4

Click here to load reader

Pajtimi ndërmjet njerëzve

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Pajtimi ndërmjet njerëzve

PAJTIMI NDËRMJET NJERËZVE

ورسوله إن كنتم مؤمنين وأصلحوا ذات بينكم وأطيعوا الل قوا الل فات

Prandaj, kini frikë Allahun dhe rregulloni mërrëdhëniet ndërmjet jush dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë”.(Enfal-1)

.إنما المؤمنون إخوة فأصلحوا بين أخويكم

Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.(Huxhurat – 10)

لمات إ نا من الظ ف بين قلوبنا، وأصلح ذات بيننا، واهدنا سبل السلم، ونج ما للهم أل ن بنا الوا ل النور، وياتنا، وتب علينا إنك أنت ظهر منها وما بطن، وبارك لنا في أ نا، وذر سماعنا، وأبصارنا، وقلوبنا، وأزوا

علنا شاكرين لنعمك مثنين بها عليك، قابلين لها، وأتممها علين يم، وا اب الر االتو

Nga Abdullah ibën Mes'udi r.a transmetohet se Pejgamberi a.s n'a mësonte një lutje: O

Allah, bashkoi zemrat tona, përmirësoji marrëdhënien tona shoqërore, na udhëzo në rrugët e paqes, na nxirr nga errësira në dritë, na ruaj nga të shëmtuarat, të jashtme apo të brendshme,

na begato në dëgjimin tonë, në sytë tanë, në zemrat tona, në gratë tona, dhe në fëmijët tanë, dhe pranoje pendimin prej nesh, Ti je i Përjetshmi, i Mëshirshmi. Dhe na bëj falenderues ndaj

mirësive të Tua, dhe na bëj lavdërues duke i pranuar ato, dhe na jep në mënyrë të plotë. (Ebu Davud 969)

Humejd b. Abdurrahmani transmeton nga nëna e tij Ummu Gulthum b. Ukbe: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.v) të thotë: ‘Nuk konsiderohet gënjeshtar ai që, në përpjekje për të pajtuar dy njerëz, thotë dhe bart fjalë të mira.” (Tirmidhi, Birr, 26)

Sipas asaj që ka dëgjuar Ebu Hirash es-Sulemi, i Dërguari i Allahut ka thënë: “Dikush që i mban

inat një vit vëllait të tij musliman, (ka faj) sikur të ketë derdhur gjakun e tij.” ( Ebu Davud, Edeb, 47; Ibën Hanbel, 219)

Në jetën e përditshme, si rezultat i keqkuptimeve, prekjeve apo konflikteve për interesa mes njerëzve, mund të ndodhin prishje qejfi apo inate mes njerëzve. Por Pejgamberi ynë Fisnik ka porositur: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos e kini zili njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit! O robërit e Allahut, bëhuni vëllezër! Nuk i lejohet një muslimani t’i mbajë inat vëllait të tij të fesë më shumë se tri ditë!”1 Sidomos nëse kjo thyerje ndodhin mes bashkëshortëve apo të

afërmve, kjo prish unitetin e familjes si themeli më i rëndësishëm i shoqërisë. Prandaj pajtimi mes njerëzve është prej vlerave morale të cilat i inkurajon Islami. Aq sa i Dërguari i Allahut (s.a.v)

ka theksuar se ndërmjetësimi është më i rëndësishëm se ibadetet (nafile) siç janë namazi , agjërimi dhe sadakaja. Siç transmeton Ebu Derda, i Dërguari i Allahut (s.a.v) i pyeti të pranishmit:

“A t’ju tregoj një gjë që është më me vlerë se agjërimi, namazi dhe sadakaja?” Sahabët i thanë: “Po, sigurisht o i Dërguari i Allahut.” Atëherë i Dërguari i Allahut tha: “Pajtimi (rregullimi) i dy

njerëzve. Kurse prishja e marrëdhënieve mes dy njerëzve është çrrënjosje (e besimit).”2

1 B6076 Buhari, Edeb, 62. 2 D4919 Ebu Davud, Edeb, 50; T2509 Tirmidhi, Sifatu’l -kijame, 56.

Page 2: Pajtimi ndërmjet njerëzve

Pejgamberi a.s na ka nxitur që të ndërmjetësojmë për t’i kapërcyer hatërmbetjet mes

nesh dhe vetë ai u ka prirë pajtimeve mes shumë njerëzve dhe fiseve të ndryshme.3 Tregon Sehl b. Sa’d es-Saidi: Bijtë e Amr b. Aufit, një nëndegë e fisi Eus që jetonin në Kuba, ishin zënë mes

tyre dhe ishin armiqësuar. Kur iu dha lajmi të Dërguarit të Allahut, ai tha: ‘Ejani të shkojmë e t’i pajtojmë,’ dhe duke u nisur për atje4 bashkë me disa nga sahabët e tij shkoi tek Bijtë e Amr b.

Aufit me qëllim që t’i rregullonte marrëdhëniet mes tyre. Duke shkuar e porositi Bilalin: ‘Nëse hyn koha e namazit të iqindisë, thuaji Ebu Bekrit që të dalë t’ia falë namazin popullit!’”5

Aliu r.a ka thënë: "Një nga gjërat që sjell falje është ta bësh të gëzuar vëllain tënd musliman".Enesi r.a ka thënë: "Kushdo që ka bërë pajtim mes dy njerëzve, Allahu i jep atij për çdo fjalë shpërblimin e lirimit të një skllavi".Ebu Umame r.a ka thënë: "Bëji një milje për të vizituar një person të sëmurë, bëji dy milje për të vizituar vëllain tënd për hir të Allahut, dhe bëji tre milje për të bërë pajtuar ndërmjet dy njerëzve".

Pejgamberi ynë shpesh bisedonte me sahabët dhe i këshillonte ata. Në një prej ditëve i

tha Ebu Ejjub el-Ensariut: “O Ebu Ejjub! A të të them një sadaka nga e cila do të jetë i kënaqur Allahu dhe i Dërguari i Tij?” dhe kur Ebu Ejjubi i tha: “Po, sigurisht,” i Dërguari i Allahut e këshilloi:

“Përpiqu t’i pajtosh njerëzit kur i mbajnë mëri njëri-tjetrit dhe bien në mosmarrëveshje!”6

Ndërmjetësimi është tentativë për të eliminuar konfliktet, hatërmbetjet dhe mëritë mes dy njerëzve ose bashkësive; është përpjekje për t’u gjetur zgjidhje konflikteve me ndërmjetësimin

e një personi të tretë të paanshëm. Duke e ditur këtë, Zoti ynë i Madhëruar, duke vënë në dukje ndërmejtësimin për parandalimin e konflikteve, ka porositur: “Vërtet, besimtarët janë vëllezër,

prandaj pajtojini vëllezërit tuaj mes tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të mëshiroheni!”7 Kurse në një ajet tjetër Allahu i Madhërishëm thotë: “S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të

tyre të fshehta, përveç atëherë kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo pajtim mes njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i

japim një shpërblim të madh.”8

I Dërguari i Allahut, duke thënë se, “Nuk i lejohet muslimanit t’i mbajë inat më shumë se tri ditë vëllait nga feja, (ashtu që) kur të takohen të kthejnë fytyrën nga njëri-tjetri. Më i miri nga këta është ai që përshëndetet i pari me selam,”9 ka theksuar se inati nuk duhet vazhduar dhe e ka lavdëruar atë që hedh hapin e parë në këtë drejtim. Po ashtu, duke paralajmëruar se “Ditët e hëna dhe të enjte hapen dyert e xhenetit dhe falet çdo rob i cili nuk i ka bërë shirk Allahut. Përveç atij që është në armiqësi me vëllanë e tij. (Për ata) thuhet kështu: ‘I lini këta të dy të presin derisa të pajtohen mes tyre, I lini këta

të dy të presin derisa të pajtohen mes tyre!’”10 ka vënë në dukje se Allahu Fuqiplotë nuk e miraton

të mbahet inat.

Aq rëndësi i është dhënë ndërmjetësimit në Islam, sa që Pejgamberi a.s ka thënë se mund

të thuhen gënjeshtra të vogla për t’i pajtuar të hidhëruarit. Kështu, duke thënë se, “Nuk 3 B2693 Buhari, Sulh, 3. 4 YM7545 Ebu Ja’la, Musned, XIII, 458. 5 D941 Ebu Davud, Salat, 168-169. 6 MK3922 Taberani, el-Mu’xhemu’l-kebir, IV, 138; BSH11094 Bejhaki, Shuabu’l-iman, VII, 490. 7 Huxhurat, 49/10. 8 Nisa, 4/114. 9 B6237 Buhari, Isti’dhan, 9. 10 M6544 Muslim, Birr, 35.

Page 3: Pajtimi ndërmjet njerëzve

konsiderohet gënjeshtar ai që, në përpjekje për të pajtuar dy njerëz, thotë dhe bart fjalë të

mira,”11 madje edhe duke vënë në dukje se, “Marrëveshjet e bëra mes muslimanëve janë të vlefshme derisa të mos e bëjnë hallall një haram, dhe haram një hallall,”12 ka theksuar se duhet

të ruhet vija e haramit dhe hallallit. Prandaj kurrsesi nuk është e drejtë që në emër të pajtimit të dy njerëzve të tejkalohen kufijtë e Allahut, të përzihen harami me hallallin gjatë ndërmjetësimit,

apo të ofrohen mundësi që janë haram me qëllim që t’u bëhet qejfi palëve.

Ebu Nu'aimi ka transmetuar: Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: " Nuk kam debatuar me askënd, por do të doja që ai të pajtohej, të ishte i kënaqur, të ndihmohej dhe të ishte në kujdesin e Allahut dhe mbrojtjen e tij. Dhe unë kurrë nuk kam debatuar me askënd, përveç se nuk më ka shqetësuar nëse Allahu e sqaroi të vërtetën në gjuhën time ose në gjuhën e tij. "

Një nga hapësirat ku më së tepërmi përjetohen hidhërime mes njerëzve, janë edhe çështjet e shkëmbimeve apo çështjet që kanë të bëjnë me jetën tregtare. Një prej këtyre

shembujve është përjetuar para derës së Hz. Pejgamberit (s.a.v). Sipas rrëfimit të nënës sonë Hz. Aishes, i Dërguari i Allahut i dëgjoi dy rivalët të diskutonin me zë të lartë para derës së tij lidhur

me një çështje borxhi. Borxhliu i kërkonte borxhdhënësit që të hiqte dorë nga një pjesë e borxhit dhe për atë që do të merrte të tregohej pak më tolerant. Kurse borxhdhënësi i përgjigjej: “Pasha Allahun, këtë nuk e bëj dot!” Atëherë i Dërguari i Allahut doli nga shtëpia dhe pyeti: “Kush është

prej jush ai i cili u betua në Allah se nuk e bën një të mirë?” Kur borxhdhënësi i tha: “Unë, o i Dërguari i Allahut!” i Dërguari i Allahut i tha: “Bëj atë që preferon (borxhliu).”13

Ndërmjetësimi i cili kontribuon për paqen shoqërore, nuk vlen vetëm për hidhërimet dhe mëritë mes muslimanëve, por për të gjithë individët e shoqërisë. Kështu, në Epokën e Artë, në

marrëdhëniet e borxhit, mes muslimanëve dhe ithtarëve të librit ndonjëherë shfaqeshin mosmarrëveshje. Për shembull, sipas transmetimit të Xhabirit (r.a.), babai i tij Abdullahu pati

vdekur ndërkohë që i kishte borxh një hebreu. Megjithëse Xhabiri i kërkoi hebreut në fjalë që t’ia shtynte afatin për kthimin e borxhit, ai nuk pranoi. Atëherë Xhabiri shkoi te i Dërguari i Allahut dhe i kërkoi që të ndërmjetësonte mes tij dhe hebreut dhe i Dërguari i Allahut nuk ia prishi.14

Ndonjëherë, mosmarrëveshjet mes muslimanëve dhe hebrenjve shfaqeshin edhe në formën e debateve ideore. Sipas rrëfimit të Ebu Hurejres, dy veta, njëri prej tyre musliman dhe tjetri hebre debatuan me njëri-tjetrin. Muslimani iu drejtua hebreut: “Betohem në emrin (e

Allahut) e atij që e ngriti Muhammedin mbi botërat!”, kurse hebreu ia ktheu: “Betohem në emrin (e Allahut) e atij që e ngriti Musain mbi botërat!” Atëherë muslimani e qëlloi hebreun me

shuplakë. Hebreu menjëherë shkoi pranë të Dërguarit të Allahut dhe i tregoi ngjarjen, Pejgamberi (s.a.v) e thirri muslimanin dhe e pyeti edhe atë për ngjarjen. Pasi i dëgjoi të dyja palët lidhur me atë që kishte ndodhur, i Dërguari i Allahut i tërhoqi vërejtjen muslimanit dhe e këshilloi që të mos e nxirrte atë si alternativë ndaj Musait a.s e ta preferonte mbi të.15

11 T1938 Tirmidhi, Birr, 26. 12 IM2353 Ibën Maxhe, Ahkam, 23; D3594 Ebu Davud, Kada (Akdije), 12. 13 B2705 Buhari, Sulh, 10. 14 B2396 Buhari, Istikradh, 9; D2884 Ebu Davud, Vesaj a, 17. 15 B2411 Buhari, Husumat, 1; M6153 Muslim, Fedail, 160.

Page 4: Pajtimi ndërmjet njerëzve

Ndonëse përfundimi i mosmarrëveshjeve dhe pajtimi i njerëzve të hidhëruar mes tyre

është virtyt, më esenciale është harmonia dhe shmangia e qëndrimeve negative që mund t’u hapin rrugën hidhërimeve e mërive. Muslimani është njeri në paqe me familjen dhe mjedisin e

tij. Pa dyshim që kjo para së gjithash buron nga paqja e tij me veten. Besimi dhe morali i tij e orientojnë në këtë drejtim, i mësojnë të mos lëndojë e të mos plagosë zemra. Kjo fjalë e urtë e

të Dërguarit të Allahut e konfirmon këtë të vërtetë: Dikush që i mban inat një vit vëllait të tij musliman, (ka faj) sikur të ketë derdhur gjakun e tij.”16

16 D4915 Ebu davud, Edeb, 47; HM18100 Ibën Hanbel, IV, 219.