35
KORCA DJE KORCA SOT

Korca dje - Korca sot

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Korca dje - Korca sot

KORCA DJEKORCA SOT

Page 2: Korca dje - Korca sot

Korça është një qytet në Shqipërinë jug-lindore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar. Korça është rrethi me lartësinë më të madhe në vend. Gjendet në juglingje të Shqipërisë, në kodrat rrëzë malit të Moravës. Ajo kufizohet nga veriu me Pogradecin dhe Maqedoninë, nga veriperëndimi me Gramshin, nga perëndimi me Skraparin, nga jugu me Kolonjën dhe Përmetin,  kurse nga lindja me Greqinë. Relievi i saj është fushor, kodrinor-malor dhe malor. Aty gjejmë një ndërthurje të maleve me fushat, me kodrat, duke krijuar një thyerje të formave të reilievit. Njësitë kryesore të  reilievit janë: Fushëgropa e Korçës, malësia  e Gorë-Oparit me pesë komuna: Gorë, Opar, Moglicë, Vithkuq, Voskopojë.

POZITA GJEOGRAFIKE

Page 3: Korca dje - Korca sot

Korça ka klimë mesdhetare kalimtare (ose klimë mesdhetare kontinentale) me ndryshime të mëdha në temperaturë. Muaji më i nxehtë është gushti (25°C) ndërsa muaji më i ftohtë ështëjanari (2°C). Mesatarisht gjatë vitit bien 710 mm reshje të cilat minimumin e arrijnë në verë ndërsa maksimumin në dimër, duke e bërë Korçën një qytet përgjithësisht të thatë krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë së lagësht. Temperaturat në Korçën që përthith 2300 orë rrezatimin diellor, përgjithësisht mbeten më të ulta se pjesa tjeter e Shqipërisë perëndimore, por më të larta se pjesa veri-perënimore për shkak të lartësisë mesatare në rrafshin e Korçës. Megjithatë janë regjistruar raste kur temperatura ka arritur deri në 40°C ose më tepër.

KLIMA

Page 4: Korca dje - Korca sot
Page 5: Korca dje - Korca sot

Është vërtetuar nga studiuesit se zona ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu, në rrethinën e qytetit është gjetur ndër të tjera edhe një kodër-varr e vjetër diku rreth 7 mijë vjet me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114 centimetra.

Në lashtësi, Korça dhe krahinat e saj bënin pjesë në dinastinë ilire që shtrihej midis lumenjve Devoll e Osum . 

Korça në dokumente historike përmendet për herë të parë në vitin 1281, me urdhër të perandorit të Bizantit, ku emëron Andrea Muzakën si administrator dhe i jep titullin e lartë Despot. Një tjetër dokument, që na jep të dhëna të tjera për Korçën është dorëshkrimi i Princit të Muzakajve. Ai e përmend Korçën me disa fshatra si: Sovjanin, Violën, Oparin,Lavdarin. Korça në këtë kohë ka qenë qendër e vogël me një kala fushore. Korça fillimisht lindi si qendër e vogël banimi, buzë rrugëve kryesore, ku bënte shkëmbime tregtare. Në fund të shek.XV, mori formën e një qendre urbane dhe në shek. XIX u krijua si qytet. Në shekujt XII-XIII, Korça ishte nën pushtetin e Muzakajve, me qendër në krahinën e Oparit. Në vitin 1382, Korça pushtohet prej Perandorisë Osmane. Në vitin 1701 shpërthen kryengritja kundër pushtmit turk, në krahinën e Gorë-Oparit. Mbas viteve 1820, mori hov lëvizja patriotike. Naum Veqilharxhi botoi abetaren e tij, kurse Thimi Mitko “Bletën Shqiptare” . Më 7 Marz 1887 hapet Mësonjtorja e Parë Shqipe. Me nismën e korçarëve krijohen shoqëri patriotike në Stamboll, Bukuresht e Karjo. Më 22 tetor 1881 çelet shkolla e parë për vashat nga Gjerasim dhe Sevasti Qirijazi. Ishte kjo një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare.

HISTORIA

Page 6: Korca dje - Korca sot
Page 7: Korca dje - Korca sot
Page 8: Korca dje - Korca sot

Në fillim kjo zonë përbëhej nga kalaja e pranë saj fshati Peshkëpi; qyteti u formua nga shkrirja e tyre. U ngritën një xhami, hamamet etj., dhe u zhvillua shpejt si qendër zejtare e tregtare. Në shekujt XVII-XVIII qyteti u zgjerua, sidomos pas djegies së Voskopojës, e u ndërtuan shtëpitë e tipit beratas, me dy kate: i sipërmi pak më i dalë, në trajtën e një ballkoni të mbyllur. Më 1783 Korçën e shtiu në dorë Ali Pashë Tepelena. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX u bë një nga qendrat më të mëdha ekonomike, tregtare e kulturore të vendit, me një pazar të madh e karakteristik që zë vend të veçantë ndërmjet monumenteve kulturore të qyteteve të tjera të Shqipërisë. Ishte e përmendur për punimin e leshit, të shajakut e qilimave.

KRIJIMI I QYTETIT

Page 9: Korca dje - Korca sot
Page 10: Korca dje - Korca sot

Gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare në Korçë u zhvillua një veprimtari e gjerë, e mbështetur nga shumë atdhetarë të mërguar jashtë. Fryt i këtyre përpjekjeve ishte hapja më 7 Mars 1887 e Mësonjëtores Shqipe dhe më 1893 e Shkollës së Vajzave. Në këtë periudhë u shquan shumë figura kryengritësish për pavarësi (1911-1912) nga Korçfare. Po ashtu, patriotët korçarë u dalluan edhe për përpjekjet e tyre për kulturën kombëtare. Qyteti ishte mbështetje për çetat e Bajo Topullit, Cerçiz Topullit, Mihal Gramenos e Themistokli Germenjit; u botuan disa ndër gazetat e para shqipe brenda vendit si "Korçfare", "Lidhja orthodokse" etj. Në vitet 1912-1914 Korçfare u pushtua nga trupat greke dhe gjatë Luftës së Parë Botërore (tetor 1916) nga forcat franceze, të cilat u larguan më 1920. Më 10 dhjetor 1916 qyteti u shpall "Krahinë Autonome e Korçës".

Rilindja ne Korce

Page 11: Korca dje - Korca sot

MIHAL GRAMENO THEMISTOKLI GERMENJI

CERCIZ TOPULLI

Page 12: Korca dje - Korca sot

Ekonomia e qytetit të Korçës i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesishtsektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një rritje kostante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomiksipas standarteve të BE-së. 

EKONOMIA

Page 13: Korca dje - Korca sot
Page 14: Korca dje - Korca sot

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla eparë ne Shqiperi për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare. 

KULTURA

Page 15: Korca dje - Korca sot
Page 16: Korca dje - Korca sot

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqiperi për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qenë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbëjnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.Korça ka tradita dhe zakone të veçanta, gjë që dëshmon se qyteti ka qenë një vatër e rëndësishme e kulturës me shumëllojshmëri materialesh shpirtërore për popullin tonë. Dy nga veprat më të  rëndësishme  të folklorit shqiptar janë, “Bleta Shqiptare”  e Thimi Mitkos dhe “Valët e Detit’ të Spiro Dines.Mikpritja dhe Besa, janë dy virtytet me të cilat shqiptarët krenohen.

ETNOGRAFIA

Page 17: Korca dje - Korca sot
Page 18: Korca dje - Korca sot

Korça është një nyje e rëndësishme për trasportin shqiptar. Qyteti ndodhet 181 Km larg kryeqytetit. Aksi rrugor Korçë-Tiranë është pothuajse tërësisht i rindërtuar dhe largësia kohore është rreth 3 orë. Aksi rrugor Korçë-Kapshticë (Doganë) është nga të paktat rrugë në Shqipëri që plotësojne standartet ndërkombëtare dhe mund të përshkohet në rreth 30'. Korça shërben edhe si pikë-lidhje me zonën Jugore të Shqipërisë, por në këtë drejtim rrugët lënë shumë për të dëshiruar dhe ngelet akoma shumë për të bërë. Linja hekurudhore kombëtare nuk ka perfshirë këtë qytet për arsye te trajtave të ashpra të relievit. Vitet e fundit janë bërë shumë investime dhe pritet që brënda pesë-vjeçarit të ardhshëm të përmirësohet më tej sektori i transportit.

TRANSPORTI

Page 19: Korca dje - Korca sot
Page 20: Korca dje - Korca sot

Turizmi ne kete qytet ka dy pika te rendesishme e te frekuentuara shpesh nga turistet, fshatrat Voskopoje e Dardha. Pervec klimes malore, me pyje te dendur me pisha e bredha, dhe prezencen e nje peisazhi mbreselenes, turistet mund te gjejne pjese nga historia dhe trashegimia e popullit shqiptar duke filluar nga periudha e sundimit Bizantin. Ne Voskopojegjenden nje numer i konsiderueshem kishash ortodokse dhe manastiresh qe i perkasin kesaj periudhe. Gjate dimrit te dy keto fshatra turistike ofrojne pista skijimi per vizitoret e tyre.

Turizmi

Page 21: Korca dje - Korca sot
Page 22: Korca dje - Korca sot

Popullsia në rrethin e Korçës është e përzier, myslimane e ortodokse. Dikur qyteti ndahej në dy pjesë prej lumit të Mborjes, në Varosh, pjesa lindore ku banonin të krishterët dhe Kasabaja në perëndim, ku banonin myslimanët. Tani ndarja e dikurshme nuk ekziston më. Banorët e të dy feve kanë jetuar në harmoni. Kurrë nuk janë vënë re armiqësi e grindje fetare ndërmjet tyre. Tani  në qytet e në fshat mund të hasen  me qindra familje, që janë lidhur ndërjet tyre me martesë. Në qytetin e Korçës  sot ndodhen 9 kisha, ku shërbejnë 9 priftërinj dhe 6 manastire, si  Manastiri i Shën Prodhomit në Voskopojë  dhe i Shën Pavlit e Pjetrit në Vithkuq. Qyteti ka dy xhami, ajo Illjaz Bej Mirahorit ndërtuar më 1496 dhe Xhamia e Re.

BESIMI FETAR

Page 23: Korca dje - Korca sot
Page 24: Korca dje - Korca sot

Arti kulinar në Rajonin e Korçës është një arsye më tepër për të qëndruar dhe pushuar këtu. Mos haroni të shijoni nië vakt me gatime të peshkut shoqëruar me verë speciale buti, ose gatime të tjera, specialitete të rajonit nëpër restorantet e shumta me pamje nga liqeni dhe malet. Është për t`u përmendur edhe Korani i famshëm, peshk që gjendet vetëm në liqenin e Ohrit. Korani është i famshëm për mishin e tij të shijshëm, i cili gjatë dimrit ka ngjyrë rozë dhe në verë të bardhë. Gatimi i shpendëve dhe kafshëve të egra është gjithashtu një kënaqësi krahas kuzhinës orientale dhe europiane. Është një kënaqësi më vete të shijosh prodhimet e Liqenit të Prespës: peshkun Krap, Mrenë dhe cironkat të gatuara nga kuzhinierët e aftë që kanë recetat e tyre të veçanta. Në kuzhinën e Prespës, karakteristikë janë edhe byreku i zonës (me peshk e gjizë dhe vezë, ose me qepë) si dhe turshitë e ndryshme.

Nëqoftëse vini në Dardhë nuk duhet të lini pa provuar lakrorin me dy petë të pjekur në saç. Është specialiteti i zonës dhe do të ngeleni mjaft të kënaqur. Pjekja e mishit është një tjetër specialitet karakteristik, i ndryshëm nga të gjitha vendet jashtë rajonit. Boboshtica ofron një kompleks restorantesh ku ju mund të provoni dhe mishin e pjekur që gatuhet në mënyrë të veçantë.

KUZHINA TRADICIONALE

Page 25: Korca dje - Korca sot
Page 26: Korca dje - Korca sot

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane , Karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin Shkurt. Veç individëve të shumtë të veshur karnavale, kishte edhe grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike si koka kafshësh dhe njerëzish. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas viteve 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas viteve 90.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 Prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri. Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.

KARNAVALET E KORCES

Page 27: Korca dje - Korca sot
Page 28: Korca dje - Korca sot

Festa e Birrës u organizua për herë të parë në vitin 2007 me nismën e Bashkisë së Korçës në kuadër të projektit “Korça, qyteti i festave”, si eventin kryesor të verës korçare. Viti i parë i organizimit të festës ka shënuar një sukses relativisht të mire. Në përvjetorin e gjashtë të kësaj feste, për herë të parë festa zgjati 5 ditë, duke pasur parasysh suksesin që ajo ka patur ndër vite. Risi për këtë vit në Festën e Birrës, ishte“Beer Bike”, e cila u shoqërua nga parada e biçikletave. Ditët e festës së birrës karakterizohen nga një numër i jashtëzakonshëm turistesh, i cili arrin mbi 25.000 persona çdo natë. Gjatë gjithë edicioneve të zhvillimit të festës, kanë marrë pjesë jo vetëm birrat shqiptare, por edhe ato të huaja. Ky event  promovon  vlerat kulturore, historike, organizative e gastronomike të  një qendre urbane si Korça, njëkohësisht tek turistët vendas dhe sidomos tek ata të huaj.

FESTA E BIRRES

Page 29: Korca dje - Korca sot
Page 30: Korca dje - Korca sot

Shtëpitë dy-trekatëshe, karakteristike në të shumtën e rasteve, humbasin nga pallatet shumëkatëshe e me ngjyra. Ashtu siç ka ndodhur edhe në qytete të tjera te vendit, edhe qyteti në juglindje po humbet dalëngadalë identitetin. Përballja e parë me portën hyrëse për në qytet është e trishtë. Rrugë të copëtuara që ia shtojnë edhe më shumë trishtimin qytetit. E ndërsa hyn më thellë, rrugicat me vila të bukura e të pastra humbasin nën etjen për të ngritur sa më shumë kate.

KORCA SOT

Page 31: Korca dje - Korca sot
Page 32: Korca dje - Korca sot
Page 33: Korca dje - Korca sot

FOTO TE KORCES

DJEDHE

KORCES SOT

Page 34: Korca dje - Korca sot

Korca 1929

Korca 1924

Page 35: Korca dje - Korca sot

Pazari i dritherave

Pazari i vjeter

Stadiumi ne vitet ‘80