.

Mbingarkim me informacione

Disavantazhi i këtij zhvillimi është një përmbytje informacioni, në të cilën filtrimi i gjërave thelbësore po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Ekziston rreziku që lajmet nuk bazohen gjithmonë në informacion të

Page 36: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

34

besueshëm, por thjesht çfarë gjendet online shpejt e shpejt përmes motorëve të kërkimit.

Ermali çdo informacion e kërkon pothuajse në internet. Ai kënaqet kur gjen aty gjithçka dhe mund ta ruajë dhe ta lexojë në çdo kohë. Aty gjen tekste ligjore, dokumente mbi luftra dhe epoka të vjetra, programe politike të partive, artikuj gazetash etj.

Vanesa kërkon në internet informacione për referimin e saj me temë "Komunizmi në Shqipëri". Motori i kërkimit i ofron kaq shumë materiale për temën e saj sa që nuk di nga t‘ia fillojë. Përveç kësaj, ajo nuk është e sigurt se cilave faqe t‘u besojë. Normalisht kërkon në Google.

Mundësi reagimi

Një avantazh i mediave të reja është mundësia e audiencës për të reaguar. Artikuj dhe lajme të botuara vlerësohen dhe komentohen. Kjo u jep lexuesve mundësinë që të shprehin mendimet e tyre shumë më direkt sesa në kohën e letrave drejtuar redaktorit. Në të njëjtën kohë, gazetarëve u jepet një reagim i drejtpërdrejtë. Ndërveprimi i drejtpërdrejtë midis prodhuesve të lajmeve dhe konsumatorëve të lajmeve bëhet shumë më i lehtë.

Anonimiteti/Fushatat e fyerjes

Disavantazhi i këtij opsioni është se pothuajse çdo lloj komenti është i mundur në fushën ku lëviz anonimiteti - pavarësisht se sa banale është përmbajtja apo lidhja me realitetin. Anonimiteti shfrytëzon gjithnjë e më shumë mundësinë e agjitacionit të mediave (krijimit të klimës armiqësore), paragjykimeve, shpifjeve ose diskriminimit, dhe denigrimit të personave. Sulmet agresive mund të artikulohen relativisht lehtë përmes mediave të reja.

Julia sapo ka lexuar një artikull të gazetës në internet dhe do të dëshironte të vepronte në të sepse beson se autori ka harruar ose ngatërruar disa gjëra. Ajo përdor funksionin e komentit dhe poston mendimin e saj direkt nën postim. Ajo ka dëgjuar që shumë gazetarë reagojnë ndaj komenteve mbi artikujt e tyre dhe i shkruajnë ato përsëri.

Floriani ankohet që njerëzit (në mënyrë anonime) vazhdojnë të ndajnë lajme të rreme në internet, duke përhapur gënjeshtra për persona të tjerë, ose thjesht duke sharë. Sipas tij, shumë rrjete sociale nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme asaj që është postuar.

Demokratizimi i mediave

Pasojë pozitive e demokratizimit në rritje të mediave është aksesi më i madh që kanë njerëzit te informacionet.

Sasia apo cilësia

Por pasojë negative është se rritja e informacioneve dhe e numrit të mediave, jo domosdoshmërisht rrit cilësinë e tyre.

Mirela mendon se është mirë që gjithnjë e më shumë njerëz përmes Internetit kanë akses në një larmi informacionesh. Ajo beson se kjo ka shumë rëndësi për të ndjekur zhvillimet politike.

Emanueli vëren se vërtetë përmes Internetit ka më shumë informacione dhe media. Por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se të gjitha mediat dhe informacionet janë serioze dhe të besueshme, siç tregon fenomeni i përhapur i „fake news“.

Page 37: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

35

SHTOJCË • Materiale shtesë për temën 4 (Fake News në rast

katastrofash natyrore) Nxënësit mund të punojnë në këtë modul edhe me lajme të tjera të cilat janë ndarë në disa kategori në varësi të pasaktësive që përmbajnë.

• Lajme pjesërisht të sakta I: Fotoja që po i përlot të gjithë, qeni nuk largohet nga trupi i pronarit nën gërmadhat e tërmetit

Linqe të artikullit në mediat shqiptare: https://sot.com.al/aktualitet/fotoja-qe-po-i-perlot-te-gjithe-qeni-nuk-largohet-nga-trupi-i-pronarit-qe-ndodhet-nen https://www.rtsh.al/lajme/termeti-i-fuqishem-ushtria-e-kosoves-drejt-shqiperise/ Përgjigje: Foto është e rreme. Ajo nuk është shkrepur pas tërmetit në Shqipëri, por pas një tërmeti të fuqishëm qe ka prekur Kaliforninë në vitin 2018. https://www.alamy.com/dog-looking-for-injured-people-in-ruins-after-earthquake-image230074167.html

• Lajme pjesërisht të sakta II: Foto e një fëmije të dëshpëruar pranë rrënojave të një shtëpie

Page 38: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

36

Foto e një fëmije të dëshpëruar pranë rrënojave të një shtëpie u postua dhe u ripostua disa herë pas tërmetit të 26 nëntorit, por në të vërtetë edhe kjo foto është pjesë e albumi fotografik online. Një shembull i kësaj foto i shpërndarë në rrjetet sociale: https://www.facebook.com/donate/752138055302911/2515419215193558/?fundraiser_source=feed&source_data%5Bpost_id%5D=2515419215193558 Linku original: https://www.shutterstock.com/image-photo/little-boy-near-destroyed-house-child-1393917770

Si foto me qenin, ashtu edhe ajo me fëmijën patën një impakt shumë të madh, reagimet ishin jo vetëm në formën e postimeve,shpërndarjeve,porpati edhe punime të ndryshme kreative si videoklipe,filma të shkurtër, kolazhe muzikore, poezi etj. Ja një shembull: https://www.facebook.com/100037294182939/videos/157840848802387/?t=5

• Lajme totalisht të pasakta I: Tërmeti çan asfaltin në Durrës Lajmi që tërmeti ka arritur të krijojë çarje në Bulevardin kryesor të qytetit ishte tepër shokues,traumatik dhe përhapi shumë panic për qytetarët e Durrësit dhe jo vetëm. Lajmi i cili u përhap fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas edhe në mediat konvencionale, rezultoi të ishte tërësisht i pasaktë. Gjatë emisionit “Open” në TV Top Channel, u arrit të verifikohej se çarja në asfaltin e bulevardit ishte mbi 6 mujore dhe jo e shkaktuar si pasojë e një tërmeti.

Page 39: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

37

Një shembull i kësaj foto i shpërndarë në rrjetet sociale: :https://indeksonline.net/termeti-i-fundit-can-asfaltin-ne-durres/ Verifikimi: http://top-channel.tv/2019/12/01/fake-neës-carja-ne-bulevardin-kryesor-te-durresit-nuk-eshte-shkaktuar-nga-termeti/

• Lajme totalisht të pasakta II: “Hotel Plaza ka pësuar krisje”

Shpërndarja e një fotografie sipas së cilës, hotel “Plaza” në kryeqytet kishte pësuar plasaritje, shkaktoi panik të konsiderueshëm. U nevojit reagimi edhe pse i vonuar, nga ana e menaxherëve të hotelit për të qartësuar situatën. Foto Fake: https://www.instagram.com/p/B5cgA1mBaM8/?igshid=1dhpkësuq7t7l Deklaraten e stafit menaxherial e gjejmë në këtë shkrim :https://www.faxweb.al/cfare-nuk-shkon-te-plaza-maritim-plaza-tirana-iu-pergjigjet-fake-neës-eve-klientet-tane-te-ndihen-te-sigurte/

• Lajme që nuk përmbushin standardet etike të raportimit I: Shpëtimi i fëmijës

Një moment nga procesi i shpëtimit të një fëmije. Djaloshi kishte ngecur në rrënoja dhe arriti të mbijetonte sepse gjyshja e kishte mbrojtur me trupin e saj, duke gjetur pas kësaj edhe vdekjen. Shpëtimi i djaloshit transmetohej live me kamera dhe për pasojë, pamjet janë tepër të rënda dhe të papërshtatshme për këdo. Video ofron një situatë shumë të vështirë të aksionit të shpëtimit dhe pasthirrmat, ulërimat, të qarat e fëmijës do të mbesin gjatë në kujtesën e shikuesve.

Burimi: https://youtu.be/xKeGTMHgM4s

Page 40: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

38

• Lajme që nuk përmbushin standardet etike të raportimit II: Një person i ngecur në rrënoja

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 tendenca e mediave për të raportuar direkt nga vendngjarja, duke shkuar sa më pranë rrënojave dhe personave të lënduar ishte e madhe. Megjithatë ky angazhim nga vendngjarja nuk kaloi pa probleme etike, në lidhje me pamjet e rënda të transmetuara, ashtu edhe me mosrespektimin e privatësisë, cënimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve etj.

Transmetim me përmbajtjeje jo etike: Në këtë video të shpërndarë nga BallkanWeb paraqitet një person i ngecur nën rrënoja. Pamjet janë transmetuar pa asnjë paralajmërim në edicionet e lajmeve dhe transmetimet e drejtpërdrejta prime time. Nevojitej nga mediat përkatese ta shoqëronin transmetimin e këtyre pamjeve të rënda me shënimin përkatës.

Burimi: https://youtu.be/rnt3mllOxËk

Page 41: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

39

LITERATURA

Bishop, E. (2014). Critical Literacy: Bringing Theory to Praxis. Journal of Curriculum Theorizing 30(1), 51-63. https://journal.jctonline.org/index.php/jct/article/view/457/pdf

Godole, J., Musai, B., Abdurrahimi, T., (2011). Media Literacy. Doracak për mësues dhe nxënës, Klasa 1-9 [Handbook for Teachers and Students, Classes 1-9], ISHM: Tirana

Hague, C., & Payton, S. (2010). Digital literacy across the curriculum. Bristol, England: Futurelab. https://www.nfer.ac.uk/publications/FUTL06/FUTL06.pdf

ISHM. Manual për trajnerët. Edukimi për median dhe informacionin, botuar nga ISHM, akses online: http://www.institutemedia.org/Documents/PDF/TotManual.pdf

Picton, I., & Teravainen, A. (2017). Fake News and Critical Literacy: an evidence review. London: National Literacy Trust. https://literacytrust.org.uk

Polizzi, G. (2017, May 22). Tackling fake news: towards a new approach to digital literacy [Blog post]. LSE Media Policy Project Blog. https://blogs.lse.ac.uk/medialse/2017/05/22/tackling-fake-news-towards-a-new-approach-to-digital-literacy/

Shor, I. (1999). What Is Critical Literacy? [PDF le]. NY: CUNY Publishing Institute. https://digitalcommons.lesley.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1052&context=jppp

Vukaj, Erblin (2019). Liria e shprehjes nën kërcënim. IDMC/CFLI, Tiranë https://www.idmc.al/studimi-liria-e-shtypit-nen-kercenim.html

LINQE DHE INFORMACIONE TË VLEFSHME

https://faktoje.al https://www.reporter.al https://al.ejo-online.eu www.exifdata.com http://www.institutemedia.org https://www.idmc.al/studimi-liria-e-shtypit-nen-kercenim.html https://en.unesco.org/sites/default/files/journalism_fake_news_disinformation_print_friendly_0.pdf http://www.medialit.org/sites/default/files/14B_CCKQPoster+5essays.pdf

BURIME TË TJERA Wikipedia: https://en.wikipedia.org/wiki/Echo_chamber_(media) https://en.wikipedia.org/wiki/Filter_bubble Kodi Civil i Republikës së Shqipërise, i ndryshuar 121/2013; Neni 617. http://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/Kodi_Civill-2014_i_azhornuar-1.pdf Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Neni 120, Shpifja. https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/Kodi_Penal-1.pdf Kushtetuta e Shqipërisë; Neni 22; https://www.parlament.al/Files/sKuvendi/kushtetuta.pdf

Page 42: Manual Fake News 10.2.2020 - IDMC€¦ · programeve kompjuterike të ashtuquajtura “Social Bots”, të cilat reagojnë automatikisht sipas fjalëve kyçe dhe hashtagëve të programuar

40

Rreth autores

Dr. Jonila Godole punon prej vitit 2005 si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i gazetarisë dhe komunikimit. Ajo ka studiuar për shkenca politike, sociologji dhe pedagogji në Universitetin “J. W. Goethe” Frankfurt am Main/Gjermani. Godole ka qenë një nga gazetaret e para të shtypit të pavarur në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, e njohur sidomos për intervistat politike. Fushat e saj të hulumtimit shkencor përfshijnë komunikimin politik, sistemet mediatike dhe rolin e medias në kujtesën kolektive. Është doktore e shkencave që prej vitit 2013, me një punim mbi gazetarinë shqiptare në tranzicion dhe problematikat e saj, botuar nga Papirus më 2014. Njëkohësisht ajo është autore e dhjetra artikujve shkencorë botuar brenda dhe jashtë vendit kushtuar zhvillimit të mediave dhe gazetarisë në vendet postkomuniste. Prej vitit 2014 Godole është drejtore ekzekutive e IDMC - Institute for Democracy, Media and Culture (www.idmc.al), një institucion partner i Fondacionit Konrad-Adenauer në Tiranë. Ky institut ka në focus të punës së saj angazhimin e të rinjve në politikat publike dhe nxitjen e reflektimit të tyre perms aktiviteteve ndërgjegjësuese mbi regjimin komunist dhe pasojat e tij deri më sot. Përmes angazhimit të saj personal dhe profesional, komenteve në shtyp dhe televizion në lidhje me këtë temë, Godole ia ka dale ta bëjë institutin që drejton, IDMC, një organizëm thelbësor në çështjet e ballafaqimit me të shkuarës në Shqipëri dhe të motivojë mësues historie dhe të rinj të interesohen për dëshmitarët okularë të kohës, vendet e kujtesës dhe tema të lëna në harresë.