10
VENDI I NJERIUT NE BOTEN E GJALLE

Vendi i njeriut ne boten e gjalle

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Origjina e Njeriut!

Citation preview

Page 1: Vendi i njeriut ne boten e gjalle

VENDI I NJERIUT NE BOTEN E GJALLE

Page 2: Vendi i njeriut ne boten e gjalle

PREZANTIMI

• Adelina Dani

IX-2

Nuri Mazari

Biologji

• NjeriuOrigjina njeriut

-Historia e Teorise se Evulucionit.

-Charles Drawin dheteoria e tij.

-Kushtet natyrore qenjeriu pati mundesi te

mbijetoji.-Faktoret qe ndikuan ne transformimin e tij ne

Njeri

Page 3: Vendi i njeriut ne boten e gjalle

Njeriu!• Njerëzit janë primatë dykëmborë që i përkasin

Homo llojit sapiens ( latinisht:"njeri i zgjuar" ose"njeri i ditur") dhe familjes , familjes së madhe tëmajmunëve. Ata janë të vetmit anëtarë që kanëmbijetuar prej gjinisë Homo. Njerëzit kanë një trushumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepteabstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe zgjidhja e problemeve. Kjo aftësimendore, e kombinuar me një trup vertikal që imundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë shumë më mirë se çdospecie tjetër veglat. ADN-ja mitokondriale dhegjetjet e fosileve tregojnë se njeriu modern e ka origjinën prej Afrikës rreth 200000 vjet më parë.Sot, njerëzit jetojnë në çdo kontinent, me njëpopullsi prej rreth 6.8 miliard.

Page 4: Vendi i njeriut ne boten e gjalle

ORIGJINA E NJERIUT

• Njeriut qysh në kohrat e kaluara i ka interesuarorigjina e tij. Ai ka qenë i interesuar të dijë se në çfarë kushte dhe ku është krijuar; vallë e ka origjinën prej ndonjë lloji të majmuni me tëcilin mund të ketë cilësi biologjike të afërta, apo së bashku me majmunin rrjedhin prejndonjë trungu të përbashkët si pararendës ityre. Me këtë çështje janë marrë shumëshkenca që si lëndë studimi e kanë natyrënku si element përbërës është njeriu, ose atoqë si lëndë studimi e kanë njeriun dhebashkësinë njerëzore. Për origjinën e njeriut sielement përbërës i natyrës, nuk është e interesuar vetëm shkenca por edhemësimi fetar. Mirpo, kuptohet, shkenca ka botëkuptime dhe shpjegime krejtësisht të tjeranga ato fetaret.

Page 5: Vendi i njeriut ne boten e gjalle

HISTORIA E TEORISE SE EVULUCIONIT

Pjesa 1

• Propozimi se një lloj kafshe mund ta ketëprejardhjen nga një nga kafshë e një lloji

tjetër shkon në kohën filozofëve grekëpara-Sokratikë, si Anaksimandri

dhe Empedokli.Në kundërshtim me këtopikëpamje materialiste, Aristoteli i

përkufizon të gjitha gjërat natyrore, jovetëm ato frymore, si forma të disa ideve

të fiksuara natyrore. Kjo ishte pjesë e kuptimit të tij teleologjik të natyrës në të

cilën të gjitha gjërat kanë një rol tëqëllimtë për të luajtur në rendin hyjnor

kozmik. Variante të ksaj ideje u bënëstandardi i kuptimit në Mesjetë dhe u

integruan në mësimet e të krishterëve, por Aristoteli nuk kërkonte që kafshët

reale të korrespondonin një për një me forma metafizike dhe dha hollësisht

shembuj sesi lloje të reja të frymorëvevinin në jetë.

Pjesa 2

• Në shekullin e 17-të metoda e re e shkencësmoderne hodhi poshtë propozimet e Aristotelitdhe kërkoi shpjegimin e fenomeneve natyrore nëlidhje me ligjet e natyrës të cilat ishin të njëjtapër çdo gjë të dukshme dhe nuk kishin nevojë tëviheshin në punë nga ndonjë rend hyjnor kozmik. Por ky lloj trajtimi qe i ngadaltë për të vendosurrrënjët në shkencat biologjike, të cilat ngelënbastionet e fundit të tipeve natyrore tëfiksuara. Jhon Ray përdori një nga termat e përgjithshme të tipeve natyrore të fiksuara, “speciet”, te kafshët dhe bimët, duke propozuarse çdo specie përkufizohet nga tiparet që idallojnë nga të tjerët dhe që çojnë tepasardhësit. Këto specie ishin formuar nga Zoti, por me ndryshime të shkaktuara nga kushtetlokale. Klasifikimi biologjik i prezantuar nga Karl Lineu në 1735 i shihte speciet si të fiksuara sipasnjë plani hyjnor.

Page 6: Vendi i njeriut ne boten e gjalle

Charles Drawin dhe teoria e tij

• Teoria e Evolucionit dhe Teza e Seleksionimit Natyror u trajtuan në mënyrë të detajuar nga Charles Drawin nëlibrin e tij "Origjina e species" (The Origin of Species), botuar në vitin 1859.Në vitet rreth 1930s , seleksioniminatyror i Darwinit u pasurua me rregullate trashigimise së Mendelit, duke çuar në lindjen e Teorisë Sintetike të Evolucionit. Është, pikërisht, kjo teoriajo që krijoi themelet e biologjisë moderne.Darvini ishte një shkencëtar i shquar, Gjetjet e tij janë

marrë seriozisht dhe provat që ai prezantoi gjeneruardiskutime shkencore, filozofike dhe fetare. Mocionetmbi librin kontribuar në fushatën nga TH Huxley dheanëtarët e tjerë të X Klubit të shekullarizuar shkencënnga Promovimi natyralizëm shkencor.

Page 7: Vendi i njeriut ne boten e gjalle

• Shkencat që merren drejtpërsëdrejti me origjinën e njeriut, siç janë: paleontologjia, paleoantropologjia, dhe akeologjia; pastajedhe të tjera që janë të interesuara për këtëçështje si: biologjia e antropogjeografia, kanëardhur në përfundime shkencore se origjina e njeriut nuk rrjedh nga ndonjë lloj majmunipor prej ndonjë pararendësi që paraqet trungtë përbashkët të njeriut me majmunin. Sot kjo teori akoma ka përkrahje shkencore dhenuk është gjetur ndonjë argument tjetër qëdo ta dëshmonte të kundërtën. Zbulimi nëkohën e fundit i një skeleti të një femreparahistorike në truallin e Etiopisë, ështëvetëm një fakt shkencor që shkon nëpërkrahjen e kësaj teorie. Me këtë zbulim kjoteori përfarcohet akoma më tepër.

Page 8: Vendi i njeriut ne boten e gjalle

Kushtet natyrore qe njeriu patimundesi te mbijetoji

• këtë eMeqë njeriu si element është krijesë e natyrës, atëheren është e nevojshme qëtë bëhet fjalë edhe për kushtet fizikogjeografike në të cilët është paraqitur gjatë

zhvillimit evolutiv të tij. Pas ndodhive të mëdha të paroksizmit alpin në oligo-miocen(mesi i tercierit), në sipërfaqen e Tokës, në rradhë të parë në hemisferën veriore,

ndodhë ndryshime të mëdha fizikogjeografike. Me ndryshimet klimatike në fillim dhegjatë pleistocienit paraqitet koha e akullit. Akullnajat e kësaj epoke i mbulojnë pjesëtveriore dhe lartësitë më të mëdha orografike në hemisferën veriore. Kjo ndodhi edhe

në hemisferën jugore, por me përmasa më të vogla. Ndryshimi i këtillë klimatik solliedhe në ndryshime biogjeografike. Kështu fauna e tercierit filloi të migrojë,

përkatësisht të tërhiqet në viset tropikale të Afrikës, ku edhe sot shumë gjitarë i kanëruajtur format e faunës së tercierit. Sot mbeturina të faunës pikermike të asaj kohe

janë të ruajtura në Indi edhe në Gadishullin e Ballkanit (mbeturina të kësaj faune janëgjetur në jug të Greqisë dhe në Maqedoni, në vendin Prevalec në afërsi të Velesit). Si

rrjedhojë e ndryshimeve të këtilla klimatike gradualisht u zhduk edhe flora e tercierit. Mbeturinë e kësaj të fundit është pisha Molikë (Pinus Pence Grizus) në malin Pelister

të Maqedonisë. Kjo tregon se disa lloje të asaj flore e faune patën mundësi tëmbijetojnë dhe ta vazhdojnë jetën e vet gjatë tërë kohës së akullit. Kështu, për

shembull, disa prej tyre, siç janë disa lloje të majmutit ose të rinocerontëve, patënmundësi t’u përshtaten kushteve klimatike të ashpërta në viset e akullnajave dhe të

mbijetojnë gjer në fund të diluviumit. (Për të mos qenë në konfuzion lexuesi, kujtojmëse pleistoceni është epokë e kuaternerit në erën e kenozoikut, kurse diluvium quhet

koha e akullit që paraqitet në pokë).

Page 9: Vendi i njeriut ne boten e gjalle

Faktoret qe ndikuan ne transformimin e tij ne Njeri

• Studimet e përgjithshme në fushën shkencore tregojnë se në sipërfaqen e Tokës, për shkaktë ndikimit të shumë faktorëve natyrorë, ekzistojnë shumë zona ose tipa klimatikë. Mund tëthuhet se bota organike më e zhvilluar është në brezin klimatik tropikal ku kushtet për jetesë

janë më të përshtatshme, ngase aty bota bimore është shumë e bujshëm për shkak tëreshjeve të bujshëme dhe temperaturave vjetore të larta. Ndaj këtu proçesi jetësor është më

i zhvilluar, krahas me të aty është edhe zhvillimi dhe transformimi më i shpejtë i llojeveorganike. Në rrethana të këtilla mund të thuhet se gjinia njerëzore duke filluar pej

antropoidit, pat lindur nga zonat tropikale. Në një konstatim të këtillë qartë shihet, jo vetëmdendësia e madhe e botës organike, por se në klimën e ngrohtë tani ekzistojnë edhe lloje tëndryshme të majmunëve, pararendësit e të cilëve kanë qenë të afërtit e njeriut -majmunëtantropomorf. Megjithatë, nga ana tjetër, njeriu nuk mund t’i përshatatej jetës në dru sikurse

që është rasti me majmunin antropomorf, i cili edhe sot mund të gjendet nëpër pyjet e pashkelura të klimës tropikale. Njeriu është adaptuar të jeton në fundament të fortë. Ndaj

mund të thuhet se njeriu i parë nuk mund të jetë i paraqitur në pyjet e pashkelura tropikale. Këtë edhe sot e vërteton fakti se njeriu këto pjesë të botës akoma nuk i ka të populluara sa

duhet, ose ndokund aspak. Shumë prej këtyre hapësirave gjenden jashtë zonës sëekumenës. Mund të thuhet se djep i njeriut të parë duhej patjetër të kenë qenë rajonet e

hapura tropikale. Këto janë savanet ku bimësia stepore është mjaft e bujshëme dhe e pyllëzur me dru të rradha.

Page 10: Vendi i njeriut ne boten e gjalle

Mbyllja

• Në këtë mënyrë shkenca e sqaron origjinën e njeriut dhezhvillimin evolutiv të tij. Prej kohës së paraqitjes gjer nëkohët e fundit, rruga ka qenë shumë e gjatë dhe shumëe vështirë. Që të mbijetonte pararendësi i njeriut(Antropoidi), ka qenë i detyruar që vazhdimisht të bëjëluftë me natyrën. Në fillim ka ecur me katër gjymtyrat e veta, pastaj duke punuar vazhdimisht filloi të shkojë me gjymtyrat e prapcëme (këmbët), kurse të përparmet t’ipërdorë për mbledhjen e fryteve të gatshëme, që mëpastaj t’i përdorë në procesin e punës për të krijuardiçka. Me angazhimin e këtillë të tij, filloi të paraqitet tëmenduarit dhe krahas me të edhe të folurit. Me fjalë tëtjera, siç thonë studiuesit në këtë fushë shkencore, njeriu duke luftuar vazhdimisht me natyrën për tësiguruar ekzistencën e vet, ai atë e ka ndëruar dhe e ka përshtatur sipas nevojave të veta. Njëkohësisht, me ndërimin e natyrës, ai ka ndëruar edhe vetveten duke mbrijtur në nivelin e sotëm të zhvillimit mendor.