View
265
Download
8
Category
Preview:
Citation preview
i
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
FAKULTETI I BIZNESIT
PROGRAMI I DOKTORATURËS "SHKENCA EKONOMIKE"
Dizertacion
Në kërkim të gradës ‘Doktor Shkencash’
FAKTORËT PËRCAKTUES TË PËRFITUESHMËRISË
SË BANKAVE: SHQIPËRIA
Udhëheqës Shkencor Doktoranti:
Prof. Dr. Kristaq KUME MSc. Arjeta HALLUNOVI
Durrës, 2016
ii
©Copyright
i
Arjeta HALLUNOVI
2016
iii
Udhëheqësi i Arjeta Hallunovi vërteton se ky është versioni i miratuar i dizertacionit të
mëposhtëm:
FAKTORËT PËRCAKTUES TË PËRFITUESHMËRISË SË
BANKAVE: SHQIPËRIA
Prof.Dr. Kristaq Kume
iv
FAKTORËT PËRCAKTUES TË PËRFITUESHMËRISË SË
BANKAVE: SHQIPËRIA
Përgatitur nga Arjeta HALLUNOVI MSc
Dizertacion i paraqitur në
Fakultetin e Biznesit
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Në përputhje të plotë
me kërkesat
për Gradën “Doktor”
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
Prill, 2016
v
Dedikim!
….mamit tim, Teuta, që nuk jeton më!
vi
Falenderime dhe Mirënjohje!
Falenderoj përzemërsisht udhëheqësin e temës së doktoraturës, Prof.Dr.Kristaq Kume për
mbështetjen e pakursyer, inkurajimin në ditë të vështira dhe këshillat e vyera. Mirënjohje për një
njëri të thjeshtë dhe profesionist të shkëlqyer, pa të cilin finalizimi i këtij punimi nuk do të kishte
qënë i mundur.
Shpreh mirënjohje të madhe për miken time të ndjerë, nxitësen kryesore për fillimin e rrugëtimit
tim akademik dhe fillimit të studimeve doktorale, Prof.Dr.Esmeralda Uruçi.
Dëshiroj gjithashtu të falenderoj miken time Prof.As.Dr Blerta Dragusha, e cila me shumë
dashamirësi më ka inkurajuar gjatë realizimit të këtij punimi, për pozitivitetin e saj në çdo
kërkesë timen dhe për sugjerimet e vlefshme.
Falenderoj Prof. Dr. Elez Osmani, bashkëpunëtorin tim më të mirë në fushën akademike, për
kohën e shpenzuar dhe suportin e vazhdueshëm.
Së fundi, por jo nga rëndësia, ky falenderim është për bashkёshortin tim Gojard dhe babain tim
Ilir, të cilët më janë gjendur afër në mënyrë të pakushtëzuar. Gjithashtu, kërkoj ndjesë fëmijëve
të mi Azalea dhe Gohar për mungesat e gjata.
Arjeta Hallunovi
vii
Deklaratë mbi origjinalitetin
Arjeta HALLUNOVI
Deklaroj se kjo tezë përfaqëson punën time origjinale dhe nuk kam përdorur burime të tjera, përveç
atyre të shkruara nëpërmjet citimeve.
Të gjitha të dhënat, tabelat, figurat dhe citimet në tekst, të cilat janë riprodhuar prej ndonjë burimi
tjetër, duke përfshirë edhe internetin, janë pranuar në mënyrë eksplicide si të tilla.
Jam e vetëdijshme se në rast të mospërputhjeve, Këshilli i Profesorëve të UAMD-së është i ngarkuar
të më revokojë gradën “Doktor”, që më është dhënë mbi bazën e kësaj teze, në përputhje me
“Rregulloren e programeve të studimit të ciklit të tretë (Doktoratë) të UAMD-së, neni 33, miratuar
prej Senatit Akademik të UAMD-së me Vendimin nr. , datë ________
Durrës, më ___________ Firma________________
viii
PËRMBLEDHJE
Ky studim shqyrton përcaktuesit e përfitueshmërisë të bankave tregtare në Shqipëri. Këto
përcaktues janë kategorizuar në dy grupe, faktorët e brendshëm që janë faktorët specifikë
bankarë dhe faktorët e jashtëm, që më tej janë ndarë në faktorë makroekonomikë dhe faktorët
specifikë të industrisë. Objektivi kryesor i studimit është përcaktimi i faktorëve që ndikojnë
përfitimin e bankave tregtare shqiptare dhe të bërit e rekomandimeve, menaxhimit për marrjen e
vendimeve dhe hartimin e politikave. Një panel të dhënash me 16 banka tregtare shqiptare është
analizuar për periudhën kohore 2009-2014. Janë përdorur dy tregues (variabla të varura) për
matjen e përfitueshmërisë, kthimi nga aktivet (ROA) dhe kthimi nga kapitali (ROE). Faktorët
specifik bankarë që janë përdorur në këtë studim përfshijnë variabla të tilla si madhësia e bankës,
menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, mjaftueshmëria e kapitalit, efiçenca
operacionale dhe kosto e financimit. Nga ana tjetër është marrë në konsideratë vetëm një faktor
specifik i industrisë, i cili është përqëndrimi dhe faktorët makroekonomikë si aktiviteti
ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit. Për të përmbushur objektin kryesor të
kërkimit, studimi është bazuar kryesisht në metodën sasiore të hulumtimit, e cila është plotësuar
edhe nga një metodë cilësore. Të dhënat sasiore janë marrë kryesisht nga pasqyrat financiare të
bankave tregtare, nga INSTAT, Banka e Shqipërisë, Banka Botërore dhe Bankscope, në mënyrë
që të bëhen analizat empirike të nevojshme për të identifikuar dhe matur përcaktuesit e
përfitimit të bankave. Në veçanti, analiza e regresionit të shumëfishtë është përdorur për të
matur efektin e përcaktuesve të përfitimit bankarë nga ana sasiore. Nga ana tjetër, të dhënat
cilësore janë mbledhur përmes intervistës së pastrukturuar kryer me drejtuesit e financës në
bankat tregtare shqiptare. Gjithashtu për të dy modelet u ndërmor testi i shkakësisë Granger për
të identifikuar lidhjen shkakësore midis variablave të varura dhe të pavarura. Krahas analizës
empirike të zbatuar për të gjithë panelin e të dhënave duke konsideruar të gjitha bankat sëbashku,
më tej është ndërmarrë një tjetër analizë më e hollësishme sipas ndarjes së bankave në grupe, për
të parë se si variojnë rrezultatet e analizës sipas grupbankave. Sigurisht, që para se të ndaheshin
të dhënat e panelit sipas grupeve u ndërmor një analizë diskriminante për të parë nëqoftëse të
dhënat tona realisht i përkisnin grupimeve të caktuara. Nga ku u vu re se disa të dhëna devijonin
nga qëndra e grupeve, kështu që mbi këtë bazë ato u hoqën nga paneli i të dhënave dhe analiza
sipas grupeve të bankave u krye për 74 vëzhgime (nga 96 të tilla që ishin fillimisht). Për
realizimin e analizave empirike për modelet u përdorën softwarët SPSS 22 dhe Eviews 7.
Rrezultatet treguan për një marrëdhënie pozitive të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe
përfitueshmërisë në të dy modelet (ROA/ROE), por me rëndësi të fortë statistikore vetëm në
modelin ROA. Për një lidhje negative midis efiçencës operacionale dhe përfitimit (ROA/ROE),
por me rëndësi të fortë statistikore vetëm për modelin ROE. Logaritmi natyror i totalit të
aktiveve kishte një ndikim pozitiv tek përfitueshmëria (ROA/ROE), me koefiçient të dobët
rëndësie për modelin ROA dhe statistikisht i rëndësishmë me 1% për modelin ROE. Ndërsa
likuiditeti i aktiveve kishte një marrëdhënie negative në të dy modelet (ROA/ROE), por në
modelin ROA ishte i parëndësishëm kurse në modelin ROE ishte statistikisht i rëndësishëm në
1% nivel rëndësie. Kurse risku kreditor kishte një lidhje të zhdrejtë me përfitueshmërinë në të dy
modelet, statistikisht i rëndësishëm me 5% dhe 1% nivel rëndësie në modelin ROA dhe ROE
përkatësisht. Përqëndrimi si i vetmi faktor specifik i industrisë siç pritej, kishte një lidhje
negative më përfitimin (ROA/ROE), por statistikisht i parëndësishëm. Ndërsa, përsa i përket
faktorëve makroekonomikë, aktiviteti ekonomik kishte një marrëdhënie pozitive me përfitimin
(ROA/ROE) dhe rrezultoi statistikisht i rëndësishëm për të dy modelet. Nga ana tjetër,
ix
inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit treguan për një lidhje pozitive me përfitimin
(ROA/ROE) por statistikisht të parëndësishëm për modelet.
Fjalët kyçe: ROA, ROE, Faktorët spëcifikë bankarë, Faktorët spëcifikë të industrisë, Faktorët
Makroekonomikë, Përfitueshmëria, Shqipëria.
x
SUMMARY
This study examines the determinants of profitability of commercial banks in Albania. These
determinants are categorized into two groups, internal factors that are the bank specific factors
and external factors that are further divided into macroeconomic factors and industry specific
factors. The main objective of the study is to determine the factors affecting the profitability of
commercial banks and making some recommendations, that maybe can help the management
and policy making. A panel data with 16 commercial banks in Albania is analyzed for the period
2009-2014. Two indicators are used (dependent variables) for the measurement of profitability,
return on assets (ROA) and return on equity (ROE). Banking specific factors that are used in this
study include variables such as bank size, asset management, credit risk, liquidity of assets,
capital adequacy, operational efficiency and cost of financing. On the other hand is taken into
consideration only one industry specific factor, which is the concentration and macroeconomic
factors such as GDP, inflation and exchange rate. To meet the main object of the research, the
study is based mainly on quantitative research method, which is supplemented by a qualitative
method. Quantitative data were obtained mainly from the financial statements of commercial
banks, by INSTAT, Bank of Albania, the World Bank and Bankscope, in order to make
empirical analysis needed to identify and measure the determinants of bank profitability. In
particular, multiple regression analysis was used to measure the impact of the determinants of
bank profitability. On the other hand, qualitative data were collected through unstructured
interviews conducted with executives of finance in the albanian commercial banks. Also for both
models was undertaken Granger causality test to identify the causal connection between the
dependent and independent variables. After the empirical analysis was applied to all data panel
considering all banks together, further, the banks were analyzed by dividing into groups. Also,
before sharing the panel data by group was realized a discriminant analyzes to evaluate the data.
The findings showed that some data deviated from the center of the group, so the analysis by
groups was conducted for 74 observations (from 96). To realize empirical analysis were used the
software SPSS 22 and Eviews 7.
The results showed a positive relationship between capital adequacy and profitability in both the
models (ROA/ROE), but with strong statistical significance only in the ROA model. It results a
negative correlation between operational efficiency and profitability (ROA/ROE), but with
strong statistical significance only for the ROE model. Natural logarithm of total assets had a
positive impact on profitability (ROA/ROE), with low coefficient of importance to ROA model
and statistically important for ROE model. While liquidity assets has a negative relationship
with probitability in both the models (ROA/ROE), but for the ROA model was insignificant and
for the ROE model was statistically significant at 1%. Credit risk had an inverse relation with
profitability in both models, statistically significant at 5% and 1% for ROA and ROE model,
respectively. Concentration as the only industry specific factor as expected, had a negative
relationship with profitability (ROA/ROE), but statistically insignificant.While, in terms of
macroeconomic factors, GDP had a positive relationship with profitability (ROA/ROE) and
statistically significant for both models. On the other hand, inflation and exchange rate showed a
positive relation with profitability (ROA/ROE) but statistically insignificant for the models.
Keywords: Albania, Bank specific factors, Industry specific factors, Macroeconomic factors,
Profitability, ROA, ROE.
xi
PËRMBAJTJA E LËNDËS
KAPITULLI I PARË
1.1 Një vështrim i përgjithshëm.......................................................................................................1
1.2 Shtrimi i problemit…………………………………………..…………………………….......6
1.3 Objektivi i gjerë i studimit.........................................................................................................7
1.3.1 Pyetjet kërkimore....................................................................................................................8
1.4 Hipotezat e studimit...................................................................................................................8
1.5 Korniza konceptuale………………………………..…………………………………….…...9
1.6 Metodologjia dhe të dhënat…………………………………….……………………….…...10
1.7 Kufizimet e studimit……………………………………..……………………………….….11
1.8 Rëndësia e studimit………………………………………..…………………………………11
1.9 Organizimi i studimit……………………………...………………………………………....11
KAPITULLI I DYTË
2.1 Historik i shkurtër i sistemit bankar shqiptar…………………………………………….......13
2.2 Rëndësia ekonomike e bankave tregtare............................................... ...............................14
2.3 Struktura e sistemit financiar/bankar......................................................................................................15
2.4 Zhvillimet kryesore në ecurinë e sistemit bankar shqiptar .....................................................18
KAPITULLI I TRETË
3.1 Hyrje........................................................................................................................................27
3.2 Analiza teorike e përfitueshmërisë...........................................................................................30
3.2.1 Treguesit e Përfitueshmërisë Bankare..................................................................................38
3.2.1.1 Kthimi nga aktivet (ROA).................................................................................................39
3.2.1.2 Kthimi mbi kapitalin (ROE)..............................................................................................40
3.2.1.3 Marzhi neto i interesave.....................................................................................................40
3.3 Faktorët përcaktues të përfitueshmërisë...................................................................................40
3.3.1 Bilanci kontabël dhe pasqyra e të ardhurave.……………………………………………...41
xii
3.4. Faktorët e brendshëm………………………………………………………………………..42
3.4.1 Madhësia e bankës dhe përfitueshmëria……………………………...................................42
3.4.2 Menaxhimi i aktiveve dhe përfitueshmëria………………..…………………………….....44
3.4.3 Risku kreditor dhe përfitueshmëria……………………………………………………..….44
3.4.4 Likuiditeti i aktiveve dhe përfitueshmëria………………………………………………....45
3.4.5 Efiçenca operacionale………………………………………………...................................46
3.4.6 Mjaftueshmëria e kapitalit………………………………..……………………………......47
3.4.7 Kosto e financimit……………………………………………………………………….....49
3.5 Faktorët e jashtëm …………………………………..…………………………………...…..49
3.5.1 Faktorët e strukturës financiare.............................................................................................50
3.5.1.1 Përqëndrimi dhe përfitueshmëria.......................................................................................50
3.5.2 Faktorët makroekonomik………………………………......................................................50
3.5.2.1 Aktiviteti ekonomik dhe përfitueshmëria…………………………………………...…...51
3.5.2.2 Inflacioni dhe përfitueshmëria…………………………………………………………..51
3.5.2.3 Norma e kursit të këmbimit dhë përfitueshmëria………………………………………..52
KAPITULLI I KATËRT
4.1 Qasjet e kërkimit…………………………………………………..……………………...….55
4.1.1 Qasja sasiore kërkimore………………………….………………………………………...55
4.1.2 Qasja cilësore kërkimore……………………………….……………………………..........56
4.1.3 Qasja e përziera kërkimore………………………………………………………………...57
4.2 Metoda e zbatuar………………………………………………………………………….....57
4.2.1 Metoda e kërkimit: Aspekti cilësorë………………….........................................................58
4.2.2 Metoda e kërkimit: Aspekti sasiorë. Dizenjimi i mostrës……………………………….....59
4.3 Mbledhja e të dhënave…………………………………………………………………….....59
4.4 Analiza e të dhënave dhe specifikimi i modelit……………………………………………...60
4.5 Ekzaminimi statistikore i përcaktuesve……………………………………………………...62
4.6 Testet diagnostikuese të modelit………………………………………..................................62
4.7 Hipotezat e studimit………………………………………………………………………....64
xiii
KAPITULLI I PESTË
5.1 Testet për vlefshmërinë e modeleve (ROA/ROE)…………………………………………...66
5.2 Analiza e korrelacionit për modelet e përfitueshmërisë (ROA/ROE)……………………....70
5.3 Statistika përshkruese e të dhënave për modelet e përfitueshmërisë (ROA/ROE)……...…...71
5.4 Testi i shkakësisë Granger për modelin ROA..........................................................................74
5.5 Rrezultatet e analizës së regresionit për modelin (ROA)………………………………….....77
5.6 Testi i shkakësisë Granger për modelin ROE..........................................................................81
5.7 Rrezultatet e analizës së regresionit për modelin (ROE)……………...........................……..84
5.8 Analiza e përfitueshmërisë së bankave (ROA/ROE) sipas grupeve………………………....87
5.8.1 Analiza diskriminante e të dhënave…………………………………………………….….88
5.8.2 Analiza e përfitueshmërisë së bankave (ROA/ROE) sipas grupit 1……………………….89
5.8.3 Analiza e përfitueshmërisë së bankave (ROA/ROE) sipas grupit 2…………………….....93
5.8.4 Analiza e përfitueshmërisë së bankave (ROA/ROE) sipas grupit 3….................................97
5.9 Përfundimet e intervistave…………………………………………………………….........101
KAPITULLI I GJASHTË
6.1 Konkluzione……………………………………………………………………………….. 103
6.2 Rekomandime………………………………………………………...................................107
BIBLIOGRAFIA.......................................................................................................................110
APENDIKS……………………………………..………………………………………….......125
LISTA E TABELAVE
Tabela 2.1 Numri i subjekteve të liçencuara nga BSH sipas viteve (2009-2014)…………..….125
Tabela 2.2 Treguesit e shtrirjes së rrjetit të bankar në fund të vitit..............................................17
Tabela 2.3 Pesha specifike e secilës bankë në sistemin bankar…………...................................125
Tabela 2.4. Pesha e sektorit bankar ndaj PBB në vite..................................................................18
Tabela 2.5 Pesha e totalit të aktiveve dhe portofolit të kredive të sistemit bankar ndaj PBB.......20
Tabela 2.6 Treguesi mjaftueshmëria e kapitalit në vite, në përqindje...........................................21
Tabela 2.7 Ecuria e kostove të financimit ndër vite, në përqindje................................................22
xiv
Tabela 2.8 Treguesi i likuiditetit të aktiveve në vite, në përqindje................................................24
Tabela 2.9 Indeksi H (Herfindahl) i përqendrimit të aktiveve, depozitave dhe kredisë...............25
Tabela 2.10 Treguesit kryesorë të përfitueshmërisë, në përqindje...............................................25
Tabela 2.11 Ecuria ne vite (2009-2014) e treguesve makroekonomik..........................................26
Tabela 3.1 Përshkrimi i variablave……………………………………….…………………….53
Tabela 4.1 Përmbledhje e hipotezave të studimit për modelet (ROA/ROE)……………………64
Tabela 5.1 Testimi për heteroskedasticitet për modelin ROA. Testi White………......................68
Tabela 5.2 Testimi për heteroskedasticitet për modelin ROE. Testi White……………......... ….68
Tabela 5.3 Testi për autokorrelacionin për modelin ROA. Testi Durbin Watson………..……...69
Tabela 5.4 Testi për autokorrelacionin për modelin ROE. Testi Durbin Watson……….........….69
Tabela 5.5 Rezultatet e testit Reset Ramsey për modelit ROA…………………………………69
Tabela 5.6 Rezultatet e testit Reset Ramsey për modelit ROE………………………………….69
Tabela 5.7 Testet për vlefshmërinë e modelit ROA…………………..…...................................70
Tabela 5.8 Testet për vlefshmërinë e modelit ROE……………………...……………………...70
Tabela 5.9 Matrica e korrelacionit……………………………………….....................................71
Tabela 5.10 Statistika përshkruese e variablave……………………………………………......72
Tabela 5.11 Rezultatet e testit Granger për modelin ROA.........................................................126
Tabela 5.12 Analiza e regresionit për modelin ROA………………………………………….....78
Tabela 5.13 Rezultatet e testit Granger për modelin ROE.........................................................127
Tabela 5.14 Analiza e regresionit për modelin ROE…………………......……………………...84
Tabela 5.15 Përmbledhje e variablave statistikisht të rëndësishme për modelet e
përfitueshmërisë………………………………………………………………………………….87
Tabela 5.16 Përmbledhje e hipotezave të studimit për modelin ROA…..……………………..128
Tabela 5.17 Përmbledhje e hipotezave të studimit për modelin ROE…….................................129
Tabela 5.18 Rezultatet e të dhënave të shpërndara sipas grupeve (96 vëzhgime)…………..….130
Tabela 5.19 Rezultatet e të dhënave të shpërndara sipas grupeve (74 vëzhgime)……….……..130
Tabela 5.20 Statistika përshkruese e variablave për bankat e grupit 1….....................................90
Tabela 5.21 Analiza e regresionit për modelin ROA për bankat në grupin 1……………….....91
Tabela 5.22 Analiza e regresionit për modelin ROE për bankat në grupin 1…………………..91
Tabela 5.23 Statistika përshkruese e variablave për bankat e grupit 2…....................................93
Tabela 5.24 Analiza e regresionit për modelin ROA për bankat në grupin 2…..………………..95
xv
Tabela 5.25 Analiza e regresionit për modelin ROE për bankat në grupin ..................................95
Tabela 5.26 Statistika përshkruese e variablave për bankat e grupit 3….....................................97
Tabela 5.27 Analiza e regresionit për modelin ROA për bankat në grupin 3…………….…......99
Tabela 5.28 Analiza e regresionit për modelin ROE për bankat në grupin 3………….………..99
Tabela 5.29 Përmbledhje e vendimeve për nënhipotezat e grupit 1,2 dhe 3 të bankave……....131
LISTA E GRAFIKËVE
Grafiku 2.1 Struktura e kapitalit në sistemin bankar sipas origjinës............................................20
Grafiku 2.2 Raporti kosto/të ardhura për të gjitha bankat dhe sipas grupeve bankare.................21
Grafiku 2.3 Ecuria e normës së mjaftueshmërisë së kap. dhe komponentëve të saj ndër vite......22
Grafiku 2.4 Fondet rezervë për mbulimin e humbjeve nga kreditë me probleme.........................23
Grafiku 2.5 Ecuria e raportit kredi me probleme neto/kapital......................................................23
Grafiku 2.6 Treguesi “aktive likuide ndaj totalit të aktiveve” sipas grupeve ………………...24
Grafiku 2.7 Ecuria e treguesve të përfitueshmërisë (ROE dhe ROA) sipas grupeve të bankave,
në përqindje...................................................................................................................................25
LISTA E FIGURAVE
Figura 1.1 Marrëdhëniet mes përfitueshmërisë dhe përcaktuesve të saj………………………...10
Figura 2.1 Struktura e sektorit bankar/financiar...........................................................................17
Figura 4.1 Intervalet e refuzimit ose jo të testit Durbin-Watson. ……………………………….63
Figura 5.1 Testimi për shpërndarje normale për modelin ROA dhe histograma...........................67
Figura 5.2 Testimi për shpërndarje normale për modelin ROE dhe histograma...........................67
Figura 5.3 Shpërndarja e të dhënave sipas grupeve të bankave (96 vëzhgime)……………......130
Figura 5.4 Shpërndarja e të dhënave sipas grupeve të bankave (74 vëzhgime)………………..131
SHKURTIME
ROA-Kthimi nga aktivet
ROE-Kthimi nga kapitali
MADH – Madhwsia e bankës
MAK – Menaxhimi i aktiveve
xvi
RKR – Risku kreditor
LIK – Likuiditeti i aktiveve
EOP – Efiçenca operacionale
KAP – Mjaftueshmëria e kapitalit
KFN – Kosto e financimit
PRQ - Përqëndrimi
AEK – Aktiviteti ekonomik
INF - Inflacioni
NKK – Norma e kursit të këmbimit
BSH- Banka e Shqipërisë
JB -Jarque Bera
DW - Durbin Watson
1
KAPITULLI I PARË
Ky kapitull fillon me një përshkrim të shkurtër të temës së studimit e cila pasohet nga shtrimi i
problemit. Në çështjen e shtrimit të problemit, thekson arsyet pse po kryhet ky studim. Më tej
përcaktohet objektivi i përgjithshëm dhe ato specifikë të këtij studimi. Pas kësaj, pjesa tjetër
paraqet pyetjet kërkimore. Së fundi, paraqitet rëndësia dhe kufizimet e studimit, si dhe mënyra e
organizimit të dizertacionit.
1.1 Një vështrim i përgjithshëm.
Në dekadat e fundit, shumica e vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore kanë adoptuar
reformat strukturore në funksion të rritjes së madhësisë, stabilitetit dhe efikasitetit të sistemeve
financiare. Hapja me pjesën e jashtme dhe reformat e brendshme strukturore të sektorit financiar
kanë përkrahur zhvillimin e një sistemi financiar konkurrues dhe efikas. Disa autorë si Berger
dhe Humphrey (1997), Kumbhakar et al., (2001), Isik dhe Hassan (2003), Brisimis et al., (2008),
Wanzenried dhe Dietrich (2009), Sami dhe Zouari (2011), Melkamu (2012) treguan se
liberalizimi financiar ka një ndikim pozitiv në performancën e bankave, ndërkohë që autorë të
tjerë si Wheelock dhe Wilson (1999), Betty dhe Jones, (2007), Vong dhe Chan (2009), Mensi
dhe Zouari (2010), Davydenko (2010), Sufian (2011), Sima (2013) konsiderojnë se liberalizimi
ka një ndikim negativ, duke përcaktuar një rënie të efikasitetit të alokimit ose duke marrë
parasysh se liberalizimi financiar më shpesh çon në kriza financiare.
Sistemi financiar ndërkombëtar po ndryshon me shpejtësi, ekonomitë dhe sistemet financiare
janë duke kaluar nëpër vite traumatike. Globalizimi dhe teknologjia janë në shpejtësi të
vazhdueshme, arenat financiare po bëhen më të hapura me produktet dhe shërbimet e reja
(Sandeep, Patel dhe Lilicare, 2002; Guntz, 2011). Një valë ndërkombëtare e bashkimeve dhe
blerjeve ka përfshirë industrinë bankare, sa që kufinjtë ndërmjet sektorëve financiarë dhe
produkteve janë të paqarta dramatikisht (Amdemikael, 2012). Në këtë botë të re e të guximshme,
një fakt mbetet i pandryshuar: Ekziston nevoja që vendet të kenë sisteme të shëndosha bankare
me qeverisje të mirë të korporatave, të cilat mund të forcojnë dhe përmirësojnë institucionin, për
të mbijetuar në një mjedis gjithnjë e më të hapur (Belayneh, 2011). Faktorët që ndikojnë
përfitimin e bankave janë të rëndësishëm për palët e interesuara të tilla si, bankat qëndrore,
qeveritë, shoqatat e bankierëve dhe autoritetet e tjera financiare, si edhe për drejtuesit e bankave
(Rajan dhe Zingales 1998; Levine 1998; Pasiouras dhe Kosmidou, 2007; Ayayi, 2012; Birnahu,
2012).
Krijimi i një sistemi financiar efektiv dhe të fortë përbën një objektiv të rëndësishëm të proçesit
të reformave dhe tranzicionit nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi të tregut në vendet
e Europës Qëndrore dhe Lindore. Liberalizimi prej çmimeve, liberalizimi i qarkullimit të
mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, liberalizimi i sistemeve financiare, globalizimi dhe
mutacionet në nivelin e mjedisit ekonomik, social dhe politik patën një ndikim të rëndësishëm
në zhvillimin e sistemit bankar të bankave të Europës Qëndrore dhe Lindore. Sistemet bankare
të vendeve në zhvillim pësuan mutacione të shumta me qëllim të krijimit të disa institucioneve
2
bankare efikase, me një shkallë të lartë të saktësisë të afta për të lehtësuar rritjen ekonomike
(Yildirim and Philippatos, 2007).
Në industrinë financiare bankat përfaqësojnë institucionet financiare të një rëndësie të lartë, ku
niveli i përfitimit gjithmonë ka një ndikim të madh në ekonominë globale. Në historinë bankare,
operacionet e para bankare janë përmendur në vitet 3000-2000 para Krishtit në veprën "Kodi i
Hamurabit", shkruar në periudhën 1792-1750 para Krishtit (Isik and Hassan, 2003). Vlerësimi i
performancës së bankave u prezantua më vonë me zhvillimin e matematikës dhe shkencave të
biznesit. Në ditët e sotme, në shekullin modern të diversitetit global dhe konkurrencës, rëndësia e
vlerësimit të saktë dhe të shumëllojshëm të përfitimit bankar është duke u bërë e domosdoshme.
Vlen të përmendet, se para vitit 1933 bankat nuk kanë qenë të ndara në bazë të funksionit të tyre
(Halligan, 2009).
Studimi i përfitueshmërisë është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të informacionit që jep në
lidhje me shëndetin e ekonomisë çdo vit, por edhe për shkak se fitimet janë një përcaktues
kryesor i rritjes dhe punësimit në periudhën afatmesme (Dissanayake, 2012). Ndryshimet në
përfitueshmëri janë një kontribues i rëndësishëm në progresin ekonomik nëpërmjet ndikimit që
fitimet kanë mbi vendimet për investime dhe kursime të kompanive (Damena, 2011). Kjo për
shkak se një rritje në fitime përmirëson pozitën e rrjedhës së parave të gatshme të kompanive dhe
ofron fleksibilitet më të madh në burimin e financave për investime të korporatave (p.sh.
nëpërmjet fitimit të pashpërndarë). Qasja më e lehtë në financa lehtëson investimet në një nivel
më të madh duke nxitur produktivitetin, aftësinë prodhuese, konkurrencën dhe punësimin
(Ogunleye, 1995; Said dhe Tumin, 2011; Francis, 2010; Gul, Irshad dhe Zaman, 2011).
Ekzistenca, rritja dhe mbijetesa e një organizate biznesi kryesisht varet nga fitimi që një
organizatë është në gjendje për të gjeneruar. Është e vërtetë që kur rritet përfitueshmëria, vlera e
aksionerëve mund të rritet në një masë të konsiderueshme. Termi përfitueshmëri i referohet
aftësisë së shoqërisë tregtare për të mbajtur fitimin e saj vit pas viti (Iezza, 2010).
Përfitueshmëria e organizatës patjetër do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit me anë
të sigurimit të punësimit shtesë dhe të ardhurave tatimore për thesarin e qeverisë. Për më tepër,
ajo do të kontribuojë në të ardhurat e investitorëve duke pasur një divident më të lartë dhe në
këtë mënyrë do të përmirësojë standardin e jetesës së njerëzve (Heffernan dhe Fu, 2008;
Jorgensen, 2011).
Në mënyrë që një njësi biznesi (qoftë publike apo private në pronësi), të vazhdojë të përparojë,
ka nevojë që të ardhurat e saj të jenë relativisht të qëndrueshme për zgjerimin e saj dhe rritjen me
kalimin e kohës. Përveç nivelit të saj të të ardhurave, mjedisi i jashtëm duhet të kuptohet me
kujdes dhe të parashikohet në mënyrë të besueshme. Shoqëritë tregtare duhet të sigurohen se një
teknologji e drejtë është ndjekur për të arritur objektivat organizative (Burns dhe Mitchell, 1946;
Sabo, 2003; Aremu, Mejabi, dhe Gbadeyan, 2011; Sami dhe Zouari, 2011, Aremu, 2012).
Fitimet dhe mjediset e biznesit janë çështje kaq serioze që një biznes duhet të studiojë dhe
kuptojë në mënyrë që të përballet me mundësitë dhe sfidat e tij me energji dhe vendosmëri.
Prandaj, ndoshta kjo shpjegon se pse ka pasur kërkime të vazhdueshme nga bizneset moderne në
botë për të përmirësuar metodat e tyre të prodhimit të nevojshme për të shkurtuar shpenzimet dhe
për të zhvilluar produkte të reja ose për t’i shtuar atribute produkteve ekzistuese, të cilat mund t’i
sjellin kënaqësi më të madhe klientëve të tyre. Nga ana tjetër, kushtet mjedisore dhe ciklike
zakonisht janë të paqëndrueshme dhe dinamike (Sabo, 2003; Aremu, 2006; Aremu, 2012).
3
Kjo nënvizon nevojën për firmat e biznesit që të jenë në gjendje për të kryer në mënyrë të
besueshme parashikimin jo vetëm për kërkesat e tyre të ardhshme ose për shitjen e mallrave dhe
shërbimeve të tyre, por edhe për variablat e tjerë që ndikojnë tek ata drejtpërdrejtë të tilla si
personeli dhe fitimet e ardhshme të tyre (Sargent, 1987).
Proçesi i liberalizimit financiar kishte si qëllim rritjen e nivelit të konkurrencës, efikasitetin e
proçesit të ndërmjetësimit financiar dhe rritjen e stabilitetit financiar (Bonin dhe Wachtel, 2003;
De Haas dhe Van Lelyveld, 2006). Në rastin e vendeve në zhvillim, studimet përqëndrohen në
lidhje me ndikimin e liberalizimit, të privatizimit të bankave shtetërore, të hyrjes së bankave të
huaja dhe efekteve të tyre në performancën bankare (Jildirim dhe Philippatos 2007; Asaftei dhe
Kumbhakar, 2008; Koutsomanoli - Filippaki et al., 2009; Pasiouras et al., 2009).
Studimet në fushën e kryer në vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore kanë treguar se reformat
strukturore në nivelin e sistemeve bankare kanë përcaktuar përmirësimin e efikasitetit të
ndërmjetësimit financiar. Fries et al., (2005) kanë treguar, bazuar në një analizë të performancës
të një grupi me 289 bankave nga 15 shtete në tranzicion gjatë viteve 1995-2004 se liberalizimi
financiar, shihet në formën e privatizimit të bankave dhe të hyrjes të bankave të huaja, duke patur
si rrjedhojë, uljen e kostos bankare dhe rritjen e tregut të shërbimeve financiare.
Prania e bankave të huaja mund të jetë e dobishme për konsumatorët duke ofruar produkte dhe
shërbime superiore, për industrinë financiare duke rritur cilësinë e shërbimeve dhe për
ekonominë duke rritur efikasitetin (Jildirim dhe Philippatos, 2007). Megjithatë, hyrja e bankave
të huaja nuk është pa rreziqe, sidomos në rastin kur kjo hyrje është kryer pa një konsolidim të
mëparshëm të kornizës institucionale. Claessens et al., (1998) kanë treguar se prania e bankave të
huaja mund të lehtësojë rritjen e konkurrencës, përmirësimin e shpërndarjes së kredive dhe
qasjes në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Por, gjithashtu, kjo sjell edhe shpenzime lidhur me
hyrjen e bankave të huaja, kostot të cilat mund të përbëhen nga rritja e rrezikut sistematik të
shkaktuar nga rritja e konkurrencës.
Interes i veçantë i është kushtuar performancës financiare të bankave evropiane (Molyneux dhe
Thornton, 1992; Hellmann et al., 2000; Altunbas et al., 2003; Bos dhe Schmiedel, 2007).
Megjithatë, gjatë dekadave të fundit ka edhe një interes në rritje për pëfitueshmërinë dhe marrjen
përsipër të rrezikut të bankave në tregjet në zhvillim (Said dhe Tumin, 2011; Olson dhe Zoubi,
2011; Sufian, 2011). Së bashku me globalizimin e tregjeve financiare gjithnjë e më shumë interes
është vënë në të kuptuarit e ndikimit dhe rëndësisë së divergjencave ndërkombëtare (Berger,
2007) dhe ndërveprimeve (Claessens, Demirgüç-Kunt dhe Huizinga, 2001; Carbo et al., 2009;
Hannan dhe Prager, 2009). Për shëmbull, Hannan dhe Prager (2009) vërejtën se përfitueshmëria
në banka në tregjet më pak konkurruese vendore ndikohej pozitivisht kur banka më të larmishme
hynin në treg. Një shpjegim mund të jetë se bankat gjeografikisht të larmishme nuk i adoptojnë
çmimet në tregun lokal.
Është një fakt i njohur se bankat janë faktori kryesor kontribues në zhvillimin ekonomik të çdo
vendi pasi ato qëndrojnë në qendër të ekonomisë për shkak të rolit të tyre si ndërmjetës
financiarë (Ramlall, 2009). Sektori bankar mund të konsiderohet si një derivat për përparimin e
ardhshëm dhe zhvillimin e ekonomive vendore dhe ndërkombëtare (Kyj dhe Isik, 2008).
Gjatë dy dekadave të fundit, sektori bankar ka pësuar transformime të mëdha në mbarë botën në
mjedisin e vet operativ. Të dy, si faktorët e jashtëm dhe të brendshëm kanë ndikuar në strukturën
4
dhe performancën e saj. Përkundër trendit në rritje drejt kryerjes direkte të transaksioneve
bankare të vërejtur në shumë vende, roli i bankave mbetet qëndror në financimin e aktivitetit
ekonomik në segmente të përgjithshme dhe të ndryshme të tregut në veçanti (Fries dhe Taci,
2005).
Vlerësimi i performancës bankare është një proçes, që kërkon vëmendje të veçantë të faktorëve
të ndryshëm, duke ndikuar në nivelet makroekonomike dhe mikroekonomike. Në vendet në
zhvillim është shumë e dëshirueshme që të ketë një progres ekonomik të mirë, të qëndrueshëm
dhe të shpejtë, që mund të intensifikohet duke rritur përfitimet e të gjitha institucioneve
financiare. Është e domosdoshme që çdo vend të ketë sektorin bankar, të mirë strukturuar dhe
fitimprurës në mënyrë që ai të jetë konkurrues dhe i suksesshëm. Për ekzistencën e këtij lloj
sektori, e një rëndësie të veçantë është shkalla e përfitimit që realizohet nga bankat. Stabiliteti i
sistemit financiar varet nga përfitueshmëria e sektorit bankar (Fries dhe Taci, 2002; Letenah,
2009).
Përcaktuesit e përfitueshmërisë janë empirikisht të hulumtuar edhe pse përkufizimi i
përfitueshmërisë ndryshon midis studimeve. Pa marrë parasysh mënyrat e matjes së
përfitueshmërisë, shumica e studimeve bankare kanë vënë re se raporti i kapitalit, provigjionet e
huave të humbura dhe efiçenca operacionale janë treguesit më të rëndësishëm për një
përfitueshmëri të lartë (Lislevand, 2012). Në këtë studim, faktorët që do të merren parasysh janë
të ndarë në dy kategori përkatësisht faktorët endogjen (të brendshëm) dhe ekzogjene (të jashtëm)
ose faktorët e përfitueshmërisë.
Gjithashtu, kriza bankare ka pasur një ndikim shumë të ndryshëm mbi bankat e vendeve të
zhvilluara në krahasim me bankat e ekonomive në zhvillim. Ndër faktorët që ulin ndikimin e
krizës aktuale financiare në tregjet e reja, ne mund të konsiderojmë mbizotërimin e më pak
aktiveve të rrezikshme dhe investimet më të vogla në biznesin bankar, dhe gjithashtu ekzistencën
e raporteve të larta të kapitalit dhe raportit të ulët të kredive ndaj depozitave. Për më tepër,
ndikimi i krizës aktuale është i ndryshëm nëpër bankat e vendeve në zhvillim. Deri tani, shumë
pak punime kanë analizuar ndikimin e krizës së fundit financiare mbi përcaktuesit e
performancës bankare. Ku disa studime kanë analizuar lidhjen ndërmjet ciklit të biznesit dhe
performancës bankare (Athanasoglou et al., 2008; Albertazzi dhe Gambacorta, 2009; Bolt et al.,
2010).
Megjithatë duket se hulumtimet e mëparshme empirike kanë sugjeruar një lidhje të mundshme
mes përfitueshmërisë bankare dhe përcaktuesve të ndryshëm, të brendshëm dhe të jashtëm, si
aktivet e bankës, provigjionet e kredive të humbura, totali i depozitave dhe inflacioni. Prandaj,
ky studim është një përpjekje për të hedhur më shumë dritë mbi këtë çështje të diskutueshme
duke shqyrtuar më shumë literaturën empirike në anët e kundërta të kësaj teme.
Në përmbledhje, nga hulumtimi i literaturës u vu re se shumica e studimeve të huaja mbi
përcaktuesit e përfitimit janë përqëndruar në vendet e zhvilluara, ndërsa shumë pak studime janë
kryer për vendet në zhvillim për të shqyrtuar përfitueshmërinë e bankave. Ndërsa trajtimi i
performancës bankare në kushtet e Shqipërisë është fare pak, ose aspak i diskutuar në literaturën
financiare, kryesisht i drejtuar në diskutime të ngushta dhe jo gjithëpërfshirëse. Në një kohë ku
sektori bankar i Shqipërisë ka ndryshuar rrënjësisht pas reformave. Prandaj, ky studim në mënyrë
modeste do të përpiqet të studiojë përfitueshmërinë bankare dhe përcaktuesit e saj në kontekstin
5
shqiptar, duke e parë në një këndvështrim më të gjërë situatën. Për këtë arsye, shpresohet se tema
e disertacionit me rezultatet e saj empirike sepse mund të kontribuojë tek disa aktorë.
Bankat mobilizojnë, shpërndajnë dhe investojnë pjesën më të madhe të kursimeve të agjentëve
ekonomikë. Prandaj, performanca e tyre ka pasoja të konsiderueshme në shpërndarjen e kapitalit,
zgjerimin e firmës, rritjen industriale dhe zhvillimin ekonomik. Prandaj, efikasiteti dhe
përfitueshmëria e bankave është me interes jo vetëm në nivel të bankave individuale, por është
e rëndësishme edhe në një nivel më të gjerë makroekonomik (Damena, 2011).
Roli kryesor i sistemit financiar është për të kanalizuar fondet nga kursimtarët të huamarrësit.
Nëse ky proçes është bërë në mënyrë efiçente, atëherë përfitimi do të përmirësohet, rrjedhet e
fondeve do të rriten, gjithashtu, edhe do të ketë shërbime më cilësore për konsumatorët. Në të
vërtetë, ndërmjetësimi financiar përcakton, ndër të tjera, shpërndarjen efiçente të kursimeve, si
dhe kthimin e kursimeve dhe investimeve (Aremu dhe Mejabi, 2013). Në vendet e zhvilluara,
tregjet financiare dhe sistemi bankar punojnë së bashku për të arritur këtë qëllim kryesor.
Ndryshe nga kjo, në vendet në zhvillim tregjet financiare janë zakonisht të pazhvilluara dhe të
vogla, kështu që në këtë rast, bankat plotësojnë boshllëkun midis huamarrësve dhe depozituesve
dhe sigurojnë kanalizimin e sigurtë dhe fitimpurës të fondeve. Duke marrë në konsideratë se
kursimet dhe investimet janë përcaktuesit më të rëndësishëm të rritjes ekonomike, shëndeti i
ekonomisë së përgjithshme të një vendi varet në mënyrë të konsiderueshme nga mirë
funksionimi i sistemit financiar. Kjo është veçanërisht e vërtetë për vende si Shqipëria, ku
sektori bankar është shtylla kurrizore e ekonomisë. Sektori financiar i Shqipërisë karakterizohet
nga roli dominues i bankave tregtare.
Ka aspekte të shumta të bankave të cilat mund të analizohen, por ky studim do të fokusohet në
mënyrë specifike në përfitueshmërinë e bankave. Përfitueshmëria është një reflektim se si
bankat drejtohen, duke pasur parasysh mjedisin në të cilin ata operojnë. Më saktësisht, ajo
pasqyron cilësinë e menaxhimit të bankës dhe sjelljen e aksionerëve, strategjitë konkurruese të
bankës, efiçencën dhe aftësitë e menaxhimit të riskut (Aburime, 2007). Fitimet në banka
ndikojnë koston e rritjes së kapitalit në të dy mënyra, si një kontribues i drejtpërdrejtë për
financimin e kapitalit dhe si tregues për vlerësimin e investitorëve të jashtëm të fuqisë financiare
të bankës. Përfitueshmëria e ulët dobëson kapacitetin e bankës për të absorbuar goditjet negative,
të cilat eventualisht do të ndikonin në aftësinë paguese. Në përgjithësi, përfitueshmëria e
qëndrueshme është jetike në ruajtjen e stabilitetit të sistemit bankar dhe kontribuon në gjendjen
e sistemit financiar. Prandaj, përcaktuesit e performancës së bankës kanë tërhequr interesin e
studiuesve akademik, si dhe të menaxhimit të bankës, tregjeve financiare dhe mbikëqyrësve
bankarë. Përcaktuesit e përfitueshmërisë janë analizuar empirikisht edhe pse përkufizimi i
përfitueshmërisë ndryshon ndërmjet studimeve. Duke mos marrë parasysh, mënyrat e matjes së
përfitueshmërisë, shumica e studimeve bankare kanë vënë në dukje se si mjedisi i brendshëm i
organizatës dhe mjedisi i jashtëm janë ndikuesit më të rëndësishëm të përfitueshmërisë. Prandaj,
në këtë studim, drejtimi kryesor lidhet me marrjen në konsideratë të dy kategorive, të quajtura të
brendshme dhe të jashtme ose ndryshe faktorët e përfitueshmërisë.
Faktorët e brendshëm të performancës bankare ose përfitimit mund të përkufizohen si faktorë që
janë të ndikuar nga vendimet e menaxhimit të bankës. Efekte të tilla të menaxhimit patjetër do të
ndikojnë në rezultatet operative të bankave. Edhe pse një menaxhim cilësor do të çonte në një
performancë të mirë të bankës, është e vështirë, në mos e pamundur, për të vlerësuar cilësinë e
menaxhimit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në fakt, është supozuar në mënyrë të nënkuptuar se një
6
cilësi e tillë do të reflektohet në performancën operative. Si e tillë, nuk është e pazakontë për të
shqyrtuar një performancë bankare në drejtim të atyre variablave financiarë gjetur në pasqyrat
financiare, të tilla si bilanci kontabël dhe pasqyra e të ardhurave (Krakah dhe Ameyaw, 2010).
Përcaktuesit e jashtme të përfitueshmërisë bankare janë faktorë që janë jashtë kontrollit të
menaxhimit bankarë. Ata përfaqësojnë ngjarjet jashtë ndikimit të bankës. Megjithatë, menaxhimi
mund të parashikojnë ndryshimet në mjedisin e jashtëm dhe të përpiqet të pozicionojë
institucionin për të përfituar nga zhvillimet e parashikuara. Dy komponentet kryesore të
përcaktuesve të jashtëm janë faktorët makroekonomikë dhe faktorët e strukturës financiare
Krakah dhe Ameyaw (2010).
Në kuadër të diskutimeve të mësipërme, qëllimi i këtij studimi është të identifikojë dhe vlerësojë
faktorët që ndikojnë në performancën financiare (veçanërisht përfitueshmërinë) e bankave
tregtare në Shqipëri. Diskutimet e mbetura në këtë kapitullin janë të trajtuara në seksionet në
vazhdim.
1.2 Shtrimi i problemit.
Besohet gjerësisht se sistemi financiar luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin
ekonomik të një vendi (Claessens dhe Hore, 2012). Rëndësia e një sektori financiar efiçent
qëndron në faktin se, ai siguron mobilizimin e burimeve të brendshme, gjenerimin e kursimeve
dhe investimeve në sektorët më produktiv. Në fakt, është sistemi me të cilin një vend i drejton
sektorët e tij më fitimprurës dhe efiçent drejt burimeve më produktive, që sjell rritjen në të
ardhmen. Roli kryesor i një sistemi financiar nuk është vetëm për të transferuar fonde nga
kursimtarët për tek investitorët, por edhe për të siguruar se fondet janë duke u transferuar në
sektorët të cilët janë më të rëndësishëm për një ekonomi (Lindblom, Olsson dhe Willesson,
2011). Bankat janë ndërmjetësit më të rëndësishëm financiarë në shumicën e ekonomive që japin
përgjigje me paketa të shërbimeve të ndryshme. Ekonomitë që kanë një sektor bankar fitimprurës
janë më të afta për t'i bërë ballë goditjeve negative dhe të kontribuojë në stabilitetin e sistemit
financiar (Athanasoglou, Brissimis dhe Delis, 2008). Prandaj, është e rëndësishme për të kuptuar
faktorët që me të vërtetë ndikojnë në përfitimin e sektorit bankar. Sektori financiar i Shqipërisë,
si shumica e vendeve në zhvillim, është e dominuar nga industria bankare. Sektori bankar zë
aktualisht 90.4% të aktiveve të sistemit financiar dhe 91.7% të PBB-së së vendit (Banka e
Shqipërisë, 2014).
Një numër i konsiderueshëm studimesh janë kryer në fushën e përfitimit të bankave tregtare dhe
përcaktuesve të saj, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj fushe në nivel ndërkombëtar. Ata
verifikuan se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis përfitimit në industrinë e bankave tregtare dhe
përcaktuesve të saj të brendshëm dhe të jashtëm (Bourke, 1989; Rajan dhe Zingales, 1998;
Eichengreen dhe Gibson, 2001; Meyer, 2002; Letenah, 2009; Jorgensen, 2011; Melkamu, 2012).
Megjithëse shumë kërkues kanë kryer studime në këtë fushë, përcaktuesit e përfitueshmërisë
kanë qënë në qëndër të debateve për shumë vite dhe janë akoma një çështje e pazgjidhur në
literaturën financiare. Në të vërtetë ajo që e bën debatin për përcaktuesit e përfitueshmërisë është
fakti se këto përcaktues janë dinamike nga koha në kohë dhe ndryshojnë me natyrën e operimit
të firmës nga një vend në tjetrin (Flamini et al., 2009; Ommeren, 2011).
Për të përmbledhur, nuk ka gjetje të pranuara universalisht për përcaktuesit e përfitueshmërisë të
sektorit bankar. Për shkak se vendet ndryshojnë me njëri-tjetrin nga sistemet e tyre ekonomike,
sistemet financiare, sistemet politike dhe mjediset operative. Kështu, studimi, do të jetë përpjekje
7
në një mënyrë modeste për të ekzaminuar empirikisht përcaktuesit kryesorë të përfitueshmërisë
të të gjitha bankave tregtare shqiptare duke marrë në konsideratë faktorët specifikë bankarë,
specifik të industrisë dhe makroekonomik gjatë periudhës 2009-2014. Periudha kohore e vitit
2009-2014, është përzgjedhur për shkak se, vetëm pas 2009 të dhënat e bankave mund t' i
konsiderojmë si homogjene. Për këtë qëllim duke u konsultuar me rishikimin e literaturës dhe
analizën qualitative, janë përdorur një diversitet variablash si madhësia e bankës, menaxhimi i
aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti i kapitalit, kosto e
financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit që
mendohet të jenë potencialisht përgjegjëse për përcaktimin e përfitimit në banka. Përzgjedhja e
të cilave është përforcuar edhe në sajë të përgjigjeve të intervistave nga ana e drejtuesve të
financës. Edhe pse, numri i studimeve empirike po shtohet dita-ditës për këtë fushë duke
kontribuar në teorinë e përfitimit, ata kryesisht priren drejt analizimit të ekonomive të
zhvilluara, dhe më pak drejt vendeve në zhvillim, si Shqipëria. Kështu ndërmjet këtij studimi
mund të arrihet që të mbushet sadopak boshlleku në literaturë.
1.3 Objektivi i gjerë i studimit.
Ka shumë aspekte të bankave të cilat mund të analizohen, por ky studim fokusohet në mënyrë
specifike në përfitueshmërinë e bankave. Përfitimi është një reflektim se si drejtohen bankat,
duke pasur parasysh mjedisin në të cilin ata veprojnë. Më saktësisht, ai pasqyron cilësinë e
menaxhimit të një banke dhe sjelljen aksionerëve, strategjitë konkurruese të bankës, efiçencën
dhe aftësinë e menaxhimit të rrezikut (Aburime, 2007; Songul, 2013). Fitimet ndikojnë koston e
bankës për rritjen e kapitalit në të dy mënyra, si një kontribues i drejtpërdrejtë për financimin e
kapitalit dhe si tregues për vlerësimin e investitorit të jashtëm si një fuqi financiare potenciale e
bankës. Për më tepër, edhe në qoftë se aftësia paguese është e lartë, përfitimi i varfër ndikon në
dobësimin e kapacitetit të bankës për të absorbuar goditjet negative, të cilat eventualisht do të
ndikojnë në aftësinë paguese. Përgjithësisht, përfitimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm është
jetik në ruajtjen e stabilitetit të sistemit bankar dhe kontribuon në gjendjen e sistemit financiar.
Prandaj, përcaktuesit e performancës së bankave kanë tërhequr interesin e hulumtimeve
akademike, si dhe të drejtimit të bankës, tregjeve financiare dhe mbikëqyrësve bankarë.
Në këtë konstekst, objektivi kryesor i këtij studimi është identifikimi i faktorëve të brendshëm
dhe të jashtëm (specifik të industrisë dhe makroekonomik) që ndikojnë përfitueshmërinë e të
gjitha bankave tregtare që operojnë në Shqipëri. Studimi ka disa objektiva specifikë si mëposhtë:
Për të identifikuar përcaktuesit e përfitimit të të gjithë bankave tregtare që operojnë në
vend përmes analizave të posaçme empirike.
Për të kontrolluar efektet e përcaktuesve të jashtëm (si specifik të industrisë edhe
makroekonomik) të përfitueshmërisë të bankave tregtare.
Për të identifikuar sjelljen e strukturës së tregut të sektorit bankar shqiptar gjatë dekadës
së kaluar.
Për të bërë një analizë empirike në nivel grupbankash dhe krahasuar me rezultatet e
gjetura si tërësi.
Të bëhen rekomandime në lidhje me përaktuesit kryesorë të përfitueshmërisë duke u
bazuar në gjetjet empirike.
8
1.3.1 Pyetjet kërkimore.
Për të siguruar përgjigje për objektivin e gjerë të kërkimit të përshkruar më lart, janë përshtatur
pyetjet kërkimore të mëposhtme:
Cilët janë faktorët përcaktues që ndikojnë në vlerësimin e përfitueshmërisë (ROE dhe
ROA) së bankave në Shqipëri?
Sa ndikim kanë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm në përfitueshmërinë e bankave
tregtare?
Si paraqiten rezultatet e kërkimit sipas ndarjes së bankave tregtare në grupe?
1.4 Hipotezat e studimit.
Në përputhje me përcaktimin e qëllimit të gjerë në dizertacion, janë formuluar edhe hipotezat e
për kërkimin në studim, të cilat janë paraqitur gjërësisht në kapitullin e katërt, tabela 4.1.
Hipotezat e studimit mbështeten mbi teoritë që kanë lidhje me përfitimin bankave dhe që janë
zhvilluar gjatë viteve nga studiues të sektorit bankarë dhe studime të tjera empirike të lidhura më
përfitimin në banka. Rezultatet nga rishikimi i literaturës (që do të trajtohen në kapitullin e tretë)
janë përdorur për të vendosur pritjet për marrëdhëniet mes përcaktuesve të ndryshëm në studim.
Cdo hipotezë e hulumtimit është trajtuar përmes pyetjeve të duhura të trajtuara në sondazh dhe
ndërmjet dokumenteve zyrtare të bankave, si pasqyrat financiare. Në përgjithësi, bazuar në
problemet kërkimore dhe objektivat e studimit është zhvilluar një hipotezë kryesore dhe
njëmbëdhjetë nënhipoteza për secilin model (ROA/ROE). Më poshtë paraqiten dy hipotezat
kryesore të studimit, për modelin e parë (ROA) dhe për modelin e dytë (ROE):
Ho: Faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe makroekonomik nuk ndikojnë tek përftueshmëria
(ROA) e bankave.
H1: Të paktën një nga faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe makroekonomik ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave .
dhe
Ho: Faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe makroekonomik nuk ndikojnë tek përftueshmëria
(ROE) e bankave.
H1: Të paktën një nga faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe makroekonomik ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave .
1.5 Korniza konceptuale.
Provat e ndryshme empirike sugjerojnë se përfitueshmëria e bankave tregtare ndikohet nga
faktorët e brendshëm (specifikë bankarë) dhe faktorët e jashtëm (të industrisë dhe
makroekonomik). Ky studim ka përdorur sikurse përcaktuesit e brendshëm ashtu edhe ato të
jashtëm të përfitimit të bankave tregtare, duke përfshirë variabla si madhësia e bankës,
9
menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti i
kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të
këmbimit. Marrëdhëniet midis përfitueshmërisë dhe përcaktuesve të saj të analizuar në kapitujt
në vijim janë si mëposhtë.
Figura 1.1. Marrëdhëniet mes përfitueshmërisë dhe përcaktuesve të saj.
Burimi: Autori.
1.6 Metodologjia dhe të dhënat.
Për realizimin e këtij punimi, janë ndjekur disa faza të cilat janë përshkruar mëposhtë. Nga ku
mund të konkludohet që shqyrtimi i literaturës, burimi dhe cilësia e të dhënave kanë kontribuar
në kryerjen e analizave të besueshme.
Faza 1: Shqyrtimi i literaturës. Konkretisht janë shqyrtuar tekste të fushës së studimit të
autorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe artikuj shkencorë teorik dhe empirik që analizojnë në
nivel praktik përfitueshmërinë e bankave për shtete të ndryshme apo grup shtetesh.
Faza 2: Përzgjedhja e të dhënave. Shqyrtimi i literaturës së gjerë, e shoqëruar edhe me
mendimet e drejtuesve të financave në intervista ka ndihmuar në përcaktimin e faktorëve më të
rëndësishëm që eventualisht mendohet se mund të ndikojnë edhe në Shqipëri si dhe më tej janë
ngritur hipotezat përkatëse. Variablat e varuara për të matur përfitueshmërinë janë konsideruar
Faktori specifik i
industrisë
Përqëndrimi
Faktorët specifik
bankarë
Madhësia e bankës
Menaxhimi i aktiveve
Risku kreditor
Likuiditeti i aktiveve
Efiçenca operacionale
Raporti i kapitalit
Kosto e financimit
Faktorët makroekonomik
Aktiviteti ekonomik
Inflacioni
Norma e kursit të këmbimit
Përfitueshmëria e
bankave tregtare ROA ROE
10
kthimi nga aktivet dhe kthimi nga kapitali, ndërsa variablat e pavarura janë të ndara në dy lloj
faktorësh, të brendshëm dhe të jashtëm. Ndër faktorët e brendshëm janë madhësia e bankës,
menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale,
majftueshmëria e kapitalit, kosto e financimit, ndërsa për faktorët e jashtëm janë aktiviteti
ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit, kurse për faktorët e industrisë është
konsideruar përqëndrimi.
Faza 3: Mbledhja e të dhënave. Për të arritur objektivat kryesore të hulumtimit është përdorur
një metodë e përzier. Për të mbledhur të dhëna mbi faktorët e brendshëm dhe jashtëm për
përfitueshmërinë, është bërë një shqyrtim i strukturuar i dokumentave zyrtarë vjetorë i të gjitha
bankave tregtare. Prandaj, për të marrë të dhënat e nevojshme janë përdorur pasqyrat financiare
të audituara si bilanci kontabël dhe pasqyra e të ardhurave, që të ndërtohet një bazë të dhënash
për të përcaktuar rëndësinë e faktorëve që potencialisht ndikojnë tek përfitueshmëria e bankave
në Shqipëri. Studimi është bazuar kryesisht nga të dhënat dytësore, por të dhënat e nxjerra nga
intervistat me drejtuesit e financës në të gjitha bankat kanë shërbyer në përcaktimin e faktorëve
të studimit dhe në nxjerrjen e konkluziove dhe përforcimin e rrezultateve.
Për studimin e faktorëve përcaktues të përfitueshmërisë në Shqipëri, të dhënat mbi variablat
varura dhe pavarura janë marrë nga: 1. Raportet financiare të audituara të bankave tregtare që
operojnë në vend; 2. INSTAT; 3. Banka e Shqipërisë; 4. Bankscope dhe 5. Banka Botërore.
Por, meqënëse fillimisht përzgjedhja e faktorëve përcaktues është bërë nga shqyrtimi i literaturës,
e cila tërësisht është e huaj, u mendua, që për ta bërë sa më të prekshme temën me situatën reale
të ekonomise tonë, të ndërmerreshin disa intervista drejtuar drejtuesve të financës të 16 bankave
tregtare që operojnë në vend. Të dhënat e gjeneruara nga intervistat janë përdorur për të
mbështetur përzgjedhjen e variablave si dhe përforcimin e konkluzioneve nga analiza empirike.
Faza 4: Analiza e të dhënave. Për realizimin e analizave të ndryshme gjatë studimit janë
përdorur softwerët statistikor SPSS versioni 22 dhe Eviews 7. Për analizën empirike, të dhënat
për variablat e përzgjedhura janë analizuar për periudhën 2009-2014, ku është përdorur metoda e
katrorëve më të vegjël (metoda me efekte fikse) për vlerësimin e parametrave të regresionit të
shumëfishtë. Fillimisht, janw zbatuar testet diagnostikuese për të vlerësuar vlefshmërinë e
modeleve. Pastaj është gjeneruar statistika përshkruese dhe më tej analiza e korrelacionit, dhe në
vijimsi analiza e regresionit për të dy modelet (ROA/ROE). Niveli i zgjedhur i rëndësisë alpha,
do të jetë 5% për të gjitha analizat empirike. Për testimin e rëndësisë së modelit dhe rëndësisë
individuale të variablave është përdorur testi i Fisherit dhe vlera e probabilitetit. Kurse për të
parë nivelin e shpjegueshmërisë së variablit të varur nga variablat e pavarur është përdorur
koefiçienti i përcaktueshmërisë.
1.7 Kufizimet e studimit.
Kufizimi i parë i studimit buron nga fakti se edhe pse ka shumë variabla që ndikojnë në
përfitimin e bankave tregtare, studimi do të përqendrohet vetëm në njëmbëdhjetë të tilla si
madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca
operacionale, raporti i kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni
dhe norma e kursit të këmbimit. Së dyti, përgjigjet e intervistave të pastrukturuara mund të
11
interpretohen në mënyrë subjektive përmes përshkrimeve duke përdorur fjalët më tepër se
numrat gjë që mund të shkaktojë interpretim të njëanshëm të rrezultateve.
1.8 Rëndësia e studimit.
Duke patur në konsideratë objektivin kryesor të këtij dizertacioni, pritet që ai të ofrojë dëshmi
empirike mbi përfitueshmërinë e të gjitha bankave tregtare në Shqipëri. Për më tepër, mendohet
që në mënyrë modeste shumë palë mund të përfitojnë nga rrezultatet që do të dalin nga ky
studim, si rrjedhim këto palë janë: Menaxhimi: Administrimi është i interesuar në identifikimin e
indikatorëve të suksesit dhe dështimit në banka, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të
përmirësuar performancën e institucionit financiarë dhe për të zgjidhur vendimet e drejta.
Qeveria: Qeveria është e interesuar për të ditur se cilat institucione bankare operojnë me sukses
apo dështim, që të marrë masat e nevojshme për të shmangur krizën e falimentimit në këto
institucione. Investitorët: Investitorët janë të interesuar për studime të tilla për të mbrojtur
investimet e tyre, dhe për t'i drejtuar investimet e tyre në investimin potencial më të mirë.
Konsumatorët: Konsumatorët janë të interesuar për të ditur aftësinë e bankave tregtare për të
depozituar, sepse depozitat e tyre i vendosin bazuar edhe në treguesit e suksesit të bankave.
Ky hulumtim mund të luaj një rol modest për të nxjerrë në dritë/për të kuptuar më mirë se çfarë
përcakton përfitueshmërinë e institucioneve financiare, veçanërisht të bankave tregtare në
vendin tonë. Për më tepër, ky studim mund të ketë një rëndësi në sigurimin e një bazë të mirë për
menaxherët e bankave, profesionistët e biznesit, iniciativat e biznesit dhe politikë-bërësit. Për më
tepër, ndërmjet këtij dizertacioni me studimin përkatës ai do të kontribuojë potencialisht si një
hap për kërkime të mëtejshme në këtë fushë.
1.9 Organizimi i studimit.
Ky punim është organizuar në gjashtë kapituj. Duke patur në vëmendje parësore objektivin e
studimit, pjesa tjetër e këtij studimi është organizuar si më poshtë. Kapitulli i parë: Paraqet një tablo teorike për studimin, vë në dukje problemin, përcakton
objektivat dhe qëllimin e studimit, si dhe rëndësinë dhe përfitimet që në mënyrë modeste mund
të gjenerohen. Kapitulli i dytë: Paraqitet një tablo të detajuar të zhvillimeve të sistemit
financiar/bankar gjatë periudhës së analizës, 2009-2014. Duke ilustruar përmes tabelave,
grafikëve dhe figurave faktorët e përfitueshmërisë të konsideruar për modelin. Kapitulli i tretë:
Shqyrtimi i literaturës që përfshin punën konceptuale në kuadër të përfitueshmërisë, teoritë e
përgjithshme të ndikimit në përfitueshmërinë bankare, përcaktuesit e përfitimit, studimet e
mëparshme në këtë fushë dhe më në fund përcakton hendekun e njohurive për këtë tematikë.
Kapitulli i katërt: Në këtë kapitull përshkruhen të dhënat, identifikohen burimet dhe shpjegohet
metodologjia e përdorur për studimin. Këtu gjithashtu përcaktohet dhe nxjerret në pah mënyrat e
matjes së përfitimit, si dhe variablat e brendshme dhe të jashtme të përzgjedhura për studim.
Kapitulli i pestë: Rrezultatet e metodave të ndryshme të përdorura janë të paraqitura në kapitull.
Fillimisht, është matur përfitueshmëria (ndërmjet dy treguesve: ROA dhe ROE) duke
konsideruar të gjitha bankat së bashku dhe pastaj, në pjesën e dytë, është analizuar
përfitueshmëria sipas grupbankave. Kapitulli i gjashtë: Së fundi, në këtë kapitull paraqiten
përfundimet e analizave duke dhënë konkluzionet dhe rekomandimet përkatës
12
KAPITULLI I DYTË
2 SEKTORI BANKAR SHQIPTAR
Ky kapitull fillon me një historik të shkurtër të sistemit bankar shqiptar, që paraqitet në seksionin
2.1. Në seksionin 2.2 diskutohet në lidhje me rëndësinë ekonomike të bankave tregtare, ndërmjet
analizimit të funksionit kryesorë të tyre, që është ndërmjetësimi. Më tej në seksionin 2.3 bëhet një
trajtim i sistemit financiar në tërësi dhe atij bankar në veçanti, duke ilustruar edhe strukturën
përkatëse të tyre, si dhe në vazhdim bëhet një paraqitje tabelare e treguesit të shtrirjes së rrjetit
të bankar në fund të vitit 2014. Në seksionin 2.4 jepet një tablo e zgjeruar e zhvillimeve kryesore
në ecurinë e sistemit bankar shqiptar përgjatë viteve të konsideruara në studim 2009-2014, duke
ilustruar me grafikë, tabela dhe figura treguesit e trajtuar. Së fundi, trajtohet një përmbledhje
me gjithë konkluzionet e kapitullit.
2.1 Historik i shkurtër i sistemit bankar shqiptar.
Ecuria e sistemit bankar mund të grupohet lidhur me tre momente: a) krijimi i bankave të
mirëfillta tregtare; b) zhvillimi i bankave pas rënies së firmave piramidale dhe c) zhvillimi i
bankave pas nisjes së procesit të privatizimit të bankave shtetërore.
Megjithëqë përpjekjet e para për monedhën, pagesat dhe bankat datojnë që në fillim të shekullit
XIX, por në fakt, vetëm nga fundi i këtij shekulli dhe fillimi i shekullit XX filluan veprimtarinë e
tyre institucionet e para bankare me hapjen e degëve të Bankës Agrare (Bujqësore) Turke dhe të
Bankës Kombëtare (Perandorake) Otomane. Në fillimin e shekullit XX shfaqen idetë për
krijimin e një banke në Shqipëri, ku përveç ideve të rilindësve tanë, shfaqen dhe projektet e para.
Natyrisht, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë u shtua shumë interesimi jo vetëm i
shqiptarëve, por edhe i të huajve për ngritjen e institucioneve bankare. Përpjekjet më serioze u
bënë nga qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, me një projekt koncesionar për të huajt që
rezultoi në ngritjen e bankës së parë në Shqipëri, megjithëse jetëshkurtër.
Me interes të veçantë është projekti i krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, një projekt që
zë fill në vitin 1922, kur qeveria shqiptare iu drejtua Lidhjes së Kombeve për vlerësimin e
mundësive për investime të huaja në Shqipëri, me përfundimet e raportit ku propozohej krijimi i
një banke, me dërgimin e ekspertëve të huaj për ngritjen e bankës dhe që mbaron me
marrëveshjen përkatëse dhe me fillimin e funksionimit të kësaj banke në vitin 1925. Po interes të
veçantë, paraqesin edhe faktet rreth veprimtarisë së kësaj banke deri në vitin 1944. Por, pas
Pavarësisë, deri në vitin 1944, në Shqipëri kanë funksionuar edhe disa institucione të tjera
bankare. Shumë nga këto institucione kontrolloheshin vetëm nga kapitali i huaj, të tjerat nga
kapitali i huaj dhe ai vendas.
13
Përgjatë periudhës 1944 deri në vitin 1991 banka me e rëndësishme në vend ishte Banka e Shtetit
Shqiptar. Ajo ishte bankë e shtetit (Bankë Qëndrore), por edhe bankë tregtare. Fillimisht kjo
bankë ka pasur monopolin e kreditimit e të pagesave në Shqipëri, por shkallë-shkallë në
përputhje me fazat e zhvillimeve ekonomike ky monopol iu hoq dhe disa nga veprimtaritë e saj
iu kaluan bankave të tjera, si për shëmbull Bankës Bujqësore. Depozitimi nga popullsia i
kursimeve të lira ishte një funksion monopol i Institutit të Arkave të Kursimit dhe të Sigurimeve.
Ndërsa Banka Bujqësore gëzonte monopolin e kreditimit të ndërmarrjeve dhe të kooperativave
bujqësore. Lidhjet ndërmjet këtyre institucioneve bankare ishin shumë të forta e të kushtëzuara.
Depozitat e popullsisë në Institutin e Arkave të Kursimit e të Sigurimeve përdoreshin nga Banka
e Shtetit Shqiptar dhe Banka Bujqësore për kreditimin e klientëve të tyre. Instituti i Arkave të
Kursimit dhe të Sigurimeve nuk kreditonte ekonominë, kurse dy bankat e tjera nuk grumbullonin
depozita nga popullsia. Sistemi i bankave tregtare në Shqipëri pas vitit 1991 dallohet për një
hyrje shkallë-shkallë, por të konsiderueshme të bankave me kapital të huaj nga vende të
ndryshme evropiane dhe vende të tjera, duke filluar me banka që hynë në tregun shqiptar
nëpërmjet marrëveshjeve të ndryshme, me banka që u futën nëpërmjet një procesi të pastër
liçencimi dhe me banka që u krijuan me kapital privat shqiptar1.
2.2 Rëndësia ekonomike e bankave tregtare.
Rëndësia e rolit të bankave tregtare dhe përfshirja e përditshme e shërbimeve bankare në jetën e
njerëzve ka qenë e njohur që më përpara (Hughes, 2002). Bankat tregtare përmes funksionimit të
tyre ndikojnë në zhvillimin e sistemit ekonomik, ndërmjet funksioneve të ndryshme si
ndërmjetësimi financiarë, krijimi i likuiditetit, vlerësimi dhe ndjekja e kërkesave për kredi,
zgjidhja e problemeve të informacionit asimetrik, përmirësimi i efikasitetit të politikës monetare,
stabilizimi ekonomik, përmirësimi i efikasitetit të sistemeve të pagesave, financimi i tregtisë së
jashtme dhe inkurajimi i eksportit, duke kryer aktivitetet e tyre me motivin e fitimit si një firmë
biznesi (Yagcilar, 2011).
Bankë quhet institucioni financiar, themelimi i të cilit liçensohet me proçedurë dhe kushte të
posaçme, nga autoriteti më i lartë monetar i vendit, me objektiv kryesor grumbullimin nga njëra
anë të kursimeve e të kapitaleve të lira të individëve, kompanive, institucioneve etj., në formë
depozitash monetare të llojeve të ndryshme (me një interes të caktuar) dhe nga ana tjetër, vënien
e tyre, nëpërmjet huadhënies dhe kreditimit (por me një interes tjetër), në shërbim të veprimtarisë
ekonomike të atyre që kanë nevojë për kapitale shtesë (Uruçi, 2006). Banka është një ndërmarrje
që realizon detyrën për të furnizuar klientelën me mjete të pagesës dhe ndërmjetëson ofertën dhe
kërkesën për kapitale, duke qënë njëkohësisht në rolin e huamarrësit dhe të huadhënësit
(Zanichelli, 1983, Rahman et. al., 2007).
Heffernan (1996) i përkufizon bankat (si një ndërmjetës të veçantë financiar) si ndërmjetës midis
depozituesve dhe huamarrësve që marrin pjesë në ekonomi. Bankat dallohen nga llojet e tjera të
firmave financiare, sepse ato ofrojnë depozita dhe kredi. Për të plotësuar këtë përkufizim,
Bossone (2001) sugjeron se bankat janë një ndërmjetës i veçantë duke qënë se ata kanë një
kapacitet të veçantë për të financuar prodhimin, nga kreditimi, tek agjentët që janë të gatshëm ta
pranojnë atë. Si të tilla, bankat menaxhojnë detyrimet, por edhe japin para hua dhe në këtë
mënyrë ata krijojnë vlerat bankare. Në përgjithësi, ndërmjetësimi i bankave ka të bëjë me ofrimin
1 Shoqata Shqiptare e Bankave.
14
e shërbimeve të pagesave për konsumatorët. Bankat gjithashtu mund të definohen si transaksione
furnizimi dhe menaxher të portofolit të shërbimeve sipas Fama (1980).
Një ndërmjetës financiar është përcaktuar si një institucion që vepron si një ndërmjetës në tregjet
e kapitalit (Beck, 2001). Kjo arrihet nëpërmjet krahasimit të ofertës dhe kërkesës në tregun e
kapitalit. Për këtë arsye, një ndërmjetës financiar është një institucion ndërmjetës midis
huadhënësve dhe huamarrësve. Ai siguron transparencë të tregut ndërmjet rolit të tij. Kështu,
ndërmjetësuesit lehtësojnë transferimin e rrezikut, meqënëse janë të pozicionuar mirë për t'u
marrë me instrumentet e ndërlikuara financiare dhe tregjet (Allen dhe Santomero, 1997; Rose,
1999; Beck, 2001). Në të njëjtën kohë, ndërmjetësit financiarë zvoglojnë shpenzimet e
pjesëmarrjes, që janë shpenzimet e përfshira për të mësuar në lidhje me përdorimin e tregjeve si
dhe marrjen pjesë në to rregullisht. Sigurisht, ky është një shpjegim i rëndësishëm i ndryshimeve
që kanë ndodhur (Jan, 2012).
Megjithatë, Kareken (1985) i ka kushtuar më shumë vëmendje rolit të bankave në menaxhimin e
sistemit të pagesave. Në të njëjtën kohë, ka një tipar të veçantë të bankave që veprojnë si
monitoruese të deleguara të huamarrësve, në urdhër të huadhënësit përfundimtar, aty ku
monitorimi është i kushtueshëm (Corrigan, 1982). Në thelb, bankat prodhojnë një përfitim social
neto duke shfrytëzuar ekonomitë e shkallës në përpunimin e informacionit të përfshirë në
monitorimin dhe zbatimin e kontratave me huamarrësit. Ato reduktojnë kostot e delegimit
nëpërmjet diversifikimit të mjaftueshëm të portofolit të tyre të kredisë (Fama, 1985).
Duke qënë se huamarrësit mbajnë depozita tek ato, bankat mund të vëzhgojnë lëvizjet e
qarkullimit të parasë dhe të fitojnë informacion privat mbi huamarrësit, të cilat më pas mund t'i
përdorin në dhënien e kredive të reja (Bossone, 2001). Kështu, bankat krijojnë para në formë të
kërkesave të borxhit të tyre dhe i injektojnë në sistem me anë të kreditimit, gjë që ekonomizon
përdorimin e parave nga jashtë me detyrimet e tyre ndaj depozitave (Heffernan, 1996).
Integrimi i kreditimit dhe pagesave të shërbimeve të informacionit intensive dallon bankat nga
ndërmjetës të tjerë, sipas Goodfriend (1991). Me pak fjalë, bankat janë në biznesin e menaxhimit
të riskut - ata vlerësojnë, marrin përsipër dhe menaxhojnë rrezikun. Rreziqet me të cilat përballen
bankat përfshijnë rrezikun e likuiditetit, rrezikun e interesit, rrezikun e kreditit, etj.. Fokusi
tradicional i menaxhimit të rrezikut në sistemin bankar ka qenë në menaxhimin e rrezikut të
normës së interesit dhe të likuiditetit, ku rreziku i kredisë të një banke zakonisht menaxhohet nga
një departament i veçantë ose divizion (Heffernan, 1996). Përveç rolit si ndërmjetësues
financiarë bankat luajnë edhe një rol të rëndësishëm në funksionimin e ekonomive të mëdha.
Levine (1997) kreu një studim dhe rezultati zbuloi se efikasiteti i ndërmjetësimit financiar mund
të ndikojë në rritjen ekonomike. Ç'është më e rëndësishmja, ndërmjetësimi financiar ndikon
kthimin neto të kursimeve dhe kthimin bruto të investimeve (Demirgiic-Kunt, 1999). Shumë nga
autorët të përmendur në literaturë theksojnë se efikasiteti i ndërmjetësimit financiar ndikon në
rritjen ekonomike të vendit (p.sh. Rajan dhe Zingales, 1998; Levin, 1997, 1998).
15
2.3 Struktura e sistemit financiar2/bankar.
Në Shqipëri, reformat bankare kanë filluar me një ritëm të ngadaltë. Në fillim të viteve 1990,
vendi u karakterizua nga një nivel i ulët i ndërmjetësimit financiar dhe probleme në pastrimin e
parave. Përpjekjet për harmonizimin e aktivitetit bankar në Shqipëri me reformat dhe zhvillimet
e proçesit të ri historik filluan me tranzicionin gjatë viteve 90’ e më tej u zhvendosën drejt
ekonomisë së tregut. Me miratimin e Ligjit për Bankën e Shqipërisë, në prill 1992 dhe më vonë
të Ligjit për Sistemin Bankar, reforma u fokusua në ngritjen dhe vënien në funksion të sistemit
bankar me dy nivele nga Banka e Shqipërisë, si organi më i lartë përgjegjës për projektimin dhe
mbikëqyrjen e zbatimit të politikave monetare, sistemit bankar të të gjithë vendit dhe bankave
tregtare, kryesisht të tipit universal (Hallunovi, 2008).
Sistemi bankar shqiptar u karakterizua nga zhvillime të rëndësishme. Rritja e numrit të bankave
në sistem, ristrukturimi dhe privatizimi i bankave shtetërore, themelimi i bankave të reja me
kapital vendas krahas rritjes së investimeve në bankat me kapital të huaj, i kanë dhënë sistemit
bankar shqiptar një mjedis dinamik, ku të gjitha bankat luftonin për të marrë një pozitë sa më të
mirë në treg. Në ditët e sotme, bankat janë duke punuar në një ambient dinamik të biznesit, ku
ata po përjetojnë eksperiencat e konkurencës dhe ndryshimet në kërkesat e konsumatorëve,
prandaj kuptimi i nevojave në ndryshim dhe pritshmërive të konsumatorëve është një parakusht
thelbësor për sektorin financiar (Joseph et al., 2005).
Miratimi i ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, si dhe i ligjit “Për sistemin bankar në Republikën e
Shqipërisë” shënuan kalimin e sistemit bankar nga një nivelor në një sistem bankar me dy nivele.
Në nivelin e parë bën pjesë Banka e Shqipërisë ose e emisionit dhe në nivelin e dytë bëjnë pjesë
bankat e tjera (ato tregtare dhe të specializuara). Më poshtë paraqitet në mënyrë skematike
struktura e sistemit bankar dhe financiar, në fund të vitit 2014, e cila përbëhet nga 16 banka
tregtare, 22 subjekte financiare jobanka, 356 zyra të këmbimit valutor, 113 shoqëri të kursim-
kreditit dhe 2 unione të shoqërive të kursim-kreditit3.
Figura 2.1 Struktura e sektorit bankar/financiar.
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Të gjitha bankat tregtare dhe të specializuara kanë si qëllim kryesor të aktivitetit të tyre fitimin
(që jepet si diferencë mes të ardhurave të siguruara nga veprimet aktive dhe pagesave të kryera
2 Sistemi financiar përbëhet nga bankat, institucionet financiare jobanka, shoqëritë e kursim-kreditit, shoqëritë e
sigurimit, fondet e pensioneve suplementare, si dhe fondet e investimit. 3 Apendiks I. Tabela 2.1.
Sistemi bankar dhe Financiar
Banka tregtare (16)
Subjekte financiare
jobanka (22)
Zyra të këmbimit
valutor (356)
Shoqëri të kursim-kreditit (113) dhe Unione kursim-
kreditit (2)
Zyra përfaqësimi (1)
16
nga veprimet pasive e shpenzimet të funksionimit të bankës) (Ëang et al., 2003). Bankat tregtare
e të specializuara kryejnë dy lloje veprimesh kryesore: a) veprimet pasive dhe b) veprimet aktive.
Në të parat, përfshihen të gjitha veprimet për të cilat banka u paguan të tretëve interesa ose bën
shpenzime nga fondet e veta. Në veprimet aktive, përfshihen të gjithë interesat që banka arkëton,
komisione dhe të ardhura të tjera (Bikker dhe Bos, 2005).
Bankat zhvillojnë aktivitetin e tyre me paratë e personave të tjerë, duke i bërë ato më të veçanta
por edhe të ndjeshme ndaj bizneseve të tjera. Sepse falimentimi i një banke, do të prekte një
numër të madh individësh. Eksperiencat botërore kanë treguar që krizat bankare janë një
fenomen që kanë shoqëruar dhe shoqërojnë zhvillimin e sistemit bankar, e megjithatë ato
shoqërohen edhe me kosto të mëdha. Siç ishte kriza aziatike, gjatë vitit 1980-1982 e cila u
shoqërua me një kosto prej 55% të PBB (Haderi, 2006).
Në fund të vitit 2014, bankat e ushtrojnë veprimtarinë nëpërmjet 500 degëve/agjencive të shtrira
brenda territorit të vendit, ndërkohë që vetëm një bankë vijon të ketë një degë jashtë territorit të
RSH, përkatësisht Banka Kombëtare Tregtarë në Kosovë. Më poshtë paraqiten edhe treguesit e
shtrirjes së rrjetit bankar për gjithë sistemin bankar:
Tabela 2.2. Treguesit e shtrirjes së rrjetit të bankar4 në fund të vitit 2014.
Nr. i degëve
brenda
vendit
Nr.
i agjencive
Nr. i degëve jashtë
Shqipërisë
Nr. i degëve dhe
Agjencive
gjithsej
1. Banka Raiffeisen 45 45 90
2.Banka Kombëtare Tregtare 60 3 1 64
3. Banka e Bashkuar e Shqipërisë 4 2 6
4. Banka Veneto 15 15
5. Banka Tirana 42 3 45
6. Banka NBG Albania 27 1 28
7. Banka Ndërkombëtare Tregtare 6 6
8. Banka Alpha Albania 40 40
9. Banka Intesa Sanpaolo Albania 28 3 31
10. Banka ProCredit 17 7 24
11. Banka Credit Agricole Shqiperi 12 8 20
12. Banka e Kreditit të Shqipërisë 1 2 3
13. Banka Credins 39 10 49
14. Banka Societe Generale Albania 42 42
15. Banka Union 14 14 28
16. Banka e Parë e Investimeve 5 4 9
TOTALI 397 102 1 500
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Përsa i përket zgjerimit të sistemit bankar deri në vitin 2014, Tirana (sipas shpërndarjes
gjeografike të degëve dhe agjensive bankare brenda territorit të RSH sipas prefekturave), ende
4 Apendiks I. Tabela 2.3. Jep një përmbledhje e peshës specifike të secilës bankë në sistemin bankar shqiptar.
17
mbetet vendi me numrin më të madh të degëve dhe agjencive me 40%, duke qënë se ka
përqendrimin më të lartë të popullsisë dhe bizneseve me 27%, nga ku vihet re që shperndarja e
degëve dhe agjencive bankare është në përpjesetim të drejtë me popullsinë (Banka e Shqipërisë,
2014).
Gjatë vitit 2014, raporti i aktiveve të sistemit financiar ndaj PBB, pra, ndërmjetësimi financiar
është zgjeruar në mënyrë të moderuar krahasuar me vitin 2013, ku ai në Shqipëri është 101.4%,
duke rritur peshën e tij në aktivitetin ekonomik të vendit. Zgjerimi i moderuar i sektorit bankar
dhe rritja e fondeve private të investimeve kanë ndikuar në diversifikimin e sistemit financiar.
Sektori bankar vlerësohet të jetë i ekspozuar në mënyrë të konsiderueshme, nga segmentet
financiare jobankare (shoqëritë e sigurimit, shoqëritë e kursim-kreditit dhe institucionet
financiare jobanka). Por megjithatë këto segmente nuk paraqesin rrezik direkt në sektorin bankar.
Por nga ana tjetër, ekspozimi i sektorit bankar ndaj segmenteve të tjera të sistemit financiar
(kryesisht në formën e huave dhe pjesëmarrjes në kapital të institucioneve financiare jobankare
dhe në trajtën e fondeve të mbledhura prej tyre) përbërën vetëm 1% të vlerës së aktiveve, duke
treguar për një nivel të papërfillshëm.
Bankat luajnë rolin kryesor në strukturën e aktiveve të sistemit financiar. Në fund të vitit 2014,
90.4% të aktiveve të sistemit financiar dhe 91.7% të PBB-së së vendit, i përkisnin sektorit
bankar. Prandaj, për vlerësimin e stabilitetit financiar është mjaft i rëndësishëm identifikimi dhe
vlerësimi i rreziqeve që burojnë nga aktiviteti bankar. Në tabelën më poshtë ilustrohet pesha e
sektorit bankar ndaj PBB ndër vite (2009-2014).
Tabela 2.4. Pesha e sektorit bankar ndaj PBB në vite.
Sektori/Vitet 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Sektori bankar 77.5 80.9 84.7 89.6 90.5 91.7
Burimi: Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, 2014.
2.4. Zhvillimet kryesore në ecurinë e sistemit bankar shqiptar.
Sipas analizave të treguesve ekonomikë të Bankës së Shipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të
Bankave në këtë seksion paraqitet një përmbledhje e zhvillimeve kryesore të veprimtarisë
bankare gjatë vitit 2014. Në aspektin financiar, ekonomia shqiptare dhe sistemi i saj financiar
njohën progres gjatë vitit 2014, në drejtim të përmirësimit të treguesve të likuiditetit, të
përfitueshmërisë dhe të cilësisë së aktiveve. Megjithatë, aktiviteti ndërmjetësues i sektorit bankar
mbetet i ulët dhe bilancet e tij vazhdojnë të vuajnë nga kreditë me probleme.
Aktiviteti ekonomik në fund të vitit 2014, vlerësohet të jetë rritur me 2.42% ose 1.12% në
krahasim me tremujorin e tretë të po atij viti, por, edhe aktiviteti ekonomik botëror është
përmirësuar gradualisht, por me një ritëm më të ulët nga sa pritej dhe me diferenca të dukshme
mes rajoneve. Nga rënia e çmimit të naftës, aktiviteti ekonomik botëror pritet të përmirësohet por
me ritme të ngadalta.
Vlerësohet se komponenti kryesor i rritjes ekonomike mbetet rritja e kërkesës së brendshme.
Faktorë si përmirësimi i besimit të agjentëve ekonomikë krahas uljes së primeve të rrezikut dhe
kushtet monetare stimuluese kanë nxitur kërkesën e brendshme, përpos faktit se kërkesa e huaj
ka rezultuar më e dobët se pritjet. Inflacioni vjetor ka zbritur në nivelin 0.7%, në dhjetor 2014
18
duke reflektuar presione inflacioniste të ulta, si nga ekonomia e brendshme ashtu edhe nga ajo e
jashtme. Prandaj, politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka vijuar të mbetet stimuluese
përgjatë gjithë vitit.
Defiçiti buxhetor vlerësohet rreth 5.1% të PBB-së dhe është financuar me 58.5% kryesisht
nga burime të brendshme. Të dhënat për investimet e huaja direkte tregojnë se ato regjistruan një
fluks neto prej 229 milionë euro, pra, rreth 93% të llogarisë financiare. Për vitin 2014, norma e
papunësisë është rritur e cila shënuar vlerën 18% nga 17.1% që shënonte një vit më parë. Sipas,
parashikimeve për të ardhmen vlerësohet se rritja ekonomike do të forcohet, e mbështetur nga
kërkesa e brendshme, norma interesit e ulët dhe përmirësimi i kredisë. Kontributi i kërkesës së
huaj në ekonomi, do vijojë të mbetet jofavorizues.
Normat e interesit kanë vijuar në rënie, veçanërisht në tregun primar të letrave me vlerë, në
produktet e kredisë dhe të depozitave të sektorit bankar, si edhe në tregun ndërbankar në tregjet
financiare, në sajë të politikës monetare lehtësuese të BSH dhe gjithashtu vlera nominale e lekut
në këmbim me shportën e valutave kryesore ka rënë. Duke ndjekur kryesisht zhvillimet në tregjet
ndërkombëtare të këmbimit, kursi i këmbimit të lekut ka qenë i qëndrueshëm ndaj euros, por nga
ana tjetër është nënçmuar ndaj dollarit amerikan dhe valutave që e ndjekin atë. Monedha
evropiane është nënçmuar ndaj monedhave kryesore, veçanërisht ndaj dollarit amerikan.
Në fund të vitit 2014, sektori bankar ka patur nivele të kënaqshme të likuiditetit dhe
kthyeshmërisë, por ndonëse raporti i kredive me probleme pati rënie, rreziku i kredisë vlerësohet
i lartë dhe shqetësues. Pozicionet valutore përgjithësisht “në blerje” të sektorit bankar kanë
zbutur disi ekspozimin ndaj nënçmimit të kursit të këmbimit. Pavarësisht uljes së normave të
interesit, duke ndikuar në përmirësimin aftësinë paguese të huamarrësve, duhet marrë në
konsideratë rreziku i rritjes përsëri të tyre. Gjithashtu edhe pozicioni i kapitalizimit të sistemit
bankar rezulton i kënaqshëm, duke siguruar një mbrojtje të qëndrueshme nga ekspozimet e
bankës ndaj rreziqeve. Rezultati financiar i sistemit financiar është rritur ndjeshëm, pavarësisht
rritjes së provigjioneve për mbulimin e humbjeve nga kreditë. Përpos rritjes së portofolit të
kredive është kostatuar edhe ritja e veprimtarisë bankare në instrumente të letrave me vlerë me
rreth 8.2%.
Aktiviteti kreditues dha sinjale të forta për rimëkëmbje, në kuadër të hapave të implementuara
për proçesin e shlyerjes së pagesave të prapambetura të qeverisë dhe ekzekutimit të kolateralit,
ku duhet përmendur edhe ndikimi nga përmirësimi i aktivitetit ekonomik. Mesatarisht në vitet
2012 dhe 2013 portofoli i kredisë përbëhej nga 48% të totalit të aktivit të bankave, ndërkohë që
në 2014 përfaqësohet nga rreth 45% e totalit të aktivit të bankave. Rreth 60% e totalit të borxhit
të brendshëm emetuar nga qeveria jonë zotërohet nga sektori bankar shqiptar.
Ndërkohë që rreth 82% të totalit të aktiveve të sektorit bankar përbëhet nga depozitat (për rritjen
e së cilës kanë kontribuar depozitat në lekë dhe valutë, si dhe depozitat e individëve dhe
biznesëve), duke qënë edhe financuesi kryesor i aktivitetit bankar. Depozitat e sektorit bankar
patën një rritje vjetore me 4.6% dhe u rritën më shpejtë se një vit më parë (3.4%), ku kjo rritje i
atribuohet faktit se 60% e depozitave u realizuan në muajin dhjetor dhe ku gjysma e tyre ishte
produkt i një banke të madhe që bën pjesë në bankat e grupit 3. Nga ku sigurisht 73.4% të totalit
të depozitave gjatë vitit 2014 janë mbledhur nga bankat e grupit 3.
19
Shikohet tendenca që normat e interesit në bankat e mëdha janë më të ulta kundrejt normave më
të larta të kthimit në bankat e mesme dhe të vogla. Përgjatë tremujorit të fundit rritjen më të
lartë, prej rreth 10% e patën depozitat e bizneseve dhe institucioneve, ndërkohë që edhe depozitat
e individëve kanë vijuar në rritje të qëndrueshme, me një mesatare vjetore rreth 2.6%.
Zhvendosja e kursimeve nga tregu i letrave me vlerë dhe depozitat afatshkurtra drejt produkteve
të depozitave me afate maturimi mbi dy vjet, që ofrojnë dhe norma fitimi më të larta, ka ndikuar
në ecurinë e depozitave, kryesisht në tremujorin e tretë të vitit 2014.
Kapitali i paguar në sistemin bankar gjatë vitit 2014 është rritur me 3.2% kundrejt një viti më
parë. Struktura e kapitalit vijon të dominohet nga kapitali i huaj, duke dominuar strukturën e
kapitalit, duke përfaqësuar rreth 89,5% të kapitalit të paguar të sistemit bankar, por e krahasuar
me vitin 2013 me një rënie prej rreth 2,5 pikë përqindjeje.
Grafiku 2.1. Struktura e kapitalit në sistemin bankar sipas origjinës.
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Të dhënat financiare për bankat tregtare për vitin 2014 tregojnë se totali i aktiveve të sistemit
bankar pati një rritje prej 4.8% ose 59.4 miliardë lekësh përkundrejt 3.9% që ishte në vitin 2013,
ose 1.7% më shumë se tremujori i tretë i vitit 2014. Ndërkohë që portofoli i kredive është rritur
me 28 miliardë lekë ose 4.9%. Në ekonominë shqiptare, prania e sistemit bankar është shfaqur
dominuese, duke qënë se ka patur rritje të peshës së totalit të aktiveve ndaj PBB, ku siç mund të
ilustrohet edhe nga tabela më poshtë, duke patur prirje rritëse nga viti në vit (periudha e studimit
në punim 2009-2014). Edhe raporti i kredive ndaj PBB, shfaq tendenca rritëse për shkak të
rritjes më të lartë të totalit të kredisë në krahasim me rritjen e PBB.
Tabela 2.5. Pesha e totalit të aktiveve dhe portofolit të kredive të sistemit bankar ndaj PBB.
Treguesit/Vitet 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Totali i aktiveve (në mld lekë) 886.30 990.60 1,120.20 1,187.98 1,234.32 1,293.72
Totali i aktiveve/PBB (në %) 77.50 81.00 86.10 89.61 91.13 91.56
Totali i kredive/PBB (në %) 39.30 40.10 40.00 43.58 41.88 42.12
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
20
Teprica e kredisë dhënë nga bankat për sektorin privat përgjatë vitit 2014, shënoi rritjen më të
lartë me rreth 17.9 miliardë lekë ose 3.1%. Kredia e re e disbursuar në fund të vitit 2014 ishte
10% më shumë se në tremujorin e tretë të vitit, ndërkohë që totali i kredisë së re të disbursuar
përgjatë gjithë vitit 2014 ishte rreth 16.4%, më e lartë se ai i disbursuar në 2013. Rreth 48% e saj
është disbursuar në lekë, duke konstatuar kështu zhvendosje drejt huadhënies në monedhën
vendase, edhe pse me rritme të ngadalta. Nevojat për likuiditet kanë qënë edhe arsyeja kryesore e
kredimarrjes nga individët dhe bizneset. Niveli i provigjionimit vijon te paraqitet në rritje, duke
shfaqur rritje më të lartë se rritja e kredive me probleme. Në fund të vitit 2014, raporti i mbulimit
me provigjione i kredive me probleme rezulton në 67.1%, nga 65.2% që ishte një vit me parë
(2013). Ajo ç’është më e rëndësishme ka të bëjë me cilësinë e portofolit të kredisë i cili pati një
përmirësim të lehtë por të rëndësishëm nga 25% të kredive me probleme ndaj totalit të kredive në
tremujorin e tretë të vitit 2014, në 22.8% në fund të vitit 2014. Ku treguesi i kredive me
probleme ne terma bruto ka rënë me 0.7 pikë përqindjeje në 2014 krahasuar me një vit më parë.
Sigurisht, që ky përmirësim është reflektuar edhe në uljen e kostove të provigjionimit dhe rritjen
e përfitueshmërisë së bankave.
Sektori bankar sinjalizoj për një rezultat financiar pozitiv me një rritje të konsiderueshme
kundrejt vitit 2013-të. Ku sigurisht shkaku kryesor ishin përmirësimi i të ardhurave neto nga
interesi (ku ky përmirësim i atribuohet tkurrjes për arsye të ecurisë negative të kreditimit dhe
normave të ulëta të interesit në tregjet e huaja financiare) dhe rënia e provigjionimit për humbje
nga aktiviteti. Megjithatë bankat kanë tentuar të ruajnë të ulët raportin kosto ndaj të ardhurave,
duke e përqendruar kryesisht te bankat e mëdha dhe të vogla. Siç, ilustrohet edhe nga grafiku
mëposhtë.
Grafiku 2.2. Raporti kosto/të ardhura për të gjitha bankat dhe sipas grupeve bankare.
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Sistemi bankar vazhdon të mbetet likuid dhe i qëndrueshëm, me raport të mjaftueshmërisë së
kapitalit prej 16.8 % në fund të muajit dhjetor 2014 nga 17.9% që ishte ne fund të vitit 2013, pra,
raporti i mjaftueshmerisë së kapitalit është mbi nivelin minimal rregullator prej 12% që është
norma minimale e kërkuar nga Banka e Shqipërisë. Ku sigurisht ka ndikuar rritja e përshpejtuar
e aktiveve të ponderuara me rrezik, duke u zgjeruar me 8% në terma vjetorë, prandaj, mund të
themi që niveli i kapitalizimit është në nivele të moderuara, dhe gjithshtu edhe kapitali
rregullator ka patur një ecuri pozitive i ndikuar nga përmirësimi i rezultatit financiar të sektorit
dhe shtimi i kapitalit.
21
Tabela 2.6. Treguesi mjaftueshmëria e kapitalit në vite, në përqindje.
Treguesi/Vitet 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Kapitali aksioner/Totalit të aktiveve 9.57 9.40 8.69 8.57 8.37 8.58
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Grafiku 2.3. Ecuria e normës së mjaftueshmërisë së kapitalit dhe komponentëve të saj ndër vite.
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Ndërkohë, që kontributin kryesor në marzh e mbajnë kostot e financimit, të cilat, kanë ndjekur
zhvillimet në vëllimin e depozitave më një ritëm më të ulët rritjeje në vitet e fundit dhe kryesisht
rënien e normave të interesit për to. Më poshtë jepen vlerësimet e kostove të financimit ndër
vite.
Tabela 2.7. Ecuria e kostove të financimit ndër vite, në përqindje.
Kosto/Vitet 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Kosto e financimit 4.2 3.9 3.6 3.5 3.2 1.9
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Për vitin 2014, raporti i kredive me probleme ka rënë në nivelin 22.8% nga një vit më parë që
ishte 24.1%. Përmirësimi lehtësisht i cilësisë së portofolit, kryesisht erdhi nga rritja e portofolit të
kredisë (vlerësohet 5% për vitin 2014, rritje kryesisht në valutë) por edhe nga fakti që bankat
janë treguar më të arsyeshme duke larguar nga bilanci kreditë e humbura.
Por nëqoftëse ka nivele të mira të fondeve rezervë (provigjioneve), atëherë kjo mund të ndikoj
pozitivisht në zbutjen e rrezikut të kredisë. Për sektorin bankar, raporti i mbulimit me provigjione
në fund të 2014 arriti në 67.1% nga 65.2% të një viti më parë, duke u rritur me 1.9 pikë
përqindjeje, duke treguar që bankat krahasuar me një vit më parë kanë ruajtur dhe/ose rritur
normën e mbulimit me provigjione për kreditë me probleme. Në nivel sektori, raporti i kredive
me probleme neto ndaj tepricës së kredisë është ulur në 7.5% nga 8.2% të një viti më parë
(2013). Gjithashtu, raporti “hua me probleme neto/kapital rregullator”në fund të vitit 2014,
ndikuar kryesisht nga zgjerimi i kapitalit rregullator, pati rënie. Fondet rezerve per mbulimin e
humbjeve nga kredite rezultojne në rreth 91.7 miliarde lekë, me një rritje prej rreth 4.1 miliardë
lekësh nga fundi i vitit 2013.
22
Grafiku 2.4. Fondet rezervë për mbulimin e humbjeve nga kreditë me probleme.
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Por vihet re që ka patur rënie të peshës së kredive me problem neto ndaj kapitalit nga 40.2% në
2013 në 38.3% në fund viti 2014, duke treguar rritje të aftësisë së sistemit për të mbuluar me
kapital humbjet që mund të vijnë nga përkeqësimi i kredisë.
Grafiku 2.5. Ecuria e raportit kredi me probleme neto/kapital.
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Situata e likuiditetit të sistemit bankar mbetet e kënaqshme, treguesi i likuiditetit arriti ne nivelin
40.4% në fund të vitit 2014, me një rritje prej 5.7 pikë përqindjeje në krahasim me fundin e vitit
të kaluar. Aktivet likuide përbëjnë 31.9% të totalit të aktiveve të sektorit bankar në fund të 2014,
duke patur një rënie të pallogaritshme gjatë pjesës së parë të vitit, por megjithatë 4.3 pikë
përqindje më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë (2013). Bankat e grupit 3, kanë
kontribuar në masë më të madhe për këtë tregues, të cilat kanë një raport të zgjeruar 10.8 pikë
përqindje krahasuar me një vit më parë, në nivelin 37.8%. Më poshtë paraqiten në tabelë të
dhënat e treguesit të likuiditetit të aktiveve dhe grafikisht lëvizja e tij sipas grupeve bankare ndër
vite.
23
Tabela 2.8. Treguesi i likuiditetit të aktiveve në vite, në përqindje.
Likuiditeti i aktiveve/Vitet 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Aktive likuide/Totalit të aktiveve 27.65 25.95 26.53 29.37 27.64 31.94
Burimi:Banka e Shqipërisë, 2014.
Sektori bankar e parashikon të administrueshëm ndikimin direkt nga zhvillimet e kursit të
këmbimit dhe normës së interesit, por është i ndjeshëm nga ndikimet negative që mund të
shkaktojnë lëvizjet e pafavorshme në kursin e këmbimit dhe në normën e interesit tek klientët.
Sepse një nënçmim i kursit të këmbimit ose një rritje e normës së interesit, mund të dëmtojë
aftësinë paguese të klientëve të sektorit bankar, kryesisht të sektorit të biznesit. Indeksit i
modifikuar i mospërputhjeve valutore5, mat ekspozimin e bankave ndaj rrezikut të drejtpërdrejtë
dhe të tërthortë të kursit të këmbimit.
Grafiku 2.6. Treguesi “aktive likuide ndaj totalit të aktiveve” sipas grupeve bankare.
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Ky indeks u përkeqësua lehtësisht në nivelin -10.2% në fund vitit 2014 kundrejt një viti më parë
ku indeksi shënonte nivelin -11.1%, si rezultat i zgjerimit më të madh të pasiveve në valutë së
bashku me kredinë e pambrojtur në krahasim me aktivet në valutë. Bankat e grupit 3 u
pozicionuan në “blerje” të valutës, duke shtuar më tej ekspozimin ndaj një mbiçmimi të kursit të
këmbimit të lekut. Ndërkohë bankat e grupit 1 dhe 2 janë më pak të ekspozuara ndaj kursit të
këmbimit.
Treguesi i efikasitetit të sistemit në fund të vitit 2014 është rritur me 3.5 pikë përqindjeje në
krahasim me vitin paraardhës, në kushtet kur të ardhurat operacionale janë ulur me 1.3 miliardë
lekë ose 2.9%, dhe shpenzimet operacionale janë rritur me vetëm 0.8 miliardë lekë ose 3%.
Treguesit e përqëndrimit të shprehur nëpërmjet indeksit Herfindahl të përllogaritur për totalin e
aktiveve, depozitave dhe kredive edhe gjatë vitit 2014, vijojnë të mbeten në nivele të
qëndrueshme, duke treguar për një përqëndrim të ulët dhe konstant.
5 Indeksi përllogaritet si: Pasive të pambuluara neto në valutë të transformuar / totali i aktiveve= {[aktive në
jorezidente në valutë + aktive rezidente në valutë] – [detyrime jorezidente në valutë + detyrime rezidente në valutë]
– [hua e pambuluar në valutë për individë + hua e pambuluar në valutë për biznese]} / [totali i aktiveve bankare].
24
Tabela 2.9. Indeksi H (Herfindahl) i përqendrimit të aktiveve, depozitave dhe kredisë.
Treguesit/Vitet 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Indeksi H (aktivet) 0.14 0.14 0.15 0.15 0.14 0.14
Indeksi H (depozita) 0.15 0.16 0.16 0.15 0.14 0.14
Indeksi H (kredia) 0.11 0.11 0.12 0.12 0.12 0.12
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Monedha vendase me baza vjetore është mbiçmuar me rreth 0.4% ndaj monedhës evropiane dhe
është nënçmuar rreth 3.9% ndaj dollarit amerikan. Në të njëjtën periudhë, kursi nominal efektiv i
këmbimit ka rënë në terma mesatarë, duke shprehur një mbiçmim të lekut me rreth 0.5% në
terma vjetorë. Në fund të vitit 2014, në terma realë, monedha vendase u mbiçmua mesatarisht me
1.7% në bazë vjetore. Më poshtë paraqiten në mënyrë të përmbledhur disa nga treguesit
ekonomikë që tregojnë për shëndetin financiar të një ekonomie.
Rezultati financiar i vitit 2014 ishte pozitiv, me një vlerë prej rreth 11.2 miliardë lekësh ose 4.6
miliardë lekë më i lartë se ai i vitit 2013. Fakti që rezultati financiar është pozitiv dhe më i lartë
se vitin e kaluar, edhe ecuria e treguesve kryesore të përfitueshmërisë shfaqet në rritje gjatë vitit
2014. Treguesit kryesorë të përfitueshmërisë, kthimi mbi aktivet (ROA) dhe kthimi mbi kapitalin
(ROE) u vlerësuan respektivisht në 0.89% dhe 10.53% për fund vitin 2014.
Tabela 2.10. Treguesit kryesorë të përfitueshmërisë, në përqindje.
Treguesit/Vitet 2009 2010 2011 2012 2013 2014
ROA 0.42 0.72 0.07 0.33 0.54 0.89
ROE 4.58 7.58 0.67 3.78 6.43 10.53
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Sipas vlerësimeve, bankat e grupit 3, kanë kontribuar në rritjen e treguesve të përfitueshmërisë
(ROA dhe ROE), përkundrejt bankave të grupeve të vogla dhe mesme që kanë vlera negative.
Më poshtë është dhënë edhe paraqitja grafike e treguesve të përfitueshmërisë sipas bankave të
grupit 1, 2 dhe 3.
Grafiku 2.7. Ecuria e treguesve të përfitueshmërisë (ROE dhe ROA) sipas grupeve të bankave, në përqindje.
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
25
Treguesit e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit shënuan përgjithësisht përmirësime,
ndonëse ekonomia shqiptare vazhdon të operojë me kapacitet jo të plotë dhe të përballet me një
ambient të jashtëm të pafavorshëm. Në aspektin makroekonomik, inflacioni dhe pritjet
inflacioniste vazhduan të qëndrojnë në nivele të ulëta ndërsa kursi i këmbimit u shfaq i
qëndrueshëm. Në tabën më poshtë paraqite ecuria në vite e treguesve makroekonomik të
përfshirë në studim si variabla të pavaruara.
Tabela 2.11. Ecuria ne vite (2009-2014) e treguesve makroekonomik.
Treguesi/Vitet 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Rritja reale e PBB-së (në %) 3.70 3.75 3.17 1.00 1.45 2.42
Inflacioni total (në %) 2.28 3.56 3.45 2.04 1.94 1.63
Kursi nominal efektiv, NEER 107.1 113.4 113.8 113.3 113.7 112.2
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Prandaj, përmbledhtazi themi se sektori bankar mbetet segmenti kryesor i ndërmjetësimit
financiar në Shqipëri dhe mbizotërohet nga pesë banka, të cilat së bashku përbëjnë 68.4% të
portofolit të kredisë së sistemit dhe 73.4% të depozitave. Nga ku aktivet e tij në fund të dhjetorit
2014, vlerësohen 91.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke u llogaritur me një rritje prej
1.2 pikë përqindje ndaj vitit 2013. Ecuria e sektorit bankar vlerësohet e qëndrueshme. Rezultati
financiar shfaqi përmirësim dhe treguesit e kapitalizimit e të likuiditetit të veprimtarisë janë në
nivele të qëndrueshme. Sektori bankar mbetet relativisht i mbrojtur nga rreziku direkt i tregut,
ndërsa është i ekspozuar ndaj rrezikut të kredisë. Financimi i veprimtarisë është siguruar prej
rritjes së depozitave nga publiku, të cilat zënë 82.3% të totalit të aktivit të sektorit bankar.
Prodhimi i brendshëm bruto vlerësohet të jetë rritur duke shënuar përmirësim nga viti
paraardhës. Norma mesatare vjetore e inflacionit rezultoi 1.63% për vitin 2014, duke mbetur
poshtë objektivit 3% të Bankës së Shqipërisë. Në një ambient ekonomik me inflacion të ulët dhe
me rritje të ekonomisë nën potencial u ndjekja e një politikë monetare stimuluese. Ndërsa nga
ana tjetër kursi nominal efektiv i këmbimit u shfaq i qëndrueshëm.
26
KAPITULLI I TRETË
3 LITERATURA E SHQYRTUAR
Kapitulli i mëparshëm paraqiti një tablo të plotë të historisë të evoluimit të sistemit bankar
shqiptar, rolit dhe rëndësisë të bankave tregtare dhe zhvillimit ekonomik të sistemit bankar në
terma ekonomikë për periudhën e studiuar 2009-2014. Në këtë kapitull do të bëhet një përpjekje
për të shqyrtuar literaturën e gjërë për tëmen e dizertacionit. Nga rrezultatet e shqyrtimit të
literaturës mund të parashikojmë për marrëdhëniet e përcaktuesve të ndryshëm në studim ndaj
përfitueshmërisë bankare. Ky kapitulli është organizuar si më poshtë. Seksioni 3.1 bën një
analizë të rëndësisë së studimit të përfitueshmërisë; seksioni 3.2 bën një analizë teorike të disa
prej punimeve më të rëndësishme të përfitueshmërisë ndër vite dhe përcakton treguesit e
përfitueshmërisë kryesorë të përdorur në studime të ndryshme, seksioni 3.3, 3.4 dhe 3.5 bën në
mënyrë të zgjeruar një shqyrtim të faktorëve përcaktues të përfitueshmërisë, faktorëve specifikë
bankarë (madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca
operacionale, mjaftueshmëria e kapitalit, kosto e financimit), faktorit specifik të industrisë
(përqëndrimi) dhe faktorëve makroekonomik (aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit
të këmbimit).
3.1 Hyrje
Përfitueshmëria është një nga arsyet kryesore për ekzistencën e ndërmarrjeve të biznesit, dhe
ndërmarrjet e biznesit vazhdojnë funksionimin e tyre duke siguruar fitime. Bankat janë
ndërmarrje biznesi, që kanë për qëllim të sigurojnë fitime njësoj si ndërmarrjet e tjera. Në këtë
drejtim, performanca e përfitueshmërisë së bankave tregon suksesin e menaxhimit të bankës.
Prandaj, përfitueshmëria bankare është një nga treguesit më të rëndësishme për investitorët
(Melkamu, 2012).
Prej krijimit të Programeve Strukturore të Rregullimit6, në fund të vitit 1980, sektori bankar në të
gjithë botën ka përjetuar transformime të mëdha në mjedisin e vet operativ. Shtetet e ndryshme
kanë lehtësuar kontrollet në normat e interesit, reduktuar përfshirjen e qeverisë dhe kanë hapur
dyert e tyre për bankat ndërkombëtare (Olweny dhe Shipho, 2011). Për shkak të kësaj reforme,
kompanitë e shteteve të zhvilluara janë bërë më të dukshme në vendet në zhvillim nëpërmjet
filialeve dhe degëve të tyre ose ndërmjet blerjes së kompanive të huaja.
Më konkretisht, prania e bankave të huaja në vendet e tjera në të gjithë globin ka ardhur me një
rritje të jashtëzakonshme. Që nga viti 1980, shumë banka të huaja kanë krijuar degët apo filialet
e tyre në pjesë të ndryshme të botës (Claessens dhe Hore, 2012). Edhe në Shqipëri në dekadën e
fundit, numri i bankave të huaja është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Në të kundërtën,
numri i bankave vendase ka rënë (Shoqata e Bankave Shqiptare, 2012). Ky fenomen në botë ka
6 Programet strukturore Rregullimit janë politika ekonomike për vendet në zhvillim që janë promovuar nga Banka
Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) që nga fillimi i viteve 1980 në provizionimin e kredive të
kushtëzuara mbi adoptimin e politikave të tilla. Marrw nga: (http:// www. who.int/trade/glossary/story084/en/)
27
tërhequr interesin e studiuesve për të shqyrtuar ecurinë e sistemit bankar në lidhje me këto
reforma. Ndërsa në Shqipëri numri i studimeve të mirëfillta është i paëprfillshëm. Është vënë re
një ndryshim i rëndësishëm në konfigurimin financiar të shteteve në përgjithësi dhe efektin e tyre
në përfitueshmërinë e bankave tregtare në veçanti.
Roli i bankës mbetet në qëndër të financimit të aktivitetit ekonomik dhe efikasiteti i tij mund të
ushtrojë ndikim pozitiv në ekonominë e përgjithshme. Meqënëse një sektor bankar fitimprurës
dhe i shëndoshtë është në gjendje të përballojë më mirë goditjet negative dhe të kontribuojë në
stabilitetin e sistemit financiar (Athanasoglou et al., 2005). Prandaj, përcaktuesit e performancës
bankare kanë tërhequr interesin e kërkuesve akademike, si dhe të drejtimit të bankave, tregjeve
financiare dhe mbikëqyrësve të bankave duke qënë se njohuritë për përcaktuesit e brendshëm
dhe të jashtëm të përfitueshmërisë bankare janë thelbësore për palë të ndryshme.
Ndërmjet funksionit të ndërmjetësimit, performanca financiare e bankave ka ndikime kritike për
rritjen ekonomike të vendeve. Meqënëse ndërmjetësimi luan një rol jetik në ndarjen efikase të
burimeve të vendeve nëpërmjet mobilizimit të burimeve për aktivitetet prodhuese, duke
transferuar fondet nga ata që nuk kanë përdorim produktiv të tyre, tek ata me sipërmarrje
produktive. Përveç shpërndarjes së burimeve, performanca e mirë e bankave i shpërblen
aksionerët me kthim të mjaftueshëm për investimet e tyre. Kjo, nga ana tjetër, inkurajon
investime shtesë dhe sjell rritjen ekonomike. Prandaj, një performancë financiare e dobët
bankare mund të çojë në dështimin bankar dhe në kriza, të cilat kanë pasoja negative në rritjen
ekonomike. Kriza bankare mund të sjellë kriza financiare, e cila nga ana tjetër sjell situata të
vështira ekonomike siç ndodhi në SHBA në vitin 2007 (Marshall, 2009). Kjo është arsyeja pse
qeveritë rregullojnë sektorin bankar nëpërmjet bankave të tyre qëndrore për të nxitur një sistem
bankar të shëndoshtë dhe për të shmangur krizat bankare dhe mbrojtjen e depozituesve dhe
ekonominë në tërësi (Heffernan, 1996; Shekhar dhe Shekhar, 2007).
Kështu, për të shmangur krizat një vëmendje e duhur i kushtohet performancës bankare. Një
studim më i organizuar i performancës bankare filloi në fund të viteve 1980 (Olweny dhe
Shipho, 2011) me aplikimin e teorive të Fuqisë së Tregut (MP) dhe Strukturës së Efikasitetit
(ES) (Athanasoglou et al., 2005). Nga teoritë e mësipërme, u arrit në përfundimin se
performanca bankare është e ndikuar nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm të tregut.
Sipas Athanasoglou et al., (2005) faktorët e brendshëm përfshijnë madhësinë bankare, kapitalin,
efiçencën operacionale dhe menaxhimin e kapaciteteve të rrezikut. Të njëjtët studiues thonë se
faktorët kryesor të jashtëm që ndikojnë në performancën bankare janë variablat makroekonomikë
të tilla si normat e interesit, inflacioni, norma e kursit të këmbimit, rritja ekonomike dhe faktorë
të tjerë si pronësia. Përfitueshmëria e bankave është një tregues shumë i rëndësishëm i fuqisë së
sistemit financiar dhe zhvillimit të tij, sidomos në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore,
(p.sh. në 2012 të dhënat në lidhje me pjesën e totalit të aktiveve të sektorit të sistemit bankar ndaj
PBB ishin: Shqipëria 90%, Sllovenia 126%, Republika Çeke 124%, Hungaria 108%, Serbia
94%, Bosnja e Hercegovina 87%).
Short (1979) dhe Bourke (1989) ndërmorren studimet e para për të analizuar përfitueshmërinë
bankare. Në vijim të punës së hershme të tyre një sërë studimesh më të reja janë përpjekur të
identifikojnë disa nga përcaktuesit kryesorë të përfitueshmërisë bankare. Studimet empirike
përkatëse kanë përqendruar analizat e tyre në vende të veçanta ose/dhe ndërmjet vendeve. Shumë
studime janë përqendruar në sektorin bankar për të identifikuar faktorët më të rëndësishëm të
28
përfitimit të bankës si p.sh., Demirguc-Kunt dhe Huizinga (1999); Mamatzakis dhe Remoundos
(2003); Micco et al., (2007); Pasiouras dhe Kosmidou (2007); Athanasoglou et al., (2008);
Naceur dhe Goaied (2001, 2008); Athanasoglou et al., (2008); Garcia-Herrero et al., (2009);
Fadzlan, (2010); Alper dhe Anbar, (2011); Suminto dhe Yasushi, (2011); Dietrich dhe
Wanzenried, (2011); Kanas et al., (2012); Ani, Ugwunta, Ezeudu dhe Ugwuanyi (2012); Bolt et
al., (2012); Lee dhe Hsieh (2013).
Studimet mbi përcaktuesit e përfitimit bankar mund të ndahen në dy grupe: Studimet e fokusuara
në një vend të veçantë. Punimet kryesore për këtë grup u përkasin Berger et al., (1987);
Molyneux dhe Thornton (1992); Berger (1995); Angbazo (1997); Neely dhe Wheelock (1997);
Barajas et al., (1999); Demirguc-Kunt dhe Huizinga (1999); Guru, Staunton dhe
Balashanmugam (1999); Naceur dhe Goalied (2001); Abreu dhe Mendes (2002); Naceur (2003);
Mamatzakis dhe Remoundos (2003); Staikouras dhe Wood (2004); Goddard et al., (2004);
Athanasoglou, Brissmis dhe Delis (2006); Micco et al., (2007); Pasiouras dhe Kosmidou (2007);
Aburime (2008); Athanasoglou et al., (2008); Stork dhe Vries (2010); Deger dhe Adem (2011);
Alper dhe Anbar (2011); Tan dhe Floros (2012); Wubitu (2012); Abuzar (2013); Obamuyi
(2013); Weersainghe dhe Ravinda ( 2013) etj.. Rrezultatet empirike të këtyre studimeve të
lartpërmendura ndryshojnë për nga: grupet e të dhënave, afatet kohore, mjedisi i hetuar dhe
vendet e marra në analizë. Megjithatë ekzistojnë disa elemente të përbashkëta që lejojnë që të
kategorizojnë më tej përcaktuesit e përfitueshmërisë bankare. Punimet në përcaktimin e
përfitueshmërisë bankare brenda një vendi të vetëm përfshijnë punimet e Berger (1995) dhe
Angbazo (1997) të cilët studiuan veprimtaritë bankare në Shtetet e Bashkuara; Guru et al., (1999)
e përqendruan punën e tyre për të studiuar përfitimin e bankave në Malajzi; Afanasieff et al.,
(2002); Mamatzakis dhe Remoundos (2003); Koeva ( 2003); Kosmidou dhe Pasiouras (2005),
studiuan përfitueshmërinë bankare në Greqi; Pasiouras et al., (2005); Sanyal dhe Sankar (2007)
analizuan përfitimin e bankave në Australi, Barajas et al., (1999) në Kolombi; Afanasieff et al.,
(2002) në Brazil; Heffernan dhe Fu (2008) në Kinë; Ramlall (2009) në Taivan; Dietrich dhe
Wanzenried (2009) në Zvicër; Javaid, Anwar, Zaman dhe Gafoor (2011) në Pakistan; Lui dhe
Wilson (2010) në Japoni; Sufian (2011) në Kore etj.. Studimet që analizojnë përfitueshmërinë
bankare duke përfshirë disa banka në të njëjtën kohë sigurojnë një literaturë më të detajuar.
Studimet e fokusuara në faktorë të veçantë brenda një sërë vendesh. Punimet e Haslem (1968);
Short (1979); Berger et al., 1987; Bourke (1989); Molyneux dhe Thornton (1992); Neely dhe
Wheelock, 1997; Demirguc-Kunt dhe Huizinga (1999); Bashir (2000); Abreu dhe Mendes
(2001); Demirguc-Kunt dhe Huizinga (2001); Abreu dhe Mendes (2002); Staikouras dhe Wood
(2003); Hassan dhe Bashir (2003); Goddard, Molyneux dhe Wilson (2004); Sabo (2007);
Pasiouras dhe Kosmidou (2007); Micco, Panizza dhe Yanez (2007); Koutsomanoli-Filippaki,
Margaritis dhe Staikouras (2009); Lindblom, Olsson dhe Willesson (2011); Liu dhe Ëilson
(2010); Ommeren (2011); Radulescu dhe Tanascovici (2012); dhe të tjera punime që mund të
klasifikohen në këtë grup. Të gjitha studimet e mësipërme shqyrtojnë kombinimet e ndryshme të
përcaktuesve të brendshëm dhe të jashtëm të përfitueshmërisë bankare.
Si përfundim, variabla si mjaftueshmëria e kapitalit, likuiditeti, efiçenca operacionale, rritja e
depozitave bankare, madhësia e bankës, pjesa e të ardhurave nga interesi, rreziku i kredisë,
pronësia, përqendrimi, ndërhyrja e bankës qendrore, norma e inflacionit, rritja e PBB, norma
efektive e tatimit dhe struktura kohore e normave të interesit kanë një ndikim të madh ose më
pak në përfitueshmërinë e bankave.
29
3.2 Analiza teorike e përfitueshmërisë.
Sipas përfundimeve të Sanni (2006), përfitueshmëria pasqyron një situatë ku të ardhurat e
krijuara gjatë një periudhe të caktuar tejkalojnë shpenzimet e bëra gjatë të njëjtit interval kohor,
me të vetmin qëllim, gjenerimin e të ardhurave. Ku sigurisht kërkohet të ardhurat dhe shpenzimet
duhet të ndodhin gjatë të njëjtit interval kohor dhe të ardhurat të jenë një pasojë e direkte e
shpenzimeve. Rëndësia e përfitimit, ka të bëjë me faktin se përbën qëllimin kryesor të një
biznesi. Nëqoftësë fitimi mendohet si një objektiv i paarritshëm, atëherë zhgjidhja më e mirë do
të ishte dalja nga biznesi.
Përfitueshmëria në sektorin bankar është një temë që ka marrë shumë vëmendje në vitet e fundit
në botë. Por nuk mund të lihet pa përmendur fakti se shumica e studimeve janë realizuar për
vendet e zhvilluara dhe në të kundërt pak studime janë kryer për vendet në zhvillim.
Christensen, Jorgensen dhe Lau, (1970) ishin studiuesit e parë që vlerësuan një funksion
fleksibël të fitimit. Megjithatë, kur llogaritën funksionin fleksibël të fitimit ata përdorën teknikën
e katrorëve, ose variante të teknikës së katrorëve më të vegjël, në të cilën termat e gabimit ishin
supozuar të jenë të shpërndarë simetrikisht me mesatare zero (Kumbhakar dhe KnoxLovell,
2000). Megjithatë, mund të thuhet se vlefshmëria e hulumtimit të tyre është komprometuar nga
supozimi që është bërë në lidhje me shpërndarjen e termit të gabimit.
Duca dhe McLaughlin (1990), ndër të tjera, arritën në përfundimin se ndryshimet në
përfitueshmërinë e bankave në masë të madhe i atribuohen ndryshimeve në rrezikun e kredisë,
pasi ekspozimi i rritur i rrezikut të kredisë është i lidhur zakonisht me uljen e përfitueshmërisë të
firmës. Kjo shkakton një diskutim jo në lidhje me vëllimin, por me cilësinë e kredive të bëra.
Molyneux dhe Thornton (1992) ishin të parët që eksploruan përcaktuesit e përfitueshmërisë
bankare në një sërë vendesh. Ata përdorin një mostër prej 18 vende evropiane gjatë periudhës
1986-1989. Ata gjejnë një marrëdhënie pozitiv të rëndësishëm midis kthimit nga kapitali dhe
nivelit të normave të interesit në çdo vend, përqendrimit bankarë dhe pronësinë.
Berger (1995) hetoi marrëdhëniet mes kthimit nga kapitali dhe raportit të kapitalit ndaj aktiveve
në bankat amerikane për periudhën 1983-1992 dhe gjetën një marrëdhënie pozitive mes të dy
variablave.
Angbazo (1997) shqyrtoi marzhin neto të interesit në bankat amerikane për periudhën kohore
1989-2003 dhe për të gjeti se efiçenca e menaxhimit dhe leva financiare ishin të lidhura
pozitivisht me treguesin e perfitueshmërisë.
Bourke (1989) dhe Jiang et al.,, (2003), nga studimet e tyre gjetën një lidhje negative midis
shpenzimeve dhe fitimit, duke lënë të kuptohet se bankat fitimprurese janë në gjendje të operojnë
me kosto më të ulët.
Miller dhe Noulas (1997) sugjeruan për një marrëdhënie të zhdrejtë midis kredive me rrezik të
lartë dhe përfitueshmërisë, duke konkluduar se sa më i lartë do të jetë akumulimi i kredive të
papaguara dhe aq më e ulët është përfitueshmëria.
Demirguc-Kunt dhe Maksimoviq (1998) sugjerojnë se shkalla në të cilën faktorët e ndryshëm
financiarë dhe ligjore ndikojnë përfitueshmërinë bankare janë të lidhur ngushtë me madhësinë e
firmës.
30
DemirgucKunt dhe Huizing (1998) përdorën të dhënat e bankave të tetëdhjetë vendeve në
periudhën 1988-1995 dhe analizuan se si karakteristikat bankare dhe mjedisi i përgjithshëm
bankar ndikojnë në marzhet e normave të interesit dhe kthimin e bankës. Gjatë shqyrtimit të të
dy matjeve, ky studim ofroi një zbërthim të efekteve të të ardhurave në një numër të
konsiderueshëm të faktorëve përcaktues që ndikojnë sjelljen e depozituesit dhe huamarrësit, në
krahasim me atë të aksionerëve. Rezultatet sugjeruan se kushtet makroekonomike dhe
rregullatore kanë një ndikim të theksuar tek përfitueshmëria. Raportet e ulëta të përqendrimit të
tregut çonin në marzhe dhe fitime më të ulta, ndërsa efekti i pronësisë së huaj varionte midis
vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim. Në veçanti, bankat e huaja kanë marzhe dhe
fitime më të larta, në krahasim me bankat vendase në vendet në zhvillim, ndërsa e kundërta
ndodh në vendet e zhvilluara.
Guru et al., (2002) hetoi për përcaktuesit e përfitueshmërisë bankare në Malajzi. Ata përdoren
një mostër prej 17 bankave tregtare gjatë periudhës 1986-1995. Përcaktuesit e përfitueshmërisë
ishin të ndarë në dy kategori kryesore, përkatësisht përcaktuesit e brendshëm (likuiditeti,
mjaftueshmëria e kapitalit dhe menaxhimi i shpenzimeve) dhe përcaktuesit e jashtëm (pronësia,
madhësia e firmës dhe kushtet ekonomike). Gjetjet treguan se menaxhimi efiçent i shpenzimeve
ishte një nga më të rëndësishmit në shpjegimin e përfitueshmërisë bankare. Ndër treguesit
makroekonomik, norma e lartë e interesit ishte e lidhur me një nivel të ulët të përfitueshmërisë
bankare dhe inflacioni u gjet që kishte një efekt pozitiv në performancën bankare.
Cooper (2003), tregoj se ndryshimet në rrezikun e kredisë mund të reflektojnë ndryshimet në
shëndetin e portofolit të kredisë të një banke, duke ndikuar në performancën e institucionit.
Bikker dhe Hu (2002) dhe Goddard et al., (2004) lidhën madhësinë e bankës me raportin e
kapitalit ndaj aktiveve, dhe ata argumentuan se raportet më të larta të kapitalit reflektonin
qëndrueshmërinë dhe sigurinë e bankave si dhe me rritjen e kapitalit, përfitueshmëria rritej sepse
bankat relativisht të mëdha kishin tendencë për të rritur kapitalin në një mënyrë më pak të
shtrenjtë, dhe kështu ato ishin më të dobishme.
Bikker (2002) në studimin e tij tregoj se bankat e diversifikuara në Hong Kong duket të jetë më
fitimprurëse. Kur bankat janë më të larmishme, ato mund të gjenerojnë burime të ardhurash,
duke reduktuar varësinë nga të ardhurat e interesit të cilat ndikohen lehtësisht nga mjedisi
negativ makroekonomik.
Guru et al., (2002) dhe Naceur (2003), përkatësisht në Malajzi dhe Tunzi, gjetën një marrëdhënie
pozitive midis përfitueshmërinë dhe shpenzimeve, duke argumentuar se bankat janë në gjendje të
kalojnë shpenzimet e përgjithshme të tyre për tek depozituesit dhe huamarrësit, në drejtim të
normave të ulëta të depozitave dhe/ose aktiveve më të mëdha të kreditimit.
Demirguc-Kunt dhe Huizinga (1999), Bashir (2000) dhe Jiang et al., (2003) në studimet e tyre
për përfitueshmërinë, arritën në një konkluzion të rëndësishëm për marrëdhënien midis normës
së tatimit mbi fitimet dhe përfitueshmërisë. Një marrëdhënie të tillë pozitive ka midis variablit të
taksave dhe përfitueshmërisë. Edhe pse norma e tatimit mbi fitimet e korporatave nuk është një
zgjedhje për bankat, menaxhimi i të bankës duhet të jetë në gjendje të caktojë portofolin e saj për
të minimizuar tatimin e saj. Që kur konsumatorët përballen me një kërkesë joelastike për
shërbimet bankare, shumica e bankave janë në gjendje për të kaluar barrën e taksave tek
konsumatori.
31
Abreu dhe Mendes (2002) investiguan mbi influencën e faktorëve specifikë bankarë në
përfitueshmërinë bankarë, në bankat e katër vendeve europiane për periudhën 1986-1999. Ata
gjetën që bankat e mirëkapitalizuara kanë kosto të vogël të falimentimit. Kostoja operacionale
kishte një marrëdhënie pozitve me përfitimin.
Jiang et al., (2003) analizuan përfitueshmërinë e industrisë bankare në Hong Kong midis viteve
1990 dhe 2002, rezultatet empirike treguan se të dy si faktorët specifikë bankarë dhe faktorët
makroekonomikë janë përcaktues të rëndësishëm në përfitueshmërinë e bankave. Përsa i përket
faktorëve makroekonomikë, rritja reale e PBB, inflacioni dhe normat reale e interesit kishin një
ndikim pozitiv. Nga ana tjetër, madhësia, e përfaqësuar nga kreditë ose depozitat, kishte një
marrëdhënie negative me përfitueshmërinë, duke sugjeruar se, mesatarisht, bankat më të mëdha
kanë një ROA më të ulët se ato më të vogla. Përfundimi i këtij studimi tregoi se një sektor
bankarë fitimprurës është më i aftë të përballojë goditjet negative dhe të kontribuojë në
stabilitetin e sistemit financiar.
Koeva (2003) ofroi dëshmi të reja empirike mbi ndikimin e liberalizimit financiar në
performancën e bankave në bankat private indiane. Analiza fokusohej në shqyrtimin e sjelljes
dhe përcaktuesve të kostos së ndërmjetësimit të bankave me përfitueshmërinë në periudhën e
liberalizimit. Rezultatet empirike sugjeruan se lloji i pronësisë ka një efekt të rëndësishëm në
disa tregues të performancës dhe se rritja e vërejtur në konkurrencë gjatë liberalizimin financiar
ka qenë e lidhur me kosto më të ulët të ndërmjetësimit dhe përfitueshmërisë së bankave private
indiane.
Goddard et al., (2004) studioj përfitueshmërinë e industrisë bankare evropiane. Studimi empirik
është kryer në gjashtë shtete evropiane: Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe
Britania e Madhe (665 banka gjithsej) dhe zbuloi se marrëdhënia midis raportit të kapitalit dhe
përfitueshmërisë (ROE) ishte pozitive.
Staikouras dhe Wood, (2004) hulumtuan mbi përcaktuesit e përfitimit në 685 banka evropiane.
Analiza e tyre u përqëndrua në variabla si: rreziku i kredisë, mjaftueshmëria e kapitalit, norma e
interesit, efiçenca operacionale, madhësia e bankës, norma e rritjes së PBB-së, dhe të ardhurat
bruto për frymë për secilin vend evropian. Autorët konkluduan se mjaftueshmëria e kapitalit dhe
madhësia e bankës ndikonin pozitivisht në përfitimin bankarë (ROA), ndërsa rreziku i kredisë
ishte i lidhur negativisht me përfitimin e bankës. Sa për variablat makroekonomike,normat e
interesit kishte një efekt pozitiv, ndërsa rritja e PBB kishte një efekt negativ në përfitueshmërinë
e bankave.
Chantapong (2005) hetoi performancën e bankave vendase dhe të huaja në Tajlandë gjatë
periudhës 1995-2000. Në të gjitha bankat u gjetën që kishin reduktuar ekspozimin e tyre ndaj
kredisë gjatë viteve të krizës dhe kishin përmirësuar gradualisht përfitimin e tyre gjatë viteve të
pas krizës. Rezultatet treguan se niveli i përfitueshmërisë në bankat e huaja është më i lartë se
mesatarja e përfitueshmërisë në bankat vendase, në periudhën pas krizës, hendeku midis
përfitueshmërisë së bankave të huaja dhe vendase bankare u zvoglua, duke sugjeruar se programi
i ristrukturimit financiar dha disa rezultate pozitive.
Athanasoglou et al., (2005) hetuan përfitueshmërinë e bankave greke midis 1985-2001 dhe
gjetën se rreziku i kredisë dhe shpenzimet operative kanë një ndikim negativ në përfitueshmëri,
ndërsa inflacioni ishte i lidhur pozitivisht me performancën financiare.
32
Athanasoglou et al., (2006) studiuan sjelljen e përfitueshmërisë së bankave në europën juglindore
gjatë periudhës 1998-2002. Rezultatet empirike sugjeruan se rritja e përfitimit të bankave në ato
vende kërkonte standarde të reja në menaxhimin e riskut dhe efiçencën operacionale, të cilat, në
bazë të provave të paraqitura në studim, ndikonin fitimet. Një rezultat i rëndësishëm është se
efekti i përqendrimit të tregut është pozitiv, ndërsa tabloja në lidhje me variablat
makroekonomike është e përzier.
Athanasoglou et al., (2006) aplikuan një model dinamik të të dhënave panel për të studiuar
përfitimin bankar të bankave greke gjatë periudhës 1985-2001, dhe nga rezultatet gjetën se
struktura e tregut nuk është krejtësisht konkurruese. Rezultatet, gjithashtu, treguan bankat greke
janë të mirëkapitalizuara, ndëra struktura e industrisë nuk duket të kishte ndikim të dukshëm tëk
përfitueshmëria.
Sanyal dhe Sankar (2007) kanë studiuar ndikimin e pronësisë dhe të konkurrencës në
performancën e tetëdhjetë e nëntë bankave indiane në periudhën 1990- 2001. Rrezultatet treguan
se bankat e sektorit privat kishin të ardhura të konsiderueshme në krahasim me bankat e sektorit
publik në drejtim të përfitimit si dhe bankat e huaja kishin përformancë më të mirë sesa bankat
private indiane. Nga studimi u gjet se bankat fitimprurëse ka më shumë të ngjarë të kenë një
gamë të ndryshme të prodhimit, që të jenë efiçente nga ana operacionale, dhe të kenë një
përhapje të lartë. Produktiviteti është rritur në të gjitha kategoritë bankare, por ndikimi i tij ishte
relativisht i vogël në madhësi, kur krahasohet me variablat e zgjerimin të prodhimit. Kjo tregon
se bankat në Indi janë drejtuar në zgjerimin e prodhimit dhe jo në rritjen e efikasitetit si një
strategji për të rritur fitimet. Studimi gjithashtu gjeti se përfitueshmëria e bankave të sektorit
publik ishte përmirësuar në përgjigje të konkurrencës në një nivel më të madh. Përveç kësaj, kur
konkurrenca ishte marrë në konsideratë, rezultatet treguan se bankat private kishin përhapje më
të ulët se bankat publike dhe nuk kishte dallim mes bankave private të vjetra dhe të reja.
Gjithashtu, të gjitha kategoritë e bankave vendore kishin përhapje më të ulët se sa homologët e
tyre të huaj. E fundit, produktiviteti e ulte përhapjen, edhe pse madhësia ishte relativisht e vogël.
Athanasoglou et al., (2008) studiuan sjelljen e përfitueshmërisë në industrinë bankare të Evropës
Juglindore gjatë periudhës 1998-2002. Rezultatet empirike sugjeruan se rritja e përfitueshmërisë
bankare në këto vende, kërkonte standarde të reja në menaxhimin e riskut dhe efiçencën
operative, të cilat, ç'është më e rëndësishmja në bazë të rezultateve ndikonin fitimet. Një rezultat
i rëndësishëm ishte se efekti i përqendrimit të tregut ishte pozitiv, ndërsa rezultatet në lidhje me
variablave makroekonomikë ishin të përziera.
Brissimis et al., (2008) shqyrtuan marrëdhëniet ndërmjet reformës së sektorit bankar dhe
performancës bankare, e matur në aspektin e efiçencës, rritjes së faktorit të përgjithshëm të
produktivitetit dhe marzhit neto nga interesat, duke llogaritur efektet nëpërmjet konkurrencës dhe
marrjes përsipër të rrezikut bankar. Modeli është aplikuar në një panel të dhënash bankare nga
dhjetë vendet e sapo aderuara në BE. Rezultatet treguan se të dy reformat e sektorit bankar dhe
konkurrenca ushtronin një ndikim pozitiv në efiçencën e bankës, ndërsa efekti i reformës në
rritjen totale të përfitueshmërisë ishte faktor i rëndësishëm vetëm në fund të proçesit të reformës.
Popovska (2008) siguroi një analizë komplekse të performancës së sektorit bankar. Gjetjet e saj
treguan se problemet themelore në sektorin bankar të Maqedonisë janë: konkurrenca e
pamjaftueshme, përqendrimi i lartë i kapitalit të bankës në një numër të vogël të bankave të
mëdha dhe struktura e pazhvilluar e shërbimeve për klientët.
33
Syeda et al., (2008) analizuan faktorët e brendshëm dhe të jashtëm për të matur në
përfitueshmërinë e 11 bankave që vepronin në Pakistan për periudhën 2005-2009. Në studim u
përdor analiza e regresionit për të sqaruar hipotezat e ngritura. Gjetjet nga ky studim treguan se
faktorët e brendshëm ndikonin përfitimin e bankave, ndërsa faktorët e jashtëm nuk ndikonin
përfitueshmërinë.
Tregenna (2009) shqyrtoj përfitueshmërinë e sektorit bankar në SHBA në periudhën para krizës
nga viti 1994 deri në vitin 2005. Studimi përdori modelin e regresionit linear, teknikën vlerësimit
të të dhënave dhe metodën e përgjithshme të momentit (GMM) teknikë që vepron me ndihmën e
paketës ekonometrike. Rezultatet e e regresionit treguan se përqëndrimi i bankave, fuqia e tregut
dhe madhësia e bankës rritin përfitueshmërinë e bankës. Megjithatë, efiçenca operacionale nuk
ishte një përcaktues i fuqishëm i përfitueshmërisë së bankave në SHBA.
Sayilgan dhe Yildirim (2009) analizuan përfitimin e bankave në Turqi gjatë periudhës 2002-
2007 duke përdorur të dhëna mujore. Rezultatet treguan se inflacioni dhe raporti i transaksioneve
jashtë bilancit ndaj totalit të aktiveve ndikonte treguesit e përfitueshmërisë negativisht, por në
mënyrë statistikisht të rëndësishme, ndërsa raporti i kapitalit ndaj totalit të aktiveve ndikonte
treguesit e përfitimit pozitivisht në mënyrë statistikisht të rëndësishme.
Gjetjet e Davçev dhe Hourvouliades (2009) treguan se përcaktuesit më të rëndësishëm të
përfitueshmërisë bankare në ROE janë: kthimi nga aktivet totale, humbja totale nga kreditë dhe
shpenzimet operative.
Qëllimi i studimit të bërë nga Alexiou et al., (2009) ishte për të identifikuar faktorët vendimtare
që ndikonin përfitueshmërinë e gjashtë bankave tregtare greke më të mëdha duke përdorur
analizën e të dhënave në panel gjatë periudhës 2000- 2007. Në këtë rast, ROA dhe ROE ishin
variablat e varur, ndërsa kapitali i bankës, rreziku i kredisë, madhësia e bankës, rreziku i
likuiditetit, shpenzimet operative, norma e inflacionit, normat e interesit, PBB-së, konsumi privat
dhe investimet ishin variablat e pavarura.Faktorët makroekonomikë si inflacioni dhe konsumi
privat luanin një rol të rëndësishëm në performancën e institucioneve bankare. Përveç kësaj,
variablat specifikë bankarë, si kapital ose shpenzimet operative, gjithashtu luanin një rol të
rëndësishëm në përcaktimin e përfitueshmërisë bankare.
Në Lindjen e Mesme, Srairi (2009) shqyrtoj faktorët që ndikojnë në përfitueshmërinë e bankave
tregtare konvencionale dhe islamike për vendet e Bahreinit, Kuvajtit, Omanit, Katarit të Arabisë
Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Studimi ishte kryer me një mostër prej 66 bankash
tregtare (48 konvencionale dhe 18 islamike) për periudhën prej vitit 1999 deri në vitin 2006. Ky
studim përdori modelin e regresionit dhe paneli i të dhënave u përpunua në paketën SPSS.
Rezultatet empirike treguan se likuiditeti dhe rreziku i kreditit kishin një ndikim të rëndësishëm
pozitiv në përfitueshmërinë e bankave konvencionale. Por, likuiditeti dhe rreziku i kreditit kishin
ndikim të parëndësishëm negativ në përfitueshmërinë e bankave islame.
Dietrich dhe Wanzenried (2009) për të analizuar perfitimit e bankave tregtare në Zvicër morën
një mostër prej 453 banka me 1.919 vëzhgime për periudhën 1996 - 2006. Qëllimi i autorëve
ishte për të përcaktuar lidhjen ndërmjet perfitimit të bankave tregtare dhe disa variabla
makroekonomikë dhe specifikë bankarë. ROAA dhe ROAE u përdoren si variabla të varura,
ndërsa variablat bankare: kapitali mbi totalin e aktiveve, raporti kosto-të ardhura, provigjone mbi
totalin e kredive, rritja vjetore e depozitave, madhësia e bankës, pronësia e bankës, kombësia,
34
rajoni, kategoria bankare dhe variabla makroekonomike si: norma tatimore, rritja reale e PBB,
kapitalizimit të tregut të aksioneve, përqendrimi u përdorën si variabla të pavarura. Si përfundim,
u vu re se bankat e mirëkapitalizuara ishin më fitimprurëse. Bankat e huaja ishin më pak
fitimprurëse se ato zviceriane dhe bankat private kishin përfitim më të madh se bankat
shtetërore. Rritja e PBB ishte e lidhur pozitivisht me ROAA dhe ROAE ndërsa norma efektive
tatimore dhe shkalla e përqendrimit të tregut kishin një ndikim negativ në përfitimin e bankave.
Dietrich dhe Wanzenried (2010) studioi përfitueshmërinë e 453 bankave në Zvicër gjatë
periudhës 1999–2008. Në mënyrë që të merrnin në konsideratë ndikimin e krizës së fundit
financiare, ata gjithashtu e konsideruan periudhën para dhe pas viteve të krizës më vete. Norma
e kapitalit, e cila ishte definuar si kapital mbi totalin e aktiveve, kishte një efekt pozitiv dhe të
rëndësishëm në përfitueshmërinë bankare e matur me ROAA, dhe kjo qëndronte për të tri
periudhat kohore që u konsideruan. Koefiçienti i raportit kosto-të ardhura, një masë e efiçencës
operacionale, ishte negativ dhe shumë i rëndësishëm për të gjithë periudhën, si dhe për vitet e
para të krizës. Sa më efiçente të jetë një bankë, aq më e lartë është përfitueshmëria e saj. Raporti
i provigjioneve për kreditë e humbura ndaj totalit të kredive, u përdor si një matës i cilësisë së
kredisë, i cili nuk kishte një efekt statistikisht të rëndësishëm në përfitueshmërinë bankare para
krizës. Provigjionet e kredive të humbura, të cilat gjithashtu ishin rritur ndjeshëm gjatë krizës,
ndikonin negativisht në ROA.
Graham dhe Bordeleau (2010) gjithashtu shqyrtuan impaktin e likuiditetit në 55 banka në SHBA
dhe në 10 banka kanadeze nga 1997 deri 2009. Ky studim shfrytëzoj të dhënat panel dhe modelin
linear të regresionit me ndihmën e SPSS. Rezultatet e regresionit treguan se përfitueshmëria e
disa bankave që kishin aktive likuide u përmirësuar. Megjithatë, kjo ndodhte deri në një farë
pike, sepse kishte një pikë në të cilën mbajtja e aktiveve të tjera likuide zvogëlonte
përfitueshmërinë e bankave.
Davydenko (2010) shqyrtoi përcaktuesit e përfitueshmërisë bankare në Ukrainë. Ku për qëllime
studimi mori në konsidetarë, faktorët specifikë bankarë, faktorët specifikë të industrisë dhe
treguesit makroekonomikë për të matur përfitueshmërinë e bankave ukrainase. Studimi përdori
një panel të dhënash nga pasqyrat financiare të bankave nga viti 2005 deri në vitin 2009. Sipas
rezultateve empirike, bankat e Ukrainës vuajnë nga cilësia e ulët e kredive dhe nuk arrijnë të
nxjerrin fitime të konsiderueshme nga rritja e vëllimit të depozitave. Pavarësisht nga fitimet e
ulëta nga aktivitetet kryesore bankare, ato arrijnë të përfitojnë nga nënçmimi i kursit të
këmbimit. Ky studim gjeti prova për ndryshime në modelet e përfitueshmërisë të bankave me
kapital të huaj kundrejt bankave me pronësi vendase. Rezultatet gjithashtu treguan se ka hapësirë
për konsolidimin e bankave të Ukrainës në mënyrë që të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës.
Coffinet dhe Lin (2010) kanë studiuar përfitueshmërinë e bankave në Francë nga viti 1993 në
vitin 2008. Ky studim përdori modelin e regresionit shumëpërmasor dhe vlerësimin e të dhënave
duke përdorur paketën ekonometrike statistikore. Rezultati tregoi se PBB, inflacioni dhe kapitali
kanë efekt pozitiv në përfitueshmërinë e bankave. Edhe pse, madhësia e bankave dhe rreziku i
kreditit shfaqën efekte negative në përfitueshmërinë e bankave në Francë.
Liu et al., (2010), provuan empirikisht se likuiditeti, i matur nga totali i kredive ndaj totalit të
aktiveve, ndikonte negativisht matësit e përfitueshmërisë bankare si ROA, ROE dhe NIM.
35
Halil, Mehmet dhe Buket (2011) studiuan përfitueshmërinë bankare duke analizuar 22 private
dhe shtetërore në Turqi nga viti 2003 - 2008. Si variabla të pavarura autorët zgjodhën pjesën e
tregut dhe numrin e degëve. Sipas rezultateve empirike variablat e pavarura shpjeguan 43% të
variablit të varur (ROA). Në të njëjtën kohë u vu re një marrëdhënie pozitive midis pjesës së
tregut dhe perfitueshmërisë bankare dhe numrit të degëve dhe përfitueshmërisë. Autorët
theksojnë se rritja e numrit të degëve mund të ul përfitimin e bankave për shkak se ata do të
duhet të ndërmarrin kosto të reja.
Deger dhe Adem (2011) shqyrtuan përcaktuesit specifikë bankar dhe makroekonomike të
përfitimit të bankave në Turqi gjatë periudhës kohore 2002-2010. Përfitueshmëria e bankave u
mat me kthimin nga aktivet (ROA) dhe kthimi nga kapitali (ROE), si një funksion përcaktuesve
specifikë bankarë dhe makroekonomik. U përdor panel të dhënash të balancuara, rezultatet
treguan se madhësia e bankës kishte një ndikim pozitiv dhe të rëndësishëm në përfitimin e
bankave. Megjithatë, madhësia e portofolit të kredive kishte një ndikim negativ dhe të
rëndësishëm në përfitimin e bankave. Për sa i përket variablave makroekonomike, vetëm norma
reale e interesit ndikonte në performancën e bankave pozitivisht.
Gul et al., (2011) shqyrtuan marrëdhëniet midis faktorëve specifikë të bankës (kapitali ndaj
totalit të aktiveve) dhe faktorëve makroekonomike (rritja reale e PBB-së, inflacioni dhe
kapitalizimi i tregut) tek treguesit mbi përfitueshmërinë (ROA, ROE dhe marzhi neto nga
interesat) duke përdorur të dhënat e 15 bankave tregtare më të mira të Pakistanit gjatë periudhës
2005-2009. Konkluzionet ishin se midis totalit të kredive, depozitave, inflacionit, PBB-së nga
njëra anë dhe ROA nga ana tjetër kishte një marrëdhënie pozitive, ndërsa midis kapitalizimit të
tregut dhe ROA korrelacioni ishte negativ.
Fang et al., (2011) gjetën se zhvillimi institucional, përfaqësohet nga progresi në reformat
bankare rregullatore, privatizimi dhe ristrukturimi i ndërmarrjeve të qeverisjes së korporatave, të
cilat kishin një ndikim pozitiv në efektivitetin e bankës.
Hoffmann (2011) shqyrtoi përcaktuesit e përfitueshmërisë së bankave amerikane gjatë periudhës
1995-2007. Analiza empirike kombinoj faktorët specifikë bankarë dhe ato makroekonomikë.
Gjetjet empirike dokumentuan një lidhje negative midis normës së kapitalit dhe përfitueshmërisë,
duke mbështetur idenë që bankat janë duke operuar me shumë kujdes.
Dietrich dhe Wanzenried (2011) nuk gjetën asnjë lidhje reciproke midis kapitalit ndaj totalit të
aktiveve, si një përfaqësim i mjaftueshmërisë së kapitalit, dhe përfitueshmërisë bankare, dmth,
koefiçienti ishte gjithmonë negativ, por kurrë statistikisht i rëndësishëm kur përdorej kthimi nga
kapitali mesatar (ROAE) dhe koefiçienti ishte gjithmonë pozitiv, por kurrë nuk ishte statistikisht
i rëndësishme kur përdoret marzhi neto i interesit (NIM).
Al-Khouri (2011) gjeti se norma e inflacionit ishte e parëndësishme dhe nuk ishte e lidhur në
mënyrë të konsiderueshme me përfitueshmërinë.
Ramadan et al., (2011) mori në konsideratë përcaktuesit përfitueshmërisë së 10 bankave në
Jordani për periudhën 2001-2010. Ata përdoren kthimin nga kapitali (ROE) dhe kthimi nga
aktivet (ROA) si variablave të varura, si dhe faktorët e brendshëm dhe faktorët e jashtëm si
variabla të pavarura. Rezultatet treguan se përfitueshmëria e e bankave të Jordanit varej sesa të
mirë kapitalizuara ishin bankat, se si ishin aktivitetet e huamarrjes, si ishte rreziku i kredise dhe
36
efiçenca e menaxhimit të kostos. Gjetjet shprehën se madhësia nuk rrit përfitueshmërinë e
bankave Jordanit.
Javaid et al., (2011) shqyrtuan përfitimin e 10 bankave tregtare më me peshë në Pakistan për
periudhën 2004-2008. Ata përdorën metodën e katrorëve më të vegjël për të kontrolluar
ndikimin e faktorëve të brendshëm duke përfshirë aktivet, kreditë, kapitalin dhe depozitat në
përfitueshmërinë e bankave me variablin e varur të quajtur kthim nga aktivet (ROA). Studimi
gjeti se disa përfundime për faktorët e brendshëm, ku madhësia e bankës nuk ndikonte
përfitueshmërinë e bankave tregtare, por kapitali dhe depozitat kishin një ndikim të rëndësishëm
në përfitueshmërinë e bankave.
Syafri (2012) kontrolloi përfitueshmërinë e bankave tregtare të Indonezisë të listuara në bursë
për periudhën 2002-2011 duke përdorur të dhëna në grup nga bankat tregtare. Ai argumentoi në
studimin e tij që raporti i kredive ndaj totalit të aktiveve, dhe raporti i kapitalit ndaj totalit të
aktiveve kishin efekte pozitive tek përfitueshmëria, ndërsa në anën tjetër madhësia e bankës dhe
raporti kosto-të ardhura kishin efekt negativ, kurse rritja ekonomike nuk kishte asnjë efekt.
Wu et al., (2012) hetuan përcaktuesit e përfitueshmërisë të bankave tregtare në Nigeri për
periudhën dhjetë vjeçare 2001-2010, duke përfshirë vëzhgimin e 147 bankave. Përdorën metodën
e katrorëve më të vegjel për të vlerësuar koefiçientin. Studimi konstatoi se madhësia e bankave
nuk ndikon në rritjen e fitimit në asnjë bankë për bankat tregtare të Nigerisë. Rritja e raportit
kapitalit ndaj aktiveve ndikonte në rritjen e përfitueshmërisë së bankave.
Almumani (2013) analizoi faktorët e brendshëm që ndikojnë në përfitueshmërinë e bankave
tregtare të listuara në Aman Stock Exchange në Jordani për kohëzgjatjen 2005-
2011. Studimi tregoi se raporti kosto-të ardhura ka një ndikim të rëndësishëm në
përfitueshmërinë e bankave në Jordani.
Lee dhe Hsieh (2013) arritën në përfundimin se letërsia ekzistuese paraqet një ndikim të dyfishtë
për kapitalin e bankës në përfitueshmërinë bankare. Ato përdorën të dhëna që mbulonin 2276
banka për 42 vende aziatike gjatë periudhës 1994-2008, autorët gjetën se bankat e investimeve
kishin efektin më të ulët dhe pozitiv të kapitalit në përfitueshmërinë bankare dhe bankat në
vendet me të ardhura të ulta kishin një efekt më të lartë të kapitalit në përfitueshmërinë bankare.
Trujillo-Ponce (2013) gjeti një koefiçient të dukshëm negativ midis madhësisë së bankës dhe
marzhit neto të interesave në një panel prej 431 bankave nga 39 vende.
Madishetti et al., (2013) analizoi përcaktuesit e përfitueshmëria së bankave në Tanzani për
periudhën 2006-2012. Përcaktuesit e brendshëm që u morën në konsideratë ishin rreziku i
likuiditetit, rreziku i kreditit, efiçenca operacionale, aktivet e biznesit dhe mjaftueshmëria e
kapitalit dhe përcaktuesit e jashtëm ishin norma e rritjes të PBB-së dhe norma e inflacionit.
Studimi gjeti se variablat e faktorëve të brendshëm përcaktonin
përfitueshmërisë e bankës ndërsa faktorët e jashtëm nuk ndikonin në përfitueshmërinë e bankave.
Abuzar (2013) ka studiuar përcaktuesit e përfitueshmërisë të bankave islamike që veprojnë në
Sudan. Ky studim ka gjetur se vetëm faktorët e brendshëm kanë një ndikim të konsiderueshëm
në përfitueshmërinë e bankave tregtare. Kostoja, likuiditeti dhe madhësia e bankave kishin
marrëdhënie pozitive me përfitimin e bankës. Faktorët makroekonomikë apo të jashtëm nuk
kishin ndikim të rëndësishëm tek përfitueshmëria.
37
Hasan et al., (2013) kanë studiuar ndikimin e komponentëve specifikë bankarë dhe
makroekonomikë ndaj kthimit nga kapitali (ROE), tek dhjetë banka të Malajzisë për 2004-2012.
Rezultati i vlerësimit tregoi se raporti i efiçencës operacionale, raporti i likuiditetit, indeksi i
çmimeve të konsumit dhe kriza financiare ishin të lidhura në mënyrë të zhdrejtë me
përfitueshmërinë e bankave në Malajzi.
3.2.1 Treguesit e Përfitueshmërisë Bankare.
Fitimi është qëllimi përfundimtar i bankave tregtare. Të gjitha strategjitë e projektuara dhe
aktivitetet e kryera prej saj kanë për qëllim realizimin e këtij objektivi të madh. Megjithatë, kjo
nuk do të thotë se bankat tregtare nuk kanë qëllime të tjera. Bankat tregtare mund të kenë qëllime
të tjera sociale dhe ekonomike. Megjithatë, qëllimi i këtij studimi është i lidhur me objektivin e
parë, përfitimin. Studimet e bëra mbi përfitueshmërinë e bankave, kryesisht, kanë përdorur si
matës tre tregues: ROA, ROE dhe NIM (Ezra, 2013). Megjithatë, ka pikëpamje kontradiktore në
mesin e dijetarëve për superioritetin e një treguesi mbi të tjerët, si një masë më e mirë për të
matur përfitueshmërinë. Për shëmbull, Modigliani dhe Miller (1958), Goudreau dhe Whitehead
(1989) dhe Uchendu (1995) besojnë se të tre treguesit janë të mirë. Hancock (1989) përdori
vetëm ROE për të matur përfitueshmërinë në studimin e saj. Gjithashtu, Odufulu (1994) ka
përdorur vetëm marzhin e fitimit bruto në matjen e përfitueshmërinë. Ogunleye (1995) ka
përdorur për të matur përfitueshmërinë ROA dhe ROE. Përcaktuesit e përfitueshmërisë bankare
në një kontinent janë të ndryshme nga një tjetër kontinent. Dhe edhe në një kontinent, vendet
variojnë në llojin e përcaktuesve të përfitueshmërisë së bankave.
Në literaturë, përfitueshmëria bankare, është matur në përgjithësi nga kthimi nga aktivet (ROA)
(Molyneux dhe Thornton, 1992; Sathye, 2005; Loukoianova, 2008; Alexious, 2009;
Athanasoglou et al., 2005; Idriz, 2011; Damena, 2011; Haslem, 2012; Yilmaz, 2013; Govori,
2013) dhe/ose kthimi nga kapitali (ROE) (Berger, 1995; Abreu dhe Mendes, 2002; Francis,
2010; Lindblom, Olsson dhe Willesson, 2011; Radulescu dhe Tanascovici, 2012; Caestro, 2013)
dhe marzhi neto nga interesat (Angbazo, 1997; Demirgüç-Kunt dhe Huizinga, 1999; Saunders
dhe Schumacher, 2000; Heffernan, 2005; Kaya, 2002; Geda, 2006; Sastrosuëitoand dhe Suzuki,
2011; Bentu, 2012; Rachdi, 2013), dhe që zakonisht shprehet si një funksion me përcaktues
(Angbazo, 1997; Neely dhe Wheelock, 1997; Guru, Staunton dhe Balashanmugam, 1999; Abreu
dhe Mendes, 2001, Hassan dhe Bashir, 2003, Goddard, Molyneux dhe Wilson, 2004;
Athanasoglou, Brissmis dhe Delis, 2006; Hubbard dhe O'Brien, 2012).
Siç është theksuar nga Pasiouras dhe Kosmidou (2007); Athanasoglou et al., (2008); Olweny dhe
Shipho (2011); Lui dhe Wilson (2010); Sufian (2011), Yadollahzadeh, Ahmadi dhe Soltan
(2013), shumë studiues sugjerojnë se ROA është raporti kryesor për vlerësimin e përfitimit të
bankës duke pasur parasysh se ROA nuk është shtrembëruar nga shumëzuesit e lartë të kapitalit,
ndërsa ROE shpërfill levën financiare. Prandaj, në shumë punime të viteve të fundit ROE nuk po
përdoret më si masë kryesore e përfitimit në sistemin bankar. Rumler dhe Wasiczek (2010) është
një nga shembujt. Punime të tjera shfrytëzojnë ROE për kontrollin e konsistencës me ROA, psh
Ben Naceur dhe Omran (2011); Sufian (2011) si dhe Nassreddine, Fatman dhe Anis (2013).
Megjithatë, në shumë studime për të matur përfitueshmërinë e bankave tregtare përdoren dy
raporte ROA dhe ROE, (psh. Ravid dhe Sarig, 1991; Kumbhakar dhe KnoxLovell 2000;
Dewenter dhe Hess, 2000; Iannotta, Nocera dhe Sironi, 2007; Shekhar dhe Lekshmy, 2007;
Alexandru et al., 2008; Zou, Miller dhe Bernie, 2008; Abdel-Baki, 2010; Siregar, Vincent dhe
38
Pontines 2011; Lee dhe Hsieh, 2013), duke patur si qëllim plotësimin e njëri-tjetrit. Dhe
pikërisht për këtë arsye, edhe në këtë studim për të matur përfitueshmërinë bankare do të
përdoret kthimi nga aktivet (ROA) dhe kthimi nga kapitali (ROE), si variabla të varura.
Metoda tradicionale e vlerësimit të performancës së bankës është ndërmjet analizës së të dhënave
të kontabilitetit nga pasqyrat financiare, si dhe raporteve të përfitueshmërisë, të cilat ofrojnë
informacion të vlefshëm mbi pozicionin financiar të bankave. Wirnkar dhe Tanko (2008)
zhvilluan një analizë empirike të performancës së bankave duke përdorur qasjen në raportin e
përfitueshmërisë. Megjithatë, kjo metodë nuk arriti të hetojë dhe të shpjegojë efikasitetin e
bankave. Për këtë arsye, studiuesit filluan të përdornin qasjet ekonometrike të modelimit, të tilla
si teknikat e ndryshme të regresionit, të cilat u bënë gjithashtu konvencionale në vlerësimin e
faktorëve, duke ndikuar në performancën bankave (Sharif, 2000). Aktualisht, shumica e
studiuesve hetojnë ndikimin e më shumë se dy parametrave të panjohur të përfitueshmërisë së
bankave duke aplikuar regresionin e shumëfishtë linearë (Mullineux dhe Green, 1999; Tu dhe
Chen, 2000; Mendez dhe Abreu, 2003; Naceur, 2003; Bashir, 2003; Naaborg dhe Lensink, 2008;
Simpson dhe Westaway, 2010; Dietrich dhe Wanzenried, 2010; Masood dhe Ashraf, 2012).
Duke konsideruar gamën e gjërë të punimeve në këtë çeshtje, dhe më tej, por duke parë edhe
diversitetin e përfundimeve në vende të ndryshme, në këtë studim, do të kufizohemi te dy matjet
e përdorura gjerësisht për përcaktimin e përfitueshmërisë, përkatësisht, kthimin nga aktivet
(ROA) dhe kthimin mbi kapitali (ROE).
3.2.1.1 Kthimi nga aktivet (ROA)
ROA është një raport financiar që mat përfitueshmërinë e bankës (Tan et al. 2012). ROA matet si
fitimi neto pas tatimit pjestuar me totalin e aktiveve ose të ardhura neto/totalin e aktiveve
(Olweny dhe Shipho, 2011; Khrawish, 2011). Ky raport është treguesi i kthimit nga aktivet,
dhe shërben për të kuptuar sesa përfitim gjeneron institucioni nga investimet tij në aktive. Ai
mat aftësinë e menaxhimit të bankës për të gjeneruar të ardhura duke shfrytëzuar pasuritë e
kompanive në dispozicion të tyre. Me fjalë të tjera, ai tregon se sa në mënyrë efikase burimet e
kompanisë janë përdorur për të gjeneruar të ardhura. Ai më tej tregon efiçencën e menaxhimit të
një kompanie në gjenerimin e të ardhurave neto nga të gjitha burimet e institucionit (Khrawish,
2011). Wen (2010), thekson se një ROA më e lartë tregon se kompania është më efiçente në
përdorimin e burimeve të saj. Edhe pse ROA jep informacion të dobishëm rreth përfitueshmërisë
bankare, nuk është ajo që aksionerëve u intereson më shumë. Ata janë më të shqetësuar sa banka
është duke fituar në investimet e tyre të kapitalit që matet nga kthimi nga kapitali (ROE)
(Mishkin, 2012).
3.2.1.2 Kthimi nga kapitali (ROE)
ROE është një raport financiar që mat përfitueshmërinë e bankës (Tan et al. 2012). Ai është një
raport financiar që tregon se sa fitim një kompani gjeneron në krahasim me shumën totale të
kapitalit aksioner të investuar apo të gjetur në bilancin kontabël (Petkovski, 2009; Khrawish,
2011). ROE matet si fitimi para tatimit pjestuar me kapitalin ose të ardhura neto/kapitali aksioner
(Frederic, 2014). Kthimi nga kapitali është ajo që aksionerët presin në këmbim për investimet e
tyre. Një biznes që ka një kthim të lartë nga kapitali ka më shumë mundësi që të bëhet i aftë për
39
gjenerimin e të ardhura. Ai përfaqëson normën e kthimit të fituar nga fondet e investuara në
bankë nga aksionerët. ROE tregon se sa në mënyrë efektive menaxhimi i bankës është duke
përdorur fondet e aksionerëve. Sipas Dietrich et al. (2009), bankat me një raport të levës të ulët
(kapital më të lartë) raportojnë një ROA më të lartë, por një ROE më të ulët. Duke qënë se, ROE
shpërfillë rrezikun e lartë që është i lidhur me raportin e levës të lartë. Edhe pse ROE është
përdorur shpesh në studime të ndryshme, ai nuk është treguesi më i mirë për matjen e përfitimit
(Ghazouani et al. 2013). Prandaj, investitorët mund të krahasojnë ROA dhe ROE e një banke me
ato të bankave të tjera për të parë se si ajo performon financiarisht në krahasim me bankat e tjera.
Raportet e të një banke për disa vite mund të rishikohen për të përcaktuar nëse ato kanë mbetur të
njëjta, rritur, ose ulur. Raportet e një banke që ulen apo qëndrojnë të njëjta janë shkak për
shqetësim (Campayne, 1990).
3.2.1.3 Marzhi neto i interesave
NIM tregon dallimin mes të ardhurave nga interesi dhe shpenzimeve të interesit, si përqindje e
totalit të aktiveve (Flamini et al., 2009; Khrawish, 2011). Sipas Okoth et al. (2013), NIM
reflekton koston e shërbimeve të ndërmjetësimit të bankave dhe efiçencën e bankës. Sa më i
lartë marzhi neto nga interesat, aq më i lartë është fitimi i gjeneruar nga banka si dhe banka është
më e qëndrueshme.
3.3 Faktorët përcaktues të përfitueshmërisë.
Ky nënseksion përshkruan variablat e pavarura që janë përdorur në modelin ekonometrik për të
vlerësuar variablat e varura, të përcaktuara mësipër. Pas hulumtimeve paraprake ndaj
përcaktuesve të përfitimit të bankave, variablat e pavarur janë klasifikuar në variabla specifikë
bankarë, të industrisë dhe makroekonomike (Athanasoglou et al., 2008; Flamini et al., 2009;
Suzuki, 2011; Lamarana, 2012). Variablat bankarë specifikë janë faktorë të brendshëm dhe të
kontrollueshëm për menaxherët e bankave ndërsa variablat makroekonomike janë të
pakontrollueshme dhe kështu të jashtëm. Theksohet se disa marrëdhënie midis variablave të
pavarura të përzgjedhura dhe përfitimit janë mjaft të drejtpërdrejta. Megjithatë, përfshirja e
variablave të parëndësishme nuk çon në koefiçientë të njëanshëm apo devijimeve standarde,
ndërsa lënia jashtë e variablave përkatëse e bën këtë gjë. Për këtë arsye, disa variabla që duken
mjaft të parashikueshëm në shikim të parë janë përfshirë për të parandaluar rezultate të
njëanshme.
Gjatë dy dekadave të fundit, sektori bankar ka pësuar transformime të mëdha në mbarë botën në
mjedisin e vet operativ. Të dy faktorët e jashtëm dhe të brendshëm kanë ndikuar në strukturën
dhe performancën e saj. Përkatësisht, në literaturë, përfitueshmëria bankare zakonisht shprehet
si funksion i përcaktuesve të brendshëm dhe të jashtëm. Përcaktuesit e brendshëm i referohen
faktorëve që e kanë origjinën nga llogaritë bankare (bilancet dhe/ose fitimet dhe llogaritë e
humbura) dhe për këtë arsye mund të cilësohen si përcaktues mikro apo specifik të
përfitueshmërisë bankare. Përcaktuesit e brendshëm të përfitimit të bankave mund të
përkufizohet si ata faktorë që janë ndikuar nga vendimet e menaxhimit të bankës dhe
objektivave të politikave të brendshme. Efektet e menaxhimit janë rezultatet e dallimeve në
objektivat e menaxhimit të bankave, politikave, vendimeve dhe veprimeve që pasqyrohen në
ndryshimet e rezultateve operative të bankave, duke përfshirë përfitueshmërinë. Përcaktuesit e
përfitueshmërisë janë rreziku i nivelit të kredisë, politikat e provizioneve, mjaftueshmëria e
40
kapitalit, shpenzimet e menaxhimit, madhësia e bankave etj.. Përcaktuesit e jashtëm janë variabla
që nuk janë të lidhura me menaxhimin e bankës, por pasqyrojnë mjedisin ekonomik dhe ligjor që
ndikon në funksionimin dhe performancën e institucioneve financiare. Një numër i variablave
shpjeguese janë propozuar për të dy kategoritë, sipas natyrës dhe qëllimit të çdo studimi. Në
mesin e studimeve të ndryshme të bëra deri më tani, fushat kryesore të studimeve kanë të bëjnë
me identifikimin e përcaktuesve të përfitimit, ndikimit të menaxhimit të aktiveve në
përfitueshmëri, menaxhimin e rrezikut të kredisë, menaxhimin e rrezikut të normës së interesit
etj., paragrafët e mëposhtëm do të të japin një përmbledhje të literaturës kërkimore mbi
përcaktuesit e përfitueshmërisë së bankave. Më poshtë përshkruhen shkurtimisht burimet
kryesore të gjenerimit të bazës së të dhënave.
3.3.1 Bilanci kontabël dhe pasqyra e të ardhurave.
Bilanci kontabël është një pjesë integrale e pasqyrave financiare që nxjerr në pah pozitën
financiare të një banke në një moment të vetëm (Kasman, 2010). Ai reflekton politikat e
menaxhimit të bankës dhe vendimet në shpërndarjen e burimeve. Zërat e bilancit janë tregues të
drejtpërdrejtë të fuqisë së fituar dhe kostos së bankave. Nga pasqyrat financiare, mund të
dallohen një shumëllojshmëri variablavesh të afta për të ndikuar në performancën e bankës
(Popovska, 2008).
Ndërsa bilanci kontabël përqendrohet në gjendjen financiare të bankës, pasqyra e të ardhurave
mat suksesin e operacioneve të saj bankare për një periudhë të caktuar kohe. Raportet e marra
nga pasqyrat e të ardhurave janë të njohura edhe si raportet e operacioneve sepse ato ilustrojnë
efiçencën e menaxhimit në gjenerimin e të ardhurave dhe në të njëjtën kohë kontrollin e kostos.
Një nga faktorët më të rëndësishëm të brendshëm që mund të merret nga pasqyrat e të ardhurave
është efikasiteti i menaxhimit të shpenzimeve.
3.4. Faktorët e brendshëm7.
Si ente financiare, bankat janë nën ndikimet e vazhdueshme makroekonomike, si dhe ndikimet e
mjedisit mikroekonomik në nivel global dhe lokal. Studimet e kryera mbi ndikimin e
përcaktuesve të brendshëm në përformancën e bankave janë të shumta si psh Haslem (1968),
Short (1979), McLeay dhe Molyneux, 1988; Bourke, 1989; Campayne, 1990; Demirguc-Kunt
dhe Huizinga 2000; Naceur dhe Goaied, 2005; Abdou, El-Masry dhe Pointon, 2007; Naaborg,
2007; Loukoianova, 2008; Stork and Vries, 2010; Dietrich dhe Wanzenried, 2010; Simpson dhe
Westaway, 2010; Lindblom, Olsson dhe Willesson, 2011; Idriz, 2011; Damena, 2011; Hubbard
dhe O'Brien, 2012; Radulescu dhe Tanascovici, 2012; Haslem, 2012; Yilmaz, 2013; Govori,
2013; Caestro, 2013; Ongore dhe Kusa, 2013 etj.. Studimet që merren me përcaktuesit e
brendshëm të përfitueshmërisë bankare përdorin variabla të tilla si madhësia, kapitali,
menaxhimi i riskut, menaxhimi i shpenzimeve etj..
Sipas Husni (2011) përcaktuesit brendshëm të përfitueshmërisë së bankave janë zakonisht të
përbërë nga faktorët që janë brenda kontrollit të bankave tregtare. Ata janë faktorë që ndikojnë
në të ardhurat dhe shpenzimet e bankave. Disa studime i klasifikojnë ato në dy kategori
përkatësisht variablat e pasqyrave financiare dhe variablat jo-financiare. Variablat e pasqyrave
7 Variablat specifike bankare.
41
financiare përfshijnë faktorët që janë të lidhur drejtpërdrejtë me bilancin e bankës dhe pasqyrën e
të ardhurave. Ndërkohë, variablat e pasqyrave jo-financiare përfshijnë faktorë si numri i degëve
të një banke të veçantë, vendndodhja dhe madhësia e bankës (Haron, 2004).
Variablat specifikë bankarë janë përzgjedhur duke përdorur disa indikatorë kyç të
përfitueshmërisë si të ardhurat, efiçenca, rreziku i marrë dhe levat. Përfitueshmëria nxitet nga
aftësia e një banke në gjenerimin e të ardhurave të mjaftueshme apo në uljen e kostos
operacionale, duke lënë të kuptohet që është më efiçente në këtë mënyrë. Pjesa në vijim e këtij
seksioni paraqet një tablo të variablave bankarë specifikë që janë përdorur në këtë studim dhe
marrëdheniet e tyre me përfitueshmërinë sipas literaturës.
3.4.1 Madhësia e bankës dhe përfitueshmëria.
Në studim madhësia e bankës është matur me logaritmin natyror të totalit të aktiveve (Idriz,
2011). Në shumicën e studimeve, që tentojnë të analizojnë përcaktuesit e përfitueshmërisë
bankare, aktivet totale janë përdorur si një masë për madhësinë e bankës (Marshall, 2009).
Dëshmitë empirike tregojnë se ky variabël ka ndikim në përfitueshmërinë e bankave tregtare
(Naceur, 2003; Athanasoglou, Brissimis dhe Delis, 2005; Srairi, 2008; Kosmidou, 2008;
Hubbard dhe O'Brien, 2012; Haslem, 2012; Yilmaz, 2013). Smirlock (1985), Akhavein et al.,
(1997) dhe Goddard et al., (2004) gjetën një marrëdhënie pozitive të rëndësishme midis
madhësisë së bankës dhe përfitueshmërisë. Pasiouras dhe Kosmidou (2007), Dietrich dhe
Wanzenried (2011), Alper dhe Anbar (2011) kanë gjetur një marrëdhënie pozitive dhe
statistikisht të rëndësishme midis madhësisë së bankës dhe përfitimit të bankave për shkak se
bankat e mëdha kanë shkallë më të lartë të kredive dhe diversifikimit të produktit sesa bankat e
vogla dhe të mesme. Micco et al., (2007) gjetën, gjithashtu, një korrelacion pozitiv por jo të
rëndësishëm. Sipas Berger et al., (1987), kursimet e vogla në kosto mund të arrihen duke rritur
madhësinë e një firme bankare, e cila sugjeron se përfundimisht se bankat shumë të mëdha mund
të përballen me joefikasitetin e shkallës. Por, një nga pyetjet më të rëndësishme në politikën e
një banke ka të bëjë me përcaktimin e madhësisë optimale për të maksimizuar përfitueshmërinë
bankare.
Në përgjithësi, efekti i madhësisë së bankës tek përfitueshmëria pritet të jetë pozitiv, deri në një
farë niveli (Hanweck dhe Humphrey, 1987). Megjithatë, për bankat që kanë si objektiv të bëhen
jashtëzakonisht të mëdha, ato mund të shfaqin lidhje negative midis madhësisë dhe përfitimit, si
pasojë e burokracisë dhe kostove të agjensisë (Kaheeru, 2001; Siregar, Vincent dhe Pontines
2011).
Madhësia e bankës është përdorur zakonisht për të treguar për ekonomitë apo disekonomitë e
mundshme të shkallës në sektorin bankar (Ravid dhe Sarig, 1991). Një marrëdhënie pozitive
tregon se banka gëzon ekonomitë e shkallës (Hanweck dhe Humphrey, 1987; Boyd dhe Runkle,
1993; Miller dhe Noulas, 1997; Athanasoglou, Brissimis dhe Delis, 2008) të cilët janë
përmendur nga Sufian et al., (2008). Ekonomitë e shkallës zvogëlojnë koston e mbledhjes dhe
përpunimit të informacionit (Boyd et al., 1993), kështu që pritet të ketë një efekt pozitiv mes
madhësisë së bankës dhe përfitimit. Ndërsa një marrëdhënie negative nënkupton se banka vuan
nga disekonomitë e shkallës kur ajo zgjerohet në një madhësi më të madhe (Sufian et al., 2008).
Përveç kësaj, madhësia e bankës është e lidhur me diversifikimin, i cili mund të ndikojë në
mënyrë të favorshme treguesin e rrezikut dhe portofolin e produktit (Sandeep, Patel dhe
42
Lilicare, 2002). Rritja e diversifikimit mund të zvogëlojë rrezikun në portofolin e kredive duke
zvogëluar kthimin (Shekhar dhe Lekshmy, 2007).
Haslem (1968), Short (1979), Bourke (1989), Molyneux dhe Thornton (1992), Kumbhakar dhe
KnoxLovell (2000), Bikker dhe Hu (2002), Goddard et al., (2004), Zou, Miller dhe Bernie,
(2008) dhe Abdel-Baki, (2010) argumentojnë, se madhësia është e lidhur ngushtë me
mjaftueshmërinë e kapitalit të një banke, meqënëse bankat relativisht të mëdha kanë tendencë për
të rritur kapitalin në mënyrë më pak të shtrenjtë dhe kështu, duken më me përfitim. Këto
rezultate nënkuptojnë që kur rritet madhësia e bankës, rritet edhe përfitimi. Kjo është veçanërisht
e vërtetë në rastin e bankave të vogla dhe të mesme (Bonin dhe Wachtel, 2003).
Haslem (1968), Short (1979), Bourke (1989), Molyneux et al., (1992) Bikker et al., (2002) dhe
Goddard et al., (2004) kanë lidhur të gjithë, variablin e pavarur (madhësia e bankës) me raportin
e kapitalit. Këto rezultate tregojnë që meqënëse madhësia rritet, po ashtu rritet edhe përfitimi.
Duke u mbështetur në autorët e lartpërmendur, në këtë studim marrëdhënia midis madhësisë së
bankës dhe përfitueshmërisë pritet të jetë pozitive.
3.4.2 Menaxhimi i aktiveve dhe përfitueshmëria.
Në studim menaxhimi i aktiveve është matur me raportin e të ardhura operative/totalin e
aktiveve. Ky variabël i pavarur është përdorur për të shpjeguar se si aktivet janë në gjendje për të
gjeneruar të ardhura (Miller dhe Noulas, 1997; Chirwa, 2003; Indranarain, 2009; Radulescu dhe
Tanascovici, 2012; Haslem, 2012; Yilmaz, 2013; Okoth dhe Gemechu (2013); Caestro, 2013).
Sipas, studimeve të ngjashme, menaxhimi i aktiveve mund të ndikoj në një shkallë të madhe në
përfitueshmërinë e bankës (Bikker et al., 2002 dhe Goddard et al., 2004). Duke u mbështetur në
autorët e lartpërmendur, në këtë studim marrëdhënia midis menaxhimit të aktiveve dhe
përfitueshmërisë pritet të jetë pozitive.
3.4.3 Risku kreditor dhe përfitueshmëria.
Në studim risku kreditor është matur me raportin e provigjoneve për humbjen e kredive/totalit të
kredive. Ky variabël shërben si matës për cilësinë e kredive të një banke dhe përdoret për të
parashikuar rrezikun e kredive që bankat janë të ekspozuara (Uchendu, 1995; Mendes dhe
Abreu, 2003; Sabo, 2007; Kyj dhe Isik, 2008; Radulescu dhe Tanascovici, 2012; Kanas,
Vasiliou dhe Eriotis, 2012; Haslem, 2012; Mohana dhe Tekeste (2012); Yilmaz, 2013).
Bankat pritet të përmirësojnë përfitueshmërinë duke monitoruar rrezikun e kredisë dhe të
politikave të tilla që përfshijnë parashikimin e niveleve të ardhshme të rrezikut. Përveç kësaj,
bankat qendrore vendosin disa standarde të veçanta për nivelin e provigjioneve për kreditë me
humbje që duhet të plotësohen nga sistemi bankar i vendit. Në funksion të këtyre standardeve,
menaxhimi i bankës përcakton provigjionet që duhen mbajtur për kreditë me humbje, niveli i të
cilave vendoset në fillim të çdo periudhe. Kështu, rreziku i kredisë duhet të modelohet si një
variabël i paracaktuar. Në studimet e analizave ndërmjet vendeve, gjithashtu reflektohet
ndryshimi i rregulloreve të provizionimit (Demirgiic-Kunt, 1999; Miller dhe Bernie, 2008;
Abdel-Baki, 2010). Për më tepër, Thakor (1987) po ashtu deklaroi se niveli i provigjone për
humbjen e kredive është një tregues i cilësisë së aktiveve të bankës dhe ndikon në ndryshimet e
performancës së ardhshme.
43
Marrëdhënia mes riskut kreditor dhe përfitueshmërisë pritet të jetë negative duke interpretuar
konceptin se sa më shumë kredi të këqija të jenë aq më shumë do të reduktohet përfitueshmëria
e bankave (Bolt, Haan, Hoeberichts, Oordt dhe Swank, 2012). Një raport më i lartë shkon së
bashku me një cilësi më të ulët të kredisë dhe, për rrjedhojë, një përfitueshmëri më të ulët
(Mendes dhe Abreu, 2003; Radulescu dhe Tanascovici, 2012). Teoria sugjeron se ekspozimi i
rritur ndaj rrezikut të kreditit është i lidhur zakonisht me rënie të fortë në përfitueshmërinë e
firmës dhe, në këtë mënyrë, pritet një marrëdhënie negative midis ROA (ROE) dhe raportit të
privigjioneve mbi totalin e kredive. Sipas Miller dhe Noulas (1997) dhe Karkrah dhe Ameyaw
(2010), ato kanë dokumentuar se ekspozimi i bankave tregtare me nivele të larta të rrezikut të
kredisë rritet, për shkak të sasive të madhe të kredive të papaguara, të cilat ndikojnë në uljen e
përfitueshmërisë. Ata më tej pohojnë se rënia e provigjioneve për humbjen e kredive në shumë
raste çon në rritjen e marzheve të fitimit. Prandaj, duke përmirësuar mbikëqyrjen e rrezikut të
kredisë, bankat presin që të përmirësojnë fitimet e tyre (Hirtle dhe Stiroh, 2007). Duke u
mbështetur në autorët e lartpërmendur, në këtë studim marrëdhënia midis riskut kreditor dhe
përfitueshmërisë pritet të jetë negative.
3.4.4 Likuiditeti i aktiveve dhe përfitueshmëria.
Në studim likuiditeti i aktiveve matet me raportin e aktiveve likuide/totalin e aktiveve. Ky
variabël është përdorur si një matës i likuiditetit të bankës (Mathuva, 2009). Sa më i lartë të jetë
ky raport aq më likuide është banka. Cilësia e dobët e aktiveve dhe nivelet e ulëta të likuiditetit
janë dy shkaqet kryesore të dështimeve të bankës dhe përfaqësojnë burimet kryesore të rrezikut
në drejtim të kredisë dhe rrezikut të likuiditetit, të cilat kanë tërhequr vëmendje të madhe nga
hulumtuesit për të shqyrtuar ndikimin e tyre në përfitimin e bankës (Olweny dhe Shipho, 2011).
Pa likuiditetin e nevojshëm dhe financimin për të përmbushur detyrimet, një bankë mund të
dështojë (Bhuyan dhe Williams, 2006). Rregullatorët bankarë e shohin likuiditetin si një
shqetësim të madh (Ommeren, 2011). Kjo për shkak se bankat pa likuiditet të mjaftueshëm për të
përmbushur kërkesat e depozituesve përjetojnë rreziqe për të drejtuar bankën (Banwo, 1997;
Ongore dhe Kusa, 2013). Një bankë konsiderohet likuide kur ajo ka para të gatshme dhe të
aktiveve të tjera likuide, së bashku me aftësinë për të gjetur fonde nga burime të tjera, për t’i
mundësuar asaj përmbushjen e detyrimeve të saj të pagesave dhe angazhimeve financiare në
kohën e duhur (Kumbhakar dhe Lovell, 2000).
Likuiditeti është aftësia për të ofruar para sipas kërkesës (Anyanwu, 1993). Shim dhe Siegel
(2007) përcaktojnë likuiditetin si aftësinë e kompanisë për të përmbushur detyrimet e saj
afatshkurtër dhe nëse likuiditeti është i pamjaftueshëm, vështirësi serioze financiare mund të
ndodhin. Golin (2001) në Yuqi (2008) theksojnë se likuiditeti është rreziku i të mos pasurit
pasuri të mjaftueshme aktuale (cash dhe letra me vlerë me shitje të shpejtë) për të plotësuar
detyrimet aktuale të depozituesve, veçanërisht gjatë kohës së stresit ekonomik. Pandey (2010)
parashtron se likuiditeti është aktiv real që duhet të menaxhohet në mënyrë efikase për të
mbrojtur firmën kundër rrezikut të mungesës së likuiditetit. Mungesa e likuiditetit në situata
ekstreme mund të çojë në paaftësi paguese të firmës. Ai më tej thotë se ekziston konflikt mes
likuiditetit dhe përfitueshmërisë. Nëse firma nuk ka investuar fonde mjaftueshme në aktivet
aktuale, ajo mund të bëhet jolikuide, e cila është gjë shumë e rrezikshme. Ajo mund të humbas
përfitimin nëse disa aktive aktuale boshe nuk fitojnë asgjë. Sipas Rasiah (2010) bankat tregtare
kërkohet që të mbajnë një nivel të caktuar të aktiveve likuide.
44
Përveç mbajtjes të rezervave të parave të gatshme me Bankën Qendrore, bankat tregtare janë
gjithashtu të detyruara për të mbajtur një nivel minimal të aktiveve likuide. Ndërsa arsyeja
kryesore prapa imponimit të raportit minimal të likuiditetit është që të sigurojë që bankat tregtare
të kenë në çdo kohë, një rezervuar të likuiditetit, i cili mund të përdoren për të përmbushur
tërheqjet e pazakonta të depozitave, raporti mund të përdoret gjithashtu edhe si një mjet për të
ndikuar në gjendjen monetare në vend (Saunders dhe Cornett, 2008). Kur kërkesa totale për
likuiditet tejkalon furnizimin e saj të plotë, bankat tregtare do të përballen me defiçit të
likuiditetit. Në një situatë të tillë, këto institucione do të detyrohen për të ngritur fonde likuide
shtesë nga huazimet apo asgjësimi i disa prej pasurive të tyre likuide (Heffernan dhe Fu, 2008).
Bazuar në hipotezën rrezik- kthimi, rreziku i likuiditetit është shoqëruar me kthime më të larta të
pritshme. Ose ndryshe, më shumë cash dhe pasuritë e tjera likuide jofitimprurëse rezultojnë me
një kthim më të ulët të pritshëm, sepse këto active nuk gjenerojnë ndonjë kthim. Mbajtja e
aktiveve në një formë shumë likuide ka tendencë për të ulur të ardhurat, pasi aktivet likuide janë
të lidhura me norma më të ulëta të kthimit. Për shëmbull, cash-i që është aktivi më likuid i të
gjitha aktiveve por ai është një aktiv jofitimprurës (Ahmed, 2003). Për këtë arsye pritet që
likuiditeti i lartë do të lidhet negativisht me përfitueshmërinë.
Short (1979) përdori të dhëna ndërkombëtare gjatë viteve 1972-1981. Ai gjeti se likuiditeti është
i lidhur negativisht me përfitimin. Bourke (1989) si dhe Kosmidou dhe Pasiouras (2005) gjetën
një lidhje të rëndësishme negative midis likuiditetit dhe fitimeve bankare. Molyneux dhe Thorton
(1992) shqyrtuan përcaktuesit e bankave evropiane që ndikuan në përfitimin bankar gjatë
periudhës 1986-1989, ndër të tjera, gjetën një marrëdhënie negative dhe të rëndësishme midis
nivelit të likuiditetit dhe përfitimit.
Në të vërtetë, Steinherr dhe Huveneers (1994) por edhe Guru et al., (1999) zbuluan se një
korrelacion negativ ekziston midis nivelit të likuiditetit dhe përfitueshmërisë së bankës. Rreziku i
likuiditetit është një nga llojet e rrezikut për bankat; në rastin kur bankat mbajnë një sasi më të
ulët të aktiveve likuide ata janë më të prekshme nga tërheqjet e mëdha të depozitave (Goudrean
dhe Whitehead, 1989). Pas hulumtimit paraprak të Pasiouras dhe Kosmidou (2007), një
marrëdhënie negative për raportin e aktiveve likuide ndaj totalit të aktiveve dhe përfitueshmërisë
është hipotizuar. Edhe pse bankat shpesh mbajnë një nivel të papranueshëm të riskut (Pasiouras
dhe Kosmidou, 2007), pritet që ky raport të lidhet negativisht me përfitimin e bankave matur me
ROA dhe ROE.
Gjithashtu, në përputhje me rezultatet e tyre, Sayilgan dhe Yildrim, (2009); Liu et al., (2010);
Alper dhe Anbar (2011); Sastrosuwitoand dhe Suzuki (2011); Kosak dhe Zoric, (2011);
Radulescu dhe Tanascovici, (2012); Ommeren, (2011); Haslem, (2012); Yilmaz, (2013), gjetën
një lidhje negative dhe të rëndësishme midis likuiditetit dhe përfitimit bankar.
Bazuar në hipotezën e rrezik - kthimit, një nivel më i lartë i likuiditetit është i shoqëruar me
kthime të pritshme më të larta (Srairi, 2008). Nga ana tjetër, sa më shumë cash dhe aktive të tjera
jofitimprurësë të ketë, aq më shumë kthime të pritshme më të ulta pritet të ketë, sepse këto
aktivet jolikuide nuk gjenerojnë kthime (Ogunleye, 1995). Duke u mbështetur në autorët e
lartpërmendur, në këtë studim marrëdhënia midis likuiditetit të aktiveve dhe përfitueshmërisë
pritet të jetë negative.
45
3.4.5 Efiçenca operacionale.
Në studim efiçenca operacionale është matur përmes raportit kosto-të ardhura, ku ky variabël
jepet me raportin e totalit të shpenzimeve/totalin e të ardhurave të gjeneruara (Yuqi, 2008;
Srairi, 2008; Uzhegova, 2010; Caestro, 2013). Raporti kosto-të ardhura është përcaktuar si kosto
operative (të tilla si kostot administrative, pagat e stafit dhe kostot e pronësisë, duke përjashtuar
humbjet për shkak të kredive të këqija dhe me probleme) mbi totalin e të ardhurave të gjeneruara
(De Haas dhe Lelyveld, 2006). Është përdorur për të matur ndikimin e efiçencës në
përfitueshmërinë bankare.
Sa më i lartë ky raport, aq më pak efiçente është banka dhe kështu mund të ndikoj negativisht
kthimin nga aktivet ose/dhe kthimin nga kapitali, në varësi nga shkalla e konkurrencës në treg.
Ai është përdorur si një masë për të matur efiçencën dhe tregon se si kostoja ndryshon në
krahasim me ndryshimet në të ardhura (Agusma, Monroe, Gasbarr dhe Zumwalt, 2008). Ky
raport tregon se sa shpejt shpenzimet rriten apo ulen, kur ndryshimet në të ardhura ndodhin
(Alper dhe Anbar, 2011). Fitime më të larta janë arritur kur shpenzimet janë minimizuar. Ky
raport është një përfaqësim i kostove të drejtimit të bankave dhe pritet të ketë një ndikim negativ
në përfitueshmëri, pasi menaxhimi i përmirësuar i këtyre shpenzimeve do të rrisë efikasitetin dhe
për këtë arsye do të rrit fitimet. Nëse ky raport është i lartë, ai është një dëshmi e shpenzimeve
joefiçente të menaxhimit (Srairi, 2008; Uzhegova, 2010; Said dhe Tumin, 2011). Megjithatë,
kjo mbase nuk mund të jetë rasti, që shuma më të larta të kostos operative pasqyrojnë vëllimin
më të madh të aktiviteteve bankare.
Hess dhe Francis, (2004); Pasiouras dhe Kosmidou (2007); Athanasoglou et al., (2008); Goddard
et al., (2009); Davcev dhe Hourvouliades, (2009); Ponce (2012) dhe të tjerë, kanë përdorur
raportin kosto - të ardhura për të matur efiçencën operacionale në banka. Ai është përdorur
gjithashtu për të dhënë informacion mbi ndryshimin e kostove të bankës në sistemin bankar.
Ndërmjet studimeve të tyre nxorrën në pah një korrelacion negativ ndërmjet raportit kosto – të
ardhura dhe përfitimit të bankave. Dietrich dhe Wanzenried (2011) gjetën një marrëdhënie
negative dhe shumë të rëndësishme midis efiçencës operacionale dhe përfitimit, të matur nga
ROA dhe ROE, në bankat zvicerane gjatë periudhës 1999-2006. Ky korrelacion negativ tregoi se
kosto më të larta operative përkthehen në fitime më të ulta dhe anasjelltas. Duke u mbështetur në
autorët e lartpërmendur, në këtë studim marrëdhënia midis efiçencës operacionale dhe
përfitueshmërisë pritet të jetë negative.
3.4.6 Mjaftueshmëria e kapitalit.
Në studim mjaftueshmëria e kapitalit është matur me raportin e kapitalit aksioner/totalin e
aktiveve që ka banka në dispozicion (Naceur, 2003; Athanasoglou, Brissimis, and Delis, 2005;
Dietrich and wanzenried, 2010), dhe është konsideruar si një nga raportet themelore për të matur
forcën e kapitalit (Golin, 2001; Zainol dhe Kassim, 2010; Olson dhe Zoubi, 2011).
Sipas Indranarain (2009) ky variabël përfshihet në shumë sudime mbi përcaktuesit e përfitimit të
bankave, sepse kapitali shërben si një burim i fondeve së bashku me huatë dhë depozitat. Ky
raport mat përqindjen e aktiveve totale që është financuar me kapital. Prandaj, mjaftueshmëria e
kapitalit përshkruan mjaftueshmërinë e shumës së kapitalit, që mund të thithin bankat nga
goditjet që mund të përjetojnë gjatë veprimtarisë së tyre. Pritet që sa më i lartë të jetë raporti i
kapitalit ndaj totalit të aktiveve, aq më e ulët është nevoja për financime të huaja dhe për këtë
arsye më i lartë përfitimi i bankës. Përveç kësaj, bankat e mirëkapitalizuar përballen me një kosto
46
më të ulët ndaj falimentimit, gjë që redukton koston e tyre të financimit Kosmidou (2008). Por
kjo nuk është e gjitha. Bankat me raportin e kapitalit ndaj aktiveve të lartë konsiderohen
relativisht të sigurta, kështu duke qënë me përfitim edhe në kohë të vështira ekonomike. Në anën
tjetër, bankat me mjaftueshmërinë e kapitalit të ulët janë konsideruar me rrezik në krahasim me
bankat e mirëkapitalizuara. Në rastin e variablave të brendshme, ka një marrëdhënie të qartë
pozitive midis kapitalit dhe përfitueshmërisë (Altunbas, Carbo, Gardener dhe Molyneux, 2007;
Iannotta, Nocera dhe Sironi, 2007).
Bourke (1989), në studimin e tij të përcaktuesve të performancës së bankave për dymbëdhjetë
vende të zgjedhura nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Australia, vuri re një lidhje të rëndësishme
pozitive ndërmjet mjaftueshmërisë së kapitalit dhe përfitueshmërisë. Ai tregoi se sa më i lartë të
jetë raporti i kapitalit, aq më fitimprurëse do të jetë një bankë . Në mënyrë të ngjashme, studimet
e Berger (1995) dhe Anghazo (1997) arritën në përfundimin se bankat që janë të mirë
kapitalizuara janë më fitimprurëse se të tjerat në SHBA. Ato kanë pohuar se niveli më i ulët i
kapitalit i vendos bankat në pozitë të rrezikshme dhe ndikon negativisht në përfitueshmërinë e
bankës. Lidhja pozitive midis normës së kapitalit dhe përfitueshmërisë nuk është e kufizuar
vetëm në industrinë bankare amerikane. Në studimin për përfitueshmërinë bankare nëpër
tetëmbëdhjetë vende evropiane për periudhën 1986-1989, Molyneux dhe Thornton (1992)
gjithashtu gjetën se raporti i kapitalit ndikon përformancën bankare pozitivisht edhe pse një
marrëdhënia e tillë është e kufizuar vetëm në bankat me kapital shtetëror.
Demirguc-Kunt dhe të Maksimovic (1998) deklaruan se kapitali i bankës është vija e fundit e
mbrojtjes kundër rrezikut të falimentimit teknik të bankës. Pritet që sa më i lartë të jetë kapitali
në raport ndaj aktiveve, aq më e ulët është nevoja për financime të huaja dhe për këtë arsye më e
e lartë përfitueshmëria e bankës. Përveç kësaj, bankat të mirë kapitalizuara përballen me kosto
më të ulëta kur shkojnë drejt falimentimit duke reduktuar kostot e tyre të
financimit.
Demirguc-Kunt dhe Huizinga (1999) kryen një studim më të plotë i cili shqyrtoj faktorët
përcaktues të performancës bankare për 80 vende, të zhvilluara dhe në zhvillim, gjatë periudhës
1988-1995. Ata arritën në përfundimin se bankat e huaja kanë përfitueshmërinë më të lartë se
bankat vendase për vendet në zhvillim, ndërsa e kundërta u vu re për vendet e zhvilluara.
Megjithatë, rezultatet e tyre të përgjithshme treguan një mbështetje për marrëdhënien pozitive
midis normës së kapitalit dhe të performancës financiare.
Goddard et al., (2004) hetuan përcaktuesit e përfitimit në Spanjë, Itali, Francë, Danimarkë dhe
Britani të Madhe, për periudhën 1992-1998. Ata gjetën se përfitueshmëria kishte një marrëdhënie
pozitive me mjaftueshmërinë e kapitalit.
Lee dhe Hsieh (2013), nga përdorimi i të dhënave që mbulojnë 2276 banka për 42 vendet
aziatike gjatë periudhës 1994 deri në vitin 2008, autorët gjetën se bankat e investimeve kanë
efektin më të ulët dhe pozitiv të kapitalit në përfitueshmërinë e bankave dhe vendet me të
ardhura të ulëta kanë një efekt më të lartë të kapitalit në përfitueshmërinë e bankave.
Studime të tjera, si Demirguc-Kunt dhe Huizinga (1999), Garcia-Herrero et al. (2009), Fadzlan
(2010), Liu et al. (2010), Suminto dhe Yasushi (2011), arritën në përfundimin se bankat që
performojnë më mirë janë ata që mbajnë një nivel të lartë të kapitalit të vet në raport me pasuritë
47
e tyre, sepse ata mund të përballen me kosto më të ulët të financimit për shkak të kostove më të
ulëta të falimentimit të ardhshëm.
Sufian et al., (2008) argumentoi se bankat në vendet në zhvillim kanë nevojë për një strukturë të
fortë të kapitalit, sepse ajo u jep atyre forcë për t'i bërë ballë krizave financiare dhe ofron
depozituesve një rrjet të mirë të sigurisë në kohë të falimentimit dhe i përshtatet kushteve
makroekonomike. Përveç kësaj, të dyja marrëveshjet Basel I dhe II pranojnë se falimentimi i
bankave më shpesh ndodh nga humbjet e kredisë dhe për këtë arsye është e nevojshme për
bankat tregtare që të kenë një cilësi më të lartë të kapitalit në mënyrë që të jenë në gjendje t'i
bëjnë ballë humbjeve më mirë në periudhat e stresit (Komitet i Bazelit, 2010).
Në një studim të viteve të fundit Karkrah dhe Ameyaë (2010) mbi përcaktuesit e
përfitueshmërisë së bankave tregtare zbuloi se raporti i kapitalit i cili është masa e forcës së
kapitalit të bankave kishte një marrëdhënie pozitive me ROA-në e bankave dhe kjo ishte në
përputhje edhe me studimin e Suffian et al., (2008), i cili zbuloi se ekziston një marrëdhënie
pozitive midis nivelit të kapitalizimit të bankave dhe të përfitueshmërisë. Duke u mbështetur në
autorët e lartpërmendur, në këtë studim marrëdhënia midis mjaftueshmërisë së kapitalit dhe
përfitueshmërisë pritet të jetë pozitive.
3.4.7 Kosto e financimit.
Në studim kosto e financimit është matur me rapotin e shpenzimeve të interesit/depozitat totale
(Suminto dhe Yasushi, 2011). Norma e interesit e paguar nga bankat tregtare për fondet që ato
përdorin në biznesin e tyre është kostoja e fondeve, e cila është një nga shpenzimet më të
rëndësishme të paraqitura për një institucion financiar, meqënëse nga një kosto më e ulët pritet të
gjenerohet një kthim më i mirë, kur fondet janë vendosur në formë e afatshkurtër dhe afatgjatë si
kredi për huamarrësit (Claessens dhe Hore, 2012). Diferenca midis kostos së fondeve dhe
normës së interesit të ngarkuar për huamarrësit përfaqëson një nga burimet kryesore të fitimit për
shumicën e institucioneve financiare (Dewaelheyns dhe Van Hulle, 2007). Raporti më i
zakonshëm i përdorur për të shqyrtuar kostot e financimit është raporti i shpenzimeve të interesit
të depozitave ndaj totalit të depozitave (Lindblom, Olsson dhe Willesson, 2011).
Teoria makroekonomike thotë se do të ketë një lidhje negative midis kostove të financimit dhe
fitimeve sepse një kosto më e ulët do të gjenerojë kthime më të mira për bankat, duke sjellë
kështu fitime jashtë kredive për huamarrësit (Lee dhe Hsieh, 2013).
Dietrich dhe Wanzenried (2011) në Zvicër, dhe Lindblom et al., (2010) në Suedi, gjetën një
marrëdhënie negative duke konkluduar se normat në rënie gjatë periudhave të krizave kanë
kosto të financimit më të ulët për bankat. Ky rezultat është në përputhje me teorinë që bankat
përshtatin normat e depozitave të tyre në përputhje me normat e tregut në rënie (Suminto dhe
Yasushi, 2011). Duke u mbështetur në autorët e lartpërmendur, në këtë studim marrëdhënia
midis kostos së financimit dhe përfitueshmërisë pritet të jetë negative.
3.5 Faktorët e jashtëm
Faktorët e jashtëm të përfitueshmërisë bankare janë ato faktorë që janë jashtë kontrollit të
menaxhimit të bankave tregtare. Përcaktuesit e jashtëm të përfitueshmërisë së bankave tregtare
48
janë faktorë të tërthortë, të cilat janë të pakontrollueshëm, por kanë një ndikim të madh në
përfitueshmërinë bankare. Sipas Karkrah dhe Ameyaw (2010) variablat makroekonomikë kanë
qenë një komponent kryesor i përcaktuesve të jashtëm fitimprurës në shumicën e studimeve.
Shumica e faktorëve që janë të paraqitur në studime përfshijnë konkurrencën, pjesën e tregut,
inflacionin, rritjen e PBB, normën e interesit dhe normën e kursit të këmbimit (Sudin, 2004;
Yildirim dhe Philippatos, 2007). Dy komponentet kryesore të përcaktuesve të jashtëm janë
faktorët makroekonomikë dhe faktorët e strukturës financiare (Wanzenried dhe Dietrich, 2009).
3.5.1 Faktorët e strukturës financiare.
Ky nënseksion diskuton faktorin specifik të industrisë që është përqëndrimi, duke qënë në një
fare mase faktor i jashtëm. Kjo do të thotë që menaxherët nuk mund të ndryshojnë këtë variabël
menjëherë siç mund të bëjnë me variablat specifikë bankarë. Shumë studime në literaturën
bankare hetojnë për strukturën financiare, e cila është përcaktuar si e një rëndësie relative për
bankat, duke luajtur një rol në përcaktimin e performancës bankare.
3.5.1.1 Përqëndrimi dhe përfitueshmëria.
Në studim përqendrimi është matur nga raporti i totalit të aktiveve të mbajtura nga pesë bankat
më të mëdha ndaj të totalit të aktiveve të të gjithë sektorin bankar (Mullineux dhe Green, 1999;
Naceur, 2003; Athanasoglou, Brissimis dhe Delis, 2005; Srairi, 2008). Përqendrimi është
përdorur si një tregues për strukturën e tregut. Dy teori janë propozuar për të shpjeguar se si
shkalla e përqendrimit të sektorit ndikon në përfitimin bankarë. Hipoteza SCP thekson se një
sektor më i përqendruar favorizon përfitimin bankarë motivuar nga përfitimet e fuqisë më të
madhe të tregut. Nga ana tjetër, teoria efiçencës shpjegon marrëdhënien pozitive mes
përqendrimit dhe përfitimit si një pasojë indirekte e efiçencës. Sipas Short (1979) dhe Molyneux
et al., (1996), tregjet me përqëndrim të lartë pritet të bashkëpunojnë në mënyrë që të gjenerojnë
përfitime monopolistike. Për më tepër, studime nga Smirlock (1985), Bourke (1989), Aydogan
(1990), Staikouras dhe Wood (2003) sugjerojnë se përqendrimi i industrisë ka një ndikim pozitiv
në performancën bankare. Sa më shumë e përqendruar të jetë industria, aq më e madhe do të jetë
fuqia monopoliste e firmave. Kjo, nga ana tjetër, përmirëson marzhet e fitimit të bankave. Duke
u mbështetur në autorët e lartpërmendur, në këtë studim marrëdhënia midis përqëndrimit dhe
përfitueshmërisë pritet të jetë pozitive.
3.5.2 Faktorët makroekonomik.
Mjediset në të cilat operojnë bankat mund të ndikojnë në performancën e tyre dhe gjithashtu në
pozicionimin e tyre strategjik. Përcaktuesit e jashtëm paraqesin ngjarjet jashtë fushës dhe
ndikimit të bankave. Mjedisi i jashtëm përcakton tablonë juridike, politike, ekonomike,
teknologjike dhe sociale në të cilën operojnë bankat. Këta faktorë quhen të jashtëm për shkak se
bankat nuk kanë kontroll mbi to, edhe pse bankat mund të parashikojnë ndryshimet në mjedisin e
jashtëm dhe të pozicionohen në mënyrë strategjike për të përfituar prej tyre. Përcaktuesit
makroekonomikë pasqyrojnë faktorët makroekonomikë të përgjithshëm dhe kushtet e tregut në
vend. Kushtet makroekonomike sipas evidencave empirike ndikojnë performancën bankare
(Bourke, 1989; Guru et al., 2002; Gerlach et al., 2004; Bashir, 2000; Nier, 2000; Yildirim dhe
Philippatos, 2007; Zainol dhe Kassim, 2010; Suminto dhe Yasushi, 2011) . Zakonisht, në
49
literaturë në kontekstin e faktorëve makroekonomik, tre variabla makroekonomik përdoren:
norma vjetore e rritjes së PBB-së reale; norma vjetore e inflacionit dhe norma efektive e kursit të
këmbimit. Edhe në studim, gjithashtu janë marrë në konsideratë keto tre faktorë.
3.5.2.1 Aktiviteti ekonomik dhe përfitueshmëria.
Në studim aktiviteti ekonomik është matur me normën vjetore të rritjes së PBB-së reale (Srairi,
2008; Zainol dhe Kassim, 2010; Sufian, 2011). Produkti i brendshëm bruto është masa e
aktivitetit të përgjithshëm ekonomik brenda ekonomisë dhe ai përdoret zakonisht si një masë e
kushteve makroekonomike (Graham dhe Bordeleau, 2010). Rritja e prodhimit të brendshëm
bruto është ndryshimi vjetor në PBB-në reale (Poposka dhe Trpkoski, 2013).
Kushtet e dobëta ekonomike mund të përkeqësojnë cilësinë e portofolit të kredisë, duke
gjeneruar humbje të kreditit dhe rritjen e provigjioneve që bankat duhet të mbajnë, duke
reduktuar kështu përfitimin bankarë. Në të kundërt, një përmirësim në kushtet ekonomike,
përveç përmirësimit të aftësisë paguese të huamarrësve, rrit kërkesën për kredi nga ana e
individëve dhe firmave, duke sjellë efekte pozitive në përfitueshmërinë e bankave (Athanasoglou
et al., 2008). Kështu, ky variabël pritet të shfaqin marrëdhënie pozitive me përfitueshmërinë e
bankave.
Sipas Demirguc Kunt et al., (1998); Bikker et al., (2002); Naceur, (2003); Pasiouras dhe
Kosmidou, (2007); Athanasoglou et al., (2008); Srairi, (2008); Sufian et al., (2008); Staikouras et
al., (2008); Asaftei dhe Kumbhakar (2008); Vong et al., (2009); Dietrich dhe Wanzenried,
(2010); Francis, (2011) ekziston një lidhje pozitive midis rritjes ekonomike dhe përfitueshmërisë
së bankave tregtare. Duke u mbështetur në autorët e lartpërmendur, në këtë studim marrëdhënia
midis aktivitetit ekonomik dhe përfitueshmërisë pritet të jetë pozitive.
3.5.2.2 Inflacioni dhe përfitueshmëria.
Në studim inflacioni është matur me normën vjetore të inflacionit (Athanasoglou, Brissimis dhe
Delis, 2005; Stork dhe Vries, 2010; Sami dhe Zouari, 2011). Një tjetër tregues i rëndësishëm
makroekonomik që ndikon në vlerën reale të të dyjave, si shpenzimeve ashtu edhe të ardhurave
të bankave është norma e inflacionit (Kosmidou, Pasiouras dhe Tsaklanganos, 2007). Në
përgjithësi, normat e larta të inflacionit janë të lidhur me normat e larta të interesit të kredisë dhe
kështu të ardhura më të larta. Nga ana tjetër, rritjet e papritura të inflacionit shkaktojnë vështirësi
në rrjedhjen e parasë për huamarrësit, të cilat mund të çojnë në ndërprerjen e parakohshme të
marrëveshjeve të kredisë dhe të përshpejtojnë humbjet nga kreditë. Në të vërtetë, në qoftë se
bankat janë të ngadalta në rregullimin e normat e tyre të interesit, ka një mundësi që kostot
bankare mund të rriten më shpejt se të ardhurat bankare. Hoggarth et al., (1998) konkludoi se
inflacioni i lartë dhe i ndryshueshëm mund të shkaktojë vështirësi në planifikimin dhe në
negocimin e kredive. Duke përfshirë normën e inflacionit në analizën e studimit kjo lejon që të
shihet nëse politika monetare ndikon në përfitimin bankarë (Grigorian dhe Manole, 2006).
Gjetjet empirike mbi marrëdhënien mes inflacionit dhe përfitueshmërisë janë të përziera. Në
këtë drejtim, disa autorë e prezantojnë çështjen e marrëdhënies ndërmjet përfitimit të bankës dhe
inflacionit, duke deklaruar se efekti i inflacionit në përfitueshmërinë e bankave varet se si
inflacioni ndikon tek pagat dhe kostot e tjera operative të bankës (Albertazzi dhe Gambacorta,
2008). Në këtë kontekst, Staikouras dhe Wood (2003) theksojnë se inflacioni mund të ketë efekte
50
të drejtpërdrejta, (si, rritja në çmimin e punës, dhe efektet indirekte, që janë, ndryshimet në
normat e interesit dhe çmimet e aktiveve), në përfitueshmërinë e bankave. Pyetja është se sa e
shëndoshtë duhet të jetë një ekonomi në mënyrë që inflacioni në të ardhmen mund të
parashikohet me saktësi dhe në këtë mënyrë bankat mund menaxhojnë në përputhje me rrethanat
kostot e tyre operative (Revell, 1979).
Perry (1992) sugjeron gjithashtu se si efektet e inflacionit në ecurinë e bankës varen nëse
inflacioni është i parashikueshëm ose i paparashikueshëm. Në rastin e parë, normat e interesit
janë të rregulluara në përputhje me rrethanat, duke rezultuar në rritje të të ardhurave më shpejt
se të shpenzimeve dhe më pas, duke pasur ndikim pozitiv në përfitueshmërinë e bankave
(Chantapong, 2005). Nga ana tjetër, në rastin e dytë, bankat mund të kenë një qasje më të
ngadaltë në përshtatjen e normave të interesit, duke rezultuar në një rritje më të shpejtë të
kostove bankare se sa të ardhurave bankare dhe rrjedhimisht, duke pasur efekte negative në
përfitimin e bankave (Kosak dhe Zoric, 2011). Kështu, shenja e pritur e inflacionit është e
paparashikueshme në bazë të hulumtimeve paraprake (Fang, Hasan dhe Marton, 2011).
Një rritje në inflacion bën që bankat të rritin normën e kreditimit për të kompensuar ndonjë kosto
të lidhur me të, në mënyrë që të mbajnë ose të kenë të ardhura më të larta (Abuzar, 2013). Në
situata të tilla inflacioni pritet të ushtrojë një efekt pozitiv në përfitim (Huizinga, 1999; Sudin ,
2004; Pasiouras dhe Kosmidou , 2007; Uhomoibhi, 2008; Karkrah dhe Ameyaë , 2010; Goaied,
2010). Studimet e Guru et al., (2002) në Malajzi dhe Jiang et al., (2003) në Hong Kong tregojnë
se norma më të larta të inflacionit çojnë në nivele më të larta të përfitueshmërisë bankare.
Nga ana tjetër, një koeficient negativ pritet kur shpenzimet të lidhura me inflacionin janë më
shumë se të ardhurat e bankës (Tregenna, 2009). Studimi i Abreu dhe Mendes (2000),
megjithatë, raporton një koeficient negativ për variablin e inflacionit në vendet e Europës. Përveç
kësaj, Demirguc-Kunt dhe Huizinga (1999) vunë re se bankat në vendet në zhvillim janë më pak
fitimprurese në mjedise inflacioniste, sidomos kur ata kanë një raport të lartë të kapitalit. Në këto
vende, kostot bankare në të vërtetë rriten më shpejt se të ardhurat bankare. Duke u mbështetur në
autorët e lartpërmendur, në këtë studim marrëdhënia midis inflacionit dhe përfitueshmërisë pritet
të jetë pozitive/negative.
3.5.2.3 Norma e kursit të këmbimit dhë përfitueshmëria.
Në studim norma e kursit të këmbimit është matur nga kursi nominal efektiv i këmbimit, i cili
llogaritet kundrejt monedhave të pesë vendeve/partnerëve tregtarë kryesorë: Italia, Greqia,
Gjermania, Turqia dhe Kina (Kakilli, 2013; Evans, 2014). Një rritje e kursi nominal efektiv i
këmbimit do të thotë nënçmim i lekut. Rreziku i shkëmbimit të jashtëm lind kur një bankë mban
aktive ose pasive në monedhë të huaj dhe kjo ndikon të ardhurat dhe kapitalin e bankës së huaj
për shkak të luhatjeve në kurset e këmbimit. Askush nuk mund të parashikojë se çfarë kursi i
këmbimit do të ketë në periudhën e ardhshme, ai mund të lëviz në drejtime të ndryshme lart ose
poshtë, pavarësisht nga vlerësimet dhe parashikimet. Kjo lëvizje e pasigurt përbën një kërcënim
për të ardhurat dhe kapitalin e bankës, në qoftë se një lëvizje e tillë është e padëshiruar dhe në
drejtim të papritur (Evans, 2014). Sipas studimit nga Kekilli (2013) të faktorëve të
përfitueshmërisë të sektorit bankar Turk u gjet një lidhje pozitive midis normës së kursit të
këmbimit dhe përfitueshmërisë. Kështu, ky variabël ka ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv në
përfitimin bankarë. Duke u mbështetur në autorët e lartpërmendur, në këtë studim marrëdhënia
midis noemës së këmbimit dhe përfitueshmërisë pritet të jetë pozitive.
51
Në tabelën e mëposhtme paraqitet një përmbledhje të shenjave të pritura për marrëdhëniet
ndërmjet variablave shpjeguese (variablave të pavarura) dhe përfitueshmërisë bankare
(variablave të varura).
Tabela 3.1. Përshkrimi i variablave.
Variablat Matja Simbolika Shënja
Variablat e varur (Përfitueshmëria)
Kthimi nga aktivet
Kthimi mbi kapitalin
Të ardhura neto/Totali i aktiveve
Të ardhura neto/Kapitali
ROA
ROE
Variablat e pavarura
Faktorët specifikë bankarë
Madhësia e bankës Logaritmi natyral i totalit të
aktiveve
MADH Pozitive (Smirlock,
1985; Akhavein et al.,
1997, Srairi, 2008);
Andreas dhe Gabrielle,
2011) etj..
Negative (Short, 1979;
Naceur, 2003; Sufian et
al., 2008) etj..
Menaxhimi i aktiveve Të ardhura operative/Totali i
aktiveve
MAK Pozitive (Miller dhe
Noulas, 1997; Sufian dhe
Habibullah, 2009)
Risku kreditor
(Cilësia e kredisë)
Provizioni për humbjen e
kredive/Totali i kredive
RKR Negative (Uchendu,
1995; Sabo, 2007;
Abdou, El-Masry dhe
Pointon, 2007; Kyj dhe Isik, 2008; Radulescu
dhe Tanascovici, 2012;
Kanas, Vasiliou dhe
Eriotis, 2012).
Likuiditeti i aktiveve Aktiveve likuide/Totali i aktiveve
LIK Negative (Molyneux et
al., 1992; Guru et al.,
1999; Liu et al., 2010).
Efiçenca Operacionale
(Raporti kosto të ardhura)
Totali i kostove operative/Totali i
të ardhurave të gjeneruara
EOP Negative (De Haas dhe
Lelyveld, 2006; Agusma,
Monroe, Gasbarr dhe
Zumëalt, 2008; Alper
dhe Anbar, 2011; Ponce,
2012).
Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit Kapitali aksioner/Totali i aktiveve KAP Pozitive (Spathis, 2002,
Athanasoglou, Brissimis,
dhe Delis, 200; Naceur,
2003; Kosmidou, 2008; Wanzenried, 2010
Kosto e financimit Shpenzimet e interesit/Depozita Totale
KFN Negative (Suminto dhe Yasushi, 2011).
Faktorët specifikë të industrisë
Përqëndrimi Asetet e pesë bankave më të mëdha
/ totali i aktiveve
PRQ Pozitive (Naceur, 2003;
Athanasoglou, Brissimis
52
dhe Delis, 2005; Srairi,
2008)
Faktorët makroekonomikë
Aktiviteti ekonomik Norma vjetore e rritjes së PBB-së
reale
PBB Pozitive (Srairi, 2008;
Zainol dhe Kassim,
2010).
Inflacioni Norma vjetore e inflacionit INF Pozitive (Athanasoglou,
Brissimis dhe Delis,
2005);
Negative (Demirguc-
Kunt dhe Huizinga,
1999; Pasiouras dhe
Kosmidou, 2007).
Norma e kursit të këmbimit Kursi nominal efektiv i këmbimit NKK Pozitive (Kakilli, 2013;
Evans, 2014).
Burimi: Autori.
53
KAPITULLI I KATËRT
4 METODOLOGJIA E NDJEKUR DHE
INSTRUMENTAT E PËRDORUR
Në kapitullin e mëparshëm u paraqit shqyrtimi i provave ekzistuese mbi faktorët që ndikojnë në
përfitueshmërinë e bankave dhe u identifikua boshllëku i njohurive. Rezultatet e literaturës së
shqyrtuar u përdorën për të identifikuar pritshmëritë për marrëdhëniet e përcaktuesve të
ndryshëm kundrejt përfitueshmërisë së bankave në Shqipëri. Prandaj, qëllimi i këtij kapitulli
është të paraqesë parimet themelore të metodologjisë hulumtuese dhe zgjedhjen e metodës së
duhur kërkimore për t’u aplikuar në dizertacion. Ai përfshin qasjen e përshatur për të shqyrtuar
efektin e përcaktuesve kryesorë në përfitueshmërinë e bankave, llojin e të dhënave të përdorura
dhe teknikat e zbatuara për të mbledhur të dhënat, mekanizmin e marrjes së mostrave, duke
përfshirë madhësinë e mostrës, metodat që do të shfrytëzohen për të menaxhuar dhe analizuar të
dhënat, dhe proçesin e ndërtimit të modelit empirik me identifikimin dhe matjen e komponentëve
të tij. Ky kapitulli është organizuar si më poshtë. Seksioni 4.1 paraqet një tablo të llojeve të
qasjeve të kërkimit. Seksioni 4.2 diskuton për metodën kërkimore të zbatuar në studim, ndërsa
seksioni 4.3 paraqet mbledhjen e të dhënave. Seksioni 4.4 bën një analizë të të dhënave dhe
parashtron specifikimin e modelit, seksioni 4.5 paraqet ekzaminimin statistikor të përcaktuesve.
Seksioni 4.6 bën një analizë të testeve diagnostikuese të përdorura për modelin dhe së fundi
seksioni 4.7 bën një përmbledhje të hipotezës kryesore dhe nënhipotezave për modelet
(ROA/ROE).
4.1 Qasjet e kërkimit.
Në kushtet e një studimi hulumtues në biznes apo në fushën sociale ekzistojnë dy qasje (1) Qasja
deduktive – e cila për të testuar hipotezat e studimit zhvillon teoritë dhe hipotezat e ndjekura nga
një strategji kërkimi. Kjo qasje paraqet një nivel të lartë të objektivitetit në punën kërkimore,
nëpërmjet vëzhgimit të jashtëm, për aq sa zgjedhja e pyetjeve nuk është subjektive. dhe (2) Qasja
induktive – e cila gjen të dhëna dhe zhvillon teoritë si rezultat i analizës së të dhënave. Kjo qasje
ofron një nivel të lartë subjektiviteti dhe një numër të mundësive teorike bazuar në kontekstin e
situatës individuale kërkimore (Saunders et al., 2003). Për studimin do të përdoret qasja
deductive, meqënëse fillimisht do të shqyrtohen gjetjet e mëparshme në literaturë, dhe pastaj do
të aplikohen rrezultatet në parametrat aktuale praktikë. Prandaj, vlerësohet se kjo qasje do të
përdoret për të ndërtuar modelet empirike duke testuar hipotezat për të përcaktuar marrëdhëniet e
variablave të pavarura ndaj atyrë të varura (ROA dhe ROE) që do të matin përfitueshmërinë e
bankave. Në varësi të qëndrimit filozofik, strategjitë e hetimit dhe metodat specifike, në një qasje
të hulumtimit mund të kategorizohen si qasje sasiore kërkimore, qasje cilësore kërkimore dhe
qasje të përziera të hulumtimit. Diskutimet në seksionet vijuese paraqesin këto tri qasje të
hulumtimit.
54
4.1.1 Qasja sasiore kërkimore
Hulumtimi sasior është i bazuar në pretendimin që kryesisht reflekton metodën shkencore të
shkencave natyrore. Studiuesi i mbledh të dhënat nga mjedisi i botës reale dhe pastaj i analizon
të dhënat statistikore për të mbështetur apo hedhur poshtë hipotezën (Blanche dhe Durrheim,
1999). Hulumtuesit që të përdorin një qasje deduktive, aplikojnë teori për të realizuar hartimin e
studimit dhe interpretimin e rezultateve. Në përputhje me këtë, objektivi i përgjithshëm i
hulumtimit sasior është verifikimi i një teorie, në vend të zhvillimit të një të tille. Prandaj, teoria
ofron një kuadër konceptual për të gjithë studimin, dhe ajo gjithashtu shërben si një model
organizimi për të gjithë proçedurën e mbledhjes së të dhënave. Shaw (2006) i sheh teknikat
sasiore si një përpjekje për të testuar një hipotezë duke inkorporuar atë në kornizën e kërkimit
dhe duke j'u përgjigjur asaj ndërmjet matjes së forcës dhe dobësive, që i japin matjet numerike të
të dhënave të mbledhura. Firestone (1987) ka deklaruar se të dhënat sasiore janë ato të cilat
mund të ndahen, të klasifikohen, maten në një mënyrë rreptësisht objektive. Ata janë gjithashtu
të afta për të qenë saktësisht të përshkrueshme nga një sërë rregullash apo formulash, të cilat më
pas përbëjnë përkufizimin e tyre (mbase jo gjithmonë interpretimin e tyre) të qartë dhe të
pavarur ndaj vendimeve individuale. Hulumtuesit sasiore vënë theksin e tyre në proçedurat,
metodologjitë dhe statistikat. Si rezultat, ato mbështeten në teknikat statistikore duke u ndihmuar
nga algoritmet kompjuterike dhe paketat software për analizën e problemit nën studim.
Hulumtimi sasior është ai në të cilin hetuesit kryesisht përdorin pretendimet pozitiviste për
zhvillimin e njohurive dhe të strategjive të cilat janë të lidhura me metodat eksperimentale dhe
studimet kërkimore. Creswell (2009) përmendi se hulumtimet eksperimentale kërkojnë të
përcaktojnë nëse një trajtim specifik ndikon rezultatin. Ndërsa, studimi hulumtues ofron
përshkrim sasior apo numerik të qëndrimeve të trendeve kërkimore apo mendimeve të
popullsisë, duke studiuar një mostër të popullatës. Një hulumtim sasior i mirë planifikuar dhe
implementuar, është në gjëndje të bëjë përgjithësime, për një popullsi më të gjerë, bazuar në
gjetjet nga mostra. Për të arritur në përgjithësimin e gjetjeve, metodat sasiore kërkimore të
ndjekura, të paktën teorikisht, standardizojnë proçedurat në përzgjedhjen e mostrës, dizenjimin e
instrumentit, zbatimin dhe analizën. Ky standardizim nga ana tjetër rrit mundësinë e përsëritjes
së proçedurave dhe besueshmërisë së gjetjeve dhe gjithashtu mund të zbut ndikimin e të
intervistuesve (nëse administrohet nëpërmjet intervistave të drejtpërdrejta) dhe intervistimin e
njëanshëm (duke minimizuar subjektivitetin e gjykimit). Pavarësisht avantazheve më lart,
dizenjimi i hulumtimit sasior ka disa kufizime. Së pari, ai nënvlerëson individualitetin e njeriut
dhe aftësinë për të menduar. Së dyti, ai nuk arrin të japë një studim me informacion në
kontekstin e situatës kur fenomeni i studiuar ndodh.
4.1.2 Qasja cilësore kërkimore.
Qasja cilësore është përqëndruar në interpretimin paradigmës së shkencave sociale. Metodologjia
cilësore e hetimeve ka tendencë të jetë e bazuar në njohjen e rëndësisë së eksperimenteve
subjektive të qënieve njerëzore (Blanche dhe Durrheim, 1999). Prandaj, kjo paradigmë
fokusohet në kontekstin dhe kapjen mënyrave në të cilat njerëzit interpretojnë ngjarjet, përvojat
dhe marrëdhëniet. Smith et al., (1991) përmenden se detyra e një metodologjisti cilësorë është që
të kap atë që njerëzit thojnë dhe ta kthej në një produkt se si ata e interpretojnë kompleksitetin e
botës së tyre, dhe për të kuptuar ngjarjet nga këndvështrimet e pjesëmarrësve. Greener (2008)
dhe Creswell (2009) kanë deklaruar se qasja cilësore kërkimore përdor strategjitë e hetimit të
tilla si raste studimore, hulumtime narrative, fenomenologjia, etnogjeografia, hulumtimi i
55
veprimit dhe teoritë e bazuara. Greener (2008) i përshkroi rastet studimore si strategji të hetimit
në të cilat hulumtimi do të përfshijë më shumë se një mënyrë për të dhënë të dhëna në lidhje me
rastin ose organizatën/njësinë nën studim për një periudhë kohe të gjatë. Kjo mund të përfshijë
mbledhjen dhe analizimin e dokumenteve, bisedat me njerëzit, të dhënat e studimit, pjesëmarrësit
në vëzhgim, studimin e tregut dhe të gjitha teknikat e tjera të grumbullimit të të dhënave të cilat
ofrojnë informacion cilësor në lidhje me rastin. Hulumtimi kualitativ përdor metoda të mbledhjes
së të dhënave të tilla si intervista, vëzhgimi i pjesëmarrësve, pyetësorë të hapur, dokumentar dhe
studime të materialeve audiovizuale dhe në fund, rezultatet janë përcjellje subjektive përmes
përshkrimeve duke përdorur fjalët në vend të numrave. Kjo do të thotë, se në një kërkim cilësor
theksi kryesor është në përshkrimin dhe zbulimin induktiv të teorisë së përfshirë që mund të lindi
pas vëzhgimit që është kryer ose kur të dhënat janë mbledhur. Sikurse metoda kërkimore sasiore,
qasja kualitative e hulumtimit ka anët e forta dhe dobësitë e veta. Është një mënyrë fleksibël për
të kryer mbledhjen e të dhënave, analizën e mëvonshme, dhe interpretimin e informacionit të
mbledhur. Megjithë avantazhin e mësipërm, dizajni i hulumtimit cilësorë ka kufizimet e veta. Së
pari, ajo kërkon shumë kohë për mbledhjen e të dhënave, analizën dhe interpretimin dmth,
studiuesi ka për të shpenzuar një sasi të konsiderueshme të kohës në vendosjen e hulumtimit në
mënyrë që të shqyrtojë në mënyrë tërësore, ndërveprimet, reagimet dhe aktivitetet (Babbie,
1995). Së dyti, mungesa e rregullave të standardizuara në projektimin e kërkimit dhe theksi mbi
të dhënurit kuptim dhe interpretim ngjarjeve dhe gjërave redukton objektivitetin. Së treti, në
hulumtimin kualitativ studiuesit arrijnë në përfundime të ndryshme, bazuar në të njëjtin
informacion, në varësi të karakteristikave personale të studiuesve (subjektivitetit) dhe
pamundësisë për të hetuar rastësitë midis fenomeneve të ndryshme të kërkimit. Katër, gjetjet e
hulumtimit kualitativ nuk mund të përgjithësohen statistikisht për një popullsi të gjerë të
interesit, sepse ato janë bazuar në një numër të vogël dhe jo përfaqësues të rasteve të hetuara.
4.1.3 Qasja e përziera kërkimore.
Metoda trekëndëshe ka të bëjë me ekspozimin potencial të perspektivave të analizave
kontradiktore duke treguar se të dhënat mund të integrohen dhe të ndër-referohen për të nxjerrë
në pah qëndrueshmërinë. Pervez dhe Kjell (2005) theksuan se për të rritur vlefshmërinë, ekziston
një nevojë për të mbledhur ose analizuar të dhënat me anë të metodës trekëndëshe ku saktësia
është mëse e rëndësishme. Babbie (1995) ka përmendur se një kombinim i metodave kualitative
dhe kuantitative duhet të shihet si një qasje e pranueshme metodologjike për hulumtimet.
Creswell (2009) përcaktohen se qasja e përzier është ajo në të cilën studiuesit kanë tendencë, që
të bazojnë pretendimet e njohurive mbi baza pragmatike. Ajo përdor strategjitë e hetimit që
përfshijnë mbledhjen e të dhënave ose në të njëjtën kohë ose të njëpasnjëshme për të kuptuar më
mirë problemin e hulumtimit. Mbledhja e të dhënave gjithashtu përfshin mbledhjen e të dyjave,
si informacionin numerik (p.sh., mbi instrumentet), ashtu edhe informacionin tekst (p.sh., në
intervista dhe pyetësorë të hapur), kështu që baza e të dhënave përfundimtare përfaqëson të dyja
si informacionin sasiorë ashtu edhe atë cilësorë. Si rezultat, kur metodat janë të kombinuara,
avantazhet e secilës metodologji plotësojnë atë të tjetrës, duke e bërë një dizajn të fortë
kërkimorë që do të japë përfundime më të vlefshme dhe të besueshme. Në të vërtetë, kështu
mospërputhjet e metodave të veçanta ulen.
56
4.2 Metoda e zbatuar.
Zgjedhja në mes të tri qasjeve kërkimore udhëhiqet kryesisht nga problemi i hulumtuar
pavarësisht nga filozofia bazë e së secilës metodë kërkimore (Mc Kerchar, 2008). Domethënë,
nëse problemi i hulumtimit është bazuar në një kuadër të zhvilluar deduktiv nëpërmjet rishikimit
të literaturës dhe mbledhjes së informacionit përpara studimit ose për të lejuar atë që të dalë nga
pjesëmarrësit në proçesin kërkimor. Gjithashtu lloji i të dhënave mund të jetë informacion
numerik që mblidhet në shkallët e instrumenteve apo më shumë informacion tekst, që regjistron
dhe raporton zërin e pjesëmarrësve. Duke patur parasysh objektivin kërkimorë dhe hipotezat e
paraqitura në fillim të këtij kapitulli së bashku me filozofinë themelore të çdo qasje kërkimore,
në këtë studim, do të përdoret qasja e përzier kërkimore. Argumenti vendimtar për zgjedhjen e
kësaj qasje është se përdorimi i kombinuar i të dyja qasjeve sasiore dhe cilësore, mendohet se do
të siguroj një kuptim më të mirë të problemeve të kërkimit, se sa secila qasje më vete. Metoda e
qasjës së përzier fokusohet në mbledhjen, analizimin dhe përzierjen e të dhënave sasiore dhe
cilësore në një studim të vetëm ose një seri studimesh. Kjo metodë është një qasje në të cilën
studiuesit përcaktojnë problemin kërkimor dhe përdorin të gjitha metodat në dispozicion për të
kuptuar problemin (Creswell, 2003).
Siç është theksuar nga Greene et al., (1989) dhe Yesegat (2009), përdorimi i një qasje të përzier
kërkimore ka një sërë përfitimesh. Përfitimi i parë është se metoda trekëndëshe siç quhet ndryshe
tregon për një situate ku studiuesit kërkojnë konvergjencë, vërtetim dhe korrespondencë të
rezultateve nga metoda sasiore dhe cilësore për të rritur vlefshmërinë e modelit dhe rezultateve.
Së dyti, nga përzirja e metodave, studiuesit kërkojnë përpunimin, rritjen, ilustrimin, dhe
qartësimin e rezultateve të një metodë me rezultatet e metodës tjetër. Së treti, nga përzierja e
metodave me qëllim zhvillimin, studiuesit kërkojnë të përdorin rezultatet nga një metodë për të
ndihmuar në zhvillimin apo informimin e metodës tjetër. Për këtë arsye, seksionet në vijim
paraqesin në mënyrë të njëpasnjëshme aspektet sasiore dhe cilësore të metodës kërkimore.
4.2.1 Metoda e kërkimit: Aspekti cilësorë.
Në përputhje me objektivin e studimit, është zgjedhur që fillimisht si strategji e hetimit të
përdoret kërkimi përmes intervistës. Sipas Fowler (1986), Leedy dhe Ormrod (2005) si dhe
Semu (2010), përdorimi i një interviste, në studim, do të ketë përfitimet e mëposhtme; së pari,
krahasimi i një kërkimi cilësorë me atë sasiorë. Duke qënë se në këtë lloj kërkimi është marrë në
konsideratë e gjitha popullata e sektorit që po analizohet, mund të identifikohen atributet e një
popullsie të madhe (gjitha bankat tregtare) nga një grup i vogël individësh (të intervistuarit). Së
dyti, do të jetë një shans i mirë për studimin që krahas të dhënave empirike, të sigurohen edhe të
dhëna të tjera ndërmjet intervistës, në një kohë të shkurtër me një kosto të ulët.
Në këtë studim, të dhënat cilësore u mblodhën si një shtesë/ndihmesë ndaj të dhënave sasiore.
Intervista u përdor si teknikë kryesore për mbledhjen e të dhënave primare në studim, duke
grumbulluar të dhënat përmes metodologjisë cilësore. Intervistat janë zhvilluar me drejtorët
ose/dhe shefat e financave në çdo bankë tregtare (dmth, Banka Raiffeisen sh.a, Banka e
Bashkuar e Shqipërisë sh.a, Veneto Banka sh.a, Banka Kombëtare Tregtare sh.a, Banka Tirana
sh.a, Banka NBG Albania sh.a, Banka Ndërkombëtare Tregtare sh.a, Banka Alpha Albania sh.a,
Banka Intesa Sanpaolo Albania sh.a, Banka Procredit sh.a, Banka Credit Agricole Albania sh.a,
Banka e Kreditit te Shqipërisë sh.a, Banka Credins sh.a, Banka Societe Generale Albania sh.a,
Banka Union sh.a, Banka e Parë e Investimeve Albania sh.a) që operon në vend. Në këtë studim,
intervista ishte krejtësisht e pastrukturuar. Të intervistuarit u kontaktuan vetëm një herë dhe
57
secili intervistues u kontaktua në kohë të ndryshme. Intervistat u kryen për të ditur për efektet e
faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë përfitueshmërinë e bankave tregtare në
Shqipëri dhe për të përcaktuar masën e ndikimit që ato kanë në përfitueshmërinë e bankave.
Intervista j’u drejtua drejtorëve ose/dhe shefave të financës së bankave tregtare në mënyrë që ato
të jepnin mendimin e tyre për cilët ishin faktorët kryesorë përcaktues të përfitueshmërisë në
bankat tregtare, efektin që kishin faktorët e identifikuar në përfitueshmëri dhe masat që duhen
marrë për të ulur efektin e faktorëve që ndikonin përfitimin bankarë negativisht, sigurisht duke
marrë në konsideratë edhe sesi varionin përgjigjet e tyre nga banka në bankë. Si rezultat i kësaj,
përgjigjet e drejtorëve ose/dhe shefave të financës në intervitë u përdoren për të mbështetur
rezultatin e analizës empirike dhe/ose si argumente.
4.2.2 Metoda e kërkimit: Aspekti sasiorë. Dizenjimi i mostrës.
Ky studim synon të përshkruajë të dy faktorët, të brendshëm dhe të jashtëm, që potencialisht
mund të ndikojnë në përfitueshmërinë e bankave tregtare shqiptare. Kështu që, në dizertacion,
popullata e fokusuar do të jetë e përbërë nga të gjitha bankat tregtare të regjistruara nga Banka e
Shqipërisë, të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në vend. Aktualisht, në Shqipëri ka 16 banka
tregtare, ku sipas strukturës8 së pronësisë tyre pjesa më e madhe janë me kapital privat dhe me
pronësi të huaj, të cilat janë analizuar për periudhën kohore 2009-2014, duke marrë në shqytim
11 variabla të pavarura (7 variabla specifikë bankarë, 1 specifikë të industrisë dhe 3 variabla
makroekonomikë) dhe duke krijuar në këtë mënyrë një databazë me 96 vëzhgime. Në këtë aspekt
mendohet se madhësia e mostrës është 100% e popullsisë së përgjithshme dhe është më
optimalja për të bërë përfundime të shëndoshta për popullatën dhe qëllimin e studimit. Të dhënat
për variablat specifikë bankarë dhe specifik të industrisë për bankat janë marrë nga pasqyrat
financiare te audituara, raportet periodike dhe raportet vjetore të bankave dhe Bankscope, kurse
për variablat makroekonomike nga Banka e Shqipërisë, INSTAT dhe Banka Botërore.
4.3 Mbledhja e të dhënave.
Për shkak të disponueshmërisë së të dhënave, studimi është i bazuar në të dhëna sasiore dytësore,
të cilat janë marrë nga databazat publike. Sipas Andreas dhe Gabrielle (2011) përdorimi i të
dhënave dytësore, shihet më me përparësi, pasi ato kanë një cilësi më të lartë në krahasim me të
dhënat primare të mbledhura nga studiuesit dhe njëkohësisht janë më të besueshmme, meqënëse
janë burim i të dhënave të përhershme dhe në dispozicion në një format publik.
Për të analizuar efektin e faktorëve specificë bankarë dhe atyre të specikë të industrisë në
përfitueshmërinë e bankave, janë përdorur të dhënat e marra nga pasqyrat financiara të audituara
(bilanci kontabël dhe pasqyra e të ardhurave) të bankave të përfshira në studim (Banka
Raiffeisen sh.a, Banka e Bashkuar e Shqipërisë sh.a, Veneto Banka sh.a, Banka Kombëtare
Tregtare sh.a, Banka Tirana sh.a, Banka NBG Albania sh.a, Banka Ndërkombëtare Tregtare sh.a,
Banka Alpha Albania sh.a, Banka Intesa Sanpaolo Albania sh.a, Banka Procredit sh.a, Banka
Credit Agricole Albania sh.a, Banka e Kreditit te Shqipërisë sh.a, Banka Credins sh.a, Banka
Societe Generale Albania sh.a, Banka Union sh.a, Banka e Parë e Investimeve Albania sh.a) dhe
Bankscope për 6 vite (2009-2014). Për më tepër, për të analizuar marrëdhënien që ekziston
8 Raporti Vjetor, (2014), Banka e Shqipërise, fq.67.
58
ndërmjet variabla makroekonomikë me përfitueshmërinë, janë mbledhur për të njëjtat vite, të
dhënat nga raportet zyrtare të Bankës së Shqipërisë, INSTAT dhe Bankës Botërore.
4.4 Analiza e të dhënave dhe specifikimi i modeleve (ROA/ROE).
Për përmbushjen e objektivit të gjerë kërkimorë, studimi është bazuar kryesisht në të dhënat e
panelit, të cilat janë mbledhur me anë të rishikimit të strukturuar të raporteve. Kështu, të dhënat
panel të mbledhura janë analizuar duke përdorur statistikat përshkruese, analizën e korrelacionit
dhe analizën e regresionit linear të shumëfishtë. Vlerat mesatare dhe devijimet standarde janë
përdorur për të analizuar trendet e përgjithshme të të dhënave nga viti 2009 deri në vitin 2014,
bazuar në mostrën e sektorit me 16 banka9 dhe një matricë korrelacioni është përdorur për të
shqyrtuar marrëdhëniet ndërmjet variablave të varura dhe variablave shpjeguese.
Një model i shumëfishtë i regresionit linear dhe F-statistika është përdorur për të përcaktuar
rëndësinë relative të secilit variabël të pavarur në ndikimin ndaj përfitimit. Për këtë studim,
analiza e regresionit e njohur si metoda e katrorëve më të vegjël do të përdoret për të vlerësuar
marrëdhënien ndërmjet përfitueshmërisë dhe përcaktuesve të saj. Është përdorur modeli me
efekte fikse, mbi bazën e supozimit kryesorë që të gjithë koefiçientët janë konstantë për çdo
bankë dhe përgjatë gjithë periudhës kohore. Specifikimi i modelit është i bazuar në
informacionin përkatës të disponueshëm për studimin në fjalë. Kjo do të thotë, që formulimi i një
modeli ekonomik është i varur nga informatat në dispozicion në studim siç parashikohet në
teoritë standarde dhe të dhëna empirike, apo përndryshe, modeli do të ishte teorik.
Specifikimi i modelit përfshin përcaktimin e variablave të varura dhe shpjeguese të cilat janë të
përfshira në model dhe pritshmëritë në lidhje me shenjat dhe madhësinë e parametrave të
funksionit (Koutsoyiannis, 2003; Onwumere, 2008). Për të përcaktuar marrëdhënien dinamike
dhe të njëkohshme ndërmjet përfitueshmërisë në industrinë bankare dhe përcaktuesve të saj, një
model empirik i përdorur nga Berger et al., (1995), Demirguc-Kunt dhe Huizinga (1999) i
popullarizuar më tej nga autorë të tjerë si Athanasoglou et al., (2005), Ben Naceur dhe Goaied
(2008), Athanasoglou et al., (2008), Krakah dhe Ameyaw (2010), Davydenko (2010),
Sastrosuwito dhe Suzuki (2011) është përshtatur dhe modifikuar për të arritur objektivat e këtij
dizertacioni. Mënyra të ndryshme të matjes së përfitueshmërisë janë sugjeruar në literaturë
(Hasanin dhe Bashir, 2003). Megjithatë, studimi përdor kthimin nga aktivet (ROA) dhe kthimin
nga kapitali (ROE) si masë e matjes së përfitueshmërisë. Përfitueshmëria e bankës është
supozuar që do të përcaktohet nga tre lloje faktorësh 1) faktorët specifikë bankare, 2) faktorët
specifikë të industrisë dhe 3) faktorët makroekonomikë. Një model ekonomik është një
përfaqësim i tipareve themelore të një fenomeni ekonomik; ai është një abstraksion i botës reale
(Fanta et al., 2009). Për të arritur objektivave kërkimorë është formuluar modeli i mëposhtëm
ekonometrik.
Yit = c + βXit + εit (Ekuacioni 4.1)
9 Që përbën tërë popullatën e sektorit.
59
Ku:
Yi10
t11
- është një variabli i varur dhe i referohet kthimit nga kapitali (ROE)12
dhe kthimit nga
aktivet (ROA)13
të një banke i në një vit të caktuar t;
c – intercepti;
Xit14
- përfaqëson faktorët specifikë bankarë, specifikë të industries dhe makroekonomikë të
bankës i, gjatë vitit t;
β15
– koefiçenti i funksionit, përkatësisht, për faktorët e specifikë bankarë, të industrisë dhe
faktorët makroekonomikë;
εit16
- përfaqëson termin e gabimit.
Modelet empirike: Modelet empirike të përdorura në studim për të identifikuar faktorët që
mund të ndikojnë përfitueshmërinë (matur me treguesit ROA dhe ROE) e bankave janë dhënë si
më poshtë:
Modeli i parë (ROA):
ROAit = c + β1(MADH)it + β2(MAK)it + β3(RKR)it + β4(LIK)it + β5(EOP)it + β6(KAP)it +
β7(KFN)it + β8(PRQ)t + β9(PBB)t + β10(INF)t + β11(NKK)t + εit
(Ekuacioni 4.2)
Modeli i dytë (ROE):
ROEit = c + β1(MADH)it + β2(MAK)it + β3(RKR)it + β4(LIK)it + β5(EOP)it + β6(KAP)it +
β7(KFN)it + β8(PRQ)t + β9(PBB)t + β10(INF)t + β11(NKK)t + εit
(Ekuacioni 4.3)
Ku:
ROAit dhe ROEit – treguesi i përfitueshmërisë së bankave;
c – intercepti (termi konstant);
β – koefiçenti i funksionit, përkatësisht, për faktorët specifikë bankarë, të industrisë dhe faktorët
makroekonomikë;
MADH - Logaritmi natyral i totalit të aktiveve;
MAK - Të ardhura operative/Totali i aktiveve;
10
Ku i -i referohet institucionit financiar (bankës tregtare) në studim. 11 Ku t - i referohet vitit në studim. 12 Variabli i varur që do të përdoret nga modeli ekonometrik për të matur përfitueshmërinë e bankave tregtare në studim. 13 Idem. 14 Variablat e pavarur të modeleve (ROA/ROE) të bankës i gjatë vitit t. 15 Shpreh kontributin një variabli të pavarur për parashikimin e variablit të varur. 16 Konsideron efektin e të gjitha variablave të tjera, krahas variablave (të varur dhe pavarur) të studimit.
60
RKR - Provizioni për humbjen e kredive/Totali i kredive;
LIK - Aktiveve likuide/Totali i aktiveve;
EOP - Totali i kostove operative/Totali i të ardhurave të gjeneruara;
KAP - Kapitali aksioner/Totali i aktiveve;
KFN - Shpenzimet e interesit/Depozita Totale;
PRQ - Asetet e pesë bankave më të mëdha / Totali i aktiveve;
AEK - Norma vjetore e rritjes së PBB-së reale;
INF - Norma vjetore e inflacionit;
NKK - Kursi nominal efektiv i këmbimit.
εit - përfaqëson termin e gabimit.
4.5 Ekzaminimi statistikore i përcaktuesve.
Për të vlerësuar forcën/rëndësinë e ndikimit të variablave të pavarura mbi variablin e varur, pra,
përfitueshmërinë (e matur me ROA dhe ROE e bankave), në dizertacion eshtë përdorur për qasje
vlera p (Albright, Winston dhe Zappe, 2009) për verifikimin e besueshmërisë të hipotezës bazë.
Vlerat empirike e koefiçientëve të regresionit, të paraqitura në analizën e regresionit të
mëposhtme janë të justifikuara si statistikisht të rëndësishme në nivelin 1% të rëndësisë, nëse p
<0.01 (varion nga 0.000 - 0.005); në nivelin 5% të rëndësisë, në qoftë se p <0.05 (varion nga
0.006 - 0.010); ose në 10% nivel rëndësi, në qoftë se p <0.10 nivel rëndësie (varion nga 0,011 -
0.099) (Khrawish et al., 2011; Sufian, 2011). Kur e kundërta është e vërtetë (P-value > 0.1 nivel
rëndësie) vlerat koefiçientëve të regresionit, janë konsideruar si jo të rëndësishme (Gujarati,
2004).
Sipas rezultateve të mëposhtme të regresionit, koefiçientët e regresionit, mund të jenë negativ
apo pozitiv; ato tregojnë nivelin e ndikimit të çdo variabli tek variabli i varur. Për të testuar
hipotezat, ne i pranojmë hipotezat bazë (H0) nëse rezultatet e këtij studimi janë të njëjta me
hipotezat e deklaruara në 1%, 5% dhe 10% nivel rëndësie; përndryshe do të refuzojmë hipotezat
bazë (H0). Kjo do të mundësojë që në ndërmjet studimit të testohen efektet e variablave specifike
bankarë, specifikë të industrisë dhe makroekonomikë në përfitueshmërinë (ROA dhe ROE) e
bankave në Shqipëri.
4.6 Testet diagnostikuese të modelit.
Siç është theksuar nga Brooks (2008) ka supozime themelore të nevojshme për të treguar se
teknika e vlerësimit, ka një numër karakteristikash të dëshirueshme, në mënyrë që testet e
hipotezave në lidhje me vlerësimet e koefiçientëve të mund të kryhen në mënyrë të vlefshme.
Pra, për qëllimin e këtij studimi, janë kryer testet diagnostikuese për të siguruar nëse supozimet e
modelit të regresionit linear klasik janë shkelur apo jo në model. Kështu, seksioni i mëposhtëm
diskuton në lidhje me natyrën dhe rëndësinë e testeve për specifikimin e modelit ekonometrik.
61
1. Testi për normalitetin.
Një provë e rëndësishme diagnostikuese e kryer në këtë punim është supozimi i normalitetit.
Brooks (2008) deklaroi se supozimi i normalitetit (ut~ N (0, σ2) është i nevojshëm për të kryer
teste të vetme ose të përbashkëta të hipotezës në lidhje me parametrat e modelit. Një nga testet
më të zakonshme që aplikohet për normalitetin është testi Jarque Bera. Edhe në rastin e këtij
studimi, është përdorur testi JB për normalitetin për të testuar hipotezën zero të supozimeve për
shpërndarjen e gabimeve normalisht. Hipoteza përkatëse për këtë test diagnostikues është: H0:
Shpërndarja e termit të gabimit është normale.
2. Testi për heteroskedasticitetin.
Heteroskedascitetin mund ta përkufizojmë si problemin kur varianca ndryshon ndër observime.
Nëse gabimet nuk kanë një variancë të vazhdueshme, ata thuhet se janë heteroskedastik. Ajo që
është supozuar deri tani është se varianca e gabimeve është konstante. Ka shumë teste për të
testuar heteroskedascitetin, megjithatë nuk ka një përgjigje se cili prej tyre është më i miri. Në
rast kur testi nuk refuzon hipotezën zero atëherë nuk kemi prova të dyshojmë për
heteroskedascitet. Në rastin e kundërt do të duhet të rishqyrtohet modeli ose do të përdoren
vlerësues të derivuar për gabimet standarte që modeli të jetë më i mirë, linear dhe i
pazhvendosur. Për të testuar për praninë e heteroskedasticitetit në studim, është përdorur testi më
popullor i quajtur testi bardhë (White test). Hipoteza përkatëse për këtë test diagnostikues është:
H0: Varianca e gabimeve është homoscedasticite.
3. Testi për korrelacionin serial.
Autokorrelacioni ose korrelacioni serial është një nga supozimet që duhet të testohet përpara se
të fillohet me interpretimin e modelit. Në rast se ekziston lidhje midis termave të gabimit të
serive të ndryshme ateherë paraqitet problemi i lidhje serike ose i quajtur si autokorrelacion. Me
fjalë të tjera, është supozuar se gabimet janë të palidhura me njëra-tjetrën. Nëse gabimet janë të
lidhura me njëri-tjetrin, do të thuhet se ato janë të "auto lidhura", apo se ata janë "të lidhura në
seri". Një test për këtë supozim është i nevojshëm. Për të provuar praninë e autokorrelacionit,
është përdorur testi Durbin-Watson. Hipoteza përkatëse për këtë test diagnostikues është: H0:
Gabimet nuk paraqesin korrelacion serial. Siç është theksuar edhe nga Brooks (2008) rregulli
për refuzimin ose jo, mund të vlerësohet duke zgjedhur intervalin e duhur në figurën e
mëposhtme:
Figura 4.1 Intervalet e refuzimit ose jo të testit Durbin-Watson.
Burimi: Mohana dhe Tekeste, 2012.
62
Në figurën 4.1 tregohet se testi Durbin-Watson ka 2 vlera kritike: vlerën më lartë kritike (Du)
dhe vlerën më të ulët kritike (dL).
4. Testi për multikolinearitetin.
Ky supozim ka të bëjë me marrëdhëniet që ekzistojnë ndërmjet variablave shpjeguese. Në qoftë
se një variabël i pavarur është një kombinim i saktë linear i variablave të tjera të pavarura,
atëherë ne themi se modeli vuan nga kolineariteti i përsosur, dhe nuk mund të vlerësohet me
metodën e katrorëve më të vegjël (Brooks, 2008). Kushti i multikolinearitetit ekziston kur ka një
korrelacion të lartë por jo perfekt mes dy ose më shumë variablave shpjeguese (Wooldridge,
2006; Cameron dhe Trivedi, 2009). Sipas Churchill dhe Iacobucci (2005), kur ka
multikolinearitet, sasia e informacionit në lidhje me efektin e variablave shpjeguese për variablat
e varura zvogëlohet. Si rezultat, shumë nga variablat shpjeguese mund të gjykohen se nuk kanë
lidhje me variablat e varura, kur në fakt ata kanë. Ky supozim lejon variablat e pavarura të jenë
të lidhura; por ata thjesht nuk mund të lidhen në mënyrë të përkryer. Në qoftë se ne nuk kemi
lejuar asnjë korrelacion midis variablave të pavarura, atëherë regresioni i shumëfishtë nuk do të
jetë shumë i dobishëm për analizën ekonometrike. Se sa korrelacioni shkakton multikolinearitet,
nuk është e përcaktuar qartë. Ndërsa Hair et al., (2006) argumenton se koefiçienti i korrelacionit
poshtë 0.9 nuk mund të shkaktojë probleme serioze multikolineariteti. Malhotra (2007) ka
deklaruar se problemi i multikolinearitetit ekziston kur koefiçienti i korrelacionit mes variablave
është më i madh se 0.75. Kennedy (2008) sugjeron se çdo koefiçient i korrelacionit mbi 0.7
mund të shkaktojë një problem serioz multikolineariteti që mund të çoj në vlerësime joefikase
dhe rezultate më pak të besueshme. Kjo tregon se nuk ka asnjë argument të qëndrueshëm për
nivelin e korrelacionit që shkakton multikolinearitet. Hipoteza përkatëse për këtë test
diagnostikues është: H0: Forma funksionale e modelit është lineare.
4.7 Hipotezat e studimit.
Në kontekstin e problemeve të theksuara, objektivi i gjerë i këtij studimi është identifikimi i
faktorëve që ndikojnë përfitueshmërinëe bankave tregtare në Shqipëri. Gjithashtu për t’ju
përgjigjur pyetjeve kërkimorë të parashtruara në kapitullin e parë, janë formuluar dy hipoteza
kryesore (për dy treguesit që do të përdoren për të matur përfitueshmërinë: ROA dhe ROE dhe
njëmbëdhjetë nënhipoteza, ku përmes analizave të zbatuara në kapitullin e pestë, do të tentohet
që ndërmjet provave empirike të vlerësohet besueshmëria e tyre dhe të merret vendimi për
pranimin e hipotezës bazë apo jo. Nga sa u tha më lart, mëposhtë është paraqitur në mënyrë të
përmbledhur ngritja e të gjitha hipotezave dhe qëllimi i testimit të tyre.
Tabela 4.1. Përmbledhje e hipotezave të studimit për modelet (ROA/ROE).
Hipotezat e studimit Qëllimi i testimit
Ho: Faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe makroekonomik
nuk ndikojnë tek përftueshmëria (ROA/ROE) e bankave. H1: Të paktën një nga faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe
makroekonomik ndikon tek përfitueshmëria (ROA/ROE) e
bankave .
Hipoteza kryesore për modelet
ROA/ROE.
H0: β1=0 Madhësia e bankës nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
H1: β1≠0 Madhësia e bankës ndikon tek përfitueshmëria
Për të testuar lidhjen midis
përfitueshmërisë (ROA/ROE) dhe
madhësisë së bankës.
63
(ROA/ROE) e bankave.
H0: β2=0 Menaxhimi i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
H1: β2 ≠ 0 Menaxhimi i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
Për të testuar lidhjen midis
përfitueshmërisë (ROA/ROE) dhe
menaxhimit të aktiveve.
H0: β3=0 Risku kreditor nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
H1: β3 ≠ 0 Risku kreditor ndikon tek përfitueshmëria (ROA/ROE) e
bankave.
Për të testuar lidhjen midis
përfitueshmërisë (ROA/ROE) dhe
riskut kreditor.
H0: β4=0 Likuiditeti i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
H1: β 4 ≠ 0 Likuiditeti i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
Për të testuar lidhjen midis
përfitueshmërisë (ROA/ROE) dhe
likuiditetit të aktiveve.
H0: β 5=0 Efiçenca operacionale nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
H1: β5 ≠ 0 Efiçenca operacionale ndikon tek përfitueshmëria (ROA/ROE) e bankave.
Për të testuar lidhjen midis
përfitueshmërisë (ROA/ROE) dhe
efiçencës operacionale.
H0: β6=0 Mjaftueshmëria e kapitalit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA/ROE) e bankave.
H1: β6 ≠ 0 Mjaftueshmëria e kapitalit ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
Për të testuar lidhjen midis përfitueshmërisë (ROA/ROE) dhe
mjaftueshmërisë së kapitalit.
H0: β7=0 Kosto e financimit nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
H1: β7 ≠ 0 Kosto e financimit ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
Për të testuar lidhjen midis
përfitueshmërisë (ROA/ROE) dhe
kostos së financimit.
H0: β8=0 Përqëndrimi nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA/ROE)
e bankave.
H1: β8≠0 Përqëndrimi ndikon tek përfitueshmëria (ROA/ROE) e
bankave.
Për të testuar lidhjen midis
përfitueshmërisë (ROA/ROE) dhe
përqëndrimit.
H0: β9=0 Aktiviteti ekonomik nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
H1: β9≠0 Aktiviteti ekonomik ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
Për të testuar lidhjen midis
përfitueshmërisë (ROA/ROE) dhe
aktivitetit ekonomik.
H0: β10=0 Inflacioni nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA/ROE)
e bankave.
H1: β10≠0 Inflacioni ndikon tek përfitueshmëria (ROA/ROE) e
bankave.
Për të testuar lidhjen midis
përfitueshmërisë (ROA/ROE) dhe
inflacionit.
H0: β11=0 Norma e kursit të këmbimit nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROA/ROE) e bankave. H1: β11≠0 Norma e kursit të këmbimit ndikon tek përfitueshmëria
(ROA/ROE) e bankave.
Për të testuar lidhjen midis
përfitueshmërisë (ROA/ROE) dhe normës së kursit të këmbimit.
Burimi: Autori.
64
KAPITULLI I PESTË
5 ANALIZA E TË DHËNAVE DHE GJETJET
Në kapitullin e mëparshëm u prezantua metoda kërkimore e aplikuar në studim, modeli i
përdorur, testet diagnostikuese dhe një përmbledhje e hipotezave bazë dhe nënhipotezave për të
dy modelet e përfitueshmërisë. Ndërsa qëllimi i këtij kapitulli është që të paraqesë rrezultatet e
analizës empirike për matjen e përfitueshmërisë ndërmjet dy treguesve, kthimi nga aktivet dhe
kthimi nga kapitali. Gjatë kapitullit do të analizohen përcaktuesit e përfitimit të bankave
tregtare, duke përdorur të dhënat vjetore të databazës së mbledhur, ku të gjitha variablat janë
trajtuar për çdo periudhë kohore të përfshirë në këtë kërkim. Studimi është i mbështetur në një
segment kohor që shtrihet nga periudha 2009 deri në vitin 2014 dhe merr në konsideratë të
gjitha bankat tregtare17
që operojnë në sistemin bankar në Shqipëri. Objektivi kryesor në
zgjedhjen e kësaj periudhe të veçantë studimore si mostër është se vetëm nga viti 2009 e më tej
mund të flasim për të dhëna homogjene. Më tej është aplikuar analiza diskriminante për të parë
në qoftë se të dhënat e databazës janë më të vërtet të vendosura në grupin e duhur, sipas ndarjes
në grupe të bankave tregtare nga klasifikimi zyrtar i BSH. Që analiza të jetë sa më konsistente në
fund janë analizuar variablat e varur të përfitueshmërisë (ROA/ROE) sipas ndarjes së bankave
në grupe, duke mos marrë në konsideratë ato të dhëna të databazës që nuk ishin në grupin e
duhur. Në seksioni 5.1 do të paraqiten testet që justifikojnë vlefshmërinë e modeleve
(ROA/ROE). Seksioni 5.2 bën një analizë të koefiçëntëve Pearson në matricën e korrelacionit.
Seksioni 5.3 paraqet statistikën përshkruese të të dhënave për modelet e përfitueshmërisë
(ROA/ROE). Në seksionin 5.4 ilustrohet testi i shkakësisë Granger për modelin ROA. Seksioni
5.5 jep rrezultatet e analizës së regresionit për modelin ROA. Seksioni 5.6 interpreton testin e
shkakësisë Granger për modelin ROE. Në seksionin 5.7 paraqiten rrezultatet e analizës së
regresionit për modelin (ROE). Në seksionin 5.8 zbatohet analiza diskriminante tek të dhënat
dhe pastaj analizohen përcaktuesit e përfitueshmërisë (ROA/ROE) të bankave sipas grupeve.
Dhe së fundi, në seksionin 5.9 bëhet një përmbledhje e konkluzioneve të intervistës.
5.1 Testet për vlefshmërinë e modeleve (ROA/ROE).
Para se të vazhdohet më tej me analizën ekonometrike të të dhënave, hapi i parë që do të
ndërmerret është testimi i vlefshmërisë së modeleve (ROA/ROE), duke verifikuar ndërmjet
testeve përkatëse nëqoftëse janë përmbushur supozimet e modelit klasik të regresionit linear
(CLRM).
1. Një nga kriteret që duhet të përmbushin modelet (ROA/ROE) të përzgjedhur është që mbetjet
duhet të jenë rastësore dhe prandaj duhet të studiohet shpërndarja e tyre. Një nga testet më të
zakonshme që aplikohet për normaliten është testi Jarque-Bera. Edhe në rastin e këtij studimi,
17 Sistemi bankar shqiptar përbëhet nga 16 banka tregtare.
65
është përdorur testi JB për normalitetin për të testuar hipotezën zero të supozimeve për
shpërndarjen normale të gabimeve, ku do të vlerësohet vlera p e testit për të kontrolluar
normalitetin e të dhënave dhe gjithashtu do të ilustrohet edhe forma e histogramës. Nëse mbetjet
kanë shpërndarë normale, histograma duhet të jetë në formën e këmbanës (Brooks, 2008).
2
2
2
2 ~4
3
6
KS
nJB
E cila shërben për testimin e hipotezës 2
0 ,0~: NuH i,
Hipoteza përkatëse për këtë test është: H0: Shpërndarja e termit të gabimit është normale.
Rrezultatet për testimin e normalitetit për modelin ROA paraqiten në figurën 5.1 mëposhtë:
Figura 5.1 Testimi për shpërndarje normale për modelin ROA dhe histograma.
Burimi: Llogaritje të autorit.
Për mostrën e studimit me 96 vëzhgime, duke konsideruar nivelin e rëndësisë 5%, në figurën 5.1
shikohet që skeëness është -0.255, kurtosis 2.425 statistika JB 2.36 me probabilitet
0.306790>0.05, që do të thotë se kriteri përmbushet. Gjithashtu, po t’i hedhim një sy edhe
histogramës shikohet se është e ngjashme me formën e këmbonës, që tregon se mbetjet kanë
shpërndarje normale. Pra, meqënëse hipoteza bazë e ngritur qëndron, thuhet që mbetjet e modelit
ROA janë rastësore dhe kanë shpërndarje normale.
Në po të njëjtën mënyrë testojmë modelin ROE për normalitet. Për mostrën e studimit me 96
vëzhgime, duke konsideruar nivelin e rëndësisë 5%, në figurën 5.2 më lart shikohet që skeëness
është 0.099, kurtosis 3.841 statistika JB 2.98 me probabilitet 0.224324>0.05, që do të thotë se
kriteri përmbushet. Përveç rrezultateve empirike, po t’i hedhim një sy edhe histogramës shikohet
se është e ngjashme me formën e këmbonës, që tregon se mbetjet kanë shpërndarje normale. Pra,
meqënëse hipoteza bazë e ngritur qëndron, thuhet që mbetjet e modelit ROE janë rastësore dhe
kanë shpërndarje normale.
Rrezultatet për testimin e normalitetit për modelin ROE paraqiten në figurën 5.2 mëposhtë:
0
2
4
6
8
10
12
-0.010 -0.005 0.000 0.005 0.010
Series: Standardized Residuals
Sample 2009 2014
Observations 96
Mean 3.87e-19
Median 0.000251
Maximum 0.010760
Minimum -0.011892
Std. Dev. 0.005205
Skewness -0.255395
Kurtosis 2.425641
Jarque-Bera 2.363184
Probability 0.306790
66
Figura 5.2 Testimi për shpërndarje normale për modelin ROE dhe histograma.
Burimi: Llogaritje të autorit.
2. Një supozim tjetër i modelit të regresionit linear është që mbetjet duhet të kenë të njëjtën
variancë për disa zgjedhje, pra, duhet të plotësohet kriteri i homoskedasticitetit. Për të testuar për
praninë e heteroskedasticitetit në studim, është përdorur testi më popullor i quajtur testi bardhë
(Ëhite test). Hipoteza përkatëse për këtë test diagnostikues është: H0: Varianca e gabimeve është
homoscedasticite.
Table 5.1 Testimi për heteroskedasticitet për modelin ROA. Testi White18
.
F-statistic 9.668707 Prob. F(74,21) 0.2393
Obs*R-squared 93.26267 Prob. Chi-Square(74) 0.2713
Scaled explained SS 130.9754 Prob. Chi-Square(74) 0.2183
Burimi: Llogaritje të autorit.
Sipas rrezultateve në tabelën 5.1, testi ka llogaritur Obs*R-squared=0.2713 që është më e madhe
se 0.05, pra, hipoteza bazë e ngritur qëndron. Prandaj, thuhet se varianca e gabimeve është
homoskedasticite dhe modeli ROA plotëson kushtin për mbetjet me variancë të njëjtë.
Në po të njëjtën mënyrë testojmë modelin ROE për heteroskedasticitet. Rrezultatet për testimin e
heteroskedasticitetit për modelin ROE paraqiten në tabelën 5.2 mëposhtë:
Table 5.2 Testimi për heteroskedasticitet për modelin ROE. Testi White19
.
F-statistic 1.274416 Prob. F(54,41) 0.2106
Obs*R-squared 60.15904 Prob. Chi-Square(54) 0.2627
Scaled explained SS 49.98005 Prob. Chi-Square(54) 0.6301
Burimi: Llogaritje të autorit.
18 Rrezultatet e plota të testit në apendiks II. 19 Idem.
0
2
4
6
8
10
12
14
-0.010 -0.005 0.000 0.005 0.010
Series: Standardized Residuals
Sample 2009 2014
Observations 96
Mean -7.23e-20
Median 9.44e-05
Maximum 0.012566
Minimum -0.011490
Std. Dev. 0.004120
Skewness 0.099172
Kurtosis 3.841423
Jarque-Bera 2.989329
Probability 0.224324
67
Sipas rrezultateve në tabelën 5.2, testi ka llogaritur Obs*R-squared=0.2627 që është më e madhe
se 0.05, pra, hipoteza bazë e ngritur qëndron. Prandaj, thuhet se varianca e gabimeve është
homoskedasticite dhe modeli ROE plotëson kushtin për mbetjet me variancë të njëjtë.
3. Hapi tjetër për vlefshmërinë e modelit është që termat e gabimit t’i vlerësojmë për
autokorrelacion ose korrelacion serial. Për të testuar termat e gabimit për autokorrelacion
përdorim testin Durbin Watson. Nësë termat e gabimit do të krijojnë korrelacion serial atëherë
koefiçentët e llogaritur me metodën e katrorëve më të vegjël nuk do të jenë efiçent kundrejt
koefiçentëvetë tjerë, edhe nëqoftëse janë linear, të pazhvendosur dhe kanë shpërndarje normale.
Hipoteza përkatëse për këtë test diagnostikues është: H0: Gabimet nuk paraqesin korrelacion
serial. Do të përdoren tabelat e sinjifikancës DW duke konsideruar 95 vëzhgime si përafrimin e
96 vëzhgimeve me 11 variabla shpjeguese për nivelin e rëndësisë 5%, për të përcaktuar vlerat dL
dhe dU, që janë 1.418 dhe 1.93020
respektivisht. Vlerwsohet se intervali dU me 4dU, wshtw
zona ku nuk hidhet hipoteza bazw, pra, 1.930 dhe 2.07.
Tabela 5.3 Testi për autokorrelacionin për modelin ROA. Testi Durbin Watson21
.
Variablat Testi DW
Variablat specifike bankare, të industrisë dhe makroekonomike 1.975
Burimi: Llogaritje të autorit.
Tabela 5.4 Testi për autokorrelacionin për modelin ROE. Testi Durbin Watson.
Variablat Testi DW
Variablat specifike bankare, të industrisë dhe makroekonomike 2.037
Burimi: Llogaritje të autorit.
Duke j’u referuar intervaleve të refuzimit ose jo të testit DW, në figurën 4.1, thuhet që si për
modelin ROA dhe për modelin ROE, vlerat e DW e gjetura në tabelat 5.3 dhe 5.4 për secilin
model janë midis intervalit ku nuk ka autokorrelacion, kështu që nuk e hedhim poshtë hipotezën
bazë. Prandaj, thuhet që gabimet nuk krijojnë autokorrelacion ose korrelacion serial.
4. Dhe së fundi, vlerësojmë formën funksionale të modelit. Hipoteza përkatëse për këtë test
diagnostikues është: H0: Forma funksionale e modelit është lineare. Më poshtë në tabelat 5.5
dhe 5.6 paraqiten rrezultatet e testit për secilin model.
Tabela 5.5 Rrezultatet e testit Reset Ramsey për modelit ROA.
Ramsey RESET
Value Probability
t-statistic 1.737221 0.0861
F-statistic 3.017937 0.0861
Likelihood ratio 3.428663 0.0641 Burimi: Llogaritje të autorit.
20 https://www3.nd.edu/~wevans1/econ30331/Durbin_Watson_tables.pdf 21 Apendiks II.
68
Duke u mbeshtetur në testin Fisher shihet që hipoteza bazë është e vërtetë, meqënëse vlera p
(0.0861) është më e madhe se alpha (0.05). Pra, forma funksionale për modelin ROA është
lineare.
Tabela 5.6 Rezultatet e testit Reset Ramsey për modelit ROE.
Ramsey RESET
Value Probability
t-statistic 1.637000 0.0941
F-statistic 3.017837 0.0961
Likelihood ratio 3.328753 0.0541 Burimi: Llogaritje të autorit.
Duke u mbeshtetur në testin Fisher shihet që hipoteza bazë është e vërtetë, meqënëse vlera p
(0.0941) është më e madhe se alpha (0.05). Pra, forma funksionale për modelin ROE është
lineare. Më poshtë në tabelat 5.7 dhe 5.8 paraqiten rrezultatet përmbledhëse të testeve për
vlefshmërinë e secilin model (ROA/ROE).
Tabela 5.7 Testet për vlefshmërinë e modelit ROA.
Testi Lloji i testit Statistika Hipoteza
Testi i normalitetit Jarque - Bera JB=2.36
Prob 0.306790
Shpërndarja e termave të
gabimit është normale.
Testi i heteroskedasticitetit White Test Obs*R-
squared=0.2713
Mbetjet kanë variancë të
njëjtë.
Testi për autokorrelacion Durbin Watson d>dU
2.039>1.930
Gabimet nuk kanë
korrelacion serial.
Testi për formën funksionale Ramsey RESET Prob 0.0861 Forma funksionale është
lineare.
Burimi: Llogaritje të autorit.
Tabela 5.8 Testet për vlefshmërinë e modelit ROE.
Testi Lloji i testit Statistika Hipoteza
Testi i normalitetit Jarque - Bera JB= 2.98
Prob 0.224324
Shpërndarja e termave të
gabimit është normale.
Testi i heteroskedasticitetit White Test Obs*R-
squared=0.2627
Mbetjet kanë variancë të
njëjtë.
Testi për autokorrelacion Durbin Watson d>dU
2.358>1.930
Gabimet nuk kanë
korrelacion serial.
Testi për formën funksionale Ramsey RESET Prob 0.0941 Forma funksionale është
lineare.
Burimi: Llogaritje të autorit.
Pas testimit të hipotezave për verifikimin e supozimeve të modelit klasik të regresionit linear për
vlefshmërinë e modeleve, u konstatua se hipotezat bazë të ngritura nuk u hodhën poshtë. Prandaj,
me bindje mund të thuhet se modeli linear është më i përshtatshmi nga ana funksionale sipas
testeve të gjeneruara dhe modelet e përdorura për të analizuar lidhjen ndërmjet variablave të
përdorura janë të duhurat.
69
5.2 Analiza e korrelacionit për modelet e përfitueshmërisë (ROA/ROE).
Korrelacioni është një mënyrë për të matur shkallën në të cilën dy ose më shumë variabla janë të
lidhura me njëra-tjetrën. Gjerësisht korrelacioni statistikor më i përdorur është koefiçienti
Pearson, zakonisht quhet korrelacioni Pearson i cili është përdorur edhe në këtë studim.
Koefiçienti i korrelacionit ndërmjet dy variablave varion nga + 1 (dmth, marrëdhënie pozitive
perfekte) në -1 (dmth, marrëdhënie negative perfekte). Në këtë kontekst, për të testuar lidhjen
mes variablit të varur dhe variablave të pavarur në matricën e korrelacionit, kemi parasysh që sa
më i lartë të jetë koefiçenti Pearson aq më e fortë është lidhja. Kurse për të testuar lidhjen midis
variablave të pavarura, kemi parasysh në këtë rast që koefiçenti Pearson duhet të jetë sa më i
vogël, përndryshe një vlerë e lartë midis variablave do ta dëmtonte modelin. Tabela 5.9 më
poshtë tregon matricën e korrelacionit midis variablave të varur ROA/ROE dhe variablave të
pavarura.
Tabela 5.9 Matrica e korrelacionit.
Burimi: Llogaritje të autorit.
Tabela 5.9 paraqet matricën e korrelacionit ndërmjet variablave të varura (ROA/ROE) dhe
variablave të pavarura të konsideruara në studim, në kolonën e parë përshkruhet lidhja midis
ROA dhe gjitha variablave shpjeguese, kurse në kolonën e dytë përshkruhet lidhja midis ROE
dhe gjitha variablave shpjeguese. Në këtë mënyrë analizojmë secilën marrëdhënie duke parë
koefiçentët Pearson dhe vërejmë se lidhja më e fortë pozitive është midis ROA-ROE (0.7), ROA-
AEK (0.527), kurse lidhja negative më e fortë është midis ROA – LIK (-0.505), po ashtu lidhja
pozitive më e fortë është midis ROE-AEK (0.542), kurse lidhja negative më e fortë është midis
ROE – LIK (-0.690).
Ndërsa përsa i përket marrëdhënieve të variablave të pavarura mund të themi se kemi një lidhje
pozitive të moderuar midis NKK dhe MADH (0.446), KAP dhe MAK (0.481) dhe KFN dhe
KAP (0.484). Nga ana tjetër kemi lidhje negative të moderuar midis variablit makroekonomik
INF dhe atij specifik bankar LIK (0.444) dhe mes variablave specifik bankarë LIK dhe MADH
ROA ROE MADH MAK RKR LIK EOP KAP KFN PRQ AEK INF NKK
ROA 1
ROE .700 1
MADH .324 .376 1
MAK .260 .271 -.377 1
RKR -.150 -.108 -.013 -.029 1
LIK -.505 -.690 -.495 .021 -.085 1
EOP .208 .346 .329 -.100 .423 -.418 1
KAP .309 .286 -.188 .481 -.057 .089 .092 1
KFN -.246 -.221 -.404 .215 -.084 .450 -.383 .484 1
PRQ .431 .500 .382 .114 -.137 -.345 .226 .382 .132 1
AEK .527 .542 .317 -.059 .072 -.309 .298 .057 -.316 .263 1
INF .384 .456 .390 .044 .083 -.444 .179 .162 -.101 .472 .307 1
NKK .372 .438 .446 .119 -.112 -.271 .247 .480 .173 .076 .167 .356 1
70
(0.495). Sipas Kennedy (2008) theksohet se ka problem të multikolinearitetit kur koefiçentët e
korrelacionit janë më të mëdhenj se 0.7. Prandaj, këto vlera të ulta në matricën e korrelacionit
vertetojnë përsëri se studimi nuk ka problem të multikolinearitetit.
5.3 Statistika përshkruese e të dhënave për modelet e përfitueshmërisë (ROA/ROE).
Për analizën empirike janë marrë në studim 16 banka tregtare për periudhën 6 vjeçare (2009-
2014), me një bazë të dhënash panel prej 96 vezhgimesh. Për të ndërtuar këtë bazë të dhënash
panel janë përdorur raportet financiare të llogaritura për variablat e varura dhe të pavarura të
marra në konsideratë. Për llogaritjet e raporteve financiare janë përdorur të dhënat nga pasqyrat
financiare të audituara të bankave tregtare, si, bilanci kontabël, pasqyra e të ardhurave dhe
shpenzimeve, sikurse të dhënat për variablat makroekonomike janë përdorur burimet si INSTAT,
BSH dhe Bankscope22
. Të dhënat për të ndërtuar modelin e përfitueshmërisë së bankave
shqiptare në këtë dizertacion, janë analizuar dhe përpunuar duke përdorur softwerët SPSS 22
dhe Eviews 7. Metoda e zakonshme e katrorëve më të vegjël është përdorur për vlerësimin e
modeleve të regresionit linear të shumëfishtë. Sipas Brooks (2008), Verbeek (2004) dhe
Wooldridge (2006), thuhet se modeli me efekte të rastësishme është më i përshtatshëm, kur
subjektet në mostër janë zgjedhur rastësisht nga popullsia, kurse modeli me efekte fikse është më
i besueshëm kur subjektet në mostër përbëjnë të gjithë kuadrin e popullsisë/mostrës. Prandaj,
mostra për këtë studim nuk është zgjedhur rastësisht por ajo është e barabartë me gjithë
popullatën meqënëse janë marrë në konsideratë të gjitha bankat tregtare të sistemit bankar,
prandaj modeli me efekte fikse mendohet se është më i përshtatshëm. Modelet me efekte fikse
rrezultojnë të jenë efiçente pasi ato pasqyrojnë për çdo bankë modele me intercept të ndryshëm.
Për testimin e rëndësisë si për koefiçentët ashtu dhe për modelet e ndërtuara është përdorur një
nivel besueshmërie p = 95% ose niveli rëndësisë 5%. Ndërsa nw studim janw pwrdorur
paraprakisht disa teste qw që masin vlefshmwrinw e modelit si: testin për formën funksionale,
korrelacionin serial, heteroskedasticitetin dhe normalitetin e mbetjeve; R2, i cili shpjegon
variacionin e treguesve të përfitueshmërisë ndaj variablave të marra në studim; Statistika F, për
të treguar se sa i përshtatshëm është modeli etj.
Në tabelën 5.10 më poshtë janë paraqitur rrezultatet për statistikën përshkruese të variablave të
pavarura (specifikë bankarë, specifikë të industrisë dhe makroekonomikë) të përdorur për të
shpjeguar përfitueshmërinë e bankave (ROA dhe ROE) në këtë dizertacion. Variablat e varura
janë ROA dhe ROE, kurse variablat e tjera janë të pavarura si, madhësia e bankës, menaxhimi i
aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti i kapitalit, kosto e
financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit. Për çdo
variabël në tabelë është dhënë mesatarja, devijimi standart, minimumi dhe maksimumi i vlerës.
Tabela 5.10. Statistika përshkruese e variablave.
Nr.
Vëzhg
Mesat. Min Max Dev. st.
ROA 96 .023710 .0023 .0402 .0096
ROE 96 .024589 .0034 .0403 .0092
22 Databazë të dhënash (akses i limituar).
71
MADH 96 22.266814 19.5649 26.0070 1.2950
MAK 96 .112549 .0112 .2803 .0412
RKR 96 .494831 .2153 .7820 .1427
LIK 96 .714353 .5008 2.0000 .1794
EOP 96 .403944 .1818 .6136 .0906
KAP 96 .010401 .0049 .0177 .0030
KFN 96 .023717 .0107 .0597 .0069
PRQ 96 .264667 .1406 .4997 .1121
AEK 96 .090758 -.0200 .1264 .0434
INF 96 .142022 -.1057 .3640 .1268
NKK 96 11.332650 8.5425 18.1947 3.6249
Burimi: Llogaritje të autorit.
Sipas tabelës 5.10, të gjitha variablat e përbërë nga 96 vëzhgime dhe përfitueshmëria e matur në
këtë studim përkatësisht; me ROA dhe ROE tregojnë se bankat shqiptare arriten, mesatarisht,
një fitim pas tatimit pozitiv gjatë gjashtë viteve të marra në analizë23
. Për mostrën totale,
mesatarja e ROA është 2.37% me një minimum prej 0.23% dhe një maksimum prej 4.02%. Kjo
do të thotë se banka më fitimprurëse në mesin e bankave të marra në konsideratë ka fituar 4.02%
të fitimit pas tatimit për një lek të vetëm të investuar në aktivet e firmës. Nga ana tjetër, banka
më pak fitimprurëse e bankave të analizuara ka fituar 0.23 cent të fitimit pas tatimit për çdo lek
të investuar në aktivet e firmës. Statistika për devijimin standard për ROA është (0.0096), e cila
tregon se variacioni i përfitueshmërisë midis bankave të zgjedhura është shumë i vogël. Ky
rrezultat nënkupton se këto banka kanë nevojë për të optimizuar përdorimin e aktiveve të tyre për
rritjen e kthimit të aktiveve.
Për mostrën e konsideruar, mesatarja e ROE është 2.45% me një minimum prej 0.34% dhe një
maksimum prej 4.03%. Kjo do të thotë se banka më fitimprurëse në mesin e bankave të marra në
konsideratë ka fituar 4.03% të fitimit pas tatimit për një lek të vetëm të investuar në kapitalin e
firmës. Ndërkohë që, banka më pak fitimprurëse e bankave të studiuara ka fituar 0.34 cent të
fitimit pas tatimit për çdo lek të investuar në kapitalin e firmës. Statistika për devijimin standard
për ROE është (0.0092), e cila edhe në këtë rast tregon për një variacion të përfitueshmërisë
midis bankave të zgjedhura shumë të vogël. Ky rrezultat nënkupton se këto banka kanë nevojë
për të optimizuar përdorimin e kapitalit të tyre për rritjen e kthimit nga kapitali. Përsa i përket
variablave shpjeguese24
të modelit ka disa statistika interesante që duhet të përmenden.
Përkundër dispersionit të vogël në vlerat minimale dhe maksimale të ROA dhe ROE
mund të shihet një variacion relativisht i lartë në raportin e provizioneve për humbjen e
kredive/totali i kredive (0.1427). Provigjionet që mbajnë bankat tregtare shqiptare për
kreditë e humbura janë mesatarisht 49.5% të totalit të kredive të klasifikuara brenda një
viti. Ku edhe nga të dhënat e BSH niveli i provigjioneve vazhdon të ketë rritje nga viti në
vit, duke shfaqur një rritje më të madhe se rritja e kredive me probleme. Në fund të vitit
23
Edhe sipas treguesve të sistemit bankar gjatë viteve të analizës në punim. Shih kapitullin 2. 24 Madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti i
kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit.
72
2014 raporti provizione për humbjen e kredive/totalit të kredive llogaritet 67.1% nga
65.2% që ishte një vit më parë25
. Prandaj, bankat janë të detyruara të mbajnë veçmas
fonde rezervë për të përballuar humbjet nga rritjet e kredive me probleme, duke ndikuar
kështu negativisht në përfitueshmërinë bankare.
Nga analiza përshkruese e variablave konkludojmë se bankat tregtare në Shqiptari kanë
mjaftueshmërinë e kapitalit, me një mesatare prej 10.4% dhe një devijim standart
(0.0030). Përkundrejt minimumit rregullator të kërkuar nga BSH prej 12%26
, raporti i
mjaftueshmërisë së kapitalit si tregues thelbësor i mbikëqyrjes në fund të 2014 raportohet
16.8%27
. Kjo dëshmon për një kapitalizim të mirë të sistemit bankar shqiptar.
Nga ana tjetër, rezultatet e statistikave përshkruese tregojnë se, raporti i aktiveve likuide
ndaj totalit të aktiveve është 71.4%, mesatarisht, me një minimum prej 50%. Sipas të
dhënave treguesi i likuiditetit arriti ne nivelin 40.4% ne fund te vitit 201428
.
Sipas tabelës 5.1 tregohet gjithashtu se rritja mesatare e PBB-së reale në Shqipëri për
gjashtë vitet e studimit (2009-2014) ka qenë 9.07%, me një maksimum prej 12.64% dhe
një minimum prej -2% me një devijim të vogël standard (0.0434); kjo nënkupton se rritja
ekonomike në Shqipëri gjatë periudhës së vitit 2009 deri në vitin 2014 mbetet relativisht
e qëndrueshme dhe si rezultat i kësaj rritje të qëndrueshme ekonomike, ajo ka tendencë të
kontribuoj pozitivisht në përfitimin e bankave tregtare. Variabli tjetër makroekonomik në
studim është inflacioni, i cili ka deri diku një devijim standart më të lartë (0.126) në
krahasim me PBB; kjo nënkupton se norma e inflacionit në Shqipëri gjatë periudhës së
studimit mbetet disi e paqëndrueshme. Variabli i fundit makroekonomik i përdorur në
këtë studim, ka devijimin standard më të lartë (3.625) krahasuar me variablat e tjera
analizës; kjo nënkupton se norma e kursit të këmbimit gjatë periudhës së studimit mbetet
shumë e paqëndrueshme.
5.4 Testi i shkakësisë Granger për modelin ROA.
Në këtë çështje është përdorur testi i shkakësisë Granger, me qëllim evidentimin në mënyrë
empirike të drejtimit të lidhjes shkakësore midis dy variablave, variablit të varur (ROA) dhe
secilit prej variablave të pavarura. Nw studim, është përdorur testi standart i shkakësisë Granger
(Granger, 1988), që të testohet nëse një tregues ekonomik shkakton një tjetër, duke u përpjekur
të përcaktojë se si vlerat e shkuara të një variabli ndihmojnë në parashikimin e ndryshimeve të
një variabli tjetër. Thuhet se, variabli Y është pasojë Granger e variablit X, nëse variabli X
ndihmon në parashikimin e vlerës së variablit Y. Hipoteza zero që testohet në këtë test është se:
variabli X nuk shkakton Granger variablin Y dhe variabli Y nuk shkakton Granger variablin X.
Shprehja “Granger shkakton” nuk do të thotë se treguesi që shkaktohet është efekt apo rrezultat i
treguesit që shkakton. Kjo pasi shkakësia Granger mat preçedentët dhe përbërjen e informacionit
25 Raporti i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, 2014. 26 Për disa banka ky nivel është kërkuar më i lartë se minimumi rregullator. 27 Tregues ky që i krahasuar me një vit më parë ka shfaqur trend rënës me 1.1 pikë përqindje, duke u kthyer në
nivelin e vitit 2006. 28 Raporti i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, 2014.
73
dinamik të një serie kohore dhe nuk do të thotë shkakësi në kuptimin e mirëfilltë. Nëpërmjet
testit Granger janë testuar hipotezat e mëposhtme për modelin ROA:
1. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROA dhe MADH:
1.1 Ho: ROA nuk shkakton MADH
H1: ROA shkakton MADH
1.2 Ho: MADH nuk shkakton ROA
H1: MADH shkakton ROA
2. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROA dhe MAK:
2.1 Ho: ROA nuk shkakton MAK
H1: ROA shkakton MAK
2.2 Ho: MAK nuk shkakton ROA
H1: MAK shkakton ROA
3. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROA dhe RKR:
3.1 Ho: ROA nuk shkakton RKR
H1: ROA shkakton RKR
3.2 Ho: RKR nuk shkakton ROA
H1: RKR shkakton ROA
4. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROA dhe LIK:
4.1 Ho: ROA nuk shkakton LIK
H1: ROA shkakton LIK
4.2 Ho: LIK nuk shkakton ROA
H1: LIK shkakton ROA
5. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROA dhe EOP:
5.1 Ho: ROA nuk shkakton EOP
H1: ROA shkakton EOP
5.2 Ho: EOP nuk shkakton ROA
H1: EOP shkakton ROA
6. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROA dhe KAP:
6.1 Ho: ROA nuk shkakton KAP
H1: ROA shkakton KAP
6.2 Ho: KAP nuk shkakton ROA
H1: KAP shkakton ROA
7. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROA dhe KFN:
7.1 Ho: ROA nuk shkakton KFN
H1: ROA shkakton KF
7.2 Ho: KFN nuk shkakton ROA
H1: KFN shkakton ROA
8. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROA dhe PRQ:
74
8.1 Ho: ROA nuk shkakton PRQ
H1: ROA shkakton PRQ
8.2 Ho: PRQ nuk shkakton ROA
H1: PRQ shkakton ROA
9. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROA dhe AEK:
9.1 Ho: ROA nuk shkakton AEK
H1: ROA shkakton AEK
9.2 Ho: AEK nuk shkakton ROA
H1: AEK shkakton ROA
10. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROA dhe INF:
10.1 Ho: ROA nuk shkakton INF
H1: ROA shkakton INF
10.2 Ho: INF nuk shkakton ROA
H1: INF shkakton ROA
11. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROA dhe NKK:
11.1 Ho: ROA nuk shkakton NKK
H1: ROA shkakton NKK
11.2 Ho: NKK nuk shkakton ROA
H1: NKK shkakton ROA
Testimi i hipotezave mund të kryhet duke u bazuar në krahasimin e vlerës p (e cila gjendet në
tabelën e testit Granger), ku në qoftëse vlera p>α=0.05 => H0 nuk hidhet poshtë.
Nga rrezultatet e testit Granger29
për modelin ROA, për hipotezën 1.1 të testit Granger vërejmë
se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.8072) është më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, që
do të thotë se ka evidenca të mjaftueshme që hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke konkluduar
se, ROA nuk shkakton MADH. Ndërsa për hipotezën 1.2 vërejmë se vlera p (0.0062) është më e
vogël se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidence të mjaftueshme të pranojmë se,
hipoteza bazë hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se: MADH ndikon në vlerën e ROA
në periudha afatshkurtëra. Për hipotezën 2.1 të testit Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të
parë vlera p (0.3023) është më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca që
hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke konkluduar se, ROA nuk shkakton MAK. Ndërsa për
hipotezën 2.2 vërejmë se vlera p (0.0214) është më e vogël se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon
që ka evidence të pranojmë se, hipoteza bazë hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se:
MAK ndikon në vlerën e ROA. Për hipotezën 3.1 të testit Ganger vërejmë se në të dhënat e
rreshtit të parë vlera p (0.6658) është më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka
evidenca që hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke konkluduar se, ROA nuk shkakton RKR.
Ndërsa për hipotezën 3.2 vërejmë se vlera p (0.0384) është më e vogël se niveli i rëndësisë 5%,
kjo tregon që ka evidence të pranojmë se, hipoteza bazë hidhet poshtë, duke arritur në
konkluzionin se: RKR ndikon në vlerën e ROA. Për hipotezën 4.1 të testit Granger vërejmë se në
të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.0581) është pak më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, që do
të thotë se ka evidenca që hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke konkluduar se, ROA nuk
29 Rrezultatet e plota të Testit Ganger për modelin ROA, në apendiks II tabela 5.11.
75
shkakton LIK. Ndërsa për hipotezën 4.2 vërejmë se vlera p (0.0076) është më e vogël se niveli i
rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të pranojmë se, hipoteza bazë hidhet poshtë, duke
arritur në konkluzionin se: LIK ndikon në vlerën e ROA. Për hipotezën 5.1 të testit Granger
vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.1797) është më e madhe se niveli i rëndësisë
5%, që do të thotë se ka evidenca që hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke konkluduar se, ROA
nuk shkakton EOP. Ndërsa për hipotezën 5.2 vërejmë se vlera p (0.0479) është më e vogël se
niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të pranojmë se, hipoteza bazë hidhet poshtë,
duke arritur në konkluzionin se: EOP ndikon në vlerën e ROA. Për hipotezën 6.1 të testit
Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.0061) është më e vogël se niveli i
rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca që hipoteza bazë hidhet poshtë, duke konkluduar se,
ROA shkakton EOP. Ndërsa për hipotezën 6.2 vërejmë se vlera p (0.0013) është më e vogël se
niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të pranojmë se, hipoteza bazë hidhet poshtë,
duke arritur në konkluzionin se: EOP ndikon në vlerën e ROA. Për hipotezën 7.1 të testit
Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.0443) është më e vogël se niveli i
rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca që hipoteza bazë hidhet poshtë, duke konkluduar se,
ROA shkakton KFN. Ndërsa për hipotezën 7.2 vërejmë se vlera p (0.0024) është më e vogël se
niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të pranojmë se, hipoteza bazë hidhet poshtë,
duke arritur në konkluzionin se: KFN ndikon në vlerën e ROA. Për hipotezën 8.1 të testit
Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.4464) është më e madhe se niveli i
rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca që hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke konkluduar
se, ROA nuk shkakton PRQ. Ndërsa për hipotezën 8.2 vërejmë se vlera p (0.6797) përsëri është
më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të pranojmë se, hipoteza bazë
nuk hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se: PRQ nuk shkakton ROA. Për hipotezën 9.1 të
testit Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.3828) është më e madhe se
niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca që hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke
konkluduar se, ROA nuk shkakton AEK. Ndërsa për hipotezën 9.2 vërejmë se vlera p (0.7635)
përsëri është më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të pranojmë se,
hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se: AEK nuk shkakton ROA. Për
hipotezën 10.1 të testit Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.0065) është
më e vogël se niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca që hipoteza bazë hidhet poshtë,
duke konkluduar se, ROA shkakton INF. Ndërsa për hipotezën 10.2 vërejmë se vlera p (0.0058)
përsëri është më e vogël se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të pranojmë se,
hipoteza bazë hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se: AEK shkakton ROA. Për hipotezën
11.1 të testit Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.6054) është më e
madhe se niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca që hipoteza bazë nuk hidhet poshtë,
duke konkluduar se, ROA nuk shkakton NKK. Ndërsa për hipotezën 11.2 vërejmë se vlera p
(0.0591) përsëri është më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të
pranojmë se, hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se: NKK nuk
shkakton ROA.
5.5 Rrezultatet e analizës së regresionit për modelin (ROA).
Rrezultatet e vlerësimit të analizës së regresionit për modelin e parë (ku si variabël i varur është
përdorur kthimi nga aktivet), me të dhënat panel të përdorura janë paraqitur në tabelën 5.12. Nga
rrezultatet e gjeneruara nga softwari Eviews mund të vërejmë se statistika R2 dhe R
2 e korrigjuar
e modelit janë 56.6% dhe 50.9% respektivisht. Rezultati tregon se ndryshimet në variablat e
76
pavarura shpjegojnë 50.9% të ndryshimeve në variablin e varur (ROA). Domethënë, variablat e
pavarura të përdorura për analizën si madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor,
likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti i kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi,
aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit shpjegojnë 56.6% të ndryshimeve
në përfitueshmërinë e bankave të matur me kthimin nga aktivet. Pjesa e mbetur prej 49.1% e
ndryshimeve shpjegohet nga faktorë të tjerë që nuk janë përfshirë në model. Kështu këto variabla
bashkërisht, duket të jenë variabla të mirë shpjeguese të përfitimit të bankave tregtare në
Shqipëri.
Në tabelën 5.12 jepet informacion mbi koefiçientët e variablave të pavarur të modelit, statistikën
e studentit dhe Fisher si dhe vlerat e sinjifikancës së secilit prej tyre. Sipas rezultateve të
mëposhtme të analizës së regresionit, koefiçienti beta mund të jetë negativ ose pozitiv; beta
tregon për nivelin e ndikimit të secilit variabël në variablin e varur (ROA) kur variablat e tjerë
mbahen në nivele konstante; vlera p tregon probabilitetin e llojit të dytë, vlerat R2 tregon fuqinë
shpjeguese të modelit. Përsa i përket vlerës së sinjifkancës së statitikës Fisher ajo është (0.000),
që tregon rëndësinë e fortë statistikore të modelit të vlerësuar, e cila zgjeron besueshmërinë dhe
vlefshmërinë e modelit ROA.
Duke ju referuar, tabelës 5.12, të statistikës së regresionit, vërejmë se risku kreditor ka një
marrëdhënie negative me përfitueshëwrinë (ROA) dhe është statistikisht i rëndësishëm në 5%.
Kështu, rritja riskut kreditor me një njësi do të çojë në një rënie të ROA përkatësisht me 0.0131
njësi.
Nga ana tjetër madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, mjaftueshmëria e kapitalit dhe aktiviteti
ekonomik, kanë një lidhje pozitive më përfitueshmërinë e bankës, përkatësisht me koefiçentët
(0.001949), (0.058057), (1.064200), (0.081546) dhe (0.081546). Kështu, rritja e madhësisë së
bankës, menaxhimit të aktiveve, mjaftueshmërisë së kapitalit dhe aktivitetit ekonomik me një
njësi do të çojë në një rritje të ROA përkatësisht me 0.001949, 0.058057, 1.064200 dhe 0.081546
njësi.
Bazuar në rrezultatet e paraqitura në tabelën 5.12, në grupin e variablave të pavarura, ato
specifikë bankarë si menaxhimi i aktiveve (MAK) dhe mjaftueshmëria e kapitalit (KAP) kanë
ndikim të rëndësishëm statistikor në përfitueshmërinë bankare (ROA), përkatësisht në nivelin e
rëndësisë 1%. Variabli i pavarur, menaxhimi i aktiveve ka një lidhje pozitive me treguesin e
përfitueshmërisë (ROA), mbështetur edhe nga studimeve të autorëve të tjerë si Miller dhe Noulas
(1997); Chirwa, (2003); Sufian dhe Habibullah (2009); (Indranarain, 2009).
Nga ana tjetër, variabli raporti i kapitalit dhe përfitueshmëria e bankave të shprehur me ROA
kanë një lidhje positive midis tyre, rrezultate të pritshme dhe të ngjashme me studime të autorëve
të tjerë si, Spathis, (2002), Athanasoglou, Brissimis, dhe Delis, (2002); Naceur, (2003);
Kosmidou, (2008); Wanzenried, (2010); Karkrah dhe Ameyaw, (2010); Syafri, (2012); Obamuy,
(2013); Ongore dhe Kusa, (2013). Pritet që sa më i lartë të jetë raporti i kapitalit ndaj totalit të
aktiveve, aq më e mirëkapitalizuar është banka si rrjedhim banka përballet me kosto më të ulët
ndaj falimentimit (duke qënë se mjaftueshmëria e kapitalit është një raport që tregon për aftësinë
e bankës për të absorbuar humbjet dhe trajtuar ekspozimin e rrezikut me aksionerët) meqënëse ka
më pak rrezik, aq më e ulët është nevoja për financime të huaja dhe për këtë arsye aq më i lartë
është përfitimi i bankës. Ku sigurisht, që një nivel më i lartë i raportit të kapitalit (ku, ky raport
nxjerr në pah mjaftueshmërinë e kapitalit dhe tregon për qëndrueshmërinë e institucionit
financiar), nxit për një nivel më të lartë të përfimit, dhe në këtë mënyrë një bankë mund t’i
përmbahet lehtësisht standarteve të kapitalit rregullator, duke ofruar si kredi, kapitalin e tepërt.
77
Tabela 5.12. Analiza e regresionit për modelin ROA.
Dependent variable: ROA
Method: Panel Least Squares
Variable Coefficient Std. Error t-Statistic Prob.
C -0.026813 0.025354 -1.057544 0.2933
MADH 0.001949 0.001068 1.825340 0.0715
MAK 0.058057 0.021729 2.671866 0.0091
RKR -0.013100 0.005839 -2.243605 0.0275
LIK -0.009329 0.006910 -1.350195 0.1806
EOP -0.005847 0.010994 -0.531782 0.5963
KAP 1.064200 0.381358 2.790557 0.0065
KFN -0.216281 0.191121 -1.131645 0.2610
PRQ -0.055812 0.044213 -1.262357 0.2103
AEK 0.081546 0.020542 3.969718 0.0002
INF 0.011908 0.007973 1.493613 0.1390 NKK 0.001398 0.001232 1.134442 0.2598
R-squared 0.566116 Mean dependent var 0.023710
Adjusted R-squared 0.509298 S.D. dependent var 0.009657
S.E. of regression 0.006765 Akaike info criterion -7.037617
Sum squared resid 0.003844 Schwarz criterion -6.717073
Log likelihood 349.8056 Hannan-Quinn criter. -6.908048
F-statistic 9.963662 Durbin-Watson stat 1.975234
Prob(F-statistic) 0.000000
Burimi: Llogaritje të autorit.
Risku kreditor (0.0275) në studim është i rëndësishëm në nivelin e rëndësisë 5% dhe ekziston një
lidhje negative midis tij dhe përfitueshmërisë (ROA) në banka. Risku kreditor, deri tani është
risku më i rëndësishëm me të cilin përballen bankat dhe suksesi i biznesit të tyre varet nga matja
e saktë dhe menaxhimi efiçent i tij, në një masë më të madhe se çdo lloj risku tjetër (Giesecke,
2004). Rritja e riskut të kredisë do të rrit koston marxhinale të borxhit dhe kapitalit, të cilat nga
ana tjetër e rritin koston e fondeve për bankën (Agoraki, Delis dhe Pasiouras, 2011). Për të matur
riskun e kredisë, ka disa raporte të përdorura nga hulumtuesit. Në këtë studim risku i kredisë
është matur nga provizionet për humbjen e kredive ndaj totalit të kredive (Altunbas, 2005). Pritej
që risku kreditor të kishte një ndikim negative mbi përfitueshmërinë (ROA) duke interpretuar
konceptin se sa më shumë kredi të këqija të ketë banka aq më shumë do të reduktohet
përfitueshmëria e saj. Ky është një përfundim i ngjashëm edhe me studime të autorëve të tjerë si
Uchendu, (1995); Sabo, (2007); Abdou, El-Masry dhe Pointon, (2007); Kyj dhe Isik, (2008);
Radulescu dhe Tanascovici, (2012); Kanas, Vasiliou dhe Eriotis, (2012); Bolt, Haan,
Hoeberichts, Oordt dhe Swank, (2012).
Rrezultatet nga analiza empirike tregojnë se midis madhësisë së bankës dhe përfitueshmërisë
(ROA) ka një lidhje statistikore (0.0715) të rëndësishme në nivelin 10%, dhe ato janë lidhur
pozitivisht midis tyre. Një marrëdhënie pozitive tregon se banka gëzon ekonominë e shkallës, e
cila zvogëlon koston e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit. Ky përfundim refletohet edhe
sipas të dhënave në litëraturë, nga studime të autorëve të tjerë si Hanweck dhe Humphrey,
(1987); Boyd dhe Runkle, (1993); Miller dhe Noulas, (1997); Athanasoglou, Brissimis dhe Delis,
(2008); Sufian et al., (2008), Srairi, (2008); Andreas dhe Gabrielle, (2011).
78
Aktiviteti ekonomik (0.0002) si një faktor makroekonomik në studim është statistikisht i
rëndësishëm me nivelin e rëndësisë 1% dhe është i lidhur pozitivisht me përfitueshmërinë (ROA)
sikurse evidentohet edhe nga provat empirike të autorëve të tjerë si Alexiou dhe Sofoklis, (2009);
Zainol dhe Kassim, (2010).
Mbështetur në analizën e regresionit për modelin ROA, likuiditeti i aktiveve (0.1816) është i
parëndësishëm si dhe lidhet negativisht me përfitueshmërinë (ROA) të bankave. Mbajtja e
aktiveve në një formë shumë likuide ka tendencë për të ulur të ardhurat, pasi aktivet likuide janë
të lidhura me norma më të ulëta të kthimit. Kështu që ulja e nivelit të aktiveve likuide do të sjell
në mënyrë të pashmangshme edhe rritjen e fitimit. Edhe sipas hulumtimit në literaturë nga
Heffernan dhe Fu (2008) dhe Syafri (2012) pritej një marrëdhënie e anasjelltë midis likuiditetit të
aktiveve dhe përfitueshmërisë bankare.
Të dhënat nga analiza empirike për raportin kosto të ardhura (0.5986) tregojnë që është një
variabël i parëndësishëm, por që është i lidhur negativisht më përfitueshmërinë. Ky faktor është
përdorur si një tregues i aftësisë së drejtimit për të kontrolluar kostot dhe siç pritej ai ka një lidhje
negative me fitimin, pasi menaxhimi i përmirësuar i këtyre shpenzimeve do të rrisë efiçencën
dhe për këtë arsye do të rrit fitimet në banka. Edhe sipas studimeve të tjera nga Agusma,
Monroe, Gasbarr dhe Zumwalt, (2008); Davcev dhe Hourvouliades, (2009) dhe Ponce, (2012),
pritej një marrëdhënie negative midis variablave.
Kosto e financimit (0.262) rrezulton statistikisht e parëndësishme por negative në marrëdhënien
e saj më përfitimin (ROA), duke konkluduar se një kosto më e ulët pritet të gjenerojë një kthim
më të mirë, kur fondet janë vendosur në formë afatshkurtër dhe afatgjatë si kredi për huamarrësit.
Rrezultate të pritshme edhe nga hulumtimet e autorëve Claessens dhe Hore, (2012) dhe
Lindblom, Olsson dhe Willesson, (2011).
Përqëndrimi (0.2103) si i vetmi variabël specifik i industrisë nuk është statistikisht i rëndësishëm
për fitimin (ROA) në bankat tregtare dhe ka një lidhje negative me të, përfundim i ngjashëm me
studimin e Berger (1995). Pavarësisht se nga literatura nuk ka një përfundim të qartë për lidhjen
e përqëndrimit me përfitueshmërinë sepse psh. sipas Naceur (2003), pritej një marrëdhënie
pozitive midis variablit shpjegues dhe ROA. Sa më shumë e përqendruar të jetë industria, aq më
e madhe do të jetë fuqia monopoliste e firmave. Kjo, nga ana tjetër, përmirëson marzhet e fitimit
të bankave.
Ndërsa faktorët makroekonomik inflacioni (0.1390) dhe norma e kursit të këmbimit (0.2598) nuk
janë statistikisht të rëndësishme me ROA si variabël i varur për të matur përfitueshmërinë dhe
ekziston një lidhje positive midis tyre. Edhe sipas literaturës autorë si Huizinga, (1999); Sudin,
(2004); Pasiouras dhe Kosmidou, (2007); Uhomoibhi, (2008); Karkrah dhe Ameyaw, (2010);
Goaied, (2010), inflacioni mund të ushtrojë një efekt pozitiv në përfitim, ku, një rritje në
inflacion bën që bankat të rritin normën e kreditimit për të kompensuar ndonjë kosto të lidhur me
të, në mënyrë që të kenë të ardhura më të larta. Në lidhje me literaturën e mëparshme rrezultatet
për koefiçentët pozitiv të normës së kursit të këmbimbit ndaj ROA, janë të ngjashme me
studimet e kërkuesve Evans (2014) dhe Kekilli (2013). Modeli ekonometrik ROA shkruhet si
mëposhtë:
79
ROAit = -0.026813 + 0.001949 (MADH)it + 0.058057 (MAK)it - 0.013100 (RKR)it -0.009329
(LIK)it - 0.005847 (EOP)it + 1.064200 (KAP)it - 0.216281 (KFN)it - 0.055812 (PRQ)it + 0.081546
(AEK)t + 0.011908 (INF)t + 0.001398 (NKK)t + εit
(Ekuacioni 5.1)
Në modelin ekonometrik ROA konstatojmë që pesë variabla janë statistikisht të rëndësishme në
1%, 5% dhe 10% nivel rëndësie. Më poshtë jepen disa konkluzione për modelin ROA.
Madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, mjaftueshmëria e kapitalit dhe aktiviteti
ekonomik kanë koefiçientët pozitiv përkatësisht me vlerat 0.001949, 0.058057, 1.064200
dhe 0.081546, duke nënkupton që për një rritje prej 1 njësi të madhësisë së bankës,
menaxhimit të aktiveve, mjaftueshmërisë së kapitalit dhe aktivitetit ekonomik,
përfitueshmëria rritet me 0.001949, 0.058057, 1.064200 dhe 0.081546 njësi
respektivisht.
Risku kreditor ka koefiçient negativ përkatësisht prej 0.013100 duke nënkupton që për
një rritje prej 1 njësi të riskut kreditor, bën që përfitueshmëria të zvoglohet me 0.013100
njësi.
5.6 Testi i shkakësisë Granger për modelin ROE.
Në këtë çështje është përdorur testi i shkakësisë Granger, me qëllim evidentimin e drejtimit të
shkakësisë Granger midis dy variablave, variablit të varur (ROE) dhe secilit prej variablave të
pavarura. Qëllimi i përdorimit të testit standart të shkakësisë Granger (Granger, 1988), është që
të testohet nëse një tregues ekonomik shakton një tjetër, duke u përpjekur të përcaktohet se si
vlerat e shkuara të një variabli ndihmojnë në parashikimin e ndryshimeve të një variabli tjetër.
Nëpërmjet testit Granger janë testuar hipotezat e mëposhtme për modelin ROE:
1. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROE dhe MADH:
1.1 Ho: MADH nuk shkakton ROE
H1: MADH shkakton ROE
1.2 Ho: ROE nuk shkakton MADH
H1: ROE shkakton MADH
2. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROE dhe MAK:
2.1 Ho: MAK nuk shkakton ROE
H1: MAK shkakton ROE
2.2 Ho: ROE nuk shkakton MAK
H1: ROE shkakton MAK
3. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROE dhe RKR:
3.1 Ho: RKR nuk shkakton ROE
H1: RKR shkakton ROE
3.2 Ho: ROE nuk shkakton RKR
H1: ROE shkakton RKR
4. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROE dhe LIK:
4.1 Ho: LIK nuk shkakton ROE
80
H1: LIK shkakton ROE
4.2 Ho: ROE nuk shkakton LIK
H1: ROE shkakton LIK
5. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROE dhe EOP:
5.1 Ho: EOP nuk shkakton ROE
H1: EOP shkakton ROE
5.2 Ho: ROE nuk shkakton EOP
H1: ROE shkakton EOP
6. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROE dhe KAP:
6.1 Ho: KAP nuk shkakton ROE
H1: KAP shkakton ROE
6.2 Ho: ROE nuk shkakton KAP
H1: ROE shkakton KAP
7. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROE dhe KFN:
7.1 Ho: KFN nuk shkakton ROE
H1: KFN shkakton ROE
7.2 Ho: ROE nuk shkakton KFN
H1: ROE shkakton KFN
8. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROE dhe PRQ:
8.1 Ho: PRQ nuk shkakton ROE
H1: PRQ shkakton ROE
8.2 Ho: ROE nuk shkakton PRQ
H1: ROE shkakton PRQ
9. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROE dhe AEK:
9.1 Ho: AEK nuk shkakton ROE
H1: AEK shkakton ROE
9.2 Ho: ROE nuk shkakton AEK
H1: ROE shkakton AEK
10. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROE dhe INF:
10.1 Ho: INF nuk shkakton ROE
H1: INF shkakton ROE
10.2 Ho: ROE nuk shkakton INF
H1: ROE shkakton INF
11. Hipoteza mbi lidhjen shkakësore, midis ROE dhe NKK:
11.1 Ho: NKK nuk shkakton ROE
H1: NKK shkakton ROE
11.2 Ho: ROE nuk shkakton NKK
H1: ROE shkakton NKK
81
Testimi i hipotezave mund të kryhet duke u bazuar në krahasimin e vlerës p (e cila gjendet në
tabelën e testit Granger), ku në qoftëse vlera p>α=0.05 => H0 nuk hidhet poshtë.
Nga rrezultatet e testit Granger30
për modelin ROE, për hipotezën 1.1 të testit Granger vërejmë
se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.0043) është më e vogël se niveli i rëndësisë 5%, që
do të thotë se ka evidenca të mjaftueshme që hipoteza bazë hidhet poshtë, duke konkluduar se,
MADH ndikon në vlerën e ROE në periudha afatshkurtëra. Ndërsa për hipotezën 1.2 vërejmë se
vlera p (0.3509) është më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të
mjaftueshme të pranojmë se, hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se:
ROE nuk shkakton MADH. Për hipotezën 2.1 të testit Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit
të parë vlera p (0.0045) është më e vogël se niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca
të mjaftueshme që hipoteza bazë hidhet poshtë, duke konkluduar se, MAK ndikon në vlerën e
ROE. Ndërsa për hipotezën 2.2 vërejmë se vlera p (0.3607) është më e madhe se niveli i
rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të mjaftueshme të pranojmë se, hipoteza bazë nuk
hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se: ROE nuk shkakton MAK. Për hipotezën 3.1 të
testit Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.0006) është më e vogël se
niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca të mjaftueshme që hipoteza bazë hidhet
poshtë, duke konkluduar se, RKR ndikon në vlerën e ROE. Ndërsa për hipotezën 3.2 vërejmë se
vlera p (0.0662) është më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të
mjaftueshme të pranojmë se, hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se:
ROE nuk shkakton RKR. Për hipotezën 4.1 të testit Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të
parë vlera p (0.0007) është më e vogël se niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca të
mjaftueshme që hipoteza bazë hidhet poshtë, duke konkluduar se, LIK ndikon në vlerën e ROE.
Ndërsa përsëri për hipotezën 4.2 vërejmë se vlera p (0.0327) është më e vogël se niveli i
rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të mjaftueshme të pranojmë se, hipoteza bazë hidhet
poshtë, duke arritur në konkluzionin se: ROE shkakton LIK. Për hipotezën 5.1 të testit Granger
vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.0000) është më e vogël se niveli i rëndësisë
5%, që do të thotë se ka evidenca të mjaftueshme që hipoteza bazë hidhet poshtë, duke
konkluduar se, EOP ndikon në vlerën e ROE. Ndërsa për hipotezën 5.2 vërejmë se vlera p
(0.3955) është më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të mjaftueshme të
pranojmë se, hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se: ROE nuk
shkakton EOP. Për hipotezën 6.1 të testit Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë
vlera p (0.0071) është më e vogël se niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca të
mjaftueshme që hipoteza bazë hidhet poshtë, duke konkluduar se, KAP ndikon në vlerën e ROE.
Ndërsa për hipotezën 6.2 vërejmë se vlera p (0.0023) është më e vogël se niveli i rëndësisë 5%,
kjo tregon që ka evidenca të mjaftueshme të pranojmë se, hipoteza bazë hidhet poshtë, duke
arritur në konkluzionin se: ROE shkakton KAP. Për hipotezën 7.1 të testit Granger vërejmë se
në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.0006) është më e vogël se niveli i rëndësisë 5%, që do
të thotë se ka evidenca të mjaftueshme që hipoteza bazë hidhet poshtë, duke konkluduar se, KFN
ndikon në vlerën e ROE. Ndërsa për hipotezën 7.2 vërejmë se vlera p (0.1741) është më e madhe
se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të mjaftueshme të pranojmë se, hipoteza bazë
nuk hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se: ROE nuk shkakton KFN. Për hipotezën 8.1
të testit Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.4262) është më e madhe se
niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca të mjaftueshme që hipoteza bazë nuk hidhet
poshtë, duke konkluduar se, PRQ nuk ndikon në vlerën e ROE. Ndërsa për hipotezën 8.2
30 Rrezultatet e plota të Testit Ganger për modelin ROE, në apendiks II tabela 5.13.
82
vërejmë se vlera p (0.7287) është më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca
të mjaftueshme të pranojmë se, hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se:
ROE nuk shkakton PRQ. Për hipotezën 9.1 të testit Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të
parë vlera p (0.3828) është më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca të
mjaftueshme që hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke konkluduar se, AEK nuk ndikon në
vlerën e ROE. Ndërsa për hipotezën 9.2 vërejmë se vlera p (0.0012) është më e vogël se niveli i
rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të mjaftueshme të pranojmë se, hipoteza bazë hidhet
poshtë, duke arritur në konkluzionin se: ROE shkakton AEK. Për hipotezën 10.1 të testit
Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera p (0.0075) është më e vogël se niveli i
rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca të mjaftueshme që hipoteza bazë hidhet poshtë, duke
konkluduar se, INF ndikon në vlerën e ROE. Ndërsa për hipotezën 10.2 vërejmë se vlera p
(0.0068) është më e vogël se niveli i rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të mjaftueshme të
pranojmë se, hipoteza bazë hidhet poshtë, duke arritur në konkluzionin se: ROE shkakton INF.
Dhe së fundi, për hipotezën 11.1 të testit Granger vërejmë se në të dhënat e rreshtit të parë vlera
p (0.6054) është më e madhe se niveli i rëndësisë 5%, që do të thotë se ka evidenca të
mjaftueshme që hipoteza bazë nuk hidhet poshtë, duke konkluduar se, NKK nuk ndikon në
vlerën e ROE. Ndërsa për hipotezën 11.2 vërejmë se vlera p (0.0491) është më e vogël se niveli i
rëndësisë 5%, kjo tregon që ka evidenca të mjaftueshme të pranojmë se, hipoteza bazë hidhet
poshtë, duke arritur në konkluzionin se: ROE shkakton NKK.
5.7 Rrezultatet e analizës së regresionit për modelin (ROE).
Rrezultatet e vlerësimit të analizës së regresionit për modelin e dytë (ku si variabël i varur është
përdorur kthimi nga kapitali), me të dhënat panel të përdorura janë paraqitur në tabelën 5.14.
Nga rrezultatet e gjeneruara nga softwari Eviews mund të vërejmë se statistika R2 dhe R
2 e
përshtatur e modelit janë 75.4% dhe 72.2% respektivisht. Rrezultati tregon se ndryshimet në
variablat e pavarura shpjegojnë 75.4% të ndryshimeve në variablin e varur (ROE). Domethënë
madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca
operacionale, raporti i kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni
dhe norma e kursit të këmbimit shpjegojnë 75.4% të ndryshimeve në përfitueshmërinë e bankave
të matur me kthimin nga kapitali. Pjesa e mbetur prej 24.6% e ndryshimeve është shpjeguar nga
faktorë të tjerë që nuk janë përfshirë në model. Prandaj, variablat së bashku, janë variabla të
shumë të mira shpjeguese të përfitimit të bankave tregtare në Shqipëri.
Tabela 5.14. Analiza e regresionit për modelin ROE.
Dependent Variable: ROE
Method: Panel Least Squares
Variable Coefficient Std. Error t-Statistic Prob. C -0.021675 0.018340 -1.181822 0.2406
MADH 0.002027 0.000772 2.624454 0.0103
MAK 0.067374 0.015718 4.286383 0.0000
RKR -0.017036 0.004224 -4.033350 0.0001
LIK -0.034726 0.004998 -6.947471 0.0000
EOP -0.019486 0.007953 2.450168 0.0164
KAP 0.378384 0.275864 1.371631 0.1738
KFN -0.486624 0.138252 3.519831 0.0007
83
PRQ -0.045932 0.031982 -1.436171 0.1547
AEK 0.055227 0.014859 3.716641 0.0004
INF -0.007600 0.005767 1.317877 0.1911
NKK 0.000839 0.000891 0.941226 0.3493
R-squared 0.754095 Mean dependent var 0.024597
Adjusted R-squared 0.721893 S.D. dependent var 0.009280
S.E. of regression 0.004894 Akaike info criterion -7.685274
Sum squared resid 0.002012 Schwarz criterion -7.364731
Log likelihood 380.8932 Hannan-Quinn criter. -7.555705
F-statistic 23.41774 Durbin-Watson stat 2.037458
Prob(F-statistic) 0.000000
Burimi: Llogaritje të autorit.
Në tabelën 5.14 jepet informacion mbi koefiçientët e variablave të pavarur të modelit ROE,
statistikën e studentit dhe Fisher si dhe vlerat e sinjifikancës së tyre. Sipas rrezultateve të
mësipërme të analizës së regresionit, koefiçienti beta mund të jetë negativ ose pozitiv; beta
tregon për nivelin e ndikimit të secilit variabël në variablin e varur (ROE); vlera p tregon në
çfarë përqindje apo niveli rëndësie secili variabël është i rëndësishëm; vlera R2 tregon fuqinë
shpjeguese të modelit. Përsa i përket vlerës së sinjifikancës së statitikës Fisher ajo është (0.000),
që tregon rëndësinë e fortë statistikore të modelit të vlerësuar, e cila zgjeron besueshmërinë dhe
vlefshmërinë e modelit të parë (ROE).
Duke ju referuar, tabelës 5.14 më lart, të analizës së regresionit, vërejmë se risku kreditor,
likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale dhe kosto e financimit ndaj ROE janë negativë
prandaj koefiçientët për këto variabla janë negativë, respektivisht, (0.017036), (0.034726),
(0.019486) dhe (0.486624). Kjo tregon se ka një marrëdhënie të anasjelltë ndërmjet tre
variablave të pavarura të lartpërmendura dhe ROE. Kështu, rritja me një njësi e riskut kreditor,
likuiditetit të aktiveve dhe efiçencës operacionale do të çojë në një rënie të ROE me 0.017036,
0.034726, 0.019486 dhe 0.486624 njësi respektivisht.
Nga ana tjetër madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve dhe aktiviteti ekonomik, kanë një
marrëdhënie pozitive më përfitueshmërinë e bankës, përkatësisht me koefiçentët (0.002027),
(0.067374) dhe (0.055227). Kjo tregon se ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis katwr
variablave të pavarura të mësipërme dhe ROE. Kështu, rritja me një njësi e madhësisë së bankës,
menaxhimit të aktiveve, kostos së financimit dhe aktivitetit ekonomik do të çojë në një rritje të
ROE me 0.002027, 0.067374 dhe 0.055227 njësi respektivisht.
Në modelin e dytë të regresionit, përfitueshmëria është matur me treguesin ROE (kthimi nga
kapitali), ku madhësia e bankës (0.0103) vlerësohet se ka një ndikim statistikor të fortë me një
nivel rëndësie 1% tek përfitueshmëria, dhe është pozitive, sikurse pritej edhe nga studime të tjera
në literaturë nga Hanweck dhe Humphrey, (1987); Boyd dhe Runkle, (1993); Miller dhe Noulas,
(1997); Athanasoglou, Brissimis dhe Delis ( 2008); Sufian et al., (2008).
Variablat e pavarura, specifikë bankarë si menaxhimi i aktiveve (0.0000), risku kreditor
(0.0001), likuiditeti i aktiveve (0.0000), efiçenca operacionale (0.0164), kosto e financimit
(0.0007) dhe aktiviteti ekonomik (0.0004) verehet se janë statistikisht të rëndësishme në nivelin
1%.
84
Likuiditeti i aktiveve në studim siç pritej edhe nga literatura nga Srairi (2008), është i
rëndësishëm dhe ka marrëdhënie negative me përfitueshmërinë (ROE) të bankave. Për këtë
raport ka edhe prova empirike se likuiditeti, i matur nga Aktiveve likuide/Totali i aktiveve,
ndikon negativisht në përfitimin e bankave matur me ROE, sipas, Guru et al., (1999) dhe Liu et
al., (2010). Duke u bazuar tek rrezultatet e analizës vërehet se variabli i pavarur menaxhimi i
aktiveve (0.0000) është statistikisht i rëndësishëm për nivelin e rëndësisë 1%, dhe ka një lidhje
pozitive midis tij dhe përfitueshmërisë. Sipas, Suminto dhe Yasushi (2011), menaxhimi i
aktiveve tregon se si aktivet ndikojnë në gjenerimin e të ardhurave. Një përfundim i tillë pritej
edhe nga hulumtimet paraprake sipas Sufian dhe Habibullah ( 2009).
Risku kreditor (0.0001) në studim është shumë i rëndësishëm dhe ekziston një lidhje negative
midis tij dhe përfitueshmërisë (ROE) në banka. Kjo lidhje midis variablave pritej nga literatura,
në studimet e autorëve si Uchendu, (1995); Sabo, (2007); Abdou, El-Masry dhe Pointon, (2007);
Kyj dhe Isik, (2008); Radulescu dhe Tanascovici, (2012); Kanas, Vasiliou dhe Eriotis, (2012 )
sepse sa më i ulët të jetë risku i kredisë aq më i lartë do të jetë fit imi dhe
rrjedhimisht banka do të ketë një performancë më cilësore. Ky raport është një matës
për cilësinë e kredive të një banke dhe përdoret për të parashikuar riskun e kredive (Mendes dhe
Abreu, 2003). Teoria sugjeron se ekspozimi i rritur ndaj rrezikut të kreditit është i lidhur
zakonisht me rënie të fortë në përfitueshmërinë e firmës dhe, prandaj, kjo tregon për një
marrëdhënie negative midis ROE dhe raportit të privigjioneve mbi totalin e kredive.
Nga të dhënave empirike të përfituara nga analiza e regresionit shikohet që raporti i kapitalit
(0.1738) nuk ka domethënie statistikore dhe ka lidhje pozitive me përfitueshmërinë (ROE).
Rrezultate të njëjta me studime të mëparshme nga autorë si Berger, (1995), Demirguc-Kunt dhe
Huizinga (1999), Staikouras dhe Wood (2003), Goddard et al., (2004), Pasiouras dhe Kosmidou
(2007) si dhe Kosmidou (2008).
Të dhënat nga analiza empirike për raportin kosto të ardhura (0.0164) tregojnë që është një raport
shumë i rëndësishëm, dhe që është i lidhur negativisht më përfitueshmërinë (ROE). Raporti
kosto-të ardhura është përcaktuar si kosto operative (të tilla, si kostot administrative, pagat e
stafit dhe kostot e pronësisë, duke përjashtuar humbjet për shkak të kredive të këqija dhe me
probleme) mbi totalin e të ardhurave të gjeneruara. Ky raport është përdorur për të matur
ndikimin e efiçencës në përfitueshmërinë bankare. Një korrelacion negativ pritej midis kostove
operacionale dhe përfitimit që nënkupton se kosto më të larta operative përkthehen në fitim më të
ulët dhe anasjelltas sipas studimeve të Davcev dhe Hourvouliades (2009).
Kostoja e financimit (0.0007) në analizën e punimit është statistikisht e rëndësishme dhe tregon
për një lidhje negative me përfitimin. Sipas teorisë makroekonomike pritej të ekzistonte një
lidhje negative midis kostos së financimit dhe fitimeve sepse një kosto më e ulët do të gjenerojë
kthime më të mira për bankat, duke sjellë kështu fitime jashtë kredive për huamarrësit sipas
studiuesve Lee dhe Hsieh (2013).
Aktiviteti ekonomik (0.0004) është domethënës nga ana statistikore dhe tregon për një lidhje
pozitive me përfitueshmërinë e bankave tregtare. Sipas shumë autorëve Bikker dhe Hu, (2002);
Vong et al., (2009); Francis, (2011) pritej një lidhje pozitive. Sipas parashikimeve në literaturë
niveli i inflacionit ishte i papërcaktuar, megjithatë në analizën e modelit ROE ka një lidhje
negative me përfitueshmërinë dhe është statistikisht i parëndësishëm. Shenja negative tregon që
85
sa më shumë rritje të nivelit të përgjithshëm të çmimeve të kemi aq më shumë përkeqësohet
gjendja financiare e individëve dhe subjekteve të tjera që kanë lidhje me bankat nga ku në
mënyrë indirekte, bankat gjenerojnë fitime më të vogla. Kurse norma e kursit të këmbimit
mendohej të kishte lidhje pozitive me përfitueshmërinë, sikurse rrezultoj edhe nga analiza, në
përputhje me autorë si Athanasoglou, Brissimis and Delis, (2005), ndërkohë që paraqitet
statistikisht e parëndësishme. Modeli ekonometrik ROE shkruhet si mëposhtë:
ROEit = -0.021675 + 0.002027 (MADH)it + 0.067374 (MAK)it - 0.017036 (RKR)it - 0.034726
(LIK)it - 0.019486 (EOP)it + 0.378384 (KAP)it - 0.486624 (KFN)it - 0.045932(PRQ)it + 0.055227
(AEK)t - 0.007600 (INF)t + 0.000839 (NKK)t + εit
(Ekuacioni 5.2)
Në modelin ekonometrik ROE konstatohet që shtatë variabla janë statistikisht të rëndësishme në
1% nivel rëndësie. Më poshtë jepen disa konkluzione për modelin ROE.
Madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve dhe aktiviteti ekonomik kanë koefiçientët
pozitiv përkatësisht prej 0.002027, 0.067374 dhe 0.055227 duke nënkupton që për një
rritje prej 1 njësi të madhësisë së bankës, menaxhimit të aktiveve, dhe aktivitetit
ekonomik, përfitueshmëria rritet me 0.002027, 0.067374 dhe 0.055227 njësi
respektivisht.
Risku kredior, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale dhe kosto e financimit kanë
koefiçientët negativ përkatësisht prej 0.017036, 0.034726, 0.019486 dhe 0.486624 duke
nënkupton që për një rritje prej 1 njësi të riskut kreditor, likuiditetit të aktivev, efiçencës
operacionale dhe kostos së financimit, përfitueshmëria zvoglohet me 0.017036,
0.034726, 0.019486 dhe 0.486624 njësi respektivisht.
Në tabelën 5.15 më poshtë jepet një përmbledhje e rëndësisë që kanë variablat e pavaruara të
marra në studim ndaj përfitueshmërisë së bankave për të dy modelet.
Tabela 5.15. Përmbledhje e variablave statistikisht të rëndësishme për modelet e përfitueshmërisë.
Niveli i rëndësisë Variablat/Shënja e koefiçentëve
Kthimi nga aktivet ROA
1% MAK (+), KAP (+), AEK (+)
5%
10%
RKR (-),
MADH (+)
Kthimi nga kapitali ROE
1% MADH (+), MAK (+), RKR (-), LIK (-), EOP (-),
KFN (-), AEK (+)
Burimi: Autori.
86
Në tabelat 5.16 dhe 5.1731
paraqitet një përmbledhje e testimit të hipotezave për të dy modelet e
përfitueshmërisë të trajtura në çështjet e mësipërme.
5.8 Analiza e përfitueshmërisë së bankave (ROA/ROE) sipas grupeve.
Në analizën empirike të përshkruar më lart u përfshinë së bashku të gjitha bankat e konsideruara
për studimin (16 banka tregtare) duke u mos u marrë në konsideratë ndarja e tyre sipas grupeve
(totalit të aktiveve që zënë në sektorin bankar shqiptar) 1, 2 dhe 3, të përcaktuara nga Banka e
Shqipërisë32
. Në përpjekje për të arritur në një konkluzion sa më cilësor dhe real në këtë punim,
në vazhdim do të bëhet një analizë për të parë nqs rrezultatet e marra më lart kanë konsistencë
edhe me një analizë më të hollësishme sipas ndarjes së bankave në grupe.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në dhjetor 201433
, bankat në sektorin shqiptar ndahen sipas
madhësisë së aktivitetit në:
banka të Grupit 1 (secila zotëron 0-2% të totalit të aktiveve të sektorit):
Banka e Bashkuar e Shqipërisë, Veneto Banka, Banka Ndërkombëtare Tregtare, Banka e
Parë e Investimeve, Banka e kreditit të Shqipërisë, duke zënë rreth 4.5% të totalit të
aktiveve të sektorit.
banka të Grupit 2 (secila zotëron 2-7% të totalit të aktiveve të sektorit):
Banka Procredit, Banka Credit Agricole, Banka kombëtare e Greqisë, Banka Societe
Generale - Albania, Banka Alfa - Shqipëri, Banka Union, duke zënë rreth 16.2% të
totalit të aktiveve të sektorit.
banka të Grupit 3 (secila zotëron mbi 7% të totalit të aktiveve të sektorit):
Banka Raiffeisen, Banka Credins, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Intesa Sanpaolo -
Shqipëri, Banka Tirana, duke zënë rreth 73.8% të totalit të aktiveve të sektorit.
Sikurse më lart, do të bëhet një analizë duke konsideruar për secilin grup të bankave, dy modelet,
pra, ku si matës i përfitueshmërisë së bankave do të jetë kthimi nga aktivet dhe kthimi nga
kapitali. Në secilin prej grupeve do të interpretohet statistika përshkruese dhe analiza e
regresionit, nga do të mund të konkludohet për shënjat e variablave shpjeguese dhe për faktin se
nqs ato jane statistikisht të rëndësishme sipas vlerësimit në grupe të veçanta (1,2 dhe 3) ndaj
vlerësimit si tërësi.
5.8.1 Analiza diskriminante e të dhënave.
Fillimisht, do të testojmë ndërmjet analizës diskriminante bazën e të dhënave, për të parë
nëqoftëse të dhënat që kemi në dispozicion, me të vertëtë janë klasifikuar në grupbankat
përkatëse sipas ndarjes së servirur nga Banka e Shqipërisë. Nëqoftëse i hedhim një sy34
shpërndarjes së të dhënave sipas grupeve të bankave mund të vërejmë që disa të dhëna janë larg
31 Në apendiks II. 32
Duke konsideruar këtë ndarje si të më të mirën. 33 Raporti i Stabililitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014. 34 Apendiks II. Figura 5.3.
87
qëndrës së grupeve përkatëse ku i kemi konsideruar, pra, ato kanë devijuar nga klasifikimi që
është marrë si i mirëqënë edhe për këtë studim.
Në tabelën 5.1835
paraqiten rrezultatet e të dhënave të shpërndara sipas grupeve, ku 72.9% e të
dhënave janë klasifikuar korrekt në grupet përkatëse nga funksioni diskriminant. Në bankat që
bëjnë pjesë në grupin 1, nga 30 të dhëna 17 janë klasifikuar korrekt, në grupin 2 nga 36 të dhëna
32 janë klasifikuar korrekt dhe në grupin 3 janë klasifikuar korrekt 21 nga 30 të tilla.
Ajo që mund të bëjmë në këtë rast është që të mos marrim në konsideratë disa nga të dhënat36
të
cilat janë klasifikuar në grupin jo të duhur sipas klasifikimit të Bankës së Shqipërisë të
konsideruar si më optimali. Mbas një ndërhyrje të tillë, u hoqën nga baza e të dhënave të studimit
22 të dhëna (sigurisht, ato të dhëna të cilat u vlerësuan më larg qëndrës së grupimeve) dhe
vlerësimet e analizës së përfitueshmërisë së bankës sipas grupeve do të bëhen ndaj bazës së re të
të dhënave me 74 vëzhgime. U aplikua edhe njëherë analiza diskriminante me 74 vëzhgime dhe
ajo që u vu re ishte se rrezultatet e të dhënave të shpërndara sipas grupeve u klasifikuan korrekt
me 90.5%37
. Shpërndarja e cila është e pasqyruar qartësisht edhe në scatter plot38
për të gjitha
grupet, nga ku konstatohet se të dhënat e përdorura janë me të vërtet të vendosura afër qëndrës së
grupeve të tyre. Saktësia e modelit prandaj mund të konsiderohet e përshtatshme. Kjo tregon për
një kapacitet shumë të mirë parashikues të funksionit diskriminant, duke patur aftësinë e ndarjes
së të dhënave në grupbankat përkatëse.
5.8.2 Analiza e përfitueshmërisë së bankave (ROA/ROE) sipas grupit 1.
Siç u tha edhe më lart në bankat e grupit 1 bëjnë pjesë ato banka që zotërojnë 0-2% të totalit të
aktiveve të sektorit. Prandaj, më poshtë do të analizohet statistika përshkruese dhe analiza e
regresionit për secilin nga modelet e trajtuara edhe më sipër, pra, ku përfitueshmeria është matur
nga kthimi nga aktivet dhe kthimi nga kapitali.
Duke j’u referuar tabelës 5.20 më poshtë të statistikës përshkruese për bankat e grupit 1,
mesatarja e ROA është 2.4% me një minimum prej 0.32%, maksimum prej 3.52% dhe devijim
standard (0.0089). Kjo do të thotë se banka më fitimprurëse në mesin e bankave të grupit 1, ka
fituar 3.52% të fitimit pas tatimit për një lek të vetëm të investuar në aktivet e firmës. Nga ana
tjetër, banka më pak fitimprurëse e bankave të analizuara ka fituar 0.32 cent të fitimit pas tatimit
për çdo lek të investuar në aktivet e firmës.
Për bankat e grupit 1, mesatarja e ROE është 2.34% me një minimum prej 0.34%, maksimum
prej 3.42% dhe devijim standard (0.0093). Kjo do të thotë se banka më fitimprurëse në mesin e
bankave të grupit 1 ka fituar 3.42% të fitimit pas tatimit për një lek të vetëm të investuar në
kapitalin e firmës. Ndërkohë që, banka më pak fitimprurëse e bankave të grupit 1 ka fituar 0.34
cent të fitimit pas tatimit për çdo lek të investuar në kapitalin e firmës. Përsa i përket variablave
shpjeguese39
të modelit ka disa statistika që duhet të përmenden.
35 Apendiks II. 36 Të cilat e kanë distancën nga qëndra më të madhe. Tabela 5.30. 37 Apendiks II. Tabela 5.19. 38 Apendiks II. Figura 5.4. 39 Madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti i
kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit.
88
Tabela 5.20. Statistika përshkruese e variablave për bankat e grupit 140
.
Nr.
Vëzhg.
Min Max Mesat. Dev.
St.
ROA 16 .0032 .0352 .0243 .0089
ROE 16 .0034 .0342 .0234 .0093
MADH 16 20.6635 26.0070 23.2661 1.7712
MAK 16 .0459 .1100 .0801 .0193
RKR 16 .2153 .5868 .3643 .1073
LIK 16 .5008 2.0000 .7386 .3561
EOP 16 .1818 .4815 .3462 .0735
KAP 16 .0049 .0133 .0880 .0029
KFN 16 .0132 .0597 .0232 .0122
PRQ 16 .1406 .4997 .2956 .1252
AEK 16 -.0200 .1264 .0936 .0393
INF 16 -.1057 .3640 .1633 .1257
NKK 16 8.5425 18.1947 12.3001 4.0863
Burimi: Llogaritje të autorit.
Provigjionet për kreditë e humbura që mbajnë bankat e grupit 1 janë mesatarisht 36.43%
të totalit të kredive dhe kanë devijimin standart të lartë (0.1073), ku sigurisht që ky nivel i
lartë ndikon negativisht tek përfitueshmëria (ROA/ROE), mqs banka është e detyruar të
mbajë fonde rezerve për mbulimin e humbjeve të mundshme nga kreditë me probleme.
Nga analiza përshkruese e variablave për bankat e grupit 1 konkludohet se kanë raportin
e kapitalit, me një mesatare prej 8.8% dhe një devijim standart (0.0029). Përkundrejt
minimumit rregullator të kërkuar nga BSH prej 12%.
Gjithashtu, rrezulton se raporti i aktiveve likuide ndaj totalit të aktiveve është 73.86%
dhe me devijim standart (0.3561). Mbajtja e aktiveve në një formë shumë likuide ka
tendencë për të ulur të ardhurat, pasi aktivet likuide janë të lidhura me norma më të ulëta
të kthimit.
Për variablat makroekonomike të marra në konsideratë në analizë, rritja mesatare e PBB
reale në Shqipëri për gjashtë vitet e studimit (2009-2014) për bankat e grupit 1 është
9.36% dhe me një devijim standard të vogël (0.0393); inflacioni, me një devijim standart
më të lartë (0.1257) në krahasim me PBB dhe norma e kursit të këmbimit ka devijimin
standard më të lartë (4.0863), duke treguar se ky variabël makroekonomik ka patur
shumë luhatje gjatë gjashtë viteve të konsideruara për studimin.
Më poshtë paraqiten përkatësisht në tabelat 5.21 dhe 5.22 analizat e regresionit për modelin ROA
dhe ROE.
Nga tabela më poshtë e analizës së regresionit për modelin ROA vërejmë se statistika R2 dhe R
2
e korrigjuar është 95.1% dhe 81.6% respektivisht. Rrezultati tregon se ndryshimet në variablat e
pavarura shpjegojnë 95.1% të ndryshimeve në variablin e varur (ROA). Domethënë, madhësia e
bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti
i kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të
këmbimit shpjegojnë 95.1% të ndryshimeve në përfitueshmërinë e bankave të grupit 1 të matur
40 Banka e Bashkuar e Shqipërisë, Veneto Banka, Banka Ndërkombëtare Tregtare , Banka e Parë e Investimeve ,
Banka e kreditit të Shqipërisë.
89
me kthimin nga aktivet. Pjesa e mbetur prej 4.9% e ndryshimeve është shpjeguar nga faktorë të
tjerë që nuk janë përfshirë në model.
Tabela 5.21. Analiza e regresionit për modelin ROA për bankat në grupin 1.
Dependent Variable: ROA
Method: Least Squares
Included observations: 16
Variable Coefficient Std. Error t-Statistic Prob.
C -0.077183 0.140184 -0.550582 0.6112
MADH 0.004283 0.005931 0.722122 0.5102 MAK -0.075364 0.189889 -0.396884 0.7117
RKR -0.029262 0.021349 -1.370618 0.0324
LIK -0.041058 0.037165 -1.104734 0.3313
EOP 0.004854 0.033494 0.144910 0.8918
KAP -0.396517 3.925194 -0.101018 0.0364
KFN 1.512131 1.647061 0.918078 0.4105
PRQ -0.088971 0.094439 -0.942102 0.3995
AEK 0.205846 0.150854 1.364531 0.0441
INF 0.021439 0.017571 1.220137 0.2894
NKK 0.001557 0.001822 0.854654 0.4409
R-squared 0.951025 Mean dependent var 0.024388
Adjusted R-squared 0.816346 S.D. dependent var 0.008931
S.E. of regression 0.003827 Akaike info criterion -8.179540
Sum squared resid 5.86E-05 Schwarz criterion -7.600099
Log likelihood 77.43632 Hannan-Quinn criter. -8.149868
F-statistic 7.061376 Durbin-Watson stat 1.679328
Prob(F-statistic) 0.043293
Burimi: Llogaritje të autorit.
Ndërsa për modelin ROE statistika R2 dhe R
2 e korrigjuar është 97.9% dhe 92.3% respektivisht.
Rrezultati tregon se ndryshimet në variablat e pavarura shpjegojnë 97.9% të ndryshimeve në
variablin e varur (ROE). Domethënë, madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor,
likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti i kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi,
aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit shpjegojnë 97.9% të ndryshimeve
në përfitueshmërinë e bankave të grupit 1 të matur me kthimin nga kapitali. Pjesa e mbetur prej
2.1% e ndryshimeve është shpjeguar nga faktorë të tjerë që nuk janë përfshirë në model.
Pavarësisht, se grupi 1 i bankave përbëhet nga banka që zënë 4.5% të totalit të aktiveve të
sektorit bankar, vlera e R2 është e lartë si për modelin ROA ashtu edhe për ROE, prandaj, mund
të konkludohet se variablat bashkërisht, janë variabla shpjeguese shumë të mira, të përfitimit
(ROA/ROE) për bankat tregtare në grupin 1 në Shqipëri.
Tabela 5.22. Analiza e regresionit për modelin ROE për bankat në grupin 1.
Dependent Variable: ROE
Method: Least Squares
Included observations: 16
90
Variable Coefficient Std. Error t-Statistic Prob.
C -0.338374 0.094726 -3.572149 0.0233
MADH 0.015593 0.004008 3.890600 0.0177
MAK -0.499282 0.128312 -3.891153 0.0177
RKR -0.076163 0.014426 -5.279549 0.0062
LIK -0.098108 0.025113 -3.906623 0.0174
EOP 0.026039 0.022633 1.150498 0.3140 KAP 4.761348 2.652336 1.795153 0.1471
KFN 4.016755 1.112954 3.609094 0.0226
PRQ -0.215578 0.063815 -3.378193 0.0278
AEK 0.471513 0.101936 4.625598 0.0098
INF 0.035500 0.011873 2.989930 0.0403
NKK 0.000695 0.001231 0.564726 0.6024
R-squared 0.979634 Mean dependent var 0.023475
Adjusted R-squared 0.923627 S.D. dependent var 0.009358
S.E. of regression 0.002586 Akaike info criterion -8.963490
Sum squared resid 2.68E-05 Schwarz criterion -8.384049 Log likelihood 83.70792 Hannan-Quinn criter. -8.933818
F-statistic 17.49126 Durbin-Watson stat 1.516438
Prob(F-statistic) 0.002586
Burimi: Llogaritje të autorit.
Vlerësojmë hipotezën kryesore të ngritur për bankat e grupit të 1:
Ho: Faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe makroekonomik nuk ndikojnë tek ROA/ROE e
bankave të grupit 1.
H1: Të paktën një nga faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe makroekonomik ndikon tek
ROA/ROE e bankave të grupit 1.
Marrim vendimin duke j’u përmbajtur rregullit: Nëqoftëse vlera p është më e madhe se alpha
5%, atëherë pranojmë hipotezën bazë.
Për modelin ROA shikojmë nga statistikat më lart se vlera p (0.043293) është më e vogël se 5%,
kështu që hedhim poshtë hipotezën bazë dhe pranojmë atë alternative, duke konkluduar se të
paktën një nga faktorët specifikë bankarë, të industrisë dhe makroekonomik ndikon në modelin
ROA, për bankat e grupit 1.
Gjithashtu, për modelin ROE shikojmë nga statistikat më lart se vlera p (0.002586) është më e
vogël se 5%, kështu që hedhim poshtë hipotezën bazë dhe pranojmë atë alternative, duke
konkluduar se të paktën një nga faktorët specifikë bankarë, të industrisë dhe makroekonomik
ndikon në modelin ROE, për bankat e grupit 1. Modelet ekonometrike ROA/ROE sipas analizës
empirike të bankave të grupit 1:
ROAit = -0.077183 + 0.004283 (MADH)it - 0.075364 (MAK)it - 0.029262 (RKR)it-0.041058
(LIK)it + 0.004854 (EOP)it - 0.396517 (KAP)it + 1.512131 (KFN)it - 0.088971 (PRQ)it + 0.205846
(AEK)t + 0.021439 (INF)t + 0.001557 (NKK)t + εit
(Ekuacioni 5.3)
91
ROEit = -0.338374 + 0.015593 (MADH)it - 0.499282 (MAK)it - 0.076163 (RKR)it - 0.098108
(LIK)it + 0.026039 (EOP)it + 4.761348 (KAP)it + 4.016755 (KFN)it - 0.215578 (PRQ)it +
0.471513 (AEK)t + 0.035500 (INF)t + 0.000695 (NKK)t + εit
(Ekuacioni 5.4)
Në tabelat 5.21 dhe 5.22 më lart, në grupin e variablave të pavarura, ndër ato specifikë bankarë,
risku kreditor ka ndikim të rëndësishëm statistikor me 5% dhe 1% nivel rëndësie për modelin
ROA dhe ROE respektivisht dhe ekziston një lidhje negative midis tij dhe përfitueshmërisë
(ROA/ROE). Pra, një rritje me 1 njësi të provigjioneve të kredive me probleme, do të ulë
përfitueshmërinë (ROA/ROE) me 0.029262 njësi dhe 0.076163 njësi respektivisht. Niveli i
provigjoneve për humbjen e kredive është një tregues i cilësisë së aktiveve të bankës dhe ndikon
në ndryshimet e performancës së ardhshme, prandaj, duke përmirësuar mbikëqyrjen e rrezikut të
kredisë, bankat mund të përmirësojnë fitimet e tyre.
Mjaftueshmëria e kapitalit është statistikisht e rëndësishme në 5% nivel rëndësie për modelin
ROA dhe është e lidhur negativisht me përfitueshmërinë (ROA) ndërsa në modelin ROE, nuk
është statistikisht e rëndësishme. Pra, një rritje me 1 njësi e mjaftueshmërisë së kapitalit do të
sjellë një rënië më 0.396517 njësi në përfitueshmëri (ROA). Pritet që sa më i lartë të jetë raporti
i kapitalit ndaj totalit të aktiveve, aq më e ulët është nevoja për financime të huaja dhe për këtë
arsye më i lartë përfitimi i bankës. Likuiditeti i aktiveve është domethënës në 1% nivel rëndësie
në modelin ROE.
Kurse ndër faktorët makroekonomik, aktiviteti ekonomik është i rëndësishëm më 5% në modelin
ROA dhe 1% në modelin ROE, si dhe inflacioni është statistikisht domethënës në 5% nivel
rëndësie në modelin ROE. Sigurisht, që fakti që variablat e tjera nuk janë të rëndësishme për
modelet do të thotë se ato nuk kanë ndikim në përfitueshmërinë e matur me ROA/ROE për
bankat e grupit 1 dhe gjatë kohës së analizës së punimit (2009-2014) mbase nuk kanë patur
luhatje të ndjeshme që të mund të sjellin ndikime në modelet e studimit.
5.8.3 Analiza e përfitueshmërisë së bankave (ROA/ROE) sipas grupit 2.
Në bankat e grupit 2 bëjnë pjesë ato banka që zotërojnë 2-7% të totalit të aktiveve të sektorit
bankar. Prandaj më poshtë analizojmë statistikën përshkruese dhe analizën e regresionit për
secilin nga modelet, duke matur përfitueshmërinë me kthimin nga aktivet dhe kthimin nga
kapitali.
Tabela 5.23 Statistika përshkruese e variablave për bankat e grupit 241
.
Nr.
Vëzhg.
Min Max Mesat. Dev.
Std.
ROA 33 .0034 .0402 .0253 .0101
ROE 33 .0045 .0403 .0290 .0079
MADH 33 20.0959 23.7063 22.3262 .9054
41 Banka Procredit, Banka Credit Agricole, NBG, Banka Societe Generale - Albania, Banka Alfa - Shqipëri, Banka
Union.
92
MAK 33 .0909 .1922 .1318 .0277
RKR 33 .2847 .7820 .5407 .1357
LIK 33 .5987 .9259 .6647 .0743
EOP 33 .1875 .6136 .4116 .1049
KAP 33 .0060 .0177 .0109 .0033
KFN 33 .0168 .0374 .0249 .0043
PRQ 33 .1406 .4997 .2934 .1128
AEK 33 -.0200 .1264 .0974 .0320
INF 33 -.1057 .3640 .1700 .1353
NKK 33 8.5425 18.1947 12.2623 3.7407
Burimi: Llogaritje të autorit.
Duke j’u referuar tabelës 5.23 më lart të statistikës përshkruese për bankat e grupit 2, mesatarja e
ROA është 2.53% me një minimum prej 0.34%, maksimum prej 4.02% dhe devijimin standard
(0.0101). Kjo do të thotë se banka më fitimprurëse në mesin e bankave të marra në konsideratë
ka fituar 4.02% të fitimit pas tatimit për një lek të vetëm të investuar në aktivet e firmës. Nga ana
tjetër, banka më pak fitimprurëse e bankave të analizuara ka fituar 0.34 cent të fitimit pas tatimit
për çdo lek të investuar në aktivet e firmës. Për bankat e grupit të 2, mesatarja e ROE është 2.9%
me një minimum prej 0.45%, maksimum prej 4.03% dhe devijim standart (0.0079). Kjo do të
thotë se banka më fitimprurëse në mesin e bankave të marra në konsideratë ka fituar 4.03% të
fitimit pas tatimit për një lek të vetëm të investuar në kapitalin e firmës. Ndërkohë që, banka më
pak fitimprurëse e bankave të studiuara ka fituar 0.45 cent të fitimit pas tatimit për çdo lek të
investuar në kapitalin e firmës. Përsa i përket variablave shpjeguese42
të modelit ka disa statistika
që duhet të nënvizohen.
Provigjionet për kreditë e humbura që mbajnë bankat e grupit 2 janë mesatarisht 54.07%
të totalit të kredive dhe me devijim standart të lartë (0.1357), nga ku konstatojmë që
niveli i provigjioneve pësoi një rritje nga bankat e grupit të 1 në atë të 2.
Nga analiza përshkruese e variablave konkludohet se bankat e grupit 2 kanë raportin e
kapitalit, me një mesatare prej 10.9% dhe një devijim standart (0.0033). Që sikurse në
grupin e mëparshëm është përsëri nën minimumin rregullator të kërkuar nga BSH prej
12%.
Nga ana tjetër, rezultatet e statistikave përshkruese tregojnë se, raporti i aktiveve likuide
ndaj totalit të aktiveve ka qenë 66.47% dhe devijimin standart (0.0743).
Përsa i përket variablave makroekonomike, rritja mesatare e PBB-së reale në Shqipëri për
gjashtë vitet e studimit për bankat e grupit të 2 është 9.74% dhe me një devijim standard
të vogël (0.0320); inflacioni ka një devijim standart më të lartë (0.1353) në krahasim me
PBB dhe norma e kursit të këmbimit ka devijimin më të lartë standard (3.8117) krahasuar
me variablat e tjera shpjeguese; duke nënkuptuar se norma e kursit të këmbimit ka qënë
shumë e paqëndrueshme gjatë viteve të studimit.
Në tabelat 5.24 dhe 5.25 më poshtë paraqiten analizat e regresionit për modelin ROA dhe ROE
për bankat e grupit 2. Nga statistikat e mëposhtme për modelin ROA, shohim që R2 dhe R
2 e
korrigjuar është 79.5% dhe 68.7% respektivisht. Rrezultati tregon se ndryshimet në variablat e
pavarura shpjegojnë 79.5% të ndryshimeve në variablin e varur (ROA). Domethënë, madhësia e
bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti
42 Madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti i
kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit.
93
i kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të
këmbimit shpjegojnë 79.5% të ndryshimeve në përfitueshmërinë e bankave të grupit të 2 të
matur me kthimin nga aktivet. Pjesa e mbetur prej 20.5% e ndryshimeve është shpjeguar nga
faktorë të tjerë që nuk janë përfshirë në model.
Tabela 5.24 Analiza e regresionit për modelin ROA për bankat në grupin 2.
Dependent Variable: ROA
Method: Least Squares
Included observations: 33
Variable Coefficient Std. Error t-Statistic Prob.
C 0.097932 0.127365 0.768906 0.4505
MADH -0.005626 0.005489 -1.025031 0.0170 MAK 0.005394 0.122447 0.044050 0.0653
RKR -0.001434 0.014973 -0.095755 0.0166
LIK 0.004458 0.038951 0.114454 0.9100
EOP -0.012731 0.020207 -0.630043 0.5355
KAP 2.568918 1.340374 1.916568 0.0690
KFN -0.155440 0.329541 -0.471688 0.6420
PRQ -0.070145 0.101425 -0.691596 0.4968
AEK 0.210781 0.074225 2.839750 0.0098
INF 0.012373 0.012030 1.028521 0.3154
NKK 0.002369 0.002552 0.928289 0.3638
R-squared 0.795180 Mean dependent var 0.025330
Adjusted R-squared 0.687893 S.D. dependent var 0.010173
S.E. of regression 0.005684 Akaike info criterion -7.227192
Sum squared resid 0.000678 Schëarz criterion -6.683007
Log likelihood 131.2487 Hannan-Quinn criter. -7.044090
F-statistic 7.411716 Durbin-Ëatson stat 1.547577
Prob(F-statistic) 0.000049
Burimi: Llogaritje të autorit.
Tabela 5.25 Analiza e regresionit për modelin ROE për bankat në grupin 2.
Dependent Variable: ROE
Method: Least Squares
Included observations: 33
Variable Coefficient Std. Error t-Statistic Prob.
C 0.079833 0.042622 1.873052 0.0750
MADH -0.000706 0.001837 -0.384287 0.0906
MAK 0.020045 0.040976 0.489185 0.0548 RKR -0.004035 0.005011 -0.805254 0.0147
LIK -0.082058 0.013035 -6.295410 0.0000
EOP 0.011886 0.006762 1.757673 0.0934
KAP 0.587627 0.448549 1.310063 0.2043
KFN -0.234226 0.110279 2.123939 0.0457
PRQ -0.013161 0.033941 -0.387752 0.7021
AEK 0.000223 0.024839 0.008992 0.0999
94
INF 0.002475 0.004026 0.614814 0.5453
NKK 0.000435 0.000854 0.509358 0.6158
R-squared 0.962025 Mean dependent var 0.029085
Adjusted R-squared 0.942134 S.D. dependent var 0.007907
S.E. of regression 0.001902 Akaike info criterion -9.416565 Sum squared resid 7.60E-05 Schwarz criterion -8.872380
Log likelihood 167.3733 Hannan-Quinn criter. -9.233463
F-statistic 48.36337 Durbin-Watson stat 1.843726
Prob(F-statistic) 0.000000
Burimi: Llogaritje të autorit.
Ndërsa për modelin ROE, statistika R2 dhe R
2 e përshtatur është 96.2% dhe 94.2% respektivisht.
Rezultati tregon se ndryshimet në variablat e pavarura shpjegojnë 96.2% të ndryshimeve në
variablin e varur (ROE). Domethënë, madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor,
likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti i kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi,
aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit shpjegojnë 96.2% të ndryshimeve
në përfitueshmërinë e bankave të grupit të 2 të matur me kthimin nga kapitali. Pjesa e mbetur
prej 3.8% e ndryshimeve është shpjeguar nga faktorë të tjerë që nuk janë përfshirë në model. Në
këtë kontekst duke vlerësuar R2 shumë të lartë për modelin ROE mund të konkludohet se
variablat bashkërisht, janë variablat shpjeguese optimale për të matur përfitueshmërinë (ROE) e
bankave tregtare të grupit të 2 në Shqipëri.
Vlerësohet hipotezën kryesore të ngritur për bankat e grupit të 2:
Ho: Faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe makroekonomik nuk ndikojnë tek ROA/ROE e
bankave të grupit 2.
H1: Të paktën një nga faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe makroekonomik ndikon tek
ROA/ROE e bankave të grupit 2.
Marrim vendimin duke j’u përmbajtur rregullit: Nëqoftëse vlera p është më e madhe se alpha
5%, atëherë pranojmë hipotezën bazë.
Për modelin ROA shikojmë nga statistikat më lart se vlera p (0.000049) është më e vogël se 5%,
kështu që hedhim poshtë hipotezën bazë dhe pranojmë atë alternative, duke konkluduar se të
paktën një nga faktorët specifikë bankarë, të industrisë dhe makroekonomik ndikon në modelin
ROA, për bankat e grupit 2. Gjithashtu, për modelin ROE shikojmë nga statistikat më lart se
vlera p (0.000000) është më e vogël se 5%, kështu që hedhim poshtë hipotezën bazë dhe
pranojmë atë alternative, duke konkluduar se të paktën një nga faktorët specifikë banakë, të
industrisë dhe makroekonomi ndikon në modelin ROE, për bankat e grupit 2. Modelet
ekonometrike ROA/ROE sipas analizës empirike të bankave të grupit 2:
ROAit = 0.097932 - 0.005626 (MADH)it + 0.005394 (MAK)it - 0.001434 (RKR)it + 0.004458
(LIK)it - 0.012731 (EOP)it + 2.568918 (KAP)it - 0.155440 (KFN)it - 0.070145 (PRQ)it + 0.210781
(AEK)t + 0.012373 (INF)t + 0.002369 (NKK)t + εit
(Ekuacioni 5.5)
95
ROEit = 0.079833 - 0.000706 (MADH)it + 0.020045 (MAK)it - 0.004035 (RKR)it + 0.082058
(LIK)it - 0.011886 (EOP)it + 0.587627 (KAP)it - 0.234226 (KFN)it -0.013161 (PRQ)it + 0.000223
(AEK)t + 0.002475 (INF)t + 0.000435 (NKK)t + εit
(Ekuacioni 5.6)
Mbi bazën e rrezultateve të përfituara dhe të paraqitura në tabelat 5.24 dhe 5.25 më lart, në
grupin e variablave të pavarura, variabli specifikë bankarë, madhësia e bankës është një variabël
i rëndësishëm edhe për modelin ROA dhe ROE, me 1% dhe 10% nivel rëndësie respektivisht dhe
shenja ndërmjet madhësisë së bankës dhe përfitueshmërisë në të dyja modelet është negative,
duke na sinjalizuar se bankat në grupin e 2 vuajnë nga disekonomitë e shkallës, kjo kryesisht
vjen si pasojë e tendencës së bankave kur përpiqen të zgjerohen.
Mjaftueshmëria e kapitalit është statistikisht e rëndësishme në 10% nivel rëndësie për modelin
ROA dhe ka një lidhje pozitive me përfitueshmërinë (ROA). Pra, rritja me 1 njësi e raportit të
kapitalit do të sjellë rritjen me 2.568918 njësi të përfitueshmërisë (ROA).
Në modelin ROE, likuiditeti i aktiveve është domethënës në 1% nivel rëndësie. Likuiditeti i
aktiveve e ka koefiçentin (-0.082058), prandaj një rritje me 1 njësi e likuiditetit të aktiveve do të
sillte një ulje prej 0.082058 njesi në përfitimin (ROE).
Teoria makroekonomike thotë se do të ketë një lidhje negative midis kostove të financimit dhe
fitimeve sepse një kosto më e ulët do të gjenerojë kthime më të mira për bankat, duke sjellë
kështu fitime jashtë kredive për huamarrësit. Prandaj një rritje me 1 njësi në koston e financimit
do të sillte një ulje me 0.234226 njësi në përfitim (ROE). Gjithashtu për modelin ROE, efiçenca
operacionale është statistikisht e rëndësishme në 10%.
Kurse ndër faktorët makroekonomik, vetëm aktiviteti ekonomik është i rëndësishëm më 1% në
modelin ROA dhe në 10% në modelin ROE. Sigurisht, që fakti që variablat e tjera nuk janë të
rëndësishme për modelet do të thotë se ato nuk kanë ndikim në përfitueshmërinë e matur me
ROA/ROE për bankat grupit 2, meqënëse mbase gjatë periudhës gjashtë vjeçare të studimit nuk
kanë patur shumë fluktacione.
5.8.4 Analiza e përfitueshmërisë së bankave (ROA/ROE) sipas grupit 3.
Në bankat e grupit 3 bëjnë pjesë ato banka që zotërojnë mbi 7% të totalit të aktiveve të sektorit
bankar shqiptar. Prandaj më poshtë analizojmë statistikën përshkruese dhe analizën e regresionit
për secilin nga modelet, duke matur përfitueshmërinë me kthimin nga aktivet dhe kthimin nga
kapitali.
Tabela 5.26. Statistika përshkruese e variablave për bankat e grupit 343
.
Nr.
Vëzhg
Min Max Mesat. Dev.
St.
ROA 24 .0038 .0352 .0205 .0105
ROE 24 .0093 .0373 .0211 .0091
MADH 24 19.5649 24.4950 21.7223 1.4402
MAK 24 .0420 .2803 .1095 .0484
43 Banka Raiffeisen, Banka Credins, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Intesa Sanpaolo –Shqipëri dhe Banka
Tirana.
96
RKR 24 .2996 .7806 .4978 .1392
LIK 24 .5603 1.2500 .7412 .1638
EOP 24 .2469 .5402 .4198 .0720
KAP 24 .0050 .0155 .0129 .0029
KFN 24 .0107 .0388 .0208 .0070
PRQ 24 .1406 .2901 .1859 .0327
AEK 24 -.0200 .1264 .0823 .0579
INF 24 -.1057 .2530 .0765 .0838
NKK 24 8.5425 12.8909 8.8449 2.8735
Burimi: Llogaritje të autorit.
Sipas tabelës 5.26 më lart të statistikës përshkruese për bankat e grupit 3, mesatarja e ROA është
2.05% me një minimum prej 0.38%, maksimum prej 3.52% dhe devijimin standard (0.0105). Kjo
do të thotë se banka më fitimprurëse në mesin e bankave të grupit 3, ka fituar 3.52% të fitimit
pas tatimit për një lek të vetëm të investuar në aktivet e firmës. Nga ana tjetër, banka më pak
fitimprurëse e bankave të analizuara ka fituar 0.38 cent të fitimit pas tatimit për çdo lek të
investuar në aktivet e firmës. Për bankat e grupit 3, mesatarja e ROE është 2.11% me një
minimum prej 0.93%, maksimum prej 3.73% dhe devijim standart (0.0091). Kjo do të thotë se
banka më fitimprurëse në mesin e bankave të grupit 3 ka fituar 3.73% të fitimit pas tatimit për
një lek të vetëm të investuar në kapitalin e firmës. Ndërkohë që, banka më pak fitimprurëse e
bankave të grupit të 3, ka fituar 0.93 cent të fitimit pas tatimit për çdo lek të investuar në
kapitalin e firmës. Përsa i përket variablave shpjeguese44
të modelit ka disa statistika që duhet të
përmenden.
Provigjionet për kreditë e humbura që mbajnë bankat e grupit 3 janë mesatarisht 49.78%
të totalit të kredive dhe me devijim standart të lartë (0.1392), nga ku konstatohet që niveli
i provigjioneve ka pësuar rënie në bankat e grupit të 3, krahasuar me nivelin e
provigjioneve për kreditë me probleme në bankat e grupeve 1 dhe 2.
Nga analiza përshkruese e variablave vihet re se bankat e grupit të 3 kanë raportin e
kapitalit, me një mesatare prej 12.09% dhe një devijim standart (0.0029), që është afër
nivelit të minimumit rregullator të kërkuar nga BSH prej 12%.
Nga ana tjetër, rrezultatet e statistikave përshkruese tregojnë se, raporti i aktiveve likuide
ndaj totalit të aktiveve është 74.12% me devijimin standart (0.1638).
Madhësia e bankës që është matur në studim me logaritmin natyror i totalit të aktiveve ka
devijimin standart më të lartë (1.4402) pas normës së kursit të këmbimit, që do të thotë se
është variabli më i derivuar nga mesatarja në krahasim me variablat e tjera shpjeguese.
Përsa i përket variablave makroekonomike, rritja mesatare e PBB-së reale në Shqipëri për
gjashtë vitet e studimit (2009-2014) për bankat e grupit 3 është 8.23% dhe me një
devijim standard të vogël (0.0579); inflacioni me mesatare 7.65% dhe me një devijim
standart më të lartë (0.0838) në krahasim me PBB, kurse norma e kursit të këmbimit ka
devijimin më të lartë standard (2.8735) krahasuar me variablat e tjera shpjeguese; duke
nënkuptuar se norma e kursit të këmbimit ka qënë shumë e paqëndrueshme gjatë viteve të
studimit (2009-2014) të analizuara.
44 Madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti i
kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit.
97
Në tabelat 5.27 dhe 5.28 më poshtë paraqiten analizat e regresionit për modelin ROA dhe ROE
për bankat e grupit 3. Nga statistikat e mëposhtme për modelin ROA, shohim që R2 dhe R
2 i
korrigjuar është 70.9% dhe 44.3% respektivisht. Rrezultati tregon se ndryshimet në variablat e
pavarura shpjegojnë 70.9% të ndryshimeve në variablin e varur (ROA). Domethënë, madhësia e
bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti
i kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi, aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të
këmbimit shpjegojnë 70.9% të ndryshimeve në përfitueshmërinë e bankave të grupit të 3 të
matur me kthimin nga aktivet. Pjesa e mbetur prej 29.1% e ndryshimeve është shpjeguar nga
faktorë të tjerë që nuk janë përfshirë në model.
Ndërsa për modelin ROE statistika R2 dhe R
2 e korrigjuar është 86% dhe 73.3% respektivisht.
Rrezultati tregon se ndryshimet në variablat e pavarura shpjegojnë 86% të ndryshimeve në
variablin e varur (ROE). Domethënë, madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor,
likuiditeti i aktiveve, efiçenca operacionale, raporti i kapitalit, kosto e financimit, përqëndrimi,
aktiviteti ekonomik, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit shpjegojnë 86% të ndryshimeve
në përfitueshmërinë e bankave të grupit 3, të matur me kthimin nga kapitali. Pjesa e mbetur prej
14% e ndryshimeve është shpjeguar nga faktorë të tjerë që nuk janë përfshirë në model. Kështu
këto variabla bashkërisht, janë variabla shpjeguese mjaft të mira të përfitimit (ROE) të bankave
tregtare të grupit të 3 në Shqipëri.
Tabela 5.27 Analiza e regresionit për modelin ROA për bankat në grupin 3.
Dependent Variable: ROA
Method: Least Squares
Included observations: 24 after adjustments
Variable Coefficient Std. Error t-Statistic Prob.
C -0.023347 0.120609 -0.193574 0.8497
MADH 0.000152 0.004133 0.036724 0.0713
MAK 0.034874 0.071012 0.491100 0.0322
RKR -0.011521 0.031790 -0.362410 0.0233
LIK 0.008743 0.028992 0.301579 0.7681
EOP 0.008347 0.049021 0.170270 0.8676
KAP 0.875495 1.448095 0.604583 0.0567
KFN 0.123411 0.741681 0.166394 0.8706
PRQ 0.131236 0.341017 0.384836 0.7071 AEK 0.089684 0.067895 1.320923 0.0112
INF 0.034523 0.060034 0.575060 0.5759
NKK -0.001493 0.008908 -0.167623 0.8697
R-squared 0.709515 Mean dependent var 0.020554
Adjusted R-squared 0.443237 S.D. dependent var 0.010580
S.E. of regression 0.007894 Akaike info criterion -6.538456
Sum squared resid 0.000748 Schwarz criterion -5.949430
Log likelihood 90.46148 Hannan-Quinn criter. -6.382187
F-statistic 2.664564 Durbin-Watson stat 1.836604
Prob(F-statistic) 0.033293 Burimi: Llogaritje të autorit.
98
Tabela 5.28 Analiza e regresionit për modelin ROE për bankat në grupin 3.
Dependent Variable: ROE Method: Least Squares
Included observations: 24 after adjustments
Variable Coefficient Std. Error t-Statistic Prob.
C -0.029367 0.071827 -0.408854 0.6898
MADH 0.003243 0.002461 1.317554 0.0123
MAK 0.096689 0.042290 2.286352 0.0412
RKR -0.019011 0.018932 -1.004171 0.0351
LIK -0.048858 0.017266 -2.829754 0.0152
EOP -0.003569 0.029194 -0.122252 0.9047 KAP 0.936064 0.862385 1.085436 0.0991
KFN 0.294145 0.441694 0.665947 0.5180
PRQ 0.073442 0.203086 0.361629 0.0239
AEK 0.008866 0.040434 0.219276 0.0301
INF 0.003317 0.035752 0.092764 0.9276
NKK -0.001520 0.005305 -0.286549 0.7793
R-squared 0.860716 Mean dependent var 0.021158
Adjusted R-squared 0.733040 S.D. dependent var 0.009099
S.E. of regression 0.004701 Akaike info criterion -7.575062
Sum squared resid 0.000265 Schwarz criterion -6.986035 Log likelihood 102.9007 Hannan-Quinn criter. -7.418793
F-statistic 6.741377 Durbin-Watson stat 2.289784
Prob(F-statistic) 0.001305
Burimi: Llogaritje të autorit.
Vlerësohet hipoteza kryesore të ngritur për bankat e grupit të 3:
Ho: Faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe makroekonomik nuk ndikojnë tek ROA/ROE e
bankave të grupit 3.
H1: Të paktën një nga faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe makroekonomik ndikon tek
ROA/ROE e bankave të grupit 3.
Marrim vendimin duke j’u përmbajtur rregullit: Nëqoftëse vlera p është më e madhe se alpha
5%, atëherë pranojmë hipotezën bazë.
Për modelin ROA shikojmë nga statistikat më lart se vlera p (0.033293) është më e vogël se 5%,
kështu që hedhim poshtë hipotezën bazë dhe pranojmë atë alternative, duke konkluduar se të
paktën një nga faktorët specifikë bankar, të industrisë dhe makroekonomik ndikon në modelin
ROA, për bankat e grupit 3. Kurse për modelin ROE shikojmë nga statistikat më lart se vlera p
(0.001305) është më e vogël se 5%, kështu që hedhim poshtë hipotezën bazë dhe pranojmë atë
alternative, duke konkluduar se të paktën një nga faktorët specifikë bankar, të industrisë dhe
makroekonomik ndikon në modelin ROE, për bankat e grupit 3. Modelet ekonometrike
ROA/ROE sipas analizës empirike të bankave të grupit 3:
ROAit = 0.023347 + 0.000152 (MADH)it + 0.034874 (MAK)it - 0.011521 (RKR)it + 0.008743
(LIK)it + 0.008347 (EOP)it + 0.875495 (KAP)it + 0.123411 (KFN)it + 0.131236 (PRQ)it +
0.089684 (AEK)t + 0.034523 (INF)t - 0.001493 (NKK)t + εit
(Ekuacioni 5.7)
99
ROEit = -0.029367 + 0.003243 (MADH)it + 0.096689 (MAK)it - 0.019011 (RKR)it - 0.048858
(LIK)it - 0.003569 (EOP)it + 0.936064 (KAP)it + 0.294145 (KFN)it + 0.073442 (PRQ)it + 0.008866
(AEK)t + 0.003317 (INF)t - 0.001520 (NKK)t + εit
(Ekuacioni 5.8)
Bazuar në rrezultatet e paraqitura në tabelat 5.27 dhe 5.28 më lart, në grupin e variablave të
pavarura, tek ato specifikë bankarë, madhësia e bankës është një variabël i rëndësishëm edhe për
modelin ROA dhe për modelin ROE, e rëndësishme me 10% dhe 1% nivel rëndësie respektivisht
për secilin model. Menaxhimi i aktiveve është statistikisht i rëndësishëm në 5% nivel rëndësie
për të dy modelet dhe ka një lidhje pozitive me përfitueshmërinë. Gjithashtu risku kreditor ka
ndikim relativisht të rëndësishëm statistikor me 5% nivel rëndësie për të dy modelet në analizën
e bankave të grupit të 3 dhe ekziston një lidhje negative midis tij dhe përfitueshmërisë
(ROA/ROE), shenjë e pritur edhe nga literatura dhe analiza qualitative. Pra, një rritje me 1 njësi
të provigjioneve të kredive me probleme, do të ulë përfitueshmërinë (ROA/ROE) me 0.011521
njësi dhe 0.019011 njësi respektivisht.
Mjaftueshmëria e kapitalit është statistikisht e rëndësishme në 5% nivel rëndësie për modelin
ROA dhe siç parashikohej ka një lidhje pozitive me përfitueshmërinë (ROA). Bankat e
mirëkapitalizuar përballen me një kosto më të ulët ndaj falimentimit, gjë që redukton koston e
tyre të financimit, duke sjellë rritje të përfitimit.
Kurse ndër faktorët makroekonomik, vetëm aktiviteti ekonomik është i rëndësishëm më 1% në
të dy modelet. Sigurisht, që fakti që variablat e tjera nuk janë të rëndësishme për modelet do të
thotë se ato nuk kanë ndikim në përfitueshmërinë e matur me ROA/ROE për bankat grupit 3,
mbase meqënëse nuk ka patur shumë luhatje të këtyre variablave specifikë bankarë, të industrisë
dhe makroekonomike, gjatë periudhës së studimit. Në mënyrë të përmbledhur në formë tabelare
paraqiten në apendiks II në tabelën 5.29 nënhipotezat për grupin 1,2 dhe 3 të bankave.
5.9 Përfundimet e intervistave.
Intervistat janë zhvilluar me 16 drejtues finance të bankave tregtare në Shqipëri, ku secili prej
tyre përfaqësonte një nga 16 bankat e marra në konsideratë për studimin. Ato janë intervistuar në
mënyrë të pavarur dhe në kohë të ndryshme. Pyetjet e intervistës ishin plotësisht të
pastrukturuara por të fokusuara në identifikimin e faktorëve që ndikojnë përfitueshmërinë e
bankave tregtare në përgjithësi. Më konkretisht, pyetjet e intervistës kishin si qëllim gjithashtu që
të identifikonin se si këta faktorë mund të ndikojnë përfitueshmërinë, se cilët ishin faktorët
kryesorë përcaktues midis faktorëve me ndikim, masat që duhen marrë nga bankat për të
reduktuar ndikimin negativ të faktorëve të kontrollueshëm dhe mendimin e tyre të përgjithshëm
në lidhje me këtë çështje.
Sipas intervistave me drejtuesit e financave të lartpërmendur, faktorët që mund të ndikojnë
përfitueshmërinë e bankave shqiptare mund të grupohen në përgjithësi në dy kategori të mëdha.
Kategoria e parë përfshin përcaktuesit e brendshëm të cilët kanë origjinën nga llogaritë bankare
dhe për këtë arsye mund të quhet përcaktues mikro apo specific bankarë të përfitimit. Ky grup
përcaktuesish të përfitimit përfshin variabla të tilla si kredia, madhësia e bankës, kapitali, rreziku
i likuiditetit, likuiditeti i aktiveve, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, kosto e financimit,
efiçenca operacionale, depozitat, niveli i kredive me probleme, mosha e bankave, dhe rrjeti i
degëve.
100
Nga sa më sipër, kategoria e dytë e faktorëve që mund të ndikojnë përfitueshmërinë e bankave
shqiptare sipas intervistës së kryer përfshin faktorët e jashtëm. Përcaktuesit e jashtëm janë
variabla të cilat nuk kanë të bëjnë me menaxhimin e bankave, por pasqyrojnë mjedisin ekonomik
dhe ligjor që ndikon në funksionimin dhe punën e institucioneve financiare. Përcaktuesit e
klasifikuar në këtë kategori përfshin variabla të tilla si sistemi i taksave, teknologjia, prodhimi i
brendshëm bruto, rregullimet qeveritare, ndryshimi i normës së interesit dhe norma e kursit të
këmbimit. Përveç kësaj, mungesa e një tregu dytësor aktiv për aksionet, ka tendencë të rrit
nivelin e konkurrencës dhe mungesën e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me kursimet, duke
kontribuar për ekzistencën e performancës së mirë apo të keqe të bankave në vend.
Sipas intervistës së zhvilluar me drejtuesit e financës në bankat shqiptare, ndër faktorët specifik
bankarë të listuara më sipër për shëmbull, rritja e sasisë së kredisë ndikon në rritjen e përfitimit,
duke qënë se gjeneron të ardhura nga interesat e aplikuara. Për më tepër, variabla të tilla si
madhësia e bankës dhe kapitali kanë një efekt konstruktiv në përfitimin e bankave shqiptare edhe
pse kontributi i madhësisë nuk është gjithmonë i njëjtë. Arsyeja e një marrëdhënie të mirë midis
kapitalit dhe përfitimit është si rrezultat kryesisht i emrit të mirë të krijuar, i cili nga ana tjetër i
jep bankave aftësinë e huamarrjes pa kolateral, duke treguar për ekzistencën e një marrëdhënie të
drejtpërdrejtë midis kapitalit dhe performancës në përgjithësi dhe përfitueshmërisë në mënyrë të
veçantë. Përveç kësaj, faktorë të tjerë specifik bankarë si depozitat dhe të ardhurat jo nga interesi
ndikojnë përfitimin bankarë fuqimisht.
Nga ana tjetër, faktorët e tjerë me ndikim janë rreziku i likuiditetit, efiçenca operacionale dhe
niveli i kredive me probleme të cilët kanë një rrezultat të zhdrejtë mbi përfitueshmërinë e
bankave. Një rrezultat interesant i gjeneruar nga intervista me drejtuesit e financës ishte se
pavarësisht rregjistrimit të një raporti të likuiditetit të lartë, bazuar në statistikat përshkruese,
sipas intervistës së realizuar ato theksuan faktin se aktualisht bankat karakterizohen nga një nivel
likuiditeti i ulët. Arsyeja për ekzistencën e likuiditetit të lartë si rrezultat i statistikave
përshkruese ishte klasifikimi i disa llogarive si rezervë apo i bonove të thesarit, si aktive likuide
mbi të cilat bankat nuk kanë të drejtë për kreditim apo për qëllime të tjera. Në mënyrë të
ngjashme, mungesa e produkteve të reja nga bankat dhe frika e bankave për të investuar në fusha
të rrezikshme janë gjithashtu faktorë që ndikojnë përfitimin e bankave negativisht.
Rrezultatet e intervistave gjithashtu treguan se si efekti i faktorëve të jashtëm mund të jetë i
drejtpërdrejtë apo i tërthortë në përfitimin e bankave shqiptare. Kjo do të thotë se një rritje në
disa faktorë të jashtëm ose të pakontrollueshëm mund të rrezultoj në një rritje në përfitimin e
bankave dhe ndërkohë që faktorë të tjerë mund të veprojnë në një mënyrë të kundërt. Ndër
faktorët e jashtëm për shëmbull tatimi i padrejtë i vendosur mbi huamarrësit e bankave, direkt
rrezulton në një reduktim të sasisë së kredisë të marrë nga klientët për investime dhe kjo mund
të rrezultojë në një rritje të nivelit të kredive me probleme. Kjo tregon qartë ekzistencën e një
marrëdhënie të kundërt midis tatimit të padrejtë të vendosur mbi huamarrësit dhe përfitimit të
bankave. Nga ana tjetër, efekti i variablave si inflacioni dhe kursi i këmbimit mund të kenë
ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në varësi të situatës. Variabli i produktit të brendshëm
bruto dhe teknologjia kontribuojnë pozitivisht tek përfitimi.
Sipas intervistës së zhvilluar me drejtuesit e financave pothuajse të gjitha variablat e
lartpërmendur të brendshme dhe të jashtme përcaktojnë përfitimin, duke pasur një ndikim të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi të. Nga ana tjetër, ka edhe disa masa të ndërmarra nga
menaxhimi i bankave për të zvogëluar ndikimin e faktorëve të kontrollueshme që mund të
101
ndikojnë negativisht përfitimin e bankave. Në mënyrë të ngjashme, në mënyrë që të zvogëlohet
efekti i anasjelltë i likuiditetit në përfitueshmërinë e bankave, përpiqen që të kenë gjithnjë e më
shumë mundësi të ndryshme të investimit pavarësisht ekzistencës së më pak likuiditeti në
realitet. Në përgjithësi, të gjithë faktorët e mësipërm të identifikuar kontribuojnë në ekzistencën e
një performance të dobët apo të mirë të bankave.
102
KAPITULLI I GJASHTË
6 KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
Në kapitullin e mëparshëm u paraqit analiza e gjetjeve, duke trajtuar të dhënat e databazës për
gjithë bankat sëbashku dhe më tej duke bërë ndarjen e bankave sipas grupeve në mënyrë që të
bëhen krahasime paralele për ndikimin dhe rëndësinë e faktorëve përcaktues në përfitueshmëri
sipas secilit grup bankash. Ndërkohë në këtë kapitull në seksionet e mëposhtme do të diskutohet
në seksion 6.1 për konkluzionet e studimit, dhe në seksionin 6.2 për rekomandimet e mundshme.
6.1 Konkluzione.
Përfitueshmëria është një kriter i rëndësishëm për të matur performancën e bankave, veçanërisht
në një mjedis të ndryshueshëm të sistemit bankar. Ky studim shqyrtoi përcaktuesit e
përfitueshmërisë të të gjitha bankave tregtare që operojnë në sektorin bankar në Shqipëri. Dy
matësit kryesorë të përfitueshmërisë, të cilët përdoren gjerësisht në ditët e sotme në industrinë
bankare janë kthimi nga aktivet (ROA) dhe kthimi nga kapitali (ROE) (Nahang dhe Araghi,
2013). Prandaj, matja e perfitueshmërisë në këtë dizertacion u realizua përmes këtyre dy
variablave të varura, ROA dhe ROE (psh, edhe në studime të ngjashme të Ramlall, 2009;
Koasmidou, 2008; Sufian dhe Habibullah, 2009; Sayilgan dhe Yildirim, 2009; Wubitu, 2012;
Yadollahzadeh, Ahmadi dhe Soltan, 2013; Nassreddine, Fatman dhe Anis, 2013 ) etj..
ROA është përcaktuar si e ardhura neto pas taksave, si përqindje e aktiveve mesatare të mbajtura
gjatë një viti dhe tregon se sa e dobishme është një bankë për aktivet e saj, edhe pse mund të jetë
e njëanshme për shkak të aktiviteteve jashtë bilancit (Athanasoglou et al., 2008). ROE është një
tregues i rëndësishëm që tregon për rëndësinë në maksimizimin e kthimit të aksionerëve, duke
pasqyruar aftësinë e një banke në shfrytëzimin e kapitalit të saj për të gjeneruar fitime. Studimi i
përfitueshmërisë në banka është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të informacionit që jep për
shëndetin e ekonomisë në çdo vit të dhënë, por edhe për shkak se fitimet janë një përcaktues
kryesor i rritjes dhe punësimit në periudhën afatmesme. Ndryshimet në përfitueshmëri janë një
kontribues i rëndësishëm për përparimin ekonomik nëpërmjet ndikimit që ajo ka në vendimet për
investime dhe kursime të një banke. Është e vërtetë se kur rritet përfitimi, vlera e aksionerëve
mund të rriten në masë të konsiderueshme. Përfitueshmëria është termi që i referohet aftësisë së
organizatës për të mbajtur fitimin e saj vit pas viti (Ongore dhe Kusa, 2013).
Ky studim kishte për qëllim identifikimin e faktorëve kryesorë specifikë bankarë, specifikë të
industrisë dhe makroekonomikë që mund të ndikojnë përfitueshmërinë e bankave shqiptare dhe
të zbuloj se deri në çfarë masë këto përcaktues ushtronin ndikim tek përfitimi. Në këtë kontekst,
janë shqyrtuar studime të mëparshme mbi përfitimin e bankave dhe është arritur në përfundimin
që përfitimi i bankave zakonisht shprehet si funksion i përcaktuesve të brendshëm dhe të
jashtëm. Përcaktuesit e brendshëm kanë të bëjnë me faktorët që e kanë origjinën nga llogaritë
bankare dhe për këtë arsye mund të quhen përcaktues mikro apo specifikë bankarë të përfitimit.
Përcaktuesit e jashtëm janë variabla të cilat nuk kanë të bëjnë me menaxhimin e bankave, por
103
pasqyrojnë mjedisin ekonomik dhe ligjor që ndikon në funksionimin dhe punën e institucioneve
financiare.
Rezultatet empirike nga studimet e mëparshme arriten në përfundimin se faktorët e brendshëm
shpjegojnë një pjesë të madhe të përfitueshmërisë së bankave, megjithatë edhe faktorët e jashtëm
kanë gjithashtu një ndikim në përfitueshmëri. Një numër i madh variablash shpjeguese janë
propozuar për të dy kategoritë, në përputhje me natyrën dhe qëllimin e çdo studimi. Studimet që
janë marrë me përcaktuesit e brendshëm kanë përdorur variabla të tilla si, madhësia, kapitali,
risku kreditor, cilësia e aktiveve, kosto e financimit, efiçenca operacionale, likuiditeti i aktiveve
etj., ndërsa për përcaktuesit e jashtëm, është bërë dallimi midis variablave të kontrollit që
përshkruajnë mjedisin makroekonomik, të tilla si inflacioni, normat e interesit, rritjes ekonomike
dhe normës së këmbimit dhe variablave që përfaqësojnë karakteristikat e tregut si përqëndrimi,
madhësia e industrisë dhe statusi i pronësisë.
Në bazë të rishikimit të studimeve të mëparshme dhe teorive bankare, ky studim hetoi ndikimin e
disa faktorëve të ndarë në faktorë specifikë bankarë, specifik të industrisë dhe makroekonomik
në bankat tregtare shqiptare gjatë periudhës 2009-2014. Faktorët specifik bankarë që janë
përdorur në këtë studim përfshijnë variabla të tilla si madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve,
risku kreditor, likuiditeti i aktiveve, mjaftueshmëria e kapitalit, efiçenca operacionale dhe kosto e
financimit. Nga ana tjetër në këtë studim është marrë në konsideratë vetëm një faktor specifik i
industrisë, i cili është përqëndrimi dhe faktorët makroekonomikë si aktiviteti ekonomik,
inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit. Për të përmbushur objektin kryesor të kërkimit,
studimi është bazuar kryesisht në metodën sasiore të hulumtimit, e cila është plotësuar nga një
metodë cilësore.
Të dhënat sasiore janë marrë kryesisht nga pasqyrat financiare të bankave tregtare, nga INSTAT,
Banka e Shqipërisë, Banka Botërore dhe Bankscope, në mënyrë që të bëhen analizat empirike të
nevojshme për të identifikuar dhe matur përcaktuesit e përfitimit të bankave. Në veçanti, analiza
e regresionit të shumëfishtë është përdorur për të matur efektin e përcaktuesve të përfitimit
bankarë nga ana sasiore. Nga ana tjetër, të dhënat cilësore janë mbledhur përmes intervistës së
pastrukturuar kryer me drejtuesit e financës në bankat tregtare shqiptare. Literatura në
përgjithësi ka arritur në përfundimin se forma e duhur funksionale për testim është një funksion
linear edhe pse ka mendime të kundërta. Short (1979) hetoi mbi këtë çështje dhe arriti në
përfundimin se funksionet lineare prodhojnë rrezultate më të mira se çdo formë tjetër
funksionale.
Për testimin e hipotezave kërkimore, është konsideruar e gjithë popullata me 16 banka tregtare
dhe të dhënat e nevojshme financiare janë mbledhur për periudhën kohore prej vitit 2009 deri në
vitin 2014. Objektivi kryesor në zgjedhjen e kësaj periudhe të veçantë studimore si mostër është
se vetëm nga viti 2009 e më tej mund të flasim për të dhëna homogjene. Analizat empirike u
kryen për dy modele, meqënëse në konsideruam dy tregues (ROA dhe ROE) për të matur
përfitueshmërinë. Gjithashtu për të dy modelet u ndërmorr testi i shkakësisë Ganger për të
identifikuar lidhjen shkakësore midis variablave të varura dhe të pavarur. Krahas analizës
empirike të zbatuar për të gjithë panelin e të dhënave duke konsideruar të gjitha bankat sëbashku,
më tej është ndërmarrë një tjetër analizë më e hollësishme sipas ndarjes së bankave në grupe, për
të parë se cila nga grup bankat ka ndikimin më të madh në sistemin bankar në tërësi. Sigurisht,
që para se të ndaheshin të dhënat e panelit sipas grupeve u ndërmorr një analizë diskriminante
për të parë nëqoftëse të dhënat tona realisht i përkisnin grupimeve të caktuara. Nga ku u vu re se
104
disa të dhëna devijonin nga qëndra e grupeve, kështu që mbi këtë bazë ato u hoqën nga paneli i të
dhënave dhe analiza sipas grupeve të bankave u krye për 74 vëzhgime (nga 96 të tilla që ishin
fillimisht). Për realizimin e analizave empirike për modelet u përdorën softwerët SPSS 22 dhe
Eviews 7. Gjetjet empirike për përcaktimin e faktorëve që ndikojnë përfitimin sugjerojnë
përfundimet e mëposhtme.
Së pari, rezultatet treguan për një marrëdhënie pozitive të mjaftueshmërisë së kapitalit
dhe përfitueshmërisë në të dy modelet (ROA/ROE), por me rëndësi të fortë statistikore
vetëm në modelin ROA. Ky përfundim është në përputhje me pritjet, meqënëse një bankë
me një pozicion të fortë të kapitalit është në gjendje për të ndjekur mundësitë e biznesit
në mënyrë më efiçente dhe ka më shumë kohë dhe fleksibilitet për t'u marrë me
problemet që dalin nga humbjet e papritura, duke sjellë edhe rritjen e përfitimit. Gjatë
analizimit të informacionit të marrë nga baza e të dhënave për të gjitha bankat tregtare të
cilat operojnë në sistemin bankar shqiptar, ajo që vihet re është përqendrimi i lartë i
kapitalit të bankave në një numër të vogël të bankave të mëdha.
Së dyti, nga gjetjet empirike rezultoi një lidhje negative midis efiçencës operacionale dhe
përfitimit (ROA/ROE), por me rëndësi të fortë statistikore vetëm për modelin ROE. Duke
treguar se minimizimi i kostove operacionale në bankat tregtare me siguri ndikon në
përmirësimin e performancës së bankave. Efiçenca operacionale është përdorur për të
treguar se si kostoja ndryshon në krahasim me ndryshimet në të ardhura, për të treguar se
sa shpejt shpenzimet rriten apo ulen, kur ndryshimet në të ardhura ndodhin.
Së treti, logaritmi natyror i totalit të aktiveve ka një ndikim pozitiv tek përfitueshmëria
(ROA/ROE), me koefiçient të dobët rëndësie për modelin ROA dhe statistikisht i
rëndësishëm me 1% për modelin ROE. Kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë midis madhësisë
së bankës dhe përfitimit tregon se bankat tregtare të mëdha performojnë më mirë se
bankat tregtare të vogla për shkak se bankat e mëdha mund të përfitojnë nga ekonomitë e
shkallës dhe gjithashtu me rritjen e madhësisë disa shpenzime mund të reduktohen.
Ndryshe, thuhet se bankat e mëdha kanë avantazh madhësinë e tyre për të gjeneruar më
shumë kthim.
Së katërti, likuiditeti i aktiveve ka një marrëdhënie negative në të dy modelet me
përfitimin (ROA/ROE), por në modelin ROA është i parëndësishëm kurse në modelin
ROE është statistikisht i rëndësishëm në 1% nivel rëndësie. Mbajtja e aktiveve në një
formë shumë likuide ka tendencë për të ulur të ardhurat, pasi aktivet likuide janë të
lidhura me norma më të ulëta të kthimit. Kështu që, ulja e nivelit të aktiveve likuide do të
sjell në mënyrë të pashmangshme edhe rritjen e fitimit.
Së pesti, risku kreditor ka një lidhje të zhdrejtë me përfitueshmërinë në të dy modelet dhe
është statistikisht i rëndësishmë përkatësisht me 5% dhe 1% nivel rëndësie në modelin
ROA dhe ROE përkatësisht. Risku kreditor, deri tani është risku më i rëndësishëm me të
cilin përballen bankat tregtare dhe suksesi i një biznesi varet nga matja e saktë dhe
menaxhimi efiçent i tij, në një masë më të madhe se çdo lloj risku tjetër. Marrëdhënia
mes riskut kreditor dhe përfitueshmërisë (ROA/ROE) pritej të ishte negative duke
interpretuar konceptin se sa më shumë kredi të këqija të ketë banka aq më shumë do të
reduktohet përfitueshmëria e saj.
Së gjashti, përqëndrimi si i vetmi faktor specifik i industrisë ndryshe nga literature, ka një
lidhje negative më përfitimin (ROA/ROE) dhe është statistikisht i parëndësishëm.
Së fundi, përsa i përket faktorëve makroekonomikë, aktiviteti ekonomik ka marrëdhënie
pozitive me përfitimin (ROA/ROE) dhe është statistikisht i rëndësishëm për të dy
105
modelet. Nga ana tjetër, inflacioni dhe norma e kursit të këmbimit janë faktorë që janë
të lidhur pozitivisht me përfitimin për modelin ROA por janë statistikisht të
parëndësishëm për modelin. Ndërsa për modelin ROE inflacioni është i lidhur negativisht
me përfitimin kurse norma e kursit të këmbimit ka lidhje pozitive me përfitimin por
përsëri si më lart janë të parëndësishme nga ana statistikore. Kjo mund të sugjerojë se për
shkak të pamundësisë së bankave tregtare për të parashikuar saktë nivelet e inflacionit,
ato humbasin mundësinë për të përfituar nga mjedisi inflacionist për të rritur fitimet.
Ndërsa ndikimi i drejtpërdrejtë nga zhvillimet në kursin e këmbimit është i
administrueshëm dhe sektori bankar paraqitet i ndjeshëm ndaj ndikimit negativ që mund
të shkaktojnë lëvizjet e pafavorshme në kursin e këmbimit në gjendjen e klientëve.
Mbasi u analizuan ndikimi dhe rëndësia e variablave shpjeguese të konsideruara si më lart
ndaj variablave të varura (ROA/ROE), u shikua e nevojshme që të bëhej një analizë më e
hollësishme duke klasifikuar bankat tregtare në grupe (sipas ndarjes nga Banka e Shqipërisë),
për të parë se cili nga grupet ka ndikimet më të forta ndaj analizës që konsideron të gjitha
bankat tregtare sëbashku. Fillimisht u ndërmorr një analizë diskriminante duke përdorur
softwarin SPSS 22, për të konstatuar nëqoftëse të dhënat tona realisht ishin klasifikuar në
grupet e duhura, nga ku u konstatua se disa të dhënave të databazës devijonin nga grupet,
prandaj u pa e nevojshme largimi i tyre nga databaza. Prandaj, pas largimit të 22 të dhënave,
për analizën e bankave në grupe u përdor databaza e re me 74 vëzhgime. Më tej mbasi u
analizuan secili grup bankash me vete, u arrit në disa konkluzione si mëposhtë:
Nga analizat empirike te bankave tregtare sipas grupeve (bankat e grupit 1, 2 dhe 3),
rezultoi se variablat e pavarura të marra për studimin ishin shpjeguese shumë të mira për
të dy modelet (ROA/ROE) në bankat e grupit 1 dhe 2. Ndërkohë që, dy variabla
statistikisht të rëndësishme në analizën sipas grupbankave ishin mjaftueshmëria e
kapitalit dhe risku kreditor, me nivele rëndësie të mira kryesisht për bankat e grupit të 3.
Ndërmjet grupeve të bankave vejmë re se, numri i variablave statistikisht të rëndësishme
ishte më i madh për modelin e dytë ku përfitueshmëria shprehet përmes ROE dhe si
variabla të pavarura të përbashkëta dallojnë madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve,
risku kreditor, likuiditeti i aktiveve dhe aktiviteti ekonomik me nivele të ndryshme
rëndësie.
Nga të dhënat e studimit për periudhën e analizuar, provigjionet për kreditë e humbura
paraqiten në nivele më të larta për bankat e grupit të 2, ndjekur nga bankat e grupit të 3
dhe duke konkluduar për bankat e grupit të 1 se niveli i provigjone për humbjen e kredive
është relativisht më i ulët. Nga rezultatet, interpretojmë se ekspozimi i bankave të grupit 2
ndaj niveleve më të larta të riskut kreditor, mund të jetë për shkak të sasive të madhe të
kredive të papaguara, ku kjo sigurisht ndikon edhe në uljen e përfitueshmërisë.
Raporti i aktiveve likuide ndaj totalit të aktiveve paraqitet mjaftueshëm i lartë për bankat
e grupit 1 dhe 3, duke u ndjekur nga bankat e grupit 2.
6.2 Rekomandime.
Më poshtë janë listuar disa rekomandime bazuar mbi hulumtimet dhe gjetjet e studimit:
Variablat specifike bankare paraqiten fuqimisht më të rëndësishme sesa faktorët e
jashtëm për të shpjeguar ndryshueshmërinë në modelet e përfitueshmerisë (ROA/ROE)
106
për bankat tregtare në Shqipëri. Megjithatë në mesin e faktorëve të jashtëm të përfshirë
në këtë studim, aktiviteti ekonomik paraqitet si një matës statistikisht i rëndësishëm i
përfitimit të bankave tregtare shqiptare. Prandaj, rekomandohet për të gjitha bankat
tregtare që të marrin parasysh edhe mjedisin makroekonomik gjatë hartimit të strategjive
për të përmirësuar performancën e tyre apo fitimet në veçanti.
Madhësia e bankës, menaxhimi i aktiveve, risku kreditor, mjaftueshmëria e kapitalit dhe
aktiviteti ekonomik janë tregues të rëndësishëm të përfitimit të bankave tregtare në
Shqipëri. Rekomendohet, se duke u përqëndruar në përmirësimin e këtyre treguesve
mund të rritet mundësia për përmirësimin e përfitueshmërisë së bankave tregtare, si dhe
performancës së tyre.
Ekonomia e shkallës rrjedh nga madhësia e bankës që luan një rol vendimtar në
përfitueshmërinë e bankave tregtare. Përfitimi nga madhësia e bankës reflektohet në
aftësinë për të arritur në tregje më të gjëra. Prandaj, bankat tregtare duhet të inkurajohen
për të parë përtej tregut vendor dhe të zgjerojnë operacionet e tyre në tregje të tjera
gjeografike dhe sektorë të tjerë të ekonomisë. Rekomandohet që bankat tregtare mund të
zgjerojnë veprimtarinë operacionale të tyre në Kosovë. Gjithashtu, rekomandohet që
sektori i bujqësisë dhe turizmit mund të jetë ende një treg potencial për bankat tregtare.
Kapitalizimi i bankave duhet inkurajuar në mënyrë që performanca bankare të mund të
rritet. Një sistem bankar i mirëkapitalizuar do të sigurojë stabilitetin financiar dhe do të
bëjë industrinë më elastike ndaj goditjeve të jashtme dhe rreziqeve. Kjo është për shkak
se bankat e mirë kapitalizuara kanë rrezik më të ulët financiar dhe kështu kanë më shumë
gjasa për të mbijetuar krizave financiare. Duke j’u referuar analizës së bankave sipas
grupeve rekomandohet që menaxherët e banka tregtare të grupit të 1 dhe 2 duhet të
vlerësojnë me kujdes nevojën për kapital shtesë.
Rekomandohet menaxherëve të bankave tregtare që të sigurohen që të kenë një
menaxhim efiçent të likuiditetit në mënyrë që bankat tregtare të jenë të afta për të paguar
detyrimet e tyre në periudhat afatshkurta dhe afatgjata. Kjo mbështetur në një rezultat
interesant i gjeneruar nga intervistat me drejtuesit e financës të bankave tregtare, të cilët
pohuan se realisht bankat tregtare karakterizohen nga nivele likuiditeti të ulta, pavarësisht
se në studim evidentohet një raport likuiditeti i lartë, bazuar në statistikat përshkruese.
Sipas, tyre arsyeja për ekzistencën e likuiditetit të lartë si rezultat i statistikave
përshkruese ka të bëjë me klasifikimin e disa llogarive si rezervë apo i bonove të thesarit,
si aktive likuide mbi të cilat bankat tregtare në fakt nuk kanë të drejtë për kreditim apo
për qëllime të tjera.
Përqëndrimi si variabël specifik i industrisë bankare në studim ndikon negativisht
përfitueshmërinë duke nënkuptuar që bankat tregtare nuk janë efiçente dhe inovative.
Kështu që, rekomandohet se sektori bankar duhet të liberalizohet pak më shumë duke
lejuar investitorët të bëhen pjesë e tij. Kjo jo vetëm që do të nxiste konkurrencën, por do
të ishte një vlerë shtesë për shërbimet e kryera ndaj konsumatorëve. Përqendrimi i lartë
mund të pengojë arritjen e objektivave të politikës monetare.
Siç mbështetet edhe nga literatura, një ekonomi e shëndetshme është një parakusht për
një sistem bankar të shëndetshëm. Prandaj, marrëdhënia pozitive midis produktit të
brendshëm bruto dhe përfitueshmërisë bankare është në përputhje me teorinë. Kështu,
politikat e qeverisë për punësimin dhe investimet duhet të intensifikohen për të rritur
përfitueshmërinë e bankave tregtare. Në një ekonomi, ku qeveria stimulon krijimin e
107
vendeve të punës dhe krijon klimën e duhur të investimeve për investitorët vendas dhe të
huaj, bankat tregtare ka të ngjarë të forcohen edhe më shumë.
Ekspozimi i sektorit bankar ndaj lëvizjeve të pafavorshme në kursin e këmbimit, duhet
vlerësuar rregullisht dhe ndjekur me kujdes. Meqënëse levizjet e padëshiruara dhe në
drejtim të papritur të kursit nominal efektiv të këmbimit përbëjnë një kërcënim për të
ardhurat dhe kapitalin e bankës. Një nënçmim i ndjeshëm i kursit të këmbimit mund të
dëmtojë aftësinë paguese të klientëve të sektorit bankar, veçanërisht të sektorit të biznesit.
Ku kanali kryesor i transmetimit të këtij rreziku përfaqësohet nga kredia në valutë, kur
burimi kryesor i shlyerjes së saj është në monedhën vendase.
Në punët e ardhshme kërkimore, mund të jetë e dobishme për të kuptuar faktorët që
ndikojnë në efektivitetin e politikës monetare të Bankës Qëndrore, meqënëse sipas
literaturës oferta e parasë ndikon në mënyrë të konsiderueshme dhe negativisht përfitimin
e bankave tregtare. Kjo për shkak se Banka Qëndrore mund të ketë objektiva të drejta në
politikën e saj, por disa faktorë mbizotërues në industri mund të jenë një pengesë për
realizimin e këtyre objektivave.
Së fundi, në analizën statistikore të këtij studimi për të hetuar faktorët përcaktues që
ndikojnë përfitueshmërinë e bankave tregtare në Shqipëri, nuk janë përfshirë të gjithë
faktorët e mundshëm. Kështu që, si detyrë për hulumtimet e ardhshme është përfshirja e
faktorëve të tillë si, pronësia, depozitat, politikat qeveritare, numri i degëve, norma e
interesit, teknologjia, taksat etj..
108
BIBLIOGRAFIA
Punime shkencore
1. Abdou, H., El-Masry, A. dhe Pointon, J. (2007). On the applicability of credit scoring
models in Egyptian Banks, Banks and Bank Systems, Vol. 2, Issue 1.
2. Abdel-Baki M.A. (2010). Assessing the Effectiveness of Banking reform endeavours on
the performance of Egyptian Banks, International Research Journal of Finance and
Economics, ISSN 1450-2887, Issue 41.
3. Abreu. M. dhe Mendes. V. ( 2002). Commercial Bank Interest Margins and
Profitability: Evidence from E.U. Countries. University of Porto Working Paper no. 245.
4. Abuzar, M.A. (2013). Internal and external determinants of profitability of Islamic banks
in Sudan: evidence from panel data, Afro-Asian, Journal of Finance and Accounting,
2013 Vol.3, No.3, 222 – 240.
5. Agoraki, M., Delis, M.D., dhe Pasiouras, F. (2011). Regulations, competition and bank
risk-taking in transition countries. Journal of Financial Stability, 7(1).
6. Ahmed, H.I. (2003). Trend in the profitability of banks in Nigeria before and during
interest rate deregulation: A comparative analysis. NDIC Quarterly, 13, 62.
7. Allen, A. J., Shaik, S., Myles, A. E. dhe Yeboah, O. A. (2011). Determinants of
Profitability Performance: An Analysis of Class I Railroads in the United States.
8. Albertazzi, U. dhe Gambacorta, L. (2008). Bank profitability, the business cycle.
Journal of Financial Stability.
9. Alper, D. dhe Anbar, A., (2011). Bank Bank specific and macroeconomic determinants of
commercial bank profitability: empirical evidence from Turkey. Business and Economics
Research Journal 2(2), 139-152.
10. Athanasoglou, P.P., Sophocles, N.B. dhe Matthaios, D.D. (2005). Bank-specific,
industry-specific and macroeconomic determinants of bank profitability . Working paper,
Bank of Greece.
11. Athanasoglou, P. Delis. M. dhe Staikouras, C. (2006). Determinants of Bank
Profitability in the Southern Eastern European Region. Bank of Greece Working
Paper no. 47.
12. Athanasoglou, P. P., Brissimis, S. N. dhe Delis, M. D. (2007). Bank specific, industry
specific and macroeconomic determinants of bank profitability. Journal of International
Financial Markets, Institutions and Money 18(2), 121-136.
13. Athanasoglou, P. Brissimis, S. dhe Delis, M. (2008). Bank-specific. industry-specific
and macroeconomic determinants of bank profitability. Journal of International Financial
Markets. Institutions and Money.
14. Altunbas, Y., Carbo, S., Gardener, E.P.M., dhe Molyneux, P. (2007). Examining the
Relationships between Capital, Risk and Efficiency in European Banking. European
Financial Management.
15. Agusman, A., Monroe, G.S., Gasbarro, D., dhe Zumwalt, J.K. (2008). Accounting and
capital market measures of risk: evidence from Asian banks during 1998-2003. Journal
of Banking and Finance, 32(4).
109
16. Aminu, A.B. (2013). The Determinants of Banks’ Profitability in Nigeria. Institute of
Graduate Studies and Research, North Cyprus.
17. Ani, W. U., Ugwunta, D. O., Ezeudu, I. J. dhe Ugwuanyi, G. O. (2012). An empirical
assessment of the determinants of bank profitability in Nigeria: Bank characteristics
panel evidence, Journal of Accounting and Taxation Vol. 4(3), 38-43.
18. Angbazo, L., (1997). Commercial bank net interest margins, default risk, interest-rate
risk, and off-balance sheet banking, Journal of Banking and Finance 21, 55-87.
19. Asaftei, G. dhe Kumbhakar, S. (2008). Regulation and efficiency in transition: the
case of Romanian banks, J. Regulatory Economics, 33(3), 253–282.
20. Bobakova, I.V. (2003). Raising the Profitability of Commercial Banks. Journal of
International Finance, Volume XI, 21-25.
21. Barajas, A., Steiner, R. dhe Salazar, N. (1999). Interest Spreads in Banking in Colombia
1974– 96. IMF Staff Papers, 46, 196-224.
22. Bashir, A.H.M. (2003). Assessing the Performance of Islamic Banks: Some evidence
from the Middle East., Grambling State University”, Islamic Economic Studies. Vol. 11,
No. 1.
23. Banwo, S. (1997). The Funds flow Statement: Towards Enhanced Utility. 1997 ICAN
News, July/September, 23-29.
24. Beck, T. Cull, R. dhe Afeikhena, J. 2005. Bank privatization and performance:
empirical evidence from Nigeria. Journalof Banking and Finance 29 (8-9). 2355–2379.
25. Berger, A.N. dhe Humphrey, D.B. (1997). Efficiency of Financial Institutions:
International survey and directions for future research, European Journal of Operational
Research, 98, 175-212.
26. Berger, A. (1995). The Relationship Between Capital and Earnings in Banking. Journal
ofMoney, Credit and Banking, Vol. 27, 404-431.
27. Berger, A. N. dhe Loretta J. M. (1997). Inside the Black Box: What Explains Differences
in the Efficiencies of Financial Institutions. Journal of Banking and Finance, 895-947.
28. Berger, A. dhe Humphrey, D. (1997). Efficiency of financial institutions: International
survey and directions for future research, European Journal Operational Research, 98,
175–212.
29. Betty, D. dhe Jones, J. (2007). Financial liberalization and banking crises in
emerging economies, Journal of International Economics, 72(1), 202-221.
30. Bikker, J.A. dhe Hu, H. (2002). Cyclical patterns in profits, provisioning and lending of
banks and procyclicality of the new Basel capital requirements. BNL Quarterly Review
221, 143-175.
31. Bikker, J.A. dhe J.W.B. Bos (2005). “Trends in competition and profitability in the
banking industry: A basic framework.” SUERF – The European Money and Finance
Forum.
32. Bikker, J.A. dhe Groeneveld, J.M. (1998). Competition and concentration in the EU
Banking industry, Research Series Supervision no. 8, De Nederlandsche Bank, 1-29.
33. Ben. S. dhe Kandil, M., (2009). The impact of capital requirements on banks’ cost of
intermediation and performance: The case of Egypt, Journal of Economics and
Business 61. 70-89.
34. Bonin, J. dhe Wachtel, P. (2003). Financial sector development in transition countries:
Lessons from the first decade, Financial Market Institution and Instruments, 12, 1–66.
35. Bos, J. dhe Schmiedel, H. (2007). Is there a single frontier in a single European
110
market?, Journal of Banking and Finance, Vol. 31, 2081–2102.
36. Bourke, P. (1989). Concentration and other determinants of bank profitability in
Europe, North America and Australia. Journal of Banking and Finance, 13.
37. Boyd, J. dhe Runkle, D. (1993). Size and performance of banking firms: testing the
predictions of theory’, Journal of Monetary Economics, Vol.31, 47-67.
38. Bhuyan, R. dhe Williams, D. L. (2006). Operating performance of the US Commercial
Banks after IPOs: An empirical evidence. Journal of Commercial Banking and Finance
5(1/2): 68-95.
39. Brissimis, S. N., Delis, M. D. dhe Papanikolaou, N. I. (2008). Exploring the
nexus between banking sector reform and performance: Evidence from newly acceded
EU countries. Journal of Banking and Finance 32(12): 2674-2683.
40. Campayne P., (1990). “An analysis of some determinants of multinational bank
performance”, University of Reading, Department of Economics.
41. Coffinet, J., Lin, S. dhe Matins, C. (2010). Stress Testing Banks Profitability: Evidence
from France. French Bank Commission.
42. Claessens, S. dhe Hore, N. (2012). Foreign Banks: Trends, Impact and Financial
Stability. IMF Working Paper, Research Department.
43. Chantapong, S. (2005). Comparative study of domestic and foreign bank performance in
Thailand: The regression analysis. Economic Change and Restructuring 38(1), 63-83.
44. Davydenko A. (2010), Determinants of Bank Profitability in Ukraine, Undergraduate
Economic Review, Volume 7, Issue 1.
45. Davcev, L., dhe Hourvouliades, N. (2009). Profitability Parameters in the Banking
System of Macedonia. Proceedings of International Conference on Applied Economics.
46. Demirguc-Kunt, A. dhe Huizinga, H. (2000). Financial Structure and Bank Profitability,
World Bank Policy Research Working Paper no. 2430.
47. De Haas, R. dhe Van Lelyveld, I. (2006). Foreign banks and credit stability in Central
and Eastern Europe. A panel data analysis, Journal of Banking and Finance, 30, 1927–
1952.
48. Deger, A. dhe Adem, A. (2011). Bank-Specific and Macroeconomic Determinants of
Commercial Bank Profitability: Empirical Evidence from Turkey. Business and
Economic Research Journal, Vol.2, No. 2, 139-152.
49. DeYoung, R. dhe Rice, T. (2004). Non-interest income and financial performance at US
Commercial Banks. Financial Review 39(1).
50. Dewaelheyns N. dhe Van Hulle, C. (2007). Internal capital markets and capital
structure: Bank versus internal debt. SSRN Working paper.
51. Dewenter, K.L. dhe Hess, A.C. (2000). Risks and returns in relationship and transactional
banks: Evidence from Banks’ returns in Germany, Japan, the UK, and the U.S., in
Performance of Financial Institutions: Efficiency, Innovation, Regulation, Cambridge
University Press, 443-462.
52. Dietrich, A. dhe Wanzenried, G. (2010). Determinants of bank profitability before and
during the crisis: evidence from Switzerland, 1-41.
53. Dietrich, A. dhe Wanzenried, G. (2011). Determinants of bank
profitability before and during the crisis: Evidence from Switzerland. Journal
International Financial Markets Institutions and Money.
54. Duca, J. dhe M. McLaughlin (1990). “Developments affecting the profitability of
commercial banks.” Federal Reserve Bulletin.
111
55. Demirguc-Kunt, A. dhe Huizinga, H. (1999). Determinants of commercial bank
Interest margins and profitability: some international evidence. World Bank Economic
Review13 (2).
56. Eichengreen, B. dhe Gibson, H.D. (2001). Greek banking at the dawn of the new
millennium. CEPR discussion Paper.
57. García-Herrero, A. Gavilá, S. dhe Santabárbara, D. (2009). What explains the low
profitability of Chinese banks? Journal of Banking and Finance 33 (11).
58. Goddard, J. Liu, H. Molyneux, P. dhe Wilson, J. (2009). Do bank profits converge?
Working Paper.
59. Goddard, J., Molyneux, P., dhe Wilson, J. O. S. (2004). The profitability of European
banks: a cross-sectional and dynamic panel analysis. The Manchester School, 72(3).
60. Golin, J. (2001). The Bank Credit Analysis Handbook: A Guide for Analysts, Bankers
and Investors.
61. Goudrean, R.E. dhe Whitehead D.D. (1989). Commercial bank profitability improved
in 1988.Economic Review, Federal Reserve Bank of Atlanta.
62. Grigorian, D. dhe Manole, V. (2006). Determinants of commercial bank performance
in transition: An application of data envelopment analysis. Comparative
Economic Studies 48, 497-522.
63. Guru, B. K., Staunton, J. dhe Balashanmugam, B. (2002). Determinants of
Commercial Bank Profitability in Malaysia. Working Paper. Multimedia University.
64. Gul, S., Irshad, F. dhe Zaman, K. (2011). Factors affecting bank profitability in Pakistan.
The Romanian Economic Journal, XIV (39), 61-87.
65. Graham, C. dhe Bordeleau, E.(2010). The Impact of Liquidity on Bank Profitability.
Bank Canada Working Papers.
66. Hallunovi. A, (2008). Cilësia e shërbimeve bankare, një premisë për zhvillimin e
mirëqënies ekonomike. Temë diplome. Universiteti i Shkodrës.
67. Hannan, T.H. dhe Prager, R.A. (2009). The profitability of small single-market banks in
an era of multi-market banking, Journal of Banking & Finance, Vol. 33(2), 263–271.
68. Hassan, K. dhe Bashir M. (2003). Determinants of Islamic Banking Profitability,
International Seminar on Islamic Wealth Creation, University of Durham, U.K.
69. Haslem, J.A. (1968). A statistical analysis of the relative profitability of commercial
banks. Journal of Finance 23, 167-176.
70. Hancock, D. (1989). Bank Profitability, Deregulation and the Production of Financial
Services. Research working Paper, Federal Reserve Bank of Kansas City, December,
1998.
71. Haron, S. (2004). Determinants of Islamic Banking Profitability. Global Journal of
Finance and Economics; Vol 1, No 1.
72. Hellmann. T. Kevin, M. dhe Stiglitz, J. (2000). Liberalization, Moral Hazard in
Banking and Prudential Regulation: Are Capital Requirements Enough?, American
Economic Review, 90(1), 147–165.
73. Heffernan, S. (1996). Modern banking in Theory and Practice. England: Published by
John Wiley and Sons Ltd, West Sussex PO19 1UD.
74. Heffernan, S. dhe Fu, M. (2008). The Determinants of Bank-Performance in China.
EMG Working Paper Series No. 032008.
75. Heggested, A.J. (1977). Market Structure, Risk, and Profitability in Commercial
Banking, Journal of Finance, Vol.32: 1207-1216.
112
76. Hirtle, B. J. dhe Stiroh, K. J. (2007). The return to retail and the performance of
US Banks. Journal of Banking and Finance 31(4): 1101-1133.
77. Ho, M. T. dhe Tripe, D. (2002). Factors influencing the performance of foreign owned
banks in New Zealand. Journal of International Financial Markets, Institutions and
Money 12(4/5): 341-357.
78. Fadzlan, S. (2010). Financial depression and the profitability of the banking sector of the
republic of Korea: Panel evidence on bank-specific and macroeconomic determinants.
Asia-Pacific Development Journal 17 (2). 65-92.
79. Fang, Y., Hasan, I. dhe Marton, K. (2011). Bank efficiency in South-Eastern
Europe. Economics of Transition, 19: 495–520.
80. Fethi, M.D. dhe Pasiouras F. (2009). Assessing bank efficiency and performance with
operational research and artificial intelligence techniques: A survey, European Journal of
Operational Research, Vol. 204, Issue 2,189-198.
81. Frederic, N. K. (2014). Factors affecting performance of commercial banks in Uganda: A
case for domestic commercial banks. International Business Research Conference, South
Africa.
82. Fries, S., dhe Taci, A. (2002). Banking reform and development in transition economies.
European Bank of Reconstruction and Development Economic Working Papers, no. 71.
83. Fries, S. dhe Taci, A. (2005). Cost efficiency of banks in transition: Evidence from 289
banks in 15 post-communist countries, Journal of Banking and Finance, 29, 55–81.
84. Lamarana, M (2012). Financial Performance of the Malaysian Banking Industry
Domestic vs Foreign Banks, Eastern Mediterranean University.
85. Lindblom, T., Olsson, M., dhe Willesson, M. (2011). Financial Crisis and Bank
Profitability, Bank Performance. In P. Molyneux (Ed.), Risk and Firm Financing.
Palgrave Macmillan.
86. Lannotta, G Nocera, G. dhe Sironi, A. (2007). Ownership structure, risk and performance
in the Europian banking industry. Journal of Banking and Finance.
87. Lee, C. dhe Hsieh, M. (2013). The impact of bank capital on probitability and risk in
Asian Banking. Journal of International Money and Finance.
88. Liu, H dhe Wilson, J.O. (2010). The probitability of banks in Japan. Applied Financial
Economics.
89. Isik, I. dhe Hassan, M. (2003). Financial deregulation and total factor productivity
change: An empirical study of Turkish commercial banks, Journal of Banking and
Finance, 27, 1455–1485.
90. Ismi, A. (2004) Impoverishing a Continent: The World Bank and the IMF in Africa.
91. Marshall, J. (2009). The financial crisis in the US: key events, causes and responses,
Research Paper.
92. Mathuva, D.M. (2009). Capital adquacy, Cost income ratio and the performance of
commercial Banks; The Kenyan scenario. International Journal of Applied Economics
and Finance, Vol. 3, No. 2, 35 – 47.
93. Mamatzakis, E dhe Remoundos, P. (2003). Determinants of Greek Commercial Banks
Probitability. 1989-200. University of Piraeus Working Paper.
94. Masood, O dhe Ashraf, M (2012). Bank Specific and Macroeconomic Profitability
Determinants of Islamic Banks, Qualitative Research in Financial Markets, Vol.4, no.2/3.
95. Mendes, V. dhe Abreu M. (2003). Do macro-financial variables matter for European
Bank interest margins and profitability?, 2nd CIEF Workshop “European integration and
113
Banking efficiency”, Lisbon, 4-12.
96. Micco, A. Panizza, U. dhe Yanez, M. (2007). Bank ownership and performance. Does
politics matter? Journal of Banking and Finance.
97. Miller, S dhe Noulas, A (1997). Portfolio mix and large-bank probitability in the
USA.Applied Economics.
98. Modigliani, F dhe Miller, M.H (1958). The Cost of capital, corporation finance and the
theory of investment, The American Review, vol. 48, no. 3, 261-297.
99. Molyneux, P. dhe Thornton, J. (1992). Determinants of European Bank Profitability: A
Note. Journal of Banking and Finance, 16: 1173-1178.
100. Mullineux, A.W. dhe Green C. J. (1999). Economic Performance and Financial
Sector Reform in Central and Eastern Europe, Capital flows, Bank and Enterprise
Restructuring, Elgar, Cheltenham, UK, 149-161.
101. Mcleay, S. dhe Molyneux, P. (1988). Bank profitability and structure in France,
the United Kingdom, West Germany and Japan: some preliminary findings, Research
Papers in Banking and Finance, University College of North Wales, Bangor.
102. Mohana, K dhe Tekeste, B (2012). Determinants of profitability of Commercial
Banks in Developing country, Evidence from Ethiopia, International Journal of
Accounting and Finance ,Vol.2, Issue 3.
103. Naaborg, I. dhe Lensink R. (2008). Banking in transition economies: does foreign
ownership enhance profitability?, The European Journal of Finance, Vol. 14, No 7, 545-
562.
104. Naceur, S. B. (2003). The Determinants of the Tunisian banking industry
profitability: Panel evidence, 1-33.
105. Naceur, S.B. dhe Goaied, M. (2001). The Determinants of the Tunisian Deposit
Banks’ Performance. Applied Financial Economics, 11, 317-319.
106. Naceur, S. B. dhe Goaied, M. (2005). The Determinants of Commercial Bank
Interest Margin and Profitability: Evidence from Tunisia, SSRN Working paper series.
107. Nassreddine, G, Fatman, S dhe Anis, J (2013). Determinants of Banks
performance. International Review of Management and Business Research,Vol.2, Issue.1
108. Neely, M. dhe Wheelock, D. (1997). Why does bank performance vary across
states? Federal Reserve Bank of St. Louis Review, 27-38.
109. Obamuyi, T. M. (2013). Determinants of banks’ profitability in a developing
economy: Evidence from Nigeria. Organizations and Markets in Emerging Economies, 4,
2(8), 97-111.
110. Olweny, T. dhe Shipho, T.M. (2011). Effects of Banking Sectoral Factors on the
Profitability of Commercial Banks in Kenya. Economics and Finance Review, Vol. 1,
No. 5, 1-30.
111. Ommeren, V. (2011). Banks' Profitability: An Examination of the Determinants
of Banks' Profitability in the European Banking Sector. Masters Thesis, Erasmus
University.
112. Ongore, V. O. dhe Kusa, G. B. (2013). Determinants of financial performance of
commercial banks in Kenya. International Journal of Economics and Financial Issues,
3(1), 237-252.
113. Pasiouras, F., dhe Kosmidou, K. (2007). Factors influencing the profitability of
domestic and foreign commercial banks in the European Union. International Business
and Finance, 21(2), 222–237.
114
114. Perry, P. (1992). Do Banks Gain or Lose From Inflation. Journal of Retail
Banking, 14(2), pp 25-30.
115. Petkovski, M. (2009). Financial markets and Institutions. Skopje, Faculty of
Economics.
116. Pilloff, S.J. dhe Rhoades, S.A. (2002). Structure and Profitability in Banking
markets, Review of Industrial Organization, Vol. 20, No.1: 81-98.
117. Popovska, K. (2008). Commercial Banking – Success and profitability. Skopje,
“Institute of economics” – Skopje.
118. Poposka, K. dhe Trpkoski, M. (2013). Secondary Model for Bank Profitability
Management – Test on the Case of Macedonian Banking Sector. Research Journal of
Finance and Accounting, Vol.4, No.6.
119. Isik, I. dhe K. Hassan (2003). Financial deregulation and total factor
productivity change: An empirical study of Turkish commercial banks" Journal
of Banking and Finance, 27(8): 1455-1485.
120. Radulescu, M., dhe Tanascovici, M. (2012). Profitability of the CEE banking
systems during the crisis period, Annals of the University of Petroşani. Economics, 12,
274-291.
121. Ravid, A. S dhe Sarig, O. H (1991). Financial Signalling by Committing to Cash
Outfloës, Journal of Financial and Quantitative Analysis, Vol. 26, No. 2, 165-180.
122. Rime, B. dhe Stiroh, K.J. (2003).The Performance of Universal Banks: Evidence
from Switzerland. Journal of Banking and Finance, Vol. 22, 2121-2150.
123. Kanas, A., Vasiliou, D. dhe Eriotis, N. 2012. Revisiting bank profitability:
A semi-parametric approach. Journal of International Financial markets,
Institutions and Money (22)4, 990-1005.
124. Kasman, A. (2010). Consolidation and Commercial bank net interest margins:
evidence from the old and new European union members and candidate countries.
Economic Modeling 27. 648-655.
125. Kaheeru, V. (2001). Institute of Corporate Governance of Uganda. Manual.
Lipton, M. and J.W.
126. Kosmidou, K., Pasiouras, F., Doumpos, M., dhe Zopounidis, C. (2006). A
Multivariate analysis of the financial characteristics of foreign and domestic banks in the
UK. Omega, 34(2), 189–195.
127. Kosmidou, K., Pasiouras, F. dhe Tsaklanganos, A. (2007). Domestic and
multinational determinants of foreign bank profits: The Case of Greek Banks operating
abroad. Journal of Multinational Financial Management 17(1): 1-15.
128. Kosmidou, K. dhe Zopounidis, C. (2008). Measurement of bank performance
in Greece. South Eastern Europe Journal of Economics 6(1): 79-95.
129. Kosmidou, K. (2008). The determinants of Bank’s profit in Greece during the
period of EU Financial Integration. Manegerial Finance, Issue, 34, 146 – 159.
130. Kumbhakar, S., Lozano-Vivas, A., Lovell, C. dhe Hasan, I. (2001). The effects
of deregulation on the performance of financial institutions: The case of Spanish savings
banks, Journal of Money, Credit Banking, 33, 101–120.
131. Khrawish, H. (2011). Determinants of Commercial Banks Performance Evidence
from Jordan. International Research Journal of Finance and Economics, 149-158.
132. Kosak, M. dhe J. Zoric (2011). Accounting for heterogeneity in cross-
country bank efficiency comparisons. Economics of Transition, 19: 473–494.
115
133. Kumbhakar, S.C dhe Lovell, C.A.K (2000). Stochastic Frontier Analysis,
Cambridge University Press.
134. Koutsomanoli-Filippaki, A., Margaritis, D. dhe Staikouras, C. (2009). Efficiency
and productivity growth in the banking industry of Central and Eastern Europe, Journal
of Banking and Finance, 33, 557–567.
135. Kyj, L., dhe Isik, I. (2008). Bank x-efficiency in Ukraine: An analysis of service
characteristics and ownership. Journal of Economics and Business, 60, 369–393.
136. Ramlall, I. (2009). Bank-Specific, Industry-Specific and Macroeconomic
Determinants of Profitability in Taiwanese Banking System: Under Panel Data
Estimation, International research Journal of Finance and Economics, Issue 34.
137. Loukoianova, E. (2008). Analysis of the Efficiency and Profitability of the
Japanese Banking”, IMF Working Paper No. 08/63.
138. Lui, H., dhe Wilson, J., (2010). The Profitability of Banks in Japan. Applied
Financial Economics 20(24), 1851-1866.
139. Sabo, B. (2007). An Assessment of the Determinants of the Nigerian Banking
Industry Profitability: Using Panel Evidence from Nigerian Commercial Banks. The
Information Manager Vol. 7 (2) 2007.
140. Sayilgan, G. dhe Yildrim, O. (2009). Determinants of Profitability in Turkish
Banking Sector: 2002-2007. International Research Journal of Finance and Economics,
ISSN 1450-2887, Issue 28, 207-214.
141. Salloum, A. dhe Hayek, J. (2012). Analysing the Determinants of Commercial
Bank Profitability in Lebanon. International Research Journal of Finance and Economics,
ISSN 1450-2887, Issue 93, 123-135.
142. Said, R.M. dhe Tumin, M.H. (2011). Performance and Financial Ratios of
Commercial Banks in Malaysia and China, International Review of Business Research
Papers, Vol.7(2), 157-169.
143. Sastrosuwitoand, S. dhe Suzuki, Y. (2011). Post Crisis Indonesian Banking
System Profitability: Bank-Specific, Industry-Specific, and Macroeconomic
Determinants. 2nd International Research Symposium in Service Management
Yogyakarta, Indonesia.
144. Sathye, M. (2005). Market Structure and Performance in Australian Banking,
Revieë of Accounting and Finance, Vol. 4, No 2, 107-122.
145. Sandeep, A., Patel, A. B., dhe Lilicare, B. (2002). Measuring Transparency
And Disclosure at Firm-Level in Emerging Markets. Journal of Finance, Vol. 24, No.4.
146. Sanni, M.R. (2006). Consolidated Accounts Made Simple. Ilaro, Ogun State,
Nigeria, IPS Educational Press, 178-180.
147. Sanni, M.R. (2009). The effects of the 2006 consolidation on profitability of
Nigerian Banks.Nigerian Research Journal of Accountancy (NRJA), a Publication of
The Institute of Chartered Accountants of Nigeria (ICAN), Lagos, 1(1): 107-120.
148. Samuelson, P. A. (1945). The Effect of Interest Rate Increases on the Banking
System. American Economic Review, 35, 16-27.
149. Stanger, A.M. (2000). Determinants of Home-based Business Sales
Performance, School of Commerce Research Paper Series no.18, Australia.
150. Stiroh, K. J. dhe Rumble, A. (2006). The dark side of diversification: The Case
of US Financial Holding Companies. Journal of Banking and Finance
30(8).
116
151. Siregar, R., Vincent, L.C.S. dhe Pontines, V. (2011). Post Global Financial
crisis: Issues and Challenges for Central Banks of Emerging Markets, The South East
Asian Central Banks Research and Training Centre, Kuala Lumpur, Malaysia.
152. Simpson, J. dhe Westaway, J. (2010). Why have Australian Banks survived the
recent global financial crisis?, in The Banking crisis Handbook, CRC Press, 417-436.
153. Suminto, S. dhe Yasushi, S. (2011). Post crisis Indonesian banking
system profitability: bank- specific. industry-specific. and macroeconomic
determinants. International Research Symposium in Service Management
Yogyakarta. Indonesia. 451-454.
154. Sufian, F. dhe Parman, S. (2009). Specialization and other determinants of non-
commercial bank financial institutions’ profitability: Empirical evidence from Malaysia.
155. Sufian, F. (2011). Profitability of the Korean Banking Sector: Panel
Evidence on Bank-Specific and Macroeconomic Determinants, Journal of Economics and
Management, 7(1):43-72.
156. Steinherr, A. dhe Huveneers, C. (1994). On the performance of differently
regulated financial institutions: Some empirical evidence. Journal of banking and finance,
18(2), 271-306.
157. Stigler, A. (1964). A Theory of Oligopoly, Journal of Political Economy, Vol.72,
44-61.
158. Stork, P.A. dhe Vries, C.G. (2010). The stability of the Australian Banking
sector, in The Banking crisis Handbook, 397-416.
159. Syafri (2012). Factors Affecting Bank Profitability in Indonesia, International
Conference on Business and Management, Phuket – Thailand.
160. Smirlock, M. (1985). Evidence of the (Non) Relationship between Concentration
and Profitability in Banking. Journal of Money, Credit and Banking 17(1): 69-83.
161. Staikouras, Ch. dhe Wood, G. (2003), The determinants of bank profitability in
Europe, European Applied Business Research Conference, Venice.
162. Sharif, A.M. (2000). An investigation into the extent and determinants of bank
profitability: a comparison between Kuwaiti and GCC commercial banks. University of
Wales.
163. Sharma, P. dhe Gounder, N. (2012). Profitability Determinants of Deposit
Institutions in Small, Underdeveloped Financial Systems: The Case of Fiji.
164. Short, B. ( 1979). The relation between commercial bank profit rates and
banking concentration in Canada Banking and Finance 3 (3). 209-219.
165. Tan, Y dhe Floros, Ch (2012). Bank profitability and Inflation, The case of
China, Journal of Economic Studies, vol.39, No.6, 675-696.
166. Taani, K (2013), ‘Capital Structure Effects on Banking Performance’, A Case
Study of Jordan, International Journal of Economics, Finance and Management Sciences,
Vol. 1, No. 5, 2013, pp. 227-233.
167. Toddard, J., Molyneux, P. dhe Wilson, J.O.S. (2004). Dynamics of Growth and
Profitability in Banking. Journal of Money, Credit, and Banking, Vol. 36 (6).
168. Tu. A.H. dhe Chen, S.Y. (2000). Bank Market structure and performance in
Taiwan before and after the 1991 liberalization, Review of Pacific Basin Financial
Markets and Policies, Vol. 3, No 4, 475-490.
169. Tregenna, F. (2009). The Fat Years: The Structure and Profitability of the US
Banking Sector on the Pre- crises Period. Oxford Journal of Economics, Vol.33, issue
117
4, 609–632.
170. Odufulu, O. (1994). Monetary Policy and Banks‟ Profitability in Nigeria. First
Bank of Nigeria Plc Bi-Annual Review.
171. Ogunleye, R.W. (1995). Monetary Policy Influence on Banks‟ Profitability.
NDIC Quarterly, 5 (4), December.
172. Okoth ,V dhe Gemechu, B (2013). Determinants of Financial Performance of
Commercial Banks in Kenya, International Journal of Economics and Financial, Issues
Vol. 3, no. 1
173. Olson, D. dhe Zoubi, A.T. (2011). Efficiency and bank profitability in MENA
countries, Emerging Markets Review, Vol. 23, 94–110.
174. Uchendu, O.A. (1995). Monetary policy and the performance of commercial
banking in Nigeria.Monograph, Research Department, CBN.
175. Uzhegova, O. (2010). The Relative Importance of Environmental Factors for
Bank Profitability in Developed and Emerging Economies. Working Paper.
176. Yildirim, S. H. dhe G. Philippatos (2007). Efficiency of Banks: Recent
Evidence from the Transition Economies of Europe, 1993–2000. The European
Journal of Finance 13(2): 123-143.
177. Vong, A. P. I. dhe Chan, H. S. (2009). Determinants of Bank Profitability in
Macao Faculty of Business Administration, University of Macau.
178. Zainol, Z. dhe Kassim, S.H. (2010). An Analysis of Islamic Banks Exposure to
Rate of Return Risk. Journal of Economic Cooperation, 31(1), 59-84.
179. Wanzenried, G. dhe Dietrich, A. (2009). What Determines the Profitability of
Commercial Banks? New Evidence from Switzerland, Research Paper, Institute of
Financial Services IFZ, Lucerne University of Applied Sciences.
180. Weersainghe, V dhe Ravinda, T ( 2013). Determinants of profitability of
Commercial Banks in Srilanka, International Journal of Arts and commerce, vol.2
No.10.
181. Williamson, O. (1963). Managerial Discretion and Business Behavior. 1032-
1057.
182. Wirnkar, A.D dhe Tanko, M. (2008). CAMEL(S) and Banks Performance
Evaluation: The Way Forward.
183. Wheelock, D. dhe Wilson, P. (1999). Technical progress, inefficiency and
productivity change in US banking, 1984–1993, Journal of Money, Credit, Banking, 31,
213–234.
184. Wubitu , E (2012). Factors Determining commercial Bank Deposit: An Empirical
study on Commercial Bank of Ethiopia, Addis Abeba university.
185. Yadollahzadeh, N, Ahmadi, M dhe Soltan, M, (2013). The Effective Factors on
profitability of Commercial Banks in Iran, World of Sciences Journal.
186. Yadollahzadeh, N, Ahmadi, M dhe Soltan, M, (2013), ‘The Effective Factors on
profitability of Commercial Banks in Iran’, World of Sciences Journal.
187. Yu, P. dhe Neus, W. (2005). Market Structure, Scale Efficiency and Risk as
Determinants of German Banking Profitability. Faculty of Economics and Business.
University of Tuebingen. Germany. Working Paper.
118
Libra
1. Baye M. R. (2010). Managerial Economics and Business Strategy, Seventh Edition,
McGraw Hill, International Edition: 253-254.
2. Brooks, C. ( 2008), Introductory Econometrics for Finance, 2nd edition, Cambridge
University Press, New York.
3. Cooper, D. C. dhe Schindler, P. S. (2009). Business Research Methods. 9th edition.Tata
McGraw-Hill. New Delhi.
4. Hair, J. F., Black, W. C., Babin, B. J., Anderson, R. E. dhe Tatham, R. L. (2006),
Multivariate Data Analysis, 6th edition., New Jersey: Pearson Education.
5. Mishkin, F. (2012). The economy of money, banking and financial markets, 10th edition.
Pearson Education, Inc., USA.
6. Rose P. dhe Hudgins S. (2005). Bank Management and Financial Services, 6th Edition,
New York: McGraw-Hill.
7. Shekhar, K., d h e Lekshmy, S. (2007) Banking Theory and Practice, 20th edition,
VIKAS publishing House, New Delhi.
8. Pindyck, R. S. dhe Rubinfeld, D. L. (1991), Econometric Models and Economic
Forecasts, N.Y, McGraw-Hill.
9. Verbeek, M. (2004). A Guide to Modern Econometrics. 2nd edition. Rotterdam: Erasmus
University.
10. Worthington, I., Chris Briton, dhe Andy R. (2001). Economics for Business: Blending
Theory and Practice; London Prentice Hall.
Raporte Vjetore
1. Raiffeisen Bank e Shqipërisë, Raportet Vjetore, 2009. www.raiffeisen.al
2. Raiffeisen Bank e Shqipërisë, Raportet Vjetore, 2010. www.raiffeisen.al
3. Raiffeisen Bank e Shqipërisë, Raportet Vjetore, 2011. www.raiffeisen.al
4. Raiffeisen Bank e Shqipërisë, Raportet Vjetore, 2012. www.raiffeisen.al
5. Raiffeisen Bank e Shqipërisë, Raportet Vjetore, 2013. www.raiffeisen.al
6. Raiffeisen Bank e Shqipërisë, Raportet Vjetore, 2014. www.raiffeisen.al
7. Banka Kombëtare Tregtare, Treguesit Financiarë, Raportet Vjetore, 2009.
www.bkt.com.al
8. Banka Kombëtare Tregtare, Treguesit Financiarë, Raportet Vjetore, 2010.
www.bkt.com.al
9. Banka Kombëtare Tregtare, Treguesit Financiarë, Raportet Vjetore, 2011.
www.bkt.com.al
10. Banka Kombëtare Tregtare, Treguesit Financiarë, Raportet Vjetore, 2012.
www.bkt.com.al
11. Banka Kombëtare Tregtare, Treguesit Financiarë, Raportet Vjetore, 2013.
www.bkt.com.al
12. Banka Kombëtare Tregtare, Treguesit Financiarë, Raportet Vjetore, 2014.
www.bkt.com.al
13. Banka e Bashkuar e Shqipërisë, Shkarkime, Raportet Vjetore, 2009. www.uba.com.al
14. Banka e Bashkuar e Shqipërisë, Shkarkime, Raportet Vjetore, 2010. www.uba.com.al
15. Banka e Bashkuar e Shqipërisë, Shkarkime, Raportet Vjetore, 2011. www.uba.com.al
119
16. Banka e Bashkuar e Shqipërisë, Shkarkime, Raportet Vjetore, 2012. www.uba.com.al
17. Banka e Bashkuar e Shqipërisë, Shkarkime, Raportet Vjetore, 2013. www.uba.com.al
18. Banka e Bashkuar e Shqipërisë, Shkarkime, Raportet Vjetore, 2014. www.uba.com.al
19. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporte Vjetore, 2009. www.bankofalbania.org
20. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporte Vjetore, 2010. www.bankofalbania.org
21. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporte Vjetore, 2011. www.bankofalbania.org
22. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporte Vjetore, 2012. www.bankofalbania.org
23. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporte Vjetore, 2013. www.bankofalbania.org
24. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporte Vjetore, 2014. www.bankofalbania.org
25. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes, 2009. www.bankofalbania.org
26. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes, 2010. www.bankofalbania.org
27. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes, 2011. www.bankofalbania.org
28. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes, 2012. www.bankofalbania.org
29. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes, 2013. www.bankofalbania.org
30. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes, 2014. www.bankofalbania.org
31. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti i Stabilitetit Financiare , 2009.
www.bankofalbania.org
32. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti i Stabilitetit Financiare 6-mujori i dytë, 2010.
www.bankofalbania.org
33. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti i Stabilitetit Financiare 6-mujori i dytë, 2011.
www.bankofalbania.org
34. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti i Stabilitetit Financiare 6-mujori i dytë, 2012.
www.bankofalbania.org
35. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti i Stabilitetit Financiare 6-mujori i dytë, 2013.
www.bankofalbania.org
36. Banka e Shqipërisë, Botime, Raporti i Stabilitetit Financiare 6-mujori i dytë, 2014.
www.bankofalbania.org
37. Veneto Banka, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2009. www.venetobanka.al
38. Veneto Banka, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2010. www.venetobanka.al
39. Veneto Banka, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2011. www.venetobanka.al
40. Veneto Banka, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2012. www.venetobanka.al
41. Veneto Banka, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2013. www.venetobanka.al
42. Veneto Banka, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2014. www.venetobanka.al
43. Banka Tirana, Publikime, Raportet Vjetore, 2009. www.tiranabank.al
44. Banka Tirana, Publikime, Raportet Vjetore, 2010. www.tiranabank.al
45. Banka Tirana, Publikime, Raportet Vjetore, 2011. www.tiranabank.al
46. Banka Tirana, Publikime, Raportet Vjetore, 2012. www.tiranabank.al
47. Banka Tirana, Publikime, Raportet Vjetore, 2013. www.tiranabank.al
48. Banka Tirana, Publikime, Raportet Vjetore, 2014. www.tiranabank.al
49. Banka NBG Albania, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2009. www.nbgbank.al
50. Banka NBG Albania, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2010. www.nbgbank.al
51. Banka NBG Albania, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2011. www.nbgbank.al
52. Banka NBG Albania, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2012. www.nbgbank.al
53. Banka NBG Albania, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2013. www.nbgbank.al
54. Banka NBG Albania, Pasqyrat Financiare, Raportet Vjetore, 2014. www.nbgbank.al
120
55. International Commercial Bank, Publikime, Raportet Vjetore, 2009. www.icbank-
albania.com
56. International Commercial Bank, Publikime, Raportet Vjetore, 2010. www.icbank-
albania.com
57. International Commercial Bank, Publikime, Raportet Vjetore, 2011. www.icbank-
albania.com
58. International Commercial Bank, Publikime, Raportet Vjetore, 2012. www.icbank-
albania.com
59. International Commercial Bank, Publikime, Raportet Vjetore, 2013. www.icbank-
albania.com
60. International Commercial Bank, Publikime, Raportet Vjetore, 2014. www.icbank-
albania.com
61. Alpha Bank, Raportet Vjetore, 2009. www.alphabank.al
62. Alpha Bank, Raportet Vjetore, 2010. www.alphabank.al
63. Alpha Bank, Raportet Vjetore, 2011. www.alphabank.al
64. Alpha Bank, Raportet Vjetore, 2012. www.alphabank.al
65. Alpha Bank, Raportet Vjetore, 2013. www.alphabank.al
66. Alpha Bank, Raportet Vjetore, 2014. www.alphabank.al
67. Intesa San Paolo Albania, Raporte, 2009. www.intesasanpaolobank.al
68. Intesa San Paolo Albania, Raporte, 2010. www.intesasanpaolobank.al
69. Intesa San Paolo Albania, Raporte, 2011. www.intesasanpaolobank.al
70. Intesa San Paolo Albania, Raporte, 2012. www.intesasanpaolobank.al
71. Intesa San Paolo Albania, Raporte, 2013. www.intesasanpaolobank.al
72. Intesa San Paolo Albania, Raporte, 2014. www.intesasanpaolobank.al
73. Procredit Bank, Informacion Ligjor, Raporte Vjetore, 2009. www.procreditbank.com.al
74. Procredit Bank, Informacion Ligjor, Raporte Vjetore, 2010. www.procreditbank.com.al
75. Procredit Bank, Informacion Ligjor, Raporte Vjetore, 2011. www.procreditbank.com.al
76. Procredit Bank, Informacion Ligjor, Raporte Vjetore, 2012. www.procreditbank.com.al
77. Procredit Bank, Informacion Ligjor, Raporte Vjetore, 2013. www.procreditbank.com.al
78. Procredit Bank, Informacion Ligjor, Raporte Vjetore, 2014. www.procreditbank.com.al
79. Credit Agricole Shqipëri, Raporte Vjetore/Pasqyra Financiare, 2009. www.credit-
agricole.al
80. Credit Agricole Shqipëri, Raporte Vjetore/Pasqyra Financiare, 2010. www.credit-
agricole.al
81. Credit Agricole Shqipëri, Raporte Vjetore/Pasqyra Financiare, 2011. www.credit-
agricole.al
82. Credit Agricole Shqipëri, Raporte Vjetore/Pasqyra Financiare, 2012. www.credit-
agricole.al
83. Credit Agricole Shqipëri, Raporte Vjetore/Pasqyra Financiare, 2013. www.credit-
agricole.al
84. Credit Agricole Shqipëri, Raporte Vjetore/Pasqyra Financiare, 2014. www.credit-
agricole.al
85. Banka e Kreditit e Shqipërisë, Treguesit Financiarë, Raporte Vjetore, 2009.
www.creditbankofalbania.al
86. Banka e Kreditit e Shqipërisë, Treguesit Financiarë, Raporte Vjetore, 2010.
www.creditbankofalbania.al
121
87. Banka e Kreditit e Shqipërisë, Treguesit Financiarë, Raporte Vjetore, 2011.
www.creditbankofalbania.al
88. Banka e Kreditit e Shqipërisë, Treguesit Financiarë, Raporte Vjetore, 2012.
www.creditbankofalbania.al
89. Banka e Kreditit e Shqipërisë, Treguesit Financiarë, Raporte Vjetore, 2013.
www.creditbankofalbania.al
90. Banka e Kreditit e Shqipërisë, Treguesit Financiarë, Raporte Vjetore, 2014.
www.creditbankofalbania.al
91. Credins Bank, Publikime, Raporte Vjetore, 2009. www.bankacredins.com
92. Credins Bank, Publikime, Raporte Vjetore, 2010. www.bankacredins.com
93. Credins Bank, Publikime, Raporte Vjetore, 2011. www.bankacredins.com
94. Credins Bank, Publikime, Raporte Vjetore, 2012. www.bankacredins.com
95. Credins Bank, Publikime, Raporte Vjetore, 2013. www.bankacredins.com
96. Credins Bank, Publikime, Raporte Vjetore, 2014. www.bankacredins.com
97. Societe Generale Albania, Publikime, Raporte Vjetore, 2009. www. societegenerale.al
98. Societe Generale Albania, Publikime, Raporte Vjetore, 2010. www. societegenerale.al
99. Societe Generale Albania, Publikime, Raporte Vjetore, 2011. www. societegenerale.al
100. Societe Generale Albania, Publikime, Raporte Vjetore, 2012. www.
societegenerale.al
101. Societe Generale Albania, Publikime, Raporte Vjetore, 2013. www.
societegenerale.al
102. Societe Generale Albania, Publikime, Raporte Vjetore, 2014. www.
societegenerale.al
103. Union Bank, Raporte Vjetore, 2010. www.unionbank.al
104. Union Bank, Raporte Vjetore, 2011. www.unionbank.al
105. Union Bank, Raporte Vjetore, 2012. www.unionbank.al
106. Union Bank, Raporte Vjetore, 2013. www.unionbank.al
107. Union Bank, Raporte Vjetore, 2014. www.unionbank.al
108. First Investment Bank, Pasqyrat Financiare, 2012. www.fibank.al
109. First Investment Bank, Pasqyrat Financiare, 2013. www.fibank.al
110. First Investment Bank, Pasqyrat Financiare, 2014. www.fibank.al
122
APENDIKS
Apendiks I
Tabela 2.1 Numri i subjekteve të liçencuara nga BSH sipas viteve (2009-2014).
Subjektet/Vitet 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Banka dhe degë të bankave të huaja 16 16 16 16 16 16
Subjekte financiare jobanka 13 17 19 21 21 22
Zyra të këmbimit valutor 221 284 301 322 333 356
Shoqëri të kursim-kreditit 135 126 126 126 121 113
Unione të shoqërive të kursim-kreditit 2 2 2 2 2 2
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Tabela 2.3. Pesha specifike e secilës bankë në sistemin bankar.
Totali i
bilancit
Burimet e
përhershme
Kapitali
aksioner
Teprica
e
kredisë
Kredi me
probleme
Bono
thesari
Letra
me
vlerë
Totali i
depozitave
145
. 20.9 22.4 20.6 20.5 23.4 17.3 23.3 21.4
246
. 0.5 0.9 1.2 0.3 0.2 1 - 0.4
347
. 2 2.5 2.9 3.1 2.2 0.7 0.4 2
448
. 24.3 19.9 21.9 17.7 8.7 25.4 34.2 23
549
. 7.2 6.8 7.9 7.4 14.4 13.7 5.1 7.3
650
. 0.7 1 1.2 0.6 0.2 0.4 0.9 0.6
751
. 11.2 11.9 14. 7.9 9.6 6.6 16.4 11.3
852
. 2.8 4 3.6 4 2.6 2.9 0.1 2.8
953
. 1.9 2.5 1.8 2.9 5 1.1 - 1.9
1054
. 3.1 3.6 2.4 4.6 7.2 3.5 1.5 3
1155
. 5.6 5. 3.9 5.7 8.2 8.2 8 6.1
1256
. 1.2 1.1 1.2 1.1 0.7 0.4 1.4 1.3
45
Banka Raiffeisen 46 Banka e Bashkuar e Shqipërisë 47 Banka Veneto 48 Banka Kombëtare Tregtare 49
Banka Tirana 50 Banka Ndërkombëtare Tregtare 51 Banka Intesa Sanpaolo Albania 52 Banka ProCredit 53
Banka Credit Agricole Shqiperi 54
Banka NBG Albania 55
Banka Alpha Albania 56 Banka e Parë e Investimeve
123
1357
. 0.2 0.8 1. 0 0 0.1 - 0.1
1458
. 10.2 10.5 8.2 14.9 12.9 12.9 0.7 10.4
1559
. 5.4 5.1 5.9 6.8 2.9 3.8 5 5.5
1660
. 2.7 1.9 2.3 2.5 1.7 2.1 3.1 2.8
TOTALI 100 100 100 100 100 100 100 100
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2014.
Apendiks II
Tabela 5.3 Testi për autokorrelacionin për modelin ROA. Testi Durbin Watson.
Model Summaryb
Model R R Square
Adjusted R
Square
Std. Error of the
Estimate Durbin-Watson
1 .752a .566 .509 .0067656 1.975
a. Predictors: (Constant), NKK, RKR, MAK, AEK, KFN, INF, EOP, KAP, LIK, MADH,
PRQ
b. Dependent Variable: ROA
Burimi: Llogaritje të autorit.
Tabela 5.4 Testi për autokorrelacionin për modelin ROE. Testi Durbin Watson.
Model Summaryb
Model R R Square
Adjusted R
Square
Std. Error of the
Estimate Durbin-Watson
1 .869a .754 .722 .0048915 2.037
a. Predictors: (Constant), NKK, RKR, MAK, AEK, KFN, INF, EOP, KAP, LIK, MADH,
PRQ
b. Dependent Variable: ROE
Burimi: Llogaritje të autorit.
57
Banka e Kreditit të Shqipërisë 58
Banka Credins 59
Banka Societe Generale Albania 60 Banka Union
124
Tabela 5.11 Rrezultatet e testit Granger për modelin ROA.
Pairwise Granger Causality Tests
Null Hypothesis: F-Statistic Prob.
ROA does not Granger Cause MADH 0.05995 0.8072
MADH does not Granger Cause ROA 7.40079 0.0062
ROA does not Granger Cause MAK 1.07848 0.3023
MAK does not Granger Cause ROA 5.51333 0.0214
RKR does not Granger Cause ROA 0.18794 0.6658
ROA does not Granger Cause RKR 4.43644 0.0384
LIK does not Granger Cause ROA 3.70053 0.0581
ROA does not Granger Cause LIK 7.50906 0.0076
EOP does not Granger Cause ROA 1.83291 0.1797
ROA does not Granger Cause EOP 4.04010 0.0479
KAP does not Granger Cause ROA 7.14195 0.0061
ROA does not Granger Cause KAP 11.1959 0.0013
KFN does not Granger Cause ROA 4.18283 0.0443
ROA does not Granger Cause KFN 9.89227 0.0024 PRQ does not Granger Cause ROA 0.58586 0.4464
ROA does not Granger Cause PRQ 0.17182 0.6797
AEK does not Granger Cause ROA 0.77041 0.3828
ROA does not Granger Cause AEK 0.09116 0.7635
INF does not Granger Cause ROA 7.86108 0.0065
ROA does not Granger Cause INF 8.05986 0.0058
NKK does not Granger Cause ROA 0.26907 0.6054
ROA does not Granger Cause NKK 3.67099 0.0591
Burimi: Llogaritje të autorit.
Tabela 5.13 Rrezultatet e testit Granger për modelin ROE.
Pairwise Granger Causality Tests
Null Hypothesis: F-Statistic Prob.
MADH does not Granger Cause ROE 5.98925 0.0043
ROE does not Granger Cause MADH 1.06610 0.3509
MAK does not Granger Cause ROE 5.94030 0.0045
ROE does not Granger Cause MAK 1.03753 0.3607
RKR does not Granger Cause ROE 8.41953 0.0006
ROE does not Granger Cause RKR 2.84459 0.0662
125
LIK does not Granger Cause ROE 8.15210 0.0007
ROE does not Granger Cause LIK 3.62798 0.0327
EOP does not Granger Cause ROE 9.66250 0.0000
ROE does not Granger Cause EOP 0.94229 0.3955
KAP does not Granger Cause ROE 7.14195 0.0071
ROE does not Granger Cause KAP 11.1959 0.0023
KFN does not Granger Cause ROE 7.75450 0.0006
ROE does not Granger Cause KFN 1.80067 0.1741
PRQ does not Granger Cause ROE 0.58586 0.4262
ROE does not Granger Cause PRQ 0.17182 0.7287
AEK does not Granger Cause ROE 9.22736 0.3828
ROE does not Granger Cause AEK 7.55963 0.0012
INF does not Granger Cause ROE 7.86108 0.0075
ROE does not Granger Cause INF 8.05986 0.0068
NKK does not Granger Cause ROE 0.27907 0.6054
ROE does not Granger Cause NKK 3.67099 0.0491
Burimi: Llogaritje të autorit.
Tabela 5.16. Përmbledhje e hipotezave të studimit për modelin ROA.
Hipotezat e studimit Vendimi Shenja
Ho: Faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe
makroekonomik nuk ndikojnë tek përftueshmëria
(ROA) e bankave.
H1: Të paktën një nga faktorët specifik bankarë, të
industrisë dhe makroekonomik ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave .
Pranohet H161
Të paktën një nga faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe
makroekonomik ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave .
H0: β1=0 Madhësia e bankës nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β1≠0 Madhësia e bankës ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β2=0 Menaxhimi i aktiveve nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β2 ≠ 0 Menaxhimi i aktiveve ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β3=0 Risku kreditor nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β3 ≠ 0 Risku kreditor ndikon tek përfitueshmëria
(ROA) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β4=0 Likuiditeti i aktiveve nuk ndikon tek Pranohet H0 Negative
61 Modeli ROA është i rëndësishëm statistikisht, pra variablat e pavarura në model bashkërisht janë statistikisht të
ndryshme nga zero.
126
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β 4 ≠ 0 Likuiditeti i aktiveve ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H0: β 5=0 Efiçenca operacionale nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β5 ≠ 0 Efiçenca operacionale ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H0 Negative
H0: β6=0 Mjaftueshmëria e kapitalit nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β6 ≠ 0 Mjaftueshmëria e kapitalit ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β7=0 Kosto e financimit nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β7 ≠ 0 Kosto e financimit ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H0 Negative
H0: β8=0 Përqëndrimi nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β8≠0 Përqëndrimi ndikon tek përfitueshmëria
(ROA) e bankave.
Pranohet H0 Negative
H0: β9=0 Aktiviteti ekonomik nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β9≠0 Aktiviteti ekonomik ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β10=0 Inflacioni nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β10≠0 Inflacioni ndikon tek përfitueshmëria
(ROA) e bankave.
Pranohet H0 Pozitive
H0: β11=0 Norma e kursit të këmbimit nuk ndikon
tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β11≠0 Norma e kursit të këmbimit ndikon tek
përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H0 Pozitive
Burimi: Autori.
Tabela 5.17. Përmbledhje e hipotezave të studimit për modelin ROE.
Hipotezat e studimit Vendimi Shenja
Ho: Faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe
makroekonomik nuk ndikojnë tek përftueshmëria
(ROE) e bankave.
H1: Të paktën një nga faktorët specifik bankarë, të
industrisë dhe makroekonomik ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave .
Pranohet H162
Të paktën një nga faktorët specifik bankarë, të industrisë dhe
makroekonomik ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave .
H0: β1=0 Madhësia e bankës nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave. H1: β1≠0 Madhësia e bankës ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β2=0 Menaxhimi i aktiveve nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β2 ≠ 0 Menaxhimi i aktiveve ndikon tek
Pranohet H1 Pozitive
62 Modeli ROE është i rëndësishëm statistikisht, pra variablat e pavarura në model bashkërisht janë statistikisht të
ndryshme nga zero.
127
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H0: β3=0 Risku kreditor nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β3 ≠ 0 Risku kreditor ndikon tek përfitueshmëria
(ROE) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β4=0 Likuiditeti i aktiveve nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β 4 ≠ 0 Likuiditeti i aktiveve ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β 5=0 Efiçenca operacionale nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β5 ≠ 0 Efiçenca operacionale ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β6=0 Mjaftueshmëria e kapitalit nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β6 ≠ 0 Mjaftueshmëria e kapitalit ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H0 Pozitive
H0: β7=0 Kosto e financimit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β7 ≠ 0 Kosto e financimit ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β8=0 Përqëndrimi nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β8≠0 Përqëndrimi ndikon tek përfitueshmëria
(ROE) e bankave.
Pranohet H0 Negative
H0: β9=0 Aktiviteti ekonomik nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β9≠0 Aktiviteti ekonomik ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β10=0 Inflacioni nuk ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β10≠0 Inflacioni ndikon tek përfitueshmëria
(ROE) e bankave.
Pranohet H0 Negative
H0: β11=0 Norma e kursit të këmbimit nuk ndikon
tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β11≠0 Norma e kursit të këmbimit ndikon tek
përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H0 Pozitive
Burimi: Autori.
128
Figura 5.3 Shpërndarja e të dhënave sipas grupeve të bankave (96 vëzhgime).
Burimi:Autori.
Tabela 5.18 Rezultatet e të dhënave të shpërndara sipas grupeve (96 vëzhgime).
Classification Resultsa,c
GRUPE Predicted Group Membership Total
1 2 3
Original Count 1 17 7 6 30
2 3 32 1 36
3 2 7 21 30
% 1 56.7 23.3 20.0 100.0
2 8.3 88.9 2.8 100.0
3 6.7 23.3 70.0 100.0
Cross-validatedb
Count 1 14 9 7 30
2 9 21 6 36
3 5 9 16 30
% 1 46.7 30.0 23.3 100.0
2 25.0 58.3 16.7 100.0
3 16.7 30.0 53.3 100.0
Burimi:Autori.
Tabela 5.19 Rezultatet e të dhënave të shpërndara sipas grupeve (74 vëzhgime).
Classification Resultsa,c
GRUPE Predicted Group Membership Total
1 2 3
Original Count 1 15 1 1 17
2 1 31 1 33
3 0 3 21 24
% 1 88.2 5.9 5.9 100.0
129
2 3.0 93.9 3.0 100.0
3 .0 12.5 87.5 100.0
Cross-
validatedb
Count 1 9 5 3 17
2 1 31 1 33
3 1 4 19 24
% 1 52.9 29.4 17.6 100.0
2 3.0 93.9 3.0 100.0
3 4.2 16.7 79.2 100.0
Burimi:Autori
Figura 5.4 Shpërndarja e të dhënave sipas grupeve të bankave (74 vëzhgime).
Burimi:Autori.
Tabela 5.29 Përmbledhje e vendimeve për nënhipotezat e grupit 1,2 dhe 3 të bankave.
Nënhipotezat grupi 1/Modeli ROA Vendimi Pozitive/Negative
H0: β1=0 Madhësia e bankës nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β1≠0 Madhësia e bankës ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β2=0 Menaxhimi i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β2 ≠ 0 Menaxhimi i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet Ho Negative
H0: β3=0 Risku kreditor nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave. H1: β3 ≠ 0 Risku kreditor ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β4=0 Likuiditeti i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β 4 ≠ 0 Likuiditeti i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet Ho Negative
H0: β 5=0 Efiçenca operacionale nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet Ho Pozitive
130
H1: β5 ≠ 0 Efiçenca operacionale ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H0: β6=0 Mjaftueshmëria e kapitalit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA)
e bankave.
H1: β6 ≠ 0 Mjaftueshmëria e kapitalit ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β7=0 Kosto e financimit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β7 ≠ 0 Kosto e financimit ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β8=0 Përqëndrimi nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β8≠0 Përqëndrimi ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet Ho Negative
H0: β9=0 Aktiviteti ekonomik nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β9≠0 Aktiviteti ekonomik ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β10=0 Inflacioni nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β10≠0 Inflacioni ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β11=0 Norma e kursit të këmbimit nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROA) e bankave.
H1: β11≠0 Norma e kursit të këmbimit ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet Ho Pozitive
Nënhipotezat grupi 1/Modeli ROE
H0: β1=0 Madhësia e bankës nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave. H1: β1≠0 Madhësia e bankës ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β2=0 Menaxhimi i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β2 ≠ 0 Menaxhimi i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β3=0 Risku kreditor nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β3 ≠ 0 Risku kreditor ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β4=0 Likuiditeti i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β 4 ≠ 0 Likuiditeti i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β 5=0 Efiçenca operacionale nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β5 ≠ 0 Efiçenca operacionale ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β6=0 Mjaftueshmëria e kapitalit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE)
e bankave.
H1: β6 ≠ 0 Mjaftueshmëria e kapitalit ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β7=0 Kosto e financimit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β7 ≠ 0 Kosto e financimit ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β8=0 Përqëndrimi nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β8≠0 Përqëndrimi ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β9=0 Aktiviteti ekonomik nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β9≠0 Aktiviteti ekonomik ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β10=0 Inflacioni nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β10≠0 Inflacioni ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β11=0 Norma e kursit të këmbimit nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROE) e bankave.
Pranohet Ho Pozitive
131
H1: β11≠0 Norma e kursit të këmbimit ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Nënhipotezat grupi 2/Modeli ROA
H0: β1=0 Madhësia e bankës nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β1≠0 Madhësia e bankës ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β2=0 Menaxhimi i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β2 ≠ 0 Menaxhimi i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β3=0 Risku kreditor nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β3 ≠ 0 Risku kreditor ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β4=0 Likuiditeti i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β 4 ≠ 0 Likuiditeti i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β 5=0 Efiçenca operacionale nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β5 ≠ 0 Efiçenca operacionale ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet Ho Negative
H0: β6=0 Mjaftueshmëria e kapitalit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA)
e bankave.
H1: β6 ≠ 0 Mjaftueshmëria e kapitalit ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β7=0 Kosto e financimit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β7 ≠ 0 Kosto e financimit ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet Ho Negative
H0: β8=0 Përqëndrimi nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β8≠0 Përqëndrimi ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet Ho Negative
H0: β9=0 Aktiviteti ekonomik nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β9≠0 Aktiviteti ekonomik ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β10=0 Inflacioni nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β10≠0 Inflacioni ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β11=0 Norma e kursit të këmbimit nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROA) e bankave.
H1: β11≠0 Norma e kursit të këmbimit ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet Ho Pozitive
Nënhipotezat grupi 2/Modeli ROE
H0: β1=0 Madhësia e bankës nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β1≠0 Madhësia e bankës ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β2=0 Menaxhimi i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β2 ≠ 0 Menaxhimi i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β3=0 Risku kreditor nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β3 ≠ 0 Risku kreditor ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β4=0 Likuiditeti i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β 4 ≠ 0 Likuiditeti i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β 5=0 Efiçenca operacionale nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e Pranohet H1 Pozitive
132
bankave.
H1: β5 ≠ 0 Efiçenca operacionale ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H0: β6=0 Mjaftueshmëria e kapitalit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE)
e bankave.
H1: β6 ≠ 0 Mjaftueshmëria e kapitalit ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β7=0 Kosto e financimit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β7 ≠ 0 Kosto e financimit ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β8=0 Përqëndrimi nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β8≠0 Përqëndrimi ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet Ho Negative
H0: β9=0 Aktiviteti ekonomik nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β9≠0 Aktiviteti ekonomik ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β10=0 Inflacioni nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β10≠0 Inflacioni ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β11=0 Norma e kursit të këmbimit nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROE) e bankave.
H1: β11≠0 Norma e kursit të këmbimit ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet Ho Pozitive
Nënhipotezat grupi 3/Modeli ROA
H0: β1=0 Madhësia e bankës nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β1≠0 Madhësia e bankës ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β2=0 Menaxhimi i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β2 ≠ 0 Menaxhimi i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β3=0 Risku kreditor nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β3 ≠ 0 Risku kreditor ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β4=0 Likuiditeti i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β 4 ≠ 0 Likuiditeti i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β 5=0 Efiçenca operacionale nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
H1: β5 ≠ 0 Efiçenca operacionale ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β6=0 Mjaftueshmëria e kapitalit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA)
e bankave.
H1: β6 ≠ 0 Mjaftueshmëria e kapitalit ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β7=0 Kosto e financimit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave. H1: β7 ≠ 0 Kosto e financimit ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β8=0 Përqëndrimi nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave. H1: β8≠0 Përqëndrimi ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β9=0 Aktiviteti ekonomik nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β9≠0 Aktiviteti ekonomik ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β10=0 Inflacioni nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
H1: β10≠0 Inflacioni ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e bankave.
Pranohet Ho Pozitive
133
H0: β11=0 Norma e kursit të këmbimit nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROA) e bankave.
H1: β11≠0 Norma e kursit të këmbimit ndikon tek përfitueshmëria (ROA) e
bankave.
Pranohet Ho Negative
Nënhipotezat grupi 3/Modeli ROE
H0: β1=0 Madhësia e bankës nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β1≠0 Madhësia e bankës ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β2=0 Menaxhimi i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β2 ≠ 0 Menaxhimi i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β3=0 Risku kreditor nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β3 ≠ 0 Risku kreditor ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β4=0 Likuiditeti i aktiveve nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β 4 ≠ 0 Likuiditeti i aktiveve ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Pranohet H1 Negative
H0: β 5=0 Efiçenca operacionale nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave. H1: β5 ≠ 0 Efiçenca operacionale ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Pranohet Ho Negative
H0: β6=0 Mjaftueshmëria e kapitalit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE)
e bankave.
H1: β6 ≠ 0 Mjaftueshmëria e kapitalit ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β7=0 Kosto e financimit nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β7 ≠ 0 Kosto e financimit ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β8=0 Përqëndrimi nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β8≠0 Përqëndrimi ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β9=0 Aktiviteti ekonomik nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
H1: β9≠0 Aktiviteti ekonomik ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet H1 Pozitive
H0: β10=0 Inflacioni nuk ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
H1: β10≠0 Inflacioni ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e bankave.
Pranohet Ho Pozitive
H0: β11=0 Norma e kursit të këmbimit nuk ndikon tek përfitueshmëria
(ROE) e bankave.
H1: β11≠0 Norma e kursit të këmbimit ndikon tek përfitueshmëria (ROE) e
bankave.
Pranohet Ho Negative
Burimi:Autori.
134
Apendiks -III
Universiteti ”Aleksandër Moisiu”
Departamenti i Financë-Kontabilitetit
Programi i Doktoraturës
Pyetje të intervistës për drejtuesit e bankave tregtare shqiptare
1. Cilët janë faktorët që në përgjithësi mund të ndikojnë në përfitueshmërinë e bankës suaj?
2. Si mundet që këto faktorë të identifikuar të ndikojnë në përfitueshmërinë e bankës suaj
në përgjithësi?
3. Ndër faktorët e identifikuar që mund të ndikojnë në përfitueshmërinë e bankës suaj, cilët
prej tyre janë përcaktuesit kryesorë të përfitueshmërisë së bankës suaj?
4. Çfarë lloj masash janë marrë në bankën tuaj për të zvogëluar ndikimin e faktorëve që
ndikojnë negativisht përfitueshmërinë?
5. A mendoni se faktorët e identifikuar kontribuojnë në ekzistencën e performancës së dobët
apo të mirë të bankave, kur maten në termat e përfitimit? Dhe, në qoftë se po, si
kontribuojnë?
6. A keni ndonjë koment?
Ju faleminderit!
135
Recommended