Upload
others
View
69
Download
2
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
STUDIME BACHELOR
PUNIM DIPLOME
TEMA:Muzika-komponent i aktivizimit të proceseve psikike tek fëmijët
Udhëheqëse Shkencore: Kandidatja:
Prof.ass.Msc Mimoza Kushumlia Blerta Elezaj
Gjakovë, 2018
2
Përmbajtja
Deklaratë…………………………………………………………………………………… 4
Falënderime dhe mirënjohje……………………………...............................................… 5
Abstrakti.…………………………………………………………………………………… 6
Hyrje………………………………………… ……………………………………………. 7
I. Muzika……………………………………………………………...... 8
1. Roli edukativ i edukatës muzikore……………………………………………….. 10
Fazat e zhvillimit kohor të jetës së fëmijës………..…………...………………. 11
1.1Viti i parë i lindjes……………………………………… …………………... 11
1.2Viti i dytë i jetës………………………… ………………………………….. 11
1.3 Viti i tretë dhe i katërt i jetës………………………………………………… 11
1.4 Viti i pestë i jetës……………………………… ……………………………. 12
1.5. Viti i gjashtë dhe i shtatë i jetës………………………………………...…... 12
II. Ndikimi i muzikës në zhvillimin e fëmijëve………………………..12
2.1. Muzika ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit………………………….. 13
2.2Muzika ndikon në intelegjencë……………………………………………… 14
2.3Muzika ndihmon zhvillimin emocional…………………………………..…. 15
2.4Koncentrimi…………………………………………………………….……… 16
2.5 Integrimi me gjuhën amtare………………………………………...………….. 17
2.6. Të mësosh një gjuhë është më e lehtë me muzikë …………………...…… 17
III. Lodrat me muzikë ndihmojnë në zhvillimin psikik………………17
3.1 Muzika ndihmon zhvillimin social të vogëlushët…….................................................. 18
3.2. Lodrat me muzikë i argëtojnë fëmijët………………………………………… 18
3.3 Lodrat me muzikë forcojnë lidhjen e prindërve dhe fëmijëve ...…………… 18
3.4Fëmijët lindin me prirje muzikore…………….…………………………….… 19
IV. Shërimi sipas dëgjimit të muzikës………………….………..…….19
Si vepron kjo terapi?....................................................................................................... 20
3
V. Zhvillimi i aftësive të fëmijëve ………………….………..………..21
5.1 Aftësitë që zhvillojnë nxënësit përmes mësimit të muzikës……………..…….. 21
5.2 Zhvillimi i aftësive për të kënduar………………………………………...…… 21
5.3 Zhvillimi i aftësisë për të dëgjuar………………………………………...……. 22
5.4 Zhvillimi i ndjeshmërisë ritmike……………………………………..………….22
5.5 Zhvillimi i aftësisë për të luajtur dhe shoqëruar muzikën përmes instrumenteve
ORF dhe me goditje…………………………………………………………........... 22
5.6 Zhvillimi i aftësisë për të krijuar……………………………………………… 23
5.6.1 Kordinacioni…………………………………………………………………. 23
5.6.2 Konfidencë vetjake…………………………………………...…………….. 23
5.6.3 Durimi dhe këmbëngulja……………………………………………...……….24
Fëmijët kërkojnë një kujdes shumë të madh në rritjen e tyre…………….....……. 24
Rezyme………...……………………………………………………..……………………. 25
Disa nga thëniet që janë bërë për muzikë……..………………..…..………………........26
Jetëshkrimi………………………………………………………………………………... 27
Referencat dhe burime nga interneti………………………..………………………........28
4
Deklaratë
Unë deklaroj në përgjegjësi të plotë se i gjithë materiali në këtë punim është marrë dhe paraqitur
në përputhje të plotë me rregullat akademike dhe të sjelljes etike.
Gjithashtu, deklaroj se bazuar në kërkesat e rregullat e punimit të diplomës, kam cituar të gjithë
materialin i cili nuk është origjinal.
Për çdo citat, material, kam vendosur referencat, fusnotat dhe e kam treguar burimin e materialit
tim.
5
Falënderime dhe mirënjohje
Ju falëminderit të gjithëve për praninë tuaj!
Një falenderim dhe një mirënjohje e veçantë për udhëheqësen e temës sime Prof.Ass.Msc
Mimoza Kushumlia, ku ky punim është produkt i ndihmës dhe mbështetjes së saj.
Falenderoj gjithë stafin pedagogjik të Fakultetit të Edukimit “Fehmi Agani" që më dhanë njohuri
gjatë këtyre 4 viteve të studimit.
Një falenderim tepër të ngrohtë kam për familjen time të cilët më mbështeten gjatë kohës së
studimeve moralisht dhe financiarisht. I falenderoj për durimin, mirëkuptimin, kurajon dhe
mbështetjen që më kanë ofruar në rrugën e gjatë të arsimimit.
Përgjithmonë mirënjohëse!
6
Abstrakt
Muzika ka një histori shumë të lashtë, aq sa është e vjetër edhe vetë historia e njerëzimit, Ka
lindur në shoqëri dhe i shërben asaj, në fillim me motive të punëse në faza më të vona si faktor
ideologjik. Muzika ka lindur si nevojë dhe domosdoshmëri shoqërore dhe roli i saj shumë i
rëndësishëm qëndron në ndikimin e saj në edukimin social.
Në fillim, do të ndalem në atë se çfarë është muzika, roli edukativ i edukatës muzikore e më pas
do të flas për zhvillimin në faza kohore të jetës së fëmijëve duke fillurar prej vitit të parë të
lindjes deri tek viti i shtatë i jetës së fëmijëve. Pastaj, do të sjellim ca të dhëna shkencore lidhur me ndikimin pozitiv që ka muzika në
zhvillimin e fëmijëve, si ndikon në trurin e tyre, në zhvillimin emocional, në intelegjencë, në
koncentrimin e tyre në mësim. Do përpiqem të sçarojse si mund të mësojnë me lehtë gjuhë të
ndryshme përmes muzikës si dhe integrim më të lehtë në gjuhën amtare. Ndikimi i lodrave me
muzikë të fëmijët, ndikimin e muzikës në lehtësimin e terapive të sëmundjeve, në ndihmën që
jep tek fëmijët që belbëzojnë, si dhe së fundmi edhe tek autikët. Poashtu edhe zhvillimin e
aftësive të tjera të fëmijëve përmes muzikës si të kënduarit,të dëgjuarit, aftësisë për të krijuar etj.
Fjalë kyçe: muzikë, intelegjencë, koncentrim, zhvillim, integrim, etj.
7
Hyrje
Dashuria e fëmijëve për muzikën shpesh fillon falë këngëve të para që e vënë në gjumë apo disa
ninullave të rimuara që nëna ia këndon kur e vë në shtrat. Me rritjen, muzika nis të luajë një rol
të rëndësishëm në çdo etapë të edukimit të fëmijës.
Muzika, si pjesë e jetës së njeriut, në njërën anë dhe pjesë përbërëse e vetë shpirtit të njeriut në
anën tjetër, si pjesë e artit, ka qëllime dhe objektiva të ndryshme tek njeriu në përgjithësi dhe në
formimin e personalitetit në veçanti.
Edukimi muzikor është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme, e cila lidhet ngushtë me
zhvillimin intelektual, social, kulturor dhe afektiv të nxënësve. Mësuesit u japin mundësi
nxënësve të perfitojnë aftësinë për të zhvilluar, krijimtarinë e tyre dhe shpirtin kritik.
Muzika është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe një formë joverbale e komunikimit dhe
transmetimit të ideve përmes tingujve dhe simboleve muzikore. Edukimi i veshit muzikor,
dëgjimi, mësimi i notave, praktika vokale dhe instrumentale, shprehja dhe krijimi zhvillohen të
ndërthurura së bashku.
Kjo lëndë mundëson kombinimin e njohurive muzikore dhe teknikave, duke i përdorur ato për
t’u frymëzuar,për të imagjinuar, për të gjetur dhe për të shprehur ndjenjat.
’’Muzika është zbulimi më i madh se e tërë urtësia e filozofit’’L.V.Bethoven- kompozitor i
periudhës klasike.
Duke ditur vlerat dhe ndikimet që ka arti muzikor në edukimin e njeriut në përgjithësi si dhe të
fëmijëve në veçanti,lënda arti muzikor është pjesë standarde në programet dhe planet shkollore.
Edukimi muzikor fillon që në fëmijëri në familje, në entet parashkollore, në kopshte të fëmijëve.
Në shkollat fillore dhe të mesme edukata muzikore është lëndë e obligushme.
8
I. Muzika
‘’Sa më e mirë të jetë e organizuar muzika e një shteti, aq më i fortë është shteti’’
Platoni
Muzika është njëra ndër artet e bukura, që për mjet shprehje ka tingullin. Vetë fjala ose nocioni
‘’muzikë’’ është me origjinë nga Greqia që dikur kishte kuptim më të gjerë se sa ka kjo fjalë sot.
Ndryshe mund ta quajmë arti i shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve.
Muzika si art, që për shprehje përdor tingujt me lartësi dhe kohëzgjatje të fiksuar, e që
interpretohet nga zëri i njeriut dhe i veglave muzikore, filloi për të parën herë të përdoret në
mesjetë dhe pikërisht në kohën kur në veprimtaritë shpirtërore sundonte krishterimi në Evropën e
civilizuar.
Në shekullin XX me emrin ‘’muzikë’’ përfshiheshin jo vëtem tingujt me vetitë e caktuara, por
edhe zhurma bubullima, bërtitja etj. Pra fjalë, fenomene të ndryshme akustike, të gjitha ato që i
kapte veshi i njeriut. Nga kjo që u tha më sipër vetëkuptohet se termi ‘’muzikë’’ nuk është
përdorur gjithmonë me të njëjtin kuptim, siç kuptohet tradicionalisht muzika.
Muzika, sipas përmbajtjes, karakterit dhe natyrës së saj, mund të jetë muzikë popullore, artistike
ose serioze-klasike, dhe muzikë argëtuese ose zbavitëse.
Muzika mund të jetë njëzërëshe (monodike) ose homofonike dhe shumëzërëshe (polifonike) nga
dy e më shumë zëra.
Për zhvillimin e muzikës artistike nevojiten kushtet e domosdoshme si: liria, baza materiale e
mirëkuptimi që janë shkallë e lartë e muzikës artistike të një varg shtetesh evropiane
perëndimore, siç janë: Italia, Austria, Gjermania, Franca, Anglia e shtetet e Beneluksit. Pikërisht
në këto shtete u paraqitën stilet dhe u zhvilluan të gjitha format më të rëndësishme të muzikës
artistike. Popujte Ballkanit si dhe populli shqiptar qëndrojnë shumë më prapa në zhvillimin e
muzikës artistike, krahasuar me muzikën e popujve që u përmendën më sipër, jo se nuk kishin
talent e dashuri për muzikën, por se nuk kishte kushte të nevojshme për zhvillimin e kësaj
muzike.
Muzika ndikon në qenien njërzore, në shpirtin e njeriut me ritmin e saj, me melodinë dhe
harmoninë krijojnë emocione nga më të ndryshme të njeriu. Ajo zgjon ndjenja gëzimi, hareje,por
krijon edhe emocione të ndryshme.Ajo mund të jetë edhe e dhemshme, melankolike, sidomos në
disa vepra që kanë për qëllim krijimin e këtyre ndjenjave, siç janë marshet e përmotshme.Muzika
është ne relacion me gjendjen shpirterore të atij që e dëgjon ose e krijon atë, d.m.th është një lloj
9
pasqyrimi i gjendjës shpirtërore dhe të ndjenjave të njeriut.Muzika është një formë artistike e
komunikimit të shëndoshë nëpërmjet instrumenteve muzikore që prodhojnë tinguj dhe tone.
Muzika në vetvete është një vazhdimësi tingujsh, të cilat të ndara nuk kanë ndonjë vlerë të
madhe, por kur organizohen së bashku nxisin veprimin e vlerësimit te njeriut.
Muzika është aq e vjetër sa njerëzimi, ajo lind me njeriun dhe zhvillohet proporcionalisht më të.
Por, duhet cekur se krijuesit dhe analizuesit nuk mbështetet vetëm në anën emotive të muzikës,
por edhe në mendjen e në intelekt. Kombinimi i anës emocionale me atë intelektuale-racionale
është i natyrshëm dhe i nevojshëm.
Muzika ka gjuhë universale që pa ndërmjetësues të gjuhës dëgjohet e kuptohet. Këtu po citojmë
një mendim të kompozitorit gjenial të epokës së Barokut dhe njërit ndër kompozitorët më të
famshëm në tërë historinë e zhvillimit të muzikës artistike, veprat e të cilit kanë vlera universale
– Georg Fridrih Hendëll, i cili thotë:
‘’Do të kisha dhembje, në qoftë se njerzëve u ofroj vetëm ëndje-kënaqësi (argëtim). Qëllimi im
është që njerëzit t’i bëj më të mirë’’.
Duke ditur vlerat dhe ndikimet që ka arti muzikor në edukimin e njeriut, lënda arti muzikor është
pjesë standarde në programet dhe planet shkollore.
Këndimi në kor ose luajtja në orkestër, krahas zhvillimit të ndjenjave dhe shijes estetike
(pjesëmarrja në ansamble, veprimtaria kolektive), luan rol pozitiv në edukimin social të
nxënësve. Grekët e vjetër kanë thënë:
‘’Ai qytetar që nuk di të zë vendin e duhur në kor, nuk është qytetarë i edukuar mirë’’.
Muzika ka ndikim edhe në formimin e personalitetit të njeriut, sidomos tek fëmijët dhe rinia,
mosha që janë në formim e sipër të personalitetit. Prandaj, në këtë drejtim gjithnjë duhet pasur
kujdes se çfarë muzike dëgjojmë, çfarë muzike po u ofrojnë sidomos të rinjve. Gjithnjë duhet
zgjedhur muzikë të verifikuar tradicionalisht si muzikë e mirë, qoftë ajo kombëtare ose muzikë e
huaj.1
1Berisha, Engjëll (2017): ‘’Arti Muzikor’’, Prishtinë, fq.3
10
1. Roli edukativ i edukatës muzikore
Në formimin e gjithanshëm të personalitetit të njeriut, rol vendimtar kanë edukata dhe arsimi.
Edukata muzikore në pedagogjinë bashkëkohore ka vend parësor dhe është komponente me
rëndësi në zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit. Kjo veprimtari duhet të jetë e planifikuar
dhe e sistemuar mirë me artin, edukatën, pra edhe me muzikën. Edukata mbështetet në zhvillimin
pozitiv të cilësive të personalitetit duke i përvetësuar vlerat morale, si në shoqëri ashtu edhe në
punë.
Edukata estetike dhe muzika si mjet i saj, përgatit nxënësit që ta kuptojnë dhe përjetojnë të
bukurën në më shumë aspekte të jetës dhe punës. Ajo begaton jetën emocionale duke e zhvilluar
të menduarit dhe aftësitë krijuese të fëmijëve.
Komponenti edukativ i edukatës dhe arsimit, i edukatës muzikore përfshin zhvillimin dhe
kultivimin e cilësive pozitive të personalitetit (vullnetin, karakterin, botëkuptimet shkencore,
bindjet demokratike etj) e posaqërisht bindjen për dashurinë ndaj artit muzikor dhe artit në
përgjithësi. Po ashtu ndikon edhe në formimin dhe zhvillimin e veprimtarive efikase të
bashkësive të të rinjve, e në këtë rast luan rol edukimi shoqëror, i cili gjithnjë sjell vlera
edukative me interes te pazavëndsueshëm në jetën e të riut.
‘’Qëllimi dhe detyra e lëndës së edukatës muzikore është që fëmijët ta njohin dheta duan artin
muzikor. Duke u marrë me muzikë, fëmijët zhvillohen më mirë emocionalisht sepse në mënyrë
aktive kultivohet tek ata ndjenja për të bukurën. Kështu ngadalë përgatiten për t’u marrë edhe
vetë me punë kreative dhe krijimtari artistike’’.
Përmes mësimit të lëndes së edukatës muzikore nxënësit marrin dituri dhe informata për
zhvillimin e artit muzikor nga ana teorike dhe praktike.
Ne orët e kësaj lënde është i obligueshëm dëgjimi i veprave të zgjedhura .
Nxënësit kolektivisht ose individualisht ndjekin jetën muzikore në mesin ku jetojnë nëpërmjet
koncerteve dhe shfaqjeve të ndryshme muzikore.
Përveç orëve të rregullta të parapara me plan e me program të shkollave, nxënësit duhet të jenë
aktiv dhe të marrin pjesë në kor dhe eventualisht në orkestër.
Kur kombinohet mësimi në klasë, dëgjimi i rregullt i muzikës, pjesëmarrja në kor ose në
orkestër, të nxënësit krijohet shija estetike dhe zhvillohet ndjenja për të dalluar vlerat ose
jovlerat në artin muzikor.
11
Këndimi në kor ose luajtja në orkestër, krahas zhvillimit të ndjenjave dhe shijes estetike
(pjesëmarrja në ansamble, veprimtari kolektive), luan rol pozitiv në edukimin social të
nxënësve.
Këndimi në kor do të bëhet te nxënësit dashuri dhe shprehi, që edhe pas mbarimit të shkollimit
të marrin pjesë aktive në koret amatore si shprehje e dashurisë për muzikën.23
Fazat e zhvillimit ndërvite të jetës së fëmijës
1.1.Viti i parë pas lindjes:
Psikologët kanë vërtetuar se te fëmija shumë herët paraqitet ndjeshmëria e të degjuarit. Në muajt
e parë i ndjen zërat, kurse në pjesën e dytë të vitit të parë reagon edhe emocionalisht ndaj tyre.
Vërejmë se qetësohet kur i pëlqen muzika ose reagon negativisht kur ajo e shqetëson. Nga kjo
shohim se aftësia për dëgjim vërehet më përpara se ajo për riprodhim, kur kah fundi i këtij viti
fillon te imitojë të tjerët duke përcjell melodinë me ‘’gergëlatje’’ dhe ritmin me rrahje të
shuplakave.
1.2.Viti i dytë i jetës
Ndijeshmëria e të dëgjuarit është më e përparuar. Ne vërejmë se fëmija i dallon tonet e larta dhe
të ulëta. Gjithashtu dallon edhe riprodhon zërin e fortë e të butë, me gjithë ngjyrën e tij. Tani
mund të riprodhojë edhe pjesë të vogla të melodive, por të thjeshta, deri në largësi të tre toneve,
zakonisht në zbritje, dhe quhet si melodi e vetë fëmijës. Është koha që rrethi familjar bëhet
themeli i zhvillimit të mëtejshem të muzikalitetit, e në këtë rast, nëse fëmija vëren se edhe të
tjerët marrin pjesë në ‘’melodinë e tij’’, atëherë do të ketë nxitje dhe kënaqësi më të madhe, që
këtë melodi ta percjellë me levizje të tjera: të kokës, këmbëve, trupit etj.
1.3.Viti i tretë dhe i katërt i jetës:
Në këtë moshë fëmija riprodhon edhe tekstin, por ende nuk e kupton sa duhet. Tani fëmija ka
tendencë që të individualizohet, sidomos në dëgjimin e muzikës. Më tepër është i interesuar për
melodinë, por kur ajo paraqet vështërsi, e këndon në ‘’variantin e tij’’ qoftë edhe vetëm të ndonjë
pjesëze të melodisë, e cila edhe mund të mos i pëlqejë. Është karakteristike që pjesët e bukura të
2Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.7 3 Engjell Berisha (2017): ‘’Arti muzikor’’, Prishtinw, fq.6
12
melodisë i mban në mend, kurse ato të tjerat, shpesh vetëm sa i reciton. Tani ka dëshirë të
këndojë edhe se bashku më më të rriturit.
1.4.Viti i pestë i jetës:
Tani fëmijët dijnë t’i dallojnë edhe instrumentet muzikore me ngjyrat e tyre përkatëse. Edhe për
nga intonacioni, zëri u bëhet më i qëndrushëm edhe pse ende ka nevojë për ndihmën e të rriturve.
Reagon edhe sipas karaktereve të melodive, siç janë: te gëzuarat, meloditë e zymta, të shpejtat, të
ngadalshmet etj. Ka tendencë që te mendojë se di më shumë, por shpesh ndodh që nëse di vetëm
një pjesëtë këngës, do të thotë se nuk e di fare atë këngë.
1.5. Viti i gjashtë dhe i shtatë i jetës:
Ne këtë moshë fëmija ndjen pavarësi më të madhe. Të gjithë fëmijët e talentuar janë në gjendje
që saktësisht ta riprodhojnë melodinë. Tani në këtë fazë, ndjehet ndikimi i mësimit të organizuar
në shkollë. I duan instrumentet ritmike dhe muzikën me intensitet të madh. I duan më tepër
këngët me lojë meqë vetë organizimi i tyre ka tendencë kah ritmi i fuqishëm. Muzikaliteti
dallohet qartë më shumë te ata fëmijë, me të cilët është punuar para se të vijnë në shkollë. Është
rast i shpeshtë që në këtë moshë të hasim në fëmijë, të cilët më vështirësi i shqiptonjë tekstin e
këngëve.
Detyrë e mësuesit në orën e muzikës është që të tregojë kujdes në zhvillimin e vetive
muzikore,që prirja e lindur për muzikë të bëhet aftësi.
Edukata në përgjithësi dhe të mesuarit, është mirë që t`i paraprijnë nivelit zhvillimor d.m.th të
mos presim që aftësitë të vijnë vetëvetiu, por me anë të ushtrimeve të kemi ndikim, që aftësitë
natyrale të vijnë dukshëm më përpara.4
II. Ndikimi i muzikës në zhvillimin e fëmijëve
Edhe në fushën e muzikës si në të gjitha fushat janë bërë shumë kërkime shkencore që kanë
lidhje me neurologjinë,trurin,si dhe lidhjen që ekziston ndërmjet muzikës dhe neuroimazheve.
Janë zbuluar gjithashtu dhe dallimet strukturore dhe funksionet e trurit të instrumentistëve duke i
krahasuar me ato të jo muzikantëve.
4Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.21
13
Në fakt të ekzaminosh dhe krahasosh funksionin dhe strukturat e plasticitetit të trurit të
muzikantëve me të atyre jo muzikantë,është një krahasim ideal për t`u egzaminuar,sepse
muzikantët fitojnë vazhdimisht praktikimin e një variacioni kompleksesh ndëjimore si ndijimet
motorike të dëgjuarit,të shikuarit,si edhe ato të aftësive multimodale si për shembull,të
përkthyerit e simboleve muzikore të perceptuar në mënyre vizuale nëpërmjet komandave
motorike. Rasti tjetër kur në të njëjtën kohë monitorojmë melodinë e instrumentit muzikor duke
marrë reagimin nga perceptimet ndijimore është një fenomen mahnitës.
Muzika dëgjohet me veshë, por i flet shpirtit. Muzika nxit disa zona të ndryshme të trurit, ndez
shumë hapësira, përfshirë edhe ato përgjegjëse për emocionet, kujtesën, kontrollin motor dhe
gjuhën. Asnjë stimul tjetër nuk arrin ta aktivizojë trurin në këtë mënyrë. 5
Jo më kot muzika njihet si komponent i aktivizimit te proceseve psikike tek fëmijët pasi këtë e
dëshmuan edhe studimet e ndryshme të kryera nga studiues të ndryshëm, pra ajo ndikon
pozitivisht në zhvillimin e trurit (në rritjen e intelegjencës), në emocione, ndimon fëmijët që të
mësojnë gjuhë të huaja dhe integrimin e tyre në gjuhë amtare, etj.
2.1. Muzika ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit
Neuroshkenca e njohjes zhvillimore është një fushë e shkencës që bashkon neurologjinë dhe
psikologjinë për të ofruar një kuptim më të mirë se si truri fizik prek mendjen dhe anasjelltas.
Zhvillimi i trurit të fëmijës ka një interes të veçantë për ne, pasi shumë zhvillime të rëndësishme
ndodhin në trurin njerëzor në një periudhë tepër të shkurtër kohore gjatë periudhës së fëmijërisë.
Këto vite të hershme janë një pjesë kritike e zhvillimit njerëzor dhe specifikisht mbi zhvillimin e
fëmijës tuaj kur ai mëson aftësi të pafundme dhe thith sasi të madhe informacioni që do i
nevojitet për të funksionuar gjatë gjithë jetës së tij.
Truri i njeriut është shumë kompleks dhe nuk mund të flasim në terma absolute por në studime të
kryera nga një qendër universitare angleze mbi mënyrën se si influencohet truri nga tingujt e
jashtëm dolen disa përfundime që pak a shumë ishin si më poshtë:
Për tingujt harmonikë në tru ekziston qendër e veçantë interpretimi, e ndryshme nga ajo e
dëgjimit.
5http://www.explorerunivers.com/t206-ndikimi-i-muzikes
14
Tingujt në varësi të frekuencës sjellin ndryshime në përqendrimin e disa mediatorve
neutral, kjo sjell edhe ngacmimin apo inhibimin e disa ndjenjave të caktuara.
Tingujt me frekuencë të lartë (që mund të perceptohën nga truri) provokojnë reaksione
ngacmuese që kanë si pasojë rritjen e përqëndrimit të adrenalinës dhe noradrenalinës gjë
që sjell një gjendje euforike, disa herë edhe neurotike.
Tingujt me frekuencë të ulët ndikojnë në rritjen e përceptimit të katekolaminave dhe
kortizolit të njejtet mediatorë që organizmi sekreton si mbrojtje ndaj stresit.
Sipas studimeve nga universiteti i Harvardit muzikantët të cilët janë gjeni në një fushë specifike
të muzikës kanë një zonë në hemisferen e majtë të trurit që është më e zhvilluar se zakonisht. Kjo
zonë është quajtur Planumi Temporal. Ku zona e trurit që është përgjegjëse për procesin e të
menduarit dhe planiumi temporal stimulojnë njëra-tjetren duke shfrytzuar lidhjet që kanë qelizat
e trurit ose të dy këto zona punojnë në të njejtën kohë.
Truri i të porsalindurit nuk është i zhvilluar plotësisht dhe neuronet në tru vazhdojnë të
zhvillohen deri në muajin e 6-të. Me faktin që zhvillimi neuroneve ndihmohet nga stimulimet që
e rrethojnë, si dhe nga interaktiviteti me prindërit, muzika në periudhën e hershme e pasqyron
edhe gjendjen shpirtrore të personit në fjalë.6
Aktiviteti i integruar i qarqeve të trurit që përfshijnë njohjen, parashikimin dhe emocionet, na
lejojnë ta vlerësojmë muzikën si dukuri intelektuale dhe estetike.
Muzika ka një influencë tepër të fuqishme mbi trupin tonë, mendjen tonë dhe gjithashtu mbi
emocionet tona. Mjafton vetem një tingull dhe ai stimulon të gjithë trupin tonë ndërsa një melodi
e fuqishme arrin të na bëjë të qajmë, gëzohemi ose edhe të shperthejmë duke kercyer.
2.2. Muzika ndikon në inteligjencë
Hulumtimet kanë treguar që vogëlushët parashkollorë, të cilët kanë pasur vazhdimisht orë
muzike për disa muaj me radhë, kanë pasur një përparim në raport me vogëlushët tjerë.
Hulumtimi ka kontrolluar aftësitë e fëmijëve në punën me labirinte, me imitime të mostrave të
figurave gjeometrike në ngjyrosje dhe vizatim, dhe rezultati ishte pozitiv. U dallua përparimi tek
fëmijët që kishin mbajtur orë muzike. Aftësitë të cilat ishin objekt i studimit zënë hapësirën e
inteligjencës, që është baza e mënyrës së të menduarit (krahas atyre që përdoren në matematikë,
art dhe shkencë). Studimet kanë provuar se edukimi i hershëm muzikor, mund të stimulojë
6https://www.koha.net/lifestyle/91408/edukimi-muzikor-pershpejton-zhvillimin-e-trurit-te-femijeve/
15
aftësinë, apo rritjen e nivelit të mëvonshëm të inteligjencës te njerëzit dhe se struktura e trurit
mund të ndryshojë, pasi është mësuar të dëgjojë për një kohë të gjatë pjesë në piano. Pra,
edukimi i hershëm i fëmijëve me muzikë, i bën ata të mësojnë më lehtë gjatë karrierës se tyre
edukative apo edhe të rrisë nivelin e përgjithshëm të intelegjencës së tyre.
Muzika është vërtetuar si relaksim dhe ka ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e memorjes së
fëmijëve, në zhvillimin kreativ dhe në koordinimin e sensorëve(ndijimeve).
Muzika nuk ndikon tek të gjithë njejtë por ndikon ndryshe në kohë të ndryshme. Poashtu ka një
ndikim shumë të madh në proceset ritmike, kordinimin fizik, të menduarit kritik, në procesin e të
kujtuarit, të dëgjuarit dhe në logjikë. Por ndikim më të madh ajo ka në procesin e të menduarit.
Kjo vjen si rrjedhojë e faktit që në muzikë kemi rritje të aftësive konjitive dhe mënyra e lartë e të
menduarit është në limitet e saj.
Gjithashtu nga të dhënat e vazhdushme është zbuluar se individët e apasionuar pas muzikës në
menyrë periodike arrijnë pikë më të larta në zgjidhjen e problemeve matematikore dhe në
seksionin special te ushtrimeve verbale të SAT (scholastic aptitude test). Dhe padyshim që
ekziston një korelacion pozitiv midis muzikës dhe procesit të të menduarit.Studimet shkencore
gjithashtu kanë rezultuar se fëmijët që trajnohen me muzikë (pra studiojnë një vegël muzikore)
rezultojnë se zhvillojnë hapësirat-vizuale,verbale, si dhe performancën në lëndën e matematikës.
Në qoftë se fëmijëve do t’u jepej mundësia të zgjidhnin ndërmjet matematikës dhe muzikës, me
shumë mundësi ata do të zgjidhnin muzikën. Kjo ndosh për shkak se fëmijët insistojnë të
zgjedhin gjërat më argëtuese në jetë, ato që i bëjnë të ndihen mirë dhe ato ku gjejnë veten.
Padyshim që muzika është njëra ndër to.
Në shtete si Florida dhe Gjeorgiafëmijëve ju rekomandohet (dhe ju ipen) produkte muzikore, për
t’i përdorur si material ndihmëse didaktike.
2.3. Muzika ndihmon zhvillimin emocional
Muzika ngre nivelin e jetës sonë emotive
Muzika ofron mundësinë e natyrshme dhe të shëndetshme për shprehje individuale, rrit
zhvillimin e fëmijës dhe rrit aftësitë sociale, fizike, emotive dhe njohëse. Muzika në përgjithësi
ofron ndjenjë qetësuese dhe kënaqësie.Këtë ndikim pozitiv ka edhe në emocionet e fëmijëve.
Përveç kësaj u zbulua që fëmijët që i bien ndonjë instrumenti kanë vetëbesim më të madh.
16
Zhvillimi i inteligjencës emocionale përfaqëson atë se si ne i shpërblejmë apo dënojmë fëmijët
tanë. Nëse një fëmijë nuk ka inteligjencë emocionale për të kuptuar përse po shpërblehet apo
dënohet atëherë asnjëra nuk ka efektin e dëshiruar. Prandaj, është me rëndësi që ne të
inkurajojmë zhvillimin e inteligjencës emocionale
Një tjetër aspekt i këtij studimi përqëndrohet në mënyrën se si një grup tingujsh mund të sjellë në
ndërgjegje një ngjarje të caktuar e cila mund të ketë ndodhur para shumë kohesh dhe mund të
jetë harruar.
Mënyra se si ndodh kjo nuk dihet por, çdo muzikë sado e re dhe e padëgjuar mund të jetë, do të
permbajë disa nota të renditura në atë formë të cilën mund ta kesh shoqëruar me ngjarjen që ka
ndodhur dikur. Shumë nxënës kënaqen kur në të njëjtën kohë shoqërojnë këngën që mësojnë me
kërcimin. Kënget të cilat mësohen duke u shoqëruar me kërcim është vërtetuar që mësohen më
shpejt nga nxënësi. Lëvizjet të shoqëruara me këngën ndihmojnë fëmijët ç’është balanca,
koordinimi, lëvizjet e trupit dhe ritmi.
Muzika është një element esencial në zhvillimin mësimor dhe atë psiko-motorik të fëmijëve.
Është vërtetuar shkencërisht që nënat që kanë dëgjuar muzikë apo dhe muzikantet nëna që kanë
luajtur ndonjë instrument muzikor gjatë periudhës se shtatëzanisë kanë provuar që efektet e
muzikës në trurin e fëmijës kanë ndihmuar në hedhjen e themeleve të aftësive të
mësuarit,aftësive muzikore dhe së fundmi në zhvillimin e gjuhës.
Sipas studiuesve të shkencave, muzika i ndihmon të vegjëlit të komunikojnë, nxit të mësuarit kur
janë fëmijë dhe ndihmon të arrijnë më shpejt moshën madhore. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë
për një këngë rep të Eminemit, apo një simfoni të Bethovenit. Mjafton të shihni reagimet e një
foshnje të sapolindur, për të kuptuar se ekziston një lidhje e padukshme mes njeriut dhe ritmit
pra një lidhje e fortë dhe ende deri diku misterioze. 7
7https://blogs.voaneës.com/albanian/astritlulushi/2014/12/27/muzika-dhe-femijet/
17
2.4. Koncentrimi
Të mësuarit e një instrumenti muzikor,ndihmon fëmijët të koncentrohen për arsyen sepse ata
duhet të fokusohen në një aktivitet të veçantë për një periudhë të gjatë kohore.Të zhvilluarit e
koncetrimit në këtë mënyrë ndihmon fëmijët kur atyre i duhet të fokusohen në shkollë gjatë
kohës që atyre i duhet të përqëndrojnë vëmendjen në shkollë.
2.5. Integrimi me gjuhën amtare
Këngët sigurojnë te nxënësit një të kënduar të rrjedhshëm dhe të saktë të tyre. Gjithashtu, ato
kërkojnë të zhvillojnë më tej gjuhën amtare që ata mësojnë çdo ditë. Gjatë mësimit të këngëve
apo njohurive muzikore, nxënësit njihen dhe ushtrojnë konceptet:
Theksi në gjuhën e folur dhe muzikë
Koha e theksuar dhe e pa theksuar
Këto mund të demonstrohen pasi një këngë është mësuar shumë mirë, duke u kërkuar nxënësve
të gjejnë fjalë dyrrokëshe, trerrokëshe dhe katërrokëshe.
Duke gjetur këto fjalë, nxënësit mësojnë të vënë theksin aty ku duhet.8
2.6. Të mësosh një gjuhë është më e lehtë me muzikë
Sipas studimeve që janë bërë me herët, dëgjimi imuzikës nuk ju bën të zgjuar, ndërkohë që të
krijosh muzikë po. T`i biesh një vegle muzikore ndihmon në përmisimin e lëvizjeve të trupit,
arrin të dallosh më mirë notat dhe të njohësh sinjalet zanore nga zhurma, përmirëson aftësitë
gramatikore (si muzika, ashtu edhe gjuha kanë një sintaksë të tyren), mësimin e gjuhëve dhe
kuptimin e domethënies së fjalëve, arrin të ndash një pyetje nga një urdhër.
Gjithashtu, muzika ndihmon fëmijët që kanë probleme me gjuhën që të përmirësojnë
përformancën e tyre. Dëgjimi pasiv nuk zhvillon ndonjë funksion, thjeshtë është sitë shikosh
atletikë në television, por pa vënë muskujt në funksion.
8Hala, Majlinda & Shamku, Viloleta (2011): Libër mësuesi Edukim muzikor 1-2-3-4-5, Tiranë
18
Muzika na ndihmon për të rritur përqëndrimin. Nëse fëmija nuk përqendrohet duhet të dëgjojë
më shpesh muzikë. Muzika nxit procesin e të mësuarit. Ndërsa dëgjojmë muzikë të këndshme
për veshin, efektiviteti i trurit mund të pësojë rritje.9
III. Lodrat me muzikë ndihmojnë në zhvillimin psikik
Shumica e lodrave muzikore janë interaktive dhe kërkojnë koordinim të lëvizjeve të
vogëlushëve. Për këtë arsye këto lodra ndikojnë pozitivisht në zhvillimin motorik, si dhe
përmirësojnë koordinimin e syve dhe duarve. Përveç kësaj, loja me lodra muzikore dhe
përdorimi i ndonjë instrumenti i mëson fëmijët që të jenë më të kujdesshëm, të fokusohen në
dëgjimin e muzikës dhe në përqëndrim.
3.1. Muzika ndihmon zhvillimin social tek vogëlushët - Loja me lodra muzikore apo përdorimi
i ndonjë instrumenti frymëzon fëmijët të bëhen më të pavarur, por edhe të cilësojnë punën ne
grup. Loja me këto lodra në grup rrit zhvillimin e aftësive sociale.Gjithashtu, është vërtetuar që
fëmijët të cilët luajnë me lodra muzikore formojnë shoqëri me lehtë sesa moshatarët të cilët nuk
luajnë.
3.2. Lodrat me muzikë i argëtojnë fëmijët - sepse janë interesante dhe fëmijët i adhurojnë
sepse ju dhurojnë argëtim. Nëse fëmija është i rrethuar nga muzika në fëmijëri, kjo i ndihmon që
të krijojë dhe të ndërtojë interes për muzikën dhe për zhanre të ndryshme.
3.3. Lodrat me muzikë e forcojnë lidhjen e prindërve dhe fëmijëve, tre muajt e parë janë kyç
për forcimin e lidhjes në mes të prindërve dhe të fëmijës. Në këtë periudhë fëmijët janë
veçanërisht të ndjeshëm prandaj përveç se t`i kënaqni nevojat themelore të foshnjës, është me
rëndësi që prindërit t`i kushtojnë vëmendje dhe dashuri vogëlushëve të tyre.Për të porsalindurin,
fytyra juaj dhe reagimet emocionale janë fokusimi primar. Me përdorimin e lodrave muzikore
për fëmijë, ju mund të tërhiqni vëmendjen e vogëlushit, ndërsa kur foshnja të rritet pak, lodrat
muzikore bëhen interaktive për të dy. Aktivitetet argëtuese siç janë instrumentet dhe lodrat
9http://www.helendoron.al/si-i-ndihmon-muzika-femijet-te-mesojne-gjuhet/
19
muzikore marrin vëmendjen e fëmijëve tuaj për një kohë, dhe përveç argëtimit të përbashkët,
fëmijës kjo do t`i shërbejë për shumë arsye.
3.4. Fëmijët lindin me një prirje muzikore
Disa orë pas lindjes janë në gjendje të njohin tingujt, ndërkohë që muzika klasike aktivizon disa
hapësira të kores dëgjimore në hemisferën e djathtë. Sensi i të sapolinduarve për muzikën bëhet i
dukshëm që në ditët e para të jetës, të qarat e tyre shprehen me të bërtitura dhe tingujt që
riprodhojnë, sipas disa ekspertëve, janë njësoj si ato që dëgjonin kur ishin brenda barkut të nënës.
Foshnjat janë të prirura ta thithin ngadalë muzikën. Ato nxjerrin tinguj dhe në këtë mënyrë
komunikojnë me nënën dhe njerzit e tjerë që i rrethojnë. Këtë fenomon psiko-biologët e quajnë
‘’muzikalitet komunikues’’, pra kanë një ndjenjë të lindur.10
IV. Shërimi sipas dëgjimit të muzikës
Muzika në psikiatri praktikohet si një terapi e suksesshme në lehtësimin e këtyre semundjeve:
neurozat, fobitë (friken), psikozat, format e ndryshme të çrregullimet të personalitetit, disa
sëmundje organike me prejardhje psiko-somatike (që kanë bazë psikike) etj.
Muzikoterapia është një metodë psikiatrike shëruese dhe ajo dallon mjaftë nga dëgjimi i
zakonshëm i muzikës. Të arriturat e fundit hulumtuese shkencore nga muzikoterapia, dëshmojnë
se kjo metodë tregohet tejet efikase, edhe me fëmijët që kanë paralizë cerebrale duke zhvilluar
rritjen e aftësive psikomotorike të tyre, përmirësimn e koncentrimit, senzitivitetin e të dëgjuarit,
si dhe ndritjen e shkathtësive të ndryshme të adaptimeve sociale.
Si p.sh: personat me Alzhajmer arrijnë të fiksojnë shpejt tekstet e këngëve. Përmes muzikës
mund t’i ndihmosh të marrin informacione praktike, të vleshme për aktivitetet e përditshme.
Edhe pacientët e prekur nga iktusi (damllaja), kur dëgjonin dy orë muzikë në ditë, shfaqin
rezultate të mira në testet e gjuhës dhe ishin më pak të trishtuar.Dëgjimi i muzikës para një
ndërhyrjeje kirurgjikale ulë ankthin e pacientëve. Pacientët që vuanin nga sëmundjet e rënda
respiratore, kur i nënshtroheshin një testi muzikor, pas tetë javësh shfaqnin shenja përmirësimi.11
10http://www.gazetaexpress.com/shneta/perse-lodrat-me-muzike-jane-te-mira-per-femije-51999/?archive=1 11http://www.explorerunivers.com/t206-ndikimi-i-muzikes
20
Si vepron kjo terapi?
Çdo individ, pa marrë parasysh gjininë dhe moshën, nga natyra dhe në mënyrë të lindur,
disponon identitetin e vetë specifik zanor, ndërsa, suksesi i vet terapisë, nënkupton harmonizimin
e ritmit mental të pacientit me ritmin e muzikës që duhet aplikuar. Për të pasur sukses
muzikoterapia në shërim, duhet që ritmet e muzikës së përzgjedhur në tërësi të përputhen me
ritmin tonë të lindur individual. Ky ritëm individual, formohet qysh sa jemi në mitrën e nënës,
dhe mbështetet në tonet e zemrës, zërat e thella që krijon qarkullimi i gjakut, tingujt e zorrëve,
ritmit të frymëmarrjes etj. Këto tone të ndërtuara në mënyrë natyrale, zakonisht me gjuhën e
muzikës cilësohen si ‘’skalla penta-tonike’’, gjegjësisht, ritme që përbëhen prej pesë toneve.
Në këtë kontest, do të jetë interesante të theksojmë se, të gjitha ninullat kudo në botë (këngë
gjumi) ndërtohen nga ky ritëm muzikor – ‘’penta’tonik’’. Ky fakt dëshmon se, këto këngë, jo
rastësisht, kanë ritme qetësuese dhe relaksuese, ashtu që, me këndimin apo intonimin e tyre,
stimulohet atmosfera e përshtatshme për gjumë.
Njëra ndër metodat tjera gjatë aplikimit të muzikoterapisë është metoda paralele e ‘’nxitjes së
fantazisë’’.
Por, muzika nuk ka ndikim vetëm tek shërimi i të sëmurëve, ajo vepron pozitivisht edhe në
stimulimin e funksioneve mbrojtëse imuno-biologjike tek të shëndoshit. Dihet se sasia e tepruar e
hormoneve në gjak shkakton stresin dhe kjo tajitje hormonale mund të balancohet përmes
dëgjimit të muzikës.
Përveç efekteve pozitive, muzika e çrregulluar mund të ndikoj edhe negativisht në gjendjen
emocionale dhe në përgjithësi psikiken e njeriut. Si shembull zhurma e madhe dhe sa ajo krijon
efekte negative në gjendjen tonë të disponimit.12
12http://www.explorerunivers.com/t206-ndikimi-i-muzikes
21
V. Zhvillimi i aftësive të fëmijëve
Për të shtuar kreativitetin muzikës tek femijët,të studjuarit e muzikës kultivon shumë aftësi që do
të vazhdojnë ta ndjekin fëmijën përgjatë gjithë jetës së tyre.Më poshtë do të shohim disa nga
aftësitë që fëmijët fitojnë gjatë kohës që ata dëgjojnë muzikë,apo marrin mësime në lëndën e
muzikës pra studiojnë një instrument.
5.1.Aftësitë që zhvillojnë nxënësit përmes mësimit të muzikës
Ku veprimtaritë muzikore i ftojnë nxënësit të këndojnë, të luajnë, të dëgjojnë muzikën e vet ose
të të tjerëve, duke vlerësuar atë në mënyrë kritike si dhe rrugën për të zhvilluar aspektin
personal, shoqëror, mendor dhe fizik. Koordinimi i trupit me mendjen arrihet përmes të kënduarit
të këngëve, luajtjes apo shoqërimit të tyre dhe lojërave muzikore, rrahjes së ritmeve të ndryshme,
kombinimit të levizjeve trupore me muzikën, ku, në të njëjtën kohë, ndiqen udhëzimet e mësuesit
dhe njëkohësisht, dëgjohen edhe të tjerët.
5.2.Zhvillimi i aftësive për të kënduar
Zhvillimi i aftësisë për të kënduar nxitet përmes tingujve vokalë dhe të kënduarit. Duke kënduar
ninulla apo këngë me rimë të caktuar, duke eksperimentuar tingujt zanorë dhe bashkëtingullorë,
duke mësuar të respektojnë rregullat e frymëmarrjes etj. Dhe më pas, gjatë këtij cikli, ata
mësojnë të respektojnë rregullat e të kënduarit, të frymëmarrjes, të qëndrimit etj. Më pas
zhvillimi i të kënduarit bëhet përmes këngëve me tematikë të larmishme, me kërkesa më të larta,
që kërkojnë interpretim. Zhvillimi i aftësive për të kënduar, shkon më tej kur nxënësit këndojnë
saktë dhe të intonuar këngën, duke respektuar të gjitha rregullat, si dhe mësojnë të mbajnë një
qëndrim kritik ndaj tekstit të këngëve.
22
5.3.Zhvillimi i aftësive për të dëgjuar
Muzika është gjithashtu një aspekt kritik i të gjithë procesit të të nxënit, i cili fillon përmes
zbulimit të tingujve apo zhurmave, dallimit dhe përcaktimit të tingujve në natyrë, duke zhvilluar
më pas përqëndrimin e dëgjimin e pjesëve muzikore. Në këtë klasë fëmijët njihen me disa
rregulla:
Si duhet të edukohen për seleksionimin e muzikës
Si duhet të zhvillojnë muzikën nga klasa në klasë
Aftësinë për të rinjohur
Aftësinë për të përcaktuar llojin e muzikës, që ata dëgjojnë
5.4.Zhvillimi i ndjeshmërisë ritmike
Zhvillimi i ndjeshmërisë ritmike dhe njohja e muzikës fillon të bëhet përmes zhvillimit të
aftësive imituese të fjalëve të shkurtëra dhe fjalëve të gjata (me dy dhe më shumë rrokje).
Veprimtaritë muzikore mund të jenë të tilla si:
Dëgjimi dhe imitimi i ekos
Goditja e ritmeve të shkurtra dhe të gjata etj
Zhvillimi dhe zgjimi i imagjinatës artistike bëhet përmes familjarizimit të krijimeve të ndryshme
muzikore të njohura ose të panjohura, përmes dëgjimit te tingujve muzikorë, të regjistrimit të
grafikëve sipas lartësisë apo gjatësisë së tingujve, si dhe duke shprehur ndjenjat dhe emocionet
përmes muzikës.
5.5.Zhvillimi i aftësisë për të luajtur dhe shoqëruar muzikën përmes instrumenteve ORF
dhe me goditje
Luajtja me instrumente do t’i aftësojë nxënësit për të njohur dhe luajtur me instrumentet ritmike,
me goditje dhe atyre muzikore. Përmes njohjes dhe luajtjes me to, nxënësit bëhen të aftë për të
shoqëruar këngët, lojërat dhe pjesë të ndryshme muzikore.
Në edukimin muzikor të nxënësve krahas zërit, një rol të rëndësishëm luan dhe loja në
instrument. Njohja me instrumentet rrit njohuritë muzikore dhe krijonë mundësi për të hyrë në
mardhënje të drejtpërdrejta me të gjitha etapat e mësimit. Gjithashtu ajo zhvillon ndjenjën
23
ritmike, melodike dhe harmonike, krijon koncepte të qarta për çështje teorike e praktike të
muzikës.
5.6.Zhvillimi i aftësisë për të krijuar
Aftësia për të krijuar dhe për të shprehur emocionet edhe përmes arteve të tjera do të zhvillojë
më tej aftësinë krijuese, qëndrimin e nxënësve ndaj muzikës, si dhe përjetimin e muzikës, duke e
shprehur atë nëpërmjet arteve të tjera. Përjetimimuzikor, sigurisht, do të udhëhiqet nga mësuesi,
por do të jetë individual për të shprehur më qartë personalitetin dhe identitetin e secilit nxënës në
punën e tij artistike.
Në ciklin fillor në linjën ‘’Shprehje dhe krijim muzikor’’ nxënësit do të imitojnë tinguj e zhurma
te ndryshme, do të ndërtojnë dhe luajnë me instrumente të thjeshta O.R.F. dhe të shprehen për
këngët që këndojnë dhe dëgjojnë, duke përjetuar apo duke i kombinuar ato me levizje trupore.
Kjo linjë i jep mundësi integrimit të kësaj lënde me lëndë të tjera, si:
Arti figurativ, vallëzimi, gjuha amtare, edukimi fizik dhe sportet.Ata mësohen të përjetojnë
muzikë dhe të krijojnë edhe përmes tyre.13
5.6.1. Kordinacioni - Duke studiuar një instrument muzikor fëmijës i duhet të kordinojë sytë
dhe duart,ata zhvillojnë aftësi të rëndësishme motorike kur ata luajnë në instrument ashtu si edhe
kur luajnë në sporte të ndryshme. Zhvillimi i muzikës zhvillon koren dëgjimore dhe zonat
cerebrale të përfshira në kontrollin e lëvizjeve.
5.6.2. Konfidencë vetjake - Të mësuarit e një instrumenti muzikor si dhe të luajturit në
instrument varen fuqishëm nga inkurajimi i mësuesit dhe entuziasmi i prindit.Nëse femijës do t’i
serviret ky inkurajim i dyfishtë atëherë ai do të jetë i aftë të ndërtojë një sens krenarie dhe
konfidence.Për më tepër, fëmijët të cilët praktikojnë të shprehurit vetjak dhe janë krijues, shpesh
bëhen komunikues të aftë të cilët e vazhdojnë edhe më vonë gjatë jetës.
13Hala, Majlinda & Shamku, Viloleta (2011): Libër mësuesi Edukim muzikor 1-2-3-4-5, Tiranë, fq.6
24
5.6.3. Durimi dhe këmbëngulja - Në mënyrë që fëmijët të mësojnë një instrument muzikor
duhet të zhvillojnë aftësitë e durimit dhe të këmbënguljes, aftësi të cilat më vonë do ta ndihmojnë
fëmijën të përballet me problemet apo sfidat që do t’i dalin.14
5.7.Fëmijët kërkojnë një kujdes shumë të madh në rritjen e tyre
Dashuria e fëmijëve për muzikën shpesh fillon falë këngëve të para që e vënë në gjumë apo disa
ninullave të rimuara që nëna ja këndon kur e vë në shtrat. Me rritjen, muzika nis të luajë një rol
të rëndësishëm në çdo etapë të edukimit të fëmijës. Të kënduarit e ninullave gjatë kohës së
foshnjërisë është e rëndësishme sepse asiston fëmijën në zhvillimin e të folurit.Është logjike,por
sigurisht është vërtetuar shkencërisht që fëmijët të cilët luajnë në një instrument muzikor kanë të
zhvilluar aftësitë motorike të gishtave dhe duarve.
Nëse prindërit përpiqen gjatë kohës së edukimit të fëmijëve t`i ndihmojnë ata duke eksploruar
aftësitë dhe talentet që ata kanë në mënyrë që ata të ndërtojnë një jetë të sukseshme,gjëja më e
mirë që do të bënin për to do të ishte,t’i dhuronin fëmijëve të tyre të studiojnë një vegël
muzikore.Duhet t’i inkurajojmë fëmijët që në moshë të vogël të mësojnë të dëgjojnë muzikë si
dhe të kompozojnë muzikë.
Fillimisht,fëmijët mund të fillojnë të shijuarit e muzikës duke dëgjuar këngët më të preferuara të
tyre dhe pastaj duke përdorur instrumente primitive-rrethanore(me paisje shtëpiake që
disponojnë) mund ta shoqërojne muzikën apo këngën e preferuar që dëgjojnë.Pastaj,ata mund të
avancojnë më tutje duke luajtur muzikë me instrumente me komplese (të vërteta) dhe ndoshta kjo
do ishte dhe koha për të filluar duke marrë leksione mbi muzikën.
Prandaj, në këtë drejtim gjithnjë duhet pasur kujdes se çfarë muzike dëgjojmë, çfarë muzike po u
ofrojmë sidomos të rinjëve. Gjithnjë duhet zgjedhur muzikë të verifikuar tradicionalisht si
muzikë e mirë, qoftë ajo kombëtare ose muzikë e huaj.Sepse muzika të shëron shpirtin dhe
trupin.
14http://opusalb.com/sq/shqip-muzika-dhe-roli-i-saj-ne-zhvillimin-e-femijeve/
25
Rezyme
Edukimi muzikor, si qëllim dhe objektiv gjatë gjithë përiudhës së zhvillimit të saj ka pasur, ka
dhe do të ketë ngritjen e njeriut në të gjitha aspektet e jetës. Sa i përket rolit të muzikës si
komponentë i aktivizimit të proceseve psikike nga studimet e bëra më herët kuptuam se:
Muzika ka rol edukativ, muzika ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit, ndikon në rritjen e
intelegjencës, ndikon në koncentrimin më të mirë të nxënësve (fëmijëve) në mësim, ndimon në
mësimin e gjuhëve të ndryshme, poashtu lodrat me muzikë ndihmojnë në zhvillimin psikik,
ndihmonë në shërimin e semundjeve të ndryshme tek fëmijët dhe të rriturit ndimon në zhvillimin
e aftësive të fëmijëve u mëson të këndojnë, të dëgjojnë, u mëson durimin dhe këmbënguljen,
kordinacionin etj.
Muzika dhe edukimi muzikor, siç shihet edhe në këtë temë, janë dy sinonime, por qëllimi dhe
objektivi është, pothuajse i njëjtë dhe u provua se muzika është komponent i fuqishëm i
aktivizimit të proceseve psikike të njeriut, në veçanti të fëmijëve.
Si konkluzion muzika ka provuar se është e vetmja gjuhë universale.
26
Disa nga thëniet që janë bërë për muzikën:
’Sa më e mirë të jetë e organizuar muzika e një shteti, aq më e fortë është shteti’’
Platoni
‘’Muzika është zbulimi më i madh se e tërë urtësia e filozofit’’
L.V.Bethoven
‘’Këngët, himnet po ndikojnë ( në mua) më shumë se sa tekstet liturgjike’’
Shën Augustinipeshk katolik i shekullit IV.
‘’Do të kasha dhembje, në qoftë se njrëzve u ofroj vetëm ëndje-kënaqësi (argëtim). Qëllimi im
është që njerëzit t’i bëj më të mirë’’
G.F. Hendël kom. Gjerman.
‘’Aty ku mbaron forca e fjalës, fillon muzika’’
E. T. A. Hofman
‘’Kush e kupton brendësinë e muzikës sime, do të lirohet nga mjerimi në të cilën vuajnë njerëzit e
tjerë’’
L. V. Bethoven, kompozitor
‘’Dëgjo me vëmendje këngët popullore, ato janë thesare melodish shumë të bukura’’
‘’Mos e humb kurrë rastin, kur është fjala për të dëgjuar një operë të bukur’’.
‘’Njihe jetën me kujdes, njihu edhe më artet e shkencat tjera’’
‘’Pa entuziazëm, asgjë e vlefshme nuk krijohet në art’’
‘’Mësimi nuk ka fund’’
Këshillat e Robert Shuman për muzikantët e rinjë (kompozitor gjerman).
27
Jetëshkrimi
Blerta Elezaj e lindur me 05.12.1994 në Pejë.
Shkollën fillore, e kam përfunduar në SHMU ‘’Hil Mosi’’ – Jabllanicë e Vogël –
Pejë, ndërsa atë të mesme në ‘’Shkolla e mesme e Mjekësisë’’ profili mësimor
‘’Asistente e stomatologjisë’’ – Pejë. Studimet i
kam filluar në vitin akademik, 2014/2015 në
Fakultetin e Edukimit përkatësisht në drejtimin
Programi Fillor.
Sot, para jush po e mbroj Temën e Diplomës,
ku me këtë përfundoj Studimet Bachelor pranë
këtij drejtimi, përkatësisht Fakulteti.
28
Literatura:
Hala, Majlinda & Shamku, Viloleta (2011): „‟Libër mësuesi Edukim muzikor 1-2-3-4-5‟‟,
Tiranë
Dhomi, Ajmone (2000):‟‟ Metodikë e Edukatës Muzikore‟‟, Prishtinë
Berisha, Engjëll (2017): „‟Arti Muzikor‟‟, Prishtinë
Burime nga interneti:
https://sq.wikipedia.org/wiki/Diskutim:F%C3%ABmija
http://opusalb.com/sq/shqip-muzika-dhe-roli-i-saj-ne-zhvillimin-e-femijeve/
https://www.koha.net/lifestyle/91408/edukimi-muzikor-pershpejton-zhvillimin-e-trurit-te-femijeve/
https://blogs.voanews.com/albanian/astritlulushi/2014/12/27/muzika-dhe-femijet/
http://www.helendoron.al/si-i-ndihmon-muzika-femijet-te-mesojne-gjuhet/
http://www.gazetaexpress.com/shneta/perse-lodrat-me-muzike-jane-te-mira-per-femije-51999/?archive=1
http://www.explorerunivers.com/t206-ndikimi-i-muzikes