9
Riviera Shqiptare

Riviera Shqiptare

Embed Size (px)

Citation preview

Riviera Shqiptare

BregdetiVija bregdetare, bregdeti apo bregu është zona ku uji i detit apo oqeanit takohet me tokën. Nuk ka një vijë përfundimtare të saktë që të quhet bredret për shaka të natyrës dinamike të baticave. Termi "vijë bregdetare" muind të përdoret për të paërcaktuar një zonë të hapësirës ku ndodhin procese ndërveprimi mës detit dhe tokës. Termi breg përrdoret për të përshkruar një zonë gjeografike apo rajon; për shëmbull, Bregu Perëndimor i Zelandës së Re ose Brigjet Lindore dhe Perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Vende turistikeKalaja e Porto Palermos në jug të HimarësAkomodimi më së shumti bëhet në shtëpi bujtina ose edhe në komplekset me "shtëpiza" druri. Ka disa zona kampingu, plazhe dhe resorte ndërsa pjesa tjetër e bregdetit është pothuajse e paprekur. Disa nga pronarët e këtyre objekteve organizojnë ture turistike përgjatë bregdetit dhe zonave përreth si pjesëe e paketës së akomodimit. Kjo përfshin vizitë në vendet me rëndësi historiko-kulturore, lundrim, hedhje me parashutë, shëtitje më këmbë, lundrim me kajak si dhe zhyrje nënujore. Më poshtë janë disa atraksione historike dhe natyrore:Kalaja e Butrintit apo Kalaja e Ali PashësKalaja e BorshitKalaja e KaninësKalaja e LëkurësitKalaja e Porto PalermosKështjella e Gjon BoçaritMalësia e AkrokerauneveIshujt e KsamilitKanioni i GjipesGjiri i Kakomesë

Bregdeti ShqiptarBregdeti shqiptar ka një shtrirje të konsiderueshme me një gjatësi prej 450 km , duke përfshire këtu edhe siperfaqet e lagunave që gjenden në të. Fillon në veri me grykëderdhjen e lumit Buna dhe mbaron në jug me Kepin e Stillos. Kjo vijë bregdetare ka një karakter te ndryshem dhe është e pasur me forma te shumellojshme, qe nga plazhet ranore, kepat, gjiret e mbrojtura, lagunat, plazhet e vegjel zallore, shpellat detare etj

Riviera ShqiptareRiviera shqiptare (ose Bregdeti apo Bregu) është një zonë bregdetare në Qarkun e Vlorës përgjatë Detit të Jonit nënMalësinë e Akrokerauneve në jug të Shqipërisë. Nuk duhet ngatërruar me Bregdetin shqiptar në tërësi që përfshin Rivierën si dhe plazhet e sheshta ranore të Shqipërisë qendore dhe veriore. Tradicionalisht, ky rajon fillon me Parkun Kombëtar të Llogarasë, vazhdon poshtë me fshatart Borsh, Himarë, Qeparo, Piqeras dhe përfundon me Lukovën. [1] Burime të tjera shënojnë Sarandën ose Ishullin e Tongos si pikë mbarimi dhe Vlorën ose Gadishullin e Karaburunit si pikë fillimi. Riviera shqiptare u shpall nga Frommer's si Destinacioni më i Çmuar i vitit 2012.[2]

RivieraNë vitin 2009, rajoni morri vëmëndje ndërkombëtare pas

rikonstruktimit të rrugës bregdetare SH8, ndalimit në Dhërmi të turit të DJ Tiesto[3], filmimit të një episodi befasues me ndikje me makina në rrugët gjarpëruese bregdetare nga Top Gear[4][5], si dhe festimit të ditëlindjeve të Bon Xhovit dhe Roger Taylor-it.[6]

Zona është një destinacion i rëndësishëm i jetës së natës, ekoturizmit dhe turizmit elitar. Në të gjen karakteristika të fshatrave Mesdhetarë, kalave të lashta dhe kishave Ortodokse. Në fakt, peisazhi alternohet nga qafat malore, plazhet e mrekullueshëm, fauna nënujore, shpellat dhe deri tek plantacionet me portokaj dhe limona.

Në vitin 48 p.e.s. Çezari në ndiekje të Pompeit shkeli këtu dhe urdhëroi legjionin të pushojë në Palasë. Më pas ai vazhdoi përgjatë Qafës së Llogarasë deri në një vend që më vonë u quajt Qafa e Çezarit. Si pjesë e master-planit rajonal,[7] Banka Botërore dhe institucione të tjera po financojnë projekte të infrastrukturës lokale[8][9], duke përfshirë edhe rikonstruktimin e çative dhe fasadave të shtëpive karakteristike me pamje nga Riviera. [10][11]

Parqe kombetare•Parku Kombëtar i Llogarasë•Parku Kombëtar i Butrintit•Parku Kombëtar Detar "Karaburun-Sazan" që përfshin një pjesë të ujërave që rrethojnë Gadishullin e Karaburunit dhe Ishullin e Sazanit pranë Gjirit të Vlorës.

Foto nga Riviera Shqiptare

Punoi :Argida Shabani