View
242
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
1/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/
Në ditët e sotme me anë të shkencës dhe mjekësisë është bërë i mundur
evitimi ose shërimi i plotë i shumë sëmundjeve të përhapura të trupit dhe
mendjes, duke na dhënë kështu mundësinë për të jetuar një jetë sa më të
shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta
të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të
pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të
kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin, edhe agjërimi, dieta
është po aq e rëndësishme. Një ndihmesë jo të vogël për këtë ka dhënë dhe
mjekësia popullore, me anë të recetave dhe kurave të saj. Në suplementin e
sotëm “Tirana Observer” sjell një sërë recetash të mbështetura në mjekësinë
moderne, por aq sa dhe në atë popullore, për të kuruar sëmundje të ndryshme
që shfaqen në organizmin tonë. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe
kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i
lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një
teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe
“sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët
kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si
stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër sëmundjeve tëndryshme si kancerit, tensionit, sëmundjeve të zemrës, stomakut, aparatit
tretës e shumë të tjera. Ndërsa më poshtë, radhiten një sërë këshillash dhe
recetash me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër
të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut. Këto e
shumë të tjera në një suplement prej gjashtë faqesh, një strategji e vërtetë për
një jetë të shëndetshme.
Rigoni lufton gurët në tëmth, lëngu i mollës përmirëson tretjen, limoni
normalizon tensionin e lartë, mjalti lufton ulcerën, hudhra dhe qepa
parandalojnë kancerin e prostatës.
Këshillat më të fundit që japin mjekët për të shmangur sëmundjet e zemrës,
stomakut, aparatit tretës etj. Si të luftoni kancerin, diabetin, aneminë e shumë
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
2/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 2
shqetësime të tjera.
Si të shmangni sëmundjet e ndryshme, cila është strategjia e duhur për një jetë
të shëndetshme. Cilat janë recetat më të fundit të rekomanduara nga mjekët
për të pasur një trup të shëndetshëm.
Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej gjashtë faqesh, një strategji
e vërtetë për një jetë të shëndetshme. Do të gjeni receta popullore dhe këshilla
mjekësore për të luftuar çdo sëmundje që ju shqetëson.
Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme
Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet
ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si
ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat
ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht
ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij
organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese.
Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.
Lulebleta qetëson dhimbjet e migrenës
Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh
çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e
shumë sëmundjeve. Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e
dhimbjeve të migrenës. Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga
dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast
këshillohet të pihet menjëherë një gotë çaj barblete. Ky çaj ndihmon edhe në
parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.
Rigoni lufton gurët në tëmth
Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla
dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Vetitë e
rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është
e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
3/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 3
komponentë, që i japin bimës vlera. Rigoni është një luftuesit kryesorë të
gurëve në tëmth, pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë
konsumimit të ushqimeve të ndryshme.
Hithra kundër rënies së flokëve
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i
kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te
të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe
zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e
kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet
dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.
Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me
rritjen e ngadaltë të flokut.
Limoni normalizon tensionin e lartë
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është
lëngu i limonit. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të
funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e
presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe
prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht.
Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë
stabilizohet me shifra të ngritura.
Sinapi lehtëson dhimbjet reumatike
Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t’i dhënë shijeushqimeve. Më pas, një mjek grek zbuloi se sinapi mund të përdorej për
lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Në sajë të esencave, që lirohen nga
farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35
gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në
lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut.
Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale.
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
4/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 4
Vaji eterik largon mykun në lëkurë
Kundër mykut të formuar në lëkurë mjekësia popullore këshillon përdorimin e
dy deri në tri pika nga masa e përgatitur me vaj eterik dhe ujë. Kjo përzierje
hidhet në një shishe me spruco dhe lyhet pjesa e lëkurës, ku është shfaqur
myku. Për të parë rezultatet duhet të kalojnë plot 10 ditë. Gjatë kësaj kohe vajieterik do ta mbysë mykun e formuar dhe do kemi një lëkurë të shëndetshme.
Specialistë të kësaj teorie theksojnë se vaji eterik është elementi bazë për
luftimin e mykut, madje edhe medikamentet duhet të kenë në përbërjen e tyre
patjetër nga ky lloj vaji.
Manaferrat përmirësojnë shikimin
Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme meshikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të
zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i
medikamenteve të ndryshme që mund të blihen në farmaci, për të gjithë ata që
kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas
saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote.
Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me
50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota
me lëng manaferre në ditë.
Temperatura e lartë ulet me çaj sherebele
Bima e sherebelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për
kurimin e disa sëmundjes, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën
e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëlldhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji. Bari i etheve
është një nga bimët, që njihet në mjekësinë popullore si një ndër bimët më të
rëndësishme, që bëjnë uljen e menjëhershme të temperaturës, edhe kur ajo
përsëritet herë pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të ethes,
lëngu i përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan.
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
5/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 5
Bima e valerinës lufton pagjumësinë
Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme,
ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e
shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në
lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide,
si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janë pikërisht këto
përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit. Nëse ndiheni nervoz dhe keni
stres këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të
menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së
nervozizmit.
Sythet e plepit ndalojnë djersitjen e tepërt
Midis bimëve të shumta të padëmshme për organizmin, që përdoren për të
ndalur djersën e padëshirueshme, këshillohen edhe sythet e plepit. Sythet janë
të pasura me glukozidinë, salcinë e populinë, taninë, substanca flavonike,
esencë. Në sajë të këtyre përbërësve, çaji i përgatitur me sythet e plepit
eliminon djersën e padëshiruar. Gjithashtu çaji me sythet e plepit, me mjaft
sukses përdoret edhe në mjekimin e rrugëve të urinës, pasi për shkak të
elementeve përbërës pengon zhvillimin e mikroorganizmave, duke mos lejuar shfaqjen e infeksioneve.
Bima e koprës përmirëson shëndetin
Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm
edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet
qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen
e gurëve në veshka. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët
urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të
organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që
vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia.
Hudhra dhe qepa parandalojnë kancerin e prostatës
Hudhrat dhe qepët nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
6/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 6
parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga tumori i prostatës. Kush i
ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për
ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e
rëndë. Edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën.
Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit të
prostatës.
Tëmblagjaku shmang kancerin e lëkurës
Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është
një ndër bimët më efektive që ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave të
tumoreve dhe veçanërisht shfaqjes së kancerit të lëkurës. Studimet mjekësore
tregojnë se kjo bimë është përdorur me mjaft sukses për parandalimin e
shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima
frenon rritjen e qelizave të tumoreve, për shkak të elementeve që ajo përmban.
Masazhet me vaj e akull për nervin shiatik
Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit
shiatik mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera
popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme
kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto
dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Një nga mënyrat më të
suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e
masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta
çdo seancë, për 15 ditë.
Sherebela lufton tuberkulozinÇaji i sherebelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në
mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të
shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherebelës u
jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet
e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme.
Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherebelës çdo ditë të
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
7/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 7
ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu,
bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë
e zezë dhe tëmthin.
Aloe vera për kurimin e leucemisë
Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurënga leucemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për
përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë
mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo
vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Kura vazhdon për
2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit.
Dafina lehtëson dhimbjet nga pankreasiDafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e
shkaktuara nga pankreasi. Bimëve mjekësore u përdoren gjethet, të cilat pasi
grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara.
Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të
valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas
dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe
tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas.
Peshku mbron nga sëmundja e Alzheimerit
Vazhdimisht është vënë re se njerëzit që përfshijnë në dietën e tyre shumë
peshk, janë më të mbrojtur nga sëmundja e Alzheimerit, ose më pak në rrezik
për t’u prekur nga kjo sëmundje. Ekspertët e shpjegojnë këtë me praninë e
acideve yndyrore të llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjatë një studimi mbivlerat e këtyre acideve, shkencëtarët morën në shqyrtim 200 pacientë me
sindromën Alzheimer dhe për efekt studimi i ndanë ata në dy grupe. Pas 6
muajsh, shkencëtarët panë se disa pacientë që morën Omega 3, ndjeheshin
më mirë dhe sëmundja e tyre kishte përparuar më ngadalë sesa tek pacientët e
tjerë, që kishin marrë vetëm tableta të ëmbla.
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
8/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 8
Molla nuk lejon formimin e gurëve në veshka
Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban,
ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet
e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat,
mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e
tretjes. Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka
dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Çaji i përftuar nga
fetat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për
ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.
Bajamet qetësohen më çaj lule pjeshke
Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në
të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose
ftohja. Çaji me lulet e pjeshkës ndihmon në shërimin e bajameve. Për
përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë
lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji
ose përdoret si gargarë. Çaji i pjeshkës është kura popullore më efikase në
shërimin e inflamacionit të bajameve.
Çaji i kinfushës i dobishëm për mëlçinë
Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe
vështirëson punën e fermerit. Për shkak të elementëve kurativë që ajo
përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së
sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të
karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës. Kjo
sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës.
Bima e lirit shëron plagët nga djegiet
Bima e lirit është ndër më të njohurat që ka dhënë rezultate në mjekimin e
plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe kore. Për këtë qëllim përdoren
farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj, enzima. Për
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
9/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 9
përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomen me ujë të
ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë. Masa e përftuar
mbështillet në një fasho dhe vendoset mbi plagë. Ky mjekim ndihmon në
qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit. Një mënyrë
tjetër është edhe larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lëngun e
përftuar nga gjethet e bimës.
Dieta juaj mund të kurojë aneminë
Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si:
mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet
përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në
absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje
të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit,
sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Disa ushqime bazë luftojnë
sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj
sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në
kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.
Hurma ndihmon për problemet e gjakut
Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e
sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse
të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është
ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat
kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët
popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat.
Lëngu i karotës lufton aneminë
Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i
karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga
anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet
që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2
karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
10/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 10
mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell
eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.
Rrepa e kuqe ushqim bazë për anemikët
Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për
anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng tërrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga
ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të
marrin çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë. Injektimi
i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve,
eshtë rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të
gjitha normalizimin e sistemit organik.
Çaji i hithrës kurë për sëmundjet e gjakut
Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur
nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të
gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen
për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen
dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës
me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në
qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm.
Luleshtrydhja pastron gjakun
Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi
përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të
pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Nëshumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia.
Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C
dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të
kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.
Fiku ndihmon kundër anëmisë dhe të ftohurit
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
11/23
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
12/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 12
mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së
ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër
hemorroideve.
Mendra qetëson muskujt gjatë tretjes
Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organetjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e
tretjes etj.
Lëngu i Kulfimës ndihmon qarkullimin e gjakut
Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që
ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin
e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë tëmira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.
Çokollata e zezë e dobishme për zemrën
Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën.
Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë
antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Studimi i
fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë ngaç’mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore. Po të hash
çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të
gjakut. Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin
diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë.
Kafeja një terapi e mirë për zemrën
Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë
të zemrës. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët
me ulcer në stromak. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave
të azmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk
mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se
ç’duhet mund të të bëjë nervoz, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
13/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 13
dhe dridhje të duarve.
Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron
gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.
Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Substancatintoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, mbrojnë nga sëmundjet
kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao
mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban
substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor,
duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një
përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
Fiku i dobishëm për aparatin tretës
Të gjithë të dhënat e mjekësisë arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i
domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për
këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të
tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek
problematikët e stomakut.
Molla pastron veshkat
Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje që në lashtësi
është vënë re, domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Ky
frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Dhe përdorimi i
mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pesha, për të gjithë fanatikët e
pamjes estetike.
Banania forcon muskujt
Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh
trupin. Është e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe
përdorimi i tij shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania
përdoret për të relaksuar fytyrën, për t’i dhënë asaj ndriçim dhe elisticitet.
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
14/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 14
Kajsia ndihmon në prodhimin e gjakut
Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut.
Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme
kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi i kajsisë bën
të mundur parandalimin e kancerit.
Vishnja i pasur me vitamina e minerale
Është një frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë.
Por për ekspertët e mjekësisë ky frut është super i pasur me vitamina dhe
mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet
që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të
moshuarit.
Qitro ndihmon në tretjen e ushqimit
Është një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka
një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Ky lloj fruti, i cili e ka kohën e
vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson
rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të
mundur stabilizimin e kolesterolin.
Portokalli parandalon ftohjen
Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i
portokallëve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton
se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por
edhe është një “aleat” shumë I mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe
ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.
Mandarina lufton infeksionet e ndryshme
Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të Grekëve të Lashtë, pasi vetë
fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. Madje shekuj më
parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e
infeksionit. Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
15/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 15
shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.
Rrushi eliminon gurët në veshka
I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë
mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të
gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon nëeliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe
stabilizon rrahjet e zemrës.
Pjepri largon pagjumësinë
Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia por që nuk kanë gjetur
ende zgjidhje me medikamentet, apo rekomandimet e mjekëve specialist, kurat
japin siguri maksimale. Sipas tyre konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, sidhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri
rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e future në
frigorifer, pasi i humbasin vlerat.
Qershia ul kolesterolin në trup
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e
kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit eqershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të
hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën
të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.
Dardha largon problemet në zemër
Është një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme
me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e
damarëve të zemrës si vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut.
Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të
konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të
zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocionet të forta.
Speci eviton rënien e flokëve
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
16/23
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
17/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 17
sëmundjeve më të shfaqura në popullsinë shqiptare. Nuk është i pakët numri i
pacientëve drejtuar qendrave spitalore për të diagnostikuar dhe kuruar
problemet me zemrën. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak
tek pacientët që kanë probleme me zemrën. Më të prekur janë të moshuarit,
por nuk janë të rralla rastet kur edhe persona në moshë të re paraqiten me
probleme të tilla.
2- Shmangni sëmundjet neurologjike
Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nëse nuk keni një nivel
normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers,
thekson shkencëtari amerikan Judi Adams. “Acidi folik gjithashtu redukton
rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteinës, një aminoacid që
lufton sëmundjet e zemrës dhe e forcon atë. Agrumet janë një ushqim po aq i
dobishëm sa dhe buka apo brumërat. Sëmundjet neurologjike shkaktohen nga
çrregullime dhe shqetësime psikologjike, por në disa raste edhe nervore. Disa
nga këto sëmundje neurologjike janë më të shpeshta me fillimin e stinës së
nxehtë, por nuk mungojnë edhe rastet të cilat shfaqen vetëm në kohën e
lagësht ose në stinën e ftohtë. Një nga faktorët më të rëndësishëm që është
shkaktar i kësaj sëmundjeje është edhe stresi dhe sipas specialistëve, ngastudimet më të fundit ky është faktori për të cilin nuk mund të ketë një mjekim
specifik, por vetëm trajtime më shumë psikologjike.
3- Variçet venoze
Nëse doni të shmangni variçet venoze, bëni kontrolle mjekësore.
Shumë gra, mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve,
por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e
shmangies së këtij problemi. Specialisti amerikan i venave, Dr. Luis Navarro
këshillon: Gratë mund të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur
ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, gruri, orizi, etj, të cilat
ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë
lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
18/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 18
qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar.
4- Problemet me sytë
Nëse doni të shmangni problemet me sytë, kontrollojini herë pas here Duhet të
bëni një vizitë të syve çdo 2 vjet, nëse nuk dëshironi të vini syze apo lente
kontakti. Nuk duhet të kujtohemi për kontrollin e tyre vetëm në ato raste kur pësojmë aksident apo kur kemi pamje të turbulluar. Optometristët ngulmojnë në
gjendjen shëndetësore të njeriut duke filluar që nga shqetësime të tilla si
diabeti, presioni i lartë i gjakut, skleroza, si dhe tumoret në tru. Duhet të keni
kujdes pasi ekspozimi i përzgjatur ose jo i duhur nën rrezet e diellit mund të
shkaktojë dëmtim të syve.
5- Bëni gjumë të rehatshëmNëse doni të rrisni imunitetin e organizmit, bëni gjumë të rehatshëm. Shumë
nga ne nuk bëjnë gjumë të qetë ose flenë pak. Profesori amerikan Joan Shaver
thotë: “Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në funksionet fizike, gjendjen shpirtërore
dhe përqendrimin. Dobëson sistemin imunitar, fillon dhimbja e kokës dhe mund
të çojë edhe në depresion”. Njerëzit me sëmundjen e
pagjumësisë nuk qëndrojnë dot në stabilitet social, sapo nisin një punë, nuk e
përballojnë dot dhe detyrohen ta lënë. Por edhe gjumi me orar të zgjatur mund
të jetë problematik për shëndetin tuaj. Orari i gjumit duhet të jetë pak a shumë i
qëndrueshëm.
6- Konsumoni fibrat
Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes.
Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv nëfunksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe
gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës. Konsumoni produkte vegjetariane
dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat,
duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Fibrat luajnë një rol të
rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në
aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
19/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 19
(parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.
7- Shmangni Osteoporozën
Nëse doni të shmangni osteoporozën duhet të merrni vitaminë K. Osteoporoza
shfaqet në një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët që e
shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për njëkohë të gjatë kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndërkombëtare e
Osteoporozës, rekomandon ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të
prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K që është indentifikuar si
një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K.
kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave.
8- Mos u shëndoshniNëse ju doni të dobësoheni dhe të rrini të dobët konsumoni bajamet, lajthitë,
arrat sepse ato rrallëherë shkaktojnë probleme në shtimin në peshë. Këta
ushqyes përmbajnë lëndë, kalori e vitamina, aq sa për të shuar urinë për 2 orë,
ndërsa po të jenë të një kualiteti të keq shuajnë urinë vetëm për 30 minuta. Por
jo vetëm kaq. Ato përmbajnë fitokimikate të cilat reduktojnë rrezikun e kancerit
në shumë organe të brendshme dhe gjithashtu luftojnë artritin. Vetëm përpiquni
që të mos jenë të përpunuara me shumë kripëra, pasi përpunimi i tyre ul nivelin
e përbërësve natyrorë.
9- Presioni i gjakut
Kujdesuni që presioni i gjakut të jetë në nivel normal.
Nga presioni i lartë i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj në Britani si dhe shumë
gra të moshës 35 deri 55 vjeçe. Dona Roberts, menaxhere në fushatat për Shoqatën e Presionit të gjakut, kujton: “të shihen me kujdes etiketat e
ushqimeve, për sasinë e “fshehur” të kripës, sepse kjo është rruga kryesore
nga e merrni, nëpërmjet ushqimeve. Shumë nga ne marrin në ditë dyfish sasi të
kripës, shumë më tepër sesa ka nevojë organizmi”. Reduktimi i kripës është një
nga faktorët më të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut.
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
20/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 20
10- Dhimbjet e kokës
Nëse doni të mos keni dhimbje koke, përdorni peshkun. Japonezët kanë një
shkallë të ulët të depresionit sepse ata përdorin në gatim vajin e peshkut.
Nutrionisti, Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk arrijmë të perceptojmë
mesazhin kur flitet për këtë acid yndyror. Britanikët nuk para e përdorin
peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në javë. Ndaj nuk është
për t’u habitur kur shohim se njerëzit janë gjithnjë të tensionuar. Migrena është
sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën
mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë
trashëgimia gjenetike dhe faktorë të tjerë.
5 këshilla të çuditshme
1- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1 e katërta e tabletës 100
miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë
procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për
sytë.
2- Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me pak
ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastradhe të lëmuara. Efektet e tyre janë të kënaqshme dhe të dobishme.
3- Çdo ditë shpërndani vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për
të përmirësuar shikimin e syve. Një sërë e këtyre teknikave kanë efekt
qetësues dhe relaksues, pas një dite të lodhshme.
4- Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apoçojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes. Nikotina krijon një
lloj tape që pengon oksigjenin të hyjë në inde, dhe pa oksigjen qelizat mbeten
të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme. Kështu ajo dëmton edhe
lëkurën tuaj, sepse humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht.
Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e
kolagjenit.
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
21/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 2
5-Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike
të quajtur “Lichigian”, e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të
ushtrimit fizik dhe meditimit. Meditimi është mënyra më e fuqishme për të
luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron
mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi e tërelaksohesh.
LEKURA
Ekspertët e bukurisë analizojnë “vrasësit” e lëkurës
6 faktorët që dëmtojnë lëkurën, si t’i shmangim
1- Dielli dhe rrezet ultravjollcë
Qëndrimi i gjatë në diell dobëson dhe shkatërron lëkurën duke shfaqur njolla,
zona super të ndjeshme, mungesë toni. Arsyeja është një përbërës i rrezeve të
diellit, rrezet ultraviolet të cilat reagojnë mbi fibrat elastike duke provokuar
degjenerimin. Këto tip rrezesh interferojnë në mekanizmin e prodhimit të
kolagenit dhe të elastinës, dy fibrat që ndërtojnë dermën. Një ekspozim i tepërt
në diell, provokon një dobësim të kësaj strukture që tenton të humbasëelasticitetin dhe butësinë. Nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë në lëkurën tuaj
mund të fillojnë të shfaqen disa njolla në ngjyrë kafe.
2- Temperaturat e ulëta dhe efekti i tyre
Dimri është shumë i përshtatshëm për të fjetur, po kështu ndodh edhe me
lëkurën tonë. Në temperaturat e ulëta metabolizmi i qelizave ngadalësohet dhe
lëkura rinovohet më me vështirësi. Jo vetëm kaq, i ftohti tenton të dobësojë
filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron në shtrëngimin e
kapilarëve. Në këtë mënyrë në fytyrë do të qarkullojë më pak gjak për qelizat.
Lëkura jonë është gjithmonë e rrezikuar nga agjentët e dëmshëm atmosferikë,
temperaturat e ulëta apo ato të larta, edhe nën veprimin e rrezeve ultraviolet,
smogu, cigarja apo dhe ndotës të tjerë të gjendur në ambientet që na rrethojnë.
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
22/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
http://lajmetshqip.com/kurat-popullore-dhe-keshillat-e-mjekut-per-te-parandaluar-dhe-kuruar-semundjet-me-te-shpeshta/ 22
3- Genet dhe plakja
Disa gene kanë aftësinë që ta mbajnë lëkurën lisho dhe kompakte më gjatë se
zakonisht. Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e
diellit, është e lidhur me faktorët biologjik gjenetik të AND-së tonë të cilat japin
instruksione për të ndërtuar organizmin tonë. Për të evidentuar shenjat e kohës
që kalon, është mirë që t’i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç.
Por plakja e hershme mund të jetë edhe e trashëguar. Pasi një lëkurë me
probleme apo që rrudhoset shpejt do të vinte si rezultat i një sërë gjenesh të
trashëguara. Kjo lidhet me trashëgiminë gjenetike nëpër breza.
4- Stresi “dëmton” lëkurën
Në momentin që kalon një periudhë të vështirë nuk është aspak çudi që lëkura
të fillojë të humbasë shkëlqimin dhe butësinë e saj. Truri reagon dhe stresi
prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues të cilat shtrëngojnë enët
e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit. Epiderma në këtë kohë
bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër
duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe
një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme. Të gjithë e
dinë se faktori stres është ndikuesi numër një në rrudhosjen e lëkurës.
5- Duhani dhe nikotina
Të gjithë e dimë se cigarja e rëndon pamjen e lëkurës, duke krijuar rrudha rreth
syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh.
Nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin të hyjë në inde, dhe pa
oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme.
Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet
plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin
e kolagjenit dhe të fibrave elastike, prandaj lëkura humbet elasticitetin dhe
plaket më shpejt. Prandaj duhet shmangur duhani dhe ambientet e mbyllura.
5- Dielli dhe rrezet ultravjollcë
Qëndrimi i gjatë në diell dobëson dhe shkatërron lëkurën duke shfaqur njolla,
8/16/2019 » Kurat Popullore Dhe Këshillat e Mjekut Për Të Parandaluar Dhe Kuruar Sëmundjet Më Të Shpeshta
23/23
5/13/2016 » Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta
zona super të ndjeshme, mungesë toni. Arsyeja është një përbërës i rrezeve të
diellit, rrezet ultraviolet të cilat reagojnë mbi fibrat elastike duke provokuar
degjenerimin. Këto tip rrezesh interferojnë në mekanizmin e prodhimit të
kolagenit dhe të elastinës, dy fibrat që ndërtojnë dermën. Një ekspozim i tepërt
në diell, provokon një dobësim të kësaj strukture që tenton të humbasë
elasticitetin dhe butësinë. Nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë në lëkurën tuaj
mund të fillojnë të shfaqen disa njolla në ngjyrë kafe.
6- Smogu dhe ajri i ndotur
Jetesa në një qytet të madh të bën që çdo ditë të jesh e detyruar të bësh
llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës
dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në
formë pluhurash metalikë të padukshëm. Në këtë fushë beteje padyshim që
fytyra është ajo që ekspozohet më tepër: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kaf.
Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të
ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të
bezdisshme antiestetike. Kështu mungesa e kujdesit do të sillte probleme të
dukshme me lëkurën.
Recommended